SlideShare ist ein Scribd-Unternehmen logo
1 von 9
FAKULTETI STUDIMEVE PROFESIONALE 
KURSI: MJETET E TRANSPORTIT D.H.A 
DETYRE KURSI 
Tema : AEROPLANI DHE AERONAUTIKA 
Punuar nga : #MesueseAurela 
Pranoi :
AEROPLANI DHE AERONAUTIKA 
Permbajtja 
C’eshte aeroplani? 
C’eshte aeronautika? 
Fazat e zhvillimit te ndertimit te avioneve. E shkuara, e tashmja e ardhmja. 
Pjeset kryesore te avionit. 
Disa modele avionesh. 
Ilustrime me figura. 
Aeroplani është një mjet transportues ajror. Aeroplani ose avioni është një makinë më e 
rëndë se ajri ku lëvizja e krahëve në krahasim me makinën nuk përdoret për të krijuar ngritje. 
Të gjithë aeroplanët përveç gliders marrin fuqinë prej motorit. Aeroplanët përfshijnë një 
numër të madh të makinave prej trajnerëve të vegjël dhe aeroplanëve argëtues e deri te 
transportues e udhëtarëve dhe aeroplanët ushtarak të mallrave. Dy domosdoshmëri për të 
gjithë aeroplanët janë qarkullimi i ajrit mbi krahë për ngritjen e aeroplanit, dhe një zonë për 
ulje. Shumica e aeroplanëve iu duhet një aeroport me infrastrukturën e nevojshme për të bërë 
mirëmbajtjen, mbushjen me karburant dhe për ngarkimin dhe shkarkimin e ekuipazhit, 
mallrave, dhe/ose pasagjerëve. Shumica e avionëve ulet dhe ngritën në tokë, disa e bëjnë këtë 
në borë apo ujëra të qetë.Aeroplani është metoda më e shpejtë e transportit. Avionët reaktiv 
komercial mund të arrijnë shpejtësi prej 875 km/h. Ata ushtarak arrijnë shpejtësi supersonike.
Pjeset e avionit 
Krahu i ngjitet trupit të aeroplanit. Zakonisht aeroplanët kanë një strukturë krahu që ndahet 
në atë të djathtë dhe të majte. Ka edhe raste kur aeroplanët kanë krahë të dyfishtë apo 
trefishtë. 
 Rezervuari i karburantit ndodhet në krahë ose në vetë trupin e aeroplanit. 
 Motori apo motorët e aeroplanit shërbejnë për ta shtyre aeroplanin në tokë apo në ajër. 
Llojet e motorëve janë turbinë, piston dhe radiale. Motorët ndodhen nën krahë, mbi 
krahë, në trup, apo në bisht ngjitur në stabilizatorin horizontal. 
 Ailerons janë sipërfaqe të lëvizshme në fund të krahit. Këto dy pjesë veprojnë në 
mënyre të kundërt për ta ndërruar drejtimin e aeroplanit. 
 Elevator ndodhet në bisht si zgjatim i stabilizuesit horizontal dhe përdoret për ta 
kontrolluar kthimin përgjatë bushtit lateral. 
 Rudder ndodhet në stabilizuesit vertikal dhe kontrollon lëvizjen rreth boshtit vertikal. 
 Ingrazhi i uljes mundëson që aeroplani të ulet dhe ngritet. Kjo pjesë zakonisht tërhiqet 
gjatë fluturimit për të ndihmuar aerodinamiken; aeroplanët e vegjël mund ta kenë këtë 
pjesë të palëvizshme apo kanë ski që mundësojnë ulje në ujë apo borë. 
 Flaps janë shtojca të krahut që përdoren për ta mbajtur aeroplanin në ajër në shpejtësi 
të vogla. 
Mekanizmi i fluturimit 
Aeroplani fluturon falë reaksioneve aerodinamike që ndodhin kur ajri kalon mbi krahë. Pjesa 
e sipërme e krahut është e lakuar, ndërsa pjesa e poshtme e krahut është më pakë e lakuar ose 
e drejte. Kjo formë krijon ngritje kur krahu udhëton në ajër. 
Ngritja krijohet kur një rrymë ajri kalon përbri diçkafit që e dërgon atë teposhtë. Forca e 
krijuar nga ky refuzim i ajrit krijon një forcë të njëjtë me drejtim të kundër tenda në krahë 
sipas Ligjit të Tretë të Njutonit.Pothuajse çdo formë e krahut mund të krijoj ngritje përderisa 
është e lakuar apo në kënd në respekt me rrymën e ajrit. 
Mirëpo, qëllimi kryesor është të gjendet forma e krahut që prodhon më së shumti forcë 
ngritëse pa e rritur shumë pengesën. 
Tipet e aeroplaneve 
Aeroplanët e vjetër dhe të vegjël përdorin motorë me djegie të brendshme që sill një helikë 
për të krijuar shtyrje. 
Këta janë të qetë, por fluturojnë ngadalë dhe nuk kanë kapacitet bartës në krahasim me 
reaktiv aeroplanët e të njëjtës madhësi. Mirëpo, ata janë shumë më të lirë dhe më ekonomik 
se aeroplanët reaktiv dhe opsioni më i mirë për njerëz që dëshirojnë të transportojnë pasagjerë 
dhe/ose sasi të vogël malli.
Këta po ashtu janë në pronësi private të pilotëve.Avionët turboprop janë një kryqëzim në mes 
helikës dhe reaktivit: ata përdorin një turbinë ngjashëm me një reaktiv për të sjellë helikat. 
Këta avionë janë të popullarizuar në avionë të vegjël udhëtarësh që fluturojnë në udhëtime të 
shkurta.Aeroplanët reaktiv përdorin turbina për të krijuar shtytje. Këta motorra janë shumë 
më të fuqishëm se motorët me djegie të brendshme. 
Si rezultat, ata kanë kapacitet bartës më të madh dhe fluturojnë më shpejtë se aeroplanët me 
helikë. Një mangësi e këtyre është se krijojnë zhurmë.Avioni reaktiv u zhvillua në Angli dhe 
Gjermani më 1931. Avioni i parë i këtij lloji ishte Heinkel He 178, i cili u testua në Gjermani 
më 1939. Më 1943 Messerschmitt Me 262, avioni reaktiv i parë ushtarak hyri në shërbim në 
forcën ajrore gjermane Luftwaffe. Më 1950, aeroplani britanik De Havilland Comet hyri 
shkurt në shërbim por u tërhoq pas disa aksidenteve me kabinën.Aeroplan trup-gjerë si 
Airbus A340 dhe Boeing 777, mund të bartin qindra udhëtar dhe disa ton mallra, dhe mund të 
udhëtojnë në distanca deri në 13 mijë kilometra. 
Avionët reaktiv posedojnë shpejtësi fluturuese të madhe (700 to 900 km/h) dhe shpejtësi të 
lartë të uljes dhe ngritjes (150 to 250 km/h). Për shkak të shpejtësisë së madhe që nevojitet 
për ulje dhe ngritje, reaktivi përdor zgjatime të krahut për të kontrolluar liftin dhe shpejtësinë, 
dhe ka shtytje të kthyeshme (thrust reverser) që gjuan ajrin përpara për të ngadalësuar 
aeroplanin, si dhe frena të rrotave. 
Aeroplanët supersonik tani përdorën për qëllime ushtarake. Concorde, një avion civil 
supersonik ka ndërprerë shërbimin më 26 nëntor 2003. Problemet e veçanta te këta avionë si 
thyerja e murit të zërit dhe sasia e madhe e karburantit që djegin i bëjnë ata joekonomike. 
Disa lloje aeroplanesh 
Boeing 747 – modeli me i suksesshem i 
kompanise se ndertimit te avioneve 
Boeing. 
Grumman F-14 Tomcat – avion ushtarak 
amerikan
MiG-21 – avion ushtarak rus 
Aeronautika është shkenca qe merret me studimin, projektimin, ndërtimin dhe/apo 
përdorimin e mjeteve ose makinave të afta për të fluturuar. Emri(lundërtar i qiellit) i është 
vënë duke qenë se fillimisht kjo shkencë merrej vetëm me përdorimin dhe manovrimin e 
avionit. Më vonë, me zhvillimin e jashtëzakonshëm që pati kjo fushë, Aeronautika u 
shndërrua në një shkencë që merret me të gjitha fenomenet e lidhura me proceset industriale 
dhe aplikative të nevojshme. Një nga degët e saj më të rëndësishme është Aerodinamika, e 
cila studjon lëvizjen dhe bashkëveprimin e ajrit me objekte të ngurta të "zhytura" në të. 
Historia 
E shkuara 
Dëshira për të fluturuar lindi natyrshëm bashkë me njeriun, ndoshta që herën e parë që njeriu 
pa një zog që fluturonte. Mposhtja e kufijve që natyra i ka vendosur ka qenë historikisht 
shtysa që ka çuar njerëzimin gjithmonë e më përpara, deri në ditët e sotme. Sot mjetet 
fluturuese që prodhohen dhe përdoren në botë tejkalojnë dukshëm qëllimin fillestar të tyre. 
Në të vërtetë aeroplanët modernë jo vetëm janë të aftë të veprojnë në kushte të pamundura 
për zogjtë, por janë bërë pjesë e domosdoshme e jetës sonë. Le të hyjmë pak në historinë që 
qendron pas arritjeve që na kanë dhuruar këto mjete të jashtëzakonshme. Në të vërtetë 
përpjekjet më të hershme së paku për të kuptuar mekanizmin fizik që qëndron pas aftësisë së 
zogjve për të fluturuar gjejnë vend në histori shumë më parë nga çmund të mendohet. Shumë 
më parë edhe krahasuar me legjendën greke një pikturë e së cilës paraqitet djathtas. 
Arkeologë të ndryshëm kanë zbuluar se egjiptianët e lashtë kanë kryer studime të hollësishme 
në këtë aspekt, duke arritur të kuptojnë në thelb fluturimin e zogjve. Disa arkeologë 
eksperimentues kanë hedhur hipotezën që ndoshta rezultatet e atyre studimeve u kanë dhënë 
mundësinë egjiptianëve të përdornin forcën e erës me një sistem të ndërlikuar balonash dhe 
rrotullash për lëvizjen e objekteve të mëdha të përdorura për ndërtimin e veprave të tyre 
kolosale si piramidat e Egjiptit. Dihet gjithashtu se në lindjen e largët kinezët kanë qenë të 
aftë të ndërtojnë balona që fluturonin mijëra vjet p.E.S., ndoshta më parë se Faraonët e 
Egjiptit. Mbështetës të arkeologjisë fantastike ose pseudoarkeologjisë, për sa mund të 
konsiderohen të vërteta apo spekullime pohimet e tyre,mbështesin mundësinë që qytetërime 
të lashta kanë arritur më tej në këtë fushë, ndoshta më tej se ne, por këto konsiderime 
mbështeten kryesisht mbi të dhëna të diskutueshme, ose vizatime që së largu mund të 
konsiderohen se kanë të bëjnë me këtë fushë. Ndonëse mesjeta është me siguri periudha më e 
errët në histori për zhvillimin e shkencës në përgjithësi, aty u hodhën hapat e parë që i 
paraprinë aeronautikës moderne si e njohim sot. Në mesjetën e hershme në lindjen e afërt u 
kryen studime të rëndësishme mbi fluturimin e zogjve,që i paraprinë shkencëtarit Ibn Firnas, 
një nga europianët e parë modernë që krahas studimeve të kryera, zhvilloi dhe një sërë 
eksperimentesh të lidhura me rezultatet që arriti. Më vonë mund të përmenden Leonardo da
Vinci ose vëllezërit Montgolfier, i pari që projektoi një lloj ornitopteri, një mjet fluturues i 
ngjashëm me një zog, të dytët që projektuan, zbatuan dhe treguan në publik nje balonë me 
ajër të ngrohtë që fluturoi por pa pilot, prej tyre marin emrin balonat me ajër të ngrohtë 
moderne. Puna e këtyre pionierëve të fluturimit, edhe pse nuk arritën të ndërtonin mjete të 
afta të transportonin njerëz, i hapën rrugën zbulimeve që do vinin më pas. 
Ornithoper i Da Vinci 
Revolucioni industrial 
Përpjekje të vazhdueshme zgjatën gjatë Rilindjes. Megjithatë nderin e shkrimit të historisë do 
ta fitonin Vëllezërit Wright në SHBA. Pas shumë provash të susksesshme me mjete 
fluturuese pa motorr, më 17 dhjetor 1903 me modelin e radhës Wright Flyer të treguar në 
figurë, ata bënë të mundur fluturimin e parë të pilotuar me motorr në histori, duke hapur një 
faqe të re të zhvillimit industrial botëror. Edhe pse garën e fluturimit të parë e fituan vëllezërit 
Wright, përpjekjet e shkencëtarëve që ndërkohë ishin munduar t'i kalonin bënë të mundur një 
zhvillim të jashtëzakonshëm të aeronautikës. Në vitet që pasuan u zhvilluan si aeroplanë, 
ashtu dhe zeppelin (balona të 
ngurta gjigande të treguara në 
figurë më poshtë) në kohë rekord 
Fluturimi i pare i Wright Flyer
Lufta e Parë 
Botërore & 
Lufta e Dytë 
Botërore 
Shpërthimi i Luftës 
së Parë Botërore, 
edhe pse në 
rrethana të gabuara, 
bëri të kuptohej 
rëndësia e aeronautikës. Avantazhi ushtarak që ofronte bëri superfuqitë të investonin pa 
kursim në studimin dhe ndërtimin e mjeteve fluturuese. U ndërtuan me mijëra 
biplanë(aeroplanë me dy palë krahë), u zhvilluan triplanë(me tre palë krahë) dhe zeppelin-ë. 
U investua gjithashtu edhe në studimet aeronautike, aq sa profilet e krahëve të përdorura edhe 
sot u studjuan qysh atëherë. Gjatë luftës në një farë mënyre filloi formimi dhe karakterizimi i 
aeronautikës si disiplinë më vete. Gjithashtu u formua dhe një figurë e re profesionale, ajo e 
pilotit, që më parë ishte një detyrë që mbulohej përgjithësisht nga të njëjtit persona që 
projektonin mjetet. Njëkohësisht lindën dhe legjendat e para të aviacionit, si Baroni i Kuq ose 
avionë si Sopwith Camel i treguar në figurë. Lufta e Dytë Botërore shënoi fundin e ndërtimin 
masiv të zeppelin-ëve. Kjo sepse ndërkohë ishin zhvilluar aeroplanë me krahë tek, me një 
palë krahë, me strukturë dhe veshje metalike, me motorrë më të fuqishëm. Këta modele të rinj 
jo vetëm tejkalonin zeppelin-ët në ato situata ku këta të fundit kishin qenë historikisht më të 
aftë, po njëkohësisht shndërronin zeppelin-ët në objektiva të lehtë për t'u goditur. Kjo vuri në 
hije zhvillimin dhe ndërtimin e zeppelin-ëve edhe për qëllime civile. Por sakaq aviacioni në 
përgjithësi gjeti një rilindje të re, një zhvillim të tejskajshëm, aq sa zhvillimi i mjeteve që 
përdorni motorrë xhet filloi qysh nga mesi i luftës, për të nxjerrë në dritë modelet e para 
funksionuese ndërsa lufta ende nuk kishte përfunduar. Ky zhvillim zhduku komplet nevojën e 
zeppelin-ëve duke qene se aeroplanët mund të përdoreshin tashmë edhe për fluturime 
ndërkontinentale, gjë që më parë vetëm zeppelin-ët mund të bënin. Por ndërsa zeppelin-ët 
vdisnin, lindte një specie e re mjetesh, helikopterët. Edhe pse studimi i tyre kishte filluar 
decada më parë, ishte gjatë luftës që modelet e para funksionale filluan të ndërtoheshin dhe 
përdoreshin efektivisht. Në ndërtimin e aeroplanëve gjetën vend koncepte të reja ndërtuese, si 
ai i krahut fluturues, që më pas do të sillnin zhvillimin e aeroplanëve si B-2 Spirit, i ilustruar 
në fillim të këtij artikulli. 
Avion i luftes se pare Boterore
Lufta e Ftohtë 
Lufta e ftohtë filloi me dy premisa të rëndësishme për aeronautikën: motorrët xhet dhe 
turboxhet për aeroplanët nga njëra anë dhe motorrët turbinë për helikopterët nga tjetra. 
Kështu aeroplanët filluan të bëheshin gjithmonë e më të shpejtë, gjithmonë e më të mëdhenj, 
përtej kufijve të vendosur më parë nga paaftësia teknike e helikave, helikopterët filluan të 
prodhoheshin në masë falë motorrëve të rinj të përdorur për herë të parë më 1951, që 
pakësonin në mënyrë të konsiderueshme peshën e mjeteve. Studimet e mëtejshme mbi 
strukturat metalike dhe qarqet elektronike për kontrollin e qëndrueshmërisë në ajër lejuan 
thyerjen e Shpejtësisë së Zërit, kufi më parë i menduar i pakalueshëm. Aviacioni hyri në 
prioritetet e planeve si ekonomike dhe ushtarake të mbarë botës. Ndërsa në pikëpamjen civile 
transporti ajror i pasagjerëve fitoi shpejt rëndësinë që ka sot, dhe aeroplanët morën shpejt 
formën strukturale dhe funksionale aktuale, në aspektin ushtarak u arritën rekorde që kalonin 
Macch 3(3 herë shpejtësia e zërit, ose mbi 3600 km/h), si aeroplani spiun Blackbird 
amerikan. Në të vërtetë shpejtësia e zërit u kalua edhe nga modele civilë, si Concorde, por 
kostot e larta të këtij të fundit bënë që ky aspekt i aviacionit civil të mos zhvillohej më tej. 
Gara midis superfuqive për armatim dhe teknologji vuri edhe një herë në dispozicion të 
aeronautikës botërore fonde të pakufizuara. Është në këtë periudhë që u studiuan për herë të 
parë modele Stealth si B-2 Spirit, në figurë, apo F-117 Night Hawk. Ndërkohë aviacioni civil 
njohu një profilizim të lartë të modeleve në bazë të karakteristikave të kërkuara nga tregu, 
duke filluar nga modelet fare të vogla, të përshtatshme për privatë, te xhetët e lluxit, për të 
kaluar te aeroplanët e linjave të klasifikuar në të vegjël, për linja të shkurtra, të mesëm për 
linja mesatare, dhe të mëdhenjtë interkontinental si Boeing 747, pa harruar helikopterët që u 
bënë mjet i domosdoshëm për mjeksinë, zjarrfikësit, mediat, policinë, VIP-at etj. Gara drejt 
teknologjisë në luftën e ftohtë shpejt u shndërrua edhe në një garë drejt hapësirës, me projekte 
të përshtatshme si për hapësirën dhe për atmosferën si Shuttle-i amerikan. Kjo periudhë 
historike, një nga më të artat në historinë e aeronautikës, i dha një ide mbarë njerëzimit për 
perspektivat e zhvillimit të kësaj fushe dhe rëndësisë së saj. 
Aeronautika moderne 
E tashmja 
Me përfundimin e luftës së ftohtë investimet në fushën e aeronautikës u ulën ndjeshëm, kjo 
për fat të mirë nuk ndikoi ndjeshëm në nivelet e kërkimit duke patur parasysh se strukturat 
industriale dhe akademike të lidhura tashmë ishin zhvilluar dhe profilizuar në atë pikë sa 
mund të mbijetonin edhe falë vetëm fondeve nga ndërmarrjet e interesuara dhe të ardhurave 
të tregut. Krahas përmirësimeve të modeleve të transportit civil për të përmirësuar sigurinë në 
fluturim dhe komoditetin e pasagjerëve, vëmendja e kërkuesve tashmë është zhvendosur mbi 
probleme që për herë të parë në histori po vlerësohen seriozisht për pasojat që sjellin, si 
ndotja e mjedisit. Në fushën ushtarake modelet e gjuajtësve-bombardues shumërolësh të rinj, 
që sapo kanë hyrë në shërbim ose do të hyjnë së shpejti, ndër këta F-22 Raptor ose F-35 
Lightning II, gëzojnë të gjithë aftësi Stealth. Sakaq po vlerësohen koncepte të reja 
aerodinamike dhe teknologjike, mund të përmenden UAV-ët(ang.=Unmanned Air Vehicle-
Mjet Fluturues pa Pilot) dhe në veçanti UCAV-ët(ang.=Unmanned Combat Air Vehicle- në 
figurë) që përveç përdorimit të qartë ushtarak për të evituar humbje pilotësh ofrojnë premisa 
për përdorime të transportit civil të mallrave; mund të përmenden eksperimente të bërë mbi 
fluturimet hiper-sonike (shumë më lartë shpejtësisë së zërit) si rasti i X-45A i lëshuara nga 
NASA(National Air and Space Administration) Amerikane, që arriti shpejtësi rekord me 
motorrin e tij ram-xhet duke iu afruar Mach 10 në vitin 2004. Këto eksperimente, të kryera 
kryesisht vitet e fundit, po vërtetojnë se fantashkenca e të kaluarës po bëhet realitet me ritme 
të papritura. 
UCAV 
Objektiva për të ardhmen 
E ardhmja 
Në fushën ushtarake tashmë është e qartë që e ardhmja përmban vetëm mjete fluturuese pa 
pilot. Modelet ekzistuese të këtyre mjeteve kanë vënë në dukje përparësitë që gëzojnë në 
krahasim me homologët e pilotuar: një mjet fluturues pa pilot nuk vë në rrezik jetë njerëzish, 
të paktën të palës që e përdor; një mjet fluturues pa pilot nuk nevojit persona shumë të 
kualifikuar qoftë dhe për komandimin në distanzë (nuk është nevoja për një stërvitje të 
mirëfilltë fluturimi, ashtu sikundër se nuk është nevoja per standarte rezistence dhe 
përqëndrimi nga ana e pilotit). Me gjithë keqardhjen e të apasionuarve të fushës, të pilotëve 
dhe të kujtimit të heronjve të ajrit, figura e pilotit ushtarak, e ajkës së të gjithë forcave të 
armatosura të cfarëdolloj shteti në botë, në të ardhmen do të zbehet duke u trasformuar thjesht 
në një aftësi ekstra të cfarë do pjesëtari të forcave ushtarake, duke u zhdukur përfundimisht 
nga skena si figurë profesionale e tejet-stërvitur dhe përgatitur për punën që kryen. Për sa i 
përket aviacionit civil, do mbete ashtu siç e njohim sot vetëm për linjat e shkurtëra dhe të 
mesme, me mjete që gjithmonë e më tepër do të projektohen për të patur një efiçencë sa më të 
lartë me pasoja sa më të papërfillshme për ambjentin. Për sa i përket fluturimeve të gjata 
interkontinentale, dhe avionëve të famshëm si Boeing 747, shumë shejt do të zëvendësohen 
me mjete të afta për fluturim suborbitale, që do të ofrojnë udhëtime më të shpejta me kosto 
më të ulët. Kjo falë rikthimit të interesit botëror, dhe investimeve botërore, mbi astronautikën 
dhe pasojave që ajo do t'i sjellë së shpejti shoqërisë dhe mënyrës sonë të jetesës.

Weitere ähnliche Inhalte

Was ist angesagt?

revolucionet demokratike ne evropen lindore
revolucionet demokratike ne evropen lindore revolucionet demokratike ne evropen lindore
revolucionet demokratike ne evropen lindore
Xheni Marku
 
Kalaja e Krujes
Kalaja e KrujesKalaja e Krujes
Kalaja e Krujes
Ke Keiss
 

Was ist angesagt? (20)

Projekt histori
Projekt historiProjekt histori
Projekt histori
 
Biologji tema fotosinteza
Biologji tema fotosintezaBiologji tema fotosinteza
Biologji tema fotosinteza
 
Mikrogjallesat
MikrogjallesatMikrogjallesat
Mikrogjallesat
 
Punim seminarik
Punim seminarikPunim seminarik
Punim seminarik
 
MEGALI IDEA DHE NACERTANIA
MEGALI IDEA DHE NACERTANIAMEGALI IDEA DHE NACERTANIA
MEGALI IDEA DHE NACERTANIA
 
Histori dhe zhvillimi i kompjuterave
Histori dhe zhvillimi i kompjuteraveHistori dhe zhvillimi i kompjuterave
Histori dhe zhvillimi i kompjuterave
 
Kostandin Kristoforidhi
Kostandin KristoforidhiKostandin Kristoforidhi
Kostandin Kristoforidhi
 
Udhetimi i Bartolomeo Diaz
Udhetimi i Bartolomeo DiazUdhetimi i Bartolomeo Diaz
Udhetimi i Bartolomeo Diaz
 
Presentation kubi, kuboidi,prizmi
Presentation kubi, kuboidi,prizmi Presentation kubi, kuboidi,prizmi
Presentation kubi, kuboidi,prizmi
 
Llojet e shkrimit
Llojet e shkrimitLlojet e shkrimit
Llojet e shkrimit
 
Monarket e ndricuar
Monarket e ndricuarMonarket e ndricuar
Monarket e ndricuar
 
Humanizmi dhe Renesansa
Humanizmi dhe RenesansaHumanizmi dhe Renesansa
Humanizmi dhe Renesansa
 
Figura te shquara historike gjate viteve 1918-1945
Figura te shquara historike gjate viteve 1918-1945Figura te shquara historike gjate viteve 1918-1945
Figura te shquara historike gjate viteve 1918-1945
 
Provimi i lirimit 2015 Matematike
Provimi i lirimit 2015 MatematikeProvimi i lirimit 2015 Matematike
Provimi i lirimit 2015 Matematike
 
Fashizmi
FashizmiFashizmi
Fashizmi
 
revolucionet demokratike ne evropen lindore
revolucionet demokratike ne evropen lindore revolucionet demokratike ne evropen lindore
revolucionet demokratike ne evropen lindore
 
Revulocioni industrial
Revulocioni industrialRevulocioni industrial
Revulocioni industrial
 
Kei Ushe
Kei Ushe Kei Ushe
Kei Ushe
 
Kalaja e Krujes
Kalaja e KrujesKalaja e Krujes
Kalaja e Krujes
 
Holokaust
HolokaustHolokaust
Holokaust
 

Andere mochten auch (7)

Makinat ekologjike
Makinat ekologjikeMakinat ekologjike
Makinat ekologjike
 
Sistemet teknologjike të transportit
Sistemet teknologjike të transportitSistemet teknologjike të transportit
Sistemet teknologjike të transportit
 
Vetitë mekanike të materialeve dhe detaleve-Përkthim
Vetitë mekanike të materialeve dhe detaleve-PërkthimVetitë mekanike të materialeve dhe detaleve-Përkthim
Vetitë mekanike të materialeve dhe detaleve-Përkthim
 
Levizja e trupave...Kinematika
Levizja e trupave...KinematikaLevizja e trupave...Kinematika
Levizja e trupave...Kinematika
 
Projekt (fizike) klasa 10
Projekt (fizike)   klasa 10Projekt (fizike)   klasa 10
Projekt (fizike) klasa 10
 
Gjuha shqipe dhe huazimet
Gjuha shqipe dhe huazimetGjuha shqipe dhe huazimet
Gjuha shqipe dhe huazimet
 
Fizika ne jeten e perditshme
Fizika ne jeten e perditshmeFizika ne jeten e perditshme
Fizika ne jeten e perditshme
 

Mehr von #MesueseAurela Elezaj

Plan ditor
Plan ditor Plan ditor

Mehr von #MesueseAurela Elezaj (20)

Lexim Jashtë klase: "Prici i vogel"
Lexim Jashtë klase:   "Prici i vogel"Lexim Jashtë klase:   "Prici i vogel"
Lexim Jashtë klase: "Prici i vogel"
 
Album fotografik me lloje të ndryshme liqenesh bazuar me origjinën e formimit...
Album fotografik me lloje të ndryshme liqenesh bazuar me origjinën e formimit...Album fotografik me lloje të ndryshme liqenesh bazuar me origjinën e formimit...
Album fotografik me lloje të ndryshme liqenesh bazuar me origjinën e formimit...
 
Llogaritja e konsumit te energjise elektrike ne shtepite tona
Llogaritja e konsumit te energjise elektrike ne shtepite tona Llogaritja e konsumit te energjise elektrike ne shtepite tona
Llogaritja e konsumit te energjise elektrike ne shtepite tona
 
Projekt : Fizike
Projekt : Fizike Projekt : Fizike
Projekt : Fizike
 
Hamleti, model i analizës së veprës
Hamleti, model i analizës së veprës Hamleti, model i analizës së veprës
Hamleti, model i analizës së veprës
 
Struktura për hartimin e planit edukativ
Struktura për hartimin e planit edukativStruktura për hartimin e planit edukativ
Struktura për hartimin e planit edukativ
 
" Hamleti"
" Hamleti"" Hamleti"
" Hamleti"
 
Statistike – Projekt matematike
Statistike – Projekt matematike Statistike – Projekt matematike
Statistike – Projekt matematike
 
ESSE ...Çfarë pasojash ka moszbatimi i ligjit në shoqëri.
ESSE ...Çfarë pasojash ka  moszbatimi  i  ligjit në shoqëri.ESSE ...Çfarë pasojash ka  moszbatimi  i  ligjit në shoqëri.
ESSE ...Çfarë pasojash ka moszbatimi i ligjit në shoqëri.
 
Forcat endogjene dhe ekzogjene !!!!
Forcat  endogjene  dhe  ekzogjene !!!!Forcat  endogjene  dhe  ekzogjene !!!!
Forcat endogjene dhe ekzogjene !!!!
 
Studim rasti - mosha 5 – 9 vjeç
Studim rasti - mosha 5 – 9 vjeçStudim rasti - mosha 5 – 9 vjeç
Studim rasti - mosha 5 – 9 vjeç
 
Shkëmbinjtë sedimentarë
Shkëmbinjtë sedimentarëShkëmbinjtë sedimentarë
Shkëmbinjtë sedimentarë
 
Plan ditor
Plan ditor Plan ditor
Plan ditor
 
Testim : Teorema e Pitagores
Testim : Teorema e Pitagores Testim : Teorema e Pitagores
Testim : Teorema e Pitagores
 
Rubrika : Autorë
Rubrika : AutorëRubrika : Autorë
Rubrika : Autorë
 
UJERAT Lumenjtë/Liqenet
UJERAT Lumenjtë/LiqenetUJERAT Lumenjtë/Liqenet
UJERAT Lumenjtë/Liqenet
 
Gazeta
Gazeta Gazeta
Gazeta
 
Menaxhimi i burimeve njerezore,struktura dhe funksionimi në kompaninë VODAFON
Menaxhimi i burimeve njerezore,struktura dhe funksionimi në kompaninë VODAFONMenaxhimi i burimeve njerezore,struktura dhe funksionimi në kompaninë VODAFON
Menaxhimi i burimeve njerezore,struktura dhe funksionimi në kompaninë VODAFON
 
Reviste : Te famshem
Reviste : Te famshem  Reviste : Te famshem
Reviste : Te famshem
 
PROJEKT MATEMATIKE
PROJEKT MATEMATIKE PROJEKT MATEMATIKE
PROJEKT MATEMATIKE
 

AEROPLANI DHE AERONAUTIKA

  • 1. FAKULTETI STUDIMEVE PROFESIONALE KURSI: MJETET E TRANSPORTIT D.H.A DETYRE KURSI Tema : AEROPLANI DHE AERONAUTIKA Punuar nga : #MesueseAurela Pranoi :
  • 2. AEROPLANI DHE AERONAUTIKA Permbajtja C’eshte aeroplani? C’eshte aeronautika? Fazat e zhvillimit te ndertimit te avioneve. E shkuara, e tashmja e ardhmja. Pjeset kryesore te avionit. Disa modele avionesh. Ilustrime me figura. Aeroplani është një mjet transportues ajror. Aeroplani ose avioni është një makinë më e rëndë se ajri ku lëvizja e krahëve në krahasim me makinën nuk përdoret për të krijuar ngritje. Të gjithë aeroplanët përveç gliders marrin fuqinë prej motorit. Aeroplanët përfshijnë një numër të madh të makinave prej trajnerëve të vegjël dhe aeroplanëve argëtues e deri te transportues e udhëtarëve dhe aeroplanët ushtarak të mallrave. Dy domosdoshmëri për të gjithë aeroplanët janë qarkullimi i ajrit mbi krahë për ngritjen e aeroplanit, dhe një zonë për ulje. Shumica e aeroplanëve iu duhet një aeroport me infrastrukturën e nevojshme për të bërë mirëmbajtjen, mbushjen me karburant dhe për ngarkimin dhe shkarkimin e ekuipazhit, mallrave, dhe/ose pasagjerëve. Shumica e avionëve ulet dhe ngritën në tokë, disa e bëjnë këtë në borë apo ujëra të qetë.Aeroplani është metoda më e shpejtë e transportit. Avionët reaktiv komercial mund të arrijnë shpejtësi prej 875 km/h. Ata ushtarak arrijnë shpejtësi supersonike.
  • 3. Pjeset e avionit Krahu i ngjitet trupit të aeroplanit. Zakonisht aeroplanët kanë një strukturë krahu që ndahet në atë të djathtë dhe të majte. Ka edhe raste kur aeroplanët kanë krahë të dyfishtë apo trefishtë.  Rezervuari i karburantit ndodhet në krahë ose në vetë trupin e aeroplanit.  Motori apo motorët e aeroplanit shërbejnë për ta shtyre aeroplanin në tokë apo në ajër. Llojet e motorëve janë turbinë, piston dhe radiale. Motorët ndodhen nën krahë, mbi krahë, në trup, apo në bisht ngjitur në stabilizatorin horizontal.  Ailerons janë sipërfaqe të lëvizshme në fund të krahit. Këto dy pjesë veprojnë në mënyre të kundërt për ta ndërruar drejtimin e aeroplanit.  Elevator ndodhet në bisht si zgjatim i stabilizuesit horizontal dhe përdoret për ta kontrolluar kthimin përgjatë bushtit lateral.  Rudder ndodhet në stabilizuesit vertikal dhe kontrollon lëvizjen rreth boshtit vertikal.  Ingrazhi i uljes mundëson që aeroplani të ulet dhe ngritet. Kjo pjesë zakonisht tërhiqet gjatë fluturimit për të ndihmuar aerodinamiken; aeroplanët e vegjël mund ta kenë këtë pjesë të palëvizshme apo kanë ski që mundësojnë ulje në ujë apo borë.  Flaps janë shtojca të krahut që përdoren për ta mbajtur aeroplanin në ajër në shpejtësi të vogla. Mekanizmi i fluturimit Aeroplani fluturon falë reaksioneve aerodinamike që ndodhin kur ajri kalon mbi krahë. Pjesa e sipërme e krahut është e lakuar, ndërsa pjesa e poshtme e krahut është më pakë e lakuar ose e drejte. Kjo formë krijon ngritje kur krahu udhëton në ajër. Ngritja krijohet kur një rrymë ajri kalon përbri diçkafit që e dërgon atë teposhtë. Forca e krijuar nga ky refuzim i ajrit krijon një forcë të njëjtë me drejtim të kundër tenda në krahë sipas Ligjit të Tretë të Njutonit.Pothuajse çdo formë e krahut mund të krijoj ngritje përderisa është e lakuar apo në kënd në respekt me rrymën e ajrit. Mirëpo, qëllimi kryesor është të gjendet forma e krahut që prodhon më së shumti forcë ngritëse pa e rritur shumë pengesën. Tipet e aeroplaneve Aeroplanët e vjetër dhe të vegjël përdorin motorë me djegie të brendshme që sill një helikë për të krijuar shtyrje. Këta janë të qetë, por fluturojnë ngadalë dhe nuk kanë kapacitet bartës në krahasim me reaktiv aeroplanët e të njëjtës madhësi. Mirëpo, ata janë shumë më të lirë dhe më ekonomik se aeroplanët reaktiv dhe opsioni më i mirë për njerëz që dëshirojnë të transportojnë pasagjerë dhe/ose sasi të vogël malli.
  • 4. Këta po ashtu janë në pronësi private të pilotëve.Avionët turboprop janë një kryqëzim në mes helikës dhe reaktivit: ata përdorin një turbinë ngjashëm me një reaktiv për të sjellë helikat. Këta avionë janë të popullarizuar në avionë të vegjël udhëtarësh që fluturojnë në udhëtime të shkurta.Aeroplanët reaktiv përdorin turbina për të krijuar shtytje. Këta motorra janë shumë më të fuqishëm se motorët me djegie të brendshme. Si rezultat, ata kanë kapacitet bartës më të madh dhe fluturojnë më shpejtë se aeroplanët me helikë. Një mangësi e këtyre është se krijojnë zhurmë.Avioni reaktiv u zhvillua në Angli dhe Gjermani më 1931. Avioni i parë i këtij lloji ishte Heinkel He 178, i cili u testua në Gjermani më 1939. Më 1943 Messerschmitt Me 262, avioni reaktiv i parë ushtarak hyri në shërbim në forcën ajrore gjermane Luftwaffe. Më 1950, aeroplani britanik De Havilland Comet hyri shkurt në shërbim por u tërhoq pas disa aksidenteve me kabinën.Aeroplan trup-gjerë si Airbus A340 dhe Boeing 777, mund të bartin qindra udhëtar dhe disa ton mallra, dhe mund të udhëtojnë në distanca deri në 13 mijë kilometra. Avionët reaktiv posedojnë shpejtësi fluturuese të madhe (700 to 900 km/h) dhe shpejtësi të lartë të uljes dhe ngritjes (150 to 250 km/h). Për shkak të shpejtësisë së madhe që nevojitet për ulje dhe ngritje, reaktivi përdor zgjatime të krahut për të kontrolluar liftin dhe shpejtësinë, dhe ka shtytje të kthyeshme (thrust reverser) që gjuan ajrin përpara për të ngadalësuar aeroplanin, si dhe frena të rrotave. Aeroplanët supersonik tani përdorën për qëllime ushtarake. Concorde, një avion civil supersonik ka ndërprerë shërbimin më 26 nëntor 2003. Problemet e veçanta te këta avionë si thyerja e murit të zërit dhe sasia e madhe e karburantit që djegin i bëjnë ata joekonomike. Disa lloje aeroplanesh Boeing 747 – modeli me i suksesshem i kompanise se ndertimit te avioneve Boeing. Grumman F-14 Tomcat – avion ushtarak amerikan
  • 5. MiG-21 – avion ushtarak rus Aeronautika është shkenca qe merret me studimin, projektimin, ndërtimin dhe/apo përdorimin e mjeteve ose makinave të afta për të fluturuar. Emri(lundërtar i qiellit) i është vënë duke qenë se fillimisht kjo shkencë merrej vetëm me përdorimin dhe manovrimin e avionit. Më vonë, me zhvillimin e jashtëzakonshëm që pati kjo fushë, Aeronautika u shndërrua në një shkencë që merret me të gjitha fenomenet e lidhura me proceset industriale dhe aplikative të nevojshme. Një nga degët e saj më të rëndësishme është Aerodinamika, e cila studjon lëvizjen dhe bashkëveprimin e ajrit me objekte të ngurta të "zhytura" në të. Historia E shkuara Dëshira për të fluturuar lindi natyrshëm bashkë me njeriun, ndoshta që herën e parë që njeriu pa një zog që fluturonte. Mposhtja e kufijve që natyra i ka vendosur ka qenë historikisht shtysa që ka çuar njerëzimin gjithmonë e më përpara, deri në ditët e sotme. Sot mjetet fluturuese që prodhohen dhe përdoren në botë tejkalojnë dukshëm qëllimin fillestar të tyre. Në të vërtetë aeroplanët modernë jo vetëm janë të aftë të veprojnë në kushte të pamundura për zogjtë, por janë bërë pjesë e domosdoshme e jetës sonë. Le të hyjmë pak në historinë që qendron pas arritjeve që na kanë dhuruar këto mjete të jashtëzakonshme. Në të vërtetë përpjekjet më të hershme së paku për të kuptuar mekanizmin fizik që qëndron pas aftësisë së zogjve për të fluturuar gjejnë vend në histori shumë më parë nga çmund të mendohet. Shumë më parë edhe krahasuar me legjendën greke një pikturë e së cilës paraqitet djathtas. Arkeologë të ndryshëm kanë zbuluar se egjiptianët e lashtë kanë kryer studime të hollësishme në këtë aspekt, duke arritur të kuptojnë në thelb fluturimin e zogjve. Disa arkeologë eksperimentues kanë hedhur hipotezën që ndoshta rezultatet e atyre studimeve u kanë dhënë mundësinë egjiptianëve të përdornin forcën e erës me një sistem të ndërlikuar balonash dhe rrotullash për lëvizjen e objekteve të mëdha të përdorura për ndërtimin e veprave të tyre kolosale si piramidat e Egjiptit. Dihet gjithashtu se në lindjen e largët kinezët kanë qenë të aftë të ndërtojnë balona që fluturonin mijëra vjet p.E.S., ndoshta më parë se Faraonët e Egjiptit. Mbështetës të arkeologjisë fantastike ose pseudoarkeologjisë, për sa mund të konsiderohen të vërteta apo spekullime pohimet e tyre,mbështesin mundësinë që qytetërime të lashta kanë arritur më tej në këtë fushë, ndoshta më tej se ne, por këto konsiderime mbështeten kryesisht mbi të dhëna të diskutueshme, ose vizatime që së largu mund të konsiderohen se kanë të bëjnë me këtë fushë. Ndonëse mesjeta është me siguri periudha më e errët në histori për zhvillimin e shkencës në përgjithësi, aty u hodhën hapat e parë që i paraprinë aeronautikës moderne si e njohim sot. Në mesjetën e hershme në lindjen e afërt u kryen studime të rëndësishme mbi fluturimin e zogjve,që i paraprinë shkencëtarit Ibn Firnas, një nga europianët e parë modernë që krahas studimeve të kryera, zhvilloi dhe një sërë eksperimentesh të lidhura me rezultatet që arriti. Më vonë mund të përmenden Leonardo da
  • 6. Vinci ose vëllezërit Montgolfier, i pari që projektoi një lloj ornitopteri, një mjet fluturues i ngjashëm me një zog, të dytët që projektuan, zbatuan dhe treguan në publik nje balonë me ajër të ngrohtë që fluturoi por pa pilot, prej tyre marin emrin balonat me ajër të ngrohtë moderne. Puna e këtyre pionierëve të fluturimit, edhe pse nuk arritën të ndërtonin mjete të afta të transportonin njerëz, i hapën rrugën zbulimeve që do vinin më pas. Ornithoper i Da Vinci Revolucioni industrial Përpjekje të vazhdueshme zgjatën gjatë Rilindjes. Megjithatë nderin e shkrimit të historisë do ta fitonin Vëllezërit Wright në SHBA. Pas shumë provash të susksesshme me mjete fluturuese pa motorr, më 17 dhjetor 1903 me modelin e radhës Wright Flyer të treguar në figurë, ata bënë të mundur fluturimin e parë të pilotuar me motorr në histori, duke hapur një faqe të re të zhvillimit industrial botëror. Edhe pse garën e fluturimit të parë e fituan vëllezërit Wright, përpjekjet e shkencëtarëve që ndërkohë ishin munduar t'i kalonin bënë të mundur një zhvillim të jashtëzakonshëm të aeronautikës. Në vitet që pasuan u zhvilluan si aeroplanë, ashtu dhe zeppelin (balona të ngurta gjigande të treguara në figurë më poshtë) në kohë rekord Fluturimi i pare i Wright Flyer
  • 7. Lufta e Parë Botërore & Lufta e Dytë Botërore Shpërthimi i Luftës së Parë Botërore, edhe pse në rrethana të gabuara, bëri të kuptohej rëndësia e aeronautikës. Avantazhi ushtarak që ofronte bëri superfuqitë të investonin pa kursim në studimin dhe ndërtimin e mjeteve fluturuese. U ndërtuan me mijëra biplanë(aeroplanë me dy palë krahë), u zhvilluan triplanë(me tre palë krahë) dhe zeppelin-ë. U investua gjithashtu edhe në studimet aeronautike, aq sa profilet e krahëve të përdorura edhe sot u studjuan qysh atëherë. Gjatë luftës në një farë mënyre filloi formimi dhe karakterizimi i aeronautikës si disiplinë më vete. Gjithashtu u formua dhe një figurë e re profesionale, ajo e pilotit, që më parë ishte një detyrë që mbulohej përgjithësisht nga të njëjtit persona që projektonin mjetet. Njëkohësisht lindën dhe legjendat e para të aviacionit, si Baroni i Kuq ose avionë si Sopwith Camel i treguar në figurë. Lufta e Dytë Botërore shënoi fundin e ndërtimin masiv të zeppelin-ëve. Kjo sepse ndërkohë ishin zhvilluar aeroplanë me krahë tek, me një palë krahë, me strukturë dhe veshje metalike, me motorrë më të fuqishëm. Këta modele të rinj jo vetëm tejkalonin zeppelin-ët në ato situata ku këta të fundit kishin qenë historikisht më të aftë, po njëkohësisht shndërronin zeppelin-ët në objektiva të lehtë për t'u goditur. Kjo vuri në hije zhvillimin dhe ndërtimin e zeppelin-ëve edhe për qëllime civile. Por sakaq aviacioni në përgjithësi gjeti një rilindje të re, një zhvillim të tejskajshëm, aq sa zhvillimi i mjeteve që përdorni motorrë xhet filloi qysh nga mesi i luftës, për të nxjerrë në dritë modelet e para funksionuese ndërsa lufta ende nuk kishte përfunduar. Ky zhvillim zhduku komplet nevojën e zeppelin-ëve duke qene se aeroplanët mund të përdoreshin tashmë edhe për fluturime ndërkontinentale, gjë që më parë vetëm zeppelin-ët mund të bënin. Por ndërsa zeppelin-ët vdisnin, lindte një specie e re mjetesh, helikopterët. Edhe pse studimi i tyre kishte filluar decada më parë, ishte gjatë luftës që modelet e para funksionale filluan të ndërtoheshin dhe përdoreshin efektivisht. Në ndërtimin e aeroplanëve gjetën vend koncepte të reja ndërtuese, si ai i krahut fluturues, që më pas do të sillnin zhvillimin e aeroplanëve si B-2 Spirit, i ilustruar në fillim të këtij artikulli. Avion i luftes se pare Boterore
  • 8. Lufta e Ftohtë Lufta e ftohtë filloi me dy premisa të rëndësishme për aeronautikën: motorrët xhet dhe turboxhet për aeroplanët nga njëra anë dhe motorrët turbinë për helikopterët nga tjetra. Kështu aeroplanët filluan të bëheshin gjithmonë e më të shpejtë, gjithmonë e më të mëdhenj, përtej kufijve të vendosur më parë nga paaftësia teknike e helikave, helikopterët filluan të prodhoheshin në masë falë motorrëve të rinj të përdorur për herë të parë më 1951, që pakësonin në mënyrë të konsiderueshme peshën e mjeteve. Studimet e mëtejshme mbi strukturat metalike dhe qarqet elektronike për kontrollin e qëndrueshmërisë në ajër lejuan thyerjen e Shpejtësisë së Zërit, kufi më parë i menduar i pakalueshëm. Aviacioni hyri në prioritetet e planeve si ekonomike dhe ushtarake të mbarë botës. Ndërsa në pikëpamjen civile transporti ajror i pasagjerëve fitoi shpejt rëndësinë që ka sot, dhe aeroplanët morën shpejt formën strukturale dhe funksionale aktuale, në aspektin ushtarak u arritën rekorde që kalonin Macch 3(3 herë shpejtësia e zërit, ose mbi 3600 km/h), si aeroplani spiun Blackbird amerikan. Në të vërtetë shpejtësia e zërit u kalua edhe nga modele civilë, si Concorde, por kostot e larta të këtij të fundit bënë që ky aspekt i aviacionit civil të mos zhvillohej më tej. Gara midis superfuqive për armatim dhe teknologji vuri edhe një herë në dispozicion të aeronautikës botërore fonde të pakufizuara. Është në këtë periudhë që u studiuan për herë të parë modele Stealth si B-2 Spirit, në figurë, apo F-117 Night Hawk. Ndërkohë aviacioni civil njohu një profilizim të lartë të modeleve në bazë të karakteristikave të kërkuara nga tregu, duke filluar nga modelet fare të vogla, të përshtatshme për privatë, te xhetët e lluxit, për të kaluar te aeroplanët e linjave të klasifikuar në të vegjël, për linja të shkurtra, të mesëm për linja mesatare, dhe të mëdhenjtë interkontinental si Boeing 747, pa harruar helikopterët që u bënë mjet i domosdoshëm për mjeksinë, zjarrfikësit, mediat, policinë, VIP-at etj. Gara drejt teknologjisë në luftën e ftohtë shpejt u shndërrua edhe në një garë drejt hapësirës, me projekte të përshtatshme si për hapësirën dhe për atmosferën si Shuttle-i amerikan. Kjo periudhë historike, një nga më të artat në historinë e aeronautikës, i dha një ide mbarë njerëzimit për perspektivat e zhvillimit të kësaj fushe dhe rëndësisë së saj. Aeronautika moderne E tashmja Me përfundimin e luftës së ftohtë investimet në fushën e aeronautikës u ulën ndjeshëm, kjo për fat të mirë nuk ndikoi ndjeshëm në nivelet e kërkimit duke patur parasysh se strukturat industriale dhe akademike të lidhura tashmë ishin zhvilluar dhe profilizuar në atë pikë sa mund të mbijetonin edhe falë vetëm fondeve nga ndërmarrjet e interesuara dhe të ardhurave të tregut. Krahas përmirësimeve të modeleve të transportit civil për të përmirësuar sigurinë në fluturim dhe komoditetin e pasagjerëve, vëmendja e kërkuesve tashmë është zhvendosur mbi probleme që për herë të parë në histori po vlerësohen seriozisht për pasojat që sjellin, si ndotja e mjedisit. Në fushën ushtarake modelet e gjuajtësve-bombardues shumërolësh të rinj, që sapo kanë hyrë në shërbim ose do të hyjnë së shpejti, ndër këta F-22 Raptor ose F-35 Lightning II, gëzojnë të gjithë aftësi Stealth. Sakaq po vlerësohen koncepte të reja aerodinamike dhe teknologjike, mund të përmenden UAV-ët(ang.=Unmanned Air Vehicle-
  • 9. Mjet Fluturues pa Pilot) dhe në veçanti UCAV-ët(ang.=Unmanned Combat Air Vehicle- në figurë) që përveç përdorimit të qartë ushtarak për të evituar humbje pilotësh ofrojnë premisa për përdorime të transportit civil të mallrave; mund të përmenden eksperimente të bërë mbi fluturimet hiper-sonike (shumë më lartë shpejtësisë së zërit) si rasti i X-45A i lëshuara nga NASA(National Air and Space Administration) Amerikane, që arriti shpejtësi rekord me motorrin e tij ram-xhet duke iu afruar Mach 10 në vitin 2004. Këto eksperimente, të kryera kryesisht vitet e fundit, po vërtetojnë se fantashkenca e të kaluarës po bëhet realitet me ritme të papritura. UCAV Objektiva për të ardhmen E ardhmja Në fushën ushtarake tashmë është e qartë që e ardhmja përmban vetëm mjete fluturuese pa pilot. Modelet ekzistuese të këtyre mjeteve kanë vënë në dukje përparësitë që gëzojnë në krahasim me homologët e pilotuar: një mjet fluturues pa pilot nuk vë në rrezik jetë njerëzish, të paktën të palës që e përdor; një mjet fluturues pa pilot nuk nevojit persona shumë të kualifikuar qoftë dhe për komandimin në distanzë (nuk është nevoja për një stërvitje të mirëfilltë fluturimi, ashtu sikundër se nuk është nevoja per standarte rezistence dhe përqëndrimi nga ana e pilotit). Me gjithë keqardhjen e të apasionuarve të fushës, të pilotëve dhe të kujtimit të heronjve të ajrit, figura e pilotit ushtarak, e ajkës së të gjithë forcave të armatosura të cfarëdolloj shteti në botë, në të ardhmen do të zbehet duke u trasformuar thjesht në një aftësi ekstra të cfarë do pjesëtari të forcave ushtarake, duke u zhdukur përfundimisht nga skena si figurë profesionale e tejet-stërvitur dhe përgatitur për punën që kryen. Për sa i përket aviacionit civil, do mbete ashtu siç e njohim sot vetëm për linjat e shkurtëra dhe të mesme, me mjete që gjithmonë e më tepër do të projektohen për të patur një efiçencë sa më të lartë me pasoja sa më të papërfillshme për ambjentin. Për sa i përket fluturimeve të gjata interkontinentale, dhe avionëve të famshëm si Boeing 747, shumë shejt do të zëvendësohen me mjete të afta për fluturim suborbitale, që do të ofrojnë udhëtime më të shpejta me kosto më të ulët. Kjo falë rikthimit të interesit botëror, dhe investimeve botërore, mbi astronautikën dhe pasojave që ajo do t'i sjellë së shpejti shoqërisë dhe mënyrës sonë të jetesës.