SlideShare ist ein Scribd-Unternehmen logo
1 von 25
1
QENDRA STUDIMEVE ALBANOLOGJIKE
2
"POLITIKA SHKOMBЁTARIZUESE GREKE"
(1913-1939)
PUNOI PRANOI
MA.Leonard CARCANI PELLUMB XHUFI
TIRANE 2014
PARATHЁNIE
"Shpërngulja e shqiptarëve nga shteti grek në vitet 1913-1939" ka qenë pjesë e studimit të temëst të
diplomës me tezë " Shpërngulja e shqiptarëve nga trojet e tyre në vitet 1913-1939". Politika e largimit me
dhunë të shqiptarëve ka qenë një prej pikave kryesore që kishte të bente me zbatimin në praktikë të
3
politikave shoviniste që zbatonin fqinjët ndaj trojeve shqiptare.Si pasojë kjo temë do të trajtohet e lidhur
ngushtë me aspekte të tjera të këtij problemi. Kjo në një vështrim më të gjerë me tematikë " Politika
shkombëtarisuese e shtetit grek në vitet 1913-1939". Pra në radhë të parë ti përkasi një aspekti më të gjerë që
ka të bëjë jo vetëm me shpërnguljen e popullsisë , por edhe shpronësimin e shqiptarëve, ndryshimin e
toponimisë , vendosjen e kolonëve dhe si rrjedhojër ndryshimin etnik në këto rajone. Kjo vetëm për shtetin
grek.
Qëllimi i zhvillimit të kesaj teme është që të tregojë në rradhë të parë vazhdimësinë e politikës genocidale
greke nga kohërat më të hershme të ekzistencës së këtij shteti deri në kohërat më të vona. E shoh si detyrë
ndaj vetes që të rizbuloj sadopak krimet e kryera nga qarqet shoviniste greke
Për tia arritur realizimit të këtij qëllimi mendoj që këtë temë ta zhvilloj në këtë mënyrë :
Meqënëse çdo fillim ka rrënjët e tij mendoj që para se të trajtoj Politikën shkombëtarisuese të shtetit grek
ndaj shqiptarëve në vitet 1913 – 1939 të bëj një retrospektivë të shkurtër të politikës asimiluese të ndjekur
mbi trojet shqiptare në Greqi duke synuar të arrij këto objektiva:
Vitaliteti i kombit shqiptar bëri që ky komb të mos shuhet
Politika e shtetit grek ka patur gjithnjë përkrahës në arenën botërore
Si përfundim a ia arrritën synimit për shpërnguljen e shqiptarëve qarqet shoviniste greke Fatmirësisht këto
synime nuk u arritën plotësisht por fatkeqësisht shpërnguljet do të vazhdojnë edhe në vitet e mëvonshme ku
ndoshta e ndjej per detyrë të veçantë që këto shpërngulje ti trajtoja në një kapitull të veçantë në mënyrë që tja
arrija më mirë zbërthimit të qëllimit të kësaj teme.
Së fundi shpërngulja e shqiptarëve nuk ishte gjë tjetër veçse rrjedhojë e politikës genocidiale greke ku
përfshiheshin ndryshimi toponimisië, shpronësimi i shqiptarëve, lehtësirat për kolonët
Shpresoj qe tja arrij realizimit te synimeve qe i kam vene vetes por shpresoj qe edhe ceshtja shqipare te
marre nje zgjidhje te drejte Mqs shpërnguljet dhe ndryshimet etnike për periudhën që flasim përfshinë vetëm
rajonet e Follorinës dhe Kosturit si edhe Maqedoninë jugore për këto dy rajone do të flasim në këtë
temë.Gjithashtu këto rajone janë shumë pak të trajtuara dhe në historiografinë shqiptare.Për trajtimin e saj
janë trajtuar shumë material si nga arshivat, perandoria osmane, harta dhe dokumenta tjera, faqe online,
literaturë gjuhën shqipe dhe të huaj si anglisht italisht gjermanisht.Kështu janë studiuar mbi 200 libra dhe
500dosje arkivore.
E tërë kjo me anë të një pune studimore 4vjeçare.
HYRJE
Pas dyndjes së sllavëve në trojet ilire një pjesë e popullsisë vendase u dynd drejt jugut.
Me një akt perandorak rreth vitit 1081 një pjesë e kësaj popullsie u vendos drejt Thesalisë1
1
Irakli Koçollari. Arvanitët. f. 54
4
Një pjesë e popullsisë u vendos me ftesë të princave .
Në vitin 1425 gjejmë të dokumentuar një zbritje tjetër masive të shqiptarëve në territoret e Peleponesit .Për
këtë rast studiuesi grek Biri na bën të njohur se përllogaritja e përgjithshme e numrit popullsisë shqiptare
vendosur në këto zona duhet jetë 22mijë vetë
Veç territoreve të Peleponezit zonë tjetër është ajo e Atikës. Në vitin 1379 Dukati i Athinës i tërheq
vëmendjen një personi , Dhimitër Rendi ..Rreth Beotisë shqiptarët u vendosën në 30fshatra si Qirjaqi ,Zerki,
Zagara, Mazi .
Edhe në vetë periferinë e Athinës gjenden një numër fshatrash .
Në arkivat shtetërore venedikase "Documenti greci" gjendet një fond i përbërë nga 93 letra të shkruara nga
tregtarë të qyteteve Kostur, Selanik, Berat,Kavajë2
Si pasojë e shpërnguljeve nga veriu të shqiptarëve shumë troje në Greqinë e shek XV u bënë territore
thjesht shqiptare .
Në fakt në këtë shekull e më vonë vazhduan shpërnguljet e shqiptarëve.
Shqiptarët dhanë ndihmesën e tij në fitoren e revolucionit grek të vitit 1821- 1822 që kishte pasojë fitoren e
lirisë të këtij populli , por fatkeqësisht qarqet shoviniste të këtij vendi dhe politikanët që erdhën në fuqi nuk
iu përgjigjën popullit tonë me të njëjtën monedhë.
Pasi Greqia u krijua si shtet filloi politikën asimiluese ndaj arvanitasve ortodoksë dhe shpërnguli me dhunë
arvanitasit myslimanë. Kështu lalët që ishin arvanitas myslimanë që jetonin në Peleponez u shpërngulën në
Thesali.
Për projekte afatgjata në vitin 1844 u hartua platforma e Megalidesë. Sipas kësaj platforme shteti i vogël
grek do të shtrihet në kufijtë e Perandorisë mesjetare bizantine. Çdo ortodoks që jetonte në Ballkan dhe ishte
besimit të Patriarkanës do të konvertohej në grek sipas kësaj teorie.
Në vitin 1878 në Kongresin e Berlinit shtetit grek iu dha rajoni i Thesalisë së bashku me kazanë e Artës.
Filloi edhe këtu shpërngulja e myslimanëve dhe asimilimi si arvanitasve ortodoksë apo arumunëve si edhe
shpërngulja e shqiptarëve myslimanë të Artës apo asimilimi i shqiptarëve ortodoksë.
KREU I
ÇЁSHTJA MAQEDONASE
1 HYRJE
Maqedonia është një regjion historik dhe gjeografik kufijtë e të cilës kanë ndryshuar gjatë kohërave .Ajo
përfshin një sipërfaqe 67mijë km2.Kufijtë e saj gjeografik Deti Egje, Malet Rodope , liqeni i Ohrit Mali zi i
shkupit deri në Pind . Ngulimet më të hershme të saj janë rreth 9mijë vjet më parë.Shtrihet në qendër të
Ballkanit. Në perëndim banohej nga fiset ilire të Pajonëve, në Lindje nga fiset trake e në Jug si pranohet
edhe nga historianë të lashtë grekë nga fiset që flasin gjuhën helene por nuk janë helenë.
Emri Maqedoni erdhi nga antikiteti shek iv-pes kur u themelua dhe lulëzoi shteti maqedon që arriti kulmin e
vet me Aleksandrin e Madh.Më pas Maqedonia ra nën sundimin romak.Gjatë këtij pushtimi u bë romanizimi
i territorit që banohet nga fise trake. Dyndjet e sllavëve në shek vii-es e asimilimi i trakasve do të sillte që
në pjesën lindore të Maqedonisë të banohej nga fiset sllave.
Pushtimi bullgar do të sillte edhe nuanca bullgare te këto ish fise trake po kursesi te territoret ku banonin
fiset ilire apo helene.Më pas ky rajon ra nën sundimin bizantin dhe pas vitit 1371 në sundimin osman. Pas
këtij pushtimi do të fillojë kolonizimi i kësaj krahine dhe islamizimi i popullsisë vendase që është feja e
këtyre pushtuesve.Islamizimi do të përfshijë popullsinë vendase iliro arbërore dhe shumë pak atë sllave apo
helene.Në vitin 1881 në bazë të vendimeve të Kongresit të Berlinit do i jepte Thesalinë Greqisë.Disa rajone
të Thesalisë që ngelën në Perandorisë Osmane formuan sanxhakun e Sefixhesë. Ky rajon kishte vllah, turq
grek dhe shumë pak bullgarë dhe shqiptarë.3
ÇЁSHTJA MAQEDONASE NЁ FUND SHEK XIX FILLIM SHEK XX
Çështja maqedone lindi në mesin e viteve 90,shek XIX kur shpërtheu lëvizja nacionalçlirimtare e popullsisë
sllavo maqedone të Maqedonisë dhe u zgjeruan ndërhyrjet e shteteve fqinje ballkanike 4
.
Qarqet monarkiste të Sofjes,Beogradit,Athinës ndërhynë në çështjen maqedonase jo aq për të çliruar
popullsitë sllavo maqedone serbe dhe greke të Turqisë evropeane se për të përmbushur aspiratat e tyre
pushtuese ndaj territoreve shqiptare dhe maqedonase që kishin pozitë të rëndësishme strategjike.
2
aty f.9
3
Akademia e Shkencave ,Historia e Shqipërisë ,f 4
4
Fjalor Enciklopedik, Çështja maqedone, Kristaq Prifti f. 391-392
5
Territoret maqedone dhe ato periferike shqiptare u bënë nga viti 1895-1896 arenë e rivalitetit dhe përleshjeve
të armatosura të bandave bullgare greke dhe serbe nga e cila vuante në radhë të parë popullsia maqedonase
dhe ajo shqiptare që u bënë objekt i këtyre sulmeve terroriste dhe forcave osmane .
Nuk ishte pasuria e saj ajo që tërhiqte lakmitë e shteteve fqinje por pozita e saj strategjike pasi kalonin
rrugët e mëdha tradicionale nga Danubi në detin Egje nëpër luginën e Vardarit nga pellgu i Sofies në të
njëjtin det nëpër luginën e Strumës pa harruar këtu transversalen e madhe të rrugës Egnatia që përmes
Ohrit,Bitolit,Follorinës bashkonte Adriatikun me Egjeun5
.Kjo zonë kishte edhe një fushë pjellore .Lidhur me
kombësitë statistikat osmane thjesht bënin dallimin në mysliman,hebre,milet rum të varur nga patriarkana e
Stambollit dhe egsarkati bullgar.
Ndarja mbi bazë fetare e pamundësonte evidentimine e grupeve etnike dhe kriteri i gjuhës ishte i
pamjaftueshëm.
Megjithatë dhe në këto territore banonin popullsi të ndryshme .Në Maqedoni banonte dhe një popullsi e
konsiderueshme shqiptare që ishte në mardhënie dhe shkëmbime me atë maqedone . Hartimi i platformës së
Naçertanias nga ana e serbëve në vitin 1844 dhe Megalidesë po në atë vit bazuar në perandoritë historike në
vija të përgjithshme ndante Ballkanin në dy zona influence atë serbe dhe greke .Kështu që kjo do të linte të
pakënaqur rumunët që kishin pretendimet e tyre bazuar në një popullsi romanofolëse me emrin
vllah,bullgarët që mendonin se maqedonësit ishin degësim i tyre dhe shqiptarëve.
Autorja bullgare Nadja Danova thekson se pas Megalidesë shihet nacionalizmi borgjez grek. Asimilimi ka
qene karakteristikë për grekët veçanërisht helenizimi i sllavëve,shqiptarëve dhe vllehëve në Greqinë veriore
dhe Peleponez.Tërë projektet për shtetin e ardhshëm grek kapërcejnë kufijte etnikë.6
Sipas kësaj platforme
greke shteti grek njehtësohet me kufijtë e Perandorisë Bizantine .Mirëpo duke filluar nga fundi shek xix
synimet greke në Maqedoni ndeshen me reagimin e shteteve të tjera të Ballkanit me interesa në atë trevë
Në këtë krahinë zhvillohej luftë e vërtetë midis shkollave greke,bullgare,serbe madje dhe vllahe dhe
frekuentimi i tyre ndryshonte sipas vendosjes së tyre gjeografike rëndësisë së bursave dhe presioneve të
ushtruara .
Bashkëpunimi mes këtyre popujve do të vinte nga pushtuesi i njëjtë dhe pakënaqësi mbarëpopullore që do
të rriste dëshirën e popujve për liri.
Gjithsesi qëllimet dhe synimet e këtyre popujve i keqpërdorën propogandistët e vendeve fqinje.
Megjithatë Vezenkovi ishte me orientim filo serb, por në këtë rast ai kishte marrë udhëzime
nga qeveria serbe për tu afruar me shqiptarët. Në këtë ndikim në vitin 1887 u krijua Lidhja shqiptaro
maqedonase 7
.Kjo lidhje revolucionare formoi një administratë të përbashkët.Ata iu drejtuan popullit për një
luftë të përbashkët
Një veprimtari të gjerë në të ashtquajturën Maqedoni ndërmorrën qarqet drejtuese të Bullgarisë që u orvatën
të kontrollojnë luftën e drejtë çlirimtare që popullsia sllavo maqedone e udhëhequr nga organisata brendshme
revolucionare e Maqedonisë VMRO e themeluar në vitet 1893-1894 e zhvillonte kundër pushtuesve osmanë
Gjithsesi marrdhëniet shqiptaro-maqedonase do të ishin në kuadrin e çetave dhe deri botimin e shtypit të
përbashkët,por patriotët shqiptarë dhe maqedonas këtë e shihnin si një fazë të parë të çlirimit nga robëria
osmane .
3 KRYENGRITJA E ILINDENIT. MARRЁVESHJA E MYRSHTERGUT
Në fillim të shek xx bashkëveprimi i dy faktorëve, rritjes së lëvizjes çlirimtare të kombësive të Maqedonisë
dhe acarimit të rivaliteteve të tre shteteve ballkanike e ngriti çështjen maqedone në nivelin e njërit prej
problemeve diplomatike kryesore në mardhëniet e Portës së Lartë me fuqitë e mëdha evropeane.Interesat e
kundërta sollën në mënyrë të pashmagshme përplasjen e faktorëve të ndryshëm ,fuqitë e mëdha dhe ato
ballkanike të përfshirë në këtë çështje.
Pa lënë pas dore masat shtypëse Stambolli shpalli në dhjetor 1902 udhëzimin mbi reformat për vilajetet e
Turqisë evropeane8
5
Georges Castellan ,Historia e Ballkanit, f. 370
6
AIH Çështja kombëtare në programet politike greke në shek xix, Nadja Danova, Sofje 1980 f 34
7
Po aty
8
Arben Puto , Çështja shqiptare në aktet ndërkombëtare të periudhes së imperializmit ,vëllimi i, tiranë
1984, dnr 40,fq341-347
6
Pakënaqësia e popullsisë ishte shtuar dhe për të shuar këtë pakënaqësi veçanërisht dy fuqitë e interesuara
Austrohungaria dhe Rusia me pëlqimin e fuqive të tjera paraqitën në 21shkurt1903 9
Portës një projekt ku me
këto reforma fuqitë e mëdha synonin të ruanin statokuonë në Turqinë Evropeane duke dhënë disa të drejta
popullsive të krishtera sllave dhe greke dhe të parandalonin shpërthimin e një kryengritje dhe ndërhyrjen e
shteteve ballkanike të interesuara.
Reformat e parashikuara nga projekti austrorus shkurt 1903 nuk kënaqën as popullsinë maqedone
Këto reforma nuk përfillnin popullsinë kryesore në rajonin e Maqedonisë që ishin shqiptarët
Më 2gusht 1903 shpërtheu në rrethinat e Manastirit kryengritja e Ilindenit dita shën Ilisë që shpalli si qëllim
kryesor çlirimin e popullit maqedon nga robëria osmane .Po në këtë ditë u çlirua qyteti Krushevës ku u shpall
dhe Republika e Krushevës kryetar i së cilës u caktua Nikolla Tarev komandant i shtabit të kryengritjes në
këtë qytet .Më pas kryengritja u shtri në Traki , vilajetin e Selanikut dhe vijoi 3muaj deri në fund tetorit.
Kryengritja u përkrah nga popullsia shqiptare e trevave lindore e Krushevës me rrethinat ,kurse atdhetarët e
Manastirit,Prespës furnizuan çetat maqedone me armë dhe municione Kjo kryengritje dhe shtypja e saj u dha
shkas fuqive të mëdha të ndërhynin përsëri në të ashtquajturën çështje maqedone .Më 22tetor 1903
Austrohungaria dhe Rusia që njiheshin nga fuqitë e mëdha si të interesuara paraqitën Portës një platformë si
rezultat i bisedimeve mes perandorit rus dhe atij austriak në Murshterg nga ku morri dhe emrin.10
Projekti
parashikonte reforma në xhandarmëri me ndihmën e një specialisti italian dhe krijimin e komisioneve që
merreshin me shqyrtimine problemeve politike..Këto komisione do të përbëheshin nga përfaqësues
konsullorë të dy fuqive dhe popullsisë së krishterë e myslimane të vilajeteve .
Një pikë në marëveshjen e Murshtergut parashikonte një ndarje të re administrative që do të bëhej duke
marrë për bazë kriterin etnik.
Sipas autorit Italian Komfortit nuk ka çështje maqedone po çështje shqiptare se në këto 5rajone shqiptarët
janë shumicë .Kjo ishte arsyeja që marëveshja e Mystergut la jashtë Kosovën dhe pjesën në perëndim të
Ohrit dhe më vone do të dështonte 11
.Zonat e përmendura më sipër u pranua edhe nga ndërkombëtarët që
banohej nga shqiptarët.
Filloi propoganda e statistikave dhe në terren përleshja mes çetave.
Për të shmangur ashpërsimin e konfliktit mes dy fuqive të mëdha territori që do zbatoheshin reformat u nda
në 5zona:Seres,Dramë,Selanik,Shkup,Manastir ku në çdonjërën prej të cilëve u vendosën respektivisht
oficerë të huaj francezë, anglesë, rusë, austriakë dhe italianë
Albert Gjika hodhi mendimin që këto reforma të përfshinin dhe dy vilajetet shqiptare Shkodër dhe Janinë12
Fakti se në këto reforma përfshihej vetëm popullsia kristiane dhe jo ajo myslimane dhe fakti që nuk
përfshihej dhe vilajeti Shkodrës bashkë me atë të Janinës shkaktoi pakënaqësi te shqiptarët
Filllim i shek xx do të hidhte për shqiptarët dy teza njëra prej të cilave ishte ajo e aleancës shqiptaro greke e
përkrahur kryesisht nga Ismail Qemali. Ai e quante Greqinë si aleate ndaj invazionit sllav,por synimet
shovinste të Greqisë bënin që ky bashkëpunim të ishte në letër.
Në praverë vitit 1907 qarqet politike të Bullgarisë u treguan të interesuar për aleancë me çetat shqiptare.Kjo
edhe si pasojë e një aleance bullgaro-austrohungareze që po drejtohej kundër Serbisë13
Në vitin 1909 Spiro Bellkameni me shokë themeluan në Manastir komitetin revolucionar me lidhje të forta
me revolucionarët bullgarë dhe komitetit maqedonas14
9
Po aty dok nr 41 fq 347-352
10
Arben Puto,Çështja shqiptare në aktet ndërkombëtare të periudhës së imperializmit ,volumi i, tiranë
1984, dnr 42 f. 352-354
11
Gerardo Conforti ,Questione macedone o albanese,f. 32
12
J. Baker ,Turkey in Europe .f 419
13
Po aty
14
Aqsh fondi 170 dosje 56 komisioni vetqeverimit 25vjetor . Shënime biografike rreth aktivitetit të
atdhetarëve të ndryshëm për çështjen kombëtare gjithsej 54fletë fq 20
7
Në zonën që diskutojmë vepronin çetat e Lonçarovit 15
që për kohën kur flasim kishin një bashkëpunim deri
diku me çetën e Çerçiz Topullit
4 ORIGJINA E ARUMUNЁVE. BASHKЁPUNIMI SHQIPTARO RUMUN
Arumunët janë popullsi romanofolëse që jetojnë në gadishullin e Ballkanit .
Ka dy mendime për origjinën e tyre. Kjo varet nga orientimi. Kështu ata që janë të orientuar nga Bukureshti
mendojnë se arumunët janë popullsi nomade vllehe të ardhur nga Vllahia si popull baritor në Ballkan .Vetë
rumunët janë dakë të romanizuar si rrjedhojë e pushtimit ushtarak romak.
Ka edhe një mendim tjetër. Kjo lidhur me arumunët ose më saktë popullsi romanofolëse në Ballkanin jugor.
Këta theksojnë se kjo popullsi ishte me origjinë vendase pra ilire që më pas janë romanizuar.16
Autori
bullgar Jordan Ivanov thekson se se kuçovllahët si njihen ndryshe vllehët e Ballkanit të jugut janë
ilirothrakas të romanisuar .17
Njihet në këtë rast gjatë mesjetës mbretëria e Vllahisë së madhe dhe më gjerë. .18
Në shek XII fillim shek XIII egsitonte një mbretëri Vllahia e madhe e cila përfshinte Thesalinë dhe Pindin
dhe deri në Kostur19
.
Mendohet se popullsia helenofolëse në Greqinë Qëndrore nuk ishte gjë tjetër veçse vllahë të helenizuar 20
Leake thekson se në Pind dhe Thesali ka rreth 500fshatra vllahe banorët e së cilës kanë jetuar në harmoni me
shqiptarët21
Kullotat alpine gjithëvjetore tërhoqën në malësinë e Çamërisë edhe grupe blegtorësh nomadë vllehë. Më
vonë kjo popullsi u vendos edhe në zonat fushore duke krijuar vendbanime sedentare
Zonat që u populluan më dendur nga vllehë ishin vargmalet e Pindit dhe fshatrat e Konicës si edhe Manastir,
Prespë, Kostur dhe Thesali.Vllehët kishin gjuhën dhe traditat e tyre dhe praktikonin fenë ortodokse e cila
ishte e lidhur me kishën rumune.
Gjithashtu popullsia vllahe e Voskopojës dhe Pindit kulloste bagëtitë në Myzeqe ku edhe aty vendosi
ngulime sedentare
BASHKЁPUNIMI SHQIPTARO RUMUN
Një ndër përkrahësit për këtë aleancë ishte princ Gjika i Rumanisë. Sipas tij bullgarët në vitin 1118 kishin
kryer krime ndaj vllehëve dhe këta nuk e kishin haruar.
Në anën tjetër Greqia me anë të fesë ushtronte një presion për asimilimin e kësaj popullsie. Kështu që aleatët
ishin shqiptarët22
Shqiptarët vetë ishin dyshues ndaj përkrahjes greke për shkak të besimit të njëjtë ortodoks dhe trysnisë
helenizuese që ushtronte Patriarkana e Stambollit23
15
H.N. Brailsford "Macedonia Its races and their future " f 97
16
Insituto per gli studi di politica internazionale "Vicende e problem della penisola balcanica 1815-1937",
f98
17
Jordan . Ivanov "La question macedonienne", f. 157
18
Albert Gjika Lalbanie question dorient", fq12
19
H.N. Brailsford " Macedonia Its races and their future", fq97
20
Zhan Klod Favernal "Historia e Shqipërisë", f171
21
Prof dr Ramiz Abdyli" Lidhja shqiptare ë Prizrenit në burimet anglese", libri ii, Prishtinë 2004
D nr 41 fq91." Vështrim përmbledhur historik , etnografik e gjeografik për shqipërinë dhe shqiptarët gjendja
ë tyre aktuale dhe prespektiva "nga majori Ardog Odjoint anëtar i komisionit teknik të britanisë madhe për
çmilitarizimin e kufirit shqiptaro grek 11.6.1880, fq 91
22
Albert Gjika ,lAlbanie question dorient, f.112
23
F.R.Bridge "Austro hungarian documents relating to the macedonian struggle 1896-1912",F.14
8
Shqiptarët dhanë kontribut në revolucionet nacionale në Principatat rumune.Mjaft e gjerë ishte pjesëmarja e
shqiptarëve të kolonisë së Rumanisë dhe jo vetëm atyre por edhe të tjerëve të ardhur nga Shqipëria e
veçanërisht nga trevat jugore në kryengritjen që shpërtheu në Principatat rumune në vitin 1821 .Disa prej tyre
morrën pjesë në revolucionin serb të vitit 1815 24
. Ёshtë fakt se Naum Veqilharxhi personalitet i Rilindjes
morri pjesë në kryengritjen e vitit 1821 në Vllahi dhe Moldavi që në fillimet e saj ndihmoi në organisimin e
revoltës dhe ishte i pranishëm si komandant ushtarak gjatë veprimeve luftarake që u organisuan kundër
osmanëve . Rol të veçantë si organisator dhe komandant ushtarak në kryengritjen e vitit 1821 në Principatat
rumune luajti iluministi tjetër shqiptar Konstandin Duka25
Shqiptarët ishin forcë e madhe nën drejtimin e Tudor Vladimiresku . Shumë trupa shqiptare u hodhën në
lumin Pruth.Edhe masakra e ushtrisë osmane në Bukuresht ishte ndaj atyre shqiptare që morrën pjesë në
revoltën kundërosmane
Shqiptarët u bashkuan me kryengritjen e principatave rumune jo si mercenarë por si luftëtarë që ishin të
ndërgjegjshëm duke kontribuar në çlirimin e popullit rumun indirekt jepnin ndihmesë në çështjen e çlirimit
kombëtar të popullit shqiptar .Pikërisht se vepruan si një forcë e ndërgjegjshme politikisht në aktet e
kryengritjes së principatave rumune shqiptarët përmenden krahas grupeve të tjera etnike që morrën pjesë në
lëvizje.
Nisur nga ky fakt të interesuar pë bashkëpunim me shqiptarët ishin dhe qarqet rumune .
Kështu përpara se të kalojmë në shek xx nën ndikimin e këtyre qarqeve por edhe mardhëniet e shkëlqyera me
shqiptarët që i konsideronin vllehët vëllezër të një orgjine ata bënë kërkesë kongresit të Berlinit që Thesalia
të mos ti jepej Greqisë, kërkesë e cila nuk u pranua.Gjithashtu ata theksonin se edhe interesat ekonomike i
kishin me shqiptarët. Këtë popullsi nga gjuha e tyre romane këto qarqe e kishin si pikë mbështetje për shtrirje
influence në Ballkan.
Vetëm në 11janar 1879 kuvendi I Prevezës u tregua i gatshëm ti lëshojë Greqisë Thesalinë.
Në Rumani gjetën strehë dhe aktivitete koloni të ndryshme shqiptarësh ku më aktivja ishte"Drita" e
Bukureshtit
Me lindjen e çështjes maqedone theksojme se në të njëjtën kohë me Beogradin dhe Athinën në skenën
maqedonase doli edhe nje aktor i katërt Bukureshti . Largësia gjeografike përjashtonte çdo irredentizem
territorial ,por duke u nisur nga dëshira për të rezervuar disa të drejta eventuale në trashëgiminë osmane
rumunët filluan të interesohen për popullsinë arumune te kesaj ane. Po pse pikërisht kjo aleancë? Për shkak
të qëndrimeve shoviniste që kishin qarqet greke ndaj popullsive ortodokse dhe veçanërisht ndaj asaj
shqiptare një aleancë shqiptaro greke ishte e pamundur, mqs grekët edhe ortodoksët vllehë i quanin grekë
pikërisht shqiptarët dhe arumunët i bashkonte lufta për asimilim ndaj Greqisë.Ishin duke u krijuar kështu
objektivat lidhur me bashkëpunimin për tju kundërvënë kështu politikave greke të asimilimit.Fillesat i ka që
në 1878 kur vllehët e Thesalisë kundërshtuan qe të përfshiheshin në shtetin grek dhe kërkonin te rrinin me
shqiptarët.Në vitin 1880 Apostol Margariti do të shprehej për një shtet të përbashkët shqiptarovlleh .Do të
fillojë arsimimi i arumunëve.
Bashkëpunimin mes arumunëve dhe shqiptarëve do e nxisnin edhe vetë fuqitë e mëdha veçanërisht
AustroHungaria dhe Italia. Këto dy fuqi e shikonin këtë lidhje si barrierë kundrejt influencës ortodokse ruse
me anë të sllavëve ,por edhe grekërve në Ballkan. 26
E interesuar për këtë bashkëpunim ishte dhe Rumania që
mqs ishte larg këtij rajoni kërkonte të kishte ndikimin e saj. Figura kryesore arumune ishte Apostol Margariti
KREU II
PROBLEMI I KUFIJVE
1 QЁNDRIMI I PЁRBASHKЁT NЁ CAKTIMIN KUFIJVE. KONFERENCA E LONDRЁS
Para shpalljes së pavarësisë Ismail Qemali në fillim të nëntorit vajti në Rumani .Veç përkrahjes që dha
komuniteti shqiptar në Rumani ai theksonte se Rumania,Greqia dhe Shqipëria do të ishin pjesë të boshtit
antisllav.Atje ai takoi ministrin e jashtëm rumun Ionesku i cili shfaqi interesim që popullsia vllehe ti
shkëputej ndikimit grek dhe ti bashkangjitej shtetit të ardhshëm shqiptar 27
.
24
Historia e Shqipërisë vëll II, f.82
25
Po aty
26
Po aty
27
"Studime historike" 3,4 viti 2007,tirane 2009,Shqipëria dhe Greqia në rrjedhën e luftës së parë ballkanike.
f.63
9
Kështu ai ofroi mbështetje për çështjen shqiptare.
Me rëndësi të veçantë është kongresi i Triestes i mbledhur në këtë qytet më 1mars 191328
Në programin e paraqitur në këtë kongres 29
pika 2 vllehët dëshirojnë të bashkohen me Shqiperinë dhe
jetojne me shqiptarët. Në kongresin e sipërpërmendur morrën pjesë përfaques nga kolonitë nga Bullgaria,
Rumania, Italia, Misir,Austria.
Ata shprehen se kufijtë e Shqiperisë duhet të jenë ngjitur me ato të Bullgarisë.Nderkohë delegacioni
shqiptar i Filipolit kërkoi qe shteti shqiptar dhe bullgar të kenë kufij të përbashkët 30
CAKTIMI KUFIJVE ME GREQINЁ NЁ KONFERENCЁN E AMBASADORЁVE NЁ LONDЁR
Konferenca e ambasadorëve filloi punimet në Londër më 17dhjetor 1912 .Ditën e parë u morr me çështjen
shqiptare .Ashtu si kudo edhe këtu u përplasën interesat e dy palëve në njërën anë ishte blloku Angli-Francë-
Rusi dhe në anën tjetër blloku Gjermani-Austrohungari- Itali. Normale kjo edhe për kufijtë e jugut
.Konferenca kishte karakter këshillimor por do të merrte karakter vendimi vetëm nëse paraqiteshin qeverive
përkatëse .
Vendimi i datës 29korrik 1913 njeh pavarësinë e Shqipërisë 31
Ndërkohë që kur u hap Konferenca e Londrës u vendos të theksohej se çështja kryesore me të cilën do të
merreshin ishin pikërisht kufijtë e shtetit shqiptar.Në mbledhjen e parë u theksua se Shqipëria do të
kufizohej nga Mali i zi në veri dhe në jug nga Greqia .
Italia shikonte rezikun e krijimit të një baze të madhe detare në ujërat e kanalit të Korfuzit që prekte interesat
e saj strategjike në këtë zonë.32
Me nxitjen sidomos të qarqeve ushtarake qeveria italiane deklaroi se do
kundërshtonte me çdo mjet daljen e forcave greke në bregun lindor të kanalit qoftë edhe duke përdorur
forcën e armëve.Kjo u bë shkak për një tension në konferencë.Italia për të lehtësuar arritjen e një
marrëveshje propozoi si kufi në bregdet jo derdhjen e lumit Kalamas por kepin Stillo përballë Korfuzit.
Pas mjaft diskutimesh konferenca në mbledhjen e 11gushtit 191333
vendosi që kufiri i Shqipërisë në jug të
përfshinte Korçën dhe të dilte në bregdet në kepin e Stillos.Ishulli i Sazanit i ngelej Shqipërisë. .Me ngritjen
e këtyre komisioneve Konferenca e Ambasadorëve u dha fund punimeve më 12gusht 1913 . Lufta
diplomatike për kufijtë nuk mbaronte këtu vetëm se tani qendra u zhvendos nga Londra në malet e
Shqipërisë
Komision i kufirit të jugut ndeshi në vështirësi të mëdha të shkaktuara përveç të tjerave edhe nga pengesat e
panumurta që i nxorrën atij autoritetet greke të pushtimit .
Me gjithë lëkundjet në qëndrimet e fuqive të tjera Roma dhe Vjena u treguan të vendosura që trupat greke të
tërhiqeshin sa më shpejt nga Shqipëria e jugut
2 ÇЁSHTJA E KUFIJVE NЁ KONFERENCЁN E PAQES NЁ PARIS .PROTOKOLLI I
KAPSHTICЁS.
Pas luftës u mblodh një konferencë në Paris.Çështja e kufijve të Shqipërisë ishte objekt trajtimi në këtë
konferencë dhe në këtë rast me Greqinë . Kështu që në mbledhjen e parë të konferencës së paqes më
12shkurt 1919 u vendos të mblidhej një komision për çështje territoriale që i interesojnë Greqisë 34
Në
mbledhjen e 19shkurtit 1919 delegati italian de Martino shprehet se protokolli i Firences është i vetmi që u
përgjigjet kushteve të një paqeje të drejtë35
28
AMPJ dosje 1,viti1913,28.2.1913-6.3.1913 . 31flete . Kongresi triestes 1mars 1913
29
Aty fq3
30
Po aty fq 18
31
Arben Puto,Çështja shqiptare në Aktet ndërkombëtare të periudhës së imperializmit, vëllimi ii, dok
nr38 ,f.278
32
Historia e Shqiperise vëllimi iii,tiranë 2007,fq 26
33
Arbert Puto ,Çështja shqiptare në aktet ndërkombëtare, dok nr 42 ,f.286 -288
34
Arbert PutoÇështja shqiptare në aktet ndërkombëtare, vëllimi iii,tiranë 2001 , hapja e Konferencës së
Paqes, Paris 12shkurt 1919 ,dok 1, f.98-100
35
Po aty dok 4, f.127
10
PROTOKOLLI I KAPSHTICЁS
Nga fundi vitit 1919 tre ishin problemet Vlora , zona e sigurisë dhe Korça
Rajoni që ka të bëjë me temën tonë përeth gjatë luftës ishte pushtuar nga francezët. Pas largimit të tyre
diplomacia frënge parapëlqente zëvendësimin e trupave frënge në Korçë me ato greke. Për këtë filloi një
lëvizje në komandën e gjeneralit grek Trikupis.Në fillimet e vitit 1920 Athina ishte ndodhur në luftë me
Turqinë kurse Shqipëria do të ishte në prag të një konflikti me Italinë.
Forcat patriotike morrën vesh që trupat franceze do të largoheshin dhe do të vinin trupat greke e në 26maj
ngritën flamurin shqiptar në Korçë,qeveria shqiptare e kongresit të Lushnjës synoi të hidhte një hap
diplomatik ndaj qeverisë së Athinës . Për këtë qeveria e Tiranës dërgoi në Janinë Josif Koçin që më 27maj u
takua me guvernatorin e përgjithshëm të Epirit Kalevras . Lidhur me një konflikt të mundshëm me Italinë
Venizellos i ofroi qeverisë shqiptare mirëkuptimin e Greqisë.Athina e zënë në Anadoll urdhëroi gjeneralin të
ndërpriste marshimin dhe quante të arsyeshme të nënshkruante me shqiptarët një marëveshje të përkohshme
. Kështu në kohën e largimit të kontigjentit ushtarak francez në 28maj në fshatin kufitar Kapshticë u
nënshkrua protokolli shqiptaro-grek .
3 26FSHATRAT
Në pranverën e vitit1921 qeveria zotëronte pjesën më të madhe të territorit,por mbeteshin jashtë dy pjesë ku
njëra ishte në jug.Greqia realisht në këtë vit deklaroi se do linte në dorëzim autoriteteve shqiptare 100
fshatrat në Korçë .Ajo i dorë zoi ato në mars 192136
por me pretekstin se përkisnin asaj në bazë të një gabimi
në hartë ajo mbante të pushtuara 26fshatrat të cilat ishin : Pilkat, Novoselë, Kostencë, Labonicë e sipërme,
Trestenik, Kapshticë, Vërnik ,Zagradec, Shuec, Rakickë, Travova, Grazhdan, Rahova, Cernovka, Labonica e
poshtme, Pustec,Nivica, Shulin, Gllombec, Bezmishtë, Gorica, Konskë, Zaroshkë, Leske, Xerje 37
VЁSHTRIM HISTORIK DIPLOMATIK
Këto fshatra ishin shqiptare nga popullsia me përjashtim të Shuec, Zaroshkë, Shulin, Pustec, Konsko,
Goricë, Bezmishtë, Gollomboç ku jetonin edhe maqedonas. 38
.Në kohën e sundimit turk administrativisht bënin pjesë në kazanë e Korçës që në bazë të proçesverbalit
mbi kufirin jugor të Shqipërisë dhe çështjen e ishujve të datë 1-5gusht 1913 39
,dhe vendimit përfundimtar
mbi kufirin jugor të Londrës 11gusht 1913 40
.
Edhe nga ana ekonomike dhe fisnore banorët e kësaj treve kishin mardhënie më shumë me Korçën dhe
Devollin që ngelën brenda shtetit shqiptar se me Selanikun apo qytetet e tjera të shtetit grek
Protokolli i Firences ia linte gjithë kazanë Shqipërisë kurse nga pala greke u bënë vërejtje për shtrirjen e
kazasë. Por për shkak të një gabimi në hartë kufiri i kazasë dhe në këtë rast kufiri midis Shqipërisë dhe
Greqisë në këtë sektor kishte dalë i pasaktë dhe nga kjo pasaktësi kishin përfituar autoritetet greke për ti
përfshirë këto fshatra brenda kufijve të Greqisë41
Rregullim i kufijve ishte lidhur me zbatimin e vendimeve të konferencës ambasadorëve të 1921 .Në janar
1922 u ngrit një komision kufijsh .
36
AMPB dosje 834 viti 1921 qarkore e njoftime e drejtorisë së shtypit dërguar zyrave të shtypit për mitingje
organisuara ndër qytete të ndryshme të Shqipërisë me rastin e njohjes së kufijve të Shqiperise më 1913 për
kufirin jugor nga ana e fuqive të mëdha 14fletë 13.iii.1921-1.x1921
Nje dokument kapiten Ferudit Korçë 13.xiii.1921 sot mora një lajm të sigurtë . Qeveria greke ka vendosur ti
japë Shqipërisë 100 fshatra dhe kerkon të dërgojë një delegate në Tiranë
37
Arbert Puto" Çështja shqiptare në aktet ndërkombëtare", vëllimi 3, Societes des Nations Journal Officiel
mars 1922,fq331
38
Fatos Mero Rrapaj "Fjalori Onomastik i Epirit", Eurorilindja , Tiranë 1995 f486
39
Arben Puto "Çështja shqiptare në aktet ndërkombëtare pas luftës parë botërore " vëllimi ii ,tirane 1984,
dok 40,41 fq 281 -285
40
Po aty dok42,fq 286-288
41
Historia e Shqipërisë, vëllimi iii,tiranë 1984,fq 186
11
Këto fshatra që kërkonte qeveria shqiptare mbaheshin të pushtuara nga trupa greke. Komisioni i lejoi vetes
të propozojë një komision ekspertësh duke u bazuar në njoftimet që mund të merte në Stamboll .Ndërkaq
dotë ishte e dobishme sipas mendimit të tij të caktohet që këtu dhe deri pikën ku fillon caktimi i kufirit si u
regjistrua në Protokollin e Firences një zonë asnjanëse e ngjashme me atë që egiston në kufirin
jugosllav..Kjo zonë mund të përfshinte zonat e okupuara nga grekët.Kjo zonë asnjanëse u vendos në
mbledhjen e 18janarit 42
Komisioni vendosi që 14prej këtyre të përfshiheshin brenda kufijve të Shqipërisë por kjo zgjidhje nuk u
pranua nga grekët .
Më 27 gusht 1923 autoritetet greke organisuan vrasjen e gjeneral Telinit në një pikë midis Janinës dhe
kufirit shqiptar ,kryesonjësi i Komisionit të Ligës së Kombeve për përcaktimin e kufijve grekoshqiptarë në
terren.Një akt që provokoi pushtimin e Korfuzit nga italianët .43
Kështu raportimet e bëra theksonin se gjeneral Telini kundërshtonte shumë mendimet dhe sugjerimet e
tepruara të autoriteteve greke 44
Çështja shkoi deri në Lidhjen e Kombeve që në fillim shkurtit 1925 adaptoi një rezolutë me anë të së cilës i
kërkonte Konferencës së Ambasadorëve të mbyllte debatin me një vendim të saj .Kjo çështje u zgjidh me
protokollin e Firences të 27janarit 1925 komisionit caktimit të kufirit midis Shqipërisë dhe Greqisë45
Në 31janar u shpall publikisht ky protokoll 46
Sipas nenit 2 të këtij protokolli vija kufitare midis Shqipërisë dhe Greqisë është caktuar në marëveshjen e
londrës 1913 .Përcaktimi i pjesës që mbetet nga Badaroshi në Ftelia ka qenë saktësuar nga protokolli I
Firences
Pra kështu u zgjidh çështja e 26fshtrave në bazë të protokollit firences së vitit 1925.
POLITIKA E SHTETIT GREK NЁ KЁTЁ RAJON
Kon ferenca e Ambasadorëve që në vitin 1922 14fshatrat ia la Shqipërisë.
Edhe në 14fshatrat dhe në tërësi në zonën neutrale komuniteti autoritetet greke ushtruan presion të
përfshiheshin në Greqi. Ky presion ushtrohej jashtë çdo ligji ndërkombëtar. Kështu edhe vetë dhespoti i
Kosturit e ushtronte këtë presion 47
Nga ana tjetër institucionet ndërkombëtare i shpallën zonë neutrale të 26fshatrat për të shmangur debatet .
Që nga ky moment dogana në këtë rajon u hoq se kaloi në administrim ndërkombëtar 48
Pakënaqësia arriti kulmin sa banorët e kësaj treve krijuan dhe çeta për mbrojtje 49
Shteti shqiptar i përfshiu banorët e tyre në projekt buxhet dhe në proçesin zgjedhor .Madje deputetët e
kësaj zone ankoheshin qeverisë pse nuk liheshin të kujdeseshin për këta banorë.
42
Albert Puto,Çështja shqiptare në aktet ndërkombëtare", vëllimi iii,dok 43, f. 325-331
43
Mentor Nazarko Lufta e fundit,Prona e shqiptarëve në Greqi , shtepia botuese ABC, Tirane qershor 2007,
f.12
44
AMPJ dosje 163,viti1923 Relacion prefekturës së Vlorës ku citohen pjesë nga një raport sekret i gjeneral
Telinit lidhur me kundërshtimet dhe pengesat që nxjerin autoritetet greke në caktimin e kufirit dhe
qëllimet aneksioniste të tyre
45
Arben PutoÇështja shqiptare në aktet ndërkombëtare vëll iii, Tiranë 2001, dok 48, Protokolli i Firences
f.352-361
46
AMPJ dosje86 ,viti1925 . 11flete . 31.I.1925 Protokolli i Firences komplet , përshkrimi i kufirit, fq 9,10
47
AQSH fondi152 , dosje 43 ,viti1921 fq1. Nënprefektura e Bilishtit lajmëron ministrinë e brendshme
48
AMPB ,dosje 70 ,viti 1922 korespodencë ndërmjet ministrisë së punëve të brendshme,kryeministrisë e
prefekturës së Korçës mbi prerjen e mardhenieve tregtare me Selanikun nga ana e tregtarëve korçarë si
dhe mbi transferimin e zyrës doganore të zonës neturale 9 flete 4.iii.1922-5.ix.1922
49
AMPJ dosje 165,viti1923 Notë verbale dhe korespodencë e ministrisë së punëve të jashtme me legatën
shqiptare në Athinë ,ministrinë e puneve të brendshme lidhur me kufirin organizim cetash etj
12
Kishte raportime të herëpashershme për shkelje në këto rajone 50
. Kështu qeveria shqiptare dërgonte ankesa
qeverisë së Athinës së cilës i kërkonte që të përjashtonte banorët e kësaj treve nga shërbimi ushtarak 51
Shpërngulja përfshiu dhe shqiptarët e 14fshatrave që i ishin dhënë Shqipërisë.
Pakënaqësia arriti kulmin sa banorët e kësaj treve krijuan dhe çeta për mbrojtje 52
Puna shkoi deri aty sa u pa mundësia e një bashkëpunimi me bullgarët e komitetit maqedonas.
Ky grup kordinimi do të merrej me mbrojtjen e banorëve dhe kordinimin e problemeve këtej dhe andej
kufirit53
Komitët maqedonas, shqiptarë i kërkuan një ultimatum qeverisë shqiptare për heqien e zonës
neutrale ose do të merrnin masa 54
4 KUNDЁRSHTIMI I KUFIJVE
KOMPLOTI I BEQIR GREBENESЁ
Në vendimet e Konferencës së Ambasadorëve në Londër dhe Protokollin e Firences 55
si edhe Traktatin i
Bukureshtit56
dolën të pakënaqura Bullgaria , Turqia dhe shteti ri Shqipëria. Në anën tjetër kishte filluar
filluar në shtator të vitit 1913 në Ohër një kryengritje nga banorët jo serbë që ishin përfshirë në sundimin
serb .Kur është fjala për një kauzë që u konvenon dy popujve atëherë dallimet në etni dhe komb nuk janë të
rëndësishme.57
Edhe pse kjo kryengritje nuk kishte pasur sukses si pasojë e mospërkrahjes së mjaftueshme nga një forcë e
jashtme, mosmarrëveshjet midis liderëve, sipas Panchevit, mungesa e një plani të përbashkët, kishte
rëndësinë e saj kryesore në dështimin e saj .“Kryengritja shqiptaro-bullgare e vitit 1913 tregon se është e
mundshme të arrihet një shkallë shumë e lartë e bashkëpunimit midis popujve të ndryshëm për mbrojtjen e
kauzave të drejta me interes të përbashkët”, - theksoi ai.
Një autor serb pjesë të mardhënieve mira bullgaro shqiptare vë edhe influencën austrohungareze te dy popujt
si ai shqiptar dhe ai bullgar. 58
Bazat e miqesisë austro bullgare qëndrojnë në një pikë të perbashkët qe jane
interesat kundër Serbisë.
Krahas bisedimeve në shkallë qeveritare u zhvilluan bisedime edhe ndërmjet komitetit xhonturk të Stambollit
dhe komitetit verhovist bullgar për të organisuar veprime çetash në tokat shqiptare e maqedone të aneksuara
nga Serbia dhe Greqia. Por angazhimi zyrtar i Shqipërisë si shtet asnjanës vështirësonte këtë qëllim .
50
AMPJ dosje 166,viti1923 Korespodencë për persekutimet në zonën neutrale
51
AMPJ,dosje167, viti1923 Notë verbale se Greqia kërkon shërbim ushtarak dhe nga të zonës neutrale
52
AMPJ dosje 165,viti1923 Notë verbale dhe korespodencë e ministrisë së punëve të jashtme me legatën
shqiptare në Athinë ,ministrinë e puneve të brendshme lidhur me kufirin organizim cetash etj
53
AMPB , dosje 71 viti1923 Korespodencë ndërmjet ministrisë së punëve të brendshme ,ministrisë së
luftës dhe prefekturës së Korçës mbi mundesinë e krijimit të n jë organisate të fshehtë në zonën neutrale
të Korçës si kundërpergjigje ndaj veprimeve shoviniste greke.8fletë. 24.iv.1923-7.v.1923
Ёshtë një letër e 23.iv.1923 ku me këtë çështje do të merej një i arratisur Kristo Leontiev pra krijimin e një
çete në zonën neutrale ai do të strehohej aty dhe do të merej me organismin e kësaj çete
54
AQSH ,fondi152,dosje 65,viti 1922 fq56 4komitë bullgarë japin urdhër për ultimatum qeverisë shqiptare
dhe asaj greke për të hequr zonën neutrale 23.vii.1922
55
Arben Puto Çështja shqiptare në aktet ndërkombëtare të periudhës së imperializmit ,Tiranë 1984, vell 2
dok nr 68 fq 423-429
56
Po aty traktati bukureshtit dok nr 46 bukuresht 10gusht 1913 fq300-304
57
http://zeriikosoves.org/index.php?option=com_content&view=article&id=1477:kur-shqiptaret-luftonin-
krah-bullgareve&catid=35:histori&Itemid=7
58
AIH .A-IV19. Jov N Jonic, Miqësia austro bullgare dhe çështja shqiptare, f.18
13
Në 25 janar 1914 u nënshkrua në parim marëveshja turko-bullgare ku neni IX i këtij traktati thuhej
shprehimisht se shtetit shqiptar i njihej e drejta për territoret në vijën Ohër-Dibër-Prizren-Prishtinë59
Për tokat jashtë kësaj vije as nuk flitej as nuk lihej nënkuptohej gjë .Gjithsesi kjo marrëveshje ishte vazhdim
dhe konkretizim logjik i kontakteve dypalëshe bullgaro-turke një shprehje dhe prirje për një front përbashkët
kundër Serbisë dhe Greqisë.Kjo marrëveshje jepte një ndarje si në perëndim lumit Struma , detin Egje si
pjesë turke . Ndërkohë pjesa tjetër do jetë në bazë të fushës së armëve por edhe konsiderata strategjike dhe
etnografike .Në aktet ndërkombëtare karshi Shqipërisë është një kategori e re me të drejta dhe jo detyrime
.Gjithsesi marrëveshja turko-bullgare ishte një rreshtim i ri i forcave në prag të luftës së parë botërore
Ardhja e Vidit dhe kundërshtimi i hapur i Austrohungarisë bllokoi angazhimin e Shqipërisë në këtë aleancë
Kur u ndalua Beqir Grebenea në Lushnjë kishte elementë probullgarë në të .60
Në fund ai doli në gjyq .Ky skandal dhe deklarata e Ismail Qemalit se do ia linte pushtetin KNK bëri që ai
të jepte dorëheqjen në 22janar1914
Shqipëria,Bullgaria dhe Turqia asnjëherë nuk pranuan kufijtë aktualë . Ka patur edhe marëveshje mes tyre .
Gjithsesi Bullgaria ka përjashtuar këto marëveshje të fshehta 61
Megjithatë këto do ndikonin negativisht në
mardhëniet mes këtyre shteteve.
TRATATIVAT Ë FSHEHTA PЁR NDRYSHIMIN E KUFIJVE PAS KONFERENCЁS SЁ PAQES
Kolonia shqiptare në Bukuresht tregohej aktive për ndryshimin e kufijve madje dhe haptas me protesta
drejtuar Konferencës së Paqes mbi mbrojtjen e të drejtave të Shqipërisë kundër pretendimeve të shteteve të
huaja dhe veçanërisht Greqisë62
Një dokument i viteve 20 thekson për një marëveshje të fshehte turko bullgaro shqiptare. E rëndësishme
është që në këtë marëveshje të fshehtë të gjendet gjuha e përbashkët për çështjet që i ndajnë. Kjo realisht
është gjendur që më parë mes komitëve bullgarë dhe atyre shqiptarë ku zonat që i ndanin futeshin në zonë
neutrale si Manastiri apo Kostur Follorina. Kurse në marëveshjen që bëhet fjalë i lihet palës shqiptare të
nxisë çetat në këtë rajon dhe në rast shkëmbimi ti ngeleshin Shqipërisë 63
Në raport nga legata shqiptare në Beograd theksohej se me çetat bullgaro maqedone ishin bashkuar dhe
shqiptarë si B.Curri, H.Prishtina që kishin si program provokimin e turbullirave në tokën jugosllave dhe
kërkohej një shpjegim për lëvizjen e kaçakëve në Kosovë dhe komitave në Maqedoni.
3 ZOGU , NOLI ,KOMITETI MAQEDONAS DHE KOMITETI MBROJTJA E KOSOVЁS
Ardhja e Nolit në pushtet do të sillte impakt dhe në Ballkan. Ministri i jashtëm jugosllav Ninçiç dhe për aq
pak sa qëndroi Noli e akuzonte si nxitës telashesh dhe theksonte se cili do ishte qëndrimi i tij kundrejt këtyre
59
Arben Puto Çështja shqiptare në aktet ndërkombëtare të periudhës së imperializmit, vëll ii ,dok 157
Sofje Stamboll 25janar 1914 konventa ushtarake fshehte bullgaro turke f.621-625
60
AQSH, fondi170, dosje 56 komisioni vetqeverimit 25vjetor . Shënime biografike rreth aktivitetit të
atdhetarëve të ndryshëm për çështjen kombëtare ,gjithsej 54fletë f. 26
61
AQSH fondi 152,dosje 836,viti 1921 Njoftimë te drejtorisë së shtypit marrë nga shtypi huaj për komunikim
organeve të shtypit mbi politikën e jashtme të qeverisë franceze luftën midis ushtrisë turke dhe greke
bisedime midis përfaqësuesve të shteteve te ndryshme 4flete 11.vi.1921 -13.vi.1921
Tirane 11.vi.1921 ,Na komunikojne në paris lajmet e meposhtme me dt 9.vi.1921 bullgaria pergenjeshtron
te ashtquajturen mareveshje midis turqise bullgarise dhe shqiperise kunder qeverise greke fq 1. Nderkohe
greqia exportacionin e saj e le te lire per te gjithe shtetet pervec shqiperise dhe bullgarise
62
AMPJ dosje 18 ,viti1919 .Statuti i shoqërisë kulturore kombëtare në bukuresht dhe protesta e kolonisë
shqiptare në Rumani drejtuar konferencës paqes mbi mbrojtjen e të drejtave të shqipërisë kundër
pretendimeve të shteteve të huaja dhe veprimtaria e kësaj shoqërie
63
AIH .A-V-220. Dhimitris Mihalopulos.Përpjekjet per bashkepunim të Shqipërisë dhe Turqisë qemaliste
,Marreveshja sekrete 1922 fq34
14
çetave. 64
.Vetë mbreti Aleksandër e trajtonte këtë çështje në bisedë me ministrin italian Bordero në fund të
korrikut .
Noli në intervistat që jepte për të ashtquajturat nxitje ndaj çetave maqedonase theksonte se qeveria shqiptare
nuk kishte dorë në ndikimin e këtyre çetave se si shtet i vogël që ishte kërkonte vetëm qetësi 65
Qeveria jugosllave në anën tjetër ngrinte akuza se në teritorin shqiptar çeta shqiptare në bashkëpunim me ato
bullgare krijonin turbullira në tokën jugosllave 66
Gazeta greke Eleftero Vima në muajt e shtatorit e akuzonte qeverinë shqiptare se ajo strehonte banda
terroriste ku bëhej fjalë për ardhjen e çetave bullgare dhe ajo i jepte të drejtë qeverisë jugosllave në këtë
drejtim67
Gjithsesi ndoshta këto qeveri kishin edhe xhelozi pasi në një intervistë për gazetën bullgare Svobodna Reç
kjo gazetë shprehej me superlativa për Nolin. Vetë ai shprehej se falënderonte Bullgarinë për mikpritjen që
u bëri shqiptarëve gjatë pushtimit turk 68
Pas ardhjes së Zogut raportet me Jugosllavinë ishin të mira. Por ato turbulloheshin nga veprimtaria e çetave
te komitëve bullgaro-maqedonas në Shqipëri që gjetën strehë në vend dhe me veprimet e tyre ndaj
Jugosllavisë i hapnin telashe shtetit shqiptar .
Kështu Ahmet Zogu sapo erdhi në pushtet filloi një onfensivë ndaj komitëve të çetave maqedono bullgarë
të strehuar në Shqipëri Mardhëniet me Bullgarinë nuk ishin gjithmonë të mira.Këtu ndikonte përkrahja që
jepte direkt apo indirekt Sofja këtyre çetave. Ky shtet mundohej herë pas here ti tërhiqte vëmendjen qeverisë
bullgare që të merrte masat e duhura për të ndaluar vërshimine komitëve në tokën shqiptare .Si theksuam
dhe më lart qeveria e Zogut theksonte se këto çeta prishnin mardhëniet ballkanike .
Gjithsesi pavarësisht nga debatet mardhëniet shqiptaro bullgare do vendosen dhe në vitin 1930 do instalohet
legata bullgare në Tiranë 69
Mardhëniet tregtare me Bullgarinë do të vazhdonin . Kemi nënshkrim të marëveshjeve tregtare të shtetit
shqiptar me një firmë bullgare70
KREU V
POLITIKA E SHTETIT GREK . REAGIMI NDЁRKOMBЁTAR. RRJEDHOJAT E POLITIKЁS.
NDRYSHIMET ETNIKE
1 SHPЁRGULJA E SHQIPTARЁVE 1913-1939
Qeveria greke ndaj popullsisë ortoodokse do të ndiqte një politike asimilimi, kurse ndaj popullsisë
myslimane bullgare dhe hebraike për ti larguar.
Kështu në rajonet që morri Greqia do të jetonin rreth 80mijë shqiptarë në Epirin e jugut, 35mijë në Kostur
dhe Follorinë 71
Në shtetin grek para 1913 jetonin 250mijë arvanitas sipas Cvijiq dhe në 321vendbanime 72
64
Arben Puto Demokracia e rrethuar ,f. 21
65
Po aty fq 93
66
Aqsh f51, dosje 283, v1924,f.21
67
Arben Puto Demokracia e rrethuar f. 111
68
Arben Puto Demokracia e rrethuar fq 276 artikull dt18.09.2012 ne gazeten svobodna rec
69
AQSH ,fondi152,dosje 102 ,viti1930 6fletë .13.8.1930 Emërimi i personelit diplomatik bullgar në Tiranë
9.viii.1930 hapet legata bullgare në Tiranë 9.8,1930 Christo Minkov sekretar i legatës bullgare në Tiranë
70
AQSH,fondi152,dosje 875,viti1923 3fletë 30.viii.1923-2.ix.1923Njoftim i ministrisë së punëve të jashtme
dërguar ministrisë së punëve të brendshme mbi marëveshjen tregtare te Shqipërisë me firmen bullgare
Hristo Hestoroll
71
Hivzi Islami Studime demografike ,Prishtinë 2005, f.415
72
Po aty f.414
15
Strategjia e politikës shkombëtarizuese realisht kishte filluar atëherë kur lalët e Peleponezit kaluan në Thesali
dhe më pas në Kailaria
Duke filluar nga viti 1912 që ishte fillimi i luftrave ballkanike terrori ndaj popullsisë shqiptare u bë edhe më i
egër. Ky terror u bë më i egër veçanërisht pas vendimit të konferencës së ambasadorëve në Londër.
Karakteristikë ishte se megjithëse kjo konferencë përfshin në shtetin shqiptar të sapo krijuar territoret
veriore të vilajetit të Janinës dhe pjesën më të madhe të sanxhakut tëKorçës,terrori athino-fanariot përfshin
per fat të keq edhe këtë territor.
Për të nënshtruar viset shqiptare administrata greke ndërmori aksionin e mbledhjes së armëve .U shkeleshin
të drejtat kombëtare si krijimi i organizatave ,etj .Popullsinë myslimane shqiptare e shpronësonin dhe
detyronin të largohej kurse atë kristiane të mohonte përkatësinë kombëtare dhe pranonte të shpallej greke
Krahas këtyre veprimtarive u ndërmorr edhe grabitja e pasurive të shqiptarëve konfiskimi i pronave nga
shteti grek . Qeveria greke vuri dorë mbi të ashtquajturat toka të braktisura të shqiptarëve të larguar në
rrethanat e luftës ballkanike dhe pushtimit këtyre rajoneve73
Terrori grek fatkeqësisht përfshiu edhe ato territore që u futën në shtetin e ri shqiptar.
Me shpërthimine e Luftës së Parë Botërore Greqia u përpoq të shmangte qëndresën e mundshme të
shqiptarëve në viset e aneksuara . Kështu në pretekstin e armëve në Kostur burra e gra u mblodhën në sheshe
publike dhe u keqtrajtuan hapur kurse mjaft tjerë u internuan në ishujt e Egjeut . Në pranverë të vitit1917,r
reth 400familje shqiptare protestuan pranë organeve shtetërore dhe shpallën se nuk e njihnin qeverinë greke
Në qershor të vitit 1916 u fut në tokat e shtetit grek ushtria italiane .Roma për interesat e saj politike ndoqi
një politikë afrimi me shqiptarët . U lejua flamuri etj. Por me hyrjen e Greqisë në antantë në 1917 dhe
largimin e italianëve popullsia shqiptare u vu në robërinë greke
Përfundimi i luftës së parë rigjallëroi shpresat shqiptare për bashkim. Iu çuan një seri letrash konferencës së
Paqes
Por me gjithë shpresat që ushqenin shqiptarët në Konferencën e Paqes kjo konferencë nuk solli asnjë
ndryshim në gjendjen e popullsisë shqiptare.
Gjatë vitit 1919 vetë delegacioni shqiptar në konferencën e paqes në paris e ngriti zërin kundër këtyre
krimeve74
Më 8 gusht 1920 75
Mbretëria helenike nënshkroi me Perandorinë Otomane Traktatin e Sevrës . Nëpërmjet
këtij dokumenti Greqia njeh dhe zotohet të sigurojë mbrojtjen e plotë të të drejtave dhe lirive themelore të
gjithë banorëve bullgarë, shqiptarë , vllehë , etj pavarësisht racës kombësisë apo fesë .Bëhej fjalë për banues
në territorin grek e me shtetësi përcaktuar sipas traktateve dhe marëveshjet e mëparshme..Sipas këtyre
zotimeve pakicat do gëzonin të njëjtat të drejta si popullsia greke dhe disa të drejta si pakicë kombëtare
.Nenet 7,8,9 parashikonin një sistem zgjedhor që bënin të mundur përfaqësimin e tyre në qeverisje
përdorimin e lirë me gojë ose shkrim të gjuhëve amtare në mardhëniet private e zyrtare sigurimin e të drejtës
së mësimdhënies në gjuhën amtare
Qeveria shqiptare mbështetur në traktatin e Lozanës dhe detyrimet që qeveria greke kishte marrë në traktatin
e Sevrës nënshkruar në gusht 1920 protestoi pranë fuqive mëdha dhe lidhjes së kombeve
Në vitet 1923-1925 kishte shkëmbim popullsie të myslimanëve nga Greqia në Turqi dhe kristianëve nga
Turqia në Greqi
Në maj vitit 1926 qeveria greke do deklaronte se pengonte largimin e popullsisë dhe vendosjen e kolonëve
vetëm në Çamëri .Qeveria e Pangalosit mbajti qëndrim të mirë në zgjidhjen e çështjes dhe normalizimine
mardhënieve greko-shqiptare .Por rëzimi tij në verën e 1926 i frenoi këto qëndrime
73
Historia e shqipërisë, vëll ii tirane 2007, fq 497
74
AMPJ dosje 1 viti1919 kuti 1,Korespodencë ndërmjet delegacionit shqiptar në koferencën e paqes me
delegacione të huaja mbi pretendimet e Greqisë për tokat shqiptare .Kërkohet nga ana e delegacionit
shqiptar të merren masa dhe të ndërhyhet kundër masakrave dhe barbarizmave të grekërve ndaj popullit
shqiptar ,f13
Shënim . Ka një listë të dëmeve shkatërrimeve dhe vrasjeve në popullsinë e fshatrave dhe krahinave të
jugut të Shqipërisë nga bandat greke si dhe lista e komisionit ndërkombëtar për këtë çështje
75
Mentor .Nazarko ,Lufta e fundit .Prona e shqiptarëve në Greqi , shtepia botuese ABC, Tirane qershor 2007
,f11
16
Qeveria shqiptare bazuar në ankesat e shtroi këtë çështje në sesionin 50lidhjes kombeve ku 5qershor 1928 i i
dërguari i Shqipërisë Medi Frashëri e kërkoi krijimin e një komisioni të paanshëm .Këshilli lidhjes
rekomandoi bisedimet
Qeveria qreke synonte të paraqiste shpërnguljen në aparencë në mënyrë vullnetare, kur në terren përdorte
mjetet e dhunës për ti larguar. Me preteksin se kishin prejardhje turke,autoritetet greke përfshinë në
shkëmbim edhe popullatën myslimane shqiptare. Një historian grek jep një këndvështrim tjetër 76
Më
13tetor 1926 u nenshkruan ne Athine tri konventa te tjera nenshtetesise ajo konsullore e vendosjes dhe e
tregtisë .E dyta nuk u aplikua se nuk u retifikua.Konventa e tregtisë nuk qendron larg konventave te tilla
tregtare .Më teper interesant është shqyrtimi i vijave të pergjithshme të konventës për shtetësinëë.Me ane të
saj u përcaktua shtetësia e atyre qe kanë lindur në shqipëri dhe banojnë në Greqi.Këta u ndanë në dy kategori
: në ata që banonin në Greqine e vjetër dhe ata që banonin ne viset e reja.Nga ata që banonin në Greqinë e
vjetër u njohën si qytetarë grekë ata qe ishin regjistruar si qytetarë ne Greqi para 29korrikut 1913 ditë kur u
njoh nderkombëtarisht pavarësia shqiptare.Për ata qe ishin regjistruar qytetarë greke pas kësaj date të cilët
deri atëhere qeveria shqiptare nuk i njihte si qytetarë grekë sepse duhet ti kërkonin leje asaj në bazë të ligjeve
shqiptare kur ishte fjala per të ndërruar shtetësine u dha me anë të një kompensi zgjidhja qe vijon të
perpilojë Greqia nje listë prej 100personash qe ishin regjistruar qytetare greke pas 29korrikut 1913 të cilët ti
njohë detyrimisht si të tillë qeveria shqiptare.Në këtë listë ishte e nevojshme të perfshiheshin ata që kishin
sherbyer si oficer greke që sidoqoftë njiheshin si qytetarë grek1 .Për ata qe banonin në viset e reja u arrit
marrëveshje të konsiderohen qytetarë grekë duke patur të drejtë të zgjedhin brenda një viti nënshtetësinë
shqiptare me detyrim që në një rast të tillë të lënë brenda tre vjetëve tokën greke me përjashtim të rastit nëse
lejonte qeveria greke qëndrimin e tyre të metejshëm .Pastaj konventa parashikoi për ata që u lindën në viset
e reja të Greqisë dhe më 1nëntor 1933 u ndodhën banorë të Shqiperise iu dha dhe e drejta e zgjedhjes në
favor të shtetësise greke brenda një viti
2 SHKЁMBIMI I POPULLSISЁ
HYRJE
Pas disfatës në luftë me Turqinë qeveria greke u detyrua të pranonte jo vetëm tërheqjen e trupave por edhe
popullsisë greke që jetonte aty .Operacioni u vendos të kryhej në formën e shkëmbimit midis dy shteteve. Për
këtë midis Greqisë dhe Turqisë në janar 1923 u përfundua një marëveshje në Lozanë të Zvicrës ku grekët e
Anadollit do të ktheheshin në vendin e origjinës duke u shkëmbyer me turqit që ndodheshin në territoret
greke77
Marrëveshja e Lozanës e vitit 1923 çoi në shkëmbimin e myslimanëve të Greqisë me kristianët e Anadollit .
Greqia u erdhi që në fillim me ndihma dhe kredi kolonëve.
Kështu ajo tentoi të përfshinte në këtë shkëmbim popullsie edhe shqiptarët ortodoskë të Maricës duke i
quajtur si grekë, por nuk u pranua nga vetë banorët duke u deklaruar si shqiptarë78
SHQIPTARЁT DHE SHKЁMBIMI
Pas vitit 1923 çështja merr një kthesë me plot pasoja të rënda për popullsinë shqiptare jashtë kufijve . Pas
disfatës që pësoi në luftën me Turqinë në vitin 1922 qeveria e Athinës u detyrua të largonte jo vetëm trupat e
saj nga Anadolli por edhe të pranonte tërheqjen prej këtej të një popullsie greke të vendosur aty prej kohësh
76
AIH A-V- 78 nr inv 1088, Niko Cane. Greqia dhe Shqipëria, çështja e kufijve, Enciklopedia e madhe greke
Pirsos vëll v f.613
77
Th. Stavrianos The Balcans scince 1453 . botim 1961, f590
78
AMPJ dosje 85 , kuti6, viti 1924 Korespodence dhe promemorie e ministrise puneve jashtme me legaten
shqiptare mbi veprimtarine e komisionit miks per shkembimin e popullsise myslimane shqiptare me greket e
Turqise. 305 flete . 25.1.1924-18.11.1924
1shtatorit1924 thekson se greqia kërkon të shpërngulë 10mijë shqiptarë ortodoskë
Në f.167 është një proçesverbal I komisionit miks greko bullgar me 750 familje bullgare autoktone dhe
50familje refugjatësh grekë në fshatrat Tarliz, Karakoy, Lofca dhe ndodhen në lindje të Maqedonisë lindore
greke
17
që arrinte në 2milion frymë. Kaklamanos në 19janar 1923 kishte deklaruar se qeveria e tij nuk kishte aspak
ndër mend të përfshinte në shkëmbim shqiptarët myslimanë me origjinë shqiptare që mgjth janë bashkëfetarë
me turqit nuk janë aspak bashkatdhetarë të tyre
Qeveria greke që në qershor 1924 u shpreh se nuk do të largonte myslimanët shqiptarë79
.
Debate kishte vetëm në lidhje me popullsinë pomake midis Mestës dhe Strumicës. Arsyeja ishte se ky rajon i
përkiste Trakisë dhe jo Maqedonisë. Myslimanët e Trakisë ishin përjashtuar nga ky shkëmbim bashkë me
myslimanët e rajonit të Çamërisë80
Qeveria greke nxorri urdhëresa zyrtare përjashtim nga shkëmbimi popullsisë myslimane shqiptare . Në
kundërshtim me këto nënguvernatorët ku banonin shqiptarët mes të cilëve edhe ai i Kostur Follorinë ,Konicë
nxorrën njoftime zyrtare sipas të cilave shqiptarët myslimanë do të dërgoheshin në Azi .
Për shkëmbimin e popullsive u ngritën pranë autoriteteve shtetërore greke disa zyra si zyra për vërtetimin e
kombësisë,zyra autonome për stabilizimin e refugjatëve etj. Shqiptarët myslimanë autoktonë kalonin në
sprova të gjata për të dëshmuar origjinën e tyre gjë që ishte vështirë pasi popullsia shqiptare dhe pse ishte
autoktone në këto troje nuk kishte jetuar brenda tokave të shtetit shqiptar .Veç kësaj ajo sapo kishte dalë nga
sundimi osman që nuk e kishte njohur kombësinë shqiptare prandaj mugonte dhe dokumentacioni i
nevojshëm
Në praktikë për tu vërtetuar kombësinë shqiptarëve myslimanë u duhej të kalonin nga zyrat vendore në ato
qëndrore ,në Ministrinë e punëve të jashtme,nënkomisionet e komisionit miks në Maqedoni dhe Epir ku i
nënshtroheshin hetimeve përkatëse për gjuhën,traditat dhe deklarimet e tyre mbi kombësinë.Edhe kur u
njihej kombësia nga autoritetet greke kërkohej çertifikatë përfundimtare nga komisioni miks .
Deri 1925 u detyruan të largohen 35mijë shqiptarë 81
U larguan edhe 100mijë shqiptarët që jetonin në Maqedoninë e jugut.
Kishte edhe protesta nga vetë shqiptarët ortodoksë që jetonin në Turqi duke u deklaruar se ishin shqiptarë
dhe jo grek dhe se nuk dëshironin të shkonin në Greqi82
79
AMPJ dosje236 viti1924. 20 flete . 14maj1924-5qershor 1924 Nr dosjes 236 kutia 15 promemorie
korespodence mbi ceshtjen e minoritetit shqiptar ne greqi . 20flete .kjo eshte nje korespodence ndermjet
ministrise puneve jashtme legates shqiptare dhe sekretarit pergjithshem te lidhjes se kombeve mbi
ceshtjen e minoritetit shqiptar ne greqi .fotokopjoi te tera
Kaklamanos thekson ne nje deklarate te 5qershorit 1924 qe greqia perjashton myslimanet shqiptare ,fq 20
80
AMPJ Nr dosjes 205 viti 1923 flete 67. 10.I.1923-27.I.1923 proces verbale mbledhjesh te mbajtura gjate
punimeve te konferences se lozanes mbi shkembimin e pakicave nacionale midis Greqise dhe Turqise.
A duhet përfshiheshin myslimanët mes Mestës dhe strumës, fq 3dt16.01.1923
81
Historia shqiperise vol iii tirane 2007 f.503
82
AMPJ Nr dosje 85 , kuti6, viti 1924 korespodence dhe promemorie e ministrise puneve jashtme me
legaten shqiptare mbi veprimtarine e komisionit miks per shkembimin e popullsise myslimane shqiptare me
greket e turqise. 305 flete . 25.1.1924-18.11.1924
25flete shqiptaret ortodokse ne stamboll jane 10000vetë me miliona franga ari pasuri .Por 600veta kanë
provuar që janë shqiptarë. Janë dy katunde të marmarasë dhe 7 katunde të edernesë dhe shqiptarët nga
tokat e shqipërisë indipendente që gjendeshin anë e mbanë anadollit .
Z.Medi frashëri thekson se në luisianë ortodoksët shqiptarë të Turqisë përjashtoheshin .
10 viii.1924 fq 149 korespodence dhe akte te ndryshme lidhur me veprimtarine e zhvilluar nga komisioni
miks per shqiptaret ortodokse qe turqia kerkon ti zboje .Ministria jone dergon telegram perfaqesuesve
diplomatike te anglise frances italise dhe konsullaten tone ne Gjeneve dhe konstandinopol .Qytetaret
ortodokse nuk jane greke .Shperngulja e tyre nuk duhet bere .Qendrim mbajten dhe legatat e huaja
18
Shkëmbimi i popullsive që u bë pjesë e marrëveshjes së Lozanës nuk ishte ndonjë zgjidhje krejtësisht e re e
antagonismit greko-turk 83
sepse Venizellos e kishte propozuar vetë një masë të tillë ndonëse në një shkallë
më të kufizuar në prag të Luftës së Parë Botërore .Shkëmbimi do të bëhej mbi bazën e fesë jo të gjuhës apo
ndërgjegjes kombëtare .Kjo pati disa pasoja anormale sepse aq sa të krishterë ortodoksë të Azisë Vogël ishin
turqishtfolës po aq myslimanë të Greqisë dhe veçanërisht të Kretës ishin greqishtfolës. Grekët e Stambollit
dhe ishujve Imbros dhe Tenedos që kontrollojnë hyrjen në Dardanele bashkë me patriarkanën Ekumenike u
përjashtuan nga shkëmbimi si edhe myslimanët banorë të Trakisë greke që ishin turq ..
Si shteti turk dhe sheti grek ishin të interesuar për këtë shkëmbim84
Autoritetet shtetërore turke kërkonin të
popullonin rajonet në kufi me fiset kurdistantase. Aty duheshin njerës besnik. 85
Për këtë nuk kishte shumë
dyshime se më besnikët ishin myslimanët e Ballkanit dhe veçanërisht shqiptarët.Prandaj Turqia nuk ishte
shumë e interesuar në këtë pikë për të ndaluar shkëmbimin.
Madje jo vetëm kaq ajo u ofronte strehim politik dhe gjithë të arratisurve që nuk donin të bënin shërbim
ushtarak në Shqipëri.
Kështu qarqet qeveritare greke shfrytëzuan traktatin e Lozanës që me anë të shkëmbimit të popullsisë të
largonte një pjesë të saj .U larguan rreth 384mijë vetë deri në këtë kohë myslimanë nga Epiri dhe Maqedonia
dhe u vendosën deri në këtë periudhë 150mijë grekë nga Anadolli86
.
Por edhe shumë nga grekët e Anadollit që vinin nga qytete osmane të mëdha si Smirna i shikonin me
përbuzje ato që i quanin mënyra provinciale të palaeoelladites të banorëve të Greqisë së vjetër .
Tensionet e shkaktuara nga integrimi i territoreve të fituara rishtazi në luftën ballkanike ishin një faktor i
rëndësishëm që ndikoi në lindjen e përçarjes kombëtare .Ato do të acaroheshin më tej nga vërshimi masiv i
refugjatëve brenda kufijve me nostalgjinë e tyre khamenes patrides, ose atdheun e humbur dhe vetëm pas
shumë dekadash ata do të futeshin në rjedhën e shoqërisë .
Kështu Greqia u bë një nga vendet etnikisht më homogjene në Ballkan edhe pse çështja e pakicave
myslimane kryesisht turke , sllave maqedonase ,vllahe dhe shqiptare që do të vazhdonte të ishte e mprehtë .
Refugjatët ishin numerikisht aq të shumtë dhe gjeografikisht të vendosur në mënyrë kompakte sa të vepronin
si arbitra të jetës politike gjatë periudhës midis dy luftërave botërore.
Gjithsesi të dy popullsitë u ndeshën me një jetë krejt ndryshe dhe mentalitet ndryshe.
Në trojet shqiptare do të vendoseshin 40mijë krishterë anadollitë87
Muhaxhirët e e Anadollit për të ushqyer fëmijët e tyre u grabisnin shqiptarëve tërë produktet e arave . Ata
torturonin edhe shqiptarët
U bëhej presion myslimanëve që të vendoseshin të krishterët ardhacakë në 70% të shtëpive të tyre .88
83
Aty f. 101
84
AMPJ Nr dosje 85 , kuti6, viti 1924 korespodence dhe promemorie e ministrise puneve jashtme me
legaten shqiptare mbi veprimtarine e komisionit miks per shkembimin e popullsise myslimane shqiptare me
greket e turqise. 305 flete . 25.1.1924-18.11.1924
13nëntorit 1924 I konstandinopojës jep një rezyme ku thekson si turqia është e interesuar për shpërnguljen
e ortodoksëve dhe greqia për shpërnguljen e myslimanëve .
85
AMPB, dosje 532 mbi te arratisurit ordinere . 239flete 12.xi.1921-22.iv.1924
Nje leter e 28mars 1922 keta duan ti shpetojne dezertimit ushtarak jan 542 veta qe kerkojne strehim ne
shqiperi se sduan te bejne sherbimin ushtarak ne greqi . lehtesira krijon dhe ligji turk per pashaportat dhe
nenshtetesine . mos harrojme se turqia ne kete kohe ishte ose nje vend boshatisur andej nga kurdistani ose
banuar me greke ne bregdet si izmir dhe kjo popullsi duhej shkembyer me njeres te devotshem
86
AMPJ Nr dosjes 85 , kuti6, viti 1924 korespodence dhe promemorie e ministrise puneve jashtme me
legaten shqiptare mbi veprimtarine e komisionit miks per shkembimin e popullsise myslimane shqiptare me
greket e turqise. 305 flete . 25.1.1924-18.11.1924 f.161
87
Ibrahim .D. Hoxha Viset Kombëtare në shtetin grek , f.104
19
Pati edhe kërkesa nga 300shqiptarë myslimanë që kërkonin të ktheheshin në kristianë por kjo nuk u pranua
nga Greqia e cila nuk dëshironte të merrej me proseletizëm fetar89
Qeveria greke nuk mjaftohet me kaq. Ajo bëri perpjekje të shperngulë edhe shqiptarët që ishin ne territorin
neutral të 26 fshatrave, problem i cili nuk kishte marrë akoma zgjidhje. Protesta e ketyre të fundit bëri qe të
mos viheshin në zbatim këto plane.
3POLITIKA E SHPRONЁSIMIT
SHPRONЁSIMI I SHQIPTARЁVE
Gjeografia e pronave të subjekteve të shqiptarëve në territorin e shtetit grek ishte shumë e shtrirë në vitet
1920.Ato shtriheshin nga Kreta90
deri në Komotni 91
Në kriteret që iu dhanë Greqisë pas luftës së parë botërore u zbatuan dispozita ligjore që synonin
shpronësimin e shqiptarëve .
Me ligjin nr 924 dt14.XI.191792
me një vendim të njëanshëm të shpallur prej tyre në mars 1918 çamërve,
janinasve dhe tërë shqiptarëve të tjerë të krahinave shqiptare që paten fatin e zi të viheshin brenda kufirit të
shtetit grek ndalonin prerazi shitjen , tjetërsimin apo kalimin e pasurive të tyre nga njëri te tjetri .Madje tërë
ata që ruanin ende nënshtetësinë osmane ditët e para të qershorit 1919 urdhëroheshin që brenda 3muajve të
ikninn jashtë shtetit .
.Sipas vendimeve të njëanshme të vitit 1917 dhe 1919 shqiptarëve iu hoq e drejta e shitjes së pasurive të
patundshme .Nga shtatori i vitit 1923 ky kufizim u shtri edhe në shitjen e pasurive të paluajtshme.
Shqiptarëve u ishte hequr prej kohe e drejta për ti dhënë me qera pronat e tyre me një afat prej më shumë se
një viti 93
Për të goditur më tej popullsinë shqiptare u shfrytëzua zbatimi i reformës agrare që u shpall në vitin 1920 .
Sipas saj dhe disa akteve të mëvonshme ligjore do të prekeshin me shpërblim vetëm sipërfaqet mbi 30ha .
Aspekti juridik
88
Ibrahim .D. Hoxha Viset Kombëtare në shtetin grek , f.100
89
Dokumente për Çamërinë, Dokumenti nr 110 i sesionit 27 të Këshillit të Lidhjes së Kombeve dt 17dhjetor
1923
90
AMPB, dosje 683,viti1925 26flete çështja e pronave të një shqiptari ne Krete Hysen Bilali banon ne Kretë.
Letër 19.3.1925 ku ai kërkonte të shiste pasuri u morr me tregti .Ai ishte me origjinë nga Shkodra. Do të
kthehej por autoritet i nxorrën pengesë
Kjo Ministri e Punëve të Brendshme vuri në dijeni prefekturë n e Shkodrës se është një komision qe kishte
të bënte me pasuritë shqiptare në Greqi ku futet dhe ky person .Letra është e datës 19.vii.1926
91
AMPJ dosje 29, viti1934 4.III.1926-2.XII.1936 139flete Problemet shqiptare në Greii
Prona Aklada ,Follorine 28.9.1932 300strema Feim Zavalani
Prona Pirgos Kozani 300strema
Prona Krionieri Kozan 300strema
Prona në emrin e Sabri bej Kokës nga Kokova ,Veria me vlerë 300strema
Prona Qemal Bej Xhomos Kërçisht Kostur 300strema
Prona Ahmed Shehit Koko ,Katerinë 500strema
Prona Arif Zekerisë, Veria
92
Ibrahim Daut hoxha, Viset Kombëtare në shtetin grek , tirane 2000, f.85
93
Historia e Shqiperisë, vëll iii tirane 2007, f.501
20
Ndërhyrjet ligjvënëse të kryera nga qeveritë greke dhe që kishin për objekt shqiptarët në Maqedoni dhe Epir
u justifikuan nga autoritetet greke me nevojën shtypëse për tu përballur me problemin e fluksit të
shpërngulurve nga Turqia . Midis masave ligjore më të rëndësishme në këtë lëndë duhet përmenden
dekretligji 15shkurt 1923 mbi konçensionin e pasurive publike dhe shpronësimin për akomodimin e
kolonëve dhe refugjatëve ligjin 4816/1930 që fuste një shtesë dëmshpërblimi mbi pasuritë e shpronësuara të
çamëve ligjin 5136/1931 që realizonte kalimin e pronësisë nga çamët te refugjatët nëpërmjet shortit publik
ligji 735/1937 mbi dëmshpërblimin për shpronësimet nga ana e shtetit . Si shikohet nga të gjithë këto ligje
problemi i pronave shqiptare ishte i madh dhe vëllimi i tyre ishte aq i madh sa duheshin miratuar kaq shumë
ligje për administrimin e proçesit .Po ashtu që me shtënien në dorë të territoreve ngjitur me Shqipërinë
politike u miratua një ligj që ndalonte shitblerjen e tokës në zonat ku banonin shqiptarët .
Vonesat në zbatimin e këtyre ligjeve u bënë shpesh objekt ankimimi pranë shoqërisë së kombeve nga ana e
çamëve dhe shtetit shqiptar veçanërisht në periudhën 1928-1930, por gjithnjë me rezultat negativ
ISLAMIZMI DHE PRONAT FETARE
Fillesat myslimanizmi në Greqi 94
i ka në shek vii-es me pushtimin e Kretës nga myslimanët turq. Pushtimi
turk filloi me Galipolin në vitin 1354 dhe ky pushtim u shoqërua me dy femenone E para kolonizimi I
territoreve të ndryshme të Greqisë dhe dyta islamizimi i një pjese kryesore të popullsisë autoktone
Me ardhjen e turqve në Greqi do fillojë islamizimi i vendasve pra arvanitasve. Si do shohim në dy harta
kolonizimi me turq nuk do përfshijë rajonet e Kostur Follorinës. Pra ata janë myslimanë vendas shqiptar.95
Ndërkohë lidhur me regjimin e tokave të myslimanëve dhe vakëfeve parashikohej që në rajonet e aneksuara
qeverisë greke duhej tu njihte të drejtën e pronësisë mbi fermat e kullotat .Këto toka ishin administruara për
llogari të thesarit otoman.Ligji 2shkurt 1881 theksonte se ndalohej shpronësimi
Ai parashikonte se në rajonet e aneksuara qeveria greke duhej tu njihte të drejtën e pronësisë mbi fermat
kullotat për mirëmbajtjen e xhamive kolegjeve .Lidhur me tokat e sulltanit këto toka ishin për llogari të
thesarit otoman.Popullsia myslimane më e vogël mban me të krishterët mardhënie shumë të mira .Tokat rreth
rajonit të Trikallasë ishin të administruara shumë mirë për llogari të thesarit otoman. .Tipar mbizotërues në
mënyrë të dukshme është ai eksodit drejt territoreve të mbetura osmane .
Bejlerët e Thesalisë dhe pronarët e vegjël myslimanë shesin tokat e tyre dhe braktisin rajonin të nxitur në
këtë drejtim nga hoxhallarë të shumtë.Popullsia myslimane mban me të krishterët mardhënie të mira
Gjithsesi mgjth i largoi Greqia nuk e mbajti premtimin lidhur me pronat .
Në qytetine Farsalës dhe të Elasonjës jetonin shqiptarë myslimanë të sektit bektashianë të cilët kishin edhe
teqe për shërbimet e tyre 96
SEKUESTRIMI I PRONAVE FETARE
Nga përfaqësues të komunitetit mysliman në Greqi për vjedhjen e pronave vinin njoftime që në vitin 1923. I
kërkohej edhe komunitetit mysliman në Tiranë për përkujdesjen që duhet të bëjnë këto autoritete ose ajo që
njihet sot me emrin e e drejtë eksterritoritoriale .
Kështu sheh Sabriu i ve në dijeni autoritetet fetare të Tiranës për vjedhjen e këtyre pronave 97
. Po aty
theksohet që qeveria greke pronat në Prevezë nuk i njeh dhe nuk ndërhynte në vjedhjen e tyre 98
94
Aleksandër Popoviç Islamizmi ballkanik , f.31
95
Harta e Vokalopulos paraqitur më lart
96
AMPJ Nr dosjes 85 , kuti6, viti 1924 korespodence dhe promemorie e ministrise puneve jashtme me
legaten shqiptare mbi veprimtarine e komisionit miks per shkembimin e popullsise myslimane shqiptare me
greket e turqise. 305 flete . 25.1.1924-18.11.1924
Në Farsalë ,Larisë, Elason ka shqiptarë bektashian dhe teqe bektashi.
97
AKM d23 v1923.4flete. 15.v.1925-9.viii.1925 Leter e sheh sabriut derguar keshillit larte sheriatit mbi
grabitjet e qeverise greke ne pasurite e teqeve Omer tata
98
Aty f. 3
21
Në vitin 1924 pjesëtarë të komunitetit myslima këtu kërkojnë përkujdesje për pronat.Kështu kemi një
qarkore të këshillit lartë sheriatit njoftojnë për pasuritë që mund të kenë në Greqi dhe përpjekjet që mund të
bëjnë për adiministrimin e tyre 99
Një letër private e vitit 1925 thekson se tërë pronat e komunitetit mysliman dhe bektashian janë sekuestruar
në Prevezë.100
REAGIMI NDЁRKOMBЁTAR NDAJ POLITIKЁS SHKOMBЁTARIZUESE
Në Kongresin e Berlinit dhe në Konferencën e Ambasadorëve në Londër, de jure në nenet e traktateve të
miratuara shqiptarëve u njiheshin e drejta e gjuhës dhe të drejtat për pasuritë e patundshme.
Këto të drejta iu njohën edhe shqiptarëve të mbetur në zonat e aneksuara nga Greqia.Në protokollin e
Firences në 17 dhjetor 1913 nqs këto të drejta iu njohën, de fakto popullsia nuk gëzoi asnjë të drejtë.
Shteti shqiptar jo vetëm protestoi për shkeljen e këtyre të drejtave, por mori masa për sistemimin e
muhaxhirëve të ardhur nga Greqia. Autoritetet greke vetëm konstatonin shkeljen e tyre , por nuk morën
masa per ti parandaluar. Pas Luftes së Parë Botërore fuqitë e mëdha fitimtare e quajtën me vend të fusnin në
traktatin e paqes të sistemit të Versajës disa dispozita te veçanta për garantimin e të drejtave të pakicave. Në
bazë të këtyre traktateve një varg vendesh të Europës Qëndrore e Juglindore përfshirë Jugosllavinë e Greqinë
u angazhuan zyrtarisht ti njihnin pakicat kombëtare, brenda kufijve të tyre të drejta të barabarta me kombin
mbizotërues në shtetin përkatës, duke u njohur pakicave në mënyrë të veçantë lirinë e shtypit dhe arsimimin
në gjuhën amëtare. Në fakt këto të drejta i njohu dhe i vuri në zbatim vetëm shteti shqiptar,kurse te shqiptarët
në Greqi ngelën akoma në pozita pabarazie dhe gjendje tejet të rëndë. Dhe e ashtuquajtura proçedurë e
posaçme për mbrojtjen e të drejtave të pakicave kombëtare në Lidhjen e Kombeve, e parashikuar në statusin
e kësaj organizate nuk krijoi veç iluzione të përkohshme sepse veç zhurmës mbi kujdesin e fatin e pakicave
kombëtare nuk dhanë rezultate praktike (nenet 81,86,87,93 të traktatit të Versajës, që përsëriten në traktatin e
Sen Zhermenit në Austri në shtator 1919, Nisë,Bullgari nëntor 1919. traktatet për Hungarinë qershor 1920.
dhe doktrinën e së drejtës ndërkombëtare është konsideruar se kjo krijoi për herë të parë bazën juridike për
përcaktimin e të drejtave të minoriteteve bazë që u zgjerua dhe konsolidua më tej në traktatet qe u lidhën në
këtë kohë në vitet 1919-1929 mes fuqive aleate dhe Greqisë. Regjimi i minoriteteve plotësohet në kuadrin e
Lidhjes së Kombeve, kur një numër vendesh, duke përfshirë edhe ato ballkanike pranohen në organizatën e
Gjenevës,duke bërë deklarata të posaçme, ku angazhohen të respektojnë të drejtat e minoriteteve.
Sipas Niko Canes në studimin e tij 101
Greqia përdori nje politikë pajtuese në Lidhjen e Kombeve më 1928
për çështje pronash e minoritetesh dmth pikërisht për ato çështje që Greqia dhe jo Shqipëria do të kishin të
drejtë të ngrinin zë.
Në fillim të vitit 1931 u hodhën hapat e para të qeverisë greke për një zgjidhje të çështjes së pasurive të
shqiptarëve .Filloi dëmshpërblimi i pronarëve nënshtetas shqiptarë me banim në Greqi si ishte vepruar me të
huajt e tjerë mgjth në kuota më të vogla .Në qershor 1935 qeveria greke miratoi ligjin tjetër për shpërblimine
pronave të shpronësuara në Greqi të banorëve me origjinë ose nënshtetësi të shqiptarëve me banim në Greqi
ose vende të tjera veç Turqisë. Sipas këtij ligji pronarët me pasuri të shpronësuara ose të zëna prej shtetit dhe
bankës bujqësore kishin të drejtë pasi të provonin origjinën shqiptare ti mernin prapë pronat ose të arkëtonin
shpërblimin mjafton të mos banonin në Turqi .Kur pasuria ishte zënë prej shtetit grek gjatë shkëmbimit deri
në vitin1926 u kthehej pasuria që kishte në dorë banka shtetërore .Kur pronat u ishin dhënë refugjatëve nuk
99
AKM Dnr 20 v1924 13flete30.12.1923-30.iii.1924 Qarkore e keshillit nalte te sheriatit dhe korespodence
me myftinite berat gjirokaster e korce mbi njoftimin e pasurive qe mund te kene ne greqi
Tirane 17.iii.1924 Qarkore e keshillit larte sheriatit me myftinite berat gjirokaster dhe korce mbi njoftimin
per pasuri qe mund te kene ne greqi per demarshet qe mund te behen prane qeverise greke per
admininstrimin e tyre
100
AKM , dosje 22 viti 1925 1flete. leter private e 5tetor 1925 ku theksohet komunitetit mysliman se tere
cifligjet dhe pronat jane sekuestruar .Eshte e nje personi me emrin latif dhe ia dergon zotit Ferid Avni dhe
Rustem
101
AIH Av 78 nr inv 1088 Greqia dhe Shqipëria çështja e kufijve Enciklopedia e madhe greke Pirsos vell v
613 Niko Cane, f613
22
do ktheheshin .Me ligjin e ri i dorëzohej pronarit gjithçka që banka kishte arkëtuar nga shitja e pronave me
kamatë 6%.Kur dokumentet kishin humbur lejohej të paraqitej si dokumente pronësie tapitë dhe regjistrat
kadastralë turke ose dëshmi gojore
Ky hap çeli rugën për një zgjidhje të pjesshme të çështjes së pasurive dhe krijoi hapësira për kthimin e tyre
ose dëmshpërblimin përkatës .Në praktikë hasi vështirësi dhe nuk u zbatua plotësisht. .Pas ardhjes në fuqi të
qeverisë së Metaksait pati përkeqësim të gjendjes së popullsisë .Qeveria greke filloi të blinte tokat duke u
dhënë lehtësi shqiptarëve për tu larguar.
6 NDRYSHIMET ETNIKE
Shqiptarët në Greqi deri në vitin 1912 do të kishin një shtrirje të gjerë.
Kështu së pari do të ishin arvanitët banorët që do të banonin në Greqinë qëndrore në Pelepones ,Atikë dhe
Greqinë Qëndrore.
Në vitin 1878 do i shtohej edhe popullsia e rajonit të Thesalisë ku do të jetonin jo vetëm arvanitë, por edhe
arumunë. Në këtë vit shtetit grek do i bashkangjitej dhe kazaja e Artës bazuar në vendimet e Kongresit të
Berlinit
Me vendimet e Konferencës së Londrës të vitit 1913 shtetit Grek do i bashkangjitej edhe një rajon me
sanxhakun e Çamërisë i banuar krejtësisht me shqiptarë kryesisht myslimane . Këtu përfshiheshin kaza e
Margëlliç, Pargë, Filat, Paramithi ,Gumenicë. Gjithashtu i tërë sanxhaku i Janinës veç kazasë së Leskovikut
iu bashkangjit shtetit grek. Popullsia këtu ishte kryesisht kristiane shqiptare por edhe myslimanë dhe vllahë
si edhe grekofonë, por me origjinë shqiptare sipas Sami Frashërit. Vllahët do të jetonin në Meçovë, Konicë,
por edhe në Janinë.
Sanxhaku i Prevezës do të përbëhej nga kazaja e Lorosit dhe Prevezës një rajon me popullsi kristiane
shqiptare por edhe myslimane .
Gjithashtu shtetit grek iu përfshinë edhe kazaja e Follorinës, Kosturit e banuar me shqiptarë myslimanë dhe
ortodoksë kryesisht por edhe maqedonas dhe vllahë
Në këto rajone shqiptarët do të ishin autoktonë.Veç të tjerave shqiptarët do të jetonin edhe në sanxhakun e
Selanikut Seresit. Numri i tyre shkonte në 100mijë. Por në dallim nga rajonet e përmendura më sipër
shqiptarët këtu së pari nuk ishin autoktonë. Së dyti shqiptarët kishin më shumë ndjenjë fetare se atë
kombëtare dhe quheshin grek e turq.
Si e përmendëm edhe më lart në këto rajone shteti grek ndoqi një politikë asimiluese ndaj shqiptarëve
ortodoksë dhe arvanitasve apo edhe pakicave kristiane si vllahë dhe maqedonas dhe bëri shkëmbim popullsia
me shtetin turk duke marrë që andej popullsinë kristiane dhe duke dërguar popullsinë myslimane .
Si rrjedhojë e kësaj politike genocidiale numri i shqiptarëve në Greqi u zvogëlua shumë. Tani shqiptarët
banonin vetëm në krahinën e Çamërise, ku 90% në vitin 1912 kaloi në 80% në vitin 1922 dhe në fund të vitit
1944 do të arrijë në 65% përqindja e shqiptarëve në rajonin e Çamërisë, numri i shqiptarëve që jetonin
tashmë në Greqi nuk ishte sa ½ e atyre të vitit 1912.
Pas shkëmbimit të popullsive në vitin 1923 në Greqi ngelën shqiptarët në Kostur numri i të cilëve shkonte
në 12000persona. Këta mund të jenë nisur pak përpara vitit 1945 102
Pas viteve 1939 shqiptarët që banonin në territoret e dhëna padrejtësisht greqisë, një territor prej 18 mijë km2
103
që banohej më 1912,tani sjetonin veçse në një territor prej rreth 1454 km2, që njihet me termin Çamëria.
Madje edhe ketu si pasojë e shpërnguljeve prej vitit 1912-1939 ku ishin shpërngulur mbi 40 mijë çamë nga
85% që përbënin më 1912, tani nuk përbënin veçse 65% të popullsisë.
Shqiptarët më përpara jetonin në Artë, Janinë, Kostur si edhe në Maqedoninë jugore si Seres, Selanik,
Dramë etj. Numri i tyre shkonte në rreth 100mijë të cilët me shkëmbimin e popullsisë u larguan
Gjithashtu në Tesali egsistonin dhe dy teqe albanofone që kanë funksionuar gjatë kësaj periudhe 104
Gjithashtu shqiptarët kristianë kaluan nga rajoni i Edrinesë në rajonin e Aleksandropolisit që tashmë i
përkiste shtetit grek
102
Aleksander Popovic, Islamizmi ballkanik ,f186
103
Albert Kotini ,Cameria denoncon F.253
104
Aleksander Popovic Islamizmi ballkanik fq 186
23
MBYLLJE
Me pretekstin e vrasjes së një nënshtetasi italian Daut Hoxhës dhe mosgjetjes së autorëve në prill të vitit
1941 Greqia pushtohet nga Italia.
Popullsia çame, megjithatë nuk e mirëpriti pushtuesin e ri dhe për këtë dëshmojnë dezertimet e shumta.
Italianët bënë një politikë të dyanshme herë me çamët herë me grekët.
Gjermanët ndryshe nga italianët ndoqën një politikë te autonomisë lokale në Çamëri. Ata organizuan këshilla
krahinor në krye të të cilave qëndronte Nuri Dino . Por është fakt se Çamëria si në kohën e italianëve dhe në
kohën e pushtimit gjerman nuk u përfshi në të ashtuquajturën Shqipëri etnike. Vetë Nuri Dino u përzie me
gjermanët vetëm në aspektin administrativ dhe jo ushtarak.
. Përkundrazi Napolon Zerva do të bashkëpunonte me italianët, gjermanët dhe më pas me britanikët.
Kur e panë se këta të fundit po merrnin të tatëpjetën, kaluan me aleatët.
Historia e vërtetë e genocidit filloi më 28 qershor 1944.Kjo njihet edhe si dita e genocidit grek ndaj çamëve.
Interesimi aleat për problemin e minoritetit çam kishte lindur që para se të kryhej genocidi. Ata i propozojnë
Zervës që shqiptarët myslimanë të Greqisë të shkëmbehen me ortodoksët grekë të Dropullit,por nuk
pranohet nga Zerva. 105
Fill mbas kësaj ndodhën krime makabre. Ndërkohë pas shpërnguljes çamët që mbetën
në trojet etnike pas luftës formuan një komision. Disa anëtarë të këtij komisioni si Musa e Gani Demi shkuan
në Athinë për të protestuar pranë qeverisë së Papandreut për ngjarjet e ndodhura. Pas një pritje të gjatë, një
funksionar i qeverisë greke u deklaron, në tetor 1944, në koefidencë se në pamje të parë fajtor për masakrat
duket se është Zerva, por në fakt qeveria greke ishte ajo që nuk donte kthimin e tyre në Çamëri.
Ndërkohë shteti shqiptar nuk mund ti japë ndihmën e tij vëllezërve të vet ,sepse sapo kishte dalë nga lufta.
Megjithatë e orientuar nga lindja,Shqipëria mbështeti komunistët grek, ku rrezikohej të futej në konflikt
nderkombëtar. Si rrjedhojë u dëmtuan interesat kombëtare e u pakësuan mundësitë e zgjidhjes së problemit
në instancat ndërkombëtare. Popullsia çame priti që qeveria shqiptare ta ndihmonte për tu kthyer në trojet e
veta. Fuqitë e mëdha qe u përfshinë në luftën e ftohtë nuk e perfshinë çështjen çame për zgjidhje, që u
sakrifikua nga politika dominuese e dy blloqeve.
Qëndrimi i qeverisë shqiptare të sapodalë nga lufta për këtë problem ka qenë i lëkundur. Për sistemin e tyre
ajo bëri aq sa kishte mundësi dhe në lidhje me kthimin e tyre hyri në tratativa me kryetarin e Partisë
Komuniste Greke,Niko Zahardhis, ku u arrit në konkluzion se nqs fitonte PKG në luftën civile çamët do të
ktheheshin në trojet e tyre.106
.
Pas vitit 1950 qëndrimi i kësaj qeverie ndaj këtij problemi do të jetë në krahun negativ. Ajo do të mbyllet.
Ndoshta edhe për të ruajtur ekuilibrat e luftës së ftohtë. Edhe atëherë kur kishte acarim të marrdhënieve
greko-shqiptare çështja çame nuk përmendej. Ndërkohë që enciklopedia ruse e njihte çamërine si truall
shqiptar, në literaturën shqiptare kishte një heshtje për këtë problem. Në vitet 67-90 me gjithë përmirësimet
në dukje të marrdhënieve shqiptaro greke si rezultat i acarimeve me Jugosllavinë dhe BS, çështja çame nuk u
trajtua. Kjo çështje i duhej shtetit shqiptar vetëm në fillimet e acarimit. Fakti i heqjes së nënshtetësisë greke
të çamëve , e cila ishte e E.Hoxhës, çoi në pengimin e së drejtës së rikthimit të tyre në Çamëri. Në anën tjetër
minoritetetit grek iu la nënshtetësia shqiptare dhe kombësia greke.
Për të realizuar pozitat e tij shteti komunist i ruhej idesë së Shqipërisë së madhe siç ishte rasti i 5 qershorit
1981,ku E.Hoxha mohoi se kishte një Shqipëri të madhe dhe harta e paraqitur në OKB ishte një trillim.107
Ёshtë fakt se politika që kanë bërë dhe bëjnë politikanët tanë e kanë trajtuar këtë problem por pa ia prishur
marrdhënieve shqiptaro-greke.Ramiz Alia në takimin me Micotaqis, e trajtoi këtë problem siç theksonte aq
sa mund të qëndronte. Qeveritë shqiptare e kanë trajtuar këtë problem duke patur parasysh dhe problemin e
emigrantëve. Sot Greqia çështjen e vorio epirit e trajton si kundërpeshë ndaj problemit çam. Ajo mohon
kategorikisht të drejtën e këtij minoriteti në Greqi
Sot shteti shtetit grek duhet të zbatojë ndaj minoritetit shqiptar aty minimalisht të drejtat e pakicave që vetë
shteti shqiptar po i respekton për minoritetin grek në Shqipëri.
Për të realizuar këto pikësynim duhet bërë një sensibilizim i opinionit ndërkombëtar.
Hapi i parë për këtë është hedhur. Më datë 5.XI.1998 kjo çështje i paraqitet zotit Hollbruk. Në muajin janar
të vitit 2000 kjo çështje u paraqit nga gazetarët ku pala greke theksoi se ska një çështje çame,kurse pala
shqiptare e la të hapur këtë problem. Presione për mbylljen e kësaj çështje janë bërë nga pala greke indirekt
105
Arbert Kotini Çamëria denoncon f.123
106
Gazeta Shqiptare 7 janar 2000
107
Enver Hoxha Dy popuj miq F.184
24
nëpërmjet cështjes së emigrantëve dhe rihapje të fallsitetit Vorio-Epir. Megjithëse ky problem mbetet i hapur
e kerkon zgjidhje në bazë të kartave ndërkombëtare.
PЁRFUNDIME
Synimet e tyre qarqet greke i treguan që në fillimet e krijimit të shtetit të tyre më 1821. Ata nuk e perfillën
ndihmën që i dhanë direkt shqiptarët me anë të kapedanëve arvanitas dhe filluan asimilimin e tyre.
Në vitin 1878 shtetit grek iu bashkangjit dhe rajoni shqiptar i Artës.Në vitin 1913 u bashkangjit edhe
Kosturi, Follorina, kaza e Janinës ,Konicës dhe Sanxhaku i Çamërisë si edhe ai i Prevezës. Shqiptarët jetonin
edhe në rajonin e Selanikut por këta nuk ishin autoktonë e mbi gjitha quanin veten si grekë ata kristianë dhe
turq ata myslimanë Në tërësi popullsia ishte ishte shqiptare kryesisht myslimane sidomos në Çamëri por
edhe kristiane. Pjesa tjetër ishin vllahë dhe maqedonas. Ndaj popullsisë myslimane u ndoq një politikë duke
shpëerngulur dhe shkëmbyer me ato kristiane të Anadollit, kurse ndaj popusllsisë kristiane minoritare duke
ndjekur një politikë asimiluese që do sillte shkombëtarizimin. . Popullsia myslimane shqiptare do
shpërngulej deri në vitin 1939 me përjashtim të rajonit të Çamërisë. Kjo e fundit do shpërngulej nga forcat e
Zervës në mes të vitit 1945.Qeveria shqiptare bëri aq sa mundi për sistemin e çamëve, ne arenën
ndërkombëtare ajo bëri shume pak. Pas vitit 1946 ajo nuk e permendi më çështjen çame në arenën
ndërkombëtare.Reagimi nderkombëtar ishte i tillë, që për hir të interesave konjukturale, çështja çame nuk u
zgjidh. Kjo çështje u rihap pas viteve 1990. Ajo duhet të ketë një zgjidhje të drejtë.
PERMBAJTJA
1 PARATHЁNIE
2 HYRJE
KREU I
ÇЁSHTJA MAQEDONASE
1 HYRJE
2 ÇЁSHTJA MAQEDONASE NЁ FUND SHEK XIX FILLIM SHEK XX
3 KRYENGRITJA E ILINDENIT. MARRЁVESHJA E MYRSHTERGUT
4 ORIGJINA E ARUMUNЁVE. BASHKЁPUNIMI SHQIPTARO RUMUN
KREU II
PROBLEMI I KUFIJVE
1 QЁNDRIMI I PЁRBASHKЁT NЁ CAKTIMIN KUFIJVE. KONFERENCA E
LONDRЁS
2 CAKTIMI KUFIJVE ME GREQINЁ NЁ KONFERENCЁN E AMBASADORЁVE
NЁ LONDЁR
3 ÇЁSHTJA E KUFIJVE NЁ KONFERENCЁN E PAQES NЁ PARIS .PROTOKOLLI
I KAPSHTICЁS.
4 26FSHATRAT
5 KUNDЁRSHTIMI I KUFIJVE.KOMPLOTI I BEQIR GREBENESЁ.TRATATIVAT Ë
FSHEHTA PЁR NDRYSHIMIN E KUFIJVE PAS KONFERENCЁS SЁ PAQES
6 ZOGU , NOLI ,KOMITETI MAQEDONAS DHE KOMITETI MBROJTJA E
KOSOVЁS
KREU III
POLITIKA E SHTETIT GREK . REAGIMI NDЁRKOMBЁTAR. RRJEDHOJAT E
POLITIKЁS. NDRYSHIMET ETNIKE
1 SHPЁRGULJA E SHQIPTARЁVE 1913-1939
2 SHKЁMBIMI I POPULLSISЁ
25
3 POLITIKA E SHPRONЁSIMIT
MBYLLJE
PERFUNDIMET

Weitere ähnliche Inhalte

Was ist angesagt?

DESHMITE E DHUNES PERGJATE REGJIMIT KOMUNIST
DESHMITE E DHUNES PERGJATE REGJIMIT KOMUNISTDESHMITE E DHUNES PERGJATE REGJIMIT KOMUNIST
DESHMITE E DHUNES PERGJATE REGJIMIT KOMUNISTelvakastrati
 
Projekt histori
Projekt historiProjekt histori
Projekt historiAdi Hoxha
 
Projekt Harxhimet
Projekt HarxhimetProjekt Harxhimet
Projekt Harxhimetluisballa1
 
Trevat Shqiptare Ne Greqi
Trevat Shqiptare Ne GreqiTrevat Shqiptare Ne Greqi
Trevat Shqiptare Ne Greqiolinuhi
 
Projekt historie
Projekt historieProjekt historie
Projekt historieS Gashi
 
“Mos e lejo gjuhën të dalë para mendimit” ...
“Mos e lejo gjuhën të dalë  para mendimit”                                   ...“Mos e lejo gjuhën të dalë  para mendimit”                                   ...
“Mos e lejo gjuhën të dalë para mendimit” ...#MesueseAurela Elezaj
 
Regjimi komunist në shqipëri
Regjimi komunist në shqipëriRegjimi komunist në shqipëri
Regjimi komunist në shqipëriKlea Vyshka
 
Hebrenjtë në Shqipëri
Hebrenjtë në ShqipëriHebrenjtë në Shqipëri
Hebrenjtë në ShqipëriDonikaLici
 
Kontibuti i Shqipetareve ne mbrojtjen e hebrenjeve gjate luftes se 2 boterore
Kontibuti i Shqipetareve ne mbrojtjen e hebrenjeve  gjate luftes se 2 boteroreKontibuti i Shqipetareve ne mbrojtjen e hebrenjeve  gjate luftes se 2 boterore
Kontibuti i Shqipetareve ne mbrojtjen e hebrenjeve gjate luftes se 2 boteroreXheni Marku
 
Skenderbeu
SkenderbeuSkenderbeu
SkenderbeuArlinda
 
Luftrat e skenderbeut (1)
Luftrat e skenderbeut (1)Luftrat e skenderbeut (1)
Luftrat e skenderbeut (1)Alesia 06
 
Kalaja e Krujes
Kalaja e KrujesKalaja e Krujes
Kalaja e KrujesKe Keiss
 
Thënie të arta për matematiken
Thënie të arta për matematikenThënie të arta për matematiken
Thënie të arta për matematikenFaton Hyseni
 
Natyra shqiptare
Natyra shqiptareNatyra shqiptare
Natyra shqiptareMegi Braka
 
Mjedisi yne-lokal
Mjedisi yne-lokalMjedisi yne-lokal
Mjedisi yne-lokalolinuhi
 
matematika projekt
matematika projektmatematika projekt
matematika projektFacebook
 
Rajonet e Europes
Rajonet e EuropesRajonet e Europes
Rajonet e EuropesKejti Cela
 

Was ist angesagt? (20)

DESHMITE E DHUNES PERGJATE REGJIMIT KOMUNIST
DESHMITE E DHUNES PERGJATE REGJIMIT KOMUNISTDESHMITE E DHUNES PERGJATE REGJIMIT KOMUNIST
DESHMITE E DHUNES PERGJATE REGJIMIT KOMUNIST
 
Projekt histori
Projekt historiProjekt histori
Projekt histori
 
Projekt Harxhimet
Projekt HarxhimetProjekt Harxhimet
Projekt Harxhimet
 
Trevat Shqiptare Ne Greqi
Trevat Shqiptare Ne GreqiTrevat Shqiptare Ne Greqi
Trevat Shqiptare Ne Greqi
 
Don kishoti
Don kishotiDon kishoti
Don kishoti
 
Projekt historie
Projekt historieProjekt historie
Projekt historie
 
“Mos e lejo gjuhën të dalë para mendimit” ...
“Mos e lejo gjuhën të dalë  para mendimit”                                   ...“Mos e lejo gjuhën të dalë  para mendimit”                                   ...
“Mos e lejo gjuhën të dalë para mendimit” ...
 
Regjimi komunist në shqipëri
Regjimi komunist në shqipëriRegjimi komunist në shqipëri
Regjimi komunist në shqipëri
 
Hebrenjtë në Shqipëri
Hebrenjtë në ShqipëriHebrenjtë në Shqipëri
Hebrenjtë në Shqipëri
 
Kontibuti i Shqipetareve ne mbrojtjen e hebrenjeve gjate luftes se 2 boterore
Kontibuti i Shqipetareve ne mbrojtjen e hebrenjeve  gjate luftes se 2 boteroreKontibuti i Shqipetareve ne mbrojtjen e hebrenjeve  gjate luftes se 2 boterore
Kontibuti i Shqipetareve ne mbrojtjen e hebrenjeve gjate luftes se 2 boterore
 
Skenderbeu
SkenderbeuSkenderbeu
Skenderbeu
 
Saranda
SarandaSaranda
Saranda
 
Luftrat e skenderbeut (1)
Luftrat e skenderbeut (1)Luftrat e skenderbeut (1)
Luftrat e skenderbeut (1)
 
Kalaja e Krujes
Kalaja e KrujesKalaja e Krujes
Kalaja e Krujes
 
Thënie të arta për matematiken
Thënie të arta për matematikenThënie të arta për matematiken
Thënie të arta për matematiken
 
Natyra shqiptare
Natyra shqiptareNatyra shqiptare
Natyra shqiptare
 
Mjedisi yne-lokal
Mjedisi yne-lokalMjedisi yne-lokal
Mjedisi yne-lokal
 
Holokausti
HolokaustiHolokausti
Holokausti
 
matematika projekt
matematika projektmatematika projekt
matematika projekt
 
Rajonet e Europes
Rajonet e EuropesRajonet e Europes
Rajonet e Europes
 

Ähnlich wie shqiptaret ne greqi

projekt ne histori.docxuuuuumenya karinpidhdur
projekt ne histori.docxuuuuumenya karinpidhdurprojekt ne histori.docxuuuuumenya karinpidhdur
projekt ne histori.docxuuuuumenya karinpidhdurKleeviPro
 
Shqiperia pj2
Shqiperia pj2Shqiperia pj2
Shqiperia pj2EGLI TAFA
 
rrugetimi i shqiperise ne be
rrugetimi i shqiperise  ne berrugetimi i shqiperise  ne be
rrugetimi i shqiperise ne beklerina
 
NË BULLGARI - ARBANASI, ATY KU SHQIPJA RRON PREJ 500 VJETËSH.
NË BULLGARI - ARBANASI, ATY KU SHQIPJA RRON PREJ 500 VJETËSH.NË BULLGARI - ARBANASI, ATY KU SHQIPJA RRON PREJ 500 VJETËSH.
NË BULLGARI - ARBANASI, ATY KU SHQIPJA RRON PREJ 500 VJETËSH.Marjan Dodaj
 
I ♥ SHQIPËRIA (ALBANIA)
I ♥ SHQIPËRIA (ALBANIA)I ♥ SHQIPËRIA (ALBANIA)
I ♥ SHQIPËRIA (ALBANIA)Eris Todri
 
Gjilani - migrimet e popullsisë
Gjilani - migrimet e popullsisëGjilani - migrimet e popullsisë
Gjilani - migrimet e popullsisëIsmet Azizi
 
Historia e lashtë e peshterit
Historia e lashtë e peshterit Historia e lashtë e peshterit
Historia e lashtë e peshterit Ismet Azizi
 
Bashkerendimi dhe bashkepunimi i ngushte sllavo-ortodokso-islamiste per asimi...
Bashkerendimi dhe bashkepunimi i ngushte sllavo-ortodokso-islamiste per asimi...Bashkerendimi dhe bashkepunimi i ngushte sllavo-ortodokso-islamiste per asimi...
Bashkerendimi dhe bashkepunimi i ngushte sllavo-ortodokso-islamiste per asimi...Marjan DODAJ
 
Shqiperia pj3
Shqiperia pj3Shqiperia pj3
Shqiperia pj3EGLI TAFA
 
Ilir MALINDI Aristidh KOLEN e vranë shërbimet sekrete greke
Ilir MALINDI   Aristidh KOLEN e vranë shërbimet sekrete grekeIlir MALINDI   Aristidh KOLEN e vranë shërbimet sekrete greke
Ilir MALINDI Aristidh KOLEN e vranë shërbimet sekrete grekeMarjan DODAJ
 
Levizjet nacionaliste ne ballkan
Levizjet nacionaliste ne ballkanLevizjet nacionaliste ne ballkan
Levizjet nacionaliste ne ballkanArlinda
 

Ähnlich wie shqiptaret ne greqi (20)

Diploma
DiplomaDiploma
Diploma
 
Diploma
DiplomaDiploma
Diploma
 
Studime shqiptare
Studime shqiptareStudime shqiptare
Studime shqiptare
 
Studime shqiptare
Studime shqiptareStudime shqiptare
Studime shqiptare
 
Studime shqiptare
Studime shqiptareStudime shqiptare
Studime shqiptare
 
projekt ne histori.docxuuuuumenya karinpidhdur
projekt ne histori.docxuuuuumenya karinpidhdurprojekt ne histori.docxuuuuumenya karinpidhdur
projekt ne histori.docxuuuuumenya karinpidhdur
 
Shqiperia pj2
Shqiperia pj2Shqiperia pj2
Shqiperia pj2
 
Cameria
CameriaCameria
Cameria
 
MEGALI IDEA DHE NACERTANIA
MEGALI IDEA DHE NACERTANIAMEGALI IDEA DHE NACERTANIA
MEGALI IDEA DHE NACERTANIA
 
rrugetimi i shqiperise ne be
rrugetimi i shqiperise  ne berrugetimi i shqiperise  ne be
rrugetimi i shqiperise ne be
 
MAQEDONIA
MAQEDONIAMAQEDONIA
MAQEDONIA
 
NË BULLGARI - ARBANASI, ATY KU SHQIPJA RRON PREJ 500 VJETËSH.
NË BULLGARI - ARBANASI, ATY KU SHQIPJA RRON PREJ 500 VJETËSH.NË BULLGARI - ARBANASI, ATY KU SHQIPJA RRON PREJ 500 VJETËSH.
NË BULLGARI - ARBANASI, ATY KU SHQIPJA RRON PREJ 500 VJETËSH.
 
I ♥ SHQIPËRIA (ALBANIA)
I ♥ SHQIPËRIA (ALBANIA)I ♥ SHQIPËRIA (ALBANIA)
I ♥ SHQIPËRIA (ALBANIA)
 
Gjilani - migrimet e popullsisë
Gjilani - migrimet e popullsisëGjilani - migrimet e popullsisë
Gjilani - migrimet e popullsisë
 
Historia e lashtë e peshterit
Historia e lashtë e peshterit Historia e lashtë e peshterit
Historia e lashtë e peshterit
 
Bashkerendimi dhe bashkepunimi i ngushte sllavo-ortodokso-islamiste per asimi...
Bashkerendimi dhe bashkepunimi i ngushte sllavo-ortodokso-islamiste per asimi...Bashkerendimi dhe bashkepunimi i ngushte sllavo-ortodokso-islamiste per asimi...
Bashkerendimi dhe bashkepunimi i ngushte sllavo-ortodokso-islamiste per asimi...
 
Shqiperia pj3
Shqiperia pj3Shqiperia pj3
Shqiperia pj3
 
Projekt histori
Projekt historiProjekt histori
Projekt histori
 
Ilir MALINDI Aristidh KOLEN e vranë shërbimet sekrete greke
Ilir MALINDI   Aristidh KOLEN e vranë shërbimet sekrete grekeIlir MALINDI   Aristidh KOLEN e vranë shërbimet sekrete greke
Ilir MALINDI Aristidh KOLEN e vranë shërbimet sekrete greke
 
Levizjet nacionaliste ne ballkan
Levizjet nacionaliste ne ballkanLevizjet nacionaliste ne ballkan
Levizjet nacionaliste ne ballkan
 

Mehr von Leonard Carcani

Mehr von Leonard Carcani (10)

Gjeopolitika e lindjes se mesme
Gjeopolitika e lindjes se mesmeGjeopolitika e lindjes se mesme
Gjeopolitika e lindjes se mesme
 
Shekxxi gjeopolitika
Shekxxi gjeopolitikaShekxxi gjeopolitika
Shekxxi gjeopolitika
 
Psikologji shkollore liber
Psikologji shkollore liberPsikologji shkollore liber
Psikologji shkollore liber
 
Religion in Albania
Religion in AlbaniaReligion in Albania
Religion in Albania
 
Analises
AnalisesAnalises
Analises
 
Shekxxi gjeopolitika
Shekxxi gjeopolitikaShekxxi gjeopolitika
Shekxxi gjeopolitika
 
Psikologji shkollore liber
Psikologji shkollore liberPsikologji shkollore liber
Psikologji shkollore liber
 
Master
MasterMaster
Master
 
Master
MasterMaster
Master
 
Analises
AnalisesAnalises
Analises
 

shqiptaret ne greqi

  • 2. 2 "POLITIKA SHKOMBЁTARIZUESE GREKE" (1913-1939) PUNOI PRANOI MA.Leonard CARCANI PELLUMB XHUFI TIRANE 2014 PARATHЁNIE "Shpërngulja e shqiptarëve nga shteti grek në vitet 1913-1939" ka qenë pjesë e studimit të temëst të diplomës me tezë " Shpërngulja e shqiptarëve nga trojet e tyre në vitet 1913-1939". Politika e largimit me dhunë të shqiptarëve ka qenë një prej pikave kryesore që kishte të bente me zbatimin në praktikë të
  • 3. 3 politikave shoviniste që zbatonin fqinjët ndaj trojeve shqiptare.Si pasojë kjo temë do të trajtohet e lidhur ngushtë me aspekte të tjera të këtij problemi. Kjo në një vështrim më të gjerë me tematikë " Politika shkombëtarisuese e shtetit grek në vitet 1913-1939". Pra në radhë të parë ti përkasi një aspekti më të gjerë që ka të bëjë jo vetëm me shpërnguljen e popullsisë , por edhe shpronësimin e shqiptarëve, ndryshimin e toponimisë , vendosjen e kolonëve dhe si rrjedhojër ndryshimin etnik në këto rajone. Kjo vetëm për shtetin grek. Qëllimi i zhvillimit të kesaj teme është që të tregojë në rradhë të parë vazhdimësinë e politikës genocidale greke nga kohërat më të hershme të ekzistencës së këtij shteti deri në kohërat më të vona. E shoh si detyrë ndaj vetes që të rizbuloj sadopak krimet e kryera nga qarqet shoviniste greke Për tia arritur realizimit të këtij qëllimi mendoj që këtë temë ta zhvilloj në këtë mënyrë : Meqënëse çdo fillim ka rrënjët e tij mendoj që para se të trajtoj Politikën shkombëtarisuese të shtetit grek ndaj shqiptarëve në vitet 1913 – 1939 të bëj një retrospektivë të shkurtër të politikës asimiluese të ndjekur mbi trojet shqiptare në Greqi duke synuar të arrij këto objektiva: Vitaliteti i kombit shqiptar bëri që ky komb të mos shuhet Politika e shtetit grek ka patur gjithnjë përkrahës në arenën botërore Si përfundim a ia arrritën synimit për shpërnguljen e shqiptarëve qarqet shoviniste greke Fatmirësisht këto synime nuk u arritën plotësisht por fatkeqësisht shpërnguljet do të vazhdojnë edhe në vitet e mëvonshme ku ndoshta e ndjej per detyrë të veçantë që këto shpërngulje ti trajtoja në një kapitull të veçantë në mënyrë që tja arrija më mirë zbërthimit të qëllimit të kësaj teme. Së fundi shpërngulja e shqiptarëve nuk ishte gjë tjetër veçse rrjedhojë e politikës genocidiale greke ku përfshiheshin ndryshimi toponimisië, shpronësimi i shqiptarëve, lehtësirat për kolonët Shpresoj qe tja arrij realizimit te synimeve qe i kam vene vetes por shpresoj qe edhe ceshtja shqipare te marre nje zgjidhje te drejte Mqs shpërnguljet dhe ndryshimet etnike për periudhën që flasim përfshinë vetëm rajonet e Follorinës dhe Kosturit si edhe Maqedoninë jugore për këto dy rajone do të flasim në këtë temë.Gjithashtu këto rajone janë shumë pak të trajtuara dhe në historiografinë shqiptare.Për trajtimin e saj janë trajtuar shumë material si nga arshivat, perandoria osmane, harta dhe dokumenta tjera, faqe online, literaturë gjuhën shqipe dhe të huaj si anglisht italisht gjermanisht.Kështu janë studiuar mbi 200 libra dhe 500dosje arkivore. E tërë kjo me anë të një pune studimore 4vjeçare. HYRJE Pas dyndjes së sllavëve në trojet ilire një pjesë e popullsisë vendase u dynd drejt jugut. Me një akt perandorak rreth vitit 1081 një pjesë e kësaj popullsie u vendos drejt Thesalisë1 1 Irakli Koçollari. Arvanitët. f. 54
  • 4. 4 Një pjesë e popullsisë u vendos me ftesë të princave . Në vitin 1425 gjejmë të dokumentuar një zbritje tjetër masive të shqiptarëve në territoret e Peleponesit .Për këtë rast studiuesi grek Biri na bën të njohur se përllogaritja e përgjithshme e numrit popullsisë shqiptare vendosur në këto zona duhet jetë 22mijë vetë Veç territoreve të Peleponezit zonë tjetër është ajo e Atikës. Në vitin 1379 Dukati i Athinës i tërheq vëmendjen një personi , Dhimitër Rendi ..Rreth Beotisë shqiptarët u vendosën në 30fshatra si Qirjaqi ,Zerki, Zagara, Mazi . Edhe në vetë periferinë e Athinës gjenden një numër fshatrash . Në arkivat shtetërore venedikase "Documenti greci" gjendet një fond i përbërë nga 93 letra të shkruara nga tregtarë të qyteteve Kostur, Selanik, Berat,Kavajë2 Si pasojë e shpërnguljeve nga veriu të shqiptarëve shumë troje në Greqinë e shek XV u bënë territore thjesht shqiptare . Në fakt në këtë shekull e më vonë vazhduan shpërnguljet e shqiptarëve. Shqiptarët dhanë ndihmesën e tij në fitoren e revolucionit grek të vitit 1821- 1822 që kishte pasojë fitoren e lirisë të këtij populli , por fatkeqësisht qarqet shoviniste të këtij vendi dhe politikanët që erdhën në fuqi nuk iu përgjigjën popullit tonë me të njëjtën monedhë. Pasi Greqia u krijua si shtet filloi politikën asimiluese ndaj arvanitasve ortodoksë dhe shpërnguli me dhunë arvanitasit myslimanë. Kështu lalët që ishin arvanitas myslimanë që jetonin në Peleponez u shpërngulën në Thesali. Për projekte afatgjata në vitin 1844 u hartua platforma e Megalidesë. Sipas kësaj platforme shteti i vogël grek do të shtrihet në kufijtë e Perandorisë mesjetare bizantine. Çdo ortodoks që jetonte në Ballkan dhe ishte besimit të Patriarkanës do të konvertohej në grek sipas kësaj teorie. Në vitin 1878 në Kongresin e Berlinit shtetit grek iu dha rajoni i Thesalisë së bashku me kazanë e Artës. Filloi edhe këtu shpërngulja e myslimanëve dhe asimilimi si arvanitasve ortodoksë apo arumunëve si edhe shpërngulja e shqiptarëve myslimanë të Artës apo asimilimi i shqiptarëve ortodoksë. KREU I ÇЁSHTJA MAQEDONASE 1 HYRJE Maqedonia është një regjion historik dhe gjeografik kufijtë e të cilës kanë ndryshuar gjatë kohërave .Ajo përfshin një sipërfaqe 67mijë km2.Kufijtë e saj gjeografik Deti Egje, Malet Rodope , liqeni i Ohrit Mali zi i shkupit deri në Pind . Ngulimet më të hershme të saj janë rreth 9mijë vjet më parë.Shtrihet në qendër të Ballkanit. Në perëndim banohej nga fiset ilire të Pajonëve, në Lindje nga fiset trake e në Jug si pranohet edhe nga historianë të lashtë grekë nga fiset që flasin gjuhën helene por nuk janë helenë. Emri Maqedoni erdhi nga antikiteti shek iv-pes kur u themelua dhe lulëzoi shteti maqedon që arriti kulmin e vet me Aleksandrin e Madh.Më pas Maqedonia ra nën sundimin romak.Gjatë këtij pushtimi u bë romanizimi i territorit që banohet nga fise trake. Dyndjet e sllavëve në shek vii-es e asimilimi i trakasve do të sillte që në pjesën lindore të Maqedonisë të banohej nga fiset sllave. Pushtimi bullgar do të sillte edhe nuanca bullgare te këto ish fise trake po kursesi te territoret ku banonin fiset ilire apo helene.Më pas ky rajon ra nën sundimin bizantin dhe pas vitit 1371 në sundimin osman. Pas këtij pushtimi do të fillojë kolonizimi i kësaj krahine dhe islamizimi i popullsisë vendase që është feja e këtyre pushtuesve.Islamizimi do të përfshijë popullsinë vendase iliro arbërore dhe shumë pak atë sllave apo helene.Në vitin 1881 në bazë të vendimeve të Kongresit të Berlinit do i jepte Thesalinë Greqisë.Disa rajone të Thesalisë që ngelën në Perandorisë Osmane formuan sanxhakun e Sefixhesë. Ky rajon kishte vllah, turq grek dhe shumë pak bullgarë dhe shqiptarë.3 ÇЁSHTJA MAQEDONASE NЁ FUND SHEK XIX FILLIM SHEK XX Çështja maqedone lindi në mesin e viteve 90,shek XIX kur shpërtheu lëvizja nacionalçlirimtare e popullsisë sllavo maqedone të Maqedonisë dhe u zgjeruan ndërhyrjet e shteteve fqinje ballkanike 4 . Qarqet monarkiste të Sofjes,Beogradit,Athinës ndërhynë në çështjen maqedonase jo aq për të çliruar popullsitë sllavo maqedone serbe dhe greke të Turqisë evropeane se për të përmbushur aspiratat e tyre pushtuese ndaj territoreve shqiptare dhe maqedonase që kishin pozitë të rëndësishme strategjike. 2 aty f.9 3 Akademia e Shkencave ,Historia e Shqipërisë ,f 4 4 Fjalor Enciklopedik, Çështja maqedone, Kristaq Prifti f. 391-392
  • 5. 5 Territoret maqedone dhe ato periferike shqiptare u bënë nga viti 1895-1896 arenë e rivalitetit dhe përleshjeve të armatosura të bandave bullgare greke dhe serbe nga e cila vuante në radhë të parë popullsia maqedonase dhe ajo shqiptare që u bënë objekt i këtyre sulmeve terroriste dhe forcave osmane . Nuk ishte pasuria e saj ajo që tërhiqte lakmitë e shteteve fqinje por pozita e saj strategjike pasi kalonin rrugët e mëdha tradicionale nga Danubi në detin Egje nëpër luginën e Vardarit nga pellgu i Sofies në të njëjtin det nëpër luginën e Strumës pa harruar këtu transversalen e madhe të rrugës Egnatia që përmes Ohrit,Bitolit,Follorinës bashkonte Adriatikun me Egjeun5 .Kjo zonë kishte edhe një fushë pjellore .Lidhur me kombësitë statistikat osmane thjesht bënin dallimin në mysliman,hebre,milet rum të varur nga patriarkana e Stambollit dhe egsarkati bullgar. Ndarja mbi bazë fetare e pamundësonte evidentimine e grupeve etnike dhe kriteri i gjuhës ishte i pamjaftueshëm. Megjithatë dhe në këto territore banonin popullsi të ndryshme .Në Maqedoni banonte dhe një popullsi e konsiderueshme shqiptare që ishte në mardhënie dhe shkëmbime me atë maqedone . Hartimi i platformës së Naçertanias nga ana e serbëve në vitin 1844 dhe Megalidesë po në atë vit bazuar në perandoritë historike në vija të përgjithshme ndante Ballkanin në dy zona influence atë serbe dhe greke .Kështu që kjo do të linte të pakënaqur rumunët që kishin pretendimet e tyre bazuar në një popullsi romanofolëse me emrin vllah,bullgarët që mendonin se maqedonësit ishin degësim i tyre dhe shqiptarëve. Autorja bullgare Nadja Danova thekson se pas Megalidesë shihet nacionalizmi borgjez grek. Asimilimi ka qene karakteristikë për grekët veçanërisht helenizimi i sllavëve,shqiptarëve dhe vllehëve në Greqinë veriore dhe Peleponez.Tërë projektet për shtetin e ardhshëm grek kapërcejnë kufijte etnikë.6 Sipas kësaj platforme greke shteti grek njehtësohet me kufijtë e Perandorisë Bizantine .Mirëpo duke filluar nga fundi shek xix synimet greke në Maqedoni ndeshen me reagimin e shteteve të tjera të Ballkanit me interesa në atë trevë Në këtë krahinë zhvillohej luftë e vërtetë midis shkollave greke,bullgare,serbe madje dhe vllahe dhe frekuentimi i tyre ndryshonte sipas vendosjes së tyre gjeografike rëndësisë së bursave dhe presioneve të ushtruara . Bashkëpunimi mes këtyre popujve do të vinte nga pushtuesi i njëjtë dhe pakënaqësi mbarëpopullore që do të rriste dëshirën e popujve për liri. Gjithsesi qëllimet dhe synimet e këtyre popujve i keqpërdorën propogandistët e vendeve fqinje. Megjithatë Vezenkovi ishte me orientim filo serb, por në këtë rast ai kishte marrë udhëzime nga qeveria serbe për tu afruar me shqiptarët. Në këtë ndikim në vitin 1887 u krijua Lidhja shqiptaro maqedonase 7 .Kjo lidhje revolucionare formoi një administratë të përbashkët.Ata iu drejtuan popullit për një luftë të përbashkët Një veprimtari të gjerë në të ashtquajturën Maqedoni ndërmorrën qarqet drejtuese të Bullgarisë që u orvatën të kontrollojnë luftën e drejtë çlirimtare që popullsia sllavo maqedone e udhëhequr nga organisata brendshme revolucionare e Maqedonisë VMRO e themeluar në vitet 1893-1894 e zhvillonte kundër pushtuesve osmanë Gjithsesi marrdhëniet shqiptaro-maqedonase do të ishin në kuadrin e çetave dhe deri botimin e shtypit të përbashkët,por patriotët shqiptarë dhe maqedonas këtë e shihnin si një fazë të parë të çlirimit nga robëria osmane . 3 KRYENGRITJA E ILINDENIT. MARRЁVESHJA E MYRSHTERGUT Në fillim të shek xx bashkëveprimi i dy faktorëve, rritjes së lëvizjes çlirimtare të kombësive të Maqedonisë dhe acarimit të rivaliteteve të tre shteteve ballkanike e ngriti çështjen maqedone në nivelin e njërit prej problemeve diplomatike kryesore në mardhëniet e Portës së Lartë me fuqitë e mëdha evropeane.Interesat e kundërta sollën në mënyrë të pashmagshme përplasjen e faktorëve të ndryshëm ,fuqitë e mëdha dhe ato ballkanike të përfshirë në këtë çështje. Pa lënë pas dore masat shtypëse Stambolli shpalli në dhjetor 1902 udhëzimin mbi reformat për vilajetet e Turqisë evropeane8 5 Georges Castellan ,Historia e Ballkanit, f. 370 6 AIH Çështja kombëtare në programet politike greke në shek xix, Nadja Danova, Sofje 1980 f 34 7 Po aty 8 Arben Puto , Çështja shqiptare në aktet ndërkombëtare të periudhes së imperializmit ,vëllimi i, tiranë 1984, dnr 40,fq341-347
  • 6. 6 Pakënaqësia e popullsisë ishte shtuar dhe për të shuar këtë pakënaqësi veçanërisht dy fuqitë e interesuara Austrohungaria dhe Rusia me pëlqimin e fuqive të tjera paraqitën në 21shkurt1903 9 Portës një projekt ku me këto reforma fuqitë e mëdha synonin të ruanin statokuonë në Turqinë Evropeane duke dhënë disa të drejta popullsive të krishtera sllave dhe greke dhe të parandalonin shpërthimin e një kryengritje dhe ndërhyrjen e shteteve ballkanike të interesuara. Reformat e parashikuara nga projekti austrorus shkurt 1903 nuk kënaqën as popullsinë maqedone Këto reforma nuk përfillnin popullsinë kryesore në rajonin e Maqedonisë që ishin shqiptarët Më 2gusht 1903 shpërtheu në rrethinat e Manastirit kryengritja e Ilindenit dita shën Ilisë që shpalli si qëllim kryesor çlirimin e popullit maqedon nga robëria osmane .Po në këtë ditë u çlirua qyteti Krushevës ku u shpall dhe Republika e Krushevës kryetar i së cilës u caktua Nikolla Tarev komandant i shtabit të kryengritjes në këtë qytet .Më pas kryengritja u shtri në Traki , vilajetin e Selanikut dhe vijoi 3muaj deri në fund tetorit. Kryengritja u përkrah nga popullsia shqiptare e trevave lindore e Krushevës me rrethinat ,kurse atdhetarët e Manastirit,Prespës furnizuan çetat maqedone me armë dhe municione Kjo kryengritje dhe shtypja e saj u dha shkas fuqive të mëdha të ndërhynin përsëri në të ashtquajturën çështje maqedone .Më 22tetor 1903 Austrohungaria dhe Rusia që njiheshin nga fuqitë e mëdha si të interesuara paraqitën Portës një platformë si rezultat i bisedimeve mes perandorit rus dhe atij austriak në Murshterg nga ku morri dhe emrin.10 Projekti parashikonte reforma në xhandarmëri me ndihmën e një specialisti italian dhe krijimin e komisioneve që merreshin me shqyrtimine problemeve politike..Këto komisione do të përbëheshin nga përfaqësues konsullorë të dy fuqive dhe popullsisë së krishterë e myslimane të vilajeteve . Një pikë në marëveshjen e Murshtergut parashikonte një ndarje të re administrative që do të bëhej duke marrë për bazë kriterin etnik. Sipas autorit Italian Komfortit nuk ka çështje maqedone po çështje shqiptare se në këto 5rajone shqiptarët janë shumicë .Kjo ishte arsyeja që marëveshja e Mystergut la jashtë Kosovën dhe pjesën në perëndim të Ohrit dhe më vone do të dështonte 11 .Zonat e përmendura më sipër u pranua edhe nga ndërkombëtarët që banohej nga shqiptarët. Filloi propoganda e statistikave dhe në terren përleshja mes çetave. Për të shmangur ashpërsimin e konfliktit mes dy fuqive të mëdha territori që do zbatoheshin reformat u nda në 5zona:Seres,Dramë,Selanik,Shkup,Manastir ku në çdonjërën prej të cilëve u vendosën respektivisht oficerë të huaj francezë, anglesë, rusë, austriakë dhe italianë Albert Gjika hodhi mendimin që këto reforma të përfshinin dhe dy vilajetet shqiptare Shkodër dhe Janinë12 Fakti se në këto reforma përfshihej vetëm popullsia kristiane dhe jo ajo myslimane dhe fakti që nuk përfshihej dhe vilajeti Shkodrës bashkë me atë të Janinës shkaktoi pakënaqësi te shqiptarët Filllim i shek xx do të hidhte për shqiptarët dy teza njëra prej të cilave ishte ajo e aleancës shqiptaro greke e përkrahur kryesisht nga Ismail Qemali. Ai e quante Greqinë si aleate ndaj invazionit sllav,por synimet shovinste të Greqisë bënin që ky bashkëpunim të ishte në letër. Në praverë vitit 1907 qarqet politike të Bullgarisë u treguan të interesuar për aleancë me çetat shqiptare.Kjo edhe si pasojë e një aleance bullgaro-austrohungareze që po drejtohej kundër Serbisë13 Në vitin 1909 Spiro Bellkameni me shokë themeluan në Manastir komitetin revolucionar me lidhje të forta me revolucionarët bullgarë dhe komitetit maqedonas14 9 Po aty dok nr 41 fq 347-352 10 Arben Puto,Çështja shqiptare në aktet ndërkombëtare të periudhës së imperializmit ,volumi i, tiranë 1984, dnr 42 f. 352-354 11 Gerardo Conforti ,Questione macedone o albanese,f. 32 12 J. Baker ,Turkey in Europe .f 419 13 Po aty 14 Aqsh fondi 170 dosje 56 komisioni vetqeverimit 25vjetor . Shënime biografike rreth aktivitetit të atdhetarëve të ndryshëm për çështjen kombëtare gjithsej 54fletë fq 20
  • 7. 7 Në zonën që diskutojmë vepronin çetat e Lonçarovit 15 që për kohën kur flasim kishin një bashkëpunim deri diku me çetën e Çerçiz Topullit 4 ORIGJINA E ARUMUNЁVE. BASHKЁPUNIMI SHQIPTARO RUMUN Arumunët janë popullsi romanofolëse që jetojnë në gadishullin e Ballkanit . Ka dy mendime për origjinën e tyre. Kjo varet nga orientimi. Kështu ata që janë të orientuar nga Bukureshti mendojnë se arumunët janë popullsi nomade vllehe të ardhur nga Vllahia si popull baritor në Ballkan .Vetë rumunët janë dakë të romanizuar si rrjedhojë e pushtimit ushtarak romak. Ka edhe një mendim tjetër. Kjo lidhur me arumunët ose më saktë popullsi romanofolëse në Ballkanin jugor. Këta theksojnë se kjo popullsi ishte me origjinë vendase pra ilire që më pas janë romanizuar.16 Autori bullgar Jordan Ivanov thekson se se kuçovllahët si njihen ndryshe vllehët e Ballkanit të jugut janë ilirothrakas të romanisuar .17 Njihet në këtë rast gjatë mesjetës mbretëria e Vllahisë së madhe dhe më gjerë. .18 Në shek XII fillim shek XIII egsitonte një mbretëri Vllahia e madhe e cila përfshinte Thesalinë dhe Pindin dhe deri në Kostur19 . Mendohet se popullsia helenofolëse në Greqinë Qëndrore nuk ishte gjë tjetër veçse vllahë të helenizuar 20 Leake thekson se në Pind dhe Thesali ka rreth 500fshatra vllahe banorët e së cilës kanë jetuar në harmoni me shqiptarët21 Kullotat alpine gjithëvjetore tërhoqën në malësinë e Çamërisë edhe grupe blegtorësh nomadë vllehë. Më vonë kjo popullsi u vendos edhe në zonat fushore duke krijuar vendbanime sedentare Zonat që u populluan më dendur nga vllehë ishin vargmalet e Pindit dhe fshatrat e Konicës si edhe Manastir, Prespë, Kostur dhe Thesali.Vllehët kishin gjuhën dhe traditat e tyre dhe praktikonin fenë ortodokse e cila ishte e lidhur me kishën rumune. Gjithashtu popullsia vllahe e Voskopojës dhe Pindit kulloste bagëtitë në Myzeqe ku edhe aty vendosi ngulime sedentare BASHKЁPUNIMI SHQIPTARO RUMUN Një ndër përkrahësit për këtë aleancë ishte princ Gjika i Rumanisë. Sipas tij bullgarët në vitin 1118 kishin kryer krime ndaj vllehëve dhe këta nuk e kishin haruar. Në anën tjetër Greqia me anë të fesë ushtronte një presion për asimilimin e kësaj popullsie. Kështu që aleatët ishin shqiptarët22 Shqiptarët vetë ishin dyshues ndaj përkrahjes greke për shkak të besimit të njëjtë ortodoks dhe trysnisë helenizuese që ushtronte Patriarkana e Stambollit23 15 H.N. Brailsford "Macedonia Its races and their future " f 97 16 Insituto per gli studi di politica internazionale "Vicende e problem della penisola balcanica 1815-1937", f98 17 Jordan . Ivanov "La question macedonienne", f. 157 18 Albert Gjika Lalbanie question dorient", fq12 19 H.N. Brailsford " Macedonia Its races and their future", fq97 20 Zhan Klod Favernal "Historia e Shqipërisë", f171 21 Prof dr Ramiz Abdyli" Lidhja shqiptare ë Prizrenit në burimet anglese", libri ii, Prishtinë 2004 D nr 41 fq91." Vështrim përmbledhur historik , etnografik e gjeografik për shqipërinë dhe shqiptarët gjendja ë tyre aktuale dhe prespektiva "nga majori Ardog Odjoint anëtar i komisionit teknik të britanisë madhe për çmilitarizimin e kufirit shqiptaro grek 11.6.1880, fq 91 22 Albert Gjika ,lAlbanie question dorient, f.112 23 F.R.Bridge "Austro hungarian documents relating to the macedonian struggle 1896-1912",F.14
  • 8. 8 Shqiptarët dhanë kontribut në revolucionet nacionale në Principatat rumune.Mjaft e gjerë ishte pjesëmarja e shqiptarëve të kolonisë së Rumanisë dhe jo vetëm atyre por edhe të tjerëve të ardhur nga Shqipëria e veçanërisht nga trevat jugore në kryengritjen që shpërtheu në Principatat rumune në vitin 1821 .Disa prej tyre morrën pjesë në revolucionin serb të vitit 1815 24 . Ёshtë fakt se Naum Veqilharxhi personalitet i Rilindjes morri pjesë në kryengritjen e vitit 1821 në Vllahi dhe Moldavi që në fillimet e saj ndihmoi në organisimin e revoltës dhe ishte i pranishëm si komandant ushtarak gjatë veprimeve luftarake që u organisuan kundër osmanëve . Rol të veçantë si organisator dhe komandant ushtarak në kryengritjen e vitit 1821 në Principatat rumune luajti iluministi tjetër shqiptar Konstandin Duka25 Shqiptarët ishin forcë e madhe nën drejtimin e Tudor Vladimiresku . Shumë trupa shqiptare u hodhën në lumin Pruth.Edhe masakra e ushtrisë osmane në Bukuresht ishte ndaj atyre shqiptare që morrën pjesë në revoltën kundërosmane Shqiptarët u bashkuan me kryengritjen e principatave rumune jo si mercenarë por si luftëtarë që ishin të ndërgjegjshëm duke kontribuar në çlirimin e popullit rumun indirekt jepnin ndihmesë në çështjen e çlirimit kombëtar të popullit shqiptar .Pikërisht se vepruan si një forcë e ndërgjegjshme politikisht në aktet e kryengritjes së principatave rumune shqiptarët përmenden krahas grupeve të tjera etnike që morrën pjesë në lëvizje. Nisur nga ky fakt të interesuar pë bashkëpunim me shqiptarët ishin dhe qarqet rumune . Kështu përpara se të kalojmë në shek xx nën ndikimin e këtyre qarqeve por edhe mardhëniet e shkëlqyera me shqiptarët që i konsideronin vllehët vëllezër të një orgjine ata bënë kërkesë kongresit të Berlinit që Thesalia të mos ti jepej Greqisë, kërkesë e cila nuk u pranua.Gjithashtu ata theksonin se edhe interesat ekonomike i kishin me shqiptarët. Këtë popullsi nga gjuha e tyre romane këto qarqe e kishin si pikë mbështetje për shtrirje influence në Ballkan. Vetëm në 11janar 1879 kuvendi I Prevezës u tregua i gatshëm ti lëshojë Greqisë Thesalinë. Në Rumani gjetën strehë dhe aktivitete koloni të ndryshme shqiptarësh ku më aktivja ishte"Drita" e Bukureshtit Me lindjen e çështjes maqedone theksojme se në të njëjtën kohë me Beogradin dhe Athinën në skenën maqedonase doli edhe nje aktor i katërt Bukureshti . Largësia gjeografike përjashtonte çdo irredentizem territorial ,por duke u nisur nga dëshira për të rezervuar disa të drejta eventuale në trashëgiminë osmane rumunët filluan të interesohen për popullsinë arumune te kesaj ane. Po pse pikërisht kjo aleancë? Për shkak të qëndrimeve shoviniste që kishin qarqet greke ndaj popullsive ortodokse dhe veçanërisht ndaj asaj shqiptare një aleancë shqiptaro greke ishte e pamundur, mqs grekët edhe ortodoksët vllehë i quanin grekë pikërisht shqiptarët dhe arumunët i bashkonte lufta për asimilim ndaj Greqisë.Ishin duke u krijuar kështu objektivat lidhur me bashkëpunimin për tju kundërvënë kështu politikave greke të asimilimit.Fillesat i ka që në 1878 kur vllehët e Thesalisë kundërshtuan qe të përfshiheshin në shtetin grek dhe kërkonin te rrinin me shqiptarët.Në vitin 1880 Apostol Margariti do të shprehej për një shtet të përbashkët shqiptarovlleh .Do të fillojë arsimimi i arumunëve. Bashkëpunimin mes arumunëve dhe shqiptarëve do e nxisnin edhe vetë fuqitë e mëdha veçanërisht AustroHungaria dhe Italia. Këto dy fuqi e shikonin këtë lidhje si barrierë kundrejt influencës ortodokse ruse me anë të sllavëve ,por edhe grekërve në Ballkan. 26 E interesuar për këtë bashkëpunim ishte dhe Rumania që mqs ishte larg këtij rajoni kërkonte të kishte ndikimin e saj. Figura kryesore arumune ishte Apostol Margariti KREU II PROBLEMI I KUFIJVE 1 QЁNDRIMI I PЁRBASHKЁT NЁ CAKTIMIN KUFIJVE. KONFERENCA E LONDRЁS Para shpalljes së pavarësisë Ismail Qemali në fillim të nëntorit vajti në Rumani .Veç përkrahjes që dha komuniteti shqiptar në Rumani ai theksonte se Rumania,Greqia dhe Shqipëria do të ishin pjesë të boshtit antisllav.Atje ai takoi ministrin e jashtëm rumun Ionesku i cili shfaqi interesim që popullsia vllehe ti shkëputej ndikimit grek dhe ti bashkangjitej shtetit të ardhshëm shqiptar 27 . 24 Historia e Shqipërisë vëll II, f.82 25 Po aty 26 Po aty 27 "Studime historike" 3,4 viti 2007,tirane 2009,Shqipëria dhe Greqia në rrjedhën e luftës së parë ballkanike. f.63
  • 9. 9 Kështu ai ofroi mbështetje për çështjen shqiptare. Me rëndësi të veçantë është kongresi i Triestes i mbledhur në këtë qytet më 1mars 191328 Në programin e paraqitur në këtë kongres 29 pika 2 vllehët dëshirojnë të bashkohen me Shqiperinë dhe jetojne me shqiptarët. Në kongresin e sipërpërmendur morrën pjesë përfaques nga kolonitë nga Bullgaria, Rumania, Italia, Misir,Austria. Ata shprehen se kufijtë e Shqiperisë duhet të jenë ngjitur me ato të Bullgarisë.Nderkohë delegacioni shqiptar i Filipolit kërkoi qe shteti shqiptar dhe bullgar të kenë kufij të përbashkët 30 CAKTIMI KUFIJVE ME GREQINЁ NЁ KONFERENCЁN E AMBASADORЁVE NЁ LONDЁR Konferenca e ambasadorëve filloi punimet në Londër më 17dhjetor 1912 .Ditën e parë u morr me çështjen shqiptare .Ashtu si kudo edhe këtu u përplasën interesat e dy palëve në njërën anë ishte blloku Angli-Francë- Rusi dhe në anën tjetër blloku Gjermani-Austrohungari- Itali. Normale kjo edhe për kufijtë e jugut .Konferenca kishte karakter këshillimor por do të merrte karakter vendimi vetëm nëse paraqiteshin qeverive përkatëse . Vendimi i datës 29korrik 1913 njeh pavarësinë e Shqipërisë 31 Ndërkohë që kur u hap Konferenca e Londrës u vendos të theksohej se çështja kryesore me të cilën do të merreshin ishin pikërisht kufijtë e shtetit shqiptar.Në mbledhjen e parë u theksua se Shqipëria do të kufizohej nga Mali i zi në veri dhe në jug nga Greqia . Italia shikonte rezikun e krijimit të një baze të madhe detare në ujërat e kanalit të Korfuzit që prekte interesat e saj strategjike në këtë zonë.32 Me nxitjen sidomos të qarqeve ushtarake qeveria italiane deklaroi se do kundërshtonte me çdo mjet daljen e forcave greke në bregun lindor të kanalit qoftë edhe duke përdorur forcën e armëve.Kjo u bë shkak për një tension në konferencë.Italia për të lehtësuar arritjen e një marrëveshje propozoi si kufi në bregdet jo derdhjen e lumit Kalamas por kepin Stillo përballë Korfuzit. Pas mjaft diskutimesh konferenca në mbledhjen e 11gushtit 191333 vendosi që kufiri i Shqipërisë në jug të përfshinte Korçën dhe të dilte në bregdet në kepin e Stillos.Ishulli i Sazanit i ngelej Shqipërisë. .Me ngritjen e këtyre komisioneve Konferenca e Ambasadorëve u dha fund punimeve më 12gusht 1913 . Lufta diplomatike për kufijtë nuk mbaronte këtu vetëm se tani qendra u zhvendos nga Londra në malet e Shqipërisë Komision i kufirit të jugut ndeshi në vështirësi të mëdha të shkaktuara përveç të tjerave edhe nga pengesat e panumurta që i nxorrën atij autoritetet greke të pushtimit . Me gjithë lëkundjet në qëndrimet e fuqive të tjera Roma dhe Vjena u treguan të vendosura që trupat greke të tërhiqeshin sa më shpejt nga Shqipëria e jugut 2 ÇЁSHTJA E KUFIJVE NЁ KONFERENCЁN E PAQES NЁ PARIS .PROTOKOLLI I KAPSHTICЁS. Pas luftës u mblodh një konferencë në Paris.Çështja e kufijve të Shqipërisë ishte objekt trajtimi në këtë konferencë dhe në këtë rast me Greqinë . Kështu që në mbledhjen e parë të konferencës së paqes më 12shkurt 1919 u vendos të mblidhej një komision për çështje territoriale që i interesojnë Greqisë 34 Në mbledhjen e 19shkurtit 1919 delegati italian de Martino shprehet se protokolli i Firences është i vetmi që u përgjigjet kushteve të një paqeje të drejtë35 28 AMPJ dosje 1,viti1913,28.2.1913-6.3.1913 . 31flete . Kongresi triestes 1mars 1913 29 Aty fq3 30 Po aty fq 18 31 Arben Puto,Çështja shqiptare në Aktet ndërkombëtare të periudhës së imperializmit, vëllimi ii, dok nr38 ,f.278 32 Historia e Shqiperise vëllimi iii,tiranë 2007,fq 26 33 Arbert Puto ,Çështja shqiptare në aktet ndërkombëtare, dok nr 42 ,f.286 -288 34 Arbert PutoÇështja shqiptare në aktet ndërkombëtare, vëllimi iii,tiranë 2001 , hapja e Konferencës së Paqes, Paris 12shkurt 1919 ,dok 1, f.98-100 35 Po aty dok 4, f.127
  • 10. 10 PROTOKOLLI I KAPSHTICЁS Nga fundi vitit 1919 tre ishin problemet Vlora , zona e sigurisë dhe Korça Rajoni që ka të bëjë me temën tonë përeth gjatë luftës ishte pushtuar nga francezët. Pas largimit të tyre diplomacia frënge parapëlqente zëvendësimin e trupave frënge në Korçë me ato greke. Për këtë filloi një lëvizje në komandën e gjeneralit grek Trikupis.Në fillimet e vitit 1920 Athina ishte ndodhur në luftë me Turqinë kurse Shqipëria do të ishte në prag të një konflikti me Italinë. Forcat patriotike morrën vesh që trupat franceze do të largoheshin dhe do të vinin trupat greke e në 26maj ngritën flamurin shqiptar në Korçë,qeveria shqiptare e kongresit të Lushnjës synoi të hidhte një hap diplomatik ndaj qeverisë së Athinës . Për këtë qeveria e Tiranës dërgoi në Janinë Josif Koçin që më 27maj u takua me guvernatorin e përgjithshëm të Epirit Kalevras . Lidhur me një konflikt të mundshëm me Italinë Venizellos i ofroi qeverisë shqiptare mirëkuptimin e Greqisë.Athina e zënë në Anadoll urdhëroi gjeneralin të ndërpriste marshimin dhe quante të arsyeshme të nënshkruante me shqiptarët një marëveshje të përkohshme . Kështu në kohën e largimit të kontigjentit ushtarak francez në 28maj në fshatin kufitar Kapshticë u nënshkrua protokolli shqiptaro-grek . 3 26FSHATRAT Në pranverën e vitit1921 qeveria zotëronte pjesën më të madhe të territorit,por mbeteshin jashtë dy pjesë ku njëra ishte në jug.Greqia realisht në këtë vit deklaroi se do linte në dorëzim autoriteteve shqiptare 100 fshatrat në Korçë .Ajo i dorë zoi ato në mars 192136 por me pretekstin se përkisnin asaj në bazë të një gabimi në hartë ajo mbante të pushtuara 26fshatrat të cilat ishin : Pilkat, Novoselë, Kostencë, Labonicë e sipërme, Trestenik, Kapshticë, Vërnik ,Zagradec, Shuec, Rakickë, Travova, Grazhdan, Rahova, Cernovka, Labonica e poshtme, Pustec,Nivica, Shulin, Gllombec, Bezmishtë, Gorica, Konskë, Zaroshkë, Leske, Xerje 37 VЁSHTRIM HISTORIK DIPLOMATIK Këto fshatra ishin shqiptare nga popullsia me përjashtim të Shuec, Zaroshkë, Shulin, Pustec, Konsko, Goricë, Bezmishtë, Gollomboç ku jetonin edhe maqedonas. 38 .Në kohën e sundimit turk administrativisht bënin pjesë në kazanë e Korçës që në bazë të proçesverbalit mbi kufirin jugor të Shqipërisë dhe çështjen e ishujve të datë 1-5gusht 1913 39 ,dhe vendimit përfundimtar mbi kufirin jugor të Londrës 11gusht 1913 40 . Edhe nga ana ekonomike dhe fisnore banorët e kësaj treve kishin mardhënie më shumë me Korçën dhe Devollin që ngelën brenda shtetit shqiptar se me Selanikun apo qytetet e tjera të shtetit grek Protokolli i Firences ia linte gjithë kazanë Shqipërisë kurse nga pala greke u bënë vërejtje për shtrirjen e kazasë. Por për shkak të një gabimi në hartë kufiri i kazasë dhe në këtë rast kufiri midis Shqipërisë dhe Greqisë në këtë sektor kishte dalë i pasaktë dhe nga kjo pasaktësi kishin përfituar autoritetet greke për ti përfshirë këto fshatra brenda kufijve të Greqisë41 Rregullim i kufijve ishte lidhur me zbatimin e vendimeve të konferencës ambasadorëve të 1921 .Në janar 1922 u ngrit një komision kufijsh . 36 AMPB dosje 834 viti 1921 qarkore e njoftime e drejtorisë së shtypit dërguar zyrave të shtypit për mitingje organisuara ndër qytete të ndryshme të Shqipërisë me rastin e njohjes së kufijve të Shqiperise më 1913 për kufirin jugor nga ana e fuqive të mëdha 14fletë 13.iii.1921-1.x1921 Nje dokument kapiten Ferudit Korçë 13.xiii.1921 sot mora një lajm të sigurtë . Qeveria greke ka vendosur ti japë Shqipërisë 100 fshatra dhe kerkon të dërgojë një delegate në Tiranë 37 Arbert Puto" Çështja shqiptare në aktet ndërkombëtare", vëllimi 3, Societes des Nations Journal Officiel mars 1922,fq331 38 Fatos Mero Rrapaj "Fjalori Onomastik i Epirit", Eurorilindja , Tiranë 1995 f486 39 Arben Puto "Çështja shqiptare në aktet ndërkombëtare pas luftës parë botërore " vëllimi ii ,tirane 1984, dok 40,41 fq 281 -285 40 Po aty dok42,fq 286-288 41 Historia e Shqipërisë, vëllimi iii,tiranë 1984,fq 186
  • 11. 11 Këto fshatra që kërkonte qeveria shqiptare mbaheshin të pushtuara nga trupa greke. Komisioni i lejoi vetes të propozojë një komision ekspertësh duke u bazuar në njoftimet që mund të merte në Stamboll .Ndërkaq dotë ishte e dobishme sipas mendimit të tij të caktohet që këtu dhe deri pikën ku fillon caktimi i kufirit si u regjistrua në Protokollin e Firences një zonë asnjanëse e ngjashme me atë që egiston në kufirin jugosllav..Kjo zonë mund të përfshinte zonat e okupuara nga grekët.Kjo zonë asnjanëse u vendos në mbledhjen e 18janarit 42 Komisioni vendosi që 14prej këtyre të përfshiheshin brenda kufijve të Shqipërisë por kjo zgjidhje nuk u pranua nga grekët . Më 27 gusht 1923 autoritetet greke organisuan vrasjen e gjeneral Telinit në një pikë midis Janinës dhe kufirit shqiptar ,kryesonjësi i Komisionit të Ligës së Kombeve për përcaktimin e kufijve grekoshqiptarë në terren.Një akt që provokoi pushtimin e Korfuzit nga italianët .43 Kështu raportimet e bëra theksonin se gjeneral Telini kundërshtonte shumë mendimet dhe sugjerimet e tepruara të autoriteteve greke 44 Çështja shkoi deri në Lidhjen e Kombeve që në fillim shkurtit 1925 adaptoi një rezolutë me anë të së cilës i kërkonte Konferencës së Ambasadorëve të mbyllte debatin me një vendim të saj .Kjo çështje u zgjidh me protokollin e Firences të 27janarit 1925 komisionit caktimit të kufirit midis Shqipërisë dhe Greqisë45 Në 31janar u shpall publikisht ky protokoll 46 Sipas nenit 2 të këtij protokolli vija kufitare midis Shqipërisë dhe Greqisë është caktuar në marëveshjen e londrës 1913 .Përcaktimi i pjesës që mbetet nga Badaroshi në Ftelia ka qenë saktësuar nga protokolli I Firences Pra kështu u zgjidh çështja e 26fshtrave në bazë të protokollit firences së vitit 1925. POLITIKA E SHTETIT GREK NЁ KЁTЁ RAJON Kon ferenca e Ambasadorëve që në vitin 1922 14fshatrat ia la Shqipërisë. Edhe në 14fshatrat dhe në tërësi në zonën neutrale komuniteti autoritetet greke ushtruan presion të përfshiheshin në Greqi. Ky presion ushtrohej jashtë çdo ligji ndërkombëtar. Kështu edhe vetë dhespoti i Kosturit e ushtronte këtë presion 47 Nga ana tjetër institucionet ndërkombëtare i shpallën zonë neutrale të 26fshatrat për të shmangur debatet . Që nga ky moment dogana në këtë rajon u hoq se kaloi në administrim ndërkombëtar 48 Pakënaqësia arriti kulmin sa banorët e kësaj treve krijuan dhe çeta për mbrojtje 49 Shteti shqiptar i përfshiu banorët e tyre në projekt buxhet dhe në proçesin zgjedhor .Madje deputetët e kësaj zone ankoheshin qeverisë pse nuk liheshin të kujdeseshin për këta banorë. 42 Albert Puto,Çështja shqiptare në aktet ndërkombëtare", vëllimi iii,dok 43, f. 325-331 43 Mentor Nazarko Lufta e fundit,Prona e shqiptarëve në Greqi , shtepia botuese ABC, Tirane qershor 2007, f.12 44 AMPJ dosje 163,viti1923 Relacion prefekturës së Vlorës ku citohen pjesë nga një raport sekret i gjeneral Telinit lidhur me kundërshtimet dhe pengesat që nxjerin autoritetet greke në caktimin e kufirit dhe qëllimet aneksioniste të tyre 45 Arben PutoÇështja shqiptare në aktet ndërkombëtare vëll iii, Tiranë 2001, dok 48, Protokolli i Firences f.352-361 46 AMPJ dosje86 ,viti1925 . 11flete . 31.I.1925 Protokolli i Firences komplet , përshkrimi i kufirit, fq 9,10 47 AQSH fondi152 , dosje 43 ,viti1921 fq1. Nënprefektura e Bilishtit lajmëron ministrinë e brendshme 48 AMPB ,dosje 70 ,viti 1922 korespodencë ndërmjet ministrisë së punëve të brendshme,kryeministrisë e prefekturës së Korçës mbi prerjen e mardhenieve tregtare me Selanikun nga ana e tregtarëve korçarë si dhe mbi transferimin e zyrës doganore të zonës neturale 9 flete 4.iii.1922-5.ix.1922 49 AMPJ dosje 165,viti1923 Notë verbale dhe korespodencë e ministrisë së punëve të jashtme me legatën shqiptare në Athinë ,ministrinë e puneve të brendshme lidhur me kufirin organizim cetash etj
  • 12. 12 Kishte raportime të herëpashershme për shkelje në këto rajone 50 . Kështu qeveria shqiptare dërgonte ankesa qeverisë së Athinës së cilës i kërkonte që të përjashtonte banorët e kësaj treve nga shërbimi ushtarak 51 Shpërngulja përfshiu dhe shqiptarët e 14fshatrave që i ishin dhënë Shqipërisë. Pakënaqësia arriti kulmin sa banorët e kësaj treve krijuan dhe çeta për mbrojtje 52 Puna shkoi deri aty sa u pa mundësia e një bashkëpunimi me bullgarët e komitetit maqedonas. Ky grup kordinimi do të merrej me mbrojtjen e banorëve dhe kordinimin e problemeve këtej dhe andej kufirit53 Komitët maqedonas, shqiptarë i kërkuan një ultimatum qeverisë shqiptare për heqien e zonës neutrale ose do të merrnin masa 54 4 KUNDЁRSHTIMI I KUFIJVE KOMPLOTI I BEQIR GREBENESЁ Në vendimet e Konferencës së Ambasadorëve në Londër dhe Protokollin e Firences 55 si edhe Traktatin i Bukureshtit56 dolën të pakënaqura Bullgaria , Turqia dhe shteti ri Shqipëria. Në anën tjetër kishte filluar filluar në shtator të vitit 1913 në Ohër një kryengritje nga banorët jo serbë që ishin përfshirë në sundimin serb .Kur është fjala për një kauzë që u konvenon dy popujve atëherë dallimet në etni dhe komb nuk janë të rëndësishme.57 Edhe pse kjo kryengritje nuk kishte pasur sukses si pasojë e mospërkrahjes së mjaftueshme nga një forcë e jashtme, mosmarrëveshjet midis liderëve, sipas Panchevit, mungesa e një plani të përbashkët, kishte rëndësinë e saj kryesore në dështimin e saj .“Kryengritja shqiptaro-bullgare e vitit 1913 tregon se është e mundshme të arrihet një shkallë shumë e lartë e bashkëpunimit midis popujve të ndryshëm për mbrojtjen e kauzave të drejta me interes të përbashkët”, - theksoi ai. Një autor serb pjesë të mardhënieve mira bullgaro shqiptare vë edhe influencën austrohungareze te dy popujt si ai shqiptar dhe ai bullgar. 58 Bazat e miqesisë austro bullgare qëndrojnë në një pikë të perbashkët qe jane interesat kundër Serbisë. Krahas bisedimeve në shkallë qeveritare u zhvilluan bisedime edhe ndërmjet komitetit xhonturk të Stambollit dhe komitetit verhovist bullgar për të organisuar veprime çetash në tokat shqiptare e maqedone të aneksuara nga Serbia dhe Greqia. Por angazhimi zyrtar i Shqipërisë si shtet asnjanës vështirësonte këtë qëllim . 50 AMPJ dosje 166,viti1923 Korespodencë për persekutimet në zonën neutrale 51 AMPJ,dosje167, viti1923 Notë verbale se Greqia kërkon shërbim ushtarak dhe nga të zonës neutrale 52 AMPJ dosje 165,viti1923 Notë verbale dhe korespodencë e ministrisë së punëve të jashtme me legatën shqiptare në Athinë ,ministrinë e puneve të brendshme lidhur me kufirin organizim cetash etj 53 AMPB , dosje 71 viti1923 Korespodencë ndërmjet ministrisë së punëve të brendshme ,ministrisë së luftës dhe prefekturës së Korçës mbi mundesinë e krijimit të n jë organisate të fshehtë në zonën neutrale të Korçës si kundërpergjigje ndaj veprimeve shoviniste greke.8fletë. 24.iv.1923-7.v.1923 Ёshtë një letër e 23.iv.1923 ku me këtë çështje do të merej një i arratisur Kristo Leontiev pra krijimin e një çete në zonën neutrale ai do të strehohej aty dhe do të merej me organismin e kësaj çete 54 AQSH ,fondi152,dosje 65,viti 1922 fq56 4komitë bullgarë japin urdhër për ultimatum qeverisë shqiptare dhe asaj greke për të hequr zonën neutrale 23.vii.1922 55 Arben Puto Çështja shqiptare në aktet ndërkombëtare të periudhës së imperializmit ,Tiranë 1984, vell 2 dok nr 68 fq 423-429 56 Po aty traktati bukureshtit dok nr 46 bukuresht 10gusht 1913 fq300-304 57 http://zeriikosoves.org/index.php?option=com_content&view=article&id=1477:kur-shqiptaret-luftonin- krah-bullgareve&catid=35:histori&Itemid=7 58 AIH .A-IV19. Jov N Jonic, Miqësia austro bullgare dhe çështja shqiptare, f.18
  • 13. 13 Në 25 janar 1914 u nënshkrua në parim marëveshja turko-bullgare ku neni IX i këtij traktati thuhej shprehimisht se shtetit shqiptar i njihej e drejta për territoret në vijën Ohër-Dibër-Prizren-Prishtinë59 Për tokat jashtë kësaj vije as nuk flitej as nuk lihej nënkuptohej gjë .Gjithsesi kjo marrëveshje ishte vazhdim dhe konkretizim logjik i kontakteve dypalëshe bullgaro-turke një shprehje dhe prirje për një front përbashkët kundër Serbisë dhe Greqisë.Kjo marrëveshje jepte një ndarje si në perëndim lumit Struma , detin Egje si pjesë turke . Ndërkohë pjesa tjetër do jetë në bazë të fushës së armëve por edhe konsiderata strategjike dhe etnografike .Në aktet ndërkombëtare karshi Shqipërisë është një kategori e re me të drejta dhe jo detyrime .Gjithsesi marrëveshja turko-bullgare ishte një rreshtim i ri i forcave në prag të luftës së parë botërore Ardhja e Vidit dhe kundërshtimi i hapur i Austrohungarisë bllokoi angazhimin e Shqipërisë në këtë aleancë Kur u ndalua Beqir Grebenea në Lushnjë kishte elementë probullgarë në të .60 Në fund ai doli në gjyq .Ky skandal dhe deklarata e Ismail Qemalit se do ia linte pushtetin KNK bëri që ai të jepte dorëheqjen në 22janar1914 Shqipëria,Bullgaria dhe Turqia asnjëherë nuk pranuan kufijtë aktualë . Ka patur edhe marëveshje mes tyre . Gjithsesi Bullgaria ka përjashtuar këto marëveshje të fshehta 61 Megjithatë këto do ndikonin negativisht në mardhëniet mes këtyre shteteve. TRATATIVAT Ë FSHEHTA PЁR NDRYSHIMIN E KUFIJVE PAS KONFERENCЁS SЁ PAQES Kolonia shqiptare në Bukuresht tregohej aktive për ndryshimin e kufijve madje dhe haptas me protesta drejtuar Konferencës së Paqes mbi mbrojtjen e të drejtave të Shqipërisë kundër pretendimeve të shteteve të huaja dhe veçanërisht Greqisë62 Një dokument i viteve 20 thekson për një marëveshje të fshehte turko bullgaro shqiptare. E rëndësishme është që në këtë marëveshje të fshehtë të gjendet gjuha e përbashkët për çështjet që i ndajnë. Kjo realisht është gjendur që më parë mes komitëve bullgarë dhe atyre shqiptarë ku zonat që i ndanin futeshin në zonë neutrale si Manastiri apo Kostur Follorina. Kurse në marëveshjen që bëhet fjalë i lihet palës shqiptare të nxisë çetat në këtë rajon dhe në rast shkëmbimi ti ngeleshin Shqipërisë 63 Në raport nga legata shqiptare në Beograd theksohej se me çetat bullgaro maqedone ishin bashkuar dhe shqiptarë si B.Curri, H.Prishtina që kishin si program provokimin e turbullirave në tokën jugosllave dhe kërkohej një shpjegim për lëvizjen e kaçakëve në Kosovë dhe komitave në Maqedoni. 3 ZOGU , NOLI ,KOMITETI MAQEDONAS DHE KOMITETI MBROJTJA E KOSOVЁS Ardhja e Nolit në pushtet do të sillte impakt dhe në Ballkan. Ministri i jashtëm jugosllav Ninçiç dhe për aq pak sa qëndroi Noli e akuzonte si nxitës telashesh dhe theksonte se cili do ishte qëndrimi i tij kundrejt këtyre 59 Arben Puto Çështja shqiptare në aktet ndërkombëtare të periudhës së imperializmit, vëll ii ,dok 157 Sofje Stamboll 25janar 1914 konventa ushtarake fshehte bullgaro turke f.621-625 60 AQSH, fondi170, dosje 56 komisioni vetqeverimit 25vjetor . Shënime biografike rreth aktivitetit të atdhetarëve të ndryshëm për çështjen kombëtare ,gjithsej 54fletë f. 26 61 AQSH fondi 152,dosje 836,viti 1921 Njoftimë te drejtorisë së shtypit marrë nga shtypi huaj për komunikim organeve të shtypit mbi politikën e jashtme të qeverisë franceze luftën midis ushtrisë turke dhe greke bisedime midis përfaqësuesve të shteteve te ndryshme 4flete 11.vi.1921 -13.vi.1921 Tirane 11.vi.1921 ,Na komunikojne në paris lajmet e meposhtme me dt 9.vi.1921 bullgaria pergenjeshtron te ashtquajturen mareveshje midis turqise bullgarise dhe shqiperise kunder qeverise greke fq 1. Nderkohe greqia exportacionin e saj e le te lire per te gjithe shtetet pervec shqiperise dhe bullgarise 62 AMPJ dosje 18 ,viti1919 .Statuti i shoqërisë kulturore kombëtare në bukuresht dhe protesta e kolonisë shqiptare në Rumani drejtuar konferencës paqes mbi mbrojtjen e të drejtave të shqipërisë kundër pretendimeve të shteteve të huaja dhe veprimtaria e kësaj shoqërie 63 AIH .A-V-220. Dhimitris Mihalopulos.Përpjekjet per bashkepunim të Shqipërisë dhe Turqisë qemaliste ,Marreveshja sekrete 1922 fq34
  • 14. 14 çetave. 64 .Vetë mbreti Aleksandër e trajtonte këtë çështje në bisedë me ministrin italian Bordero në fund të korrikut . Noli në intervistat që jepte për të ashtquajturat nxitje ndaj çetave maqedonase theksonte se qeveria shqiptare nuk kishte dorë në ndikimin e këtyre çetave se si shtet i vogël që ishte kërkonte vetëm qetësi 65 Qeveria jugosllave në anën tjetër ngrinte akuza se në teritorin shqiptar çeta shqiptare në bashkëpunim me ato bullgare krijonin turbullira në tokën jugosllave 66 Gazeta greke Eleftero Vima në muajt e shtatorit e akuzonte qeverinë shqiptare se ajo strehonte banda terroriste ku bëhej fjalë për ardhjen e çetave bullgare dhe ajo i jepte të drejtë qeverisë jugosllave në këtë drejtim67 Gjithsesi ndoshta këto qeveri kishin edhe xhelozi pasi në një intervistë për gazetën bullgare Svobodna Reç kjo gazetë shprehej me superlativa për Nolin. Vetë ai shprehej se falënderonte Bullgarinë për mikpritjen që u bëri shqiptarëve gjatë pushtimit turk 68 Pas ardhjes së Zogut raportet me Jugosllavinë ishin të mira. Por ato turbulloheshin nga veprimtaria e çetave te komitëve bullgaro-maqedonas në Shqipëri që gjetën strehë në vend dhe me veprimet e tyre ndaj Jugosllavisë i hapnin telashe shtetit shqiptar . Kështu Ahmet Zogu sapo erdhi në pushtet filloi një onfensivë ndaj komitëve të çetave maqedono bullgarë të strehuar në Shqipëri Mardhëniet me Bullgarinë nuk ishin gjithmonë të mira.Këtu ndikonte përkrahja që jepte direkt apo indirekt Sofja këtyre çetave. Ky shtet mundohej herë pas here ti tërhiqte vëmendjen qeverisë bullgare që të merrte masat e duhura për të ndaluar vërshimine komitëve në tokën shqiptare .Si theksuam dhe më lart qeveria e Zogut theksonte se këto çeta prishnin mardhëniet ballkanike . Gjithsesi pavarësisht nga debatet mardhëniet shqiptaro bullgare do vendosen dhe në vitin 1930 do instalohet legata bullgare në Tiranë 69 Mardhëniet tregtare me Bullgarinë do të vazhdonin . Kemi nënshkrim të marëveshjeve tregtare të shtetit shqiptar me një firmë bullgare70 KREU V POLITIKA E SHTETIT GREK . REAGIMI NDЁRKOMBЁTAR. RRJEDHOJAT E POLITIKЁS. NDRYSHIMET ETNIKE 1 SHPЁRGULJA E SHQIPTARЁVE 1913-1939 Qeveria greke ndaj popullsisë ortoodokse do të ndiqte një politike asimilimi, kurse ndaj popullsisë myslimane bullgare dhe hebraike për ti larguar. Kështu në rajonet që morri Greqia do të jetonin rreth 80mijë shqiptarë në Epirin e jugut, 35mijë në Kostur dhe Follorinë 71 Në shtetin grek para 1913 jetonin 250mijë arvanitas sipas Cvijiq dhe në 321vendbanime 72 64 Arben Puto Demokracia e rrethuar ,f. 21 65 Po aty fq 93 66 Aqsh f51, dosje 283, v1924,f.21 67 Arben Puto Demokracia e rrethuar f. 111 68 Arben Puto Demokracia e rrethuar fq 276 artikull dt18.09.2012 ne gazeten svobodna rec 69 AQSH ,fondi152,dosje 102 ,viti1930 6fletë .13.8.1930 Emërimi i personelit diplomatik bullgar në Tiranë 9.viii.1930 hapet legata bullgare në Tiranë 9.8,1930 Christo Minkov sekretar i legatës bullgare në Tiranë 70 AQSH,fondi152,dosje 875,viti1923 3fletë 30.viii.1923-2.ix.1923Njoftim i ministrisë së punëve të jashtme dërguar ministrisë së punëve të brendshme mbi marëveshjen tregtare te Shqipërisë me firmen bullgare Hristo Hestoroll 71 Hivzi Islami Studime demografike ,Prishtinë 2005, f.415 72 Po aty f.414
  • 15. 15 Strategjia e politikës shkombëtarizuese realisht kishte filluar atëherë kur lalët e Peleponezit kaluan në Thesali dhe më pas në Kailaria Duke filluar nga viti 1912 që ishte fillimi i luftrave ballkanike terrori ndaj popullsisë shqiptare u bë edhe më i egër. Ky terror u bë më i egër veçanërisht pas vendimit të konferencës së ambasadorëve në Londër. Karakteristikë ishte se megjithëse kjo konferencë përfshin në shtetin shqiptar të sapo krijuar territoret veriore të vilajetit të Janinës dhe pjesën më të madhe të sanxhakut tëKorçës,terrori athino-fanariot përfshin per fat të keq edhe këtë territor. Për të nënshtruar viset shqiptare administrata greke ndërmori aksionin e mbledhjes së armëve .U shkeleshin të drejtat kombëtare si krijimi i organizatave ,etj .Popullsinë myslimane shqiptare e shpronësonin dhe detyronin të largohej kurse atë kristiane të mohonte përkatësinë kombëtare dhe pranonte të shpallej greke Krahas këtyre veprimtarive u ndërmorr edhe grabitja e pasurive të shqiptarëve konfiskimi i pronave nga shteti grek . Qeveria greke vuri dorë mbi të ashtquajturat toka të braktisura të shqiptarëve të larguar në rrethanat e luftës ballkanike dhe pushtimit këtyre rajoneve73 Terrori grek fatkeqësisht përfshiu edhe ato territore që u futën në shtetin e ri shqiptar. Me shpërthimine e Luftës së Parë Botërore Greqia u përpoq të shmangte qëndresën e mundshme të shqiptarëve në viset e aneksuara . Kështu në pretekstin e armëve në Kostur burra e gra u mblodhën në sheshe publike dhe u keqtrajtuan hapur kurse mjaft tjerë u internuan në ishujt e Egjeut . Në pranverë të vitit1917,r reth 400familje shqiptare protestuan pranë organeve shtetërore dhe shpallën se nuk e njihnin qeverinë greke Në qershor të vitit 1916 u fut në tokat e shtetit grek ushtria italiane .Roma për interesat e saj politike ndoqi një politikë afrimi me shqiptarët . U lejua flamuri etj. Por me hyrjen e Greqisë në antantë në 1917 dhe largimin e italianëve popullsia shqiptare u vu në robërinë greke Përfundimi i luftës së parë rigjallëroi shpresat shqiptare për bashkim. Iu çuan një seri letrash konferencës së Paqes Por me gjithë shpresat që ushqenin shqiptarët në Konferencën e Paqes kjo konferencë nuk solli asnjë ndryshim në gjendjen e popullsisë shqiptare. Gjatë vitit 1919 vetë delegacioni shqiptar në konferencën e paqes në paris e ngriti zërin kundër këtyre krimeve74 Më 8 gusht 1920 75 Mbretëria helenike nënshkroi me Perandorinë Otomane Traktatin e Sevrës . Nëpërmjet këtij dokumenti Greqia njeh dhe zotohet të sigurojë mbrojtjen e plotë të të drejtave dhe lirive themelore të gjithë banorëve bullgarë, shqiptarë , vllehë , etj pavarësisht racës kombësisë apo fesë .Bëhej fjalë për banues në territorin grek e me shtetësi përcaktuar sipas traktateve dhe marëveshjet e mëparshme..Sipas këtyre zotimeve pakicat do gëzonin të njëjtat të drejta si popullsia greke dhe disa të drejta si pakicë kombëtare .Nenet 7,8,9 parashikonin një sistem zgjedhor që bënin të mundur përfaqësimin e tyre në qeverisje përdorimin e lirë me gojë ose shkrim të gjuhëve amtare në mardhëniet private e zyrtare sigurimin e të drejtës së mësimdhënies në gjuhën amtare Qeveria shqiptare mbështetur në traktatin e Lozanës dhe detyrimet që qeveria greke kishte marrë në traktatin e Sevrës nënshkruar në gusht 1920 protestoi pranë fuqive mëdha dhe lidhjes së kombeve Në vitet 1923-1925 kishte shkëmbim popullsie të myslimanëve nga Greqia në Turqi dhe kristianëve nga Turqia në Greqi Në maj vitit 1926 qeveria greke do deklaronte se pengonte largimin e popullsisë dhe vendosjen e kolonëve vetëm në Çamëri .Qeveria e Pangalosit mbajti qëndrim të mirë në zgjidhjen e çështjes dhe normalizimine mardhënieve greko-shqiptare .Por rëzimi tij në verën e 1926 i frenoi këto qëndrime 73 Historia e shqipërisë, vëll ii tirane 2007, fq 497 74 AMPJ dosje 1 viti1919 kuti 1,Korespodencë ndërmjet delegacionit shqiptar në koferencën e paqes me delegacione të huaja mbi pretendimet e Greqisë për tokat shqiptare .Kërkohet nga ana e delegacionit shqiptar të merren masa dhe të ndërhyhet kundër masakrave dhe barbarizmave të grekërve ndaj popullit shqiptar ,f13 Shënim . Ka një listë të dëmeve shkatërrimeve dhe vrasjeve në popullsinë e fshatrave dhe krahinave të jugut të Shqipërisë nga bandat greke si dhe lista e komisionit ndërkombëtar për këtë çështje 75 Mentor .Nazarko ,Lufta e fundit .Prona e shqiptarëve në Greqi , shtepia botuese ABC, Tirane qershor 2007 ,f11
  • 16. 16 Qeveria shqiptare bazuar në ankesat e shtroi këtë çështje në sesionin 50lidhjes kombeve ku 5qershor 1928 i i dërguari i Shqipërisë Medi Frashëri e kërkoi krijimin e një komisioni të paanshëm .Këshilli lidhjes rekomandoi bisedimet Qeveria qreke synonte të paraqiste shpërnguljen në aparencë në mënyrë vullnetare, kur në terren përdorte mjetet e dhunës për ti larguar. Me preteksin se kishin prejardhje turke,autoritetet greke përfshinë në shkëmbim edhe popullatën myslimane shqiptare. Një historian grek jep një këndvështrim tjetër 76 Më 13tetor 1926 u nenshkruan ne Athine tri konventa te tjera nenshtetesise ajo konsullore e vendosjes dhe e tregtisë .E dyta nuk u aplikua se nuk u retifikua.Konventa e tregtisë nuk qendron larg konventave te tilla tregtare .Më teper interesant është shqyrtimi i vijave të pergjithshme të konventës për shtetësinëë.Me ane të saj u përcaktua shtetësia e atyre qe kanë lindur në shqipëri dhe banojnë në Greqi.Këta u ndanë në dy kategori : në ata që banonin në Greqine e vjetër dhe ata që banonin ne viset e reja.Nga ata që banonin në Greqinë e vjetër u njohën si qytetarë grekë ata qe ishin regjistruar si qytetarë ne Greqi para 29korrikut 1913 ditë kur u njoh nderkombëtarisht pavarësia shqiptare.Për ata qe ishin regjistruar qytetarë greke pas kësaj date të cilët deri atëhere qeveria shqiptare nuk i njihte si qytetarë grekë sepse duhet ti kërkonin leje asaj në bazë të ligjeve shqiptare kur ishte fjala per të ndërruar shtetësine u dha me anë të një kompensi zgjidhja qe vijon të perpilojë Greqia nje listë prej 100personash qe ishin regjistruar qytetare greke pas 29korrikut 1913 të cilët ti njohë detyrimisht si të tillë qeveria shqiptare.Në këtë listë ishte e nevojshme të perfshiheshin ata që kishin sherbyer si oficer greke që sidoqoftë njiheshin si qytetarë grek1 .Për ata qe banonin në viset e reja u arrit marrëveshje të konsiderohen qytetarë grekë duke patur të drejtë të zgjedhin brenda një viti nënshtetësinë shqiptare me detyrim që në një rast të tillë të lënë brenda tre vjetëve tokën greke me përjashtim të rastit nëse lejonte qeveria greke qëndrimin e tyre të metejshëm .Pastaj konventa parashikoi për ata që u lindën në viset e reja të Greqisë dhe më 1nëntor 1933 u ndodhën banorë të Shqiperise iu dha dhe e drejta e zgjedhjes në favor të shtetësise greke brenda një viti 2 SHKЁMBIMI I POPULLSISЁ HYRJE Pas disfatës në luftë me Turqinë qeveria greke u detyrua të pranonte jo vetëm tërheqjen e trupave por edhe popullsisë greke që jetonte aty .Operacioni u vendos të kryhej në formën e shkëmbimit midis dy shteteve. Për këtë midis Greqisë dhe Turqisë në janar 1923 u përfundua një marëveshje në Lozanë të Zvicrës ku grekët e Anadollit do të ktheheshin në vendin e origjinës duke u shkëmbyer me turqit që ndodheshin në territoret greke77 Marrëveshja e Lozanës e vitit 1923 çoi në shkëmbimin e myslimanëve të Greqisë me kristianët e Anadollit . Greqia u erdhi që në fillim me ndihma dhe kredi kolonëve. Kështu ajo tentoi të përfshinte në këtë shkëmbim popullsie edhe shqiptarët ortodoskë të Maricës duke i quajtur si grekë, por nuk u pranua nga vetë banorët duke u deklaruar si shqiptarë78 SHQIPTARЁT DHE SHKЁMBIMI Pas vitit 1923 çështja merr një kthesë me plot pasoja të rënda për popullsinë shqiptare jashtë kufijve . Pas disfatës që pësoi në luftën me Turqinë në vitin 1922 qeveria e Athinës u detyrua të largonte jo vetëm trupat e saj nga Anadolli por edhe të pranonte tërheqjen prej këtej të një popullsie greke të vendosur aty prej kohësh 76 AIH A-V- 78 nr inv 1088, Niko Cane. Greqia dhe Shqipëria, çështja e kufijve, Enciklopedia e madhe greke Pirsos vëll v f.613 77 Th. Stavrianos The Balcans scince 1453 . botim 1961, f590 78 AMPJ dosje 85 , kuti6, viti 1924 Korespodence dhe promemorie e ministrise puneve jashtme me legaten shqiptare mbi veprimtarine e komisionit miks per shkembimin e popullsise myslimane shqiptare me greket e Turqise. 305 flete . 25.1.1924-18.11.1924 1shtatorit1924 thekson se greqia kërkon të shpërngulë 10mijë shqiptarë ortodoskë Në f.167 është një proçesverbal I komisionit miks greko bullgar me 750 familje bullgare autoktone dhe 50familje refugjatësh grekë në fshatrat Tarliz, Karakoy, Lofca dhe ndodhen në lindje të Maqedonisë lindore greke
  • 17. 17 që arrinte në 2milion frymë. Kaklamanos në 19janar 1923 kishte deklaruar se qeveria e tij nuk kishte aspak ndër mend të përfshinte në shkëmbim shqiptarët myslimanë me origjinë shqiptare që mgjth janë bashkëfetarë me turqit nuk janë aspak bashkatdhetarë të tyre Qeveria greke që në qershor 1924 u shpreh se nuk do të largonte myslimanët shqiptarë79 . Debate kishte vetëm në lidhje me popullsinë pomake midis Mestës dhe Strumicës. Arsyeja ishte se ky rajon i përkiste Trakisë dhe jo Maqedonisë. Myslimanët e Trakisë ishin përjashtuar nga ky shkëmbim bashkë me myslimanët e rajonit të Çamërisë80 Qeveria greke nxorri urdhëresa zyrtare përjashtim nga shkëmbimi popullsisë myslimane shqiptare . Në kundërshtim me këto nënguvernatorët ku banonin shqiptarët mes të cilëve edhe ai i Kostur Follorinë ,Konicë nxorrën njoftime zyrtare sipas të cilave shqiptarët myslimanë do të dërgoheshin në Azi . Për shkëmbimin e popullsive u ngritën pranë autoriteteve shtetërore greke disa zyra si zyra për vërtetimin e kombësisë,zyra autonome për stabilizimin e refugjatëve etj. Shqiptarët myslimanë autoktonë kalonin në sprova të gjata për të dëshmuar origjinën e tyre gjë që ishte vështirë pasi popullsia shqiptare dhe pse ishte autoktone në këto troje nuk kishte jetuar brenda tokave të shtetit shqiptar .Veç kësaj ajo sapo kishte dalë nga sundimi osman që nuk e kishte njohur kombësinë shqiptare prandaj mugonte dhe dokumentacioni i nevojshëm Në praktikë për tu vërtetuar kombësinë shqiptarëve myslimanë u duhej të kalonin nga zyrat vendore në ato qëndrore ,në Ministrinë e punëve të jashtme,nënkomisionet e komisionit miks në Maqedoni dhe Epir ku i nënshtroheshin hetimeve përkatëse për gjuhën,traditat dhe deklarimet e tyre mbi kombësinë.Edhe kur u njihej kombësia nga autoritetet greke kërkohej çertifikatë përfundimtare nga komisioni miks . Deri 1925 u detyruan të largohen 35mijë shqiptarë 81 U larguan edhe 100mijë shqiptarët që jetonin në Maqedoninë e jugut. Kishte edhe protesta nga vetë shqiptarët ortodoksë që jetonin në Turqi duke u deklaruar se ishin shqiptarë dhe jo grek dhe se nuk dëshironin të shkonin në Greqi82 79 AMPJ dosje236 viti1924. 20 flete . 14maj1924-5qershor 1924 Nr dosjes 236 kutia 15 promemorie korespodence mbi ceshtjen e minoritetit shqiptar ne greqi . 20flete .kjo eshte nje korespodence ndermjet ministrise puneve jashtme legates shqiptare dhe sekretarit pergjithshem te lidhjes se kombeve mbi ceshtjen e minoritetit shqiptar ne greqi .fotokopjoi te tera Kaklamanos thekson ne nje deklarate te 5qershorit 1924 qe greqia perjashton myslimanet shqiptare ,fq 20 80 AMPJ Nr dosjes 205 viti 1923 flete 67. 10.I.1923-27.I.1923 proces verbale mbledhjesh te mbajtura gjate punimeve te konferences se lozanes mbi shkembimin e pakicave nacionale midis Greqise dhe Turqise. A duhet përfshiheshin myslimanët mes Mestës dhe strumës, fq 3dt16.01.1923 81 Historia shqiperise vol iii tirane 2007 f.503 82 AMPJ Nr dosje 85 , kuti6, viti 1924 korespodence dhe promemorie e ministrise puneve jashtme me legaten shqiptare mbi veprimtarine e komisionit miks per shkembimin e popullsise myslimane shqiptare me greket e turqise. 305 flete . 25.1.1924-18.11.1924 25flete shqiptaret ortodokse ne stamboll jane 10000vetë me miliona franga ari pasuri .Por 600veta kanë provuar që janë shqiptarë. Janë dy katunde të marmarasë dhe 7 katunde të edernesë dhe shqiptarët nga tokat e shqipërisë indipendente që gjendeshin anë e mbanë anadollit . Z.Medi frashëri thekson se në luisianë ortodoksët shqiptarë të Turqisë përjashtoheshin . 10 viii.1924 fq 149 korespodence dhe akte te ndryshme lidhur me veprimtarine e zhvilluar nga komisioni miks per shqiptaret ortodokse qe turqia kerkon ti zboje .Ministria jone dergon telegram perfaqesuesve diplomatike te anglise frances italise dhe konsullaten tone ne Gjeneve dhe konstandinopol .Qytetaret ortodokse nuk jane greke .Shperngulja e tyre nuk duhet bere .Qendrim mbajten dhe legatat e huaja
  • 18. 18 Shkëmbimi i popullsive që u bë pjesë e marrëveshjes së Lozanës nuk ishte ndonjë zgjidhje krejtësisht e re e antagonismit greko-turk 83 sepse Venizellos e kishte propozuar vetë një masë të tillë ndonëse në një shkallë më të kufizuar në prag të Luftës së Parë Botërore .Shkëmbimi do të bëhej mbi bazën e fesë jo të gjuhës apo ndërgjegjes kombëtare .Kjo pati disa pasoja anormale sepse aq sa të krishterë ortodoksë të Azisë Vogël ishin turqishtfolës po aq myslimanë të Greqisë dhe veçanërisht të Kretës ishin greqishtfolës. Grekët e Stambollit dhe ishujve Imbros dhe Tenedos që kontrollojnë hyrjen në Dardanele bashkë me patriarkanën Ekumenike u përjashtuan nga shkëmbimi si edhe myslimanët banorë të Trakisë greke që ishin turq .. Si shteti turk dhe sheti grek ishin të interesuar për këtë shkëmbim84 Autoritetet shtetërore turke kërkonin të popullonin rajonet në kufi me fiset kurdistantase. Aty duheshin njerës besnik. 85 Për këtë nuk kishte shumë dyshime se më besnikët ishin myslimanët e Ballkanit dhe veçanërisht shqiptarët.Prandaj Turqia nuk ishte shumë e interesuar në këtë pikë për të ndaluar shkëmbimin. Madje jo vetëm kaq ajo u ofronte strehim politik dhe gjithë të arratisurve që nuk donin të bënin shërbim ushtarak në Shqipëri. Kështu qarqet qeveritare greke shfrytëzuan traktatin e Lozanës që me anë të shkëmbimit të popullsisë të largonte një pjesë të saj .U larguan rreth 384mijë vetë deri në këtë kohë myslimanë nga Epiri dhe Maqedonia dhe u vendosën deri në këtë periudhë 150mijë grekë nga Anadolli86 . Por edhe shumë nga grekët e Anadollit që vinin nga qytete osmane të mëdha si Smirna i shikonin me përbuzje ato që i quanin mënyra provinciale të palaeoelladites të banorëve të Greqisë së vjetër . Tensionet e shkaktuara nga integrimi i territoreve të fituara rishtazi në luftën ballkanike ishin një faktor i rëndësishëm që ndikoi në lindjen e përçarjes kombëtare .Ato do të acaroheshin më tej nga vërshimi masiv i refugjatëve brenda kufijve me nostalgjinë e tyre khamenes patrides, ose atdheun e humbur dhe vetëm pas shumë dekadash ata do të futeshin në rjedhën e shoqërisë . Kështu Greqia u bë një nga vendet etnikisht më homogjene në Ballkan edhe pse çështja e pakicave myslimane kryesisht turke , sllave maqedonase ,vllahe dhe shqiptare që do të vazhdonte të ishte e mprehtë . Refugjatët ishin numerikisht aq të shumtë dhe gjeografikisht të vendosur në mënyrë kompakte sa të vepronin si arbitra të jetës politike gjatë periudhës midis dy luftërave botërore. Gjithsesi të dy popullsitë u ndeshën me një jetë krejt ndryshe dhe mentalitet ndryshe. Në trojet shqiptare do të vendoseshin 40mijë krishterë anadollitë87 Muhaxhirët e e Anadollit për të ushqyer fëmijët e tyre u grabisnin shqiptarëve tërë produktet e arave . Ata torturonin edhe shqiptarët U bëhej presion myslimanëve që të vendoseshin të krishterët ardhacakë në 70% të shtëpive të tyre .88 83 Aty f. 101 84 AMPJ Nr dosje 85 , kuti6, viti 1924 korespodence dhe promemorie e ministrise puneve jashtme me legaten shqiptare mbi veprimtarine e komisionit miks per shkembimin e popullsise myslimane shqiptare me greket e turqise. 305 flete . 25.1.1924-18.11.1924 13nëntorit 1924 I konstandinopojës jep një rezyme ku thekson si turqia është e interesuar për shpërnguljen e ortodoksëve dhe greqia për shpërnguljen e myslimanëve . 85 AMPB, dosje 532 mbi te arratisurit ordinere . 239flete 12.xi.1921-22.iv.1924 Nje leter e 28mars 1922 keta duan ti shpetojne dezertimit ushtarak jan 542 veta qe kerkojne strehim ne shqiperi se sduan te bejne sherbimin ushtarak ne greqi . lehtesira krijon dhe ligji turk per pashaportat dhe nenshtetesine . mos harrojme se turqia ne kete kohe ishte ose nje vend boshatisur andej nga kurdistani ose banuar me greke ne bregdet si izmir dhe kjo popullsi duhej shkembyer me njeres te devotshem 86 AMPJ Nr dosjes 85 , kuti6, viti 1924 korespodence dhe promemorie e ministrise puneve jashtme me legaten shqiptare mbi veprimtarine e komisionit miks per shkembimin e popullsise myslimane shqiptare me greket e turqise. 305 flete . 25.1.1924-18.11.1924 f.161 87 Ibrahim .D. Hoxha Viset Kombëtare në shtetin grek , f.104
  • 19. 19 Pati edhe kërkesa nga 300shqiptarë myslimanë që kërkonin të ktheheshin në kristianë por kjo nuk u pranua nga Greqia e cila nuk dëshironte të merrej me proseletizëm fetar89 Qeveria greke nuk mjaftohet me kaq. Ajo bëri perpjekje të shperngulë edhe shqiptarët që ishin ne territorin neutral të 26 fshatrave, problem i cili nuk kishte marrë akoma zgjidhje. Protesta e ketyre të fundit bëri qe të mos viheshin në zbatim këto plane. 3POLITIKA E SHPRONЁSIMIT SHPRONЁSIMI I SHQIPTARЁVE Gjeografia e pronave të subjekteve të shqiptarëve në territorin e shtetit grek ishte shumë e shtrirë në vitet 1920.Ato shtriheshin nga Kreta90 deri në Komotni 91 Në kriteret që iu dhanë Greqisë pas luftës së parë botërore u zbatuan dispozita ligjore që synonin shpronësimin e shqiptarëve . Me ligjin nr 924 dt14.XI.191792 me një vendim të njëanshëm të shpallur prej tyre në mars 1918 çamërve, janinasve dhe tërë shqiptarëve të tjerë të krahinave shqiptare që paten fatin e zi të viheshin brenda kufirit të shtetit grek ndalonin prerazi shitjen , tjetërsimin apo kalimin e pasurive të tyre nga njëri te tjetri .Madje tërë ata që ruanin ende nënshtetësinë osmane ditët e para të qershorit 1919 urdhëroheshin që brenda 3muajve të ikninn jashtë shtetit . .Sipas vendimeve të njëanshme të vitit 1917 dhe 1919 shqiptarëve iu hoq e drejta e shitjes së pasurive të patundshme .Nga shtatori i vitit 1923 ky kufizim u shtri edhe në shitjen e pasurive të paluajtshme. Shqiptarëve u ishte hequr prej kohe e drejta për ti dhënë me qera pronat e tyre me një afat prej më shumë se një viti 93 Për të goditur më tej popullsinë shqiptare u shfrytëzua zbatimi i reformës agrare që u shpall në vitin 1920 . Sipas saj dhe disa akteve të mëvonshme ligjore do të prekeshin me shpërblim vetëm sipërfaqet mbi 30ha . Aspekti juridik 88 Ibrahim .D. Hoxha Viset Kombëtare në shtetin grek , f.100 89 Dokumente për Çamërinë, Dokumenti nr 110 i sesionit 27 të Këshillit të Lidhjes së Kombeve dt 17dhjetor 1923 90 AMPB, dosje 683,viti1925 26flete çështja e pronave të një shqiptari ne Krete Hysen Bilali banon ne Kretë. Letër 19.3.1925 ku ai kërkonte të shiste pasuri u morr me tregti .Ai ishte me origjinë nga Shkodra. Do të kthehej por autoritet i nxorrën pengesë Kjo Ministri e Punëve të Brendshme vuri në dijeni prefekturë n e Shkodrës se është një komision qe kishte të bënte me pasuritë shqiptare në Greqi ku futet dhe ky person .Letra është e datës 19.vii.1926 91 AMPJ dosje 29, viti1934 4.III.1926-2.XII.1936 139flete Problemet shqiptare në Greii Prona Aklada ,Follorine 28.9.1932 300strema Feim Zavalani Prona Pirgos Kozani 300strema Prona Krionieri Kozan 300strema Prona në emrin e Sabri bej Kokës nga Kokova ,Veria me vlerë 300strema Prona Qemal Bej Xhomos Kërçisht Kostur 300strema Prona Ahmed Shehit Koko ,Katerinë 500strema Prona Arif Zekerisë, Veria 92 Ibrahim Daut hoxha, Viset Kombëtare në shtetin grek , tirane 2000, f.85 93 Historia e Shqiperisë, vëll iii tirane 2007, f.501
  • 20. 20 Ndërhyrjet ligjvënëse të kryera nga qeveritë greke dhe që kishin për objekt shqiptarët në Maqedoni dhe Epir u justifikuan nga autoritetet greke me nevojën shtypëse për tu përballur me problemin e fluksit të shpërngulurve nga Turqia . Midis masave ligjore më të rëndësishme në këtë lëndë duhet përmenden dekretligji 15shkurt 1923 mbi konçensionin e pasurive publike dhe shpronësimin për akomodimin e kolonëve dhe refugjatëve ligjin 4816/1930 që fuste një shtesë dëmshpërblimi mbi pasuritë e shpronësuara të çamëve ligjin 5136/1931 që realizonte kalimin e pronësisë nga çamët te refugjatët nëpërmjet shortit publik ligji 735/1937 mbi dëmshpërblimin për shpronësimet nga ana e shtetit . Si shikohet nga të gjithë këto ligje problemi i pronave shqiptare ishte i madh dhe vëllimi i tyre ishte aq i madh sa duheshin miratuar kaq shumë ligje për administrimin e proçesit .Po ashtu që me shtënien në dorë të territoreve ngjitur me Shqipërinë politike u miratua një ligj që ndalonte shitblerjen e tokës në zonat ku banonin shqiptarët . Vonesat në zbatimin e këtyre ligjeve u bënë shpesh objekt ankimimi pranë shoqërisë së kombeve nga ana e çamëve dhe shtetit shqiptar veçanërisht në periudhën 1928-1930, por gjithnjë me rezultat negativ ISLAMIZMI DHE PRONAT FETARE Fillesat myslimanizmi në Greqi 94 i ka në shek vii-es me pushtimin e Kretës nga myslimanët turq. Pushtimi turk filloi me Galipolin në vitin 1354 dhe ky pushtim u shoqërua me dy femenone E para kolonizimi I territoreve të ndryshme të Greqisë dhe dyta islamizimi i një pjese kryesore të popullsisë autoktone Me ardhjen e turqve në Greqi do fillojë islamizimi i vendasve pra arvanitasve. Si do shohim në dy harta kolonizimi me turq nuk do përfshijë rajonet e Kostur Follorinës. Pra ata janë myslimanë vendas shqiptar.95 Ndërkohë lidhur me regjimin e tokave të myslimanëve dhe vakëfeve parashikohej që në rajonet e aneksuara qeverisë greke duhej tu njihte të drejtën e pronësisë mbi fermat e kullotat .Këto toka ishin administruara për llogari të thesarit otoman.Ligji 2shkurt 1881 theksonte se ndalohej shpronësimi Ai parashikonte se në rajonet e aneksuara qeveria greke duhej tu njihte të drejtën e pronësisë mbi fermat kullotat për mirëmbajtjen e xhamive kolegjeve .Lidhur me tokat e sulltanit këto toka ishin për llogari të thesarit otoman.Popullsia myslimane më e vogël mban me të krishterët mardhënie shumë të mira .Tokat rreth rajonit të Trikallasë ishin të administruara shumë mirë për llogari të thesarit otoman. .Tipar mbizotërues në mënyrë të dukshme është ai eksodit drejt territoreve të mbetura osmane . Bejlerët e Thesalisë dhe pronarët e vegjël myslimanë shesin tokat e tyre dhe braktisin rajonin të nxitur në këtë drejtim nga hoxhallarë të shumtë.Popullsia myslimane mban me të krishterët mardhënie të mira Gjithsesi mgjth i largoi Greqia nuk e mbajti premtimin lidhur me pronat . Në qytetine Farsalës dhe të Elasonjës jetonin shqiptarë myslimanë të sektit bektashianë të cilët kishin edhe teqe për shërbimet e tyre 96 SEKUESTRIMI I PRONAVE FETARE Nga përfaqësues të komunitetit mysliman në Greqi për vjedhjen e pronave vinin njoftime që në vitin 1923. I kërkohej edhe komunitetit mysliman në Tiranë për përkujdesjen që duhet të bëjnë këto autoritete ose ajo që njihet sot me emrin e e drejtë eksterritoritoriale . Kështu sheh Sabriu i ve në dijeni autoritetet fetare të Tiranës për vjedhjen e këtyre pronave 97 . Po aty theksohet që qeveria greke pronat në Prevezë nuk i njeh dhe nuk ndërhynte në vjedhjen e tyre 98 94 Aleksandër Popoviç Islamizmi ballkanik , f.31 95 Harta e Vokalopulos paraqitur më lart 96 AMPJ Nr dosjes 85 , kuti6, viti 1924 korespodence dhe promemorie e ministrise puneve jashtme me legaten shqiptare mbi veprimtarine e komisionit miks per shkembimin e popullsise myslimane shqiptare me greket e turqise. 305 flete . 25.1.1924-18.11.1924 Në Farsalë ,Larisë, Elason ka shqiptarë bektashian dhe teqe bektashi. 97 AKM d23 v1923.4flete. 15.v.1925-9.viii.1925 Leter e sheh sabriut derguar keshillit larte sheriatit mbi grabitjet e qeverise greke ne pasurite e teqeve Omer tata 98 Aty f. 3
  • 21. 21 Në vitin 1924 pjesëtarë të komunitetit myslima këtu kërkojnë përkujdesje për pronat.Kështu kemi një qarkore të këshillit lartë sheriatit njoftojnë për pasuritë që mund të kenë në Greqi dhe përpjekjet që mund të bëjnë për adiministrimin e tyre 99 Një letër private e vitit 1925 thekson se tërë pronat e komunitetit mysliman dhe bektashian janë sekuestruar në Prevezë.100 REAGIMI NDЁRKOMBЁTAR NDAJ POLITIKЁS SHKOMBЁTARIZUESE Në Kongresin e Berlinit dhe në Konferencën e Ambasadorëve në Londër, de jure në nenet e traktateve të miratuara shqiptarëve u njiheshin e drejta e gjuhës dhe të drejtat për pasuritë e patundshme. Këto të drejta iu njohën edhe shqiptarëve të mbetur në zonat e aneksuara nga Greqia.Në protokollin e Firences në 17 dhjetor 1913 nqs këto të drejta iu njohën, de fakto popullsia nuk gëzoi asnjë të drejtë. Shteti shqiptar jo vetëm protestoi për shkeljen e këtyre të drejtave, por mori masa për sistemimin e muhaxhirëve të ardhur nga Greqia. Autoritetet greke vetëm konstatonin shkeljen e tyre , por nuk morën masa per ti parandaluar. Pas Luftes së Parë Botërore fuqitë e mëdha fitimtare e quajtën me vend të fusnin në traktatin e paqes të sistemit të Versajës disa dispozita te veçanta për garantimin e të drejtave të pakicave. Në bazë të këtyre traktateve një varg vendesh të Europës Qëndrore e Juglindore përfshirë Jugosllavinë e Greqinë u angazhuan zyrtarisht ti njihnin pakicat kombëtare, brenda kufijve të tyre të drejta të barabarta me kombin mbizotërues në shtetin përkatës, duke u njohur pakicave në mënyrë të veçantë lirinë e shtypit dhe arsimimin në gjuhën amëtare. Në fakt këto të drejta i njohu dhe i vuri në zbatim vetëm shteti shqiptar,kurse te shqiptarët në Greqi ngelën akoma në pozita pabarazie dhe gjendje tejet të rëndë. Dhe e ashtuquajtura proçedurë e posaçme për mbrojtjen e të drejtave të pakicave kombëtare në Lidhjen e Kombeve, e parashikuar në statusin e kësaj organizate nuk krijoi veç iluzione të përkohshme sepse veç zhurmës mbi kujdesin e fatin e pakicave kombëtare nuk dhanë rezultate praktike (nenet 81,86,87,93 të traktatit të Versajës, që përsëriten në traktatin e Sen Zhermenit në Austri në shtator 1919, Nisë,Bullgari nëntor 1919. traktatet për Hungarinë qershor 1920. dhe doktrinën e së drejtës ndërkombëtare është konsideruar se kjo krijoi për herë të parë bazën juridike për përcaktimin e të drejtave të minoriteteve bazë që u zgjerua dhe konsolidua më tej në traktatet qe u lidhën në këtë kohë në vitet 1919-1929 mes fuqive aleate dhe Greqisë. Regjimi i minoriteteve plotësohet në kuadrin e Lidhjes së Kombeve, kur një numër vendesh, duke përfshirë edhe ato ballkanike pranohen në organizatën e Gjenevës,duke bërë deklarata të posaçme, ku angazhohen të respektojnë të drejtat e minoriteteve. Sipas Niko Canes në studimin e tij 101 Greqia përdori nje politikë pajtuese në Lidhjen e Kombeve më 1928 për çështje pronash e minoritetesh dmth pikërisht për ato çështje që Greqia dhe jo Shqipëria do të kishin të drejtë të ngrinin zë. Në fillim të vitit 1931 u hodhën hapat e para të qeverisë greke për një zgjidhje të çështjes së pasurive të shqiptarëve .Filloi dëmshpërblimi i pronarëve nënshtetas shqiptarë me banim në Greqi si ishte vepruar me të huajt e tjerë mgjth në kuota më të vogla .Në qershor 1935 qeveria greke miratoi ligjin tjetër për shpërblimine pronave të shpronësuara në Greqi të banorëve me origjinë ose nënshtetësi të shqiptarëve me banim në Greqi ose vende të tjera veç Turqisë. Sipas këtij ligji pronarët me pasuri të shpronësuara ose të zëna prej shtetit dhe bankës bujqësore kishin të drejtë pasi të provonin origjinën shqiptare ti mernin prapë pronat ose të arkëtonin shpërblimin mjafton të mos banonin në Turqi .Kur pasuria ishte zënë prej shtetit grek gjatë shkëmbimit deri në vitin1926 u kthehej pasuria që kishte në dorë banka shtetërore .Kur pronat u ishin dhënë refugjatëve nuk 99 AKM Dnr 20 v1924 13flete30.12.1923-30.iii.1924 Qarkore e keshillit nalte te sheriatit dhe korespodence me myftinite berat gjirokaster e korce mbi njoftimin e pasurive qe mund te kene ne greqi Tirane 17.iii.1924 Qarkore e keshillit larte sheriatit me myftinite berat gjirokaster dhe korce mbi njoftimin per pasuri qe mund te kene ne greqi per demarshet qe mund te behen prane qeverise greke per admininstrimin e tyre 100 AKM , dosje 22 viti 1925 1flete. leter private e 5tetor 1925 ku theksohet komunitetit mysliman se tere cifligjet dhe pronat jane sekuestruar .Eshte e nje personi me emrin latif dhe ia dergon zotit Ferid Avni dhe Rustem 101 AIH Av 78 nr inv 1088 Greqia dhe Shqipëria çështja e kufijve Enciklopedia e madhe greke Pirsos vell v 613 Niko Cane, f613
  • 22. 22 do ktheheshin .Me ligjin e ri i dorëzohej pronarit gjithçka që banka kishte arkëtuar nga shitja e pronave me kamatë 6%.Kur dokumentet kishin humbur lejohej të paraqitej si dokumente pronësie tapitë dhe regjistrat kadastralë turke ose dëshmi gojore Ky hap çeli rugën për një zgjidhje të pjesshme të çështjes së pasurive dhe krijoi hapësira për kthimin e tyre ose dëmshpërblimin përkatës .Në praktikë hasi vështirësi dhe nuk u zbatua plotësisht. .Pas ardhjes në fuqi të qeverisë së Metaksait pati përkeqësim të gjendjes së popullsisë .Qeveria greke filloi të blinte tokat duke u dhënë lehtësi shqiptarëve për tu larguar. 6 NDRYSHIMET ETNIKE Shqiptarët në Greqi deri në vitin 1912 do të kishin një shtrirje të gjerë. Kështu së pari do të ishin arvanitët banorët që do të banonin në Greqinë qëndrore në Pelepones ,Atikë dhe Greqinë Qëndrore. Në vitin 1878 do i shtohej edhe popullsia e rajonit të Thesalisë ku do të jetonin jo vetëm arvanitë, por edhe arumunë. Në këtë vit shtetit grek do i bashkangjitej dhe kazaja e Artës bazuar në vendimet e Kongresit të Berlinit Me vendimet e Konferencës së Londrës të vitit 1913 shtetit Grek do i bashkangjitej edhe një rajon me sanxhakun e Çamërisë i banuar krejtësisht me shqiptarë kryesisht myslimane . Këtu përfshiheshin kaza e Margëlliç, Pargë, Filat, Paramithi ,Gumenicë. Gjithashtu i tërë sanxhaku i Janinës veç kazasë së Leskovikut iu bashkangjit shtetit grek. Popullsia këtu ishte kryesisht kristiane shqiptare por edhe myslimanë dhe vllahë si edhe grekofonë, por me origjinë shqiptare sipas Sami Frashërit. Vllahët do të jetonin në Meçovë, Konicë, por edhe në Janinë. Sanxhaku i Prevezës do të përbëhej nga kazaja e Lorosit dhe Prevezës një rajon me popullsi kristiane shqiptare por edhe myslimane . Gjithashtu shtetit grek iu përfshinë edhe kazaja e Follorinës, Kosturit e banuar me shqiptarë myslimanë dhe ortodoksë kryesisht por edhe maqedonas dhe vllahë Në këto rajone shqiptarët do të ishin autoktonë.Veç të tjerave shqiptarët do të jetonin edhe në sanxhakun e Selanikut Seresit. Numri i tyre shkonte në 100mijë. Por në dallim nga rajonet e përmendura më sipër shqiptarët këtu së pari nuk ishin autoktonë. Së dyti shqiptarët kishin më shumë ndjenjë fetare se atë kombëtare dhe quheshin grek e turq. Si e përmendëm edhe më lart në këto rajone shteti grek ndoqi një politikë asimiluese ndaj shqiptarëve ortodoksë dhe arvanitasve apo edhe pakicave kristiane si vllahë dhe maqedonas dhe bëri shkëmbim popullsia me shtetin turk duke marrë që andej popullsinë kristiane dhe duke dërguar popullsinë myslimane . Si rrjedhojë e kësaj politike genocidiale numri i shqiptarëve në Greqi u zvogëlua shumë. Tani shqiptarët banonin vetëm në krahinën e Çamërise, ku 90% në vitin 1912 kaloi në 80% në vitin 1922 dhe në fund të vitit 1944 do të arrijë në 65% përqindja e shqiptarëve në rajonin e Çamërisë, numri i shqiptarëve që jetonin tashmë në Greqi nuk ishte sa ½ e atyre të vitit 1912. Pas shkëmbimit të popullsive në vitin 1923 në Greqi ngelën shqiptarët në Kostur numri i të cilëve shkonte në 12000persona. Këta mund të jenë nisur pak përpara vitit 1945 102 Pas viteve 1939 shqiptarët që banonin në territoret e dhëna padrejtësisht greqisë, një territor prej 18 mijë km2 103 që banohej më 1912,tani sjetonin veçse në një territor prej rreth 1454 km2, që njihet me termin Çamëria. Madje edhe ketu si pasojë e shpërnguljeve prej vitit 1912-1939 ku ishin shpërngulur mbi 40 mijë çamë nga 85% që përbënin më 1912, tani nuk përbënin veçse 65% të popullsisë. Shqiptarët më përpara jetonin në Artë, Janinë, Kostur si edhe në Maqedoninë jugore si Seres, Selanik, Dramë etj. Numri i tyre shkonte në rreth 100mijë të cilët me shkëmbimin e popullsisë u larguan Gjithashtu në Tesali egsistonin dhe dy teqe albanofone që kanë funksionuar gjatë kësaj periudhe 104 Gjithashtu shqiptarët kristianë kaluan nga rajoni i Edrinesë në rajonin e Aleksandropolisit që tashmë i përkiste shtetit grek 102 Aleksander Popovic, Islamizmi ballkanik ,f186 103 Albert Kotini ,Cameria denoncon F.253 104 Aleksander Popovic Islamizmi ballkanik fq 186
  • 23. 23 MBYLLJE Me pretekstin e vrasjes së një nënshtetasi italian Daut Hoxhës dhe mosgjetjes së autorëve në prill të vitit 1941 Greqia pushtohet nga Italia. Popullsia çame, megjithatë nuk e mirëpriti pushtuesin e ri dhe për këtë dëshmojnë dezertimet e shumta. Italianët bënë një politikë të dyanshme herë me çamët herë me grekët. Gjermanët ndryshe nga italianët ndoqën një politikë te autonomisë lokale në Çamëri. Ata organizuan këshilla krahinor në krye të të cilave qëndronte Nuri Dino . Por është fakt se Çamëria si në kohën e italianëve dhe në kohën e pushtimit gjerman nuk u përfshi në të ashtuquajturën Shqipëri etnike. Vetë Nuri Dino u përzie me gjermanët vetëm në aspektin administrativ dhe jo ushtarak. . Përkundrazi Napolon Zerva do të bashkëpunonte me italianët, gjermanët dhe më pas me britanikët. Kur e panë se këta të fundit po merrnin të tatëpjetën, kaluan me aleatët. Historia e vërtetë e genocidit filloi më 28 qershor 1944.Kjo njihet edhe si dita e genocidit grek ndaj çamëve. Interesimi aleat për problemin e minoritetit çam kishte lindur që para se të kryhej genocidi. Ata i propozojnë Zervës që shqiptarët myslimanë të Greqisë të shkëmbehen me ortodoksët grekë të Dropullit,por nuk pranohet nga Zerva. 105 Fill mbas kësaj ndodhën krime makabre. Ndërkohë pas shpërnguljes çamët që mbetën në trojet etnike pas luftës formuan një komision. Disa anëtarë të këtij komisioni si Musa e Gani Demi shkuan në Athinë për të protestuar pranë qeverisë së Papandreut për ngjarjet e ndodhura. Pas një pritje të gjatë, një funksionar i qeverisë greke u deklaron, në tetor 1944, në koefidencë se në pamje të parë fajtor për masakrat duket se është Zerva, por në fakt qeveria greke ishte ajo që nuk donte kthimin e tyre në Çamëri. Ndërkohë shteti shqiptar nuk mund ti japë ndihmën e tij vëllezërve të vet ,sepse sapo kishte dalë nga lufta. Megjithatë e orientuar nga lindja,Shqipëria mbështeti komunistët grek, ku rrezikohej të futej në konflikt nderkombëtar. Si rrjedhojë u dëmtuan interesat kombëtare e u pakësuan mundësitë e zgjidhjes së problemit në instancat ndërkombëtare. Popullsia çame priti që qeveria shqiptare ta ndihmonte për tu kthyer në trojet e veta. Fuqitë e mëdha qe u përfshinë në luftën e ftohtë nuk e perfshinë çështjen çame për zgjidhje, që u sakrifikua nga politika dominuese e dy blloqeve. Qëndrimi i qeverisë shqiptare të sapodalë nga lufta për këtë problem ka qenë i lëkundur. Për sistemin e tyre ajo bëri aq sa kishte mundësi dhe në lidhje me kthimin e tyre hyri në tratativa me kryetarin e Partisë Komuniste Greke,Niko Zahardhis, ku u arrit në konkluzion se nqs fitonte PKG në luftën civile çamët do të ktheheshin në trojet e tyre.106 . Pas vitit 1950 qëndrimi i kësaj qeverie ndaj këtij problemi do të jetë në krahun negativ. Ajo do të mbyllet. Ndoshta edhe për të ruajtur ekuilibrat e luftës së ftohtë. Edhe atëherë kur kishte acarim të marrdhënieve greko-shqiptare çështja çame nuk përmendej. Ndërkohë që enciklopedia ruse e njihte çamërine si truall shqiptar, në literaturën shqiptare kishte një heshtje për këtë problem. Në vitet 67-90 me gjithë përmirësimet në dukje të marrdhënieve shqiptaro greke si rezultat i acarimeve me Jugosllavinë dhe BS, çështja çame nuk u trajtua. Kjo çështje i duhej shtetit shqiptar vetëm në fillimet e acarimit. Fakti i heqjes së nënshtetësisë greke të çamëve , e cila ishte e E.Hoxhës, çoi në pengimin e së drejtës së rikthimit të tyre në Çamëri. Në anën tjetër minoritetetit grek iu la nënshtetësia shqiptare dhe kombësia greke. Për të realizuar pozitat e tij shteti komunist i ruhej idesë së Shqipërisë së madhe siç ishte rasti i 5 qershorit 1981,ku E.Hoxha mohoi se kishte një Shqipëri të madhe dhe harta e paraqitur në OKB ishte një trillim.107 Ёshtë fakt se politika që kanë bërë dhe bëjnë politikanët tanë e kanë trajtuar këtë problem por pa ia prishur marrdhënieve shqiptaro-greke.Ramiz Alia në takimin me Micotaqis, e trajtoi këtë problem siç theksonte aq sa mund të qëndronte. Qeveritë shqiptare e kanë trajtuar këtë problem duke patur parasysh dhe problemin e emigrantëve. Sot Greqia çështjen e vorio epirit e trajton si kundërpeshë ndaj problemit çam. Ajo mohon kategorikisht të drejtën e këtij minoriteti në Greqi Sot shteti shtetit grek duhet të zbatojë ndaj minoritetit shqiptar aty minimalisht të drejtat e pakicave që vetë shteti shqiptar po i respekton për minoritetin grek në Shqipëri. Për të realizuar këto pikësynim duhet bërë një sensibilizim i opinionit ndërkombëtar. Hapi i parë për këtë është hedhur. Më datë 5.XI.1998 kjo çështje i paraqitet zotit Hollbruk. Në muajin janar të vitit 2000 kjo çështje u paraqit nga gazetarët ku pala greke theksoi se ska një çështje çame,kurse pala shqiptare e la të hapur këtë problem. Presione për mbylljen e kësaj çështje janë bërë nga pala greke indirekt 105 Arbert Kotini Çamëria denoncon f.123 106 Gazeta Shqiptare 7 janar 2000 107 Enver Hoxha Dy popuj miq F.184
  • 24. 24 nëpërmjet cështjes së emigrantëve dhe rihapje të fallsitetit Vorio-Epir. Megjithëse ky problem mbetet i hapur e kerkon zgjidhje në bazë të kartave ndërkombëtare. PЁRFUNDIME Synimet e tyre qarqet greke i treguan që në fillimet e krijimit të shtetit të tyre më 1821. Ata nuk e perfillën ndihmën që i dhanë direkt shqiptarët me anë të kapedanëve arvanitas dhe filluan asimilimin e tyre. Në vitin 1878 shtetit grek iu bashkangjit dhe rajoni shqiptar i Artës.Në vitin 1913 u bashkangjit edhe Kosturi, Follorina, kaza e Janinës ,Konicës dhe Sanxhaku i Çamërisë si edhe ai i Prevezës. Shqiptarët jetonin edhe në rajonin e Selanikut por këta nuk ishin autoktonë e mbi gjitha quanin veten si grekë ata kristianë dhe turq ata myslimanë Në tërësi popullsia ishte ishte shqiptare kryesisht myslimane sidomos në Çamëri por edhe kristiane. Pjesa tjetër ishin vllahë dhe maqedonas. Ndaj popullsisë myslimane u ndoq një politikë duke shpëerngulur dhe shkëmbyer me ato kristiane të Anadollit, kurse ndaj popusllsisë kristiane minoritare duke ndjekur një politikë asimiluese që do sillte shkombëtarizimin. . Popullsia myslimane shqiptare do shpërngulej deri në vitin 1939 me përjashtim të rajonit të Çamërisë. Kjo e fundit do shpërngulej nga forcat e Zervës në mes të vitit 1945.Qeveria shqiptare bëri aq sa mundi për sistemin e çamëve, ne arenën ndërkombëtare ajo bëri shume pak. Pas vitit 1946 ajo nuk e permendi më çështjen çame në arenën ndërkombëtare.Reagimi nderkombëtar ishte i tillë, që për hir të interesave konjukturale, çështja çame nuk u zgjidh. Kjo çështje u rihap pas viteve 1990. Ajo duhet të ketë një zgjidhje të drejtë. PERMBAJTJA 1 PARATHЁNIE 2 HYRJE KREU I ÇЁSHTJA MAQEDONASE 1 HYRJE 2 ÇЁSHTJA MAQEDONASE NЁ FUND SHEK XIX FILLIM SHEK XX 3 KRYENGRITJA E ILINDENIT. MARRЁVESHJA E MYRSHTERGUT 4 ORIGJINA E ARUMUNЁVE. BASHKЁPUNIMI SHQIPTARO RUMUN KREU II PROBLEMI I KUFIJVE 1 QЁNDRIMI I PЁRBASHKЁT NЁ CAKTIMIN KUFIJVE. KONFERENCA E LONDRЁS 2 CAKTIMI KUFIJVE ME GREQINЁ NЁ KONFERENCЁN E AMBASADORЁVE NЁ LONDЁR 3 ÇЁSHTJA E KUFIJVE NЁ KONFERENCЁN E PAQES NЁ PARIS .PROTOKOLLI I KAPSHTICЁS. 4 26FSHATRAT 5 KUNDЁRSHTIMI I KUFIJVE.KOMPLOTI I BEQIR GREBENESЁ.TRATATIVAT Ë FSHEHTA PЁR NDRYSHIMIN E KUFIJVE PAS KONFERENCЁS SЁ PAQES 6 ZOGU , NOLI ,KOMITETI MAQEDONAS DHE KOMITETI MBROJTJA E KOSOVЁS KREU III POLITIKA E SHTETIT GREK . REAGIMI NDЁRKOMBЁTAR. RRJEDHOJAT E POLITIKЁS. NDRYSHIMET ETNIKE 1 SHPЁRGULJA E SHQIPTARЁVE 1913-1939 2 SHKЁMBIMI I POPULLSISЁ
  • 25. 25 3 POLITIKA E SHPRONЁSIMIT MBYLLJE PERFUNDIMET