SlideShare ist ein Scribd-Unternehmen logo
1 von 14
Universiteti AAB 
Fakulteti juridik 
Drejtimi I përgjithshëm 
Punim seminarik 
Lënda : E drejta procedurale civile 
Tema : Roli i dëshmitarëve në procedurën kontestimore 
Mentor : Punoi : 
Prof.Dr.iur. Iset Morina Donikë Mjaki 
Prishtinë, Maj 2014
2 | Roli i dëshmitarëve në procedurën kontestimore 
Përmbajtja 
Hyrje 
1.Dëshmitarët dhe thëniet e tyre si mjet provues..............................................4 
1.1.0.Dhënia e dëshmisë – detyrim I përgjithëshëm qytetar.................................................4 
1.1.1.Zotësia për të qenë dëshmitar.............................................................................5 
1.1.2.Përjashtimi nga detyra e dëshmimit..................................................................5 
1.1.3.E drejta e mosdhënies së dëshmisë....................................................................6 
1.1.4.E drejta e mosdhënies së përgjigjes në pyetjet e caktuara......................................6 
1.1.5.Thirrja e dëshmitarëve....................................................................................8 
2.Procedura dhe mënyra e marrjes së provës me dëgjimin e dëshmitarëve........8 
2.1.0.Ballafaqimi I dëshmitarëve...............................................................................10 
2.1.1.Të drejtat e dëshmitarit.................................................................................11 
3.Vlerësimi I provave........................................................................................12 
Konkluzion 
Bibliografia
3 | Roli i dëshmitarëve në procedurën kontestimore 
Hyrje 
Në këtë punim seminarik do të trajtoj disa çështje që kanë të bëjnë me dëshmitarët , aftësinë e 
tyre për të dëshmuar , procesin e marrjes së provës me dëgjimin e dëshmitarëve , dhe vlerësimin 
e provave. 
Tema për të cilën kam vendosur të shkruaj punimin seminarik , më ka zgjuar një interesim të 
veçantë për disa arye. Fillimisht si student në fakultetin juridik - niveli bachelor , duhet që të 
aftësohemi profesionalisht për situatat dhe rastet të cilat mund të na paraqiten në të ardhmen. 
Shpesh herë në jetën e përditëshme ndodh që mund të shohim , te dëgjojmë , të informohemi , 
me një fjalë të jemi dëshmitarë në ngjarje të caktuara. Por jo çdo herë jemi në gjendje psiqike 
dhe fizike të kuptojmë ,apo të përceptojmë atë ngjarje , jo çdo here ndodhemi në vendin tonë , 
dhe jo çdo here do të jemi në të njejtën moshë. 
Duke u nisur nga këto rrethana që I cekëm më lart ne mund të ftohemi në cilësinë e dëshmitarit , 
që të dëshmojmë pranë ndonjë gjykate , mirëpo qfarë te drejta dhe obligime kemi për të dhënë 
dëshmi na e përcakton Ligji mbi procedurën kontestimore .Gjithashtu duhet të dimë se qfarë te 
drejte kemi të ftojmë ndonjë person për të dëshmuar , në cilat raste , dhe qfarë obligimesh kemi 
ndaj tij. 
Është e rëndësishme të dimë se cili është roli i dëshmitarit në procedurën kontestimore , sa është 
e rëndësishme deklarata e dhënë , në marrjen e vendimit nga ana e gjykatës. 
Por ligjvënësi nuk mund të ofrojë shtjellime dhe spjegime për përmbajtjen e një norme të 
caktuar brenda për brenda tekstit ligjor. Sepse ligji urdhëron , ndalon, apo autorizon , nuk 
shtjellon. 
Prandaj për këtë arsye është e kam parë të nevojshme dhe të aryeshme që të hulumtoj , dhe të 
fitoj njohuri profesionale në lëminë e fushës juridike civile , për të kuptuar pjesën e cila përmban 
dispozitat me të cilat rregullohet çështja e dëshmitarëve ne procedurën kontestimore. 
Zbatimi I I drejtë dhe adekuat I normës juridike siguron stabilitet , qëndrueshmëri dhe 
konsistencë juridike. Por kjo është e mundur nëse vetë përmbajtja e normës kuptohet dhe 
zbatohet drejtë. 
Hapat e shpejtë të reformimit dhe ndërtimit të sistemit juridik në Kosovë nuk kanë mundur të 
përcillen nga teoria juridike. Për këtë arsye si burim kryesor për punimin e kësaj teme e kemi 
shfrytëzuar Komentarin e Ligjit për procedurën kontestimore të Republikës Kosovës, I hartuar 
nga Dr. Iset Morina dhe avokat Selim Nikçi.
4 | Roli i dëshmitarëve në procedurën kontestimore 
1. Dëshmitarët dhe thëniet e tyre si mjet provues 
Në procedurën kontestimore në veçanëti vlerësohet te provuarit. Të provuarit është metodë me 
ndihmën e së cilës gjykata hulumton dhe konstaton të vërtetën. 
Me mjetet provuese nënkuptojmë burimet e njohurive për ekzistimin apo mos ekzistimin e fakteve , 
vërtetimi I të cilave është me rëndësi për vendosjen e qështjes juridike e cila është objekt I kontestit. 
Ligji mbi procedurën kontestimore I njeh këto mejte provuese : objektin e këqyrjes , dokumentet , 
dëshmitarët , ekspertët dhe palët. 
Dëshmitar është personi fizik I cili I jep gjykatës informata lidhur me faktet kontestuese në të kaluarën. 
Sipas burimit të përfitimit provës, dëshmitarët janë provë personale në procedurën kontestimore 
1.Thëniet e dëshmitarëve janë njoftime të personave të painteresuar për përfundimin e çështjes, si dhe 
mund të jenë provë kryesore kur dëshmitari e ka pare ngjarjen me sytë e tij. 
Argumentimin e çdo dëshmitari gjykata e vlerëson dhe e çmon lirisht.2 
Dëgjimin e dëshmitarëve si mjet provues gjykata e merr zakonisht kur nuk ka në dispozicion mjete të 
tjera , apo kur nga to nuk ka mundur të bindet për saktësinë e ndonjë pretendimi për faktin relevant. 
Dëshmitari në deklaratën e tij të cilën e jep në këtë cilësi duhet të kufizohet vetëm në përceptimin e tij 
shqisor , duke mos dhënë mendimin e tij mbi faktin e përceptuar. 3 
1.1.0. Dhënia e dëshmisë – detyrim I përgjithëshëm qytetar 
Çdo person që thirret si dëshmitar ka për detyrë t’I përgjigje t thirrjes , e në qoftë se me këtë ligj nuk 
është përcaktuar ndryshe , ka për detyrë edhe të dëshmoj.4 Ky detyrim vlen si për shtetasit e Republikës 
së Kosovës , poashtu edhe për shtetasit e huaj dhe për personat pa shtetësi. Personat që gëzojnë 
imunitet diplomatik nuk mund të detyrohen që të dëshmojnë në gjykatën vendore , mirëpo nëse ata 
pranojnë të dëshmojnë , do të merret deklarata e tyre. 
Marrjen e provës me dëgjimin e dëshmitarit , gjykata e cakton me aktvendim të veçantë. Aktvendimi për 
caktimin e dëgjimit të dëshmitarit duhet të përmbajë edhe urdhëresën për dërgimin e thirrjes personit I 
cili do të dëgjohet , kurse urdhëresa duhet t’I përmbajë të dhënat personale për dëshmitarin si dhe 
adresën e tij5 
Detyra e dëshmimit në gjykatë nënkupton detyrën e paraqitjes sipas thirrjes në gjykatë, atë të dhënies 
së dëshmisë , si dhe detyrën e thënies së vërtetës. Për dëshmi të rreme dëshmitari përgjigjet penalisht 6. 
1 Prof dr Faik Brestovci / E drejta procedural civile 1 , fq 244 
2 Prof dr Osman Kadriu / Hyrje në të drejtën civile , fq 440 
3 Iset Morina, Selim Nikçi / Komentar – Ligji për procedurën kontestimore , fq 607 
4 Neni 339.1 i LPK 
5 Neni 346 i LPK 
6 Neni 392 i KPK
5 | Roli i dëshmitarëve në procedurën kontestimore 
Nëse dëshmitari nuk I përgjigjet thirrjes së gjykatës , ose pa ndonjë shkak të arsyeshëm refuzon të 
dëshmojë , gjykata do t’I ndërmerr masat ndëshkuese në pajtim me nenin 292 par. 1 dhe 2 të LPK. 
1.1.1. Zotësia për të qenë dëshmitar 
Nuk parashihen kushte strikte lidhur me mundësinë që një person të dëgjohet si dëshmitar. I vetmi 
kriter është që personi të jetë në gjendje të jep informacione për faktet të cilat janë objekt I të provuarit. 
Kësisoj dëshmitar mund të jetë çdo person : 
- Pavarësisht nga mosha ( të mitur , të rritur dhe të moshuar) 
- Pavarësisht nga gjendja shpirtërore (persona të cilëve u është marrë aftësia e veprimit , 
personat të cilëve u ështe vazhduar kujdesi prindëror dhe personat e vënë nën kujdestari) 
- Pavarësisht nga aftësitë e kufizuara që I kanë (të verbër , shurdhmemec etj) 
- Pavarësisht se si ka ardhur deri te informacioni për faktet kontestuese (në mënyrë direkte apo 
indirekte , rastësisht apo është ftuar të marrë pjesë me rastin e lidhjes së ndonjë pune juridike) 
- Pavarësisht nga interesimi I tij për fatin e kontestit 
Nuk mund të dëgjohet si dëshmitar personi I cili për shkak të gjendjes së rëndë psikike , fizike , apo 
shpirtërore , në të cilat ka qenë në kohën e kur ka ndodhë ngjarja apo rasti për të cilën duhet të 
dëshmojë , nuk ka pasur mundësi që ta vërej ndodhjen e ngjarjes , apo ta mbaj mend atë dhe I cili nuk 
është ne gjendje që gjykatës t’I jape informacione në momentin kur duhet të dëshmojë. Si dëshmitar 
mund të pyeten vetëm personat që kanë aftësi të japing informata mbi faktet që duhen provuar. 7 
Të miturit nën moshën katërmbëdhjetë vjeçare nëse thirren për të dëshmuar , gjykata do të vlerësojë 
nëse dëshmia personit është e nevojshme për vendosjen e çështjes dhe varësisht nga bindja krijuar do 
të vendosë a do të lejojë dhënien e dëshmisë nga personi I tillë. Por në rastin e vlerësimit të provave 
duhet të kihen parasysh një sere faktorësh psikologjik të fëmijëve sikurse janë , prirjet e tyre për fantazi 
të tepruar , mundësia e ndikimit me fjalë nga më të vjetrit , munges e përvojës për të kapur tiparet 
thelbësore të fenomenit apo ngjarjes etj. 
Pala e cila propozon që personi caktuar të pyetet si dëshmitarë duhet më parë të tregojë se për qfarë 
duhet të dëshmojë ai , si dhe t’a tregoj emrin , mbiemrin , vendbanimin etj. 8 
1.1.2. Përjashtimi nga detyra e dëshmimit 
Nuk mund të dëgjohet si dëshmitar personi I cili me thëniet e tij do ta cenonte detyrën e ruajtjes së 
sekretit zyrtar apo ushtarak , derisa organi kompetent të mos e lirojë nga kjo detyrë. 9 Ruajta e sekretit 
ushtarak dhe atij zyrtar është interes shtetëror dhe public , prandaj është detyrë e secilit qytetar që t’I 
7 Neni 339.2 i LPK 
8 Neni 340 i LPK 
9 Neni 341 i LPK
6 | Roli i dëshmitarëve në procedurën kontestimore 
ruajë ato. Kodi penal I Kosovës zbulimin e sekretit zyrtar e ka sanksionuar si vepër penale .10 Ndërsa 
sekreti ushtarak nuk është sanksionuar. 
Gjykata nuk do të dëgjojë dëshmitarin edhe nëse ai dëshiron të dëshmojë lidhur me faktet të cilat 
përbëjnë sekret ushtarak dhe dhe sekret zyrtar. 
Ligji I Procedurës Kontestimore nuk përmban dispozita shprehimore sipas të cilave dhënia deklaratës 
nga dëshmitari në kundërshtim me dispozitat e këtij neni dhe mbështetja e vendimit në faktet e 
vërtetuara me deklaratë të tillë do të përbënte shkelje esenciale të dispozitave të procedures. 11 
1.1.3. E drejta e mosdhënies së dëshmisë 
Qytetarët e caktuar për shkak të profesionit apo aktivitetit të cilin e ushtrojnë , kanë të drejtë që most ë 
dëshmojnë për faktet me të cilat janë njoftuar gjatë punës së tyre. Të tillë janë personat të cilët mund ta 
kryejnë me sukses veprimtarinë e caktuar vetëm kur ekziston besimi I ndërsjellë mes tyre dhe 
shfrytëzuesve të shërbimeve të tilla .12 Zbulimi I fakteve të tilla konsiderohet shkelje detyrimit të ruajtjes 
së sekretit professional , ndërkohë që ajo në disa raste përfaqëson vepër penale. 13 
Në qoftëse personi I cili ka të drejtë të refuzojë dhënien e dëshmisë , vendos të dëshmojë për faktet e 
caktuara , gjykata nuk mund t’ia mohojë këtë mundësi , dhe mund ta bazoj vendimin e vet në deklratën 
e tillë. 
Dëshmitari mund të refuzojë të dëshmojë : 
Mbi atë që pala ndërgjygjëse i aka besuar si përfaqësuesit të vet me procure 
Mbi atë që pala ose personi tjetër ia ka treguar dëshmitarit si rrëfyesit të vetë 
Mbi faktet që I ka marrë në dijeni dëshmitari si avokat , si mjek ose në ushtrimin e ndonjë profesioni apo 
veprimtarie tjetër , po që se ekziston detyrimi që të ruhet si sekret ajo që merr në dijeni gjatë ushtrimit 
të profesionit apo veprimtarisë së vetë 
Personat e till[ gjykata I njofton me të drejtën e refuzimit të dhënies së deklaratës së dëshmitarit, 
mirëpo nëse gjykata nuk ka vepruar në këtë mënyr[ . kurse dëshmitari e ka dhënë deklaratën e tij , nuk 
ekziston shkelje esenciale e dispozitave të procedurës , dëshmia e tij mund të shërbej për vërtetimin e 
faktve vendimtare. 
1.1.4. E drejta e mosdhënies së përgjigjes në pyetjet e caktuara 
Dëshmitari mund të refuzojë përgjigjen në pyetjet e caktuara , në qoftë se për këto ekzistojnë arsye të 
rëndësishme , e sidomos në qoftë se me përgjigjen në këto pyetje , do t’I ekspozonte përgjegjësinë 
penale vetes , apo të afërmit të tij të gjinisë së gjakut në vijë vertikale deri në cilën do shkallë të tretë 
10 Neni 132 I KPK 
11 Iset Morina, Selim Nikçi / Komentar – Ligji për procedurën kontestimore, fq 610 
12 Prof dr Faik Brestovci / E drejta procedural civile 1, fq 260 
13 Neni 203 I KPK
7 | Roli i dëshmitarëve në procedurën kontestimore 
përfundimisht , bashkëshortin e vet ose të afërmit e gjinisë së krushqisë deri në shkallë të dytë 
përfundimisht , edhe po që se ka pushuar martesa , personin me të cilin jeton në bashkësi 
jashtëmartesore , apo kujdestarin e vet , ose personin nën kujdestarinëe tij, adoptuesin apo të 
adoptuerin e vet.14 Si arsye e theksuar për refuzimin e përgjigjjes në pyetje të caktuar është ekspozimi I 
përgjegjësisë penale I dëshmitarit dhe të afërmve të tij , mirëpo mund të ketë edhe në situata dhe raste 
të tjera. 
Se cilat arsye do të jenë të rëndësishme , për të cilat dëshmitari do të mund të refuzonte tu përgjigjet 
pyetjeve , në çdo rast konkret e vlerëson gjykata duke pasur parasysh natyrën e kontestit, botëkuptimet 
morale të mjedisit shoqëror , normat e etikës profesionale si dhe të gjitha rrethanat e rastit. Gjithashtu , 
me rastin e vlerësimit gjykata duhet të ketë parasysh edhe faktin se afria gjinore dhe disa obligime 
morale që ekzistojnë midis rrethit të caktuar të njerëzve , kanë ndikim të drejtpërdrejtë në kufizimin e 
gatishmërisë për dhënien e përgjigjes në pyetjet e caktuara. Ndër situate të tilla , mund të përmenden 
rastet që kanë të bëjnë me rrezikun për ekspozim ndaj turpit të madh të vet dëshmitari t apo të afërmve 
të tij, si dhe me rrezikun e pësimit të dëmit të pakompensueshëm material të këtyre personave , me 
përjashtim të rasteve të parapara me nenin 344 të LPK. 
Dëshmitari nuk ka të drejtë që, për shkak të rrezikut nga pësimi i dëmit pasuror, të refuzojë dëshmimin 
lidhur me veprimet juridike të krijuara në praninë e tij si dëshmitar i ftuar, me veprimet që në pikëpamje 
të raportit kontestues i ka kryer me cilësinë e paraardhësit juridik, apo të përfaqësuesit të njërës nga 
palët ndërgjyqësore, me faktet që kanë të bëjnë me raportet pasurore të kushtëzuara me lidhjen 
familjare apo martesore, me faktet që kanë të bëjnë me lindjen, vdekjen apo lidhjen e martesës, si dhe 
kur me dispozita të posaçme ka për detyrë të jep deklaratë apo të bëjë njoftime. 15 
Dëshmitari nuk mund të refuzojë të jape dëshmi në qoftë se duhet të dëshmoj për punë juridike , me 
rastin e lidhjes së të cilave ka qenë I pranishëm si dëshmitar I ftuar , psh : me rastin e lidhjes së kontratës 
për shitblerje , të kontratës për mbajtje të përjetëshme , me rastin e përpilimit të testamentit etj. Në këto 
raste zakonisht dëshmitari merr mbi vete rrezikun , që në kontestin I cili mund të ndodhë eventualisht , 
të dëshmojë lidhur me kushtet , rrethanat dhe faktet me rëndësi për vërtetimin e vlefshmërisë së punës 
juridike si dhe për detyrimet dhe të drejtat që I kanë marrë palët mbi vete me rastin e lidhjes së punës 
juridike.16 
Dëshmitari nuk mund të refuzojë dhënien e dëshmisë as atëherë kur duhet të dëshmojë lidhur me faktet 
të cilat kanë të bëjnë me mardhëniet pasurore të kushtëzuara nga lidhjet martesore dhe familjare. Këtu 
hyn rastet kur duhet të vërtetohet mardhënia pasurore në mes bashkëshortëve , kur nga raporti palëve 
varet zbatimi I dispozitave të Ligjit mbi Trashëgiminë , ose kur nga dëshmia e dëshmitarit varet detyrimi 
mbajtes midis të afërmve dhe bashkëshortëve , psh: lidhur me gjendjen pasurore të bashkëshortit , 
lidhur me pasurinë e veçantë , raportet të cilat mund të jenë me rëndësi për caktimin e lartësisë për 
mbajtje. 
14 Neni 343.1 i LPK 
15 Neni 344 i LPK 
16 Iset Morina, Selim Nikçi / Komentar – Ligji për procedurën kontestimore, fq 614
8 | Roli i dëshmitarëve në procedurën kontestimore 
Dëshmitari nuk mund të refuzojë dhënien e dëshmisë lidhur me faktet që kanë të bëjnë me lindjen , 
lidhjen e martesës , vdekjen , edhe nëse me dhënien e dëshmisë ekziston rreziku për ndonjë dëm për të 
, psh : vërtetimi apo mohimi atësisë , vërtetimi ekzistimit të martesës mes palëve ndërgjygjëse etj. 
Justifikueshmërinë e arsyeve për refuzimin e dëshmisë, apo të përgjigjes në pyetjet konkrete, e çmon 
gjykata në të cilën dëshmitari duhet të dëgjohet. Kur është nevoja lidhur me këtë me parë mund të 
dëgjohen palët ndërgjyqëse.17 
Kundër aktvendimit me të cilin gjykata vendos lidhur me arsyeshmërinë e shkaqeve për refuzimin e 
dëshmitarit për dhënien e dëshmisë ose përgjigjes në pyetjet e caktuara palët nuk kanë të drejtë ankimi 
të veçantë, kurse dëshmitari këtë aktvendim mund ta sulmoj vetëm me anë të ankesës së paraqitur 
kundër aktvendimit me të cilin është dënuar me gjobë, ose me burgim, nga shkaku se ka refuzuar të 
dëshmojë ose të japë përgjigje në pyetjet konkrete ( neni 292 paragrafi 2 i këtij ligji). 
1.1.5. Thirrja e dëshmitarëve 
Thirrja e dëshmitarit bëhet me anë të letërthirrjes në të cilën tregohet emri, mbiemri, profesioni, vendi 
dhe koha e ardhjes, lënda lidhur me të cilën thirret, dhe theksimi se thirret në cilësinë e dëshmitarit. Në 
letërthirrje dëshmitari paralajmërohet për pasojat e mosardhjes në gjykatë pa arsye, si dhe për të 
drejtën që t’i paguhen shpenzimet.18 
Si rregull dëshmitari thirret me thirrje në formë të shkruar. 
Thirrja e dëshmitarit me moshe nën katërmbëdhjetë vjeç behet nëpërmjet prindërve ose kujdestarit 
ligjor. Kjo bëhet me qëllim që prindit apo kujdestarit ti mundësohet që të miturit tia shpjegojë arsyen 
dhe rëndësinë e thirrjes , detyrimin dhe përgjegjësinë që ka ai si dëshmitar I ftuar , mënyrën se si duhet 
sillet në gjykatë etj. 
Dëshmitarët të cilët për shkak të moshës së shtyrë, sëmundjes ose të metave fizike nuk mund të vijnë në 
gjykatë, do të dëgjohen në banesën e tyre apo në lokalet tjera në të cilat ndodhen. 
2. Procedura dhe mënyra e marrjes së provës me dëgjimin e dëshmitarëve 
Pyetja e dëshmitarëve fillon me pyetje të përgjithëshme mbi identitetit të tyre 
(emir,atësia,mbiemri,datëlindja,vendlindja,arsimimi , profesioni , raporti me palën ndërgjygjese) , këto 
të dhëna janë me rëndësi për vërtetimin e identitetit , prandaj dhënia e tyre përbën pjesë të deklaratës, 
lidhur me të cilën vlen detyrimi I dëshmitarit për dhënien e përgjigjeve të sakta. Me marrjen e 
përgjigjeve nga dëshmitari për pyetjet e përgjithëshme , do të sigurohen edhe të dhënat me rëndësi për 
dëshmitarin si dhe për raportin e tij me palët dhe objektin e qështjes. Nga përgjigjet e dëshmitarit në 
17 Neni 345 i LPK 
18 Neni 346 i LPK
9 | Roli i dëshmitarëve në procedurën kontestimore 
pyetjet e përgjithëshme , gjykata në të shumtën e rasteve do të mund të konstatojë nëse kemi të bëjmë 
me personin që është I aftë për të dëshmuar , nëse ekzistojnë pengesa li gjore për të cilat dëshmitari nuk 
mund të dëgjohet lidhur me faktet që duhet vërtetohen , apo të mos u përgjigjet pyetjeve të caktuara. 
Dëshmitarët dëgjohen veç e veç , pa prezencën e dëshmitarëve të cilët do të dëgjohen më vonë. Kjo 
mënyrë e dëgjimit do të pamundësonte arritjen e marrëveshjes midis dëshmitarëve për faktin se si do të 
deklarohen si dhe do të pamundësohet që ata të ndikojnë tek njëri tjetri me anë të deklaratave. Kjo 
njëkohësisht do të sigurojë që dëshmia e dëshmitarëve të jetë sa më e besueshme. 
Dëshmitari ka për detyrë që përgjigjet ti japë gojarisht. Përjashtim nga kjo rregull bën vetëm kur 
dëshmitari është memec ose nuk mund të flasë për shkaqe të tjera , kjo do të thotë se dëshmitari 
deklaratën a përgjigjen në pyetje nuk mund ta japë në formë të shkruar apo duke lexuar tekstin e 
përgatitur më parë , sepse do të ndikonte në besueshmërinë e deklaratës. Mirëpo dëshmitari mund të 
shfrytëzojë shënime në formë të shkruar kur ka të bëjë me llogari e shifra të shumta , matje , data etj që 
është e vështirë të mbahen mend19 
Para se t’I bëhen pyetje dëshmitarit , duhet t’I tërheqet vërejtja se ka për detyrë që të flasë të vërtetën 
dhe se asgjë nuk guxon të mbetet në heshtje lidhur me faktet që I din dhe për të cilat I bëhen pyetje. 
Gjithashtu gjykata e paralajmëron dëshmitarin për pasojat e deklaratës së rreme. 
Duke u nisur nga parimi sipas së cilit palët kanë për detyrë që vetë ti nxjerrin provat ,është paraparë se 
pas pyetjeve të përgjithshme, fillimisht dëshmitarit i bënë pyetje pala që e ka propozuar thirrjen e tij, e 
pas kësaj pala kundërshtare. Po që se pala kërkon, dëshmitari i pranishëm, që është pyetur më parë, 
mund të merret përsëri në pyetje në të njëjtën seancë, kur një gjë të këtillë e lejon gjyqtari i çështjes. 20 
Duke u nisur nga parimi shqyrtues dhe duke pasur parasysh rregullën sipas së cilës barra e të provuarit 
bie kryesisht mbi palët dhe se gjykata më nuk ka për detyrë që të hulumtojë vetë të vërtetën , ligji ka 
lënë në diskrecion të palëve mënyrën e marrjes në pyetje të dëshmitarit. Kjo është e logjikshme sepse , 
me qenë se palët ne kontestin konkret kanë interesa të caktuara , të cilat kryesisht kundërshtohen mes 
tyre , është e drejtë e secilës pale që edhe perms dëshmitarit t’I provojnë ato fakte të cilat I konsiderojnë 
të nevojshme për realizimin e pretendimeve të tyre , që kanë të bëjnë me qështjen konkrete 
kontestuese. 
Nëse pala e ka personin e autorizuar , I cili është I pranishëm në seancën për shqyrtim kryesor , atëher 
ajo mund t’I bëjë pyetje vetëm nëpërmjet të autorizuarit të saj.21 
Gjytari qështjes apo kryetari trupit gjykues mund t’I bëjë pyetje dëshmitarit në çdo kohë, mirëpo , pasi 
që ligji në themel ka vënë parimin shqyrtues , gjytari apo kryetari trupit gjykues do t’I bëjnë kryesisht ato 
pyetje që kanë të bëjnë me zbatimin e nenit 3.3 të këtij ligji , si dhe me vërtetimin e fakteve të cilat kanë 
të bëjnë me ruajtjen dhe kujdesin e fëmijëve të mitur dhe të fakteve të tjera, për vërtetimin e të cilave 
gjykata kujdeset kryesisht. 
19 Neni 353 i LPK 
20 Neni 434.2 i LPK 
21 Neni 85.2 i LKP
10 | Roli i dëshmitarëve në procedurën kontestimore 
Dëshmitari duhet të pyetet qdo herë se si I ka marrë në dijeni gjërat për të cilat dëshmon. Kjo ëshë me 
rëndësi , sepse sa më I largët të jetë burimi I marrjes në dijeni të fakteve nga dëshmitari , për të cilën 
dëshmon para gjykatës, edhe vërtetësia e asaj dëshmie do të jetë më pak e besueshme. 
Pas mbarimit të dëshmisë dëshmitari mund të largohet me leje të gjykatës. Në rast nevoje të marrjes 
prapë në pyetje, atëherë gjykata urdhëron që ai të qëndrojë në sallë pa kontaktuar me dëshmitarët e 
tjerë22. Dëshmitari që largohet nga gjykata pa lejen e gjyqtarit dhe komunikon me dëshmitarët e tjerë , 
para se ata të merren në pyetje , gjykata mund ta dënojë në pajtim me dispozitat e nenit 292 të LPK. 
Pala që ka kërkuar thirrjen e një dëshmitari mund të kërkojë që ai të mos pyetet. Kërkesa merret 
parasysh në rast se pala tjetër është dakord dhe kur gjykata çmon se pyetja e tij nuk do të jetë e 
nevojshme për sqarimin e çështjes.23 
Kur gjatë gjykimit të çështjes rezultojnë të sqaruara faktet dhe pretendimet e palëve, gjykata vetë ose 
me kërkesën e tyre, mund të heqë dorë nga pyetja e dëshmitarëve të tjerë të thirrur për këtë qëllim.24 
2.1.0. Ballafaqimi I dëshmitarëve 
Kur ndërmjet thënieve të dëshmitarëve ka mospërputhje të tilla që krijojnë vështirësi lidhur me 
konstatimin e fakteve të rëndësishme, gjykata vetë, ose me kërkesën e palëve, bënë ballafaqimin e 
dëshmitarëve të pyetur më parë. Te ballafaquarit do të pyeten për secilën rrethanë për të cilën nuk kanë 
dhënë deklarata të njëjta, dhe përgjigjet e dhëna futën në procesverbal. 25 
Si rregull ballafaqimi dëshmitarëve nuk është I detyrueshëm. Vendimin për ballafaqimin e palëve gjykata 
do ta marrë vetëm në rast kur vlerëson se me ballafqim do të mund të sqaroheshin faktet të cilat janë 
kontestuese mes palëve. Me ballafaqimin e dëshmitarëve gjykata shpesh herë të marrë informatat e 
rëndësishme lidhur me faktet që provohen , të cilat dëshmitarët nuk I kanë theksuar gjatë marrjes në 
pyetje, gjithashtu mund të zbulohet se deklarata e ndonjë dëshmitari të mos ketë qenë e vërtetë dhe do 
mësohet edhe për shkakun e dhënies së deklaratës së tillë. 
Ballafaqimi bëhet lidhur me secilën rrethanë për të cilën dëshmitarët kanë dhenë deklarata a përgjigje 
të ndryshme, dhe përgjigjet e tyre shënohen në prosecverbal. 
Ndonjëhere dëshmitari nuk e ka thënë të vërtetën nga frika e përgjegjësisë penale dhe nga situate e 
krijuar e balalfaqitmit ( tensionet dhe acarimet mes dëshmitarëve), mund të ndryshojë deklaratën e 
dhënë më pare , ta plotësojë atë , ose ta pranojë në tërësi apo pjesërisht pavërtetësinë e deklaratës së 
dhënë. Gjykata gjatë ballafaqimit ka mundësi të vërejë sjelljet e dy dëshmitarëve dhe në këtë mënyrë të 
krijojë bindjen për vlefshmërinë provuese dhe besueshmërinë e deklaratave të dhëna në të dyja rastet 
para ballafaqimit dhe gjatë tij. 
22 Neni 350 i LPk 
23 Neni 351 i LPK 
24 Neni 352 i LPK 
25 Neni 349 I LPK
11 | Roli i dëshmitarëve në procedurën kontestimore 
Kundër aktvendimit për ballafaqimin e dëshmitarëve nuk është e lejuar ankesa e veçantë.26 
2.1.1. Të drejtat e dëshmitarit 
Dëshmitari që nuk e dinë gjuhën në të cilën zhvillohet procedura pyetet me anë të përkthyesit. 
Në qoftë se dëshmitari është i shurdhër, pyetjet i bëhen me shkrim, e në qoftë se është memec, do te 
ftohet që përgjigjet t’i japë me shkrim. Po që se pyetja e dëshmitarit nuk mund të bëhet në këtë mënyre, 
do të ftohet interpreti i cili mund të merret vesh me dëshmitarin. 
Gjykata e njofton interpretin për detyrën e transmetimit të saktë të pyetjeve që i bëhen dëshmitarit dhe 
të përgjigjeve që do t’i japë dëshmitari. Në qoftë se përkthyesi apo interpreti e shkelin këtë detyrim ndaj 
tyre mund të ndërmerren masat që mund të ndërmerren kundër ekspertit sipas dispozitave të neneve 
293 e 360 të LPK. 
E drejta ne kompensim të shpenzimve I takon dëshmitarit I cili I është përgjigjur thirrjes në gjykatë. E 
drejta në kompensim I takon edhe dëshmitarit I cili është paraqitur në gjykatë sipas thirrjes por nuk 
është dëgjuar pa fajin e tij , psh : për shkak të shtyerjes së seancës, për shkak se palët kanë hequr dorë 
nga dëgjimi dëshmitarit. Nuk ka të drejtë kompensimi të shpenzimeve dëshmitari I cili është vonuar në 
seancë dhe ka ndikuar në shtyerjen e senacës. Gjithashtu nuk I takon e drejta e kompensimit , 
dëshmitarit I cili është paraqitur në gjykatë, pork a refuzuar të dëshmojë pa ndonjë arsye të 
justifikueshme.27 
Dëshmitari ka të drejtë kompensimi të shpenzimeve të udhëtimit, ushqimit e të fjetjes, si dhe për 
kompensimin e fitimit të humbur. 
Dëshmitari duhet ta kërkojë kompensimin menjëherë pasi të pyetet, në të kundërtën e humbë të 
drejtën e kompensimit. Gjykata ka për detyrë ta njoftojë dëshmitarin për pasojën e këtillë. 
Në aktvendimin me të cilin caktohen shpenzimet e dëshmitarit, caktohet edhe shuma e të hol lave që 
paguhen nga paradhënia e depozituar nga palët, e po që se paradhënia nuk është bërë, urdhërohet pala 
që dëshmitarit t’ia paguajë shumën e caktuar brenda afatit prej shtatë (7) ditësh. Pala ka të drejtë 
anekese kundër aktvendimit mirëpo ankesa nuk e ndalon ekzekutimin e aktvendimit. 
Shpenzimet e paguara për ardhjen e dëshmitarit në gjykatë , hynë në shpenzimet e detyrusheme të 
procedurës , prandaj ato përfundimisht bëhen barrë e pales e cila humb kontestin, nëse pala 
kundërshtare I ka depozituar ato paraprakisht. 
Dëshmitari ka të drejtë që të respektohet dinjiteti I tij nga pjesmarrësit në procedure.28Dëshmitari është 
I mbrojtur nga fyerjet e të tjerëve. 
26 Neni 435.2 i LPK 
27 Iset Morina, Selim Nikçi / Komentar – Ligji për procedurën kontestimore , fq 624 
28 Kodi etikës profesionale të avokatit neni 52 , Kodi etikës dhe sjelljes profesionale për gjyqtar , Kodi etikës dhe 
sjelljes profesionale për prokurorët.
12 | Roli i dëshmitarëve në procedurën kontestimore 
3. Vlerësimi I provave 
Në thëniet e dëshmitarëve para gjykatës dhe për pasojë edhe në vlerësimin e ty re si mjet provues , 
ndikojnë një sere faktorësh objektivë dhe subjektivë të cilat duhet t’I ketë parasysh trupi gjykues. Të tillë 
janë niveli kulturor I dëshmitarit , cilësitë e tij morale , shkalla e mundësisë së përceptimit të ngjarjve 
dhe fenomeneve nga ana e tij , mosha e dëshmitarit , kujtesa , aftësia e riprodhimit të asaj çka është 
përceptuar më pare, profesioni , ambienti I jashtëm në të cilën dëshmitari përcepton ngjarjen apo 
sendin apo personin, koha që ka kaluar nga momenti I ndodhjes së ngjarjes apo shfaqjes së fenomenit 
deri ne çastin e dëshmisë para gjykatës etj. Prandaj nuk është I drejtë nxitimi në arritjen e përfundimit se 
sa herë që thëniet e dëshmitarit nuk përputhen plotësisht me të vërtetën ai gënjen. Gjytari apo kryetari 
trupit gjykues duhet të përpiqet sa më tepër të dallojë atë që dëshmitari nuk e thotë saktësisht me fajin 
e tij dhe atë që ai nuk e thotë në mënyrë të saktë nën ndikimin e faktorëve të jashtëm.Nuk duhet 
harruar faktin se dëshmitari , në intresin personal të pales apo personit të tretë , herë here jep dëshmi 
të rrejshme , përkundër rrezikut nga ndjekja penale.29 
29 Prof dr Faik Brestovci / E drejta procedural civile 1 , fq 264
13 | Roli i dëshmitarëve në procedurën kontestimore 
Konkluzion 
Në bazë të matrialit të shtjelluar , kemi arritur që të kuptojmë disa kushte dhe parime të cilat duhet 
respektuar gjatë procedurës se provuarit , kur si mjet provues thirret dëshmitari të dëshmoje lidhur me 
disa fakte te caktuara për të cilat ka njohuri. 
Lidhur me aftësinë për të qenë dëshmitarë në procedurën kontestimore nuk kërkohen kushtet formale 
strikte , I vetmi kriter është që personi të jetë në gjendje të jepë informacion për faktet të cilat janë 
objekt I të provuarit. 
Rëndësi të veçantë I kushtohet personave të cilët janë të përjashtuar nga dhënia e dëshmisë për të 
ruajtur interesin shtetëror, personave të cilët për shkak te ushtrimit të profesionit kanë mësuar për disa 
njohuri . 
Si një ndër arsyet të cilat dëshmitari ka të drejtë të refuzojë të përgjigjet është e theksuar rreziku nga 
ekspozimi I përgjegjësisë penale të vetë dëshmitarit dhe të afërmve të tij. Por për shkak se disa individ 
mund të thirren në disa arsye , për të refuzur të japë deklaratë , ligji I ka përcaktuar në nenin 344 disa 
raste kur dëshmitari nuk ka të drejtë të refuzojë dhënien e dëshmisë. 
Afatet dhe kushtet për ankesat kundër aktvendimeve janë te rregulluara në pajtim me standartet 
ndërkombëtare me të drejtat e njeriut , meqë sipas nenit 6 paragrafi 1 , të Konventës Evropiane për të 
Drejtat e Njeriut , qytetarëve u garantohet e drejta për gjykim korrekt brenda kohës së arsyeshme. 
Qëllimi është që të mbrohen qytetarët nga zvarritjet e zgjedhjes së kontesteve civile. 
Pyetja e dëshmitarëve fillon me pyetje të përgjithëshme mbi identitetin nga gjykata, pastaj fillimisht 
palët që kanë propozuar dëshmitarin kanë të drejtë t’i bëjnë pyetje , pastaj pala kundërshtare, duke u 
bazuar ne parimin e shqyrtimit. Por edhe gjykata ka të drejtë të bëjë pyetje në çdo kohë. 
Dëshmitarët kanë të drejtën e kompensimit si dhe që të respketohet dinjiteti tyre gjatë procedurës. 
Mirëpo se sa zbatohet ligji në praktikë , situata në Kosovë nuk është shumë shpresdhënëse , sepe ka një 
numër jashtzakonisht të madh të lëndëve civile që presin për tu zgjidhur. 
Raporti i OSCE – misioni në Kosovë,thekson mangësitë në kryerjen e procedurës së provave në rastet 
civile, veçanërisht në pjesën e dëgjimit të dëshmitarit, shqyrtimit të provave materiale dhe dëshmisë së 
ekspertëve, dhe gjen zbrazësi ndërmjet asaj që parashihet në kornizën ligjore dhe zbatimit të saj në 
praktikë.
14 | Roli i dëshmitarëve në procedurën kontestimore 
Bibliografia 
Burimet bazë 
“Komentar – Ligji për procedurën kontestimore “/ Dr. Iset Morina dhe Selim Nikçi 
LIGJI Nr. 03/L-006 – Ligji për procedurën kontestimore 
“E drejta procedurale civile I “ / Prof Dr. Faik Brestovci 
Burimet shtesë 
“Hyrje në të drejtën civile “ / Prof Dr. Osman Kadriu 
Kodi Nr. 04/L-082 – Kodi penal i Republikës së Kosovës 
Kodi etikës profesionale të avokatit 
Kodi etikës dhe sjelljes profesionale për prokurorët 
Kodi etikës dhe sjelljes profesionale për gjyqtarët 
Raporti i OSCE – “Mangësite në kryerjen e procedurës së provave në rastet civile "(09.11.2011)

Weitere ähnliche Inhalte

Was ist angesagt?

E Drejta Trashëgimore
E Drejta TrashëgimoreE Drejta Trashëgimore
E Drejta TrashëgimoreRefik Mustafa
 
E Drejta Trashëgimore - Pyetje & Përgjigje
E Drejta Trashëgimore - Pyetje & PërgjigjeE Drejta Trashëgimore - Pyetje & Përgjigje
E Drejta Trashëgimore - Pyetje & PërgjigjeRefik Mustafa
 
Mjetet juridike të jashtëzakonshme në procedurë penale
Mjetet juridike të jashtëzakonshme në procedurë penaleMjetet juridike të jashtëzakonshme në procedurë penale
Mjetet juridike të jashtëzakonshme në procedurë penaleDonikë Mjaki
 
Kontrata komerciale
Kontrata komerciale Kontrata komerciale
Kontrata komerciale GenTa Karpuzi
 
Procedura penale pjesa e posaqme2
Procedura penale pjesa e posaqme2Procedura penale pjesa e posaqme2
Procedura penale pjesa e posaqme2oca Hoxhaj
 
E drejta-civile-1
E drejta-civile-1E drejta-civile-1
E drejta-civile-1zogaj
 
E Drejta Familjare Pyetje e Pergjigje
E Drejta Familjare   Pyetje e PergjigjeE Drejta Familjare   Pyetje e Pergjigje
E Drejta Familjare Pyetje e PergjigjeRefik Mustafa
 
E drejta e procedures penale
E drejta e procedures penaleE drejta e procedures penale
E drejta e procedures penaleNasuf GËRMIZAJ
 
Procedura paraprake, hetimi, ngritja e aktakuzes
Procedura paraprake, hetimi, ngritja e aktakuzesProcedura paraprake, hetimi, ngritja e aktakuzes
Procedura paraprake, hetimi, ngritja e aktakuzesDurim Kërhanaj
 
E Drejta Penale - Pjesa e Posaçme
E Drejta Penale - Pjesa e Posaçme E Drejta Penale - Pjesa e Posaçme
E Drejta Penale - Pjesa e Posaçme Refik Mustafa
 
E Drejta Civile - Pyetje & Përgjigje
E Drejta Civile - Pyetje & PërgjigjeE Drejta Civile - Pyetje & Përgjigje
E Drejta Civile - Pyetje & PërgjigjeRefik Mustafa
 
E Drejta Civile - Përmbledhje e Shkurtuar
E Drejta Civile - Përmbledhje e ShkurtuarE Drejta Civile - Përmbledhje e Shkurtuar
E Drejta Civile - Përmbledhje e ShkurtuarRefik Mustafa
 
Pyetje nga E drejta e procedures permbarimore
Pyetje nga E drejta e procedures permbarimorePyetje nga E drejta e procedures permbarimore
Pyetje nga E drejta e procedures permbarimoreDonikë Mjaki
 
E Drejta CIvile - Abdullah Aliu
E Drejta CIvile -  Abdullah AliuE Drejta CIvile -  Abdullah Aliu
E Drejta CIvile - Abdullah AliuRefik Mustafa
 
PUNIM SEMINARIK - TEMA : “TRAJTAT E PUSHTETIT SHTETËROR”
 PUNIM SEMINARIK - TEMA : “TRAJTAT E PUSHTETIT SHTETËROR” PUNIM SEMINARIK - TEMA : “TRAJTAT E PUSHTETIT SHTETËROR”
PUNIM SEMINARIK - TEMA : “TRAJTAT E PUSHTETIT SHTETËROR”Arianit Zeqiri
 
E drejta familjare (permbledhje)
E drejta familjare (permbledhje)E drejta familjare (permbledhje)
E drejta familjare (permbledhje)Vehap Hashani
 

Was ist angesagt? (20)

E Drejta Trashëgimore
E Drejta TrashëgimoreE Drejta Trashëgimore
E Drejta Trashëgimore
 
E Drejta Trashëgimore - Pyetje & Përgjigje
E Drejta Trashëgimore - Pyetje & PërgjigjeE Drejta Trashëgimore - Pyetje & Përgjigje
E Drejta Trashëgimore - Pyetje & Përgjigje
 
Mjetet juridike të jashtëzakonshme në procedurë penale
Mjetet juridike të jashtëzakonshme në procedurë penaleMjetet juridike të jashtëzakonshme në procedurë penale
Mjetet juridike të jashtëzakonshme në procedurë penale
 
Kriminologjia
KriminologjiaKriminologjia
Kriminologjia
 
Kontrata komerciale
Kontrata komerciale Kontrata komerciale
Kontrata komerciale
 
Procedura penale pjesa e posaqme2
Procedura penale pjesa e posaqme2Procedura penale pjesa e posaqme2
Procedura penale pjesa e posaqme2
 
Penologjia
PenologjiaPenologjia
Penologjia
 
E drejta-civile-1
E drejta-civile-1E drejta-civile-1
E drejta-civile-1
 
E Drejta Familjare Pyetje e Pergjigje
E Drejta Familjare   Pyetje e PergjigjeE Drejta Familjare   Pyetje e Pergjigje
E Drejta Familjare Pyetje e Pergjigje
 
E drejta e procedures penale
E drejta e procedures penaleE drejta e procedures penale
E drejta e procedures penale
 
Procedura paraprake, hetimi, ngritja e aktakuzes
Procedura paraprake, hetimi, ngritja e aktakuzesProcedura paraprake, hetimi, ngritja e aktakuzes
Procedura paraprake, hetimi, ngritja e aktakuzes
 
E Drejta Penale - Pjesa e Posaçme
E Drejta Penale - Pjesa e Posaçme E Drejta Penale - Pjesa e Posaçme
E Drejta Penale - Pjesa e Posaçme
 
Procedura Civile
Procedura CivileProcedura Civile
Procedura Civile
 
E Drejta Civile - Pyetje & Përgjigje
E Drejta Civile - Pyetje & PërgjigjeE Drejta Civile - Pyetje & Përgjigje
E Drejta Civile - Pyetje & Përgjigje
 
E Drejta Civile - Përmbledhje e Shkurtuar
E Drejta Civile - Përmbledhje e ShkurtuarE Drejta Civile - Përmbledhje e Shkurtuar
E Drejta Civile - Përmbledhje e Shkurtuar
 
Doracak Etike Ligjore dhe Profesionale
Doracak Etike Ligjore dhe ProfesionaleDoracak Etike Ligjore dhe Profesionale
Doracak Etike Ligjore dhe Profesionale
 
Pyetje nga E drejta e procedures permbarimore
Pyetje nga E drejta e procedures permbarimorePyetje nga E drejta e procedures permbarimore
Pyetje nga E drejta e procedures permbarimore
 
E Drejta CIvile - Abdullah Aliu
E Drejta CIvile -  Abdullah AliuE Drejta CIvile -  Abdullah Aliu
E Drejta CIvile - Abdullah Aliu
 
PUNIM SEMINARIK - TEMA : “TRAJTAT E PUSHTETIT SHTETËROR”
 PUNIM SEMINARIK - TEMA : “TRAJTAT E PUSHTETIT SHTETËROR” PUNIM SEMINARIK - TEMA : “TRAJTAT E PUSHTETIT SHTETËROR”
PUNIM SEMINARIK - TEMA : “TRAJTAT E PUSHTETIT SHTETËROR”
 
E drejta familjare (permbledhje)
E drejta familjare (permbledhje)E drejta familjare (permbledhje)
E drejta familjare (permbledhje)
 

Andere mochten auch

Udhezime per pune seminarike 2011
Udhezime per pune seminarike 2011Udhezime per pune seminarike 2011
Udhezime per pune seminarike 2011Menaxherat
 
Pyetje nga Procedura jokontestimore
Pyetje nga Procedura jokontestimorePyetje nga Procedura jokontestimore
Pyetje nga Procedura jokontestimoreDonikë Mjaki
 
Struktura e punimit te diplomes
Struktura e punimit te diplomesStruktura e punimit te diplomes
Struktura e punimit te diplomesXh MedicalTeam
 
E Dreja e Procedures Penale - Pyetje Me Përgjigje
E Dreja e Procedures Penale - Pyetje Me PërgjigjeE Dreja e Procedures Penale - Pyetje Me Përgjigje
E Dreja e Procedures Penale - Pyetje Me PërgjigjeRefik Mustafa
 
E drejta sendore (Pyetje)
E drejta sendore   (Pyetje)E drejta sendore   (Pyetje)
E drejta sendore (Pyetje)Ferdi Nuredini
 
Ligji i punes 2010 212-alb
Ligji i punes 2010 212-albLigji i punes 2010 212-alb
Ligji i punes 2010 212-albLule Pashku
 
Procedure Penale - Masat për sigurimin e pranise së të pandehurit
Procedure Penale - Masat për sigurimin e pranise së të pandehurit Procedure Penale - Masat për sigurimin e pranise së të pandehurit
Procedure Penale - Masat për sigurimin e pranise së të pandehurit Egzon Doli
 
Punimi i temes MASTER - Viktimat e krimeve të vrasjeve me vështrim te posaçë...
Punimi i temes MASTER -  Viktimat e krimeve të vrasjeve me vështrim te posaçë...Punimi i temes MASTER -  Viktimat e krimeve të vrasjeve me vështrim te posaçë...
Punimi i temes MASTER - Viktimat e krimeve të vrasjeve me vështrim te posaçë...Flamur Troni
 
Universiteti i prishtinës
Universiteti i prishtinësUniversiteti i prishtinës
Universiteti i prishtinësJeton Bytyqi
 
Ligjerata kontratat
Ligjerata kontratat Ligjerata kontratat
Ligjerata kontratat Menaxherat
 
Procedura jokontestimore
Procedura jokontestimoreProcedura jokontestimore
Procedura jokontestimoreDonikë Mjaki
 
Anglishtja për juristë
Anglishtja për juristëAnglishtja për juristë
Anglishtja për juristëDonikë Mjaki
 

Andere mochten auch (20)

Udhezime per pune seminarike 2011
Udhezime per pune seminarike 2011Udhezime per pune seminarike 2011
Udhezime per pune seminarike 2011
 
Punim Seminarik
Punim SeminarikPunim Seminarik
Punim Seminarik
 
Pyetje nga Procedura jokontestimore
Pyetje nga Procedura jokontestimorePyetje nga Procedura jokontestimore
Pyetje nga Procedura jokontestimore
 
Punimi seminarik
Punimi seminarik Punimi seminarik
Punimi seminarik
 
Struktura e punimit te diplomes
Struktura e punimit te diplomesStruktura e punimit te diplomes
Struktura e punimit te diplomes
 
E Dreja e Procedures Penale - Pyetje Me Përgjigje
E Dreja e Procedures Penale - Pyetje Me PërgjigjeE Dreja e Procedures Penale - Pyetje Me Përgjigje
E Dreja e Procedures Penale - Pyetje Me Përgjigje
 
E drejta sendore (Pyetje)
E drejta sendore   (Pyetje)E drejta sendore   (Pyetje)
E drejta sendore (Pyetje)
 
E drejta penale_e_krahasuar
E drejta penale_e_krahasuarE drejta penale_e_krahasuar
E drejta penale_e_krahasuar
 
Ligji i punes 2010 212-alb
Ligji i punes 2010 212-albLigji i punes 2010 212-alb
Ligji i punes 2010 212-alb
 
Procedure Penale - Masat për sigurimin e pranise së të pandehurit
Procedure Penale - Masat për sigurimin e pranise së të pandehurit Procedure Penale - Masat për sigurimin e pranise së të pandehurit
Procedure Penale - Masat për sigurimin e pranise së të pandehurit
 
Punimi i temes MASTER - Viktimat e krimeve të vrasjeve me vështrim te posaçë...
Punimi i temes MASTER -  Viktimat e krimeve të vrasjeve me vështrim te posaçë...Punimi i temes MASTER -  Viktimat e krimeve të vrasjeve me vështrim te posaçë...
Punimi i temes MASTER - Viktimat e krimeve të vrasjeve me vështrim te posaçë...
 
Universiteti i prishtinës
Universiteti i prishtinësUniversiteti i prishtinës
Universiteti i prishtinës
 
Punim seminarik
Punim seminarikPunim seminarik
Punim seminarik
 
Ligjerata kontratat
Ligjerata kontratat Ligjerata kontratat
Ligjerata kontratat
 
Frika
FrikaFrika
Frika
 
Dispenc IV
Dispenc IVDispenc IV
Dispenc IV
 
Procedura jokontestimore
Procedura jokontestimoreProcedura jokontestimore
Procedura jokontestimore
 
Anglishtja për juristë
Anglishtja për juristëAnglishtja për juristë
Anglishtja për juristë
 
Raport hulumtimi
Raport hulumtimiRaport hulumtimi
Raport hulumtimi
 
punimi i fjolles
punimi i fjollespunimi i fjolles
punimi i fjolles
 

Ähnlich wie punim seminarik ne proceduren kontestimore

Procesi i të provuarit në Procedurë Penale
Procesi i të provuarit në Procedurë PenaleProcesi i të provuarit në Procedurë Penale
Procesi i të provuarit në Procedurë PenaleK. Gj.
 
Kodi i procedurës penale i kosoves
Kodi i procedurës penale i kosovesKodi i procedurës penale i kosoves
Kodi i procedurës penale i kosovesMarjan DODAJ
 
Prezantim ''Prokuroria''-''Prosecutor''
Prezantim ''Prokuroria''-''Prosecutor''Prezantim ''Prokuroria''-''Prosecutor''
Prezantim ''Prokuroria''-''Prosecutor''Durim Kërhanaj
 
Aktgjykimi per shkak te pandegjueshmerise
Aktgjykimi per shkak te pandegjueshmeriseAktgjykimi per shkak te pandegjueshmerise
Aktgjykimi per shkak te pandegjueshmeriseendritrrustemi9
 
Procedura paraprake hetimi ngritja e aktakuzes
Procedura paraprake hetimi ngritja e aktakuzes Procedura paraprake hetimi ngritja e aktakuzes
Procedura paraprake hetimi ngritja e aktakuzes Ferdi Nuredini
 
Gjykata ne RM [Republiken e Maqedonise]
Gjykata ne RM [Republiken e Maqedonise]Gjykata ne RM [Republiken e Maqedonise]
Gjykata ne RM [Republiken e Maqedonise]Ferdi Nuredini
 
33760284 e-drejta-penale
33760284 e-drejta-penale33760284 e-drejta-penale
33760284 e-drejta-penalezogaj
 
E Drejta Penale Procedurale
E Drejta Penale Procedurale   E Drejta Penale Procedurale
E Drejta Penale Procedurale Refik Mustafa
 
DETYRË KURSI /PROCESI I RREGULLT LIGJOR /2011 byirenakotobelli
DETYRË KURSI /PROCESI I RREGULLT LIGJOR /2011 byirenakotobelliDETYRË KURSI /PROCESI I RREGULLT LIGJOR /2011 byirenakotobelli
DETYRË KURSI /PROCESI I RREGULLT LIGJOR /2011 byirenakotobelliirena kotobelli
 
Permbledhje te perseritjeve per pergatitjen e kollokfiumit ne procedure penale
Permbledhje te perseritjeve per pergatitjen e kollokfiumit  ne procedure penalePermbledhje te perseritjeve per pergatitjen e kollokfiumit  ne procedure penale
Permbledhje te perseritjeve per pergatitjen e kollokfiumit ne procedure penaleDonikë Mjaki
 
25317763 e-drejta-e-peocedures-penale
25317763 e-drejta-e-peocedures-penale25317763 e-drejta-e-peocedures-penale
25317763 e-drejta-e-peocedures-penalezogaj
 
Procedura civile2.avni brestovci
Procedura civile2.avni brestovciProcedura civile2.avni brestovci
Procedura civile2.avni brestovciJURIST
 
E drejta e procedures penale
E drejta e procedures penaleE drejta e procedures penale
E drejta e procedures penaleFerdi Nuredini
 
8. parimi i interesit dr. vehbetu zuhejli
8. parimi i interesit  dr. vehbetu zuhejli 8. parimi i interesit  dr. vehbetu zuhejli
8. parimi i interesit dr. vehbetu zuhejli Libra Islame
 
8. parimi i interesit dr. vehbetu zuhejli
8. parimi i interesit  dr. vehbetu zuhejli 8. parimi i interesit  dr. vehbetu zuhejli
8. parimi i interesit dr. vehbetu zuhejli Shkumbim Jakupi
 
Bazatekriminalistikesmetaktikenkriminalistike 111219031840-phpapp01
Bazatekriminalistikesmetaktikenkriminalistike 111219031840-phpapp01Bazatekriminalistikesmetaktikenkriminalistike 111219031840-phpapp01
Bazatekriminalistikesmetaktikenkriminalistike 111219031840-phpapp01Ministry of Health
 
Bazat e kriminalistikes me taktiken kriminalistike
Bazat e kriminalistikes me taktiken kriminalistikeBazat e kriminalistikes me taktiken kriminalistike
Bazat e kriminalistikes me taktiken kriminalistikeNasuf GËRMIZAJ
 

Ähnlich wie punim seminarik ne proceduren kontestimore (20)

Procesi i të provuarit në Procedurë Penale
Procesi i të provuarit në Procedurë PenaleProcesi i të provuarit në Procedurë Penale
Procesi i të provuarit në Procedurë Penale
 
Procedura penale,punim seminarik
Procedura penale,punim seminarikProcedura penale,punim seminarik
Procedura penale,punim seminarik
 
Kodi i procedurës penale i kosoves
Kodi i procedurës penale i kosovesKodi i procedurës penale i kosoves
Kodi i procedurës penale i kosoves
 
Prezantim ''Prokuroria''-''Prosecutor''
Prezantim ''Prokuroria''-''Prosecutor''Prezantim ''Prokuroria''-''Prosecutor''
Prezantim ''Prokuroria''-''Prosecutor''
 
Aktgjykimi per shkak te pandegjueshmerise
Aktgjykimi per shkak te pandegjueshmeriseAktgjykimi per shkak te pandegjueshmerise
Aktgjykimi per shkak te pandegjueshmerise
 
Procedura paraprake hetimi ngritja e aktakuzes
Procedura paraprake hetimi ngritja e aktakuzes Procedura paraprake hetimi ngritja e aktakuzes
Procedura paraprake hetimi ngritja e aktakuzes
 
Seminar procedure penale - Prokurori Publik i Kosoves
Seminar procedure penale - Prokurori Publik i KosovesSeminar procedure penale - Prokurori Publik i Kosoves
Seminar procedure penale - Prokurori Publik i Kosoves
 
Gjykata ne RM [Republiken e Maqedonise]
Gjykata ne RM [Republiken e Maqedonise]Gjykata ne RM [Republiken e Maqedonise]
Gjykata ne RM [Republiken e Maqedonise]
 
33760284 e-drejta-penale
33760284 e-drejta-penale33760284 e-drejta-penale
33760284 e-drejta-penale
 
E Drejta Penale Procedurale
E Drejta Penale Procedurale   E Drejta Penale Procedurale
E Drejta Penale Procedurale
 
DETYRË KURSI /PROCESI I RREGULLT LIGJOR /2011 byirenakotobelli
DETYRË KURSI /PROCESI I RREGULLT LIGJOR /2011 byirenakotobelliDETYRË KURSI /PROCESI I RREGULLT LIGJOR /2011 byirenakotobelli
DETYRË KURSI /PROCESI I RREGULLT LIGJOR /2011 byirenakotobelli
 
Permbledhje te perseritjeve per pergatitjen e kollokfiumit ne procedure penale
Permbledhje te perseritjeve per pergatitjen e kollokfiumit  ne procedure penalePermbledhje te perseritjeve per pergatitjen e kollokfiumit  ne procedure penale
Permbledhje te perseritjeve per pergatitjen e kollokfiumit ne procedure penale
 
25317763 e-drejta-e-peocedures-penale
25317763 e-drejta-e-peocedures-penale25317763 e-drejta-e-peocedures-penale
25317763 e-drejta-e-peocedures-penale
 
Procedura civile2.avni brestovci
Procedura civile2.avni brestovciProcedura civile2.avni brestovci
Procedura civile2.avni brestovci
 
E drejta e procedures penale
E drejta e procedures penaleE drejta e procedures penale
E drejta e procedures penale
 
Gjyqesia
GjyqesiaGjyqesia
Gjyqesia
 
8. parimi i interesit dr. vehbetu zuhejli
8. parimi i interesit  dr. vehbetu zuhejli 8. parimi i interesit  dr. vehbetu zuhejli
8. parimi i interesit dr. vehbetu zuhejli
 
8. parimi i interesit dr. vehbetu zuhejli
8. parimi i interesit  dr. vehbetu zuhejli 8. parimi i interesit  dr. vehbetu zuhejli
8. parimi i interesit dr. vehbetu zuhejli
 
Bazatekriminalistikesmetaktikenkriminalistike 111219031840-phpapp01
Bazatekriminalistikesmetaktikenkriminalistike 111219031840-phpapp01Bazatekriminalistikesmetaktikenkriminalistike 111219031840-phpapp01
Bazatekriminalistikesmetaktikenkriminalistike 111219031840-phpapp01
 
Bazat e kriminalistikes me taktiken kriminalistike
Bazat e kriminalistikes me taktiken kriminalistikeBazat e kriminalistikes me taktiken kriminalistike
Bazat e kriminalistikes me taktiken kriminalistike
 

punim seminarik ne proceduren kontestimore

  • 1. Universiteti AAB Fakulteti juridik Drejtimi I përgjithshëm Punim seminarik Lënda : E drejta procedurale civile Tema : Roli i dëshmitarëve në procedurën kontestimore Mentor : Punoi : Prof.Dr.iur. Iset Morina Donikë Mjaki Prishtinë, Maj 2014
  • 2. 2 | Roli i dëshmitarëve në procedurën kontestimore Përmbajtja Hyrje 1.Dëshmitarët dhe thëniet e tyre si mjet provues..............................................4 1.1.0.Dhënia e dëshmisë – detyrim I përgjithëshëm qytetar.................................................4 1.1.1.Zotësia për të qenë dëshmitar.............................................................................5 1.1.2.Përjashtimi nga detyra e dëshmimit..................................................................5 1.1.3.E drejta e mosdhënies së dëshmisë....................................................................6 1.1.4.E drejta e mosdhënies së përgjigjes në pyetjet e caktuara......................................6 1.1.5.Thirrja e dëshmitarëve....................................................................................8 2.Procedura dhe mënyra e marrjes së provës me dëgjimin e dëshmitarëve........8 2.1.0.Ballafaqimi I dëshmitarëve...............................................................................10 2.1.1.Të drejtat e dëshmitarit.................................................................................11 3.Vlerësimi I provave........................................................................................12 Konkluzion Bibliografia
  • 3. 3 | Roli i dëshmitarëve në procedurën kontestimore Hyrje Në këtë punim seminarik do të trajtoj disa çështje që kanë të bëjnë me dëshmitarët , aftësinë e tyre për të dëshmuar , procesin e marrjes së provës me dëgjimin e dëshmitarëve , dhe vlerësimin e provave. Tema për të cilën kam vendosur të shkruaj punimin seminarik , më ka zgjuar një interesim të veçantë për disa arye. Fillimisht si student në fakultetin juridik - niveli bachelor , duhet që të aftësohemi profesionalisht për situatat dhe rastet të cilat mund të na paraqiten në të ardhmen. Shpesh herë në jetën e përditëshme ndodh që mund të shohim , te dëgjojmë , të informohemi , me një fjalë të jemi dëshmitarë në ngjarje të caktuara. Por jo çdo herë jemi në gjendje psiqike dhe fizike të kuptojmë ,apo të përceptojmë atë ngjarje , jo çdo here ndodhemi në vendin tonë , dhe jo çdo here do të jemi në të njejtën moshë. Duke u nisur nga këto rrethana që I cekëm më lart ne mund të ftohemi në cilësinë e dëshmitarit , që të dëshmojmë pranë ndonjë gjykate , mirëpo qfarë te drejta dhe obligime kemi për të dhënë dëshmi na e përcakton Ligji mbi procedurën kontestimore .Gjithashtu duhet të dimë se qfarë te drejte kemi të ftojmë ndonjë person për të dëshmuar , në cilat raste , dhe qfarë obligimesh kemi ndaj tij. Është e rëndësishme të dimë se cili është roli i dëshmitarit në procedurën kontestimore , sa është e rëndësishme deklarata e dhënë , në marrjen e vendimit nga ana e gjykatës. Por ligjvënësi nuk mund të ofrojë shtjellime dhe spjegime për përmbajtjen e një norme të caktuar brenda për brenda tekstit ligjor. Sepse ligji urdhëron , ndalon, apo autorizon , nuk shtjellon. Prandaj për këtë arsye është e kam parë të nevojshme dhe të aryeshme që të hulumtoj , dhe të fitoj njohuri profesionale në lëminë e fushës juridike civile , për të kuptuar pjesën e cila përmban dispozitat me të cilat rregullohet çështja e dëshmitarëve ne procedurën kontestimore. Zbatimi I I drejtë dhe adekuat I normës juridike siguron stabilitet , qëndrueshmëri dhe konsistencë juridike. Por kjo është e mundur nëse vetë përmbajtja e normës kuptohet dhe zbatohet drejtë. Hapat e shpejtë të reformimit dhe ndërtimit të sistemit juridik në Kosovë nuk kanë mundur të përcillen nga teoria juridike. Për këtë arsye si burim kryesor për punimin e kësaj teme e kemi shfrytëzuar Komentarin e Ligjit për procedurën kontestimore të Republikës Kosovës, I hartuar nga Dr. Iset Morina dhe avokat Selim Nikçi.
  • 4. 4 | Roli i dëshmitarëve në procedurën kontestimore 1. Dëshmitarët dhe thëniet e tyre si mjet provues Në procedurën kontestimore në veçanëti vlerësohet te provuarit. Të provuarit është metodë me ndihmën e së cilës gjykata hulumton dhe konstaton të vërtetën. Me mjetet provuese nënkuptojmë burimet e njohurive për ekzistimin apo mos ekzistimin e fakteve , vërtetimi I të cilave është me rëndësi për vendosjen e qështjes juridike e cila është objekt I kontestit. Ligji mbi procedurën kontestimore I njeh këto mejte provuese : objektin e këqyrjes , dokumentet , dëshmitarët , ekspertët dhe palët. Dëshmitar është personi fizik I cili I jep gjykatës informata lidhur me faktet kontestuese në të kaluarën. Sipas burimit të përfitimit provës, dëshmitarët janë provë personale në procedurën kontestimore 1.Thëniet e dëshmitarëve janë njoftime të personave të painteresuar për përfundimin e çështjes, si dhe mund të jenë provë kryesore kur dëshmitari e ka pare ngjarjen me sytë e tij. Argumentimin e çdo dëshmitari gjykata e vlerëson dhe e çmon lirisht.2 Dëgjimin e dëshmitarëve si mjet provues gjykata e merr zakonisht kur nuk ka në dispozicion mjete të tjera , apo kur nga to nuk ka mundur të bindet për saktësinë e ndonjë pretendimi për faktin relevant. Dëshmitari në deklaratën e tij të cilën e jep në këtë cilësi duhet të kufizohet vetëm në përceptimin e tij shqisor , duke mos dhënë mendimin e tij mbi faktin e përceptuar. 3 1.1.0. Dhënia e dëshmisë – detyrim I përgjithëshëm qytetar Çdo person që thirret si dëshmitar ka për detyrë t’I përgjigje t thirrjes , e në qoftë se me këtë ligj nuk është përcaktuar ndryshe , ka për detyrë edhe të dëshmoj.4 Ky detyrim vlen si për shtetasit e Republikës së Kosovës , poashtu edhe për shtetasit e huaj dhe për personat pa shtetësi. Personat që gëzojnë imunitet diplomatik nuk mund të detyrohen që të dëshmojnë në gjykatën vendore , mirëpo nëse ata pranojnë të dëshmojnë , do të merret deklarata e tyre. Marrjen e provës me dëgjimin e dëshmitarit , gjykata e cakton me aktvendim të veçantë. Aktvendimi për caktimin e dëgjimit të dëshmitarit duhet të përmbajë edhe urdhëresën për dërgimin e thirrjes personit I cili do të dëgjohet , kurse urdhëresa duhet t’I përmbajë të dhënat personale për dëshmitarin si dhe adresën e tij5 Detyra e dëshmimit në gjykatë nënkupton detyrën e paraqitjes sipas thirrjes në gjykatë, atë të dhënies së dëshmisë , si dhe detyrën e thënies së vërtetës. Për dëshmi të rreme dëshmitari përgjigjet penalisht 6. 1 Prof dr Faik Brestovci / E drejta procedural civile 1 , fq 244 2 Prof dr Osman Kadriu / Hyrje në të drejtën civile , fq 440 3 Iset Morina, Selim Nikçi / Komentar – Ligji për procedurën kontestimore , fq 607 4 Neni 339.1 i LPK 5 Neni 346 i LPK 6 Neni 392 i KPK
  • 5. 5 | Roli i dëshmitarëve në procedurën kontestimore Nëse dëshmitari nuk I përgjigjet thirrjes së gjykatës , ose pa ndonjë shkak të arsyeshëm refuzon të dëshmojë , gjykata do t’I ndërmerr masat ndëshkuese në pajtim me nenin 292 par. 1 dhe 2 të LPK. 1.1.1. Zotësia për të qenë dëshmitar Nuk parashihen kushte strikte lidhur me mundësinë që një person të dëgjohet si dëshmitar. I vetmi kriter është që personi të jetë në gjendje të jep informacione për faktet të cilat janë objekt I të provuarit. Kësisoj dëshmitar mund të jetë çdo person : - Pavarësisht nga mosha ( të mitur , të rritur dhe të moshuar) - Pavarësisht nga gjendja shpirtërore (persona të cilëve u është marrë aftësia e veprimit , personat të cilëve u ështe vazhduar kujdesi prindëror dhe personat e vënë nën kujdestari) - Pavarësisht nga aftësitë e kufizuara që I kanë (të verbër , shurdhmemec etj) - Pavarësisht se si ka ardhur deri te informacioni për faktet kontestuese (në mënyrë direkte apo indirekte , rastësisht apo është ftuar të marrë pjesë me rastin e lidhjes së ndonjë pune juridike) - Pavarësisht nga interesimi I tij për fatin e kontestit Nuk mund të dëgjohet si dëshmitar personi I cili për shkak të gjendjes së rëndë psikike , fizike , apo shpirtërore , në të cilat ka qenë në kohën e kur ka ndodhë ngjarja apo rasti për të cilën duhet të dëshmojë , nuk ka pasur mundësi që ta vërej ndodhjen e ngjarjes , apo ta mbaj mend atë dhe I cili nuk është ne gjendje që gjykatës t’I jape informacione në momentin kur duhet të dëshmojë. Si dëshmitar mund të pyeten vetëm personat që kanë aftësi të japing informata mbi faktet që duhen provuar. 7 Të miturit nën moshën katërmbëdhjetë vjeçare nëse thirren për të dëshmuar , gjykata do të vlerësojë nëse dëshmia personit është e nevojshme për vendosjen e çështjes dhe varësisht nga bindja krijuar do të vendosë a do të lejojë dhënien e dëshmisë nga personi I tillë. Por në rastin e vlerësimit të provave duhet të kihen parasysh një sere faktorësh psikologjik të fëmijëve sikurse janë , prirjet e tyre për fantazi të tepruar , mundësia e ndikimit me fjalë nga më të vjetrit , munges e përvojës për të kapur tiparet thelbësore të fenomenit apo ngjarjes etj. Pala e cila propozon që personi caktuar të pyetet si dëshmitarë duhet më parë të tregojë se për qfarë duhet të dëshmojë ai , si dhe t’a tregoj emrin , mbiemrin , vendbanimin etj. 8 1.1.2. Përjashtimi nga detyra e dëshmimit Nuk mund të dëgjohet si dëshmitar personi I cili me thëniet e tij do ta cenonte detyrën e ruajtjes së sekretit zyrtar apo ushtarak , derisa organi kompetent të mos e lirojë nga kjo detyrë. 9 Ruajta e sekretit ushtarak dhe atij zyrtar është interes shtetëror dhe public , prandaj është detyrë e secilit qytetar që t’I 7 Neni 339.2 i LPK 8 Neni 340 i LPK 9 Neni 341 i LPK
  • 6. 6 | Roli i dëshmitarëve në procedurën kontestimore ruajë ato. Kodi penal I Kosovës zbulimin e sekretit zyrtar e ka sanksionuar si vepër penale .10 Ndërsa sekreti ushtarak nuk është sanksionuar. Gjykata nuk do të dëgjojë dëshmitarin edhe nëse ai dëshiron të dëshmojë lidhur me faktet të cilat përbëjnë sekret ushtarak dhe dhe sekret zyrtar. Ligji I Procedurës Kontestimore nuk përmban dispozita shprehimore sipas të cilave dhënia deklaratës nga dëshmitari në kundërshtim me dispozitat e këtij neni dhe mbështetja e vendimit në faktet e vërtetuara me deklaratë të tillë do të përbënte shkelje esenciale të dispozitave të procedures. 11 1.1.3. E drejta e mosdhënies së dëshmisë Qytetarët e caktuar për shkak të profesionit apo aktivitetit të cilin e ushtrojnë , kanë të drejtë që most ë dëshmojnë për faktet me të cilat janë njoftuar gjatë punës së tyre. Të tillë janë personat të cilët mund ta kryejnë me sukses veprimtarinë e caktuar vetëm kur ekziston besimi I ndërsjellë mes tyre dhe shfrytëzuesve të shërbimeve të tilla .12 Zbulimi I fakteve të tilla konsiderohet shkelje detyrimit të ruajtjes së sekretit professional , ndërkohë që ajo në disa raste përfaqëson vepër penale. 13 Në qoftëse personi I cili ka të drejtë të refuzojë dhënien e dëshmisë , vendos të dëshmojë për faktet e caktuara , gjykata nuk mund t’ia mohojë këtë mundësi , dhe mund ta bazoj vendimin e vet në deklratën e tillë. Dëshmitari mund të refuzojë të dëshmojë : Mbi atë që pala ndërgjygjëse i aka besuar si përfaqësuesit të vet me procure Mbi atë që pala ose personi tjetër ia ka treguar dëshmitarit si rrëfyesit të vetë Mbi faktet që I ka marrë në dijeni dëshmitari si avokat , si mjek ose në ushtrimin e ndonjë profesioni apo veprimtarie tjetër , po që se ekziston detyrimi që të ruhet si sekret ajo që merr në dijeni gjatë ushtrimit të profesionit apo veprimtarisë së vetë Personat e till[ gjykata I njofton me të drejtën e refuzimit të dhënies së deklaratës së dëshmitarit, mirëpo nëse gjykata nuk ka vepruar në këtë mënyr[ . kurse dëshmitari e ka dhënë deklaratën e tij , nuk ekziston shkelje esenciale e dispozitave të procedurës , dëshmia e tij mund të shërbej për vërtetimin e faktve vendimtare. 1.1.4. E drejta e mosdhënies së përgjigjes në pyetjet e caktuara Dëshmitari mund të refuzojë përgjigjen në pyetjet e caktuara , në qoftë se për këto ekzistojnë arsye të rëndësishme , e sidomos në qoftë se me përgjigjen në këto pyetje , do t’I ekspozonte përgjegjësinë penale vetes , apo të afërmit të tij të gjinisë së gjakut në vijë vertikale deri në cilën do shkallë të tretë 10 Neni 132 I KPK 11 Iset Morina, Selim Nikçi / Komentar – Ligji për procedurën kontestimore, fq 610 12 Prof dr Faik Brestovci / E drejta procedural civile 1, fq 260 13 Neni 203 I KPK
  • 7. 7 | Roli i dëshmitarëve në procedurën kontestimore përfundimisht , bashkëshortin e vet ose të afërmit e gjinisë së krushqisë deri në shkallë të dytë përfundimisht , edhe po që se ka pushuar martesa , personin me të cilin jeton në bashkësi jashtëmartesore , apo kujdestarin e vet , ose personin nën kujdestarinëe tij, adoptuesin apo të adoptuerin e vet.14 Si arsye e theksuar për refuzimin e përgjigjjes në pyetje të caktuar është ekspozimi I përgjegjësisë penale I dëshmitarit dhe të afërmve të tij , mirëpo mund të ketë edhe në situata dhe raste të tjera. Se cilat arsye do të jenë të rëndësishme , për të cilat dëshmitari do të mund të refuzonte tu përgjigjet pyetjeve , në çdo rast konkret e vlerëson gjykata duke pasur parasysh natyrën e kontestit, botëkuptimet morale të mjedisit shoqëror , normat e etikës profesionale si dhe të gjitha rrethanat e rastit. Gjithashtu , me rastin e vlerësimit gjykata duhet të ketë parasysh edhe faktin se afria gjinore dhe disa obligime morale që ekzistojnë midis rrethit të caktuar të njerëzve , kanë ndikim të drejtpërdrejtë në kufizimin e gatishmërisë për dhënien e përgjigjes në pyetjet e caktuara. Ndër situate të tilla , mund të përmenden rastet që kanë të bëjnë me rrezikun për ekspozim ndaj turpit të madh të vet dëshmitari t apo të afërmve të tij, si dhe me rrezikun e pësimit të dëmit të pakompensueshëm material të këtyre personave , me përjashtim të rasteve të parapara me nenin 344 të LPK. Dëshmitari nuk ka të drejtë që, për shkak të rrezikut nga pësimi i dëmit pasuror, të refuzojë dëshmimin lidhur me veprimet juridike të krijuara në praninë e tij si dëshmitar i ftuar, me veprimet që në pikëpamje të raportit kontestues i ka kryer me cilësinë e paraardhësit juridik, apo të përfaqësuesit të njërës nga palët ndërgjyqësore, me faktet që kanë të bëjnë me raportet pasurore të kushtëzuara me lidhjen familjare apo martesore, me faktet që kanë të bëjnë me lindjen, vdekjen apo lidhjen e martesës, si dhe kur me dispozita të posaçme ka për detyrë të jep deklaratë apo të bëjë njoftime. 15 Dëshmitari nuk mund të refuzojë të jape dëshmi në qoftë se duhet të dëshmoj për punë juridike , me rastin e lidhjes së të cilave ka qenë I pranishëm si dëshmitar I ftuar , psh : me rastin e lidhjes së kontratës për shitblerje , të kontratës për mbajtje të përjetëshme , me rastin e përpilimit të testamentit etj. Në këto raste zakonisht dëshmitari merr mbi vete rrezikun , që në kontestin I cili mund të ndodhë eventualisht , të dëshmojë lidhur me kushtet , rrethanat dhe faktet me rëndësi për vërtetimin e vlefshmërisë së punës juridike si dhe për detyrimet dhe të drejtat që I kanë marrë palët mbi vete me rastin e lidhjes së punës juridike.16 Dëshmitari nuk mund të refuzojë dhënien e dëshmisë as atëherë kur duhet të dëshmojë lidhur me faktet të cilat kanë të bëjnë me mardhëniet pasurore të kushtëzuara nga lidhjet martesore dhe familjare. Këtu hyn rastet kur duhet të vërtetohet mardhënia pasurore në mes bashkëshortëve , kur nga raporti palëve varet zbatimi I dispozitave të Ligjit mbi Trashëgiminë , ose kur nga dëshmia e dëshmitarit varet detyrimi mbajtes midis të afërmve dhe bashkëshortëve , psh: lidhur me gjendjen pasurore të bashkëshortit , lidhur me pasurinë e veçantë , raportet të cilat mund të jenë me rëndësi për caktimin e lartësisë për mbajtje. 14 Neni 343.1 i LPK 15 Neni 344 i LPK 16 Iset Morina, Selim Nikçi / Komentar – Ligji për procedurën kontestimore, fq 614
  • 8. 8 | Roli i dëshmitarëve në procedurën kontestimore Dëshmitari nuk mund të refuzojë dhënien e dëshmisë lidhur me faktet që kanë të bëjnë me lindjen , lidhjen e martesës , vdekjen , edhe nëse me dhënien e dëshmisë ekziston rreziku për ndonjë dëm për të , psh : vërtetimi apo mohimi atësisë , vërtetimi ekzistimit të martesës mes palëve ndërgjygjëse etj. Justifikueshmërinë e arsyeve për refuzimin e dëshmisë, apo të përgjigjes në pyetjet konkrete, e çmon gjykata në të cilën dëshmitari duhet të dëgjohet. Kur është nevoja lidhur me këtë me parë mund të dëgjohen palët ndërgjyqëse.17 Kundër aktvendimit me të cilin gjykata vendos lidhur me arsyeshmërinë e shkaqeve për refuzimin e dëshmitarit për dhënien e dëshmisë ose përgjigjes në pyetjet e caktuara palët nuk kanë të drejtë ankimi të veçantë, kurse dëshmitari këtë aktvendim mund ta sulmoj vetëm me anë të ankesës së paraqitur kundër aktvendimit me të cilin është dënuar me gjobë, ose me burgim, nga shkaku se ka refuzuar të dëshmojë ose të japë përgjigje në pyetjet konkrete ( neni 292 paragrafi 2 i këtij ligji). 1.1.5. Thirrja e dëshmitarëve Thirrja e dëshmitarit bëhet me anë të letërthirrjes në të cilën tregohet emri, mbiemri, profesioni, vendi dhe koha e ardhjes, lënda lidhur me të cilën thirret, dhe theksimi se thirret në cilësinë e dëshmitarit. Në letërthirrje dëshmitari paralajmërohet për pasojat e mosardhjes në gjykatë pa arsye, si dhe për të drejtën që t’i paguhen shpenzimet.18 Si rregull dëshmitari thirret me thirrje në formë të shkruar. Thirrja e dëshmitarit me moshe nën katërmbëdhjetë vjeç behet nëpërmjet prindërve ose kujdestarit ligjor. Kjo bëhet me qëllim që prindit apo kujdestarit ti mundësohet që të miturit tia shpjegojë arsyen dhe rëndësinë e thirrjes , detyrimin dhe përgjegjësinë që ka ai si dëshmitar I ftuar , mënyrën se si duhet sillet në gjykatë etj. Dëshmitarët të cilët për shkak të moshës së shtyrë, sëmundjes ose të metave fizike nuk mund të vijnë në gjykatë, do të dëgjohen në banesën e tyre apo në lokalet tjera në të cilat ndodhen. 2. Procedura dhe mënyra e marrjes së provës me dëgjimin e dëshmitarëve Pyetja e dëshmitarëve fillon me pyetje të përgjithëshme mbi identitetit të tyre (emir,atësia,mbiemri,datëlindja,vendlindja,arsimimi , profesioni , raporti me palën ndërgjygjese) , këto të dhëna janë me rëndësi për vërtetimin e identitetit , prandaj dhënia e tyre përbën pjesë të deklaratës, lidhur me të cilën vlen detyrimi I dëshmitarit për dhënien e përgjigjeve të sakta. Me marrjen e përgjigjeve nga dëshmitari për pyetjet e përgjithëshme , do të sigurohen edhe të dhënat me rëndësi për dëshmitarin si dhe për raportin e tij me palët dhe objektin e qështjes. Nga përgjigjet e dëshmitarit në 17 Neni 345 i LPK 18 Neni 346 i LPK
  • 9. 9 | Roli i dëshmitarëve në procedurën kontestimore pyetjet e përgjithëshme , gjykata në të shumtën e rasteve do të mund të konstatojë nëse kemi të bëjmë me personin që është I aftë për të dëshmuar , nëse ekzistojnë pengesa li gjore për të cilat dëshmitari nuk mund të dëgjohet lidhur me faktet që duhet vërtetohen , apo të mos u përgjigjet pyetjeve të caktuara. Dëshmitarët dëgjohen veç e veç , pa prezencën e dëshmitarëve të cilët do të dëgjohen më vonë. Kjo mënyrë e dëgjimit do të pamundësonte arritjen e marrëveshjes midis dëshmitarëve për faktin se si do të deklarohen si dhe do të pamundësohet që ata të ndikojnë tek njëri tjetri me anë të deklaratave. Kjo njëkohësisht do të sigurojë që dëshmia e dëshmitarëve të jetë sa më e besueshme. Dëshmitari ka për detyrë që përgjigjet ti japë gojarisht. Përjashtim nga kjo rregull bën vetëm kur dëshmitari është memec ose nuk mund të flasë për shkaqe të tjera , kjo do të thotë se dëshmitari deklaratën a përgjigjen në pyetje nuk mund ta japë në formë të shkruar apo duke lexuar tekstin e përgatitur më parë , sepse do të ndikonte në besueshmërinë e deklaratës. Mirëpo dëshmitari mund të shfrytëzojë shënime në formë të shkruar kur ka të bëjë me llogari e shifra të shumta , matje , data etj që është e vështirë të mbahen mend19 Para se t’I bëhen pyetje dëshmitarit , duhet t’I tërheqet vërejtja se ka për detyrë që të flasë të vërtetën dhe se asgjë nuk guxon të mbetet në heshtje lidhur me faktet që I din dhe për të cilat I bëhen pyetje. Gjithashtu gjykata e paralajmëron dëshmitarin për pasojat e deklaratës së rreme. Duke u nisur nga parimi sipas së cilit palët kanë për detyrë që vetë ti nxjerrin provat ,është paraparë se pas pyetjeve të përgjithshme, fillimisht dëshmitarit i bënë pyetje pala që e ka propozuar thirrjen e tij, e pas kësaj pala kundërshtare. Po që se pala kërkon, dëshmitari i pranishëm, që është pyetur më parë, mund të merret përsëri në pyetje në të njëjtën seancë, kur një gjë të këtillë e lejon gjyqtari i çështjes. 20 Duke u nisur nga parimi shqyrtues dhe duke pasur parasysh rregullën sipas së cilës barra e të provuarit bie kryesisht mbi palët dhe se gjykata më nuk ka për detyrë që të hulumtojë vetë të vërtetën , ligji ka lënë në diskrecion të palëve mënyrën e marrjes në pyetje të dëshmitarit. Kjo është e logjikshme sepse , me qenë se palët ne kontestin konkret kanë interesa të caktuara , të cilat kryesisht kundërshtohen mes tyre , është e drejtë e secilës pale që edhe perms dëshmitarit t’I provojnë ato fakte të cilat I konsiderojnë të nevojshme për realizimin e pretendimeve të tyre , që kanë të bëjnë me qështjen konkrete kontestuese. Nëse pala e ka personin e autorizuar , I cili është I pranishëm në seancën për shqyrtim kryesor , atëher ajo mund t’I bëjë pyetje vetëm nëpërmjet të autorizuarit të saj.21 Gjytari qështjes apo kryetari trupit gjykues mund t’I bëjë pyetje dëshmitarit në çdo kohë, mirëpo , pasi që ligji në themel ka vënë parimin shqyrtues , gjytari apo kryetari trupit gjykues do t’I bëjnë kryesisht ato pyetje që kanë të bëjnë me zbatimin e nenit 3.3 të këtij ligji , si dhe me vërtetimin e fakteve të cilat kanë të bëjnë me ruajtjen dhe kujdesin e fëmijëve të mitur dhe të fakteve të tjera, për vërtetimin e të cilave gjykata kujdeset kryesisht. 19 Neni 353 i LPK 20 Neni 434.2 i LPK 21 Neni 85.2 i LKP
  • 10. 10 | Roli i dëshmitarëve në procedurën kontestimore Dëshmitari duhet të pyetet qdo herë se si I ka marrë në dijeni gjërat për të cilat dëshmon. Kjo ëshë me rëndësi , sepse sa më I largët të jetë burimi I marrjes në dijeni të fakteve nga dëshmitari , për të cilën dëshmon para gjykatës, edhe vërtetësia e asaj dëshmie do të jetë më pak e besueshme. Pas mbarimit të dëshmisë dëshmitari mund të largohet me leje të gjykatës. Në rast nevoje të marrjes prapë në pyetje, atëherë gjykata urdhëron që ai të qëndrojë në sallë pa kontaktuar me dëshmitarët e tjerë22. Dëshmitari që largohet nga gjykata pa lejen e gjyqtarit dhe komunikon me dëshmitarët e tjerë , para se ata të merren në pyetje , gjykata mund ta dënojë në pajtim me dispozitat e nenit 292 të LPK. Pala që ka kërkuar thirrjen e një dëshmitari mund të kërkojë që ai të mos pyetet. Kërkesa merret parasysh në rast se pala tjetër është dakord dhe kur gjykata çmon se pyetja e tij nuk do të jetë e nevojshme për sqarimin e çështjes.23 Kur gjatë gjykimit të çështjes rezultojnë të sqaruara faktet dhe pretendimet e palëve, gjykata vetë ose me kërkesën e tyre, mund të heqë dorë nga pyetja e dëshmitarëve të tjerë të thirrur për këtë qëllim.24 2.1.0. Ballafaqimi I dëshmitarëve Kur ndërmjet thënieve të dëshmitarëve ka mospërputhje të tilla që krijojnë vështirësi lidhur me konstatimin e fakteve të rëndësishme, gjykata vetë, ose me kërkesën e palëve, bënë ballafaqimin e dëshmitarëve të pyetur më parë. Te ballafaquarit do të pyeten për secilën rrethanë për të cilën nuk kanë dhënë deklarata të njëjta, dhe përgjigjet e dhëna futën në procesverbal. 25 Si rregull ballafaqimi dëshmitarëve nuk është I detyrueshëm. Vendimin për ballafaqimin e palëve gjykata do ta marrë vetëm në rast kur vlerëson se me ballafqim do të mund të sqaroheshin faktet të cilat janë kontestuese mes palëve. Me ballafaqimin e dëshmitarëve gjykata shpesh herë të marrë informatat e rëndësishme lidhur me faktet që provohen , të cilat dëshmitarët nuk I kanë theksuar gjatë marrjes në pyetje, gjithashtu mund të zbulohet se deklarata e ndonjë dëshmitari të mos ketë qenë e vërtetë dhe do mësohet edhe për shkakun e dhënies së deklaratës së tillë. Ballafaqimi bëhet lidhur me secilën rrethanë për të cilën dëshmitarët kanë dhenë deklarata a përgjigje të ndryshme, dhe përgjigjet e tyre shënohen në prosecverbal. Ndonjëhere dëshmitari nuk e ka thënë të vërtetën nga frika e përgjegjësisë penale dhe nga situate e krijuar e balalfaqitmit ( tensionet dhe acarimet mes dëshmitarëve), mund të ndryshojë deklaratën e dhënë më pare , ta plotësojë atë , ose ta pranojë në tërësi apo pjesërisht pavërtetësinë e deklaratës së dhënë. Gjykata gjatë ballafaqimit ka mundësi të vërejë sjelljet e dy dëshmitarëve dhe në këtë mënyrë të krijojë bindjen për vlefshmërinë provuese dhe besueshmërinë e deklaratave të dhëna në të dyja rastet para ballafaqimit dhe gjatë tij. 22 Neni 350 i LPk 23 Neni 351 i LPK 24 Neni 352 i LPK 25 Neni 349 I LPK
  • 11. 11 | Roli i dëshmitarëve në procedurën kontestimore Kundër aktvendimit për ballafaqimin e dëshmitarëve nuk është e lejuar ankesa e veçantë.26 2.1.1. Të drejtat e dëshmitarit Dëshmitari që nuk e dinë gjuhën në të cilën zhvillohet procedura pyetet me anë të përkthyesit. Në qoftë se dëshmitari është i shurdhër, pyetjet i bëhen me shkrim, e në qoftë se është memec, do te ftohet që përgjigjet t’i japë me shkrim. Po që se pyetja e dëshmitarit nuk mund të bëhet në këtë mënyre, do të ftohet interpreti i cili mund të merret vesh me dëshmitarin. Gjykata e njofton interpretin për detyrën e transmetimit të saktë të pyetjeve që i bëhen dëshmitarit dhe të përgjigjeve që do t’i japë dëshmitari. Në qoftë se përkthyesi apo interpreti e shkelin këtë detyrim ndaj tyre mund të ndërmerren masat që mund të ndërmerren kundër ekspertit sipas dispozitave të neneve 293 e 360 të LPK. E drejta ne kompensim të shpenzimve I takon dëshmitarit I cili I është përgjigjur thirrjes në gjykatë. E drejta në kompensim I takon edhe dëshmitarit I cili është paraqitur në gjykatë sipas thirrjes por nuk është dëgjuar pa fajin e tij , psh : për shkak të shtyerjes së seancës, për shkak se palët kanë hequr dorë nga dëgjimi dëshmitarit. Nuk ka të drejtë kompensimi të shpenzimeve dëshmitari I cili është vonuar në seancë dhe ka ndikuar në shtyerjen e senacës. Gjithashtu nuk I takon e drejta e kompensimit , dëshmitarit I cili është paraqitur në gjykatë, pork a refuzuar të dëshmojë pa ndonjë arsye të justifikueshme.27 Dëshmitari ka të drejtë kompensimi të shpenzimeve të udhëtimit, ushqimit e të fjetjes, si dhe për kompensimin e fitimit të humbur. Dëshmitari duhet ta kërkojë kompensimin menjëherë pasi të pyetet, në të kundërtën e humbë të drejtën e kompensimit. Gjykata ka për detyrë ta njoftojë dëshmitarin për pasojën e këtillë. Në aktvendimin me të cilin caktohen shpenzimet e dëshmitarit, caktohet edhe shuma e të hol lave që paguhen nga paradhënia e depozituar nga palët, e po që se paradhënia nuk është bërë, urdhërohet pala që dëshmitarit t’ia paguajë shumën e caktuar brenda afatit prej shtatë (7) ditësh. Pala ka të drejtë anekese kundër aktvendimit mirëpo ankesa nuk e ndalon ekzekutimin e aktvendimit. Shpenzimet e paguara për ardhjen e dëshmitarit në gjykatë , hynë në shpenzimet e detyrusheme të procedurës , prandaj ato përfundimisht bëhen barrë e pales e cila humb kontestin, nëse pala kundërshtare I ka depozituar ato paraprakisht. Dëshmitari ka të drejtë që të respektohet dinjiteti I tij nga pjesmarrësit në procedure.28Dëshmitari është I mbrojtur nga fyerjet e të tjerëve. 26 Neni 435.2 i LPK 27 Iset Morina, Selim Nikçi / Komentar – Ligji për procedurën kontestimore , fq 624 28 Kodi etikës profesionale të avokatit neni 52 , Kodi etikës dhe sjelljes profesionale për gjyqtar , Kodi etikës dhe sjelljes profesionale për prokurorët.
  • 12. 12 | Roli i dëshmitarëve në procedurën kontestimore 3. Vlerësimi I provave Në thëniet e dëshmitarëve para gjykatës dhe për pasojë edhe në vlerësimin e ty re si mjet provues , ndikojnë një sere faktorësh objektivë dhe subjektivë të cilat duhet t’I ketë parasysh trupi gjykues. Të tillë janë niveli kulturor I dëshmitarit , cilësitë e tij morale , shkalla e mundësisë së përceptimit të ngjarjve dhe fenomeneve nga ana e tij , mosha e dëshmitarit , kujtesa , aftësia e riprodhimit të asaj çka është përceptuar më pare, profesioni , ambienti I jashtëm në të cilën dëshmitari përcepton ngjarjen apo sendin apo personin, koha që ka kaluar nga momenti I ndodhjes së ngjarjes apo shfaqjes së fenomenit deri ne çastin e dëshmisë para gjykatës etj. Prandaj nuk është I drejtë nxitimi në arritjen e përfundimit se sa herë që thëniet e dëshmitarit nuk përputhen plotësisht me të vërtetën ai gënjen. Gjytari apo kryetari trupit gjykues duhet të përpiqet sa më tepër të dallojë atë që dëshmitari nuk e thotë saktësisht me fajin e tij dhe atë që ai nuk e thotë në mënyrë të saktë nën ndikimin e faktorëve të jashtëm.Nuk duhet harruar faktin se dëshmitari , në intresin personal të pales apo personit të tretë , herë here jep dëshmi të rrejshme , përkundër rrezikut nga ndjekja penale.29 29 Prof dr Faik Brestovci / E drejta procedural civile 1 , fq 264
  • 13. 13 | Roli i dëshmitarëve në procedurën kontestimore Konkluzion Në bazë të matrialit të shtjelluar , kemi arritur që të kuptojmë disa kushte dhe parime të cilat duhet respektuar gjatë procedurës se provuarit , kur si mjet provues thirret dëshmitari të dëshmoje lidhur me disa fakte te caktuara për të cilat ka njohuri. Lidhur me aftësinë për të qenë dëshmitarë në procedurën kontestimore nuk kërkohen kushtet formale strikte , I vetmi kriter është që personi të jetë në gjendje të jepë informacion për faktet të cilat janë objekt I të provuarit. Rëndësi të veçantë I kushtohet personave të cilët janë të përjashtuar nga dhënia e dëshmisë për të ruajtur interesin shtetëror, personave të cilët për shkak te ushtrimit të profesionit kanë mësuar për disa njohuri . Si një ndër arsyet të cilat dëshmitari ka të drejtë të refuzojë të përgjigjet është e theksuar rreziku nga ekspozimi I përgjegjësisë penale të vetë dëshmitarit dhe të afërmve të tij. Por për shkak se disa individ mund të thirren në disa arsye , për të refuzur të japë deklaratë , ligji I ka përcaktuar në nenin 344 disa raste kur dëshmitari nuk ka të drejtë të refuzojë dhënien e dëshmisë. Afatet dhe kushtet për ankesat kundër aktvendimeve janë te rregulluara në pajtim me standartet ndërkombëtare me të drejtat e njeriut , meqë sipas nenit 6 paragrafi 1 , të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut , qytetarëve u garantohet e drejta për gjykim korrekt brenda kohës së arsyeshme. Qëllimi është që të mbrohen qytetarët nga zvarritjet e zgjedhjes së kontesteve civile. Pyetja e dëshmitarëve fillon me pyetje të përgjithëshme mbi identitetin nga gjykata, pastaj fillimisht palët që kanë propozuar dëshmitarin kanë të drejtë t’i bëjnë pyetje , pastaj pala kundërshtare, duke u bazuar ne parimin e shqyrtimit. Por edhe gjykata ka të drejtë të bëjë pyetje në çdo kohë. Dëshmitarët kanë të drejtën e kompensimit si dhe që të respketohet dinjiteti tyre gjatë procedurës. Mirëpo se sa zbatohet ligji në praktikë , situata në Kosovë nuk është shumë shpresdhënëse , sepe ka një numër jashtzakonisht të madh të lëndëve civile që presin për tu zgjidhur. Raporti i OSCE – misioni në Kosovë,thekson mangësitë në kryerjen e procedurës së provave në rastet civile, veçanërisht në pjesën e dëgjimit të dëshmitarit, shqyrtimit të provave materiale dhe dëshmisë së ekspertëve, dhe gjen zbrazësi ndërmjet asaj që parashihet në kornizën ligjore dhe zbatimit të saj në praktikë.
  • 14. 14 | Roli i dëshmitarëve në procedurën kontestimore Bibliografia Burimet bazë “Komentar – Ligji për procedurën kontestimore “/ Dr. Iset Morina dhe Selim Nikçi LIGJI Nr. 03/L-006 – Ligji për procedurën kontestimore “E drejta procedurale civile I “ / Prof Dr. Faik Brestovci Burimet shtesë “Hyrje në të drejtën civile “ / Prof Dr. Osman Kadriu Kodi Nr. 04/L-082 – Kodi penal i Republikës së Kosovës Kodi etikës profesionale të avokatit Kodi etikës dhe sjelljes profesionale për prokurorët Kodi etikës dhe sjelljes profesionale për gjyqtarët Raporti i OSCE – “Mangësite në kryerjen e procedurës së provave në rastet civile "(09.11.2011)