SlideShare ist ein Scribd-Unternehmen logo
1 von 3
Downloaden Sie, um offline zu lesen
Ja protestat më të çuditshme në gjithë botën

Written by Elberta Spaho
Wednesday, 19 August 2009 13:54 -




Format më të veçanta sesi njerëzit reagojnë ndaj ligjeve të ndryshme
Shpesh herë na ndodh të protestojmë, qoftë edhe me mënyra nga më të thjeshtat, kundër atyre
veprimeve që na duken të padrejta. Por të gjithë i perceptojmë veprime të ndryshme në mënyra
të ndryshme, ndaj edhe reagimet e gjithsecilit do të jenë të veçanta.        Historia e njerëzimit ka
njohur e faktuar protesta nga më të çuditshmet ndaj ligjeve të ndryshme në vende të ndryshme
të botës. E këto protesta në forma paksa të çuditshme vijnë edhe në ditët tona. Kështu pak
kohë më parë, gazetari televiziv Muntadhar al-Zeidi, që në mes të një konference shtypi,
tashmë të famshme, hoqi të dyja këpucët, duke goditur me to Presidentin amerikan Xhorxh
Bush. Apo protestat për zgjerimin e aeroportit Heathrow të Londrës. Në tetor të vitit 2003, dy
baballarë britanikë vunë në shënjestër tarracën e Gjykatës Mbretërore për të protestuar kundër
keqtrajtimit të meshkujve gjatë gjyqeve të divorceve. Mes një morie listash që faqja jone u ka
servirur lexuesve të saj gjatë këtij viti, ndoshta më shumë interes nga të tëra shkakton ajo e
dhjetë protestave më të çuditshme, të cilën nuk kish se si ta kryesonte. Ndonjë rast tjetër veç
atij që së fundmi zuri ekranet e rrjeteve televizive të së gjithë botës, kur një gazetar irakian
lëshoi drejt kokës së Presidentit amerikan që të dyja këpucët e tij. Në këtë listë janë disa
shtetarë të bërë pre të protestave sa origjinale po aq edhe të çuditshme. Por ato nuk i
rezervohen vetëm këtij rangu individësh; në kohë është protestuar në forma të çuditshme ndaj
ligjeve, ndaj autoriteteve shtetërore, ndaj artistëve madje edhe ndaj biznesmenëve. Më poshtë,
po ju rendisim ato dhjetë protesta që sipas revistës amerikane "Time" janë edhe më të
çuditshmet.

Protesta e gazetarit irakian
Gazetari televiziv Muntadhar al-Zeidi, që në mes të një konference shtypi, tashmë të famshme,
hoqi të dyja këpucët, duke goditur me to Presidentin amerikan Xhorxh Bush. Ishin reflekset e
jashtëzakonshme të Presidentit ato që i hoqën mundësinë gazetarit irakian të godiste në
shënjestër, duke qenë se u kishte dhënë edhe trajektoren e duhur.




Sulmi me tortë ndaj Bill Geits
Megjithëse nuk është njeriu i vetëm i goditur publikisht me tortë, sulmi ndaj biznesmenit Bill
Geits mbetet gjithsesi ndër më të famshmit. Incidenti ndodhi në vitin 1998 në Bruksel, para se
Geits të takohej me disa liderë të tjerë të rëndësishëm të biznesit botëror. I tronditur, po pa
asnjë lloj dëmtimi fizik, Bill Geits nuk kërkoi ndjekjen personale të njeriut që e sulmoi.

Protestat për zgjerimin e aeroportit Heathrow të Londrës
Thuajse menjëherë pas publikimit të planeve për zgjerimin e aeroportit Heathrow të Londrës,
grupet ambientaliste u hakërryen, pasi për ta kjo do të thoshte më shumë ndotje e ngrohje
globale. Gjithsesi, protestat nuk arritën ta ndalnin zgjerimin e aeroportit, por me hapjen e një
terminali të ri në vitin 2008, disa qindra protestues hynë në aeroport për të treguar mospëlqimin
e tyre në mënyrë shumë origjinale.




                                                                                                1/3
Ja protestat më të çuditshme në gjithë botën

Written by Elberta Spaho
Wednesday, 19 August 2009 13:54 -

Incidenti gjatë ceremonisë së çmimeve "Oskar"
Pavarësisht se punësohen komikët më të famshëm, ndonjëherë ceremonia e ndarjes së
çmimeve "Oskar" është me të vërtetë e mërzitshme. Por nuk rezultoi e tillë në vitin 1974, kur një
33-vjeçar hyri krejt lakuriq në sallë, tamam në çastin kur aktori Deivid Niven po prezantonte
Çmimin Filmi më i Mirë. Në sallë, ai kishte hyrë falë një distinktivi fals si gazetar.




Jo kodit të veshjeve në aeroporte
Administrata Federale e Aviacionit Amerikan vendosi këtë vit ndalimin e veshjeve joserioze nga
ana e punonjësve të saj. Kështu, u ndaluan takat e larta, minifundet, xhinset, etj. Kjo gjë nuk u
pëlqeu aspak 15 punonjësve. Në shenjë proteste, një prej punonjësve shkoi në punë me
pantallona jeshile, me xhaketë kafe të shkëlqyeshme e me flokët të lyer ngjyrë blu. Disa
punonjës të tjerë meshkuj zgjodhën një mënyrë edhe më kreative proteste: u veshën si femra.

Protesta për mirëmbajtjen e rrugëve
Kur banorëve të qytetit të vogël amerikan Saskaçuan u erdhi në majë të hundës që autoritetet
lokale nuk tregonin vëmendje për mirëmbajtjen e rrugëve, vendosën të protestonin, duke u
zhveshur tërësisht. Rezultati ishte një kalendar i krijuar me foto të banorëve të qytetit teksa
pozonin nudo anës rrugëve. Protesta duket se dha rezultate, pasi gjatë këtij viti, autoritetet
vendosën të lëvronin fonde për mirëmbajtjen e rrugëve.

Protesta e baballarëve të divorcuar
Në tetor të vitit 2003, dy baballarë britanikë vunë në shënjestër tarracën e Gjykatës Mbretërore
për të protestuar kundër keqtrajtimit të meshkujve gjatë gjyqeve të divorceve. Që të dy burrat,
pjesë e shoqatës "Baballarët për drejtësi", morën masat për këtë veprim, duke marrë me vete
ushqime e ujë për një javë. Megjithëse asnjë nga burrat nuk pati pasoja ligjore prej veprimit,
shoqata thuajse u shpërbë në vitin 2006, kur u mësua se disa pjesëtarë të saj kishin bërë plan
të merrnin peng birin e Toni Bler.

Protesta kundër Presidentit Alberto Fuxhimori
Për të protestuar kundër fushatës për rizgjedhjen e Presidentit Alberto Fuxhimori, gratë peruane
grumbulloheshin rregullisht në sheshin kryesor të Limës për "të larë" flamurin e vendit "të
ndotur" nga politika e pistë e shtetarëve të tij. Falë një prove të pakundërshtueshme, Fuxhimori
u largua drejt Japonisë, nga ku dha edhe dorëheqjen. Por u ekstradua për në Peru, pasi shkoi
në Kili në vitin 2005. Sot, gjendet në burg i dënuar për abuzim me pushtetin, ndërkohë që po
përballet edhe me akuza që e lidhin me skuadrat e vdekjes.

Shuplaka në fytyrën e Gorbaçovit
Ndërsa rënia e Bashkimit Sovjetit u prit me brohoritje në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe
në Evropën Perëndimore, shumë njerëz në Rusi u zemëruan thellësisht me liderin që e çoi
shtetin drejt demokracisë dhe kapitalizmit. Ish-presidenti vendosi të kandidonte për kreun e
shtetit edhe në vitin 1996. Por kjo ambicie nuk u prit fort mirë. Në një prej vizitave në Omsk, në
fushatë e sipër, një 29-vjeçar i papunë arriti t‘i afrohej aq shumë Gorbaçovit sa edhe i dha një
shuplakë në fytyrë. Ai i tha policisë se kishte vendosur ta kryente atë akt pasi mendonte se
reformat e Gorbaçovit i kishin bërë dëm Rusisë.



                                                                                              2/3
Ja protestat më të çuditshme në gjithë botën

Written by Elberta Spaho
Wednesday, 19 August 2009 13:54 -

Përqeshja e Maorit ndaj mbretërorëve britanikë
Zyrtarët amerikanë janë familjarizuar tashmë me Dun Mihakën, nga Zelanda e Re, aktivist për
të drejtat e njeriut dhe pjesëtar i etnisë Maori. Ai e prezantoi veten për herë të parë në vitin
1981, duke përqeshur princin Karl dhe princeshën Diana gjatë një vizite në Zelandën e Re. U
përpoq t‘i afrohej edhe kolonës së makinave që shoqëronin pesë vite më pas mbretëreshën
Elisabetë, por furgoni i tij, i zbukuruar me fytyra që përqeshnin, nuk mund të kalonte pa u vënë
re nga policia, e cila e ndali me shpejtësi. Megjithatë, mbretëresha nuk mundi t‘i shpëtonte një
sulmi me vezë gjatë po atij udhëtimi.




                                                                                            3/3

Weitere ähnliche Inhalte

Mehr von Agjencia eMagic

Hamdi Islami Guret E Kalase
Hamdi Islami Guret E KalaseHamdi Islami Guret E Kalase
Hamdi Islami Guret E KalaseAgjencia eMagic
 
Rritja dhe kujdesi per femijen e sapolindur
Rritja dhe kujdesi per femijen e sapolindurRritja dhe kujdesi per femijen e sapolindur
Rritja dhe kujdesi per femijen e sapolindurAgjencia eMagic
 
50 Fakte Nga Jeta E Merlin Monro Së
50 Fakte Nga Jeta E Merlin Monro Së50 Fakte Nga Jeta E Merlin Monro Së
50 Fakte Nga Jeta E Merlin Monro SëAgjencia eMagic
 
100 Femrat Më Të Pushtetshme Të BotëS
100 Femrat Më Të Pushtetshme Të BotëS100 Femrat Më Të Pushtetshme Të BotëS
100 Femrat Më Të Pushtetshme Të BotëSAgjencia eMagic
 
Vjollce Berisha Ne Xhep Kam Nje Bote
Vjollce Berisha   Ne Xhep Kam Nje BoteVjollce Berisha   Ne Xhep Kam Nje Bote
Vjollce Berisha Ne Xhep Kam Nje BoteAgjencia eMagic
 
Silke Liria Blumbach Lumi Që Rrjedh Drejt Burimit
Silke Liria Blumbach   Lumi Që Rrjedh Drejt BurimitSilke Liria Blumbach   Lumi Që Rrjedh Drejt Burimit
Silke Liria Blumbach Lumi Që Rrjedh Drejt BurimitAgjencia eMagic
 
Gazetaria Ne Lulezimin E Saj
Gazetaria Ne Lulezimin E SajGazetaria Ne Lulezimin E Saj
Gazetaria Ne Lulezimin E SajAgjencia eMagic
 

Mehr von Agjencia eMagic (13)

Hamdi Islami Guret E Kalase
Hamdi Islami Guret E KalaseHamdi Islami Guret E Kalase
Hamdi Islami Guret E Kalase
 
Sekreti I Lumturise
Sekreti I LumturiseSekreti I Lumturise
Sekreti I Lumturise
 
Kurani
KuraniKurani
Kurani
 
Foshnja Jonë
Foshnja JonëFoshnja Jonë
Foshnja Jonë
 
Rritja dhe kujdesi per femijen e sapolindur
Rritja dhe kujdesi per femijen e sapolindurRritja dhe kujdesi per femijen e sapolindur
Rritja dhe kujdesi per femijen e sapolindur
 
50 Fakte Nga Jeta E Merlin Monro Së
50 Fakte Nga Jeta E Merlin Monro Së50 Fakte Nga Jeta E Merlin Monro Së
50 Fakte Nga Jeta E Merlin Monro Së
 
100 Femrat Më Të Pushtetshme Të BotëS
100 Femrat Më Të Pushtetshme Të BotëS100 Femrat Më Të Pushtetshme Të BotëS
100 Femrat Më Të Pushtetshme Të BotëS
 
Vjollce Berisha Ne Xhep Kam Nje Bote
Vjollce Berisha   Ne Xhep Kam Nje BoteVjollce Berisha   Ne Xhep Kam Nje Bote
Vjollce Berisha Ne Xhep Kam Nje Bote
 
Silke Liria Blumbach Lumi Që Rrjedh Drejt Burimit
Silke Liria Blumbach   Lumi Që Rrjedh Drejt BurimitSilke Liria Blumbach   Lumi Që Rrjedh Drejt Burimit
Silke Liria Blumbach Lumi Që Rrjedh Drejt Burimit
 
Golgota Shqiptare
Golgota ShqiptareGolgota Shqiptare
Golgota Shqiptare
 
Gazetaria Ne Lulezimin E Saj
Gazetaria Ne Lulezimin E SajGazetaria Ne Lulezimin E Saj
Gazetaria Ne Lulezimin E Saj
 
Unegruaja
UnegruajaUnegruaja
Unegruaja
 
Fati Trans
Fati TransFati Trans
Fati Trans
 

Ja Protestat Më Të çUditshme Në Gjithë BotëN

  • 1. Ja protestat më të çuditshme në gjithë botën Written by Elberta Spaho Wednesday, 19 August 2009 13:54 - Format më të veçanta sesi njerëzit reagojnë ndaj ligjeve të ndryshme Shpesh herë na ndodh të protestojmë, qoftë edhe me mënyra nga më të thjeshtat, kundër atyre veprimeve që na duken të padrejta. Por të gjithë i perceptojmë veprime të ndryshme në mënyra të ndryshme, ndaj edhe reagimet e gjithsecilit do të jenë të veçanta. Historia e njerëzimit ka njohur e faktuar protesta nga më të çuditshmet ndaj ligjeve të ndryshme në vende të ndryshme të botës. E këto protesta në forma paksa të çuditshme vijnë edhe në ditët tona. Kështu pak kohë më parë, gazetari televiziv Muntadhar al-Zeidi, që në mes të një konference shtypi, tashmë të famshme, hoqi të dyja këpucët, duke goditur me to Presidentin amerikan Xhorxh Bush. Apo protestat për zgjerimin e aeroportit Heathrow të Londrës. Në tetor të vitit 2003, dy baballarë britanikë vunë në shënjestër tarracën e Gjykatës Mbretërore për të protestuar kundër keqtrajtimit të meshkujve gjatë gjyqeve të divorceve. Mes një morie listash që faqja jone u ka servirur lexuesve të saj gjatë këtij viti, ndoshta më shumë interes nga të tëra shkakton ajo e dhjetë protestave më të çuditshme, të cilën nuk kish se si ta kryesonte. Ndonjë rast tjetër veç atij që së fundmi zuri ekranet e rrjeteve televizive të së gjithë botës, kur një gazetar irakian lëshoi drejt kokës së Presidentit amerikan që të dyja këpucët e tij. Në këtë listë janë disa shtetarë të bërë pre të protestave sa origjinale po aq edhe të çuditshme. Por ato nuk i rezervohen vetëm këtij rangu individësh; në kohë është protestuar në forma të çuditshme ndaj ligjeve, ndaj autoriteteve shtetërore, ndaj artistëve madje edhe ndaj biznesmenëve. Më poshtë, po ju rendisim ato dhjetë protesta që sipas revistës amerikane "Time" janë edhe më të çuditshmet. Protesta e gazetarit irakian Gazetari televiziv Muntadhar al-Zeidi, që në mes të një konference shtypi, tashmë të famshme, hoqi të dyja këpucët, duke goditur me to Presidentin amerikan Xhorxh Bush. Ishin reflekset e jashtëzakonshme të Presidentit ato që i hoqën mundësinë gazetarit irakian të godiste në shënjestër, duke qenë se u kishte dhënë edhe trajektoren e duhur. Sulmi me tortë ndaj Bill Geits Megjithëse nuk është njeriu i vetëm i goditur publikisht me tortë, sulmi ndaj biznesmenit Bill Geits mbetet gjithsesi ndër më të famshmit. Incidenti ndodhi në vitin 1998 në Bruksel, para se Geits të takohej me disa liderë të tjerë të rëndësishëm të biznesit botëror. I tronditur, po pa asnjë lloj dëmtimi fizik, Bill Geits nuk kërkoi ndjekjen personale të njeriut që e sulmoi. Protestat për zgjerimin e aeroportit Heathrow të Londrës Thuajse menjëherë pas publikimit të planeve për zgjerimin e aeroportit Heathrow të Londrës, grupet ambientaliste u hakërryen, pasi për ta kjo do të thoshte më shumë ndotje e ngrohje globale. Gjithsesi, protestat nuk arritën ta ndalnin zgjerimin e aeroportit, por me hapjen e një terminali të ri në vitin 2008, disa qindra protestues hynë në aeroport për të treguar mospëlqimin e tyre në mënyrë shumë origjinale. 1/3
  • 2. Ja protestat më të çuditshme në gjithë botën Written by Elberta Spaho Wednesday, 19 August 2009 13:54 - Incidenti gjatë ceremonisë së çmimeve "Oskar" Pavarësisht se punësohen komikët më të famshëm, ndonjëherë ceremonia e ndarjes së çmimeve "Oskar" është me të vërtetë e mërzitshme. Por nuk rezultoi e tillë në vitin 1974, kur një 33-vjeçar hyri krejt lakuriq në sallë, tamam në çastin kur aktori Deivid Niven po prezantonte Çmimin Filmi më i Mirë. Në sallë, ai kishte hyrë falë një distinktivi fals si gazetar. Jo kodit të veshjeve në aeroporte Administrata Federale e Aviacionit Amerikan vendosi këtë vit ndalimin e veshjeve joserioze nga ana e punonjësve të saj. Kështu, u ndaluan takat e larta, minifundet, xhinset, etj. Kjo gjë nuk u pëlqeu aspak 15 punonjësve. Në shenjë proteste, një prej punonjësve shkoi në punë me pantallona jeshile, me xhaketë kafe të shkëlqyeshme e me flokët të lyer ngjyrë blu. Disa punonjës të tjerë meshkuj zgjodhën një mënyrë edhe më kreative proteste: u veshën si femra. Protesta për mirëmbajtjen e rrugëve Kur banorëve të qytetit të vogël amerikan Saskaçuan u erdhi në majë të hundës që autoritetet lokale nuk tregonin vëmendje për mirëmbajtjen e rrugëve, vendosën të protestonin, duke u zhveshur tërësisht. Rezultati ishte një kalendar i krijuar me foto të banorëve të qytetit teksa pozonin nudo anës rrugëve. Protesta duket se dha rezultate, pasi gjatë këtij viti, autoritetet vendosën të lëvronin fonde për mirëmbajtjen e rrugëve. Protesta e baballarëve të divorcuar Në tetor të vitit 2003, dy baballarë britanikë vunë në shënjestër tarracën e Gjykatës Mbretërore për të protestuar kundër keqtrajtimit të meshkujve gjatë gjyqeve të divorceve. Që të dy burrat, pjesë e shoqatës "Baballarët për drejtësi", morën masat për këtë veprim, duke marrë me vete ushqime e ujë për një javë. Megjithëse asnjë nga burrat nuk pati pasoja ligjore prej veprimit, shoqata thuajse u shpërbë në vitin 2006, kur u mësua se disa pjesëtarë të saj kishin bërë plan të merrnin peng birin e Toni Bler. Protesta kundër Presidentit Alberto Fuxhimori Për të protestuar kundër fushatës për rizgjedhjen e Presidentit Alberto Fuxhimori, gratë peruane grumbulloheshin rregullisht në sheshin kryesor të Limës për "të larë" flamurin e vendit "të ndotur" nga politika e pistë e shtetarëve të tij. Falë një prove të pakundërshtueshme, Fuxhimori u largua drejt Japonisë, nga ku dha edhe dorëheqjen. Por u ekstradua për në Peru, pasi shkoi në Kili në vitin 2005. Sot, gjendet në burg i dënuar për abuzim me pushtetin, ndërkohë që po përballet edhe me akuza që e lidhin me skuadrat e vdekjes. Shuplaka në fytyrën e Gorbaçovit Ndërsa rënia e Bashkimit Sovjetit u prit me brohoritje në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Evropën Perëndimore, shumë njerëz në Rusi u zemëruan thellësisht me liderin që e çoi shtetin drejt demokracisë dhe kapitalizmit. Ish-presidenti vendosi të kandidonte për kreun e shtetit edhe në vitin 1996. Por kjo ambicie nuk u prit fort mirë. Në një prej vizitave në Omsk, në fushatë e sipër, një 29-vjeçar i papunë arriti t‘i afrohej aq shumë Gorbaçovit sa edhe i dha një shuplakë në fytyrë. Ai i tha policisë se kishte vendosur ta kryente atë akt pasi mendonte se reformat e Gorbaçovit i kishin bërë dëm Rusisë. 2/3
  • 3. Ja protestat më të çuditshme në gjithë botën Written by Elberta Spaho Wednesday, 19 August 2009 13:54 - Përqeshja e Maorit ndaj mbretërorëve britanikë Zyrtarët amerikanë janë familjarizuar tashmë me Dun Mihakën, nga Zelanda e Re, aktivist për të drejtat e njeriut dhe pjesëtar i etnisë Maori. Ai e prezantoi veten për herë të parë në vitin 1981, duke përqeshur princin Karl dhe princeshën Diana gjatë një vizite në Zelandën e Re. U përpoq t‘i afrohej edhe kolonës së makinave që shoqëronin pesë vite më pas mbretëreshën Elisabetë, por furgoni i tij, i zbukuruar me fytyra që përqeshnin, nuk mund të kalonte pa u vënë re nga policia, e cila e ndali me shpejtësi. Megjithatë, mbretëresha nuk mundi t‘i shpëtonte një sulmi me vezë gjatë po atij udhëtimi. 3/3