Diese Präsentation wurde erfolgreich gemeldet.
Die SlideShare-Präsentation wird heruntergeladen. ×

Kenge tradicionale polifonike te jugut

Anzeige
Anzeige
Anzeige
Anzeige
Anzeige
Anzeige
Anzeige
Anzeige
Anzeige
Anzeige
Anzeige
Anzeige
Nächste SlideShare
VESHJET POPULLORE SHQIPTARE
VESHJET POPULLORE SHQIPTARE
Wird geladen in …3
×

Hier ansehen

1 von 3 Anzeige
Anzeige

Weitere Verwandte Inhalte

Ähnlich wie Kenge tradicionale polifonike te jugut (20)

Anzeige

Weitere von Internet VloraAlb (20)

Aktuellste (20)

Anzeige

Kenge tradicionale polifonike te jugut

  1. 1. Kenge Tradicionale Polifonike te Jugut (Labe) Gjeneza e këngëve labe sipas Eqerem Çabejt Sikurse dihet: Krahina e Labërisë shtrihet në anën e majtë të lumit Vjosa. Gjatë studimeve që janë bërë lidhur me meloditë e shqipëtarëve, këngët e veriut me ato të jugut kanë një ndryshim themelor. Ndërsa shqipëtarët e veriut kanë këngë solo (vetëm), në toskëri kanë këngë polifonike (korale). Këto të dytat janë më të reja nga meloditë e shqipëtarëve të veriut. Sipas professor Eqerem Cabej: melodia solo tek shqiptarët e veriut është një shprehje simbolike e banesave të vetmuara, ndërsa këngët polifonike (shoqërore) në Toskëri janë shprehje të shoqërisë, të kolektivit. Këtë ndryshim e pasqyrojnë qartë meloditë popullore. Në Toskëri meloditë e shqipëtarëve ndahen në dy pjesë: Ata të lindjes dhe ata të verilindjes në anën e djethtë të lumit Vjosa të quajtur Toskë dhe ata që banojnë në në anën e majtë të lumit Vjosa të quajtur Labë. Në melodinë toske qofshin të natyrës lirike ose epike, kanë atmosferë që përhapet prej tyre me lirizëm të butë. Edhe në këngët epike janë të përshkruara prej një brendie lirike, që ndjehet më shumë e zgjatur. Kjo ndjehet edhe kur këngët kërcehen me valle, (me disa ndryshime vendore) port ë gjitha na paraqiten si variacione të së njëjtit trung. Vlen të përmendet tek kënga toske dh emënyra e të kënduarit e popullsisë came edhe pse nuk janë në afërsi kontakti me njëri tjetrin. Këtu duket sikur fiset labe janë future si pykë midis tyre. Lidhur me këngën labe profesor Eqerem Qabej del me përshtypje se atje gjen një mall të ashpër dhe një shpirt heroik.Ato krijojnë atmosferë epike. Epika është fryma e labit. Këngët më të dashura të labit janë këngët ë trimave, ndërsa vallja tek ata është vallja luftarake, kurse kënga e dashurisë është vrazhdësisht realiste.Është karakteristike: Që asnjë popull nuk e krahason vajzën e bukur me trimin dhe me paisjet e tij luftarake si në Labëri. Veshjet popullore vlonjate, resurs per zhvillimin e turizmit kulturor Veshjet popullore të traditës në trevat e Vlorës janë të shumëllojshme dhe mund të shndërrohen në një resurs të vërtetë për zhvillimin e turizmit kulturor. Sipas piktorit te njohur vlonjat, Hilmi Bani, “kjo shumëllojshmëri ngjyrash dhe stilesh në konceptimin e veshjeve popullore është mjaft interesante në këndvështrimin artistik dhe përbën ndoshta edhe një veçori krahasuar me rajone të tjera të vendit”.Kjo mund të shfrytëzohet fare mirë në funksion të tërheqjes së turistëve të huaj, sepse veshjet popullore të traditës janë objekt i vazhdueshëm interesi për turistët, që zgjedhin Shqipërinë apo Vlorën për të kaluar ditë pushimi.Ai e cilëson jonormal faktin se në këtë drejtim mungon një ofertë konkrete, një treg ku mund të angazhohen mjeshtra të traditës, që në Vlorë kanë një emër të mirë. “Ka individë që mundohen të ruajnë traditën në prodhimin artizanal të veshjeve popullore, por fatkeqësisht ata nuk stimulohen”, nënvizon Bani.Nga ana tjetër, Thanas Gega, etnolog dhe muzikolog i pasionuar pas kostumeve popullore, shprehet se, “stimulimi i prodhimit të këtyre veshjeve do të mundësonte funksionimin e një tregu me mjaft vlera ekonomike dhe promovuese”.Veshjet e traditës kanë elementët dallues që lidhen veç të tjerash me karakteristikat e terrenit, trevave, klimën etj. “Në vendet malore me klimë të ftohtë dhe me blegtori të zhvilluar, veshjet popullore në pjesën më të madhe prej tyre, bëheshin prej leshi. Në ndonjë zonë të veçantë të Lumit të Vlorës, përdoreshin edhe liri, si dhe gjeshtra për veshje e shtroje”, thotë Feti Brahimi, rapsod i njohur dhe drejtues i grupit folklorik të Lapardhasë.Veshja më e vjetër e gruas labe është ajo me fustan. Sipas studiuesit Sejmen Gjokoli, një veshje e mëvonshme kanë qenë edhe çitjanet, gjë që përbën një element krejtësisht të ndryshëm nga veshja e vjetër tradicionale e lidhur kjo me ndikimet në momente të ndryshme historike. Ai nënvizon se veshja e burrave ka më tepër elementë të origjinalitetit, ku më e vjetra është ajo me këmishë të gjatë, me fustanellë e tirqe kofshore, me poture e tirqe gjunjare, veshje me qillota. Pjesë e kostumeve dhe veshjeve popullore janë edhe opinga e lopës, këpucët me profka, opinga me shollë të rregjur, opinga me xhufka, si edhe qylafi i bardhë me thumb në majë. Po ashtu, në këtë drejtim spikat tradita e fshatit Nartë, ku kostumet janë tërësisht të veçanta dhe nuk ngjasojnë me asnjë tjetër në trevat e Vlorës dhe madje edhe të vendit. Veshjet në këtë zonë janë të punuara kryesisht me satin, që përbën një element unikal në materialet, që përdoren për veshjet popullore, si edhe me lir.Kjo larmi veshjesh, ngjyrash e stilesh, mbartet nga persona që e kanë pasion traditën. Por, në kushtet kur ata nuk mbështeten, përfitojnë elementët abuzues. Etnologu Jani Gjergji thotë se përballë këtij fakti, lindin edhe abuzime nga individë të caktuar që kanë zgjedhur një mënyrë tjetër duke nxjerrë në treg elementë të veshjeve popullore si, qylafë, jelekë, këmisha.”Madje ka edhe nga ata që përfitojnë duke tregtuar për veshje të trevave të Vlorës, këmisha, apo jelekë, që u përkasin zonave të tjera”,-nënvizon etnologu Jani Gjergji.
  2. 2. Shoqeria , gjuha dhe kultura Traditat e lashta ne te cilat shkrihen besimet e ndryshme, manifestohen ne nje seri festash e ceremonish qe shpesh bazohen ne marrdheniet e ngushta te njeriut me natyren. Gjuha zyrtare- shqipja- eshte e paster dhe thuajse e njejte me ate letrare. Pothuajse te gjithe vlonjatet kuptojne ose flasin italishten, cka deshmon per nje lidhje te gjate te trasheguar mes dy popujve. Festat, martesat, jeta e perditshme, shoqerohen nga nje muzike e vecante dhe karakteristike per kete zone. Muzika, kercimi, veshja Muzika e treves se Vlores eshte nje nder me antiket ne Ballkan. Ne treven e Vlores gjenden menyra te te kenduarit, te cilat perbejne gjurme te nje kulture te lashte si: monofonia, kenge dyzereshe me dhe pa iso, kenge trizereshe pa iso, por me preres ose mbajtes, iso shumezereshe(polifoni) me tre e kater zera. Zerat njerezore zevendesojne gjithe instrumentat muzikore. Kur degjon kenget e Kurveleshit, Himares, Dukat -Tragjas, kenget e kenduara ne vallet eVranishtit, Terbacit, ndien se kontakton me nje art te lashte te tradites. Ne vendet malore, me klime te ftohte, me blegtori te zhvilluar, veshjet popullore ne pjesen me te meadhe te tyre beheshin prej leshi. Ne luginat e malesise eshte perdorur dhe liri, gjithashtu edhe gjeshtra per veshje e shtroje. Veshje me e vjeter e gruas labe eshte ajo me fustan. Nje veshje e mevonshme kane qene edhe citjanet, veshje e huajtur nga Orienti, qe ndryshon plotesisht nga veshja e vjeter tradicionale vendase. Veshja e burrave eshte ruajtur origjinale-veshja me e vjeter eshte ajo me kemishe te gjate, me fustanelle e tirq kofshore, veshja me poture e tirq gjunjare, veshje me qillota. Ne veshjet me te vjetra vendase jane perdorur opinga te lopes, kepuce me profka, opinga me sholle te regjur, opingat me xhufka. Ne koke eshte mbajtur qylaf i bardhe me thumb ne maje. Kostumi i Nartes eshte i perafert me kostumin e bregdetit. Veshjet e kesaj zone jane kryesisht te punuara me lir. Pervec linjes me fustan te gjate, te bardhe, me pala e me ploke ngjyre trendafili a ngjyre deti, nje veshje tjeter eshte dhe ajo me te zeza. Cfare mund te pihet ne Vlore Si vend mesdhetar Vlora ka shume te zhvilluar vreshtarine. Vera e prodhuar aty eshte e nje cilesie te rralle, permendim ketu Vloshin e Nartes. Eshte (vere e embel dhe brusko) e nxjerre nga vreshtat karakteristike. Pikerisht ketu ne Narte ndodhet dhe fabrika e prodhimit te veres nga vellezerit ‘Berberi’ e cila eshte me njohura ne jugun e Shqiperise.Vererat e ndyshme, e bardha apo e kuqja, pershtatur per lloje te ndryshme gatimesh shoqerojne vaktet tuaja gjate pushimeve. Rakia e embel . Ajo behet duke hedhur ne rakine e nxjerre ne menyren e zakonshme stafidhe dhe duke e lene te qendroje per 15 dite sa te embelsohet. Birra Vlora. Prodhohet ne Vlore me nje teknologji teresisht gjermane, kjo birre dallohet per shijen e saj te vecante. Ne Vlore ndodhet edhe fabrika moderne e birres “Norga” nje nga prodhueset me te medha ne te gjithe Shqiperine. Cfare mund te hani ne Vlore Edhe pse prane detit, pjata simbol e krahines se Vlores eshte qengji i pjekur ne hell, me prush, i bute dhe krokant ne te njejten kohe. Ai nuk mund te mungoje kurre neper gezime, apo festa te ndryshme ne fshat e qytet. Po ne kete menyre pregatitet edhe mishi i kecit, sidomos ne zonen e Llogorase, qe shquhet per kullotat e shendetshme biologjike. Por nuk mungojne kurre frutat e detit, peshku gjithmone i fresket, me shijen e limonit bregdetar. Vitet e fundit jane shtuar restorantet e specializuara per peshkun, si: Çfare mund te hani ne Vlore Byreket tradicional me gjize, spinaq apo mish, te gatuara me dore, do te mund t’i gjenit pothuajse ne te gjithe fast food-et, pergjate qytetit apo zones bregdetare. Djatherat, kryesisht i deles dhe dhise serviren te fresketa apo te stazhonuar. Gjiza e deles eshte gjithmone e fresket dhe kremoze. Disa nga pjatat karakteristike te zones Tava me peshk Behet me salce dhe dafine. Kaurdiset qepa në vaj dhe duke hedhur pak nga pak ujë derisa të zverdhet, hidhet salca, kripa, piperi dhe gjethet e dafinës. Në një tavë hidhen peshqit e pastruar mirë dhe salca dhe piqen në furrë.
  3. 3. Tava me ngjala Qërohen ngjalat me hi ose rërë ose kripë. Në një tigan skuqen me vaj ulliri erëzat (piperi, karafili dhe speci djegës ose të tjera). Në tavë vihen për tu pjekur ngjalat e mbuluara me salcën me erëza. Festat Viti i ri (1 janar) Epifania(6 janar) Festa e te Dashuruarve (Shan Valentini) 14 shkurt Festa e mesuesit dhe nenes (7-8 mars) Dita e veres (14 mars) Bajrami (mars ose prill) Pashket (mars ose prill) Festa e punes (1 maji) Festa e femijeve (1 qershor) Festa e Drashovices (16 shtator) Festa e Vlores (15 tetor) Festa e Flamurit dhe e Clirimit (28-29 nentor) Bajrami i madh (fund nentori) Krishtlindjet (25 dhjetor)

×