SlideShare ist ein Scribd-Unternehmen logo
1 von 223
Downloaden Sie, um offline zu lesen
Toleranca politike në funksion të paqës
5
M-r Nazmi MALIQI
TOLERANCA POLITIKE
NË FUNKSION TË PAQES
Nazmi Maliqi
6
Për botuesin: FRIEDRICH EBERT STIFTUNG
Shkup
Milinka Trajkovska
Recenzent:
Prof. Dr. Trajan Gocevski
Prof. Dr. Biljana Vankovska
Lektura dhe korrektura: Liri Lena
Redaksia: KLUBI DEMOKRATIK - SHKUP
Shtypi:
CIP Katalogizacija vo publikacija Narodna i
univerzitetska biblioteka
"Sv. Kliment Ohridski", Shkup
br.
ISBN
Toleranca politike në funksion të paqës
7
M-r Nazmi Maliqi
TOLERANCA POLITIKE
NË FUNKSION TË PAQES
Nazmi Maliqi
8
Toleranca politike në funksion të paqës
9
PËRMBAJTJA
Hyrje ................…………………………................................ 15
Kreu i parë I
1. Formimi i qëndrimeve pozitive të tolerancës politike ....... 19
2. Hulumtime për tolerancën politike .................................... 24
3. Toleranca politike si faktor i stabilizimit demokratik ........ 27
Kreu i dytë II
Përcaktimi konceptual i tolerancës politike,
paqes dhe sigurisë
1. Vërejtje hyrëse për përcaktimin konceptual të tolerancës
politike ................................................................................. 31
1.2. Koncepti i tolerancës politike ..............………................... 32
1.3. Krijimi i dallimeve ............………...................................... 34
1.4. Teorija e lirisë, demokracisë dhe tolerancës politike........... 39
1.5. Si shihen në Republikën e Maqedonisë këto raporte-
demokraci dhe tolerancë politike ........................................ 43
1.6. Siguria qytetare .........................……….............................. 46
1.6.1. Gjendja e sigurisë .……………………........................... 46
1.7. Arritja e paqës ....... ............................................................ 47
1.8. Sistemi kolektiv i sigurisë dhe mbrojtjes së
Republikës së Maqedonisë.................................................... 50
1.9. Siguria e strukturës Evropjane...…...................................... 51
Kreu i tretë III
Toleranca politike si kulturë-
Faktor i i ruajtjes së paqes dhe sigurisë
1. Toleranca politike si faktor i ruajtjes së paqes dhe sigurisë.... 53
1.1. Bazat empirike të teorive të demokracisë dhe të
tolerancës politike.................................................................... 54
1.2. Kultura politike, demokracija dhe toleranca politike............... 55
Nazmi Maliqi
10
1.3. Tranzicioni demokratik dhe toleranca..................................... 57
1.4. Liritë politike .......................................................................... 58
1.5. Baraspesha politike .............…….......................................... 63
1.6. Politika, etika dhe filozofia .................................................... 64
1.7. Faktorët e aktivitetit politik .......…......................................... 69
1.7.1. Toleranca politike ………………......................................... 70
1.7.2. Shteti i së drejtës, politika dhe toleranca .............................. 71
1.7.3. Dallimet kulturore dhe dezintegrimi shoqëror ...................... 72
1.8. Çështjet ideore të zhvillimit të njeriut ................................... 74
1.8.1. Konventa Evropjane për mbrojtje nga torturat dhe sjelljeve
jonjerëzore ........................................................................... 75
1.8.2. Karakteristikat themelore të tranzicionit demokratik ............ 78
1.8.3. Ndryshimet politike nga konfrontimi në akomodim.............. 78
1.8.4. Mediumet dhe politika .......................................................... 80
1.9. Toleranca politike si faktor i ruajtjes së paqes dhe të
sigurisë në rrethanat ballkanike ........................................... 86
Kreu i katërt IV
Toleranca politike e mbështetur në respektimin e dallimeve:
individuale, sociale, fetare, kombëtare dhe gjuhësore
1. Përvoja të Republikës së Maqedonisë ................................... 89
1.1. Rroli i dispozitave kushtetutare dhe zgjidhjeve ligjore në
mbarështrimin dhe zgjidhjen e problemeve .......................... 90
1.2. Qytetarët dhe rroli i tyre për ruajtjen e paqes dhe sigurisë..... 90
1.3. Pakicat- rroli i tyre në ruajtjen e paqes dhe sigursisë ............ 91
1.4. Dispozita për të drejtat e pakicave të përfshira në disa
Dokumenta ndërkombëtare ................................................... 92
1.5. Toleranca politike na mardhënjet e brendëshme si faktor i
rëndësishëm për ruajtjen e paqes dhe sigurisë në Republikën
e Maqedonisë ........................................................................... 95
1.6. Momente të mundëshme kontestuese për përmirësimin e
mëtejshëm të mërdhënjeve ndëretnike në Republikën e
Maqedonisë ............................................................................... 96
1.7. Lojaliteti si obligim qytetar ...................................................... 101
1.8. Hulumtime me qëllim të përcaktimit të problemeve që
qëndrojnë në rrugën e tolerancës politike ................................ 103
Toleranca politike në funksion të paqës
11
1.9. Këshilli i Evropës dhe Konventa kornizë për të drejtat e
pakicave nacionale ............................................................. 107
Kreu i pestë V
Toleranca politike dhe proceset demokratike për ndërtimin e
mardhënjeve të brendshme dhe të jashtme – faktorë për ruajtjen e
paqes dhe stabilitetit
1. Toleranca politike dhe proceset demokratike për
ndërtimin e mardhënjeve të brendhëshme dhe
të jashtme ........................................................................... 111
1.1. Proceset demokratike për ndërtimin e mardhënjeve të
Brendëshme .................................................................... 111
1.2. Politika e mbrojtjes dhe mardhënjet e brendëshme ......... 112
1.3. Rregullimi normative i mbrojtjes së Republikës së
Maqedonisë ..................................................................... 115
1.4. Partitë politike dhe mbrojtja e R. së Maqedonisë ............ 116
1.5. Ushtria dhe pushteti politik si mardhënje e brendëshme në
Vendet demokratik ........................................................... 117
1.5.1. Depolitizimi i ushtrisë...................................................... 118
1.5.2. Ushtria dhe qytetarët në sistemet demokratike ............... 119
1.5.3. Raportet civile- ushtarake në demokraci ......................... 121
1.6. Rëndësia e demokracisë bashkëkohore ........................... 121
1.6.1. Vendet e mëdha demokratike do të mbeten
demokratike ..................................................................... 124
1.6.2. Rruga drejt paqes në disa rajone të botës ........................ 125
1.6.3. Probeleme të reja në rrugën drejt paqes ......................... 127
1.6.4. Ç’duhet bërë sot në rrugën për ruajtjen e paqes .............. 129
1.6.5. Ç’është realiteti për mirëqenjen njerëzore ...................... 131
1.7. Procesi i transformimit në vendet në tranzicion .............. 132
1.8. Toleranca politike si faktor për ndërtimin e mardhënjeve të
brendëshme në ruajtjen e paqes dhe sigurisë në Republikën
e Maqedonisë ..................................................................... 136
1.9. Pozita politike dhe ushtarako politike e Republikës së
Maqedonisë ..................................................................... 137
Nazmi Maliqi
12
Kreu i gjashtë VI
Konfliktet si dukuri shoqërore dhe zgjidhja tyre
1. Konfliktet si dukuri shoqërore…....................………........ 141
1.1. Përkufizimi i konfliktit ...............….................................... 143
1.2. Konfliktet, paqa dhe siguria ndërkombëtare ...................... 144
1.3. Nevojat themelore të njerëzve, frustacionet dhe konfliktet
Etnike .................................................................................. 145
1.4. Konflikti ndërkombëtar ..........................…….................... 145
1.5. Konfliktet kronike .…………… ........................................ 146
1.6. Konflikti politik .....................……..................................... 147
2. Luftërat si fenomene shoqërore ........................................... 148
3. Toleranca dhe mirëkuptimi si parakusht për pvr pengimin
dhe zgjidhja e konflikteve .................................................... 153
4. Organizatat ndërkombëtare dhe zgjidhja e konflikteve......... 160
Kreu i shtatë VII
Toleranca politike në mardhënjet ndërkombëtare si
faktorë për ruajtjen e paqes dhe të sigurisë............................. 167
1. Siguria kombëtare dhe mardhënjet ndërkombëtare ............167
1.1. Parakushtet për krijimin e konceptit bashkohor të sigurisë.169
1.2. Përmasat ndërkombëtar të sigurisë kombëtare....................170
1.3. Evoluimi i konceptit të paqes .............................................172
1.4. Qëndrueshmëria e paqes dhe sigurisë në mardhënjet
bashkohore ndërkombëtare ................................................ 173
1.5. Mekanizmat për ruajtjen e paqes dhe sigurisë ...................174
1.6. Faktorët për suksesin e ruajtjes së paqes . ..........................175
1.7. Ndërtimi i paqes ..……………………............................... 177
1.8. Integrimi i rajonit ballkanik në strukturat evroatlantike si
segment i rëndësishëm për ruajtjen e paqes dhe sigurisë .. 178
1.10. Organizatat ndërkombëtare dhe Paqa ….......................... 182
1.10.1. Organizata e Kombeve të Bashkuara dhe paqa................. 182
1.10.2. Bashkimi evropjan dhe identiteti i mbrojtjes ................... 186
1.10.3. OSBE................................................................................ 187
1.10.4. Këshilli i Evropës .....……............................................... 188
Toleranca politike në funksion të paqës
13
1.10.5. NATO – Partneriteti për paqe .....…........................... 189
Rezyme .................................................................................... 191
Summary ........................................…..................................... 196
Shtojcë
Marrëveshja kornizë e Ohrit, Dokument i paqes dhe kompromiseve . 201
Bibliografia ............................................................................. 223
Nazmi Maliqi
14
Toleranca politike në funksion të paqës
15
Hyrje
Në fillim të viteve nëntëdhjetë në Republikën e Maqeodnisë u
legalizua pluralizmi politik. Me legalizimin e pluralizmit shtrohej pyetja
themelore – a lidhet toleranca politike, politikisht dhe nga aspekti i interesave
politike edhe me ruajtjen e paqes dhe sigurisë? Lidhur ngushtë me këtë pyetje
është edhe kuptimi i ri i konceptit të paqës dhe sigurisë në drejtim të
përparimit të lirive themelore dhe të të drejtave të njeriut nëprmjet formave
politike dhe demokratike të veprimit.
Duhet theksuar se ky punim mbështetet në disa pikëpamje, teori dhe
hulumtime të caktuara të disa autorëve dhe hulumtuesve për tolerancën si
faktor për ruajtjen e paqes dhe sigurisë, si kusht për funkcionimin e një sistemi
demokratik dhe me shpresë se do të jet edhe një kontribut i vogël, i mbështetur
në tolerancën, mirëkuptimin dhe në vlerat demokratike.
Duke u nisur nga konstatimi se është e pamundur siguria apsolute, dhe
se paqja dhe siguria janë kategori relative, gjë që theksohet shumë sot në
bashkësinë ndërkombëtare, se shoqëritë dhe shtetet janë të ndërlidhura dhe të
ndërvarura, në mënyrë të konsiderueshme në mes veti, dhe dominon qëndrimi
se çdo cënim i paqes dhe sigurisë në një rajon shumë shpejtë reflektohet, në
forma dhe mjete të ndryshme, në rajonet fqinje. Ndërsa në raste të veçanta
edhe në bashkësinë ndërkombëtare. Më këtë vërtetohet ideja se me krijimin e
kushteve të reja në bashkësinë ndërkombëtare është krijuar një gjendje në të
cilën është e domosdoshme të harmonizohen interesat e përbashkëta kombëtare
dhe të sigurisë, me çrast OKB, OSBE dhe NATO, janë trup që do të veprojë
në planin e ruajtjes së paqës dhe sigurisë në pajtim me objektivat dhe detyrat e
përcaktuara.
Duke marrë parasysh rëndësinë e madhe të kulturës politike,
demokracinë dhe tolerancën politike për ruajtjen e paqës dhe të sigurisë në
vend dhe më gjerësisht në rajon, edhe në Republikën e Maqedonisë janë bërë
disa hulumtime të cilat kanë si qëllim ti përcaktojnë problemet që i zënë rrugën
tolerancës ndëretnike dhe fetare në shtet. Hulumtime të këtilla janë bërë nga
Instituti i hulumtimeve sociologjike dhe politiko-juridike, si dhe nga institutet e
sociologjisë dhe psikologjisë pran Fakultetit Filozofik në Shkup, agjencia
“Data press “ pran NGB “Nova Makedonija”, e përjavshmja “Puls” etj.
Me këto hulumtime, në rrethanat e reja integruese, toleranca politike
paraqet një vlerë të çmueshme dhe vyrtyt te njërëzit, veçanërisht kur kërkohet
respektimi i dallimeve tek individët dhe grupet e tyre kur është në pyetje ruajtja
e paqës dhe sigurisë. Pa tolerancë politike nuk mund të vendoset as procesi
demokratik në shoqëri, për çka orvaten shoqëritë bashkohore. Prandaj,
Nazmi Maliqi
16
toleranca politike duhet të nxitet, duhet të kultivohet tek qytetarët dhe tek
politikanët, me qëllim të zhvillimit më të shpejtë të një shoqërie demokratike,
sepse kështu krijohen mundësi reale për ruajtjen e susksesshme të paqës dhe
sigurisë.
Nga aspekti i mbrojtjes, shumë me rëndësi është orjentimi i faktorit
politik ndaj zhvillimit të përgjithshëm të proceseve demokratike dhe
inetegruese, tolerancës politike dhe ndërtimit të shtetit qytetar më çka krijohen
supozimet dhe kushtet për stabilizimin e mardhënjeve të brendëshme politike,
si element i rëndësishëm për ruajtjen e paqës dhe sigurisë në Republikën e
Maqedonisë.
Vënja e bazave juridike dhe zhvillimi i masave pozitive për realizimin
e tolerancës politike duhet të nis më bindshëm edhe në vendin tonë. Ndër të
tjera, mund të konstatojmë: Sot, edhe përkundër dallimeve të ndryshme të
tolerancës si përshembull ajo kulturore, fetare etj., jo rastësishtë tolerancës
politike i jepet rëndësi e veçantë. Kjo është kështu, jo se llojet e tjera të
tolerancës janë më pak të rëndësishme, por për shkak se me çështjen e
tolerancës politike lidhen edhe çështje të forcës shoqërore të njerëzve, çështja e
zgjidhjes paqësore të konflikteve në shoqëri, kontestet e ndryshme midis
njerëzve e kështu me radhë.
Në këtë kontekst, për rolin e tolerancës, (në vitin 1987) Drejtori i
përgjithshëm i UNESK-os Frederiko Major, kishte theksuar se toleranca është
përcjellëse e pashmangshme e respektimit të të drejtave të njeriut dhe për
arritjen e paqës.
Në Deklaratën e përgjithshme të OKB janë përcaktuar karakteristikat e
rendit paqësor botëror, të cilat mbështeten në të drejtat themelore të njeriut. Në
deklaratë është theksuar se dhuna mund të ketë të njëjtat pasoja ndaj ngushtimit
të kërkesave demokratike ashtu si edhe jotoleranca. Një nga funkcionet
themelore të demokracisë është t’i lehtësojë ndyshimet eventuale politike pa
dhunë. Pra, mund të themi se demokracija qënësisht është lidhur me paqen,
sigurinë, të drejtat e njeriut dhe tolerancën.
Sipas teorisë të Gibsonit, toleranca duhet të nxitet, të kultivohet te
qytetarët, e pastaj te politikanët, me të vetmin qëllim për zhvillimin e
bashkësisë, sepse liria nuk është e vërtetë apsolute dhe njëmendësi, por
pluralizëm, individualizëm dhe marrëveshje e civilizuar për interesat e
përbashkëta. Në këtë drejtim toleranca zë vend të rëndësishëm.
Me kushtetutën e Republikës së Maqedonisë, çështjet e lirive dhe të
drejtave themelore të njeriut dhe qytetarit janë përmbledhur në një kaptinë të
veçantë, sipas të cilave qytetarët e Republikës së Maqedonisë janë të barabartë
në liritë dhe të drejtat, se jeta e njeriut është e pacënueshme etj. (neni 8, ku
edhe definohen vlerat themelore). Me këtë hapet mundësia që në kuadër të
sistemit të zhvillohet kultura qytetare, politika demokratike për qytetarët që në
një masë të arsyeshme të jenë tolerantë dhe t’i përkrahin rregullat
Toleranca politike në funksion të paqës
17
demokratike për ndërtimin e mardhënjeve të ndërsjella në një atmosferë të
çliruar nga presionet. Një kulturë e këtillë qytetare në ndërtimin e mardhënjeve
të ndërsjella është me rëndësi edhe për stabilitetin e brendshëm sepse synon
kah kultura e paqes dhe sigurisë.
Në aspektin e ruajtjes së paqes dhe sigurisë, organizatat ndërkombëtare
të cilat janë angazhuar sot më së shumti si bartës të sigurisë ndërkombëtare dhe
ruajtës së paqes botrore janë: OKB, NATO, OSBE, Këshilli i Evropës,
Bashkimi evropjan, Liga arabe, Vendet e unitetit afrikan, etj.
Në këtë punim, janë analizuar disa dukuri bashkohore të përfshira në
literaturë nga autor të ndryshëm, që kanë të bëjnë me tolerancën, tolerancën
politike, kulturën demokratike, mardhënjet ndëretnike si dhe për respektimin e
të drejetave dhe lirive të njeriut. Një pjesë e konsiderueshme e këtij libri ka të
bëjë me konfliktet dhe zgjidhjen e tyre, mënyrat e evitimit të konflikteve dhe
integrimet Euroatlantike si faktor të rëndësishëm për ruajtjen e paqës dhe
sigurisë.
Autori,
Shkup, Korrik 1999
Nazmi Maliqi
18
Toleranca politike në funksion të paqës
19
Kreu i parë I
1. Formulimi i qëndrimeve pozitive
të tolerancës politike
Kusht themelor për ekzistimin e tolerancës është ekzistimi i
dallimeve në ide, në interese, në vlera etj., dhe në mundësinë që ato të
shprehen, pavarsishtë kush është subjekt i këtyre dallimeve. Toleranca,
sipas disa pikëpamjeve të caktuara dhe dominante, nuk paraqet vetëm
faktorin i cili u mundëson të tjerëve t’i shprehin idetë, mendimet,
pikëpamjet të cilat dallohen nga ato që ekzistojnë, nga ato zyrtare, nga
ato të bartësve aktual të pushtetit, por është edhe faktor i kontrrollit të
shprehjes së dallimeve ndërmjet këtyre çështjeve, që është një nga
funkcionet më të rëndësishme të tolerancës si fenomen.
Ekziston përshtypje e përgjithshme se të gjitha shtetet, pa marrë
parasysh se në çfarë mase janë shoqëritë e tilla të organizuara në mënyrë
demokratike, ata mbajnë një kujdes intenziv për ruajtjen e paqes dhe
sigurisë. Një përpjekje e këtillë është e kuptueshme sepse ende ka
burime potenciale për cënimin e paqes dhe sigurisë në kuadër të shteteve
dhe më gjerë. Duke ndërmarrë një numër masash dhe veprimesh në këtë
drejtim, preokupimi i shteteve që pretendojnë të jenë stabile është edhe
në kuadër të mardhënjeve ndërkombëtare, që të kenë kujdes permanent
për sigurinë e tyre.
Për shkak të pranisë së një numri të madh të faktorëve kërcënues
(politik, ekonomik, social, ushtarak e të tjerë), toleranca politike ka
rëndësi të madhe si nga karakteri teorik- shekncor ashtu edhe në atë
praktik shoqëror për ruajtjen e paqës dhe sigurisë. Si përbërës qenësor
në përcaktimin e ruajtjes së paqes dhe sigurisë është edhe politika, e cila
e përfaqëson njeriun dhe ka efekt në shoqëritë bashkohore të
organizuara demokratike me përgatitijen e individit, si dhe të
kolektiviteteve të ndryshme, ti përcaktojë kufijtë e sjelljes dhe të durimit
të dallimeve te të tjerët, me të cilat për shkaqe të ndryshme (politike,
Nazmi Maliqi
20
fetare, kulturore e të tjera) nuk pajtohet.1
Kjo përgatitje do të thotë që
njerëzit të sillen në mënyrë të arsyeshme, morale dhe civilizuese në një
masë përkatëse, që varet dhe përcaktohet raport me rrethanat politike e
të tjera në shoqëri. 2
Pikëpamjet e këtilla rreth tolerancës politike kontribuojnë që të
zhvillohen dy koncepte për të:
- Toleranca politike si e mirë instrumentale dhe
- Toleranca politike, si vlerë e brendshme që trajtohet si normë
morale apo si veti e sjelljes së arsyeshme.
Sot edhe përkundër ekzistencës së llojeve të ndryshme të tolerancës,
si për shembull: kulturore, fetare, kombëtare, gjuhësore e të tjera, jo
rastësisht tolerancës politike i jepet rëndësi e veçantë. Kjo bëhet jo për
shkak se llojet e tjera të tolerancës janë më pak qënësore, por për shkak
se me çështjen e tolerancës politike lidhen edhe çështjet e forcës
shoqërore të njerëzve, çështjet për zgjidhjen e konflikteve shoqërore,
qëndrimet e ndryshme të njerëzve në kuadër të një shteti dhe ndërmjet
shteteve. Prandaj për tolerancën politike me të drejtë mund të themi se
është pjesë e të drejtës së pranuar për eksistencën e dallimeve ndërmjet
njerëzve. Pikërishtë këto dallime dhe pranimi i tyre, paraqesin burimin
themelor të tolerancës. Atje ku nuk pranohen dallimet dhe e drejta e
ekzistimit të tyre nuk pranohet as e drejta e tolerancës. Pra nuk ka
tolerancë pa njohjen e të drejtës së dallimeve. Kështu me njohjen e të
drejtës së ekzistimit të dallimeve bëhet një hap përpara në mirëkuptimin
reciprok, në gadishmërinë për dialog për rregullimin e mardhënjeve
ndërmjet njerëzve dhe kolektiviteteve të ndryshme në një shtet dhe
midis shteteve. Me tolerancë politike bashkësia ndërkombëtare përpiqet
të zgjidhë shumë konflikte dhe të krijojë kushte që njerëzit të
respektohen ndërmjet veti, sepse kjo është mënyra e vetme që të ruhet
paqja dhe siguria në një shtet dhe jasht tij.3
Nëse e drejta e dallimeve është kusht për tolerancën dhe nëse çdo gjë
nis dhe përfundon me të, atëherë me siguri se nuk do të do të paraqitej
problemi i moskuptimit. Por, nëse toleranca ka kufi dhe duhet të ketë
kufi, a mund të jetë kjo e mirë e brendëshme te njerëzit ose në politikë
me të cilën një subjekt realizon ndikimin dhe bënë operacionalizimin e
1
Trajan Gocevski, Tendencat bashkohore në mbrojtje, faqe 287,
Kumanovë, 1997
2
Vladimir Vujçiq. Politiçka tolerancija. Faqe, 15, Defemi Zagreb, 1995
2
Graham G, Toleranca në politikë, Zagreb, 1994
Toleranca politike në funksion të paqës
21
projektit të vet programor në këtë drejtim? Kështu toleranca politike
paraqitet si faktor që mundëson të eksistojnë forma të përhershme
institucionale të organizatave politike e të tjrave, që do të realizojnë
ndikim real te bartësit e pushtetit shtetëror dhe format shoqërore. Në
kuadër të institucioneve të veta dhe nëpërmjet mekanizmave të veprimit
të vet, me tolerancë politike do të mund të krijohen kushte reale për
ruajtjen e paqes dhe stabilitetit ndërsa grupet politike do të realizojnë
vlerat që e përcaktojnë kuptimin e ekzistencës njerëzore. Që këtej delë
edhe e vërteta për motivin e atyre që realisht konsiderojnë se toleranca
politike paraqet respektin ndaj të tjerëve.
Koncepri për tolerancën politike nuk mund të përcaktohet pa
përcaktimin e konceptit të lirisë politike. Nëse toleranca politike është
në kulmin e zhvillimit të vet , atëherë kjo është liri politike e cila nuk
mund të përcaktohet pa ndikimin e teorisë së lirisë politike, e sipas
kësaj- edhe të teorisë së demokracisë.”4
Nga kjo që paraqitëm mund të konstatojmë se nuk eksiston teori
univerzale për tolerancën politike, por kjo është e lidhur me konceptin e
lirive politike dhe zhvillimin e demokracisë.
“Ndër qytetarët eksistojnë dallime të mëdha individuale, ku secili në
mënyrë të vet i kupton obligimet dhe mbase çdonjëri ka ndjenjë të
ndryshme për përgjegjësinë. Por është e qartë, për shkak të ekzistimit të
dallimeve të mëdha individuale dhe për shkak të ndikimit të rrethanave
të njëjta të jashtme, çdo individ arrin shkallë të ndryshme të qëndrimit
ndaj tolerancës politike dhe në mënyrë të ndyshme i qaset asaj. Çdo
individ arrin shkallë të ndryshme të suksesit: që nga ai i cili aspak nuk
mund të përshtatet, i cili nuk mund të pranojë lojën e mirëkuptimit të
ndërsjellë dhe të tolerancës, që do të thotë nuk mund të gjejë momente
motivuese, deri te ai i cili tërësisht do të aftësohet dhe do të identifikohet
me realitetin, duke kuptuar se toleranca paraqet pjekuri dhe nder të
njeriut.”5
Që këtej delë edhe paradoksi i tolerancës, sepse ndonjëherë është i
domosdoshëm durimi, të durohet diç që nuk pajtohemi, dhe që mund të
shkatërrojë edhe tolerancën edhe aktorin e saj.
Të larguarit për të sjellë disa qëndrime në lidhje me tolerancën
politike nuk do të thotë se toleranca duhet të nxitet dhe zbatohet, sepse
ekzistenca e saj nuk nënkupton vetëm njohjen e të drejtës së dallimeve,
4
Vladimir Vujçiq, Toleranca politike, Defemi, faqe 17-18, Zagreb, 1995
5
Markuze, Toleranca repressive, J. Primorac, Beograd, 1989
Nazmi Maliqi
22
por edhe përcaktim i domosdoshëm i kufirit të tolerancës. Nëse ajo nuk
ka kufi, thjeshtë nuk mund të ekzistojë. Sepse toleranca nënkupton aftësi
për të t’i duruar dallimet, përkatëisht kapacitet për apsolvimin e tyre dhe
jo vetëm të pajtohesh e të krahasoshesh me dallimet, por kjo shpesh do
të thotë edhe luftë e njëriut me vetveten.
Aspekt i parë kryesor për formulimin e problemit për tolerancën
politike është lidhshmëria e individit me grupin, përkatësisht sa është
individi tolerant, ose jo tolerant në pajtim me mundësinë e zotërimit të
vetvetes, të emocioeve të veta, dhe ti pranojë idetë, vlerat, dallimet dhe
qëndrimet e të tjerëve, me të cilët personalisht nuk pajtohet. Çdo individ
është anëtar i shumë grupeve: të mëdha- siç janë kombi dhe përkatësia
fetare, partia politike dhe i grupeve të vogla- siç janë familja, miqtë,
organizata punuese etj. Ndikim të rëndësishëm në formulimin e
qëndrimeve kanë edhe partitë politike. Me anëtarësimin në ndonjë parti
dhe me përkrahjen e programit të saj forcohen shumë qëndrime të cilat
kanë ekzistuar edhe më parë dhe formohen edhe qëndrime të tjera të reja
që dalin nga të kuptuarit themelor karakteristik për programin e partisë.
Edhe përkatësia në një grup religjioz dhe në ndonjë bashkësi fetare ka
ndikim ndaj qëndrimeve të qytetarëve për tolerancën politike.
Ndikim më të rëndësishëm ndërmjet grupeve kanë grupet primare,
siç janë familja, qarku i miqëve, e tj. Ky ndikim ekziston në radhë të
parë kur këto grupe për individin janë grupe referuese, normat e të
cilëve ata i pranojnë ashu si edhe të grupeve që nuk i përkasin, por që
duan tu takojnë.
Akspekt tjetër i rëndësishëm për formimin e qëndrimeve pozitive
dhe për perspektive të tolerancës politike është informimi. Dihet
mirëfilli se kur dëshirojmë që të formohet një qëndrim te individi, qoftë
pozitiv apo negativ, përpiqemi që këtë ta realizojmë me prezentimin e të
dhënave që e shprehin arsueshmërinë logjike të qëndrimit për të cilin
jemi angazhuar dhe dëshirojmë që ai të jetë edhe qëndrim i të tjerëve.
Përvojat dhe njohuritë që i kemi për të, padyshim paraqesin faktor për
formulimin e qëndrimeve. Shembuj për rrolin dhe rëndësinë e
informimit për formulimin e qëndrimeve ndaj disa dukurive ka shumë.
Qëndrimi negativ i shumë njerëzve ndaj ndonjë sjelljeje të nodnjë partie
ose ndonjë individi për mostolerancën e tyre politike formohet në sajë të
informacioneve dhe njohurive për pasojat e sjelljes së tillë. 6
6
Petre Georgievski, Dallimet kulturore dhe “dez” integrimi shoqëror, Dialog
nr.9. faqe 115-126, Shkup,1995
Toleranca politike në funksion të paqës
23
Pikpamjet e këtilla për tolerancën kontribuojnë të zhvillohen disa
koncepte për të:
- Toleranca dhe ndjenja për përkatësinë;
- Toleranca ose joteleranca brenda në një grupi të caktuar;
- Toleranca si e vlerë instrumentale dhe
- Toleranca politike si vlerë e brendshme, e cila trajtohet si
normë morale ose veçori e sjelljes së arsyeshme.
Prej këndej, me nocionin tolerancë politike, në radhë të parë
kuptojmë gadishmërinë e udhëheqësve shtetëror, politikanëve individit,
por edhe politikan përfaqësues të kolektiviteteve të ndryshme, që në
masë të caktuar t’i durojnë të tjerët, me të cilët për shkaqe të ndryshme
(politike, dallimeve programore, fetare, kombëtare, kulturore etj.) nuk
pajtohen. Kjo gadishmëri, do me thënë, është e arsyeshme, morale dhe
sjellje civilizuese e njerëzve me qendrim të caktuar, i cili varet dhe
përcaktohet në pajtim me rrethanat politike dhe rrethanat të tjera në
shoqëri.
Aspekti tjetër i rëndësishëm në formulimin e tolerancës politike
është afëria e qëndrimeve për gadishmërinë e të gjitha grupeve për
sjellje të ndryshme morale dhe civilizuese. Dihet se shoqëria është e
ndarë në gupe, ndërsa kjo ndarje edhe më shumë thellohet në procesin e
tranzicionit dhe në ndryshimin e kushteve të veprimit politik. Dallimet
në shoqëri nuk duhet të kuptohen si parakusht për sjellje jotoleruese.
Shpesh herë dallimet në pozitën shoqërore dhe kushtet e jetesës (jetesa
jo cilësore) kontribuojnë që një kategori e caktuar e njerëzve të bien në
krizë morale dhe sjellja e tyre të mos jetë në pajtim me sjlljen e
arsyeshme. Për një sjellje të tillë te qytetari ynë kanë faktorët familjar,
lartësia e të ardhurave materiale në familje, papunësia e anëtarëve të
familjes, niveli arsimor dhe traditat kulturore në familje.
Pasi viteve të fundit numri i familjeve të cënuara nga aspekti social
është rritur mjaftë, rritet papunësia, ndërsa nga ana tjetër ka qytetarë të
cilët pa mund të madh pasurohen për një kohë të shkurtër (Struktura
shtetërore ose persona apo grupcione të ndihmuara nga pushteti), është e
natyrshme se do të ketë një numër të madh qytetarësh, të cilët të
pakëanqyr me statusin e tyre ekonomik e social, revoltin e tyre do ta
shprehin me sjelje dhe qëndrim negativ ndaj shoqërisë, ndaj partive që
janë përfshirë në parlament ose ndaj qeverisë dhe do të çrregullohen në
sjelljet e tyre të arsyeshme që është me rëndësi për ruajtjen e paqes dhe
sigurisë.
Nazmi Maliqi
24
Në fund do të theksoja se qëndrimet positive të tolerancës politike
janë rradhitur në teorinë e Gibsonit dhe të bashkëpuntorëve të tij të cilët
konsiderojnë se kultura politike demokratike ka disa subdimenzione
themelore :
- toleranca dhe jotoleranca në një grup të caktuar;
- liria dhe vlerësimi i saj pozitiv;
- vetëdija e zhvilluar për të drejtat demokratike;
- e drejta për dallime në mendime etj.;
- programet e partive politike;
- sjellja e udheqësive të partive politike;
Sipas kësaj, “toleranca politike zë vend të rëndësishëm në strukturën
e kulturës politike demokratike, ndërsa tek ne mund t'i shtohet edhe për
besimin e ndërsjellë ndëretnik - ndërfetar dhe mirëkuptimit ndërmjet
grupeve të caktuara dhe për mirëkuptimin dhe tolerancën brenda, midis
tyre për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit.”7
2. Hulumtime për tolerancën politike
Hulumtimet për Tolerancën politike kishin karakter teorik. Ky
objektiv është konkretizuar në detyrat vijuese të hulumtimit:
1. Të përcaktohen qëndrimet e një pjese të mendimit publik dhe të
partive politike ndaj tolerancës politike, që të përcaktohet se a kanë
pjesa më e madhe e tyre qëndrim pozitiv ose negativ ndaj kësaj dukurie
të rëndësishme shoqëroe.
2. Të përcaktohet se sa është ndikimi i përkatësisë grupore
(partiake, etnike, fetare) në formimin e qëndrimeve të tolerancës
politike;
3. Të përcaktohet se sa është ndikimi i mjeteve të informimit në
formësimin e qëndrimeve te një pjesë e opinionit publik dhe te partitë
politike ndaj tolerancës politike dhe qëndrimi i tyre ndaj këtij problemi;
4. Të përcaktohet se a ndikon dukshëm njohuria si faktor i
rëndësishëm në formulimin e qëndrimeve të të përshtatshme në
formulimin e qëndrimeve pozitive ndaj tolerancës politike.;
5. Të afirmohet rroli i bashkësisë ndërkombëtare (OKB-së, NATO,
OSBE-së) për ruajtjen e paqës dhe sigurisë;
6. Të përcaktohen qëndrimet dhe mendimet e një pjese të qytetarëve
dhte partive politike për ndryshimet që sipas tyre duhet të bëhen dhe të
7
Trajan Gocevski, Tendencat bashkohore në mbrojtje, faqe 285, Kumanovë,1997.
Toleranca politike në funksion të paqës
25
arrihet në një tolerancë politike dhe në qëndrime positive për paqen dhe
sigurinë.
7. Të shqyrtohet ndikimi i statusit social dhe ekonomik, përkatësia
etnike, fetare dhe gjuhësore dhe ndikimi i tyre ndaj tolerancës në
përgjithësi;
8. Të krijohet një pamje e gjithanëshme për qëndrimet dhe
mendimet, duke i krahasuar me qëndrimet dhe mendimet e disa
teorikëve.
Nga aspekti i temës së tolerancës, me rëndësi të veçantë për
hulumtimin e demokracisë dhe të tolerancës politike janë edhe
mendimet e një numri të madh teorikësh.
Si studim i parë relativ që merret me porblemet e tolerancës
politike është ai i S. Stoufer (S. Stouffery), në të cilin janë paraqitur
rezultatet e hulumtimeve të tolerancës të bëra në disa grupe në shoqërine
amerikane. Njëzet vjetë më vonë, teorikët në SHBA do ti përsërisin
hulumtimet e Stouferit.8
Këto hulumtime dhanë disa rezultate të caktuara, të cilat kanë
shërbyer për të nxitur ose për t’i përmirësuar tezat e demokracisë dhe të
tolerancës politike. Si përfundime më të rëndësishme janë nxjerrë në
bazë të këtyre hulumtimeve.
1. Krahasimet e hulumtimeve për tolerancën politike treguan se
opinioni në vitin 1955 ka qënë jashtëzakonisht jotolerant. Rreth 60% e
njerëzve të hulumtuar treguan mostolerancë për dukuritë që
hulumtoheshin. Hulumtimet e mëvonshme, të bëra në vitin 1970 treguan
se të hulumtuarit kanë shprehur shkallë më të lartë të tolerancës. Kështu,
rreth 55 % e të hulumtuarve kanë treguar shkallë të lartë të tolerancës
ndaj dukurive që kanë qenë objekt hulumtimi.
2. Krahasime të përgjithsuara, në lidhje me ndikimin e shkallës së
arsimit në shtimin e tolerancës, rezultatet kanë treguar se qytetarët me
shkallë më të lartë të arsimit janë kryesisht më tolerantë se sa qytetarët
me arsim më të ulët (tolerancë laike). Konkluza është se rritja e
tolerancës së vërtetë është e baraspeshës me rritjen e nivelit shoqëror të
arsimit në shoqëri.
3. Toleranca politike është në lidhshmëri me nivelin e tolerancës.
Konkluza është se pjesmarrja më e madhe politike, konkurenca
programore dhe kadrovike prodhon tolerancë më të madhe politike.
8
Vladimir Vujçiq, Toleranca politike, Defemi, faqe 19, Zagreb, 1995
Nazmi Maliqi
26
4. Disa hulumtime kanë treguar se elita politike është mjaftë
tolerante ndaj qytetarëve të thjeshtë se sa ndaj shtresave tjera të
shoqërisë.
5. Në lidhje me ndikimin e shkallës së arsimit në rritjen e tolerancës
hulumtimet kanë treguar se qytetarët me shkallë më të ulët të arsimit, jo
rrallë janë mjaftë tolerantë se sa qytetarët me arsim më të lartë.
Konkluza është se rritja e tolerancës nuk është e lidhur gjithnjë me
shkallën e arsimimit, por me njohjen reciproke të qytetarëve.
J. Solivan (J. Solivan), sëbashku me bashkëpunëtorët e vet në
vitin 1980 sipas rezultateve të analizave dhe hulumtimeve plotësuese,
mundi të bëjë një dinstikcion të qëndrimeve të grupeve të caktuara nga
aspekti i tolerancës dhe fitoi rezultatet sa vijojnë:
- Numri më i madh i njerëzve janë jotolerantë ndaj grupeve të cilët i
zgjdhin vetë si të papranueshëm dhe të padëshirueshëm;
- arsimimi nuk është i lidhur në mënyrë të njëjtë me tolerancën;
- participimi politik ka vetëm ndikim minimal në nivelin e tolerancës
; ”9
- Ndikim të drejtpërdrejtë në nivelin e tolerancës kanë dy
variabilet,- kërcënimi i theksuar, i cili vjenë nga grupet jotoleruese, dhe
dhe përkrahja e normave e demokracisë të pranuara nga të gjithë, siç
janë:
- barazia para ligjit;
- liria e fjalës;
- mundësitë e barabarta për të gjithë, etj.
Ana e drejtpërdrejtë etnike e ndikimit ndaj tolerancës vjenë nga
orjentimi ideologjik (konservatizmi ose liberalizmi) dhe siguria
psikologjike e përcaktuar nga vetërespektimi.
Arsimimi dhe edukumi janë të rëndësishëm vetëm në lidhje me
zgjidhjen e grupeve të padëshirueshme si cak të tolerancës dhe jo në
raport me nivelin e saj.
Këto rezultate të fituara nga hulumtimet e bëra për tolerancën
politike u shërbejnë autorëve për të dëshmuar teoritë e tyre për
demokracinë:
- liberale
- konzervative, e kështu me radhë, në të cilat:
9
Vledimir Vujçiq, Toleranca politike, faqe, 20-23, Defemi, Zagreb, 1995
Toleranca politike në funksion të paqës
27
a.) Teorija liberale, në esencë, niset nga teza se edhe qytetarët e
thjeshtë edhe elita politike duhet të jenë me tolerantë, nëse dëshirojnë të
ruhet stabiliteti i shoqërisë demokratike;
b.) Teorija konzervative, nga ana tjetër, nuk supozon tolerancën e
masës së gjerë, por vetëm tolerancën e elitës politike si forcë e cila duhet
të mbrojë lirnë demokratike, dhe me këtë edhe stabilitetin e demokracisë
shoqërore;
c.) Sipas teorisë federale mostoleranca në radhë të parë është dukuri
univerzale në shoqëri, për dallim nga toleranca, e cila nuk është
univerzale. Prandaj, shoqëria duhet të mbrohet nga pranija e
mostolerancës. Që të arrihet kjo, është e nevojshme që shoqëria e
organizuar në mënyrë demokratike të ndahet në shumë grupe të cilat nuk
durohet ndërmjet vete. Sipas kësaj, ndarja e mostolerancës do të
siguronte ballansim të sigurtë të interesave në shoqëri, që do të
mundësojë të shprehurit e lirë dhe realizim të ideve të tyre;10
Parë në përgjithësi, këto hulumtime teorike tregojnë se shkalla e
arsimimit dhe edukimit të individit dhe idelogjia, ndjenja e përkatësisë
dhe zhvillimi i demokracisë kanë ndikim ndaj tolerancës politike.
3. Toleranca politike si faktor
i stabilitetit demokratik
Objekt themelor i hulumtimit është: Toleranca politike si faktor
për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit:
- Rëndësia e paqes dhe e sigurisë;
- Karakteri i rregullimit politik;
- Funkcionimi i shtetit juridik;
- Sistemi ekonomik dhe politika zhvillimore;
- Dokumentat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut;
- Dokumentat themelore të Kombeve të Bashkuara;
- Dokumentat themelore të OSBE-së;
- E drejta e dallimeve;
- Lidhëshmëria e procesit të tolerancës politike me
mostolerancën politike;
- Organizatat ndërkombëtare dhe paqa e siguria;
10
Vladimir Vujçiq, Toleranca politike, (Teoritë e lirisë, demokracisë dhe
tolerancës politike), faqe 19-25, Defemi, Zagreb, 1995
Nazmi Maliqi
28
- Konfliktet brenda në grupi (në partitë politike,
përkatësinë etnike, fetare ose në grupimet kulturore;
- Funkcionet e partive politike në shoqërinë qytetare;
- Ndikimi i mjeteve të informimit në formulimin e
qëndrimeve pozitive dhe negative te qytetarët për
tolerancë politike, si faktor për ruajtjen e paqes dhe
stabilitetit;
Objekti i hulumtimit kërkon edhe disa sqarime të tjera. Përveç
dallimeve të përkatësisë etnike dhe politike, ka edhe dallime në planin
fetar, arsimor, kulturor, dhe shoqëror. Këto veçori shprehet në pozitën e
tyre shoqërore si fazë kalimtare përgatitëse pr të vlerësuar dallimet dhe
për marrjen e rrolit të rëndëishëm të stabilitetit demokratik, si dhe për
ripërtrirjen ekonomike dhe politike. Nga pikpamja fetare, përpjekja për
identitetin e vet fetar nuk do të thotë mostolerancë, shkelmosje e vlerave
dhe normave tradicionale, por gadishmëri për respekt, për kritikë dhe
emocione më të madha në ndikimin e informatave.
Dekada e dhjetë e këtij fund shekulli nisi me ndryshime të
mëdha në të gjitha fushat e jetës, të cilat përfshinë veçanërisht vendet
me rregullim socialist shoqroro ekonomik dhe politik. Shembujt në
Republikën e Maqedonisë kanë rëndësi historike për mardhënjet e
mëtejshme të vendit për të gjithë qytetarët, sepse paraqiten shumë ide
nga individualitete të ndryshme etnike dhe kombëtare. U pa se
mbarështrimi dhe zgjidhja e çështjeve politike, ekonomike, sociale e
çështje të tjera, nuk mund të jenë e drejtë vetëm e qytetarëve të një
etniteti, por përkundrazi, ato duhet të zgjidhen me pjesmarrje të gjithë
atyre me të cilët kanë të bëjnë, përfshirë këtu edhe partitë politike.
Karakteristikë për skenën tonë politike është paraqitja e shpejtë e
pative politike dhe përfshirja e tyre në jetën politike të vendit- numri i
tyre, ngjajshmëritë dhe dallimet në programet e tyre, veprimi i tyre
politik, toleranca dhe mostoleranca ndërpartiake etj.
Nëse i bëjmë një vështrim programeve elektorale të partive në
Republikën e Maqedonisë do të shihet se gadi të gjitha partitë
përqëndrohen në çështjet themelore me të cilat ballafaqohet shteti ynë
dhe kanë qëndrim të përbashkët ndaj çështjeve që lidhen me paqen dhe
stabilitetin në vend. Nga pikëpamja e këtij punimi, me interes është të
bëhet një analizë se si ata i trejtojnë çështjet lidhur me pushtetin
Toleranca politike në funksion të paqës
29
legjitim11
dhe tolerancën politike. Sipas programeve elektorale mund të
përfundohet se partitë politike thjeshtë nuk sqarohen për këtë çështje,
por atyre u interesojnë të fitojnë sa më shumë vota, mbase duke iu
prbajtur praktikës së deritashme se për tolerancën politike duhet të
diskutohet atje ku është vendi- në mbledhjet parlamentare dhe në tryezat
e rrumbullakta ndërpartiake.
Për tolerancën politike me të drejtë mund të thuhet se është pjesë
e të drejtës së pranuar për ekzistimin e dallimeve ndërmjet njerëzve. Por,
pranimi i të drejtës së dallimeve hap shumë çështje dhe krijon vështirësi
në funkcionimin e tolerancës.
Nëse e drejta e dallimeve është kusht për tolerancën, atëherë me
siguri se nuk do të paraqitej problemi i tolerancës politike, por kjo nuk
do të thotë tolerim edhe i çdo dallimi.
Duke marrë parasush rëndësinë e madhe të tolerancës politike,
por edhe tolerancën në përgjithësi për stabilitetin dhe paqen në vend
dhe, rajon dhe më gjerë, në Republikën e Maqedonisë janë bërë disa
hulumtime të cilat kanë pasur si qëllim t’i konstatojnë problemet që
qëndrojnë si pengesë në tolerancën ndëretnike, ndërnacionale dhe fetare.
Hulumtime të këtilla janë bërë nga Instituli i hulumtimeve sociologjike
dhe politike e juridike dhe të institutive të socilologjisë dhe psikologjisë
pran Fakultetit filozofik në Shkup, etj.
Konkluzioni i përgjithshëm është se Republika e Maqedonisë si
shtet shumkombësh, me besime fetare të ndryshme të popullsisë, duhet
të ndërtojë të ardhmen në parimin e bashkjetesës të interesave të
përbashkëta, të barabarsisë dhe të lojalitetit të qytetarëve ndaj shtetit, si
emërues i përbashkët të interesave individuale dhe kolektive të
qytetarëve, për çka është e nevojshme toleranca dhe repektimi i
ndersjellë në kushte të barabarta. Toleranca politike, etnike dhe fetare
paraqesin një sprovë për kohën e re dhe një hapsirë në të cilën duhet të
punohet me durim, në shumë diciplina, në mënyrë intensive dhe ne
themel.
11
Mirjana Najçevska, Shteti Juridik, faqe 51(Sipas domethënjes etimologjike, legjitimiteti (legitimus)
rrjedh nga fjala latine që e ka domethënjen - në harmoni me të drejtën ), List, Shkup, 1995
Nazmi Maliqi
30
Toleranca politike në funksion të paqës
31
Kreu i dytë II
Përcaktimi konceptual i tolerancës politike,
paqa dhe siguria
1. Vërejtje hyrëse për përcaktimin
konceptual të tolerancës politike
Toleranca politike si faktor për ruajtjen e paqës dhe të sigurisë
luan rol të madh edhe përkundër eksistencës së llojeve të ndryshme të
tolerancës (si për shembull, toleranca kulturore, fetare, gjuhësore etj),
prandaj jo rastësisht tolerancës politike i jepet rëndësi e veçantë. Kjo
nuk ndodhë pse llojet e tjera të tolerancës janë më pak të rëndësishme,
por se ato janë të lidhura ngusht me tolerancën politike dhe për çështjet
e forcës shoqërore të njerëzve, për zgjidhjen paqësore të konflikteve
shoqërore, kontestet e ndryshme ndërmjet njerëzve e kështu me radhë.12
Toleranca politike, mund të thuhet me të drejtë se është pjesë e të
drejtës së pranuar për ekzistimin e dallimeve ndërmjet njerëzve.
Pikërisht këto dallime dhe ekzistenca e tyre paraqesin burimin themelor
të tolerancës. Pra, nuk ka tolerancë pa pranimin e të drejtës së dallimeve.
Por, vetëm njohja e të drejtës së dallimeve ndërmjet njerëzve hap një
varg çështjesh dhe vështirësish rreth funkcionimit të tolerancës.
Tani më është bërë shprehi që gjatë përcaktimit të etimologjisë së
fjalëve të nisemi nga shpejgimi i autorve të huaj ose etimologjisë greke,
unë në këtë punim timin do të shërbehem me fjalorin Shqip-
Maqedonisht, për disa përcaktime etimologjike për politikën dhe
tolerancën 13
12
Trajan Gosevski, Bazat e sistemit të mbrojtjes nacionale, faqe 450,
Koçan, 1999
13
Adnan dhe Kimete Agai, Fjalori shqip- maqedonisht, ”Meshari”, faqe 713, Shkup,1996 “. . . Politike-
politika e jashtme, politika parimore, politika qeveritare, aktuale, shoviniste, politika moniste, afatgjate,
ndërkombëtare, arsimore, zhvillimore, hegjemeniste, dyfytyrshe.
Tolerancë- tolerimi, tolerim, durim, pajtim, durueshmëri, tolerues, pajtues, marrdhënje pajtimi, të lejosh, të
njohësh dikë, toleranca shtetërore, shmangje e lejueshme nga normat, tolerues, në mënyrë tolerante,
pajtueshmëri, durueshmëri. .”
13
Jovanoviq, V. Cvrtila, Arsimi i mbrojtjes dhe sigurisë nëpër univerzitete në botë, Defentologika, nr.1/94,
Zagreb.
Nazmi Maliqi
32
Nëse e drejta e dallimeve është kusht për tolerancën dhe nëse çdo
gjë nis dhe përfundon me të, atëherë mesiguri se nuk do të paraqitet
problemi i ashtuquajtur paradoksi i tolerancës. “ Paradoksi i tolerancës
është paraqitur atëherë kur teorikët, për shkaqe torike ose praktike, e
shtruan pyetjen: vallë është i drejtë tolerimi i çdo dallimi, përkatësisht
edhe të atij dallimi të cilin e kosiderojmë si jomoral apo gabim moral
dhe si burim i mundshëm i së keqes së pjesëshme ose të përgjithëshme?
“Që këtej, paraqitja e lëvizjeve dhe regjimeve autoritare në botë, dhuna
dhe fanatizmi janë paralajmërime dhe parakushte të dukshme nga delë
edhe çështja e kufirit të tolerancës”. 14
1. 2. Nocioni i tolerancës politike
Nocioni i tolerancës politike nuk mund të përcaktohet pa
përkufizimin e konceptit të lirive politike. Nëse nuk ekziston koncepti i
lirisë, nuk ekziston as koncept apo teori e demokracisë.
Nga kjo që thamë mund të përfundojmë se nuk ekzistonë teori e
përgjithshme për tolerancën politike, por ajo është lidhur me konceptin e
lirive politike dhe me demokracinë. “Ekzistojnë teori të ndryshme për
lirinë politike dhe demokracinë, por edhe klasifikime të ndryshme të
teorive të tilla. Të zakonshme janë teoritë e demokracive participuese.15
Disa autorë e përkufizojnë tolerancën si gadishmëri, që në pajtim
me liritë univerzale politike, të durohen deri në njëfarë mase grupe të
caktuara, të cilat nuk pajtohen nga aspekti programor. “Kjo do të thotë
se toleranca politike paraqet njëfarë eksistence të kundërshtarëve politik.
Kundërshtari politik dhe e drejta e ekzistencës së tij paraqesin objektin
dhe subjektin themelor të tolerancës politike”.16
Sipas kësaj, kusht themelor për ekzistimin e tolerancës është të
ekzistuarit e dallimeve në ide politike, në interesa, në vlera, e kështu me
radhë, si dhe në mundësinë që ato të shprehen, pa marrë parasysh se
kush është subjekti i këtyre dallimeve.
H. Markuze fletë për tolerancën reperesive, respektivisht për
tolerancën që është në funkcion të manipulimit dhe indoktrinimit, me
çrast në shoqëri do të kishin gjendjen e status kuos. Ai konsideron se në
14
Vladimir Vujçiq, Toleranca politike,faqe 17, Zagreb, 1995
15
Vladimir Vujçiq, Toleranca politike,faqe 19, Zagreb, 1995
16
Vladimir Vujçiq, Toleranca politike, faqe 28, Zagreb, 1995
Toleranca politike në funksion të paqës
33
një shoqëri ku ka padrejtësi nuk mund të ketë asnjë tolerancë si qëllim i
vetvetes. Toleranca është qëllim në vetvete “ vetëm atëherë kur është
univerzale, nëse e zbatojnë ata të cilët kanë pushtetin”. Por në shoqëritë
e pabarazive, siç është gadi çdo shoqëri e sotme, sipas mendimit të
Markuzes nuk mund të ketë tolerancë univerzale dhe të vërtetë”. 17
Prej këndej mund të shtrohet edhe pyetja se si në kushte të
pabarazisë të jeshë tolerantë? Sipas Markuzes, kjo është e mundshme,
sepse kur preket barazia, pushteti do të reagojë dhe toleranca nuk do të
ekzistojë më ose do të zvogëlohej ndikimi i saj sepse toleranca nuk është
mosbarazi, por vetëm dallim apo durim i dallimeve në kuptimin politik,
kulturor, fetar etj.
Sipas këtij autori, toleranca dhe ekzistenca e saj në shoqëri
çdonjërit i mundëson të shprehë mendimin e vet në mjetet e
komunikimit publik edhe atëherë kur ai është joracional, joetikë, e
kështu me radhë. Ai është i mendimit se praktikimi vetëm i të
ashtuquajturës tolerancë të diferencuar, që do të thotë njëri të jetë
tolerant e tjetri jo, gjithësesi ëshë e papranueshme, e një anëshme dhe
me ngjyra ideologjike.
Toleranca, sipas disa pikëpamjeve që janë dominante, nuk është
vetëm faktor i cili u mundëson të tjerëve ti shprehin idetë mendimet
dhe pikëpamjet e veta, të cilat dallohen nga ato ekzistuese, nga ato
zyrtare, nga të atyre që janë në pushtet por është edhe faktor i
kërkimeve të dallimeve ndërmjet këtyre çështjeve, që është një nga
funkcionet më të rëndësishme të tolerancës si fenomen.
Së këndejmi, toleranca është vetëm njohje e së drejtës së
dallimeve , “qëndrim në raport me gjërat, në aspektin e tij pozitiv ose
negativ, reagim ndaj dukurive dhe përshtatja ndaj tyre. Ky nuk është
paragjykim, dhe as që mund të identifikohet me përkrahjen e normave
morale, lirinë, demokracinë, barazinë para ligjit dhe kështu me radhë”.18
Me konceptin tolerancë, dhe që këndej edhe me konceptin
tolerancë politike, në radhë të parë nënkuptohet gadishmëria e
individit, por edhe e kolektiviteteve të ndryshme që në deri në një farë
mase t’i pranojnë ose ti durojnë dallimet e të tjerëve, me të cilët për
17
13 J. Halbestan, The paradoks of tolerance, the philosophical Forum, vol.
1982-83
18
Trajan Gocevski. Tendenca bashkohore të mbrojtjes, faqe 289
Kumanovë, 1997
Nazmi Maliqi
34
shkaqe të ndryshme ( politike, programore, fetare, kulturore etj.) nuk
pajtohen. Kjo gadishmëri ka domethënjen e sjelljes së arsyeshme,
morale dhe të civilizuar të njerëzve deri në një kufi të caktuar, i cili varet
dhe përcaktohet në raport me rrethanat politike dhe rrethanave të tjera në
shoqëri.
1.3. Krijimi i dallimeve
Për tolerancën politike dhe për respektimin e dallimeve, si dukuri
në shoqëri, pikëpamjet e veta i kanë shprehur personalitete të dalluara, të
cilët kanë kontribuar që njerëzit në vendet e tyre të respektohen
ndërmjet veti, dhe njëkohësishtë kanë kontribuar për ruajtjen e paqes.
Frederiko Major nga Spanja (biokimist), në vitin 1987 u emërua
si drejtor i përgjithshëm i UNESKO-s. Ai në lidhje me tolerancën më
vonë ka thënë: “… Lufta e ftohtë gjatë kohë e përcaktoi tendosjen.
Gjersa bota ishte e ndarë në dy taborre, armiqësitë, dhuna dhe masakrat
fshiheshin, ose arsyetoheshin. Sotë e dijmë se në një botë më
transparente nuk mund të arsyetohemi se jemi naivë. Sot në botë nuk
ekzistojnë më bloqe dhe bota është një tërësi. Por, përkundër fatit dhe
shpresës të mundësuara nga përparimi i lirisë, demokracisë , paqes,
fatkeqësia vazhdon të rritet nëpërmjet dhunës, pastrimeve etnike,
terrorizmit, ekstremizmit kulturor dhe fetar, gjenocidit, dhe
diskriminimit. Si mund të arsyetohet kjo nëpërmjet argumenteve
“religjioz”, kur të gjitha religjionet mbështeten në dashurinë dhe
shpirtmirësinë? Patjetër duhet t’i kundërvehemi dhunës, si cënim i
vrazhdtë i të gjithë asaj që është në qenjen njerëzore dhe si shprehje e
paaftësisë së transfromimit të ëndrrave hegjemoniste në një varshmëri
reale dhe reciproke.”19
Për dhunën dhe mungesën e tolerancës , Vaclav Havel, kryetar i
Çekisë, ndër të tjera ka theksuar:
“… Dhuna është padrejtësi për qenjen njerëzore. Intelektualët
kanë të drejtë të mendojnë për të ardhmen, ta paramendojnë atë se si
duhet të jetë. Por, detyra e tyre, përparësia e tyre kryesore, sipas meje
është të kuptojnë të tashmen, t’i kuptojnë krizat e saj dhe të i emërojnë
19
Dominik Rozhe dhe Kladen Andre Porino, Toleranca- kulturë e paqes,
faqe 9, NGB Nova Makedonija Shkup, 1997.
Toleranca politike në funksion të paqës
35
me emrin e vërtetë. Pikërisht kështu lind ndërgjegjia e vërtetë për
perspektivat…”
Dominik Rozhe flet për perspektivat dhe realitetin me të cilat
ballafaqohet bota e sotme dhe konsideron se: “Jetojmë në kushte të cilat
i detyrojnë njerëzit të mendojnë për bankrotim të ideologjive…
Totalitarizmi e përjashton politikën. E përjashtuar nga çfardo
kulture politike, shoqëria nuk mund të ndërtojë mbrojtje të saj të
natyrshme, nuk mund të lind as mendim publik… Ndoshta fundi i
mileniumit do të shohë hapjen e perspektivave të reja…
Perëndimi vetë nuk mund ti zgjidhë këto probleme…
Në prag të mileniumit të ri, gjëja e më shtrenjtë e vlerësuar që
duhej ta mbronim dhe që duhet të hasë në përkrahje unanime të njerëzve
kudo që janë, pa marrë parasysh vendin dhe sistemin ku jetojnë, janë
disa cilësi njerëzore dhe vlera themelore. E para është modestia. Shumë
ngjarje trishtuese që i përjetuam në fund të atij mileniumi, si hitlerizmi,
stalinizmi ose eksceset e Pol Potit, e shprehin ligështinë e një grupi
individësh, fanatikësh, ose jofanatikësh, ideologësh, diktatorësh,
utopistësh … Kur realiteti nuk përputhet me teoritë e tyre, ata i
përgatisin teoritë e veta që shpien në kampe përqëndrimi, masakra, luftra
të rrepta.
Edhe krenaria qëndron në rrënjët e krizës së përgjithshme
ekologjike: njeriu e imponon vullnetin e vet të natyrshëm, pa respektuar
ligjet dhe fshehtësitë e saj. Mund të flitet shumë në këtë temë… Por të
mos harrojmë rëndësinë e lirisë, dinjitetit, të drejtësisë, dhe të jemi më
modest.” 20
Problematika e tolerancës është shënuar edhe në veprën artistike
të Matijas Grinevaldit, i cili mostolerancën e dënon ndërsa totalitarizmin
që e përjashton politikën e quan krim.
Në emër të njeriut gjeni: vdekje e totalitarizmit.
Ky është armik! Të përmendim edhe fjalët bindëse të Albert
Kamysë se “çdo lloj i nxitjes së dhunës, nëse hyn në politikë përgadit
ose shpie në fashizëm”, ndërsa “nxitja e urrejtjes është krim më i keq se
sa urrejtja”. Është Balzaku ai që shpesh thoshte se “ atë ditë kur njeriu
20
Ibidem, faqe 11
Nazmi Maliqi
36
do të kuptojë se dikush e ka nxitur të urrejë, do të vritet”. Tolitarizmi
është vdekje me taborret e veta të urrejtjes.21
Për ndikimin e kulturës së perëndimit dhe për zhvillimin e
strukturave politike të botës bashkohore Ali Ahmed Said Esber nga
Libani, poet më i njohur bashkohor arab nga Libani ka thënë: “Njëriu
është lloj i cili gjithnjë krijon”.
Nën ndikimin e teknologjisë kulturës ideologjike perëndimore,
zhvillimi i strukturave ekonomike dhe politike të botës bashkohore është
orjentuar nga futja e përpjekjeve njerëzore për plotësimin e nevojave
materiale. Në pasqyrën e kësaj kulture njeriu është përjashtuar nga
aspiratat për liri, dashuri dhe poezi, ndërsa nevojat e tij sikur të jenë
reduktuar vetëm sa për të mbetur gjallë.
Mediumet dhe disa aktivitete kulturore sikur janë përjashtuar nga
nevoja e arritjes së shkallës më ta lartë të prosperitetit. Liria, në mënyrë
paradoksale, graduelisht po bëhet mënyrë e të ushtruarit të
dëgjueshmërisë, lojale për rojet e pushtetit së cilit i është deleguar e
gjithë forca.22
Ndër të gjitha qenjet, vetëm njeriu e ndërton identitetin e vet
nëpërmejt punës dhe mendimit krijues. Identiteti njerëzor nuk është veti
e ndryshueshme: Nuk rrjedhë nga asgjë e kaluar; ai është gjurmim i
përhershëm për të ardhmen e një fati të pandërprerë krijues. Atëherë
politika, sidomos ajo e Perëndimit, duhet të bëjë çudi. Këtë duhet ta bëjë
me qëllim që përfundimisht të dëshmojë anën e kudnër të vërejtjes së
Sen-Zhistit, se : “Të gjithë artet kanë arritur çudira; vetëm arti i
sundimit ka prodhuar vetëm lugjetër”.23
Kur bëhet fjalë për lirinë, urrejtjen dhe dhunën, që ka qënë
karakteristikë e të bardhëve si shtypës, Martin Luter King nga SHBA-
udheqës i lëvizjes për të drejta qytetare të zezakëve, ka thënë:
“Duhet i kundërvehemi çdo përpjekjeje që lirinë tonë ta fitojmë
me metoda të dhunës, urretjes dhe shëmtimeve, që kanë qënë veçori të
shtypësve tanë. Urretja e prek atë që urren aq sa e prek edhe të
urryerin… Urrejtja është një barrë e rëndë për tu mbajtur.
Martin Luter King, sqaron dilemën e tij me një analogji: “Por
megjithatë mund të thuhet se kjo ndoshta nuk është praktike; në jetë
punon që t’i qërosh hesapet, të ktheshë goditjet, sepse njeriu për njerinë
21
Ibidem, faqe 13
22
Ibidem, faqe 19
23
Ibidem, faqe 21
Toleranca politike në funksion të paqës
37
ësht ujk… Përgjegja ime e vetme është se njerëzimin tanimë një kohë të
gjatë e përcjellë e ashtuquajtura mënyrë praktike, ndërsa kjo pa
kurrëfarë kuptimi shpie në pakuptimshmëri dhe kaos. Koha është
mbushur me plehra individësh dhe grupesh të cilët u janë dorëzuar
urrejtjes, korruptimit dhe dhunës… Me çdo gram të energjisë sonë
duhet të vazhdojmë të çlirojmë shtetin tonë nga barra e padrejtësisë
racore. Por, në këtë proces nuk duhet hequr dorë nga privilegjet dhe
obligimet që të duam…
Racizmi është tjetërsim i tërësishëm. Nuk i ndanë vetëm trupat,
por edhe mendjet dhe shpirtrat. Në mënyrë të pashmangshme zbret edhe
në vrasje shpirtërore dhe fizike të grupit të jashtëm…
Liberali i bardhë duhet të kuptojë se zezakut i nevoitet jo vetëm
dashuri, por edhe drejtësi. Nuk mjafton vetëm të thuhet: Ne i duam
zezakët, ne kemi shumë miq zezak. Ata duhet të kërkojnë drejtësi për
zezakët. Dashuria që nuk e kënaq drejtësinë nuk është dashuri…
Dashuria në formën e saj të vërtet është drejtësi e konkretizuar.”24
Daniel I Berstin, historian eminent nga Shtetet e Bashkuara të
Amerikës, për çështjet e krijimit të dallimeve dhe për paradokset e jetës
politike në SHBA ka thënë:
“ Një nga paradokset e jetës politike amerikane është se Shtetet e
Bashkuara kanë qenë relativisht të suksesshme në ndërtimin e
institucioneve politike, por megjithatë si duket pa suskses në ngitjen e
një filozofie të madhe politike… Kushtetuta ka qenë si rezultat i
përpjekjes për të gjetur mënurat që njerëzit të ardhur nga vende të
ndryshme, me kultura të ndryshme, religjione të ndryshme, të jetojnë
bashkërisht nëpërmjet formimit të bashkësive të veta… Kështu,
Revolucioni amerikan është, në në fakt vërtetim i të drejtave
tradicionale, dhe së këndejmi edhe krejtësisht i ndyshëm nga
Revolucione françez i vitit 1789, që fliste për të drejtat e njeriut.
Deklarata për të drejtat e njeriut dhe të qytetarit është një listë e të
drejtave të dëshirueshme të cilat nuk kanë ekzistuar askund në bot… Ne
asnjëherë nuk kemi pasur luftë fetare, përshembull. Vend tjetër i vetëm
në botë që një gjë e këtillë është e vërtetë padyshim është Japonia. Kemi
një luftë të rreptë qytetare, luftën më të përgjakshme të shekullit të
nëntëmbëdhjetë, por kjo nuk ka qënë luftë fetare. Një nga objektivat e
historisë, si shkencë që paralajmëron, është që të na tërhjek vemendjen
24
Ibidem, faqe 25
Nazmi Maliqi
38
para njerëzve të cilët mendojnë se i dinë ligjet ideale të botës, që një
vend të jetë shembull për tu bërë të mundshme njerëzve të jetojnë
bashkërisht, pa ideologji politike, si dhe pa religjion të njejtë.
Arkitekti i Perëndimit përpiqet të ndërtojë diçka që do të zgjasë
në amshim, si Partenon ose piramidë, ndërsa arkitektura tradicionale
japoneze është nga druri. Pret që të shembet e pastaj ta ngrejë përsëri.
Arkitekti nuk bënë luftë kundër kohës, ai bashkëpunon me kohën, e
pranon atë. Në mundjen japoneze përpiqesh të mposhtish kundërshtarin
tënd, duke i bërë atij lëshime e jo me agresivitet. Ashtu mund ta
mundësh…”25
Ekstremizmi është të prekurit (pikë me e ulët) e turpit. Çdo
shpikje dhe çdo ide mund të konsiderohen si sprovë e rregullimit të
instaluar por edhe provokim. Mostoleranca është reagim reflektues i
diturisë. Kështu arsimi dhe edukimi janë shumë me rëndësi në raport
me zgjedhjen e grupeve të padëshirueshme si objekt të tolerancës, dhe jo
në raport me jotolerancën.
Mahatma Gandi, Indi, filozof dhe luftëtar për liri, për tolerancën
ndër të tjera ka thënë: “Nuk më pëlqen fjala “tolerancë”. Nuk më ka
pëlqyer kjo fjalë, por nuk mundja të shpik një më të mirë. Toleranca
nënkupton supozimin e parsyeshëm të inferioritetit të feve të tjera në
raport me tonën, njëtë të respektojmë të gjitha fetë e të tjerëve, ashtu siç
e respektojmë tonën, ndërsa kështu pranojmë se jona nuk është e
përkryer. Këtë mirënjohje me kënaqësi do ta jepte një hulumtues i së
Vërtetës, i cili e ndjek ligjin e dashurisë.
Sipas medimit të Mahatma Gandi: Nëse e arrijmë vizionin e
tërësishëm të së Vërtetës nuk do të mbetemi vetëm hulumtues, por do të
afrohemi më afër Zotit. Pasi jemi hulumtues, ne e vazhdojmë
hulumtimin tonë dhe jemi të vetëdijshëm për jopërkryeshmërinë tonë.
Pra nëse ne jemi të papërkryeshëm, feja ashtu si e konceptojmë ne,
duhet gjithashtu te jetë e papërkryer. Nuk e kemi kuptuar fenë në
parkryeshmërinë e vet, ashtu sikur të mos e kemi kuptuar Zotin. Feja
nga konceptimi ynë, pra e papërkryer, gjithnjë i është nënshtruar
procesit të evolucionit dhe komentimit të sërishëm. Përparimi kah e
vërteta, kah Zoti është i mundshëm vetëm me një evolucion të tillë. Dhe
nëse të gjitha fetë të ekspozuara në vija të shkurtëra nga njeriu janë të
papërkryera, çështja e krahasimeve së cila është me e mirë nuk duhet të
25
Ibidem
Toleranca politike në funksion të paqës
39
bëhen. Të gjitha fetë paraqesin zbulimin e së Vërtetës, por ato nuk janë
të papërkryera dhe me gabime… Atëherë mund të parashtrojmë pyetjen:
Ç‘duhet të ketë aq fe? … Iterpretimi i kujt duhet të konsiderohet si i
saktë? Çdonjëri ka të drejtë për të shprehur pikpamjet e veta, por nuk
është e mundur se të gjithë gabojnë. Së kendejmi nevoja për tolerancë,
që do të shotë mos i vësh shumë veshin fesë tënde, por njëkohësisht
edhe më tolerant dhe dashuri të sinqetë për të.
Toleranca na jep vrull, që është shumë largë nga fanatizmi sa
janë largë poli i veriut me të jugut. Njohja e vërtetë e religjionit i
shkatërron barierat ndërmjet besimit dhe mosbesimit në fe. Kultivimi i
tolerancës ndaj feve të tjera do të na japë mundësi të kuptojmë më mirë
fenë tonë.”26
Në kontekst të tolerancës , mendimet e shprehura më lartë janë
pjesë nga mendimet e personaliteteve të njohura të cilët lanë vepra
konkrete për respektimin e mardhënjeve njerëzore dhe tolerancës.
1. 4. Toria e lirisë, e demokracisë
dhe e tolerancës politike
Torikisht nuk ekziston klasifikim i vetëm i torive të lirisë politike,
demokracisë dhe të tolerancës politike. Së këndejmi teorikët e
shqyrtojnë tolerancën politike në kuadër të tri teorive të demokracisë:
torisë liberale, konzervative dhe republikane.
Në kuadër të teorisë liberale për lirinë, demokracinë dhe tolerancën
politike aksistojnë tri teori themelore: liberale, konservative dhe
radikale.
Teoria liberale përkufizohet në këtë mënyrë: Liria në veprim, pa
detyrime dhe kufizime nga ana e shtetit ose personave tjerë”. Sipas kësaj
liberalët, ithtarë të kësaj teorie, lirinë e përkufizojnë në mënyrë
deskriptive, si veprim pa detyrim dhe kufizim, dhe jo si vlerë morale të
pranuar dhe njohur gjerësisht. Sipas pikpamjeve të tyre, liria nuk është
vlerë por fakt që eksiston. Ajo nuk është as dukuri politike as dukuri
vlerësuese, por individuale dhe private, dhe si e tillë, i ndanë dhe i
izolon njerëzit në vend se ti lidhë dhe bashkojë.
26
Marrë nga Dominik Rozhe dhe Kladen Andre Porino, Toleranca- kulturë e
paqes, NGB Nova Makedonija Shkup, 1997.
Nazmi Maliqi
40
Së kendejmi, ithtarët e teorisë liberale si liri konsiderojnë një një
grup të ndarë, të cilët janë në konflikt me shoqërinë dhe të cilët janë
cënuar me kufizimet që u janë bërë. Prandaj ikja nga kufizimet do të
thotë ikje nga liria, si fushë private e veprimit.”27
Gjithashtu sipas kësaj pikëpamje të ithtarëve të teorisë liberale, me
rëndësi të posaçme është edhe konstatimi se teoria liberale është e
barabartë me lirinë e të zgjedhurit të opcioneve disponuese e jo të atyre
vlerësuese. “Vlerat, sipas tyre nuk janë pjesë e lirisë. Liria është gjendje
dhe fakt. Prandaj toleranca politike është njohje e thjeshtë e së drejtës
për zgjedhje të lirë edhe të të gjitha opcioneve disponuese. Pa tolerancë
nuk mund të realizohet as liria e të zgjedhurit si vlerë për vetëveten, ajo
vepron sipas dëshirave, kërkon të vërtetën, iu shmanget konflikteve për
të vendosur paqen dhe rendin në shoqëri e kështu me radhë. Toleranca,
sipas kësaj do të mundësojë, kur çdonjë do të jetë tolerant, kur askush
nuk do të punojë në dëm të tjetrit, të vendoset një ballancim ndërmjet
interesave dhe lirive të përgjithshme të individit. Por, nëse ballancimi i
interesave nuk vendoset, konfliktet do të shtohen dhe kështu do të dilnin
probleme serioze.”28
Në këtë aspekt, me rëndësi është të përmendet mendimi i J.S Mil, i
cili në qendër të teorisë së vet e vë individin si person. Sepse,
individualiteti, zhvillimin i tij i lirë jo vetëm që është element kryesor i
civilizimit, por edhe pjesë e domosdoshme dhe kusht për të gjithë këtë.
Shoqëria në tërësi nuk duhet të përzihet në zhvillimin e lirë të
individualitetit.29
Arsimi dhe edukimi, si process dhe participimi si pjesëmarrje në
sferën politike dhe sociale, do t’i mundësonin individëve të jenë
origjinal gjatë të zgjedhurit, t’i kuptojnë më mirë interesat e tyre, të dinë
të vlerësojnë se çështë e mirë për ta dhe ku fillon dëmi eventual për ta
dhe ku për të tjerët. Me një qasje të këtillë, në shoqëri krijohet klimë e
shëndoshë për zgjidhjen e interesave konfliktuoze të cilat eksistojnë
objektivisht.
Teoria konservative e lirsë dhe tolerancës politike ka qëndrim tjetër
ndaj këtyre fenomeneve. “ Në fakt, ithtarët e kësaj pikëpamje lirinë
politike e trajtojnë si angazhim politik në shoqëri dhe jo si si objekt i
idesë. Sipas tyre, së pari duhet të analizohet liria praktike, e cila
27
N Markuze. Toleranca repressive, I. Primarac, 1989
28
Vladimir Vujçiq, Toleranca politike, faqe 19-21, Defemi, Zagreb, 1995
29
Ibidem, faqe 23
Toleranca politike në funksion të paqës
41
realizohet dhe jo të analizohen konceptet e lirisë. Kështu, liria politike
përbëhet prej të drejtash dhe privilegjesh të ndryshme konkrete të cilat
burojnë nga zakonet dhe traditat në shoqëri, dhe jo nga parimet apstrakte
univerzale, si për shembull liria e të zgjedhurit, pavarsia individuale,
shanset e barabarta për të gjithë etj.
Duke marrë parasysh tezën se liria është përmbledhje e të drejtave
dhe privilegjeve që i caktojnë zakonet dhe traditat, sipas ithtarëve të
konzervatizmit, liria nuk nënkuptohet si barazi. “Shoqëritë janë të
pabarabarta dhe pa respektim të kierarkisë, ndërsa liria politike duhet t’i
përshtatet kierarkisë shoqërore. Në këtë aspekt, teorikët -ithtarë të
konservatizmit e reduktojnë lirinë e demokracisë në bazë të metodës së
legjitimimit të pushtetit politik, ndërsa toleranca nuk mund të jetë
apsolute dhe duhet të kufizohet në të drejtat, traditën dhe në normat
morale të shoqërisë. Nga kjo delë se nga toleranca kërkohet kufizim në
intenzitet, si dhe në përfshirje. Prandaj ithtarët e konservatizmit nuk
besojnë në mundësinë që edukimi dhe participimi të jenë kusht për
zhvillimin e tolerancës. Arsimi mund të kontribuoj dhe të ndikojë në
shtimin e tolerancës politike, por mbetet problemi i lidhshmërisë kauzale
ndërmjet këtyre dallimeve , që nuk është aq i fuqishëm ashtu si ndërmjet
tolerancës dhe dallimeve sociale (klasave sociale, punësimit, të ardhurat
etj.) Lidhshmëria kryesore kauzale e tolerancës lidhet me bashkësinë
sociale dhe klasore të individit, ndërsa më pak me participimin.”30
Sipas kësaj, favorizohet qëndrimi se “vetëm elita politike mund të
jetë tolerante dhe të sigurojë stabilitetin , demokracinë dhe lirinë si të
drejta dhe privilegje të qytetarëve, që rrjedh nga zakonet, tradita dhe nga
kierarkia në bashkësinë e individit, dhe më së paku nga participimi.31
Teoria federale e demokracisë dhe tolerancës politike, në fakt,
paraqet formën radikale të torisë liberale. Sipas kësaj teorie, të mirat e
qytetarëve ndërmjet tyre dhe të mirave nga toleranca , nuk janë aspak të
rëndësishme për stabilitetin dhe funkcionimin e suksesshëm të një
shoqërie demokratike. Konsiderohet se themelues i kësaj teorie është J.
Medison, i cili thotë se në shtetin e lirë kushtet për të drejtat civile duhet
të jenë të barabarta me ato të të drejtave fetare. Sepse, në rastin e parë
ato kanë strukturën sipas interesave të ndryshme, ndërsa në rastin e dytë
sipas grupeve të shumta fetare. Së këndejmi, teza themelore e teorisë së
demokracisë qëndron te liria e njerëzve e siguruar me orgnizimin
30
J.S. Mill, Mbi lirinë, Biblioteka politike kroate, Bgd., faqe 46
31
Ibidem, faqe 49
Nazmi Maliqi
42
permanent të pushtetit, përkatësisht me ndarjen strikte dhe
decentralizimin e pushtetit në shoqëri, që mundësonë realizimin e
interesave të ndryshme të njerëzve dhe bashkimin e tyre rreth këtyre
interesave.
Në esencë, kjo teori niset nga teza themelore se në shoqërinë
demokratike pluraliste masa jotoleruese është shumë e shpërndarë dhe
se më shumë kemi të bëjmë me të mirat e mostolerancës se sa me të
mirat e tolerancës. Në këtë rast, mënyra kryesore për pengimin ose
zvogëlimin e mostolerancës në shoqëri është kur njerëzve u mundësohet
bashkimi i lirë dhe realizimi i interesave dhe ideve të tyre të ndryshme.
Prandaj, në organizmini e pushtetit demokratik prania e decentralizimit,
pluraliteti i interesave dhe organizimi i tyre politik dhe jopolitik janë
kusht për të kuptuar përhapjen e mostolerancës në masë dhe te elita
politike dhe bënë të mundshme ralizimin e lirisë si veprim i papenguar i
njerëzve në shoqëri.
Esenca e teorisë së demokracisë është në ndarjen konstitucionale të
pushtetit në ligjvënës, ekzekutiv dhe gjyqësor dhe në orjentimin e
mostolerancës së njerëzve në subjekte të ndryshme, grupe, ide etj. E
gjithë kjo është në funkcion të zgjidhjes së natyrshme të konflikteve
shoqërore dhe të vënjes së ballancimit në realizimin e interesave. Por,
njëkohësisht befason edhe fakti se teoria e demokracisë, e cila përpiqet
të shpejgojë veprimn e njërëzve vetëm me institucionalizimin
demokratik të pushtetit dhe të bëjë të mundshme realizimin e interesave
të njerëve i lë tërësisht anash njerëzit nga qëndrimet vlerësuese ndaj
interesave vetiake dhe ndaj atyre të të tjerëve. Me siguri të plotë mund të
dëshmohet se pluralizmi i interesave dhe bashkimi i llojllojshëm
shoqëror dhe organizimi i njerëzve mund të kontribuojnë për
zvogëlimin e tensioneve konfliktuoze në shoqëri. Kjo teori është e bidur
se është e pamundur të arrihet koncenzus ndërmjet elitës politike dhe
masës, rastëisht ose me paramendim, duke e orjentuar mostolerancën
ndaj grupeve të caktuara.32
32
Vladimir Vujçiq, Toleranca politike, faqe 102-112, Defemi, Zagreb, 1995
Toleranca politike në funksion të paqës
43
1.5. Si shihen në Republikën e Maqedonisë këto
raporte- demokraci dhe tolerancë politike
Pasi toleranca është segment i rëndësishëm për stabilizimin e
mardhënjeve të brendëshme, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë, në
bazë të nenit 86, alinea 2. i Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë,
ndërsa me rastin e diskutimit rreth Informatës për situatën aktuale të
shkaktuar nga protestat (e profesorëve, nxënësve dhe
studentëve maqedonas kundër vendimit për hapjen e fakultetit
pedagogjik në gjuhën shqipe në Shkup, v. a. ) në lidhje me aplikimin e
Ligjit për gjuhët me të cilat zhvillohet mësimi në Fakultetin Pedagogjik
“Shën Klimenti i Ohrit” në Shkup dhe për mënyrat dhe format e
përparimit të mardhënjeve ndëretnike në kuadër të Kushtetutës së
Republikës së Maqedonisë dhe nëpërmejt institucioneve të sistemit, në
mbledhjen e mbajtur më 13,14 dhe 18 mars të vitit 1997, solli:
Deklaratë33
Për përparimin e mardhënjeve ndëretnike në frymën e tolerancës,
dialogut, respektimi të ndërsjellë dhe mirëbesimi.
“Kuvendi i Republikës së Maqedonisë, duke u nisur nga fakti se
zhvillimi i mardhënjeve stabile ndëretnike dhe toleranca janë kushte
themelore për stabilitetin dhe zhvillimin demokratike të Republikës së
Maqedonisë;
Duke konsideruar se krijimi i klimës së tolerancës dhe dialogut
është obligim i të gjitha subjekteve në shoqërinë demokratike,
Duke i reformuar te drejtat dhe liritë, si dhe konceptin e
individualizmit, si bazë për zhvillimin e shoqërisë civile,
Të bindur se dallimet kulturore janë faktor interesimi dhe
pasurimi të shoqërisë, dhe jo gjenerator për ndarje,
Duke theksuar nëvojën e krijimit dhe zhvillimit të masave
përkatëse për forcimin e harmonisë, tolerancës, mirëkuptimin e
ndërsjellë dhe respektimin midis qytetarëve më prejardhje të ndryshme
etnike dhe kulturore,
33
Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë, nr.13, 21 mars 1997, Shkup
Nazmi Maliqi
44
Duke u nisur nga parime e: Kartës së Kombeve të Bashkuara,
Deklaratës univerzale për të drejtat e njeriut, paktet ndërkombëtare për
të drejtat e njeriut, Konventa ndërkombëtare për zhdukjen e të gjitha
formave të diskriminimit racor, Konventa evropjane për të drejtat e
njeriut, Konventën kuadër për mbrojtjen e pakicave kombëtare, si dhe
dokumentat relevante të OSBE-s, Duke theksuar se zhvillimi i
mardhënjeve ndëretnike dhe tolerancës janë një nga vlerat themelore të
rregulimit kushtetutar të Republikës së Maqedonisë,
Duke pasur parasysh dispozitën kushtetuese për barazi të
qytetarëve dhe përjashtimin e diskriminimit të çfarëdo lloj baze, si dhe
zbatimin efikas të mbrojtjes juridike të këtij parimi,
Duke afirmuar mbrojtjen e të drejtave të pjestarëve të
nacionaliteteve në nivel kushtetutar, si dhe parimin e integrimit të tyre
në të gjitha sferat e shoqërisë ,
Mandej në këtë deklaratë rrjedhë konstatimi se “ Kuvendi i
Republikës së Maqeodnisë,
1. E thekson nevojën e respektimit të parimit të sundimit të së
drejtës, si kusht themelor për demokraci dhe garanci për mbrojtjen e të
drejtave të njeriut, pa kurrëfarë diskriminimi.
2. Thekson rolin dhe përgjegjësinë e institucioeve demokratike
( në nivel kombëtar dhe lokal), në procesin e krijimit dhe zbatimit të
tolerancës politike dhe ndëretnike, barazi efektive dhe mirkuptim të
ndërsjellë.
3. E nxit dhe e inkurajon aktivitetin e Këshillit të mardhënjeve
ndëretnike, si dhe të komisioneve për mardhënje ndërnacionale në nivel
lokal, në përparimin e mardhënjeve ndëretnike.
4. Mban llogari për kontributin aktiv të partive politike për
fillimin e dialogut për të gjitha çështjet aktuale me qëllim ndërtimi dhe
zhvillimi të mardhënjeve harmonike ndëretnike dhe vë në dukje rrezikun
e nxitjes së mosdurueshmërisë dhe urrejtjes ndëretnike dhe
keqpërdorimin e tyre për qëlime politike.
5. Veçanërisht thekson rrolin preventiv të institucioneve
arsimore në zhvillimin e tolerancës dhe mirëkuptimit ndërmjet të
rinjëve, në identifikimin dhe luftën kundër paragjykimeve të çfardo lloji.
6. Ve në dukje nëvojën e rritjes së numrit të temave nga lëmi i
të drejtave të njeriut, domethënë për zhvillimin e tolerancës në
programet arsimore në të gjitha nivelet.
Toleranca politike në funksion të paqës
45
7. Në diskutimin e vet për ligjet dhe për aktet e tjera të cilat i
sjell, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë do ti përfshijë edhe aktet
ndërkombëtare të sjella nga parlamentarë në organizatat ndërkombëtare
në të cilat Republika e Maqedonisë është anëtare e barabartë, në radhë të
parë ato të sjellla nga Unioni Interparlamentar.
8. I përshëndet dhe i inkurajon aktivitetet dhe ndikimin e
organizatave joqeveritare dhe shoqatave të qytetarëve në përparimin e
tolerancës dhe dialogut ndërmjet qytetarëve të prejardhjes të ndryshme
kulturore dhe etnike.
9. Veçanërisht i thekson rrolin dhe përgjegjësinë e mediumeve
në ndërtimin e mendimit publik dhe vetëdijen për nevojën e respektimit
të dellimeve dhe të drejtave të njeriut në përgjithësi.
10. E thekson rëndësinë e institucioneve shkencore për të
hulumtuar shkaqet dhe pasojat e manifestimeve të mostolerancës dhe të
nxitjes së aktiviteteve për tejkalimin e tyre. I nxit dhe i inkurajon edhe të
gjitha iniciativat dhe aktivitetet tjera për tejkalimin e tyre.”34
Një deklaratë e këtillë është një hap përpara për rregullimin e
mardhënjeve të brendëshme dhe për relaksimin e mardhënjeve
ndëretnike, natyrisht nëse këto deklarata nuk kuptohen vetëm si një
formalitet apo si marketing partiak (apo si mënyrë manipuluese e
shmangëjes taktike për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve eventuale që janë
evidente në shtet).35
Por, një dokument i tillë i miratuar në një organ
ligjvënës, Republikën e Maqedonisë e obligon të mbetet e hapur për
mbikqyrje ndërkombëtare të zhvillimeve rreth respektimit dhe realizimit
të të drejtave dhe lirive të njeriut dhe të të drejtave të nacionaliteteve, që
do të thotë se mënyra transparente duhet të bëhet praktikë e rëndomtë.
Prandaj, janë reale pohimet se bashkësia ndërkombëtare duhet të
zhvillojë qasje më komparative dhe të hollësishme në monitorimin e
situatave të ndryshme të realizimit të të drejtave të nacionaliteteve në
vendet e rajonit dhe në mënyrë të qartë të nxiten garancat dhe kontrrolet
më efikase.
34
Ibidem.
35
Njëri ndër themeluesit e socioligjisë Monteskje (1689 -1755), (Emri i plot i tij është Charles- Louis de
Secondant, baron i Montesquieu) ka thënë: “ Kur do të shkoj në ndonjë vend, unë nuk pyes se a
ka atje ligje të mira, por a zbatohen ato ligje në atë vend, sepse ligje të mira ka çdokund”
Nazmi Maliqi
46
1.6. Siguria qytetare
Njeriu , si individ dhe si qenje shoqërore, aspak nuk mund të
akzistoj, të jetojë, të krijojë pa qenë i sigurt dhe i mbrojtur. Por ai
personalisht dhe të mirat që i krijon ose e rrethojnë, në mënyrë
permanente i janë ekspozuar cënimeve si nga njerëzit e tjerë, nga natyra,
por gjithashtu edhe nga dukuritë negative në shoqëri. Prandaj, ai duhet
vetë, personalisht të mbrohet, të marrë pjesë në mbrojtjen e shtetit, të
shoqërisë, të pasurisë materiale dhe të rregullimit shtetëror.
Shumë subjekte, institucione dhe organe, në shoqëri angazhohen
për mbrojtjen e disa vlerave dhe pasurisë, dhe çdonjëri prej tyre zbaton
masa dhe metoda specifike. Disa i përgatisin dhe i sjellin dispozitat
ligjore, e ushtrojnë veprimtarinë ligjore nga kjo fushë, të tjerët marrin
masa preventive, e dikush marrin masa repressive, etj.
Kur marrim parasysh se cilat vlera dhe pasuri duhet të mbrohen,
atëherë mund të dallojmë këto lloje të mbrojtjes:
- Mbrojtjen personale, Mbrojtjen shoqërore, Mbrojtjen ndërkombëtare.36
1. 6. 1 Gjendja e sigurisë
Koncepti gjendje e sigurisë nënkupton pjesën e realitetit shoqëror
objektiv që ka të bëjë me shkallën e cënimit të vlerave dhe pasurisë
shoqërore nga forcat shoqërore dhe naturore dhe zhvillimin dhe
organizimin e sistemit të mbrotjes, si dhe aftësinë e tij për t’iu
kundërvënë forcave që paraqiten si faktorë cënues dhe destabilizues.
Format: Pasi tu bëhet analizë fakteve relevante për dukuritë e
sigurisë, mund të përcaktohet gjendja konkrete e sigurisë dhe ajo të
vlerësohet si:
- stabile,
- e ndërlikuar,
- jostabile dhe e paqartë.
Siguria, pa marrë parsysh se për cilin segment bëhet fjalë, atë
individual, grupor, kombëtar ose ndërkombëtar, rregullisht rradhitet ndër
problemet më urgjente të njerëzimit.
36
Jordan Spasovski- Pere Aslimoski- Siguria dhe mbrotja, faqe 7-19,
Ohër,1996
Toleranca politike në funksion të paqës
47
1.7. Ndërtimi i paqes
Ruajtja e paqës, në kuptimin më të gjerë, paraqet një nga rrekjet
për krijimin e paqës, e cila me përfundimin e Luftës së ftohtë u bë masë
më e përhapur. Ajo mbështetet në dispozitat e Kartës së Kombeve të
bashkuara për sigurinë kolektive të përfshirë në Kaptinën e VII, e
përpunuar me elementet dhe vlerësimet e disa analistëve në akcion të
imponuar, me zbatimin e forcës ushtarake.
Për rëndësinë e Paqes, si një nga objektivat më të rëndësishme të
OKB, flitet në Kartën e OKB, në nenin 1. ku janë radhitur qëllimet e
OKB.
1. “ Të mbrojnë paqen dhe sigurinë ndërkombëtare dhe për këtë
qëllim: të marrin masa efikase kolektive për pengimin dhe mënjanimin e
kërcnimeve për paqen dhe për pengimin e akteve të agresionit ose të
çrregullimeve të tjera të paqës, të arrijnë, me mjete paqësore dhe në
pajtim me parimet e drejtësisë dhe së drejtës ndërkombëtare, rregullimin
dhe zgjidhjen e kontesteve dhe situatave ndërkombëtare që mund të
shkaktojnë çrregullimin e paqes.
2. Të zhvillojnë mardhënje miqësore ndërmjet kombeve, të
mbështetura në respektimin e parimeve të barazisë dhe vetvendosjes se
popujve, si dhe të ndërmarrin masa të tjera përkatëse, me qëllim të
përforcimit të paqes në botë.
3. Të realizojnë bashkëpunim ndërkombëtar gjatë zgjidhjes së
përcaktimeve ndërkombëtare të karakterit ekonomik, social, kulturor ose
humanitar, si dhe nëpërmjet nxitjes dhe zhvillimit të respektimit të të
drejtave dhe lirive themelore të njeriut për të gjithë, pa marrë parasysh
racën, seksin, gjuhën ose fenë.
4. Të jenë qendër në të cilën do të kushtëzohen sjelljet e
kombeve të orjentuara në arritjen e këtyre objektivave të përbashkëta.”37
Në kartën e OKB theksohen aktivitetet për ruajtjen e paqës të
vendeve anëtare, si dhe për realizimin e të qëllimeve të radhitura në nein
1., ndërsa do të veprojnë në pajtim me këto parime:
“ Organizata bazohet në parimin e sovranitetit të barabartë të të
gjithë antarëve të saj.
37
Kombet e Bashkuara, Dokumentet themelore, faqe 9-42, Shkup, tetor 1995
Nazmi Maliqi
48
1. Të gjitha anëtaret, që të sigurojnë të drejtat dhe privilegjet që
dalin nga anëtarësimi, me ndërgjegje të plotë do ti plotësojnë të gjitha
obligimet që i kanë marrë në pajtim me këtë Kartë.
2. Të gjitha anëtaret do t’i zgjidhin kontestet e veta
ndërkombëtare me mjete paqësore, në atë mënyrë që nuk cënon paqen
dhe sigurinë ndërkombëtare, si dhe drejtësinë.
3. Të gjitha anëtaret në mardhënjet e tyre ndërkombëtare do të
përmbahen nga kërcënimet me forcë ose nga përodrimi i forcës kundër
integritetit territorial ose pavarsia politike e çdo shteti qoftë, ose nga të
gjitha sjelljet e tjera të cilat do të jenë në kundërshtim me qëllimet e
Kombeve të Bashkuara.
4. Të gjitha anëtaret do t’i ofrojnë Kombeve të Bashkuara
çfardolloj ndihme në çdo veprim që ato do të ndërmarrin në pajtim me
këtë Kartë dhe do të përmbahen nga ofrimi i ndihmës çfardolloj shteti
kundër së cilit Kombet e Bashkuara ndërmarrin ndonjë masë preventive
ose detyruese.
5. Organizata do të sigurojë që shtetet që nuk janë anëtare të
OKB të sillen në pajtim me këto parime, nëse është një gjë e tillë e
domosdoshme, për ruajtjen e paqes dhe sigurisë ndërkomëtare.
6. Kjo kartë më asgjë nuk i obligon Kombet e Bashkuara të
përzien në çështjet që esencialishtë bien në kuadër të kompetencave të
brendëshme të çdo shteti dhe as të kërkojnë nga anëtaret që çështjet e
këtilla t’i paraqesin për zgjidhje sipas dispozitave tëkësaj Karte.
Por ky parim nuk e kufizon zbatimin e masave detyruese , siç
është shënuar në kreun VII (Veprime në rast të kërcënimeve për paqen,
çrregullimin e paqes dhe aktet e agresionit.)38
Sot, por edhe para një gjysëm shekulli, njerëzimi, nëpërmjet
vendeve anëtare të OKB, janë ballafaquar me aktivitete të ndryshme
dhe kanë ndërmarrë një sërë veprimesh në esencë konstruktive para
opinionit publik botror. “ Njerëzimi, veçanërisht i mbështetur rreth
OKB, nëpërmjet mendimit publik botëror, mundi t’i shmanget luftës së
tretë botërore, luftës bërthamore e cila mund të shkatërronte njerëzimin
dhe të gjitha kombet (falë edhe forcave antibërthamore, edhepse, në
njëfarë mase, një forcë më qenësore për parandalim është mendimi
publik botëror, përmes bindjeve univerzale të përbashkëta të bazuara në
38
Kombet e Bashkuara, Dokumentat themelore, faqe 21- 24, Shkup, tetor, 1995
Toleranca politike në funksion të paqës
49
të drejtën natyrore për paqe dhe humanitet) Vetëm bashkëjetesa
paqësore është e pashmnagshme.”)39
Ruajtja e paqës, në kuptimin më të gjerë të fjalës, përfshin
mbrojtjen e palëve armiqësore nga dhuna ose e formave të tjera të
zgjidhjes së konflikteve të tyre dhe hedhjen me të drejtë në lojë të
sintagmës “rend i ri botëror” dhe përfshin sundimin e së drejtës dhe
zgjidhjes paqësore të kontesteve, demokracinë e fortë dhe solidaritetin
kundër agresionit, zvogëmilin dhe kontrrolin e arsenaleve ushtarake,
forcimin e OKB dhe trajtimin e drejtë të të gjithë njerëzve.
Në një sistem të këtillë të mardhënjeve edhe koncepti i sigurisë
merrë dimenzione të reja, që do të thotë se zhvillimi i civilizimit
njerëzor që nga faza më e hershme deri sot karakterizohet me përpjekje
të veprimtarisë njerëzore në të gjitha fushat për përmirësimin e kushteve
të jetesës, të standardit dhe në radhë të parë të sigurisë, si parakusht për
mirëqenje të përgjithshme të të gjitha bashkësive. Në fazën fillestare
njeriu akrivitetet e veta dhe resurset e veta, i orjentoi në mposhtjen e
forcave natyrore, por me kalimin e kohës, për shkaqe të ndryshme,
filluan të paraqiten tendosje të natyrave të ndryshme që shëndrroheshin
në konflikte të hapta ndërmjet popujve. Kjo e motivoi njeriun të
mendojë për mbrojtjen e vet , për paqen dhe sigurinë dhe këto ti radhisë
në veprimtaritë që kanë rëndësi parësore kombëtare.
Nëse i hedhim një sy historisë pak më herët, nëse e shikojmë të
tashmen dhe nëse mendojmë për të ardhmen, do të vijmë në përfundim
se botës i nevoitet organizatë ndërkombëtare që do të jetë garantuese e
paqës boterore, ndërsa kur ajo të të cënohet, do të mundësojë veprim
kolektiv të bashkësisë ndërkombëtare për tejkalimin dhe eliminimin e
kudërthenjeve dhe konflikteve të paraqitura. Sipas kësaj që thamë, mund
të prfundojmë se detyrë më e rëndësishme e OKB është ruajtja e paqes
botrore dhe e sigurisë. Funkcionet dhe qëllimet e veta OKB i realizon
nëpërmjet këtyre organeve:
- Kuvendit të përgjithshëm,
- Këshillit të sigurimit,
- Gjyqit ndërkombëtar të drejtësisë,
- Sekretariatit
Secili nga këto organe ka funkcionet dhe kompetencat e veta të
saktësuara me Kartën e OKB.40
39
Shih në librin e Fukase Tadakazu- Svetomir Shkariq, Paqja dhe
Kushtetutat, Qendra ballkanike për paqe, Shkup,1997.
Nazmi Maliqi
50
1. 8. Sistemi kolektiv i sigurisë dhe
mbrojtja e Republikës së Maqedonisë
Republika e Maqedonisë, si shtet i pavarur dhe Sovran, anëtare e
barabartë e OKB, ka të drejtë dhe obligim të ndërtojë sistem autonom
dhe respektiv të mbrojtjes dhe sigurisë së vet në pajtim me Kartën e
OKB-së, i cili do të jetë në gjendje në çdo moment tu përgjigjet
qëllimeve dhe detyrave të vëna nga ana e organeve të shtetit. Së
këndejmi, shtrohet edhe nevoja e ngritjes së doktrinës adekuate që do të
jetë sistem i qëndrimeve, parimeve dhe pikëpamjeve ushtarake dhe me
mbështetje shkencore për çështjet më qenësore të përgatitjes së vendit
për mbrojtje dhe siguri.
Republika e Maqedonisë fitoi kushtetutë të re, me të cilën
rregullohen këto çështje themelore: përcaktimet themelore, liritë
themelore dhe të drejtat e njeriut dhe qytetarit, organizimin e pushtetit
shtetëror: Ligjëvënës, Kryetari i shtetit, ekzekutiv, vetadministrimin
lokal dhe pushteti gjyqësor.
Kështu Republika e Maqedonisë, nëpërmjet politikës paqësore,
politikës së tolerancës, bashkëjetesës, miqësisë dhe bashkëpunimit, është
vend i cili dëshiron të përfshihet në rrjedhat bashkohore të botës së
civilizuar. Maqedonia vendin e vet e sheh në Evropën bashkohore dhe
demokratike, duke hyrë në sistemin kolektiv të mbrojtjes dhe të sigurisë.
Kështu, mbrojtja e Republikës së Maqedonisë, prandaj edhe ARM,
ndërtohet sipas standardeve bashkohore evropjane dhe të NATO-s,
natyrisht, në përshtatje me kushtet e hapsirës sonë. Republika e
Maqedonisë tanimë është pranuar në OKB, Këshillin e Evropës, OSBE,
është anëtare e Iniciativës Partneritet për Paqe si program i NATO-s,
ndërsa përpiqet të pranohet dhe si anëtare e plotë e NATO-s. Një
orjentim i këtillë është i kuptueshëm, sepse është vend i vogël, me një
potencial të kufizuar, në radhë të parë, me atë njerëzor dhe material.41
40
OKB, Dokumentet themelore, faqe 11-20, Shkup,1995
41
Nazmi Maliqi, Mbrotja dhe siguria kolektive, Punim seminarik, Studime
posdiplomike, Fakultetit filozofik- Instituti i mbrojtjes, Shkup,1995
Toleranca politike në funksion të paqës
51
1.9. Siguria e konstrukcionit evropjan
Politika e jashtme e përbashkët dhe politika e sigurisë dhe
ruajtjes së paqës paraqesin elementin më të rëndësishëm të konstruktit
evropjan dhe kanë të bëjnë drejtpërdrejtë më të gjithë qytetarët të të
gjitha vendeve evropjane.
Kur bëhet fjalë për politikën e jashtme dhe politikën e sigurisë,
veçanërisht për çështjet diplomatike dhe ushtarake, nevoiten instrumenta
teknik në sferën e marrjes së vendimeve në lëmin e strukturës së
mbrojtjes.
Këshilli i Evropës i përcakton kahjet për politikën e jashtme të
përbashkët dhe të politikës së sigurisë dhe merrë vendime përfundimtare
për strategji të përbashkëta. Në këtë rast, këtë e bënë Këshilli i
ministrave të punëve të jashtme. Aty vendoset në këtë mënyrë: me
koncenzus, nëse synimet duhet të zbatohen dhe me shumicë
kvalifikative, nëse bëhet fjalë për përcaktimin e strategjive. Por, një
vend anëtar mund të kërkojë edhe të mos votojë, në atë rast Këshilli i
Unionit, më shumicë kualifikative mund të marrë vendim që çështja të
hidhet në kopetenca të Këshillit të Evropës (i cili duhet të marrë vendim
të njëzëshëm). Kur bëhet fjalë për çështje të luftës, çdoherë duhet të ketë
koncenzus.
Sipas komesarit për informim të Bashkimit Evropjan, i cili e
analizon rrugën e politikës së përbashkët të jashtme, më të rëndësishme
ose të domosdoshme janë tri pika në politikën e jashtme të përbashkët:
- Zhvillimi i ardhshëm i paparashikuar i zhvillimeve në Rusi
dhe zgjerimi i bashkimit Evropjan me pranimin e vendeve të evropës
juglindore. Bisedat e ndërlikuara me këto vende dhe më fqinjët e tyre
kërkonë që Bashkimi Evropajn të ketë qëndrime të vetme.
- Gjendja e vështirë në disa rajone të Mesdheut kërkon që
vendet anëtare të bashkimit Evropjan të paraqiten bashkërisht për të
siguruar në këto rajone paqe, siguri, zhvillim ekonomik dhe mbrojtje të
të drejtave themelore.
- Angazhimin e përgjithshëm të organizatave të shumta
joqeveritare evropjane në vendet ku situata është kritike, qoftë kur bëhet
fjalë për ekonominë, aspektet humanitare, ose për çështje sociale dhe të
situatës luftarake.
Qeveritë e vendeve anëtare të Bashkimit evropajn, me kumtesë
të përbashkët e vërtetuan rëndësisnë e bashkëpunimit me vendet e
Nazmi Maliqi
52
Unionin Evroperëndimor. Gjithashtu kjo vlen edhe për shtetet që nuk i
takojnë Bashkimit evropjan.
“Këshilli i Evropës tanimë ka nisur të zbatojë në vepër disa nga
këto përcaktime. Detyrat humanitare dhe paqësore janë në kompetenca
të Bashkimit Evropajan; kjo mund të ketë rëndësi vendimtare për të
ardhmen, sepse Bashkimi Evropjan, nëse është e nevojshme do të ishte i
pranishëm edhe ushtarakisht në rajone të ndryshme të botës.”42
Sot Bashkimi Evropjan ka 15 anëtarë, me një popullsi të
përgjithshme mbi 370 milion banorë dhe paraqet forcë të vertetë
ekonomike, politike dhe ushtarake në botë. Kuptohet, me interesa të
përcaktuara qartë, në çka vendet anëtare i kanë matur mirë interesat e
tyre politike, strategjike, ekonomike dhe të sigurisë. Siguria nuk mund të
planifikohet dhe të ndërtohet vetëm në një pjesë të Evropës, por më
gjerë.
Organizata e sigurisë dhe bashkëpunimit evropjan (OSBE) sot ka
mëse 50 shtete dhe paraqet përpjekje reale për themelimin e mekanizmit
efikas për zgjidhjen e krizave në Evropë, sepse këtu edhe sot ende nuk
janë zgjidhur disa çështje dhe janë vatra të hapura, veçanërisht Ballkani
dhe Evropa Lindore, (viset në ish Jugosllavi, Bosnja e Hercegovina,
Kosova), ku është e nevojshme të ndërmerren edhe shumë punë për tu
formuar sistemi i sigurisë që do të verpojë në mënyrë efikase në tërë
Evropën.
Këshilli i Evropës sot shënon mëse 40 vende. Ideja për
eksistencën e kësaj organizate ka qenë për integrimin e vendeve të
Evropës, me qëllim që të arrihet një unitet politik, ekonomik dhe
ideologjik ndërmjet shteteve në bazë të parimeve të demokracisë
qytetare, me të vetmin qëllim – Evropë më të mirë dhe më të drejtë.43
42
Die Presse, Vien, 28.01.1998
43
Shih. Këshilli i Evropës, Udhëzues i shkrutër i Konventave Evropjane
për të drejtat e njeriut.
Toleranca politike në funksion të paqës
53
Kreu i tretë III
Toleranca politike si kulturë
- faktor për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit
1. Toleranca politike si faktor për ruajtjen e paqes
Për tolerancën në përgjithësi, e veçanërisht për tolerancën
politkke, mund të thuhejt se është pjesë e së drejtës së njohur të
dallimeve ndërmjet njerëzve. Dallimet dhe pranimi i ture paraqesin
zgjidhje për tolerancën dhe për domethënjen e saj. Atje ku nuk pranohen
dallimet dhe e drejta për ekzistencën e tyre, nuk njihet as e drejta e
tolerancës. Së këndejmi, nuk ka tolerancë pa i pranuar dallimet.
Toleranca politike nuk mud të zhvillohet jashtë lirive politike. Sa
do të jetë i zhvilluar koncepti i lirisë politike, aq do të jetë i zhvilluar
edhe koncepti ose teoria e domokracisë. Nëse toleranca politike në
kulmin e zhvillimit të vet është fëmijë i pashmangshëm , “fakt i
pluralizmit”44
, atëherë kemi të bëjmë me lirinë politike dhe nuk mund të
përcaktohet jashtë teorisë së lirisë politike, e sipas kësaj edhe pa teorinë
e demokracisë.
Nga ajo që u tha mund të konkludojmë se nuk ekziston teori të
përkryera për tolerancën politike, porse ajo është e lidhur me konceptin
e lirive politike dhe me demokracinë. Ekzistojnë disa teori të ndryshme
për liritë politike dhe për demokracinë, por edhe shumë klasifikime të
ndryshme të teorive të tilla. Të rëndomta janë teoritë e participimit dhe
demokracive reprezentative. Gjithashtu, ka edhe ndarje të tjera, si për
shembull te K. Janda, i cili fletë për demokraci procedurale ose të
shumicës, përkatësisht për demokracinë pluraliste dhe substative, etj. Si
rrugë për tolerancë politike.45
44
Mirjana Najçevska, Shteti juridik, faqe 114, List, Shkup,1995
45
Trajan Gocevski, Maqedonia neutrale nga vizioni deri në realitet,
Makedonska riznica Kumanovë, 1994
Toleranca politike nazmi maliqi
Toleranca politike nazmi maliqi
Toleranca politike nazmi maliqi
Toleranca politike nazmi maliqi
Toleranca politike nazmi maliqi
Toleranca politike nazmi maliqi
Toleranca politike nazmi maliqi
Toleranca politike nazmi maliqi
Toleranca politike nazmi maliqi
Toleranca politike nazmi maliqi
Toleranca politike nazmi maliqi
Toleranca politike nazmi maliqi
Toleranca politike nazmi maliqi
Toleranca politike nazmi maliqi
Toleranca politike nazmi maliqi
Toleranca politike nazmi maliqi
Toleranca politike nazmi maliqi
Toleranca politike nazmi maliqi
Toleranca politike nazmi maliqi
Toleranca politike nazmi maliqi
Toleranca politike nazmi maliqi
Toleranca politike nazmi maliqi
Toleranca politike nazmi maliqi
Toleranca politike nazmi maliqi
Toleranca politike nazmi maliqi
Toleranca politike nazmi maliqi
Toleranca politike nazmi maliqi
Toleranca politike nazmi maliqi
Toleranca politike nazmi maliqi
Toleranca politike nazmi maliqi
Toleranca politike nazmi maliqi
Toleranca politike nazmi maliqi
Toleranca politike nazmi maliqi
Toleranca politike nazmi maliqi
Toleranca politike nazmi maliqi
Toleranca politike nazmi maliqi
Toleranca politike nazmi maliqi
Toleranca politike nazmi maliqi
Toleranca politike nazmi maliqi
Toleranca politike nazmi maliqi
Toleranca politike nazmi maliqi
Toleranca politike nazmi maliqi
Toleranca politike nazmi maliqi
Toleranca politike nazmi maliqi
Toleranca politike nazmi maliqi
Toleranca politike nazmi maliqi
Toleranca politike nazmi maliqi
Toleranca politike nazmi maliqi
Toleranca politike nazmi maliqi
Toleranca politike nazmi maliqi
Toleranca politike nazmi maliqi
Toleranca politike nazmi maliqi
Toleranca politike nazmi maliqi
Toleranca politike nazmi maliqi
Toleranca politike nazmi maliqi
Toleranca politike nazmi maliqi
Toleranca politike nazmi maliqi
Toleranca politike nazmi maliqi
Toleranca politike nazmi maliqi
Toleranca politike nazmi maliqi
Toleranca politike nazmi maliqi
Toleranca politike nazmi maliqi
Toleranca politike nazmi maliqi
Toleranca politike nazmi maliqi
Toleranca politike nazmi maliqi
Toleranca politike nazmi maliqi
Toleranca politike nazmi maliqi
Toleranca politike nazmi maliqi
Toleranca politike nazmi maliqi
Toleranca politike nazmi maliqi
Toleranca politike nazmi maliqi
Toleranca politike nazmi maliqi
Toleranca politike nazmi maliqi
Toleranca politike nazmi maliqi
Toleranca politike nazmi maliqi
Toleranca politike nazmi maliqi
Toleranca politike nazmi maliqi
Toleranca politike nazmi maliqi
Toleranca politike nazmi maliqi
Toleranca politike nazmi maliqi
Toleranca politike nazmi maliqi
Toleranca politike nazmi maliqi
Toleranca politike nazmi maliqi
Toleranca politike nazmi maliqi
Toleranca politike nazmi maliqi
Toleranca politike nazmi maliqi
Toleranca politike nazmi maliqi
Toleranca politike nazmi maliqi
Toleranca politike nazmi maliqi
Toleranca politike nazmi maliqi
Toleranca politike nazmi maliqi
Toleranca politike nazmi maliqi
Toleranca politike nazmi maliqi
Toleranca politike nazmi maliqi
Toleranca politike nazmi maliqi
Toleranca politike nazmi maliqi
Toleranca politike nazmi maliqi
Toleranca politike nazmi maliqi
Toleranca politike nazmi maliqi
Toleranca politike nazmi maliqi
Toleranca politike nazmi maliqi
Toleranca politike nazmi maliqi
Toleranca politike nazmi maliqi
Toleranca politike nazmi maliqi
Toleranca politike nazmi maliqi
Toleranca politike nazmi maliqi
Toleranca politike nazmi maliqi
Toleranca politike nazmi maliqi
Toleranca politike nazmi maliqi
Toleranca politike nazmi maliqi
Toleranca politike nazmi maliqi
Toleranca politike nazmi maliqi
Toleranca politike nazmi maliqi
Toleranca politike nazmi maliqi
Toleranca politike nazmi maliqi
Toleranca politike nazmi maliqi
Toleranca politike nazmi maliqi
Toleranca politike nazmi maliqi
Toleranca politike nazmi maliqi
Toleranca politike nazmi maliqi
Toleranca politike nazmi maliqi
Toleranca politike nazmi maliqi
Toleranca politike nazmi maliqi
Toleranca politike nazmi maliqi
Toleranca politike nazmi maliqi
Toleranca politike nazmi maliqi
Toleranca politike nazmi maliqi
Toleranca politike nazmi maliqi
Toleranca politike nazmi maliqi
Toleranca politike nazmi maliqi
Toleranca politike nazmi maliqi
Toleranca politike nazmi maliqi
Toleranca politike nazmi maliqi
Toleranca politike nazmi maliqi
Toleranca politike nazmi maliqi
Toleranca politike nazmi maliqi
Toleranca politike nazmi maliqi
Toleranca politike nazmi maliqi
Toleranca politike nazmi maliqi
Toleranca politike nazmi maliqi
Toleranca politike nazmi maliqi
Toleranca politike nazmi maliqi
Toleranca politike nazmi maliqi
Toleranca politike nazmi maliqi
Toleranca politike nazmi maliqi
Toleranca politike nazmi maliqi
Toleranca politike nazmi maliqi
Toleranca politike nazmi maliqi
Toleranca politike nazmi maliqi
Toleranca politike nazmi maliqi
Toleranca politike nazmi maliqi
Toleranca politike nazmi maliqi
Toleranca politike nazmi maliqi
Toleranca politike nazmi maliqi
Toleranca politike nazmi maliqi
Toleranca politike nazmi maliqi
Toleranca politike nazmi maliqi
Toleranca politike nazmi maliqi
Toleranca politike nazmi maliqi
Toleranca politike nazmi maliqi
Toleranca politike nazmi maliqi
Toleranca politike nazmi maliqi
Toleranca politike nazmi maliqi
Toleranca politike nazmi maliqi
Toleranca politike nazmi maliqi
Toleranca politike nazmi maliqi
Toleranca politike nazmi maliqi
Toleranca politike nazmi maliqi
Toleranca politike nazmi maliqi
Toleranca politike nazmi maliqi
Toleranca politike nazmi maliqi
Toleranca politike nazmi maliqi
Toleranca politike nazmi maliqi
Toleranca politike nazmi maliqi

Weitere ähnliche Inhalte

Was ist angesagt?

Filozofia gjate shekullit XVII
Filozofia gjate shekullit XVIIFilozofia gjate shekullit XVII
Filozofia gjate shekullit XVIIDenisa Caushi
 
Shqiperia dhe Bashkimi Europian
Shqiperia dhe Bashkimi EuropianShqiperia dhe Bashkimi Europian
Shqiperia dhe Bashkimi Europianolinuhi
 
Struktura dhe Funksionet e Sistemit Nervor
Struktura dhe Funksionet e Sistemit NervorStruktura dhe Funksionet e Sistemit Nervor
Struktura dhe Funksionet e Sistemit NervorQlirimDubova
 
Projekt gjeografie klasa 9
Projekt gjeografie klasa 9Projekt gjeografie klasa 9
Projekt gjeografie klasa 9S Gashi
 
Trashegimia natyrore e shqiperise
Trashegimia natyrore e shqiperiseTrashegimia natyrore e shqiperise
Trashegimia natyrore e shqiperisemelissa cani
 
Kimia ne mbrojtje te mjedisit
Kimia ne mbrojtje te mjedisitKimia ne mbrojtje te mjedisit
Kimia ne mbrojtje te mjedisitKlarisa Klara
 
Shqiperia -slide
Shqiperia -slideShqiperia -slide
Shqiperia -slideFre Nkly
 
Lojerat olimpike ne bote dhe ne shqiperi
Lojerat olimpike ne bote dhe ne shqiperiLojerat olimpike ne bote dhe ne shqiperi
Lojerat olimpike ne bote dhe ne shqiperiAlimerko Brunilda
 
Projekt(ed.shoqerore)
Projekt(ed.shoqerore)Projekt(ed.shoqerore)
Projekt(ed.shoqerore)S Gashi
 
Kimia ne jeten e perditshme
Kimia ne jeten e perditshme Kimia ne jeten e perditshme
Kimia ne jeten e perditshme Orven Bregu
 
Muzika dhe instrumentet
Muzika dhe instrumentetMuzika dhe instrumentet
Muzika dhe instrumentetAn An
 
Problemet e arsimit e shkolles sot
Problemet e arsimit e shkolles sotProblemet e arsimit e shkolles sot
Problemet e arsimit e shkolles sotGenti Mustafaj
 
Figurat e rilindjes sonë kombëtare
Figurat e rilindjes sonë kombëtareFigurat e rilindjes sonë kombëtare
Figurat e rilindjes sonë kombëtareolinuhi
 
Ndre Mjeda - 2015
Ndre Mjeda - 2015Ndre Mjeda - 2015
Ndre Mjeda - 2015Riku Verri
 
Komunizmi ne Shqiperi
Komunizmi ne ShqiperiKomunizmi ne Shqiperi
Komunizmi ne ShqiperiDenis Lezo
 
Shqiperia gjate viteve 1920-1924
Shqiperia gjate viteve 1920-1924Shqiperia gjate viteve 1920-1924
Shqiperia gjate viteve 1920-1924Ke Keiss
 

Was ist angesagt? (20)

Qyteterimi ilir !!!!
Qyteterimi ilir !!!!Qyteterimi ilir !!!!
Qyteterimi ilir !!!!
 
Mjedisi
MjedisiMjedisi
Mjedisi
 
Filozofia gjate shekullit XVII
Filozofia gjate shekullit XVIIFilozofia gjate shekullit XVII
Filozofia gjate shekullit XVII
 
Shqiperia dhe Bashkimi Europian
Shqiperia dhe Bashkimi EuropianShqiperia dhe Bashkimi Europian
Shqiperia dhe Bashkimi Europian
 
Struktura dhe Funksionet e Sistemit Nervor
Struktura dhe Funksionet e Sistemit NervorStruktura dhe Funksionet e Sistemit Nervor
Struktura dhe Funksionet e Sistemit Nervor
 
Projekt gjeografie klasa 9
Projekt gjeografie klasa 9Projekt gjeografie klasa 9
Projekt gjeografie klasa 9
 
Trashegimia natyrore e shqiperise
Trashegimia natyrore e shqiperiseTrashegimia natyrore e shqiperise
Trashegimia natyrore e shqiperise
 
Kimia ne mbrojtje te mjedisit
Kimia ne mbrojtje te mjedisitKimia ne mbrojtje te mjedisit
Kimia ne mbrojtje te mjedisit
 
Shqiperia -slide
Shqiperia -slideShqiperia -slide
Shqiperia -slide
 
Lojerat olimpike ne bote dhe ne shqiperi
Lojerat olimpike ne bote dhe ne shqiperiLojerat olimpike ne bote dhe ne shqiperi
Lojerat olimpike ne bote dhe ne shqiperi
 
Projekt(ed.shoqerore)
Projekt(ed.shoqerore)Projekt(ed.shoqerore)
Projekt(ed.shoqerore)
 
Kimia ne jeten e perditshme
Kimia ne jeten e perditshme Kimia ne jeten e perditshme
Kimia ne jeten e perditshme
 
Muzika dhe instrumentet
Muzika dhe instrumentetMuzika dhe instrumentet
Muzika dhe instrumentet
 
Historia e numrit
Historia e numritHistoria e numrit
Historia e numrit
 
Problemet e arsimit e shkolles sot
Problemet e arsimit e shkolles sotProblemet e arsimit e shkolles sot
Problemet e arsimit e shkolles sot
 
Figurat e rilindjes sonë kombëtare
Figurat e rilindjes sonë kombëtareFigurat e rilindjes sonë kombëtare
Figurat e rilindjes sonë kombëtare
 
Ndre Mjeda - 2015
Ndre Mjeda - 2015Ndre Mjeda - 2015
Ndre Mjeda - 2015
 
Komunizmi ne Shqiperi
Komunizmi ne ShqiperiKomunizmi ne Shqiperi
Komunizmi ne Shqiperi
 
Shqiperia gjate viteve 1920-1924
Shqiperia gjate viteve 1920-1924Shqiperia gjate viteve 1920-1924
Shqiperia gjate viteve 1920-1924
 
Metalet
MetaletMetalet
Metalet
 

Mehr von kulla 2010

Protokolli diplomatik
Protokolli  diplomatikProtokolli  diplomatik
Protokolli diplomatikkulla 2010
 
Vetëqeverisja lokale
Vetëqeverisja lokaleVetëqeverisja lokale
Vetëqeverisja lokalekulla 2010
 
Të drejtat dhe liritë themelore të njeriut dhe
Të drejtat dhe liritë themelore të njeriut dheTë drejtat dhe liritë themelore të njeriut dhe
Të drejtat dhe liritë themelore të njeriut dhekulla 2010
 
Menaxhimi i resureseve njerzore1111
Menaxhimi i resureseve njerzore1111Menaxhimi i resureseve njerzore1111
Menaxhimi i resureseve njerzore1111kulla 2010
 
Procedura administrativ1
Procedura administrativ1Procedura administrativ1
Procedura administrativ1kulla 2010
 
Procedura administrativ2
Procedura administrativ2Procedura administrativ2
Procedura administrativ2kulla 2010
 
Ushtrime nga lenda e statistikes
Ushtrime nga lenda e statistikesUshtrime nga lenda e statistikes
Ushtrime nga lenda e statistikeskulla 2010
 
Ushtrime nga lenda e statistikes
Ushtrime nga lenda e statistikesUshtrime nga lenda e statistikes
Ushtrime nga lenda e statistikeskulla 2010
 
Cka nenkuptojm me te drejten e mediave
Cka nenkuptojm me te drejten e mediaveCka nenkuptojm me te drejten e mediave
Cka nenkuptojm me te drejten e mediavekulla 2010
 
Bazet e menaxhimit
Bazet e menaxhimitBazet e menaxhimit
Bazet e menaxhimitkulla 2010
 
Sistemet e informimit publik
Sistemet e informimit publikSistemet e informimit publik
Sistemet e informimit publikkulla 2010
 
Sistemi i informimit publik
Sistemi i informimit publikSistemi i informimit publik
Sistemi i informimit publikkulla 2010
 
Instutucionet dhe politika e u2
Instutucionet dhe politika e u2Instutucionet dhe politika e u2
Instutucionet dhe politika e u2kulla 2010
 
E+drejta+nderkombetare+publike[1]
E+drejta+nderkombetare+publike[1]E+drejta+nderkombetare+publike[1]
E+drejta+nderkombetare+publike[1]kulla 2010
 
Pyetj eekonomia e sektorit publik
Pyetj eekonomia e sektorit publikPyetj eekonomia e sektorit publik
Pyetj eekonomia e sektorit publikkulla 2010
 
Ekonomia e sektorit publik
Ekonomia e sektorit publikEkonomia e sektorit publik
Ekonomia e sektorit publikkulla 2010
 
Unioni evropian
Unioni evropianUnioni evropian
Unioni evropiankulla 2010
 
27364095 e-drejta-nderkombetare-publike
27364095 e-drejta-nderkombetare-publike27364095 e-drejta-nderkombetare-publike
27364095 e-drejta-nderkombetare-publikekulla 2010
 

Mehr von kulla 2010 (20)

Protokolli diplomatik
Protokolli  diplomatikProtokolli  diplomatik
Protokolli diplomatik
 
06 doganat
06 doganat06 doganat
06 doganat
 
Vetëqeverisja lokale
Vetëqeverisja lokaleVetëqeverisja lokale
Vetëqeverisja lokale
 
Të drejtat dhe liritë themelore të njeriut dhe
Të drejtat dhe liritë themelore të njeriut dheTë drejtat dhe liritë themelore të njeriut dhe
Të drejtat dhe liritë themelore të njeriut dhe
 
Menaxhimi i resureseve njerzore1111
Menaxhimi i resureseve njerzore1111Menaxhimi i resureseve njerzore1111
Menaxhimi i resureseve njerzore1111
 
Procedura administrativ1
Procedura administrativ1Procedura administrativ1
Procedura administrativ1
 
Procedura administrativ2
Procedura administrativ2Procedura administrativ2
Procedura administrativ2
 
Ushtrime nga lenda e statistikes
Ushtrime nga lenda e statistikesUshtrime nga lenda e statistikes
Ushtrime nga lenda e statistikes
 
Ushtrime nga lenda e statistikes
Ushtrime nga lenda e statistikesUshtrime nga lenda e statistikes
Ushtrime nga lenda e statistikes
 
Cka nenkuptojm me te drejten e mediave
Cka nenkuptojm me te drejten e mediaveCka nenkuptojm me te drejten e mediave
Cka nenkuptojm me te drejten e mediave
 
Bazet e menaxhimit
Bazet e menaxhimitBazet e menaxhimit
Bazet e menaxhimit
 
Sistemet e informimit publik
Sistemet e informimit publikSistemet e informimit publik
Sistemet e informimit publik
 
Sistemi i informimit publik
Sistemi i informimit publikSistemi i informimit publik
Sistemi i informimit publik
 
tema
tema tema
tema
 
Instutucionet dhe politika e u2
Instutucionet dhe politika e u2Instutucionet dhe politika e u2
Instutucionet dhe politika e u2
 
E+drejta+nderkombetare+publike[1]
E+drejta+nderkombetare+publike[1]E+drejta+nderkombetare+publike[1]
E+drejta+nderkombetare+publike[1]
 
Pyetj eekonomia e sektorit publik
Pyetj eekonomia e sektorit publikPyetj eekonomia e sektorit publik
Pyetj eekonomia e sektorit publik
 
Ekonomia e sektorit publik
Ekonomia e sektorit publikEkonomia e sektorit publik
Ekonomia e sektorit publik
 
Unioni evropian
Unioni evropianUnioni evropian
Unioni evropian
 
27364095 e-drejta-nderkombetare-publike
27364095 e-drejta-nderkombetare-publike27364095 e-drejta-nderkombetare-publike
27364095 e-drejta-nderkombetare-publike
 

Toleranca politike nazmi maliqi

  • 1. Toleranca politike në funksion të paqës 5 M-r Nazmi MALIQI TOLERANCA POLITIKE NË FUNKSION TË PAQES
  • 2. Nazmi Maliqi 6 Për botuesin: FRIEDRICH EBERT STIFTUNG Shkup Milinka Trajkovska Recenzent: Prof. Dr. Trajan Gocevski Prof. Dr. Biljana Vankovska Lektura dhe korrektura: Liri Lena Redaksia: KLUBI DEMOKRATIK - SHKUP Shtypi: CIP Katalogizacija vo publikacija Narodna i univerzitetska biblioteka "Sv. Kliment Ohridski", Shkup br. ISBN
  • 3. Toleranca politike në funksion të paqës 7 M-r Nazmi Maliqi TOLERANCA POLITIKE NË FUNKSION TË PAQES
  • 5. Toleranca politike në funksion të paqës 9 PËRMBAJTJA Hyrje ................…………………………................................ 15 Kreu i parë I 1. Formimi i qëndrimeve pozitive të tolerancës politike ....... 19 2. Hulumtime për tolerancën politike .................................... 24 3. Toleranca politike si faktor i stabilizimit demokratik ........ 27 Kreu i dytë II Përcaktimi konceptual i tolerancës politike, paqes dhe sigurisë 1. Vërejtje hyrëse për përcaktimin konceptual të tolerancës politike ................................................................................. 31 1.2. Koncepti i tolerancës politike ..............………................... 32 1.3. Krijimi i dallimeve ............………...................................... 34 1.4. Teorija e lirisë, demokracisë dhe tolerancës politike........... 39 1.5. Si shihen në Republikën e Maqedonisë këto raporte- demokraci dhe tolerancë politike ........................................ 43 1.6. Siguria qytetare .........................……….............................. 46 1.6.1. Gjendja e sigurisë .……………………........................... 46 1.7. Arritja e paqës ....... ............................................................ 47 1.8. Sistemi kolektiv i sigurisë dhe mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë.................................................... 50 1.9. Siguria e strukturës Evropjane...…...................................... 51 Kreu i tretë III Toleranca politike si kulturë- Faktor i i ruajtjes së paqes dhe sigurisë 1. Toleranca politike si faktor i ruajtjes së paqes dhe sigurisë.... 53 1.1. Bazat empirike të teorive të demokracisë dhe të tolerancës politike.................................................................... 54 1.2. Kultura politike, demokracija dhe toleranca politike............... 55
  • 6. Nazmi Maliqi 10 1.3. Tranzicioni demokratik dhe toleranca..................................... 57 1.4. Liritë politike .......................................................................... 58 1.5. Baraspesha politike .............…….......................................... 63 1.6. Politika, etika dhe filozofia .................................................... 64 1.7. Faktorët e aktivitetit politik .......…......................................... 69 1.7.1. Toleranca politike ………………......................................... 70 1.7.2. Shteti i së drejtës, politika dhe toleranca .............................. 71 1.7.3. Dallimet kulturore dhe dezintegrimi shoqëror ...................... 72 1.8. Çështjet ideore të zhvillimit të njeriut ................................... 74 1.8.1. Konventa Evropjane për mbrojtje nga torturat dhe sjelljeve jonjerëzore ........................................................................... 75 1.8.2. Karakteristikat themelore të tranzicionit demokratik ............ 78 1.8.3. Ndryshimet politike nga konfrontimi në akomodim.............. 78 1.8.4. Mediumet dhe politika .......................................................... 80 1.9. Toleranca politike si faktor i ruajtjes së paqes dhe të sigurisë në rrethanat ballkanike ........................................... 86 Kreu i katërt IV Toleranca politike e mbështetur në respektimin e dallimeve: individuale, sociale, fetare, kombëtare dhe gjuhësore 1. Përvoja të Republikës së Maqedonisë ................................... 89 1.1. Rroli i dispozitave kushtetutare dhe zgjidhjeve ligjore në mbarështrimin dhe zgjidhjen e problemeve .......................... 90 1.2. Qytetarët dhe rroli i tyre për ruajtjen e paqes dhe sigurisë..... 90 1.3. Pakicat- rroli i tyre në ruajtjen e paqes dhe sigursisë ............ 91 1.4. Dispozita për të drejtat e pakicave të përfshira në disa Dokumenta ndërkombëtare ................................................... 92 1.5. Toleranca politike na mardhënjet e brendëshme si faktor i rëndësishëm për ruajtjen e paqes dhe sigurisë në Republikën e Maqedonisë ........................................................................... 95 1.6. Momente të mundëshme kontestuese për përmirësimin e mëtejshëm të mërdhënjeve ndëretnike në Republikën e Maqedonisë ............................................................................... 96 1.7. Lojaliteti si obligim qytetar ...................................................... 101 1.8. Hulumtime me qëllim të përcaktimit të problemeve që qëndrojnë në rrugën e tolerancës politike ................................ 103
  • 7. Toleranca politike në funksion të paqës 11 1.9. Këshilli i Evropës dhe Konventa kornizë për të drejtat e pakicave nacionale ............................................................. 107 Kreu i pestë V Toleranca politike dhe proceset demokratike për ndërtimin e mardhënjeve të brendshme dhe të jashtme – faktorë për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit 1. Toleranca politike dhe proceset demokratike për ndërtimin e mardhënjeve të brendhëshme dhe të jashtme ........................................................................... 111 1.1. Proceset demokratike për ndërtimin e mardhënjeve të Brendëshme .................................................................... 111 1.2. Politika e mbrojtjes dhe mardhënjet e brendëshme ......... 112 1.3. Rregullimi normative i mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë ..................................................................... 115 1.4. Partitë politike dhe mbrojtja e R. së Maqedonisë ............ 116 1.5. Ushtria dhe pushteti politik si mardhënje e brendëshme në Vendet demokratik ........................................................... 117 1.5.1. Depolitizimi i ushtrisë...................................................... 118 1.5.2. Ushtria dhe qytetarët në sistemet demokratike ............... 119 1.5.3. Raportet civile- ushtarake në demokraci ......................... 121 1.6. Rëndësia e demokracisë bashkëkohore ........................... 121 1.6.1. Vendet e mëdha demokratike do të mbeten demokratike ..................................................................... 124 1.6.2. Rruga drejt paqes në disa rajone të botës ........................ 125 1.6.3. Probeleme të reja në rrugën drejt paqes ......................... 127 1.6.4. Ç’duhet bërë sot në rrugën për ruajtjen e paqes .............. 129 1.6.5. Ç’është realiteti për mirëqenjen njerëzore ...................... 131 1.7. Procesi i transformimit në vendet në tranzicion .............. 132 1.8. Toleranca politike si faktor për ndërtimin e mardhënjeve të brendëshme në ruajtjen e paqes dhe sigurisë në Republikën e Maqedonisë ..................................................................... 136 1.9. Pozita politike dhe ushtarako politike e Republikës së Maqedonisë ..................................................................... 137
  • 8. Nazmi Maliqi 12 Kreu i gjashtë VI Konfliktet si dukuri shoqërore dhe zgjidhja tyre 1. Konfliktet si dukuri shoqërore…....................………........ 141 1.1. Përkufizimi i konfliktit ...............….................................... 143 1.2. Konfliktet, paqa dhe siguria ndërkombëtare ...................... 144 1.3. Nevojat themelore të njerëzve, frustacionet dhe konfliktet Etnike .................................................................................. 145 1.4. Konflikti ndërkombëtar ..........................…….................... 145 1.5. Konfliktet kronike .…………… ........................................ 146 1.6. Konflikti politik .....................……..................................... 147 2. Luftërat si fenomene shoqërore ........................................... 148 3. Toleranca dhe mirëkuptimi si parakusht për pvr pengimin dhe zgjidhja e konflikteve .................................................... 153 4. Organizatat ndërkombëtare dhe zgjidhja e konflikteve......... 160 Kreu i shtatë VII Toleranca politike në mardhënjet ndërkombëtare si faktorë për ruajtjen e paqes dhe të sigurisë............................. 167 1. Siguria kombëtare dhe mardhënjet ndërkombëtare ............167 1.1. Parakushtet për krijimin e konceptit bashkohor të sigurisë.169 1.2. Përmasat ndërkombëtar të sigurisë kombëtare....................170 1.3. Evoluimi i konceptit të paqes .............................................172 1.4. Qëndrueshmëria e paqes dhe sigurisë në mardhënjet bashkohore ndërkombëtare ................................................ 173 1.5. Mekanizmat për ruajtjen e paqes dhe sigurisë ...................174 1.6. Faktorët për suksesin e ruajtjes së paqes . ..........................175 1.7. Ndërtimi i paqes ..……………………............................... 177 1.8. Integrimi i rajonit ballkanik në strukturat evroatlantike si segment i rëndësishëm për ruajtjen e paqes dhe sigurisë .. 178 1.10. Organizatat ndërkombëtare dhe Paqa ….......................... 182 1.10.1. Organizata e Kombeve të Bashkuara dhe paqa................. 182 1.10.2. Bashkimi evropjan dhe identiteti i mbrojtjes ................... 186 1.10.3. OSBE................................................................................ 187 1.10.4. Këshilli i Evropës .....……............................................... 188
  • 9. Toleranca politike në funksion të paqës 13 1.10.5. NATO – Partneriteti për paqe .....…........................... 189 Rezyme .................................................................................... 191 Summary ........................................…..................................... 196 Shtojcë Marrëveshja kornizë e Ohrit, Dokument i paqes dhe kompromiseve . 201 Bibliografia ............................................................................. 223
  • 11. Toleranca politike në funksion të paqës 15 Hyrje Në fillim të viteve nëntëdhjetë në Republikën e Maqeodnisë u legalizua pluralizmi politik. Me legalizimin e pluralizmit shtrohej pyetja themelore – a lidhet toleranca politike, politikisht dhe nga aspekti i interesave politike edhe me ruajtjen e paqes dhe sigurisë? Lidhur ngushtë me këtë pyetje është edhe kuptimi i ri i konceptit të paqës dhe sigurisë në drejtim të përparimit të lirive themelore dhe të të drejtave të njeriut nëprmjet formave politike dhe demokratike të veprimit. Duhet theksuar se ky punim mbështetet në disa pikëpamje, teori dhe hulumtime të caktuara të disa autorëve dhe hulumtuesve për tolerancën si faktor për ruajtjen e paqes dhe sigurisë, si kusht për funkcionimin e një sistemi demokratik dhe me shpresë se do të jet edhe një kontribut i vogël, i mbështetur në tolerancën, mirëkuptimin dhe në vlerat demokratike. Duke u nisur nga konstatimi se është e pamundur siguria apsolute, dhe se paqja dhe siguria janë kategori relative, gjë që theksohet shumë sot në bashkësinë ndërkombëtare, se shoqëritë dhe shtetet janë të ndërlidhura dhe të ndërvarura, në mënyrë të konsiderueshme në mes veti, dhe dominon qëndrimi se çdo cënim i paqes dhe sigurisë në një rajon shumë shpejtë reflektohet, në forma dhe mjete të ndryshme, në rajonet fqinje. Ndërsa në raste të veçanta edhe në bashkësinë ndërkombëtare. Më këtë vërtetohet ideja se me krijimin e kushteve të reja në bashkësinë ndërkombëtare është krijuar një gjendje në të cilën është e domosdoshme të harmonizohen interesat e përbashkëta kombëtare dhe të sigurisë, me çrast OKB, OSBE dhe NATO, janë trup që do të veprojë në planin e ruajtjes së paqës dhe sigurisë në pajtim me objektivat dhe detyrat e përcaktuara. Duke marrë parasysh rëndësinë e madhe të kulturës politike, demokracinë dhe tolerancën politike për ruajtjen e paqës dhe të sigurisë në vend dhe më gjerësisht në rajon, edhe në Republikën e Maqedonisë janë bërë disa hulumtime të cilat kanë si qëllim ti përcaktojnë problemet që i zënë rrugën tolerancës ndëretnike dhe fetare në shtet. Hulumtime të këtilla janë bërë nga Instituti i hulumtimeve sociologjike dhe politiko-juridike, si dhe nga institutet e sociologjisë dhe psikologjisë pran Fakultetit Filozofik në Shkup, agjencia “Data press “ pran NGB “Nova Makedonija”, e përjavshmja “Puls” etj. Me këto hulumtime, në rrethanat e reja integruese, toleranca politike paraqet një vlerë të çmueshme dhe vyrtyt te njërëzit, veçanërisht kur kërkohet respektimi i dallimeve tek individët dhe grupet e tyre kur është në pyetje ruajtja e paqës dhe sigurisë. Pa tolerancë politike nuk mund të vendoset as procesi demokratik në shoqëri, për çka orvaten shoqëritë bashkohore. Prandaj,
  • 12. Nazmi Maliqi 16 toleranca politike duhet të nxitet, duhet të kultivohet tek qytetarët dhe tek politikanët, me qëllim të zhvillimit më të shpejtë të një shoqërie demokratike, sepse kështu krijohen mundësi reale për ruajtjen e susksesshme të paqës dhe sigurisë. Nga aspekti i mbrojtjes, shumë me rëndësi është orjentimi i faktorit politik ndaj zhvillimit të përgjithshëm të proceseve demokratike dhe inetegruese, tolerancës politike dhe ndërtimit të shtetit qytetar më çka krijohen supozimet dhe kushtet për stabilizimin e mardhënjeve të brendëshme politike, si element i rëndësishëm për ruajtjen e paqës dhe sigurisë në Republikën e Maqedonisë. Vënja e bazave juridike dhe zhvillimi i masave pozitive për realizimin e tolerancës politike duhet të nis më bindshëm edhe në vendin tonë. Ndër të tjera, mund të konstatojmë: Sot, edhe përkundër dallimeve të ndryshme të tolerancës si përshembull ajo kulturore, fetare etj., jo rastësishtë tolerancës politike i jepet rëndësi e veçantë. Kjo është kështu, jo se llojet e tjera të tolerancës janë më pak të rëndësishme, por për shkak se me çështjen e tolerancës politike lidhen edhe çështje të forcës shoqërore të njerëzve, çështja e zgjidhjes paqësore të konflikteve në shoqëri, kontestet e ndryshme midis njerëzve e kështu me radhë. Në këtë kontekst, për rolin e tolerancës, (në vitin 1987) Drejtori i përgjithshëm i UNESK-os Frederiko Major, kishte theksuar se toleranca është përcjellëse e pashmangshme e respektimit të të drejtave të njeriut dhe për arritjen e paqës. Në Deklaratën e përgjithshme të OKB janë përcaktuar karakteristikat e rendit paqësor botëror, të cilat mbështeten në të drejtat themelore të njeriut. Në deklaratë është theksuar se dhuna mund të ketë të njëjtat pasoja ndaj ngushtimit të kërkesave demokratike ashtu si edhe jotoleranca. Një nga funkcionet themelore të demokracisë është t’i lehtësojë ndyshimet eventuale politike pa dhunë. Pra, mund të themi se demokracija qënësisht është lidhur me paqen, sigurinë, të drejtat e njeriut dhe tolerancën. Sipas teorisë të Gibsonit, toleranca duhet të nxitet, të kultivohet te qytetarët, e pastaj te politikanët, me të vetmin qëllim për zhvillimin e bashkësisë, sepse liria nuk është e vërtetë apsolute dhe njëmendësi, por pluralizëm, individualizëm dhe marrëveshje e civilizuar për interesat e përbashkëta. Në këtë drejtim toleranca zë vend të rëndësishëm. Me kushtetutën e Republikës së Maqedonisë, çështjet e lirive dhe të drejtave themelore të njeriut dhe qytetarit janë përmbledhur në një kaptinë të veçantë, sipas të cilave qytetarët e Republikës së Maqedonisë janë të barabartë në liritë dhe të drejtat, se jeta e njeriut është e pacënueshme etj. (neni 8, ku edhe definohen vlerat themelore). Me këtë hapet mundësia që në kuadër të sistemit të zhvillohet kultura qytetare, politika demokratike për qytetarët që në një masë të arsyeshme të jenë tolerantë dhe t’i përkrahin rregullat
  • 13. Toleranca politike në funksion të paqës 17 demokratike për ndërtimin e mardhënjeve të ndërsjella në një atmosferë të çliruar nga presionet. Një kulturë e këtillë qytetare në ndërtimin e mardhënjeve të ndërsjella është me rëndësi edhe për stabilitetin e brendshëm sepse synon kah kultura e paqes dhe sigurisë. Në aspektin e ruajtjes së paqes dhe sigurisë, organizatat ndërkombëtare të cilat janë angazhuar sot më së shumti si bartës të sigurisë ndërkombëtare dhe ruajtës së paqes botrore janë: OKB, NATO, OSBE, Këshilli i Evropës, Bashkimi evropjan, Liga arabe, Vendet e unitetit afrikan, etj. Në këtë punim, janë analizuar disa dukuri bashkohore të përfshira në literaturë nga autor të ndryshëm, që kanë të bëjnë me tolerancën, tolerancën politike, kulturën demokratike, mardhënjet ndëretnike si dhe për respektimin e të drejetave dhe lirive të njeriut. Një pjesë e konsiderueshme e këtij libri ka të bëjë me konfliktet dhe zgjidhjen e tyre, mënyrat e evitimit të konflikteve dhe integrimet Euroatlantike si faktor të rëndësishëm për ruajtjen e paqës dhe sigurisë. Autori, Shkup, Korrik 1999
  • 15. Toleranca politike në funksion të paqës 19 Kreu i parë I 1. Formulimi i qëndrimeve pozitive të tolerancës politike Kusht themelor për ekzistimin e tolerancës është ekzistimi i dallimeve në ide, në interese, në vlera etj., dhe në mundësinë që ato të shprehen, pavarsishtë kush është subjekt i këtyre dallimeve. Toleranca, sipas disa pikëpamjeve të caktuara dhe dominante, nuk paraqet vetëm faktorin i cili u mundëson të tjerëve t’i shprehin idetë, mendimet, pikëpamjet të cilat dallohen nga ato që ekzistojnë, nga ato zyrtare, nga ato të bartësve aktual të pushtetit, por është edhe faktor i kontrrollit të shprehjes së dallimeve ndërmjet këtyre çështjeve, që është një nga funkcionet më të rëndësishme të tolerancës si fenomen. Ekziston përshtypje e përgjithshme se të gjitha shtetet, pa marrë parasysh se në çfarë mase janë shoqëritë e tilla të organizuara në mënyrë demokratike, ata mbajnë një kujdes intenziv për ruajtjen e paqes dhe sigurisë. Një përpjekje e këtillë është e kuptueshme sepse ende ka burime potenciale për cënimin e paqes dhe sigurisë në kuadër të shteteve dhe më gjerë. Duke ndërmarrë një numër masash dhe veprimesh në këtë drejtim, preokupimi i shteteve që pretendojnë të jenë stabile është edhe në kuadër të mardhënjeve ndërkombëtare, që të kenë kujdes permanent për sigurinë e tyre. Për shkak të pranisë së një numri të madh të faktorëve kërcënues (politik, ekonomik, social, ushtarak e të tjerë), toleranca politike ka rëndësi të madhe si nga karakteri teorik- shekncor ashtu edhe në atë praktik shoqëror për ruajtjen e paqës dhe sigurisë. Si përbërës qenësor në përcaktimin e ruajtjes së paqes dhe sigurisë është edhe politika, e cila e përfaqëson njeriun dhe ka efekt në shoqëritë bashkohore të organizuara demokratike me përgatitijen e individit, si dhe të kolektiviteteve të ndryshme, ti përcaktojë kufijtë e sjelljes dhe të durimit të dallimeve te të tjerët, me të cilat për shkaqe të ndryshme (politike,
  • 16. Nazmi Maliqi 20 fetare, kulturore e të tjera) nuk pajtohet.1 Kjo përgatitje do të thotë që njerëzit të sillen në mënyrë të arsyeshme, morale dhe civilizuese në një masë përkatëse, që varet dhe përcaktohet raport me rrethanat politike e të tjera në shoqëri. 2 Pikëpamjet e këtilla rreth tolerancës politike kontribuojnë që të zhvillohen dy koncepte për të: - Toleranca politike si e mirë instrumentale dhe - Toleranca politike, si vlerë e brendshme që trajtohet si normë morale apo si veti e sjelljes së arsyeshme. Sot edhe përkundër ekzistencës së llojeve të ndryshme të tolerancës, si për shembull: kulturore, fetare, kombëtare, gjuhësore e të tjera, jo rastësisht tolerancës politike i jepet rëndësi e veçantë. Kjo bëhet jo për shkak se llojet e tjera të tolerancës janë më pak qënësore, por për shkak se me çështjen e tolerancës politike lidhen edhe çështjet e forcës shoqërore të njerëzve, çështjet për zgjidhjen e konflikteve shoqërore, qëndrimet e ndryshme të njerëzve në kuadër të një shteti dhe ndërmjet shteteve. Prandaj për tolerancën politike me të drejtë mund të themi se është pjesë e të drejtës së pranuar për eksistencën e dallimeve ndërmjet njerëzve. Pikërishtë këto dallime dhe pranimi i tyre, paraqesin burimin themelor të tolerancës. Atje ku nuk pranohen dallimet dhe e drejta e ekzistimit të tyre nuk pranohet as e drejta e tolerancës. Pra nuk ka tolerancë pa njohjen e të drejtës së dallimeve. Kështu me njohjen e të drejtës së ekzistimit të dallimeve bëhet një hap përpara në mirëkuptimin reciprok, në gadishmërinë për dialog për rregullimin e mardhënjeve ndërmjet njerëzve dhe kolektiviteteve të ndryshme në një shtet dhe midis shteteve. Me tolerancë politike bashkësia ndërkombëtare përpiqet të zgjidhë shumë konflikte dhe të krijojë kushte që njerëzit të respektohen ndërmjet veti, sepse kjo është mënyra e vetme që të ruhet paqja dhe siguria në një shtet dhe jasht tij.3 Nëse e drejta e dallimeve është kusht për tolerancën dhe nëse çdo gjë nis dhe përfundon me të, atëherë me siguri se nuk do të do të paraqitej problemi i moskuptimit. Por, nëse toleranca ka kufi dhe duhet të ketë kufi, a mund të jetë kjo e mirë e brendëshme te njerëzit ose në politikë me të cilën një subjekt realizon ndikimin dhe bënë operacionalizimin e 1 Trajan Gocevski, Tendencat bashkohore në mbrojtje, faqe 287, Kumanovë, 1997 2 Vladimir Vujçiq. Politiçka tolerancija. Faqe, 15, Defemi Zagreb, 1995 2 Graham G, Toleranca në politikë, Zagreb, 1994
  • 17. Toleranca politike në funksion të paqës 21 projektit të vet programor në këtë drejtim? Kështu toleranca politike paraqitet si faktor që mundëson të eksistojnë forma të përhershme institucionale të organizatave politike e të tjrave, që do të realizojnë ndikim real te bartësit e pushtetit shtetëror dhe format shoqërore. Në kuadër të institucioneve të veta dhe nëpërmjet mekanizmave të veprimit të vet, me tolerancë politike do të mund të krijohen kushte reale për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit ndërsa grupet politike do të realizojnë vlerat që e përcaktojnë kuptimin e ekzistencës njerëzore. Që këtej delë edhe e vërteta për motivin e atyre që realisht konsiderojnë se toleranca politike paraqet respektin ndaj të tjerëve. Koncepri për tolerancën politike nuk mund të përcaktohet pa përcaktimin e konceptit të lirisë politike. Nëse toleranca politike është në kulmin e zhvillimit të vet , atëherë kjo është liri politike e cila nuk mund të përcaktohet pa ndikimin e teorisë së lirisë politike, e sipas kësaj- edhe të teorisë së demokracisë.”4 Nga kjo që paraqitëm mund të konstatojmë se nuk eksiston teori univerzale për tolerancën politike, por kjo është e lidhur me konceptin e lirive politike dhe zhvillimin e demokracisë. “Ndër qytetarët eksistojnë dallime të mëdha individuale, ku secili në mënyrë të vet i kupton obligimet dhe mbase çdonjëri ka ndjenjë të ndryshme për përgjegjësinë. Por është e qartë, për shkak të ekzistimit të dallimeve të mëdha individuale dhe për shkak të ndikimit të rrethanave të njëjta të jashtme, çdo individ arrin shkallë të ndryshme të qëndrimit ndaj tolerancës politike dhe në mënyrë të ndyshme i qaset asaj. Çdo individ arrin shkallë të ndryshme të suksesit: që nga ai i cili aspak nuk mund të përshtatet, i cili nuk mund të pranojë lojën e mirëkuptimit të ndërsjellë dhe të tolerancës, që do të thotë nuk mund të gjejë momente motivuese, deri te ai i cili tërësisht do të aftësohet dhe do të identifikohet me realitetin, duke kuptuar se toleranca paraqet pjekuri dhe nder të njeriut.”5 Që këtej delë edhe paradoksi i tolerancës, sepse ndonjëherë është i domosdoshëm durimi, të durohet diç që nuk pajtohemi, dhe që mund të shkatërrojë edhe tolerancën edhe aktorin e saj. Të larguarit për të sjellë disa qëndrime në lidhje me tolerancën politike nuk do të thotë se toleranca duhet të nxitet dhe zbatohet, sepse ekzistenca e saj nuk nënkupton vetëm njohjen e të drejtës së dallimeve, 4 Vladimir Vujçiq, Toleranca politike, Defemi, faqe 17-18, Zagreb, 1995 5 Markuze, Toleranca repressive, J. Primorac, Beograd, 1989
  • 18. Nazmi Maliqi 22 por edhe përcaktim i domosdoshëm i kufirit të tolerancës. Nëse ajo nuk ka kufi, thjeshtë nuk mund të ekzistojë. Sepse toleranca nënkupton aftësi për të t’i duruar dallimet, përkatëisht kapacitet për apsolvimin e tyre dhe jo vetëm të pajtohesh e të krahasoshesh me dallimet, por kjo shpesh do të thotë edhe luftë e njëriut me vetveten. Aspekt i parë kryesor për formulimin e problemit për tolerancën politike është lidhshmëria e individit me grupin, përkatësisht sa është individi tolerant, ose jo tolerant në pajtim me mundësinë e zotërimit të vetvetes, të emocioeve të veta, dhe ti pranojë idetë, vlerat, dallimet dhe qëndrimet e të tjerëve, me të cilët personalisht nuk pajtohet. Çdo individ është anëtar i shumë grupeve: të mëdha- siç janë kombi dhe përkatësia fetare, partia politike dhe i grupeve të vogla- siç janë familja, miqtë, organizata punuese etj. Ndikim të rëndësishëm në formulimin e qëndrimeve kanë edhe partitë politike. Me anëtarësimin në ndonjë parti dhe me përkrahjen e programit të saj forcohen shumë qëndrime të cilat kanë ekzistuar edhe më parë dhe formohen edhe qëndrime të tjera të reja që dalin nga të kuptuarit themelor karakteristik për programin e partisë. Edhe përkatësia në një grup religjioz dhe në ndonjë bashkësi fetare ka ndikim ndaj qëndrimeve të qytetarëve për tolerancën politike. Ndikim më të rëndësishëm ndërmjet grupeve kanë grupet primare, siç janë familja, qarku i miqëve, e tj. Ky ndikim ekziston në radhë të parë kur këto grupe për individin janë grupe referuese, normat e të cilëve ata i pranojnë ashu si edhe të grupeve që nuk i përkasin, por që duan tu takojnë. Akspekt tjetër i rëndësishëm për formimin e qëndrimeve pozitive dhe për perspektive të tolerancës politike është informimi. Dihet mirëfilli se kur dëshirojmë që të formohet një qëndrim te individi, qoftë pozitiv apo negativ, përpiqemi që këtë ta realizojmë me prezentimin e të dhënave që e shprehin arsueshmërinë logjike të qëndrimit për të cilin jemi angazhuar dhe dëshirojmë që ai të jetë edhe qëndrim i të tjerëve. Përvojat dhe njohuritë që i kemi për të, padyshim paraqesin faktor për formulimin e qëndrimeve. Shembuj për rrolin dhe rëndësinë e informimit për formulimin e qëndrimeve ndaj disa dukurive ka shumë. Qëndrimi negativ i shumë njerëzve ndaj ndonjë sjelljeje të nodnjë partie ose ndonjë individi për mostolerancën e tyre politike formohet në sajë të informacioneve dhe njohurive për pasojat e sjelljes së tillë. 6 6 Petre Georgievski, Dallimet kulturore dhe “dez” integrimi shoqëror, Dialog nr.9. faqe 115-126, Shkup,1995
  • 19. Toleranca politike në funksion të paqës 23 Pikpamjet e këtilla për tolerancën kontribuojnë të zhvillohen disa koncepte për të: - Toleranca dhe ndjenja për përkatësinë; - Toleranca ose joteleranca brenda në një grupi të caktuar; - Toleranca si e vlerë instrumentale dhe - Toleranca politike si vlerë e brendshme, e cila trajtohet si normë morale ose veçori e sjelljes së arsyeshme. Prej këndej, me nocionin tolerancë politike, në radhë të parë kuptojmë gadishmërinë e udhëheqësve shtetëror, politikanëve individit, por edhe politikan përfaqësues të kolektiviteteve të ndryshme, që në masë të caktuar t’i durojnë të tjerët, me të cilët për shkaqe të ndryshme (politike, dallimeve programore, fetare, kombëtare, kulturore etj.) nuk pajtohen. Kjo gadishmëri, do me thënë, është e arsyeshme, morale dhe sjellje civilizuese e njerëzve me qendrim të caktuar, i cili varet dhe përcaktohet në pajtim me rrethanat politike dhe rrethanat të tjera në shoqëri. Aspekti tjetër i rëndësishëm në formulimin e tolerancës politike është afëria e qëndrimeve për gadishmërinë e të gjitha grupeve për sjellje të ndryshme morale dhe civilizuese. Dihet se shoqëria është e ndarë në gupe, ndërsa kjo ndarje edhe më shumë thellohet në procesin e tranzicionit dhe në ndryshimin e kushteve të veprimit politik. Dallimet në shoqëri nuk duhet të kuptohen si parakusht për sjellje jotoleruese. Shpesh herë dallimet në pozitën shoqërore dhe kushtet e jetesës (jetesa jo cilësore) kontribuojnë që një kategori e caktuar e njerëzve të bien në krizë morale dhe sjellja e tyre të mos jetë në pajtim me sjlljen e arsyeshme. Për një sjellje të tillë te qytetari ynë kanë faktorët familjar, lartësia e të ardhurave materiale në familje, papunësia e anëtarëve të familjes, niveli arsimor dhe traditat kulturore në familje. Pasi viteve të fundit numri i familjeve të cënuara nga aspekti social është rritur mjaftë, rritet papunësia, ndërsa nga ana tjetër ka qytetarë të cilët pa mund të madh pasurohen për një kohë të shkurtër (Struktura shtetërore ose persona apo grupcione të ndihmuara nga pushteti), është e natyrshme se do të ketë një numër të madh qytetarësh, të cilët të pakëanqyr me statusin e tyre ekonomik e social, revoltin e tyre do ta shprehin me sjelje dhe qëndrim negativ ndaj shoqërisë, ndaj partive që janë përfshirë në parlament ose ndaj qeverisë dhe do të çrregullohen në sjelljet e tyre të arsyeshme që është me rëndësi për ruajtjen e paqes dhe sigurisë.
  • 20. Nazmi Maliqi 24 Në fund do të theksoja se qëndrimet positive të tolerancës politike janë rradhitur në teorinë e Gibsonit dhe të bashkëpuntorëve të tij të cilët konsiderojnë se kultura politike demokratike ka disa subdimenzione themelore : - toleranca dhe jotoleranca në një grup të caktuar; - liria dhe vlerësimi i saj pozitiv; - vetëdija e zhvilluar për të drejtat demokratike; - e drejta për dallime në mendime etj.; - programet e partive politike; - sjellja e udheqësive të partive politike; Sipas kësaj, “toleranca politike zë vend të rëndësishëm në strukturën e kulturës politike demokratike, ndërsa tek ne mund t'i shtohet edhe për besimin e ndërsjellë ndëretnik - ndërfetar dhe mirëkuptimit ndërmjet grupeve të caktuara dhe për mirëkuptimin dhe tolerancën brenda, midis tyre për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit.”7 2. Hulumtime për tolerancën politike Hulumtimet për Tolerancën politike kishin karakter teorik. Ky objektiv është konkretizuar në detyrat vijuese të hulumtimit: 1. Të përcaktohen qëndrimet e një pjese të mendimit publik dhe të partive politike ndaj tolerancës politike, që të përcaktohet se a kanë pjesa më e madhe e tyre qëndrim pozitiv ose negativ ndaj kësaj dukurie të rëndësishme shoqëroe. 2. Të përcaktohet se sa është ndikimi i përkatësisë grupore (partiake, etnike, fetare) në formimin e qëndrimeve të tolerancës politike; 3. Të përcaktohet se sa është ndikimi i mjeteve të informimit në formësimin e qëndrimeve te një pjesë e opinionit publik dhe te partitë politike ndaj tolerancës politike dhe qëndrimi i tyre ndaj këtij problemi; 4. Të përcaktohet se a ndikon dukshëm njohuria si faktor i rëndësishëm në formulimin e qëndrimeve të të përshtatshme në formulimin e qëndrimeve pozitive ndaj tolerancës politike.; 5. Të afirmohet rroli i bashkësisë ndërkombëtare (OKB-së, NATO, OSBE-së) për ruajtjen e paqës dhe sigurisë; 6. Të përcaktohen qëndrimet dhe mendimet e një pjese të qytetarëve dhte partive politike për ndryshimet që sipas tyre duhet të bëhen dhe të 7 Trajan Gocevski, Tendencat bashkohore në mbrojtje, faqe 285, Kumanovë,1997.
  • 21. Toleranca politike në funksion të paqës 25 arrihet në një tolerancë politike dhe në qëndrime positive për paqen dhe sigurinë. 7. Të shqyrtohet ndikimi i statusit social dhe ekonomik, përkatësia etnike, fetare dhe gjuhësore dhe ndikimi i tyre ndaj tolerancës në përgjithësi; 8. Të krijohet një pamje e gjithanëshme për qëndrimet dhe mendimet, duke i krahasuar me qëndrimet dhe mendimet e disa teorikëve. Nga aspekti i temës së tolerancës, me rëndësi të veçantë për hulumtimin e demokracisë dhe të tolerancës politike janë edhe mendimet e një numri të madh teorikësh. Si studim i parë relativ që merret me porblemet e tolerancës politike është ai i S. Stoufer (S. Stouffery), në të cilin janë paraqitur rezultatet e hulumtimeve të tolerancës të bëra në disa grupe në shoqërine amerikane. Njëzet vjetë më vonë, teorikët në SHBA do ti përsërisin hulumtimet e Stouferit.8 Këto hulumtime dhanë disa rezultate të caktuara, të cilat kanë shërbyer për të nxitur ose për t’i përmirësuar tezat e demokracisë dhe të tolerancës politike. Si përfundime më të rëndësishme janë nxjerrë në bazë të këtyre hulumtimeve. 1. Krahasimet e hulumtimeve për tolerancën politike treguan se opinioni në vitin 1955 ka qënë jashtëzakonisht jotolerant. Rreth 60% e njerëzve të hulumtuar treguan mostolerancë për dukuritë që hulumtoheshin. Hulumtimet e mëvonshme, të bëra në vitin 1970 treguan se të hulumtuarit kanë shprehur shkallë më të lartë të tolerancës. Kështu, rreth 55 % e të hulumtuarve kanë treguar shkallë të lartë të tolerancës ndaj dukurive që kanë qenë objekt hulumtimi. 2. Krahasime të përgjithsuara, në lidhje me ndikimin e shkallës së arsimit në shtimin e tolerancës, rezultatet kanë treguar se qytetarët me shkallë më të lartë të arsimit janë kryesisht më tolerantë se sa qytetarët me arsim më të ulët (tolerancë laike). Konkluza është se rritja e tolerancës së vërtetë është e baraspeshës me rritjen e nivelit shoqëror të arsimit në shoqëri. 3. Toleranca politike është në lidhshmëri me nivelin e tolerancës. Konkluza është se pjesmarrja më e madhe politike, konkurenca programore dhe kadrovike prodhon tolerancë më të madhe politike. 8 Vladimir Vujçiq, Toleranca politike, Defemi, faqe 19, Zagreb, 1995
  • 22. Nazmi Maliqi 26 4. Disa hulumtime kanë treguar se elita politike është mjaftë tolerante ndaj qytetarëve të thjeshtë se sa ndaj shtresave tjera të shoqërisë. 5. Në lidhje me ndikimin e shkallës së arsimit në rritjen e tolerancës hulumtimet kanë treguar se qytetarët me shkallë më të ulët të arsimit, jo rrallë janë mjaftë tolerantë se sa qytetarët me arsim më të lartë. Konkluza është se rritja e tolerancës nuk është e lidhur gjithnjë me shkallën e arsimimit, por me njohjen reciproke të qytetarëve. J. Solivan (J. Solivan), sëbashku me bashkëpunëtorët e vet në vitin 1980 sipas rezultateve të analizave dhe hulumtimeve plotësuese, mundi të bëjë një dinstikcion të qëndrimeve të grupeve të caktuara nga aspekti i tolerancës dhe fitoi rezultatet sa vijojnë: - Numri më i madh i njerëzve janë jotolerantë ndaj grupeve të cilët i zgjdhin vetë si të papranueshëm dhe të padëshirueshëm; - arsimimi nuk është i lidhur në mënyrë të njëjtë me tolerancën; - participimi politik ka vetëm ndikim minimal në nivelin e tolerancës ; ”9 - Ndikim të drejtpërdrejtë në nivelin e tolerancës kanë dy variabilet,- kërcënimi i theksuar, i cili vjenë nga grupet jotoleruese, dhe dhe përkrahja e normave e demokracisë të pranuara nga të gjithë, siç janë: - barazia para ligjit; - liria e fjalës; - mundësitë e barabarta për të gjithë, etj. Ana e drejtpërdrejtë etnike e ndikimit ndaj tolerancës vjenë nga orjentimi ideologjik (konservatizmi ose liberalizmi) dhe siguria psikologjike e përcaktuar nga vetërespektimi. Arsimimi dhe edukumi janë të rëndësishëm vetëm në lidhje me zgjidhjen e grupeve të padëshirueshme si cak të tolerancës dhe jo në raport me nivelin e saj. Këto rezultate të fituara nga hulumtimet e bëra për tolerancën politike u shërbejnë autorëve për të dëshmuar teoritë e tyre për demokracinë: - liberale - konzervative, e kështu me radhë, në të cilat: 9 Vledimir Vujçiq, Toleranca politike, faqe, 20-23, Defemi, Zagreb, 1995
  • 23. Toleranca politike në funksion të paqës 27 a.) Teorija liberale, në esencë, niset nga teza se edhe qytetarët e thjeshtë edhe elita politike duhet të jenë me tolerantë, nëse dëshirojnë të ruhet stabiliteti i shoqërisë demokratike; b.) Teorija konzervative, nga ana tjetër, nuk supozon tolerancën e masës së gjerë, por vetëm tolerancën e elitës politike si forcë e cila duhet të mbrojë lirnë demokratike, dhe me këtë edhe stabilitetin e demokracisë shoqërore; c.) Sipas teorisë federale mostoleranca në radhë të parë është dukuri univerzale në shoqëri, për dallim nga toleranca, e cila nuk është univerzale. Prandaj, shoqëria duhet të mbrohet nga pranija e mostolerancës. Që të arrihet kjo, është e nevojshme që shoqëria e organizuar në mënyrë demokratike të ndahet në shumë grupe të cilat nuk durohet ndërmjet vete. Sipas kësaj, ndarja e mostolerancës do të siguronte ballansim të sigurtë të interesave në shoqëri, që do të mundësojë të shprehurit e lirë dhe realizim të ideve të tyre;10 Parë në përgjithësi, këto hulumtime teorike tregojnë se shkalla e arsimimit dhe edukimit të individit dhe idelogjia, ndjenja e përkatësisë dhe zhvillimi i demokracisë kanë ndikim ndaj tolerancës politike. 3. Toleranca politike si faktor i stabilitetit demokratik Objekt themelor i hulumtimit është: Toleranca politike si faktor për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit: - Rëndësia e paqes dhe e sigurisë; - Karakteri i rregullimit politik; - Funkcionimi i shtetit juridik; - Sistemi ekonomik dhe politika zhvillimore; - Dokumentat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut; - Dokumentat themelore të Kombeve të Bashkuara; - Dokumentat themelore të OSBE-së; - E drejta e dallimeve; - Lidhëshmëria e procesit të tolerancës politike me mostolerancën politike; - Organizatat ndërkombëtare dhe paqa e siguria; 10 Vladimir Vujçiq, Toleranca politike, (Teoritë e lirisë, demokracisë dhe tolerancës politike), faqe 19-25, Defemi, Zagreb, 1995
  • 24. Nazmi Maliqi 28 - Konfliktet brenda në grupi (në partitë politike, përkatësinë etnike, fetare ose në grupimet kulturore; - Funkcionet e partive politike në shoqërinë qytetare; - Ndikimi i mjeteve të informimit në formulimin e qëndrimeve pozitive dhe negative te qytetarët për tolerancë politike, si faktor për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit; Objekti i hulumtimit kërkon edhe disa sqarime të tjera. Përveç dallimeve të përkatësisë etnike dhe politike, ka edhe dallime në planin fetar, arsimor, kulturor, dhe shoqëror. Këto veçori shprehet në pozitën e tyre shoqërore si fazë kalimtare përgatitëse pr të vlerësuar dallimet dhe për marrjen e rrolit të rëndëishëm të stabilitetit demokratik, si dhe për ripërtrirjen ekonomike dhe politike. Nga pikpamja fetare, përpjekja për identitetin e vet fetar nuk do të thotë mostolerancë, shkelmosje e vlerave dhe normave tradicionale, por gadishmëri për respekt, për kritikë dhe emocione më të madha në ndikimin e informatave. Dekada e dhjetë e këtij fund shekulli nisi me ndryshime të mëdha në të gjitha fushat e jetës, të cilat përfshinë veçanërisht vendet me rregullim socialist shoqroro ekonomik dhe politik. Shembujt në Republikën e Maqedonisë kanë rëndësi historike për mardhënjet e mëtejshme të vendit për të gjithë qytetarët, sepse paraqiten shumë ide nga individualitete të ndryshme etnike dhe kombëtare. U pa se mbarështrimi dhe zgjidhja e çështjeve politike, ekonomike, sociale e çështje të tjera, nuk mund të jenë e drejtë vetëm e qytetarëve të një etniteti, por përkundrazi, ato duhet të zgjidhen me pjesmarrje të gjithë atyre me të cilët kanë të bëjnë, përfshirë këtu edhe partitë politike. Karakteristikë për skenën tonë politike është paraqitja e shpejtë e pative politike dhe përfshirja e tyre në jetën politike të vendit- numri i tyre, ngjajshmëritë dhe dallimet në programet e tyre, veprimi i tyre politik, toleranca dhe mostoleranca ndërpartiake etj. Nëse i bëjmë një vështrim programeve elektorale të partive në Republikën e Maqedonisë do të shihet se gadi të gjitha partitë përqëndrohen në çështjet themelore me të cilat ballafaqohet shteti ynë dhe kanë qëndrim të përbashkët ndaj çështjeve që lidhen me paqen dhe stabilitetin në vend. Nga pikëpamja e këtij punimi, me interes është të bëhet një analizë se si ata i trejtojnë çështjet lidhur me pushtetin
  • 25. Toleranca politike në funksion të paqës 29 legjitim11 dhe tolerancën politike. Sipas programeve elektorale mund të përfundohet se partitë politike thjeshtë nuk sqarohen për këtë çështje, por atyre u interesojnë të fitojnë sa më shumë vota, mbase duke iu prbajtur praktikës së deritashme se për tolerancën politike duhet të diskutohet atje ku është vendi- në mbledhjet parlamentare dhe në tryezat e rrumbullakta ndërpartiake. Për tolerancën politike me të drejtë mund të thuhet se është pjesë e të drejtës së pranuar për ekzistimin e dallimeve ndërmjet njerëzve. Por, pranimi i të drejtës së dallimeve hap shumë çështje dhe krijon vështirësi në funkcionimin e tolerancës. Nëse e drejta e dallimeve është kusht për tolerancën, atëherë me siguri se nuk do të paraqitej problemi i tolerancës politike, por kjo nuk do të thotë tolerim edhe i çdo dallimi. Duke marrë parasush rëndësinë e madhe të tolerancës politike, por edhe tolerancën në përgjithësi për stabilitetin dhe paqen në vend dhe, rajon dhe më gjerë, në Republikën e Maqedonisë janë bërë disa hulumtime të cilat kanë pasur si qëllim t’i konstatojnë problemet që qëndrojnë si pengesë në tolerancën ndëretnike, ndërnacionale dhe fetare. Hulumtime të këtilla janë bërë nga Instituli i hulumtimeve sociologjike dhe politike e juridike dhe të institutive të socilologjisë dhe psikologjisë pran Fakultetit filozofik në Shkup, etj. Konkluzioni i përgjithshëm është se Republika e Maqedonisë si shtet shumkombësh, me besime fetare të ndryshme të popullsisë, duhet të ndërtojë të ardhmen në parimin e bashkjetesës të interesave të përbashkëta, të barabarsisë dhe të lojalitetit të qytetarëve ndaj shtetit, si emërues i përbashkët të interesave individuale dhe kolektive të qytetarëve, për çka është e nevojshme toleranca dhe repektimi i ndersjellë në kushte të barabarta. Toleranca politike, etnike dhe fetare paraqesin një sprovë për kohën e re dhe një hapsirë në të cilën duhet të punohet me durim, në shumë diciplina, në mënyrë intensive dhe ne themel. 11 Mirjana Najçevska, Shteti Juridik, faqe 51(Sipas domethënjes etimologjike, legjitimiteti (legitimus) rrjedh nga fjala latine që e ka domethënjen - në harmoni me të drejtën ), List, Shkup, 1995
  • 27. Toleranca politike në funksion të paqës 31 Kreu i dytë II Përcaktimi konceptual i tolerancës politike, paqa dhe siguria 1. Vërejtje hyrëse për përcaktimin konceptual të tolerancës politike Toleranca politike si faktor për ruajtjen e paqës dhe të sigurisë luan rol të madh edhe përkundër eksistencës së llojeve të ndryshme të tolerancës (si për shembull, toleranca kulturore, fetare, gjuhësore etj), prandaj jo rastësisht tolerancës politike i jepet rëndësi e veçantë. Kjo nuk ndodhë pse llojet e tjera të tolerancës janë më pak të rëndësishme, por se ato janë të lidhura ngusht me tolerancën politike dhe për çështjet e forcës shoqërore të njerëzve, për zgjidhjen paqësore të konflikteve shoqërore, kontestet e ndryshme ndërmjet njerëzve e kështu me radhë.12 Toleranca politike, mund të thuhet me të drejtë se është pjesë e të drejtës së pranuar për ekzistimin e dallimeve ndërmjet njerëzve. Pikërisht këto dallime dhe ekzistenca e tyre paraqesin burimin themelor të tolerancës. Pra, nuk ka tolerancë pa pranimin e të drejtës së dallimeve. Por, vetëm njohja e të drejtës së dallimeve ndërmjet njerëzve hap një varg çështjesh dhe vështirësish rreth funkcionimit të tolerancës. Tani më është bërë shprehi që gjatë përcaktimit të etimologjisë së fjalëve të nisemi nga shpejgimi i autorve të huaj ose etimologjisë greke, unë në këtë punim timin do të shërbehem me fjalorin Shqip- Maqedonisht, për disa përcaktime etimologjike për politikën dhe tolerancën 13 12 Trajan Gosevski, Bazat e sistemit të mbrojtjes nacionale, faqe 450, Koçan, 1999 13 Adnan dhe Kimete Agai, Fjalori shqip- maqedonisht, ”Meshari”, faqe 713, Shkup,1996 “. . . Politike- politika e jashtme, politika parimore, politika qeveritare, aktuale, shoviniste, politika moniste, afatgjate, ndërkombëtare, arsimore, zhvillimore, hegjemeniste, dyfytyrshe. Tolerancë- tolerimi, tolerim, durim, pajtim, durueshmëri, tolerues, pajtues, marrdhënje pajtimi, të lejosh, të njohësh dikë, toleranca shtetërore, shmangje e lejueshme nga normat, tolerues, në mënyrë tolerante, pajtueshmëri, durueshmëri. .” 13 Jovanoviq, V. Cvrtila, Arsimi i mbrojtjes dhe sigurisë nëpër univerzitete në botë, Defentologika, nr.1/94, Zagreb.
  • 28. Nazmi Maliqi 32 Nëse e drejta e dallimeve është kusht për tolerancën dhe nëse çdo gjë nis dhe përfundon me të, atëherë mesiguri se nuk do të paraqitet problemi i ashtuquajtur paradoksi i tolerancës. “ Paradoksi i tolerancës është paraqitur atëherë kur teorikët, për shkaqe torike ose praktike, e shtruan pyetjen: vallë është i drejtë tolerimi i çdo dallimi, përkatësisht edhe të atij dallimi të cilin e kosiderojmë si jomoral apo gabim moral dhe si burim i mundshëm i së keqes së pjesëshme ose të përgjithëshme? “Që këtej, paraqitja e lëvizjeve dhe regjimeve autoritare në botë, dhuna dhe fanatizmi janë paralajmërime dhe parakushte të dukshme nga delë edhe çështja e kufirit të tolerancës”. 14 1. 2. Nocioni i tolerancës politike Nocioni i tolerancës politike nuk mund të përcaktohet pa përkufizimin e konceptit të lirive politike. Nëse nuk ekziston koncepti i lirisë, nuk ekziston as koncept apo teori e demokracisë. Nga kjo që thamë mund të përfundojmë se nuk ekzistonë teori e përgjithshme për tolerancën politike, por ajo është lidhur me konceptin e lirive politike dhe me demokracinë. “Ekzistojnë teori të ndryshme për lirinë politike dhe demokracinë, por edhe klasifikime të ndryshme të teorive të tilla. Të zakonshme janë teoritë e demokracive participuese.15 Disa autorë e përkufizojnë tolerancën si gadishmëri, që në pajtim me liritë univerzale politike, të durohen deri në njëfarë mase grupe të caktuara, të cilat nuk pajtohen nga aspekti programor. “Kjo do të thotë se toleranca politike paraqet njëfarë eksistence të kundërshtarëve politik. Kundërshtari politik dhe e drejta e ekzistencës së tij paraqesin objektin dhe subjektin themelor të tolerancës politike”.16 Sipas kësaj, kusht themelor për ekzistimin e tolerancës është të ekzistuarit e dallimeve në ide politike, në interesa, në vlera, e kështu me radhë, si dhe në mundësinë që ato të shprehen, pa marrë parasysh se kush është subjekti i këtyre dallimeve. H. Markuze fletë për tolerancën reperesive, respektivisht për tolerancën që është në funkcion të manipulimit dhe indoktrinimit, me çrast në shoqëri do të kishin gjendjen e status kuos. Ai konsideron se në 14 Vladimir Vujçiq, Toleranca politike,faqe 17, Zagreb, 1995 15 Vladimir Vujçiq, Toleranca politike,faqe 19, Zagreb, 1995 16 Vladimir Vujçiq, Toleranca politike, faqe 28, Zagreb, 1995
  • 29. Toleranca politike në funksion të paqës 33 një shoqëri ku ka padrejtësi nuk mund të ketë asnjë tolerancë si qëllim i vetvetes. Toleranca është qëllim në vetvete “ vetëm atëherë kur është univerzale, nëse e zbatojnë ata të cilët kanë pushtetin”. Por në shoqëritë e pabarazive, siç është gadi çdo shoqëri e sotme, sipas mendimit të Markuzes nuk mund të ketë tolerancë univerzale dhe të vërtetë”. 17 Prej këndej mund të shtrohet edhe pyetja se si në kushte të pabarazisë të jeshë tolerantë? Sipas Markuzes, kjo është e mundshme, sepse kur preket barazia, pushteti do të reagojë dhe toleranca nuk do të ekzistojë më ose do të zvogëlohej ndikimi i saj sepse toleranca nuk është mosbarazi, por vetëm dallim apo durim i dallimeve në kuptimin politik, kulturor, fetar etj. Sipas këtij autori, toleranca dhe ekzistenca e saj në shoqëri çdonjërit i mundëson të shprehë mendimin e vet në mjetet e komunikimit publik edhe atëherë kur ai është joracional, joetikë, e kështu me radhë. Ai është i mendimit se praktikimi vetëm i të ashtuquajturës tolerancë të diferencuar, që do të thotë njëri të jetë tolerant e tjetri jo, gjithësesi ëshë e papranueshme, e një anëshme dhe me ngjyra ideologjike. Toleranca, sipas disa pikëpamjeve që janë dominante, nuk është vetëm faktor i cili u mundëson të tjerëve ti shprehin idetë mendimet dhe pikëpamjet e veta, të cilat dallohen nga ato ekzistuese, nga ato zyrtare, nga të atyre që janë në pushtet por është edhe faktor i kërkimeve të dallimeve ndërmjet këtyre çështjeve, që është një nga funkcionet më të rëndësishme të tolerancës si fenomen. Së këndejmi, toleranca është vetëm njohje e së drejtës së dallimeve , “qëndrim në raport me gjërat, në aspektin e tij pozitiv ose negativ, reagim ndaj dukurive dhe përshtatja ndaj tyre. Ky nuk është paragjykim, dhe as që mund të identifikohet me përkrahjen e normave morale, lirinë, demokracinë, barazinë para ligjit dhe kështu me radhë”.18 Me konceptin tolerancë, dhe që këndej edhe me konceptin tolerancë politike, në radhë të parë nënkuptohet gadishmëria e individit, por edhe e kolektiviteteve të ndryshme që në deri në një farë mase t’i pranojnë ose ti durojnë dallimet e të tjerëve, me të cilët për 17 13 J. Halbestan, The paradoks of tolerance, the philosophical Forum, vol. 1982-83 18 Trajan Gocevski. Tendenca bashkohore të mbrojtjes, faqe 289 Kumanovë, 1997
  • 30. Nazmi Maliqi 34 shkaqe të ndryshme ( politike, programore, fetare, kulturore etj.) nuk pajtohen. Kjo gadishmëri ka domethënjen e sjelljes së arsyeshme, morale dhe të civilizuar të njerëzve deri në një kufi të caktuar, i cili varet dhe përcaktohet në raport me rrethanat politike dhe rrethanave të tjera në shoqëri. 1.3. Krijimi i dallimeve Për tolerancën politike dhe për respektimin e dallimeve, si dukuri në shoqëri, pikëpamjet e veta i kanë shprehur personalitete të dalluara, të cilët kanë kontribuar që njerëzit në vendet e tyre të respektohen ndërmjet veti, dhe njëkohësishtë kanë kontribuar për ruajtjen e paqes. Frederiko Major nga Spanja (biokimist), në vitin 1987 u emërua si drejtor i përgjithshëm i UNESKO-s. Ai në lidhje me tolerancën më vonë ka thënë: “… Lufta e ftohtë gjatë kohë e përcaktoi tendosjen. Gjersa bota ishte e ndarë në dy taborre, armiqësitë, dhuna dhe masakrat fshiheshin, ose arsyetoheshin. Sotë e dijmë se në një botë më transparente nuk mund të arsyetohemi se jemi naivë. Sot në botë nuk ekzistojnë më bloqe dhe bota është një tërësi. Por, përkundër fatit dhe shpresës të mundësuara nga përparimi i lirisë, demokracisë , paqes, fatkeqësia vazhdon të rritet nëpërmjet dhunës, pastrimeve etnike, terrorizmit, ekstremizmit kulturor dhe fetar, gjenocidit, dhe diskriminimit. Si mund të arsyetohet kjo nëpërmjet argumenteve “religjioz”, kur të gjitha religjionet mbështeten në dashurinë dhe shpirtmirësinë? Patjetër duhet t’i kundërvehemi dhunës, si cënim i vrazhdtë i të gjithë asaj që është në qenjen njerëzore dhe si shprehje e paaftësisë së transfromimit të ëndrrave hegjemoniste në një varshmëri reale dhe reciproke.”19 Për dhunën dhe mungesën e tolerancës , Vaclav Havel, kryetar i Çekisë, ndër të tjera ka theksuar: “… Dhuna është padrejtësi për qenjen njerëzore. Intelektualët kanë të drejtë të mendojnë për të ardhmen, ta paramendojnë atë se si duhet të jetë. Por, detyra e tyre, përparësia e tyre kryesore, sipas meje është të kuptojnë të tashmen, t’i kuptojnë krizat e saj dhe të i emërojnë 19 Dominik Rozhe dhe Kladen Andre Porino, Toleranca- kulturë e paqes, faqe 9, NGB Nova Makedonija Shkup, 1997.
  • 31. Toleranca politike në funksion të paqës 35 me emrin e vërtetë. Pikërisht kështu lind ndërgjegjia e vërtetë për perspektivat…” Dominik Rozhe flet për perspektivat dhe realitetin me të cilat ballafaqohet bota e sotme dhe konsideron se: “Jetojmë në kushte të cilat i detyrojnë njerëzit të mendojnë për bankrotim të ideologjive… Totalitarizmi e përjashton politikën. E përjashtuar nga çfardo kulture politike, shoqëria nuk mund të ndërtojë mbrojtje të saj të natyrshme, nuk mund të lind as mendim publik… Ndoshta fundi i mileniumit do të shohë hapjen e perspektivave të reja… Perëndimi vetë nuk mund ti zgjidhë këto probleme… Në prag të mileniumit të ri, gjëja e më shtrenjtë e vlerësuar që duhej ta mbronim dhe që duhet të hasë në përkrahje unanime të njerëzve kudo që janë, pa marrë parasysh vendin dhe sistemin ku jetojnë, janë disa cilësi njerëzore dhe vlera themelore. E para është modestia. Shumë ngjarje trishtuese që i përjetuam në fund të atij mileniumi, si hitlerizmi, stalinizmi ose eksceset e Pol Potit, e shprehin ligështinë e një grupi individësh, fanatikësh, ose jofanatikësh, ideologësh, diktatorësh, utopistësh … Kur realiteti nuk përputhet me teoritë e tyre, ata i përgatisin teoritë e veta që shpien në kampe përqëndrimi, masakra, luftra të rrepta. Edhe krenaria qëndron në rrënjët e krizës së përgjithshme ekologjike: njeriu e imponon vullnetin e vet të natyrshëm, pa respektuar ligjet dhe fshehtësitë e saj. Mund të flitet shumë në këtë temë… Por të mos harrojmë rëndësinë e lirisë, dinjitetit, të drejtësisë, dhe të jemi më modest.” 20 Problematika e tolerancës është shënuar edhe në veprën artistike të Matijas Grinevaldit, i cili mostolerancën e dënon ndërsa totalitarizmin që e përjashton politikën e quan krim. Në emër të njeriut gjeni: vdekje e totalitarizmit. Ky është armik! Të përmendim edhe fjalët bindëse të Albert Kamysë se “çdo lloj i nxitjes së dhunës, nëse hyn në politikë përgadit ose shpie në fashizëm”, ndërsa “nxitja e urrejtjes është krim më i keq se sa urrejtja”. Është Balzaku ai që shpesh thoshte se “ atë ditë kur njeriu 20 Ibidem, faqe 11
  • 32. Nazmi Maliqi 36 do të kuptojë se dikush e ka nxitur të urrejë, do të vritet”. Tolitarizmi është vdekje me taborret e veta të urrejtjes.21 Për ndikimin e kulturës së perëndimit dhe për zhvillimin e strukturave politike të botës bashkohore Ali Ahmed Said Esber nga Libani, poet më i njohur bashkohor arab nga Libani ka thënë: “Njëriu është lloj i cili gjithnjë krijon”. Nën ndikimin e teknologjisë kulturës ideologjike perëndimore, zhvillimi i strukturave ekonomike dhe politike të botës bashkohore është orjentuar nga futja e përpjekjeve njerëzore për plotësimin e nevojave materiale. Në pasqyrën e kësaj kulture njeriu është përjashtuar nga aspiratat për liri, dashuri dhe poezi, ndërsa nevojat e tij sikur të jenë reduktuar vetëm sa për të mbetur gjallë. Mediumet dhe disa aktivitete kulturore sikur janë përjashtuar nga nevoja e arritjes së shkallës më ta lartë të prosperitetit. Liria, në mënyrë paradoksale, graduelisht po bëhet mënyrë e të ushtruarit të dëgjueshmërisë, lojale për rojet e pushtetit së cilit i është deleguar e gjithë forca.22 Ndër të gjitha qenjet, vetëm njeriu e ndërton identitetin e vet nëpërmejt punës dhe mendimit krijues. Identiteti njerëzor nuk është veti e ndryshueshme: Nuk rrjedhë nga asgjë e kaluar; ai është gjurmim i përhershëm për të ardhmen e një fati të pandërprerë krijues. Atëherë politika, sidomos ajo e Perëndimit, duhet të bëjë çudi. Këtë duhet ta bëjë me qëllim që përfundimisht të dëshmojë anën e kudnër të vërejtjes së Sen-Zhistit, se : “Të gjithë artet kanë arritur çudira; vetëm arti i sundimit ka prodhuar vetëm lugjetër”.23 Kur bëhet fjalë për lirinë, urrejtjen dhe dhunën, që ka qënë karakteristikë e të bardhëve si shtypës, Martin Luter King nga SHBA- udheqës i lëvizjes për të drejta qytetare të zezakëve, ka thënë: “Duhet i kundërvehemi çdo përpjekjeje që lirinë tonë ta fitojmë me metoda të dhunës, urretjes dhe shëmtimeve, që kanë qënë veçori të shtypësve tanë. Urretja e prek atë që urren aq sa e prek edhe të urryerin… Urrejtja është një barrë e rëndë për tu mbajtur. Martin Luter King, sqaron dilemën e tij me një analogji: “Por megjithatë mund të thuhet se kjo ndoshta nuk është praktike; në jetë punon që t’i qërosh hesapet, të ktheshë goditjet, sepse njeriu për njerinë 21 Ibidem, faqe 13 22 Ibidem, faqe 19 23 Ibidem, faqe 21
  • 33. Toleranca politike në funksion të paqës 37 ësht ujk… Përgjegja ime e vetme është se njerëzimin tanimë një kohë të gjatë e përcjellë e ashtuquajtura mënyrë praktike, ndërsa kjo pa kurrëfarë kuptimi shpie në pakuptimshmëri dhe kaos. Koha është mbushur me plehra individësh dhe grupesh të cilët u janë dorëzuar urrejtjes, korruptimit dhe dhunës… Me çdo gram të energjisë sonë duhet të vazhdojmë të çlirojmë shtetin tonë nga barra e padrejtësisë racore. Por, në këtë proces nuk duhet hequr dorë nga privilegjet dhe obligimet që të duam… Racizmi është tjetërsim i tërësishëm. Nuk i ndanë vetëm trupat, por edhe mendjet dhe shpirtrat. Në mënyrë të pashmangshme zbret edhe në vrasje shpirtërore dhe fizike të grupit të jashtëm… Liberali i bardhë duhet të kuptojë se zezakut i nevoitet jo vetëm dashuri, por edhe drejtësi. Nuk mjafton vetëm të thuhet: Ne i duam zezakët, ne kemi shumë miq zezak. Ata duhet të kërkojnë drejtësi për zezakët. Dashuria që nuk e kënaq drejtësinë nuk është dashuri… Dashuria në formën e saj të vërtet është drejtësi e konkretizuar.”24 Daniel I Berstin, historian eminent nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për çështjet e krijimit të dallimeve dhe për paradokset e jetës politike në SHBA ka thënë: “ Një nga paradokset e jetës politike amerikane është se Shtetet e Bashkuara kanë qenë relativisht të suksesshme në ndërtimin e institucioneve politike, por megjithatë si duket pa suskses në ngitjen e një filozofie të madhe politike… Kushtetuta ka qenë si rezultat i përpjekjes për të gjetur mënurat që njerëzit të ardhur nga vende të ndryshme, me kultura të ndryshme, religjione të ndryshme, të jetojnë bashkërisht nëpërmjet formimit të bashkësive të veta… Kështu, Revolucioni amerikan është, në në fakt vërtetim i të drejtave tradicionale, dhe së këndejmi edhe krejtësisht i ndyshëm nga Revolucione françez i vitit 1789, që fliste për të drejtat e njeriut. Deklarata për të drejtat e njeriut dhe të qytetarit është një listë e të drejtave të dëshirueshme të cilat nuk kanë ekzistuar askund në bot… Ne asnjëherë nuk kemi pasur luftë fetare, përshembull. Vend tjetër i vetëm në botë që një gjë e këtillë është e vërtetë padyshim është Japonia. Kemi një luftë të rreptë qytetare, luftën më të përgjakshme të shekullit të nëntëmbëdhjetë, por kjo nuk ka qënë luftë fetare. Një nga objektivat e historisë, si shkencë që paralajmëron, është që të na tërhjek vemendjen 24 Ibidem, faqe 25
  • 34. Nazmi Maliqi 38 para njerëzve të cilët mendojnë se i dinë ligjet ideale të botës, që një vend të jetë shembull për tu bërë të mundshme njerëzve të jetojnë bashkërisht, pa ideologji politike, si dhe pa religjion të njejtë. Arkitekti i Perëndimit përpiqet të ndërtojë diçka që do të zgjasë në amshim, si Partenon ose piramidë, ndërsa arkitektura tradicionale japoneze është nga druri. Pret që të shembet e pastaj ta ngrejë përsëri. Arkitekti nuk bënë luftë kundër kohës, ai bashkëpunon me kohën, e pranon atë. Në mundjen japoneze përpiqesh të mposhtish kundërshtarin tënd, duke i bërë atij lëshime e jo me agresivitet. Ashtu mund ta mundësh…”25 Ekstremizmi është të prekurit (pikë me e ulët) e turpit. Çdo shpikje dhe çdo ide mund të konsiderohen si sprovë e rregullimit të instaluar por edhe provokim. Mostoleranca është reagim reflektues i diturisë. Kështu arsimi dhe edukimi janë shumë me rëndësi në raport me zgjedhjen e grupeve të padëshirueshme si objekt të tolerancës, dhe jo në raport me jotolerancën. Mahatma Gandi, Indi, filozof dhe luftëtar për liri, për tolerancën ndër të tjera ka thënë: “Nuk më pëlqen fjala “tolerancë”. Nuk më ka pëlqyer kjo fjalë, por nuk mundja të shpik një më të mirë. Toleranca nënkupton supozimin e parsyeshëm të inferioritetit të feve të tjera në raport me tonën, njëtë të respektojmë të gjitha fetë e të tjerëve, ashtu siç e respektojmë tonën, ndërsa kështu pranojmë se jona nuk është e përkryer. Këtë mirënjohje me kënaqësi do ta jepte një hulumtues i së Vërtetës, i cili e ndjek ligjin e dashurisë. Sipas medimit të Mahatma Gandi: Nëse e arrijmë vizionin e tërësishëm të së Vërtetës nuk do të mbetemi vetëm hulumtues, por do të afrohemi më afër Zotit. Pasi jemi hulumtues, ne e vazhdojmë hulumtimin tonë dhe jemi të vetëdijshëm për jopërkryeshmërinë tonë. Pra nëse ne jemi të papërkryeshëm, feja ashtu si e konceptojmë ne, duhet gjithashtu te jetë e papërkryer. Nuk e kemi kuptuar fenë në parkryeshmërinë e vet, ashtu sikur të mos e kemi kuptuar Zotin. Feja nga konceptimi ynë, pra e papërkryer, gjithnjë i është nënshtruar procesit të evolucionit dhe komentimit të sërishëm. Përparimi kah e vërteta, kah Zoti është i mundshëm vetëm me një evolucion të tillë. Dhe nëse të gjitha fetë të ekspozuara në vija të shkurtëra nga njeriu janë të papërkryera, çështja e krahasimeve së cila është me e mirë nuk duhet të 25 Ibidem
  • 35. Toleranca politike në funksion të paqës 39 bëhen. Të gjitha fetë paraqesin zbulimin e së Vërtetës, por ato nuk janë të papërkryera dhe me gabime… Atëherë mund të parashtrojmë pyetjen: Ç‘duhet të ketë aq fe? … Iterpretimi i kujt duhet të konsiderohet si i saktë? Çdonjëri ka të drejtë për të shprehur pikpamjet e veta, por nuk është e mundur se të gjithë gabojnë. Së kendejmi nevoja për tolerancë, që do të shotë mos i vësh shumë veshin fesë tënde, por njëkohësisht edhe më tolerant dhe dashuri të sinqetë për të. Toleranca na jep vrull, që është shumë largë nga fanatizmi sa janë largë poli i veriut me të jugut. Njohja e vërtetë e religjionit i shkatërron barierat ndërmjet besimit dhe mosbesimit në fe. Kultivimi i tolerancës ndaj feve të tjera do të na japë mundësi të kuptojmë më mirë fenë tonë.”26 Në kontekst të tolerancës , mendimet e shprehura më lartë janë pjesë nga mendimet e personaliteteve të njohura të cilët lanë vepra konkrete për respektimin e mardhënjeve njerëzore dhe tolerancës. 1. 4. Toria e lirisë, e demokracisë dhe e tolerancës politike Torikisht nuk ekziston klasifikim i vetëm i torive të lirisë politike, demokracisë dhe të tolerancës politike. Së këndejmi teorikët e shqyrtojnë tolerancën politike në kuadër të tri teorive të demokracisë: torisë liberale, konzervative dhe republikane. Në kuadër të teorisë liberale për lirinë, demokracinë dhe tolerancën politike aksistojnë tri teori themelore: liberale, konservative dhe radikale. Teoria liberale përkufizohet në këtë mënyrë: Liria në veprim, pa detyrime dhe kufizime nga ana e shtetit ose personave tjerë”. Sipas kësaj liberalët, ithtarë të kësaj teorie, lirinë e përkufizojnë në mënyrë deskriptive, si veprim pa detyrim dhe kufizim, dhe jo si vlerë morale të pranuar dhe njohur gjerësisht. Sipas pikpamjeve të tyre, liria nuk është vlerë por fakt që eksiston. Ajo nuk është as dukuri politike as dukuri vlerësuese, por individuale dhe private, dhe si e tillë, i ndanë dhe i izolon njerëzit në vend se ti lidhë dhe bashkojë. 26 Marrë nga Dominik Rozhe dhe Kladen Andre Porino, Toleranca- kulturë e paqes, NGB Nova Makedonija Shkup, 1997.
  • 36. Nazmi Maliqi 40 Së kendejmi, ithtarët e teorisë liberale si liri konsiderojnë një një grup të ndarë, të cilët janë në konflikt me shoqërinë dhe të cilët janë cënuar me kufizimet që u janë bërë. Prandaj ikja nga kufizimet do të thotë ikje nga liria, si fushë private e veprimit.”27 Gjithashtu sipas kësaj pikëpamje të ithtarëve të teorisë liberale, me rëndësi të posaçme është edhe konstatimi se teoria liberale është e barabartë me lirinë e të zgjedhurit të opcioneve disponuese e jo të atyre vlerësuese. “Vlerat, sipas tyre nuk janë pjesë e lirisë. Liria është gjendje dhe fakt. Prandaj toleranca politike është njohje e thjeshtë e së drejtës për zgjedhje të lirë edhe të të gjitha opcioneve disponuese. Pa tolerancë nuk mund të realizohet as liria e të zgjedhurit si vlerë për vetëveten, ajo vepron sipas dëshirave, kërkon të vërtetën, iu shmanget konflikteve për të vendosur paqen dhe rendin në shoqëri e kështu me radhë. Toleranca, sipas kësaj do të mundësojë, kur çdonjë do të jetë tolerant, kur askush nuk do të punojë në dëm të tjetrit, të vendoset një ballancim ndërmjet interesave dhe lirive të përgjithshme të individit. Por, nëse ballancimi i interesave nuk vendoset, konfliktet do të shtohen dhe kështu do të dilnin probleme serioze.”28 Në këtë aspekt, me rëndësi është të përmendet mendimi i J.S Mil, i cili në qendër të teorisë së vet e vë individin si person. Sepse, individualiteti, zhvillimin i tij i lirë jo vetëm që është element kryesor i civilizimit, por edhe pjesë e domosdoshme dhe kusht për të gjithë këtë. Shoqëria në tërësi nuk duhet të përzihet në zhvillimin e lirë të individualitetit.29 Arsimi dhe edukimi, si process dhe participimi si pjesëmarrje në sferën politike dhe sociale, do t’i mundësonin individëve të jenë origjinal gjatë të zgjedhurit, t’i kuptojnë më mirë interesat e tyre, të dinë të vlerësojnë se çështë e mirë për ta dhe ku fillon dëmi eventual për ta dhe ku për të tjerët. Me një qasje të këtillë, në shoqëri krijohet klimë e shëndoshë për zgjidhjen e interesave konfliktuoze të cilat eksistojnë objektivisht. Teoria konservative e lirsë dhe tolerancës politike ka qëndrim tjetër ndaj këtyre fenomeneve. “ Në fakt, ithtarët e kësaj pikëpamje lirinë politike e trajtojnë si angazhim politik në shoqëri dhe jo si si objekt i idesë. Sipas tyre, së pari duhet të analizohet liria praktike, e cila 27 N Markuze. Toleranca repressive, I. Primarac, 1989 28 Vladimir Vujçiq, Toleranca politike, faqe 19-21, Defemi, Zagreb, 1995 29 Ibidem, faqe 23
  • 37. Toleranca politike në funksion të paqës 41 realizohet dhe jo të analizohen konceptet e lirisë. Kështu, liria politike përbëhet prej të drejtash dhe privilegjesh të ndryshme konkrete të cilat burojnë nga zakonet dhe traditat në shoqëri, dhe jo nga parimet apstrakte univerzale, si për shembull liria e të zgjedhurit, pavarsia individuale, shanset e barabarta për të gjithë etj. Duke marrë parasysh tezën se liria është përmbledhje e të drejtave dhe privilegjeve që i caktojnë zakonet dhe traditat, sipas ithtarëve të konzervatizmit, liria nuk nënkuptohet si barazi. “Shoqëritë janë të pabarabarta dhe pa respektim të kierarkisë, ndërsa liria politike duhet t’i përshtatet kierarkisë shoqërore. Në këtë aspekt, teorikët -ithtarë të konservatizmit e reduktojnë lirinë e demokracisë në bazë të metodës së legjitimimit të pushtetit politik, ndërsa toleranca nuk mund të jetë apsolute dhe duhet të kufizohet në të drejtat, traditën dhe në normat morale të shoqërisë. Nga kjo delë se nga toleranca kërkohet kufizim në intenzitet, si dhe në përfshirje. Prandaj ithtarët e konservatizmit nuk besojnë në mundësinë që edukimi dhe participimi të jenë kusht për zhvillimin e tolerancës. Arsimi mund të kontribuoj dhe të ndikojë në shtimin e tolerancës politike, por mbetet problemi i lidhshmërisë kauzale ndërmjet këtyre dallimeve , që nuk është aq i fuqishëm ashtu si ndërmjet tolerancës dhe dallimeve sociale (klasave sociale, punësimit, të ardhurat etj.) Lidhshmëria kryesore kauzale e tolerancës lidhet me bashkësinë sociale dhe klasore të individit, ndërsa më pak me participimin.”30 Sipas kësaj, favorizohet qëndrimi se “vetëm elita politike mund të jetë tolerante dhe të sigurojë stabilitetin , demokracinë dhe lirinë si të drejta dhe privilegje të qytetarëve, që rrjedh nga zakonet, tradita dhe nga kierarkia në bashkësinë e individit, dhe më së paku nga participimi.31 Teoria federale e demokracisë dhe tolerancës politike, në fakt, paraqet formën radikale të torisë liberale. Sipas kësaj teorie, të mirat e qytetarëve ndërmjet tyre dhe të mirave nga toleranca , nuk janë aspak të rëndësishme për stabilitetin dhe funkcionimin e suksesshëm të një shoqërie demokratike. Konsiderohet se themelues i kësaj teorie është J. Medison, i cili thotë se në shtetin e lirë kushtet për të drejtat civile duhet të jenë të barabarta me ato të të drejtave fetare. Sepse, në rastin e parë ato kanë strukturën sipas interesave të ndryshme, ndërsa në rastin e dytë sipas grupeve të shumta fetare. Së këndejmi, teza themelore e teorisë së demokracisë qëndron te liria e njerëzve e siguruar me orgnizimin 30 J.S. Mill, Mbi lirinë, Biblioteka politike kroate, Bgd., faqe 46 31 Ibidem, faqe 49
  • 38. Nazmi Maliqi 42 permanent të pushtetit, përkatësisht me ndarjen strikte dhe decentralizimin e pushtetit në shoqëri, që mundësonë realizimin e interesave të ndryshme të njerëzve dhe bashkimin e tyre rreth këtyre interesave. Në esencë, kjo teori niset nga teza themelore se në shoqërinë demokratike pluraliste masa jotoleruese është shumë e shpërndarë dhe se më shumë kemi të bëjmë me të mirat e mostolerancës se sa me të mirat e tolerancës. Në këtë rast, mënyra kryesore për pengimin ose zvogëlimin e mostolerancës në shoqëri është kur njerëzve u mundësohet bashkimi i lirë dhe realizimi i interesave dhe ideve të tyre të ndryshme. Prandaj, në organizmini e pushtetit demokratik prania e decentralizimit, pluraliteti i interesave dhe organizimi i tyre politik dhe jopolitik janë kusht për të kuptuar përhapjen e mostolerancës në masë dhe te elita politike dhe bënë të mundshme ralizimin e lirisë si veprim i papenguar i njerëzve në shoqëri. Esenca e teorisë së demokracisë është në ndarjen konstitucionale të pushtetit në ligjvënës, ekzekutiv dhe gjyqësor dhe në orjentimin e mostolerancës së njerëzve në subjekte të ndryshme, grupe, ide etj. E gjithë kjo është në funkcion të zgjidhjes së natyrshme të konflikteve shoqërore dhe të vënjes së ballancimit në realizimin e interesave. Por, njëkohësisht befason edhe fakti se teoria e demokracisë, e cila përpiqet të shpejgojë veprimn e njërëzve vetëm me institucionalizimin demokratik të pushtetit dhe të bëjë të mundshme realizimin e interesave të njerëve i lë tërësisht anash njerëzit nga qëndrimet vlerësuese ndaj interesave vetiake dhe ndaj atyre të të tjerëve. Me siguri të plotë mund të dëshmohet se pluralizmi i interesave dhe bashkimi i llojllojshëm shoqëror dhe organizimi i njerëzve mund të kontribuojnë për zvogëlimin e tensioneve konfliktuoze në shoqëri. Kjo teori është e bidur se është e pamundur të arrihet koncenzus ndërmjet elitës politike dhe masës, rastëisht ose me paramendim, duke e orjentuar mostolerancën ndaj grupeve të caktuara.32 32 Vladimir Vujçiq, Toleranca politike, faqe 102-112, Defemi, Zagreb, 1995
  • 39. Toleranca politike në funksion të paqës 43 1.5. Si shihen në Republikën e Maqedonisë këto raporte- demokraci dhe tolerancë politike Pasi toleranca është segment i rëndësishëm për stabilizimin e mardhënjeve të brendëshme, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë, në bazë të nenit 86, alinea 2. i Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë, ndërsa me rastin e diskutimit rreth Informatës për situatën aktuale të shkaktuar nga protestat (e profesorëve, nxënësve dhe studentëve maqedonas kundër vendimit për hapjen e fakultetit pedagogjik në gjuhën shqipe në Shkup, v. a. ) në lidhje me aplikimin e Ligjit për gjuhët me të cilat zhvillohet mësimi në Fakultetin Pedagogjik “Shën Klimenti i Ohrit” në Shkup dhe për mënyrat dhe format e përparimit të mardhënjeve ndëretnike në kuadër të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë dhe nëpërmejt institucioneve të sistemit, në mbledhjen e mbajtur më 13,14 dhe 18 mars të vitit 1997, solli: Deklaratë33 Për përparimin e mardhënjeve ndëretnike në frymën e tolerancës, dialogut, respektimi të ndërsjellë dhe mirëbesimi. “Kuvendi i Republikës së Maqedonisë, duke u nisur nga fakti se zhvillimi i mardhënjeve stabile ndëretnike dhe toleranca janë kushte themelore për stabilitetin dhe zhvillimin demokratike të Republikës së Maqedonisë; Duke konsideruar se krijimi i klimës së tolerancës dhe dialogut është obligim i të gjitha subjekteve në shoqërinë demokratike, Duke i reformuar te drejtat dhe liritë, si dhe konceptin e individualizmit, si bazë për zhvillimin e shoqërisë civile, Të bindur se dallimet kulturore janë faktor interesimi dhe pasurimi të shoqërisë, dhe jo gjenerator për ndarje, Duke theksuar nëvojën e krijimit dhe zhvillimit të masave përkatëse për forcimin e harmonisë, tolerancës, mirëkuptimin e ndërsjellë dhe respektimin midis qytetarëve më prejardhje të ndryshme etnike dhe kulturore, 33 Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë, nr.13, 21 mars 1997, Shkup
  • 40. Nazmi Maliqi 44 Duke u nisur nga parime e: Kartës së Kombeve të Bashkuara, Deklaratës univerzale për të drejtat e njeriut, paktet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, Konventa ndërkombëtare për zhdukjen e të gjitha formave të diskriminimit racor, Konventa evropjane për të drejtat e njeriut, Konventën kuadër për mbrojtjen e pakicave kombëtare, si dhe dokumentat relevante të OSBE-s, Duke theksuar se zhvillimi i mardhënjeve ndëretnike dhe tolerancës janë një nga vlerat themelore të rregulimit kushtetutar të Republikës së Maqedonisë, Duke pasur parasysh dispozitën kushtetuese për barazi të qytetarëve dhe përjashtimin e diskriminimit të çfarëdo lloj baze, si dhe zbatimin efikas të mbrojtjes juridike të këtij parimi, Duke afirmuar mbrojtjen e të drejtave të pjestarëve të nacionaliteteve në nivel kushtetutar, si dhe parimin e integrimit të tyre në të gjitha sferat e shoqërisë , Mandej në këtë deklaratë rrjedhë konstatimi se “ Kuvendi i Republikës së Maqeodnisë, 1. E thekson nevojën e respektimit të parimit të sundimit të së drejtës, si kusht themelor për demokraci dhe garanci për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, pa kurrëfarë diskriminimi. 2. Thekson rolin dhe përgjegjësinë e institucioeve demokratike ( në nivel kombëtar dhe lokal), në procesin e krijimit dhe zbatimit të tolerancës politike dhe ndëretnike, barazi efektive dhe mirkuptim të ndërsjellë. 3. E nxit dhe e inkurajon aktivitetin e Këshillit të mardhënjeve ndëretnike, si dhe të komisioneve për mardhënje ndërnacionale në nivel lokal, në përparimin e mardhënjeve ndëretnike. 4. Mban llogari për kontributin aktiv të partive politike për fillimin e dialogut për të gjitha çështjet aktuale me qëllim ndërtimi dhe zhvillimi të mardhënjeve harmonike ndëretnike dhe vë në dukje rrezikun e nxitjes së mosdurueshmërisë dhe urrejtjes ndëretnike dhe keqpërdorimin e tyre për qëlime politike. 5. Veçanërisht thekson rrolin preventiv të institucioneve arsimore në zhvillimin e tolerancës dhe mirëkuptimit ndërmjet të rinjëve, në identifikimin dhe luftën kundër paragjykimeve të çfardo lloji. 6. Ve në dukje nëvojën e rritjes së numrit të temave nga lëmi i të drejtave të njeriut, domethënë për zhvillimin e tolerancës në programet arsimore në të gjitha nivelet.
  • 41. Toleranca politike në funksion të paqës 45 7. Në diskutimin e vet për ligjet dhe për aktet e tjera të cilat i sjell, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë do ti përfshijë edhe aktet ndërkombëtare të sjella nga parlamentarë në organizatat ndërkombëtare në të cilat Republika e Maqedonisë është anëtare e barabartë, në radhë të parë ato të sjellla nga Unioni Interparlamentar. 8. I përshëndet dhe i inkurajon aktivitetet dhe ndikimin e organizatave joqeveritare dhe shoqatave të qytetarëve në përparimin e tolerancës dhe dialogut ndërmjet qytetarëve të prejardhjes të ndryshme kulturore dhe etnike. 9. Veçanërisht i thekson rrolin dhe përgjegjësinë e mediumeve në ndërtimin e mendimit publik dhe vetëdijen për nevojën e respektimit të dellimeve dhe të drejtave të njeriut në përgjithësi. 10. E thekson rëndësinë e institucioneve shkencore për të hulumtuar shkaqet dhe pasojat e manifestimeve të mostolerancës dhe të nxitjes së aktiviteteve për tejkalimin e tyre. I nxit dhe i inkurajon edhe të gjitha iniciativat dhe aktivitetet tjera për tejkalimin e tyre.”34 Një deklaratë e këtillë është një hap përpara për rregullimin e mardhënjeve të brendëshme dhe për relaksimin e mardhënjeve ndëretnike, natyrisht nëse këto deklarata nuk kuptohen vetëm si një formalitet apo si marketing partiak (apo si mënyrë manipuluese e shmangëjes taktike për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve eventuale që janë evidente në shtet).35 Por, një dokument i tillë i miratuar në një organ ligjvënës, Republikën e Maqedonisë e obligon të mbetet e hapur për mbikqyrje ndërkombëtare të zhvillimeve rreth respektimit dhe realizimit të të drejtave dhe lirive të njeriut dhe të të drejtave të nacionaliteteve, që do të thotë se mënyra transparente duhet të bëhet praktikë e rëndomtë. Prandaj, janë reale pohimet se bashkësia ndërkombëtare duhet të zhvillojë qasje më komparative dhe të hollësishme në monitorimin e situatave të ndryshme të realizimit të të drejtave të nacionaliteteve në vendet e rajonit dhe në mënyrë të qartë të nxiten garancat dhe kontrrolet më efikase. 34 Ibidem. 35 Njëri ndër themeluesit e socioligjisë Monteskje (1689 -1755), (Emri i plot i tij është Charles- Louis de Secondant, baron i Montesquieu) ka thënë: “ Kur do të shkoj në ndonjë vend, unë nuk pyes se a ka atje ligje të mira, por a zbatohen ato ligje në atë vend, sepse ligje të mira ka çdokund”
  • 42. Nazmi Maliqi 46 1.6. Siguria qytetare Njeriu , si individ dhe si qenje shoqërore, aspak nuk mund të akzistoj, të jetojë, të krijojë pa qenë i sigurt dhe i mbrojtur. Por ai personalisht dhe të mirat që i krijon ose e rrethojnë, në mënyrë permanente i janë ekspozuar cënimeve si nga njerëzit e tjerë, nga natyra, por gjithashtu edhe nga dukuritë negative në shoqëri. Prandaj, ai duhet vetë, personalisht të mbrohet, të marrë pjesë në mbrojtjen e shtetit, të shoqërisë, të pasurisë materiale dhe të rregullimit shtetëror. Shumë subjekte, institucione dhe organe, në shoqëri angazhohen për mbrojtjen e disa vlerave dhe pasurisë, dhe çdonjëri prej tyre zbaton masa dhe metoda specifike. Disa i përgatisin dhe i sjellin dispozitat ligjore, e ushtrojnë veprimtarinë ligjore nga kjo fushë, të tjerët marrin masa preventive, e dikush marrin masa repressive, etj. Kur marrim parasysh se cilat vlera dhe pasuri duhet të mbrohen, atëherë mund të dallojmë këto lloje të mbrojtjes: - Mbrojtjen personale, Mbrojtjen shoqërore, Mbrojtjen ndërkombëtare.36 1. 6. 1 Gjendja e sigurisë Koncepti gjendje e sigurisë nënkupton pjesën e realitetit shoqëror objektiv që ka të bëjë me shkallën e cënimit të vlerave dhe pasurisë shoqërore nga forcat shoqërore dhe naturore dhe zhvillimin dhe organizimin e sistemit të mbrotjes, si dhe aftësinë e tij për t’iu kundërvënë forcave që paraqiten si faktorë cënues dhe destabilizues. Format: Pasi tu bëhet analizë fakteve relevante për dukuritë e sigurisë, mund të përcaktohet gjendja konkrete e sigurisë dhe ajo të vlerësohet si: - stabile, - e ndërlikuar, - jostabile dhe e paqartë. Siguria, pa marrë parsysh se për cilin segment bëhet fjalë, atë individual, grupor, kombëtar ose ndërkombëtar, rregullisht rradhitet ndër problemet më urgjente të njerëzimit. 36 Jordan Spasovski- Pere Aslimoski- Siguria dhe mbrotja, faqe 7-19, Ohër,1996
  • 43. Toleranca politike në funksion të paqës 47 1.7. Ndërtimi i paqes Ruajtja e paqës, në kuptimin më të gjerë, paraqet një nga rrekjet për krijimin e paqës, e cila me përfundimin e Luftës së ftohtë u bë masë më e përhapur. Ajo mbështetet në dispozitat e Kartës së Kombeve të bashkuara për sigurinë kolektive të përfshirë në Kaptinën e VII, e përpunuar me elementet dhe vlerësimet e disa analistëve në akcion të imponuar, me zbatimin e forcës ushtarake. Për rëndësinë e Paqes, si një nga objektivat më të rëndësishme të OKB, flitet në Kartën e OKB, në nenin 1. ku janë radhitur qëllimet e OKB. 1. “ Të mbrojnë paqen dhe sigurinë ndërkombëtare dhe për këtë qëllim: të marrin masa efikase kolektive për pengimin dhe mënjanimin e kërcnimeve për paqen dhe për pengimin e akteve të agresionit ose të çrregullimeve të tjera të paqës, të arrijnë, me mjete paqësore dhe në pajtim me parimet e drejtësisë dhe së drejtës ndërkombëtare, rregullimin dhe zgjidhjen e kontesteve dhe situatave ndërkombëtare që mund të shkaktojnë çrregullimin e paqes. 2. Të zhvillojnë mardhënje miqësore ndërmjet kombeve, të mbështetura në respektimin e parimeve të barazisë dhe vetvendosjes se popujve, si dhe të ndërmarrin masa të tjera përkatëse, me qëllim të përforcimit të paqes në botë. 3. Të realizojnë bashkëpunim ndërkombëtar gjatë zgjidhjes së përcaktimeve ndërkombëtare të karakterit ekonomik, social, kulturor ose humanitar, si dhe nëpërmjet nxitjes dhe zhvillimit të respektimit të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut për të gjithë, pa marrë parasysh racën, seksin, gjuhën ose fenë. 4. Të jenë qendër në të cilën do të kushtëzohen sjelljet e kombeve të orjentuara në arritjen e këtyre objektivave të përbashkëta.”37 Në kartën e OKB theksohen aktivitetet për ruajtjen e paqës të vendeve anëtare, si dhe për realizimin e të qëllimeve të radhitura në nein 1., ndërsa do të veprojnë në pajtim me këto parime: “ Organizata bazohet në parimin e sovranitetit të barabartë të të gjithë antarëve të saj. 37 Kombet e Bashkuara, Dokumentet themelore, faqe 9-42, Shkup, tetor 1995
  • 44. Nazmi Maliqi 48 1. Të gjitha anëtaret, që të sigurojnë të drejtat dhe privilegjet që dalin nga anëtarësimi, me ndërgjegje të plotë do ti plotësojnë të gjitha obligimet që i kanë marrë në pajtim me këtë Kartë. 2. Të gjitha anëtaret do t’i zgjidhin kontestet e veta ndërkombëtare me mjete paqësore, në atë mënyrë që nuk cënon paqen dhe sigurinë ndërkombëtare, si dhe drejtësinë. 3. Të gjitha anëtaret në mardhënjet e tyre ndërkombëtare do të përmbahen nga kërcënimet me forcë ose nga përodrimi i forcës kundër integritetit territorial ose pavarsia politike e çdo shteti qoftë, ose nga të gjitha sjelljet e tjera të cilat do të jenë në kundërshtim me qëllimet e Kombeve të Bashkuara. 4. Të gjitha anëtaret do t’i ofrojnë Kombeve të Bashkuara çfardolloj ndihme në çdo veprim që ato do të ndërmarrin në pajtim me këtë Kartë dhe do të përmbahen nga ofrimi i ndihmës çfardolloj shteti kundër së cilit Kombet e Bashkuara ndërmarrin ndonjë masë preventive ose detyruese. 5. Organizata do të sigurojë që shtetet që nuk janë anëtare të OKB të sillen në pajtim me këto parime, nëse është një gjë e tillë e domosdoshme, për ruajtjen e paqes dhe sigurisë ndërkomëtare. 6. Kjo kartë më asgjë nuk i obligon Kombet e Bashkuara të përzien në çështjet që esencialishtë bien në kuadër të kompetencave të brendëshme të çdo shteti dhe as të kërkojnë nga anëtaret që çështjet e këtilla t’i paraqesin për zgjidhje sipas dispozitave tëkësaj Karte. Por ky parim nuk e kufizon zbatimin e masave detyruese , siç është shënuar në kreun VII (Veprime në rast të kërcënimeve për paqen, çrregullimin e paqes dhe aktet e agresionit.)38 Sot, por edhe para një gjysëm shekulli, njerëzimi, nëpërmjet vendeve anëtare të OKB, janë ballafaquar me aktivitete të ndryshme dhe kanë ndërmarrë një sërë veprimesh në esencë konstruktive para opinionit publik botror. “ Njerëzimi, veçanërisht i mbështetur rreth OKB, nëpërmjet mendimit publik botëror, mundi t’i shmanget luftës së tretë botërore, luftës bërthamore e cila mund të shkatërronte njerëzimin dhe të gjitha kombet (falë edhe forcave antibërthamore, edhepse, në njëfarë mase, një forcë më qenësore për parandalim është mendimi publik botëror, përmes bindjeve univerzale të përbashkëta të bazuara në 38 Kombet e Bashkuara, Dokumentat themelore, faqe 21- 24, Shkup, tetor, 1995
  • 45. Toleranca politike në funksion të paqës 49 të drejtën natyrore për paqe dhe humanitet) Vetëm bashkëjetesa paqësore është e pashmnagshme.”)39 Ruajtja e paqës, në kuptimin më të gjerë të fjalës, përfshin mbrojtjen e palëve armiqësore nga dhuna ose e formave të tjera të zgjidhjes së konflikteve të tyre dhe hedhjen me të drejtë në lojë të sintagmës “rend i ri botëror” dhe përfshin sundimin e së drejtës dhe zgjidhjes paqësore të kontesteve, demokracinë e fortë dhe solidaritetin kundër agresionit, zvogëmilin dhe kontrrolin e arsenaleve ushtarake, forcimin e OKB dhe trajtimin e drejtë të të gjithë njerëzve. Në një sistem të këtillë të mardhënjeve edhe koncepti i sigurisë merrë dimenzione të reja, që do të thotë se zhvillimi i civilizimit njerëzor që nga faza më e hershme deri sot karakterizohet me përpjekje të veprimtarisë njerëzore në të gjitha fushat për përmirësimin e kushteve të jetesës, të standardit dhe në radhë të parë të sigurisë, si parakusht për mirëqenje të përgjithshme të të gjitha bashkësive. Në fazën fillestare njeriu akrivitetet e veta dhe resurset e veta, i orjentoi në mposhtjen e forcave natyrore, por me kalimin e kohës, për shkaqe të ndryshme, filluan të paraqiten tendosje të natyrave të ndryshme që shëndrroheshin në konflikte të hapta ndërmjet popujve. Kjo e motivoi njeriun të mendojë për mbrojtjen e vet , për paqen dhe sigurinë dhe këto ti radhisë në veprimtaritë që kanë rëndësi parësore kombëtare. Nëse i hedhim një sy historisë pak më herët, nëse e shikojmë të tashmen dhe nëse mendojmë për të ardhmen, do të vijmë në përfundim se botës i nevoitet organizatë ndërkombëtare që do të jetë garantuese e paqës boterore, ndërsa kur ajo të të cënohet, do të mundësojë veprim kolektiv të bashkësisë ndërkombëtare për tejkalimin dhe eliminimin e kudërthenjeve dhe konflikteve të paraqitura. Sipas kësaj që thamë, mund të prfundojmë se detyrë më e rëndësishme e OKB është ruajtja e paqes botrore dhe e sigurisë. Funkcionet dhe qëllimet e veta OKB i realizon nëpërmjet këtyre organeve: - Kuvendit të përgjithshëm, - Këshillit të sigurimit, - Gjyqit ndërkombëtar të drejtësisë, - Sekretariatit Secili nga këto organe ka funkcionet dhe kompetencat e veta të saktësuara me Kartën e OKB.40 39 Shih në librin e Fukase Tadakazu- Svetomir Shkariq, Paqja dhe Kushtetutat, Qendra ballkanike për paqe, Shkup,1997.
  • 46. Nazmi Maliqi 50 1. 8. Sistemi kolektiv i sigurisë dhe mbrojtja e Republikës së Maqedonisë Republika e Maqedonisë, si shtet i pavarur dhe Sovran, anëtare e barabartë e OKB, ka të drejtë dhe obligim të ndërtojë sistem autonom dhe respektiv të mbrojtjes dhe sigurisë së vet në pajtim me Kartën e OKB-së, i cili do të jetë në gjendje në çdo moment tu përgjigjet qëllimeve dhe detyrave të vëna nga ana e organeve të shtetit. Së këndejmi, shtrohet edhe nevoja e ngritjes së doktrinës adekuate që do të jetë sistem i qëndrimeve, parimeve dhe pikëpamjeve ushtarake dhe me mbështetje shkencore për çështjet më qenësore të përgatitjes së vendit për mbrojtje dhe siguri. Republika e Maqedonisë fitoi kushtetutë të re, me të cilën rregullohen këto çështje themelore: përcaktimet themelore, liritë themelore dhe të drejtat e njeriut dhe qytetarit, organizimin e pushtetit shtetëror: Ligjëvënës, Kryetari i shtetit, ekzekutiv, vetadministrimin lokal dhe pushteti gjyqësor. Kështu Republika e Maqedonisë, nëpërmjet politikës paqësore, politikës së tolerancës, bashkëjetesës, miqësisë dhe bashkëpunimit, është vend i cili dëshiron të përfshihet në rrjedhat bashkohore të botës së civilizuar. Maqedonia vendin e vet e sheh në Evropën bashkohore dhe demokratike, duke hyrë në sistemin kolektiv të mbrojtjes dhe të sigurisë. Kështu, mbrojtja e Republikës së Maqedonisë, prandaj edhe ARM, ndërtohet sipas standardeve bashkohore evropjane dhe të NATO-s, natyrisht, në përshtatje me kushtet e hapsirës sonë. Republika e Maqedonisë tanimë është pranuar në OKB, Këshillin e Evropës, OSBE, është anëtare e Iniciativës Partneritet për Paqe si program i NATO-s, ndërsa përpiqet të pranohet dhe si anëtare e plotë e NATO-s. Një orjentim i këtillë është i kuptueshëm, sepse është vend i vogël, me një potencial të kufizuar, në radhë të parë, me atë njerëzor dhe material.41 40 OKB, Dokumentet themelore, faqe 11-20, Shkup,1995 41 Nazmi Maliqi, Mbrotja dhe siguria kolektive, Punim seminarik, Studime posdiplomike, Fakultetit filozofik- Instituti i mbrojtjes, Shkup,1995
  • 47. Toleranca politike në funksion të paqës 51 1.9. Siguria e konstrukcionit evropjan Politika e jashtme e përbashkët dhe politika e sigurisë dhe ruajtjes së paqës paraqesin elementin më të rëndësishëm të konstruktit evropjan dhe kanë të bëjnë drejtpërdrejtë më të gjithë qytetarët të të gjitha vendeve evropjane. Kur bëhet fjalë për politikën e jashtme dhe politikën e sigurisë, veçanërisht për çështjet diplomatike dhe ushtarake, nevoiten instrumenta teknik në sferën e marrjes së vendimeve në lëmin e strukturës së mbrojtjes. Këshilli i Evropës i përcakton kahjet për politikën e jashtme të përbashkët dhe të politikës së sigurisë dhe merrë vendime përfundimtare për strategji të përbashkëta. Në këtë rast, këtë e bënë Këshilli i ministrave të punëve të jashtme. Aty vendoset në këtë mënyrë: me koncenzus, nëse synimet duhet të zbatohen dhe me shumicë kvalifikative, nëse bëhet fjalë për përcaktimin e strategjive. Por, një vend anëtar mund të kërkojë edhe të mos votojë, në atë rast Këshilli i Unionit, më shumicë kualifikative mund të marrë vendim që çështja të hidhet në kopetenca të Këshillit të Evropës (i cili duhet të marrë vendim të njëzëshëm). Kur bëhet fjalë për çështje të luftës, çdoherë duhet të ketë koncenzus. Sipas komesarit për informim të Bashkimit Evropjan, i cili e analizon rrugën e politikës së përbashkët të jashtme, më të rëndësishme ose të domosdoshme janë tri pika në politikën e jashtme të përbashkët: - Zhvillimi i ardhshëm i paparashikuar i zhvillimeve në Rusi dhe zgjerimi i bashkimit Evropjan me pranimin e vendeve të evropës juglindore. Bisedat e ndërlikuara me këto vende dhe më fqinjët e tyre kërkonë që Bashkimi Evropajn të ketë qëndrime të vetme. - Gjendja e vështirë në disa rajone të Mesdheut kërkon që vendet anëtare të bashkimit Evropjan të paraqiten bashkërisht për të siguruar në këto rajone paqe, siguri, zhvillim ekonomik dhe mbrojtje të të drejtave themelore. - Angazhimin e përgjithshëm të organizatave të shumta joqeveritare evropjane në vendet ku situata është kritike, qoftë kur bëhet fjalë për ekonominë, aspektet humanitare, ose për çështje sociale dhe të situatës luftarake. Qeveritë e vendeve anëtare të Bashkimit evropajn, me kumtesë të përbashkët e vërtetuan rëndësisnë e bashkëpunimit me vendet e
  • 48. Nazmi Maliqi 52 Unionin Evroperëndimor. Gjithashtu kjo vlen edhe për shtetet që nuk i takojnë Bashkimit evropjan. “Këshilli i Evropës tanimë ka nisur të zbatojë në vepër disa nga këto përcaktime. Detyrat humanitare dhe paqësore janë në kompetenca të Bashkimit Evropajan; kjo mund të ketë rëndësi vendimtare për të ardhmen, sepse Bashkimi Evropjan, nëse është e nevojshme do të ishte i pranishëm edhe ushtarakisht në rajone të ndryshme të botës.”42 Sot Bashkimi Evropjan ka 15 anëtarë, me një popullsi të përgjithshme mbi 370 milion banorë dhe paraqet forcë të vertetë ekonomike, politike dhe ushtarake në botë. Kuptohet, me interesa të përcaktuara qartë, në çka vendet anëtare i kanë matur mirë interesat e tyre politike, strategjike, ekonomike dhe të sigurisë. Siguria nuk mund të planifikohet dhe të ndërtohet vetëm në një pjesë të Evropës, por më gjerë. Organizata e sigurisë dhe bashkëpunimit evropjan (OSBE) sot ka mëse 50 shtete dhe paraqet përpjekje reale për themelimin e mekanizmit efikas për zgjidhjen e krizave në Evropë, sepse këtu edhe sot ende nuk janë zgjidhur disa çështje dhe janë vatra të hapura, veçanërisht Ballkani dhe Evropa Lindore, (viset në ish Jugosllavi, Bosnja e Hercegovina, Kosova), ku është e nevojshme të ndërmerren edhe shumë punë për tu formuar sistemi i sigurisë që do të verpojë në mënyrë efikase në tërë Evropën. Këshilli i Evropës sot shënon mëse 40 vende. Ideja për eksistencën e kësaj organizate ka qenë për integrimin e vendeve të Evropës, me qëllim që të arrihet një unitet politik, ekonomik dhe ideologjik ndërmjet shteteve në bazë të parimeve të demokracisë qytetare, me të vetmin qëllim – Evropë më të mirë dhe më të drejtë.43 42 Die Presse, Vien, 28.01.1998 43 Shih. Këshilli i Evropës, Udhëzues i shkrutër i Konventave Evropjane për të drejtat e njeriut.
  • 49. Toleranca politike në funksion të paqës 53 Kreu i tretë III Toleranca politike si kulturë - faktor për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit 1. Toleranca politike si faktor për ruajtjen e paqes Për tolerancën në përgjithësi, e veçanërisht për tolerancën politkke, mund të thuhejt se është pjesë e së drejtës së njohur të dallimeve ndërmjet njerëzve. Dallimet dhe pranimi i ture paraqesin zgjidhje për tolerancën dhe për domethënjen e saj. Atje ku nuk pranohen dallimet dhe e drejta për ekzistencën e tyre, nuk njihet as e drejta e tolerancës. Së këndejmi, nuk ka tolerancë pa i pranuar dallimet. Toleranca politike nuk mud të zhvillohet jashtë lirive politike. Sa do të jetë i zhvilluar koncepti i lirisë politike, aq do të jetë i zhvilluar edhe koncepti ose teoria e domokracisë. Nëse toleranca politike në kulmin e zhvillimit të vet është fëmijë i pashmangshëm , “fakt i pluralizmit”44 , atëherë kemi të bëjmë me lirinë politike dhe nuk mund të përcaktohet jashtë teorisë së lirisë politike, e sipas kësaj edhe pa teorinë e demokracisë. Nga ajo që u tha mund të konkludojmë se nuk ekziston teori të përkryera për tolerancën politike, porse ajo është e lidhur me konceptin e lirive politike dhe me demokracinë. Ekzistojnë disa teori të ndryshme për liritë politike dhe për demokracinë, por edhe shumë klasifikime të ndryshme të teorive të tilla. Të rëndomta janë teoritë e participimit dhe demokracive reprezentative. Gjithashtu, ka edhe ndarje të tjera, si për shembull te K. Janda, i cili fletë për demokraci procedurale ose të shumicës, përkatësisht për demokracinë pluraliste dhe substative, etj. Si rrugë për tolerancë politike.45 44 Mirjana Najçevska, Shteti juridik, faqe 114, List, Shkup,1995 45 Trajan Gocevski, Maqedonia neutrale nga vizioni deri në realitet, Makedonska riznica Kumanovë, 1994