Good Stuff Happens in 1:1 Meetings: Why you need them and how to do them well
biopp.pptx
1. Cfarë është ?
Tumori në tru është një masë e qelizave
abnormale (jo normale) të cilat rriten
dhe përhapen në tru. Ekzistojnë lloje të
ndryshme të tumorit, disa prej tyre janë
beninje dhe disa të tjera malinje.
Simptomat sipas vendodhjes në tru
Simptomat nga tumori në tru, varen nga lokalizimi i tij,për
rrjedhojë shfaqen simptoma të tjera në zona të ndryshme.
Kur gjendet në:
Lobusin frontal : ndryshime të personalitetit, humbje e
interesit për jetën , agresivitet, humbje të
nuhatjes,probleme me shikimin e të folurin humbje e
balancimit,vështirësi gjatë ecjes, sepse korteksi i trurit vë
në lëvizje dhe kontrollon lëvizjen e muskujve. Korteksi i
djathtë kontrollon anën e majtë të trupit dhe korteksi i
majtë kontrollon anën e djathtë të trupit.Nëse ka tumore,
këto sinjalizime ndërpriten plotësisht humbet funksioni.
Lubusi temporal: humbje kujtese afatshkurtër, dëgjim
zërash përreth kokës,ngathtësi në të folur apo vështirësi në
të shprehur, belbëzim.
Lobusi parietal: vështirësi në të folur, problem me
shkrimin dhe leximin.
Lobusi occipital (i zverkut): problem me shikimin.
Truri i vogël: koordimnim i dobët, moskontrollim i lëvizjes
së syve, ngurtësim i qafës, marramendje.
Trungu i trurit: probleme me koordinimin, shtrembërim i
gojës, vështirësi në gëlltitje e me të folurin, shikim jo të
qartë (dopjo).
Palca kurrizore: dhimbje në shpinë, dobësi të gjymtyrëve.
Hipofiza: cikle jo të rregullta tek gratë, infertilitet tek
meshkujt dhe tek gratë, mungesë energjie, rritje të peshës,
ndryshime të humorit, presion të lartë të gjakut, diabet,
sjellje të rrezikshme-pacientët mund të zhvillojnë
depresion, zemërim dhe ankth.
Simptomat e zakonshme
Mpirje të trupit; Humbje të pjesshme të shikimit;Epilepsi ;Të vjella;
Marrje mendsh; Lodhje; Humbje në peshë;dhimbja e kokës;humbje të
vetëdijes.
Simptomat e shfaqura si shkak i rritjes së presionit në kokë
Rritja e tumorit shkakton presion në hapësirën e kufizuar e kockave të
trurit(rritje e presionit intrakranial). Përgjumje: rritet presioni në kokë
dhe mund t’ju flihet më tepër.Probleme me sytë: përfshihet: shikimi i
paqartë, ose humbja e shikimit dhe më pas rikthimi. Sulmet
(konvulsione)-dridhje ose ngërç të gjymtyrëve, humbje momentale të
vetëdijes.
Infertilitet:Tumoret mund të sekretojnë sasi të mëdha të hormoneve
ose të parandalojnë funksionin normal të gjëndrës së hipofizës që
kontrollohet nga truri.Femrat e prekura nga tumori e kanë të pamundur
të ngelen shtatzënë apo të prodhojnë qumësht pas lindjes.