SlideShare ist ein Scribd-Unternehmen logo
1 von 39
Përshëndetje!
Nen kujdesin e vecante të profesores Juxhina
Doksani,me punenen e gjatë të nxënësve të
klasës së XII -D dhe administrimin e
kryetareve te grupeve u realizua projekti qe
do te ndiqni ne vazhdim…
SHIKIM TË KËNDSHËM! 
Histori XII
Janar 2015
Juxhina Doksani
Klasa: XII- D
“Gjergj Kastriot Skëndërbeu”
“Rilindasit Shqiptar”
Gjergj Kastriot Skëndërbeu & Rilindja Kombëtare
-Hyrje: NE KETE PROJEKT DO TE
PREZANTOHET:
1- Jeta e Gjergj Kastriot Skenderbeu.
2- Rikthimi I Gjergjit ne Shqiperi.
3- Kryengritja e Skenderbeut dhe Lidhja e Lezhes.
4- Diplomacia e Skenderbeut dhe taktika ne lufte.
5- Betejat kryesore dhe vendimtare te Skenderbeut.
6- Rilindja Kombetare dhe Lidhja e Prizrenit.
7- Rilindasit shqiptare.
Objektivat:
• 1-
• 2-
• 3-
• 4-
• 5-
• 6-
• 7-
“Gjergj Kastriot Skenderbeu”
Jeta:
Gjergj Kastriot
Skenderbeu
Gjergj Kastrioti, Heroi Kombëtar i Shqiptareve lindi
në 6 Maj të vitit 1405. Ishte djali më i vogel i Gjon
Kastriotit dhe i princeshsës Vojsava,femija i fundit
midis 4 djemve e 5 vajzave.
U more si janicer (rob) pas thyerjes se te atit nga Sulltan
Murati me 1421 dhe u dergua ne oborrin e Sulltanit ne
Adrianopoje së bashku me tre vëllezërit e tij si një garanci
besnikërie dhe nënshtrimi të të atit të tij ndaj sulltanit
turk.
Gjergji, falë zgjuarsisë dhe trimërisë së tij, fitoi favorizimin
e sulltanit. U edukua në oborrin e Muhamedit , dhe u
emërua si Sanxhak Bej (komandat trupash) më i ri në të
gjithë ushtrinë otomane. Që nga mosha e tij fëminore ,
Sulltani e admironte trimërinë e tij por edhe
karakteristika të tjera që e bënin të ngjashëm
me Aleksandrin e Madh dhe për këtë arsye i dha titullin
Skënderbeu (Iskender Bej).
Rikthimi ne Shqiperi:
• Skenderbeu nuk e harroi vendin
e tij te dashur dhe priste me padurim
rastin te kthehej ne token qe e lindi.
Me vdekjen e te atit, ai shpresonte
t’i zinte vendin,por ne fakt Sulltani
e emeroi Sanxhakbej jashte tokave
shqiptare. Skenderbeu nuk hoqi dore
nga ideja per t’u kthyer ne Shqiperi
ne fronin e te atit,deri ne vitin 1443
kur ai u nis kunder Janosh Huniadit
nen komanden e bejlerbeut te Rumelis.
• Me 3 nentor 1443 ne afersi te Nishit ,u ndeshen dy ushtrite.Ushtria osmane u
shpartallua dhe u terhoq ne panik.Skederbeu filloi te zbatonte planin e
kryengritjes,Se bashku me 300 kalores shqiptar e me te nipin Hamza Kastriotin ,u
kthye ne Diber,ku populli e priti si çlirimtar .Mori masa per perforecimin e rrugeve nga
mund te vinin osmanet ,dhe prej andej iu drejtua Krujes. Me nje ferman te rreme
shtiu ne dore qytetin e garnizonin dhe keshtu me 28 nentor 1443 u shpall
rimekembja e principates se Kastrioteve. Mbi keshtjellen e Krujes u ngrit flamuri
me shkaben e zeze dykrenare te Kastrioteve.
Kryengritja e Skenderbeut:
• Pas clirimit te Krujes
kryengritja u perhap shpejt ne
viset e tjera dhe feudalet e
tjere u ngriten gjithashtu. Gjate
dhjetorit ,Shqiperia e Mesme
dhe e Veriut u spastruan nga
forcat osmane,u çliruan njera
pas tjetres keshtjellat e kesaj
zone. Skenderbeu ishte
organizatori I Kuvendit te
Arberit ,ne te cilin u zgjodh si
prijes I Lidhjes Shqiptare te
Lezhes. Ai u martua me te
bijen e Gjergj Arianitit ,me
Donika Arianitin,per te forcuar
lidhjet e tij me principatat e
tjera.
Skëndërbeu, kryetar i Lidhjes se Lezhes
Më 2 mars të vitit 1444, në Katedralen e Shënkollit të qytetit të Lezhës u mbajt i pari Kuvend
Kombëtar i princërve dhe i fisnikëve shqiptarë të shek. XV. Skënderbeu, si drejtues i Kuvendit,
mbajti fjalën e hapjes në të cilën theksoi domosdoshmërinë dhe rëndësinë e bashkimit të
Shqiptarëve. Kuvendi vendosi që bashkimi të bëhej në formën e një besëlidhjeje, të një aleance
ushtarake nëpërmjet drejtuesve të principatave dhe të krerëve të tjerë të vendit, që njihet më
emrin Lidhja shqiptarë e Lezhës. Kryetar i saj u zgjodh Skënderbeu.Skënderbeuu caktua edhe
si komandant I pergjithshem se ushtrise të përballuar shpenzimet e ushtrisë, të armatimit të saj
etj.
Kuvendi vendosi gjithashtu të krijohej një
arkë të përbashkët që do të administrohej
nga Skënderbeu.Me vendimet e Kuvendit
të Lezhës u bë një hap i madh e vendimtar
drejt bashkimit politik të vendit dhe krijimit
të një pushteti qendror të përfaqësuar nga
Skënderbeu.
Formimi i shtetit te bashkuar Shqipetar:
• Kuvendi I Lezhes realizoi te parin bashkim te
gjere politik e ushtarak ne formen e nje
aleance te aristrokacise shqiptare. Organi
me I larte qendror I ketij bashkimi u be
kuvendi I fisnikeve. Organe te perhershme
te saj ishin kryetari i Beslidhjes, ushtria arka
e beslidhjes .Ne kuadrin e Beslidhjes, fisniket
shqipetar I ruanin plotesisht te drejtat e
meparsheme mbi zoterimet e tyre.
Skenderbeu perdori shume menyra per
ti afruar princerit shqipetar me njeri-tjetrin,
nje nga format ishte edhe martesa.
• Organet qendrore drejtuese ,vendimarrese keshillmore dhe ushtarake te shtetit
shqipetare ishin: 1)Kryetari i shtetit, 2)Kuvendi I fisnikeve , 3)Keshilli I luftes dhe
4)Keshilli i Larte.
• Kryetari I shtetit ishte Gjergj Kastrioti Skenderbeu. Ai qendronte ne krye te
piramides shteterore me te drejta te plota te nje monarku feudal. Titulli zyrtar I tij
ishte Zot i Arbëris.
Marredheniet e Skenderbeut ne Europe
• Lufta heroike dhe e sukseshme e shqiptareve kunder forcave osmane
beri qe ata te vlersoheshin nga shtetet e huaja si nje fuqi e rendesishme
e dores se pare dhe I vuri shqiptaret ne balle te perpjekjes per debimin e
osmaneve nga viset e pushtuara te Evropes.
• Lufta kunder te njejtit agresor, Perandorise Osmane,I afroi dhe I beri
aleate te natyrshem vendet e Evropes Juglindore.Me 448 dhe 1456
,Skenderbeu u pergatit te merrte pjese perkrah Janosh Huniadit ne
betejat qe ai zhvilloi ne Kosove dhe ne Beograd .Por ushtria shqiptare
nuk arriti te merrte pjese ne keto beteja per shkak te pengesave qe vinin
nga largesite e medha midis vendeve te tyre dhe te qendrimeve
armiqesore te sundimtareve serbe te atyre aneve.
• Marredheniet e Skenderbeut me sundimtaret sllave ,si me Gjergj
Brankovicin , ne zoterimet e te cilit perfsihej ne ate kohe pjesa me e
madhe e Kosoves dhe me princin Stefan te Bosnjes ,nuk arriten
shkallen e bashkepunimit,sepse ata ishin te pavendosur edhe iu
nenshtruan osmaneve si vasale. Lidhjet tradicionale dhe te
vazhdueshme ,kryesisht ekonomike -tregtare shqiptaret I kishin me
qytetin e Raguzes,qe ishte nen sovranitetin e Hungarise . Raguza I dha
nje mbeshtetje te gjere morale luftes heroike te shqiptareve si dhe nje
ndihme modeste ekonomike-financiare.Kurse ne aspektin ushtarak ,ajo I
ruhej konfontimit me osmanet , ndaj te cileve paguante nje tribut vjetor.
Diplomacia e Skenderbeut
• Lufta e shqiptareve nen udheheqjen e
Skenderbeut vleresohej ne Evrope si nje barriere
e fuqishme qe pengonte kalimin e ushtrive
osmane ne drejtim te Italise. I vetedijshem per
kete ishte edhe vete heroi shqiptar,i cili ne tetor te
vitit 1460 I shkruante nje princi italian:”Ne qofte
se une do te mbytesha,Italia do ta ndiente ,dhe si
rrjedhim ,ai zoterim qe ju thoni se eshte I juaji ,do
te ishte I osmaneve.”Gjate shek.XV Italia ishte e
copetuar politikisht ne shume shtete,me te cilat
Skenderbeu krijoi marredhenie te ngushta.Lidhje
te shunanshme kishin shqiptaret sidomos me
Venedikun ,ngaqe ky zoteronte ne viset
bregdetare te Shqiperise qytete e qendra te
rendesishme ekonomike e
tregtare.Marredheniet e shqiptareve me
Venedikun ka qene komplekse dhe ndermjet tyre
ka pasur jo vetem mirekuptime ,por edhe
mosmarreveshje dhe konfrontime ,sic ndodhi ne
1447-1448.Per ti ruajtur zoterimet e shumta qe
kishte ne te gjithe bregdetin e Ballkanit,Venediku I
duhej te mbante marredhenie sa me te mira me
sulltanet osmane.
Taktika ne lufte
• Pjesëmarrja e gjerë e shqiptarëve në ushtrinë e Skënderbeut la gjurmët e veta në
taktikën dhe armatimin e saj. Në kushtet e vendit tonë mori përhapje të gjerë lufta
guerile, formë tradicionale kjo e luftës së fshatarësisë në epoka e vende të
ndryshme. Ushtria shqiptare përbëhej nga kalorësia, që përgjithësisht ishte e
pakoracuar, prandaj lëvizte me shpejtësi, dhe nga këmbësoria. Luftëtarët e saj
përgjithësish kishin armatim të lehtë dhe nuk mbanin armatime të rënda si ato që
përdoreshin në ushtrinë feudale të kohës. Skënderbeu e mbështeti strategjinë dhe
taktikën ushtarake në trimërinë dhe heroizmin e luftëtarëve të tij, në traditën luftarake
të shqiptarëve, në njohjen prej tij të organizimit e të artit ushtarak të armikut.varietet
taktike qe perdorte skenderbeu per te shpartalluar ushtrite armike ishin te
larmishme e mbeshteteshin ne bashkerendimin e mbrojtjes me slmin,te mesymjes se
ushtrise se rregullt me goditjen e cetave ,te ndeshjeve ballore me sulmete e
befasishme ,duke futur ne perdorim si kembesorine ashtu edhe kaloresine e
armatosur lehte.Ne cdo luftim Skenderbeu perpiqej ta parashikonte ecurine e tij
,sulmonte e hapte beteja ne kushte qe I dukeshin me te pershtatshme.Ai gershetoi
dhe perdori gjeresisht manovren e shpejte te forcave te veta me sulmet e
befasishme mbi ushtrite armike ne cdo kohe,diten dhe naten,duke I shoqeruar keto
ne menyre te persosur me prita e kurthe te ndryshme.
• Skenderbeu kishte aftesi te jashtezakonshme ushtarake. Ai ishte ne te njejten kohe
strateg dhe ushtar ,hartonte e ndryshonte ne pershtatje me situatat plani e luftes
,udhehiqte ushtrine dhe njekohesisht luftonte edhe vete.
Skenderbeu formoni një Ushtri për herë të parë të Kombit Shqiptar, diku
rreth 25 mije ushtarë në krahasim me 100.000 ushtarë osman që mernin
pjesë aktive ne ekspeditat ushtarake të Perandorisë Osmane drejt tokave
shqiptare. Skenderbeu ishte njëtalent i rallë ushtarak. Ai gjithë strategjinë e
tij të profeksionuar nën Perandorinë Osmane dhe ne betejat e saj konvertoi
një strategji unike shqiptare dhe harmonizonte taktikat luftarake në teritoret
e origjinës së lindjes së tij.
Skenderbeu në strategjin e tij taktike,shfrytëzonte jashtëzakonisht mirë
konfiguracionin e gjeografik të teritorit të vet, të disfavorshëm për ushtrinë
osmane. Ai i fuste ushtritë osmane në gryka shkëmbore shumëtë larta ku
rallë herë madje depërtonte edhe dielli. Nga kjo lartësi dhe epërsi në taktikat
operative luftarake të tij ,sulmonte nga lart poshtë.
Duke realizuar operacionet ushtarake sulmuese të cilat i përdorte kryesisht
natën për shkak të lodhjes dhe molisjes së ushtarëve osman, arrinte të
dominonte me aftësin e tij taktiko - strategjike dhe të neutralizonte ushtarët
osman lehtësisht me një kreativitet komod luftarak për kushtet e kohës.Duke
shfrytëzuar mirë infrastrukturën kodrinore , si gurët shkëmbor, pritat e
improvizuara dhe aftësite e sulmit të befasishëm në vend dhe kohë të
caktuar, Skenderbeu arrinte në atë kohë ate që quhet në terminologjinë e
sotme ushtarake “ Aftësia e neutralizimit masiv”
Skema e mbrojtjes ne rrethimet e Krujes
Vrana Konti
Ushtria e
Skenderbeut
Sulm I
befasishme
Sulm I
befasishem
Ushtria
osmane
Betejat:
• Beteja e Torviollit(qeshor 1444)
• Beteja e Torviollit eshte beteja e pare e guri I proves per forcat per forcat e
bashkuar shqipetare dhe komandantin e tyre, te formuar pas beselidhjes se
Lezhes, kunder ushtrise osmane. U zhvillua ne Dibren e poshteme. Ne themel
te planit te Skenderbeut per organizimin e betejes qendronte ideja e
mashtrimit te ushtrise Osmane. Duke shfrytezuar me mjeshteri terrenin per
ndertimin e nje aksioni luftarak, armiku u mashtrua dhe u befasua. Fitorja e
ndeshjes se pare te ushtrise se Skenderbeut me ushtrine Osmane ,ne Torvioll,
e rriti besimin e shqipetareve ne forcat e tyre dhe autoritetin e Skenderbeut si
Kryetar I Beslidhjes se Lezhes dhe si komandant I ushtrise.
• Rrethimi I pare I Krujes(korrik-tetor 1450)
• Perben fushaten perandorake per pushtimin e qendres se vendit dhe
mposhtjen e qendreses shqiptare. Kruja ishte keshtjella me e
fuqishme , gjeografikisht ne qender te shtetit shqiptar dhe objekt me
rendesi te vecante strategjike. Rrethimi zgjati 5 muaj dhe drejtohej
nga vete Sulltan Murati i II dhe I biri Mehmeti. Skenderbeu mobilizoi
popullsin per lufte dhe organizoi nje ushtri te fuqishme. Perpjekjet
osmane per te thyer qendresen e qytetit deshtuan. Lufta per
mbrojtjen e Krujes eshte nje nga fitoret me te shkelqyera te
Shqipetareve kunder fuqise me te madhe ushtarake te kohes.
Betejat’
• Rrethmi I dyte I Krujes(qershor-shtator 1466)
• Perben fushaten e dyte me te madhe perandorake. Fillo ne mesin e
qeshorit dhe vijoi deri ne fund te vitit 1466. Ushtria turke me rreth
150 000 vete ishte e pajisur me mjete nga me te fuqishmet e kohes.
Ajo udhehiqej nga Mehmeti I II, pushtuesi I Kostandinojes. Ushtria
shqiptare me rreth 13 000 vete udhehiqej nga Skenderbeu. Pa arritur
qellimin Mehmeti u largua nga Kruja.
• Rrethimi trete I Krujes(korrik1467)
• Filloi ne korrik 1467. Pas hyrjes se Mehmetit II ne Shqiperi fillimisht u
krye ndeshja e dy ushtrive ne luginen e Shkumbinit, me humbje te
ndjeshme nga te dyja palet. Me pas Mehmeti I II vijo sulmin ne durres
dhe ne Shkoder duke ushtruar masakra mbi popullsin. Edhe pse
rrethimi vijoi 9 jave ai rezultoi I pasuksesshem.
Rëndësia e epokes së Skëndërbeut
• Përballimi me sukses i luftës kundër pushtuesve osmanë kërkonte në radhë të
parë krijimin e një ushtrie të aftë dhe me cilësi të lartë luftarake.
• Si njohës i mirë i ushtrisë osmane, i organizimit dhe i armatimit të saj,
Skënderbeu, që në fillim, vuri në qendër të vëmendjes organizimin dhe
fuqizimin e forcave ushtarake të vendit, që të ishin në gjendje të përballonin një
kundërshtar aq të fuqishëm. Në Kuvendin e Lezhës të marsit 1444 u vendos që,
me kontributin e pjesëmarrësve të tij, të krijohej një ushtri e përbashkët.
Bërthamën kryesore të saj e formuan luftëtarët që i mobilizonte vetë
Skënderbeu, si komandant i përgjithshëm i ushtrisë. Në fillim forcat
ushtarake të Besëlidhjes Shqiptare kishin karakter federal, sepse fisnikët
shqiptarë, jashtë ushtrisë së përbashkët që ishte nën komandën e Skënderbeut,
mbanin një numër jo të vogël forcash ushtarake. Këto trupa, gjatë procesit të
formimit të shtetit të bashkuar shqiptar, u shkrinë me forcat e ushtrisë së
përbashkët.
• Masa e luftëtarëve vinte kryesisht nga radhët e fshatarësisë. Ajo mbante një
qëndrim të papajtueshëm ndaj pushtetit osman dhe ishte në gatishmëri të tillë
të përhershme luftarake aq sa, siç shprehej Barleci, "burrat me njërën dorë
lëronin arat dhe me tjetrën mbanin shpatën". Fshatarësia u bë burim i
pashtershëm forcash njerëzore për formimin e një ushtrie të madhe popullore,
të fuqishme, me shpirt të lartë vetëmohimi, të panjohur në kushtet e luftërave
të zakonshme feudale.
Vdekja e Skenderbeut’
• Pas largimit të trupave osmane ne 1467 , si detyrë e ngutshme
përpara vendit qëndronte përballimi i rrënimeve dhe vështirësive të
shumta të shkaktuara nga lufta. Për masat që duheshin marrë në
këtë drejtim, në janar 1468 Skënderbeu thirri në Lezhë Kuvendin e
fisnikëve të vendit.
• Ndërkohë një ushtri osmane e ardhur nga Kosova, sulmoi viset e
Shkodrës. Ushtria shqiptare u mobilizua menjëherë, u doli përpara
forcave armike dhe korri fitore në betejën që u zhvillua pranë lumit
të Kirit. Këtë herë shqiptarët luftuan pa komandantin e tyre,
Skënderbeun, i cili në atë kohë u sëmur. Pas disa ditësh, më 17
janar 1468, në Lezhë, pushoi së rrahuri zemra e tij. Lajmi i vdekjes
së Skënderbeut shkaktoi një pikëllim të rëndë e të papërshkruar në
mbarë popullin shqiptar. "Me vdekjen e tij, - theksohej ato ditë në
Senatin e Venedikut, - arbërit kanë rënë në një ngashërim dhe
tronditje të madhe".
• Gjergj Kastrioti - Skënderbeu u varros në katedralen e Shën Kollit
të Lezhës, po në atë vend ku ai themeloi Besëlidhjen Shqiptare.
Nga letrat e Papa Piu II per Skenderbeun
,ne vitin 1463 ,mesojme se Papa
propozonte se ai do te linte Romen ne
krye te nje ushtrie-kryqezate te madhe
kunder Fuqise Turke. Ai deklaronte se do
ti hipte anijes ne Ankona dhe do te
kalonte pastaj ne Epir ,ku ai do ti jepte
titullin e kardinalit Pal Engjellit,
kryepeshkopit te Durresit si dhe do te
kurorezonte Skenderbeun-mbret I Epirit
dhe I Shqiperise si dhe ta emertonte ate
komandant te forcave kristiane.Besimi ne
autoritetin e skenderbeut dhe aftesite e
tij ushtarake ishin ne shkallen me te larte
.
Ne gusht te vitit1464 Papa piu II, kerkoi
qe te nisej per ne Shqiperi dhe te
permbushte misionin e tij ,por mjerisht
nje semundje e papapritur nuk e la ta
plotesonte kete deshire.Keshtu Papa Piu
II vdiq pa arritur ta kurorezonte
Skenderbeun mbret te Epirit dhe
Shqiperise.
Princ I pakurorezuar I shqiptareve
Fjalet e Skenderbeut pas clirimit te Krujes:
• “… Lirine nuk ua solla une ,ate e
gjeta mes jush! Sapo me shkeli kemba
truallin tuaj , sapo degjuat emrin tim ,
m’u derdhet me vrap te gjithe ,me
dualet perpara kush e kush me pare,
sikur te kishit degjuar qe u ngriten nga
varret eterit, vellezerit,bijte tuaj ,sikur te
kishin zbritur ketu gjithe perendite….
Armet nuk ua solla une ,por ju gjeta te
armatosur! Lirine e pashe se e keni
kudo , ne kraharor , ne balle , ne
shpatat e ne ushtat”.
Skenderbeu’ – Një Hero
• Gjergj kastriot-Skenderbeu sintetizon nje
epoke te tere historike qe mori emrin e
tij:luften njeshekullore kunder pushtimit
osman. Nen udheheqjen e tij ,lufta e
shqiptareve u ngrit ne nje shkalle me te
organizuar e me te larte dhe shenoi nje
kthese vendimtare ne zhvilimin politik te
shqiperise.
• Gjergj kastriot –Skenderbeu ishte
perfaqesuesi me konsekuent dhe me i
shquar i elites drejtuese shqiptare qe terhoqi
me vendosmeri frontin e luftes se shqiptare
kunder pushtuesve osmane. Ai realizoi te
parin bashkim te shqiptareve , lidhjen
shqiptare te lezhes , e cila hapi rrugen e
krijimit te shtetit te pavarur shqiptar
,themeluesi i te cilit u be vete ai.kujdes te
vecante Skenderbeu i kushtoi ruajtjes se
burimeve te brendshme ekonomike ,tek te
cilat u mbeshtet lufta.duke fuqizuar
mbrojtjen ne brezin kufitar , ne lindje e ne
jug,ai i dha mundesi banoreve te viseve te
lira te zhvillonin nje veprimtari ekonomike
deri diku normale.
• Kur mësoi për vdekjen e
Skenderbeut. Sulltan Mehmeti II
u shpreh me kënaqësi:
“Më në fund Evropa dhe Azia më
përkasin mua!
I shkreti Krishterim.
Ai ka
humbur njëherazi shpatën dhe mbrojtj
en e tij”
Rilindja Kombetare Shqiptare
Fillimet e Rilindjes Shqiptare
• Rilindja Kombetare Shqipetare ishte nje levizje
politiko-kulturore qe shtrihej prej ngjysmes se pare
te shek. XIX deri ne vitin1912, viti I shpalljes se
pavarsis.
• Ajo kishte si synim clirimin dhe bashkimin e te gjitha
trojeve shqiptare ne nje shtet te vetem e te
pavarur. Njekohesisht ajo synonte edhe zhvillimi e
gjuhes, arsimit e kultures kombetare. Nder rilindasit
e pare ishin : Naum Veqilharxhi I cili ne shek. ‘20
botoi abetaren e pare shqipe ; Jeronim De Rada, Zef
Jubani, Kostandin Kristoforidhi, etj.
Nënshkrimi i Traktatit të Shën-Stefanit i shqetësoi shumë
shqiptarët, të cilët reaguan. Në dhjetor 1877 u krijua Komiteti i
Stambollit. Ata vendosën që të thirrej një Kuvend i
jashtëzakonshëm. Kuvendi u hap në Prizren më 10 qrshor 1878.
Ai miratoi forminin e një “ Beslidhjeje” me një qendër të vetme
drejtuese që do të mbronte vendin nga copëtimi. Ky kuvend do te
perfaqesonte te gjithe shqipetaret pa dallime krahinore, fetare apo
gjendjes shoqerore.
U vendose qe lidhja do te kishte forcat e saj te armatosura, mbi baze
vullnetare. Lidhja do te kishte edhe organet e saj, si Keshillin e
pergjithshem me kryetar Iliaz Pashe Dibren dhe Komitetin
Qendrore me antare Abdyl Frasherin, Sylejman Vokshin, etj.
• Lidhja e Prizrenit i paraqiti Kongresit të Berlinit kërkesat e
shqiptarëve, por ato nuk u morën parasysh.
• Kongresi i trajtoi shqiptarët sipas fesë: myslimanët si turq,
ortodoksët si grekë e katolikët si latinë.
1- Aksioni i armatosur për mbrojtjen e Plavë-Guci 1879-1890 (+)
2- Aksioni për mbrojtjen e Hot-Grudë 1880 (+)
3- Aksioni për mbrojtjen e Ulqinit 26 nëntor 1880 (-)
4- Mbrojtja e tokave në jug. Kuvendi i Lidhjes në Prevezë nuk e lejoi
Turqinë të firmosë dorëzimin e jugut --- Greqi (+)
• Gjatë vitit 1879 Lidhja e Prizrenit u shtri në të gjitha
viset shqipatre.
• Më 25 korrik 1880, elementët përparimtarë të
degëve të Lidhjes u mblodhën në një kuvend në
Gjirokastër.
• Kuvendi diskutoi për mbrojtjen e viseve jugore
shqiptare nga ushtria greke dhe mbështeti
vendimet e Kuvendit të Dibrës për një Shqipëri
autonome, me një qeveri të përkohshme.
Porta e Lartë
Nuk mori parasysh
asnjërin nga
vendimet e
Kuvendit të Dibrës
Mori masa për të
shtypur rezistencën
shqiptare dhe për të
shpërndarë me forcë
Lidhjen e Prizrenit
Kuvendi i
jashtëzakonshëm I
Lidhjes
U organizua
në janar 1881
në Prizren
Shpalli Komitetin
Kombëtar të
Lidhjes si qeveri të
përkohshmë
Në krye të saj u
vendos Ymer
Prizreni
Shumë shpejt autoriteti i qeverisë së
përkohshme u shtri në Shkup, Tetovë,
Gostivar, Dibër, Prizren, Pejë, Prishtinë.
Në viset e cliruara u ngirt menjëher
administrata shqiptare, u krijuan
forcat e armatosura dhe u vendos
rendi publik.
Shperndarja e Lidhjes se Prizrenit
Rilindasit Shqipetar
• Perpjekjet e rilindasve u mbeshteten nga shume te
tjere, si Thimi Mitko I cili u perpoq te hapte ne Korce
te paren shkolle shqipe. Nje veprimtari te spikatur
luajten edhe patriotet shqipetare ne Stamboll, e me
gjere:
• Kostandin Kristoforidhi, Pashko Vaska, Hasan Tahsini,
Ismail Qemali dhe Sami Frasheri e Jani Vreto. Krahas
kerkesave ne arsim dhe gjuhen shqipe rilindasit
parashtruan edhe kerkesen per reforme ne fushen
politike, ekonomike e shoqerore te vendit.
Naum Veqilarxhi
• Eshte ideologu I pare I Rilindjes Kombetare Shqipetare,
mendimtar I shquar , iluminist e veprimtar I shkolles
shqipe. Lindi ne Vithkuq te Korces me 1767.
• Me 1821 mori pjese ne kryengritjen e eteristeve kunder
perandoris Osmane si nje nga udheheqesit e saj,
bashke me shqipetar te kolonis se atjeshme. Me pas
punoi si avokat ne Braile dhe u lidhe me rrethet e
iluministeve ballkanas. Per te kapercyer ndasite qe
lidhen me alfabetet e ndryshem qe perdoreshin per
gjuhen shqipe, qe ne vitet ’20 te shek. XIX ai nisi punen
per krijimin e nje alfabeti origjinal te shqipes me 33
shkronja. Me kete alfabet botoi me 1844 te paren
abetare shqipe, Evetarin.
Administroi: Dervish Demaj
: Denis Lezo

Weitere ähnliche Inhalte

Was ist angesagt?

Duhani,droga,alkooli
Duhani,droga,alkooliDuhani,droga,alkooli
Duhani,droga,alkooliEgi Zenelaj
 
Teknologjia, ndikimi i saj ne jeten tone
Teknologjia, ndikimi i saj ne jeten toneTeknologjia, ndikimi i saj ne jeten tone
Teknologjia, ndikimi i saj ne jeten toneJugerta Poçi
 
revolucionet demokratike ne evropen lindore
revolucionet demokratike ne evropen lindore revolucionet demokratike ne evropen lindore
revolucionet demokratike ne evropen lindore Xheni Marku
 
Pashalleku i shkodres
Pashalleku i shkodresPashalleku i shkodres
Pashalleku i shkodresGencRashiti
 
Shqiperia -slide
Shqiperia -slideShqiperia -slide
Shqiperia -slideFre Nkly
 
Ndikimi i kultures osmane ne Shqiperi
Ndikimi i kultures osmane ne ShqiperiNdikimi i kultures osmane ne Shqiperi
Ndikimi i kultures osmane ne ShqiperiFlavioHabilaj
 
Lufta e dyte boterore!
Lufta e dyte boterore!Lufta e dyte boterore!
Lufta e dyte boterore!Zana_Ana
 
Humanistët më të shquar shqiptarë dhe veprat e tyre
Humanistët më të shquar shqiptarë dhe veprat e tyreHumanistët më të shquar shqiptarë dhe veprat e tyre
Humanistët më të shquar shqiptarë dhe veprat e tyreExhitah Vasija
 
Skenderbeu
SkenderbeuSkenderbeu
SkenderbeuArlinda
 
Projekt historie
Projekt historieProjekt historie
Projekt historieS Gashi
 
Traditat dhe Zakonet shqiptare te paqyruara ne krijimtarine popullore
Traditat dhe Zakonet  shqiptare te paqyruara ne krijimtarine popullore Traditat dhe Zakonet  shqiptare te paqyruara ne krijimtarine popullore
Traditat dhe Zakonet shqiptare te paqyruara ne krijimtarine popullore Mirsad
 
Projekt Kimi - Burime te hidrokarbureve ne Shqiperi
Projekt Kimi - Burime te hidrokarbureve ne ShqiperiProjekt Kimi - Burime te hidrokarbureve ne Shqiperi
Projekt Kimi - Burime te hidrokarbureve ne ShqiperiMarinela Abedini
 
Kontibuti i Shqipetareve ne mbrojtjen e hebrenjeve gjate luftes se 2 boterore
Kontibuti i Shqipetareve ne mbrojtjen e hebrenjeve  gjate luftes se 2 boteroreKontibuti i Shqipetareve ne mbrojtjen e hebrenjeve  gjate luftes se 2 boterore
Kontibuti i Shqipetareve ne mbrojtjen e hebrenjeve gjate luftes se 2 boteroreXheni Marku
 
Jeta e perditshme ne qytetet arberore ne mesjete.pptx
Jeta e perditshme ne qytetet arberore ne mesjete.pptxJeta e perditshme ne qytetet arberore ne mesjete.pptx
Jeta e perditshme ne qytetet arberore ne mesjete.pptxAleksandrosHodo
 

Was ist angesagt? (20)

Mjedisi
MjedisiMjedisi
Mjedisi
 
Duhani,droga,alkooli
Duhani,droga,alkooliDuhani,droga,alkooli
Duhani,droga,alkooli
 
Teknologjia, ndikimi i saj ne jeten tone
Teknologjia, ndikimi i saj ne jeten toneTeknologjia, ndikimi i saj ne jeten tone
Teknologjia, ndikimi i saj ne jeten tone
 
revolucionet demokratike ne evropen lindore
revolucionet demokratike ne evropen lindore revolucionet demokratike ne evropen lindore
revolucionet demokratike ne evropen lindore
 
Pashalleku i shkodres
Pashalleku i shkodresPashalleku i shkodres
Pashalleku i shkodres
 
Qyteterimi ilir !!!!
Qyteterimi ilir !!!!Qyteterimi ilir !!!!
Qyteterimi ilir !!!!
 
Shqiperia -slide
Shqiperia -slideShqiperia -slide
Shqiperia -slide
 
Ndikimi i kultures osmane ne Shqiperi
Ndikimi i kultures osmane ne ShqiperiNdikimi i kultures osmane ne Shqiperi
Ndikimi i kultures osmane ne Shqiperi
 
Lufta e dyte boterore!
Lufta e dyte boterore!Lufta e dyte boterore!
Lufta e dyte boterore!
 
Shqiperia ne OKB
Shqiperia ne OKBShqiperia ne OKB
Shqiperia ne OKB
 
Humanistët më të shquar shqiptarë dhe veprat e tyre
Humanistët më të shquar shqiptarë dhe veprat e tyreHumanistët më të shquar shqiptarë dhe veprat e tyre
Humanistët më të shquar shqiptarë dhe veprat e tyre
 
PROJEKT-Ndotja e Mjedisit
PROJEKT-Ndotja e MjedisitPROJEKT-Ndotja e Mjedisit
PROJEKT-Ndotja e Mjedisit
 
Skenderbeu
SkenderbeuSkenderbeu
Skenderbeu
 
Projekt historie
Projekt historieProjekt historie
Projekt historie
 
Traditat dhe Zakonet shqiptare te paqyruara ne krijimtarine popullore
Traditat dhe Zakonet  shqiptare te paqyruara ne krijimtarine popullore Traditat dhe Zakonet  shqiptare te paqyruara ne krijimtarine popullore
Traditat dhe Zakonet shqiptare te paqyruara ne krijimtarine popullore
 
Projekt Kimi - Burime te hidrokarbureve ne Shqiperi
Projekt Kimi - Burime te hidrokarbureve ne ShqiperiProjekt Kimi - Burime te hidrokarbureve ne Shqiperi
Projekt Kimi - Burime te hidrokarbureve ne Shqiperi
 
Don kishoti
Don kishotiDon kishoti
Don kishoti
 
ESE QYTETI ANTIK …Durresi !!
ESE QYTETI ANTIK …Durresi !!ESE QYTETI ANTIK …Durresi !!
ESE QYTETI ANTIK …Durresi !!
 
Kontibuti i Shqipetareve ne mbrojtjen e hebrenjeve gjate luftes se 2 boterore
Kontibuti i Shqipetareve ne mbrojtjen e hebrenjeve  gjate luftes se 2 boteroreKontibuti i Shqipetareve ne mbrojtjen e hebrenjeve  gjate luftes se 2 boterore
Kontibuti i Shqipetareve ne mbrojtjen e hebrenjeve gjate luftes se 2 boterore
 
Jeta e perditshme ne qytetet arberore ne mesjete.pptx
Jeta e perditshme ne qytetet arberore ne mesjete.pptxJeta e perditshme ne qytetet arberore ne mesjete.pptx
Jeta e perditshme ne qytetet arberore ne mesjete.pptx
 

Ähnlich wie Skenderbeu & Rilindja kombetare

skenderbeu
skenderbeuskenderbeu
skenderbeukoralda
 
Gjergj Kastrioti Skenderbeu
Gjergj Kastrioti SkenderbeuGjergj Kastrioti Skenderbeu
Gjergj Kastrioti SkenderbeuAnja Cami
 
Skenderbeu by : Detjon Korro
Skenderbeu by : Detjon KorroSkenderbeu by : Detjon Korro
Skenderbeu by : Detjon KorroDetjon Korro
 
Gjergj kastrioti - Skënderbeu
Gjergj kastrioti - SkënderbeuGjergj kastrioti - Skënderbeu
Gjergj kastrioti - SkënderbeuBesjona Jusufi
 
Gjergj kastrioti - Skenderbeu
Gjergj kastrioti - SkenderbeuGjergj kastrioti - Skenderbeu
Gjergj kastrioti - SkenderbeuFizioterapeut
 
Gjergj Kastriot Skenderbeu
Gjergj Kastriot SkenderbeuGjergj Kastriot Skenderbeu
Gjergj Kastriot SkenderbeuOrven Bregu
 
Shpallja e pavarësisë së Shqipërisë
Shpallja e pavarësisë së Shqipërisë Shpallja e pavarësisë së Shqipërisë
Shpallja e pavarësisë së Shqipërisë Diana Lamaj
 
Projekt kurikular lendor
Projekt kurikular lendorProjekt kurikular lendor
Projekt kurikular lendorAn An
 
Shqiperia pj2
Shqiperia pj2Shqiperia pj2
Shqiperia pj2EGLI TAFA
 
Gjergj kastriot skenderbeu
Gjergj kastriot skenderbeuGjergj kastriot skenderbeu
Gjergj kastriot skenderbeuarlind133
 
Histori Shqiptare
Histori ShqiptareHistori Shqiptare
Histori Shqiptarealbioni
 
Dominimi i botes pj3(perandria osmane)
Dominimi i botes pj3(perandria osmane)Dominimi i botes pj3(perandria osmane)
Dominimi i botes pj3(perandria osmane)EGLI TAFA
 
Jeta e gjergj kastriotit skenderbeu
Jeta e gjergj kastriotit skenderbeuJeta e gjergj kastriotit skenderbeu
Jeta e gjergj kastriotit skenderbeuMeriton Salihu
 

Ähnlich wie Skenderbeu & Rilindja kombetare (20)

skenderbeu
skenderbeuskenderbeu
skenderbeu
 
Skënderbeu
SkënderbeuSkënderbeu
Skënderbeu
 
Gjergj Kastrioti Skenderbeu
Gjergj Kastrioti SkenderbeuGjergj Kastrioti Skenderbeu
Gjergj Kastrioti Skenderbeu
 
Skenderbeu by : Detjon Korro
Skenderbeu by : Detjon KorroSkenderbeu by : Detjon Korro
Skenderbeu by : Detjon Korro
 
Skenderbeu
SkenderbeuSkenderbeu
Skenderbeu
 
Gjergj kastrioti - Skënderbeu
Gjergj kastrioti - SkënderbeuGjergj kastrioti - Skënderbeu
Gjergj kastrioti - Skënderbeu
 
Skënderbeu
SkënderbeuSkënderbeu
Skënderbeu
 
Gjergj kastrioti - Skenderbeu
Gjergj kastrioti - SkenderbeuGjergj kastrioti - Skenderbeu
Gjergj kastrioti - Skenderbeu
 
Gjergj Kastriot Skenderbeu
Gjergj Kastriot SkenderbeuGjergj Kastriot Skenderbeu
Gjergj Kastriot Skenderbeu
 
skenderbeu
skenderbeuskenderbeu
skenderbeu
 
Shpallja e pavarësisë së Shqipërisë
Shpallja e pavarësisë së Shqipërisë Shpallja e pavarësisë së Shqipërisë
Shpallja e pavarësisë së Shqipërisë
 
Projekt kurikular lendor
Projekt kurikular lendorProjekt kurikular lendor
Projekt kurikular lendor
 
Shqiperia pj2
Shqiperia pj2Shqiperia pj2
Shqiperia pj2
 
Skënderbeu
SkënderbeuSkënderbeu
Skënderbeu
 
Gjergj kastriot skenderbeu
Gjergj kastriot skenderbeuGjergj kastriot skenderbeu
Gjergj kastriot skenderbeu
 
Histori Shqiptare
Histori ShqiptareHistori Shqiptare
Histori Shqiptare
 
Skernderbeu
SkernderbeuSkernderbeu
Skernderbeu
 
Skenderbeu
SkenderbeuSkenderbeu
Skenderbeu
 
Dominimi i botes pj3(perandria osmane)
Dominimi i botes pj3(perandria osmane)Dominimi i botes pj3(perandria osmane)
Dominimi i botes pj3(perandria osmane)
 
Jeta e gjergj kastriotit skenderbeu
Jeta e gjergj kastriotit skenderbeuJeta e gjergj kastriotit skenderbeu
Jeta e gjergj kastriotit skenderbeu
 

Mehr von Denis Lezo

Komunizmi ne Shqiperi
Komunizmi ne ShqiperiKomunizmi ne Shqiperi
Komunizmi ne ShqiperiDenis Lezo
 
Teknologji XII
Teknologji XIITeknologji XII
Teknologji XIIDenis Lezo
 
Lufterat Boterore
Lufterat BoteroreLufterat Boterore
Lufterat BoteroreDenis Lezo
 
Projekt biologji: "Funksionet e Organeve te Njeriut "
Projekt biologji: "Funksionet e Organeve te Njeriut "Projekt biologji: "Funksionet e Organeve te Njeriut "
Projekt biologji: "Funksionet e Organeve te Njeriut "Denis Lezo
 
Projekt: Fizika Berthamore
Projekt: Fizika BerthamoreProjekt: Fizika Berthamore
Projekt: Fizika BerthamoreDenis Lezo
 

Mehr von Denis Lezo (6)

Don Kishoti
Don Kishoti Don Kishoti
Don Kishoti
 
Komunizmi ne Shqiperi
Komunizmi ne ShqiperiKomunizmi ne Shqiperi
Komunizmi ne Shqiperi
 
Teknologji XII
Teknologji XIITeknologji XII
Teknologji XII
 
Lufterat Boterore
Lufterat BoteroreLufterat Boterore
Lufterat Boterore
 
Projekt biologji: "Funksionet e Organeve te Njeriut "
Projekt biologji: "Funksionet e Organeve te Njeriut "Projekt biologji: "Funksionet e Organeve te Njeriut "
Projekt biologji: "Funksionet e Organeve te Njeriut "
 
Projekt: Fizika Berthamore
Projekt: Fizika BerthamoreProjekt: Fizika Berthamore
Projekt: Fizika Berthamore
 

Skenderbeu & Rilindja kombetare

  • 1. Përshëndetje! Nen kujdesin e vecante të profesores Juxhina Doksani,me punenen e gjatë të nxënësve të klasës së XII -D dhe administrimin e kryetareve te grupeve u realizua projekti qe do te ndiqni ne vazhdim… SHIKIM TË KËNDSHËM! 
  • 2. Histori XII Janar 2015 Juxhina Doksani Klasa: XII- D
  • 4. Gjergj Kastriot Skëndërbeu & Rilindja Kombëtare
  • 5. -Hyrje: NE KETE PROJEKT DO TE PREZANTOHET: 1- Jeta e Gjergj Kastriot Skenderbeu. 2- Rikthimi I Gjergjit ne Shqiperi. 3- Kryengritja e Skenderbeut dhe Lidhja e Lezhes. 4- Diplomacia e Skenderbeut dhe taktika ne lufte. 5- Betejat kryesore dhe vendimtare te Skenderbeut. 6- Rilindja Kombetare dhe Lidhja e Prizrenit. 7- Rilindasit shqiptare.
  • 6. Objektivat: • 1- • 2- • 3- • 4- • 5- • 6- • 7-
  • 8. Jeta: Gjergj Kastriot Skenderbeu Gjergj Kastrioti, Heroi Kombëtar i Shqiptareve lindi në 6 Maj të vitit 1405. Ishte djali më i vogel i Gjon Kastriotit dhe i princeshsës Vojsava,femija i fundit midis 4 djemve e 5 vajzave. U more si janicer (rob) pas thyerjes se te atit nga Sulltan Murati me 1421 dhe u dergua ne oborrin e Sulltanit ne Adrianopoje së bashku me tre vëllezërit e tij si një garanci besnikërie dhe nënshtrimi të të atit të tij ndaj sulltanit turk. Gjergji, falë zgjuarsisë dhe trimërisë së tij, fitoi favorizimin e sulltanit. U edukua në oborrin e Muhamedit , dhe u emërua si Sanxhak Bej (komandat trupash) më i ri në të gjithë ushtrinë otomane. Që nga mosha e tij fëminore , Sulltani e admironte trimërinë e tij por edhe karakteristika të tjera që e bënin të ngjashëm me Aleksandrin e Madh dhe për këtë arsye i dha titullin Skënderbeu (Iskender Bej).
  • 9. Rikthimi ne Shqiperi: • Skenderbeu nuk e harroi vendin e tij te dashur dhe priste me padurim rastin te kthehej ne token qe e lindi. Me vdekjen e te atit, ai shpresonte t’i zinte vendin,por ne fakt Sulltani e emeroi Sanxhakbej jashte tokave shqiptare. Skenderbeu nuk hoqi dore nga ideja per t’u kthyer ne Shqiperi ne fronin e te atit,deri ne vitin 1443 kur ai u nis kunder Janosh Huniadit nen komanden e bejlerbeut te Rumelis. • Me 3 nentor 1443 ne afersi te Nishit ,u ndeshen dy ushtrite.Ushtria osmane u shpartallua dhe u terhoq ne panik.Skederbeu filloi te zbatonte planin e kryengritjes,Se bashku me 300 kalores shqiptar e me te nipin Hamza Kastriotin ,u kthye ne Diber,ku populli e priti si çlirimtar .Mori masa per perforecimin e rrugeve nga mund te vinin osmanet ,dhe prej andej iu drejtua Krujes. Me nje ferman te rreme shtiu ne dore qytetin e garnizonin dhe keshtu me 28 nentor 1443 u shpall rimekembja e principates se Kastrioteve. Mbi keshtjellen e Krujes u ngrit flamuri me shkaben e zeze dykrenare te Kastrioteve.
  • 10. Kryengritja e Skenderbeut: • Pas clirimit te Krujes kryengritja u perhap shpejt ne viset e tjera dhe feudalet e tjere u ngriten gjithashtu. Gjate dhjetorit ,Shqiperia e Mesme dhe e Veriut u spastruan nga forcat osmane,u çliruan njera pas tjetres keshtjellat e kesaj zone. Skenderbeu ishte organizatori I Kuvendit te Arberit ,ne te cilin u zgjodh si prijes I Lidhjes Shqiptare te Lezhes. Ai u martua me te bijen e Gjergj Arianitit ,me Donika Arianitin,per te forcuar lidhjet e tij me principatat e tjera.
  • 11. Skëndërbeu, kryetar i Lidhjes se Lezhes Më 2 mars të vitit 1444, në Katedralen e Shënkollit të qytetit të Lezhës u mbajt i pari Kuvend Kombëtar i princërve dhe i fisnikëve shqiptarë të shek. XV. Skënderbeu, si drejtues i Kuvendit, mbajti fjalën e hapjes në të cilën theksoi domosdoshmërinë dhe rëndësinë e bashkimit të Shqiptarëve. Kuvendi vendosi që bashkimi të bëhej në formën e një besëlidhjeje, të një aleance ushtarake nëpërmjet drejtuesve të principatave dhe të krerëve të tjerë të vendit, që njihet më emrin Lidhja shqiptarë e Lezhës. Kryetar i saj u zgjodh Skënderbeu.Skënderbeuu caktua edhe si komandant I pergjithshem se ushtrise të përballuar shpenzimet e ushtrisë, të armatimit të saj etj. Kuvendi vendosi gjithashtu të krijohej një arkë të përbashkët që do të administrohej nga Skënderbeu.Me vendimet e Kuvendit të Lezhës u bë një hap i madh e vendimtar drejt bashkimit politik të vendit dhe krijimit të një pushteti qendror të përfaqësuar nga Skënderbeu.
  • 12. Formimi i shtetit te bashkuar Shqipetar: • Kuvendi I Lezhes realizoi te parin bashkim te gjere politik e ushtarak ne formen e nje aleance te aristrokacise shqiptare. Organi me I larte qendror I ketij bashkimi u be kuvendi I fisnikeve. Organe te perhershme te saj ishin kryetari i Beslidhjes, ushtria arka e beslidhjes .Ne kuadrin e Beslidhjes, fisniket shqipetar I ruanin plotesisht te drejtat e meparsheme mbi zoterimet e tyre. Skenderbeu perdori shume menyra per ti afruar princerit shqipetar me njeri-tjetrin, nje nga format ishte edhe martesa. • Organet qendrore drejtuese ,vendimarrese keshillmore dhe ushtarake te shtetit shqipetare ishin: 1)Kryetari i shtetit, 2)Kuvendi I fisnikeve , 3)Keshilli I luftes dhe 4)Keshilli i Larte. • Kryetari I shtetit ishte Gjergj Kastrioti Skenderbeu. Ai qendronte ne krye te piramides shteterore me te drejta te plota te nje monarku feudal. Titulli zyrtar I tij ishte Zot i Arbëris.
  • 13. Marredheniet e Skenderbeut ne Europe • Lufta heroike dhe e sukseshme e shqiptareve kunder forcave osmane beri qe ata te vlersoheshin nga shtetet e huaja si nje fuqi e rendesishme e dores se pare dhe I vuri shqiptaret ne balle te perpjekjes per debimin e osmaneve nga viset e pushtuara te Evropes. • Lufta kunder te njejtit agresor, Perandorise Osmane,I afroi dhe I beri aleate te natyrshem vendet e Evropes Juglindore.Me 448 dhe 1456 ,Skenderbeu u pergatit te merrte pjese perkrah Janosh Huniadit ne betejat qe ai zhvilloi ne Kosove dhe ne Beograd .Por ushtria shqiptare nuk arriti te merrte pjese ne keto beteja per shkak te pengesave qe vinin nga largesite e medha midis vendeve te tyre dhe te qendrimeve armiqesore te sundimtareve serbe te atyre aneve. • Marredheniet e Skenderbeut me sundimtaret sllave ,si me Gjergj Brankovicin , ne zoterimet e te cilit perfsihej ne ate kohe pjesa me e madhe e Kosoves dhe me princin Stefan te Bosnjes ,nuk arriten shkallen e bashkepunimit,sepse ata ishin te pavendosur edhe iu nenshtruan osmaneve si vasale. Lidhjet tradicionale dhe te vazhdueshme ,kryesisht ekonomike -tregtare shqiptaret I kishin me qytetin e Raguzes,qe ishte nen sovranitetin e Hungarise . Raguza I dha nje mbeshtetje te gjere morale luftes heroike te shqiptareve si dhe nje ndihme modeste ekonomike-financiare.Kurse ne aspektin ushtarak ,ajo I ruhej konfontimit me osmanet , ndaj te cileve paguante nje tribut vjetor.
  • 14. Diplomacia e Skenderbeut • Lufta e shqiptareve nen udheheqjen e Skenderbeut vleresohej ne Evrope si nje barriere e fuqishme qe pengonte kalimin e ushtrive osmane ne drejtim te Italise. I vetedijshem per kete ishte edhe vete heroi shqiptar,i cili ne tetor te vitit 1460 I shkruante nje princi italian:”Ne qofte se une do te mbytesha,Italia do ta ndiente ,dhe si rrjedhim ,ai zoterim qe ju thoni se eshte I juaji ,do te ishte I osmaneve.”Gjate shek.XV Italia ishte e copetuar politikisht ne shume shtete,me te cilat Skenderbeu krijoi marredhenie te ngushta.Lidhje te shunanshme kishin shqiptaret sidomos me Venedikun ,ngaqe ky zoteronte ne viset bregdetare te Shqiperise qytete e qendra te rendesishme ekonomike e tregtare.Marredheniet e shqiptareve me Venedikun ka qene komplekse dhe ndermjet tyre ka pasur jo vetem mirekuptime ,por edhe mosmarreveshje dhe konfrontime ,sic ndodhi ne 1447-1448.Per ti ruajtur zoterimet e shumta qe kishte ne te gjithe bregdetin e Ballkanit,Venediku I duhej te mbante marredhenie sa me te mira me sulltanet osmane.
  • 15. Taktika ne lufte • Pjesëmarrja e gjerë e shqiptarëve në ushtrinë e Skënderbeut la gjurmët e veta në taktikën dhe armatimin e saj. Në kushtet e vendit tonë mori përhapje të gjerë lufta guerile, formë tradicionale kjo e luftës së fshatarësisë në epoka e vende të ndryshme. Ushtria shqiptare përbëhej nga kalorësia, që përgjithësisht ishte e pakoracuar, prandaj lëvizte me shpejtësi, dhe nga këmbësoria. Luftëtarët e saj përgjithësish kishin armatim të lehtë dhe nuk mbanin armatime të rënda si ato që përdoreshin në ushtrinë feudale të kohës. Skënderbeu e mbështeti strategjinë dhe taktikën ushtarake në trimërinë dhe heroizmin e luftëtarëve të tij, në traditën luftarake të shqiptarëve, në njohjen prej tij të organizimit e të artit ushtarak të armikut.varietet taktike qe perdorte skenderbeu per te shpartalluar ushtrite armike ishin te larmishme e mbeshteteshin ne bashkerendimin e mbrojtjes me slmin,te mesymjes se ushtrise se rregullt me goditjen e cetave ,te ndeshjeve ballore me sulmete e befasishme ,duke futur ne perdorim si kembesorine ashtu edhe kaloresine e armatosur lehte.Ne cdo luftim Skenderbeu perpiqej ta parashikonte ecurine e tij ,sulmonte e hapte beteja ne kushte qe I dukeshin me te pershtatshme.Ai gershetoi dhe perdori gjeresisht manovren e shpejte te forcave te veta me sulmet e befasishme mbi ushtrite armike ne cdo kohe,diten dhe naten,duke I shoqeruar keto ne menyre te persosur me prita e kurthe te ndryshme. • Skenderbeu kishte aftesi te jashtezakonshme ushtarake. Ai ishte ne te njejten kohe strateg dhe ushtar ,hartonte e ndryshonte ne pershtatje me situatat plani e luftes ,udhehiqte ushtrine dhe njekohesisht luftonte edhe vete.
  • 16. Skenderbeu formoni një Ushtri për herë të parë të Kombit Shqiptar, diku rreth 25 mije ushtarë në krahasim me 100.000 ushtarë osman që mernin pjesë aktive ne ekspeditat ushtarake të Perandorisë Osmane drejt tokave shqiptare. Skenderbeu ishte njëtalent i rallë ushtarak. Ai gjithë strategjinë e tij të profeksionuar nën Perandorinë Osmane dhe ne betejat e saj konvertoi një strategji unike shqiptare dhe harmonizonte taktikat luftarake në teritoret e origjinës së lindjes së tij. Skenderbeu në strategjin e tij taktike,shfrytëzonte jashtëzakonisht mirë konfiguracionin e gjeografik të teritorit të vet, të disfavorshëm për ushtrinë osmane. Ai i fuste ushtritë osmane në gryka shkëmbore shumëtë larta ku rallë herë madje depërtonte edhe dielli. Nga kjo lartësi dhe epërsi në taktikat operative luftarake të tij ,sulmonte nga lart poshtë. Duke realizuar operacionet ushtarake sulmuese të cilat i përdorte kryesisht natën për shkak të lodhjes dhe molisjes së ushtarëve osman, arrinte të dominonte me aftësin e tij taktiko - strategjike dhe të neutralizonte ushtarët osman lehtësisht me një kreativitet komod luftarak për kushtet e kohës.Duke shfrytëzuar mirë infrastrukturën kodrinore , si gurët shkëmbor, pritat e improvizuara dhe aftësite e sulmit të befasishëm në vend dhe kohë të caktuar, Skenderbeu arrinte në atë kohë ate që quhet në terminologjinë e sotme ushtarake “ Aftësia e neutralizimit masiv”
  • 17. Skema e mbrojtjes ne rrethimet e Krujes Vrana Konti Ushtria e Skenderbeut Sulm I befasishme Sulm I befasishem Ushtria osmane
  • 18. Betejat: • Beteja e Torviollit(qeshor 1444) • Beteja e Torviollit eshte beteja e pare e guri I proves per forcat per forcat e bashkuar shqipetare dhe komandantin e tyre, te formuar pas beselidhjes se Lezhes, kunder ushtrise osmane. U zhvillua ne Dibren e poshteme. Ne themel te planit te Skenderbeut per organizimin e betejes qendronte ideja e mashtrimit te ushtrise Osmane. Duke shfrytezuar me mjeshteri terrenin per ndertimin e nje aksioni luftarak, armiku u mashtrua dhe u befasua. Fitorja e ndeshjes se pare te ushtrise se Skenderbeut me ushtrine Osmane ,ne Torvioll, e rriti besimin e shqipetareve ne forcat e tyre dhe autoritetin e Skenderbeut si Kryetar I Beslidhjes se Lezhes dhe si komandant I ushtrise. • Rrethimi I pare I Krujes(korrik-tetor 1450) • Perben fushaten perandorake per pushtimin e qendres se vendit dhe mposhtjen e qendreses shqiptare. Kruja ishte keshtjella me e fuqishme , gjeografikisht ne qender te shtetit shqiptar dhe objekt me rendesi te vecante strategjike. Rrethimi zgjati 5 muaj dhe drejtohej nga vete Sulltan Murati i II dhe I biri Mehmeti. Skenderbeu mobilizoi popullsin per lufte dhe organizoi nje ushtri te fuqishme. Perpjekjet osmane per te thyer qendresen e qytetit deshtuan. Lufta per mbrojtjen e Krujes eshte nje nga fitoret me te shkelqyera te Shqipetareve kunder fuqise me te madhe ushtarake te kohes.
  • 19. Betejat’ • Rrethmi I dyte I Krujes(qershor-shtator 1466) • Perben fushaten e dyte me te madhe perandorake. Fillo ne mesin e qeshorit dhe vijoi deri ne fund te vitit 1466. Ushtria turke me rreth 150 000 vete ishte e pajisur me mjete nga me te fuqishmet e kohes. Ajo udhehiqej nga Mehmeti I II, pushtuesi I Kostandinojes. Ushtria shqiptare me rreth 13 000 vete udhehiqej nga Skenderbeu. Pa arritur qellimin Mehmeti u largua nga Kruja. • Rrethimi trete I Krujes(korrik1467) • Filloi ne korrik 1467. Pas hyrjes se Mehmetit II ne Shqiperi fillimisht u krye ndeshja e dy ushtrive ne luginen e Shkumbinit, me humbje te ndjeshme nga te dyja palet. Me pas Mehmeti I II vijo sulmin ne durres dhe ne Shkoder duke ushtruar masakra mbi popullsin. Edhe pse rrethimi vijoi 9 jave ai rezultoi I pasuksesshem.
  • 20. Rëndësia e epokes së Skëndërbeut • Përballimi me sukses i luftës kundër pushtuesve osmanë kërkonte në radhë të parë krijimin e një ushtrie të aftë dhe me cilësi të lartë luftarake. • Si njohës i mirë i ushtrisë osmane, i organizimit dhe i armatimit të saj, Skënderbeu, që në fillim, vuri në qendër të vëmendjes organizimin dhe fuqizimin e forcave ushtarake të vendit, që të ishin në gjendje të përballonin një kundërshtar aq të fuqishëm. Në Kuvendin e Lezhës të marsit 1444 u vendos që, me kontributin e pjesëmarrësve të tij, të krijohej një ushtri e përbashkët. Bërthamën kryesore të saj e formuan luftëtarët që i mobilizonte vetë Skënderbeu, si komandant i përgjithshëm i ushtrisë. Në fillim forcat ushtarake të Besëlidhjes Shqiptare kishin karakter federal, sepse fisnikët shqiptarë, jashtë ushtrisë së përbashkët që ishte nën komandën e Skënderbeut, mbanin një numër jo të vogël forcash ushtarake. Këto trupa, gjatë procesit të formimit të shtetit të bashkuar shqiptar, u shkrinë me forcat e ushtrisë së përbashkët. • Masa e luftëtarëve vinte kryesisht nga radhët e fshatarësisë. Ajo mbante një qëndrim të papajtueshëm ndaj pushtetit osman dhe ishte në gatishmëri të tillë të përhershme luftarake aq sa, siç shprehej Barleci, "burrat me njërën dorë lëronin arat dhe me tjetrën mbanin shpatën". Fshatarësia u bë burim i pashtershëm forcash njerëzore për formimin e një ushtrie të madhe popullore, të fuqishme, me shpirt të lartë vetëmohimi, të panjohur në kushtet e luftërave të zakonshme feudale.
  • 21. Vdekja e Skenderbeut’ • Pas largimit të trupave osmane ne 1467 , si detyrë e ngutshme përpara vendit qëndronte përballimi i rrënimeve dhe vështirësive të shumta të shkaktuara nga lufta. Për masat që duheshin marrë në këtë drejtim, në janar 1468 Skënderbeu thirri në Lezhë Kuvendin e fisnikëve të vendit. • Ndërkohë një ushtri osmane e ardhur nga Kosova, sulmoi viset e Shkodrës. Ushtria shqiptare u mobilizua menjëherë, u doli përpara forcave armike dhe korri fitore në betejën që u zhvillua pranë lumit të Kirit. Këtë herë shqiptarët luftuan pa komandantin e tyre, Skënderbeun, i cili në atë kohë u sëmur. Pas disa ditësh, më 17 janar 1468, në Lezhë, pushoi së rrahuri zemra e tij. Lajmi i vdekjes së Skënderbeut shkaktoi një pikëllim të rëndë e të papërshkruar në mbarë popullin shqiptar. "Me vdekjen e tij, - theksohej ato ditë në Senatin e Venedikut, - arbërit kanë rënë në një ngashërim dhe tronditje të madhe". • Gjergj Kastrioti - Skënderbeu u varros në katedralen e Shën Kollit të Lezhës, po në atë vend ku ai themeloi Besëlidhjen Shqiptare.
  • 22. Nga letrat e Papa Piu II per Skenderbeun ,ne vitin 1463 ,mesojme se Papa propozonte se ai do te linte Romen ne krye te nje ushtrie-kryqezate te madhe kunder Fuqise Turke. Ai deklaronte se do ti hipte anijes ne Ankona dhe do te kalonte pastaj ne Epir ,ku ai do ti jepte titullin e kardinalit Pal Engjellit, kryepeshkopit te Durresit si dhe do te kurorezonte Skenderbeun-mbret I Epirit dhe I Shqiperise si dhe ta emertonte ate komandant te forcave kristiane.Besimi ne autoritetin e skenderbeut dhe aftesite e tij ushtarake ishin ne shkallen me te larte . Ne gusht te vitit1464 Papa piu II, kerkoi qe te nisej per ne Shqiperi dhe te permbushte misionin e tij ,por mjerisht nje semundje e papapritur nuk e la ta plotesonte kete deshire.Keshtu Papa Piu II vdiq pa arritur ta kurorezonte Skenderbeun mbret te Epirit dhe Shqiperise. Princ I pakurorezuar I shqiptareve
  • 23. Fjalet e Skenderbeut pas clirimit te Krujes: • “… Lirine nuk ua solla une ,ate e gjeta mes jush! Sapo me shkeli kemba truallin tuaj , sapo degjuat emrin tim , m’u derdhet me vrap te gjithe ,me dualet perpara kush e kush me pare, sikur te kishit degjuar qe u ngriten nga varret eterit, vellezerit,bijte tuaj ,sikur te kishin zbritur ketu gjithe perendite…. Armet nuk ua solla une ,por ju gjeta te armatosur! Lirine e pashe se e keni kudo , ne kraharor , ne balle , ne shpatat e ne ushtat”.
  • 24. Skenderbeu’ – Një Hero • Gjergj kastriot-Skenderbeu sintetizon nje epoke te tere historike qe mori emrin e tij:luften njeshekullore kunder pushtimit osman. Nen udheheqjen e tij ,lufta e shqiptareve u ngrit ne nje shkalle me te organizuar e me te larte dhe shenoi nje kthese vendimtare ne zhvilimin politik te shqiperise. • Gjergj kastriot –Skenderbeu ishte perfaqesuesi me konsekuent dhe me i shquar i elites drejtuese shqiptare qe terhoqi me vendosmeri frontin e luftes se shqiptare kunder pushtuesve osmane. Ai realizoi te parin bashkim te shqiptareve , lidhjen shqiptare te lezhes , e cila hapi rrugen e krijimit te shtetit te pavarur shqiptar ,themeluesi i te cilit u be vete ai.kujdes te vecante Skenderbeu i kushtoi ruajtjes se burimeve te brendshme ekonomike ,tek te cilat u mbeshtet lufta.duke fuqizuar mbrojtjen ne brezin kufitar , ne lindje e ne jug,ai i dha mundesi banoreve te viseve te lira te zhvillonin nje veprimtari ekonomike deri diku normale. • Kur mësoi për vdekjen e Skenderbeut. Sulltan Mehmeti II u shpreh me kënaqësi: “Më në fund Evropa dhe Azia më përkasin mua! I shkreti Krishterim. Ai ka humbur njëherazi shpatën dhe mbrojtj en e tij”
  • 25.
  • 27. Fillimet e Rilindjes Shqiptare • Rilindja Kombetare Shqipetare ishte nje levizje politiko-kulturore qe shtrihej prej ngjysmes se pare te shek. XIX deri ne vitin1912, viti I shpalljes se pavarsis. • Ajo kishte si synim clirimin dhe bashkimin e te gjitha trojeve shqiptare ne nje shtet te vetem e te pavarur. Njekohesisht ajo synonte edhe zhvillimi e gjuhes, arsimit e kultures kombetare. Nder rilindasit e pare ishin : Naum Veqilharxhi I cili ne shek. ‘20 botoi abetaren e pare shqipe ; Jeronim De Rada, Zef Jubani, Kostandin Kristoforidhi, etj.
  • 28. Nënshkrimi i Traktatit të Shën-Stefanit i shqetësoi shumë shqiptarët, të cilët reaguan. Në dhjetor 1877 u krijua Komiteti i Stambollit. Ata vendosën që të thirrej një Kuvend i jashtëzakonshëm. Kuvendi u hap në Prizren më 10 qrshor 1878. Ai miratoi forminin e një “ Beslidhjeje” me një qendër të vetme drejtuese që do të mbronte vendin nga copëtimi. Ky kuvend do te perfaqesonte te gjithe shqipetaret pa dallime krahinore, fetare apo gjendjes shoqerore. U vendose qe lidhja do te kishte forcat e saj te armatosura, mbi baze vullnetare. Lidhja do te kishte edhe organet e saj, si Keshillin e pergjithshem me kryetar Iliaz Pashe Dibren dhe Komitetin Qendrore me antare Abdyl Frasherin, Sylejman Vokshin, etj.
  • 29. • Lidhja e Prizrenit i paraqiti Kongresit të Berlinit kërkesat e shqiptarëve, por ato nuk u morën parasysh. • Kongresi i trajtoi shqiptarët sipas fesë: myslimanët si turq, ortodoksët si grekë e katolikët si latinë. 1- Aksioni i armatosur për mbrojtjen e Plavë-Guci 1879-1890 (+) 2- Aksioni për mbrojtjen e Hot-Grudë 1880 (+) 3- Aksioni për mbrojtjen e Ulqinit 26 nëntor 1880 (-) 4- Mbrojtja e tokave në jug. Kuvendi i Lidhjes në Prevezë nuk e lejoi Turqinë të firmosë dorëzimin e jugut --- Greqi (+)
  • 30. • Gjatë vitit 1879 Lidhja e Prizrenit u shtri në të gjitha viset shqipatre. • Më 25 korrik 1880, elementët përparimtarë të degëve të Lidhjes u mblodhën në një kuvend në Gjirokastër. • Kuvendi diskutoi për mbrojtjen e viseve jugore shqiptare nga ushtria greke dhe mbështeti vendimet e Kuvendit të Dibrës për një Shqipëri autonome, me një qeveri të përkohshme.
  • 31.
  • 32. Porta e Lartë Nuk mori parasysh asnjërin nga vendimet e Kuvendit të Dibrës Mori masa për të shtypur rezistencën shqiptare dhe për të shpërndarë me forcë Lidhjen e Prizrenit Kuvendi i jashtëzakonshëm I Lidhjes U organizua në janar 1881 në Prizren Shpalli Komitetin Kombëtar të Lidhjes si qeveri të përkohshmë Në krye të saj u vendos Ymer Prizreni Shumë shpejt autoriteti i qeverisë së përkohshme u shtri në Shkup, Tetovë, Gostivar, Dibër, Prizren, Pejë, Prishtinë. Në viset e cliruara u ngirt menjëher administrata shqiptare, u krijuan forcat e armatosura dhe u vendos rendi publik.
  • 33. Shperndarja e Lidhjes se Prizrenit
  • 34.
  • 35.
  • 36. Rilindasit Shqipetar • Perpjekjet e rilindasve u mbeshteten nga shume te tjere, si Thimi Mitko I cili u perpoq te hapte ne Korce te paren shkolle shqipe. Nje veprimtari te spikatur luajten edhe patriotet shqipetare ne Stamboll, e me gjere: • Kostandin Kristoforidhi, Pashko Vaska, Hasan Tahsini, Ismail Qemali dhe Sami Frasheri e Jani Vreto. Krahas kerkesave ne arsim dhe gjuhen shqipe rilindasit parashtruan edhe kerkesen per reforme ne fushen politike, ekonomike e shoqerore te vendit.
  • 37. Naum Veqilarxhi • Eshte ideologu I pare I Rilindjes Kombetare Shqipetare, mendimtar I shquar , iluminist e veprimtar I shkolles shqipe. Lindi ne Vithkuq te Korces me 1767. • Me 1821 mori pjese ne kryengritjen e eteristeve kunder perandoris Osmane si nje nga udheheqesit e saj, bashke me shqipetar te kolonis se atjeshme. Me pas punoi si avokat ne Braile dhe u lidhe me rrethet e iluministeve ballkanas. Per te kapercyer ndasite qe lidhen me alfabetet e ndryshem qe perdoreshin per gjuhen shqipe, qe ne vitet ’20 te shek. XIX ai nisi punen per krijimin e nje alfabeti origjinal te shqipes me 33 shkronja. Me kete alfabet botoi me 1844 te paren abetare shqipe, Evetarin.
  • 38.