SlideShare ist ein Scribd-Unternehmen logo
1 von 38
Downloaden Sie, um offline zu lesen
2017
RAPOT
VJETOR
RAPOT
VJETOR
2017
2
VIZIONI
DHE MISIONI
3
QENDRA MAQEDONASE PËR
BASHKËPUNIM NDËRKOMBËTAR (MCMS)
është organizatë e shoqërisë civile që beson në paqe, harmoni dhe
prosperitet të njerëzve në Maqedoni, në Ballkan dhe globalisht.
MCMS e bazon vizionin në parimet universale të shoqërisë civile dhe
demokracinë pjesëmarrëse, sundimin e të drejtës, zhvillimin e barabartë
dhe të qëndrueshëm, jo dhunën, respektin dhe ndërvarësinë dhe
diversitetin kulturor.
Misioni i MCMS është të udhëheqë ndryshime me zgjidhje të reja dhe
alternative të problemeve shoqërore, që ndikojnë ndaj aktorëve tjerë dhe
të cilët janë inkuadruar në rrjedhat kryesore.
QËLLIMET DHE METODAT
Qëllimet afatgjate të MCMS janë:
ÂÂ Shoqëri civile e rrënjosur dhe me
ndikim;
ÂÂ Sundimi i drejt dhe lufta kundër
korrupsionit;
ÂÂ Inkluzioni social dhe kohezioni;
ÂÂ Proces i mbështetur euro-integrues;
ÂÂ Gatishmëri për sfidat migruese;
ÂÂ MCMS, organizatë e pavarur dhe me
kredibilitet – ndërlidhës i heshtur por i
dukshëm;
ÂÂ MCMS, organizatë atraktive dhe
inovative.
MCMS aktivitetet i realizon përmes:
ÂÂ Avokimit (informimi, ndërtimi i vetëdijes,
edukimi, krijimi dhe ndikimi mbi politikat,
vëzhgimi dhe kërkimi i përgjegjësisë);
ÂÂ Mbështetja zhvillimore (kapacitete dhe
infrastruktura);
ÂÂ Mbështetja sociale - humanitare.
Metodat organizative janë udhëheqja dhe
zbatimi.
4
MESAZH NGA
UDHËHEQËSIA
Bota në vitin 2017 vazhdoi të ballafaqohet me dallime të mëdha ekonomike
dhe sociale dhe ndarje. Lufta në Siri vazhdoi, por nuk u përsërit vala e
refugjatëve. Në disa zgjedhje kyçe në BE (Austri, Holandë, Francë dhe
Gjermani) u fuqizuan forcat për Evropën e bashkuar.
Për regjionin ishte i rëndësishëm paralajmërimi i kryetarit të Komisionit
Evropian – Zhan Klod Junker për perspektivën kredibile për Ballkanin
Perëndimor. Republika e Maqedonisë ka përparim në tejkalimin e kontesteve
me nënshkrimin e Marrëveshjes për miqësi, fqinjësi dhe bashkëpunim me
Bullgarinë dhe intensifikimin e dialogut me Greqinë.
Pas sundimit dhjetëvjeçar të VMRO-DPMNE, Qeveria e re e Maqedonisë
e udhëhequr nga LSDM, u votua në fund të muajit maj, pas pesë muajsh
nga zgjedhjet parlamentare. Zgjedhjeve i paraprinë protestat tremujore, të
cilat e arritën kulmin me dhunën në Parlament më 27 prill. Më 15 tetor u
organizuan zgjedhjet lokale, në të cilat në 56 komuna dhe Qytetin e Shkupit
fituan kandidatët për kryetarë të komunave të LSDM.
Shoqëria civile edhe në vitin 2017 kontribuoi drejt ndryshimeve demokratike
pozitive në shtet. Qeveria e u tregua pro aktive, por akoma nuk ka efekte të
dukshme.
Në vitin 2017, MCMS realizoi portfolio prej 25 projekteve në pesë programe
me buxhet prej 175 milionë denarë.
Deri në fund të vitit në programin Civika mobilitas (PCM) u ndanë gjithsej
220 grante për 206 grantistë. U organizuan pesë forume për çështje të
hidhura lidhur me migrimet, deponitë regjionale, minierat etj. Për grantistët u
organizuan mjaft trajnime dhe punëtori për fuqizim organizativ.
5
U përmirësua kushtet për ndjekjen e mësimit për gjithsej 1.151 nxënës; u
eliminua keqpërdorimi i punës së fëmijëve në 10 raste, ndërsa tetë të rinjve
me origjinë maqedonase nga SHBA, Australia dhe Britania e Madhe iu
mundësua të mësojnë më shumë për prejardhjen e tyre. U publikuan katër
raporte tremujore nga vëzhgimi i punës së Komisionit shtetëror për pengimin
e korrupsionit, u iniciua edhe debat për ndryshimin e modelit të këtij organi
kundër korrupsionit.
Zyra maqedonase e TAKSO dhe MCMS si qendër resurse, siguruan hapësirë
për diskutim për mbi 160 përfaqësues të organizatave qytetare në 27 trajnime
dhe evenimente tjera të organizuara. MCMS ishte aktive në reformimin e
financimit shtetëror, ndërsa u fuqizuan edhe kapacitetet e veta dhe të OQ
tjera për bashkëpunim zhvillimor. Bashkë me TV Telma u realizuan shtatë
anketa për çështje të rëndësishme shoqërore dhe u debatuan 22 hulumtime
të organizatave qytetare. MCMS e riaktivizoi edhe projektin Zgjedhja ime, me
të cilin, në mbi 60 info grafikë u analizuan temat lidhur me zgjedhjet lokale, të
cilat kishin rreth 550 mijë lexime.
Viti ishte i suksesshëm edhe për mobilizimin e fondeve. Nga 13 konkurrime
për projekte, shtatë u miratuan, katër u refuzuan, ndërsa për dy pritet përgjigje.
U mbajtën dy mbledhje të Këshillit të MCMS dhe pesë mbledhje të Këshillit
drejtues. Këshilli e miratoi edhe Strategjinë e re për periudhën 2017 – 20121.
Numri i përgjithshëm i bashkëpunëtorëve në fund të vitit ishte 20.
Gonce Jakovleska
Drejtor ekzekutiv
Aleksandar Krzhallovski
Drejtor i parë ekzekutiv
6
SHOQËRI CIVILE E
RRËNJOSUR DHE ME NDIKIM
FOTOGRAFIA 1: Forumi nacional i Civika mobilitas, Parku i qytetit, Shkup
7
PROGRAMI PËR MBËSHTETJE
TË SHOQËRISË CIVILE
“CIVIKA MOBILITAS”
QËLLIMI:
Arritja e përmirësimeve të matshme dhe
të përhershme të shoqërisë civile në
praktikimin e tij të vlerave, përfshirjen
e qytetarëve, niveli i organizatës dhe
perceptimi i ndikimit.
Në vitin 2017 u ndanë 99 grantet e fundit për
shoqatat, fondacionet dhe grupet joformale
të qytetarëve. Në fund të vitit 2017, programi
ndau gjithsej 220 grante, ndërsa mbështetja e
përgjithshme financiare ishte mbi 330 milionë
denarë.
Mbi 2000 anëtarë të organizatave qytetare, qytet-
arë, përfaqësues të aktorëve tjerë të shoqërisë civi-
le dhe të institucioneve, ndërmarrjeve dhe mediave
morën pjesë në gjashtë forumet. Programi për të
mësuarit u ndihmuan 100 grantistëve nga “masa
kritike” t’i fuqizojnë kapacitetet e tyre përmes pesë
punëtorive për zhvillim organizativ dhe forcim insti-
tucional, gjashtë punëtori tematike dhe një takim
për rrjetëzim.
8
Forumi regjional
“Minierat – po ose jo?”:
Më shumë se e qartë,
të gjithë janë për JO!
Katër kryetarët e komunave, përfaqësuesja e
iniciativës qytetare dhe udhëheqësja e Qendrës për
Zhvillimin e Rajonit Planor Juglindor ishin panelistë
të Forumit regjional “Minierat – Po ose Jo?”, që u
mbajt më 5 dhjetor 2017 në Strumicë, ndera kishte
të bëjë me situatën aktuale të më shumë minierave
të hapura, si dhe koncesionet e dhëna për hapjen
e minierave të reja në Maqedoninë Juglindore.
Salla në Shtëpinë e ARM në Strumicë ishte plot me
qytetarë dhe aktivistë.
Debati mori dinamikë që nga vetë fillimi. Të gjithë
panelistët ishin të qartë se janë kundër minierave
dhe se do të luftojnë që ato ekzistueset të mbyllen,
ndërsa të rejat mos hapen asnjëherë.
Kryetari i Komunës së Vallandovës, Pero Kosta­
dinov, ishte kategorik në përgjigjen lidhur me
pyetjen e moderatores Lupevska Sozen, a do ta
japë dorëheqje nëse nuk zgjidhet problemi me
minierat në komunën e tij: “Në rast se nuk ka sukses
në mbylljen e minierave, të gjitha opsionet janë
të hapura – dorëheqje, jo dëgjueshmëri qytetare,
çdo gjë që është e nevojshme do të bëjmë”, tha
ai. “Obligimi ynë është të luftojmë me të gjitha
mekanizmat që minierat të pushojnë me punë”, tha
kryetari i Komunës së Bogdancit. “Minierat e tilla
nuk duhet të ekzistojnë”, vazhdoi kryetari i Komunës
së Dojranit, Ango Angov, ndërsa kryetari i Komunës
së Gjevgjelisë, Sasho Pockov, tha se mesazhi i
referendumit që u mbajt në Gjevgjeli ishte i qartë
dhe sipas tij, tashmë në këtë fazë do të zgjidhet ky
problem. Zhulieta Gjurkova, udhëheqëse e Qendrës
për Zhvillim të Rajonit Planor Juglindor, tha se ky
regjion është fabrikë nga e cila ushqehet e gjithë
Maqedonia. Nëse në radius prej 50 kilometrave
ka industri të rëndë, nuk do të ketë prodhimtari
organike bujqësore. Simona Getova, nga Iniciativa
FOTOGRAFIA 2: Hapja e minierave të reja - “temë e nxehtë” për debat
9
“Juglindja kundër minierave”, deklaroi se më shumë
se 40.000 qytetarë kanë thënë “jo” për minierat
dhe se kjo dilemë është tejkaluar. “Tani duhet të
bisedohet se sitë stopohen këto miniera”, tha ajo.
Në këtë debat u inkuadruan edhe të pranishmit në
sallë. U tha se këto 86 licenca për minierat e reja, të
cilat u ndanë nga ana e ish Qeverisë vetëm për një
ditë, janë kërcënim i madh për shëndetin e njerëzve
dhe për bujqësinë si degë bartëse ekonomike në
rajon. Qytetarët dhe aktivistët ishin kategorik në
qëndrimet e tyre, duke thënë se ky është problem
serioz dhe se “ky është gjenocid mbi 400.000
qytetarë të Republikës së Maqedonisë”, sipas njërit,
“jo vetëm për këtë rajon, por për gjithë Maqedoninë,
si dhe për Bullgarinë dhe Greqinë”, sipas tjetrit.
I vetmi në sallë i cili pati qëndrime ndryshme ushte
Nikollajço Nikollov, drejtor ekzekutiv i minierës
Buçim nga Radovishi dhe kryetar i Asociacionit
Maqedonas për Xehetari, i cili tha se ky reagim
për minierat është shumë i vonuar dhe se shumica
lehtë i shfrytëzojnë termet “helmim”, “liqene me
cianid” etj. Ai i ftoi të pranishmit ta vizitojnë minierën
Buçim dhe vetë të binden në mënyrën se si punon
kompania.
Mes të pranishmëve ishte edhe Liljana Popovska,
deputete në Parlamentin e Republikës së
Maqedonisë, e cila konstatoi se minierat Ilovica dhe
Kazandol tashmë mund të mbyllen, sepse shumë
afate janë shkelur nga marrëveshja. Ajo deklaroi
se më vonë është vërtetuar se disa i kanë fituar
koncesionet që t’i shesin, pa filluar fare me ndonjë
investim.
Forumi i Civika mobilitas siguroi hapësirë për debat
për një nga çështjet më të hidhura në këtë pjesë të
Maqedonisë.
10
Takimi për rrjetëzim – evenimenti
më i madh për rrjetëzim
në shoqërinë civile
“Një numër të madh të ideve që më erdhën gjatë këtij
evenimenti vijnë nga përvojat që i ndanë kolegët e
mi nga organizatat tjera”, tha Kiro Jordanov nga
Spektrum plus. “Njoftova mjaft organizata të cilat
janë të ngjashme me tonën, me të cilët bisedova
për bashkëpunim në projekte të ardhshme”, shtoi
ai.
Gjithsej 186 përfaqësues të organizatave qytetare
gjatë Takimit për rrjetëzim, i shkëmbyen njohuritë
dhe përvojat nga puna e deritanishme dhe
diskutuan rreth asaj se si t’i bëjnë më të dukshme
ndryshimet që i bëjnë në shoqëri.
Fokusi në këtë Takim për rrjetëzim ishte vënë
në njohjen e ndryshimeve që i bëjnë organizatat
dhe vizuelizimi i tyre, gjegjësisht mënyra se si ato
ndryshime komunikohen me qytetarët pa dallim
nëse janë grupe qëllimore ose opinion i gjerë.
Sajmon Forester, ekspert ndërkombëtar i pro­gramit
nga Britania e Madhe dhe Majk Zijderduin, drejtor
i MDF (Udhëheqja me fondacione zhvillimore) nga
Holanda i nxiti pjesëmarrësit të mendojnë për
ndryshimet që i bëjnë me aktivitetet e tyre. Duke
punuar në grupe, ata i identifikuan ndryshimet që
kanë ndodhur falë aktiviteteve të tyre, e pastaj, i
zbuluan hapat të cilat janë të nevojshme që të bëhet
ai ndryshim. I gjithë procesi në masë të madhe
ishte vetëdijesim rreth asaj se çfarë identifikojnë
organizatat si ndryshim dhe si e matin dhe e
prezantojnë në opinion.
“ProgramiCivikamobilitasështëmjaftirëndësishëm
për ne nga aspekti i rekrutimit të gazetarëve të rinj
të cilët e pranojnë misionin e SKUP, e kjo është
vëzhgimi i punës së institucioneve shtetërore në
nivel qendror dhe lokal. Me grantin arritëm që të
iniciojmë procedura konkrete para institucioneve
dhe të kontribuojmë për rritjen e transparencës të
partive politike”, tha Zhaklina Haxhi-Zafirova nga
Qendra për Gazetari Hulumtuese Skup Maqedoni.
FOTOGRAFIA 3: Pjesëmarrësit e Takimit për rrjetëzim biseduan rreth
asaj se si rezultatet e OQ të jenë më të dukshme për qytetarët
11
PROJEKTE PËR
SHOQËRINË CIVILE
MCMS – QENDËR RESURSE
E PROJEKTIT TAKSO
QËLLIMI:
Udhëheqje me Qendrën resurse të TASKO
e cila kontribuon drejt rritjes dhe avancimit
të kapaciteteve dhe aktiviteteve të
organizatave qytetare (OQ) si dhe forcimi i
rolit të tyre në demokracinë pjesëmarrëse.
Në fund të muajit nëntor përfundoi mbështetja
tetëvjeçare që projekti TAKSO ua jepte organizatave
qytetare. Kjo mbështetje u mundësoi organizatave
t’i tejkalojnë sfidat me të cilat ballafaqohen, t’i
forcojnë dhe të bëhen më me ndikim në shoqëri.
Efektet nga TAKSO
u rrënjosën në shoqërinë civile
Prej nëntorit të vitit 2014 deri në nëntor 2017 MCMS
ishte qendër resurse e Zyrës nacionale të TAKSO
në Maqedoni. Ekspertiza e brendshme kontribuoi
që një pjesë e mirë e punëve u bënë me resurset
e veta.
Rezultatet e TAKSO flasin vetë për veten. Në
tetë vitet e kaluara gjithsej u mbështetën 1034
organizata, të cilat janë aktive në më shumë se 17
fusha të ndryshme, që e thekson llojllojshmërinë e
ofertës së shërbimeve të TAKSO. Mes shfrytëzuesve
të shërbimeve më të shumta ishin ato që punojnë
në fushën e demokracisë dhe të drejtave të njeriut
(135), e pas tyre organizatat të cilat preokupimin
kryesor i kanë fëmijët, të rinjtë dhe studentët (98) si
dhe mjedisin jetësor (96).
Rezultatet nga puna janë të dukshme në vetë
organizatat qytetare dhe atë përmes vendosjes
dhe përmirësimit të shumë praktikave dhe qasjeve
organizative, të kuptuarit më të mirë për çështjet
kryesore, përmirësimin e dialogut mes shoqërisë
civile dhe aktorëve tjerë.
Organizatat ishin mbështetës dhe nxitës që të
rrjetëzohen në nivel nacional dhe regjional, të
inkuadrohen në bashkëpunimin ndër sektorial dhe
të mësojnë nga praktikat regjionale dhe ato të BE-
së. U organizuan më shumë se 50 evenimente
regjionale: trajnime, punëtori, konferenca, vizita
studimore, në të cilat morën pjesë më shumë se
280 pjesëmarrës nga Maqedonia.
FOTOGRAFIA 4: Nga Forumi “Udhërrëfyes i ri për shoqërinë civile”, i organizuar në qershor në Shkup
12
DREJT FINANCIMIT TË
REFORMUAR SHTETËROR TË
ORGANIZATAVE QYTETARE
QËLLIMI:
Përmirësimi i kornizës juridike për
financimin e organizatave qytetare
MCMS përgatiti analiza dhe dokumente të cilat
do të kontribuojnë në vendosjen e bazës për
përmirësimin e sistemit për financim shtetëror të
organizataveqytetare.Analizanacionaleefinancimit
buxhetor të organizatave qytetare në nivel qendror,
e analizon bazën juridike dhe përvojat praktike në
Maqedoni, me çka kontribuohet për kuptimin më
të mirë të modelit ekzistues për financim shtetëror
të organizatave qytetare. Publikimi është i dedikuar
për të gjithë të inkuadruarit në procesin e ndarjes së
mjeteve të organizatave qytetare nga ana e shtetit.
Financimi shtetëror për sektorin
civil duhet të reformohet
Mënyrë transparente e ndarjes së mjeteve shtetërore
për sektorin civil, rritja e vlerave buxhetore, thirrje e
hapur me kritere të qarta, komision i pavarur për
vendosje dhe llogaridhënie për punën e kryer, këto
ishin temat për të cilat biseduan përfaqësuesit e
institucioneve shtetërore dhe organizatave qytetare
në konferencën përmbyllëse “Propozim modeli
për financim shtetëror të organizatave qytetare në
Maqedoni”, që e organizoi MCMS në tetor 2017 në
Shkup.
Aleksandar Krzhallovski theksoi se në procesin e
aderimit drejt Bashkimit Evropian, Maqedonia do të
duhet ta reformojë sistemin e financimit të sektorit
civil dhe ta ndërmarre rolin e donatorit kryesor. Në
krahasim me standardet regjionale, Republika e
Maqedonisë çdo vjet do të duhet të ndaje rreth 30
milionë euro, për dallim nga vlera e deritanishme
mes katër dhe pesë milionë euro.
FOTOGRAFIA 5: Nga konferenca përfundimtare e projektit “Drejt financimit të reformuar shtetëror”
13
“Nëse në të kaluarën ekzistonte perceptimi se mjetet
e dhëna për organizatat qytetare shpenzohen pa
kurrfarë fidbeku real, intenca e Qeverisë është që
të bëjmë vlerësim real se ku mjetet të cilat i kemi
dhuruar kanë dhënë efekt dhe si është ai mbi
shoqërinë”, theksoi Dragi Rashkovski, Sekretar
gjeneral i Qeverisë së RM.
Nikolla Bertolini nga Delegacioni i Bashkimit
Evropian në Shkup theksoi se zhvillimi i sektorit
civil është një nga funksionet më të rëndësishme të
shtetit, ndërsa nevoja nga organizimi i mirë qytetar
shpie drejt funksionimit më të mirë të shtetit. Goran
Forbici nga CNVOS nga Sllovenia, i ndau praktikat
e mira për financimin shtetëror të organizatave
qytetare nga regjioni dhe nga Sllovenia. Ai
rekomandoi të bëhet strategji adekuate dalëse për
mbështetje nga shteti dhe mbajtjen e sektorit civil
të gjallë dhe konstruktiv gjatë aderimit në BE, kur
do të largohen të gjithë donatorët.
Emina Nuredinoska nga MCMS i prezantoi gjetjet
nga analiza nacionale, ku jepet vështrim mbi
financimin shtetëror të organizatave qytetare në
Maqedoni. Ajo theksoi se vlera e shumës së mjeteve
buxhetore nga niveli qendror nuk është adekuate
ndaj nevojave të organizatave qytetare.
Propozim modelin për reforma në sistemin
e financimit shtetëror e përgatiti MCMS me
mbështetje nga eksperti ndërkombëtar Katerina
Haxhi-Miceva Evans nga Qendra evropiane për
të drejtë jofitimprurëse (ECNL). Modeli përfshinë
zgjidhje për kornizën juridike dhe institucionale
për financimin e organizatave nga ana e shtetit,
vëzhgimin e shpenzimit të mjeteve, si dhe reformën
e përgjithshme të ndarjes së mjeteve nga lojërat e
fatit.
14
PËRGATITJA PËR NDIHMË
ZHVILLIMORE
QËLLIMI:
Mobilizimi dhe mbështetje për organizatat
qytetare për punën e përbashkët drejt
forcimit të vetëdijes në shtetet kandidate
për hyrje në Bashkimin Evropian, si dhe për
nevojat nga arsimimi për ndihmë zhvillimore
dhe kyçje për agjendën zhvillimore
ndërkombëtare.
MCMS i fuqizoi kapacitete e veta dhe të OQ për
bashkëpunim zhvillimor, ndërsa përgatiti edhe
dokumente kyçe për politikat publike, të cilat
do të sigurojnë bazë për avokim. Gjithsej 14
përfaqësues të organizatave qytetare ishin pjesë
e trajnimit të MCMS, me të cilin u informuan
për ndihmën zhvillimore dhe bashkëpunimin
global, për të menduarit strategjik dhe avokim.
Bashkë me partnerët nga Instituti për Demokraci
dhe Ndërmjetësim (IDM) nga Shqipëria, MCMS
e përgatiti dokumentin regjional për politikat
publike “Inkuadrimi thelbësor i OQ në Qëllimet e
qëndrueshme zhvillimore të KB: A mbeten prapa
vendet nga Ballkani Perëndimor?”.
Bashkëpunimi zhvillimor dhe Maqedonia
MCMS organizoi tryezë të rrumbull me temën
“Forcimi i rolit të organizatave qytetare në Maqedoni
për bashkëpunimin zhvillimor dhe çështjet globale”.
Rekomandimi kryesor nga evenimenti ishte formimi
i strukturave të veçanta institucionale, siç është
Këshilli nacional për zhvillim të qëndrueshëm,
në të cilin do të përfshihen organizatat qytetare
dhe do të kenë rol të rëndësishëm në ngritjen e
vetëdijes publike, në avancimin e arsimit, nxitjen e
pjesëmarrjes qytetare, ballafaqimin me katastrofat
dhe aktivitetet humanitare etj.
“Maqedonia deri tani nuk ka arritur avancim në
harmonizimin ligjor dhe strukturën për politika
zhvillimore”, theksoi Simona Ognenovska nga
MCMS. “Në të vërtetë, edhe pse në vitin 2010 u
formua Departamenti për ndihmë humanitare dhe
zhvillimore në suaza të MPJ me dy të pulsuar, si
përgjegjës për aktivitetet e tija, megjithatë për
momentin kjo nuk është funksionale”. Sipas gjetjeve
të cilat i prezantoi ajo, mungesa e përfshirjes së
organizatave qytetare në bashkëpunimin zhvillimor
në Maqedoni, është pasojë e stagnimit të procesit
të integrimit në BE.
MCMS përgatiti studim, qëllimi i të cilit ishte të
sigurojë informata koherente dhe të thella për
gjendjen me ndihmën zhvillimore në Maqedoni
prej vitit 2012 deri më 2016, për avancimin lidhur
me politikat, legjislacionin dhe mekanizmat për
harmonizimin me legjislacionin e BE, por gjithashtu
edhe për kapacitetet dhe përfshirjen e shoqërisë
civile.
FOTOGRAFIA 6: Pjesëmarrësit në trajnimin “Avokim për përfshirje aktive
të organizatave qytetare në politikat zhvillimore”
15
TOP TEMA
NË ANËN TUAJ
QËLLIMI:
Krijimi i shoqërisë të informuar, që është
e aftë të krijojë të ardhmen e vet përmes
shprehjes së preferencave, debateve dhe
diskutimit të argumentuar, të prezantuara
në emisionin informativ “Top tema në anën
tuaj”.
Gjithsej 67 aktivistë qytetar morën pjesë në trajnimin
për gazetari qytetare, gjetjet prej 22 hulumtimeve
të organizatave qytetare u debatuan në emisionin
“Top tema në anën tuaj”, ndërsa u zgjodhën edhe
tre fitues të çmimeve në Konkursin për rrëfim dhe
fotografi të gazetarisë qytetare.
MCMS dhe TV Telma realizuan shtatë[ hulumtime
me telefon të mendimit publik për tema aktuale
politike, një hulumtim në terren dhe dy fokus grupe
për njohjen e brendit Telma dhe Top tema.
Zhvillimi i gazetarisë qytetare
dhe rritja e dukshmërisë
së aktivistëve qytetar
Gjashtëdhjetë e shtatë përfaqësues të organizatave
qytetare dhe aktivistë gjatë muajit prill dhe maj 2017
morën njohuri dhe shkathtësi praktike nga fusha e
gazetarisë qytetare.
Ata mësuan si ta njohin lajmin interesant, i cili ia
vlen të publikohet; si të bëjnë fotografi, e cila në
mënyrën e vërtetë do t’i vizuelizojë mesazhet që
dëshirojnë t’i përcjellin; i përmirësuan njohuritë
dhe shkathtësitë për përdorimin e mediave sociale
dhe diskutuan për çështjet etike në praktikimin e
gazetarisë qytetare.
“Gazetaria qytetare është e mirëseardhur për
gazetarët profesionistë sepse në njëfarë mënyre i
plotëson në atë që e bëjnë”, u tha pjesëmarrësve
Bobi Hristov, gazetar në TV Telma dhe një nga
trajnuesit. Ai i nxiti të jenë kreativ në të shkruarit dhe
të përpiqen t’i ndjekin ndodhitë nga perspektiva e
publikut.
Pjesëmarrësit thanë se trajnimi do t’u shërbejë për
zhvillimin e tyre personal dhe profesional dhe se
atë që e kanë mësuar menjëherë do të mund ta
praktikojnë në organizatat e tyre.
MCMS organizoi katër trajnime për gazetari qytetare
në Shkup, Manastir, Shtip dhe Strumicë.
FOTOGRAFIA 7: Krahas grupit, pati edhe punë individuale, nga Trajnimi për gazetari qytetare në Manastir
16
SUNDIMI I DREJT,
PJESËMARRJA DHE
POLITIKAT E ORIENTUARA
DREJT NJERËZVE
FOTOGRAFIA 8: Nga Konferenca “Modeli i trupit parandalues kundër korrupsionit:
si funksionon modeli i tanishëm dhe a ka nevojë për ndryshime?”
17
VËZHGIMI I KOMISIONIT
SHTETËROR PËR PENGIMIN
E KORRUPSIONIT
QËLLIMI:
Vëzhgimi në zbatimin e obligimeve ligjore,
transparenca dhe llogaridhënia në luftën
kundër korrupsionit nga ana e KSHPK.
MCMSepërgatitiRaportinpërpunënederitanishme
të KSHPK në periudhën prej 2006 deri 2015 dhe
katër raporte tremujore, me të cilat është përfshirë
periudha prej tetorit 2016 deri shtator 2017. Gjetjet
nga raportet u prezantuan në tre evenimente publik
edhe përmes mediave dhe nxitën vëmendje të
madhe.
Me iniciativë të MCMS, Platforma për luftë kundër
korrupsionit kërkoi nga Parlamenti i RM mos ta
miratojë Raportin për punën e KSHPK në vitin 2016
dhe ta kthejë për përpunim. MCMS inicioi edhe
hapjen e debateve për nevojat nga ndryshimet
e Ligjit për pengimin e korrupsionit me fokus në
ndryshimet e modelit dhe strukturën e Komisionit.
PROJEKTE PËR
SUNDIMIN E DREJT
18
“Ligji është i mirë, por politikanët kanë
gjetur mënyrë ta anashkalojnë”
Trupi kundër korrupsionit me autorizime policore ose
rritja e efikasitetit të policisë gjatë bashkëpunimit me
trupin kundër korrupsionit, ky ishte rekomandimi i
Drago Kos, kryetar i grupit punues të OECD për mitë
dhënie në marrëdhëniet afariste ndërkombëtare, e
dhënë në konferencën “Modeli i trupit parandalues
kundër korrupsionit: si funksionon modeli i tanishëm
dhe nëse ka nevojë për ndryshime?”, që e organizoi
MCMS dhe Transparenca Maqedoni (TM) në tetor
të vitit 2017.
“Vetë Ligji për pengimin e korrupsionit edhe nuk
është aq i dëmshëm”, tha ai, “problemi qëndron
aty se politikanët në Maqedoni kanë gjetur mënyrë
që ta anashkalojnë dhe ta robërojnë punën e
trupi kundër korrupsionit”, shtoi Kos, ish kryetar i
Komisionit kundër korrupsionit të Sllovenisë.
Për Vanja Mihajllova, ish anëtare e KSHPK, nevojitet
të miratohet ligj i ri për pengimin e korrupsionit.
“Nevojitet të rishqyrtohen procedurat dhe kriteret
për emërimin e anëtarëve në Komisionin shtetëror
për pengimin e korrupsionit (KSHPK) që të rritet
besimi i qytetarëve në këtë institucion”, shtoi ajo.
ZgjidhjenereligjoreembështetiedheHariLokvenec,
deputet në Parlamentin e RM dhe zëvendës kryetar
i Komisionit për sistem politik dhe marrëdhënie
mes bashkësive. Ai po ashtu u angazhua rreth asaj
që fletat anketuese të funksionarëve të mbeten
të kapshme për opinionin dhe pas përfundimit të
funksioneve të tyre.
IgorTanturovski,kryetariKSHPK,etheksoikufizimin
e resurseve, edhe financiare edhe njerëzore, me
të cilat ballafaqohet KSHPK. Sipas tij kjo rezulton
me mos përmbushjen e të gjitha kompetencave
të cilat priten të plotësohen. Ish zyrtari kundër
korrupsionit Dragan Malinovski e kritikoi punën e
KSHPK dhe theksoi se mjafton të shihen raportet
që të përfundohet se gjithë kohën “ngecim në vend,
e bile edhe zmbrapsemi”.
Qëllimi i konferencës ishte të hapet diskutim për
funksionimin e deritanishëm të KSHPK në zbatimin
e politikave kundër korrupsionit dhe luftën kundër
korrupsionit dhe nevojën nga ndryshimet e modelit
të KSHPK si trup parandalues kundër korrupsionit.
FOTOGRAFIA 9: Pjesëmarrrësit dhanë më shumë rekomandime për ndryshimin e modelit të trupit kundër korrupsionit
19
ZGJEDHJA IME
QËLLIMI:
Kontribut për zgjedhje fer dhe demokratike,
përmes mbështetjes të organeve zgjedhore,
raportim i fuqizuar profesional dhe etik
për zgjedhjet dhe promovimi i diskursit
konstruktiv demokratik.
Analiza krahasuese për premtimet e
kandidatëve për kryetarë të komunave
Mbi60infografikëmetëcilëtuanalizuantematlidhur
me zgjedhjet lokale u përgatitën dhe u ndanë me
opinionin. Numri i leximeve të këtyre përmbajtjeve
e tejkalonte numrin prej 550 mijë. Vëmendje më të
madhe tërhoqën info grafikët e përgatitur, të cilët
i krahasonin premtimet e kryetarëve të komunave
prej 20 komunave sipas kategorive të ndryshme.
Kështu për shembull, në kategorinë për zhvillim
ekonomikdhelokal,pjesamëemadheekandidatëve
për kryetarë të komunave, si prioritete i kanë ndarë
mbështetjen për zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla
dhe të mesme, si dhe për rritjen e investimeve që
janë kyçe për zhvillimin e zonave industriale.
Në fushën e transportit dhe infrastrukturës,
zakonisht ishin theksuar rrugët dhe rrugicat të cilat
do të rikonstruohen, ndërsa më rrallë i kushtohej
vëmendje automjeteve ekologjike në transportin
publik.
Në pikëpamje të kulturës, kandidatët për kryetarë
të komunave premtuan organizimin e evenimenteve
kulturore në komunën e tyre, investimi në pajisje
dhe rinovimi i objekteve kulturore dhe ndërtimi i të
rejave atje ku nuk ekzistojnë.
Në pjesën më të madhe të programeve të tyre nën
pikën arsim ishte cekur rikonstruimi dhe ndërtimi i
shkollave, ndërsa më rrallë përmendej edhe ndarja
e bursave për nxënësit më të mirë, ndërtimi i
qendrave edukative dhe transporti publik pa pagesë
për nxënësit të cilët jetojnë më larg nga vendi ku e
ndjekin mësimin.
Dy prioritetet kryesore në programin e kandida­tëve
kur fjala është për mbrojtjen sociale dhe fëmijërore
janë rritja e kapaciteteve të kopshteve të fëmijëve
dhe përmirësimi i kushteve në shtëpitë e pleqve.
Dukshëm më pak u përmendën masat në dobi të
grupeve të margjinalizuara si personat me aftësi të
kufizuara dhe të pastrehët.
Në fushën e ambientit jetësor kandidatët ishin
njëzëri në prioritetet e tyre. Me entuziazëm premtuan
se gjatë mandatit të tyre do të zgjidhet problemi
me deponitë, se do të kthehen nga shfrytëzimi i
burimeve të përtëritshme të energjisë, do t’i rritin
sipërfaqet e gjelbra në mjediset urbane dhe do të
ndërtojnë shtigje për çiklistët për praktikimin më të
shpeshtë të kulturës çikliste.
FOTOGRAFIA 10: Ueb faqja ku janë publikuar informatat dhe analizat për zgjedhjet lokale www.mojotizbor.mk
20
KOHEZIONI SOCIAL
DHE ZVOGËLIMI
I VARFËRISË
FOTOGRAFIA 11: Fasada e njërës nga shkollat që fituan mbështetje - pamja e re dhe e vjetër
21
MODERNIZIMI
I ARSIMIT
QËLLIMI:
Avancimi i kushteve për ndjekjen e mësimit
në shkolla.
Gjithsej 1.1.51 nxënës nga shkollat fillore në Shkup,
dhe mjediset rurale në Radovish, Manastir dhe
Prilep e ndjekin mësimin në kushte më të mira
për mësim. Për shkollën “Qirili dhe Metodij” në
f. Oraovica, Komuna e Radovishit, u ble një LCD
projektor i ri, ndërsa në shkollën “Krste Petkov
Misirkov” në f. Koxhalia, Komuna e Radovishit, u
zëvendësuan dritaret dhe dyert. Në Komunën e
Dollnenit, u intervenua në dy shkolla: në shkollën
“Pere Toshev”, në f. Nebregovë, u mbindërtua
hapësira e re shkollore dhe u zëvendësuan dritaret
dhe dyert, ndërsa në shkollën “Liria”, u ble mobile
shkollore dhe pajisje për mediatekë. Në shkollën
“Aleksandar Turunxhev”, f. Kukureçani, Komuna e
Manastirit, u forcua dhe u ngjyros fasada.
22
Rinovimi i shkollës si dhuratë
për ditëlindje
Nxënësit e SHFK “Kole Nedellkovski” nga Shkupi,
e filluan vitin e ri shkollor në shtator me shfaqe në
shkollën e re tërësisht të rinovuar, falë mbështetjes
të MCMS dhe Filip Moris.
“E dini”, tha Svetllana Maslarevska, drejtoreshë
e shkollës, “çdo prind dëshiron që fëmija e tij të
mësojë në kushte më të mira, e pikërisht këto kushte
janë edhe faktor për zbatimin e mësimit solid. Duke
marrë parasysh faktin se shkolla kremton 60 vjet
nga themelimi, kjo na erdhi si dhuratë për ditëlindje”
– thotë ajo.
Në hapësirat shkollore janë montuar edhe 65 dyer
të reja, është vendosur dysheme prej laminati
në të gjitha ambientet dhe zyrat e shkollës, janë
ngjyrosur muret e klasave, është rinovuar biblioteka
e shkollës, është rrethuar fusha e hapur e sportit
në oborrin shkollor, dhe tërësisht është pajisur një
klasë me banka, karrige, dollapë, laptop dhe tabelë
interaktive.
“Fëmijët janë të gëzuar pasi që dëshirojnë të
punojnë në ambient të ri dhe në enterier të ri”, tha
një nga mësueset, e cila mësimet e saja te nxënësit
e klasës së dytë i realizon në klasën tërësisht të
kompletuar. Një nga përfitimet e dukshme është
disiplina e cila del nga bankat e reja individuale.
Po ashtu, me ndihmën e tabelës interaktive më
shpesh do të mund të shohim leksione për fëmijët,
nga cilado lëndë, e veçanërisht nga lëndët natyrore-
shkencore. Edhe pse janë në gjuhën angleze, ato
kanë përkthim dhe fëmijët gjenden lehtë”.
FOTOGRAFIA 12: Nga rinovimi i SHFK “Kole Nedellkovski”
23
PROJEKTE PËR
KOHEZION SOCIAL
MEKANIZËM PËR MBËSHTETJE
TË PRODHUESVE TË DUHANIT
QËLLIMI:
Eliminimi i punës së fëmijëve dhe krijimi i
mekanizmit për mbështetje të prodhuesve
të duhanit dhe angazhimi i punëtorëve te
ata.
Është eliminuar keqpërdorimi i punës së fëmijëve në
10 raste. Operatorët bashkë me teknikët në terren të
tre kompanive të duhanit vizituan 895 prodhues të
duhanit, familjet e të cilëve kanë fëmijë, me qëllim të
informimit të tyre për të drejtat dhe obligimet lidhur
me shfrytëzimin e punës së fëmijëve. Janë vizituar
dhe këshilluar 118 punëtorë të angazhuar (argatë).
Gjatë gjithë vitit, gjithsej 661 prodhues të duhanit
ose punëtorë te ata kanë kërkuar ndihmë ose
informata nga operatorët. Rajoni ku zbatohet
projekti u shtri edhe në shtatë fshatra të reja në
komunat e Krushevës dhe Prilepit.
Përmes artit ndërtohet vetëdija për
eliminimin e punës së fëmijëve
Gjithsej 53 fëmijë nga shkollat fillore në Komunën
e Krivogashtanit u shpërblyen në konkursin e tretë
me radhë me temën “Me tufën dhe përqafimet e
duhanpunuesve”qëeorganizoiQendraMaqedonase
për Bashkëpunim Ndërkombëtar (MCMS), Komuna
e Krivogashtanit dhe shkollat fillore ”Mançu Matak”
dhe “Jonçe Smugreski”.
“Me këtë manifestim dëshirojmë ta ngremë vetëdijen
te popullata për zvogëlimin e punës së fëmijëve dhe
riciklimin e mbeturinave nga përpunimi i duhanit”,
deklaroi Dijana Karaviloska, u.d. drejtoreshë e
shkollës “Mançu Matak” nga Krivogashtani. Ajo
theksoi se këtë vit, për herë të parë është shfaqur
dramë, përmes të cilës nxënësit e kanë përcjellë
perceptimin e njerëzve për procesin e shitjes së
duhanit.
Ivana Kraviloska dhe shoqet e saja nga klasa e tretë
e fituan çmimin e tretë. “Ndërtuam shtëpi me oborr,
kukull me fëmijë, kosh dhe kornizë për duhan dhe
ato u punuan nga peri, druri, sargia, kartoni dhe
duhani. Ishim shumë të lumtur kur e fituam çmimin”,
tha Ivana.
“Gjithsej 500 nxënës dhe prindërit e tyre e vizituan
ekspozitën”, tha drejtoresha Karaviloska.
Manifestimin e mbështetën tre kompanitë e duhanit
Sokotab, Kombinati i duhanit Prilep dhe Alijans One
Maqedoni me ndihmë financiare nga Filip Moris KDP.
FOTOGRAFIA 13: Një pjesë e fituesve të çmimeve nga konkursi “Me tufën dhe përqafimin e duhanpunuesve”
24
INICIATIVA TË VOGLA
ZHVILLIMORE
QËLLIMI:
Krijimi i bazës për aktivitete të OQ dhe
komuna për avokim të bazuar në fakte,
qëndrueshmëri financiare, bashkëpunim
dhe zhvillim të qëndrueshëm.
Tetë të rinjve me origjinë maqedonase të cilët
jetojnë në SHBA, Australi dhe Britaninë e Madhe iu
mundësua të mësojnë më shumë për prejardhjen
e tyre përmes punës praktike dhe qëndrimit në
Maqedoni. “Me origjinë nga Maqedonia” rritet nga
viti në vit, ndërsa deri tani 18 të rinj maqedonas të
cilët kanë lindur dhe jetojnë jashtë shtetit e kishin
mundësinë që të njoftohen me trashëgiminë e tyre
kulturore dhe të vendosin kontakte dhe miqësi
mes tyre dhe me moshatarët e tyre në Maqedoni.
Aktivitetet janë pjesë nga projekti “Me origjinë nga
Maqedonia 2017” , i cili tre vite me radhë e zbaton
MCMS dhe Diaspora e Bashkuar Maqedonase
(DBM). Qëndrimi studimor u realizua prej 23 qershor
deri 14 korrik.
Të rinjtë me origjinë maqedonase
përsëri iu kthyen rrënjëve të tyre
Tajler Murej, Valentina Talevski, Natasha Petreska,
Dilon Ognenovski, Nikol Krings, Xheremi Drosinis,
Ilija Vëlçevski dhe Xhejms Cvetkovski janë të rinjtë
me origjinë maqedonase të cilët këtë vit i vizituan
rrënjët e tyre.
“Në të ardhmen do të dëshiroja që të kthehem në
Ballkan që të punoj në fushën e ekonomisë dhe
ta përmirësoj jetën e njerëzve në shtet”. – tha Ilija.
Pjesëmarrësit kishin punë praktike në kabinetin e
KryetarittëRepublikëssëMaqedonisë,nëFakultetin
për Farmakologji pranë Universitetit “Shën Qirili dhe
Metodij”, në SOS Fshatin e fëmijëve, Kryqin e Kuq
të RM, Heltgruper, Nekstsens dhe në Asociacionin
Maqedonas për Resurse Njerëzore.
Ata ishin vendosur te familjet-nikoqire dhe në
këtë mënyrë nga afër kishin mundësi ta shohin
përditshmërinë dhe kulturën e maqedonasve.
“Nikoqirja ime bëri që unë dhe moshatarja tjetër e
cila ishte vendosur te ajo, të ndjehemi si tre motra.
Besoj se kjo miqësi do të vazhdojë” – tha Valentina.
Të tetë të rinjtë udhëtonin gjatë fundjavave dhe e
zbulonin Maqedoninë.
FOTOGRAFIA 14: Pjesëmarrësit në “Me origjinë nga Maqedonia” - 2017
25
PARTNERITETE, MARRËDHËNIET
ME OPINIONIN DHE MBËSHTETJE
Односи со актерите
Marrëdhëniet me aktorët
Nëvitin2017,bashkëpunimimeorganizatatqytetare
nga vendi dhe jahte, ministritë dhe institucionet
shtetërore u realizua në suaza të programeve të
rregullta të MCMS. Përfaqësues i MCMS është
anëtar i Këshillit për statistikë të Maqedonisë
dhe të Këshillit mbikëqyrës të projektit “Ndihmë
teknike në menaxhimin me projekte dhe monitorim
të skemës për grante “Nxitja e inkuadrimit social”
dhe rregullisht merrnin pjesë në mbledhjet e tyre.
Bashkëpunëtorët morën pjesë në 14 evenimente
ndërkombëtare dhe regjionale, si dhe nëmë shumë
evenimente në nivel nacional dhe lokal.
Mbështetje – MCMS e qëndrueshme
Qasja drejt burimeve të financimit
MCMS përgatiti dhe parashtroi 13 aplikime për
projekte (grante). Për të gjitha u dorëzuan aplikime të
plota. Shtatë prej tyre u miratuan, katër u refuzuan,
ndërsa për dy pritet përgjigje.
Marrëdhëniet me opinionin
MCMS rregullisht informon për aktivitetet e veta
përmes më tepër kanaleve informative. Në vitin
2017 u publikuan 12 numra të e-buletinit të MCMS.
Lajmet e publikuara në ueb faqe automatikisht
gjenerohen në e-buletin ditën e parë të muajit. U
përgatit Raporti vjetor për punën për vitin 2016, ku
janë prezantuar të dhënat përmbledhëse për arritjet
në nivel vjetor. Ueb faqja e MCMS është tërësisht
funksionale dhe vazhdimisht azhurnohet. Një pjesë
e përmbajtjeve publikohen edhe në mediat tjera
sociale duke mundësuar në këtë mënyrë dukshmëri
më të madhe për punën e MCMS. Në vitin 2017
ueb faqja kishte 34.748 vizita në të cilat vizitorët
kanë parë 83.919 artikuj.
MCMS rregullisht komunikoi edhe me mediat
përmes kumtesave për shtyp, kontakteve të
drejtpërdrejta në prezantime dhe promovime.
Kontaktet rezultuan me 442 publikime. Pjesa më e
madhe prej tyre kishin të bëjnë me hulumtimet të
cilat MCMS i ka zbatuar gjatë vitit.
FOTOGRAFIA 15: Ngjarjet e MCMS nxitën interesim te mediat
26
Vullnetarizmi
MCMS vazhdoi me aktivitetet për lidhjen e sektorit
civil me akademinë përmes vullnetarizmit dhe
punës praktike. Janë nënshkruar dy memorandume
për organizimin e punës praktike me Universitetin
Amerikan kolegj – Shkup dhe Universitetin Deusto
nga Spanja, si dhe kërkesa për mbështetje
financiare të studentëve nga Universiteti Vitautas
Magnus nga Lituania dhe Universiteti Oklahoma
nga SHBA. Gjatë vitit 2017, në MCMS për punë
vullnetare ishin pesë studentë nga Maqedonia dhe
nga jashtë, si dhe dy praktikantë.
Bëhu vullnetar – dil nga
“zona komfore” jote
Nela Mrçkovska e cila mëson dhe studion në
SHBA dhe Vajdas Karpalaviçus nga Lituania,
dy muajt e kaluar ishin vullnetarë në Qendrën
Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar
(MCMS). Ata kishin mundësi që në mënyrë praktike
t’i plotësojnë njohuritë e tyre teorike nga studimet,
të shohin si duket puna në një organizatë qytetare,
ndërsa Vajdas si i huaj, edhe më mirë ta njoftojë
Maqedoninë.
Gjatë punës vullnetare, ata kryesisht ishin fokusuar
në ndihmën zhvillimore dhe i shfrytëzuan njohuritë
dhe shkathtësitë e tyre që të punojnë në studim
rasti.
“Ishte shumë interesante për mua vazhdimisht ë
mësoj gjëra të reja për Maqedoninë, për sistemin
juridik, për sektorin qeveritar dhe joqeveritar.
Mendoj se kjo mjaft do të më shërbejë në të
ardhmen pasi që planifikoj në fokus të studimit tim
ta vë Maqedoninë dhe Evropën Lindore” – tha Nela.
Vajdas, i cili deri tani nuk ka pasur asfare kontakti
me Maqedoninë dhe kulturën e saj, është i kënaqur
që ka mundur të inkuadrohet në projekte thjerra të
MCMS.
“Kisha fat të madh që të inkuadrohem në projekt me
diasporën maqedonase të titulluar ’Me origjinë nga
Maqedonia’. U njoftova me njerëz të mrekullueshëm
nga e gjithë bota, nga SHBA, Australia dhe Britania
e Madhe. Po ashtu pata mundësinë që t’i shoh
bukuritë e vendit, të udhëtoj për në Ohër, Strumicë
dhe rrethinën e Shkupit”, tha ai.
Vullnetarëve të ardhshëm, Nela u përcolli mesazh
se më e rëndësishmja është që të dalin nga “zona
komfore” e tyre dhe thjesht të inkuadrohen në
gjithçka që munden dhe çfarë ju ofrohet. Për
Vajdas, kjo përvojë paraqet hapje të horizonteve të
reja. Ka fituar njohuri të reja për punën në sektorin
civil. E kështu në të ardhmen e sheh veten si pjesë
e organizatës e cila do të kujdeset për avancimin e
mjedisit jetësor ose mirëqenies së kafshëve.
MCMS e zbaton programin për vullnetarizëm që
nga viti 2008, e përmes tij, deri tani janë mbështetur
gjithsej 83 vullnetarë.
FOTOGRAFIA 16: Nela dhe Vajdas, vullnetarët ndërkombëtar të MCMS
27
KËSHILLI I MCMS
ÂÂ Aleksandar Zarkov (LOE)
ÂÂ Boban Mitevski (KOM)
ÂÂ Vanço Stojanov (Komuna e Vasilevës)
ÂÂ Viktor Arnaudovski (BNJVL)
ÂÂ German Fillkov (CGK)
ÂÂ Dragan Sekullovski (SHGM)
ÂÂ Elena Koçoska (Polio plus)
ÂÂ Irsal Jakupi (BIM)
ÂÂ Lulzim Haziri (ADI)
ÂÂ Marija Ackovski
ÂÂ Marko Troshanovski (IDSCS)
ÂÂ Nazim Rashidi (Diverziti media)
ÂÂ Nikica Kusinikova (Konekt)
ÂÂ Rizvan Sulejmani (KD i MCMS)
ÂÂ Samet Skenderi (InSok)
ÂÂ Sanja Vasiq (Telma)
ÂÂ Sasho Klekovski
ÂÂ Sonja Stefanovska-Trajanoska (UNDP)
ÂÂ Toni Zatkovski (Komuna e
Krivogashtanit)
KËSHILLI DREJTUES
Përbërja deri në 27 maj 2017
1.	 Rizvan Sulejmani, kryesues, doktor i
shkencave politike, drejtor i Institutit për
Studime Politike dhe Ndërkulturore në Shkup
2.	 Gabriella Micevska, zëvendës-kryesuese,
udhëheqëse e sektorit për bujqësi dhe zhvillim
rural në CeProSARD
3.	 Behixhudin Shehapi, kryetar i El Hilal
4.	 Vanço Stojanov, kryetar i komunës së
Vasilevës
5.	 Goran Mihajllovski, kryeredaktor dhe redaktor
përgjegjës i “Vest”
6.	 Gjoko Gjorgjevski, Kisha Ortodokse
Maqedonase
7.	 Ratko Llazarevski , drejtues i “Nova
Makedonija”
Përbërja prej 28 maj 2017
1.	 Rizvan Sulejmani, kryesues, doktor i
shkencave politike, drejtor i Institutit për
Studime Politike dhe Ndërkulturore në Shkup
2.	 Elena Koçovska, zëvendës-kryetare, Polio plus
3.	 Samet Skenderi, anëtar i HDZR “Meseçina” -
Gostivar
4.	 Naser Selmani, kryetar i Shoqatës së
Gazetarëve të Maqedonisë
5.	 Goran Mihajllovski, redaktor i internet portalit
“Dëshiroj të them”
6.	 Boban Mitevski, Kisha Ortodokse Maqedonase
7.	 Sanja Vasiq, redaktore në televizionin nacional
Telma dhe korrespondente e Zërit të Amerikës
ORGANIZATA
Në vitin 2017 u mbajtën dy mbledhje të Këshillit
të MCMS. Mbledhja e parë iu kushtua Raportit për
punën e MCMS për vitin 2016, me Raport financiar
dhe Raporti nga auditi, si dhe të zgjedhjes së
Këshillit drejtues të MCMS. Në mbledhjen e dytë
në dhjetor, u diskutua dhe u miratua Strategjia e
MCMS për periudhën 2017-2021.
28
PERSONELI – ZYRA EKZEKUTIVE
Nëvitin2017nëMCMSpunonin23bashkëpunëtorë.
Pothuaj gjysma e të punësuarve (10) janë në
marrëdhënie pune në kohë të pacaktuar. Gjatë viti
2017, individualisht ose në grup, bashkëpunëtorët
kanë marrë pjesë në 16 trajnime. Nga tremujori i
dytë përsëri është vendosur praktika e rregullt e
mbajtjes së mbledhjeve profesionale. Deri në fund
të vitit 2017, janë mbajtur 15 mbledhje profesionale
në tema të ndryshme nga puna e MCMS.
BORDI I DREJTORËVE
Drejtor i parë ekzekutiv
Aleksandar Kërzhallovski
akr@mcms.mk
Drejtor ekzekutiv
Gonce Jakovleska
gjk@mcms.mk
Grupi për shoqëri civile
Emina Nuredinoska
enr@mcms.mk
Daniela Stojanova	
(deri në shtator)
Snezhana Kamilovska Trpovska	
skt@mcms.mk
Ventina Çiçeva	
vch@mcms.mk
Marija Sazdevski	
(deri në nëntor)
Simona Ognenovska	
(deri në nëntor)
Darko Dimov	
ddm@mcms.mk
Jasmina Çaushoska	
jch@mcms.mk
Sara Mustafa	
sms@mcms.mk
Monika Bozhinovska	
mbz@mcms.mk
Adil Bakiu	
abk@mcms.mk
Simona Trajkovska	
str@mcms.mk
Natasha Ivanovska	
niv@mcms.mk
Fanija Ivanovska	
fiv@mcms.mk
Aleksandra Siljanovska	
asl@mcms.mk
Grupi për zhvillim lokal
Goran Stamatoski	
gst@mcms.mk
Grupi për informata
Boris Ristovski	
brs@mcms.mk
Grupi administrativ	 	
Milka Bozhinovska Miova	
mmv@mcms.mk
Adis Rahiq	
arh@mcms.mk
Borçe Jakimovski	
bjk@mcms.mk
Danilo Mitov	
dmv@mcms.mk
29
RAPORT
FINANCIAR
30
31
TË ARDHURAT 2017 2016
DONACIONE DHE GRANTE
Bashkimi Evropian 2.315 7.456
Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe
Bashkëpunim
137.452 111.737
USAID 4.979 6.672
Ambasada Britanike 3.287 10.120
Kompanitë e duhanit 7.567 4.119
Donatorë tjerë 899 23.308
Gjithsej donacione dhe grante 156.499 163.411
TË ARDHURA VETANAKE
Fondacioni Zhvillimor Maqedonas
për Ndërmarrje
2.168 1.684
NIRAS (Civika mobilitas) 8.300 8.917
SIPU (TAKSO qendra resurse) 3.939 3.291
Të ardhura tjera vetanake 1.197 460
Gjithsej të ardhura vetanake 15.604 14.352
Interesi dhe dallime pozitive të kursit 2.426 1.875
Të ardhura të jashtëzakonshme 599 715
GJITHSEJ TË ARDHURA 175.128 180.354
SHPENZIME 2017 2016
SHPENZIME BAMIRËSE
Projekte për modernizimin e arsimit (PMO) 4.918 1.541
Kohezioni social (SKH) 2.264 28.498
Sundimi i drejt dhe pjesëmarrja (DVP) 1.115 6.805
SHC e rrënjosur dhe dinamike (VDG) 5.274 4.113
Civika mobilitas (PCM) 132.429 106.946
Gjithsej shpenzime bamirëse 146.000 147.903
SHPENZIME OPERATIVE
Rrogat dhe kompensime për personelin 15.507 16.384
Shpenzime tjera operative 10.883 13.119
Gjithsej shpenzime operative 26.390 29.503
GJITHSEJ SAHPENZIME 172.391 177.406
BILANCI para tatimit 2.737 2.947
Tatimi i tepricës të ardhurave mbi shpenzimet 0 562
BILANCI 2.737 2.385
32
BILANCI I GJENDJES 2017 2016
MJETET
Mjetet e përhershme
Mjete themelore 9.446 11.569
Investime jo materiale 960 960
Fondi për banim 4.120 4.120
Gjithsej mjete të përhershme 14.526 16.648
Mjete qarkulluese
Mjete në të holla 21.253 5.883
Avance 52 369
Kërkesa nga blerësit 5.746 6.210
Kërkesa financiare afatshkurta 74.605 93.234
Kërkesa tjera 17.078 15.034
Gjithsej mjete qarkulluese 118.734 120.730
GJITHSEJ MJETE 133.260 137.378
B. OBLIGIME DHE FONDE
Obligime afatshkurta
Obligime ndaj furnitorëve 813 2.468
Obligime thera afatshkurta 15.619 38.652
Gjithsej obligime afatshkurta 16.432 41.121
Kufizime kohore afatshkurta 0 0
Të hyra të pranuara për vitet e ardhshme 17.832 0
Gjithsej obligime 34.265 41.121
Fonde dhe rezerva
Fonde 96.258 93.873
Dallimi të ardhura/shpenzime në periudhës
aktuale
2.737 2.385
Gjithsej fonde dhe rezerva 98.995 96.258
GJITHSEJ OBLIGIME dhe FONDE 133.260 137.378
33
34
Botues: Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar (MCMS)
Adresa e botuesit: Qendra Maqedonase për Bashkëpunim
Ndërkombëtar rr. “Nikolla Parapunov” 41a F. Postar 55, 1060 Shkup,
Republika e Maqedonisë
Tel.: 02/3065-381; faksi: 02/3065-298 e-mail: mcms@mcms.mk
www.mcms.mk
Drejtori i parë ekzekutiv: Aleksandar Kërzhallovski
Redaktor përgjegjës: Gonce Jakovleska
Fotografitë: Foto arkiva e MCMS
Dizajni grafik: Кома
MCMS Raport Vjetor 2017
MCMS Raport Vjetor 2017

Weitere ähnliche Inhalte

Ähnlich wie MCMS Raport Vjetor 2017

Punim diplome 2020
Punim diplome 2020Punim diplome 2020
Punim diplome 2020RinorAjeti1
 
S T R A T E G J I A E R I N I S E
S T R A T E G J I A  E  R I N I S ES T R A T E G J I A  E  R I N I S E
S T R A T E G J I A E R I N I S EParlamenti Rinor
 
Doracak për mekanizmat për bashkëpunim të NJVL me organizatat qytetare
Doracak për mekanizmat për bashkëpunim të NJVL me organizatat qytetareDoracak për mekanizmat për bashkëpunim të NJVL me organizatat qytetare
Doracak për mekanizmat për bashkëpunim të NJVL me organizatat qytetareМЦМС | MCIC
 
Презентација на спроведени активности и резултати во рамките на МЕК алб.
Презентација на спроведени активности и резултати во рамките на МЕК алб.Презентација на спроведени активности и резултати во рамките на МЕК алб.
Презентација на спроведени активности и резултати во рамките на МЕК алб.Проект МЕК
 
Titulli i projektit per prezantim ne power point
Titulli i projektit  per prezantim ne power  pointTitulli i projektit  per prezantim ne power  point
Titulli i projektit per prezantim ne power pointDjbesjan Balliu
 
Punim seminarik
Punim seminarik Punim seminarik
Punim seminarik RinorAjeti1
 
Publiku që e kemi qëllim ose kë përpiqemi ta bindim
Publiku që e kemi qëllim ose kë përpiqemi ta bindim Publiku që e kemi qëllim ose kë përpiqemi ta bindim
Publiku që e kemi qëllim ose kë përpiqemi ta bindim Metamorphosis
 
NEEDS ASSESSMENT OF YOUNG PEOPLE IN PRIZREN MUNICIPALITY VLERËSIM MBI NEVOJAT...
NEEDS ASSESSMENT OF YOUNG PEOPLE IN PRIZREN MUNICIPALITY VLERËSIM MBI NEVOJAT...NEEDS ASSESSMENT OF YOUNG PEOPLE IN PRIZREN MUNICIPALITY VLERËSIM MBI NEVOJAT...
NEEDS ASSESSMENT OF YOUNG PEOPLE IN PRIZREN MUNICIPALITY VLERËSIM MBI NEVOJAT...NGO THY
 
Publikimi final draft 17.12.2018
Publikimi final draft 17.12.2018Publikimi final draft 17.12.2018
Publikimi final draft 17.12.2018Dardan Aliu
 
Prezantimiiii [autosaved]
Prezantimiiii [autosaved]Prezantimiiii [autosaved]
Prezantimiiii [autosaved]letsdoitkosova
 

Ähnlich wie MCMS Raport Vjetor 2017 (13)

Shenjë se mundet
Shenjë se mundetShenjë se mundet
Shenjë se mundet
 
Buletini i Majit
Buletini i MajitBuletini i Majit
Buletini i Majit
 
Punim diplome 2020
Punim diplome 2020Punim diplome 2020
Punim diplome 2020
 
S T R A T E G J I A E R I N I S E
S T R A T E G J I A  E  R I N I S ES T R A T E G J I A  E  R I N I S E
S T R A T E G J I A E R I N I S E
 
Strategjia e rinise
Strategjia e riniseStrategjia e rinise
Strategjia e rinise
 
Doracak për mekanizmat për bashkëpunim të NJVL me organizatat qytetare
Doracak për mekanizmat për bashkëpunim të NJVL me organizatat qytetareDoracak për mekanizmat për bashkëpunim të NJVL me organizatat qytetare
Doracak për mekanizmat për bashkëpunim të NJVL me organizatat qytetare
 
Презентација на спроведени активности и резултати во рамките на МЕК алб.
Презентација на спроведени активности и резултати во рамките на МЕК алб.Презентација на спроведени активности и резултати во рамките на МЕК алб.
Презентација на спроведени активности и резултати во рамките на МЕК алб.
 
Titulli i projektit per prezantim ne power point
Titulli i projektit  per prezantim ne power  pointTitulli i projektit  per prezantim ne power  point
Titulli i projektit per prezantim ne power point
 
Punim seminarik
Punim seminarik Punim seminarik
Punim seminarik
 
Publiku që e kemi qëllim ose kë përpiqemi ta bindim
Publiku që e kemi qëllim ose kë përpiqemi ta bindim Publiku që e kemi qëllim ose kë përpiqemi ta bindim
Publiku që e kemi qëllim ose kë përpiqemi ta bindim
 
NEEDS ASSESSMENT OF YOUNG PEOPLE IN PRIZREN MUNICIPALITY VLERËSIM MBI NEVOJAT...
NEEDS ASSESSMENT OF YOUNG PEOPLE IN PRIZREN MUNICIPALITY VLERËSIM MBI NEVOJAT...NEEDS ASSESSMENT OF YOUNG PEOPLE IN PRIZREN MUNICIPALITY VLERËSIM MBI NEVOJAT...
NEEDS ASSESSMENT OF YOUNG PEOPLE IN PRIZREN MUNICIPALITY VLERËSIM MBI NEVOJAT...
 
Publikimi final draft 17.12.2018
Publikimi final draft 17.12.2018Publikimi final draft 17.12.2018
Publikimi final draft 17.12.2018
 
Prezantimiiii [autosaved]
Prezantimiiii [autosaved]Prezantimiiii [autosaved]
Prezantimiiii [autosaved]
 

Mehr von МЦМС | MCIC

Постигнувањата на грантистите на Цивiка мобилитас: Мали грантови I дел
Постигнувањата на грантистите на Цивiка мобилитас: Мали грантови I делПостигнувањата на грантистите на Цивiка мобилитас: Мали грантови I дел
Постигнувањата на грантистите на Цивiка мобилитас: Мали грантови I делМЦМС | MCIC
 
Постигнувањата на грантистите на Цивiка мобилитас: Институционални грантови
Постигнувањата на грантистите на Цивiка мобилитас: Институционални грантовиПостигнувањата на грантистите на Цивiка мобилитас: Институционални грантови
Постигнувањата на грантистите на Цивiка мобилитас: Институционални грантовиМЦМС | MCIC
 
Macedonian Center for International Cooperation - Annual Report 2022
Macedonian Center for International Cooperation - Annual Report 2022Macedonian Center for International Cooperation - Annual Report 2022
Macedonian Center for International Cooperation - Annual Report 2022МЦМС | MCIC
 
Македонски центар за меѓународна соработка - Годишен извештај 2022
Македонски центар за меѓународна соработка - Годишен извештај 2022Македонски центар за меѓународна соработка - Годишен извештај 2022
Македонски центар за меѓународна соработка - Годишен извештај 2022МЦМС | MCIC
 
Годишен извештај 2021 - МЦМС
Годишен извештај 2021 - МЦМСГодишен извештај 2021 - МЦМС
Годишен извештај 2021 - МЦМСМЦМС | MCIC
 
Годишен извештај 2020 - МЦМС
Годишен извештај 2020 - МЦМСГодишен извештај 2020 - МЦМС
Годишен извештај 2020 - МЦМСМЦМС | MCIC
 
Видливост на граѓанските организации - 3
Видливост на граѓанските организации - 3Видливост на граѓанските организации - 3
Видливост на граѓанските организации - 3МЦМС | MCIC
 
Видливост на граѓанските организации - 2
Видливост на граѓанските организации - 2Видливост на граѓанските организации - 2
Видливост на граѓанските организации - 2МЦМС | MCIC
 
Вклучување на конституенти во ГО
Вклучување на конституенти во ГОВклучување на конституенти во ГО
Вклучување на конституенти во ГОМЦМС | MCIC
 
Видливост на граѓанските организации - 1
Видливост на граѓанските организации - 1Видливост на граѓанските организации - 1
Видливост на граѓанските организации - 1МЦМС | MCIC
 
Транспарентност на граѓански организации 4
Транспарентност на граѓански организации 4Транспарентност на граѓански организации 4
Транспарентност на граѓански организации 4МЦМС | MCIC
 
Транспарентност на граѓански организации 3
Транспарентност на граѓански организации 3Транспарентност на граѓански организации 3
Транспарентност на граѓански организации 3МЦМС | MCIC
 
Транспарентност на граѓански организации 2
Транспарентност на граѓански организации 2Транспарентност на граѓански организации 2
Транспарентност на граѓански организации 2МЦМС | MCIC
 
Транспарентност на граѓански организации 1
Транспарентност на граѓански организации 1Транспарентност на граѓански организации 1
Транспарентност на граѓански организации 1МЦМС | MCIC
 
Транспарентност на граѓански организации 8
Транспарентност на граѓански организации 8Транспарентност на граѓански организации 8
Транспарентност на граѓански организации 8МЦМС | MCIC
 
Транспарентност на граѓански организации 7
Транспарентност на граѓански организации 7Транспарентност на граѓански организации 7
Транспарентност на граѓански организации 7МЦМС | MCIC
 
Транспарентност на граѓански организации 6
Транспарентност на граѓански организации 6Транспарентност на граѓански организации 6
Транспарентност на граѓански организации 6МЦМС | MCIC
 
Транспарентност на граѓански организации 5
Транспарентност на граѓански организации 5Транспарентност на граѓански организации 5
Транспарентност на граѓански организации 5МЦМС | MCIC
 

Mehr von МЦМС | MCIC (20)

Постигнувањата на грантистите на Цивiка мобилитас: Мали грантови I дел
Постигнувањата на грантистите на Цивiка мобилитас: Мали грантови I делПостигнувањата на грантистите на Цивiка мобилитас: Мали грантови I дел
Постигнувањата на грантистите на Цивiка мобилитас: Мали грантови I дел
 
Постигнувањата на грантистите на Цивiка мобилитас: Институционални грантови
Постигнувањата на грантистите на Цивiка мобилитас: Институционални грантовиПостигнувањата на грантистите на Цивiка мобилитас: Институционални грантови
Постигнувањата на грантистите на Цивiка мобилитас: Институционални грантови
 
Macedonian Center for International Cooperation - Annual Report 2022
Macedonian Center for International Cooperation - Annual Report 2022Macedonian Center for International Cooperation - Annual Report 2022
Macedonian Center for International Cooperation - Annual Report 2022
 
Македонски центар за меѓународна соработка - Годишен извештај 2022
Македонски центар за меѓународна соработка - Годишен извештај 2022Македонски центар за меѓународна соработка - Годишен извештај 2022
Македонски центар за меѓународна соработка - Годишен извештај 2022
 
MCIC Annual Report 2021
MCIC Annual Report 2021MCIC Annual Report 2021
MCIC Annual Report 2021
 
Годишен извештај 2021 - МЦМС
Годишен извештај 2021 - МЦМСГодишен извештај 2021 - МЦМС
Годишен извештај 2021 - МЦМС
 
MCIC Annual Report 2020
MCIC Annual Report 2020MCIC Annual Report 2020
MCIC Annual Report 2020
 
Годишен извештај 2020 - МЦМС
Годишен извештај 2020 - МЦМСГодишен извештај 2020 - МЦМС
Годишен извештај 2020 - МЦМС
 
Видливост на граѓанските организации - 3
Видливост на граѓанските организации - 3Видливост на граѓанските организации - 3
Видливост на граѓанските организации - 3
 
Видливост на граѓанските организации - 2
Видливост на граѓанските организации - 2Видливост на граѓанските организации - 2
Видливост на граѓанските организации - 2
 
Вклучување на конституенти во ГО
Вклучување на конституенти во ГОВклучување на конституенти во ГО
Вклучување на конституенти во ГО
 
Видливост на граѓанските организации - 1
Видливост на граѓанските организации - 1Видливост на граѓанските организации - 1
Видливост на граѓанските организации - 1
 
Транспарентност на граѓански организации 4
Транспарентност на граѓански организации 4Транспарентност на граѓански организации 4
Транспарентност на граѓански организации 4
 
Транспарентност на граѓански организации 3
Транспарентност на граѓански организации 3Транспарентност на граѓански организации 3
Транспарентност на граѓански организации 3
 
Транспарентност на граѓански организации 2
Транспарентност на граѓански организации 2Транспарентност на граѓански организации 2
Транспарентност на граѓански организации 2
 
Транспарентност на граѓански организации 1
Транспарентност на граѓански организации 1Транспарентност на граѓански организации 1
Транспарентност на граѓански организации 1
 
Транспарентност на граѓански организации 8
Транспарентност на граѓански организации 8Транспарентност на граѓански организации 8
Транспарентност на граѓански организации 8
 
Транспарентност на граѓански организации 7
Транспарентност на граѓански организации 7Транспарентност на граѓански организации 7
Транспарентност на граѓански организации 7
 
Транспарентност на граѓански организации 6
Транспарентност на граѓански организации 6Транспарентност на граѓански организации 6
Транспарентност на граѓански организации 6
 
Транспарентност на граѓански организации 5
Транспарентност на граѓански организации 5Транспарентност на граѓански организации 5
Транспарентност на граѓански организации 5
 

MCMS Raport Vjetor 2017

  • 2.
  • 5. 3 QENDRA MAQEDONASE PËR BASHKËPUNIM NDËRKOMBËTAR (MCMS) është organizatë e shoqërisë civile që beson në paqe, harmoni dhe prosperitet të njerëzve në Maqedoni, në Ballkan dhe globalisht. MCMS e bazon vizionin në parimet universale të shoqërisë civile dhe demokracinë pjesëmarrëse, sundimin e të drejtës, zhvillimin e barabartë dhe të qëndrueshëm, jo dhunën, respektin dhe ndërvarësinë dhe diversitetin kulturor. Misioni i MCMS është të udhëheqë ndryshime me zgjidhje të reja dhe alternative të problemeve shoqërore, që ndikojnë ndaj aktorëve tjerë dhe të cilët janë inkuadruar në rrjedhat kryesore. QËLLIMET DHE METODAT Qëllimet afatgjate të MCMS janë: ÂÂ Shoqëri civile e rrënjosur dhe me ndikim; ÂÂ Sundimi i drejt dhe lufta kundër korrupsionit; ÂÂ Inkluzioni social dhe kohezioni; ÂÂ Proces i mbështetur euro-integrues; ÂÂ Gatishmëri për sfidat migruese; ÂÂ MCMS, organizatë e pavarur dhe me kredibilitet – ndërlidhës i heshtur por i dukshëm; ÂÂ MCMS, organizatë atraktive dhe inovative. MCMS aktivitetet i realizon përmes: ÂÂ Avokimit (informimi, ndërtimi i vetëdijes, edukimi, krijimi dhe ndikimi mbi politikat, vëzhgimi dhe kërkimi i përgjegjësisë); ÂÂ Mbështetja zhvillimore (kapacitete dhe infrastruktura); ÂÂ Mbështetja sociale - humanitare. Metodat organizative janë udhëheqja dhe zbatimi.
  • 6. 4 MESAZH NGA UDHËHEQËSIA Bota në vitin 2017 vazhdoi të ballafaqohet me dallime të mëdha ekonomike dhe sociale dhe ndarje. Lufta në Siri vazhdoi, por nuk u përsërit vala e refugjatëve. Në disa zgjedhje kyçe në BE (Austri, Holandë, Francë dhe Gjermani) u fuqizuan forcat për Evropën e bashkuar. Për regjionin ishte i rëndësishëm paralajmërimi i kryetarit të Komisionit Evropian – Zhan Klod Junker për perspektivën kredibile për Ballkanin Perëndimor. Republika e Maqedonisë ka përparim në tejkalimin e kontesteve me nënshkrimin e Marrëveshjes për miqësi, fqinjësi dhe bashkëpunim me Bullgarinë dhe intensifikimin e dialogut me Greqinë. Pas sundimit dhjetëvjeçar të VMRO-DPMNE, Qeveria e re e Maqedonisë e udhëhequr nga LSDM, u votua në fund të muajit maj, pas pesë muajsh nga zgjedhjet parlamentare. Zgjedhjeve i paraprinë protestat tremujore, të cilat e arritën kulmin me dhunën në Parlament më 27 prill. Më 15 tetor u organizuan zgjedhjet lokale, në të cilat në 56 komuna dhe Qytetin e Shkupit fituan kandidatët për kryetarë të komunave të LSDM. Shoqëria civile edhe në vitin 2017 kontribuoi drejt ndryshimeve demokratike pozitive në shtet. Qeveria e u tregua pro aktive, por akoma nuk ka efekte të dukshme. Në vitin 2017, MCMS realizoi portfolio prej 25 projekteve në pesë programe me buxhet prej 175 milionë denarë. Deri në fund të vitit në programin Civika mobilitas (PCM) u ndanë gjithsej 220 grante për 206 grantistë. U organizuan pesë forume për çështje të hidhura lidhur me migrimet, deponitë regjionale, minierat etj. Për grantistët u organizuan mjaft trajnime dhe punëtori për fuqizim organizativ.
  • 7. 5 U përmirësua kushtet për ndjekjen e mësimit për gjithsej 1.151 nxënës; u eliminua keqpërdorimi i punës së fëmijëve në 10 raste, ndërsa tetë të rinjve me origjinë maqedonase nga SHBA, Australia dhe Britania e Madhe iu mundësua të mësojnë më shumë për prejardhjen e tyre. U publikuan katër raporte tremujore nga vëzhgimi i punës së Komisionit shtetëror për pengimin e korrupsionit, u iniciua edhe debat për ndryshimin e modelit të këtij organi kundër korrupsionit. Zyra maqedonase e TAKSO dhe MCMS si qendër resurse, siguruan hapësirë për diskutim për mbi 160 përfaqësues të organizatave qytetare në 27 trajnime dhe evenimente tjera të organizuara. MCMS ishte aktive në reformimin e financimit shtetëror, ndërsa u fuqizuan edhe kapacitetet e veta dhe të OQ tjera për bashkëpunim zhvillimor. Bashkë me TV Telma u realizuan shtatë anketa për çështje të rëndësishme shoqërore dhe u debatuan 22 hulumtime të organizatave qytetare. MCMS e riaktivizoi edhe projektin Zgjedhja ime, me të cilin, në mbi 60 info grafikë u analizuan temat lidhur me zgjedhjet lokale, të cilat kishin rreth 550 mijë lexime. Viti ishte i suksesshëm edhe për mobilizimin e fondeve. Nga 13 konkurrime për projekte, shtatë u miratuan, katër u refuzuan, ndërsa për dy pritet përgjigje. U mbajtën dy mbledhje të Këshillit të MCMS dhe pesë mbledhje të Këshillit drejtues. Këshilli e miratoi edhe Strategjinë e re për periudhën 2017 – 20121. Numri i përgjithshëm i bashkëpunëtorëve në fund të vitit ishte 20. Gonce Jakovleska Drejtor ekzekutiv Aleksandar Krzhallovski Drejtor i parë ekzekutiv
  • 8. 6 SHOQËRI CIVILE E RRËNJOSUR DHE ME NDIKIM FOTOGRAFIA 1: Forumi nacional i Civika mobilitas, Parku i qytetit, Shkup
  • 9. 7 PROGRAMI PËR MBËSHTETJE TË SHOQËRISË CIVILE “CIVIKA MOBILITAS” QËLLIMI: Arritja e përmirësimeve të matshme dhe të përhershme të shoqërisë civile në praktikimin e tij të vlerave, përfshirjen e qytetarëve, niveli i organizatës dhe perceptimi i ndikimit. Në vitin 2017 u ndanë 99 grantet e fundit për shoqatat, fondacionet dhe grupet joformale të qytetarëve. Në fund të vitit 2017, programi ndau gjithsej 220 grante, ndërsa mbështetja e përgjithshme financiare ishte mbi 330 milionë denarë. Mbi 2000 anëtarë të organizatave qytetare, qytet- arë, përfaqësues të aktorëve tjerë të shoqërisë civi- le dhe të institucioneve, ndërmarrjeve dhe mediave morën pjesë në gjashtë forumet. Programi për të mësuarit u ndihmuan 100 grantistëve nga “masa kritike” t’i fuqizojnë kapacitetet e tyre përmes pesë punëtorive për zhvillim organizativ dhe forcim insti- tucional, gjashtë punëtori tematike dhe një takim për rrjetëzim.
  • 10. 8 Forumi regjional “Minierat – po ose jo?”: Më shumë se e qartë, të gjithë janë për JO! Katër kryetarët e komunave, përfaqësuesja e iniciativës qytetare dhe udhëheqësja e Qendrës për Zhvillimin e Rajonit Planor Juglindor ishin panelistë të Forumit regjional “Minierat – Po ose Jo?”, që u mbajt më 5 dhjetor 2017 në Strumicë, ndera kishte të bëjë me situatën aktuale të më shumë minierave të hapura, si dhe koncesionet e dhëna për hapjen e minierave të reja në Maqedoninë Juglindore. Salla në Shtëpinë e ARM në Strumicë ishte plot me qytetarë dhe aktivistë. Debati mori dinamikë që nga vetë fillimi. Të gjithë panelistët ishin të qartë se janë kundër minierave dhe se do të luftojnë që ato ekzistueset të mbyllen, ndërsa të rejat mos hapen asnjëherë. Kryetari i Komunës së Vallandovës, Pero Kosta­ dinov, ishte kategorik në përgjigjen lidhur me pyetjen e moderatores Lupevska Sozen, a do ta japë dorëheqje nëse nuk zgjidhet problemi me minierat në komunën e tij: “Në rast se nuk ka sukses në mbylljen e minierave, të gjitha opsionet janë të hapura – dorëheqje, jo dëgjueshmëri qytetare, çdo gjë që është e nevojshme do të bëjmë”, tha ai. “Obligimi ynë është të luftojmë me të gjitha mekanizmat që minierat të pushojnë me punë”, tha kryetari i Komunës së Bogdancit. “Minierat e tilla nuk duhet të ekzistojnë”, vazhdoi kryetari i Komunës së Dojranit, Ango Angov, ndërsa kryetari i Komunës së Gjevgjelisë, Sasho Pockov, tha se mesazhi i referendumit që u mbajt në Gjevgjeli ishte i qartë dhe sipas tij, tashmë në këtë fazë do të zgjidhet ky problem. Zhulieta Gjurkova, udhëheqëse e Qendrës për Zhvillim të Rajonit Planor Juglindor, tha se ky regjion është fabrikë nga e cila ushqehet e gjithë Maqedonia. Nëse në radius prej 50 kilometrave ka industri të rëndë, nuk do të ketë prodhimtari organike bujqësore. Simona Getova, nga Iniciativa FOTOGRAFIA 2: Hapja e minierave të reja - “temë e nxehtë” për debat
  • 11. 9 “Juglindja kundër minierave”, deklaroi se më shumë se 40.000 qytetarë kanë thënë “jo” për minierat dhe se kjo dilemë është tejkaluar. “Tani duhet të bisedohet se sitë stopohen këto miniera”, tha ajo. Në këtë debat u inkuadruan edhe të pranishmit në sallë. U tha se këto 86 licenca për minierat e reja, të cilat u ndanë nga ana e ish Qeverisë vetëm për një ditë, janë kërcënim i madh për shëndetin e njerëzve dhe për bujqësinë si degë bartëse ekonomike në rajon. Qytetarët dhe aktivistët ishin kategorik në qëndrimet e tyre, duke thënë se ky është problem serioz dhe se “ky është gjenocid mbi 400.000 qytetarë të Republikës së Maqedonisë”, sipas njërit, “jo vetëm për këtë rajon, por për gjithë Maqedoninë, si dhe për Bullgarinë dhe Greqinë”, sipas tjetrit. I vetmi në sallë i cili pati qëndrime ndryshme ushte Nikollajço Nikollov, drejtor ekzekutiv i minierës Buçim nga Radovishi dhe kryetar i Asociacionit Maqedonas për Xehetari, i cili tha se ky reagim për minierat është shumë i vonuar dhe se shumica lehtë i shfrytëzojnë termet “helmim”, “liqene me cianid” etj. Ai i ftoi të pranishmit ta vizitojnë minierën Buçim dhe vetë të binden në mënyrën se si punon kompania. Mes të pranishmëve ishte edhe Liljana Popovska, deputete në Parlamentin e Republikës së Maqedonisë, e cila konstatoi se minierat Ilovica dhe Kazandol tashmë mund të mbyllen, sepse shumë afate janë shkelur nga marrëveshja. Ajo deklaroi se më vonë është vërtetuar se disa i kanë fituar koncesionet që t’i shesin, pa filluar fare me ndonjë investim. Forumi i Civika mobilitas siguroi hapësirë për debat për një nga çështjet më të hidhura në këtë pjesë të Maqedonisë.
  • 12. 10 Takimi për rrjetëzim – evenimenti më i madh për rrjetëzim në shoqërinë civile “Një numër të madh të ideve që më erdhën gjatë këtij evenimenti vijnë nga përvojat që i ndanë kolegët e mi nga organizatat tjera”, tha Kiro Jordanov nga Spektrum plus. “Njoftova mjaft organizata të cilat janë të ngjashme me tonën, me të cilët bisedova për bashkëpunim në projekte të ardhshme”, shtoi ai. Gjithsej 186 përfaqësues të organizatave qytetare gjatë Takimit për rrjetëzim, i shkëmbyen njohuritë dhe përvojat nga puna e deritanishme dhe diskutuan rreth asaj se si t’i bëjnë më të dukshme ndryshimet që i bëjnë në shoqëri. Fokusi në këtë Takim për rrjetëzim ishte vënë në njohjen e ndryshimeve që i bëjnë organizatat dhe vizuelizimi i tyre, gjegjësisht mënyra se si ato ndryshime komunikohen me qytetarët pa dallim nëse janë grupe qëllimore ose opinion i gjerë. Sajmon Forester, ekspert ndërkombëtar i pro­gramit nga Britania e Madhe dhe Majk Zijderduin, drejtor i MDF (Udhëheqja me fondacione zhvillimore) nga Holanda i nxiti pjesëmarrësit të mendojnë për ndryshimet që i bëjnë me aktivitetet e tyre. Duke punuar në grupe, ata i identifikuan ndryshimet që kanë ndodhur falë aktiviteteve të tyre, e pastaj, i zbuluan hapat të cilat janë të nevojshme që të bëhet ai ndryshim. I gjithë procesi në masë të madhe ishte vetëdijesim rreth asaj se çfarë identifikojnë organizatat si ndryshim dhe si e matin dhe e prezantojnë në opinion. “ProgramiCivikamobilitasështëmjaftirëndësishëm për ne nga aspekti i rekrutimit të gazetarëve të rinj të cilët e pranojnë misionin e SKUP, e kjo është vëzhgimi i punës së institucioneve shtetërore në nivel qendror dhe lokal. Me grantin arritëm që të iniciojmë procedura konkrete para institucioneve dhe të kontribuojmë për rritjen e transparencës të partive politike”, tha Zhaklina Haxhi-Zafirova nga Qendra për Gazetari Hulumtuese Skup Maqedoni. FOTOGRAFIA 3: Pjesëmarrësit e Takimit për rrjetëzim biseduan rreth asaj se si rezultatet e OQ të jenë më të dukshme për qytetarët
  • 13. 11 PROJEKTE PËR SHOQËRINË CIVILE MCMS – QENDËR RESURSE E PROJEKTIT TAKSO QËLLIMI: Udhëheqje me Qendrën resurse të TASKO e cila kontribuon drejt rritjes dhe avancimit të kapaciteteve dhe aktiviteteve të organizatave qytetare (OQ) si dhe forcimi i rolit të tyre në demokracinë pjesëmarrëse. Në fund të muajit nëntor përfundoi mbështetja tetëvjeçare që projekti TAKSO ua jepte organizatave qytetare. Kjo mbështetje u mundësoi organizatave t’i tejkalojnë sfidat me të cilat ballafaqohen, t’i forcojnë dhe të bëhen më me ndikim në shoqëri. Efektet nga TAKSO u rrënjosën në shoqërinë civile Prej nëntorit të vitit 2014 deri në nëntor 2017 MCMS ishte qendër resurse e Zyrës nacionale të TAKSO në Maqedoni. Ekspertiza e brendshme kontribuoi që një pjesë e mirë e punëve u bënë me resurset e veta. Rezultatet e TAKSO flasin vetë për veten. Në tetë vitet e kaluara gjithsej u mbështetën 1034 organizata, të cilat janë aktive në më shumë se 17 fusha të ndryshme, që e thekson llojllojshmërinë e ofertës së shërbimeve të TAKSO. Mes shfrytëzuesve të shërbimeve më të shumta ishin ato që punojnë në fushën e demokracisë dhe të drejtave të njeriut (135), e pas tyre organizatat të cilat preokupimin kryesor i kanë fëmijët, të rinjtë dhe studentët (98) si dhe mjedisin jetësor (96). Rezultatet nga puna janë të dukshme në vetë organizatat qytetare dhe atë përmes vendosjes dhe përmirësimit të shumë praktikave dhe qasjeve organizative, të kuptuarit më të mirë për çështjet kryesore, përmirësimin e dialogut mes shoqërisë civile dhe aktorëve tjerë. Organizatat ishin mbështetës dhe nxitës që të rrjetëzohen në nivel nacional dhe regjional, të inkuadrohen në bashkëpunimin ndër sektorial dhe të mësojnë nga praktikat regjionale dhe ato të BE- së. U organizuan më shumë se 50 evenimente regjionale: trajnime, punëtori, konferenca, vizita studimore, në të cilat morën pjesë më shumë se 280 pjesëmarrës nga Maqedonia. FOTOGRAFIA 4: Nga Forumi “Udhërrëfyes i ri për shoqërinë civile”, i organizuar në qershor në Shkup
  • 14. 12 DREJT FINANCIMIT TË REFORMUAR SHTETËROR TË ORGANIZATAVE QYTETARE QËLLIMI: Përmirësimi i kornizës juridike për financimin e organizatave qytetare MCMS përgatiti analiza dhe dokumente të cilat do të kontribuojnë në vendosjen e bazës për përmirësimin e sistemit për financim shtetëror të organizataveqytetare.Analizanacionaleefinancimit buxhetor të organizatave qytetare në nivel qendror, e analizon bazën juridike dhe përvojat praktike në Maqedoni, me çka kontribuohet për kuptimin më të mirë të modelit ekzistues për financim shtetëror të organizatave qytetare. Publikimi është i dedikuar për të gjithë të inkuadruarit në procesin e ndarjes së mjeteve të organizatave qytetare nga ana e shtetit. Financimi shtetëror për sektorin civil duhet të reformohet Mënyrë transparente e ndarjes së mjeteve shtetërore për sektorin civil, rritja e vlerave buxhetore, thirrje e hapur me kritere të qarta, komision i pavarur për vendosje dhe llogaridhënie për punën e kryer, këto ishin temat për të cilat biseduan përfaqësuesit e institucioneve shtetërore dhe organizatave qytetare në konferencën përmbyllëse “Propozim modeli për financim shtetëror të organizatave qytetare në Maqedoni”, që e organizoi MCMS në tetor 2017 në Shkup. Aleksandar Krzhallovski theksoi se në procesin e aderimit drejt Bashkimit Evropian, Maqedonia do të duhet ta reformojë sistemin e financimit të sektorit civil dhe ta ndërmarre rolin e donatorit kryesor. Në krahasim me standardet regjionale, Republika e Maqedonisë çdo vjet do të duhet të ndaje rreth 30 milionë euro, për dallim nga vlera e deritanishme mes katër dhe pesë milionë euro. FOTOGRAFIA 5: Nga konferenca përfundimtare e projektit “Drejt financimit të reformuar shtetëror”
  • 15. 13 “Nëse në të kaluarën ekzistonte perceptimi se mjetet e dhëna për organizatat qytetare shpenzohen pa kurrfarë fidbeku real, intenca e Qeverisë është që të bëjmë vlerësim real se ku mjetet të cilat i kemi dhuruar kanë dhënë efekt dhe si është ai mbi shoqërinë”, theksoi Dragi Rashkovski, Sekretar gjeneral i Qeverisë së RM. Nikolla Bertolini nga Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shkup theksoi se zhvillimi i sektorit civil është një nga funksionet më të rëndësishme të shtetit, ndërsa nevoja nga organizimi i mirë qytetar shpie drejt funksionimit më të mirë të shtetit. Goran Forbici nga CNVOS nga Sllovenia, i ndau praktikat e mira për financimin shtetëror të organizatave qytetare nga regjioni dhe nga Sllovenia. Ai rekomandoi të bëhet strategji adekuate dalëse për mbështetje nga shteti dhe mbajtjen e sektorit civil të gjallë dhe konstruktiv gjatë aderimit në BE, kur do të largohen të gjithë donatorët. Emina Nuredinoska nga MCMS i prezantoi gjetjet nga analiza nacionale, ku jepet vështrim mbi financimin shtetëror të organizatave qytetare në Maqedoni. Ajo theksoi se vlera e shumës së mjeteve buxhetore nga niveli qendror nuk është adekuate ndaj nevojave të organizatave qytetare. Propozim modelin për reforma në sistemin e financimit shtetëror e përgatiti MCMS me mbështetje nga eksperti ndërkombëtar Katerina Haxhi-Miceva Evans nga Qendra evropiane për të drejtë jofitimprurëse (ECNL). Modeli përfshinë zgjidhje për kornizën juridike dhe institucionale për financimin e organizatave nga ana e shtetit, vëzhgimin e shpenzimit të mjeteve, si dhe reformën e përgjithshme të ndarjes së mjeteve nga lojërat e fatit.
  • 16. 14 PËRGATITJA PËR NDIHMË ZHVILLIMORE QËLLIMI: Mobilizimi dhe mbështetje për organizatat qytetare për punën e përbashkët drejt forcimit të vetëdijes në shtetet kandidate për hyrje në Bashkimin Evropian, si dhe për nevojat nga arsimimi për ndihmë zhvillimore dhe kyçje për agjendën zhvillimore ndërkombëtare. MCMS i fuqizoi kapacitete e veta dhe të OQ për bashkëpunim zhvillimor, ndërsa përgatiti edhe dokumente kyçe për politikat publike, të cilat do të sigurojnë bazë për avokim. Gjithsej 14 përfaqësues të organizatave qytetare ishin pjesë e trajnimit të MCMS, me të cilin u informuan për ndihmën zhvillimore dhe bashkëpunimin global, për të menduarit strategjik dhe avokim. Bashkë me partnerët nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) nga Shqipëria, MCMS e përgatiti dokumentin regjional për politikat publike “Inkuadrimi thelbësor i OQ në Qëllimet e qëndrueshme zhvillimore të KB: A mbeten prapa vendet nga Ballkani Perëndimor?”. Bashkëpunimi zhvillimor dhe Maqedonia MCMS organizoi tryezë të rrumbull me temën “Forcimi i rolit të organizatave qytetare në Maqedoni për bashkëpunimin zhvillimor dhe çështjet globale”. Rekomandimi kryesor nga evenimenti ishte formimi i strukturave të veçanta institucionale, siç është Këshilli nacional për zhvillim të qëndrueshëm, në të cilin do të përfshihen organizatat qytetare dhe do të kenë rol të rëndësishëm në ngritjen e vetëdijes publike, në avancimin e arsimit, nxitjen e pjesëmarrjes qytetare, ballafaqimin me katastrofat dhe aktivitetet humanitare etj. “Maqedonia deri tani nuk ka arritur avancim në harmonizimin ligjor dhe strukturën për politika zhvillimore”, theksoi Simona Ognenovska nga MCMS. “Në të vërtetë, edhe pse në vitin 2010 u formua Departamenti për ndihmë humanitare dhe zhvillimore në suaza të MPJ me dy të pulsuar, si përgjegjës për aktivitetet e tija, megjithatë për momentin kjo nuk është funksionale”. Sipas gjetjeve të cilat i prezantoi ajo, mungesa e përfshirjes së organizatave qytetare në bashkëpunimin zhvillimor në Maqedoni, është pasojë e stagnimit të procesit të integrimit në BE. MCMS përgatiti studim, qëllimi i të cilit ishte të sigurojë informata koherente dhe të thella për gjendjen me ndihmën zhvillimore në Maqedoni prej vitit 2012 deri më 2016, për avancimin lidhur me politikat, legjislacionin dhe mekanizmat për harmonizimin me legjislacionin e BE, por gjithashtu edhe për kapacitetet dhe përfshirjen e shoqërisë civile. FOTOGRAFIA 6: Pjesëmarrësit në trajnimin “Avokim për përfshirje aktive të organizatave qytetare në politikat zhvillimore”
  • 17. 15 TOP TEMA NË ANËN TUAJ QËLLIMI: Krijimi i shoqërisë të informuar, që është e aftë të krijojë të ardhmen e vet përmes shprehjes së preferencave, debateve dhe diskutimit të argumentuar, të prezantuara në emisionin informativ “Top tema në anën tuaj”. Gjithsej 67 aktivistë qytetar morën pjesë në trajnimin për gazetari qytetare, gjetjet prej 22 hulumtimeve të organizatave qytetare u debatuan në emisionin “Top tema në anën tuaj”, ndërsa u zgjodhën edhe tre fitues të çmimeve në Konkursin për rrëfim dhe fotografi të gazetarisë qytetare. MCMS dhe TV Telma realizuan shtatë[ hulumtime me telefon të mendimit publik për tema aktuale politike, një hulumtim në terren dhe dy fokus grupe për njohjen e brendit Telma dhe Top tema. Zhvillimi i gazetarisë qytetare dhe rritja e dukshmërisë së aktivistëve qytetar Gjashtëdhjetë e shtatë përfaqësues të organizatave qytetare dhe aktivistë gjatë muajit prill dhe maj 2017 morën njohuri dhe shkathtësi praktike nga fusha e gazetarisë qytetare. Ata mësuan si ta njohin lajmin interesant, i cili ia vlen të publikohet; si të bëjnë fotografi, e cila në mënyrën e vërtetë do t’i vizuelizojë mesazhet që dëshirojnë t’i përcjellin; i përmirësuan njohuritë dhe shkathtësitë për përdorimin e mediave sociale dhe diskutuan për çështjet etike në praktikimin e gazetarisë qytetare. “Gazetaria qytetare është e mirëseardhur për gazetarët profesionistë sepse në njëfarë mënyre i plotëson në atë që e bëjnë”, u tha pjesëmarrësve Bobi Hristov, gazetar në TV Telma dhe një nga trajnuesit. Ai i nxiti të jenë kreativ në të shkruarit dhe të përpiqen t’i ndjekin ndodhitë nga perspektiva e publikut. Pjesëmarrësit thanë se trajnimi do t’u shërbejë për zhvillimin e tyre personal dhe profesional dhe se atë që e kanë mësuar menjëherë do të mund ta praktikojnë në organizatat e tyre. MCMS organizoi katër trajnime për gazetari qytetare në Shkup, Manastir, Shtip dhe Strumicë. FOTOGRAFIA 7: Krahas grupit, pati edhe punë individuale, nga Trajnimi për gazetari qytetare në Manastir
  • 18. 16 SUNDIMI I DREJT, PJESËMARRJA DHE POLITIKAT E ORIENTUARA DREJT NJERËZVE FOTOGRAFIA 8: Nga Konferenca “Modeli i trupit parandalues kundër korrupsionit: si funksionon modeli i tanishëm dhe a ka nevojë për ndryshime?”
  • 19. 17 VËZHGIMI I KOMISIONIT SHTETËROR PËR PENGIMIN E KORRUPSIONIT QËLLIMI: Vëzhgimi në zbatimin e obligimeve ligjore, transparenca dhe llogaridhënia në luftën kundër korrupsionit nga ana e KSHPK. MCMSepërgatitiRaportinpërpunënederitanishme të KSHPK në periudhën prej 2006 deri 2015 dhe katër raporte tremujore, me të cilat është përfshirë periudha prej tetorit 2016 deri shtator 2017. Gjetjet nga raportet u prezantuan në tre evenimente publik edhe përmes mediave dhe nxitën vëmendje të madhe. Me iniciativë të MCMS, Platforma për luftë kundër korrupsionit kërkoi nga Parlamenti i RM mos ta miratojë Raportin për punën e KSHPK në vitin 2016 dhe ta kthejë për përpunim. MCMS inicioi edhe hapjen e debateve për nevojat nga ndryshimet e Ligjit për pengimin e korrupsionit me fokus në ndryshimet e modelit dhe strukturën e Komisionit. PROJEKTE PËR SUNDIMIN E DREJT
  • 20. 18 “Ligji është i mirë, por politikanët kanë gjetur mënyrë ta anashkalojnë” Trupi kundër korrupsionit me autorizime policore ose rritja e efikasitetit të policisë gjatë bashkëpunimit me trupin kundër korrupsionit, ky ishte rekomandimi i Drago Kos, kryetar i grupit punues të OECD për mitë dhënie në marrëdhëniet afariste ndërkombëtare, e dhënë në konferencën “Modeli i trupit parandalues kundër korrupsionit: si funksionon modeli i tanishëm dhe nëse ka nevojë për ndryshime?”, që e organizoi MCMS dhe Transparenca Maqedoni (TM) në tetor të vitit 2017. “Vetë Ligji për pengimin e korrupsionit edhe nuk është aq i dëmshëm”, tha ai, “problemi qëndron aty se politikanët në Maqedoni kanë gjetur mënyrë që ta anashkalojnë dhe ta robërojnë punën e trupi kundër korrupsionit”, shtoi Kos, ish kryetar i Komisionit kundër korrupsionit të Sllovenisë. Për Vanja Mihajllova, ish anëtare e KSHPK, nevojitet të miratohet ligj i ri për pengimin e korrupsionit. “Nevojitet të rishqyrtohen procedurat dhe kriteret për emërimin e anëtarëve në Komisionin shtetëror për pengimin e korrupsionit (KSHPK) që të rritet besimi i qytetarëve në këtë institucion”, shtoi ajo. ZgjidhjenereligjoreembështetiedheHariLokvenec, deputet në Parlamentin e RM dhe zëvendës kryetar i Komisionit për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive. Ai po ashtu u angazhua rreth asaj që fletat anketuese të funksionarëve të mbeten të kapshme për opinionin dhe pas përfundimit të funksioneve të tyre. IgorTanturovski,kryetariKSHPK,etheksoikufizimin e resurseve, edhe financiare edhe njerëzore, me të cilat ballafaqohet KSHPK. Sipas tij kjo rezulton me mos përmbushjen e të gjitha kompetencave të cilat priten të plotësohen. Ish zyrtari kundër korrupsionit Dragan Malinovski e kritikoi punën e KSHPK dhe theksoi se mjafton të shihen raportet që të përfundohet se gjithë kohën “ngecim në vend, e bile edhe zmbrapsemi”. Qëllimi i konferencës ishte të hapet diskutim për funksionimin e deritanishëm të KSHPK në zbatimin e politikave kundër korrupsionit dhe luftën kundër korrupsionit dhe nevojën nga ndryshimet e modelit të KSHPK si trup parandalues kundër korrupsionit. FOTOGRAFIA 9: Pjesëmarrrësit dhanë më shumë rekomandime për ndryshimin e modelit të trupit kundër korrupsionit
  • 21. 19 ZGJEDHJA IME QËLLIMI: Kontribut për zgjedhje fer dhe demokratike, përmes mbështetjes të organeve zgjedhore, raportim i fuqizuar profesional dhe etik për zgjedhjet dhe promovimi i diskursit konstruktiv demokratik. Analiza krahasuese për premtimet e kandidatëve për kryetarë të komunave Mbi60infografikëmetëcilëtuanalizuantematlidhur me zgjedhjet lokale u përgatitën dhe u ndanë me opinionin. Numri i leximeve të këtyre përmbajtjeve e tejkalonte numrin prej 550 mijë. Vëmendje më të madhe tërhoqën info grafikët e përgatitur, të cilët i krahasonin premtimet e kryetarëve të komunave prej 20 komunave sipas kategorive të ndryshme. Kështu për shembull, në kategorinë për zhvillim ekonomikdhelokal,pjesamëemadheekandidatëve për kryetarë të komunave, si prioritete i kanë ndarë mbështetjen për zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, si dhe për rritjen e investimeve që janë kyçe për zhvillimin e zonave industriale. Në fushën e transportit dhe infrastrukturës, zakonisht ishin theksuar rrugët dhe rrugicat të cilat do të rikonstruohen, ndërsa më rrallë i kushtohej vëmendje automjeteve ekologjike në transportin publik. Në pikëpamje të kulturës, kandidatët për kryetarë të komunave premtuan organizimin e evenimenteve kulturore në komunën e tyre, investimi në pajisje dhe rinovimi i objekteve kulturore dhe ndërtimi i të rejave atje ku nuk ekzistojnë. Në pjesën më të madhe të programeve të tyre nën pikën arsim ishte cekur rikonstruimi dhe ndërtimi i shkollave, ndërsa më rrallë përmendej edhe ndarja e bursave për nxënësit më të mirë, ndërtimi i qendrave edukative dhe transporti publik pa pagesë për nxënësit të cilët jetojnë më larg nga vendi ku e ndjekin mësimin. Dy prioritetet kryesore në programin e kandida­tëve kur fjala është për mbrojtjen sociale dhe fëmijërore janë rritja e kapaciteteve të kopshteve të fëmijëve dhe përmirësimi i kushteve në shtëpitë e pleqve. Dukshëm më pak u përmendën masat në dobi të grupeve të margjinalizuara si personat me aftësi të kufizuara dhe të pastrehët. Në fushën e ambientit jetësor kandidatët ishin njëzëri në prioritetet e tyre. Me entuziazëm premtuan se gjatë mandatit të tyre do të zgjidhet problemi me deponitë, se do të kthehen nga shfrytëzimi i burimeve të përtëritshme të energjisë, do t’i rritin sipërfaqet e gjelbra në mjediset urbane dhe do të ndërtojnë shtigje për çiklistët për praktikimin më të shpeshtë të kulturës çikliste. FOTOGRAFIA 10: Ueb faqja ku janë publikuar informatat dhe analizat për zgjedhjet lokale www.mojotizbor.mk
  • 22. 20 KOHEZIONI SOCIAL DHE ZVOGËLIMI I VARFËRISË FOTOGRAFIA 11: Fasada e njërës nga shkollat që fituan mbështetje - pamja e re dhe e vjetër
  • 23. 21 MODERNIZIMI I ARSIMIT QËLLIMI: Avancimi i kushteve për ndjekjen e mësimit në shkolla. Gjithsej 1.1.51 nxënës nga shkollat fillore në Shkup, dhe mjediset rurale në Radovish, Manastir dhe Prilep e ndjekin mësimin në kushte më të mira për mësim. Për shkollën “Qirili dhe Metodij” në f. Oraovica, Komuna e Radovishit, u ble një LCD projektor i ri, ndërsa në shkollën “Krste Petkov Misirkov” në f. Koxhalia, Komuna e Radovishit, u zëvendësuan dritaret dhe dyert. Në Komunën e Dollnenit, u intervenua në dy shkolla: në shkollën “Pere Toshev”, në f. Nebregovë, u mbindërtua hapësira e re shkollore dhe u zëvendësuan dritaret dhe dyert, ndërsa në shkollën “Liria”, u ble mobile shkollore dhe pajisje për mediatekë. Në shkollën “Aleksandar Turunxhev”, f. Kukureçani, Komuna e Manastirit, u forcua dhe u ngjyros fasada.
  • 24. 22 Rinovimi i shkollës si dhuratë për ditëlindje Nxënësit e SHFK “Kole Nedellkovski” nga Shkupi, e filluan vitin e ri shkollor në shtator me shfaqe në shkollën e re tërësisht të rinovuar, falë mbështetjes të MCMS dhe Filip Moris. “E dini”, tha Svetllana Maslarevska, drejtoreshë e shkollës, “çdo prind dëshiron që fëmija e tij të mësojë në kushte më të mira, e pikërisht këto kushte janë edhe faktor për zbatimin e mësimit solid. Duke marrë parasysh faktin se shkolla kremton 60 vjet nga themelimi, kjo na erdhi si dhuratë për ditëlindje” – thotë ajo. Në hapësirat shkollore janë montuar edhe 65 dyer të reja, është vendosur dysheme prej laminati në të gjitha ambientet dhe zyrat e shkollës, janë ngjyrosur muret e klasave, është rinovuar biblioteka e shkollës, është rrethuar fusha e hapur e sportit në oborrin shkollor, dhe tërësisht është pajisur një klasë me banka, karrige, dollapë, laptop dhe tabelë interaktive. “Fëmijët janë të gëzuar pasi që dëshirojnë të punojnë në ambient të ri dhe në enterier të ri”, tha një nga mësueset, e cila mësimet e saja te nxënësit e klasës së dytë i realizon në klasën tërësisht të kompletuar. Një nga përfitimet e dukshme është disiplina e cila del nga bankat e reja individuale. Po ashtu, me ndihmën e tabelës interaktive më shpesh do të mund të shohim leksione për fëmijët, nga cilado lëndë, e veçanërisht nga lëndët natyrore- shkencore. Edhe pse janë në gjuhën angleze, ato kanë përkthim dhe fëmijët gjenden lehtë”. FOTOGRAFIA 12: Nga rinovimi i SHFK “Kole Nedellkovski”
  • 25. 23 PROJEKTE PËR KOHEZION SOCIAL MEKANIZËM PËR MBËSHTETJE TË PRODHUESVE TË DUHANIT QËLLIMI: Eliminimi i punës së fëmijëve dhe krijimi i mekanizmit për mbështetje të prodhuesve të duhanit dhe angazhimi i punëtorëve te ata. Është eliminuar keqpërdorimi i punës së fëmijëve në 10 raste. Operatorët bashkë me teknikët në terren të tre kompanive të duhanit vizituan 895 prodhues të duhanit, familjet e të cilëve kanë fëmijë, me qëllim të informimit të tyre për të drejtat dhe obligimet lidhur me shfrytëzimin e punës së fëmijëve. Janë vizituar dhe këshilluar 118 punëtorë të angazhuar (argatë). Gjatë gjithë vitit, gjithsej 661 prodhues të duhanit ose punëtorë te ata kanë kërkuar ndihmë ose informata nga operatorët. Rajoni ku zbatohet projekti u shtri edhe në shtatë fshatra të reja në komunat e Krushevës dhe Prilepit. Përmes artit ndërtohet vetëdija për eliminimin e punës së fëmijëve Gjithsej 53 fëmijë nga shkollat fillore në Komunën e Krivogashtanit u shpërblyen në konkursin e tretë me radhë me temën “Me tufën dhe përqafimet e duhanpunuesve”qëeorganizoiQendraMaqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar (MCMS), Komuna e Krivogashtanit dhe shkollat fillore ”Mançu Matak” dhe “Jonçe Smugreski”. “Me këtë manifestim dëshirojmë ta ngremë vetëdijen te popullata për zvogëlimin e punës së fëmijëve dhe riciklimin e mbeturinave nga përpunimi i duhanit”, deklaroi Dijana Karaviloska, u.d. drejtoreshë e shkollës “Mançu Matak” nga Krivogashtani. Ajo theksoi se këtë vit, për herë të parë është shfaqur dramë, përmes të cilës nxënësit e kanë përcjellë perceptimin e njerëzve për procesin e shitjes së duhanit. Ivana Kraviloska dhe shoqet e saja nga klasa e tretë e fituan çmimin e tretë. “Ndërtuam shtëpi me oborr, kukull me fëmijë, kosh dhe kornizë për duhan dhe ato u punuan nga peri, druri, sargia, kartoni dhe duhani. Ishim shumë të lumtur kur e fituam çmimin”, tha Ivana. “Gjithsej 500 nxënës dhe prindërit e tyre e vizituan ekspozitën”, tha drejtoresha Karaviloska. Manifestimin e mbështetën tre kompanitë e duhanit Sokotab, Kombinati i duhanit Prilep dhe Alijans One Maqedoni me ndihmë financiare nga Filip Moris KDP. FOTOGRAFIA 13: Një pjesë e fituesve të çmimeve nga konkursi “Me tufën dhe përqafimin e duhanpunuesve”
  • 26. 24 INICIATIVA TË VOGLA ZHVILLIMORE QËLLIMI: Krijimi i bazës për aktivitete të OQ dhe komuna për avokim të bazuar në fakte, qëndrueshmëri financiare, bashkëpunim dhe zhvillim të qëndrueshëm. Tetë të rinjve me origjinë maqedonase të cilët jetojnë në SHBA, Australi dhe Britaninë e Madhe iu mundësua të mësojnë më shumë për prejardhjen e tyre përmes punës praktike dhe qëndrimit në Maqedoni. “Me origjinë nga Maqedonia” rritet nga viti në vit, ndërsa deri tani 18 të rinj maqedonas të cilët kanë lindur dhe jetojnë jashtë shtetit e kishin mundësinë që të njoftohen me trashëgiminë e tyre kulturore dhe të vendosin kontakte dhe miqësi mes tyre dhe me moshatarët e tyre në Maqedoni. Aktivitetet janë pjesë nga projekti “Me origjinë nga Maqedonia 2017” , i cili tre vite me radhë e zbaton MCMS dhe Diaspora e Bashkuar Maqedonase (DBM). Qëndrimi studimor u realizua prej 23 qershor deri 14 korrik. Të rinjtë me origjinë maqedonase përsëri iu kthyen rrënjëve të tyre Tajler Murej, Valentina Talevski, Natasha Petreska, Dilon Ognenovski, Nikol Krings, Xheremi Drosinis, Ilija Vëlçevski dhe Xhejms Cvetkovski janë të rinjtë me origjinë maqedonase të cilët këtë vit i vizituan rrënjët e tyre. “Në të ardhmen do të dëshiroja që të kthehem në Ballkan që të punoj në fushën e ekonomisë dhe ta përmirësoj jetën e njerëzve në shtet”. – tha Ilija. Pjesëmarrësit kishin punë praktike në kabinetin e KryetarittëRepublikëssëMaqedonisë,nëFakultetin për Farmakologji pranë Universitetit “Shën Qirili dhe Metodij”, në SOS Fshatin e fëmijëve, Kryqin e Kuq të RM, Heltgruper, Nekstsens dhe në Asociacionin Maqedonas për Resurse Njerëzore. Ata ishin vendosur te familjet-nikoqire dhe në këtë mënyrë nga afër kishin mundësi ta shohin përditshmërinë dhe kulturën e maqedonasve. “Nikoqirja ime bëri që unë dhe moshatarja tjetër e cila ishte vendosur te ajo, të ndjehemi si tre motra. Besoj se kjo miqësi do të vazhdojë” – tha Valentina. Të tetë të rinjtë udhëtonin gjatë fundjavave dhe e zbulonin Maqedoninë. FOTOGRAFIA 14: Pjesëmarrësit në “Me origjinë nga Maqedonia” - 2017
  • 27. 25 PARTNERITETE, MARRËDHËNIET ME OPINIONIN DHE MBËSHTETJE Односи со актерите Marrëdhëniet me aktorët Nëvitin2017,bashkëpunimimeorganizatatqytetare nga vendi dhe jahte, ministritë dhe institucionet shtetërore u realizua në suaza të programeve të rregullta të MCMS. Përfaqësues i MCMS është anëtar i Këshillit për statistikë të Maqedonisë dhe të Këshillit mbikëqyrës të projektit “Ndihmë teknike në menaxhimin me projekte dhe monitorim të skemës për grante “Nxitja e inkuadrimit social” dhe rregullisht merrnin pjesë në mbledhjet e tyre. Bashkëpunëtorët morën pjesë në 14 evenimente ndërkombëtare dhe regjionale, si dhe nëmë shumë evenimente në nivel nacional dhe lokal. Mbështetje – MCMS e qëndrueshme Qasja drejt burimeve të financimit MCMS përgatiti dhe parashtroi 13 aplikime për projekte (grante). Për të gjitha u dorëzuan aplikime të plota. Shtatë prej tyre u miratuan, katër u refuzuan, ndërsa për dy pritet përgjigje. Marrëdhëniet me opinionin MCMS rregullisht informon për aktivitetet e veta përmes më tepër kanaleve informative. Në vitin 2017 u publikuan 12 numra të e-buletinit të MCMS. Lajmet e publikuara në ueb faqe automatikisht gjenerohen në e-buletin ditën e parë të muajit. U përgatit Raporti vjetor për punën për vitin 2016, ku janë prezantuar të dhënat përmbledhëse për arritjet në nivel vjetor. Ueb faqja e MCMS është tërësisht funksionale dhe vazhdimisht azhurnohet. Një pjesë e përmbajtjeve publikohen edhe në mediat tjera sociale duke mundësuar në këtë mënyrë dukshmëri më të madhe për punën e MCMS. Në vitin 2017 ueb faqja kishte 34.748 vizita në të cilat vizitorët kanë parë 83.919 artikuj. MCMS rregullisht komunikoi edhe me mediat përmes kumtesave për shtyp, kontakteve të drejtpërdrejta në prezantime dhe promovime. Kontaktet rezultuan me 442 publikime. Pjesa më e madhe prej tyre kishin të bëjnë me hulumtimet të cilat MCMS i ka zbatuar gjatë vitit. FOTOGRAFIA 15: Ngjarjet e MCMS nxitën interesim te mediat
  • 28. 26 Vullnetarizmi MCMS vazhdoi me aktivitetet për lidhjen e sektorit civil me akademinë përmes vullnetarizmit dhe punës praktike. Janë nënshkruar dy memorandume për organizimin e punës praktike me Universitetin Amerikan kolegj – Shkup dhe Universitetin Deusto nga Spanja, si dhe kërkesa për mbështetje financiare të studentëve nga Universiteti Vitautas Magnus nga Lituania dhe Universiteti Oklahoma nga SHBA. Gjatë vitit 2017, në MCMS për punë vullnetare ishin pesë studentë nga Maqedonia dhe nga jashtë, si dhe dy praktikantë. Bëhu vullnetar – dil nga “zona komfore” jote Nela Mrçkovska e cila mëson dhe studion në SHBA dhe Vajdas Karpalaviçus nga Lituania, dy muajt e kaluar ishin vullnetarë në Qendrën Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar (MCMS). Ata kishin mundësi që në mënyrë praktike t’i plotësojnë njohuritë e tyre teorike nga studimet, të shohin si duket puna në një organizatë qytetare, ndërsa Vajdas si i huaj, edhe më mirë ta njoftojë Maqedoninë. Gjatë punës vullnetare, ata kryesisht ishin fokusuar në ndihmën zhvillimore dhe i shfrytëzuan njohuritë dhe shkathtësitë e tyre që të punojnë në studim rasti. “Ishte shumë interesante për mua vazhdimisht ë mësoj gjëra të reja për Maqedoninë, për sistemin juridik, për sektorin qeveritar dhe joqeveritar. Mendoj se kjo mjaft do të më shërbejë në të ardhmen pasi që planifikoj në fokus të studimit tim ta vë Maqedoninë dhe Evropën Lindore” – tha Nela. Vajdas, i cili deri tani nuk ka pasur asfare kontakti me Maqedoninë dhe kulturën e saj, është i kënaqur që ka mundur të inkuadrohet në projekte thjerra të MCMS. “Kisha fat të madh që të inkuadrohem në projekt me diasporën maqedonase të titulluar ’Me origjinë nga Maqedonia’. U njoftova me njerëz të mrekullueshëm nga e gjithë bota, nga SHBA, Australia dhe Britania e Madhe. Po ashtu pata mundësinë që t’i shoh bukuritë e vendit, të udhëtoj për në Ohër, Strumicë dhe rrethinën e Shkupit”, tha ai. Vullnetarëve të ardhshëm, Nela u përcolli mesazh se më e rëndësishmja është që të dalin nga “zona komfore” e tyre dhe thjesht të inkuadrohen në gjithçka që munden dhe çfarë ju ofrohet. Për Vajdas, kjo përvojë paraqet hapje të horizonteve të reja. Ka fituar njohuri të reja për punën në sektorin civil. E kështu në të ardhmen e sheh veten si pjesë e organizatës e cila do të kujdeset për avancimin e mjedisit jetësor ose mirëqenies së kafshëve. MCMS e zbaton programin për vullnetarizëm që nga viti 2008, e përmes tij, deri tani janë mbështetur gjithsej 83 vullnetarë. FOTOGRAFIA 16: Nela dhe Vajdas, vullnetarët ndërkombëtar të MCMS
  • 29. 27 KËSHILLI I MCMS ÂÂ Aleksandar Zarkov (LOE) ÂÂ Boban Mitevski (KOM) ÂÂ Vanço Stojanov (Komuna e Vasilevës) ÂÂ Viktor Arnaudovski (BNJVL) ÂÂ German Fillkov (CGK) ÂÂ Dragan Sekullovski (SHGM) ÂÂ Elena Koçoska (Polio plus) ÂÂ Irsal Jakupi (BIM) ÂÂ Lulzim Haziri (ADI) ÂÂ Marija Ackovski ÂÂ Marko Troshanovski (IDSCS) ÂÂ Nazim Rashidi (Diverziti media) ÂÂ Nikica Kusinikova (Konekt) ÂÂ Rizvan Sulejmani (KD i MCMS) ÂÂ Samet Skenderi (InSok) ÂÂ Sanja Vasiq (Telma) ÂÂ Sasho Klekovski ÂÂ Sonja Stefanovska-Trajanoska (UNDP) ÂÂ Toni Zatkovski (Komuna e Krivogashtanit) KËSHILLI DREJTUES Përbërja deri në 27 maj 2017 1. Rizvan Sulejmani, kryesues, doktor i shkencave politike, drejtor i Institutit për Studime Politike dhe Ndërkulturore në Shkup 2. Gabriella Micevska, zëvendës-kryesuese, udhëheqëse e sektorit për bujqësi dhe zhvillim rural në CeProSARD 3. Behixhudin Shehapi, kryetar i El Hilal 4. Vanço Stojanov, kryetar i komunës së Vasilevës 5. Goran Mihajllovski, kryeredaktor dhe redaktor përgjegjës i “Vest” 6. Gjoko Gjorgjevski, Kisha Ortodokse Maqedonase 7. Ratko Llazarevski , drejtues i “Nova Makedonija” Përbërja prej 28 maj 2017 1. Rizvan Sulejmani, kryesues, doktor i shkencave politike, drejtor i Institutit për Studime Politike dhe Ndërkulturore në Shkup 2. Elena Koçovska, zëvendës-kryetare, Polio plus 3. Samet Skenderi, anëtar i HDZR “Meseçina” - Gostivar 4. Naser Selmani, kryetar i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë 5. Goran Mihajllovski, redaktor i internet portalit “Dëshiroj të them” 6. Boban Mitevski, Kisha Ortodokse Maqedonase 7. Sanja Vasiq, redaktore në televizionin nacional Telma dhe korrespondente e Zërit të Amerikës ORGANIZATA Në vitin 2017 u mbajtën dy mbledhje të Këshillit të MCMS. Mbledhja e parë iu kushtua Raportit për punën e MCMS për vitin 2016, me Raport financiar dhe Raporti nga auditi, si dhe të zgjedhjes së Këshillit drejtues të MCMS. Në mbledhjen e dytë në dhjetor, u diskutua dhe u miratua Strategjia e MCMS për periudhën 2017-2021.
  • 30. 28 PERSONELI – ZYRA EKZEKUTIVE Nëvitin2017nëMCMSpunonin23bashkëpunëtorë. Pothuaj gjysma e të punësuarve (10) janë në marrëdhënie pune në kohë të pacaktuar. Gjatë viti 2017, individualisht ose në grup, bashkëpunëtorët kanë marrë pjesë në 16 trajnime. Nga tremujori i dytë përsëri është vendosur praktika e rregullt e mbajtjes së mbledhjeve profesionale. Deri në fund të vitit 2017, janë mbajtur 15 mbledhje profesionale në tema të ndryshme nga puna e MCMS. BORDI I DREJTORËVE Drejtor i parë ekzekutiv Aleksandar Kërzhallovski akr@mcms.mk Drejtor ekzekutiv Gonce Jakovleska gjk@mcms.mk Grupi për shoqëri civile Emina Nuredinoska enr@mcms.mk Daniela Stojanova (deri në shtator) Snezhana Kamilovska Trpovska skt@mcms.mk Ventina Çiçeva vch@mcms.mk Marija Sazdevski (deri në nëntor) Simona Ognenovska (deri në nëntor) Darko Dimov ddm@mcms.mk Jasmina Çaushoska jch@mcms.mk Sara Mustafa sms@mcms.mk Monika Bozhinovska mbz@mcms.mk Adil Bakiu abk@mcms.mk Simona Trajkovska str@mcms.mk Natasha Ivanovska niv@mcms.mk Fanija Ivanovska fiv@mcms.mk Aleksandra Siljanovska asl@mcms.mk Grupi për zhvillim lokal Goran Stamatoski gst@mcms.mk Grupi për informata Boris Ristovski brs@mcms.mk Grupi administrativ Milka Bozhinovska Miova mmv@mcms.mk Adis Rahiq arh@mcms.mk Borçe Jakimovski bjk@mcms.mk Danilo Mitov dmv@mcms.mk
  • 32. 30
  • 33. 31 TË ARDHURAT 2017 2016 DONACIONE DHE GRANTE Bashkimi Evropian 2.315 7.456 Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim 137.452 111.737 USAID 4.979 6.672 Ambasada Britanike 3.287 10.120 Kompanitë e duhanit 7.567 4.119 Donatorë tjerë 899 23.308 Gjithsej donacione dhe grante 156.499 163.411 TË ARDHURA VETANAKE Fondacioni Zhvillimor Maqedonas për Ndërmarrje 2.168 1.684 NIRAS (Civika mobilitas) 8.300 8.917 SIPU (TAKSO qendra resurse) 3.939 3.291 Të ardhura tjera vetanake 1.197 460 Gjithsej të ardhura vetanake 15.604 14.352 Interesi dhe dallime pozitive të kursit 2.426 1.875 Të ardhura të jashtëzakonshme 599 715 GJITHSEJ TË ARDHURA 175.128 180.354 SHPENZIME 2017 2016 SHPENZIME BAMIRËSE Projekte për modernizimin e arsimit (PMO) 4.918 1.541 Kohezioni social (SKH) 2.264 28.498 Sundimi i drejt dhe pjesëmarrja (DVP) 1.115 6.805 SHC e rrënjosur dhe dinamike (VDG) 5.274 4.113 Civika mobilitas (PCM) 132.429 106.946 Gjithsej shpenzime bamirëse 146.000 147.903 SHPENZIME OPERATIVE Rrogat dhe kompensime për personelin 15.507 16.384 Shpenzime tjera operative 10.883 13.119 Gjithsej shpenzime operative 26.390 29.503 GJITHSEJ SAHPENZIME 172.391 177.406 BILANCI para tatimit 2.737 2.947 Tatimi i tepricës të ardhurave mbi shpenzimet 0 562 BILANCI 2.737 2.385
  • 34. 32 BILANCI I GJENDJES 2017 2016 MJETET Mjetet e përhershme Mjete themelore 9.446 11.569 Investime jo materiale 960 960 Fondi për banim 4.120 4.120 Gjithsej mjete të përhershme 14.526 16.648 Mjete qarkulluese Mjete në të holla 21.253 5.883 Avance 52 369 Kërkesa nga blerësit 5.746 6.210 Kërkesa financiare afatshkurta 74.605 93.234 Kërkesa tjera 17.078 15.034 Gjithsej mjete qarkulluese 118.734 120.730 GJITHSEJ MJETE 133.260 137.378 B. OBLIGIME DHE FONDE Obligime afatshkurta Obligime ndaj furnitorëve 813 2.468 Obligime thera afatshkurta 15.619 38.652 Gjithsej obligime afatshkurta 16.432 41.121 Kufizime kohore afatshkurta 0 0 Të hyra të pranuara për vitet e ardhshme 17.832 0 Gjithsej obligime 34.265 41.121 Fonde dhe rezerva Fonde 96.258 93.873 Dallimi të ardhura/shpenzime në periudhës aktuale 2.737 2.385 Gjithsej fonde dhe rezerva 98.995 96.258 GJITHSEJ OBLIGIME dhe FONDE 133.260 137.378
  • 35. 33
  • 36. 34 Botues: Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar (MCMS) Adresa e botuesit: Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar rr. “Nikolla Parapunov” 41a F. Postar 55, 1060 Shkup, Republika e Maqedonisë Tel.: 02/3065-381; faksi: 02/3065-298 e-mail: mcms@mcms.mk www.mcms.mk Drejtori i parë ekzekutiv: Aleksandar Kërzhallovski Redaktor përgjegjës: Gonce Jakovleska Fotografitë: Foto arkiva e MCMS Dizajni grafik: Кома