SlideShare ist ein Scribd-Unternehmen logo
1 von 98
Downloaden Sie, um offline zu lesen
Ekrem ajruli


     KUR QESH
DOKTOR VALUTA

          poezi
Botues:
    ArbëriaDesign

    Recensent:
   Mr.Elez Ismaili

      Redaktor:
     Hamdi Iljazi

Realizimi kompjuterik:
       & ballina:
   Dashmir Ademi

       Shtypi:
    Shtypshkronja
   “Arbëriadesign”
Mos ma merrni për të madhe
             Ngase grijë kaq shumë unë
              Gjuaj fjalë mbi veset tuaja
          Po nuk besoj se u prish punë...
	 	   	       	
                                  autori
Mveshdhëntë zoti
           të
              os
                 te doktori
             po s’pate valuta
              të pret arkivoli

                hynë pacienti
         trupin zvarrë zvarrë
              doktorit i duket
             si njëqind dollar




DOKTOR                           5

VALUTA
ti i thua mjekut
    këmbët s’luajnë dot
    ai të përgjigjet
    pa valuta
    paske ardhur kot

    pacienti dhembshëm
    shikon në sy doktorin
    ai pa fije turpi pyet
    e ke portofolin




6
duart i kam të bardha
  duart i kam të buta
unë të heq dhembjen
        po pate valuta
 eh valutë e mallkuar

      të bën paloburë
    përveç profesionit
të ndërron dhe lëkurë




                         7
mallkuar qofsh
    dhe ti hipokrat
    ne të kërkojmë mjek
    ti na çon lugat




8
nëpër ordinanca
e dhoma mjekësore
 ndërrohen valutat
   si në këmbimore

     hej spital i bukur
     muret me ngjyrë
ç’i ke mbushur zyrat
përplot me vampirë




                          9
Tellall shkuar tellalli
     diplomati i madh
     bluan çka nuk bluan
     diplomacia i duket livadh

     fenomen shekulli
     politikani fjalëshumi
     s’kam shok në politikë
     thotë jam si lumi




10                  DIPLOMATI
vërtetë fenomen
diplomati mendjehollë
    pa kurriz pa eshtra
 kërmill këmbë e dorë




                          11
Ikinedekada
     vite muaj
     ne në tokë tonën
     vazhdimisht të huaj

     presim me vite
     rrezet e lirisë
     nga trupi s’na shqytet
     ndryshku i robërisë




12                            PAMË
pamë ç’nuk pamë
            alete politike
      përplot vese e huqe
shohim bythët pushtetari
  të fërkohen në kolltuqe

     shohim dhe nga ata
      që dikur për atdhe
        fort i digjte malli
           sot pa përtesë
shndërrohen në miza kali




                              13
Më thanë: kujdes
     është i pacipë
     s’ka turp
     nuk besova
     se vitet rëndonin
     më shumë se fjalët




14           GËNJESHTARI
më thanë: kujdes!
               gënjeshtrat
          i ka me tepricë
         ani thash: njeri...
           ç’të bëj i mjeri
turpi vendin e ka në ballë
    nuk rin në prapanicë




                               15
Kanarinë nuk je
     pëllumb jo, assesi
     qyqe tinëzare
     apo krrokatës i zi

     çdo herë synon lartësinë
     të matesh me shkabën
     kur të tradhton kujtesa
     zhytesh në moçale
     patjetër; pararendës
     ke zhabën




16        MENDJEMADHI
Përdhunues tavolinash
         për hell shet qiqra
        po më pyetën kush je
             do t’u preferoja
              një mijë rriqra

       përbirohesh birucave
      me dërdëllisje patetike
             kurrë s’mësove
              ç’është kurrizi
      me buzëqeshjet cinike
            mbete mi gjirizi




JE                              17
Në fëmijëri
     letër e bardhë
     si bora
     ç’të donë zemra
     e rrëmben dora

     në rini
     plotë andralla
     veç luksit e argëtimit
     për asgjë s’të ha kopalla




18                               JETA
burrëria
       jetë gomari
argat i të gjithëve
 eh! jetë, jetë kali




                       19
Tynë bajrak
          qyteti im
     lule
     me rrugë të gjëra
     si sokak

     hej qytet i bukur
     me parqe, lulishte
     pallate të larta
     rrugët plotë plehërishte




20                       QYTETI IM
anë e kënd butiqe
        e lokale nate
    metropol Afrike
   me kulturë mulate
          ti qyteti im

    sheshin me gropa
   në pallat tenxheret
kështu të donë Evropa




                         21
shumë intelektual
     qyteti im paska
     burra pa kandar
     fytyrë me shtatë maska

     “atdhetarët” tanë
     trupin drejtë si lis
     bythë e këmbë në Bombaj
     mendjen në Paris




22
ke shumë shoqata
     e dhjetëra parti
  gënjeshtrat e gjata
       punët lesh e li

 kur ulen në karrige
 sulen kush ç’të kapi
         jeta sociale
është bërë lesh arapi




                         23
dasma e gëzime
     rend e pa rend
     shkrihet pasuria
     për dy gishta vend

     hej qyteti im
     rrugët me asfalt
     të shndrit fytyra
     e zhytur në baltë




24
do mjekra të çuditshme
 nuk dimë se nga vijnë
    vallë e duan djallin
         apo perëndinë




                           25
hej qytet qyqarësh
     vatër taksidarësh
     çerdhe matrapazësh
     e bordel kurvarësh

     ke dhe një shtresë
     që nuk duket fare
     se s’mund të durojnë
     këtë shoqëri zuzare




26
Kqë vrapojnë pas hiçit
        akarisje burokratësh

    njërën dorë te gota e votkës
      tjetrën tek herdhet e viçit




SHEJTANBUDALLAIT                    27
më neveritin
     karrieristët matrapaz
     thonë na pëlqen
     të lexojmë satirë
     shejtanbudallait
     vallë kurrë nuk shihen
     në pasqyrë




28
Për nëpunës e drejtorë
       yll shprese janë devizat
           përtace bëhen bletët
           Punëtore janë mizat

      Ah! Kjo botë botë e ndytë
               E bën nëpunësin
                     leckë çerepi
               Syri tij kureshtar
      Donë të dijë ç’mban xhepi




SOT                                 29
Qesh gjykatësi e drejtori
     Ngryset mrrolet nevojtari
     Diell vere portofoli
     Rreze drite është dollari




30
Nëtë lodhem të drobitem
                  mesin tuaj do qëndroj

                        prush e hi do të bëhem
                       në kolltuk sa të ngjitem
                             në seanca politike
                           do të digjem pishtar
                        votën tuaj ta shndërroj
                                në luks e dollar
                                për hallet tuaja
                           kurrë s’do lëshoj pe
                              për interesin tim
                          do të shembi (at)dhe




BETIMI                                             31


(Parodi	për	deputet)
Vjen behari ik acari
     patriotët mbinë kudo
     si në prill kur shpërthen bari
     mësyjnë tubimet
     kokën në hava
     me fjalime të zjarrta
     thonë do të bëjmë hata




32                         SKRAJAT
radhitur në foltore
    si hunjtë në gardh
ballëndriturit garojnë
kush është më i madh




                         33
Rendvjen ngaortejmesjeta
                e rend tungjatjeta
        Soji yt
        Rend e thuaj
        se ka ardhur koha juaj

        se betejën e fituat
        dhe moçalet i zaptuat
        rend, or thundrak




34   REND, OR THUNDRAK
              (Parodi:	Rend	or	Marathonomak,	F.Noli)
kap një degë ferre
        rrotullohu disa here
                 nëpër fushë
            e breg mbi breg
thundra tokën të mos ta prek

           rend or thundrak




                               35
ke një plagë që të shpon
     shpirt e zemër t’i sëmbon
     në çdo mes pse s’je i pari
     karrierist zog gomari

     rend, or thundrak




36
t’u tha gryka se të pihet
t’është çarë thundra po s’të rihet,
             se karrigia po të pret
         ankthi zemrën po ta vret

             shpejt, or thundrak!




                                      37
vapa mbyt e pluhuri nxinë
     ferra çjerr e guri grin
     lakmia gjoksin ta përvëlon
     kolltuku syrin ta verbon

     ush e ush, o thundrak

     gryka si gjyryk, të frynë
     seç, vëngon e ç’gulçon,
     lakmia të çkallmon
     me tokmak për partinë

     rend, or thundrak




38
Ikën hordhia
                 e vjen falanga
              anë e mbanë ferr
              populli në pranga

          zbythen kleptomanët
          kur mësyjnë harbutët
                ikin matrapazët
         kur vërshojnë hajdutët




FITORE                            39
në këtë karnaval
     aktrojnë të gjithë
     elektorati ngel prapë
     me gishtin në b.... (gojë)




40
Satëtëvijëacari
                            ik
                      e         vera
                     forcat politike
            dalin shpejt nga shpella

                me flamuj në dorë
                   sulen në kafene
            mbanë fjalime të zjarrta




KANDARI                                41


(Variant)
gojën plotë atdhe
     në fund të fjalimit
     siç e do adeti
     para turmës prezantohet
     palodeputeti

     është patriot
     burrë me karar
     bëmat e tij
     s’maten në kandar




42
eh kandar i mjerë
   ku e din çka mat
 sot shtirret engjëll
     nesër del lugat

      po të votojmë
      zotin deputet
do të pimë Red Bull
   kokainë kualitet




                        43
do të sjellë Marlboro
     heroinë Azie
     tesha të mëndafshit
     na sjellë prej Indie

     ne rimë e dëgjojmë
     me sytë gapërr
     pyesim njëri tjetrin
     kush është ky këmbëgjarpër




44
Kurfytyra nuk nxinë
           maska zverdhet

          motra të pandara
               njëra tjetrës
          i fshehin ligësinë




DYFYTYRËSI                     45
Në zyrame ditë e net
             të parfumosura
     debaton
     mbi atdheun tim
     thika e saj thellë rrëshqet

     OSB-ja
     TBC-ja

     Grup i Centaurëve
     sjell ultimatume e vendime
     lugetërit bëjnë prova
     me vrasje e copëtime




46                    (E) U ROPA
shpirti na është lodhur
          zemër e buzë
         na u bënë copa
    akoma se kuptuam
kush është (E) u rropa




                          47
Burrë, se karrieristët
     më burrë
     i ngrati ndërron ngjyrën
     të shpëtoj kokën
     karrieristi sylugat
     ndërron ngjyrën
     të trashë prapanicën




48               KAMELEONI
I   ku gjysmë shekulli
       nën thundër t’mjerimit
    “patriotët” shkojnë argatë
       t’i shpëtojnë varfërimit

          shtresa intelektuale
               nuk ndihet fare
        se një grup banditësh
        e kanë bërë pesë pare




ATDHEU                            49
rënkon atdheu
     i shtrirë gjerë e gjatë
     e shndërruan kopilët
     sot në rezervat

     mbi tokën e shenjtë
     falangat marshojnë
     burbulecët e mjerë
     në kolltuk lotojnë




50
Këtë dekadë të “ndritur”
             Evropa vari kusinë
                  të gatuaj gjellë
             dhe për shqiptarinë

                  vijnë e shkojnë
               çastet vendimtare
             kur duhet të zgjohet
              vetëdija kombëtare




KUSIA                                51
në kohë të turbullta
     ne jemi në kllapi
     ëndërrojmë syhapur
     të shtrenjtën liri




52
vjen ahtistari
         ik ahtisari
      politika jonë
     vizion gomari

        vjen Satana
        ikën Solana
nuk zgjidhen hallet
  kurrë me kecana




                       53
St’ia bëj vejë halli
         i do të
      si         i gjori
      karrierën time
      lumi seç e mori

      ah!kjo kushtetutë
      kurrë dritë mos patë
      pse nuk ka një ligj
      që mandatin zgjatë




54   VAJI I BUBUZHELIT
ndaj do marr librezën
          të dal në sokak
    për partinë e dashur
    shumë jam bë merak
do të bllokoj autostradat

     e të zë hekurudhat
    se pa kontingjentet
 do më shtohen rrudhat




                            55
do të trupoj dete
     rrugë e magjistrale
     paratë e pushtetit
     i bëra fekale

     po më zbrazet grazhdi
     pakësohen devizat
     kollaren e bukur
     ma qëndisin mizat




56
nuk e meritoja këtë
    unë si atdhetar
ndaj kundërshtarët
 vdekja le ti marrë

     më buçet koka
      inati s’më del
 le ta dinë të gjithë
 unë jam bubuzhel




                        57
ndoshta jam në ëndërr
     ishalla jam në gjumë
     o fron qeverie
     unë të dua shumë

     s’duroj këtë shaka
     mos më veni në lojë
     vërtetë do t’më leni
     me gishtin në gojë




58
vallë kush ma bëri
     këtë sherr pahije
    mua më të madhit
       burbulec partie
   pa dashnoren time
        si t’ia bëj hallit
s’më mbetet gjë tjetër
   veç t’i fryjë kavallit




                             59
kur hy në kafene
     askush nuk ma varë
     m’ shikojnë me përbuzje
     si të jem zuzar
     do t’ia hiqja vetes

     e ta lë një nam
     por më pengon feja
     që e ka shpallë haram




60
në djall le të venë
nuk paskam rrugë tjetër
    ndaj do të kthehem
    tek shoqëri e vjetër




                            61
Mal mbushur me
            me përralla
     ballin
     përrenj
     akoma merresh me
     andralla
     për bisedë
     kurrë s’je i denjë




62                        TI
koka të mbeti lëndinë
fytyra shpat me dëborë
    kur nuk e tejkalove
             fëmijërinë
         kam kohë thua
           s’është vonë




                          63
Dridhem në janargusht
     për ty djersitem në
     pa ty këngës ia marrë
     për ty betohem
     kur jam ngushtë

     pa ty mrrolem në shkurt
     për ty këndoj në maj
     dhe kur më mungon ti
     gëzohem e nuk qajë




64                             PËR TY
Hipim ne na ofrohet
               në kolltuk
       sa herë
            kur jemi larg tij
        malli nis na shtohet

           pasuria zë e ritet
        nis e shkëlqen froni
      barku ynë nis e fryhet
      rroftë e qoftë padroni




KOLLTUKU                        65
sa e mirë anarkia
     na e shton lezetin
     na i forcoi këmbë e duar
     e duam ryshfetin

     ne do burra me kollare
     “ajka e atdheut”
     sulemi mbi kolltuqe
     me shpatë t’Skënderbeut




66
ca u bëmë deputet
  disa tjerë ministër
është mbush qeveria
 kërroçe pa kapistër

    shtrohen kokteje
        kërcet zijafeti
barkun bosh me dorë
    le ta mban mileti




                          67
s’mbarojnë dreka e darka
     nuk zbrazet tepsia
     luksi ynë ka marrë hov
     Rroftë qeveria

     le të venë në djall të mallkuar
     arsimi e kultura
     prapanica ka nis të trashet
     na shkëlqen lëkura




68
Hallesa s’i përmbledh letra
          të mëdha ka ministri

        kontingjentet e shumta
         dhe dashnoret e vjetra

              po mileti i ngratë
                si t’ia bëjë hallit
           po nuk gjeti zgjidhje
              le t’i fryjë kavallit




MINISTRI                              69
Ike natën në heshtje
     pa lënë amanet
     ike nga kjo botë servilësh
     o mik
     ku njeriu han sojin e vet

     ike se të bezdisi
     injoranca intelektuale
     krimbat e krimbave të kuq
     që erdhën nga gropa fekale




70                                O MIK
                                  (poetit	R.	Sinani)
kjo botë e krimbur
                      o mik
      shtrihet nga kollarja
         deri poshtë rripit
si dje edhe sot e drejtojnë
       pasardhësit e Edipit




                              71
ike o mik
     pa thënë lamtumirë
     ike nga kjo botë
     plot myk
     botë që jetën na e brenë
     nga pak e përditë

     eh! mik
     edhe në varr
     s’të lënë të qetë
     do të sulen krimbërisht
     se fjala e poetit vret.




72
F  let
            e shkumohet
      për drejtësi e ligje
           gjithmonë lyp
                 mjegull
      për të hapur shteg
      aty ku s’ka shtigje




DEMAGOGU                     73
Oazaparajsa vetë
           e Ballkanit
     është
     për derra të pangopur
     ngujuar n’kabinet

     oaza e gjarpinjve
     risi historike
     dora e hajdutëve
     ka forcë magjike




74                           OAZA
oaza e kleptomanëve
       ka dhe kafazin
    për barkurriturit
 kur u prishin avazin

    oaza e nepërkave
 rezervat dembelësh
   xhenet sylugatësh
   arenë kriminelësh




                        75
Rruofsha unë (E) u rropa
     nuk duhet histori
     Skënderbeun legjendar
     sot e keni ju raki

     patriotëve n’kafene
     sa herë u ndizet gjaku
     për atdhe u shpërthejnë lotët
     copë e grimë e bëjnë bardakun




76                      U RROPA
                                     (Variant)
këngëtari nis betejën
shkoi Presheva e Mitrovica
          Konispoli e Tivari
     mikrofonin si jatagan
  thotë: jam komandant ....




                               77
Lojëra të fëlliqura
     që ngjallin pesimizëm
     lugetërit me kollare
     flasin për pluralizëm

     mburret (e) u ropa
     e varrosa monizmin
     shpirtkëputurit belbëzojnë
     nazistët festojnë sot
     fitore mbi nazizmin




78                                LIGËSI
T  ë varfrit e kanë inat
        se botën e sjell vërdallë
          legenët ia ndijën erën
       ndaj mësyjnë si të marrë

              kur e ka krimineli
      dhe e shtrëngon tradhtari
           para saj bëhen baltë
                 atdheu e ideali




PARAJ(s)A                           79
Shpeshherë më pyet
     si jam me shëndet

     sa për sy e faqe
     të përgjigjem:
     ashtu siç duan
     paraardhësit e njeriut
     sipas shkencës

     tani u kënaqe?!




80                 SHTINJAKU
Poeteshë se s’ka
                    rebele
           ti e din
                 grua për ty
       ndaj pajtohu me fatin
             dhe leri burrat
                   në qetësi




R.H.                           81
Feston lagjja këndesi
     Majë plehu këndon
     gëzohet tërë mëhalla
     analist është bërë bylmezi

     shkruan me shtërzim
     ca ese e analiza
     krekoset pa fije turpi
     kur e dëgjon të djeg kërthiza




82                      ANAL’ISTI
merr bekimin prej padronit
    e vërsulet përmbi letër
 për ta ruajt lezetin e fronit
nuk harron zanatin e vjetër

    lapsin n’dorë si jatagan
    e vringëllon ditë e natë
    ku e din analist bylmezi
       se arti s’duron diktat




                                 83
Prinë në vallen
     e shejtanit
     një shebek sekretar

     dorë e zgjatur
     e laramanit
     marionetë
     e klasit parë




84                         SHEBEKU
këtë dykëmbësh
           ekzotik
    ku se mbjellë
       aty e korrë

   bythë e brekë
   është bërë sot
me Iblisin drejtor




                     85
Kshpirtin ei lashtë
        y popull
     ka           madh
     gjoksin sa Ballkani
     zemrën si livadh

     në te hedhin valle
     engjëjt edhe djalli
     zemra e këtij populli
     është si bunari




86   POPULL I LASHTË
hyjnë e dalin fqinjët
         si në vetëshërbim
  njëri mbjellë ngatërresa
      tjetri thërret pajtim

      ne rimë e dëgjojmë
    sy e vesh bërë gapërr
       me shpresë te elita
pushtetarët këmbëgjarpër




                              87
dekadë pas dekade
     vazhdon lojë e vjetër
     historia kombëtare
     zgjidhet veç në letër




88
Tëfytyrë
                qesh
             në
          vula e turpit

         brez pas brezi
               damkën
            ke në ballë

         i përvetësove
              me ëndje
             këto vese
            jo nga zori
          tani je vetëm
          kecan oborri




KECANI                    89
I shenjti atdhe beteja
     me shekuj numëron
     i lidhur ec mbi dhe
     në trup të radhiten
     plagë të reja

     fqinjët të djegin flamurin
     çdo ditë të rrudhin kufi
     dikush na e lidh e zgjidh ushkurin
     dhe ne heshtim përsëri




90                         O ATDHE
P  rite prite diplomatin
      Që të vjen me benz të zi
       Prite prite kokëthatin
              do të jap hijeshi

        me teserën e partisë
        dhe bekimin e liderit
           Nur i jep qeverisë
          ky stërnip i beterit




O FRON I BEKUAR                   91
me pasaportë diplomatike
     Mësynë Evropë e Azi
     Kontingjentet e ngazëllojnë
     Diplomatin barkfuçi

     Nuk ka kush t’i bëj ballë
     Është i pashëm atavik
     akreditohet kokëmadhi
     Atashe në Afrikë




92
...   93
DOKTOR VALUTA        5
     DIPLOMATI           10
     PAMË                12
     GËNJESHTARI         14
     MENDJEMADHI         16
     JE                  17
     JETA                18
     QYTETI IM           20
     SHEJTANBUDALLAIT    27
     SOT                 29
     BETIMI	             31
     SKRAJAT             32
     REND, OR THUNDRAK   34
     FITORE              39
     KANDARI	            41
     DYFYTYRËSI          45
     (E) U ROPA          46
     KAMELEONI           48
     ATDHEU              49
     KUSIA               51
     VAJI I BUBUZHELIT   54
     TI                  62
     PËR TY              64
     KOLLTUKU            65
     MINISTRI            69
     O MIK               70
     DEMAGOGU            73
     OAZA                74




94                  Përmbajtja
U RROPA	          76
LIGËSI            78
PARAJ(s)A         79
SHTINJAKU         80
R.H.              81
ANAL’ISTI         82
SHEBEKU           84
POPULL I LASHTË   86
KECANI            89
O ATDHE           90
O FRON I BEKUAR   91




                       95
CIP Каталогизација во публикација,
 Национална и Универзитетска Библиотека
 “Св. Климент Охридски“ - Скопје

 Ajruli, EKREM / Kur qesh doktor valuta,/ Ekrem
 Ajruli - Tetovë,

 ArbëriaDesign - Tetovë, 96 стр. 19cm

 ISBN 978-9989-866-35-7


Ky libër u financua nga Ministria për
     Kulturë e R. së Maqedonisë
Doktor valuta   ekrem ajruli

Weitere ähnliche Inhalte

Mehr von Agjencia eMagic

Mehr von Agjencia eMagic (10)

Kurani
KuraniKurani
Kurani
 
Foshnja Jonë
Foshnja JonëFoshnja Jonë
Foshnja Jonë
 
Rritja dhe kujdesi per femijen e sapolindur
Rritja dhe kujdesi per femijen e sapolindurRritja dhe kujdesi per femijen e sapolindur
Rritja dhe kujdesi per femijen e sapolindur
 
50 Fakte Nga Jeta E Merlin Monro Së
50 Fakte Nga Jeta E Merlin Monro Së50 Fakte Nga Jeta E Merlin Monro Së
50 Fakte Nga Jeta E Merlin Monro Së
 
100 Femrat Më Të Pushtetshme Të BotëS
100 Femrat Më Të Pushtetshme Të BotëS100 Femrat Më Të Pushtetshme Të BotëS
100 Femrat Më Të Pushtetshme Të BotëS
 
Vjollce Berisha Ne Xhep Kam Nje Bote
Vjollce Berisha   Ne Xhep Kam Nje BoteVjollce Berisha   Ne Xhep Kam Nje Bote
Vjollce Berisha Ne Xhep Kam Nje Bote
 
Golgota Shqiptare
Golgota ShqiptareGolgota Shqiptare
Golgota Shqiptare
 
Gazetaria Ne Lulezimin E Saj
Gazetaria Ne Lulezimin E SajGazetaria Ne Lulezimin E Saj
Gazetaria Ne Lulezimin E Saj
 
Unegruaja
UnegruajaUnegruaja
Unegruaja
 
Fati Trans
Fati TransFati Trans
Fati Trans
 

Doktor valuta ekrem ajruli

  • 1.
  • 2. Ekrem ajruli KUR QESH DOKTOR VALUTA poezi
  • 3. Botues: ArbëriaDesign Recensent: Mr.Elez Ismaili Redaktor: Hamdi Iljazi Realizimi kompjuterik: & ballina: Dashmir Ademi Shtypi: Shtypshkronja “Arbëriadesign”
  • 4. Mos ma merrni për të madhe Ngase grijë kaq shumë unë Gjuaj fjalë mbi veset tuaja Po nuk besoj se u prish punë... autori
  • 5.
  • 6. Mveshdhëntë zoti të os te doktori po s’pate valuta të pret arkivoli hynë pacienti trupin zvarrë zvarrë doktorit i duket si njëqind dollar DOKTOR 5 VALUTA
  • 7. ti i thua mjekut këmbët s’luajnë dot ai të përgjigjet pa valuta paske ardhur kot pacienti dhembshëm shikon në sy doktorin ai pa fije turpi pyet e ke portofolin 6
  • 8. duart i kam të bardha duart i kam të buta unë të heq dhembjen po pate valuta eh valutë e mallkuar të bën paloburë përveç profesionit të ndërron dhe lëkurë 7
  • 9. mallkuar qofsh dhe ti hipokrat ne të kërkojmë mjek ti na çon lugat 8
  • 10. nëpër ordinanca e dhoma mjekësore ndërrohen valutat si në këmbimore hej spital i bukur muret me ngjyrë ç’i ke mbushur zyrat përplot me vampirë 9
  • 11. Tellall shkuar tellalli diplomati i madh bluan çka nuk bluan diplomacia i duket livadh fenomen shekulli politikani fjalëshumi s’kam shok në politikë thotë jam si lumi 10 DIPLOMATI
  • 12. vërtetë fenomen diplomati mendjehollë pa kurriz pa eshtra kërmill këmbë e dorë 11
  • 13. Ikinedekada vite muaj ne në tokë tonën vazhdimisht të huaj presim me vite rrezet e lirisë nga trupi s’na shqytet ndryshku i robërisë 12 PAMË
  • 14. pamë ç’nuk pamë alete politike përplot vese e huqe shohim bythët pushtetari të fërkohen në kolltuqe shohim dhe nga ata që dikur për atdhe fort i digjte malli sot pa përtesë shndërrohen në miza kali 13
  • 15. Më thanë: kujdes është i pacipë s’ka turp nuk besova se vitet rëndonin më shumë se fjalët 14 GËNJESHTARI
  • 16. më thanë: kujdes! gënjeshtrat i ka me tepricë ani thash: njeri... ç’të bëj i mjeri turpi vendin e ka në ballë nuk rin në prapanicë 15
  • 17. Kanarinë nuk je pëllumb jo, assesi qyqe tinëzare apo krrokatës i zi çdo herë synon lartësinë të matesh me shkabën kur të tradhton kujtesa zhytesh në moçale patjetër; pararendës ke zhabën 16 MENDJEMADHI
  • 18. Përdhunues tavolinash për hell shet qiqra po më pyetën kush je do t’u preferoja një mijë rriqra përbirohesh birucave me dërdëllisje patetike kurrë s’mësove ç’është kurrizi me buzëqeshjet cinike mbete mi gjirizi JE 17
  • 19. Në fëmijëri letër e bardhë si bora ç’të donë zemra e rrëmben dora në rini plotë andralla veç luksit e argëtimit për asgjë s’të ha kopalla 18 JETA
  • 20. burrëria jetë gomari argat i të gjithëve eh! jetë, jetë kali 19
  • 21. Tynë bajrak qyteti im lule me rrugë të gjëra si sokak hej qytet i bukur me parqe, lulishte pallate të larta rrugët plotë plehërishte 20 QYTETI IM
  • 22. anë e kënd butiqe e lokale nate metropol Afrike me kulturë mulate ti qyteti im sheshin me gropa në pallat tenxheret kështu të donë Evropa 21
  • 23. shumë intelektual qyteti im paska burra pa kandar fytyrë me shtatë maska “atdhetarët” tanë trupin drejtë si lis bythë e këmbë në Bombaj mendjen në Paris 22
  • 24. ke shumë shoqata e dhjetëra parti gënjeshtrat e gjata punët lesh e li kur ulen në karrige sulen kush ç’të kapi jeta sociale është bërë lesh arapi 23
  • 25. dasma e gëzime rend e pa rend shkrihet pasuria për dy gishta vend hej qyteti im rrugët me asfalt të shndrit fytyra e zhytur në baltë 24
  • 26. do mjekra të çuditshme nuk dimë se nga vijnë vallë e duan djallin apo perëndinë 25
  • 27. hej qytet qyqarësh vatër taksidarësh çerdhe matrapazësh e bordel kurvarësh ke dhe një shtresë që nuk duket fare se s’mund të durojnë këtë shoqëri zuzare 26
  • 28. Kqë vrapojnë pas hiçit akarisje burokratësh njërën dorë te gota e votkës tjetrën tek herdhet e viçit SHEJTANBUDALLAIT 27
  • 29. më neveritin karrieristët matrapaz thonë na pëlqen të lexojmë satirë shejtanbudallait vallë kurrë nuk shihen në pasqyrë 28
  • 30. Për nëpunës e drejtorë yll shprese janë devizat përtace bëhen bletët Punëtore janë mizat Ah! Kjo botë botë e ndytë E bën nëpunësin leckë çerepi Syri tij kureshtar Donë të dijë ç’mban xhepi SOT 29
  • 31. Qesh gjykatësi e drejtori Ngryset mrrolet nevojtari Diell vere portofoli Rreze drite është dollari 30
  • 32. Nëtë lodhem të drobitem mesin tuaj do qëndroj prush e hi do të bëhem në kolltuk sa të ngjitem në seanca politike do të digjem pishtar votën tuaj ta shndërroj në luks e dollar për hallet tuaja kurrë s’do lëshoj pe për interesin tim do të shembi (at)dhe BETIMI 31 (Parodi për deputet)
  • 33. Vjen behari ik acari patriotët mbinë kudo si në prill kur shpërthen bari mësyjnë tubimet kokën në hava me fjalime të zjarrta thonë do të bëjmë hata 32 SKRAJAT
  • 34. radhitur në foltore si hunjtë në gardh ballëndriturit garojnë kush është më i madh 33
  • 35. Rendvjen ngaortejmesjeta e rend tungjatjeta Soji yt Rend e thuaj se ka ardhur koha juaj se betejën e fituat dhe moçalet i zaptuat rend, or thundrak 34 REND, OR THUNDRAK (Parodi: Rend or Marathonomak, F.Noli)
  • 36. kap një degë ferre rrotullohu disa here nëpër fushë e breg mbi breg thundra tokën të mos ta prek rend or thundrak 35
  • 37. ke një plagë që të shpon shpirt e zemër t’i sëmbon në çdo mes pse s’je i pari karrierist zog gomari rend, or thundrak 36
  • 38. t’u tha gryka se të pihet t’është çarë thundra po s’të rihet, se karrigia po të pret ankthi zemrën po ta vret shpejt, or thundrak! 37
  • 39. vapa mbyt e pluhuri nxinë ferra çjerr e guri grin lakmia gjoksin ta përvëlon kolltuku syrin ta verbon ush e ush, o thundrak gryka si gjyryk, të frynë seç, vëngon e ç’gulçon, lakmia të çkallmon me tokmak për partinë rend, or thundrak 38
  • 40. Ikën hordhia e vjen falanga anë e mbanë ferr populli në pranga zbythen kleptomanët kur mësyjnë harbutët ikin matrapazët kur vërshojnë hajdutët FITORE 39
  • 41. në këtë karnaval aktrojnë të gjithë elektorati ngel prapë me gishtin në b.... (gojë) 40
  • 42. Satëtëvijëacari ik e vera forcat politike dalin shpejt nga shpella me flamuj në dorë sulen në kafene mbanë fjalime të zjarrta KANDARI 41 (Variant)
  • 43. gojën plotë atdhe në fund të fjalimit siç e do adeti para turmës prezantohet palodeputeti është patriot burrë me karar bëmat e tij s’maten në kandar 42
  • 44. eh kandar i mjerë ku e din çka mat sot shtirret engjëll nesër del lugat po të votojmë zotin deputet do të pimë Red Bull kokainë kualitet 43
  • 45. do të sjellë Marlboro heroinë Azie tesha të mëndafshit na sjellë prej Indie ne rimë e dëgjojmë me sytë gapërr pyesim njëri tjetrin kush është ky këmbëgjarpër 44
  • 46. Kurfytyra nuk nxinë maska zverdhet motra të pandara njëra tjetrës i fshehin ligësinë DYFYTYRËSI 45
  • 47. Në zyrame ditë e net të parfumosura debaton mbi atdheun tim thika e saj thellë rrëshqet OSB-ja TBC-ja Grup i Centaurëve sjell ultimatume e vendime lugetërit bëjnë prova me vrasje e copëtime 46 (E) U ROPA
  • 48. shpirti na është lodhur zemër e buzë na u bënë copa akoma se kuptuam kush është (E) u rropa 47
  • 49. Burrë, se karrieristët më burrë i ngrati ndërron ngjyrën të shpëtoj kokën karrieristi sylugat ndërron ngjyrën të trashë prapanicën 48 KAMELEONI
  • 50. I ku gjysmë shekulli nën thundër t’mjerimit “patriotët” shkojnë argatë t’i shpëtojnë varfërimit shtresa intelektuale nuk ndihet fare se një grup banditësh e kanë bërë pesë pare ATDHEU 49
  • 51. rënkon atdheu i shtrirë gjerë e gjatë e shndërruan kopilët sot në rezervat mbi tokën e shenjtë falangat marshojnë burbulecët e mjerë në kolltuk lotojnë 50
  • 52. Këtë dekadë të “ndritur” Evropa vari kusinë të gatuaj gjellë dhe për shqiptarinë vijnë e shkojnë çastet vendimtare kur duhet të zgjohet vetëdija kombëtare KUSIA 51
  • 53. në kohë të turbullta ne jemi në kllapi ëndërrojmë syhapur të shtrenjtën liri 52
  • 54. vjen ahtistari ik ahtisari politika jonë vizion gomari vjen Satana ikën Solana nuk zgjidhen hallet kurrë me kecana 53
  • 55. St’ia bëj vejë halli i do të si i gjori karrierën time lumi seç e mori ah!kjo kushtetutë kurrë dritë mos patë pse nuk ka një ligj që mandatin zgjatë 54 VAJI I BUBUZHELIT
  • 56. ndaj do marr librezën të dal në sokak për partinë e dashur shumë jam bë merak do të bllokoj autostradat e të zë hekurudhat se pa kontingjentet do më shtohen rrudhat 55
  • 57. do të trupoj dete rrugë e magjistrale paratë e pushtetit i bëra fekale po më zbrazet grazhdi pakësohen devizat kollaren e bukur ma qëndisin mizat 56
  • 58. nuk e meritoja këtë unë si atdhetar ndaj kundërshtarët vdekja le ti marrë më buçet koka inati s’më del le ta dinë të gjithë unë jam bubuzhel 57
  • 59. ndoshta jam në ëndërr ishalla jam në gjumë o fron qeverie unë të dua shumë s’duroj këtë shaka mos më veni në lojë vërtetë do t’më leni me gishtin në gojë 58
  • 60. vallë kush ma bëri këtë sherr pahije mua më të madhit burbulec partie pa dashnoren time si t’ia bëj hallit s’më mbetet gjë tjetër veç t’i fryjë kavallit 59
  • 61. kur hy në kafene askush nuk ma varë m’ shikojnë me përbuzje si të jem zuzar do t’ia hiqja vetes e ta lë një nam por më pengon feja që e ka shpallë haram 60
  • 62. në djall le të venë nuk paskam rrugë tjetër ndaj do të kthehem tek shoqëri e vjetër 61
  • 63. Mal mbushur me me përralla ballin përrenj akoma merresh me andralla për bisedë kurrë s’je i denjë 62 TI
  • 64. koka të mbeti lëndinë fytyra shpat me dëborë kur nuk e tejkalove fëmijërinë kam kohë thua s’është vonë 63
  • 65. Dridhem në janargusht për ty djersitem në pa ty këngës ia marrë për ty betohem kur jam ngushtë pa ty mrrolem në shkurt për ty këndoj në maj dhe kur më mungon ti gëzohem e nuk qajë 64 PËR TY
  • 66. Hipim ne na ofrohet në kolltuk sa herë kur jemi larg tij malli nis na shtohet pasuria zë e ritet nis e shkëlqen froni barku ynë nis e fryhet rroftë e qoftë padroni KOLLTUKU 65
  • 67. sa e mirë anarkia na e shton lezetin na i forcoi këmbë e duar e duam ryshfetin ne do burra me kollare “ajka e atdheut” sulemi mbi kolltuqe me shpatë t’Skënderbeut 66
  • 68. ca u bëmë deputet disa tjerë ministër është mbush qeveria kërroçe pa kapistër shtrohen kokteje kërcet zijafeti barkun bosh me dorë le ta mban mileti 67
  • 69. s’mbarojnë dreka e darka nuk zbrazet tepsia luksi ynë ka marrë hov Rroftë qeveria le të venë në djall të mallkuar arsimi e kultura prapanica ka nis të trashet na shkëlqen lëkura 68
  • 70. Hallesa s’i përmbledh letra të mëdha ka ministri kontingjentet e shumta dhe dashnoret e vjetra po mileti i ngratë si t’ia bëjë hallit po nuk gjeti zgjidhje le t’i fryjë kavallit MINISTRI 69
  • 71. Ike natën në heshtje pa lënë amanet ike nga kjo botë servilësh o mik ku njeriu han sojin e vet ike se të bezdisi injoranca intelektuale krimbat e krimbave të kuq që erdhën nga gropa fekale 70 O MIK (poetit R. Sinani)
  • 72. kjo botë e krimbur o mik shtrihet nga kollarja deri poshtë rripit si dje edhe sot e drejtojnë pasardhësit e Edipit 71
  • 73. ike o mik pa thënë lamtumirë ike nga kjo botë plot myk botë që jetën na e brenë nga pak e përditë eh! mik edhe në varr s’të lënë të qetë do të sulen krimbërisht se fjala e poetit vret. 72
  • 74. F let e shkumohet për drejtësi e ligje gjithmonë lyp mjegull për të hapur shteg aty ku s’ka shtigje DEMAGOGU 73
  • 75. Oazaparajsa vetë e Ballkanit është për derra të pangopur ngujuar n’kabinet oaza e gjarpinjve risi historike dora e hajdutëve ka forcë magjike 74 OAZA
  • 76. oaza e kleptomanëve ka dhe kafazin për barkurriturit kur u prishin avazin oaza e nepërkave rezervat dembelësh xhenet sylugatësh arenë kriminelësh 75
  • 77. Rruofsha unë (E) u rropa nuk duhet histori Skënderbeun legjendar sot e keni ju raki patriotëve n’kafene sa herë u ndizet gjaku për atdhe u shpërthejnë lotët copë e grimë e bëjnë bardakun 76 U RROPA (Variant)
  • 78. këngëtari nis betejën shkoi Presheva e Mitrovica Konispoli e Tivari mikrofonin si jatagan thotë: jam komandant .... 77
  • 79. Lojëra të fëlliqura që ngjallin pesimizëm lugetërit me kollare flasin për pluralizëm mburret (e) u ropa e varrosa monizmin shpirtkëputurit belbëzojnë nazistët festojnë sot fitore mbi nazizmin 78 LIGËSI
  • 80. T ë varfrit e kanë inat se botën e sjell vërdallë legenët ia ndijën erën ndaj mësyjnë si të marrë kur e ka krimineli dhe e shtrëngon tradhtari para saj bëhen baltë atdheu e ideali PARAJ(s)A 79
  • 81. Shpeshherë më pyet si jam me shëndet sa për sy e faqe të përgjigjem: ashtu siç duan paraardhësit e njeriut sipas shkencës tani u kënaqe?! 80 SHTINJAKU
  • 82. Poeteshë se s’ka rebele ti e din grua për ty ndaj pajtohu me fatin dhe leri burrat në qetësi R.H. 81
  • 83. Feston lagjja këndesi Majë plehu këndon gëzohet tërë mëhalla analist është bërë bylmezi shkruan me shtërzim ca ese e analiza krekoset pa fije turpi kur e dëgjon të djeg kërthiza 82 ANAL’ISTI
  • 84. merr bekimin prej padronit e vërsulet përmbi letër për ta ruajt lezetin e fronit nuk harron zanatin e vjetër lapsin n’dorë si jatagan e vringëllon ditë e natë ku e din analist bylmezi se arti s’duron diktat 83
  • 85. Prinë në vallen e shejtanit një shebek sekretar dorë e zgjatur e laramanit marionetë e klasit parë 84 SHEBEKU
  • 86. këtë dykëmbësh ekzotik ku se mbjellë aty e korrë bythë e brekë është bërë sot me Iblisin drejtor 85
  • 87. Kshpirtin ei lashtë y popull ka madh gjoksin sa Ballkani zemrën si livadh në te hedhin valle engjëjt edhe djalli zemra e këtij populli është si bunari 86 POPULL I LASHTË
  • 88. hyjnë e dalin fqinjët si në vetëshërbim njëri mbjellë ngatërresa tjetri thërret pajtim ne rimë e dëgjojmë sy e vesh bërë gapërr me shpresë te elita pushtetarët këmbëgjarpër 87
  • 89. dekadë pas dekade vazhdon lojë e vjetër historia kombëtare zgjidhet veç në letër 88
  • 90. Tëfytyrë qesh në vula e turpit brez pas brezi damkën ke në ballë i përvetësove me ëndje këto vese jo nga zori tani je vetëm kecan oborri KECANI 89
  • 91. I shenjti atdhe beteja me shekuj numëron i lidhur ec mbi dhe në trup të radhiten plagë të reja fqinjët të djegin flamurin çdo ditë të rrudhin kufi dikush na e lidh e zgjidh ushkurin dhe ne heshtim përsëri 90 O ATDHE
  • 92. P rite prite diplomatin Që të vjen me benz të zi Prite prite kokëthatin do të jap hijeshi me teserën e partisë dhe bekimin e liderit Nur i jep qeverisë ky stërnip i beterit O FRON I BEKUAR 91
  • 93. me pasaportë diplomatike Mësynë Evropë e Azi Kontingjentet e ngazëllojnë Diplomatin barkfuçi Nuk ka kush t’i bëj ballë Është i pashëm atavik akreditohet kokëmadhi Atashe në Afrikë 92
  • 94. ... 93
  • 95. DOKTOR VALUTA 5 DIPLOMATI 10 PAMË 12 GËNJESHTARI 14 MENDJEMADHI 16 JE 17 JETA 18 QYTETI IM 20 SHEJTANBUDALLAIT 27 SOT 29 BETIMI 31 SKRAJAT 32 REND, OR THUNDRAK 34 FITORE 39 KANDARI 41 DYFYTYRËSI 45 (E) U ROPA 46 KAMELEONI 48 ATDHEU 49 KUSIA 51 VAJI I BUBUZHELIT 54 TI 62 PËR TY 64 KOLLTUKU 65 MINISTRI 69 O MIK 70 DEMAGOGU 73 OAZA 74 94 Përmbajtja
  • 96. U RROPA 76 LIGËSI 78 PARAJ(s)A 79 SHTINJAKU 80 R.H. 81 ANAL’ISTI 82 SHEBEKU 84 POPULL I LASHTË 86 KECANI 89 O ATDHE 90 O FRON I BEKUAR 91 95
  • 97. CIP Каталогизација во публикација, Национална и Универзитетска Библиотека “Св. Климент Охридски“ - Скопје Ajruli, EKREM / Kur qesh doktor valuta,/ Ekrem Ajruli - Tetovë, ArbëriaDesign - Tetovë, 96 стр. 19cm ISBN 978-9989-866-35-7 Ky libër u financua nga Ministria për Kulturë e R. së Maqedonisë