Diese Präsentation wurde erfolgreich gemeldet.
Die SlideShare-Präsentation wird heruntergeladen. ×

Pyetesor per vjeljen e nevojave psikologjike te nxenesve ne shkolle

Anzeige
Anzeige
Anzeige
Anzeige
Anzeige
Anzeige
Anzeige
Anzeige
Anzeige
Anzeige
Anzeige
Anzeige
Wird geladen in …3
×

Hier ansehen

1 von 2 Anzeige

Weitere Verwandte Inhalte

Diashows für Sie (20)

Andere mochten auch (20)

Anzeige

Ähnlich wie Pyetesor per vjeljen e nevojave psikologjike te nxenesve ne shkolle (20)

Anzeige

Aktuellste (20)

Pyetesor per vjeljen e nevojave psikologjike te nxenesve ne shkolle

  1. 1. Universiteti Aleksander Xhuvani MSC Psikologji Edukimi Anida Ago Pyetesor per vjeljen e nevojave psikologjike te nxenesve ne shkolle 1.Ju mund te keni shume shqetesime dhe probleme . A keni nevoje per keshillim ? a) Po b) jo 2. Nese po cfare lloj keshillimi deshironi ? a) Individual b)ne grup c) familjar 3. Shume prej shokeve tuaj mund te pine duhan ose akool. A ju shqeteson kjo juve ? a) Po b) jo 4. Ngarkesa mesimore konfliktet shkaktojne stress. A keni ju nevoje per keshillim per te menaxhuar stresin ? a) Po b) jo 5. Marredheniet tuaja me mesuesit jane : a) Shume te mira b) te mira c) aspak te mira maredheniet me nxenesit e tjere jane: a) Shume te mira b) te mira c) aspak te mira Maredheniet me prinderit jane : b) Shume te mira b) te mira c) aspak te mira 6. Cila eshte problematika juaj me e rendesishme qe keni nevoje ta trajtoni me psikologen ? ………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………… ………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………… …………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………. Faleminderit!
  2. 2. Analiza e pyetesorit Gjatë periudhës shkollore maj 2013–qershor 2013 realizuam praktikën ne shkollen 9-vjecare A.Paralloi , nën vëzhgimin e psikologes së shkollës znj.M.Tupi. vendosem që te zhvillojme praktikën në këtë shkollë , për tu njohur dhe për të parë më nga afër problemet që hasin nxënësit ,për tu njohur me ambjentet e shkollës dhe stafin pedagogjik.Ajo që na interesonte te njihnim , ishte mbarëvajtja e tyre në mësime,cilat ishin problemet që haseshin më shpesh.Por per te gjetur përgjigjen e kësaj pyetje, duhej më parë të njihnim , se cilat ishin keto probleme.Dhe nese nxënësit ishin të aftë t’I menaxhonin ato,apo duhe të drejtoheshin diku, qoftë ky dhe një profesionist ,siç ishte psikologia e shkollës. Duke aplikuar pyetesorin e mesiperm vume re se problemet që hasje ishin të shumta, si: lënia e orëve të mësimit, mbarëvajtja në mësime,çrregullime te sjelljes, te vemendjes, hiperaktivitetit,probleme sociale, . Por do mjaftonte vetëm një vëzhgim I detajuar dhe I parë nga ana e profesionistit për të vënë në pah problemet e nxënësve në këtë shkollë. Nxënesit ishin shumë probematikë. Poblemet me te shumta ishin kryesisht në marëdhëniet e tyre me mësuesit dhe me njëri tjetrin. Mësuesi kërkon nga nxënësit ti respektohet statusi dhe këtë gjë shpesh e realizon duke përdorur strategji individuale nga ana e tij për të vlerësuar dhe respektuar statusin e tij. Strategjite janë të ndryshme në marëdhnie me: mësues të tjere/ nxënes. Imponimini i statusit tek nxenesi shpesh kryhet ne menyre te imponuar duke shkaktuar konflikt dhe diskriminim te grupeve me status te ulet. Keto gjera ndodhnin shpesh edhe ne kete shkolle, ku krijoheshin shume konflikte mes mesuesve dhe nxenesve . Ajo qe vihej re ishte se ndodhte shpesh qe Nxenesit te atashoheshin prane nje grupi apo bande . Menjëherë ata I nënshtroheshin presionit tëgrupit duke u konformuar terësisht, por duke paraqitur shpesh nje sjellje te ndryshme nga ajo e vetes së tyre. Sjellja qe ai paraqet shpesh i krijon nje ndjenje pasigurie( kerkon të ruajë balancën mes principeve personale dhe principeve të një grupi).Ky efekt pasigurie shfaqet në një sjellje problematike dhe nje komunikim jo normal mes nxenesit dhe mesuesve. Jo vetem me mesuesit por edhe mes nxenesve kishte shume konflikte. Sharje, grushta, shqelma, goditje me grushta, edhe ndonje thike e fshehur ne xhepat e cantes... të njëpasnjëshme nëpër shkolle. Ku më shumë e ku më pak, herë më shumë e herë më pak, sidomos adoleshentët, por edhe ata më të vegjëlit, si ata aktivë në akte dhune dhe si ata pasivë që i përjetojnë në sfond bashkë me prindërit, po vuajnë, nuk kanë siguri, po ndihen të kërcënuar, nën ankth, se mos ndoshta nesër, një ditë, rast pas rasti me dashje apo pa dashje do t'u vijë radha edhe atyre.

×