SlideShare ist ein Scribd-Unternehmen logo
1 von 7
Ne Emer te Allahut, Meshiruesit, Meshireberesit


          Receta Gatimi




                       Fergese tironse
                       Kjo mund te behet me melci por edhe me
                       speca jeshile.
                       Nqs nuk keni gjize shume mire perdoret
                       edhe djathi i bardhe.
                       Fergesa me melci: Merren melcite
                       pastrohen dhe vihen te kavardisen te
                       tigan. Pastaj shton djathin ose gjizen, pak
                       uje dhe lereni sa te behet mase e trashe
                       mos harroni ta provoni per kripe sepse
                       ndodh ndonje here qe djathi eshte i kripur
                       dhe s'ka nevoje per kripe. Hiqeni nga
                       zjarri dhe hidhini 1 ose 2 vese te rrahura
                       mire dhe pak spec te kuq djeges. Shton
                       pak vaj ulliri siper dhe shijoheni inshalla.
                       (mund t'i shtoni edhe rigon).
                       Fergesa me speca: Pasi te jene hequr farat
                       dhe bishti specat skuqen jo shume (sepse
                       nuk bejne mire per melcine te skuqurat
                       shume.) I hidhet domate te grira holle ose
                       salce dhe kavardisini pak pastaj hidhni
                       pak uje dhe pak me vone djathi dhe pastaj
                       veze dhe perseri spese djegse dhe vaj
                       ulliri.
                                                 Nga moter Entela
Lulelaker e skuqur me veze
Pasi lulelakra pastrohet nga gjethet
dhe kercelli dhe shpelahet me uje te
ftohte vihet te zihet ne uje me kripe
per 20 minuta. Pastaj ndahet ne dege
te vogla, sperkatet me piper djath
kackavall ose djath te thermuar te
bardhe, kalohet ne miell, veze te
rrahura dhe skuqet ne tigan nga te dyja
anet sa te marrin nje cipe te kuqe.
Per 1kg lulelaker duhet nje luge e
gjysem gjelle me miell, 3 veze, djath
sa tua shohi syri, vaji per skuqje, kripe
dhe piper.
                       Nga moter Entela
                                            Qofte te skuqura
                                            Mishi i grire vihet ne nje ene ku e leme te
                                            shkrije nqs ka qene ne frigorifer. Pasi
                                            eshte shkrire e gjithe masa e mishit te
                                            grire, marrim 2 ose 3 kokra qepe dhe i
                                            grijme holle. I preziejme bashke me
                                            mishin. I hedhim 2 kokra veze, piper,
                                            majdanoz e ereza te tjera dhe i perziejme
                                            te gjitha bashke me duar. I bejme ne
                                            forme ovale ose pete dhe i lyejme me
                                            miell nga te dyja anet dhe i skuqim deri sa
                                            te marrin nje ngjyre te kuqe. Mos harroni
                                            zjarri nuk duhet i forte. Mire eshte te
                                            skuqen avash-avash. Keto shoqerohen me
                                            patate te skuqura ose te ziera, pilaf,
                                            makarona, pure, me sallate etj. Nuk ishte
                                            shume e veshtire apo jo?
                                                                      Nga moter Entela
Byreke me djath
Petet mund t'i blini te gatshme ose
mund t'i beni vet. Petat ndahen ne
kater copa per se gjati ne menyre qe te
mblidhen harxhet. Merrni kater kokrra
veze hidhni djath, pak piper, pak
qumesht dhe perzieji bashke ne nje
ene. Merrni gjalpe te tretur ne tigan (te
jete i ftohur) dhe me nje luge lyeni
peten e hapur dhe te ndare. Pastaj
hidheni perzierjen e vezes me djathin
nga pak dhe filloni mblidheni ne
forme trekendeshi. Lyeni taven me
yndyre dhe vini me rradhe byreket e
pregatitura ne kete menyre.
Keta byreke mund te behen edhe me
spinaq ose djath pa harruar erezat si
majdanoz e koper, si dhe me mish te
grire dhe qepe e domate nqs deshironi.
Procedura eshte e njejte. Ju befte mire
inshaAllah!
Mund te shoqerohen me supe e sallate.
Jane shume te shijshme.
                       Nga moter Entela
                                            Tave Kosi Elbasani
                                            Tava pergatitet me mish qengji ose dashi,
                                            por une e bej edhe me pule. Po te jete me
                                            mish qingji ajo piqet direkt, ndersa me
                                            mish tjeter duhet te zihet me pare. Mishi
                                            qingjit pritet ne thela dhe vihet ne tepsi. I
                                            hidhet gjalpe dhe futet ne furre e hiqet.
                                            Here pas here hidhet uje nga pak qe te
                                            mos thahet. Pasi hiqet nga furra, ne nje
                                            tenxhere me gjalpe kaurdiset pak miell
                                            deri sa te zverdhet. Shtohet lengu i mishit
                                            te pjekur, perzihet dhe vlojne deri sa te
                                            trashet si salce. Largohet nga zjarri dhe
                                            pasi ftohet i shtohet kos, veze, kripe dhe
                                            perzihen mire. Ne tave hidhet pak oriz
                                            gjysem i zier, rradhiten thelat e mishit,
                                            hidhet masa e pregatiur me pak gjalpe
                                            siper e piqet ne furre derisa ne faqe te
                                            krijohet nje cipe e kuqe.
                                            Varianti i dyte eshte me mish pule ose
                                            dashi. Zihet pula ose mishi i dashit dhe
                                            vihen llokmat ne nje ene. Vihet nje dore
oriz ne tenxheren me leng mishi dhe zihet
                                            orizi gjysem i gatshem. Ne nje ene hidhni
                                            kos, veze, lengun e mishit me orizin dhe i
                                            perziejme se bashku. Kini parasysh qe
                                            lengu te jete i ftohur kur t'i perziejme se
                                            bashku dhe hidhen ne tave. Piqet si me
                                            siper.
                                                                      Nga moter Entela




Sallate me patellxhane te pjekur
Zgjidhen patellxhana te medha, te
trashe dhe te bute. Piqen te paqeruara
ne furren e sobes ose ne vatren e saj.
Pastaj u hiqet lekura dhe tuli qe ngelet
grihet holle me thike ose kalohet ne
makine rendese. Se bashku ne tulin e
patellxhaneve ju mund te grini edhe
disa kokra domate dhe speca po te
pjekur duke ia hequr edhe atyre
lekuren. Gjithe kjo mase e pregatitur
vihet ne nje ene prej porcelani ose
balte dhe duke e perzier me luge
shtohen hudhra te shtypura, vaj ullliri,
uthull, majdanos i grire, kripe, piper
dhe se fundi sperkatet me vaj ulliri i
cili e permison shijen dhe ia shton
kalorite sallates. Kjo lloj sallate eshte
e leverdishme sepse mund te pregatitet
me shumice dhe te ruhet ne frigorifer.
                      Nga moter Entela
Tave peshku me hurdha
                                          Peshku i pastruar dhe i lare pritet ne copa,
                                          i hidhet kripe, piper. Lyhet me miell dhe
                                          skuqet ne tigan me yndyre te nxehte, por
                                          duhet patur kujdes te mos kuqet shume
                                          (sa te marri ngjyre). Hiqet dhe vihet ne
                                          nje pjate. Ne yndyren e tepruar ne tigan
                                          hidhen hudhra te grira trashe shtohet miell
                                          i cili kaurdiset pak pastaj salce domatesh.
                                          Te gjitha keto perzihen me njera tjteren
                                          shuhen me uthull pastaj shtohet pak uje,
                                          kripe, piper e gjethe dafine. Masa hidhet
                                          ne tave dhe vihen siper copat e peshkut te
                                          skuqura lehte si me siper dhe piqet ne
                                          furre 15-20 minuta duke i hedhur pastaj
                                          majdanoz i grire holle ne procesin e fundit
                                          te pjekjes .
                                                                    Nga moter Entela
Lulelakër në furrë
Pasi e lajme mire lulelakren, e ziejme
ne nje tenxhere per 5-8 min. Pas
zierjes e ndajme dhe e copetojme ne
lulka te vogla, te cilat i rendisim ne
forme uniforme (rreth e perqark
taves). Me pas ne nje tigan pergatisim
beshamelen, te cilen do ia hedhim
siper lulelakres.
Per pergatitjen e beshamelit na duhen
mjetet e zakonshme qe jane: pak
gjalpe, miell, 1 veze dhe qumesht.
Konkretisht: Hedhim se pari ne tigan
gjalpin, sa te kete filluar shkrirjen i
hedhim nje luge miell. I trazojme pak,
e kriposim (duhet pasur kujdes mos na
formohen kokrra) dhe ne momentin qe
fillon te trashet i hedhim pak qumesht
(1 filxhan). I lene 2-3 min ne zierje
dhe me pas e leme ne qetesi, per t'u
ftohur pak. Pas 5 min ftohjeje hedhim
ne tigan nje te verdhe veze, dhe i
trazojme pak. Kur te kene marre nje
ngjyre kompakte, e hedhim shtresen
bukur siper lulelakres. Ne fund e
mbulojme shtresen edhe me pak djath
kackavall te grire qe e bem teper
krokante. E gjitha kjo shoqerohet ...me
nje buzeqeshje!
                    Nga moter Helena



                                          Komposto me kumbulla e kajsi
                                          kumbulla dhe kajsite shpelahen, ndahen
                                          pergjysme, u hiqen berthamat dhe hidhen
                                          ne shurup sheqeri te vluar. Shtohet pak
                                          limontoz dhe mbahen ne zjarr sa te marrin
                                          vale                                      .
                                          Per kater ose pese persona duhen:
                                          fruta 500 g, uje nje liter per shurupin dhe
                                          sheqer nje gote uji, limontoz nje maje
                                          luge kafeje.
                                                                    Nga moter Entela
Kebab i Maleve
Ne nje ene te thelle shkrihen 2 luge
gjalpe. Shtojme 2 kokrra qepe te grira,
i fergojme duke i perzier vazhdimisht.
Shtojme 1 luge gjelle pure domatesh si
dhe 1/2 kg mish qingji te grire. E
gjithe kjo zihet me 1.5-2 gota uje
derisa te zieje mishi. Pastaj marrim 2
patate dhe 2 karrota. Keto i presim ne
copa te vogla dhe ia shtojme mishit.
Pasi ziejne edhe perimet shtojme 1
gote uji bizele. E provojme per kripe
dhe e rregullojme sipas shijes. E leme
te zieje edhe nje kohe shume te
shkurter.
     Moter Hazbija- Lexuese e faqes se
                                Burimit
                                          Spinaq me Vezë
                                          Nevojitet; 1 kg spinaq i fresket,1 qepe, 5
                                          veze, yndyre (per fergim),
                                          kripe, melmese (kripe e shtojce
                                          perimesh).
                                          Pastrohet spinaqi dhe grihet ne 2-3
                                          pjese (fleta e spinaqit). Pasi te
                                          kemi vene yndyren te zjarr, hudhet qepa e
                                          grire imet dhe zbutet mire, pastaj hidhet
                                          spinaqi me kripe dhe te gjitha melmesat
                                          dhe fergohet 20 minuta derisa masa e
spinaqit te kete rene ne fund te tenxheres
       dhe te jete zbutur mire. Pasi te zbutet e te
       fergohet mire, spinaqi hidhet ne nje tepsi
       dhe masa rrafshohet neper tere tepsine, i
       hudhen vezet siper (vezet e pa rrahura)
       dhe futet ne furre per tu pjekur vezet si
       dhe per te leshuar leng spinaqi. Piqet ne
       temp te larte per 30-35 minuta.
               Nga nje lexuese e faqes se Burimit

Ju befshin mire!

Weitere ähnliche Inhalte

Mehr von Elldini-Upfiek

Ebu Bekri Pjesa E Parë
Ebu Bekri Pjesa E ParëEbu Bekri Pjesa E Parë
Ebu Bekri Pjesa E ParëElldini-Upfiek
 
Urime PëRvjetori I Pavarsisë Së KosovëS
Urime PëRvjetori I Pavarsisë Së KosovëSUrime PëRvjetori I Pavarsisë Së KosovëS
Urime PëRvjetori I Pavarsisë Së KosovëSElldini-Upfiek
 
Bimet Mjekesore Shq%5 B1%5 D
Bimet Mjekesore Shq%5 B1%5 DBimet Mjekesore Shq%5 B1%5 D
Bimet Mjekesore Shq%5 B1%5 DElldini-Upfiek
 
Dijet E NjerëZve Të MëDhenj
Dijet E NjerëZve Të MëDhenjDijet E NjerëZve Të MëDhenj
Dijet E NjerëZve Të MëDhenjElldini-Upfiek
 
Asgjë Nuk ëShtë E Pamundur Në Botë
Asgjë Nuk ëShtë E Pamundur     Në BotëAsgjë Nuk ëShtë E Pamundur     Në Botë
Asgjë Nuk ëShtë E Pamundur Në BotëElldini-Upfiek
 
Mes Integrimit Dhe Vetmbylljes
Mes Integrimit Dhe VetmbylljesMes Integrimit Dhe Vetmbylljes
Mes Integrimit Dhe VetmbylljesElldini-Upfiek
 
A Ke Llogaritur NdonjëHerë Se Sa ShpëRblime Je Duke Fituar
A Ke Llogaritur NdonjëHerë Se Sa ShpëRblime Je Duke FituarA Ke Llogaritur NdonjëHerë Se Sa ShpëRblime Je Duke Fituar
A Ke Llogaritur NdonjëHerë Se Sa ShpëRblime Je Duke FituarElldini-Upfiek
 
Princi I ëNdrrave... I Pasur Dhe Romantik
Princi I ëNdrrave... I Pasur Dhe RomantikPrinci I ëNdrrave... I Pasur Dhe Romantik
Princi I ëNdrrave... I Pasur Dhe RomantikElldini-Upfiek
 
MirëSevjen Lule TrëNdafili
MirëSevjen Lule TrëNdafiliMirëSevjen Lule TrëNdafili
MirëSevjen Lule TrëNdafiliElldini-Upfiek
 

Mehr von Elldini-Upfiek (20)

Planetet
PlanetetPlanetet
Planetet
 
Hytbeja e lamtumires
Hytbeja e lamtumiresHytbeja e lamtumires
Hytbeja e lamtumires
 
Ebu Bekri Pjesa E Parë
Ebu Bekri Pjesa E ParëEbu Bekri Pjesa E Parë
Ebu Bekri Pjesa E Parë
 
Fjal Të Urta
Fjal Të UrtaFjal Të Urta
Fjal Të Urta
 
Vijmë Edhe Një Her
Vijmë Edhe Një HerVijmë Edhe Një Her
Vijmë Edhe Një Her
 
Durimi Ndaj Sprovave
Durimi Ndaj SprovaveDurimi Ndaj Sprovave
Durimi Ndaj Sprovave
 
Shkurorzmi Divorci
Shkurorzmi DivorciShkurorzmi Divorci
Shkurorzmi Divorci
 
Urime PëRvjetori I Pavarsisë Së KosovëS
Urime PëRvjetori I Pavarsisë Së KosovëSUrime PëRvjetori I Pavarsisë Së KosovëS
Urime PëRvjetori I Pavarsisë Së KosovëS
 
Paradox
ParadoxParadox
Paradox
 
Bimet Mjekesore Shq%5 B1%5 D
Bimet Mjekesore Shq%5 B1%5 DBimet Mjekesore Shq%5 B1%5 D
Bimet Mjekesore Shq%5 B1%5 D
 
Dijet E NjerëZve Të MëDhenj
Dijet E NjerëZve Të MëDhenjDijet E NjerëZve Të MëDhenj
Dijet E NjerëZve Të MëDhenj
 
Femna ,,,,
Femna ,,,,Femna ,,,,
Femna ,,,,
 
Asgjë Nuk ëShtë E Pamundur Në Botë
Asgjë Nuk ëShtë E Pamundur     Në BotëAsgjë Nuk ëShtë E Pamundur     Në Botë
Asgjë Nuk ëShtë E Pamundur Në Botë
 
Kuriozitete Sportive
Kuriozitete SportiveKuriozitete Sportive
Kuriozitete Sportive
 
Mes Integrimit Dhe Vetmbylljes
Mes Integrimit Dhe VetmbylljesMes Integrimit Dhe Vetmbylljes
Mes Integrimit Dhe Vetmbylljes
 
A Ke Llogaritur NdonjëHerë Se Sa ShpëRblime Je Duke Fituar
A Ke Llogaritur NdonjëHerë Se Sa ShpëRblime Je Duke FituarA Ke Llogaritur NdonjëHerë Se Sa ShpëRblime Je Duke Fituar
A Ke Llogaritur NdonjëHerë Se Sa ShpëRblime Je Duke Fituar
 
Thenie Te Urta
Thenie Te UrtaThenie Te Urta
Thenie Te Urta
 
Unë Vlej Më Shumë
Unë Vlej Më ShumëUnë Vlej Më Shumë
Unë Vlej Më Shumë
 
Princi I ëNdrrave... I Pasur Dhe Romantik
Princi I ëNdrrave... I Pasur Dhe RomantikPrinci I ëNdrrave... I Pasur Dhe Romantik
Princi I ëNdrrave... I Pasur Dhe Romantik
 
MirëSevjen Lule TrëNdafili
MirëSevjen Lule TrëNdafiliMirëSevjen Lule TrëNdafili
MirëSevjen Lule TrëNdafili
 

Receta Gatimi

  • 1. Ne Emer te Allahut, Meshiruesit, Meshireberesit Receta Gatimi Fergese tironse Kjo mund te behet me melci por edhe me speca jeshile. Nqs nuk keni gjize shume mire perdoret edhe djathi i bardhe. Fergesa me melci: Merren melcite pastrohen dhe vihen te kavardisen te tigan. Pastaj shton djathin ose gjizen, pak uje dhe lereni sa te behet mase e trashe mos harroni ta provoni per kripe sepse ndodh ndonje here qe djathi eshte i kripur dhe s'ka nevoje per kripe. Hiqeni nga zjarri dhe hidhini 1 ose 2 vese te rrahura mire dhe pak spec te kuq djeges. Shton pak vaj ulliri siper dhe shijoheni inshalla. (mund t'i shtoni edhe rigon). Fergesa me speca: Pasi te jene hequr farat dhe bishti specat skuqen jo shume (sepse nuk bejne mire per melcine te skuqurat shume.) I hidhet domate te grira holle ose salce dhe kavardisini pak pastaj hidhni pak uje dhe pak me vone djathi dhe pastaj veze dhe perseri spese djegse dhe vaj ulliri. Nga moter Entela
  • 2. Lulelaker e skuqur me veze Pasi lulelakra pastrohet nga gjethet dhe kercelli dhe shpelahet me uje te ftohte vihet te zihet ne uje me kripe per 20 minuta. Pastaj ndahet ne dege te vogla, sperkatet me piper djath kackavall ose djath te thermuar te bardhe, kalohet ne miell, veze te rrahura dhe skuqet ne tigan nga te dyja anet sa te marrin nje cipe te kuqe. Per 1kg lulelaker duhet nje luge e gjysem gjelle me miell, 3 veze, djath sa tua shohi syri, vaji per skuqje, kripe dhe piper. Nga moter Entela Qofte te skuqura Mishi i grire vihet ne nje ene ku e leme te shkrije nqs ka qene ne frigorifer. Pasi eshte shkrire e gjithe masa e mishit te grire, marrim 2 ose 3 kokra qepe dhe i grijme holle. I preziejme bashke me mishin. I hedhim 2 kokra veze, piper, majdanoz e ereza te tjera dhe i perziejme te gjitha bashke me duar. I bejme ne forme ovale ose pete dhe i lyejme me miell nga te dyja anet dhe i skuqim deri sa te marrin nje ngjyre te kuqe. Mos harroni zjarri nuk duhet i forte. Mire eshte te skuqen avash-avash. Keto shoqerohen me patate te skuqura ose te ziera, pilaf, makarona, pure, me sallate etj. Nuk ishte shume e veshtire apo jo? Nga moter Entela
  • 3. Byreke me djath Petet mund t'i blini te gatshme ose mund t'i beni vet. Petat ndahen ne kater copa per se gjati ne menyre qe te mblidhen harxhet. Merrni kater kokrra veze hidhni djath, pak piper, pak qumesht dhe perzieji bashke ne nje ene. Merrni gjalpe te tretur ne tigan (te jete i ftohur) dhe me nje luge lyeni peten e hapur dhe te ndare. Pastaj hidheni perzierjen e vezes me djathin nga pak dhe filloni mblidheni ne forme trekendeshi. Lyeni taven me yndyre dhe vini me rradhe byreket e pregatitura ne kete menyre. Keta byreke mund te behen edhe me spinaq ose djath pa harruar erezat si majdanoz e koper, si dhe me mish te grire dhe qepe e domate nqs deshironi. Procedura eshte e njejte. Ju befte mire inshaAllah! Mund te shoqerohen me supe e sallate. Jane shume te shijshme. Nga moter Entela Tave Kosi Elbasani Tava pergatitet me mish qengji ose dashi, por une e bej edhe me pule. Po te jete me mish qingji ajo piqet direkt, ndersa me mish tjeter duhet te zihet me pare. Mishi qingjit pritet ne thela dhe vihet ne tepsi. I hidhet gjalpe dhe futet ne furre e hiqet. Here pas here hidhet uje nga pak qe te mos thahet. Pasi hiqet nga furra, ne nje tenxhere me gjalpe kaurdiset pak miell deri sa te zverdhet. Shtohet lengu i mishit te pjekur, perzihet dhe vlojne deri sa te trashet si salce. Largohet nga zjarri dhe pasi ftohet i shtohet kos, veze, kripe dhe perzihen mire. Ne tave hidhet pak oriz gjysem i zier, rradhiten thelat e mishit, hidhet masa e pregatiur me pak gjalpe siper e piqet ne furre derisa ne faqe te krijohet nje cipe e kuqe. Varianti i dyte eshte me mish pule ose dashi. Zihet pula ose mishi i dashit dhe vihen llokmat ne nje ene. Vihet nje dore
  • 4. oriz ne tenxheren me leng mishi dhe zihet orizi gjysem i gatshem. Ne nje ene hidhni kos, veze, lengun e mishit me orizin dhe i perziejme se bashku. Kini parasysh qe lengu te jete i ftohur kur t'i perziejme se bashku dhe hidhen ne tave. Piqet si me siper. Nga moter Entela Sallate me patellxhane te pjekur Zgjidhen patellxhana te medha, te trashe dhe te bute. Piqen te paqeruara ne furren e sobes ose ne vatren e saj. Pastaj u hiqet lekura dhe tuli qe ngelet grihet holle me thike ose kalohet ne makine rendese. Se bashku ne tulin e patellxhaneve ju mund te grini edhe disa kokra domate dhe speca po te pjekur duke ia hequr edhe atyre lekuren. Gjithe kjo mase e pregatitur vihet ne nje ene prej porcelani ose balte dhe duke e perzier me luge shtohen hudhra te shtypura, vaj ullliri, uthull, majdanos i grire, kripe, piper dhe se fundi sperkatet me vaj ulliri i cili e permison shijen dhe ia shton kalorite sallates. Kjo lloj sallate eshte e leverdishme sepse mund te pregatitet me shumice dhe te ruhet ne frigorifer. Nga moter Entela
  • 5. Tave peshku me hurdha Peshku i pastruar dhe i lare pritet ne copa, i hidhet kripe, piper. Lyhet me miell dhe skuqet ne tigan me yndyre te nxehte, por duhet patur kujdes te mos kuqet shume (sa te marri ngjyre). Hiqet dhe vihet ne nje pjate. Ne yndyren e tepruar ne tigan hidhen hudhra te grira trashe shtohet miell i cili kaurdiset pak pastaj salce domatesh. Te gjitha keto perzihen me njera tjteren shuhen me uthull pastaj shtohet pak uje, kripe, piper e gjethe dafine. Masa hidhet ne tave dhe vihen siper copat e peshkut te skuqura lehte si me siper dhe piqet ne furre 15-20 minuta duke i hedhur pastaj majdanoz i grire holle ne procesin e fundit te pjekjes . Nga moter Entela Lulelakër në furrë Pasi e lajme mire lulelakren, e ziejme ne nje tenxhere per 5-8 min. Pas zierjes e ndajme dhe e copetojme ne lulka te vogla, te cilat i rendisim ne forme uniforme (rreth e perqark taves). Me pas ne nje tigan pergatisim beshamelen, te cilen do ia hedhim siper lulelakres. Per pergatitjen e beshamelit na duhen mjetet e zakonshme qe jane: pak gjalpe, miell, 1 veze dhe qumesht. Konkretisht: Hedhim se pari ne tigan gjalpin, sa te kete filluar shkrirjen i hedhim nje luge miell. I trazojme pak, e kriposim (duhet pasur kujdes mos na formohen kokrra) dhe ne momentin qe fillon te trashet i hedhim pak qumesht (1 filxhan). I lene 2-3 min ne zierje dhe me pas e leme ne qetesi, per t'u ftohur pak. Pas 5 min ftohjeje hedhim ne tigan nje te verdhe veze, dhe i trazojme pak. Kur te kene marre nje ngjyre kompakte, e hedhim shtresen bukur siper lulelakres. Ne fund e mbulojme shtresen edhe me pak djath kackavall te grire qe e bem teper krokante. E gjitha kjo shoqerohet ...me
  • 6. nje buzeqeshje! Nga moter Helena Komposto me kumbulla e kajsi kumbulla dhe kajsite shpelahen, ndahen pergjysme, u hiqen berthamat dhe hidhen ne shurup sheqeri te vluar. Shtohet pak limontoz dhe mbahen ne zjarr sa te marrin vale . Per kater ose pese persona duhen: fruta 500 g, uje nje liter per shurupin dhe sheqer nje gote uji, limontoz nje maje luge kafeje. Nga moter Entela Kebab i Maleve Ne nje ene te thelle shkrihen 2 luge gjalpe. Shtojme 2 kokrra qepe te grira, i fergojme duke i perzier vazhdimisht. Shtojme 1 luge gjelle pure domatesh si dhe 1/2 kg mish qingji te grire. E gjithe kjo zihet me 1.5-2 gota uje derisa te zieje mishi. Pastaj marrim 2 patate dhe 2 karrota. Keto i presim ne copa te vogla dhe ia shtojme mishit. Pasi ziejne edhe perimet shtojme 1 gote uji bizele. E provojme per kripe dhe e rregullojme sipas shijes. E leme te zieje edhe nje kohe shume te shkurter. Moter Hazbija- Lexuese e faqes se Burimit Spinaq me Vezë Nevojitet; 1 kg spinaq i fresket,1 qepe, 5 veze, yndyre (per fergim), kripe, melmese (kripe e shtojce perimesh). Pastrohet spinaqi dhe grihet ne 2-3 pjese (fleta e spinaqit). Pasi te kemi vene yndyren te zjarr, hudhet qepa e grire imet dhe zbutet mire, pastaj hidhet spinaqi me kripe dhe te gjitha melmesat dhe fergohet 20 minuta derisa masa e
  • 7. spinaqit te kete rene ne fund te tenxheres dhe te jete zbutur mire. Pasi te zbutet e te fergohet mire, spinaqi hidhet ne nje tepsi dhe masa rrafshohet neper tere tepsine, i hudhen vezet siper (vezet e pa rrahura) dhe futet ne furre per tu pjekur vezet si dhe per te leshuar leng spinaqi. Piqet ne temp te larte per 30-35 minuta. Nga nje lexuese e faqes se Burimit Ju befshin mire!