SlideShare ist ein Scribd-Unternehmen logo
1 von 18
Universiteti AAB 
Fakulteti juridik 
Drejtimi I përgjithshëm 
Punim seminarik 
Lënda : E drejta procedurës penale 
Tema : Mjetet juridike të jashtëzakonshme në procedurë 
penale 
Mentor : Punoi : 
Ph.Dc.Driton Muharremi Donikë Mjaki 
Prishtinë, Maj 2014
2 
Përmbajtja 
Hyrje 
Në përgjithësi për mjetet juridike................................................................4 
2.0.0. Mjetet e jashtëzakonshme juridike në procedurën penale...................................4 
3.0.0. Rishikimi i procedurës penale........................................................................5 
3.1.0.Ndryshimi i aktgjykimit të formës së prerë pa rishikim të procedurës penale ..........6 
3.2.0.Vazhdimi i procedurës...................................................................................7 
3.3.0.Rishikimi i procedurës penale të pushuar me aktvendim të formës së prerë............7 
3.4.0.Rishikimi i procedurës penale të përfunduar me aktgjykim të formës së prerë........7 
4.0.0.Zbutja e jashtëzakonshme e dënimit..............................................................10 
5.0.0.Kërkesa për mbrojtjen e ligjshmërisë.............................................................11
3 
Hyrje 
Në këtë punim seminarik do të trajtohet tema e mjeteve juridike të jashtëzakonshme , llojet e 
mjeteve të jashtëzakonshme , afati për paraqitjen e tyre , kompetencën e gjykatës , personat e 
autorizuar për të paraqitur këto mjete etj. 
Përkundër garancive të parashikuara në procedure penale . të cilat kanë për qëllim zbulimin e së 
vërtetës, përkundër faktit se me aktgjykim synohet vërtetimi i gjendjes faktike ashtu siç është 
zhvilluar ngjarja me rastin e kryerjës së veprës penale , nuk përjashtohet mundësia që aktgjykimi 
i gjykatës së shkallës së parë të jetë jo i drejtë ose me të të jetë shkelur ndonjë dispozitë ligjore. 
Shkaqet të cilat sjellin deri te aktgjykimi jo i drejtë apo jo ligjor mund të jenë të ndryshme , si 
psh. lajthimet e ndryshme , çmuarja e gabueshme e provave apo dalja në shesh e provës pasi 
është dhënë aktgjykimi. Përndryshe , intencat e shoqërisë janë që aktgjykimi janë që aktgjykimi 
të jetë i drejtë dhe i ligjshëm. Në anën tjetër është fakt se nuk është në interes të shoqërisë që të 
zbatohet aktgjykimi i cili përmban të meta. 
Me qëllim që të pengohet efekti juridik i vendimeve të tilla Kodi i Procedurës Penale i 
Kosovës,përmban një sistem të mjeteve mbrojtëse procedurale , të cilat mund t’i përdorin palët 
dhe disa persona tjerë. Detyra e tyre është që në procedurën e kontrollit gjyqësor të evitojnë 
vendimin e gabuar , apo që të sjellin deri te aktgjykimi ligjshëm. 
Aktgjykimi i formës së prerë ka fuqinë e ligjit për qështjen konkrete penale e cila është zgjidhur 
në bazë tij , ndaj duhettë ekzekutohet po që se nuk ekzistojnë pengesa ligjore për ekzekutimin e 
tij. Forma e prerë dhe efekti i saj bazohet në nevojën shoqërore që çdo qështje njëherit të ketë 
përfundimin e vet dhe në rrethanën e vërtetuar në bazë të experiencës se çështja e gjykuar në 
formë të prerë , në shumicën e rasteve , është një herit edhe çështje me gjendje faktike të 
vërtetuar dhe çështje e gjykuar në mënyrë të drejtë dhe ligjore.Mirëpo ekziston mundësia dhe 
ndodh që një çështje penale të gjykohet në formë të prerë në mënyrë jo të drejtë për shkak të 
lajthimve të natyrës faktike apo gabimeve juridke . Për këtë arsye KPPK lejon mundësinë e 
atakimit të aktgjykimit të formës së prerë me mejte të jashtëzakonshme juridike.
4 
1.0.0. Në përgjithësi për mjetet juridike 
Mjetet juridike janë veprime procedurale , me të cilat palët dhe pesonat e tjerë të autorizuar në 
procedurë e atakojnë vendimin të cilin e konsiderojnë jo te drejtë dhe jo të ligjshëm dhe kërkojnë 
që gjykata e mejtit juridik , pasi të vërtetojë bazueshmërinë e thënieve të tyre , të ndryshojë apo 
të prishë atë me vendim të vet.1 
Procedura sipas mjeteve jurdike është në lidhje të drejtpërdrejtë me parimin e 
shumshkallshmërisë , i cili mundëson që për një qështje juridike të vendosin disa gjykata në 
shumë shkallë. Në këtë mënyrë krijohet mundësia që të eliminohen të metat eventuale të 
aktgjyikimit të shkallës së parë.2 
Mjetet juridike me të cilat atakohet vendimi gjyqësor mund të ndahen në mjete të rregullta 
juridike dhe mjete jo të rregullta juridike apo të jashtëzakonshme , kufiri ndarës mes tyre është 
forma e prerë e vendimit gjyqësor. Kështu mjeti i rregullt juridik ushtrohet kundër vendimit i cili 
ende nuk e ka fituar formën e prerë dhe si i tillë pengon arritjen e formës së prerë , deri sa 
gjykata e shkallës më të lartë të merr vendimin lidhur me të. Mjetet e jashtëzakonshme juridike 
përdorën kundër vendimeve të cilat kanë fituar formën e prerë.3 
Si mjet i rregullt konsiderohet ankesa kundër aktgjyikimit dhe ankesa kundër aktvendimit, ndërsa 
mjeti jashtëzakonshëm juridik konsideorhet : kërkesa për rishikimin e procedurës penale , 
kërkesa për zbutjen e jashtëzakonshme të dënimit dhe kërkesa për mbrojtjen e ligjshmërisë.4 
2.0.0. Mjetet e jashtëzakonshme juridike në procedurën penale 
Vendimi gjyqësor i shkallës së parë , në suazat ligjore , mund të atakohet me ankesë në shkallë të 
dytë apo në shkallë të tretë. Me marrjen e vendimit në gjykatë të mjetit juridik lidhur me ankesë , 
ose kur palët shprehimisht apo në heshtazi heqin dorë ose tërhiqen nga ankesa , vendimi gjyqësor 
e fiton formën e prerë. Vendimi gjyqësor i formës së prerë , sipas rregullit , është definitiv dhe i 
pandryshueshëm. Ajo që është vendosur me vendimin e formës së prerë bëhet çështje e gjykuar ( 
res iudicata).5 
Mirëpo ekziston mundësia dhe ndodh që një çështje penale të gjykohet në formë të prerë në 
mënyrë jo të drejtë për arsye se gabimisht janë vërtetuar faktet dhe provat , apo janë paraqitur 
fakte dhe prova të reja nga të cilat shihet se gjendja faktike nuk është vërtetuar drejtë , ose për 
1 Ejup Sahiti - E drejta procedurale penale , fq 223 / Prishtinë 2005 
2 Ejup Sahiti - E drejta procedurale penale , fq 223 / Prishtinë 2005 
3 Ejup Sahiti - E drejta procedurale penale , fq 223 / Prishtinë 2005 
4 Ejup Sahiti - E drejta procedurale penale , fq 224 / Prishtinë 2005 
5 Ejup Sahiti - E drejta procedurale penale , fq 239 / Prishtinë 2005
arsye se gjykata në gjendjen faktike të vërtetuar gabimisht ka aplikuar ligjin , ose për arsye dhe 
rrethana të reja , për ekzistimin e të cilave gjykata ka marrë vesh me vonesë ose ato janë 
paraqitur me vonesë , tregojnë se gjykata duke vepruar në kufijtë e ligjit ka shqiptuar dënimin 
tepër të ashpër. Në këtë drejtim , përkundër pikpamjeve se çështja e gjykuar konsiderohet si 
çështje me gjendje faktike të vërtetuar drejtë dhe të gjykuar sipas ligjit , e me qëllim që të 
pengohet zbatimi vendimeve me të meta të caktuara , Kodi i Procedurës Penale i Republikës së 
Kosovës përjashtimisht lejon mundësinë e atakimit të aktgjyikimit të formës së prerë me mjete 
të jashtëzakonshme juridike. Atakimi i aktgjyikimit me mjete të jashtëzakonshme juridike mund 
të bëhet për shkak të lajthimeve të natyrës faktike apo të gabimeve juridike.6 
Mjete të jashtëzakonshme juridike janë: rishikimi i procedurës penale , kërkesa për zbutjen e 
jashtëzakonshme të dënimit dhe kërkesa për mbrojtjen e ligjshmërisë. 
E përbashkëta e të tri këtyre mjeteve të jashtëzakonshme juridike është se janë të drejtuara 
kundër vendimeve të plotfuqishme , porse të njëjtat dallojnë në shikim të përbërjeve , kështu 
kërkesa për rishikimin dhe kërkesa për zbutjen e jashtëzakonshme të dënimit kanë të bëjnë me 
përmirësimin e gjendjes faktike , ndërsa kërkesa për mbrojtjen e ligjshmërisë ka të bëjë me 
mënjanimin e shkeljeve ligjore , por dallojnë edhe në atë se kërkesa për rishkimin dhe kërkesa 
për zbutjen e jashtëzakonshme të dënimit janë mjete juridike të palës dhe si të tilla kanë karakter 
ekskluziv unilateral ( me rastin e suksesit ekziston gjithnjë gjykimi aktgjykimit të sulmuar ) , 
fakto janë të drejtuara vetëm kundër aktgjykimit ( e vetë në raste të rralla kundër një aktvendimi 
) dhe se në drejtim të të njejtave ekziston intervali kohor i kufizuar , ndërsa kërkesa për mbrojtjen 
e ligjshmërisë është mjet juridik të cilin mund ta ushtroj Prokurori Shtetit Kosovës , i pandehuri 
dhe mbrojtësi i tij.7 
5 
3.0.0. Rishikimi i procedurës penale 
Procedura penale e cila është përfunduar me aktvendim të formës së prerë ose me aktgjykim të 
formës së prerë , me kërkesën e personit të autorizuar , mund të rishikohet vetëm në rastet dhe 
sipas kushteve të parashikuara me KPP. 
Rishikimi i procedurës penale si mjet i jashtëzakonshëm juridik është i drejtuar kundër gjendjes 
faktike të vërtetuar me vendim të formës së prerë me të cilin është zgjedhur çështja penale. Me 
këtë kërkesë nuk mund të atakohet vendimi për shkak të shkeljeve të ligjit as që mund të 
kërkohet që në procedurë të jashtëzakonshme edhe një herë të bëhet vlerësimi i materialit 
provues i cili është vlerësuar në procedurë të rregullt gjyqësore , sepse kjo do të thoshte hapje e 
një instance gjyqësore. Kërkesa për rishikim të procedurës penale mund të paraqitet kundër 
aktvendimit me të cilin pushohet procedura penale ose kundër aktgjykimit po qe se tregohet se 
6 Ejup Sahiti - E drejta procedurale penale , fq 240 / Prishtinë 2005 
7 Buletini i Odës Avokatëve të Kosovës “ Avokatura “ , viti VIII , nr. 14/2012 , fq 51
gjendja faktike është vërtetuar në mënyrë jo të drejtë , e kjo argumentohet me fakte dhe prova të 
reja për të cilat gjykata nuk ka ditur se ekzistojnë ose ato janë paraqitur më vonë. 8 
Kodi i Procedurës Penale njeh disa variante të rishikimit të procedurës penale si : ndryshimi i 
aktgjyikimit të formes së prerë pa rishikim të procedurës penale , vazhdimi i procedurës , 
rishikimi i procedurës penale me aktvendim të formës së prerë , rishikim i procedurës penale të 
përfunduar me aktgjykim të formës së prerë. 
6 
3.1.0. Ndryshimi i aktgjykimit të formës së prerë pa rishikim të procedurës penale 
Aktgjykimi i formës së prerë mund të ndryshohet edhe pa rishikimin e procedurës penale kur( 
neni 420 i KPPK ): 
1.në dy ose më shumë aktgjykime të të njëjtit person të dënuar janë shqiptuar në formë të prerë 
disa dënime pa i zbatuar dispozitat për shqiptimin e dënimit unik për vepra penale në bashkim; 
2. me rastin e shqiptimit të dënimit unik sipas dispozitave për vepra penale në bashkim, dënimi i 
përfshirë në dënimin e shqiptuar sipas një aktgjykimi të mëparshëm për vepra penale në bashkim 
gjithashtu është marrë parasysh; ose 
3. aktgjykimi i formës së prerë me të cilin për disa vepra penale është shqiptuar dënim unik 
pjesërisht nuk mund të ekzekutohet për shkak të amnistisë, faljes ose për shkaqe të tjera. 
Në rastin nga paragrafi 1, gjykata me aktgjykim të ri e ndryshon aktgjykimin e mëparshëm për 
dënimet e shqiptuara dhe shqipton dënim unik. Marrja e aktgjykimit të ri është kompetencë e 
gjykatës themelore që ka gjykuar çështjen ku është shqiptuar lloji më i rëndë i dënimit. Kur janë 
shqiptuar dënime të llojit të njëjtë, aktgjykimi i ri merret nga gjykata e cila ka shqiptuar dënim 
më të rëndë, ndërsa kur dënimet janë të njëjta, aktgjykimi merret nga gjykata e cila e fundit ka 
shqiptuar dënimin.9 
Në rastin nga paragrafi 2, aktgjykimin e ndryshon gjykata e cila me rastin e shqiptimit të dënimit 
unik ka përfshirë gabimisht dënimin i cili është përfshirë në ndonjë aktgjykim të mëparshëm. 
Në rastin nga paragrafi 3, gjykata që gjykon në shkallë të parë ndryshon aktgjykimin e 
mëparshëm sa i përket dënimit dhe shqipton dënim të ri, ose vendos cila pjesë e dënimi të 
shqiptuar me aktgjykim të mëparshëm duhet ekzekutuar. 
Aktgjykimin e ri e merr gjykata në seancë të kolegjit me propozim të prokurorit të shtetit kur 
procedura është filluar me kërkesën e tij ose të të akuzuarit, por pas dëgjimit të palës 
kundërshtare. 
8 Ejup Sahiti - E drejta procedurale penale , fq 240 / Prishtinë 2005 
9 Neni 420 , par 2. I KPPK
Kur në rastet nga paragrafi 1 dhe 2 , me rastin e shqiptimit të dënimit janë marrë parasysh 
aktgjykimet e gjykatave të tjera, kopja e vërtetuar e aktgjykimit të ri të formës së prerë u 
dërgohet atyre gjykatave. 
7 
3.2.0. Vazhdimi i procedurës 
Kur aktakuza hudhet sepse ekzistojnë rrethana të cilat e përjashtojnë përgjegjësinë penale(sipas 
nenit 253, paragrafi 1. nën-paragrafi 1.2. i KPPK)ose procedura është zbatuar pa kërkesën e 
prokurorit të shtetit, ka munguar propozimi i kërkuar i të dëmtuarit ose leja e organit publik 
kompetent, apo nëse organi publik kompetent e ka tërhequr lejen dhe ekzistojnë rrethana të tjera 
të cilat e pengojnë ndjekjen(nenit 358 i KPPK), me kërkesën e prokurorit të shtetit vazhdohet 
procedura posa të pushojnë arsyet për marrjen e aktvendimit të tillë.10 
3.3.0. Rishikimi i procedurës penale të pushuar me aktvendim të formës së prerë 
Neni 422 i KPPK : 
- Procedura penale e pushuar në formë të prerë para fillimit të shqyrtimit gjyqësor mund të 
rishikohet kur prokurori i shtetit tërhiqet nga aktakuza dhe vërtetohet se tërheqja është 
pasojë e veprës penale të keqpërdorimit të pozitës zyrtare të prokurorit të shtetit. 
- Kur aktakuza hidhet bazuar në mungesë provash të mjaftueshme për të mbështetur 
dyshimin e bazuar mirë se i pandehuri ka kryer veprën penale të përshkruar në aktakuzë 
dhe nëse zbulohen dhe mblidhen fakte dhe prova të reja, mund të ngritet aktakuzë e re 
kur kolegji shqyrtues vendos se provat dhe faktet e reja e arsyetojnë këtë. 
3.4.0. Rishikimi i procedurës penale të përfunduar me aktgjykim të formës së prerë 
Procedura penale e përfunduar me aktgjykim të formës së prerë mund të rishikohet vetëm nëse ( 
neni 423 i KPPK ): 
1. provohet se aktgjykimi është mbështetur në dokument të falsifikuar ose në deklarim të rremë 
të dëshmitarit, ekspertit ose përkthyesit; 
2. provohet se aktgjykimi është pasojë e veprës penale të kryer nga gjyqtari ose personi që ka 
ndërmarrë veprimet hetimore; 
3. zbulohen fakte të reja ose paraqiten prova të reja, të cilat vetë ose së bashku me provat e 
mëparshme ka të ngjarë të arsyetojë pafajësinë e personit të dënuar ose dënimin e tij sipas një 
dispozite më të butë penale; 
4. personi për të njëjtën vepër është gjykuar disa herë ose kur disa persona janë dënuar për vepër 
të njëjtë të cilën ka mund ta kryejë vetëm një person ose disa prej tyre; ose 
10 Neni 421, i KPPK
5. në rastin e dënimit për vepër penale në vazhdim ose vepra tjera penale të cilat sipas ligjit 
përfshijnë disa veprime të njëjta ose të ndryshme, zbulohen fakte të reja ose paraqiten prova të 
reja që tregojnë se i dënuari nuk ka kryer veprimin që është përfshirë në veprën penale për të 
cilën ai është dënuar dhe ekzistimi i fakteve të tilla do të ishte me ndikim vendimtar në caktimin 
e dënimit. 
Procedura penale e përfunduar me aktgjykim të formës së prerë mund të rishikohet vetëm në 
favor të të pandehurit, përveç nëse vërtetohet se aktgjykimi është mbështetur në dokument të 
falsifikuar ose në deklarim të rremë të dëshmitarit, ekspertit ose përkthyesit ,apo provohet se 
aktgjykimi është pasojë e veprës penale të kryer nga gjyqtari ose personi që ka ndërmarrë 
veprimet hetimore , janë pasojë e veprës penale të kryer nga i pandehuri ose personi që vepron në 
emër të tij kundër një dëshmitari, eksperti, përkthyesi, prokurori të shtetit ose gjyqtari apo të 
afërmve të tyre, me ç’rast procedura penale e përfunduar me aktgjykim të formës së prerë mund 
të rishikohet kundër të pandehurit. Rishikimi i procedurës penale kundër të pandehurit lejohet 
vetëm brenda pesë (5) vjetëve nga koha e shpalljes së aktgjykimit të formës së prerë.11 
Në rastet kur vërtetohet se aktgjykimi është mbështetur në dokument të falsifikuar ose në 
deklarim të rremë të dëshmitarit, ekspertit ose përkthyesit ,apo provohet se aktgjykimi është 
pasojë e veprës penale të kryer nga gjyqtari ose personi që ka ndërmarrë veprimet hetimore , me 
aktgjykim të formës së prerë duhet vërtetuar se personat e tillë a janë shpallur fajtor për veprat 
penale përkatëse. Kur procedura kundër këtyre personave nuk mund të zbatohet për shkak se 
kanë vdekur ose ekzistojnë rrethana që përjashtojnë ndjekjen penale, faktet ne këto raste mund të 
vërtetohen edhe me prova të tjera.12 
Rishikimin e procedurës penale mund ta kërkojnë palët dhe mbrojtësi. Pas vdekjes së të dënuarit, 
rishikimin mund ta kërkojë prokurori i shtetit, bashkëshorti, bashkëshorti jashtëmartesor, personi 
në gjini gjaku në vijë direkte deri në shkallë të parë, prindi adoptues, fëmija i adoptuar, vëllai, 
motra ose prindi birësues i të dënuarit. 
Kërkesa për rishikim të procedurës penale mund të parashtrohet edhe pasi që i dënuari ta ketë 
vuajtur dënimin , pa marrë parasysh parashkrimin , amnestimin apo faljen (abolicionin).13 
Kur gjykata kompetente për të vendosur mbi rishikimin e procedurës penale mëson se ekzistojnë 
shkaqe për rishikimin e procedurës penale, për këtë e njofton të dënuarin apo personin e 
autorizuar për paraqitje të kërkesës. 
Kërkesa për rishikimin e procedurës penale vendoset nga kolegji shqyrtues i gjykatës themelore 
e cila ka gjykuar në procedurën e mëparshme.14Me rastin e vendosjes së kërkesës për rishikim, 
11 Neni 423, par 2 I KPPK 
12 Neni 423, par 3 I KPPK 
13 Hajrija Sijerçiç-Çoliç , Haris Haliloviç / Krivicno procesno pravo sa posebnim osvrtom na krivicni postupak Kosova 
, fq 126 , ( përkthyer në gjuhën shqipe nga Murat Reçica ) Prishtinë 2005 
14 Neni 425 ,par 1 i KPPK 
8
në kolegj nuk merr pjesë gjyqtari i cili ka marrë pjesë në marrjen e aktgjykimit në procedurën e 
mëparshme. 
Në kërkesë duhet shënuar bazën ligjore sipas së cilës kërkohet rishikimi, si dhe provat me të cilat 
argumentohen faktet në të cilat mbështetet kërkesa. Nëse kërkesa nuk i përmban këto të dhëna, 
gjykata e thërret parashtruesin që brenda afatit të caktuar të plotësojë kërkesën.15 
Gjykata me aktvendim hudh kërkesën kur në bazë të saj dhe shkresave të procedurës së 
mëparshme vërteton se ( neni 426 i KPPK ): 
9 
1. kërkesën e ka parashtruar personi i paautorizuar; 
2. nuk ka bazë ligjore për rishikim të procedurës; 
3. faktet dhe provat në të cilat mbështetet kërkesa janë paraqitur në kërkesën e mëparshme për 
rishikim të procedurës e cila është refuzuar me aktvendim të formës së prerë; 
4. faktet dhe provat nuk ofrojnë aryse për lejim të rishikimit të procedurës; ose 
5. parashtruesi i kërkesës për rishikim të procedurës nuk ka shënuar bazën ligjore sipas së cilës 
kërkohet rishikimi, si dhe provat me të cilat argumentohen faktet në të cilat mbështetet kërkesa. 
Kur gjykata nuk e hudh kërkesën, kopja e kërkesës i dërgohet prokurorit të shtetit ose palës 
kundërshtare, e cila ka të drejtë që brenda tetë (8) ditëve të përgjigjet në kërkesë. Pasi gjykata të 
merr përgjigje në kërkesë ose kur kalon afati për paraqitjen e përgjigjes, kryetari i kolegjit 
shqyrtues urdhëron gjurmimin dhe shqyrtimin e fakteve dhe provave të paraqitura në kërkesë dhe 
në përgjigje.16 
Bazuar në rezultatet e hetimit, gjykata aprovon kërkesën dhe lejon rishikimin e procedurës 
penale ose e refuzon kërkesën. 17 
Kur gjykata çmon se shkaqet për të cilat ka lejuar rishikimin e procedurës janë edhe në dobi të 
një të bashkakuzuari i cili nuk ka paraqitur kërkesë për rishikim të procedurës, vepron sipas 
detyrës zyrtare sikur kërkesa e tillë të ishte paraqitur ( instituti beneficium cohaesionis). 
Në aktvendim me të cilin lejohet rishikimi i procedurës penale, gjykata urdhëron caktimin e 
menjëhershëm të shqyrtimi të ri gjyqësor ose kthimin e çështjes në fazën e hetimit, apo fillimin e 
hetimit kur hetimi nuk është zbatuar më parë. 
Gjykata urdhëron që ekzekutimi i aktgjykimit të shtyhet ose të ndërpritet nëse duke u bazuar në 
provat e paraqitura çmon se: i dënuari në procedurë të përsëritur mund të dënohet me dënim të 
15 Neni 425 ,par 2 i KPPK 
16 Neni 426, par.2 i KPPK 
17 Neni 427, par.1 i KPPK
tillë që pas llogaritjes së dënimit të mbajtur do të duhej të lirohet, ai mund të lirohet nga 
akuza,ose akuza e ngritur kundër tij mund të refuzohet. (neni 427.4 i KPPK ) 
Kur aktvendimi me të cilin lejohet rishikimi i procedurës penale merr formë të prerë, atëherë 
pushohet ekzekutimi i dënimit. Por, nëse ekzistojnë kushtet nga neni 187 paragrafi 1. I KPPK , 
gjykata cakton paraburgimin. 
Për procedurën e re që zbatohet në bazë të aktvendimit me të cilin lejohet rishikimi i procedurës 
penale vlejnë dispozitat e njëjta si ato të procedurës së mëparshme. Në procedurën e re, gjykata 
nuk detyrohet me aktvendimet e marra në procedurën e mëparshme. 
Me rastin e marrjes së aktgjykimit të ri, gjykata anulon aktgjykimin e mëparshëm apo vetëm një 
pjesë të tij, ose e lë në fuqi aktgjykimin e mëparshëm. Në dënim të shqiptuar me aktgjykim të ri, 
gjykata i llogarit të akuzuarit dënimin e mbajtur, e kur lejohet rishikimi vetëm për ndonjë vepër 
për të cilën i akuzuari ka qenë i dënuar ose i liruar, gjykata shqipton dënim të ri unik sipas 
dispozitave të Kodit Penal. 
Gjykata në procedurën e re duhet të respektojë parimin Reformatio in Peius , sipas të cilit Në 
qoftë se është paraqitur ankesë vetëm në dobi të të akuzuarit, aktgjykimi përsa i përket cilësimit 
juridik të veprës dhe sanksionit penal nuk mund të ndryshohet në dëm të tij. (neni 428.4 lidhur 
me nenin 395 te KPPK) 
10 
4.0.0. Zbutja e jashtëzakonshme e dënimit 
Kërkesa për zbutje të jashtëzakonshme të dënimit mund të ushtrohet vetëm në dobi të të 
pandehurit. Me kërkesë për zbutje të jashtëzakonshme të dënimit kërkohet që aktgjykimi i 
formës së prerë të ndryshohet për sa i përket vendimit lidhur me dënimin.18 
Zbutja e jashtëzakonshme e dënimit lejohet kur pas formës së prerë të aktgjykimit paraqiten 
rrethana të cilat nuk kanë ekzistuar në kohën e marrjes së aktgjykimit ose, megjithëse kanë 
ekzistuar në atë kohë, gjykata nuk ka qenë në dijeni për to, kurse ato dukshëm do të ndikonin në 
dënim më të ulët. Mirëpo duhet theksuar se secila rrethanë nuk sjell deri te ulja e dënimit. 
Rrethana e re duhet të ketë aso force që qartazi sjell deri te zbutja e dënimit të shqiptuar me 
aktgjykim të formës së prerë , kështu si rrethanë e re mund të jetë sëmundja e të dënuarit nga 
ndonjë sëmundje kronike , gjendja e vështirë familjare etj.19 
Kërkesë për zbutje të jashtëzakonshme të dënimit mund të paraqesë prokurori i shtetit kur 
procedura është zbatuar me kërkesë të tij, i dënuari dhe mbrojtësi i tij(neni 430 i KPPK). Kërkesa 
e tillë nuk ka karakter suspenziv. 
18 Ejup Sahiti - E drejta procedurale penale , fq 244 / Prishtinë 2005 
19 Ejup Sahiti - E drejta procedurale penale , fq 244 / Prishtinë 2005
11 
Për kërkesën mbi zbutjen e jashtëzakonshme të dënimit vendos Gjykata Supreme e Kosovës. 20 
Kërkesa për zbutje të jashtëzakonshme të dënimit duhet të përmbajë të gjitha elementet e 
parapara me Kodin e Procedurës Penale( në pajtim me nenin 376) si dhe i paraqitet gjykatës 
themelore e cila ka marrë aktgjykimin. 
Gjykata themelore ia dërgon kërkesën prokurorit të shtetit, i cili përgjigjet në kërkesën për mjet 
juridik (në pajtim me neni 377 të KPPK).Gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues të 
gjykatës themelore e hudh kërkesën që nuk është në pajtim me nenin 376 të këtij Kodi, ku 
përcaktohen elementet që duhet të përmbajë kërkesa. Gjykata themelore vërteton se a ekzistojnë 
shkaqe për zbutje të jashtëzakonshme të dënimit, e pastaj shkresat me propozimin e arsyetuar ia 
dërgon Gjykatës Supreme të Kosovës. Gjykata Supreme e Kosovës refuzon kërkesën kur çmon 
se nuk ka bazë ligjore për zbutje të jashtëzakonshme të dënimit. Kur e aprovon kërkesën, gjykata 
me aktvendim e ndryshon aktgjykimin e formës së prerë lidhur me vendimin mbi dënimin. (neni 
431, par 3,4,5,6 i KPPK) 
5.0.0. Kërkesa për mbrojtjen e ligjshmërisë 
Kërkesa për mbrojtjen e ligjshmërisë është mjet i jashtëzakonshëm juridik qëllimi i të cilit është 
që të mënjanohen shkeljet ligjore nga vendimet e plotfuqishme. Në këtë mënyrë , edhe në bazë të 
këtij mjeti juridik , zbulohen të gjitha të metat në vendimet gjyqësore të plotëfuqishme dhe 
ofrohet mundësia për menjanimin e të njejtave.21 
Kundër vendimit gjyqësor të formës së prerë ose kundër procedurës gjyqësore e cila i ka 
paraprirë marrjes së vendimit të tillë, pas përfundimit të procedurës penale në formë të prerë 
mund të paraqitet kërkesë për mbrojtjen e ligjshmërisë në rastet vijuese: në rast të shkeljes së 
ligjit penal , në rast të shkeljes esenciale të ligjit të procedurës penale ( neni 384, paragrafi 1. I 
KPPK ) ose në rast të shkeljeve të tjera të dispozitave të procedurës penale kur shkeljet e tilla 
kanë ndikuar në ligjshmërinë e vendimit gjyqësor.22 
Pra ky mjet juridik ka të bëjë si me shkeljet materiale ligjore ashtu dhe me shkeljet formale 
ligjore. 
Nocioni e drejtë materiale duhet të nënkuptohet jo vetëm si shkelje e dispozitave të ligjit penal 
por edhe shkeljet e dispozitave penalo juridike të ligjeve të tjera , pra edhe shkeljet e 
dispozitave të procedurës administrative dhe pronësore , domethënë kur nocionet e këtyre 
degëve të drejtësisë shënojnë objektin e ndonjë vepre penale.23 
Që kërkesa për mbrojtjen e ligjshmërisë të mbetet në kufi të cilat ia përcakton ligji , domosdo 
duhet të insistohet në definicionin rigoroz të nocionit shkelja e ligjit , të cilin ligji ia cakton si 
20 Neni 431, par 1. I KPPK 
21 Buletini i Odës Avokatëve të Kosovës “ Avokatura “ , viti VIII , nr. 14/2012 , fq 51 
22 Neni 432 , par. 1 , i KPPK 
23 Buletini i Odës Avokatëve të Kosovës “ Avokatura “ , viti VIII , nr. 14/2012 , fq 52
bazë për këtë mjet juridik. Ai definicion duhet të jetë me sa vijon : Shkelja esenciale e 
dispozitave të procedurës , e cila si e tillë është vërtetuar në vendimin e plotëfuqishëm , zbatimin 
e gabuar të ligjit apo zbatimin e ligjit të cilin nuk është dashur ta zbatoj,apo është lëshuar të 
zbatohet ligji që në bazë të vërtetimit të gjendjes faktike është dashur të zbatohet. Ky definim i 
nocionit shkelja e ligjit dhe përcaktimi i këtij raporti sipas gjendjes faktike të vërtetuar është i 
domosdoshëm me që kërkesën për mbrojtjen e ligjshmërisë e mban në kufinjtë të cilat ia 
përcakton ligji dhe pengon ndërhyrjen e të njejtit në lëmin e fakteve.24 
Kërkesa për mbrojtjen e ligjshmërisë nuk mund të ushtrohet për shkak të konstatimit të 
gabueshëm ose jo të plotë të gjendjes faktike, as kundër vendimit të Gjykatës Supreme të 
Kosovës me të cilën është vendosur mbi kërkesën për mbrojtjen e ligjshmërisë.25 
Nuk mund të bëhet fjalë për shkelje të ligjit kur ligji në mënyrë të drejtë është interpretuar dhe në 
mënyrë të drejtë është zbatuar është zbatuar në gjendjen faktike ashtu siç është vërtetuar me 
aktgjyikim , edhe pse ajo nuk është në pajtim me realitetin , ngjarja e cila në të vërtetë është 
zhvilluar , pra kur e njëjta në mënyrë jo të plotë jo të gabuar është vërtetua. Në këtë rast nuk 
mund të bëhet fjalë për shkeljen e ligjit të cekur në aktgjykim , por eventualisht për 
paligjshmërinë e aktgjyikimit duke nënkuptuar nocionin e paligjshmërisë në kuptimin e gjerë nga 
nocioni i shkeljes së ligjit , çka në praktikë nuk praktikohet si nocion i zgjeruar.26 
Pavarësisht nga rastet e pararpara me KPPK ,se kur mund të bëhet kërkesa për mbrojtjen e 
ligjshmërisë , Kryeprokurori i Shtetit mund të paraqesë kërkesë për mbrojtjen e ligjshmërisë për 
cilëndo shkelje ligjore, poashtu pavarësisht nga rastet në fjalë kërkesë për mbrojtje të 
ligjshmërisë mund të paraqitet, gjatë procedurës penale e cila nuk ka përfunduar në formë të 
prerë, vetëm kundër vendimeve të formës së prerë lidhur me caktimin ose vazhdimin e 
paraburgimit. 
Kërkesë për mbrojtje të ligjshmërisë mund të paraqesë Kryeprokurori i Shtetit, i pandehuri dhe 
mbrojtësi i tij. Pas vdekjes së të pandehurit, kërkesë për mbrojtje të ligjshmërisë në emër të tij 
mund të paraqesin prokurori i shtetit, bashkëshorti, bashkëshorti jashtëmartesor, personi në gjini 
gjaku në vijë direkte deri në shkallë të parë, prindi adoptues, fëmija i adoptuar, vëllai, motra ose 
prindi birësues i të dënuarit. Këta persona mund të paraqesin kërkesë për mbrojtje të ligjshmërisë 
brenda tre (3) muajve nga dita kur të pandehurit i është dorëzuar vendimi gjyqësor i formës së 
prerë. Nëse kundër vendimit të gjykatës themelore nuk paraqitet ankesë, afati rrjedh nga dita kur 
vendimi merr formë të prerë.27 
Kur me vendim të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut është vërtetuar se me vendim 
përfundimtar janë shkelur të drejtat e njeriut në dëm të të pandehurit, afati për paraqitjen e 
12 
24 Buletini i Odës Avokatëve të Kosovës “ Avokatura “ , viti VIII , nr. 14/2012 , fq 53 
25 Neni 432 , par. 2 , i KPPK 
26 Buletini i Odës Avokatëve të Kosovës “ Avokatura “ , viti VIII , nr. 14/2012 , fq 53 
27 Neni 433 , par. 2, i KPPK
kërkesës për mbrojtjen e ligjshmërisë rrjedh nga dita kur vendimi i Gjykatës Evropiane për të 
Drejtat e Njeriut i dorëzohet të pandehurit.28 
Kërkesë për mbrojtje të ligjshmërisë mund të paraqitet edhe kundër vendimit të Gjykatës 
Supreme të Kosovës. 
13 
Kërkesa për mbrojtje të ligjshmërisë i paraqitet gjykatës themelore që ka marrë vendimin. 
Gjyqtari i procedurës paraprake, gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues i gjykatës 
themelore me aktvendim hudh kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë nëse: kërkesa është 
paraqitur kundër vendimit të Gjykatës Supreme të Kosovës , kërkesa është paraqitur nga personi 
i paautorizuar ose kërkesa është paraqitur jashtë afatit.29 
Kundër këtij aktvendimi mund të paraqitet ankesë në Gjykatën e Apelit. 
Varësisht nga përmbajtja e kërkesës, gjykata themelore mund të vendosë që ekzekutimi i 
vendimit gjyqësor i formës së prerë të shtyhet apo të ndërpritet. 
Për kërkesën e mbrojtjes së ligjshmërisë vendos Gjykata Supreme e Kosovës në seancë të 
kolegjit. 
Gjykata Supreme e Kosovës me aktvendim e hudh kërkesën për mbrojtjen e ligjshmërisë nëse 
kërkesa është e papranueshme ose është paraqitur jashtë afatit. Në të kundërtën, kopjen e 
kërkesës ia dërgon palës kundërshtare, e cila në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditëve nga dita e 
dorëzimit të kërkesës mund të paraqesë përgjigje në kërkesë.30 
Para marrjes së vendimit mbi kërkesën, gjyqtari raportues, sipas nevojës, mund të kërkojë raport 
për shkeljet e pretenduara ligjore( neni 435.3 i KPPK) 
Varësisht nga përmbajtja e kërkesës, Gjykata Supreme e Kosovës mund të caktojë shtyrjen ose 
ndërprerjen e ekzekutimit të vendimit gjyqësor të formës së prerë. (neni 435.4 i KPPK) 
Me rastin e vendosjes mbi kërkesën për mbrojtjen e ligjshmërisë, Gjykata Supreme e Kosovës 
kufizohet vetëm në verifikimin e shkeljeve ligjore në të cilat paraqitësi i kërkesës pretendon 
paraqitësi i kërkesës. Do të thotë se ushtruesi i kërkesës për mbrojtjen e ligjshmërisë me 
dispozicionin e tij i parashtron gjykatës lëndën dhe kufijtë e vendosjes.31 
Kur Gjykata Supreme e Kosovës vërteton se shkaqet për të cilat ka marrë vendim në dobi të të 
pandehurit ekzistojnë edhe për ndonjërin nga të bashkakuzuarit që nuk ka paraqitur kërkesë për 
28 Neni 433 , par. 3 , i KPPK 
29 Neni 434 , par 2 , i KPPK 
30 Neni 435 , par 2 , i KPPK 
31 Buletini i Odës Avokatëve të Kosovës “ Avokatura “ , viti VIII , nr. 14/2012 , fq 55
mbrojtjen e ligjshmërisë, vepron sipas detyrës zyrtare sikurse kërkesa e tillë të ishte paraqitur nga 
personi i tillë.32 
Kur kërkesa për mbrojtjen e ligjshmërisë është paraqitur në dobi të të pandehurit, Gjykata 
Supreme e Kosovës me rastin e vendosjes detyrohet të respketojë parimin Reformaton in 
Peuis.(neni 436.3 lidhur me nenin 395 te KPPK) 
Gjykata Supreme e Kosovës me aktgjykim refuzon si të pabazë kërkesën për mbrojtjen e 
ligjshmërisë kur vërteton se nuk ekziston shkelje e ligjit për të cilën pretendon paraqitësi i 
kërkesës, ose kur kërkesa është paraqitur për shkak të vërtetimit të gabuar ose jo të plotë të 
gjendjes faktike. 
Kur Gjykata Supreme e Kosovës vërteton se kërkesa për mbrojtjen e ligjshmërisë është e bazuar, 
merr aktgjykim me të cilin, duke pasur parasysh llojin e shkeljes( neni 438 i KPPK ): 
14 
1. ndryshon vendimin e formës së prerë 
2. në tërësi ose pjesërisht anulon vendimin e gjykatës themelore dhe të gjykatës më të lartë ose 
vetëm vendimin e gjykatës më lartë dhe lëndën për vendim të ri ose për rigjykim ia kthen 
gjykatës themelore ose gjykatës më të lartë 
3. kufizohet vetëm në vërtetimin e shkeljes së ligjit 
Kur Gjykata Supreme e Kosovës çmon se kërkesa e paraqitur për mbrojtjen e ligjshmërisë në 
dëm të të pandehurit është e bazuar, në këtë rast me një vendim deklarativ vetëm konstaton 
shkeljen e ligjit pa ndikuar në vendimin e formës së prerë.33 
Kur Gjykata e Apelit sipas këtij Kodi nuk ka pasur të drejtë ta mënjanojë shkeljen e ligjit e cila 
është bërë me vendim të shkallës së parë ose në procedurë gjyqësore që i ka paraprirë atijvendimi 
dhe Gjykata Supreme e Kosovës vërteton se kërkesa e paraqitur në dobi të të akuzuarit është e 
bazuar dhe se për mënjanimin e asaj shkelje duhet anuluar ose ndryshuar vendimin e shkallës së 
parë, Gjykata Supreme e Kosovës e anulon ose e ndryshon edhe vendimin e Gjykatës së Apelit, 
edhe pse me të nuk është shkelur ligji.34 
Kur me rastin e vendosjes mbi kërkesën për mbrojtjen e ligjshmërisë ka dyshim të 
konsiderueshëm lidhur me saktësinë e fakteve vendimtare të vërtetuara në vendimin kundër të 
cilit është paraqitur kërkesë, Gjykata Supreme e Kosovës me aktgjykim me të cilin vendos mbi 
kërkesën për mbrojtjen e ligjshmërisë anulon vendimin dhe urdhëron mbajtjen e shqyrtimit të ri 
gjyqësor në gjykatën e njëjtë ose në gjykatën tjetër themelore.35 
32 Neni 436 , par 2 , i KPPK 
33 Buletini i Odës Avokatëve të Kosovës “ Avokatura “ , viti VIII , nr. 14/2012 , fq 51 
34 Neni 438 , par. 3 , i KPPK 
35 Neni 439 i KPPK
Në qoftë se aktgjykimi i formës së prerë anulohet dhe lënda kthehet për gjykim të ri, procedura 
merr për bazë aktakuzën e mëparshme ose atë pjesë të saj që ka të bëjë me pjesën e anuluar të 
aktgjykimit.Gjykata detyrohet t’i ndërmerr të gjitha veprimet procedurale dhe t’i shqyrtojë të 
gjitha çështjet për të cilat e ka paralajmëruar Gjykata Supreme e Kosovës. Në gjykatë themelore 
apo në Gjykatë të Apelit palët kanë të drejtë të paraqesin fakte dhe prova të reja.Me rastin e 
marrjes së vendimit të ri, gjykata detyrohet të respektojë parimin Reformatio in Peius.Kur krahas 
vendimit të Gjykatës së Apelit anulohet edhe vendimi i gjykatës themelore, lënda i dërgohet 
gjykatës themelore nëpërmjet Gjykatës së Apelit.36 
Kërkesë për mjet të jashtëzakonshëm juridik mund të paraqitet në bazë të të drejtave të siguruara 
me Kodin e Procedurës Penale të Republikës së Kosovës dhe të mbrojtura me Kushtetutën e 
Republikës së Kosovës ose Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe protokollet e saj, si 
dhe me vendimet e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.37 
15 
Në vazhdim do te paraqitet një shembull i kërkesës për mbrojtjen e ligjshmërisë . 
36 Neni 440 I KPPK 
37 Neni 441 i KPPK
16
17
18 
Literatura 
1.Ejup Sahiti - E drejta procedurale penale , Prishtinë 2005 
2.KODI Nr. 04/L-123 I PROCEDURES PENALE 
3. Buletini i Odës Avokatëve të Kosovës “ Avokatura “ , viti VIII , nr. 14/2012 
4.Hajrija Sijerçiç-Çoliç , Haris Haliloviç / Krivicno procesno pravo sa posebnim osvrtom na 
krivicni postupak Kosova , ( përkthyer në gjuhën shqipe nga Murat Reçica ) Prishtinë 2005 
5.Kërkesë për mbrojten e ligjshmërisë , KMLP.1.4/2011 , Gjykata komunale Pejë

Weitere ähnliche Inhalte

Was ist angesagt?

E Drejta CIvile - Abdullah Aliu
E Drejta CIvile -  Abdullah AliuE Drejta CIvile -  Abdullah Aliu
E Drejta CIvile - Abdullah AliuRefik Mustafa
 
Procesi i të provuarit në Procedurë Penale
Procesi i të provuarit në Procedurë PenaleProcesi i të provuarit në Procedurë Penale
Procesi i të provuarit në Procedurë PenaleK. Gj.
 
E Dreja e Procedures Penale - Pyetje Me Përgjigje
E Dreja e Procedures Penale - Pyetje Me PërgjigjeE Dreja e Procedures Penale - Pyetje Me Përgjigje
E Dreja e Procedures Penale - Pyetje Me PërgjigjeRefik Mustafa
 
E drejta e procedures penale
E drejta e procedures penaleE drejta e procedures penale
E drejta e procedures penaleNasuf GËRMIZAJ
 
E Drejta e Procedures Penale
E Drejta e Procedures Penale E Drejta e Procedures Penale
E Drejta e Procedures Penale Refik Mustafa
 
E DREJTA PENALE - 300 PYETJE DHE PERGJIGJE
E DREJTA PENALE - 300 PYETJE DHE PERGJIGJEE DREJTA PENALE - 300 PYETJE DHE PERGJIGJE
E DREJTA PENALE - 300 PYETJE DHE PERGJIGJERefik Mustafa
 
fjalori i kriminalistikes
fjalori  i  kriminalistikesfjalori  i  kriminalistikes
fjalori i kriminalistikesfakete duraku
 
Procedura penale pjesa e posaqme2
Procedura penale pjesa e posaqme2Procedura penale pjesa e posaqme2
Procedura penale pjesa e posaqme2oca Hoxhaj
 
E Drejta Civile - Pyetje & Përgjigje
E Drejta Civile - Pyetje & PërgjigjeE Drejta Civile - Pyetje & Përgjigje
E Drejta Civile - Pyetje & PërgjigjeRefik Mustafa
 
E Drejta Ndërkombtare Publike
E Drejta Ndërkombtare PublikeE Drejta Ndërkombtare Publike
E Drejta Ndërkombtare PublikeRefik Mustafa
 
E drejta sendore provim
E drejta sendore provimE drejta sendore provim
E drejta sendore provimv z
 
E Drejta Penale - Pjesa e Posaçme
E Drejta Penale - Pjesa e Posaçme E Drejta Penale - Pjesa e Posaçme
E Drejta Penale - Pjesa e Posaçme Refik Mustafa
 
Procedura civile-rrustem-qehaja (1)
Procedura civile-rrustem-qehaja (1)Procedura civile-rrustem-qehaja (1)
Procedura civile-rrustem-qehaja (1)Andi Kusari
 
FAZAT E PROCEDURES PENALE
FAZAT E PROCEDURES PENALEFAZAT E PROCEDURES PENALE
FAZAT E PROCEDURES PENALERefik Mustafa
 
E Drejta Familjare Pyetje e Pergjigje
E Drejta Familjare   Pyetje e PergjigjeE Drejta Familjare   Pyetje e Pergjigje
E Drejta Familjare Pyetje e PergjigjeRefik Mustafa
 

Was ist angesagt? (20)

E Drejta CIvile - Abdullah Aliu
E Drejta CIvile -  Abdullah AliuE Drejta CIvile -  Abdullah Aliu
E Drejta CIvile - Abdullah Aliu
 
Procesi i të provuarit në Procedurë Penale
Procesi i të provuarit në Procedurë PenaleProcesi i të provuarit në Procedurë Penale
Procesi i të provuarit në Procedurë Penale
 
E Dreja e Procedures Penale - Pyetje Me Përgjigje
E Dreja e Procedures Penale - Pyetje Me PërgjigjeE Dreja e Procedures Penale - Pyetje Me Përgjigje
E Dreja e Procedures Penale - Pyetje Me Përgjigje
 
E drejta e procedures penale
E drejta e procedures penaleE drejta e procedures penale
E drejta e procedures penale
 
E Drejta e Procedures Penale
E Drejta e Procedures Penale E Drejta e Procedures Penale
E Drejta e Procedures Penale
 
E Drejta Penale
E Drejta PenaleE Drejta Penale
E Drejta Penale
 
E DREJTA PENALE - 300 PYETJE DHE PERGJIGJE
E DREJTA PENALE - 300 PYETJE DHE PERGJIGJEE DREJTA PENALE - 300 PYETJE DHE PERGJIGJE
E DREJTA PENALE - 300 PYETJE DHE PERGJIGJE
 
fjalori i kriminalistikes
fjalori  i  kriminalistikesfjalori  i  kriminalistikes
fjalori i kriminalistikes
 
Procedura penale pjesa e posaqme2
Procedura penale pjesa e posaqme2Procedura penale pjesa e posaqme2
Procedura penale pjesa e posaqme2
 
E Drejta Civile - Pyetje & Përgjigje
E Drejta Civile - Pyetje & PërgjigjeE Drejta Civile - Pyetje & Përgjigje
E Drejta Civile - Pyetje & Përgjigje
 
Kriminalistika
KriminalistikaKriminalistika
Kriminalistika
 
E Drejta Ndërkombtare Publike
E Drejta Ndërkombtare PublikeE Drejta Ndërkombtare Publike
E Drejta Ndërkombtare Publike
 
E drejta sendore provim
E drejta sendore provimE drejta sendore provim
E drejta sendore provim
 
E Drejta Penale - Pjesa e Posaçme
E Drejta Penale - Pjesa e Posaçme E Drejta Penale - Pjesa e Posaçme
E Drejta Penale - Pjesa e Posaçme
 
Procedura civile-rrustem-qehaja (1)
Procedura civile-rrustem-qehaja (1)Procedura civile-rrustem-qehaja (1)
Procedura civile-rrustem-qehaja (1)
 
FAZAT E PROCEDURES PENALE
FAZAT E PROCEDURES PENALEFAZAT E PROCEDURES PENALE
FAZAT E PROCEDURES PENALE
 
E Drejta Tregtare
E Drejta TregtareE Drejta Tregtare
E Drejta Tregtare
 
E drejta e punes komplet
E drejta e punes   kompletE drejta e punes   komplet
E drejta e punes komplet
 
Penologjia
PenologjiaPenologjia
Penologjia
 
E Drejta Familjare Pyetje e Pergjigje
E Drejta Familjare   Pyetje e PergjigjeE Drejta Familjare   Pyetje e Pergjigje
E Drejta Familjare Pyetje e Pergjigje
 

Andere mochten auch

Procedure Penale - Masat për sigurimin e pranise së të pandehurit
Procedure Penale - Masat për sigurimin e pranise së të pandehurit Procedure Penale - Masat për sigurimin e pranise së të pandehurit
Procedure Penale - Masat për sigurimin e pranise së të pandehurit Egzon Doli
 
Permbledhje te perseritjeve per pergatitjen e kollokfiumit ne procedure penale
Permbledhje te perseritjeve per pergatitjen e kollokfiumit  ne procedure penalePermbledhje te perseritjeve per pergatitjen e kollokfiumit  ne procedure penale
Permbledhje te perseritjeve per pergatitjen e kollokfiumit ne procedure penaleDonikë Mjaki
 
Procedura administrativ1
Procedura administrativ1Procedura administrativ1
Procedura administrativ1kulla 2010
 
Punimi i temes MASTER - Viktimat e krimeve të vrasjeve me vështrim te posaçë...
Punimi i temes MASTER -  Viktimat e krimeve të vrasjeve me vështrim te posaçë...Punimi i temes MASTER -  Viktimat e krimeve të vrasjeve me vështrim te posaçë...
Punimi i temes MASTER - Viktimat e krimeve të vrasjeve me vështrim te posaçë...Flamur Troni
 
punim seminarik ne proceduren kontestimore
punim seminarik ne proceduren kontestimorepunim seminarik ne proceduren kontestimore
punim seminarik ne proceduren kontestimoreDonikë Mjaki
 
E drejta-civile-1
E drejta-civile-1E drejta-civile-1
E drejta-civile-1zogaj
 
Kodi i procedurës penale i kosoves
Kodi i procedurës penale i kosovesKodi i procedurës penale i kosoves
Kodi i procedurës penale i kosovesMarjan DODAJ
 
Struktura e punimit te diplomes
Struktura e punimit te diplomesStruktura e punimit te diplomes
Struktura e punimit te diplomesXh MedicalTeam
 
Pyetje nga Procedura jokontestimore
Pyetje nga Procedura jokontestimorePyetje nga Procedura jokontestimore
Pyetje nga Procedura jokontestimoreDonikë Mjaki
 
Sistemi Gjyqeosr ne Republiken e Kosoves
Sistemi Gjyqeosr ne Republiken e KosovesSistemi Gjyqeosr ne Republiken e Kosoves
Sistemi Gjyqeosr ne Republiken e KosovesBessnik Latifi
 
Procedura paraprake hetimi ngritja e aktakuzes
Procedura paraprake hetimi ngritja e aktakuzes Procedura paraprake hetimi ngritja e aktakuzes
Procedura paraprake hetimi ngritja e aktakuzes Ferdi Nuredini
 
E drejta-trashegimore
E drejta-trashegimoreE drejta-trashegimore
E drejta-trashegimorePetrit Zogaj
 

Andere mochten auch (15)

Procedure Penale - Masat për sigurimin e pranise së të pandehurit
Procedure Penale - Masat për sigurimin e pranise së të pandehurit Procedure Penale - Masat për sigurimin e pranise së të pandehurit
Procedure Penale - Masat për sigurimin e pranise së të pandehurit
 
Permbledhje te perseritjeve per pergatitjen e kollokfiumit ne procedure penale
Permbledhje te perseritjeve per pergatitjen e kollokfiumit  ne procedure penalePermbledhje te perseritjeve per pergatitjen e kollokfiumit  ne procedure penale
Permbledhje te perseritjeve per pergatitjen e kollokfiumit ne procedure penale
 
Procedura administrativ1
Procedura administrativ1Procedura administrativ1
Procedura administrativ1
 
Punimi i temes MASTER - Viktimat e krimeve të vrasjeve me vështrim te posaçë...
Punimi i temes MASTER -  Viktimat e krimeve të vrasjeve me vështrim te posaçë...Punimi i temes MASTER -  Viktimat e krimeve të vrasjeve me vështrim te posaçë...
Punimi i temes MASTER - Viktimat e krimeve të vrasjeve me vështrim te posaçë...
 
E drejta penale_e_krahasuar
E drejta penale_e_krahasuarE drejta penale_e_krahasuar
E drejta penale_e_krahasuar
 
punim seminarik ne proceduren kontestimore
punim seminarik ne proceduren kontestimorepunim seminarik ne proceduren kontestimore
punim seminarik ne proceduren kontestimore
 
E drejta-civile-1
E drejta-civile-1E drejta-civile-1
E drejta-civile-1
 
Kodi i procedurës penale i kosoves
Kodi i procedurës penale i kosovesKodi i procedurës penale i kosoves
Kodi i procedurës penale i kosoves
 
Struktura e punimit te diplomes
Struktura e punimit te diplomesStruktura e punimit te diplomes
Struktura e punimit te diplomes
 
Raport hulumtimi
Raport hulumtimiRaport hulumtimi
Raport hulumtimi
 
Pyetje nga Procedura jokontestimore
Pyetje nga Procedura jokontestimorePyetje nga Procedura jokontestimore
Pyetje nga Procedura jokontestimore
 
Seminar procedure penale - Prokurori Publik i Kosoves
Seminar procedure penale - Prokurori Publik i KosovesSeminar procedure penale - Prokurori Publik i Kosoves
Seminar procedure penale - Prokurori Publik i Kosoves
 
Sistemi Gjyqeosr ne Republiken e Kosoves
Sistemi Gjyqeosr ne Republiken e KosovesSistemi Gjyqeosr ne Republiken e Kosoves
Sistemi Gjyqeosr ne Republiken e Kosoves
 
Procedura paraprake hetimi ngritja e aktakuzes
Procedura paraprake hetimi ngritja e aktakuzes Procedura paraprake hetimi ngritja e aktakuzes
Procedura paraprake hetimi ngritja e aktakuzes
 
E drejta-trashegimore
E drejta-trashegimoreE drejta-trashegimore
E drejta-trashegimore
 

Ähnlich wie Mjetet juridike të jashtëzakonshme në procedurë penale

25317763 e-drejta-e-peocedures-penale
25317763 e-drejta-e-peocedures-penale25317763 e-drejta-e-peocedures-penale
25317763 e-drejta-e-peocedures-penalezogaj
 
Procedura civile2.avni brestovci
Procedura civile2.avni brestovciProcedura civile2.avni brestovci
Procedura civile2.avni brestovciJURIST
 
DETYRË KURSI /PROCESI I RREGULLT LIGJOR /2011 byirenakotobelli
DETYRË KURSI /PROCESI I RREGULLT LIGJOR /2011 byirenakotobelliDETYRË KURSI /PROCESI I RREGULLT LIGJOR /2011 byirenakotobelli
DETYRË KURSI /PROCESI I RREGULLT LIGJOR /2011 byirenakotobelliirena kotobelli
 
Prezantim
PrezantimPrezantim
PrezantimJana511
 
E drejta e procedures penale
E drejta e procedures penaleE drejta e procedures penale
E drejta e procedures penaleFerdi Nuredini
 
Prezantim ''Prokuroria''-''Prosecutor''
Prezantim ''Prokuroria''-''Prosecutor''Prezantim ''Prokuroria''-''Prosecutor''
Prezantim ''Prokuroria''-''Prosecutor''Durim Kërhanaj
 
Procedura jokontestimore
Procedura jokontestimoreProcedura jokontestimore
Procedura jokontestimoreDonikë Mjaki
 
Gjykata ne RM [Republiken e Maqedonise]
Gjykata ne RM [Republiken e Maqedonise]Gjykata ne RM [Republiken e Maqedonise]
Gjykata ne RM [Republiken e Maqedonise]Ferdi Nuredini
 
33760284 e-drejta-penale
33760284 e-drejta-penale33760284 e-drejta-penale
33760284 e-drejta-penalezogaj
 
E drejta e pronësisë intelektuale Pjesa II
E drejta e pronësisë intelektuale Pjesa IIE drejta e pronësisë intelektuale Pjesa II
E drejta e pronësisë intelektuale Pjesa IIVerlona Pireci
 
Integrimi i kosoves
Integrimi i kosovesIntegrimi i kosoves
Integrimi i kosovesmariokenga
 
New microsoft word document (3)
New microsoft word document (3)New microsoft word document (3)
New microsoft word document (3)Ardenia Flowers
 
Edrejtaeprocedurespenale 111219031049-phpapp02
Edrejtaeprocedurespenale 111219031049-phpapp02Edrejtaeprocedurespenale 111219031049-phpapp02
Edrejtaeprocedurespenale 111219031049-phpapp02Ministry of Health
 
Procedura administrativ2
Procedura administrativ2Procedura administrativ2
Procedura administrativ2kulla 2010
 
Dispenca e materialit semestri IV Kumanovë
Dispenca e materialit semestri IV KumanovëDispenca e materialit semestri IV Kumanovë
Dispenca e materialit semestri IV KumanovëRamadan Ademi
 
Dispenca e materialit semestri IV Kumanovë
Dispenca e materialit semestri IV KumanovëDispenca e materialit semestri IV Kumanovë
Dispenca e materialit semestri IV KumanovëRamadan Ademi
 

Ähnlich wie Mjetet juridike të jashtëzakonshme në procedurë penale (20)

Procedura penale,punim seminarik
Procedura penale,punim seminarikProcedura penale,punim seminarik
Procedura penale,punim seminarik
 
25317763 e-drejta-e-peocedures-penale
25317763 e-drejta-e-peocedures-penale25317763 e-drejta-e-peocedures-penale
25317763 e-drejta-e-peocedures-penale
 
Procedura civile2.avni brestovci
Procedura civile2.avni brestovciProcedura civile2.avni brestovci
Procedura civile2.avni brestovci
 
DETYRË KURSI /PROCESI I RREGULLT LIGJOR /2011 byirenakotobelli
DETYRË KURSI /PROCESI I RREGULLT LIGJOR /2011 byirenakotobelliDETYRË KURSI /PROCESI I RREGULLT LIGJOR /2011 byirenakotobelli
DETYRË KURSI /PROCESI I RREGULLT LIGJOR /2011 byirenakotobelli
 
Gjyqesia
GjyqesiaGjyqesia
Gjyqesia
 
Prezantim
PrezantimPrezantim
Prezantim
 
E drejta e procedures penale
E drejta e procedures penaleE drejta e procedures penale
E drejta e procedures penale
 
Prezantim ''Prokuroria''-''Prosecutor''
Prezantim ''Prokuroria''-''Prosecutor''Prezantim ''Prokuroria''-''Prosecutor''
Prezantim ''Prokuroria''-''Prosecutor''
 
Procedura jokontestimore
Procedura jokontestimoreProcedura jokontestimore
Procedura jokontestimore
 
Gjykata ne RM [Republiken e Maqedonise]
Gjykata ne RM [Republiken e Maqedonise]Gjykata ne RM [Republiken e Maqedonise]
Gjykata ne RM [Republiken e Maqedonise]
 
33760284 e-drejta-penale
33760284 e-drejta-penale33760284 e-drejta-penale
33760284 e-drejta-penale
 
E drejta e pronësisë intelektuale Pjesa II
E drejta e pronësisë intelektuale Pjesa IIE drejta e pronësisë intelektuale Pjesa II
E drejta e pronësisë intelektuale Pjesa II
 
Integrimi i kosoves
Integrimi i kosovesIntegrimi i kosoves
Integrimi i kosoves
 
New microsoft word document (3)
New microsoft word document (3)New microsoft word document (3)
New microsoft word document (3)
 
Edrejtaeprocedurespenale 111219031049-phpapp02
Edrejtaeprocedurespenale 111219031049-phpapp02Edrejtaeprocedurespenale 111219031049-phpapp02
Edrejtaeprocedurespenale 111219031049-phpapp02
 
Procedura administrativ2
Procedura administrativ2Procedura administrativ2
Procedura administrativ2
 
Dispenc IV
Dispenc IVDispenc IV
Dispenc IV
 
Dispenca e materialit semestri IV Kumanovë
Dispenca e materialit semestri IV KumanovëDispenca e materialit semestri IV Kumanovë
Dispenca e materialit semestri IV Kumanovë
 
Dispenca e materialit semestri IV Kumanovë
Dispenca e materialit semestri IV KumanovëDispenca e materialit semestri IV Kumanovë
Dispenca e materialit semestri IV Kumanovë
 
Gjykata kushtetuese
Gjykata kushtetueseGjykata kushtetuese
Gjykata kushtetuese
 

Mjetet juridike të jashtëzakonshme në procedurë penale

  • 1. Universiteti AAB Fakulteti juridik Drejtimi I përgjithshëm Punim seminarik Lënda : E drejta procedurës penale Tema : Mjetet juridike të jashtëzakonshme në procedurë penale Mentor : Punoi : Ph.Dc.Driton Muharremi Donikë Mjaki Prishtinë, Maj 2014
  • 2. 2 Përmbajtja Hyrje Në përgjithësi për mjetet juridike................................................................4 2.0.0. Mjetet e jashtëzakonshme juridike në procedurën penale...................................4 3.0.0. Rishikimi i procedurës penale........................................................................5 3.1.0.Ndryshimi i aktgjykimit të formës së prerë pa rishikim të procedurës penale ..........6 3.2.0.Vazhdimi i procedurës...................................................................................7 3.3.0.Rishikimi i procedurës penale të pushuar me aktvendim të formës së prerë............7 3.4.0.Rishikimi i procedurës penale të përfunduar me aktgjykim të formës së prerë........7 4.0.0.Zbutja e jashtëzakonshme e dënimit..............................................................10 5.0.0.Kërkesa për mbrojtjen e ligjshmërisë.............................................................11
  • 3. 3 Hyrje Në këtë punim seminarik do të trajtohet tema e mjeteve juridike të jashtëzakonshme , llojet e mjeteve të jashtëzakonshme , afati për paraqitjen e tyre , kompetencën e gjykatës , personat e autorizuar për të paraqitur këto mjete etj. Përkundër garancive të parashikuara në procedure penale . të cilat kanë për qëllim zbulimin e së vërtetës, përkundër faktit se me aktgjykim synohet vërtetimi i gjendjes faktike ashtu siç është zhvilluar ngjarja me rastin e kryerjës së veprës penale , nuk përjashtohet mundësia që aktgjykimi i gjykatës së shkallës së parë të jetë jo i drejtë ose me të të jetë shkelur ndonjë dispozitë ligjore. Shkaqet të cilat sjellin deri te aktgjykimi jo i drejtë apo jo ligjor mund të jenë të ndryshme , si psh. lajthimet e ndryshme , çmuarja e gabueshme e provave apo dalja në shesh e provës pasi është dhënë aktgjykimi. Përndryshe , intencat e shoqërisë janë që aktgjykimi janë që aktgjykimi të jetë i drejtë dhe i ligjshëm. Në anën tjetër është fakt se nuk është në interes të shoqërisë që të zbatohet aktgjykimi i cili përmban të meta. Me qëllim që të pengohet efekti juridik i vendimeve të tilla Kodi i Procedurës Penale i Kosovës,përmban një sistem të mjeteve mbrojtëse procedurale , të cilat mund t’i përdorin palët dhe disa persona tjerë. Detyra e tyre është që në procedurën e kontrollit gjyqësor të evitojnë vendimin e gabuar , apo që të sjellin deri te aktgjykimi ligjshëm. Aktgjykimi i formës së prerë ka fuqinë e ligjit për qështjen konkrete penale e cila është zgjidhur në bazë tij , ndaj duhettë ekzekutohet po që se nuk ekzistojnë pengesa ligjore për ekzekutimin e tij. Forma e prerë dhe efekti i saj bazohet në nevojën shoqërore që çdo qështje njëherit të ketë përfundimin e vet dhe në rrethanën e vërtetuar në bazë të experiencës se çështja e gjykuar në formë të prerë , në shumicën e rasteve , është një herit edhe çështje me gjendje faktike të vërtetuar dhe çështje e gjykuar në mënyrë të drejtë dhe ligjore.Mirëpo ekziston mundësia dhe ndodh që një çështje penale të gjykohet në formë të prerë në mënyrë jo të drejtë për shkak të lajthimve të natyrës faktike apo gabimeve juridke . Për këtë arsye KPPK lejon mundësinë e atakimit të aktgjykimit të formës së prerë me mejte të jashtëzakonshme juridike.
  • 4. 4 1.0.0. Në përgjithësi për mjetet juridike Mjetet juridike janë veprime procedurale , me të cilat palët dhe pesonat e tjerë të autorizuar në procedurë e atakojnë vendimin të cilin e konsiderojnë jo te drejtë dhe jo të ligjshëm dhe kërkojnë që gjykata e mejtit juridik , pasi të vërtetojë bazueshmërinë e thënieve të tyre , të ndryshojë apo të prishë atë me vendim të vet.1 Procedura sipas mjeteve jurdike është në lidhje të drejtpërdrejtë me parimin e shumshkallshmërisë , i cili mundëson që për një qështje juridike të vendosin disa gjykata në shumë shkallë. Në këtë mënyrë krijohet mundësia që të eliminohen të metat eventuale të aktgjyikimit të shkallës së parë.2 Mjetet juridike me të cilat atakohet vendimi gjyqësor mund të ndahen në mjete të rregullta juridike dhe mjete jo të rregullta juridike apo të jashtëzakonshme , kufiri ndarës mes tyre është forma e prerë e vendimit gjyqësor. Kështu mjeti i rregullt juridik ushtrohet kundër vendimit i cili ende nuk e ka fituar formën e prerë dhe si i tillë pengon arritjen e formës së prerë , deri sa gjykata e shkallës më të lartë të merr vendimin lidhur me të. Mjetet e jashtëzakonshme juridike përdorën kundër vendimeve të cilat kanë fituar formën e prerë.3 Si mjet i rregullt konsiderohet ankesa kundër aktgjyikimit dhe ankesa kundër aktvendimit, ndërsa mjeti jashtëzakonshëm juridik konsideorhet : kërkesa për rishikimin e procedurës penale , kërkesa për zbutjen e jashtëzakonshme të dënimit dhe kërkesa për mbrojtjen e ligjshmërisë.4 2.0.0. Mjetet e jashtëzakonshme juridike në procedurën penale Vendimi gjyqësor i shkallës së parë , në suazat ligjore , mund të atakohet me ankesë në shkallë të dytë apo në shkallë të tretë. Me marrjen e vendimit në gjykatë të mjetit juridik lidhur me ankesë , ose kur palët shprehimisht apo në heshtazi heqin dorë ose tërhiqen nga ankesa , vendimi gjyqësor e fiton formën e prerë. Vendimi gjyqësor i formës së prerë , sipas rregullit , është definitiv dhe i pandryshueshëm. Ajo që është vendosur me vendimin e formës së prerë bëhet çështje e gjykuar ( res iudicata).5 Mirëpo ekziston mundësia dhe ndodh që një çështje penale të gjykohet në formë të prerë në mënyrë jo të drejtë për arsye se gabimisht janë vërtetuar faktet dhe provat , apo janë paraqitur fakte dhe prova të reja nga të cilat shihet se gjendja faktike nuk është vërtetuar drejtë , ose për 1 Ejup Sahiti - E drejta procedurale penale , fq 223 / Prishtinë 2005 2 Ejup Sahiti - E drejta procedurale penale , fq 223 / Prishtinë 2005 3 Ejup Sahiti - E drejta procedurale penale , fq 223 / Prishtinë 2005 4 Ejup Sahiti - E drejta procedurale penale , fq 224 / Prishtinë 2005 5 Ejup Sahiti - E drejta procedurale penale , fq 239 / Prishtinë 2005
  • 5. arsye se gjykata në gjendjen faktike të vërtetuar gabimisht ka aplikuar ligjin , ose për arsye dhe rrethana të reja , për ekzistimin e të cilave gjykata ka marrë vesh me vonesë ose ato janë paraqitur me vonesë , tregojnë se gjykata duke vepruar në kufijtë e ligjit ka shqiptuar dënimin tepër të ashpër. Në këtë drejtim , përkundër pikpamjeve se çështja e gjykuar konsiderohet si çështje me gjendje faktike të vërtetuar drejtë dhe të gjykuar sipas ligjit , e me qëllim që të pengohet zbatimi vendimeve me të meta të caktuara , Kodi i Procedurës Penale i Republikës së Kosovës përjashtimisht lejon mundësinë e atakimit të aktgjyikimit të formës së prerë me mjete të jashtëzakonshme juridike. Atakimi i aktgjyikimit me mjete të jashtëzakonshme juridike mund të bëhet për shkak të lajthimeve të natyrës faktike apo të gabimeve juridike.6 Mjete të jashtëzakonshme juridike janë: rishikimi i procedurës penale , kërkesa për zbutjen e jashtëzakonshme të dënimit dhe kërkesa për mbrojtjen e ligjshmërisë. E përbashkëta e të tri këtyre mjeteve të jashtëzakonshme juridike është se janë të drejtuara kundër vendimeve të plotfuqishme , porse të njëjtat dallojnë në shikim të përbërjeve , kështu kërkesa për rishikimin dhe kërkesa për zbutjen e jashtëzakonshme të dënimit kanë të bëjnë me përmirësimin e gjendjes faktike , ndërsa kërkesa për mbrojtjen e ligjshmërisë ka të bëjë me mënjanimin e shkeljeve ligjore , por dallojnë edhe në atë se kërkesa për rishkimin dhe kërkesa për zbutjen e jashtëzakonshme të dënimit janë mjete juridike të palës dhe si të tilla kanë karakter ekskluziv unilateral ( me rastin e suksesit ekziston gjithnjë gjykimi aktgjykimit të sulmuar ) , fakto janë të drejtuara vetëm kundër aktgjykimit ( e vetë në raste të rralla kundër një aktvendimi ) dhe se në drejtim të të njejtave ekziston intervali kohor i kufizuar , ndërsa kërkesa për mbrojtjen e ligjshmërisë është mjet juridik të cilin mund ta ushtroj Prokurori Shtetit Kosovës , i pandehuri dhe mbrojtësi i tij.7 5 3.0.0. Rishikimi i procedurës penale Procedura penale e cila është përfunduar me aktvendim të formës së prerë ose me aktgjykim të formës së prerë , me kërkesën e personit të autorizuar , mund të rishikohet vetëm në rastet dhe sipas kushteve të parashikuara me KPP. Rishikimi i procedurës penale si mjet i jashtëzakonshëm juridik është i drejtuar kundër gjendjes faktike të vërtetuar me vendim të formës së prerë me të cilin është zgjedhur çështja penale. Me këtë kërkesë nuk mund të atakohet vendimi për shkak të shkeljeve të ligjit as që mund të kërkohet që në procedurë të jashtëzakonshme edhe një herë të bëhet vlerësimi i materialit provues i cili është vlerësuar në procedurë të rregullt gjyqësore , sepse kjo do të thoshte hapje e një instance gjyqësore. Kërkesa për rishikim të procedurës penale mund të paraqitet kundër aktvendimit me të cilin pushohet procedura penale ose kundër aktgjykimit po qe se tregohet se 6 Ejup Sahiti - E drejta procedurale penale , fq 240 / Prishtinë 2005 7 Buletini i Odës Avokatëve të Kosovës “ Avokatura “ , viti VIII , nr. 14/2012 , fq 51
  • 6. gjendja faktike është vërtetuar në mënyrë jo të drejtë , e kjo argumentohet me fakte dhe prova të reja për të cilat gjykata nuk ka ditur se ekzistojnë ose ato janë paraqitur më vonë. 8 Kodi i Procedurës Penale njeh disa variante të rishikimit të procedurës penale si : ndryshimi i aktgjyikimit të formes së prerë pa rishikim të procedurës penale , vazhdimi i procedurës , rishikimi i procedurës penale me aktvendim të formës së prerë , rishikim i procedurës penale të përfunduar me aktgjykim të formës së prerë. 6 3.1.0. Ndryshimi i aktgjykimit të formës së prerë pa rishikim të procedurës penale Aktgjykimi i formës së prerë mund të ndryshohet edhe pa rishikimin e procedurës penale kur( neni 420 i KPPK ): 1.në dy ose më shumë aktgjykime të të njëjtit person të dënuar janë shqiptuar në formë të prerë disa dënime pa i zbatuar dispozitat për shqiptimin e dënimit unik për vepra penale në bashkim; 2. me rastin e shqiptimit të dënimit unik sipas dispozitave për vepra penale në bashkim, dënimi i përfshirë në dënimin e shqiptuar sipas një aktgjykimi të mëparshëm për vepra penale në bashkim gjithashtu është marrë parasysh; ose 3. aktgjykimi i formës së prerë me të cilin për disa vepra penale është shqiptuar dënim unik pjesërisht nuk mund të ekzekutohet për shkak të amnistisë, faljes ose për shkaqe të tjera. Në rastin nga paragrafi 1, gjykata me aktgjykim të ri e ndryshon aktgjykimin e mëparshëm për dënimet e shqiptuara dhe shqipton dënim unik. Marrja e aktgjykimit të ri është kompetencë e gjykatës themelore që ka gjykuar çështjen ku është shqiptuar lloji më i rëndë i dënimit. Kur janë shqiptuar dënime të llojit të njëjtë, aktgjykimi i ri merret nga gjykata e cila ka shqiptuar dënim më të rëndë, ndërsa kur dënimet janë të njëjta, aktgjykimi merret nga gjykata e cila e fundit ka shqiptuar dënimin.9 Në rastin nga paragrafi 2, aktgjykimin e ndryshon gjykata e cila me rastin e shqiptimit të dënimit unik ka përfshirë gabimisht dënimin i cili është përfshirë në ndonjë aktgjykim të mëparshëm. Në rastin nga paragrafi 3, gjykata që gjykon në shkallë të parë ndryshon aktgjykimin e mëparshëm sa i përket dënimit dhe shqipton dënim të ri, ose vendos cila pjesë e dënimi të shqiptuar me aktgjykim të mëparshëm duhet ekzekutuar. Aktgjykimin e ri e merr gjykata në seancë të kolegjit me propozim të prokurorit të shtetit kur procedura është filluar me kërkesën e tij ose të të akuzuarit, por pas dëgjimit të palës kundërshtare. 8 Ejup Sahiti - E drejta procedurale penale , fq 240 / Prishtinë 2005 9 Neni 420 , par 2. I KPPK
  • 7. Kur në rastet nga paragrafi 1 dhe 2 , me rastin e shqiptimit të dënimit janë marrë parasysh aktgjykimet e gjykatave të tjera, kopja e vërtetuar e aktgjykimit të ri të formës së prerë u dërgohet atyre gjykatave. 7 3.2.0. Vazhdimi i procedurës Kur aktakuza hudhet sepse ekzistojnë rrethana të cilat e përjashtojnë përgjegjësinë penale(sipas nenit 253, paragrafi 1. nën-paragrafi 1.2. i KPPK)ose procedura është zbatuar pa kërkesën e prokurorit të shtetit, ka munguar propozimi i kërkuar i të dëmtuarit ose leja e organit publik kompetent, apo nëse organi publik kompetent e ka tërhequr lejen dhe ekzistojnë rrethana të tjera të cilat e pengojnë ndjekjen(nenit 358 i KPPK), me kërkesën e prokurorit të shtetit vazhdohet procedura posa të pushojnë arsyet për marrjen e aktvendimit të tillë.10 3.3.0. Rishikimi i procedurës penale të pushuar me aktvendim të formës së prerë Neni 422 i KPPK : - Procedura penale e pushuar në formë të prerë para fillimit të shqyrtimit gjyqësor mund të rishikohet kur prokurori i shtetit tërhiqet nga aktakuza dhe vërtetohet se tërheqja është pasojë e veprës penale të keqpërdorimit të pozitës zyrtare të prokurorit të shtetit. - Kur aktakuza hidhet bazuar në mungesë provash të mjaftueshme për të mbështetur dyshimin e bazuar mirë se i pandehuri ka kryer veprën penale të përshkruar në aktakuzë dhe nëse zbulohen dhe mblidhen fakte dhe prova të reja, mund të ngritet aktakuzë e re kur kolegji shqyrtues vendos se provat dhe faktet e reja e arsyetojnë këtë. 3.4.0. Rishikimi i procedurës penale të përfunduar me aktgjykim të formës së prerë Procedura penale e përfunduar me aktgjykim të formës së prerë mund të rishikohet vetëm nëse ( neni 423 i KPPK ): 1. provohet se aktgjykimi është mbështetur në dokument të falsifikuar ose në deklarim të rremë të dëshmitarit, ekspertit ose përkthyesit; 2. provohet se aktgjykimi është pasojë e veprës penale të kryer nga gjyqtari ose personi që ka ndërmarrë veprimet hetimore; 3. zbulohen fakte të reja ose paraqiten prova të reja, të cilat vetë ose së bashku me provat e mëparshme ka të ngjarë të arsyetojë pafajësinë e personit të dënuar ose dënimin e tij sipas një dispozite më të butë penale; 4. personi për të njëjtën vepër është gjykuar disa herë ose kur disa persona janë dënuar për vepër të njëjtë të cilën ka mund ta kryejë vetëm një person ose disa prej tyre; ose 10 Neni 421, i KPPK
  • 8. 5. në rastin e dënimit për vepër penale në vazhdim ose vepra tjera penale të cilat sipas ligjit përfshijnë disa veprime të njëjta ose të ndryshme, zbulohen fakte të reja ose paraqiten prova të reja që tregojnë se i dënuari nuk ka kryer veprimin që është përfshirë në veprën penale për të cilën ai është dënuar dhe ekzistimi i fakteve të tilla do të ishte me ndikim vendimtar në caktimin e dënimit. Procedura penale e përfunduar me aktgjykim të formës së prerë mund të rishikohet vetëm në favor të të pandehurit, përveç nëse vërtetohet se aktgjykimi është mbështetur në dokument të falsifikuar ose në deklarim të rremë të dëshmitarit, ekspertit ose përkthyesit ,apo provohet se aktgjykimi është pasojë e veprës penale të kryer nga gjyqtari ose personi që ka ndërmarrë veprimet hetimore , janë pasojë e veprës penale të kryer nga i pandehuri ose personi që vepron në emër të tij kundër një dëshmitari, eksperti, përkthyesi, prokurori të shtetit ose gjyqtari apo të afërmve të tyre, me ç’rast procedura penale e përfunduar me aktgjykim të formës së prerë mund të rishikohet kundër të pandehurit. Rishikimi i procedurës penale kundër të pandehurit lejohet vetëm brenda pesë (5) vjetëve nga koha e shpalljes së aktgjykimit të formës së prerë.11 Në rastet kur vërtetohet se aktgjykimi është mbështetur në dokument të falsifikuar ose në deklarim të rremë të dëshmitarit, ekspertit ose përkthyesit ,apo provohet se aktgjykimi është pasojë e veprës penale të kryer nga gjyqtari ose personi që ka ndërmarrë veprimet hetimore , me aktgjykim të formës së prerë duhet vërtetuar se personat e tillë a janë shpallur fajtor për veprat penale përkatëse. Kur procedura kundër këtyre personave nuk mund të zbatohet për shkak se kanë vdekur ose ekzistojnë rrethana që përjashtojnë ndjekjen penale, faktet ne këto raste mund të vërtetohen edhe me prova të tjera.12 Rishikimin e procedurës penale mund ta kërkojnë palët dhe mbrojtësi. Pas vdekjes së të dënuarit, rishikimin mund ta kërkojë prokurori i shtetit, bashkëshorti, bashkëshorti jashtëmartesor, personi në gjini gjaku në vijë direkte deri në shkallë të parë, prindi adoptues, fëmija i adoptuar, vëllai, motra ose prindi birësues i të dënuarit. Kërkesa për rishikim të procedurës penale mund të parashtrohet edhe pasi që i dënuari ta ketë vuajtur dënimin , pa marrë parasysh parashkrimin , amnestimin apo faljen (abolicionin).13 Kur gjykata kompetente për të vendosur mbi rishikimin e procedurës penale mëson se ekzistojnë shkaqe për rishikimin e procedurës penale, për këtë e njofton të dënuarin apo personin e autorizuar për paraqitje të kërkesës. Kërkesa për rishikimin e procedurës penale vendoset nga kolegji shqyrtues i gjykatës themelore e cila ka gjykuar në procedurën e mëparshme.14Me rastin e vendosjes së kërkesës për rishikim, 11 Neni 423, par 2 I KPPK 12 Neni 423, par 3 I KPPK 13 Hajrija Sijerçiç-Çoliç , Haris Haliloviç / Krivicno procesno pravo sa posebnim osvrtom na krivicni postupak Kosova , fq 126 , ( përkthyer në gjuhën shqipe nga Murat Reçica ) Prishtinë 2005 14 Neni 425 ,par 1 i KPPK 8
  • 9. në kolegj nuk merr pjesë gjyqtari i cili ka marrë pjesë në marrjen e aktgjykimit në procedurën e mëparshme. Në kërkesë duhet shënuar bazën ligjore sipas së cilës kërkohet rishikimi, si dhe provat me të cilat argumentohen faktet në të cilat mbështetet kërkesa. Nëse kërkesa nuk i përmban këto të dhëna, gjykata e thërret parashtruesin që brenda afatit të caktuar të plotësojë kërkesën.15 Gjykata me aktvendim hudh kërkesën kur në bazë të saj dhe shkresave të procedurës së mëparshme vërteton se ( neni 426 i KPPK ): 9 1. kërkesën e ka parashtruar personi i paautorizuar; 2. nuk ka bazë ligjore për rishikim të procedurës; 3. faktet dhe provat në të cilat mbështetet kërkesa janë paraqitur në kërkesën e mëparshme për rishikim të procedurës e cila është refuzuar me aktvendim të formës së prerë; 4. faktet dhe provat nuk ofrojnë aryse për lejim të rishikimit të procedurës; ose 5. parashtruesi i kërkesës për rishikim të procedurës nuk ka shënuar bazën ligjore sipas së cilës kërkohet rishikimi, si dhe provat me të cilat argumentohen faktet në të cilat mbështetet kërkesa. Kur gjykata nuk e hudh kërkesën, kopja e kërkesës i dërgohet prokurorit të shtetit ose palës kundërshtare, e cila ka të drejtë që brenda tetë (8) ditëve të përgjigjet në kërkesë. Pasi gjykata të merr përgjigje në kërkesë ose kur kalon afati për paraqitjen e përgjigjes, kryetari i kolegjit shqyrtues urdhëron gjurmimin dhe shqyrtimin e fakteve dhe provave të paraqitura në kërkesë dhe në përgjigje.16 Bazuar në rezultatet e hetimit, gjykata aprovon kërkesën dhe lejon rishikimin e procedurës penale ose e refuzon kërkesën. 17 Kur gjykata çmon se shkaqet për të cilat ka lejuar rishikimin e procedurës janë edhe në dobi të një të bashkakuzuari i cili nuk ka paraqitur kërkesë për rishikim të procedurës, vepron sipas detyrës zyrtare sikur kërkesa e tillë të ishte paraqitur ( instituti beneficium cohaesionis). Në aktvendim me të cilin lejohet rishikimi i procedurës penale, gjykata urdhëron caktimin e menjëhershëm të shqyrtimi të ri gjyqësor ose kthimin e çështjes në fazën e hetimit, apo fillimin e hetimit kur hetimi nuk është zbatuar më parë. Gjykata urdhëron që ekzekutimi i aktgjykimit të shtyhet ose të ndërpritet nëse duke u bazuar në provat e paraqitura çmon se: i dënuari në procedurë të përsëritur mund të dënohet me dënim të 15 Neni 425 ,par 2 i KPPK 16 Neni 426, par.2 i KPPK 17 Neni 427, par.1 i KPPK
  • 10. tillë që pas llogaritjes së dënimit të mbajtur do të duhej të lirohet, ai mund të lirohet nga akuza,ose akuza e ngritur kundër tij mund të refuzohet. (neni 427.4 i KPPK ) Kur aktvendimi me të cilin lejohet rishikimi i procedurës penale merr formë të prerë, atëherë pushohet ekzekutimi i dënimit. Por, nëse ekzistojnë kushtet nga neni 187 paragrafi 1. I KPPK , gjykata cakton paraburgimin. Për procedurën e re që zbatohet në bazë të aktvendimit me të cilin lejohet rishikimi i procedurës penale vlejnë dispozitat e njëjta si ato të procedurës së mëparshme. Në procedurën e re, gjykata nuk detyrohet me aktvendimet e marra në procedurën e mëparshme. Me rastin e marrjes së aktgjykimit të ri, gjykata anulon aktgjykimin e mëparshëm apo vetëm një pjesë të tij, ose e lë në fuqi aktgjykimin e mëparshëm. Në dënim të shqiptuar me aktgjykim të ri, gjykata i llogarit të akuzuarit dënimin e mbajtur, e kur lejohet rishikimi vetëm për ndonjë vepër për të cilën i akuzuari ka qenë i dënuar ose i liruar, gjykata shqipton dënim të ri unik sipas dispozitave të Kodit Penal. Gjykata në procedurën e re duhet të respektojë parimin Reformatio in Peius , sipas të cilit Në qoftë se është paraqitur ankesë vetëm në dobi të të akuzuarit, aktgjykimi përsa i përket cilësimit juridik të veprës dhe sanksionit penal nuk mund të ndryshohet në dëm të tij. (neni 428.4 lidhur me nenin 395 te KPPK) 10 4.0.0. Zbutja e jashtëzakonshme e dënimit Kërkesa për zbutje të jashtëzakonshme të dënimit mund të ushtrohet vetëm në dobi të të pandehurit. Me kërkesë për zbutje të jashtëzakonshme të dënimit kërkohet që aktgjykimi i formës së prerë të ndryshohet për sa i përket vendimit lidhur me dënimin.18 Zbutja e jashtëzakonshme e dënimit lejohet kur pas formës së prerë të aktgjykimit paraqiten rrethana të cilat nuk kanë ekzistuar në kohën e marrjes së aktgjykimit ose, megjithëse kanë ekzistuar në atë kohë, gjykata nuk ka qenë në dijeni për to, kurse ato dukshëm do të ndikonin në dënim më të ulët. Mirëpo duhet theksuar se secila rrethanë nuk sjell deri te ulja e dënimit. Rrethana e re duhet të ketë aso force që qartazi sjell deri te zbutja e dënimit të shqiptuar me aktgjykim të formës së prerë , kështu si rrethanë e re mund të jetë sëmundja e të dënuarit nga ndonjë sëmundje kronike , gjendja e vështirë familjare etj.19 Kërkesë për zbutje të jashtëzakonshme të dënimit mund të paraqesë prokurori i shtetit kur procedura është zbatuar me kërkesë të tij, i dënuari dhe mbrojtësi i tij(neni 430 i KPPK). Kërkesa e tillë nuk ka karakter suspenziv. 18 Ejup Sahiti - E drejta procedurale penale , fq 244 / Prishtinë 2005 19 Ejup Sahiti - E drejta procedurale penale , fq 244 / Prishtinë 2005
  • 11. 11 Për kërkesën mbi zbutjen e jashtëzakonshme të dënimit vendos Gjykata Supreme e Kosovës. 20 Kërkesa për zbutje të jashtëzakonshme të dënimit duhet të përmbajë të gjitha elementet e parapara me Kodin e Procedurës Penale( në pajtim me nenin 376) si dhe i paraqitet gjykatës themelore e cila ka marrë aktgjykimin. Gjykata themelore ia dërgon kërkesën prokurorit të shtetit, i cili përgjigjet në kërkesën për mjet juridik (në pajtim me neni 377 të KPPK).Gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues të gjykatës themelore e hudh kërkesën që nuk është në pajtim me nenin 376 të këtij Kodi, ku përcaktohen elementet që duhet të përmbajë kërkesa. Gjykata themelore vërteton se a ekzistojnë shkaqe për zbutje të jashtëzakonshme të dënimit, e pastaj shkresat me propozimin e arsyetuar ia dërgon Gjykatës Supreme të Kosovës. Gjykata Supreme e Kosovës refuzon kërkesën kur çmon se nuk ka bazë ligjore për zbutje të jashtëzakonshme të dënimit. Kur e aprovon kërkesën, gjykata me aktvendim e ndryshon aktgjykimin e formës së prerë lidhur me vendimin mbi dënimin. (neni 431, par 3,4,5,6 i KPPK) 5.0.0. Kërkesa për mbrojtjen e ligjshmërisë Kërkesa për mbrojtjen e ligjshmërisë është mjet i jashtëzakonshëm juridik qëllimi i të cilit është që të mënjanohen shkeljet ligjore nga vendimet e plotfuqishme. Në këtë mënyrë , edhe në bazë të këtij mjeti juridik , zbulohen të gjitha të metat në vendimet gjyqësore të plotëfuqishme dhe ofrohet mundësia për menjanimin e të njejtave.21 Kundër vendimit gjyqësor të formës së prerë ose kundër procedurës gjyqësore e cila i ka paraprirë marrjes së vendimit të tillë, pas përfundimit të procedurës penale në formë të prerë mund të paraqitet kërkesë për mbrojtjen e ligjshmërisë në rastet vijuese: në rast të shkeljes së ligjit penal , në rast të shkeljes esenciale të ligjit të procedurës penale ( neni 384, paragrafi 1. I KPPK ) ose në rast të shkeljeve të tjera të dispozitave të procedurës penale kur shkeljet e tilla kanë ndikuar në ligjshmërinë e vendimit gjyqësor.22 Pra ky mjet juridik ka të bëjë si me shkeljet materiale ligjore ashtu dhe me shkeljet formale ligjore. Nocioni e drejtë materiale duhet të nënkuptohet jo vetëm si shkelje e dispozitave të ligjit penal por edhe shkeljet e dispozitave penalo juridike të ligjeve të tjera , pra edhe shkeljet e dispozitave të procedurës administrative dhe pronësore , domethënë kur nocionet e këtyre degëve të drejtësisë shënojnë objektin e ndonjë vepre penale.23 Që kërkesa për mbrojtjen e ligjshmërisë të mbetet në kufi të cilat ia përcakton ligji , domosdo duhet të insistohet në definicionin rigoroz të nocionit shkelja e ligjit , të cilin ligji ia cakton si 20 Neni 431, par 1. I KPPK 21 Buletini i Odës Avokatëve të Kosovës “ Avokatura “ , viti VIII , nr. 14/2012 , fq 51 22 Neni 432 , par. 1 , i KPPK 23 Buletini i Odës Avokatëve të Kosovës “ Avokatura “ , viti VIII , nr. 14/2012 , fq 52
  • 12. bazë për këtë mjet juridik. Ai definicion duhet të jetë me sa vijon : Shkelja esenciale e dispozitave të procedurës , e cila si e tillë është vërtetuar në vendimin e plotëfuqishëm , zbatimin e gabuar të ligjit apo zbatimin e ligjit të cilin nuk është dashur ta zbatoj,apo është lëshuar të zbatohet ligji që në bazë të vërtetimit të gjendjes faktike është dashur të zbatohet. Ky definim i nocionit shkelja e ligjit dhe përcaktimi i këtij raporti sipas gjendjes faktike të vërtetuar është i domosdoshëm me që kërkesën për mbrojtjen e ligjshmërisë e mban në kufinjtë të cilat ia përcakton ligji dhe pengon ndërhyrjen e të njejtit në lëmin e fakteve.24 Kërkesa për mbrojtjen e ligjshmërisë nuk mund të ushtrohet për shkak të konstatimit të gabueshëm ose jo të plotë të gjendjes faktike, as kundër vendimit të Gjykatës Supreme të Kosovës me të cilën është vendosur mbi kërkesën për mbrojtjen e ligjshmërisë.25 Nuk mund të bëhet fjalë për shkelje të ligjit kur ligji në mënyrë të drejtë është interpretuar dhe në mënyrë të drejtë është zbatuar është zbatuar në gjendjen faktike ashtu siç është vërtetuar me aktgjyikim , edhe pse ajo nuk është në pajtim me realitetin , ngjarja e cila në të vërtetë është zhvilluar , pra kur e njëjta në mënyrë jo të plotë jo të gabuar është vërtetua. Në këtë rast nuk mund të bëhet fjalë për shkeljen e ligjit të cekur në aktgjykim , por eventualisht për paligjshmërinë e aktgjyikimit duke nënkuptuar nocionin e paligjshmërisë në kuptimin e gjerë nga nocioni i shkeljes së ligjit , çka në praktikë nuk praktikohet si nocion i zgjeruar.26 Pavarësisht nga rastet e pararpara me KPPK ,se kur mund të bëhet kërkesa për mbrojtjen e ligjshmërisë , Kryeprokurori i Shtetit mund të paraqesë kërkesë për mbrojtjen e ligjshmërisë për cilëndo shkelje ligjore, poashtu pavarësisht nga rastet në fjalë kërkesë për mbrojtje të ligjshmërisë mund të paraqitet, gjatë procedurës penale e cila nuk ka përfunduar në formë të prerë, vetëm kundër vendimeve të formës së prerë lidhur me caktimin ose vazhdimin e paraburgimit. Kërkesë për mbrojtje të ligjshmërisë mund të paraqesë Kryeprokurori i Shtetit, i pandehuri dhe mbrojtësi i tij. Pas vdekjes së të pandehurit, kërkesë për mbrojtje të ligjshmërisë në emër të tij mund të paraqesin prokurori i shtetit, bashkëshorti, bashkëshorti jashtëmartesor, personi në gjini gjaku në vijë direkte deri në shkallë të parë, prindi adoptues, fëmija i adoptuar, vëllai, motra ose prindi birësues i të dënuarit. Këta persona mund të paraqesin kërkesë për mbrojtje të ligjshmërisë brenda tre (3) muajve nga dita kur të pandehurit i është dorëzuar vendimi gjyqësor i formës së prerë. Nëse kundër vendimit të gjykatës themelore nuk paraqitet ankesë, afati rrjedh nga dita kur vendimi merr formë të prerë.27 Kur me vendim të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut është vërtetuar se me vendim përfundimtar janë shkelur të drejtat e njeriut në dëm të të pandehurit, afati për paraqitjen e 12 24 Buletini i Odës Avokatëve të Kosovës “ Avokatura “ , viti VIII , nr. 14/2012 , fq 53 25 Neni 432 , par. 2 , i KPPK 26 Buletini i Odës Avokatëve të Kosovës “ Avokatura “ , viti VIII , nr. 14/2012 , fq 53 27 Neni 433 , par. 2, i KPPK
  • 13. kërkesës për mbrojtjen e ligjshmërisë rrjedh nga dita kur vendimi i Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut i dorëzohet të pandehurit.28 Kërkesë për mbrojtje të ligjshmërisë mund të paraqitet edhe kundër vendimit të Gjykatës Supreme të Kosovës. 13 Kërkesa për mbrojtje të ligjshmërisë i paraqitet gjykatës themelore që ka marrë vendimin. Gjyqtari i procedurës paraprake, gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues i gjykatës themelore me aktvendim hudh kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë nëse: kërkesa është paraqitur kundër vendimit të Gjykatës Supreme të Kosovës , kërkesa është paraqitur nga personi i paautorizuar ose kërkesa është paraqitur jashtë afatit.29 Kundër këtij aktvendimi mund të paraqitet ankesë në Gjykatën e Apelit. Varësisht nga përmbajtja e kërkesës, gjykata themelore mund të vendosë që ekzekutimi i vendimit gjyqësor i formës së prerë të shtyhet apo të ndërpritet. Për kërkesën e mbrojtjes së ligjshmërisë vendos Gjykata Supreme e Kosovës në seancë të kolegjit. Gjykata Supreme e Kosovës me aktvendim e hudh kërkesën për mbrojtjen e ligjshmërisë nëse kërkesa është e papranueshme ose është paraqitur jashtë afatit. Në të kundërtën, kopjen e kërkesës ia dërgon palës kundërshtare, e cila në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditëve nga dita e dorëzimit të kërkesës mund të paraqesë përgjigje në kërkesë.30 Para marrjes së vendimit mbi kërkesën, gjyqtari raportues, sipas nevojës, mund të kërkojë raport për shkeljet e pretenduara ligjore( neni 435.3 i KPPK) Varësisht nga përmbajtja e kërkesës, Gjykata Supreme e Kosovës mund të caktojë shtyrjen ose ndërprerjen e ekzekutimit të vendimit gjyqësor të formës së prerë. (neni 435.4 i KPPK) Me rastin e vendosjes mbi kërkesën për mbrojtjen e ligjshmërisë, Gjykata Supreme e Kosovës kufizohet vetëm në verifikimin e shkeljeve ligjore në të cilat paraqitësi i kërkesës pretendon paraqitësi i kërkesës. Do të thotë se ushtruesi i kërkesës për mbrojtjen e ligjshmërisë me dispozicionin e tij i parashtron gjykatës lëndën dhe kufijtë e vendosjes.31 Kur Gjykata Supreme e Kosovës vërteton se shkaqet për të cilat ka marrë vendim në dobi të të pandehurit ekzistojnë edhe për ndonjërin nga të bashkakuzuarit që nuk ka paraqitur kërkesë për 28 Neni 433 , par. 3 , i KPPK 29 Neni 434 , par 2 , i KPPK 30 Neni 435 , par 2 , i KPPK 31 Buletini i Odës Avokatëve të Kosovës “ Avokatura “ , viti VIII , nr. 14/2012 , fq 55
  • 14. mbrojtjen e ligjshmërisë, vepron sipas detyrës zyrtare sikurse kërkesa e tillë të ishte paraqitur nga personi i tillë.32 Kur kërkesa për mbrojtjen e ligjshmërisë është paraqitur në dobi të të pandehurit, Gjykata Supreme e Kosovës me rastin e vendosjes detyrohet të respketojë parimin Reformaton in Peuis.(neni 436.3 lidhur me nenin 395 te KPPK) Gjykata Supreme e Kosovës me aktgjykim refuzon si të pabazë kërkesën për mbrojtjen e ligjshmërisë kur vërteton se nuk ekziston shkelje e ligjit për të cilën pretendon paraqitësi i kërkesës, ose kur kërkesa është paraqitur për shkak të vërtetimit të gabuar ose jo të plotë të gjendjes faktike. Kur Gjykata Supreme e Kosovës vërteton se kërkesa për mbrojtjen e ligjshmërisë është e bazuar, merr aktgjykim me të cilin, duke pasur parasysh llojin e shkeljes( neni 438 i KPPK ): 14 1. ndryshon vendimin e formës së prerë 2. në tërësi ose pjesërisht anulon vendimin e gjykatës themelore dhe të gjykatës më të lartë ose vetëm vendimin e gjykatës më lartë dhe lëndën për vendim të ri ose për rigjykim ia kthen gjykatës themelore ose gjykatës më të lartë 3. kufizohet vetëm në vërtetimin e shkeljes së ligjit Kur Gjykata Supreme e Kosovës çmon se kërkesa e paraqitur për mbrojtjen e ligjshmërisë në dëm të të pandehurit është e bazuar, në këtë rast me një vendim deklarativ vetëm konstaton shkeljen e ligjit pa ndikuar në vendimin e formës së prerë.33 Kur Gjykata e Apelit sipas këtij Kodi nuk ka pasur të drejtë ta mënjanojë shkeljen e ligjit e cila është bërë me vendim të shkallës së parë ose në procedurë gjyqësore që i ka paraprirë atijvendimi dhe Gjykata Supreme e Kosovës vërteton se kërkesa e paraqitur në dobi të të akuzuarit është e bazuar dhe se për mënjanimin e asaj shkelje duhet anuluar ose ndryshuar vendimin e shkallës së parë, Gjykata Supreme e Kosovës e anulon ose e ndryshon edhe vendimin e Gjykatës së Apelit, edhe pse me të nuk është shkelur ligji.34 Kur me rastin e vendosjes mbi kërkesën për mbrojtjen e ligjshmërisë ka dyshim të konsiderueshëm lidhur me saktësinë e fakteve vendimtare të vërtetuara në vendimin kundër të cilit është paraqitur kërkesë, Gjykata Supreme e Kosovës me aktgjykim me të cilin vendos mbi kërkesën për mbrojtjen e ligjshmërisë anulon vendimin dhe urdhëron mbajtjen e shqyrtimit të ri gjyqësor në gjykatën e njëjtë ose në gjykatën tjetër themelore.35 32 Neni 436 , par 2 , i KPPK 33 Buletini i Odës Avokatëve të Kosovës “ Avokatura “ , viti VIII , nr. 14/2012 , fq 51 34 Neni 438 , par. 3 , i KPPK 35 Neni 439 i KPPK
  • 15. Në qoftë se aktgjykimi i formës së prerë anulohet dhe lënda kthehet për gjykim të ri, procedura merr për bazë aktakuzën e mëparshme ose atë pjesë të saj që ka të bëjë me pjesën e anuluar të aktgjykimit.Gjykata detyrohet t’i ndërmerr të gjitha veprimet procedurale dhe t’i shqyrtojë të gjitha çështjet për të cilat e ka paralajmëruar Gjykata Supreme e Kosovës. Në gjykatë themelore apo në Gjykatë të Apelit palët kanë të drejtë të paraqesin fakte dhe prova të reja.Me rastin e marrjes së vendimit të ri, gjykata detyrohet të respektojë parimin Reformatio in Peius.Kur krahas vendimit të Gjykatës së Apelit anulohet edhe vendimi i gjykatës themelore, lënda i dërgohet gjykatës themelore nëpërmjet Gjykatës së Apelit.36 Kërkesë për mjet të jashtëzakonshëm juridik mund të paraqitet në bazë të të drejtave të siguruara me Kodin e Procedurës Penale të Republikës së Kosovës dhe të mbrojtura me Kushtetutën e Republikës së Kosovës ose Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe protokollet e saj, si dhe me vendimet e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.37 15 Në vazhdim do te paraqitet një shembull i kërkesës për mbrojtjen e ligjshmërisë . 36 Neni 440 I KPPK 37 Neni 441 i KPPK
  • 16. 16
  • 17. 17
  • 18. 18 Literatura 1.Ejup Sahiti - E drejta procedurale penale , Prishtinë 2005 2.KODI Nr. 04/L-123 I PROCEDURES PENALE 3. Buletini i Odës Avokatëve të Kosovës “ Avokatura “ , viti VIII , nr. 14/2012 4.Hajrija Sijerçiç-Çoliç , Haris Haliloviç / Krivicno procesno pravo sa posebnim osvrtom na krivicni postupak Kosova , ( përkthyer në gjuhën shqipe nga Murat Reçica ) Prishtinë 2005 5.Kërkesë për mbrojten e ligjshmërisë , KMLP.1.4/2011 , Gjykata komunale Pejë