1. Shkolla e mesme e mjekësisë “ Elena
Gjika”,
Ferizaj
Punim i Integruar nga praktika profesionale
Lënda : analiza laboratorike ,rentgenologjike,diagnostike në sëmundje emergjente
Mësimdhënësi:
Dr.Besnik Halili
Nxënëset :
Blearta Spahiu
Filize Dauti
Leonora Salihu
3. Aborti
► Aborti -paraqet ndërprerjen e shtatëzënisë deri në javën e 22-të të
jetës intrauterine të frytit .
► Aborti mund të jetë :
► • spontan; dhe
► • klinik
► Etiologjia :shkaqet që qojnë në abort janë të ndryshme : si ndryshime
ne karyotipin ,infenksione të ndryshme ( treponema pallidum
,chlamidya ,herpes simplex virus ),sëmundje të ndryshme si diabeti
,çrregullimet kardiovaskulare ,renale,defekte të uterusit ,çrregullime
imunologjike ,traumat e ndryshme etj.
► Simptomat: gjakderdhje e cila në mënyrë progressive rritet,dhembje
abdominale,temperaturë,plogështi,vjellje,dhembje shpine ,etj.
4.
5. Aborti Spontan
► Aborti spontan është ndërprerje e shtatëzënisë prej ndikimeve që nuk mund
të vërehen aspak nga jashtë.Ky mund te paraqitet në qfarëdo kohe të barrës.
6. Shkaqet për abort spontan
mund të jenë :
► -trasheguese ;ose
► -çrregullime të shkaktuara gjatë zhvillimit të spermatozoidëve ,ose të qelizës
vezë.
► Gjithashtu,përgatitja jo aq sa duhet mukozës së mitrës e cila kur bëhet ngulitja e
vezës së fekonduar qelizore nuk mund ti ofroj kushte të përshtatshme për zhvillimin
e ovulumit.Kështu që në shumicën e rasteve shtatëzëna aborton që në ditët e para
të zhvillimit të vet.Deri te dështimi mund të shpiejnë edhe anomalitë e lindura ose
tumorët në mitër.
► Njëri ndër shkaqet e rëndësishme të dështimeve spontane është edhe çrregullimi I
marrëdhënieve hormonale,në rradhë të parë mungesa e progresteronit dhë
gonadostimulinës së shtratit.
7. ► Dështimi spontan mund të paraqitet edhe te mitra jo mjaftë e
zhvilluar e ashtuquajtur mitra infantile.Përpos këtyre edhe sëmundjet
infective në shtatëzëni ,të shkaktuara prej bakterieve ose
virusëve,shpeshherë shkaktojnë në raste të lehta
embriopatinë,ndërsa në raste të rënda edhe vdekjen intrauterine të
embrionit apo të frytit dhe nxjerrjen e tij në ambientin e jashtëm.Gati
gjithmonë pas dështimit spontan mbesin disa pjesë të ovulumit ,të
cilat shkaktojnë gjakderdhje atonike nga mitra dhe krijojnë kushte të
përshtatshme per infektim që përhapet në organet gjenitale.Prandaj
pas dështimit tek rastet e vogla duhet bërë revizionin digjital të
kavitetit të mitrës .Pas intervenimit ,me qëllim që të zvogëlohet
rreziku prej ndonjë infektimi eventual ,të sëmurën duhet mbajtur në
shtrat më së paku për 3 ditë ,duke I dhënë njëkohësisht antibiotikë
dhe duke vënë qese me akull në pjesën e poshtme të barkut.
8. Aborti klinik ndahet :
1.2 Aborti imminent [abortus imminens]
Dështimin e mundshëm e karakterizon vetëm gjakderdhja e
lehtë nga mitra .Qafa e mitrës është e mbyllur dhe
kontraksionet ende nuk janë paraqitura.Në qoftëse ovulumi
është gjallë ,që e tregojnë reaksionet biologjike të
shtatëzënisë dhe analiza citohormonale ,dështimi mund të
pengohet.
Të sëmurën duhet vënë në shtrat ,ti jepen sedativë dhe
spazmolitikë ,e pas konsultimit të gjendjes citohormonale
duhet aplikuar shërimin substicional me hormone zakonisht
duke dhënë depoprogresteron.
9. 1.3 Aborti incipient (abortus
incipiens )
► Në fazën e mëtutjeshme të këtij
dështimi,e sëmuara ka
gjakderdhje të lehta ose të
bollshme ,kohë pas kohe I
paraqiten kontraksionet e mitrës
,ndërsa kanali cervical është I
hapur pjesërisht.Me këtë rast
gjasat për shpëtimin e barrës janë
mjaft të vogla,kjo aq më shumë
kur në shumicën e këtyre rasteve
ovulumi është I vdekur .Megjithatë
,nëqoftëse embrioni është ende
gjallë ,sikurse edhe tek dështimi
imminent mund të shpëtohet një
përqindje e konsiderueshme e
shtatëzënisë.Megjithatë,po të
jenë gjakderdhjet e shumta ,ose
po të përfitohet përshtypja se
ovulumi ështe I vdekur ,nuk duhet
pritet që femra të ketë gjakderdhje
por duhet qe me anë të kiretazhës
të bëhet mënjanimi I ovulumit dhe
të pjesëve të tij nga mitra.
10. 1.4 Aborti inkomplet (abortus incompletes)
Ky është stadium në të cilin disa pjesë të ovulumit janë
nxjerrë nga mitra.Në ato raste,femra ndjen dhimbje në
regjionin e kryqeve dhe në
pjesën e poshtme të barkut,si dhe ka gjak-
derdhje të shumta nëpër kanalin cervical ,
I cili është I hapur plotësisht. Në qoftëse nuk I
ndihmohet,mund të ketë gjakderdhje të mëdha ,kur
spontanisht gjakderdhja fillon të zvogëlohet.Vdekjet e
shkaktuara prej gjakderdhjeve me rastin e dështimit janë
mjaft raste të radha ,e po për këtë shpeshherë haset anemia
në shkallë më të lartë.Në rastin e dështimit jo të plotë,është
e domosdoshmë që më parë të bëhet kiretazha,më anë të së
cilës do të mënjanohen pjesët e mbetuara të ovulumit dhe me
këtë të bëhet e mundshme retraksioni I mitres ,në ç’mënyrë
pengohet gjakderdhja e mëtejme.
Menjëherë pas kësaj ,duhet kompensuar gjakun e
humbur,përkatësisht lëngun me anë të transfuzionit të
gjakut ,ose duke I dhënë solucion fiziologjik dhe duke e
luftuar infektimin me anë të sulfanoamideve dhe antibiotikëve.
Të sëmurën duhet mbajtur në shtrat deri në përmirësimin e
plotë klinik.
11. 1.5 Aborti komplet (abortus completes)
Ky është dështim,me rastin e të cilit
mitra e ka hedhur ovulumin në tërësi.
Me rastin e këtij dështimi, ajo
retrahohet fort pasi që mitra është e
zbrazur ndërsa gjakderdhje nuk
ka.Por,pasi që asnjëherë nuk jemi të
sigurt se aborti është I plotë,e
konsiderojmë si shumë të arsyeshme
që edhe me këtë rast të bëjmë
kiretazhën me shumë kujdes,që për
qdo rast eventual të mos e rrezikojmë
jetën nga gjakderdhjet që mund të
shkaktohen nga moskujdesi I
kiretazhës së bërë,pra me kiretazhë të
lehtë e bëjmë mënjanimin e pjesëve që
eventualisht kanë mundur të ngelin
brenda,duke mos shkaktuar kështu
kurrfarë komplikimesh.
12.
13. 1.6 Aborti Febril
► Dështimi febril ështe I përcjellur me temperaturë të lartë.Temperatura e lartë
dhe gjendja e çrregulluar e përgjithshme e të sëmurës më shumë është pasojë
e veprimit të toksinave se sa të vetë infektimit.Dëshmia më e mirë për këtë
është se pas zbrasjes së mitrës,ateherë temperatura në rastet më te shpeshta
zbret ne gjendje normale.Prej tij më I rrezikshmi është dështimi septic I
përcjellur me infenksion.
14. 1.7 Aborti Habitual
► Abort habitual quajmë ndërprerjen e përsëritur spontane të
gravidancës njërën pas tjetrës,së paku tri barra të njëpasnjëshme tek
e njejta femër.Zakonisht secila ndërprerje e barrës që pason,ndodh
gati në të njejtën moshë të gravidancës.Në profilaksi dhe terapi
kryesorja është që të gjendet shkaku ose shkaqet e dështimit,gjë që
nuk është gjithnjë e lehtë dhe të bëhen perpjekje që ato të
mënjanohen.Në këtë drejtim duhet analizuar statusin e hormoneve në
shtatëzëni ,marrëdhenieve anatome,në radhë te parë në mitër dhe të
bëhet hulumtimi I shkaqeve të tjera eventuale të jashtme,të cilat e
shkaktojnë ndërprerjen spontane të shtatëzënise.Hulumtimet e
realizuara me sukses të shkaqeve dhe aplikimi I terapisë në mënyrë të
rregullt,e bëjne të mundur që femra të mbajë barrën edhe pas
dështimeve habituale që ka pasur.
► Viteve të fundit janë arritur rezultate të kënaqshme në trajtimin e
aborteve habituale ,për shkak të dobësisë së grykës së brendshme të
mitrës me ndihmë serklazhës,përkatësisht duke e operuar lidhjen e
cerviksit në nivel të grykës së brendshme.
15. 1.8 Aborti septik.
► Si komplikim haset tek dështimet me forcë (me
dhunë),zakonisht tek tentimet e dështimeve kriminale dhe
kjo aq me shpesh kur ndërprerja e gravidancës bëhet në
kushte të vështira.Infektimi , I cili pason ,e që shumë
shpejtë lidhet me intervenimin e tentuar ose të kryer,e
shpie të sëmurën në një situatë të vështirë.Në rastet e
lehta gjendja e përgjithshme e të sëmurës fare pak
ndryshon,ndërsa në rastet e rënda dhe serioze pasqyra
klinike mund të jetë mjaftë dramatike.E sëmura ndjen
dhembje spontane në pjesën e poshtme të barkut,ka
temperaturë të lartë ,ka rrënqethje dhe
drithërima.Gjakderdhjet janë të bollshme.Gjendja e
përgjithshme është e vështirë,ka pamje të frikësuar,buzët
dhe gjuhët janë tharë,të bardhët e syve shpeshherë janë
subikterike ,pulsin e ka të shpejtuar dhe filiform.
16. ► Gjatë ekzaminimit ,pjesa e poshtme e
barkut është mjaftë e
ndjeshme.Megjithatë,zakonisht arrihet
që të preket mitra e rritur me kanalin e
hapur cervical,prej të cilit derdhet
gjaku.Nën ekarter vërehën lëndimet ,të
shkaktuara prej intervenimit të tentuar të
mëparshëm.Në qoftë se dyshohet se
egziston perforacioni I mitrës,duhet të
bëhet shumë kujdes ekzaminimi I fundit
I mitrës dhe të bëhet intervenimi operativ
.Në të kundërtën,të sëmurën duhet
hospitalizuar,ti vendoset akull mbi bark
dhe në mënyrë parenterale të bëhet
kompenzimi I lëngjeve të humbura,e
sipas nevojës ti bëhet edhe transfuzioni
I gjakut dhe te aplikohet në mënyrë
energjike dhënia e terapisë parenterale
me antibiotikë.
► Për shkak të rrezikut nga zgjerimi I
mëtutjeshëm I infenksionit
septic,kiretazha nuk duhet të aplikohet
përveq kur kërcënohet rreziku nga
gjakderdhja e madhe,pas së cilës mund
të rrezikohet jeta e të sëmurës
,përndryshe perdorimin e kiretazhës
duhet shtyrë deri në qetësimin e procesit
inflamator.
17. ► Është e nevojshme të theksohet se në
rastet më të rënda të dështimit septic
dominon pasqyra e shokut endotoksik.E
sëmura qëndron e shtrirë në mënyrë
passive në shtrat,është e pafuqishme ,me
një puls shumë të shpejtë dhe mezi
preket ,lekurën e ka të ftohtë dhe të
djersitur,nuk ka temperaturë,është e
zbehtë,të bardhët e syve e ka
subikterik,me tension të ulët arterial,dhe
me oligori e cila mund të arrij deri në anuri.
► Prognoza tek këto të sëmura është me të
vërtetë e rëndë.Në qoftëse nuk vdes prej
shokut ose prej infektimit ,të sëmurës I
kërcënohet rrezik I madh prej anurisë
,përkatësisht prej azotemisë .
18. 1.9Missed abortion(aborti I deshtuar
Gjendja kur embrioni është I vdekur por nuk
nxirret nga mitra quhet dështim I përmbajtur ose
missed abortion. Në fillim femra I ka të gjitha
shenjat të cilat e përcjellin gravidancën e
hershme :
• mungesa e menstruacioneve;
•vjelljet e mëngjesit ;
•ndjenja e tensionit në gjinjë dhe eventualisht
paraqitja e kollostromit.
Në qoftë se ekzaminimin e bën mjeku atëherë ky
e vëren lividitetin e grykës dhe të mukozës së
vaginës ,rritjen dhe zbutjen e mitrës. Gjatë kësaj
kohe edhe reaksionet biologjike janë positive. Me
vonë kur embrioni ka vdekur ,shenjat subjective të
gravidancës zhduken ndërsa reaksionet biologjike janë
negative.Në qoftë se gravidanca ka qenë më e vjetër se
4 muaj e gjysmë ,lëvizjet e frytit nuk paraqiten atëherë kur
shtatëzëna I pret ato, ose pushojnë së vepruari në
qoftëse I ka ndier më parë .
19. ► Tek gravidanca më e vjetër se 5 muaj lunarë ,vdekjen e frytit në mitër mund të
vërtetojmë edhe me anë të ekzaminimit rentgenologjik.Në gravidancën e
hershme missed abortion nuk paraqet ndonjë rrezik për shtatëzënën ,ovulumi I
vdekur mund të mbetet gjatë në mitër pa kurrfarë pasojash për të sëmurën.
Megjithatë , po të jetë gravidanca më e vjetër se 5 muaj qëndrimi për një kohë
më të gjatë I frytit në mitër mund ta shkaktoj paraqitjen e hipofibrinogenemisë
dhe të paraqitjes së rrezikut për gjakderdhje të mëdha.Prandaj duhet që mitrën
ta çlirojmë prej frytit të vdekur.Kur konstatohet në missed abortion në trimestrin e
parë ,duhet të tonizohet muskuli I mitrës për disa ditë me stilbestrol dhe në spital
duke siguruar sasinë e gjakut për transfuzionin eventual me anë të kiretazhës
bëhet mënjanimi I ovulumit.Në qoftëse barra është e shtyrë ,nuk duhet shpejtuar
me intervenimin ,I cili në këtë rast mund të jetë shumë I rrezikshëm ,por duhet
tentuar me provokimin e abortimit ,të cilin tani e kompletojmë. Provokimi bëhet
në spital ,me anë të hormoneve ovariale,si dhe me doza te vogla të Kininit,të
cilat duhet dhënë më shpesh ,përkatësisht me dhënien e solucionit të zbutur të
oksitocines në menyrë intravenoze.Për të njejtin qëllim mund të përdoret ,si
shumë I suksesshem preparati I prostaglandinit.Po qe se këto metoda nuk
tregohen efikase e kjo ndodh rrallë herë tek gravidanca e shtyrë ,atëherë mitra
duhet patjetër të çlirohet prej frytit,dhe prej pjesëve të tjera të ovulumit me
intervenimin Cesaresk (secsio cesarea).
21. 2. Gjakderdhjet gjatë gravidancës
► Kur bëhet fekondimi dhe veza e fekonduar implantohet në decidua,ndërpritet
procesi I zakonshëm I këmbimit të veprimit të hormoneve mbi mukozën e
mitrës dhe me këtë ndërpritet gjakderdhja menstruale dhe çdo lloj gjakderdhje
tjetër nga mitra.
► Gjatë gravidancës së hershme shkaku më I shpeshtë I gjakderdhjeve është
aborti spontan.Në qoftë se gruaja është gravide dhe në këtë kohë paraqitet
gjakderdhja dhe dhimbja në abdomen duhet të mendojmë për shtatëzëni
ektopike.Gjakderdhjet gjatë gravidancës së hershme mund të paraqiten për
shkak të :
► ⊛polipeve cervikale;
► ⊛erozioneve të qafës së mitrës ;
► ⊛neoplazmave malinje;
► ⊛ kancereve etj.
22. Për të përcaktuar shkakun e gjakderdhjeve dhe për të ndërrmarrë me kohë masat
terapeutike është e nevojshme që te çdo grua shtatezënë të bëhet ekzaminimi me pasqyrë
vaginale ose me speculum.
► Gjakderdhjet në gjysmën e dytë të gravidancës mund të jenë dramatike ,aq shumë sa
që ta rrezikojnë jetën e gruas. Si shkaktarë mund të jenë :
► ⊛aborti imminent;
► ⊛aborti incipient;
► ⊛polipi cervical;
► ⊛erozionet e ndryshme;
► ⊛lezionet malinje;dhe
► ⊛kanceri I qafës së mitrës.
► Ekzaminimi bëhet me speculum ose me pasqyrë vaginale.
► Në gravidancën e vonë përpos këtyre shenjave ekzistojnë edhe dy shkaktarë tjerë që
mund të shkaktojnë hemoragji dhe të rrezikojnë jetën e gruas siç janë:
► ⊛placenta previa;
► ⊛shkolitja e hershme e placentës së implantuar normalisht.
► Ndër shkaktarët kryesor të gjakderdhjeve gjatë shtatëzanisë numërojmë :
► ⊛ ruptura e mitrës;
► ⊛ abprucio placentae;
► ⊛ gravidanca molare ;
► ⊛ gravidanca ektopike ;
► ⊛ placenta previa.
23. 2.1 Rutura e mitres
► Ky është komplikimi që në rastet më të shpeshta e përcjell ndërprerjen e barrës me dhunë.Ky
komplikim mund të shfaqet edhe tek manipulimet e tjera intrauterine:
► ⊛ sondimi I mitres;
► ⊛ kiretazha eksplorative;
►
⊛ histerografia.
24. Perforacioni I mitrës shkaktohet lehtë nëse muri I saj është I ndryshuar në
mënyrë patologjike.
► (Mola kalaveshore ,plagët të cilat kanë ngelur në
rastin e intervenimit cesaresk ose te miomektomisë
,dështimet e shpeshta të mëparshme apo kur
kiretazha bëhet në puerperiumin e hershëm.Me këtë
rast e sëmura për arsye të çarjes së perineumit ,ka
dhimbje të fortë dhe mund të kolabojë .Në raste të
këtilla ,jeta e femrës është e rrezikuar prej shokut
traumatic ,të shkaktuar prej dhembjes,prej
gjakderdhjeve ose prej infektimit ,I cili zhvillohet në
masë të plotë vetëm disa ditë pas intervenimit. Këtu
na shfaqet mundësia e peritonisit difuz dhe sepsës së
gjeneralizuar .
26. 2.2 Abrucio placentae-
► Paraqitet nje gjendje kur placenta normale ndahet prej murit të uterusit parakohe me ç’
rast aty krijohet një hematomë.Shkaku është I panjohur.
► Faktorë të rrezikut që ndikojnë në shfaqjen e abrucio placentae janë:
► ⊛ tensioni I lartë arterial;
► ⊛traumat ;
► ⊛përdorimi I kokainës;
► ⊛përdorimi I duhanit ,etj.
► Pasqyra klinike: gruaja ka dhimbje në abdomen,mitra është më shumë e zmadhuar ,ka
konsiztencë të fortë,nga orificiumi I saj I jashtëm rrjedh pak gjak me ngjyrë të errët.
► Forma më e rëndë e shkolitjes së placentës është apopleksia uteroplacentare e cila
paraqitet më shumë te shtatëzënat me Preeklampsi dhe Eklampsi.Gjendja e placentës
është e vështirë,pulsi I saj është I dobësuar por I shpejtë,tonet e zemrës së fetusit nuk
dëgjohen dhe ai tashmë është I vdekur.
27. 2.3 Gravidanca molare
► Mola hydatitoza -ose shtatëzënia molare vjen si rezultat I rritjes së tepruar të indeve
te cilat supozohet se zhvillohen brenda placentës.Normalisht placenta e ushqen
fetusin gjatë shtatëzanisë dhe në këtë gjendje indet rriten në mënyrë abnormale duke
formuar një masë të madhe në formë të kalaveshit të rrushit.
28. Ekzistojne dy tipe të shtatëzënisë molare:
⊛shtatëzënia molare e pjesërishme;dhe
⊛shtatëzënia molare complete .
► Simptomat:
► ⊛nauze;
► ⊛vjellje;
► ⊛simptoma të hipertireodizmit;
► ⊛gjakderdhje vaginale dhe tension të lartë
arterial .
► Mjekimi: mënjanohet përmbajtja e mitrës
me kiretazhë ose bëhet histeroktomia,dhe
2 vjet radhazi I bëhen ekzaminime të
sëmurës ,në rast të komplikimit merret
materiali per ekzaminim histologjik.
29. 2.5 Placenta previa
► Placenta më së shpeshti implantohet në
pjesën korporale të mitrës,në murin e saj
të përparëm ose të pasëm dhe rrallë
mbulon njërin nga këndet e mitrës .
► Në qoftë se placenta me implantim të ulët
e mbyll plotësisht ose pjesërisht mbulon
orificiumin e brendshem të mitrës atëherë
kemi të bëjmë me placenta previa.
30. ► Placenta e
implantuar në këtë
mënyrë e bën të
pamundur kalimin e
fetusit nëpër kanalin
e lindjes.
► Ekzistojnë 3 forma
të placenta previa:
► • marginale –
placenta është e
implantuar afër
cerviksit por nuk e
mbulon atë;
► • parciale – placenta
e mbulon një pjesë
të cerviksit;
► • totale –placenta e
mbulon tërë
cerviksin.
31. ► Faktorët që ndikojnë
në shfaqejen e
placenta previa janë:
► •zhvillimi abnormal I
mitrës;
► •placenta e madhe ose
abnormale;
► •shtatëzënitë e mëdha;
► •shtatëzënitë multiple;
► •ndërhyrjet kirurgjike
(c-seciton)
► •abori I menjëhershëm
;
► •konsumimi I duhanit.
32. Simptomat: dhimbje barku,gjakderdhje nga
vagina ,gjaku është I freskët në krahasim me
abrucio placentae ku gjaku ka ngjyrë të errët.
Mjekimi: për shkak të rrezikut të jetës së nënës
dhe të fëmijes, lindja normale nuk preferohet
për shkak të mundësisë të shfaqjes së
gjakderdhjeve të mëdha dhe komplikimeve të
tjera,zakonisht bëhet secsio cesarean.
33. 2.6 Ndihma e parë tek gjakderdhjet gjatë
shtatëzënisë
► Vendoset shtatëzëna në pozitë të
shtrirë,përderisa thirret gjinekologu,asaj I
vendoset vija intravenoze dhe lëshohet infuzioni
me tretje fiziologjike ,vendoset gazë sterile në
vaginë,kontrollohen shenjat vitale dhe
konstatohet prezenca ose mungesa e
hipovolemisë,merren mostrat e gjakut për
analiza ,përcillen rrahjet e zemrës së fetusit
,bëhet kateterizimi I fshikzës urinare ,merret
urina për analiza dhe regjistrohet diureza ,në këtë
mënyrë trajtohen gjakderdhjet gjatë
shtatëzënisë,e për ecurinë e mëtejshme e vendos
gjinekologu.