Zhvillimi i artit dhe kultures ne Egjiptin e Lashte
Piramidat e Egjiptit
1. 1. Të njihemi me strukturën e piramidave
2. Të mësojmë rreth mënyrës së ndërtimit të tyre
3. Të njohim brendësinë e piramidave
4. Të mësojmë rreth sekreteve të vendndodhjes dhe arkitekturës së
tyre
2. Piramida është një varr në të katër anët me gurë, që simbolizon malin e
shenjtë, orovatjet universale të njerëzimit për të arritur parajsat. Besimet e
lashta në ngjitjen e shpirtit njerëzor te Zoti, është qëllimi kryesor pas
ndërtimit të piramidave. Sipas traditës e besimit egjiptian, shpirti ishte i
pavdekshëm. Pasi vdiste faraoni, trupi i tij futej në një varr gjigant në
Piramidë. Në to futeshin mjafte ushqime, stoli, e zbukurime madje dhe
skllevër qe duhet te shoqëronin faraonin e tyre. Ndërtimi i piramidave
kërkonte kohë të gjatë. Tre janë piramidat më të mëdha: Keopsi, Kefre
dhe Migerino.
3.
4. Egjiptianët e lashtë i ndërtonin piramidat, varret, tempujt dhe pallatet me
materiale ndërtimi mjaft të qëndrueshme. Ndërtimi i piramidave kërkonte një
shkallë të lartë aftësish në fushën e arkitekturës dhe inxhinierisë. Përveç
piramidave, ndërtesat egjiptiane ishin të zbukuruara me piktura, imazhe të
gdhendura prej guri, hieroglife dhe statuja tri-dimensionale. Arti tregon
historinë e faraonëve, perëndive, njerëzve të thjeshtë, botën natyrale të
bimëve, zogjtë dhe kafshët. Bukuria dhe madhështia e këtyre vendeve nuk
mund të krahasohen. Si ka mundësi që egjiptianët e lashtë arrinin të
ndërtonin këto struktura masive duke përdorur rregulla primitive? Kjo mbetet
ende një mister. Piramidat spektakolare, të cilat e kanë bërë Egjiptin të
famshëm, janë një prej mrekullive më të vërteta të botës. Një prej mistereve
më të lashtë në Egjipt, ka të bëjë me ndërtimin e piramidave. Si ishte e
mundur që njerëzit në periudhën e Gurit, të lëviznin blloqe kaq të mëdha
guri? Egjiptianët lanë mijëra vizatime nga jeta e tyre e përditshme në
Mbretërinë e Vjetër. çuditërisht në asnjë prej tyre nuk tregohet se si janë
ndërtuar piramidat.
5.
6. Në këtë kompleks bëjnë pjesë gjithsej 6 piramida (prej tyre 3 të mëdha). Më e
madhja nga to është piramida e madhe e Gizës e cila njihet me emrin “piramida e
Keopsit” , me 1380000 metra katror, dhe e cila përbëhet prej 2 milion gurëve secili
me 2 ton peshe, e në disa raste pesha e gurit shkon deri në 30 ton, peshë të cilën
vështirë se e bart edhe një kamion i madh. As sot në shek. XXI asnjë ndërtesë tjetër
në botë nuk krahasohet dot më të për madhësi, peshë, e përpikmëri matematikore.
Piramida e madhe e Gizës peshon 6 milion ton, më shumë se çdo gjë që ka ndërtuar
njeriu deri më tani. Ato janë aq të mëdha sa mund të shihen edhe nga stacioni
ndërkombëtar hapësinor, madje edhe nga Hëna. Besohet se në të kaluarën piramidat
kanë qenë të zbukuruara me ar të pastër, e me gurë tjerë tepër të çmuar. Struktura e
piramidës përmbante informacione që do të zbuloheshin pas shumë shekujsh. Deri
më sot është menduar se këto struktura gjigante janë produkt dhe rezultat e
dijetarëve te lashtë egjiptianë, dhe i një fuqi punëtore me rreth 2 milion skllavë
7.
8. Piramidat e Gizës thuhet se janë ndërtuar gjatë dinastisë egjiptiane, 4.500 vjet më
parë. Bëjnë pjesë ne 7 mrekullitë e botës antike, vend ku sekretet dhe të panjohurat
për kohën gjendet më shumë se çdo kund tjetër. Flitet se këto piramida janë ngritur
nga po ata arkitekt qe ngritën edhe piramidat e tjera të këtij vendi, për nderimin e
faraonëve të vdekur, dhe si vend ku ata do të marrin rrugën drejt perëndisë e
përjetësisë. Sipas shumë studiuesve e shkencëtarëve nga e gjithë bota, në piramidë
gjendet e kaluara dhe e ardhmja e njerëzimit. Ne kohët e kaluara është menduar se në
Piramidat egjiptiane gjenden pasuri shumë të çmuara sikur arë e thesare, por kjo ende
nuk është vërtetuar, më përkatësisht në piramidë nuk është gjetur asgjë e çmuar.
Sipas vëzhgimeve të fundit shkencore poshtë sfinksit gjendet një dhomë misterioze,
për të cilën ende nuk është njohur gjithçka. Nga disa studiues mendohet se nën
piramidë eshte dhoma e ashtu quajtur “dhoma e dijeve” ku gjenden të gjitha
informacionet mbi sekretin e piramidave, dhe mbi zhvillimin e gjithëmbarshëm të
njerëzimit, por sipas legjendës kjo nuk duhet hapur, sepse siç thonë mund të jetë dita
e gjykimit dhe e shkatërrimit të plotë të shoqërisë njerëzore. Shkenca konstaton se
ekziston “dhoma e dijeve”, por pa këtë shtesën e fundit imagjinare. Shkenca supozon
se në fillimet e tij kompleksi i Gizës duhet te ketë qenë diçka tepër e bukur, dhe
sipërfaqja e vrazhdë e piramidës duhet të ketë qenë, pasqyrë e lëmuar, sipas
konstatimeve shkencore.
9.
10. Faza e parë.
Kjo fazë nisi nga viti 1-14, që korrespondon edhe me fillimin e punimeve. Duke
shfrytëzuar edhe pjerrësinë natyrale të luginës së Gizës, fillimisht ndërtuan një skelë të
jashtme me një pjerrësi rreth 7%, e mjaftueshme për ndërtimin e piramidës deri në
lartësinë 43 metra. Kjo skelë bëri të mundur që të ndërtohej më shumë se 70% e gjithë
piramidës.
Faza e Dytë
Faza e dytë përkon me vitet 14-15, vite kur u ndërtua edhe dhoma e Faraonit. Për t‘u ndërtuar
ishte e nevojshme që të përdoreshin blloqe graniti, pothuajse 10 herë më të rëndë se ato që
janë përdorur për ndërtimin e piramidave.
Në të njëjtën kohë punohej edhe për ndërtimin e galerisë së madhe, që do të përdorej për të
ndërtuar dhomën mortore të Faraonit mbi bazën e piramidës. Piramida ishte e hapur te
këndet, gjë që lejonte rrotullimin e masave shkëmbore, që punëtorëve u duhej të
transportonin deri në majë. Ajo mbahej nga pesë struktura graniti, që u ngritën përmes
një sistemi kundërpeshash.Ndërkaq, një tjetër skelë më e vogël i lejonte skuadrës që të
punonte në çdo cep, të mos pengonte punën e punëtorëve të tjerë.Megjithatë, puna
ishte e vështirë, rrallë punohej me siguri, për shkak të kushteve të papërshtatshme pasi
temperaturat jashtë shkonin rreth 40 gradë në hije.
11. Faza e tretë
Faza e fundit, lidhet me majën e
piramidës. Duke qënë se është e
vështirë të manovrosh, për shak të
madhësisë e saj të barabartë me 6-7
blloqe betoni dhe formës së saj, pas
përfundimit të trupit të piramidës,
mendohet se maja është ndërtuar e
para.
Sipas studiuesve, maja vendisej në
qendër të kantierit, pas përfundimit të
dhomës së Faraonit dhe u bë e mundur
me sistemin e rrotullimit të kavove. Në
praktikë, një grup i vogël punëtorësh i
lidhte blloqet në cep me litarë dhe i
rrotullonin.
Llogaritjet në kompjuter treguan se
litarët në atë kohë ishin në gjendje të
duronin rrotullimin e nevojshëm pa u
këputur
12. Mallkimet: Mbi disa varre janë shkruar ose folur nga priftërinjtë mallkime,
shumica të dizenjuara për të sjellë fat të keq mbi këdo që dilte kundër
dëshirave të përshkruara në mallkim.
Vrimat e Fshehura: Këto ishin vrima, që të çonin në gropa të pjerrëta poshtë
varrit. Ato ishin të mbuluara. Ishin të balancuara në menyre mjaft delikate, në
mënyrë që në një hap të lehtë që do të hidhje te bije brenda.
Guret qe Bien: Një mënyrë e përshtatshme qe një armik të hiqte dorë nga
varret ishte duke vënë një gur të rëndë mbi to. Këta gurë u vendosën mbi dyert
hyrese, lidhur me tela apo litarë që të mund të binin poshtë në kokën e dikujt.
13. Priza te Rënda Guri: Në fakt keto nuk ishin kurthe, sepse ishin projektuar për të mos
lënduar askënd. Por këto priza te rëndë e bënin të vështirë hyrjen në varre.
Pluhur: Egjiptianët e lashtë përgatiten pluhur “me magji”, të vendosur në varret me
sisteme qe ishin manipuluar në mënyrë që në një kohë të caktuar do të ishte lëshuar në
ajër dhe do thithej nga ndërhyrësit.
Puset: Ishin nje nga menyrat e preferuara te egjiptianeve te lashte. Principi eshte i njejte
si i “Vrimave te Fshehura”.
Telat e Fshehur: Në disa pjesë të varrit, telat ishin vendosur në nivelin e qafës. Ideja
ishte që të priste kokën e të gjithë atyre që ecnin në të.
Rëra: Përdorej për të mbuluar sarkofagun e të vdekurit për të parandaluar grabitësit
ngatërrimin me trupin.
Pasazhe të Fshehta: Ndërtuesit e piramidave të lashta egjiptiane përdoren pasazhe të
fshehta. Piramidat përmbajnë një dhomë karrem të mbushur me disa artikuj për të
hedhur jashtë grabitesit e varreve, ndërsa dhoma e varrit te faraonit është e fshehur.
14.
15.
16. Si shumica e piramidave të vjetra te mbretërisë, brenda Piramida e Madhe
e Gizës përbëhet nga tre dhoma. Hyrja është mbi faqen veriore të
piramidës dhe e vendosur lart. Hyrja te çon në një korridor që zbret 191
kembe përmes piramidës në një dhomë të nëndheshme. Ka një korridor
nga kjo dhomë, që është i gjerë mjaftueshem për vetëm një njeri, por ajo
te çon në një qorrsokak.
17. Në boshtin qendror lindje-perëndim të piramidës mbetet Dhoma e Mretereshes, e
cila u quajt keshtu nga hulumtuesit e hershem. Kjo dhomë u mbyll nga pjesa
tjetër e piramidës dhe besohet të jetë vendndodhja e ( shpirtit ) shtatores të
mbretit. I lidhur me kalimin zbritës, ka edhe një pasazh ngjites. Pasazhi ngjites
është mjaft i madh për t’u zvarritur në te (përafërsisht 1 m i lartë dhe 1 m i gjerë ).
Ky pasazh ju çon në Galerinë e Madhe, e cila në fund të fundit ju çon në Dhomën
e Faraonit. Gjithcka e mbetur në Dhomën e Faraonit sot është sarkofagu i
faraonit Khufu. Kjo dhomë është e ndërtuar në granit të kuq dhe besohet se
piramida është ndërtuar rreth sarkofagut. Gjithashtu te zbuluara ishin kanalet e
ajrimit në piramida. Katër kanalet e ajrimit besohet të jenë " rrugët shpëtuese "
për shpirtin e Faraonit. Dy pika drejtohen drejt yjesise se Rripit të Orionit dhe dy
pika te tjera drejt yllit polare.
18.
19. Kështu që për ndërtimin e piramidës u arrit që të kursehej 7-8% e volumit
të përgjithshëm. Mbi këtë tokë shkëmbore u përgatit terreni i rrafshët mbi
të cilën u vendos pllaka e themelit te piramidës (bazamenti). Kjo pllakë
është niveluar aq ekzakt, saqë diferenza më e madhe në lartësi është 21
mm. Po ashtu dhe në piramidat e tjera, gjeodetët nuk lejonin te bëhej
ndonjë gabim që të ishte për tu përmendur. Këto parametra janë
kontrolluar sot me mjetet më moderne. Faqja veriore e piramidës lëviz në
cepin e lindjes me 3’26” nga drejtimi Veri-Jug në drejtim të perëndimit.
Diferenza më e madhe në gjatësitë e katër brinjëve të bazës (mesatarja
230,36 m) u mat në anën veriore dhe ishte 3,2 cm, ndërsa ndryshimi më i
madh në përcaktimin e këndit të drejtë ndodhet në cepin verilindor, ku
është matur një ndryshim prej 58” nga këndi i drejtë.
20.
21.
22.
23. Secila prej ketyre shtatë piramidave ka dicka të përbashkët ,që ato janë (ose kanë
qenë) të lidhura me njera tjetrën nën siperfaqen e tokes nëpërmjet Trans Tubave
ose Mjeteve te drites. Ndodh dicka e cuditshme kur vizaton vija për të lidhur këto
destinacione. Së bashku ato formojnë një trekëndësh gjigand ose një piramidë
globale.
Nga të dhenat del se këto tunele nuk janë të një madhesie që ju mund të merrni me
mend normalisht dhe as që mund të krahasohen me kalimet e sigurisë nga qyteti
në qytet që kemi ne sot. Ato janë relativisht të vogla dhe mund te perllogariten me
nje diameter prej 6 kembesh, gjysem rrethore qe do te thote se dyshemeja e tyre ka
nje siperfaqe te sheshte.
Keto tunele tuba të nendheshem mesa duket ishin dizenjuar vetem per transportim
te menjehershem nga piramida në piramide dhe drejt shtatë hyrjeve te tjera në
botë. Kjo do të thotë ,ato nuk ishin të dizenjuara për të transportuar pesha apo
bagazhe të tepërta ,skllevër, poste apo thjesht per nje trill udhetimi te shpejte.
24. Tri piramidat e mëdha të Gizës përcaktojnë saktësisht, në mënyrë matematikore :
Perëndimin, Lindjen, Veriun e Jugun, ne mënyrë milimetrike në vijën e paramenduar
ekuatoriale të tokës, vijë e cila e ndan tokën në dy pjesë të barabarta. Pikërisht
“kompleksi i piramidave të Gizës” gjendet në qendër të tokës. Në piramidat e Gizës
ekziston një sistem tepër i ndërlikuar pastrimi i ajrit ne strukturën e brendshme të
Faraonit. Ai sistem është tepër kompleks dhe shumë i avancuar, qe nuk përshtatet
aspak me kohën e atëhershme. Përbëhet nga mija thyerje e lakime të gurit, në mënyrë
qe ajri të pastrohet sa më lehtë, dhe dhoma në të cilën qëndron faraoni të jetë sa më e
freskët. Ky qëllim i tyre është arritur.
Tre yjet e yjësisë së Orionit përshtaten matematikisht me tri piramidat e mëdha të
Gizës.
25.
26.
27.
28.
29. PUNOI: ALDO BEGA
Burimet e informacionit:
Interneti ( Youtube, Wikipedia)
Librat (Enciklopedia)