SlideShare ist ein Scribd-Unternehmen logo
1 von 91
Downloaden Sie, um offline zu lesen
UNIVERSITETI I PRISHTINËS
Fakulteti Juridik
POSTDIPLOMIKESTUDIME POSTDIPLOMIKE-MASTER
DREJTIMI PENAL

Viktimat e Krimeve të Vrasjeve me Vështrim te Posaçëm në Territorin
e Komunës së Kaçanikut, gjatë viteve 2000-2010

Punim Diplome

Mentori:
prof. dr. Ragip Halili

Kandidati:
Flamur Troni
Prishtinë, 2011

1
PËRMBAJTJA

1. HYRJE...........................................................................................................................5
2. Arsyeshmëria e hulumtimit të viktimave të vrasjeve.....................................................6
3. Metodologjia e Punës....................................................................................................7
4. Struktura e Planit............................................................................................................8

Kapitulli Parë....................................................................................................................9

Vështrim i përgjithshëm mbi viktimat e krimeve të vrasjeve..............9
1. Viktimat e krimeve të vrasjeve si lloj i veçantë i krimeve të dhunës............................9
1.1. Viktimat e krimeve të vrasjeve....................................................................10
1.2. Nocioni për viktimat e krimeve të vrasjeve.................................................11
1.3. Subjektet pjesëmarrës gjatë viktimizimit të viktimave të vrasjeve.............11
1.4. Kërkimet interdisiplinare për viktimat e krimeve të vrasjeve.....................12
1.5. Marrja e jetës si vepër penale......................................................................13

Kapitulli i Dytë..............................................................................................................14

Vështrim viktimologjik mbi viktimat e krimeve të vrasjeve në
Kosovë.....................................................................................................14
1. Viktimat e krimeve të vrasjeve në Kosovë gjatë viteve 2000-2010............................14
2. Karakteristikat e Krimeve të Vrasjeve në territorin e Kosovës nga viti
2000 deri ne vitin 2010................................................................................................15
2.1. Motivet e viktimizimit te vrasjet në Kosovë...............................................15
2.2. Raporti në mes viktimës dhe kryerësit të vrasjes.........................................21
2.2.1. Krimi i viktimizimit të vrasjeve brenda familjes...............................24
2.3. Mosha e viktimave të vrasjeve në Kosovë gjatë viteve 2000-2010................27
2.4. Gjinia e Viktimave Të Vrasjeve Në Kosovë Gjatë viteve 2000-2010............29
2.5. Lokacioni apo vendi i viktimizimit .................................................................32
2
2.6. Mjetet dhe metodat e përdorura gjatë viktimizimit të vrasjeve në
Kosovë gjatë viteve 2000-2010....................................................................36
2.7. Koha e kryerjes Së Viktimizimit te Viktimat e vrasjeve në
Kosovë Gjatë viteve 2000-2010...................................................................39
2.7.1 Koha e kryerjes së krimit të vrasjes sipas muajit................................39.
2.7.2. Koha e kryerjes së Krimit të vrasjes sipas orës...................................40
2.7.3. Koha e kryerjes së vrasjes sipas Ditës.................................................42
2.7.3.1. E Hëna Përfundimisht dita më e keqe e javës.........................43
3. Viktimat e Hakmarrjes dhe Gjakmarrjes si formë e veçantë në Kosovë.....................43
4. Disa Faktorë që Ndikojnë te Procesi i Viktimizimit te Viktimat e Vrasjes.................44
5. Kompensimi dhe Mbrojtja e Anëtarëve të familjeve të viktimave të Vrasjes.............45

Kapitulli i tretë...........................................................................................48
Vështrim Komperativ i Viktimave Të vrasjeve Nëpër Disa Shtete.............48
1. Viktimat e Krimeve Të Vrasjeve Në Australi..........................................................48
1.1. Karakteristikat e Viktimave të Vrasjeve ne Australi.........................................49
2. Viktimat e krimeve të Vrasjeve Në Kanada.............................................................51
2.1. Karakteristika e viktimave të vrasjeve ne Kanada për vitin 2005.....................52

Kapitulli i Katërtë......................................................................................53
Viktimat e Krimeve të vrasjeve në territorin e Komunës Së Kaçanikut......53
1. Pak Historiografi Për Komunën e Kaçanikut.........................................................53
2. Viktimat e Vrasjeve gjatë Luftës 1998-1999..........................................................54
3. Viktimat e krimeve Të Vrasjeve Në Territorin e Komunës Së Kaçanikut
gjatë Viteve 2000-2010..........................................................................................55
4. Karakteristikat e Viktimave të Vrasjeve në Territorin e Komunës së Kaçanikut
gjatë viteve 2000-2010...........................................................................................55
4.1. Motivet e Viktimizimit të Vrasjeve.........................................................56
4.2. Raporti në mes viktimë dhe kryerësit......................................................57

3
4.3. Mosha e Viktimave të Vrasjeve...............................................................58
4.4. Gjinia e viktimave të vrasjeve...................................................................60
4.5. Mjetet e Përdorura gjatë viktimizimit.......................................................61
4.6. Lokacioni apo Vendi i Viktimizimit.........................................................62
4.7. Statusi Martesor i viktimave.....................................................................63
4.8. Koha e Viktimizimit.................................................................................64
4.8.1. Koha e Viktimizimit sipas vitit...................................................64
4.8.2. Koha e viktimizimit sipas muajit................................................64
4.8.3. Koha e viktimizimit sipas Ditës..................................................65
4.8.4. Koha e Viktimizimit Sipas Orës-............................................... 65
5. Numri Dhe Emrat e Viktimave Të Vrasjeve Në Territorin e Komunës Së
Kaçanikut Gjatë Viteve 2000-2010.......................................................................66

KAPITULLI i Pestë..........................................................................68
Vështrim mbi rastet veç e veç e viktimave të vrasjeve në territorin e
komunës së Kaçanikut gjatë viteve 2000-2010.........................................68
1. Viktima e Vrasjes Brenda Familjes- Hani Elezit-2003...........................................68
2. Viktima e Vrasjes Në Begracë.................................................................................69
3. Vrasja e Trefishtë Në Seqishtë.................................................................................70
4. Viktima e Vrasjes Në Kaçanik.................................................................................71
5. Viktima e Vrasjes në Fshatin Biqec.........................................................................72
6. Viktima e Vrasjes Në Kaçanik të Vjetër..................................................................74
7. Viktimat E Vrasjes Së Trefishtë Te “Ura e Dubravës”............................................76
8. Viktima e Vrasjes Në Gërlicë Të Epërme................................................................78
9. Viktima e Vrasjes Në Bajnicë..................................................................................79
10. Viktima e Vrasjes Afër Restaurant “Parkut.............................................................80
11. Viktima e Vrasjes Në Kotlinë..................................................................................80
12. Viktima e Vrasjes Në Han të Elezit..........................................................................81
- Përfundimi...................................................................................................................82
- Literatura...................................................................................................................88
4
HYRJE

Edhe Kosova gjatë kësaj dekade ka kaluar nëpër sfida të ndryshme. Së bashku me
kalimin e këtyre sfidave, ka pasur edhe evoluim të kriminalitetit. Çdo lloj krimi që ka
ngjarë të ketë ndodhur, ai ka cenuar të mirat juridike të personave të ndryshëm. Në
Kosovë, janë krijuar rrethana të ndryshme ekonomike, politike e juridike dhe gjatë 11
viteve të fundit e sidomos nga viti 1999 deri në vitin 2010, vendi jonë ka kaluar në
ndryshyme të gjithanshëm e sidomos atij statusor, që me 17 shkurt 2008 duke u bërë shtet
i pavarur. Çdo lloj aktiviteti kriminal është i dëmshëm për çdo shoqëri. Ato cenojnë vlerat
juridike të çdo qytetari, çfarë do vepre penale qoftë ajo. Pavarësisht se çfarë lloje të
veprave penale kryhen, veprat penale të vrasjeve zënë vend të posaçëm në kriminalitetin
e një shoqërie. Edhe Kosova nuk është përjashtuar nga kriminalitet gjatë viteve 20002010. Viktimat e krimeve të vrasjeve janë “produkt” të vrasjeve, që realisht i ka vendi
jonë, por edhe çdo shoqëri bashkëkohore. Por dallimi është te intensiteti dhe numerikja e
këtij krimi. Kriminaliteti i vrasjeve në Kosovë ka qenë i madh gjatë kësaj dekade. Në
bazë të raporteve policore, gjatë njëmbëdhjetë viteve, nga viti 2000 deri 2010, në

5
territorin e Kosovës kanë ndodhur 1211 vrasje, dhe përveç numrit dhe regjionit se ku ka
ndodhur vrasja, policia e Kosovës nuk ka as edhe një karakteristik tjetër për viktimat e
vrasjeve. Duke e marr parasysh mungesën e studimit të viktimave të vrasjeve, vendosa që
të bëjë një hulumtim shkencor mbi viktimat e krimeve të vrasjeve me vështrim të
posaçëm në territorin e komunës së Kaçanikut. Këtu është bërë një hulumtim mjaft
voluminoz edhe për viktimat e krimeve të vrasjeve në gjithë territorin e Kosovës. Nga
gjithsej 1211-të viktima të vrasjeve që kanë ndodhur gjatë këtyre viteve, 554 viktima të
vrasjeve janë të hulumtuar dhe të dhëna me rezultate paraqiten në këtë punim të masterit.
Gjithashtu janë të hulumtuar të gjitha viktimat e vrasjeve në territorin e komunës së
Kaçanikut, ku kanë ndodhur gjithsej 16-të raste të viktimave të vrasjeve gjatë viteve
2000-2010.

2. Arsyeshmëria e hulumtimit të viktimave të vrasjeve
Shpesh herë është thënë se ka studime të mjaftueshme për viktimat e krimeve të
vrasjeve, por nuk është e vërtetë, sepse viktimat e krimeve të vrasjeve, studimi i tyre
është vetëm në aspektin numerik të tyre. Këtë e vërteton një kërkesë që e kam bërë
institucionit të Policisë së Kosovës respektivisht në zyrën për informim, për viktimat e
krimeve të vrasjeve dhe karakteristikat e tyre, policia e Kosovës më kanë shërbyer vetëm
me numrin e vrasjeve në Kosovë dhe zonat se ku ka ndodhur vrasja, për periudhën 20002010.
Studimi dhe hulumtimi për viktimat e krimeve të vrasjeve ka rëndësi të shumë
anshme, respektivisht në studimin dhe hulumtimin e karakteristikave të viktimave të
vrasjeve. Duke studiuar karakteristikat e viktimave, ne mundë të vijmë në përfundim se
sa ishin viktimat të fajshme apo shkaktarë të problemit dhe sa ishin viktima të pafajshme,
si duhet vepruar shteti që ti parandalon vrasjet në shoqërinë tonë, etj. Njëra prej arsyeve
thelbësore të studimit të personalitetit të të vrarit është se mundë të arrihet deri te të
dhënat mbi personat të cilët kanë qenë në çfarëdo lidhje me të. Me studimin e llojeve dhe
kualitetin këtyre raporteve, mundë të arrihet edhe deri te motivi i kryerjes së vrasjes, në

6
atë mënyrë edhe deri te kryesi i sajë1. Qëllimi kryesor i hulumtimit të të vrarit është, pra
padyshim zbulimi i kryerësit dhe dënimi tij, po përsëri nga kjo rrjedhë edhe qëllimi tjetër
ku me dënim e autorëve të krimeve të vrasjeve arrihet edhe qëllimi i parandalimit të
vrasjeve tjera në përgjithësi.
Autori i njohur Falandysi thekson se krimi vrasjeve dhe viktimat e tij më së
miri janë zbardhur në kërkimet viktimologjike2. Edhe ky është një kërkim shkencor
viktimologjik, ku behet studimi i të vrarit. Siç e dimë i vrari është “produkt” i vrasjes, dhe
nga personaliteti i të vrarit, ne mundë të kuptojmë sidomos motivet e vrasjes, kapjen e
autorëve dhe përcaktimin e sanksioneve. Gjithashtu do të kemi edhe një pasqyrë më të
mirë për moshën e viktimave, gjininë, raportin në mes viktimës dhe kryerësit, mjetet e
përdorura gjatë viktimizimit, vendin e viktimizimit si dhe kohën e viktimizimit. Këto janë
të gjitha karakteristika te viktimave të vrasjeve në Kosove, që janë hulumtuar në këtë
punim masteri.

3. Metodologjia e Punës
Ky punim shkencor ka qenë i domosdoshëm. Me aprovimin e punimit të masterit
nga këshilli i fakultetit juridik në mbledhjen e mbajtur, më 25 nëntor 2010. Në këtë temë
të masterit, është bërë një hulumtim mjaft voluminoz për viktimat e vrasjeve në territorin
e Kosovës. Po ashtu është bërë edhe një hulumtim mjaft i vlefshëm për të gjitha viktimat
e krimeve të vrasjeve në territorin e komunës së Kaçanikut. Janë hulumtuar mbi 554 raste
të viktimave të vrasjeve që kanë ndodhur në Kosovë nga viti 2000 deri në vitin 2010.
Këto hulumtime kryesisht janë marrë nga publikimet e gazetës “Kosova Sot” në kronikën
e sajë të “zezë” për botimet ditore të kriminalitetit në Kosovë dhe më gjerë. Në këtë
gazetë janë verifikuar gjithsej 554 viktima të vrasjeve në gjithë territorin e Kosovës, nga
këto kolumne gazetareske janë nxjerrë karakteristikat e viktimave të vrasjeve. Zakonisht
kanë qenë raporte policore të botuara në këtë gazetë, nuk përjashtohet edhe mundësia e
raporteve të vetë gazetarëve për ndonjë rast të hulumtuar nga tereni. Gjithashtu janë
1)

Miodrag Kostiċ: “Organizacije Rada Na Resvetljenin Ubistava” Zagreb, 1987, fq.347

2

Wolfang, M.E. Patterns In Criminal Homicide Philadelphia, Pennsylvania, University of Pennsylvania
pres, 1958, fq. 36-40

7
hulumtuar edhe aktgjykimet e publikuara në këtë të përditshme, për të plotësuar ndonjë
karakteristik të viktimave të vrasjeve, që nuk ishin bërë në raportet fillestare të gazetës.
Hulumtimi përfshin edhe intervistën në forma të bashkëbisedimit me disa nga anëtarët të
familjeve të dorasëve dhe të viktimave të vrasjeve që kanë ndodhur në territorin e
komunës së Kaçanikut.

4. Struktura e Planit
Ky punim shkencor i masterit përmban pjesën hyrëse, pesë kapitujt, përfundimet
dhe literaturën. Në kapitullin e parë kryesisht flitet për nocionin e viktimave të krimeve të
vrasjeve, për subjektet pjesëmarrëse gjatë viktimizimit, kërkimet interdisiplinare si dhe
kundërligjshmërinë e veprës penale të vrasjes. Në kapitullin e dytë flitet kryesisht për
viktimat e krimeve të vrasjeve që kanë ndodhur në Kosovë, karakteristikat e tyre, siç janë
mosha, gjinia, motivi, raporti në mes viktimës dhe kryerësit, vend lokacionin e
viktimizimit, mjetet e përdorura gjatë viktimizimit dhe kohën

e viktimizimit. Në

kapitullin e tretë trajtohen viktimat e krimeve të vrasjeve nëpër disa shtete siç janë
Kanadaja dhe Australia.
Në kapitullin e katërtë trajtohen në mënyrë të veçantë viktimat e krimeve të
vrasjeve në territorin e komunës së Kaçanikut gjatë viteve 2000-2010. Si karakteristik që
trajtohen këtu janë: motivi i viktimizimit, raporti në mes viktimës dhe kryerësit, mosha,
gjinia, mjetet e përdorura gjatë viktimizimit, lokacioni apo vendi i viktimizimit, statusi
martesor apo gjendja civile dhe koha e viktimizimit.
Në kapitullin e pestë shqyrtohen rastet veç e veç për të gjitha viktimat e krimeve te
vrasjeve që kanë ndodhur në komunën e Kaçanikut.
Përfundimet e këtij punimi janë konstatimet kryesore mbi karakteristikat e viktimave
të vrasjeve ne Kosovë dhe një vështrim i posaçëm për territorin e komunës së Kaçanikut.
Në fund të punimit është dhënë regjistri i literaturës që është përdorur për nevojat e
këtij punimi të masterit.

8
Kapitulli Ι

VËSHTRIM I PËRGJITHSHËM MBI VIKTIMAT E KRIMEVE TË VRASJEVE

1. Viktimat e krimeve të vrasjeve si lloj i veçantë i krimeve të dhunës
-Nocioni i dhunës- Sipas organizatë botërore të shëndetësisë, me seli qendrore në
Shtetet e Bashkuar të Amerikës dhuna është “ Përdorimi i qëllimshëm ose kërcënimi për
mes forcës fizike apo pushtetit, kundër vetës, kundër një personi tjetër apo kundër një
grupi apo komuniteti, të një mundësie tjetër, përmes provokimit, të një plagosje, vdekje,
një dëmi apo privimi psikologjik3. Nga kjo nënkuptojmë se çdo forcë fizike që përdoret
në mënyra të ndryshme dhe me mjete të ndryshme kundër çdo kujt, pra edhe kundër vetes
quhet dhunë. Dhuna si veprim kriminal dhe si pasojë veçohet me disa tipare si p.sh.: Me
veprime agresiv, me detyrim të viktimës që të veprojë kundër vullnetit të lirë, me atakim
dhe rrezikim të jetës, të shëndetit, të lirisë dhe të mirave tjera të viktimës4.
Dhuna qenka përdorim i forcës së njeriut kundër njeriut apo grupit të caktuar të
njerëzve me qëllim shkaktimin e dhembjes fizike, psikike e morale. Dhuna mundë të
3
4

Publikimet në www.skrapari.com
Pr. Dr. Ragip Halili “Viktimologjia” 2007, fq.63

9
shkaktohet mjete dhe metoda të ndryshme. Për manifestimin e dhunës nga njeriu, ajo
mundë të manifestohet si dhunë psikike dhe fizike, ajo edhe mundë të jetë e drejtpërdrejtë
edhe e tërthortë, d.m.th me të mundë të atakohet vet jeta dhe trupi i viktimës, anëtarët e
familjes ose të afërm të tjerë dhe të mira të ndryshme materiale apo morale te sajë.5
Po cilat janë viktimat që shkakton dhuna? Dhuna shkakton disa lloje të viktimave,
siç janë: dhuna te krimet e viktimave të vrasjeve, dhuna te krimet e viktimave të
plagosjeve, dhuna te krimet e lëndimeve trupore. Të gjitha këto i shkakton dhuna, mirëpo
dhuna shkakton edhe pasoja në jetën mentale të njerëzve, çrregullime shpirtërore,
çrregullime mentale etj. Që janë me pasoja afatgjata apo afatshkurtra.
Meqenëse ne do të përqendrohemi vetëm në viktimat e krimeve të vrasjeve sepse
edhe ky është qëllimi i punimit, atëherë do të ndalemi te këto krime.

1.1. Viktimat e krimeve të vrasjeve
Viktimat e krimeve të vrasjeve janë lloj i veçantë i kriminalitetit të dhunës.
Shpeshherë qëllimi i kryerësve nuk është që të shkaktohet ndonjë viktimë e vrasjes, por
vetëm ndonjë lëndim apo vuajtje shpirtërore të personit tjetër. Në zhargonin popullor
njihet një thënie “dora s’ka masë”. Kjo të jep të kuptojmë se nëse dëshiron ti bësh ndonjë
të keqe dikujt me përdorimin e forcës, atëherë edhe mundë ta kalosh at të keqe, p.sh nga
lëndimet trupore në vdekjen e personit. Jeta është shumë komplekse dhe sjelljet njerëzore
janë vet jeta. Shpesh here kemi dëgjuar për atentate të ndryshme për tentim vrasje, apo
diçka të tillë. Mirëpo shpesh herë kemi dëgjuar nga rrahjet në mes dy grupeve të rinjsh
apo njerëzish, njëri nuk i mbijetoj plagëve të marra nga dhuna fizike. Qëllimet këtu kanë
qenë të kundërta, por pasojat ishin të kundërta. Të parët dëshironin vdekjen, por nuk e
arritën, ndërsa të dytët dëshironin lëndimin e njeriut por e kaluan qëllimin dhe arritën
vdekjen e një personi.

5

Pr. Dr. Ragip Halili vep. e cit. fq.63

10
1.2. Nocioni për viktimat e krimeve të vrasjeve
Me viktimë të vrasjeve nënkuptojmë marrjen e jetës së njeriut me mënyra të
dhunshme, me metoda dhe mjete të ndryshme. Viktimat e vrasjeve, nga vet nocioni
mundë të nënkuptojmë se viktima shkaktohet nga vrasja. Vrasjet janë njëri nga shkaqet e
vdekjes që shkaktohet në mënyrë të dhunshme. Vdekja e dhunshme (mors violent) është
shuarja me dhunë e jetës. Shkaqet e vdekjes së dhunshme mund të jenë : 1. Mekanike, 2.
asfiktisive-për shkak të pengesave në frymëmarrje, 3. Nutritive-për shkak të mungesës së
ushqimit, 4. Fizike-për shkak të veprimit të nxehtit e të ftohtit, ndikimit të diellit e të
rrymës, rrezeve rëntgenit dhe radiumit, 5. Kimike- kryesisht ndikimi i helmeve, 6.
Bakteriale, 7. Psikike6.
Ka mënyra dhe metoda të shumtat marrjes e jetës. Studimi i këtyre mjeteve dhe
metodave bëhet për arseje që sa më shumë të kemi parandalime të marrjes së jetës në
mënyrë të kundërligjshme. Sot në botën bashkëkohore kemi vrasje nga më të ndryshmet
dhe sa vjen e shtohen mënyrat dhe metodat e vrasjeve.
E tëra në fund mundë të konkluzojm se viktimat e krimeve të vrasjeve janë “produkt”
të vrasjeve që ndodhin në botën bashkëkohore.

1.3. Subjektet pjesëmarrës gjatë viktimizimit të viktimave të vrasjeve
Te veprat penale të vrasjeve kemi dy subjekte, njëri është subjekt aktiv që në mënyrë
të kundërligjshme vepron duke i marr jetën personit tjetër, ndërsa tjetri subjekt është
subjekti pasiv që është tema kryesore e këtij studimi. Subjekti pasiv është viktima e
krimit të vrasjes. Nga vrasja shkaktohet viktima e vrasjeve. Nga legjislacioni penal i çdo
shteti janë të ndaluar vrasjet. Çdo vrasje e kundërligjshme është vepër penale e rëndë.
Nga vrasja përveç subjektit, kemi edhe objektin e vrasjes. Objekti i vrasjes është vet
marrja e jetës së njeriut në mënyrë të kundërligjshme.
Përveç se një njeri mund të paraqitet edhe si viktimë edhe si vrasës, në literaturën
kriminologjike kemi edhe shumë raste ku më shumë se një person mundë të jenë edhe
viktimë edhe kryerës, por te kryerësi përgjegjësia është individuale.
6

Doc.dr.sc. Nedžad Korajlič, ”Deliktet e gjakut, sekeuale, pasurore” Sarajev/Prishtinë, 2007, fq.34.

11
1.4. Kërkimet interdisiplinare për viktimat e krimeve të vrasjeve
Viktimat e krimeve të vrasjeve, gjejnë studim në disa shkenca juridike, por aty ku më
së shumti dhe në mënyrë të veçantë, ekskluzivisht flitet për viktimat e vrasjeve janë:
mjekësia ligjore, kriminalistika, kriminologjia dhe viktimologjia. Këto janë shkenca që i
kushtojnë viktimës studim në mënyrë të përgjithshme.
Mjekësia ligjore- studion viktimat e krimeve të vrasjeve, duke hequr dyshimin për
ndonjë rast të veçantë se a është shkaktuar viktimizim apo kemi të bëjmë me ndonjë
vdekje natyrore. Gjithashtu përcakton kohën e vdekjes së viktimës dhe nëse viktima është
karbonizuar, ajo ndihmon në identifikimin e viktimës.
Kriminalistika– arsyeja më kryesore se pse kriminalistika merret me studimin e
viktimave, është që sa më shpejt të bëhet identifikimi i kryerësve. Zakonisht
kriminalistika merret me studimin apo ekzaminimin e vendit të ngjarjes duke përcaktuar
në mënyrë fillestare p.sh mjetet e përdorura, mbledhjen e gjurmëve në vendin e ngjarjes
etj.
Kriminologjia– si shkencë penalo juridike, lënda e Kriminologjisë merret edhe me
studimin e viktimave të vrasjeve, por studimi është më i përgjithshëm se shkencat tjera.
Kjo kryesisht merret me studimin e viktimave të vrasjeve si fenomen negative shoqëror
dhe shkaqet e paraqitjes së këtij fenomeni.
Viktimologjia– është shkencë penalo-juridike e cila studion viktimat në përgjithësi,
por në veçanti edhe viktimat e krimeve të vrasjeve. Zakonisht viktimologjia studion
karakteristikat e viktimave siç janë: mosha, gjinia, raporti i viktimës me kryerësin,
motivin e viktimizimit, po e besoj që lënda e viktimologjisë duhet të zgjerohet edhe në
më shumë karakteristika siç janë: vendin e viktimizimit, mjetet e përdorura gjatë
viktimës, statusin apo gjendjen martesore të viktimave, e shumë karakteristika të tjera siç
janë: e kaluara kriminale e viktimave, gjendja ekonomike, profesioni, koha etj.
Përveç shkencave të përgjithshme që merren me studimin e viktimave të krimeve të
vrasjeve, kemi disa punime shkencore që ekskluzivisht janë marrë me këtë tematikë siç
janë: R. Halili “Vrasjet për hakmarrje” 1969; “Vepra penale e vrasjes nga neni 135 i
kodit penal në regjionin e gjykatës së qarkut në Prishtinë” 1969; “Qëllimi dhe arsyeja e

12
dënimit për veprën penale të vrasjes” 1970; “Shkaqet shoqëroro ekonomike te deliktet e
gjakut në Kosovë” 1971; “Sanksionet penale sipas të drejtës zakonore në Kosovë; Ismet
Salihu “Vrasjet në Kosovë” 1985;”Marrëdhëniet në mes të vrasësit dhe viktimës” ; Haki
Demolli “ Vrasjet në Kosovën e pas luftës” 2006 ; Rexhep Gashi “Disa karakteristika të
delikteve të gjakut në Kosovë “1996 dhe studimet tjera7

1.5. Marrja e jetës si vepër penale
Çdo shtet në botën bashkëkohore ka të rregulluar me ligje mbrojtjen e jetës së
qytetarit të saj. Këto mbrojte janë të inkriminuara si vepra penale në legjislacionet e tyre
kombëtare. Edhe Kosova ka të rregulluar për mes legjislacionit të vetë nacional. Në
vitin 2003 është miratuar Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës që pas pavarësisë quhet
Kodi Penal i Kosovës. Ka hyrë në fuqi pas një viti d.m.th në vitin 2004
Është kapitulli XV në kodin penal të Kosovës që parashihen veprat kundër jetës dhe
trupit. Në këtë kapitull parashihen gjithsej pesë vepra penale të vrasjes dhe një vepër
penale që ka të bëj me shtytjen dhe dhënien e ndihmës në vetëvrasje. Neni 151 i KPK-së
veprat penale të vrasjes janë:
1. Vrasja;
2. Vrasja e rëndë;
3. Vrasja e kryer në gjendje të afektit mendor;
4. Vrasja nga pakujdesia;
5. Vrasja e foshnjës gjatë lindjes.
Nga të gjithë këto vrasje lindin viktima të vrasjeve, klasifikimi i tyre është bërë për
lartësinë e dënimit të kryerësit dhe për klasifikimin e viktimave se në çfarë lloj vrasje
është viktimizuar personi. Krejt në fund me vrasje nënkuptojmë veprën penale të kundër
ligjshme, me anën e së cilës merret jeta e një personi tjetër me dashje ose nga pakujdesia.
Objekti është jeta e njeriut, e drejta për të jetuar që është e mbrojtur me legjislacion penal.
Subjekti është çdo person që ka përgjegjësin penale. Nga ana subjektive krimi kryhet me
dashje direkt ose indirekte apo nga pakujdesia.

7

Pr. Dr. Ragip Halili, vep. e cit. 2007, fq.64.

13
Kapitulli ІІ

VËSHTRIM VIKTIMOLOGJIK MBI VIKTIMAT E KRIMEVE TË
VRASJEVE NË KOSOVË

1. Viktimat e krimeve të vrasjeve në Kosovë gjatë viteve 2000-2010
Në territorin e Kosovës nga viti 2000 deri në vitin 2010, sipas statistikave të
policisë, kanë ndodhur gjithsej 1211 vrasje, një tabelë tani do të paraqitet për vrasjet në
Kosovë sipas statistikave të policisë:

Vitet
2000
2001
2002
2003
2004
2005
2006
2007
2008
2009
2010

Rajoni i
Prizreni
45
39
30
12
12
13
10
9
36
9
/
218

Rajoni i
Mitrovica

207

Rajoni i
Gjilanit

Rajoni i
Pejës

7
11
0
0
14
13
9
7
31
51
6
149

68
49
37
38
21
16
21
17
11
14
/
292

Rajoni i
Ferizajt

8
8
9
12
6
7
/
50

Rajoni i
Prishtinës
107
52
27
12
24
19
16
12
12
14
/
295

14
Gjithsej vrasje sipas
raporteve policore

1211

Kjo është një statistikë e vrasjeve në territorin e Kosovës që posedon Policia e
Kosovës, respektivisht zyra për informim e policisë së Kosovës. Siç shihet kjo tabelë nga
policia e Kosovës është ndarë në 6 regjione, ku 5 regjione janë të ndara edhe vrasjet
nëpër vite, ndërsa regjioni i Mitrovicës është dhënë numëri i përgjithshëm i vrasjeve.
Regjioni i Ferizajt është pavarësuar në vitin 2004.
Nga gjithsej 1211 vrasje që kanë ndodhur në Kosovë, personalisht duke hulumtuar
gazetën “Kosova Sot” kam arritur që të nxjerrë 554 raste të viktimave të vrasjeve që kanë
ndodhur në Kosovë nga viti 2000 deri në vitin 2010.

2. Karakteristikat e Krimeve të Vrasjeve në territorin e Kosovës nga viti
2000 deri ne vitin 2010
Në këtë punim masteri, viktima e krimit të vrasjeve është faktori kryesor i
hulumtimit. Duke pasur parasysh metodat e përdorura në këtë punim shkencor, janë
siguruar karakteristika të mjaftueshme për viktimat e krimeve të vrasjeve në Kosovë. Si
karakteristika të siguruar për viktimat e krimeve të vrasjeve në Kosovë janë: Motivet e
viktimizimit, Raporti në mes viktimës dhe kryerësit, mosha, gjinia, koha e viktimizimit,
vendi i viktimizimit, mjetet e përdorura gjatë viktimizimit.

2.1. Motivet e viktimizimit te vrasjet në Kosovë
Motivet janë veti dhe cilësi psikike të cilat së bashku me karakterin, temperamentin,
emocionet, shprehitë, inteligjencën, aftësitë, etj. e formojnë dhe e karakterizojnë individin
dhe personalitetin e tij. E tërë veprimtaria e njeriut dhe i tërë angazhimi i tij vjen ose
zhvillohet në bazë të disa shtytjeve dhe nxitjeve të brendshme. Motivet si veti të
personalitetit përbëhen prej elementeve të vetëdijes dhe të vullnetit8. Nga kjo mundë të
8

Pr. Dr. Ragip Halili: “Kriminologjia” 2005, fq. 325.

15
nënkuptojmë se nxitja, dëshira dhe nevoja e brendshme quhen motive9. Vetëdija dhe
vullneti si dy elemente të motiveve zakonisht janë mirë të ruajtur te personaliteti i njeriut
normal. Njeriu ka nevojë për plotësimin e nevojave të ndryshme, dëshirave dhe kërkesave
të ndryshme të brendshme të tij dhe për dallim nga qeniet jo njerëzore, e bënë në
koordinim të plotë në mes dy komponentëve: të vetëdijes dhe volitives.10
Pra motivi qenka shtytja e brendshme, nxitja, shkaku dhe arsyeja e cila vepron në
karakterin, epshin, ndjenjat, vizionet dhe pikëpamjet ndaj shoqërisë dhe botës në tërë
personalitetin e njeriut. Si pasoj e veprimit të shtytjes përkatëse, nxitjes dhe arsyes në
personalitetin e kryerësit, ai ia vë vetës një qëllim të caktuar, të cilin dëshiron ta arrijë me
kryerjen e vrasjes11.
Në disa figura të veprave penale, motive dhe qëllimi janë elemente të domosdoshme
të anës subjektive të veprës penale që kryhet me dashje. Në disa prej tyre janë si rrethana
cilësuese, në disa të tjera si rrethana rënduese dhe në disa të tjera si rrethanë lehtësuese.
Madje motivi dhe qëllimi kanë rëndësi për caktimin e dënimit nga gjykata12. Motivi që e
futë personin në rrugën për të bërë gjëmën e fundit kundrejt njeriut tjetër, pra që ti merret
jeta njeriut, nuk është i vetmi faktorë i cili ndikon vetëm në kualifikimin juridik të veprës
së tij, por rëndësia shihet drejtë për së drejti edhe në zbulimin dhe ndriçimin e këtyre
krimeve të rënda. Një thënie apo shprehje latine thotë “Is Fecit Cui Prodest” që
domethënë “E ka kryer veprën ai i cili ka dobi prej sajë”. Nga kjo mundë të
konkludojm se motivi është “rruga” ku hetuesin e shpien në drejtimin të zbardhjes apo
ndriçimin e veprës penale të vrasjes dhe kapjes së autorit.
Nga praktika kriminalistike, motivet më të shpeshta për kryerjen e veprave penale
janë: Motivet ekonomike, urrejtja dhe hakmarrja, motivet seksuale e erotike, frika nga
dënimi, dashuria, solidariteti, mëshira dhe motivet e tjera fisnike, shpirtligësia dhe
pabesia, besitnia, etj. Grupe të veçanta të kryerësve të veprave penale, përbën motivet
patologjike dhe motivet e të sëmurve psikik.13
Kemi ardhur kah përfundimi i versionit për motivin të ndonjë rasti konkret i veprës
penale të vrasjes, duhet të shqyrtohet mundësia e secilit motiv në raporte me gjendjen të
9

Pr. Dr. Ragip Halili. vep. e cit. fq. 117.
Pr. Dr. Ragip Halili. vep. e cit. fq. 2007, fq. 117.
11
Pr. Dr. Haki Demolli: “Vrasjet në Kosovën e pasluftës” 2006, fq. 16.
12
Pr. Dr. Skender Begaja: “Kriminalistika”, Tiranë, 2004, fq. 486
13
Doc.dr.sc. Nedžad Korajlič. vep. e cit. fq.50
10

16
përcaktuar. Gjatë analizës duhet të kihet parasysh se gjithë çka nuk është e shpjegueshme
dhe e pranueshme nga aspekti psikologjik, mundë të jetë çështje patologjike. Sa herë që
përkundër përpjekjeve nuk mundë të gjendet një motiv racional i pranueshëm duhet të
dyshohet se vepra është kryer nga ndonjë i sëmur psikik ose psikopat ose ndonjë person
në gjendje jo normale, në qaste ankthi në gjendje të dehur, nën hipnozë, nga epshet
patologjike, etj. Nëse vrasja është kryer nga ndonjë person i sëmur psikik, i cili më parë
nuk e ka njohur viktimën, motivi i vrasjes duhet të kërkohet në kornizën e problemeve
psikike, kështu që është shumë vështirë të arrihet deri te qarku i personave të dyshimtë.
Motivi që mundë të shfaqet te të sëmurët psikik janë mania e ndjekjes, xhelozia e sëmurë,
humbja e ndjenjave, idetë e marra të gjykimit të sëmurë, etj.14
Kur zbulohen motivet për ndonjë rast konkret të veprës penale të vrasjes, atëherë
lehtësohet puna që mundë të vijë deri te kapja e kryerësit, sidomos kur fjala është për
motivet individualizuese, i cili mundë të përshkruhet një person apo deri te një numër më
të vogël të personave.
Pra në përfundim mundë të konstatojmë se motivi është shumë i rëndësishëm për
ndriçimin e vrasjeve, sepse nëse përcaktohet motivi i krimit, atëherë mundë të
përcaktohet edhe kush e ka kryer atë.15
Motivet e vrasjes mundë të jen motive endogjene (p.sh. sëmundjet psikike apo
psikosomatike) ose motive ekzogjene (marrëdhënie të shthurura interpersonale, familjare,
pastaj interesa materiale, konflikte në punë, konflikte dhe mostoleranca në mjedisin ku
jetojnë kryerësi dhe viktima apo edhe më gjerë, etj.).16
Shpesh kurë bëhet fjalë për motivet e vrasjes nga teoricienët të ndryshëm dhe
praktikuesve të drejtësisë, dalin në pah edhe disa vrasje të “pamotivuar” që tregojnë se
kryerësi nuk ka ndonjë motiv të caktuar për ta kryer veprën penale të vrasjes17. Si vrasje
të pamotivuar mundë të konsiderohet vrasja nga pakujdesia, vrasje nga personat e
papërgjegjshëm penalisht.18

14

Doc.dr.sc. Nedžad Korajlič, vep. e cit. fq.48
Doc.dr.sc. Nedžad Korajlič, vep. e cit. fq.49
16
Krsto Perovič:” Samou bistva na području suda u Titogradu u Periodu 1975 do 1979 Godine”, JRKK, nr
2 Beograd, 1980, fq. 225.
17
Dr. Jozef Gurgul: “Ubojstvo Statistika otkrivanie, dokazivanie (odobrani problem)” Izbor Članaka iz
stranih časopisa, nr 1, Zagreb, 1989, fq. 84.
18
Pr. Dr. Haki Demolli vep. e cit. fq. 64.
15

17
Në vitin 2006 në një studim i bërë nga profesori Haki Demolli me titull “Vrasjet në
Kosovën e pasluftës” të dhënat mbi motivin e vrasjes janë kështu: prej 249 vrasjeve, 46
prej tyre apo 18.47% nuk janë disponuar të dhëna mbi motivin e vrasjeve, ndërsa nga
rastet të cilat kanë pasur të dhëna, numri më i madh i vrasjeve 55 raste apo 22% e
viktimave janë vrarë për motive tjera të dobëta. Teoria dhe
praktika gjyqësore për motivet e dobëta na mëson për motivet e kryerësit siç janë:
urrejtja, xhelozia, zilia, inati, etj.
Menjëherë pas motiveve të dobëta në këtë punim shkencor monografik radhitet
hakmarrja dhe gjakmarrja, të cilat janë paraqitur në 44 raste apo 17.6% të vrasjeve të
hulumtuara. Pas vrasjeve nga hakmarrja dhe gjakmarrja radhiten vrasjet e kryera nga
interesi pasuror, gjithsej 40 raste të tilla apo 16.06% në vrasjet e tërësishme. Vrasjet e
kryera për shkak të mos tolerancës etnike dhe politike për periudhën 1999-2003 janë
gjithsej 18 apo 7.22% e vrasjeve të tërësishme. Vrasje të tjera në këtë studim monografik
janë kryer si vijon: 12 apo 4.81% janë kryer nga pakujdesia, 12 raste apo 4.81% si
pasojë e konflikteve familjare, ndërsa 19 vrasje apo 7.63% për shkak të grindjeve të
çastit, si dhe 3 raste apo 1.20% për shkak të sëmundjeve psikike të kryerësit. Në këtë
studim monografik janë pasqyruar gjithsej 249 vrasje, që kanë ndodhur nga viti 1999 deri
2003. Këto janë të dhëna për një periudhë më të shkurtër se ajo që është qëllimi i këtij
punimi masteri. Duke hulumtuar dhe duke përpunuar materiale të ndryshme e sidomos
raportet e gazetës Kosova Sot, që ishin edhe raporte policore por edhe reportazhe
gazetareske, për periudhën 2000 deri në 2010, kam nxjerr përfundime për 554 raste
viktima, ndërsa gjatë kësaj periudhe sipas raporteve policore kanë ndodhur gjithsej 1211
vrasje. Këto janë të gjitha viktimat e vrasjeve që kanë ndodhur në Kosovë nga 2000 deri
në 2010. Këto janë raporte policore, përjashtimisht të përcjellë edhe me ndonjë aktgjykim
që është botuar në këtë gazetë. Arsyet e hulumtimit të këtyre raporteve policore që ishin
botuar në këtë gazetë edhe të reportazheve gazetareske por edhe ndonjë aktgjykim ishte
që sa më shumë të nxjerr karakteristika për viktimat e vrasjeve në Kosovë dhe rrethana të
viktimizimeve të ndryshme. Të gjitha rastet e hulumtuar, gjithashtu një pjesë e tyre i
është dhënë apo i është botuar edhe motive i viktimizimit të vrasjes. Tani në tabelën në
vijim do të paraqitet pasqyra e motiveve që i kanë shtyrë kryesit në kryerjen e vrasjeve në
tërë territorin e Kosovës sipas raporteve policore nga vendet e ngjarjes që ekskluzivisht

18
kanë qenë të botuara në të përditshmen “Kosova Sot” në rubrikën e saj “Kronik e Zezë”,
por edhe reportazhe të ndryshme gazetareske të kësaj gazete si dhe ndonjë aktgjykimi të
botuar për vrasjet e rënda në Kosovë.
Interes
Pasuror

Vitet

Hakmarrje
ose
gjakmarrje

Motive
tjera të
dobëta

Konfliktet e
ndryshe dhe
grindjet e
rastit

Sëmundjet
psikike

Motive
politike,
etnike

Pakujdesia

Konflikte
familjare

Vetëm
brojte

Mungojnë
te dhënat

2000

1

1

/

1

/

/

4

/

/

23

2001
2002

3
2

2
/

2
7

4
8

/
/

5
3

1
2

3
2

1
/

37
14

2003

8

/

2

13

1

2

1

1

/

44

2004
2005

10
11

1
2

2
1

1
6

/
1

/
/

2
2

/
1

2
1

25
27

2006
2007

10
6

5
2

/
6

6
7

3
3

/
/

2
5

/
5

/
/

32
29

2008
2009
2010

8
4
7

1
/
/

9
2
1

5
10
19

1
1
1

/
/
/

/
3
3

3
5
2

/
1
1

17
17
19

Gjithsej

70

14

32

80

11

10

25

22

6

284

Shprehu
r në %

12.63
%

2.52
%

5.77
%

14.44
%

1.98
%

1.80
%

4.51
%

3.97
%

1.08
%

51.26
%

Nga tabela e mësipërme shihet se mbi gjysma apo 51.26% e rasteve nuk ka të dhëna
për motivin e viktimizimit të vrasjes. Arsyet janë nga më të ndryshmet që nuk ka të dhëna
për motivin e rasteve, por më kryesorja është se këto ishin raporte fillestare të policisë
dhe të gazetës. Nga ky fakt mundë të konkludojm se arsyeja që nuk është dhënë për
mediume të ndryshme, sidomos motivi i vrasjes është se vrasjet kanë ndodhur një ditë
eventualisht deri në një javë para se të botohej në gazetën “Kosova sot”, dhe
mosinvestigimi në hetimet e mëtutjeshme të rasteve të botuara.
Edhe pse ligji nuk e përkufizon shprehjen “motive tjera të dobëta’’, këtë përkufizim
gjithmonë e bënë gjykata nga provat e mbledhura dhe të vërtetuar, jo të prezumuar19.
Ndoshta nuk është numër i madh i rasteve të hulumtuara dhe të gjetura për motivet të
ulëta por është një numër i konsiderueshëm dhe mjaftë i rëndësishëm. Me 32 raste apo

19

Pr. Dr. Haki Demolli vep. e cit. fq. 66.

19
5.77% të shprehur në përqindje është një numër mjaft i madh, por në krahasim me
hulumtimin e pr. dr. Haki Demollit është një numër shumë më i vogël. Në këtë hulumtim
janë të paraqitura 55 raste nga 249 raste apo 22.08%. Arsyeja e dallimit kaq të madh në
përqindje është sepse në punimin e profesorit janë të hulumtuara vetëm aktgjykimet e
dhëna nga gjykatat e qarkut, ndërsa në këtë hulumtim siç thamë më herët janë raporte
policore dhe gazetareske vetëm disa ditë nga dita e ngjarjes.
Edhe hakmarrja edhe gjakmarrja për nga përqindjet kanë një diferencë të
madhe, në këtë hulumtim del të jenë 14 raste apo 2.52% ndërsa krahasuar me
hulumtimin e profesorit H. Demollit janë të ndryshme, në monografinë e tij janë gjithsej
44 raste apo 17.6% nga 249 vrasje, për dallimin e madh të këtij motivi përveç arsyet e
cekura më lartë, këtu janë edhe disa arsye tjera. Në punimin e profesorit janë të
hulumtuar vitet ku më së shuti ka pasur vrasje nga hakmarrja dhe gjakmarrja, janë vite
menjëherë të pasluftës si viti 1999 dhe 2000, ndërsa në këtë punim viti 1999 nuk
përfshihet fare ndërsa viti 2000 është më pak i hulumtuar se vitet e tjera për shkak të
mungesës së materialit të gazetës “Kosova Sot’’ për këtë vit në bibliotekë të Kaçanikut.
Tani do të shtjellojmë vrasjet për motivet e interesit pasuror dhe krahasimin me
punimin e profesorit H. Demolli. Në punimin e profesorit ka gjithsej 40 raste apo 16%
nga gjithsej 249 raste, ndërsa në hulumtimet e mia del të jetë më ndryshe 70 raste nga
gjithsej 554 raste apo 12.63%. Ka një dallim por jo edhe aq të madh në përqindjet
ndërmjet dy hulumtimeve. Vrasjet e kryera nga interesi janë vrasje që mundë të hasen në
çdo shoqëri sikurse në ato ekonomikisht të zhvilluara, ashtu edhe në ato që janë në
zhvillim e sipër, nga kjo konkluzioni vjen se 12,63% e rasteve të hulumtuar ishin me
motive interes pasuror, mundë të trajtohet si një çështje se është mjaftë “normale”, sepse
shoqëria jon është në shtet-ndërtim e sipër dhe problemet ekonomike, juridiko-pronësore
ka shumë probleme, ku edhe gjyqësori ka qenë joefikas në zgjidhjen e këtyre
problemeve, atëherë shpesh herë mosmarrëveshjet pronësore, ekonomike, borxhet e
ndryshme, kanë kaluar në eskalim të situatës me pasoja fatale vdekjeprurëse.
Nga tabela e mësipërme mundë të vërejmë se nga vitet 2000 deri në 2010 janë gjithsej
10 raste apo 1.80% e viktimave të tërësishme që kanë ndodhur për mos tolerancë etnike
dhe politike, arsyet e lartpërmendura më lart për numër të vogël të viktimizimeve për
motive tjera, vlejnë edhe për motivet politike etnike. Duke e marrë parasysh se mbi

20
gjysma e rasteve të hulumtuara nuk e kanë motivin e dhënë, disa nga këto raste mundë të
jen edhe për motive politike dhe etnike.
Përveç viktimave të vrasjeve nga motivet e lartpërmendura, gjatë kësaj periudhe,
mundë të konstatojmë se numri 25 raste apo 4.51% e vrasjeve janë kryer nga pakujdesia
apo si vrasje aksidentale. 22 raste apo 3.97% si pasoja te konflikteve familjare. 80 raste
apo 14.44% e rasteve kanë ndodhur për shkak të grindjeve të çastit ku dhe është numri
më i madh i këtyre rasteve që kanë ndodhur si pasojë e këtyre konflikteve.
Në tabelën e lartshënuar janë edhe rastet e vrasjeve të kryera nga personat me
sëmundje psikike, gjithsej janë 11 raste apo 1.98%, që ka ndodhur nga njerëzit të
papërgjegjshëm ligjërisht. Në fund mundë të shtjellojmë se kanë ndodhur edhe disa vrasje
ku kryesi ka shkaktuar vrasjen pa dashje, mirëpo në bazë të rrethanave që ka ndodhur ka
qenë i obliguar të zmbraps sulmin duke shkaktuar vdekjen personit sulmues, në
literaturën juridike njihet si “vetëmbrojtje e nevojshme” dhe është e rregulluar me kodin
penal të Kosovës (neni 8 KPK). Në bazë të raportit policor në Kosovë kanë ndodhur
gjithsej 6 raste apo 1.08% të rasteve të vrasjeve si mbrojtje e nevojshme edhe mosbindje
e urdhrit policor.

2.2 Raporti në mes viktimës dhe kryerësit të vrasjes
Siç kemi theksuar më herët se pjesëmarrës gjatë viktimizimit të ndonjë rasti mundë të
jenë dy subjekte, që në literaturën juridike njihen si subjekti pasiv apo viktima dhe
subjekti aktivë apo kryerësi i vrasjes. Nga studimet e shumta të autorëve të ndryshëm në
rangë global kanë vërejtur se shumica e rasteve viktima dhe dorasi kanë qenë te njohur
ndërmjet veti apo rrjedhin nga një rreth i ngushtë shoqëror, familjar, farefis,
bashkëpunëtor afarist, persona në raport kontraktues afarist apo të biznesit, dashnor apo
persona në lidhje të tjera. Raporti në mes viktimës dhe kryerësit është njëri ndër faktorët
që luan rolin shumë të rëndësishëm në profilizimin e personaliteteve të subjekteve
pjesëmarrës gjatë viktimizimit te viktimat e vrasjeve. Por roli i saj faktorizohet sidomos
edhe te ndriçimi i veprave penale të vrasjeve. Kur flasim për marrëdhëniet apo raportet
ndërmjet kryerësit dhe viktimës së tij ka autor që ndër të tjera atë e konsideroi si

21
pikënisjen më të rëndomtë prej nga hetuesit duhet të fillojnë gjurmimin e kryerësit të
vrasjes20.
Kur flasim për raportin në mes kryerësit dhe viktimës së vrasjes, mund të jenë të
natyrave të ndryshme. Numri më i madh i vrasjeve kryhen ndërmjet personave të cilët
para kryerjes së veprës e kanë njohur njëri-tjetrin, ndërsa numër më i vogël por i
konsiderueshëm i veprave penale të vrasjeve kryet nga personat që i lidhë vetëm veprimi
i momentit kritik të vrasjes, d.m.th ato më herët nuk kanë qenë të njohur. Gjatë
hulumtimit të vrasjeve në Kosovë nga viti 2000 deri në 2010 shumica e vrasjeve që janë
kryer ku autori fare nuk e ka njohur viktimën apo edhe anasjelltas ishin te rastet e
grabitjes me pasoja vdekjeprurëse mandej vrasjet politike, etnike etj. Te vrasjet ku autori
i vrasjes janë njohur me viktimën para se të ndodhë rasti kritik, ato raporte kanë qenë
reporterë natyrës familjare, të natyrës emotive, të natyrës shoqërore, të natyrës
ekonomike afariste, të natyrës politike, etj.
D.m.th kemi dy lloje raportesh, njëri raport është i krijuar një kohë të gjatë para
kryerjes se vrasjes dhe tjetri i cili lindë papritmas nga ndonjë konflikt aty për aty po
ndonjë ndërlidhje viktimologjike të mëparshme.21 Në vitin 2006 është bërë një hulumtim
mbi raportin e kryerësit me viktimën e tij. Të dhënat mbi strukturën e rasteve dhe
marrëdhënie ndër personale ndërmjet kryerësit dhe viktimës së vrasjeve sipas gjykatave

të qarkut në Kosovë, për periudhën 1999-2003 duket si në tabelën në vijim.
Marrëdhënia kryesviktimë

Gjykata e
qarkut
Prishtinë

Gjykata e
qarkut
Gjilan

Gjykata e
qarkut
Pejë

Gjykata e
qarkut
Prizren

Gjykata e
qarkut
Mitrovicë

Gjithsej

Shprehur
në
përqindje

Anëtar të familjes së
njëjtë
Të njohur ndërmjet
veti-fqinjë,
bashkëfshatar,shokë
Të pa njohur
Mungojnë të dhënat
Gjithsej

9

8

5

6

5

33

13.25%

35

24

20

18

19

116

46.58%

7
15
66

13
8
56

5
9
39

4
9
7

11
19
54

40
60
54

16.58%
24.09%
100%

Tabela 122

20

Rika Snyman: “A Profile of the murder victim in South Africa as an aid to prevention”, New York. 1997,
fq. 314.
21
Pr. Dr. Ragip Halili vep. e cit. fq. 65.
22
Pr. Dr. Haki Demolli vep. e cit. fq. 82-104.

22
Kjo tabelë tregon raportet inter-personale midis viktimës dhe kryerësit të veprës
penale të vrasjeve nga 1999 deri 2003. Këtu janë paraqitur gjithsej 303 raste të
hulumtuar. Një numër mjaft i madh prej tyre gjithsej 60 raste apo 24.09%, nuk ka qenë e
mundur të sigurohen të dhëna mbi raportet interpersonale ndërmjet kryerësit dhe viktimës
së tij. Kjo përqindje e paraqitur në këtë hulumtim është shume madhe krahasuar p.sh në
Skotlandë është theksuar se vetëm 4.21% e rasteve nuk ka pasur të dhëna mbi raportin e
kryerësit dhe viktimës, ndërsa në Kanada janë paraqitur vetëm 0.7% e rasteve të tilla.
Kurë bëjmë një krahasim të këtyre vendeve me vendin ton, kemi një numër shumë të
madh të rasteve që është i pazbuluar kjo karakteristikë23. Tabela tregon se 40 raste apo
16.06% të vrasjeve kryerësi dhe viktima nuk janë njohur ndërmjet tyre. Mandej në 149
raste apo 59.83% të vrasjeve në Kosovë, kryerësi dhe viktima ishin të njohur ndërmjet
tyre para se të kryej krimi dhe atë në 33 raste apo 13.25% ishin anëtar, qoftë të familjes
së ngushtë qoftë të asaj së gjerë, kurse 116 raste apo 46.58% të njohur mes tyre mbi
ndonjë bazë tjetër shoqërore. Kjo është një hulumtim mjaft i mirë dhe i kompletuar por
qëllimi është mbledhja e informacioneve nga viti 2000 deri në 2010. Tani do të
paraqesim hulumtimi që është bërë nga raportet policore të botuar ne gazetën “Kosova
Sot” si dhe kolumnet gazetareske të kësaj gazete për vrasjet në Kosovë nga viti 2000 deri
në 2010. Tani do të paraqesim një tabelë për viktimat e krimeve të vrasjeve në Kosovë
nga viti 2000 deri në vitin 2010:

Tabela 2
Vitet

Të panjohur

Të njohur
ndërmjet veti
fqinjë,
bashkëfshatar
shok, miq,etj

Anëtar të
familjes së
njëjtë

Marrëdhënie
intime

2000
2001
2002
2003
2004
2005
2006
2007
2008
23

Mungojnë të
dhënat

20
32
13
40
15
17
20
16
12

2
3
1
1
4
6
4
5
3

5
19
12
19
20
22
27
36
19

3
4
7
12
4
7
7
6
8

/
/
5
/
/
/
/
/
2

Pr. Dr. Haki Demolli ,vep. e cit. fq. 99.

23
2009
2010
Gjithsej
Shprehur
në
përqindje

6
15
206
37.18
%

4
5
38
6.85
%

24
27
230
41.51
%

6
6
70
12.6
%

3
/
10
1.8
%

Kjo është një tabelë, ku është bërë studimi një për një i të gjithë rasteve nga po i njëjti
burim siç e sqaruam më parë. Duke e pasur parasysh se këto ishin shumica raporte
preliminare e një pjesë shumë e vogël aktgjykime të botuar në këtë gazetë (Kosova Sot)
për befasi i përafrohen monografisë së profesorit H. Demollit “Vrasjet Në Kosovën e
Pas luftës” 1999-2003. Do të analizojmë një nga një të gjitha rastet e raporteve e
kryerësit me viktimën e tij. Nga tabela e mësipërme (nr 2) shihet se 206 raste apo 37.18%
e viktimave të hulumtuar nga këto raporte të publikuar në gazetë, nuk ka qenë e mundur
t’i mësohet raporti në mes viktimës dhe kryerësit. Krahasimi me tabelën për viktimat e
vrasjeve nga 1999-2003(Nr1) që është 60 raste apo 24.09% është rreth 13% me tabelën.
Ka shumë arsye se pse hulumtimi i raporteve policore dhe raporteve gazetareske të
publikuar në gazetë me monografinë e profesorit, sepse siç kemi theksuar më herët
raportet e publikuar në gazetë janë shumica raporte preliminare dhe për shkak të
hetimeve të mëtutjeshme të organeve të drejtësisë, nuk ka edhe shumë të dhëna për
karakteristikat e viktimave.
Tabela nr 2 tregon se po ashtu 38 raste apo 6.85% e rasteve të viktimave të vrasjeve
nuk janë të njohur ndërmjet tyre para se të ketë ndodhur rasti i vrasjeve gjatë hulumtimit.
Është vërtetuar se rastet ku viktima kryesisht nuk e ka të njohur kryerësin apo viktima
dhe kryerësi nuk kanë qenë të njohur para rastit të viktimizimit, kan qenë te rastet e
vrasjeve politike, etnike, etj. si dhe disa raste konkrete ku viktima me kryerësin nuk ishin
të njohur janë te rastet e veprave penale të grabitjes me pasoja fatalitetin. Krahasimi i
tabelës 2 me tabelën 1 dallimi është 10% , mirëpo besoj se nuk është ndonjë përqindje
shumë e madhe, duke e marrë parasysh dallimet e raporteve policore me aktgjykimet.

2.2.1 Krimi i viktimizimit të vrasjeve brenda familjes- Para se të flasim për
statistikat e krimeve të vrasjeve brenda familjes, paraprakisht do të shtjellojmë nocionin e
familjes dhe nocionin e krimeve te vrasjeve brenda familjes. Në një doracak për

24
regjistrimin e popullsisë në Kosovë gjatë vitit 2011, është bërë një përkufizim i
ekonomisë familjare dhe familjes. Sipas këtij doracaku “Ekonomia Familjare nënkupton
individin, bashkësinë familjare apo bashkësinë tjetër të personave, të cilat jetojnë së
bashku dhe janë të vendosur plotësisht ose pjesërisht në njësi banesore (shtëpi), si dhe
furnizohen me gjëra ushqimore e gjëra të tjera të mundshme esenciale për jetesë. Anëtar
të këtij grupi mundë t’i bashkojnë të ardhurat e tyre në një masë më të madhe apo më të
vogël. Ekonomia familjare përbëhet prej një apo më shumë persona. Familja përkufizohet
si dy e më shumë persona të cilët jetojnë në të njëjtën ekonomi familjare dhe të cilat janë
të lidhura si burrë e grua apo prindër dhe një e me shumë fëmijë të pamartuar, prandaj
koncepti i familjes përbën:
1. Një qift pa fëmijë,
2. Një qift me një ose më shumë fëmijë të pamartuar, apo
3. Një prind i vetëm me një ose më shumë fëmijë të pamartuar 24.
Çka kuptuam nga kjo? Kuptuam se koncepti familje është ai koncept që ka lidhje
biologjike dhe martesore, ndërsa ai i ekonomisë familjare, përveç lidhjeve biologjike
mundë të ketë edhe lidhje tjera të njerëzve që bashkëjetojnë për të kaluar jetën. Në fund,
familja është qeliza themelore e çdo shoqërie sipas koncepteve sociologjike, dhe çdo
degjenerim i familjes mundë të kemi edhe degjenerim të shoqërisë. Nga nocioni familje
mundë të bëjmë apo formulojmë edhe nocionin viktimat e vrasjeve brenda familjes. Me
krim të vrasjes brenda familjes nënkuptojmë krimi që ndodhë brenda familjes por edhe
shkaktaret e krimit janë vet anëtarët e familjes. Gjithashtu me krim brenda familjes
nënkuptojmë atë vrasje që ndodh ndërmjet bashkëshortëve, prindërve dhe fëmijëve apo
edhe ndërmjet anëtarëve të tjerë të familjes siç janë axhës dhe nipit25. Kur ndodhë ndonjë
vrasje midis bashkëshortëve, prindërve dhe fëmijëve, nipit apo mbesës dhe gjyshërve,
axhës apo dajës dhe njerëzve të tjerë mundë të konstatojmë se ka ndodhur vrasje brenda
familjes. Paraprakisht duhet të plotësohen edhe disa kushte të tjera, përveç këtyre
kushteve të mësipërme, p.sh si kusht kryesor është se këta para se të ndodhë akti i vrasjes
duhet të ishin duke jetuar nën një ekonomi familjare të përbashkët dhe të kenë lidhje
ndërmjet tyre. Sipas mendimit tim p.sh nëse ndodh që të vritet ish bashkëshorti, atëherë

24
25

Enti I Statistikave Të Kosovës:”Udhëzues për regjistrues” 2011, fq. 11-12
Pr. Dr. Haki Demolli ,vep. e cit. fq. 100.

25
nuk kemi krim brenda familjes por duhet të vlerësohet si vrasje në mes njerëzve të njohur
më par ndërmjet tyre.
Në fund krimi i vrasjeve brenda familjes është një krim ku i merret jeta njeriut që në
ditën kritike kanë jetuar së bashku dhe kanë pasur lidhje të ndryshme. Gjithmonë vrasjet
brenda familjes shkaktoj viktima brenda familjes.
Në Kosovë ka pasur statistika të publikuar për vrasjet brenda familjes, por vlen të
ceket se monografia “Vrasjet e pasluftës në Kosovë” 1999-2003, e profesorit
H.Demollit, jep këto të dhëna ku në tabelën nr. 1 jep këto të dhëna, nga gjithsej 249 raste
të hulumtuar, 33 raste apo 13.25% ishin anëtar të familjes së njëjtë, ndërsa në
hulumtimin e bëra nga unë (shih tabelën Nr. 2) 70 viktima të vrasjeve apo 12.6% ishin
anëtar të familjes së njëjtë. Kjo mund të quhet edhe një koincidencë sepse dallimi është
fare i vogël, apo vetëm 1% është dallimi në mes dy tabelave (1 dhe 2)
Viktimat e vrasjeve ku kryerësi dhe viktima ishin të njohur zakonisht jo vetëm në
Kosovë, por edhe në gjithë botën, shumica e vrasjeve ndodhin në mes personave që janë
të njohur ndërmjet veti. Këto raste nuk janë të familjes së njëjtë, por janë raste vetëm kur
janë njohur kryerësi me viktimën e tij. Te këto vrasje kryerësi dhe viktima mundë të ishin
bashkëfshatarë, miçë, shok, apo thjesht të njohur që jetonin jo larg njëri tjetrit. Tabela 1
na tregon këtë gjendje: 116 raste apo 46.58% të vrasjeve të ndodhura nga viti 1999 deri
në vitin 2003 ishin të njohur ndërmjet veti, ndërsa tabela 2 na jep këto të dhëna nga viti
2000 deri në 2010 kanë ndodhur 230 raste apo 41.51% të viktimave të vrasjeve në
Kosovë ndërmjet personave të njohur ndërmjet veti.
Në tabelën nr. 2 është dhënë edhe një specifik tjetër e raportit ndërmjet viktimës dhe
kryerësit, ku ato ishin të njohur ndërmjet veti, por edhe kishin një lidhje të veçanta
intime, ku nuk mund të themi se ishin familjare, ajo mundë të pretendohet të bëhet
familjare por ende nuk ishin familje. Raste të tilla ishin në lidhje ndërmjet një mashkulli
dhe një femre. Gjithsej raste ishin 10 apo 1.8%, ku viktima me kryerësin ishin vetën në
lidhje imtime ndërmjet veti.

26
2.3. Mosha e viktimave të vrasjeve në Kosovë gjatë viteve 2000-2010
Edhe mosha e viktimave është njëra e ndër karakteristikat e viktimave. Çdo viktimë pa
dyshim ka një moshë të caktuar, mirëpo kur bëhet studimi në përgjithësi i kësaj
karakteristike së viktimave, atëherë pa dyshim duhet të studiohen shumë viktima veç e
veç, ku qëllimi është nxjerrja e një përfundimi gjeneral mbi moshën e viktimave, për të
ardhur në konkludim se cila moshë është mosha më shumë e viktimizuar. Nga shumë
studime të bëra mbi moshën e viktimave mundë të konstatojmë se nuk është e përjashtuar
as edhe një moshë nga kriminalizimi, apo që një person të jetë viktimizuar nga vrasësi,
nuk ka dallim moshe, për deri sa përgjegjësin penale e mbajnë vetëm ato persona që kanë
mbushur 14 vjet dhe që janë të aftë psikik.
Prej vitit 1999 deri në vitin 2003 nga aktgjykimet e bëra në gjykatën e qarkut në
Kosovë është si në tabelën vijuese:

Mosha e viktimave të
vrasjeve(1999-2003)

Nr i Rasteve

Përqindja

0-18
18-23
24-29
30-39
40-49
50-59
Mbi 60
Nuk kemi të dhëna
Gjithsej

9
59
67
52
33
28
11
47
306

2.94%
19.28%
21.89%
16.99%
10.78%
9.15%
3.59%
13.39%
100%

26

Nga këto të dhëna të paraqitura në këtë tabelë, del të jetë se mosha e cila është më
aktive në shoqëri, del të jetë më e viktimizuar te rastet e vrasjeve. Kjo është më e
kuptueshme, ngase kjo kategori e grupmoshave është edhe më e pranishme në rrjedhat e
jetës përditshme. Edhe moshat e tjera nuk janë të përjashtuar nga rastet e vrasjeve, si
fëmijët me 2.94% të rasteve, po ashtu edhe të moshuarit me 3.59% të rasteve. Kjo është
një e dhënë për territorin e Kosovës nga viti 1999 deri në vitin 2003. Ndërsa qëllimi i
26

Pr. Dr. Haki Demolli ,vep. e cit. fq. 86.

27
këtij punimi është për një periudhë më të gjatë. Në hulumtimet e bëra në gjithsej 554
raste të viktimave të vrasjeve, të ndodhura nga viti 2000 deri në 2010, është arritur që për
një numër të konsiderueshëm të viktimave të vrasjeve në Kosovë, kjo karakteristik ka
qenë dhënë vetëm për 334 viktima të vrasjeve për moshën e tyre. Kjo nënkupton se për
60% e viktimave të vrasjeve ka pasur të dhëna mbi moshën e tyre. Tani që do ta
paraqesin tabelën me këtë karakteristik të viktimave, janë të dhënat vetëm për viktimat që
kanë pasur këtë karakteristik.

2000
2001
2002
2003
2004
2005
2006
2007
2008
2009
2010
Gjithsej
Shprehur
në %

0-10
/
3
/
1
1
/
1
/
/
/
/
6
1.8%

11-20
3
3
2
5
1
5
4
5
6
8
7
49
14.68%

21-30
/
9
2
9
5
8
9
15
8
12
13
90
26.04%

31-40
1
5
1
4
10
7
10
9
9
8
11
75
22.45%

41-50
3
5
2
4
3
5
7
12
6
3
5
54
16.17%

51-60
2
3
2
1
3
5
5
3
5
3
4
36
10.78

61-70
/
/
/
1
1
1
2
3
4
2
2
16
4.79%

Mbi 70
/
/
1
/
/
2
1
3
/
/
1
8
2.39%

Nga tabela e mësipërme del të jetë se personat që janë më aktiv në jetën e përditshme,
janë më shumë të ekspozuar në jetën kriminale dhe më të viktimizuar nga kriminaliteti.
Tani do të japim të gjitha të dhënat e kësaj tabele se në cilat nga “dekadat” e jetë së
njerëzve është më e ekspozuar në kriminalitetin e viktimizimit të vrasjeve në Kosovë.
Mosha nga 0 deri 10 vjeç ka gjithsej 6 viktima apo 1.8% duke e marrë parasysh se për
çfarë moshe bëhet fjalë, pra për një moshë e cila kryesisht është e varur nga mosha
madhore, është një numër i konsiderueshëm i tyre. Rastet nga mosha 11 deri në 20 vjeç
janë gjithsej 49 raste apo 14.68% të këtyre rasteve. Edhe kjo është një moshë shumë e re
por edhe rastet e viktimizimit të kësaj moshe janë të shumta. Mosha prej 21 deri 30 vjeç
është paraqitur me numrin më të madhe të rasteve. Me gjithsej 90 raste apo 26.94% të
totalit. Prej moshës 31 deri ne moshën 40 vjeç janë paraqitur gjithsej 75 viktima apo
22.45%. Pas atyre të moshës 21 deri në 30 vjeç, kjo është mosha me numrin më të madh
28
të rasteve. Nëse bëjmë një unifikim të këtyre dy “dekadave “ të moshave, prej 21 deri ne
moshën 40 vjeç, atëherë siç thamë ne fillim, mosha më aktive paraqitet si një numër më
të madh të rasteve të viktimave të vrasjeve. Moshat nga 61 deri në 70 vjeç paraqiten me
16 raste apo 4,79%. Nuk janë përjashtuar edhe moshat e shtyra në pleqërinë e thellë 70
apo 80 vjet. Këto raste janë paraqitur me 8 viktima apo 2.39% të të gjitha viktimave nga
gjithsej 334 raste të hulumtuar.

2.4. Gjinia e Viktimave Të Vrasjeve Në Kosovë Gjatë viteve 2000-2010
Nga Kriminaliteti i dhunës, respektivisht kriminaliteti i veprave penale të vrasjeve,
nuk janë të përjashtuar askush. Të dy gjinitë janë të ekspozuar që të jen viktima të
vrasjeve. Ndonëse vrasjet, si lloje të caktuara të veprave penale, kategorizohen në të
ashtuquajturën kriminalitet i dhunës, viktimat e të cilit në të shumtën e rasteve supozohen
të jen persona me predispozita më të dobëta fizike p.sh fëmijët, femrat dhe të moshuarit,
prapë se prapë në praktikën gjyqësore, si atë vendore dhe atë ndërkombëtare, nuk
paraqiten më shumë femrat se sa meshkujt as fëmijët se sa të rriturit dhe as të moshuarit
se sa të rinjtë, në cilësinë e viktimës së vrasjes 27.
Nga aspekti i përgjithshëm dominon bindja se pjesëmarrja e femrës, ku mundë të jetë
viktimë e krimit të vrasjeve, varet aga pjesëmarrja aktive në jetën e përditshme të atij
vendi d.m.th se sa më shumë të jetë aktive femra në jetën shoqërore, aq më shumë mundë
të jetë ekspozimi i saj nga veprat penale. Në këtë rast veprat penale të vrasjeve. Në këtë
drejti ndikojnë karakteri dhe personaliteti i kryerësit të viktimës, raportet interpersonale
ndërmjet kryerësit dhe viktimës, etj.28.
Profesor Azem Hajdari në veprën e tij “Vrasjet në Shqipëri” thekson se prej 98
viktimave të vrasjeve 86 ose 87.7% janë të gjinisë mashkullore, që është gati
baras me pjesëmarrjen e meshkujve si kryes. Gratë kanë qenë viktima të vrasjeve në 12
raste ose 12.3%. Gratë vriten nga ana e meshkujve në raste shumë të rralla dhe atë
kryesisht në ato raste kur ato vet kontribuojnë që të bëhen viktima. Kjo ndodhë për arsye

27
28

Pr. Dr. Haki Demolli ,vep. e cit. fq. 85.
Pr. Dr. Haki Demolli ,vep. e cit. fq. 85.

29
se tek shqiptarët është ende i pranishëm relikti i së drejtës zakonore sipas së cilës është
turp i madh dhe i dobët të vrasësh grua.29
Për gjendjen në Kosovë ka shumë pak të dhëna nga institucionet kompetente (sidomos
Policore) lidhur me këtë karakteristik. Për këtë arsye është bërë hulumtimi nga gjykatat e
qarqeve të Kosovës lidhur me këtë karakteristik. Prej vitit 1999 deri në vitin 2003, do të
paraqesim këtë tabelë lidhur me gjininë e viktimave të vrasjeve në Kosovë.

Gjinia e
viktimave të
Vrasjeve

Gjykata e
qarkut
Prishtinë

Gjykata e
qarkut
Gjilan

Gjykata e
qarkut
Pejë

Gjykata e
qarkut
Prizren

Gjykata e
qarkut
Mitrovicë

Gjithsej në
tërë territorin
e Kosovës

Shprehur
Në %

Meshkuj
Femra

56
8
14
78

70
6
4
80

36
6
8
50

33
3
10
46

35
8
9
32

230
3
45
306

71.91%
10.13%
14.70%
100%

Mungojnë të dhëna

Gjithsej

30

Nga kjo tabelë e lartshënuar shihet se personat e gjinisë femërore marrin pjesë me
10.13% në numrin e tërësishëm të viktimave të vrasjeve në Kosovë, që janë kryer nga
viti 1999 deri 2003. Mirëpo ky numër mundë të jetë edhe më i madh, ngase një numër i
konsiderueshëm i viktimave të vrasjeve apo 14.7% të tyre nuk dihet gjinia. Nga kjo
tabelë shihet se numri më i madh i viktimave femër është paraqitur në gjykatën e qarkut
në Mitrovicë, ku prej 32 viktimave të vrasjeve 8 apo 15.38% ishin femra, ndërsa numri
më i vogël i femrave si viktimë vrasjes është paraqitur në gjykatën qarkut në Prizren, ku
prej gjithsej 46 viktimave të vrasjeve vetëm 3 apo 6.52% ishin femra. Në territorin e
gjykatës së Pejës nga 50 viktima të vrasjeve 6 apo 12% ishin femra, pastaj në gjykatën e
qarkut në Prishtinë nga 78 viktima 8 apo 10.25% ishin femra dhe në gjykatën e Gjilanit
nga 80 viktima , 6 apo 7.5% ishin femra. Ndërsa në hulumtimet e mia , që i kam bërë
duke i marr botimet nga gazeta e përditshme “Kosova Sot” që është botuar nga viti 2000
deri në vitin 2010 japin të dhëna pak më ndryshe se hulumtimi i bërë nga gjykatat e
qarqeve në Kosovë. Sigurisht që ka pasur më shumë raste të botuar, por nëse nuk ka qenë
e dhënë kjo karakteristik apo nuk kam mundur të kuptoj këtë karakteristik të viktimave të

29
30

Pr. Dr. Azem Hajdari: Vrasjet Në Shqipëri” Prishtinë, 1998, fq. 113.
Pr. Dr. Haki Demolli ,vep. e cit. fq. 87.

30
vrasjeve, nuk e kam marruar që të fus në këtë statistikë, që do të paraqitet më poshtë në të
dhëna tabelore. Tani do të paraqesim tabelën mbi karakteristikën gjinore të viktimave të
vrasjeve në Kosovë nga viti 2000 deri ne vitin 2010:

Viti
Meshkuj
Përqindja

2000

2001

2002

2003

2004

2005

2006

2007

2008

2009

2010

25

49

24

62

39

47

49

58

35

37

48

83.33
%

84.48
%

63.15
%

86.11
%

90.69
%

90.38
%

84.48
%

92.06
%

79.54
%

86.4
%

90.56
%

Femra

5

9

14

10

4

5

9

5

9

6

5

Përqindja

16.66
%

15.51
%

36.84
%

13.88
%

9.30
%

9.61
%

15.51
%

7.93
%

20.45
%

13.95
%

9.43
%

Në vitin 2000 nga gjithsej 30 viktima të hulumtuar del të jetë meshkuj 25 raste apo
83.33%, ndërsa femra 5 raste apo 16.66% të rasteve. Në vitin 2001 nga gjithsej 58
viktima të vrasjeve 49 apo 84.48% ishin meshkuj, ndërsa 9 apo 15.51% ishin femra, në
vitin 2002, nga gjithsej 38 raste, 24 viktima apo 63.15% ishin meshkuj, ndërsa 14
viktima apo 36.84% ishin femra, dhe ky është viti ku më së shumti ka ndodhur
viktimizimi i gjinisë femërore. Viti 2003 nga gjithsej 72 raste , 62 viktima apo 86.11%
ishin meshkuj, ndërsa 10 viktima apo 13.88% ishin femra. Në vitin 2004 nga gjithsej 43
raste, 39 viktima apo 90.69% të rasteve ishin meshkuj, ndërsa 4 viktima apo 9.30% ishin
femra. Viti 2005, nga gjithsej 52 raste, 47 apo 90.38% ishin meshkuj, ndërsa 5 raste apo
9.61% viktima ishin femra. Në vitin 2006 nga gjithsej 58 raste, 49 apo 84.48% ishin
meshkuj ndërsa 9 viktima apo 15.51% ishin femra. Në vitin 2007 nga gjithsej 63 viktima,
58 apo 92.06% të rasteve ishin meshkuj kurse 5 viktima apo 7.93% ishin femra dhe ky
është viti ku më së paku kishte raste të viktimizimit të vrasjeve të gjinisë femërore. Viti
2008, nga gjithsej 44 raste, 35 apo 79.54% ishin meshkuj, ndërsa 9 apo 20.45% ishin
femra, viti 2009 kishte gjithsej 43 raste, nga këto raste 37 apo 86.04% ishin meshkuj,
ndërsa 6 apo 13.95% ishin femra. Në vitin 2010 nga gjithsej 53 raste, 48 apo 90.56%
ishin meshkuj dhe 5 viktima apo 9.43% ishin femra.
Numri i përgjithshëm i rasteve të hulumtuar për të gjitha komunat e Kosovës është 554
raste ku 473 viktima te vrasjeve apo 85.38% janë meshkuj, ndërsa 81 viktima të vrasjeve
apo 14.62% janë femra.

31
2.5. Lokacioni apo vendi i viktimizimit
Në Kodin penal të Kosovës, respektivisht në nenin 33, me vendin e kryerjes së
veprës penale nënkuptojmë vendi ku kryerësi ka vepruar apo ka qenë i obliguar të veproj
ashtu si dhe vendin ku është shkaktuar pasoja. Zakonisht vendi i kryerjes, ku është
shkaktuar pasoja nuk dallon nga vendi ku është filluar të kryhet veprimi, por ka edhe asi
raste ku vendi i kryerjes me vendit e pasojës fizikisht janë të largëta njëra me tjetrën. Në
një situate të tillë determinon kryesisht nga mjeti i kryerjet p.sh kur kryerësi përdor si
mjet të kryerjes eksplozivin, helmin letrën pako-bombë apo eventualisht armën me tytë të
gjatë, mundë të ndodhë që vrasësi dhe viktima të mos janë në një hapësirë apo territori të
përbashkët në kohën kurë ndërmerret veprimi por përkundrazi të jen larg njëri-tjetrit me
dhjetëra kilometra31.
Pra me lokacionin apo vendin e kryerjes së veprës penale, në këtë rast të veprës penale
të vrasjes është ai vend ku është shkaktuar pasoja apo më konkretisht ku është
viktimizuar personi.
Nga viti 1999 deri në vitin 2003, si pas gjykatave të qarkut, vendi i viktimizimit apo
vendi i kryerjes së veprës penale të vrasjes është i paraqitur në tabelën në vijim:
Vendi I kryerjes
se viktimizimit

Vrasja e kryer
në fshat

Pjesëmarrja në
%

Vrasja e kryer
në qytet

Pjesëmarrja në
%

Vrasja për
vendin të cilët
mungojnë të
dhënat

Pjesëmarrja
ne%

Rrugë,
vendkalim

33

13.25%

32

12.85%

/

/

Shtëpi, banesë
lokacion I
mbyllur
Shesh publik
vend tubimet e
qytetarëve
Në kopsht
,livadh arë.
Në lokacionet e
punës
Në automjet
Në ndonjë vend
tjetër
Gjithsej

13

5.22%

19

7.63%

/

/

6

2.40%

17

6.82%

/

/

12

4.81%

03

1.20%

/

/

2

0.80%

12

4.81%

/

/

12
13

4.81%
5.22%

11
09

4.41%
3.61%

/
/

/
/

91

36.5%

103

41.4%

55

22.0%

Kjo është një tabelë ku më shumë bënë ndarjen prej zonave urbane nga zonat rurale,
d.m.th decidivisht bën ndarjen fshat qytet të vend lokacionit të viktimizimit. Lidhur me
31

Pr. Dr. Haki Demolli ,vep. e cit. fq. 46.

32
mikro-lokacionin e kryerjes së vrasjes në Kosovë nga tabela e mësipërme shihet rrugët,
vendkalimet dhe hapësirat e tjera publike, sidomos në qytet, kanë qenë si vende më të
shpeshta ku janë kryer vrasjet (88 vrasje prej gjithsej 249 sa ishin evidentuar në këtë
periudhë apo 35% e tyre), më tutje si mikro-lokacion të kryerjes së vrasjes pasojnë
shtëpitë, banesat dhe lokalet e mbyllura në të cilat janë kryer 33 vrasje apo 13.2% e tyre
dhe kështu me radhë32.
Sa i përket hulumtimit për vrasjet në Kosovë nga viti 2000 deri në vitin 2010 të bëra
respektivisht nga botimet e gazetës “Kosova Sot” ku ishin botuar raportet policore në
faqen “Kronikë e Zezë”. Ndarja fshat-qytet është bërë vetëm në ato raste ku nuk është
ditur mikro-lokacioni i vendit të viktimizimit.
Tani do të paraqesim në tabelën për vendin e viktimizimit të viktimave të vrasjeve në
Kosovë gjatë viteve 2000-2010:

1

2000
2001
2002
2003
2004
2005
2006
2007
2008
2009
2010
Gjithsej
Shprehur
në %

2

3

4

5

6

7

8

9

10

11

12

13

14

15

16

5
3
2
4
2
2
1
3
1
2
7
32

4
5
3
1
17
12
6
13
4
8
7
80

4
8
5
6
6
9
6
5
6
4
6
65

2
14
5
20
6
6
7
4
4
1
6
75

/
/
2
2
2
3
1
4
3
3
1
21

/
2
/
1
2
/
1
1
1
1
1
10

/
2
1
1
/
/
2
6
/
1
2
15

/
2
1
/
1
/
/
/
1
1
/
6

/
2
/
5
1
/
/
/
1
1
/
10

/
1
2
4
1
1
3
1
/
4
/
17

/
3
/
4
1
3
2
/
/
3
1
17

/
/
2
/
/
/
/
2
3
1
11

/
6
1
1
1
/
6
7
1
2
2
27

/
/
/
1
3
/
/
2
1
/
6
13

12
5
6
11
/
8
15
8
12
6
7
90

3
5
8
9
/
7
8
9
7
3
6
65

5.77
%

14.44
%

11.53
%

13.53
%

3.79
%

1.80
%

2.70
%

1.08
%

1.80
%

3.60
%

3.06
%

1.98
%

4.87
%

2.34
%

16.24
%

11.73
%

Kodet:
1.
2.
3.
4.
5.
6.
7.
8.
9.
10.
11.
12.
32

Hyrje të shtëpisë ose oborr shtëpie,
Rrugë ose afër rrugës,
Brenda shtëpisë ose banesës,
Brenda veturës dhe afër veturës,
Arë ose fushë bujqësore,
Pompë Karburanti ose afër saj,
Lokal nate,
Qendër tregtare,
Gremina të ndryshme, lumenj,
Lokal afarist zejtar, zyrë(avokat, bankë),
Afër objekteve institucionale, stacion policor spital, shkollë,
Afër objekteve kulturore fetare(xhami, kishë),

Pr. Dr. Haki Demolli ,vep. e cit. fq. 48.

33
13.
14.
15.
16.

Mal ose bjeshkë,
Brenda ose afër objekteve hotelerie, restorante etj,
Qendër fshati,
Qendër qyteti.

Kjo është një tabelë ku shumë pak është bërë ndarja nga zona urbane prej atyre rurale,
sepse e pash të arsyeshme që sa më saktësisht të bëjë vendin e saktë të mikrilokacionit.
Ndarja ekzakte të rasteve të viktimave të vrasjeve është bërë vetëm në ato raste ku nuk ka
qenë i dhënë vendi i mikrolokacionit. Nga kjo nënkuptojmë se ndarja është bërë në bazë
të vendit të ngjarjes
1. Hyrje të shtëpisë ose oborr shtëpie kanë ndodhur disa vrasje të individëve, gjithsej
32 viktima apo 5.77%. Karakteristik e tyre është se krimet kanë ndodhur brenda
familjes, ekzekutimet kriminale e shumë raste të tjera.
2. Rrugë ose afër rrugës kanë ndodhur shumë vrasje, nuk është e cekur se a ka
ndodhur në zona urbane apo rurale, por me gjithë këto kanë një numër mjaft të
madh, marrin pjesë me 80 raste apo 14.44%.
3. Brenda shtëpisë ose banesës kanë ndodhur 65 viktima apo 11.73%. Karakteristik
të këtyre viktimave është se shumica prej tyre janë krime brenda familjes, por nuk
përjashtohet edhe ekzekutimet kriminale gjatë grabitjes dhe për qëllime tjera
kriminale.
4. Brenda veturës ose afër veturës, kanë ndodhur gjithsej 75 raste apo 13.53%. Këto
krime zakonisht janë bërë si ekzekutime kriminale nga jashtë veture por nuk
përjashtohet mundësia që krimi të jetë bërë edhe nga persona që ishin brenda
veturës.
5. Në arë ose fushë bujqësore kanë ndodhur gjithsej 21 viktima apo 3.79%,
zakonisht te këta vrasje janë te mosmarrëveshjet pronësore, por nuk përjashtohet
mundësia edhe raste të tjera si hakmarrje etj.
6. Pompë e Karburanti ose afër sajë kanë ndodhur disa krime të rënda të vrasjeve,
sidomos për konteste pronësore dhe grabitje. Këto viktima marrin pjesë me 10
raste apo 1.80%.
7. Lokal nate. Këto viktima janë gjithsej 15 raste apo 2.70%. Zakonisht janë viktima
nga pirja e alkoolit por edhe raste nga pakujdesia.

34
8. Kanë ndodhur edhe disa raste të viktimizimit të vrasjeve ku është cekur saktësisht
se ku ka ndodhur rasti, në qendër tregtare. Kanë ndodhur gjithsej 6 raste apo
1.08%. Është fjala për qendra të mëdha tregtare.
9. Gremina Të ndryshme, lumenj, kanë ndodhur gjithsej 10 raste apo 1.80%.
Zakonisht viktima është gjetur e vrarë afër këtyre objekteve pa shenja jete.
10. Lokal afarist, zejtar, zyre (avokat, bankë, zyre kontabiliteti), kanë ndodhur 17
raste apo 3.06%.
11. Afër objekteve institucionale (stacion policie, komunë, shkollë, etj,) janë gjithsej
17 viktima apo 3.06%.
12. Afër objekteve kulturore fetare (xhami, kishë, etj.) kanë ndodhur 11 vrasje apo
1.98%.
13. Mal ose bjeshkë kanë ndodhur gjithsej 27 raste apo 4.87%. Karakteristik e këtyre
rasteve është se janë viktima të vrasjeve aksidentale një pjesë e tyre, por ka edhe
raste të tjera.
14. Brenda objekteve hoteliere, restorante, etj. janë viktimizuar gjithsej 13 viktima
apo 2.34% të vrasjeve.
15. Në qendër të fshatit, janë ato viktima ku rasti ka ndodhur brenda fshatit, mirëpo
nuk është saktësuar mikro-lokacioni. Gjithsej janë 90 viktima apo 16.24%.
16. Në qendër të qyteti, edhe këto janë viktima ku nuk është specifikuar mikrolokacioni, gjithsej janë 65 viktima apo 11.73%.

Numri më i madh i rasteve të hulumtuar ishte në qendër të fshatit me 90 viktima
apo 16.24%. Arsyeja se pse ky numër më i madh paraqitet në fshat e jo në qytet është
sepse mikro-lokacioni e dhënë te rastet e tjera ishte më i theksuar për qytet, ndërsa
theksimi i tyre për fshat ishte më i vogël.
Këto dy vendet e fundit, si vendet ku viktimizimi ka ndodhur më së shumti, mund të
quhet edhe vendi ku nuk dihet mikro-lokacioni i vend viktimizimit dhe janë vende më të
përgjithshme si qendër qyteti apo fshati.

35
2.6. Mjetet dhe metodat e përdorura gjatë viktimizimit të vrasjeve në Kosovë
gjatë viteve 2000-2010
Mjetet që përdoren për kryerjen e veprës penale të vrasjes janë të shumëllojta, p.sh
armët e zjarrit, sendet e forta, të cilat shkaktojnë lëndime vdekjeprurëse. Mënyrat më të
shpeshta të vrasjeve janë shkaktimi i lëndimeve me mjete depërtuese ose shpërthyese, me
mjete të mprehta, me helme të ndryshme, me ngufatje, me mbytje në ujë, me mjete të
forta, etj. Në praktikë më shumë për kryerjen e vrasjes përdoren armët e zjarrit, armët e
ftohta dhe mjetet e rastit33.
Deri te rasti apo momenti kritik i vrasjes, që personi vendos të bëjë gjest të tillë, varet
nga shumë faktor që mundë të jen të natyrës objektive dhe subjektive.
Nga faktorët objektiv që kryerësi vendos të zgjedhë mjetin për kryerjen e vrasjes, rol
të rëndësishëm luan përgatitja profesionale e kryerësit, intensiteti dhe kohëzgjatja e
konfliktit që i paraprin vrasjes, si dhe për mënyrën e sigurt të kryerjes vrasjes dhe faktor
të tjerë të ngjashëm. Nga faktorët subjektiv që ndikon në përzgjedhjen e mjetit për
kryerjen e vrasjes janë: gjinia e kryerësit, vendosmëria, planifikimi dhe parapërgatitja e
kryerësit, botëkuptimet tradicionale të kryerësit, marrëdhëniet ndër njerëzore ndërmjet
kryerësit dhe viktimës, etj.34
Pra mënyrat e kryerjes së vrasjes e përbëjnë veprimet që i ndërmerr kryerësi për të
shuar jetën e dikujt.
Si mjete të kryerjes së vrasjes më së shpeshti përdoren:
1. Armët e zjarri (revolja, pushka, pushka luftarake, etj.)
2. Armët e ftohta dhe mjetet e mprehta (thika, sëpata, gërshërët, etj.)
3. Bombat e dorës, pajisjet shpërthyese ose lëndë djegie,
4. Veglat e ndryshme (Kazmat, lopatat, etj.),
5. Materiet kimike helmuese(acidet e ndryshme)
6. Barërat me përmbajtje droge,
7. Mjetet e komunikacionit (automobilat, motoçikletat, etj.),
8. Mjetet për lidhje (litari, shiritat e ndryshëm, etj.)
33
34

Pr. Dr. Vesel Latifi: “Kriminalistika, Zbulimi dhe të Provuarit e Krimit” Prishtinë, 2004, fq. 225.
Pr. Azem Hajdari, vep. e cit. fq. 111

36
9. Mjetet e tjera (shkopi, huri, guri, tëholli, shishja, karrige, etj.)
10. Energjia elektrike, rrezatimet e ndryshme,
11. Temperaturat e larta dhe të ultë, etj.35

Nga praktika penale juridike, ne mundë të konstatojmë se mjetet të cilat janë përdorur
për kryerjen e veprës penale të vrasjes më së shumti janë armët e zjarrit e mandej vijnë
mjetet e tjera siç janë mjetet e mprehta, mjetet e forta, helmimet, etj. Tani do të shohim
një tabelë për mjetet e përdorura për krimet e vrasjeve në Kosovë gjatë viteve 1999-2003.
Mjetet me të
cilat është kryer
vrasja
Armët e zjarrit

Gjykata e
qarkut në
Prishtinë

Gjykata e
qarkut në Gjilan

Gjykata e
qarkut në
Prizren

Gjykata e
qarkut në
Mitrovicë

Gjithsej në tërë
territorin e
Kosovës

Shprehur në%

39

33

27

23

138

55.42%

Armët e ftohta

4
/

6
3

2
/

8
3

24
7

9.63%
2.81%

1
/
/
5
17

/
1
1
1
8

/
/
/
4
6

2
2
1
7
8

4
4
3
22
47

1.60%
1.60%
1.20%
8.83%
18.87%

66

53

39

54

249

100%

Mjetet
eksplozive
Automjetet
Shkopi,druri
Sëpata
Mjete të tjera
Mungojnë të
dhëna
gjithsej

36

Sipas këtyre të dhënave për periudhën 1999-2003, nga 249 vrasje të përgjithshme në
138 raste apo në 55,42% të tyre si mjete të kryerjes është shfrytëzuar arma e zjarrit, më
tutje në 24 raste apo 9.63% të tyre, vrasjet janë kryer me armë të ftohta dhe kryesisht
është përdorur thika.
Nuk ka qenë të përjashtua edhe mjetet eksploduese të cilat në 7 raste apo 2.81% të
vrasjeve ju kanë shërbyer kryesve realizuar qëllimet e tyre të vrasjeve.
Ndërsa mjetet e tjera të përdorura në kryerjen e vrasjeve, siç janë automjetet,
shkopinjtë, drunjtë, dhe sëpata, pak a shumë janë sjellë në suazat e “normales” nga
1.20% deri në 1.60%.
Gjatë hulumtimit tim, Në gazetën “Kosova Sot”, ku në kronikën e sajë të zezë për
krime të ndryshme në Kosovë që janë publikuar nga viti 2000 deri në vitin 2010, do të
35
36

Doc.dr.sc. Nedžad Korajlič, vep. e cit. fq.. 37.
Pr. Dr. Haki Demolli , vep. e cit. fq. 63.

37
japim një tabelë më përmbledhëse gjatë këtyre viteve për mjetet dhe metodat e përdorura
nga kryerësi gjatë viktimizimit të viktimave të vrasjeve.
Armë
zjarri
2000
2001
2002
2003
2004
2005
2006
2007
2008
2009
2010
Gjithsej
Shprehur
në %

Mjete Të
forta

Mjete të
mprehta

Zjarr,
djegie

Ngufatje

Mjete
shpërthyese

Grushtime

23
49
33
61
34
36
47
51
33
30
37
434
78.34
%

/
2
1
2
3
3
2
4
2
2
3
24
4.34
%

/
1
/
2
6
11
4
6
8
11
11
60
10.55
%

2
/
/
2
/
2
/
/
1
/
/
7
1.26
%

/
/
2
2
/
/
4
/
/
/
/
8
1.44
%

5
5
1
2
/
/
1
2
/
/
/
16
2.88
%

/
1
1
1
/
/
/
/
/
/
2
5
0.90
%

Kjo tabelë është një pasqyrë për mjetet dhe metodat e vrasjeve në Kosovë nga viti
2000 deri në vitin 2010. Nga gjithsej 554 viktima të vrasjeve të hulumtuar 434 viktima
apo 78.34% e rasteve, kryerësi ka përdorur armën e zjarri si mjete për kryerjen e aktit të
vrasjes, d.m.th është mjeti kryesor që ka shkaktuar shumicën e vrasjeve në Kosovë.
Pas armëve të zjarrit renditen mjete e mprehta siç janë: thika, sakica, etj. me 60
viktima apo 10.55% të rasteve, d.m.th vrasjet që janë kryer me anë të këtyre mjeteve janë
mjaft të mëdha.
Me radhë vijnë mjete e forta, siç janë shkopinjtë e ndryshëm, mjete nga hekuri, etj.
Marrin pjesë me 24 viktima apo 4.34% të rasteve të hulumtuara.
Mjetet shpërthyese siç janë bombat e ndryshme, qoftë artizanale qoftë të prodhuar
me licencë marrin pjesë me 16 viktima apo 2.88%.
Ngufatjet marrin pjesë me 8 viktima të vrasjeve apo 1.44%
Në Kosovë, gjatë kësaj periudhe ka pasur edhe raste ku për viktimizimin e
individëve është përdorur zjarri d.m.th viktima është djegur në flakët e zjarrit nga ana e
kryerësit. Gjithashtu marrin pjesë me 7 viktima apo 1.26% të rasteve.
Në fund janë rastet ku janë përdorur grushtimet për të arritur qëllimin e kryerësit,
gjithsej janë 5 viktima apo 0.90% të rasteve.

38
2.7. Koha e kryerjes Së Viktimizimit të Viktimat e vrasjeve në Kosovë Gjatë
Viteve 2000-2010
Me kohën e kryerjes së viktimizimit apo procesit të marrjes së jetës së njeriut në
mënyrë të kundërligjshme, nënkupton kohën kur kryerësi ka vepruar apo është dashur të
veproj pa marr parasysh kohën kur është shkaktuar pasoja. (Neni 32 i kodit penal të
Kosovës)37. Nga kjo dispozitë e kodit penal nënkuptojmë se koha e kryerjes së veprës
penale të vrasjes është momenti kur është ndërmarr veprimi me pasoj vdekjen e njeriut.
Duke pasur për bazë kohën e kryerjes së vrasjes mundë të trajtojmë në aspektin e
periudhave disa vjeçare, periudhave, një vjeçare, periudhave sezonale, mujore dhe ditore,
respektivisht nga aspekti i orës apo momentit kur saktësisht është kryer vrasja38

2.7.1 Koha e kryerjes së krimit të vrasjes sipas muajit
Nga hulumtimet e kryera nga raportet policore të botuar në gazetën “Kosova Sot” nga
viti 2000 deri në vitin 2010 duket sinë tabelën e mëposhtme:
Janar

2000
2001
2002
2003
2004
2005
2006
2007
2008
2009
2010
Gjithsej
Shprehur
ne %

Shkurt

Mars

Prill

Maj

Qershor

Korrik

Gusht

Shtator

Tetor

Nëntor

Dhjetor

/
/
5
6
4
3
5
6
2
6
5
42
7.49
%

/
/
4
4
4
1
6
1
7
5
3
35
6.32
%

/
1
3
5
3
4
3
3
4
1
4
31
5.60
%

/
7
5
6
1
3
5
1
6
1
2
37
6.67
%

/
4
2
5
10
6
10
6
3
3
4
53
9.56
%

/
6
/
7
3
5
2
6
2
5
5
41
7.40
%

8
1
4
5
/
7
7
5
4
3
10
54
9.75
%

7
7
2
9
2
3
6
8
3
2
5
54
9.75
%

/
7
1
8
6
3
2
8
3
3
6
47
8.48
%

/
13
7
8
4
8
4
6
2
6
3
61
11.01
%

10
4
3
6
1
4
4
6
1
2
4
45
8.13
%

5
8
2
3
5
5
4
7
7
6
2
54
9.75
%

Nga tabela e mësipërme mundë të shihet se për më tepër se një dekadë apo 11 vite, se
cili muaj është më i përgjakshmi apo se në cilin muaj kanë ndodhur më shumë viktima të
vrasjeve. Siç shihet muaji ku ka ndodhur më shumë viktima të vrasjeve është muaji
37
38

Kodi Penal i Kosovës, neni 38.(2003-04)
Pr. Dr. Haki Demolli , vep. e cit. fq. 48-49.

39
TETOR apo muaji i 10, me gjithsej 61 viktima të vrasjeve apo 11.01% të rasteve,
mandej vjen muaji Korrik apo muaji 7, Gushti apo muaji 8 dhe dhjetori apo muaji 12, me
nga me nga 54 viktima apo me nga 9.75% të rasteve për secilin muaj. Muaji Maj apo
muaji 5 paraqitet me 53 raste apo 9.56%. Muaji i nëntë apo Shtatori paraqitet me 47
viktima apo 8.48%. Muaji 11 apo Nëntori paraqitet me 45 viktima apo 8.13%, Janari me
42 viktima apo 7.40%, Mandej Prilli me 37 viktima apo 6.6%. Shkurti me 35 viktima
apo 6.32%, dhe muaji ku më së paku ka pasur viktima të vrasjeve sipas kësaj tabele është
muaji Mars apo muaji i tret , ku përgjatë 11 viteve kanë ndodhur gjithsej 31 viktima apo
5.60% të rasteve. Këto janë gjithsej 554 viktima të vrasjeve të hulumtuar.

2.7.2. Koha e kryerjes së Krimit të vrasjes sipas orës
Me kohën sipas orës të viktimizimit të personit, nënkuptojmë rastin se në cilën pjesë të
ditës kanë ndodhur rastet e vrasjeve. Gjatë hulumtimit për gjithsej 554 raste kanë qenë të
dhëna se në cilën orë është bërë vrasja gjithsej 334 viktima dihet se në cilën orë është
bërë viktimizimi d.m.th prej 554 viktimave të vrasjeve, për 334 viktima të vrasjeve apo
60.28% të rasteve dihet se në cilën orë janë viktimizuar. Tani do të paraqesim një tabelë
për 24 orët e ditës se cila pjesë e ditës ka qenë me raste ku dihet se në cilën orë është bërë
viktimizimi d.m.th vetëm për ato raste ku dihet koha sipas orës së vrasjes:

40
24:00

/

/

1

/

4

1

2

4

/

3

2

3

7

/

1

/

2

/

1

/

/

/

/

/

1

1

4

2

2

/

/

3

3

2

/

3

1

/

1

/

/

/

/

/

2

3

/

1

1

1

/

2

/

4

/

/

2

1

1

5

3

/

2

2

1

/

1

/

/

1

2

/

3

2

/

1

1

/

2

1

1

2

1

2

1

/

/

2

2

/

/

2

/

1

3

4

3

/

3

/

3

2

2

4

3

2

4

2

/

1

1

/

/

/

/

/

1

/

2

1

1

1

1

1

1

2

3

2

6

5

1

6

2

/

4

1

1

/

/

/

1

2

/

/

2

5

1

3

4

/

/

1

1

2

1

4

2

/

4

/

1

1

/

/

/

/

3

2

3

/

3

1

3

3

3

/

1

1

3

2

2

/

3

1

2

/

/

/

/

/

1

1

1

3

3

1

1

2

1

1

/

4

1

2

/

/

2

5

/

/

/

/

1

/

/

/

1

2

2

1

/

/

4

1

2

8

2

4

5

/

12

10

17

15

18

14

3.60%

2.30%

5.0%

4.50%

5.39

4.20%

9.89%

3.29%

1

1

0.30%

23:00

1

23

2

6.89%

22:00

2

33

21:00

/

16

/

4.80%

20:00

2

30

19:00

2

8.99%

18:00

/

14

17:00

/

4.20%

16:00

/

17

15:00

/

5.0%

14:00

/

17

13:00

/

5.0%

12:00

/

14

11:00

/

4.20%

10:00

/

20

9:00

/

5.99%

8:00

/

9

1

2.70%

7:00

2

7

/

2.1%

6:00

/

2

1

0.60%

5:00

/

2

/

0.60%

4:00

/

3

/

0.90%

3:00

/

11

/

3.29%

2:00

/

11

1:00

/

18

2000
2001
200
2
2003
2004
2005
2006
2007
2008
2009
2010

/

Shprehur nw
%%%
5.39%

Gjithsej

/

Shpreh
ur në
%

Gjithse
j

Prej Orës
01:06

Prej Orës
07:12

Prej Orës
13:18

Prej Orës
19:24

47

70

100

117

14.07%

20.95%

29.94%

35.02%

41
Nga tabela e mësipërme shihet se numri më i madh i viktimave të vrasjeve ka ndodhur
gjatë orëve të pasdarkes respektivisht nga ora 19:00 deri në orën 24:00 me gjithsej 117
viktima apo 35.02%. Mandej vijnë orët e darkës respektivisht të pasdites me gjithsej 100
viktima apo 29.94% të rasteve. Orët nga 07:00 e mëngjesit deri 12:00 marrin pjesë me
gjithsej 70 viktima apo 20.95%. Numrin më të vogël të rasteve janë nga ora 01:00 deri në
orën 06:00 e mëngjesit me gjithsej 47 viktima apo 14.07% të rasteve. Është fakt se këto
janë orët ku shumica e njerëzve pushojnë duke fjetur dhe paraqiten me më pak raste të
viktimave të vrasjeve.

2.7.3. Koha e kryerjes së vrasjes sipas Ditës
Me kohën sipas ditës së viktimizimit nënkuptojmë se në cilën ditë është marrë jeta e
personit, apo është viktimizuar personi. Gjithsej, kudo në botë ekzistojnë shtatë ditë të
javës. Se cilat kanë qenë ditët më të përgjakshme në Kosovë nga hulumtimet e bëra, do të
paraqesim një tabelë si më poshtë:

E Hane

2000
2001
2002
2003
2004
2005
2006
2007
2008
2009
2010
Gjithsej
Shprehur
në %

E Marte

E Mërkurë

E Enjte

E Premte

E Shtune

E Diel

4
14
8
16
7
9
8
9
5
8
11
99
17.88%

3
10
5
11
4
6
5
11
5
7
10
77
13.90%

2
10
6
12
7
11
15
6
14
5
6
94
16.69%

12
13
1
13
4
4
6
13
3
6
6
81
14.02

3
7
5
7
11
9
8
13
6
7
11
87
15.70%

/
/
/
2
3
2
9
7
2
6
6
37
6.67%

6
4
13
11
7
11
7
4
9
4
3
79
14.26%

Nga kjo tabelë shihet se cila ditë ka qenë me më shumë raste të viktimizimit të vrasjeve
të personave. Shihet qartë se dita e Hënë bënë pjesë me 99 viktima
të vrasjeve apo 17,88% të rasteve dhe është dita me më së shumti raste, mandej është dita
e Mërkurë me 94 viktima apo 16.69% të rasteve. Ditën e Premte janë viktimizuar gjithsej
87 viktima apo 15.70% të rasteve. Dita e Enjte me 81 viktima apo 14.62%. Dita e Diel
42
me 79 viktima apo 14.26%. E Marta me 77 viktima apo 13.90 %, dhe dita me më Së
paku viktima të vrasjeve është dita e Shtunë me gjithsej 37 viktima apo 6.67% të rasteve.
Nga kjo shihet se në ditët e vikendit ka pasur më pak raste të vrasjeve se ditëve të punës.
Pra ditëve ku shoqëritë janë më të aktivizuar, ndodhin edhe më shumë probleme dhe ka
më shumë vrasje se në ditët e pushimeve.

2.7.3.1. E Hëna Përfundimisht dita më e keqe e javës
Ditën e parë të javës njerëzit ankohen për 34 minuta dhe këtë më së shumti për lodhje,
humorin e keq, kompjuterin e ngadalshëm, por edhe për modelin e flokëve. Tërë pjesën
tjetër të javës ankohen shumë pak. Çdo i treti e urren të dielën më shumë se çdo ditë
tjetër, Zbulon studimi i FLOMAX RELIEF, i kryer në 2000 të anketuar. Njeriu mesatar të
Hënën ankohet rreth 34 minuta, ndërsa gjatë pjesës së tjetër të javës 22 minuta. Dita e
parë e javës për shumë njerëz është veçanërisht stresuese, sepse i frikësohen sasisë së
punës që i pret, përveç kësaj e diela nuk është e popullarizuar sepse është dita e parë pas
vikendit të cilën shumica e kalojnë në argëtim dhe pushim. Prandaj e kanë bezdi ti
kthehen përsëri atmosferës së punës. Të hënën edhe modeli i flokëve është gjithmonë më
i keq, trafiku shkon me shumë nerva, kompjuteri është i ngadalshëm, ndërsa dhimbjet dhe
lodhja shumë më të forta, zbulon studimi.
Humori i keq është i zakonshëm për të Hënën. Edhe pse duket që një varg arsyesh
mundë të ndikojnë në humorin ton, veçanërisht të Hënën, duket që problemi shëndetësor
janë me një nga arsyet më të mëdha. Raporton FLOMAX RELIEF.39

3. Viktimat e Hakmarrjes dhe Gjakmarrjes si formë e veçantë në Kosovë
Viktimat e hakmarrjes dhe Gjakmarrjes janë viktima të vrasjeve që shkaktohen nga
persona që më parë është vrarë dikush i afërt nga vetë viktima ose ndonjë i afërt i tij. Kjo
është një zakon ku kryesisht është i përhapur në trojet shqiptare. Ky lloj hakmarrje ose
vetëgjykim është atëherë kur shteti si mjet i forcës dhe i dhunës nuk i lihet të zgjedhë
problemet e ndonjë vrasje të mëhershme.

39

Gazeta “Koha Ditore”- 16 Shtator 2011, fq. 24

43
Zakoni i hakmarrjes dhe gjakmarrjes edhe sot e kësaj dite në disa ambiente shkakton
viktima në njerëz, çrregullime dhe prishje raporte familjare, farefisnore, miqësore,
shoqërore, emocionale, raporte ekonomike dhe raporte të tjera mes qytetarëve në
vendbanimet e caktuara 40.
Edhe në Kosovën e pasluftës kanë ndodhur një numër i caktuar të rasteve, për
hakmarrje dhe gjakmarrje. Nga viti 1999 deri në vitin 2003 në një hulumtim të profesorit
H. Demolli me titull “Vrasjet Në Kosovën e Pasluftës” nga gjithsej 249 raste të
hulumtuar, 44 raste apo 17.67% të rasteve ishin me motive hakmarrje dhe gjakmarrjes.
Në hulumtimin tim të bërë nga publikimet e gazetës “Kosova Sot”, është një numër
shumë i vogël i rasteve të dhëna, për arsye se ishin hetime preliminare dhe nuk janë të
dhëna motivet e vrasjeve. Me gjithë atë në numrin e madh të motiveve të pazbuluar
mundë të jet numër më i madh i vrasjeve nga hakmarrja dhe gjakmarrja. Vetëm 14
viktima nga gjithsej 554 raste ishin me motive të hakmarrjes dhe gjakmarrjes.
Çka është Gjakmarrja- Gjakmarrja përgjithësisht fillon me një mosmarrëveshje,
zakonisht mes dy burrave, familjet e të cilëve janë fqinjë ose mike. Zënka mundë të ketë
çfarëdo lloj shkaku: një aksident, diçka e perceptuar si fyerje, një mosmarrëveshje lidhur
me pronën, një konflikt mbi furnizimin me energji elektrike, ujë ose benzinë e kështu me
radhë. Mosmarrëveshjet përshkallëzohen në zënka fizike dhe njëri vret tjetrin. Më pas
familja e viktimës e ndjenë se familja e vrasësit i detyrohet në gjak asaj. Ky borxh i
shoqëruar nga humbja e nderit, mundë të lahet vetëm duke marr jetën një anëtari të
familjes së vrasësit 41.

4. Disa Faktorë që Ndikojnë te Procesi i Viktimizimit te Viktimat e Vrasjes
Edhe te viktimat e vrasjeve ka disa faktorë që luajnë rol të avancuar apo të
rëndësishëm te paraqitja e rasteve të vrasjeve. Të gjithë faktorët ndahen në dy lloje.
Faktorët e brendshëm ose subjektiv dhe faktorët e jashtëm ose objektiv.
Si faktor të brendshëm te viktimizimi i krimeve të vrasjeve rol të veçantë luajnë
motivet apo siç njihen nevoja të brendshme të njeriut, mandej çrregullimet mendore apo
40

Pr. Dr. Ragip Halili: “Sanksionet Penale Sipas Të Drejtës Zakonore”, Prishtinë, 1985, fq. 30-35.
Pr. Philip Alston, Misioni në Shqipëri (15-23 Shkurt 2010) Raportues i Posaqëm i Kombeve të
Bashkuara për Ekzekutime Jashtëgjyqësore.

41

44
njerëz me nevoja të veçanta psikike. Këto janë faktorët më kryesor të brendshëm, meqë
luajnë një rol të rëndësishëm të viktimizimit i rasteve. Mirëpo ka edhe faktorë tjerë siç
janë vetit dhe cilësitë biofizike, vetit psikike, karakteri dhe temperamenti, inteligjenca, si
dhe emocionet luajnë një rol tek rastet e vrasjeve.
Si faktor të jashtëm te viktimat e vrasjeve paraqiten faktorët ekonomik, social apo
kushtet ekonomike të individëve, lidhshmëria e njerëzve me proceset ekonomike dhe
qarkullimin e tyre juridik, ku mundë të vijë deri te moskuptimet mes individëve për
çështje pronësore, mandej janë faktorët politik si dhe faktorët shoqëroro, familjar, etj. Të
gjithë këto faktorë mundë të shkaktoj viktima të krimeve të vrasjeve.

5. Kompensimi dhe Mbrojtja e Anëtarëve të familjeve të viktimave të
Vrasjes
Aneksi i deklaratës së OKB-së mbi parimet themelore të drejtës për viktimat e krimit
dhe keqpërdorimit të pushteti, në nenin 2 mbi nocionin viktimë parasheh për anëtarët e
familjes së viktimës këtë nocion: Fjala “viktimë” gjithashtu përfshin familjen dhe
personat të cilët varen nga viktimat e drejtpërdrejt dhe personat të cilët kanë pësuar
lëndime për shkak se kanë ndërhyrë në mënyrë që tu dalin në ndihmë viktimave në halle,
apo me qëllim që ta parandalojnë viktimizimin e tyre42. Nga kjo nënkuptojmë se edhe
anëtarët e familjeve të viktimave në përgjithësi por në veçanti te viktimave të vrasjeve
dëmtohen nga viktimizimi apo humbja e një personi të familjes së tyre. Dëmtimi është i
dyllojshëm: Morale apo shpirtërore, sepse familja humbë një nga anëtarët e saj, dhe
Ekonomike apo financiare sepse ndoshta humbë të ardhurat kryesore për mbajtjen e
gjendjes materiale të sajë.
Në nenin 8 të këtij aneksi thotë kështu: Kryerësit e veprave penale apo palët e treta, e
cila mbanë përgjegjësin për sjelljet e tyre duhet që sipas nevojës t’u japin një
dëmshpërblim të drejtë viktimave, familjeve të tyre dhe personave të varur nga to. Një
dëmshpërblim i tillë duhet të përfshijë edhe kthimin e pronës dhe të pagesave për

42

Aneksi i Deklaratës së OKB-së mbi parimet themelore të drejtësis për viktimat e keqëpërdorimit të
pushtetit.(Viktimologji-Pr.Dr. Ragip Halili)

45
dëmtimet apo humbjet të cilat i kanë pasur ata, kompensimin e shpenzimeve të cilat janë
bërë si rezultat i viktimizimit, ofrimin e shërbimeve dhe rikthimin e së drejtës që u takon.
Në nenin 12, ky aneks e sqaron më mirë kompensimin e familjeve të viktimave. Neni
12 i aneksit thotë kështu: Kur kompensimi nuk jepet nga ana e kryerësit të veprës penale
apo nga ndonjë burim tjetër, shteti duhet të përpiqet që të siguroj kompensim për :
a) Viktimat për të cilat kanë pasur lëndime të rënda trupore apo
keqësimin e gjendjes fizike apo mentale, si rrjedhojë e krimeve
serioze;
b) Familjet, në veçanti personat e varur të viktimave të cilat kanë
vdekur si rezultat i një viktimizimi të tij.
Nga ky nenë respektivisht në pikën b, theksohet se duhet t’u ndihmohet atyre
familjeve që pësojnë fatkeqësi të vdekjes të ndonjë anëtari brenda familjes së tyre.
Mandej në forcimin dhe zgjerimin të fondeve kombëtare për dhënien e kompensimit të
viktimave. Sipas këtij sugjerimi, shteti mundë të krijoj edhe fonde të tjera për të njëjtën
qëllim.
Nga e gjithë kjo nënkuptojmë, se së pari këto kompensime duhet t’i bartë personi që
ka shkaktuar viktimizimin e rastit, mirëpo nëse personi apo vrasësi i viktimës nuk mundë
apo nuk dihet se ku është, atëherë shteti duhet t’i marr përsipër këto obligime.
Edhe konventa Evropiane mbi kompozimin e viktimave të krimeve të dhunës e
miratuar në Strasburg 24.9.198343 flet për kompensimin e familjeve te të cilat kanë
pësuar nga humbja e anëtarit të tyre nga kriminaliteti i dhunës. Në nenin 2 thotë kështu:
Kur kompensimi nuk është tërësisht në dispozicion nga burime tjera, shteti do të
kontribuoj për të kompensuar.
a) Ata të cilët kanë pësuar dëme fizike serioze apo dëmtime të shëndetit, si rezultat i
drejtpërdrejt nga krimi i qëllimshëm i dhunës;
b) Personat e varur nga personat të cilët kanë vdekur si rezultat i krimeve të tilla.
Pika 2 e këtij neni thotë se kompensimi do të jetë i njëjtë për rastet e lartë përmendura
edhe nëse fajtori nuk ka qenë e mundur të ndiqet apo të dënohet. Në nenin 4 saktëson se
çka saktësisht duhet të kompensohet: Kompensimi do të mbuloj sipas rastit në shqyrtimin

43

Konventa Evropiane Mbi Kompenzimin e Viktimave të Dhunës, Strasburg, 24.11.1983.(Viktimologji.
Pr.Dr. Ragip Halili)

46
të paktën gjëra vijuese: Humbjet e të ardhurave, shpenzimet mjekësore dhe
hospitalizimit, shpenzimet e varrimit, vuajtjet e personave të varur dhe humbjet e mjeteve
të jetesës.
Në përgjithësi mundë të konstatojmë se ka kompensim për familjet e viktimës së
vrarë, mirëpo sa u kuptua nga këto nene, respektivisht neni 2 pika b, ku thuhet se vetëm
personat e varur nga personat e të cilët kanë vdekur si rezultat i krimeve të tilla mundë të
kompensohen me mjete materiale.

47
Kapitulli i III

VËSHTRIM KOMPERATIV I VIKTIMAVE TË VRASJEVE NË
PËR DISA SHTETE

1. Viktimat e Krimeve Të Vrasjeve Në Australi
Edhe pse vrasjet në shtetin e Australisë janë me shifra më të ultë në proporcion me
banorët e vendit ton, atje bëhen studime dhe hulumtime të veçanta mbi çfarëdo
karakteristike të viktimave të vrasjeve. Është një institut që quhet “INSTITUTI
AUSTRALIAN

I

PROGRAMIT

KOMBËTAR

TË

KRIMINOLOGJIS

PËR

MONITORIMIN E VRASJEVE (NHMP)’’44. E cila monitoron tendencat dhe modelet të
vrasjeve në Australi. Sipas këtij institute në vitin 2006-07 kanë ndodhur 260 viktima të
vrasjeve që kanë marruar pjesë 296 autor të vrasjeve.

44

The Australian Institute of Criminology’s National Homicide Monitoring Program (NHMP), (Përkthim
Jo zyrtar).

48
Punimi i temes MASTER -  Viktimat e krimeve të vrasjeve me vështrim te posaçëm në territorin e   Komunës së Kaçanikut, gjatë viteve 2000-2010
Punimi i temes MASTER -  Viktimat e krimeve të vrasjeve me vështrim te posaçëm në territorin e   Komunës së Kaçanikut, gjatë viteve 2000-2010
Punimi i temes MASTER -  Viktimat e krimeve të vrasjeve me vështrim te posaçëm në territorin e   Komunës së Kaçanikut, gjatë viteve 2000-2010
Punimi i temes MASTER -  Viktimat e krimeve të vrasjeve me vështrim te posaçëm në territorin e   Komunës së Kaçanikut, gjatë viteve 2000-2010
Punimi i temes MASTER -  Viktimat e krimeve të vrasjeve me vështrim te posaçëm në territorin e   Komunës së Kaçanikut, gjatë viteve 2000-2010
Punimi i temes MASTER -  Viktimat e krimeve të vrasjeve me vështrim te posaçëm në territorin e   Komunës së Kaçanikut, gjatë viteve 2000-2010
Punimi i temes MASTER -  Viktimat e krimeve të vrasjeve me vështrim te posaçëm në territorin e   Komunës së Kaçanikut, gjatë viteve 2000-2010
Punimi i temes MASTER -  Viktimat e krimeve të vrasjeve me vështrim te posaçëm në territorin e   Komunës së Kaçanikut, gjatë viteve 2000-2010
Punimi i temes MASTER -  Viktimat e krimeve të vrasjeve me vështrim te posaçëm në territorin e   Komunës së Kaçanikut, gjatë viteve 2000-2010
Punimi i temes MASTER -  Viktimat e krimeve të vrasjeve me vështrim te posaçëm në territorin e   Komunës së Kaçanikut, gjatë viteve 2000-2010
Punimi i temes MASTER -  Viktimat e krimeve të vrasjeve me vështrim te posaçëm në territorin e   Komunës së Kaçanikut, gjatë viteve 2000-2010
Punimi i temes MASTER -  Viktimat e krimeve të vrasjeve me vështrim te posaçëm në territorin e   Komunës së Kaçanikut, gjatë viteve 2000-2010
Punimi i temes MASTER -  Viktimat e krimeve të vrasjeve me vështrim te posaçëm në territorin e   Komunës së Kaçanikut, gjatë viteve 2000-2010
Punimi i temes MASTER -  Viktimat e krimeve të vrasjeve me vështrim te posaçëm në territorin e   Komunës së Kaçanikut, gjatë viteve 2000-2010
Punimi i temes MASTER -  Viktimat e krimeve të vrasjeve me vështrim te posaçëm në territorin e   Komunës së Kaçanikut, gjatë viteve 2000-2010
Punimi i temes MASTER -  Viktimat e krimeve të vrasjeve me vështrim te posaçëm në territorin e   Komunës së Kaçanikut, gjatë viteve 2000-2010
Punimi i temes MASTER -  Viktimat e krimeve të vrasjeve me vështrim te posaçëm në territorin e   Komunës së Kaçanikut, gjatë viteve 2000-2010
Punimi i temes MASTER -  Viktimat e krimeve të vrasjeve me vështrim te posaçëm në territorin e   Komunës së Kaçanikut, gjatë viteve 2000-2010
Punimi i temes MASTER -  Viktimat e krimeve të vrasjeve me vështrim te posaçëm në territorin e   Komunës së Kaçanikut, gjatë viteve 2000-2010
Punimi i temes MASTER -  Viktimat e krimeve të vrasjeve me vështrim te posaçëm në territorin e   Komunës së Kaçanikut, gjatë viteve 2000-2010
Punimi i temes MASTER -  Viktimat e krimeve të vrasjeve me vështrim te posaçëm në territorin e   Komunës së Kaçanikut, gjatë viteve 2000-2010
Punimi i temes MASTER -  Viktimat e krimeve të vrasjeve me vështrim te posaçëm në territorin e   Komunës së Kaçanikut, gjatë viteve 2000-2010
Punimi i temes MASTER -  Viktimat e krimeve të vrasjeve me vështrim te posaçëm në territorin e   Komunës së Kaçanikut, gjatë viteve 2000-2010
Punimi i temes MASTER -  Viktimat e krimeve të vrasjeve me vështrim te posaçëm në territorin e   Komunës së Kaçanikut, gjatë viteve 2000-2010
Punimi i temes MASTER -  Viktimat e krimeve të vrasjeve me vështrim te posaçëm në territorin e   Komunës së Kaçanikut, gjatë viteve 2000-2010
Punimi i temes MASTER -  Viktimat e krimeve të vrasjeve me vështrim te posaçëm në territorin e   Komunës së Kaçanikut, gjatë viteve 2000-2010
Punimi i temes MASTER -  Viktimat e krimeve të vrasjeve me vështrim te posaçëm në territorin e   Komunës së Kaçanikut, gjatë viteve 2000-2010
Punimi i temes MASTER -  Viktimat e krimeve të vrasjeve me vështrim te posaçëm në territorin e   Komunës së Kaçanikut, gjatë viteve 2000-2010
Punimi i temes MASTER -  Viktimat e krimeve të vrasjeve me vështrim te posaçëm në territorin e   Komunës së Kaçanikut, gjatë viteve 2000-2010
Punimi i temes MASTER -  Viktimat e krimeve të vrasjeve me vështrim te posaçëm në territorin e   Komunës së Kaçanikut, gjatë viteve 2000-2010
Punimi i temes MASTER -  Viktimat e krimeve të vrasjeve me vështrim te posaçëm në territorin e   Komunës së Kaçanikut, gjatë viteve 2000-2010
Punimi i temes MASTER -  Viktimat e krimeve të vrasjeve me vështrim te posaçëm në territorin e   Komunës së Kaçanikut, gjatë viteve 2000-2010
Punimi i temes MASTER -  Viktimat e krimeve të vrasjeve me vështrim te posaçëm në territorin e   Komunës së Kaçanikut, gjatë viteve 2000-2010
Punimi i temes MASTER -  Viktimat e krimeve të vrasjeve me vështrim te posaçëm në territorin e   Komunës së Kaçanikut, gjatë viteve 2000-2010
Punimi i temes MASTER -  Viktimat e krimeve të vrasjeve me vështrim te posaçëm në territorin e   Komunës së Kaçanikut, gjatë viteve 2000-2010
Punimi i temes MASTER -  Viktimat e krimeve të vrasjeve me vështrim te posaçëm në territorin e   Komunës së Kaçanikut, gjatë viteve 2000-2010
Punimi i temes MASTER -  Viktimat e krimeve të vrasjeve me vështrim te posaçëm në territorin e   Komunës së Kaçanikut, gjatë viteve 2000-2010
Punimi i temes MASTER -  Viktimat e krimeve të vrasjeve me vështrim te posaçëm në territorin e   Komunës së Kaçanikut, gjatë viteve 2000-2010
Punimi i temes MASTER -  Viktimat e krimeve të vrasjeve me vështrim te posaçëm në territorin e   Komunës së Kaçanikut, gjatë viteve 2000-2010
Punimi i temes MASTER -  Viktimat e krimeve të vrasjeve me vështrim te posaçëm në territorin e   Komunës së Kaçanikut, gjatë viteve 2000-2010
Punimi i temes MASTER -  Viktimat e krimeve të vrasjeve me vështrim te posaçëm në territorin e   Komunës së Kaçanikut, gjatë viteve 2000-2010
Punimi i temes MASTER -  Viktimat e krimeve të vrasjeve me vështrim te posaçëm në territorin e   Komunës së Kaçanikut, gjatë viteve 2000-2010
Punimi i temes MASTER -  Viktimat e krimeve të vrasjeve me vështrim te posaçëm në territorin e   Komunës së Kaçanikut, gjatë viteve 2000-2010

Weitere ähnliche Inhalte

Was ist angesagt?

Procesi i të provuarit në Procedurë Penale
Procesi i të provuarit në Procedurë PenaleProcesi i të provuarit në Procedurë Penale
Procesi i të provuarit në Procedurë PenaleK. Gj.
 
punim seminarik ne proceduren kontestimore
punim seminarik ne proceduren kontestimorepunim seminarik ne proceduren kontestimore
punim seminarik ne proceduren kontestimoreDonikë Mjaki
 
Kriminaliteti i organizuar dhe veqorite e tij kryesore
Kriminaliteti i organizuar dhe veqorite e tij kryesoreKriminaliteti i organizuar dhe veqorite e tij kryesore
Kriminaliteti i organizuar dhe veqorite e tij kryesoreDonikë Mjaki
 
E Drejta Civile - Pyetje & Përgjigje
E Drejta Civile - Pyetje & PërgjigjeE Drejta Civile - Pyetje & Përgjigje
E Drejta Civile - Pyetje & PërgjigjeRefik Mustafa
 
E Drejta e Procedures Penale
E Drejta e Procedures Penale E Drejta e Procedures Penale
E Drejta e Procedures Penale Refik Mustafa
 
Kushtet esenciale per lidhjen e nje kontrate
Kushtet esenciale per lidhjen e nje kontrateKushtet esenciale per lidhjen e nje kontrate
Kushtet esenciale per lidhjen e nje kontrateMenaxherat
 
E DREJTA PENALE - 300 PYETJE DHE PERGJIGJE
E DREJTA PENALE - 300 PYETJE DHE PERGJIGJEE DREJTA PENALE - 300 PYETJE DHE PERGJIGJE
E DREJTA PENALE - 300 PYETJE DHE PERGJIGJERefik Mustafa
 
E Drejta e Pronësisë Intelektuale
E Drejta e Pronësisë IntelektualeE Drejta e Pronësisë Intelektuale
E Drejta e Pronësisë IntelektualeRefik Mustafa
 
Mjetet juridike të jashtëzakonshme në procedurë penale
Mjetet juridike të jashtëzakonshme në procedurë penaleMjetet juridike të jashtëzakonshme në procedurë penale
Mjetet juridike të jashtëzakonshme në procedurë penaleDonikë Mjaki
 
Historia E Shtetit Dhe Së Drejtës
Historia E Shtetit Dhe Së DrejtësHistoria E Shtetit Dhe Së Drejtës
Historia E Shtetit Dhe Së DrejtësRefik Mustafa
 
Procedura paraprake, hetimi, ngritja e aktakuzes
Procedura paraprake, hetimi, ngritja e aktakuzesProcedura paraprake, hetimi, ngritja e aktakuzes
Procedura paraprake, hetimi, ngritja e aktakuzesDurim Kërhanaj
 
Punim seminarik globalizimi dhe - probleme të globalizimit
Punim seminarik globalizimi dhe - probleme të globalizimitPunim seminarik globalizimi dhe - probleme të globalizimit
Punim seminarik globalizimi dhe - probleme të globalizimitShpejtim Rudi
 
EKSTRADIMI DHE E DREJTA E AZILIT
EKSTRADIMI DHE E DREJTA E AZILITEKSTRADIMI DHE E DREJTA E AZILIT
EKSTRADIMI DHE E DREJTA E AZILITRefik Mustafa
 
Lnda drejta penale
Lnda drejta penaleLnda drejta penale
Lnda drejta penalezogaj
 
Procedure Penale - Masat për sigurimin e pranise së të pandehurit
Procedure Penale - Masat për sigurimin e pranise së të pandehurit Procedure Penale - Masat për sigurimin e pranise së të pandehurit
Procedure Penale - Masat për sigurimin e pranise së të pandehurit Egzon Doli
 
Vendim unifikues Nr.12 dt 13/9/2007-14/09/2007
Vendim unifikues Nr.12 dt 13/9/2007-14/09/2007Vendim unifikues Nr.12 dt 13/9/2007-14/09/2007
Vendim unifikues Nr.12 dt 13/9/2007-14/09/2007Arsid Hametaj
 
E drejta-trashegimore
E drejta-trashegimoreE drejta-trashegimore
E drejta-trashegimorePetrit Zogaj
 

Was ist angesagt? (20)

Kriminologjia
KriminologjiaKriminologjia
Kriminologjia
 
Procesi i të provuarit në Procedurë Penale
Procesi i të provuarit në Procedurë PenaleProcesi i të provuarit në Procedurë Penale
Procesi i të provuarit në Procedurë Penale
 
Penologjia
PenologjiaPenologjia
Penologjia
 
punim seminarik ne proceduren kontestimore
punim seminarik ne proceduren kontestimorepunim seminarik ne proceduren kontestimore
punim seminarik ne proceduren kontestimore
 
Kriminaliteti i organizuar dhe veqorite e tij kryesore
Kriminaliteti i organizuar dhe veqorite e tij kryesoreKriminaliteti i organizuar dhe veqorite e tij kryesore
Kriminaliteti i organizuar dhe veqorite e tij kryesore
 
E Drejta Civile - Pyetje & Përgjigje
E Drejta Civile - Pyetje & PërgjigjeE Drejta Civile - Pyetje & Përgjigje
E Drejta Civile - Pyetje & Përgjigje
 
E Drejta e Procedures Penale
E Drejta e Procedures Penale E Drejta e Procedures Penale
E Drejta e Procedures Penale
 
E Drejta Penale
E Drejta PenaleE Drejta Penale
E Drejta Penale
 
Kushtet esenciale per lidhjen e nje kontrate
Kushtet esenciale per lidhjen e nje kontrateKushtet esenciale per lidhjen e nje kontrate
Kushtet esenciale per lidhjen e nje kontrate
 
E DREJTA PENALE - 300 PYETJE DHE PERGJIGJE
E DREJTA PENALE - 300 PYETJE DHE PERGJIGJEE DREJTA PENALE - 300 PYETJE DHE PERGJIGJE
E DREJTA PENALE - 300 PYETJE DHE PERGJIGJE
 
E Drejta e Pronësisë Intelektuale
E Drejta e Pronësisë IntelektualeE Drejta e Pronësisë Intelektuale
E Drejta e Pronësisë Intelektuale
 
Mjetet juridike të jashtëzakonshme në procedurë penale
Mjetet juridike të jashtëzakonshme në procedurë penaleMjetet juridike të jashtëzakonshme në procedurë penale
Mjetet juridike të jashtëzakonshme në procedurë penale
 
Historia E Shtetit Dhe Së Drejtës
Historia E Shtetit Dhe Së DrejtësHistoria E Shtetit Dhe Së Drejtës
Historia E Shtetit Dhe Së Drejtës
 
Procedura paraprake, hetimi, ngritja e aktakuzes
Procedura paraprake, hetimi, ngritja e aktakuzesProcedura paraprake, hetimi, ngritja e aktakuzes
Procedura paraprake, hetimi, ngritja e aktakuzes
 
Punim seminarik globalizimi dhe - probleme të globalizimit
Punim seminarik globalizimi dhe - probleme të globalizimitPunim seminarik globalizimi dhe - probleme të globalizimit
Punim seminarik globalizimi dhe - probleme të globalizimit
 
EKSTRADIMI DHE E DREJTA E AZILIT
EKSTRADIMI DHE E DREJTA E AZILITEKSTRADIMI DHE E DREJTA E AZILIT
EKSTRADIMI DHE E DREJTA E AZILIT
 
Lnda drejta penale
Lnda drejta penaleLnda drejta penale
Lnda drejta penale
 
Procedure Penale - Masat për sigurimin e pranise së të pandehurit
Procedure Penale - Masat për sigurimin e pranise së të pandehurit Procedure Penale - Masat për sigurimin e pranise së të pandehurit
Procedure Penale - Masat për sigurimin e pranise së të pandehurit
 
Vendim unifikues Nr.12 dt 13/9/2007-14/09/2007
Vendim unifikues Nr.12 dt 13/9/2007-14/09/2007Vendim unifikues Nr.12 dt 13/9/2007-14/09/2007
Vendim unifikues Nr.12 dt 13/9/2007-14/09/2007
 
E drejta-trashegimore
E drejta-trashegimoreE drejta-trashegimore
E drejta-trashegimore
 

Punimi i temes MASTER - Viktimat e krimeve të vrasjeve me vështrim te posaçëm në territorin e Komunës së Kaçanikut, gjatë viteve 2000-2010

  • 1. UNIVERSITETI I PRISHTINËS Fakulteti Juridik POSTDIPLOMIKESTUDIME POSTDIPLOMIKE-MASTER DREJTIMI PENAL Viktimat e Krimeve të Vrasjeve me Vështrim te Posaçëm në Territorin e Komunës së Kaçanikut, gjatë viteve 2000-2010 Punim Diplome Mentori: prof. dr. Ragip Halili Kandidati: Flamur Troni Prishtinë, 2011 1
  • 2. PËRMBAJTJA 1. HYRJE...........................................................................................................................5 2. Arsyeshmëria e hulumtimit të viktimave të vrasjeve.....................................................6 3. Metodologjia e Punës....................................................................................................7 4. Struktura e Planit............................................................................................................8 Kapitulli Parë....................................................................................................................9 Vështrim i përgjithshëm mbi viktimat e krimeve të vrasjeve..............9 1. Viktimat e krimeve të vrasjeve si lloj i veçantë i krimeve të dhunës............................9 1.1. Viktimat e krimeve të vrasjeve....................................................................10 1.2. Nocioni për viktimat e krimeve të vrasjeve.................................................11 1.3. Subjektet pjesëmarrës gjatë viktimizimit të viktimave të vrasjeve.............11 1.4. Kërkimet interdisiplinare për viktimat e krimeve të vrasjeve.....................12 1.5. Marrja e jetës si vepër penale......................................................................13 Kapitulli i Dytë..............................................................................................................14 Vështrim viktimologjik mbi viktimat e krimeve të vrasjeve në Kosovë.....................................................................................................14 1. Viktimat e krimeve të vrasjeve në Kosovë gjatë viteve 2000-2010............................14 2. Karakteristikat e Krimeve të Vrasjeve në territorin e Kosovës nga viti 2000 deri ne vitin 2010................................................................................................15 2.1. Motivet e viktimizimit te vrasjet në Kosovë...............................................15 2.2. Raporti në mes viktimës dhe kryerësit të vrasjes.........................................21 2.2.1. Krimi i viktimizimit të vrasjeve brenda familjes...............................24 2.3. Mosha e viktimave të vrasjeve në Kosovë gjatë viteve 2000-2010................27 2.4. Gjinia e Viktimave Të Vrasjeve Në Kosovë Gjatë viteve 2000-2010............29 2.5. Lokacioni apo vendi i viktimizimit .................................................................32 2
  • 3. 2.6. Mjetet dhe metodat e përdorura gjatë viktimizimit të vrasjeve në Kosovë gjatë viteve 2000-2010....................................................................36 2.7. Koha e kryerjes Së Viktimizimit te Viktimat e vrasjeve në Kosovë Gjatë viteve 2000-2010...................................................................39 2.7.1 Koha e kryerjes së krimit të vrasjes sipas muajit................................39. 2.7.2. Koha e kryerjes së Krimit të vrasjes sipas orës...................................40 2.7.3. Koha e kryerjes së vrasjes sipas Ditës.................................................42 2.7.3.1. E Hëna Përfundimisht dita më e keqe e javës.........................43 3. Viktimat e Hakmarrjes dhe Gjakmarrjes si formë e veçantë në Kosovë.....................43 4. Disa Faktorë që Ndikojnë te Procesi i Viktimizimit te Viktimat e Vrasjes.................44 5. Kompensimi dhe Mbrojtja e Anëtarëve të familjeve të viktimave të Vrasjes.............45 Kapitulli i tretë...........................................................................................48 Vështrim Komperativ i Viktimave Të vrasjeve Nëpër Disa Shtete.............48 1. Viktimat e Krimeve Të Vrasjeve Në Australi..........................................................48 1.1. Karakteristikat e Viktimave të Vrasjeve ne Australi.........................................49 2. Viktimat e krimeve të Vrasjeve Në Kanada.............................................................51 2.1. Karakteristika e viktimave të vrasjeve ne Kanada për vitin 2005.....................52 Kapitulli i Katërtë......................................................................................53 Viktimat e Krimeve të vrasjeve në territorin e Komunës Së Kaçanikut......53 1. Pak Historiografi Për Komunën e Kaçanikut.........................................................53 2. Viktimat e Vrasjeve gjatë Luftës 1998-1999..........................................................54 3. Viktimat e krimeve Të Vrasjeve Në Territorin e Komunës Së Kaçanikut gjatë Viteve 2000-2010..........................................................................................55 4. Karakteristikat e Viktimave të Vrasjeve në Territorin e Komunës së Kaçanikut gjatë viteve 2000-2010...........................................................................................55 4.1. Motivet e Viktimizimit të Vrasjeve.........................................................56 4.2. Raporti në mes viktimë dhe kryerësit......................................................57 3
  • 4. 4.3. Mosha e Viktimave të Vrasjeve...............................................................58 4.4. Gjinia e viktimave të vrasjeve...................................................................60 4.5. Mjetet e Përdorura gjatë viktimizimit.......................................................61 4.6. Lokacioni apo Vendi i Viktimizimit.........................................................62 4.7. Statusi Martesor i viktimave.....................................................................63 4.8. Koha e Viktimizimit.................................................................................64 4.8.1. Koha e Viktimizimit sipas vitit...................................................64 4.8.2. Koha e viktimizimit sipas muajit................................................64 4.8.3. Koha e viktimizimit sipas Ditës..................................................65 4.8.4. Koha e Viktimizimit Sipas Orës-............................................... 65 5. Numri Dhe Emrat e Viktimave Të Vrasjeve Në Territorin e Komunës Së Kaçanikut Gjatë Viteve 2000-2010.......................................................................66 KAPITULLI i Pestë..........................................................................68 Vështrim mbi rastet veç e veç e viktimave të vrasjeve në territorin e komunës së Kaçanikut gjatë viteve 2000-2010.........................................68 1. Viktima e Vrasjes Brenda Familjes- Hani Elezit-2003...........................................68 2. Viktima e Vrasjes Në Begracë.................................................................................69 3. Vrasja e Trefishtë Në Seqishtë.................................................................................70 4. Viktima e Vrasjes Në Kaçanik.................................................................................71 5. Viktima e Vrasjes në Fshatin Biqec.........................................................................72 6. Viktima e Vrasjes Në Kaçanik të Vjetër..................................................................74 7. Viktimat E Vrasjes Së Trefishtë Te “Ura e Dubravës”............................................76 8. Viktima e Vrasjes Në Gërlicë Të Epërme................................................................78 9. Viktima e Vrasjes Në Bajnicë..................................................................................79 10. Viktima e Vrasjes Afër Restaurant “Parkut.............................................................80 11. Viktima e Vrasjes Në Kotlinë..................................................................................80 12. Viktima e Vrasjes Në Han të Elezit..........................................................................81 - Përfundimi...................................................................................................................82 - Literatura...................................................................................................................88 4
  • 5. HYRJE Edhe Kosova gjatë kësaj dekade ka kaluar nëpër sfida të ndryshme. Së bashku me kalimin e këtyre sfidave, ka pasur edhe evoluim të kriminalitetit. Çdo lloj krimi që ka ngjarë të ketë ndodhur, ai ka cenuar të mirat juridike të personave të ndryshëm. Në Kosovë, janë krijuar rrethana të ndryshme ekonomike, politike e juridike dhe gjatë 11 viteve të fundit e sidomos nga viti 1999 deri në vitin 2010, vendi jonë ka kaluar në ndryshyme të gjithanshëm e sidomos atij statusor, që me 17 shkurt 2008 duke u bërë shtet i pavarur. Çdo lloj aktiviteti kriminal është i dëmshëm për çdo shoqëri. Ato cenojnë vlerat juridike të çdo qytetari, çfarë do vepre penale qoftë ajo. Pavarësisht se çfarë lloje të veprave penale kryhen, veprat penale të vrasjeve zënë vend të posaçëm në kriminalitetin e një shoqërie. Edhe Kosova nuk është përjashtuar nga kriminalitet gjatë viteve 20002010. Viktimat e krimeve të vrasjeve janë “produkt” të vrasjeve, që realisht i ka vendi jonë, por edhe çdo shoqëri bashkëkohore. Por dallimi është te intensiteti dhe numerikja e këtij krimi. Kriminaliteti i vrasjeve në Kosovë ka qenë i madh gjatë kësaj dekade. Në bazë të raporteve policore, gjatë njëmbëdhjetë viteve, nga viti 2000 deri 2010, në 5
  • 6. territorin e Kosovës kanë ndodhur 1211 vrasje, dhe përveç numrit dhe regjionit se ku ka ndodhur vrasja, policia e Kosovës nuk ka as edhe një karakteristik tjetër për viktimat e vrasjeve. Duke e marr parasysh mungesën e studimit të viktimave të vrasjeve, vendosa që të bëjë një hulumtim shkencor mbi viktimat e krimeve të vrasjeve me vështrim të posaçëm në territorin e komunës së Kaçanikut. Këtu është bërë një hulumtim mjaft voluminoz edhe për viktimat e krimeve të vrasjeve në gjithë territorin e Kosovës. Nga gjithsej 1211-të viktima të vrasjeve që kanë ndodhur gjatë këtyre viteve, 554 viktima të vrasjeve janë të hulumtuar dhe të dhëna me rezultate paraqiten në këtë punim të masterit. Gjithashtu janë të hulumtuar të gjitha viktimat e vrasjeve në territorin e komunës së Kaçanikut, ku kanë ndodhur gjithsej 16-të raste të viktimave të vrasjeve gjatë viteve 2000-2010. 2. Arsyeshmëria e hulumtimit të viktimave të vrasjeve Shpesh herë është thënë se ka studime të mjaftueshme për viktimat e krimeve të vrasjeve, por nuk është e vërtetë, sepse viktimat e krimeve të vrasjeve, studimi i tyre është vetëm në aspektin numerik të tyre. Këtë e vërteton një kërkesë që e kam bërë institucionit të Policisë së Kosovës respektivisht në zyrën për informim, për viktimat e krimeve të vrasjeve dhe karakteristikat e tyre, policia e Kosovës më kanë shërbyer vetëm me numrin e vrasjeve në Kosovë dhe zonat se ku ka ndodhur vrasja, për periudhën 20002010. Studimi dhe hulumtimi për viktimat e krimeve të vrasjeve ka rëndësi të shumë anshme, respektivisht në studimin dhe hulumtimin e karakteristikave të viktimave të vrasjeve. Duke studiuar karakteristikat e viktimave, ne mundë të vijmë në përfundim se sa ishin viktimat të fajshme apo shkaktarë të problemit dhe sa ishin viktima të pafajshme, si duhet vepruar shteti që ti parandalon vrasjet në shoqërinë tonë, etj. Njëra prej arsyeve thelbësore të studimit të personalitetit të të vrarit është se mundë të arrihet deri te të dhënat mbi personat të cilët kanë qenë në çfarëdo lidhje me të. Me studimin e llojeve dhe kualitetin këtyre raporteve, mundë të arrihet edhe deri te motivi i kryerjes së vrasjes, në 6
  • 7. atë mënyrë edhe deri te kryesi i sajë1. Qëllimi kryesor i hulumtimit të të vrarit është, pra padyshim zbulimi i kryerësit dhe dënimi tij, po përsëri nga kjo rrjedhë edhe qëllimi tjetër ku me dënim e autorëve të krimeve të vrasjeve arrihet edhe qëllimi i parandalimit të vrasjeve tjera në përgjithësi. Autori i njohur Falandysi thekson se krimi vrasjeve dhe viktimat e tij më së miri janë zbardhur në kërkimet viktimologjike2. Edhe ky është një kërkim shkencor viktimologjik, ku behet studimi i të vrarit. Siç e dimë i vrari është “produkt” i vrasjes, dhe nga personaliteti i të vrarit, ne mundë të kuptojmë sidomos motivet e vrasjes, kapjen e autorëve dhe përcaktimin e sanksioneve. Gjithashtu do të kemi edhe një pasqyrë më të mirë për moshën e viktimave, gjininë, raportin në mes viktimës dhe kryerësit, mjetet e përdorura gjatë viktimizimit, vendin e viktimizimit si dhe kohën e viktimizimit. Këto janë të gjitha karakteristika te viktimave të vrasjeve në Kosove, që janë hulumtuar në këtë punim masteri. 3. Metodologjia e Punës Ky punim shkencor ka qenë i domosdoshëm. Me aprovimin e punimit të masterit nga këshilli i fakultetit juridik në mbledhjen e mbajtur, më 25 nëntor 2010. Në këtë temë të masterit, është bërë një hulumtim mjaft voluminoz për viktimat e vrasjeve në territorin e Kosovës. Po ashtu është bërë edhe një hulumtim mjaft i vlefshëm për të gjitha viktimat e krimeve të vrasjeve në territorin e komunës së Kaçanikut. Janë hulumtuar mbi 554 raste të viktimave të vrasjeve që kanë ndodhur në Kosovë nga viti 2000 deri në vitin 2010. Këto hulumtime kryesisht janë marrë nga publikimet e gazetës “Kosova Sot” në kronikën e sajë të “zezë” për botimet ditore të kriminalitetit në Kosovë dhe më gjerë. Në këtë gazetë janë verifikuar gjithsej 554 viktima të vrasjeve në gjithë territorin e Kosovës, nga këto kolumne gazetareske janë nxjerrë karakteristikat e viktimave të vrasjeve. Zakonisht kanë qenë raporte policore të botuara në këtë gazetë, nuk përjashtohet edhe mundësia e raporteve të vetë gazetarëve për ndonjë rast të hulumtuar nga tereni. Gjithashtu janë 1) Miodrag Kostiċ: “Organizacije Rada Na Resvetljenin Ubistava” Zagreb, 1987, fq.347 2 Wolfang, M.E. Patterns In Criminal Homicide Philadelphia, Pennsylvania, University of Pennsylvania pres, 1958, fq. 36-40 7
  • 8. hulumtuar edhe aktgjykimet e publikuara në këtë të përditshme, për të plotësuar ndonjë karakteristik të viktimave të vrasjeve, që nuk ishin bërë në raportet fillestare të gazetës. Hulumtimi përfshin edhe intervistën në forma të bashkëbisedimit me disa nga anëtarët të familjeve të dorasëve dhe të viktimave të vrasjeve që kanë ndodhur në territorin e komunës së Kaçanikut. 4. Struktura e Planit Ky punim shkencor i masterit përmban pjesën hyrëse, pesë kapitujt, përfundimet dhe literaturën. Në kapitullin e parë kryesisht flitet për nocionin e viktimave të krimeve të vrasjeve, për subjektet pjesëmarrëse gjatë viktimizimit, kërkimet interdisiplinare si dhe kundërligjshmërinë e veprës penale të vrasjes. Në kapitullin e dytë flitet kryesisht për viktimat e krimeve të vrasjeve që kanë ndodhur në Kosovë, karakteristikat e tyre, siç janë mosha, gjinia, motivi, raporti në mes viktimës dhe kryerësit, vend lokacionin e viktimizimit, mjetet e përdorura gjatë viktimizimit dhe kohën e viktimizimit. Në kapitullin e tretë trajtohen viktimat e krimeve të vrasjeve nëpër disa shtete siç janë Kanadaja dhe Australia. Në kapitullin e katërtë trajtohen në mënyrë të veçantë viktimat e krimeve të vrasjeve në territorin e komunës së Kaçanikut gjatë viteve 2000-2010. Si karakteristik që trajtohen këtu janë: motivi i viktimizimit, raporti në mes viktimës dhe kryerësit, mosha, gjinia, mjetet e përdorura gjatë viktimizimit, lokacioni apo vendi i viktimizimit, statusi martesor apo gjendja civile dhe koha e viktimizimit. Në kapitullin e pestë shqyrtohen rastet veç e veç për të gjitha viktimat e krimeve te vrasjeve që kanë ndodhur në komunën e Kaçanikut. Përfundimet e këtij punimi janë konstatimet kryesore mbi karakteristikat e viktimave të vrasjeve ne Kosovë dhe një vështrim i posaçëm për territorin e komunës së Kaçanikut. Në fund të punimit është dhënë regjistri i literaturës që është përdorur për nevojat e këtij punimi të masterit. 8
  • 9. Kapitulli Ι VËSHTRIM I PËRGJITHSHËM MBI VIKTIMAT E KRIMEVE TË VRASJEVE 1. Viktimat e krimeve të vrasjeve si lloj i veçantë i krimeve të dhunës -Nocioni i dhunës- Sipas organizatë botërore të shëndetësisë, me seli qendrore në Shtetet e Bashkuar të Amerikës dhuna është “ Përdorimi i qëllimshëm ose kërcënimi për mes forcës fizike apo pushtetit, kundër vetës, kundër një personi tjetër apo kundër një grupi apo komuniteti, të një mundësie tjetër, përmes provokimit, të një plagosje, vdekje, një dëmi apo privimi psikologjik3. Nga kjo nënkuptojmë se çdo forcë fizike që përdoret në mënyra të ndryshme dhe me mjete të ndryshme kundër çdo kujt, pra edhe kundër vetes quhet dhunë. Dhuna si veprim kriminal dhe si pasojë veçohet me disa tipare si p.sh.: Me veprime agresiv, me detyrim të viktimës që të veprojë kundër vullnetit të lirë, me atakim dhe rrezikim të jetës, të shëndetit, të lirisë dhe të mirave tjera të viktimës4. Dhuna qenka përdorim i forcës së njeriut kundër njeriut apo grupit të caktuar të njerëzve me qëllim shkaktimin e dhembjes fizike, psikike e morale. Dhuna mundë të 3 4 Publikimet në www.skrapari.com Pr. Dr. Ragip Halili “Viktimologjia” 2007, fq.63 9
  • 10. shkaktohet mjete dhe metoda të ndryshme. Për manifestimin e dhunës nga njeriu, ajo mundë të manifestohet si dhunë psikike dhe fizike, ajo edhe mundë të jetë e drejtpërdrejtë edhe e tërthortë, d.m.th me të mundë të atakohet vet jeta dhe trupi i viktimës, anëtarët e familjes ose të afërm të tjerë dhe të mira të ndryshme materiale apo morale te sajë.5 Po cilat janë viktimat që shkakton dhuna? Dhuna shkakton disa lloje të viktimave, siç janë: dhuna te krimet e viktimave të vrasjeve, dhuna te krimet e viktimave të plagosjeve, dhuna te krimet e lëndimeve trupore. Të gjitha këto i shkakton dhuna, mirëpo dhuna shkakton edhe pasoja në jetën mentale të njerëzve, çrregullime shpirtërore, çrregullime mentale etj. Që janë me pasoja afatgjata apo afatshkurtra. Meqenëse ne do të përqendrohemi vetëm në viktimat e krimeve të vrasjeve sepse edhe ky është qëllimi i punimit, atëherë do të ndalemi te këto krime. 1.1. Viktimat e krimeve të vrasjeve Viktimat e krimeve të vrasjeve janë lloj i veçantë i kriminalitetit të dhunës. Shpeshherë qëllimi i kryerësve nuk është që të shkaktohet ndonjë viktimë e vrasjes, por vetëm ndonjë lëndim apo vuajtje shpirtërore të personit tjetër. Në zhargonin popullor njihet një thënie “dora s’ka masë”. Kjo të jep të kuptojmë se nëse dëshiron ti bësh ndonjë të keqe dikujt me përdorimin e forcës, atëherë edhe mundë ta kalosh at të keqe, p.sh nga lëndimet trupore në vdekjen e personit. Jeta është shumë komplekse dhe sjelljet njerëzore janë vet jeta. Shpesh here kemi dëgjuar për atentate të ndryshme për tentim vrasje, apo diçka të tillë. Mirëpo shpesh herë kemi dëgjuar nga rrahjet në mes dy grupeve të rinjsh apo njerëzish, njëri nuk i mbijetoj plagëve të marra nga dhuna fizike. Qëllimet këtu kanë qenë të kundërta, por pasojat ishin të kundërta. Të parët dëshironin vdekjen, por nuk e arritën, ndërsa të dytët dëshironin lëndimin e njeriut por e kaluan qëllimin dhe arritën vdekjen e një personi. 5 Pr. Dr. Ragip Halili vep. e cit. fq.63 10
  • 11. 1.2. Nocioni për viktimat e krimeve të vrasjeve Me viktimë të vrasjeve nënkuptojmë marrjen e jetës së njeriut me mënyra të dhunshme, me metoda dhe mjete të ndryshme. Viktimat e vrasjeve, nga vet nocioni mundë të nënkuptojmë se viktima shkaktohet nga vrasja. Vrasjet janë njëri nga shkaqet e vdekjes që shkaktohet në mënyrë të dhunshme. Vdekja e dhunshme (mors violent) është shuarja me dhunë e jetës. Shkaqet e vdekjes së dhunshme mund të jenë : 1. Mekanike, 2. asfiktisive-për shkak të pengesave në frymëmarrje, 3. Nutritive-për shkak të mungesës së ushqimit, 4. Fizike-për shkak të veprimit të nxehtit e të ftohtit, ndikimit të diellit e të rrymës, rrezeve rëntgenit dhe radiumit, 5. Kimike- kryesisht ndikimi i helmeve, 6. Bakteriale, 7. Psikike6. Ka mënyra dhe metoda të shumtat marrjes e jetës. Studimi i këtyre mjeteve dhe metodave bëhet për arseje që sa më shumë të kemi parandalime të marrjes së jetës në mënyrë të kundërligjshme. Sot në botën bashkëkohore kemi vrasje nga më të ndryshmet dhe sa vjen e shtohen mënyrat dhe metodat e vrasjeve. E tëra në fund mundë të konkluzojm se viktimat e krimeve të vrasjeve janë “produkt” të vrasjeve që ndodhin në botën bashkëkohore. 1.3. Subjektet pjesëmarrës gjatë viktimizimit të viktimave të vrasjeve Te veprat penale të vrasjeve kemi dy subjekte, njëri është subjekt aktiv që në mënyrë të kundërligjshme vepron duke i marr jetën personit tjetër, ndërsa tjetri subjekt është subjekti pasiv që është tema kryesore e këtij studimi. Subjekti pasiv është viktima e krimit të vrasjes. Nga vrasja shkaktohet viktima e vrasjeve. Nga legjislacioni penal i çdo shteti janë të ndaluar vrasjet. Çdo vrasje e kundërligjshme është vepër penale e rëndë. Nga vrasja përveç subjektit, kemi edhe objektin e vrasjes. Objekti i vrasjes është vet marrja e jetës së njeriut në mënyrë të kundërligjshme. Përveç se një njeri mund të paraqitet edhe si viktimë edhe si vrasës, në literaturën kriminologjike kemi edhe shumë raste ku më shumë se një person mundë të jenë edhe viktimë edhe kryerës, por te kryerësi përgjegjësia është individuale. 6 Doc.dr.sc. Nedžad Korajlič, ”Deliktet e gjakut, sekeuale, pasurore” Sarajev/Prishtinë, 2007, fq.34. 11
  • 12. 1.4. Kërkimet interdisiplinare për viktimat e krimeve të vrasjeve Viktimat e krimeve të vrasjeve, gjejnë studim në disa shkenca juridike, por aty ku më së shumti dhe në mënyrë të veçantë, ekskluzivisht flitet për viktimat e vrasjeve janë: mjekësia ligjore, kriminalistika, kriminologjia dhe viktimologjia. Këto janë shkenca që i kushtojnë viktimës studim në mënyrë të përgjithshme. Mjekësia ligjore- studion viktimat e krimeve të vrasjeve, duke hequr dyshimin për ndonjë rast të veçantë se a është shkaktuar viktimizim apo kemi të bëjmë me ndonjë vdekje natyrore. Gjithashtu përcakton kohën e vdekjes së viktimës dhe nëse viktima është karbonizuar, ajo ndihmon në identifikimin e viktimës. Kriminalistika– arsyeja më kryesore se pse kriminalistika merret me studimin e viktimave, është që sa më shpejt të bëhet identifikimi i kryerësve. Zakonisht kriminalistika merret me studimin apo ekzaminimin e vendit të ngjarjes duke përcaktuar në mënyrë fillestare p.sh mjetet e përdorura, mbledhjen e gjurmëve në vendin e ngjarjes etj. Kriminologjia– si shkencë penalo juridike, lënda e Kriminologjisë merret edhe me studimin e viktimave të vrasjeve, por studimi është më i përgjithshëm se shkencat tjera. Kjo kryesisht merret me studimin e viktimave të vrasjeve si fenomen negative shoqëror dhe shkaqet e paraqitjes së këtij fenomeni. Viktimologjia– është shkencë penalo-juridike e cila studion viktimat në përgjithësi, por në veçanti edhe viktimat e krimeve të vrasjeve. Zakonisht viktimologjia studion karakteristikat e viktimave siç janë: mosha, gjinia, raporti i viktimës me kryerësin, motivin e viktimizimit, po e besoj që lënda e viktimologjisë duhet të zgjerohet edhe në më shumë karakteristika siç janë: vendin e viktimizimit, mjetet e përdorura gjatë viktimës, statusin apo gjendjen martesore të viktimave, e shumë karakteristika të tjera siç janë: e kaluara kriminale e viktimave, gjendja ekonomike, profesioni, koha etj. Përveç shkencave të përgjithshme që merren me studimin e viktimave të krimeve të vrasjeve, kemi disa punime shkencore që ekskluzivisht janë marrë me këtë tematikë siç janë: R. Halili “Vrasjet për hakmarrje” 1969; “Vepra penale e vrasjes nga neni 135 i kodit penal në regjionin e gjykatës së qarkut në Prishtinë” 1969; “Qëllimi dhe arsyeja e 12
  • 13. dënimit për veprën penale të vrasjes” 1970; “Shkaqet shoqëroro ekonomike te deliktet e gjakut në Kosovë” 1971; “Sanksionet penale sipas të drejtës zakonore në Kosovë; Ismet Salihu “Vrasjet në Kosovë” 1985;”Marrëdhëniet në mes të vrasësit dhe viktimës” ; Haki Demolli “ Vrasjet në Kosovën e pas luftës” 2006 ; Rexhep Gashi “Disa karakteristika të delikteve të gjakut në Kosovë “1996 dhe studimet tjera7 1.5. Marrja e jetës si vepër penale Çdo shtet në botën bashkëkohore ka të rregulluar me ligje mbrojtjen e jetës së qytetarit të saj. Këto mbrojte janë të inkriminuara si vepra penale në legjislacionet e tyre kombëtare. Edhe Kosova ka të rregulluar për mes legjislacionit të vetë nacional. Në vitin 2003 është miratuar Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës që pas pavarësisë quhet Kodi Penal i Kosovës. Ka hyrë në fuqi pas një viti d.m.th në vitin 2004 Është kapitulli XV në kodin penal të Kosovës që parashihen veprat kundër jetës dhe trupit. Në këtë kapitull parashihen gjithsej pesë vepra penale të vrasjes dhe një vepër penale që ka të bëj me shtytjen dhe dhënien e ndihmës në vetëvrasje. Neni 151 i KPK-së veprat penale të vrasjes janë: 1. Vrasja; 2. Vrasja e rëndë; 3. Vrasja e kryer në gjendje të afektit mendor; 4. Vrasja nga pakujdesia; 5. Vrasja e foshnjës gjatë lindjes. Nga të gjithë këto vrasje lindin viktima të vrasjeve, klasifikimi i tyre është bërë për lartësinë e dënimit të kryerësit dhe për klasifikimin e viktimave se në çfarë lloj vrasje është viktimizuar personi. Krejt në fund me vrasje nënkuptojmë veprën penale të kundër ligjshme, me anën e së cilës merret jeta e një personi tjetër me dashje ose nga pakujdesia. Objekti është jeta e njeriut, e drejta për të jetuar që është e mbrojtur me legjislacion penal. Subjekti është çdo person që ka përgjegjësin penale. Nga ana subjektive krimi kryhet me dashje direkt ose indirekte apo nga pakujdesia. 7 Pr. Dr. Ragip Halili, vep. e cit. 2007, fq.64. 13
  • 14. Kapitulli ІІ VËSHTRIM VIKTIMOLOGJIK MBI VIKTIMAT E KRIMEVE TË VRASJEVE NË KOSOVË 1. Viktimat e krimeve të vrasjeve në Kosovë gjatë viteve 2000-2010 Në territorin e Kosovës nga viti 2000 deri në vitin 2010, sipas statistikave të policisë, kanë ndodhur gjithsej 1211 vrasje, një tabelë tani do të paraqitet për vrasjet në Kosovë sipas statistikave të policisë: Vitet 2000 2001 2002 2003 2004 2005 2006 2007 2008 2009 2010 Rajoni i Prizreni 45 39 30 12 12 13 10 9 36 9 / 218 Rajoni i Mitrovica 207 Rajoni i Gjilanit Rajoni i Pejës 7 11 0 0 14 13 9 7 31 51 6 149 68 49 37 38 21 16 21 17 11 14 / 292 Rajoni i Ferizajt 8 8 9 12 6 7 / 50 Rajoni i Prishtinës 107 52 27 12 24 19 16 12 12 14 / 295 14
  • 15. Gjithsej vrasje sipas raporteve policore 1211 Kjo është një statistikë e vrasjeve në territorin e Kosovës që posedon Policia e Kosovës, respektivisht zyra për informim e policisë së Kosovës. Siç shihet kjo tabelë nga policia e Kosovës është ndarë në 6 regjione, ku 5 regjione janë të ndara edhe vrasjet nëpër vite, ndërsa regjioni i Mitrovicës është dhënë numëri i përgjithshëm i vrasjeve. Regjioni i Ferizajt është pavarësuar në vitin 2004. Nga gjithsej 1211 vrasje që kanë ndodhur në Kosovë, personalisht duke hulumtuar gazetën “Kosova Sot” kam arritur që të nxjerrë 554 raste të viktimave të vrasjeve që kanë ndodhur në Kosovë nga viti 2000 deri në vitin 2010. 2. Karakteristikat e Krimeve të Vrasjeve në territorin e Kosovës nga viti 2000 deri ne vitin 2010 Në këtë punim masteri, viktima e krimit të vrasjeve është faktori kryesor i hulumtimit. Duke pasur parasysh metodat e përdorura në këtë punim shkencor, janë siguruar karakteristika të mjaftueshme për viktimat e krimeve të vrasjeve në Kosovë. Si karakteristika të siguruar për viktimat e krimeve të vrasjeve në Kosovë janë: Motivet e viktimizimit, Raporti në mes viktimës dhe kryerësit, mosha, gjinia, koha e viktimizimit, vendi i viktimizimit, mjetet e përdorura gjatë viktimizimit. 2.1. Motivet e viktimizimit te vrasjet në Kosovë Motivet janë veti dhe cilësi psikike të cilat së bashku me karakterin, temperamentin, emocionet, shprehitë, inteligjencën, aftësitë, etj. e formojnë dhe e karakterizojnë individin dhe personalitetin e tij. E tërë veprimtaria e njeriut dhe i tërë angazhimi i tij vjen ose zhvillohet në bazë të disa shtytjeve dhe nxitjeve të brendshme. Motivet si veti të personalitetit përbëhen prej elementeve të vetëdijes dhe të vullnetit8. Nga kjo mundë të 8 Pr. Dr. Ragip Halili: “Kriminologjia” 2005, fq. 325. 15
  • 16. nënkuptojmë se nxitja, dëshira dhe nevoja e brendshme quhen motive9. Vetëdija dhe vullneti si dy elemente të motiveve zakonisht janë mirë të ruajtur te personaliteti i njeriut normal. Njeriu ka nevojë për plotësimin e nevojave të ndryshme, dëshirave dhe kërkesave të ndryshme të brendshme të tij dhe për dallim nga qeniet jo njerëzore, e bënë në koordinim të plotë në mes dy komponentëve: të vetëdijes dhe volitives.10 Pra motivi qenka shtytja e brendshme, nxitja, shkaku dhe arsyeja e cila vepron në karakterin, epshin, ndjenjat, vizionet dhe pikëpamjet ndaj shoqërisë dhe botës në tërë personalitetin e njeriut. Si pasoj e veprimit të shtytjes përkatëse, nxitjes dhe arsyes në personalitetin e kryerësit, ai ia vë vetës një qëllim të caktuar, të cilin dëshiron ta arrijë me kryerjen e vrasjes11. Në disa figura të veprave penale, motive dhe qëllimi janë elemente të domosdoshme të anës subjektive të veprës penale që kryhet me dashje. Në disa prej tyre janë si rrethana cilësuese, në disa të tjera si rrethana rënduese dhe në disa të tjera si rrethanë lehtësuese. Madje motivi dhe qëllimi kanë rëndësi për caktimin e dënimit nga gjykata12. Motivi që e futë personin në rrugën për të bërë gjëmën e fundit kundrejt njeriut tjetër, pra që ti merret jeta njeriut, nuk është i vetmi faktorë i cili ndikon vetëm në kualifikimin juridik të veprës së tij, por rëndësia shihet drejtë për së drejti edhe në zbulimin dhe ndriçimin e këtyre krimeve të rënda. Një thënie apo shprehje latine thotë “Is Fecit Cui Prodest” që domethënë “E ka kryer veprën ai i cili ka dobi prej sajë”. Nga kjo mundë të konkludojm se motivi është “rruga” ku hetuesin e shpien në drejtimin të zbardhjes apo ndriçimin e veprës penale të vrasjes dhe kapjes së autorit. Nga praktika kriminalistike, motivet më të shpeshta për kryerjen e veprave penale janë: Motivet ekonomike, urrejtja dhe hakmarrja, motivet seksuale e erotike, frika nga dënimi, dashuria, solidariteti, mëshira dhe motivet e tjera fisnike, shpirtligësia dhe pabesia, besitnia, etj. Grupe të veçanta të kryerësve të veprave penale, përbën motivet patologjike dhe motivet e të sëmurve psikik.13 Kemi ardhur kah përfundimi i versionit për motivin të ndonjë rasti konkret i veprës penale të vrasjes, duhet të shqyrtohet mundësia e secilit motiv në raporte me gjendjen të 9 Pr. Dr. Ragip Halili. vep. e cit. fq. 117. Pr. Dr. Ragip Halili. vep. e cit. fq. 2007, fq. 117. 11 Pr. Dr. Haki Demolli: “Vrasjet në Kosovën e pasluftës” 2006, fq. 16. 12 Pr. Dr. Skender Begaja: “Kriminalistika”, Tiranë, 2004, fq. 486 13 Doc.dr.sc. Nedžad Korajlič. vep. e cit. fq.50 10 16
  • 17. përcaktuar. Gjatë analizës duhet të kihet parasysh se gjithë çka nuk është e shpjegueshme dhe e pranueshme nga aspekti psikologjik, mundë të jetë çështje patologjike. Sa herë që përkundër përpjekjeve nuk mundë të gjendet një motiv racional i pranueshëm duhet të dyshohet se vepra është kryer nga ndonjë i sëmur psikik ose psikopat ose ndonjë person në gjendje jo normale, në qaste ankthi në gjendje të dehur, nën hipnozë, nga epshet patologjike, etj. Nëse vrasja është kryer nga ndonjë person i sëmur psikik, i cili më parë nuk e ka njohur viktimën, motivi i vrasjes duhet të kërkohet në kornizën e problemeve psikike, kështu që është shumë vështirë të arrihet deri te qarku i personave të dyshimtë. Motivi që mundë të shfaqet te të sëmurët psikik janë mania e ndjekjes, xhelozia e sëmurë, humbja e ndjenjave, idetë e marra të gjykimit të sëmurë, etj.14 Kur zbulohen motivet për ndonjë rast konkret të veprës penale të vrasjes, atëherë lehtësohet puna që mundë të vijë deri te kapja e kryerësit, sidomos kur fjala është për motivet individualizuese, i cili mundë të përshkruhet një person apo deri te një numër më të vogël të personave. Pra në përfundim mundë të konstatojmë se motivi është shumë i rëndësishëm për ndriçimin e vrasjeve, sepse nëse përcaktohet motivi i krimit, atëherë mundë të përcaktohet edhe kush e ka kryer atë.15 Motivet e vrasjes mundë të jen motive endogjene (p.sh. sëmundjet psikike apo psikosomatike) ose motive ekzogjene (marrëdhënie të shthurura interpersonale, familjare, pastaj interesa materiale, konflikte në punë, konflikte dhe mostoleranca në mjedisin ku jetojnë kryerësi dhe viktima apo edhe më gjerë, etj.).16 Shpesh kurë bëhet fjalë për motivet e vrasjes nga teoricienët të ndryshëm dhe praktikuesve të drejtësisë, dalin në pah edhe disa vrasje të “pamotivuar” që tregojnë se kryerësi nuk ka ndonjë motiv të caktuar për ta kryer veprën penale të vrasjes17. Si vrasje të pamotivuar mundë të konsiderohet vrasja nga pakujdesia, vrasje nga personat e papërgjegjshëm penalisht.18 14 Doc.dr.sc. Nedžad Korajlič, vep. e cit. fq.48 Doc.dr.sc. Nedžad Korajlič, vep. e cit. fq.49 16 Krsto Perovič:” Samou bistva na području suda u Titogradu u Periodu 1975 do 1979 Godine”, JRKK, nr 2 Beograd, 1980, fq. 225. 17 Dr. Jozef Gurgul: “Ubojstvo Statistika otkrivanie, dokazivanie (odobrani problem)” Izbor Članaka iz stranih časopisa, nr 1, Zagreb, 1989, fq. 84. 18 Pr. Dr. Haki Demolli vep. e cit. fq. 64. 15 17
  • 18. Në vitin 2006 në një studim i bërë nga profesori Haki Demolli me titull “Vrasjet në Kosovën e pasluftës” të dhënat mbi motivin e vrasjes janë kështu: prej 249 vrasjeve, 46 prej tyre apo 18.47% nuk janë disponuar të dhëna mbi motivin e vrasjeve, ndërsa nga rastet të cilat kanë pasur të dhëna, numri më i madh i vrasjeve 55 raste apo 22% e viktimave janë vrarë për motive tjera të dobëta. Teoria dhe praktika gjyqësore për motivet e dobëta na mëson për motivet e kryerësit siç janë: urrejtja, xhelozia, zilia, inati, etj. Menjëherë pas motiveve të dobëta në këtë punim shkencor monografik radhitet hakmarrja dhe gjakmarrja, të cilat janë paraqitur në 44 raste apo 17.6% të vrasjeve të hulumtuara. Pas vrasjeve nga hakmarrja dhe gjakmarrja radhiten vrasjet e kryera nga interesi pasuror, gjithsej 40 raste të tilla apo 16.06% në vrasjet e tërësishme. Vrasjet e kryera për shkak të mos tolerancës etnike dhe politike për periudhën 1999-2003 janë gjithsej 18 apo 7.22% e vrasjeve të tërësishme. Vrasje të tjera në këtë studim monografik janë kryer si vijon: 12 apo 4.81% janë kryer nga pakujdesia, 12 raste apo 4.81% si pasojë e konflikteve familjare, ndërsa 19 vrasje apo 7.63% për shkak të grindjeve të çastit, si dhe 3 raste apo 1.20% për shkak të sëmundjeve psikike të kryerësit. Në këtë studim monografik janë pasqyruar gjithsej 249 vrasje, që kanë ndodhur nga viti 1999 deri 2003. Këto janë të dhëna për një periudhë më të shkurtër se ajo që është qëllimi i këtij punimi masteri. Duke hulumtuar dhe duke përpunuar materiale të ndryshme e sidomos raportet e gazetës Kosova Sot, që ishin edhe raporte policore por edhe reportazhe gazetareske, për periudhën 2000 deri në 2010, kam nxjerr përfundime për 554 raste viktima, ndërsa gjatë kësaj periudhe sipas raporteve policore kanë ndodhur gjithsej 1211 vrasje. Këto janë të gjitha viktimat e vrasjeve që kanë ndodhur në Kosovë nga 2000 deri në 2010. Këto janë raporte policore, përjashtimisht të përcjellë edhe me ndonjë aktgjykim që është botuar në këtë gazetë. Arsyet e hulumtimit të këtyre raporteve policore që ishin botuar në këtë gazetë edhe të reportazheve gazetareske por edhe ndonjë aktgjykim ishte që sa më shumë të nxjerr karakteristika për viktimat e vrasjeve në Kosovë dhe rrethana të viktimizimeve të ndryshme. Të gjitha rastet e hulumtuar, gjithashtu një pjesë e tyre i është dhënë apo i është botuar edhe motive i viktimizimit të vrasjes. Tani në tabelën në vijim do të paraqitet pasqyra e motiveve që i kanë shtyrë kryesit në kryerjen e vrasjeve në tërë territorin e Kosovës sipas raporteve policore nga vendet e ngjarjes që ekskluzivisht 18
  • 19. kanë qenë të botuara në të përditshmen “Kosova Sot” në rubrikën e saj “Kronik e Zezë”, por edhe reportazhe të ndryshme gazetareske të kësaj gazete si dhe ndonjë aktgjykimi të botuar për vrasjet e rënda në Kosovë. Interes Pasuror Vitet Hakmarrje ose gjakmarrje Motive tjera të dobëta Konfliktet e ndryshe dhe grindjet e rastit Sëmundjet psikike Motive politike, etnike Pakujdesia Konflikte familjare Vetëm brojte Mungojnë te dhënat 2000 1 1 / 1 / / 4 / / 23 2001 2002 3 2 2 / 2 7 4 8 / / 5 3 1 2 3 2 1 / 37 14 2003 8 / 2 13 1 2 1 1 / 44 2004 2005 10 11 1 2 2 1 1 6 / 1 / / 2 2 / 1 2 1 25 27 2006 2007 10 6 5 2 / 6 6 7 3 3 / / 2 5 / 5 / / 32 29 2008 2009 2010 8 4 7 1 / / 9 2 1 5 10 19 1 1 1 / / / / 3 3 3 5 2 / 1 1 17 17 19 Gjithsej 70 14 32 80 11 10 25 22 6 284 Shprehu r në % 12.63 % 2.52 % 5.77 % 14.44 % 1.98 % 1.80 % 4.51 % 3.97 % 1.08 % 51.26 % Nga tabela e mësipërme shihet se mbi gjysma apo 51.26% e rasteve nuk ka të dhëna për motivin e viktimizimit të vrasjes. Arsyet janë nga më të ndryshmet që nuk ka të dhëna për motivin e rasteve, por më kryesorja është se këto ishin raporte fillestare të policisë dhe të gazetës. Nga ky fakt mundë të konkludojm se arsyeja që nuk është dhënë për mediume të ndryshme, sidomos motivi i vrasjes është se vrasjet kanë ndodhur një ditë eventualisht deri në një javë para se të botohej në gazetën “Kosova sot”, dhe mosinvestigimi në hetimet e mëtutjeshme të rasteve të botuara. Edhe pse ligji nuk e përkufizon shprehjen “motive tjera të dobëta’’, këtë përkufizim gjithmonë e bënë gjykata nga provat e mbledhura dhe të vërtetuar, jo të prezumuar19. Ndoshta nuk është numër i madh i rasteve të hulumtuara dhe të gjetura për motivet të ulëta por është një numër i konsiderueshëm dhe mjaftë i rëndësishëm. Me 32 raste apo 19 Pr. Dr. Haki Demolli vep. e cit. fq. 66. 19
  • 20. 5.77% të shprehur në përqindje është një numër mjaft i madh, por në krahasim me hulumtimin e pr. dr. Haki Demollit është një numër shumë më i vogël. Në këtë hulumtim janë të paraqitura 55 raste nga 249 raste apo 22.08%. Arsyeja e dallimit kaq të madh në përqindje është sepse në punimin e profesorit janë të hulumtuara vetëm aktgjykimet e dhëna nga gjykatat e qarkut, ndërsa në këtë hulumtim siç thamë më herët janë raporte policore dhe gazetareske vetëm disa ditë nga dita e ngjarjes. Edhe hakmarrja edhe gjakmarrja për nga përqindjet kanë një diferencë të madhe, në këtë hulumtim del të jenë 14 raste apo 2.52% ndërsa krahasuar me hulumtimin e profesorit H. Demollit janë të ndryshme, në monografinë e tij janë gjithsej 44 raste apo 17.6% nga 249 vrasje, për dallimin e madh të këtij motivi përveç arsyet e cekura më lartë, këtu janë edhe disa arsye tjera. Në punimin e profesorit janë të hulumtuar vitet ku më së shuti ka pasur vrasje nga hakmarrja dhe gjakmarrja, janë vite menjëherë të pasluftës si viti 1999 dhe 2000, ndërsa në këtë punim viti 1999 nuk përfshihet fare ndërsa viti 2000 është më pak i hulumtuar se vitet e tjera për shkak të mungesës së materialit të gazetës “Kosova Sot’’ për këtë vit në bibliotekë të Kaçanikut. Tani do të shtjellojmë vrasjet për motivet e interesit pasuror dhe krahasimin me punimin e profesorit H. Demolli. Në punimin e profesorit ka gjithsej 40 raste apo 16% nga gjithsej 249 raste, ndërsa në hulumtimet e mia del të jetë më ndryshe 70 raste nga gjithsej 554 raste apo 12.63%. Ka një dallim por jo edhe aq të madh në përqindjet ndërmjet dy hulumtimeve. Vrasjet e kryera nga interesi janë vrasje që mundë të hasen në çdo shoqëri sikurse në ato ekonomikisht të zhvilluara, ashtu edhe në ato që janë në zhvillim e sipër, nga kjo konkluzioni vjen se 12,63% e rasteve të hulumtuar ishin me motive interes pasuror, mundë të trajtohet si një çështje se është mjaftë “normale”, sepse shoqëria jon është në shtet-ndërtim e sipër dhe problemet ekonomike, juridiko-pronësore ka shumë probleme, ku edhe gjyqësori ka qenë joefikas në zgjidhjen e këtyre problemeve, atëherë shpesh herë mosmarrëveshjet pronësore, ekonomike, borxhet e ndryshme, kanë kaluar në eskalim të situatës me pasoja fatale vdekjeprurëse. Nga tabela e mësipërme mundë të vërejmë se nga vitet 2000 deri në 2010 janë gjithsej 10 raste apo 1.80% e viktimave të tërësishme që kanë ndodhur për mos tolerancë etnike dhe politike, arsyet e lartpërmendura më lart për numër të vogël të viktimizimeve për motive tjera, vlejnë edhe për motivet politike etnike. Duke e marrë parasysh se mbi 20
  • 21. gjysma e rasteve të hulumtuara nuk e kanë motivin e dhënë, disa nga këto raste mundë të jen edhe për motive politike dhe etnike. Përveç viktimave të vrasjeve nga motivet e lartpërmendura, gjatë kësaj periudhe, mundë të konstatojmë se numri 25 raste apo 4.51% e vrasjeve janë kryer nga pakujdesia apo si vrasje aksidentale. 22 raste apo 3.97% si pasoja te konflikteve familjare. 80 raste apo 14.44% e rasteve kanë ndodhur për shkak të grindjeve të çastit ku dhe është numri më i madh i këtyre rasteve që kanë ndodhur si pasojë e këtyre konflikteve. Në tabelën e lartshënuar janë edhe rastet e vrasjeve të kryera nga personat me sëmundje psikike, gjithsej janë 11 raste apo 1.98%, që ka ndodhur nga njerëzit të papërgjegjshëm ligjërisht. Në fund mundë të shtjellojmë se kanë ndodhur edhe disa vrasje ku kryesi ka shkaktuar vrasjen pa dashje, mirëpo në bazë të rrethanave që ka ndodhur ka qenë i obliguar të zmbraps sulmin duke shkaktuar vdekjen personit sulmues, në literaturën juridike njihet si “vetëmbrojtje e nevojshme” dhe është e rregulluar me kodin penal të Kosovës (neni 8 KPK). Në bazë të raportit policor në Kosovë kanë ndodhur gjithsej 6 raste apo 1.08% të rasteve të vrasjeve si mbrojtje e nevojshme edhe mosbindje e urdhrit policor. 2.2 Raporti në mes viktimës dhe kryerësit të vrasjes Siç kemi theksuar më herët se pjesëmarrës gjatë viktimizimit të ndonjë rasti mundë të jenë dy subjekte, që në literaturën juridike njihen si subjekti pasiv apo viktima dhe subjekti aktivë apo kryerësi i vrasjes. Nga studimet e shumta të autorëve të ndryshëm në rangë global kanë vërejtur se shumica e rasteve viktima dhe dorasi kanë qenë te njohur ndërmjet veti apo rrjedhin nga një rreth i ngushtë shoqëror, familjar, farefis, bashkëpunëtor afarist, persona në raport kontraktues afarist apo të biznesit, dashnor apo persona në lidhje të tjera. Raporti në mes viktimës dhe kryerësit është njëri ndër faktorët që luan rolin shumë të rëndësishëm në profilizimin e personaliteteve të subjekteve pjesëmarrës gjatë viktimizimit te viktimat e vrasjeve. Por roli i saj faktorizohet sidomos edhe te ndriçimi i veprave penale të vrasjeve. Kur flasim për marrëdhëniet apo raportet ndërmjet kryerësit dhe viktimës së tij ka autor që ndër të tjera atë e konsideroi si 21
  • 22. pikënisjen më të rëndomtë prej nga hetuesit duhet të fillojnë gjurmimin e kryerësit të vrasjes20. Kur flasim për raportin në mes kryerësit dhe viktimës së vrasjes, mund të jenë të natyrave të ndryshme. Numri më i madh i vrasjeve kryhen ndërmjet personave të cilët para kryerjes së veprës e kanë njohur njëri-tjetrin, ndërsa numër më i vogël por i konsiderueshëm i veprave penale të vrasjeve kryet nga personat që i lidhë vetëm veprimi i momentit kritik të vrasjes, d.m.th ato më herët nuk kanë qenë të njohur. Gjatë hulumtimit të vrasjeve në Kosovë nga viti 2000 deri në 2010 shumica e vrasjeve që janë kryer ku autori fare nuk e ka njohur viktimën apo edhe anasjelltas ishin te rastet e grabitjes me pasoja vdekjeprurëse mandej vrasjet politike, etnike etj. Te vrasjet ku autori i vrasjes janë njohur me viktimën para se të ndodhë rasti kritik, ato raporte kanë qenë reporterë natyrës familjare, të natyrës emotive, të natyrës shoqërore, të natyrës ekonomike afariste, të natyrës politike, etj. D.m.th kemi dy lloje raportesh, njëri raport është i krijuar një kohë të gjatë para kryerjes se vrasjes dhe tjetri i cili lindë papritmas nga ndonjë konflikt aty për aty po ndonjë ndërlidhje viktimologjike të mëparshme.21 Në vitin 2006 është bërë një hulumtim mbi raportin e kryerësit me viktimën e tij. Të dhënat mbi strukturën e rasteve dhe marrëdhënie ndër personale ndërmjet kryerësit dhe viktimës së vrasjeve sipas gjykatave të qarkut në Kosovë, për periudhën 1999-2003 duket si në tabelën në vijim. Marrëdhënia kryesviktimë Gjykata e qarkut Prishtinë Gjykata e qarkut Gjilan Gjykata e qarkut Pejë Gjykata e qarkut Prizren Gjykata e qarkut Mitrovicë Gjithsej Shprehur në përqindje Anëtar të familjes së njëjtë Të njohur ndërmjet veti-fqinjë, bashkëfshatar,shokë Të pa njohur Mungojnë të dhënat Gjithsej 9 8 5 6 5 33 13.25% 35 24 20 18 19 116 46.58% 7 15 66 13 8 56 5 9 39 4 9 7 11 19 54 40 60 54 16.58% 24.09% 100% Tabela 122 20 Rika Snyman: “A Profile of the murder victim in South Africa as an aid to prevention”, New York. 1997, fq. 314. 21 Pr. Dr. Ragip Halili vep. e cit. fq. 65. 22 Pr. Dr. Haki Demolli vep. e cit. fq. 82-104. 22
  • 23. Kjo tabelë tregon raportet inter-personale midis viktimës dhe kryerësit të veprës penale të vrasjeve nga 1999 deri 2003. Këtu janë paraqitur gjithsej 303 raste të hulumtuar. Një numër mjaft i madh prej tyre gjithsej 60 raste apo 24.09%, nuk ka qenë e mundur të sigurohen të dhëna mbi raportet interpersonale ndërmjet kryerësit dhe viktimës së tij. Kjo përqindje e paraqitur në këtë hulumtim është shume madhe krahasuar p.sh në Skotlandë është theksuar se vetëm 4.21% e rasteve nuk ka pasur të dhëna mbi raportin e kryerësit dhe viktimës, ndërsa në Kanada janë paraqitur vetëm 0.7% e rasteve të tilla. Kurë bëjmë një krahasim të këtyre vendeve me vendin ton, kemi një numër shumë të madh të rasteve që është i pazbuluar kjo karakteristikë23. Tabela tregon se 40 raste apo 16.06% të vrasjeve kryerësi dhe viktima nuk janë njohur ndërmjet tyre. Mandej në 149 raste apo 59.83% të vrasjeve në Kosovë, kryerësi dhe viktima ishin të njohur ndërmjet tyre para se të kryej krimi dhe atë në 33 raste apo 13.25% ishin anëtar, qoftë të familjes së ngushtë qoftë të asaj së gjerë, kurse 116 raste apo 46.58% të njohur mes tyre mbi ndonjë bazë tjetër shoqërore. Kjo është një hulumtim mjaft i mirë dhe i kompletuar por qëllimi është mbledhja e informacioneve nga viti 2000 deri në 2010. Tani do të paraqesim hulumtimi që është bërë nga raportet policore të botuar ne gazetën “Kosova Sot” si dhe kolumnet gazetareske të kësaj gazete për vrasjet në Kosovë nga viti 2000 deri në 2010. Tani do të paraqesim një tabelë për viktimat e krimeve të vrasjeve në Kosovë nga viti 2000 deri në vitin 2010: Tabela 2 Vitet Të panjohur Të njohur ndërmjet veti fqinjë, bashkëfshatar shok, miq,etj Anëtar të familjes së njëjtë Marrëdhënie intime 2000 2001 2002 2003 2004 2005 2006 2007 2008 23 Mungojnë të dhënat 20 32 13 40 15 17 20 16 12 2 3 1 1 4 6 4 5 3 5 19 12 19 20 22 27 36 19 3 4 7 12 4 7 7 6 8 / / 5 / / / / / 2 Pr. Dr. Haki Demolli ,vep. e cit. fq. 99. 23
  • 24. 2009 2010 Gjithsej Shprehur në përqindje 6 15 206 37.18 % 4 5 38 6.85 % 24 27 230 41.51 % 6 6 70 12.6 % 3 / 10 1.8 % Kjo është një tabelë, ku është bërë studimi një për një i të gjithë rasteve nga po i njëjti burim siç e sqaruam më parë. Duke e pasur parasysh se këto ishin shumica raporte preliminare e një pjesë shumë e vogël aktgjykime të botuar në këtë gazetë (Kosova Sot) për befasi i përafrohen monografisë së profesorit H. Demollit “Vrasjet Në Kosovën e Pas luftës” 1999-2003. Do të analizojmë një nga një të gjitha rastet e raporteve e kryerësit me viktimën e tij. Nga tabela e mësipërme (nr 2) shihet se 206 raste apo 37.18% e viktimave të hulumtuar nga këto raporte të publikuar në gazetë, nuk ka qenë e mundur t’i mësohet raporti në mes viktimës dhe kryerësit. Krahasimi me tabelën për viktimat e vrasjeve nga 1999-2003(Nr1) që është 60 raste apo 24.09% është rreth 13% me tabelën. Ka shumë arsye se pse hulumtimi i raporteve policore dhe raporteve gazetareske të publikuar në gazetë me monografinë e profesorit, sepse siç kemi theksuar më herët raportet e publikuar në gazetë janë shumica raporte preliminare dhe për shkak të hetimeve të mëtutjeshme të organeve të drejtësisë, nuk ka edhe shumë të dhëna për karakteristikat e viktimave. Tabela nr 2 tregon se po ashtu 38 raste apo 6.85% e rasteve të viktimave të vrasjeve nuk janë të njohur ndërmjet tyre para se të ketë ndodhur rasti i vrasjeve gjatë hulumtimit. Është vërtetuar se rastet ku viktima kryesisht nuk e ka të njohur kryerësin apo viktima dhe kryerësi nuk kanë qenë të njohur para rastit të viktimizimit, kan qenë te rastet e vrasjeve politike, etnike, etj. si dhe disa raste konkrete ku viktima me kryerësin nuk ishin të njohur janë te rastet e veprave penale të grabitjes me pasoja fatalitetin. Krahasimi i tabelës 2 me tabelën 1 dallimi është 10% , mirëpo besoj se nuk është ndonjë përqindje shumë e madhe, duke e marrë parasysh dallimet e raporteve policore me aktgjykimet. 2.2.1 Krimi i viktimizimit të vrasjeve brenda familjes- Para se të flasim për statistikat e krimeve të vrasjeve brenda familjes, paraprakisht do të shtjellojmë nocionin e familjes dhe nocionin e krimeve te vrasjeve brenda familjes. Në një doracak për 24
  • 25. regjistrimin e popullsisë në Kosovë gjatë vitit 2011, është bërë një përkufizim i ekonomisë familjare dhe familjes. Sipas këtij doracaku “Ekonomia Familjare nënkupton individin, bashkësinë familjare apo bashkësinë tjetër të personave, të cilat jetojnë së bashku dhe janë të vendosur plotësisht ose pjesërisht në njësi banesore (shtëpi), si dhe furnizohen me gjëra ushqimore e gjëra të tjera të mundshme esenciale për jetesë. Anëtar të këtij grupi mundë t’i bashkojnë të ardhurat e tyre në një masë më të madhe apo më të vogël. Ekonomia familjare përbëhet prej një apo më shumë persona. Familja përkufizohet si dy e më shumë persona të cilët jetojnë në të njëjtën ekonomi familjare dhe të cilat janë të lidhura si burrë e grua apo prindër dhe një e me shumë fëmijë të pamartuar, prandaj koncepti i familjes përbën: 1. Një qift pa fëmijë, 2. Një qift me një ose më shumë fëmijë të pamartuar, apo 3. Një prind i vetëm me një ose më shumë fëmijë të pamartuar 24. Çka kuptuam nga kjo? Kuptuam se koncepti familje është ai koncept që ka lidhje biologjike dhe martesore, ndërsa ai i ekonomisë familjare, përveç lidhjeve biologjike mundë të ketë edhe lidhje tjera të njerëzve që bashkëjetojnë për të kaluar jetën. Në fund, familja është qeliza themelore e çdo shoqërie sipas koncepteve sociologjike, dhe çdo degjenerim i familjes mundë të kemi edhe degjenerim të shoqërisë. Nga nocioni familje mundë të bëjmë apo formulojmë edhe nocionin viktimat e vrasjeve brenda familjes. Me krim të vrasjes brenda familjes nënkuptojmë krimi që ndodhë brenda familjes por edhe shkaktaret e krimit janë vet anëtarët e familjes. Gjithashtu me krim brenda familjes nënkuptojmë atë vrasje që ndodh ndërmjet bashkëshortëve, prindërve dhe fëmijëve apo edhe ndërmjet anëtarëve të tjerë të familjes siç janë axhës dhe nipit25. Kur ndodhë ndonjë vrasje midis bashkëshortëve, prindërve dhe fëmijëve, nipit apo mbesës dhe gjyshërve, axhës apo dajës dhe njerëzve të tjerë mundë të konstatojmë se ka ndodhur vrasje brenda familjes. Paraprakisht duhet të plotësohen edhe disa kushte të tjera, përveç këtyre kushteve të mësipërme, p.sh si kusht kryesor është se këta para se të ndodhë akti i vrasjes duhet të ishin duke jetuar nën një ekonomi familjare të përbashkët dhe të kenë lidhje ndërmjet tyre. Sipas mendimit tim p.sh nëse ndodh që të vritet ish bashkëshorti, atëherë 24 25 Enti I Statistikave Të Kosovës:”Udhëzues për regjistrues” 2011, fq. 11-12 Pr. Dr. Haki Demolli ,vep. e cit. fq. 100. 25
  • 26. nuk kemi krim brenda familjes por duhet të vlerësohet si vrasje në mes njerëzve të njohur më par ndërmjet tyre. Në fund krimi i vrasjeve brenda familjes është një krim ku i merret jeta njeriut që në ditën kritike kanë jetuar së bashku dhe kanë pasur lidhje të ndryshme. Gjithmonë vrasjet brenda familjes shkaktoj viktima brenda familjes. Në Kosovë ka pasur statistika të publikuar për vrasjet brenda familjes, por vlen të ceket se monografia “Vrasjet e pasluftës në Kosovë” 1999-2003, e profesorit H.Demollit, jep këto të dhëna ku në tabelën nr. 1 jep këto të dhëna, nga gjithsej 249 raste të hulumtuar, 33 raste apo 13.25% ishin anëtar të familjes së njëjtë, ndërsa në hulumtimin e bëra nga unë (shih tabelën Nr. 2) 70 viktima të vrasjeve apo 12.6% ishin anëtar të familjes së njëjtë. Kjo mund të quhet edhe një koincidencë sepse dallimi është fare i vogël, apo vetëm 1% është dallimi në mes dy tabelave (1 dhe 2) Viktimat e vrasjeve ku kryerësi dhe viktima ishin të njohur zakonisht jo vetëm në Kosovë, por edhe në gjithë botën, shumica e vrasjeve ndodhin në mes personave që janë të njohur ndërmjet veti. Këto raste nuk janë të familjes së njëjtë, por janë raste vetëm kur janë njohur kryerësi me viktimën e tij. Te këto vrasje kryerësi dhe viktima mundë të ishin bashkëfshatarë, miçë, shok, apo thjesht të njohur që jetonin jo larg njëri tjetrit. Tabela 1 na tregon këtë gjendje: 116 raste apo 46.58% të vrasjeve të ndodhura nga viti 1999 deri në vitin 2003 ishin të njohur ndërmjet veti, ndërsa tabela 2 na jep këto të dhëna nga viti 2000 deri në 2010 kanë ndodhur 230 raste apo 41.51% të viktimave të vrasjeve në Kosovë ndërmjet personave të njohur ndërmjet veti. Në tabelën nr. 2 është dhënë edhe një specifik tjetër e raportit ndërmjet viktimës dhe kryerësit, ku ato ishin të njohur ndërmjet veti, por edhe kishin një lidhje të veçanta intime, ku nuk mund të themi se ishin familjare, ajo mundë të pretendohet të bëhet familjare por ende nuk ishin familje. Raste të tilla ishin në lidhje ndërmjet një mashkulli dhe një femre. Gjithsej raste ishin 10 apo 1.8%, ku viktima me kryerësin ishin vetën në lidhje imtime ndërmjet veti. 26
  • 27. 2.3. Mosha e viktimave të vrasjeve në Kosovë gjatë viteve 2000-2010 Edhe mosha e viktimave është njëra e ndër karakteristikat e viktimave. Çdo viktimë pa dyshim ka një moshë të caktuar, mirëpo kur bëhet studimi në përgjithësi i kësaj karakteristike së viktimave, atëherë pa dyshim duhet të studiohen shumë viktima veç e veç, ku qëllimi është nxjerrja e një përfundimi gjeneral mbi moshën e viktimave, për të ardhur në konkludim se cila moshë është mosha më shumë e viktimizuar. Nga shumë studime të bëra mbi moshën e viktimave mundë të konstatojmë se nuk është e përjashtuar as edhe një moshë nga kriminalizimi, apo që një person të jetë viktimizuar nga vrasësi, nuk ka dallim moshe, për deri sa përgjegjësin penale e mbajnë vetëm ato persona që kanë mbushur 14 vjet dhe që janë të aftë psikik. Prej vitit 1999 deri në vitin 2003 nga aktgjykimet e bëra në gjykatën e qarkut në Kosovë është si në tabelën vijuese: Mosha e viktimave të vrasjeve(1999-2003) Nr i Rasteve Përqindja 0-18 18-23 24-29 30-39 40-49 50-59 Mbi 60 Nuk kemi të dhëna Gjithsej 9 59 67 52 33 28 11 47 306 2.94% 19.28% 21.89% 16.99% 10.78% 9.15% 3.59% 13.39% 100% 26 Nga këto të dhëna të paraqitura në këtë tabelë, del të jetë se mosha e cila është më aktive në shoqëri, del të jetë më e viktimizuar te rastet e vrasjeve. Kjo është më e kuptueshme, ngase kjo kategori e grupmoshave është edhe më e pranishme në rrjedhat e jetës përditshme. Edhe moshat e tjera nuk janë të përjashtuar nga rastet e vrasjeve, si fëmijët me 2.94% të rasteve, po ashtu edhe të moshuarit me 3.59% të rasteve. Kjo është një e dhënë për territorin e Kosovës nga viti 1999 deri në vitin 2003. Ndërsa qëllimi i 26 Pr. Dr. Haki Demolli ,vep. e cit. fq. 86. 27
  • 28. këtij punimi është për një periudhë më të gjatë. Në hulumtimet e bëra në gjithsej 554 raste të viktimave të vrasjeve, të ndodhura nga viti 2000 deri në 2010, është arritur që për një numër të konsiderueshëm të viktimave të vrasjeve në Kosovë, kjo karakteristik ka qenë dhënë vetëm për 334 viktima të vrasjeve për moshën e tyre. Kjo nënkupton se për 60% e viktimave të vrasjeve ka pasur të dhëna mbi moshën e tyre. Tani që do ta paraqesin tabelën me këtë karakteristik të viktimave, janë të dhënat vetëm për viktimat që kanë pasur këtë karakteristik. 2000 2001 2002 2003 2004 2005 2006 2007 2008 2009 2010 Gjithsej Shprehur në % 0-10 / 3 / 1 1 / 1 / / / / 6 1.8% 11-20 3 3 2 5 1 5 4 5 6 8 7 49 14.68% 21-30 / 9 2 9 5 8 9 15 8 12 13 90 26.04% 31-40 1 5 1 4 10 7 10 9 9 8 11 75 22.45% 41-50 3 5 2 4 3 5 7 12 6 3 5 54 16.17% 51-60 2 3 2 1 3 5 5 3 5 3 4 36 10.78 61-70 / / / 1 1 1 2 3 4 2 2 16 4.79% Mbi 70 / / 1 / / 2 1 3 / / 1 8 2.39% Nga tabela e mësipërme del të jetë se personat që janë më aktiv në jetën e përditshme, janë më shumë të ekspozuar në jetën kriminale dhe më të viktimizuar nga kriminaliteti. Tani do të japim të gjitha të dhënat e kësaj tabele se në cilat nga “dekadat” e jetë së njerëzve është më e ekspozuar në kriminalitetin e viktimizimit të vrasjeve në Kosovë. Mosha nga 0 deri 10 vjeç ka gjithsej 6 viktima apo 1.8% duke e marrë parasysh se për çfarë moshe bëhet fjalë, pra për një moshë e cila kryesisht është e varur nga mosha madhore, është një numër i konsiderueshëm i tyre. Rastet nga mosha 11 deri në 20 vjeç janë gjithsej 49 raste apo 14.68% të këtyre rasteve. Edhe kjo është një moshë shumë e re por edhe rastet e viktimizimit të kësaj moshe janë të shumta. Mosha prej 21 deri 30 vjeç është paraqitur me numrin më të madhe të rasteve. Me gjithsej 90 raste apo 26.94% të totalit. Prej moshës 31 deri ne moshën 40 vjeç janë paraqitur gjithsej 75 viktima apo 22.45%. Pas atyre të moshës 21 deri në 30 vjeç, kjo është mosha me numrin më të madh 28
  • 29. të rasteve. Nëse bëjmë një unifikim të këtyre dy “dekadave “ të moshave, prej 21 deri ne moshën 40 vjeç, atëherë siç thamë ne fillim, mosha më aktive paraqitet si një numër më të madh të rasteve të viktimave të vrasjeve. Moshat nga 61 deri në 70 vjeç paraqiten me 16 raste apo 4,79%. Nuk janë përjashtuar edhe moshat e shtyra në pleqërinë e thellë 70 apo 80 vjet. Këto raste janë paraqitur me 8 viktima apo 2.39% të të gjitha viktimave nga gjithsej 334 raste të hulumtuar. 2.4. Gjinia e Viktimave Të Vrasjeve Në Kosovë Gjatë viteve 2000-2010 Nga Kriminaliteti i dhunës, respektivisht kriminaliteti i veprave penale të vrasjeve, nuk janë të përjashtuar askush. Të dy gjinitë janë të ekspozuar që të jen viktima të vrasjeve. Ndonëse vrasjet, si lloje të caktuara të veprave penale, kategorizohen në të ashtuquajturën kriminalitet i dhunës, viktimat e të cilit në të shumtën e rasteve supozohen të jen persona me predispozita më të dobëta fizike p.sh fëmijët, femrat dhe të moshuarit, prapë se prapë në praktikën gjyqësore, si atë vendore dhe atë ndërkombëtare, nuk paraqiten më shumë femrat se sa meshkujt as fëmijët se sa të rriturit dhe as të moshuarit se sa të rinjtë, në cilësinë e viktimës së vrasjes 27. Nga aspekti i përgjithshëm dominon bindja se pjesëmarrja e femrës, ku mundë të jetë viktimë e krimit të vrasjeve, varet aga pjesëmarrja aktive në jetën e përditshme të atij vendi d.m.th se sa më shumë të jetë aktive femra në jetën shoqërore, aq më shumë mundë të jetë ekspozimi i saj nga veprat penale. Në këtë rast veprat penale të vrasjeve. Në këtë drejti ndikojnë karakteri dhe personaliteti i kryerësit të viktimës, raportet interpersonale ndërmjet kryerësit dhe viktimës, etj.28. Profesor Azem Hajdari në veprën e tij “Vrasjet në Shqipëri” thekson se prej 98 viktimave të vrasjeve 86 ose 87.7% janë të gjinisë mashkullore, që është gati baras me pjesëmarrjen e meshkujve si kryes. Gratë kanë qenë viktima të vrasjeve në 12 raste ose 12.3%. Gratë vriten nga ana e meshkujve në raste shumë të rralla dhe atë kryesisht në ato raste kur ato vet kontribuojnë që të bëhen viktima. Kjo ndodhë për arsye 27 28 Pr. Dr. Haki Demolli ,vep. e cit. fq. 85. Pr. Dr. Haki Demolli ,vep. e cit. fq. 85. 29
  • 30. se tek shqiptarët është ende i pranishëm relikti i së drejtës zakonore sipas së cilës është turp i madh dhe i dobët të vrasësh grua.29 Për gjendjen në Kosovë ka shumë pak të dhëna nga institucionet kompetente (sidomos Policore) lidhur me këtë karakteristik. Për këtë arsye është bërë hulumtimi nga gjykatat e qarqeve të Kosovës lidhur me këtë karakteristik. Prej vitit 1999 deri në vitin 2003, do të paraqesim këtë tabelë lidhur me gjininë e viktimave të vrasjeve në Kosovë. Gjinia e viktimave të Vrasjeve Gjykata e qarkut Prishtinë Gjykata e qarkut Gjilan Gjykata e qarkut Pejë Gjykata e qarkut Prizren Gjykata e qarkut Mitrovicë Gjithsej në tërë territorin e Kosovës Shprehur Në % Meshkuj Femra 56 8 14 78 70 6 4 80 36 6 8 50 33 3 10 46 35 8 9 32 230 3 45 306 71.91% 10.13% 14.70% 100% Mungojnë të dhëna Gjithsej 30 Nga kjo tabelë e lartshënuar shihet se personat e gjinisë femërore marrin pjesë me 10.13% në numrin e tërësishëm të viktimave të vrasjeve në Kosovë, që janë kryer nga viti 1999 deri 2003. Mirëpo ky numër mundë të jetë edhe më i madh, ngase një numër i konsiderueshëm i viktimave të vrasjeve apo 14.7% të tyre nuk dihet gjinia. Nga kjo tabelë shihet se numri më i madh i viktimave femër është paraqitur në gjykatën e qarkut në Mitrovicë, ku prej 32 viktimave të vrasjeve 8 apo 15.38% ishin femra, ndërsa numri më i vogël i femrave si viktimë vrasjes është paraqitur në gjykatën qarkut në Prizren, ku prej gjithsej 46 viktimave të vrasjeve vetëm 3 apo 6.52% ishin femra. Në territorin e gjykatës së Pejës nga 50 viktima të vrasjeve 6 apo 12% ishin femra, pastaj në gjykatën e qarkut në Prishtinë nga 78 viktima 8 apo 10.25% ishin femra dhe në gjykatën e Gjilanit nga 80 viktima , 6 apo 7.5% ishin femra. Ndërsa në hulumtimet e mia , që i kam bërë duke i marr botimet nga gazeta e përditshme “Kosova Sot” që është botuar nga viti 2000 deri në vitin 2010 japin të dhëna pak më ndryshe se hulumtimi i bërë nga gjykatat e qarqeve në Kosovë. Sigurisht që ka pasur më shumë raste të botuar, por nëse nuk ka qenë e dhënë kjo karakteristik apo nuk kam mundur të kuptoj këtë karakteristik të viktimave të 29 30 Pr. Dr. Azem Hajdari: Vrasjet Në Shqipëri” Prishtinë, 1998, fq. 113. Pr. Dr. Haki Demolli ,vep. e cit. fq. 87. 30
  • 31. vrasjeve, nuk e kam marruar që të fus në këtë statistikë, që do të paraqitet më poshtë në të dhëna tabelore. Tani do të paraqesim tabelën mbi karakteristikën gjinore të viktimave të vrasjeve në Kosovë nga viti 2000 deri ne vitin 2010: Viti Meshkuj Përqindja 2000 2001 2002 2003 2004 2005 2006 2007 2008 2009 2010 25 49 24 62 39 47 49 58 35 37 48 83.33 % 84.48 % 63.15 % 86.11 % 90.69 % 90.38 % 84.48 % 92.06 % 79.54 % 86.4 % 90.56 % Femra 5 9 14 10 4 5 9 5 9 6 5 Përqindja 16.66 % 15.51 % 36.84 % 13.88 % 9.30 % 9.61 % 15.51 % 7.93 % 20.45 % 13.95 % 9.43 % Në vitin 2000 nga gjithsej 30 viktima të hulumtuar del të jetë meshkuj 25 raste apo 83.33%, ndërsa femra 5 raste apo 16.66% të rasteve. Në vitin 2001 nga gjithsej 58 viktima të vrasjeve 49 apo 84.48% ishin meshkuj, ndërsa 9 apo 15.51% ishin femra, në vitin 2002, nga gjithsej 38 raste, 24 viktima apo 63.15% ishin meshkuj, ndërsa 14 viktima apo 36.84% ishin femra, dhe ky është viti ku më së shumti ka ndodhur viktimizimi i gjinisë femërore. Viti 2003 nga gjithsej 72 raste , 62 viktima apo 86.11% ishin meshkuj, ndërsa 10 viktima apo 13.88% ishin femra. Në vitin 2004 nga gjithsej 43 raste, 39 viktima apo 90.69% të rasteve ishin meshkuj, ndërsa 4 viktima apo 9.30% ishin femra. Viti 2005, nga gjithsej 52 raste, 47 apo 90.38% ishin meshkuj, ndërsa 5 raste apo 9.61% viktima ishin femra. Në vitin 2006 nga gjithsej 58 raste, 49 apo 84.48% ishin meshkuj ndërsa 9 viktima apo 15.51% ishin femra. Në vitin 2007 nga gjithsej 63 viktima, 58 apo 92.06% të rasteve ishin meshkuj kurse 5 viktima apo 7.93% ishin femra dhe ky është viti ku më së paku kishte raste të viktimizimit të vrasjeve të gjinisë femërore. Viti 2008, nga gjithsej 44 raste, 35 apo 79.54% ishin meshkuj, ndërsa 9 apo 20.45% ishin femra, viti 2009 kishte gjithsej 43 raste, nga këto raste 37 apo 86.04% ishin meshkuj, ndërsa 6 apo 13.95% ishin femra. Në vitin 2010 nga gjithsej 53 raste, 48 apo 90.56% ishin meshkuj dhe 5 viktima apo 9.43% ishin femra. Numri i përgjithshëm i rasteve të hulumtuar për të gjitha komunat e Kosovës është 554 raste ku 473 viktima te vrasjeve apo 85.38% janë meshkuj, ndërsa 81 viktima të vrasjeve apo 14.62% janë femra. 31
  • 32. 2.5. Lokacioni apo vendi i viktimizimit Në Kodin penal të Kosovës, respektivisht në nenin 33, me vendin e kryerjes së veprës penale nënkuptojmë vendi ku kryerësi ka vepruar apo ka qenë i obliguar të veproj ashtu si dhe vendin ku është shkaktuar pasoja. Zakonisht vendi i kryerjes, ku është shkaktuar pasoja nuk dallon nga vendi ku është filluar të kryhet veprimi, por ka edhe asi raste ku vendi i kryerjes me vendit e pasojës fizikisht janë të largëta njëra me tjetrën. Në një situate të tillë determinon kryesisht nga mjeti i kryerjet p.sh kur kryerësi përdor si mjet të kryerjes eksplozivin, helmin letrën pako-bombë apo eventualisht armën me tytë të gjatë, mundë të ndodhë që vrasësi dhe viktima të mos janë në një hapësirë apo territori të përbashkët në kohën kurë ndërmerret veprimi por përkundrazi të jen larg njëri-tjetrit me dhjetëra kilometra31. Pra me lokacionin apo vendin e kryerjes së veprës penale, në këtë rast të veprës penale të vrasjes është ai vend ku është shkaktuar pasoja apo më konkretisht ku është viktimizuar personi. Nga viti 1999 deri në vitin 2003, si pas gjykatave të qarkut, vendi i viktimizimit apo vendi i kryerjes së veprës penale të vrasjes është i paraqitur në tabelën në vijim: Vendi I kryerjes se viktimizimit Vrasja e kryer në fshat Pjesëmarrja në % Vrasja e kryer në qytet Pjesëmarrja në % Vrasja për vendin të cilët mungojnë të dhënat Pjesëmarrja ne% Rrugë, vendkalim 33 13.25% 32 12.85% / / Shtëpi, banesë lokacion I mbyllur Shesh publik vend tubimet e qytetarëve Në kopsht ,livadh arë. Në lokacionet e punës Në automjet Në ndonjë vend tjetër Gjithsej 13 5.22% 19 7.63% / / 6 2.40% 17 6.82% / / 12 4.81% 03 1.20% / / 2 0.80% 12 4.81% / / 12 13 4.81% 5.22% 11 09 4.41% 3.61% / / / / 91 36.5% 103 41.4% 55 22.0% Kjo është një tabelë ku më shumë bënë ndarjen prej zonave urbane nga zonat rurale, d.m.th decidivisht bën ndarjen fshat qytet të vend lokacionit të viktimizimit. Lidhur me 31 Pr. Dr. Haki Demolli ,vep. e cit. fq. 46. 32
  • 33. mikro-lokacionin e kryerjes së vrasjes në Kosovë nga tabela e mësipërme shihet rrugët, vendkalimet dhe hapësirat e tjera publike, sidomos në qytet, kanë qenë si vende më të shpeshta ku janë kryer vrasjet (88 vrasje prej gjithsej 249 sa ishin evidentuar në këtë periudhë apo 35% e tyre), më tutje si mikro-lokacion të kryerjes së vrasjes pasojnë shtëpitë, banesat dhe lokalet e mbyllura në të cilat janë kryer 33 vrasje apo 13.2% e tyre dhe kështu me radhë32. Sa i përket hulumtimit për vrasjet në Kosovë nga viti 2000 deri në vitin 2010 të bëra respektivisht nga botimet e gazetës “Kosova Sot” ku ishin botuar raportet policore në faqen “Kronikë e Zezë”. Ndarja fshat-qytet është bërë vetëm në ato raste ku nuk është ditur mikro-lokacioni i vendit të viktimizimit. Tani do të paraqesim në tabelën për vendin e viktimizimit të viktimave të vrasjeve në Kosovë gjatë viteve 2000-2010: 1 2000 2001 2002 2003 2004 2005 2006 2007 2008 2009 2010 Gjithsej Shprehur në % 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 5 3 2 4 2 2 1 3 1 2 7 32 4 5 3 1 17 12 6 13 4 8 7 80 4 8 5 6 6 9 6 5 6 4 6 65 2 14 5 20 6 6 7 4 4 1 6 75 / / 2 2 2 3 1 4 3 3 1 21 / 2 / 1 2 / 1 1 1 1 1 10 / 2 1 1 / / 2 6 / 1 2 15 / 2 1 / 1 / / / 1 1 / 6 / 2 / 5 1 / / / 1 1 / 10 / 1 2 4 1 1 3 1 / 4 / 17 / 3 / 4 1 3 2 / / 3 1 17 / / 2 / / / / 2 3 1 11 / 6 1 1 1 / 6 7 1 2 2 27 / / / 1 3 / / 2 1 / 6 13 12 5 6 11 / 8 15 8 12 6 7 90 3 5 8 9 / 7 8 9 7 3 6 65 5.77 % 14.44 % 11.53 % 13.53 % 3.79 % 1.80 % 2.70 % 1.08 % 1.80 % 3.60 % 3.06 % 1.98 % 4.87 % 2.34 % 16.24 % 11.73 % Kodet: 1. 2. 3. 4. 5. 6. 7. 8. 9. 10. 11. 12. 32 Hyrje të shtëpisë ose oborr shtëpie, Rrugë ose afër rrugës, Brenda shtëpisë ose banesës, Brenda veturës dhe afër veturës, Arë ose fushë bujqësore, Pompë Karburanti ose afër saj, Lokal nate, Qendër tregtare, Gremina të ndryshme, lumenj, Lokal afarist zejtar, zyrë(avokat, bankë), Afër objekteve institucionale, stacion policor spital, shkollë, Afër objekteve kulturore fetare(xhami, kishë), Pr. Dr. Haki Demolli ,vep. e cit. fq. 48. 33
  • 34. 13. 14. 15. 16. Mal ose bjeshkë, Brenda ose afër objekteve hotelerie, restorante etj, Qendër fshati, Qendër qyteti. Kjo është një tabelë ku shumë pak është bërë ndarja nga zona urbane prej atyre rurale, sepse e pash të arsyeshme që sa më saktësisht të bëjë vendin e saktë të mikrilokacionit. Ndarja ekzakte të rasteve të viktimave të vrasjeve është bërë vetëm në ato raste ku nuk ka qenë i dhënë vendi i mikrolokacionit. Nga kjo nënkuptojmë se ndarja është bërë në bazë të vendit të ngjarjes 1. Hyrje të shtëpisë ose oborr shtëpie kanë ndodhur disa vrasje të individëve, gjithsej 32 viktima apo 5.77%. Karakteristik e tyre është se krimet kanë ndodhur brenda familjes, ekzekutimet kriminale e shumë raste të tjera. 2. Rrugë ose afër rrugës kanë ndodhur shumë vrasje, nuk është e cekur se a ka ndodhur në zona urbane apo rurale, por me gjithë këto kanë një numër mjaft të madh, marrin pjesë me 80 raste apo 14.44%. 3. Brenda shtëpisë ose banesës kanë ndodhur 65 viktima apo 11.73%. Karakteristik të këtyre viktimave është se shumica prej tyre janë krime brenda familjes, por nuk përjashtohet edhe ekzekutimet kriminale gjatë grabitjes dhe për qëllime tjera kriminale. 4. Brenda veturës ose afër veturës, kanë ndodhur gjithsej 75 raste apo 13.53%. Këto krime zakonisht janë bërë si ekzekutime kriminale nga jashtë veture por nuk përjashtohet mundësia që krimi të jetë bërë edhe nga persona që ishin brenda veturës. 5. Në arë ose fushë bujqësore kanë ndodhur gjithsej 21 viktima apo 3.79%, zakonisht te këta vrasje janë te mosmarrëveshjet pronësore, por nuk përjashtohet mundësia edhe raste të tjera si hakmarrje etj. 6. Pompë e Karburanti ose afër sajë kanë ndodhur disa krime të rënda të vrasjeve, sidomos për konteste pronësore dhe grabitje. Këto viktima marrin pjesë me 10 raste apo 1.80%. 7. Lokal nate. Këto viktima janë gjithsej 15 raste apo 2.70%. Zakonisht janë viktima nga pirja e alkoolit por edhe raste nga pakujdesia. 34
  • 35. 8. Kanë ndodhur edhe disa raste të viktimizimit të vrasjeve ku është cekur saktësisht se ku ka ndodhur rasti, në qendër tregtare. Kanë ndodhur gjithsej 6 raste apo 1.08%. Është fjala për qendra të mëdha tregtare. 9. Gremina Të ndryshme, lumenj, kanë ndodhur gjithsej 10 raste apo 1.80%. Zakonisht viktima është gjetur e vrarë afër këtyre objekteve pa shenja jete. 10. Lokal afarist, zejtar, zyre (avokat, bankë, zyre kontabiliteti), kanë ndodhur 17 raste apo 3.06%. 11. Afër objekteve institucionale (stacion policie, komunë, shkollë, etj,) janë gjithsej 17 viktima apo 3.06%. 12. Afër objekteve kulturore fetare (xhami, kishë, etj.) kanë ndodhur 11 vrasje apo 1.98%. 13. Mal ose bjeshkë kanë ndodhur gjithsej 27 raste apo 4.87%. Karakteristik e këtyre rasteve është se janë viktima të vrasjeve aksidentale një pjesë e tyre, por ka edhe raste të tjera. 14. Brenda objekteve hoteliere, restorante, etj. janë viktimizuar gjithsej 13 viktima apo 2.34% të vrasjeve. 15. Në qendër të fshatit, janë ato viktima ku rasti ka ndodhur brenda fshatit, mirëpo nuk është saktësuar mikro-lokacioni. Gjithsej janë 90 viktima apo 16.24%. 16. Në qendër të qyteti, edhe këto janë viktima ku nuk është specifikuar mikrolokacioni, gjithsej janë 65 viktima apo 11.73%. Numri më i madh i rasteve të hulumtuar ishte në qendër të fshatit me 90 viktima apo 16.24%. Arsyeja se pse ky numër më i madh paraqitet në fshat e jo në qytet është sepse mikro-lokacioni e dhënë te rastet e tjera ishte më i theksuar për qytet, ndërsa theksimi i tyre për fshat ishte më i vogël. Këto dy vendet e fundit, si vendet ku viktimizimi ka ndodhur më së shumti, mund të quhet edhe vendi ku nuk dihet mikro-lokacioni i vend viktimizimit dhe janë vende më të përgjithshme si qendër qyteti apo fshati. 35
  • 36. 2.6. Mjetet dhe metodat e përdorura gjatë viktimizimit të vrasjeve në Kosovë gjatë viteve 2000-2010 Mjetet që përdoren për kryerjen e veprës penale të vrasjes janë të shumëllojta, p.sh armët e zjarrit, sendet e forta, të cilat shkaktojnë lëndime vdekjeprurëse. Mënyrat më të shpeshta të vrasjeve janë shkaktimi i lëndimeve me mjete depërtuese ose shpërthyese, me mjete të mprehta, me helme të ndryshme, me ngufatje, me mbytje në ujë, me mjete të forta, etj. Në praktikë më shumë për kryerjen e vrasjes përdoren armët e zjarrit, armët e ftohta dhe mjetet e rastit33. Deri te rasti apo momenti kritik i vrasjes, që personi vendos të bëjë gjest të tillë, varet nga shumë faktor që mundë të jen të natyrës objektive dhe subjektive. Nga faktorët objektiv që kryerësi vendos të zgjedhë mjetin për kryerjen e vrasjes, rol të rëndësishëm luan përgatitja profesionale e kryerësit, intensiteti dhe kohëzgjatja e konfliktit që i paraprin vrasjes, si dhe për mënyrën e sigurt të kryerjes vrasjes dhe faktor të tjerë të ngjashëm. Nga faktorët subjektiv që ndikon në përzgjedhjen e mjetit për kryerjen e vrasjes janë: gjinia e kryerësit, vendosmëria, planifikimi dhe parapërgatitja e kryerësit, botëkuptimet tradicionale të kryerësit, marrëdhëniet ndër njerëzore ndërmjet kryerësit dhe viktimës, etj.34 Pra mënyrat e kryerjes së vrasjes e përbëjnë veprimet që i ndërmerr kryerësi për të shuar jetën e dikujt. Si mjete të kryerjes së vrasjes më së shpeshti përdoren: 1. Armët e zjarri (revolja, pushka, pushka luftarake, etj.) 2. Armët e ftohta dhe mjetet e mprehta (thika, sëpata, gërshërët, etj.) 3. Bombat e dorës, pajisjet shpërthyese ose lëndë djegie, 4. Veglat e ndryshme (Kazmat, lopatat, etj.), 5. Materiet kimike helmuese(acidet e ndryshme) 6. Barërat me përmbajtje droge, 7. Mjetet e komunikacionit (automobilat, motoçikletat, etj.), 8. Mjetet për lidhje (litari, shiritat e ndryshëm, etj.) 33 34 Pr. Dr. Vesel Latifi: “Kriminalistika, Zbulimi dhe të Provuarit e Krimit” Prishtinë, 2004, fq. 225. Pr. Azem Hajdari, vep. e cit. fq. 111 36
  • 37. 9. Mjetet e tjera (shkopi, huri, guri, tëholli, shishja, karrige, etj.) 10. Energjia elektrike, rrezatimet e ndryshme, 11. Temperaturat e larta dhe të ultë, etj.35 Nga praktika penale juridike, ne mundë të konstatojmë se mjetet të cilat janë përdorur për kryerjen e veprës penale të vrasjes më së shumti janë armët e zjarrit e mandej vijnë mjetet e tjera siç janë mjetet e mprehta, mjetet e forta, helmimet, etj. Tani do të shohim një tabelë për mjetet e përdorura për krimet e vrasjeve në Kosovë gjatë viteve 1999-2003. Mjetet me të cilat është kryer vrasja Armët e zjarrit Gjykata e qarkut në Prishtinë Gjykata e qarkut në Gjilan Gjykata e qarkut në Prizren Gjykata e qarkut në Mitrovicë Gjithsej në tërë territorin e Kosovës Shprehur në% 39 33 27 23 138 55.42% Armët e ftohta 4 / 6 3 2 / 8 3 24 7 9.63% 2.81% 1 / / 5 17 / 1 1 1 8 / / / 4 6 2 2 1 7 8 4 4 3 22 47 1.60% 1.60% 1.20% 8.83% 18.87% 66 53 39 54 249 100% Mjetet eksplozive Automjetet Shkopi,druri Sëpata Mjete të tjera Mungojnë të dhëna gjithsej 36 Sipas këtyre të dhënave për periudhën 1999-2003, nga 249 vrasje të përgjithshme në 138 raste apo në 55,42% të tyre si mjete të kryerjes është shfrytëzuar arma e zjarrit, më tutje në 24 raste apo 9.63% të tyre, vrasjet janë kryer me armë të ftohta dhe kryesisht është përdorur thika. Nuk ka qenë të përjashtua edhe mjetet eksploduese të cilat në 7 raste apo 2.81% të vrasjeve ju kanë shërbyer kryesve realizuar qëllimet e tyre të vrasjeve. Ndërsa mjetet e tjera të përdorura në kryerjen e vrasjeve, siç janë automjetet, shkopinjtë, drunjtë, dhe sëpata, pak a shumë janë sjellë në suazat e “normales” nga 1.20% deri në 1.60%. Gjatë hulumtimit tim, Në gazetën “Kosova Sot”, ku në kronikën e sajë të zezë për krime të ndryshme në Kosovë që janë publikuar nga viti 2000 deri në vitin 2010, do të 35 36 Doc.dr.sc. Nedžad Korajlič, vep. e cit. fq.. 37. Pr. Dr. Haki Demolli , vep. e cit. fq. 63. 37
  • 38. japim një tabelë më përmbledhëse gjatë këtyre viteve për mjetet dhe metodat e përdorura nga kryerësi gjatë viktimizimit të viktimave të vrasjeve. Armë zjarri 2000 2001 2002 2003 2004 2005 2006 2007 2008 2009 2010 Gjithsej Shprehur në % Mjete Të forta Mjete të mprehta Zjarr, djegie Ngufatje Mjete shpërthyese Grushtime 23 49 33 61 34 36 47 51 33 30 37 434 78.34 % / 2 1 2 3 3 2 4 2 2 3 24 4.34 % / 1 / 2 6 11 4 6 8 11 11 60 10.55 % 2 / / 2 / 2 / / 1 / / 7 1.26 % / / 2 2 / / 4 / / / / 8 1.44 % 5 5 1 2 / / 1 2 / / / 16 2.88 % / 1 1 1 / / / / / / 2 5 0.90 % Kjo tabelë është një pasqyrë për mjetet dhe metodat e vrasjeve në Kosovë nga viti 2000 deri në vitin 2010. Nga gjithsej 554 viktima të vrasjeve të hulumtuar 434 viktima apo 78.34% e rasteve, kryerësi ka përdorur armën e zjarri si mjete për kryerjen e aktit të vrasjes, d.m.th është mjeti kryesor që ka shkaktuar shumicën e vrasjeve në Kosovë. Pas armëve të zjarrit renditen mjete e mprehta siç janë: thika, sakica, etj. me 60 viktima apo 10.55% të rasteve, d.m.th vrasjet që janë kryer me anë të këtyre mjeteve janë mjaft të mëdha. Me radhë vijnë mjete e forta, siç janë shkopinjtë e ndryshëm, mjete nga hekuri, etj. Marrin pjesë me 24 viktima apo 4.34% të rasteve të hulumtuara. Mjetet shpërthyese siç janë bombat e ndryshme, qoftë artizanale qoftë të prodhuar me licencë marrin pjesë me 16 viktima apo 2.88%. Ngufatjet marrin pjesë me 8 viktima të vrasjeve apo 1.44% Në Kosovë, gjatë kësaj periudhe ka pasur edhe raste ku për viktimizimin e individëve është përdorur zjarri d.m.th viktima është djegur në flakët e zjarrit nga ana e kryerësit. Gjithashtu marrin pjesë me 7 viktima apo 1.26% të rasteve. Në fund janë rastet ku janë përdorur grushtimet për të arritur qëllimin e kryerësit, gjithsej janë 5 viktima apo 0.90% të rasteve. 38
  • 39. 2.7. Koha e kryerjes Së Viktimizimit të Viktimat e vrasjeve në Kosovë Gjatë Viteve 2000-2010 Me kohën e kryerjes së viktimizimit apo procesit të marrjes së jetës së njeriut në mënyrë të kundërligjshme, nënkupton kohën kur kryerësi ka vepruar apo është dashur të veproj pa marr parasysh kohën kur është shkaktuar pasoja. (Neni 32 i kodit penal të Kosovës)37. Nga kjo dispozitë e kodit penal nënkuptojmë se koha e kryerjes së veprës penale të vrasjes është momenti kur është ndërmarr veprimi me pasoj vdekjen e njeriut. Duke pasur për bazë kohën e kryerjes së vrasjes mundë të trajtojmë në aspektin e periudhave disa vjeçare, periudhave, një vjeçare, periudhave sezonale, mujore dhe ditore, respektivisht nga aspekti i orës apo momentit kur saktësisht është kryer vrasja38 2.7.1 Koha e kryerjes së krimit të vrasjes sipas muajit Nga hulumtimet e kryera nga raportet policore të botuar në gazetën “Kosova Sot” nga viti 2000 deri në vitin 2010 duket sinë tabelën e mëposhtme: Janar 2000 2001 2002 2003 2004 2005 2006 2007 2008 2009 2010 Gjithsej Shprehur ne % Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nëntor Dhjetor / / 5 6 4 3 5 6 2 6 5 42 7.49 % / / 4 4 4 1 6 1 7 5 3 35 6.32 % / 1 3 5 3 4 3 3 4 1 4 31 5.60 % / 7 5 6 1 3 5 1 6 1 2 37 6.67 % / 4 2 5 10 6 10 6 3 3 4 53 9.56 % / 6 / 7 3 5 2 6 2 5 5 41 7.40 % 8 1 4 5 / 7 7 5 4 3 10 54 9.75 % 7 7 2 9 2 3 6 8 3 2 5 54 9.75 % / 7 1 8 6 3 2 8 3 3 6 47 8.48 % / 13 7 8 4 8 4 6 2 6 3 61 11.01 % 10 4 3 6 1 4 4 6 1 2 4 45 8.13 % 5 8 2 3 5 5 4 7 7 6 2 54 9.75 % Nga tabela e mësipërme mundë të shihet se për më tepër se një dekadë apo 11 vite, se cili muaj është më i përgjakshmi apo se në cilin muaj kanë ndodhur më shumë viktima të vrasjeve. Siç shihet muaji ku ka ndodhur më shumë viktima të vrasjeve është muaji 37 38 Kodi Penal i Kosovës, neni 38.(2003-04) Pr. Dr. Haki Demolli , vep. e cit. fq. 48-49. 39
  • 40. TETOR apo muaji i 10, me gjithsej 61 viktima të vrasjeve apo 11.01% të rasteve, mandej vjen muaji Korrik apo muaji 7, Gushti apo muaji 8 dhe dhjetori apo muaji 12, me nga me nga 54 viktima apo me nga 9.75% të rasteve për secilin muaj. Muaji Maj apo muaji 5 paraqitet me 53 raste apo 9.56%. Muaji i nëntë apo Shtatori paraqitet me 47 viktima apo 8.48%. Muaji 11 apo Nëntori paraqitet me 45 viktima apo 8.13%, Janari me 42 viktima apo 7.40%, Mandej Prilli me 37 viktima apo 6.6%. Shkurti me 35 viktima apo 6.32%, dhe muaji ku më së paku ka pasur viktima të vrasjeve sipas kësaj tabele është muaji Mars apo muaji i tret , ku përgjatë 11 viteve kanë ndodhur gjithsej 31 viktima apo 5.60% të rasteve. Këto janë gjithsej 554 viktima të vrasjeve të hulumtuar. 2.7.2. Koha e kryerjes së Krimit të vrasjes sipas orës Me kohën sipas orës të viktimizimit të personit, nënkuptojmë rastin se në cilën pjesë të ditës kanë ndodhur rastet e vrasjeve. Gjatë hulumtimit për gjithsej 554 raste kanë qenë të dhëna se në cilën orë është bërë vrasja gjithsej 334 viktima dihet se në cilën orë është bërë viktimizimi d.m.th prej 554 viktimave të vrasjeve, për 334 viktima të vrasjeve apo 60.28% të rasteve dihet se në cilën orë janë viktimizuar. Tani do të paraqesim një tabelë për 24 orët e ditës se cila pjesë e ditës ka qenë me raste ku dihet se në cilën orë është bërë viktimizimi d.m.th vetëm për ato raste ku dihet koha sipas orës së vrasjes: 40
  • 41. 24:00 / / 1 / 4 1 2 4 / 3 2 3 7 / 1 / 2 / 1 / / / / / 1 1 4 2 2 / / 3 3 2 / 3 1 / 1 / / / / / 2 3 / 1 1 1 / 2 / 4 / / 2 1 1 5 3 / 2 2 1 / 1 / / 1 2 / 3 2 / 1 1 / 2 1 1 2 1 2 1 / / 2 2 / / 2 / 1 3 4 3 / 3 / 3 2 2 4 3 2 4 2 / 1 1 / / / / / 1 / 2 1 1 1 1 1 1 2 3 2 6 5 1 6 2 / 4 1 1 / / / 1 2 / / 2 5 1 3 4 / / 1 1 2 1 4 2 / 4 / 1 1 / / / / 3 2 3 / 3 1 3 3 3 / 1 1 3 2 2 / 3 1 2 / / / / / 1 1 1 3 3 1 1 2 1 1 / 4 1 2 / / 2 5 / / / / 1 / / / 1 2 2 1 / / 4 1 2 8 2 4 5 / 12 10 17 15 18 14 3.60% 2.30% 5.0% 4.50% 5.39 4.20% 9.89% 3.29% 1 1 0.30% 23:00 1 23 2 6.89% 22:00 2 33 21:00 / 16 / 4.80% 20:00 2 30 19:00 2 8.99% 18:00 / 14 17:00 / 4.20% 16:00 / 17 15:00 / 5.0% 14:00 / 17 13:00 / 5.0% 12:00 / 14 11:00 / 4.20% 10:00 / 20 9:00 / 5.99% 8:00 / 9 1 2.70% 7:00 2 7 / 2.1% 6:00 / 2 1 0.60% 5:00 / 2 / 0.60% 4:00 / 3 / 0.90% 3:00 / 11 / 3.29% 2:00 / 11 1:00 / 18 2000 2001 200 2 2003 2004 2005 2006 2007 2008 2009 2010 / Shprehur nw %%% 5.39% Gjithsej / Shpreh ur në % Gjithse j Prej Orës 01:06 Prej Orës 07:12 Prej Orës 13:18 Prej Orës 19:24 47 70 100 117 14.07% 20.95% 29.94% 35.02% 41
  • 42. Nga tabela e mësipërme shihet se numri më i madh i viktimave të vrasjeve ka ndodhur gjatë orëve të pasdarkes respektivisht nga ora 19:00 deri në orën 24:00 me gjithsej 117 viktima apo 35.02%. Mandej vijnë orët e darkës respektivisht të pasdites me gjithsej 100 viktima apo 29.94% të rasteve. Orët nga 07:00 e mëngjesit deri 12:00 marrin pjesë me gjithsej 70 viktima apo 20.95%. Numrin më të vogël të rasteve janë nga ora 01:00 deri në orën 06:00 e mëngjesit me gjithsej 47 viktima apo 14.07% të rasteve. Është fakt se këto janë orët ku shumica e njerëzve pushojnë duke fjetur dhe paraqiten me më pak raste të viktimave të vrasjeve. 2.7.3. Koha e kryerjes së vrasjes sipas Ditës Me kohën sipas ditës së viktimizimit nënkuptojmë se në cilën ditë është marrë jeta e personit, apo është viktimizuar personi. Gjithsej, kudo në botë ekzistojnë shtatë ditë të javës. Se cilat kanë qenë ditët më të përgjakshme në Kosovë nga hulumtimet e bëra, do të paraqesim një tabelë si më poshtë: E Hane 2000 2001 2002 2003 2004 2005 2006 2007 2008 2009 2010 Gjithsej Shprehur në % E Marte E Mërkurë E Enjte E Premte E Shtune E Diel 4 14 8 16 7 9 8 9 5 8 11 99 17.88% 3 10 5 11 4 6 5 11 5 7 10 77 13.90% 2 10 6 12 7 11 15 6 14 5 6 94 16.69% 12 13 1 13 4 4 6 13 3 6 6 81 14.02 3 7 5 7 11 9 8 13 6 7 11 87 15.70% / / / 2 3 2 9 7 2 6 6 37 6.67% 6 4 13 11 7 11 7 4 9 4 3 79 14.26% Nga kjo tabelë shihet se cila ditë ka qenë me më shumë raste të viktimizimit të vrasjeve të personave. Shihet qartë se dita e Hënë bënë pjesë me 99 viktima të vrasjeve apo 17,88% të rasteve dhe është dita me më së shumti raste, mandej është dita e Mërkurë me 94 viktima apo 16.69% të rasteve. Ditën e Premte janë viktimizuar gjithsej 87 viktima apo 15.70% të rasteve. Dita e Enjte me 81 viktima apo 14.62%. Dita e Diel 42
  • 43. me 79 viktima apo 14.26%. E Marta me 77 viktima apo 13.90 %, dhe dita me më Së paku viktima të vrasjeve është dita e Shtunë me gjithsej 37 viktima apo 6.67% të rasteve. Nga kjo shihet se në ditët e vikendit ka pasur më pak raste të vrasjeve se ditëve të punës. Pra ditëve ku shoqëritë janë më të aktivizuar, ndodhin edhe më shumë probleme dhe ka më shumë vrasje se në ditët e pushimeve. 2.7.3.1. E Hëna Përfundimisht dita më e keqe e javës Ditën e parë të javës njerëzit ankohen për 34 minuta dhe këtë më së shumti për lodhje, humorin e keq, kompjuterin e ngadalshëm, por edhe për modelin e flokëve. Tërë pjesën tjetër të javës ankohen shumë pak. Çdo i treti e urren të dielën më shumë se çdo ditë tjetër, Zbulon studimi i FLOMAX RELIEF, i kryer në 2000 të anketuar. Njeriu mesatar të Hënën ankohet rreth 34 minuta, ndërsa gjatë pjesës së tjetër të javës 22 minuta. Dita e parë e javës për shumë njerëz është veçanërisht stresuese, sepse i frikësohen sasisë së punës që i pret, përveç kësaj e diela nuk është e popullarizuar sepse është dita e parë pas vikendit të cilën shumica e kalojnë në argëtim dhe pushim. Prandaj e kanë bezdi ti kthehen përsëri atmosferës së punës. Të hënën edhe modeli i flokëve është gjithmonë më i keq, trafiku shkon me shumë nerva, kompjuteri është i ngadalshëm, ndërsa dhimbjet dhe lodhja shumë më të forta, zbulon studimi. Humori i keq është i zakonshëm për të Hënën. Edhe pse duket që një varg arsyesh mundë të ndikojnë në humorin ton, veçanërisht të Hënën, duket që problemi shëndetësor janë me një nga arsyet më të mëdha. Raporton FLOMAX RELIEF.39 3. Viktimat e Hakmarrjes dhe Gjakmarrjes si formë e veçantë në Kosovë Viktimat e hakmarrjes dhe Gjakmarrjes janë viktima të vrasjeve që shkaktohen nga persona që më parë është vrarë dikush i afërt nga vetë viktima ose ndonjë i afërt i tij. Kjo është një zakon ku kryesisht është i përhapur në trojet shqiptare. Ky lloj hakmarrje ose vetëgjykim është atëherë kur shteti si mjet i forcës dhe i dhunës nuk i lihet të zgjedhë problemet e ndonjë vrasje të mëhershme. 39 Gazeta “Koha Ditore”- 16 Shtator 2011, fq. 24 43
  • 44. Zakoni i hakmarrjes dhe gjakmarrjes edhe sot e kësaj dite në disa ambiente shkakton viktima në njerëz, çrregullime dhe prishje raporte familjare, farefisnore, miqësore, shoqërore, emocionale, raporte ekonomike dhe raporte të tjera mes qytetarëve në vendbanimet e caktuara 40. Edhe në Kosovën e pasluftës kanë ndodhur një numër i caktuar të rasteve, për hakmarrje dhe gjakmarrje. Nga viti 1999 deri në vitin 2003 në një hulumtim të profesorit H. Demolli me titull “Vrasjet Në Kosovën e Pasluftës” nga gjithsej 249 raste të hulumtuar, 44 raste apo 17.67% të rasteve ishin me motive hakmarrje dhe gjakmarrjes. Në hulumtimin tim të bërë nga publikimet e gazetës “Kosova Sot”, është një numër shumë i vogël i rasteve të dhëna, për arsye se ishin hetime preliminare dhe nuk janë të dhëna motivet e vrasjeve. Me gjithë atë në numrin e madh të motiveve të pazbuluar mundë të jet numër më i madh i vrasjeve nga hakmarrja dhe gjakmarrja. Vetëm 14 viktima nga gjithsej 554 raste ishin me motive të hakmarrjes dhe gjakmarrjes. Çka është Gjakmarrja- Gjakmarrja përgjithësisht fillon me një mosmarrëveshje, zakonisht mes dy burrave, familjet e të cilëve janë fqinjë ose mike. Zënka mundë të ketë çfarëdo lloj shkaku: një aksident, diçka e perceptuar si fyerje, një mosmarrëveshje lidhur me pronën, një konflikt mbi furnizimin me energji elektrike, ujë ose benzinë e kështu me radhë. Mosmarrëveshjet përshkallëzohen në zënka fizike dhe njëri vret tjetrin. Më pas familja e viktimës e ndjenë se familja e vrasësit i detyrohet në gjak asaj. Ky borxh i shoqëruar nga humbja e nderit, mundë të lahet vetëm duke marr jetën një anëtari të familjes së vrasësit 41. 4. Disa Faktorë që Ndikojnë te Procesi i Viktimizimit te Viktimat e Vrasjes Edhe te viktimat e vrasjeve ka disa faktorë që luajnë rol të avancuar apo të rëndësishëm te paraqitja e rasteve të vrasjeve. Të gjithë faktorët ndahen në dy lloje. Faktorët e brendshëm ose subjektiv dhe faktorët e jashtëm ose objektiv. Si faktor të brendshëm te viktimizimi i krimeve të vrasjeve rol të veçantë luajnë motivet apo siç njihen nevoja të brendshme të njeriut, mandej çrregullimet mendore apo 40 Pr. Dr. Ragip Halili: “Sanksionet Penale Sipas Të Drejtës Zakonore”, Prishtinë, 1985, fq. 30-35. Pr. Philip Alston, Misioni në Shqipëri (15-23 Shkurt 2010) Raportues i Posaqëm i Kombeve të Bashkuara për Ekzekutime Jashtëgjyqësore. 41 44
  • 45. njerëz me nevoja të veçanta psikike. Këto janë faktorët më kryesor të brendshëm, meqë luajnë një rol të rëndësishëm të viktimizimit i rasteve. Mirëpo ka edhe faktorë tjerë siç janë vetit dhe cilësitë biofizike, vetit psikike, karakteri dhe temperamenti, inteligjenca, si dhe emocionet luajnë një rol tek rastet e vrasjeve. Si faktor të jashtëm te viktimat e vrasjeve paraqiten faktorët ekonomik, social apo kushtet ekonomike të individëve, lidhshmëria e njerëzve me proceset ekonomike dhe qarkullimin e tyre juridik, ku mundë të vijë deri te moskuptimet mes individëve për çështje pronësore, mandej janë faktorët politik si dhe faktorët shoqëroro, familjar, etj. Të gjithë këto faktorë mundë të shkaktoj viktima të krimeve të vrasjeve. 5. Kompensimi dhe Mbrojtja e Anëtarëve të familjeve të viktimave të Vrasjes Aneksi i deklaratës së OKB-së mbi parimet themelore të drejtës për viktimat e krimit dhe keqpërdorimit të pushteti, në nenin 2 mbi nocionin viktimë parasheh për anëtarët e familjes së viktimës këtë nocion: Fjala “viktimë” gjithashtu përfshin familjen dhe personat të cilët varen nga viktimat e drejtpërdrejt dhe personat të cilët kanë pësuar lëndime për shkak se kanë ndërhyrë në mënyrë që tu dalin në ndihmë viktimave në halle, apo me qëllim që ta parandalojnë viktimizimin e tyre42. Nga kjo nënkuptojmë se edhe anëtarët e familjeve të viktimave në përgjithësi por në veçanti te viktimave të vrasjeve dëmtohen nga viktimizimi apo humbja e një personi të familjes së tyre. Dëmtimi është i dyllojshëm: Morale apo shpirtërore, sepse familja humbë një nga anëtarët e saj, dhe Ekonomike apo financiare sepse ndoshta humbë të ardhurat kryesore për mbajtjen e gjendjes materiale të sajë. Në nenin 8 të këtij aneksi thotë kështu: Kryerësit e veprave penale apo palët e treta, e cila mbanë përgjegjësin për sjelljet e tyre duhet që sipas nevojës t’u japin një dëmshpërblim të drejtë viktimave, familjeve të tyre dhe personave të varur nga to. Një dëmshpërblim i tillë duhet të përfshijë edhe kthimin e pronës dhe të pagesave për 42 Aneksi i Deklaratës së OKB-së mbi parimet themelore të drejtësis për viktimat e keqëpërdorimit të pushtetit.(Viktimologji-Pr.Dr. Ragip Halili) 45
  • 46. dëmtimet apo humbjet të cilat i kanë pasur ata, kompensimin e shpenzimeve të cilat janë bërë si rezultat i viktimizimit, ofrimin e shërbimeve dhe rikthimin e së drejtës që u takon. Në nenin 12, ky aneks e sqaron më mirë kompensimin e familjeve të viktimave. Neni 12 i aneksit thotë kështu: Kur kompensimi nuk jepet nga ana e kryerësit të veprës penale apo nga ndonjë burim tjetër, shteti duhet të përpiqet që të siguroj kompensim për : a) Viktimat për të cilat kanë pasur lëndime të rënda trupore apo keqësimin e gjendjes fizike apo mentale, si rrjedhojë e krimeve serioze; b) Familjet, në veçanti personat e varur të viktimave të cilat kanë vdekur si rezultat i një viktimizimi të tij. Nga ky nenë respektivisht në pikën b, theksohet se duhet t’u ndihmohet atyre familjeve që pësojnë fatkeqësi të vdekjes të ndonjë anëtari brenda familjes së tyre. Mandej në forcimin dhe zgjerimin të fondeve kombëtare për dhënien e kompensimit të viktimave. Sipas këtij sugjerimi, shteti mundë të krijoj edhe fonde të tjera për të njëjtën qëllim. Nga e gjithë kjo nënkuptojmë, se së pari këto kompensime duhet t’i bartë personi që ka shkaktuar viktimizimin e rastit, mirëpo nëse personi apo vrasësi i viktimës nuk mundë apo nuk dihet se ku është, atëherë shteti duhet t’i marr përsipër këto obligime. Edhe konventa Evropiane mbi kompozimin e viktimave të krimeve të dhunës e miratuar në Strasburg 24.9.198343 flet për kompensimin e familjeve te të cilat kanë pësuar nga humbja e anëtarit të tyre nga kriminaliteti i dhunës. Në nenin 2 thotë kështu: Kur kompensimi nuk është tërësisht në dispozicion nga burime tjera, shteti do të kontribuoj për të kompensuar. a) Ata të cilët kanë pësuar dëme fizike serioze apo dëmtime të shëndetit, si rezultat i drejtpërdrejt nga krimi i qëllimshëm i dhunës; b) Personat e varur nga personat të cilët kanë vdekur si rezultat i krimeve të tilla. Pika 2 e këtij neni thotë se kompensimi do të jetë i njëjtë për rastet e lartë përmendura edhe nëse fajtori nuk ka qenë e mundur të ndiqet apo të dënohet. Në nenin 4 saktëson se çka saktësisht duhet të kompensohet: Kompensimi do të mbuloj sipas rastit në shqyrtimin 43 Konventa Evropiane Mbi Kompenzimin e Viktimave të Dhunës, Strasburg, 24.11.1983.(Viktimologji. Pr.Dr. Ragip Halili) 46
  • 47. të paktën gjëra vijuese: Humbjet e të ardhurave, shpenzimet mjekësore dhe hospitalizimit, shpenzimet e varrimit, vuajtjet e personave të varur dhe humbjet e mjeteve të jetesës. Në përgjithësi mundë të konstatojmë se ka kompensim për familjet e viktimës së vrarë, mirëpo sa u kuptua nga këto nene, respektivisht neni 2 pika b, ku thuhet se vetëm personat e varur nga personat e të cilët kanë vdekur si rezultat i krimeve të tilla mundë të kompensohen me mjete materiale. 47
  • 48. Kapitulli i III VËSHTRIM KOMPERATIV I VIKTIMAVE TË VRASJEVE NË PËR DISA SHTETE 1. Viktimat e Krimeve Të Vrasjeve Në Australi Edhe pse vrasjet në shtetin e Australisë janë me shifra më të ultë në proporcion me banorët e vendit ton, atje bëhen studime dhe hulumtime të veçanta mbi çfarëdo karakteristike të viktimave të vrasjeve. Është një institut që quhet “INSTITUTI AUSTRALIAN I PROGRAMIT KOMBËTAR TË KRIMINOLOGJIS PËR MONITORIMIN E VRASJEVE (NHMP)’’44. E cila monitoron tendencat dhe modelet të vrasjeve në Australi. Sipas këtij institute në vitin 2006-07 kanë ndodhur 260 viktima të vrasjeve që kanë marruar pjesë 296 autor të vrasjeve. 44 The Australian Institute of Criminology’s National Homicide Monitoring Program (NHMP), (Përkthim Jo zyrtar). 48