1. Energjia dhe resurset
Universiteti i Prishtinës “ Hasan Prishtina ”
Departamenti i Gjeografisë
Punoi: Valon Kryeziu Prishtinë, dhjetor 2014
2. Energjia dhe resurset
Shfrytëzimi i resurseve natyrore nga ana e njeriut është faktor përcaktues i
zhvillimit socio-ekonomik, dhe ardhmëria e njerëzimit nuk mund të
paramendohet pa shrytëzimin e tyre.
Materia dhe energjia janë të lidhura me njëra tjetrën, pasi materia
shëndrrohet në energji, e energjia kalon prej një forme në formë tjetër. Dhe
baza e kësaj energjie janë resurset natyrore.
Dmth. për të kryer një veprimtari nevojitet energji, e cila përfitohet nga
djegia e resurseve, të cilat kur digjen hargjohen.
Gjatë historisë njerëzore kanë ekzistuar shumë rende e sisteme shoqërore,
që janë dalluar edhe sa i përket përdorimit të energjisë, diku më pak e diku
shumë. Kjo shkaktoi revolucione dhe mirëqenie, por kanë ndodh edhe
konflikte, luftëra e shkatërrime.
3. Prodhimi i ushqimit, burimet natyrore, ndikimet shoqërore-politike dhe
ekonomike, kapitali dhe armatimi janë karakteristika të njohura të
civilizimeve të ndryshme tv cilat lidhen me energjinë.
Duke e parë rëndësinë e energjisë, Odam jep disa rekomandime sa i
përket energjisë, e ato janë:
1.Mos e harxho energjinë kot,
2.Bëhu i vetëdijshëm me rolin tënd në sistemin energjetik,
3.Respekto pjesëmarrësit tjerë në këtë sistem energjetik, sepse vetëm
bashkë mund të jetoni dhe mbijetoni.
4.Mos e admiro fuqinë, sepse rrugët e gabuara, shkatërrimi, zhurma, dhuna
janë dukuri përcjellëse e kësaj të keqeje
5.Stabiliteti i qëndrueshëm nga rritja ekonomike, bashkëpunimi, diversiteti,
si dhe mbijetesa e bashkësisë dhe e individit do të varen vetëm nga ti
(njeriu).
4. Krahas rritjës së numrit të popullsisë dhe standardit jetësor rriten edhe
nevojat për energji, prandaj energjia dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë
domosdoshmëri të kohës.
Resurset natyrore klasifikohen për nga burimi ose gjeneza, dhe për nga
natyra dhe efektet në mjedis.
Në këtë kontekst resurset natyrore ndahen në:
1.Resurse të përtëritshme ose rigjeneruese, dhe
2.Resurse të papërtëritshme
5. Resurset minerale
Shpenzimi i energjisë dyfishohet çdo dekadë, njëkohësisht edhe burimet
natyrore harxhohen, kurse disa prej tyre janë pranë shterjes.
Shpenzuesit më të mëdhenj të resurseve të papërtërira janë vendet e
zhvilluara, ndërsa shtrirja e tyre është e pabarabartë mes vendeve të
zhvilluara e të pazhvilluara.
Mineralet janë resurse të papërtërira, me prejardhje natyrore, ose produkt i
proceseve të komplikuara gjeologjike të shtresëzuara në korën e Tokës
Mineralet ndahen në metale dhe jometale.
Mineralet dallojnë nga lëndët fosile pasi kanë natyre abiotike ose inorganike,
ndërsa me rastin e përdorimit ato nuk digjen, prandaj edhe nuk zhduken
tërësisht. Pas përdorimit, ato mund të ri përpunohen dhe të përdoren prapë.
6. Hekuri - është ndër metalet më të përdorura në botë. Konsiderohet si
bazament ose themel i zhvillimit të industrisë pasi shumica e makinerive
janë të ndërtuara nga hekuri.
Hekuri ka përdorim në bujqësi, komunikacion, në energjetikë, ekonomi
shtëpiake etj.
7. Përveq hekurit në industri shrytëzohen edhe shumë metale tjera si: nikeli,
zinku, bakri, zhiva, kadmiumi, kallaji etj.
Rezervat e tyre në botë dhe afati kohor i harxhimit të tyrej janë të paraqitura
në tabelën më poshtë.
Duhet thënë se sasia e resurseve të papërtërishme në planet është fikse,
dhe përdorimi apo harxhimi i pakontrolluar do të sillte shterrimin e tyre.
8.
9. Për eksploatimin me intensitet të lartë të këtyre resurseve tërheqin vërejtjen
shumë shkencëtarë e organizata.
Psh. Klubi i Romës ishte shoqatë e krijuar më 1970 nga një grup
intelektualësh nga vendet ekonomikisht të zhvilluara, të cilët ishin të
shqetësuar për fatin e botës. Një nga publikimet e kësaj shoqate ishte libri
Kufinjtë e rritjes, një libër me prognoza pesimiste për të ardhmen. Më vonë,
në vitin 1974 publikimi i radhës quhej Njerëzimi në udhëkryq, ku u bëhej
thirrje vendeve në zhvillim që të heqin dorë nga insistimi në zhvillimin e
idustrisë, pasi ajo po e shkatërron mjedisin.
Por zbulimet e sasive të reja të mineraleve të papërtëritshme japin shpresë
se shterimi i tyre mund të shtyhet edhe për një kohë.
10. Burimet energjetike tradicionale
Gjatë procesit të përpunimit të mineraleve nevojitet energjia. Kjo energji
përfitohet nga lëndët djegëse si: nafta, gazi natyror, thëngjilli dhe nga
energjitë alternative ose të regjenerueshme.
Energjetika njëkohësisht parqet faktorin më të rëndësishëm të teknosferës
dhe problemin më të madh ekologjik.
Ligji i parë i termodinamikes thotë: materia dhe energjia në univers janë të
pandryshueshme, kurse ato as nuk mund të të krijohen dhe as të
shkatërrohen. Sasia e materies në univers është e caktuar në fillim të
kohës dhe do të mbetet e pandryshuar.
Ky është ligji për ruajtjen e materies dhe energjisë, e cila mund të kalojë
prej një forme në një formë tjetër.
11. Ligji i Dytë i termodinamikës thotë se materia dhe energjia mund të
ndyshojnë vetëm në një drejtim, nga e përdorshjma në të papërdorshme,
nga e dobishme në të padobishme ose nga e rregullt në të parregullt.
Ligji i tretë thotë se të gjitha atomet synojnë kah vendosja e rastësishme e
një kaosi me përmbajtje sa më të vogël të mundshme të energjisë, kurse
kjo tërheq me vete një parregullsi më të madhe në mjedis.
Ky kaos energjetik me tendencë të rritjes së parregullsisë njihet si entropi.
Entropia është masë për sasinë e cila më tej nuk mund të konvertohet në
punë.
Kjo mund të tregohet me djegien e thëngjillit nga i cili përfitohet nxehtësia
që humb në hapësirë, ndërsa si nënprodukte mbeten gazrat, bloza,
diokisidi i karbonit, squfuri e hiri.
12. Biosfera është sistem i mbyllur sa i përket këmbimit të materies, dhe i hapur
sa i përket këmbimit të energjisë.
Gjatë djegies së lëndëve djegëse tradicionale problem të madh po
paraqesin mbetjet, të cilat përpos që shkaktojnë ndotje po zënë hapësirë të
madhe.
Sasia e rezervave energjetike është vështirë të llogaritet saktësisht pasi ato
po hargjohen me intensitet të lartë, dhe të tjera zbulohen kohë pas kohe.
Vlerësohet se deri në vitin 1965 janë hargjuar 90 miliardë tonelata lëndë
djegëse, 50% e tyre janë nxjerrë për 25 vite (1940-1965).
Prej vitit 1860-1960 popullsia e botës është rritë 2,5 herë, ndërsa shpenzimi
i energjisë më tepër se 4 herë. Kjo ka quar drejt presionit në natyrë dhe
shkaterrimit të saj.
13. Shkencëtarët vlerësojnë se rezervat mund të hargjohen deri në fund të
shek. XXI, ndërsa Instituti Botëror për Resurse ka vlervsuar se rezervat e
naftës janë të mjaftueshme për 40 vitet e ardhshme, të gazit natyror për 50
vitet e ardhshme, ndërsa rezervat e thëngjillit për 200 vitet e ardhshme.
Sa i përket shpëndarjes ose hargjimit të lëndëve djegëse, ato nuk janë të
shprëndara njëjtë nëpër botë . Psh. një amerikan gjatë një viti hargjon 12
tonelata lëndë djegëse , ndërsa një indian 0,3 tonelata.
Ndër shpenzuesit më të mëdhenjë të mieraleve në botë janë SHBA-të.
Popullsia e SHBA-ve përbën 6% të popullsisë botërore dhe hargjon 40% të
resurseve natyrore të planetit. Një amerikan gjatë një viti shpenzon 225
kWh, 227 kg beton, 4 tonelata naftë, 300 kg xehe hekuri, 250 kg plehëra
artificiale, 1,6 m masë drunore, 900 kg prodhime bujqësore, etj.ᵌ
14. Thëngjilli
Ka prejadhje bimore-organike
U krijua në tokat moçalike para disa miliona vitesh
Energjia e thëngjillit paraqet energjinë e fosilizuar të Diellit gjatë periudhës
së terciarit.
Përdorimi i thëngjillit lidhet me zbulimin e makinës me avull. në shek. e 18.
Deri më 1950 thëgjilli merrte pjesë me 50 % në përfitimin e energjisë në
botë, në vitin 1975 kjo përqindje ra në 25 %.
Llojet e thëngjillit janë:antraciti, qymyrguri, qymyri i murrme, linjiti dhe torfa.
17. Nafta - është lëndë djegëse fosile, e cila u krijua në fundin e detit para miliona vitesh.
Me futjen në përdorim të makinës me djegie të brendshme u rrit roli i naftës si lëndë
djegëse.
Ka prejardhje shtazore, nga organizmat detarë, të cilët në mungesë të oksigjenit u
konservuan në shtresat e palëshueshme shkëmbore.
Në vitin 1905 nga nafta prodhohej 5% e energjisë, ndërsa në vitin 1975 50%.
18. Regjinoet më të pasura me naftë janë: Linjda e Afërme dhe e
Mesme (gjiri Persik), Amerika Veriore e Jugore, Afrika, Rusia etj.
21. Gazi Natyror
Gazi natyror ka prejardhje të njëjtë si nafta, dhe në vendet ku gjendet
nafta hasen edhe rezervat e gazit natyror.
Gazi natyror është më i lirë se nafta. Ka përdorim të gjerë në shumë
fusha.
22.
23. Burimet rigjeneruese të energjisë
Kriza e energjisë me të cilën po përballet bota, ka ndikuar që të bëhen
kërkime drejt gjetjes së energjive alternative ose regjeneruese. Si energji
alternative mund të përmendim: energjina e ujit, diellit, erës, valëve të detit,
energjia e baticës, gjeotermale etj.
Deri ka mesi i shek. XXI prodhimi i energjisë duhet të rritet për 10 herë për ti
plotësuar nevojat botërore.
Potencial të madh energjetik paraqet energjia e erës e cila nëse shfrytezohet
në maksimum tejkalon 100 herë nevojat e sotshme të energjisë.
Energjia e erës është energji e pastër, regjeneruse, është shumë e shtrenjtë,
e kushtëzuar nga era dhe relievi, zë hapësira të mëdha etj.
25. Në korën e Tokës në thellësi 7-10 km është akumuluar energji e madhe e
cila është 5 mijë herë më e madhe se të gjitha rezervat ekzistuese. Kjo
energji paraqitet në formë të ujërave të nxehta, në formë të magmës, llavës
vullkanike, gazrave të nxehta etj. Nga energjia gjeotermale mund të
përfitohet energji elektrike nga avulli i ujit që i vë në lëvizje turbinat dhe,
mund të përdoret për ngohje, sistemi i ujit të ngrohtë etj.
26. Energjia e baticës së detit është e madhe, por është e vështirë të përdoret.
Shembull ku shfrytëzohet kjo energji është tek gjiri Hudson në SHBA,
pastaj në Francë etj.
Energjia e lumenjve është e karakterit regjenerues dhe e pastër. Kjo
energji është përdorë që nga kohët e lashta për aktivizimin e turbinave të
mullinjve për bluarjen e drithit.
Me energjinë e ujit përfitohen 10 % e energjisë në nivel botëror.
Energjia e ujit më së shumti përdorret në Norvegji me 99%, Brazil 90%,
Zvicërr 80%, Kanada 70 %, Austri 70 % etj.
Potenciali energjetik i burimeve regjeneruese në planet
28. Potencial të madh për energji paraqet deutoriumi, i cili është izotopi më i
rëndë i hidrogjenit, i cili gjendet në sasi të madhe në Detin Botëror. Një gram
deutorium liron energji e cila lirohet me djegien e 10 tonelatave thëngjill. Kjo
tregon rëndësinë e deutoriumit si lëndë djesëse e së ardhmes.
Energjia e Diellit gjithashtu është energji e pastër, e regjenerueshme dhe me
sasi kolosale.
Dielli është burimi kryesor i energjisë për Tokën, por shrytezimi i kesaj
energjie drejtpërdrejt është në shkallë të ulët, dhe për këtë arsye po bëhen
hulumtime të shumta drejt gjetjes së formave të shrytezimit të kësaj energjie.
Sasia e energjisë diellore që arrin gjatë një dite në Tokë, është 600 herë më
e madhe se energjia që përfitohet gjatë një dite nga të gjitha format tjera të
përfitimit të energjisë.
29. Gjatë një viti Toka merr 173 miliardë kW energji, por e gjithë kjo sasi nuk mund të
shrytezohet pasi 47% e saj shëndrrohet në nxehtësi, të cilën e absorbojnë oqeanet,
23 % e energjisë mundëson qarkullimin e ujit në natyrë, 0,2 transformohet në energji
mekanike, një pjesë hargjohet gjatë fotosintezës dhe 30% dëbohet nga Toka drejt
hapësirës ndërplanetare.
30. Harta e potencialit të energjisë solar. Rreth ekuatorit janë
potencialet më të mëdha.
33. Rritja e kërkesave për energji po ndikon në rritjen e temperaturave të planetit. Gjatë
djegies së lëndëve fosile lirohet sasi e madhe e dioksidit të karbonit. Një sasi të
madhe të dioksidit të karbonit e absorbojnë bimët, si dhe detet e oqeanet. Por kur
kjo sasi do të rritet aq shumë sa do ta prishë balancin në natyrë, atëherë planeti
Tokë do të përballet me rritje të temperaturave, pasi CO2 absorbon rrezet
ultravjollce dhe kështu do të vinte deri te ndryshimi i klimes së Tokës, e me të do të
vihet në rrezik edhe ekzistenca e njeriut.
34. Energjia bërthamore
Energjia bërthamore është formë e re e përfitimit të energjisë. U shpik si
nevojë për plotësimin e nevojave me energji, dhe për nevoja ushtarake.
Kjo lloj energjie funksionon sipas reaksioneve fizike të grimcave të
elementeve radiokative.
Pjer Kyri dhe Maria Kyri më 1898 zbuluan se uraniumi duke rrezatuar
spontanisht liron energji.
Ky zbulim i tyre vuri bazat e përdorimit të kësaj karakteristike të lirimit të
energjisë nga atomet në përfitimin e energjisë.
Reaksioni i parë bërthamor është zhvilluar në Universitetitn e Chicagos në
vitin 1942.
36. Bërthama e izotopit të Uranit 235 gjatë fizionit, goditet me neutrone.
Neutronet shkatërrojnë lidhjet që janë ndërmjet grimcave në bërthamë, duke
liruar energji shumë të madhe.Rezervat e uranit në botë mjaftojnë për 50
mijë vitet e ardhshme.
37. 5% e prodhimit botëror të energjisë mbulohet nga energjia bërthamore.
30 vende në botë e përdorin energjinë bërthamore, 430 centrale nukleare
në tërë botën.
Anët pozitive: prodhohet sasi e madhe e energjisë, hargjohet sasi e vogël
e elementeve radiokative, ka përdorim në mjekësi, shkakton ndotje më të
vogël se burimet fosile etj.
Anët negative: avaritë, ndotja e ambientit, reaktiviteti i lartë, problemi i
mbetjeve bërthamore, përdorimi për arsye tjera si psh ushtarake,
ndryshimet klimatike etj.
38. Energjia bërthamore konsiderohet forma më e rrezikshme e përfitimit të energjisë,
pasi avaritë më të vogla shkaktojnë dëme të mëdha jo vetëm në vendin ku ndodh
avaria, por edhe qindra km larg. Avaritë më të mëdha bërthamore kanë ndodhur në
Ukrainë, në Chernobyl më 1986, në Fukushima të Japonisë më 2011 dhe në USA
1979. Disa vende me referendum e kanë ndaluar prodhimin e energjisë bërthamore.
Gjermania deri në vitin 2022 do t’i mbyllë të gjithë reaktorët e saj berthamor ndërsa
një vendim të tillë po e shqyrton edhe Japonia, pas ngjarjës së vitit 2011.
42. Plotësimi i nevojave me
energji dhe gjetja e mënyrave
për përdorimin sa më të
madh të energjive alternative
vlerësohet se do të jetë një
problemet më të mëdha të së
ardhmës, kur rezervat e
lëndëve djegëse tradicionale
pritet të hargjohen.
Çka mendoni ju, a ka vend
për panik, dhe si duhet te
zgjidhet problemi i energjisë
në botë?