SlideShare ist ein Scribd-Unternehmen logo
1 von 213
EDREJTA
PENALE
Me luftën kundër fenomenit penal, që ndryshe është quaj -tur
dhe patologji sociale, merren dhe degë të tjera të së drejtës si
kriminologjia, penologjia, kriminalistika etj.
E veçanta për të drejtën penale është se ajo përcakton
momentet kryesore që përbëjnë dhe boshtin e kësaj lufte,
përcakton
kushtet e përgjithshme dhe të
Vecanta
sipas të cilave një vepër mund të konsiderohet vepër penale,
sanksionet që parashikohen për autorët e tyre, si dhe rrethanat e
vecanta (lehtësuesë dhe rënduese)
që duhet të meren parasysh nga gjykata, në procesin e caktimit të
tyre rast pas rasti.
Tre aspektet e së drejtës penale moderne janë:
E drejta penale është një tërësi e normave të së drejtës publike që
parashikojnë ato vepra për të cilat janë parashikuar sanksione
penale, të ndry shueshme këto edhe në raport me personalitetin e
autorit.
Thelbin e së drejtës penale e përbën ajo pjesë e saj, që emërtohet
përgjegjësia penale duke vep ruar kjo në mënyrë të pavarur nga
vullneti i aty re, interesat e të cilëve mbrohen.
E drejta penale është e përbërë nga dy pjesë:
Pjesa e përgjithshme ,e cila përfshin tërësinë e parimeve të
përgjithshme, të rregullave të njëjta, të parashikuara në Kushtetutë ,
në pjesën e parë të K.Penal, të cilat hedhin themelet e përgjegjësisë penale.
Këto parime janë të vlefshme për pjesën më të madhe të veprave penale specifike apo
për kategori të tyre, pa qënë e nevojshme të përsëriten, apo të përfshihen në figurën e
veprës penale konkrete, dhe që përcaktojnë elementët dallues të veprave penale .
Pjesa e posacme
Pjesa e posacme ,e cila ka për objekt studimin e figurave konkrete
të veprave penale të parashikuara në dispozitat e vecanta të
pjesës së posacme,
sidomos elementët përbërës të tyre, si dhe
rrethanat lehtësuese dhe
rënduese në të cilat kryhen veprat penale nga persona
konkretë.
Përkufizimi i lartpërmendur ka një rëndësi të madhe, res
pektimi i të cilit në kushtet e një shoqërie demokratike, është
një kusht si ne quanon, për respektimin dhe mbrojtjen e të
drejtave dhe të lirive themelore të individit të mbrojtura me
Kushtetutë,
Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut dhe me
akte të tjera kombëtare dhe ndërkombëtare.
Percaktimi i veprës penale
Duke përcaktuar veprën penale, si veprim ose mosveprim
shoqërisht të rrezikshëm, të parashikuar me ligj dhe të kryer me
faj (dashje apo pakujdesi),
Kjo degë e së drejtës hedh bazat për një luftë efektive kundër
kriminalitetit.
Ajo synon të vendosë përpara përgjegjësisë penale vetëm ata
persona që kryejnë vepra, të cilat plotësojnë kushtet e
përkufizimit të sipërcituar si dhe garanton ligjshmërinë në
procesin penal.
KREU I
NOCIONI DHE FUNKSIONET E SË DREJTËS PENALE
1. Nocioni i së drejtës penale
1.1. Sjellja devijuese dhe kriminaliteti
Nevojat dhe interesat e përbashkëta, si dhe rregullat për sjelljen e
anëtarëve në bashkësinë njerëzore janë supozimi themelor dhe kushti
elementar për ekzistimin e saj.
Rregullat e sjelljes varen nga karakteri i zhvillimit të shoqërisë. Natyra
e tyre është e ndryshme, ashtu që sistemin normativ të shoqërisë e
përbëjnë normat morale, zakonore, juridike, etj. Por, cila do rregull ka
kuptim vetëm nëse shkelja e saj paraqet përjashtim, përkundër
pranimit të përgjithshëm dhe respektit.
Meqë çdo rregull, e formësuar nëpër norma të caktuara e përjeton
fatin të jetë e cenuar, bashkësia shoqërore përpiqet që me forcë ta
imponojë respektimin e tyre, duke identifikuar shmangiet nga to si
sjellje devijuese.
Cilësia e çdo sjelljeje njerëzore
Cilësia e çdo sjelljeje njerëzore si devijuese nuk është e
natyrshme, por determinim social: asnjë sjellje njerëzore nuk
është devijuese vetvetiu, por në relacion me normat e
caktuara shoqërore.
Nga këtu, nocioni për sjelljen devijuese nuk është deskriptiv,
por nocion askriptiv.
Ai nënkupton gjykim negativ të shoqërisë, sipas të cilit sjellja
e tillë shmanget nga ndalesat ose urdhrat e caktuara gjithë-
përfshirëse dhe paraqet shkak për reaksionin shoqëror për
shkak të korrigjimit të sjelljes së individit.
Sipas definimit sociologjik,
SIPAS DEFINIMIT SOCIOLOGJIK,
 NNOCIONI PËR SJELLJEN KRIMINALE UNIFIKOHET
ME NOCIONIN PËR SJELLJE ASOCIALE ME TË CILËN
INDIVIDI VJEN NË KONFLIKT ME NORMAT SOCIALE.
 KY DEFINIM DEPËRTON NË STRUKTURËN SOCIOLO-
GJIKE DHE KUPTIMIN E RREGULLAVE TË SJELLJES TË
IMPONUAR NGA GRUPI SOCIAL, SI DHE SHKAQET E
PROCESEVE INDIVIDUALE QË INKLINOJNË NGA ATO
RREGULLA, POR RREZIKON T’I JEP PËRGJIGJE
PYETJES: CILA SJELLJE ËSHTË KRIMINALE?
QASJA SOCIOLOGJIKE ËSHTË RELEVANTE PËR TË
DREJTËN PENALE NË MASË NË TË CILËN E SQARON
DIMENSIONIN MATERIAL, SOCIOLOGJIK TË
NOCIONEVE PENALO-JURIDIKE.
Për definimin juridik, kriminale janë sjelljet që janë të ndaluara
me normat e së drejtës penale.
Sjellja e njeriut pavarësisht nga karakteri i saj asocial, dëmi i tij për
të tjerët ose shoqërinë në përgjithësi bëhet penalo-juridikisht
relevant edhe atëherë kur është i ndaluar me Kodin penal dhe kur
për sjellje të tillë është paraparë dënim apo sanksion tjetër.
Bëhet fjalë për definim formal ose pozitivo-juridik të
kriminalitetit.
Ai, përkundër definimit sociologjik nuk përgjigjet në pyetjen: pse
një sjellje llogaritet si kriminale?
Bëhet ajo kriminale për arsye se është e shpallur si vepër penale
ose është e shpallur si vepër penale për arsye se është kriminale?
Por, definimi juridik për dallim nga ai sociologjik nuk përjashton
hulumtimin e mëtejmë të këtyre aspekteve.
Mosrespektimi i normave sociale
Si formë e mosrespektimit të normave sociale, kriminaliteti e ndjek
bashkësinë njerëzore që nga fillimi i saj.
Reaksioni i veprimit të palejuar çdoherë ka pasur karakterin e reaksionit
të detyrueshëm ndaj kryesit të shkeljes, por format dhe instrumentet e
tyre ndryshohen me zhvillimin e bashkësisë shoqërore.
Në fillimet e hershme të shoqërisë njerëzore (shoqëria primitive), ajo
është mbështetur mbi solidaritetin shoqëror, pajtimin dhe mjetet
kolektive të reaksionit të detyrueshëm.
Me paraqitjen e shtetit dhe së drejtës, ndalesat, shkelja e së cilave
paraqet krim, në emër të shoqërisë i definon shteti, kurse zbatimi i
detyrueshëm i tyre merr karakterin e detyrimit shtetëror.
1.2. Definimi i nocionit të së drejtës penale
Nocioni i së drejtës penale ka kuptim të dyfishtë: si emërtim i një dege të së drejtës pozitive dhe
si emërtim i shkencës juridike, ku si objekt studimi është e drejta penale pozitive.
Me termin e drejtë penale nënkuptojmë një degë të legjislacionit pozitiv të shtetit të caktuar
dhe një degë të shkencave juridike, përkatësisht të shkencës së të drejtës penale.
Të drejtën penale si degë e së drejtës pozitive
Të drejtën penale si degë e së drejtës pozitive të shtetit e definoj-
më si sistem normash ligjore me të cilat sjelljet e caktuara
njerëzore shpallen si vepra penale dhe për vepra të tilla janë të
parapara dënime si dhe sanksione tjera nga ana e shtetit si dhe
përcaktohen kushtet për zbatimin e dënimeve dhe sanksioneve
tjera penalo-juridike.
Ky definim formal i së drejtës penale si nocione themelore i
përmban veprën penale dhe dënimin, respektivisht sanksionin
penal juridik, ashtu siç është i përcaktuar me ligj.
Me të janë të përcaktuara specifikat themelore të kësaj dege të së
drejtës, përkundër degëve tjera të sistemit juridik.
Definimi formal vetëm pjesërisht e sqaron përmbajtjen e
nocionit të së drejtës penale
Definimi formal vetëm pjesërisht e sqaron përmbajtjen e nocionit të së drejtës
penale.
 Ai ende nuk përgjigjet në pyetjen: pse ligji sjelljet e tilla i shpall si vepra penale,
pse përcakton zbatimin e dënimeve dhe sanksioneve tjera penalo-juridike?
Përgjigje në këto pyetje jep definimi formal juridik:
e drejta penale është sistem normash ligjore për veprat penale dhe dënimet,
respektivisht sanksioneve tjera të vendosura për shkak të mbrojtjes së vlerave
dhe të mirave më të rëndësishme individuale dhe shoqërore.
Ky definim e sqaron funksionin kryesor mbrojtës të së drejtës penale, kurse me
të kuptimin edhe domethënien e saj sociale
E drejta penale si shkencë juridike (shkenca e së drejtës penale, shkenca
penalo-juridike)
E drejta penale si shkencë juridike (shkenca e së drejtës penale,
shkenca penalo-juridike) është disiplinë shkencore që si lëndë
studimi në radhë të parë e ka të drejtën penale pozitive dhe
zbatimin e saj praktik.
Por, përveç studimit dhe sqarimit të së drejtës penale pozitive
(siç është), shkenca penalo-juridike merret edhe me të drejtën
penale korrektuese (siç duhet të jetë).
Ai është aspekti i brendshëm kritik i mendimit penal juridik,
arsyetimi i të cilit mund të ilustrohet nëpërmjet pyetjes së vetme:
vallë, po qe se abrogohet ligji sipas të cilit humb edhe lënda e
shkencës penalo-juridike si shkencë e së drejtës penale pozitive, a
do të humbet edhe kriminaliteti?
Pyetja nuk është pa kuptim teorik!
Ekzistojnë shkencëtarë në krahun e ash -tuquajtur kriminologji radikale,
ose shkojnë nga ajo se nocioni për krimi -nalitetin nuk është asgjë tjetër pos
ekspe -rtizë krijuese dhe rezultat përfundimtar i një procesi të etiketimit të
sjelljes njerëzore nga ana e grupit shoqëror në pushtet.
Sipas tyre receta më e thjeshtë për pengimin e kriminalitetit është t’i
abrogojmë kodet penale dhe s’do të ketë kriminalitet”
1.3. Për emërtimin e drejtë penale (ndëshkimore) në vend “të së drejtës
penale”
Shpeshherë këto dy emërtime hasin në proble -matikë të
zbatimit, prandaj janë të cekura disa argumente për
përdorimin e tyre.
Nuk janë të parëndësishme edhe pse nuk janë qenësore
ato që janë ndërmarr nga e drejta penale komparative.
Çdokund kjo degë është e njohur si “e drejta penale
(ndëshkimore)”: ashtu në të drejtën anglo-saksone (Penal
law; përdoret edhe nocioni Criminal law, nga “crime”- krim,
vepër penale, por nocioni “e drejtë kriminale” do të ishte
tepër i ngathët!); e drejta gjermane (Strafrecht); e drejta
franceze (droit pénal; më rrallë droit criminel); e drejta
italiane (diritto penale); e
Nocioni “e drejta penale” në terminologjinë bashkekohore është
inkuadruar nën ndikimin e terminologjisë serbo-kroate, në të
cilën është e lidhur për nocionin e veprës së palejuar (fajësi,
shtrembëri).
Këtë shprehje mund ta gjejmë edhe në literaturën tonë, por në
kuptimin e ndryshimit, që nis jo nga vepra e palejuar, por nga faji,
përgjegjësia nga vepra e tillë.
Duke bërë disa analiza të të folurit popullor do të mund t’i
gjejmë këto fjalë të urta:
ku ka shtrembëri, mos kërko prirje, kurse ku ka drejtësi, paqja
dhe mëshira mbizotërojnë; drejt flet kurse punon shtrembët dhe
jodrejtë; drejtësia dhe shtrembësia urrehen etj. Fjala e shtrembët
më shpesh domethënë jo të drejtë, diçka e kundër nga e
drejtësia, si dhe faji, përgjegjësi për veprën e kryer.
Kur e përdorim fjalën i shtrembët ose shtrembësi në të folurit e
përditshëm mendojmë në fajin, përgjegjësisë për veprën e kryer,
kurse jo në vetë veprën.
Kur jemi në terminologjinë e vjetër, interesant është shembulli i
terminologjisë sllovene
që nga koha e shtetit të përbashkët të RSFJ: përkundrazi
pranimit të termeve “e drejtë penale (ndëshkimore), e drejtë
penale (shtrembërore) etj. në republikat tjera,
Sllovenia qysh atëherë ka përdorur këto nocione, kuptohet edhe
sot e kësaj dite, termin për të cilin këtu bëhet fjalë (Kazenski
zakon, kazensko pravo).
Terminologjia juridike kroate pas miratimit të KP Kroat në vitin
1997 po ashtu u kthye në nocionet e mëhershme (e drejta
penale, vepra penale etj), edhe pse në një pjesë të teorisë ato
asnjëherë nuk ishin të braktisur (ashtu titulli i librit të profesorit
nga Zagrebi Frank “Teoria e së drejtës penale”, i botuar më vitin
1955.
Argumenti thelbësor në favor të përdorimit të termeve “e drejta penale”,
“vepra penale”, “përgjegjësia penale” etj., është në përmbajtjen e
sistemit kategorial të kësaj dege të së drejtës. Bazën e saj e përbëjnë
vepra penale dhe dënimi!
Dënimi, si pasojë juridike e veprës së kryer është kategori pas të cilit kjo
degë dallohet nga degët tjera të së drejtës.
Përderisa degët tjera të së drejtës përmbajnë pjesë të së drejtës delikte,
që për objekt e kanë deliktin (e drejta civile-delikti civil) ose operojnë me
nocionin për fajin, dhe vetëm e drejta penale e njeh dënimin si reaksion i
detyrueshëm shtetëror për veprën e kryer.
Dënim, ekziston në të vërtetë edhe në sistemet kategoriale të degëve
tjera (kështu: dënimi disiplinor, dënimi kontraktues, etj.), por e drejta
penale e legjitimon vetëm dënimin publik (shtetëror) që përbëhet nga
Shprehja “e drejta penale” dalëngadalë depërton edhe në shkencën
tonë penalo-juridike, edhe pse në pjesën më të madhe të saj është i
përfshirë emërtimi i vjetër
Ajo është rezultat edhe e jokonsekuencave konceptuale në sistemin e
veprave penale, që e përbëjnë veprat penale dhe kundërvajtjet.
Kushtetuta i përdor termat “vepra penale” dhe “vepra penale
(ndëshkuese)” në disa vende edhe krejtësisht gabim.
Ashtu në definimin e parimit të ligjshmërisë (n. 14) është e përdorur
shprehja “vepra penale (ndëshkuese) që i mbulon veprat penale dhe
kundërvajtjet, pastaj krejtësisht gabimisht duke e përcaktuar veprën
penale (ndëshkuese), (ajo d.m.th. edhe vepër penale).
Shprehja “vepra penale” është e përdorur edhe gjatë definimit të
prezumimit të pafajësisë (n. 13).
Shprehjet “vepra penale” ose penale ose vepër tjetër penale
(ndëshkuese) gjithashtu janë të përdorura në më shumë vende (p.sh.
dispozita kushtetuese për kompetencën e prokurorisë publike, n. 106).
Edhe pse, me një konfuzion të tillë terminologjia kushtetuese e
detyron ligjdhënësin t’i përdor emërtimet “kod penal”, “vepër
penale”, “përgjegjësi penale” dhe “sanksion penal”:
KPM i përdor mu këto emërtime, dhe ato pa dyshim si shprehje
zyrtare janë obliguese për gjyqin dhe për secilin që duhet të citon
ndonjë dispozitë ligjore, e sipas asaj edhe në këtë libër gjatë citimit të
ndonjë dispozite ligjore!
Teoria penalo-juridike është e lirë të krijojë emërtime të reja me të
cilat do të ndikojë në përmirësimin e terminologjisë ligjore.
Nga këtu në këtë libër janë të përdorura shprehjet “vepër
ndëshkuese”, “përgjegjësi ndëshkuese”, etj., si sinonime të shprehjeve
ligjore “vepër penale”, “përgjegjësi penale” etj. Disharmonia e tillë
dukshëm do të ekzistojë përderisa me aprovimin e argumenteve që
janë të ekspozuara nuk ndryshohen shprehjet që janë të përdorura
në kushtetutën dhe në legjislacionin penal pozitiv.
1.4. E drejta penalemateriale, proceduraledhe ekzekutive
Definicioni i ekspozuar më lartë ka të bëjë për nocionin e së
drejtës penale materiale,
Nocioni më i gjerë i së drejtës penale në vete përmban
norma penalo-juridike të natyrës materiale, formale apo
procedurale dhe ekzekutive.
Së këndejmi rezulton ndarja e së drejtës penale në atë
materiale, procedurale dhe ekzekutive.
Me normat e natyrës materiale përcaktohet se cilat vepra të
njerëzve konsiderohen si vepra penale dhe çfarë lloje të
sanksioneve penale mund t’i shqiptohen kryesve të tyre.
Ky është kuptimi material i së drejtës penale ose i së drejtës
penale në kuptimin më të ngushtë.
Kur përdoret nocioni e drejta penale, zakonisht mendohet në
të drejtën penale materiale.
E drejta penale procedurale (ose formale) është degë e së drejtës pozitive
që përmban sistem normash ligjore me të cilat rregullohet marrja e veprimeve
procesore nga ana e gjykatës dhe subjekteve tjerë në zbatimin e normave të së
drejtës penale materiale,
për shkak të përcaktimit të ekzistimit të veprës penale dhe kryesit të saj,
përgjegjësisë penale të kryesit dhe zbatimin e dënimit ose sanksionit tjetër
penal juridik .
E drejta penale ekzekutive (ose penitenciare) është
sistem normash ligjore me të cilat rregullohet
ekzekutimi i dënimeve dhe sanksioneve tjera penalo-
juridike të shqiptuara në procedurën penale. Këto
norma janë të përfshira në LPS.
E drejta penale ekzekutive është lëndë e penologjisë si
shkencë e veçantë penalo-juridike (nga “poena”-
dënim).
Madje, përkitazi me ekzekutimin e sanksioneve penale,
veçmas funksionimi dhe qëllimi që duhet të arrihet me
zbatimin e tyre, tani më është formuar një degë e
shkencës – Penologjia, apo shkenca mbi ekzekutimin e
sanksioneve penale, apo siç quhet ndryshe shkenca
Penitenciare.
1.5. Ndarja e së drejtës penale materiale në pjesë të përgjithshme dhe të
posaçme
Kjo ndarje ka natyrë funksionale.
Ashtu është edhe struktura e KPM, i cili është i ndarë në
pjesë të përgjithshme dhe të veçantë.
Lëndë të pjesës së përgjithshme janë dispozitat që i
përmbajnë institutet e përgjithshme penalo-juridike:
nocionin për veprën penale,
supozimet e përgjegjësisë penale,
llojet e sanksioneve dhe
kushtet për zbatimin e tyre, dispozitat për vlefshmërinë
territoriale dhe kohore të kodit penal etj
Pjesa e veçantë i përmban dispozitat me të cilat sjelljet
inkriminohen si vepra penale
Pjesa e veçantë i përmban dispozitat me të cilat sjelljet inkriminohen si vepra
penale dhe për to parashihen dënime dhe sanksione tjera.
Përkundër ndarjes së këtillë formale, në kupti min thelbësor dhe atë
përmbajtësor ekziston një unitet në të dy veprat.
Pa dispozitat për veprat penale dhe
dënimet për ato vepra, dispozitat e pjesës së përgjithshme do të jenë
krejtësisht jofunksionale dhe të pakuptimta,
për arsye se zbatohen në mënyrë indirekte,
nëpërmjet lidhjes me dispozitat e pjesës së veçantë.
Dispozitat e pjesës së
veçantë
Dispozitat e pjesës së veçantë mund të zbato hen edhe
pa rregullat e përgjithshme,
siç na njofton zhvillimi historik i së drejtës penale,
vetëm se ajo s’do të jetë e drejtë në kuptimin e vërtetë
të fjalës, por legalizim i arbitraritetit të organeve shtetë-
rore.
Pa dispozitat e përgjithshme të fajit, gjyqi mund që
dikë ta gjykojë sipas parimit të përgjegjësisë objektive,
pa dispozitat e bashkëpjesëmarrjes ta zgjerojë
nocionin për kryesin e drejtpërdrejtë ndaj cilitdo qoftë
pjesëmarrësi tjetër në vepër, etj.
Dispozitat e pjesës së përgjithshme i plotësojnë
dispozitat e pjesës së veçantë.
Dispozitat e pjesës së përgjithshme i plotësojnë dispozitat e pjesës
së veçantë.
p.sh.: dispozita për lëshimin i zgjeron përshkri met ligjore të
veprave në veprim,
dispozitat për bashkëpjesëmarrjen e zgjerojnë rrethin e kryesve si
dhe ndaj pjesëmarrësve tjerë në vepër,
pranë kryesit të drejtpërdrejtë dispozitat për sanksionet penalo-
juridike mundësojnë që pranë dënimit të rregullt të parashikuar të
shqiptohen edhe sanksione tjera,
ose dënim më i butë nga ai i parashikuari
Uniteti i shkencës penalo-juridike
Nga uniteti i këtillë i lëndës së saj del edhe uniteti i shkencës penalo-juridike.
 Ajo e shtron sistemin e përgjithshëm kategorial të së drejtës penale, së bashku
me strukturën globale të pjesës së veçantë, strukturën dhe raportet të
brendshme të inkriminimeve të veçanta.
Koncepcionet dhe nocionet e përgjithshme teorike vërtetohen ose revitohen
nëpërmjet procedurës së kuptimësimit dhe zbatimit të dispozitave nga pjesa e
veçantë dhe problemet që paraqiten në veprat e veçanta, gjatë së cilës
konkretisht vlerësohet edhe ajo se, vallë
2. Funksionet e së drejtës penale
2.1. Funksioni mbrojtës i së drejtës penale
Funksioni kryesor i së drejtës penale është mbrojtja e individit dhe shoqërisë
nga sjelljet me të cilat sulmohen liritë dhe të drejtat individuale dhe funksioni i
përbashkët i jetës, apo me fjalë të tjera, funksioni mbrojtës i së drejtës penale
është mbrojtja e shoqërisë nga kriminaliteti.
Kriminaliteti si dukuri shoqërore është lëndë e kontrollit permanent social.
Pjesën joformale të shoqërisë e përbëjnë segmentet e ndryshme të ngushta
dhe të gjera të shoqërisë:
familja, shkolla, publiku, mediumet etj.
Pjesën formale ose instrumentale të kontrollit social të kriminalitetit e
përbëjnë instrumentet e ndryshme juridiko-regullative
të planit për parandalimin e kriminalitetit dhe represionit:
policia, prokuroria, gjykatat, burgjet etj.
E drejta penale e përcakton bazën dhe kornizën e pjesës juridike
instrumentale,
si dhe përmbajtjen dhe kufijtë e zbatimit të detyrimit shtetëror në pengimin e
krimi -nalitetit.
Mbrojtja e individit dhe shoqërisë nga kriminali teti me
ndihmën e së drejtës penale realizohet me shpalljen e
sjelljeve të përcaktuara si vepra penale dhe sanksione
tjera për ato vepra.
Ajo është funksioni mbrojtës i parandalimit të së
drejtës penale.
Të vënët e ndalesave penalo-juridike për sjelljet e
përcaktuara dhe përcaktimi i dënimit për shke ljen e
tyre ka për qëllim ta legjitimojë,
nga njëra anë të drejtën e shtetit për dënim dhe nga
ana tjetër t’i frikësojë kryesit e veprave penale,
se në rast të mosrespektimit të tyre do të privohen nga
ndonjë e drejtë kryesore të tyre si lloj dënimi apo
ndonjë sanksionim tjetër.
2.2. Funksioni garantues i së drejtës penale
Fakti se mbrojtja aposteriore penalo-juridike realizohet me vënien dorë pas të drejtave dhe lirive
më të rëndësishme njerëzore,
krijon një kontradiktë të rrejshme të brendshme: e drejta penale nga njëra anë paraqitet si
instrument i mbrojtjes së lirive dhe të drejtave,
kurse nga ana tjetër si mjet i depërtimit në to me zbatimin e dënimit dhe sanksioneve tjera.
Në dritën e kësaj qasje mund të sqarohet edhe aspekti i
dytë i funksionit mbrojtës të së drejtës penale:
funksioni i saj garantues, respektivisht ai shtetëror
juridik.
Ideja për ligjin penal si “Magna Charta Libertatum”
është më e vjetër së një shekull (autor i saj është
teoricienti gjerman Liszt, II, 80). Kjo ide fitoj përmbajtje
konkrete dhe reale në gjysmën e dytë të shek XX me
meritë të dy faktorëve:
rrumbullakimi i korpusit universal të të drejtave të
njeriut dhe
paraqitja dhe zhvillimi i së drejtës penale
ndërkombëtare si e drejtë supranacionale.
Kuptimi themelor i këtij funksioni të ri përbëhet nga: e
drejta penale e mbron individin nga të gjithë vëniet dorë mbi
liritë dhe të drejtat e tij, por ajo nuk nënku pton vetëm
mbrojtjen nga sulmet e individëve, por edhe nga
keqpërdorimi i vet pushtetit!
Aaspekti i dytë e vë të drejtën penale bashkëkohore në një
provim të rëndë: si të mbrohemi nga mbrojtësit tanë?
Duke e përcaktuar sferën e ndalesës, Kodi penal
njëkohësisht e përcakton dhe e garanton sferën e të lejuarës,
lirisë.
Ajo është jashtë zonës së represionit penal juridik dhe
paraqet sferë autonome të shoqërisë së lirë civile!
Kodi penal sipas saj është barrierë e patejkalueshme për
dënimin e së drejtës shtetërore.
2.3. Mbrojtja e delikuentit nga përsëritja (recidivi)
Ky, gjithashtu funksion i ri i së drejtës penale daton që nga koha e
depërtimi të idesë për risocializimin e kryesit të veprës!
Zhvillimi i së drejtës penale në shek XX mbështetej mbi qasjen eklektike:
represioni dhe parandalimi, parandalimi gjeneral dhe special, risocializimi.
Por, sot është e pakontestueshme se risocializimi, me të cilin nënkuptohet
kthim i kryesit në shoqëri dhe lojalitet ndaj ligjeve të saj, paraqet funksionin
kryesor legjitim të së drejtës penale dhe instrumentarium të zbatimit të saj
(dënimi me burg, ekzekutimi i tij etj.).
Njeriun nuk e dënojmë vetëm për t’iu përgjigjur për veprën e bërë, por të
ndikojmë që ai të përmirësohet dhe në të ardhmen mos të kryen vepra penale.
Përsëritja (recidivi) në bazë të definimit paraqet kryerje të veprës së re penale
pas dënimit paraprak për veprën e bërë më parë.
Pengimi i veprave penale është i pakuptimtë pa mbrojtjen e delikuentit nga
përsëritja (recidivi).
3. E drejta penale liberale përkundër asaj instrumentale
E drejta penale është sublimat i filozofisë qeveritare,
ideore ose ideologjike, kulturore dhe
i kuptimeve të tjera të shoqërisë, të koncentruar mbi
pyetjet ekzistenciale për njeriun:
pasqyra filozofike e natyrës së tij antropologjike,
rregullimi i tij në sistemin shoqëror, kurse
veçanërisht kundërthënia kryesore në mes
individualizmit dhe kolektivizmit, liritë dhe të drejtat
individuale dhe detyrimi shtetëror!
 Përgjigjet varen nga hyrja e fillimit që mund të
vendoset në dy konceptet e kundërta:
në të drejtën penale liberale dhe atë instrumentale
4. Lënda e së drejtës penale: bazimi në veprën
 Lëndë e së drejtës penale dhe normave të saj
paraqet vepra penale.
Ajo i mbron vlerat dhe të mirat themelore nga sjelljet e
caktuara të njeriut të cilat me ligj janë të shpallura si të
ndaluara dhe të ndëshkueshme.
Ashtu është edhe sot konceptit qeveritar për të
drejtën penale të bazuar mbi veprën (gjerm.-
Tatstrafrecht)!
Kryesi, personaliteti i tij ose vendimet e tij nuk
paraqesin lëndë të vlerësimit penal juridik dhe
përcaktim të normave, por vepra e kryer penale.
 Vepra penale si lëndë kryesore i absorbon kategoritë
tjera: kryesin dhe dënimin, respektivisht pasojat tjera të
veprës penale
5. E drejta penale dhe morali
Sipas strukturës së saj normative dhe terminologjisë, e drejta
penale na përkujton në strukturën dhe gjuhën e moralit “duhet”,
“je i detyruar” etj.
 Ajo shërbehet me urdhra dhe ndalesa të njëjta si dhe me pasoja
të njëjta për shkeljen e tyre, e ai është dënimi. Përveç saj veprat e
shumta siç janë vrasja, vjedhja, dhunimi etj., njëkohësisht
paraqesin edhe shkelje të rënda morale.
Mbi kuptimin e së drejtës penale si “minimum etik” (Jelinek,
Manzini),
që nga kohërat e vjetra daton edhe ndarja e veprave penale në
të ashtuquajturin “mala in se” dhe “mala prohibita”:
të parat janë vepra penale ,,të vërteta” që paraqesin shkelje të
ndalesave të përjetshme morale, kurse të dytat janë vepra
,,të kohës e hapësirës së caktuar” (délits de temps et de lieu).
6. Drejtëisa si ide prijëse e së drejtës penale
Drejtësia është ide prijëse e së drejtës: e drejta është
vetëm ajo çka është e drejtë!
Po qe se e drejta penale nuk i shërben drejtësisë, ajo
është vetëm mjet i thjeshtë i forcës dhe fuqisë.
Drejtësia është ajo çka e kufizon fuqinë, forcën,
kundërbazë e detyrimit shtetëror të pakufizuar!
Drejtësi për viktimën, për shoqërinë por edhe për
kryesin e veprës!
Vallë individi a do ta përjetojë të drejtën penale si të
pakuptimtë, detyrim brutal dhe frikësuese varet nga ajo
- vallë dhe në çfarë mase ajo është e zbukuruar me
 zgjidhje të drejta dhe vallë a është në funksion të
drejtësisë njerëzore (e drejta)!
Të definohet nocioni për drejtësinë sipas shumicës
Thuajse është njëjtë rëndë si të definohet çka është realiteti (Solberg/Cros, 79).
Nga aspekti filozofik-juridik, nocioni për drejtësinë korrespondon me
fenomenet e shoqërisë, shtetit dhe së drejtës .
Sipas shumicës së autorëve drejtësia është thelb, qëllim ose ide prijëse e së
drejtës (Radbruh, 266: e drejta është vullneti i drejtësisë).
Nevoja dhe ndjenja për drejtësi është vetia themelore antropologjike e njeriut,
kurse maksima “Fiat iustitia, pereat mundus”(Le të kryhet drejtësia, sikur edhe
të shkatërrohet bota!).
Vlera e kësaj ideje në universin e mendimit njerëzor është ashtu që secili
thirret në drejtësi dhe asnjëri nuk guxon ta mohojë (qoftë të jetë besimtar apo
jo, konservativ apo revolucionar, siç thotë Perelman, 4).
7. Pozicioni i së drejtës penale në sistemin
juridik
7.1. Natyra subsidiare dhe fragmentare e së drejtës penale
Funksioni mbrojtës i së drejtës penale paraprakisht është i
kufizuar!
Ajo nuk është instrumenti më i fortë për pengimin e krimina-
litetit, për arsye se rrënjët e kriminalitetit janë të mbjella në vetë
strukturën sociale dhe kundërthëniet sociale, të cilat e drejta
penale nuk mund t’i kontrollojë dhe t’i korrigjojë!
Kriminaliteti para së gjithash është fenomen konstant që e ndjek
zhvillimin shoqëror duke filluar prej shoqërive primitive e deri më
sot.
Çështja për pandryshueshmërinë e tij paraqet enigmë të
pazgjidhshme edhe për mendimin bashkëkohor shkencor.
7.2. Natyra autonome e së drejtës penale
Ekzistojnë dy koncepte.
Sipas të parit, për natyrën aksesore të së drejtës penale ajo nuk është e
pavarur, paraqet lidhje kah degët tjera juridike dhe raport me to ka qëndrim
ndihmës, sekondar!
Ky koncept mbështetet mbi natyrën subsidiare e mbrojtjes penalo-juridike (e
drejta penale si ultima ratio societatis).
Ajo nuk ka objektet e veta autonome mbrojtëse, por paraqet mënyrë e
posaçme të mbrojtjes së vlerave individuale dhe shoqërore, të cilat në mënyrë
primare dhe orgjinare janë të mbrojtura me degat tjera juridike.
7.3. Raporti i së drejtës penale dhe degët tjera juridike
Sistemi juridik i Maqedonisë përmban dy kategori veprash penale:
vepra penale dhe kundërvajtje!
Nga këtu edhe raporti i veçantë i së drejtës penale me të drejtën
kundërvajtëse.
Lëndë e së drejtës kundërvajtëse janë kundërvajtjet të
parashikuara me ligjin për kundërvajtje dhe ligje tjera.
Kushtetuta, veprat penale dhe kundërvajtjet i trajton në mënyrë të
veçantë, duke e përcaktuar ekskluzivisht kompetencën gjyqësore për
gjykimin e tyre
8. Shkenca e së drejtës penale
8.1. Nocioni dhe metodat e shkencës penalo-juridike
Shkenca e së drejtës penale është disiplinë shkencore që
si lëndë studimi në radhë të parë e ka të drejtën penale
pozitive dhe
parimet e saj themelore, institutet dhe ndalesat penalo-
juridike mbi të cilat e ndërton sistemin e vet kategorial.
Me këtë definim është e precizuar vetëm njëra anë e
saj, dimensioni apo metoda, kurse ajo është dogmatika
penalo-juridike.
8.2. Sistemi i shkencës penalo-juridike
Në bazë të asaj çka është ekspozuar për nocionin dhe metodat e
shkencës penalo-juridike qartë del se për bazë të sistemit
shkencor ajo patjetër duhet ta merr sistemin e së drejtës penale
pozitive!
 Me fjalë tjera, shkenca e së drejtës penale nuk mund t’i
zëvendëson institutet dhe nocionet pozitive juridike me të vetat,
të pavarura nga definimet e tyre ligjore, për arsye se atëherë s’do
të jetë më shkencë juridike por pastër disiplinë shkencore
filozofike, sociologjike etj!
Ajo nuk mundet, siç pamë ta braktis definimin ligjor të nocionit
për veprën penale, edhe pse definimi i tillë formal ligjor mundet
dhe duhet ta sqaron edhe nga aspekti material, sociologjik apo
aksiologjik.
Ose, në sqarimet e veta për fajin dhe përmbajtjen e saj socio-
etike duhet që të mbështetet në dispozitat për
papërgjegjshmërinë, paramendimin, negligjencën dhe lajthimin.
Nocion gjenerik themelor
Nocion gjenerik themelor në sistemin kategorial të shkencës
penalo-juridike është vepra penale!
 Ajo është prius logjik, pikënisje për zhvillimin e sistemit të
nocioneve shkencore të ndërtuara në strukturën e këtij nocioni të
përgjithshëm: veprimi, kundërligjshmëria etj.
Secila nga këto elemente më tej degëzohet në rrjet nocionesh
shkencore, në mes të cilëve du het të vendoset lidhje e fortë
organike në formë të sqarimit logjik, filozofik juridik, sociologjik etj,
që nis nga bazat e njëjta.
8.3. Raporti me shkencat tjera për
kriminalitetin
Shkenca penalo-juridike është antropocentrike
Në qendër të interesit të saj shkencor është njeriu në konflikt me
ligjin, më saktë sjellja e tij që është e shpallur për vepër penale!
Për shkak të saj ajo në mënyrë të nevojshme është e udhëzuar t’i
sqaron dhe koncepton nocionet teorike themelore dhe
me zbatimin e metodave të shkencave tjera shoqërore që për
lëndë të vetë e kanë kriminalitetin dhe pengimin e tij,
kurse metodat e saja ndihmëse shkencore paraqesin edhe
metodat e shkencave tjera për njeriun, siç janë: medicina,
psikiatria, psikologjia etj.
Raporti me kriminologjinë.
Shkenca e së drejtës penale dhe kriminologjia kanë objekt të përbashkët të studimit:
veprën penale si jo e drejtë ligjore dhe si ngjarje e vërtetë! Ashtu e drejta penale si shkencë
juridike me zbatimin e metodave të vetë më së shumti lëviz në sferën e normatives së “duhet”
(Sollen),
kurse kriminologjia me metodat empirike i studion ajo që është faktike “çka është” (Sein).
Kriminologjia fillon aty ku mbaron e drejta penale!
Ata janë dy shkenca autonome që reciprokisht plotësohen, në atë kuptim që njohuritë
kriminologjike shërbejnë si bazë për dogmën penalo-juridike, për definimin e jo së drejtës dhe
vendosjen e inkriminimeve dhe instrumenteve autoritar të parandalimit dhe represionit, si dhe
për vlerësimin e efikasitetit të tyre (Mergen, 189).
Raporti me penologjinë.
Penologjia është shkencë më vete që për objekt të vetin ka ekzekutimin e
dënimit dhe sanksio neve tjera.
Për paraqitjen dhe zhvillimin e kësaj disipline kontribuoj paraqitja e dëni-
mit me burg dhe depërtimi i parimeve të individualizimit dhe risociali-
zimit.
Për dallim nga qëllimet polivalente të dënimit të përcaktuara me e
drejtën penale, ekzekutimin i dënimit është i rregulluar në qëllimin special
parandalues.
Nga këtu, nocioni qendror kategorial i penologjisë është personi i
gjykuar dhe trajtimi i tij!
Raporti me kriminalistikën.
Kriminalistika është disiplinë shkencore dhe njëkohë
sisht veprim praktik që merret me zbulimin e veprave
penale dhe kryesve të tyre, sigurimin e provave për
veprat e kryera dhe pengimin për të kryer vepra penale.
Aspekti i saj shkencor (policia shkencore) është e
orientuar kah fenomenologjia e kriminalitetit, vendosja
e sistemit për sigurim në luftë kundër kriminalitetit
(policia, shërbimet kriminalistike), metodat dhe
veprimet për zbulimin e tij dhe programet praktike
parandaluese për pengimin e tij.
Si mjeshtri praktike që i përfshinë taktikën
kriminalistike dhe teknikën kriminalistike, kriminalistika
e mundëson përdorimin e njohurive dhe metodave të
ndryshme të shkencave tjera
Raporti me shkencat tjera ndihmëse. Mjekësia
ligjore
është degë e medicinës që e vë shkencën dhe
profesionin e medicinës në funksion të sistemit të
drejtësisë penale dhe qytetare.
Për e drejtën penale njohuritë e mjekësisë ligjore janë
relevante për përcaktimin dhe klasifikimin e lëndimeve
trupore si dhe shkaqet për shfaqjen e vdekjes në veprat
kundër jetës dhe trupit si dhe veprave tjera që
përmbajnë elemente të lëndimit trupor.
Psikiatria ligjore, lëndë e së cilës janë sëmundjet
shpirtërore dhe gjendjet anormale shpirtërore, ka më
tepër pikë kontakti me të drejtën penale dhe shkencat
tjera për kriminalitetin.
9. Politika kriminale
9.1- Nocioni i politikës kriminale dhe raporti i saj me të drejtën penale
Ekzistojnë qasje të ndryshme për definimin e nocionit të politikës kriminale,
në varësi nga ajo vallë ai si më kryesor zgjidhet në përcaktimin e saj si pjesë e
politikës së përgjithshme dhe veprimit praktikë shoqëror
në pengimin e kriminalitetit, domethënëë si lloj i politikës së zbatuar, apo si
disiplinë juridike,
më saktë disiplinë penalo-juridike, lëndë e së cilës janë metodat dhe mjetet e
përcaktuara juridike në luftë kundër kriminalitetit (
Por prapë ai nocion është i zakonshëm edhe në terminologjinë e huaj
Raporti në mes politikës kriminale dhe të
drejtës penale
nuk mund të thjeshtësohet dhe të shpie në apo të
ndikojë në përcaktimin e qëllimeve, metodave dhe
mjeteve për realizmin e tyre,
kurse roli i së drejtës do të shpie në legalizimin dhe
sistematizimin e së kornizës së caktuar juridike të
instrumenteve për realizimin e atyre qëllimeve!
Politika kriminale në kuptim më të gjerë i përcakton
qëllimet e mbrojtjes penalo-juridike, kriminalizimit,
dekriminalizimit, apo penalizimit të sjelljeve të caktuara,
parimeve themelore të legjislacionit penal pozitiv,
kodit penal dhe rreptësisë së tij, sistemit të drejtësisë
penale dhe bazës së tij institucionale (gjykatat, policia,
prokuroria, institucionet për ekzekutimin e
sanksioneve).
9.2. Sfidat e reja të politikës kriminale në fillim të
shekullit 21
Koncepti tradicional, parandalues-represiv, shkencor-praktik i
politikës kriminale bashkëkohore, i etabluar mbi parimet e shtetit
demokratik juridik sot qëndron para një udhëkryqi (më gjerësisht,
Kambovski, 1,88).
 Nxitje kryesore për evolucionin e saj të mëtutjeshëm mbi parimet
është problematizimi i kapjes reale të konceptit për të drejtat e
njeriut, kyç për politikën e parandalimit dhe represionit si dhe për
funksionet e sistemit të sanksioneve të së drejtës penale!
Rëndësi të tillë ky koncept fitoi atëherë kur e drejta penale dhe
politika kriminale u shqitën nga ideja kolektiviste dhe u drejtuan kah
koncepti individual: nga ajo kolektiviste kah e drejta penale të lirive
të njeriut!
9.3. Programet e parandalimit
Nocioni “parandalues” në shkencat sociale është marrë nga medicina dhe
d.m.th. marrje të masave dhe aktiviteteve paraprake për pengimin të ndonjë
fenomeni i padëshiruar!
Parandalimi kriminal nënkupton marrje të masave dhe aktiviteteve nga ana e
shoqërisë me të cilat ndikohet në shkaqet për paraqitjen e kriminalitetit.
Sipas saj ajo supozon: njohje të shkaqeve të kriminali tetit dhe prognozë për
efikasitetin e masave për pengim in e kriminalitetit dhe në bazë të saj strategji e
mirë veprim mbi faktorët themelor të kriminalitetit.
KREU II
ZHVILLIMI I SË DREJTËS PENALE DHE I SHKENCËS PENALO-JURIDIKE
1. Vështrime hyrëse
Studimi i zhvillimit historik të së drejtës penale dhe mendimit penalo-juridik
nënkupton humbje të thellë në evolucionin e shoqërisë njerëzore.
E drejta penale është kuintesencë, shkëlqim më i koncentruar i gjendjeve dhe shikimeve
themelore filozofike, ideore, politike, ekonomike etj., të epokës së caktuar historike. Ajo
me fjalë tjera është pasqyrë më e besueshme e rrethanave shoqëroro-ekonomike dhe
shoqëroro-politike të kohës së vet!
2. Zhvillimi i së drejtës penale deri në fund të shekullit XVIII
2.1. Reaksioni i detyrueshëm në bashkësinë primitive
Në bashkësinë primitive, kalimit nga jetesa në hordhi në shoqërinë
e organizuar njerëzit kanë reaguar ndaj veprimeve të ndryshme që i kanë
ndjerë si krim personal me hakmarrjen.
Hakmarrja është dukuri që ka rëndësi ekskluzivisht antropologjike!
Njeriu është ndarë nga bota e gjallë e mbetur dhe është bërë njeri, me
gjithë nëmën e së keqes drejtuar kah të barabartit të vetes, kurse
bashkësia në të cilën,
ka jetuar është rritur në grup të organizuar në formë rudimen tare kur ka
filluar ta ndjejë të keqen e të tjerëve si kërcënim personal dhe kur ka
filluar të hakmerret!
2.2. Paraqitja e dënimit publik dhe e drejta penale e shoqërisë
skllavopronare
Ndarja e mëhershme e punës ka shkaktuar zmadhim të efikasitetit ekonomik të
bashkësive fisnore, por edhe vazhdimisht luftëra të ndërsjella mes tyre.
Ajo nga ana tjetër e ka zmadhuar homogjenitetin dhe solidaritetin e tyre të
brendshëm dhe e ka imponuar nevojën për pranimin e autoritetit jokonfliktuoz, i
cili sipas nevojës së detyrimit e ka mbajtur disiplinën e brendshme dhe
shoqërinë fisnore.
E drejta penale ka pikënisjen e vet në format e para rudimentare për imponim
të disiplinës së brendshme me anë të dënimit të anëtarëve të padëgjueshëm të
grupit!
Me paraqitjen e shtetit
Me paraqitjen e shtetit ka koinciduar paraqitja e dënimit publik.
Apo me fjalë tjera, pikërisht akti i transformimit të hakmarrjes
private në dënim publik e ka shënuar procesin e kalimit nga bash
kësia primitive në shtet!
Dënimi jo në emër të krejt grupit, por nga ana dhe në emër të
oligarkisë fisnore, e formuar në fitoret luftarake dhe grumbullimeve
si dhe për vetësimi i pasurive relative nuk ka nënkup tuar tjetër pos
marrjes, uzurpimit të së drejtës individuale të hakmarrjes apo asaj
kolektive!
2.3. E drejta penale në kohën e feudalizmit
Për dallim nga të bazuarit të së drejtës antike dhe romake në idetë
e stabilitetit dhe mbrojtjes sociale në status quo, me çka është
nënkuptuar edhe konservimi i dallimeve klasore,
e drejta penale e feudalizmit i hershëm të zhvilluar (prej shekullit 11
deri në shekullin 16) dhe shkatërrimi i feudalizmit dhe akumulimi
fillestar i kapitalit (prej shekullit 16 deri në shekullin 18)
Feudalizmi i zhvilluar
Feudalizmi i zhvilluar (nga fillimi i shekullit 11) është karakterizuar
me dy tendenca:
kodifikimi i së drejtës penale zakonore dhe
recepcioni i së drejtës penale romake, respektivisht bizantine!
Në shtetet evropiane recepcioni i së drejtës pe- nale romake ka
paraqitur nevojë të imponuar me zhvillimin e marrëdhënieve
pasurore-financiare dhe zhvillimin e qyteteve-shteteve (qytete-
shtete italiane).
2.4. Idetë penalo-juridik në veprat e
iluministëve gjatë shekullit 18
Ideja penalo-juridik deri në fund të shekullit 18 i
përngjanë një kaleidoskopi diskutimesh parciale për
probleme të veçanta penalo-juridike, pa qasje
sistematike .
Në zhvillimin e tillë të ngadalshëm të mendimit penalo-
juridik kanë ndikuar shumë faktorë.
Rëndësi kyçe ka pas fakti se nuk ka ekzistuar kodifikim i
së drejtës ligjore, që domethënë se nuk ka ekzistuar
edhe objekt i definuar të studimit shkencor!
3. Reforma e madhe e së drejtës penale
3.1. Racionalizmi dhe Bekario
Reforma e parë e madhe e së drejtës penale, kurse disa thonë, me të drejtë
dhe paraqitja e së drejtës penale në kuptimin e vërtetë të fjalës është kryer në
periudhën e iluminizmit, në periudhën që ka filluar në shekullin 16,
Kurse mbarimin e vet penalo-juridik e ka fituar nga fillimi i shekullit 19.
Ajo është periudha e zhvillimit të shkencave natyrore (prej Kopernikut e deri te
Njutni dhe Lavoazje), të filozofisë racionaliste dhe idealiste,
të shkatërrimit të feudalizmit dhe paraqitjes së marrëdhë nieve të reja
shoqëroro-ekonomike, strukturë e re sociale (“shtresa e tretë”, qytetarisë).
,,Kontrata shoqërore”
Ruso (1712-1778) në “Kontrata shoqërore” (1762), ka shqyrtuar
çështjen për bazën e dëni -mit, respektivisht kufizimin e së drejtës së
ndëshkimit nga ana e shtetit.
 Në dritën e teorisë së tij, dënimi duhet të zbato -het vetëm kur
është e nevojshme për shkak të mbrojtjes së shoqërisë dhe indi-
vidëve nga deli kuentët që kanë shkelur kontratën shoqërore.
Duke u nisur nga e drejta e lirisë dhe barazia e lirive dhe të
drejtave, është zotuar për afirmim të parimit të barazisë para ligjit.
3.3. Revolucioni francez nga viti 1789
Lëvizjet e përmendura nga fundi i shekullit 18 paraqesin
përgatitje ideore dhe teorike për dukurinë e së drejtës penale
bashkëkohore,
por ajo përsëri është pasojë e ndryshimeve revolucio nare me të
cilët janë inauguruar parimet e reja të sistemit ekonomik, politik
dhe juridik.
Programi filozofik dhe politik i ndryshimeve të tilla revo -lucionare
në tokën evropiane është Deklarata për të drejtat e njeriut dhe
qytetarit, e miratuar në kohën e revolucionit borgjez francez nga
viti 1789,
duke filluar me kryengritjen e popullit dhe rënies së burgut të
Parisit Bastilja, si dhe marrjen e pushtetit nga ana e borgjezisë
parisiane.
4. Zhvillimi i së drejtës penale dhe kodifikimi i saj në
shekullin 19
Me miratimin e disa kodifikimeve, në fillim të shekullit 19 fillon zhvillimi
bashkëkohor i së drejtës penale.
Në listën e parë të kodeve të mëdha penale që më pas kanë shërbyer si
formular edhe të legjislacioneve të shteteve tjera është Kodi penal i
Napoleonit nga viti 1810.
Kodi i ka reflektuar shikimet qeveritare të racionalizmit dhe utilitarizmit,
duke mos e potencuar as retribuimin moral as risocializimin si funksion i
së drejtës penale. Si bazë të saj paraqesin dy idetë: të drejtësishmërisë
dhe të dobishmes (Ortolan, 95).
Qëllimi kryesor i ndëshkimit është intimidimi (frikësimi) i kryesve
potencialë, kurse ajo mund të realizohet me dënime të ashpra dhe
shembullore, duke e inkuadruar edhe dënimin me vdekje dhe burgimin i
përjetshëm (Charles, 33).
5. Zhvillimi i shkencës penalo-juridike në shekullin 19
Shkolla klasike
Në fund të shekullit 18 dhe fillim të shekullit 19 në idetë e racionalizmit dhe filozofisë
idealiste u zhvillua shkolla “klasike”, të cilës i takon merita e ndërtimit të skeletit
dogmatik-juridik të shkencës bashkëkohore penalo-juridike!
Baza teorike e sistemit të saj shkencor është bashkimi i ideve të Bekarios për përfitimin
sho -qëror të ndëshkimit dhe të Bentamit për nevo -jën, domosdoshmërinë e dënimit,
si dhe idenë për frikësimin si qëllim gjeneral-parandalues të dënimit.
Dënimi si nocion i dytë fundamental
paraqet sanksion i vetëm.
Natyra e tij etike dhe retributive është pasojë e qëndrimit se kryesi i veprës
penale është moralisht përgjegjës për kryerjen e saj!
Dënimi është i definuar si kategori formal-logjike, e prejardhur nga ideja e
drejtësishmërisë absolute: rrafshim juridik me të keqen e bërë!
Për atë arsye ai duhet të jetë proporcional me veprën dhe peshën e tij,
që nënkupton edhe shkallën e fajësisë (dashje apo pakujdesi).
Me dënimin kryesi ka paguar borxhin shoqërisë, me çka sërish vendoset baras-
pesha dhe rendi juridik dhe plotë -sohet ideja e drejtësisë.
5.2. Shkolla antropologjike-pozitive
Paraqitja e kësaj shkolle, themeluesit e së cilës janë: Çezare Lombrozo (Cesare
Lombro so,1835-1909),
Rafaele Garofalo (Rafaelle Garofalo,1852-1924) dhe Enriko Feri (Enrico Ferri,
1856-1929),
Nga gjysma e dytë e shekullit 19 është prodhim i një klime të re shoqërore,
filozofike dhe shkencore!
Në plan shoqëror, pas periudhës së parë të paraqitjes së shoqërisë së re në
parimet liberale të Revolucionit Fran cez vjen deri te rritja e kundërthënieve dhe
konflikteve shoqërore si rezultat të fazës së parë liberale të kapita -lizmit dhe të
akumulimit të parë të kapitalit.
Garofalo idetë e veta i ka vënë në veprën
,,Kriminologjia”
Nga viti 1885, me të cilën i jep titull shkencës së re
për etiologjinë dhe fenomenologjinë e krimi nalitetit.
Bazë është teza për “mbrojtjen shoqërore”
nga gjendja e rrezikshme të kryesit:
Nuk është vepër penale ajo që rrezaton rrezik për
shoqërinë,
Por gjendje e posaçme e rrezikshme të personit që
është rezultat i gjendjes së tij biopsikologjike!
Për atë sanksion themelor për zgjedhje të sanksionit
që duhet të shërbejë për mbrojtjen e shoqërisë nuk
duhet të paraqet vepra por personaliteti i kryesit.
PARAPREGATITJE
PËR
KOLOKOIUM
I (parë)
Me termin e drejtë penale
nënkuptojmë një degë të legjislacionit pozitiv të shtetit te
caktuar dhe nje dege te shkencave juridike, perkatesisht
shkencen e se drejtes penale.
Si dege e legjislacionit pozitiv, e drejta ne fjale eshte sistem
normash ligjore me te cilat percaktohet se cilat vepra te
njerezve konsiderohen vepra penale dhe cfare lloje te denimeve
apo te sansioneve penale do t'u shqiptohen kryesve te atyre
veprave.
Ndersa, si dege e shkencave juridike, e drejta penale
perkufizohet duke pasur parasysh veprat penale, qellimin dhe
funksionin e kesaj dege.
Nocioni dhe karakteristikat themelore te së drejtes penale
Veprat juridike te njeriut dhe të bashkësisë se caktuar në të drejten penale quhen VEPRA PENALE.
E drejta penale është një ndër mënyrat dhe mjetet me të cilat mbrohet shoqëria dhe luftohet
kriminialtiteti.
Me termin e drejte penale nënkuptojm një degë te legjislacionit pozitiv të shtetit të caktuar dhe
një degë te shkencave juridike.
Si degë e legjislacionit pozitiv e drejta penale ështe sistem i normave ligjore me te cilat
percaktohet se cilat vepra te njerëzve konsiderohen vepra penale dhe cfare lloje te denimeve apo
te sanksioneve penale do tu shqiptohen kryesve të tyre.
Ndersa ne kuptimin Materiale e drejta penale përkufizohet si degë e drejtësisë me te cilen
mbrohen nga veprat penale mardheniet e caktuara te shoqërisë, te mirat juridike që I përkasin
shoqërisë dhe individit.
Si karakteristikë themelore e së drejtës penale është se kjo është e drejte ligjore.
E drejta ligjore është ngase kjo degë e drejtësisë I rregullon çështjet nga lëmi I saj vetem me ligj e
jo edhe me ndonjë akt tjetër nënligjor.
Parimi I ligjmërisë së veprës penale dhe dënimit gjithashtu është një ndër karakteristikat
themelore të së drejtës penale.
LËNDA E SË DREJTËS PENALE
Lënda e së drejtës penale është ;
Vepra Penale,
Kryesi i Vepres Penale dhe
Sanksionet Penale.
Mjetet me të cilat e drejta penale ushtron mbrojtjen juridike nga vepra
penale janë sanksionet penale.
Sanksionet penale shqiptohen dhe aplikohen kundër vullnetit të kryesit dhe
konsistojnë në marrjen apo kufizimin e disa të drejtave të cilat përndryshe i
kanë gëzuar gjerë në momentin e kryerjes së vepres penale.
Sanksionet penale që i shqiptohen kryesve të veprave penale më pak kanë
karakter hakmarrës e më tëpër shqiptohen më qëllim të përmirësimit
MARDHËNJET E SË DREJTËS PENALE NDAJ DEGËVE TË TJERA TË DREJTËSISË
E drejta penale është degë e sisitemit juridike të nje vendi të caktuar dhe së
bashku më dëgët tjera juridike, ka për qëllim mbrojtjen e shoqërisë dhe të
individëve.
E drejta penale ka mardhënie të caktuara me degët e tjera të drejtës e ato
janë:
1. Me te drejten kushtetuese
2. Me të drejtën e procedurës penale
3. Me të drejten civile
4. Me te drejten administrative
Me degët e tjera të drejtësis (siç jane: E drejta ekonomike, E drejta e punes, E
drejta familjare)
Funskioni mbrojtës I së drejtës penale është mbrojtja e shoqërisë nga
kriminaliteti

E drejta penale ka për qëllim të mbrojë mardhënjet e caktuara në
prodhim dhe mardhëniet e tjera shoqërore.
Gjithashtu e drejta penale ka për detyrë t’i mbrojë edhe të mirat
juridike të posaçmen që I përkasin njeriut, qytetarit siç jane : jeta
e njriut, liritë, integriteti trupor, nderin, autoritetin.
Funksioni mbrojtës i së drejtës penale është fragmental ngase
në këtë degë të së drejtës mbrohen ato vlera apo të mira juridike
të cilat janë të domosdoshme për egzistencën e shoqërisë dhe të
individëve.
Ndarja e së drejtës penale
E drejta penale mund të ndahet në disa pjesë të saj të brendshme që formojnë
sisteme të ngushta të normave penale jurdike siç janë:
1. E drejta penale materiale dhe e drejta penale procedurale
2. E drejta e ekzistimit të saknsioneve penale,
3. E drejta penale e pergjithshme dhe e posaçme,
4. E drejta penale e rregullt dhe e jashtzakonshme,
5. E drejta penale kombëtare dhe e drejta penale ndërkombëtare.
1. E drejta penale materiale dhe e drejta penale procedurale
E drejta penale ne kuptimin e gjerë përmban në vete norma
penale juridike te natyrës materiale dhe të natyrës procedurale.
Me normat e natyrës materiale –përcaktohen se cilat vepra të
njerëzve koniderohen vepra penale dhe çfarë lloje të sanksioneve
penale mund tu shqiptohen kryesve të tyre.
Ndërsa me normat e procedurës penale rregullohet procedura e
gjykatës dhe të organeve të tjera shtetërore për tu konstatuar se
a ka kryer ndonjë person veper penale dhe se a janë plotësuar
kushtet për shqiptimin e sanksionit penal.
. E drejta e ekzekutimit të sanksioneve penale
Çështjet e ekzekutimit të sanksioneve penale janë të rregulluara me ligj të posaçëm.
Ligji për trajtimin trajtimin e të burgosurve
3. E drejta penale e përgjithshme dhe e posaçme
E drejta penale e përgjithshme –është ajo e cila vlen për të gjithë qytetarët.
Ndërsa e drejta penale e posaçme – është ajo e cila vlen për grup qytetarësh
që gjenden në mardhënie të caktuara.
Si e drejtë penale e posaçme konsiderohet p.sh E drejta penale ushtarake e cila
aplikohet vetëm ndaj personave ushtarakë.
4. E drejta penale e rregullt dhe e jashtëzakonshme
Me termin e drejtë penale e rregulltë nënkuptojmë rastet e aplikimit të kësaj
dege të drejtësisë në kushtet normale, të rregullta të jetës shoqërore (gjate
kohës së paqës).
5. E drejta penale kombëtare dhe e drejta penale ndërkombëtare

Si e drejtë penale kombëtare
Konsiderohet ajo e drejtë penale që vepron apo zbatohet brenda
teritorit të tij.
E drejta penale ndërkombëtare-është sisitemi I normave penale-
juridike që u dedikohet mardhënieve ndërkombëtare.
Shkenca e së drejtës penale dhe shkencat e tjera penale

1.E drejta penale dhe shkenca e së drejtës penale
Me termin e drejtë penale nënkuptojmë një degë të legjislacionit pozitiv të shtetit të caktuar dhe një degë të shkencave
juridike.
Si degë e legjislacionit pozitiv e drejta penale është sistem I normave me të cilat përcaktohet se cilat vepra konsiderohen
vepra penale kur personi konsiderohet penalisht I përgjithshëm dhe çfarë lloj saknsioni mund ti shqiptohet.
2.Detyra e shkencës së të drejtës penale
Detyrë kryesore e shkencës së të drejtës penale është studimi dhe avancimi I së drejtës penale apo legjislacionit penal që
gjendet në fuqi në vendin e caktuar.
Shkenca e së drejtës penale merret me studimin e kuptimit juridik të veprës penale, të llojeve dhe formave të veprave
penale, gjithashtu studion kryesin dhe përgjegjësin penale të tij si dhe sanksionet penale.
Ne kuptimin e gjerë shkenca e së drejtës penale ka për detyrë të studiojë kriminalitetin dhe masat që duhet ndërmirrën
për parandalimin e krimeve.
Shkenca e së drejtës penale e studion të drejtën penale
1.DeLege Lata- Ashtu çfarë është dhe
2.De Lege Ferenda –Çfarë duhet të jetë.
Sisitemi I shkencës së të drejtës penale
Shkenca e së drejtës penale ndahet ne dy pjesë:
1.Pjesa e përgjithshme
2.Pjesa e posaçme
1.Pjesa e përgjithshme
Studion parimet dhe institucionet themelore të së drejtës penale
Çështjet që shqyrtohen në pjesën e përgjithshme të shkencës së të drejtës penale janë
dy sisteme:
1.Sistemi Bipartit
2.Sistemi Tripartit
1. Sistemi Bipartit
Këtë sistem I pari e ka inauguruar Fojer Bahu. Sipas këtij sisitemi në pjesën e
përgjithshme të shkencës së të drejtës penale ekzistojnë dhe shqyrtohen vetëm dy
nocione themelore vepra penale dhe saknsioni penal.
Sisitemi bipartite mbështete në kuptimin objektivë - subjektiv të veprës penale.
2.Sistemi Tripartit
Sistemi tripartit është sistemi I ri që është shfaqur në fillim të këtij shekulli.
Sipas sistemit tripartit në pjesën e përgjith shme të së drejtës penale
ekzistojnë tri nocione themelore:
1. Vepra penale,
2. Fajtori dhe
3. Sanksioni penal.
3.Pjesa e posaçme
4.Pjesa e posaçme e shkencës së të drejtës penale merret me
studimin e veprave penale veç e veç, elementet e tyre, formën e
fajit me të cilën ato kryhen dhe sanksionet penale që mund tu
shqiptohen kryesve të tyre.
Pjesa e posaçme e shkencës së të drejtës penale i studion
nocionet e veprave penale siç janë:
vrasja,
plagosja,
vjedhja etj.
Shkencat tjera penale
Si shkenca penale konsiderohen:
1.Shkenca e procedurës penale
2.Kriminologjia
3.Politika Kriminale
4.Penalogjia
5.Kriminialistika
6.Mjekësia gjyqësore
7.Psikiatria gjyqësore
1.SHKENCA E PROCEDURAVE PENALE
Shkenca e procedurës penale merret me studimin e së drejtës së procedurës penale të shtetit të
caktuar.
Kjo studion sistemin e normave juridike të përcaktuara me ligjin e procedurës penale.
2.KRIMINOLOGJIA
Kriminologjia është shkencë shoqërore e cila merret me
studimin e fenomenologjisë dhe shkaqeve të kriminalitetit si
dukuri shoqërore dhe individuale.
Kriminologjia ndahet ne dy pjesë:
1.Fenomenologjia Kriminale
2.Etiologjine Kriminale
1.Fenomenologjia-studion format nëpërmjet të cilave
manifestohet kriminaliteti.
2. Etiologjia-studion shkaqet dhe faktorët e kriminalitetit.
3.POLITIKA KRIMINALE

Politika kriminale studion; çështjet teorike dhe praktike dedikuar luftës
kundër kriminalitetit.
Politika kriminale përkufizohet si shkencë e cila studion kriminalitetin dhe
masat që ndërmeren me qëllim te luftimit më efikas të tij.
Këto masa ndahen në:
masa të karakterit Preventiv dhe Represiv.
Masat e karakterit Preventiv- janë aksionet e ndryshme ekonomike, sociale,
edukative, shendetësore me te cilat evitohen faktorët e drejtëpërdrejt të
kriminalitetit.
Masat e karakterit Represiv- janë sistem I dënimeve dhe saknsioneve të tjera
penale të së drejtës penale të shtete të caktuar.
4.PENOLOGJIA
Shkenca mbi dënimet
Penologjia përkufizohet si shkencë e cila merret me studimin e çështjeve
teorike dhe praktike të ekzistimit dhe efikasitetit te saknsioneve penale.
Termi penologji rrjedh prej fjalës së përbër nga fjala latine Poena (dënim) dhe
fjala greke Logos (shkencë) d.m.th
5.KRIMINALISTIKA
Kriminalistika
është shkencë e cila merret me zbulimin e veprave penale dhe
kryesve te tyre duke aplikuar metoda të ndryshme shkencore dhe
mjete teknike.
Kriminalistika ndahet në tri pjesë kryesore:
a.Në teknikën e kriminalistikës
b.Në taktikën e kriminalistikës
c.Në metodën e kriminalistikës
a.TEKNIKA E KRIMINALISTIKËS
Përcakton mënyrën më adekuate për zbulimin sigurimin e gjurmëve të veprave penale
dhe të provave materiale në përgjithësi.
Në kuadrin e teknikës së kriminalistikës bëjnë pjesë studimi I gjurmëve të
gishtërinjëve, studimi I dorshkrimit dhe identiteti I dokumenteve, fotografia gjyqësore,
regjistrat penale.
b.TAKTIKA E KRIMINALISTIKËS
Merret me studimin e formave të veprave penale mënyrës së kryerjes së tyre, motivet
dhe qëllimet e kryesit dhe psikologjin e kryesve.
c. METODA E KRIMINALISTIKËS
Merret me studimin dhe përcaktimin e mënyrave dhe metodave që janë më të
përshtatshme për zbulimin e grupeve apo llojeve të posaçme të V.P dhe kryesve të
tyre.
6.MJEKËSIA GJYQSORE
Me ndihëm e njohurive të mjekësisë gjyqësore konstatohen shkaqet e vdekjes
në rastet kur dyshohet se vdekja është shkaktuar me dhunë pastaj hulumtohen
gjurmët që janë shkaktuar në rastin e kryerjes së veprës penale siç janë:
gjurmët e gjakut, të pështymës, qimeve etj.
Mjekësia gjyqësore është shkencë interdiciplinare në kuadrin e së cilës bëjnë
pjesë TANATOLOGJIA, TRAUMATOLOGJIA, TOKSIKOLOGJIA dhe SEKSOLOGJIA.
a. TANATOLOGJIA-merret me studimin e shkaqeve te vdekjës me ndihmen e
saj kosntatohet se a është fjala për vdekje natyrore apo për vdekjen që është
shkaktuar me dhunë.
b. TRAUMATOLOGJIA- është shkencë që merret me studimin e llojeve të
lëndimeve trupore intensitetin e tyre dhe mjetet me të cilat janë shkaktuar
ato.
c. TOKSIKOLOGJIA-është shkencë e cila merret me studimin e hetimeve dhe
efikasitetin e tyre në organin e njeriut.
d. SEKSIOLOGJIA-është shkencë e cila merret me studimin e mardhënieve
seksuale, e ne veçanti të delikteve seksuale.
SHKOLLA ANTROPOLOGJIKE
Themelues i shkollës antropologjike është itali ani
Cezaro Lombrozo (1935-1909) i cili isht mjek psikiatër e
me vonë edhe profesor i mjekësis gjyqësore.
Veprat e tija më të rëndësishme janë:
,,Njeriu Kriminel” dhe
,,Antropologjia Kriminale”.
Koncepcionet themelore të shkollës antropolo -gjike
Cezaro Lombrozo i shkroi në veprën e tij me titull;
,,Njeriu Kriminel” që u botua në vitin 1876.
SHKOLLA POZITIVE
Shkolla positive paraqitet në fund të shek XIV në Itali.
Themelues të kësaj shkolle janë: Enriko Feri profesor I së drejtës penale I cili
koncepcionet e veta I prezentoi ne veprën “Sociologji Kriminale” dhe Rafael
Gakofalo I cili shkroi veprën me titull “Kriminologjia”.
Sipas shkollës pozitive detyrë kryesore e së drejtës penale duhet të jetë
ndërmarrja e masvae që do te kontribuojnë në zvoglimin e kriminalitetit.
Shkolla positive bënë ndarjen e kriminalitetit në dy grupe:
a.Ne grupin e V.Penale natyrore
b. Në grupin e V.Penale ligjor
a. Në grupin e veprave penale natyrore I rradhit ato vepra penale me te cilat
cenohen të mirat juridike siç janë: morali, ndjenjat religjioze dhe patriotike.
b. Në grupin e veprave penale ligjore- bëjnë pjesë veprat penale të cilat
ndryshojnë varësisht prej kohes dhe rregullimit shoqërore-politike të nje vendi.
Si vepra të këtilla konsiderohen:V.P Politike dhe ato kundër ekonomisë.
BURIMET E SË DREJTËS PENALE
1. Burimet materiale dhe formale të së drejtës penale.
Burimet e së drejtës penale ndahen ne dy lloje në ato: Materiale dhe Formale.
Burimet materiale-konsiderohen të gjitha mardhënjet shoqërore eonomike
dhe mardhënjet e tjera shoqërore që e karakterizojnë një shoqëri.
Burimet formale- të së drejtës penale janë normat juridike veç e veç dhe
tërësia e tyre. Si burim formal I së drejtës penale është legjislacioni penal që
gjendet në fuqi.
2.Kushtetuta si burim i së drejtës penale
Kushtetuta është ligji më i lart dhe me fuqi juridike më të madhe në çdo shtet
të civilizuar.
Me kushtetut përcaktohen rregullimi shoqëror ekonomik dhe politik i shtetit,
të drejtat dhe liritë e qytetarve barazia e tyre.
3. Kontratat ndërkombëtare si burim I së drejtës penale
4. Ligji penal
si burim kryesor I së drejtës penale
E drejta penale është e drejtë ligjore.
Konsiderohet e drejtë ligjore ngase burim kryesor dhe primar I
saj është ligji.
Si burim I të drejtave penale të shteteve bashkëkohore është
kodi penal apo ligji penal.
Me nocionin Ligj Penal-nenkuptojm çdo dispozitë ligjore me të
cilën rregullohen çështjet nga fusha e së drejtës penale.
Ndërsa me nocionin Kod Penal-nënkuptojmë ligj të rëndësishëm
në të cilin në mënyrë të sistematizuar përmblidhen dispozitat
penalo juridike.
Nocioni ‘Ligj Penal” ka domethënie më të gjërë se nocioni “Kod
Penal”.
LIGJI PENAL
Të gjitha kodet penale që u nxorrën pas Kodit Penal të Francës të vitit 1791 ndahen në
dy pjesë: e përgjithshme dhe të posaçme
Pjesa e përgjithshme-e legjislacionit penal paraqet një sisitem të normave penale-
juridike me të cilat përcaktohen parimet e së drejtës penale si dhe nocionet dhe
institucionet themelore të së drejtës penale siç janë: V. Penal, përgjegjësia penale,
dënimet etj.
Pjesa e posaçme- e legjislacionit penal paraqet sisitem të normave penale-juridike me
të cilat përcaktohen veprat penale veç e veç si dhe dënimet dhe sanksionet e tjera
penale që mund tu shqiptohen kryesve të veprave të këtilla.
Normat penale-jurdike të pjesës së posaçme nuk mund te aplikohen pa aplikimin edhe
të normave të pjesës së përgjithshme të legjislacionit penal.
Normat e pjesës së përgjithshme I plotësojnë normat penale-juridike të pjesës së
posaçme.
Karakteristikë e normave penale-juridike të pjesës së posaçme është se çdonjëra prej
tyre I ka dy pjesë:
1. Dispozitiv dhe 2. Sanksionin
Në dispozitiv përcaktohen elementet e veprës penale kush
mund të jetë kryes dhe çka konsiston veprimi I kryerjës.
Varësisht prej mënyrës së komponimit njihet dispozitiv-
rendomtë, përshkrues dhe udhëzues.
Me dispozitivë të rëndomtë –nënkuptojm ato norma me të cilat
nuk përcaktohen tiparet e V.P por vetëm emërtimi I tyre
Dispozitiv përshkrues-koniderohen ato norma me të cilat
caktohen tiparet e veprës penale.
Dispozitiv udhëzues-konsiderohet ajo e cila është lidhur me
disa tipare të veprës penale të caktuar udhëzon në ndonjë normë
tjetër të ligjit penal.
PARIMI I LEGALITETIT
Për futjen e parimit të legalitetit ntë drejtën penale jane angazhuar juristë dhe filozofë
të njohur të shek XVIII siç janë:
Montesku, Bekard dhe avokati Servan.
Formulimin konciz të këtij parimi në gjuhën latine “Nullum Crimen, Nulla Poena sine
lege” për herë të parë e dha penalisti i njohur gjerman Anselm Fojer Bahu.
Parimi i legalitetit ,, Nullum crimen nulla poena sine lege”-ne gjuhën shqipe d.m.th ,,
Një vepër nuk mund të konsiderohet vepër penale dhe kryesi i saj nuk mund të dënohet
nëse më parë nuk është paraparë me ligj”.
Për shkak të rëndësisë së shumëfishtë për të drejtat , liritë dhe sigurinë juridike të
qytetarëve, në sisitemin tonë judike parimi I legalitetit është ngritur edhe në rang të
normës kushtetuese dhe është përvetësuar në kushtetutë.
Për tu konsideruar një vepër vëpër penale ajo duhet që para se të jetë kryer të
përcaktohet me ligj si vepër penale.
INTERPRETIMI I LIGJEVE PENALE
Me interpretim në të drejtën penale kuptojmë
përcaktimin e kuptimit të drejtë të normës së caktuar
penale-juridike.
Është veprimtari logjike e të menduarit që ka për qëllim
të gjejë kuptimin e drejtë të ligjit dhe kuptimin e
normave penale-juridike në momentin e aplikimit të
ligjit.
Me ane të interpretimit bëhet e mundshme që norma
penale-juridike që është e përgjithshme dhe abstrakte
të aplikohet ndaj kryesit të veprës penale.
LLOJET E INTERPRETIMEVE TË LIGJEVE PENALE
Janë:
1.Sipas subjekteve qe mund ta bëjnë interpretimin
2. Sipas metodave
3. Sipas vëllimit
1.Subjektet që mund të bëjnë interpretimin janë interpretimi:
a. Autentik
b. Gjyqësor
c. Doktrinar
a. Interpretimi Autentik apo të Obligueshëm
e bënë organi I cili ka nxjerrë ligjin që interpretohet. Interpretimin autentik mund
ta bëjn vetëm parlamenti I shtetit.
Interpretimi autentik bëhet sipas procedurës që vlen për nxjerrjen e ligjeve.
b.Interpretimi Gjyqësor
është interpretim të cilin e bënë gjykata gjatë aplikimit të ligjit në rastin konkret.
c. Interpretimi Doktrinar
I ligjeve penale është interpretim që e bënë shkenca e së drejtës penale. Ky lloj
interpretimi nuk është I obligueshëm për organet që merren me aplikimin e ligjeve
penale.

METODA E INTERPRETIMIT
Janë: a.Interpretimi Gramatik
b. Interpretimi Logjik
c. Interpretimi Historik
d. Interpretimi Sistematik
a. Interpretimi Gramatik-behët me ndihmën e rregullave të gramatikës dhe sintaksës.
Intepretimi gramtik sëndërtohet duke analizuar shprehjet dhe nocionet e pjesëve të tekstit.
b. Interpretimi Logjik-me ndihmën e këtij interpretimi, përcaktimi I përmbajtjes dhe kuptimit të
ligjit bëhet me anë të të menduarir dhe nxjerrjes së konkluzave.
c. Interpretimi Historik-konsiston në përcaktimin e kuptimit të normës penale-juridike duke u
mbështetur në historikun e lindjen së saj dhe duke I përcaktuar shkaqet që e kanë kushtëzuar
nxjerrjen e normës.
Lidhur me interpretimin historik në teorinë e së drejtës penale njihen dy lloje të interpretimit:
-Interpretimi Objektiv
- Interpretimi Subjektiv
Sipas interpretimit subjektiv-kuptimi I ligjit penal përcaktohet sipas kohës qe është nxjerrë
Ndërsa sipas interpretimit objektiv-kuptimi I ligjit apo normës së caktuar penale-juridike
përcaktohet sipas kohës kur bëhet aplikimi I tij.
INTERPRETIMI SISTEMATIK
Përcakton përmbajtjen dhe kuptimin e ndonjë norme penale-juridike në bazë
të vendit që është radhitur në sisitemin e ngushtë dhe të gjërë të legjislacionit
penal.
INTERPRETIMI SIPAS VËLLIMIT
Interpretimi sipas vëllimit është atëher kur fjalëve, termave apo nocioneve që
janë përdorur në tekstin e normave penale mund tu jepet kuptimi I ngushtë
apo I gjerë.
Në të drejtën penale sipas vëllimit njihen dy lloje të interpretimeve
1.Interpretimi I ngushtë apo Restriktiv
2.Interpretimi I gjerë apo Ekstensiv
1. Interpretimi I ngushtë-ekzsiton atëher kur fjalve, termave apo nocioneve
që janë përdorur ne ligjin penal u jepet kuptimi I ngushtë
2. Interpretimi I gjerë-ekziston atëher kur fjalve, termave apo nocioneve të
ligjit penal u jepet kuptimi I gjerë.
ANALOGJIA
Në drejtësi analogjia në kuptimin e gjerë paraqet zgjedhjen e
mardhënjeve shoqërore në bazë të normave të cilat i rregullojnë
mardhënjet e ngjajshme.
Kurse në të drejtën penale analogjia paraqet rastin kur një vepër
që nuk është paraparë me ligj si vepër penale, të konsiderohet si
e këtill në bazë të ngjajshmërisë me vepren penale.
Analogjia si mënyrë e krijimit të veprave të reja penale është e
ndaluar ne të drejtën penale ngase është në kundërshtim me
funksionin themelor të parimit “Nullum crimen nulla poena sine
lege”.
Po të lejohej analogjia në të drejtën penale kjo do të shkaktonte
pasiguri juridike, do ta dobësonte besimin e qytetarëve në
sisitemin juridik.
Prej kësaj që thamë më lartë nuk duhet nxjerrim
përfundim se çdo lloj analogjie është e ndaluar
përkudrazi analogjia është e lejuar në rastet kur
ekzistojnë rrethanat për zbutjen e dënimit.
1. Analogjia e lejuar- në të drejtën penale
konsiderohet se është e lejuar analogjia po që se ajo
është në favor të të fajsuarit dhe nëse interpretimi I tillë
nuk është në kundërshtim me normat dhe parimet tjera
penale-juridike.
Analogjia poashtu është e lejuar në rastet kur ekzistojnë
rrethanat për zbutjen e dënimit.
2. Analogjia e ndaluar-është në rastet kur tejkalohet
kufiri I kuptimit të normës që është përcaktuar edhe me
anë të interpretimit
VEPRIMI I LEGJISLACIONIT PENAL
Njihen tri lloje të veprimit të ligjeve penale:
1.Veprimi I ligjit penale në kohë
2.Veprimi I ligjit penal në hapsirë
3.Veprimi I ligjit penal ndaj personave

1. Veprimi I ligjit penal në kohë- Ligji penal fillon të veprojë prej
momentit të hyrjës së tij në fuqi dhe aplikohet gjersa të pushoj së
vepruari. Ligji penal hynë ne fuqi tetë ditë pas shpalljes në gazetën
zyrtare.
 Koha prej shpalljes së ligjit në gazetën zyrtare e gjerësa të hyjë
ne fuqi quhet Vocatio Legis.Kjo kohë që siç pamë është 8 ditë
bëhet me qëllim që me normat e ligjit penal të njihen ata të cilëve
u referohet dhe ata që duhet ta aplikojnë.
Ligji penal vepron derisa të abrogohet me ligjin e ri. Ligji penal
abrogohet në rastet kur ligji I ri parasheh dispozitë të posaçme
me të cilën e abrogojn atë të mëparshmën.
Poashtu ligji penal pushon së vepruari edhe ne rastet kur skadon
afati për të cilën është nxjerrë.
Kjo ndodh kur ligji penal është nxjerrë me qëllim që të veproj
vetëm për një kohë të caktuar.
Në rastet kur vepra penale është kryer në kohën kur ka qenë në
fuqi një ligj penal, kurse kryesi gjykohet në kohën kur ligji I
mëparshëm ka pushuar së vepruari.
Kryesi I veprës penale do të dënohet sipas ligjit penale që ka
qenë në fuqi në kohen e kryerjes së veprës.
2. Veprimi I legjislacionit penal në hapsirë-Ligjipenal të një shteti sikurse edhe ligjet në përgjithësi veprojnë në territorin e shtetit në të cilën
edhe janë nxjerrë.Këtu kryesishtë është fjala për veprimin e ligjeve penale në territorin tonë ndaj
shtetasve të huaj që kryjn vepra penale ne territorin tonë apo jashtë kufive të vendit tonë, por të
cilët në ndonjë menyrë gjendet në vendin tonë.
Veprimi I ligjeve penale në hapsirë është shumë aktuale në kushtet e tanishme shoqërore ngase
tani një numër I madh I qytetarëve të një shteti përkohësisht apo përgjithmon jetojnë apo punojnë
në shtetin tjetër, kështu që marrë në përgjithësi kontaktet midis qytetarve të vendeve të ndryshme
janë gjithnjë më të shpeshta.
Kështu edhe mundësia e kryerjes së veprave penale të shtetasve të huaj në vendin është më e
madhe.
Me qëllim që të evitohen konfliktet e mundshme se cili shtetas është kompetent të gjykojë
kryesin e caktuar të veprës penale me dispozitat penale – juridike të ligjit penal është rregulluar
veprimi I legjislacionit penale në hapsirë.
Me këto dispozita penale-juridike janë aprovuar pesë parime e këto janë:
a.Parimi territorial
b.Parimi real
c.Parimi I personalitetit aktiv
d.Parimi I personalitetit pasiv
e.Parimi universal
a.Veprimi I legjislacionit penal sipas parimit territorial
Parimi I territorial I veprimit të legjislacionit penal të vendit tonë në hapsirë sikurse edhe në
drejtat penale të shteteve tjera është parim themelor, kurse parimet e tjera janë të natyrës
plotësuese.
Ky parim është themeluar për shkak se më së shpeshti aplikohet në praktikë.
Sipas këtij parimi legjislacioni penal I një vendi aplikohet ndaj të gjithë personave që kryejnë
vepra penale në teritorrin e tij, pa marrë parasysh se a janë shtetas të tij, shtetas të huaj apo
persona pa shtetësi.
Gjithmon shtrohet pyetja se çka konsiderohet si teritor I nje shteti.
Sipas dispozitave të legjislacionit penal që janë të natyrës interpretuese në territor të një vendi
nënkuptojmë:
- Sipërfaqen toksore
- Bregdetin
- Sipërfaqen ujore brenda kufijve
- Sipërfaqen ajrore mbi to
Sipas ligjit mbi bregdetin është paraparë se zona territoriale e detit shtrihet dhjetë mila
nautike nga toka.
Legjislacioni penal I një shteti aplikohet edhe ndaj secilit që kryen vepër penale në
anijen e tij, pa marrë parasysh se ku ndodhet në kohën e kryerjes së veprës penale.
Ne rastet kur vepra penale është kryer në anijen tonë do të aplikohen ligjet tona penale
pa marrë parasysh se a është gjendur anija në detin e hapur, në ujrat e huaj territorial.
Veprimi I legjislacionit tonë penal për veprat penale që kryehn jashtë vendit.
Për të mundur të aplikohet legjislacionit ynë penal dhe në rastet kur veprat penale
kryhen jashtë vendit e drejta jonë penale I ka përvetësuar disa parime, këto janë:
1.Parimi real
2.Parimi I personalitetit aktiv
3.Parimi I personalitetit pasiv
4.Parimi universal
1.PARIMI REAL APO MBROJTËS
Veprimi I legjislacionit tonë penal sipas parimit real shprehet në
rastet kur veprat penale kryhen jashtë territorit të vendit tonë,
por me të cilat dëmtohen apo rrezikohen të mirat juridike të
shtetit tonë.
Sipas dispozitave të ligjit penal legjislacioni ynë penal aplikohet
ndaj shtetasit tonë, shtetasit të huaj dhe personave pa shtetësi që
jashtë shtetit kryen vepër penale kundër rregullimit shoqëror dhe
sigurisë së vendit.
Gjithashtu sipas parimit real, legjislacioni ynë penal aplikohet
edhe në rastet kur ndonjë person jashtë shtetit tonë kryen vepër
penale të falsifikimit të parave.
2.PARIMI I PERSONALITETIT AKTIV
Sipas parimit të personalitetit aktiv apo parimit nacional legjislacioni ynë
penal aplikohet në rastet kur shtetasit tonë kryejnë vepra penale jashtë vendit.
Me legjislacion tonë penal parimi I personalitetit aktiv është parapar kësisoji:
legjislacioni ynë penal I vendit tonë aplikohet ndaj shtetasit tonë edhe kur
kryen ndonjë vepër penale jasht vendit po që se ka në territorin tonë apo
ekstradohet.
Sipas legjislacionit tonë penal ndaj shtetasve tonë që i kanë kryer vepra
penale jashtë vendit ndjekja penale nuk do të ndërrmeret në këto raste:
Nëse kryesi në tërësi e ka vuajtur dënimin që i është shqiptuar jashtë vendit.
Nëse kryesi jashtë vendit me aktgjykim të formës së plotfuqishme është liruar
osë dënimi i është falur.
Nëse për veprën penale sipas ligjit të huaj ndiqet në bazë të kërkesës së të
dëmtuarit, ndërsa kërkesa e tillë nuk është ushtruar.
3.PARIMI I PERSONALITETIT PASIV

Sipas parimit të personalitetit pasiv legjislacioni ynë penal aplikohet
edhe ndaj të huajve të cilët jashtë territorit të vendit kryejnë vepra
penale kundër shtetasit tonë ose kundër vendit tonë.
Për aplikimin e këtij parimi duhet që shtetasi I huaj të haste në
territorin tonë ose të ekstra dohet.
Quhet pasim pasiv ngase në aspektin kriminal shtetasi apo vendi ynë
janë pasivë, janë viktima të veprave penale.
4. PARIMI UNIVERSAL
Sipas parimit universal legjislacioni ynë penal aplikohet edhe ndaj të huajit I cili
kryen vepër penale jashtë vendit ndaj shtetasit të huaj apo personit të huaj.
Për të mundur të aplikohet ky pasim duhet që shtetasi i huaj të ketë kryer
vepër penale të cilën në legjislacionin tonë penal është parapar dënimi me 5 vjet
burg.

Arsyeshmeria e këtij parimi është obligimi ndërkombëtar i çdo shteti që ta
luftojnë kriminalitetin pa marrë parasysh se kur kryhet dhe e mira e kujt
dëmtohet.
EKSTRADIMIQë të mund të aplikohet parimi real, parimi I personalitetit aktiv dhe ai pasiv,
parimi universal, e sidomos parimi I territorial I veprimit të legjislacionit penal
është e nevojshme që të respektohet bashkëpunimi midis shteteve.
Një formë e bashkëpunimit të shteteve në këtë drejtim që mundëson
ekzistimin e dënimit kryesit të veprës penale është edhe Ekstradimi I fajtorit.
Me ekstradim nënkuptojm dorzimin e kryesit të veprës penale prej një shtetin
tjetër me qëllim që kryesi të dënohet për veprën penale të kryer me aktgjykim
të plotfuqishëm.
Ekstradimi më së shpeshti bëhet në rastet kur ndonjë përson kryen ndonjë
vepër penale në nje shtet dhe para se të zbulohet gjatë procedurës penale apo
pasi që I është shqiptuar dënimi arratiset në shtetin tjetër me qëllim që ti
shmanget dënimit.
Ne rastet e këtilla shteti në të cilin gjendet ky person ia dorëzon shtetit në të
cilin e ka kryer veprën penale.
Ekstradimi është formë kryesore e ndihmës juridike midis shteteve në fushën e
së drejtës penale dhe ne masë të konsiderueshme mundëson luftimin e
kriminalitetit në permasat ndërkombëtare.
Ne bazë të dispozitave kushtetuese-ekstradimi është rregulluar me normat e
ligjit të procedurës penale dhe në kontratat ndërkombëtare.
PARIMET E EKSTRADIMIT

Me legjislacion penal të shteteve bashkekohore si dhe në kontratat
ndërkombëtare janë sajuar disa parime të përgjithshme të cilat
respektohen me rastin e akstradimit.
Këto parime në fakt parashohin kushtet e caktuara që duhet të
përmbushen për të mundur të behet dorzimi I fajtorit prej një shteti
në shtetin ku e ka kryer veprën penale.
Sipas legjislacionit tonë penal ekstradimi
Ekstradimi mbështetet në këto parime themelore:
1.Parimi që shtetasi ynë nuk mund të ekstradohet
2.Parimi I identitetit të normave
3.Parimi që kryhesit e veprave penale politike dhe ushtarake të mos ekstradohen

4.Parimi I specialitetit
5.Parimi I mosparashkrimit të veprës penale
2. Parimi I identitetit të normave-sipas këtij parimi
vepra për të cilën kërkohet ekstradimi duhet të
konsiderohet si vepër penale sipas ligjit të vendit tonë
dhe ligjit qe kërkohet të bëhet ekstradimi.
4. Parimi I specialitetit- sipas këtij parimi personi mund
të dënohet vetëm për atë vepër penale për të cilën
është ekstraduar e jo edhe për ndonjë vepër tjetër
penale (p.sh një person që është ekstraduar p.sh për
vepër penale të vjedhjes të dënohet edhe për vepër
penale politike).
5. Parimi I mosparashkrimit të veprës penale-sipas këtij
parimi që të bëhet ekstradimi I kryesit të veprës penale
duhet që të mos jetë bërë parashkrimi I ndjekjes penale
apo parashkrimi I ekzekutimit të dënimit.
E DREJTA E AZILIT
Termi azil rrjedh prej fjalës latine Asylum që do te thot Strehim.
Në të drejtën penale me azil nënkuptojmë strehimin e shtetasve të huaj apo
personave pa shtetësi në shtetin e caktuar që ndiqen për shkak të aktiviteteve
të tyre të cilat për interesin e gjithëmbarshëm të njerzimit nuk konsiderohen
vepra të dëmshme por të dobishme.
Vështruar historikisht e drejta e azilit është më e vjetër se ekstradimi.
E drejta e azilit është paraqitur në mesin e shekullit XIX me qëllim që të
mbroheshin kryesit e veprave penale politike.
Në deklaratën univerzale mbi të drejtat e njeriut parashihet se çdo person ka
të drejtë të kërkojë azil në shtetin tjetër nësë është I ndjekur nga shteti.
Mirëpo të drejtën e azilit nuk mund ta gëzoj personi që ka kryer krime kundër
të drejtës ndërkombëtare ose nësë ka kryer vepër që janë në kundërshtim me
parimet dhe qëllimet e veperimeve së Kombeve të Bashkuara.
VEPRA PENALE
Nocioni dhe elementet e veprës penale
Lidhur me përcaktimin e nocionit të veprës penale në teorinë e së drejtës
penale janë shqyrtuar mendime të ndryshme.
Para së gjithash vepra penale trajtohet si fenomen juridik, krahas këtij
mendimi vepra penale në të drejtë konsiderohet edhe si fenomen social dhe si
veprim apo sjellje e njeriut të caktuar më të cilën dëmtohen vlerat e caktuara
shoqërore.
Në aspektin social vepra penale është sjellje e njeriut e cila është në
kundërshtim më interesat e shoqëris.
Me veprën penale sulmuhen veprat të cilat sipas klasës që gjendet në pushtet
kanë rëndësi të posaçme dhe si të tilla janë të mbrojtura edhe me
legjislacionin penal.
Vepra penale është manifestim I mospajtimit të personit të caktuar me normat
që gjenden në fuqi.
NOCIONI MATERIALO-FORMAL I
VEPREËS PENALE
Nocioni formal i veprës penale njihet që nga shkolla klsike.
Sipas këtij nocioni vepra penale konsiderohet si fenomoen juridik apo fakt juridik e cila
shkaktonë pasoja juridike në botën e jashtme.
Nocioni formal veprën penale e shpjegon vetëm në aspektin juridik, kurse nocioni
material jep përgjegjje në atë se për cfarë shkaqesh një vepër kosniderohet vepër
penale.
Që të mund të konsiderohet një vepër si vepër penale duhet të përmbahen tri kushte
themelore:
1. Kushti i parë është që vepra të jetë e rrezikshme për shoqërinë
2. Kushti i dytë i referohet anës formale të nocionit të veprës penale.
Që të mund të konsiderohet një vepër e rrezikshme si vepër penale duhet që ajo
vepër të parashihet me ligj si vepër penale.
3. Kushti i tretë i përket anës formale, mirëpo këtu kërkohet që vepra jo vetëm të
përcaktohet me ligj si vepër penale por njëherit gjithashtu me ligj duhet të përcaktohen
edhe tiparet apo elementet e tjera të veprës penale.
FIGURAT E VEPRËS PENALE
Sipas mendimit të disa autorve me figurë të veprës penale duhet
nënkuptuar tërësin e elementeve themelore të veprës penale.
Mirëpo sipas disa autorëve tjerë me termin figurë e veprës penale
duhet nënkuptuar tërësin e elemeneteve të posaçme të çdo vepër
penale.
ELEMENTET THEMELORE TË VEPRËS PENALE
Vepra penale përbëhet prej 5 elementeve themelore:
1.Veprimi I njeriut
2.Rrezikshmëria shoqërore
3.Kundërligjshmëria
4.Përcaktueshmëria e veprës penale në ligj
5.Përgjegjësia penale e kryesit
Çdo vepër për tu konsideruar vepër penale duhet ti posedojë të gjitha këto 5 elemente.Nëse
mungon njëri prej këtyre elementeve vepra penale nuk mund të ekzistojë. Elementet themelore
varësisht se prej çfarë këndi vështrohen mund të ndahen në :
Elemente objektive dhe Subjektive
Elementet objektive mund të ndahen në elemente:
Formale dhe Materiale.
Në grupin e elemeneteve objektive bëjnë pjesë: veprimi I njeriut rrezikueshmëria shoqërore
kundërligjshmëria.
Kurse në grupin e elementeve subjektive bënë pjesë vetëm nje: Përgjegjësia penale e kryesit.
Në kuadrin e elemenetve objektive të karakterit formal janë: veprimi I njeriut me pasojën e
shkaktuar, kundërligjshmëria dhe përcaktueshmëria e veprës penale ne ligj.
Kurse rrezikueshmëria shoqërore është element I karakterit material.
NDARJA E VEPRËS PENALEVeprat penale mund të ndahen në disa lloje.
Duke marr parasysh natyrën e veprës penale këto mund të ndahen në :
1.Vepra penale të përgjithshme
2.Vepra penale politike
Ndërsa nësë merret parasysh numri i veprimeve të cilat e përbëjnë figurën e
veprës penale dallhohen:
1.Vepra penale të thjeshta
2.Vepra penale të përbëra
Mandej varësisht prej faktit se a është dëmtuar apo vetëm është rezikuar e
mira juridike, veprat penale ndahen në :
1.Vepra reale që dëmtojnë
2.Vepra penale që rrezikojnë
1.Vepra penale të përgjithshme dhe politike
Ndarja e veprës penale në të përgjithshme dhe politike rrjedh nga teoria natyrore-
juridike e Graciusit.
Sipas Ferit të gjithë veprat penale mund të ndahen në vepra penale Natyrore dhe
vepra penale Ligjore.
1. Vepra penale natyrore- janë ato të cilat I njohin të drejtat penale të të gjitha
shteteve apo mbarë njerëzimit pa marrë parasysh rregullimin e tyre shoqëror.
Kurse veprat penale Ligjore apo (vepra penale politike) zhvillohen prej një shteti në
shtetin tjetër.
Në grupin e veprave penale të përgjithshme bëjnë pjesë p.sh vepra penale kundër
nderit dhe autoritetit.
Sa I përket vepres pënale politike janë të drejtuara kundër të mirave politike dhe kryen
nga motivet politike.
Si te mira politike konsiderohen themelet e rregullimit shoqëror të një vendi, pasuria
dhe siguria e shtetit.
NOCIONI I OBJEKTIT TË VEPRËS PENALE
Veprat penale janë të drejtuara kundër të mirave apo vlerave të cilat janë të mbrojtura me
sisitemin juridik.
Të mirat juridike që janë të mbrojtura në të drejtën penale janë edhe objekt I veprës penale.
Objekt i veprës penale është e mira juridike kundër së cilës është e drejtuar vepra penale.
Shtrohet pyetja se çka konsiderohen në të drejtën penale objekt të veprës penale-objekt të
veprës penalë janë të mirat apo vlerat vitale të njeriut, liria. Siguria, barazia, prona, rregullimi
shoqëror politik, martesa, familja, nderi, autoriteti.
Objekt i veprës penale është material i çdo vepre penale, ngase me vepër penale rrezikohet
ndonjë e mirë e cila për shkak të rëndësisë së saj shoqërore mbrohet nga e drejta penale.
Në të drejtën penale njihen dy lloje të objektit të veprës penale dhe atë:
1. Objekti i përgjithshëm
2. Objekt grupor
1. Objeki i Përgjithshëm- është njeriu dhe bashkësia shoqërore. Objekt i përgjithshëm është
tërësia e të gjitha të mirave materiale që janë të mbrojtura me të drejtën penale.
2. Objekti Grupor- është jeta dhe trupi I njeriut- rregullimi shoqëror-juridik, siguria e vendit.
OBJEKTI I VEPRIMITMe objekt të veprimit nënkuptojm personin apo vlerën tjetër juridike ndaj të
cilit është ndërmarrë veprimi i kryerjes me ç’rast dëmtohet objekti që mbrohet
nga e drejta penale.

Vlera juridike ndaj së cilës është e drejtuar vepra penale paraqet objektin e
veprimit p.sh te vrasja- objekti i veprimit është jeta e njeriut.
Në shkencën e së drejtës penale objekti i veprimit ndahet në objektin
Sulmues dhe Gramatik.

1. Objekti Sulmues - është lënda ndaj së cilës është i drejtuar veprimi i veprës
penale p.sh te vepr penale e vjedhjes objekti sulmues është prona në sendin e
tundshëm, te vrasja është njeriu etj.
2. Objekti Gramatik - është lënda në të cilën kryhet veprimi i veprës penale
p.sh te vepra penale e falsifikimit të monedhave-objekt gramatik është
monedha e falsifikuar.
SUBJEKTI I VEPRËS PENALE
Njeriu si subjekt i veprës penale Personi që kryen veprër penale
quhet subjekt i veprës penale.
Në të drejtën penale bashkëkohre është përvetësuar mendimi
se subjekti i veprës penale mund të jetë vetëm njeriu personi
fizik- ndërsa në të drejtën e lashtë subjekti I veprës penale ishin
edhe sendet, shtazet etj.
Subjekte të veprës penale konsiderohen edhe ndihmësi dhe
organizatorët e shoqatës kriminale.
Lidhur me moshën subjekte të veprës penale konsiderohen
vetëm personat që kanë mbushur moshën 14 vjeçare, ndërsa
personat nën moshën 14 vjeçare në të drejten penale
konsiderohen fëmijë-këto janë të papërgjegjshëm dhe gjenden
jashtë sferës së të drejtës penale.
Subjektet e veprës penale
Subjektet e veprës penale mund të ndahen në disa kategori:
Sipas kriterit të moshës në legjislacioin penal njihen:
Delikuentët e mitur, Personat madhor të rinjë dhe Delikuentët madhor.
Në të drejtën penale njihen dy lloje subjektesh të veprave penale: Subjekti
Aktiv dhe Subjekti Pasiv.
1. Subjekti Aktiv- konsiderohet personi i cili me veprimin e tij shkakton
pasojën e veprës penale.

Subjekti aktiv është kryes i veprës penale. Në të shumtën e rasteve veprat
penale mund të kryejë çdo person.
Veprat penale që mund t’I kryej çdo subjekt quhet Delikta Komunia.
2. Subjekti Pasiv- është personi që është I dëmtuar apo I rrezikuar me veprën
penale. Subjekti pasiv ndryshe quhet edhe viktimë e veprës penale.
Personi juridik si subjekt I veprës penale
Në shkencën e së drejtës penale si dhe në legjislacionin penal shtrohet pyetja
se a munden personat juridik të konsiderohen subjekte të veprës penale.

Në të drejtën romake njihej rregulla e vjetër “Societas Delinquere Non Potest”
(Personat juridik nuk mund te jenë subjekte të veprës penale).
Mirëpo më vonë në të drejtën penale të mesjetës njihej mundësia që edhe
personat juridikë të konsiderohen subjekte të veprës penale.
VEPRA PENALE E PËRBËRË
Një vepër konsiderohet vepër penale e përbërë në rastet kur me
ligj është përcaktuar se ajo kryhet në ndërmarrjen e dy apo më
shumë veprimeve.
Veprat e përbëra veprimet e të cilave paraqesin se cila veç e veç
vepra penale të posaçme quhen vepra penale të përbëra- vepra
të tilla janë p.sh grabitja-figura e së cilës është e përbërë prej dy
veprave penale-përdorimit të dhunës dhe të vjedhjes.
Forma tjetër e veprës penale të përbërë është vepra penale e
përbërë jo e drejtë. Vepra e këtill shprehet në rastet kur figura e
veprës penale është e përbër prej dy apo më shumë veprimeve
mirëpo vetëm njëra prej tyre paraqet vepër penale kurse veprimi
tjetër jo.
Si vepër penale e këtillë është (vepra penale e mardhënieve
seksuale me dhunë) këtu te kjo vepër penale vetëm përdorimi I
dhunës konisderohet vepër penale.
VEPRAT PENALE FORMALE DHE MATERIALE
Veprat penale formale
konsiderohen ato vepra të cilat sipas ligjit
konsiderohen se janë kryer vetëm në faktin e
ndërmarrjes së veprimit të kryerjes.
Si vepër penale të këtilla janë: matja jo e saktë,
cenimi i paprekshmërisë së banesës.
Veprat penale matriale
konsiderohen ato vepra të cilat kanë shkaktuar
pasojën e caktuar me ligj.
Si vepëra të këtilla janë: vrasja, plagosja etj.
VEPRAT PENALE QË DËMTOJNË DHE RREZIKOJNË
Veprat penale që dëmtojnë- janë ato vepra të cilat konsiderohen se janë kryer nësë
asgjesohet apo dëmtohet e mira juridike që mbrohet në të drejtën penale.
Si vepra të këtilla janë: vrasja, plagosja, dëmtimi I sendit të huaj etj.

Veprat penale që rrezikojnë-konsoderohen se kryhen kur shkaktohet rreziku ndaj objektit të
mbrojtur edhe pse nuk është shkaktuar pasoja.
Për tu konsideruar një vepër si vepër penale që rrezikon është e nevojshme që kryesi të
ketë qenë I vetëdijshëm dhe të ketë dëshiruar vetëm rrezikimin e objektit të mbrojtur.
Varësisht prej faktit së a ka qenë rreziku I drejtëpërdrejt apo apstrakt në shkencën e së
drejtës penale dhe në legjislacion penal njihen dy lloje të rrezikimit:
1.Rrezikimi konkret apo I drejtpërdrejtë
2. Rrezikimi abstrakt.
1. Rrezikimi konkret-këtu vepra penale konisderohet se hyn kur shkaktohet rreziku I
drejtëpërdrejt për jetën apo pasurinë e njerëzve p.sh rrezikimi I komunikimit me mjete të
rrezikshme(dëmton paisjet e komunikimit shenjat apo paisjet e sinjalizimit).
2. Rrezikimi abstrakt- ekziston në rastet kur në veprën penale është përcaktuar se gjendja e
cila mund të shkaktojë rrezik konkret.
Vepra të këtilla janë: dëmtimi I pendave, heqja e shenjave të cilat sinjalizojnë rrezikun.
VEPRAT PENALE MOMENTALE, PERMANENTE DHE TË GJENDJES
1. Veprat penale momentale
janë ato vepra tek të cilat pasoja shkaktohet menjëher pas përfundimit të
veprimit të kryerjes.
Si vepra të këtilla janë: vrasja, vjedhja, grabitja.
2. Vepra penale permanente
janë ato vepra penale të cilat shkaktojnë pasoja që mund të zgjashin kohë të
shkurtë apo të gjatë, me ç’rast kohëzgjatja e pasojave konsiderohet element I
figurës së veprës penale.
Si vepra penale të këtilla janë: bigamia etj.
3. Vepra penale të gjendjes
krijojnë gjendje të kundërligjshme, mirëpo kohëzgjatja nuk është element I
figurës së këtyre veprave penale.
Si vepra të këtilla janë: lëndimi trupor, lendimi I sendit etj.
NDARJA E VEPRAVE PENALE NË KRIME. DELIKTE DHE KUNDËRVAJTJE
Ndarja e veprave penale në krime, delikte dhe kundërvajtje për herë të parë është
përvetësuar në kodin penal të Francës të vitit 1971.
1. Krime-konsiderohen ato vepra penale për të cilat janë parapar dënime të rënda
(dënime me vdekje apo me burg të rëndë).
2. Delikte-konsiderohen veprat penale për të cilat janë paraparë dënime më të lehta
(p.sh dënimi me burg).
3. Kundërvajtje-konsiderohen veprat penale për të cilat janë paraparë dënime edhe
më të lehta (p.sh dënimi me burg afat shkurt apo dënimi në të holla).
Mirëpo në legjislascionin tonë penal nuk është përvetësuar ndarja e veprave penale në
tri llojet e përmendura megjithat njihen tri lloje të veprimeve ato janë:
1.Veprat penale
2.Deliktet ekonomike
3.Kundervajtjet
KUNDËRVAJTJTJET DHE VEPRAT PENALE
Kundërvajtjet
-janë cenime të rendit publik të përcaktuara me ligj dhe
dispozita të tjera, për të cilat janë të parapara dënime
kundërvajtëse dhe masa mbrojtëse.
Kundërvajtjet
paraqesin cenime të disciplinës shoqërore.
Objekt mbrojtës te kundërvajtjet është rregullimi publik, ndërsa
te veprat penale janë vlerat themelore të shoqërisë.
Personi që është i denuar për vepër penale të dënohet për të
njejtën vepër edhe për kundërvajtje.
NOCIONI PENALO-JURIDIK I VEPRIMIT
Veprimi apo sjellja e njeriut është një ndër elementet themelore
të çdo vepre penale.
Me termin veprim në të drejtën penale nënkuptojmë të gjitha
sjelljet apo veprimet e njeriut që manifestohen në botën e
jashtme dhe të cilat janë të përcaktuara me ligj si veper penale.
Për tu konsideruar një veprim relevant në të drejtën private ai
duhet të jetë i vullnetshëm.
I vullnetshëm është ai veprim i cili është ndërmarrë dhe
dirigjuar nga ana e personit të vetëdijshëm dhe në bazë të
vullnetit të lirë.
VEPRAT PENALE TË KRYERA ME VEPRIM
Me kuptimin penalo-juridik veprimi është lëvizje trupin e vullnetshme e njeriut më të cilin kryhet
vepra penale.
Me anë të veprave penale të kryera me veprim cenohen normat penalo-juridike të cilat e
ndalojnë veprimin e caktuar.
E DREJTA PENALE
E DREJTA PENALE
E DREJTA PENALE
E DREJTA PENALE
E DREJTA PENALE
E DREJTA PENALE
E DREJTA PENALE
E DREJTA PENALE
E DREJTA PENALE
E DREJTA PENALE
E DREJTA PENALE
E DREJTA PENALE
E DREJTA PENALE
E DREJTA PENALE
E DREJTA PENALE
E DREJTA PENALE
E DREJTA PENALE
E DREJTA PENALE
E DREJTA PENALE
E DREJTA PENALE
E DREJTA PENALE
E DREJTA PENALE
E DREJTA PENALE
E DREJTA PENALE
E DREJTA PENALE
E DREJTA PENALE
E DREJTA PENALE
E DREJTA PENALE
E DREJTA PENALE
E DREJTA PENALE
E DREJTA PENALE
E DREJTA PENALE
E DREJTA PENALE
E DREJTA PENALE
E DREJTA PENALE
E DREJTA PENALE
E DREJTA PENALE
E DREJTA PENALE
E DREJTA PENALE
E DREJTA PENALE
E DREJTA PENALE
E DREJTA PENALE
E DREJTA PENALE
E DREJTA PENALE
E DREJTA PENALE
E DREJTA PENALE
E DREJTA PENALE
E DREJTA PENALE
E DREJTA PENALE
E DREJTA PENALE
E DREJTA PENALE
E DREJTA PENALE
E DREJTA PENALE
E DREJTA PENALE
E DREJTA PENALE
E DREJTA PENALE
E DREJTA PENALE
E DREJTA PENALE
E DREJTA PENALE
E DREJTA PENALE
E DREJTA PENALE
E DREJTA PENALE
E DREJTA PENALE
E DREJTA PENALE
E DREJTA PENALE
E DREJTA PENALE
E DREJTA PENALE
E DREJTA PENALE
E DREJTA PENALE
E DREJTA PENALE
E DREJTA PENALE
E DREJTA PENALE

Weitere ähnliche Inhalte

Was ist angesagt?

E Drejta Ndërkombtare Publike
E Drejta Ndërkombtare PublikeE Drejta Ndërkombtare Publike
E Drejta Ndërkombtare PublikeRefik Mustafa
 
E Drejta Nderkombtare Publike
E Drejta Nderkombtare Publike  E Drejta Nderkombtare Publike
E Drejta Nderkombtare Publike Refik Mustafa
 
Politika kriminale
Politika kriminalePolitika kriminale
Politika kriminaledritashala
 
E drejta penale
E drejta penaleE drejta penale
E drejta penalezogaj
 
Procesi i të provuarit në Procedurë Penale
Procesi i të provuarit në Procedurë PenaleProcesi i të provuarit në Procedurë Penale
Procesi i të provuarit në Procedurë PenaleK. Gj.
 
E Drejta Tregtare
E Drejta TregtareE Drejta Tregtare
E Drejta TregtareMenaxherat
 
E Drejta Ndërkombtare Private
E Drejta Ndërkombtare PrivateE Drejta Ndërkombtare Private
E Drejta Ndërkombtare PrivateRefik Mustafa
 
E Drejta Penale Procedurale
E Drejta Penale Procedurale   E Drejta Penale Procedurale
E Drejta Penale Procedurale Refik Mustafa
 
FAZAT E PROCEDURES PENALE
FAZAT E PROCEDURES PENALEFAZAT E PROCEDURES PENALE
FAZAT E PROCEDURES PENALERefik Mustafa
 
Burimet e Se Drejtes Penale
Burimet e Se Drejtes PenaleBurimet e Se Drejtes Penale
Burimet e Se Drejtes PenaleRefik Mustafa
 
E Drejta e Procedures Administrative
E Drejta e Procedures AdministrativeE Drejta e Procedures Administrative
E Drejta e Procedures AdministrativeRefik Mustafa
 
E Drejta CIvile - Abdullah Aliu
E Drejta CIvile -  Abdullah AliuE Drejta CIvile -  Abdullah Aliu
E Drejta CIvile - Abdullah AliuRefik Mustafa
 
Procedura paraprake, hetimi, ngritja e aktakuzes
Procedura paraprake, hetimi, ngritja e aktakuzesProcedura paraprake, hetimi, ngritja e aktakuzes
Procedura paraprake, hetimi, ngritja e aktakuzesDurim Kërhanaj
 
E drejta-civile-1
E drejta-civile-1E drejta-civile-1
E drejta-civile-1zogaj
 

Was ist angesagt? (20)

E Drejta Ndërkombtare Publike
E Drejta Ndërkombtare PublikeE Drejta Ndërkombtare Publike
E Drejta Ndërkombtare Publike
 
Kriminologjia
KriminologjiaKriminologjia
Kriminologjia
 
E drejta civile
E drejta civileE drejta civile
E drejta civile
 
E Drejta Nderkombtare Publike
E Drejta Nderkombtare Publike  E Drejta Nderkombtare Publike
E Drejta Nderkombtare Publike
 
Politika kriminale
Politika kriminalePolitika kriminale
Politika kriminale
 
E drejta penale
E drejta penaleE drejta penale
E drejta penale
 
E Drejta Penale
E Drejta PenaleE Drejta Penale
E Drejta Penale
 
Kriminalistika
KriminalistikaKriminalistika
Kriminalistika
 
E DREJTA CIVILE
E DREJTA CIVILEE DREJTA CIVILE
E DREJTA CIVILE
 
Procesi i të provuarit në Procedurë Penale
Procesi i të provuarit në Procedurë PenaleProcesi i të provuarit në Procedurë Penale
Procesi i të provuarit në Procedurë Penale
 
E Drejta Tregtare
E Drejta TregtareE Drejta Tregtare
E Drejta Tregtare
 
E Drejta Ndërkombtare Private
E Drejta Ndërkombtare PrivateE Drejta Ndërkombtare Private
E Drejta Ndërkombtare Private
 
E Drejta Penale Procedurale
E Drejta Penale Procedurale   E Drejta Penale Procedurale
E Drejta Penale Procedurale
 
FAZAT E PROCEDURES PENALE
FAZAT E PROCEDURES PENALEFAZAT E PROCEDURES PENALE
FAZAT E PROCEDURES PENALE
 
Burimet e Se Drejtes Penale
Burimet e Se Drejtes PenaleBurimet e Se Drejtes Penale
Burimet e Se Drejtes Penale
 
E Drejta Tregtare
E Drejta TregtareE Drejta Tregtare
E Drejta Tregtare
 
E Drejta e Procedures Administrative
E Drejta e Procedures AdministrativeE Drejta e Procedures Administrative
E Drejta e Procedures Administrative
 
E Drejta CIvile - Abdullah Aliu
E Drejta CIvile -  Abdullah AliuE Drejta CIvile -  Abdullah Aliu
E Drejta CIvile - Abdullah Aliu
 
Procedura paraprake, hetimi, ngritja e aktakuzes
Procedura paraprake, hetimi, ngritja e aktakuzesProcedura paraprake, hetimi, ngritja e aktakuzes
Procedura paraprake, hetimi, ngritja e aktakuzes
 
E drejta-civile-1
E drejta-civile-1E drejta-civile-1
E drejta-civile-1
 

Ähnlich wie E DREJTA PENALE

Lnda drejta penale
Lnda drejta penaleLnda drejta penale
Lnda drejta penalezogaj
 
Tema 1 e drejta e biznesit
Tema 1 e drejta e biznesitTema 1 e drejta e biznesit
Tema 1 e drejta e biznesitBledi Lila
 
Politika Kriminale Dhe Objekti I Saj
Politika Kriminale Dhe Objekti I SajPolitika Kriminale Dhe Objekti I Saj
Politika Kriminale Dhe Objekti I Sajbrendonas
 
Hyrje Ne Shkencat Administrative Pyetje Pergjigje (Repaired)
Hyrje Ne Shkencat Administrative Pyetje Pergjigje (Repaired)Hyrje Ne Shkencat Administrative Pyetje Pergjigje (Repaired)
Hyrje Ne Shkencat Administrative Pyetje Pergjigje (Repaired)Ramadan Ademi
 
E drejta administrative
E drejta administrativeE drejta administrative
E drejta administrativeFerdi Nuredini
 
E drejta administrative
E drejta administrativeE drejta administrative
E drejta administrativepetritzogaj
 
Etika Profesionale
Etika ProfesionaleEtika Profesionale
Etika Profesionaledani
 
Koncepti i sw drejtws publike
Koncepti i sw drejtws publikeKoncepti i sw drejtws publike
Koncepti i sw drejtws publikeDardan Krasniqi
 
E drejta administrative fatmir berisha
E drejta administrative                  fatmir berishaE drejta administrative                  fatmir berisha
E drejta administrative fatmir berishafatmir berisha
 
50740448 5-abdulla-aliu
50740448 5-abdulla-aliu50740448 5-abdulla-aliu
50740448 5-abdulla-aliuzogaj
 
Politika Kriminale Slajd
Politika Kriminale SlajdPolitika Kriminale Slajd
Politika Kriminale SlajdARMIDA
 
Politikakriminale slajd-100323082830-phpapp02
Politikakriminale slajd-100323082830-phpapp02Politikakriminale slajd-100323082830-phpapp02
Politikakriminale slajd-100323082830-phpapp02Arsiola DYRMISHI
 
Artikull Luarasi per editim
Artikull Luarasi  per editimArtikull Luarasi  per editim
Artikull Luarasi per editimElvis Zaimi
 
Fillet e së drejtes, Cikël Leksionesh 2014 2015
Fillet e së drejtes, Cikël Leksionesh  2014 2015Fillet e së drejtes, Cikël Leksionesh  2014 2015
Fillet e së drejtes, Cikël Leksionesh 2014 2015Refik Mustafa
 
252995500 e-drejta-penale-1
252995500 e-drejta-penale-1252995500 e-drejta-penale-1
252995500 e-drejta-penale-1Rilind Kastrati
 
Fillet e së drejtës
Fillet e së drejtës Fillet e së drejtës
Fillet e së drejtës fatmir berisha
 

Ähnlich wie E DREJTA PENALE (20)

Lnda drejta penale
Lnda drejta penaleLnda drejta penale
Lnda drejta penale
 
Tema 1 e drejta e biznesit
Tema 1 e drejta e biznesitTema 1 e drejta e biznesit
Tema 1 e drejta e biznesit
 
Politika Kriminale Dhe Objekti I Saj
Politika Kriminale Dhe Objekti I SajPolitika Kriminale Dhe Objekti I Saj
Politika Kriminale Dhe Objekti I Saj
 
Hyrje Ne Shkencat Administrative Pyetje Pergjigje (Repaired)
Hyrje Ne Shkencat Administrative Pyetje Pergjigje (Repaired)Hyrje Ne Shkencat Administrative Pyetje Pergjigje (Repaired)
Hyrje Ne Shkencat Administrative Pyetje Pergjigje (Repaired)
 
E drejta administrative
E drejta administrativeE drejta administrative
E drejta administrative
 
E drejta administrative
E drejta administrativeE drejta administrative
E drejta administrative
 
Etika Profesionale
Etika ProfesionaleEtika Profesionale
Etika Profesionale
 
Koncepti i sw drejtws publike
Koncepti i sw drejtws publikeKoncepti i sw drejtws publike
Koncepti i sw drejtws publike
 
E Drejta Private
E Drejta PrivateE Drejta Private
E Drejta Private
 
E drejta administrative fatmir berisha
E drejta administrative                  fatmir berishaE drejta administrative                  fatmir berisha
E drejta administrative fatmir berisha
 
Fillet e se drejtes
Fillet e se drejtesFillet e se drejtes
Fillet e se drejtes
 
50740448 5-abdulla-aliu
50740448 5-abdulla-aliu50740448 5-abdulla-aliu
50740448 5-abdulla-aliu
 
Normat juridike
Normat juridikeNormat juridike
Normat juridike
 
Politika Kriminale Slajd
Politika Kriminale SlajdPolitika Kriminale Slajd
Politika Kriminale Slajd
 
Politikakriminale slajd-100323082830-phpapp02
Politikakriminale slajd-100323082830-phpapp02Politikakriminale slajd-100323082830-phpapp02
Politikakriminale slajd-100323082830-phpapp02
 
Artikull Luarasi per editim
Artikull Luarasi  per editimArtikull Luarasi  per editim
Artikull Luarasi per editim
 
Fillet e së drejtes, Cikël Leksionesh 2014 2015
Fillet e së drejtes, Cikël Leksionesh  2014 2015Fillet e së drejtes, Cikël Leksionesh  2014 2015
Fillet e së drejtes, Cikël Leksionesh 2014 2015
 
252995500 e-drejta-penale-1
252995500 e-drejta-penale-1252995500 e-drejta-penale-1
252995500 e-drejta-penale-1
 
LIGJI DHE ETIKA
LIGJI DHE ETIKALIGJI DHE ETIKA
LIGJI DHE ETIKA
 
Fillet e së drejtës
Fillet e së drejtës Fillet e së drejtës
Fillet e së drejtës
 

Mehr von Refik Mustafa

Historia E Shtetit Dhe Së Drejtës
Historia E Shtetit Dhe Së DrejtësHistoria E Shtetit Dhe Së Drejtës
Historia E Shtetit Dhe Së DrejtësRefik Mustafa
 
E Drejta e Detyrimeve II
E Drejta e Detyrimeve IIE Drejta e Detyrimeve II
E Drejta e Detyrimeve IIRefik Mustafa
 
E Drejta e Detyrimeve I
E Drejta e Detyrimeve IE Drejta e Detyrimeve I
E Drejta e Detyrimeve IRefik Mustafa
 
E Drejta e Detyrimeve dhe e Kontratave
E  Drejta e Detyrimeve dhe e KontrataveE  Drejta e Detyrimeve dhe e Kontratave
E Drejta e Detyrimeve dhe e KontrataveRefik Mustafa
 
E Drejta Kushtetuese
E Drejta KushtetueseE Drejta Kushtetuese
E Drejta KushtetueseRefik Mustafa
 
E Drejta e Falimentimit
E Drejta e FalimentimitE Drejta e Falimentimit
E Drejta e FalimentimitRefik Mustafa
 
EKSTRADIMI DHE E DREJTA E AZILIT
EKSTRADIMI DHE E DREJTA E AZILITEKSTRADIMI DHE E DREJTA E AZILIT
EKSTRADIMI DHE E DREJTA E AZILITRefik Mustafa
 
Interpretimi i Ligjeve Penale
Interpretimi i Ligjeve PenaleInterpretimi i Ligjeve Penale
Interpretimi i Ligjeve PenaleRefik Mustafa
 
Fjalorth i Drejtësise
Fjalorth i DrejtësiseFjalorth i Drejtësise
Fjalorth i DrejtësiseRefik Mustafa
 
E Drejta në Ndërtim dhe Planifikimi Hapësinor
E Drejta në Ndërtim dhe Planifikimi HapësinorE Drejta në Ndërtim dhe Planifikimi Hapësinor
E Drejta në Ndërtim dhe Planifikimi HapësinorRefik Mustafa
 
E Drejta Penale, Pjesa e Përgjithshme
E Drejta Penale, Pjesa e PërgjithshmeE Drejta Penale, Pjesa e Përgjithshme
E Drejta Penale, Pjesa e PërgjithshmeRefik Mustafa
 
Arta Mandro - E Drejta Romake
Arta Mandro -  E Drejta RomakeArta Mandro -  E Drejta Romake
Arta Mandro - E Drejta RomakeRefik Mustafa
 
E Drejta Penale Nderkombetare - Jola Xhafo
E Drejta Penale Nderkombetare - Jola XhafoE Drejta Penale Nderkombetare - Jola Xhafo
E Drejta Penale Nderkombetare - Jola XhafoRefik Mustafa
 
E Drejta Romake - Andrew Borkowski & Paul Du Plessis
E Drejta Romake -  Andrew  Borkowski & Paul Du Plessis E Drejta Romake -  Andrew  Borkowski & Paul Du Plessis
E Drejta Romake - Andrew Borkowski & Paul Du Plessis Refik Mustafa
 
Daniel Gutman - E Drejta Nderkombetare Private
Daniel Gutman - E Drejta Nderkombetare PrivateDaniel Gutman - E Drejta Nderkombetare Private
Daniel Gutman - E Drejta Nderkombetare PrivateRefik Mustafa
 
E DREJTA DHE POLITIKA
E DREJTA DHE POLITIKAE DREJTA DHE POLITIKA
E DREJTA DHE POLITIKARefik Mustafa
 

Mehr von Refik Mustafa (20)

Procedura Penale
Procedura PenaleProcedura Penale
Procedura Penale
 
Historia E Shtetit Dhe Së Drejtës
Historia E Shtetit Dhe Së DrejtësHistoria E Shtetit Dhe Së Drejtës
Historia E Shtetit Dhe Së Drejtës
 
E Drejta e Detyrimeve II
E Drejta e Detyrimeve IIE Drejta e Detyrimeve II
E Drejta e Detyrimeve II
 
E Drejta e Detyrimeve I
E Drejta e Detyrimeve IE Drejta e Detyrimeve I
E Drejta e Detyrimeve I
 
E Drejta e Detyrimeve dhe e Kontratave
E  Drejta e Detyrimeve dhe e KontrataveE  Drejta e Detyrimeve dhe e Kontratave
E Drejta e Detyrimeve dhe e Kontratave
 
E Drejta Kushtetuese
E Drejta KushtetueseE Drejta Kushtetuese
E Drejta Kushtetuese
 
E Drejta e Falimentimit
E Drejta e FalimentimitE Drejta e Falimentimit
E Drejta e Falimentimit
 
EKSTRADIMI DHE E DREJTA E AZILIT
EKSTRADIMI DHE E DREJTA E AZILITEKSTRADIMI DHE E DREJTA E AZILIT
EKSTRADIMI DHE E DREJTA E AZILIT
 
Interpretimi i Ligjeve Penale
Interpretimi i Ligjeve PenaleInterpretimi i Ligjeve Penale
Interpretimi i Ligjeve Penale
 
Fjalorth i Drejtësise
Fjalorth i DrejtësiseFjalorth i Drejtësise
Fjalorth i Drejtësise
 
E Drejta e Punës
E Drejta e PunësE Drejta e Punës
E Drejta e Punës
 
E Drejta në Ndërtim dhe Planifikimi Hapësinor
E Drejta në Ndërtim dhe Planifikimi HapësinorE Drejta në Ndërtim dhe Planifikimi Hapësinor
E Drejta në Ndërtim dhe Planifikimi Hapësinor
 
Parlamentarizmi
ParlamentarizmiParlamentarizmi
Parlamentarizmi
 
E Drejta Penale, Pjesa e Përgjithshme
E Drejta Penale, Pjesa e PërgjithshmeE Drejta Penale, Pjesa e Përgjithshme
E Drejta Penale, Pjesa e Përgjithshme
 
Arta Mandro - E Drejta Romake
Arta Mandro -  E Drejta RomakeArta Mandro -  E Drejta Romake
Arta Mandro - E Drejta Romake
 
E Drejta Penale Nderkombetare - Jola Xhafo
E Drejta Penale Nderkombetare - Jola XhafoE Drejta Penale Nderkombetare - Jola Xhafo
E Drejta Penale Nderkombetare - Jola Xhafo
 
E Drejta Romake - Andrew Borkowski & Paul Du Plessis
E Drejta Romake -  Andrew  Borkowski & Paul Du Plessis E Drejta Romake -  Andrew  Borkowski & Paul Du Plessis
E Drejta Romake - Andrew Borkowski & Paul Du Plessis
 
Daniel Gutman - E Drejta Nderkombetare Private
Daniel Gutman - E Drejta Nderkombetare PrivateDaniel Gutman - E Drejta Nderkombetare Private
Daniel Gutman - E Drejta Nderkombetare Private
 
Procedura Civile
Procedura CivileProcedura Civile
Procedura Civile
 
E DREJTA DHE POLITIKA
E DREJTA DHE POLITIKAE DREJTA DHE POLITIKA
E DREJTA DHE POLITIKA
 

E DREJTA PENALE

  • 2. Me luftën kundër fenomenit penal, që ndryshe është quaj -tur dhe patologji sociale, merren dhe degë të tjera të së drejtës si kriminologjia, penologjia, kriminalistika etj. E veçanta për të drejtën penale është se ajo përcakton momentet kryesore që përbëjnë dhe boshtin e kësaj lufte, përcakton kushtet e përgjithshme dhe të Vecanta sipas të cilave një vepër mund të konsiderohet vepër penale, sanksionet që parashikohen për autorët e tyre, si dhe rrethanat e vecanta (lehtësuesë dhe rënduese) që duhet të meren parasysh nga gjykata, në procesin e caktimit të tyre rast pas rasti.
  • 3. Tre aspektet e së drejtës penale moderne janë: E drejta penale është një tërësi e normave të së drejtës publike që parashikojnë ato vepra për të cilat janë parashikuar sanksione penale, të ndry shueshme këto edhe në raport me personalitetin e autorit. Thelbin e së drejtës penale e përbën ajo pjesë e saj, që emërtohet përgjegjësia penale duke vep ruar kjo në mënyrë të pavarur nga vullneti i aty re, interesat e të cilëve mbrohen.
  • 4. E drejta penale është e përbërë nga dy pjesë: Pjesa e përgjithshme ,e cila përfshin tërësinë e parimeve të përgjithshme, të rregullave të njëjta, të parashikuara në Kushtetutë , në pjesën e parë të K.Penal, të cilat hedhin themelet e përgjegjësisë penale. Këto parime janë të vlefshme për pjesën më të madhe të veprave penale specifike apo për kategori të tyre, pa qënë e nevojshme të përsëriten, apo të përfshihen në figurën e veprës penale konkrete, dhe që përcaktojnë elementët dallues të veprave penale .
  • 5. Pjesa e posacme Pjesa e posacme ,e cila ka për objekt studimin e figurave konkrete të veprave penale të parashikuara në dispozitat e vecanta të pjesës së posacme, sidomos elementët përbërës të tyre, si dhe rrethanat lehtësuese dhe rënduese në të cilat kryhen veprat penale nga persona konkretë. Përkufizimi i lartpërmendur ka një rëndësi të madhe, res pektimi i të cilit në kushtet e një shoqërie demokratike, është një kusht si ne quanon, për respektimin dhe mbrojtjen e të drejtave dhe të lirive themelore të individit të mbrojtura me Kushtetutë, Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut dhe me akte të tjera kombëtare dhe ndërkombëtare.
  • 6. Percaktimi i veprës penale Duke përcaktuar veprën penale, si veprim ose mosveprim shoqërisht të rrezikshëm, të parashikuar me ligj dhe të kryer me faj (dashje apo pakujdesi), Kjo degë e së drejtës hedh bazat për një luftë efektive kundër kriminalitetit. Ajo synon të vendosë përpara përgjegjësisë penale vetëm ata persona që kryejnë vepra, të cilat plotësojnë kushtet e përkufizimit të sipërcituar si dhe garanton ligjshmërinë në procesin penal.
  • 7. KREU I NOCIONI DHE FUNKSIONET E SË DREJTËS PENALE 1. Nocioni i së drejtës penale 1.1. Sjellja devijuese dhe kriminaliteti Nevojat dhe interesat e përbashkëta, si dhe rregullat për sjelljen e anëtarëve në bashkësinë njerëzore janë supozimi themelor dhe kushti elementar për ekzistimin e saj. Rregullat e sjelljes varen nga karakteri i zhvillimit të shoqërisë. Natyra e tyre është e ndryshme, ashtu që sistemin normativ të shoqërisë e përbëjnë normat morale, zakonore, juridike, etj. Por, cila do rregull ka kuptim vetëm nëse shkelja e saj paraqet përjashtim, përkundër pranimit të përgjithshëm dhe respektit. Meqë çdo rregull, e formësuar nëpër norma të caktuara e përjeton fatin të jetë e cenuar, bashkësia shoqërore përpiqet që me forcë ta imponojë respektimin e tyre, duke identifikuar shmangiet nga to si sjellje devijuese.
  • 8. Cilësia e çdo sjelljeje njerëzore Cilësia e çdo sjelljeje njerëzore si devijuese nuk është e natyrshme, por determinim social: asnjë sjellje njerëzore nuk është devijuese vetvetiu, por në relacion me normat e caktuara shoqërore. Nga këtu, nocioni për sjelljen devijuese nuk është deskriptiv, por nocion askriptiv. Ai nënkupton gjykim negativ të shoqërisë, sipas të cilit sjellja e tillë shmanget nga ndalesat ose urdhrat e caktuara gjithë- përfshirëse dhe paraqet shkak për reaksionin shoqëror për shkak të korrigjimit të sjelljes së individit.
  • 9. Sipas definimit sociologjik, SIPAS DEFINIMIT SOCIOLOGJIK,  NNOCIONI PËR SJELLJEN KRIMINALE UNIFIKOHET ME NOCIONIN PËR SJELLJE ASOCIALE ME TË CILËN INDIVIDI VJEN NË KONFLIKT ME NORMAT SOCIALE.  KY DEFINIM DEPËRTON NË STRUKTURËN SOCIOLO- GJIKE DHE KUPTIMIN E RREGULLAVE TË SJELLJES TË IMPONUAR NGA GRUPI SOCIAL, SI DHE SHKAQET E PROCESEVE INDIVIDUALE QË INKLINOJNË NGA ATO RREGULLA, POR RREZIKON T’I JEP PËRGJIGJE PYETJES: CILA SJELLJE ËSHTË KRIMINALE? QASJA SOCIOLOGJIKE ËSHTË RELEVANTE PËR TË DREJTËN PENALE NË MASË NË TË CILËN E SQARON DIMENSIONIN MATERIAL, SOCIOLOGJIK TË NOCIONEVE PENALO-JURIDIKE.
  • 10. Për definimin juridik, kriminale janë sjelljet që janë të ndaluara me normat e së drejtës penale. Sjellja e njeriut pavarësisht nga karakteri i saj asocial, dëmi i tij për të tjerët ose shoqërinë në përgjithësi bëhet penalo-juridikisht relevant edhe atëherë kur është i ndaluar me Kodin penal dhe kur për sjellje të tillë është paraparë dënim apo sanksion tjetër. Bëhet fjalë për definim formal ose pozitivo-juridik të kriminalitetit. Ai, përkundër definimit sociologjik nuk përgjigjet në pyetjen: pse një sjellje llogaritet si kriminale? Bëhet ajo kriminale për arsye se është e shpallur si vepër penale ose është e shpallur si vepër penale për arsye se është kriminale? Por, definimi juridik për dallim nga ai sociologjik nuk përjashton hulumtimin e mëtejmë të këtyre aspekteve.
  • 11. Mosrespektimi i normave sociale Si formë e mosrespektimit të normave sociale, kriminaliteti e ndjek bashkësinë njerëzore që nga fillimi i saj. Reaksioni i veprimit të palejuar çdoherë ka pasur karakterin e reaksionit të detyrueshëm ndaj kryesit të shkeljes, por format dhe instrumentet e tyre ndryshohen me zhvillimin e bashkësisë shoqërore. Në fillimet e hershme të shoqërisë njerëzore (shoqëria primitive), ajo është mbështetur mbi solidaritetin shoqëror, pajtimin dhe mjetet kolektive të reaksionit të detyrueshëm. Me paraqitjen e shtetit dhe së drejtës, ndalesat, shkelja e së cilave paraqet krim, në emër të shoqërisë i definon shteti, kurse zbatimi i detyrueshëm i tyre merr karakterin e detyrimit shtetëror.
  • 12. 1.2. Definimi i nocionit të së drejtës penale Nocioni i së drejtës penale ka kuptim të dyfishtë: si emërtim i një dege të së drejtës pozitive dhe si emërtim i shkencës juridike, ku si objekt studimi është e drejta penale pozitive. Me termin e drejtë penale nënkuptojmë një degë të legjislacionit pozitiv të shtetit të caktuar dhe një degë të shkencave juridike, përkatësisht të shkencës së të drejtës penale.
  • 13. Të drejtën penale si degë e së drejtës pozitive Të drejtën penale si degë e së drejtës pozitive të shtetit e definoj- më si sistem normash ligjore me të cilat sjelljet e caktuara njerëzore shpallen si vepra penale dhe për vepra të tilla janë të parapara dënime si dhe sanksione tjera nga ana e shtetit si dhe përcaktohen kushtet për zbatimin e dënimeve dhe sanksioneve tjera penalo-juridike. Ky definim formal i së drejtës penale si nocione themelore i përmban veprën penale dhe dënimin, respektivisht sanksionin penal juridik, ashtu siç është i përcaktuar me ligj. Me të janë të përcaktuara specifikat themelore të kësaj dege të së drejtës, përkundër degëve tjera të sistemit juridik.
  • 14. Definimi formal vetëm pjesërisht e sqaron përmbajtjen e nocionit të së drejtës penale Definimi formal vetëm pjesërisht e sqaron përmbajtjen e nocionit të së drejtës penale.  Ai ende nuk përgjigjet në pyetjen: pse ligji sjelljet e tilla i shpall si vepra penale, pse përcakton zbatimin e dënimeve dhe sanksioneve tjera penalo-juridike? Përgjigje në këto pyetje jep definimi formal juridik: e drejta penale është sistem normash ligjore për veprat penale dhe dënimet, respektivisht sanksioneve tjera të vendosura për shkak të mbrojtjes së vlerave dhe të mirave më të rëndësishme individuale dhe shoqërore. Ky definim e sqaron funksionin kryesor mbrojtës të së drejtës penale, kurse me të kuptimin edhe domethënien e saj sociale
  • 15. E drejta penale si shkencë juridike (shkenca e së drejtës penale, shkenca penalo-juridike) E drejta penale si shkencë juridike (shkenca e së drejtës penale, shkenca penalo-juridike) është disiplinë shkencore që si lëndë studimi në radhë të parë e ka të drejtën penale pozitive dhe zbatimin e saj praktik. Por, përveç studimit dhe sqarimit të së drejtës penale pozitive (siç është), shkenca penalo-juridike merret edhe me të drejtën penale korrektuese (siç duhet të jetë). Ai është aspekti i brendshëm kritik i mendimit penal juridik, arsyetimi i të cilit mund të ilustrohet nëpërmjet pyetjes së vetme: vallë, po qe se abrogohet ligji sipas të cilit humb edhe lënda e shkencës penalo-juridike si shkencë e së drejtës penale pozitive, a do të humbet edhe kriminaliteti? Pyetja nuk është pa kuptim teorik!
  • 16. Ekzistojnë shkencëtarë në krahun e ash -tuquajtur kriminologji radikale, ose shkojnë nga ajo se nocioni për krimi -nalitetin nuk është asgjë tjetër pos ekspe -rtizë krijuese dhe rezultat përfundimtar i një procesi të etiketimit të sjelljes njerëzore nga ana e grupit shoqëror në pushtet. Sipas tyre receta më e thjeshtë për pengimin e kriminalitetit është t’i abrogojmë kodet penale dhe s’do të ketë kriminalitet”
  • 17. 1.3. Për emërtimin e drejtë penale (ndëshkimore) në vend “të së drejtës penale” Shpeshherë këto dy emërtime hasin në proble -matikë të zbatimit, prandaj janë të cekura disa argumente për përdorimin e tyre. Nuk janë të parëndësishme edhe pse nuk janë qenësore ato që janë ndërmarr nga e drejta penale komparative. Çdokund kjo degë është e njohur si “e drejta penale (ndëshkimore)”: ashtu në të drejtën anglo-saksone (Penal law; përdoret edhe nocioni Criminal law, nga “crime”- krim, vepër penale, por nocioni “e drejtë kriminale” do të ishte tepër i ngathët!); e drejta gjermane (Strafrecht); e drejta franceze (droit pénal; më rrallë droit criminel); e drejta italiane (diritto penale); e
  • 18. Nocioni “e drejta penale” në terminologjinë bashkekohore është inkuadruar nën ndikimin e terminologjisë serbo-kroate, në të cilën është e lidhur për nocionin e veprës së palejuar (fajësi, shtrembëri). Këtë shprehje mund ta gjejmë edhe në literaturën tonë, por në kuptimin e ndryshimit, që nis jo nga vepra e palejuar, por nga faji, përgjegjësia nga vepra e tillë. Duke bërë disa analiza të të folurit popullor do të mund t’i gjejmë këto fjalë të urta: ku ka shtrembëri, mos kërko prirje, kurse ku ka drejtësi, paqja dhe mëshira mbizotërojnë; drejt flet kurse punon shtrembët dhe jodrejtë; drejtësia dhe shtrembësia urrehen etj. Fjala e shtrembët më shpesh domethënë jo të drejtë, diçka e kundër nga e drejtësia, si dhe faji, përgjegjësi për veprën e kryer. Kur e përdorim fjalën i shtrembët ose shtrembësi në të folurit e përditshëm mendojmë në fajin, përgjegjësisë për veprën e kryer, kurse jo në vetë veprën.
  • 19. Kur jemi në terminologjinë e vjetër, interesant është shembulli i terminologjisë sllovene që nga koha e shtetit të përbashkët të RSFJ: përkundrazi pranimit të termeve “e drejtë penale (ndëshkimore), e drejtë penale (shtrembërore) etj. në republikat tjera, Sllovenia qysh atëherë ka përdorur këto nocione, kuptohet edhe sot e kësaj dite, termin për të cilin këtu bëhet fjalë (Kazenski zakon, kazensko pravo). Terminologjia juridike kroate pas miratimit të KP Kroat në vitin 1997 po ashtu u kthye në nocionet e mëhershme (e drejta penale, vepra penale etj), edhe pse në një pjesë të teorisë ato asnjëherë nuk ishin të braktisur (ashtu titulli i librit të profesorit nga Zagrebi Frank “Teoria e së drejtës penale”, i botuar më vitin 1955.
  • 20. Argumenti thelbësor në favor të përdorimit të termeve “e drejta penale”, “vepra penale”, “përgjegjësia penale” etj., është në përmbajtjen e sistemit kategorial të kësaj dege të së drejtës. Bazën e saj e përbëjnë vepra penale dhe dënimi! Dënimi, si pasojë juridike e veprës së kryer është kategori pas të cilit kjo degë dallohet nga degët tjera të së drejtës. Përderisa degët tjera të së drejtës përmbajnë pjesë të së drejtës delikte, që për objekt e kanë deliktin (e drejta civile-delikti civil) ose operojnë me nocionin për fajin, dhe vetëm e drejta penale e njeh dënimin si reaksion i detyrueshëm shtetëror për veprën e kryer. Dënim, ekziston në të vërtetë edhe në sistemet kategoriale të degëve tjera (kështu: dënimi disiplinor, dënimi kontraktues, etj.), por e drejta penale e legjitimon vetëm dënimin publik (shtetëror) që përbëhet nga
  • 21. Shprehja “e drejta penale” dalëngadalë depërton edhe në shkencën tonë penalo-juridike, edhe pse në pjesën më të madhe të saj është i përfshirë emërtimi i vjetër Ajo është rezultat edhe e jokonsekuencave konceptuale në sistemin e veprave penale, që e përbëjnë veprat penale dhe kundërvajtjet. Kushtetuta i përdor termat “vepra penale” dhe “vepra penale (ndëshkuese)” në disa vende edhe krejtësisht gabim. Ashtu në definimin e parimit të ligjshmërisë (n. 14) është e përdorur shprehja “vepra penale (ndëshkuese) që i mbulon veprat penale dhe kundërvajtjet, pastaj krejtësisht gabimisht duke e përcaktuar veprën penale (ndëshkuese), (ajo d.m.th. edhe vepër penale). Shprehja “vepra penale” është e përdorur edhe gjatë definimit të prezumimit të pafajësisë (n. 13). Shprehjet “vepra penale” ose penale ose vepër tjetër penale (ndëshkuese) gjithashtu janë të përdorura në më shumë vende (p.sh. dispozita kushtetuese për kompetencën e prokurorisë publike, n. 106).
  • 22. Edhe pse, me një konfuzion të tillë terminologjia kushtetuese e detyron ligjdhënësin t’i përdor emërtimet “kod penal”, “vepër penale”, “përgjegjësi penale” dhe “sanksion penal”: KPM i përdor mu këto emërtime, dhe ato pa dyshim si shprehje zyrtare janë obliguese për gjyqin dhe për secilin që duhet të citon ndonjë dispozitë ligjore, e sipas asaj edhe në këtë libër gjatë citimit të ndonjë dispozite ligjore! Teoria penalo-juridike është e lirë të krijojë emërtime të reja me të cilat do të ndikojë në përmirësimin e terminologjisë ligjore. Nga këtu në këtë libër janë të përdorura shprehjet “vepër ndëshkuese”, “përgjegjësi ndëshkuese”, etj., si sinonime të shprehjeve ligjore “vepër penale”, “përgjegjësi penale” etj. Disharmonia e tillë dukshëm do të ekzistojë përderisa me aprovimin e argumenteve që janë të ekspozuara nuk ndryshohen shprehjet që janë të përdorura në kushtetutën dhe në legjislacionin penal pozitiv.
  • 23. 1.4. E drejta penalemateriale, proceduraledhe ekzekutive Definicioni i ekspozuar më lartë ka të bëjë për nocionin e së drejtës penale materiale, Nocioni më i gjerë i së drejtës penale në vete përmban norma penalo-juridike të natyrës materiale, formale apo procedurale dhe ekzekutive. Së këndejmi rezulton ndarja e së drejtës penale në atë materiale, procedurale dhe ekzekutive. Me normat e natyrës materiale përcaktohet se cilat vepra të njerëzve konsiderohen si vepra penale dhe çfarë lloje të sanksioneve penale mund t’i shqiptohen kryesve të tyre. Ky është kuptimi material i së drejtës penale ose i së drejtës penale në kuptimin më të ngushtë. Kur përdoret nocioni e drejta penale, zakonisht mendohet në të drejtën penale materiale.
  • 24. E drejta penale procedurale (ose formale) është degë e së drejtës pozitive që përmban sistem normash ligjore me të cilat rregullohet marrja e veprimeve procesore nga ana e gjykatës dhe subjekteve tjerë në zbatimin e normave të së drejtës penale materiale, për shkak të përcaktimit të ekzistimit të veprës penale dhe kryesit të saj, përgjegjësisë penale të kryesit dhe zbatimin e dënimit ose sanksionit tjetër penal juridik .
  • 25. E drejta penale ekzekutive (ose penitenciare) është sistem normash ligjore me të cilat rregullohet ekzekutimi i dënimeve dhe sanksioneve tjera penalo- juridike të shqiptuara në procedurën penale. Këto norma janë të përfshira në LPS. E drejta penale ekzekutive është lëndë e penologjisë si shkencë e veçantë penalo-juridike (nga “poena”- dënim). Madje, përkitazi me ekzekutimin e sanksioneve penale, veçmas funksionimi dhe qëllimi që duhet të arrihet me zbatimin e tyre, tani më është formuar një degë e shkencës – Penologjia, apo shkenca mbi ekzekutimin e sanksioneve penale, apo siç quhet ndryshe shkenca Penitenciare.
  • 26. 1.5. Ndarja e së drejtës penale materiale në pjesë të përgjithshme dhe të posaçme Kjo ndarje ka natyrë funksionale. Ashtu është edhe struktura e KPM, i cili është i ndarë në pjesë të përgjithshme dhe të veçantë. Lëndë të pjesës së përgjithshme janë dispozitat që i përmbajnë institutet e përgjithshme penalo-juridike: nocionin për veprën penale, supozimet e përgjegjësisë penale, llojet e sanksioneve dhe kushtet për zbatimin e tyre, dispozitat për vlefshmërinë territoriale dhe kohore të kodit penal etj
  • 27. Pjesa e veçantë i përmban dispozitat me të cilat sjelljet inkriminohen si vepra penale Pjesa e veçantë i përmban dispozitat me të cilat sjelljet inkriminohen si vepra penale dhe për to parashihen dënime dhe sanksione tjera. Përkundër ndarjes së këtillë formale, në kupti min thelbësor dhe atë përmbajtësor ekziston një unitet në të dy veprat. Pa dispozitat për veprat penale dhe dënimet për ato vepra, dispozitat e pjesës së përgjithshme do të jenë krejtësisht jofunksionale dhe të pakuptimta, për arsye se zbatohen në mënyrë indirekte, nëpërmjet lidhjes me dispozitat e pjesës së veçantë.
  • 28. Dispozitat e pjesës së veçantë Dispozitat e pjesës së veçantë mund të zbato hen edhe pa rregullat e përgjithshme, siç na njofton zhvillimi historik i së drejtës penale, vetëm se ajo s’do të jetë e drejtë në kuptimin e vërtetë të fjalës, por legalizim i arbitraritetit të organeve shtetë- rore. Pa dispozitat e përgjithshme të fajit, gjyqi mund që dikë ta gjykojë sipas parimit të përgjegjësisë objektive, pa dispozitat e bashkëpjesëmarrjes ta zgjerojë nocionin për kryesin e drejtpërdrejtë ndaj cilitdo qoftë pjesëmarrësi tjetër në vepër, etj.
  • 29. Dispozitat e pjesës së përgjithshme i plotësojnë dispozitat e pjesës së veçantë. Dispozitat e pjesës së përgjithshme i plotësojnë dispozitat e pjesës së veçantë. p.sh.: dispozita për lëshimin i zgjeron përshkri met ligjore të veprave në veprim, dispozitat për bashkëpjesëmarrjen e zgjerojnë rrethin e kryesve si dhe ndaj pjesëmarrësve tjerë në vepër, pranë kryesit të drejtpërdrejtë dispozitat për sanksionet penalo- juridike mundësojnë që pranë dënimit të rregullt të parashikuar të shqiptohen edhe sanksione tjera, ose dënim më i butë nga ai i parashikuari
  • 30. Uniteti i shkencës penalo-juridike Nga uniteti i këtillë i lëndës së saj del edhe uniteti i shkencës penalo-juridike.  Ajo e shtron sistemin e përgjithshëm kategorial të së drejtës penale, së bashku me strukturën globale të pjesës së veçantë, strukturën dhe raportet të brendshme të inkriminimeve të veçanta. Koncepcionet dhe nocionet e përgjithshme teorike vërtetohen ose revitohen nëpërmjet procedurës së kuptimësimit dhe zbatimit të dispozitave nga pjesa e veçantë dhe problemet që paraqiten në veprat e veçanta, gjatë së cilës konkretisht vlerësohet edhe ajo se, vallë
  • 31. 2. Funksionet e së drejtës penale 2.1. Funksioni mbrojtës i së drejtës penale Funksioni kryesor i së drejtës penale është mbrojtja e individit dhe shoqërisë nga sjelljet me të cilat sulmohen liritë dhe të drejtat individuale dhe funksioni i përbashkët i jetës, apo me fjalë të tjera, funksioni mbrojtës i së drejtës penale është mbrojtja e shoqërisë nga kriminaliteti. Kriminaliteti si dukuri shoqërore është lëndë e kontrollit permanent social. Pjesën joformale të shoqërisë e përbëjnë segmentet e ndryshme të ngushta dhe të gjera të shoqërisë: familja, shkolla, publiku, mediumet etj.
  • 32. Pjesën formale ose instrumentale të kontrollit social të kriminalitetit e përbëjnë instrumentet e ndryshme juridiko-regullative të planit për parandalimin e kriminalitetit dhe represionit: policia, prokuroria, gjykatat, burgjet etj. E drejta penale e përcakton bazën dhe kornizën e pjesës juridike instrumentale, si dhe përmbajtjen dhe kufijtë e zbatimit të detyrimit shtetëror në pengimin e krimi -nalitetit.
  • 33. Mbrojtja e individit dhe shoqërisë nga kriminali teti me ndihmën e së drejtës penale realizohet me shpalljen e sjelljeve të përcaktuara si vepra penale dhe sanksione tjera për ato vepra. Ajo është funksioni mbrojtës i parandalimit të së drejtës penale. Të vënët e ndalesave penalo-juridike për sjelljet e përcaktuara dhe përcaktimi i dënimit për shke ljen e tyre ka për qëllim ta legjitimojë, nga njëra anë të drejtën e shtetit për dënim dhe nga ana tjetër t’i frikësojë kryesit e veprave penale, se në rast të mosrespektimit të tyre do të privohen nga ndonjë e drejtë kryesore të tyre si lloj dënimi apo ndonjë sanksionim tjetër.
  • 34. 2.2. Funksioni garantues i së drejtës penale Fakti se mbrojtja aposteriore penalo-juridike realizohet me vënien dorë pas të drejtave dhe lirive më të rëndësishme njerëzore, krijon një kontradiktë të rrejshme të brendshme: e drejta penale nga njëra anë paraqitet si instrument i mbrojtjes së lirive dhe të drejtave, kurse nga ana tjetër si mjet i depërtimit në to me zbatimin e dënimit dhe sanksioneve tjera.
  • 35. Në dritën e kësaj qasje mund të sqarohet edhe aspekti i dytë i funksionit mbrojtës të së drejtës penale: funksioni i saj garantues, respektivisht ai shtetëror juridik. Ideja për ligjin penal si “Magna Charta Libertatum” është më e vjetër së një shekull (autor i saj është teoricienti gjerman Liszt, II, 80). Kjo ide fitoj përmbajtje konkrete dhe reale në gjysmën e dytë të shek XX me meritë të dy faktorëve: rrumbullakimi i korpusit universal të të drejtave të njeriut dhe paraqitja dhe zhvillimi i së drejtës penale ndërkombëtare si e drejtë supranacionale.
  • 36. Kuptimi themelor i këtij funksioni të ri përbëhet nga: e drejta penale e mbron individin nga të gjithë vëniet dorë mbi liritë dhe të drejtat e tij, por ajo nuk nënku pton vetëm mbrojtjen nga sulmet e individëve, por edhe nga keqpërdorimi i vet pushtetit! Aaspekti i dytë e vë të drejtën penale bashkëkohore në një provim të rëndë: si të mbrohemi nga mbrojtësit tanë? Duke e përcaktuar sferën e ndalesës, Kodi penal njëkohësisht e përcakton dhe e garanton sferën e të lejuarës, lirisë. Ajo është jashtë zonës së represionit penal juridik dhe paraqet sferë autonome të shoqërisë së lirë civile! Kodi penal sipas saj është barrierë e patejkalueshme për dënimin e së drejtës shtetërore.
  • 37. 2.3. Mbrojtja e delikuentit nga përsëritja (recidivi) Ky, gjithashtu funksion i ri i së drejtës penale daton që nga koha e depërtimi të idesë për risocializimin e kryesit të veprës! Zhvillimi i së drejtës penale në shek XX mbështetej mbi qasjen eklektike: represioni dhe parandalimi, parandalimi gjeneral dhe special, risocializimi. Por, sot është e pakontestueshme se risocializimi, me të cilin nënkuptohet kthim i kryesit në shoqëri dhe lojalitet ndaj ligjeve të saj, paraqet funksionin kryesor legjitim të së drejtës penale dhe instrumentarium të zbatimit të saj (dënimi me burg, ekzekutimi i tij etj.). Njeriun nuk e dënojmë vetëm për t’iu përgjigjur për veprën e bërë, por të ndikojmë që ai të përmirësohet dhe në të ardhmen mos të kryen vepra penale. Përsëritja (recidivi) në bazë të definimit paraqet kryerje të veprës së re penale pas dënimit paraprak për veprën e bërë më parë. Pengimi i veprave penale është i pakuptimtë pa mbrojtjen e delikuentit nga përsëritja (recidivi).
  • 38. 3. E drejta penale liberale përkundër asaj instrumentale E drejta penale është sublimat i filozofisë qeveritare, ideore ose ideologjike, kulturore dhe i kuptimeve të tjera të shoqërisë, të koncentruar mbi pyetjet ekzistenciale për njeriun: pasqyra filozofike e natyrës së tij antropologjike, rregullimi i tij në sistemin shoqëror, kurse veçanërisht kundërthënia kryesore në mes individualizmit dhe kolektivizmit, liritë dhe të drejtat individuale dhe detyrimi shtetëror!  Përgjigjet varen nga hyrja e fillimit që mund të vendoset në dy konceptet e kundërta: në të drejtën penale liberale dhe atë instrumentale
  • 39. 4. Lënda e së drejtës penale: bazimi në veprën  Lëndë e së drejtës penale dhe normave të saj paraqet vepra penale. Ajo i mbron vlerat dhe të mirat themelore nga sjelljet e caktuara të njeriut të cilat me ligj janë të shpallura si të ndaluara dhe të ndëshkueshme. Ashtu është edhe sot konceptit qeveritar për të drejtën penale të bazuar mbi veprën (gjerm.- Tatstrafrecht)! Kryesi, personaliteti i tij ose vendimet e tij nuk paraqesin lëndë të vlerësimit penal juridik dhe përcaktim të normave, por vepra e kryer penale.  Vepra penale si lëndë kryesore i absorbon kategoritë tjera: kryesin dhe dënimin, respektivisht pasojat tjera të veprës penale
  • 40. 5. E drejta penale dhe morali Sipas strukturës së saj normative dhe terminologjisë, e drejta penale na përkujton në strukturën dhe gjuhën e moralit “duhet”, “je i detyruar” etj.  Ajo shërbehet me urdhra dhe ndalesa të njëjta si dhe me pasoja të njëjta për shkeljen e tyre, e ai është dënimi. Përveç saj veprat e shumta siç janë vrasja, vjedhja, dhunimi etj., njëkohësisht paraqesin edhe shkelje të rënda morale. Mbi kuptimin e së drejtës penale si “minimum etik” (Jelinek, Manzini), që nga kohërat e vjetra daton edhe ndarja e veprave penale në të ashtuquajturin “mala in se” dhe “mala prohibita”: të parat janë vepra penale ,,të vërteta” që paraqesin shkelje të ndalesave të përjetshme morale, kurse të dytat janë vepra ,,të kohës e hapësirës së caktuar” (délits de temps et de lieu).
  • 41. 6. Drejtëisa si ide prijëse e së drejtës penale Drejtësia është ide prijëse e së drejtës: e drejta është vetëm ajo çka është e drejtë! Po qe se e drejta penale nuk i shërben drejtësisë, ajo është vetëm mjet i thjeshtë i forcës dhe fuqisë. Drejtësia është ajo çka e kufizon fuqinë, forcën, kundërbazë e detyrimit shtetëror të pakufizuar! Drejtësi për viktimën, për shoqërinë por edhe për kryesin e veprës! Vallë individi a do ta përjetojë të drejtën penale si të pakuptimtë, detyrim brutal dhe frikësuese varet nga ajo - vallë dhe në çfarë mase ajo është e zbukuruar me  zgjidhje të drejta dhe vallë a është në funksion të drejtësisë njerëzore (e drejta)!
  • 42. Të definohet nocioni për drejtësinë sipas shumicës Thuajse është njëjtë rëndë si të definohet çka është realiteti (Solberg/Cros, 79). Nga aspekti filozofik-juridik, nocioni për drejtësinë korrespondon me fenomenet e shoqërisë, shtetit dhe së drejtës . Sipas shumicës së autorëve drejtësia është thelb, qëllim ose ide prijëse e së drejtës (Radbruh, 266: e drejta është vullneti i drejtësisë). Nevoja dhe ndjenja për drejtësi është vetia themelore antropologjike e njeriut, kurse maksima “Fiat iustitia, pereat mundus”(Le të kryhet drejtësia, sikur edhe të shkatërrohet bota!). Vlera e kësaj ideje në universin e mendimit njerëzor është ashtu që secili thirret në drejtësi dhe asnjëri nuk guxon ta mohojë (qoftë të jetë besimtar apo jo, konservativ apo revolucionar, siç thotë Perelman, 4).
  • 43. 7. Pozicioni i së drejtës penale në sistemin juridik 7.1. Natyra subsidiare dhe fragmentare e së drejtës penale Funksioni mbrojtës i së drejtës penale paraprakisht është i kufizuar! Ajo nuk është instrumenti më i fortë për pengimin e krimina- litetit, për arsye se rrënjët e kriminalitetit janë të mbjella në vetë strukturën sociale dhe kundërthëniet sociale, të cilat e drejta penale nuk mund t’i kontrollojë dhe t’i korrigjojë! Kriminaliteti para së gjithash është fenomen konstant që e ndjek zhvillimin shoqëror duke filluar prej shoqërive primitive e deri më sot. Çështja për pandryshueshmërinë e tij paraqet enigmë të pazgjidhshme edhe për mendimin bashkëkohor shkencor.
  • 44. 7.2. Natyra autonome e së drejtës penale Ekzistojnë dy koncepte. Sipas të parit, për natyrën aksesore të së drejtës penale ajo nuk është e pavarur, paraqet lidhje kah degët tjera juridike dhe raport me to ka qëndrim ndihmës, sekondar! Ky koncept mbështetet mbi natyrën subsidiare e mbrojtjes penalo-juridike (e drejta penale si ultima ratio societatis). Ajo nuk ka objektet e veta autonome mbrojtëse, por paraqet mënyrë e posaçme të mbrojtjes së vlerave individuale dhe shoqërore, të cilat në mënyrë primare dhe orgjinare janë të mbrojtura me degat tjera juridike.
  • 45. 7.3. Raporti i së drejtës penale dhe degët tjera juridike Sistemi juridik i Maqedonisë përmban dy kategori veprash penale: vepra penale dhe kundërvajtje! Nga këtu edhe raporti i veçantë i së drejtës penale me të drejtën kundërvajtëse. Lëndë e së drejtës kundërvajtëse janë kundërvajtjet të parashikuara me ligjin për kundërvajtje dhe ligje tjera. Kushtetuta, veprat penale dhe kundërvajtjet i trajton në mënyrë të veçantë, duke e përcaktuar ekskluzivisht kompetencën gjyqësore për gjykimin e tyre
  • 46. 8. Shkenca e së drejtës penale 8.1. Nocioni dhe metodat e shkencës penalo-juridike Shkenca e së drejtës penale është disiplinë shkencore që si lëndë studimi në radhë të parë e ka të drejtën penale pozitive dhe parimet e saj themelore, institutet dhe ndalesat penalo- juridike mbi të cilat e ndërton sistemin e vet kategorial. Me këtë definim është e precizuar vetëm njëra anë e saj, dimensioni apo metoda, kurse ajo është dogmatika penalo-juridike.
  • 47. 8.2. Sistemi i shkencës penalo-juridike Në bazë të asaj çka është ekspozuar për nocionin dhe metodat e shkencës penalo-juridike qartë del se për bazë të sistemit shkencor ajo patjetër duhet ta merr sistemin e së drejtës penale pozitive!  Me fjalë tjera, shkenca e së drejtës penale nuk mund t’i zëvendëson institutet dhe nocionet pozitive juridike me të vetat, të pavarura nga definimet e tyre ligjore, për arsye se atëherë s’do të jetë më shkencë juridike por pastër disiplinë shkencore filozofike, sociologjike etj! Ajo nuk mundet, siç pamë ta braktis definimin ligjor të nocionit për veprën penale, edhe pse definimi i tillë formal ligjor mundet dhe duhet ta sqaron edhe nga aspekti material, sociologjik apo aksiologjik. Ose, në sqarimet e veta për fajin dhe përmbajtjen e saj socio- etike duhet që të mbështetet në dispozitat për papërgjegjshmërinë, paramendimin, negligjencën dhe lajthimin.
  • 48. Nocion gjenerik themelor Nocion gjenerik themelor në sistemin kategorial të shkencës penalo-juridike është vepra penale!  Ajo është prius logjik, pikënisje për zhvillimin e sistemit të nocioneve shkencore të ndërtuara në strukturën e këtij nocioni të përgjithshëm: veprimi, kundërligjshmëria etj. Secila nga këto elemente më tej degëzohet në rrjet nocionesh shkencore, në mes të cilëve du het të vendoset lidhje e fortë organike në formë të sqarimit logjik, filozofik juridik, sociologjik etj, që nis nga bazat e njëjta.
  • 49. 8.3. Raporti me shkencat tjera për kriminalitetin Shkenca penalo-juridike është antropocentrike Në qendër të interesit të saj shkencor është njeriu në konflikt me ligjin, më saktë sjellja e tij që është e shpallur për vepër penale! Për shkak të saj ajo në mënyrë të nevojshme është e udhëzuar t’i sqaron dhe koncepton nocionet teorike themelore dhe me zbatimin e metodave të shkencave tjera shoqërore që për lëndë të vetë e kanë kriminalitetin dhe pengimin e tij, kurse metodat e saja ndihmëse shkencore paraqesin edhe metodat e shkencave tjera për njeriun, siç janë: medicina, psikiatria, psikologjia etj.
  • 50. Raporti me kriminologjinë. Shkenca e së drejtës penale dhe kriminologjia kanë objekt të përbashkët të studimit: veprën penale si jo e drejtë ligjore dhe si ngjarje e vërtetë! Ashtu e drejta penale si shkencë juridike me zbatimin e metodave të vetë më së shumti lëviz në sferën e normatives së “duhet” (Sollen), kurse kriminologjia me metodat empirike i studion ajo që është faktike “çka është” (Sein). Kriminologjia fillon aty ku mbaron e drejta penale! Ata janë dy shkenca autonome që reciprokisht plotësohen, në atë kuptim që njohuritë kriminologjike shërbejnë si bazë për dogmën penalo-juridike, për definimin e jo së drejtës dhe vendosjen e inkriminimeve dhe instrumenteve autoritar të parandalimit dhe represionit, si dhe për vlerësimin e efikasitetit të tyre (Mergen, 189).
  • 51. Raporti me penologjinë. Penologjia është shkencë më vete që për objekt të vetin ka ekzekutimin e dënimit dhe sanksio neve tjera. Për paraqitjen dhe zhvillimin e kësaj disipline kontribuoj paraqitja e dëni- mit me burg dhe depërtimi i parimeve të individualizimit dhe risociali- zimit. Për dallim nga qëllimet polivalente të dënimit të përcaktuara me e drejtën penale, ekzekutimin i dënimit është i rregulluar në qëllimin special parandalues. Nga këtu, nocioni qendror kategorial i penologjisë është personi i gjykuar dhe trajtimi i tij!
  • 52. Raporti me kriminalistikën. Kriminalistika është disiplinë shkencore dhe njëkohë sisht veprim praktik që merret me zbulimin e veprave penale dhe kryesve të tyre, sigurimin e provave për veprat e kryera dhe pengimin për të kryer vepra penale. Aspekti i saj shkencor (policia shkencore) është e orientuar kah fenomenologjia e kriminalitetit, vendosja e sistemit për sigurim në luftë kundër kriminalitetit (policia, shërbimet kriminalistike), metodat dhe veprimet për zbulimin e tij dhe programet praktike parandaluese për pengimin e tij. Si mjeshtri praktike që i përfshinë taktikën kriminalistike dhe teknikën kriminalistike, kriminalistika e mundëson përdorimin e njohurive dhe metodave të ndryshme të shkencave tjera
  • 53. Raporti me shkencat tjera ndihmëse. Mjekësia ligjore është degë e medicinës që e vë shkencën dhe profesionin e medicinës në funksion të sistemit të drejtësisë penale dhe qytetare. Për e drejtën penale njohuritë e mjekësisë ligjore janë relevante për përcaktimin dhe klasifikimin e lëndimeve trupore si dhe shkaqet për shfaqjen e vdekjes në veprat kundër jetës dhe trupit si dhe veprave tjera që përmbajnë elemente të lëndimit trupor. Psikiatria ligjore, lëndë e së cilës janë sëmundjet shpirtërore dhe gjendjet anormale shpirtërore, ka më tepër pikë kontakti me të drejtën penale dhe shkencat tjera për kriminalitetin.
  • 54. 9. Politika kriminale 9.1- Nocioni i politikës kriminale dhe raporti i saj me të drejtën penale Ekzistojnë qasje të ndryshme për definimin e nocionit të politikës kriminale, në varësi nga ajo vallë ai si më kryesor zgjidhet në përcaktimin e saj si pjesë e politikës së përgjithshme dhe veprimit praktikë shoqëror në pengimin e kriminalitetit, domethënëë si lloj i politikës së zbatuar, apo si disiplinë juridike, më saktë disiplinë penalo-juridike, lëndë e së cilës janë metodat dhe mjetet e përcaktuara juridike në luftë kundër kriminalitetit ( Por prapë ai nocion është i zakonshëm edhe në terminologjinë e huaj
  • 55. Raporti në mes politikës kriminale dhe të drejtës penale nuk mund të thjeshtësohet dhe të shpie në apo të ndikojë në përcaktimin e qëllimeve, metodave dhe mjeteve për realizmin e tyre, kurse roli i së drejtës do të shpie në legalizimin dhe sistematizimin e së kornizës së caktuar juridike të instrumenteve për realizimin e atyre qëllimeve! Politika kriminale në kuptim më të gjerë i përcakton qëllimet e mbrojtjes penalo-juridike, kriminalizimit, dekriminalizimit, apo penalizimit të sjelljeve të caktuara, parimeve themelore të legjislacionit penal pozitiv, kodit penal dhe rreptësisë së tij, sistemit të drejtësisë penale dhe bazës së tij institucionale (gjykatat, policia, prokuroria, institucionet për ekzekutimin e sanksioneve).
  • 56. 9.2. Sfidat e reja të politikës kriminale në fillim të shekullit 21 Koncepti tradicional, parandalues-represiv, shkencor-praktik i politikës kriminale bashkëkohore, i etabluar mbi parimet e shtetit demokratik juridik sot qëndron para një udhëkryqi (më gjerësisht, Kambovski, 1,88).  Nxitje kryesore për evolucionin e saj të mëtutjeshëm mbi parimet është problematizimi i kapjes reale të konceptit për të drejtat e njeriut, kyç për politikën e parandalimit dhe represionit si dhe për funksionet e sistemit të sanksioneve të së drejtës penale! Rëndësi të tillë ky koncept fitoi atëherë kur e drejta penale dhe politika kriminale u shqitën nga ideja kolektiviste dhe u drejtuan kah koncepti individual: nga ajo kolektiviste kah e drejta penale të lirive të njeriut!
  • 57. 9.3. Programet e parandalimit Nocioni “parandalues” në shkencat sociale është marrë nga medicina dhe d.m.th. marrje të masave dhe aktiviteteve paraprake për pengimin të ndonjë fenomeni i padëshiruar! Parandalimi kriminal nënkupton marrje të masave dhe aktiviteteve nga ana e shoqërisë me të cilat ndikohet në shkaqet për paraqitjen e kriminalitetit. Sipas saj ajo supozon: njohje të shkaqeve të kriminali tetit dhe prognozë për efikasitetin e masave për pengim in e kriminalitetit dhe në bazë të saj strategji e mirë veprim mbi faktorët themelor të kriminalitetit.
  • 58. KREU II ZHVILLIMI I SË DREJTËS PENALE DHE I SHKENCËS PENALO-JURIDIKE 1. Vështrime hyrëse Studimi i zhvillimit historik të së drejtës penale dhe mendimit penalo-juridik nënkupton humbje të thellë në evolucionin e shoqërisë njerëzore. E drejta penale është kuintesencë, shkëlqim më i koncentruar i gjendjeve dhe shikimeve themelore filozofike, ideore, politike, ekonomike etj., të epokës së caktuar historike. Ajo me fjalë tjera është pasqyrë më e besueshme e rrethanave shoqëroro-ekonomike dhe shoqëroro-politike të kohës së vet!
  • 59. 2. Zhvillimi i së drejtës penale deri në fund të shekullit XVIII 2.1. Reaksioni i detyrueshëm në bashkësinë primitive Në bashkësinë primitive, kalimit nga jetesa në hordhi në shoqërinë e organizuar njerëzit kanë reaguar ndaj veprimeve të ndryshme që i kanë ndjerë si krim personal me hakmarrjen. Hakmarrja është dukuri që ka rëndësi ekskluzivisht antropologjike! Njeriu është ndarë nga bota e gjallë e mbetur dhe është bërë njeri, me gjithë nëmën e së keqes drejtuar kah të barabartit të vetes, kurse bashkësia në të cilën, ka jetuar është rritur në grup të organizuar në formë rudimen tare kur ka filluar ta ndjejë të keqen e të tjerëve si kërcënim personal dhe kur ka filluar të hakmerret!
  • 60. 2.2. Paraqitja e dënimit publik dhe e drejta penale e shoqërisë skllavopronare Ndarja e mëhershme e punës ka shkaktuar zmadhim të efikasitetit ekonomik të bashkësive fisnore, por edhe vazhdimisht luftëra të ndërsjella mes tyre. Ajo nga ana tjetër e ka zmadhuar homogjenitetin dhe solidaritetin e tyre të brendshëm dhe e ka imponuar nevojën për pranimin e autoritetit jokonfliktuoz, i cili sipas nevojës së detyrimit e ka mbajtur disiplinën e brendshme dhe shoqërinë fisnore. E drejta penale ka pikënisjen e vet në format e para rudimentare për imponim të disiplinës së brendshme me anë të dënimit të anëtarëve të padëgjueshëm të grupit!
  • 61. Me paraqitjen e shtetit Me paraqitjen e shtetit ka koinciduar paraqitja e dënimit publik. Apo me fjalë tjera, pikërisht akti i transformimit të hakmarrjes private në dënim publik e ka shënuar procesin e kalimit nga bash kësia primitive në shtet! Dënimi jo në emër të krejt grupit, por nga ana dhe në emër të oligarkisë fisnore, e formuar në fitoret luftarake dhe grumbullimeve si dhe për vetësimi i pasurive relative nuk ka nënkup tuar tjetër pos marrjes, uzurpimit të së drejtës individuale të hakmarrjes apo asaj kolektive!
  • 62. 2.3. E drejta penale në kohën e feudalizmit Për dallim nga të bazuarit të së drejtës antike dhe romake në idetë e stabilitetit dhe mbrojtjes sociale në status quo, me çka është nënkuptuar edhe konservimi i dallimeve klasore, e drejta penale e feudalizmit i hershëm të zhvilluar (prej shekullit 11 deri në shekullin 16) dhe shkatërrimi i feudalizmit dhe akumulimi fillestar i kapitalit (prej shekullit 16 deri në shekullin 18)
  • 63. Feudalizmi i zhvilluar Feudalizmi i zhvilluar (nga fillimi i shekullit 11) është karakterizuar me dy tendenca: kodifikimi i së drejtës penale zakonore dhe recepcioni i së drejtës penale romake, respektivisht bizantine! Në shtetet evropiane recepcioni i së drejtës pe- nale romake ka paraqitur nevojë të imponuar me zhvillimin e marrëdhënieve pasurore-financiare dhe zhvillimin e qyteteve-shteteve (qytete- shtete italiane).
  • 64. 2.4. Idetë penalo-juridik në veprat e iluministëve gjatë shekullit 18 Ideja penalo-juridik deri në fund të shekullit 18 i përngjanë një kaleidoskopi diskutimesh parciale për probleme të veçanta penalo-juridike, pa qasje sistematike . Në zhvillimin e tillë të ngadalshëm të mendimit penalo- juridik kanë ndikuar shumë faktorë. Rëndësi kyçe ka pas fakti se nuk ka ekzistuar kodifikim i së drejtës ligjore, që domethënë se nuk ka ekzistuar edhe objekt i definuar të studimit shkencor!
  • 65. 3. Reforma e madhe e së drejtës penale 3.1. Racionalizmi dhe Bekario Reforma e parë e madhe e së drejtës penale, kurse disa thonë, me të drejtë dhe paraqitja e së drejtës penale në kuptimin e vërtetë të fjalës është kryer në periudhën e iluminizmit, në periudhën që ka filluar në shekullin 16, Kurse mbarimin e vet penalo-juridik e ka fituar nga fillimi i shekullit 19. Ajo është periudha e zhvillimit të shkencave natyrore (prej Kopernikut e deri te Njutni dhe Lavoazje), të filozofisë racionaliste dhe idealiste, të shkatërrimit të feudalizmit dhe paraqitjes së marrëdhë nieve të reja shoqëroro-ekonomike, strukturë e re sociale (“shtresa e tretë”, qytetarisë).
  • 66. ,,Kontrata shoqërore” Ruso (1712-1778) në “Kontrata shoqërore” (1762), ka shqyrtuar çështjen për bazën e dëni -mit, respektivisht kufizimin e së drejtës së ndëshkimit nga ana e shtetit.  Në dritën e teorisë së tij, dënimi duhet të zbato -het vetëm kur është e nevojshme për shkak të mbrojtjes së shoqërisë dhe indi- vidëve nga deli kuentët që kanë shkelur kontratën shoqërore. Duke u nisur nga e drejta e lirisë dhe barazia e lirive dhe të drejtave, është zotuar për afirmim të parimit të barazisë para ligjit.
  • 67. 3.3. Revolucioni francez nga viti 1789 Lëvizjet e përmendura nga fundi i shekullit 18 paraqesin përgatitje ideore dhe teorike për dukurinë e së drejtës penale bashkëkohore, por ajo përsëri është pasojë e ndryshimeve revolucio nare me të cilët janë inauguruar parimet e reja të sistemit ekonomik, politik dhe juridik. Programi filozofik dhe politik i ndryshimeve të tilla revo -lucionare në tokën evropiane është Deklarata për të drejtat e njeriut dhe qytetarit, e miratuar në kohën e revolucionit borgjez francez nga viti 1789, duke filluar me kryengritjen e popullit dhe rënies së burgut të Parisit Bastilja, si dhe marrjen e pushtetit nga ana e borgjezisë parisiane.
  • 68. 4. Zhvillimi i së drejtës penale dhe kodifikimi i saj në shekullin 19 Me miratimin e disa kodifikimeve, në fillim të shekullit 19 fillon zhvillimi bashkëkohor i së drejtës penale. Në listën e parë të kodeve të mëdha penale që më pas kanë shërbyer si formular edhe të legjislacioneve të shteteve tjera është Kodi penal i Napoleonit nga viti 1810. Kodi i ka reflektuar shikimet qeveritare të racionalizmit dhe utilitarizmit, duke mos e potencuar as retribuimin moral as risocializimin si funksion i së drejtës penale. Si bazë të saj paraqesin dy idetë: të drejtësishmërisë dhe të dobishmes (Ortolan, 95). Qëllimi kryesor i ndëshkimit është intimidimi (frikësimi) i kryesve potencialë, kurse ajo mund të realizohet me dënime të ashpra dhe shembullore, duke e inkuadruar edhe dënimin me vdekje dhe burgimin i përjetshëm (Charles, 33).
  • 69. 5. Zhvillimi i shkencës penalo-juridike në shekullin 19 Shkolla klasike Në fund të shekullit 18 dhe fillim të shekullit 19 në idetë e racionalizmit dhe filozofisë idealiste u zhvillua shkolla “klasike”, të cilës i takon merita e ndërtimit të skeletit dogmatik-juridik të shkencës bashkëkohore penalo-juridike! Baza teorike e sistemit të saj shkencor është bashkimi i ideve të Bekarios për përfitimin sho -qëror të ndëshkimit dhe të Bentamit për nevo -jën, domosdoshmërinë e dënimit, si dhe idenë për frikësimin si qëllim gjeneral-parandalues të dënimit.
  • 70. Dënimi si nocion i dytë fundamental paraqet sanksion i vetëm. Natyra e tij etike dhe retributive është pasojë e qëndrimit se kryesi i veprës penale është moralisht përgjegjës për kryerjen e saj! Dënimi është i definuar si kategori formal-logjike, e prejardhur nga ideja e drejtësishmërisë absolute: rrafshim juridik me të keqen e bërë! Për atë arsye ai duhet të jetë proporcional me veprën dhe peshën e tij, që nënkupton edhe shkallën e fajësisë (dashje apo pakujdesi). Me dënimin kryesi ka paguar borxhin shoqërisë, me çka sërish vendoset baras- pesha dhe rendi juridik dhe plotë -sohet ideja e drejtësisë.
  • 71. 5.2. Shkolla antropologjike-pozitive Paraqitja e kësaj shkolle, themeluesit e së cilës janë: Çezare Lombrozo (Cesare Lombro so,1835-1909), Rafaele Garofalo (Rafaelle Garofalo,1852-1924) dhe Enriko Feri (Enrico Ferri, 1856-1929), Nga gjysma e dytë e shekullit 19 është prodhim i një klime të re shoqërore, filozofike dhe shkencore! Në plan shoqëror, pas periudhës së parë të paraqitjes së shoqërisë së re në parimet liberale të Revolucionit Fran cez vjen deri te rritja e kundërthënieve dhe konflikteve shoqërore si rezultat të fazës së parë liberale të kapita -lizmit dhe të akumulimit të parë të kapitalit.
  • 72. Garofalo idetë e veta i ka vënë në veprën ,,Kriminologjia” Nga viti 1885, me të cilën i jep titull shkencës së re për etiologjinë dhe fenomenologjinë e krimi nalitetit. Bazë është teza për “mbrojtjen shoqërore” nga gjendja e rrezikshme të kryesit: Nuk është vepër penale ajo që rrezaton rrezik për shoqërinë, Por gjendje e posaçme e rrezikshme të personit që është rezultat i gjendjes së tij biopsikologjike! Për atë sanksion themelor për zgjedhje të sanksionit që duhet të shërbejë për mbrojtjen e shoqërisë nuk duhet të paraqet vepra por personaliteti i kryesit.
  • 74. Me termin e drejtë penale nënkuptojmë një degë të legjislacionit pozitiv të shtetit te caktuar dhe nje dege te shkencave juridike, perkatesisht shkencen e se drejtes penale. Si dege e legjislacionit pozitiv, e drejta ne fjale eshte sistem normash ligjore me te cilat percaktohet se cilat vepra te njerezve konsiderohen vepra penale dhe cfare lloje te denimeve apo te sansioneve penale do t'u shqiptohen kryesve te atyre veprave. Ndersa, si dege e shkencave juridike, e drejta penale perkufizohet duke pasur parasysh veprat penale, qellimin dhe funksionin e kesaj dege.
  • 75. Nocioni dhe karakteristikat themelore te së drejtes penale Veprat juridike te njeriut dhe të bashkësisë se caktuar në të drejten penale quhen VEPRA PENALE. E drejta penale është një ndër mënyrat dhe mjetet me të cilat mbrohet shoqëria dhe luftohet kriminialtiteti. Me termin e drejte penale nënkuptojm një degë te legjislacionit pozitiv të shtetit të caktuar dhe një degë te shkencave juridike. Si degë e legjislacionit pozitiv e drejta penale ështe sistem i normave ligjore me te cilat percaktohet se cilat vepra te njerëzve konsiderohen vepra penale dhe cfare lloje te denimeve apo te sanksioneve penale do tu shqiptohen kryesve të tyre. Ndersa ne kuptimin Materiale e drejta penale përkufizohet si degë e drejtësisë me te cilen mbrohen nga veprat penale mardheniet e caktuara te shoqërisë, te mirat juridike që I përkasin shoqërisë dhe individit. Si karakteristikë themelore e së drejtës penale është se kjo është e drejte ligjore. E drejta ligjore është ngase kjo degë e drejtësisë I rregullon çështjet nga lëmi I saj vetem me ligj e jo edhe me ndonjë akt tjetër nënligjor. Parimi I ligjmërisë së veprës penale dhe dënimit gjithashtu është një ndër karakteristikat themelore të së drejtës penale.
  • 76. LËNDA E SË DREJTËS PENALE Lënda e së drejtës penale është ; Vepra Penale, Kryesi i Vepres Penale dhe Sanksionet Penale. Mjetet me të cilat e drejta penale ushtron mbrojtjen juridike nga vepra penale janë sanksionet penale. Sanksionet penale shqiptohen dhe aplikohen kundër vullnetit të kryesit dhe konsistojnë në marrjen apo kufizimin e disa të drejtave të cilat përndryshe i kanë gëzuar gjerë në momentin e kryerjes së vepres penale. Sanksionet penale që i shqiptohen kryesve të veprave penale më pak kanë karakter hakmarrës e më tëpër shqiptohen më qëllim të përmirësimit
  • 77. MARDHËNJET E SË DREJTËS PENALE NDAJ DEGËVE TË TJERA TË DREJTËSISË E drejta penale është degë e sisitemit juridike të nje vendi të caktuar dhe së bashku më dëgët tjera juridike, ka për qëllim mbrojtjen e shoqërisë dhe të individëve. E drejta penale ka mardhënie të caktuara me degët e tjera të drejtës e ato janë: 1. Me te drejten kushtetuese 2. Me të drejtën e procedurës penale 3. Me të drejten civile 4. Me te drejten administrative Me degët e tjera të drejtësis (siç jane: E drejta ekonomike, E drejta e punes, E drejta familjare)
  • 78. Funskioni mbrojtës I së drejtës penale është mbrojtja e shoqërisë nga kriminaliteti  E drejta penale ka për qëllim të mbrojë mardhënjet e caktuara në prodhim dhe mardhëniet e tjera shoqërore. Gjithashtu e drejta penale ka për detyrë t’i mbrojë edhe të mirat juridike të posaçmen që I përkasin njeriut, qytetarit siç jane : jeta e njriut, liritë, integriteti trupor, nderin, autoritetin. Funksioni mbrojtës i së drejtës penale është fragmental ngase në këtë degë të së drejtës mbrohen ato vlera apo të mira juridike të cilat janë të domosdoshme për egzistencën e shoqërisë dhe të individëve.
  • 79. Ndarja e së drejtës penale E drejta penale mund të ndahet në disa pjesë të saj të brendshme që formojnë sisteme të ngushta të normave penale jurdike siç janë: 1. E drejta penale materiale dhe e drejta penale procedurale 2. E drejta e ekzistimit të saknsioneve penale, 3. E drejta penale e pergjithshme dhe e posaçme, 4. E drejta penale e rregullt dhe e jashtzakonshme, 5. E drejta penale kombëtare dhe e drejta penale ndërkombëtare.
  • 80. 1. E drejta penale materiale dhe e drejta penale procedurale E drejta penale ne kuptimin e gjerë përmban në vete norma penale juridike te natyrës materiale dhe të natyrës procedurale. Me normat e natyrës materiale –përcaktohen se cilat vepra të njerëzve koniderohen vepra penale dhe çfarë lloje të sanksioneve penale mund tu shqiptohen kryesve të tyre. Ndërsa me normat e procedurës penale rregullohet procedura e gjykatës dhe të organeve të tjera shtetërore për tu konstatuar se a ka kryer ndonjë person veper penale dhe se a janë plotësuar kushtet për shqiptimin e sanksionit penal.
  • 81. . E drejta e ekzekutimit të sanksioneve penale Çështjet e ekzekutimit të sanksioneve penale janë të rregulluara me ligj të posaçëm. Ligji për trajtimin trajtimin e të burgosurve
  • 82. 3. E drejta penale e përgjithshme dhe e posaçme E drejta penale e përgjithshme –është ajo e cila vlen për të gjithë qytetarët. Ndërsa e drejta penale e posaçme – është ajo e cila vlen për grup qytetarësh që gjenden në mardhënie të caktuara. Si e drejtë penale e posaçme konsiderohet p.sh E drejta penale ushtarake e cila aplikohet vetëm ndaj personave ushtarakë. 4. E drejta penale e rregullt dhe e jashtëzakonshme Me termin e drejtë penale e rregulltë nënkuptojmë rastet e aplikimit të kësaj dege të drejtësisë në kushtet normale, të rregullta të jetës shoqërore (gjate kohës së paqës).
  • 83. 5. E drejta penale kombëtare dhe e drejta penale ndërkombëtare  Si e drejtë penale kombëtare Konsiderohet ajo e drejtë penale që vepron apo zbatohet brenda teritorit të tij. E drejta penale ndërkombëtare-është sisitemi I normave penale- juridike që u dedikohet mardhënieve ndërkombëtare.
  • 84. Shkenca e së drejtës penale dhe shkencat e tjera penale  1.E drejta penale dhe shkenca e së drejtës penale Me termin e drejtë penale nënkuptojmë një degë të legjislacionit pozitiv të shtetit të caktuar dhe një degë të shkencave juridike. Si degë e legjislacionit pozitiv e drejta penale është sistem I normave me të cilat përcaktohet se cilat vepra konsiderohen vepra penale kur personi konsiderohet penalisht I përgjithshëm dhe çfarë lloj saknsioni mund ti shqiptohet. 2.Detyra e shkencës së të drejtës penale Detyrë kryesore e shkencës së të drejtës penale është studimi dhe avancimi I së drejtës penale apo legjislacionit penal që gjendet në fuqi në vendin e caktuar. Shkenca e së drejtës penale merret me studimin e kuptimit juridik të veprës penale, të llojeve dhe formave të veprave penale, gjithashtu studion kryesin dhe përgjegjësin penale të tij si dhe sanksionet penale. Ne kuptimin e gjerë shkenca e së drejtës penale ka për detyrë të studiojë kriminalitetin dhe masat që duhet ndërmirrën për parandalimin e krimeve. Shkenca e së drejtës penale e studion të drejtën penale 1.DeLege Lata- Ashtu çfarë është dhe 2.De Lege Ferenda –Çfarë duhet të jetë.
  • 85. Sisitemi I shkencës së të drejtës penale Shkenca e së drejtës penale ndahet ne dy pjesë: 1.Pjesa e përgjithshme 2.Pjesa e posaçme 1.Pjesa e përgjithshme Studion parimet dhe institucionet themelore të së drejtës penale Çështjet që shqyrtohen në pjesën e përgjithshme të shkencës së të drejtës penale janë dy sisteme: 1.Sistemi Bipartit 2.Sistemi Tripartit 1. Sistemi Bipartit Këtë sistem I pari e ka inauguruar Fojer Bahu. Sipas këtij sisitemi në pjesën e përgjithshme të shkencës së të drejtës penale ekzistojnë dhe shqyrtohen vetëm dy nocione themelore vepra penale dhe saknsioni penal. Sisitemi bipartite mbështete në kuptimin objektivë - subjektiv të veprës penale.
  • 86. 2.Sistemi Tripartit Sistemi tripartit është sistemi I ri që është shfaqur në fillim të këtij shekulli. Sipas sistemit tripartit në pjesën e përgjith shme të së drejtës penale ekzistojnë tri nocione themelore: 1. Vepra penale, 2. Fajtori dhe 3. Sanksioni penal.
  • 87. 3.Pjesa e posaçme 4.Pjesa e posaçme e shkencës së të drejtës penale merret me studimin e veprave penale veç e veç, elementet e tyre, formën e fajit me të cilën ato kryhen dhe sanksionet penale që mund tu shqiptohen kryesve të tyre. Pjesa e posaçme e shkencës së të drejtës penale i studion nocionet e veprave penale siç janë: vrasja, plagosja, vjedhja etj.
  • 88. Shkencat tjera penale Si shkenca penale konsiderohen: 1.Shkenca e procedurës penale 2.Kriminologjia 3.Politika Kriminale 4.Penalogjia 5.Kriminialistika 6.Mjekësia gjyqësore 7.Psikiatria gjyqësore
  • 89. 1.SHKENCA E PROCEDURAVE PENALE Shkenca e procedurës penale merret me studimin e së drejtës së procedurës penale të shtetit të caktuar. Kjo studion sistemin e normave juridike të përcaktuara me ligjin e procedurës penale.
  • 90. 2.KRIMINOLOGJIA Kriminologjia është shkencë shoqërore e cila merret me studimin e fenomenologjisë dhe shkaqeve të kriminalitetit si dukuri shoqërore dhe individuale. Kriminologjia ndahet ne dy pjesë: 1.Fenomenologjia Kriminale 2.Etiologjine Kriminale 1.Fenomenologjia-studion format nëpërmjet të cilave manifestohet kriminaliteti. 2. Etiologjia-studion shkaqet dhe faktorët e kriminalitetit.
  • 91. 3.POLITIKA KRIMINALE  Politika kriminale studion; çështjet teorike dhe praktike dedikuar luftës kundër kriminalitetit. Politika kriminale përkufizohet si shkencë e cila studion kriminalitetin dhe masat që ndërmeren me qëllim te luftimit më efikas të tij. Këto masa ndahen në: masa të karakterit Preventiv dhe Represiv. Masat e karakterit Preventiv- janë aksionet e ndryshme ekonomike, sociale, edukative, shendetësore me te cilat evitohen faktorët e drejtëpërdrejt të kriminalitetit. Masat e karakterit Represiv- janë sistem I dënimeve dhe saknsioneve të tjera penale të së drejtës penale të shtete të caktuar.
  • 92. 4.PENOLOGJIA Shkenca mbi dënimet Penologjia përkufizohet si shkencë e cila merret me studimin e çështjeve teorike dhe praktike të ekzistimit dhe efikasitetit te saknsioneve penale. Termi penologji rrjedh prej fjalës së përbër nga fjala latine Poena (dënim) dhe fjala greke Logos (shkencë) d.m.th
  • 93. 5.KRIMINALISTIKA Kriminalistika është shkencë e cila merret me zbulimin e veprave penale dhe kryesve te tyre duke aplikuar metoda të ndryshme shkencore dhe mjete teknike. Kriminalistika ndahet në tri pjesë kryesore: a.Në teknikën e kriminalistikës b.Në taktikën e kriminalistikës c.Në metodën e kriminalistikës
  • 94. a.TEKNIKA E KRIMINALISTIKËS Përcakton mënyrën më adekuate për zbulimin sigurimin e gjurmëve të veprave penale dhe të provave materiale në përgjithësi. Në kuadrin e teknikës së kriminalistikës bëjnë pjesë studimi I gjurmëve të gishtërinjëve, studimi I dorshkrimit dhe identiteti I dokumenteve, fotografia gjyqësore, regjistrat penale. b.TAKTIKA E KRIMINALISTIKËS Merret me studimin e formave të veprave penale mënyrës së kryerjes së tyre, motivet dhe qëllimet e kryesit dhe psikologjin e kryesve. c. METODA E KRIMINALISTIKËS Merret me studimin dhe përcaktimin e mënyrave dhe metodave që janë më të përshtatshme për zbulimin e grupeve apo llojeve të posaçme të V.P dhe kryesve të tyre.
  • 95. 6.MJEKËSIA GJYQSORE Me ndihëm e njohurive të mjekësisë gjyqësore konstatohen shkaqet e vdekjes në rastet kur dyshohet se vdekja është shkaktuar me dhunë pastaj hulumtohen gjurmët që janë shkaktuar në rastin e kryerjes së veprës penale siç janë: gjurmët e gjakut, të pështymës, qimeve etj. Mjekësia gjyqësore është shkencë interdiciplinare në kuadrin e së cilës bëjnë pjesë TANATOLOGJIA, TRAUMATOLOGJIA, TOKSIKOLOGJIA dhe SEKSOLOGJIA. a. TANATOLOGJIA-merret me studimin e shkaqeve te vdekjës me ndihmen e saj kosntatohet se a është fjala për vdekje natyrore apo për vdekjen që është shkaktuar me dhunë. b. TRAUMATOLOGJIA- është shkencë që merret me studimin e llojeve të lëndimeve trupore intensitetin e tyre dhe mjetet me të cilat janë shkaktuar ato. c. TOKSIKOLOGJIA-është shkencë e cila merret me studimin e hetimeve dhe efikasitetin e tyre në organin e njeriut. d. SEKSIOLOGJIA-është shkencë e cila merret me studimin e mardhënieve seksuale, e ne veçanti të delikteve seksuale.
  • 96. SHKOLLA ANTROPOLOGJIKE Themelues i shkollës antropologjike është itali ani Cezaro Lombrozo (1935-1909) i cili isht mjek psikiatër e me vonë edhe profesor i mjekësis gjyqësore. Veprat e tija më të rëndësishme janë: ,,Njeriu Kriminel” dhe ,,Antropologjia Kriminale”. Koncepcionet themelore të shkollës antropolo -gjike Cezaro Lombrozo i shkroi në veprën e tij me titull; ,,Njeriu Kriminel” që u botua në vitin 1876.
  • 97. SHKOLLA POZITIVE Shkolla positive paraqitet në fund të shek XIV në Itali. Themelues të kësaj shkolle janë: Enriko Feri profesor I së drejtës penale I cili koncepcionet e veta I prezentoi ne veprën “Sociologji Kriminale” dhe Rafael Gakofalo I cili shkroi veprën me titull “Kriminologjia”. Sipas shkollës pozitive detyrë kryesore e së drejtës penale duhet të jetë ndërmarrja e masvae që do te kontribuojnë në zvoglimin e kriminalitetit. Shkolla positive bënë ndarjen e kriminalitetit në dy grupe: a.Ne grupin e V.Penale natyrore b. Në grupin e V.Penale ligjor a. Në grupin e veprave penale natyrore I rradhit ato vepra penale me te cilat cenohen të mirat juridike siç janë: morali, ndjenjat religjioze dhe patriotike. b. Në grupin e veprave penale ligjore- bëjnë pjesë veprat penale të cilat ndryshojnë varësisht prej kohes dhe rregullimit shoqërore-politike të nje vendi. Si vepra të këtilla konsiderohen:V.P Politike dhe ato kundër ekonomisë.
  • 98. BURIMET E SË DREJTËS PENALE 1. Burimet materiale dhe formale të së drejtës penale. Burimet e së drejtës penale ndahen ne dy lloje në ato: Materiale dhe Formale. Burimet materiale-konsiderohen të gjitha mardhënjet shoqërore eonomike dhe mardhënjet e tjera shoqërore që e karakterizojnë një shoqëri. Burimet formale- të së drejtës penale janë normat juridike veç e veç dhe tërësia e tyre. Si burim formal I së drejtës penale është legjislacioni penal që gjendet në fuqi. 2.Kushtetuta si burim i së drejtës penale Kushtetuta është ligji më i lart dhe me fuqi juridike më të madhe në çdo shtet të civilizuar. Me kushtetut përcaktohen rregullimi shoqëror ekonomik dhe politik i shtetit, të drejtat dhe liritë e qytetarve barazia e tyre.
  • 99. 3. Kontratat ndërkombëtare si burim I së drejtës penale 4. Ligji penal si burim kryesor I së drejtës penale E drejta penale është e drejtë ligjore. Konsiderohet e drejtë ligjore ngase burim kryesor dhe primar I saj është ligji. Si burim I të drejtave penale të shteteve bashkëkohore është kodi penal apo ligji penal. Me nocionin Ligj Penal-nenkuptojm çdo dispozitë ligjore me të cilën rregullohen çështjet nga fusha e së drejtës penale. Ndërsa me nocionin Kod Penal-nënkuptojmë ligj të rëndësishëm në të cilin në mënyrë të sistematizuar përmblidhen dispozitat penalo juridike. Nocioni ‘Ligj Penal” ka domethënie më të gjërë se nocioni “Kod Penal”.
  • 100. LIGJI PENAL Të gjitha kodet penale që u nxorrën pas Kodit Penal të Francës të vitit 1791 ndahen në dy pjesë: e përgjithshme dhe të posaçme Pjesa e përgjithshme-e legjislacionit penal paraqet një sisitem të normave penale- juridike me të cilat përcaktohen parimet e së drejtës penale si dhe nocionet dhe institucionet themelore të së drejtës penale siç janë: V. Penal, përgjegjësia penale, dënimet etj. Pjesa e posaçme- e legjislacionit penal paraqet sisitem të normave penale-juridike me të cilat përcaktohen veprat penale veç e veç si dhe dënimet dhe sanksionet e tjera penale që mund tu shqiptohen kryesve të veprave të këtilla. Normat penale-jurdike të pjesës së posaçme nuk mund te aplikohen pa aplikimin edhe të normave të pjesës së përgjithshme të legjislacionit penal. Normat e pjesës së përgjithshme I plotësojnë normat penale-juridike të pjesës së posaçme. Karakteristikë e normave penale-juridike të pjesës së posaçme është se çdonjëra prej tyre I ka dy pjesë:
  • 101. 1. Dispozitiv dhe 2. Sanksionin Në dispozitiv përcaktohen elementet e veprës penale kush mund të jetë kryes dhe çka konsiston veprimi I kryerjës. Varësisht prej mënyrës së komponimit njihet dispozitiv- rendomtë, përshkrues dhe udhëzues. Me dispozitivë të rëndomtë –nënkuptojm ato norma me të cilat nuk përcaktohen tiparet e V.P por vetëm emërtimi I tyre Dispozitiv përshkrues-koniderohen ato norma me të cilat caktohen tiparet e veprës penale. Dispozitiv udhëzues-konsiderohet ajo e cila është lidhur me disa tipare të veprës penale të caktuar udhëzon në ndonjë normë tjetër të ligjit penal.
  • 102. PARIMI I LEGALITETIT Për futjen e parimit të legalitetit ntë drejtën penale jane angazhuar juristë dhe filozofë të njohur të shek XVIII siç janë: Montesku, Bekard dhe avokati Servan. Formulimin konciz të këtij parimi në gjuhën latine “Nullum Crimen, Nulla Poena sine lege” për herë të parë e dha penalisti i njohur gjerman Anselm Fojer Bahu. Parimi i legalitetit ,, Nullum crimen nulla poena sine lege”-ne gjuhën shqipe d.m.th ,, Një vepër nuk mund të konsiderohet vepër penale dhe kryesi i saj nuk mund të dënohet nëse më parë nuk është paraparë me ligj”. Për shkak të rëndësisë së shumëfishtë për të drejtat , liritë dhe sigurinë juridike të qytetarëve, në sisitemin tonë judike parimi I legalitetit është ngritur edhe në rang të normës kushtetuese dhe është përvetësuar në kushtetutë. Për tu konsideruar një vepër vëpër penale ajo duhet që para se të jetë kryer të përcaktohet me ligj si vepër penale.
  • 103. INTERPRETIMI I LIGJEVE PENALE Me interpretim në të drejtën penale kuptojmë përcaktimin e kuptimit të drejtë të normës së caktuar penale-juridike. Është veprimtari logjike e të menduarit që ka për qëllim të gjejë kuptimin e drejtë të ligjit dhe kuptimin e normave penale-juridike në momentin e aplikimit të ligjit. Me ane të interpretimit bëhet e mundshme që norma penale-juridike që është e përgjithshme dhe abstrakte të aplikohet ndaj kryesit të veprës penale.
  • 104. LLOJET E INTERPRETIMEVE TË LIGJEVE PENALE Janë: 1.Sipas subjekteve qe mund ta bëjnë interpretimin 2. Sipas metodave 3. Sipas vëllimit 1.Subjektet që mund të bëjnë interpretimin janë interpretimi: a. Autentik b. Gjyqësor c. Doktrinar a. Interpretimi Autentik apo të Obligueshëm e bënë organi I cili ka nxjerrë ligjin që interpretohet. Interpretimin autentik mund ta bëjn vetëm parlamenti I shtetit. Interpretimi autentik bëhet sipas procedurës që vlen për nxjerrjen e ligjeve. b.Interpretimi Gjyqësor është interpretim të cilin e bënë gjykata gjatë aplikimit të ligjit në rastin konkret. c. Interpretimi Doktrinar I ligjeve penale është interpretim që e bënë shkenca e së drejtës penale. Ky lloj interpretimi nuk është I obligueshëm për organet që merren me aplikimin e ligjeve penale. 
  • 105. METODA E INTERPRETIMIT Janë: a.Interpretimi Gramatik b. Interpretimi Logjik c. Interpretimi Historik d. Interpretimi Sistematik a. Interpretimi Gramatik-behët me ndihmën e rregullave të gramatikës dhe sintaksës. Intepretimi gramtik sëndërtohet duke analizuar shprehjet dhe nocionet e pjesëve të tekstit. b. Interpretimi Logjik-me ndihmën e këtij interpretimi, përcaktimi I përmbajtjes dhe kuptimit të ligjit bëhet me anë të të menduarir dhe nxjerrjes së konkluzave. c. Interpretimi Historik-konsiston në përcaktimin e kuptimit të normës penale-juridike duke u mbështetur në historikun e lindjen së saj dhe duke I përcaktuar shkaqet që e kanë kushtëzuar nxjerrjen e normës. Lidhur me interpretimin historik në teorinë e së drejtës penale njihen dy lloje të interpretimit: -Interpretimi Objektiv - Interpretimi Subjektiv Sipas interpretimit subjektiv-kuptimi I ligjit penal përcaktohet sipas kohës qe është nxjerrë Ndërsa sipas interpretimit objektiv-kuptimi I ligjit apo normës së caktuar penale-juridike përcaktohet sipas kohës kur bëhet aplikimi I tij.
  • 106. INTERPRETIMI SISTEMATIK Përcakton përmbajtjen dhe kuptimin e ndonjë norme penale-juridike në bazë të vendit që është radhitur në sisitemin e ngushtë dhe të gjërë të legjislacionit penal. INTERPRETIMI SIPAS VËLLIMIT Interpretimi sipas vëllimit është atëher kur fjalëve, termave apo nocioneve që janë përdorur në tekstin e normave penale mund tu jepet kuptimi I ngushtë apo I gjerë. Në të drejtën penale sipas vëllimit njihen dy lloje të interpretimeve 1.Interpretimi I ngushtë apo Restriktiv 2.Interpretimi I gjerë apo Ekstensiv 1. Interpretimi I ngushtë-ekzsiton atëher kur fjalve, termave apo nocioneve që janë përdorur ne ligjin penal u jepet kuptimi I ngushtë 2. Interpretimi I gjerë-ekziston atëher kur fjalve, termave apo nocioneve të ligjit penal u jepet kuptimi I gjerë.
  • 107. ANALOGJIA Në drejtësi analogjia në kuptimin e gjerë paraqet zgjedhjen e mardhënjeve shoqërore në bazë të normave të cilat i rregullojnë mardhënjet e ngjajshme. Kurse në të drejtën penale analogjia paraqet rastin kur një vepër që nuk është paraparë me ligj si vepër penale, të konsiderohet si e këtill në bazë të ngjajshmërisë me vepren penale. Analogjia si mënyrë e krijimit të veprave të reja penale është e ndaluar ne të drejtën penale ngase është në kundërshtim me funksionin themelor të parimit “Nullum crimen nulla poena sine lege”. Po të lejohej analogjia në të drejtën penale kjo do të shkaktonte pasiguri juridike, do ta dobësonte besimin e qytetarëve në sisitemin juridik.
  • 108. Prej kësaj që thamë më lartë nuk duhet nxjerrim përfundim se çdo lloj analogjie është e ndaluar përkudrazi analogjia është e lejuar në rastet kur ekzistojnë rrethanat për zbutjen e dënimit. 1. Analogjia e lejuar- në të drejtën penale konsiderohet se është e lejuar analogjia po që se ajo është në favor të të fajsuarit dhe nëse interpretimi I tillë nuk është në kundërshtim me normat dhe parimet tjera penale-juridike. Analogjia poashtu është e lejuar në rastet kur ekzistojnë rrethanat për zbutjen e dënimit. 2. Analogjia e ndaluar-është në rastet kur tejkalohet kufiri I kuptimit të normës që është përcaktuar edhe me anë të interpretimit
  • 109. VEPRIMI I LEGJISLACIONIT PENAL Njihen tri lloje të veprimit të ligjeve penale: 1.Veprimi I ligjit penale në kohë 2.Veprimi I ligjit penal në hapsirë 3.Veprimi I ligjit penal ndaj personave  1. Veprimi I ligjit penal në kohë- Ligji penal fillon të veprojë prej momentit të hyrjës së tij në fuqi dhe aplikohet gjersa të pushoj së vepruari. Ligji penal hynë ne fuqi tetë ditë pas shpalljes në gazetën zyrtare.
  • 110.  Koha prej shpalljes së ligjit në gazetën zyrtare e gjerësa të hyjë ne fuqi quhet Vocatio Legis.Kjo kohë që siç pamë është 8 ditë bëhet me qëllim që me normat e ligjit penal të njihen ata të cilëve u referohet dhe ata që duhet ta aplikojnë. Ligji penal vepron derisa të abrogohet me ligjin e ri. Ligji penal abrogohet në rastet kur ligji I ri parasheh dispozitë të posaçme me të cilën e abrogojn atë të mëparshmën. Poashtu ligji penal pushon së vepruari edhe ne rastet kur skadon afati për të cilën është nxjerrë. Kjo ndodh kur ligji penal është nxjerrë me qëllim që të veproj vetëm për një kohë të caktuar. Në rastet kur vepra penale është kryer në kohën kur ka qenë në fuqi një ligj penal, kurse kryesi gjykohet në kohën kur ligji I mëparshëm ka pushuar së vepruari. Kryesi I veprës penale do të dënohet sipas ligjit penale që ka qenë në fuqi në kohen e kryerjes së veprës.
  • 111. 2. Veprimi I legjislacionit penal në hapsirë-Ligjipenal të një shteti sikurse edhe ligjet në përgjithësi veprojnë në territorin e shtetit në të cilën edhe janë nxjerrë.Këtu kryesishtë është fjala për veprimin e ligjeve penale në territorin tonë ndaj shtetasve të huaj që kryjn vepra penale ne territorin tonë apo jashtë kufive të vendit tonë, por të cilët në ndonjë menyrë gjendet në vendin tonë. Veprimi I ligjeve penale në hapsirë është shumë aktuale në kushtet e tanishme shoqërore ngase tani një numër I madh I qytetarëve të një shteti përkohësisht apo përgjithmon jetojnë apo punojnë në shtetin tjetër, kështu që marrë në përgjithësi kontaktet midis qytetarve të vendeve të ndryshme janë gjithnjë më të shpeshta. Kështu edhe mundësia e kryerjes së veprave penale të shtetasve të huaj në vendin është më e madhe. Me qëllim që të evitohen konfliktet e mundshme se cili shtetas është kompetent të gjykojë kryesin e caktuar të veprës penale me dispozitat penale – juridike të ligjit penal është rregulluar veprimi I legjislacionit penale në hapsirë. Me këto dispozita penale-juridike janë aprovuar pesë parime e këto janë: a.Parimi territorial b.Parimi real c.Parimi I personalitetit aktiv d.Parimi I personalitetit pasiv e.Parimi universal
  • 112. a.Veprimi I legjislacionit penal sipas parimit territorial Parimi I territorial I veprimit të legjislacionit penal të vendit tonë në hapsirë sikurse edhe në drejtat penale të shteteve tjera është parim themelor, kurse parimet e tjera janë të natyrës plotësuese. Ky parim është themeluar për shkak se më së shpeshti aplikohet në praktikë. Sipas këtij parimi legjislacioni penal I një vendi aplikohet ndaj të gjithë personave që kryejnë vepra penale në teritorrin e tij, pa marrë parasysh se a janë shtetas të tij, shtetas të huaj apo persona pa shtetësi. Gjithmon shtrohet pyetja se çka konsiderohet si teritor I nje shteti. Sipas dispozitave të legjislacionit penal që janë të natyrës interpretuese në territor të një vendi nënkuptojmë: - Sipërfaqen toksore - Bregdetin - Sipërfaqen ujore brenda kufijve - Sipërfaqen ajrore mbi to
  • 113. Sipas ligjit mbi bregdetin është paraparë se zona territoriale e detit shtrihet dhjetë mila nautike nga toka. Legjislacioni penal I një shteti aplikohet edhe ndaj secilit që kryen vepër penale në anijen e tij, pa marrë parasysh se ku ndodhet në kohën e kryerjes së veprës penale. Ne rastet kur vepra penale është kryer në anijen tonë do të aplikohen ligjet tona penale pa marrë parasysh se a është gjendur anija në detin e hapur, në ujrat e huaj territorial. Veprimi I legjislacionit tonë penal për veprat penale që kryehn jashtë vendit. Për të mundur të aplikohet legjislacionit ynë penal dhe në rastet kur veprat penale kryhen jashtë vendit e drejta jonë penale I ka përvetësuar disa parime, këto janë: 1.Parimi real 2.Parimi I personalitetit aktiv 3.Parimi I personalitetit pasiv 4.Parimi universal
  • 114. 1.PARIMI REAL APO MBROJTËS Veprimi I legjislacionit tonë penal sipas parimit real shprehet në rastet kur veprat penale kryhen jashtë territorit të vendit tonë, por me të cilat dëmtohen apo rrezikohen të mirat juridike të shtetit tonë. Sipas dispozitave të ligjit penal legjislacioni ynë penal aplikohet ndaj shtetasit tonë, shtetasit të huaj dhe personave pa shtetësi që jashtë shtetit kryen vepër penale kundër rregullimit shoqëror dhe sigurisë së vendit. Gjithashtu sipas parimit real, legjislacioni ynë penal aplikohet edhe në rastet kur ndonjë person jashtë shtetit tonë kryen vepër penale të falsifikimit të parave.
  • 115. 2.PARIMI I PERSONALITETIT AKTIV Sipas parimit të personalitetit aktiv apo parimit nacional legjislacioni ynë penal aplikohet në rastet kur shtetasit tonë kryejnë vepra penale jashtë vendit. Me legjislacion tonë penal parimi I personalitetit aktiv është parapar kësisoji: legjislacioni ynë penal I vendit tonë aplikohet ndaj shtetasit tonë edhe kur kryen ndonjë vepër penale jasht vendit po që se ka në territorin tonë apo ekstradohet. Sipas legjislacionit tonë penal ndaj shtetasve tonë që i kanë kryer vepra penale jashtë vendit ndjekja penale nuk do të ndërrmeret në këto raste: Nëse kryesi në tërësi e ka vuajtur dënimin që i është shqiptuar jashtë vendit. Nëse kryesi jashtë vendit me aktgjykim të formës së plotfuqishme është liruar osë dënimi i është falur. Nëse për veprën penale sipas ligjit të huaj ndiqet në bazë të kërkesës së të dëmtuarit, ndërsa kërkesa e tillë nuk është ushtruar.
  • 116. 3.PARIMI I PERSONALITETIT PASIV  Sipas parimit të personalitetit pasiv legjislacioni ynë penal aplikohet edhe ndaj të huajve të cilët jashtë territorit të vendit kryejnë vepra penale kundër shtetasit tonë ose kundër vendit tonë. Për aplikimin e këtij parimi duhet që shtetasi I huaj të haste në territorin tonë ose të ekstra dohet. Quhet pasim pasiv ngase në aspektin kriminal shtetasi apo vendi ynë janë pasivë, janë viktima të veprave penale.
  • 117. 4. PARIMI UNIVERSAL Sipas parimit universal legjislacioni ynë penal aplikohet edhe ndaj të huajit I cili kryen vepër penale jashtë vendit ndaj shtetasit të huaj apo personit të huaj. Për të mundur të aplikohet ky pasim duhet që shtetasi i huaj të ketë kryer vepër penale të cilën në legjislacionin tonë penal është parapar dënimi me 5 vjet burg.  Arsyeshmeria e këtij parimi është obligimi ndërkombëtar i çdo shteti që ta luftojnë kriminalitetin pa marrë parasysh se kur kryhet dhe e mira e kujt dëmtohet.
  • 118. EKSTRADIMIQë të mund të aplikohet parimi real, parimi I personalitetit aktiv dhe ai pasiv, parimi universal, e sidomos parimi I territorial I veprimit të legjislacionit penal është e nevojshme që të respektohet bashkëpunimi midis shteteve. Një formë e bashkëpunimit të shteteve në këtë drejtim që mundëson ekzistimin e dënimit kryesit të veprës penale është edhe Ekstradimi I fajtorit. Me ekstradim nënkuptojm dorzimin e kryesit të veprës penale prej një shtetin tjetër me qëllim që kryesi të dënohet për veprën penale të kryer me aktgjykim të plotfuqishëm. Ekstradimi më së shpeshti bëhet në rastet kur ndonjë përson kryen ndonjë vepër penale në nje shtet dhe para se të zbulohet gjatë procedurës penale apo pasi që I është shqiptuar dënimi arratiset në shtetin tjetër me qëllim që ti shmanget dënimit. Ne rastet e këtilla shteti në të cilin gjendet ky person ia dorëzon shtetit në të cilin e ka kryer veprën penale. Ekstradimi është formë kryesore e ndihmës juridike midis shteteve në fushën e së drejtës penale dhe ne masë të konsiderueshme mundëson luftimin e kriminalitetit në permasat ndërkombëtare. Ne bazë të dispozitave kushtetuese-ekstradimi është rregulluar me normat e ligjit të procedurës penale dhe në kontratat ndërkombëtare.
  • 119. PARIMET E EKSTRADIMIT  Me legjislacion penal të shteteve bashkekohore si dhe në kontratat ndërkombëtare janë sajuar disa parime të përgjithshme të cilat respektohen me rastin e akstradimit. Këto parime në fakt parashohin kushtet e caktuara që duhet të përmbushen për të mundur të behet dorzimi I fajtorit prej një shteti në shtetin ku e ka kryer veprën penale.
  • 120. Sipas legjislacionit tonë penal ekstradimi Ekstradimi mbështetet në këto parime themelore: 1.Parimi që shtetasi ynë nuk mund të ekstradohet 2.Parimi I identitetit të normave 3.Parimi që kryhesit e veprave penale politike dhe ushtarake të mos ekstradohen  4.Parimi I specialitetit 5.Parimi I mosparashkrimit të veprës penale
  • 121. 2. Parimi I identitetit të normave-sipas këtij parimi vepra për të cilën kërkohet ekstradimi duhet të konsiderohet si vepër penale sipas ligjit të vendit tonë dhe ligjit qe kërkohet të bëhet ekstradimi. 4. Parimi I specialitetit- sipas këtij parimi personi mund të dënohet vetëm për atë vepër penale për të cilën është ekstraduar e jo edhe për ndonjë vepër tjetër penale (p.sh një person që është ekstraduar p.sh për vepër penale të vjedhjes të dënohet edhe për vepër penale politike). 5. Parimi I mosparashkrimit të veprës penale-sipas këtij parimi që të bëhet ekstradimi I kryesit të veprës penale duhet që të mos jetë bërë parashkrimi I ndjekjes penale apo parashkrimi I ekzekutimit të dënimit.
  • 122. E DREJTA E AZILIT Termi azil rrjedh prej fjalës latine Asylum që do te thot Strehim. Në të drejtën penale me azil nënkuptojmë strehimin e shtetasve të huaj apo personave pa shtetësi në shtetin e caktuar që ndiqen për shkak të aktiviteteve të tyre të cilat për interesin e gjithëmbarshëm të njerzimit nuk konsiderohen vepra të dëmshme por të dobishme. Vështruar historikisht e drejta e azilit është më e vjetër se ekstradimi. E drejta e azilit është paraqitur në mesin e shekullit XIX me qëllim që të mbroheshin kryesit e veprave penale politike. Në deklaratën univerzale mbi të drejtat e njeriut parashihet se çdo person ka të drejtë të kërkojë azil në shtetin tjetër nësë është I ndjekur nga shteti. Mirëpo të drejtën e azilit nuk mund ta gëzoj personi që ka kryer krime kundër të drejtës ndërkombëtare ose nësë ka kryer vepër që janë në kundërshtim me parimet dhe qëllimet e veperimeve së Kombeve të Bashkuara.
  • 123. VEPRA PENALE Nocioni dhe elementet e veprës penale Lidhur me përcaktimin e nocionit të veprës penale në teorinë e së drejtës penale janë shqyrtuar mendime të ndryshme. Para së gjithash vepra penale trajtohet si fenomen juridik, krahas këtij mendimi vepra penale në të drejtë konsiderohet edhe si fenomen social dhe si veprim apo sjellje e njeriut të caktuar më të cilën dëmtohen vlerat e caktuara shoqërore. Në aspektin social vepra penale është sjellje e njeriut e cila është në kundërshtim më interesat e shoqëris. Me veprën penale sulmuhen veprat të cilat sipas klasës që gjendet në pushtet kanë rëndësi të posaçme dhe si të tilla janë të mbrojtura edhe me legjislacionin penal. Vepra penale është manifestim I mospajtimit të personit të caktuar me normat që gjenden në fuqi.
  • 124. NOCIONI MATERIALO-FORMAL I VEPREËS PENALE Nocioni formal i veprës penale njihet që nga shkolla klsike. Sipas këtij nocioni vepra penale konsiderohet si fenomoen juridik apo fakt juridik e cila shkaktonë pasoja juridike në botën e jashtme. Nocioni formal veprën penale e shpjegon vetëm në aspektin juridik, kurse nocioni material jep përgjegjje në atë se për cfarë shkaqesh një vepër kosniderohet vepër penale. Që të mund të konsiderohet një vepër si vepër penale duhet të përmbahen tri kushte themelore: 1. Kushti i parë është që vepra të jetë e rrezikshme për shoqërinë 2. Kushti i dytë i referohet anës formale të nocionit të veprës penale. Që të mund të konsiderohet një vepër e rrezikshme si vepër penale duhet që ajo vepër të parashihet me ligj si vepër penale. 3. Kushti i tretë i përket anës formale, mirëpo këtu kërkohet që vepra jo vetëm të përcaktohet me ligj si vepër penale por njëherit gjithashtu me ligj duhet të përcaktohen edhe tiparet apo elementet e tjera të veprës penale.
  • 125. FIGURAT E VEPRËS PENALE Sipas mendimit të disa autorve me figurë të veprës penale duhet nënkuptuar tërësin e elementeve themelore të veprës penale. Mirëpo sipas disa autorëve tjerë me termin figurë e veprës penale duhet nënkuptuar tërësin e elemeneteve të posaçme të çdo vepër penale.
  • 126. ELEMENTET THEMELORE TË VEPRËS PENALE Vepra penale përbëhet prej 5 elementeve themelore: 1.Veprimi I njeriut 2.Rrezikshmëria shoqërore 3.Kundërligjshmëria 4.Përcaktueshmëria e veprës penale në ligj 5.Përgjegjësia penale e kryesit Çdo vepër për tu konsideruar vepër penale duhet ti posedojë të gjitha këto 5 elemente.Nëse mungon njëri prej këtyre elementeve vepra penale nuk mund të ekzistojë. Elementet themelore varësisht se prej çfarë këndi vështrohen mund të ndahen në : Elemente objektive dhe Subjektive Elementet objektive mund të ndahen në elemente: Formale dhe Materiale. Në grupin e elemeneteve objektive bëjnë pjesë: veprimi I njeriut rrezikueshmëria shoqërore kundërligjshmëria. Kurse në grupin e elementeve subjektive bënë pjesë vetëm nje: Përgjegjësia penale e kryesit. Në kuadrin e elemenetve objektive të karakterit formal janë: veprimi I njeriut me pasojën e shkaktuar, kundërligjshmëria dhe përcaktueshmëria e veprës penale ne ligj. Kurse rrezikueshmëria shoqërore është element I karakterit material.
  • 127. NDARJA E VEPRËS PENALEVeprat penale mund të ndahen në disa lloje. Duke marr parasysh natyrën e veprës penale këto mund të ndahen në : 1.Vepra penale të përgjithshme 2.Vepra penale politike Ndërsa nësë merret parasysh numri i veprimeve të cilat e përbëjnë figurën e veprës penale dallhohen: 1.Vepra penale të thjeshta 2.Vepra penale të përbëra Mandej varësisht prej faktit se a është dëmtuar apo vetëm është rezikuar e mira juridike, veprat penale ndahen në : 1.Vepra reale që dëmtojnë 2.Vepra penale që rrezikojnë
  • 128. 1.Vepra penale të përgjithshme dhe politike Ndarja e veprës penale në të përgjithshme dhe politike rrjedh nga teoria natyrore- juridike e Graciusit. Sipas Ferit të gjithë veprat penale mund të ndahen në vepra penale Natyrore dhe vepra penale Ligjore. 1. Vepra penale natyrore- janë ato të cilat I njohin të drejtat penale të të gjitha shteteve apo mbarë njerëzimit pa marrë parasysh rregullimin e tyre shoqëror. Kurse veprat penale Ligjore apo (vepra penale politike) zhvillohen prej një shteti në shtetin tjetër. Në grupin e veprave penale të përgjithshme bëjnë pjesë p.sh vepra penale kundër nderit dhe autoritetit. Sa I përket vepres pënale politike janë të drejtuara kundër të mirave politike dhe kryen nga motivet politike. Si te mira politike konsiderohen themelet e rregullimit shoqëror të një vendi, pasuria dhe siguria e shtetit.
  • 129. NOCIONI I OBJEKTIT TË VEPRËS PENALE Veprat penale janë të drejtuara kundër të mirave apo vlerave të cilat janë të mbrojtura me sisitemin juridik. Të mirat juridike që janë të mbrojtura në të drejtën penale janë edhe objekt I veprës penale. Objekt i veprës penale është e mira juridike kundër së cilës është e drejtuar vepra penale. Shtrohet pyetja se çka konsiderohen në të drejtën penale objekt të veprës penale-objekt të veprës penalë janë të mirat apo vlerat vitale të njeriut, liria. Siguria, barazia, prona, rregullimi shoqëror politik, martesa, familja, nderi, autoriteti. Objekt i veprës penale është material i çdo vepre penale, ngase me vepër penale rrezikohet ndonjë e mirë e cila për shkak të rëndësisë së saj shoqërore mbrohet nga e drejta penale. Në të drejtën penale njihen dy lloje të objektit të veprës penale dhe atë: 1. Objekti i përgjithshëm 2. Objekt grupor 1. Objeki i Përgjithshëm- është njeriu dhe bashkësia shoqërore. Objekt i përgjithshëm është tërësia e të gjitha të mirave materiale që janë të mbrojtura me të drejtën penale. 2. Objekti Grupor- është jeta dhe trupi I njeriut- rregullimi shoqëror-juridik, siguria e vendit.
  • 130. OBJEKTI I VEPRIMITMe objekt të veprimit nënkuptojm personin apo vlerën tjetër juridike ndaj të cilit është ndërmarrë veprimi i kryerjes me ç’rast dëmtohet objekti që mbrohet nga e drejta penale.  Vlera juridike ndaj së cilës është e drejtuar vepra penale paraqet objektin e veprimit p.sh te vrasja- objekti i veprimit është jeta e njeriut. Në shkencën e së drejtës penale objekti i veprimit ndahet në objektin Sulmues dhe Gramatik.  1. Objekti Sulmues - është lënda ndaj së cilës është i drejtuar veprimi i veprës penale p.sh te vepr penale e vjedhjes objekti sulmues është prona në sendin e tundshëm, te vrasja është njeriu etj. 2. Objekti Gramatik - është lënda në të cilën kryhet veprimi i veprës penale p.sh te vepra penale e falsifikimit të monedhave-objekt gramatik është monedha e falsifikuar.
  • 131. SUBJEKTI I VEPRËS PENALE Njeriu si subjekt i veprës penale Personi që kryen veprër penale quhet subjekt i veprës penale. Në të drejtën penale bashkëkohre është përvetësuar mendimi se subjekti i veprës penale mund të jetë vetëm njeriu personi fizik- ndërsa në të drejtën e lashtë subjekti I veprës penale ishin edhe sendet, shtazet etj. Subjekte të veprës penale konsiderohen edhe ndihmësi dhe organizatorët e shoqatës kriminale. Lidhur me moshën subjekte të veprës penale konsiderohen vetëm personat që kanë mbushur moshën 14 vjeçare, ndërsa personat nën moshën 14 vjeçare në të drejten penale konsiderohen fëmijë-këto janë të papërgjegjshëm dhe gjenden jashtë sferës së të drejtës penale.
  • 132. Subjektet e veprës penale Subjektet e veprës penale mund të ndahen në disa kategori: Sipas kriterit të moshës në legjislacioin penal njihen: Delikuentët e mitur, Personat madhor të rinjë dhe Delikuentët madhor. Në të drejtën penale njihen dy lloje subjektesh të veprave penale: Subjekti Aktiv dhe Subjekti Pasiv. 1. Subjekti Aktiv- konsiderohet personi i cili me veprimin e tij shkakton pasojën e veprës penale.  Subjekti aktiv është kryes i veprës penale. Në të shumtën e rasteve veprat penale mund të kryejë çdo person. Veprat penale që mund t’I kryej çdo subjekt quhet Delikta Komunia. 2. Subjekti Pasiv- është personi që është I dëmtuar apo I rrezikuar me veprën penale. Subjekti pasiv ndryshe quhet edhe viktimë e veprës penale.
  • 133. Personi juridik si subjekt I veprës penale Në shkencën e së drejtës penale si dhe në legjislacionin penal shtrohet pyetja se a munden personat juridik të konsiderohen subjekte të veprës penale.  Në të drejtën romake njihej rregulla e vjetër “Societas Delinquere Non Potest” (Personat juridik nuk mund te jenë subjekte të veprës penale). Mirëpo më vonë në të drejtën penale të mesjetës njihej mundësia që edhe personat juridikë të konsiderohen subjekte të veprës penale.
  • 134. VEPRA PENALE E PËRBËRË Një vepër konsiderohet vepër penale e përbërë në rastet kur me ligj është përcaktuar se ajo kryhet në ndërmarrjen e dy apo më shumë veprimeve. Veprat e përbëra veprimet e të cilave paraqesin se cila veç e veç vepra penale të posaçme quhen vepra penale të përbëra- vepra të tilla janë p.sh grabitja-figura e së cilës është e përbërë prej dy veprave penale-përdorimit të dhunës dhe të vjedhjes. Forma tjetër e veprës penale të përbërë është vepra penale e përbërë jo e drejtë. Vepra e këtill shprehet në rastet kur figura e veprës penale është e përbër prej dy apo më shumë veprimeve mirëpo vetëm njëra prej tyre paraqet vepër penale kurse veprimi tjetër jo. Si vepër penale e këtillë është (vepra penale e mardhënieve seksuale me dhunë) këtu te kjo vepër penale vetëm përdorimi I dhunës konisderohet vepër penale.
  • 135. VEPRAT PENALE FORMALE DHE MATERIALE Veprat penale formale konsiderohen ato vepra të cilat sipas ligjit konsiderohen se janë kryer vetëm në faktin e ndërmarrjes së veprimit të kryerjes. Si vepër penale të këtilla janë: matja jo e saktë, cenimi i paprekshmërisë së banesës. Veprat penale matriale konsiderohen ato vepra të cilat kanë shkaktuar pasojën e caktuar me ligj. Si vepëra të këtilla janë: vrasja, plagosja etj.
  • 136. VEPRAT PENALE QË DËMTOJNË DHE RREZIKOJNË Veprat penale që dëmtojnë- janë ato vepra të cilat konsiderohen se janë kryer nësë asgjesohet apo dëmtohet e mira juridike që mbrohet në të drejtën penale. Si vepra të këtilla janë: vrasja, plagosja, dëmtimi I sendit të huaj etj.  Veprat penale që rrezikojnë-konsoderohen se kryhen kur shkaktohet rreziku ndaj objektit të mbrojtur edhe pse nuk është shkaktuar pasoja. Për tu konsideruar një vepër si vepër penale që rrezikon është e nevojshme që kryesi të ketë qenë I vetëdijshëm dhe të ketë dëshiruar vetëm rrezikimin e objektit të mbrojtur. Varësisht prej faktit së a ka qenë rreziku I drejtëpërdrejt apo apstrakt në shkencën e së drejtës penale dhe në legjislacion penal njihen dy lloje të rrezikimit: 1.Rrezikimi konkret apo I drejtpërdrejtë 2. Rrezikimi abstrakt. 1. Rrezikimi konkret-këtu vepra penale konisderohet se hyn kur shkaktohet rreziku I drejtëpërdrejt për jetën apo pasurinë e njerëzve p.sh rrezikimi I komunikimit me mjete të rrezikshme(dëmton paisjet e komunikimit shenjat apo paisjet e sinjalizimit). 2. Rrezikimi abstrakt- ekziston në rastet kur në veprën penale është përcaktuar se gjendja e cila mund të shkaktojë rrezik konkret. Vepra të këtilla janë: dëmtimi I pendave, heqja e shenjave të cilat sinjalizojnë rrezikun.
  • 137. VEPRAT PENALE MOMENTALE, PERMANENTE DHE TË GJENDJES 1. Veprat penale momentale janë ato vepra tek të cilat pasoja shkaktohet menjëher pas përfundimit të veprimit të kryerjes. Si vepra të këtilla janë: vrasja, vjedhja, grabitja. 2. Vepra penale permanente janë ato vepra penale të cilat shkaktojnë pasoja që mund të zgjashin kohë të shkurtë apo të gjatë, me ç’rast kohëzgjatja e pasojave konsiderohet element I figurës së veprës penale. Si vepra penale të këtilla janë: bigamia etj. 3. Vepra penale të gjendjes krijojnë gjendje të kundërligjshme, mirëpo kohëzgjatja nuk është element I figurës së këtyre veprave penale. Si vepra të këtilla janë: lëndimi trupor, lendimi I sendit etj.
  • 138. NDARJA E VEPRAVE PENALE NË KRIME. DELIKTE DHE KUNDËRVAJTJE Ndarja e veprave penale në krime, delikte dhe kundërvajtje për herë të parë është përvetësuar në kodin penal të Francës të vitit 1971. 1. Krime-konsiderohen ato vepra penale për të cilat janë parapar dënime të rënda (dënime me vdekje apo me burg të rëndë). 2. Delikte-konsiderohen veprat penale për të cilat janë paraparë dënime më të lehta (p.sh dënimi me burg). 3. Kundërvajtje-konsiderohen veprat penale për të cilat janë paraparë dënime edhe më të lehta (p.sh dënimi me burg afat shkurt apo dënimi në të holla). Mirëpo në legjislascionin tonë penal nuk është përvetësuar ndarja e veprave penale në tri llojet e përmendura megjithat njihen tri lloje të veprimeve ato janë: 1.Veprat penale 2.Deliktet ekonomike 3.Kundervajtjet
  • 139. KUNDËRVAJTJTJET DHE VEPRAT PENALE Kundërvajtjet -janë cenime të rendit publik të përcaktuara me ligj dhe dispozita të tjera, për të cilat janë të parapara dënime kundërvajtëse dhe masa mbrojtëse. Kundërvajtjet paraqesin cenime të disciplinës shoqërore. Objekt mbrojtës te kundërvajtjet është rregullimi publik, ndërsa te veprat penale janë vlerat themelore të shoqërisë. Personi që është i denuar për vepër penale të dënohet për të njejtën vepër edhe për kundërvajtje.
  • 140. NOCIONI PENALO-JURIDIK I VEPRIMIT Veprimi apo sjellja e njeriut është një ndër elementet themelore të çdo vepre penale. Me termin veprim në të drejtën penale nënkuptojmë të gjitha sjelljet apo veprimet e njeriut që manifestohen në botën e jashtme dhe të cilat janë të përcaktuara me ligj si veper penale. Për tu konsideruar një veprim relevant në të drejtën private ai duhet të jetë i vullnetshëm. I vullnetshëm është ai veprim i cili është ndërmarrë dhe dirigjuar nga ana e personit të vetëdijshëm dhe në bazë të vullnetit të lirë.
  • 141. VEPRAT PENALE TË KRYERA ME VEPRIM Me kuptimin penalo-juridik veprimi është lëvizje trupin e vullnetshme e njeriut më të cilin kryhet vepra penale. Me anë të veprave penale të kryera me veprim cenohen normat penalo-juridike të cilat e ndalojnë veprimin e caktuar.