Diese Präsentation wurde erfolgreich gemeldet.
Wir verwenden Ihre LinkedIn Profilangaben und Informationen zu Ihren Aktivitäten, um Anzeigen zu personalisieren und Ihnen relevantere Inhalte anzuzeigen. Sie können Ihre Anzeigeneinstellungen jederzeit ändern.

Kompania Digitalb sha

2.170 Aufrufe

Veröffentlicht am

Studim i nje kompanie me elemente te menaxhimit

Veröffentlicht in: Business
  • Nothing short of a miracle! I'm writing on behalf of my husband to send you a BIG THANK YOU!! The improvement has been amazing. Peter's sleep apnea was a huge worry for both of us, and it left us both feeling tired and drowsy every morning. What you've discovered here is nothing short of a miracle. God bless you.  https://bit.ly/37PhtTN
       Antworten 
    Sind Sie sicher, dass Sie …  Ja  Nein
    Ihre Nachricht erscheint hier

Kompania Digitalb sha

  1. 1. UNIVERSITETI POLITEKNIK I TIRANËS FAKULTETI I ING. MATEMATIKE DHE ING. FIZIKE DEGA : INXHINIERI MATEMATIKE Lënda: Ekonomi Tema:Studimi i kompanive shqipëtare me elemente të menaxhimit Kompania: Digitalb ShaPunoi: Ismail Memushaj Pranoi:
  2. 2. - 1 - Përmbajtja 1. Analiza e përgjithshme, analiza PEST...................Fq 2 - 4  Mjedisi i Përgjithshëm  Mjedisi Politik-Ligjor  Mjedisi Ekonomik  Mjedisi Social-Kulturor  Mjedisi Teknologjik 2. Vështrim mbi tregun................................................Fq 4 - 9 o Segmentimi i Tregut o Segmentimi Gjeografik o Segmentimi Teknologjik o Segmentimi sipas Paketës o Segmentimi sipas Shpenzimeve o Segmentimi sipas Konkurrencës 3. Vështrim mbi konkurrencën...................................Fq 9 4. Përshkrimi i Produktit/Shërbimit...........................Fq 10 5. Analiza SËOT..........................................................Fq 10 - 11  Strengths - Fuqitë  Ëeaknesses - Dobësitë  Opportunities - Shanset  Threats - Kërcënimet 6. Synimet dhe Objektivat...........................................Fq 12 - 15 Produkti Vendi Klientët Promocioni 7. Strategjitë..................................................................Fq 16 8. Referencat..................................................................Fq 16
  3. 3. - 2 - 1. ANALIZA E PËRGJITHSHME DigitAlb sha, është kompania e vetme Shqiptare e llojit të vet përsa i përket mënyrës së transmetimit dhe teknologjisë përcjellëse që ajo përdor. DigitAlb ka nisur të transmetojë me sinjal tokësor në 15 Korrik 2004 dhe në 14 Dhjetor të të njëjtit vit lançoi edhe transmetimin Satelitor. Në këto 7 vjet jete në treg, DigitAlb gëzoi monopolin e TV me pagesë dhe në sajë të punës së organizuar dhe tekonologjisë së avancuar arriti të ketë pothuajse gjithë tregun e mundshëm të TV me pagesë në Vend dhe në territoret shqip-folëse. DigitAlb operon në një treg të hapur, ku çdo biznes edhe mediatik mund të konkurrojë i lirë. E parë në pikëpamjen e tregut operues, DigitAlb i ka tejkaluar kufijtë vendorë, duke patur klientë si në territoret Shqip-Folëse si Kosovë, Maqedoni, Mal i zi madje dhe më tej në Europë. Ne do fokusohemi në tregun shqiptar, atë brenda kufijve të republikës. DigitAlb ka distributorë në të gjithë rrethet e vendit me shpërndarje të mirë të tyre, duke u mbuluar keshtu me shitje i gjithë territori. Tring TV, i vetmi konkurrent direkt dhe i ngjashëm me DigitAlb për momentin nuk po reflekton ecuri në treg ku faktorë të ndryshëm po luajnë rolet e tyre në këtë rezultat. Ndërsa situata me Kabllorët është pak më e ndjeshme. TV Kabllore kanë arritur të kenë treg shumë lokal, por të konsiderueshëm, që përfshin të gjitha qytetet e Shqipërisë me përhapje të lokalizuar. Problemi më i madh për DigitAlb aktualisht nuk janë Televizionet konkurrente dhe numri i tyre, por pirateria e këtyre Televizioneve të tjera dhe kabllorëve më specifikisht, kundrejt programeve të DigitAlb. Në sajë të zotërimit të teknologjisë më të fundit digitale dhe shkallës së lartë të profesionalizmit të stafit, DigitAlb është kthyer në platformën më popullore në Shqipëri. Kjo, edhe në sajë të mbulimit me sinjal digital tokësor të qyteteve kryesore të Shqipërisë e duke avancuar gjithnjë e më gjerë, në të gjithë territorin, ç’ka përbën dhe një ndër synimet e afërta kryesorë të Platformës. Nga viti në vit, numri i abonentëve rritet në mënyrë të vazhdueshme. Vizioni i DigitAlb është: “Ne ecim me hapin e kohës”. DigitAlb i përshtatet ndryshimeve teknologjike duke shfytëzuar në mënyrën më të mirë të mundshme për të sjellë risi në treg në çdo kohë. Misioni i saj është “që të sjellim kudo që njerëzit ndodhen gjithçka në shqip sepse ne jemi platforma televizive e të gjithë shqiptarëve”. 1.2 Mjedisi i përgjithshëm 1.2.1 Mjedisi Politik, Ligjor & Fiskal Mjedisi Politik në Shqipëri është relativisht i qëndrueshëm në baza 4-vjecare, por sistemi fiskal ndikohet nga çdo ndryshim politik në vend. Meqënëse DigitAlb është kompani me programacion të parashikuar dhe të përpunuar pa përmbajtje informative të formatit – Lajm, nuk preket politikisht dhe nuk vuan asnjë presion politik direkt. Sistemi fiskal rezulton të jetë pengues dhe kufizues në koncept përsa i përket hapësirës së bashkëpunimit me vendet e tjera jashtë Shqipërisë. Sistemi i ri i taksave ka shtuar barrën financiare të kompanive në përgjithësi dhe të DigitAlb në vençanti.
  4. 4. - 3 - Për sa i përket sistemit Juridik në Shqipëri është me mangësira që shpesh rezultojnë të rëndësishme. Në lidhje me DigitAlb, ligjet për të drejtën e transmetimit përbëjnë problem referuar transmetimit të palejuar nga TV e tjera kabllore të kontentit të DigitAlb. Pjesët e tjera të sistemit ligjor që lidhen me Televizionet duket të jenë të dobishme, por problem mbetet zbatimi dhe kontrollimi i tyre. Në bazë të ligjit nr.8410 date 30.09.1998 për Radion dhe Televizionin Publik e Privat në Republikën e Shqipërisë, DigitAlb prej më shumë se një viti e gjysmë ka kërkuar marrjen e masave urgjente nga KKRT për ndalimin e transmetimeve të paligjshme. DigitAlb ka paraqitur në KKRT disa herë ankesa të përcjella me prova filmike për transmetimet e paligjshme qe po kryhen nga televizionet kabllore. Por pavarësisht ankesave të Digitalb pranë KKRT-së, ofrues të ndryshëm kabllorë ilegalë vazhdojnë piraterinë pandërprerë, duke bërë madje edhe reklama të evenimenteve në transmetimet e tyre. Pra realisht organi kompetent për parandalimin e piraterisë dhe ndalimin e këtyre transmetimeve ilegale, deri më sot nuk ka kryer punën e vet aspak dhe në fakt nuk ka dhënë asnjë rezultat. Pjesa e përmirësuar ligjore që ka ndikuar drejpërsëdrejti në Kompaninë DigitAlb është edhe baza ligjore mbi punën, sigurimin e punonjësve, pagën bazë, eleminimi i TVSH nga faturimi i reklamave etj. 1.2.2 Mjedisi Ekonomik Faktorët ekonomik janë mjaft të rëndësishëm pasi ata influencojne drejtpërdrejt në veprimtarinë e kompanisë. Ndikimi i krizës financiare botërore bëri që fuqia blerëse të ulet. Njerëzit do të kufizojnë kanalet dhe programet që duan të shohin duke shpenzuar më pak para në plotësimin e dëshirave të tyre dhe në ato që i ofrohen. Gjithashtu mjaft i rëndësishëm është edhe niveli i jetesës. Shqipëria nuk është një vend me standart të lartë të nivelit të jetesës duke shpenzuar kështu më pak në këtë fushë. 1.2.3 Mjedisi Social - Kulturor Kultura e vendit lidhur me kompaninë DigitAlb që sot konsiderohet si ndërkombëtare, nuk ka përbërë pengese. Meqënëse bashkëpunëtorët e DigitAlb në distribucion janë shqiptarë nuk janë vërejtur pengesa në koncept dhe komunikim. E njëjta gjë vlen edhe për përmbajtjen e programeve të DigitAlb që pranohen lehtësisht nga audienca dhe janë të mirëpritura. Megjithatë është për t’u përmendur dallimi kulturor mes rretheve të Shqipërisë përsa i përket parimeve, vlerave morale dhe në përgjithësi qëndrimeve kundrejt përmbajtjeve televizive të caktuara. 1.2.4 Mjedisi Teknologjik Teknologjia në Shqipëri është një pjesë e re në evolucion në tregun mediatik. Për më tepër, meqënëse DigitAlb operon në sajë të teknologjisë së avancuar numerike ka përfaqësuar edhe liderin në fushën teknologjike të transmetimit. Duke prezantuar vendin dhe publikun me HD është bërë edhe më tërheqës dhe inovator se çdo biznes tjetër që funksionon në bazë të teknologjisë.
  5. 5. - 4 - Me ofrimin e mundësisë këtij vendi që të ndjekë programe në HD i ka ofruar edhe tregut të elektronikës në vend një hapësirë të pafund për tregëtimin e pajisjeve marrëse dhe TV në HD. Duke hedhur vështrimin në këtë treg do verëjmë revolucion në cilësinë e pajisjeve. Në këtë kohë DigitAlb përbën vërtetë liderin teknologjik në Shqipëri. Po ashtu vërehet edhe një edukim i publikut në lidhje me teknologjinë që i mundëson DigitAlb lançimin e produkteve të reja edhe më të avancuara dhe gërshetimin e shërbimeve me telekomunikacionin dhe internetin, duke e përbërë produktin DigitAlb edhe më të avancuar, edhe më lider, edhe më të vështirë për t’u konkuruar. 2 . VËSHTRIM MBI TREGUN 2.1 Segmentimi i Tregut 2.1.1 Segmentimi Gjeografik Harta e mbulimit me sinjal tokësor dhe satelitor nga DigitAlb në territorin e Shqipërisë. Sipas kësaj harte është bërë ndarja e mënyrës së transmetimit në bazë të sinjalit.  Në pjesët me ngjyrë blu janë territoret që mbulohen lehtësisht me sinjal tokësor.  Pjesa tjetër e territorit është nën sinjalin satelitor.
  6. 6. - 5 - abonente total 0 50 100 150 200 250 300 350 Tirane KorceShkoder Fier VloreD urresElbasan G jirokasterSarandeLibrazhd LezheF.Kruje D iber Tepelene M atM irditeKukes Ballsh BeratPerm et Pogradec Puke PerrenjasTropojeBulqizeKucoveSkrapar M em aliaj R rogozhine Thousands rrethet numrinemijera Siç tregon qartë edhe grafiku i shpërndarjes së abonentëve të DigitAlb, pjesa dominante dhe thelbësore e totalit qëndron në Tiranë, dhe me diferencë të madhe nga Tirana, pasojnë rrethet Korçë, Shkodër, Fier, Vlorë, Durrës. Segmentimi Gjeografik na jep panoramën e shpërndarjes së pajisjeve sipas mënyrës së transmetimit. Shohim që rrethet që mbulohen me sinjal Tokësor po ashtu përbëjnë edhe shumicën e shitjeve për kompaninë. Këtu bëjnë përjashtim rrethet Korçë dhe Shkodër që janë të dytat pas Tiranës për numër shitjesh. Rrjedhimisht nga ana e ndarjes gjeografike na lind përshtypja që nevojë për “sulme” marketingu kanë rrethet me mbulim Satelitor si: Dibër ku gjendja është e keqe në numrin total të abonentëve. Kukës ku shifrat flasin për numër shumë të ulët abonentesh. Tropojë ku shifrat tregojnë numër shumë të lartë abonentesh inaktivë. Situatë problematike reflektojnë edhe rrethet e veri-lindjes së vendit që kanë numër të lartë abonentësh inaktivë.
  7. 7. - 6 - paketat 1M 3M 6M 12M Prem I PPV 2.1.2 Segmentimi Teknologjik Shitjet sipas teknologjise 0 10000 20000 30000 40000 50000 60000 Shitur TOK Shitur SB Tipi i marresit numri Fig 3 Grafiku më lart tregon shitjet dhe rrjedhimisht kërkesat e klientëve për tipin e marrësit; Tokësor apo Satelitor. Segmentimi Teknologjik orienton për veprimet mbi këto rrethe sipas analizës më lart. Në Tiranë edhe pse sinjali në Tokësor është i mirë dhe i fortë, përsëri shitjet në Satelitor janë të larta. Kjo sjellje konsumatore shpjegohet me larminë e programeve dhe kanaleve si dhe transmetimin në HD që e ofron vetëm platforma satelitore. E njëjta logjikë vlen edhe për rrethet ku sinjali tokësor është i plotë, por për rrethet ku tokësori nuk funksionon,duhet vepruar me politika çmimi për të rritur aktivitetin e klientëve potencialë, si të rinj dhe riabonentë. 2.1.3 Segmentimi sipas paketës (kartës rimbushëse) Grafiku më lart tregon pjesën e secilit produkt-paketë të DigitAlb në raport me të tërën në terma shitjesh.
  8. 8. - 7 - Segmentimi sipas Paketave na tregon që abonimi 12 mujor dhe Premium janë më të lartat në shifra shitjeje dhe përbëjnë produketet bazë të DigitAlb. Të ardhurat e tyre, mbulojnë edhe kostot e paketave të tjera. Duke u bazuar në shifrat e figurës mund të themi bindshëm se paketat që duhen mbështetur më shumë janë: 1. PPV (Gold Card dhe Plot Card) dhe 2. I (ipco). Paketat 6 mujore dhe 3 mujore janë më ulët se 12 dhe 1 mujoret, por mund të stimulohen për të mbuluar hapësirën që ofron e dhëna për riabonimet e mangëta. Pra këto të parat mund të shërbejnë për të rritur numrin e abonimeve dhe uljen e numrit të inaktiveve. 2.1.4 Segmentimi sipas të ardhurave dhe shpenzimeve STRUKTURA EBUXHETIT TE FAMILJEVE SIPAS PREFEKTURAVE – PER ZONATURBANE ( në % / in % ) Emërtimi Pajisje Transport Të tjera shtëpiake komunikacion shpenzime Gjithsej Domestic Transport. Other Total equipment communicat expenditures Berat 6.4 7.2 3.7 100.0 Dibër 5.9 6.4 7.9 100.0 Durrës 5.3 7.4 6.6 100.0 Elbasan 7.1 7.3 4.1 100.0 Gjirokastër 6.5 8.9 4.3 100.0 Fier 6.6 9.9 8.5 100.0 Korcë 6.2 4.9 3.7 100.0 Kukës 8.3 10.7 4.4 100.0 Lezhë 7.5 5.8 6.8 100.0 Shkodër 8.2 7.0 3.8 100.0 Tirana 5.2 8.3 6.0 100.0 Vlorë 6.4 10.0 3.8 100.0 Gjithsej 6.3 7.9 5.5 100.0 Fig 5 (burimi informacionit INSTAT) Me të kuqe janë rrethet që shpenzojnë më shumë për pajisje shtëpiake dhe komunikim Shkodër Kukës Me blu janë rrethet që shpenzojnë më pak për pajisje shtëpiake dhe komunkim Dibër Segmentimi sipas të Ardhurave dhe Shpenzimeve na ndihmon të kuptojmë realisht ku fshihet mundësia për të rritur rezultatet e paarrira në shitje. Rrethi si Kukësi që na jepet si problematik në
  9. 9. - 8 - Shitje totale 0 5000 10000 15000 20000 25000 Jan- 14 Feb- 14 Mar- 14 Apr- 14 May 14 Jun- 14 Jul- 14 Aug- 14 Sep- 14 Oct- 14 Nov- 14 Dec- 14 Muajt e vitit 2014 Numri në vlera reale shitje fsheh një potencial për riaktivizim pasi shpenzimet për elektronikë dhe pajisje shtëpiake është më e larta në rang vendi, kur kjo shihet në raport me shpenzimet e tjera shtëpiake. Po ashtu edhe Dibra tregon nivel të lartë të shpenzimeve për kategorinë e telekomunikacionit dhe të tjera. Pra ka hapësira reale për t’i nxitur banorët të përfshijnë edhe DigitAlb në shpenzimet e tyre. Për këto dy rrethe Kukës dhe Dibër, duhet të aplikohet një kërkim i tregut lokal për të diagnostikuar problemin më konkretisht. 2.1.5. Segmentimi sipas konkurrencës 93% 17% 3% 11% 1% 5% DigitAlb Cable Tv Tjeter Tring Sky Asnje nga keto Segmentimi sipas Konkurrencës na tregon që konkurenti i DigitAlb më i fortë është platforma Kabllore. Kjo kategori është e vështirë për t’u luftuar pasi politika e ekzistencës së tyre është çmimi shumë i ulët i produktit dhe pirateria e kontentit të DigitAlb. Si për të parën edhe për të dytën DigitAlb nuk mund të bëjë gjë për momentin. E vetmja gjë që mund të bëhet është të punojë me oferta lokale. 2.2 Trendi i shitjeve në vit sipas muajve Ndërsa grafiku më poshtë tregon vlerat e shitjeve sipas muajve. Kjo tabelë tregon kur shitjet janë të mëdha, sipas sezoneve, festave dhe ofertave të kompanisë.
  10. 10. - 9 - Grafiku më lart tregon lëvizjet e shitjeve për riabonime gjatë muajve të vitit. Trendi i shitjeve na jep shumë qartë në cilën periudhë të vitit përqendrohet numri më i lartë i shitjeve dhe i riabonimeve. Koha kur klientët bëhen shumë aktivë është FundViti dhe sezoni i verës. Kjo, e para, sepse ka ardhje të refugjatëve dhe e dyta, sepse gjithmonë DigitAlb ka bërë oferta në këtë periudhë. Kjo sjellje na tregon po ashtu edhe për ndjeshmërinë e klientëve ndaj çmimit. 3 . VËSHTRIM MBI KONKURRENCËN DigitAlb operon në tregun e mediave me pagesë në Shqipëri duke konkuruar me Tring TV dhe shumë televizione Kabllorë. E vërteta është që janë këto media që po mundohen të konkurrojnë me DigitAlb. Duke analizuar këto media duhet thënë që i vetmi konkurrent i llojit të vet që ngjan me DigitAlb është Tring TV, pjesë e platformës Triple Play. Meqënëse produkti i tyre synon të vijë tek klienti nëpermjet rrjetit të fibrës optike dallimi mes Tring TV dhe DigitAlb është shumë i madh dhe i rëndësishëm. Tring ekziston vtëm në rreth 11 % të tregut potencial, duke mos përbërë kështu një konkurrent të fuqishëm për t’u konsideruar. Duhet theksuar gjithashtu që edhe Platforma Tring Triple Play nuk ka prioritet Televizionin, por telekomunikacionin dhe internetin dhe në të ardhmen kjo kompani pretendon të ofrojë falas televizionin për klientët që shfrytëzojnë telekomunikacion dhe internet. Riabonimet totale 0 50000 100000 150000 Jan- Feb- Mar- Apr- May- Jun- Jul- Aug- Sep- Oct- Nov- Dec- Muajt e vitit 2014 Numri i riabonimeve
  11. 11. - 10 - 4. PËRSHKRIMI I PRODUKTIT/SHËRBIMIT DigitAlb si Brand ka produktet e tij kryesore fikse (ku hyjnë pajisjet) dhe një varietet produktesh (kartat e abonimit) që vijnë në treg si risi dhe mund të modifikohen herë pas here. Sidoqoftë, shporta stabël përmban: a) dekoderin a.1 tokësor a.2 satelitor b) smart card c) karta e abonimit d) antena parabolike e) koka LNB dyshe f) instalimi g) servisi h) Help Desk Këto produkte dhe shërbime përbëjnë një paketë të plotë për klientët finalë dhe një konkurrent të fortë në treg. Pajisjet e qendrueshme janë të cilësisë së mirë, të adaptuara sipas kërkesave të kompanisë DigitAlb nga kompanitë prodhuese që janë Koreane. Cilësia në 7 vjet jetë të DigitAlb ka ardhur duke u rritur. Produktet variabël dhe shërbimet e DigitAlb përbëjnë një shportë të larmishme për klientët – përdoruesit finalë. Atyre iu jepet mundësia të zgjedhin mes alternativave të shumta të kartave të abonimit, sipas dëshirave dhe mundësive financiare që kanë. 5. Analiza SËOT (Fuqitë, Dobësitë, Shansetdhe Kërcënimet) Bazuar në analizën SËOT DigitAlb krahasuar edhe me konkurrencën do shtjellohej si më poshtë: 5.1 Fuqitë Fuqitë e DigitAlb janë përmendur deri diku edhe në pikat më lart në studim. Ato përbëjnë pikat e forta të brendshme të kompanisë. Mund të thuhet me bindje që DigitAlb gëzon pika të forta ku përmenden: - Teknologjia e avancuar dhe gjithashtu aplikimi i teknologjive më të reja falë mundësisë investuese të kompanisë - Inovacion të lartë - Përmbajtje programacioni të larmishëm dhe me risi - Investim i madh dhe i vazhdueshëm në të gjithë sektorët e DigitAlb
  12. 12. - 11 - - Kontrata të arrira me kompanitë prodhuese - Staf të kualifikuar, të trajnuar dhe të dedikuar me qarkullim të ulët - Rritje premtuese në shitje nga viti në vit - Treg i arritur maksimalisht me rreth 350.000 numër abonentesh - 7 vjet jetë në Treg, (5 vjet jane minimumi që një biznes të quhet i sigurt) - Çmime të leverdisshme për klientin - Rrjet të konsoliduar dhe të besueshëm distribucioni - Pika Unike Shitjeje (USPs) - Suport të fuqishëm mediatik / reklamat - Larmi në produkte dhe shërbime - Kontrata Ekskluzive për disa transmetime të rëndësishme (disa stacione shfaqin programe që kanë ekskluzivitet) - 5.2 Dobësitë Mes Dobësive të DigitAlb duhen permendur dhe patur parasysh: - Sinjali i dobët lokalisht në transmetimet tokësore - Pajisja me shumë aksesorë në rastin e Satelitorit dhe si rrjedhim edhe HD - Çmimi më i lartë se mesatar për HD - Risia PPV pak e vështirë për t’u pranuar në mënyrë masive nga publiku - Kërkesa në rritje nga klientët për programe ende më të larmishme që kërkojnë investime shtesë - Larmia e produkteve, që fillimisht e konfuzon klientin - Vendimarrja e centralizuar 5.3 Shanset Mundësitë e DigitAlb si për çdo kompani janë të shumta. Kjo gjë varet më tepër nga mendja krijuese dhe aftësia për të dalluar dhe për të kapur këto mundësi kur krijohen. Këto si pika kanë të bëjnë me faktorë të jashtëm të kompanisë. Mes tyre për DigitAlb do mund të përmendeshin: - Alternativa PPV si risi fitimprurëse dhe e manaxhueshme nga klienti final - Zgjerimi dhe rritja e numrit të abonentëve me anë të ofertave të ndryshme - Mundësi bashkëpunimi nga kompani të tjera - Direktivat e KE për transmetimet numerike (psh për ekskluzivitetin) - Drejtimi i tregut të përgjithshëm drejt Dixhitalizimit dhe tendenca e përgjithshme drejt teknologjisë së avancuar - Konkurrencë e pafuqishme dhe e pakonsoliduar për të konkurruar - Mundësi të mira për shpërndarje në territoret shqip-folëse (në Kosovë, Angli, Amerikë etj) 5. 4. Kërcënimet Ndër Kërcënimet që DigitAlb merr në konsideratë janë: - Numri i lartë i Televizioneve Kabllorë në vend - Pirateria në treg në lidhje me përmbajtjen e programacionit - Niveli i ulët i jetesës së qytetarëve Shqiptarë - Kriza financiare botërore - Mangësi në legjislacion për transmetimet numerike - Mungesa e zbatimit të legjislacionit ekzistues - Rrjedhje të mundshme të stafit që mbartin informacion mbi strategjitë e DigitAlb
  13. 13. - 12 - 6. SYNIME, OBJEKTIVA DHE SUGJERIME DigitAlb sic është përmendur në seksionet më lart ka një pozicion të lakmueshëm në treg me numrin maksimal të abonentëve që tregu Shqiptar mund të ofrojë. Numri i abonentëve të rinj tashmë është shumë i ulët në krahasim me vitet e para. Kjo do të thotë që për ciklin e jetës së DigitAlb ka arritur momenti që kompania duhet të përqendrojë forcat e saj në përmirësimin e kontentit të programacionit, të paketave për klientët dhe rritjen e alternativave në zgjedhje dhe jo më në ekspansion tregu. Përmirësimi i teknologjisë po ashtu duhet të përbëjë një pjesë të fokusimit të energjisë së punës krijuese dhe të marketingut. Në këtë pikë teknologjia do nënkuptonte përmirësimin e dekoderit që të mos ketë asnjë problem me sinjalin e DigitAlb si dhe shtimin e interaktivitet mes kompanisë dhe klientëve duke iu dhënë atyre mundësinë që të komandojnë ndjekjen e programeve. Synimi kryesor për vitin 2011 e më tej duhet të jetë forcimi i imazhit të DigitAlb tek klientët e tij me përqendrim rritjen e dashurisë së klientëve për këtë Brand. Duke forcuar këtë lidhje shmanget shkëputja e klientëve nga DigitAlb për arsye të ndryshme dhe ruajtjen e besnikërisë ndaj Brandit. Një tjetër qëllim i rëndësishëm i punës duhet të jetë edhe përcjellja e mendimit të Pagesës për të Parë (PPV) që do jetë një produkt në evoluim i DigitAlb. Publiku duhet të mësohet me mënyrën e re të ndjekjes së programeve në DigitAlb ku çdo risi, çdo program i ri, çdo përmbajtje me vlera duhet të paguhet më vete. Kjo gjë do induktohet gradualisht dhe duhet të mbështetet me publicitetin e duhur nga Marketingu. Mes Objektivave, në skemë të përgjithshme, do listohen zërat si më poshtë: 1. Luftimi i Kabllorëve 2. Lokalizimi i mesazheve marketing sipas rretheve problematike 3. Përmirësimi i shitjeve lokale 4. Imponimi i tendencës teknologjike mes kulturës së publikut për teknologjinë e TV 5. Aktivizimi i abonentëve Inaktivë, riabonimet dhe klientët e rinj 6. Fokusimi në produktet që lidhen me transmetimet satelitore 7. Fokus në Paketat problematike 8. Përdorimi i Mjeteve marketing sipas trendit të shitjeve – sezonet dhe festat Përsa i përket marrëdhënies së DigitAlb me klientin e vet final do përfshinim ndër pikat e synimeve apo objektivave për vitin 2011 dhe për periudhën në vazhdimësi edhe këto më poshtë: 1. Vendosja e Brand Identity 2. Stimulimi i interesit 3. Informacion i plotë, i saktë dhe sa më i qartë për klientin 4. Shpjegime dhe manuale për përdorim 5. Prekja e emocioneve 6. Rikujtimi i mesazhit të Brandit DigitAlb 7. Stimulimi i dëshirës, qëllimi final Blerja 8. Ndërtimi i bindjes dhe ruajtja e besnikërisë 9. Aplikimi i shpërndarjes elektronike
  14. 14. - 13 - Të gjitha këto pika lidhen shumë me qëllimet e DigitAlb, dhe duhen thjesht alokuar sipas nevojës në kohën specifike. Produkti Brand Name i Kompanisë është: DigitAlb Ky është një emër me TradeMark dhe i mbrojtur për të drejtat e produksionit nën Brand-in DigitAlb. Brand Image : Running man që përcjell konceptin e ecjes me hapin e kohës. DigitAlb ka qenë prezent në çdo aktivitet që ka patur qëllim përmirësimin e gjuhës shqipe dhe shumë investime të DigitAlb në kontent kanë patur të bëjnë me zhvillimin e gjuhës shqipe. Produktet e ofruara përgjithësisht gjenerojnë shumë Cash dhe zënë pjesën më të madhe të tregut, gjë që çdo kompani do donte të bënte. Janë investime të cilat rigjenerojnë vetveten për të dhënë po ato sasi të ardhurash me tepricë. Janë këto produkte që mbajnë biznesin përgjithësisht. Në rastin e DigitAlb janë kartat e Abonimit: 6 dhe 12 mujore dhe kartat Premium. Vendi 1. Mbulimi gjeografik DigitAlb e mbulon gjithë territorin e Shqipërisë me distribucion, nëpërmjet bashkëpunëtorëve lokalë në rrethe. Aktualisht janë rreth 90 distributorë. Të gjithë duhet të plotësojnë disa kritere të vendosura nga DigitAlb si: a) lloji i aktivitetit tregtar që kryen të përfshijë produktet e DA (elektronik,elektro-shtëpiak, shitje aparate marrës të ndryshëm dhe shërbim vetëm me produketet e DA dhe lloje të ndryshme kartash telefonie) b) Dyqani të jetë me sipërfaqe të mjaftueshme rreth 60-70m2 dhe në rrugë kryesore c) Jo pranë ndonje dyqani tjetër që tregton artikujt e DA d) Të punojë vetëm me produktet e DA dhe nuk duhet të fusë produkte të konkurrencës. e) Të ketë mundësi likujdimi të furnizimeve me parapagim. f) Kjo ka rritur garancitë për DigitAlb dhe gjithashtu sigurinë për bashkëpunim të gjatë. 2. Rrjeti i shpërndarjes DigitAlb në Tiranë ka 2 dyqane të vetët, dhe distributorë në të gjithë Shqipërinë. Secili distibutor furnizimin e tërheq në Tiranë. Pra DigitAlb nuk bën transporte të produkteve nëpër rrethe.
  15. 15. - 14 - 3. Logjistika DigitAlb ka logjistikë të ndërtuar në 7 vite, të mirë dhe të organizuar. Ka mjete transporti. Rrjet komunikimi elektronik të qendrueshëm dhe të përdorur gjerësisht. Mjaft hapësirë magazinimi dhe staf të përgjegjshëm. 4. Shpërndarja elektronike Aktualisht DigitAlb nuk aplikon shpërndarjen elektronike. Klientët Në lidhje me strategjinë përsa i përket Klientëve, duhet të kemi parasysh disa pika si më poshtë: 1. klientë janë njerëzit rezidentë në Shqipëri 2. njerëzit që tashmë janë klientë të DigitAlb 2.1 klientë aktivë të DigitAlb 2.2 klientë inaktivë të DigitAlb 3. njerëzit që nuk janë klientë të DigitAlb Targeti është grupmosha 20 – 65 vjec që përbën edhe pjesën me mundësi financiare dhe moshën e duhur për të bërë blerje. Promocioni A) Shitja Jo Personale a) Reklamimi - Televizion - Radio - Shtyp - Internet b) Pozicionimi i Produktit - Insert produkti në filma ose programe Televizive dhe Radiofonike - Ekspozime të ndryshme outdoor - Ekpozime të aksesorëve c) Promocioni i Shitjeve - Konkurime - Display POS - Ulje dhe kompensime d) Marketingu Direkt - Email - Face2Face - Fielder Promo - Telemarketing
  16. 16. - 15 - e) PR & Publicitet - Përdorimi indirekt i politikanë dhe figurave publike - Vepra arti - Organizime të ndryshme - Shkrime spontane në shtyp - Kronika të papaguara - Konferenca shtypi - Ndarje çmimesh - Sondazhe masive B) Sponsorizime - Koncertesh - Aktivitetesh spotive C) Shitje Personale - Trajnime masive për produkte/shërbime të reja - Takime për shitjet - Nxitje të ndryshme për rritje shitjesh - Mostra dhe makete D) Aktivitete Sociale jo komerciale - Suporte financiare për njerëz në nevojë - Gjelbërime ambientesh Deri tani DigitAlb i ka drejtuar veprimet direkt tek shitësit me pakicë dhe i ka dhënë rëndësi imponimit të produktit tek klienti. Ndërkohë që pas 7 vjetësh ekzistence në treg ka ardhur momenti që veprimet Marketing të përqendrohen në zbulimin e nevojave të tregut dhe plotësimin e tyre duke diagnostikuar në të njëjtën kohë edhe problemet që figurojnë. Duke vepruar në këtë mënyrë kemi garancinë që buxheti dhe informacioni të përdoren në mënyrën më të mirë të mundshme. Një pjesë e buxhetit duhet të alokohet për kërkim të vazhdueshëm të tregut të konsumatorëve. Kjo metodë marketing që kryhet duke marrë fillimisht rezultatet e Kërkimit Marketing për nevojat e klientit dhe plotësimi i këtyre nevojave (strategjia e oqeanit blu). Gama e gjerë e programacionit ekskluziv dhe për më tepër të dubluar në gjuhën shqipe, mbështetur nga teknologjia e fjalës më të fundit në transmetimet televizive digitale, përbën dhe Çelësin e suksesit të menjëhershëm dhe rritjes së vazhdueshme të prezencës në ekranet e të gjithëve, duke e shndërruar DigitAlb në domethënien e televizionit.
  17. 17. - 16 - 7. Strategjitë  Klientela e synuar – I drejtohej të gjithë grup-moshave me një larmi kanalesh e programesh, ku gjithësëcili mund të gjejë veten të paktën në njërin prej kanaleve/programeve.  Publiciteti – Përdorimi i gjerë i medias televizive e radiofonike per lancimin, prezantimin e reklamimin duke perdorur si imazhe personazhe publik e realë.  Risitë – Gjithnjë e angazhuar dhe në përpjekje të vazhdueshme për të ofruar nje larmi programesh e produktesh që i përshtaten e i shërbejne jo vetëm grup-moshave të ndryshme por edhe kategorive të ndryshme konsumatorësh e niveleve të ndryshme ekonomik., si: paketat e programeve 1-mujore, 3-mujore, 6-mujore, 1-vjecare, PPV,etj.  Teknologjia e avancuar e përdorur dhe e përcjellë ka qënë gjithnjë një element kyc në suksesin e saj duke e pozicionuar si lider në fushën teknologjike të transmetimit. Kjo ka bërë që cdo produkt i tyre të ishte shume cilësor përsa i përket nivelit të transmetimit e mjaft atraktiv për konsumatorët.  Stafi i kualifikuar – Rekrutimi i goditur dhe vlerësimi e motivimi i stafit. Gjithnjë ka patur në organikën e saj njerëz të aftë, të zotë e të kualifikuar; një gjeneratë moshe të re plot energji e ide të vlefshme. Ky staf i kënaqur e motivuar e ka ndihmuar në marrjen e feedback-ut të pritur e të dëshiruar.  Përmbajtja dhe niveli i programacionit – Synimi i saj ka qënë që ti ofrojë konsumatorëve programe, mesazhi i të cilave të ketë një efekt pozitiv e të dobishëm per audiencën duke patur si qëllim te informojë, edukojë, argetojë, zbavisë, këshillojë, etj.  Cilësia, korrektësia dhe shpejtësia me të cilën i përgjigjen dhe shërbejnë konsumatorëve të tyre duke investuar në ruajtjen dhe krijimin e një klientele besnike. 8, Referencat Informacionet për përmbushjen e ketij projekti janë marr duke shfrytëzuar Ëebsite te ndryshme në internet, ku disa prej tyre janë: http://en.ëikipedia.org/ëiki/Digit-Alb http://ëëë.graphtech-al.com/galeri.php?m=shfaqprind&albumid=51&gj=gj2 http://digitalb.al/ etj...

×