Diese Präsentation wurde erfolgreich gemeldet.
Wir verwenden Ihre LinkedIn Profilangaben und Informationen zu Ihren Aktivitäten, um Anzeigen zu personalisieren und Ihnen relevantere Inhalte anzuzeigen. Sie können Ihre Anzeigeneinstellungen jederzeit ändern.
 Tema: “Aspiratat e shtetit Shqipetar per
t’u integruar ne Bashkimin Europian”
 Punoi: Oksana Kamberi
 Klasa: XI-7
 Sh...
Integrimi i Shqipërisë në
Bashkimin Europian
 Integrimi i Shqiperisë në strukturat e Bashkimit Europian është një nga sfi...
 Menjeher pas rrezimit te komunizmit filluam te hidhnim grepat ‘’drejt keaj
organizate te fuqishme duke pritur te kapnim ...
 Kushte te cilat ne nje pamje te par ende pas kaq shum vitesh nuk
jan plotesuar, Shqiperia ka ngelur ne vend numero ,ku p...
Kriteret e Anetaresimit në Bashkimin
Evropian dhe cfare duhet te bej Shqiperia
per ti plotesuar ato.
1. Garantimin
e demok...
REKOMANDIMET
1.Shqiperia duhet te
plotesoj funksionimin
normal te Parlamentit
ne bazen e dialogut
politik konstruktiv qe
p...
HISTORIKU
 Marrëdhëniet e Shqipërisë me BE Marrëdhëniet
diplomatike të Shqipërisë me Bashkimin Evropian (BE)
janë vendosu...
 26 Shkurt 1996 - BE-ja miraton një qasje rajonale për vendet e Europës
Jug-Lindore.29 Prill 1997 - BE-ja përcakton kusht...
Rrugëtimi drejt BE-së, çfarë
jep dhe merr Shqipëria?!
 Procesi i integrimit europian është një sfidë
që duhet të përfshij...
Perspektiva europiane e
Shqipërisë
 Shqipëria, që me njohjen si një vend kandidat potencial në samitin
e Zagrebit në 24 n...
3. Përfitimet e Shqipërisë
në rast se do të integrohet në
Bashkimin Europian
 Meqenëse Shqipëria mbetet akoma jashtë Bash...
4. Përfitimet që do të ketë
BE-ja në rast se Shqipëria i
bashkohet Familjes së Madhe
Europiane
 Pavarësisht se Shqipëria ...
 Turizmi zë një vend tepër të rëndësishëm në
të ardhurat vjetore të ekonomisë shqiptare.
Në vitin 2012 Shqipërinë e vizit...
 Ekonomia shqiptare është kryesisht një ekonomi
bujqësore, si një ndër burimet kryesore të punësimit
dhe të të ardhurave ...
 Qe nga nënshkrimi i marrëveshjes të Tregtisë dhe të Bashkëpunimit
ndërmjet Shqipërisë dhe Bashkimit Europian në vitin 19...

Konkluzioni
 Nëse do të mbahej një referendum lidhur me integrimin e Shqipërisë në Bashkimin
Europian, rezultatet do të...
PERFUNDIME
 Ne fund te ketij projekti ne zgjeruam
njohurite tone rreth bashkimit europian.
Mesuam se cilat ishin kushtet ...
♥ O SA MIR ME KEN SHQIPTAR ♥
Gjeografi: "Aspirat e popullit shqiptar per te hyre ne Bashkimin Evropian"
Gjeografi: "Aspirat e popullit shqiptar per te hyre ne Bashkimin Evropian"
Gjeografi: "Aspirat e popullit shqiptar per te hyre ne Bashkimin Evropian"
Gjeografi: "Aspirat e popullit shqiptar per te hyre ne Bashkimin Evropian"
Gjeografi: "Aspirat e popullit shqiptar per te hyre ne Bashkimin Evropian"
Gjeografi: "Aspirat e popullit shqiptar per te hyre ne Bashkimin Evropian"
Nächste SlideShare
Wird geladen in …5
×

Gjeografi: "Aspirat e popullit shqiptar per te hyre ne Bashkimin Evropian"

GJeografi ♥

  • Loggen Sie sich ein, um Kommentare anzuzeigen.

Gjeografi: "Aspirat e popullit shqiptar per te hyre ne Bashkimin Evropian"

  1. 1.  Tema: “Aspiratat e shtetit Shqipetar per t’u integruar ne Bashkimin Europian”  Punoi: Oksana Kamberi  Klasa: XI-7  Shkolla:”Myslym Keta”
  2. 2. Integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian  Integrimi i Shqiperisë në strukturat e Bashkimit Europian është një nga sfidat më të mëdha për në këto 20 vitet e fundit, dhe për t'u bërë pjesë e këtij supershteti me të drejta të plota ne duhet të përmbushim ca kushte të cilat duket sikur janë të pa fundme dhe secili prej ketyre kushteve ka kosto të mëdha ekonomike dhe më tepër se do të sjell të mira do të sjell një ulje të ekonomis Shqiptare për këtë arsye mua personalisht më duket e veshtirë që të antaresohemi së shpejti në BE, dhe për të argumentuar në mënyrë të tërthort këtë mendim timin por dhe për të njohur një pjesë të historisë së Shqipërisë me Bashkimin Europian kam punar këtë ese .Un e kam kuptuar dhe uroj qe perms kesaj eseje te kuptoni dhe ju se sa e veshtir esht kjo sfid dhe sa e pamundur eshte ne kushtet ne te cilat ne ndodhemi aktualisht . Shqiperia eshte nje nga ato pak vende ku hodhi rrenjet dhe u rrit komunizmi me I eger dhe me I pa meshirshem, I cili e izolj vendin tone per 50 vite me rradh nga pjesa tjeter e botes ,nje bot e cila ecte me hapa te shpejta me plane te menduara mir per tu rimekembur pas shkaterrimit qe I solli lufta Shtetet e tjera po bashkoheshin per te ecur perpara dhe per te rimekembur ekonomit e tyre , ndersa ne ndoqem rrugen e vetizolimit duke pasur mardhenie vetem me pak vende por nuk vonoi dhe ne e prishem krushqin me to duke mbetur te vetem edhe pse jemi nje udhekryq ne mes te ballkanit Perafersisht ne vite ,ne u vendosem nen pushtetin e rregjimit komunist nderkoh qe jasht kufijve tan po hidhte themelet nje organizat e cila sot paraqitet si nje super shtet nje bashkim I fuqishem europian .Si cdo perrall edhe kjo e jona pati nje fund te lumtur dhe pas shum vitesh arritem te shihnim pertej kufijeve
  3. 3.  Menjeher pas rrezimit te komunizmit filluam te hidhnim grepat ‘’drejt keaj organizate te fuqishme duke pritur te kapnim ndonje gje .Mardheniet e para diplomatike te Shqiperis me Bashkimin Europian u vendsen ne vitin 1991por ngjarja me me rendesi per ne ne keto vite u shenua ne 11 maj 1992 me nenshkrimin e Marrveshjes se Tregetis dhe Bashkpunimit e cila hyri ne fuqi ne 1 dhjetor 1992 kjo marrveshje I krijoi mundesin Shqiperis qe te perfitoj nga fondet e programit PHARE ne kuadrin e ketij program ne periudhen viteve 1991-1996 ndihma e përgjithshme e BE për vendin tonë llogaritet në rreth 511 milionë euro, një pjesë e së cilës përfshinte asistencë teknike, si konsulencë në sektorë të ndryshëm të ekonomisë e administratës, trainime e studime; ndërsa pjesa tjetër është akorduar për investime në infrastrukturë, në sektorin e prodhimit, në atë shoqëror, në administratën publike dhe në zhvillimin rajonal. Ne vitin 1996,Shqiperia ishte pran nenshkrimit te nje marrveshjeje te re kontraktuale me BE-ne ,e cila do ti hapte rrugen per nje marrveshje klasike asocimi, por si gjithmon,fati I keq dhe me teper eturia per pushtet e politikanve tane ,ben qe te ndodh dicka dhe mardheniet e Shqiperis me Bashkimin Europian do te zbehen, ishin pikerisht zgjedhjet e kontestuara te majit te 1996 si dhe kriza financiare e sociale qe pesoi ne fillimet e vitit 1997 nga renia e skemave piramidale ,ato qe sollen deshtimin e c do inisiative ne kete drejtim. Rruga e Shqiperis drejt Bashkimt Europian filloi te merrte te tatpjeta, keto ngjare por dhe ngjarje te tjera ne vende te ndryshme te rajonit ben qe ne ne vitin 1996 Bashkimi E! uropian te adoptonte per vendet e Ballkanit politiken e quajtur REGIONAL APPROACH .Keshilli I Ceshtjeve te Pergjithshme ,ne kete koh, percaktonte nje ser kushtsh politike dhe ekonomike qe vendet e Ballkanit duhet te plotesonin, per te zhvilluar dhe forcuar mardheniet e tyre me BE-ne.
  4. 4.  Kushte te cilat ne nje pamje te par ende pas kaq shum vitesh nuk jan plotesuar, Shqiperia ka ngelur ne vend numero ,ku parimet demokratike , ne shum raste nuk gjejn zbatim, ku lirit dhe te drejtat e njeriut shpesh neperkemben, ku shteti I se drejtes eshte I zhdrejt, ku minoritetet nuk mbrohen po nxirren ne mes te 4 rrugeve ,dhe ku ekonomia eshte si mos me keq nje varferi qe po na shkon der ne palc. Bashkimi Europian vazhdoi perseri te gjente forma dhe menyra te tjera per te pershpejtuar integrimin e Europes Jug-Lindore ne strukturat e BE-se .Ne maj te 1999, Bashkimi Europian miratoi nje iniciativ te re per 5 vende te Ballkanit :Shqiperia ish-Republika e Maqedonis Kroacia, Bosnje Hercegovina dhe Republika Federale Jugosllave,te quajtur Procesi I Stabilizim – Asocimit. Per fatin ton te mir sepse ende nuk I kishim arritur kushtet per nje marrveshje te till e vertetuar kjo edhe nga raporti I Komisionit Europian mbi studimin! e fizibilitetit per hapjen e bisedimeve me Shqiperine ,per nenshkrimin e MSA-se Sqiperia u be pjes e ketij Pakti qe ne fillim konkretisht ne nentor te 1999,Pakt qe kishte si qellim vendosjen e mardhenieve me te ngushta ndermjet BE –se dhe vendeve te lartpermendura ,nepermjet MSA. Prespektiva e vendeve te rajonit perendimor per integrimin ne Bashkimin Europian perforcohet pas Keshillit Europian te Fairas I mbledhur ne qershor te 2000, I cili vendosi se te gjitha vendet e perfshira ne PSA ja kandidate potenciale per antarsimin ne Bashkimin Europian.
  5. 5. Kriteret e Anetaresimit në Bashkimin Evropian dhe cfare duhet te bej Shqiperia per ti plotesuar ato. 1. Garantimin e demokracise, shtetit te se drejtes, respektimin e të drejtave te njeriut dhe te minoriteteve 2. Dialogu politik 3. Politika Sektoriale. 4. Liberalizimi I vizave. 5. Kushtet e levizjes se lirë.
  6. 6. REKOMANDIMET 1.Shqiperia duhet te plotesoj funksionimin normal te Parlamentit ne bazen e dialogut politik konstruktiv qe perfshin te gjitha partit politike. 2.Te miratoj ligje qe vazhdojne te qendrojne te pa miratuara . 3.Te perforcoj maxhorancen ne parlament. 4.Te emeroj avokatin e popullit dhe te siguroj nje process te rregullt degjimi dhe votimi ne parlament per antaret e gykates se lart dhe asaj kushtetuese. 5.Te modifikoj kornizen ligjore per zgjedhjet ne perputhje me rekomandimet eOSBE ODIHR. 6.Te siguroj mbajtjen e zgjedhjeve ne perputhje me standartet nderkombetare . 7. Te nderrmar hapa konkrete ne permbushjen e reformes ne administrates publike duke perfshir miratimin e amendamenteve ne ligjin per sherbimin civil dhe te forcoj sherbimin civilduke u bazuar ne profesionalizem dhe ne depolitizimin e administrates.
  7. 7. HISTORIKU  Marrëdhëniet e Shqipërisë me BE Marrëdhëniet diplomatike të Shqipërisë me Bashkimin Evropian (BE) janë vendosur në vitin 1991. Ngjarja më e rëndësishme në marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe BE-së u shënua një vit më vonë, në 11 maj 1992, me nënshkrimin e marrëveshjes së Tregtisë dhe Bashkëpunimit e cila hyri në fuqi më 1 dhjetor 1992. Po në këtë periudhë, Shqipëria përfshihet në Sistemin e Përgjithshëm të Preferencave (GSP), i cili përfaqësonte një regjim të përgjithshëm preferencash tregtare që BE-ja u ofronte një numri të gjerë
  8. 8.  26 Shkurt 1996 - BE-ja miraton një qasje rajonale për vendet e Europës Jug-Lindore.29 Prill 1997 - BE-ja përcakton kushte politike dhe ekonomike për tu plotësuar nga vendet e Europës Jug-Lindore, si bazë për një politikë kohere dhe transparente në drejtim të zhvillimit të marrëdhënieve dypalëshe në fushën e tregtisë, asistencës financiare dhe bashkëpunimit ekonomik, si dhe të marrëdhënieve kontraktuale.3 - 4 Qershor 1999 - Këshilli Europian I Këlnit riafirmon gatishmërinë e Bashkimit Europian për t’i sjellë vendet e këtij rajoni më afër perspektivës së integrimit të plotë në strukturat e saj. Kjo do të arrihet përmes një lloji të ri të marrëdhënieve kontraktuale (njohur më vonë si Procesi I Stabilizimit dhe Asociimit - PSA) duke marrë parasysh situatat specifike të çdo vendi. Këto situata specifike i referohen progresit në fushën e bashkëpunimi trajonal dhe perspektivës së anëtarësimit në BE në bazë të Traktatit të Amsterdamitsi dhe plotësimit të kritereve të përcaktuara gjatë Këshillin Europian të Kopenhagenit në qershor të 1993.
  9. 9. Rrugëtimi drejt BE-së, çfarë jep dhe merr Shqipëria?!  Procesi i integrimit europian është një sfidë që duhet të përfshijë të gjithë shoqërinë shqiptare, e cila duhet të europianizohet brenda saj dhe të mos ndalet me reformat e ndërmarra. Shqiptarët mbeten një komb entuziast sa i takon anëtarësimit të plotë të Shqipërisë në Bashkimin Europian, të cilën e perceptojnë si një akt të kryer. Sipas të gjitha sondazheve të kryera në njëzet vitet e fundit rezulton se 87 për qind e shqiptarëve mendojnë se është e domosdoshme që Shqipëria duhet të jetë pjesë e BE-së, pavarësisht faktit se Bashkimi Europian nuk
  10. 10. Perspektiva europiane e Shqipërisë  Shqipëria, që me njohjen si një vend kandidat potencial në samitin e Zagrebit në 24 nëntor të vitit 2000, ka bërë një rrugëtim të gjatë drejt integrimit në Bashkimin Europian. Mbyllja e negociatave dhe nënshkrimi i Marrëveshjes të Stabilizim Asociimit (MSA), të nisura në 31 janar 2003, midis Republikës së Shqipërisë nga njëra anë dhe Komunitetit Europian dhe Shteteve Anëtare të Bashkimit Europian nga ana tjetër në Qershor 2006, shënon fillimin e një epoke të re për zhvillimin e politikave institucionale, ligjore, ekonomike dhe sociale të Shqipërisë, me qëllim harmonizimin e tyre me standardet europiane. Nënshkrimi i MSA-së përveç detyrimeve në planin politik, ligjor, ekonomik dhe institucional për Shqipërinë do të shoqërohet edhe me një kuadër të ri të marrëdhënieve BE-Shqipëri, duke shënuar stadin më të avancuar të kësaj marrëdhënieje. Progreset e konsiderueshme të bëra nga të gjithë faktorët e shoqërisë shqiptare, sollën si rrjedhojë mbylljen e marrëveshjes së procesit të liberalizimit të regjimit të vizave, e cila hyri në fuqi në 1 prill 2009. Në lidhje me këtë, në 15 dhjetor 2010, hyri në fuqi kalimi pa nevojën e vizës së qytetarëve shqiptarë në zonën Shengen.
  11. 11. 3. Përfitimet e Shqipërisë në rast se do të integrohet në Bashkimin Europian  Meqenëse Shqipëria mbetet akoma jashtë Bashkimit Europian, shqiptarët shohin vetëm të mirat dhe shkëlqimin e një bashkimi të mundshëm me BE- në. Integrimi Europian do të garantojë stabilitetin dhe prosperitetin, të cilat do të mbështeten në asistencën financiare përmes fondeve strukturore, të cilat do të ofrojnë një dritare të re në fushën e biznesit për investimet e huaja në Shqipëri (heqja e kufizimeve në lidhje me lëvizjen e kapitaleve si dhe lëvizja e lire kapitaleve në lidhje me investimet direkte liberalizimi i ofrimit të shërbimeve, vendosja e shoqërive tregtare në vendet respektive të palëve kontraktuese dhe ofrimi i shërbimeve). Anëtarësimi i plotë në Standartet Europiane do të sjellë përmirësime të mëdha jo vetëm në fushat e mbrojtjes të së drejtave të njeriut, luftës ndaj korrupsionit dhe administrimin e financave publike por gjithashtu edhe në fusha të tjera si mbrojtja sociale, siguria ushqimore dhe mjedisore, të cilat do të ndikojnë në përmirësimin e jetës së qytetarëve. Bashkimi Europian është partneri kryesor tregtar i Shqipërisë, ku 80% të eksporteve në Shqipëri shkojnë në BE dhe 65% të importeve të saj vijnë nga BE. Një integrim i plotë në BE do të thotë që produktet shqiptare do të kenë akses në tregjet e mëdha, pasi janë hequr të gjitha detyrimet doganore, kufizimet sasiore dhe masat me efekt të njëjtë me këto kufizime, duke stimuluar në këtë mënyrë inovacionin, sipërmarrjen dhe diversifikimin në ekonominë shqiptare. Integrimi Europian do t’iu ofrojë qytetarëve shqiptarë mundësi të reja udhëtimi, studimi dhe punësimi në BE.
  12. 12. 4. Përfitimet që do të ketë BE-ja në rast se Shqipëria i bashkohet Familjes së Madhe Europiane  Pavarësisht se Shqipëria është një vend i vogël dhe i varfër mund të ofrojë një sërë përfitimesh për BE-në të tilla si në fushën e turizmit, pasi vendi gëzon një pozitë të favorshme gjeografike, në fushën kulturore, ku Shqipëria ka një pasuri të larmishme të trashëgimisë kulturore, ku disa prej tyre janë të mbrojtura nga UNESCO. Gjithashtu Shqipëria, duke qenë se është një vend me moshë mesatare të re, ofron mundësi punësimi për kompanitë apo investitorët e huaj. Anëtarësimi i plotë i Shqipërisë në NATO në 2 prill 2009, e ka bërë Shqipërinë një nga partnerët më të besueshëm të Europës Perëndimore në rajonin e trazuar dhe të ndarë të Ballkanit. Pra siç shihet ky vend i vogël ballkanik është kthyer në një faktor pozitiv, në fushën e sigurisë dhe të bashkëpunimit bilateral apo multilateral në fushën ushtarake, jo vetëm në Ballkan por edhe në arenën ndërkombëtare. Por Shqipëria ka një cilësi të veçantë për t’u krenuar në botë, e cila është toleranca dhe harmonia midis komuniteteve fetare në vendin tonë, ku shumica e popullsisë janë myslimanë.
  13. 13.  Turizmi zë një vend tepër të rëndësishëm në të ardhurat vjetore të ekonomisë shqiptare. Në vitin 2012 Shqipërinë e vizituan afërsisht 4.2 milionë turistë, nga 500.000 në vitin 2005, kryesisht nga vendet fqinje dhe të Bashkimit Europian. Në vitin 2011 Shqipëria u rendit si një ndër destinacionet kryesore turistike në botë për t’u vizituar nga prestigjozia “Lonely Planet”. Industria e turizmit përqendrohet kryesisht përgjatë bregdetit Adriatik dhe Jon, ku vlen të përmenden plazhet në të ashtuquajturën Riviera Shqiptare. Natyra i ka falur Shqipërisë një faunë dhe florë të larmishme ku çdo vit e vizitojnë turistë të huaj kryesisht nga Europa Lindore, si nga Polonia dhe Republika Ceke.
  14. 14.  Ekonomia shqiptare është kryesisht një ekonomi bujqësore, si një ndër burimet kryesore të punësimit dhe të të ardhurave vjetore(rreth 20% të GDP-së), kryesisht prej financimeve të investitorëve të huaj, duke qenë se pjesa më e madhe e popullsisë është e vendosur në zonat rurale. Pra fusha e bujqësisë është një tjetër sektor që zë një vend mjaft të rëndësishëm në ekonominë shqiptare. Një bujqësi e zhvilluar do të thotë një Shqipëri konkurruese në Europë me anë të produkteve të saj, të cilat janë në përmbushje të plotë të të gjithë standardeve europiane, përsa i përket sigurisë si të produktit ashtu edhe të konsumatorit. Shqipëria është një nga vendet më të vjetra në Europë, ku shqipja është një nga gjuhët më të veçanta dhe më të vjetra të familjes indo – europiane. Gjithashtu Shqipëria ka një numër të madh pasurish kulturore dhe monumentesh të kulturës të epokave të ndryshme të tilla si amfiteatrë, mozaikë, kisha, kështjella dhe kala, qytete të vjetra, disa prej të cilave të shpallura monumente kulture të trashëgimisë botërore dhe të mbrojtura nga UNESCO.
  15. 15.  Qe nga nënshkrimi i marrëveshjes të Tregtisë dhe të Bashkëpunimit ndërmjet Shqipërisë dhe Bashkimit Europian në vitin 1992 dhe deri në vitet e fundit, Shqipëria është kthyer në një faktor pozitiv stabilizues në rajonin e trazuar të Ballkanit dhe ka treguar se mund të jetë një aleat tepër i rëndësishëm për partnerët ndërkombëtarë. Gjithashtu Shqipëria ofron një siguri juridike dhe fiskale për çdo investitor të huaj që ka dëshirë dhe shpreh interesin për të. Përafrimi i legjislacionit shqiptar ma standardet europiane e ka lehtësuar mjaft procedurën burokratike të politikës fiskale dhe financiare. Pavarësisht rezultateve të censusit të fundit të kryer në Shqipëri, ku 58.79% e popullsisë i përkisnin besimit mysliman, duke e bërë komunitetin më të madh fetar në vendin tone, Shqipëria nuk është përfshirë kurrë nga konflikte me sfond fetar. Arsyeja mund të gjendet në frazën e famshme të Rilindasit Vaso Pasha se “Feja e Shqiptarit është Shqiptaria”. Pra Shqiptaria nuk është gjë tjetër veçse një lloj feje e re patriotike ku përcaktohet identiteti kombëtar i shqiptarëve. Një arsye tjetër lidhet me faktin se kur Shqipëria u pushtua nga Perandoria Osmane, ku edhe pse se pjesa më e madhe e shqiptarëve u konvertuan në fenë e re të pushtuesit, atë myslimane, ata nuk e harruan kurrë faktin se të parët e tyre i përkisnin fesë së krishterë dhe me kalimin e kohës kjo u kthye në një fare respekti. Këtë e përforcon më tepër fakti se midis shqiptarëve është mëse normale martesa ndërmjet feve të ndryshme. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Shqipëria ishte i vetmi në të cilën hebrenjtë nuk u persekutuan por madje u strehuan, pasi shqiptarët e kishin si traditë ta respektonin mikun. Ky fakt që përbën një gjest human, është vlerësuar mjaft nga aktorët ndërkombëtare dhe madje është bërë edhe një film i titulluar “BESA”, në bazë të traditës zakonore shqiptare. Pas emigrimit në masë të popullsisë hebreje pas rënies së regjimit komunist, vetëm 200 shqiptarë me origjinë hebreje kanë qëndruar në Shqipëri.
  16. 16.  Konkluzioni  Nëse do të mbahej një referendum lidhur me integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, rezultatet do të tregonin se afërsisht 90% e shqiptarëve do të votonin në favor të një bashkimi të mundshëm me vendet e tjera të bllokut europian. Arsyeja e këtij eurofilizmi lidhet me faktin se shqiptarët e shohin integrimin si zgjidhjen e shumë çështjeve të brendshme në vendin e tyre. Natyrisht është e qartë se Bashkimi Europian ka pësuar ndryshime dhe vazhdon të ndryshojë, që nga koha kur Shqipëria bëri aplikimin për t’u bërë një nga shtetet anëtare të saj. Proçesi i integrimit nuk u zbeh edhe në kohën kur Europa vuante nga kriza më e rëndë financiare që nga krijimi i saj. Politikat e hartuara nga institucionet e BE-së, dhanë rezultat pozitiv dhe Europa arriti ta kapërcente krizën. Gjatë vizitës së tij të fundit në Tiranë në 6 mars, në kuadër të Dialogut të Nivelit të Lartë për Prioritetet Kyçe, (takimi tjetër do të zhvillohet në qershor), Komisioneri për Zgjerimin i Bashkimit Europian ndër të tjera u shpreh hapur se “Kam qenë dhe mbetem i mendimit se e ardhmja e Shqipërisë është brenda Bashkimit Europian dhe se Shqipëria i ka të gjitha kapacitetet për të përmbushur kriteret e integrimit. Procesi i integrimit duhet kuptuar si një proces që ndryshon hap pas hapi, ku progresi i arritur në çdo hap do të mundësojë afrimin gjithnjë e më tepër me kriteret dhe standardet e kërkuara prej BE-së. Gjatë këtij procesi, Shqipëria duhet të ndërmarrë reformat e kërkuara, si lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, reforma në sistemin gjyqësor, reforma në administratën publike, të drejtat e njeriut të Romëve dhe diskriminimi kundrejt kumunitetit LGBT, që do të bëjnë të mundur pjesëmarrjen e saj në proçesin integrues, reforma të cilat do të rrisin besimin në ekonominë shqiptare dhe sistemin politik të saj, siç e ka treguar fakti që shumë shtete kanë përfituar prej integrimit europian. Shqipëria i ka përmbushur me sukses disa prej reformave të kërkuara por mbeten ende të tjera për t’u përmbushur akoma”. Integrimi në Bashkimin Europian duhet të jetë një projekt i vërtetë kombëtar dhe jo një ekskluzivitet i vetëm të një individi apo të një grupimi të caktuar individësh. Duke u nisur nga fakti se procesi i integrimit nuk është një proces i zakonshëm negocimi diplomatik, duhet të ketë një konsensus gjithëpërfshirës rreth këtij projekti kombëtar. Pra ky projekt ka nevojë jo vetëm për përfshirjen e qeverisë por edhe të faktorëve të tjerë si institucionet shtetërore, të partnerëve sociale dhe të shoqërisë.
  17. 17. PERFUNDIME  Ne fund te ketij projekti ne zgjeruam njohurite tone rreth bashkimit europian. Mesuam se cilat ishin kushtet qe nje shtet duhet te permbushe per tu bere pjese e familjes se madhe europiane, gjithashtu mesuan edhe se cfare te mirash I sillte be-ja shqiperise nese antaresohej
  18. 18. ♥ O SA MIR ME KEN SHQIPTAR ♥

×