Metodologjia kerkimore shkencore, prof. dr. Ali Jakupi
1. Master lessons
Prof. dr. Ali JAKUPI
Metodologjia e Punës Shkencore
Kërkimore
ECTS 15
Ligjërata të autorizuara
Prishtinë, 2005
2. UNIVERSITETI I PRISHTINËS
FAKULTETI EKONOMIK
STUDIMET PROFESIONALE MASTER
Departamenti: FINANCA DHE BANKA
Programi i lëndës:
METODOLOGJIA E PUNËS
SHKENCORE KËRKIMORE
Semestri VII, Lëndë e obligueshme
Bartës i lëndës: Prof.dr. Ali Jakupi
ECTS (kredi): 15
Prishtinë, 2005
3. UNIVERSITETI I PRISHTINËS
FAKULTETI EKONOMIK
STUDIMET PROFESIONALE MASTER
Departamenti: FINANCA DHE BANKA
Programi i lëndës: METODOLOGJIA E PUNËS SHKENCORE KËRKIMORE
Semestri VII, Lëndë e obligueshme
Bartës i lëndës: Prof.dr. Ali Jakupi
ECTS (kredi): 15
1. HYRJE
Reforma universitare imponon qasje të reja, metoda për të nxënë njohuri
që janë në funksion të zgjidhjeve të problemeve, të ndërtimit dhe përkufizimit të
koncepteve për strategji zhvillimore, planifikim strategjik, për manaxhim efektiv
në biznes. Ndryshimet e mëdha që ndodhin nëpër periudha dhe nëpër shoqëri,
paraprijnë në domosdoshmërinë e hyrjes sa më të thellë në shkencë, në artikulimin
e shkencës për shkencën dhe në implementimin e të arriturave të avancuara, të pa
njohura, me të cilat ndryshohen sjelljet, veprimet dhe fitohen aftësi për të mbizotëruar
mbi ligjshmëritë, raportet interaksionale, për të vepruar në nivele të qëndrueshme siç
vepron konkurrenca.
Metodologjia e punës shkencore, e re për ne, e jo për të tjerët, për të zhvilluarit, do të
mundësojë një ambientim të ri në studime të nivelit master, një cytje drejt përvetësimit të
njohurive që kanë të bëjnë me hartimin me shkathtësi, si një përgatitje moderne, pa të
cilën është vështirë të rreshtohen studentët në rrafshin e të kuptuarit, të interpretimit, të
pavarësimit dhe të daljes nga rrethi vicioz, i ndërlidhur me shumë të panjohura në jetën e
përditshme dhe në biznes, në ekonomi në përgjithësi, e cila përballet gjithnjë e më tepër
me konkurrencë të ashpër, me kahe integruese dhe globalizuese.
Nëpërmjet ligjërimit të lëndës Metodologjia e punës shkencore kërkimore pretendimet
janë të lidhura me inicimin dhe mbartjen e njohurive solide dhe relevante të studentët,
me specifikat e të hulumtuarit të punës shkencore, me origjinalitetin e të arriturave
shkencore dhe profesionale, me zgjerim të aktiviteteve konkrete, me çka mundësohet se
nga shqyrtimet teorike të kalohet në veprime konkrete, në observime dhe hartime të
punëve profesionale, si një hap për të hyrë në thellësinë e materieve shkencore. Me fjalë
tjera, programi përfshinë dozë optimale të materieve teorike, për t’i dhënë rëndësi të
veçantë punës praktike, nga e cila krijohet një bazament i qëndrueshëm për të ndërtuar
4. METODOLOGJA E PUNËS SHKENCORE KËRKIMORE
forma të caktuara shkencore kërkimore, duke filluar nga të të konceptuarit dhe të hartimit
të punimeve seminarike, të vështrimeve kritike, të eseve, të punimit të magjistraturës dhe
të bazamenteve orientuese edhe për forma tjera më të ndërlikuara të mëpastajshme.
Sipas mënyrave të ligjërimit, të bashkëpunimit me studentët, të konsultimeve, të
ushtrimeve të pandërprera në fushën e të kuptuarit të fshehtësive të shkencës,
pretendimet mbështetën në avancimin e theksuar të njohurive të studentëve, që këto
nxënie t’iu shërbejnë si ndihmesë për përvetësimin edhe të lëndëve tjera të programit
profesional master, por edhe në jetën e mëtejme krijuese.
2. OBJEKTIVAT
Me lëndën Metodologjia e punës shkencore kërkimore studentët do të
aftësohen:
në thellimin e njohurive shkencore e profesionale, si një lëm i domosdoshëm dhe
i patjetërsueshëm, për kreativitet, pavarësim dhe aftësim në kryerjen e punëve në
lëmin e biznesit dhe më gjerë;
në zgjerimin e të vepruarit kërkimor, duke u mbështetur në zbatimin e metodave
dhe të qasjeve, të cilat mundësojnë efektuimin e metodologjisë në implementimin
në kuptim të ngushtë dhe të gjerë, në kërkim, në zbatim dhe në avancimin e
mënyrave të veprimit në kushtet e ekonomisë së tregut dhe të konkurrencës në
përmasa të zgjeruara dita me ditë;
në lirimin e të vepruarit, kur është fjala tek artikulimi i të arriturave, në hartimin e
formave të ndryshme të materialeve, të dokumenteve, të veprave të karakterit
shkencor e profesional;
në kornizimin e horizontit sa më të gjerë të njohurive shkencore e profesionale,
nga të cilat krijohen mundësi të veprimeve konkrete në praktikë, e që të largohen
jo vetëm nga imitimet, e aq më tepër nga plagjiatët, por nga kultura vetjake e
përvetësuar, e cila mundëson veprim origjinal, të pavarur, komunikim me vlerat e
shkruara, të konsultuara dhe të shfrytëzuara aq sa lejojnë normat e bashkëpunimit
dhe të bashkëveprimit;
në profilimin e aktiviteteve, të vetaktualizimit, të skicimit të imxheve me
preformansa të dobishme për zhvillimin e tërësishëm ekonomik e social, të
ndërtimit dhe të konsolidimit të mirëqenies të popullit të Kosovës dhe më gjerë.
3. PLAN-PROGRAMI I LËNDËS
I. HYRJE NË PUNËN SHKENCORE KËRKIMORE
Nocioni shkencë; Roli i shkencës për zhvillim të veprimtarive biznesore, të
ekonomisë e tjerë; Veprimtaria shkencore-kërkimore; Klasifikimi i hulumtive shkencore;
Klasifikime tjera shkencore kërkimore; Kërkimet sipas numrit të pjesëmarrësve
(kërkimet individuale dhe kolektive); Lënda kërkimore; Dallimi në mes punës shkencore
4
5. PROF. DR. ALI JAKUPI - METODOLOGJIA E PUNËS SHKENCORE KËRKIMORE
dhe punës profesionale; Metodologjia e punës shkencore kërkimore; Diferencimi i
shkencave;
II. METODAT SHKENCORE KËRKIMORE
Metodat shkencore kërkimore (analiza e sinteza, induksioni dhe deduksioni, abstraksioni
dhe konkretizimi, gjeneralizimi dhe specializimi, metodat e klasifikimit, metoda
komparative, metoda historike, metodat statistikore, metodat kibernetike, metodat
matematikore, metodat e vëzhgimit e tjerë). Klasifikimi i veprave shkencore, veprave
profesionale dhe i veprave shkencore-profesionale; Procesi kërkimor shkencor (në biznes
e tjerë).
III. QASJET DHE TEKNIKAT E PUNËVE SHKENCORE KËRKIMORE
Përcaktimi i punimit kërkimor shkencor (motivet, ekskluziviteti, synimi); Kornizimi i
tezave dhe i nëntezave përmbajtësore dhe plani i punës (vëllimi i punimit, ilustrimet e
parapara, kohëzgjatja e hartimit, destinimi); Grumbullimi i të dhënave dhe fakteve
(kërkimet hulumtuese dhe analizat kualitative, kërkimet e bazuara në të dhënat parësore:
kërkimet e bazuara në anketime, kërkimet e llojeve tjera: të komunikimit efektiv me
respondentë, metodat e vështrimit, kërkimet eksperimentale); kërkimet e bazuara në të
dhënat dytësore (shfrytëzimi i literaturës, i bibliografisë përkatëse në biblioteka, në
internet, leximi dhe përpunimi, konsultimi i literaturës së zgjedhur, shfrytëzimi i
skedarëve bibliotekarë, i skedave vetjake dhe përdorimi i tyre; Hartimi i punimit (veprës)
shkencore e profesionale (zgjedhja e stilit, korrektësia, qartësia dhe konciziteti, optimumi
vëllimor i veprës); Struktura e punimit shkencor kërkimor; Shfrytëzimi i burimeve për të
përforcuar relevancën shkencore; Tabelat grafikonet dhe inkorporimi i tyre në punim;
Shqyrtimi i hartimit të tabelave statistikore në saje të elementeve të dhënë, metodat
statistikore matematikore, ndërtimi i grafikoneve dhe të nxënia e leximit të tyre;
Disenjimi teknik i punimit shkencor kërkimor.
IV. FORMAT E PUNIMEVE SHKENCORE KËRKIMORE
Të shkruarit si proces; Llojet e shkrimeve; Kërkimet në internet dhe shfrytëzimi i
burimeve; Bazat e të shkruarit në formë komunikimi; shkrimi i eseve ekonomike;
shkrimi i rasteve studimi; Shkrimi i punimit të magjistraturës; Disa njohuri hyrëse për
hartimin e disertacionit të doktoranturës; Të shkruarit juridik (ligjet, rregulloret
udhëzimet administrative) që kanë të bëjnë me sferën ekonomike; Forma tjera të
punimeve shkencore kërkimore.
V. QASJET TJERA PRAKTIKE, KONSULENTE, USHTRUESE
Aktivitete dhe shqyrtime praktike; Ushtrime për shkrime të shkurtra në sallën e mësimit,
Diskutim për punimet e shkruara në formë të seminareve dhe të vështrimeve kritike, të
eseve ekonomike.
Planifikohet që në mënyrë obligative, secili student të hartojë nga: një punim seminarik,
një ese ekonomik dhe një vështrim kritik për ndonjë vepër shkencore a profesionale.
5
6. METODOLOGJA E PUNËS SHKENCORE KËRKIMORE
VI. FITIMI I KREDIVE
a) për shkrime të herë pas herëshme në sallën e mësimit, si dhe vijimësinë dhe
angazhimin aktiv: max. 1 kredi, ose 6,67%,
b) për punimin seminarik: max: 2 kredi, ose 13,33%,
c) për eseun ekonomik: max. 2 kredi, ose 13,33%,
ç) për vështrimin kritik: max. 2 kredi, ose 13,33%,
d) nga provimi përfundimtar: max. 8 kredi, ose 53,34%
Gjithsej: 15 kredi, ose 100%.
Nëse studenti nuk e arrinë maksimumin me punimet e hartuara dhe me angazhimet
aktive, mangësinë diferente duhet ta plotësojë me pyetje shtesë në afatin e provimit.
Për të gjitha aktivitetet dhe obligimet e studentit, të kryera apo të pakryera, bartësi i
lëndës mbanë evidencë të përpiktë dhe për gjendjen e tërësishme, për ndryshime, për
nevojën e angazhimeve shtesë në çdo kohë studenti është i njohtuar saktësisht dhe mbanë
kontakte të rregullta me profesorin e lëndës.
Literatura
Literatura bazë:
1. W.G.Zikmund, Business Research Methods, The Dryden Press, 2000,
2. Zelenika. R, Metodologoja i tehnologija izrade znanstvenog i struçnog rada, EF
Rijeka, 1998,
3. Filipoviç M., Metodologija znanosti i znanstvenog rada, Svjetlost, Sarajevo, BiH,
2004,
4. Umberto Eco, Si bëhet një punim diplome, Tiranë, 1997,
5. Prof. dr. Ali Jakupi Metodologjia e punës kërkimore shekncore, Ligjerata të
autorizuara për Studimet profesionale master, Departamneti Financa e Banka,
Prishtinë, 2005.
Literatura plotësuese:
1. Doc. Dr.sc. Vladimir Cavrak, Metode znanstvenog i strucnog rada, Zagreb, 2003,
2. Elona Boce, Si të shkruajmë një punim kërkimor,
3. Bardhyl Musai, Si të shkruajmë ese, Tiranë, 2004,
4. Ted Tjaden, Legal, Research and Writing, 2001
6
7. PROF. DR. ALI JAKUPI - METODOLOGJIA E PUNËS SHKENCORE KËRKIMORE
I. HYRJE NË PUNËN SHKENCORE KËRKIMORE
I.1. Nocioni shkencë
Shkenca është burim kryesor për identifikimin, ndërtimin dhe zhvillimin e
njohurive, të diturive konkrete, të reja dhe të përgjithshme.
Ajo është e lidhur me krijimtarinë, me arritjet në të gjitha fushat, me zbatim në
teori dhe në praktikë. Të gjitha gjerat janë të nevojshme për individin, për
kolektivin, për kombet, për njerëzimin në tërësi.
Shkenca i ka detyrat dhe funksionet e veta. Detyrë, funksion themelor i shkencës është se
njerëzimi nëpërmes saj arrinë mbizotërimin në procese jetësore, krijuese, manaxhuese,
me qëllim të avancimit të mundësive për ndryshimin e gjendjes në kohë pozitive.
Shkenca është sistem i gjerë i përbërë nga nënsistemet e veta. Në mes
nënsistemeve të ndryshme ekziston lidhje interaktive, hallkë e të dhënave kthyese, pasi
që nëpërmjet kërkimeve shkencore determinohen kahet e zhvillimit ekonomik, social,
politik, të bizneseve etj, të strukturës ekonomike.
Shkenca është e pranishme çdokund, por me intensitete të ndryshme. Sipas një
autori (Felisite Lamennais) shkenca “shërben vetëm të na pasqyrojë sa është e madhe
mosdija jonë”.
Është konstatuar më herët se shkenca është fuqi shtytëse për zhvillimin e
teknikës, teknologjisë, prodhimit, biznesit, mënyrës së jetesës, demokratizimit, lirisë,
mbijetesën, perspektivën.
Shkenca burimin e ka te njeriu, te qenja më e përsosur, më e mençur dhe më
dinjitoze. Fjala shkencë në shqipe do të thot dituri. Shkenca krijon sjellje të reja,
diapazon të zgjeruar të dijes, si dhe rregulla. Rregullat janë të nevojshme në jetën e
njeriut, për vet njeriun. Sepse, siç thoshte një pilot amerikan, Shuck Yeager: “rregullat
janë krijuar për njerëzit që nuk kanë vullnet t’i krijojnë rregullat e veta”. Për këtë arsye
shkenca gjendet në funksionin e ndihmësit të të gjithë atyre që kanë nevojë për të.
Nga fakti se shkenca ka kuptim të gjerë, ekzistojnë definime të shumta lidhur me
të, si bie fjala:
“shkenca paraqet dituri sistematike të nivelit të lartë”;
7
8. METODOLOGJA E PUNËS SHKENCORE KËRKIMORE
“shkenca është dituri e verifikuar, e sistemuar, e rregulluar për ndonjë gjë, e
arritur nëpërmjet qasjeve dhe metodave dhe kërkimeve”;
“shkenca është sistem i diturive të zhvilluara”.
I.2. Karakteristikat e shkencës
Shkenca i ka karakteristikat e veta. Ndër më themeloret janë:
tërësi unike (në të gjithë lëmenjtë dhe fushat - përbashkësia shkencore),
harmonizimi i teorisë dhe praktikës (teoritë të kenë zbatim në praktikë, si dhe
praktika e mirë të jetë e arritur në bazë të teorisë së mirë,
kreativiteti (kontributi, efikasiteti, cilësia e shkenctarit),
ligji i zhvillimit të përshpejtuar (shtimi i numrit të shkenctarëve, specialistëve.
Në njëqind vjetëshin e fundit numri i shkencëtarëve dhe i kërkuesëve është
shtuar për njëmijë herë, ndërsa numri per capita për 250 herë),
ngjashmëri nëpër etapa të zhvillimit (të gjitha shkencat kalojnë nëpër tri etapa
të zhvillimit: 1. faza përshkruese, 2. faza analitiko-logjike, 3. faza e
harmonizimit të përmbajtjes dhe të metodave kuantitative dhe shkencore),
karakteri dinamik shkencor (shkenca është mjet që shpie në përparim të
përgjithshëm të shkencës dhe ë teknologjisë, të avancimit të njerëzimit),
karakteri shoqëror (shkenca është në funksion të zhvillimit të tërësishëm
njerëzor),
organizimi dinjitoz i ekipeve shkencore (më herët ka dominuar individi, tash
kanë përparësi ekipet e shkenctarëve, të hulumtuesëve),
shkenca komponentë e kulturës (ndikon në zhvillimin e kulturës, siç ndikon
kultura në zhvillimin e shkencës),
shkenca dhe arti (këto të dyja kanë veçori të përbashkëta. Sipas Rajbergut:
kur shkenca e arrinë kulminacionin e krijimtarisë, i afrohet artit, bëhet art.
Arti, po ashtu, është shkencë,
diferencimi dhe integrimi shkencor (me diferencim krijohen fusha të
ndryshme, diciplina të diferencuara. Njëkohësisht, vjen deri te integrimi, duke
pasur nevojë që të kompletohen me njëra tjetërn),
veçoria interdisiplinare (shkenca bartet prej një vendi në tjetrin,
internacionalizohet. Arrihet deri te lidhja e dy e më tepër disiplinave
shkencore.
I.3. Veprimtaria shkencore kërkimore
Inkorporimi në proceset shkencore kërkimore, imponon nevojën për
saktësimin e terminologjive dhe të kuptimeve. Mund të hasim në dy terminologji:
1. veprimtaria shkencore kërkimore dhe,
2. puna (punimi shkencor kërkimor).
8
9. PROF. DR. ALI JAKUPI - METODOLOGJIA E PUNËS SHKENCORE KËRKIMORE
Veprimtaria shkencore kërkimore është më e gjerë në krahasim me punën
shkencore kërkimore, ngase në fushëveprimtarinë e saj përfshinë:
- punën shkencore kërkimore,
- aftësimin për punën shkencore kërkimore, si dhe profesionizmin e
kërkuesëve,
- infrastrukturën shkencore kërkimore.
Në punën shkencore kërkimore përfshihen aktivitetet krijuese sistematike, ku
duke i zbatuar metodat dhe qasjet përkatëse, arrihet deri te implementimet e nevojshme
të diturive, që kanë vlerë dhe janë dobiprurëse. Dobia dhe vlera shprehet nëpërmjet:
- rezultateve në praktikë,
- veprave shkencore dhe profesionale, që kanë vlera morale për implementim.
I.4. Llojet e kërkimeve shkencore kërkimore
Punimi shkencor kërkimor përfshinë:
3. kërkimet fundamentale,
4. kërkimet aplikative dhe,
5. kërkimet zhvillimore.
Të gjitha këto mund të kenë karakter kërkimor, individual dhe kolektiv.
1. kërkimet fundamentale në realitet paraqesin kërkimin bazik, të pastër, teorik
ose eksperimental, me qëllim të arritjes së njohurive të reja për raste, sende, dukuri, ose
fakte bazike.
Nëpërmjet këtij lloj kërkimi:
- zbulohen dukuritë,
- vehen në spikamë proceset përkatëse,
- zbardhen lidhjet dhe lidhshmëritë e shkak-pasojave, në natyrë, në shoqëri dhe
në mendjen e njeriut.
E gjithë kjo është e nevojshme për avancimin (përparimin) e njohurive bazike
njerëzore, për perfeksionimin e aftësive për kërkime tjera të llojeve përkatëse.
Kërkimet fundamentale mund të jenë:
- të orientuara dhe,
- të pa orientuara.
Kërkimet e orientura i kanë të përcaktuara kahet, synimet, caqet në fushën e
zgjedhur dhe të kornizuar. Kërkimet e tilla teorike mund të shërbejnë si bazë për
implementimin në praktikë.
Kërkimet e pa orientuara janë të natyrës së lirë, bazike, të pastërta. Me këto
objekti hulumtues përcaktohet nga vet interesi i kërkimeve, për të gjurmuar një dukuri në
natyrë apo në shoqëri, pa ndonjë tendencë të posaçme për zbatim në praktikë.
9
10. METODOLOGJA E PUNËS SHKENCORE KËRKIMORE
Megjithatë, është vështirë të përcaktohet kufiri në mes kërkimeve të orientuara
dhe kërkimeve të pa orientuara, ngase sipas nevojës, njëri lloj kërkimor mund të kalojë
në llojin tjetër kërkimor.
2. Kërkimet implementuese (të zbatueshme) janë të karakterit implementues,
aplikativ (zbatues), ndërsa mbështetjen e kanë në punët teorike ose në punët
eksperimentale, punë këto që kryhen për të arritur njohuri të reja, si dhe për orientim
kanë zgjidhjen e ndonjë detyre konkrete, përkatësisht zgjidhjen e objektivit praktik. Në
njëfarë dore, kjo është vazhdimësi e kërkimeve fundamentale. Me këtë nënkuptohet se
përfshihen metoda dhe qasje plotësuese për zgjërimin e njohurive, për zgjidhjen e
problemeve drejt sendërtimit të objektivave në ekonomi, të zbulimeve, në politikat
makroekonomike, në politikat e nënsistemeve fiskale, të doganeve etj.
Ekzistojnë mendime të qëndrueshme se ky nivel kërkimor nuk ka vend të
posaçëm meritor, sepse paksa ose fare mund të ndryshojë nga niveli kërkimor
fundamental, nuk ka asnjë dituri, shkencë, e cila së paku pjesërisht mund të aplikohet në
praktikë, në ndonjë segment të caktuar.
3. Kërkimet zhvillimore paraqesin zhvillim eksperimental, punë sistematike,
pasi që mbështetjen e kanë në kërkimet fundamentale dhe aplikuese, madje në përvoja
praktike, por që përvojat e arritura përsosen dhe begatohen me qasje të reja, teknologji të
reja, me teknologji të reja, me produkte dhe shërbime, me manaxhment të ri, për t’u
përmirësuar gjërat ekzistuese në elemente dhe përmbajtje të reja dhe aktuale.
Kërkimet zhvillimore mund të quhen kërkime profesionale si dhe kërkime
teknologjike
Kërkimet zhvillimore përmbajnë njohuri të gjera shkencore dhe empirike,
thellime në të menduar ose në imagjinatat e thella, me qëllim që zbulimet, risitë, të
arriturat tekniko teknologjike, në kushte të caktuara të bëhen implementuese dhe të japin
rezultate inovative. Kërkimet zhvillimore përfshijnë të gjitha veprimet dhe qasjet që kanë
të bëjnë me fazat dhe nënfazat e zbulimeve dhe të prodhimit, si dhe marrëdhëniet në mes
tyre. D.m.th. fjala është për eksperimentet e shpikjeve, eksperimentet tjera, vizatimet,
skicat, prototipet e prodhimit, zhvillimin e prototipeve, prodhimin e produkteve për
tregun pilot, ndërtimin e reparteve pilote, modele të ndryshme, zgjidhje të reja,
zhvillimet e produkteve të reja etj.
Sikurse te kërkimet fundamentale dhe atyre aplikative, që në mes tyre nuk
ekziston ndonjë dallim dhe kufi i theksuar, edhe ndërmjet kërkimeve zhvillimore dhe
këtyre dy të parave, nuk ekziston ndasi e posaçme.
I.5. Klasifikimet tjera të kërkimeve shkencore
Përveç klasifikimit të mësipërm të kërkimeve, autorë të ndryshëm bëjnë edhe
klasifikime tjera. Klasifikimet tjera, natyrisht, nuk e kanë gjerësinë dhe thellësinë e
llojeve të trajtuara të formave (fundamentale, aplikative dhe zhillimore), porse në
esencë paraqesin një spektër specifik, teknik dhe operativ të kërkimeve, si një
kompletim të llojeve të kërkimeve në forma dhe qasje të caktuara.
10
11. PROF. DR. ALI JAKUPI - METODOLOGJIA E PUNËS SHKENCORE KËRKIMORE
Llojet tjera të kërkimeve shkencore janë:
grumbullimi i materialeve shkencore,
sistemimi i njohurive ekzistuese shkencore,
kërkimet observatorike (vëzhgimore),
kërkimet eksperimentale dhe,
zbulimet shkencore.
1. grumbullimi i materialeve shkencore paraqet nivelin më të ulët të punës
shkencore kërkimore. Ky hulumtim ka të bëjë me gjetjen, identifikimijn e burimeve të
rëndësishëm për të dhëna shkencore, për informacione, por që nuk janë të përpunuara.
Përpunimin, seleksionimin dhe përcaktimin e peshave relevante e bëjnë ekspertët e
kualifikuar.
2. sistemimi i njohurive ekzistuese shkencore është shkallë më e lartë
shkencore kërkimore në krahasim me nivelin e mësipërm – të grumbullimit të
materialeve kërkimore shkencore, sepse në vete përmban rregullimin dhe përpunimin e
materialeve të përpunuara dhe në këtë mënyrë kristalizohet materiali, i cili është burim i
rëndësishëm për hulumtime të mëtejshme shkencore nëpër fusha të caktuara (për vepra
shkencore apo profesionale: enciklopedi, leksikone, libra etj.).
3. kërkimet observatore (vëzhgimet) përmbajnë lloj të veçantë shkencor
kërkimor, ku hulumtuesit kryesisht bazohen në vëzhgime, observime, për të ardhur deri
te rezultati i synuar (në astronomi, në gjeologji, në biologji, në shkencat humanitare
shoqërore).
4. kërkimet eksperimentale janë punë shkencore kërkimore, që mbështetjen e
kanë në metodat eksperimentale, të matshme, me të cilat mund të sublimohen rezultatet
me saktësi precize (në fizikë, në kimi, në shkencat e fushave teknike e më rrallë në
shkencat shoqërore).
5. zbulimet shkencore paraqesin nivelin më të lartë të punës kërkimore
shkencore dhe, së këndejmi, këto janë bazamenti i diturive për dukuritë në natyrë dhe në
shoqëri.
*
* *
Ndarja, përkatësisht klasifikimi në lloje të kërkimeve si më sipër, bëhet për
qëllime praktike.
11
12. METODOLOGJA E PUNËS SHKENCORE KËRKIMORE
I.6. Kërkimet sipas numrit të pjesëmarrësve
Nga aspekti i pjesëmarrësve në punën shkencore kërkimore dallohen:
• kërkimet individuale dhe,
• kërkimet grupore (kolektive).
1. Kërkimet individuale të punës shkencore kërkimore kryhen nga individët,
punësorët shkencorë individual. Rezultatet e individëve kurorëzohen varësisht nga
aftësitë e hulumtuesve, afiniteti dhe përkushtimi i tyre. Me shekuj dhe milienume kanë
dominuar ekskluzivisht punët shkencore kërkimore të individëve. Në fillim të shekullit
XX rreth 80% të kërkimeve shkencore janë bërë nga individët. Ndërkaq, tash dominon e
kundërta: punët shkencore kërkimore i ushtrojnë më pak se 25% të hulumtuesve
individual. Punët individuale shkencore kërkimore kryhen kryesisht në vendet e
pazhvilluara, ndonëse duke i marrë parasysh disa specifika, një punë e këtij lloji
shpeshherë është e nevojshme edhe në disa mjedise përkatëse në vendet e zhvilluara .
2. Kërkimet kolektive (ekipore, në grupe, të përbashkëta) ushtrohen nga
grupet e ekspertëve dhe të shkencëtarëve, nga ekipe të zgjedhura, të organizuara, të cilët
e kanë bartësin dhe manaxherin kryesor, i cili është përgjegjës për mbarëvajtjen e
realizimit të programit kërkimor.
Në vendet e zhvilluara kërkimet kolektive, janë bërë domosdoshmëri, sepse në
këtë mënyrë potencial më të madh të njohurive përmban grupi i ekspertëve dhe i
shkencëtarëve, sesa individët. Nevoja për hulumtime të tilla punohet nga fakti se punët
shkencore kërkimore të tashme janë gjithnjë e më komplekse, ndërsa profilet e kërkuesve
janë gjithnjë e më të specializuara.
Grupet hulumtuese krijojnë:
- racionalitet,
- cilësi,
- shpejtësi në afate,
- azhuritet,
- thellësi të trajtimit kërkimor dhe,
- identifikim dhe shfrytëzim më të shpejtë të informacioneve.
Nga puna shkencore kërkimore kolektive krijohen vlera të reja implementuese,
autpute, me të cilat efektet dhe sinergjitë bëhen më të mëdha dhe dobiprurëse.
I.7. Lënda kërkimore
Objektet e kërkimeve shkencore janë të llojeve të ndryshme, varësisht
nga lëmenjtë shkencorë, nga disiplinat shkencore, nga problemet që trajtohen ose
nga qëllimet që pretendohen të arrihen. Lëndët e vërteta që duhet të hulumtohen
nuk mund të jenë jashtë kohës dhe hapësirës. Do të thotë të gjitha duhet të
përmbajnë vërtetësi dhe relevancë, pa marrë parasysh se fenomenet i takojnë
natyrës, shoqërisë, apo fushës psikologjike.
12
13. PROF. DR. ALI JAKUPI - METODOLOGJIA E PUNËS SHKENCORE KËRKIMORE
Nivelet bazike dhe të zhvillimit të vërtetësive materiale, sipas lëvizjeve bazike të
materieve, klasifikohen në gjashtë grupe:
1. lëvizja mekanike (në ndryshimin e vendit të thërmive dhe të pjesëve
materiale);
2. lëvizjet molekulare ose fizike (ndryshimi në strukturën molekulare të trupave
fizik);
3. lëvizjet atomike ose kimike (kanë të bëjnë me ndryshimin e vet atomeve);
4. lëvizjet biologjike (përmbajnë lëvizje të materialeve organike dhe lëvizje
specifike organiko fiziologjike, si dhe të materieve të trupave organikë);
5. lëvizjet psikike (përfshijnë lloj të veçantë të procesit dhe të dukurive, të
bazuara në proceset nervore biologjike, si dhe në proceset materiale dhe
fiziko kimike);
6. lëvizjet shoqërore (përfshijnë dukuri dhe lëvizje të ndërlikuara natyrore –
shoqërore dhe psikike). (RZ 94).
Me lëvizjet e cekura janë interaktive edhe grupet themelore të të menduarit, të
cilat mund të grupohen në tri tërësi, si më poshtë:
- dukuritë natyrore (mekanike, fizike, kimike, biologjike);
- dukuritë shoqërore (ngjarjet historike – shoqërore);
- dukuritë psikike (proceset nervore).
Dukuritë ekonomike dhe sociale paraqesin sferë komplekse dhe të ndërlikuar në
punën shkencore kërkimore. Së pari, dukuritë përmbajnë tërësi të mëdha agregate, të
cilat me vështirësi modelohen nëpërmjet mostrave të zgjedhura e të përpunuara dhe me
ndryshimin e periudhave kohore shumë faktorë të mjedisit ndryshojnë, siç ndryshojnë
nivelet e të arriturave tekniko teknologjike, të sjelljeve të konsumatorëve, të prodhuesëve
dhe të mirëqenies në përgjithësi.
Kur bëhet fjalë për lëndën kërkimore, patjetër duhet të shtrohet çështja e
raporteve të lëndëve si sende dhe të lëndëve si dukuri.
Edhe dukuria është send, nëse është e vërtetë, reale, sepse edhe dukuria duhet të
ketë përmbajtjen e vet materiale. Dallimi në mes sendit dhe dukurisë gjendet në shkallën
e pavarësisë ekzistenciale, d.m.th. sendi ka realitetin bazik dhe ekzistencën e pavarur,
ndërsa dukuria është realitet i krijuar dhe se ajo ka ekzistencë të varur, ngase dukuria
është e varur nga sendet.
Mirëpo, asnjë send i ndarë, nuk ka realitet të pavarur absolut. Në këtë kontekst
duhet të kuptohet se nuk ekziston asnjë dukuri e pavarur absolutisht.
I.8. Dallimi në mes punës shkencore
dhe punës profesionale
Në suazat e punës shkencore vend të posaçëm kanë punët, aktivitetet dhe
veprat shkencore. Veprat shkencore kanë specifikat dhe karakteristikat e veçanta.
Edhe punët dhe veprat profesionale kanë gjëra strukturore të përbashkëta, konstrukt
dhe përmbajtje të ngjashme me punët dhe veprat shkencore. Në vështrim të
13
14. METODOLOGJA E PUNËS SHKENCORE KËRKIMORE
rëndomtë është vështirë të bëhet një diferencim i posaçëm, për të dalluar sheshazi dhe në
mënyrë të argumentuar punët dhe veprat shkencore ndaj punëve dhe veprave
profesionale. Në realitet, në të dy këto zhanre të specifikuara, reflektohen tipare,
elemente, ndërvarësi dhe veprime interaktive në mes tyre. Megjithatë, përkundër
ngjashmërive, lidhjeve kohezive, në to ekzistojnë veçori, të cilat krijojnë një dozë të
caktuar të dallimeve, me të cilat krijohen diferencime strukturore dhe të vlerave.
Nëpërmjet punës dhe angazhimeve shkencore kërkimore mundësohen arritjet,
sublimimet në zbulimet të çështjeve të panjohura, që janë në funksion të zgjidhjes së
problemeve përkatëse në ndërtimin e koncepteve dhe të qasjeve për sendërtimin e të
arriturave në fushën shkencore. Me punën shkencore kërkimore eksplicohen të
panjohurat, sqarohen materiet që kanë forcë atraktive në veprime, në kontributet
qenësore nëpër fusha, sektore dhe në fushëveprimtari të madhësive të ndryshme.
Punët profesionale dhe veprat profesionale në përmbajtjen e vetë kanë qasje
shkencore, por jo të masës së kërkimeve fundamentale dhe të kërkimeve aplikative. Në
realitet aktivitetet profesioniste përmbajnë fond të përvojave, të empirizmit dhe të
rutinës. Punët profesionale nuk mund ta kenë peshën e duhur specifike, pa pasur
mbështetje në qasjet shkencore, në metoda kërkimore dhe në një diapazon të caktuar
kërkimor.
Puna shkencore karakterizohet me faktin se duhet të përmbajë diçka të re,
origjinale, autentike, të zbuluar nga kërkimet e nevojshme, me angazhime procesorë dhe
me organizime të denja dhe shumë serioze.
Puna profesionale në masë të madhe është interpretim i zbulimeve shkencore ose
modelim nga vlerat shkencore, për t’i zbatuar rezultatet në praktikë. Është veçori që e
ndjek profesionizmin se shkathtësitë, mjeshtëria, rutina vihen në spikamë dhe shërbejnë
për operacionalizime nëpër fushëveprimtari të caktuara.
Ndërkaq, rëndësia e punës profesionale, e cila është më e pranishme, vijimisht e
implementueshme, bëhet më e madhe, ngase në shumëçka kanë atribute të përbashkëta
me punën shkencore.
Në vepra shkencore dhe profesionale duhet të ekzistojë:
1. tërësia e lidhjeve logjike dhe strukturore e të gjitha pjesëve të veprës;
2. vëllimi optimal, në mënyrë që vepra të mos jetë as e shkurtër as tepër e gjerë;
3. faktet shkencore të kuptueshme dhe të akcentuara sa duhet;
4. origjinaliteti i mbështetur në burime kërkimore;
5. promovimi i rezultateve objektive, të konfirmuara të kërkimeve shkencore
profesionale.
Sipas këtyre karakteristikave të përbashkëta nënkuptohet se:
- së pari, në veprat shkencore dhe në ato profesionale, që kanë mbështetje në
cilësi të mirëfilltë, duhet të ekzistojë lidhshmëri përmbajtjesore, logjike dhe
unifikuese të të gjitha pjesëve dhe të kapitujve që e përbëjnë atë. D.m.th. të
gjitha argumentet dhe interpretimet, mendimet dhe zbulimet, mbarështrimet
dhe kërkimet rezultateve duhet ta kenë vendin e vet meritor, të cilat veprën e
tërësishme e bëjnë integrale dhe monolite;
- së dyti, hartimi i veprave shkencore dhe atyre profesionale duhet të
planifikohet paraprakisht, të bëhen kornizime të nevojshme, me qëllim të
përfundimit të vëllimit optimal, pa tejkalime vëllimore, por as pa reduktime të
14
15. PROF. DR. ALI JAKUPI - METODOLOGJIA E PUNËS SHKENCORE KËRKIMORE
tepërta, të cilat do të ndikonin negativisht në cilësinë e veprës. Në optimumin
vëllimor përfshihet, sipas rregullave dhe normave të përgjithshme, të
kuptuarit, konçiziteti, stili, teoritë dhe idetë që të jenë të kapshme dhe të
qëndrueshme. Për të shkruar shkurt e për të përfshirë në mënyrë optimale
materien, nevojitet njohuri e thellë, shkathtësi dhe rutinë e posaçme;
- së treti, vepra shkencore dhe profesionale mbështetjen e ka në faktet
shkencore, të theksuara sa duhet në kohë dhe në hapësirë. Natyrisht,
mendimeve më të thella, aksiomave shkencore, iu jepet vend dhe hapësirë
parësore, ndërkaq mendimeve dhe ideve të niveleve tjera iu lihet hapësirë
normale sipas rangimit të cilësisë dhe të rëndësisë që e kanë;
- së katërti, veprat prestigjioze shkencore dhe profesionale shquhen në shkallën
e lartë të origjinalitetit, që prezantojnë gjëra të reja, të panjohura deri më tani,
që kanë vlera dhe janë dobiprurëse në aplikim. Edhe veprat tjera që për disa
tipare janë të rangut më të ulët, duhet të përshkohen me qasje dhe elemente
origjinale, autentike. Është e kuptueshme se veprat shkencore dhe
profesionale origjinalitetin e njëmendtë e kanë, nëse ofrojnë zbulime që nuk
kanë qenë të njohura më parë, që paraqesin një bum në fushën e zbulimit, që
krijojnë njohuri dhe dituri të reja. Mirëpo, origjinaliteti mund të jetë i
pranishëm dhe valid edhe te zgjerimi i trajtimit shkencor dhe profesional të
problematikave, të cilat janë të njohura në një masë, por të pa përfunduara si
duhet;
- së pesti, veprat shkencore dhe profesionale nuk mbarështrohen në shenjë të
aktivitetit për të krijuar ndonjë fond me vlera përkatëse e për të mbetur në
sirtarë, por ato duhet të promovohen dhe të plasohen në fushë të gjerë, të
hapur, faktikisht në treg, për t’i shfrytëzuar të interesuarit, mbarë njerëzimi.
Rezultatet kërkimore duhet të artikulohen në mënyrë të kuptueshme, me
shembuj konkretë, të zbuluar dhe të krahasueshëm, me qëllim që të jenë të
kapshëm de të pamohueshëm për periudha të gjata kohore. Efikasiteti,
mospërsëritja, qëndrueshmëria dhe përdorimi, mbështetjen e kanë në forcën e
objektivitetit. Vepra shkencore dhe profesionale e promovuar mundësisht të
jetë sa më konkrete, pa abstraksione dhe orvatje të frazeologjizmave të
ndërlikuara.
15
16. METODOLOGJA E PUNËS SHKENCORE KËRKIMORE
I.9. Metodologjia e punës shkencore kërkimore
Puna shkencore kërkimore bëhet më e kapshme dhe më e lehtë, nëse
mbështetet në metodologjinë përkatëse, të ndërtuar dhe të verifikuar.
Termi metodologji gjenezën e ka nga greqishtja, përkatësisht nga fjala methodos,
që do të thotë: mendim, qasje, përpunim dhe fjala tjetër logos, që do të thotë: fjalë,
shqyrtim. Lidhshmëria e këtyre dy fjalëve e përbënë togfjalëshin metodologji.
Pra, metodologjia (gr. methodos + logos = fjalë, bisedë, të folur = shkenca e metodave të
kërkimeve shkencore). Pra, metodologjia është shkencë për metodat e kërkimeve
shkencore.
Në kuptim të gjerë metodologjia është shkencë e tërësisë të të gjitha formave dhe
mënyrave të kërkimit, me ndihmën e të cilave vjen deri te dituria shkencore e sistemuar
dhe objektive. Ose “metodologjia është disiplinë shkencore, në të cilën në mënyrë kritike
vështrohen dhe me qasje eksplicite shfaqin metoda të përgjithshme dhe të veçanta”.
Në shkencë veçohet metodologjia e përgjithshme, si dhe metodologjia e lëmenjve
të veçantë shkencorë, përkatësisht e disiplinave.
Metodologjia e ka kuptimin e qasjeve, të teknikave dhe të metodave për të
mundësuar punët shkencore kërkimore, me qëllim të gjetjes dhe qartësimit të të vërtetave
objektive, të ligjshmërive dhe të lidhjeve në mes të ligjeve në natyrë dhe në shoqëri.
Metodologjia është udhërrëfim farkëtim, hyrje dhe finalizime të proceseve
shkencore kërkimore. Metodologjia e punës shkencore kërkimore është e pranishme në të
gjitha fushat, sektorët, segmentet, në të gjitha disiplinat, qofshin të karakterit ekzakt,
psikologjik, pedagogjik, të shkencave humanitare, ekonomike, juridike, etj.
Me zbatimin e metodologjisë shkencore kërkimore lehtësohen, përvetësohen
mënyrat e hulumtimit për të sublimuar aktivitetet në rezultate, të cilat janë në funksion në
të tashmen, por edhe për gjeneratat që vijnë. Dituritë shkencore përfshijnë identifikimin e
esencës së lidhjeve ndërvarësore, në mes të sendeve, dukurive, pra, të ligjshmërive që
janë të involvuara në to. Duke i zbuluar dhe kuptuar këto fenomene, të qartësuara nga
kërkimet shkencore, mundësohet manipulimi i tyre, mbizotërimet në çështjet që
rezultojnë efekte të caktuara.
Metodologjia e punës shkencore kërkimore në fushën e ekonomisë është e
përqendruar në spektrin e metodave dhe të qasjeve, me qëllim të operacionalizimit të
çështjeve, si segmente që mund të gjurmohen dhe të efektuohen në rezultate dobiprurëse,
përvetësimi i metodologjisë në mënyrë të mirëfilltë, është një paraprijëse dhe parakusht
për t’i vënë në spikamë ligjshmëritë, të cilat ndikojnë në zhvillim, në begatimin e
indikatorëve kryesorë ekonomik, në ndikimin e ndryshimit të sjelljeve të prodhuesve, të
konsumatorëve, të dhënësve të shërbimeve, siç janë bankierët, institucionet bankiere dhe
institucionet tjera financiare. Tërë zbatimi metodologjik me të gjitha lehtësirat dhe
specifikat e veta teknike e metodike, është i ndërlidhur me ngritjen, zgjerimin dhe
stabilizimin e qenjes njerëzore në përgjithësi.
Qëllimi i punës shkencore kërkimore në ekonomi nuk është vetëm njohja dhe
konfirmimi i së vërtetës, i ligjshmërive, i lidhjeve dhe i ndërvarësive, por parësore është
që të ndikohet në ndryshimin e tyre, në të mirë të përmirësimit të gjendjes dhe të
ndërtimit të perspektivave të qëndrueshme. Së këndejmi, metodologjia e punës
shkencore kërkimore i hulumton, i trason, i sistemon kahet, metodat, qasjet e kërkimeve,
16
17. PROF. DR. ALI JAKUPI - METODOLOGJIA E PUNËS SHKENCORE KËRKIMORE
për të qenë në gjendje hulumtuesi të jap përgjigje në pyetjet thelbore në
fushëveprimtarinë e tij shkencore kërkimore.
Duhet pasur të qartë se metodologjia e njërës shkencë nuk është identike me
shkencën tjetër. Kështu, edhe metodologjia e punës shkencore kërkimore në ekonomi
nuk është plotësisht e njëjtë me metodologjitë kërkimore në disiplinat e tjera shkencore.
Megjithëkëtë, nuk duhet të kuptohet se në mes metodologjive shkencore kërkimore
ekziston ndasi e plotë. Përkundrazi, ekzistojnë parime, qasje dhe metoda të përbashkëta,
të cilat adaptohen nëpër lëmenj të caktuar shkencorë, për shkak të specifikave dhe të
dallimeve që ekzistojnë në përmbajtje, në madhësi dhe në procedurat teknike.
Në përgjithësi, metodologjia e punës shkencore kërkimore merr hov të madh para
nja 30 – 50 vjetësh. Nevoja e hulumtimit të shkencës për shkencën krijon një ambient të
ri, më gjithëpërfshirës në biznes, por edhe në disiplinat tjera shkencore. Metodologjinë e
punës shkencore kërkimore e avancojnë shumë faktorë, siç janë:
1. metodat bashkëkohore shkencore ku radhiten: metodat matematikore-statistikore,
modelet matematikore, metoda e simulimit, metodat e kibernetike, metodat e
informacioneve, të cilat ndikojnë në përsosshmërinë e metodologjive dhe në
rolin, rëndësinë dhe në efektivitetin e tyre.
2. kërkimet fundamentale, aplikative dhe zhvillimore, në basenin e pafund
akumulues shkencor, determinojnë dituri të reja, por edhe disiplina të reja
shkencore, që janë në favor të zhvillimeve të mirëqenies njerëzore.
3. mundësitë reale të organizimit, të eksperimenteve, të planifikimit dhe të
financimit të shkencës, kanë ndikuar pozitivisht në zhvillimin e metodave
bashkëkohore shkencore kërkimore, madje edhe në metodologjinë dhe
teknologjinë e hartimit të veprave shkencore dhe të atyre profesionale.
4. të arriturat pozitive në sferën e automatizimit, të robotizimit, të kompjuterizimit,
të teorisë së sistemeve, të sistemeve të informacioneve, kanë mundësuar
optimalizimin e zbatimit të njohurive shkencore.
Metodologjia e punës shkencore kërkimore është e zbatueshme dhe jep rezultate,
nëse me të shërben personeli i profileve të shkencëtarëve, të cilët kanë talent, përkushtim,
energji, përvojë dhe sakrifikim të shquar të kohës dhe të pjesëve tjera të komoditetit në
jetë. Hulumtuesit duhet ta kenë edhe përgatitjen akademike në nivel të duhur. Ndërkaq,
profesionistët, ekspertët po ashtu, duhet t’i kenë atributet e sipërcekura, por jo në
mënyrën aq strikte dhe rigoroze. Bransha e tyre e justifikon punën me përvojë të gjatë,
me qartësi dhe rutinë të arritur në hartimin e materialeve, të veprave profesionale.
Vendet e zhvilluara i japin rëndësi të posaçme individëve dhe stafeve shkencore
kërkimore, ushtruesve të punëve shkencore dhe profesionale. Bie fjala, në SHBA, sipas
disa të dhënave, në çdo 10 vjet dyfishohet numri i kërkuesve shkencorë e profesional,
ndërsa në Evropën Perëndimore, kjo ndodh në çdo 15 vjet.
17
18. METODOLOGJA E PUNËS SHKENCORE KËRKIMORE
I.10. Diferencimi i shkencave
Në kuadër të klasifikimit të shkencave vehen në pah këto çështje:
1. të kuptuarit e diferencimit të shkencave,
2. parimet themelore të diferencimit të shkencave,
3. struktura e shkencës sipas sektorëve dhe fushave, dhe,
4. teknologjia si specifikë e artikulimit të shkencave.
Të kuptuarit e diferencimit të shkencave e ka domethënien e llojeve, të
ndarjes sistematike të lëndëve (objekteve), madje të dukurive dhe të proceseve në
përpunim, në lloje dhe në tipe të detajizuara. Me këtë nënkuptohet se diferencimi
(klasifikimi) i shkencave paraqet zbulimin e lidhjeve interaktive në mes segmenteve të
tyre, në bazë të parimeve të caktuara dhe lidhjeve të tyre të ndërsjella. Diferencimi i
shkencave ka rëndësi të madhe teorike dhe praktike.
Në aspektin e vështrimit historik të shkencave dhe klasifikimit të tyre, dallohen
tri faza kryesore të zhvillimit. Këto janë:
1. faza e parë karakterizohet me shkencat e përbashkëta (unike). Kjo fazë
përfshinë antikën dhe shekujt e hershëm mesjetar. Në atë periudhë relativisht
të gjatë shkenca nuk ishte e diferencuar, sepse atëherë filozofia konsiderohej
shkencë e vetme. Ajo kishte tretmanin e “shkencave mbi shkencat”, ngase
përfshinte të gjitha dituritë njerëzore për natyrën, shoqërinë dhe për mendimin
(Kedrov, v.c.RZ, 78).
2. faza e dytë karakterizohet me fillimin e intensifikimit të diferencimit të
shkencave. Kjo fazë përfshinë periudhën nga shekulli XV deri në shekullin e
XVIII-të. Nga shkenca e tërësishme dhe e vetme – filozofia, ndahen shkencat
speciale: së pari matematika, mekanika, astronomia dhe më pastaj: fizika,
kimia, biologjia, gjeologjia, sociologjia, psikologjia, ekonomia, shkencat
juridike etj.
3. ndërkaq, në fazën e tretë, e cila fillon që nga shekulli XIX, bëhet diferencimi
më i detajizuar, por njëkohësisht edhe integrimi i disa disiplinave në fushat
shkencore. Në këtë mënyrë, krijohen sistemet shkencore. Klasifikimi i tillë
përcillet me procesin e ndërlidhshmërisë në mes veti.
Diferencimi i shkencave, përveç rëndësisë teorike, rol të veçantë ka edhe në
rrafshin praktik. Roli përfshihet në:
1. organizimin optimal të rrjetit të organizatave mësimore shkencore, si dhe të
organizatave shkencore kërkimore;
2. planifikimin dhe realizimin e detyrave dhe të projekteve shkencore
kërkimore;
3. kooperimin dhe koordinimin e hulumtuesve të specializimeve të ndryshme;
4. publikimin (botimin) e edicioneve të specializuara, si bie fjala: enciklopeditë,
monografitë, tekstet shkollore, universitare, përmbledhje punimesh, revista
shkencore periodike etj;
5. arsimimin e specialistëve, trajnimin dhe aftësimin, si dhe perfeksionimin e
individëve dhe të stafeve shkencore e profesionale.
18
19. PROF. DR. ALI JAKUPI - METODOLOGJIA E PUNËS SHKENCORE KËRKIMORE
Klasifikimi i shkencave ka mbështetje në parime themelore, si më poshtë:
▼ Nga aspekti gnoseologjik, diferencimi i shkencave mund të jetë:
1. objektiv (kur lidhja në mes të shkencës, deri vonë nga objekti i kërkimit dhe,
2. subjektiv (kur për themel të diferencimit të shkencave merren veçoritë e
subjektit.
▼ Nga aspekti metodologjik, klasifikimi (diferencimi) i shkencave mund të jetë:
1. sipas parimit të koordinimit (kur lidhjet në mes shkencës përfshihen si të
jashtme, prandaj sipas këtij diferencimi, te disa shkenca ekzistojnë dallime dhe
kufij të theksuar dhe të ashpër).
2. sipas parimit të subordinimit (lidhjet në mes të disa shkencave trajtohen si të
brendshme, organike. Kjo lidhshmëri shpreh lidhjet e ndërsjella të shkencave dhe
krijimin e një shkence nga tjetra. Me këtë shkencat radhiten dhe klasifikohen prej
të thjeshtës deri tek e ndërlikuara; nga e ulta deri te e larta.
3. sipas parimit të qasjes strukturale, vështrohet: 1) qasja horizontale (që
mundëson vështrimin e radhitjes, rangimit të shkencave që i përgjigjen shkallës
së ndërlikueshmërisë së objektit të shkencës) dhe, 2) qasja vertikale (që i vënë
në pah elementet e shkencës, me të cilat është arritur nëpërmjet procesit deri te
njohja e objektit).
Sistem adekuat i diferencimit të shkencave mund të fitohet, ndërtohet vetëm në
qasjen e përbashkët horizontale dhe vertikale.
Zhvillimi i ekonomisë, i teknikës dhe i teknologjisë, i shoqërisë në përgjithësi, ka
kushtëzuar edhe strukturimin e shkencave sipas sektorëve dhe fushave. Po ashtu,
avancimi i teknologjive mundëson zbërthime dhe detajizime të shumta nëpër lëmenj,
veprimtari dhe degë ekonomike.
19
20. METODOLOGJA E PUNËS SHKENCORE KËRKIMORE
II. METODAT SHKENCORE KËRKIMORE
II.1. Nocioni i metodës
Meqenëse ekzistojnë fusha të gjera ku mund të bëhen hulumtime
shkencore, për të arritur suksese dhe për të zbardhur probleme të përgjithshme,
zbatohen lloje të caktuara të metodave. Është e rëndësishme se tash janë të njohura
lloje të shumta të metodave, prandaj mund të bëhet zgjedhja e tyre në mënyrë
adekuate, për disiplinat e ndryshme shkencore.
Metoda e ka prejardhjen nga greqishtja: methodos=rrugë, mënyrë e kërkimit, që
do të thotë qasje e planifikuar e hulumtimit të ndonjë dukurie, përkatësisht mënyra e
punës për realizimin e ndonjë qëllimi në filozofi, në shkencë, në politikë, ose në ndonjë
fushë praktike.
Termi metodë zbatohet në dy kuptime e që të dyja mund të kryqëzohen. Njëri
kuptim e ka domethënien e modeli të gatshëm, të procedurës, të skenës, renditjes, sipas
së cilës zhvillohet një veprimtari praktike, si bie fjala metodat prodhuese në industri, në
agroteknikë, në ndërtimtari, metodat e lojërave, të mësimit, ligjërimit, të krijimtarisë
artistike, të aktiviteteve politike etj. Në kuptimin tjetër, metodë do të thotë qasje e
kuptimit të zbatuar, me qëllim që sa më lehtë dhe sa më saktë të zbulohen dhe të
përpunohen sistematikisht faktet shkencore, të dhënat dhe informacionet (metodat
shkencore).
Metodat në shkencë kanë domethënien e mënyrës së kërkimeve (të sendeve apo
të dukurive) të cilat shkenca i hulumton.
Metoda shkencore është grumbull i qasjeve të ndryshme, të cilat shkenca i
shfrytëzon në punën shkencore kërkimore, me qëllim të gjurmimit, por edhe të
promovimit të rezultateve të kërkimeve në fusha të caktuara shkencore, në lëmenj
shkencorë ose në disiplina shkencore. Metodë shkencore quhet edhe çdo mënyrë e
kërkimeve shkencore, me të cilat sigurohen dhe vjelën dituritë e sigurta, të rregulura të
sistemuara dhe të sakta.
20
21. PROF. DR. ALI JAKUPI - METODOLOGJIA E PUNËS SHKENCORE KËRKIMORE
II.2. Veçoritë themelore të metodave
Veçoritë themelore të shkencës, përkatësisht të metodave shkencore,
me të cilat hulumtohen dhe zbulohen njohuritë shkencore janë:
- objektivitetit,
- besueshmëria,
- preciziteti,
- sistemimi dhe,
- tërësia
Objektiviteti është veçoria elementare në përgjithësi në shkencë, por edhe në
metodat shkencore kërkimore. Objektiviteti paraqet pa anshmëri, neutralitet dhe raport të
drejtë ndaj dukurisë së caktuar, lëndës ose objektit, që ekziston pavarësisht nga subjekti,
vështrimit dhe mendimit të tij. Përveç kësaj, objektiviteti përmban të drejtën objektive,
që to të thotë se njohuria, dituria përmban të vërtetën ashtu siç është. Për këtë arsye, kjo
konditë e metodave, para hulumtuesve shtron kërkesën që në mënyrë të plotë dhe të
pandërprerë të jetë i informuar me të gjitha të dhënat relevante që kanë të bëjnë me
lëndën, objektin kërkimor.
Besueshmëria e ka domethënien që hulumtuesi të jetë në gjendje që çdo
procedurë, qasje, qëndrim, konkludim ta justifikojë, me fakte në çdo kohë dhe në çdo
mjedis.
Precizitetit është, po ashtu, një parim i metodave shkencore dhe me këtë
nënkuptohet se parimi i precizitetit të metodave shkencore është në lidhje të ngushtë me
parimet e objektivitetit dhe të besueshmërisë (të validitetit), sepse njëri parim supozon
tjetrin, ndërsa tjetri e kushtëzon parimin e tretë dhe e kundërta, i treti mund ta kushtëzojë
të dytin e kështu me radhë.
Pothuaj në të gjithë lëmenjtë shkencorë transparencë e dukshme i jepet
përcaktimit të saktë dhe rëndësisë së shfrytëzimit të nocioneve shkencore. Në këtë
mënyrë, të gjitha fazat e punës shkencore kërkimore duhet të artikulohen me precizitet të
plotë.
Kjo do të thotë se me rastin e hartimit të projektit të caktuar kërkimor, është e
nevojshme të respektohen me përpikëri këto veprime operacionale:
- problemi, çështja shkencore të vrojtohet me rregull dhe të përkufizohet me
precizitet;
- me precizitet të grumbullohen, të rregullohen, të sistemohen dhe të
strukturohen të dhënat dhe informacionet;
- me precizitet të identifikohet struktura e punës;
- me precizitet të citohen dhe shfrytëzohen njohuritë, burimet e të tjerëve, të
huaja;
- me precizitet të përfillen dhe përpunohen, të mbarështrohen materiet stilistike
linguistike, si dhe terminologjike në veprën e hartuar.
21
22. METODOLOGJA E PUNËS SHKENCORE KËRKIMORE
Po që se nuk respektohen dhe nuk përfillen me përpikëri parimet e precizitetit,
atëherë në përpunimin e rezultateve të punës shkencore kërkimore, duke përdorur metoda
filozofike, logjike, teknike etj, arritjet rezultative do të jenë të zbehta ose të devalvuara
plotësisht.
Preciziteti, ndërkaq, nuk është parim absolut dhe ky relativitet vjen në shprehje
posaçërisht te lëmenjtë e shkencave shoqërore-humanitare, ku nuk gjene implementim të
mjaftueshëm, ndërsa te shkencat teknike, ekzakte, preciziteti është parim me veçori
absolute.
Përkundër shkallës më të ulët të precizitetit, edhe te shkencat shoqërore
humanitare, pra, te shkencat ekonomike dhe varësisht nga njohuritë dhe stili i
hulumtuesve rezultatet e fituara të punës shkencore kërkimore mund të jenë dhe janë
precize, të përkufizuara dhe plotësisht konkrete.
Sistemimi e ka kuptimin e sistemeve, mbështetjen në teorinë e sistemeve. Kjo do
të thotë se të gjithë elementet siç janë sendet, dukuritë, nocionet si dhe raportet në natyrë
dhe në shoqëri, të cilat i shqyrton hulumtuesi, duhet të jenë të lidhura në mes veti në
mënyrë funksionale në një sistem, ku karakterizohen me qëllime të caktuara dhe me
lidhjet e sërishme prapavajtëse, si kusht i ekzistimit dhe i funksionimit të tërësisë.
Tërësia nënkupton të dhëna se shkenca përbëhet nga një numër i vogël apo më i
madh i nocioneve të përgjithshme dhe të gjeneralizuara. Do të thotë se edhe metodat e
punës shkencore kërkimore duhet të mundësojnë zbulimet, kërkimet e veçorive të
përgjithshme të dukurive, të marrëdhënieve, të veçorive elementare të përbashkëta, të
dukurive të caktuara dhe të raporteve që përsëriten, orientohen në zbulimin e
ligjshmërive, të tendencave dhe të njohurive shkencore.
II.3. Qasjet e metodave
Me zhvillimin e shkencës vjen deri te degëzimi i saj nëpër të gjithë
lëmenjtë. Degëzimi ka të bëj me:
- metodat shkencore në kuptimin e gjerë logjik dhe,
- metodat shkencore në kuptimin e ngushtë teknik.
Metodat në kuptimin e gjerë logjik shërbejnë në qasjet e veçanta dhe specifike
nëpër lëmenj të caktuar shkencorë. Faktikisht këto janë metoda shkencore në kuptimin e
ngushtë teknik. Qasjet me të cilat arrihet deri te vjelja e diturisë e që paraqesin bazat më
të gjera të metodave shkencore, janë:
1. vëzhgimi,
2. eksperimenti dhe,
3. konkluzioni.
Mund të thuhet se metoda nuk është asgjë tjetër, përveç aplikim i teorisë, sepse
çdo teori nëpërmjet qasjeve të caktuara mund të shndërrohet në metodë.
Logjika (greqisht “logos” = kuptim, mendim, gjykim, përkatësisht shkenca për
parimet e të menduarit, është në funksion të metodave dhe të qasjeve.
22
23. PROF. DR. ALI JAKUPI - METODOLOGJIA E PUNËS SHKENCORE KËRKIMORE
II.4. Aspektet e vështrimit të metodologjisë
Ndërkaq, metodologjia është shkencë e metodave shkencore kërkimore.
Metodologjia e punës shkencore kërkimore mund të vështrohet nga tri aspekte: 1.
teorik, 2. teknik, dhe, 3. organizativ.
Aspekti teorik. - Ky aspekt ka të bëjë me detyrën themelore të metodologjisë, që
është teori e punës shkencore kërkimore, për të përçuar, mbartur kritikën logjiko
epistemologjike në veprën shkencore, me të gjitha elementet teorike dhe teknike. Me
këte nënkuptohet hulumtimi i strukturës logjike të ligjshmërive, hipotezat, teoritë, faktet
shkencore, njohuritë, zbulimet, shpikjet, stili, gjuha, terminologjia e tjerë.
Aspekti teknik.-Metodologjia nga aspekti teknik përfshinë qasjet e grumbullimit,
të vëzhgimit, të rregullimit, të eksperimentimit dhe të matjës së saktë të të dhënave, me
çka mund të krijohen kushte optimale, me të cilat mund të përdorën njohuritë,
informacionet, të dhënat.
Aspekti organizativ.- Metodologjia nga aspekti organizativ ka rëndësi dhe
detyrë të rëndësishme, që ka të bëjë me sigurimin e teknologjisë racionale në punën
shkencore kërkimore.
II.5. Qasjet e klasifikimkit të metodave
Metoda nuk është sinonim i metodikës, ngase metodika është disiplinë e
veçantë pedagogjike.
Sa i përket klasifikimit të metodave shkencore kërkimore, ekzistojnë qasje të
ndryshme, varësisht nga autorët që i trajtojnë këto çështje.
Metodat tradicionale të punës shkencore kërkimore veçohen në (VÇ, 39-44):
a) metoda teknike dhe,
b) metoda logjike.
Metodat teknike iu takojnë, përkasin tipeve të metodave të vëzhgimit, të
eksperimentimit, të numërimit, të matjeve e tjerë. Nëpërmjet tyre sigurohen kushte
normale për të arritur deri te të dhënat shkencore përdoruese. Këto e kanë rolin e
rëndësisë plotësuese dhe varirojnë nga një shkencë në tjetrën.
Metodat logjike iu përkasin të dhënave shkencore të përpunuara, të sublimuara
në konkluzione, si dhe në ndërtimin e teorive dhe të strukturave. Këto i përcaktojnë
kushtet nëpërmjet të cilave mund të njihet e vërteta shkencore. Kanë rëndësi në lëndën
themelore të metodologjisë.
23
24. METODOLOGJA E PUNËS SHKENCORE KËRKIMORE
II.6. Llojet e metodave
Ndërkaq, metodat shkencore, përkundër radhitjeve që i bëjnë autorët e
ndryshëm, klasifikohen kështu:
1.Metoda e analizës,
2.Metoda e sintezës,
3.Metoda e abstraksionit,
4. Metoda e konkretizimit,
5. Metoda e gjeneralizimit,
6. Metoda e specializimit,
7. Metoda e induksionit,
8. Metoda deduktive,
9. Metoda e modelimit,
10. Metoda e klasifikimit,
11. Metoda komparative (e krahasimit),
12. Metoda historike,
13. Metoda e tipeve ideale,
14. Metodat matematikore,
15. Metodat statistikore,
16. Metoda e studimit të rasteve,
17. Metoda e hulumtimit,
18. Metoda e deskripcionit,
19. Metoda e kompilacionit,
20. Metoda e vëzhgimit,
21. Metoda kibernetike,
22. Metoda eksperimentale,
23. Metoda dialektike,
24. Metoda gjenetike,
25. Teoria e sistemit si metodë,
26. Metoda aksiometrike,
27. Metoda empirike,
28. Metoda e mozaikut,
29. Metoda e numërimit,
30. Metoda e matjeve,
31. Metoda e analizës së përmbajtjeve.
II.6.1. Metoda e analizës
M etoda e analizës e ka kuptimin e zbërthimit të elementeve krijuese, të
mendimeve, të kreirimit (gr. Analyo = zbërthim).
Ekzistojnë lloje të shumta të analizave:
a) sipas funksionit gnoseologjik – njohurisë (deskriptive, eksplikative),
b) sipas ndërlikueshmërisë (elementare, kauzale, funksionale),
24
25. PROF. DR. ALI JAKUPI - METODOLOGJIA E PUNËS SHKENCORE KËRKIMORE
c) sipas shkallës së konkretizimit (materiale ose objektive, ideale ose
subjektive),
d) sipas lëndës së qëllimit të analizës (strukturore, komparative, gjenetike),
e) sipas lëmit shkencor (ekonomik, kualitativ, kuantitativ, makroekonomik,
mikroekonomik).
Në saje të zbërthimit të mësipërm, në kuptimin e gjerë, gjirhëpërfshirës, metoda e
analizës është qasje e kërkimit shkencor dhe e shpjegimit të së vërtetës nëpërmjet
zbërthimit të krijimeve mendore të ndërlikuara (kuptimet, gjykimet, konkluzionet) në
elemente më të thjeshta dhe në pjesë përbërëse të çdo vepre kërkimore, si dhe pjesëve që
kanë lidhshmëri me njëra tjetrën.
Analiza është qasje:
- e të menduarit në procedurën nga e veçanta kah e përgjithshmja;
- e ekzekutimit të teoremave si dhe të aksiomave sipas rregullave të konfirmuara;
- analiza është proces i reduktimit të jo të njëjtave sende në njëjtësinë më të madhe;
- analiza është avancim nga e ndërlikuara te e thjeshta.
Janë të njohura lloje të shumta të analizave, siç e pamë më sipër.
Sipas funksionit gnoseologjik, ekzistojnë dy lloje të analizave:
1. deskriptive, kur përshkruhen elementet e ndonjë tërësie dhe,
2. eksplikative, kur bëhen përpjekje të shpjegohet tërësia e caktuar në bazë të
pjesëve të saj.
Sipas ndërlikueshmërisë analiza mund të klasifikohet në:
1. elementare, në të cilën gjurmohet për elementet që e përbëjnë tërësinë;
2. kauzale, në të cilën vërtetohen lidhjet e shkak-pasojave;
3. funksionale, në të cilën hulumtohen funksionet e elementeve që e përbëjnë
strukturën e tërësisë së dukurisë.
Sipas qëllimit, kaheve, analizat mund të jenë:
1. Strukturore, kur vërtetohet struktura e dukurisë, e lëndës ose e ngjarjes;
2. Gjenetike, kur bëhen përpjekje për kërkim të zhvillimit të lëndës;
3. Komparative, kur vështrohen raportet e njërës dukuri kundrejt tjetrës.
Sipas lëmit shkencor, në të cilin zbatohen analizat, metodat mund të jenë:
a) ekonomike,
b) historike,
c) matematike,
ç) teknike,
d) teknologjike, etj.
Në kërkimet ekonomike implementohen posaçërisht këto analiza:
1. metoda e analizës kuantitative (sasiore),
25
26. METODOLOGJA E PUNËS SHKENCORE KËRKIMORE
2. metoda e analizës kualitative (cilësore),
3. metoda e analizës makroekonomike dhe,
4. metoda e analizës mikroekonomike.
Metoda e analizës kuantitative është qasje e kërkimit shkencor nëpërmjet
faktorëve, fakteve dhe dukurive ekonomike të ndërmarra më parë me ndihmën e
nocioneve të ndryshme ekonomike, të sasive, të vëllimeve dhe të raporteve sasiore,
madje të radhitjes përmbajtësore, për të shpjeguar përfundimisht veprimin kauzal dhe të
rëndësishëm. Kjo do të thotë se faktet ekonomike, të dukurive ekonomike të përcaktohen
në sasi të caktuara (treguesit vleror), që mund të krahasohen në mes veti dhe të
shpjegohen shkaktarët. Për shembull shpenzimet, veprimtaritë e ndërlidhura,
grumbullimi i taksave, i tatimeve, përbërja strukturale e buxhetit etj.
Metoda e analizës kualitative (cilësore) është qasje e kërkimit shkencor
nëpërmjet zbërthimit të karakteristikave, veçorive cilësore të faktorëve elementarë
ekonomik, proceseve dhe të raporteve, të cilët mundësojnë vrojtimin dhe përcaktimin e
ligjshmërive ekonomike dhe të vërtetën kërkimore. Shkencës ekonomike mund t’i
përcaktohen vetëm raportet në mes madhësive ekonomike, të cilat sipas natyrës që e kanë
janë kualitative, por që në mënyrë ekzakte nuk mund të maten.
Në praktikë zbatim të gjerë ka metoda e analizës cilësore (kualitative), që nuk do
të thotë se më pak vlerë ka metoda kuantitative, e cila në asnjë mënyrë nuk duhet të lihet
pas dore. Faktikisht, këto të dyja kanë lidhshmëri në mes veti dhe njëra e kompenson
tjetrën me specifikat e veta.
Metoda e analizës makroekonomike është qasje e kërkimit shkencor nëpërmjet
zbërthimit, operacionalizimit të madhësive globale ekonomike, të orientuara në studimin
e këtyre madhësive në ekonominë kombëtare, strukturimin e tyre, krahasimin dhe
përcaktimin e lidhjeve funksionale. P.sh. madhësia e vëllimit dhe struktura e GDP-së, të
ardhurave kombëtare, shpërndarja e tyre, kursimet, investimet, tregtia e jashtme
(këmbimi tregtar, bilanci tregtar dhe i pagesave etj.).
Metoda e analizës mikroekonomike është qasje analitike në kërkimet
ekonomike, në kahet e vërtetësive kuantitative, të kornizimit, të studimit dhe të
shpjegimit të formave të ndryshme, të subjekteve ekonomike (organizata, firma,
korporata). P.sh. analiza e të hyrave, e shpenzimeve, e furnizimit, e shitjes, e pagave, e
investimeve etj.
Është e nevojshme që metodat makroekonomike dhe ato mikroekonomike të
kombinohen në punën shkencore kërkimore, ngase njëra e plotëson tjetrën.
II.6.2. Metoda e sintezës
S inteza e ka kuptimin e përbërjes, të lidhjeve, të grumbullimit. Rrjedhë
nga fjala greke: synthesys = përbërje. Ka kahe të kundërt me analizën. Nga pjesët
analitike përbëhet sinteza. Nëpërmjet sintezës krijohet:
26
27. PROF. DR. ALI JAKUPI - METODOLOGJIA E PUNËS SHKENCORE KËRKIMORE
- lidhja e kreirimeve dhe të mendimeve të thjeshta në tërësi të komplikuar, ose siç
thonë disa autorë: të komplikuar, më të komplikuar, edhe më tepër të komplikuar;
- lidhja e elementeve të fituara nga analiza;
- veprimtaria e subjektit rrjedhë nga e thjeshta kah më e ndërlikuara, gjithnjë në një
tërësi më të komplikuar.
Metoda e sintezës është qasje e kërkimit shkencor dhe e shpjegimit të së vërtetës
nëpërmjet lidhjes, përbërjes nga kreirimet e të menduarit të shkoqitur në tërësi më të
ndërlikuara, gjithnjë më të komplikuara, duke artikuluar elementet, dukuritë, raportet në
tërësi të përbashkët, në të cilën pjesët ndërlidhen në mënyrë të ndërsjellë.
Mund të konkludohet se rëndësia e analizës identifikohet në fazat e studimit të
lëndës. Ndërkaq, rëndësia e sintezës është e ndërlidhur me fazën e sublimimit të
rezultateve kërkimore.
II.6.3. Metoda e abstraksionit
A bstraksion do të thotë ndarje kuptimi e një karakteristike, veçorie, të
asaj që studiohet dhe vëzhgohet, ndërsa lehen anash karakteristikat tjera. Pra,
abstraksioni ka domethënien e ndarjes së qenësores nga jo qenësorja.
Nëpërmjet metodës së abstraksionit vjen në shprehje:
- gjenialiteti i kërkuesve (hulumtuesve), nëpërmjet aftësisë së tyre të abstraksionit
(p.sh. “raportet në mes të mallrave janë raporte në mes të njerëzve”);
- dallimi nga analiza, sepse në mënyrë të përhershme ndanë, veçon vetëm disa
karakteristika ose cilësi;
- në shkencat natyrore – për ndarje shfrytëzohet eksperimenti (ku hudhen gjërat e
parëndësishme), ndërsa në shkencat shoqërore vehet në pah abstraksioni i të
menduarit.
Abstraksioni si qasje e veçantë e të menduarit dhe të kuptuarit zbatohet në të
gjitha metodat shkencore, me të cilat hulumtohen lëndët, nëse ato kanë të bëjnë me
ndarjen e veçorive të caktuara (p.sh. të përgjithshme, të posaçme, të imtësuara, të
rastësishme, etj.).
II.6.4. Metoda e konkretizimit
K onkretizimi është e kundërta e abstraksionit. Në vete përmban
përcaktimin e diçkaje të përgjithshme me karakteristika të veçanta (p.sh. prodhimi
është kuptim i përgjithshëm, të cilin kur e konkretizojmë ja shtojmë prepozicionet -
masiv, serik, industrial, bujqësor, i duhanit, grafik, i filmit etj.).
Konkretizimi mund të jetë dysh si më poshtë:
1. të kuptuarit (qartësuarit) të bashkimit: e përgjithshmja – abstrakte në të veçantë
dhe individuale.
27
28. METODOLOGJA E PUNËS SHKENCORE KËRKIMORE
2. të kuptuarit (qartësuarit) e bashkimit – unitetit të veçantës abstrakte me të
përgjithshmen në çdo lëndë ose dukuri.
Konkretizimi, si qasje e veçantë metodike, faktikisht është sinteza e të
përgjithshmes abstrakte me të veçantën dhe individualen ose abstraksionit të veçantë me
të përgjithshmen.
Abstraksioni dhe konkretizimi më së shpeshti në punën shkencore kërkimore
zbatohen si qasje të ndërlidhura në mes veti. Në njëfarë dore mund të thuhet se në
aspektin praktik, fjala është për një metodë të përbashkët.
II.6. 5. Metoda e gjeneralizimit (përgjithësimit)
G jeneralizim do të thotë qasje e përgjithësimit, përkatësisht qasje e kuptimit,
me të cilën nga një kuptimi i veçantë kalohet në tjetrin, në të përgjithësuar.
Sipas këtyre qasjeve, mund të konstatohet se:
- problemi është çështje e ekzistimit të dukurisë dhe të lidhjeve, ndonëse
shpeshherë gjeneralizimet janë të gabueshme,
- gjeneralizimet nuk japin gjithmonë vlerësime autentike (p.sh. automobilat i
kanë katër rrotë, që është gjeneralizim, pasi që në rastet tjera mund t’i kenë
tri, tetë ose maunat njëzetë rrotë, etj.)
Metoda e gjeneralizimit është qasje e të kuptuarit të përgjithshmërisë, me çka një
kuptim i veçantë vjen deri te përgjithësimi, gjeneralizimi. Në bazë të vrojtimeve të ndara,
të veçanta, ekzekutohen, definohen përfundimet (konkluzionet) e përgjithshme, të cilat
do të jenë reale vetëm në rastet kur mbështetjen e kanë në fakte të vërtetuara, të
konfirmuara.
II.6.6. Metoda e specializimit
S pecializimi e ka domethënien që nga kuptimi i përgjithshëm, fitohet kuptimi
i ri, (nga fjala fakultet përfshihet lëmi i caktuar i specializuar: fakulteti ekonomik,
fakulteti juridik, fakulteti i elektroteknikës, etj.).
Metoda e specializimit është qasje e një kuptimi të veçantë, sipas të cilit nga e
përgjithshmja nxjerren kuptime të reja, që mund të konsiderohen të ngushta, të
reduktuara nga vëllimi, por të begata për nga përmbajtja.
Metoda e specializimit bazohet në metodat analitiko-sintetike dhe në metodat
abstrakte dhe të konkretizimit.
Metoda e gjeneralizimit dhe e specializimit përbëjnë tërësi të vërtetë, sikurse
elementet e përgjithshme dhe të veçanta përbëjnë unitet të caktuar në lëndën konkrete
reale, si bie fjala në sende, dukuri, nocione, ligje, teori dhe në njohuri.
28
29. PROF. DR. ALI JAKUPI - METODOLOGJIA E PUNËS SHKENCORE KËRKIMORE
II.6.7. Metoda induktive
M etoda induktive përmban mënyrën e konkluzionit, me qëllim të zbulimit,
ose të konfirmimit të së vërtetës. Konkluza induktive bazamentin e ka te e veçanta
për të arritur deri te e përgjithshmja. Në bazë të dukurive konkludohet se dukuritë
e ngjashme, të cilat ende nuk janë hulumtuar, do të kenë karakteristikat, vetitë e njëjta
(p.sh. prognozimi në bazë të analizës së regresionit është shembull tipik i induksionit).
Metoda induktive është mënyrë e zbatimit të konkluzioneve sistematike, ku në
mbështetje të fakteve të ndara dhe të posaçme vjen deri te konkluzioni për gjykim të
përgjithshëm, nga vrojtimi i rasteve konkrete të veçuara, si dhe të fakteve arrihet deri te
konkluzionet e përgjithshme.
Mënyra induktive e të konkluduarit ka rëndësi të madhe në shkencë, sepse me
këtë mundësohet që nga njohuritë dhe faktet e veçanta, vjen deri te përgjithësimi dhe
formësimi i ligjshmërive, përkatësisht deri te dituritë për fakte dhe ligjshmëri të reja.
Në mes induksionit si metodë dhe induksionit si mënyrë e konkludimit duhet të
vërehen diferencat. Disa autorë janë të mendimit se nuk ka dallime. Faktikisht, nuk ka
metoda induktive, pa konkluzione induktive. Mirëpo, e kundërta e kësaj nuk ka vlerë,
ngase nuk ekziston.
Ekzistojnë induksione të llojllojshme, ndërsa më të rëndësishmet janë:
1. induksioni i plotë,
2. induksioni jo i plotë,
3. induksioni prediktiv,
4. induksioni analogjik,
5. induksioni universal,
6. induksioni kauzal.
Induksioni i plotë karakterizohet me faktin se bazohet në numërimin e plotë të të
gjitha fakteve të veçanta. Në praktikë rrallëherë implementohet.
Induksioni jo i plotë krijon konkluzione në bazë të një numri të kufizuar të
dukurive të veçanta, të cilat janë të zbatueshme në fakte të tjera të llojit të njëjtë.
Induksioni prediktiv paraqet procesin e të menduarit që zhvillohet nëpërmjet një
klase në tjetrën dhe konkludimi bazohet në ngjashmërinë e klasave.
Induksioni analogjik bazohet në konkludimin nëpërmjet analogjisë, krahasimit,
me çka nënkuptohet se mendimi lëviz prej një shembulli në tjetrin, nga një rast i veçantë
në rast tjetër të veçantë.
Induksioni universal është qasja e të menduarit që zhvillohet nga klasa
ekzemplare në klasën universale.
29
30. METODOLOGJA E PUNËS SHKENCORE KËRKIMORE
Induksioni kauzal ka të bëjë me supozimet për zbatimin e metodave induktive,
siç janë vëzhgimi dhe eksperimenti. Mirëpo, për të siguruar vërtetësinë kauzale - të
pasojave, nevojitet implementimi i metodave të ndryshme. Metoda të tilla ka formuluar
F. Bacon (në shek. XVI) të cilat më pastaj në shekullin e XIX-të i ka përpunuar J. S.
Mill. Sipas tyre dallohen pesë metoda induktive. Këto janë:
1. metoda e pajtueshmërisë,
2. metoda e diferencave (dallimeve),
3. metoda e kombinuar (e pajtimeve dhe e diferencave),
4. metoda e mbetjes,
5. metoda e ndryshimeve përcjellëse (ndjekëse).
Në përgjithësi metoda induktive ka mbështetje në metodat: të vëzhgimit, të
eksperimentit, të numërimit, të matjes, të cilat konsiderohen metoda ndihmëse
induktive. Në metodat ndihmëse bëjnë pjesë edhe metodat statistikore (mesatarja
matematikore, mesatarja harmonike, mediana, moda, analiza regresive). Në realitet,
metodat në fjalë janë metoda të veçanta dhe ndihmëse të metodës induktive.
II.6.8. Metoda deduktive
M etoda deduktive është qasje e kundërt nga metoda induktive, d.m.th.
kemi të bëjmë me veprime nga e përgjithshmja kah konkretja, e veçanta. Metoda
deduktive bazohet në qëndrime të përgjithshme dhe më së shpeshti përbëhet nga
verifikimi i vlerës së përgjithshme: ajo që vlen në përgjithësi, vlen edhe në një rast të
veçantë, të caktuar.
Metoda deduktive është zbatim sistematik dhe i denjë i mënyrës deduktive të
konkludimit, nga qëndrimet e përgjithshme kalohet në të veçanta; nga konstatimet e
përgjithshme arrihet deri te konkluzionet e veçanta konkrete; nga shumë verifikime
përkufizohet ndonjë verifikim i ri i cili rezulton nga vërtetësitë paraprake. Në shkencë
këto lloje të konkluzioneve kanë rëndësi të madhe, sepse në bazë të gjykimeve të
përgjithshme, të raporteve dhe të veçorive logjike, mundësohen përkufizimet e
gjykimeve të veçanta, konkluzionet e veçanta, verifikimet dhe vërtetësitë e veçanta,
përkatësisht zbulohen dhe arrihen njohuri për të vërtetuar dhe pasqyruar fakte të reja,
ligjshmëri të reja dhe të vërteta shkencore të reja.
Deduksioni gjithmonë supozon njohjen e qëndrimeve të përgjithshme, të
parimeve, posedimin e njohurive të përgjithshme, në bazë të të cilave kuptohet ajo që
është e veçantë, njohuri të veçanta. Në deduksion më së shpeshti fillohet nga e vërteta e
përgjithshme për të ardhur deri te njohuritë e veçanta, individuale.
Elementet më të rëndësishme të metodës induktive janë: qëndrimet,metoda
analitike, metoda sintetike, metoda e abstraksionit, e gjeneralizimit dhe e specializimit.
Metoda deduktive në kuptim të gjerë shërben në shkenca për çështje të
ndryshme. Roli i kësaj metode është i përqendruar posaçërisht:
1. për shpjegimin e fakteve, faktorëve,
30
31. PROF. DR. ALI JAKUPI - METODOLOGJIA E PUNËS SHKENCORE KËRKIMORE
2. për parashikimin e ngjarjeve të ardhshme,
3. për zbulimin e fakteve dhe të ligjshmërive të reja,
4. për dëshmimin e tezave të shtruara,
5. për vërtetësinë e hipotezave,
6. për ligjërim shkencor.
Forma e zhvilluar e metodës deduktive quhet metoda aksiomatike (e
aksiomave), e cila bazohet në njohuritë ose në parimet (aksiomat), të cilat nuk mund të
vërtetohen, ose nuk imponojnë vërtetësi, ngase janë drejtpërdrejtë të qarta.
Konkluzionet deduktive dhe metodat deduktive kanë rëndësi të posaçme në
punën shkencore kërkimore, natyrisht, në kombinim me metodat tjera shkencore,
veçanërisht në kibernetikë.
II.6.9. Metoda e modelimit
M etoda e modelimit paraqet procedurë kërkimore sistematike, nëpërmjet
së cilës ndërtohet ndonjë model ideal ose i vërtetë, i cili ka dimensione për:
1. ndërrimin e lëndës që hulumtohet,
2. ndërrimin e lëndës e cila në një farë dore i përgjigjet modelit,
3. ndërrimin e objektit i cili ofron informacionet e caktuara për modelin.
Metoda e modelimit i ka tri funksione, si më poshtë:
1. funksionin praktik – aplikativ,
2. funksionin demonstrues dhe,
3. funksionin shkencor kërkimor.
Në funksionin e parë, modelet përdoren për zgjidhjen e problemeve praktike
sidomos në shkenca teknike (p.sh. modelimi i pajisjeve).
Në funksionin e dytë, modelet zbatohen posaçërisht për qëllime edukativo
arsimore.
Në funksionin e tretë, ndërkaq, modelet shfrytëzohen në punën shkencore
kërkimore në të gjithë lëmenjtë shkencorë.
Modelet janë të llojllojshme dhe mund të veçohen si vijon:
1. modeli i të vërtetës në idealen (modelet e kuptimit të sendeve reale);
2. modeli i konkretes në abstraksion (modelet abstrakte paraqesin çdo
gjeneralizim të dukurive konkrete (p.sh, formulat matematikore);
3. modeli i ideales në reale (metodat reale paraqesin të gjitha ilustrimet dhe
interpretimet e dukurive, të qëndrimeve, të funksioneve të vërteta dhe të
algoritmeve në objektet audio-vizuele dhe fizike, në sisteme, në
marrëdhënie);
4. modeli abstrakt në konkreten (modelet konkrete paraqesin të gjitha
konkretizimet dhe specializimet e dukurive dhe të qëndrimeve abstrakte);
5. modelet e thjeshta (janë modelet, funksionet dhe struktura e të cilave janë
relativisht të thjeshta, si p.sh. modeli i makinës së shkrimit);
31
32. METODOLOGJA E PUNËS SHKENCORE KËRKIMORE
6. modelet e ndërlikuara (struktura dhe funksionet e modeleve të këtilla janë të
ndërlikuara, p.sh. modeli i kompjuterëve, përkatësisht i hardverit);
7. modelet e strukturave (modelet që paraqesin strukturën e objekteve,
përkatësisht origjinalin, p.sh. modelet e trupave gjeometrike);
8. modelet funksionale (paraqesin funksionet e origjinalit të sistemeve dinamike,
p.sh. kibernetike, modelet e sjelljeve);
9. modelet e pjesërishme (modelet që paraqesin vetëm disa veti të origjinalit të
objektit, p.sh. një pjesë të strukturës, ose të mënyrës së sjelljes së sistemeve);
10. modelet globale (paraqesin tërësinë e lëndës së origjinalit);
11. modelet analitike (përbëhen nga grumbulli i relacioneve analitike në formën e
ekuacioneve dhe të jo ekuacioneve, me të cilat matematikisht modelohen
modelet dinamike, ose sjelljet e sistemeve të përbëra dinamike);
12. modelet rrjetore dhe topologjike (në formë të skemave hapësinore paraqesin
procese prodhuese e të tjerë);
13. modelet determinuese (modelet që kanë mënyra rigoroze të caktuara të
funksionimit);
14. modelet statike dhe stohastike (modelet e rastësisë dhe të probabilitetit, si
relacione të caktuara të probabilitetit).
Metodat e modelimit janë relativisht të reja dhe nuk kanë traditë të gjatë, prandaj
ende nuk janë të pranuara si metoda tradicionale. Karakteristikat gnoseologjike të këtyre
metodave vërehen në ekzistimin e ngjashmërisë së modelit dhe të objektit, të cilin e
prezanton ky model. Janë shumë të rëndësishme për shfrytëzim në teori dhe në praktikë.
II.6.10. Metoda e klasifikimit
K jo metodë fikson ndarjen e sendeve ose të kuptimeve. Me këtë vehet rend
dhe rregull në masën e të dhënave të përziera, kaotike. Zbatohet me qëllim të
trajtimit, artikulimit të analizës dhe të sintezës.
Metoda e klasifikimit është e pranueshme në kuptimin gjithëpërfshirës. Kjo ka të
bëjë me:
- diferencimin e shkencës nëpër lëmenj, sektorë, klasë etj.;
- ndërmarrjet e vogla, të mesme, të mëdha;
- veprimtaritë nëpër klasë, bashkësi, nënbashkësi etj.;
- shpenzimet: fikse, variabile, sipas klasave, analitike, sintetike etj.;
- e ardhura: të rregullta, të jashtëzakonshme, financiare;
- vlerësimi i diturisë së studentëve (nota 5-10) etj.
Metoda e klasifikimit është më e vjetra dhe më e thjeshta në cilësinë e metodës
shkencore. Shkencat, faktikisht fillojnë me klasifikimin. Klasifikimi është ndarje
sistematike dhe e plotë e kuptimeve të plota në kuptime të veçanta. Kështu kuptimi i
shkencës klasifikohet në shkenca të veçanta dhe në shkenca universale.
32
33. PROF. DR. ALI JAKUPI - METODOLOGJIA E PUNËS SHKENCORE KËRKIMORE
II.6.11. Metoda komparative (e krahasimit)
M etoda komparative ka të bëjë me peshimin e elementeve krahasuese,
veçoritë e përbashkëta, ose diferencat që i kanë dy ose më tepër dukuri, ngjarje,
objekte,etj. Kjo metodë është e përhapur shumë, ndërkaq me përdorimin e saj
mund të arrihet deri te konkluzionet e sakta, siç mund të ndodhë që konkluzionet të mos
jenë të sakta.
Me gjithë këtë, tash nëpërmjet kësaj metode zbardhen shumë shkenca, si bie fjala:
- strukturat ekonomike komparative,
- letërsia komparative,
- antropologjia komparative.
Nëse zgjerohemi në domethënien e kësaj metode, mund të kuptojmë se metoda
komparative paraqet procedurë të krahasimit të faktorëve, të dukurive, të proceseve dhe
të raporteve të njëjta, ose tepër të ngjashme, për t’i identifikuar ngjashmëritë midis tyre,
si dhe diferencat në mes tyre.
Krahasimi në mes dy sendeve, dy dukurive, dy ngjarjeve, bëhet me veprime të
njëpasnjëshme, ku së pari vërtetohen veçoritë e përbashkëta, madje të gjitha veçoritë
dalluese, me të cilat vjen në shprehje dallimi në mes tyre. Krahasimi mund të bëhet edhe
kur është fjala për më shumë se dy dukuri, ngjarje apo sende.
Në kahen e shqyrtimeve të ngjashmërive dhe të elementeve të njëjta, veçohen:
1. identifikimi i veçorive të caktuara të përbashkëta, ose të ngjashme të sendeve
dhe të dukurive të njohura më herët, si dhe të sendeve dhe dukurive të reja, të
cilat hulumtohen;
2. shtruarja e hipotezave themelore se sendi i ri ose dukuria e re ka veti të njëjta
ose të ngjashme strukturore, formë, lidhje, procese, përkatësisht edhe sjellje;
3. vërtetësinë e hipotezave themelore të shtruara dhe të karakteristikave të një
fushe të sendeve dhe të dukurive të reja;
4. krahasimi sistematik dhe sa më i plotë i dukurive dhe sendeve të njohura më
herët dhe të dukurive dhe të sendeve të njohura rishtazi;
5. klasifikimi i dukurisë së re ose i llojit të ri të dukurive në sistemin e dukurive
të gjera.
Me zbatimin e kësaj metode mund të krahasohen aktivitetet e bizneseve dhe të
rezultateve të korrura brenda periudhave të caktuara kohore të ndërmarrjeve të ndryshme,
participimin e ndërmarrjes në degën përkatëse, madje krahasimin e treguesve kryesorë
në mes vendeve të ndryshme (GDP, të ardhura nga turizmi etj.).
33
34. METODOLOGJA E PUNËS SHKENCORE KËRKIMORE
II.6.12. Metoda historike
M etoda historike ka fushëveprim më të gjerë sesa metoda komparative,
ngase përfshinë raporte krahasuese (komparative) nëpër periudha kohore, ku
bëhen analiza, zbardhje të fazave të zhvillimit, të niveleve zhvillimore e kështu
me rradhë.
Njëkohësisht, aplikon dhe involvon analizën dhe sintezën, metodën induktive dhe
deduktive, si dhe veprime dhe qasje të ndryshme. Ndonëse në pamje të parë duket e
thjeshtë, në realitet është metodë e komplikuar dhe komplekse.
Metoda historike përcakton dhe identifikon ngjarjet, për të qenë në gjendje për
dhënie të përgjigjeve në pyetjet: kur, ku, si, pse, dhe në çfarë rrethanash janë shënuar
ndodhitë, si dhe ç’është shkaku dhe pasoja e tyre. E metë e kësaj metode është se në
shumë raste nuk ekzistojnë materiale relevante, për shkak të mungesës së burimeve
faktike.
Metoda historike, përveç në shkenca tjera gjenë zbatim të gjerë edhe në ekonomi,
në të cilën rikostruohen seri kohore shumëvjeçare për ecurinë dhe rrjedhën e indikatorëve
të ndryshëm, siç janë GDP, pagat, investimet, konsumi, indekset, struktura e
produktivitetit etj.
Gjithmonë duhet të kihet parasysh se kjo metodë qasjet e veta i ka të mbështetura
në dokumente dhe në materiale të verifikuara, prandaj për këtë arsye vjen në shprehje
saktësia sa më e madhe për përshkrimin dhe analizën e ngjarjeve që kanë ndodhur. Në te
merret në konsiderim kronologjia, zhvillimit, si dhe lidhjeve kauzale dhe të pasojave për
objektet që hulumtohen.
II.6.13. Metoda e tipeve ideale
K jo metodë fillimisht është lajmëruar në sociologji, sipas së cilës
shkenctari Max Weber (1864-1920), e ka vënë në spikamë “tipin ideal” të ndonjë
dukurie shoqërore. Në këtë mënyrë janë vënë themelet e metodës së përgjithshme
të tipeve ideale. Me tipin ideal nënkuptojmë modelin teorik abstrakt të llojeve të caktuara
të dukurive shoqërore, siç mund të jetë tipi i prodhimit (serik, masiv, special etj.), madje
tipi i pushtetit (feudal, kapitalist, socialist etj.), tipi i ndonjë tërësie (mediteran, kosovar,
alpet shqiptare etj.). Tipet ideale kanë shtrirje të gjerë në jetën e përditshme, ku mund të
dëgjojmë shprehje si “mik ideal”, “bashkëshort ideal”, “portier ideal”, etj.
Sikurse çdo abstraksion tjetër, edhe kjo metodë, jo vetëm që lehtëson kërkimet
shkencore që paraqet një kontribut pozitiv, por në raste të caktuara mund t’i shpie
hulumtuesit deri te konkluzionet e shtrembëruara,. Kësisoji, është e nevojshme të kryhen
punët kërkimore në mënyrë sistematike, pa nguti të theksuar, ngase tipi ideal gjithmonë
është veçori mesatare (p.sh. paga mesatare, punëtori mesatar etj.).
Te metoda e tipeve ideale mund të dallohen tri lloje të tipeve të dukurive: 1. tipet
e klasifikuara, 2. tipet ideale dhe, 3. tipet ekstreme.
34
35. PROF. DR. ALI JAKUPI - METODOLOGJIA E PUNËS SHKENCORE KËRKIMORE
Tipet e klasifikuara janë nocione të klasave, përkatësisht të logjikës klasore.
Çdo tip i kuptimit klasifikimit klasifikues paraqet ndonjë dukuri të përgjithshme.
Nocionet klasifikuese japin “vlerën mesatare” në përcaktimin e kuptimeve.
Tipet ideale janë rezultat i izolimit dhe i shpalljes se veçorive të caktuara të
diturive. Këto janë nocione teoriko-konstruktive, të cilat sikurse abstraksionet, nuk kanë
dhe nuk mund të kenë korelacione adekuate reale në të vërtetën natyrore dhe shoqërore.
Tipet ekstreme janë tipe përfundimtare në një varg të caktuar të dukurive. Mund
të thuhet se janë kuptime fillestare dhe përfundimtare në dukuritë konkrete.
Metoda në fjalë ka zbatim të kufizuar në punën shkencore kërkimore. Mund të
implementohet në filozofi, politikologji, ekonomi etj.
II.6.14. Metoda matematikore
M etoda matematikore është veçantë, e cila i shfrytëzon mjetet e caktuara,
siç janë simbolet, funksionet, ekuacionet, matricat, lakoret etj.
Qasjet e saj përfshijnë zbatimin e logjikës matematike, formulat matematikore,
operacionet, pra, në përgjithësi mënyrat e konkluzioneve matematikore.
Metoda matematikore është qasje sistematike shkencore që përfshinë mjetet e
sipërcekura, për të arritur deri te konkluzionet meritore në punën shkencore kërkimore.
Kjo metodë mund të implementohet në të gjitha fushat shkencore dhe në
disiplinat shkencore (në subdisiplinat). Me ndihmën e kësaj metode në mënyrë ekzakte
pasqyrohen dhe shpjegohen ligjshmëritë e sendeve dhe të dukurive në natyrë, në
ekonomi dhe në shoqëri.
Në punën shkencore kërkimore kanë zbatim posaçërisht:
1. metodat ekonometrike,
2. metodat matematikore,
3. metodat e simulimit
II.6.15. Metoda statistikore
N ë shek. XX metoda statistikore është bërë njëra nga metodat më të
rëndësishme shkencore. Me të drejtë kjo metodë quhet metoda e përgjithshme
shkencore, nga shkaku se tepër shpesh shfrytëzohet në punët shkencore
kërkimore, në të gjithë lëmenjtë shkencorë, përkatësisht në të gjitha fushat dhe disiplinat
shkencore.
Te metoda statistikore ndeshemi në definicione të shumta. Në realitet, statistika
është shkencë e metodave për hulumtimin e dukurive masive me ndihmën e kërkimeve
numerike (RZ, 186).
Metoda statistikore zhvillohet shumë shpejtë. Kështu formësohen llojet e
ndryshme të metodave, që me përdorimin e kompjuterëve mund të zgjidhen në mënyrë
35
36. METODOLOGJA E PUNËS SHKENCORE KËRKIMORE
analitike problemet e ndryshme. Kohëve të fundit janë zhvilluar metoda statistikore
aplikative të specializuara, të cilat implementohen nëpër disiplina të caktuara shkencore.
Metoda të këtilla janë të pranishme gjerësisht, si bie fjala: metoda statistikore në
kërkimet ekonomike, metoda statistikore në këmbimin tregtar, metoda statistikore në
shkenca te mjekësisë, metoda statistikore në shkencat juridike e të ngjashme.
Metoda statistikore ka mbështetjen në qasjet induktive – gjeneralizuese, që do të
thotë se në bazë të një numri të caktuar të elementeve të ndonjë bashkësie apo serie të
dukurive, si dhe të ngjarjeve, ekstraktohet konkluzioni i përgjithshëm për vlerat mesatare
të vetive, për deviacionet nga mjedisi i vërtetë etj. në masë apo bashkësi të dukurive.
Megjithëkëtë, metoda statistikore në mënyrë relative i vënë në pah vlerat ekzakte,
rregullat dhe ligjshmëritë e dukurive masive. Prandaj, metoda statistikore i ka edhe
mangësitë e veta, të cilat shfaqen nëpërmjet:
1. njohurive kuantitative, sasiore të shprehura me numra, për të përcaktuar një
dukuri;
2. paraqitjes së problemeve për mundësitë e njohurive dhe njohjen e të
përgjithshmes në bazë të veçantës;
3. problemit të zbatimit të metodës së mostrës, për shkak të disa limiteve,
pamundësive të kornizimit të mjaftueshëm, në mënyrë që: mostra duhet të
jetë reprezentative; mostrat nuk zgjedhen sipas ndonjë parimi, por kryesisht
nga rastësia.
Përkundër këtyre mangësive dhe vështirësive, metoda statistikore paraqet
metodën më bazike në punën shkencore kërkimore. Roli i metodës statistikore nuk
qëndron vetëm në faktin e të përshkruarit të ngjarjeve, të dukurive dhe të sendeve, por
me ndihmën e saj shpjegohen raportet e shkak pasojave të dukurive që shqyrtohen.
Duhet theksuar se në shkencat shoqërore e humanitare, metoda statistikore në
mënyrë përkatëse dhe në masë të caktuar e zëvendëson metodën eksperimentale.
Ndër qasjet e metodës statistikore e që kanë zbatim të gjerë në punët shkencore
kërkimore, dallohen:
1. analiza e veçorive gjeografike;
2. analiza e rrjedhave numerike (mesatarja matematikore, mediana, moda,
momenti, matjet e dispersionit, matjet e asimetrive etj.);
3. analiza e rrjedhave kohore (indeksi, mesatarja e vlerave të rrjedhave kohore,
mesatarja gjeometrike, mesatarja kronologjike, trendi, oshilimet kohore);
4. metoda e mostrave;
5. paraqitja grafike e të dhënave statistikore;
6. korrelacioni (korelacioni linear, ragu i korelacionit, korelacioni i kurbës,
korelacioni multiplikativ, korelacioni parcial etj.).
II.6.16. Metoda e studimit të rasteve
S tudimi i rasteve është një metodë e veçantë, qasja e së cilës është përcaktimi
i rasteve në lëmenj të caktuar kohor (siç është ekonomia, drejtësia, gjeografia etj.),
raste këto që studiohen dhe analizohen. Rast i studimit mund të jetë produktiviteti në një
36
37. PROF. DR. ALI JAKUPI - METODOLOGJIA E PUNËS SHKENCORE KËRKIMORE
kompani, ndonjë avari në procesin e prodhimit, ndonjë fatkeqësi në komunikacion
(trafik) etj.
Realisht kjo nuk është metodë shkencore në kuptimin e plotë, ndonëse me të
zbardhen dhe argumentohen karakteristika dhe veprime të veçanta, të përkufizuara në
raste të caktuara.
II.6.17. Metoda e hulumtimit
M etoda e hulumtimit (vështrimit), mund të ketë qasje interne (në zyrë, në
kabinet) dhe eksterne (në terren). Kjo i vënë në përdorim të dhënat primare (gjatë
hulumtimit në terren) dhe të dhënat sekondare (që përfitohen nga publikacionet e
ndryshme).
Metoda e hulumtimit është e degëzuar dhe në të bëjnë pjesë: anketa, intervista,
testi dhe skalimi.
Metoda e anketimit përmban qasje me të cilat në bazë të pyetësorit hulumtohen
të dhënat, informacionet, mendimet për objektin që hulumtohet. Kjo metodë është e
besueshme dhe valide në atë masë, sa janë relevante informacionet e grumbulluara.
Mangësitë e metodës shfaqen nëse dhënia e informacioneve ka karakter subjektiv
dhe emocional, ose nuk janë të dhëna nga i anketuari i vërtetë.
Te metoda e anketimit ndeshemi me të anketuarin dhe anketuesin. Anketuesi
duhet të jetë person i përgatitur, të ketë aftësi të komunikimit dhe të lënë pështypje
afërsie me të anketuarin. Duhet të ketë njohuri solide për metodën, si dhe për përpunimin
e të dhënave në pyetësor.
Në rastin e hartimit të pyetësorit duhet të kihen parasysh këto çështje:
1. që pyetjet e shtruara në pyetësor të jenë të formuluara, sa përgjigjet e
anketuarit të japin informacionet e pritura për hulumtuesin;
2. që pyetjet në pyetësor të jenë koncize, të qarta dhe të formuluara me
precizitet, me qëllim që edhe përgjigjet të jenë të tilla;
3. që anketa të jetë mundësisht më e shkurtër, për tu dhënë përgjigjet sa më
saktë.
Metoda e intervistimit është shumë e ngjashme me metodën e anketës. Dallimi
mes tyre është se intervistimi bëhet në prezencën, kontaktin në mes të intervistuarit dhe
intervistuesit.
Me termin intervistë (it.) nënkuptohet biseda, bashkëbisedimi me personalitetet e
shquara në shkencë, në politikë ose në një lëmë specifike.
Intervista, në të vërtetë, paraqet teknikën e bisedimit, të bashkëbisedimit me theks
kërkimor, për të zbardhë ndonjë çështje që ka domethënie të posaçme për tematikën dhe
për kohën e caktuar. Intervistimi realizohet në kohë dhe në hapësirë të caktuar, ku i
përgjigjet të dy palëve, ndonëse mund të ndodhë që ky aktivitet të kryhet në mënyrë të
ngutshme dhe të befasishme, varësisht nga natyra e temave dhe e problemeve që
trajtohen.
37