SlideShare ist ein Scribd-Unternehmen logo
1 von 137
Historiku i zhvillimit dhe mbrojtjes ndërkombëtare të të drejtave dhe lirive të njeriut
Çështje e njohjes dhe e mbrojtjes se të drejtave dhe lirive themelore të njeriut ka tërhequr
vëmendjen e shumë filozofëve, teologëve, politikanëve, juristëve etj.
Mirëpo, si kategori juridike mbrojtja e të drejtave të njeriut është paraqitur me krijimin e
shteteve dhe rregullave të para juridike, kurse shtytje më të madhe u kanë dhënë revolucionet
borgjeze, të cilat kanë proklamuar si ideale të përbashkëta ‘lirinë, vëllazërinë dhe barazinë’.
Pikërisht revolucionet borgjeze kanë inspiruar Ligjin për të Drejtat (Bill of Rights) të vitit 1689,
Deklaratën për pavarësinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës të vitit 1776 dhe Deklaratën për
të Drejtat e Njeriut dhe të Qytetarëve të vitit 1789.
Deri atëherë, respektimi i të drejtave të njeriut ishte përgjithësisht më tepër ideal se realitet.
Mjafton të përmendet këtu sistemi skllavopronar, në të cilin masat e gjera (robërit) jo vetëm që
nuk gëzonin barazi, por trajtoheshin si sende që pronari ka mundur ti shiste, këmbente, madje
edhe ti vriste.
Nga kjo del qartë se atëherë mbrojtje gëzonin vetëm skllavopronarët e jo edhe të tjerët.
Të drejtat e njeriut deri në kohën më të re trajtoheshin si çështje të kompetencës së brendshme
të shteteve. Prandaj, asnjë shtet, e as bashkësia ndërkombëtare ska pasur të drejtë të
parashtronte çështjen e cenimit të të drejtave të njeriut në një shtet, pa rrezik që kjo të
interpretohej si përzierje në punët e brendshme të atij shteti.
Të drejtat e njeriut kanë filluar të zënë vend me të madhe në veprat e juristëve, politikanëve dhe
filozofëve të shek XVI, XVII dhe XVIII si Grotius, Locke, Spinoza, Puffendorf, Vollf etj.
Shumica e këtyre filozofëve të drejtat e njeriut i përcaktojnë si të ‘’drejta hyjnore’’ ose ‘’ligj të
Perëndisë’’. Të drejta të cilat njeriu i gëzon me të lindur.
Magna Carta Libertatum
Karta e Madhe e Lirive 1215 në atë kohë parashihte se askush nuk mund të burgoset ose të
privohet nga pasuria, të vihet jashtë ligjit ose të dëbohet pos në bazë të vendimit të ligjshëm dhe
në bazë të ligjit.
Ligji për të drejtat përmban rregulla të cilat e kufizojnë dukshëm pushtetin absolutist dhe
garantojnë një mbrojtje më të madhe të të drejtave të njeriut. Ai e shpall të paligjshëm
pushtetin që synon të pezulloj ligjin ose të sundoj pa ligj; ndalon që fjalimet, diskutimet ose
veprimet në Parlament të sulmohen ose t’u nënshtrohen hetimeve në gjyq etj.
Përpunimi i mëtejshëm i të drejtave të njeriut është bërë në Deklaratën për Pavarësinë e
Shteteve të Bashkuara të Amerikës 1776. Kjo deklaratë shpallë: se të gjithë njerëzit janë të
krijuar si të barabartë; se krijuesi i tyre u ka dhënë disa të drejta të patjetërsueshme, siç janë
jeta, liria dhe kërkimi i lumturisë; se qeveritë janë krijuar për ti siguruar këto të drejta; dhe se
qeveritë autorizimet e veta i nxjerrin nga pajtimi i njerëzve mbi të cilët ushtrojnë pushtetin.
Deklarata per te drejtat e njeriut dhe te
qytetarit
Asambleja Nacionale e Francës, më 26 gusht 1789 miratoi Deklaratën për të Drejtat e Njeriut
dhe Qytetarit, sipas së cilës njerëzit lindin dhe jetojnë të lirë dhe të barabartë në të drejta.
Dallimet shoqërore mund të jenë të bazuara vetëm në interes të përbashkët. Sipas nenit 2 të
Deklaratës, qëllimi i çdo rendi politik është të mbrojë të drejtat natyrore dhe të patjetërsueshme
të njeriut, siç janë: liria, prona, siguria dhe rezistenca ndaj shtypësit.
Interesimi ndërkombëtar për të drejtat e
njeriut
Të drejtat e njeriut dhe liritë themelore tradicionalisht trajtoheshin si çështje të kompetencës së
brendshme, andaj rregullimi i tyre bëhej me ligje, deklarata ose kushtetutë.
Ato do të transferohen edhe në fushën ndërkombëtare vetëm pas Luftës së Dytë Botërore. Mes
tjerash, edhe për faktin se respektimi i të drejtave të njeriut është esencial për ruajtjen e paqes
dhe të rendit ndërkombëtar.
Karta e OKB-së dhe të Drejtat e Njeriut
Karta ka më shumë dispozita që i referohen njohjes ndërkombëtare dhe mbrojtjes së të drejtave
të njeriut. Në hyrje të saj riafirmohet besimi ‘në të drejtat themelore të njeriut, në dinjitetin dhe
në vlerën e njeriut, në barazinë e të drejtave të meshkujve dhe të femrave’, kurse neni 1 pika 3 e
vë respektimin e të drejtave të njeriut dhe të lirive themelore për të gjithë pa dallim race, seksi,
gjuhe e feje ndër qëllimet kryesore të Kombeve të Bashkuara.
Karta e OKB-së ka përcaktuar organet qendrore që duhet të bartin veprimtarinë lidhur me të
drejtat e njeriut dhe që duhet të kujdesen për sendërtimin e dispozitave të përmendura më
sipër. Këto janë: Asambleja e Përgjithshme dhe Këshilli Ekonomik e Social.
Kushtetuta e Kosoves
Të drejtat dhe liritë e njeriut të garantuara me marrëveshjet dhe instrumentet ndërkombëtare
në vijim, garantohen me këtë Kushtetutë, zbatohen drejtpërdrejtë në Republikën e Kosovës dhe
kanë prioritet, në rast konflikti, ndaj dispozitave e ligjeve dhe akteve të tjera të institucioneve
publike:
(1) Deklarata Universale për të Drejtat e Njeriut;
(2) Konventa Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut dhe
Protokollet e saj;
(3) Konventa Ndërkombëtare për të Drejtat Civile e Politike dhe Protokollet e saj;
(4) Konventa Kornizë e Këshillit të Evropës për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare;
(5) Konventa për Eliminimin e të gjitha Formave të Diskriminimit Racor;
(6) Konventa për Eliminimin e të gjitha Formave të Diskriminimit ndaj Gruas;
(7) Konventa për të Drejtat e Fëmijës;
(8) Konventa kundër Torturës dhe Trajtimeve e Ndëshkimeve të tjera Mizore,
Jonjerëzore dhe Poshtëruese.
GJYKATAEVROPIANEE TË DREJTAVE TË NJERIUT
Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut është një gjykatë ndërkombëtare e themeluar në vitin
1959. Ajo merr vendime për kërkesat individuale ose ndërshtetërore, të cilat pretendojnë shkelje
të të drejtave civile dhe politike të përcaktuara në Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut.
Miratimi I Konventes
Miratimi i Konventës Evropiane për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut është bërë me 4 nëntor 1950.
Konventa ka hyrë në fuqi me datë 3 Shtator 1953
Me date 21 janar 1959 anëtarët e parë të Gjykatës u zgjodhën nga Asambleja Konsultative e
Këshillit të Evropës.
Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut është një traktat ndërkombëtar në bazë të të cilit
shtetet anëtare të Këshillit të Evropës premtojnë t’u sigurojnë të drejtat themelore civile dhe
politike jo vetëm qytetarëve të tyre, por edhe çdo individi brenda juridiksionit të tyre. Konventa,
e cila u nënshkrua më 4 nëntor 1950 në Romë, hyri në fuqi në vitin 1953.
Konventa konkretizoi disa të drejta të përcaktuara në Deklaratën Universale të të Drejtave të
Njeriut dhe themeloi një organ gjyqësor ndërkombëtar kompetent për të marrë vendime kundër
Shteteve që nuk i përmbushin detyrimet e tyre.
Konventa mbron në veçanti:
• të drejtën për jetën,
• të drejtën për proces gjyqësor të rregullt,
• të drejtën për të respektuar jetën private dhe atë familjare,
• lirinë e shprehjes,
• lirinë e mendimit, ndërgjegjes dhe fesë dhe,
• të drejtën e pronës.
Konventa ndalon:
• torturën dhe trajtimin ose dënimin çnjerëzor ose poshtërues,
• skllavërinë dhe punën e detyruar,
• dënimin me vdekje,
• ndalimin arbitrar dhe të paligjshëm, dhe
• diskriminimin në gëzimin e të drejtave dhe lirive të përcaktuara në Konventë.
MOS NGATËRRONI
Gjykata e Drejtësisë e Bashkimit Evropian
Me seli në Luksemburg, kjo Gjykatë siguron pajtueshmërinë me të drejtën dhe rregullat e BE-së,
interpretimin dhe zbatimin e traktateve që themelojnë Bashkimin Evropian.
Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë
Organ gjyqësor i Kombeve të Bashkuara me seli në Hagë.
Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut. Tekst i miratuar nga Kombet e Bashkuara në vitin
1948 për të forcuar mbrojtjen e të drejtave të njeriut në nivel ndërkombëtar.
Karta për të Drejtat Themelore . Tekst i Bashkimit Evropian për të Drejtat dhe Liritë Themelore
të Njeriut, miratuar në vitin 2000.
Protokollet e Konventes
Një protokoll i Konventës është një tekst që i shton një ose më shumë të drejta Konventës
fillestare, ose ndryshon disa dispozita të caktuara të saj.
Protokollet që i shtojnë të drejta Konventës janë të detyrueshme vetëm për ato Shtete që i kanë
nënshkruar dhe ratifikuar ato. Një shtet, që vetëm e ka nënshkruar protokollin, por nuk e ka
ratifikuar, nuk është i detyruar të zbatojë dispozitat e protokollit.
Evoluimi I Konventes
Konventa evoluon veçanërisht nëpërmjet interpretimit që i bën dispozitave të saj Gjykata
Evropiane e të Drejtave të Njeriut. Nëpërmjet jurisprudencës së saj, Gjykata e ka kthyer
Konventën në një instrument të gjallë. Në këtë mënyrë ajo i ka zgjeruar të drejtat e ofruara dhe i
ka zbatuar ato për situata që nuk ishin të parashikueshme në kohën kur u miratua Konventa.
Po ashtu, Konventa evoluon nëpërmjet protokolleve të saj të cilat i kanë shtuar të drejta të reja.
Për shembull, kjo ka ndodhur në korrik 2003, me Protokollin nr. 13 për heqjen e dënimit me
vdekje në të gjitha rrethanat, ose në prill 2005, me Protokollin nr. 12 për mos-diskriminimin.
A janë gjykatat vendore të detyruara të
zbatojnë Konventën?
Konventa është e zbatueshme në nivel kombëtar. Ajo është përfshirë në legjislacionin e Shteteve
Palë, të cilat kanë marrë përsipër të mbrojnë të drejtat e përcaktuara në Konventë. Për
rrjedhojë, gjykatat vendase duhet ta zbatojnë Konventën. Përndryshe, Gjykata Evropiane e të
Drejtave të Njeriut do të konstatojë shkelje të Konventës nga ana e Shteteve Palë në rast se
individët do të ankohen për mosrespektimin e të drejtave të tyre.
Numri i gjyqtarëve në Gjykatë është i njëjtë me atë të Shteteve Palë të Konventës (deri më sot
47).
Gjyqtarët zgjidhen nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës në bazë të listës prej tre
kandidatësh që propozohetnga secili Shtet. Ata zgjidhen për një mandat të parinovueshëm prej
nëntë vitesh.
Pavarësia e Gjyqtarëve
Megjithëse gjyqtarët zgjidhen për çdo Palë kontraktuese, ata i gjykojnë çështjet si individë dhe
nuk përfaqësojnë Shtetin përkatës. Ata janë krejtësisht të pavarur dhe nuk mund të angazhohen
në ndonjë aktivitet që do të ishte i papajtueshëm me detyrën e tyre për të qenë të pavarur dhe
të paanshëm.
Kompetenca e Gjykatës
Gjykata nuk mund të marrë në shqyrtim një çështje me iniciativën e saj.
Ajo ka kompetencë të shqyrtojë pretendimet për shkelje të Konventës Evropiane për të Drejtat e
Njeriut dhe këtë e bën përmes pranimit të kërkesave individuale ose ndër-shtetërore.
Kush mund të paraqesë një çështje në
Gjykatë?
Konventa dallon dy lloj kërkesash: kërkesat individuale, të depozituara nga një person, grup
individësh, kompani ose OJQ, që pretendojnë se u janë shkelur të drejtat, si edhe kërkesat ndër-
shtetërore, të depozituara nga një shtet kundër një shteti tjetër.
Që nga koha e themelimit të Gjykatës, pothuajse të gjitha kërkesat janë depozituar nga individë
të cilët i kanë sjellë çështjet e tyre drejtpërdrejt në Gjykatë me pretendimin se u janë bërë një
apo më shumë shkelje të Konventës.
Kundër kujt mund të drejtohet një
çështje?
Çështjet mund të ngrihen kundër një ose më shumë shteteve që kanë ratifikuar Konventën. Çdo
kërkesë drejtuar kundër shteteve të treta ose, për shembull, kundër individëve të tjerë, shpallet
e papranueshme.
Si mund të paraqitet një çështje para
Gjykatës?
Çështjet mund të paraqiten në Gjykatë nga vetë individët. Ndihma e një avokati nuk është e
nevojshme në fillim të procedurës. Mjafton t’i dërgohet Gjykatës formulari i plotësuar si duhet,
bashkë me dokumentet e kërkuara. Megjithatë, regjistrimi i një kërkese nga Gjykata nuk do të
thotë se çështja do të deklarohet e pranueshme apo do të jetë e suksesshme në themel.
Konventa parashikon një sistem “të lehtë” për të paraqitur një kërkesë në Gjykatë, duke
mundësuar çdo person të sjellë çështjen në Gjykatë, pavarësisht nëse jeton në një zonë të largët
të një shteti anëtar apo nëse nuk ka të holla. Pikërisht, për këtë arsye, procedura para Gjykatës
është falas.
Dallimi ndërmjet një kërkese individuale dhe
një kërkese ndër-shtetërore
Shumica e kërkesave të paraqitura në Gjykatë janë individuale të cilat dërgohen nga persona
privatë. Edhe një Shtet mund të paraqesë një kërkesë kundër një Shteti tjetër Palë të Konventës;
kjo kërkesë quhet ndër-shtetërore.
Përfaqësimi nga një avokat në procedurat
para Gjykatës
Përfaqësimi ligjor nuk është i domosdoshëm në fillim të procedurës; çdo individ mund ta dërgojë
çështjen e tij drejtpërdrejt në Gjykatë. Ndihma e avokatit bëhet e domosdoshme në momentin
kur Gjykata fton qeverinë e paditur të paraqesë vëzhgimet e saj. Ndihma ligjore mund t’u jepet
ankuesve, nëse është e nevojshme, vetëm në këtë fazë të procedurës.
Cilat janë etapat e procedurës para
Gjykatës?
Në shqyrtimin e çështjeve të sjella para Gjykatës ka dy faza kryesore: faza e pranueshmërisë dhe
faza e shqyrtimit të themelit (d.m.th. shqyrtimi i ankesave që janë ngritur nga ankuesi). Kërkesa
kalon nëpër disa etapa.
Trupi gjykues i përbërë nga një gjyqtar e shpall kërkesën të papranueshme kur papranueshmëria
duket qartë që në fillim. Vendimet e këtij gjyqtari nuk mund të ankimohen.
Dhoma i komunikon çështjen qeverisë së paditur dhe e fton të paraqesë vëzhgimet e saj.
Gjykata vendos nëse është e nevojshme të zhvillojë një seancë publike lidhur me çështjen.
Seancat publike, duke parë numrin e kërkesave të shqyrtuara nga Gjykata, bëhen vetëm në raste
përjashtimore.
Pastaj Gjykata vendos nëse është e nevojshme të zhvillojë një seancë publike lidhur me çështjen.
Seancat publike, duke parë numrin e kërkesave të shqyrtuara nga Gjykata, bëhen vetëm në raste
përjashtimore.
Në fund, Dhoma shpall vendimin, i cili bëhet përfundimtar vetëm pas kalimit të periudhës tre-
mujore gjatë së cilës kërkuesi ose qeveria mund të kërkojnë kalimin e çështjes në Dhomën e
Madhe për një shqyrtim të ri.
Dhomën e Madhe për një shqyrtim të ri. Nëse kërkesa për kalimin e çështjes pranohet nga
kolegji i Dhomës së Madhe, çështja rishqyrtohet dhe, nëse është e nevojshme, zhvillohet një
seancë publike. Vendimi i Dhomës së Madhe është i formës së prerë.
Cilat janë kushtet e pranueshmërisë se
Parashtreses
Që të shpallet e pranueshme nga Gjykata, kërkesa duhet të plotësojë disa kushte. Përndryshe,
kërkesa nuk do të merret në shqyrtim.
Çështjet mund të sillen në Gjykatë vetëm pasi të jenë shteruar të gjitha mjetet e brendshme
ligjore.
Kj do të thotë se individët të cilët ankohen për shkelje të të drejtave të tyre në fillim duhet ta
kenë kaluar çështjen nëpër të gjitha gjykatat vendase, deri në jurdiksionin më të lartë. Në këtë
mënyrë, Shtetit i jepet mundësia të korrigjojë, në nivel kombëtar, shkeljet e pretenduara.
Pretendimet e kërkuesit duhet të kenë të bëjnë me një ose më shumë se një nga të drejtat e
përcaktuara në Konventë.
Gjykata nuk mund të shqyrtojë kërkesa që kanë të bëjnë me shkelje të ndonjë të drejte tjetër që
nuk është e përcaktuar në Konventë.
Po kështu, kërkesa duhet të paraqitet në Gjykatë brenda gjashtë muajve pas vendimit të fundit
gjyqësor që është marrë lidhur me çështjen, që zakonisht është vendimi i gjykatës më të lartë të
vendit në fjalë.
Ankuesi duhet që, personalisht, dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë, të jetë viktimë e një shkeljeje
të Konventës dhe, duhet të ketë pësuar një dëm të konsiderueshëm.
Sigurisht që nuk duhet harruar që kërkesat mund të paraqiten vetëm kundër një ose më shumë
se një prej Shteteve Palë të Konventës, dhe jo kundër ndonjë Shteti tjetër që nuk e ka ratifikuar
Konventën apo kundër ndonjë individi.
Zgjidhje miqësore në Gjykatën Evropiane
Zgjidhja miqësore është marrëveshja ndërmjet palëve që ka për qëllim t’i japë fund çështjes.
Kur palët e përfshira bien dakord që ta zgjidhin mosmarrëveshjen e tyre në këtë mënyrë, Shteti i
paguan kërkuesit një shumë parash.
Pas shqyrtimit të kushteve të zgjidhjes miqësore, dhe vetëm në rast se Gjykata arrin në
përfundimin se është siguruar respektimi i të drejtave të njeriut, atëherë ajo e fshin kërkesën
nga lista e çështjeve të saj.
Gjykata i nxit gjithnjë palët të zhvillojnë bisedime për gjetjen e zgjidhjes miqësore.
Në rast se nuk arrihet ndonjë marrëveshje, Gjykata vazhdon me shqyrtimin e themelit të
çështjes.
Marrja e masave të përkohshme nga Gjykata
Pas marrjes së një kërkese, Gjykata mund t'i kërkojë Shtetit të paditur që të marrë disa masa të
përkohshme, ndërkohë që vetë Gjykata vazhdon shqyrtimin e çështjes.
Kjo do të thotë që Shtetit përkatës i kërkohet që të mos ndërmarrë asnjë veprim, si, për
shembull, të mos kthejë individë të caktuar në vendin nga i cili kanë ardhur ku ata pretendojnë
se mund të gjejnë vdekjen ose t’i nështrohen torturës.
Bashkepunimi I Shteteve me Gjukaten
Ka pasur raste kur shtete të caktuara kanë munguar, madje kanë refuzuar t’i japin Gjykatës
informacione dhe dokumente të nevojshme për shqyrtimin e kërkesës nga ana e Gjykatës.
Në këto raste Gjykata mund të dënojë Shtetin përkatës në bazë të Nenit 38 të Konventës (që i
detyron Shtetet t'i krijojnë Gjykatës të gjitha lehtësirat e nevojshme).
SA KOHË ZGJAT PROCEDURA PARA GJYKATËS?
Eshtë e vështirë të thuhet se sa zgjat procedura para Gjykatës.
Gjykata përpiqet t’i trajtojë çështjet brenda tre viteve që nga data e dorëzimit të tyre.
Megjithatë, shqyrtimi i disa çështjeve mund të marrë më shumë kohë, ndërkohë që disa të tjera
mund të shqyrtohen më shpejt.
Kohëzgjatja e procedurës ndryshon sigurisht në varësi të çështjes, të trupit gjykues të cilit i është
caktuar, kujdesit të palëve për t’i dhënë Gjykatës informacionin e duhur dhe shumë faktorëve të
tjerë, si zhvillimi i një seance publike ose kalimit të çështjes në Dhomën e Madhe.
Disa kërkesa mund të konsiderohen urgjente dhe të trajtohen me përparësi, sidomos në rastet
kur integriteti fizik i kërkuesit vihet në rrezik dhe kërcënohet në mënyrë të menjëhershme .
Detyrushmëria e vendimeve të Gjykatës
Vendimet që kanë identifikuar shkelje të Konventës janë të detyrueshme për Shtetet përkatëse,
të cilat duhet t'i ekzekutojnë ato.
Komiteti i Ministrave i Këshillit të Evropës monitoron ekzekutimin e vendimeve, veçanërisht
përsa i përket pagimit nga ana e Shteteve të shumave të caktuara nga Gjykata si kompensim për
dëmin që u është shkaktuar ankuesve.
Si ekzekutohen vendimet e Gjykatës?
Kur Gjykata shpall një vendim për një shkelje që është bërë, ajo ia përcjell dosjen Komitetit të
Ministrave të Këshillit të Evropës, i cili përcakton me Shtetin e paditur dhe departamentin e
ekzekutimit të vendimeve modalitetet për ekzekutimin e vendimit dhe për parandalimin e
shkeljeve të ngjashme të Konventës në të ardhmen.
Kjo shoqërohet me marrjen e masave me karakter të përgjithshëm, sidomos me ndryshimin e
legjislacionit, dhe me marrjen e masave individuale kur është e nevojshme.
SHPËRBLIMI I DREJTË
Kur Gjykata vendos kundër një Shteti dhe vëren se kërkuesi ka pësuar dëm, ajo i jep kërkuesit
kompensim të drejtë, domethënë i jep një shumë parash si kompensim për dëmin që ka pësuar.
Komiteti i Ministrave merr masat që shuma e caktuar nga Gjykata t’i paguhet konkretisht
kërkuesit.
TË DREJTATDHELIRITËTHEMELORETE GARANTUARAME KUSHTETUTENE KOSOVES
Kapitulli II Të Drejtat dhe Liritë Themelore
Neni 21 [Parimet e Përgjithshme]
1. Të drejtat dhe liritë themelore të njeriut janë të pandashme, të patjetërsueshme e të
pacenueshme dhe janë bazë e rendit juridik të Republikës së Kosovës.
Çdokush e ka për detyrë t’i respektojë të drejtat e njeriut dhe liritë themelore të të tjerëve.
Disa nga te Drejtat dhe Liritë e Njeriut te
Garantuara me KK
Neni 23 [Dinjiteti i Njeriut]
Dinjiteti i njeriut është i pacenueshëm dhe është bazë e të gjitha të drejtave dhe lirive themelore
të njeriut.
Neni 24 [Barazia para Ligjit]
1. Të gjithë janë të barabartë para ligjit. Çdokush gëzon të drejtën e mbrojtjes së barabartë
ligjore, pa diskriminim.
2. Askush nuk mund të diskriminohet në bazë të racës, ngjyrës, gjinisë, gjuhës, fesë, mendimeve
politike ose të tjera, prejardhjes kombëtare a shoqërore, lidhjes me ndonjë komunitet, pronës,
gjendjes ekonomike, sociale, orientimit seksual, lindjes, aftësisë së kufizuar ose ndonjë statusi
tjetër personal.
Neni 25 [E Drejta për Jetën]
1. Secili individ gëzon të drejtën për jetën.
2. Dënimi me vdekje është i ndaluar.
Neni 30 [Të Drejat e të Akuzuarit]
Çdokush që akuzohet për vepër penale, gëzon të drejtat minimale në vijim:
(1) të njoftohet menjëherë në gjuhën që kupton, për natyrën dhe shkakun e akuzës kundër
saj/tij;
(2) të njoftohet për të drejtat e tij/saj sipas ligjit;
(3) të ketë kohë, mundësi dhe mjete të mjaftueshme për të përgatitur mbrojtjen e vet;
(4) të ketë ndihmën pa pagesë të një përkthyesi, kur nuk flet ose nuk kupton gjuhën në të cilën
zhvillohet gjykimi;
(5) të ketë ndihmën e një mbrojtësi që e zgjedh, të komunikojë lirisht me të dhe, nëse nuk ka
mjete të mjaftueshme, t’i sigurohet mbrojtja falas;
(6) të mos shtrëngohet për të dëshmuar kundër vetvetes ose për të pranuar fajësinë e vet.
Neni 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe
të Paanshëm]
Çdokujt i garantohet mbrojtje e barabartë e të drejtave në procedurë para gjykatave, organeve
të tjera shtetërore dhe bartësve të kompetencave publike.
Çdokush i akuzuar për vepër penale ka të drejtë t'u bëjë pyetje dëshmitarëve dhe të kërkojë
paraqitjen e detyrueshme të dëshmitarëve, të ekspertëve dhe të personave të tjerë, të cilët
mund të sqarojnë faktet.
Prezumimi i pafajsis
Çdokush i akuzuar për vepër penale, prezumohet të jetë i pafajshëm derisa të mos dëshmohet
fajësia e tij/saj, në pajtim me ligjin.
Ndihma juridike falas do t’u mundësohet atyre që nuk kanë mjete të mjaftueshme financiare,
nëse një ndihmë e tillë është e domosdoshme për të siguruar qasjen efektive në drejtësi.
Neni 32 [E Drejta për Mjete Juridike]
Secili person ka të drejtë të përdorë mjetet juridike kundër vendimeve gjyqësore dhe
administrative të cilat cenojnë të drejtat ose interesat e saj/tij në mënyrën e përcaktuar me ligj.
Neni 33 [Parimi i Legalitetit dhe
Proporcionalitetit në Rastet Penale]
Askush nuk mund të akuzohet ose të dënohet për asnjë vepër e cila, në momentin e kryerjes,
nuk ka qenë e përcaktuar me ligj si vepër penale, me përjashtim të veprave të cilat, në kohën e
kryerjes së tyre, sipas së drejtës ndërkombëtare, përbënin gjenocid, krime lufte ose krime
kundër njerëzimit.
Dënimi i shqiptuar për një vepër penale nuk mund të jetë më i ashpër sesa ka qenë i përcaktuar
me ligj në kohën e kryerjes së veprës.
Ashpërsia e dënimit nuk mund të jetë në disproporcion me veprën penale.
Dënimet përcaktohen në bazë të ligjit që ka qenë në fuqi në kohën e kryerjes së veprës penale,
me përjashtim të veprave për të cilat ligji i mëvonshëm i aplikueshëm është më i favorshëm për
kryesin e veprës.
Neni 34 [E Drejta për të mos u Gjykuar dy
herë për të njëjtën Vepër]
Askush nuk mund të gjykohet më shumë se një herë për të njëjtën vepër penale.
Ne bis in idem…
Neni 36 [E Drejta e Privatësisë]
Çdokush gëzon të drejtën që t’i respektohet jeta private dhe familjare, pacenueshmëria e
banesës dhe fshehtësia e korrespondencës, telefonisë dhe e komunikimeve të tjera.
Kontrollet e cilësdo banese ose cilitdo objekti privat, që mendohet se janë të domosdoshme për
hetimin e krimit, mund të bëhen vetëm deri në shkallën e domosdoshme dhe vetëm pas
miratimit nga ana e gjykatës, pas shpjegimit të arsyeve pse një kontroll i tillë është I
domosdoshëm.
Shmangia nga kjo rregull lejohet, nëse është e domosdoshme për arrestim të ligjshëm, për
mbledhjen e provave që ka rrezik të humbasin ose për mënjanimin e rrezikut të drejtpërdrejtë
dhe serioz për njerëzit dhe për pasuri, në mënyrën e përcaktuar me ligj. Gjykata duhet që të
miratoj veprimet e tilla në mënyrë retroaktive.
Fshehtësia e korrespondencës, telefonisë dhe komunikimit tjetër, është e drejtë e
pacenueshme. Kjo e drejtë mund të kufizohet vetëm përkohësisht, në bazë të vendimit
gjyqësor, nëse është e domosdoshme për ecurinë e procedurës penale ose për mbrojtjen
evendit, në mënyrën e parashikuar me ligj.
Neni 46 [Mbrojtja e Pronës]
1. E drejta e pronës është e garantuar.
Askush nuk do të privohet në mënyrë arbitrare nga prona. Republika e Kosovës ose autoriteti
publik i Republikës së Kosovës mund të bëj ekspropriimin e pronës nëse ky ekspropriim është i
autorizuar me ligj, është i nevojshëm ose i përshtatshëm për arritjen e qëllimit publik ose
përkrahjen e interesit publik, dhe pasohet me sigurimin e kompensimit të menjëhershëm dhe
adekuat për personin ose personat prona e të cilave ekspropriohet.
Interpretimi i Dispozitave për të Drejtat e
Njeriut
Neni 53 i Kushtetutës
Të drejtat e njeriut dhe liritë themelore të garantuara me këtë Kushtetutë, interpretohen në
harmoni me vendimet gjyqësore të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
Kufizimi i të Drejtave dhe Lirive Themelore
Neni 55
Të drejtat dhe liritë themelore të garantuara me këtë Kushtetutë, mund të kufizohen vetëm me
ligj.
Të drejtat dhe liritë themelore të garantuara me këtë Kushtetutë, mund të kufizohen vetëm deri
në atë masë sa është e domosdoshme që, në një shoqëri të hapur dhe demokratike, të
përmbushet qëllimi për të cilin lejohet kufizimi.
Me rastin e kufizimit të të drejtave të njeriut dhe interpretimit të atyre kufizimeve, të gjitha
institucionet e pushtetit publik, dhe sidomos gjykatat, e kanë për detyrë t’i kushtojnë kujdes
esencës së të drejtës që kufizohet, rëndësisë së qëllimit të kufizimit, natyrës dhe vëllimit të
kufizimit, raportit midis kufizimit dhe qëllimit që synohet të arrihet, si dhe të shqyrtojnë
mundësinë e realizimit të atij qëllimi me kufizim më të vogël.
Kufizimi i të drejtave dhe lirive të garantuara me këtë Kushtetutë, nuk bën të mohojë kurrsesi
esencën e së drejtës së garantuar.
E Drejta e Punës dhe Ushtrimit të
Profesionit
Neni 49
1. E drejta e punës garantohet.
2. Secili person është i lirë të zgjedhë profesionin dhe vendin e punës.
Aktgjykimi I Gjykates Kushtetuese
Rastin Nr. K0131/12
Parashtruesi i kerkeses
Parashtrues te kërkesës janë deputetet e Kuvendit te Republikës se Kosovës
Ligji i kontestuar
Parashtruesit kontestojne kushtetutshmerine e neneve 18, 19, 41 dhe 60 te Ligjit per
Shendetesi, Nr. 04/L-125 te miratuar nga Kuvendi i Republikes se Kosoves, me 13 dhjetor 2012.
Objekti i ceshtjes
Objekt i çështjes është vleresimi nga Gjykata i kushtetutshmerise se neneve 18, 19, 41 dhe 60 te
Ligjit per Shendetesi, Nr. 04/L-125 (ne tekstin e metejme: Ligji per Shendetesi).
Me tej, parashtruesi ka kerkuar vendosjen e mases se perkohshme te pezullimit te zbatimit te
Ligjit per Shendetesi, deri ne vendimin perfundimtar te Gjykates perkitazi me kete kerkese.
Pretendimet e Parashtruesit
Me kerkesen e tyre parashtuesit kontestojne nenin 41 te Ligjit te Shendetesis, I cili ne paragrafin
1, e ndalon cdo profesionist shendetesor te punesuar ne cfaredo institucioni te shendetit publik
qe te punoj ne institucione private.
Neni 41 Parandalimi i konfliktit të
interesit
Është e ndaluar që të referohen pacientët nga institucionet e nivelit dytësor dhe tretësor të
kujdesit shëndetësor tek institucionet private të kujdesit shëndetësor për shkaqe të cilat nuk
mund të arsyetohen me argumente mjekësore, pavarësisht nga lista e pritjes.
Ndalohet rreptësishtë çfarëdo shpërblimi formal ose joformal, financiar ose i llojit tjetër i
profesionistit shëndetësor përfshirë shpërblimin për referimin e qytetarit ose banorit nga sektori
publik në sektorin privat të shëndetësisë, dhe marrëdhëniet profitabile me industrinë
farmaceutike.
Parashtruesi me tej argumenton se Ligji shkel nenin 49 te Kushtetues i cili thotë:
Neni 49 [E Drejta e Punës dhe Ushtrimit të Profesionit]
1. E drejta e punës garantohet.
2. Secili person është i lirë të zgjedhë profesionin dhe vendin e punës.
Përgjigja nga Ministria e Shëndetësi
MSH-ja konsideron se neni 41 i Ligjit nuk ndërhyn në të drejtat e garantuara me nenin 49 të
Kushtetutës, sepse ai nuk e ndalon anjë mjek të ushtroj profesioni e tij.
Edhe duke supozuar se ka pasur ndërhyrje në të drejtat e garantuara me neni 49 të Kushtetuës,
MSH-ja konsideron se ndërhyrjet e tilla justifikohen me nenin 55 të Kushtetuës.
Në përpunimin e testit të proporcionalitetit, MSH-ja thekson se ‘qëllimi legjitim i ndalimit të
punësimit të njëkohshëm të profesionistëve të kujdesit shëndetësor në sektorin publik dhe privat
është gëzim i të drejtave të qytetarëve të garantuara me nenin 51.1 të Kushtetutës [...]
MSH-ja më tej argumenton se punësimi i njëkohshëm i profesionistëve të kujdesit shëndetësor
në sektorin publik dhe privat është dëshmuar të jetë i dëmshëm për interesin e
qytetarëve...Kështu sipas MSH-s, qëllimi i kufizimit është të eliminojë referimin e pacientëve nga
sektori publik në atë privat...
MSH-ja më tejë argumenton inter alia se qytetarët nuk mund të presin derisa një mjek ta
përfundoj orarin e punës në sektorin publik dhe vetëm pastaj t’i shfrytëzoj shërbimet e mjekut
në sektorin publik.
MSH-ja konsideron se, nëse Gjykata gjen se neni 41 i Ligjit ndërhyn në nenin 49 të Kushtetutës,
kjo ndërhyrje arsyetohet në pajtim me nenin 55 të Kushtetutës.
Avokati I Popullit
Përfaqësuesi i Avokatit të Popullit gjatë seancë deklaron se nuk ka gjetur shkelje të Kushtetutës
në nenet e kontestuara të Ligjit. Për më tepër, Avokati i Popullit ka pranuar disa ankesa nga
qytetarët përkitazi me keqpërdorimin e pozitës, ku punonjësit shëndetësor i kanë referuar
qytetarët nga institucionet publike të kujdesit shëndetësor në sektorin privat...
Gjykata
Gjykata konstaton se dispozitat e nenit 41 të Ligjit kufizojnë të drejtën për punë, siç parashihet
me nenin 49 të Kushtetutës, dhe këto kufizime nuk janë në përputhje me natyrën e kufizimeve
të autorizuara sipas nenit 55 të Kushtetutës. Prandaj, neni 41 i Ligjit është në papajtueshmëri me
Kushtetutën.
Avokati I Popullit (ombudsperson)
Fjala "ombudsperson" (Avokati i Popullit) është me origjinë suedeze. Avokati i parë i popullit
është emërua nga Parlamenti suedez në 1809.
Funksionet e institucionit ishin qe te mbikëqyrë gjykatat dhe autoritetet tjera publike ne vend.
Në vitin 1919 institucioni i Avokatit të Popullit është themeluar në Finlandë, ndërsa në
Danimarkë 1955.
Avokati I Popullit ne Kosove
Institucioni i Ombudspersonit në Kosovë (IOK) u themelua në vitin 2000 me Rregulloren e
UNMIK-ut Nr. 2000/38, që i jepte mandat për të hetuar ankesa kundër UNMIK-ut dhe
administratës lokale publike.
Në shkurt 2006, u shpall Rregullorja e UNMIK-ut 2006/6, e cila zëvendësoi Rregulloren 2000/38.
Sipas kësaj Rregulloreje, Institucioni i Ombudspersonit kishte mandat që të hetojë ankesa
kundër autoriteteve lokale apo organeve tjera të Institucioneve të Përkohshme të
Vetëqeverisjes në Kosovë (IPVQ), por nuk kishte më mandat që të hetojë ankesa kundër
organeve administrative ndërkombëtare në Kosovë.
Në vitin 2007 është miratuar Rregullorja e re nr. 2007/15 për ndryshimin e Rregullores së
UNMIK-ut, nr. 2006/6 mbi Institucionin e Avokatit të Popullit në Kosovë. Me këtë rregullore u
ndryshua: Emërtimi i Institucionit (nga “Institucioni i Ombudspersonit” në “Institucioni i Avokatit
të Popullit”); struktura e brendshme e Institucionit, si dhe mandati i Avokatit të Popullit dhe i
zëvendësve të tij.
Institucionet Kushtetuese
Kushtetuta e Republikës së Kosovës, e miratuar më 15 qershor 2008, e ka përcaktuar
Institucionin e Avokatit të Popullit si kategori të veçantë kushtetuese.
Kapitulli XII Institucionet e Pavarura
Neni 132 [Roli dhe Kompetencat e Avokatit të Popullit]
Avokati i Popullit mbikëqyr dhe mbron të drejtat dhe liritë e individëve nga veprimet ose
mosveprimet e paligjshme dhe të parregullta të autoriteteve publike.
Avokati i Popullit është i pavarur në ushtrimin e detyrës dhe nuk pranon udhëzime e ndërhyrje
nga organet, institucionet ose autoritetet e tjera, të cilat ushtrojnë pushtetin në Republikën e
Kosovës.
Çdo organ, institucion ose autoritet tjetër, që ushtron pushtet legjitim në Republikën e Kosovës,
është i detyruar t’u përgjigjet kërkesave të Avokatit të Popullit dhe t’i paraqesë atij/asaj të gjitha
dokumentet dhe informacionet e kërkuara në pajtim me ligj.
Kompetencat e Avokatit te Popullit
Kompetencat e Avokatit të Popullit shtrihen në mbarë territorin e Republikës së Kosovës.
Në ushtrimin e funksioneve të tij lidhur me rastet që paraqiten brenda territorit të Republikës së
Kosovës, Avokati i Popullit mund t’u ofrojë shërbime të mira edhe qytetarëve të Republikës së
Kosovës që përkohësisht ndodhen jashtë territorit të Republikës së Kosovës.
Avokati i Popullit ka kompetenca për t’i hetuar ankesat e pranuara nga çdo person fizik a juridik
lidhur me pohimet për shkeljen e të drejtave të njeriut të parapara me kushtetutë, ligje dhe
akte tjera, si dhe me standarde ndërkombëtare të të drejtave të njeriut dhe konventave
ndërkombëtare, veçanërisht me konventën evropiane për të drejtat e njeriut, duke përfshirë
veprimet apo mosveprimet që paraqesin keqpërdorim të autoritetit.
Nëse Avokati i Popullit fillon procedurë me iniciativë të vetë ose ndonjë person tjetër në emër të
të dëmtuarit i drejtohet me parashtresë Avokatit të Popullit për ngritjen e procedurës, është i
nevojshëm pëlqimi nga personi, të cilit i janë shkelur të drejtat dhe liritë e njeriut.
Kur Avokati i Popullit fillon procedurë me iniciativë të vetë lidhur me shkeljen e të drejtave dhe
lirive të një numri më të madh të qytetarëve, të fëmijëve apo personave me aftësi të humbura
veprimi, nuk është i nevojshëm pëlqimi nga paragrafi 4. i këtij neni.
Avokati i Popullit ka kompetencë të bëjë hetime qoftë për t’iu përgjigjur ankesës së parashtruar
apo me iniciativën e vet (ex officio), nëse nga konstatimet, dëshmitë dhe faktet e paraqitura me
parashtresë ose nga njohuritë e fituara në mënyrë tjetër, ka bazë të rezultojë se nga ana e
institucioneve të Republikës së Kosovës janë shkelur të drejtat dhe liritë e njeriut.
Avokati i Popullit nuk do të ndërhyjë në rastet dhe në procedura tjera ligjore që janë duke u
zhvilluar para gjykatave, përveç në raste të zvarritjeve të paarsyeshme apo keqpërdorimit të
dukshëm të pushtetit.
Neni 134 [Kualifikimi, Zgjedhja dhe Shkarkimi i Avokatit të Popullit]
Avokatin e Popullit e zgjedh Kuvendi i Kosovës, me shumicën e votave të të gjithë deputetëve të
tij, për një mandat pesë (5) vjeçar, pa të drejtë rizgjedhjeje.
Avokat i Popullit ka të drejtë të zgjidhet çdo shtetas i Republikës së Kosovës, me arsim të lartë,
me karakter e moral të lartë, i ndershëm, me eksperiencë dhe njohuri të dalluara në fushën e të
drejtave të njeriut.
Avokati i Popullit dhe zëvendësit e saj/tij nuk mund të jenë anëtarë të asnjë partie politike, as të
ushtrojnë veprimtari politike, shtetërore a private profesionale dhe as të marrin pjesë në
organizmat drejtues të organizatave civile, ekonomike dhe tregtare.
Neni 135 [Raportimi i Avokatit të Popullit]
Avokati i Popullit paraqet raport vjetor para Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Avokati i Popullit ka të drejtë të bëjë rekomandime dhe të propozojë masa, nëse vëren shkelje të
të drejtave dhe lirive të njeriut nga ana e organeve të administratës publike dhe organeve të
tjera shtetërore.
Avokati i Popullit ka të drejtë të referojë çështje në Gjykatën Kushtetuese, në pajtim me
dispozitat e kësaj Kushtetute.
Angazhimi I Avokatit te Popullit
Gjate vitit 2013 AIP ka pranuar 2047 raste, ose 23 % më shumë se në vitin 2012, për të
parashtruar ankesa ose për të kërkuar këshilla dhe ndihmë.
Bazuar në raportin e AP të gjitha ankesat e pranuara nga qytetarët për shkeljet e të drejtave të
tyre janë trajtuar. Në saje të punës së vazhdueshme të Avokatit të Popullit, për herë të parë
shumica e ankesave të trajtuara janë zgjidhur pozitivisht, që do të thotë në favor të qytetarit.
Institucioni i Avokatit të Popullit, vazhdimisht ka raportuar për raste të shkeljes të së drejtës për
gjykim të drejtë dhe të paanshëm. Avokati I Popullit vazhdimisht ka shprehur shqetësimet tij
lidhur cenimit të kësaj të drejte sipas kuptimit të nenit 31 të Kushtetutës së Republikës së
Kosovës dhe nenit 6 të KEDNJ: mosrespektim i afateve ligjore për zgjidhjen e rasteve,
moskthimin e përgjigjes ndaj kërkesave për informacion.
Një numër i ankesave drejtuar Avokatiti te Popullit ka të bëjë me pretendimet per vendimet e
padrejta.
Avokati i Popullit ka pranuar ankesa edhe kundër avokatëve mbrojtës. Angazhimi i tyre, qoftë
privat apo sipas detyrës zyrtare, është në shumë raste i mangët dhe kundër etikës së avokatisë.
Prandaj, Avokati i Popullit rekomandon që Oda e Avokatëve të Kosovës, të sigurojë kualitet dhe
efikasitet më të madh të ndihmës ligjore, në raste të përfaqësimit sipas detyrës zyrtare (ex
officio).
Mbrojtja e te Drejtave te Njeriut ne kohe
te konflikteve te armatosura
Ciceroni ka thënë, ‘ne kohe lufte, ligji është i heshtur’.
Pikërisht për këtë fakt, mendimtar dhe burrështetas te ndryshëm janë përpjekur për gjetjen e
një zgjidhje ligjore edhe për kohe lufte.
Teoria e Luftes se Drejte
Teolog si Shën Augustini, Toma Akuini etj në periudhën e shekujve pesëmbëdhjetë dhe
gjashtëmbëdhjetë, kanë zhvilluar teorinë e luftës së drejtë si një kornizë morale për të analizuar
përdorimin e duhur të forcës (jus ad bellum) dhe sjelljen e duhur gjatë luftës (jus in bello).
Konventat e Gjeneves
Korniza më gjithëpërfshirëse ligjore për mbrojtje e civilëve në konflikte të armatosura është
përmbledhur në Katër Konventat e Gjenevës të datës 12 gusht 1949.
Tmerret e Luftës së Dytë Botërore, përfshi metodat dhe armët e përdorura, kishin ndikim
vendimtar në mobilizimin e bashkësisë ndërkombëtare për të fuqizuar rregullat në lidhje sjelljet
e palëve në konflikte të armatosura.
Katër Konventat e Gjenevës ishin produkt i konferencës diplomatike për krijimin e konventave
ndërkombëtare për mbrojtje e viktimave të luftës, thirrur nga Këshilli Federal i Zvicrës.
Konferenca është mbajtur në Gjenevë nga 21 prill deri me 12 gusht 1949.
Pas katër një kohe të gjatë diskutimesh të vazhdueshme, Konferenca rezultoi me krijimin e katër
konventave, e që janë, sipas renditjes:
I. Konventa për përmirësimin e kushteve për të plagosurit dhe të sëmurët në fushëbetejë në
konflikte të armatosura,
II. Konventa për përmirësimin e kushteve për të plagosurit, të sëmurët dhe të përmbyturit e
forcave të armatosura në det,
III. Konventa e Gjenevës lidhur me trajtimin e robërve të luftës, dhe
IV. Konventa e Gjenevës për mbrojtjen e personave civil në kohë lufte.
Parimi fondamental i së Katër Konventave të Gjenevës është se, personat të cilët nuk janë
aktivisht të përfshirë në luftë duhet të trajtohen në mënyrë humane.
Konventat e Gjenevës, mbulojnë trajtimin e të burgosurve të luftës, civilë në territorin e
pushtuar, të personelit të sëmurë dhe të plagosur, ndalimi i disa metodave të luftës, mbrojtja e
objekteve të fetare dhe kulturore dhe të drejtave të njeriut në situata të konfliktit.
Në mënyrë më specifike: është e ndaluar të vritet ose plagoset armiku i cili dorëzohet apo nuk
është në gjendje që të luftoj, të sëmurët dhe të plagosurit duhet të strehohen. Personeli
mjekësor, furnizuesit mjekësor, spitalet dhe ambulancat duhet gjithnjë të jenë të mbrojtura.
Gjithashtu ka rregulla të detajuara të cilat e rregullojnë ndalimi e të burgosurve të luftës dhe
mënyra në të cilën civilët duhet trajtohen nën autoritetin e një pushteti armik. Kjo përfshin
sigurimin e ushqimit, strehimit, kujdes mjekësor, dhe e drejta për të këmbyer mesazhe me
familjet e tyre.
Konventa e parë e Gjenevës ka të bëjë me shqetësimin për të plagosurit dhe të sëmurët në
konflikte të armatosura, e cila thekson se anëtarët e forcave të armatosura si dhe policitë e
organizuara përfshirë edhe ato të cilat i shoqërojnë ata në mënyrë të rregullt, duhet ti
respektojnë dhe mbrojnë në të gjitha rrethanat të sëmurët dhe të plagosurit në konflikte të
armatosura.
Tortura dhe eksperimentet biologjike janë të ndaluara, dhe këta perona nuk guxojnë që me
dashje të mbesin pa tretman mjekësor.
Konventat e Gjenevës gjithashtu garantojnë mbrojte ligjore për simbolet e njohura si p.sh. Kryqin
e kuq, Gjysmëhënën e kuqe dhe pas protokollit të III dhe Diamantit të kuqë.
Luftërat për çlirim gjatë viteve 60 dhe 70 vuri në pah se, mbrojta e përcaktuar me Konventat e
Gjenevës nuk ishte e mjaftueshme.
Si rezultat në vitin 1977 u negociua dhe adoptuan Protokollet I dhe II i Konventave të Gjenevës.
Këto Protokolle përqendrohen në konfliktet ndërkombëtare dhe jo-ndërkombëtare. Dhe
Protokolli III i vitit 2005.
Shumica e konflikteve pas Luftës se Dyte Botërore kanë qenë jo-ndërkombëtare. E vetmja bazë
ligjore në këto raste në Konventën e Gjenevës ka qenë neni 3. Për ketë arsye është menduar se
Neni 3 i Konventës nuk është bazë e mjaftueshme ligjore për mbrojtjen e njerëzve në kohë lufte.
Qëllimi i Protokollit te II është sigurimi i aplikimit te shumicës së rregullave të luftës në konfliktet
e brendshme.
Protokolli II mbulon konfliktet jo-Ndërkombëtare të cilat zhvillohen në territorin e një shteti në
mes të forcave të armatosura të atij shteti dhe forcave rebele të atij shteti, të cilat janë nën një
komandë dhe të cilat kontrollojnë pjesë të territorit të atij shteti.
Sikurse e Drejta Ndërkombëtare Humanitare, ashtu edhe e Drejta Ndërkombëtare për Mbrojtjen
e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, kanë për synim mbrojtjen e: jetës, shëndetin dhe dinjitetin e
individëve, megjithëse nga një kënd tjetër.
Pavarësisht ngjashmërive mes veti, kanë edhe dallimet e tyre. P.sh e Drejta Ndërkombëtare
Humanitare rregullojnë shumë çështje të cilat janë jashtë juridiksionit të të Drejtës
Ndërkombëtare për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, si: sjelljet gjatë konflikteve dhe
armiqësive, luftëtarët dhe të burgosurit e luftës, mbrojtën e kryqit të kuq dhe gjysmëhënës së
kuqe etj.
Respektimin dhe mbrojtje a të drejtave të njeriut është përgjegjësi ekskluzive e shtetit apo
organeve shtetërore. Kjo nënkupton se personat individualisht nuk mund të akuzohen për
shkeljen e të drejtave të njeriut personave të caktuar.
Ndërsa në kohë lufte ose konflikti të armatosur për shkeljen e dispozitave të Konventave të
Gjenevës dhe Protokolleve shtesë përgjegjësia është e dyasnshem: shtetërore dhe individuale.
Përgjegjësia për implementimin e të Drejtës Ndërkombëtare Humanitare dhe të Drejtës
Ndërkombëtare për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut para së gjithash bie mbi shtetet.
Shtetet kanë për obligim marrjen e masave ligjore dhe praktike si në kohë lufte ashtu edhe në
paqe për respektimin e të DNH. Këto masa përfshinë:
Përkthimin e traktateve të së DNH,
Parandalimi dhe ndjekja e krimeve të luftës përmes legjislacionit penal,
Mbrojtja e kryqit të kuq dhe gjysmëhënës së kuqe
Shpërndarja ose përhapja e të DNH
Trajnimi i forcave të armatosura nga njohës të së DNH, etj.
Komuniteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq ka kompetenca kruciale nga Konventat e Gjenevës dhe
Protokollet e tyre shtesë në sigurimin e zaptimin të së DNH.
Kryqi i Kuq ka kompetenca dhe mandat në dhënien e asistencës për viktimat e luftës, inkurajimin
e shteteve për implementimin e të DNH, promovimin dhe zhvillimin e të DNH, etj
Raste nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës
Ne rastin Nr. KI 41/12, parashtruesi Gëzim dhe Makfire Kastrati kundër Gjykatës Komunale në
Prishtinë dhe Këshillit Gjyqësor të Kosovës, aktgjykimi i vitit 2013, Gjykata Kushtetuese ka
gjetur shkelje të nenit 25 të Kushtetutës, për të drejtën për jetë.
Neni 25 [E Drejta për Jetën]
1. Secili individ gëzon të drejtën për jetën.
2. Dënimi me vdekje është i ndaluar.
Parashtruesit në këtë rast janë prindërit e të ndejrës D.K, e cila pas disa mosmarrëveshjeve të
cilat pasuan me kërcënim për jetë nga ish partneri i saj, kishte kërkuar urdhër për mbrojtje
emergjente nga Gjykata Komunale në Prishtinë.
Gjykata Komunale në Prishtinë nuk i është përgjigjur D.K.-së, duke mos miratuar dhe as refuzuar
kërkesën e sajë.
Pas disa ditësh, D.K. kishte humbur jetën tragjikisht nga plagët e marra me armë zjarri ngaa ish-
partneri i sajë.
Në këtë rast pretendimi i parashtruesve është se shkelja nuk është pasoj e një vendimi gjyqësor,
por nga mosveprimi i Gjykatës Komunale në Prishtinë.
Rrjedhimisht me këtë mosveprim janë bërë shkelje të nenit 25 [E Drejta për Jetën], neni 31 [E
Drejta për Gjykim të Drejtës dhe të Paanshëm], neni 32 [E Drejta për Mjete Juridike], dhe neni
54 [Mbrojtja Gjyqësore e të Drejtave] te Kushtetutes.
Parashtruesi gjithashtu pretendon se Këshilli Gjyqësor i Kosovës, jo vetëm që nuk e adresoi
rastin e D.K., mirëpo nuk ofroi mjete juridike për rastet e ardhshme të dhunës në familje kur
viktimat kërkojnë veprime nga gjykatat komunale, por ato nuk veprojnë fare.
Si rezultat i pohimeve të parashtruesve të rastit dhe argumenteve ligjore të paraqitura, Gjykata
Kushtetuese e Kosovës e shpalli rastin të pranueshëm.
Pas shqyrtimit të pretendimve dhe çështjeve në këtë rast, Gjykata Kushtetuese erdhi në
përfundimin se Gjykata Komunale në Prishtinë ishte përgjegjëse për marrjen e veprimeve të
parashikuara me Ligjin për Mbrojtjen nga Dhuna në Familje.
Gjithashtu, mosveprimi i sajë paraqet shkelje të detyrimeve kushtetuese që rrjedhin nga neni 25
i Kushtetutës [E Drejta për Jetën] dhe neni 2 i Konventës Evropiane.
Gjykata Kushtetuese konstatoi se mosveprimi i Gjykatës Komunale në kërkesën e të ndjerës D.K.
për lëshimin e urdhrit për mbrojtje emergjente, si dhe praktika e zhvilluar nga KGJK për
adresimin e mosveprimit të gjykatave të rregullta atëherë kur ato duhet të veprojnë, ka penguar
viktimën dhe parashtruesin e kërkesës për realizimin e të drejtave të tyre për mjete efektive
juridike, të parashikuara me nenin 32 dhe 54 të Kushtetutës dhe nenin 13 të Konventës
Evropiane.
Pra, Gjykata Kushtetuese gjen se sa ka pasur shkelje të së drejtës për jetë, të garantuar me nenin
25 të Kushtetutës dhe nenin 2 të Konventës Evropiane.
Gjykata Kushtetuese konsideron të panevojshëm trajtimin e pretendimit për shkelje të së drejtës
për gjykim të drejtë dhe të paanshëm të paraparë me nenin 31 të Kushtetutës dhe nenin 6 të
Konventës.
Në një rast tjetër, rasti KI 94/13, parashtrues Avni Doli dhe të tjerët.
Parashtruesit e kontestojnë mospërmbarimin e Aktvendimit të Drejtorisë për Çështje Pronësore,
Kadastër, Gjeodezi dhe Komesacion të tokës në Komunën e Gjakovës.
Gjykatës Komunale në Gjakovë në Aktvendimin e sajë të parë e kishte miratuar propozimin e
parashtruesit për përmbarimin e vendimit të drejtorisë
Mirëpo, sida muaj më vonë e njëjta Gjykatë kishte anuluar përmbarimin e Aktvendimit të
Drejtorisë.
Gjykata e Qarkut në Pejë kishte vërtetuar Aktvendimin e dytë të Gjykatsë Komunale të Gjakovës.
Parashtruesit pretendojnë se vendimi i dytë i Gjykatës Komunale të Gjakovës dhe Aktgjykimi i
Gjykatës së Qarkut në Pejë për vërtetimin e këtij Aktvendimi, kanë shkelur të drejtat e tyre për:
gjykim të drejtë dhe të paanshëm i garantuar me nenin 31 të Kushtetutës dhe nenin 6 të
Konventës, mbrojtja gjyqësore e të drejtave siç garantohet me nenin 54 të Kushtetutës dhe
mbrojtja e pronës, siç garantohet me nenin 46 të Kushtetutës dhe nanin 1 të Protokollit Nr. 1 të
Konventës.
Gjykata Kushtetuese vlerëson se Aktvendimi i parë i Gjykatës Komunale kishte marrë formën e
prerë dhe detyruese dhe kështu kishte fituar statusin e res judicata.
Gjykata Kushtetuese vlerëson se e njëjta Gjykatë me Aktvendimin e saj të dytë, e anulo këtë
Aktvendim të plotfuqishëm dhe detyrues.
Po ashtu, Gjykata vlerëson se Gjykata e Qarkut në Pejë, me rastin e vërtetimit të Aktvendimit të
dytë të Gjykatës Komunale, shkeli parimin e sigurisë juridike, dhe rrjedhimisht shkeli të drejtën
e parashtruesit për gjykim të drejtë dhe të paanshëm neni 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë
dhe të Paanshëm], nenit 32 [E Drejta për Mjete Juridike], dhe nein 54 [Mbrojtja Gjyqësore e të
Drejtave] dhe neneve 6 dhe 13 te Konventes.
Interpretimi I amandamenteve
Kushtetuese
Amendamentet kushtetuese të propozuara nga Kryetari i Gjykatës i Kuvendit, 20 korrik 2012.
Si rezultat i një marrëveshje politike për ndryshimin dhe reformimin e aspekteve të caktuara
institucionale, një seri amendamentesh kushtetuese ishin propozuar nga një grup punues i
themeluar nga Kuvendi.
Neni i ri i propozuar 85.2 parashikonte kufizimin e të drejtës për të qenë kandidat për President
vetëm për qytetarët që kanë qenë banor të përhershëm të Republikës së Kosovë për pesë vjetë
në periudhën para kandidimit për këtë post.
Gjykata e ka rrëzuar këtë propozim amendament me arsyetimin se e kufizon të drejtën e secilit
person për të qenë kandidat.
Neni i ri i propozuar 86.3 kishte të bënte me kriteret për emërimin e kandidatit për President
vetëm nga subjektet parlamentare që kanë kaluar pragun zgjedhor. Gjykata ka rrëzuar
propozimin me arsyetim se propozimi nuk është i munduar nga të gjitha partitë e regjistruara.
Neni i ri i propozuar 90.5(2) parashikonte kufizimet e ushtruesit të detyrës së Presidentit të
Kosovës, për: shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, emërimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve,
shpalljen e faljeve etj.

Weitere ähnliche Inhalte

Was ist angesagt?

E drejta sendore provim
E drejta sendore provimE drejta sendore provim
E drejta sendore provimv z
 
E Drejta E Punes
E Drejta E PunesE Drejta E Punes
E Drejta E Punesbande7
 
E Drejta Trashëgimore
E Drejta TrashëgimoreE Drejta Trashëgimore
E Drejta TrashëgimoreRefik Mustafa
 
E Drejta Ndërkombtare Publike
E Drejta Ndërkombtare PublikeE Drejta Ndërkombtare Publike
E Drejta Ndërkombtare PublikeRefik Mustafa
 
Historia E Shtetit Dhe Së Drejtës
Historia E Shtetit Dhe Së DrejtësHistoria E Shtetit Dhe Së Drejtës
Historia E Shtetit Dhe Së DrejtësRefik Mustafa
 
Nocioni dhe Karakteristikat Themelore të së Drejtës së BE
Nocioni dhe Karakteristikat Themelore të së Drejtës së BE Nocioni dhe Karakteristikat Themelore të së Drejtës së BE
Nocioni dhe Karakteristikat Themelore të së Drejtës së BE Refik Mustafa
 
4.2. burimet e të drejtes se be
4.2. burimet e të drejtes se be4.2. burimet e të drejtes se be
4.2. burimet e të drejtes se beNjomza Mjeku
 
Pyetjet Nga E Drejta Kushtetuese -Shamicevi Kumanov
Pyetjet Nga  E Drejta Kushtetuese -Shamicevi KumanovPyetjet Nga  E Drejta Kushtetuese -Shamicevi Kumanov
Pyetjet Nga E Drejta Kushtetuese -Shamicevi KumanovRamadan Ademi
 
Fillet e së drejtës
Fillet e së drejtës Fillet e së drejtës
Fillet e së drejtës fatmir berisha
 
E drejta e unionit evropian
E drejta e unionit evropian E drejta e unionit evropian
E drejta e unionit evropian Melos Jashari
 
Punim seminarik Fillet e se Drejtes - Sistemi parlamentar Mbreteria e Bashkuar
Punim seminarik Fillet e se Drejtes - Sistemi parlamentar Mbreteria e BashkuarPunim seminarik Fillet e se Drejtes - Sistemi parlamentar Mbreteria e Bashkuar
Punim seminarik Fillet e se Drejtes - Sistemi parlamentar Mbreteria e BashkuarArberSusuri
 
E drejta e punës dhe sigurimit social
E drejta e punës dhe sigurimit socialE drejta e punës dhe sigurimit social
E drejta e punës dhe sigurimit socialVerlona Pireci
 
Sistemi presidencial në SHBA
Sistemi presidencial në SHBASistemi presidencial në SHBA
Sistemi presidencial në SHBADurim Krasniqi
 
Fillet e së drejtes, Cikël Leksionesh 2014 2015
Fillet e së drejtes, Cikël Leksionesh  2014 2015Fillet e së drejtes, Cikël Leksionesh  2014 2015
Fillet e së drejtes, Cikël Leksionesh 2014 2015Refik Mustafa
 

Was ist angesagt? (20)

E drejta sendore provim
E drejta sendore provimE drejta sendore provim
E drejta sendore provim
 
E Drejta E Punes
E Drejta E PunesE Drejta E Punes
E Drejta E Punes
 
E Drejta Trashëgimore
E Drejta TrashëgimoreE Drejta Trashëgimore
E Drejta Trashëgimore
 
E Drejta Ndërkombtare Publike
E Drejta Ndërkombtare PublikeE Drejta Ndërkombtare Publike
E Drejta Ndërkombtare Publike
 
Historia E Shtetit Dhe Së Drejtës
Historia E Shtetit Dhe Së DrejtësHistoria E Shtetit Dhe Së Drejtës
Historia E Shtetit Dhe Së Drejtës
 
Nocioni dhe Karakteristikat Themelore të së Drejtës së BE
Nocioni dhe Karakteristikat Themelore të së Drejtës së BE Nocioni dhe Karakteristikat Themelore të së Drejtës së BE
Nocioni dhe Karakteristikat Themelore të së Drejtës së BE
 
E drejta kushtetuese
E drejta kushtetuese E drejta kushtetuese
E drejta kushtetuese
 
E Drejta Romake
E Drejta Romake E Drejta Romake
E Drejta Romake
 
E drejta e punes komplet
E drejta e punes   kompletE drejta e punes   komplet
E drejta e punes komplet
 
Normat juridike
Normat juridikeNormat juridike
Normat juridike
 
4.2. burimet e të drejtes se be
4.2. burimet e të drejtes se be4.2. burimet e të drejtes se be
4.2. burimet e të drejtes se be
 
Pyetjet Nga E Drejta Kushtetuese -Shamicevi Kumanov
Pyetjet Nga  E Drejta Kushtetuese -Shamicevi KumanovPyetjet Nga  E Drejta Kushtetuese -Shamicevi Kumanov
Pyetjet Nga E Drejta Kushtetuese -Shamicevi Kumanov
 
Fillet e së drejtës
Fillet e së drejtës Fillet e së drejtës
Fillet e së drejtës
 
E Drejta Private
E Drejta PrivateE Drejta Private
E Drejta Private
 
E drejta e unionit evropian
E drejta e unionit evropian E drejta e unionit evropian
E drejta e unionit evropian
 
Punim seminarik Fillet e se Drejtes - Sistemi parlamentar Mbreteria e Bashkuar
Punim seminarik Fillet e se Drejtes - Sistemi parlamentar Mbreteria e BashkuarPunim seminarik Fillet e se Drejtes - Sistemi parlamentar Mbreteria e Bashkuar
Punim seminarik Fillet e se Drejtes - Sistemi parlamentar Mbreteria e Bashkuar
 
E drejta e punës dhe sigurimit social
E drejta e punës dhe sigurimit socialE drejta e punës dhe sigurimit social
E drejta e punës dhe sigurimit social
 
Sistemi presidencial në SHBA
Sistemi presidencial në SHBASistemi presidencial në SHBA
Sistemi presidencial në SHBA
 
Fillet e së drejtes, Cikël Leksionesh 2014 2015
Fillet e së drejtes, Cikël Leksionesh  2014 2015Fillet e së drejtes, Cikël Leksionesh  2014 2015
Fillet e së drejtes, Cikël Leksionesh 2014 2015
 
E drejta ndërkombëtare publike punim seminarik.
E drejta ndërkombëtare publike   punim seminarik.E drejta ndërkombëtare publike   punim seminarik.
E drejta ndërkombëtare publike punim seminarik.
 

Andere mochten auch

Interpretimi i Ligjeve Penale
Interpretimi i Ligjeve PenaleInterpretimi i Ligjeve Penale
Interpretimi i Ligjeve PenaleRefik Mustafa
 
Te drejtat dhe lirit themelore te njeriut
Te drejtat dhe lirit themelore te njeriutTe drejtat dhe lirit themelore te njeriut
Te drejtat dhe lirit themelore te njeriutTaulant Kelmendi
 
Te drejtat e njeriut
Te drejtat  e njeriutTe drejtat  e njeriut
Te drejtat e njeriutDonart Geci
 
E Drejta Nderkombtare Publike
E Drejta Nderkombtare Publike  E Drejta Nderkombtare Publike
E Drejta Nderkombtare Publike Refik Mustafa
 
E Drejta e Detyrimeve II
E Drejta e Detyrimeve IIE Drejta e Detyrimeve II
E Drejta e Detyrimeve IIRefik Mustafa
 
E Drejta e Detyrimeve dhe e Kontratave
E  Drejta e Detyrimeve dhe e KontrataveE  Drejta e Detyrimeve dhe e Kontratave
E Drejta e Detyrimeve dhe e KontrataveRefik Mustafa
 
EKSTRADIMI DHE E DREJTA E AZILIT
EKSTRADIMI DHE E DREJTA E AZILITEKSTRADIMI DHE E DREJTA E AZILIT
EKSTRADIMI DHE E DREJTA E AZILITRefik Mustafa
 
E+drejta+nderkombetare+publike[1]
E+drejta+nderkombetare+publike[1]E+drejta+nderkombetare+publike[1]
E+drejta+nderkombetare+publike[1]kulla 2010
 
Permbledhje nga : E drejta-romake
Permbledhje nga : E drejta-romake Permbledhje nga : E drejta-romake
Permbledhje nga : E drejta-romake Ervina Krasniqi
 
E drejta familjare (permbledhje)
E drejta familjare (permbledhje)E drejta familjare (permbledhje)
E drejta familjare (permbledhje)Vehap Hashani
 
E Drejta Penale e R.Socialiste Te Shqiprise
E Drejta Penale e R.Socialiste Te ShqipriseE Drejta Penale e R.Socialiste Te Shqiprise
E Drejta Penale e R.Socialiste Te ShqipriseRefik Mustafa
 
KUSHTETUTA E REPUBLIKES SE KOSOVES
KUSHTETUTA E REPUBLIKES SE KOSOVESKUSHTETUTA E REPUBLIKES SE KOSOVES
KUSHTETUTA E REPUBLIKES SE KOSOVESRefik Mustafa
 
Testamenti i Akademikut Esat Stavileci
Testamenti i Akademikut Esat Stavileci Testamenti i Akademikut Esat Stavileci
Testamenti i Akademikut Esat Stavileci Refik Mustafa
 
E Drejta Penale, Pjesa e Përgjithshme
E Drejta Penale, Pjesa e PërgjithshmeE Drejta Penale, Pjesa e Përgjithshme
E Drejta Penale, Pjesa e PërgjithshmeRefik Mustafa
 
Fjalorth i Drejtësise
Fjalorth i DrejtësiseFjalorth i Drejtësise
Fjalorth i DrejtësiseRefik Mustafa
 
E DREJTA DHE POLITIKA
E DREJTA DHE POLITIKAE DREJTA DHE POLITIKA
E DREJTA DHE POLITIKARefik Mustafa
 
E Drejta Civile - Trashegemia
E Drejta Civile -  TrashegemiaE Drejta Civile -  Trashegemia
E Drejta Civile - TrashegemiaRefik Mustafa
 

Andere mochten auch (20)

Interpretimi i Ligjeve Penale
Interpretimi i Ligjeve PenaleInterpretimi i Ligjeve Penale
Interpretimi i Ligjeve Penale
 
Te drejtat dhe lirit themelore te njeriut
Te drejtat dhe lirit themelore te njeriutTe drejtat dhe lirit themelore te njeriut
Te drejtat dhe lirit themelore te njeriut
 
Te drejtat e njeriut
Te drejtat  e njeriutTe drejtat  e njeriut
Te drejtat e njeriut
 
E Drejta Nderkombtare Publike
E Drejta Nderkombtare Publike  E Drejta Nderkombtare Publike
E Drejta Nderkombtare Publike
 
E Drejta e Detyrimeve II
E Drejta e Detyrimeve IIE Drejta e Detyrimeve II
E Drejta e Detyrimeve II
 
E Drejta e Detyrimeve dhe e Kontratave
E  Drejta e Detyrimeve dhe e KontrataveE  Drejta e Detyrimeve dhe e Kontratave
E Drejta e Detyrimeve dhe e Kontratave
 
EKSTRADIMI DHE E DREJTA E AZILIT
EKSTRADIMI DHE E DREJTA E AZILITEKSTRADIMI DHE E DREJTA E AZILIT
EKSTRADIMI DHE E DREJTA E AZILIT
 
Procedura Civile
Procedura CivileProcedura Civile
Procedura Civile
 
E+drejta+nderkombetare+publike[1]
E+drejta+nderkombetare+publike[1]E+drejta+nderkombetare+publike[1]
E+drejta+nderkombetare+publike[1]
 
Permbledhje nga : E drejta-romake
Permbledhje nga : E drejta-romake Permbledhje nga : E drejta-romake
Permbledhje nga : E drejta-romake
 
E drejta familjare (permbledhje)
E drejta familjare (permbledhje)E drejta familjare (permbledhje)
E drejta familjare (permbledhje)
 
E Drejta Penale e R.Socialiste Te Shqiprise
E Drejta Penale e R.Socialiste Te ShqipriseE Drejta Penale e R.Socialiste Te Shqiprise
E Drejta Penale e R.Socialiste Te Shqiprise
 
KUSHTETUTA E REPUBLIKES SE KOSOVES
KUSHTETUTA E REPUBLIKES SE KOSOVESKUSHTETUTA E REPUBLIKES SE KOSOVES
KUSHTETUTA E REPUBLIKES SE KOSOVES
 
Testamenti i Akademikut Esat Stavileci
Testamenti i Akademikut Esat Stavileci Testamenti i Akademikut Esat Stavileci
Testamenti i Akademikut Esat Stavileci
 
HYRJE NE DREJTSI
HYRJE NE DREJTSI HYRJE NE DREJTSI
HYRJE NE DREJTSI
 
E Drejta Penale, Pjesa e Përgjithshme
E Drejta Penale, Pjesa e PërgjithshmeE Drejta Penale, Pjesa e Përgjithshme
E Drejta Penale, Pjesa e Përgjithshme
 
Kriminologjia
KriminologjiaKriminologjia
Kriminologjia
 
Fjalorth i Drejtësise
Fjalorth i DrejtësiseFjalorth i Drejtësise
Fjalorth i Drejtësise
 
E DREJTA DHE POLITIKA
E DREJTA DHE POLITIKAE DREJTA DHE POLITIKA
E DREJTA DHE POLITIKA
 
E Drejta Civile - Trashegemia
E Drejta Civile -  TrashegemiaE Drejta Civile -  Trashegemia
E Drejta Civile - Trashegemia
 

Ähnlich wie Mborjta Nderkombtare e Te Drejtave Te Njeriut

Punim seminarik
Punim seminarikPunim seminarik
Punim seminarikYllYmeri
 
Gjyqësia kushtetuese
Gjyqësia kushtetueseGjyqësia kushtetuese
Gjyqësia kushtetuesedritashala
 
Punim seminarik - Gjykata Penale Nderkombetare
Punim seminarik - Gjykata Penale Nderkombetare Punim seminarik - Gjykata Penale Nderkombetare
Punim seminarik - Gjykata Penale Nderkombetare ArberSusuri
 
Te drejtat dhe lirit e individit
Te drejtat dhe lirit e individit  Te drejtat dhe lirit e individit
Te drejtat dhe lirit e individit Egi Zenelaj
 
Burimet e Se Drejtes Penale
Burimet e Se Drejtes PenaleBurimet e Se Drejtes Penale
Burimet e Se Drejtes PenaleRefik Mustafa
 
GJIMNAZI ERNEST KOLIQI .DETYRE FUND VITI{2013}Legjislacioni NE ANTIKITET DER...
GJIMNAZI ERNEST KOLIQI .DETYRE  FUND VITI{2013}Legjislacioni NE ANTIKITET DER...GJIMNAZI ERNEST KOLIQI .DETYRE  FUND VITI{2013}Legjislacioni NE ANTIKITET DER...
GJIMNAZI ERNEST KOLIQI .DETYRE FUND VITI{2013}Legjislacioni NE ANTIKITET DER...SHKOLLA "ALBANET"
 
27364095 e-drejta-nderkombetare-publike
27364095 e-drejta-nderkombetare-publike27364095 e-drejta-nderkombetare-publike
27364095 e-drejta-nderkombetare-publikekulla 2010
 
“Statusi juridik i të drejtave ekonomike, sociale dhe kulturore”
“Statusi juridik i të drejtave ekonomike, sociale dhe kulturore”“Statusi juridik i të drejtave ekonomike, sociale dhe kulturore”
“Statusi juridik i të drejtave ekonomike, sociale dhe kulturore”Universiteti Drejtësi
 
DETYRË KURSI /PROCESI I RREGULLT LIGJOR /2011 byirenakotobelli
DETYRË KURSI /PROCESI I RREGULLT LIGJOR /2011 byirenakotobelliDETYRË KURSI /PROCESI I RREGULLT LIGJOR /2011 byirenakotobelli
DETYRË KURSI /PROCESI I RREGULLT LIGJOR /2011 byirenakotobelliirena kotobelli
 
Universiteti shtetëror i tetovës
Universiteti shtetëror i tetovësUniversiteti shtetëror i tetovës
Universiteti shtetëror i tetovëssemrabuqi
 
E drejt be.docx
E drejt be.docxE drejt be.docx
E drejt be.docxitsJozef
 
Kushtetuta e Shqiperise 2016
Kushtetuta e Shqiperise 2016Kushtetuta e Shqiperise 2016
Kushtetuta e Shqiperise 2016simart12
 
Ligjeratat nga e drejta kushtetuese
Ligjeratat nga e drejta kushtetueseLigjeratat nga e drejta kushtetuese
Ligjeratat nga e drejta kushtetueseMiLchee Fetahi
 
Punim seminarik gjykata e strasburgut-driton dobruna
Punim seminarik gjykata e strasburgut-driton dobrunaPunim seminarik gjykata e strasburgut-driton dobruna
Punim seminarik gjykata e strasburgut-driton dobrunaDriton Dobruna
 
Zhvillimi i pyetësori për provimin final
Zhvillimi i pyetësori për provimin finalZhvillimi i pyetësori për provimin final
Zhvillimi i pyetësori për provimin finalorionbajrami1
 
E Drejta CIvile - Abdullah Aliu
E Drejta CIvile -  Abdullah AliuE Drejta CIvile -  Abdullah Aliu
E Drejta CIvile - Abdullah AliuRefik Mustafa
 

Ähnlich wie Mborjta Nderkombtare e Te Drejtave Te Njeriut (20)

Punim seminarik
Punim seminarikPunim seminarik
Punim seminarik
 
Gjyqësia kushtetuese
Gjyqësia kushtetueseGjyqësia kushtetuese
Gjyqësia kushtetuese
 
Punim seminarik - Gjykata Penale Nderkombetare
Punim seminarik - Gjykata Penale Nderkombetare Punim seminarik - Gjykata Penale Nderkombetare
Punim seminarik - Gjykata Penale Nderkombetare
 
Te drejtat dhe lirit e individit
Te drejtat dhe lirit e individit  Te drejtat dhe lirit e individit
Te drejtat dhe lirit e individit
 
Demokracia
DemokraciaDemokracia
Demokracia
 
Mandati dhe imuniteti parlamentar
Mandati dhe imuniteti parlamentarMandati dhe imuniteti parlamentar
Mandati dhe imuniteti parlamentar
 
Burimet e Se Drejtes Penale
Burimet e Se Drejtes PenaleBurimet e Se Drejtes Penale
Burimet e Se Drejtes Penale
 
GJIMNAZI ERNEST KOLIQI .DETYRE FUND VITI{2013}Legjislacioni NE ANTIKITET DER...
GJIMNAZI ERNEST KOLIQI .DETYRE  FUND VITI{2013}Legjislacioni NE ANTIKITET DER...GJIMNAZI ERNEST KOLIQI .DETYRE  FUND VITI{2013}Legjislacioni NE ANTIKITET DER...
GJIMNAZI ERNEST KOLIQI .DETYRE FUND VITI{2013}Legjislacioni NE ANTIKITET DER...
 
27364095 e-drejta-nderkombetare-publike
27364095 e-drejta-nderkombetare-publike27364095 e-drejta-nderkombetare-publike
27364095 e-drejta-nderkombetare-publike
 
“Statusi juridik i të drejtave ekonomike, sociale dhe kulturore”
“Statusi juridik i të drejtave ekonomike, sociale dhe kulturore”“Statusi juridik i të drejtave ekonomike, sociale dhe kulturore”
“Statusi juridik i të drejtave ekonomike, sociale dhe kulturore”
 
E drejta penale_e_krahasuar
E drejta penale_e_krahasuarE drejta penale_e_krahasuar
E drejta penale_e_krahasuar
 
DETYRË KURSI /PROCESI I RREGULLT LIGJOR /2011 byirenakotobelli
DETYRË KURSI /PROCESI I RREGULLT LIGJOR /2011 byirenakotobelliDETYRË KURSI /PROCESI I RREGULLT LIGJOR /2011 byirenakotobelli
DETYRË KURSI /PROCESI I RREGULLT LIGJOR /2011 byirenakotobelli
 
Universiteti shtetëror i tetovës
Universiteti shtetëror i tetovësUniversiteti shtetëror i tetovës
Universiteti shtetëror i tetovës
 
E drejt be.docx
E drejt be.docxE drejt be.docx
E drejt be.docx
 
Kushtetuta e Shqiperise 2016
Kushtetuta e Shqiperise 2016Kushtetuta e Shqiperise 2016
Kushtetuta e Shqiperise 2016
 
Ligjeratat nga e drejta kushtetuese
Ligjeratat nga e drejta kushtetueseLigjeratat nga e drejta kushtetuese
Ligjeratat nga e drejta kushtetuese
 
KUSHETUTA FRANCEZE
KUSHETUTA FRANCEZEKUSHETUTA FRANCEZE
KUSHETUTA FRANCEZE
 
Punim seminarik gjykata e strasburgut-driton dobruna
Punim seminarik gjykata e strasburgut-driton dobrunaPunim seminarik gjykata e strasburgut-driton dobruna
Punim seminarik gjykata e strasburgut-driton dobruna
 
Zhvillimi i pyetësori për provimin final
Zhvillimi i pyetësori për provimin finalZhvillimi i pyetësori për provimin final
Zhvillimi i pyetësori për provimin final
 
E Drejta CIvile - Abdullah Aliu
E Drejta CIvile -  Abdullah AliuE Drejta CIvile -  Abdullah Aliu
E Drejta CIvile - Abdullah Aliu
 

Mehr von Refik Mustafa

E Drejta e Procedures Administrative
E Drejta e Procedures AdministrativeE Drejta e Procedures Administrative
E Drejta e Procedures AdministrativeRefik Mustafa
 
E Drejta Ndërkombtare Private
E Drejta Ndërkombtare PrivateE Drejta Ndërkombtare Private
E Drejta Ndërkombtare PrivateRefik Mustafa
 
E Drejta Penale - Pjesa e Posaçme
E Drejta Penale - Pjesa e Posaçme E Drejta Penale - Pjesa e Posaçme
E Drejta Penale - Pjesa e Posaçme Refik Mustafa
 
E Drejta e Detyrimeve I
E Drejta e Detyrimeve IE Drejta e Detyrimeve I
E Drejta e Detyrimeve IRefik Mustafa
 
E Drejta Kushtetuese
E Drejta KushtetueseE Drejta Kushtetuese
E Drejta KushtetueseRefik Mustafa
 
E Drejta e Falimentimit
E Drejta e FalimentimitE Drejta e Falimentimit
E Drejta e FalimentimitRefik Mustafa
 
E Drejta në Ndërtim dhe Planifikimi Hapësinor
E Drejta në Ndërtim dhe Planifikimi HapësinorE Drejta në Ndërtim dhe Planifikimi Hapësinor
E Drejta në Ndërtim dhe Planifikimi HapësinorRefik Mustafa
 
Arta Mandro - E Drejta Romake
Arta Mandro -  E Drejta RomakeArta Mandro -  E Drejta Romake
Arta Mandro - E Drejta RomakeRefik Mustafa
 
E Drejta Penale Nderkombetare - Jola Xhafo
E Drejta Penale Nderkombetare - Jola XhafoE Drejta Penale Nderkombetare - Jola Xhafo
E Drejta Penale Nderkombetare - Jola XhafoRefik Mustafa
 
E Drejta Romake - Andrew Borkowski & Paul Du Plessis
E Drejta Romake -  Andrew  Borkowski & Paul Du Plessis E Drejta Romake -  Andrew  Borkowski & Paul Du Plessis
E Drejta Romake - Andrew Borkowski & Paul Du Plessis Refik Mustafa
 
Daniel Gutman - E Drejta Nderkombetare Private
Daniel Gutman - E Drejta Nderkombetare PrivateDaniel Gutman - E Drejta Nderkombetare Private
Daniel Gutman - E Drejta Nderkombetare PrivateRefik Mustafa
 
E Drejta e Procedures Penale
E Drejta e Procedures Penale E Drejta e Procedures Penale
E Drejta e Procedures Penale Refik Mustafa
 
E Drejta Nderkombtare Private
E Drejta Nderkombtare PrivateE Drejta Nderkombtare Private
E Drejta Nderkombtare PrivateRefik Mustafa
 
E Drejta Civile - Përmbledhje e Shkurtuar
E Drejta Civile - Përmbledhje e ShkurtuarE Drejta Civile - Përmbledhje e Shkurtuar
E Drejta Civile - Përmbledhje e ShkurtuarRefik Mustafa
 

Mehr von Refik Mustafa (17)

E Drejta e Procedures Administrative
E Drejta e Procedures AdministrativeE Drejta e Procedures Administrative
E Drejta e Procedures Administrative
 
E Drejta Ndërkombtare Private
E Drejta Ndërkombtare PrivateE Drejta Ndërkombtare Private
E Drejta Ndërkombtare Private
 
E Drejta Penale - Pjesa e Posaçme
E Drejta Penale - Pjesa e Posaçme E Drejta Penale - Pjesa e Posaçme
E Drejta Penale - Pjesa e Posaçme
 
Procedura Penale
Procedura PenaleProcedura Penale
Procedura Penale
 
E Drejta e Detyrimeve I
E Drejta e Detyrimeve IE Drejta e Detyrimeve I
E Drejta e Detyrimeve I
 
E Drejta Kushtetuese
E Drejta KushtetueseE Drejta Kushtetuese
E Drejta Kushtetuese
 
E Drejta e Falimentimit
E Drejta e FalimentimitE Drejta e Falimentimit
E Drejta e Falimentimit
 
E Drejta në Ndërtim dhe Planifikimi Hapësinor
E Drejta në Ndërtim dhe Planifikimi HapësinorE Drejta në Ndërtim dhe Planifikimi Hapësinor
E Drejta në Ndërtim dhe Planifikimi Hapësinor
 
Parlamentarizmi
ParlamentarizmiParlamentarizmi
Parlamentarizmi
 
E Drejta Tregtare
E Drejta TregtareE Drejta Tregtare
E Drejta Tregtare
 
Arta Mandro - E Drejta Romake
Arta Mandro -  E Drejta RomakeArta Mandro -  E Drejta Romake
Arta Mandro - E Drejta Romake
 
E Drejta Penale Nderkombetare - Jola Xhafo
E Drejta Penale Nderkombetare - Jola XhafoE Drejta Penale Nderkombetare - Jola Xhafo
E Drejta Penale Nderkombetare - Jola Xhafo
 
E Drejta Romake - Andrew Borkowski & Paul Du Plessis
E Drejta Romake -  Andrew  Borkowski & Paul Du Plessis E Drejta Romake -  Andrew  Borkowski & Paul Du Plessis
E Drejta Romake - Andrew Borkowski & Paul Du Plessis
 
Daniel Gutman - E Drejta Nderkombetare Private
Daniel Gutman - E Drejta Nderkombetare PrivateDaniel Gutman - E Drejta Nderkombetare Private
Daniel Gutman - E Drejta Nderkombetare Private
 
E Drejta e Procedures Penale
E Drejta e Procedures Penale E Drejta e Procedures Penale
E Drejta e Procedures Penale
 
E Drejta Nderkombtare Private
E Drejta Nderkombtare PrivateE Drejta Nderkombtare Private
E Drejta Nderkombtare Private
 
E Drejta Civile - Përmbledhje e Shkurtuar
E Drejta Civile - Përmbledhje e ShkurtuarE Drejta Civile - Përmbledhje e Shkurtuar
E Drejta Civile - Përmbledhje e Shkurtuar
 

Mborjta Nderkombtare e Te Drejtave Te Njeriut

  • 1.
  • 2. Historiku i zhvillimit dhe mbrojtjes ndërkombëtare të të drejtave dhe lirive të njeriut Çështje e njohjes dhe e mbrojtjes se të drejtave dhe lirive themelore të njeriut ka tërhequr vëmendjen e shumë filozofëve, teologëve, politikanëve, juristëve etj. Mirëpo, si kategori juridike mbrojtja e të drejtave të njeriut është paraqitur me krijimin e shteteve dhe rregullave të para juridike, kurse shtytje më të madhe u kanë dhënë revolucionet borgjeze, të cilat kanë proklamuar si ideale të përbashkëta ‘lirinë, vëllazërinë dhe barazinë’.
  • 3. Pikërisht revolucionet borgjeze kanë inspiruar Ligjin për të Drejtat (Bill of Rights) të vitit 1689, Deklaratën për pavarësinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës të vitit 1776 dhe Deklaratën për të Drejtat e Njeriut dhe të Qytetarëve të vitit 1789. Deri atëherë, respektimi i të drejtave të njeriut ishte përgjithësisht më tepër ideal se realitet. Mjafton të përmendet këtu sistemi skllavopronar, në të cilin masat e gjera (robërit) jo vetëm që nuk gëzonin barazi, por trajtoheshin si sende që pronari ka mundur ti shiste, këmbente, madje edhe ti vriste.
  • 4. Nga kjo del qartë se atëherë mbrojtje gëzonin vetëm skllavopronarët e jo edhe të tjerët. Të drejtat e njeriut deri në kohën më të re trajtoheshin si çështje të kompetencës së brendshme të shteteve. Prandaj, asnjë shtet, e as bashkësia ndërkombëtare ska pasur të drejtë të parashtronte çështjen e cenimit të të drejtave të njeriut në një shtet, pa rrezik që kjo të interpretohej si përzierje në punët e brendshme të atij shteti.
  • 5. Të drejtat e njeriut kanë filluar të zënë vend me të madhe në veprat e juristëve, politikanëve dhe filozofëve të shek XVI, XVII dhe XVIII si Grotius, Locke, Spinoza, Puffendorf, Vollf etj. Shumica e këtyre filozofëve të drejtat e njeriut i përcaktojnë si të ‘’drejta hyjnore’’ ose ‘’ligj të Perëndisë’’. Të drejta të cilat njeriu i gëzon me të lindur.
  • 6. Magna Carta Libertatum Karta e Madhe e Lirive 1215 në atë kohë parashihte se askush nuk mund të burgoset ose të privohet nga pasuria, të vihet jashtë ligjit ose të dëbohet pos në bazë të vendimit të ligjshëm dhe në bazë të ligjit. Ligji për të drejtat përmban rregulla të cilat e kufizojnë dukshëm pushtetin absolutist dhe garantojnë një mbrojtje më të madhe të të drejtave të njeriut. Ai e shpall të paligjshëm pushtetin që synon të pezulloj ligjin ose të sundoj pa ligj; ndalon që fjalimet, diskutimet ose veprimet në Parlament të sulmohen ose t’u nënshtrohen hetimeve në gjyq etj.
  • 7. Përpunimi i mëtejshëm i të drejtave të njeriut është bërë në Deklaratën për Pavarësinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës 1776. Kjo deklaratë shpallë: se të gjithë njerëzit janë të krijuar si të barabartë; se krijuesi i tyre u ka dhënë disa të drejta të patjetërsueshme, siç janë jeta, liria dhe kërkimi i lumturisë; se qeveritë janë krijuar për ti siguruar këto të drejta; dhe se qeveritë autorizimet e veta i nxjerrin nga pajtimi i njerëzve mbi të cilët ushtrojnë pushtetin.
  • 8. Deklarata per te drejtat e njeriut dhe te qytetarit Asambleja Nacionale e Francës, më 26 gusht 1789 miratoi Deklaratën për të Drejtat e Njeriut dhe Qytetarit, sipas së cilës njerëzit lindin dhe jetojnë të lirë dhe të barabartë në të drejta. Dallimet shoqërore mund të jenë të bazuara vetëm në interes të përbashkët. Sipas nenit 2 të Deklaratës, qëllimi i çdo rendi politik është të mbrojë të drejtat natyrore dhe të patjetërsueshme të njeriut, siç janë: liria, prona, siguria dhe rezistenca ndaj shtypësit.
  • 9. Interesimi ndërkombëtar për të drejtat e njeriut Të drejtat e njeriut dhe liritë themelore tradicionalisht trajtoheshin si çështje të kompetencës së brendshme, andaj rregullimi i tyre bëhej me ligje, deklarata ose kushtetutë. Ato do të transferohen edhe në fushën ndërkombëtare vetëm pas Luftës së Dytë Botërore. Mes tjerash, edhe për faktin se respektimi i të drejtave të njeriut është esencial për ruajtjen e paqes dhe të rendit ndërkombëtar.
  • 10. Karta e OKB-së dhe të Drejtat e Njeriut Karta ka më shumë dispozita që i referohen njohjes ndërkombëtare dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut. Në hyrje të saj riafirmohet besimi ‘në të drejtat themelore të njeriut, në dinjitetin dhe në vlerën e njeriut, në barazinë e të drejtave të meshkujve dhe të femrave’, kurse neni 1 pika 3 e vë respektimin e të drejtave të njeriut dhe të lirive themelore për të gjithë pa dallim race, seksi, gjuhe e feje ndër qëllimet kryesore të Kombeve të Bashkuara.
  • 11. Karta e OKB-së ka përcaktuar organet qendrore që duhet të bartin veprimtarinë lidhur me të drejtat e njeriut dhe që duhet të kujdesen për sendërtimin e dispozitave të përmendura më sipër. Këto janë: Asambleja e Përgjithshme dhe Këshilli Ekonomik e Social.
  • 12. Kushtetuta e Kosoves Të drejtat dhe liritë e njeriut të garantuara me marrëveshjet dhe instrumentet ndërkombëtare në vijim, garantohen me këtë Kushtetutë, zbatohen drejtpërdrejtë në Republikën e Kosovës dhe kanë prioritet, në rast konflikti, ndaj dispozitave e ligjeve dhe akteve të tjera të institucioneve publike: (1) Deklarata Universale për të Drejtat e Njeriut; (2) Konventa Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut dhe Protokollet e saj;
  • 13. (3) Konventa Ndërkombëtare për të Drejtat Civile e Politike dhe Protokollet e saj; (4) Konventa Kornizë e Këshillit të Evropës për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare; (5) Konventa për Eliminimin e të gjitha Formave të Diskriminimit Racor; (6) Konventa për Eliminimin e të gjitha Formave të Diskriminimit ndaj Gruas; (7) Konventa për të Drejtat e Fëmijës; (8) Konventa kundër Torturës dhe Trajtimeve e Ndëshkimeve të tjera Mizore, Jonjerëzore dhe Poshtëruese.
  • 14. GJYKATAEVROPIANEE TË DREJTAVE TË NJERIUT Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut është një gjykatë ndërkombëtare e themeluar në vitin 1959. Ajo merr vendime për kërkesat individuale ose ndërshtetërore, të cilat pretendojnë shkelje të të drejtave civile dhe politike të përcaktuara në Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut.
  • 15. Miratimi I Konventes Miratimi i Konventës Evropiane për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut është bërë me 4 nëntor 1950. Konventa ka hyrë në fuqi me datë 3 Shtator 1953 Me date 21 janar 1959 anëtarët e parë të Gjykatës u zgjodhën nga Asambleja Konsultative e Këshillit të Evropës.
  • 16. Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut është një traktat ndërkombëtar në bazë të të cilit shtetet anëtare të Këshillit të Evropës premtojnë t’u sigurojnë të drejtat themelore civile dhe politike jo vetëm qytetarëve të tyre, por edhe çdo individi brenda juridiksionit të tyre. Konventa, e cila u nënshkrua më 4 nëntor 1950 në Romë, hyri në fuqi në vitin 1953.
  • 17. Konventa konkretizoi disa të drejta të përcaktuara në Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut dhe themeloi një organ gjyqësor ndërkombëtar kompetent për të marrë vendime kundër Shteteve që nuk i përmbushin detyrimet e tyre.
  • 18. Konventa mbron në veçanti: • të drejtën për jetën, • të drejtën për proces gjyqësor të rregullt, • të drejtën për të respektuar jetën private dhe atë familjare, • lirinë e shprehjes, • lirinë e mendimit, ndërgjegjes dhe fesë dhe, • të drejtën e pronës.
  • 19. Konventa ndalon: • torturën dhe trajtimin ose dënimin çnjerëzor ose poshtërues, • skllavërinë dhe punën e detyruar, • dënimin me vdekje, • ndalimin arbitrar dhe të paligjshëm, dhe • diskriminimin në gëzimin e të drejtave dhe lirive të përcaktuara në Konventë.
  • 20. MOS NGATËRRONI Gjykata e Drejtësisë e Bashkimit Evropian Me seli në Luksemburg, kjo Gjykatë siguron pajtueshmërinë me të drejtën dhe rregullat e BE-së, interpretimin dhe zbatimin e traktateve që themelojnë Bashkimin Evropian. Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë Organ gjyqësor i Kombeve të Bashkuara me seli në Hagë.
  • 21. Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut. Tekst i miratuar nga Kombet e Bashkuara në vitin 1948 për të forcuar mbrojtjen e të drejtave të njeriut në nivel ndërkombëtar. Karta për të Drejtat Themelore . Tekst i Bashkimit Evropian për të Drejtat dhe Liritë Themelore të Njeriut, miratuar në vitin 2000.
  • 22. Protokollet e Konventes Një protokoll i Konventës është një tekst që i shton një ose më shumë të drejta Konventës fillestare, ose ndryshon disa dispozita të caktuara të saj. Protokollet që i shtojnë të drejta Konventës janë të detyrueshme vetëm për ato Shtete që i kanë nënshkruar dhe ratifikuar ato. Një shtet, që vetëm e ka nënshkruar protokollin, por nuk e ka ratifikuar, nuk është i detyruar të zbatojë dispozitat e protokollit.
  • 23. Evoluimi I Konventes Konventa evoluon veçanërisht nëpërmjet interpretimit që i bën dispozitave të saj Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut. Nëpërmjet jurisprudencës së saj, Gjykata e ka kthyer Konventën në një instrument të gjallë. Në këtë mënyrë ajo i ka zgjeruar të drejtat e ofruara dhe i ka zbatuar ato për situata që nuk ishin të parashikueshme në kohën kur u miratua Konventa.
  • 24. Po ashtu, Konventa evoluon nëpërmjet protokolleve të saj të cilat i kanë shtuar të drejta të reja. Për shembull, kjo ka ndodhur në korrik 2003, me Protokollin nr. 13 për heqjen e dënimit me vdekje në të gjitha rrethanat, ose në prill 2005, me Protokollin nr. 12 për mos-diskriminimin.
  • 25. A janë gjykatat vendore të detyruara të zbatojnë Konventën? Konventa është e zbatueshme në nivel kombëtar. Ajo është përfshirë në legjislacionin e Shteteve Palë, të cilat kanë marrë përsipër të mbrojnë të drejtat e përcaktuara në Konventë. Për rrjedhojë, gjykatat vendase duhet ta zbatojnë Konventën. Përndryshe, Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut do të konstatojë shkelje të Konventës nga ana e Shteteve Palë në rast se individët do të ankohen për mosrespektimin e të drejtave të tyre.
  • 26. Numri i gjyqtarëve në Gjykatë është i njëjtë me atë të Shteteve Palë të Konventës (deri më sot 47). Gjyqtarët zgjidhen nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës në bazë të listës prej tre kandidatësh që propozohetnga secili Shtet. Ata zgjidhen për një mandat të parinovueshëm prej nëntë vitesh.
  • 27. Pavarësia e Gjyqtarëve Megjithëse gjyqtarët zgjidhen për çdo Palë kontraktuese, ata i gjykojnë çështjet si individë dhe nuk përfaqësojnë Shtetin përkatës. Ata janë krejtësisht të pavarur dhe nuk mund të angazhohen në ndonjë aktivitet që do të ishte i papajtueshëm me detyrën e tyre për të qenë të pavarur dhe të paanshëm.
  • 28. Kompetenca e Gjykatës Gjykata nuk mund të marrë në shqyrtim një çështje me iniciativën e saj. Ajo ka kompetencë të shqyrtojë pretendimet për shkelje të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe këtë e bën përmes pranimit të kërkesave individuale ose ndër-shtetërore.
  • 29. Kush mund të paraqesë një çështje në Gjykatë? Konventa dallon dy lloj kërkesash: kërkesat individuale, të depozituara nga një person, grup individësh, kompani ose OJQ, që pretendojnë se u janë shkelur të drejtat, si edhe kërkesat ndër- shtetërore, të depozituara nga një shtet kundër një shteti tjetër. Që nga koha e themelimit të Gjykatës, pothuajse të gjitha kërkesat janë depozituar nga individë të cilët i kanë sjellë çështjet e tyre drejtpërdrejt në Gjykatë me pretendimin se u janë bërë një apo më shumë shkelje të Konventës.
  • 30. Kundër kujt mund të drejtohet një çështje? Çështjet mund të ngrihen kundër një ose më shumë shteteve që kanë ratifikuar Konventën. Çdo kërkesë drejtuar kundër shteteve të treta ose, për shembull, kundër individëve të tjerë, shpallet e papranueshme.
  • 31. Si mund të paraqitet një çështje para Gjykatës? Çështjet mund të paraqiten në Gjykatë nga vetë individët. Ndihma e një avokati nuk është e nevojshme në fillim të procedurës. Mjafton t’i dërgohet Gjykatës formulari i plotësuar si duhet, bashkë me dokumentet e kërkuara. Megjithatë, regjistrimi i një kërkese nga Gjykata nuk do të thotë se çështja do të deklarohet e pranueshme apo do të jetë e suksesshme në themel.
  • 32. Konventa parashikon një sistem “të lehtë” për të paraqitur një kërkesë në Gjykatë, duke mundësuar çdo person të sjellë çështjen në Gjykatë, pavarësisht nëse jeton në një zonë të largët të një shteti anëtar apo nëse nuk ka të holla. Pikërisht, për këtë arsye, procedura para Gjykatës është falas.
  • 33. Dallimi ndërmjet një kërkese individuale dhe një kërkese ndër-shtetërore Shumica e kërkesave të paraqitura në Gjykatë janë individuale të cilat dërgohen nga persona privatë. Edhe një Shtet mund të paraqesë një kërkesë kundër një Shteti tjetër Palë të Konventës; kjo kërkesë quhet ndër-shtetërore.
  • 34. Përfaqësimi nga një avokat në procedurat para Gjykatës Përfaqësimi ligjor nuk është i domosdoshëm në fillim të procedurës; çdo individ mund ta dërgojë çështjen e tij drejtpërdrejt në Gjykatë. Ndihma e avokatit bëhet e domosdoshme në momentin kur Gjykata fton qeverinë e paditur të paraqesë vëzhgimet e saj. Ndihma ligjore mund t’u jepet ankuesve, nëse është e nevojshme, vetëm në këtë fazë të procedurës.
  • 35. Cilat janë etapat e procedurës para Gjykatës? Në shqyrtimin e çështjeve të sjella para Gjykatës ka dy faza kryesore: faza e pranueshmërisë dhe faza e shqyrtimit të themelit (d.m.th. shqyrtimi i ankesave që janë ngritur nga ankuesi). Kërkesa kalon nëpër disa etapa. Trupi gjykues i përbërë nga një gjyqtar e shpall kërkesën të papranueshme kur papranueshmëria duket qartë që në fillim. Vendimet e këtij gjyqtari nuk mund të ankimohen.
  • 36. Dhoma i komunikon çështjen qeverisë së paditur dhe e fton të paraqesë vëzhgimet e saj. Gjykata vendos nëse është e nevojshme të zhvillojë një seancë publike lidhur me çështjen. Seancat publike, duke parë numrin e kërkesave të shqyrtuara nga Gjykata, bëhen vetëm në raste përjashtimore.
  • 37. Pastaj Gjykata vendos nëse është e nevojshme të zhvillojë një seancë publike lidhur me çështjen. Seancat publike, duke parë numrin e kërkesave të shqyrtuara nga Gjykata, bëhen vetëm në raste përjashtimore. Në fund, Dhoma shpall vendimin, i cili bëhet përfundimtar vetëm pas kalimit të periudhës tre- mujore gjatë së cilës kërkuesi ose qeveria mund të kërkojnë kalimin e çështjes në Dhomën e Madhe për një shqyrtim të ri.
  • 38. Dhomën e Madhe për një shqyrtim të ri. Nëse kërkesa për kalimin e çështjes pranohet nga kolegji i Dhomës së Madhe, çështja rishqyrtohet dhe, nëse është e nevojshme, zhvillohet një seancë publike. Vendimi i Dhomës së Madhe është i formës së prerë.
  • 39. Cilat janë kushtet e pranueshmërisë se Parashtreses Që të shpallet e pranueshme nga Gjykata, kërkesa duhet të plotësojë disa kushte. Përndryshe, kërkesa nuk do të merret në shqyrtim. Çështjet mund të sillen në Gjykatë vetëm pasi të jenë shteruar të gjitha mjetet e brendshme ligjore.
  • 40. Kj do të thotë se individët të cilët ankohen për shkelje të të drejtave të tyre në fillim duhet ta kenë kaluar çështjen nëpër të gjitha gjykatat vendase, deri në jurdiksionin më të lartë. Në këtë mënyrë, Shtetit i jepet mundësia të korrigjojë, në nivel kombëtar, shkeljet e pretenduara. Pretendimet e kërkuesit duhet të kenë të bëjnë me një ose më shumë se një nga të drejtat e përcaktuara në Konventë.
  • 41. Gjykata nuk mund të shqyrtojë kërkesa që kanë të bëjnë me shkelje të ndonjë të drejte tjetër që nuk është e përcaktuar në Konventë. Po kështu, kërkesa duhet të paraqitet në Gjykatë brenda gjashtë muajve pas vendimit të fundit gjyqësor që është marrë lidhur me çështjen, që zakonisht është vendimi i gjykatës më të lartë të vendit në fjalë.
  • 42. Ankuesi duhet që, personalisht, dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë, të jetë viktimë e një shkeljeje të Konventës dhe, duhet të ketë pësuar një dëm të konsiderueshëm. Sigurisht që nuk duhet harruar që kërkesat mund të paraqiten vetëm kundër një ose më shumë se një prej Shteteve Palë të Konventës, dhe jo kundër ndonjë Shteti tjetër që nuk e ka ratifikuar Konventën apo kundër ndonjë individi.
  • 43. Zgjidhje miqësore në Gjykatën Evropiane Zgjidhja miqësore është marrëveshja ndërmjet palëve që ka për qëllim t’i japë fund çështjes. Kur palët e përfshira bien dakord që ta zgjidhin mosmarrëveshjen e tyre në këtë mënyrë, Shteti i paguan kërkuesit një shumë parash. Pas shqyrtimit të kushteve të zgjidhjes miqësore, dhe vetëm në rast se Gjykata arrin në përfundimin se është siguruar respektimi i të drejtave të njeriut, atëherë ajo e fshin kërkesën nga lista e çështjeve të saj.
  • 44. Gjykata i nxit gjithnjë palët të zhvillojnë bisedime për gjetjen e zgjidhjes miqësore. Në rast se nuk arrihet ndonjë marrëveshje, Gjykata vazhdon me shqyrtimin e themelit të çështjes.
  • 45. Marrja e masave të përkohshme nga Gjykata Pas marrjes së një kërkese, Gjykata mund t'i kërkojë Shtetit të paditur që të marrë disa masa të përkohshme, ndërkohë që vetë Gjykata vazhdon shqyrtimin e çështjes. Kjo do të thotë që Shtetit përkatës i kërkohet që të mos ndërmarrë asnjë veprim, si, për shembull, të mos kthejë individë të caktuar në vendin nga i cili kanë ardhur ku ata pretendojnë se mund të gjejnë vdekjen ose t’i nështrohen torturës.
  • 46. Bashkepunimi I Shteteve me Gjukaten Ka pasur raste kur shtete të caktuara kanë munguar, madje kanë refuzuar t’i japin Gjykatës informacione dhe dokumente të nevojshme për shqyrtimin e kërkesës nga ana e Gjykatës. Në këto raste Gjykata mund të dënojë Shtetin përkatës në bazë të Nenit 38 të Konventës (që i detyron Shtetet t'i krijojnë Gjykatës të gjitha lehtësirat e nevojshme).
  • 47. SA KOHË ZGJAT PROCEDURA PARA GJYKATËS? Eshtë e vështirë të thuhet se sa zgjat procedura para Gjykatës. Gjykata përpiqet t’i trajtojë çështjet brenda tre viteve që nga data e dorëzimit të tyre. Megjithatë, shqyrtimi i disa çështjeve mund të marrë më shumë kohë, ndërkohë që disa të tjera mund të shqyrtohen më shpejt.
  • 48. Kohëzgjatja e procedurës ndryshon sigurisht në varësi të çështjes, të trupit gjykues të cilit i është caktuar, kujdesit të palëve për t’i dhënë Gjykatës informacionin e duhur dhe shumë faktorëve të tjerë, si zhvillimi i një seance publike ose kalimit të çështjes në Dhomën e Madhe. Disa kërkesa mund të konsiderohen urgjente dhe të trajtohen me përparësi, sidomos në rastet kur integriteti fizik i kërkuesit vihet në rrezik dhe kërcënohet në mënyrë të menjëhershme .
  • 49. Detyrushmëria e vendimeve të Gjykatës Vendimet që kanë identifikuar shkelje të Konventës janë të detyrueshme për Shtetet përkatëse, të cilat duhet t'i ekzekutojnë ato. Komiteti i Ministrave i Këshillit të Evropës monitoron ekzekutimin e vendimeve, veçanërisht përsa i përket pagimit nga ana e Shteteve të shumave të caktuara nga Gjykata si kompensim për dëmin që u është shkaktuar ankuesve.
  • 50. Si ekzekutohen vendimet e Gjykatës? Kur Gjykata shpall një vendim për një shkelje që është bërë, ajo ia përcjell dosjen Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, i cili përcakton me Shtetin e paditur dhe departamentin e ekzekutimit të vendimeve modalitetet për ekzekutimin e vendimit dhe për parandalimin e shkeljeve të ngjashme të Konventës në të ardhmen. Kjo shoqërohet me marrjen e masave me karakter të përgjithshëm, sidomos me ndryshimin e legjislacionit, dhe me marrjen e masave individuale kur është e nevojshme.
  • 51. SHPËRBLIMI I DREJTË Kur Gjykata vendos kundër një Shteti dhe vëren se kërkuesi ka pësuar dëm, ajo i jep kërkuesit kompensim të drejtë, domethënë i jep një shumë parash si kompensim për dëmin që ka pësuar. Komiteti i Ministrave merr masat që shuma e caktuar nga Gjykata t’i paguhet konkretisht kërkuesit.
  • 52. TË DREJTATDHELIRITËTHEMELORETE GARANTUARAME KUSHTETUTENE KOSOVES Kapitulli II Të Drejtat dhe Liritë Themelore Neni 21 [Parimet e Përgjithshme] 1. Të drejtat dhe liritë themelore të njeriut janë të pandashme, të patjetërsueshme e të pacenueshme dhe janë bazë e rendit juridik të Republikës së Kosovës. Çdokush e ka për detyrë t’i respektojë të drejtat e njeriut dhe liritë themelore të të tjerëve.
  • 53. Disa nga te Drejtat dhe Liritë e Njeriut te Garantuara me KK Neni 23 [Dinjiteti i Njeriut] Dinjiteti i njeriut është i pacenueshëm dhe është bazë e të gjitha të drejtave dhe lirive themelore të njeriut.
  • 54. Neni 24 [Barazia para Ligjit] 1. Të gjithë janë të barabartë para ligjit. Çdokush gëzon të drejtën e mbrojtjes së barabartë ligjore, pa diskriminim. 2. Askush nuk mund të diskriminohet në bazë të racës, ngjyrës, gjinisë, gjuhës, fesë, mendimeve politike ose të tjera, prejardhjes kombëtare a shoqërore, lidhjes me ndonjë komunitet, pronës, gjendjes ekonomike, sociale, orientimit seksual, lindjes, aftësisë së kufizuar ose ndonjë statusi tjetër personal.
  • 55. Neni 25 [E Drejta për Jetën] 1. Secili individ gëzon të drejtën për jetën. 2. Dënimi me vdekje është i ndaluar.
  • 56. Neni 30 [Të Drejat e të Akuzuarit] Çdokush që akuzohet për vepër penale, gëzon të drejtat minimale në vijim: (1) të njoftohet menjëherë në gjuhën që kupton, për natyrën dhe shkakun e akuzës kundër saj/tij; (2) të njoftohet për të drejtat e tij/saj sipas ligjit; (3) të ketë kohë, mundësi dhe mjete të mjaftueshme për të përgatitur mbrojtjen e vet; (4) të ketë ndihmën pa pagesë të një përkthyesi, kur nuk flet ose nuk kupton gjuhën në të cilën zhvillohet gjykimi; (5) të ketë ndihmën e një mbrojtësi që e zgjedh, të komunikojë lirisht me të dhe, nëse nuk ka mjete të mjaftueshme, t’i sigurohet mbrojtja falas; (6) të mos shtrëngohet për të dëshmuar kundër vetvetes ose për të pranuar fajësinë e vet.
  • 57. Neni 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] Çdokujt i garantohet mbrojtje e barabartë e të drejtave në procedurë para gjykatave, organeve të tjera shtetërore dhe bartësve të kompetencave publike. Çdokush i akuzuar për vepër penale ka të drejtë t'u bëjë pyetje dëshmitarëve dhe të kërkojë paraqitjen e detyrueshme të dëshmitarëve, të ekspertëve dhe të personave të tjerë, të cilët mund të sqarojnë faktet.
  • 58. Prezumimi i pafajsis Çdokush i akuzuar për vepër penale, prezumohet të jetë i pafajshëm derisa të mos dëshmohet fajësia e tij/saj, në pajtim me ligjin. Ndihma juridike falas do t’u mundësohet atyre që nuk kanë mjete të mjaftueshme financiare, nëse një ndihmë e tillë është e domosdoshme për të siguruar qasjen efektive në drejtësi.
  • 59. Neni 32 [E Drejta për Mjete Juridike] Secili person ka të drejtë të përdorë mjetet juridike kundër vendimeve gjyqësore dhe administrative të cilat cenojnë të drejtat ose interesat e saj/tij në mënyrën e përcaktuar me ligj.
  • 60. Neni 33 [Parimi i Legalitetit dhe Proporcionalitetit në Rastet Penale] Askush nuk mund të akuzohet ose të dënohet për asnjë vepër e cila, në momentin e kryerjes, nuk ka qenë e përcaktuar me ligj si vepër penale, me përjashtim të veprave të cilat, në kohën e kryerjes së tyre, sipas së drejtës ndërkombëtare, përbënin gjenocid, krime lufte ose krime kundër njerëzimit.
  • 61. Dënimi i shqiptuar për një vepër penale nuk mund të jetë më i ashpër sesa ka qenë i përcaktuar me ligj në kohën e kryerjes së veprës. Ashpërsia e dënimit nuk mund të jetë në disproporcion me veprën penale. Dënimet përcaktohen në bazë të ligjit që ka qenë në fuqi në kohën e kryerjes së veprës penale, me përjashtim të veprave për të cilat ligji i mëvonshëm i aplikueshëm është më i favorshëm për kryesin e veprës.
  • 62. Neni 34 [E Drejta për të mos u Gjykuar dy herë për të njëjtën Vepër] Askush nuk mund të gjykohet më shumë se një herë për të njëjtën vepër penale. Ne bis in idem…
  • 63. Neni 36 [E Drejta e Privatësisë] Çdokush gëzon të drejtën që t’i respektohet jeta private dhe familjare, pacenueshmëria e banesës dhe fshehtësia e korrespondencës, telefonisë dhe e komunikimeve të tjera. Kontrollet e cilësdo banese ose cilitdo objekti privat, që mendohet se janë të domosdoshme për hetimin e krimit, mund të bëhen vetëm deri në shkallën e domosdoshme dhe vetëm pas miratimit nga ana e gjykatës, pas shpjegimit të arsyeve pse një kontroll i tillë është I domosdoshëm.
  • 64. Shmangia nga kjo rregull lejohet, nëse është e domosdoshme për arrestim të ligjshëm, për mbledhjen e provave që ka rrezik të humbasin ose për mënjanimin e rrezikut të drejtpërdrejtë dhe serioz për njerëzit dhe për pasuri, në mënyrën e përcaktuar me ligj. Gjykata duhet që të miratoj veprimet e tilla në mënyrë retroaktive.
  • 65. Fshehtësia e korrespondencës, telefonisë dhe komunikimit tjetër, është e drejtë e pacenueshme. Kjo e drejtë mund të kufizohet vetëm përkohësisht, në bazë të vendimit gjyqësor, nëse është e domosdoshme për ecurinë e procedurës penale ose për mbrojtjen evendit, në mënyrën e parashikuar me ligj.
  • 66. Neni 46 [Mbrojtja e Pronës] 1. E drejta e pronës është e garantuar. Askush nuk do të privohet në mënyrë arbitrare nga prona. Republika e Kosovës ose autoriteti publik i Republikës së Kosovës mund të bëj ekspropriimin e pronës nëse ky ekspropriim është i autorizuar me ligj, është i nevojshëm ose i përshtatshëm për arritjen e qëllimit publik ose përkrahjen e interesit publik, dhe pasohet me sigurimin e kompensimit të menjëhershëm dhe adekuat për personin ose personat prona e të cilave ekspropriohet.
  • 67. Interpretimi i Dispozitave për të Drejtat e Njeriut Neni 53 i Kushtetutës Të drejtat e njeriut dhe liritë themelore të garantuara me këtë Kushtetutë, interpretohen në harmoni me vendimet gjyqësore të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
  • 68. Kufizimi i të Drejtave dhe Lirive Themelore Neni 55 Të drejtat dhe liritë themelore të garantuara me këtë Kushtetutë, mund të kufizohen vetëm me ligj. Të drejtat dhe liritë themelore të garantuara me këtë Kushtetutë, mund të kufizohen vetëm deri në atë masë sa është e domosdoshme që, në një shoqëri të hapur dhe demokratike, të përmbushet qëllimi për të cilin lejohet kufizimi.
  • 69. Me rastin e kufizimit të të drejtave të njeriut dhe interpretimit të atyre kufizimeve, të gjitha institucionet e pushtetit publik, dhe sidomos gjykatat, e kanë për detyrë t’i kushtojnë kujdes esencës së të drejtës që kufizohet, rëndësisë së qëllimit të kufizimit, natyrës dhe vëllimit të kufizimit, raportit midis kufizimit dhe qëllimit që synohet të arrihet, si dhe të shqyrtojnë mundësinë e realizimit të atij qëllimi me kufizim më të vogël.
  • 70. Kufizimi i të drejtave dhe lirive të garantuara me këtë Kushtetutë, nuk bën të mohojë kurrsesi esencën e së drejtës së garantuar.
  • 71. E Drejta e Punës dhe Ushtrimit të Profesionit Neni 49 1. E drejta e punës garantohet. 2. Secili person është i lirë të zgjedhë profesionin dhe vendin e punës.
  • 72. Aktgjykimi I Gjykates Kushtetuese Rastin Nr. K0131/12 Parashtruesi i kerkeses Parashtrues te kërkesës janë deputetet e Kuvendit te Republikës se Kosovës Ligji i kontestuar Parashtruesit kontestojne kushtetutshmerine e neneve 18, 19, 41 dhe 60 te Ligjit per Shendetesi, Nr. 04/L-125 te miratuar nga Kuvendi i Republikes se Kosoves, me 13 dhjetor 2012.
  • 73. Objekti i ceshtjes Objekt i çështjes është vleresimi nga Gjykata i kushtetutshmerise se neneve 18, 19, 41 dhe 60 te Ligjit per Shendetesi, Nr. 04/L-125 (ne tekstin e metejme: Ligji per Shendetesi). Me tej, parashtruesi ka kerkuar vendosjen e mases se perkohshme te pezullimit te zbatimit te Ligjit per Shendetesi, deri ne vendimin perfundimtar te Gjykates perkitazi me kete kerkese.
  • 74. Pretendimet e Parashtruesit Me kerkesen e tyre parashtuesit kontestojne nenin 41 te Ligjit te Shendetesis, I cili ne paragrafin 1, e ndalon cdo profesionist shendetesor te punesuar ne cfaredo institucioni te shendetit publik qe te punoj ne institucione private.
  • 75. Neni 41 Parandalimi i konfliktit të interesit Është e ndaluar që të referohen pacientët nga institucionet e nivelit dytësor dhe tretësor të kujdesit shëndetësor tek institucionet private të kujdesit shëndetësor për shkaqe të cilat nuk mund të arsyetohen me argumente mjekësore, pavarësisht nga lista e pritjes. Ndalohet rreptësishtë çfarëdo shpërblimi formal ose joformal, financiar ose i llojit tjetër i profesionistit shëndetësor përfshirë shpërblimin për referimin e qytetarit ose banorit nga sektori publik në sektorin privat të shëndetësisë, dhe marrëdhëniet profitabile me industrinë farmaceutike.
  • 76. Parashtruesi me tej argumenton se Ligji shkel nenin 49 te Kushtetues i cili thotë: Neni 49 [E Drejta e Punës dhe Ushtrimit të Profesionit] 1. E drejta e punës garantohet. 2. Secili person është i lirë të zgjedhë profesionin dhe vendin e punës.
  • 77. Përgjigja nga Ministria e Shëndetësi MSH-ja konsideron se neni 41 i Ligjit nuk ndërhyn në të drejtat e garantuara me nenin 49 të Kushtetutës, sepse ai nuk e ndalon anjë mjek të ushtroj profesioni e tij. Edhe duke supozuar se ka pasur ndërhyrje në të drejtat e garantuara me neni 49 të Kushtetuës, MSH-ja konsideron se ndërhyrjet e tilla justifikohen me nenin 55 të Kushtetuës.
  • 78. Në përpunimin e testit të proporcionalitetit, MSH-ja thekson se ‘qëllimi legjitim i ndalimit të punësimit të njëkohshëm të profesionistëve të kujdesit shëndetësor në sektorin publik dhe privat është gëzim i të drejtave të qytetarëve të garantuara me nenin 51.1 të Kushtetutës [...] MSH-ja më tej argumenton se punësimi i njëkohshëm i profesionistëve të kujdesit shëndetësor në sektorin publik dhe privat është dëshmuar të jetë i dëmshëm për interesin e qytetarëve...Kështu sipas MSH-s, qëllimi i kufizimit është të eliminojë referimin e pacientëve nga sektori publik në atë privat...
  • 79. MSH-ja më tejë argumenton inter alia se qytetarët nuk mund të presin derisa një mjek ta përfundoj orarin e punës në sektorin publik dhe vetëm pastaj t’i shfrytëzoj shërbimet e mjekut në sektorin publik. MSH-ja konsideron se, nëse Gjykata gjen se neni 41 i Ligjit ndërhyn në nenin 49 të Kushtetutës, kjo ndërhyrje arsyetohet në pajtim me nenin 55 të Kushtetutës.
  • 80. Avokati I Popullit Përfaqësuesi i Avokatit të Popullit gjatë seancë deklaron se nuk ka gjetur shkelje të Kushtetutës në nenet e kontestuara të Ligjit. Për më tepër, Avokati i Popullit ka pranuar disa ankesa nga qytetarët përkitazi me keqpërdorimin e pozitës, ku punonjësit shëndetësor i kanë referuar qytetarët nga institucionet publike të kujdesit shëndetësor në sektorin privat...
  • 81. Gjykata Gjykata konstaton se dispozitat e nenit 41 të Ligjit kufizojnë të drejtën për punë, siç parashihet me nenin 49 të Kushtetutës, dhe këto kufizime nuk janë në përputhje me natyrën e kufizimeve të autorizuara sipas nenit 55 të Kushtetutës. Prandaj, neni 41 i Ligjit është në papajtueshmëri me Kushtetutën.
  • 82. Avokati I Popullit (ombudsperson) Fjala "ombudsperson" (Avokati i Popullit) është me origjinë suedeze. Avokati i parë i popullit është emërua nga Parlamenti suedez në 1809. Funksionet e institucionit ishin qe te mbikëqyrë gjykatat dhe autoritetet tjera publike ne vend.
  • 83. Në vitin 1919 institucioni i Avokatit të Popullit është themeluar në Finlandë, ndërsa në Danimarkë 1955.
  • 84. Avokati I Popullit ne Kosove Institucioni i Ombudspersonit në Kosovë (IOK) u themelua në vitin 2000 me Rregulloren e UNMIK-ut Nr. 2000/38, që i jepte mandat për të hetuar ankesa kundër UNMIK-ut dhe administratës lokale publike. Në shkurt 2006, u shpall Rregullorja e UNMIK-ut 2006/6, e cila zëvendësoi Rregulloren 2000/38. Sipas kësaj Rregulloreje, Institucioni i Ombudspersonit kishte mandat që të hetojë ankesa kundër autoriteteve lokale apo organeve tjera të Institucioneve të Përkohshme të Vetëqeverisjes në Kosovë (IPVQ), por nuk kishte më mandat që të hetojë ankesa kundër organeve administrative ndërkombëtare në Kosovë.
  • 85. Në vitin 2007 është miratuar Rregullorja e re nr. 2007/15 për ndryshimin e Rregullores së UNMIK-ut, nr. 2006/6 mbi Institucionin e Avokatit të Popullit në Kosovë. Me këtë rregullore u ndryshua: Emërtimi i Institucionit (nga “Institucioni i Ombudspersonit” në “Institucioni i Avokatit të Popullit”); struktura e brendshme e Institucionit, si dhe mandati i Avokatit të Popullit dhe i zëvendësve të tij.
  • 86. Institucionet Kushtetuese Kushtetuta e Republikës së Kosovës, e miratuar më 15 qershor 2008, e ka përcaktuar Institucionin e Avokatit të Popullit si kategori të veçantë kushtetuese. Kapitulli XII Institucionet e Pavarura
  • 87. Neni 132 [Roli dhe Kompetencat e Avokatit të Popullit] Avokati i Popullit mbikëqyr dhe mbron të drejtat dhe liritë e individëve nga veprimet ose mosveprimet e paligjshme dhe të parregullta të autoriteteve publike. Avokati i Popullit është i pavarur në ushtrimin e detyrës dhe nuk pranon udhëzime e ndërhyrje nga organet, institucionet ose autoritetet e tjera, të cilat ushtrojnë pushtetin në Republikën e Kosovës.
  • 88. Çdo organ, institucion ose autoritet tjetër, që ushtron pushtet legjitim në Republikën e Kosovës, është i detyruar t’u përgjigjet kërkesave të Avokatit të Popullit dhe t’i paraqesë atij/asaj të gjitha dokumentet dhe informacionet e kërkuara në pajtim me ligj.
  • 89. Kompetencat e Avokatit te Popullit Kompetencat e Avokatit të Popullit shtrihen në mbarë territorin e Republikës së Kosovës. Në ushtrimin e funksioneve të tij lidhur me rastet që paraqiten brenda territorit të Republikës së Kosovës, Avokati i Popullit mund t’u ofrojë shërbime të mira edhe qytetarëve të Republikës së Kosovës që përkohësisht ndodhen jashtë territorit të Republikës së Kosovës.
  • 90. Avokati i Popullit ka kompetenca për t’i hetuar ankesat e pranuara nga çdo person fizik a juridik lidhur me pohimet për shkeljen e të drejtave të njeriut të parapara me kushtetutë, ligje dhe akte tjera, si dhe me standarde ndërkombëtare të të drejtave të njeriut dhe konventave ndërkombëtare, veçanërisht me konventën evropiane për të drejtat e njeriut, duke përfshirë veprimet apo mosveprimet që paraqesin keqpërdorim të autoritetit.
  • 91. Nëse Avokati i Popullit fillon procedurë me iniciativë të vetë ose ndonjë person tjetër në emër të të dëmtuarit i drejtohet me parashtresë Avokatit të Popullit për ngritjen e procedurës, është i nevojshëm pëlqimi nga personi, të cilit i janë shkelur të drejtat dhe liritë e njeriut.
  • 92. Kur Avokati i Popullit fillon procedurë me iniciativë të vetë lidhur me shkeljen e të drejtave dhe lirive të një numri më të madh të qytetarëve, të fëmijëve apo personave me aftësi të humbura veprimi, nuk është i nevojshëm pëlqimi nga paragrafi 4. i këtij neni.
  • 93. Avokati i Popullit ka kompetencë të bëjë hetime qoftë për t’iu përgjigjur ankesës së parashtruar apo me iniciativën e vet (ex officio), nëse nga konstatimet, dëshmitë dhe faktet e paraqitura me parashtresë ose nga njohuritë e fituara në mënyrë tjetër, ka bazë të rezultojë se nga ana e institucioneve të Republikës së Kosovës janë shkelur të drejtat dhe liritë e njeriut.
  • 94. Avokati i Popullit nuk do të ndërhyjë në rastet dhe në procedura tjera ligjore që janë duke u zhvilluar para gjykatave, përveç në raste të zvarritjeve të paarsyeshme apo keqpërdorimit të dukshëm të pushtetit.
  • 95. Neni 134 [Kualifikimi, Zgjedhja dhe Shkarkimi i Avokatit të Popullit] Avokatin e Popullit e zgjedh Kuvendi i Kosovës, me shumicën e votave të të gjithë deputetëve të tij, për një mandat pesë (5) vjeçar, pa të drejtë rizgjedhjeje. Avokat i Popullit ka të drejtë të zgjidhet çdo shtetas i Republikës së Kosovës, me arsim të lartë, me karakter e moral të lartë, i ndershëm, me eksperiencë dhe njohuri të dalluara në fushën e të drejtave të njeriut.
  • 96. Avokati i Popullit dhe zëvendësit e saj/tij nuk mund të jenë anëtarë të asnjë partie politike, as të ushtrojnë veprimtari politike, shtetërore a private profesionale dhe as të marrin pjesë në organizmat drejtues të organizatave civile, ekonomike dhe tregtare.
  • 97. Neni 135 [Raportimi i Avokatit të Popullit] Avokati i Popullit paraqet raport vjetor para Kuvendit të Republikës së Kosovës. Avokati i Popullit ka të drejtë të bëjë rekomandime dhe të propozojë masa, nëse vëren shkelje të të drejtave dhe lirive të njeriut nga ana e organeve të administratës publike dhe organeve të tjera shtetërore. Avokati i Popullit ka të drejtë të referojë çështje në Gjykatën Kushtetuese, në pajtim me dispozitat e kësaj Kushtetute.
  • 98. Angazhimi I Avokatit te Popullit Gjate vitit 2013 AIP ka pranuar 2047 raste, ose 23 % më shumë se në vitin 2012, për të parashtruar ankesa ose për të kërkuar këshilla dhe ndihmë. Bazuar në raportin e AP të gjitha ankesat e pranuara nga qytetarët për shkeljet e të drejtave të tyre janë trajtuar. Në saje të punës së vazhdueshme të Avokatit të Popullit, për herë të parë shumica e ankesave të trajtuara janë zgjidhur pozitivisht, që do të thotë në favor të qytetarit.
  • 99. Institucioni i Avokatit të Popullit, vazhdimisht ka raportuar për raste të shkeljes të së drejtës për gjykim të drejtë dhe të paanshëm. Avokati I Popullit vazhdimisht ka shprehur shqetësimet tij lidhur cenimit të kësaj të drejte sipas kuptimit të nenit 31 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe nenit 6 të KEDNJ: mosrespektim i afateve ligjore për zgjidhjen e rasteve, moskthimin e përgjigjes ndaj kërkesave për informacion.
  • 100. Një numër i ankesave drejtuar Avokatiti te Popullit ka të bëjë me pretendimet per vendimet e padrejta.
  • 101. Avokati i Popullit ka pranuar ankesa edhe kundër avokatëve mbrojtës. Angazhimi i tyre, qoftë privat apo sipas detyrës zyrtare, është në shumë raste i mangët dhe kundër etikës së avokatisë. Prandaj, Avokati i Popullit rekomandon që Oda e Avokatëve të Kosovës, të sigurojë kualitet dhe efikasitet më të madh të ndihmës ligjore, në raste të përfaqësimit sipas detyrës zyrtare (ex officio).
  • 102. Mbrojtja e te Drejtave te Njeriut ne kohe te konflikteve te armatosura Ciceroni ka thënë, ‘ne kohe lufte, ligji është i heshtur’. Pikërisht për këtë fakt, mendimtar dhe burrështetas te ndryshëm janë përpjekur për gjetjen e një zgjidhje ligjore edhe për kohe lufte.
  • 103. Teoria e Luftes se Drejte Teolog si Shën Augustini, Toma Akuini etj në periudhën e shekujve pesëmbëdhjetë dhe gjashtëmbëdhjetë, kanë zhvilluar teorinë e luftës së drejtë si një kornizë morale për të analizuar përdorimin e duhur të forcës (jus ad bellum) dhe sjelljen e duhur gjatë luftës (jus in bello).
  • 104. Konventat e Gjeneves Korniza më gjithëpërfshirëse ligjore për mbrojtje e civilëve në konflikte të armatosura është përmbledhur në Katër Konventat e Gjenevës të datës 12 gusht 1949. Tmerret e Luftës së Dytë Botërore, përfshi metodat dhe armët e përdorura, kishin ndikim vendimtar në mobilizimin e bashkësisë ndërkombëtare për të fuqizuar rregullat në lidhje sjelljet e palëve në konflikte të armatosura.
  • 105. Katër Konventat e Gjenevës ishin produkt i konferencës diplomatike për krijimin e konventave ndërkombëtare për mbrojtje e viktimave të luftës, thirrur nga Këshilli Federal i Zvicrës. Konferenca është mbajtur në Gjenevë nga 21 prill deri me 12 gusht 1949.
  • 106. Pas katër një kohe të gjatë diskutimesh të vazhdueshme, Konferenca rezultoi me krijimin e katër konventave, e që janë, sipas renditjes: I. Konventa për përmirësimin e kushteve për të plagosurit dhe të sëmurët në fushëbetejë në konflikte të armatosura,
  • 107. II. Konventa për përmirësimin e kushteve për të plagosurit, të sëmurët dhe të përmbyturit e forcave të armatosura në det, III. Konventa e Gjenevës lidhur me trajtimin e robërve të luftës, dhe IV. Konventa e Gjenevës për mbrojtjen e personave civil në kohë lufte.
  • 108. Parimi fondamental i së Katër Konventave të Gjenevës është se, personat të cilët nuk janë aktivisht të përfshirë në luftë duhet të trajtohen në mënyrë humane. Konventat e Gjenevës, mbulojnë trajtimin e të burgosurve të luftës, civilë në territorin e pushtuar, të personelit të sëmurë dhe të plagosur, ndalimi i disa metodave të luftës, mbrojtja e objekteve të fetare dhe kulturore dhe të drejtave të njeriut në situata të konfliktit.
  • 109. Në mënyrë më specifike: është e ndaluar të vritet ose plagoset armiku i cili dorëzohet apo nuk është në gjendje që të luftoj, të sëmurët dhe të plagosurit duhet të strehohen. Personeli mjekësor, furnizuesit mjekësor, spitalet dhe ambulancat duhet gjithnjë të jenë të mbrojtura. Gjithashtu ka rregulla të detajuara të cilat e rregullojnë ndalimi e të burgosurve të luftës dhe mënyra në të cilën civilët duhet trajtohen nën autoritetin e një pushteti armik. Kjo përfshin sigurimin e ushqimit, strehimit, kujdes mjekësor, dhe e drejta për të këmbyer mesazhe me familjet e tyre.
  • 110. Konventa e parë e Gjenevës ka të bëjë me shqetësimin për të plagosurit dhe të sëmurët në konflikte të armatosura, e cila thekson se anëtarët e forcave të armatosura si dhe policitë e organizuara përfshirë edhe ato të cilat i shoqërojnë ata në mënyrë të rregullt, duhet ti respektojnë dhe mbrojnë në të gjitha rrethanat të sëmurët dhe të plagosurit në konflikte të armatosura.
  • 111. Tortura dhe eksperimentet biologjike janë të ndaluara, dhe këta perona nuk guxojnë që me dashje të mbesin pa tretman mjekësor. Konventat e Gjenevës gjithashtu garantojnë mbrojte ligjore për simbolet e njohura si p.sh. Kryqin e kuq, Gjysmëhënën e kuqe dhe pas protokollit të III dhe Diamantit të kuqë.
  • 112. Luftërat për çlirim gjatë viteve 60 dhe 70 vuri në pah se, mbrojta e përcaktuar me Konventat e Gjenevës nuk ishte e mjaftueshme. Si rezultat në vitin 1977 u negociua dhe adoptuan Protokollet I dhe II i Konventave të Gjenevës. Këto Protokolle përqendrohen në konfliktet ndërkombëtare dhe jo-ndërkombëtare. Dhe Protokolli III i vitit 2005.
  • 113. Shumica e konflikteve pas Luftës se Dyte Botërore kanë qenë jo-ndërkombëtare. E vetmja bazë ligjore në këto raste në Konventën e Gjenevës ka qenë neni 3. Për ketë arsye është menduar se Neni 3 i Konventës nuk është bazë e mjaftueshme ligjore për mbrojtjen e njerëzve në kohë lufte.
  • 114. Qëllimi i Protokollit te II është sigurimi i aplikimit te shumicës së rregullave të luftës në konfliktet e brendshme. Protokolli II mbulon konfliktet jo-Ndërkombëtare të cilat zhvillohen në territorin e një shteti në mes të forcave të armatosura të atij shteti dhe forcave rebele të atij shteti, të cilat janë nën një komandë dhe të cilat kontrollojnë pjesë të territorit të atij shteti.
  • 115. Sikurse e Drejta Ndërkombëtare Humanitare, ashtu edhe e Drejta Ndërkombëtare për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, kanë për synim mbrojtjen e: jetës, shëndetin dhe dinjitetin e individëve, megjithëse nga një kënd tjetër.
  • 116. Pavarësisht ngjashmërive mes veti, kanë edhe dallimet e tyre. P.sh e Drejta Ndërkombëtare Humanitare rregullojnë shumë çështje të cilat janë jashtë juridiksionit të të Drejtës Ndërkombëtare për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, si: sjelljet gjatë konflikteve dhe armiqësive, luftëtarët dhe të burgosurit e luftës, mbrojtën e kryqit të kuq dhe gjysmëhënës së kuqe etj.
  • 117. Respektimin dhe mbrojtje a të drejtave të njeriut është përgjegjësi ekskluzive e shtetit apo organeve shtetërore. Kjo nënkupton se personat individualisht nuk mund të akuzohen për shkeljen e të drejtave të njeriut personave të caktuar. Ndërsa në kohë lufte ose konflikti të armatosur për shkeljen e dispozitave të Konventave të Gjenevës dhe Protokolleve shtesë përgjegjësia është e dyasnshem: shtetërore dhe individuale.
  • 118. Përgjegjësia për implementimin e të Drejtës Ndërkombëtare Humanitare dhe të Drejtës Ndërkombëtare për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut para së gjithash bie mbi shtetet. Shtetet kanë për obligim marrjen e masave ligjore dhe praktike si në kohë lufte ashtu edhe në paqe për respektimin e të DNH. Këto masa përfshinë:
  • 119. Përkthimin e traktateve të së DNH, Parandalimi dhe ndjekja e krimeve të luftës përmes legjislacionit penal, Mbrojtja e kryqit të kuq dhe gjysmëhënës së kuqe Shpërndarja ose përhapja e të DNH Trajnimi i forcave të armatosura nga njohës të së DNH, etj.
  • 120. Komuniteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq ka kompetenca kruciale nga Konventat e Gjenevës dhe Protokollet e tyre shtesë në sigurimin e zaptimin të së DNH. Kryqi i Kuq ka kompetenca dhe mandat në dhënien e asistencës për viktimat e luftës, inkurajimin e shteteve për implementimin e të DNH, promovimin dhe zhvillimin e të DNH, etj
  • 121. Raste nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës Ne rastin Nr. KI 41/12, parashtruesi Gëzim dhe Makfire Kastrati kundër Gjykatës Komunale në Prishtinë dhe Këshillit Gjyqësor të Kosovës, aktgjykimi i vitit 2013, Gjykata Kushtetuese ka gjetur shkelje të nenit 25 të Kushtetutës, për të drejtën për jetë.
  • 122. Neni 25 [E Drejta për Jetën] 1. Secili individ gëzon të drejtën për jetën. 2. Dënimi me vdekje është i ndaluar. Parashtruesit në këtë rast janë prindërit e të ndejrës D.K, e cila pas disa mosmarrëveshjeve të cilat pasuan me kërcënim për jetë nga ish partneri i saj, kishte kërkuar urdhër për mbrojtje emergjente nga Gjykata Komunale në Prishtinë.
  • 123. Gjykata Komunale në Prishtinë nuk i është përgjigjur D.K.-së, duke mos miratuar dhe as refuzuar kërkesën e sajë. Pas disa ditësh, D.K. kishte humbur jetën tragjikisht nga plagët e marra me armë zjarri ngaa ish- partneri i sajë.
  • 124. Në këtë rast pretendimi i parashtruesve është se shkelja nuk është pasoj e një vendimi gjyqësor, por nga mosveprimi i Gjykatës Komunale në Prishtinë. Rrjedhimisht me këtë mosveprim janë bërë shkelje të nenit 25 [E Drejta për Jetën], neni 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtës dhe të Paanshëm], neni 32 [E Drejta për Mjete Juridike], dhe neni 54 [Mbrojtja Gjyqësore e të Drejtave] te Kushtetutes.
  • 125. Parashtruesi gjithashtu pretendon se Këshilli Gjyqësor i Kosovës, jo vetëm që nuk e adresoi rastin e D.K., mirëpo nuk ofroi mjete juridike për rastet e ardhshme të dhunës në familje kur viktimat kërkojnë veprime nga gjykatat komunale, por ato nuk veprojnë fare.
  • 126. Si rezultat i pohimeve të parashtruesve të rastit dhe argumenteve ligjore të paraqitura, Gjykata Kushtetuese e Kosovës e shpalli rastin të pranueshëm. Pas shqyrtimit të pretendimve dhe çështjeve në këtë rast, Gjykata Kushtetuese erdhi në përfundimin se Gjykata Komunale në Prishtinë ishte përgjegjëse për marrjen e veprimeve të parashikuara me Ligjin për Mbrojtjen nga Dhuna në Familje.
  • 127. Gjithashtu, mosveprimi i sajë paraqet shkelje të detyrimeve kushtetuese që rrjedhin nga neni 25 i Kushtetutës [E Drejta për Jetën] dhe neni 2 i Konventës Evropiane.
  • 128. Gjykata Kushtetuese konstatoi se mosveprimi i Gjykatës Komunale në kërkesën e të ndjerës D.K. për lëshimin e urdhrit për mbrojtje emergjente, si dhe praktika e zhvilluar nga KGJK për adresimin e mosveprimit të gjykatave të rregullta atëherë kur ato duhet të veprojnë, ka penguar viktimën dhe parashtruesin e kërkesës për realizimin e të drejtave të tyre për mjete efektive juridike, të parashikuara me nenin 32 dhe 54 të Kushtetutës dhe nenin 13 të Konventës Evropiane.
  • 129. Pra, Gjykata Kushtetuese gjen se sa ka pasur shkelje të së drejtës për jetë, të garantuar me nenin 25 të Kushtetutës dhe nenin 2 të Konventës Evropiane. Gjykata Kushtetuese konsideron të panevojshëm trajtimin e pretendimit për shkelje të së drejtës për gjykim të drejtë dhe të paanshëm të paraparë me nenin 31 të Kushtetutës dhe nenin 6 të Konventës.
  • 130. Në një rast tjetër, rasti KI 94/13, parashtrues Avni Doli dhe të tjerët. Parashtruesit e kontestojnë mospërmbarimin e Aktvendimit të Drejtorisë për Çështje Pronësore, Kadastër, Gjeodezi dhe Komesacion të tokës në Komunën e Gjakovës. Gjykatës Komunale në Gjakovë në Aktvendimin e sajë të parë e kishte miratuar propozimin e parashtruesit për përmbarimin e vendimit të drejtorisë
  • 131. Mirëpo, sida muaj më vonë e njëjta Gjykatë kishte anuluar përmbarimin e Aktvendimit të Drejtorisë. Gjykata e Qarkut në Pejë kishte vërtetuar Aktvendimin e dytë të Gjykatsë Komunale të Gjakovës.
  • 132. Parashtruesit pretendojnë se vendimi i dytë i Gjykatës Komunale të Gjakovës dhe Aktgjykimi i Gjykatës së Qarkut në Pejë për vërtetimin e këtij Aktvendimi, kanë shkelur të drejtat e tyre për: gjykim të drejtë dhe të paanshëm i garantuar me nenin 31 të Kushtetutës dhe nenin 6 të Konventës, mbrojtja gjyqësore e të drejtave siç garantohet me nenin 54 të Kushtetutës dhe mbrojtja e pronës, siç garantohet me nenin 46 të Kushtetutës dhe nanin 1 të Protokollit Nr. 1 të Konventës.
  • 133. Gjykata Kushtetuese vlerëson se Aktvendimi i parë i Gjykatës Komunale kishte marrë formën e prerë dhe detyruese dhe kështu kishte fituar statusin e res judicata. Gjykata Kushtetuese vlerëson se e njëjta Gjykatë me Aktvendimin e saj të dytë, e anulo këtë Aktvendim të plotfuqishëm dhe detyrues.
  • 134. Po ashtu, Gjykata vlerëson se Gjykata e Qarkut në Pejë, me rastin e vërtetimit të Aktvendimit të dytë të Gjykatës Komunale, shkeli parimin e sigurisë juridike, dhe rrjedhimisht shkeli të drejtën e parashtruesit për gjykim të drejtë dhe të paanshëm neni 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm], nenit 32 [E Drejta për Mjete Juridike], dhe nein 54 [Mbrojtja Gjyqësore e të Drejtave] dhe neneve 6 dhe 13 te Konventes.
  • 135. Interpretimi I amandamenteve Kushtetuese Amendamentet kushtetuese të propozuara nga Kryetari i Gjykatës i Kuvendit, 20 korrik 2012. Si rezultat i një marrëveshje politike për ndryshimin dhe reformimin e aspekteve të caktuara institucionale, një seri amendamentesh kushtetuese ishin propozuar nga një grup punues i themeluar nga Kuvendi.
  • 136. Neni i ri i propozuar 85.2 parashikonte kufizimin e të drejtës për të qenë kandidat për President vetëm për qytetarët që kanë qenë banor të përhershëm të Republikës së Kosovë për pesë vjetë në periudhën para kandidimit për këtë post. Gjykata e ka rrëzuar këtë propozim amendament me arsyetimin se e kufizon të drejtën e secilit person për të qenë kandidat.
  • 137. Neni i ri i propozuar 86.3 kishte të bënte me kriteret për emërimin e kandidatit për President vetëm nga subjektet parlamentare që kanë kaluar pragun zgjedhor. Gjykata ka rrëzuar propozimin me arsyetim se propozimi nuk është i munduar nga të gjitha partitë e regjistruara. Neni i ri i propozuar 90.5(2) parashikonte kufizimet e ushtruesit të detyrës së Presidentit të Kosovës, për: shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, emërimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, shpalljen e faljeve etj.