SlideShare ist ein Scribd-Unternehmen logo
1 von 22
Downloaden Sie, um offline zu lesen
E DREJTA
FAMILJARE
(SHËNIME TË MBLEDHURA)
Ligjëruese : prof. Shanoela Zaçe
Përmbledhur nga: Vehap Hashani
Prill 2016, Prizren
2
PËRMBAJTJA
Ligjerata e parë........................................................................................................................4
Temat: - nocioni dhe emërtimi i të drejtës familjare, objekti i të drejtës familjare
- parimet themelore të së drejtës familjare
- burimet e së drejtës familjare
Ligjerata e dytë........................................................................................................................5
Temat: - nocioni i familjes
- llojet e familjes
- funksionet e familjes
- struktura e lidhjeve familjare (gjinia e gjakut, gjinia e krushqisë, gjinia e adoptimit)
Ligjerata e tretë.......................................................................................................................6
Temat: - fejesa
- e drejta martesore, objekti i të drejtës martesore
- parimet themelore të së drejtës martesore
- martesa, qëllimet e martesës
- kushtet materiale për lidhjen e martesës
- pengesat martesore
- ndalesat martesore
Ligjerata e katërt...................................................................................................................9
Temat: - kushtet formale për lidhjen e martesës
- te drejtat dhe detyrat e bashkëshortëve
Ligjerata e pestë....................................................................................................................11
Temat: - zgjidhja e martesës
- pasojat juridike të zgjidhjes së martesës
- bashkësia jashtëmartesore si dukuri shoqërore
- efektet juridike të bashkësisë jashtëmartesore
Ligjerata e gjashtë..................................................................................................................14
Temat: - e drejta prindërore (kuptimi dhe objekti)
- ushtrimi i të drejtës prindërore
- pezullimi, kufizimi, heqja dhe vazhdimi i të drejtës prindërore
Ligjerata e shtatë...................................................................................................................16
Temat: - legjitimimi i fëmijëve, statusi i fëmijëve martesor, statusi i fëmijëve jashtëmartesor
- kundërshtimi i amësisë dhe kundërshtimi i atësisë
- procedurat e kundërshtimi të amësisë dhe atësisë
- njohja e amësisë dhe e atësisë
- vërtetimi i amësisë dhe atësisë me vendim të gjykatës
- të drejtat dhe detyrat mes prindërve dhe fëmijëve
Ligjerata e tetë ......................................................................................................................19
Temat: - adoptimi
- procedurat e adoptimit, kushtet për adoptimit
- pushimi i adoptimit
- vendosja e fëmijës në familjen tjetër për përkujdesje
3
Ligjerata e nëntë....................................................................................................................20
Temat: - e drejta e kujdestarisë
- personat nënë kujdestari
- kujdestaria ndaj fëmijëve të mitur
- kujdestaria ndaj personave me pazotësi të veprimit (zotësi të hequr të veprimit)
- rastet e veçanta të kujdestarisë
- rastet e veçanta të kujdestarisë kur nuk janë përcaktuar me dispozita ligjore
- pushimi i kujdestarisë
Ligjerata e dhjetë.................................................................................................................22
Temat: - marrëdhëniet pasurore familjare dhe e drejta e mbajtes
- detyrimet e ushqimit (mbajtja financiar)
- personat e detyruar për dhënien e ushqimit
- kushtet për dhënien e ushqimi
4
LIGJERATA E I-rë
Temat: - nocioni dhe emërtimi i të drejtës familjare
- objekti i të drejtës familjare
- parimet themelore të së drejtës familjare
- burimet e së drejtës familjare
E DREJTA FAMILJARE
E drejta famljare është tërësia e normave juridike që rregullon marrëdhëniet që lindin nga
fejesa, martesa, bashkëjetesa, instituti i kujdestarisë, birësimit, marrëdhëniet pasurore
ndërmjet anëtarëve të saj dhe të gjithë ato konteste që lindin nga marrëdhëniet familjare, si
dhe rregullon edhe raportin e fëmijëve pa përkujdesje prindërore.
- Objekti i të drejtës familjare
Objekti i rregullimit janë normat juridike pozitive me të cilat rregullohen marrëdhëniet
familjare dhe martesore si dhe marrëdhëniet dhe institucionet e tjera të cilat lindin ose janë të
ndërlidhura me familjen dhe martesën.
- Parimet themelore të së drejtës familjare
Si parime themelore të së drejtës familjare janë:
1. Barazia
2. Parimi i laicitetit
3. Parimi i mbrojtjes shoqërore dhe shtetërore
4. Parimi i mbrojtjes së fëmijëve
Parimi i barazisë – Sipas këtij parimi, anëtarët e familjes janë të barabartë në të gjitha
marrëdhëniet familjare.
Parimi i laicitetit – Sipas këtij parimi, të gjitha marrëdhëniet familjare dhe pasurore
rregullohen me dispozita ligjore, dhe vetëm në raste të caktuara me ligj, vlen e drejta
zakonore dhe rregullat fetare.
Parimi i mbrojtjes shoqërore dhe shtetërore – Sipas këtij parimi, familja si një institucion
shoqëror gëzon mbrojtje institucionale nga shteti.
Parimi i mbrojtjes së fëmijëve – Sipas këtij parimi, fëmijët gëzojnë mbrojtje të veçantë
shoqërore, fëmijët pa përkujdesje prindërore dhe ata me çrregullime mentale ose fizike të
diagnostifikuara, si dhe prindërit e të cilëve nuk janë të aftë për të krijuar kushte të
domosdoshme për vete dhe fëmijët e tyre, janë në përkujdesje të veçantë financiare dhe
shoqërore. Fëmijët qoftë martesor qoftë jashtëmartesor gëzojnë mbrojtje të njëjtë shoqërore.
- Burimet e së drejtës famljare
Burime e së drejtës familjare janë:
a) Kushtetuta;
b) Konventat ndërkombëtare;
5
c) Ligji i Familjes i Kosovës 2004/32 i miratuar më 20 janar 2006, dhe ka hyrë në
fuqi më 16 shkurt 2006;
d) Aktet nënligjore
e) E drejta zakonore;
f) Precedenti gjyqësor;
g) Doktrina Juridike.
LIGJERATA E II-TË
Temat: - nocioni i familjes
- llojet e familjes
- funksionet e familjes
- struktura e lidhjeve familjare (gjinia e gjakut, gjinia e krushqisë, gjinia e adoptimit)
NOCIONI I FAMILJES
Familja është grup themelor shoqëror i njerëzve të lidhur me martesë dhe gjini, midis të
cilëve ekzistojnë të drejta dhe detyra të parashikuara me ligj.
- Llojet e Familjes
Sipas zhvillimit historik:
a) Matriarkati
b) Patriarkati
c) Bashkëkohore
Sipas mënyrës së krijimit:
a) Monogamia
b) Poligamia
c) Poliandria
Sipas madhësisë së familjes:
a) E madhe ose e gjerë;
b) E mesme
c) E vogël
- Funksionet e Familjes
Funksionet e familjes janë:
a) Funksioni riprodhues;
b) Funksioni ekonomik;
c) Funksioni i rritjes dhe edukimit;
d) Funksioni mbrojtës;
e) Funksioni shoqërizues.
- Bazat e lidhjes familjare
Baza për themlimin e familjes martesore është martesa. Pra bazat e lidhjes familjare janë:
1) Me ligj
2) Lidhja gjinore:
a. Gjinia e krushqisë (shoqërore)
6
b. Gjinia e adoptimit
c. Gjinia e gjakut (biologjike).
Gjinia e krushqisë – rregullon marrëdhëniet mes bashkëshortit dhe famijarëve të
bashkëshortit tjetër.
Gjinia e adoptmit – rregullon raportet mes të adoptuarit dhe famijes së personit që adopton.
Gjinia e gjakut – ekziston mes dy personave në bazë të një lidhje biologjike.
LIGJERATA E III-TË
Temat: - fejesa
- e drejta martesore, objekti i të drejtës martesore
- parimet themelore të së drejtës martesore
- martesa, qëllimet e martesës
- kushtet materiale për lidhjen e martesës
- pengesat martesore
- ndalesat martesore
FEJESA
Fejesa është premtim reciprok i dy personave të gjinive të kundërta se në të ardhmen do të
lidhin martesë.
- Efektet juridike të fejesës
Askush nuk mund të paraqes padi për moslidhjen e martesës nga fakti që ai ka qenë i fejuar.
Fejesa i prodhon disa efekte juridike:
a) Kompensimi i dëmit – Pala e cila ka hequr dorë nga fejesa në mënyrë të
njëanshme, është i detyruar të paguajë dëmshpërblimin.
b) Kthimi i dhuratave – Nëse fejesa nuk përfundon me martesë, secili i fejuar mund
të kërkojë nga tjetri kthimin e dhuratave të cilat i kanë dhënë me rastin e fejesës.
- Pushimi i fejesës
Fejesa pushon me:
a) Lidhjen e martesës;
b) Shkëputjen e marrëveshjes
c) Shkëputjen e njëanshme;
d) Vdekje.
E DREJTA MARTESORE
E drejta martesore si e drejtë pozitive, pjesë e tëdrejtës pozitive familjare, përfshinë tërësinë
e dispozitave ligjore me të cilat rregullohet martesa dhe marrëdhëniet martesore.
- Objekti i së drejtës martesore
Objekt i rregullimit i së drejtës martesore janë martesa dhe marrëdhëniet martesore që dalin
nga martesa siç janë: lidhja e martesës (kushtet dhe procdurat), pavlefshmëria e martesës dhe
7
mënyrat e zgjidhjes së martesës, shkaqet e anulimit dhe shkurorëzimit, të drejtat dhe
detyrimet e bashkëshortëve gjatë martesës si dhe marrëdhëniet tjera të ndërlidhura me
martesën.
- Parimet themelore të së drejtës martesore
Parimet themelore të së drejtës martesore janë:
1. Parimi i Barazisë
2. Parimi i Laicitetit
3. Parimi i Monogamisë
4. Parimi i Mbrojtjes ligjore
5. Parimi i Vazhdueshmërisë së martesës
Parimi i Barazisë – Ky parim nënkupton faktin se marrëdhëniet martesore duhet të
udhëhiqen nga parimi i barazisë së burrit dhe gruas (bashkëshortëve) në të gjitha
marrëdhëniet martesore, këtu nënkuptohet edhe barazia e bashkëshortëve jashtëmartesor.
Parimi i Laicitetit – Ky parim nënlupton rregullimin e martesës dhe marrëdhënieve
martesore me dispozita ligjore dhe lidhja e saj para organeve shtetërore.
Parimi i Monogamisë – Ky parim nënkupton faktin se mund të lidhet dhe të ekzistoj vetëm
një martesë e ligjshme në të njëjtën kohë, mes dy persona të gjinive të kundërta, pra
bashkëshortët nuk mund të lidhin dy ose më shumë martesa në të njëjtën kohë.
Parimi i Mbrojtjes ligjore – Sipas këtij parimi, martesa gëzon mbrojtje ligjore e cila
shprehet sidomos në mbrojtjen juridike familjare dhe juridike penale.
Parimi i Vazhdueshmërisë së martesës – Martesa si qëllim themelor ka bashkëjetesën e
bashkëshortëve në martesë në kohë të pacaktuar, por edhe mund të shkëputet për arsyet e
cekura me ligj. Kufizimi i saj në pikëpamje kohore do të ishte në kundërshtim me qëllimin e
martesës për një jetë të përbashkët dhe të lirë bashkëshortore.
Martesa
Lidhja mes dy personave burrit dhe gruas të moshës madhore të lidhur para ofiqarit të
gjendjes civile me akt solemn, me qëllim jetesën e përbashkët dhe ndihmën reciproke mes
bashkëshortëve.
Objekt i martesës është rregullimi i marrëdhënieve mes dy subjekteve të martesës burrit dhe
gruas, marrëdhënies personale dhe asaj pasurore.
- Qëllimet e martesës
Qëllimet kryesore të martesës janë:
a) Qëllimi i jetës së përbashkët;
b) Qëllimi i krijimit të familjes (marrëdhëniet intime dhe lindja e fëmijëve);
c) Qëllimi i ndihmës bashkëshortore;
d) Qëllimi shoqëror.
8
- Kushtet për martesë, Pengesat dhe Ndalesat
Kushtet për martesë janë të gjitha ato kushte që duhet të ekzistojnë për të pasur një martesë
juridikisht të vlefshme.
Pengesat janë ato fakte të cilat nuk duhet të ekzistojnë për të patur një martesë të vlefshme.
Ndalesat janë ato fakte të cilat e ndalojnë lidhjen e martesës, por nuk e bëjnë të pavlefshëm
martesën. Si ndalesë martesore është kujdestaria.
Kushtet për lidhjen e martesës janë:
1. Mosha madhore
2. Aftësia psiqike
3. Gjinitë e kundërta
4. Vullneti i lirë i bashkëshortëve
5. Forma e lidhjes së martesës.
Pengesat për lidhjen e martesës:
1. Mungesa e vullnetit (Veset e vullnetit)
2. Martesa ekzistuese
3. Lidhja e gjinisë (gjinia e gjakut, krushqisë dhe adoptimit)
4. Sëmundja mendore
- Mungesa e vullnetit (Veset e vullnetit)
Lajthimi – nënkupton përfytyrimin e gabuar të njërit bashkëshort në lidhje me rrethanat dhe
disa fakte që kanë të bëjnë me bashkëshortin tjetër. Lajthimi mund të jetë mbi personin fizik,
mbi atributet qytetare të bashkëshortit tjetër dhe mbi cilësitë personale thelbësore të
bashkëshortit tjetër.
Lajthimi quhet serioz nëse pala nuk i ka ditur faktet apo rrethanat të cilat pala po ti dinte nuk
do të ndërmerrte ndonjë veprim juridik, pra nuk do ta lidhte martesën.
Mashtrimi – nënkupton vënia e një personi në lajthim me një qëllim të posaçëm. Duhet të
jetë serioz dhe i kundërligjshëm.
Kanosja – nënkupton shtrëngimin serioz ndaj një personi tjetër për ta çuar drejt martese.
Kanosja duhet të bëhet mbi personin, mbi familjarët e tij ose mbi pasurinë e tij. Duhet të
jetë i mundshëm, serioz dhe i vërtet.
Dhuna – akte apo veprime të drejtëpërdrejta që merren ndaj njërit bashkëshort që të lidhë
martesë. Dhuna mund të jetë fizike dhe psiqike.
Martesa e simuluar – qëllimi është tjetër dhe jo jetesa e përbashkët.
9
LIGJERATA E IV-TË
Temat: - kushtet formale për lidhjen e martesës
- te drejtat dhe detyrat e bashkëshortëve
KUSHTET FORMALE PË LIDHJEN E MARTESËS
Kushtet formale – veprimet juridike në bazë të së cilës ligji shprehimisht kërkon plotësimin
e formës për të pasur veprim juridiki juridikisht të vlefshëm. (Efekti i vlefshmërisë)
Kushtet jo-formale – ai veprim juridik në bazë të së cilës ligji nuk kërkon formë të caktuar
dhe palët mund të zgjedhin formën e lidhjes së tij. (Efekt provueshmëria)
Efektet juridike të martesës
Efektet juridike të martesës janë:
1. Mbi statusin e bashkëshortëve
2. Mbi të drejtat dhe detyrat e bashkëshortëve
- Efeketet juridike në statusin juridik të bashkëshortëve
Çdo person qysh në momentin e e lidhjes së martesës pëson ndryshime në gjendjen juridike
të tij. Kështu, nga beqar, i ve ose i shkurorëzuar bëhet person “i martuar”.
- Të drejtat dhe detyrat e bashkëshortëve
Të drejtat dhe detyrat e bashkëshortëve ndahen në:
1. Të drejta dhe detyrime personale të panegociueshme
2. Të drejta dhe detyrime që arrihen me marrëveshje
3. Të drejta dhe detyra pasurore
(1) Të drejtat dhe detyrimet personale të panegociushme janë:
a. E drejta për barazi;
b. E drejta për besnikëri;
c. Jetesa e përbashkët;
d. E drejta për të zgjedhur profesionin;
e. Ndihma reciproke ndërmjet bashkëshortëve.
(2) Të drejtat dhe detyrimet që arrihen me marrëveshje janë:
a. Vendbanimi;
b. Mbiemri;
c. Shtetësia;
d. Planifikimi familjar.
(3) Të drejtat dhe detyrimet pasurore të bashkëshortëve ndahen në:
a. Të drejta dhe detyra personale-pasurore
b. Të drejta dhe detyra pasurore
(3.a) Të drejtat dhe deyrat personale-pasurore ndahen në:
1. Dhënien e ushqimit për bashkëshortin
Kushtet e detyrimit për dhënien e ushqimit për bashkëshortin janë:
a. Që bashkëshorti të jetë pa punë ose i paaftë;
10
b. Që të mos ketë mjete të nevojshme për ekzistencë;
c. Që bashkëshorti që jep ushqimin duhet të ketë mundësi ekonomike.
2. Dhënia e ushqimit familjes
3. Kontributi në mbarëvajtjen e familjes
(3.b) Të drejtat dhe detyrat pasurore ndahen në:
1. Pasuria e veçantë e cila mund të krijohet në këto raste:
a) Para lidhjes së martesës
b) Gjatë martesës me trashëgimi
c) Gjatë martesës me dhurim
d) Çdo pasuri e fituar në mënyrë të caktuar
2. Pasuria e përbashkët e cila duhet t’i plotësoj këto kushte:
a) Ekzistenca e martesës
b) Puna
- Dallimi mes pasurisë së përbashkët të bashkëshortëve dhe bashkëpronësisë
Pasuria e përbashkët Bashkëpronësia
1 Nuk dihen pjesët e titullarëve të kësaj
pasuria, pra nuk është e ndarë. E drejta e
secilit titullar shtrihet mbi secilin send që
është objekt i pasurisë.
Pjesët e secilit bashkëpronar dihen. E drejta e
secilit titullar nuk shtrihet mbi secilin send,
por vetëm deri n masën e pjesëve ideale që u
takojnë.
2 Titullar janë personat me cilësi të veçanta,
pra bashkëshortët.
Titullar janë persona të zakonshëm, personat
fizikë dhe juridik.
3 Regjistrohet në emër të dy bashkëshortëve. Regjistrohet në emër të secilit bashkëpronar.
- Përbërja e pasurisë së përbashkët
Pasuria e përbashkët përbëhet nga masa e pasurisë që e quajmë aktiva dhe nga masa e
pasurisë që e quajmë pasiva.
Aktiva – përbëhet nga pasuria e krijuar me punë gjatë gjithë jetës së përbashkët në martesë.
Kjo pasuri përbëhet nga e drejta sendore si: e drejta e pronësisë, e drejta e hipotekës, e drejta
e servituteve etj..
Pasiva – përbëhet nga shpenzimet për administrimin dhe disponimin e pasurisë së përbashkët
si: tatimi, qiraja, pagesat e rrymës si dhe detyrime tjera.
- Administrimi dhe disponimi i pasurisë së përbashkët
Administrimi i pasurisë së përbashkët përfshin marrjen e masave e të veprimeve të
zakonshme për përkujdesjen dhe mirëmbajtjen e pasurisë së përbashkët, p.sh. pagesa e
tatimit, pagesa e qirasë etj..
Disponimi i pasurisë së përbashkët përfshin marrjen e masave e të veprimeve me të cilat
bëhet tjetërsimi dhe ngarkimi i pasurisë së përbashkët, p.sh. shitja e shtëpisë, vënja e shtëpisë
nën hipotekë etj..
11
LIGJERATA E V-TË
Temat: - zgjidhja e martesës
- pasojat juridike të zgjidhjes së martesës
- bashkësia jashtëmartesore si dukuri shoqërore
- efektet juridike të bashkësisë jashtëmartesore
ZGJIDHJA E MARTESËS
Martesa shuhet apo zgjidhet me:
a. Me vdekjen e njërit bashkëshort;
b. Me shpalljen e personit të zhdukur për të vdekur;
c. Me anulim;
d. Me shkurorëzim
- Zgjidhja e martesës me vdekjen e njërit bashkëshort
Prodhon efekte juridike lidhur me:
a. Çështjet pasurore;
b. Mbiemrin martesor;
c. Trashëgiminë;
d. Pjestimin e pasurisë së përbashkët.
- Zgjidhja e martesës me shpalljen e personit të zhdukur për të vdekur
Shpalljen e personit të zhdukur për të vdekur mund ta paraqesin këta persona: bashkëshorti i
gjallë, secili person me interes të drejtëpërdrejt juridik dhe organi i kujdestarisë. Për shpalljen
e një personi të zhdukur si të vdekur është kompetente gjykata themelore në territorin e së
cilës personi i zhdukur ka pasur vendbanimin e fundit.
Kushtet për shpalljen e personit të zhdukur për të vdekur
a. Për jetën e të cilit nuk ka kurrëfar lajmi për 5 vitet e fundit, kur personi është mbi 70
vjeç;
b. Për jetën e të cilit nuk ka kurrëfar lajmi për 5 vitet e fundit, kur personi besohet se nuk
është i gjallë;
c. Për personin që është zhdukur në fatkeqësi natyrore ose ndonjë rrezik tjetë i
drejtëpërdrejtë, kurse për të cilin nuk ka pasur kurrfar lajmi gjatë 6 muajve nga dita e
pushimit të rrezikut;
d. Për personin që është zhdukur gjatë luftës ose në rrethana të luftës dhe për jetën e të cilit
nuk ka kurrfarë lajmi gjatë 1 viti nga pushimi i armiqësive.
- Anulimi i martesës
Anulimi i martesës është mënyrë gjyqësore e zgjidhjes së martesës së pavlefshme dhe
trajtohet se martesa fare nuk është lidhur.
Anulimi absolut i martesës Anulimi relativ i martesës
1 Martesa ekzistuese Mungesa e vullnetit (nën ndikimin e dhunës,
kanosjes, mashtrimit ose lajthimit)
2 Sëmundja psiqike Mosha (lidhja e martesës nën moshën 18
vjeqare)
3 Lidhja e gjinisë (gjinia gjakut, krushqisë dhe
adoptimit)
4 Mituria (martesa nën moshën 16 vjeqare)
12
5 Forma(mosrespektimi i procedurës për
lidhjen e martsës)
- Shkurorëzimi
Shkurorëzimi është zgjidhje e një martese të vlefshme. Shkurorëzimi dallon thelbësisht nga
anulimi i martesës, sepse anulimi i martesës është zgjidhje e një martese të pavlefshme,
ndërsa shkurorëzimi është zgjidhje e një martese të vlefshme. Shkurorëzimi nënkupton
zgjidhjen e një martese të plotëfuqishme gjatë jetës së bashkëshortëve, në procedurë
gjyqësore, për shkaqe të përcaktuara me ligj.
Shkaqet e shkurorëzimit:
a. Shkaqet e përgjithshme të shkurorëzimit;
b. Shkaqet e veçanta të shkurorëzimit.
Shkaqet e përgjithshme të shkurorëzimit krijohen kur marrëdhëniet martesore janë
çrregulluarseriozisht dhe në mënyrë të vazhdueshme.
Shkaqet e veçanta janë:
a. Jeta e padurueshme e bashkëshortëve;
b. Shkelja e besnikërisë;
c. Dhuna;
d. Veprime kundër jetës së bashkëshortit tjetër;
e. Shkëputja e jetës së përbashkët për më shumë se 1 vit;
f. Sëmundja mendore;
g. Me marrëveshje
Mënyrat e shkurorëzimit
a. Shkurorëzimi me marrëveshje;
b. Shkurorëzimi me padi
Parimet e procedurës së shkurorëzimit
a. Parimi barazisë
b. Parimi i ligjshmërisë
c. Parimi i disponibilitetit (Parimi i dispozicionit)- bashkëshortët gjatë procedurës mund
ti parqesin të gjitha faktet dhe provat sipas vullnetit të tyre;
d. Parimi i kontradiktorialitetit (Parimi kontradiktor)
e. Parimi i oficialitetit – gjykata i shqyrton faktet dhe provat sipas detyrës zyrtare për
zgjidhjen e kontestit martesor
f. Parimi i interesit më të lartë – interesat e fëmijëve, personat me të meta dhe
bashkëshorti i pasiguruar
g. Parimi i konfidencialitetit (Parimi i përjashtimit të publikut)
Procedura e shkurorëzimit
Kompetenca territoriale e gjykatës për kontestet martesore përcaktohet sipas kompetencës
së përgjithshme territoriale, përveq kësaj kompetenca territoriale përcaktohet në bazë të
kompetencës së zgjedhur.
a. Kompetenca e përgjithshme territoriale përcaktohet sipas vendit ku është
vendqëndrimi ose vendbanimi i të paditurit.
13
b. Kompetenca e zgjedhur përcaktohet sipas vendit ku jetojnë bashkëshortët.
Procedura e shkurorëzimit fillon me padi ose me propozimin e përbashkët të
bashkëshortëve. Parimisht padinë mund ta paraqesin vetëm bashkëshortët. Kur bashkëshortët
e kanë paraqitur propzimin e përbashkët për shkurorëzim, së bashku me propozim duhet të
paraqesin edhe marrëveshjen për mbajtjen e fëmijëve, ushqimin, edukimin, shkollimin. Në
rastin e padisë, gjykata nuk do të marrë në shqyrtim padinë për shkurorëzim, nëse gruaja
është shtatëzënë ose fëmija është nën moshën 1 vjeqare.
Procedura e shkurorëzimit kalon nëpër disa etapa:
I. Faza e I-rë – Faza e ndërmjetësimit apo e pajtimit;
II. Faza e II-të – Faza e marrjes së masave të përkohshme;
III. Faza e III-të – Faza e shqyrtimit kryesor;
IV. Faza e IV-të – Faza e marrjes së vendimit;
V. Faza e V-të – Procedura sipas mjeteve juridike – goditja e vendimit.
Faza e I-rë – Faza e ndërmjetësimit apo e pajtimit
Është fazë e veçantë në procedurën e shkurorëzimit përmes së cilës tentohet të arrihet pajtimi
i bashkëshortëve dhe pengimi i zgjidhjes së martesës. Procedura e pajtimit nuk do të
zhvillohet kur njëra nga palët ka paaftësi psiqike, kur njëri ose të dy bashkëshortët ndodhen
jashtë RKs dhe në të gjitha ato raste kur pajtimi është i pamundshëm objektivisht.
Faza e II-të – Faza e marrjes së masave të përkohshme
Janë të gjithë ato masa të cilat janë të nevojshme siç janë: ushqimi i fëmijës, vendbanimi i
fëmijës, vendosja e bashkëshortit të pasigururar dhe masat që kanë të bëjnë me administrimin
e pasurisë.
Faza e III-të – Faza e shqyrtimit kryesor
Seanca kryesore ose procedura e provave është faza qendrore e procedurës së shkurorëzimit,
ku gjykata merret me shqyrtimin e të gjitha provave të rëndësishme siç janë: dëgjimi i
bashkëshortëve, dëgjimi i dëshmitarëve, shikimi i vendit të ngjarjes, shikimi i dokumenteve
etj..
Faza e IV-të – Faza e marrjes së vendimit
Marrja e vendimit bëhet nga gjykata me aktgjykim, me të cilin gjykata mund të refuzojë
padinë dhe propozimin për shkurorëzim ose të lejojë shkurorëzimin.
Faza e V-të – Procedura sipas mjeteve juridike – goditja e vendimit
Mjete juridike ndahen në mjete të rregullta dhe mjete të jashtëzakonshme.
Ankesa si mjet i rregullt bëhet ndaj aktgjykimit në raste kur ka shkelje të procedurës
kontestimore, ka shkelje të së drejtës materiale dhe në lidhje me vërtetimin e gabuar të
gjendjes faktike.
Mjete të jashtëzakonshme konsiderohen: revizioni, kërkesa për mbrojtjen e ligjshmërisë dhe
propozimi për përsëritjen e procedurës.
Pasojat e zgjidhjes së martesës me shkurorëzim
a. Gjendja statusore;
b. Mbiemri;
c. Pjestimi i pasurisë;
d. Trashëgimia;
14
e. Vendbanimi;
f. Kthimi i dhuratave;
g. Ushqimi i bashkëshortit të pasiguruar;
h. Dëmshpërblimet;
i. Shpenzimet gjyqësore.
Bashkëjetesa
Bashkëjetesa është lidhja faktike ndërmjet një burri dhe një gruaje të moshës madhore me
qëllim jetesën e përbashkët dhe krijimin e familjes.
- Llojet e bashkëjetesës
a. Bashkëjetesa e çastit – përfshinë marrëdhëniet intime momentale të një burri dhe
gruaje.
b. Bashkëjetea e përkohshme - përfshinë marrëdhëniet intime të përkohshme të një burri
dhe gruaje.
c. Bashkëjetesa e përhershme – përfshinë jetën e përbashkët të vazhdueshme të një burri
dhe gruaje.
- Efektet juridike të bashkëjetesës
a. Krijimi i familjes;
b. Krijimi i pasurisë së përbashkët;
c. Përkujdesja ndaj fëmijëve
- Shuarja e bashkëjetesës
a. Me vdekje;
b. Me shpalljen e bashkëshortit të zhdukur – për të vdekur;
c. Me lidhjen e martesës;
d. Me marrëveshje;
e. Me shkëputje të njëanshme.
LIGJERATA E VI-TË
Temat: - e drejta prindërore (kuptimi dhe objekti)
- ushtrimi i të drejtës prindërore
- pezullimi, kufizimi, heqja dhe vazhdimi i të drejtës prindërore
E DREJTA PRINDËRORE
E drejta prindërore përfshinë tërësinë e normave juridike që rregullojnë marrëdhëniet mes
prindërve dhe fëmijëve si dhe personave tjerë në gjini.
- Objeki i të drejtës prindërore
Objekt ka rregullimin e marrëdhënieve të prindërve dhe fëmijëve martesor; mes prindërve
dhe fëmijëve jashtëmartesor; mes adoptuesit dhe të adoptuarit; legjitimin e fëmijve; dhe
marrëdhëniet mes kushërinjëve të tjerë.
- Subjektet e të drejtës prindërore
Prindërit dhe fëmijët.
15
Ushtrimi i të drejtës prindërore
Ushtrimi i të drejtës prindërore përfshinë tërësinë e veprimeve përmes të cilave reaizohen
përgjegjësitë e prindërve ndaj fëmijëve.
Kufizimi i të drejtës prindërore
Ka të bëjë me çështje personale të fëmijës dhe me çështje pasurore të fëmijës.
- Masat që kanë të bëjnë me të drejtën personale
Në rastin e shkeljes së të drejtës prindërore organi i kujdestarisë merr këto masa:
a) Tërheqja e vërejtjes;
b) Mbikëqyrja e vazhdueshme;
c) Marrja e fëmijës.
- Masat në lidhje me të drejtën pasurore
Organi i kujdestarisë në mënyrë të vazhdueshme e bënë mbikëqyrjen e administrimit të
pasurisë nga prindërit dhe në rast të shkeljes merr masa me qëllim të mbrojtjes të interesave
të fëmijës. Ato masa janë:
a) Llogaria e vazhdueshme në lidhje me administrimin e pasurisë;
b) Vendosja e masave siguruese në lidhje me pasurinë e prindit
c) Barazimi i prindit me kujdestarin në lidhje me adminstrimin e psurisë së fëmijës.
Pezullimi i të drejës prindërore
Ekzistojnë shkaqet faktike dhe shkaqet juridike të pezullimit të së drejtës prindërore.
Shkaqet faktike të pezullimit të drejtës prindërore janë rrethana që e pengojnë prindin ta
ushtroj të drejtën prindërore siç janë: sëmundjet e ndryshme, udhëtimet e ndryshme etj..
Shkaqet juridike të pezullimit të drejtës prindërore janë heqja apokufizimi i zotësisë së
veprimit të njërit apo të dy prindërve. Pezullimi përfundon në momentin e përfundimit të
shkaqeve të cilat kanë çuar tek pezullimi.
Heqja e të drejtës prindërore
- Shkaqet e heqjes së të drejtës prindërore
a) Keqëpërdorimi i të drejtës prindërore – Shtyerja e fëmijës për të kryer vepër penale
Dhuna psikike dhe fizike
b) Neglizhenca – mosushqyerja, mosedukimi, mos strehimi etj..
Kërkesën për heqjen e të drejtës prindërore e bën prindi tjetër, organi i kujdestarisë dhe
gjykata (ex-officio). Procedura e heqjes së të drejtës prindërore zhvillohet sipas procdurës jo-
kontestimore.
- Kthimi i të drejtës prindërore
Heqja e të drejtës prindërore vazhdon derisa ekzistojnë shkaqet që e kanë sjellë heqjen e saj.
Kur pushojnë shkaqet apo arsyet që e kanë sjellë heqejen e të drejtës prindërore, prindit ose
prindëërve me vendim të gjykatës u kthehet e drejta prindërore. Kërkesën për kthimin e të
drejtës prindërore mund ta parashtrojë prindi dhe organi i kujdestarisë.
16
Vazhdimi i të drejtës prindërore
E drejta prindërore mund të vazhdojë edhe pas arritjes së moshës madhore të fëmijës nëse
ekzistojnë nëse ai për shkak të sëmundjeve psikike të diagnostifikuara, ngecjes në zhvillimin
psikik, ose për shkaqe të tjera nuk është në gjendje të kujdeset për personalitetin dhe interesat
e tij.
- Procedura për vazhdimin e të drejtës prindërore
Vazhdimi i të drejtës prndërore bëhet me procedurë gjyqësore jo-kontestimore.
Kërkesa bëhet nga prindi ose organi i kujdestarisë, kërkesa duhet të bëhet para se fëmija të
mbush moshën 18 vjeçe.
- Pushimi i të drejtës prindërore të vazhduar
E drejta prindërore e vazhduar do të përfundojë me pushimin shkaqeve që kanë sjellë
vazhdimin e saj. Kërkesa për pushimin e të drejtës prindërore bëhet nga fëmija, prindërit dhe
organi i kujdestarisë.
LIGJERATA E VII-TË
Temat: - legjitimimi i fëmijëve, statusi i fëmijëve martesor, statusi i fëmijëve jashtëmartesor
- kundërshtimi i amësisë dhe kundërshtimi i atësisë
- procedurat e kundërshtimi të amësisë dhe atësisë
- njohja e amësisë dhe e atësisë
- vërtetimi i amësisë dhe atësisë me vendim të gjykatës
- të drejtat dhe detyrat midis prindërve dhe fëmijëve
LEGJITIMIMI I FËMIJËS
Fëmijë martesorë do të quhet fëmija i lindur nga martesa, të cilëve u dihet atësia dhe amësia.
Fëmijë martesorë do të quhen edhe ata fëmijë prindërit e të cilëve kanë pasur qëllim të
martohen, por njëri prind k avdekur andaj nuk është realizuar martesa, ose pas lindjes së
fëmijës kanë shfaqur pengesa të ndryshme. Kushtet që duhen plotësuar për tu konsideruar një
fëmijë, fëmijë martesor janë:
a) Ekzistenca e martesës;
b) Vërtetimi i amësisë;
c) Vërtetimi i atësisë.
Amësia – lidhja që qëndron ndërmjet nënës natyrore dhe fëmijës së saj. Vërtetimi i amësisë
bëhet me procedurë, si dhe ligji thotë se do të zbatohen të njëjtat dispozita si të vërtetimit të
atësisë. Njohja e amësisë bëhet me vendim gjyqësor, testament dhe njohje nga ofiçari.
Vërtetimi i amësisë mund të kërkohet nga nëna biologjike, fëmija dhe nëna e prezumuar apo
e supozuar. Njohja e amësisë do të kërkohet brenda 6 muajve nga momenti i marrjes së
informatave se fëmija nuk është i saj, ose 7 vite nga lindja e fëmijës.
Atësia – lidhja që qëndron ndërmjet babit biologjik dhe fëmijës së tij. At i fëmijës së lindur
në martesë do të konsiderohet, burri i nënës së fëmijës nëse fëmija është lindur gjatë martese
ose brenda afatit prej 300 ditësh pas mbarimit të martesës.
17
Kundërshtimi i amësisë dhe atësisë
- Kundërshtimi i amësisë
Subjektet që mund të kundërshtojnë amësinë janë:
1) Nëna e supozuar – paraqet padi në dy afate
a. Afati subjektiv – prej 6 muajsh nga marrja në dijeni se ajo nuk është nëna e asaj
fëmije.
b. Afati objektiv – brenda 7 vitesh nga lindja e fëmijës
2) Nëna biologjike – paraqet padi në dy afate, subjektiv dhe objektiv dhe paraqet padi për:
a. Për të kundërshtuar amësinë e nënës së supozuar
b. Për vërtetimin e amësisë së saj.
3) Fëmija – E drejta e padisë së fëmijës nuk parashkruhet. Nëse fëmija nuk e ka arritur
moshën madhore, padinë për kundërshtimin e amësisë në emër të tij, mund ta paraqesë
Organi i Kujdestarisë.
- Kundërshtimi i atësisë
Subjektet që mund të kundërshtojnë atësinë janë:
1) Babai i supozuar – paraqet padi në dy afate
a. Afati subjektiv – prej 6 muajsh nga marrja në dijeni se ai nuk është babai i asaj fëmije.
b. Afati objektiv – brenda 10 vitesh nga lindja e fëmijës
2) Nëna – paraqet padi në afat prej 6 muajsh nga lindja e fëmijës
3) Babai biologjik – paraqet padi në afat prej 1 viti nga lindja e fëmijës për:
a. Për të kundërshtuar atësinë e babait të supozuar
b. Për vërtetimin e atësisë së tij.
4) Fëmija – E drejta e padisë së fëmijës nuk parashkruhet. Nëse fëmija nuk e ka arritur
moshën madhore, padinë për kundërshtimin e amësisë në emër të tij, mund ta paraqesë
nëna, ose kur nëna nuk është gjalë ose nuk i dihet vendbanimi i fundit i nënës, padinë në
emër të tij mund ta paraqes kujdestari me leje e organit të kujdestarisë.
Fëmijët jashtëmartesor
Statusi i fëmijëve jashtëmartesor përcaktohet në bazë të:
1) Statusit familjar të nënës
a. Nëna e pamartuar;
b. Nëna e shkurorëzuar (pas kalimit të 300 ditëve nga zgjidhja e martesës)
c. Nëna e ve
d. Nëna e martuar që i është kundërshtuar me sukses atësia
2) Statusit të familjes ku jeton
a. Fëmijë me atësi dhe me amësi të vërtetuar
b. Fëmija me amësi të vërtetuar
c. Fëmijë i gjetur
- Njohja e atësisë së fëmijëve jashtëmartesor
Atësia mund të bëhet me:
a. Me testament
b. Me gjyq
c. Përpara ofiqarit
d. Përpara organit të kujdestarisë
18
Kushtet për njohjën e atësisë:
a. Aftësia për të vepruar(deklarata e njohjes nga i ati nuk revokohet)
b. Pëlqimi i nënës (brenda 30 ditësh të deklarohet për njohjen e atësisë, ndërsa nësa nëna
nuk pajtohet për njohjen e atësisë, atëherë babai mund ta paraqesë padinë brenda 3 vitesh
pas marrjes së njoftimit të mospajtimit të nënës)
c. Pëlqimi i fëmijës
d. Fëmija të ketë lindur i gjallë
Anulimi i vërtetimit të atësisë
Format e anulimit absolut:
a. Mungesa e formës
b. Mungesa e pëlqimit të nënës
c. Mungesa e përlqimit të fëmijës
d. Fëmija nuk ka lindur gjallë
Anulimi relativ ekziston atëherë kur deklarata për njohjen e atësisë është bërë nga veset e
vullnetit. Padia për anulimin e deklaratës, mund të paraqitet brenda afatit prej gjashtë muajsh
nga data e pushimit të veseve të vullnetit.
Kundërshtimi i atësisë bëhet nga personi i prezumuar të jetë babai i fëmijës, e drejta e këtij
personi shuhet për 1 vit nga regjistrimi i atësisë së kundërshtuar.
Subjektet që mund të kërkojnë vërtetimin e atësinë janë:
1) Babai biologjik – paraqet padi në afat prej 3 vitesh nga dita kur është njoftuar për
mospajtimin e nënës ose të fëmijës
2) Nëna – paraqet padi derisa e ka të drejtën prindërore
3) Fëmija – E drejta e padisë së fëmijës nuk parashkruhet. Nëse fëmija nuk e ka arritur
moshën madhore, padinë për kundërshtimin e amësisë në emër të tij, mund ta paraqesë
nëna, ose kur nëna nuk është gjalë ose nuk i dihet vendbanimi i fundit i nënës, padinë në
emër të tij mund ta paraqes kujdestari me leje e organit të kujdestarisë.
4) Organi i kujdestarisë
Të drejtat dhe detyrat në mes të prindërve dhe fëmijëve
- Të drejtat dhe detyrat e prindërve ndaj fëmijëve
a. Vënia e emrit dhe mbiemrit
b. Edukimi dhe shkollimi i fëmijës
c. Administrimi i pasurisë
d. Tjetërsimi i pasurisë dhe disponimi
e. Mbajtja e fëmijës (ushqimi)
f. Ruajtja e fëmijës dhe rritja
g. Përfaqësimi
- Të drejtat dhe detyrat e fëmijëve ndaj prindërve
Detyrimet e fëmijëve ndaj prindërve ndahet në detyrim moral dhe juridik.
Detyrimi ligjor nënkupton mbajtjen e prindërve të cilët nuk kanë kushte të mira materiale
jetese.
Detyrimi moral nënkupton dëgjimin e prindërve, këshillimi me prindër, respektimi i tyre etj..
19
LIGJERATA E VIII-TË
Temat: - adoptimi
- procedurat e adoptimit, kushtet për adoptimit
- pushimi i adoptimit
- vendosja e fëmijës në familjen tjetër për përkujdesje
FORMAT E VEÇANTA TË MBROJTJES SË FËMIJËVE PA PËRKUJDESJE
PRINDËRORE
Bëhet në 3 institute shtetërore:
a. Adoptimi
b. Vendosja e fëmijës në familje tjetër
c. Kujdestaria
Adoptimi
Fjala adoptim rrjedh nga fjala latine “adoptio”. Adoptimi është një nga format themelore të
mbrojtjes së fëmijëve pa përkujdesje prindërore. Qëllimi i themelimit të adoptimit është
arritja e vendosjes së fëmijës (të adoptuarit) nën kujdesin e personit që dëshiron ta marrë
fëmijën nën përkujdesjen dhe përgjegjësinë e tij.
Adoptimi bëhet me akt solemn. Akt solemn është akt ligjor me të cilin gykata kërkon
vendosjen e të njëjtave raporte si prindër fëmijë.
- Kushtet për adoptim
a) Nevoja për adoptim
b) Kushtet e adoptuesit – Kushte personale (mosha madhore mbi 21 vjeç dhe me cilësi
prindërore) dhe Kushte pasurore
c) Kushtet e të adoptuarit (të jetë i mitur)
d) Pëlqimi i prindërve
- Procedura e adoptimit
Adoptimi mund të themelohet vetëm me vendim të gjykatës. Procedura e adoptimit fillohet
me paraqitjen e kërkesës për adoptim nga prindërit adoptues.
Fazat e procedurës së adoptimit janë:
Faza përgaditore – në këtë fazë përfshihen dhënia e këshilave ligjore, profesionale dhe
përgaditja e dokumentacionit, si dhe në këtë fazë bëhet shqyrtimi i provave dhe
dokumentacionit dhe nëse konstatohet se kushtet nuk janë plotësuar atëherë gjykata do të
marrë aktvendim refuzues.
Faza finale ajo e aktit të themelimit të adoptimit
- Pushimi i adoptimit
1. Me anulim – Absolut dhe Relativ
Absolut – nuk plotësohen kushtet e adoptimit, nuk ka forme
Relativ – veset e vullnetit
2. Ex officio nga gjykata – në rastin kur fëmija është i mitur, dhe kur adpotuesi keqpërdor
me të drejtën prindërore
20
Vendosja e fëmijës në familje tjetër
Vendosja e fëmijës në familjen tjetër, është një nga format e mbrojtjes së fëmjës pa
përkujdesje prindërore. Kjo është formë e organizuar e vendosjes së fëmijës në familje tjetër
që bëhet nga institucionet kompetente (organi i kujdestarisë).
Vendosja e fëmijës në familjen tjetër mund të bëhet edhe nga vetë prindërit. Së këndejmi
ekzistojnë dy forma të vendosjes së fëmijëve në familjen tjetër:
a. Vendosja nga vetë prindërit
b. Vendosja në mënyrë të organizuar (nga organi i kujdestraisë).
LIGJERATA E IX-TË
Temat: - e drejta e kujdestarisë
- personat nën kujdestari
- kujdestaria ndaj fëmijëve të mitur
- kujdestaria ndaj personave me pazotësi të veprimit (zotësi të hequr të veprimit)
- rastet e veçanta të kujdestarisë
- rastet e veçanta të kujdestarisë kur nuk janë përcaktuar me dispozita ligjore
- pushimi i kujdestarisë
E DREJTA E KUJDESTARISË
E drejta e kujdestarisë është tërësia e normave juridike, pjesë përbërëse e së drejtës
familjare, me anë të së cilës rregullohen mënyra e themelimit, ushtrimit apo prishjes së
kujdestarisë si dhe rregullohen marrëdhënie tjera mes kujdestarit dhe personit të vendosur nën
kujdestari.
Kujdestaria është mbrojtja institucionale, komunale, administrative e bërë me qëllim të
mbrojtjes sociale të veçantë të personave të mitur ose personave tjerë.
- Subjektet që mbrohen nga kujdestaria
a) Personat e mitur pa përkujdesje prindërore;
b) Personat pa prindër
c) Personat e abuzuar nga prindërit
d) Personat e moshës madhore, por pa aftësi veprimi
e) Dhe personat tjerë të përcaktuar me ligj.
- Mënyra e ushtrimit të kujdestarisë
a. Nga organi i kujdestarisë i drejtëpërdrejtë
b. Nga kujdestari
- Vendosja e një personi nën kujdestari, përfshinë:
a. Marrjen e vendimit
b. Caktimin e kujdestarit
- Kujdestari dhe aftësitë e tij
a. Të jetë person fizikë, përjashtimisht juridik
b. Të ketë zotësi të plotë për të vepruar
c. Të ketë integritet moral dhe gjendje të mirë pasurore
21
- Subjektet e detyruara për të qenë kujdestar
a. Personat në vijë të drejtë pakufij
b. Personat në vijë të tërthortë deri në shkallë të dytë
- Përjashtimet e personave të detyruar
a. Mosha madhore
b. Për shkak të profesionit ose tanimë është kujdestar për persona të huaj
c. Gruaja që e ka fëminë nën moshën 7 vjeqare
d. Persona që kanë 3 e më shumë fëmijë
- Subjektet që NUK mund të jenë kujdestar
a. Persona pa aftësi veprimi
b. Persona pa cilësi të kujdestarit
c. Person të cilit i është hequr e drejta prindërore
d. Person që është në kontest me personin nën kujdestari
- Llojet e kujdestraisë
a. Për të mitur
b. Për personat e moshës madhore dhe pa zotësi veprimi
c. Raste të veçanta
- Heqja e zotësisë për të vepruar e personave madhor
Gjykata kompetente është gjykata në të cilën gjendet vendbanimi ose vendqëndrimi i
personit që do ti hiqet zotësia.
Mund të inicohet nga bashkëshorti tjetër, të afërmit, personat që kanë interes dhe prokurori
publik dhe organi i kujdestarisë.
Kushtet që duhen plotësuar për heqjen e zotësisë:
a. Sëmundje psikike
b. Ngecje në zhvillimin psikik
c. Përdorimi i narkotikëve dhe alkoolit dhe për arsye tjera
- Kujdestari për raste të veçanta
a. Në rastin e pasurisë pa pronar
b. Në rastin e kontesteve mes prindërve dhe fëmijëve
c. Për fëmijët e palindur
d. Për raste të tjera në legjislacion
- Shuarja e profesioit të kujdestarit
a. Heqja dorë
b. Pushimi
c. Mbarimi i kujdestarisë
d. Vdekja
- Shuarja e marrëdhënies së kujdestarisë
a. Arritja e moshës madhore mbi 18 vjeçe
b. Kthimi i zotësisë së veprimit
c. Kthimi i të drejtës prindërore
d. Me emancipim
e. Me vdekje
22
LIGJERATA E X-TË
Temat: - marrëdhëniet pasurore familjare dhe e drejta e mbajtes
- detyrimet e ushqimit (mbajtja financiar)
- personat e detyruar për dhënien e ushqimit
- kushtet për dhënien e ushqimi
MARRËDHËNIET PASURORE FAMILJARE DHE E DREJTA E MBAJTES
Marredheniet pasurore familjare jane te gjitha ato pasuri e krijuar nga puna e antarve te
familjes gjate kohzgjatjes se bashkesise familjare
- Marredheniet pasutore familjare ndahen ne
a. Marredheniet bashkeshortore dhe
b. Marrëdhëniet e familjes së gjerë
- Detyrimi per ushqim
1.Afersia familjare
2.Nevoja per ushqim
3. Mundesia per ushqim
4.Menyra e dhenies - me mjete financiare dhe me mjete materiale
- Karakteristikat e mbajtjes se ushqimit
1.Detyrime ligjor
2.E dr personale
3.Jepet per te ardhmen
4.Nuk parashkruhet
5.Nuk eshte demshperblim
6.Nuk kthehet
7.Ndryshohet nga gjykata
- Llojet e detyrimit per ushqim
1.Midise bashkeshorteve (gjat marteses dhe pas marteses)
2.Midise prinderve dhe femijes
3.Midise antareve te tjere te familjes - te paralindurve dhe te pas lindurve , gjinia e krushqise ,
gjinia e adoptimit
- Shuarja e detyrimit per ushqim midis bashkeshorteve
1.Pushimi i kushteve ligjore
2.Ndarja (shkurorezimi)
3.Bashkejetesa
4.Vdekja
5.Pandjenjesia

Weitere ähnliche Inhalte

Was ist angesagt?

Burimet e Se Drejtes Penale
Burimet e Se Drejtes PenaleBurimet e Se Drejtes Penale
Burimet e Se Drejtes PenaleRefik Mustafa
 
E drejta sendore provim
E drejta sendore provimE drejta sendore provim
E drejta sendore provimv z
 
E Drejta Tregtare
E Drejta TregtareE Drejta Tregtare
E Drejta TregtareMenaxherat
 
E Drejta Penale Procedurale
E Drejta Penale Procedurale   E Drejta Penale Procedurale
E Drejta Penale Procedurale Refik Mustafa
 
E Drejta e Pronësisë Intelektuale
E Drejta e Pronësisë IntelektualeE Drejta e Pronësisë Intelektuale
E Drejta e Pronësisë IntelektualeRefik Mustafa
 
Pyetjet Nga E Drejta Kushtetuese -Shamicevi Kumanov
Pyetjet Nga  E Drejta Kushtetuese -Shamicevi KumanovPyetjet Nga  E Drejta Kushtetuese -Shamicevi Kumanov
Pyetjet Nga E Drejta Kushtetuese -Shamicevi KumanovRamadan Ademi
 
E Drejta Nderkombtare Private
E Drejta Nderkombtare PrivateE Drejta Nderkombtare Private
E Drejta Nderkombtare PrivateRefik Mustafa
 
E Drejta e Procedures Administrative
E Drejta e Procedures AdministrativeE Drejta e Procedures Administrative
E Drejta e Procedures AdministrativeRefik Mustafa
 
Fillet e së drejtës
Fillet e së drejtës Fillet e së drejtës
Fillet e së drejtës fatmir berisha
 
E Drejta Ndërkombtare Publike
E Drejta Ndërkombtare PublikeE Drejta Ndërkombtare Publike
E Drejta Ndërkombtare PublikeRefik Mustafa
 
Gjyqësia kushtetuese
Gjyqësia kushtetueseGjyqësia kushtetuese
Gjyqësia kushtetuesedritashala
 
FAZAT E PROCEDURES PENALE
FAZAT E PROCEDURES PENALEFAZAT E PROCEDURES PENALE
FAZAT E PROCEDURES PENALERefik Mustafa
 
E Drejta e Procedures Penale
E Drejta e Procedures Penale E Drejta e Procedures Penale
E Drejta e Procedures Penale Refik Mustafa
 

Was ist angesagt? (20)

Burimet e Se Drejtes Penale
Burimet e Se Drejtes PenaleBurimet e Se Drejtes Penale
Burimet e Se Drejtes Penale
 
E drejta e punes komplet
E drejta e punes   kompletE drejta e punes   komplet
E drejta e punes komplet
 
E drejta sendore provim
E drejta sendore provimE drejta sendore provim
E drejta sendore provim
 
E Drejta Tregtare
E Drejta TregtareE Drejta Tregtare
E Drejta Tregtare
 
E Drejta Penale Procedurale
E Drejta Penale Procedurale   E Drejta Penale Procedurale
E Drejta Penale Procedurale
 
E Drejta e Pronësisë Intelektuale
E Drejta e Pronësisë IntelektualeE Drejta e Pronësisë Intelektuale
E Drejta e Pronësisë Intelektuale
 
E Drejta Tregtare
E Drejta TregtareE Drejta Tregtare
E Drejta Tregtare
 
Kriminalistika
KriminalistikaKriminalistika
Kriminalistika
 
Pyetjet Nga E Drejta Kushtetuese -Shamicevi Kumanov
Pyetjet Nga  E Drejta Kushtetuese -Shamicevi KumanovPyetjet Nga  E Drejta Kushtetuese -Shamicevi Kumanov
Pyetjet Nga E Drejta Kushtetuese -Shamicevi Kumanov
 
E Drejta e Punës
E Drejta e PunësE Drejta e Punës
E Drejta e Punës
 
E Drejta Nderkombtare Private
E Drejta Nderkombtare PrivateE Drejta Nderkombtare Private
E Drejta Nderkombtare Private
 
E Drejta e Procedures Administrative
E Drejta e Procedures AdministrativeE Drejta e Procedures Administrative
E Drejta e Procedures Administrative
 
Fillet e së drejtës
Fillet e së drejtës Fillet e së drejtës
Fillet e së drejtës
 
E Drejta Ndërkombtare Publike
E Drejta Ndërkombtare PublikeE Drejta Ndërkombtare Publike
E Drejta Ndërkombtare Publike
 
E drejta e procedures civile 1
E drejta e procedures civile 1E drejta e procedures civile 1
E drejta e procedures civile 1
 
Penologjia
PenologjiaPenologjia
Penologjia
 
E drejta-nderkombetare-private
E drejta-nderkombetare-privateE drejta-nderkombetare-private
E drejta-nderkombetare-private
 
Gjyqësia kushtetuese
Gjyqësia kushtetueseGjyqësia kushtetuese
Gjyqësia kushtetuese
 
FAZAT E PROCEDURES PENALE
FAZAT E PROCEDURES PENALEFAZAT E PROCEDURES PENALE
FAZAT E PROCEDURES PENALE
 
E Drejta e Procedures Penale
E Drejta e Procedures Penale E Drejta e Procedures Penale
E Drejta e Procedures Penale
 

Andere mochten auch

E drejta-trashegimore
E drejta-trashegimoreE drejta-trashegimore
E drejta-trashegimorePetrit Zogaj
 
E drejta familjare esi hasko
E drejta familjare esi haskoE drejta familjare esi hasko
E drejta familjare esi haskoEsi Hasko
 
E drejta administrative
E drejta administrativeE drejta administrative
E drejta administrativepetritzogaj
 
E Drejta CIvile - Abdullah Aliu
E Drejta CIvile -  Abdullah AliuE Drejta CIvile -  Abdullah Aliu
E Drejta CIvile - Abdullah AliuRefik Mustafa
 
Organizata nderkombtare pytje- pergjegje
Organizata nderkombtare pytje- pergjegje Organizata nderkombtare pytje- pergjegje
Organizata nderkombtare pytje- pergjegje dritashala
 
Politika ekonomike
Politika ekonomikePolitika ekonomike
Politika ekonomikedritashala
 
E Drejta Civile - Pyetje & Përgjigje
E Drejta Civile - Pyetje & PërgjigjeE Drejta Civile - Pyetje & Përgjigje
E Drejta Civile - Pyetje & PërgjigjeRefik Mustafa
 
50740448 5-abdulla-aliu
50740448 5-abdulla-aliu50740448 5-abdulla-aliu
50740448 5-abdulla-aliuzogaj
 
Permbledhje nga : E drejta-romake
Permbledhje nga : E drejta-romake Permbledhje nga : E drejta-romake
Permbledhje nga : E drejta-romake Ervina Krasniqi
 
E drejta-civile-1
E drejta-civile-1E drejta-civile-1
E drejta-civile-1zogaj
 
E drejta Administrative I - Ermir Dobjani
E drejta Administrative I -  Ermir DobjaniE drejta Administrative I -  Ermir Dobjani
E drejta Administrative I - Ermir DobjaniRefik Mustafa
 
E Drejta Civile - Përmbledhje e Shkurtuar
E Drejta Civile - Përmbledhje e ShkurtuarE Drejta Civile - Përmbledhje e Shkurtuar
E Drejta Civile - Përmbledhje e ShkurtuarRefik Mustafa
 
E Drejta e Detyrimeve I
E Drejta e Detyrimeve IE Drejta e Detyrimeve I
E Drejta e Detyrimeve IRefik Mustafa
 
Organizatat nderkombtare ushtrime per provim
Organizatat nderkombtare ushtrime per provimOrganizatat nderkombtare ushtrime per provim
Organizatat nderkombtare ushtrime per provimNasuf GËRMIZAJ
 

Andere mochten auch (20)

E drejta-trashegimore
E drejta-trashegimoreE drejta-trashegimore
E drejta-trashegimore
 
E drejta familjare esi hasko
E drejta familjare esi haskoE drejta familjare esi hasko
E drejta familjare esi hasko
 
E drejta administrative
E drejta administrativeE drejta administrative
E drejta administrative
 
E Drejta CIvile - Abdullah Aliu
E Drejta CIvile -  Abdullah AliuE Drejta CIvile -  Abdullah Aliu
E Drejta CIvile - Abdullah Aliu
 
Organizata nderkombtare pytje- pergjegje
Organizata nderkombtare pytje- pergjegje Organizata nderkombtare pytje- pergjegje
Organizata nderkombtare pytje- pergjegje
 
E Drejta Romake
E Drejta Romake E Drejta Romake
E Drejta Romake
 
Politika ekonomike
Politika ekonomikePolitika ekonomike
Politika ekonomike
 
E Drejta Civile - Pyetje & Përgjigje
E Drejta Civile - Pyetje & PërgjigjeE Drejta Civile - Pyetje & Përgjigje
E Drejta Civile - Pyetje & Përgjigje
 
E drejta trashegimore
E drejta trashegimoreE drejta trashegimore
E drejta trashegimore
 
50740448 5-abdulla-aliu
50740448 5-abdulla-aliu50740448 5-abdulla-aliu
50740448 5-abdulla-aliu
 
E drejta romake
E drejta romakeE drejta romake
E drejta romake
 
Pyetjet nga provimet
Pyetjet nga provimetPyetjet nga provimet
Pyetjet nga provimet
 
Permbledhje nga : E drejta-romake
Permbledhje nga : E drejta-romake Permbledhje nga : E drejta-romake
Permbledhje nga : E drejta-romake
 
E drejta-civile-1
E drejta-civile-1E drejta-civile-1
E drejta-civile-1
 
E drejta Administrative I - Ermir Dobjani
E drejta Administrative I -  Ermir DobjaniE drejta Administrative I -  Ermir Dobjani
E drejta Administrative I - Ermir Dobjani
 
Kriminologjia
KriminologjiaKriminologjia
Kriminologjia
 
E Drejta Civile - Përmbledhje e Shkurtuar
E Drejta Civile - Përmbledhje e ShkurtuarE Drejta Civile - Përmbledhje e Shkurtuar
E Drejta Civile - Përmbledhje e Shkurtuar
 
punimi i fjolles
punimi i fjollespunimi i fjolles
punimi i fjolles
 
E Drejta e Detyrimeve I
E Drejta e Detyrimeve IE Drejta e Detyrimeve I
E Drejta e Detyrimeve I
 
Organizatat nderkombtare ushtrime per provim
Organizatat nderkombtare ushtrime per provimOrganizatat nderkombtare ushtrime per provim
Organizatat nderkombtare ushtrime per provim
 

E drejta familjare (permbledhje)

  • 1. E DREJTA FAMILJARE (SHËNIME TË MBLEDHURA) Ligjëruese : prof. Shanoela Zaçe Përmbledhur nga: Vehap Hashani Prill 2016, Prizren
  • 2. 2 PËRMBAJTJA Ligjerata e parë........................................................................................................................4 Temat: - nocioni dhe emërtimi i të drejtës familjare, objekti i të drejtës familjare - parimet themelore të së drejtës familjare - burimet e së drejtës familjare Ligjerata e dytë........................................................................................................................5 Temat: - nocioni i familjes - llojet e familjes - funksionet e familjes - struktura e lidhjeve familjare (gjinia e gjakut, gjinia e krushqisë, gjinia e adoptimit) Ligjerata e tretë.......................................................................................................................6 Temat: - fejesa - e drejta martesore, objekti i të drejtës martesore - parimet themelore të së drejtës martesore - martesa, qëllimet e martesës - kushtet materiale për lidhjen e martesës - pengesat martesore - ndalesat martesore Ligjerata e katërt...................................................................................................................9 Temat: - kushtet formale për lidhjen e martesës - te drejtat dhe detyrat e bashkëshortëve Ligjerata e pestë....................................................................................................................11 Temat: - zgjidhja e martesës - pasojat juridike të zgjidhjes së martesës - bashkësia jashtëmartesore si dukuri shoqërore - efektet juridike të bashkësisë jashtëmartesore Ligjerata e gjashtë..................................................................................................................14 Temat: - e drejta prindërore (kuptimi dhe objekti) - ushtrimi i të drejtës prindërore - pezullimi, kufizimi, heqja dhe vazhdimi i të drejtës prindërore Ligjerata e shtatë...................................................................................................................16 Temat: - legjitimimi i fëmijëve, statusi i fëmijëve martesor, statusi i fëmijëve jashtëmartesor - kundërshtimi i amësisë dhe kundërshtimi i atësisë - procedurat e kundërshtimi të amësisë dhe atësisë - njohja e amësisë dhe e atësisë - vërtetimi i amësisë dhe atësisë me vendim të gjykatës - të drejtat dhe detyrat mes prindërve dhe fëmijëve Ligjerata e tetë ......................................................................................................................19 Temat: - adoptimi - procedurat e adoptimit, kushtet për adoptimit - pushimi i adoptimit - vendosja e fëmijës në familjen tjetër për përkujdesje
  • 3. 3 Ligjerata e nëntë....................................................................................................................20 Temat: - e drejta e kujdestarisë - personat nënë kujdestari - kujdestaria ndaj fëmijëve të mitur - kujdestaria ndaj personave me pazotësi të veprimit (zotësi të hequr të veprimit) - rastet e veçanta të kujdestarisë - rastet e veçanta të kujdestarisë kur nuk janë përcaktuar me dispozita ligjore - pushimi i kujdestarisë Ligjerata e dhjetë.................................................................................................................22 Temat: - marrëdhëniet pasurore familjare dhe e drejta e mbajtes - detyrimet e ushqimit (mbajtja financiar) - personat e detyruar për dhënien e ushqimit - kushtet për dhënien e ushqimi
  • 4. 4 LIGJERATA E I-rë Temat: - nocioni dhe emërtimi i të drejtës familjare - objekti i të drejtës familjare - parimet themelore të së drejtës familjare - burimet e së drejtës familjare E DREJTA FAMILJARE E drejta famljare është tërësia e normave juridike që rregullon marrëdhëniet që lindin nga fejesa, martesa, bashkëjetesa, instituti i kujdestarisë, birësimit, marrëdhëniet pasurore ndërmjet anëtarëve të saj dhe të gjithë ato konteste që lindin nga marrëdhëniet familjare, si dhe rregullon edhe raportin e fëmijëve pa përkujdesje prindërore. - Objekti i të drejtës familjare Objekti i rregullimit janë normat juridike pozitive me të cilat rregullohen marrëdhëniet familjare dhe martesore si dhe marrëdhëniet dhe institucionet e tjera të cilat lindin ose janë të ndërlidhura me familjen dhe martesën. - Parimet themelore të së drejtës familjare Si parime themelore të së drejtës familjare janë: 1. Barazia 2. Parimi i laicitetit 3. Parimi i mbrojtjes shoqërore dhe shtetërore 4. Parimi i mbrojtjes së fëmijëve Parimi i barazisë – Sipas këtij parimi, anëtarët e familjes janë të barabartë në të gjitha marrëdhëniet familjare. Parimi i laicitetit – Sipas këtij parimi, të gjitha marrëdhëniet familjare dhe pasurore rregullohen me dispozita ligjore, dhe vetëm në raste të caktuara me ligj, vlen e drejta zakonore dhe rregullat fetare. Parimi i mbrojtjes shoqërore dhe shtetërore – Sipas këtij parimi, familja si një institucion shoqëror gëzon mbrojtje institucionale nga shteti. Parimi i mbrojtjes së fëmijëve – Sipas këtij parimi, fëmijët gëzojnë mbrojtje të veçantë shoqërore, fëmijët pa përkujdesje prindërore dhe ata me çrregullime mentale ose fizike të diagnostifikuara, si dhe prindërit e të cilëve nuk janë të aftë për të krijuar kushte të domosdoshme për vete dhe fëmijët e tyre, janë në përkujdesje të veçantë financiare dhe shoqërore. Fëmijët qoftë martesor qoftë jashtëmartesor gëzojnë mbrojtje të njëjtë shoqërore. - Burimet e së drejtës famljare Burime e së drejtës familjare janë: a) Kushtetuta; b) Konventat ndërkombëtare;
  • 5. 5 c) Ligji i Familjes i Kosovës 2004/32 i miratuar më 20 janar 2006, dhe ka hyrë në fuqi më 16 shkurt 2006; d) Aktet nënligjore e) E drejta zakonore; f) Precedenti gjyqësor; g) Doktrina Juridike. LIGJERATA E II-TË Temat: - nocioni i familjes - llojet e familjes - funksionet e familjes - struktura e lidhjeve familjare (gjinia e gjakut, gjinia e krushqisë, gjinia e adoptimit) NOCIONI I FAMILJES Familja është grup themelor shoqëror i njerëzve të lidhur me martesë dhe gjini, midis të cilëve ekzistojnë të drejta dhe detyra të parashikuara me ligj. - Llojet e Familjes Sipas zhvillimit historik: a) Matriarkati b) Patriarkati c) Bashkëkohore Sipas mënyrës së krijimit: a) Monogamia b) Poligamia c) Poliandria Sipas madhësisë së familjes: a) E madhe ose e gjerë; b) E mesme c) E vogël - Funksionet e Familjes Funksionet e familjes janë: a) Funksioni riprodhues; b) Funksioni ekonomik; c) Funksioni i rritjes dhe edukimit; d) Funksioni mbrojtës; e) Funksioni shoqërizues. - Bazat e lidhjes familjare Baza për themlimin e familjes martesore është martesa. Pra bazat e lidhjes familjare janë: 1) Me ligj 2) Lidhja gjinore: a. Gjinia e krushqisë (shoqërore)
  • 6. 6 b. Gjinia e adoptimit c. Gjinia e gjakut (biologjike). Gjinia e krushqisë – rregullon marrëdhëniet mes bashkëshortit dhe famijarëve të bashkëshortit tjetër. Gjinia e adoptmit – rregullon raportet mes të adoptuarit dhe famijes së personit që adopton. Gjinia e gjakut – ekziston mes dy personave në bazë të një lidhje biologjike. LIGJERATA E III-TË Temat: - fejesa - e drejta martesore, objekti i të drejtës martesore - parimet themelore të së drejtës martesore - martesa, qëllimet e martesës - kushtet materiale për lidhjen e martesës - pengesat martesore - ndalesat martesore FEJESA Fejesa është premtim reciprok i dy personave të gjinive të kundërta se në të ardhmen do të lidhin martesë. - Efektet juridike të fejesës Askush nuk mund të paraqes padi për moslidhjen e martesës nga fakti që ai ka qenë i fejuar. Fejesa i prodhon disa efekte juridike: a) Kompensimi i dëmit – Pala e cila ka hequr dorë nga fejesa në mënyrë të njëanshme, është i detyruar të paguajë dëmshpërblimin. b) Kthimi i dhuratave – Nëse fejesa nuk përfundon me martesë, secili i fejuar mund të kërkojë nga tjetri kthimin e dhuratave të cilat i kanë dhënë me rastin e fejesës. - Pushimi i fejesës Fejesa pushon me: a) Lidhjen e martesës; b) Shkëputjen e marrëveshjes c) Shkëputjen e njëanshme; d) Vdekje. E DREJTA MARTESORE E drejta martesore si e drejtë pozitive, pjesë e tëdrejtës pozitive familjare, përfshinë tërësinë e dispozitave ligjore me të cilat rregullohet martesa dhe marrëdhëniet martesore. - Objekti i së drejtës martesore Objekt i rregullimit i së drejtës martesore janë martesa dhe marrëdhëniet martesore që dalin nga martesa siç janë: lidhja e martesës (kushtet dhe procdurat), pavlefshmëria e martesës dhe
  • 7. 7 mënyrat e zgjidhjes së martesës, shkaqet e anulimit dhe shkurorëzimit, të drejtat dhe detyrimet e bashkëshortëve gjatë martesës si dhe marrëdhëniet tjera të ndërlidhura me martesën. - Parimet themelore të së drejtës martesore Parimet themelore të së drejtës martesore janë: 1. Parimi i Barazisë 2. Parimi i Laicitetit 3. Parimi i Monogamisë 4. Parimi i Mbrojtjes ligjore 5. Parimi i Vazhdueshmërisë së martesës Parimi i Barazisë – Ky parim nënkupton faktin se marrëdhëniet martesore duhet të udhëhiqen nga parimi i barazisë së burrit dhe gruas (bashkëshortëve) në të gjitha marrëdhëniet martesore, këtu nënkuptohet edhe barazia e bashkëshortëve jashtëmartesor. Parimi i Laicitetit – Ky parim nënlupton rregullimin e martesës dhe marrëdhënieve martesore me dispozita ligjore dhe lidhja e saj para organeve shtetërore. Parimi i Monogamisë – Ky parim nënkupton faktin se mund të lidhet dhe të ekzistoj vetëm një martesë e ligjshme në të njëjtën kohë, mes dy persona të gjinive të kundërta, pra bashkëshortët nuk mund të lidhin dy ose më shumë martesa në të njëjtën kohë. Parimi i Mbrojtjes ligjore – Sipas këtij parimi, martesa gëzon mbrojtje ligjore e cila shprehet sidomos në mbrojtjen juridike familjare dhe juridike penale. Parimi i Vazhdueshmërisë së martesës – Martesa si qëllim themelor ka bashkëjetesën e bashkëshortëve në martesë në kohë të pacaktuar, por edhe mund të shkëputet për arsyet e cekura me ligj. Kufizimi i saj në pikëpamje kohore do të ishte në kundërshtim me qëllimin e martesës për një jetë të përbashkët dhe të lirë bashkëshortore. Martesa Lidhja mes dy personave burrit dhe gruas të moshës madhore të lidhur para ofiqarit të gjendjes civile me akt solemn, me qëllim jetesën e përbashkët dhe ndihmën reciproke mes bashkëshortëve. Objekt i martesës është rregullimi i marrëdhënieve mes dy subjekteve të martesës burrit dhe gruas, marrëdhënies personale dhe asaj pasurore. - Qëllimet e martesës Qëllimet kryesore të martesës janë: a) Qëllimi i jetës së përbashkët; b) Qëllimi i krijimit të familjes (marrëdhëniet intime dhe lindja e fëmijëve); c) Qëllimi i ndihmës bashkëshortore; d) Qëllimi shoqëror.
  • 8. 8 - Kushtet për martesë, Pengesat dhe Ndalesat Kushtet për martesë janë të gjitha ato kushte që duhet të ekzistojnë për të pasur një martesë juridikisht të vlefshme. Pengesat janë ato fakte të cilat nuk duhet të ekzistojnë për të patur një martesë të vlefshme. Ndalesat janë ato fakte të cilat e ndalojnë lidhjen e martesës, por nuk e bëjnë të pavlefshëm martesën. Si ndalesë martesore është kujdestaria. Kushtet për lidhjen e martesës janë: 1. Mosha madhore 2. Aftësia psiqike 3. Gjinitë e kundërta 4. Vullneti i lirë i bashkëshortëve 5. Forma e lidhjes së martesës. Pengesat për lidhjen e martesës: 1. Mungesa e vullnetit (Veset e vullnetit) 2. Martesa ekzistuese 3. Lidhja e gjinisë (gjinia e gjakut, krushqisë dhe adoptimit) 4. Sëmundja mendore - Mungesa e vullnetit (Veset e vullnetit) Lajthimi – nënkupton përfytyrimin e gabuar të njërit bashkëshort në lidhje me rrethanat dhe disa fakte që kanë të bëjnë me bashkëshortin tjetër. Lajthimi mund të jetë mbi personin fizik, mbi atributet qytetare të bashkëshortit tjetër dhe mbi cilësitë personale thelbësore të bashkëshortit tjetër. Lajthimi quhet serioz nëse pala nuk i ka ditur faktet apo rrethanat të cilat pala po ti dinte nuk do të ndërmerrte ndonjë veprim juridik, pra nuk do ta lidhte martesën. Mashtrimi – nënkupton vënia e një personi në lajthim me një qëllim të posaçëm. Duhet të jetë serioz dhe i kundërligjshëm. Kanosja – nënkupton shtrëngimin serioz ndaj një personi tjetër për ta çuar drejt martese. Kanosja duhet të bëhet mbi personin, mbi familjarët e tij ose mbi pasurinë e tij. Duhet të jetë i mundshëm, serioz dhe i vërtet. Dhuna – akte apo veprime të drejtëpërdrejta që merren ndaj njërit bashkëshort që të lidhë martesë. Dhuna mund të jetë fizike dhe psiqike. Martesa e simuluar – qëllimi është tjetër dhe jo jetesa e përbashkët.
  • 9. 9 LIGJERATA E IV-TË Temat: - kushtet formale për lidhjen e martesës - te drejtat dhe detyrat e bashkëshortëve KUSHTET FORMALE PË LIDHJEN E MARTESËS Kushtet formale – veprimet juridike në bazë të së cilës ligji shprehimisht kërkon plotësimin e formës për të pasur veprim juridiki juridikisht të vlefshëm. (Efekti i vlefshmërisë) Kushtet jo-formale – ai veprim juridik në bazë të së cilës ligji nuk kërkon formë të caktuar dhe palët mund të zgjedhin formën e lidhjes së tij. (Efekt provueshmëria) Efektet juridike të martesës Efektet juridike të martesës janë: 1. Mbi statusin e bashkëshortëve 2. Mbi të drejtat dhe detyrat e bashkëshortëve - Efeketet juridike në statusin juridik të bashkëshortëve Çdo person qysh në momentin e e lidhjes së martesës pëson ndryshime në gjendjen juridike të tij. Kështu, nga beqar, i ve ose i shkurorëzuar bëhet person “i martuar”. - Të drejtat dhe detyrat e bashkëshortëve Të drejtat dhe detyrat e bashkëshortëve ndahen në: 1. Të drejta dhe detyrime personale të panegociueshme 2. Të drejta dhe detyrime që arrihen me marrëveshje 3. Të drejta dhe detyra pasurore (1) Të drejtat dhe detyrimet personale të panegociushme janë: a. E drejta për barazi; b. E drejta për besnikëri; c. Jetesa e përbashkët; d. E drejta për të zgjedhur profesionin; e. Ndihma reciproke ndërmjet bashkëshortëve. (2) Të drejtat dhe detyrimet që arrihen me marrëveshje janë: a. Vendbanimi; b. Mbiemri; c. Shtetësia; d. Planifikimi familjar. (3) Të drejtat dhe detyrimet pasurore të bashkëshortëve ndahen në: a. Të drejta dhe detyra personale-pasurore b. Të drejta dhe detyra pasurore (3.a) Të drejtat dhe deyrat personale-pasurore ndahen në: 1. Dhënien e ushqimit për bashkëshortin Kushtet e detyrimit për dhënien e ushqimit për bashkëshortin janë: a. Që bashkëshorti të jetë pa punë ose i paaftë;
  • 10. 10 b. Që të mos ketë mjete të nevojshme për ekzistencë; c. Që bashkëshorti që jep ushqimin duhet të ketë mundësi ekonomike. 2. Dhënia e ushqimit familjes 3. Kontributi në mbarëvajtjen e familjes (3.b) Të drejtat dhe detyrat pasurore ndahen në: 1. Pasuria e veçantë e cila mund të krijohet në këto raste: a) Para lidhjes së martesës b) Gjatë martesës me trashëgimi c) Gjatë martesës me dhurim d) Çdo pasuri e fituar në mënyrë të caktuar 2. Pasuria e përbashkët e cila duhet t’i plotësoj këto kushte: a) Ekzistenca e martesës b) Puna - Dallimi mes pasurisë së përbashkët të bashkëshortëve dhe bashkëpronësisë Pasuria e përbashkët Bashkëpronësia 1 Nuk dihen pjesët e titullarëve të kësaj pasuria, pra nuk është e ndarë. E drejta e secilit titullar shtrihet mbi secilin send që është objekt i pasurisë. Pjesët e secilit bashkëpronar dihen. E drejta e secilit titullar nuk shtrihet mbi secilin send, por vetëm deri n masën e pjesëve ideale që u takojnë. 2 Titullar janë personat me cilësi të veçanta, pra bashkëshortët. Titullar janë persona të zakonshëm, personat fizikë dhe juridik. 3 Regjistrohet në emër të dy bashkëshortëve. Regjistrohet në emër të secilit bashkëpronar. - Përbërja e pasurisë së përbashkët Pasuria e përbashkët përbëhet nga masa e pasurisë që e quajmë aktiva dhe nga masa e pasurisë që e quajmë pasiva. Aktiva – përbëhet nga pasuria e krijuar me punë gjatë gjithë jetës së përbashkët në martesë. Kjo pasuri përbëhet nga e drejta sendore si: e drejta e pronësisë, e drejta e hipotekës, e drejta e servituteve etj.. Pasiva – përbëhet nga shpenzimet për administrimin dhe disponimin e pasurisë së përbashkët si: tatimi, qiraja, pagesat e rrymës si dhe detyrime tjera. - Administrimi dhe disponimi i pasurisë së përbashkët Administrimi i pasurisë së përbashkët përfshin marrjen e masave e të veprimeve të zakonshme për përkujdesjen dhe mirëmbajtjen e pasurisë së përbashkët, p.sh. pagesa e tatimit, pagesa e qirasë etj.. Disponimi i pasurisë së përbashkët përfshin marrjen e masave e të veprimeve me të cilat bëhet tjetërsimi dhe ngarkimi i pasurisë së përbashkët, p.sh. shitja e shtëpisë, vënja e shtëpisë nën hipotekë etj..
  • 11. 11 LIGJERATA E V-TË Temat: - zgjidhja e martesës - pasojat juridike të zgjidhjes së martesës - bashkësia jashtëmartesore si dukuri shoqërore - efektet juridike të bashkësisë jashtëmartesore ZGJIDHJA E MARTESËS Martesa shuhet apo zgjidhet me: a. Me vdekjen e njërit bashkëshort; b. Me shpalljen e personit të zhdukur për të vdekur; c. Me anulim; d. Me shkurorëzim - Zgjidhja e martesës me vdekjen e njërit bashkëshort Prodhon efekte juridike lidhur me: a. Çështjet pasurore; b. Mbiemrin martesor; c. Trashëgiminë; d. Pjestimin e pasurisë së përbashkët. - Zgjidhja e martesës me shpalljen e personit të zhdukur për të vdekur Shpalljen e personit të zhdukur për të vdekur mund ta paraqesin këta persona: bashkëshorti i gjallë, secili person me interes të drejtëpërdrejt juridik dhe organi i kujdestarisë. Për shpalljen e një personi të zhdukur si të vdekur është kompetente gjykata themelore në territorin e së cilës personi i zhdukur ka pasur vendbanimin e fundit. Kushtet për shpalljen e personit të zhdukur për të vdekur a. Për jetën e të cilit nuk ka kurrëfar lajmi për 5 vitet e fundit, kur personi është mbi 70 vjeç; b. Për jetën e të cilit nuk ka kurrëfar lajmi për 5 vitet e fundit, kur personi besohet se nuk është i gjallë; c. Për personin që është zhdukur në fatkeqësi natyrore ose ndonjë rrezik tjetë i drejtëpërdrejtë, kurse për të cilin nuk ka pasur kurrfar lajmi gjatë 6 muajve nga dita e pushimit të rrezikut; d. Për personin që është zhdukur gjatë luftës ose në rrethana të luftës dhe për jetën e të cilit nuk ka kurrfarë lajmi gjatë 1 viti nga pushimi i armiqësive. - Anulimi i martesës Anulimi i martesës është mënyrë gjyqësore e zgjidhjes së martesës së pavlefshme dhe trajtohet se martesa fare nuk është lidhur. Anulimi absolut i martesës Anulimi relativ i martesës 1 Martesa ekzistuese Mungesa e vullnetit (nën ndikimin e dhunës, kanosjes, mashtrimit ose lajthimit) 2 Sëmundja psiqike Mosha (lidhja e martesës nën moshën 18 vjeqare) 3 Lidhja e gjinisë (gjinia gjakut, krushqisë dhe adoptimit) 4 Mituria (martesa nën moshën 16 vjeqare)
  • 12. 12 5 Forma(mosrespektimi i procedurës për lidhjen e martsës) - Shkurorëzimi Shkurorëzimi është zgjidhje e një martese të vlefshme. Shkurorëzimi dallon thelbësisht nga anulimi i martesës, sepse anulimi i martesës është zgjidhje e një martese të pavlefshme, ndërsa shkurorëzimi është zgjidhje e një martese të vlefshme. Shkurorëzimi nënkupton zgjidhjen e një martese të plotëfuqishme gjatë jetës së bashkëshortëve, në procedurë gjyqësore, për shkaqe të përcaktuara me ligj. Shkaqet e shkurorëzimit: a. Shkaqet e përgjithshme të shkurorëzimit; b. Shkaqet e veçanta të shkurorëzimit. Shkaqet e përgjithshme të shkurorëzimit krijohen kur marrëdhëniet martesore janë çrregulluarseriozisht dhe në mënyrë të vazhdueshme. Shkaqet e veçanta janë: a. Jeta e padurueshme e bashkëshortëve; b. Shkelja e besnikërisë; c. Dhuna; d. Veprime kundër jetës së bashkëshortit tjetër; e. Shkëputja e jetës së përbashkët për më shumë se 1 vit; f. Sëmundja mendore; g. Me marrëveshje Mënyrat e shkurorëzimit a. Shkurorëzimi me marrëveshje; b. Shkurorëzimi me padi Parimet e procedurës së shkurorëzimit a. Parimi barazisë b. Parimi i ligjshmërisë c. Parimi i disponibilitetit (Parimi i dispozicionit)- bashkëshortët gjatë procedurës mund ti parqesin të gjitha faktet dhe provat sipas vullnetit të tyre; d. Parimi i kontradiktorialitetit (Parimi kontradiktor) e. Parimi i oficialitetit – gjykata i shqyrton faktet dhe provat sipas detyrës zyrtare për zgjidhjen e kontestit martesor f. Parimi i interesit më të lartë – interesat e fëmijëve, personat me të meta dhe bashkëshorti i pasiguruar g. Parimi i konfidencialitetit (Parimi i përjashtimit të publikut) Procedura e shkurorëzimit Kompetenca territoriale e gjykatës për kontestet martesore përcaktohet sipas kompetencës së përgjithshme territoriale, përveq kësaj kompetenca territoriale përcaktohet në bazë të kompetencës së zgjedhur. a. Kompetenca e përgjithshme territoriale përcaktohet sipas vendit ku është vendqëndrimi ose vendbanimi i të paditurit.
  • 13. 13 b. Kompetenca e zgjedhur përcaktohet sipas vendit ku jetojnë bashkëshortët. Procedura e shkurorëzimit fillon me padi ose me propozimin e përbashkët të bashkëshortëve. Parimisht padinë mund ta paraqesin vetëm bashkëshortët. Kur bashkëshortët e kanë paraqitur propzimin e përbashkët për shkurorëzim, së bashku me propozim duhet të paraqesin edhe marrëveshjen për mbajtjen e fëmijëve, ushqimin, edukimin, shkollimin. Në rastin e padisë, gjykata nuk do të marrë në shqyrtim padinë për shkurorëzim, nëse gruaja është shtatëzënë ose fëmija është nën moshën 1 vjeqare. Procedura e shkurorëzimit kalon nëpër disa etapa: I. Faza e I-rë – Faza e ndërmjetësimit apo e pajtimit; II. Faza e II-të – Faza e marrjes së masave të përkohshme; III. Faza e III-të – Faza e shqyrtimit kryesor; IV. Faza e IV-të – Faza e marrjes së vendimit; V. Faza e V-të – Procedura sipas mjeteve juridike – goditja e vendimit. Faza e I-rë – Faza e ndërmjetësimit apo e pajtimit Është fazë e veçantë në procedurën e shkurorëzimit përmes së cilës tentohet të arrihet pajtimi i bashkëshortëve dhe pengimi i zgjidhjes së martesës. Procedura e pajtimit nuk do të zhvillohet kur njëra nga palët ka paaftësi psiqike, kur njëri ose të dy bashkëshortët ndodhen jashtë RKs dhe në të gjitha ato raste kur pajtimi është i pamundshëm objektivisht. Faza e II-të – Faza e marrjes së masave të përkohshme Janë të gjithë ato masa të cilat janë të nevojshme siç janë: ushqimi i fëmijës, vendbanimi i fëmijës, vendosja e bashkëshortit të pasigururar dhe masat që kanë të bëjnë me administrimin e pasurisë. Faza e III-të – Faza e shqyrtimit kryesor Seanca kryesore ose procedura e provave është faza qendrore e procedurës së shkurorëzimit, ku gjykata merret me shqyrtimin e të gjitha provave të rëndësishme siç janë: dëgjimi i bashkëshortëve, dëgjimi i dëshmitarëve, shikimi i vendit të ngjarjes, shikimi i dokumenteve etj.. Faza e IV-të – Faza e marrjes së vendimit Marrja e vendimit bëhet nga gjykata me aktgjykim, me të cilin gjykata mund të refuzojë padinë dhe propozimin për shkurorëzim ose të lejojë shkurorëzimin. Faza e V-të – Procedura sipas mjeteve juridike – goditja e vendimit Mjete juridike ndahen në mjete të rregullta dhe mjete të jashtëzakonshme. Ankesa si mjet i rregullt bëhet ndaj aktgjykimit në raste kur ka shkelje të procedurës kontestimore, ka shkelje të së drejtës materiale dhe në lidhje me vërtetimin e gabuar të gjendjes faktike. Mjete të jashtëzakonshme konsiderohen: revizioni, kërkesa për mbrojtjen e ligjshmërisë dhe propozimi për përsëritjen e procedurës. Pasojat e zgjidhjes së martesës me shkurorëzim a. Gjendja statusore; b. Mbiemri; c. Pjestimi i pasurisë; d. Trashëgimia;
  • 14. 14 e. Vendbanimi; f. Kthimi i dhuratave; g. Ushqimi i bashkëshortit të pasiguruar; h. Dëmshpërblimet; i. Shpenzimet gjyqësore. Bashkëjetesa Bashkëjetesa është lidhja faktike ndërmjet një burri dhe një gruaje të moshës madhore me qëllim jetesën e përbashkët dhe krijimin e familjes. - Llojet e bashkëjetesës a. Bashkëjetesa e çastit – përfshinë marrëdhëniet intime momentale të një burri dhe gruaje. b. Bashkëjetea e përkohshme - përfshinë marrëdhëniet intime të përkohshme të një burri dhe gruaje. c. Bashkëjetesa e përhershme – përfshinë jetën e përbashkët të vazhdueshme të një burri dhe gruaje. - Efektet juridike të bashkëjetesës a. Krijimi i familjes; b. Krijimi i pasurisë së përbashkët; c. Përkujdesja ndaj fëmijëve - Shuarja e bashkëjetesës a. Me vdekje; b. Me shpalljen e bashkëshortit të zhdukur – për të vdekur; c. Me lidhjen e martesës; d. Me marrëveshje; e. Me shkëputje të njëanshme. LIGJERATA E VI-TË Temat: - e drejta prindërore (kuptimi dhe objekti) - ushtrimi i të drejtës prindërore - pezullimi, kufizimi, heqja dhe vazhdimi i të drejtës prindërore E DREJTA PRINDËRORE E drejta prindërore përfshinë tërësinë e normave juridike që rregullojnë marrëdhëniet mes prindërve dhe fëmijëve si dhe personave tjerë në gjini. - Objeki i të drejtës prindërore Objekt ka rregullimin e marrëdhënieve të prindërve dhe fëmijëve martesor; mes prindërve dhe fëmijëve jashtëmartesor; mes adoptuesit dhe të adoptuarit; legjitimin e fëmijve; dhe marrëdhëniet mes kushërinjëve të tjerë. - Subjektet e të drejtës prindërore Prindërit dhe fëmijët.
  • 15. 15 Ushtrimi i të drejtës prindërore Ushtrimi i të drejtës prindërore përfshinë tërësinë e veprimeve përmes të cilave reaizohen përgjegjësitë e prindërve ndaj fëmijëve. Kufizimi i të drejtës prindërore Ka të bëjë me çështje personale të fëmijës dhe me çështje pasurore të fëmijës. - Masat që kanë të bëjnë me të drejtën personale Në rastin e shkeljes së të drejtës prindërore organi i kujdestarisë merr këto masa: a) Tërheqja e vërejtjes; b) Mbikëqyrja e vazhdueshme; c) Marrja e fëmijës. - Masat në lidhje me të drejtën pasurore Organi i kujdestarisë në mënyrë të vazhdueshme e bënë mbikëqyrjen e administrimit të pasurisë nga prindërit dhe në rast të shkeljes merr masa me qëllim të mbrojtjes të interesave të fëmijës. Ato masa janë: a) Llogaria e vazhdueshme në lidhje me administrimin e pasurisë; b) Vendosja e masave siguruese në lidhje me pasurinë e prindit c) Barazimi i prindit me kujdestarin në lidhje me adminstrimin e psurisë së fëmijës. Pezullimi i të drejës prindërore Ekzistojnë shkaqet faktike dhe shkaqet juridike të pezullimit të së drejtës prindërore. Shkaqet faktike të pezullimit të drejtës prindërore janë rrethana që e pengojnë prindin ta ushtroj të drejtën prindërore siç janë: sëmundjet e ndryshme, udhëtimet e ndryshme etj.. Shkaqet juridike të pezullimit të drejtës prindërore janë heqja apokufizimi i zotësisë së veprimit të njërit apo të dy prindërve. Pezullimi përfundon në momentin e përfundimit të shkaqeve të cilat kanë çuar tek pezullimi. Heqja e të drejtës prindërore - Shkaqet e heqjes së të drejtës prindërore a) Keqëpërdorimi i të drejtës prindërore – Shtyerja e fëmijës për të kryer vepër penale Dhuna psikike dhe fizike b) Neglizhenca – mosushqyerja, mosedukimi, mos strehimi etj.. Kërkesën për heqjen e të drejtës prindërore e bën prindi tjetër, organi i kujdestarisë dhe gjykata (ex-officio). Procedura e heqjes së të drejtës prindërore zhvillohet sipas procdurës jo- kontestimore. - Kthimi i të drejtës prindërore Heqja e të drejtës prindërore vazhdon derisa ekzistojnë shkaqet që e kanë sjellë heqjen e saj. Kur pushojnë shkaqet apo arsyet që e kanë sjellë heqejen e të drejtës prindërore, prindit ose prindëërve me vendim të gjykatës u kthehet e drejta prindërore. Kërkesën për kthimin e të drejtës prindërore mund ta parashtrojë prindi dhe organi i kujdestarisë.
  • 16. 16 Vazhdimi i të drejtës prindërore E drejta prindërore mund të vazhdojë edhe pas arritjes së moshës madhore të fëmijës nëse ekzistojnë nëse ai për shkak të sëmundjeve psikike të diagnostifikuara, ngecjes në zhvillimin psikik, ose për shkaqe të tjera nuk është në gjendje të kujdeset për personalitetin dhe interesat e tij. - Procedura për vazhdimin e të drejtës prindërore Vazhdimi i të drejtës prndërore bëhet me procedurë gjyqësore jo-kontestimore. Kërkesa bëhet nga prindi ose organi i kujdestarisë, kërkesa duhet të bëhet para se fëmija të mbush moshën 18 vjeçe. - Pushimi i të drejtës prindërore të vazhduar E drejta prindërore e vazhduar do të përfundojë me pushimin shkaqeve që kanë sjellë vazhdimin e saj. Kërkesa për pushimin e të drejtës prindërore bëhet nga fëmija, prindërit dhe organi i kujdestarisë. LIGJERATA E VII-TË Temat: - legjitimimi i fëmijëve, statusi i fëmijëve martesor, statusi i fëmijëve jashtëmartesor - kundërshtimi i amësisë dhe kundërshtimi i atësisë - procedurat e kundërshtimi të amësisë dhe atësisë - njohja e amësisë dhe e atësisë - vërtetimi i amësisë dhe atësisë me vendim të gjykatës - të drejtat dhe detyrat midis prindërve dhe fëmijëve LEGJITIMIMI I FËMIJËS Fëmijë martesorë do të quhet fëmija i lindur nga martesa, të cilëve u dihet atësia dhe amësia. Fëmijë martesorë do të quhen edhe ata fëmijë prindërit e të cilëve kanë pasur qëllim të martohen, por njëri prind k avdekur andaj nuk është realizuar martesa, ose pas lindjes së fëmijës kanë shfaqur pengesa të ndryshme. Kushtet që duhen plotësuar për tu konsideruar një fëmijë, fëmijë martesor janë: a) Ekzistenca e martesës; b) Vërtetimi i amësisë; c) Vërtetimi i atësisë. Amësia – lidhja që qëndron ndërmjet nënës natyrore dhe fëmijës së saj. Vërtetimi i amësisë bëhet me procedurë, si dhe ligji thotë se do të zbatohen të njëjtat dispozita si të vërtetimit të atësisë. Njohja e amësisë bëhet me vendim gjyqësor, testament dhe njohje nga ofiçari. Vërtetimi i amësisë mund të kërkohet nga nëna biologjike, fëmija dhe nëna e prezumuar apo e supozuar. Njohja e amësisë do të kërkohet brenda 6 muajve nga momenti i marrjes së informatave se fëmija nuk është i saj, ose 7 vite nga lindja e fëmijës. Atësia – lidhja që qëndron ndërmjet babit biologjik dhe fëmijës së tij. At i fëmijës së lindur në martesë do të konsiderohet, burri i nënës së fëmijës nëse fëmija është lindur gjatë martese ose brenda afatit prej 300 ditësh pas mbarimit të martesës.
  • 17. 17 Kundërshtimi i amësisë dhe atësisë - Kundërshtimi i amësisë Subjektet që mund të kundërshtojnë amësinë janë: 1) Nëna e supozuar – paraqet padi në dy afate a. Afati subjektiv – prej 6 muajsh nga marrja në dijeni se ajo nuk është nëna e asaj fëmije. b. Afati objektiv – brenda 7 vitesh nga lindja e fëmijës 2) Nëna biologjike – paraqet padi në dy afate, subjektiv dhe objektiv dhe paraqet padi për: a. Për të kundërshtuar amësinë e nënës së supozuar b. Për vërtetimin e amësisë së saj. 3) Fëmija – E drejta e padisë së fëmijës nuk parashkruhet. Nëse fëmija nuk e ka arritur moshën madhore, padinë për kundërshtimin e amësisë në emër të tij, mund ta paraqesë Organi i Kujdestarisë. - Kundërshtimi i atësisë Subjektet që mund të kundërshtojnë atësinë janë: 1) Babai i supozuar – paraqet padi në dy afate a. Afati subjektiv – prej 6 muajsh nga marrja në dijeni se ai nuk është babai i asaj fëmije. b. Afati objektiv – brenda 10 vitesh nga lindja e fëmijës 2) Nëna – paraqet padi në afat prej 6 muajsh nga lindja e fëmijës 3) Babai biologjik – paraqet padi në afat prej 1 viti nga lindja e fëmijës për: a. Për të kundërshtuar atësinë e babait të supozuar b. Për vërtetimin e atësisë së tij. 4) Fëmija – E drejta e padisë së fëmijës nuk parashkruhet. Nëse fëmija nuk e ka arritur moshën madhore, padinë për kundërshtimin e amësisë në emër të tij, mund ta paraqesë nëna, ose kur nëna nuk është gjalë ose nuk i dihet vendbanimi i fundit i nënës, padinë në emër të tij mund ta paraqes kujdestari me leje e organit të kujdestarisë. Fëmijët jashtëmartesor Statusi i fëmijëve jashtëmartesor përcaktohet në bazë të: 1) Statusit familjar të nënës a. Nëna e pamartuar; b. Nëna e shkurorëzuar (pas kalimit të 300 ditëve nga zgjidhja e martesës) c. Nëna e ve d. Nëna e martuar që i është kundërshtuar me sukses atësia 2) Statusit të familjes ku jeton a. Fëmijë me atësi dhe me amësi të vërtetuar b. Fëmija me amësi të vërtetuar c. Fëmijë i gjetur - Njohja e atësisë së fëmijëve jashtëmartesor Atësia mund të bëhet me: a. Me testament b. Me gjyq c. Përpara ofiqarit d. Përpara organit të kujdestarisë
  • 18. 18 Kushtet për njohjën e atësisë: a. Aftësia për të vepruar(deklarata e njohjes nga i ati nuk revokohet) b. Pëlqimi i nënës (brenda 30 ditësh të deklarohet për njohjen e atësisë, ndërsa nësa nëna nuk pajtohet për njohjen e atësisë, atëherë babai mund ta paraqesë padinë brenda 3 vitesh pas marrjes së njoftimit të mospajtimit të nënës) c. Pëlqimi i fëmijës d. Fëmija të ketë lindur i gjallë Anulimi i vërtetimit të atësisë Format e anulimit absolut: a. Mungesa e formës b. Mungesa e pëlqimit të nënës c. Mungesa e përlqimit të fëmijës d. Fëmija nuk ka lindur gjallë Anulimi relativ ekziston atëherë kur deklarata për njohjen e atësisë është bërë nga veset e vullnetit. Padia për anulimin e deklaratës, mund të paraqitet brenda afatit prej gjashtë muajsh nga data e pushimit të veseve të vullnetit. Kundërshtimi i atësisë bëhet nga personi i prezumuar të jetë babai i fëmijës, e drejta e këtij personi shuhet për 1 vit nga regjistrimi i atësisë së kundërshtuar. Subjektet që mund të kërkojnë vërtetimin e atësinë janë: 1) Babai biologjik – paraqet padi në afat prej 3 vitesh nga dita kur është njoftuar për mospajtimin e nënës ose të fëmijës 2) Nëna – paraqet padi derisa e ka të drejtën prindërore 3) Fëmija – E drejta e padisë së fëmijës nuk parashkruhet. Nëse fëmija nuk e ka arritur moshën madhore, padinë për kundërshtimin e amësisë në emër të tij, mund ta paraqesë nëna, ose kur nëna nuk është gjalë ose nuk i dihet vendbanimi i fundit i nënës, padinë në emër të tij mund ta paraqes kujdestari me leje e organit të kujdestarisë. 4) Organi i kujdestarisë Të drejtat dhe detyrat në mes të prindërve dhe fëmijëve - Të drejtat dhe detyrat e prindërve ndaj fëmijëve a. Vënia e emrit dhe mbiemrit b. Edukimi dhe shkollimi i fëmijës c. Administrimi i pasurisë d. Tjetërsimi i pasurisë dhe disponimi e. Mbajtja e fëmijës (ushqimi) f. Ruajtja e fëmijës dhe rritja g. Përfaqësimi - Të drejtat dhe detyrat e fëmijëve ndaj prindërve Detyrimet e fëmijëve ndaj prindërve ndahet në detyrim moral dhe juridik. Detyrimi ligjor nënkupton mbajtjen e prindërve të cilët nuk kanë kushte të mira materiale jetese. Detyrimi moral nënkupton dëgjimin e prindërve, këshillimi me prindër, respektimi i tyre etj..
  • 19. 19 LIGJERATA E VIII-TË Temat: - adoptimi - procedurat e adoptimit, kushtet për adoptimit - pushimi i adoptimit - vendosja e fëmijës në familjen tjetër për përkujdesje FORMAT E VEÇANTA TË MBROJTJES SË FËMIJËVE PA PËRKUJDESJE PRINDËRORE Bëhet në 3 institute shtetërore: a. Adoptimi b. Vendosja e fëmijës në familje tjetër c. Kujdestaria Adoptimi Fjala adoptim rrjedh nga fjala latine “adoptio”. Adoptimi është një nga format themelore të mbrojtjes së fëmijëve pa përkujdesje prindërore. Qëllimi i themelimit të adoptimit është arritja e vendosjes së fëmijës (të adoptuarit) nën kujdesin e personit që dëshiron ta marrë fëmijën nën përkujdesjen dhe përgjegjësinë e tij. Adoptimi bëhet me akt solemn. Akt solemn është akt ligjor me të cilin gykata kërkon vendosjen e të njëjtave raporte si prindër fëmijë. - Kushtet për adoptim a) Nevoja për adoptim b) Kushtet e adoptuesit – Kushte personale (mosha madhore mbi 21 vjeç dhe me cilësi prindërore) dhe Kushte pasurore c) Kushtet e të adoptuarit (të jetë i mitur) d) Pëlqimi i prindërve - Procedura e adoptimit Adoptimi mund të themelohet vetëm me vendim të gjykatës. Procedura e adoptimit fillohet me paraqitjen e kërkesës për adoptim nga prindërit adoptues. Fazat e procedurës së adoptimit janë: Faza përgaditore – në këtë fazë përfshihen dhënia e këshilave ligjore, profesionale dhe përgaditja e dokumentacionit, si dhe në këtë fazë bëhet shqyrtimi i provave dhe dokumentacionit dhe nëse konstatohet se kushtet nuk janë plotësuar atëherë gjykata do të marrë aktvendim refuzues. Faza finale ajo e aktit të themelimit të adoptimit - Pushimi i adoptimit 1. Me anulim – Absolut dhe Relativ Absolut – nuk plotësohen kushtet e adoptimit, nuk ka forme Relativ – veset e vullnetit 2. Ex officio nga gjykata – në rastin kur fëmija është i mitur, dhe kur adpotuesi keqpërdor me të drejtën prindërore
  • 20. 20 Vendosja e fëmijës në familje tjetër Vendosja e fëmijës në familjen tjetër, është një nga format e mbrojtjes së fëmjës pa përkujdesje prindërore. Kjo është formë e organizuar e vendosjes së fëmijës në familje tjetër që bëhet nga institucionet kompetente (organi i kujdestarisë). Vendosja e fëmijës në familjen tjetër mund të bëhet edhe nga vetë prindërit. Së këndejmi ekzistojnë dy forma të vendosjes së fëmijëve në familjen tjetër: a. Vendosja nga vetë prindërit b. Vendosja në mënyrë të organizuar (nga organi i kujdestraisë). LIGJERATA E IX-TË Temat: - e drejta e kujdestarisë - personat nën kujdestari - kujdestaria ndaj fëmijëve të mitur - kujdestaria ndaj personave me pazotësi të veprimit (zotësi të hequr të veprimit) - rastet e veçanta të kujdestarisë - rastet e veçanta të kujdestarisë kur nuk janë përcaktuar me dispozita ligjore - pushimi i kujdestarisë E DREJTA E KUJDESTARISË E drejta e kujdestarisë është tërësia e normave juridike, pjesë përbërëse e së drejtës familjare, me anë të së cilës rregullohen mënyra e themelimit, ushtrimit apo prishjes së kujdestarisë si dhe rregullohen marrëdhënie tjera mes kujdestarit dhe personit të vendosur nën kujdestari. Kujdestaria është mbrojtja institucionale, komunale, administrative e bërë me qëllim të mbrojtjes sociale të veçantë të personave të mitur ose personave tjerë. - Subjektet që mbrohen nga kujdestaria a) Personat e mitur pa përkujdesje prindërore; b) Personat pa prindër c) Personat e abuzuar nga prindërit d) Personat e moshës madhore, por pa aftësi veprimi e) Dhe personat tjerë të përcaktuar me ligj. - Mënyra e ushtrimit të kujdestarisë a. Nga organi i kujdestarisë i drejtëpërdrejtë b. Nga kujdestari - Vendosja e një personi nën kujdestari, përfshinë: a. Marrjen e vendimit b. Caktimin e kujdestarit - Kujdestari dhe aftësitë e tij a. Të jetë person fizikë, përjashtimisht juridik b. Të ketë zotësi të plotë për të vepruar c. Të ketë integritet moral dhe gjendje të mirë pasurore
  • 21. 21 - Subjektet e detyruara për të qenë kujdestar a. Personat në vijë të drejtë pakufij b. Personat në vijë të tërthortë deri në shkallë të dytë - Përjashtimet e personave të detyruar a. Mosha madhore b. Për shkak të profesionit ose tanimë është kujdestar për persona të huaj c. Gruaja që e ka fëminë nën moshën 7 vjeqare d. Persona që kanë 3 e më shumë fëmijë - Subjektet që NUK mund të jenë kujdestar a. Persona pa aftësi veprimi b. Persona pa cilësi të kujdestarit c. Person të cilit i është hequr e drejta prindërore d. Person që është në kontest me personin nën kujdestari - Llojet e kujdestraisë a. Për të mitur b. Për personat e moshës madhore dhe pa zotësi veprimi c. Raste të veçanta - Heqja e zotësisë për të vepruar e personave madhor Gjykata kompetente është gjykata në të cilën gjendet vendbanimi ose vendqëndrimi i personit që do ti hiqet zotësia. Mund të inicohet nga bashkëshorti tjetër, të afërmit, personat që kanë interes dhe prokurori publik dhe organi i kujdestarisë. Kushtet që duhen plotësuar për heqjen e zotësisë: a. Sëmundje psikike b. Ngecje në zhvillimin psikik c. Përdorimi i narkotikëve dhe alkoolit dhe për arsye tjera - Kujdestari për raste të veçanta a. Në rastin e pasurisë pa pronar b. Në rastin e kontesteve mes prindërve dhe fëmijëve c. Për fëmijët e palindur d. Për raste të tjera në legjislacion - Shuarja e profesioit të kujdestarit a. Heqja dorë b. Pushimi c. Mbarimi i kujdestarisë d. Vdekja - Shuarja e marrëdhënies së kujdestarisë a. Arritja e moshës madhore mbi 18 vjeçe b. Kthimi i zotësisë së veprimit c. Kthimi i të drejtës prindërore d. Me emancipim e. Me vdekje
  • 22. 22 LIGJERATA E X-TË Temat: - marrëdhëniet pasurore familjare dhe e drejta e mbajtes - detyrimet e ushqimit (mbajtja financiar) - personat e detyruar për dhënien e ushqimit - kushtet për dhënien e ushqimi MARRËDHËNIET PASURORE FAMILJARE DHE E DREJTA E MBAJTES Marredheniet pasurore familjare jane te gjitha ato pasuri e krijuar nga puna e antarve te familjes gjate kohzgjatjes se bashkesise familjare - Marredheniet pasutore familjare ndahen ne a. Marredheniet bashkeshortore dhe b. Marrëdhëniet e familjes së gjerë - Detyrimi per ushqim 1.Afersia familjare 2.Nevoja per ushqim 3. Mundesia per ushqim 4.Menyra e dhenies - me mjete financiare dhe me mjete materiale - Karakteristikat e mbajtjes se ushqimit 1.Detyrime ligjor 2.E dr personale 3.Jepet per te ardhmen 4.Nuk parashkruhet 5.Nuk eshte demshperblim 6.Nuk kthehet 7.Ndryshohet nga gjykata - Llojet e detyrimit per ushqim 1.Midise bashkeshorteve (gjat marteses dhe pas marteses) 2.Midise prinderve dhe femijes 3.Midise antareve te tjere te familjes - te paralindurve dhe te pas lindurve , gjinia e krushqise , gjinia e adoptimit - Shuarja e detyrimit per ushqim midis bashkeshorteve 1.Pushimi i kushteve ligjore 2.Ndarja (shkurorezimi) 3.Bashkejetesa 4.Vdekja 5.Pandjenjesia