Viteve të fundit, ka pasur interes të konsiderueshëm në rëndësinë e lidershipit në fushën e të nxënit. Nga përvojat e së përditshmes, kemi arritur të kuptojmë se puna më e rëndësishme që mund të bëjë një lider në këtë fushë është të mbështesë dhe të promovojë mjediset cilësore të të nxënit për nxënësit. Mirëpo, përtej udhëheqjes administrative, kjo kërkon lidership pedagogjik.