SlideShare ist ein Scribd-Unternehmen logo
1 von 19
Skenderbeu
 Gjergj Kastrioti ishte djali më i vogël i Gjon Kastriotit
dhe i princeshës Vojsava, fëmija i fundit midis 4
djemve dhe 5 vajzave. Mendohet se lindi më 6
maj 1405 në Dibër. U mor peng si nizam pas thyerjes së
të atit nga Sulltan Murati më 1421 dhe u dërgua në
oborrin e Sulltanit në Adrianopojë. Atje, zgjuarsia dhe
shkathtësia e çuan Gjergjin në shkollën e sulltanit që
përgatiste komandantë e nëpunës. Natyra i kishte
dhënë dhunti mendore e fizike.
 Atje mori emrin Iskënder (Aleksandër)
RINIA E TIJ
 Skënderbeu pas mbarimit të shkollës, I njohtur tashme
me emrin "(Skënderi)" kreu detyra ushtarake në Ballkan
e në Azinë e Vogël, duke u dalluar për trimëri dhe për
këtë arsye iu dha titulli bej që do të thotë princ ose fisnik
pra Skënderbeg do të thotë Aleksandri princ ose fisnik.
Ai nuk e harroi vendin e tij të dashur dhe priste me
padurim rastin të kthehej në tokën që e lindi.
Me vdekjen e të atit, ai shpresonte t'i zinte vendin, por në
fakt sulltani e emëroi sanxhakbej jashtë tokave shqiptare.
Skënderbeu nuk hoqi dorë nga ideja për t'u kthyer në
Shqipëri në fronin e të atit, deri në vitin 1443 kur ai u nis
kundër Janosh Huniadit nën komandën e bejlerbeut të
Rumelisë.
NË KRYE TË SHTETIT SHQIPTAR
 Më 3 nëntor 1443 në afërsi të Nishit, u ndeshën dy ushtritë. Ushtria
osmane u shpartallua dhe u tërhoq në panik. Skënderbeu filloi të zbatonte
planin e kryengritjes, së bashku me 300 kalorës shqiptarë e me të nipin
Hamza Kastrioti, u kthye në Dibër, ku populli e priti si çlirimtar. Mori masa
për përforcimin e rrugëve nga mund të vinin osmanët, dhe prej andej iu
drejtua Krujës. Me një ferman të rremë shtiu në dorë qytetin e garnizonin
dhe kështu më 28 nëntor 1443 u shpall rimëkëmbja e principatës së
Kastriotëve.
 Mbi kështjellën e Krujës u ngrit flamuri me shkabën e zezë dykrenare i
Kastriotëve.
 Kryengritja u përhap shpejt në viset e tjera dhe feudalët e tjerë u
ngritën gjithashtu. Gjatë dhjetorit, Shqipëria e Mesme dhe e Veriut u
spastruan nga forcat osmane, u çliruan njëra pas tjetrës kështjellat e kësaj
zone. Skënderbeu ishte organizatori i Kuvendit të Arbërit, në të cilin u
zgjodh si prijës i Lidhjes Shqiptare të Lezhës. Ai u martua me të bijën e
Gjergj Arianitit me Donika Arianitin për të forcuar lidhjet e tij me
principatat e tjera.
LIDHJA SHQIPETARE
E LEZHES
 Menjëherë pas fitores së madhe të vitit 1443 Skënderbeu filloi takimet me princër e fisnikë të tjerë
shqiptarë për të gjetur rrugën e bashkimit, pa të cilën nuk mund t’i bëhej ballë fuqisë ushtarake më të
madhe të kohës.
 Për këtë qëllim, më 2 mars të vitit 1444, në Katedralen e Shënkollit të qytetit të Lezhës u mbajt i pari
Kuvend Kombëtar i princërve dhe i fisnikëve shqiptarë të shek. XV, disa prej të cilëve kishin
udhëhequr kryengritjet e viteve 30.
 Në këtë Kuvend morën pjesë: Skënderbeu, Gjergj Arianiti, Andrea Topia (bashkë me dy djemtë e tij),
Gjerjgj Stres-Balsha, Nikollë e Pal Dukagjini, Teodor Muzaka i Riu (dhe disa pjesëtarë të kësaj
familje), Lekë Zaharia, Pjetër Spani (bashkë me katër djemtë e tij), Lekë Dushmani, Stefan Gojçini
(Cernojeviçi) etj.
 Skënderbeu, si drejtues i Kuvendit, mbajti fjalën e hapjes, në të cilën theksoi domosdoshmërinë dhe
rëndësinë e bashkimit të shqiptarëve. Kuvendi vendosi që bashkimi të bëhej në formën e një
besëlidhjeje, të një aleance politike e ushtarake ndërmjet drejtuesve të principatave e të krerëve të tjerë
të vendit, që njihet me emrin Lidhja Shqiptare e Lezhës. Si kryetar i saj u zgjodh Skënderbeu.
 Vendim tjetër i rëndësishëm ishte krijimi i ushtrisë së përbashkët dhe caktimi i Skënderbeut si
komandant i përgjithshëm i saj. Për të përballuar shpenzimet e ushtrisë, të armatimit të saj etj.,
 Kuvendi vendosi gjithashtu të krijohej një arkë e përbashkët që do të administrohej nga Skënderbeu.
Të ardhurat e saj do të vinin nga kuotat që do të jepnin anëtarët e Lidhjes. Me vendimet e Kuvendit të
Lezhës u bë një hap i madh e vendimtar drejt bashkimit politik të vendit dhe krijimit të një pushteti
qendror të përfaqësuar nga Gjergj Kastrioti - Skënderbeu , të cilin ai e fuqizoi gjithnjë e më shumë për
të bashkuar sa më organikisht shqiptarët e viseve të lira shqiptare.
Lirine nuk ua solla une ,ate e gjeta mes
jush!
Sapo me shkeli kemba truallin tuaj ,
sapo degjuat emrin tim , m’u derdhet
me vrap te gjithe ,me dualet perpara
kush e kush me pare, sikur te kishit
degjuar qe u ngriten nga varret eterit,
vellezerit,bijte tuaj ,sikur te kishin
zbritur ketu gjithe perendite….
Armet nuk ua solla une ,por ju gjeta te
armatosur !
Lirine e pashe se e keni kudo , ne
kraharor , ne balle , ne shpatat e ne
ushtat”
 Gjergj Kastrioti - Skënderbeu ishte përfaqësuesi më
konsekuent dhe më i shquar i elitës drejtuese shqiptarë që
udhëhoqi më vendosmëri frontin e luftës së shqiptarëve
kundër pushtuesve osmanë.
 Ai realizoi të parin bashkim të shqiptarëve, Lidhjen
Shqiptare të Lezhës, e cila hapi rrugën e krijimit të shtetit
të pavarur shqiptar, themeluesi i të cilit u bë ai vetë.
Kujdes të veçantë Skënderbeu i kushtoi ruajtjes së
burimeve të brendshme ekonomike, tek të cilat u mbështet
lufta.
 Duke fuqizuar mbrojtjen në brezin kufitar, në lindje e në
jug, ai i dha mundësi banorëve të viseve të lira të zhvillonin
një veprimtari ekonomike deri diku normale.
 Gjergj Kastrioti - Skënderbeu ishte përfaqësuesi më
konsekuent dhe më i shquar i elitës drejtuese shqiptarë që
udhëhoqi më vendosmëri frontin e luftës së shqiptarëve
kundër pushtuesve osmanë.
 Ai realizoi të parin bashkim të shqiptarëve, Lidhjen
Shqiptare të Lezhës, e cila hapi rrugën e krijimit të shtetit
të pavarur shqiptar, themeluesi i të cilit u bë ai vetë.
Kujdes të veçantë Skënderbeu i kushtoi ruajtjes së
burimeve të brendshme ekonomike, tek të cilat u mbështet
lufta.
 Duke fuqizuar mbrojtjen në brezin kufitar, në lindje e në
jug, ai i dha mundësi banorëve të viseve të lira të zhvillonin
një veprimtari ekonomike deri diku normale.
•Fitoret e arritura shqiptarët i paguan shumë shtrenjtë.
•Shpresat për ndihma nga jashtë pothuajse ishin prerë. Vetëm Venediku, që
vazhdonte të ishte në luftë me turqit, i dha Skënderbeut një ndihmë prej 3
mijë dukätash dhe disa qindra ushtarë, duke nxitur që të sulmonte
Elbasanin.
• Republika ishte mjaft e shqetësuar sepse sanxhakbeut të Elbasanit i qe
ngarkuar detyra të sulmonte Durrësin e ta përfshinte në sanxhakun e vet.
Duke marrë Durrësin, turqit, të cilët kishin në duart e veta edhe Vlorën, vinin
në rrezik epërsinë e republikës në Adriatik.
• Dëbimi i turqve nga Elbasani ishte në radhë të parë në interesë të vetë
shqiptarëve. Skënderbeu e shikonte se me ndihmat e pakta të Venedikut
nuk mund të përballohej më lufta plot sakrifica kundër osmanllijve.
• Për të kërkuar burime të reja, të cilat i kishte gjetur vazhdimisht në vend,
thirri në janar të vitit 1468 në Lezhë, një kuvend të krerëve shqiptarë. Në
pragun e kuvendit një ushtri turke, duke ardhur nga Kosova, sulmoi
Shhkodrën. Skënderbeu, i cili ato ditë ndodhej i sëmurë në Lezhë, nuk
mundi të merrte pjesë në luftime. Ushtria shqiptare këtë radhë luftoi pa
komandantin e vet dhe korri mbi turqit një fitore tjetër.
• Pas pak ditësh më 17 janar 1468 i mbuluar me një lavdi të përjetëshme,
Gjergj Kastrioti Skënderbeu, vdiq në Lezhë.
• Ai u varros po aty në katedralen e Shën-Kollit.
Lufta e shqiptareve nen udheheqjen e
Skenderbeut vleresohej ne Evrope si nje barriere e
fuqishme qe pengonte kalimin e ushtrive osmane
ne drejtim te Italise. I vetedijshem per kete ishte
edhe vete heroi shqiptar,i cili ne tetor te vitit 1460 I
shkruante nje princi italian:”Ne qofte se une do te
mbytesha,Italia do ta ndiente ,dhe si rrjedhim ,ai
zoterim qe ju thoni se eshte I juaji ,do te ishte I
osmaneve.”Gjate shek.XV Italia ishte e copetuar
politikisht ne shume shtete,me te cilat Skenderbeu
krijoi marredhenie te ngushta.Lidhje te
shunanshme kishin shqiptaret sidomos me
Venedikun ,ngaqe ky zoteronte ne viset bregdetare
te Shqiperise qytete e qendra te rendesishme
ekonomike e tregtare.Marredheniet e shqiptareve
me Venedikun ka qene komplekse dhe ndermjet
tyre ka pasur jo vetem mirekuptime ,por edhe
mosmarreveshje dhe konfrontime ,sic ndodhi ne
1447-1448.Per ti ruajtur zoterimet e shumta qe
kishte ne te gjithe bregdetin e Ballkanit,Venediku
I duhej te mbante marredhenie sa me te mira me
sulltanet osmane.
Kanuni i Skenderbeut
Kanuni i Skenderbeut
 Me hulumtimin, grumbullimin e materialeve të së drejtës zakonore
skënderbegiane ishin marr studiues të ndryshëm si Marin Sirdani, Qemal
Haxhihasani, Zef Valentini, Rrok Zojzi, Kristo Frashëri etj. Mirëpo punën e tyre
e ka tejkaluar, i vetmi dhe i pari deri më sot, Dom Frano Ilia, i cili materialin e
grumbulluar e ka sistemuar në trajtën e një kodi monumental, të cilin e botoi,
pas vuajtjeve dhe peripetive të mëdha e të shumta, më 1993, e jo më 1996 siç
shkruan historiani ynë Kristo Frashëri. Ndryshe nga etnografët e tjerë,
materialet e së drejtës zakonore, që Dom Frano Ilia i grumbulloi, jo vetëm në
krahinën e Kurbinit, por edhe në krahinat për rreth, të Shqipërisë Qendrore, i
pagëzoi me të drejtë me emrin: Kanuni i Skënderbeut.
 Që Kanuni i Skënderbeut vepronte edhe në shekullin XIX, për shembull në
Malësinë e Dibrës, kemi dëshmi jo vetëm nga Hahn, por edhe nga konsulli rus,
M. Hirtovi, i cili ndër të tjera ka shënuar se në Dibrën e Poshtme ishte ende në
fuqi, “një fare kanuni i lashtë, i trashëguar gojarisht brez pas brezi, që i
atribuohet prijësit të lavdishëm shqiptar, Gjergj Kastriotit, i cili njihet me
emrin “Kanuni i Skenderbeut”, mirepo e drejta qendron në faktin se Kanuni i
Skenderbeut, sipas materialit dhe dëshmise konkrete shtrihej ne Shqipërine
Qendrore ndër krahinat e Principates se Kastrioteve e te ndikimit te tyre: Kruje,
Mat, Diber, Valm (Elbasan) prej lumejve Mat-Fand me veri e deri te poshte
lumit Shkumbin (Librazhd) ne jug dhe prej Detit Adriatik ne perendim e deri
te kufijt me lindore te Dibres e Ohrit ne lindje.
Faleminderit per vemendjen tuaj!

Weitere ähnliche Inhalte

Was ist angesagt?

Gjergj Kastriot Skenderbeu
Gjergj Kastriot SkenderbeuGjergj Kastriot Skenderbeu
Gjergj Kastriot SkenderbeuOrven Bregu
 
Projekt histori
Projekt historiProjekt histori
Projekt historiAdi Hoxha
 
Jeta e gjergj kastriotit skenderbeu
Jeta e gjergj kastriotit skenderbeuJeta e gjergj kastriotit skenderbeu
Jeta e gjergj kastriotit skenderbeuMeriton Salihu
 
Luftrat e skenderbeut (1)
Luftrat e skenderbeut (1)Luftrat e skenderbeut (1)
Luftrat e skenderbeut (1)Alesia 06
 
Gjergj kastrioti - Skënderbeu
Gjergj kastrioti - SkënderbeuGjergj kastrioti - Skënderbeu
Gjergj kastrioti - SkënderbeuBesjona Jusufi
 
Projekt kurikular lendor
Projekt kurikular lendorProjekt kurikular lendor
Projekt kurikular lendorAn An
 
Gjergj kastrioti - Skenderbeu
Gjergj kastrioti - SkenderbeuGjergj kastrioti - Skenderbeu
Gjergj kastrioti - SkenderbeuFizioterapeut
 
Programet serbe fundi shek. XIX, fillimi shek. XX-të për pushtim
Programet serbe fundi shek. XIX, fillimi shek. XX-të për pushtimProgramet serbe fundi shek. XIX, fillimi shek. XX-të për pushtim
Programet serbe fundi shek. XIX, fillimi shek. XX-të për pushtimizjadin olluri
 
shqiperia gjate sundimit osman-by silva
shqiperia  gjate  sundimit osman-by silvashqiperia  gjate  sundimit osman-by silva
shqiperia gjate sundimit osman-by silvasasdfghjkl
 
Kryengritja e razllovecit
Kryengritja e razllovecitKryengritja e razllovecit
Kryengritja e razllovecitYsni Ismaili
 
Shqiperia pj2
Shqiperia pj2Shqiperia pj2
Shqiperia pj2EGLI TAFA
 
Shqiptaret me ndikim ne per,osmane
Shqiptaret me ndikim ne per,osmaneShqiptaret me ndikim ne per,osmane
Shqiptaret me ndikim ne per,osmaneJURIST
 

Was ist angesagt? (19)

Gjergj Kastriot Skenderbeu
Gjergj Kastriot SkenderbeuGjergj Kastriot Skenderbeu
Gjergj Kastriot Skenderbeu
 
Projekt histori
Projekt historiProjekt histori
Projekt histori
 
Jeta e gjergj kastriotit skenderbeu
Jeta e gjergj kastriotit skenderbeuJeta e gjergj kastriotit skenderbeu
Jeta e gjergj kastriotit skenderbeu
 
Kuvendi i lezhes
Kuvendi i lezhesKuvendi i lezhes
Kuvendi i lezhes
 
Skenderbeu
SkenderbeuSkenderbeu
Skenderbeu
 
Luftrat e skenderbeut (1)
Luftrat e skenderbeut (1)Luftrat e skenderbeut (1)
Luftrat e skenderbeut (1)
 
Gjergj kastrioti - Skënderbeu
Gjergj kastrioti - SkënderbeuGjergj kastrioti - Skënderbeu
Gjergj kastrioti - Skënderbeu
 
Skernderbeu
SkernderbeuSkernderbeu
Skernderbeu
 
Skënderbeu
SkënderbeuSkënderbeu
Skënderbeu
 
Projekt kurikular lendor
Projekt kurikular lendorProjekt kurikular lendor
Projekt kurikular lendor
 
Skenderbeu
SkenderbeuSkenderbeu
Skenderbeu
 
Gjergj kastrioti - Skenderbeu
Gjergj kastrioti - SkenderbeuGjergj kastrioti - Skenderbeu
Gjergj kastrioti - Skenderbeu
 
Skënderbeu
SkënderbeuSkënderbeu
Skënderbeu
 
Programet serbe fundi shek. XIX, fillimi shek. XX-të për pushtim
Programet serbe fundi shek. XIX, fillimi shek. XX-të për pushtimProgramet serbe fundi shek. XIX, fillimi shek. XX-të për pushtim
Programet serbe fundi shek. XIX, fillimi shek. XX-të për pushtim
 
shqiperia gjate sundimit osman-by silva
shqiperia  gjate  sundimit osman-by silvashqiperia  gjate  sundimit osman-by silva
shqiperia gjate sundimit osman-by silva
 
Vendlindja ime
Vendlindja imeVendlindja ime
Vendlindja ime
 
Kryengritja e razllovecit
Kryengritja e razllovecitKryengritja e razllovecit
Kryengritja e razllovecit
 
Shqiperia pj2
Shqiperia pj2Shqiperia pj2
Shqiperia pj2
 
Shqiptaret me ndikim ne per,osmane
Shqiptaret me ndikim ne per,osmaneShqiptaret me ndikim ne per,osmane
Shqiptaret me ndikim ne per,osmane
 

Ähnlich wie Skenderbeu by : Detjon Korro

Shpallja e pavarësisë së Shqipërisë
Shpallja e pavarësisë së Shqipërisë Shpallja e pavarësisë së Shqipërisë
Shpallja e pavarësisë së Shqipërisë Diana Lamaj
 
Histori Shqiptare
Histori ShqiptareHistori Shqiptare
Histori Shqiptarealbioni
 
Dr. aurel plasari me mbretin alfons per sovran - histori e skenderbeut
Dr. aurel plasari    me mbretin alfons per sovran - histori e skenderbeutDr. aurel plasari    me mbretin alfons per sovran - histori e skenderbeut
Dr. aurel plasari me mbretin alfons per sovran - histori e skenderbeutLibra Islame
 
Gjuhe Shqipe - Shqiperia e Mesme!
Gjuhe Shqipe - Shqiperia e Mesme!Gjuhe Shqipe - Shqiperia e Mesme!
Gjuhe Shqipe - Shqiperia e Mesme!Rexhep Smoqi
 
Me Mbretin Alfons Për Sovran Histori E Skenderbeut
Me Mbretin Alfons Për Sovran   Histori E SkenderbeutMe Mbretin Alfons Për Sovran   Histori E Skenderbeut
Me Mbretin Alfons Për Sovran Histori E Skenderbeutguest41e4e
 
Me Mbretin Alfons PëR Sovran Histori E Skenderbeut
Me Mbretin Alfons PëR Sovran   Histori E SkenderbeutMe Mbretin Alfons PëR Sovran   Histori E Skenderbeut
Me Mbretin Alfons PëR Sovran Histori E Skenderbeutguest41e4e
 
Dominimi i botes pj3(perandria osmane)
Dominimi i botes pj3(perandria osmane)Dominimi i botes pj3(perandria osmane)
Dominimi i botes pj3(perandria osmane)EGLI TAFA
 
Shpallja e Pavarësisë në Vorë më 28
Shpallja e Pavarësisë në Vorë   më 28Shpallja e Pavarësisë në Vorë   më 28
Shpallja e Pavarësisë në Vorë më 28Adelina Dani
 
100-VJET-PAVARSI.pptx
100-VJET-PAVARSI.pptx100-VJET-PAVARSI.pptx
100-VJET-PAVARSI.pptxBesimFetahu
 
Si u islamizuan shqiptaret?
Si u islamizuan shqiptaret?Si u islamizuan shqiptaret?
Si u islamizuan shqiptaret?amarstafa
 

Ähnlich wie Skenderbeu by : Detjon Korro (13)

Shpallja e pavarësisë së Shqipërisë
Shpallja e pavarësisë së Shqipërisë Shpallja e pavarësisë së Shqipërisë
Shpallja e pavarësisë së Shqipërisë
 
Histori Shqiptare
Histori ShqiptareHistori Shqiptare
Histori Shqiptare
 
Dr. aurel plasari me mbretin alfons per sovran - histori e skenderbeut
Dr. aurel plasari    me mbretin alfons per sovran - histori e skenderbeutDr. aurel plasari    me mbretin alfons per sovran - histori e skenderbeut
Dr. aurel plasari me mbretin alfons per sovran - histori e skenderbeut
 
Gjuhe Shqipe - Shqiperia e Mesme!
Gjuhe Shqipe - Shqiperia e Mesme!Gjuhe Shqipe - Shqiperia e Mesme!
Gjuhe Shqipe - Shqiperia e Mesme!
 
Me Mbretin Alfons Për Sovran Histori E Skenderbeut
Me Mbretin Alfons Për Sovran   Histori E SkenderbeutMe Mbretin Alfons Për Sovran   Histori E Skenderbeut
Me Mbretin Alfons Për Sovran Histori E Skenderbeut
 
Me Mbretin Alfons PëR Sovran Histori E Skenderbeut
Me Mbretin Alfons PëR Sovran   Histori E SkenderbeutMe Mbretin Alfons PëR Sovran   Histori E Skenderbeut
Me Mbretin Alfons PëR Sovran Histori E Skenderbeut
 
Dominimi i botes pj3(perandria osmane)
Dominimi i botes pj3(perandria osmane)Dominimi i botes pj3(perandria osmane)
Dominimi i botes pj3(perandria osmane)
 
Shpallja e Pavarësisë në Vorë më 28
Shpallja e Pavarësisë në Vorë   më 28Shpallja e Pavarësisë në Vorë   më 28
Shpallja e Pavarësisë në Vorë më 28
 
KOSOVA
KOSOVAKOSOVA
KOSOVA
 
100-VJET-PAVARSI.pptx
100-VJET-PAVARSI.pptx100-VJET-PAVARSI.pptx
100-VJET-PAVARSI.pptx
 
Elsie
ElsieElsie
Elsie
 
Plisi
PlisiPlisi
Plisi
 
Si u islamizuan shqiptaret?
Si u islamizuan shqiptaret?Si u islamizuan shqiptaret?
Si u islamizuan shqiptaret?
 

Skenderbeu by : Detjon Korro

  • 2.
  • 3.  Gjergj Kastrioti ishte djali më i vogël i Gjon Kastriotit dhe i princeshës Vojsava, fëmija i fundit midis 4 djemve dhe 5 vajzave. Mendohet se lindi më 6 maj 1405 në Dibër. U mor peng si nizam pas thyerjes së të atit nga Sulltan Murati më 1421 dhe u dërgua në oborrin e Sulltanit në Adrianopojë. Atje, zgjuarsia dhe shkathtësia e çuan Gjergjin në shkollën e sulltanit që përgatiste komandantë e nëpunës. Natyra i kishte dhënë dhunti mendore e fizike.  Atje mori emrin Iskënder (Aleksandër)
  • 4. RINIA E TIJ  Skënderbeu pas mbarimit të shkollës, I njohtur tashme me emrin "(Skënderi)" kreu detyra ushtarake në Ballkan e në Azinë e Vogël, duke u dalluar për trimëri dhe për këtë arsye iu dha titulli bej që do të thotë princ ose fisnik pra Skënderbeg do të thotë Aleksandri princ ose fisnik. Ai nuk e harroi vendin e tij të dashur dhe priste me padurim rastin të kthehej në tokën që e lindi. Me vdekjen e të atit, ai shpresonte t'i zinte vendin, por në fakt sulltani e emëroi sanxhakbej jashtë tokave shqiptare. Skënderbeu nuk hoqi dorë nga ideja për t'u kthyer në Shqipëri në fronin e të atit, deri në vitin 1443 kur ai u nis kundër Janosh Huniadit nën komandën e bejlerbeut të Rumelisë.
  • 5.
  • 6. NË KRYE TË SHTETIT SHQIPTAR  Më 3 nëntor 1443 në afërsi të Nishit, u ndeshën dy ushtritë. Ushtria osmane u shpartallua dhe u tërhoq në panik. Skënderbeu filloi të zbatonte planin e kryengritjes, së bashku me 300 kalorës shqiptarë e me të nipin Hamza Kastrioti, u kthye në Dibër, ku populli e priti si çlirimtar. Mori masa për përforcimin e rrugëve nga mund të vinin osmanët, dhe prej andej iu drejtua Krujës. Me një ferman të rremë shtiu në dorë qytetin e garnizonin dhe kështu më 28 nëntor 1443 u shpall rimëkëmbja e principatës së Kastriotëve.  Mbi kështjellën e Krujës u ngrit flamuri me shkabën e zezë dykrenare i Kastriotëve.  Kryengritja u përhap shpejt në viset e tjera dhe feudalët e tjerë u ngritën gjithashtu. Gjatë dhjetorit, Shqipëria e Mesme dhe e Veriut u spastruan nga forcat osmane, u çliruan njëra pas tjetrës kështjellat e kësaj zone. Skënderbeu ishte organizatori i Kuvendit të Arbërit, në të cilin u zgjodh si prijës i Lidhjes Shqiptare të Lezhës. Ai u martua me të bijën e Gjergj Arianitit me Donika Arianitin për të forcuar lidhjet e tij me principatat e tjera.
  • 7. LIDHJA SHQIPETARE E LEZHES  Menjëherë pas fitores së madhe të vitit 1443 Skënderbeu filloi takimet me princër e fisnikë të tjerë shqiptarë për të gjetur rrugën e bashkimit, pa të cilën nuk mund t’i bëhej ballë fuqisë ushtarake më të madhe të kohës.  Për këtë qëllim, më 2 mars të vitit 1444, në Katedralen e Shënkollit të qytetit të Lezhës u mbajt i pari Kuvend Kombëtar i princërve dhe i fisnikëve shqiptarë të shek. XV, disa prej të cilëve kishin udhëhequr kryengritjet e viteve 30.  Në këtë Kuvend morën pjesë: Skënderbeu, Gjergj Arianiti, Andrea Topia (bashkë me dy djemtë e tij), Gjerjgj Stres-Balsha, Nikollë e Pal Dukagjini, Teodor Muzaka i Riu (dhe disa pjesëtarë të kësaj familje), Lekë Zaharia, Pjetër Spani (bashkë me katër djemtë e tij), Lekë Dushmani, Stefan Gojçini (Cernojeviçi) etj.  Skënderbeu, si drejtues i Kuvendit, mbajti fjalën e hapjes, në të cilën theksoi domosdoshmërinë dhe rëndësinë e bashkimit të shqiptarëve. Kuvendi vendosi që bashkimi të bëhej në formën e një besëlidhjeje, të një aleance politike e ushtarake ndërmjet drejtuesve të principatave e të krerëve të tjerë të vendit, që njihet me emrin Lidhja Shqiptare e Lezhës. Si kryetar i saj u zgjodh Skënderbeu.  Vendim tjetër i rëndësishëm ishte krijimi i ushtrisë së përbashkët dhe caktimi i Skënderbeut si komandant i përgjithshëm i saj. Për të përballuar shpenzimet e ushtrisë, të armatimit të saj etj.,  Kuvendi vendosi gjithashtu të krijohej një arkë e përbashkët që do të administrohej nga Skënderbeu. Të ardhurat e saj do të vinin nga kuotat që do të jepnin anëtarët e Lidhjes. Me vendimet e Kuvendit të Lezhës u bë një hap i madh e vendimtar drejt bashkimit politik të vendit dhe krijimit të një pushteti qendror të përfaqësuar nga Gjergj Kastrioti - Skënderbeu , të cilin ai e fuqizoi gjithnjë e më shumë për të bashkuar sa më organikisht shqiptarët e viseve të lira shqiptare.
  • 8.
  • 9. Lirine nuk ua solla une ,ate e gjeta mes jush! Sapo me shkeli kemba truallin tuaj , sapo degjuat emrin tim , m’u derdhet me vrap te gjithe ,me dualet perpara kush e kush me pare, sikur te kishit degjuar qe u ngriten nga varret eterit, vellezerit,bijte tuaj ,sikur te kishin zbritur ketu gjithe perendite…. Armet nuk ua solla une ,por ju gjeta te armatosur ! Lirine e pashe se e keni kudo , ne kraharor , ne balle , ne shpatat e ne ushtat”
  • 10.  Gjergj Kastrioti - Skënderbeu ishte përfaqësuesi më konsekuent dhe më i shquar i elitës drejtuese shqiptarë që udhëhoqi më vendosmëri frontin e luftës së shqiptarëve kundër pushtuesve osmanë.  Ai realizoi të parin bashkim të shqiptarëve, Lidhjen Shqiptare të Lezhës, e cila hapi rrugën e krijimit të shtetit të pavarur shqiptar, themeluesi i të cilit u bë ai vetë. Kujdes të veçantë Skënderbeu i kushtoi ruajtjes së burimeve të brendshme ekonomike, tek të cilat u mbështet lufta.  Duke fuqizuar mbrojtjen në brezin kufitar, në lindje e në jug, ai i dha mundësi banorëve të viseve të lira të zhvillonin një veprimtari ekonomike deri diku normale.  Gjergj Kastrioti - Skënderbeu ishte përfaqësuesi më konsekuent dhe më i shquar i elitës drejtuese shqiptarë që udhëhoqi më vendosmëri frontin e luftës së shqiptarëve kundër pushtuesve osmanë.  Ai realizoi të parin bashkim të shqiptarëve, Lidhjen Shqiptare të Lezhës, e cila hapi rrugën e krijimit të shtetit të pavarur shqiptar, themeluesi i të cilit u bë ai vetë. Kujdes të veçantë Skënderbeu i kushtoi ruajtjes së burimeve të brendshme ekonomike, tek të cilat u mbështet lufta.  Duke fuqizuar mbrojtjen në brezin kufitar, në lindje e në jug, ai i dha mundësi banorëve të viseve të lira të zhvillonin një veprimtari ekonomike deri diku normale.
  • 11.
  • 12.
  • 13. •Fitoret e arritura shqiptarët i paguan shumë shtrenjtë. •Shpresat për ndihma nga jashtë pothuajse ishin prerë. Vetëm Venediku, që vazhdonte të ishte në luftë me turqit, i dha Skënderbeut një ndihmë prej 3 mijë dukätash dhe disa qindra ushtarë, duke nxitur që të sulmonte Elbasanin. • Republika ishte mjaft e shqetësuar sepse sanxhakbeut të Elbasanit i qe ngarkuar detyra të sulmonte Durrësin e ta përfshinte në sanxhakun e vet. Duke marrë Durrësin, turqit, të cilët kishin në duart e veta edhe Vlorën, vinin në rrezik epërsinë e republikës në Adriatik. • Dëbimi i turqve nga Elbasani ishte në radhë të parë në interesë të vetë shqiptarëve. Skënderbeu e shikonte se me ndihmat e pakta të Venedikut nuk mund të përballohej më lufta plot sakrifica kundër osmanllijve. • Për të kërkuar burime të reja, të cilat i kishte gjetur vazhdimisht në vend, thirri në janar të vitit 1468 në Lezhë, një kuvend të krerëve shqiptarë. Në pragun e kuvendit një ushtri turke, duke ardhur nga Kosova, sulmoi Shhkodrën. Skënderbeu, i cili ato ditë ndodhej i sëmurë në Lezhë, nuk mundi të merrte pjesë në luftime. Ushtria shqiptare këtë radhë luftoi pa komandantin e vet dhe korri mbi turqit një fitore tjetër. • Pas pak ditësh më 17 janar 1468 i mbuluar me një lavdi të përjetëshme, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, vdiq në Lezhë. • Ai u varros po aty në katedralen e Shën-Kollit.
  • 14.
  • 15. Lufta e shqiptareve nen udheheqjen e Skenderbeut vleresohej ne Evrope si nje barriere e fuqishme qe pengonte kalimin e ushtrive osmane ne drejtim te Italise. I vetedijshem per kete ishte edhe vete heroi shqiptar,i cili ne tetor te vitit 1460 I shkruante nje princi italian:”Ne qofte se une do te mbytesha,Italia do ta ndiente ,dhe si rrjedhim ,ai zoterim qe ju thoni se eshte I juaji ,do te ishte I osmaneve.”Gjate shek.XV Italia ishte e copetuar politikisht ne shume shtete,me te cilat Skenderbeu krijoi marredhenie te ngushta.Lidhje te shunanshme kishin shqiptaret sidomos me Venedikun ,ngaqe ky zoteronte ne viset bregdetare te Shqiperise qytete e qendra te rendesishme ekonomike e tregtare.Marredheniet e shqiptareve me Venedikun ka qene komplekse dhe ndermjet tyre ka pasur jo vetem mirekuptime ,por edhe mosmarreveshje dhe konfrontime ,sic ndodhi ne 1447-1448.Per ti ruajtur zoterimet e shumta qe kishte ne te gjithe bregdetin e Ballkanit,Venediku I duhej te mbante marredhenie sa me te mira me sulltanet osmane.
  • 17. Kanuni i Skenderbeut  Me hulumtimin, grumbullimin e materialeve të së drejtës zakonore skënderbegiane ishin marr studiues të ndryshëm si Marin Sirdani, Qemal Haxhihasani, Zef Valentini, Rrok Zojzi, Kristo Frashëri etj. Mirëpo punën e tyre e ka tejkaluar, i vetmi dhe i pari deri më sot, Dom Frano Ilia, i cili materialin e grumbulluar e ka sistemuar në trajtën e një kodi monumental, të cilin e botoi, pas vuajtjeve dhe peripetive të mëdha e të shumta, më 1993, e jo më 1996 siç shkruan historiani ynë Kristo Frashëri. Ndryshe nga etnografët e tjerë, materialet e së drejtës zakonore, që Dom Frano Ilia i grumbulloi, jo vetëm në krahinën e Kurbinit, por edhe në krahinat për rreth, të Shqipërisë Qendrore, i pagëzoi me të drejtë me emrin: Kanuni i Skënderbeut.  Që Kanuni i Skënderbeut vepronte edhe në shekullin XIX, për shembull në Malësinë e Dibrës, kemi dëshmi jo vetëm nga Hahn, por edhe nga konsulli rus, M. Hirtovi, i cili ndër të tjera ka shënuar se në Dibrën e Poshtme ishte ende në fuqi, “një fare kanuni i lashtë, i trashëguar gojarisht brez pas brezi, që i atribuohet prijësit të lavdishëm shqiptar, Gjergj Kastriotit, i cili njihet me emrin “Kanuni i Skenderbeut”, mirepo e drejta qendron në faktin se Kanuni i Skenderbeut, sipas materialit dhe dëshmise konkrete shtrihej ne Shqipërine Qendrore ndër krahinat e Principates se Kastrioteve e te ndikimit te tyre: Kruje, Mat, Diber, Valm (Elbasan) prej lumejve Mat-Fand me veri e deri te poshte lumit Shkumbin (Librazhd) ne jug dhe prej Detit Adriatik ne perendim e deri te kufijt me lindore te Dibres e Ohrit ne lindje.
  • 18.