SlideShare ist ein Scribd-Unternehmen logo
1 von 104
DY DRINAT (14)
E PËRKOHËSHME SHKENCORE DHE
         KULTURORE
       Bicaj, Kukës, Shtator, tetor 2012




                                           1
BOTUES:
    Essat dhe Muharrem Hamz Bilali

    Drejtimi i redaksisë:
    DY DRINAT (Essat Hamz Bilali)
    Bicaj, Kukës
    Shqipëri (Albania), Europe

    DY DRINAT (Dardan E. Bilali)
    270 Sixh Str.
    Palisades Park, NJ 07650
    USA
    Telefoni dhe Faksi: 201 461 9429
    E-mail-i: lumkos@verizon.net


    Anëtarë të redaksisë:
    Izet Duraku, poet
    Rexhep Shahu, poet
    Mirjana përzhita, gazetare
    Yrjet Berisha, poet
    Sulejman Dida , poet
    Elmira Muja, gazetare
    Blerina Halili, gazetare
    Islam Dogjani, gazetar

    Kontribues:
    Hysen Shehu, poet
    Dr. Fejzullah Gjabri, studiues
    Isa Halilaj, studiues




2
PËRMBAJTJA:

DY FJALË ..................................................................................5

NË KATEDRALEN E SHËNGJERGJIT NË BOSTON
LIGJËROHET PËR DITËN E FLAMURIT,
NGA ROZI THEOHARI.............................................................7

MESAZHI I SË VËRTETËS OSE
PAK DRITË MBI LUMË... AGIM SPAHIU............................12

“MOS PYETNI SE Ç’DO TË BËJË ATDHEU PER JU,
PYETNI SE Ç’DO TË BËNI JU PËR ATDHEUN!.................24

LETËR MIKUT, Prof. Dr. Lutfi Azizit.....................................30

MBLEDHJA E PRIZRENIT, korrik 1945................................31

INTERVISTË ME PROF. PETER PRIFTI. Një nga
bashkëpunëtorët e Nolit, Keze Zylo .........................................34

POEZIA ISHTE ARTI, FEJA DHE IDEOLOGJIA E TIJ.
AGIM VINCA, poet..................................................................41

LUMI I KURRESHTJES, Abdullah Thaçi................................46

LUMA, VENDI DHE LAVDIA NË HISTORI,
Esat Braha, studiues...................................................................49

HISTORIA E POPULLIT SHQIPTAR #12 – -
Disa vështrime -.........................................................................55


                                                                                          3
THE SHKYPETARS(The Albanians)
By George Fred Williams……………………….……….……61

LEGJENDA E TIVARIT I ,Sadri Fetiu....................................69
SHOQATA "VATRA" (e downtown-it)
DHE KRYETARI I SAJ ARSHI PIPA DHE TË TJERËT...
SHKRUAR NGA: ESSAT BILALI........................................72

THE TRUTH ABOUT THE ALBANIANS
OF MACEDONIA AND THE DISTORTIONS
OF THE ENCYCLOPEDIA OF SHKUP,
By professor Kristo Frashëri....................................................86

QYTEËRIMI SHQIPTAR DHE BESA
Mr. Sc. Nikollë Loka................................................................97

VEPËR E VLEFSHME PËR
STUDIUESIT E HISTORISË, Sadri Fetiu..............................101




4
DY FJALË ...
Më 28 Nëntor 2012, Shqipëria do të mbushë, pas disa
mijëvjeçarë vuajtjesh dhe luftërash për jetë a vdekje, 100 vjet
të qenies së saj si shtet i pavarur. Vuajtjet dhe luftërat e
Shqipërisë edhe pas fitimit të pavarësisë nuk përfunduan, për
shkak se cungimi i saj me dhuratat që iu dhanë fqinjëve si
peshqesh për servilizmin e tyre - Kosovë dhe Çamëri, nuk u
mjaftuan fqinjëve të çmendur serbë e grekë, por donin ta
gëlltitnin edhe atë copë Shqipëri që mbeti si vend moçalor dhe
guror. Po ajo, ndonëse u cungua dhe u luftua për zhdukje, u
shndërrua në një arrë gjungsh, e cila u ngeli atyre në fyt dhe
edhe sot e kësaj dite i nevrikosë...

Po ashtu në këtë vit bie edhe përvjetori i njëqindtë i sajimit të
Federatës Panshqiptare “Vatra” e Amerikës nga dy kolosët e
atdhetarizmit dhe të kulturës shqiptare – Fan Stilian Noli dhe
Faik Konica ose Faik Konica dhe Fan Stilian Noli, të cilët me
përkushtimin e tyre të çiltër dhe fund e krye atdhetar, mundën
t’i bashkojnë ngulimet shqiptare në Amerikë, edhe pse ato
përbëheshin nga njerëz të thjeshtë dhe edhe pse luftoheshin nga
grekofonët me përbetim. ”Vatra” me luftën e saj për
popullarizimin e idesë kombëtare, gjë që bëri të njihet
kombësia shqiptare në Amerikë para pavarësisë, me botimin e
gazetës “Dielli”, organ i saj, me botimin e librave për të ngritur
ndërgjegjen kombëtare të shqiptarëve, me përfaqësimin e
leverdive shqiptare në diplomacinë botërore, sidomos
evropiane, me ndihmat lëndësore që mblodhi për Shqipërinë
“Jepni për nënën”..., u bë qeveri e përkohshme e Shqipërisë për
disa dhjetëvjetësha... Kjo i siguroi “Vatrës” së atëhershme
përzemërsinë e të gjithë shqiptarëve atdhetarë. Prandaj të gjithë
atdhetarët e vërtetë që vinin në Amerikë donin të punonin për
“Vatrën” e Nolit dhe të Konicës.

                                                                 5
Por kjo rrjedhë nuk zgjati shumë. Pas Luftës së Dytë Botërore,
me sajimin e gjendjes së re dhe me fillimin e luftës së
brendshme politike, “Vatra” e humbi si forcën, ashtu edhe
efektivitetin e saj, sidomos me ardhjen e emigrantëve të rinj,
ndonëse ajo mundi të mbahet gjallë, por u bë si bollë e vrarë,
që kishte sy për të parë, por nuk kishte forcë për të lëvizur.

Me rastin e njëqindvjetorit të jetës së saj, në Shqipëri, në
Kosovë dhe në ngulime nëpër botë ku ka shqiptarë, “Vatra” u
përkujtua me një përzemërsi të jashtërëndomtë, pa bërë fare
dallime midis “Vatrës” klasike, si të thuhet, dhe asaj të pas
luftës, ose të sotshmes. Të njëjtën gjë bëri edhe “Zëri i
Amerikës”. Por për dallim nga të tjerët, ai përmes vatranit të ri
të moshuar, z. Kostreci, qe më realist se çdokush tjetër kur bëri
dallimin duke thënë “Kjo nuk është si ajo e para”...Shpresoj që
ai nuk është shpallur “persona non grata” për t’u zhdukur!
“Positive thinking-u” pa mbështetje është jo vetëm marrëzi,
por edhe zhdukje e vlerave njerëzore...!

Me këta që e vlerësojnë “Vatrën” klasike, ka qenë edhe
atdhetari i shquar Muharrem Bajraktari. Në letrën që i
shkruante ai nga Belgjika Essat Bilalit, vërente: “Përsa shënoni
për çështjen e anëtarësimit e kuptova..., por sido t’jetë, unë jam
mirënjoftës i organizatës së kolonisë shqiptare “Vatra”, sepse
ajo ka ba shërbime e luejtë role me randësi politike në historinë
kombëtare për pamvarsi e tjera” (13 prill, 1977, Belgjikë). Për
këtë ai e nderonte “Vatrën” dhe kërkonte që ta lexonte
zëdhënësin e saj “Diellin”. Prandaj kërkon nga Essat Bilali që,
“Mbas vdekjes së të ndjerit Mer Doda, fletorja “Dielli” po na
mungon, pra, në keni mundësi me na rregullue që fletorja të na
vijë rregullisht e të mos na mungojë mbasi jeni anëtar i asaj
organizate” (Letra: më 22 mars, 1982, Belgjikë).
                                                       Dy Drinat

6
NË KATEDRALEN E SHËNGJERGJIT
NË BOSTON LIGJËROHET PËR DITËN
         E FLAMURIT
 BISEDË ME TË PËRNDERSHMIN AT ARTUR LIOLIN—
  KANCELARI KISHËS ORTODOKSE SHQIPTARE NË
                   AMERIKË

                      Nga ROZI THEOHARI

Janë të paharrueshme dhe ngazëlluese shërbesat kishtare që
zhvillohen nga Hirësia e Tij Peshkop Nikoni dhe i përndershmi,
Kancelari At Arturi në kryekishën e Shëngjergjit në Boston.
Ligjërimet, lutjet e bekimet e tyre rezonojnë me zërin e
kumbueshëm të Fan Nolit gjatë shërbesave, në ceremonitë
përkujtimore, në ditët e festave kombëtare, në celebrimin e
martesave, në pagëzimet e fëmijëve, në përshpirtjet mortore e të
tjera. Ja pse në katedrale vijnë pjesëmarrës të brezave të
ndryshme të diasporës: pjesëtarë të brezit të vjetër, ardhur në
shekullin e 20-të, pjesëtarë të brezit të dytë e të tretë, lindur këtu
në SHBA, si dhe emigrantët e rinj ardhur kohëve të fundit.
    Në historinë e saj, kisha ortodokse shqiptare e krijuar nga
Fan Noli, nën kujdesin e tij, hapi klasat e shkollës shqipe qysh
para 100 vjetëve. At Liolini, pasues i Fan Nolit, e ka vazhduar
këtë traditë dhe për një kohë të gjatë ka qenë drejtues i shkollës
shqipe për mësimet që zhvilloheshin në katedrale. At Arturi, jo
vetëm si fetar, por edhe si aktivist shembullor i diasporës, me
energjinë dhe përkushtimin e tij, e ka kthyer katedralen e Shën
Gjergjit në një qendër kulturore të komunitetit, në një institucion
kombëtar, me pjesëmarrje të shumë shqiptaro-amerikanëve pa
dallim etnie dhe besimi fetar. Është për t'u lavdëruar gjithashtu
mirësjellja e At Arturit për të ftuar në kishë edhe besimtarët

                                                                    7
joshqiptarë. Ai pohon: "Shumica e pjesëmarrësve në kishë janë
shqiptarë, por një pjesë tjetër janë joshqiptarë që na duan dhe
janë një pjesë e pandarë e grigjës sonë. Edhe ky është një
trashëgim i Nolit kosmopolitan."
    Mjediset kuqezi të katedrales, duke filluar që nga flamuri
shqiptar në altar e deri tek qilimat e kuq me motive të
shëmbëlltyrës së shqiponjës dykrerëshe, qirinjtë e kuq dhe
vështrimi i ngrohtë nga ikonat e pikturuara nga ikonografë
shqiptarë, e kanë kthyer ketë tempull fetar në një shtëpi
mikpritëse shqiptare.
    Pyetje: -I nderuar At Artur, keni shkruar e ligjëruar për
dekada të tëra jo vetëm në drejtimin fetar, por dhe në atë
historik, kulturor dhe patriotik. Pas dy vjetësh presim të festojmë
100-vjetorin e pavarësisë. Në kryekishën tuaj është bërë traditë
festimi, lutjet dhe bekimi i kësaj dite të madhe, tashmë për një
shekull në Boston, në kryeqytetin e mërgimtarëve. Si e shikoni
historikisht këtë datë?
    At Arturi : -Në ligjëratën time për Ditën e Flamurit kam
përmendur se shpallja e pavarësisë më 28 Nëntor 1912, e vuri
popullin shqiptar përpara një prove të madhe. Nga vullkani
ballkanik i atyre kohëve, lindi një shtet i ri, i cili u përpoq të
qeveriste një komb të lashtë, që, fatkeqësisht, ishte i brishtë në
shumë aspekte kryesore. Strukturat politike kombëtare ishin
akoma të paformuara, arti i qeverisjes ishte i pazhvilluar, nuk
ekzistonte arkivi kombëtar. Kufijtë ishin një burim grindjesh,
dhe njohja e kombit në arenën ndërkombëtare debatohej me
zjarr në kryeqytetet e huaja. Shkollimi në gjuhën amtare ishte
mohuar prej shekujsh, burimet letrare dhe historike ishin te
pakta, ndarjet fetare dhe ekzistenca e klaneve nxiste mbështetjen
e traditave dhe aleancave lokale... e ardhmja ekonomike ishte e
përcaktuar me modele arkaike dhe metoda të vjetruara.
    Pyetje: -I nderuar At Artur, sipas filozofisë suaj, cili ka qenë
roli i figurave të njohura shqiptare pas ngjarjes së pavarësisë?

8
At Arturi: - Ajo kohë kërkonte nga të gjithë një aftësi
krijuese dhe shumëllojshmëri qëndrimesh për ta transformuar
gjendjen e trashëguar drejt virtyteve të qytetërimit, pra, drejt
qëllimit për dije, siç vazhdon edhe sot.
    Këto ishin problemet me të cilat u ndesh udhëheqja e re dhe
qytetaria shqiptare në përpjekjet e tyre për të farkëtuar një shtet
të unifikuar. Megjithatë, pavarësisht nga pengesat, njerëz të
shquar dhe krijues u kalitën në vështirësitë historike, ku
mbijetuan për të ëndërruar, planifikuar dhe përgatitur një të
ardhme më të mirë për veten e tyre, për pasardhësit dhe për
brezat që do të vinin.
   “Pa vizion, populli bëhet i shfrenuar" - e përmend Bibla-
Dhiata e Vjetër: "Fjalët e Urta" kap 29: vjersha 18.
    Pyetje: -I nderuar At, ju jeni rritur dhe edukuar në Amerikë.
Cili është opinioni i të huajve për Shqipërinë?
    At Arturi: -Një botues i shquar, dikur shkroi një sërë
artikujsh, që me të drejtë i titulloi: "Shqipëria: një komb në krizë
të vazhdueshme." Në to, ai rrëfeu përpjekjet e pareshtura të
popullit tone fisnik drejt pavarësisë, provat e mëdha që kaloi dhe
mjerimet e shumta që ai hoqi gjatë kësaj sage. Siç shihet, duke
kapërcyer shumë vështirësi në atë rrugë të mundimshme - disa
pengesa rridhnin nga faktorë të jashtëm, të tjerat nga faktorë të
brendshëm - populli shqiptar dhe veçanërisht rinia vazhduan të
aspironin për një të ardhme të shëndetshme për veten e tyre dhe
për atdheun e tyre.
     Pyetje: -Po për sot?
    At Arturi: -Edhe sot Shqipërisë vazhdojnë t’i dalin dhe i
duhet të kapërcejë shumë sfida joshjeje në përpjekjet e saj për
një qeveri të balancuar dhe të stabilizuar. Të gjithë e dimë se pa
një kushtetutë të mirëformuar nuk mund të përparojë një shtet.
Nga arkivi i SHBA-së dimë se nismëtarët e Kuvendit
Kushtetutës Amerikan kishin ndër mend "jo të sotmen", por te
ardhmen, deri larg, tutje... Duke mejtuar ashtu, ata ndihmuan

                                                                  9
edhe kohën e tyre. Ka një mësim në të: "Ai që mbjell vetëm
për nesër, nuk do të korrë asgjë; ai që përgatitet për të
ardhmen, do të trashëgojë shumë." Rrugë e përshtatshme kjo
edhe për shtetin shqiptar sot.
   Pyetje: -I nderuar At Artur, imami shqiptar i Waterbury-t, në
Konektikat, zoti Gazmend Aga gjatë një interviste më dha edhe
lutjen që bëhet në xhami për të kujtuar Ditën e Flamurit. Po jap
dy radhë nga kjo lutje: "Zoti ynë të na shtosh vëllazërinë dhe
respektin për njeri-tjetrin. Bëje flamurin tone të bukur kuqezi të
valëvitet gjithmonë i lire dhe krenar..." Përfytyroj se në lutjet për
flamurin e ka themelin edhe toleranca fetare në Shqipëri, e cila
është një tipar dallues i njohur tashmë në gjithë botën. Si janë
lidhjet e katedrales suaj me liderët e tri feve të tjera?
     At Arturi: - Lidhjet fetare, domethënë ekumenike, kanë
qenë në thelb të formimit të faltoreve tona- pa dallim feje- midis
besimtarëve ortodoksë, myslimanë, katolikë dhe bektashianë që
në fillim të shekullit të 20-të. Këtë traditë e kemi trashëguar nga
marrëdhëniet e ngushta, më të mirat dhe të respektueshmet mes
Imzot Fan Nolit, Imam Vehbi Ismailit, Baba Rexhepit dhe
Monsinjor Zef Oroshit, duke mos harruar At Gjergj Fishtën, i
cili bëri një udhëtim në Boston në vitet e Rilindësve.
     Edhe sot, me këtë frymë kombëtare, të gjithë besimtarët dhe
udhëheqësit e tyre bashkëpunojnë ngushtë për të mbrojtur të
drejtat e njeriut dhe liritë njerëzore të garantuara prej vendimeve
ndërkombëtare. Gjithsesi, autoritetet fetare të sotme në SHBA
kanë vendosur të mos hyjnë krejt në fushën e politikës. Sa i
vështirë mund të jetë ky qëndrim personalisht, sepse ata e shohin
të papërshtatshme një ndërhyrje të tillë në kohën e sotme. Edhe
sikur liderët e tjerë që jetojnë jashtë vendit tonë, në perëndim,
mund të kapërcejnë kufijtë midis politikës dhe besimit, ne këtu
në SHBA jemi tepër të rezervuar. Në këtë kontekst qëndrimi
kryesor për çdo klerik është të ndërtojë e të mbrojë marrëdhënie
sa më të mira e tolerante midis besimtarëve të konfesioneve të

10
ndryshme.
    Pyetje: -I nderuar Atë, kam parë besimtarë myslimanë në
shërbesat tuaja të zakonshme në katedrale.
    At Arturi: -Sot për sot nuk ndodhen në Boston ose në
Massachusetts klerikë ose faltore shqiptare të fesë katolike ose
myslimane. Kështu, për t'iu përgjigjur nevojave shpirtërore,
kemi qenë gjithmonë të gatshëm për të ndihmuar
bashkatdhetarët pa dallim feje. Të njëjtën detyrë shpirtërore
bëjnë reciprokisht edhe klerikët e tjerë aty ku banojnë shqiptarët.
   Në kishë dhe në xhami, lutjet e besimtarëve janë të sinqerta.
Nëpër klube dhe kafeneja, seminare dhe fakultete universitare
debatohet me intensitet. Megjithatë, ky është një popull që
vazhdon të luftojë dhe të shpresojë, të frymëzojë dhe të
ëndërrojë.
   Pyetje: - Së fundi, i përndershmi At Artur, le të dëgjojmë
lutjen tuaj në katedralen e Shën Gjergjit.
    At Arturi: - " Në këtë jetë mbi tokë, ne i lutemi Zotit që
përpjekjet e së kaluarës dhe vështirësitë e sotme të kthehen në
mundësi për njohuri, reformim dhe rilindje në ditët që do të
vijnë. Historia na ka mësuar se është në dorën tonë që të
ndërtojmë ose të shkatërrojmë. Le të zgjedhim të parën si rrugë
për të ardhmen, me ndihmën e Perëndisë.
Në këto ditë, kur ne mblidhemi për të kujtuar atë kohë të shkuar
lavdie, sakrifice dhe nderi, është e nevojshme që të vizitojmë
ndërgjegjen tone dhe të ringjallim në shpirtin tonë ndjenjat për
një Shqipëri të përtëritur dhe kreshnike, që të meritojë punën
dhe djersën e atyre burrave e grave që besuan në gjeneratat e
ardhme.
Lusim Zotin që të jemi të gjithë të denjë për këto detyra të
larta.”

Ju faleminderit.
Boston, nëntor, 2010

                                                                11
MESAZHI I SË VËRTETËS OSE
           PAK DRITË MBI LUMË...
                         AGIM SPAHIU

          (Një sy mbi rezistencën lumjane në vitet '41- '46
                        dhe familjen Bilali)




     Prolog 1

    "Diktatura do të binte si çdo diktaturë. Prej nesh dikush
duhej të mbetej, që të vinte në Shqipëri e të dëshmonte të
vërtetën e luftës sonë...»
                             Neshat H. Bilali (nga një bisedë)




12
Mesazhi për të vërtetën i nisi 63 burra nga Lera e Sorrave atë
fund gushti 1946 në rrugën e emigracionit. Dikush do të
mbetej... Dikush do të mbetej. Me këtë shpresë shtynin këmbët e
rralloheshin rrugës...Me këtë shpresë u përgjysmuan në Prespë...
Dikush do të mbetej ...Me këtë shpresë morën frymë për 50 vjet
udhëve të Evropës e të Amerikës. ...Dikush do të mbetej...
    E mbi Shqipëri ra nata e errët e gjymtimit, mortit, gjakut,
lotëve, nata e errët e sakatimit, syrgjynosjes, degradimit,
përdhosjes, heshtjes, shpërnguljes, nata e izolimit, zhbërjes,
veçimit, pagojësisë, pikëllimit... Ooo, një zezojë e gjatë delirante
e paparë as nga vetë Zoti!
    E megjithatë dikush do të mbetej... Nga të gjitha viset
shqiptare dikush do të mbetej gjallë të sillte mesazhin e luftës,
mesazhin e rezistencës kundërfashiste e kundërkomuniste,
mesazhin kundra heshtjes e pagojësisë" së detyruar 50 vjeçare.
Dhe nata e errët e diktaturës, me shpatën e vet të pamëshirshme
të luftës së klasave, shkretoi mijëra e mijëra jetë njerëzore,
zhduku mendje të ndritura, shpirtra të vërtetë krijues dogji në
zjarret e territ komunist, gjithçka dhunoi, masakroi, robëroi,
përbalti kulturën kombëtare, historinë e cungoi, përbalti figurat
historike, miratoi politikën përçarëse mes shqiptarëve, çka u
shkonte për dore sllavëve dhe grekëve, shiti Kosovën, u
shurdhua e u qorrua për Çamërinë, polli e mbolli zinë,
shkretimin, injorancën, hipokrizinë, servilizmin, dallkaukllëkun,
e mbylli popullin në burgun e hapësirës brenda shtetit-burg-
vathë komuniste, as hyrje as dalje – kundërmim përpëlitës e
marramendës, asfiksues i erës së keqe dogmatike kudo: në çdo
hap, në çdo mendim, në çdo ndjenjë, në çdo shpërthim
njerëzor...Shkatërrim i lidhjeve njerëzore midis shqipfolësve
midis shqiptarëve të shtetit e atyre në diasporë, të cilët i shpalli
armiq të rrezikshëm, u fshiu emrat, bëmat, historinë, vetë qenien
e tyre dhe i mbuloi me pluhur dhe heshtje...Heshtje dhe vetmi,
vetmi e çmenduri...

                                                                13
E megjithatë dikush do të mbetej ... do të mbetej për
mesazhin e moszhbërjes...

       FAMILJA "BILALI" DHE PESË VJET HISTORI NË
                   DRITË TË RE...

    Dihet Mirëfilli se vitet e diktaturës e mbuluan me pluhur,
harresë, heshtje dhe dënim fizik e moral emrin e udhëheqësit të
rezistencës antifashiste lumjane, Muharrem Bajraktarit. Po këtë
fat pësuan edhe bashkëpunëtorët e tij të rezistencës. U ndaluan
ernr betejash, luftërash, familjesh, personash, të cilët u shpallën
tradhtar të popullit(!), duke mohuar kështu rezistencën kundër
fashiste lumjane e duke shkruar në vend të saj një histori të
dhunshme, të diktuar nga lart, politizante e të pavërtetë. Po
historia mbetet histori,vetëm mbasi kalon stazhin shumëvjeçar të
thashethemnajës, dëshirave të vogla, egove fisnore e
fshatareske, duke shndritë më shumë, si perlë,e duke rëndur të
gjitha politikat e dasitë, për t’u rishfaqë në dritë të re e plotë e
sunduese.
    Në Lumë pushtimi fashist kishte shkaktuar revolta popullore
dhe M. Bajraktari e gjeti prushin e urrejtjes shpuzë... Në
dorëshkrimin e Esssat Bilalit "Me shpifje, shtrembërime dhe
akuza M. Bajraktari nuk mund të bëhet as tradhtar i atdheut, as
armik i popullit:" veçojmë për këtë gjendje në Lumë:
        Pothuajse menjëherë pas kthimit nga mërgimi më 1939,
M. Bajraktari, duke vazhduar me pikëpamjet rezistuese dhe
mosbashkëpunuese me ata që përgatitnin pushtimin e ardhshëm
të Shqipërisë (ai nuk mori. pjesë në mbledhjen e Francës,
ndonëse ai ishte ftuar, ku u bisedua për përmbysja e monizmit
zogist dhe vendosja e pushtuesit fashist italian, u solidarizua me
shpirtin rezistues kundërfashist në Shqipëri dhe në vis të Lumes
në veçanti. Gjatë qëndrimit të tij të shkurtër në Tiranë, ai jo veç
refuzoi propozimet e pushtuesit për bashkëpunim, por u

14
solidarizua me veprimtarinë kundërfashiste, duke u përfshirë
edhe në dy demonstrata të organizuara nga rinia kundër
pushtuesit. Pasi erdhi në Lumë, ndonëse tashmë ishte fashitur
pak shpirti kundërfashist pas tërheqjes së tubimit në fillim në
Bicaj dhe pastaj në Kukës të krerëve dhe popullit për të kërkuar
armë për të shkuar në, Muharrem Bajraktari e gjeti të revoltuar
dhe gati popullin e visit. Dostan Rexhepi, duke i refuzuar
propozimet e pushtuesit dhe të shërbëtorëve të tij, ishte i
arratisur kaherë, kurse Nexhip Ahmeti, mbase i pari në gjithë
Shqipërinë, u arrestua dhe u internua në Itali, për shkak të
kundërvënies - të pështyerjes, të shqyerjes dhe të shkeljes me
këmbë të fotografisë së Duçes në kafene të Riza Hoxhës në
Bicaj... M.Bajraktari në pranverë të vitit 1941, me një numër
burrash e luftëtarësh, si Dostan Rexhepi, Xhemë Ahmeti, Hamz
Rexhepi, Zulfi Maliqi dhe të tjerë, doli në mal dhe filloi
përgatitjen për sulm të përgjithshëm kundër pushtuesit italian
dhe fashistëve të' vendit."(E. Bilali, N. Bilali, Maj 1993, SHBA).
    Rezistenca kundërfashiste në Lumë u bë shqetësim vërtetë e
bash për këtë në maj 1942 vijnë rreth 2,000 forca të komanduara
nga Gjon Marka Gjoni, Pashuk Biba, Halil Alia e Selim Kaloshi,
të cilët ishin në shërbim të Italisë fashiste. Ata kishin në
dispozicion 3 muaj për të shuar rezistencën e për të shuar
rezistencën e për të zhbërë M. Bajraktarin. Shënojmë se kjo
ishte e para rezistencë e organizuar kundërfashiste.
    Forcat me mandate tremujor në Lumë, e ndanë Lumën copa-
copa dhe lëshuan thirrjen: ata që dorëzohen - falen, ata që
s'dorëzohen do merret pasuria - do t’u merret pasuria, do t’u
internohet familja e do t'u digjet shtëpia. Familja e Rexhepit
shpërndahet: nipi Neshati, me nënën, motrën, gruan e Dostanit
dhe vajzën e tij kalojnë në Kosovë. Kulla shkrihet në flakë e
kthehet në gërmadhë, Rexhepi dhe dy nipërit, Qemalin dhe
Esatin, i internojnë në Tiranë. Prej Kosove Neshati kalon në
Gostivar, ku qëndron gjer në shtatorin e vitit '42, atë ditë kur

                                                               15
baba Hamz e mixha Dostari do t'i venë më supet 15 vjeçare
armën, të cilën nuk do ta lëshojë nga dora gjer më 13 shtator
1946, në Greqi. Në frontin e rezistencës kundërfashiste shtohet
tashmë edhe 15 vjeçari nga familja "Bilali", i cili do të
regjistrojë në shpirt, në zemër e në trup dramat e tragjeditë e
pafundme, duke mbajtur e ruajtur thellë vetes mesazhin e së
vërtetës historike. Prej Gostivari kthehet në Lumë, ku do të
përgatiten për takimin e nëntorit '42. Takimi i M.Bajraktarjt në
Gjurrë Reç me udhëheqësit e frontit Nacionalçlirimtar
përfaqësuar nga Haxhi Ileshi, Dali Ndreu e Abedin. Shehu,
zgjati 3 ditë dhe u morën vendime të rëndësishme si:
bashkëpunim me njëri tjetrin, respektim i njëri tjetrit, luftë
kundër okupatorit italian. (Kush e prishi me vonë këtë
marrëveshje? Kush i shkeli këto vendime të Gjurrë Reçit?
Përgjigjja, megjithëse dihet, nuk është objeksion i shkrimit tonë,
ndaj nuk po zgjatemi me këtë.
    Dimri i vitit ‘42 – ‘43 do t'i mbledhë luftëtarët e rezistencës
në Dollovisht kurse në mars Hamzi, Neshati e të tjerë, nisen për
Gostivar, duke lënë me M.Bajraktarin Dostanin. Qëllimi: në vise
të Gostivarit, Tetovës e Kërçovës të zgjonin te shqiptarët
ndjenjën e rezistencës dhe të krijonin një bazë të sigurt. Në këto
vise shumë shpejt stabilizohet një rezistencë shqiptare dhe bëhen
përleshje me pushtuesin si në Gradec dhe Gorjan, krijohet një
këshill i përhershëm me Xhemë Simnicën, Rrahman Kalishtin,
Bajram Dobërdollin, Selim Agën, Mefail Zajazin. Pjesëtar dhe
këshilltar i përhershëm i të cilit ishte Hamz Rexhepi.
    Nga vjeshta e vitit '43 gjer në nëntor '44 lumjanët dhe
vendasit me Hamzin në krye janë në Gostivar, Tetovë e Kërçovë
dhe vende përqark Shkupit, bëjnë vazhdimisht luftëra me forcat
sllavokomuniste dhe vetëm në nëntorin '44 Neshati me disa
luftëtarë kthehet në Lumë, kurse Hamzi vjen në janar 1945
bashkë me Mefail Zajazin me djalin Xhemën.



16
Qëndresa kundërfashiste u shkaktoi Bilalëve marrjen e
pasurisë, shpërndarjen e familjes ndër miq e dashamirë,
internimin e një pjese të saj dhe djegien e kullës. Po kaq i egër
dhe mizor do të jetë edhe pragu i vendosjes së diktaturës së kuqe
për ta.
    "Gjyshi Rexhepi, nëna, motra Lije, vëllezërit Esati dhe
Qemali vendosën të mbeten në Gostivar, në Kalisht, për arsye se
"qeveria jugosllave nuk i internonte familjet, kurse qeveria e
Shqipërisë i internonte", tregon Neshati dhe vijon: "Në gusht
‘45, Qemali kthehet nga Gostivari për të zezë të vet, se në dimër
regjimi komunist do ta internojë, në Berat bashkë me gruan e
mixhës, vajzën e djalin, Agimin."
    Lufta kaçake i detyron të ndahen në çeta të vogla për lehtësi
manovrimi, fjetje dhe ushqimi. Krijohet kështu çeta e Dostanit, i
cili qëndron në Lumë dhe çeta e Hamzit, që merr rrugën e
Gostivarit për të siguruar bazën e re. Shkurti i vitit 1946 do ta
detyrojë çetën e Dostanit, ku bënte pjesë edhe Neshati, të niset
për Gostivar, pasi mendojnë se janë diktuar në Lusën të Lumës.
Po në Gostivar e gjejnë luftën e ndezur, se edhe a jo bazë ishte
ekspozuar. Të dyja çetat, që numëronin tashmë vetëm 25
luftëtarë, bashkohen në Muzdaqe ku qëndrojnë dy ditë. Falë të
ftohtit e furtunës së madhe, ushtria jugosllave nuk i ndjek një
ditë. Por ditën e tretë përmirësohet koha dhe bien në përpjekje
duke zhvilluar disa ore luftë.
    Në këtë përpjekje të pabarabartë vritet Hamz Rexhepi andej
nga mbarimi i luftimeve. “Nisi të bëhet terr, ishte borë e madhe,
ngricë. Toka ishte e fortë, vegla s'kishim...Bëmë një gropë në
borë dhe e varrosëm aty Hamzin, me mendimin se do të
ktheheshim shpejt e do ta varrosim tamam” - tregon Neshati.
Mbas pak kohe e gjetën kufomën e Hamzit forcat sllavo-
komuniste dhe një ditë pazari kryet e tij e ekspozojnë në
Gostivar.



                                                              17
Prof. Miftar Spahija në një letër që i dërgon nga Amerika
Sabri Domit në Kanada, do të shkruaj për betejën e Vrasës buzë
Muzdaqes dhe vrasjen e Hamzit: "Jeta e tyne (e Hamzit dhe
Dostanit-shënim imi-AS.) jo veç qi pat nji marim të hieshëm e
burrnuer, por edhe nji kuptim ideal e komtarë, pse ata u banë
dishmorë për idealin e naltë të lirisë komtare, qi Shqipnija MOS
të bahej nji krahinë jugosllave, ashtu sikur qe u ba sidomos në
vitet e para kur komunizmi muer fuqinë në dorë.
    Hamzi i ngratë u vra tue luftue në Muzdaqe n!at dimnin
tragjik të vjetit 1945-1946. Ai qe nji dimën i zi për
nacionalizrnin e shkretë shqiptarë, sidomos për nacjonalistat e
Lumës. N’at luftë, në Muzdaqe, menxi shpëtoi me krye i biri
Hamzit, Neshat Bilali: Ajo luftë e Muzdaqes ka qenë e rrebtë
dhe e egër sidomos kur të kemi para sysh dimnin e atyne
bjeshkëve të veneve tona, mushë me vdorë teh e më teh. Me nji
anë lufita e egër edhe gjaksore, m'anë tjetër vdora e tftofti, edhe
shto manej vuajtjen për bukë, dhe ke me kuptue sa heroike qe
ajo luftë në të cilën u vra Hamz Rexhepi. Nonji tjetër që shpëtoi
prej lufte, maroj prej ngrisës: marimi qe nji tragjedi e vërtetë jo
veç për Hamz Rexhepin e familjen e tij, por edhe për krejt
nacionalizmin e Lumës edhe të Shqipnisë: kalasë nacjonaliste po
i hiqeshin nji nga nji gurët e shnoshë.
    Sikur u vra heroikisht Hamz Rexhepi në Bjeshkë Vrasës
buzë Muzdaqes, ashtu u vra heroikisht me pushkë në dorë edhe
vllaj i tij. Dostan Rexhepi në luftën e përgjakshme të Lojmes, në
Gjalicë, në verë të vjetit 1946. Qindresa dhe vdekja e atyne dy
vllazënve jo vetëm qi neron kujtimin e atyne vetë, por edhe të
birëve të" tyne qi kanë mrapa, edhe të krejt nacjonalistave
shqiptarë edhe lumjanë. Vdekja e tyne neron qindresën e komit,
e nacjonalizimi duhet t'i kujtojë me mallë e me nerim."
"Shqiptari i lirë" (SHBA) në shtator 1955 do të shkruajë për këtë
betejë: "Luftimet, me disa ndërpremje të herë pas hershme,
zgjasin tri ditë dhe i shkaktojnë anmikuit ma shumo se 100 të

18
vramë. Aty nga mbramja e ditës së tretë , me 2 fror (shkurt)
1946, nji ushtar i plagosun e vret Hamzin me nji të qëllueme në
krahnor. Me vrasjen e Hamzit qeveria shkatërroi gjithë grupin,
tue qenë se Hamzi ishte forca tërheqëse dhe qendrore që e
mbante të bashkuem ate. Kur u vra Hamzi, për pjesëtarët e atij
grupi s'mbeti ma tjetër, veç me u shpërnda: Z. D hodhi pushkën,
dhe u dorëzua bashkë me vëllain e Xhemë Simnicës, Bajram
Dobërdolli dhe Xhelë Kalishti hodhën martinat, ndërruan emnat
dhe shkuen në Tiranë, për të fitue kafshatën e bukës, Hazir
Tërnova. ra në burg, Sulë Asllani vdiq nga të ftohtit, Ramadan
Bresa u dorëzue, kurse Dostan Rexhepi, Elmaz Tosuni (u
dërozue, por prapë u arratis) dhe Neshat Bilali mbetën në mal."
    Pas vrasjes së Hamzit çeta shpërndahet, kthehen në Lumë 5
veta, dy prej të cilëve dorëzohen. Ishim të ftohur, të sëmurë, të
shkatërruar nga këmbët. U kthyem në Lumë dhe mbetëm të
arratisur në vend," tregon Neshati. Dostani vazhdon të kryesojë
çetën e tij duke mbajtur vazhdimisht lidhje me Bajraktarin. Në
pranverën e vitit 1946 trupat speciale të ndjekjes, komanduar
nga Muhedin Kërxhaliu, bënë ndeshjen e parë me grupin e
Bajraktarit (në Limth të Lusnës), kurse me 17 prill do të bëhet
ndeshja e dytë (në Shpatëz), ku do te vriten: Hamdi Bajraktari,
Ymer Miftar Nika, Ibrahim Bajraktari, kurse Zeqir Nura nga
Mamëzi dorëzohet dhe pushkatohet nga vetë Zylfi Saliu në
Kodër të Gjabricës.
    Çeta e Dostanit numëronte tashmë Neshat Bialin, Tosun
Çejkun dhe Elmaz Tosunin. E me që çeta e Bajraktarit dëmtohet
rëndë, bashkohen dhe mendojnë të tërhiqen për në Greqi, mbasi
u pa qartë se qeveria komuniste do të vazhdonte për disa kohë.
    Data e tërheqjes për në Greqi caktohet 25 gushti. Mbeteshin
ende edhe 3 muaj Muharrem Bajraktari orienton të lajmërohen
të gjithë njerëzit e tij në Has, Tropojë, Gjakovë e në katunde të
tjera, se ka vendosë të tërhiqet në Greqi, dhe, kush të dojë ta
ndjekë, po edhe në mos donin të shkonin me të paktën të mos

                                                              19
rrinë në shpresë të Bajraktarit duke menduar se ishte në
Shqipëri. Për lajmërimin caktoi të vëllanë, Bajramin me disa të
tjerë.
    Më 17 qershor, mbas një qëndrimi dyjavor në Lojme, Maja e
Vogël e Gjalicës, çeta e bashkuar hetohet nga forcat e sigurimit
dhe në përpjekje me të. Në këtë përleshje vriten Dostan
Rexhepi, Sefë Xheladini, Tosun Çejku dhe Elmaz Tosuni.
    Nga dorëshkrimi i Sabri Domit (Ontario, Kanada 1976)
veçojmë për vetitë e Dostan Rexhepit: "I vetmi n'atë kohë të
larget që mbante nji qëndrim të patundun me ta mbushun
menden dhe mos me të lëkundun, i gatshëm me ndreqë, me
paqtue e qesue, ish i ndjeri Dostan Rexhep Bilali nga Canaj
(Bicaj), e që gjithmonë u gjend në ballë me evitue çdo gja të
pamirënsi në grup e jashtë tij. Asht interesant për këtë person,
për Dostan Rexhep Bilalin, e për hiri të së vërtetës në kuptim ma
kana, i bindun se thon të vërtetën e opinionin tim të formuem
për të, të përshkruej këto rreshta: Dostani, ndjesë pastë, si e
shifshem unë tash afër, në punë dhe në veprim, sepse së largu e
kam pasë njoftun edhe ma parë, ma kishte fitue zemrën sidomos
për dy punë, përpos se ishte simpathik, i bashëm jo i tepruem,
me ato mustaqe të zeza, të mëdhaja e të hijshine, pamje vigane i
jepshin, buzëqeshun, tanë llafe e gaz të hijshëm që i përcillte me
urti e shkathtësi me dije të rrallë, i jepshin këto nji hije të randë e
të pëlqyeshme e përveç se burrë i besës si kah fjala e puna. Ai
ishte edhe shqiptar në shenjë. Flitte e ndiente për Shqipni e për
detyrën që duhej ba, shoqnue me sakrificë, jo ndryshe, por si të
kishte pasë edukatën Kombtare në shkollë te specializueme, si
ma i miri nacionalist për nji malsuer, i pa shkollë, por mos me ta
lypun syni kërkund ma të mirë. Kurrë nuk më ndahet mendje ky
njeri e më dukej gjithnji se ky asht ndihma ma e madhe e imja, e
jo veç e imja, por e gjithkujt. Me këto përshtypje mbetem
gjithmonë te Ai. Zoti ja baftë dritë shpirtin e tij kudo në jetën e
pambarim.

20
Pas këtij portreti të mrekullueshëm të sjellim edhe një
fragment nga letra e Prof. Dr. Miftar Spahija dërguar Sabri
Domit për të prekur edhe një here fytyrën heroike të qëndresës:
Ai (Dostani-shënim im - A.S) ra si dishmor i vërtetë për lirin e
Shqipnisë qi mos të binte në duert e komunistave e emni i tij
duhet të mbetet i pavdekshëm në qindresën e nacionalistave
shqiptarë. Dostani nuk ia shmang idealit kombëtar, po vazhdoi
s'lufitumi bashkë me vllanë e vet dritëpastin Hamz deri n’at ditë
kur dhanë jetën si njani ashtu edhe tjetri vlla... Vdekja e tyne qe
nji vdekje e hijëshme e burrënore ashtu sikundër i ka pas
gjithmonë hije shqiptarit heroik."
    "Kalasë nacjonaliste po i hiqeshin nji nga nji gurët shnoshë",
theksonte Prof. Sr. Miftar Spahija në letrën e tij. Dhe vërtetë,
rezistenca tashmë regjistronte vetëm katër: Muharrem
Bajraktari, Bajram Bajram Bajraktari, Neshat Bilali dhe Esat
Bajraktari. Edhe pse katër, vetëm katër, vazhdojnë rrugën e
caktuar lajmësve për tërheqjen përfundimtare në fund të gushtit.
Dhe bashkimi i 63 burrave u bë me 25 gusht te Lera e Sorrave,
30 prej të cilëve mbërritën në Greqi me 13 shtator 1946. Është
me vend të shënoj këtu emrat e atyre që qenë nga viset tona,
mbasi me bindje them se historia kombëtare do t'i kërkojë një
ditë t'i shënojë me gjithë të tjerët si dëshmorë të lirisë e
përparimit kombëtar: Ramadan Elezi, Shtiqën, Nang, Nebi Seda,
Arrën, Sali Doda, Reç, Avdi Rakipi, Canaj (Bicaj).
    Këta mbetën në (diku në mes Strugës e Prespës në përpjekje
me sllavokomunistët).
    Ata që mbetën gjallë morën rrugët e mërgimit me shpirt ndër
dhëmbë... Se diktatura do të binte një ditë si çdo diktaturë e se
dikush prej tyre, qoftë dhe një i vetëm, do të mbetej gjallë, për të
sjellë në Shqipëri mesazhin e së vërtetës ...




                                                                21
Epilog 1

    Rezistenca e nacionalistëve shqiptarë, u thye më '45 - '46. Të
vrarët në betejë shpëtuan. Të mërguarit ishin gjysmë të gjallë, të
gjallët që u kapën e panë ferrin me sy. Kampet e përqendrimit
mbinë si kërpudha për familjet dhe farefisin e nacionalistëve.
Ferri komunist shqiptar i hapi dyert së pari për ata, duke i lënë
vite me radhë në ëndrra të makshme, delirante me fytyrat e
njerëzve të dashur që s’i kishin pranë e që nuk shpresonin t’i
shihnin më... Pastaj ky ferr do të shtrihej tej e përtej Shqipërisë
së rrethuar me tela me gjemba, ku do të sundonte me egërsi të
llahtarshme shteti komunist.

     Prolog 2

    "Falëmeshëndet Qafes së Kolesjanit, falëmeshëndet Shejës
së Bice, falëmeshëndet Kullës së Lumës, falëmeshëndet Kroit të
Bardhë, falëmeshëndet Ligatës së Madhe, falëmeshëndet tërë
Lumës, tërë Shqipërisë. Falëmeshëndet kullës së Islam Spahisë,
falëmeshëndet murnajave e kullës së Rexhep Hamzit,
falëmeshëndet, falëmeshëndet ....Vis shpirtit falëmeshëndet... »

Essat H. Bilali
(nga korrespondenca me autorin e shkrirnit, A. Spahiun).

    Mund ta dhunosh trupin, masën e kockave e të mishit
njerëzor, mund ta prangosh e ta dënosh përjetësisht, po shpirtit
ç’mund t’i bësh shpirtit...Ç’mund t’i bësh fluturimit të
marrëzishëm të tij?! Ai shalon atin e mallit shpejt e shpejt e
sakaq është në gurin e në drurin, në sythin e në lulen, i
pranishëm si ajri, si drita, dashuria…Fluturon mbi kontinente,
mbi shtete, në njerëz e në dhera, te të gjallët e të vdekurit, hyn
në varre e del prej varreve, sjell kohëra të harruara e sjell kohëra

22
të reja...Shpirti e mund edhe terrin e diktaturës me lirinë e vet, e
lanë baltovinën e pamerituar mbi emrin dhe bëmat, e të tjerëve u
jep ç’meritojnë dhe vjen...vjen me flatra pëllumbi te djepi e te
varri i vet, që ka një emër tronditës, ngjethës gjer në palcë, një
emër që s’njeh moshë: VENDLINDJE. E në vendlindje edhe ajri
është tjetër, edhe drita është tjetër, edhe ylli është tjetër, edhe
shpresa tjetër është...Se veç aty shpirti gëlon kujtimesh dhe gjen
qetësi, paqe e urti. Dhe aty do të rrojë. Dhe aty do të vdesë...

   EMIGRACIONI

    Me fatin e nëmur të emigrantit mbi shpinë e me peshën e
rëndë të fatkobit në shpirt, luftëtari i rezistencës kundër fashiste
e kundërkomuniste, Neshat BilaIi, do të durojë pesë vjet në
Greqi. Më 17 qershor 195l do të përshëndetet me M. Bajraktarin
e do të marrë rrugën e Gjermanisë Perëndimore, ku do të
qëndrojë gjer në dhjetorin e vitit 1955. Me që shpresat e një
revolucioni kundërkomunist ishin të vakta, Neshati merr rrugën
e Amerikës, në pritje të një të ardhmeje më të mirë për
Shqipërinë.
    I vetëm, me shpresë për të bashkuar degët e pemës familjare,
ai do të përpiqet për gjashtë vjet rresht, gjersa më 1961 do të
bashkohet me Esatin dhe me Muharremin, kurse vitin pasues
edhe me Qemalin dhe me Lihen në Amerikë.
    Po a mbaron këtu rezistenca e kësaj familjeje për t’iu kthyer
rehatisë, qetësisë e mirëqenës me djersën e ballit që afronte
Amerika demokratike? Tamam në këtë çast bashkimi nis një
rezistencë të re. Po tash jo me pushkë në dorë, por me mendje të
zgjuar e sy të përfjetur. Betejat e reja kërkonin armë të reja…
    Familja BILALI do të nxjerrë përfaqësuesin e saj në
mbrojtjen e të drejtave të njeriut në politikën kombëtare, në
histori, në eseistikë, në diplomaci, në publicistikë dhe në
shkenca të përpikta: Essat Bilalin.

                                                                23
“MOS PYETNI SE Ç’DO TË BËJË ATDHEU PER JU,
         PYETNI SE Ç’DO TË BËNI JU PËR ATDHEUN!...
                                    .
     I prirë në jetë nga ky parim universal i shprehur nga
Presidenti Kenedi në fjalimin inaugurues (fjalimi është
përkthyer nga anglishtja prej E. Bilalit dhe botuar në “Dielli” të
Bostonit - A.S), Essat Bilali e shikon veten në frontin e
rezistencës botërore për të rifituar shqiptarët qenien dhe lirinë e
nëpërkëmbur.
      Qysh si fëmijë i mitur i pa me sy dhe ndjeu gjithnjë flakët e
kullës. Retina e syrit të njomë, e fotografoi atë flakë që nuk do ta
shuhej kurrë…E me prushin në shpirt, u end ndër miq e
dashamirë, u rrit nëpër internime (1942, Tiranë, në burgje 1946),
Gostivar, internime Kratovë (1949). Vrasjet, djegiet e
padrejtësitë do ta mbushin odisenë e intelektualit të ardhshëm.
Gjimnazin e kryen në Prizren më 1960, ku ka qenë nxënës i
dalluar jo veç në mësime, por edhe si veprimtar duke iu
kundërvënë politikës serbe kundërshqiptare, për çfarë iu ndërpre
ndihma dhe si organizator i orës letrare për disa vite në gjimnaz,
kurse fakultetin e filozofisë dhe të psikologjisë më 1970, duke
përfshirë edhe magjistraturën në filozofi më 1975 në SHBA,
papaguar faret për shkak të mesatares së lartë në nota. Në
ndërkohë diplomohet edhe në shkencat e përpikta, kimi, ku për
kontributin krijues dhe zbulues (në kimi industriale), i jepet
titulli Sr. Sc.
       I kompletuar tashmë me dije dhe kulturë të gjerë, e ndien
veten të gatshëm, të nisë beteja të reja me armë të reja. Si një
rilindës i vërtetë, qyqe vetëm, Essati do të bëjë luftë për ta
shpënë të vërtetën shqiptare në qarqet amerikane, duke
sensibilizuar senatorë, e kongresmenë për çështjen kombëtare
shqiptare, në thelb duke iu kundërvënë propagandës dhe
pseudoshkencës kundërshqiptare serbe. Një vend të veçantë
zënë përkthimet e tij nga shqipja në anglishte të botuara në

24
“Diellin” e Bostonit dhe gjetiu. Korrespondenca e pasur me
personalitetet amerikane për çështjen kombëtare shqiptare dhe
për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në Kosovë, dhe të
vendeve të tjera shqiptare në ish-Jugosllavinë, Essat Bilalin, si
një shpirt kryengritës, e mendjeftohtë, individualitet të spikatur
në fushën e diplomacisë.
    Në përgjigje të njërës nga letrat e tij të deputetit Jim Courter,
për të shënuar vetëm një nga ato të shumta, do t’i shkruajë më
25 gusht 1989: “Jam i një mendimi me ju për sa u përket të
drejtave të njeriut në Jugosllavi. Është e drejtë që SHBA-ja të
bëjë një përpjekje për t’i ndihmuar shqiptarët. Të jesh i sigurt se
unë do të jem avokat i të drejtave të njeriut në Jugosllavi e në
krejt botën. Të lutem mos mungo të bësh kontakt me mua!” Në
një letër të hapur drejtuar kongresmenes Helen Bentley,
përfaqësuese e lobit serb në dhomën e përfaqësuesve, botuar në
“Liria” të Bostonit, i vë në dukje me fakte e argumente historinë
e shqiptarëve të Kosovës. Çështja kombëtare edhe në letër
shkëmbimin me senatorin Frank Lautenberg më 1990, për të
vënë në dukje edhe një tjetër ndër të tjera. “Jemi këshilluar
gjithnjë me Presidentin Bush…Rrethi ynë të falënderon dhe
shpresoj të jemi në bashkëmendime”, do t’i shkruaj ndër të tjera,
në përgjigjen e vet senatori Fill Gram. Korrespondenca në këtë
fushë edhe e senatorit Pell dhe Bob Dole, përkatësisht më 1989
e 1991 janë disa çaste që vizatojnë portretin e luftëtarit të shquar
Essat Bilali prej visit të Lumës.
    E vërteta historike do të jetë përqendrimi i përhershëm i tij.
Do ta pasqyrojë këtë të vërtetë që nga lashtësia e shqiptareve
gjer në vitet ‘4l - ’46 të shekullit tonë… Do të hedhë dritë
gjithashtu     edhe      mbi   rezistencën       kundërfashiste    e
kunderkomuniste në bashkë autorësi me të vëllain, Neshatin
Kujtojmë këtu shkrimin e gjatë historik me disa vijime në “Zëri i
së vërtetës”, “Kush nuk ka qenë dhe kush ka qenë Muharrem
Bajraktari”. Shkrimin: “Gjakderdhjen në Kukës e shkaktoi

                                                                 25
Komanda e Brigadës V Sulmuese, jo Muharrem Bajraktari”,
edhe ky me bashkë autorësi me Neshatin, i cili botohet edhe në
Shqipëri në “Zëri i rinise” në dy vijime nga një faqe gazete. Për
pasqyrimin e vërtetës historike autorët përshëndeten nga
Presidenti i Republikës z. Sali Berisha, Kryetari i Kryesisë së
Parlamentit z. Pjetër Arbnori e drejtori i Institutit të Historisë
Prof. Dr.Kristaq Prifti .
    Nga letra e z. Pjeter Arbnori veçojmë: “Tashmë, për të gjithë
shqiptarët e ndershëm e demokratë, është e qartë se historia në
vitet e errëta të diktaturës është shkruar nën diktatin e
komunistëve, është shtrembëruar me qëllime të caktuara
politike, është injoruar e interpretuar me subjektivizëm të
tejskajshëm nga pozita ideologjike sllavo-komuniste. Pra,
përpara një gjendjeje të këtillë të historiografisë sonë del detyrë
e çdo atdhetari dëshmitar okular, sidomos i ngjarjeve të 50
vjetëve të fundit, dhe studiuesve të ndershëm të sotëm dhe të
nesërm, të hartojnë historinë reale e objektive (larg çdo
ideologjizimi e politizimi) të popullit e kombit tonë…Ju në
shkrimin tuaj hidhni dritë mbi një ngjarje të dhimbshme, që
kuptohet, është pasqyruar me syze komuniste në shkrimin e
botuar në gazetën “Kushtrim brezash” në gusht 1992. E shoh të
nevojshme që një kopje të shkrimit tuaj t’ia dërgoni Institutit të
Historisë. Edhe një herë ju falënderoj për ndihmesën tuaj për
sqarimin e një ngjarjeje tepër delikate të Luftës
Nacionalçlirimtare”, (Tiranë, 25.12.1992). Ndërsa Instituti i
Historisë do të arrijë në konkluzion: “Drejtoria e Institutit të
Historisë ka ngarkuar për të dhënë përgjigje për figurën e
Muharrem Bajraktarit në bazë të dokumenteve që disponon,
Sektorin e Historisë së Luftës Nacionalçlirimtare pranë këtij
Instituti.” (Letër e Prof. Dr. Kristaq Priftit, Tiranë, 7.2.1993).
    Publicistika është një fushë tjetër e rëndësishme e
veprimtarisë atdhetare e Essat Bilalit, ndërmarrje përmbi 20
vjeçare në frymën e Rilindësve. Shumë kohë debuton në gazetën

26
“Dielli” të Bostonit, ku për vite me radhë është edhe anëtar i
Këshillit Drejtues, gjer kur tërhiqet për mospajtim në shenjë
proteste. Në “Krahu i Shqiponjës” (revistë e botuar fillimisht në
Amerikë nga shkrimtari i mërguar shqiptar Bilal Xhaferi), boton
studimin kritik “S’fitohen betejat e reja me armë të vjetra”. Në
“Shqiptari i lirë”, veçojmë dy më të rëndësishmet: “Qëndresa
heroike e shqiptareve kundër pushtimit serb (1966) dhe “Një
veprim barbar: masakrimi i Proshevcës” (1967).
     Por më e rëndësishmja në publicistikë është padyshim, puna
nisur para pesë vjetësh me revistën “ZERI I SË VËRTETËS”
(numri i parë dhjetor 1988), e cila botohet në dy gjuhë: anglisht
e shqip dhe shpërndahet falas ndër intelektualët më në zë të huaj
e shqiptarë në Amerikë dhe në botë. Revista drejtohet,
financohet dhe botohet nën kujdesin e Essat Bilalit dhe
vëllezërve. Thelbin e qëllimit të botimit të kësaj reviste do ta
gjejmë në korrespodencën me shkrimtarin Kapllan Resulin, ku
ndër të tjera, Essati i shkruan: “...Fillova ta botoj “Zërin e së
vërtetës, i cili kishte dhe ka për qëllim të jehojë të vërtetën -
aspiratat e kombit shqiptar, Kosovës, në luftë me të pavërtetën
kandërshqiptare serbe dhe shërbëtorëve të tij të drejtpërdrejtë
dhe të tërthortë - disa shqiptarë”. Nga eseistika e Essat Bilalit
veçojmë “Pjetër Bogdani - luftëtar me penë dhe me pushkë për
çlirimin e Arbërisë”, ”Pse qeshë kundër Arshi Pipës” e tjera,
kurse nga fusha e përkthimeve veç artikujve të shumtë dhe
informacioneve të ndryshme, veçojmë esenë e nobelistit Octavio
Paz “Poezia dhe tregu i lirë”, e cila u botua edhe në gazetën
“Drita” Tiranë. “Hapja e mendjes amerikane” e Artur
Shelesinxhër (i riu), etj.
     Për shtrirjen, gjerësinë dhe thellësinë e punës intelektuale të
Essat Bilalit në letrat shqipe, mjafton të ofrojmë një fragment
nga letërshkëmbimi me Kapllan Resulin, ku veç të tjerash spikat
një lloj harrimi i vetes para emergjencës së përditshme të
çështjes kombëtare shqiptare: ”Unë nuk kam vepra të botuara në

                                                                27
trajtë libri, jo pse nuk kam shkrime, (ato përbëhen nga disa
vëllime prej qindra faqesh), por sepse për shkak të kushteve nuk
kam qenë i angazhuar për të botuar libra, nuk janë përmbledhur
ende. Ato janë të shumënduarshme: historike, letrare, kritike,
letra në trajtë studimesh në mbrojtje të çështjes kombëtare
(Kosovës), përkthime nga shqipja në anglisht dhe anasjelltas,
nga serbishtja në anglisht, punime nga veprimtaria në “Vatër”
(të Rilindësve) dhe shumë dorëshkrime të pabotuara, të
shpërndara në shtypin e ngulimeve “Shqiptari i lirë” (nuk
botohet më), “Koha jonë”, “Dielli” (ish), “Liria” dhe në fund
“Drita” dhe “Zëri i rinisë” në Shqipëri dhe shumë të tjera të
pabotuara.
     Edhe sot e kësaj dite intelektuali Essat Bilali, bir i Lumës, i
prirë nga parimi universal “Le të mos pyesim ç’do të bëjë atdheu
për mua, po le të pyesim ç’do të bëjë unë për atdheun”, parim të
cilin e shpall në numrin e parë të revistës “Zëri i së vërtetës”
është vital, shpirtërisht dhe trupërisht i dhënë e në shërbim të
atdheut të vet Shqipërisë – Shqiptarisë.

     Epilog 2

    Vite më parë në një emision të “Zërit të Amerikës”, më pat
befasuar intervista e një emigranti shqiptar. Pyetja: “Si arritët ju
të bëheni njeri i shquar”, ai iu përgjigj:
    “Falë Amerikës që vlerëson kokën e jo këmbët!” Sot nuk
befasohem më.

     Epilog për epilogun e parë dhe të dytë:

    “Gjithmonë dikush do të mbetet për të përcjell mesazhin e së
vërtetës në të sotmen dhe të ardhmen. …Dikush do të mbetet.
Dikush do të mbetet për të përcjell vitalitetin e materies gri të
shqiptarit... intelektin e tij… Dikush do të mbetet … Edhe

28
Luma, visari ynë i shenjtë duhet të mendohet, në kohë të re, të
ndreqë shpejt ç’u prish këtu për pesëdhjetë vjet... Dhe ta
nderojmë gjakun… Dhe ta nderojmë mendjen njerëzore… Se
ajo është e jona, në shërbim të të gjithëve, në shërbim të
bukurisë, të pavdekësisë e të ardhmes…
    Dëshiroj t’i përfundoj këto shënime me amanetin e
intelektualit të shquar shqiptar, Essat Bilali, amanet gjer sot i
mbetur brenda shpirtit tim e që nga ky çast është te të gjithë ju,
njerëz e vende të Lumës:
    “Falëmeshëndet Qafës së Kolesjanit, falëmeshëndet Shejës
së Bice, falëmeshëndet Kullës së Lumës, falëmeshëndet Kroit të
Bardhë, falëmeshëndet Ligatës së Madhe, falëmeshëndet tërë
Lumës, tërë Shqipërisë… Falëmeshëndet Kullës së Islam
Spahisë, falëmeshëndet murnajat e kullës së Rexhep Hamzit,
falëmeshëndet…falëmeshëndet…Vis shpirtit falëmeshëndet…”

   Kukës, 15 qershor 1993.


Shënim: Shkrimi i mësipërm, siç po shihet, është jo vetëm një
pjesë historike tronditëse e visit të Lumës, por edhe një copë
poezie në prozë, të cilin e ka pas sajuar vjershëtori Agim Spahiu.
Si i këtillë, kur e tejtoi “Radio Kukësi” në disa tejtime, bëri që jo
vetëm t’u rrëqethet trupi shumë njerëzve, por edhe t’u përloten
sytë. Megjithatë, kur u përkujtua poeti i ndjerë Agim Spahiu me
rastin e pesëmbëdhjetë vjetorit të humbjes tragjike, jo vetëm nuk
u përmend kjo copë proze poetike, por as nuk u shënua në librin
me punimet përkujtimore me titull “Agim Spahiu metaforë e
lirisë së munguar”, Tiranë, 2008.




                                                                 29
LETËR MIKUT
     Prof. Dr. Lutfi Azizit

     Xhemil Bytyçi

     Po të përgjigjem shumë thjesht
     O miku im, gjithmonë
     Kudo të gjendemi , edhe në kreshtë,
     Zemrat rrahin me një jehonë.

     Nëpër peizazhet e pikëllimit,
     Kur bridhnim të dy të ri,
     Kërkonim fijet e gëzimit
     Të dy së bashku, unë e ti.

     Këngë s’këndoj, kali im s’vrapon,
     Brengat më brejnë nga pak,
     Kudo varfëria e njerëzve më mundon,
     Pyes: kush u ka hak?

     Shpirti im kalorës bredharak
     Midis pritash kalo shumë net
     Në ag takohem, më thotë: pritëm pak
     Se brengat i hodha në det!

     Sot po ta shkruaj këtë letër
     O miku im i vërtetë
     Kupën e dëshirave kurrë s’e pi vetë,
     Pos me ty, ja me askënd tjetër.

     Mos i ngrys në heshtje ditët e kësaj bote,
     Pra, shkruam ë edhe ti, o miku im,
     Se edhe mua gjithnjë fjala jote,
     Me forcë magjike më sjell ngushëllim!

     Nga : “Zjarr i lënë në harresë”, Dija, Prishtinë, 2008.




30
MBLEDHJA E PRIZRENIT, korrik 1945

Në fletoren “55” të datës 7 kallnor, 2012 (Internet), është botuar
shkrimi “Konferenca e Bujanit, parë ndryshe”, shkruar nga Dr.
Shefqet Hoxha. Në të posë tjerash, shkruhet për qëndrimin e
Fadil Hoxhës në “Mbledhjen e Prizrenit mbajtur më 4 – 10
korrik 1945”. Aty Fadil Hoxha citohet të ketë thënë: “Të gjithë
anëtarët e Bujanit kanë qene aty e të gjithë janë pajtuar”....(siç).
Më tutje, ai shton: “... ligjshmërisht e në mënyrë demokratike
njëherit anulohet pjesa e gabueshme e Rezolutës e miratuar në
Konferencën e Bujanit”(siç). Pra, sipas Fadil Hoxhës, jo vetëm
kanë qenë aty të gjithë anëtarët e Konferencës së Bujanit, por ata
janë pajtuar pa vështirësi me vendimet e marra në Mbledhjen e
Prizrenit në kundërshtim me ato të marra në Mbledhjen e
Bujanit. Mbështetur në rrethanat historike, kjo është e
pamundshme, por edhe nuk qëndron faktikisht. Këtë e ilustron
historia e popullit shqiptar.




        Godina ku u mbajt Mbledhja e Prizrenit 1


                                                                31
Ajo është e pamundshme të qëndrojë për shkak se dhunon një
numër vlerash për të cilat u luftua për dhjetëvjetësha: Së pari,
kjo do të dhunonte të drejtën e kombit për të qenë një dhe i
bashkuar, për të cilën jo veç u aspirua, por edhe u derdh gjak,
madje shumë. Së dyti, ajo do të dhunonte premtimin e dhënë që
çështja do të zgjidhej pas luftës, kuptohej në të mirë të
shqiptarëve, gjë që mobilizoi shqiptarët në luftën kundër
pushtuesit. Së treti, ajo do të dhunonte edhe vendimin kryesor të
Mbledhjes së Bujanit, që ishte “për t’i treguar rrugën e
bashkimit popullit të Kosovës”. Në këto rrethana, vendimi nuk
mund të pranohej aq lehtë. Se kjo qëndron, atë e provon edhe
një faktor tjetër:

Kur banonim si emigrantë në Grekoc dhe në Gjinoc të
Therandës me Maliq Gjanën e Ujmishtit/Lusnës para 1960-ve, ai
bënte takime shpesh me Ibrahim Ukë Korishën, nga se ky i
fundit kishte qëndruar në tokën e tij në Pobreg në Lumë kur
kishte ikur nga pushtuesi serb para Luftës së Dytë Botërore.
Adem Gjana, djalë i Maliqit dhe normalist i Elbasanit, kishte
lidhje të ngushta edhe të fshehura me djemtë e nipat e Ibrahim
Ukës – Ukën, Vebiun dhe të tjerë, të cilët ishin të përndjekur
nga pushtuesi serb. Ademi tregonte që Ibrahim Uka, në rrethana
të ndryshme e besnike, fliste për Mbledhjen e Prizrenit 1945. Ai
kishte thënë se ajo u bë në sallën e fiskulturës së gjimnazit të
vjetër (Gjimnazi ku e kam kryer unë maturën më 1960). Aty u
është shtruar pyetja të pranishmëve se “a doni të bashkoheni me
administratën e Beogradit, apo me atë të Tiranës?” Kur është
dëgjuar kjo, është pëshpëritur emri i Tiranës, një tollovi është
shkaktuar në sallë. Ndërkaq hapen dritaret e sallës dhe tytat e
mitralozave shfaqen... Pas kësaj merren vendimet, të cilat Fadil
Hoxha i ka quajtur ”ligjshmërisht e në mënyrë
demokratike”...Kjo është biseduar shumë në atë anë... Se kjo ka
qenë ashtu e tregon edhe një informacion nga shoku im

32
gjimnazist, i cili vëren: “Edhe shkrimin për Mbledhjen e
Prizrenit e kam marrë... Unë këtu e di se ka qenë, mbase ndër të
paktit që ka kundërshtuar Ramiz Cërnica, i cili ka thënë “Jo me
Beogradin, por me Tiranën”. Ai ka qenë i dënuar me vdekje, por
i ka mbajtur njëzet vjet burg, kurse biri i tij Raifi, Raif Halimi, i
ka mbajtur tetëmbëdhjetë vjet burg. Që të dy kanë shpëtuar nga
pushkatimi, sepse për ta ka intervenuar Fadil Hoxha për një
arsye të veçantë. Ramiz Cërnica, si kryetar komune i Gjilanit
gjatë luftës e ka shpëtuar Fadilin me shokë (me aradhen
partizane të rrethuar nga italianët, pa mundësi shpëtimi) në
luftën e Livocit (S. F.).
Po ashtu dihet se ka pasur edhe përndjekje të disa përfaqësuesve
të mbledhjes së Bujanit. Mjafton të përmendet pjesëmarrësi dhe
anëtari i kryesisë në mbledhje të Bujanit, Zekria Rexha,
profesori i filozofisë dhe i frëngjishtes të gjimnazit të Prishtinës,
i cili u përndoq dhe u përzu për Shqipëri...


Essat Bilali, Sr. Sc
Kallnor, 2012
SHBA




                                                                 33
INTERVISTË ME PROF. PETER PRIFTI
               -Një nga bashkëpunëtorët e Nolit-
                           Keze Zylo

Prof. Peter Priti është një nga figurat më të shquara të diasporës
shqiptare në Amerikë, është shkrimtari, studiuesi dhe
bashkëpunëtori i Imzot Fan Nolit, që i kanë dhënë aq shumë
kombit shqiptar. Puna e tij studimore dhe akademike ka filluar
Prof. Peter Prifti është një nga figurat më të shquara të
Diasporës shqiptare në Amerikë, është shkrimtari, studiuesi dhe
bashkëpunëtori pikërisht me botimin e studimit "Kosova në
Tronditje," qysh në vitin 1969, që bëri përshtypje ndër
intelektualët e Amerikës. Për bashkëpunimin me Nolin ai
shkruan: "Gjatë intervistës Noli tha se ai e konsideronte
anëtarësimin e Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve (më 1920) si
fitoren më të madhe në veprimtarinë e tij kombëtare, ndërsa
trishtimi i tij më i madh ishte largimi nga Shqipëria (më 1924),
sepse - sikundër u shpreh ai - "ajo i dha fund punës sime në
Atdhe."

KZ -Kur keni ardhur në Amerikë dhe si e përjetuat ndarjen me
Atdheun? PP - Unë erdha në Amerikë më 1940 për të banuar me
atin tim dhe vëllanë e madh në Filadelfia, Pensilvania. Unë isha
atëherë 15 vjeç, një moshë delikate, dhe ndarja nga familja dhe
të afërmit, si gjithmonë në raste të tilla, ishte e dhimbshme.

KZ - Cili ka qenë bashkëpunimi juaj me Imzot Fan Nolin dhe
Vatrën? PP - Me Imzot Nolin unë u njoha pasi ika nga Filadelfia
dhe u vendosa në Boston, për të punuar në zyrën e Vatrës si
sekretar i Federatës dhe si bashkë-redaktor i gazetës "Dielli" me
Qerim Panaritin . Ishte viti 1958. Noli në atë kohë ishte Kryetar
Nderi i Vatrës dhe ishte në komunikim të përhershëm me zyrën

34
e Vatrës. Pata fatin të ndodhesha në praninë e Nolit shumë herë,
në lidhje me punët e Vatrës, qoftë në Kryekishën Shën Gjergji,
ku ai meshonte nga koha në kohë, po ashtu në mbledhjet që
bënin shqiptarët e Bostonit me rrethet, për të festuar ditë të
shënuara të Kombit shqiptar, si Ditën e Flamurit, etj. Takimet
me Nolin u dendësuan sidomos në vitin 1959, kur Vatra
përgatitej për të festuar 50-vjetorin e "Diellit" dhe Noli ftohej në
mbledhjet që bëmë atë vit për t'u këshilluar me të, si dhe për të
stimuluar bashkatdhetarët që të merrnin pjesë në ngjarjet e
përvjetorit që kishim planifikuar. Mbaj mend sidomos dy takime
që pata me Imzot Nolin: Herën e parë kur vajta në shtëpinë e tij,
në vjeshtën e vitit 1958, për të marrë një intervistë me të (apo
"audiencë" siç e quajta unë). Ishte shumë interesante, jo vetëm
për shkak të intervistës, por edhe sepse pata rastin të shihja
personalisht banesën e Nolit, me mobiliet e shtëpisë, me
bibliotekën e tij, me mjedisin. Gjatë intervistës Noli tha se ai e
konsideronte anëtarësimin e Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve
(më 1920) si fitoren më të madhe në veprimtarinë e tij
kombëtare, ndërsa trishtimi i tij më i madh ishte largimi nga
Shqipëria (më 1924), sepse -sikundër u shpreh ai - "ajo i dha
fund punës sime në atdhe." Herën e dytë e takova në shtëpinë e
tij i shoqëruar nga një shoku im, Peter Vangel. Ishte viti 1960
dhe unë si sekretar i Vatrës, isha duke organizuar Seminarin e
Parë të Studimeve Shqiptare në historinë e Federatës. Peter dhe
unë shkuam te Noli për ta ftuar që të merrte pjesë në seminarin
si folës mbi ndonjë temë shkencore, sipas dëshirës së tij. Noli
erdhi në seminarin dhe e bëri për vete gjendjen me fjalimin që
mbajti për Skënderbeun.

KZ - A keni pasur lidhje me intelektualët shqiptarë dhe
veçanërisht me gratë intelektuale, ku një ndër to është Safete
Juka?

PP - Po. Unë e kam për nder të them se kam pasur lidhje me

                                                                 35
intelektualë si Arshi Pipa, Sami Repishti, Nicholas Pano, Stavro
Skendi, Elez Biberaj, Gjon Sinishta, si dhe me Prof. Safete
Juka. Më vonë hyra në marrëdhënie shkencore ose letrare me
bashkatdhetarë të tjerë që emigruan në Amerikë, sidomos me
shkrimtarin e njohur Naum Prifti. Ai më ka dhënë një ndihmë
të veçantë në lidhje me përgatitjen e dorëshkrimeve të librave
që kam botuar gjatë 10-12 viteve të fundit. Me të gjithë këta
kam pasur korrespondencë dhe kam bashkëpunuar në fusha të
ndryshme, nga të cilat kryesore ishin çështja e Kosovës,
demokratizimi i qeverisë shqiptare, dhe studime për historinë
dhe letërsinë shqiptare. Me Prof. S. Juka u takova në
Konferencën Ndërkombëtare për Kosovën ("International
Conference of Kosova"), që u mbajt në City University of New
York, më 6 nëntor 1982. Ajo bëri studime origjinale për të
sqaruar problemin e Kosovës para opinionit publik
ndërkombëtar. Më vonë unë botova një recensim të librit të saj
"The                  Albanian                 in
Yugoslavia in Light of Historical Documents." Mund të them
se kam përfituar shumë nga intelektualët e diasporës shqiptare
në Amerikë. Marrëdhëniet e ngushta me ta kanë qenë ndihmë e
frymëzim për mua.

KZ - Ju keni mbaruar studimet duke marrë bakalaureatin në
Penn State University, një ndër universitetet e njohur në
Amerikë. Çfarë kujtoni nga ky universitet në Pensilvania?

PP - Kujtimet e mia për Penn State University janë mjaft të
lashta, pas gati 60 vjetëve, qëkur u diplomova në degën "Arts &
Letters" më 1949. Një nga kujtimet më të bukura është peizazhi
rreth e përqark "kampus-it" një vend shumë tërheqës me
panorama madhështore të natyrës, dhe një mjedis ekologjik të
pastër. Më kujtohet gjithashtu se universiteti ishte shumë i fortë
nga ana sportive, sidomos me ekipin e futbollit. Por mbi të
gjitha unë ruaj kujtime të veçanta për profesorët e mi, jo vetëm
si pedagogë, por edhe si njerëz, si individë me tiparet e

36
ndryshme të karakterit që kishin. Ka të ngjarë që unë të kem
qenë i pari shqiptar që u regjistrova dhe u diplomova nga Penn
State. Sidoqoftë, për ata që nuk e dinë, dëshiroj të vë në dukje se
sot gjendet atje një zonjushe shqiptare e quajtur Valbona, bija e
Qemal Zylos me banim në New York. Valbona jep mësime si
profesoreshë dhe njëkohësisht ndjek studimet për doktoraturën.
Domethënë ajo ka shkuar nja dy-tre hapa më larg se unë, kur
isha student në Penn State.

KZ - Në kërkimet e mia në Google, në internet, për t'i dhënë
publikut shqiptar dhe më gjerë një intervistë sa më të plotë për
portretin tuaj, gjeta një sërë librash të publikuara në
Amazan.com. Cilin libër keni më shumë për zemër?

PP - Në të vërtetë unë kam për zemër tre nga librat që kam
botuar, por për arsye të ndryshme, "Socialist Albania Since
1944" (botuar më 1978) e çmoj veçanërisht sepse është libri im
i parë; "Confrontation in Kosova: The Albanian-Serb
Struggle, 1969-1999" (1999) sepse ky ka të bëjë me një çështje
jetike për kombin shqiptar, pra me përpjekjet e shqiptarëve për
të fituar pavarësinë e tyre nga Serbia, dhe libri i tretë "Mozaik
shqiptar" (2003), nga që ky është i vetmi libër që kam botuar në
gjuhën amtare, dhe si i tillë zë një vend të veçantë në
krijimtarinë time.

KZ -Në vitin 1978 keni publikuar librin "Socialist Albania
Since 1944" (Shqipëria Socialiste që nga viti 1944). Si është
pritur nga publiku amerikan ky libër dhe cilat ishin reagimet
nga shteti shqiptar?

PP - Ky libër u prit mirë si nga lexuesit e thjeshtë, ashtu edhe
nga specialistët apo ekspertët në lëmine shkencës politike.
Reagimet ishin pozitive pothuajse pa përjashtim. Arsyeja
kryesore ishte se deri atëherë, librat që ishin botuar për
Shqipërinë Socialiste, si nga të huajt, ashtu edhe nga shqiptar

                                                                37
nuk mbanin qëndrim vërtet shkencor. Në përgjithësi ata
mbanin qëndrim të prerë, ose në favor, ose kundër Shqipërisë
komuniste, pra ishin të njëanshëm, dhe kjo u ra në sy
lexuesve. Si pasojë, më të shumtat e komplimenteve që mora
nga lexuesit, bënin fjalë pikërisht për këtë aspekt të librit.
Nga ana tjetër, qëndrimi im objektiv nuk u prit mirë nga
shteti i kuq shqiptar. Tirana zyrtare u zemërua kur pa se libri
kishte kritika ndaj regjimit. Ata donin vetëm lëvdata për
sistemin e tyre, dhe një vërejtje negative mjaftonte që të hyje
në listën e kundërshtarëve ose njerëzve të dyshimtë, nga
këndvështrimi i regjimit.

KZ - Në vitin 1969 ju keni shkruar studimin "Kosovo in
Ferment" (Kosova në tronditje). Si u prit ai studim nga
Perëndimi dhe nga Diaspora shqiptare?

PP - Përgjigja është "shumë mirë." Ai ishte studimi im i parë
serioz në botën akademike dhe pati jehonë ndër shtresat
intelektuale të Amerikës. Në atë kohë unë punoja në Institutin
Teknologjik të Masaçusets (MIT). Me botimin e monografisë
fillova të njihesha nëpër universitetet dhe qendrat shkencore të
vendit që interesoheshin për problemin e Kosovës dhe për
Shqipërinë. Monografia u prit mirë dhe nga Diaspora shqiptare.
Ai studim shënoi fillimin e njohjes sime dalëngadalë me
intelektualët shqiptarë më të dëgjuar në Amerikë. Ishte
pikënisja e një faze të re për mua si shkrimtar dhe si studiues në
fushën e studimeve shqiptare.

KZ - Libri juaj i fundit që lexova në Amazon.com ka qenë
"Unfinished Portrait of a Country." Si e keni pasqyruar kulturën
shqiptare në këtë libër?

PP - Mendoj se kultura shqiptare paraqitet mjaft e pasur në këtë
libër. Në të vërtetë, pjesa më e madhe e lëndës së librit i përket
kulturës shqiptare. Ajo pasqyrohet aty me shkrime për figurën e

38
Nolit, midis tyre dhe intervista që mora nga ai kur isha redaktor
i “Diellit”. Aty ka një seksion të tërë me studime dhe kritika
letrare, përfshirë dhe një përmbledhje të historisë së letërsisë
shqiptare. Mandej ka disa recensione librash që kanë për temë
kulturën shqiptare, si dhe material për besimet popullore të
arbëreshëve dhe botën para-kristiane të Ilirëve. Por ndofta lënda
më e pasur e librit në lëmin e kulturës janë përkthimet në
anglisht nga poezia dhe proza shqipe, përkthime këta që janë
botuar faqe-për-faqe me tekstet origjinalë. Është fjala për
poemën e Naim Frashërit, për poezi të Nënë Terezës, etj., dhe
pjesë nga proza klasike e letërsisë shqipe.

KZ - Një nga përkthimet tuaja që më ka lënë më shumë mbresa
dhe që personalisht e kam më të lehtë për t'ua dhënë kolegëve
amerikanë si lexim për kulturën shqiptare, është ajo e Vaso
Pashës "O moj Shqypni." Kur e keni përkthyer dhe pse?
PP - Vjershën e Vaso Pashës e përktheva në vitin 1980. E
përktheva sepse ajo ka vlera të shquara historike dhe letrare.
Ajo u hartua dhe u botua më 1878, pra në vitin që u themelua
Lidhja e Prizrenit, pikënisja e lëvizjes për pavarësinë e
Shqipërisë nga Turqia. Veç kësaj, vjersha është ndërtuar bukur,
si një dramë e vogël me disa akte, dhe duke e lexuar të prek dhe
të frymëzon, sidomos përfundimi që ka karakterin e një vepre
epike. Ajo është nga ato vjersha që nuk harrohen.

KZ - Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë me poetin e
mirënjohur, president Z. Gjekë Marinaj, ka nderin që t'u ketë
anëtar të saj. Si ndiheni midis shkrimtarëve shqiptaro-
amerikanë?

PP - Fare mirë. Shoqata ka mbledhur në gjirin e saj shkrimtarë
të vjetër e të rinj. Mua më kujtohet veçanërisht konferenca e
shoqatës që u mbajt në Dallas, Teksas më 2005. Ajo më dha
rast të takohesha dhe të bisedoja me shkrimtarë të cilët deri
atëherë unë i dija vetëm me emër. Njohja nga afër me ta ishte

                                                              39
kënaqësi dhe nder për mua. Shtoj këtu se me themeluesin e
shoqatës, z. Gjekë Marinaj, unë u njoha dhe u miqësova më se
dhjetë vjet të shkuar, kur ai banonte në San Diego, dhe që
atëherë kemi mbajtur lidhje të ngushta me njeri tjetrin.

KZ - Çfarë mendimi keni në lidhje me disidencën e letërsisë
shqiptare?

PP - Disidentët janë pjellë e natyrshme e realitetit politik të
diktaturës në Shqipëri. Unë kam simpati për disidentët e sinqertë
që u bënë viktima të monizmit, dhe tash reklamojnë vuajtjet e
tyre nëpërmjet shtypit, librave dhe me mënyra të tjera. Ata kanë
plot të drejtë të kërkojnë nga shteti shqiptar që të marrë masat e
duhura për të gjykuar dhe dënuar njerëzit që u bënë vegla të
diktaturës për të shtypur bashkatdhetarët e tyre të pafajshëm.
Shkrimtarët disidentë meritojnë jo vetëm simpatinë, por edhe
solidaritetin e komunitetit shqiptar në Amerikë, në përpjekjet e
tyre për të bindur udhëheqësit e Shqipërisë se e kanë për detyrë
të tunden e të shkunden për të mbyllur sa më parë këtë faqe të
zezë në historinë e kombit shqiptar. Për mendimin tim, simboli i
dramës së disidentëve në Amerikë sot është Dr. Sami Repishti,
pedagog, shkrimtar dhe aktivist i respektuar në fushën e të
drejtave njerëzore; madje dhe viktimë e regjimit monist.
 Puna e tij disa vjeçare, si dhe ajo e kolegëve dhe shokëve të tij,
për rigjenerimin shpirtëror të shtetit dhe shoqërisë shqiptare,
meriton përkrahjen e plotë të diasporës sonë. Zgjidhja me nder e
drejtësi i këtij problemi, si rezultat i angazhimit të shqiptarëve të
Amerikës, do të jetë një fitore e shkëlqyer për ta, si dhe një
fitore historike për Shqipërinë.


KZ - Ju faleminderit për intervistën!
San Diego, Kalifornia
Dhjetor, 2007


40
POEZIA ISHTE ARTI, FEJA DHE
                 IDEOLOGJIA E TIJ
                       AGIM VINCA, poet

Lajmi për vdekjen e Ali Podrimes më gjeti në vendlindje, në
Strugë, tek gjendem në pushime. Mu për këtë, duke qenë larg
Prishtinës e Ulpianës, lagjes ku deri dje, në jo më shumë se
dyqind metra largësi, jetonim bashkë, e përjetova rëndë këtë
lajm. Nuk më vjen turp aspak të them se kur më njoftuan se në
France, në afërsi të qytetit të Lodeve, ku kishte shkuar për të
marrë pjesë në manifestimin letrar "Zërat e Mesdheut (Voix de
Mëditerranëe), është gjendur trupi i tij i pajetë, qava. Gati
dënesa midis Struge, në pikë të ditës. E ishte e shtunë, ditë
pazari! "A qan burri? Vërtitem poshtë-lart/ Nuk mund e gjej një
pëllëmbë tokë për varrin tim/... Do të qajë edhe burri njëherë" -
pat shkruar dikur në një poezi me titull "Poesie forte" ai vetë.
Poesie forte! (Poezi e fortë) - e tillë ishte dhe është poezia e Ali
Podrimes. Nerv i gjallë, puls që rreh jetë.
      Kur mora vesh, në "qytetin e poezisë", se Ali Podrimja nuk
rron më, në çast m'u kujtua viti i largët 1968, kur bashkë me
Bacën Esad, Bacën Vel (si e quante Aliu Enver Gjerqekun) e Ali
Podrimen vetë dhe me disa poetë e intelektualë vendorë, në krye
me Nuhi Vincën e Rahmi Tudën, tentuam ta shënonim 30-
vjetorin e vdekjes së Migjenit, duke u shpallur nga organizatori i
Festivalit, sidomos dy të fundit, "minues të tij" dhe duke u
penguar në qëllimin tonë nga organet shtetërore. Unë atëbotë
isha një copë student, kurse ai poet i njohur, që kishte bërë emër
me përmbledhjen "Thirrje" (1961), përplot vargje e metafora si
ajo e paharruara: "Lili - livadh i kositur i harrimit. Kishte bërë
emër akoma më shumë me poemën "Hija e tokës" kushtuar
Kosovës, vuajtjeve e shpresave të saj, botuar fillimisht te "Jeta e

                                                                41
re" dhe pastaj edhe si libër më vete. Vargu emblematik i kësaj
poeme, ndër vargjet më të fuqishme të krejt poezisë shqipe:
"Miq, Kosova është gjaku im që nuk falet" do të bëhet në
rrjedhën e viteve shenjë identifikimi e poezisë së Ali Podrimes,
kurse ai vetë një nga poetët më të frytshëm dhe më të
rëndësishëm të mbarë hapësirës kombëtare, duke i kaluar me
kohë kufijtë e saj. Bashkë me Enver Gjerqekun, Din Mehmetin,
Fahredin Gungën, Adem Gajtanin, Azem Shkrelin, Rrahman
Dedajn, Beqir Musliun, Teki Dervishin e ndonjë tjetër, Ali
Podrimja hyn në grupin e poetëve, që e modernizuan strukturën
e poezisë shqipe të këtij krahu, gjuhën dhe përmbajtjen e saj.
Madje është në ballë të kësaj "çete poetësh", siç do të thoshte
Martin Camaj. Ai e shkroi historinë tragjike të Kosovës dhe të
mbarë etnisë shqiptare në vargje të një epopeje moderne. Në
vargje përplot ankth, ironi, protestë, revoltë, grotesk e paradokse
gjithfarëshe. Dëshmi për këtë janë përmbledhjet e tij të shumta
me poezi, ndër të cilat po përmendim: "Sampo", "Torzo",
"Credo" e "Folja" - nga ato të viteve shtatëdhjetë dhe "Në bisht
të sorrës", "Buzëqeshja në kafaz", "Zari", "Fundi i gëzuar",
"Ishulli Albania", "Pike e zezë në blu" e shumë të tjera nga ato
të mëvonshmet
      I lindur shtatëdhjetë vjet më parë, në Gjakovë, në qytetin
buzë Çabratit, Ali Podrimja ishte poet jo vetëm i kosovarëve e
gjakovarëve, por edhe i arbëreshëve e i çamëve... i shqiptarëve
ku janë e ku s'janë. Ishte poet kombëtar. Bard. Ai, Baba Ali,
"bardi me farmerka", siç e pata quajtur në një takim të mbajtur
në Tetovë, kur mbushi gjysmë shekulli jetë dhe pothuajse po aq
vjet karrierë të pasur letrare, poetike. Ishte poet i të sotmes dhe i
të djeshmes, i lashtësisë dhe i bashkëkohësisë. A do të jetë edhe
poet i të ardhmes? Le t'ia lëmë kohës ta konfirmojë këtë fakt,
tani që poezia e tij do ta vazhdojë rrugën pa praninë fizike të
krijuesit të saj.
      Nuk pushoi së shkruari edhe atëherë kur "kohë t'egra

42
trokitën pullazeve tona gërmuqe" dhe kur "buzëqeshja u mbyll
në kafaz". "Dodona", "Ura e Shenjtë", "Molla e Kuqe", "Guri i
Prevezës", "Ja-nina", "Tomori", "Pashtriku" "Korea", "Ohria",
"Joni" etj., ishin toponime të shpeshta të poetikës së tij. Shkodra,
Gjakova, Shkupi, Vlora, Kruja gjithashtu. Shkupi i dhembte në
shpirt, sidomos kur ia shtrembëronin emrin ardhacakët e rinj dhe
vendësit e stërkequr.
       Ali Podrimja poet do të mbahet mend patjetër, besojmë në
shekuj, si njeri që krijoi një libër të rrallë me poezi në gjuhën
shqipe, vëllimin poetik "Lum Lumi", të botuar per here të pare
në vitin 1982 në Prishtinë dhe të ribotuar shumë here të tjera më
vonë. Të përkthyer edhe në shumë gjuhë të tjera të botës,
posaçërisht të Ballkanit dhe Evropës, si pjesa dërrmuese e
poezisë së tij.
       Rrafsh tridhjetë vjet më parë, në kulmin e pjekurisë
krijuese, ai e gjeti çelësin si ta mundte dhimbjen për humbjen e
djalit, Lumit, duke krijuar një nga librat më tronditës e më të
fuqishëm të poezisë shqipe, duke arritur t'i jepte tragjedisë
familjare përmasa kombëtare e universale. 'Ti po vdes me krye
në jastëk/ Turp, vogëlushi im/ Ke mundur t'i ngjeshësh armët e
Asimit/ e të shkosh në Bejrut/ të vdesësh për Palestinën".
     Më vonë, kur të vinte koha, do ta shkruante "Marshin e
UÇK-së" dhe vargun karakteristik për stilin e tij: "Ju s'keni
plumba sa jemi ne".
       "Kur ia beh e keqja, munde me këngë" - kjo qe deviza e tij.
Ai i besonte këngës. Dhe nuk i besonte vdekjes, edhe pse e
apostrofonte shpesh në vargje dhe në jetë. Deri tani shkruanim:
Ali Podrimja (1942), kurse tani e tutje do të detyrohemi të
shkruajmë: Ali Podrimja (1942-2012). Do të detyrohem ta bëj
këtë unë i pari në antologjinë time të 100-vjetorit të Pavarësisë,
si për poezisë "Atdheu i mbërthyer në arkë", që flet për fatin e
poetit mërgimtar shqiptar, që detyrohet ta braktisë atdheun, duke
e marrë me vete nëpër botë si një relikt. Si s'e botova sa ishte

                                                                43
gjallë! Ai gëzohej si fëmijë për çdo krijim të ri dhe për çdo
botim të ri të tij dhe kishte zakon të të pyeste shumë herë: "A m'i
lexove poezitë? A ma lexove librin?" Por nuk përtonte të të
merrte sakaq në telefon edhe kur ti botoje diçka që i kishte
pëlqyer atij.
      Ishte poet sui generis, puro poet dhe animator par
excellence i kulturës dhe letërsisë shqipe këtu e gjetkë.
      Me Ali Podrimen mund të grindeshe tri here në ditë duke e
pasur mik dhe po aq here edhe të pajtoheshe. I tillë ishte, "Baba
Ali", e tillë ishte natyra e tij e veçantë prej poeti rebel. Ai jetonte
me poezinë dhe për poezinë si rrallëkush tjetër. E tërë jeta e tij
ishte poezi dhe vetëm poezi. Mund të thuhet lirisht se për poetë
si Ali Podrimja poezia ishte jo vetëm art, por edhe fe e ideologji.
Poezia ishte arti, feja dhe ideologjia e tij.
      Ali Podrimja ishte poeti më i përkthyer shqiptar në botë.
Poeti, jo shkrimtari. Vdiq në Francë, në vendin e poetëve si
Hygoi, Bodleri, Remboja, Malarmeja, Apolineri, Elyari,
Preveri... Pasi u takua me përkthyesin e tij shqiptar, bir
mërgimtarësh himarjotë, profesor Aleksandër Zoton, që sillte në
frëngjisht librin e tij të tretë a të katërt me poezi.
"Mbeçë more shok mbeçë, përtej urës së Qabesë...". Jo, në
Lodeve, qytet në jug të Francës, ku për të 15 herë u mbajtën
takimet letrare "Zërat nga Mediterani". Ishte një zë nga Ballkani,
Kosova, Shqipëria. Ndër më të fuqishmit dhe më origjinalët.
Vdekje në krye të detyrës! - do të mund të thoshim. Ky ishte
misioni dhe vokacioni i tij.
      Iku Ali Podrimja. Iku përgjithmonë. Iku në amshim miku
ynë i shtrenjtë, poeti dhe bredhacaku i madh e i paqetë, një
Ahasfer i llojit të vet. Do të na mungojë të gjithëve.

Shënim: Vdekja e vjershëtorit Ali Podrimja qe jo veç tejet e
dhimbshme, por edhe pandehëse. Ajo qe e dhimbshme sepse
kombi shqiptar humbi një vjershëtor të madh. Ajo qe pandehëse,

44
sepse para nja një muaji, pikërisht me 25 maj 2012, e pashë në
orën letrare në Prizren, drejtuar nga veprimtari z. Berat Batiu,
ku u promovua libri i Dr. Xhemil Bytyqit “Dasma” dhe ku
morën pjesë një numër sajuesish, duke përfshirë edhe
shkrimtarin e njohur Agim Gjakova, (me të cilin zhvillova një
bisedë), vjershëtori Abdullah Thaçi dhe shokun gjimnazist Subi
Pasuli. Aty, tashmë i ndjeri Ali Podrimja lexoi do punime. Në
atë çast ai dukej i ri, i fort dhe, me sy të mprehtë, të gjallë dhe
zhbirues, ndonëse i kishte mbushur shtatëdhjetë vjet. I dhashë
disa punime të miat dhe fola për periudhën kur në gjimnaz
organizonim orën letrare me Dr. Sadri Fetiun, bisedë që u prit
mirë.

Kryetari Shoqatës historike “Agimi”, z. Skeja, mik i vjetër, më
dhuroi disa kujtime, për çfarë e falënderoj nga zemra..

Për veprën e vjershëtorit Ali Podrimja nuk po zgjatem, sepse atë
e vë në dukje më lartë mjaft mirë miku im vjershëtor Dr. Agim
Vinca....




                                                                45
LUMI I KURRESHTJES1
     Abdullah Thaçi

     A rriten të mëdha
     Gështenjat n’Deçan?
     Sa të shurdhër ka
     Në fshatin Shurdhan?

     Në pyll të ujkonjës
     Ç’vashë mblodhi dredhza?
     Frutat e limonit
     A sëmuren nga verdhëza?

     Ç’e solli mermerin
     Në shpellë të Gadimes?
     Kush e fsheh verën
     Në rrush të Podrimes

     A bëjnë gara malet
     Në rritje përpjetë?
     Kush i qetson valët
     N’Oqean të Qetë?

     E nxjerr kova Hënën
     Nga fundi i një pusi?
     I shuan etjen devesë
     Ujët e një kaktusi?




     1
         Nga libri “Mes dy dashurish”

46
Ujërave të Drinit
Ka diç t’Niagarës?
Rëra e Ulqinit
Është si e Saharës?

Sa arrihet, vallë
Ku bren miza hekur?
A ka peshq të gjallë
Në detin e vdekur?

Është a s’është fytyrë,
Një fytyrë me leqe?
N’pasqyra palaçosh
Si duken të urtit?

Arusha e Madhe
E ka Kashtën e Kumtrit?
Pse njerëzit në Hënë
Janë ca më të lehtë?

A djersiten peshqit
Verës kur bën nxehtë?
Me ç’konventë hyhet
N’sistemin Diellor?

M çfarë dryni ndyhet
Malli në kraharor?
Banorët e Lisnajës
Pse s’kanë ashensorë?

A janë paqedashës

                          47
Peshkaqenët n’Paqësor?
     Çfarë zogjsh kalirohen
     Mbi çerdhe t’skifterit?

     Me ç’brushë pikturohen
     Shokëzat e ylberit?
     N’fluturim, pilotët,
     Pse humbin nga pesha?

     Ç’padrejtësi robotët,
     Pse s’kanë robotesha?
     Sie pinë retë Detin
     Kur zhegitet Toka?

     Në u prishka peshku,
     Pse prishet nga koka...?

     ***
     Thyeni dyert e heshtjes!
     M’i ktheni përgjigjet...
     Lumi i kureshtjes –
     Po m’i vërshon brigjet!




48
LUMA, VENDI DHE LAVDIA NË
              HISTORI
                     Esat Braha, studiues

                  Luma, njësi e madhe gjeoetnografike, deri në
                  vitin 1912, ishte pjesë e pandarë e vilajetit të
                  Kosovës. Kishte lidhje kaq të ngushta
                  politike, ekonomike, kulturore dhe shoqërore
                  me Kosovën, saqë mund të emërtohet , asgjë
                  mangët, Malësi e Prizrenit.

  Esat Braha       Kjo krahinë kryengritëse, luftarake, e
                  panënshtruar njihet kudo në Shqipëri, si
Luma e kuqe.

 Gjatë shekujve të rëndë të pushtimit osman, Luma dhe disa
krahina të tjera malore, gëzonin njëfarë pavarësie, mbaheshin si
krahina autonome, dhe qeveriseshin me ligjet e vendit, me
kanunet e malësisë, , me normat e pashkruara të së drejtës
zakonore popullore

Turqit e shtrinë ndikimin deri në Bicaj, në qendër të Lumës, ku
ndërtuan një kazermë ushtarake, këshilla, ku përqendruan një
tabor, një batalion. Sipas sheh Ali Bogdanit, punimet e ndërtimit
të këshllasë zgjatën tre vjet (1858-1861).

Ka mbetur proverbiale urrejtja e pushtuesve për popullin e
pashtruar lumjan. Pafuqia e tyre në luftë me një krahinë të
lavdishme shqiptare pasqyrohej në shprehjen përbuzëse: -
Kosova vilajeti, Prizren sanxhaki, Luma karasi, allahën belas!


                                                              49
Nizamët e Kalasë së Dodës shkruanin adresën (drejtimin) në
letrat që çonin në vendlindje: Dodasi kalasi.

Sa i përket historisë, lavdisë dhe krenarisë, Lumes i gjendet
simotra në Kosovë, pikërisht në Drenicën e Shotës dhe Azem
Galicës, në të pavdekshmen “Arbani e vogël”.

Si hapësirë gjeografike, Luma në veri shtrihet brenda Kosovës,
përfshinë Zhurin duke pasur kufi ndarës përroin e Poslishtit. Si
kufi jugor natyror, që e ndan me Dibrën, qëndron lumi i
Veleshicës, degë e Drinit të Zi. Kjo rrjedhë e rrëmbyeshme
malore buron te livadhet e Preshit, në bjeshkët e Korabit, mbi
fshatin Radomirë.

Populli i Kalisit e Kalasë ka krijuar një shprehje të figurshme
duke u nisur nga ngjashmëria e njeriut me udhën e lumit të
rrezikshëm e të paqetuar.

Në atë anë dëgjohet frazeologjia e bukur: - Ai luen si Veleshica.
Shprehja popullore me kuptim e ndërtim artistik cilëson a veçon
njeriun me karakter të paqëndrueshëm, me natyrë të
lëkundshme, i cili s’mban besë as fjalë (Lumi malor duke zbritur
me vërtik poshtë, ndërron shtrat disa herë në vit).

Nga lindja Luma ndahet prej Gorës. Nga perëndimi kufizohet
me Hasin, Krumën, qendër), Malziun, Shëmria, qendër), Fanin e
Mirditës (Klos ose Kall-xhuxhë, qendër, në breg të lumit Fani i
vogël), Reçin e Dibrës.

Krahinën tonë e përshkojnë rrjedha ujore të mëdha dhe të vogla,
lumenj e përrenjtë dëgjuar, si Drini i Bardhë, Drini i zi, Luma,
Sheja e Bicajve, Rropniçja, Bushtrica (Uji i Lapave), Veleshica,
Çeshniçja, degë të Drinit të Zi) etj.

50
Makrotoponimi Lumë mendoj se rrjedh prej lumenjve të shumtë
që lagim malet e fushat e krahinës.

Nga pikëpamja etnografike Luma përbëhet prej pesë krahinash e
nënkrahinash: Rrafsha e Lumës, Tejdrinja, (në bregun e majtë të
Drinit të Zi), Tërthorja (nga Lumi i Lumës deri në lumë të
Poslishtit, Dollovishti sllavisht, luginë, bjeshkë e lartë) dhe
Nahija ose Ana e Epër. Për njërën nënkrahinë lumjanët
shprehen: - Tërthur, deri n’Zhurë.

Turqit për lehtësi sundimi në shekullin XII e ndanë Lumën në
shtatë bajraqe, njësi të veçanta administrativo-ushtarake.

Instituti i bajrakut veproi 300 e ca vjet në jetën politike,
shoqërore të malësorëve tanë. Luma s’u bindej kurrë të huajve.
Ajo njohu ndër shekuj të parët e vet, burrat e dheut, krerët,
agallarët dhe bajraktarët. Edhe sot kujtohen 7 bajraqet: Rrafshja
(Bicaj), Tërthorja (Bardhoc), Tejdrinja (Mema i Skavicëc,
Domaj, Ujmisht), Dollovishti (Topojan), Bushtrica, Kalisi dhe
Radomira.

Në vitin 1930 në Grakën e Çajës shënova prej gojës së një
këngëtari dy vargje me vlerë historike: - Bajraku i Bed Gjimit, /
si lulja e drandafillit (Në Bushtricë).

Luma provoi plagën e nizamit, shërbimin e detyrueshëm
ushtarak në viset e Perandorisë Osmane. Djemtë e rinj forcat më
të gjalla, krahët e vlefshëm të punës i merreshin popullit tonë
dhe dërgoheshin në shkretëtirat e Anadollit e të Arabisë. Si rast
tipik marrim një shembull nga vendlindja jonë Bicaj. Iljaz
Kamberi (Zelaj) shkoi ushtar, bedel në vend të vëllait, Kurtishit.
Nga që i ishte i gjatë e trupmadh, e thërrisnin Koxha (Goxha)

                                                               51
Kurtishi dhe e caktuan në bandën frymore të ushtrisë. Në Prizren
ku u mblodhën rekrutët, Iljazi u tha shokëve: - “S’di si do t’i
kërkoj leje komandantit, se më ka mbetun pa punue ara e
konakut në Bushat”.

Misri ishte bërë për t’u punuar, për shat. I ziu lumjanë largohej i
shqetësuar dyfish, djegur prej mallit të atdheut dhe i dëshpëruar
për punët e bujqësisë. Lumjanët tradicionalisht shquhen si njerëz
punëtorë.

Për të folmen e Lumës duhet thënë që ajo i përket nëndialektit të
gegërishtes veriore. Tri pjesët karakteristike të sajë janë: e
folmja e Rrafshës, e Arrnit dhe e Vilë Kalisit. Kalisesit e Vilësit
e dallojnë veten duke u quajtur malësorë. Fshatrave të
Bushtricës e të Kalasë së Dodës u thonë dhetarë e topallti.

Në luftërat e gjata për liri dhe pavarësi lumjanët u treguan
atdhetarë të mëdhenj e luftëtarë të sprovuar si të gjithë
shqiptarët. Luftërat legjendare të malësorëve trima patën jehonë
të gjerë në epikën heroike historike të popullit shqiptar. Me pak
vargje jepet qëndresa titanike lumjane në vitet 1908-1912 kur
shpërthyen kryengritjet e mëdha kundër osmane në Lumë,
Kosovë dhe mbarë Shqipërinë, të cilat u kurorëzuan me fitoren e
pavarësisë kombëtare në një të tretën e tokave shqiptare.

Në përmbledhjen folklorike “Visaret e Kombit”, vëllimi ... f. ...
botohet një këngë trimërie, që sintetizon ndihmën e popullit të
trevës sonë në luftërat çlirimtare: - S’asht nji ditë, po katër vjet, /
dang me kral e dang me mret,/pa xhephane e pa fishek,/ me
sakica bëjnë gajret.

Në ditët tona numri vendbanimeve u shumëfishua. Luma e
sotme përbëhet prej 87 fshatrash e një qytet (Kukësi). Fshatrat:

52
Drinas, tek Ura e Drinit të Zi, liqenit afër Muç-Mmzit, Gostil e
Kulla e Lumës ish-bozhe, sektor i fermës, ndërmarrjes bujqësore
të Kukësit, në bregun e majtë të lumit të Lumës, liqenit i
përfshinë bashkia Kukësit.

Sipas ndarjes së famshme administrative, po renditim fshatrat,
ndarë në komuna. Komuna e Bicajt (10): Bicaj, Bushat, Domaj –
Umisht, Gabrricë, Kolesjan, Mholaj, Mustafaj, Nangë, Osmanaj,
Tërshenë. Komuna Ujmisht (7): Lusën, Malqene, Resk, Skavicë,
Tejdrine, Ujmisht, Zall. Komuna: Tërthore (6): Bardhoc 1,
Bardhoc 2, Breg – Lumë, Gjegjën, Përbreg, Morin. Komuna
Shtiqën (4): Gjalliçe, Krenzë, Lumë, Shtiqën. Komuna Orgjost
(gjithsejtë 6, 1 Lumë): Bele. Komuna Shishtavec (gjithsejtë 7, 3
Lumë): Kollovoz, Novosej, Shtrezë. Komuna Topojan (6):
Brekijë, Lojme, Nimçe, Topojan, Turaj, Xhaferaj. Komuna
Bushtricë (7): Barruq, Bushtricë, Gjegjë, Matranxh, Palush,
Shpat (ish-Mzhuzh), Vilë. Komuna Çajë ose Gryka e Çajës (4):
Buzëmadhe, Çajë, Fshat, Shkinak. Komuna Kalis (5): Gështejë,
Gurrë, Kalis, Kodër – Gështenjë, Pralisht. Komuna Surroj (4):
Alijaj (ish-Surroj), Çinamak, Fusharë, Surroj. Komuna Arrën
(gjithsejtë, 5, 4 Lumë: Arrën, Arrër, Barr, Vërri. Komuna Kolsh
(3): Kolsh, Mamëz, Myç-Masnër.

Në vitin 1978 u përmbytën fshatrat: Kënetë, Kukës e Ramhas.

Tetë fshatrat e Kalasë së Dodës (1 komunë, në rrethin e Dibrës,
me Peshkopinë qendër, kanë qenë etnikisht Lumë: Ceren a
Caren (qendër), Kullës, Ploshtan (Qoshte e Plosht, qendër e
dikurshme), Radomirë, Shullë, ish-Bythup a Bythujt, rreth ujit,
në bregun e djathtë të Veleshicës), Tenë, Ujmirë, Vasie. Prej
fshatit të madh, Radomirë, me 5 lagje, dolën: dolën 4 fshatra
Kullas (ish-Çernjevë), Radomirë, (Rade, Shërdak), Terë (ish-
lagje me të njëjtin emër), Ujëmirë (ish-Dërbaç).

                                                             53
Një fshat i Lumës, Zall Kalisi ndodhet përtej Veleshicës, në
krahun e majtë të saj, në komunën e Sllovës, rrethi i Dibrës.
Shekullin e kaluar Dacallarët e Kalisit me trimin Mahmut Daci
në krye dhe shtëpia e fortë e bajraktarit Merë Sufës (Ymer
Isufit), kaluan lumin, zunë toka matanë dhe krijuan ngulimin e
ri, fshatin Zall – Kalis, duke zgjeruar kështu kufijtë e krahinës.
Pasardhësit e derës bajraktarëve tani mbajnë mbiemrin Ymeraj.

Në fund shtojmë disa të dhëna kumtuar gojarisht nga Sinan
Gjorgja, prej Vërmice, që jetoi dhe vdiq në Kukës. Ai tregonte
që brenda në Kosovë gjenden 8 fshatra të Lumës: Billushë,
Dobrusht, Goricë, Poslisht, Shkozë, Vërmicë, Vlashën, Zhur.

Historinë e Lumës nuk e nxënë kornizat e një shkrimi. Prandaj
duke shfrytëzuar burime të tjera do ta ndriçojmë edhe në të
ardhmen.




54
HISTORIA E POPULLIT SHQIPTAR #12 –
                        - Disa vështrime -

    Në vitin 2009 doli nga shtypi dhe u përhap nëpër shkollat e
mesme të Shqipërisë “Historia e popullit shqiptar” për gjimnazin
#12. Fill pas përhapjes, një debat i bujshëm u mbajt për një
numër çështjesh, sidomos për ato ideo-politike. Pavarësisht nga
kjo gjendje, teksti i historisë, duke bërë fjalë për të gjitha
periudhat e historisë së popullit shqiptar, në vetvete dhe në atë
që trajtoi dhe metodologjinë interpretuese shënon hapa përpara.
Megjithatë aty-këtu mund të gjinden çaste historike që duhet ose
të vihen në dukje, ose të interpretohen më drejt. Ndër këto, po
vihen në dukje disa prej tyre.
Në faqen 63 bëhet fjalë, posë tjerash, për Luftën e Kosovës të
vitit 1389 kundër pushtuesit osman. Në përgjithësi, ajo temë
shtjellohet mirë dhe në pajtim me të dhënat e njohura objektive
historike. Po në veçanti ka vend për qortim. Në një vend aty
thuhet: “U shqua sidomos një nga prijësit e shqiptarëve të
Kosovës, Millosh Kopiliqi, i cili vrau Sulltan Muratin I”. Kjo
qëndron. Por duket se emri i luftëtarit është marrë nga trajtat e
shqiptimit serb. Ata, në përpjekjet e tyre për ta deformuar
historinë shqiptare, emrin Milesh e kanë bërë Millosh, mbiemrin
Kopili e kanë bërë Kopiliq dhe emrin shqiptar të qytetit
Gllobader e kanë shndërruar në Obilic Kopilic. Milesh Kopili ka
qenë nga Drenica, gjë që e dëshmojnë, posë tjerash, emërvendet
e atij fshati (Essat Bilali, “The Struggle for the Historical Truth
of Kosova II”, pjesa “Serbization of Kosova”, Dr. Rexhep Doçi,
Prizren, 2008).
Në Kapitullin e XV bëhet fjalë për pushtimin e Shqipërisë nga
Italia fashiste dhe sajimin e Qëndresës shqiptare kundër saj. Në
nëntitujt “Fillimet e luftës çlirimtare antifashiste “ dhe “Krijimi i
partisë komuniste shqiptare dhe programi i saj”, faqe 260, jepet
një informacion i mirë për ngjarjet që trajtohen dhe interpretimi

                                                                 55
i tyre është në nivel. Por në këtë mes ka mungesa faktike ose
injorim. Nuk përmendet fare qëndresa e visit të Shqipërisë
Luma. Ajo që në ditët e para të pushtimit fashist u përpoq për të
dhënë ndihmesë kundër pushtuesit Italian. Nexhip Ahmeti nga
Bicajt, si kundërshtar i papajtueshëm, u burgos dhe u internua në
Itali (fundi i vitit 1939). Dostan Rexhepi po ashtu nga Bicajt,
duke mos iu bindur kërkesave të pushtuesit, rrëmbeu armët dhe
doli në mal. Me ardhjen e Muharrem Bajraktarit nga mërgimi në
fund të 1939, qëndresa mori trajtë tjetër. Në prill të vitit 1941, u
sajua Qëndresa e armatosur kundërfashiste me Muharrem
Bajraktarin, Xhemë Gjanën dhe Dostan Rexhepin. Kjo u bë
shkak i operacionit fashist i drejtuar nga Mustafa Kruja me dy
mijë policë, të cilët keqpërdorën, vranë, plaçkitën, dogjën
shtëpia dhe internuan familje (Muharrem Bajraktarit, Rexhep
Hamzit dhe të tjera), duke e ndjekur për ta asgjësuar qëndresën
(Esat Bilali, “Shkrime historike #1, Lezhë, 2001).
Në faqen 274 bëhet fjalë për “Zhvillimi i Luftës Çlirimtare dhe
Shkallzimi i Luftës Civile”, kurse në një nëntitull flitet për
“Kalimi i UNÇ në Shqipërinë e Mesme dhe të Veriut.
Shkallzimi i luftës civile”. Në një vend të kësaj pjese thuhet:
“Muharrem Bajraktari donte të luftonte kundër gjermanëve, por
nuk pranoi të bashkohej me Frontin Nacionalçlirimtar. Për këtë
arsye ai u godit pabesisht nga forcat partizane. Në luftime që u
zhvilluan midis të dy palëve pati mjaft të vrarë”. Kështu siç
është thënë, nuk qëndron. Edhe kundër pushtuesit nazist,
qëndresa e Lumës ka dhënë ndihmesë luftarake. Me udhëtimin e
gjermanëve për në Kukës, Dostan Rexhepi, me urdhër të M.
Bajraktarit; ua vuri pritën atyre me një grup luftëtarësh para
afrimit në Kukës, ku pati armiq të vrarë. Pas hyrjes në Kukës
(Shtator, 1943), Muharrem Bajraktari me forcat e tij, në
përleshen që u bë aty, u detyrua të tërhiqet në brendi të visit. Në
Domaj pastaj, afër shtëpisë së M. Bajraktarit, u bënë luftime të
ashpra (17. 8. 1944), ku u vranë disa gjermanë. Lufta frontale

56
kundër gjermanëve në Kukës (10. 9. 1944) zgjati afër një muaj
dhe u ndërpre pas sulmit tradhtisht prapashpine që i bënë M.
Bajraktarit partizanët e Brigadës së 5-të të famëkeqit Shefqet
Peçi, të cilët e kishin planifikuar eliminimin e M. Bajraktarit më
parë...(Esat Bilali, “Shkrime historike #1), Lezhë, 2001.
Në faqen 370 bëhet fjalë për “Diaspora shqiptare në Evropë, në
SHBA dhe në vende të tjera. Sa i përket asaj të ngulimit në
SHBA dhe të tjera, është interesante. Nuk ngurroj të them se jo
veç është e përciptë, por edhe e politizuar. Sa për ilustrim, po
pyes se çka ka bërë Elez Biberaj për Shqipërinë ose për
Shqiptarinë, kur ai ka punuar gjithnjë për Amerikën, madje për
shtetin, që të zërë vend në faqet e historisë shqiptare, ose të
dekorohet si atdhetar shqiptar, madje duke u krahasuar me burrë
shtetin, atdhetarin kundër të keqes shqiptare –fashizmit,
nazizmit dhe komunizmit, Muharrem Bajraktarin, madje duke
harruar shumë atdhetarë të mirëfilltë, që ia kanë kushtuar tërë
jetë çështjes kombëtare, jo politikave dhe grupeve të leverdive të
ngushta që kanë nxitur luftën meskombëtare?... Po në
përgjithësi, më duket se këtu është harruar thelbi i asaj që zbulon
historinë dhe që është çka-ja dhe pse-ja dhe si-ja...Posë kësaj,
atje të tërheqin vëmendjen fotot e Nolit e të Konicës, të Mitat
Frashërit dhe të Ernest Koliqit, të Abaz Ermenjit dhe të Abaz
Kupit. Një kompromis i habitshëm për njerëzit që kanë sajuar
grupe për të luftuar kundër njëri tjetrit për gjysmë qindvjetshi?
Shkencëtarët tanë edhe këtu nuk kanë mundur të gjejnë dallime
për hir të së vërtetës, nga obsesioni politik!
Në faqen 371 thuhet: “Pjesa më e madhe e emigracionit politik
shqiptar u bashkua në organizata (më drejt, parti të ashtuquajtura
– eb) si Balli Kombëtar, Legaliteti, Lidhja Kosovare, Besëlidhja
shqiptare, Blloku independet etj.” Kjo nuk qëndron. Një pakicë
e vogël e mërgatës është njoftuar me grupet politike, ndonëse
fushata të ashpra, madje beligjerante për të rritur anëtarësinë,
janë ndërmarrë. Për këtë, ato nuk kanë mundur të botojnë

                                                               57
Dy Drinat #14
Dy Drinat #14
Dy Drinat #14
Dy Drinat #14
Dy Drinat #14
Dy Drinat #14
Dy Drinat #14
Dy Drinat #14
Dy Drinat #14
Dy Drinat #14
Dy Drinat #14
Dy Drinat #14
Dy Drinat #14
Dy Drinat #14
Dy Drinat #14
Dy Drinat #14
Dy Drinat #14
Dy Drinat #14
Dy Drinat #14
Dy Drinat #14
Dy Drinat #14
Dy Drinat #14
Dy Drinat #14
Dy Drinat #14
Dy Drinat #14
Dy Drinat #14
Dy Drinat #14
Dy Drinat #14
Dy Drinat #14
Dy Drinat #14
Dy Drinat #14
Dy Drinat #14
Dy Drinat #14
Dy Drinat #14
Dy Drinat #14
Dy Drinat #14
Dy Drinat #14
Dy Drinat #14
Dy Drinat #14
Dy Drinat #14
Dy Drinat #14
Dy Drinat #14
Dy Drinat #14
Dy Drinat #14
Dy Drinat #14
Dy Drinat #14
Dy Drinat #14

Weitere ähnliche Inhalte

Was ist angesagt?

Bimet mjekesore shq
Bimet mjekesore shqBimet mjekesore shq
Bimet mjekesore shqFerit Fazliu
 
Ndue Kaza ``Adoleshenca``
Ndue Kaza ``Adoleshenca``Ndue Kaza ``Adoleshenca``
Ndue Kaza ``Adoleshenca``Adriatik Rexha
 
Transporti hekurudhor ne shqiperi
Transporti hekurudhor ne shqiperiTransporti hekurudhor ne shqiperi
Transporti hekurudhor ne shqiperimelissa cani
 
Projekt Napoleon Bonaparti
  Projekt Napoleon Bonaparti  Projekt Napoleon Bonaparti
Projekt Napoleon BonapartiXhesika Merko
 
Ballkani ne periudhen mes dy lufterave13
Ballkani ne periudhen mes dy lufterave13Ballkani ne periudhen mes dy lufterave13
Ballkani ne periudhen mes dy lufterave13Arjan Shahinlli
 
Përdorimi i teknologjisë në mësimdhënien e nivelit fillor
Përdorimi i teknologjisë në mësimdhënien e nivelit fillor Përdorimi i teknologjisë në mësimdhënien e nivelit fillor
Përdorimi i teknologjisë në mësimdhënien e nivelit fillor aferditasopa
 
Divorci ne shoqerine shqiptare
Divorci ne shoqerine shqiptare Divorci ne shoqerine shqiptare
Divorci ne shoqerine shqiptare sara7991
 
Projekt biologjie:Ushqimi dhe shendeti.
Projekt biologjie:Ushqimi dhe shendeti.Projekt biologjie:Ushqimi dhe shendeti.
Projekt biologjie:Ushqimi dhe shendeti.enerisaloti
 
RENDESIA E PERBERJEVE ORGANIKE NE JETEN E PERDITSHME
RENDESIA E PERBERJEVE ORGANIKE NE JETEN E PERDITSHME RENDESIA E PERBERJEVE ORGANIKE NE JETEN E PERDITSHME
RENDESIA E PERBERJEVE ORGANIKE NE JETEN E PERDITSHME gregorjupa
 
Akumulatoret ose Baterite.
Akumulatoret ose Baterite.Akumulatoret ose Baterite.
Akumulatoret ose Baterite.Gen Ndoci
 
Gjergj Kastrioti Skenderbeu
Gjergj Kastrioti SkenderbeuGjergj Kastrioti Skenderbeu
Gjergj Kastrioti SkenderbeuAnja Cami
 
Acidet nukleike dhe nderrimi i kromozomeve
Acidet nukleike dhe nderrimi i kromozomeve Acidet nukleike dhe nderrimi i kromozomeve
Acidet nukleike dhe nderrimi i kromozomeve Fortesa Hoti
 
Si te ushqehemi shendetshem
Si te ushqehemi shendetshemSi te ushqehemi shendetshem
Si te ushqehemi shendetshemKe Keiss
 
“Mos e lejo gjuhën të dalë para mendimit” ...
“Mos e lejo gjuhën të dalë  para mendimit”                                   ...“Mos e lejo gjuhën të dalë  para mendimit”                                   ...
“Mos e lejo gjuhën të dalë para mendimit” ...#MesueseAurela Elezaj
 

Was ist angesagt? (20)

Projekt histori
Projekt historiProjekt histori
Projekt histori
 
Bimet mjekesore shq
Bimet mjekesore shqBimet mjekesore shq
Bimet mjekesore shq
 
Lojrat olimpike
Lojrat olimpikeLojrat olimpike
Lojrat olimpike
 
Djemtë e rrugës Pal
Djemtë e rrugës PalDjemtë e rrugës Pal
Djemtë e rrugës Pal
 
Ndue Kaza ``Adoleshenca``
Ndue Kaza ``Adoleshenca``Ndue Kaza ``Adoleshenca``
Ndue Kaza ``Adoleshenca``
 
Transporti hekurudhor ne shqiperi
Transporti hekurudhor ne shqiperiTransporti hekurudhor ne shqiperi
Transporti hekurudhor ne shqiperi
 
Projekt Napoleon Bonaparti
  Projekt Napoleon Bonaparti  Projekt Napoleon Bonaparti
Projekt Napoleon Bonaparti
 
letersia moderniste
letersia modernisteletersia moderniste
letersia moderniste
 
Ballkani ne periudhen mes dy lufterave13
Ballkani ne periudhen mes dy lufterave13Ballkani ne periudhen mes dy lufterave13
Ballkani ne periudhen mes dy lufterave13
 
Përdorimi i teknologjisë në mësimdhënien e nivelit fillor
Përdorimi i teknologjisë në mësimdhënien e nivelit fillor Përdorimi i teknologjisë në mësimdhënien e nivelit fillor
Përdorimi i teknologjisë në mësimdhënien e nivelit fillor
 
Divorci ne shoqerine shqiptare
Divorci ne shoqerine shqiptare Divorci ne shoqerine shqiptare
Divorci ne shoqerine shqiptare
 
Ese: 100 vjet Pavaresi
Ese: 100 vjet PavaresiEse: 100 vjet Pavaresi
Ese: 100 vjet Pavaresi
 
Projekt biologjie:Ushqimi dhe shendeti.
Projekt biologjie:Ushqimi dhe shendeti.Projekt biologjie:Ushqimi dhe shendeti.
Projekt biologjie:Ushqimi dhe shendeti.
 
RENDESIA E PERBERJEVE ORGANIKE NE JETEN E PERDITSHME
RENDESIA E PERBERJEVE ORGANIKE NE JETEN E PERDITSHME RENDESIA E PERBERJEVE ORGANIKE NE JETEN E PERDITSHME
RENDESIA E PERBERJEVE ORGANIKE NE JETEN E PERDITSHME
 
Akumulatoret ose Baterite.
Akumulatoret ose Baterite.Akumulatoret ose Baterite.
Akumulatoret ose Baterite.
 
Sfidat e be se
Sfidat e be seSfidat e be se
Sfidat e be se
 
Gjergj Kastrioti Skenderbeu
Gjergj Kastrioti SkenderbeuGjergj Kastrioti Skenderbeu
Gjergj Kastrioti Skenderbeu
 
Acidet nukleike dhe nderrimi i kromozomeve
Acidet nukleike dhe nderrimi i kromozomeve Acidet nukleike dhe nderrimi i kromozomeve
Acidet nukleike dhe nderrimi i kromozomeve
 
Si te ushqehemi shendetshem
Si te ushqehemi shendetshemSi te ushqehemi shendetshem
Si te ushqehemi shendetshem
 
“Mos e lejo gjuhën të dalë para mendimit” ...
“Mos e lejo gjuhën të dalë  para mendimit”                                   ...“Mos e lejo gjuhën të dalë  para mendimit”                                   ...
“Mos e lejo gjuhën të dalë para mendimit” ...
 

Andere mochten auch

Ndre Mjeda - 2015
Ndre Mjeda - 2015Ndre Mjeda - 2015
Ndre Mjeda - 2015Riku Verri
 
Kl.v plan procesual tematik tik 2015-16
Kl.v plan procesual tematik tik 2015-16Kl.v plan procesual tematik tik 2015-16
Kl.v plan procesual tematik tik 2015-16Zekirja Latifi
 
Planifikim vjetor-kl-v-eko-2016-17
Planifikim vjetor-kl-v-eko-2016-17Planifikim vjetor-kl-v-eko-2016-17
Planifikim vjetor-kl-v-eko-2016-17Zekirja Latifi
 
4 stinet e vitit
4 stinet e vitit4 stinet e vitit
4 stinet e vititAnisa Kreka
 
Proteinat dhe Vitaminat.roli i tyre ne jeten e perditshme.
Proteinat dhe Vitaminat.roli i tyre ne jeten e perditshme.Proteinat dhe Vitaminat.roli i tyre ne jeten e perditshme.
Proteinat dhe Vitaminat.roli i tyre ne jeten e perditshme.Eva Ciciku
 
Roli i perimeve dhe drufrutoreve ne jeten tone
Roli i perimeve dhe drufrutoreve ne jeten toneRoli i perimeve dhe drufrutoreve ne jeten tone
Roli i perimeve dhe drufrutoreve ne jeten toneMatilda Gremi
 
Te ushqyerit e shendetshem dhe ndikimi ne sjelljet tona.
Te ushqyerit e shendetshem dhe ndikimi ne sjelljet tona.Te ushqyerit e shendetshem dhe ndikimi ne sjelljet tona.
Te ushqyerit e shendetshem dhe ndikimi ne sjelljet tona.An An
 

Andere mochten auch (9)

Ndre Mjeda - 2015
Ndre Mjeda - 2015Ndre Mjeda - 2015
Ndre Mjeda - 2015
 
Mixed fraction
Mixed fractionMixed fraction
Mixed fraction
 
Kl.v plan procesual tematik tik 2015-16
Kl.v plan procesual tematik tik 2015-16Kl.v plan procesual tematik tik 2015-16
Kl.v plan procesual tematik tik 2015-16
 
Planifikim vjetor-kl-v-eko-2016-17
Planifikim vjetor-kl-v-eko-2016-17Planifikim vjetor-kl-v-eko-2016-17
Planifikim vjetor-kl-v-eko-2016-17
 
4 stinet e vitit
4 stinet e vitit4 stinet e vitit
4 stinet e vitit
 
Proteinat dhe Vitaminat.roli i tyre ne jeten e perditshme.
Proteinat dhe Vitaminat.roli i tyre ne jeten e perditshme.Proteinat dhe Vitaminat.roli i tyre ne jeten e perditshme.
Proteinat dhe Vitaminat.roli i tyre ne jeten e perditshme.
 
Gjaku
GjakuGjaku
Gjaku
 
Roli i perimeve dhe drufrutoreve ne jeten tone
Roli i perimeve dhe drufrutoreve ne jeten toneRoli i perimeve dhe drufrutoreve ne jeten tone
Roli i perimeve dhe drufrutoreve ne jeten tone
 
Te ushqyerit e shendetshem dhe ndikimi ne sjelljet tona.
Te ushqyerit e shendetshem dhe ndikimi ne sjelljet tona.Te ushqyerit e shendetshem dhe ndikimi ne sjelljet tona.
Te ushqyerit e shendetshem dhe ndikimi ne sjelljet tona.
 

Ähnlich wie Dy Drinat #14

Daniel Gazulli KANE GRI DOM NDRENE Poeti i ambelsires Dom Ndre Zadeja
Daniel Gazulli  KANE GRI DOM NDRENE Poeti i ambelsires Dom Ndre ZadejaDaniel Gazulli  KANE GRI DOM NDRENE Poeti i ambelsires Dom Ndre Zadeja
Daniel Gazulli KANE GRI DOM NDRENE Poeti i ambelsires Dom Ndre ZadejaMarjan DODAJ
 
Daniel azulli kane gri dom ndrene! - poeti i ambelsires, dom ndre zadeja
Daniel azulli   kane gri dom ndrene! - poeti i ambelsires, dom ndre zadejaDaniel azulli   kane gri dom ndrene! - poeti i ambelsires, dom ndre zadeja
Daniel azulli kane gri dom ndrene! - poeti i ambelsires, dom ndre zadejaMarjan DODAJ
 
110 vjet ma pare ka le dijetari at donat kurti
110 vjet  ma pare  ka  le  dijetari    at donat kurti110 vjet  ma pare  ka  le  dijetari    at donat kurti
110 vjet ma pare ka le dijetari at donat kurtiMarjan DODAJ
 
110 VJET MA PARE KA LE DIJETARI AT DONAT KURTI Shkruan nga Fritz RADOVANI
 110 VJET MA PARE KA LE DIJETARI AT DONAT KURTI Shkruan nga Fritz RADOVANI 110 VJET MA PARE KA LE DIJETARI AT DONAT KURTI Shkruan nga Fritz RADOVANI
110 VJET MA PARE KA LE DIJETARI AT DONAT KURTI Shkruan nga Fritz RADOVANIMarjan DODAJ
 
Feja dhe flamuri - DANIEL GÀZULLI
Feja dhe flamuri - DANIEL GÀZULLIFeja dhe flamuri - DANIEL GÀZULLI
Feja dhe flamuri - DANIEL GÀZULLIMarjan DODAJ
 
Ilir MALINDI Aristidh KOLEN e vranë shërbimet sekrete greke
Ilir MALINDI   Aristidh KOLEN e vranë shërbimet sekrete grekeIlir MALINDI   Aristidh KOLEN e vranë shërbimet sekrete greke
Ilir MALINDI Aristidh KOLEN e vranë shërbimet sekrete grekeMarjan DODAJ
 
BOTOHET KOLONA E VEPRAVE TË AT ZEF VALENTINIT
BOTOHET KOLONA E VEPRAVE TË AT ZEF VALENTINITBOTOHET KOLONA E VEPRAVE TË AT ZEF VALENTINIT
BOTOHET KOLONA E VEPRAVE TË AT ZEF VALENTINITMarjan DODAJ
 
Pashko Vasa - E verteta mbi Shqiperine dhe Shqiptaret
Pashko Vasa  - E verteta mbi Shqiperine dhe ShqiptaretPashko Vasa  - E verteta mbi Shqiperine dhe Shqiptaret
Pashko Vasa - E verteta mbi Shqiperine dhe ShqiptaretMarjan DODAJ
 
Daniel GAZULLI mbi 85 vjetorin e vrasjes se Don Gjon GAZULLI
Daniel GAZULLI mbi 85 vjetorin e vrasjes se Don Gjon GAZULLIDaniel GAZULLI mbi 85 vjetorin e vrasjes se Don Gjon GAZULLI
Daniel GAZULLI mbi 85 vjetorin e vrasjes se Don Gjon GAZULLIMarjan DODAJ
 
Ahmed Zogu vs Fan Noli
Ahmed Zogu vs Fan NoliAhmed Zogu vs Fan Noli
Ahmed Zogu vs Fan NoliHektor Jalasi
 
gjergjfishta-21102015212 2.dhdhddjdhhddh
gjergjfishta-21102015212 2.dhdhddjdhhddhgjergjfishta-21102015212 2.dhdhddjdhhddh
gjergjfishta-21102015212 2.dhdhddjdhhddhluisa842803
 
Nga Fritz RADOVANI: O QOSE, JE INJORANT, APO TË KRUHET...MJEKRRA?! (Pjesa e d...
Nga Fritz RADOVANI: O QOSE, JE INJORANT, APO TË KRUHET...MJEKRRA?! (Pjesa e d...Nga Fritz RADOVANI: O QOSE, JE INJORANT, APO TË KRUHET...MJEKRRA?! (Pjesa e d...
Nga Fritz RADOVANI: O QOSE, JE INJORANT, APO TË KRUHET...MJEKRRA?! (Pjesa e d...Marjan DODAJ
 

Ähnlich wie Dy Drinat #14 (20)

Dy Drinat #15
Dy Drinat #15Dy Drinat #15
Dy Drinat #15
 
Dy drinat 17 2015
Dy drinat 17 2015Dy drinat 17 2015
Dy drinat 17 2015
 
Daniel Gazulli KANE GRI DOM NDRENE Poeti i ambelsires Dom Ndre Zadeja
Daniel Gazulli  KANE GRI DOM NDRENE Poeti i ambelsires Dom Ndre ZadejaDaniel Gazulli  KANE GRI DOM NDRENE Poeti i ambelsires Dom Ndre Zadeja
Daniel Gazulli KANE GRI DOM NDRENE Poeti i ambelsires Dom Ndre Zadeja
 
Daniel azulli kane gri dom ndrene! - poeti i ambelsires, dom ndre zadeja
Daniel azulli   kane gri dom ndrene! - poeti i ambelsires, dom ndre zadejaDaniel azulli   kane gri dom ndrene! - poeti i ambelsires, dom ndre zadeja
Daniel azulli kane gri dom ndrene! - poeti i ambelsires, dom ndre zadeja
 
110 vjet ma pare ka le dijetari at donat kurti
110 vjet  ma pare  ka  le  dijetari    at donat kurti110 vjet  ma pare  ka  le  dijetari    at donat kurti
110 vjet ma pare ka le dijetari at donat kurti
 
110 VJET MA PARE KA LE DIJETARI AT DONAT KURTI Shkruan nga Fritz RADOVANI
 110 VJET MA PARE KA LE DIJETARI AT DONAT KURTI Shkruan nga Fritz RADOVANI 110 VJET MA PARE KA LE DIJETARI AT DONAT KURTI Shkruan nga Fritz RADOVANI
110 VJET MA PARE KA LE DIJETARI AT DONAT KURTI Shkruan nga Fritz RADOVANI
 
Feja dhe flamuri - DANIEL GÀZULLI
Feja dhe flamuri - DANIEL GÀZULLIFeja dhe flamuri - DANIEL GÀZULLI
Feja dhe flamuri - DANIEL GÀZULLI
 
P.histori
P.historiP.histori
P.histori
 
Golgota Shqiptare
Golgota ShqiptareGolgota Shqiptare
Golgota Shqiptare
 
Ilir MALINDI Aristidh KOLEN e vranë shërbimet sekrete greke
Ilir MALINDI   Aristidh KOLEN e vranë shërbimet sekrete grekeIlir MALINDI   Aristidh KOLEN e vranë shërbimet sekrete greke
Ilir MALINDI Aristidh KOLEN e vranë shërbimet sekrete greke
 
BOTOHET KOLONA E VEPRAVE TË AT ZEF VALENTINIT
BOTOHET KOLONA E VEPRAVE TË AT ZEF VALENTINITBOTOHET KOLONA E VEPRAVE TË AT ZEF VALENTINIT
BOTOHET KOLONA E VEPRAVE TË AT ZEF VALENTINIT
 
Pashko Vasa - E verteta mbi Shqiperine dhe Shqiptaret
Pashko Vasa  - E verteta mbi Shqiperine dhe ShqiptaretPashko Vasa  - E verteta mbi Shqiperine dhe Shqiptaret
Pashko Vasa - E verteta mbi Shqiperine dhe Shqiptaret
 
Daniel GAZULLI mbi 85 vjetorin e vrasjes se Don Gjon GAZULLI
Daniel GAZULLI mbi 85 vjetorin e vrasjes se Don Gjon GAZULLIDaniel GAZULLI mbi 85 vjetorin e vrasjes se Don Gjon GAZULLI
Daniel GAZULLI mbi 85 vjetorin e vrasjes se Don Gjon GAZULLI
 
Ahmed Zogu vs Fan Noli
Ahmed Zogu vs Fan NoliAhmed Zogu vs Fan Noli
Ahmed Zogu vs Fan Noli
 
Gjergj Fishta
Gjergj FishtaGjergj Fishta
Gjergj Fishta
 
gjergjfishta-21102015212 2.dhdhddjdhhddh
gjergjfishta-21102015212 2.dhdhddjdhhddhgjergjfishta-21102015212 2.dhdhddjdhhddh
gjergjfishta-21102015212 2.dhdhddjdhhddh
 
BESA E BUJARËVE SHQIPTARË
BESA E BUJARËVE SHQIPTARËBESA E BUJARËVE SHQIPTARË
BESA E BUJARËVE SHQIPTARË
 
Dy Drinat #16
Dy Drinat #16Dy Drinat #16
Dy Drinat #16
 
Nga Fritz RADOVANI: O QOSE, JE INJORANT, APO TË KRUHET...MJEKRRA?! (Pjesa e d...
Nga Fritz RADOVANI: O QOSE, JE INJORANT, APO TË KRUHET...MJEKRRA?! (Pjesa e d...Nga Fritz RADOVANI: O QOSE, JE INJORANT, APO TË KRUHET...MJEKRRA?! (Pjesa e d...
Nga Fritz RADOVANI: O QOSE, JE INJORANT, APO TË KRUHET...MJEKRRA?! (Pjesa e d...
 
Plisi
PlisiPlisi
Plisi
 

Dy Drinat #14

  • 1. DY DRINAT (14) E PËRKOHËSHME SHKENCORE DHE KULTURORE Bicaj, Kukës, Shtator, tetor 2012 1
  • 2. BOTUES: Essat dhe Muharrem Hamz Bilali Drejtimi i redaksisë: DY DRINAT (Essat Hamz Bilali) Bicaj, Kukës Shqipëri (Albania), Europe DY DRINAT (Dardan E. Bilali) 270 Sixh Str. Palisades Park, NJ 07650 USA Telefoni dhe Faksi: 201 461 9429 E-mail-i: lumkos@verizon.net Anëtarë të redaksisë: Izet Duraku, poet Rexhep Shahu, poet Mirjana përzhita, gazetare Yrjet Berisha, poet Sulejman Dida , poet Elmira Muja, gazetare Blerina Halili, gazetare Islam Dogjani, gazetar Kontribues: Hysen Shehu, poet Dr. Fejzullah Gjabri, studiues Isa Halilaj, studiues 2
  • 3. PËRMBAJTJA: DY FJALË ..................................................................................5 NË KATEDRALEN E SHËNGJERGJIT NË BOSTON LIGJËROHET PËR DITËN E FLAMURIT, NGA ROZI THEOHARI.............................................................7 MESAZHI I SË VËRTETËS OSE PAK DRITË MBI LUMË... AGIM SPAHIU............................12 “MOS PYETNI SE Ç’DO TË BËJË ATDHEU PER JU, PYETNI SE Ç’DO TË BËNI JU PËR ATDHEUN!.................24 LETËR MIKUT, Prof. Dr. Lutfi Azizit.....................................30 MBLEDHJA E PRIZRENIT, korrik 1945................................31 INTERVISTË ME PROF. PETER PRIFTI. Një nga bashkëpunëtorët e Nolit, Keze Zylo .........................................34 POEZIA ISHTE ARTI, FEJA DHE IDEOLOGJIA E TIJ. AGIM VINCA, poet..................................................................41 LUMI I KURRESHTJES, Abdullah Thaçi................................46 LUMA, VENDI DHE LAVDIA NË HISTORI, Esat Braha, studiues...................................................................49 HISTORIA E POPULLIT SHQIPTAR #12 – - Disa vështrime -.........................................................................55 3
  • 4. THE SHKYPETARS(The Albanians) By George Fred Williams……………………….……….……61 LEGJENDA E TIVARIT I ,Sadri Fetiu....................................69 SHOQATA "VATRA" (e downtown-it) DHE KRYETARI I SAJ ARSHI PIPA DHE TË TJERËT... SHKRUAR NGA: ESSAT BILALI........................................72 THE TRUTH ABOUT THE ALBANIANS OF MACEDONIA AND THE DISTORTIONS OF THE ENCYCLOPEDIA OF SHKUP, By professor Kristo Frashëri....................................................86 QYTEËRIMI SHQIPTAR DHE BESA Mr. Sc. Nikollë Loka................................................................97 VEPËR E VLEFSHME PËR STUDIUESIT E HISTORISË, Sadri Fetiu..............................101 4
  • 5. DY FJALË ... Më 28 Nëntor 2012, Shqipëria do të mbushë, pas disa mijëvjeçarë vuajtjesh dhe luftërash për jetë a vdekje, 100 vjet të qenies së saj si shtet i pavarur. Vuajtjet dhe luftërat e Shqipërisë edhe pas fitimit të pavarësisë nuk përfunduan, për shkak se cungimi i saj me dhuratat që iu dhanë fqinjëve si peshqesh për servilizmin e tyre - Kosovë dhe Çamëri, nuk u mjaftuan fqinjëve të çmendur serbë e grekë, por donin ta gëlltitnin edhe atë copë Shqipëri që mbeti si vend moçalor dhe guror. Po ajo, ndonëse u cungua dhe u luftua për zhdukje, u shndërrua në një arrë gjungsh, e cila u ngeli atyre në fyt dhe edhe sot e kësaj dite i nevrikosë... Po ashtu në këtë vit bie edhe përvjetori i njëqindtë i sajimit të Federatës Panshqiptare “Vatra” e Amerikës nga dy kolosët e atdhetarizmit dhe të kulturës shqiptare – Fan Stilian Noli dhe Faik Konica ose Faik Konica dhe Fan Stilian Noli, të cilët me përkushtimin e tyre të çiltër dhe fund e krye atdhetar, mundën t’i bashkojnë ngulimet shqiptare në Amerikë, edhe pse ato përbëheshin nga njerëz të thjeshtë dhe edhe pse luftoheshin nga grekofonët me përbetim. ”Vatra” me luftën e saj për popullarizimin e idesë kombëtare, gjë që bëri të njihet kombësia shqiptare në Amerikë para pavarësisë, me botimin e gazetës “Dielli”, organ i saj, me botimin e librave për të ngritur ndërgjegjen kombëtare të shqiptarëve, me përfaqësimin e leverdive shqiptare në diplomacinë botërore, sidomos evropiane, me ndihmat lëndësore që mblodhi për Shqipërinë “Jepni për nënën”..., u bë qeveri e përkohshme e Shqipërisë për disa dhjetëvjetësha... Kjo i siguroi “Vatrës” së atëhershme përzemërsinë e të gjithë shqiptarëve atdhetarë. Prandaj të gjithë atdhetarët e vërtetë që vinin në Amerikë donin të punonin për “Vatrën” e Nolit dhe të Konicës. 5
  • 6. Por kjo rrjedhë nuk zgjati shumë. Pas Luftës së Dytë Botërore, me sajimin e gjendjes së re dhe me fillimin e luftës së brendshme politike, “Vatra” e humbi si forcën, ashtu edhe efektivitetin e saj, sidomos me ardhjen e emigrantëve të rinj, ndonëse ajo mundi të mbahet gjallë, por u bë si bollë e vrarë, që kishte sy për të parë, por nuk kishte forcë për të lëvizur. Me rastin e njëqindvjetorit të jetës së saj, në Shqipëri, në Kosovë dhe në ngulime nëpër botë ku ka shqiptarë, “Vatra” u përkujtua me një përzemërsi të jashtërëndomtë, pa bërë fare dallime midis “Vatrës” klasike, si të thuhet, dhe asaj të pas luftës, ose të sotshmes. Të njëjtën gjë bëri edhe “Zëri i Amerikës”. Por për dallim nga të tjerët, ai përmes vatranit të ri të moshuar, z. Kostreci, qe më realist se çdokush tjetër kur bëri dallimin duke thënë “Kjo nuk është si ajo e para”...Shpresoj që ai nuk është shpallur “persona non grata” për t’u zhdukur! “Positive thinking-u” pa mbështetje është jo vetëm marrëzi, por edhe zhdukje e vlerave njerëzore...! Me këta që e vlerësojnë “Vatrën” klasike, ka qenë edhe atdhetari i shquar Muharrem Bajraktari. Në letrën që i shkruante ai nga Belgjika Essat Bilalit, vërente: “Përsa shënoni për çështjen e anëtarësimit e kuptova..., por sido t’jetë, unë jam mirënjoftës i organizatës së kolonisë shqiptare “Vatra”, sepse ajo ka ba shërbime e luejtë role me randësi politike në historinë kombëtare për pamvarsi e tjera” (13 prill, 1977, Belgjikë). Për këtë ai e nderonte “Vatrën” dhe kërkonte që ta lexonte zëdhënësin e saj “Diellin”. Prandaj kërkon nga Essat Bilali që, “Mbas vdekjes së të ndjerit Mer Doda, fletorja “Dielli” po na mungon, pra, në keni mundësi me na rregullue që fletorja të na vijë rregullisht e të mos na mungojë mbasi jeni anëtar i asaj organizate” (Letra: më 22 mars, 1982, Belgjikë). Dy Drinat 6
  • 7. NË KATEDRALEN E SHËNGJERGJIT NË BOSTON LIGJËROHET PËR DITËN E FLAMURIT BISEDË ME TË PËRNDERSHMIN AT ARTUR LIOLIN— KANCELARI KISHËS ORTODOKSE SHQIPTARE NË AMERIKË Nga ROZI THEOHARI Janë të paharrueshme dhe ngazëlluese shërbesat kishtare që zhvillohen nga Hirësia e Tij Peshkop Nikoni dhe i përndershmi, Kancelari At Arturi në kryekishën e Shëngjergjit në Boston. Ligjërimet, lutjet e bekimet e tyre rezonojnë me zërin e kumbueshëm të Fan Nolit gjatë shërbesave, në ceremonitë përkujtimore, në ditët e festave kombëtare, në celebrimin e martesave, në pagëzimet e fëmijëve, në përshpirtjet mortore e të tjera. Ja pse në katedrale vijnë pjesëmarrës të brezave të ndryshme të diasporës: pjesëtarë të brezit të vjetër, ardhur në shekullin e 20-të, pjesëtarë të brezit të dytë e të tretë, lindur këtu në SHBA, si dhe emigrantët e rinj ardhur kohëve të fundit. Në historinë e saj, kisha ortodokse shqiptare e krijuar nga Fan Noli, nën kujdesin e tij, hapi klasat e shkollës shqipe qysh para 100 vjetëve. At Liolini, pasues i Fan Nolit, e ka vazhduar këtë traditë dhe për një kohë të gjatë ka qenë drejtues i shkollës shqipe për mësimet që zhvilloheshin në katedrale. At Arturi, jo vetëm si fetar, por edhe si aktivist shembullor i diasporës, me energjinë dhe përkushtimin e tij, e ka kthyer katedralen e Shën Gjergjit në një qendër kulturore të komunitetit, në një institucion kombëtar, me pjesëmarrje të shumë shqiptaro-amerikanëve pa dallim etnie dhe besimi fetar. Është për t'u lavdëruar gjithashtu mirësjellja e At Arturit për të ftuar në kishë edhe besimtarët 7
  • 8. joshqiptarë. Ai pohon: "Shumica e pjesëmarrësve në kishë janë shqiptarë, por një pjesë tjetër janë joshqiptarë që na duan dhe janë një pjesë e pandarë e grigjës sonë. Edhe ky është një trashëgim i Nolit kosmopolitan." Mjediset kuqezi të katedrales, duke filluar që nga flamuri shqiptar në altar e deri tek qilimat e kuq me motive të shëmbëlltyrës së shqiponjës dykrerëshe, qirinjtë e kuq dhe vështrimi i ngrohtë nga ikonat e pikturuara nga ikonografë shqiptarë, e kanë kthyer ketë tempull fetar në një shtëpi mikpritëse shqiptare. Pyetje: -I nderuar At Artur, keni shkruar e ligjëruar për dekada të tëra jo vetëm në drejtimin fetar, por dhe në atë historik, kulturor dhe patriotik. Pas dy vjetësh presim të festojmë 100-vjetorin e pavarësisë. Në kryekishën tuaj është bërë traditë festimi, lutjet dhe bekimi i kësaj dite të madhe, tashmë për një shekull në Boston, në kryeqytetin e mërgimtarëve. Si e shikoni historikisht këtë datë? At Arturi : -Në ligjëratën time për Ditën e Flamurit kam përmendur se shpallja e pavarësisë më 28 Nëntor 1912, e vuri popullin shqiptar përpara një prove të madhe. Nga vullkani ballkanik i atyre kohëve, lindi një shtet i ri, i cili u përpoq të qeveriste një komb të lashtë, që, fatkeqësisht, ishte i brishtë në shumë aspekte kryesore. Strukturat politike kombëtare ishin akoma të paformuara, arti i qeverisjes ishte i pazhvilluar, nuk ekzistonte arkivi kombëtar. Kufijtë ishin një burim grindjesh, dhe njohja e kombit në arenën ndërkombëtare debatohej me zjarr në kryeqytetet e huaja. Shkollimi në gjuhën amtare ishte mohuar prej shekujsh, burimet letrare dhe historike ishin te pakta, ndarjet fetare dhe ekzistenca e klaneve nxiste mbështetjen e traditave dhe aleancave lokale... e ardhmja ekonomike ishte e përcaktuar me modele arkaike dhe metoda të vjetruara. Pyetje: -I nderuar At Artur, sipas filozofisë suaj, cili ka qenë roli i figurave të njohura shqiptare pas ngjarjes së pavarësisë? 8
  • 9. At Arturi: - Ajo kohë kërkonte nga të gjithë një aftësi krijuese dhe shumëllojshmëri qëndrimesh për ta transformuar gjendjen e trashëguar drejt virtyteve të qytetërimit, pra, drejt qëllimit për dije, siç vazhdon edhe sot. Këto ishin problemet me të cilat u ndesh udhëheqja e re dhe qytetaria shqiptare në përpjekjet e tyre për të farkëtuar një shtet të unifikuar. Megjithatë, pavarësisht nga pengesat, njerëz të shquar dhe krijues u kalitën në vështirësitë historike, ku mbijetuan për të ëndërruar, planifikuar dhe përgatitur një të ardhme më të mirë për veten e tyre, për pasardhësit dhe për brezat që do të vinin. “Pa vizion, populli bëhet i shfrenuar" - e përmend Bibla- Dhiata e Vjetër: "Fjalët e Urta" kap 29: vjersha 18. Pyetje: -I nderuar At, ju jeni rritur dhe edukuar në Amerikë. Cili është opinioni i të huajve për Shqipërinë? At Arturi: -Një botues i shquar, dikur shkroi një sërë artikujsh, që me të drejtë i titulloi: "Shqipëria: një komb në krizë të vazhdueshme." Në to, ai rrëfeu përpjekjet e pareshtura të popullit tone fisnik drejt pavarësisë, provat e mëdha që kaloi dhe mjerimet e shumta që ai hoqi gjatë kësaj sage. Siç shihet, duke kapërcyer shumë vështirësi në atë rrugë të mundimshme - disa pengesa rridhnin nga faktorë të jashtëm, të tjerat nga faktorë të brendshëm - populli shqiptar dhe veçanërisht rinia vazhduan të aspironin për një të ardhme të shëndetshme për veten e tyre dhe për atdheun e tyre. Pyetje: -Po për sot? At Arturi: -Edhe sot Shqipërisë vazhdojnë t’i dalin dhe i duhet të kapërcejë shumë sfida joshjeje në përpjekjet e saj për një qeveri të balancuar dhe të stabilizuar. Të gjithë e dimë se pa një kushtetutë të mirëformuar nuk mund të përparojë një shtet. Nga arkivi i SHBA-së dimë se nismëtarët e Kuvendit Kushtetutës Amerikan kishin ndër mend "jo të sotmen", por te ardhmen, deri larg, tutje... Duke mejtuar ashtu, ata ndihmuan 9
  • 10. edhe kohën e tyre. Ka një mësim në të: "Ai që mbjell vetëm për nesër, nuk do të korrë asgjë; ai që përgatitet për të ardhmen, do të trashëgojë shumë." Rrugë e përshtatshme kjo edhe për shtetin shqiptar sot. Pyetje: -I nderuar At Artur, imami shqiptar i Waterbury-t, në Konektikat, zoti Gazmend Aga gjatë një interviste më dha edhe lutjen që bëhet në xhami për të kujtuar Ditën e Flamurit. Po jap dy radhë nga kjo lutje: "Zoti ynë të na shtosh vëllazërinë dhe respektin për njeri-tjetrin. Bëje flamurin tone të bukur kuqezi të valëvitet gjithmonë i lire dhe krenar..." Përfytyroj se në lutjet për flamurin e ka themelin edhe toleranca fetare në Shqipëri, e cila është një tipar dallues i njohur tashmë në gjithë botën. Si janë lidhjet e katedrales suaj me liderët e tri feve të tjera? At Arturi: - Lidhjet fetare, domethënë ekumenike, kanë qenë në thelb të formimit të faltoreve tona- pa dallim feje- midis besimtarëve ortodoksë, myslimanë, katolikë dhe bektashianë që në fillim të shekullit të 20-të. Këtë traditë e kemi trashëguar nga marrëdhëniet e ngushta, më të mirat dhe të respektueshmet mes Imzot Fan Nolit, Imam Vehbi Ismailit, Baba Rexhepit dhe Monsinjor Zef Oroshit, duke mos harruar At Gjergj Fishtën, i cili bëri një udhëtim në Boston në vitet e Rilindësve. Edhe sot, me këtë frymë kombëtare, të gjithë besimtarët dhe udhëheqësit e tyre bashkëpunojnë ngushtë për të mbrojtur të drejtat e njeriut dhe liritë njerëzore të garantuara prej vendimeve ndërkombëtare. Gjithsesi, autoritetet fetare të sotme në SHBA kanë vendosur të mos hyjnë krejt në fushën e politikës. Sa i vështirë mund të jetë ky qëndrim personalisht, sepse ata e shohin të papërshtatshme një ndërhyrje të tillë në kohën e sotme. Edhe sikur liderët e tjerë që jetojnë jashtë vendit tonë, në perëndim, mund të kapërcejnë kufijtë midis politikës dhe besimit, ne këtu në SHBA jemi tepër të rezervuar. Në këtë kontekst qëndrimi kryesor për çdo klerik është të ndërtojë e të mbrojë marrëdhënie sa më të mira e tolerante midis besimtarëve të konfesioneve të 10
  • 11. ndryshme. Pyetje: -I nderuar Atë, kam parë besimtarë myslimanë në shërbesat tuaja të zakonshme në katedrale. At Arturi: -Sot për sot nuk ndodhen në Boston ose në Massachusetts klerikë ose faltore shqiptare të fesë katolike ose myslimane. Kështu, për t'iu përgjigjur nevojave shpirtërore, kemi qenë gjithmonë të gatshëm për të ndihmuar bashkatdhetarët pa dallim feje. Të njëjtën detyrë shpirtërore bëjnë reciprokisht edhe klerikët e tjerë aty ku banojnë shqiptarët. Në kishë dhe në xhami, lutjet e besimtarëve janë të sinqerta. Nëpër klube dhe kafeneja, seminare dhe fakultete universitare debatohet me intensitet. Megjithatë, ky është një popull që vazhdon të luftojë dhe të shpresojë, të frymëzojë dhe të ëndërrojë. Pyetje: - Së fundi, i përndershmi At Artur, le të dëgjojmë lutjen tuaj në katedralen e Shën Gjergjit. At Arturi: - " Në këtë jetë mbi tokë, ne i lutemi Zotit që përpjekjet e së kaluarës dhe vështirësitë e sotme të kthehen në mundësi për njohuri, reformim dhe rilindje në ditët që do të vijnë. Historia na ka mësuar se është në dorën tonë që të ndërtojmë ose të shkatërrojmë. Le të zgjedhim të parën si rrugë për të ardhmen, me ndihmën e Perëndisë. Në këto ditë, kur ne mblidhemi për të kujtuar atë kohë të shkuar lavdie, sakrifice dhe nderi, është e nevojshme që të vizitojmë ndërgjegjen tone dhe të ringjallim në shpirtin tonë ndjenjat për një Shqipëri të përtëritur dhe kreshnike, që të meritojë punën dhe djersën e atyre burrave e grave që besuan në gjeneratat e ardhme. Lusim Zotin që të jemi të gjithë të denjë për këto detyra të larta.” Ju faleminderit. Boston, nëntor, 2010 11
  • 12. MESAZHI I SË VËRTETËS OSE PAK DRITË MBI LUMË... AGIM SPAHIU (Një sy mbi rezistencën lumjane në vitet '41- '46 dhe familjen Bilali) Prolog 1 "Diktatura do të binte si çdo diktaturë. Prej nesh dikush duhej të mbetej, që të vinte në Shqipëri e të dëshmonte të vërtetën e luftës sonë...» Neshat H. Bilali (nga një bisedë) 12
  • 13. Mesazhi për të vërtetën i nisi 63 burra nga Lera e Sorrave atë fund gushti 1946 në rrugën e emigracionit. Dikush do të mbetej... Dikush do të mbetej. Me këtë shpresë shtynin këmbët e rralloheshin rrugës...Me këtë shpresë u përgjysmuan në Prespë... Dikush do të mbetej ...Me këtë shpresë morën frymë për 50 vjet udhëve të Evropës e të Amerikës. ...Dikush do të mbetej... E mbi Shqipëri ra nata e errët e gjymtimit, mortit, gjakut, lotëve, nata e errët e sakatimit, syrgjynosjes, degradimit, përdhosjes, heshtjes, shpërnguljes, nata e izolimit, zhbërjes, veçimit, pagojësisë, pikëllimit... Ooo, një zezojë e gjatë delirante e paparë as nga vetë Zoti! E megjithatë dikush do të mbetej... Nga të gjitha viset shqiptare dikush do të mbetej gjallë të sillte mesazhin e luftës, mesazhin e rezistencës kundërfashiste e kundërkomuniste, mesazhin kundra heshtjes e pagojësisë" së detyruar 50 vjeçare. Dhe nata e errët e diktaturës, me shpatën e vet të pamëshirshme të luftës së klasave, shkretoi mijëra e mijëra jetë njerëzore, zhduku mendje të ndritura, shpirtra të vërtetë krijues dogji në zjarret e territ komunist, gjithçka dhunoi, masakroi, robëroi, përbalti kulturën kombëtare, historinë e cungoi, përbalti figurat historike, miratoi politikën përçarëse mes shqiptarëve, çka u shkonte për dore sllavëve dhe grekëve, shiti Kosovën, u shurdhua e u qorrua për Çamërinë, polli e mbolli zinë, shkretimin, injorancën, hipokrizinë, servilizmin, dallkaukllëkun, e mbylli popullin në burgun e hapësirës brenda shtetit-burg- vathë komuniste, as hyrje as dalje – kundërmim përpëlitës e marramendës, asfiksues i erës së keqe dogmatike kudo: në çdo hap, në çdo mendim, në çdo ndjenjë, në çdo shpërthim njerëzor...Shkatërrim i lidhjeve njerëzore midis shqipfolësve midis shqiptarëve të shtetit e atyre në diasporë, të cilët i shpalli armiq të rrezikshëm, u fshiu emrat, bëmat, historinë, vetë qenien e tyre dhe i mbuloi me pluhur dhe heshtje...Heshtje dhe vetmi, vetmi e çmenduri... 13
  • 14. E megjithatë dikush do të mbetej ... do të mbetej për mesazhin e moszhbërjes... FAMILJA "BILALI" DHE PESË VJET HISTORI NË DRITË TË RE... Dihet Mirëfilli se vitet e diktaturës e mbuluan me pluhur, harresë, heshtje dhe dënim fizik e moral emrin e udhëheqësit të rezistencës antifashiste lumjane, Muharrem Bajraktarit. Po këtë fat pësuan edhe bashkëpunëtorët e tij të rezistencës. U ndaluan ernr betejash, luftërash, familjesh, personash, të cilët u shpallën tradhtar të popullit(!), duke mohuar kështu rezistencën kundër fashiste lumjane e duke shkruar në vend të saj një histori të dhunshme, të diktuar nga lart, politizante e të pavërtetë. Po historia mbetet histori,vetëm mbasi kalon stazhin shumëvjeçar të thashethemnajës, dëshirave të vogla, egove fisnore e fshatareske, duke shndritë më shumë, si perlë,e duke rëndur të gjitha politikat e dasitë, për t’u rishfaqë në dritë të re e plotë e sunduese. Në Lumë pushtimi fashist kishte shkaktuar revolta popullore dhe M. Bajraktari e gjeti prushin e urrejtjes shpuzë... Në dorëshkrimin e Esssat Bilalit "Me shpifje, shtrembërime dhe akuza M. Bajraktari nuk mund të bëhet as tradhtar i atdheut, as armik i popullit:" veçojmë për këtë gjendje në Lumë: Pothuajse menjëherë pas kthimit nga mërgimi më 1939, M. Bajraktari, duke vazhduar me pikëpamjet rezistuese dhe mosbashkëpunuese me ata që përgatitnin pushtimin e ardhshëm të Shqipërisë (ai nuk mori. pjesë në mbledhjen e Francës, ndonëse ai ishte ftuar, ku u bisedua për përmbysja e monizmit zogist dhe vendosja e pushtuesit fashist italian, u solidarizua me shpirtin rezistues kundërfashist në Shqipëri dhe në vis të Lumes në veçanti. Gjatë qëndrimit të tij të shkurtër në Tiranë, ai jo veç refuzoi propozimet e pushtuesit për bashkëpunim, por u 14
  • 15. solidarizua me veprimtarinë kundërfashiste, duke u përfshirë edhe në dy demonstrata të organizuara nga rinia kundër pushtuesit. Pasi erdhi në Lumë, ndonëse tashmë ishte fashitur pak shpirti kundërfashist pas tërheqjes së tubimit në fillim në Bicaj dhe pastaj në Kukës të krerëve dhe popullit për të kërkuar armë për të shkuar në, Muharrem Bajraktari e gjeti të revoltuar dhe gati popullin e visit. Dostan Rexhepi, duke i refuzuar propozimet e pushtuesit dhe të shërbëtorëve të tij, ishte i arratisur kaherë, kurse Nexhip Ahmeti, mbase i pari në gjithë Shqipërinë, u arrestua dhe u internua në Itali, për shkak të kundërvënies - të pështyerjes, të shqyerjes dhe të shkeljes me këmbë të fotografisë së Duçes në kafene të Riza Hoxhës në Bicaj... M.Bajraktari në pranverë të vitit 1941, me një numër burrash e luftëtarësh, si Dostan Rexhepi, Xhemë Ahmeti, Hamz Rexhepi, Zulfi Maliqi dhe të tjerë, doli në mal dhe filloi përgatitjen për sulm të përgjithshëm kundër pushtuesit italian dhe fashistëve të' vendit."(E. Bilali, N. Bilali, Maj 1993, SHBA). Rezistenca kundërfashiste në Lumë u bë shqetësim vërtetë e bash për këtë në maj 1942 vijnë rreth 2,000 forca të komanduara nga Gjon Marka Gjoni, Pashuk Biba, Halil Alia e Selim Kaloshi, të cilët ishin në shërbim të Italisë fashiste. Ata kishin në dispozicion 3 muaj për të shuar rezistencën e për të shuar rezistencën e për të zhbërë M. Bajraktarin. Shënojmë se kjo ishte e para rezistencë e organizuar kundërfashiste. Forcat me mandate tremujor në Lumë, e ndanë Lumën copa- copa dhe lëshuan thirrjen: ata që dorëzohen - falen, ata që s'dorëzohen do merret pasuria - do t’u merret pasuria, do t’u internohet familja e do t'u digjet shtëpia. Familja e Rexhepit shpërndahet: nipi Neshati, me nënën, motrën, gruan e Dostanit dhe vajzën e tij kalojnë në Kosovë. Kulla shkrihet në flakë e kthehet në gërmadhë, Rexhepi dhe dy nipërit, Qemalin dhe Esatin, i internojnë në Tiranë. Prej Kosove Neshati kalon në Gostivar, ku qëndron gjer në shtatorin e vitit '42, atë ditë kur 15
  • 16. baba Hamz e mixha Dostari do t'i venë më supet 15 vjeçare armën, të cilën nuk do ta lëshojë nga dora gjer më 13 shtator 1946, në Greqi. Në frontin e rezistencës kundërfashiste shtohet tashmë edhe 15 vjeçari nga familja "Bilali", i cili do të regjistrojë në shpirt, në zemër e në trup dramat e tragjeditë e pafundme, duke mbajtur e ruajtur thellë vetes mesazhin e së vërtetës historike. Prej Gostivari kthehet në Lumë, ku do të përgatiten për takimin e nëntorit '42. Takimi i M.Bajraktarjt në Gjurrë Reç me udhëheqësit e frontit Nacionalçlirimtar përfaqësuar nga Haxhi Ileshi, Dali Ndreu e Abedin. Shehu, zgjati 3 ditë dhe u morën vendime të rëndësishme si: bashkëpunim me njëri tjetrin, respektim i njëri tjetrit, luftë kundër okupatorit italian. (Kush e prishi me vonë këtë marrëveshje? Kush i shkeli këto vendime të Gjurrë Reçit? Përgjigjja, megjithëse dihet, nuk është objeksion i shkrimit tonë, ndaj nuk po zgjatemi me këtë. Dimri i vitit ‘42 – ‘43 do t'i mbledhë luftëtarët e rezistencës në Dollovisht kurse në mars Hamzi, Neshati e të tjerë, nisen për Gostivar, duke lënë me M.Bajraktarin Dostanin. Qëllimi: në vise të Gostivarit, Tetovës e Kërçovës të zgjonin te shqiptarët ndjenjën e rezistencës dhe të krijonin një bazë të sigurt. Në këto vise shumë shpejt stabilizohet një rezistencë shqiptare dhe bëhen përleshje me pushtuesin si në Gradec dhe Gorjan, krijohet një këshill i përhershëm me Xhemë Simnicën, Rrahman Kalishtin, Bajram Dobërdollin, Selim Agën, Mefail Zajazin. Pjesëtar dhe këshilltar i përhershëm i të cilit ishte Hamz Rexhepi. Nga vjeshta e vitit '43 gjer në nëntor '44 lumjanët dhe vendasit me Hamzin në krye janë në Gostivar, Tetovë e Kërçovë dhe vende përqark Shkupit, bëjnë vazhdimisht luftëra me forcat sllavokomuniste dhe vetëm në nëntorin '44 Neshati me disa luftëtarë kthehet në Lumë, kurse Hamzi vjen në janar 1945 bashkë me Mefail Zajazin me djalin Xhemën. 16
  • 17. Qëndresa kundërfashiste u shkaktoi Bilalëve marrjen e pasurisë, shpërndarjen e familjes ndër miq e dashamirë, internimin e një pjese të saj dhe djegien e kullës. Po kaq i egër dhe mizor do të jetë edhe pragu i vendosjes së diktaturës së kuqe për ta. "Gjyshi Rexhepi, nëna, motra Lije, vëllezërit Esati dhe Qemali vendosën të mbeten në Gostivar, në Kalisht, për arsye se "qeveria jugosllave nuk i internonte familjet, kurse qeveria e Shqipërisë i internonte", tregon Neshati dhe vijon: "Në gusht ‘45, Qemali kthehet nga Gostivari për të zezë të vet, se në dimër regjimi komunist do ta internojë, në Berat bashkë me gruan e mixhës, vajzën e djalin, Agimin." Lufta kaçake i detyron të ndahen në çeta të vogla për lehtësi manovrimi, fjetje dhe ushqimi. Krijohet kështu çeta e Dostanit, i cili qëndron në Lumë dhe çeta e Hamzit, që merr rrugën e Gostivarit për të siguruar bazën e re. Shkurti i vitit 1946 do ta detyrojë çetën e Dostanit, ku bënte pjesë edhe Neshati, të niset për Gostivar, pasi mendojnë se janë diktuar në Lusën të Lumës. Po në Gostivar e gjejnë luftën e ndezur, se edhe a jo bazë ishte ekspozuar. Të dyja çetat, që numëronin tashmë vetëm 25 luftëtarë, bashkohen në Muzdaqe ku qëndrojnë dy ditë. Falë të ftohtit e furtunës së madhe, ushtria jugosllave nuk i ndjek një ditë. Por ditën e tretë përmirësohet koha dhe bien në përpjekje duke zhvilluar disa ore luftë. Në këtë përpjekje të pabarabartë vritet Hamz Rexhepi andej nga mbarimi i luftimeve. “Nisi të bëhet terr, ishte borë e madhe, ngricë. Toka ishte e fortë, vegla s'kishim...Bëmë një gropë në borë dhe e varrosëm aty Hamzin, me mendimin se do të ktheheshim shpejt e do ta varrosim tamam” - tregon Neshati. Mbas pak kohe e gjetën kufomën e Hamzit forcat sllavo- komuniste dhe një ditë pazari kryet e tij e ekspozojnë në Gostivar. 17
  • 18. Prof. Miftar Spahija në një letër që i dërgon nga Amerika Sabri Domit në Kanada, do të shkruaj për betejën e Vrasës buzë Muzdaqes dhe vrasjen e Hamzit: "Jeta e tyne (e Hamzit dhe Dostanit-shënim imi-AS.) jo veç qi pat nji marim të hieshëm e burrnuer, por edhe nji kuptim ideal e komtarë, pse ata u banë dishmorë për idealin e naltë të lirisë komtare, qi Shqipnija MOS të bahej nji krahinë jugosllave, ashtu sikur qe u ba sidomos në vitet e para kur komunizmi muer fuqinë në dorë. Hamzi i ngratë u vra tue luftue në Muzdaqe n!at dimnin tragjik të vjetit 1945-1946. Ai qe nji dimën i zi për nacionalizrnin e shkretë shqiptarë, sidomos për nacjonalistat e Lumës. N’at luftë, në Muzdaqe, menxi shpëtoi me krye i biri Hamzit, Neshat Bilali: Ajo luftë e Muzdaqes ka qenë e rrebtë dhe e egër sidomos kur të kemi para sysh dimnin e atyne bjeshkëve të veneve tona, mushë me vdorë teh e më teh. Me nji anë lufita e egër edhe gjaksore, m'anë tjetër vdora e tftofti, edhe shto manej vuajtjen për bukë, dhe ke me kuptue sa heroike qe ajo luftë në të cilën u vra Hamz Rexhepi. Nonji tjetër që shpëtoi prej lufte, maroj prej ngrisës: marimi qe nji tragjedi e vërtetë jo veç për Hamz Rexhepin e familjen e tij, por edhe për krejt nacionalizmin e Lumës edhe të Shqipnisë: kalasë nacjonaliste po i hiqeshin nji nga nji gurët e shnoshë. Sikur u vra heroikisht Hamz Rexhepi në Bjeshkë Vrasës buzë Muzdaqes, ashtu u vra heroikisht me pushkë në dorë edhe vllaj i tij. Dostan Rexhepi në luftën e përgjakshme të Lojmes, në Gjalicë, në verë të vjetit 1946. Qindresa dhe vdekja e atyne dy vllazënve jo vetëm qi neron kujtimin e atyne vetë, por edhe të birëve të" tyne qi kanë mrapa, edhe të krejt nacjonalistave shqiptarë edhe lumjanë. Vdekja e tyne neron qindresën e komit, e nacjonalizimi duhet t'i kujtojë me mallë e me nerim." "Shqiptari i lirë" (SHBA) në shtator 1955 do të shkruajë për këtë betejë: "Luftimet, me disa ndërpremje të herë pas hershme, zgjasin tri ditë dhe i shkaktojnë anmikuit ma shumo se 100 të 18
  • 19. vramë. Aty nga mbramja e ditës së tretë , me 2 fror (shkurt) 1946, nji ushtar i plagosun e vret Hamzin me nji të qëllueme në krahnor. Me vrasjen e Hamzit qeveria shkatërroi gjithë grupin, tue qenë se Hamzi ishte forca tërheqëse dhe qendrore që e mbante të bashkuem ate. Kur u vra Hamzi, për pjesëtarët e atij grupi s'mbeti ma tjetër, veç me u shpërnda: Z. D hodhi pushkën, dhe u dorëzua bashkë me vëllain e Xhemë Simnicës, Bajram Dobërdolli dhe Xhelë Kalishti hodhën martinat, ndërruan emnat dhe shkuen në Tiranë, për të fitue kafshatën e bukës, Hazir Tërnova. ra në burg, Sulë Asllani vdiq nga të ftohtit, Ramadan Bresa u dorëzue, kurse Dostan Rexhepi, Elmaz Tosuni (u dërozue, por prapë u arratis) dhe Neshat Bilali mbetën në mal." Pas vrasjes së Hamzit çeta shpërndahet, kthehen në Lumë 5 veta, dy prej të cilëve dorëzohen. Ishim të ftohur, të sëmurë, të shkatërruar nga këmbët. U kthyem në Lumë dhe mbetëm të arratisur në vend," tregon Neshati. Dostani vazhdon të kryesojë çetën e tij duke mbajtur vazhdimisht lidhje me Bajraktarin. Në pranverën e vitit 1946 trupat speciale të ndjekjes, komanduar nga Muhedin Kërxhaliu, bënë ndeshjen e parë me grupin e Bajraktarit (në Limth të Lusnës), kurse me 17 prill do të bëhet ndeshja e dytë (në Shpatëz), ku do te vriten: Hamdi Bajraktari, Ymer Miftar Nika, Ibrahim Bajraktari, kurse Zeqir Nura nga Mamëzi dorëzohet dhe pushkatohet nga vetë Zylfi Saliu në Kodër të Gjabricës. Çeta e Dostanit numëronte tashmë Neshat Bialin, Tosun Çejkun dhe Elmaz Tosunin. E me që çeta e Bajraktarit dëmtohet rëndë, bashkohen dhe mendojnë të tërhiqen për në Greqi, mbasi u pa qartë se qeveria komuniste do të vazhdonte për disa kohë. Data e tërheqjes për në Greqi caktohet 25 gushti. Mbeteshin ende edhe 3 muaj Muharrem Bajraktari orienton të lajmërohen të gjithë njerëzit e tij në Has, Tropojë, Gjakovë e në katunde të tjera, se ka vendosë të tërhiqet në Greqi, dhe, kush të dojë ta ndjekë, po edhe në mos donin të shkonin me të paktën të mos 19
  • 20. rrinë në shpresë të Bajraktarit duke menduar se ishte në Shqipëri. Për lajmërimin caktoi të vëllanë, Bajramin me disa të tjerë. Më 17 qershor, mbas një qëndrimi dyjavor në Lojme, Maja e Vogël e Gjalicës, çeta e bashkuar hetohet nga forcat e sigurimit dhe në përpjekje me të. Në këtë përleshje vriten Dostan Rexhepi, Sefë Xheladini, Tosun Çejku dhe Elmaz Tosuni. Nga dorëshkrimi i Sabri Domit (Ontario, Kanada 1976) veçojmë për vetitë e Dostan Rexhepit: "I vetmi n'atë kohë të larget që mbante nji qëndrim të patundun me ta mbushun menden dhe mos me të lëkundun, i gatshëm me ndreqë, me paqtue e qesue, ish i ndjeri Dostan Rexhep Bilali nga Canaj (Bicaj), e që gjithmonë u gjend në ballë me evitue çdo gja të pamirënsi në grup e jashtë tij. Asht interesant për këtë person, për Dostan Rexhep Bilalin, e për hiri të së vërtetës në kuptim ma kana, i bindun se thon të vërtetën e opinionin tim të formuem për të, të përshkruej këto rreshta: Dostani, ndjesë pastë, si e shifshem unë tash afër, në punë dhe në veprim, sepse së largu e kam pasë njoftun edhe ma parë, ma kishte fitue zemrën sidomos për dy punë, përpos se ishte simpathik, i bashëm jo i tepruem, me ato mustaqe të zeza, të mëdhaja e të hijshine, pamje vigane i jepshin, buzëqeshun, tanë llafe e gaz të hijshëm që i përcillte me urti e shkathtësi me dije të rrallë, i jepshin këto nji hije të randë e të pëlqyeshme e përveç se burrë i besës si kah fjala e puna. Ai ishte edhe shqiptar në shenjë. Flitte e ndiente për Shqipni e për detyrën që duhej ba, shoqnue me sakrificë, jo ndryshe, por si të kishte pasë edukatën Kombtare në shkollë te specializueme, si ma i miri nacionalist për nji malsuer, i pa shkollë, por mos me ta lypun syni kërkund ma të mirë. Kurrë nuk më ndahet mendje ky njeri e më dukej gjithnji se ky asht ndihma ma e madhe e imja, e jo veç e imja, por e gjithkujt. Me këto përshtypje mbetem gjithmonë te Ai. Zoti ja baftë dritë shpirtin e tij kudo në jetën e pambarim. 20
  • 21. Pas këtij portreti të mrekullueshëm të sjellim edhe një fragment nga letra e Prof. Dr. Miftar Spahija dërguar Sabri Domit për të prekur edhe një here fytyrën heroike të qëndresës: Ai (Dostani-shënim im - A.S) ra si dishmor i vërtetë për lirin e Shqipnisë qi mos të binte në duert e komunistave e emni i tij duhet të mbetet i pavdekshëm në qindresën e nacionalistave shqiptarë. Dostani nuk ia shmang idealit kombëtar, po vazhdoi s'lufitumi bashkë me vllanë e vet dritëpastin Hamz deri n’at ditë kur dhanë jetën si njani ashtu edhe tjetri vlla... Vdekja e tyne qe nji vdekje e hijëshme e burrënore ashtu sikundër i ka pas gjithmonë hije shqiptarit heroik." "Kalasë nacjonaliste po i hiqeshin nji nga nji gurët shnoshë", theksonte Prof. Sr. Miftar Spahija në letrën e tij. Dhe vërtetë, rezistenca tashmë regjistronte vetëm katër: Muharrem Bajraktari, Bajram Bajram Bajraktari, Neshat Bilali dhe Esat Bajraktari. Edhe pse katër, vetëm katër, vazhdojnë rrugën e caktuar lajmësve për tërheqjen përfundimtare në fund të gushtit. Dhe bashkimi i 63 burrave u bë me 25 gusht te Lera e Sorrave, 30 prej të cilëve mbërritën në Greqi me 13 shtator 1946. Është me vend të shënoj këtu emrat e atyre që qenë nga viset tona, mbasi me bindje them se historia kombëtare do t'i kërkojë një ditë t'i shënojë me gjithë të tjerët si dëshmorë të lirisë e përparimit kombëtar: Ramadan Elezi, Shtiqën, Nang, Nebi Seda, Arrën, Sali Doda, Reç, Avdi Rakipi, Canaj (Bicaj). Këta mbetën në (diku në mes Strugës e Prespës në përpjekje me sllavokomunistët). Ata që mbetën gjallë morën rrugët e mërgimit me shpirt ndër dhëmbë... Se diktatura do të binte një ditë si çdo diktaturë e se dikush prej tyre, qoftë dhe një i vetëm, do të mbetej gjallë, për të sjellë në Shqipëri mesazhin e së vërtetës ... 21
  • 22. Epilog 1 Rezistenca e nacionalistëve shqiptarë, u thye më '45 - '46. Të vrarët në betejë shpëtuan. Të mërguarit ishin gjysmë të gjallë, të gjallët që u kapën e panë ferrin me sy. Kampet e përqendrimit mbinë si kërpudha për familjet dhe farefisin e nacionalistëve. Ferri komunist shqiptar i hapi dyert së pari për ata, duke i lënë vite me radhë në ëndrra të makshme, delirante me fytyrat e njerëzve të dashur që s’i kishin pranë e që nuk shpresonin t’i shihnin më... Pastaj ky ferr do të shtrihej tej e përtej Shqipërisë së rrethuar me tela me gjemba, ku do të sundonte me egërsi të llahtarshme shteti komunist. Prolog 2 "Falëmeshëndet Qafes së Kolesjanit, falëmeshëndet Shejës së Bice, falëmeshëndet Kullës së Lumës, falëmeshëndet Kroit të Bardhë, falëmeshëndet Ligatës së Madhe, falëmeshëndet tërë Lumës, tërë Shqipërisë. Falëmeshëndet kullës së Islam Spahisë, falëmeshëndet murnajave e kullës së Rexhep Hamzit, falëmeshëndet, falëmeshëndet ....Vis shpirtit falëmeshëndet... » Essat H. Bilali (nga korrespondenca me autorin e shkrirnit, A. Spahiun). Mund ta dhunosh trupin, masën e kockave e të mishit njerëzor, mund ta prangosh e ta dënosh përjetësisht, po shpirtit ç’mund t’i bësh shpirtit...Ç’mund t’i bësh fluturimit të marrëzishëm të tij?! Ai shalon atin e mallit shpejt e shpejt e sakaq është në gurin e në drurin, në sythin e në lulen, i pranishëm si ajri, si drita, dashuria…Fluturon mbi kontinente, mbi shtete, në njerëz e në dhera, te të gjallët e të vdekurit, hyn në varre e del prej varreve, sjell kohëra të harruara e sjell kohëra 22
  • 23. të reja...Shpirti e mund edhe terrin e diktaturës me lirinë e vet, e lanë baltovinën e pamerituar mbi emrin dhe bëmat, e të tjerëve u jep ç’meritojnë dhe vjen...vjen me flatra pëllumbi te djepi e te varri i vet, që ka një emër tronditës, ngjethës gjer në palcë, një emër që s’njeh moshë: VENDLINDJE. E në vendlindje edhe ajri është tjetër, edhe drita është tjetër, edhe ylli është tjetër, edhe shpresa tjetër është...Se veç aty shpirti gëlon kujtimesh dhe gjen qetësi, paqe e urti. Dhe aty do të rrojë. Dhe aty do të vdesë... EMIGRACIONI Me fatin e nëmur të emigrantit mbi shpinë e me peshën e rëndë të fatkobit në shpirt, luftëtari i rezistencës kundër fashiste e kundërkomuniste, Neshat BilaIi, do të durojë pesë vjet në Greqi. Më 17 qershor 195l do të përshëndetet me M. Bajraktarin e do të marrë rrugën e Gjermanisë Perëndimore, ku do të qëndrojë gjer në dhjetorin e vitit 1955. Me që shpresat e një revolucioni kundërkomunist ishin të vakta, Neshati merr rrugën e Amerikës, në pritje të një të ardhmeje më të mirë për Shqipërinë. I vetëm, me shpresë për të bashkuar degët e pemës familjare, ai do të përpiqet për gjashtë vjet rresht, gjersa më 1961 do të bashkohet me Esatin dhe me Muharremin, kurse vitin pasues edhe me Qemalin dhe me Lihen në Amerikë. Po a mbaron këtu rezistenca e kësaj familjeje për t’iu kthyer rehatisë, qetësisë e mirëqenës me djersën e ballit që afronte Amerika demokratike? Tamam në këtë çast bashkimi nis një rezistencë të re. Po tash jo me pushkë në dorë, por me mendje të zgjuar e sy të përfjetur. Betejat e reja kërkonin armë të reja… Familja BILALI do të nxjerrë përfaqësuesin e saj në mbrojtjen e të drejtave të njeriut në politikën kombëtare, në histori, në eseistikë, në diplomaci, në publicistikë dhe në shkenca të përpikta: Essat Bilalin. 23
  • 24. “MOS PYETNI SE Ç’DO TË BËJË ATDHEU PER JU, PYETNI SE Ç’DO TË BËNI JU PËR ATDHEUN!... . I prirë në jetë nga ky parim universal i shprehur nga Presidenti Kenedi në fjalimin inaugurues (fjalimi është përkthyer nga anglishtja prej E. Bilalit dhe botuar në “Dielli” të Bostonit - A.S), Essat Bilali e shikon veten në frontin e rezistencës botërore për të rifituar shqiptarët qenien dhe lirinë e nëpërkëmbur. Qysh si fëmijë i mitur i pa me sy dhe ndjeu gjithnjë flakët e kullës. Retina e syrit të njomë, e fotografoi atë flakë që nuk do ta shuhej kurrë…E me prushin në shpirt, u end ndër miq e dashamirë, u rrit nëpër internime (1942, Tiranë, në burgje 1946), Gostivar, internime Kratovë (1949). Vrasjet, djegiet e padrejtësitë do ta mbushin odisenë e intelektualit të ardhshëm. Gjimnazin e kryen në Prizren më 1960, ku ka qenë nxënës i dalluar jo veç në mësime, por edhe si veprimtar duke iu kundërvënë politikës serbe kundërshqiptare, për çfarë iu ndërpre ndihma dhe si organizator i orës letrare për disa vite në gjimnaz, kurse fakultetin e filozofisë dhe të psikologjisë më 1970, duke përfshirë edhe magjistraturën në filozofi më 1975 në SHBA, papaguar faret për shkak të mesatares së lartë në nota. Në ndërkohë diplomohet edhe në shkencat e përpikta, kimi, ku për kontributin krijues dhe zbulues (në kimi industriale), i jepet titulli Sr. Sc. I kompletuar tashmë me dije dhe kulturë të gjerë, e ndien veten të gatshëm, të nisë beteja të reja me armë të reja. Si një rilindës i vërtetë, qyqe vetëm, Essati do të bëjë luftë për ta shpënë të vërtetën shqiptare në qarqet amerikane, duke sensibilizuar senatorë, e kongresmenë për çështjen kombëtare shqiptare, në thelb duke iu kundërvënë propagandës dhe pseudoshkencës kundërshqiptare serbe. Një vend të veçantë zënë përkthimet e tij nga shqipja në anglishte të botuara në 24
  • 25. “Diellin” e Bostonit dhe gjetiu. Korrespondenca e pasur me personalitetet amerikane për çështjen kombëtare shqiptare dhe për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në Kosovë, dhe të vendeve të tjera shqiptare në ish-Jugosllavinë, Essat Bilalin, si një shpirt kryengritës, e mendjeftohtë, individualitet të spikatur në fushën e diplomacisë. Në përgjigje të njërës nga letrat e tij të deputetit Jim Courter, për të shënuar vetëm një nga ato të shumta, do t’i shkruajë më 25 gusht 1989: “Jam i një mendimi me ju për sa u përket të drejtave të njeriut në Jugosllavi. Është e drejtë që SHBA-ja të bëjë një përpjekje për t’i ndihmuar shqiptarët. Të jesh i sigurt se unë do të jem avokat i të drejtave të njeriut në Jugosllavi e në krejt botën. Të lutem mos mungo të bësh kontakt me mua!” Në një letër të hapur drejtuar kongresmenes Helen Bentley, përfaqësuese e lobit serb në dhomën e përfaqësuesve, botuar në “Liria” të Bostonit, i vë në dukje me fakte e argumente historinë e shqiptarëve të Kosovës. Çështja kombëtare edhe në letër shkëmbimin me senatorin Frank Lautenberg më 1990, për të vënë në dukje edhe një tjetër ndër të tjera. “Jemi këshilluar gjithnjë me Presidentin Bush…Rrethi ynë të falënderon dhe shpresoj të jemi në bashkëmendime”, do t’i shkruaj ndër të tjera, në përgjigjen e vet senatori Fill Gram. Korrespondenca në këtë fushë edhe e senatorit Pell dhe Bob Dole, përkatësisht më 1989 e 1991 janë disa çaste që vizatojnë portretin e luftëtarit të shquar Essat Bilali prej visit të Lumës. E vërteta historike do të jetë përqendrimi i përhershëm i tij. Do ta pasqyrojë këtë të vërtetë që nga lashtësia e shqiptareve gjer në vitet ‘4l - ’46 të shekullit tonë… Do të hedhë dritë gjithashtu edhe mbi rezistencën kundërfashiste e kunderkomuniste në bashkë autorësi me të vëllain, Neshatin Kujtojmë këtu shkrimin e gjatë historik me disa vijime në “Zëri i së vërtetës”, “Kush nuk ka qenë dhe kush ka qenë Muharrem Bajraktari”. Shkrimin: “Gjakderdhjen në Kukës e shkaktoi 25
  • 26. Komanda e Brigadës V Sulmuese, jo Muharrem Bajraktari”, edhe ky me bashkë autorësi me Neshatin, i cili botohet edhe në Shqipëri në “Zëri i rinise” në dy vijime nga një faqe gazete. Për pasqyrimin e vërtetës historike autorët përshëndeten nga Presidenti i Republikës z. Sali Berisha, Kryetari i Kryesisë së Parlamentit z. Pjetër Arbnori e drejtori i Institutit të Historisë Prof. Dr.Kristaq Prifti . Nga letra e z. Pjeter Arbnori veçojmë: “Tashmë, për të gjithë shqiptarët e ndershëm e demokratë, është e qartë se historia në vitet e errëta të diktaturës është shkruar nën diktatin e komunistëve, është shtrembëruar me qëllime të caktuara politike, është injoruar e interpretuar me subjektivizëm të tejskajshëm nga pozita ideologjike sllavo-komuniste. Pra, përpara një gjendjeje të këtillë të historiografisë sonë del detyrë e çdo atdhetari dëshmitar okular, sidomos i ngjarjeve të 50 vjetëve të fundit, dhe studiuesve të ndershëm të sotëm dhe të nesërm, të hartojnë historinë reale e objektive (larg çdo ideologjizimi e politizimi) të popullit e kombit tonë…Ju në shkrimin tuaj hidhni dritë mbi një ngjarje të dhimbshme, që kuptohet, është pasqyruar me syze komuniste në shkrimin e botuar në gazetën “Kushtrim brezash” në gusht 1992. E shoh të nevojshme që një kopje të shkrimit tuaj t’ia dërgoni Institutit të Historisë. Edhe një herë ju falënderoj për ndihmesën tuaj për sqarimin e një ngjarjeje tepër delikate të Luftës Nacionalçlirimtare”, (Tiranë, 25.12.1992). Ndërsa Instituti i Historisë do të arrijë në konkluzion: “Drejtoria e Institutit të Historisë ka ngarkuar për të dhënë përgjigje për figurën e Muharrem Bajraktarit në bazë të dokumenteve që disponon, Sektorin e Historisë së Luftës Nacionalçlirimtare pranë këtij Instituti.” (Letër e Prof. Dr. Kristaq Priftit, Tiranë, 7.2.1993). Publicistika është një fushë tjetër e rëndësishme e veprimtarisë atdhetare e Essat Bilalit, ndërmarrje përmbi 20 vjeçare në frymën e Rilindësve. Shumë kohë debuton në gazetën 26
  • 27. “Dielli” të Bostonit, ku për vite me radhë është edhe anëtar i Këshillit Drejtues, gjer kur tërhiqet për mospajtim në shenjë proteste. Në “Krahu i Shqiponjës” (revistë e botuar fillimisht në Amerikë nga shkrimtari i mërguar shqiptar Bilal Xhaferi), boton studimin kritik “S’fitohen betejat e reja me armë të vjetra”. Në “Shqiptari i lirë”, veçojmë dy më të rëndësishmet: “Qëndresa heroike e shqiptareve kundër pushtimit serb (1966) dhe “Një veprim barbar: masakrimi i Proshevcës” (1967). Por më e rëndësishmja në publicistikë është padyshim, puna nisur para pesë vjetësh me revistën “ZERI I SË VËRTETËS” (numri i parë dhjetor 1988), e cila botohet në dy gjuhë: anglisht e shqip dhe shpërndahet falas ndër intelektualët më në zë të huaj e shqiptarë në Amerikë dhe në botë. Revista drejtohet, financohet dhe botohet nën kujdesin e Essat Bilalit dhe vëllezërve. Thelbin e qëllimit të botimit të kësaj reviste do ta gjejmë në korrespodencën me shkrimtarin Kapllan Resulin, ku ndër të tjera, Essati i shkruan: “...Fillova ta botoj “Zërin e së vërtetës, i cili kishte dhe ka për qëllim të jehojë të vërtetën - aspiratat e kombit shqiptar, Kosovës, në luftë me të pavërtetën kandërshqiptare serbe dhe shërbëtorëve të tij të drejtpërdrejtë dhe të tërthortë - disa shqiptarë”. Nga eseistika e Essat Bilalit veçojmë “Pjetër Bogdani - luftëtar me penë dhe me pushkë për çlirimin e Arbërisë”, ”Pse qeshë kundër Arshi Pipës” e tjera, kurse nga fusha e përkthimeve veç artikujve të shumtë dhe informacioneve të ndryshme, veçojmë esenë e nobelistit Octavio Paz “Poezia dhe tregu i lirë”, e cila u botua edhe në gazetën “Drita” Tiranë. “Hapja e mendjes amerikane” e Artur Shelesinxhër (i riu), etj. Për shtrirjen, gjerësinë dhe thellësinë e punës intelektuale të Essat Bilalit në letrat shqipe, mjafton të ofrojmë një fragment nga letërshkëmbimi me Kapllan Resulin, ku veç të tjerash spikat një lloj harrimi i vetes para emergjencës së përditshme të çështjes kombëtare shqiptare: ”Unë nuk kam vepra të botuara në 27
  • 28. trajtë libri, jo pse nuk kam shkrime, (ato përbëhen nga disa vëllime prej qindra faqesh), por sepse për shkak të kushteve nuk kam qenë i angazhuar për të botuar libra, nuk janë përmbledhur ende. Ato janë të shumënduarshme: historike, letrare, kritike, letra në trajtë studimesh në mbrojtje të çështjes kombëtare (Kosovës), përkthime nga shqipja në anglisht dhe anasjelltas, nga serbishtja në anglisht, punime nga veprimtaria në “Vatër” (të Rilindësve) dhe shumë dorëshkrime të pabotuara, të shpërndara në shtypin e ngulimeve “Shqiptari i lirë” (nuk botohet më), “Koha jonë”, “Dielli” (ish), “Liria” dhe në fund “Drita” dhe “Zëri i rinisë” në Shqipëri dhe shumë të tjera të pabotuara. Edhe sot e kësaj dite intelektuali Essat Bilali, bir i Lumës, i prirë nga parimi universal “Le të mos pyesim ç’do të bëjë atdheu për mua, po le të pyesim ç’do të bëjë unë për atdheun”, parim të cilin e shpall në numrin e parë të revistës “Zëri i së vërtetës” është vital, shpirtërisht dhe trupërisht i dhënë e në shërbim të atdheut të vet Shqipërisë – Shqiptarisë. Epilog 2 Vite më parë në një emision të “Zërit të Amerikës”, më pat befasuar intervista e një emigranti shqiptar. Pyetja: “Si arritët ju të bëheni njeri i shquar”, ai iu përgjigj: “Falë Amerikës që vlerëson kokën e jo këmbët!” Sot nuk befasohem më. Epilog për epilogun e parë dhe të dytë: “Gjithmonë dikush do të mbetet për të përcjell mesazhin e së vërtetës në të sotmen dhe të ardhmen. …Dikush do të mbetet. Dikush do të mbetet për të përcjell vitalitetin e materies gri të shqiptarit... intelektin e tij… Dikush do të mbetet … Edhe 28
  • 29. Luma, visari ynë i shenjtë duhet të mendohet, në kohë të re, të ndreqë shpejt ç’u prish këtu për pesëdhjetë vjet... Dhe ta nderojmë gjakun… Dhe ta nderojmë mendjen njerëzore… Se ajo është e jona, në shërbim të të gjithëve, në shërbim të bukurisë, të pavdekësisë e të ardhmes… Dëshiroj t’i përfundoj këto shënime me amanetin e intelektualit të shquar shqiptar, Essat Bilali, amanet gjer sot i mbetur brenda shpirtit tim e që nga ky çast është te të gjithë ju, njerëz e vende të Lumës: “Falëmeshëndet Qafës së Kolesjanit, falëmeshëndet Shejës së Bice, falëmeshëndet Kullës së Lumës, falëmeshëndet Kroit të Bardhë, falëmeshëndet Ligatës së Madhe, falëmeshëndet tërë Lumës, tërë Shqipërisë… Falëmeshëndet Kullës së Islam Spahisë, falëmeshëndet murnajat e kullës së Rexhep Hamzit, falëmeshëndet…falëmeshëndet…Vis shpirtit falëmeshëndet…” Kukës, 15 qershor 1993. Shënim: Shkrimi i mësipërm, siç po shihet, është jo vetëm një pjesë historike tronditëse e visit të Lumës, por edhe një copë poezie në prozë, të cilin e ka pas sajuar vjershëtori Agim Spahiu. Si i këtillë, kur e tejtoi “Radio Kukësi” në disa tejtime, bëri që jo vetëm t’u rrëqethet trupi shumë njerëzve, por edhe t’u përloten sytë. Megjithatë, kur u përkujtua poeti i ndjerë Agim Spahiu me rastin e pesëmbëdhjetë vjetorit të humbjes tragjike, jo vetëm nuk u përmend kjo copë proze poetike, por as nuk u shënua në librin me punimet përkujtimore me titull “Agim Spahiu metaforë e lirisë së munguar”, Tiranë, 2008. 29
  • 30. LETËR MIKUT Prof. Dr. Lutfi Azizit Xhemil Bytyçi Po të përgjigjem shumë thjesht O miku im, gjithmonë Kudo të gjendemi , edhe në kreshtë, Zemrat rrahin me një jehonë. Nëpër peizazhet e pikëllimit, Kur bridhnim të dy të ri, Kërkonim fijet e gëzimit Të dy së bashku, unë e ti. Këngë s’këndoj, kali im s’vrapon, Brengat më brejnë nga pak, Kudo varfëria e njerëzve më mundon, Pyes: kush u ka hak? Shpirti im kalorës bredharak Midis pritash kalo shumë net Në ag takohem, më thotë: pritëm pak Se brengat i hodha në det! Sot po ta shkruaj këtë letër O miku im i vërtetë Kupën e dëshirave kurrë s’e pi vetë, Pos me ty, ja me askënd tjetër. Mos i ngrys në heshtje ditët e kësaj bote, Pra, shkruam ë edhe ti, o miku im, Se edhe mua gjithnjë fjala jote, Me forcë magjike më sjell ngushëllim! Nga : “Zjarr i lënë në harresë”, Dija, Prishtinë, 2008. 30
  • 31. MBLEDHJA E PRIZRENIT, korrik 1945 Në fletoren “55” të datës 7 kallnor, 2012 (Internet), është botuar shkrimi “Konferenca e Bujanit, parë ndryshe”, shkruar nga Dr. Shefqet Hoxha. Në të posë tjerash, shkruhet për qëndrimin e Fadil Hoxhës në “Mbledhjen e Prizrenit mbajtur më 4 – 10 korrik 1945”. Aty Fadil Hoxha citohet të ketë thënë: “Të gjithë anëtarët e Bujanit kanë qene aty e të gjithë janë pajtuar”....(siç). Më tutje, ai shton: “... ligjshmërisht e në mënyrë demokratike njëherit anulohet pjesa e gabueshme e Rezolutës e miratuar në Konferencën e Bujanit”(siç). Pra, sipas Fadil Hoxhës, jo vetëm kanë qenë aty të gjithë anëtarët e Konferencës së Bujanit, por ata janë pajtuar pa vështirësi me vendimet e marra në Mbledhjen e Prizrenit në kundërshtim me ato të marra në Mbledhjen e Bujanit. Mbështetur në rrethanat historike, kjo është e pamundshme, por edhe nuk qëndron faktikisht. Këtë e ilustron historia e popullit shqiptar. Godina ku u mbajt Mbledhja e Prizrenit 1 31
  • 32. Ajo është e pamundshme të qëndrojë për shkak se dhunon një numër vlerash për të cilat u luftua për dhjetëvjetësha: Së pari, kjo do të dhunonte të drejtën e kombit për të qenë një dhe i bashkuar, për të cilën jo veç u aspirua, por edhe u derdh gjak, madje shumë. Së dyti, ajo do të dhunonte premtimin e dhënë që çështja do të zgjidhej pas luftës, kuptohej në të mirë të shqiptarëve, gjë që mobilizoi shqiptarët në luftën kundër pushtuesit. Së treti, ajo do të dhunonte edhe vendimin kryesor të Mbledhjes së Bujanit, që ishte “për t’i treguar rrugën e bashkimit popullit të Kosovës”. Në këto rrethana, vendimi nuk mund të pranohej aq lehtë. Se kjo qëndron, atë e provon edhe një faktor tjetër: Kur banonim si emigrantë në Grekoc dhe në Gjinoc të Therandës me Maliq Gjanën e Ujmishtit/Lusnës para 1960-ve, ai bënte takime shpesh me Ibrahim Ukë Korishën, nga se ky i fundit kishte qëndruar në tokën e tij në Pobreg në Lumë kur kishte ikur nga pushtuesi serb para Luftës së Dytë Botërore. Adem Gjana, djalë i Maliqit dhe normalist i Elbasanit, kishte lidhje të ngushta edhe të fshehura me djemtë e nipat e Ibrahim Ukës – Ukën, Vebiun dhe të tjerë, të cilët ishin të përndjekur nga pushtuesi serb. Ademi tregonte që Ibrahim Uka, në rrethana të ndryshme e besnike, fliste për Mbledhjen e Prizrenit 1945. Ai kishte thënë se ajo u bë në sallën e fiskulturës së gjimnazit të vjetër (Gjimnazi ku e kam kryer unë maturën më 1960). Aty u është shtruar pyetja të pranishmëve se “a doni të bashkoheni me administratën e Beogradit, apo me atë të Tiranës?” Kur është dëgjuar kjo, është pëshpëritur emri i Tiranës, një tollovi është shkaktuar në sallë. Ndërkaq hapen dritaret e sallës dhe tytat e mitralozave shfaqen... Pas kësaj merren vendimet, të cilat Fadil Hoxha i ka quajtur ”ligjshmërisht e në mënyrë demokratike”...Kjo është biseduar shumë në atë anë... Se kjo ka qenë ashtu e tregon edhe një informacion nga shoku im 32
  • 33. gjimnazist, i cili vëren: “Edhe shkrimin për Mbledhjen e Prizrenit e kam marrë... Unë këtu e di se ka qenë, mbase ndër të paktit që ka kundërshtuar Ramiz Cërnica, i cili ka thënë “Jo me Beogradin, por me Tiranën”. Ai ka qenë i dënuar me vdekje, por i ka mbajtur njëzet vjet burg, kurse biri i tij Raifi, Raif Halimi, i ka mbajtur tetëmbëdhjetë vjet burg. Që të dy kanë shpëtuar nga pushkatimi, sepse për ta ka intervenuar Fadil Hoxha për një arsye të veçantë. Ramiz Cërnica, si kryetar komune i Gjilanit gjatë luftës e ka shpëtuar Fadilin me shokë (me aradhen partizane të rrethuar nga italianët, pa mundësi shpëtimi) në luftën e Livocit (S. F.). Po ashtu dihet se ka pasur edhe përndjekje të disa përfaqësuesve të mbledhjes së Bujanit. Mjafton të përmendet pjesëmarrësi dhe anëtari i kryesisë në mbledhje të Bujanit, Zekria Rexha, profesori i filozofisë dhe i frëngjishtes të gjimnazit të Prishtinës, i cili u përndoq dhe u përzu për Shqipëri... Essat Bilali, Sr. Sc Kallnor, 2012 SHBA 33
  • 34. INTERVISTË ME PROF. PETER PRIFTI -Një nga bashkëpunëtorët e Nolit- Keze Zylo Prof. Peter Priti është një nga figurat më të shquara të diasporës shqiptare në Amerikë, është shkrimtari, studiuesi dhe bashkëpunëtori i Imzot Fan Nolit, që i kanë dhënë aq shumë kombit shqiptar. Puna e tij studimore dhe akademike ka filluar Prof. Peter Prifti është një nga figurat më të shquara të Diasporës shqiptare në Amerikë, është shkrimtari, studiuesi dhe bashkëpunëtori pikërisht me botimin e studimit "Kosova në Tronditje," qysh në vitin 1969, që bëri përshtypje ndër intelektualët e Amerikës. Për bashkëpunimin me Nolin ai shkruan: "Gjatë intervistës Noli tha se ai e konsideronte anëtarësimin e Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve (më 1920) si fitoren më të madhe në veprimtarinë e tij kombëtare, ndërsa trishtimi i tij më i madh ishte largimi nga Shqipëria (më 1924), sepse - sikundër u shpreh ai - "ajo i dha fund punës sime në Atdhe." KZ -Kur keni ardhur në Amerikë dhe si e përjetuat ndarjen me Atdheun? PP - Unë erdha në Amerikë më 1940 për të banuar me atin tim dhe vëllanë e madh në Filadelfia, Pensilvania. Unë isha atëherë 15 vjeç, një moshë delikate, dhe ndarja nga familja dhe të afërmit, si gjithmonë në raste të tilla, ishte e dhimbshme. KZ - Cili ka qenë bashkëpunimi juaj me Imzot Fan Nolin dhe Vatrën? PP - Me Imzot Nolin unë u njoha pasi ika nga Filadelfia dhe u vendosa në Boston, për të punuar në zyrën e Vatrës si sekretar i Federatës dhe si bashkë-redaktor i gazetës "Dielli" me Qerim Panaritin . Ishte viti 1958. Noli në atë kohë ishte Kryetar Nderi i Vatrës dhe ishte në komunikim të përhershëm me zyrën 34
  • 35. e Vatrës. Pata fatin të ndodhesha në praninë e Nolit shumë herë, në lidhje me punët e Vatrës, qoftë në Kryekishën Shën Gjergji, ku ai meshonte nga koha në kohë, po ashtu në mbledhjet që bënin shqiptarët e Bostonit me rrethet, për të festuar ditë të shënuara të Kombit shqiptar, si Ditën e Flamurit, etj. Takimet me Nolin u dendësuan sidomos në vitin 1959, kur Vatra përgatitej për të festuar 50-vjetorin e "Diellit" dhe Noli ftohej në mbledhjet që bëmë atë vit për t'u këshilluar me të, si dhe për të stimuluar bashkatdhetarët që të merrnin pjesë në ngjarjet e përvjetorit që kishim planifikuar. Mbaj mend sidomos dy takime që pata me Imzot Nolin: Herën e parë kur vajta në shtëpinë e tij, në vjeshtën e vitit 1958, për të marrë një intervistë me të (apo "audiencë" siç e quajta unë). Ishte shumë interesante, jo vetëm për shkak të intervistës, por edhe sepse pata rastin të shihja personalisht banesën e Nolit, me mobiliet e shtëpisë, me bibliotekën e tij, me mjedisin. Gjatë intervistës Noli tha se ai e konsideronte anëtarësimin e Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve (më 1920) si fitoren më të madhe në veprimtarinë e tij kombëtare, ndërsa trishtimi i tij më i madh ishte largimi nga Shqipëria (më 1924), sepse -sikundër u shpreh ai - "ajo i dha fund punës sime në atdhe." Herën e dytë e takova në shtëpinë e tij i shoqëruar nga një shoku im, Peter Vangel. Ishte viti 1960 dhe unë si sekretar i Vatrës, isha duke organizuar Seminarin e Parë të Studimeve Shqiptare në historinë e Federatës. Peter dhe unë shkuam te Noli për ta ftuar që të merrte pjesë në seminarin si folës mbi ndonjë temë shkencore, sipas dëshirës së tij. Noli erdhi në seminarin dhe e bëri për vete gjendjen me fjalimin që mbajti për Skënderbeun. KZ - A keni pasur lidhje me intelektualët shqiptarë dhe veçanërisht me gratë intelektuale, ku një ndër to është Safete Juka? PP - Po. Unë e kam për nder të them se kam pasur lidhje me 35
  • 36. intelektualë si Arshi Pipa, Sami Repishti, Nicholas Pano, Stavro Skendi, Elez Biberaj, Gjon Sinishta, si dhe me Prof. Safete Juka. Më vonë hyra në marrëdhënie shkencore ose letrare me bashkatdhetarë të tjerë që emigruan në Amerikë, sidomos me shkrimtarin e njohur Naum Prifti. Ai më ka dhënë një ndihmë të veçantë në lidhje me përgatitjen e dorëshkrimeve të librave që kam botuar gjatë 10-12 viteve të fundit. Me të gjithë këta kam pasur korrespondencë dhe kam bashkëpunuar në fusha të ndryshme, nga të cilat kryesore ishin çështja e Kosovës, demokratizimi i qeverisë shqiptare, dhe studime për historinë dhe letërsinë shqiptare. Me Prof. S. Juka u takova në Konferencën Ndërkombëtare për Kosovën ("International Conference of Kosova"), që u mbajt në City University of New York, më 6 nëntor 1982. Ajo bëri studime origjinale për të sqaruar problemin e Kosovës para opinionit publik ndërkombëtar. Më vonë unë botova një recensim të librit të saj "The Albanian in Yugoslavia in Light of Historical Documents." Mund të them se kam përfituar shumë nga intelektualët e diasporës shqiptare në Amerikë. Marrëdhëniet e ngushta me ta kanë qenë ndihmë e frymëzim për mua. KZ - Ju keni mbaruar studimet duke marrë bakalaureatin në Penn State University, një ndër universitetet e njohur në Amerikë. Çfarë kujtoni nga ky universitet në Pensilvania? PP - Kujtimet e mia për Penn State University janë mjaft të lashta, pas gati 60 vjetëve, qëkur u diplomova në degën "Arts & Letters" më 1949. Një nga kujtimet më të bukura është peizazhi rreth e përqark "kampus-it" një vend shumë tërheqës me panorama madhështore të natyrës, dhe një mjedis ekologjik të pastër. Më kujtohet gjithashtu se universiteti ishte shumë i fortë nga ana sportive, sidomos me ekipin e futbollit. Por mbi të gjitha unë ruaj kujtime të veçanta për profesorët e mi, jo vetëm si pedagogë, por edhe si njerëz, si individë me tiparet e 36
  • 37. ndryshme të karakterit që kishin. Ka të ngjarë që unë të kem qenë i pari shqiptar që u regjistrova dhe u diplomova nga Penn State. Sidoqoftë, për ata që nuk e dinë, dëshiroj të vë në dukje se sot gjendet atje një zonjushe shqiptare e quajtur Valbona, bija e Qemal Zylos me banim në New York. Valbona jep mësime si profesoreshë dhe njëkohësisht ndjek studimet për doktoraturën. Domethënë ajo ka shkuar nja dy-tre hapa më larg se unë, kur isha student në Penn State. KZ - Në kërkimet e mia në Google, në internet, për t'i dhënë publikut shqiptar dhe më gjerë një intervistë sa më të plotë për portretin tuaj, gjeta një sërë librash të publikuara në Amazan.com. Cilin libër keni më shumë për zemër? PP - Në të vërtetë unë kam për zemër tre nga librat që kam botuar, por për arsye të ndryshme, "Socialist Albania Since 1944" (botuar më 1978) e çmoj veçanërisht sepse është libri im i parë; "Confrontation in Kosova: The Albanian-Serb Struggle, 1969-1999" (1999) sepse ky ka të bëjë me një çështje jetike për kombin shqiptar, pra me përpjekjet e shqiptarëve për të fituar pavarësinë e tyre nga Serbia, dhe libri i tretë "Mozaik shqiptar" (2003), nga që ky është i vetmi libër që kam botuar në gjuhën amtare, dhe si i tillë zë një vend të veçantë në krijimtarinë time. KZ -Në vitin 1978 keni publikuar librin "Socialist Albania Since 1944" (Shqipëria Socialiste që nga viti 1944). Si është pritur nga publiku amerikan ky libër dhe cilat ishin reagimet nga shteti shqiptar? PP - Ky libër u prit mirë si nga lexuesit e thjeshtë, ashtu edhe nga specialistët apo ekspertët në lëmine shkencës politike. Reagimet ishin pozitive pothuajse pa përjashtim. Arsyeja kryesore ishte se deri atëherë, librat që ishin botuar për Shqipërinë Socialiste, si nga të huajt, ashtu edhe nga shqiptar 37
  • 38. nuk mbanin qëndrim vërtet shkencor. Në përgjithësi ata mbanin qëndrim të prerë, ose në favor, ose kundër Shqipërisë komuniste, pra ishin të njëanshëm, dhe kjo u ra në sy lexuesve. Si pasojë, më të shumtat e komplimenteve që mora nga lexuesit, bënin fjalë pikërisht për këtë aspekt të librit. Nga ana tjetër, qëndrimi im objektiv nuk u prit mirë nga shteti i kuq shqiptar. Tirana zyrtare u zemërua kur pa se libri kishte kritika ndaj regjimit. Ata donin vetëm lëvdata për sistemin e tyre, dhe një vërejtje negative mjaftonte që të hyje në listën e kundërshtarëve ose njerëzve të dyshimtë, nga këndvështrimi i regjimit. KZ - Në vitin 1969 ju keni shkruar studimin "Kosovo in Ferment" (Kosova në tronditje). Si u prit ai studim nga Perëndimi dhe nga Diaspora shqiptare? PP - Përgjigja është "shumë mirë." Ai ishte studimi im i parë serioz në botën akademike dhe pati jehonë ndër shtresat intelektuale të Amerikës. Në atë kohë unë punoja në Institutin Teknologjik të Masaçusets (MIT). Me botimin e monografisë fillova të njihesha nëpër universitetet dhe qendrat shkencore të vendit që interesoheshin për problemin e Kosovës dhe për Shqipërinë. Monografia u prit mirë dhe nga Diaspora shqiptare. Ai studim shënoi fillimin e njohjes sime dalëngadalë me intelektualët shqiptarë më të dëgjuar në Amerikë. Ishte pikënisja e një faze të re për mua si shkrimtar dhe si studiues në fushën e studimeve shqiptare. KZ - Libri juaj i fundit që lexova në Amazon.com ka qenë "Unfinished Portrait of a Country." Si e keni pasqyruar kulturën shqiptare në këtë libër? PP - Mendoj se kultura shqiptare paraqitet mjaft e pasur në këtë libër. Në të vërtetë, pjesa më e madhe e lëndës së librit i përket kulturës shqiptare. Ajo pasqyrohet aty me shkrime për figurën e 38
  • 39. Nolit, midis tyre dhe intervista që mora nga ai kur isha redaktor i “Diellit”. Aty ka një seksion të tërë me studime dhe kritika letrare, përfshirë dhe një përmbledhje të historisë së letërsisë shqiptare. Mandej ka disa recensione librash që kanë për temë kulturën shqiptare, si dhe material për besimet popullore të arbëreshëve dhe botën para-kristiane të Ilirëve. Por ndofta lënda më e pasur e librit në lëmin e kulturës janë përkthimet në anglisht nga poezia dhe proza shqipe, përkthime këta që janë botuar faqe-për-faqe me tekstet origjinalë. Është fjala për poemën e Naim Frashërit, për poezi të Nënë Terezës, etj., dhe pjesë nga proza klasike e letërsisë shqipe. KZ - Një nga përkthimet tuaja që më ka lënë më shumë mbresa dhe që personalisht e kam më të lehtë për t'ua dhënë kolegëve amerikanë si lexim për kulturën shqiptare, është ajo e Vaso Pashës "O moj Shqypni." Kur e keni përkthyer dhe pse? PP - Vjershën e Vaso Pashës e përktheva në vitin 1980. E përktheva sepse ajo ka vlera të shquara historike dhe letrare. Ajo u hartua dhe u botua më 1878, pra në vitin që u themelua Lidhja e Prizrenit, pikënisja e lëvizjes për pavarësinë e Shqipërisë nga Turqia. Veç kësaj, vjersha është ndërtuar bukur, si një dramë e vogël me disa akte, dhe duke e lexuar të prek dhe të frymëzon, sidomos përfundimi që ka karakterin e një vepre epike. Ajo është nga ato vjersha që nuk harrohen. KZ - Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë me poetin e mirënjohur, president Z. Gjekë Marinaj, ka nderin që t'u ketë anëtar të saj. Si ndiheni midis shkrimtarëve shqiptaro- amerikanë? PP - Fare mirë. Shoqata ka mbledhur në gjirin e saj shkrimtarë të vjetër e të rinj. Mua më kujtohet veçanërisht konferenca e shoqatës që u mbajt në Dallas, Teksas më 2005. Ajo më dha rast të takohesha dhe të bisedoja me shkrimtarë të cilët deri atëherë unë i dija vetëm me emër. Njohja nga afër me ta ishte 39
  • 40. kënaqësi dhe nder për mua. Shtoj këtu se me themeluesin e shoqatës, z. Gjekë Marinaj, unë u njoha dhe u miqësova më se dhjetë vjet të shkuar, kur ai banonte në San Diego, dhe që atëherë kemi mbajtur lidhje të ngushta me njeri tjetrin. KZ - Çfarë mendimi keni në lidhje me disidencën e letërsisë shqiptare? PP - Disidentët janë pjellë e natyrshme e realitetit politik të diktaturës në Shqipëri. Unë kam simpati për disidentët e sinqertë që u bënë viktima të monizmit, dhe tash reklamojnë vuajtjet e tyre nëpërmjet shtypit, librave dhe me mënyra të tjera. Ata kanë plot të drejtë të kërkojnë nga shteti shqiptar që të marrë masat e duhura për të gjykuar dhe dënuar njerëzit që u bënë vegla të diktaturës për të shtypur bashkatdhetarët e tyre të pafajshëm. Shkrimtarët disidentë meritojnë jo vetëm simpatinë, por edhe solidaritetin e komunitetit shqiptar në Amerikë, në përpjekjet e tyre për të bindur udhëheqësit e Shqipërisë se e kanë për detyrë të tunden e të shkunden për të mbyllur sa më parë këtë faqe të zezë në historinë e kombit shqiptar. Për mendimin tim, simboli i dramës së disidentëve në Amerikë sot është Dr. Sami Repishti, pedagog, shkrimtar dhe aktivist i respektuar në fushën e të drejtave njerëzore; madje dhe viktimë e regjimit monist. Puna e tij disa vjeçare, si dhe ajo e kolegëve dhe shokëve të tij, për rigjenerimin shpirtëror të shtetit dhe shoqërisë shqiptare, meriton përkrahjen e plotë të diasporës sonë. Zgjidhja me nder e drejtësi i këtij problemi, si rezultat i angazhimit të shqiptarëve të Amerikës, do të jetë një fitore e shkëlqyer për ta, si dhe një fitore historike për Shqipërinë. KZ - Ju faleminderit për intervistën! San Diego, Kalifornia Dhjetor, 2007 40
  • 41. POEZIA ISHTE ARTI, FEJA DHE IDEOLOGJIA E TIJ AGIM VINCA, poet Lajmi për vdekjen e Ali Podrimes më gjeti në vendlindje, në Strugë, tek gjendem në pushime. Mu për këtë, duke qenë larg Prishtinës e Ulpianës, lagjes ku deri dje, në jo më shumë se dyqind metra largësi, jetonim bashkë, e përjetova rëndë këtë lajm. Nuk më vjen turp aspak të them se kur më njoftuan se në France, në afërsi të qytetit të Lodeve, ku kishte shkuar për të marrë pjesë në manifestimin letrar "Zërat e Mesdheut (Voix de Mëditerranëe), është gjendur trupi i tij i pajetë, qava. Gati dënesa midis Struge, në pikë të ditës. E ishte e shtunë, ditë pazari! "A qan burri? Vërtitem poshtë-lart/ Nuk mund e gjej një pëllëmbë tokë për varrin tim/... Do të qajë edhe burri njëherë" - pat shkruar dikur në një poezi me titull "Poesie forte" ai vetë. Poesie forte! (Poezi e fortë) - e tillë ishte dhe është poezia e Ali Podrimes. Nerv i gjallë, puls që rreh jetë. Kur mora vesh, në "qytetin e poezisë", se Ali Podrimja nuk rron më, në çast m'u kujtua viti i largët 1968, kur bashkë me Bacën Esad, Bacën Vel (si e quante Aliu Enver Gjerqekun) e Ali Podrimen vetë dhe me disa poetë e intelektualë vendorë, në krye me Nuhi Vincën e Rahmi Tudën, tentuam ta shënonim 30- vjetorin e vdekjes së Migjenit, duke u shpallur nga organizatori i Festivalit, sidomos dy të fundit, "minues të tij" dhe duke u penguar në qëllimin tonë nga organet shtetërore. Unë atëbotë isha një copë student, kurse ai poet i njohur, që kishte bërë emër me përmbledhjen "Thirrje" (1961), përplot vargje e metafora si ajo e paharruara: "Lili - livadh i kositur i harrimit. Kishte bërë emër akoma më shumë me poemën "Hija e tokës" kushtuar Kosovës, vuajtjeve e shpresave të saj, botuar fillimisht te "Jeta e 41
  • 42. re" dhe pastaj edhe si libër më vete. Vargu emblematik i kësaj poeme, ndër vargjet më të fuqishme të krejt poezisë shqipe: "Miq, Kosova është gjaku im që nuk falet" do të bëhet në rrjedhën e viteve shenjë identifikimi e poezisë së Ali Podrimes, kurse ai vetë një nga poetët më të frytshëm dhe më të rëndësishëm të mbarë hapësirës kombëtare, duke i kaluar me kohë kufijtë e saj. Bashkë me Enver Gjerqekun, Din Mehmetin, Fahredin Gungën, Adem Gajtanin, Azem Shkrelin, Rrahman Dedajn, Beqir Musliun, Teki Dervishin e ndonjë tjetër, Ali Podrimja hyn në grupin e poetëve, që e modernizuan strukturën e poezisë shqipe të këtij krahu, gjuhën dhe përmbajtjen e saj. Madje është në ballë të kësaj "çete poetësh", siç do të thoshte Martin Camaj. Ai e shkroi historinë tragjike të Kosovës dhe të mbarë etnisë shqiptare në vargje të një epopeje moderne. Në vargje përplot ankth, ironi, protestë, revoltë, grotesk e paradokse gjithfarëshe. Dëshmi për këtë janë përmbledhjet e tij të shumta me poezi, ndër të cilat po përmendim: "Sampo", "Torzo", "Credo" e "Folja" - nga ato të viteve shtatëdhjetë dhe "Në bisht të sorrës", "Buzëqeshja në kafaz", "Zari", "Fundi i gëzuar", "Ishulli Albania", "Pike e zezë në blu" e shumë të tjera nga ato të mëvonshmet I lindur shtatëdhjetë vjet më parë, në Gjakovë, në qytetin buzë Çabratit, Ali Podrimja ishte poet jo vetëm i kosovarëve e gjakovarëve, por edhe i arbëreshëve e i çamëve... i shqiptarëve ku janë e ku s'janë. Ishte poet kombëtar. Bard. Ai, Baba Ali, "bardi me farmerka", siç e pata quajtur në një takim të mbajtur në Tetovë, kur mbushi gjysmë shekulli jetë dhe pothuajse po aq vjet karrierë të pasur letrare, poetike. Ishte poet i të sotmes dhe i të djeshmes, i lashtësisë dhe i bashkëkohësisë. A do të jetë edhe poet i të ardhmes? Le t'ia lëmë kohës ta konfirmojë këtë fakt, tani që poezia e tij do ta vazhdojë rrugën pa praninë fizike të krijuesit të saj. Nuk pushoi së shkruari edhe atëherë kur "kohë t'egra 42
  • 43. trokitën pullazeve tona gërmuqe" dhe kur "buzëqeshja u mbyll në kafaz". "Dodona", "Ura e Shenjtë", "Molla e Kuqe", "Guri i Prevezës", "Ja-nina", "Tomori", "Pashtriku" "Korea", "Ohria", "Joni" etj., ishin toponime të shpeshta të poetikës së tij. Shkodra, Gjakova, Shkupi, Vlora, Kruja gjithashtu. Shkupi i dhembte në shpirt, sidomos kur ia shtrembëronin emrin ardhacakët e rinj dhe vendësit e stërkequr. Ali Podrimja poet do të mbahet mend patjetër, besojmë në shekuj, si njeri që krijoi një libër të rrallë me poezi në gjuhën shqipe, vëllimin poetik "Lum Lumi", të botuar per here të pare në vitin 1982 në Prishtinë dhe të ribotuar shumë here të tjera më vonë. Të përkthyer edhe në shumë gjuhë të tjera të botës, posaçërisht të Ballkanit dhe Evropës, si pjesa dërrmuese e poezisë së tij. Rrafsh tridhjetë vjet më parë, në kulmin e pjekurisë krijuese, ai e gjeti çelësin si ta mundte dhimbjen për humbjen e djalit, Lumit, duke krijuar një nga librat më tronditës e më të fuqishëm të poezisë shqipe, duke arritur t'i jepte tragjedisë familjare përmasa kombëtare e universale. 'Ti po vdes me krye në jastëk/ Turp, vogëlushi im/ Ke mundur t'i ngjeshësh armët e Asimit/ e të shkosh në Bejrut/ të vdesësh për Palestinën". Më vonë, kur të vinte koha, do ta shkruante "Marshin e UÇK-së" dhe vargun karakteristik për stilin e tij: "Ju s'keni plumba sa jemi ne". "Kur ia beh e keqja, munde me këngë" - kjo qe deviza e tij. Ai i besonte këngës. Dhe nuk i besonte vdekjes, edhe pse e apostrofonte shpesh në vargje dhe në jetë. Deri tani shkruanim: Ali Podrimja (1942), kurse tani e tutje do të detyrohemi të shkruajmë: Ali Podrimja (1942-2012). Do të detyrohem ta bëj këtë unë i pari në antologjinë time të 100-vjetorit të Pavarësisë, si për poezisë "Atdheu i mbërthyer në arkë", që flet për fatin e poetit mërgimtar shqiptar, që detyrohet ta braktisë atdheun, duke e marrë me vete nëpër botë si një relikt. Si s'e botova sa ishte 43
  • 44. gjallë! Ai gëzohej si fëmijë për çdo krijim të ri dhe për çdo botim të ri të tij dhe kishte zakon të të pyeste shumë herë: "A m'i lexove poezitë? A ma lexove librin?" Por nuk përtonte të të merrte sakaq në telefon edhe kur ti botoje diçka që i kishte pëlqyer atij. Ishte poet sui generis, puro poet dhe animator par excellence i kulturës dhe letërsisë shqipe këtu e gjetkë. Me Ali Podrimen mund të grindeshe tri here në ditë duke e pasur mik dhe po aq here edhe të pajtoheshe. I tillë ishte, "Baba Ali", e tillë ishte natyra e tij e veçantë prej poeti rebel. Ai jetonte me poezinë dhe për poezinë si rrallëkush tjetër. E tërë jeta e tij ishte poezi dhe vetëm poezi. Mund të thuhet lirisht se për poetë si Ali Podrimja poezia ishte jo vetëm art, por edhe fe e ideologji. Poezia ishte arti, feja dhe ideologjia e tij. Ali Podrimja ishte poeti më i përkthyer shqiptar në botë. Poeti, jo shkrimtari. Vdiq në Francë, në vendin e poetëve si Hygoi, Bodleri, Remboja, Malarmeja, Apolineri, Elyari, Preveri... Pasi u takua me përkthyesin e tij shqiptar, bir mërgimtarësh himarjotë, profesor Aleksandër Zoton, që sillte në frëngjisht librin e tij të tretë a të katërt me poezi. "Mbeçë more shok mbeçë, përtej urës së Qabesë...". Jo, në Lodeve, qytet në jug të Francës, ku për të 15 herë u mbajtën takimet letrare "Zërat nga Mediterani". Ishte një zë nga Ballkani, Kosova, Shqipëria. Ndër më të fuqishmit dhe më origjinalët. Vdekje në krye të detyrës! - do të mund të thoshim. Ky ishte misioni dhe vokacioni i tij. Iku Ali Podrimja. Iku përgjithmonë. Iku në amshim miku ynë i shtrenjtë, poeti dhe bredhacaku i madh e i paqetë, një Ahasfer i llojit të vet. Do të na mungojë të gjithëve. Shënim: Vdekja e vjershëtorit Ali Podrimja qe jo veç tejet e dhimbshme, por edhe pandehëse. Ajo qe e dhimbshme sepse kombi shqiptar humbi një vjershëtor të madh. Ajo qe pandehëse, 44
  • 45. sepse para nja një muaji, pikërisht me 25 maj 2012, e pashë në orën letrare në Prizren, drejtuar nga veprimtari z. Berat Batiu, ku u promovua libri i Dr. Xhemil Bytyqit “Dasma” dhe ku morën pjesë një numër sajuesish, duke përfshirë edhe shkrimtarin e njohur Agim Gjakova, (me të cilin zhvillova një bisedë), vjershëtori Abdullah Thaçi dhe shokun gjimnazist Subi Pasuli. Aty, tashmë i ndjeri Ali Podrimja lexoi do punime. Në atë çast ai dukej i ri, i fort dhe, me sy të mprehtë, të gjallë dhe zhbirues, ndonëse i kishte mbushur shtatëdhjetë vjet. I dhashë disa punime të miat dhe fola për periudhën kur në gjimnaz organizonim orën letrare me Dr. Sadri Fetiun, bisedë që u prit mirë. Kryetari Shoqatës historike “Agimi”, z. Skeja, mik i vjetër, më dhuroi disa kujtime, për çfarë e falënderoj nga zemra.. Për veprën e vjershëtorit Ali Podrimja nuk po zgjatem, sepse atë e vë në dukje më lartë mjaft mirë miku im vjershëtor Dr. Agim Vinca.... 45
  • 46. LUMI I KURRESHTJES1 Abdullah Thaçi A rriten të mëdha Gështenjat n’Deçan? Sa të shurdhër ka Në fshatin Shurdhan? Në pyll të ujkonjës Ç’vashë mblodhi dredhza? Frutat e limonit A sëmuren nga verdhëza? Ç’e solli mermerin Në shpellë të Gadimes? Kush e fsheh verën Në rrush të Podrimes A bëjnë gara malet Në rritje përpjetë? Kush i qetson valët N’Oqean të Qetë? E nxjerr kova Hënën Nga fundi i një pusi? I shuan etjen devesë Ujët e një kaktusi? 1 Nga libri “Mes dy dashurish” 46
  • 47. Ujërave të Drinit Ka diç t’Niagarës? Rëra e Ulqinit Është si e Saharës? Sa arrihet, vallë Ku bren miza hekur? A ka peshq të gjallë Në detin e vdekur? Është a s’është fytyrë, Një fytyrë me leqe? N’pasqyra palaçosh Si duken të urtit? Arusha e Madhe E ka Kashtën e Kumtrit? Pse njerëzit në Hënë Janë ca më të lehtë? A djersiten peshqit Verës kur bën nxehtë? Me ç’konventë hyhet N’sistemin Diellor? M çfarë dryni ndyhet Malli në kraharor? Banorët e Lisnajës Pse s’kanë ashensorë? A janë paqedashës 47
  • 48. Peshkaqenët n’Paqësor? Çfarë zogjsh kalirohen Mbi çerdhe t’skifterit? Me ç’brushë pikturohen Shokëzat e ylberit? N’fluturim, pilotët, Pse humbin nga pesha? Ç’padrejtësi robotët, Pse s’kanë robotesha? Sie pinë retë Detin Kur zhegitet Toka? Në u prishka peshku, Pse prishet nga koka...? *** Thyeni dyert e heshtjes! M’i ktheni përgjigjet... Lumi i kureshtjes – Po m’i vërshon brigjet! 48
  • 49. LUMA, VENDI DHE LAVDIA NË HISTORI Esat Braha, studiues Luma, njësi e madhe gjeoetnografike, deri në vitin 1912, ishte pjesë e pandarë e vilajetit të Kosovës. Kishte lidhje kaq të ngushta politike, ekonomike, kulturore dhe shoqërore me Kosovën, saqë mund të emërtohet , asgjë mangët, Malësi e Prizrenit. Esat Braha Kjo krahinë kryengritëse, luftarake, e panënshtruar njihet kudo në Shqipëri, si Luma e kuqe. Gjatë shekujve të rëndë të pushtimit osman, Luma dhe disa krahina të tjera malore, gëzonin njëfarë pavarësie, mbaheshin si krahina autonome, dhe qeveriseshin me ligjet e vendit, me kanunet e malësisë, , me normat e pashkruara të së drejtës zakonore popullore Turqit e shtrinë ndikimin deri në Bicaj, në qendër të Lumës, ku ndërtuan një kazermë ushtarake, këshilla, ku përqendruan një tabor, një batalion. Sipas sheh Ali Bogdanit, punimet e ndërtimit të këshllasë zgjatën tre vjet (1858-1861). Ka mbetur proverbiale urrejtja e pushtuesve për popullin e pashtruar lumjan. Pafuqia e tyre në luftë me një krahinë të lavdishme shqiptare pasqyrohej në shprehjen përbuzëse: - Kosova vilajeti, Prizren sanxhaki, Luma karasi, allahën belas! 49
  • 50. Nizamët e Kalasë së Dodës shkruanin adresën (drejtimin) në letrat që çonin në vendlindje: Dodasi kalasi. Sa i përket historisë, lavdisë dhe krenarisë, Lumes i gjendet simotra në Kosovë, pikërisht në Drenicën e Shotës dhe Azem Galicës, në të pavdekshmen “Arbani e vogël”. Si hapësirë gjeografike, Luma në veri shtrihet brenda Kosovës, përfshinë Zhurin duke pasur kufi ndarës përroin e Poslishtit. Si kufi jugor natyror, që e ndan me Dibrën, qëndron lumi i Veleshicës, degë e Drinit të Zi. Kjo rrjedhë e rrëmbyeshme malore buron te livadhet e Preshit, në bjeshkët e Korabit, mbi fshatin Radomirë. Populli i Kalisit e Kalasë ka krijuar një shprehje të figurshme duke u nisur nga ngjashmëria e njeriut me udhën e lumit të rrezikshëm e të paqetuar. Në atë anë dëgjohet frazeologjia e bukur: - Ai luen si Veleshica. Shprehja popullore me kuptim e ndërtim artistik cilëson a veçon njeriun me karakter të paqëndrueshëm, me natyrë të lëkundshme, i cili s’mban besë as fjalë (Lumi malor duke zbritur me vërtik poshtë, ndërron shtrat disa herë në vit). Nga lindja Luma ndahet prej Gorës. Nga perëndimi kufizohet me Hasin, Krumën, qendër), Malziun, Shëmria, qendër), Fanin e Mirditës (Klos ose Kall-xhuxhë, qendër, në breg të lumit Fani i vogël), Reçin e Dibrës. Krahinën tonë e përshkojnë rrjedha ujore të mëdha dhe të vogla, lumenj e përrenjtë dëgjuar, si Drini i Bardhë, Drini i zi, Luma, Sheja e Bicajve, Rropniçja, Bushtrica (Uji i Lapave), Veleshica, Çeshniçja, degë të Drinit të Zi) etj. 50
  • 51. Makrotoponimi Lumë mendoj se rrjedh prej lumenjve të shumtë që lagim malet e fushat e krahinës. Nga pikëpamja etnografike Luma përbëhet prej pesë krahinash e nënkrahinash: Rrafsha e Lumës, Tejdrinja, (në bregun e majtë të Drinit të Zi), Tërthorja (nga Lumi i Lumës deri në lumë të Poslishtit, Dollovishti sllavisht, luginë, bjeshkë e lartë) dhe Nahija ose Ana e Epër. Për njërën nënkrahinë lumjanët shprehen: - Tërthur, deri n’Zhurë. Turqit për lehtësi sundimi në shekullin XII e ndanë Lumën në shtatë bajraqe, njësi të veçanta administrativo-ushtarake. Instituti i bajrakut veproi 300 e ca vjet në jetën politike, shoqërore të malësorëve tanë. Luma s’u bindej kurrë të huajve. Ajo njohu ndër shekuj të parët e vet, burrat e dheut, krerët, agallarët dhe bajraktarët. Edhe sot kujtohen 7 bajraqet: Rrafshja (Bicaj), Tërthorja (Bardhoc), Tejdrinja (Mema i Skavicëc, Domaj, Ujmisht), Dollovishti (Topojan), Bushtrica, Kalisi dhe Radomira. Në vitin 1930 në Grakën e Çajës shënova prej gojës së një këngëtari dy vargje me vlerë historike: - Bajraku i Bed Gjimit, / si lulja e drandafillit (Në Bushtricë). Luma provoi plagën e nizamit, shërbimin e detyrueshëm ushtarak në viset e Perandorisë Osmane. Djemtë e rinj forcat më të gjalla, krahët e vlefshëm të punës i merreshin popullit tonë dhe dërgoheshin në shkretëtirat e Anadollit e të Arabisë. Si rast tipik marrim një shembull nga vendlindja jonë Bicaj. Iljaz Kamberi (Zelaj) shkoi ushtar, bedel në vend të vëllait, Kurtishit. Nga që i ishte i gjatë e trupmadh, e thërrisnin Koxha (Goxha) 51
  • 52. Kurtishi dhe e caktuan në bandën frymore të ushtrisë. Në Prizren ku u mblodhën rekrutët, Iljazi u tha shokëve: - “S’di si do t’i kërkoj leje komandantit, se më ka mbetun pa punue ara e konakut në Bushat”. Misri ishte bërë për t’u punuar, për shat. I ziu lumjanë largohej i shqetësuar dyfish, djegur prej mallit të atdheut dhe i dëshpëruar për punët e bujqësisë. Lumjanët tradicionalisht shquhen si njerëz punëtorë. Për të folmen e Lumës duhet thënë që ajo i përket nëndialektit të gegërishtes veriore. Tri pjesët karakteristike të sajë janë: e folmja e Rrafshës, e Arrnit dhe e Vilë Kalisit. Kalisesit e Vilësit e dallojnë veten duke u quajtur malësorë. Fshatrave të Bushtricës e të Kalasë së Dodës u thonë dhetarë e topallti. Në luftërat e gjata për liri dhe pavarësi lumjanët u treguan atdhetarë të mëdhenj e luftëtarë të sprovuar si të gjithë shqiptarët. Luftërat legjendare të malësorëve trima patën jehonë të gjerë në epikën heroike historike të popullit shqiptar. Me pak vargje jepet qëndresa titanike lumjane në vitet 1908-1912 kur shpërthyen kryengritjet e mëdha kundër osmane në Lumë, Kosovë dhe mbarë Shqipërinë, të cilat u kurorëzuan me fitoren e pavarësisë kombëtare në një të tretën e tokave shqiptare. Në përmbledhjen folklorike “Visaret e Kombit”, vëllimi ... f. ... botohet një këngë trimërie, që sintetizon ndihmën e popullit të trevës sonë në luftërat çlirimtare: - S’asht nji ditë, po katër vjet, / dang me kral e dang me mret,/pa xhephane e pa fishek,/ me sakica bëjnë gajret. Në ditët tona numri vendbanimeve u shumëfishua. Luma e sotme përbëhet prej 87 fshatrash e një qytet (Kukësi). Fshatrat: 52
  • 53. Drinas, tek Ura e Drinit të Zi, liqenit afër Muç-Mmzit, Gostil e Kulla e Lumës ish-bozhe, sektor i fermës, ndërmarrjes bujqësore të Kukësit, në bregun e majtë të lumit të Lumës, liqenit i përfshinë bashkia Kukësit. Sipas ndarjes së famshme administrative, po renditim fshatrat, ndarë në komuna. Komuna e Bicajt (10): Bicaj, Bushat, Domaj – Umisht, Gabrricë, Kolesjan, Mholaj, Mustafaj, Nangë, Osmanaj, Tërshenë. Komuna Ujmisht (7): Lusën, Malqene, Resk, Skavicë, Tejdrine, Ujmisht, Zall. Komuna: Tërthore (6): Bardhoc 1, Bardhoc 2, Breg – Lumë, Gjegjën, Përbreg, Morin. Komuna Shtiqën (4): Gjalliçe, Krenzë, Lumë, Shtiqën. Komuna Orgjost (gjithsejtë 6, 1 Lumë): Bele. Komuna Shishtavec (gjithsejtë 7, 3 Lumë): Kollovoz, Novosej, Shtrezë. Komuna Topojan (6): Brekijë, Lojme, Nimçe, Topojan, Turaj, Xhaferaj. Komuna Bushtricë (7): Barruq, Bushtricë, Gjegjë, Matranxh, Palush, Shpat (ish-Mzhuzh), Vilë. Komuna Çajë ose Gryka e Çajës (4): Buzëmadhe, Çajë, Fshat, Shkinak. Komuna Kalis (5): Gështejë, Gurrë, Kalis, Kodër – Gështenjë, Pralisht. Komuna Surroj (4): Alijaj (ish-Surroj), Çinamak, Fusharë, Surroj. Komuna Arrën (gjithsejtë, 5, 4 Lumë: Arrën, Arrër, Barr, Vërri. Komuna Kolsh (3): Kolsh, Mamëz, Myç-Masnër. Në vitin 1978 u përmbytën fshatrat: Kënetë, Kukës e Ramhas. Tetë fshatrat e Kalasë së Dodës (1 komunë, në rrethin e Dibrës, me Peshkopinë qendër, kanë qenë etnikisht Lumë: Ceren a Caren (qendër), Kullës, Ploshtan (Qoshte e Plosht, qendër e dikurshme), Radomirë, Shullë, ish-Bythup a Bythujt, rreth ujit, në bregun e djathtë të Veleshicës), Tenë, Ujmirë, Vasie. Prej fshatit të madh, Radomirë, me 5 lagje, dolën: dolën 4 fshatra Kullas (ish-Çernjevë), Radomirë, (Rade, Shërdak), Terë (ish- lagje me të njëjtin emër), Ujëmirë (ish-Dërbaç). 53
  • 54. Një fshat i Lumës, Zall Kalisi ndodhet përtej Veleshicës, në krahun e majtë të saj, në komunën e Sllovës, rrethi i Dibrës. Shekullin e kaluar Dacallarët e Kalisit me trimin Mahmut Daci në krye dhe shtëpia e fortë e bajraktarit Merë Sufës (Ymer Isufit), kaluan lumin, zunë toka matanë dhe krijuan ngulimin e ri, fshatin Zall – Kalis, duke zgjeruar kështu kufijtë e krahinës. Pasardhësit e derës bajraktarëve tani mbajnë mbiemrin Ymeraj. Në fund shtojmë disa të dhëna kumtuar gojarisht nga Sinan Gjorgja, prej Vërmice, që jetoi dhe vdiq në Kukës. Ai tregonte që brenda në Kosovë gjenden 8 fshatra të Lumës: Billushë, Dobrusht, Goricë, Poslisht, Shkozë, Vërmicë, Vlashën, Zhur. Historinë e Lumës nuk e nxënë kornizat e një shkrimi. Prandaj duke shfrytëzuar burime të tjera do ta ndriçojmë edhe në të ardhmen. 54
  • 55. HISTORIA E POPULLIT SHQIPTAR #12 – - Disa vështrime - Në vitin 2009 doli nga shtypi dhe u përhap nëpër shkollat e mesme të Shqipërisë “Historia e popullit shqiptar” për gjimnazin #12. Fill pas përhapjes, një debat i bujshëm u mbajt për një numër çështjesh, sidomos për ato ideo-politike. Pavarësisht nga kjo gjendje, teksti i historisë, duke bërë fjalë për të gjitha periudhat e historisë së popullit shqiptar, në vetvete dhe në atë që trajtoi dhe metodologjinë interpretuese shënon hapa përpara. Megjithatë aty-këtu mund të gjinden çaste historike që duhet ose të vihen në dukje, ose të interpretohen më drejt. Ndër këto, po vihen në dukje disa prej tyre. Në faqen 63 bëhet fjalë, posë tjerash, për Luftën e Kosovës të vitit 1389 kundër pushtuesit osman. Në përgjithësi, ajo temë shtjellohet mirë dhe në pajtim me të dhënat e njohura objektive historike. Po në veçanti ka vend për qortim. Në një vend aty thuhet: “U shqua sidomos një nga prijësit e shqiptarëve të Kosovës, Millosh Kopiliqi, i cili vrau Sulltan Muratin I”. Kjo qëndron. Por duket se emri i luftëtarit është marrë nga trajtat e shqiptimit serb. Ata, në përpjekjet e tyre për ta deformuar historinë shqiptare, emrin Milesh e kanë bërë Millosh, mbiemrin Kopili e kanë bërë Kopiliq dhe emrin shqiptar të qytetit Gllobader e kanë shndërruar në Obilic Kopilic. Milesh Kopili ka qenë nga Drenica, gjë që e dëshmojnë, posë tjerash, emërvendet e atij fshati (Essat Bilali, “The Struggle for the Historical Truth of Kosova II”, pjesa “Serbization of Kosova”, Dr. Rexhep Doçi, Prizren, 2008). Në Kapitullin e XV bëhet fjalë për pushtimin e Shqipërisë nga Italia fashiste dhe sajimin e Qëndresës shqiptare kundër saj. Në nëntitujt “Fillimet e luftës çlirimtare antifashiste “ dhe “Krijimi i partisë komuniste shqiptare dhe programi i saj”, faqe 260, jepet një informacion i mirë për ngjarjet që trajtohen dhe interpretimi 55
  • 56. i tyre është në nivel. Por në këtë mes ka mungesa faktike ose injorim. Nuk përmendet fare qëndresa e visit të Shqipërisë Luma. Ajo që në ditët e para të pushtimit fashist u përpoq për të dhënë ndihmesë kundër pushtuesit Italian. Nexhip Ahmeti nga Bicajt, si kundërshtar i papajtueshëm, u burgos dhe u internua në Itali (fundi i vitit 1939). Dostan Rexhepi po ashtu nga Bicajt, duke mos iu bindur kërkesave të pushtuesit, rrëmbeu armët dhe doli në mal. Me ardhjen e Muharrem Bajraktarit nga mërgimi në fund të 1939, qëndresa mori trajtë tjetër. Në prill të vitit 1941, u sajua Qëndresa e armatosur kundërfashiste me Muharrem Bajraktarin, Xhemë Gjanën dhe Dostan Rexhepin. Kjo u bë shkak i operacionit fashist i drejtuar nga Mustafa Kruja me dy mijë policë, të cilët keqpërdorën, vranë, plaçkitën, dogjën shtëpia dhe internuan familje (Muharrem Bajraktarit, Rexhep Hamzit dhe të tjera), duke e ndjekur për ta asgjësuar qëndresën (Esat Bilali, “Shkrime historike #1, Lezhë, 2001). Në faqen 274 bëhet fjalë për “Zhvillimi i Luftës Çlirimtare dhe Shkallzimi i Luftës Civile”, kurse në një nëntitull flitet për “Kalimi i UNÇ në Shqipërinë e Mesme dhe të Veriut. Shkallzimi i luftës civile”. Në një vend të kësaj pjese thuhet: “Muharrem Bajraktari donte të luftonte kundër gjermanëve, por nuk pranoi të bashkohej me Frontin Nacionalçlirimtar. Për këtë arsye ai u godit pabesisht nga forcat partizane. Në luftime që u zhvilluan midis të dy palëve pati mjaft të vrarë”. Kështu siç është thënë, nuk qëndron. Edhe kundër pushtuesit nazist, qëndresa e Lumës ka dhënë ndihmesë luftarake. Me udhëtimin e gjermanëve për në Kukës, Dostan Rexhepi, me urdhër të M. Bajraktarit; ua vuri pritën atyre me një grup luftëtarësh para afrimit në Kukës, ku pati armiq të vrarë. Pas hyrjes në Kukës (Shtator, 1943), Muharrem Bajraktari me forcat e tij, në përleshen që u bë aty, u detyrua të tërhiqet në brendi të visit. Në Domaj pastaj, afër shtëpisë së M. Bajraktarit, u bënë luftime të ashpra (17. 8. 1944), ku u vranë disa gjermanë. Lufta frontale 56
  • 57. kundër gjermanëve në Kukës (10. 9. 1944) zgjati afër një muaj dhe u ndërpre pas sulmit tradhtisht prapashpine që i bënë M. Bajraktarit partizanët e Brigadës së 5-të të famëkeqit Shefqet Peçi, të cilët e kishin planifikuar eliminimin e M. Bajraktarit më parë...(Esat Bilali, “Shkrime historike #1), Lezhë, 2001. Në faqen 370 bëhet fjalë për “Diaspora shqiptare në Evropë, në SHBA dhe në vende të tjera. Sa i përket asaj të ngulimit në SHBA dhe të tjera, është interesante. Nuk ngurroj të them se jo veç është e përciptë, por edhe e politizuar. Sa për ilustrim, po pyes se çka ka bërë Elez Biberaj për Shqipërinë ose për Shqiptarinë, kur ai ka punuar gjithnjë për Amerikën, madje për shtetin, që të zërë vend në faqet e historisë shqiptare, ose të dekorohet si atdhetar shqiptar, madje duke u krahasuar me burrë shtetin, atdhetarin kundër të keqes shqiptare –fashizmit, nazizmit dhe komunizmit, Muharrem Bajraktarin, madje duke harruar shumë atdhetarë të mirëfilltë, që ia kanë kushtuar tërë jetë çështjes kombëtare, jo politikave dhe grupeve të leverdive të ngushta që kanë nxitur luftën meskombëtare?... Po në përgjithësi, më duket se këtu është harruar thelbi i asaj që zbulon historinë dhe që është çka-ja dhe pse-ja dhe si-ja...Posë kësaj, atje të tërheqin vëmendjen fotot e Nolit e të Konicës, të Mitat Frashërit dhe të Ernest Koliqit, të Abaz Ermenjit dhe të Abaz Kupit. Një kompromis i habitshëm për njerëzit që kanë sajuar grupe për të luftuar kundër njëri tjetrit për gjysmë qindvjetshi? Shkencëtarët tanë edhe këtu nuk kanë mundur të gjejnë dallime për hir të së vërtetës, nga obsesioni politik! Në faqen 371 thuhet: “Pjesa më e madhe e emigracionit politik shqiptar u bashkua në organizata (më drejt, parti të ashtuquajtura – eb) si Balli Kombëtar, Legaliteti, Lidhja Kosovare, Besëlidhja shqiptare, Blloku independet etj.” Kjo nuk qëndron. Një pakicë e vogël e mërgatës është njoftuar me grupet politike, ndonëse fushata të ashpra, madje beligjerante për të rritur anëtarësinë, janë ndërmarrë. Për këtë, ato nuk kanë mundur të botojnë 57