• Gefällt mir
Analiza e pasqyrave financiare pyetje me pergjigjje
Nächste SlideShare
Wird geladen in ...5

Analiza e pasqyrave financiare pyetje me pergjigjje

• 20,584 Views
Hochgeladen am

• Full Name Full Name Comment goes here.
Sind Sie sicher, dass Sie...
Ihre Nachricht erscheint hier
• Te Profa Hysen
Sind Sie sicher, dass Sie...
Ihre Nachricht erscheint hier
• Beje Downloadable kete dokument dhe te tjeret ose mos i veje fare ne interenet, se keshtu s'iu kryen pune askujt.
Sind Sie sicher, dass Sie...
Ihre Nachricht erscheint hier
• mfalni Te cili prof. osht qyky material?
Sind Sie sicher, dass Sie...
Ihre Nachricht erscheint hier
Keine Downloads

Views

Gesamtviews
20,584
Bei Slideshare
0
Aus Einbettungen
0
Anzahl an Einbettungen
0

Aktionen

Geteilt
Downloads
707
Kommentare
3
Gefällt mir
14

Einbettungen 0

No embeds

Inhalte melden

Als unangemessen gemeldet Als unangemessen melden
Als unangemessen melden

Wählen Sie Ihren Grund, warum Sie diese Präsentation als unangemessen melden.

Löschen
No notes for slide

Transcript

• 1. Analiza e pasqyrave Financiare
Karakteristikat sasiore të bilancit janë:
Baraspesha e Bilancit-Kupton barspeshën ndërmjet aktivit dhe pasivit të bilancit.
Shtimi I shumës së bilancit-Ky shtim mund të bëhet në tri mënyra: a)me ngarkim, b)me fitim, c) me metodat e teknikës kontabel.
Pakësimi I shumës së bilancit-Ky pakësim mund të bëhet: a)me shkarkim, b) me humbje, c)me metodat e teknikës kontabël.
Simetria e bilancit- nëse I mbledhim të g jitha zërat e bilancit (të aktivit dhe pasivit) dhe i pjestojmë me dy, rezutati I fituar na paraqet shumën e bilancit.
Dinamika e Bilancit-Na tregon ndodhitë reale ekonomike në ndërmarrje ne proqeset e operacionet ekonomike, lidhmeritë dhe kushtëzimet e tyre reciproke.
Ndryshimet vëtëm në bilancin e gjendjës- ndahen në 4 grupe:
Ndryshimet ne strukturën e aktivit
Ndryshimet ne strukturën e pasivit
Ndryshimet në strukturën e aktivit dhe të pasivt duke e rritur shumën e tërësishme te bilancit,
Ndryshimet në strukturën e aktivit dhe të pasivit duke e pakësuar shumën shumën e tërësishme të bilancit.
Ndryshimet në bilancin e gjendjes dhe të suksesit- ndahen në 4 grupe:
Pakësimi I aktivit të bilancit të g jendjes,
rritja ekuivalente e të dalave të bilancit të suksesit....
Rezervat Latente-krijohen duke e nenqmuar aktivin dhe duke e mbiqmuar pasivin. Keto rezerva inkurporohen si në bilance inventariale ashtu edhe ne llogaritë përfundimtare dhe janë të lidhura ngushtësisht me rregullat e sajimit të bilanceve perkatëse. Rezervat latent mund të ndahen në dy grupe:
Në rezervat që janë në kundërshtim me dispozitat ligjore,
Kur keto rezerva talerohen dhe janë në pajtim me politikën afariste të subjektit ekonomik.
Humbjet e Fshehta-dalin për shkak të mbiqmimit të aktivit dhe të nënqmimit të pasivit. Ato ndikojnë në rezultatin financiar dhe ai paraqitet më i mirë nga ai që është në fakt.
Qka paraqet llogaria e fitimit dhe e humbjes(B. Suksesit)?
*LLogaria e fitimit dhe e humbjes në fakt paraqet një pjesë të bilancit të gjendjës ku bëhet përpjekja që në mënyre më të shkoqitur të paraqitet suksesi I veprimtarisë afariste të ndërmarrjes Brenda një periudhe përllogaritëse që rëndom merret viti kalendarik. Për dallim nda bilanci , llogaria e fitimit dhe humbjes paraqet aktivitetin e ndërmarrjes në një periudhë të caktuar.
Cili është qëllimi i përllogaritjes së të hyrave dhe te dalave ?
*Qellimi I përllogaritjes së të hyrave dhe të dalave nuk është konstatim I sukseist në shumë apsolute, por I atij rezultati që mund të krahasohet me rezultatin e ndërmarrjes së njëjtë në një periudhë tjetër (të mëparshme).
Cilat parime duhet respektuar që rezultatet të jënë të krahasueshme?
*Që rezultatet të jënë të krahasueshme duhet respektuar këto parime:
Lidhja e të hyrave dhe të dalave në përiudhën përkatëse kur janë shkaktuar ato,
Me rastin e përllogaritjes së rezultatit financiar të zbatohen metoda të njëjta të qmuarjes siq janë përdorur për përiudhen me të cilën bëhet krahasimi.
Sipas cilave metoda mund të paraqitet llogaria e fitimit dhe e humbjes >
*Mund të paraqitet përmes 2 metodave:
Bilanci I suksesit I hartuar sipas metodës së specifikimit të të dalave e të hyrave,
Bilanci I suksesit I hartuar sipas shpenzimeve të tërsishme dhe bërjeve.
Parimet e Balancimit-Janë në të vërtetë rregulla principale të shprehjes së bilancit dhe përcaktimit të vlerës së pozicioneve të bilancit.
Parimi i Veshtisë
Parimi(koncepti) i rritjes monetare dhe I hulumtimit të vlerës
Parimi i entitetit të subjektit afarist
Parimi I kontunitetit (përherëshmerisë)të subjektit ekonomik
Parimi I shpenzimeve të verteta(historike)
Parimi i saktësisë( korelacionit), dhe
Parimi I Konsistentitetit.
Parimi i Vështisë-parakupton hartimin e atillë të bilancit që I merr parasysh të gjitha të papriturat dhe bëfasitë negative që mund t’i dalin ndërmarrjes gjatë veprimtarisë së saj.
Nënparimet e Parimit të vështisë:
a)parimi i realizimi, b)Parimi I imparitetit, c) Parimet e qmimeve më të ulëta, d)parimet e qmimeve ditore, e)parimet e qmimeve më të larta.
Parimet e qmuarjes së pasurisë së ndërmarrjes:
a)parimi I qmuarjes sipas qmimeve të furnizimit, b)parimi I qmuarjes sipas qmimeve ditore, dhe c)parimi I qmuarjes sipas qmimit likuidues.
Përllogaritja e amortizimit:-si qëllime kryesore të cilat më së shpeshit përmenden lidhur me përllogaritjen e amortizimit janë: konstatimi dhe paraqitja sa më korrekte e gjendjes dhe e structures se pasurisë dhe kapitalit në bilancin e gjendjes, sigurimi I mjeteve monetare për zevëndësimin e mjeteve kryesore të vjetëruar përmes kuotave të amortizimit të përmbajtura në të hyrat e sëndertuara, alokacioni periodik I shpenzimeve (vlerave irriciale) të mjeteve kryesore me qëllim të përllogaritjes reale të rezultatve peridike, dhe kenaqja e kerkesave kalkulative të subjektit afarist.
Metodat e qmuarjes së rezervave(stoqeve) janë: Metoda FIFO, LIFO, metoda e qmimeve mesatare, metoda e rezervave të hekurtga, metoda HIFO, etj.
Shkaqet e krizes së afarizmit të ndërrmarrjes :-
Levizjet ne treg(inflacioni)
Ndryshimet ne politiken monetrae kreditore
Jo likujditeti i ndermarrjes
Fatkeqesit natyrore
Krizat e farizmit te ndermarrjes paraqiten nese:
Nuk maksimizohet fitimi
Rezultatet e krijuara stagnojn
Rezultatet financiare jan me te vogla se ato qe priten
Rezultatet financiare jan negative
Si përcaktohet qmimi i Ndërmarrjes ?
Qmimi I ndërmarrjes= vlera objektive+vlera subjektive e shitësit-Vlera subjektive e blerësit
Metodat e qmuarjes së ndërmarrjes?
a)metoda e qmuarjes së substancës
b)metoda e rendimentit, dhe
c)metodat e tjera të qmuarjes së vlerës së ndërmarrjes
Metodat e qmuarjes së substancës- Mbështetën në bilancin e gjendjes dhe varësisht nga karakteri I tij substance mund të jetë përcaktuar si:1)vlera llogaritare,2)Vlera e korigjuar lloaritare, 3)vlera riprodhuese.
Metodat e qmuarjes së rendimentit:-Këto metoda mbështeten në pikëpamjen që preferon rendimentin-fitimin si faktorin më përspektiv të përcaktimit të vlerës së ndërmarrjes. Këto metoda janë: a)metoda statike e rendimentit, dhe b)metoda dinamike e rendimentit.
Metodat e tjera të qmuarjes së vlerës së ndërmarrjes :
a)Metodat e vlerës mesatare, b) metoda e shtutgardit, c) metoda e ekstrafitimit, dhe d)metoda e multiplik4imit
Me Konsolidim financiar-nënkuptohet zvogëlimi I rrizikut të realizimit të rezultatit afarist dhe financiar në nivel të pranuëshëm, eleminimi I humbjeve të fshehta në bilancin e gjendjes, vënia e baraspeshës financiare, sëndërtimi I një prodhimi të tilli i cili mundëson që riprodhimi I thjeshtë të kryhet nga mjetet vetjake(pa ngarkesa me borxhe të reja) dhe një pjesë e riprodhimit të zgjeruar gjithashtu të financohet nga burimet vetjake në mënyrë që të sëndërtohet një shkallë e mjaftueshme e autonomisë së borxhliut dhe një siguri e besorësit, si dhe të sigurohet rritja reale e aktivit neto(mjeteve vetjake).
Nocionet kryesore që përfshihen në definiconin e konsolidimit financiar janë:
-Së pari- në konsolidime financiare kuptohet zvogëlimi I rrizikut të sëndërtimit të rezultatit financiar dhe afarist sit ë atij bruto, ashtu edhe të atij neto në një nivel të pranuëshë.- Zvogëlimi I rrizikut të sëndërtimit të rezultatit afarist arrihet me rritjen e ndryshimit në mes të të hyrave të rregullta të realizuara dhe të dalave variabile, si dhe të periudhës(shpenzimet kohore që e ngarkojnë një periudhe). Zvogelimi I rrizikut të sëndertimit të rezultatit financiar bruto arrihet me rritjen e sistancë në mes të hyrave të rregullta të realizuar si dhe të dalave variabile e të dalave të periudhës plus mbulimi I të dalave për kamatat dhe kompenzimet e shfrytëzimit të mjeteve të huaja. Ndërkaq zvogëlimi I rrizikut financiar neto arrihet kur rritet distanca në mes të hyrave të rregullta të realizuara dhe të gjitha të dalave të numëruara më parë plus mbulimi I të dalave publike, tatimeve, etj.
Shkaqet e qrrekullimeve të konsolidimit financiar janë të shumta por ato mundë të klasifikohen në dy grupe: Të Jashtme(eksterne) dhe Të Brendshme (interne).
Në shkaqet Eksterne të Jashtme bëjnë pjesë:
a)Kriza ekonomike, b), inflacioni dhe mënyra e përcaktuar e bilancimit, c) politika monetare-kreditore dhe sistemi devisor, dhe d) shpërndarja parimore dhe sekondare.
Në shkaqet Interne të Mbrendshme bëjnë pjesë:
a)shkalla e shfrytëzimit të kapaciteteve, b)baraspesha financiare, dhe c)bilancimi I mjeteve jashtë funksionit.
Leverazhi AFARIST- esenca e përllogarites së leverazhit afarist qëndron në faktin se shpenzimet absolitikisht fikse edhe me rritjen e vëllimit të shitjes mbesin të pandryëshueshme. Kjo do të thotë se duhet shfryëtëzuar këtë karakteristikë të këtyre shpenzimeve deri në kufirin e tyre më të lartë për ta sqarua vëllimin e shitjes.
Shtimi I fitimit afarist në shumë apsolute=fitimi afarist i shtuar – fitimi afarist paraprak.
Shtimi I fitimit afarist në përqindje= Shtimi I fitimit afaist në shum apsolute/fitimi af,paraprak
Faktori I leverazhit afarist1.=%e shtimit te fitimit / %e shtimit të vëllimit të shitjes
Faktori I leverazhit afarist2.= fitimi marxhinal / fitimi afarist
Leverazhi FINANCIAR- ka të bëjë me burimet kreditore dhe burimet vetiake të mjeteve përkatësisht me raportin e tyre(raporti borxh-kapital). Dihet se për angazhimin e mjeteve të huaja paguhet kamata që ka karakteristika të shpenzimeve fikse meqë nuk ndryshon me rritjen apo zvogëlimin e vëllimit të qarkullimit. Edhe me këtë rast duhet gjetur kufirin më lartë deri ku mund të shkohet me rritjen e vëlliomit të q arkullimit pa marrë mjete suplementare rrotulluese do të thotë pa marrë kredi të tjera.
Shtimi I fitimit Neto në shumë apsolute=fitimi Neto i shtuar – fitimi neto paraprak.
Shtimi I fitimit neto në përqindje= Shtimi I fitimit neto në shum apsolute /fi timi neto.paraprak
Faktori I leverazhit afarist1.=%e shtimit te fitimit neto / %e shtimit tërritjes të fitimit afarist
Faktori I leverazhit afarist2.= fitimi afarist / fitimi afarist – kamata
Bashkëveprimi I Leverazheve(afarist dhe financiar)- ka për qëllim të dihet se qfarë efekti do të sjellë rritja e vëllimit të qarkullimit në fitimin NETO.
TREGUESIT E LIKUIDITETIT RRJEDHES
Raporti rrjedhës = Mjetet rrjedhëse/detyrimet rrjedhëse
Raporti i shpejt(prova acidike) = Mejtet rrjedhëse – stoqet/detyrimet rrjedhëse
TREGUESIT E MENAXHIMIT TE MJETEVE APO AKTIVEVE
Qarkullimi i Stoqeve = shitjet/stoqet
Qarkullimi i Pasurisë së tërsishme = Shitjet/pasuria e tërësishme
Qarkullimi i Pasurisë rrjedhëse = Shitjet/pasuria rrjedhëse
Qarkullimi i Mjeteve neto = Shitjet/mjetet totale – det. rrjedhëse
Periudha mesatare e arkëtimit = kërkesat e arkëtueshme/(shitjet/360)
Qarkullimi i mjeteve fikse = Shitjet/mjetet fikse neto
Qarkullimi total i mjeteve = Shitjet/mjetet totale
RAPORTET E BORXHIT - RAPORTI I BORXHEVE TOTALE NDAJ MJETEVE TOTALE
Norma e borxhit = Borxhi total/mjetet totale
Raporti i borxhit mbi kap.e vet = Borxhi total/totali i kap. të vet
Raporti i mbulimit të interesave = EBIT/Shp.e interest
RAPORTET E PROFITABILITETIT- RAPORTI I PROFITIT MARGJINAL BRUTO
Profiti marxhinal bruto = ( Profiti bruto/shitjet ) x 100
Profiti marxhinal neto =( Të ardhurat neto/ Shitjet ) x 100
Raporti bazë i fitimit =( EBIT/mjetet totale) x 100
Raporti i kth. nga mjetet totale = Të ardhurat neto/mjetet totale x 100
Raporti i kthimit nga aksionet e zakonshme = Të ardhurat neto/aksionet e zakonshme
Fitimi për njësi aksion = Fitimi neto / Nr. i aksioneve të emituara
Fitimi për aksion = Qmimi I aksioneve/Fitimi per një aksion
Pika e mbulimit =Shp.Fikse1- Shpenzimet variabile Te Hyrat
Raportet financiare duhet te sigurojn te dhena per:
Pasurit
Detyrimet
Kapitalin
Te hyrat
Te dalat
Analiza e biznesit – paraqet vlerësimin e prespektives dhe rreziqeve te ekonomis me qellim te marrjes se vendimeve cilesore ne biznes.
Per qka shfrytezohen raportet financiare ? - Per te permiresuar vendimet biznesore.
Analiza e kredise: kreditore jan ata te cilet u japin fonde hua kompanive ne kembim me premtimin se ato do tu kthehen se bashku me kamaten.
Kreditoret tregtar :japin mall me kredi pa kamat ne meny qe malli i marr tu paguhet ne nje dat te caktuar,nese paguhet me heret pason diskonti.
Kreditoret jotregtar : u sigurojn financim kompanive me premtimin e shkruar se do tu kthehet kryegjëja se bashku me interesin.
Analiza kreditore – paraqet vlerësimin e aftesis kreditore te kompanis ,pra qe ti paguaj obligimet e veta kreditore.perfshin analizen e Likujditetit dhe solventitetit.
Analiza e prespektives – paraqet parashikimin e nivelit te fitimit,rrjedhes se paras ose qe te dyjave ku rezultati i kesaaj analize paraqet nje grumbull parashikimesh rreth nivelit te fitimit te pritur dhe rrjedhes se pritur te paras te cilat do te shfrytëzohen per çmuarjen e ndërmarrjes.
Aktivitetet e biznesit:
Aktiviteti i planit te biznesit
Aktivitetet financiare
Aktiv.investuese
Aktiv.operuese
Aktiviteti i planit te biznesit- përshkruan qëllimet,strategjite dhe taktikat per aktivitetet ekompanis.
Dy burimet me te rendesishme te informatave rreth planit te biznesit jane:
Letrat drejtuar aksionareve
Analizat dhe diskutimet e menaxhmentit.
Aktivitetet investuese – i referohen metodave qe kompanit i shfrytezojn per te rrritur sasin e parase per plotësimin e nevojave te tyre.
Burimet e financimit ekstern :
invesitoret ne aksione
kreditoret
Aktivitetet financiare – paraqet shfrytëzimin e raporteve financiare per te analizuar poziten financiare dhe performancen e kompanis si dhe per te vleressuar performancen e ardhshme financiare.
Aktivitetet operuese – perfshijne
analizen e profitabilitetit (ka te bej me vlerësimin e kthimit te mjeteve nga investimet qe i ka ber kompania)
analizen e rrezikut – vlerësimin e aftesis se kompanis qe ti kryej zotimet e veta
analizen e shfrytëzimit dhe burimeve te fondeve – ka te beje me vlerësimin se si i siguron dhe angazhon kompania fondet.
Metodat dhe teknikat e vlerësimit te aftesis kreditore:
5 C (karakteri,kapaciteti,kapitali,kolaterali,kushtet)
CAMPARI (karakteri,aftësia,mjetet,qellimi,shuma,riapgimi,sigurimi)
Vlerësimi i planit te biznesit te kompanis
SWOT Analiza (fuqi,dobësi,mundesi,kercenimet.)
Analiza e informatave financiare
Vlerësimi i sigurimit te kthimit te kredise.
Koeficientet financiar te komapnis mund te krahasohen me :
Mesataren e industris ne te cilen vepron kompania
Ndonje kompani specifike ne te cilenn vepron kompania
Raportin e nyejt te komapanis ne vitet e kaluara.
Ekuacioni DU POINT - eshte nje formul e cila na mundëson qe norma e kthimit te pasuris (ROA) te llogaritet si produkt i profitit marxhinal X qarkullimi i pasuris totale.
Altman Z-Score
Njeri nder treguesit sintetik me te rendesishem i cili mund te perllogaritet nga te dhenat e pasqyrave financiare eshte treguesi i ALTMANIT me te cilin presupozohet “shëndeti financiar”ndryshe quhet “Koeficienti i falimentimit”.Sa me i lart te jet ky tregues aq me i lart eshte stabiliteti i firmes dhe e kundërta.
Formula
X1 = pasuria rrjedhëse – det.rrjedhese /totali i pasuris x 1.2
X2 =fitimet e mbajtura/totali i pasuris x 1.4
X3 = fitimi para kamates dhe tatimit/totali i pasuris x 3.3
X4 = ekuiteti/totali i detyrimeve x 0.6
X5 = shitja / totali i pasuris x 0.999
Z = x1+x2+x3+x4+x5
Vleresimi i kolateraliit , Funksionet e pengut -
E nënvizon seriozitetin dhe përkushtimin e kredimarresit per ta paguar kredine,
I ofron pak a shume zgjidhje te prekshme se do ta rikthej borxhin e pashlyer ne rast se te ardhurat e planifikuara deshtojne.
Përcaktimi i veres se pengut –
A eshte pasuria e len peng e shitshme ? A mund te shitet ne qdo koh?
A eshte vlerae saj e verifikueshme dhe pak a shume stabile?
A ka ndonje pal e tret te drejta mbi te?etj.
Realizimi i qëllimeve te ndërmarrjes sjell edhe realizimin e :
Qëllimeve te pronarit
Punësuarve
Shoqeris
Qëllimet e ndërmarrjes ne ekonomin e tregut :
Maksimizimi i fitimit
Maks.i shitjeve te firmes
Arritja e kënaqshme e nivelit te fitimit
Arritja e kënaqshme e pjesëmarrjes ne treg.
Grupet e interesuara per suksesin ndërmarrjes jane:
Pronaret
Menaxheret
Te punsuarit
Furnitoret
Konsumatoret
Qeveria
Shoqëria
Treguesit kryesor te suksesit te ndërmarrjes:
Likuiditeti
Produktiviteti
Rentabiliteti
Ne rast te mossuksesit te ndërmarrjes :
Ndryshohet politika afariste
Ndrrohet menaxhmenti
Ndrrohet pronari
Ndërmarrja likuidohet
Parimet themelore sistemore te ndërmarrjes:
Parimi i Autonomis –ndërmarrja eshte e pavarur ne zgjedhjen e veprimtaris se vet
Parimi se vetem pronaret e kapitalit te investuar vendosin ne meny direkte apo indirekte.
Parimi i afarizmit me maksimizimin e fitimit
Parimi i bartjes se rrezikut afarizmin e vet ne treg ne konkurencen e tregut.
Tri sferat e vendimeve afariste :
Investimi i resurseve
Afarizmi i ndërmarrjes me sfrytezimin e ketyre resurseve
Gërshetimi i burimeve financiare te cilat perdoren per sigurimin e mjeteve per resurset e nevojshme.
Nenproceset e procesit te menaxhimit:
Planifikimi – përcaktimi i qëllimit te ndermarrjessi dhe rezultati me ndihmen e te cilit do te sendërtohen qëllimet e parapara.
Vendosja – vendimet qe merr menaxmenti ne biznes
Udhëheqja – me ndihmen e te cilit sigurohet efikasiteti i zbatimit te vendimeve
Mbikqyrja – lidhur me sendërtimin e qëllimeve dhe rezultateve te parashikuara.
Procesi i marrjes se vendimeve :
Iracional (ne baz te ndjenjes,intuites,provojes)
Racional (ne baz te dijes,fakeve,informatave)
Vendimi = qellimi + informata + gjykimi
Karakteristikat themelore te informatave :
Saktësia
Vjetërsia
Preciziteti
Pjesëmarrja
Adekuatshmeria
Krahasueshmeria
Pergjigjjet qe duhet ti jap nje sistem informativ:
qfar informate eshte e nevojshme
ku eshte e nevojshme informata
kush e kërkon
ku eshte e nevojshme
pse eshte e nevojshme
sa kushton
Informatat mund te jen:
kuantitative (financiare dhe jo financiare)
jokuantitative
Karakteristika te rendesishme mbi kontabilitetitn dhe raportet financiare:
mbledhja,përpunimi dhe prezantimi i informatave kontabile
qe kan te bejn me ndërmarrjen dhe
te cilat jan te orientuar drejt shfrytëzuesve te interesuar
Procesi i kontabilitetit :mbledhja e te dhenave,analiza e ngjarjeve afariste,evidenca ne librat afariste,hartimi i bilancit provues,sajimi i raporteve financiare. Ose
Hyrja,procesi i përpunimit,dalja
Sistemi kontabilo-informativ : te dhenat,procesi i perpunimit ,informatat, shfrytëzuesit.
Ndryshimet afariste mund te jen :
kontabile
jo kontabile
Raportet financiare sipas SKK1:
Bilanci i gjendjes
Pasqyra e te ardhurave
Raporti mbi ndryshimin e kryerjes
Raporti mbi rrjedhen e parase
Faktoret qe ndikojn ne vendimin mbi disidenten:
Kosotja e emitimit
Kostoja e transaksionit
Tatimet
Efektet e clienteles
Kostoja e agjensise
Kostoja e emitimit :jan mjaft te larta arrijn deri 20% keshtu qe nese menaxheri vendos te emitoj aksione ne vend per te financuar investime te reja kostoja e emitimit kërkon shuma me te mdha te fondeve per investim ne krahasim me fitimin e pashperndar.
Kostoja e transaksionit :ka te bej me paknaqesit e aksionareve me politiken e dividentit ku rezulton me shitjen dhe per qdo shitje te aksioneve me vlere te vogel kërkohen provizione me te larta dhe anasjelltas.
Tatimet :ngarkojn te radhurat e korporates me tatime te dyfisht nese paguhet dividenta dhe njëfish nese nuk paguhet dividenta.
Efektet e klienteles :invesitoret siq jan individ te pasur do te preferonin te eliminonin tatimet duke blere aksione pa ose me divident te vogla por me fitime te larta kapitale.
Kostoja e agjensise: ka te bej me konfliktin menagjer aksionar ku menaxheret jan te interesuar qe dividenta te jet e pashperndar ne meny qe te riinvestoht ndersa aksionaret kerkojn qe te marrin divident de te fitojn sa me shume.
Fitimi per aksion : Fitimi para tatimit / aksionet e emituara
Ne ndikimin e objektivave ndikojn shume faktore:
Faktoret e rrethines
Ndikimi nga grupet e interesit
Objektivat ekonomike
Pergjgjesit sociale te organizates
Faktores e rrethines :lidhen me influencen e jashtme,natyren e biznesit dhe kulturen organizative.
Grupet e interesit : jan grupe te ndryshme qe jan te lidhura drejtpërdrejt me aktivitetin e firmes.
Objektivat ekonomike : jan faktore te tjere qe ndikojn ne formulimin e strategjis se sirmes te cilat ndikohen ne mas te madhe nga koalicionet e grupeve e interesit,ku objektivat zhvillohen sipas hierarkis qe fillon nga nga niveli me i ulet ku sipas shkallëzimit hierarkik kontribuojn ne arritjen e objektivave te nivelit me te lart.
Pergjegjesit sociale te organizates : jan te ndërlidhura me territorin ne te cilin vepron si qeshte :zhvillimi i infrastruktures,punësimin si dhe ruajtja dhe rregullimi i ambientit.
Formate financimit te firmes :
Burimet afatshkurtra
Burimet afatmesme
Burimet afatgjata.
Burimet e financimit afatshkurta:
Kredit tregtare- kur blerësi merr mall me qira dhe nese e paguan para kohes se caktuar pason diskonti.
Letrat tregtare – emitohen nga kompanit e medha dhe u shiten firmave tjera,shoqërive te sigurimit,bankave.
Kredit afatshkurtra – keto kredi merren nga bankat komerciale me kohëzgjatje relativisht me pak se nje vit.
Burimet afatmesme te financimit jane:-
kredit bankare me kohëzgjatje mbi nje vit (3-5).
Financimi me kontrata te shitjes se kushtezuar (kur blerësi nuk ka para te paguaj komplet blerjen e nje pajisje dhe nj epjes te asaj blerjeje ja financon ndonje shoqeri financiare.
Kredit qe i lejojn shoqerit e sigurimit (mbi 10 vite afat maturimi me norma te larta interesi).
Burimet afatgjata te financimit –
Financimi me aksione te zakonshme
Preferenciale
Me obligacione
Aksionet e zakonshme –
Pronësia- aksionaret jan pronar te firmesata vendosin per shpërndarjen e fitimit dhe ushtrojn kontrollin e firmes.
Vlera nominale – me rastin e themelimit te firmes merret vendimi lidhur me financimin e aseteve ku vlera nominale vendoset a arbitrarisht mbi aksionin.
Maturimi – nuk kan afat maturimi
Trajtimi fiskal – dividenta te keto aksione nuk zbritet per efektet fiskale.
Dividenta – ketyre aksionarve nuk u premtohet divident.ata marin divident vetem atehere kur ka fitim.
E drejta e votimit – kan te drejt vote dhe te zgjedhin bordin e drejtoreve.
Menyrat e rritjes se financimit permes aksioneve te zakonshme –
Fitimi i pashperndar
Emitimi i aksioneve
Shitja publike
Çmimi per aksionet preferenciale –
Pp = dividenti i aksionit te preferuar / norma e kërkuar e kthimit nga aksionari i preferuar
Llojet e obligacioneve :
Obligacionet e garantuara
Te pagarantuara
Shtetërore
Pjesmarrese
Euroobligacionet
Obligo. E konvertueshme
Me warrant
Obligacionet e garantuara- ndryshe quhen edhe hipotekare, emetohen per te blere mjete te caktuara fikse dhe kan te drejt pronësie mbi aktivitetet dhe mbi fitimin e korporates.
Obligo. E pagarantuara – jan letra premtimi te pagarantuara te firmes te cilat mbeshteten ne kredibilitettin e pergjithshem te saj.
Obligacionet pjesmarrese- interesi per keto obligacione arketohet vetem nese firma operon me fitim.
Euroobligacionet – definohen si obligacione te pagueshme ne monedhen e huamarrësit por te shitura jasht shtetit te huamarrësit.
Obligacionet e konvertueshme – mun te konvertohen me nje numer te caktuar te aksioneve te zakonshme.
Obligacionet me warrant – i jep zotruesit te drejt te blej tituj te tjere te firmes por jo per tu shkëmbyer me tituj te tjere.
Perparesit e obligacioneve :
Sigurojn te ardhura fikse
Kan perparesi ne fitim
Kostoja e këtij borgji eshte caktuar me pare
Pagesa e interesit te borgjit zbritet per efektet fiskale
Caktohet kadenca me saktësi.
Te metat e obligacioneve –
Pamuundeson perballimine borgjit nese firma nuk realizon fitim
Ka afatin e maturimit i cili i obligon menaxhmentin financiar te siguroj fondin e amortizimit ne meny qe te përballoj shlyerjen e borgjit me koh.
Ka aftine gjat te borgjit i cili nënkupton edhe risk me te lartë.
Si shprehet nje situat financiare :
Ne anen e aktivit,ne anen e pasivi dhe ne te dy anet njekohsisht.
Nga kush varet nje situat financiare se eshte e mire apo e keqe?
Varet nga madhesia dhe struktura e mjeteve te saj dhe burimeve te mjeteve si dhe nga harmonizimi i tyre me detyrat ne kushtet e pergjithsme ekonomike te veprimtaris.
Kur themi per nje gjendje financiare se eshte e mire?
Nese baraspesha financire siguron mbajtjen e likuiditetit,nese ngarkesa me borgje eshte e till qe te siguroj pavarësi te plot te ndërmarrjes dhe resoreve te saj,nese eshte solvente,etj
Kur themi per nje gjendje financiare se eshte e keqe ?
E kundërta
Qka paraqet kontabiliteti e qak bilanci ?
Kontabiliteti regjistron ngjarjet ekonomike ne ndërmarrje dhe permes bilancit shpreh gjendjen e saj.
Bilanci paraqet nje raport periodik kontabël mbi gjendjen e mjeteve ,burimeve te mjeteve dhe kapitalit te vet.
Klasifikimi i treguesve financiar –
Treguesit e likuiditetit
Treguesit e raporteve te menaxhimit te mjeteve
I raporteve te borgjit,
I rentabilitetit
Treguesit e raportit te vleres se firmes
Cilet jan treguesit qe shprehin stabilitetin financiar –
Siguria financiare
Shkalla e vet financimit
Shkalla e aftesis kreditore
Treguesit e likuiditetit jan:
Likuiditeti rrjedhes
Momental
I pergjithshem
Qka duhet pasur parasysh me rastin e vlerësimit te situates financiare :
Konstitucionin financiar,likuiditetin,rentabilitetin , shkallen e harmonis midis mjeteve dhe burimeve te tyre, krahasimi numerik te ndërmarrja konkrete me mesataren e deges ose ekonomis ne teresi.
Pyetjet me te shpeshta qe i parashtrojn kreditoret?
Pyetjet me te shpeshta qe i parashtrojn investuesit ne firma?