Jeta e perditshme ne qytetet arberore ne mesjete.pptx
Arti ne mesopotami,arte
1. ARTI NE MESOPOTAMI
Ne Mesopotami (ne greqisht toke midis dy lumenjve) u zhvillua nje prej qyteterimeve me
te hershme. Historia e saj njohu shume luftera te pergjakshme, popullsi te ndryshme
luftuan per territore dhe zevendesuan njera-tjetren.
Perendite e Mesopotamise ishin te shumta, pasi cdo popull qe sundoi per nje kohe te
caktuar solli me vete dhe perendite dhe besimet perkatese.
Keto perendi kishin thuajse te gjitha pamje dhe ndjenja njerezore, dashuronin, vuanin,
grindeshin, kishin familje dhe femije. Por, ndryshe nga njerezit e thjeshte, ato nuk
vdisnin, por sundonin perjetesisht boten e njerezve.
Ne Mesopotami linden qytetet e para ne historine e njerezimit. Sumeret, nje prej
popullsive te kesaj zone, themeluan disa 'qytet-shtete' te vogla, te qeverisura nga nje
mbret, te pavarura nga pikpamja administrative dhe ekonomike.
Qyteti ishte vendi ku sovrani duhet te shfaqte pushtetin e tij dhe, per kete arsye, u
ndertuan pallate te bukura dhe tempuj madheshtore, te mbrojtura nga mure te forta.
Zigurati
Ne qender te qytetit ngrihej nje kulle e shenjte, e quajtur zigurat, e perbere nga tarraca
te mbivendosura qe ngjiten lart. Me kohe ziguratet u bene gjithmone e me te larta, ne
majen e tyre ndodhej sanktuari i Zotit, ndersa me poshte gjendeshin magazina, dyqane
e 'biblioteka', ne te cilat ruheshin mijera pllaka te gdhendura me hieroglife. Ziguratet
ndertoheshin me tulla balte, ngaqe vendi nuk kishte gure. Ndertuesit zbuluan se po te
perzihej balta me fije kashte perftohej nje material shume i qendrueshem dhe lehtesisht
i transportueshem.
Zbulimet arkeologjike kane nxjerre ne drite edhe pallate madheshtore, te cilat ne fillim
2. nuk ndertosheshin ne ndonje plan te sakte, por me vone asiro-babilonasit dhe perset u
dhane nje pamje me te rregullt dhe te planifikuar.
Skulptura
Artistet sumere krijuan bizhuteri te mrekullueshme ne gure te cmuar, si dioriti, qe
paraqesin mbreter dhe perendi. Por, asiret dhe babilonasit ishin vecanerisht te afte ne
realizimin e bazorelieveve, qe zbukuronin muret dhe oborret e sallave e pallateve me
skena luftimesh dhe kortezhe, qe parakalojne si ne nje film ne paretet e mjediseve me
te rendesishme. Bemat heroike te sovreneve dhe skenat e gjuetise se luaneve ishin dy
prej temave me te dashura te ketyre basorelieveve. Subjektet paraqiteshin zakonisht
me kembet dhe koken ne profil e me bustin perballe. Keshtu mendohej se paraqitej me
me shume vertetesi trupi i njeriut dhe vihej me shume ne dukje veprimi qe ai kryente.
Duhen permendur gjithashtu edhe skulpturat imponuese, qe rueanin portat e mureve
dhe sallat e fronit ne pallatet asire. Ato paraqesin dema me koke njeriu, perbindesha
pozitive, me mjekren dhe floket e rregulluara me kujdes.
PUNOI: Xhuljana Alsela,XI-9