SlideShare ist ein Scribd-Unternehmen logo
1 von 2
Downloaden Sie, um offline zu lesen
Nga Fritz RADOVANI:

      O QOSE, JE INJORANT, APO TË KRUHET...MJEKRRA?!

                                       (Pjesa e dytë...)

          Qosja shkruen: “Të vazhdojmë më tej dhe të pranojmë për një çast se ja, Partia e
Punës e Shqipërisë, e kjo domethënë se shqiptarët, paskan bërë gjenocid ndaj vetvetes..?”
          Kur lexon njeriu këta dy rreshta, dashje ose padashje, mendja të shkon tek ajo
“mjekrra” jote, që tashti asht ba modë e shumë “akademikëve” dhe “intelektualëve” tanë, e
që fatkeqësisht nuk mund t’i quej shqiptarë! Si duket edhe At Fishta e ka dijtë se do të vinte
dita dhe nga agronomët shovenistë sllav ka me u mbjellë një lloj “akademiku” në serat e
Shqipnisë...e tue parashikue sesi ka me ardhë dita, pat thanë: “Unë mbas sodit nuk jam ma
shqiptar!”...Njerëzit e mëdhej, me dy fjalë, dëshmojnë profecinë e tyne!
          Asht e para herë që lexoj një mendim kësisoji: “Partia e Punës e Shqipërisë, e kjo
domethënë se shqiptarët, paskan bërë gjenocid ndaj vetvetes...” Shumë interesant!...
          Kur je kenë fëmijë me siguri ke hangër shumë manat e zezë...e të kanë “nxi” fytyrën!
          Partia e Punës e Shqipnisë, ose Partia Komuniste Shqiptare, përfaqëson simbas teje
shqiptarët!? Po t’ ishte Enver Hoxha pa ngordhë, kushedi ku kishe perfundue ti, o Qose!
          Po pse, a Shqiptarët e kanë formue Partinë Komuniste Shqiptare PKSh (apo Partinë e
Punës), o injorant? Janë 70 vjet që botohen në të gjitha gjuhët e botës libra, histori, vepra,
ditarë, kujtime, Fjalorë Enciklopedikë, e deri ndër xhamija e kisha u shkruen parulla në vitin
1967 nga Enver Hoxha se kush e ka themelue Partinë e Punës, e ti nuk e ke marrë vesht endé,
madje tue kenë ortak e bashkpuntor i tyne qyshë se ke le. Po me sa paturpësi mohon veprat e
miqëve tuej Miladin Popoviçit e Dushan Mugoshës, që me aq zell punuen e u lodhën, deri sa
gjetën turkoshakun e edukuem në kabaretë e masonistëve të Parisit, me drejtue atë llom
partie, madje edhe i vune emnin “themelues”, kur ai pat marrë edhe disa emna të tjerë ma
përpara...nga tregëtarët e Pazarit të Tiranës, që mesa duket i ke pasë edhe ti kur ishe ma i ri,
se tash të janë thinjë qimet e mjekrres, e s’ je ma për asgja o Qose!
          Simbas teje, Partia e Punës, “e kjo domethënë se shqiptarët..”, pra, ajo parti na kenka
vepër e Shqiptarëve! Po si ke mujtë me kalue në klasen e parë gjimnaz kur nuk di se çka do
me thanë Partia Komuniste apo Partia e Punës, që edhe vetë Tito asht mburrë në 1946, kur ka
dekorue Enver Hoxhen “Hero i Popujve të Jugosllavisë”, për me i tregue të gjitha shteteve të
Europës se po dekoron një “hero”, që i përkiste atyne popujve...të tij, e jo shqiptarëve, e ti
mbas 65 vjetësh do me e quejtë “shqiptar”? E çka mundesh me ba ti ma shumë sot kundër
Popullit Shqiptar? Po sikur t’ ishte shqiptar Enver Hoxha, a do të mujte me hipë në një
tribunë me Stalinin në Sheshin e Kuq e me shkue e me fjetë “mysafir” në një shtrat me te në
rezidencen e tij në Kremlin, o matuf?... Lexo librin “Me Stalinin” e mandej shkruej për té o
Qose. Po cili shqiptar ka trashigue në gjakun e vet veset e flligta të një llomi të pashoq, ashtu
si i kanë trashigue nga gjaku i tyne anadollak i Turqisë së vjeter (se as Turqia e Re nuk i ka
pranue surretnit e tyne), dy përbindshat e Partisë së Punës, Enver Hoxha e Ramiz Alia, apo
ndoshta as ty nuk të bajnë fare përshtypje “epitetet e nderueme” të tyne, që po mos t’ ishin të
tillë, të poshtër, të flligtë e të pa burrni kurrë nuk do të drejtonin Partinë Komuniste, o rracë e
bastardhueme edhe ti si ata nga dhuna e pushtuesit shekullor...”vllajt të gjakut tand”!
          Apo mos ndoshta iu shkon mendja si njerëz të “dijtun e akademikë” me na mbushë
mendjen ndonjë ditë se jemi edhe na sllavë apo endacakë t’ardhun nga Kaukazi, o Qose!
E di se nuk keni turp! Edhe kjo mund të ndodhin! Prej njerëzve të poshter e spijunë
njeriu duhet me pritë gjithshka! Ju mohoni rracen, familjen, Atdheun dhe Zotin!
         E çka nuk mohoni ju për një grusht dollarë!?
         Atëherë kur as unë as ti nuk kishim lé endè, një shkrimtar i njohun sovjetik i quejtun
Majakovski, shkruente: “Ne themi partia dhe nënkuptojmë Lenini...”, ndërsa ti, o Qose, thue:
“...ne themi partia e punës dhe nënkuptojmë shqiptarët...”. Sa poshtë ka ra kah ju andej në
Prishtinë katundi, o Qose! Po ku e gjete këte figurë “historike”, o i mjerë!... Në cilin vit asht
botue ky “Fjalor Enciklopedik i Akademisë së Shkencave për injoranta”?...
         Dihet edhe një gja, se kështu ua ha dreqi paret të “pamunduemëve”... E parja të ban
edhe me t’u krue mjekrra, o Qose!...Po me të vertetë pare e madhe derdhet për “injoranta”,
shokët tuej, o Qose, nga fondacionet e Enver Hoxhës! E sa herë ju kruhet mjekrra duhet me
ju marrë me të mirë, e për me ju “pajtue”, vjen çeku tjeter. Edhe Majakovski pat thanë: “Ju
shkoni ku të doni, unë do shkoj në arkë të kursimit!” Këtu përputheni plotsisht edhe ju, o
Qose, me te...Shqiptarët janë masakrue ndër hetuesi, burgje, kampe shfarosje e interrnimi,
ferma, minjera e kooperativa bujqësore...për 20 lekë të vjetra, e ti, o Qose, thue: “Hajde, ta
krahasojmë sjelljen e këtillë të regjimit komunist, i cili bën çmos që t'i mbajë nënshtetasit në
vendin e vet, duke u dhënë punë po thuaj të gjithëve...” Po nuk tregon se kush i merrte frutet e
këtyne 2 miljon skllevërve, që punonin për me vue miljona dollarë në bankat përendimore
për Enver Hoxhën, Ramiz Alinë e trashigimtarët e tyne, të cilët sot edhe tallen nëpermjet jush
o “akademiku” Qose me Popullin Shqiptar, që për disa dollarë të qelbun, komunistët
tradhëtarë, kriminel e gjakatarë, që kanë masakrue mbi 500.000 Shqiptarë dhe kanë ushtrue
Gjenocid komunist të pa pamë, siç pohoni edhe ju, në asnjë vend të Botës...sot Këtë Popull
Shqiptar Martir...ju e queni edhe “popull komunist!”. E çka do me i thanë dhe me e fye ma
shumë Popullin tonë se sa “komunist”, që edhe “ka ushtrue Gjenocid ndaj vetes”, o Qose?!
         Porsa fillova me lexue artikullin tand më ra në sy : “Në Muzeun Historik Kombëtar,
në Tiranë, domethënë në Muzeun e historisë së shqiptarëve, pjesëtarë të të cilit jetojnë jo
vetëm në Shqipërinë shtetërore, por edhe në Kosovë, në Maqedoni, në Mal të Zi, në Luginë të
Preshevës, në Itali, në Greqi, në Turqi, në një varg vendesh evropiane, në SHBA, në Kanada,
në Australi, në Zelandë të Re e në vende të tjera, gjendet PAVIJONI I GJENOCIDIT.”...
         Kuptova se je “ignorant” siç ju thonte i ndjeri Prof. A.Pipa...Po endè nuk e ke marrë
vesh se në Australi jo vetëm dihet se kush ishte terroristi Enver Hoxha, por edhe asht botue
tek libri i z. NIGEL CAWTHORNE “TYRANTS” ku “Enveri juej”, asht i vendosun ndër
“100 Tiranët dhe despotet” që kishte gjithë Bota në 3500 vjet... botue në vitin 2004, for
Lifetime Distributors Pty Ltd Building G, 2 Hudson Avenue Castle Hill, 2154 Australia,
dhe në një fletë të veçantë shkruhet: “BOTA MODERNE, Enver Hoxha 1908 – 1985,
Udhëheqës i Shqipërisë, Jeta dhe Krimet...” Gjeje librin, lexoje dhe rueje fort e shih se për ke
shkrueni endè ju “akademikët”...O Qose, shkruej për Prishtinen e mos u hap shumë se do ta
marrin vesh të gjithë Shqiptarët sesa të paditun e batakqijë i kemi “akademikët” tonë...
         Po, kruejeni, kruejeni mjekrrën, o injorantë...o tradhëtarë të poshter e të shitun,
spijunë të komunizmit terrorist sllavo aziatik..! Kruejeni mjekrrën deri një ditë!

Melbourne, Qershor 2011.
(Vazhdon pjesa e tretë)

Shenim:
Artikullin e plotë të R. Qoses e gjeni të botuem me 26 Prill 2011 tek Gazeta Shqiptare.

Weitere ähnliche Inhalte

Ähnlich wie Nga Fritz RADOVANI: O QOSE, JE INJORANT, APO TË KRUHET...MJEKRRA?! (Pjesa e dytë...)

Daniel azulli kane gri dom ndrene! - poeti i ambelsires, dom ndre zadeja
Daniel azulli   kane gri dom ndrene! - poeti i ambelsires, dom ndre zadejaDaniel azulli   kane gri dom ndrene! - poeti i ambelsires, dom ndre zadeja
Daniel azulli kane gri dom ndrene! - poeti i ambelsires, dom ndre zadeja
Marjan DODAJ
 
Deshmite e dhunes pergjate regjimit komunist
Deshmite e dhunes pergjate regjimit komunistDeshmite e dhunes pergjate regjimit komunist
Deshmite e dhunes pergjate regjimit komunist
Valiana Rama
 
Ilir MALINDI Aristidh KOLEN e vranë shërbimet sekrete greke
Ilir MALINDI   Aristidh KOLEN e vranë shërbimet sekrete grekeIlir MALINDI   Aristidh KOLEN e vranë shërbimet sekrete greke
Ilir MALINDI Aristidh KOLEN e vranë shërbimet sekrete greke
Marjan DODAJ
 
Mbyllur - . Arti eshte Shpirt pa thembra.
Mbyllur - . Arti eshte Shpirt pa thembra.Mbyllur - . Arti eshte Shpirt pa thembra.
Mbyllur - . Arti eshte Shpirt pa thembra.
Bujar Kapllani
 
Lahuta e Malcis - At Gjergj FISHTA
Lahuta e Malcis   - At Gjergj FISHTALahuta e Malcis   - At Gjergj FISHTA
Lahuta e Malcis - At Gjergj FISHTA
Marjan DODAJ
 

Ähnlich wie Nga Fritz RADOVANI: O QOSE, JE INJORANT, APO TË KRUHET...MJEKRRA?! (Pjesa e dytë...) (20)

Dy Drinat #15
Dy Drinat #15Dy Drinat #15
Dy Drinat #15
 
“REPUBLIKA” E SHATËRVANIT - nga Gjoke Dabaj
“REPUBLIKA” E SHATËRVANIT - nga Gjoke Dabaj“REPUBLIKA” E SHATËRVANIT - nga Gjoke Dabaj
“REPUBLIKA” E SHATËRVANIT - nga Gjoke Dabaj
 
Dy drinat 17 2015
Dy drinat 17 2015Dy drinat 17 2015
Dy drinat 17 2015
 
Fritz Radovani 1941 - 2011 Nje Rrëfé mbi Shqipni
Fritz Radovani 1941 - 2011 Nje Rrëfé mbi ShqipniFritz Radovani 1941 - 2011 Nje Rrëfé mbi Shqipni
Fritz Radovani 1941 - 2011 Nje Rrëfé mbi Shqipni
 
Daniel Gazulli KANE GRI DOM NDRENE Poeti i ambelsires Dom Ndre Zadeja
Daniel Gazulli  KANE GRI DOM NDRENE Poeti i ambelsires Dom Ndre ZadejaDaniel Gazulli  KANE GRI DOM NDRENE Poeti i ambelsires Dom Ndre Zadeja
Daniel Gazulli KANE GRI DOM NDRENE Poeti i ambelsires Dom Ndre Zadeja
 
Daniel azulli kane gri dom ndrene! - poeti i ambelsires, dom ndre zadeja
Daniel azulli   kane gri dom ndrene! - poeti i ambelsires, dom ndre zadejaDaniel azulli   kane gri dom ndrene! - poeti i ambelsires, dom ndre zadeja
Daniel azulli kane gri dom ndrene! - poeti i ambelsires, dom ndre zadeja
 
Deshmite e dhunes pergjate regjimit komunist
Deshmite e dhunes pergjate regjimit komunistDeshmite e dhunes pergjate regjimit komunist
Deshmite e dhunes pergjate regjimit komunist
 
Letersia nen Diktature
Letersia nen DiktatureLetersia nen Diktature
Letersia nen Diktature
 
Dritero Agolli.
Dritero Agolli.Dritero Agolli.
Dritero Agolli.
 
Ilir MALINDI Aristidh KOLEN e vranë shërbimet sekrete greke
Ilir MALINDI   Aristidh KOLEN e vranë shërbimet sekrete grekeIlir MALINDI   Aristidh KOLEN e vranë shërbimet sekrete greke
Ilir MALINDI Aristidh KOLEN e vranë shërbimet sekrete greke
 
Shkrimtarët e letërsisë bashkohore Shqiptare
Shkrimtarët e letërsisë bashkohore ShqiptareShkrimtarët e letërsisë bashkohore Shqiptare
Shkrimtarët e letërsisë bashkohore Shqiptare
 
Gjergj Fishta
Gjergj FishtaGjergj Fishta
Gjergj Fishta
 
ARISTIDH KOLA - SHQIPJA, NËNA E GJUHËS GREKE
ARISTIDH KOLA - SHQIPJA, NËNA E GJUHËS GREKEARISTIDH KOLA - SHQIPJA, NËNA E GJUHËS GREKE
ARISTIDH KOLA - SHQIPJA, NËNA E GJUHËS GREKE
 
Dy Drinat #14
Dy Drinat #14Dy Drinat #14
Dy Drinat #14
 
Mbyllur - . Arti eshte Shpirt pa thembra.
Mbyllur - . Arti eshte Shpirt pa thembra.Mbyllur - . Arti eshte Shpirt pa thembra.
Mbyllur - . Arti eshte Shpirt pa thembra.
 
ZBATIM I SAKTE I KANUNIT TE MALEVE TONA ... SOT - nga Fritz Radovani
ZBATIM I SAKTE I KANUNIT TE MALEVE TONA ... SOT - nga Fritz RadovaniZBATIM I SAKTE I KANUNIT TE MALEVE TONA ... SOT - nga Fritz Radovani
ZBATIM I SAKTE I KANUNIT TE MALEVE TONA ... SOT - nga Fritz Radovani
 
Lahuta e Malësisë - nga At Gjergj Fishta
Lahuta e Malësisë - nga At Gjergj FishtaLahuta e Malësisë - nga At Gjergj Fishta
Lahuta e Malësisë - nga At Gjergj Fishta
 
LAHUTA E MALCIS - nga At Gjergj FISHTA
LAHUTA E MALCIS - nga At Gjergj FISHTALAHUTA E MALCIS - nga At Gjergj FISHTA
LAHUTA E MALCIS - nga At Gjergj FISHTA
 
Lahuta e Malcis - At Gjergj FISHTA
Lahuta e Malcis   - At Gjergj FISHTALahuta e Malcis   - At Gjergj FISHTA
Lahuta e Malcis - At Gjergj FISHTA
 
Pashko Vasa - E verteta mbi Shqiperine dhe Shqiptaret
Pashko Vasa  - E verteta mbi Shqiperine dhe ShqiptaretPashko Vasa  - E verteta mbi Shqiperine dhe Shqiptaret
Pashko Vasa - E verteta mbi Shqiperine dhe Shqiptaret
 

Mehr von Marjan DODAJ

Si ndikon Facebook ne lidhjen tuaj
Si ndikon Facebook ne lidhjen tuajSi ndikon Facebook ne lidhjen tuaj
Si ndikon Facebook ne lidhjen tuaj
Marjan DODAJ
 

Mehr von Marjan DODAJ (20)

Kalkulator-i
Kalkulator-iKalkulator-i
Kalkulator-i
 
Kodi i procedurës penale i kosoves
Kodi i procedurës penale i kosovesKodi i procedurës penale i kosoves
Kodi i procedurës penale i kosoves
 
Kodi penal i kosoves
Kodi penal i kosovesKodi penal i kosoves
Kodi penal i kosoves
 
FLAGS OF THE WORLD - FLAMUJT E BOTES
FLAGS OF THE WORLD - FLAMUJT E BOTESFLAGS OF THE WORLD - FLAMUJT E BOTES
FLAGS OF THE WORLD - FLAMUJT E BOTES
 
110 VJET MA PARE KA LE DIJETARI AT DONAT KURTI Shkruan nga Fritz RADOVANI
 110 VJET MA PARE KA LE DIJETARI AT DONAT KURTI Shkruan nga Fritz RADOVANI 110 VJET MA PARE KA LE DIJETARI AT DONAT KURTI Shkruan nga Fritz RADOVANI
110 VJET MA PARE KA LE DIJETARI AT DONAT KURTI Shkruan nga Fritz RADOVANI
 
110 vjet ma pare ka le dijetari at donat kurti
110 vjet  ma pare  ka  le  dijetari    at donat kurti110 vjet  ma pare  ka  le  dijetari    at donat kurti
110 vjet ma pare ka le dijetari at donat kurti
 
Pranvera e Demokracise greva e 1991 nga Pjeter Logoreci
Pranvera e Demokracise greva e 1991 nga Pjeter LogoreciPranvera e Demokracise greva e 1991 nga Pjeter Logoreci
Pranvera e Demokracise greva e 1991 nga Pjeter Logoreci
 
Te pavertetat dhe faktet rreth Pjeter Bogdanit
Te pavertetat dhe faktet rreth Pjeter BogdanitTe pavertetat dhe faktet rreth Pjeter Bogdanit
Te pavertetat dhe faktet rreth Pjeter Bogdanit
 
GRADAT apo INSIGNIA per Forcat e Armatosura te Shqiperise - Albanian Armed Fo...
GRADAT apo INSIGNIA per Forcat e Armatosura te Shqiperise - Albanian Armed Fo...GRADAT apo INSIGNIA per Forcat e Armatosura te Shqiperise - Albanian Armed Fo...
GRADAT apo INSIGNIA per Forcat e Armatosura te Shqiperise - Albanian Armed Fo...
 
ROZAFA NJE VIT PA DON SIMON JUBANIN
ROZAFA NJE VIT PA DON SIMON JUBANINROZAFA NJE VIT PA DON SIMON JUBANIN
ROZAFA NJE VIT PA DON SIMON JUBANIN
 
Angjelina Krasniqi Bardhaj - Nene TEREZA - poezi
 Angjelina Krasniqi Bardhaj - Nene TEREZA - poezi Angjelina Krasniqi Bardhaj - Nene TEREZA - poezi
Angjelina Krasniqi Bardhaj - Nene TEREZA - poezi
 
Xhenc Bezhi - At Gjergj Fishtes (poezi)
Xhenc Bezhi - At Gjergj Fishtes (poezi)Xhenc Bezhi - At Gjergj Fishtes (poezi)
Xhenc Bezhi - At Gjergj Fishtes (poezi)
 
Dom Nikolle Kacorri nje gur themeli per shtetin shqyptar
Dom Nikolle Kacorri nje gur themeli per shtetin shqyptar Dom Nikolle Kacorri nje gur themeli per shtetin shqyptar
Dom Nikolle Kacorri nje gur themeli per shtetin shqyptar
 
libri i autorit Gjon KEKA ”Vetëplotësimi i Kombit”
libri i autorit Gjon KEKA ”Vetëplotësimi i Kombit”libri i autorit Gjon KEKA ”Vetëplotësimi i Kombit”
libri i autorit Gjon KEKA ”Vetëplotësimi i Kombit”
 
Kosova nje veper kapitale historiografike shkruan ramadan musliu
Kosova nje veper kapitale historiografike   shkruan ramadan musliuKosova nje veper kapitale historiografike   shkruan ramadan musliu
Kosova nje veper kapitale historiografike shkruan ramadan musliu
 
Agim Gashi - N`aeroplan Zotin e luta
Agim Gashi - N`aeroplan Zotin e lutaAgim Gashi - N`aeroplan Zotin e luta
Agim Gashi - N`aeroplan Zotin e luta
 
Letersia e Gjuhes Shqipe e reduktuar per provim mature
Letersia e Gjuhes Shqipe e reduktuar per provim matureLetersia e Gjuhes Shqipe e reduktuar per provim mature
Letersia e Gjuhes Shqipe e reduktuar per provim mature
 
CLIRIMI I SERBISE PREJ KOSOVES - Ismail Kadare
CLIRIMI I SERBISE PREJ KOSOVES - Ismail KadareCLIRIMI I SERBISE PREJ KOSOVES - Ismail Kadare
CLIRIMI I SERBISE PREJ KOSOVES - Ismail Kadare
 
Si ndikon Facebook ne lidhjen tuaj
Si ndikon Facebook ne lidhjen tuajSi ndikon Facebook ne lidhjen tuaj
Si ndikon Facebook ne lidhjen tuaj
 
Globalizimi
GlobalizimiGlobalizimi
Globalizimi
 

Nga Fritz RADOVANI: O QOSE, JE INJORANT, APO TË KRUHET...MJEKRRA?! (Pjesa e dytë...)

  • 1. Nga Fritz RADOVANI: O QOSE, JE INJORANT, APO TË KRUHET...MJEKRRA?! (Pjesa e dytë...) Qosja shkruen: “Të vazhdojmë më tej dhe të pranojmë për një çast se ja, Partia e Punës e Shqipërisë, e kjo domethënë se shqiptarët, paskan bërë gjenocid ndaj vetvetes..?” Kur lexon njeriu këta dy rreshta, dashje ose padashje, mendja të shkon tek ajo “mjekrra” jote, që tashti asht ba modë e shumë “akademikëve” dhe “intelektualëve” tanë, e që fatkeqësisht nuk mund t’i quej shqiptarë! Si duket edhe At Fishta e ka dijtë se do të vinte dita dhe nga agronomët shovenistë sllav ka me u mbjellë një lloj “akademiku” në serat e Shqipnisë...e tue parashikue sesi ka me ardhë dita, pat thanë: “Unë mbas sodit nuk jam ma shqiptar!”...Njerëzit e mëdhej, me dy fjalë, dëshmojnë profecinë e tyne! Asht e para herë që lexoj një mendim kësisoji: “Partia e Punës e Shqipërisë, e kjo domethënë se shqiptarët, paskan bërë gjenocid ndaj vetvetes...” Shumë interesant!... Kur je kenë fëmijë me siguri ke hangër shumë manat e zezë...e të kanë “nxi” fytyrën! Partia e Punës e Shqipnisë, ose Partia Komuniste Shqiptare, përfaqëson simbas teje shqiptarët!? Po t’ ishte Enver Hoxha pa ngordhë, kushedi ku kishe perfundue ti, o Qose! Po pse, a Shqiptarët e kanë formue Partinë Komuniste Shqiptare PKSh (apo Partinë e Punës), o injorant? Janë 70 vjet që botohen në të gjitha gjuhët e botës libra, histori, vepra, ditarë, kujtime, Fjalorë Enciklopedikë, e deri ndër xhamija e kisha u shkruen parulla në vitin 1967 nga Enver Hoxha se kush e ka themelue Partinë e Punës, e ti nuk e ke marrë vesht endé, madje tue kenë ortak e bashkpuntor i tyne qyshë se ke le. Po me sa paturpësi mohon veprat e miqëve tuej Miladin Popoviçit e Dushan Mugoshës, që me aq zell punuen e u lodhën, deri sa gjetën turkoshakun e edukuem në kabaretë e masonistëve të Parisit, me drejtue atë llom partie, madje edhe i vune emnin “themelues”, kur ai pat marrë edhe disa emna të tjerë ma përpara...nga tregëtarët e Pazarit të Tiranës, që mesa duket i ke pasë edhe ti kur ishe ma i ri, se tash të janë thinjë qimet e mjekrres, e s’ je ma për asgja o Qose! Simbas teje, Partia e Punës, “e kjo domethënë se shqiptarët..”, pra, ajo parti na kenka vepër e Shqiptarëve! Po si ke mujtë me kalue në klasen e parë gjimnaz kur nuk di se çka do me thanë Partia Komuniste apo Partia e Punës, që edhe vetë Tito asht mburrë në 1946, kur ka dekorue Enver Hoxhen “Hero i Popujve të Jugosllavisë”, për me i tregue të gjitha shteteve të Europës se po dekoron një “hero”, që i përkiste atyne popujve...të tij, e jo shqiptarëve, e ti mbas 65 vjetësh do me e quejtë “shqiptar”? E çka mundesh me ba ti ma shumë sot kundër Popullit Shqiptar? Po sikur t’ ishte shqiptar Enver Hoxha, a do të mujte me hipë në një tribunë me Stalinin në Sheshin e Kuq e me shkue e me fjetë “mysafir” në një shtrat me te në rezidencen e tij në Kremlin, o matuf?... Lexo librin “Me Stalinin” e mandej shkruej për té o Qose. Po cili shqiptar ka trashigue në gjakun e vet veset e flligta të një llomi të pashoq, ashtu si i kanë trashigue nga gjaku i tyne anadollak i Turqisë së vjeter (se as Turqia e Re nuk i ka pranue surretnit e tyne), dy përbindshat e Partisë së Punës, Enver Hoxha e Ramiz Alia, apo ndoshta as ty nuk të bajnë fare përshtypje “epitetet e nderueme” të tyne, që po mos t’ ishin të tillë, të poshtër, të flligtë e të pa burrni kurrë nuk do të drejtonin Partinë Komuniste, o rracë e bastardhueme edhe ti si ata nga dhuna e pushtuesit shekullor...”vllajt të gjakut tand”! Apo mos ndoshta iu shkon mendja si njerëz të “dijtun e akademikë” me na mbushë mendjen ndonjë ditë se jemi edhe na sllavë apo endacakë t’ardhun nga Kaukazi, o Qose!
  • 2. E di se nuk keni turp! Edhe kjo mund të ndodhin! Prej njerëzve të poshter e spijunë njeriu duhet me pritë gjithshka! Ju mohoni rracen, familjen, Atdheun dhe Zotin! E çka nuk mohoni ju për një grusht dollarë!? Atëherë kur as unë as ti nuk kishim lé endè, një shkrimtar i njohun sovjetik i quejtun Majakovski, shkruente: “Ne themi partia dhe nënkuptojmë Lenini...”, ndërsa ti, o Qose, thue: “...ne themi partia e punës dhe nënkuptojmë shqiptarët...”. Sa poshtë ka ra kah ju andej në Prishtinë katundi, o Qose! Po ku e gjete këte figurë “historike”, o i mjerë!... Në cilin vit asht botue ky “Fjalor Enciklopedik i Akademisë së Shkencave për injoranta”?... Dihet edhe një gja, se kështu ua ha dreqi paret të “pamunduemëve”... E parja të ban edhe me t’u krue mjekrra, o Qose!...Po me të vertetë pare e madhe derdhet për “injoranta”, shokët tuej, o Qose, nga fondacionet e Enver Hoxhës! E sa herë ju kruhet mjekrra duhet me ju marrë me të mirë, e për me ju “pajtue”, vjen çeku tjeter. Edhe Majakovski pat thanë: “Ju shkoni ku të doni, unë do shkoj në arkë të kursimit!” Këtu përputheni plotsisht edhe ju, o Qose, me te...Shqiptarët janë masakrue ndër hetuesi, burgje, kampe shfarosje e interrnimi, ferma, minjera e kooperativa bujqësore...për 20 lekë të vjetra, e ti, o Qose, thue: “Hajde, ta krahasojmë sjelljen e këtillë të regjimit komunist, i cili bën çmos që t'i mbajë nënshtetasit në vendin e vet, duke u dhënë punë po thuaj të gjithëve...” Po nuk tregon se kush i merrte frutet e këtyne 2 miljon skllevërve, që punonin për me vue miljona dollarë në bankat përendimore për Enver Hoxhën, Ramiz Alinë e trashigimtarët e tyne, të cilët sot edhe tallen nëpermjet jush o “akademiku” Qose me Popullin Shqiptar, që për disa dollarë të qelbun, komunistët tradhëtarë, kriminel e gjakatarë, që kanë masakrue mbi 500.000 Shqiptarë dhe kanë ushtrue Gjenocid komunist të pa pamë, siç pohoni edhe ju, në asnjë vend të Botës...sot Këtë Popull Shqiptar Martir...ju e queni edhe “popull komunist!”. E çka do me i thanë dhe me e fye ma shumë Popullin tonë se sa “komunist”, që edhe “ka ushtrue Gjenocid ndaj vetes”, o Qose?! Porsa fillova me lexue artikullin tand më ra në sy : “Në Muzeun Historik Kombëtar, në Tiranë, domethënë në Muzeun e historisë së shqiptarëve, pjesëtarë të të cilit jetojnë jo vetëm në Shqipërinë shtetërore, por edhe në Kosovë, në Maqedoni, në Mal të Zi, në Luginë të Preshevës, në Itali, në Greqi, në Turqi, në një varg vendesh evropiane, në SHBA, në Kanada, në Australi, në Zelandë të Re e në vende të tjera, gjendet PAVIJONI I GJENOCIDIT.”... Kuptova se je “ignorant” siç ju thonte i ndjeri Prof. A.Pipa...Po endè nuk e ke marrë vesh se në Australi jo vetëm dihet se kush ishte terroristi Enver Hoxha, por edhe asht botue tek libri i z. NIGEL CAWTHORNE “TYRANTS” ku “Enveri juej”, asht i vendosun ndër “100 Tiranët dhe despotet” që kishte gjithë Bota në 3500 vjet... botue në vitin 2004, for Lifetime Distributors Pty Ltd Building G, 2 Hudson Avenue Castle Hill, 2154 Australia, dhe në një fletë të veçantë shkruhet: “BOTA MODERNE, Enver Hoxha 1908 – 1985, Udhëheqës i Shqipërisë, Jeta dhe Krimet...” Gjeje librin, lexoje dhe rueje fort e shih se për ke shkrueni endè ju “akademikët”...O Qose, shkruej për Prishtinen e mos u hap shumë se do ta marrin vesh të gjithë Shqiptarët sesa të paditun e batakqijë i kemi “akademikët” tonë... Po, kruejeni, kruejeni mjekrrën, o injorantë...o tradhëtarë të poshter e të shitun, spijunë të komunizmit terrorist sllavo aziatik..! Kruejeni mjekrrën deri një ditë! Melbourne, Qershor 2011. (Vazhdon pjesa e tretë) Shenim: Artikullin e plotë të R. Qoses e gjeni të botuem me 26 Prill 2011 tek Gazeta Shqiptare.