SlideShare ist ein Scribd-Unternehmen logo
1 von 53
PROJEKT
[Bioteknologjia dhe te mirat qe sjell ajo.]
Struktura
• Nentemat:
• -Gjenetika dhe bioteknologjia.
• -Bioteknologjia dhe mjeksia.
• -Fermentimi dhe bioteknologjia Ushqimore.
• -Bioteknologjia mjedisore.
• Afati kohor: 6 muaj
Punuan:Nxenesit e klases XI-c
Qellimi: Te njihemi me aspektet baze te bioteknologjis
dhe te mirat qe mbart.
• Objektivat:
• 1.Te njihemi me shkencen e bioteknologjis.
• 2.Te analizojm lidhjen ndermjet bioteknologjis dhe
mjekesis.
• 3. Te studiojm inxhinerin gjenetike si nje pjese e
rendesishme e bioteknologjis.
• 4.Te tregojm rendesin e bioteknologjis ushqimore dhe
procesit te fermentimit.
• 5.Te percaktojm aspektet baze te bioteknologjis
mjeksore.
• 6.Te realizojm produktin perfundimtare te projektit.
GJENETIKA DHE BIOTEKNOLOGJIA
• Bioteknologjia eshte shkenca e cila merret me shfrytezimin e organizmave
te gjalle,qelizave ose pjesezave qelizore per prodhimin e produkteve te
ndryshme ,si dhe me permiresimin gjenetik te qenieve te gjalla ne
sherbim te njeriut. Konventa Nacionale e Diversitetit Biologjik e
përkufizon bioteknologjinë si : Çdo aplikim teknologjik që përdor
sisteme biologjike, organizma te gjalla, ose derivate te tyre, për te
bere ose modifikuar produkte ose procese për përdorim specifik.
• Bioteknologjia përdor arritjet e biologjisë molekulare dhe përdor një
shumëllojshmëri të teknikave, duke përfshirë teknologjinë e ADN
rekombinante (teknika izolimin e ADN, prerje e saktë të segmenteve të
ADN-së, transferimin e plasmideve të klonuar), teknikat kultura e indeve
dhe kultura e qelizave në një shkallë të madhe, PCR, etj).
Historia e bioteknologjis
• Bioteknologjia nuk limitohet në aplikime mjekësore/shëndeti (ndryshe nga
inxhinieria biomjekësore, te cilat përfshijnë shume bioteknbioteknologji).
Megjithëse nuk mendohet shpesh si bioteknologji, agrikultura qartësisht
nxë në përkufizimin e "përdorimi i sistemit bioteknologjik për te bere
produkte" te tilla që kultivimi i bimëve mund te shihet si ndërmarrja me e
herët e bioteknologjisë. Agrikultura është teorizuar te jete bere mënyra
me dominante e prodhimit te ushqimit që nga revolucioni Neolitik.
Proceset dhe metodat e agrikulturës janë përmirësuar nga shkenca te
tjera biologjike dhe mekanike që nga fillimi i tyre.
AND-ja dhe inxhinieria gjenetike
• Nje nder zbulimet me te medha te gjenetikes lidhet me punimet e
G.Mendelit,per trashegimin e tipareve etj,por duke marre parasysh edhe
faktin se me kalimin e kohes shkenca ka evoluar dhe njekohesisht edhe
zbulimet gjenetike.Bioteknologjia e sotme zbatohet me sukses ne fusha
te ndryshme si dhe ka nje lidhje ose nje marredhenie simbiotike me nje
sere shkencash,sic eshte mjeksia .
• Bioteknologjia moderne bazohet ne AND-ne rikombinante dhe teknologjin
e hibritizimit por eshte mjeti kryesor qe perdoret per prodhimin e
organizmave te ndryshuar gjenetikisht OMGJ-ve.
Inxhinieria gjenetike
• Për inxhinieringun gjenetik ekzistojnë edhe disa terma të tjera, të cilat
mund të përdoren për përshkrimin e teknologjisë së tillë, duke përfshirë
manipulimin me gjene, klonimin e gjeneve, teknologjinë rekombinonte
të ADN, modifikimin gjenetik edhe gjenetikën e re.
• Në tërësi e thënë, manipulimi gjenetik shfrytëzohet në :
• hulumtimet bazike të strukturës dhe të funksionit të gjeneve,
• prodhimin e proteinave të dobishme me metoda të reja,
• krijimin e bimëve dhe të shtazëve transgjenike,
• në diagnozën dhe në tretmanin mjekësor.
• Izolimi i acideve nukleike
Ekzistojnë tri kërkesa themelore për izolimin e acideve nukleike :
• a) Hapja e qelizave në mostër për t`i ekspozue acidet nukleike për
procesim të mëtutjeshëm,
• b) Separimin (veçimin) e acideve nukleike nga komponentët e tjera të
qelizës,
• c) Fitimin e acideve nukleike në formën e pastër.
• Hibridizimi i acideve nukleike
Duhet theksuar se hibridizimi i acideve nukleike mund të përdoret si
metodë zbuluese me ndjeshmëri të jashtëzakonshme, e cila është e aftë
të veçojë sekuencat specifike të ADN nga përzierja komplekse.
Së pari sekuenca e pastër një zinxhirore shënohet 32P dhe përdoret si
provë. Prova para se të përdoret denaturohet, ashtu që zinxhirët e saj
zakonisht fiksohen për membrana mbështetëse të ndërtuar prej
nitrocelulozës ose najloni.
• Elektrofereza gel
Acidet nukleike janë polianjonike në pH neutral, d.m.th ato bartin
ngarkesë negative të shumëfishtë. Kjo nënkutpon që molekulat do të
migrojnë në drejtim të elektrodës pozitive, kur vendosen në një fushë
elektrike. Mostra mbahet në ngjyrën shenuese(kaltër). Acidi nukleik në gel
zakonisht vizualizohet me ngjyrë interkalare (ultravjollcë).
• Endonukleazat restriksionale
Shumë baktere, kanë enzime endonukleazat restriksionale, të cilat
katalizojnë hidrolizën e lidhjeve fosfodiesterike brenda molekulave
dyzinxhirore të ADN.
Shumica e enzimeve restriksionale, ndërkaq i ndërprejnë dy zinxhirët e
ADN në distancë 2-4 nukleotide, ashtu që anët e fragmenteve të fituara
mbesin njëzinxhirore dhe quhen anë ngjitëse. Me hidrolizë të ADN me
enzime restriksionale dhe me lidhjen e zinxhirit me ligazë të ADN
(ligazim) mund cilido fragment i ADN të instalohet në gjenomin
autoreplikativ, e më pastaj të bëhet shumimi shumëherë i pakufizuar i tij.
• Plazmidet janë molekula të vogla rretore të ADN dyzinxhirore të cilat
natyrisht gjenden në baktere dhe në qeilza të tharmit, ndërsa replikohen
pavarësisht nga gjenomi i tyre. Ato shpesh përmnajnë disa gjene shumë të
rëndësishme për batkerin, siq janë gjenet të cilat sigorojnë rezistencën në
antibiotik.
• Vektori tipik plazmid përmban :
1) Fillesën replikative e cila mundëson replikimin e ADN plazmide në qelizën
e nikoqirit,
2) Së paku një gjen, i cili siguron rezistencën e qelizës së nikoqiri në
antibiotik, kështu që qelizat në të cilat është bartur mund të dallohen nga
tjera sipas ndjeshmërisë në antibiotikun e dhëne,
3) Vendet restriktive, prania të cilave mundëson që fragmenti i hulumtuar i
ADN, i fituar me ndihmën e një endonkukleaze restriktive, gjithashtu
mund lehtë të instalohet në ADN plazmide.
BIOTEKNOLOGJIA DHE MJEKSIA
• Terapia gjenike
• Terapia gjenike eshte ende nje sektor i pazbuluar i mjekesis,ajo mund te
kuroj potencialisht shume semundje si psh : semundje te trashegueshme,
semundje kardiovaskulare, semundje neurodegjnerative si dhe disa lloje
tumoresh.
• Dihet qe materiali gjenetik eshte kontrollori i aktivitetit te qelizes. Ne per
shembull kemi zbulur qe nje gjen sillet ne menyre aktive sepse prodhon
nje protein jo aktive ose te demshme per organizmin. Kur jemi ne gjendje
te izolojm gjenin e shendetshem,pra villain e te demtuarit,e fusim ne
qelizat e organizmit te semur,futja behet me ane ten je vektori i cili
mund te jete vector viral ose jo viral.
Vektori viral dhe qelizat
• Vektoret virale prodhohen me thjesht,dhe kane mundesi refuzimi nga
qelizat e demtuara.Vektoret virale jane me eficent ne transmetimin e
materialit gjenetik tek qelizat e semura sepse shfrytezoje karakteristika
specifike te viruseve, Vektori viral sapo futet ne aksion ,ben ate qe di te
bej me mire, sin je makine e vertet infektuese.Futet ne qelize dhe
replikohet.Me pas infekton qelizat fqinje dhe perhap gjenin e
shendetshem.Pasoja?
• Efekti terapeutik!
• Ne dhjetevjecarin e pare te ketij mijevjecari jene realizuar eksperimente
te shumta madje disa prej tyre kane arritur ne stadin e eksperimentimit
tek njeriu.
A eshte terapia gjenike e sigurt?
• Terapia gjenike ,si teknik, eshte ne studim nese mund te perdoret per te
trajtuar semundje.Kerkimi aktual po vlereson sigurin e terapis
gjenike,studimet e ardhshme do tregojne nese eshte nje alternative e
mirefillt trajtimi.Studime te ndryshme kane treguar se kjo perqasje mund
te kete rreziqe serioze per shendetin si toksiciteti,inflamacioni dhe
kanceri.Duke qene se teknika eshte ende e re ,prandaj disa nga keto
rreziqe mund te jene ende te paparashikueshme,gjithsesi kerkuesit
mjekesor, institucionet jene ne kerkime ne lidhje me evulimin e terapis
gjenike.
Si funksionon terapia gjenike?
• Terapia gjenike eshte e dizenjuar per te future materialin gjenetik brenda
qelizes,per te kompesuar funksionin e gjeneve anormale ose per te
ndertuar nje protein te nevojshme,nese mutacioni ne nje gjen ben qe nje
protein e nevojshme te mungoj ose te jete ne pakic,terapia e gjeneve
mund te jete e afte qeq te fusi nje kopje normale qe nuk ka pesuar
mutacion,qe te risjell,te rivendos funksionin e proteins.Nje gjen qe futet
menjehere drejtperdrejt ne qelize nuk funksionon,nje transportues i
quajtur vektor eshte gjenetikisht i afte qe te shperndaj gjenin,atje ku
duhet.Zakonisht perdoren disa viruse te caktuara ne funksion te vektorit
sepse ata mund te transportojn gjenin e ri brenda qelizes duke e infektuar
ate.Viruset modifikohen ne menyre qe te mos shkaktojn semundje kur
perdoren tek njerezit.
Farmakagjenomika
• Farmakagjenomika ehte nje nder drejtimet moderne te bioteknologjis ne
fushen e farmaceutikes.Qellimi i saj eshte qe,permes testeve gjenetike,te
parashikoj se si pergjigjet nje pacient ndaj mjekimit dhe ne kete menyre
te perjashtoj te gjitha reaksionet e mundshme me te cilat ballafaqohemi
sot.Farmakogjenomika tenton te ofroj medikamente te personalizuara ,te
mbeshtetura ne profiling gjenetik te cdo njeriu.
Personalizimi i medikamenteve
• Zakonisht mjeku kur jemi te diagnostikuar nga nje semundje rekomandon
nje mjekim sipas standarteve te terapis normale . Ne kete zgjedhje,
mjeku, vec te tjerash merr parasysh peshen trupore,moshen,historin
familjare te semundjes.Aktualisht mjeku eshte I paafte te parashikoj
menyren se si do te pergjigjet trupi ndaj ketij medikamenti.Nderkoh qe
mjekimi vazhdon dhe ecen ritmikisht mir ndodh qe ai te shkaktoj ne
vijimsi veprime anesore ne organizem te cilat mund te jene te lehta ose
fatale.Ne keto rrethana mjeku eshte i detyruar te nderroj kuren duke e
nderpritur ate ose duke shtuar dozen.
• Ne kete menyre marrja e medikamenteve ose e barnave mbi bazen e
njohurive te sotme eshte thjesht nje praktik qe mbeshtetet mbi parimin :
“Provo,gabo,korigjo!”
Gjenet ne pergjigjen ndaj medikamentit
• Funksionet e nje gjeni ne organizem jane te ndryshem pra ai shfaqe ne
forma te ndryshme.Cdo gjen eshte pergjegjes per nje tipar te caktuar qe
varion shume ne njerez te ndryshem.Nga njera ane ne kete menyre gjenet
tona mund te percaktojn edhe menyren se si ne pergjigjemi ndaj
medikamenteve.Per kete arsye aparati jone gjenetik mund te reagoj ndaj
nje medikamenti qe ne marrim per nje semundje te caktuar te qendroj
me gjate se mormalisht ne organizmin tone dhe te mund te shkaktoj
deme.por mund te ndodh krejt e kunderta pra menikamenti mund te
shkaterrohet duke bere qe veprimi i tij ne organizem te jete me i dobet
se te dikush tjeter. Pergjigja e nje njeriu ndaj barnave eshte nje dukuri
qe trashegohet tek ne nga prinderit tone.Pasi vetem nje pergjigje e vogel
pra vetem 0.1% e gjenomes sone ne bent e ndryshem nga te tjeret,e cila
po ashtu eshte pergjegjese per pergjigjen ndaj medikamenteve.
•
Perdorimet e farmakogjenomikes
• Farmakogjenomika eshte tejet e kufizuar ,por ajo eshte shume premtuese
ne lidhje me zhvillimet farmaceutike ne te ardhmen.Pasi permes saj
mjeket do te evolojn kerkimet e tyre mjeksore dhe do te jene ne gjendje
te rizevendesojn praktiken e mepareshme, me pershkrimin e
medikamenteve ne perputhje me individualietetit gjenetik te cdo
njeriu.Prandaj para se marrim nje mjekim eshte e nevojshme kryrja e nje
testi paraprak praktik te AND-se ,e cila do te bente te mundur pajisjen me
medikamentet e nevojshme per kurim.Njeherazi kjo nuk do te kishte
pasoja anesore negative per pacientin,duke qene i sigurt ne sherimin e tij
ndonese ne nje kohe relativisht te shkurter dhe me rekomandimin
paraprak te mjekut dhe mbikqyrjen e tij,aktualisht testet gjenetike te
kesaj natyre jane te pakta ,ato percaktojn natyren e nje grupi enzimash
qe metabolizojn rreth 30 lloje medikamentesh si dhe disa teste te cilat
po ashtu matin veprimin e enzimave qe shkaterrojn medikamentet qe
perdoren per kimioterapi.
•
Limitet e farmakogjenomikes
• Përmasa e faktorëve gjenetik të cilët kontribuojnë në fenotipin e
përgjigjes/toksicitetit të barit do të varet nëse gjeni kandidat do të jetë
me efekt të madh, mesatar ose minor. Ekzistojnë gjithashtu edhe
koncepte të gabuara në lidhje me informacionin e marrë
nga testi farmakogjenetik. Edhe në rastin e veprimit maksimal të gj
enit, prezenca ose mungesa e mutacionit nuk do të japë “po” ose “jo” të
drejtpërdrejtë në përgjigje por simbas të gjitha gjasave në subjektin me
mutacionin e dhënë, një ngjarje ose do të shfaqet ose jo. Vlera më e lartë
parashikuese e testit gjenetik do të jetë e observuar për gjenet me
efektet më të mëdha. Në rast të enzimeve që metabolizojnë barnat,
mutacionet që çojnë në humbje të funksionit do të rezultojë në
koncentrime më të larta të barit. Nëse këto koncentrime të larta
shoqërohen me toksicitet, është shumë e mundshme që pacienti i cili ka
këtë gjenotip do të zhvillojë toksicitet të rritur, duke i ofruar pacientit
dozë të njëjtë të përshkruar të barit sikurse edhe pacientëve të cilët
bartin tipin e egër të gjenit.
• Për diagnozën prenatale nevojitet ekzaminimi i indeve / qelizave fetale.
Kjo mund të arrihet përmes proçedurave invazive si amniocenteza apo
biopsia e vileve koriale (CVS). Fillimisht çdo proçedurë invazive e
diagnozës prenatale duhet të paraprihet nga këshillimi gjenetik i çiftit, ku
vlerësohet pema gjenetike familjare dhe rrisku gjenetik dhe shpjegohen
komplikacionet e mundshme të proçedurës.
• Amniocenteza është një teknikë e cila për qëllime diagnostikuese (rrallë
terapeutike) presupozon aspirimin e likidit amniotik. Ajo është proçedura
invazive më e përdorur për diagnozën prenatale.
Amniocenteza
Teknika
• Amniocenteza tradicionale kryhet pas javës së 15-të të shtatzanisë. Por
amniocenteza mund të kryhet edhe më herët; midis javës së 12-të dhe
asaj të 14-të (amniocenteza e hershme).
• Amniocenteza nuk mund të kuptohet pa ekzaminim ekografik. Ekografia
shërben për përcaktimin e moshës gestacionale, lokalizimin e plaçentës,
vlerësimin e likidit amniotik dhe orientimin nëpër hapësirat që ai formon,
përcaktimin e numrit të fetuseve. Ajo duhet të kryhet në të njëjtin
moment me amniocentezën.
• Çdo gjest mjeksor respekton rreptësisht rregullat e asepesisë. Lëkura e
barkut dezinfektohet me solucion betadine. Dorezat e përdorura janë
sterile dhe një përdorimshme.
Siguria e amniocentezës
• Çdo proçedurë që përfshin futjen në brendësi të uterusit gravid përmban një rrezik
për fetusin. Këtu bën pjesë edhe amniocenteza. Teorikisht ajo mbart një rrezik
matern dhe fetal.
• Rreziqet materne janë shumë të rralla. Këtu mund të përmendim:
• Koriamniotitin (në 0.1% të rasteve).
• Spoting tranzitor.
• Rjedhje vaginale minimale e likidit amniotik (në 1% të rasteve). Zakonisht ky
komplikacion është tranzitor.
• Rreziqet fetale.
• Rreziku abortiv i amniocentezës është i ulët (< 0.5%).
Indikacionet e amniocenteses gjenetike
• Mosha materne në momentin e lindjes >35 vjeç
• Anamneza familiare pozitive për anomali kromozomiale apo defekte
gjenike
• Teste anormale në screening-un e Trim II (triple-test).
• Teste anormale në screening-un e Trim I (bi-test).
• Anomali vizibile në ekzaminimin ekografik.
• Infeksione materne potencialisht të dëmshme për fetusin.
• Më shumë se 3 aborte spontane.
• Rrezik i lartë për defekte të tubit neural
• Lindje në antecedente të një fetusi me defekte kromozomiale.
Antitrupat monoklonal
• Antitrupat, qe quajtura edhe Imunoglobulina, jane protein ne forme Y me
funksion identifikimin dhe zhdukjen,vrasjen e antigjeneve ose trupave te
huaja,sic jane viruset dhe bakteret.
Ne trupin njerezor keto antitrupa kane si funksion te identifikojne dhe te
sulmojne antigjenet, duke qene pjese e sistemit imunitar.
Keto antitrupa( Antitrupat monoklonale) jane perdorur prej vitesh sin je
forme imunoterapie. Kjo imunoterapi konsiston ne perdorimin e
antitrupave monoklonale per lidhjen me nje antigjen te caktuar, qe mund
te jete nje qelize cfaredo ose nje protein.Qellimi kryesor eshte stimulimi i
sistemit imunitar te pacientit per te sulmuar qelizat tumorale dhe
parandalimin e rritjes se tumorit per shkak te bllokimit te receptoreve
qelizore.
Antitrupat monoklonale perdoren edhe ne trajtimin e semundjeve
autoimmune,perfshireketu:artritinrheumatoid,kolitin.
C’jane qelizat staminale apo burimore?
• Ne organizmin e njeriut jene qeliza nga me primitive qe mund te
transformohen ne qeliza kardiake,kockore,hapatike(te melcis) etj,per te
riperteritur indet e demtuara ose te vjetra-jane qelizat staminale apo
burimore.
• Qelizat staminale edhe pse njihen prej kohesh,filluan te studiohen nga
kerkimi shkencor ne vitiet “90” per te shfrytezuar aftesit e tyre te
jashtzakonshme per qellime terapeutike.
• Ne vitin 1992 u zbulua tek minjte nje burim I ri qelizash burimore, ne tru
• Ne vitin 1998 u izoluan dhe u shumefishuan in vivo qeliza burimore
embrionale qe ne kete menyre mund te mbahen ne laborator.
Si perdoren qelizat staminale?
• Ne organizmin e njeriut gjejme qeliza te ndryshme ne strukture dhe ne
funksion si ato te lekures,muskulit,te trurit(neuronet) e te shume indeve
te tjera.Nese shkojm pas ne historin e zhvillimit te organizmit do te
shohim qe te gjitha indet,te gjitha qelizat kane nje origjine te perbashket
ne te cilen qelizat gjenden te padiferencuara,te padalluara nga njera-
tjetra por nuk i jane nenshtruar akoma procesit te specializimit.
Qelizat burimore staminale
• Qelizat burimore adulte te
palces se kockave e te kordonit
umbelikal,per te dhene dy
shembuj transplantohen ne nje
organizem te semur per qellime
terapeutike,per riparimin e
indeve te semura.
• Qelizat burimore embrionale
krahasuar me ato adulte kane
disa perparesi te cilat jane me te
rendesishme si:aftesia
riperteritese dhe aftesia me e
madhe perdalluese ose
diferencuese. Per kete arsye
shihen me premtuese ne kerkimin
shkencor.Gjithsesi jane pikerisht
keto qe hapin edhe debate etike.
FERMENTIMI DHE BIOTEKNOLOGJIA MJEKSORE
• Fermentimi përdoret edhe për tju referuar rritjes së disa
mikroorganizmave në disa materiale. Kur fjala përdoret në kuptimin e saj
normal, nuk ka ndonjë ndryshim të konsiderueshëm midis metabolizmit
aerobik dhe atij anaerobik.
• Ky proçes shpesh përdoret për të konservuar (ruajtur) ushqimin.
Fermentimi zakonisht i referohet fermentimit te sheqerit ose alkoolit
duke përdorur maja, por proçese të tjera fermentuese përfshijnë
prodhimin e kosit. Shkenca e fermentimit njihet si zimologjia.
Fermentimi i ushqimeve dhe pijeve
• Pas procesit te fermentimit arrijm perfitimin e shume lendeve te
dobishme qe sherbejn si ushqim ose si pije alkoolike ose joalkoolike.
• Ne fund te procesit te fermentimit prodhimi eshte edhe me i
ushqyeshem,me i tretshem,me i shijshem dhe i sigurt nga pikepamja e
siguria toksikologjike dhe mikrobike.Ushqimet e fermentuara si dhe pijet
rrjedhin nga material te ndryshme me origjin bimore dhe
shtazore.Teknologjit e fermentimit perdoren sot ane kend ne te gjithe
boten nga ato me primitive e deri tek ato me modernet. Ushqimet e
fermentuara perfshijen buken, djathin,kosin,salcen e
sojes,kerpudhat,turshit,ullinjt etj.
Pijet alkoolike dhe ato joalkoolike
• Pijet alkoolike jane prodhimet perfundimtare te fermentimit.Si material
fillestar per prodhimin e tyre sherbejne lendet e pasura me sheqer(lengu i
frutave,mjalti etj) ose prodhimet e pasura me niseshte( dritherat dhe
rrenjet), te cilat hidrolizohen deri ne sheqer para fermentimit.Kur ky
substrat (sheqeri) inkubohet ne prani te mikroorganizmave specifike
ndodh fermentimi.Prodhimi perfundimtar eshte 16% alkool, me pak pH
acid si dhe perberes te tjereme pak te rendesishem.
Procesi i fermentimit.
• Pas mbledhjes, rrushi shtrydhet dhe lejohet të fermentohet. Vera e kuqe
përfitohet nga mushti (pulpa) prej rrushit të kuq apo te zi që kalon nëpër
fermentim së bashku me lëvoren e rrushit, gjersa vera e bardhë zakonisht
përfitohet me fermentimin e lëngut i cili del nga kokrra e rrushit të bardh
me shtypje, por gjithashtu mund te përfitohet nga mushti i ekstraktuar
nga rrushi i kuq me kontakt minimal me lëvoren e rrushit. Verërat Rosé
janë të përfituara nga rrushi i zi ku lëngu i ekstraktuar është i lejuar të
jetë në kontakt me lëvoren për aq kohë sa ta fitoj ngjyrën e kuqe të qelët
(rose), ku lejohet një sasi e vogël e taninës te kalojë në lëngë cila gjendet
në lëvoren e rrushit.
• Shtypja
• Shtypja është proces i shtrydhjes me butësi të kokrrave të rrushit dhe
qarjes së lëkurës që të liroj përmbajtjen nga kokrra e rrushit.
Tradicionalisht kur prodhohet verë në sasi te vogla, shtrydhja bëhet me
këmbë të zbathur ose duke përdorur shtrydhëse të vogla. Këto mund ta
qajnë lëkuren e kokrrës së rrushit dhe ta lirojnë përmbajtjen në të
njëjtën kohë. Megjithatë, në prodhimtari të mëdha përdoren shtrydhëset
e mekanike. Përdorimi I shtrydhëseve është i ndryshëm mvarsisht prej
llojit të verës së prodhuar të kuqe apo të bardhë. Në përgjithësi kur
prodhohet verë e bardhë atëherë shtrydhet vetëm fryti, gjersa mbetjet
vendosën në shtypës ku mundësohet rrjedha e plotë e lëngut nga kokrra e
rrushit.
• Fermentimi primar.
• Fermentimi primar zhvillohet në rezervuar të hapur. Për të prodhuar lloje
të veçant të verës, rrushi vendoset në pres dhe derdhet në rezervuar të
hapur dhe lihet të fermentohet. Njëherit kur fermentimi fillon, lëkura e
rrushit shtyhet përpjetë në sipërfaqe me ndihëmen e dioksidid të
karbonit, gazrat të cilat lirohen nga procesi i fermentimit. Kjo shtresë e
lëkurave dhe materialeve tjera solide është e njohur si kapak (kapuq).
Pasi lëkura është burim I taninës, kapakau duhet të përzihet me lëngun
për gjdo ditë, ose të shpohen vrima.
•
• Stabilizimi ne temperature te ftohet.
• Stabilizimi I ftohët është proces I përdorur në prodhimin e vërës që të
zvogëloj sasinë e kristaleve tartrate (zakonisht potassium bitartrate) në
verë. Këto kristale tartrate duken si kokrra të zallit të tejdukshëm, të
njohur si “kristalet e verës” ose "diamantet e verës". Ato mund të
paraqiten si sedimente në verë por ato nuk janë. Përgjatë procesit të
stabilizimit të ftohët, temperatura e verës pas fermentimit bie der afër
temperaturës së ngrirjes për një deri dy javë. Kjo do të shkaktoj që
kristalet te ndahen nga vera dhe të ngjitet në muret e rezervuarit. Kur
vera drenohet nga rezervuari, tartratet lehën prapa. Gjatë "Stabilizimit të
nxehte", proteinat jo stabile largohen me adsorbim në bentonite, duke
parandaluar precipitimin e tyre në shishe të verës.
•
•
• Fermentimi Sekondar dhe vjetersimi.
• Gjatë fermentimit sekondar dhe procesit të vjetërsimit, I cili zgjat prej tri
(3) deri gjashtë (6) muaj, fermentimi vazhdon shumë ngadalë. Vera
mbahet e mbyllur që të mos vijë deri te oksidimi. Proteinat nga rrushi I
prishur dhe majajas se mbetur dhe grimcave tjera nga rrushi lejohen të
qëndrojnë. Potassium bitartrate do të precipitoi gjithashtu, ky proces
mund të përmirësohet stabilizim të ftohet që të parandaloj paraqitjen e
kristaleve tartrate në shishe. Si rezultat I këtyre proceseve verërat e
turbullta do të kthjellohen. Vera mund të vendoset të qëndroj dhe
përgjatë këtij procesit të largohet llumi (fundrina).
• Fermentimi Sekondar dhe vjetersimi.
• Gjatë fermentimit sekondar dhe procesit të vjetërsimit, I cili zgjat prej tri
(3) deri gjashtë (6) muaj, fermentimi vazhdon shumë ngadalë. Vera
mbahet e mbyllur që të mos vijë deri te oksidimi. Proteinat nga rrushi I
prishur dhe majajas se mbetur dhe grimcave tjera nga rrushi lejohen të
qëndrojnë. Potassium bitartrate do të precipitoi gjithashtu, ky proces
mund të përmirësohet stabilizim të ftohet që të parandaloj paraqitjen e
kristaleve tartrate në shishe. Si rezultat I këtyre proceseve verërat e
turbullta do të kthjellohen. Vera mund të vendoset të qëndroj dhe
përgjatë këtij procesit të largohet llumi (fundrina).
• Fermentimi Malo lactic.
• Fermentimi Malolactic zhvillohet në prani të bakterieve të cilat
metabolizojn acidin malic dhe prodhon acidin laktik dhe dioksidin e
karbonit. Si rezultat përfitohet verë me e butë ne shijë dhe ka
kompleksitet më të madh. Ky proces përdoret në shumtën kohës në
prodhimin e verës se kuqe dhe nganjëherë në prodhimin e verës se bardh.
• Testet laboratorike.
• Pa marrë parasysh se vjetërsimi I verës është bërë në tanke apo fuqi,
testet duhet të kryehën periodikisht në laborator për të kontrolluar
kualitetin e verës. Testet e zakonshme përfshin °Brix, pH, acidin e titruar,
sheqerin residual, sulfurin e lirë, sulfurin total, aciditetin e avullueshëm
dhe përqindjen e alkoolit.
Fermentimi i zarzavateve
• Ne shume vende te botes,frutat e disa bimeve si dhe zarzavate ruhen ne
tretesire kripe dhe ne acidin qe prodhohet nga fermentimi i tyre.Nder
zarzavatet qe me ane te fermentimin shnderrohen ne turshi permendim
domatet e pjekura,qepet,lakrat,karrotat etj.Keshtu per shembull,turshit e
lakrave realizohen ne nje tretesirekripe dhe ne kushte anaerobe.Prania e
kripes ndikon ne daljen e ujit dhe sheqerit nga gjethet.Ne kete terren
bakteret e acidit laktik shumohen duke shnderruar sheqerin ne acid laktik
i cili ul pH e mjedisit dhe pengon zhvillimin e baktereve te tjera qe do te
zberthehenlenden organike.
Dritherat
• Nje pjese e dritherave te prodhuara mund te fermentohen ne formen e
ushqimeve te ngurta ose ne formen e pijeve alkoolike.Buka eshte
prodhimi kryesor qe realizohet permes fermentimit kryesisht te brumit te
mjellit te grurit.Mielli i grurit dhe ai i thekres jane dy nga miellrat kryesor
qe perdoren ne Europe.
• Ata perzihen me uje,qumesht,krip,yndyre,sheqer dhe perberes te tjere si
dhe me majan Saccharomyces cerevisiae.Gjate fermentimit,sheqeri
shnderrohet ne alkool.
BIOTEKNOLOGJIA MJEDISORE
• C’ eshte bioteknologjia mjedisore?
• Bioteknologjia mjedisore perfshin te gjitha perqasjet bioteknologjike qe
zbatohen per ceshtjet mjedisore.Ajo shfrytezon kryesisht
mikroorganizmat,te cilet shpalosin cilesit te jashtzakonshme per
zberthimin e lendeve te ndryshme organike.Kerkuesit kane identifikuar
shume mikroorganizma qe jetojn ne mjedisa te vecanta dhe perdorin
substrate te ndryshme si burim energjie.Ekologja mikrobike ka filluar te
gjeje zbatime te shumeta si nje perqasje e re edhe ne fushen e
problemeve mjedisore.
Biokurimi
• Biokurimi mund te percaktohet si nje process qe perdore mikroorganizmat
dhe enzimat e tyre per te kthyer mjedisin e ndotur ne gjendjen
fillestare.Ai mund te perdoret per te luftuar ndotes te vecant,sic jane
pesticidet e klorinuaraose per te pastruar zona te tera te ndotura me
mbetjet e naftes.Nje metode alternative per biokurimin eshte perdorimi i
bimeve per pastrimin e mjedisit.Kjo quhet fitokurimi.Bimet kane aftesin
te grumbullojn shume metale te renda dhe jo te renda, te cilat i perdorin
per rritjen e tyre.
Biokurimi i lendeve te vecanta
• Hidrokarburet dhe nenprodhimet e tyre te naftes jane nder ndotesit
kryesore ne bote.Per pastrimin e zonave te ndotura naftembajtese
perdoren nje sere mikroorganizmash qe perdoren se bashku.Zakonisht
mjedisi qe pastrohet pasurohet me lende ushqyese qe permbajne fosfor
dhe azot.Keto lende jane te domosdoshme per te rritur rendimentin e
mikroorganizmeve.
• Disa gjene te lokalizuara ne plasmidet e baktereve kodojn enzima te
ndryshme qe zberthejn lend kimike toksike.Keshtu ne vitin 1979 u izoluan
shtame bakteriale te afta per te zberthyer ne sere lendesh organike me
veti toksike.Plasmidet e dy prej shtameve bakteriale u transferuan te
bakteri Pseudomonas putida.
Klonimi ne boten shtazore
• C’eshte klonim?
• Klonimi riprodhues eshte krijimi i nje organizmi te ri qe eshte ekzaktesisht
kopje e nje organizmi tjere.Kjo do te thote qe materiali gjenetik i ketyre
dy lloje organizmash eshte i njejte.Klonimi natyral eshte permes shumimit
joseksual.Gjallesat njeqelizore sic jane bakteret,protozoaret etj.,
zakonisht riprodhohen ne menyre joseksuale dhe per pasoj indivitet qe
lindin ne kete rruge jae gjenetikisht te njejte pra klone.Bimet qe lindin
nga stolonet e luleshtrydheve jane klone natyrale.Nuk eshte per tu
cuditur,por midis jush mund te kete njerez te njejte qe jane klone te
njeri-tjetrit,pra nuk jane krijuar ne laboratore por jane binjake nga e
njejta veze.
• Pse klonojme?
• Permes klonimit te bimeve dhe te kafsheve synohet prodhimi masiv i
organizmave me cilesit e deshiruara.Teknika e klonimit,e kombinuar me
inixhierin gjenetike,krijon mundesine e jetesimit te kafsheve,te cilat
pervec te mirave qe u njohim deri me sot mund ti shnderrojm ne ne
fabrika te prodhimit te barnave mjeksore.Keshtu per shembull, bashke me
qumeshtin e deles te perfitojm edhe isulinen dhe barnat te tjera
mjeksore.Por me sne te klonimit mund te shumojm llojet e ndryshme te
kafsheve dhe bimeve qe jane ne rrezik zhdukje.
• Nderkohe sot ekzistojn te gjitha teknologjite edhe per klonimin e qenieve
njerezore,por kjo ceshtje ka ngjallur debate te shumta midis
shkenctareve,politikaneve dhe publikut te gjere.Per kete
arsye,legjislacioni ne vende te ndryshme e ndalon rreptesisht klonimin
njerezor.
• Klomimi me partenogjenez
• Vezet e pafekonduara te disa
jorruazoreve te vegjel,te
krimbave,te disa lloje
peshqish,hardhucash dhe
bretkosash mund te zhvilohen per
te dhene gjallesa te rritura nese
nzxiten me lende te ndryshme
kimike.Ky proces quhet
partenogjenez.Te vegjlit e lindur
permes kesaj teknike jane klone
te femrave nga jane marre vezet.
• Klonimi artificial i kafsheve.
• Ne vitin 1970,kerkuesi John
Gurdon arriti te klononte me
sukses larvat e bretkoses.Ai
transplatoi berthamen e nje
qelize te specializuar ten je
bretkose(A) ne nje veze te
pafekonduar ten je bretkose
tjeter (B),berthame e se ciles
ishte shkaterruar me rreze
ultravjollc.Veza me berthamen e
transplantuar u zhvillua dhe dha
nje larve gjenetikisht te njejte
me bretkosen (B) nga ishte marre
berthama dhe jo me bretkosen(A)
nga ishte marre veza pa
berthame.
Klonimi riprodhues tek kafshet e larta.
• Ne vitin 1977,teknika e klonimit pesoi nje revulucion te vertete me
punimet e J.Wilmut dhe kolegeve te tij ne institutin “Roslin”te Skocise.Ne
kete institut u arrit per here te pare te klonohej ne menyre te suksesshme
nje kafshe gjitare,sic e quajten delja Dolly.Ne kete rast u be transplantimi
i nje berthame te marre nga qelizat e gjirit te deles se races faqezeze ne
vezen me berthame te hequr nga nje dele e rrace faqebardh.Pas 276
deshtimeve nje nga vezet e kombinuara ne kete menyre filloi ndarjen
qelizore dhe dha nje embrion.Me tej embrioni u vendos ne mitren e nje
deleje faqezeze deri sa lindi nje qengj faqebardhe qe u qujt Dolly.Dolly
ishte gjenetikisht i njejte me delen faqebardhe nga u mor berthama dhe
jo me delen faqezeze nga u mor veza berthama e se ciles ishte e
shkaterruar.
Kafshet transgjenike
• Prodhimi i kafsheve transgjenike eshte nje nder drejtimet e shumta te
bioteknologjis moderne.Transferimi i gjeneve me origjine nga i njejti lloj
apo nga lloje te tjera nuk behet tek kafshet e rritura,por ne fazat me te
hereshme te zhvillimit embrional ose ne nje veze te sapofekonduar.
• Bioteknologjia e kafsheve transgjenike eshte e ndryshme nga terapia
gjenike.Kjo e fundit merret me transferimin e gjeneve drejtperdrejt ne
indet e kafsheve te rritura.Ne kete rast gjenet behen pjese e materialit
gjenetik te qelizave somatike,per pasoj informacioni i tyre nuk
trashegohet nga njeri brez tek tjetri.Perkundrazi ne rastin e kafsheve
transgjenike informacioni i gjenit te huaj,duke u bere pjese e aparatit
gjenetik te qelizave riprodhuese,transmetohet nge nje brez tek tjetri.
Si veprohet per te prodhuar nje kafshe transgjenike?
• Per prodhimin e kafsheve transgjenike perdoren tre metoda te ndryshme.
• 1.Metoda e pare mbeshtetet ne injektimin e gjenit te interesuar
derjtperdrejt ne nje veze te sapofekonduar me ane te mikroinjeksionit.Me
tej qeliza i nenshtrohet ndarjes qelizore per te dhene embrionin,i cili me
pas vendoset ne mitren e nje kafshe femer deri sa te zhvillohet dhe te
linde.Kafsha e re eshte transgjenike.
• 2.Metoda e dyte mbeshtetet ne futjen e gjenit per te cilin kemi interes ne
qelizat embrionale te padiferencuara.Ne fakt,qelizat e kesaj faze
embrionale jane qelizat burimore.Keto qeliza kaneaftesin te diferencohen
per te dhene te gjitha llojet e qelizave te tjera qe ndertojn organizmin e
rritur.
• 3.Metoda e tret mbeshtetet ne vektoret virale,te cilet transferojn gjenin
e interesuar drejt e ne vezen e fekonduar. Me tej procedura eshte e
ngjashme me dy metodat e para.
Rendesia e kafsheve transgjenike.
• Transformimi gjenetik i kafsheve behet per perfitime ne fushen e
bujqesis,industris dhe mjeksis.
• Ne fushen e bujqesis,kafshet transgjenike prodhohen per tipare te
vecanta,si rritja e shpejte,prodhimi i mishit dhe qumeshtit,rezistenca
ndaj gripit,permiresimi i cilesis se tyre etj.
• Ne fushen e mjeksis,kafshet transgjenike perdoren per transplantim e
organe te njeriu.Transplantimi i organeve nga kafshet tek njeriu quhet
ksenotransplantim.Nje lloj derri transgjenik me inde te humanizuara ska
pse te mos jete kandidat per kete qellim.Ne vitin 1977 nje lope
transgjenike bashke me qumeshtin prodhoi proteinen humane alfa-
laktalbumine,e cila eshte e rendesishme per nje tretje te mire tek femijet
e vegjel.
Bioteknologjia e bimeve transgjenike
• Te gjitha gjallesat mbartin gjene me origjinenga llojet e tjera quhen
transgjenike ose Organizma te Modifikuar Gjenetikisht (OMGJ).
• Zbatimi i teknikave bioteknologjike per krijimin e bimeve dhe kafsheve
transgjenike synon permiresimin e cilesive te tyre gjenetike.Gjeni i
transferuar nga nje organizem tek nje bime e caktuar kodon per nje
protein te re,e cila mund te kete veti helmuese per insektet,rrit
rezistencen ndaj kripesis se mjedisit,te ftohtit ose te thatesires,ndaj
pesticideve;mund te jete nje enzime qe nderhyne ne pjekjen e
frutave;nje lend qe bllokon shumimin e viruseve etj.
Inxhinieria gjenetike per krijimin e bimeve transgjenike
• Para se te ndermarrin nje pune per krijimin e nje bime transgjenike
studiuesit gjurmojne per vecori te ndryshme tek nje bime,kerpudhe apo
bakter tjeter.Ata studiojn proteinen pergjegjese per kete tipar te
vecant,sic mund te jete vetia helmuese tek bime te caktuara per
insektet.Me tej kerkuesit izolojn gjenin pergjegjes per kete protein dhe
studiojn se cili organ bimor eshte me i pershtatshem per shprehjen e
informacionit te tij.
• Futja e gjeneve te huaja ne nje qelize bimore te veshur me mure qelizore
nuk eshte e thjeshte.Per kete qellim perdoren dy metoda:ose ate te
vektoreve biologjik per transferimin e gjeneve ne qelizen bimore ose ate
te perdorimit te pushkes gjenomike,instrument me ane te se cilit sfera
mikroskopike te veshura me AND-ne e nje plasmidi bakterial,futen me
force brenda qelizes bimore.
• Zakonisht pushka gjenomike perdoret per te gjuajtur mikrosferat me AND
ne qelizat e padiferncuara te kallove bimore (masa e qelizave qe
formohen ne nje vend te demtuar).Qelizat e bombarduara nxiten me
lende hormonale per tu shumuar dhe per te dhene nje bime te re
transgjenike e cila kultivohet ne sere pastaj ne mjedis te hapur.
• Metoda tjeter mbeshtetet ne transferimin e gjenit te deshiruar permes
plasmideve te bakterit Agrobacterium tumefaciens,i cili sherben si
vektore biologjik qe injekton disa lloje bimesh.Bakteri me plasmidin qe
permban AND rikombinante perdoret per te infektuar nje copez gjethe ose
ndonje ind tjeter.Me tej indi nxitet me hormone per te filluar shumimin
qelizor nga i cili do te rezultoj nje bimez e re transgjenike.
KONKLUZIONI
• Bioteknologjia merret me shfrytezimin e organizmave te gjalla,qelizave
ose pjesezave qelizore per prodhimin e produkteve te ndryshme si dhe me
permiresimin gjenetik te qenieve te gjalla ne sherbim te njeriut.Proceset
bioteknologjike ne pergatitjen e ushqimeve jane zbuluar qysh ne
lashtesi.Bioteknologjia e sotme zbatohet me sukses ne fusha te
ndryshme,sic jane ato te ushqimit,mjekesis dhe mjedisit. Bioteknologjia
moderne bazohet ne AND-ne rikombinante dhe teknologjin e hibritizimit
por eshte mjeti kryesor qe perdoret per prodhimin e organizmave te
ndryshuar gjenetikisht OMGJ-ve. Por krahas kesaj vlen per tu theksuar si
dhe lidhja ose marredhenia simbiotike me nje sere shkencash,sic eshte
mjeksia . Nje sektor po aq kerkues eshte bioteknologjia bujqesore dhe
mjedisore,bioteknologjia bujqesore ka te beje me prodhimine
organizmave transgjenik sic jane kafshet dhe bimet transgjenike,si dhe
bioteknologjia mjedisore e cila merret me mbrojtjen dhe pastrimin e
mjedisit ,nga ku me konkretisht i kasha shqyrtuar ne nje menyre te
detajuar edhe me siper.

Weitere ähnliche Inhalte

Was ist angesagt?

Projekt ngrohja globale
Projekt ngrohja globaleProjekt ngrohja globale
Projekt ngrohja globaleMatilda Gremi
 
Semundjet e trashegueshme
Semundjet e trashegueshmeSemundjet e trashegueshme
Semundjet e trashegueshmeAn An
 
Lojerat olimpike ne bote dhe ne shqiperi
Lojerat olimpike ne bote dhe ne shqiperiLojerat olimpike ne bote dhe ne shqiperi
Lojerat olimpike ne bote dhe ne shqiperiAlimerko Brunilda
 
Projekt biologjie:Ushqimi dhe shendeti.
Projekt biologjie:Ushqimi dhe shendeti.Projekt biologjie:Ushqimi dhe shendeti.
Projekt biologjie:Ushqimi dhe shendeti.enerisaloti
 
Kimia ne jeten e perditshme
Kimia ne jeten e perditshme Kimia ne jeten e perditshme
Kimia ne jeten e perditshme Orven Bregu
 
Menyrat e zgjidhjes se ekuacionit te fuqise se dyte
Menyrat e zgjidhjes se ekuacionit te fuqise se dyteMenyrat e zgjidhjes se ekuacionit te fuqise se dyte
Menyrat e zgjidhjes se ekuacionit te fuqise se dyteTeutë Domi
 
PROJEKT/KIMI •HEKURI SI ELEMENT KIMIK
 PROJEKT/KIMI •HEKURI SI ELEMENT KIMIK PROJEKT/KIMI •HEKURI SI ELEMENT KIMIK
PROJEKT/KIMI •HEKURI SI ELEMENT KIMIKKleaHaka
 
Projekt historie
Projekt historieProjekt historie
Projekt historieS Gashi
 
Hekuri ,elementi kimik me vlere...
Hekuri ,elementi kimik me vlere...Hekuri ,elementi kimik me vlere...
Hekuri ,elementi kimik me vlere...Xhesiana Muka
 
Projekti me instrumente muzike
Projekti me instrumente muzikeProjekti me instrumente muzike
Projekti me instrumente muzikeS Gashi
 
Elementet kimik ne trupin tone projekt kimi
Elementet kimik ne trupin tone  projekt kimiElementet kimik ne trupin tone  projekt kimi
Elementet kimik ne trupin tone projekt kimiFacebook
 
Ligjet e Mendelit
Ligjet e MendelitLigjet e Mendelit
Ligjet e MendelitAldo Keçi
 
Letersia dhe artet e tjera
Letersia dhe artet e tjeraLetersia dhe artet e tjera
Letersia dhe artet e tjeraEGLI TAFA
 
roli i elementeve kimike ne organizmin e njeriut
roli i elementeve kimike ne organizmin e njeriutroli i elementeve kimike ne organizmin e njeriut
roli i elementeve kimike ne organizmin e njeriutmikaela basha
 
shkrimtaret e brezit te humbur
shkrimtaret e brezit te humburshkrimtaret e brezit te humbur
shkrimtaret e brezit te humburFialdoMema
 
Dieta E Balancuar Dhe Energjia E Nevojshme-Organizem I Shendetshem
Dieta E Balancuar Dhe Energjia E Nevojshme-Organizem I ShendetshemDieta E Balancuar Dhe Energjia E Nevojshme-Organizem I Shendetshem
Dieta E Balancuar Dhe Energjia E Nevojshme-Organizem I ShendetshemArenoardReno
 

Was ist angesagt? (20)

Projekt ngrohja globale
Projekt ngrohja globaleProjekt ngrohja globale
Projekt ngrohja globale
 
Panelet diellore
Panelet diellorePanelet diellore
Panelet diellore
 
Semundjet e trashegueshme
Semundjet e trashegueshmeSemundjet e trashegueshme
Semundjet e trashegueshme
 
Lojerat olimpike ne bote dhe ne shqiperi
Lojerat olimpike ne bote dhe ne shqiperiLojerat olimpike ne bote dhe ne shqiperi
Lojerat olimpike ne bote dhe ne shqiperi
 
Projekt biologjie:Ushqimi dhe shendeti.
Projekt biologjie:Ushqimi dhe shendeti.Projekt biologjie:Ushqimi dhe shendeti.
Projekt biologjie:Ushqimi dhe shendeti.
 
Kimia ne jeten e perditshme
Kimia ne jeten e perditshme Kimia ne jeten e perditshme
Kimia ne jeten e perditshme
 
Menyrat e zgjidhjes se ekuacionit te fuqise se dyte
Menyrat e zgjidhjes se ekuacionit te fuqise se dyteMenyrat e zgjidhjes se ekuacionit te fuqise se dyte
Menyrat e zgjidhjes se ekuacionit te fuqise se dyte
 
PROJEKT/KIMI •HEKURI SI ELEMENT KIMIK
 PROJEKT/KIMI •HEKURI SI ELEMENT KIMIK PROJEKT/KIMI •HEKURI SI ELEMENT KIMIK
PROJEKT/KIMI •HEKURI SI ELEMENT KIMIK
 
Projekt historie
Projekt historieProjekt historie
Projekt historie
 
Hekuri ,elementi kimik me vlere...
Hekuri ,elementi kimik me vlere...Hekuri ,elementi kimik me vlere...
Hekuri ,elementi kimik me vlere...
 
Gazeta e shkolles
Gazeta e shkollesGazeta e shkolles
Gazeta e shkolles
 
Projekti me instrumente muzike
Projekti me instrumente muzikeProjekti me instrumente muzike
Projekti me instrumente muzike
 
Elementet kimik ne trupin tone projekt kimi
Elementet kimik ne trupin tone  projekt kimiElementet kimik ne trupin tone  projekt kimi
Elementet kimik ne trupin tone projekt kimi
 
Ligjet e Mendelit
Ligjet e MendelitLigjet e Mendelit
Ligjet e Mendelit
 
Yndyrat dhe sheqernat
Yndyrat dhe sheqernatYndyrat dhe sheqernat
Yndyrat dhe sheqernat
 
Letersia dhe artet e tjera
Letersia dhe artet e tjeraLetersia dhe artet e tjera
Letersia dhe artet e tjera
 
roli i elementeve kimike ne organizmin e njeriut
roli i elementeve kimike ne organizmin e njeriutroli i elementeve kimike ne organizmin e njeriut
roli i elementeve kimike ne organizmin e njeriut
 
shkrimtaret e brezit te humbur
shkrimtaret e brezit te humburshkrimtaret e brezit te humbur
shkrimtaret e brezit te humbur
 
Dieta E Balancuar Dhe Energjia E Nevojshme-Organizem I Shendetshem
Dieta E Balancuar Dhe Energjia E Nevojshme-Organizem I ShendetshemDieta E Balancuar Dhe Energjia E Nevojshme-Organizem I Shendetshem
Dieta E Balancuar Dhe Energjia E Nevojshme-Organizem I Shendetshem
 
Metalet
MetaletMetalet
Metalet
 

Ähnlich wie Bioteknologjia

Aplikimi i metodave molekulare te vleresimit te patogjeneve ne mjedise te ndr...
Aplikimi i metodave molekulare te vleresimit te patogjeneve ne mjedise te ndr...Aplikimi i metodave molekulare te vleresimit te patogjeneve ne mjedise te ndr...
Aplikimi i metodave molekulare te vleresimit te patogjeneve ne mjedise te ndr...Klea Medini
 
Bioteknologjia moderne dhe klasike
Bioteknologjia moderne dhe klasikeBioteknologjia moderne dhe klasike
Bioteknologjia moderne dhe klasikeBlerta Berisha
 
Inxhinieringu gjenetik
Inxhinieringu gjenetikInxhinieringu gjenetik
Inxhinieringu gjenetikArdian Hyseni
 
Patogjeneza molekular e kancerit !!!!
Patogjeneza molekular e kancerit !!!!Patogjeneza molekular e kancerit !!!!
Patogjeneza molekular e kancerit !!!!#MesueseAurela Elezaj
 
Biologjia
BiologjiaBiologjia
Biologjianida63
 
Riorganizimi i laboratorëve të analizave
Riorganizimi i laboratorëve të analizaveRiorganizimi i laboratorëve të analizave
Riorganizimi i laboratorëve të analizave#MesueseAurela Elezaj
 
Inxhinieringu gjenetik
Inxhinieringu gjenetik  Inxhinieringu gjenetik
Inxhinieringu gjenetik Genta Jusufi
 
JEMI ZOTER APO SKLLEVER TE GJENEVE TONA
JEMI ZOTER APO SKLLEVER TE GJENEVE TONAJEMI ZOTER APO SKLLEVER TE GJENEVE TONA
JEMI ZOTER APO SKLLEVER TE GJENEVE TONAErmir Kuta
 
BIOTEKNOLOGJIA DHE ZBATIMET E SAJ NE DOBI TE NJERIUT
BIOTEKNOLOGJIA  DHE ZBATIMET E SAJ  NE DOBI  TE NJERIUTBIOTEKNOLOGJIA  DHE ZBATIMET E SAJ  NE DOBI  TE NJERIUT
BIOTEKNOLOGJIA DHE ZBATIMET E SAJ NE DOBI TE NJERIUT#MesueseAurela
 
Krahasimi i teknikave AFLP, SSR, dhe ADN microarray ne efikasitetin e vleresi...
Krahasimi i teknikave AFLP, SSR, dhe ADN microarray ne efikasitetin e vleresi...Krahasimi i teknikave AFLP, SSR, dhe ADN microarray ne efikasitetin e vleresi...
Krahasimi i teknikave AFLP, SSR, dhe ADN microarray ne efikasitetin e vleresi...Klea Medini
 
ANTIOBIOTICS AND THE HEALTH OF THE HUMANS
ANTIOBIOTICS AND THE HEALTH OF THE HUMANSANTIOBIOTICS AND THE HEALTH OF THE HUMANS
ANTIOBIOTICS AND THE HEALTH OF THE HUMANSlinditaaliaga10
 
Bimet mjekesore ne kancer
Bimet mjekesore ne kancerBimet mjekesore ne kancer
Bimet mjekesore ne kancerAnitaKrasniqi4
 
Al genetic tests_bd
Al genetic tests_bdAl genetic tests_bd
Al genetic tests_bdGaniel Licka
 
biologji projekt nga un edhe ma shum spo di qa
biologji  projekt nga un edhe ma shum spo di qabiologji  projekt nga un edhe ma shum spo di qa
biologji projekt nga un edhe ma shum spo di qaeronzeqiri219
 

Ähnlich wie Bioteknologjia (18)

Aplikimi i metodave molekulare te vleresimit te patogjeneve ne mjedise te ndr...
Aplikimi i metodave molekulare te vleresimit te patogjeneve ne mjedise te ndr...Aplikimi i metodave molekulare te vleresimit te patogjeneve ne mjedise te ndr...
Aplikimi i metodave molekulare te vleresimit te patogjeneve ne mjedise te ndr...
 
Bioteknologjia moderne dhe klasike
Bioteknologjia moderne dhe klasikeBioteknologjia moderne dhe klasike
Bioteknologjia moderne dhe klasike
 
Inxhinieringu gjenetik
Inxhinieringu gjenetikInxhinieringu gjenetik
Inxhinieringu gjenetik
 
Terapia Gjenike
Terapia GjenikeTerapia Gjenike
Terapia Gjenike
 
Mikrobiologji
MikrobiologjiMikrobiologji
Mikrobiologji
 
Patogjeneza molekular e kancerit !!!!
Patogjeneza molekular e kancerit !!!!Patogjeneza molekular e kancerit !!!!
Patogjeneza molekular e kancerit !!!!
 
Biologjia
BiologjiaBiologjia
Biologjia
 
Projekt karriere
Projekt karriereProjekt karriere
Projekt karriere
 
Riorganizimi i laboratorëve të analizave
Riorganizimi i laboratorëve të analizaveRiorganizimi i laboratorëve të analizave
Riorganizimi i laboratorëve të analizave
 
Inxhinieringu gjenetik
Inxhinieringu gjenetik  Inxhinieringu gjenetik
Inxhinieringu gjenetik
 
JEMI ZOTER APO SKLLEVER TE GJENEVE TONA
JEMI ZOTER APO SKLLEVER TE GJENEVE TONAJEMI ZOTER APO SKLLEVER TE GJENEVE TONA
JEMI ZOTER APO SKLLEVER TE GJENEVE TONA
 
BIOTEKNOLOGJIA DHE ZBATIMET E SAJ NE DOBI TE NJERIUT
BIOTEKNOLOGJIA  DHE ZBATIMET E SAJ  NE DOBI  TE NJERIUTBIOTEKNOLOGJIA  DHE ZBATIMET E SAJ  NE DOBI  TE NJERIUT
BIOTEKNOLOGJIA DHE ZBATIMET E SAJ NE DOBI TE NJERIUT
 
Krahasimi i teknikave AFLP, SSR, dhe ADN microarray ne efikasitetin e vleresi...
Krahasimi i teknikave AFLP, SSR, dhe ADN microarray ne efikasitetin e vleresi...Krahasimi i teknikave AFLP, SSR, dhe ADN microarray ne efikasitetin e vleresi...
Krahasimi i teknikave AFLP, SSR, dhe ADN microarray ne efikasitetin e vleresi...
 
ANTIOBIOTICS AND THE HEALTH OF THE HUMANS
ANTIOBIOTICS AND THE HEALTH OF THE HUMANSANTIOBIOTICS AND THE HEALTH OF THE HUMANS
ANTIOBIOTICS AND THE HEALTH OF THE HUMANS
 
Bimet mjekesore ne kancer
Bimet mjekesore ne kancerBimet mjekesore ne kancer
Bimet mjekesore ne kancer
 
Kanceri dhe gjenetika
Kanceri dhe gjenetikaKanceri dhe gjenetika
Kanceri dhe gjenetika
 
Al genetic tests_bd
Al genetic tests_bdAl genetic tests_bd
Al genetic tests_bd
 
biologji projekt nga un edhe ma shum spo di qa
biologji  projekt nga un edhe ma shum spo di qabiologji  projekt nga un edhe ma shum spo di qa
biologji projekt nga un edhe ma shum spo di qa
 

Bioteknologjia

  • 1. PROJEKT [Bioteknologjia dhe te mirat qe sjell ajo.]
  • 2. Struktura • Nentemat: • -Gjenetika dhe bioteknologjia. • -Bioteknologjia dhe mjeksia. • -Fermentimi dhe bioteknologjia Ushqimore. • -Bioteknologjia mjedisore. • Afati kohor: 6 muaj Punuan:Nxenesit e klases XI-c
  • 3. Qellimi: Te njihemi me aspektet baze te bioteknologjis dhe te mirat qe mbart. • Objektivat: • 1.Te njihemi me shkencen e bioteknologjis. • 2.Te analizojm lidhjen ndermjet bioteknologjis dhe mjekesis. • 3. Te studiojm inxhinerin gjenetike si nje pjese e rendesishme e bioteknologjis. • 4.Te tregojm rendesin e bioteknologjis ushqimore dhe procesit te fermentimit. • 5.Te percaktojm aspektet baze te bioteknologjis mjeksore. • 6.Te realizojm produktin perfundimtare te projektit.
  • 4. GJENETIKA DHE BIOTEKNOLOGJIA • Bioteknologjia eshte shkenca e cila merret me shfrytezimin e organizmave te gjalle,qelizave ose pjesezave qelizore per prodhimin e produkteve te ndryshme ,si dhe me permiresimin gjenetik te qenieve te gjalla ne sherbim te njeriut. Konventa Nacionale e Diversitetit Biologjik e përkufizon bioteknologjinë si : Çdo aplikim teknologjik që përdor sisteme biologjike, organizma te gjalla, ose derivate te tyre, për te bere ose modifikuar produkte ose procese për përdorim specifik. • Bioteknologjia përdor arritjet e biologjisë molekulare dhe përdor një shumëllojshmëri të teknikave, duke përfshirë teknologjinë e ADN rekombinante (teknika izolimin e ADN, prerje e saktë të segmenteve të ADN-së, transferimin e plasmideve të klonuar), teknikat kultura e indeve dhe kultura e qelizave në një shkallë të madhe, PCR, etj).
  • 5. Historia e bioteknologjis • Bioteknologjia nuk limitohet në aplikime mjekësore/shëndeti (ndryshe nga inxhinieria biomjekësore, te cilat përfshijnë shume bioteknbioteknologji). Megjithëse nuk mendohet shpesh si bioteknologji, agrikultura qartësisht nxë në përkufizimin e "përdorimi i sistemit bioteknologjik për te bere produkte" te tilla që kultivimi i bimëve mund te shihet si ndërmarrja me e herët e bioteknologjisë. Agrikultura është teorizuar te jete bere mënyra me dominante e prodhimit te ushqimit që nga revolucioni Neolitik. Proceset dhe metodat e agrikulturës janë përmirësuar nga shkenca te tjera biologjike dhe mekanike që nga fillimi i tyre.
  • 6. AND-ja dhe inxhinieria gjenetike • Nje nder zbulimet me te medha te gjenetikes lidhet me punimet e G.Mendelit,per trashegimin e tipareve etj,por duke marre parasysh edhe faktin se me kalimin e kohes shkenca ka evoluar dhe njekohesisht edhe zbulimet gjenetike.Bioteknologjia e sotme zbatohet me sukses ne fusha te ndryshme si dhe ka nje lidhje ose nje marredhenie simbiotike me nje sere shkencash,sic eshte mjeksia . • Bioteknologjia moderne bazohet ne AND-ne rikombinante dhe teknologjin e hibritizimit por eshte mjeti kryesor qe perdoret per prodhimin e organizmave te ndryshuar gjenetikisht OMGJ-ve.
  • 7. Inxhinieria gjenetike • Për inxhinieringun gjenetik ekzistojnë edhe disa terma të tjera, të cilat mund të përdoren për përshkrimin e teknologjisë së tillë, duke përfshirë manipulimin me gjene, klonimin e gjeneve, teknologjinë rekombinonte të ADN, modifikimin gjenetik edhe gjenetikën e re. • Në tërësi e thënë, manipulimi gjenetik shfrytëzohet në : • hulumtimet bazike të strukturës dhe të funksionit të gjeneve, • prodhimin e proteinave të dobishme me metoda të reja, • krijimin e bimëve dhe të shtazëve transgjenike, • në diagnozën dhe në tretmanin mjekësor.
  • 8. • Izolimi i acideve nukleike Ekzistojnë tri kërkesa themelore për izolimin e acideve nukleike : • a) Hapja e qelizave në mostër për t`i ekspozue acidet nukleike për procesim të mëtutjeshëm, • b) Separimin (veçimin) e acideve nukleike nga komponentët e tjera të qelizës, • c) Fitimin e acideve nukleike në formën e pastër. • Hibridizimi i acideve nukleike Duhet theksuar se hibridizimi i acideve nukleike mund të përdoret si metodë zbuluese me ndjeshmëri të jashtëzakonshme, e cila është e aftë të veçojë sekuencat specifike të ADN nga përzierja komplekse. Së pari sekuenca e pastër një zinxhirore shënohet 32P dhe përdoret si provë. Prova para se të përdoret denaturohet, ashtu që zinxhirët e saj zakonisht fiksohen për membrana mbështetëse të ndërtuar prej nitrocelulozës ose najloni.
  • 9. • Elektrofereza gel Acidet nukleike janë polianjonike në pH neutral, d.m.th ato bartin ngarkesë negative të shumëfishtë. Kjo nënkutpon që molekulat do të migrojnë në drejtim të elektrodës pozitive, kur vendosen në një fushë elektrike. Mostra mbahet në ngjyrën shenuese(kaltër). Acidi nukleik në gel zakonisht vizualizohet me ngjyrë interkalare (ultravjollcë). • Endonukleazat restriksionale Shumë baktere, kanë enzime endonukleazat restriksionale, të cilat katalizojnë hidrolizën e lidhjeve fosfodiesterike brenda molekulave dyzinxhirore të ADN. Shumica e enzimeve restriksionale, ndërkaq i ndërprejnë dy zinxhirët e ADN në distancë 2-4 nukleotide, ashtu që anët e fragmenteve të fituara mbesin njëzinxhirore dhe quhen anë ngjitëse. Me hidrolizë të ADN me enzime restriksionale dhe me lidhjen e zinxhirit me ligazë të ADN (ligazim) mund cilido fragment i ADN të instalohet në gjenomin autoreplikativ, e më pastaj të bëhet shumimi shumëherë i pakufizuar i tij.
  • 10. • Plazmidet janë molekula të vogla rretore të ADN dyzinxhirore të cilat natyrisht gjenden në baktere dhe në qeilza të tharmit, ndërsa replikohen pavarësisht nga gjenomi i tyre. Ato shpesh përmnajnë disa gjene shumë të rëndësishme për batkerin, siq janë gjenet të cilat sigorojnë rezistencën në antibiotik. • Vektori tipik plazmid përmban : 1) Fillesën replikative e cila mundëson replikimin e ADN plazmide në qelizën e nikoqirit, 2) Së paku një gjen, i cili siguron rezistencën e qelizës së nikoqiri në antibiotik, kështu që qelizat në të cilat është bartur mund të dallohen nga tjera sipas ndjeshmërisë në antibiotikun e dhëne, 3) Vendet restriktive, prania të cilave mundëson që fragmenti i hulumtuar i ADN, i fituar me ndihmën e një endonkukleaze restriktive, gjithashtu mund lehtë të instalohet në ADN plazmide.
  • 11. BIOTEKNOLOGJIA DHE MJEKSIA • Terapia gjenike • Terapia gjenike eshte ende nje sektor i pazbuluar i mjekesis,ajo mund te kuroj potencialisht shume semundje si psh : semundje te trashegueshme, semundje kardiovaskulare, semundje neurodegjnerative si dhe disa lloje tumoresh. • Dihet qe materiali gjenetik eshte kontrollori i aktivitetit te qelizes. Ne per shembull kemi zbulur qe nje gjen sillet ne menyre aktive sepse prodhon nje protein jo aktive ose te demshme per organizmin. Kur jemi ne gjendje te izolojm gjenin e shendetshem,pra villain e te demtuarit,e fusim ne qelizat e organizmit te semur,futja behet me ane ten je vektori i cili mund te jete vector viral ose jo viral.
  • 12. Vektori viral dhe qelizat • Vektoret virale prodhohen me thjesht,dhe kane mundesi refuzimi nga qelizat e demtuara.Vektoret virale jane me eficent ne transmetimin e materialit gjenetik tek qelizat e semura sepse shfrytezoje karakteristika specifike te viruseve, Vektori viral sapo futet ne aksion ,ben ate qe di te bej me mire, sin je makine e vertet infektuese.Futet ne qelize dhe replikohet.Me pas infekton qelizat fqinje dhe perhap gjenin e shendetshem.Pasoja? • Efekti terapeutik! • Ne dhjetevjecarin e pare te ketij mijevjecari jene realizuar eksperimente te shumta madje disa prej tyre kane arritur ne stadin e eksperimentimit tek njeriu.
  • 13. A eshte terapia gjenike e sigurt? • Terapia gjenike ,si teknik, eshte ne studim nese mund te perdoret per te trajtuar semundje.Kerkimi aktual po vlereson sigurin e terapis gjenike,studimet e ardhshme do tregojne nese eshte nje alternative e mirefillt trajtimi.Studime te ndryshme kane treguar se kjo perqasje mund te kete rreziqe serioze per shendetin si toksiciteti,inflamacioni dhe kanceri.Duke qene se teknika eshte ende e re ,prandaj disa nga keto rreziqe mund te jene ende te paparashikueshme,gjithsesi kerkuesit mjekesor, institucionet jene ne kerkime ne lidhje me evulimin e terapis gjenike.
  • 14. Si funksionon terapia gjenike? • Terapia gjenike eshte e dizenjuar per te future materialin gjenetik brenda qelizes,per te kompesuar funksionin e gjeneve anormale ose per te ndertuar nje protein te nevojshme,nese mutacioni ne nje gjen ben qe nje protein e nevojshme te mungoj ose te jete ne pakic,terapia e gjeneve mund te jete e afte qeq te fusi nje kopje normale qe nuk ka pesuar mutacion,qe te risjell,te rivendos funksionin e proteins.Nje gjen qe futet menjehere drejtperdrejt ne qelize nuk funksionon,nje transportues i quajtur vektor eshte gjenetikisht i afte qe te shperndaj gjenin,atje ku duhet.Zakonisht perdoren disa viruse te caktuara ne funksion te vektorit sepse ata mund te transportojn gjenin e ri brenda qelizes duke e infektuar ate.Viruset modifikohen ne menyre qe te mos shkaktojn semundje kur perdoren tek njerezit.
  • 15. Farmakagjenomika • Farmakagjenomika ehte nje nder drejtimet moderne te bioteknologjis ne fushen e farmaceutikes.Qellimi i saj eshte qe,permes testeve gjenetike,te parashikoj se si pergjigjet nje pacient ndaj mjekimit dhe ne kete menyre te perjashtoj te gjitha reaksionet e mundshme me te cilat ballafaqohemi sot.Farmakogjenomika tenton te ofroj medikamente te personalizuara ,te mbeshtetura ne profiling gjenetik te cdo njeriu.
  • 16. Personalizimi i medikamenteve • Zakonisht mjeku kur jemi te diagnostikuar nga nje semundje rekomandon nje mjekim sipas standarteve te terapis normale . Ne kete zgjedhje, mjeku, vec te tjerash merr parasysh peshen trupore,moshen,historin familjare te semundjes.Aktualisht mjeku eshte I paafte te parashikoj menyren se si do te pergjigjet trupi ndaj ketij medikamenti.Nderkoh qe mjekimi vazhdon dhe ecen ritmikisht mir ndodh qe ai te shkaktoj ne vijimsi veprime anesore ne organizem te cilat mund te jene te lehta ose fatale.Ne keto rrethana mjeku eshte i detyruar te nderroj kuren duke e nderpritur ate ose duke shtuar dozen. • Ne kete menyre marrja e medikamenteve ose e barnave mbi bazen e njohurive te sotme eshte thjesht nje praktik qe mbeshtetet mbi parimin : “Provo,gabo,korigjo!”
  • 17. Gjenet ne pergjigjen ndaj medikamentit • Funksionet e nje gjeni ne organizem jane te ndryshem pra ai shfaqe ne forma te ndryshme.Cdo gjen eshte pergjegjes per nje tipar te caktuar qe varion shume ne njerez te ndryshem.Nga njera ane ne kete menyre gjenet tona mund te percaktojn edhe menyren se si ne pergjigjemi ndaj medikamenteve.Per kete arsye aparati jone gjenetik mund te reagoj ndaj nje medikamenti qe ne marrim per nje semundje te caktuar te qendroj me gjate se mormalisht ne organizmin tone dhe te mund te shkaktoj deme.por mund te ndodh krejt e kunderta pra menikamenti mund te shkaterrohet duke bere qe veprimi i tij ne organizem te jete me i dobet se te dikush tjeter. Pergjigja e nje njeriu ndaj barnave eshte nje dukuri qe trashegohet tek ne nga prinderit tone.Pasi vetem nje pergjigje e vogel pra vetem 0.1% e gjenomes sone ne bent e ndryshem nga te tjeret,e cila po ashtu eshte pergjegjese per pergjigjen ndaj medikamenteve. •
  • 18. Perdorimet e farmakogjenomikes • Farmakogjenomika eshte tejet e kufizuar ,por ajo eshte shume premtuese ne lidhje me zhvillimet farmaceutike ne te ardhmen.Pasi permes saj mjeket do te evolojn kerkimet e tyre mjeksore dhe do te jene ne gjendje te rizevendesojn praktiken e mepareshme, me pershkrimin e medikamenteve ne perputhje me individualietetit gjenetik te cdo njeriu.Prandaj para se marrim nje mjekim eshte e nevojshme kryrja e nje testi paraprak praktik te AND-se ,e cila do te bente te mundur pajisjen me medikamentet e nevojshme per kurim.Njeherazi kjo nuk do te kishte pasoja anesore negative per pacientin,duke qene i sigurt ne sherimin e tij ndonese ne nje kohe relativisht te shkurter dhe me rekomandimin paraprak te mjekut dhe mbikqyrjen e tij,aktualisht testet gjenetike te kesaj natyre jane te pakta ,ato percaktojn natyren e nje grupi enzimash qe metabolizojn rreth 30 lloje medikamentesh si dhe disa teste te cilat po ashtu matin veprimin e enzimave qe shkaterrojn medikamentet qe perdoren per kimioterapi. •
  • 19. Limitet e farmakogjenomikes • Përmasa e faktorëve gjenetik të cilët kontribuojnë në fenotipin e përgjigjes/toksicitetit të barit do të varet nëse gjeni kandidat do të jetë me efekt të madh, mesatar ose minor. Ekzistojnë gjithashtu edhe koncepte të gabuara në lidhje me informacionin e marrë nga testi farmakogjenetik. Edhe në rastin e veprimit maksimal të gj enit, prezenca ose mungesa e mutacionit nuk do të japë “po” ose “jo” të drejtpërdrejtë në përgjigje por simbas të gjitha gjasave në subjektin me mutacionin e dhënë, një ngjarje ose do të shfaqet ose jo. Vlera më e lartë parashikuese e testit gjenetik do të jetë e observuar për gjenet me efektet më të mëdha. Në rast të enzimeve që metabolizojnë barnat, mutacionet që çojnë në humbje të funksionit do të rezultojë në koncentrime më të larta të barit. Nëse këto koncentrime të larta shoqërohen me toksicitet, është shumë e mundshme që pacienti i cili ka këtë gjenotip do të zhvillojë toksicitet të rritur, duke i ofruar pacientit dozë të njëjtë të përshkruar të barit sikurse edhe pacientëve të cilët bartin tipin e egër të gjenit.
  • 20. • Për diagnozën prenatale nevojitet ekzaminimi i indeve / qelizave fetale. Kjo mund të arrihet përmes proçedurave invazive si amniocenteza apo biopsia e vileve koriale (CVS). Fillimisht çdo proçedurë invazive e diagnozës prenatale duhet të paraprihet nga këshillimi gjenetik i çiftit, ku vlerësohet pema gjenetike familjare dhe rrisku gjenetik dhe shpjegohen komplikacionet e mundshme të proçedurës. • Amniocenteza është një teknikë e cila për qëllime diagnostikuese (rrallë terapeutike) presupozon aspirimin e likidit amniotik. Ajo është proçedura invazive më e përdorur për diagnozën prenatale. Amniocenteza
  • 21. Teknika • Amniocenteza tradicionale kryhet pas javës së 15-të të shtatzanisë. Por amniocenteza mund të kryhet edhe më herët; midis javës së 12-të dhe asaj të 14-të (amniocenteza e hershme). • Amniocenteza nuk mund të kuptohet pa ekzaminim ekografik. Ekografia shërben për përcaktimin e moshës gestacionale, lokalizimin e plaçentës, vlerësimin e likidit amniotik dhe orientimin nëpër hapësirat që ai formon, përcaktimin e numrit të fetuseve. Ajo duhet të kryhet në të njëjtin moment me amniocentezën. • Çdo gjest mjeksor respekton rreptësisht rregullat e asepesisë. Lëkura e barkut dezinfektohet me solucion betadine. Dorezat e përdorura janë sterile dhe një përdorimshme.
  • 22. Siguria e amniocentezës • Çdo proçedurë që përfshin futjen në brendësi të uterusit gravid përmban një rrezik për fetusin. Këtu bën pjesë edhe amniocenteza. Teorikisht ajo mbart një rrezik matern dhe fetal. • Rreziqet materne janë shumë të rralla. Këtu mund të përmendim: • Koriamniotitin (në 0.1% të rasteve). • Spoting tranzitor. • Rjedhje vaginale minimale e likidit amniotik (në 1% të rasteve). Zakonisht ky komplikacion është tranzitor. • Rreziqet fetale. • Rreziku abortiv i amniocentezës është i ulët (< 0.5%).
  • 23. Indikacionet e amniocenteses gjenetike • Mosha materne në momentin e lindjes >35 vjeç • Anamneza familiare pozitive për anomali kromozomiale apo defekte gjenike • Teste anormale në screening-un e Trim II (triple-test). • Teste anormale në screening-un e Trim I (bi-test). • Anomali vizibile në ekzaminimin ekografik. • Infeksione materne potencialisht të dëmshme për fetusin. • Më shumë se 3 aborte spontane. • Rrezik i lartë për defekte të tubit neural • Lindje në antecedente të një fetusi me defekte kromozomiale.
  • 24. Antitrupat monoklonal • Antitrupat, qe quajtura edhe Imunoglobulina, jane protein ne forme Y me funksion identifikimin dhe zhdukjen,vrasjen e antigjeneve ose trupave te huaja,sic jane viruset dhe bakteret. Ne trupin njerezor keto antitrupa kane si funksion te identifikojne dhe te sulmojne antigjenet, duke qene pjese e sistemit imunitar. Keto antitrupa( Antitrupat monoklonale) jane perdorur prej vitesh sin je forme imunoterapie. Kjo imunoterapi konsiston ne perdorimin e antitrupave monoklonale per lidhjen me nje antigjen te caktuar, qe mund te jete nje qelize cfaredo ose nje protein.Qellimi kryesor eshte stimulimi i sistemit imunitar te pacientit per te sulmuar qelizat tumorale dhe parandalimin e rritjes se tumorit per shkak te bllokimit te receptoreve qelizore. Antitrupat monoklonale perdoren edhe ne trajtimin e semundjeve autoimmune,perfshireketu:artritinrheumatoid,kolitin.
  • 25. C’jane qelizat staminale apo burimore? • Ne organizmin e njeriut jene qeliza nga me primitive qe mund te transformohen ne qeliza kardiake,kockore,hapatike(te melcis) etj,per te riperteritur indet e demtuara ose te vjetra-jane qelizat staminale apo burimore. • Qelizat staminale edhe pse njihen prej kohesh,filluan te studiohen nga kerkimi shkencor ne vitiet “90” per te shfrytezuar aftesit e tyre te jashtzakonshme per qellime terapeutike. • Ne vitin 1992 u zbulua tek minjte nje burim I ri qelizash burimore, ne tru • Ne vitin 1998 u izoluan dhe u shumefishuan in vivo qeliza burimore embrionale qe ne kete menyre mund te mbahen ne laborator.
  • 26. Si perdoren qelizat staminale? • Ne organizmin e njeriut gjejme qeliza te ndryshme ne strukture dhe ne funksion si ato te lekures,muskulit,te trurit(neuronet) e te shume indeve te tjera.Nese shkojm pas ne historin e zhvillimit te organizmit do te shohim qe te gjitha indet,te gjitha qelizat kane nje origjine te perbashket ne te cilen qelizat gjenden te padiferencuara,te padalluara nga njera- tjetra por nuk i jane nenshtruar akoma procesit te specializimit.
  • 27. Qelizat burimore staminale • Qelizat burimore adulte te palces se kockave e te kordonit umbelikal,per te dhene dy shembuj transplantohen ne nje organizem te semur per qellime terapeutike,per riparimin e indeve te semura. • Qelizat burimore embrionale krahasuar me ato adulte kane disa perparesi te cilat jane me te rendesishme si:aftesia riperteritese dhe aftesia me e madhe perdalluese ose diferencuese. Per kete arsye shihen me premtuese ne kerkimin shkencor.Gjithsesi jane pikerisht keto qe hapin edhe debate etike.
  • 28. FERMENTIMI DHE BIOTEKNOLOGJIA MJEKSORE • Fermentimi përdoret edhe për tju referuar rritjes së disa mikroorganizmave në disa materiale. Kur fjala përdoret në kuptimin e saj normal, nuk ka ndonjë ndryshim të konsiderueshëm midis metabolizmit aerobik dhe atij anaerobik. • Ky proçes shpesh përdoret për të konservuar (ruajtur) ushqimin. Fermentimi zakonisht i referohet fermentimit te sheqerit ose alkoolit duke përdorur maja, por proçese të tjera fermentuese përfshijnë prodhimin e kosit. Shkenca e fermentimit njihet si zimologjia.
  • 29. Fermentimi i ushqimeve dhe pijeve • Pas procesit te fermentimit arrijm perfitimin e shume lendeve te dobishme qe sherbejn si ushqim ose si pije alkoolike ose joalkoolike. • Ne fund te procesit te fermentimit prodhimi eshte edhe me i ushqyeshem,me i tretshem,me i shijshem dhe i sigurt nga pikepamja e siguria toksikologjike dhe mikrobike.Ushqimet e fermentuara si dhe pijet rrjedhin nga material te ndryshme me origjin bimore dhe shtazore.Teknologjit e fermentimit perdoren sot ane kend ne te gjithe boten nga ato me primitive e deri tek ato me modernet. Ushqimet e fermentuara perfshijen buken, djathin,kosin,salcen e sojes,kerpudhat,turshit,ullinjt etj.
  • 30. Pijet alkoolike dhe ato joalkoolike • Pijet alkoolike jane prodhimet perfundimtare te fermentimit.Si material fillestar per prodhimin e tyre sherbejne lendet e pasura me sheqer(lengu i frutave,mjalti etj) ose prodhimet e pasura me niseshte( dritherat dhe rrenjet), te cilat hidrolizohen deri ne sheqer para fermentimit.Kur ky substrat (sheqeri) inkubohet ne prani te mikroorganizmave specifike ndodh fermentimi.Prodhimi perfundimtar eshte 16% alkool, me pak pH acid si dhe perberes te tjereme pak te rendesishem.
  • 31. Procesi i fermentimit. • Pas mbledhjes, rrushi shtrydhet dhe lejohet të fermentohet. Vera e kuqe përfitohet nga mushti (pulpa) prej rrushit të kuq apo te zi që kalon nëpër fermentim së bashku me lëvoren e rrushit, gjersa vera e bardhë zakonisht përfitohet me fermentimin e lëngut i cili del nga kokrra e rrushit të bardh me shtypje, por gjithashtu mund te përfitohet nga mushti i ekstraktuar nga rrushi i kuq me kontakt minimal me lëvoren e rrushit. Verërat Rosé janë të përfituara nga rrushi i zi ku lëngu i ekstraktuar është i lejuar të jetë në kontakt me lëvoren për aq kohë sa ta fitoj ngjyrën e kuqe të qelët (rose), ku lejohet një sasi e vogël e taninës te kalojë në lëngë cila gjendet në lëvoren e rrushit.
  • 32. • Shtypja • Shtypja është proces i shtrydhjes me butësi të kokrrave të rrushit dhe qarjes së lëkurës që të liroj përmbajtjen nga kokrra e rrushit. Tradicionalisht kur prodhohet verë në sasi te vogla, shtrydhja bëhet me këmbë të zbathur ose duke përdorur shtrydhëse të vogla. Këto mund ta qajnë lëkuren e kokrrës së rrushit dhe ta lirojnë përmbajtjen në të njëjtën kohë. Megjithatë, në prodhimtari të mëdha përdoren shtrydhëset e mekanike. Përdorimi I shtrydhëseve është i ndryshëm mvarsisht prej llojit të verës së prodhuar të kuqe apo të bardhë. Në përgjithësi kur prodhohet verë e bardhë atëherë shtrydhet vetëm fryti, gjersa mbetjet vendosën në shtypës ku mundësohet rrjedha e plotë e lëngut nga kokrra e rrushit.
  • 33. • Fermentimi primar. • Fermentimi primar zhvillohet në rezervuar të hapur. Për të prodhuar lloje të veçant të verës, rrushi vendoset në pres dhe derdhet në rezervuar të hapur dhe lihet të fermentohet. Njëherit kur fermentimi fillon, lëkura e rrushit shtyhet përpjetë në sipërfaqe me ndihëmen e dioksidid të karbonit, gazrat të cilat lirohen nga procesi i fermentimit. Kjo shtresë e lëkurave dhe materialeve tjera solide është e njohur si kapak (kapuq). Pasi lëkura është burim I taninës, kapakau duhet të përzihet me lëngun për gjdo ditë, ose të shpohen vrima. •
  • 34. • Stabilizimi ne temperature te ftohet. • Stabilizimi I ftohët është proces I përdorur në prodhimin e vërës që të zvogëloj sasinë e kristaleve tartrate (zakonisht potassium bitartrate) në verë. Këto kristale tartrate duken si kokrra të zallit të tejdukshëm, të njohur si “kristalet e verës” ose "diamantet e verës". Ato mund të paraqiten si sedimente në verë por ato nuk janë. Përgjatë procesit të stabilizimit të ftohët, temperatura e verës pas fermentimit bie der afër temperaturës së ngrirjes për një deri dy javë. Kjo do të shkaktoj që kristalet te ndahen nga vera dhe të ngjitet në muret e rezervuarit. Kur vera drenohet nga rezervuari, tartratet lehën prapa. Gjatë "Stabilizimit të nxehte", proteinat jo stabile largohen me adsorbim në bentonite, duke parandaluar precipitimin e tyre në shishe të verës. • •
  • 35. • Fermentimi Sekondar dhe vjetersimi. • Gjatë fermentimit sekondar dhe procesit të vjetërsimit, I cili zgjat prej tri (3) deri gjashtë (6) muaj, fermentimi vazhdon shumë ngadalë. Vera mbahet e mbyllur që të mos vijë deri te oksidimi. Proteinat nga rrushi I prishur dhe majajas se mbetur dhe grimcave tjera nga rrushi lejohen të qëndrojnë. Potassium bitartrate do të precipitoi gjithashtu, ky proces mund të përmirësohet stabilizim të ftohet që të parandaloj paraqitjen e kristaleve tartrate në shishe. Si rezultat I këtyre proceseve verërat e turbullta do të kthjellohen. Vera mund të vendoset të qëndroj dhe përgjatë këtij procesit të largohet llumi (fundrina).
  • 36. • Fermentimi Sekondar dhe vjetersimi. • Gjatë fermentimit sekondar dhe procesit të vjetërsimit, I cili zgjat prej tri (3) deri gjashtë (6) muaj, fermentimi vazhdon shumë ngadalë. Vera mbahet e mbyllur që të mos vijë deri te oksidimi. Proteinat nga rrushi I prishur dhe majajas se mbetur dhe grimcave tjera nga rrushi lejohen të qëndrojnë. Potassium bitartrate do të precipitoi gjithashtu, ky proces mund të përmirësohet stabilizim të ftohet që të parandaloj paraqitjen e kristaleve tartrate në shishe. Si rezultat I këtyre proceseve verërat e turbullta do të kthjellohen. Vera mund të vendoset të qëndroj dhe përgjatë këtij procesit të largohet llumi (fundrina).
  • 37. • Fermentimi Malo lactic. • Fermentimi Malolactic zhvillohet në prani të bakterieve të cilat metabolizojn acidin malic dhe prodhon acidin laktik dhe dioksidin e karbonit. Si rezultat përfitohet verë me e butë ne shijë dhe ka kompleksitet më të madh. Ky proces përdoret në shumtën kohës në prodhimin e verës se kuqe dhe nganjëherë në prodhimin e verës se bardh. • Testet laboratorike. • Pa marrë parasysh se vjetërsimi I verës është bërë në tanke apo fuqi, testet duhet të kryehën periodikisht në laborator për të kontrolluar kualitetin e verës. Testet e zakonshme përfshin °Brix, pH, acidin e titruar, sheqerin residual, sulfurin e lirë, sulfurin total, aciditetin e avullueshëm dhe përqindjen e alkoolit.
  • 38. Fermentimi i zarzavateve • Ne shume vende te botes,frutat e disa bimeve si dhe zarzavate ruhen ne tretesire kripe dhe ne acidin qe prodhohet nga fermentimi i tyre.Nder zarzavatet qe me ane te fermentimin shnderrohen ne turshi permendim domatet e pjekura,qepet,lakrat,karrotat etj.Keshtu per shembull,turshit e lakrave realizohen ne nje tretesirekripe dhe ne kushte anaerobe.Prania e kripes ndikon ne daljen e ujit dhe sheqerit nga gjethet.Ne kete terren bakteret e acidit laktik shumohen duke shnderruar sheqerin ne acid laktik i cili ul pH e mjedisit dhe pengon zhvillimin e baktereve te tjera qe do te zberthehenlenden organike.
  • 39. Dritherat • Nje pjese e dritherave te prodhuara mund te fermentohen ne formen e ushqimeve te ngurta ose ne formen e pijeve alkoolike.Buka eshte prodhimi kryesor qe realizohet permes fermentimit kryesisht te brumit te mjellit te grurit.Mielli i grurit dhe ai i thekres jane dy nga miellrat kryesor qe perdoren ne Europe. • Ata perzihen me uje,qumesht,krip,yndyre,sheqer dhe perberes te tjere si dhe me majan Saccharomyces cerevisiae.Gjate fermentimit,sheqeri shnderrohet ne alkool.
  • 40. BIOTEKNOLOGJIA MJEDISORE • C’ eshte bioteknologjia mjedisore? • Bioteknologjia mjedisore perfshin te gjitha perqasjet bioteknologjike qe zbatohen per ceshtjet mjedisore.Ajo shfrytezon kryesisht mikroorganizmat,te cilet shpalosin cilesit te jashtzakonshme per zberthimin e lendeve te ndryshme organike.Kerkuesit kane identifikuar shume mikroorganizma qe jetojn ne mjedisa te vecanta dhe perdorin substrate te ndryshme si burim energjie.Ekologja mikrobike ka filluar te gjeje zbatime te shumeta si nje perqasje e re edhe ne fushen e problemeve mjedisore.
  • 41. Biokurimi • Biokurimi mund te percaktohet si nje process qe perdore mikroorganizmat dhe enzimat e tyre per te kthyer mjedisin e ndotur ne gjendjen fillestare.Ai mund te perdoret per te luftuar ndotes te vecant,sic jane pesticidet e klorinuaraose per te pastruar zona te tera te ndotura me mbetjet e naftes.Nje metode alternative per biokurimin eshte perdorimi i bimeve per pastrimin e mjedisit.Kjo quhet fitokurimi.Bimet kane aftesin te grumbullojn shume metale te renda dhe jo te renda, te cilat i perdorin per rritjen e tyre.
  • 42. Biokurimi i lendeve te vecanta • Hidrokarburet dhe nenprodhimet e tyre te naftes jane nder ndotesit kryesore ne bote.Per pastrimin e zonave te ndotura naftembajtese perdoren nje sere mikroorganizmash qe perdoren se bashku.Zakonisht mjedisi qe pastrohet pasurohet me lende ushqyese qe permbajne fosfor dhe azot.Keto lende jane te domosdoshme per te rritur rendimentin e mikroorganizmeve. • Disa gjene te lokalizuara ne plasmidet e baktereve kodojn enzima te ndryshme qe zberthejn lend kimike toksike.Keshtu ne vitin 1979 u izoluan shtame bakteriale te afta per te zberthyer ne sere lendesh organike me veti toksike.Plasmidet e dy prej shtameve bakteriale u transferuan te bakteri Pseudomonas putida.
  • 43. Klonimi ne boten shtazore • C’eshte klonim? • Klonimi riprodhues eshte krijimi i nje organizmi te ri qe eshte ekzaktesisht kopje e nje organizmi tjere.Kjo do te thote qe materiali gjenetik i ketyre dy lloje organizmash eshte i njejte.Klonimi natyral eshte permes shumimit joseksual.Gjallesat njeqelizore sic jane bakteret,protozoaret etj., zakonisht riprodhohen ne menyre joseksuale dhe per pasoj indivitet qe lindin ne kete rruge jae gjenetikisht te njejte pra klone.Bimet qe lindin nga stolonet e luleshtrydheve jane klone natyrale.Nuk eshte per tu cuditur,por midis jush mund te kete njerez te njejte qe jane klone te njeri-tjetrit,pra nuk jane krijuar ne laboratore por jane binjake nga e njejta veze.
  • 44. • Pse klonojme? • Permes klonimit te bimeve dhe te kafsheve synohet prodhimi masiv i organizmave me cilesit e deshiruara.Teknika e klonimit,e kombinuar me inixhierin gjenetike,krijon mundesine e jetesimit te kafsheve,te cilat pervec te mirave qe u njohim deri me sot mund ti shnderrojm ne ne fabrika te prodhimit te barnave mjeksore.Keshtu per shembull, bashke me qumeshtin e deles te perfitojm edhe isulinen dhe barnat te tjera mjeksore.Por me sne te klonimit mund te shumojm llojet e ndryshme te kafsheve dhe bimeve qe jane ne rrezik zhdukje. • Nderkohe sot ekzistojn te gjitha teknologjite edhe per klonimin e qenieve njerezore,por kjo ceshtje ka ngjallur debate te shumta midis shkenctareve,politikaneve dhe publikut te gjere.Per kete arsye,legjislacioni ne vende te ndryshme e ndalon rreptesisht klonimin njerezor.
  • 45. • Klomimi me partenogjenez • Vezet e pafekonduara te disa jorruazoreve te vegjel,te krimbave,te disa lloje peshqish,hardhucash dhe bretkosash mund te zhvilohen per te dhene gjallesa te rritura nese nzxiten me lende te ndryshme kimike.Ky proces quhet partenogjenez.Te vegjlit e lindur permes kesaj teknike jane klone te femrave nga jane marre vezet. • Klonimi artificial i kafsheve. • Ne vitin 1970,kerkuesi John Gurdon arriti te klononte me sukses larvat e bretkoses.Ai transplatoi berthamen e nje qelize te specializuar ten je bretkose(A) ne nje veze te pafekonduar ten je bretkose tjeter (B),berthame e se ciles ishte shkaterruar me rreze ultravjollc.Veza me berthamen e transplantuar u zhvillua dhe dha nje larve gjenetikisht te njejte me bretkosen (B) nga ishte marre berthama dhe jo me bretkosen(A) nga ishte marre veza pa berthame.
  • 46. Klonimi riprodhues tek kafshet e larta. • Ne vitin 1977,teknika e klonimit pesoi nje revulucion te vertete me punimet e J.Wilmut dhe kolegeve te tij ne institutin “Roslin”te Skocise.Ne kete institut u arrit per here te pare te klonohej ne menyre te suksesshme nje kafshe gjitare,sic e quajten delja Dolly.Ne kete rast u be transplantimi i nje berthame te marre nga qelizat e gjirit te deles se races faqezeze ne vezen me berthame te hequr nga nje dele e rrace faqebardh.Pas 276 deshtimeve nje nga vezet e kombinuara ne kete menyre filloi ndarjen qelizore dhe dha nje embrion.Me tej embrioni u vendos ne mitren e nje deleje faqezeze deri sa lindi nje qengj faqebardhe qe u qujt Dolly.Dolly ishte gjenetikisht i njejte me delen faqebardhe nga u mor berthama dhe jo me delen faqezeze nga u mor veza berthama e se ciles ishte e shkaterruar.
  • 47. Kafshet transgjenike • Prodhimi i kafsheve transgjenike eshte nje nder drejtimet e shumta te bioteknologjis moderne.Transferimi i gjeneve me origjine nga i njejti lloj apo nga lloje te tjera nuk behet tek kafshet e rritura,por ne fazat me te hereshme te zhvillimit embrional ose ne nje veze te sapofekonduar. • Bioteknologjia e kafsheve transgjenike eshte e ndryshme nga terapia gjenike.Kjo e fundit merret me transferimin e gjeneve drejtperdrejt ne indet e kafsheve te rritura.Ne kete rast gjenet behen pjese e materialit gjenetik te qelizave somatike,per pasoj informacioni i tyre nuk trashegohet nga njeri brez tek tjetri.Perkundrazi ne rastin e kafsheve transgjenike informacioni i gjenit te huaj,duke u bere pjese e aparatit gjenetik te qelizave riprodhuese,transmetohet nge nje brez tek tjetri.
  • 48. Si veprohet per te prodhuar nje kafshe transgjenike? • Per prodhimin e kafsheve transgjenike perdoren tre metoda te ndryshme. • 1.Metoda e pare mbeshtetet ne injektimin e gjenit te interesuar derjtperdrejt ne nje veze te sapofekonduar me ane te mikroinjeksionit.Me tej qeliza i nenshtrohet ndarjes qelizore per te dhene embrionin,i cili me pas vendoset ne mitren e nje kafshe femer deri sa te zhvillohet dhe te linde.Kafsha e re eshte transgjenike. • 2.Metoda e dyte mbeshtetet ne futjen e gjenit per te cilin kemi interes ne qelizat embrionale te padiferencuara.Ne fakt,qelizat e kesaj faze embrionale jane qelizat burimore.Keto qeliza kaneaftesin te diferencohen per te dhene te gjitha llojet e qelizave te tjera qe ndertojn organizmin e rritur. • 3.Metoda e tret mbeshtetet ne vektoret virale,te cilet transferojn gjenin e interesuar drejt e ne vezen e fekonduar. Me tej procedura eshte e ngjashme me dy metodat e para.
  • 49. Rendesia e kafsheve transgjenike. • Transformimi gjenetik i kafsheve behet per perfitime ne fushen e bujqesis,industris dhe mjeksis. • Ne fushen e bujqesis,kafshet transgjenike prodhohen per tipare te vecanta,si rritja e shpejte,prodhimi i mishit dhe qumeshtit,rezistenca ndaj gripit,permiresimi i cilesis se tyre etj. • Ne fushen e mjeksis,kafshet transgjenike perdoren per transplantim e organe te njeriu.Transplantimi i organeve nga kafshet tek njeriu quhet ksenotransplantim.Nje lloj derri transgjenik me inde te humanizuara ska pse te mos jete kandidat per kete qellim.Ne vitin 1977 nje lope transgjenike bashke me qumeshtin prodhoi proteinen humane alfa- laktalbumine,e cila eshte e rendesishme per nje tretje te mire tek femijet e vegjel.
  • 50. Bioteknologjia e bimeve transgjenike • Te gjitha gjallesat mbartin gjene me origjinenga llojet e tjera quhen transgjenike ose Organizma te Modifikuar Gjenetikisht (OMGJ). • Zbatimi i teknikave bioteknologjike per krijimin e bimeve dhe kafsheve transgjenike synon permiresimin e cilesive te tyre gjenetike.Gjeni i transferuar nga nje organizem tek nje bime e caktuar kodon per nje protein te re,e cila mund te kete veti helmuese per insektet,rrit rezistencen ndaj kripesis se mjedisit,te ftohtit ose te thatesires,ndaj pesticideve;mund te jete nje enzime qe nderhyne ne pjekjen e frutave;nje lend qe bllokon shumimin e viruseve etj.
  • 51. Inxhinieria gjenetike per krijimin e bimeve transgjenike • Para se te ndermarrin nje pune per krijimin e nje bime transgjenike studiuesit gjurmojne per vecori te ndryshme tek nje bime,kerpudhe apo bakter tjeter.Ata studiojn proteinen pergjegjese per kete tipar te vecant,sic mund te jete vetia helmuese tek bime te caktuara per insektet.Me tej kerkuesit izolojn gjenin pergjegjes per kete protein dhe studiojn se cili organ bimor eshte me i pershtatshem per shprehjen e informacionit te tij. • Futja e gjeneve te huaja ne nje qelize bimore te veshur me mure qelizore nuk eshte e thjeshte.Per kete qellim perdoren dy metoda:ose ate te vektoreve biologjik per transferimin e gjeneve ne qelizen bimore ose ate te perdorimit te pushkes gjenomike,instrument me ane te se cilit sfera mikroskopike te veshura me AND-ne e nje plasmidi bakterial,futen me force brenda qelizes bimore.
  • 52. • Zakonisht pushka gjenomike perdoret per te gjuajtur mikrosferat me AND ne qelizat e padiferncuara te kallove bimore (masa e qelizave qe formohen ne nje vend te demtuar).Qelizat e bombarduara nxiten me lende hormonale per tu shumuar dhe per te dhene nje bime te re transgjenike e cila kultivohet ne sere pastaj ne mjedis te hapur. • Metoda tjeter mbeshtetet ne transferimin e gjenit te deshiruar permes plasmideve te bakterit Agrobacterium tumefaciens,i cili sherben si vektore biologjik qe injekton disa lloje bimesh.Bakteri me plasmidin qe permban AND rikombinante perdoret per te infektuar nje copez gjethe ose ndonje ind tjeter.Me tej indi nxitet me hormone per te filluar shumimin qelizor nga i cili do te rezultoj nje bimez e re transgjenike.
  • 53. KONKLUZIONI • Bioteknologjia merret me shfrytezimin e organizmave te gjalla,qelizave ose pjesezave qelizore per prodhimin e produkteve te ndryshme si dhe me permiresimin gjenetik te qenieve te gjalla ne sherbim te njeriut.Proceset bioteknologjike ne pergatitjen e ushqimeve jane zbuluar qysh ne lashtesi.Bioteknologjia e sotme zbatohet me sukses ne fusha te ndryshme,sic jane ato te ushqimit,mjekesis dhe mjedisit. Bioteknologjia moderne bazohet ne AND-ne rikombinante dhe teknologjin e hibritizimit por eshte mjeti kryesor qe perdoret per prodhimin e organizmave te ndryshuar gjenetikisht OMGJ-ve. Por krahas kesaj vlen per tu theksuar si dhe lidhja ose marredhenia simbiotike me nje sere shkencash,sic eshte mjeksia . Nje sektor po aq kerkues eshte bioteknologjia bujqesore dhe mjedisore,bioteknologjia bujqesore ka te beje me prodhimine organizmave transgjenik sic jane kafshet dhe bimet transgjenike,si dhe bioteknologjia mjedisore e cila merret me mbrojtjen dhe pastrimin e mjedisit ,nga ku me konkretisht i kasha shqyrtuar ne nje menyre te detajuar edhe me siper.