1. E drejta Ndërkombëtare Ekonomike
UNIVERSITETI I PRISHTINЁS
FAKULTETI JURIDIK
PUNIM SEMINARIK
Tema : Krahasimi i Bankës Qendrore të Kosovës me Bankat
Qendrore Rajonale dhe Bankës Qendrore të BE-së
Kandidate : Mentori:
Sebahate Neziri Prof.ast.Dr.jur Korab Sejdiu
Prishtinë 2011
1
2. E drejta Ndërkombëtare Ekonomike
PЁRMBAJTJA
1. Hyrje............................................................................................................ 3
2. Zhvillimi i bankave në evropë........................................................... ................3
2.1. Banka Qendrore.................................................................................... 4
2.2. Qëllimet e politikës monetare............................................................................ 4
2.3. Pavarsia e Bankës Qendrore............................................................................... 5
2.4. Banka Qendrore Evropiane................................................................................ 5
3. Eurosistemi.............................................................................................. 6
4. Banka Qendrore e Kosovës........................................................................ 7
4.1. Objektivat e BQK-së............................................................................................ 7
4.2. Detyrat e BQK-së................................................................................................. 8
5. Bankat Qendrore të Rajonit...................................................................... 9
4.1.Banka Qendrore e Kroacisë........................................................................ 9
4.1.1 Lidhjet Ndërkombëtare të Bankës Qendrore të Kroacisë................................ 10
4.1.2 Menaxhmenti dhe organizimi i Bankës Qendrore te Kroacise.........................11
4.2.Banka Qendrore e Shqipërisë...........................................................................12
4.2.1 Funksionet e Bankës Qendrore të Shqipërisë...................................................12
4.3.Banka Qendrore e Sllovenisë............................................................................13
4.3.1 Detyrat e Bankës se Sllovenisë........................................................................ 14
1
3. E drejta Ndërkombëtare Ekonomike
6. Biblografia................................................................................................... 15
7. Përfundim.................................................................................................. 16
1. Hyrje
Banka Qendrore është një institucion publik që zakonishtë mirret me qështjen e
monedhës,rregullimin e ofertës së parasë dhe kontrollon normat e interesit të
vendit.Poashtu, Banka është një instituicion i rëndësishëm që ka ngjajshmëri me
organizatat ekonomike sipas: statusit te pavarur juridik, pjesmarrja në qarkullimin
monetar të ekonomisë e shoqërisë , afarizmin sipas parimit të ekonimizimit dhe të
rentabilitetit.Funksioni kryesor i një banke qendrore është të sigurojë vendit
furnizimin me të holla, si dhe detyra më aktive e bankës është përfshirja e normave
të interesit. Banka Qendrore gjithashtu vepron si autoritet i rregullativës i politikës
monetare të vendit dhe është ofruesi i vetëm për shtypjen e shënimeve të
monedhave në qarkullim.
1
4. E drejta Ndërkombëtare Ekonomike
2. Zhvillimi i Bankave në Evropë
Gjatë periudhës së feudalizmit të zhvilluar, operacionet bankare janë kufizuar në
këmbimin e parave.
• Më 1407 themelohet banka e parë “CASA DI SAN GIORGO” në Gjenovë të
Italisë.
• Më paraqitjen e makinës me avullë dhe prodhimit masiv zhvillimi i punëve
bankare mori hov të madhë
• Më 1694 themelohet banka e parë qendrore (bank of England) nga Ëilliam
Peterson e cila konsiderohet si banka e parë emisionare.
• Më 1716 themelohet “BANQUE DE GENERALE” nga John Laë e cila
falimentoi për 4 vite për shkak të mashtrimeve të shtetit francez.
• Më 1800 ”BANQUE DE FRANCE “ u themelua nga Napoleoni për të financuar
luftën.
2.1. Banka Qendrore
Banka qëndrore është zhvilluar nga tipi universal I bankave të cilat krahas kryerjes
së punëve tjera kanë bërë edhe emisionin e parave . Me zhvillimin e sistemeve
monetare këto banka ndahen nga bankat e tjera dhe specializohen per emisionin e
1
5. E drejta Ndërkombëtare Ekonomike
parave, të cilën e kryejnë si institucion I previlegjuar në bazë të autorizimit të
veqantë të shtetit.
o Banka qendrore kryen këto punë me rëndësi:
a) Ajo bënë emisionin e kartë monedhave, monedhave dhe të kredisë.
b) Është e vetmja bankë që ka të drejtë të bëjë emisionin e parave të
cilat paraqesin mjetin ligjor të pagesës në një vend . Po ashtu duke
u dhënë kredi bankave të tjera ose duke blerë prej bankave
kërkesat ende të pa skaduara , banka qendrore formon të
ashtuquajturat para primare
c) .Zbaton politiken monetare – kreditore , e cila ka të bëjë me
regullimin e sasisë së parave varsisht nga qëllimet dhe detyrat e
politikës ekonomike.
2.2. Qëllimet e politikës monetare:
Ruajtja e stabilitetit të qmimeve paraqet gjendjen që niveli I përgjithshëm I
qmimeve të jetë në norme të ultë dhe stabile të inflacionit.
Rritja ekonomike paraqet rritjen e kapaciteteve të prodhimit të cilat për
kokën e një banori siguron më shumë mallra dhe shërbime ,e cila arrihet
nga rritja e prodhimit që qon në plotësimin e të mirave materiale dhe
nevojave tjera.
Punësimi I plotë do të thotë që të ketë punë për të gjithë personat të cilët
dëshirojnë të punojnë.
1
6. E drejta Ndërkombëtare Ekonomike
Ekuilibri i bilancit të pagesave arrihet me intervenimet e bankës qendrore
në llogarinë kapitale dhe llogarinë rrjedhse.
2.3. Pavarsia e Bankës Qendrore
Parimisht, Banka Qendrore duhet të jetë e pavarur, në mënyrë që t’I realizojë
qëllimet kryesore të politikës monetare. Kështu që ekzistojnë Banka Qendrore me
pavarësi në raport me pushtetin ekzekutiv, por edhe Banka Qendrore plotësisht të
varura nga pushteti ekzekutiv.
2.4. Banka Qendrore Evropiane(ECB)
- Banka Qendrore Evropiane është institucion i Bashkimit Evropian (BE), i cili
administron politikën monetare të 17 shteteve anëtare të eurozonës. Kjo
është një nga bankat qendrore më të rëndësishme të botës.
- Banka është themeluar nga Traktati i Amsterdamit në 1998, dhe është me
seli në Frankfurt,Gjermani. Presidenti aktual i BQE-së është Jean-
Claude Trichet, ish-president i bankës qendrore të Francës.
- Objektivi kryesor i BQE-së është ruajtja e stabilitetit të çmimeve.
Stabiliteti i çmimeve kontribun në arritjen e niveleve të larta të aktivitetit ekonomik
dhe të punësimit.
1
7. E drejta Ndërkombëtare Ekonomike
3. Eurosistemi
Dy institucionet të cilat plotësojnë qëllimet dhe detyrat e bankes qendrore evropiane
jane: sistemi evropian I bankave qendrore (SEBQ) dhe Eurosistemi.Sistemi evropian
është I kompozuar nga banka qendrore evropiane (THE EUROPEAN CENTRAL
BANK-ECB) dhe nga bankat qendrore nacionale të të gjitha vendeve antare të
unionit evropian ,ndërsa eurosistemi përdoret si nacion I cili I referohet bankes
qendrore evropiane dhe bankave qendrore nacionale të vendeve antare të cilat e
kanë adoptuar euron si valut të tyre nacionale.
Bankat Qendrore të vendeve antare të bashkimit evropian, të cilat nuk participojnë
në eurozonë , megjithatë janë antare të sistemit europian te bankave qendrore por
me status special , të cilave u lejohet që të drejtojnë politikat e tyre nacionale
respektive.
Detyrat dhe zotimet kryesore të eurosistemit janë:
1) Të definojë dhe të zbatoj politikën monetare të eurozones
2) Të administrojë operacionet e këmbimit të jashtëm
3) Te mbaje dhe te menaxhoj rezervat e jashtme zyrtare te vendeve antare
4) Të promovojë operacionet e hapura të sistemeve të pagesave
5) Të mbledhë informatat e domosdoshme statistikore
6) Të definoje dhe të zbatoj politiken monetare të eurozones
7) Të promovoj një kembim të efekshëm të informacioneve midis sistemit evropian te
bankave qendrore dhe autoriteteve mbikqyrëse.
1
8. E drejta Ndërkombëtare Ekonomike
o
Trupat vendimarrëse të bankës qendrore evropiane janë: Këshilli
Qeverisës dhe Bordit Ekzekutiv. Derisa egzistojnë ende vende antare
të unionit evropian që nuk e kanë adoptuar do të egzistojë edhe këshilli
I përgjithshëm.
1
Eurosistemi operon brenda kornizes ligjore të dizajnuar në nivel tëBE-s.
4. Banka Qendrore e Kosovës
Më 27 korrik 2010, Kuvendi i Kosovës ka miratuar Ligjin nr. 03/L-209 për “Bankën
Qendrore të Republikës së Kosovës”.
Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK), pasardhëse e Autoritetit Qendror
Bankar të Kosovës, është subjekt juridik publik bazuar në nenet 11 dhe 140 të
Kushtetutës dhe të dispozitave të këtij ligji, që ka autonomi administrative, financiare
dhe menaxhuese.
4.1 Objektivat e Bankës Qendrore të Kosovës
1
www.ecb.int
1
9. E drejta Ndërkombëtare Ekonomike
1. Objektivi parësor i Bankës Qendrore është të nxisë dhe të mbajë një sistem
financiar stabil, duke përfshirë një sistem të sigurt, të qëndrueshëm dhe efikas
të pagesave.
2. Objektiv shtesë i Bankës Qendrore i cili i nënshtrohet objektivit parësor të saj,
është të kontribuojë në arritjen dhe ruajtjen e stabilitetit të çmimeve vendore.
3. Pa paragjykuar arritjen e këtyre objektivave, Banka Qendrore mbështet
politikat e përgjithshme ekonomike të Qeverisë.
4. Banka Qendrore vepron në pajtim me parimin e ekonomisë së tregut të hapur
me konkurrencë të lirë, duke favorizuar shpërndarjen efikase të resurseve.
4.2 Detyrat e Bankës Qendrore të Kosovës
Janë të orientuara në;
a) përcaktimin dhe zbatimin e politikave të një sistemi financiar stabil duke
përfshirë mbikëqyrjen e një skeme të sigurimit të depozitave, kryerjen e
operacioneve të tregut, si dhe ofrimin e likuiditetit emergjent;
b) rregullimin, licencimin, regjistrimin dhe mbikëqyrjen e institucioneve financiare
ashtu si specifikohet më tej në këtë ligj apo ndonjë ligj tjetër;
c) promovimin dhe mbikëqyrjen e sistemeve të sigurta, të qëndrueshme dhe
efikase të pagesave, të kliringut dhe të shlyerjes së letrave me vlerë;
d) sigurimin e një furnizimi të duhur të kartëmonedhave dhe monedhave në
Kosovë;
e) mbajtjen dhe menaxhimin e rezervave ndërkombëtare;
f) mbledhjen dhe publikimin e statistikave;
g) kontribuon në arritjen dhe mbajtjen e stabilitetit të çmimeve vendore;
h) informimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Qeverisë dhe publikut
1
10. E drejta Ndërkombëtare Ekonomike
i) të gjerë rreth politikave, detyrave dhe operacioneve të saj ashtu siç
përcaktohet më tej në këtë ligj;
j) veprimin si bankier, këshilltar financiar dhe agjent fiskal për Qeverinë dhe çdo
organ publik dhe organizatë publike të Kosovës;
k) bashkëpunimin dhe pjesëmarrjen në këshillat dhe organizatat ndërkombëtare
përkitazi me çështje brenda fushës së saj të kompetencave dhe,
l) realizimin e çdo aktiviteti ndihmës që rrjedhë nga ushtrimi i detyrave të saj
2
sipas këtij ligji apo ndonjë ligji tjetër.
5. Bankat Qendrore të Rajoni
5.1. Banka Qendrore e Kroacisë
Banka Kombëtare e Kroacisë e njohur si HNB ( Hrvatska Narodna Banka) është
banka qendrore e Republikës së Kroacisë.
Banka Kombëtare është krijuar nga Kushtetua e Kroacisë e cila u miratua nga
Parlamenti Kroat më 21 Dhjetor 1990. Ajo udhëhiqet nga Ligji për Bankën
Kombëtare si dhe nga Parlamenti, ndërsa kryhesohet nga Guvernatori i bankës. Që
nga korriku i vitit 2000 guvernator i Bankës Kombëtare Kroate është Zeljko
Rohatinski.
Neni 53 i Kushtetutës së Republikës së Kroacisë, të miratuar më 21 Dhjetor
1990, përcakton Bankën Kombëtare Kroate si banka qendrore e Republikës
së Kroacisë me përgjegjësitë e mëposhtme:
2
www.bqk.org.
1
11. E drejta Ndërkombëtare Ekonomike
"Banka Kombëtare e Kroacisë do të jetë banka
qendrore e Republikës të Kroacisë. Banka Kombëtare e Kroacisë në kuadër të të
drejtave të tij dhe detyrave, të jetë përgjegjës për stabilitetin e
monedhës dhe për likuiditet gjeneral të pagesave në vend dhe jashtë
vendit. Banka Kombëtare e Kroacisë do të jetë e pavarur në punën e saj si
dhe do të jetë përgjegjëse për Parlamentin Kroat. Fitimet e
bëra përmes operacioneve të Bankës Kombëtare të Kroacisë do
të grumbullohen në buxhetin e shtetit. Statusi iBankës Kombëtare të Kroacisë,
duhet të rregullohet me ligj.
Bankës Kombëtare Kroate i është dhënë emri i tashëm në Aktin Themelues mbi
Rishikimin dhe Amandamentet e Kushtetutës së Republikës së Kroacisë të 15
Dhjetorit 1997.
Në tekstin e konsoliduar të Kushtetuës së Republikës së Kroacisë neni 53 citoi
ndryshimet si më poshtë :
"Banka Kombëtare Kroate, do të jetë banka qendrore e
Republikëssë Kroacisë. , statusi të drejtat dhe detyrimet e Bankës Kombëtare
kroate do të rregullohen me ligj. Banka Kombëtare Kroate, do të jetë i
pavarur në punën e saj dhe do të jetë përgjegjëse për Parlamentin kroat. "
Akti tjetër i miratuar më 5 Prill 2001 i Bankës Kombëtare Kroate ndër të tjera
përcakton statusin, operacionet , statusin e pronësisë, kompetencat dhe organizimin
e bankës kombëtare. Ky akt promovon pavarësinë institucionale, financiare dhe
personale të Bankës Qendrore Kroate dhe ofron një kornizë ligjore të operacioneve
të saja e cila është në përputhje me ligjet e Bashkimit Evropian.Ky akt përcakton
edhe objektivin kryesor të Bankës Qendrore Kroate që të arrijë dhe të ruajë
stabilitetin e çmimeve.
Fillimisht shteti Kroat si monedhë përdori dinarin Kroat i cili përdoret që nga 23
Dhjetor 1991 fillimisht si monedhë e përkohshme e shtetit të pavarur Kroat, kurse si
monedhë e vetme zyrtarisht u bë më 1 Janar 1992.Dinari Kroat u zëvendësua nga
1
12. E drejta Ndërkombëtare Ekonomike
Kuna më 30 Maj 1994 dhe tash e tutje është monedha zyrtare e përhershme e
3
Republikës së Kroacisë.
5.1.1 Lidhjet ndërkombëtare të Bankës Qendrore Kroate
Banka Kombëtare Kroate mund të jetë një anëtare e institucioneve ndërkombëtare
dhe organizatave kompetente për politikën monetare, politikën e jashtme të
këmbimit, operacionet e pagesave, mbikëqyrjen e institucioneve të kreditit dhe fusha
të tjera brenda kompetencave të saj, dhe mund të merr pjesë në punën e tyre. Banka
Kombëtare Kroate mund të përfaqësojë Republikën e Kroacisë në institucionet dhe
organizatat ndërkombëtare.
o Banka Kombëtare Kroate është një anëtare e Bankës për Rregullime
Ndërkombëtare.
5.1.2 Menaxhimi dhe organizimi i Bankës Qendrore Kroate
Këshilli i Bankës Kombëtare Kroate përbëhet nga Guvernatori, Zëvendës
Guvernatori i Bankës Kombëtare kroate, dhe jo më shumë se tetë anëtarë të
jashtëm. Këshilli i Bankës Kombëtare kroate është kompetent dhe përgjegjës për
arritjen e objektivit dhe për politikat e kryerjes së detyrave të Bankës Kombëtare
Kroate dhe përcakton në lidhje me veprimtaritë e Bankës Kombëtare Kroate.
Këshilli i Bankës Kombëtare Kroate merr vendime për çështjet brenda fushës së tij të
aktivitetit në mbledhjet e tij,të Statutit të Bankës Kombëtare Kroate specifikon
çështjet brenda kompetencave të Këshillit të Bankës Kombëtare Kroate, të cilin
3
www.hnb.hr
1
13. E drejta Ndërkombëtare Ekonomike
Këshilli i Bankës Kombëtare Kroate mund t'ia delegojë Guvernatorit të Bankës
Kombëtare Kroate.
Guvernatori i Bankës Kombëtare Kroate është kryetar i Këshillit të Bankës
Kombëtare Kroate. Mbledhjet e Këshillit të Bankës Kombëtare Kroate janë të
mbledhura dhe kryesohen nga Guvernatori i Bankës Kombëtare Kroate. Në
mungesë të tij, Kryetari i Këshillit të Bankës Kombëtare Kroate zëvendësohet nga
Guvernatori zëvendës i Bankës Kombëtare Kroate. Këshilli i Bankës Kombëtare
Kroate merr vendime me shumicën e dy të tretave të anëtarëve të pranishëm në
takim.
5.2. Banka Qendrore e Shqipërisë
Historia e Bankës së Shqipërisë dhe e sistemit monetar e të kreditit në Shqipëri
është historia e përpjekjeve që i paraprijnë krijimit të Bankës Kombëtare të
Shqipërisë (1925-1944), kalimit në Bankën e Shtetit Shqiptar (1944-1992), për të
përfunduar në vitin 1992 me Bankën e Shqipërisë, e cila sot gëzon atributet e një
banke qendrore moderne.
Në fund të vitit 1990, ndërrimi i sistemit politik në Shqipëri do të pasqyronte
ndryshime thelbësore, duke bërë që ekonomia të hynte në një fazë transformimi nga
një ekonomi shtetërore në një ekonomi tregu të lirë, transformim ky që do ti jepte jetë
sistemit bankar dynivelësh në Shqipëri. Për rrjedhim, në 22 prill 1992, u krijua Banka
e Shqipërisë nëpërmjet miratimit të ligjit nr. 7559, “Për Bankën e Shqipërisë”, i cili u
rishikua më vonë sipas modeleve të vendeve perëndimore e rekomandimeve të
organizmave ndërkombëtare.
Statusi i Bankës së Shqipërisë sanksionohet në nenin 161 të Kushtetutës së
Shqipërisë dhe ligjin nr. 8269, datë 27.12.1997 "Për Bankën e Shqipërisë", i cili
përcakton objektivat, detyrat, marrëdhëniet me sistemin bankar dhe me shtetin,
1
14. E drejta Ndërkombëtare Ekonomike
organizimin dhe drejtimin, pronësinë mbi kapitalin, pasqyrat financiare dhe
shpërndarjen e fitimit.
Banka e Shqipërisë ka të drejtën ekskluzive për emetimin e kartëmonedhës dhe të
monedhës kombëtare me kurs ligjor brenda territorit të Republikës së Shqipërisë. Ajo
është emetuesja e vetme e kartëmonedhës dhe e monedhës kombëtare shqiptare.
Njësia monetare në Republikën e Shqipërisë është "Leku".
5.2.1 Funksionet e Bankës Qendrore të Shqipërisë
o Banka e Shqipërisë gëzon funksionet e mëposhtme:
• Harton, miraton dhe zbaton politikën monetare të vendit, për realizimin e
objektivave të së cilës ajo përdor instrumentet e duhura monetare;
• Ka të drejtën ekskluzive të nxjerrjes e të qarkullimit të kartëmonedhës dhe të
monedhës kombëtare;
• Mban dhe administron rezervat valutore të Republikës së Shqipërisë;
• Harton, miraton e zbaton regjimin e këmbimit valutor si dhe politikën e kursit
të këmbimit;
• Licencon ose revokon licencën për ushtrimin e veprimtarisë bankare si dhe
mbikëqyrë aktivitetin bankar me qëllim sigurimin e stabilitetit të sistemit
bankar;
• Shërben si bankier, këshilltar e agjent fiskal i Republikës së Shqipërisë;
• Shërben si bankë e bankave të nivelit të dytë;
• Nxit funksionimin normal të sistemit të pagesave.
1
15. E drejta Ndërkombëtare Ekonomike
5.3 Banka Qendrore e Sllovenisë
Banka e Sllovenisë është banka qendrore e Republikës së Sllovenisë. Ajo është
themeluar më 25 qershor 1991 nga miratimi i Aktit të Bankës së Sllovenisë (Bosa).
Kjo bankë është një entitet ligjor që qeveriset nga ligji publik. Ajo është autonome në
dispozicion të mjeteve të saj. Banka e Sllovenisë është e pavarur në vendim-marrje
dhe, në zbatim të Bankës së Sllovenisë(Bosa).
Që nga futja e euros me 1 janar 2007, Banka e Sllovenisë, në kryerjen e detyrave
është plotësisht dakord me dispozitat e Bashkimit Evropian.
Organet ekzekutive të bankës janë Guvernatori dhe Bordi drejtues. Bordi drejtues
përbëhet nga pesë anëtarë, Guvernatori dhe katër zëvendës-Guvernatorëve.
Guvernatori dhe zëvendës Guvernatorët e Bankës së Sllovenisë janë propozuar në
Asamblenë Kombëtare nga Presidenti i RS-së.
Selia e Bankës së Sllovenisë është në Lubljanë dhe që nga antarësimi I saj në
Eurosistem në vitin 2007 përdor Euron si monedhë zyrtare të saj.
o Si një anëtar i Sistemit Evropian të Bankave Qendrore, në përputhje me Traktatin
themelues të Komunitetit Europian dhe dy statutet e sapo përmendur, Banka e
Sllovenisë kryen detyrat e mëposhtme:
Zbaton politikën monetare.
Bashkë menaxhon rezervat zyrtare të shteteve të huaja anëtare në përputhje
me Traktatin për themelimin e Komunitetit Evropian.
Banka e Sllovenisë gjithashtu kryen të gjitha detyrat e tjera në pajtim me Bosa
4
( Akti i Bankës së Sllovenisë).
4
www.bsi.si
1
16. E drejta Ndërkombëtare Ekonomike
5.3.1 Detyrat e Bankës së Sllovenisë
Stabiliteti financiar është detyrë ligjore e Bankës së Sllovenisë.
Në Bankën e Sllovenisë, stabiliteti financiar është përcaktuar si një situatë në të cilën
elementet e sistemit financiar (tregjeve financiare, institucioneve financiare dhe të
infrastrukturës financiare) të funksionojnë pa ndërprerje sistematike, dhe në të cilën
çdo pjesë përbërëse e sistemit siguron shkallën më të madhe të mundshme të
fleksibilitetit në përgjigje të goditjeve që mund të ndodhin. Akti për Bankën e
Sllovenisë përcakton :
“Në ndjekjen e objektivit kryesor të specifikuar në paragrafin e parë të këtij neni, dhe
objektivi i përcaktuar në paragrafin e dytë të këtij neni, Banka e Sllovenisë, do të
përpiqet për stabilitetin financiar, duke marrë parasysh parimet e një ekonomie tregu
të hapur dhe të pa konkurrencë.”
Rritja e rëndësisë së stabilitetit financiar detyroi Bankën e Sllovenisë në formimin e
Departamentin për Stabilitetin Financar në vitin 2004. Departamenti sistematikisht
grumbullon informata që ndikojnë në stabilitetin financiar, i proceson ato, i analizon,
dhe paraqet rezultatet për drejtuesit e lartë të Bankës së Sllovenisë dhe të publikut të
5
gjerë.
5
www..bsi.si
1
17. E drejta Ndërkombëtare Ekonomike
6. Përfundim;
Siç është cekur më lartë ndër objektivat kryesore të Bankave Qendrore është
stabiliteti ekonomik financiar .Për realizimin e qëllimeve kryesore të politikës
bankare, Bankat Qendrore duhet të jenë të pavarura në raport me shtetin dhe të
posedojnë autonomi. Po ashtu edhe natyra e marrëdhënjes në mes bankës
qendrore dhe regjimit në pushtet ndryshon nga vendi ne vend dhe kjo po vazhdon të
zhvillohet me kalimin e kohës.
Një ndër dallimet e Bankës Qendrore e Kosovës me Bankat Qendrore rajonale
është varësia nga shteti si dhe nuk lëshon kartemonedha dhe monedha por bënë
ruajtjen dhe furnizimin e tyre.
6. Biblografia
o Gazmend Luboteni – Banka dhe afarizmi bankar
o Safet MerovcI - Tregjet Financiare
o Sabaudin Komoni – Financat
1
18. E drejta Ndërkombëtare Ekonomike
o www.Wikipedia.com
o www.BQK.org
o www.BSI.si
o www.HNB.com
o www.bankofalbania.com
1