SlideShare ist ein Scribd-Unternehmen logo
1 von 4
Downloaden Sie, um offline zu lesen
KONCEPT DOKUMENT
Konferenca e 5-të rajonale për Kontrollin e Brendshëm të Financave Publike
për vendet kandidate dhe kandidate potenciale për anëtarësim në BE
Data dhe vendi:
18-20 shtator, Shkup, Maqedonia e Veriut
Pikat kryesore:
Përgjegjësia menaxherike, planifikimi strategjik dhe financiar, inspektimi financiar, cilësia e sistemeve të
kontrollit të brendshëm
Organizatorë për Komisionin Evropian: SIGMA dhe ReSPA me nikoqirë Maqedoninë e Veriut
Fushëveprimi dhe objektivi:
Synohet që Konferenca e 5-të rajonale për Kontrollin e Brendshëm të Financave Publike për vendet kandidate
dhe kandidate potenciale për anëtarësim në BE të mbledhë bashkë përfaqësues të nivelit të lartë nga ministritë
e financave, të administratës publike dhe ministrive të zgjedhura të linjës. Administratat pjesëmarrëse do t’i
paraqesin rezultatet e arritura në zhvillimin e përgjegjësisë llogaridhënëse dhe do të diskutojnë tema me interes
kryesor duke përfshirë planifikimin efikas strategjik dhe të burimeve, vlerësimin e cilësisë së sistemeve të
kontrollit të brendshëm të financave publike (KBFP) dhe rolin e inspektimit financiar.
Planifikimi strategjik, i harmonizuar si duhet me planifikimin e resurseve, i vendos themelet për sisteme efikase të
kontrollit të brendshëm. Koordinimi i përgjithshëm, zbatimi dhe qëndrueshmëria afatgjatë e reformave të
administratës publike (RAP) dhe strategjive të menaxhimit të financave publike (MFP), të shoqëruara me kriteret
e procesit të integrimit evropian, rezultojnë në një sfidë që kërkon mund dhe gjithëpërfshirëse për administratat
publike të përfituesve të IPA-s. Një sfidë e veçantë për institucionet publike është sigurimi i planifikimit adekuat
financiar të hapave të domosdoshëm për zbatimin e strategjive. Lidhja midis buxhetit të shtetit dhe politikave të
ndryshme publike kërkon një bashkërendim të sofistikuar midis strukturave të qeverisë që janë përgjegjëse për
strategjitë RAP dhe MFP. Punëtoria e organizuar nga SIGMA dhe ReSPA gjatë ditës së parë të konferencës do t'u
ofrojë pjesëmarrësve mundësi për të diskutuar për sfidat kryesore dhe për t’i studiuar praktikat e mira në këtë
fushë.
Gjithnjë e më shumë administratat e bëjnë vlerësimin e cilësisë së sistemeve të tyre të kontrollit të brendshëm në
baza të rregullta. Gjatë kësaj konference, drejtues nga jashtë ministrive të financave do të ftohen që të marrin
pjesë në sesionin e punëtorisë për t’i kuptuar më mirë sfidat që lidhen me zhvillimin dhe mirëmbajtjen e sistemeve
efikase menaxherike dhe të kontrollit.
Theksi i shtuar në auditimin e brendshëm si një mjet menaxhimi dhe zhvillimi i llogaridhënies menaxherike nuk
nënkupton që nuk ka ndonjë rol për inspektimin financiar në vendet ku tradicionalisht kjo kishte një rëndësi të
madhe. Është me rëndësi që drejtuesit ta kuptojnë se çfarë është inspektimi financiar, si ndryshon ai nga auditimi
i brendshëm dhe si mund të përdoret në atë mënyrë që do të çojë në kontrolle të brendshme të përmirësuara. Një
seminar kushtuar kësaj do të ofrojë mundësi për ta diskutuar rolin dhe fushëveprimin e inspektimit financiar në
sektorin publik.
Nga pjesëmarrësit do të kërkohet që të marrin pjesë aktive nëpër sesione, ta ndajnë përvojën e tyre dhe planet e
tyre për përmirësimin e mëtutjeshëm të kontrollit të brendshëm të financave publike në administratat e tyre.
Konteksti:
Midis viteve 2016 dhe 2019, administratat në rajon vazhduan t´i përmirësojnë sistemet e tyre të KBFP, punuan në
zhvillimin e strategjive, rregullimin e kornizës ligjore dhe ndryshimin e praktikave ekzistuese. Politikat e KBFP-së u
bënë më gjithëpërfshirëse dhe filluan t´i përshkruajnë vizionet e qeverisë në fushat që nuk ishin përfshirë më parë
nga koordinimi i NJQH (planifikimi strategjik, llogaridhënia menaxherike, sistemet e TI, kontabiliteti, kontrolli i
jashtëm dhe inspektimi financiar).
Konferenca e 4-të rajonale për Kontrollin e Brendshëm të Financave Publike për Vendet e Zgjerimit të BE-së, në
vitin 2016, e shpjegoi konceptin e llogaridhënies menaxherike dhe inicoi debatin dhe punën për zhvillimin e
skemave të llogaridhënies menaxherike. Në vitin 2018, u mbajt një seminar rajonal për llogaridhënien menaxherike
dhe nivelin e lartë të shërbimit civil në Ballkanin Perëndimor, i organizuar nga ReSPA dhe SIGMA. Në të njëjtin vit,
u botuan studimet e SIGMA-s duke dhënë një analizë të hollësishme të pengesave ekzistuese dhe drejtimeve të
rekomanduara për skema të mira të llogaridhënies menaxherike.1
SIGMA dhe ReSPA ofrojnë udhëzime dhe ndihmë për administratat në baza të rregullta, duke i mbështetur
përmirësimet në planifikimin strategjik dhe financiar. Në vitin 2018, u botuan dy udhëzues metodologjikë për ta
lehtësuar punën në këtë fushë. Raportet e Monitorimit të SIGMA-s të vitit 2017 dhe 2019 treguan se nevojitet
përmirësim i mëtutjeshëm në ndërlidhjen e planifikimit strategjik dhe atij financiar.
Përfshirja e ministrive të linjës në ndërtimin e sistemeve efikase të KBFP po bëhet gjithnjë e më e rëndësishme.
NJQH-të kanë filluar të ushtrojnë rishikime cilësore të sistemeve të KBFP, duke kërkuar metodologjitë më të
përshtatshme. Drejtuesit në të gjithë sektorin publik pritet që të kontribuojnë në mënyrë aktive në këtë proces. Si
përgjigje ndaj interesit në rritje, SIGMA përgatiti Udhëzues për vlerësimin e cilësisë së sistemeve të kontrollit të
brendshëm.2
Në vitin 2011, gjatë Konferencës së 2-të rajonale për Kontrollin e Brendshëm të Financave Publike, një grup
parimesh themelore mbi inspektimin financiar (Bazat e Inspektimit Financiar) u prezantuan dhe u diskutuan me
ministritë e financave. Pas tetë vjetësh, ekziston nevoja për një diskutim më të gjerë dhe për t´i përcaktuar metodat
e zbatimit praktik të këtij statuti. Për këtë arsye, SIGMA e ka hartuar një dokument për diskutim që synon t´i
informojë drejtuesit e vjetër se si mund të zbatohet inspektimi financiar në mënyrën më efektive dhe në një mënyrë
që i plotëson funksionet e tjera të kontrollit të brendshëm.
1 Klaas, K., L. Marcinkowski dhe M. Lazarević (2018), "Llogaridhënia meaxherike në Balkanin Perëndimor: Analizë krahasuese e
pengesave dhe mundësive me të cilat ballafaqohen drejtuesit e lartë në arritjen e objktivave të politikave ", Dokumentet e SIGMA-
s, Nr. 58, Botim i OECD-së, Paris, https://doi.org/10.1787/88be2112-en.
Uudelepp, A., et al. (2018), "Analizë e Profesionalizimit të nivelit të lartë të Shërbimit Civil dhe rruga përpara për Ballkanin
Perëndimor", Dokumentet e SIGMA-s, Nr. 55, Botim i OECD-së, Paris, https://doi.org/10.1787/8535b60b-en.
2 Boryczka, M., D. Bochnar and A. Larin (2019), "Guidelines for assessing the quality of internal control systems", Dokumentet e
SIGMA-s, Nr. 59, Botim i OECD-së, Paris, https://doi.org/10.1787/2a38a1d9-en.
AGJENDA
19 shtator 2019
8.30 – 9.00 Regjistrimi
9:00 – 9:40 Hapja e konferencës
● Damjan Manchevski, Ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Maqedonia
e Veriut
● Rosa Aldea Busquets, Zëvendës Drejtor Gjeneral, DG Budget, Komisioni Evropian
● Ratka Sekulović, Drejtoreshë, ReSPA
● Klas Klaas, Shef për Strategji & Reforma, SIGMA
Llogaridhënia menaxherike
9:40 – 10:15 Llogaridhënia menaxherike – pse është kaq e rëndësishme?
● Rosa Aldea Busquets, Zëvendës Drejtor Gjeneral, DG Budget, Komisioni Evropian
10:15 – 10:45 Pushim për kafe
10:45 – 12:15 Diskutim në panel: Sfidat në zbatimin praktik të llogaridhënies menaxherike
● Damjan Manchevski, Ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës
● Gëzim Kallajxhi, Drejtor Ekonomik, ADISA
● Radmila Dragiëić, Zëvendës Drejtor, Sekretariati Legjislativ – Këshilltar për Integrimin
Evropian, Kolgjiumi për Integrim Evropian
● Arton Berisha, Sekretar i Përgjithshëm, Ministria e Administratës Publike
● Danijela Nedeljković-Vukcević, Drejtoreshë e Përgjithshme, Ministria e Administratës
Publike
● Spomenka Würzburger, Ndihmës Ministër, Ministria e Financave
● Muhammed Emin Yıldız, Udhëheqës i Departamentit, Drejtoria e Përgjithshme e
Personelit dhe Parimeve, Presidencë
12:15 – 13:30 Dreka
Planifikimi strategjik i harmonizuar me planifikimin e resursev
13:30 – 14:05 Sigurimi i harmonizimit ndërmjet panifikimit të politikave dhe planifikimit financiar – Përvoja
e Sllovenisë
● Katja Lautar, Eksperte e SIGMA-s/Zyra për Politika Fsikale dhe Ekonomike, Ministria e
Financave
14:05 – 15:00 Diskutim në panel: Përvojat në bashkërendimin e planifikimit të politikave dhe atij financiar
● Evis Qaja, Drejtor i Përgjithshëm, Departamenti për Zhvillim dhe Qeverisje të Mirë në
Kryeministri
● Ahmet Ismaili, Drejtor i Përgjithshëm, Thesari, Ministria e Financave
● Iva Vukovic, Drejtor i Përgjithshëm, Drejtoria për Politika Ekonomike
● Gordana Gapikj Dimitriovska, Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës
● Jelena Mujčinović, Sekretariati për Politika Publike
● Abdurrahman Zafer Aydın, Drejtoria e Personelit dhe Parimeve, Presidencë
15:00 – 15:30 Pushim për kafe
15:30 – 16:00 Diskutim dhe konkluzionet: sfidat kryesore në planifikim
● Mojmir Mrak, Ekspert i ReSPA-s
Menaxhimi dhe kontrolli – aranzhimet praktike
16:00 – 16:45 Sistemi i menaxhimit dhe kontrollit i krijuar në Sigurinë Sociale të Shërbimit Publik Federal
Belg
● Frank von Massenhove, ish-Drejtor i SSSHPF
Darka
20 shtator 2019
9:00 – 9:15 Organizimi i ditës
9:15 – 10:45 Sesionet e punëtorive paralele
Sesioni 1: Inspektimi financiar – rolet, fushëveprimi
● Diskutim i bazuar në dokumentin “Udhëzimet për Inspektimin Financiar në përputhje
me KBFP”
Sesioni 2: Vlerësimi i cilësisë së kontrollit të brendshëm për drejtuesit: rolet dhe
përgjegjësitë, delegimi i autoritetit, ndarja e detyrave
● Punëtori dhe diskutim i bazuar në Dokumentin Nr. 59 të SIGMA-s
10:45 – 11:15 Pushimi për kafe
Sesioni plenar
11:15 – 12:45 Diskutim në panel (NJQH): Sistemet efikase të KBFP dhe llogaridhënia menaxherike – planet
për të ardhmen
● Drinalda Ajazi, Eksperte
● Fatima Obhođaë, Ndihmësë Ministër
● Ranko Ëakota, Drejtor
● Dragoljub Nakić, Shef
● Kosum Aliu, Drejtor
● Ana Krsmanović, Drejtor i Përgjithshëm
● Trajko Spasovski, Shef
● Spomenka Würzburger, u.d. Ndihmës Ministër
12:45 – 13:00 Mbyllja e konferencës
● Nina Angelovska, Ministre e Financave, Maqedonia e Veriut
● Raymond Hill, DG Budget, Komisioni Evropian
Dreka

Weitere ähnliche Inhalte

Ähnlich wie Agenda, joint SIGMA ReSPA PIFC regional conference, Skopje, 19 September 2019, Albanian

Hulumtimi i ndermarrjeve te vogla dhe te mesme
Hulumtimi i ndermarrjeve te vogla dhe te mesmeHulumtimi i ndermarrjeve te vogla dhe te mesme
Hulumtimi i ndermarrjeve te vogla dhe te mesmeFitore ZEQIRI
 
Institucionalizimi(selanik)
Institucionalizimi(selanik)Institucionalizimi(selanik)
Institucionalizimi(selanik)ShtetiWeb
 
Analiza e treguesve buxhetorë për periudhën 1996 - 2012
Analiza e treguesve buxhetorë për periudhën 1996 - 2012Analiza e treguesve buxhetorë për periudhën 1996 - 2012
Analiza e treguesve buxhetorë për periudhën 1996 - 2012ALTAX Consulting
 
Softwaret E Planeve Te Biznesit I Perfunduar
Softwaret E Planeve Te Biznesit I PerfunduarSoftwaret E Planeve Te Biznesit I Perfunduar
Softwaret E Planeve Te Biznesit I PerfunduarIlirjan
 
01 hyrje në menaxhimin e kostos ppt
01 hyrje në menaxhimin e kostos ppt01 hyrje në menaxhimin e kostos ppt
01 hyrje në menaxhimin e kostos pptcoupletea
 
Sistemi i raportimit financiar
Sistemi i raportimit financiarSistemi i raportimit financiar
Sistemi i raportimit financiarMenaxherat
 
Lufta ndaj informalitetit dhe evazionit
Lufta ndaj informalitetit dhe evazionitLufta ndaj informalitetit dhe evazionit
Lufta ndaj informalitetit dhe evazionitALTAX Consulting
 
Ndikimi i politikes fiskale ne permiresimin e ekonomise shqiptare. pdf.
Ndikimi i politikes fiskale ne permiresimin e ekonomise shqiptare. pdf.Ndikimi i politikes fiskale ne permiresimin e ekonomise shqiptare. pdf.
Ndikimi i politikes fiskale ne permiresimin e ekonomise shqiptare. pdf.Jonida Muci
 
Korniza rregullative - konventat kontabel
Korniza rregullative - konventat kontabelKorniza rregullative - konventat kontabel
Korniza rregullative - konventat kontabelMenaxherat
 
Enisa guni
Enisa guniEnisa guni
Enisa gunienisa06
 
Programi Lead Albania
Programi Lead Albania Programi Lead Albania
Programi Lead Albania LEAD_Albania
 
Performanca_Mjedisore_e_NVM-ve
Performanca_Mjedisore_e_NVM-vePerformanca_Mjedisore_e_NVM-ve
Performanca_Mjedisore_e_NVM-veQemal BALLIU, PMP
 
Prezantimi i pasqyrave financiare.
Prezantimi i pasqyrave financiare.Prezantimi i pasqyrave financiare.
Prezantimi i pasqyrave financiare.Vllaznim Bytyqi
 
Strategjia per zhvillimin_e_nvm-ve_-_korrik_2011
Strategjia per zhvillimin_e_nvm-ve_-_korrik_2011Strategjia per zhvillimin_e_nvm-ve_-_korrik_2011
Strategjia per zhvillimin_e_nvm-ve_-_korrik_2011Arsim Paqarizi
 
Kontabiliteti i Kostos dhe Drejtimit - Menaxhimit - Libri
Kontabiliteti i  Kostos dhe Drejtimit - Menaxhimit - LibriKontabiliteti i  Kostos dhe Drejtimit - Menaxhimit - Libri
Kontabiliteti i Kostos dhe Drejtimit - Menaxhimit - LibriMenaxherat
 
Metodologjia e Hulumtimeve
Metodologjia e Hulumtimeve Metodologjia e Hulumtimeve
Metodologjia e Hulumtimeve Fitore ZEQIRI
 

Ähnlich wie Agenda, joint SIGMA ReSPA PIFC regional conference, Skopje, 19 September 2019, Albanian (20)

Hulumtimi i ndermarrjeve te vogla dhe te mesme
Hulumtimi i ndermarrjeve te vogla dhe te mesmeHulumtimi i ndermarrjeve te vogla dhe te mesme
Hulumtimi i ndermarrjeve te vogla dhe te mesme
 
Institucionalizimi(selanik)
Institucionalizimi(selanik)Institucionalizimi(selanik)
Institucionalizimi(selanik)
 
Analiza e treguesve buxhetorë për periudhën 1996 - 2012
Analiza e treguesve buxhetorë për periudhën 1996 - 2012Analiza e treguesve buxhetorë për periudhën 1996 - 2012
Analiza e treguesve buxhetorë për periudhën 1996 - 2012
 
Softwaret E Planeve Te Biznesit I Perfunduar
Softwaret E Planeve Te Biznesit I PerfunduarSoftwaret E Planeve Te Biznesit I Perfunduar
Softwaret E Planeve Te Biznesit I Perfunduar
 
01 hyrje në menaxhimin e kostos ppt
01 hyrje në menaxhimin e kostos ppt01 hyrje në menaxhimin e kostos ppt
01 hyrje në menaxhimin e kostos ppt
 
PFM-Monitoring-Presentation-Albanian-SAI-Network-16032022
PFM-Monitoring-Presentation-Albanian-SAI-Network-16032022PFM-Monitoring-Presentation-Albanian-SAI-Network-16032022
PFM-Monitoring-Presentation-Albanian-SAI-Network-16032022
 
Sistemi i raportimit financiar
Sistemi i raportimit financiarSistemi i raportimit financiar
Sistemi i raportimit financiar
 
Diploma mba 16
Diploma mba 16Diploma mba 16
Diploma mba 16
 
Lufta ndaj informalitetit dhe evazionit
Lufta ndaj informalitetit dhe evazionitLufta ndaj informalitetit dhe evazionit
Lufta ndaj informalitetit dhe evazionit
 
Ndikimi i politikes fiskale ne permiresimin e ekonomise shqiptare. pdf.
Ndikimi i politikes fiskale ne permiresimin e ekonomise shqiptare. pdf.Ndikimi i politikes fiskale ne permiresimin e ekonomise shqiptare. pdf.
Ndikimi i politikes fiskale ne permiresimin e ekonomise shqiptare. pdf.
 
Korniza rregullative - konventat kontabel
Korniza rregullative - konventat kontabelKorniza rregullative - konventat kontabel
Korniza rregullative - konventat kontabel
 
Enisa guni
Enisa guniEnisa guni
Enisa guni
 
Programi Lead Albania
Programi Lead Albania Programi Lead Albania
Programi Lead Albania
 
Performanca_Mjedisore_e_NVM-ve
Performanca_Mjedisore_e_NVM-vePerformanca_Mjedisore_e_NVM-ve
Performanca_Mjedisore_e_NVM-ve
 
Slajdet e prezantimit
Slajdet e prezantimitSlajdet e prezantimit
Slajdet e prezantimit
 
Prezantimi i pasqyrave financiare.
Prezantimi i pasqyrave financiare.Prezantimi i pasqyrave financiare.
Prezantimi i pasqyrave financiare.
 
Strategjia per zhvillimin_e_nvm-ve_-_korrik_2011
Strategjia per zhvillimin_e_nvm-ve_-_korrik_2011Strategjia per zhvillimin_e_nvm-ve_-_korrik_2011
Strategjia per zhvillimin_e_nvm-ve_-_korrik_2011
 
Kontabiliteti i Kostos dhe Drejtimit - Menaxhimit - Libri
Kontabiliteti i  Kostos dhe Drejtimit - Menaxhimit - LibriKontabiliteti i  Kostos dhe Drejtimit - Menaxhimit - Libri
Kontabiliteti i Kostos dhe Drejtimit - Menaxhimit - Libri
 
Metodologjia e Hulumtimeve
Metodologjia e Hulumtimeve Metodologjia e Hulumtimeve
Metodologjia e Hulumtimeve
 
Analizat Financiare Per Marrje Te Vendimeve
Analizat Financiare Per Marrje Te VendimeveAnalizat Financiare Per Marrje Te Vendimeve
Analizat Financiare Per Marrje Te Vendimeve
 

Mehr von Support for Improvement in Governance and Management SIGMA

Mehr von Support for Improvement in Governance and Management SIGMA (20)

PPT - SIGMA-GIZ Academies - Stage 1 - CAF Ukraine roadmap.pdf
PPT - SIGMA-GIZ Academies - Stage 1 - CAF Ukraine roadmap.pdfPPT - SIGMA-GIZ Academies - Stage 1 - CAF Ukraine roadmap.pdf
PPT - SIGMA-GIZ Academies - Stage 1 - CAF Ukraine roadmap.pdf
 
PPT - SIGMA-GIZ Academies - Stage 1 - CAF Moldova roadmap.pdf
PPT - SIGMA-GIZ Academies - Stage 1 - CAF Moldova roadmap.pdfPPT - SIGMA-GIZ Academies - Stage 1 - CAF Moldova roadmap.pdf
PPT - SIGMA-GIZ Academies - Stage 1 - CAF Moldova roadmap.pdf
 
PPT - SIGMA-GIZ Academies - Stage 1 -CAF Armenia roadmap.pdf
PPT - SIGMA-GIZ Academies - Stage 1 -CAF Armenia roadmap.pdfPPT - SIGMA-GIZ Academies - Stage 1 -CAF Armenia roadmap.pdf
PPT - SIGMA-GIZ Academies - Stage 1 -CAF Armenia roadmap.pdf
 
PPT - SIGMA-GIZ Academies - Stage 1 - Financial support tu PAR in Montenegro....
PPT - SIGMA-GIZ Academies - Stage 1 - Financial support tu PAR in Montenegro....PPT - SIGMA-GIZ Academies - Stage 1 - Financial support tu PAR in Montenegro....
PPT - SIGMA-GIZ Academies - Stage 1 - Financial support tu PAR in Montenegro....
 
PPT - SIGMA-GIZ Academies - Stage 1 - SIGMA opening.pdf
PPT - SIGMA-GIZ Academies - Stage 1 - SIGMA opening.pdfPPT - SIGMA-GIZ Academies - Stage 1 - SIGMA opening.pdf
PPT - SIGMA-GIZ Academies - Stage 1 - SIGMA opening.pdf
 
Photo gallery - SIGMA-GIZ Academies on QM - Stage 1.pdf
Photo gallery - SIGMA-GIZ Academies on QM - Stage 1.pdfPhoto gallery - SIGMA-GIZ Academies on QM - Stage 1.pdf
Photo gallery - SIGMA-GIZ Academies on QM - Stage 1.pdf
 
PPT - SIGMA-GIZ Academies - Stage 1 - prezentacija gsb podgorica.pdf
PPT - SIGMA-GIZ Academies - Stage 1 - prezentacija gsb podgorica.pdfPPT - SIGMA-GIZ Academies - Stage 1 - prezentacija gsb podgorica.pdf
PPT - SIGMA-GIZ Academies - Stage 1 - prezentacija gsb podgorica.pdf
 
PPT - SIGMA-GIZ Academies - Stage 1 - CAF-MONTENEGRO-29-FEB.pdf
PPT - SIGMA-GIZ Academies - Stage 1 - CAF-MONTENEGRO-29-FEB.pdfPPT - SIGMA-GIZ Academies - Stage 1 - CAF-MONTENEGRO-29-FEB.pdf
PPT - SIGMA-GIZ Academies - Stage 1 - CAF-MONTENEGRO-29-FEB.pdf
 
PPT - SIGMA-GIZ Academies - Stage 1 - CAF Georgia.pdf
PPT - SIGMA-GIZ Academies - Stage 1 - CAF Georgia.pdfPPT - SIGMA-GIZ Academies - Stage 1 - CAF Georgia.pdf
PPT - SIGMA-GIZ Academies - Stage 1 - CAF Georgia.pdf
 
PPT - SIGMA-GIZ Academies - Stage 1 - QM Roadmapping Day 2 and 3.pdf
PPT - SIGMA-GIZ Academies - Stage 1 - QM Roadmapping Day 2  and 3.pdfPPT - SIGMA-GIZ Academies - Stage 1 - QM Roadmapping Day 2  and 3.pdf
PPT - SIGMA-GIZ Academies - Stage 1 - QM Roadmapping Day 2 and 3.pdf
 
Academies-QM_Stage1_Ministry of Higher Education CAF.pdf
Academies-QM_Stage1_Ministry of Higher Education CAF.pdfAcademies-QM_Stage1_Ministry of Higher Education CAF.pdf
Academies-QM_Stage1_Ministry of Higher Education CAF.pdf
 
PPT - SIGMA-GIZ Academies - Stage 1 - ReSPA and CAF.pdf
PPT - SIGMA-GIZ Academies - Stage 1 - ReSPA and CAF.pdfPPT - SIGMA-GIZ Academies - Stage 1 - ReSPA and CAF.pdf
PPT - SIGMA-GIZ Academies - Stage 1 - ReSPA and CAF.pdf
 
PPT - SIGMA-GIZ Academies - Stage 1 -Bosnia Herzegovina CAF.pdf
PPT - SIGMA-GIZ Academies - Stage 1 -Bosnia Herzegovina CAF.pdfPPT - SIGMA-GIZ Academies - Stage 1 -Bosnia Herzegovina CAF.pdf
PPT - SIGMA-GIZ Academies - Stage 1 -Bosnia Herzegovina CAF.pdf
 
PPT - SIGMA-GIZ Academies - Stage 1 -Montenegro CAF.pdf
PPT - SIGMA-GIZ Academies - Stage 1 -Montenegro CAF.pdfPPT - SIGMA-GIZ Academies - Stage 1 -Montenegro CAF.pdf
PPT - SIGMA-GIZ Academies - Stage 1 -Montenegro CAF.pdf
 
PPT - SIGMA-GIZ Academies - Stage 1 - North Macedonia CAF.pdf
PPT - SIGMA-GIZ Academies - Stage 1 - North Macedonia CAF.pdfPPT - SIGMA-GIZ Academies - Stage 1 - North Macedonia CAF.pdf
PPT - SIGMA-GIZ Academies - Stage 1 - North Macedonia CAF.pdf
 
PPT - SIGMA-GIZ Academies - Stage 1 - CAF in Ukraine.pdf
PPT - SIGMA-GIZ Academies - Stage 1 - CAF in Ukraine.pdfPPT - SIGMA-GIZ Academies - Stage 1 - CAF in Ukraine.pdf
PPT - SIGMA-GIZ Academies - Stage 1 - CAF in Ukraine.pdf
 
PPT - SIGMA-GIZ Academies - Stage 1 -Serbia CAF.pdf
PPT - SIGMA-GIZ Academies - Stage 1 -Serbia CAF.pdfPPT - SIGMA-GIZ Academies - Stage 1 -Serbia CAF.pdf
PPT - SIGMA-GIZ Academies - Stage 1 -Serbia CAF.pdf
 
PPT - SIGMA-GIZ Academies - Stage 1 - SIGMA opening.pdf
PPT - SIGMA-GIZ Academies - Stage 1 - SIGMA opening.pdfPPT - SIGMA-GIZ Academies - Stage 1 - SIGMA opening.pdf
PPT - SIGMA-GIZ Academies - Stage 1 - SIGMA opening.pdf
 
Omnichannel management, by Willem Pieterson - SIGMA Webinars on service desig...
Omnichannel management, by Willem Pieterson - SIGMA Webinars on service desig...Omnichannel management, by Willem Pieterson - SIGMA Webinars on service desig...
Omnichannel management, by Willem Pieterson - SIGMA Webinars on service desig...
 
eZdravlje, by Vladimir Raickovic - SIGMA Webinars on service design and deliv...
eZdravlje, by Vladimir Raickovic - SIGMA Webinars on service design and deliv...eZdravlje, by Vladimir Raickovic - SIGMA Webinars on service design and deliv...
eZdravlje, by Vladimir Raickovic - SIGMA Webinars on service design and deliv...
 

Agenda, joint SIGMA ReSPA PIFC regional conference, Skopje, 19 September 2019, Albanian

  • 1. KONCEPT DOKUMENT Konferenca e 5-të rajonale për Kontrollin e Brendshëm të Financave Publike për vendet kandidate dhe kandidate potenciale për anëtarësim në BE Data dhe vendi: 18-20 shtator, Shkup, Maqedonia e Veriut Pikat kryesore: Përgjegjësia menaxherike, planifikimi strategjik dhe financiar, inspektimi financiar, cilësia e sistemeve të kontrollit të brendshëm Organizatorë për Komisionin Evropian: SIGMA dhe ReSPA me nikoqirë Maqedoninë e Veriut Fushëveprimi dhe objektivi: Synohet që Konferenca e 5-të rajonale për Kontrollin e Brendshëm të Financave Publike për vendet kandidate dhe kandidate potenciale për anëtarësim në BE të mbledhë bashkë përfaqësues të nivelit të lartë nga ministritë e financave, të administratës publike dhe ministrive të zgjedhura të linjës. Administratat pjesëmarrëse do t’i paraqesin rezultatet e arritura në zhvillimin e përgjegjësisë llogaridhënëse dhe do të diskutojnë tema me interes kryesor duke përfshirë planifikimin efikas strategjik dhe të burimeve, vlerësimin e cilësisë së sistemeve të kontrollit të brendshëm të financave publike (KBFP) dhe rolin e inspektimit financiar. Planifikimi strategjik, i harmonizuar si duhet me planifikimin e resurseve, i vendos themelet për sisteme efikase të kontrollit të brendshëm. Koordinimi i përgjithshëm, zbatimi dhe qëndrueshmëria afatgjatë e reformave të administratës publike (RAP) dhe strategjive të menaxhimit të financave publike (MFP), të shoqëruara me kriteret e procesit të integrimit evropian, rezultojnë në një sfidë që kërkon mund dhe gjithëpërfshirëse për administratat publike të përfituesve të IPA-s. Një sfidë e veçantë për institucionet publike është sigurimi i planifikimit adekuat financiar të hapave të domosdoshëm për zbatimin e strategjive. Lidhja midis buxhetit të shtetit dhe politikave të ndryshme publike kërkon një bashkërendim të sofistikuar midis strukturave të qeverisë që janë përgjegjëse për strategjitë RAP dhe MFP. Punëtoria e organizuar nga SIGMA dhe ReSPA gjatë ditës së parë të konferencës do t'u ofrojë pjesëmarrësve mundësi për të diskutuar për sfidat kryesore dhe për t’i studiuar praktikat e mira në këtë fushë. Gjithnjë e më shumë administratat e bëjnë vlerësimin e cilësisë së sistemeve të tyre të kontrollit të brendshëm në baza të rregullta. Gjatë kësaj konference, drejtues nga jashtë ministrive të financave do të ftohen që të marrin pjesë në sesionin e punëtorisë për t’i kuptuar më mirë sfidat që lidhen me zhvillimin dhe mirëmbajtjen e sistemeve efikase menaxherike dhe të kontrollit.
  • 2. Theksi i shtuar në auditimin e brendshëm si një mjet menaxhimi dhe zhvillimi i llogaridhënies menaxherike nuk nënkupton që nuk ka ndonjë rol për inspektimin financiar në vendet ku tradicionalisht kjo kishte një rëndësi të madhe. Është me rëndësi që drejtuesit ta kuptojnë se çfarë është inspektimi financiar, si ndryshon ai nga auditimi i brendshëm dhe si mund të përdoret në atë mënyrë që do të çojë në kontrolle të brendshme të përmirësuara. Një seminar kushtuar kësaj do të ofrojë mundësi për ta diskutuar rolin dhe fushëveprimin e inspektimit financiar në sektorin publik. Nga pjesëmarrësit do të kërkohet që të marrin pjesë aktive nëpër sesione, ta ndajnë përvojën e tyre dhe planet e tyre për përmirësimin e mëtutjeshëm të kontrollit të brendshëm të financave publike në administratat e tyre. Konteksti: Midis viteve 2016 dhe 2019, administratat në rajon vazhduan t´i përmirësojnë sistemet e tyre të KBFP, punuan në zhvillimin e strategjive, rregullimin e kornizës ligjore dhe ndryshimin e praktikave ekzistuese. Politikat e KBFP-së u bënë më gjithëpërfshirëse dhe filluan t´i përshkruajnë vizionet e qeverisë në fushat që nuk ishin përfshirë më parë nga koordinimi i NJQH (planifikimi strategjik, llogaridhënia menaxherike, sistemet e TI, kontabiliteti, kontrolli i jashtëm dhe inspektimi financiar). Konferenca e 4-të rajonale për Kontrollin e Brendshëm të Financave Publike për Vendet e Zgjerimit të BE-së, në vitin 2016, e shpjegoi konceptin e llogaridhënies menaxherike dhe inicoi debatin dhe punën për zhvillimin e skemave të llogaridhënies menaxherike. Në vitin 2018, u mbajt një seminar rajonal për llogaridhënien menaxherike dhe nivelin e lartë të shërbimit civil në Ballkanin Perëndimor, i organizuar nga ReSPA dhe SIGMA. Në të njëjtin vit, u botuan studimet e SIGMA-s duke dhënë një analizë të hollësishme të pengesave ekzistuese dhe drejtimeve të rekomanduara për skema të mira të llogaridhënies menaxherike.1 SIGMA dhe ReSPA ofrojnë udhëzime dhe ndihmë për administratat në baza të rregullta, duke i mbështetur përmirësimet në planifikimin strategjik dhe financiar. Në vitin 2018, u botuan dy udhëzues metodologjikë për ta lehtësuar punën në këtë fushë. Raportet e Monitorimit të SIGMA-s të vitit 2017 dhe 2019 treguan se nevojitet përmirësim i mëtutjeshëm në ndërlidhjen e planifikimit strategjik dhe atij financiar. Përfshirja e ministrive të linjës në ndërtimin e sistemeve efikase të KBFP po bëhet gjithnjë e më e rëndësishme. NJQH-të kanë filluar të ushtrojnë rishikime cilësore të sistemeve të KBFP, duke kërkuar metodologjitë më të përshtatshme. Drejtuesit në të gjithë sektorin publik pritet që të kontribuojnë në mënyrë aktive në këtë proces. Si përgjigje ndaj interesit në rritje, SIGMA përgatiti Udhëzues për vlerësimin e cilësisë së sistemeve të kontrollit të brendshëm.2 Në vitin 2011, gjatë Konferencës së 2-të rajonale për Kontrollin e Brendshëm të Financave Publike, një grup parimesh themelore mbi inspektimin financiar (Bazat e Inspektimit Financiar) u prezantuan dhe u diskutuan me ministritë e financave. Pas tetë vjetësh, ekziston nevoja për një diskutim më të gjerë dhe për t´i përcaktuar metodat e zbatimit praktik të këtij statuti. Për këtë arsye, SIGMA e ka hartuar një dokument për diskutim që synon t´i informojë drejtuesit e vjetër se si mund të zbatohet inspektimi financiar në mënyrën më efektive dhe në një mënyrë që i plotëson funksionet e tjera të kontrollit të brendshëm. 1 Klaas, K., L. Marcinkowski dhe M. Lazarević (2018), "Llogaridhënia meaxherike në Balkanin Perëndimor: Analizë krahasuese e pengesave dhe mundësive me të cilat ballafaqohen drejtuesit e lartë në arritjen e objktivave të politikave ", Dokumentet e SIGMA- s, Nr. 58, Botim i OECD-së, Paris, https://doi.org/10.1787/88be2112-en. Uudelepp, A., et al. (2018), "Analizë e Profesionalizimit të nivelit të lartë të Shërbimit Civil dhe rruga përpara për Ballkanin Perëndimor", Dokumentet e SIGMA-s, Nr. 55, Botim i OECD-së, Paris, https://doi.org/10.1787/8535b60b-en. 2 Boryczka, M., D. Bochnar and A. Larin (2019), "Guidelines for assessing the quality of internal control systems", Dokumentet e SIGMA-s, Nr. 59, Botim i OECD-së, Paris, https://doi.org/10.1787/2a38a1d9-en.
  • 3. AGJENDA 19 shtator 2019 8.30 – 9.00 Regjistrimi 9:00 – 9:40 Hapja e konferencës ● Damjan Manchevski, Ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Maqedonia e Veriut ● Rosa Aldea Busquets, Zëvendës Drejtor Gjeneral, DG Budget, Komisioni Evropian ● Ratka Sekulović, Drejtoreshë, ReSPA ● Klas Klaas, Shef për Strategji & Reforma, SIGMA Llogaridhënia menaxherike 9:40 – 10:15 Llogaridhënia menaxherike – pse është kaq e rëndësishme? ● Rosa Aldea Busquets, Zëvendës Drejtor Gjeneral, DG Budget, Komisioni Evropian 10:15 – 10:45 Pushim për kafe 10:45 – 12:15 Diskutim në panel: Sfidat në zbatimin praktik të llogaridhënies menaxherike ● Damjan Manchevski, Ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës ● Gëzim Kallajxhi, Drejtor Ekonomik, ADISA ● Radmila Dragiëić, Zëvendës Drejtor, Sekretariati Legjislativ – Këshilltar për Integrimin Evropian, Kolgjiumi për Integrim Evropian ● Arton Berisha, Sekretar i Përgjithshëm, Ministria e Administratës Publike ● Danijela Nedeljković-Vukcević, Drejtoreshë e Përgjithshme, Ministria e Administratës Publike ● Spomenka Würzburger, Ndihmës Ministër, Ministria e Financave ● Muhammed Emin Yıldız, Udhëheqës i Departamentit, Drejtoria e Përgjithshme e Personelit dhe Parimeve, Presidencë 12:15 – 13:30 Dreka Planifikimi strategjik i harmonizuar me planifikimin e resursev 13:30 – 14:05 Sigurimi i harmonizimit ndërmjet panifikimit të politikave dhe planifikimit financiar – Përvoja e Sllovenisë ● Katja Lautar, Eksperte e SIGMA-s/Zyra për Politika Fsikale dhe Ekonomike, Ministria e Financave 14:05 – 15:00 Diskutim në panel: Përvojat në bashkërendimin e planifikimit të politikave dhe atij financiar ● Evis Qaja, Drejtor i Përgjithshëm, Departamenti për Zhvillim dhe Qeverisje të Mirë në Kryeministri ● Ahmet Ismaili, Drejtor i Përgjithshëm, Thesari, Ministria e Financave ● Iva Vukovic, Drejtor i Përgjithshëm, Drejtoria për Politika Ekonomike ● Gordana Gapikj Dimitriovska, Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës ● Jelena Mujčinović, Sekretariati për Politika Publike ● Abdurrahman Zafer Aydın, Drejtoria e Personelit dhe Parimeve, Presidencë 15:00 – 15:30 Pushim për kafe 15:30 – 16:00 Diskutim dhe konkluzionet: sfidat kryesore në planifikim ● Mojmir Mrak, Ekspert i ReSPA-s Menaxhimi dhe kontrolli – aranzhimet praktike
  • 4. 16:00 – 16:45 Sistemi i menaxhimit dhe kontrollit i krijuar në Sigurinë Sociale të Shërbimit Publik Federal Belg ● Frank von Massenhove, ish-Drejtor i SSSHPF Darka 20 shtator 2019 9:00 – 9:15 Organizimi i ditës 9:15 – 10:45 Sesionet e punëtorive paralele Sesioni 1: Inspektimi financiar – rolet, fushëveprimi ● Diskutim i bazuar në dokumentin “Udhëzimet për Inspektimin Financiar në përputhje me KBFP” Sesioni 2: Vlerësimi i cilësisë së kontrollit të brendshëm për drejtuesit: rolet dhe përgjegjësitë, delegimi i autoritetit, ndarja e detyrave ● Punëtori dhe diskutim i bazuar në Dokumentin Nr. 59 të SIGMA-s 10:45 – 11:15 Pushimi për kafe Sesioni plenar 11:15 – 12:45 Diskutim në panel (NJQH): Sistemet efikase të KBFP dhe llogaridhënia menaxherike – planet për të ardhmen ● Drinalda Ajazi, Eksperte ● Fatima Obhođaë, Ndihmësë Ministër ● Ranko Ëakota, Drejtor ● Dragoljub Nakić, Shef ● Kosum Aliu, Drejtor ● Ana Krsmanović, Drejtor i Përgjithshëm ● Trajko Spasovski, Shef ● Spomenka Würzburger, u.d. Ndihmës Ministër 12:45 – 13:00 Mbyllja e konferencës ● Nina Angelovska, Ministre e Financave, Maqedonia e Veriut ● Raymond Hill, DG Budget, Komisioni Evropian Dreka