Good Stuff Happens in 1:1 Meetings: Why you need them and how to do them well
Bio - Addudin el-Ixhi
1. Aduddin el-Ixhi (rreth 700-756 / rreth 1300-1355)
Shkruan: Oliver Leaman
Përktheu: Fatih Ibrahimi
Burimi: Encyclopedia of Islamic Philosophy, edited by: Oliver Leaman, botimi 2015m, fq. 237
Aduddin el-Ixhi është lindur në Ixh, afër Shirazit, ku ai shërbeu si kadij dhe mësues. Puna e tij kryesore
ishte në kelam (teologji islame) dhe përpjekjet e tij këtu janë të njohura për sistematizimin e kësaj lëmie.
El-Ixhi prodhoi një komentim të Kur’anit, dhe, Metali el-Enwar (ngritja e dritave), një përshkrim të
fushëveprimit [f: dhe synimeve] të kelamit. Shumë më komplekse se të dy ktë vepra është Kitab el-
Mewafik (Libri i gjendjeve) e cila e ndanë teologjinë në gjashtë gjendje ose tema. Këto janë
epistemologjia, ontologjia, teoria e substancës bazike ose esencës, aksidencat që karakterizojnë
substancën, natyrën e shpirtit, dhe në fund, çështjet fetare si eskatologjia dhe natyra e pejgamberisë.