SlideShare ist ein Scribd-Unternehmen logo
1 von 36
Dr. Musli Vërbani




TESTAMENTI (VASIJETI)
      ‫الوصية‬
Kaçanik, 2011




     2
Autor:
   Dr. Musli VËRBANI




           Titulli:
TESTAMENTI (VASIJETI)


        Korrektura:
     Burim Bunjaku



   Radhitja kompjuterike,
 kopertina dhe dizajni grafik
      Mumin Shehu


       Botues: Autori


           Shtypi:
   “FokusPrint”, 2011
Të drejtën e ribotimit e rezervon autori




                             Hyrja
         Lexues të dashur, ky libër është libër që përmban
shumë pak fjalë, por që është shumë i rëndësishëm për jetën
tënde në botën tjetër. Me këtë punim modest jam munduar
vetëm të vë në pah dhe të sqaroj këtë temë, që prej saj të
përfitohet dhe të zbatohet. Në kohën e sodit, në viset tona,
shumë pak dinë për testamentin, e shumë më pak, apo, për të
mos thënë, fare nuk e zbatojnë atë. Këtë e konstatojmë nga
shkaku se nuk dëgjojmë dhe nuk lexojmë se dikush ka lënë
diçka testament, ndërsa në të kaluarën ky institucion ka qenë
prezent dhe është praktikuar.
         Testamenti është i vjetër aq sa trashëgimia, edhe pse ka
zëra se trashëgimia testamentare është paraqitur më vonë.
Testamenti ekzistonte edhe te grekët edhe te romakët. Në disa
epoka testamentin e shfrytëzonin për qëllime të këqija dhe për
padrejtësi. Te romakët kryefamiljari kishte të drejtë që,
nëpërmjet testmanetit, me pasurinë e tij të vepronte si të donte,
t’i linte testament njeriut të huaj dhe t’ua ndalonte të drejtën e
trashëgimisë fëmijëve të tij. Pastaj, më vonë, u ishte dhënë e
drejta që fëmijët të trashëgonin një të katërtën e pasurisë, me
kusht që fëmijët të ishin sjellë tepër mirë me prindërit e tyre.
         Tek arabët, në kohën e injorancës, vetëm për krekosje
u linin testament të huajve, e të afërmit e vet i lënin të varfër.
Mirëpo, më vonë, Islami përmirësoi dhe rregulloi destinimin e
Vasijetit (testamentit) në mënyrë të drejtë. Në rend të parë ai
                                  4
detyroi që tërë pasuria t’u lihet Vasijet (testament) prindërve
dhe të afërmve. Zoti i Lartmadhëruar thotë:
        “Kur ndonjërit prej jush i është afruar vdekja, nëse lë
pasuri pas vete, testamenti (Vasijeti) për prindërit dhe për të
afërmit u është bërë juve obligim, por ashtu siç është drejt.
Për ata që janë të devotshëm kjo është detyrë që lypet kryer.”
(El-Bekare, 180)

       Pastaj, në suretu En-Nisa, në mënyrë të detajuar,
përcaktohet e drejta e trashëgimisë dhe Vasijeti ligjësohet, por
duke paraparë dy kushte esenciale:
    1. Që Vasijeti (testamenti) të mos jetë më i madhe se 1/3
       e pasurisë, sepse Muhamedi s.a.v.s. i thotë Sead bin
       Vekasit: “Lëre Vasijet 1/3, sepse edhe 1/3 është
       shumë. Më mirë t’i lësh trashëgimtarët të pasur se sa
       t’i lësh të varfër, duke u kërkuar njerëzve lëmoshë.”
    2. Që Vasijeti (testamenti) të mos u lihet trashëgimtarëve,
       ngase kjo është e ndaluar, sepse trashëgimtarët gëzojnë
       të drejtën e trashëgimisë (e jo të Vasijetit). Mirëpo,
       edhe Vasijetin mund ta gëzojë ndonjë trashëgimtar,
       nëse këtë ia lejojnë trashëgimtarët e tjerë.

        Edhe Vakëfi mund të lihet nëpërmjet testamentit, dhe
kjo në atë mënyrë që të lihet testament vlera e një të tretës së
pasurisë së paluajtshme, që pas vdekjes e merr emërtimin e
vakëfit.
        Të gjithë muslimanët falen në drejtim të Qabesë,
ndërsa themelet e Qabesë i ka ngritur Ibrahimi a.s., që e ka
lënë vakëf.
        Edhe Omeri r.a. ka lënë vakëf parcelën e tij të Hajberit.
Omeri r.a. e kishte pyetur Muhamedin a.s. se si të vepronte me
pasurinë e tij, që të kishte shpërblim të vazhdueshëm tek
                               5
Allahu. Muhamedi a.s. i propozoi që ta linte vakëf parcelën e
tij.
Kështu Omeri r.a. urdhëroi që vakëfi i tij të mos shitej, as të
trashëgohej dhe as të dhurohej.
        Ky veprim i Omerit r.a. qe bërë shembull për ashabët
që edhe ata të ndiqnin rrugën e tij. Kështu që, thuhet se, nuk
pati asnjë nga sahabët e pasur që të mos kishte lënë vakëf.
        Muhamedi a.s. jo vetëm i kishte nxitur të tjerët që të
linin vakëf, por edhe vetë ai i la vakëf shtatë bahçet e tij në
Medinë.
        Lusim Zotin e Lartmadhëruar që të na bëjë nga ata që e
pasojnë rrugën e Pejgamberit tonë, Muhamedit a.s., të
Ibrahimit a.s. dhe sahabëve, që edhe ne të lëmë vasijet, që
nëpërmjet vasijetit të shtohen vakëfet, e në botën tjetër të jemi
në shoqëri me ta.




                               6
Testamenti (vasijeti)
       ‫ – الو صية‬Vasijet gjuhësisht do të thotë këshillë dhe
         ِ
porosi për të vepruar ose për të mos vepruar diçka. Mirëpo në
sheriatin islam, dijetarët i japin përcaktimin tjetër, që përputhet
me dispozitat e legjislacionit islam. Sipas tyre, Vasijet është:
Veprim që bëhet detyrim për testamentpranuesin nga
testamentlënësi, i cili lë pas vetes një të drejtë të tij.1
         Testamenti dallon nga dhurata për faktin se
testamentpranuesi e fiton të drejtën (e posedimit dhe
shfrytëzimit) të atij testamenti vetëm pas vdekjes së
testamentlënësit, kurse dhuratën mund ta shfrytëzojë personi të
cilit i dhurohet diçka, që në momentin e dhurimit; gjithashtu
testamenti, për dallim nga dhurata, është i vlefshëm deri në një
të tretën e pasurisë së testamentlënësit; testamenti mund të jetë
në sende të prekshme – konkrete dhe gjëra jo të prekshme, të
cilat mund të shfrytëzohen, kurse dhurata vlen vetëm për
çështje konkrete dhe të prekshme.
         Ka edhe një përkufizim tjetër për testamentin:
         “Të kërkuarit e një njeriu nga një njeri tjetër që të
veprojë diçka në mungesë të tij, pas vdekjes së tij.”
         Kjo tregon se fukahenjtë kishin dhënë përkufizime të
ndryshme për testamentin.




                                7
Argumentet e ligjësimit të testamentit
   1. Argumenti nga Kur’ani

       Zoti i Lartmadhëruar thotë:
    ‫ك ت بَ ع ل ي ك م إ ِ ذا ح ض ر أ َ ح د ك م ا ل م و ت إ ِ ن ت ر ك خ يرا‬
      َْ َ َ َ ْ ُ ْ َ ْ ُ ُ َ َ َ َ َ َ ْ ُ ََْ                         ُِ
       ََ ّ َ ِ       ُ ْ َ ْ ِ َ َِ ْ      َ ‫ا ل و ص ي ة ل ل وا ل د ي ن وا ل‬
     ‫ْ َ ِ ّ ُ ِ ْ َ ِ َ ْ ِ َ ْ ق ر بي ن با ل م ع رو ف ح قا ع لى‬
                                َ ِ ُّ ْ
                                 ‫ا ل م ت قي ن‬
         “Kur ndonjërit prej jush i është afruar vdekja, nëse lë
pasuri pas vete, testamenti (Vasijeti) për prindërit dhe për të
afërmit u është bërë juve obligim, por ashtu siç është drejt.
Për ata që janë të devotshëm kjo është detyrë që lypet kryer.”
                                                 (El-Bekare, 180)
         Kështu ishte në fillim të Islamit (lënia testament për
prindër dhe të afërm), pastaj ky ajet është shfuqizuar me ajetet
e trashëgimisë në suretun Nisa, kurse për sa i përket ajetit të
lartpërmendur, ka mbetur aktiv lidhur me lënien e Vasijetit për
të tjerët, përveç trashëgimtarëve. Transmetohet nga Omeri r.a.
se e kishte dëgjuar Pejgamberin s.a.v.s., duke thënë: “Vërtet
Allahu ia ka dhënë secilit të drejtën e tij në trashëgimi, për
këtë arsye nuk lejohet të lihet testament për trashëgimtarin.”
         Po ashtu në ajetin tjetër kur’anor, Zoti i Lartmadhëruar
thotë:
            ... ‫... م ن ب ع د و ص ي ة يو صي ب ها أ َ و د ي ن‬
                ٍ َْ ْ َ ِ ِ ُ ٍ ِّ َ ِ ْ َ ْ ِ
       “(Kjo e drejtë në trashëgim bëhet) pasi të kryhet
testamenti (Vasijeti) që ka lënë dhe pasi të lahet borxhi...”,
                                                  (En-Nisa, 11).
                                       8
2. Argumenti i Sunetit
         Sead bin Vekasi shkon te Pejgamberi s.a.v.s., dhe i
kërkoi që dy të tretat e pasurisë së tij të shpërndante (ta linte
Vasijet), kurse një të tretën t’ia linte vetëm një vajze e cila e
trashëgonte. Muhamedi a.s. këtë nuk ia lejoi. Pastaj ai i kërkoi
që ta shpërndante (ta linte Vasijet) një të dytën, e Pejgamberi
s.a.v.s. edhe këtë i refuzoi. E pastaj Muhamedi s.a.v.s., i thotë:
“Një të tretën (mund ta lësh Vasijet), për shkak se është më
mirë që pasardhësit t’i lësh me pasuri se sa të varfër e lypsa.”

   3. Argumenti i Ixhamit
       Të gjithë dijetarët e Umetit janë deklaruar se testamenti
(Vasijeti) është i lejuar.

   4. Argumenti logjik
       Testamenti është prej veprave të mira dhe shton
devotshmërinë ndaj Allahut.




                                9
Urtësia e testamentit
        Testamenti ka rëndësi të veçantë fetare, morale dhe
juridike.
        Sikurse çdo vepër e mirë, ashtu ka vlerë edhe
testamenti, sepse prej tij arrihet dobia dhe e mira në këtë botë
dhe shpërblimi në botën tjetër. Përmes testamentit, ndihmohen
institucionet islame, institucionet bamirëse, plotësohen nevojat
e nevojtarëve, mënjanohen vështirësitë e të dobëtëve. Për këtë
arsye ligjësimi i testamentit është në interes të përgjithshëm të
shoqërisë.
        Testamenti ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë edhe në
zhvillimin ekonomik, në raportet e njerëzve në mes tyre në
këtë botë, po ashtu edhe që të arrihet shpërblimi në Botën
tjetër.
        Nëpërmjet testamentit, njeriu realizon punë të mira, të
cilat nuk ka pasur rast t’i kryejë më herët.




                               10
Ruknet e testamentit
         Të gjithë dijetarët janë të pajtimit se rukni i vetëm i
testamentit është oferta dhe pranimi i ofertës.
         Praktikisht oferta bëhet në këtë mënyrë:
“I kam lënë X pasuri (e shënon pasurinë) X personit (e
shënon emrin e personit).” Ose shprehet: “Një të tretën e
pasurisë sime, pas vdekjes sime, i lë testament filanit.”
         Kusht i pranimit të ofertës është vdekja e
testamentlënësit (sepse testamenti ndryshon nga dhurata).
Nëse testamentpranuesi e pranon (e merr në shfrytëzim)
pasurinë-testamentin para se të vdesë testamentlënësi, veprimi
i tillë është i pavlefshëm, me fjalë të tjera, pasuria i kthehet
testamentlënësit, dhe ai (testamentpranuesi) duhet ta pranojë
testamentin (pasurinë), vetëm pasi të vdesë testamentlënësi.

      Oferta e testamentit bëhet me një prej këtyre tri
formave:
   1. Me shkrim;
   2. Nëpërmes deklaratës, d.m.th. me të shprehur;
   3. Me shenja, në pamundësi të të shprehurit apo të të
      shkruarit. Njeriu që mund të flasë, nëse dëshiron,
      testamentin e shpreh duke e deklaruar me gojë, por,
      nëse dëshiron, e bën me shkrim. Për sa i përket
      memecit, ai, nëse di të shkruajë, nuk i vlen (lënia e
      testamentit) me shenja, por, nëse nuk di të shkruajë dhe

                              11
nuk mund të flasë, atëherë testamentin e lë me shenja
   ose me simbole.




                Kushtet e testamentit
   Kushtet e testamentit ndahen në:
1. Kushtet e testamentlënësit.
2. Kushtet e sendit të lënë testament, dhe
3. Kushtet e testamentpranuesit (legatorit).




                          12
- Kushtet e testamentlënësit
Kushtet që duhet t’i plotësojë testamentlënësi, janë:
   1. Të jetë i moshës madhore. Nuk është i vlefshëm
       testamenti i fëmijës.
   2. Të jetë i mençur. Gjithashtu nuk pranohet testamenti i
       të dehurit, sepse rasti i tillë është i ngjashëm me të
       çmendurin dhe se i dehuri nuk mund ta kontrollojë atë
       që flet.
   3. Të jetë pronar i sendit të lënë testament. Pronar i një
       pasurie është çdo njeri që është kompetent për të
       vepruar me atë pasuri, për ta shitur ose për ta dhuruar.
       Ky posedon të drejtën që atë send ta lërë testament, por
       gjithnjë duke pasur parasysh një të tretën e pronësisë së
       tij.
   4. Të mos jetë i detyruar. Testamenti është e drejtë e
       vullnetit të lirë, prandaj i detyruari nuk e ka këtë të
       drejtë. Për këtë arsye, testamenti i të detyruarit është i
       pavlefshëm.
   5. Të mos ketë borxh, i cili përfshin tërë pasurinë e tij.
       Borxhi ka përparësi ndaj testamentit dhe pasuria e
       borxhliut është e varur prej borxhit, që është e drejtë e
       atij të cilit i ka borxh. Nëse njeriu të cilit i ka borxh
       (borxhdhënësi) heq dorë nga ajo e drejtë (ia falë
       borxhin) dhe këtë ia lejon (borxhmarrësit i cili e lë
       testamentin), atëherë testamenti i tillë lejohet dhe


                               13
zbatohet, në të kundërtën ai testament është i
       pavlefshëm.




            - Kushtet e sendit të lënë testament
Kushtet e sendit të lënë testament janë:
   1. Që të jetë prej sendeve të ngjashme që trashëgohen apo
       kontraktohen;
   2. Që sendi të jetë në pronësi të testamentlënësit;
   3. Që ai send apo ajo vlerë të jetë sa një e treta e pasurisë
       së testamentlënësit ose edhe më pak. Nëse
       trashëgimtarët e pranojnë atë që i vdekuri ka lënë
       testament më shumë se një të tretën e pasurisë së tij,
       atëherë bëhet e vlefshme edhe më shumë se një e treta;
   4. Që të mos jetë për bërje mëkatesh.

       Testament mund të lihet pasuria e tundshme edhe ajo e
patundshme. Prandaj, testament mund të jetë pasuria që shitet
dhe blihet, dhe që shfrytëzohet. Lëndë e testamentit mund të
jetë një plantacion, por mund të jenë edhe frutat e një
plantacioni. Testament mund të lihet një shtëpi, një parcelë e të
ngjashme.




                               14
- Kushtet e testamentpranuesit (legatorit)
Kushtet e testamentpranuesit janë:
   1. Që të jetë i identifikuar (të dihet personi se kush është
       ai);
   2. Që të jetë i pranishëm ose i gjallë.
       Nëse testamentpranuesi ka vdekur para se t’i lihet
       testamenti, atëherë testamenti i tillë është i pavlefshëm;
   3. Që të mos e përdor për bërje mëkatesh;
   4. Që të mos jetë sulmues ndaj Islamit;
   5. Që testamentpranuesi (legatori) të mos jetë vrasës i
       testamentlënësit;
   6. Që të mos jetë trashëgimtar i testamentlënësit.
       Muhamedi s.a.v.s., ka thënë: “Vërtet Allahu ia ka
       dhënë të drejtën secilit (në trashëgimi), për këtë arsye
       nuk ka testament për trashëgimtarin.” (Transmetojnë
       pesë koleksionistët, përpveç Nesaiut).




                               15
Llojet e testamentit
      Testamenti mund të jetë: vaxhib, haram, mekruh dhe
mustehab.

   1. Testamenti vaxhib (i obliguar)
      Është testamenti që e lë personi për t’u realizuar e
      drejta e një personi që e meriton atë të drejtë. Si, fjala
      vjen, testamenti për larjen e borxhit personave të
      panjohur, sepse, nëse vdes (testamentlënësi), atëherë
      ata persona nuk mund ta realizojnë atë të drejtë, sepse
      kështu ka frikë se ata mund të futen në mëkate.
      Po ashtu vaxhib është testamenti ndaj të drejtave ndaj
      Allahut. P.sh.:
   −          Kur njeriu nuk i ka kryer obligimet materiale
      ndaj Zotit të Lartmadhëruar. Si p.sh. nëse nuk e ka
      kryer obligimin e zekatit. Në këtë rast ai e ka për
      obligim të lërë testament që prej pasurisë së tij të jepet
      zekati (obligim të cilin nuk e ka kryer).
   −          Ose p.sh., nëse nuk e ka kryer ndonjë kefaret
      (kompensim për shkeljen e ndonjë detyrimi në
      Sheriatin islam). Ai e ka detyrim të lërë testament që të
      kryhet kefareti (kompensimi), si p.sh., nëse e ka prishur
      dhe ka ngrënë me qëllim një ditë të ramazanit. Ai në
                              16
këtë rast e ka obligim t’i agjërojë 60 ditë pandërprerë,
   ose t’i ushqejë 60 të varfër. E nëse e ka kapluar
   pleqëria dhe është para vdekjes, ai e ka obligim të lërë
   testament, që, nëse vdes, t’i kryhet kefareti
   (kompensimi), me fjalë të tjera, t’i ushqejë 60 të varfër.



2. Testamenti haram (i ndaluar)
−          E ndaluar – haram është t’i lësh testament
   trashëgimtarit. Si p.sh.: Nëse i lihet testament diçka
   djalit të madh apo fëmijëve të tjerë. Po ashtu është
   haram t’i lihet testament bashkëshortes (ngase edhe
   bashkëshortja është nga ato që trashëgojnë).
−          Nëse lihet testament më shumë se një e treta e
   pasurisë. Duhet ditur se, nëse këtë e pranojnë
   trashëgimtarët, atëherë ai testament realizohet, e nëse
   nuk e pranojnë, kthehet në kufirin e një të tretës së
   pasurisë së testamentlënësit, ndërsa ajo që është më
   shumë se 1/3, nuk i kryhet.
−          Nëse ndonjëri ka shumë fëmijë, ndërsa më të
   madhin dhe të dytin e ka martuar, kurse të tretin nuk e
   ka martuar, prandaj i lë testament në shumën e
   shpenzimeve të një martese, atëherë ai testament, për
   djalin më të vogël, është haram. Nëse ndonjëri ka bërë
   një gjë të tillë pa dije, çështja u lihet trashëgimtarëve,
   nëse ata e lejojnë, atëherë ai testament realizohet, e
   nëse jo, nuk realizohet.
−          Haram është testamenti nëse qëllimi i tij është
   që të dëmtohen trashëgimtarët. Zoti i Lartmadhëruar
   thotë: “(Kjo e drejtë në trashëgim bëhet) pasi të
                           17
kryhet testamenti (Vasijeti) që ka lënë dhe pasi të
     lahet borxhi...”, (En-Nisa, 11) d.m.th. pa dëmtuar
     askënd.
   −        Testamenti haram është testamenti që lihet për
     projekte me qëllim të realizimit të mëkateve të mëdha.




    3. Testamenti mekruh (i urryer)
       Testamenti mekruh është testamenti i lënë për personat
kriminelë apo mëkatarë të mëdhenj.
       Nëse lihet testament me qëllim që të largohet ndonjë
person nga mëkatet dhe të drejtohet në rrugë të drejtë e të
pendohet, në një rast të tillë testamenti nuk është mekruh.
       Testamenti nuk u lihet as personave që janë të njohur
për shkapërderdhje të pasurisë dhe as personave amoralë.




                             18
4. Testamenti mubah (i lejuar)
         Pjesa e pasurisë e cila lihet testament e që nuk e kalon
një të tretën, është mubah.
         Nëse një njeri ka shumë pasuri, mustehab është që të
lërë testament diçka prej pasurisë, ngase do t’i vazhdojnë
shpërblimet edhe pas vdekjes së tij. Kjo, për shkak se
Muhamedi a.s. në hadith ka thënë: “Nëse vdes i biri i Ademit, i
ndërpriten të gjitha shpërblimet, përveç në tri raste, që janë:
sadakaja rrjedhëse, fëmija i mirë që lutet për të, dhe dituria
prej së cilës ka dobi.”
         Duhet ditur se testamenti mustehab (i pëlqyer) është ai
që është më pak se një e treta e pasurisë. Kjo nga thënia e Ibni
Abasit, i cili ka thënë: “(Për çudi!) Njerëzit po e praktikojnë
që të lënë testament një të katërtën e pasurisë, kurse
Muhamedi s.a.v.s., i ka thënë Sead bin Vekasit: “Lëre
testament një të tretën, edhe pse edhe një e treta e pasurisë
është tepër.”
         Por, edhe lënia testament e një të pestës apo një të
gjashtës, është e pëlqyeshme, e maksimumi i testamentit është
një e treta.


                               19
Nëse testamentlënësi nuk ka fare trashëgimtarë, mund
ta lërë testament tërë pasurinë, për shkak se trashëgimtarët janë
pengesë për të lënë testament më shumë së një të tretën.
         Është mustehab (e pëlqyer) që një pjesë e pasurisë të
lihet testament, për shkak se Zoti i Lartmadhëruar ka thënë:
    ‫ك ت بَ ع ل ي ك م إ ِ ذا ح ض ر أ َ ح د ك م ا ل م و ت إ ِ ن ت ر ك خ يرا‬
      َْ َ َ َ ْ ُ ْ َ ْ ُ ُ َ َ َ َ َ َ ْ ُ ََْ                      ُِ
     ‫ا ل و ص ي ة ل ل وا ل د ي ن وا ل َق ر بي ن با ل م ع رو ف ح قا ع لى‬
       ََ ّ َ ِ       ُ ْ َ ْ ِ َ َِ ْ ْ َ ِ َْ ِ َ ِْ ُ ِّ َ ْ
                                َ ِ ُّ ْ
                                 ‫ا ل م ت قي ن‬



       “Kur ndonjërit prej jush i është afruar vdekja, nëse lë
pasuri pas vete, testamenti (Vasijeti) për prindërit dhe për të
afërmit u është bërë juve obligim, por ashtu siç është drejt.
Për ata që janë të devotshëm kjo është detyrë që lypet kryer.”
                                              (El-Bekare, 180)
        Më vonë është shfuqizuar dispozita e obligueshmërisë,
e ka mbetur dispozita e mustehabit për ata që nuk trashëgojnë
prej të vdekurit, kurse ata që trashëgojnë, nuk kanë të drejtë në
testament.
        Ibn Omeri r.a. ka thënë: “Ajeti në fjalë është shfuqizuar
me ajetet e trashëgimisë. Po ashtu edhe Muhamedi s.a.v.s., ka
thënë: “Vërtet Allahu ia ka dhënë të drejtën secilit (në
trashëgimi), për këtë arsye nuk ka testament për
trashëgimtarin.” (Transmetojnë pesë koleksionistët, përpos
Nesaiut).




                                    20
Kur shpallet i pavlefshëm testamenti?
Testamenti shpallet i pavlefshëm në këto raste:
   1. Nëse pasuria e lënë testament, shkatërrohet, humbet,
      prishet apo digjet, atëherë ai testament shpallet i
      pavlefshëm;
   2. Nëse testamentpranuesi vdes para testamentlënësit,
      atëherë testamenti shpallet i pavlefshëm, ngase i
      vdekuri nuk mund as të pronësojë dhe as ta bëjë
      pranimin. Pas vdekjes ai testament kalon te
      trashëgimtarët;
   3. Nëse testamentpranuesi e vret testamentlënësin;
   4. Nëse testamentpranuesi e tradhton fenë;
   5. Nëse testamentlënësi tërhiqet nga testamentlënia e tij.
      Një nga karakteristikat e testamentit është se
      testamentlënësi mund ta ndryshojë atë gjer në vdekje,
      dhe të hartojë testament të ri.



                             21
Për cilat çështje lihet testamenti?
   Testamenti është mirë të lihet për çështjet në vijim:

1. Testamenti për nevojtarët prej të afërmve, për jetimët
   dhe të varfrit;
2. Testamenti për ndërtimin e xhamive e shkollave në të
   cilat mësohet hifzi i Kur’anit, për ndërtimin e
   institucioneve, si Bashkësitë Islame;
3. Testamenti për botimin e librave;
4. Testamenti për studentët dhe luftëtarët në rrugë të
   Allahut;
5. Testamenti për dituri dhe për hulumtime shkencore;
6. Testamenti për ambulanca dhe spitale;
7. Testamenti për kryerjen e Haxhit apo umres për
   testamentlënësin;
8. Testamenti për ujësjellës;
9. Testamenti për shlyerjen e borxheve të atyre që nuk
   kanë mundësi t’i paguajnë borxhet e tyre;
                          22
10. Testamenti për ndërtimin e jetimoreve.




                    Ekzekutuesi i testamentit
         Ekzekutuesi i testamentit është personi të cilin
trashëgimlënësi e përcakton në testament për t’u kujdesur që
testamenti të realizohet në bazë të vullnetit të testamentlënësit.
         Është mirë që testamentlënësi të autorizojë një person,
i cili e merr përsipër ndarjen e tërë pasurisë së tij (ndarjen e
trashëgimisë, larjen e borxheve etj.), pastaj, pas kryerjes së të
gjitha obligimeve, bën edhe ekzekutimin e testamentit. Por,
nëse testamentlënësi nuk e autorizon personalisht askënd,
atëherë ekzekutimin e testamentit e bëjnë trashëgimtarët, e
nëse nuk ka trashëgimtarë, atëherë këtë e merr përsipër
Qeveritari Islam.
         Nëse testamentit i ndryshohet destinimi apo nuk kryhet
sipas porosisë, atëherë mëkati nuk bie mbi testamentlënësin,
por mbi ekzekutuesin e testamentit. Zoti i Lartmadhëruar ka
thënë:
    ‫ك ت بَ ع ل ي ك م إ ِ ذا ح ض ر أ َ ح د ك م ا ل م و ت إ ِ ن ت ر ك خ يرا‬
      َْ َ َ َ ْ ُ ْ َ ْ ُ ُ َ َ َ َ َ َ ْ ُ ََْ                      ُِ


                                     23
‫ا ل و ص ي ة ل ل وا ل د ي ن وا ل َق ر بي ن با ل م ع رو ف ح قا ع لى‬
      ََ ّ َ ِ    ُ ْ َ ْ ِ َ َِ ْ ْ َ ِ َْ ِ َ ِْ ُ ِّ َ ْ
                           َ ِ ُّ ْ
                            ‫ا ل م ت قي ن‬
       “Dhe kush e ndryshon atë (testamentin) pasi që ta
ketë dëgjuar atë, atëherë pa kurrfarë dyshimi mëkati për të
është për ata të cilët e kanë ndryshuar (destinimin e tij).
Vërtet Allahu dëgjon dhe është i Ditur.” (El-Bekare, 181)




                   Vlefshmëria e testamentit
        Testamenti fuqizohet menjëherë pas vdekjes së
testamentlënësit, sepse, për sa kohë që të jetojë ende, ai ka të
drejtë ta anulojë.
        Për të qenë testamenti i vlefshëm, testamentlënësi
duhet të mos jetë i ngarkuar me borxhe. Nëse është i ngarkuar
me borxhe, të cilat kapin vlerën e tërë pasurisë që posedon,
atëherë testamenti i tij është i pavlefshëm, e nëse borxhi i tij
kap më shumë se dy të tretat e pasurisë së tij, atëherë vetëm
një e treta e pasurisë së tij është e plotfuqishme për testament,
e pjesa tjetër bëhet e pavlefshme. Mirëpo, nëse borxhlinjtë dhe
trashëgimtarët ia falin edhe atë pjesë, atëherë fuqizohet
testamenti.
        Vetëm pas shlyerjes së borxhit, lind çështja e
testamentit. Nëse testamenti e kalon shumën e borxhit, ai
testament nuk plotësohet, veçse së pari shlyhet borxhi, e nëse

                                   24
pas larjes së borxhit mbetet diçka prej pasurisë, atëherë
plotësohet ajo pjesë e testamentit. Zoti i Lartmadhëruar ka
thënë:
           ... ‫... م ن ب ع د و ص ي ة يو صي ب ها أ َ و د ي ن‬
               ٍ َْ ْ َ ِ ِ ُ ٍ ِّ َ ِ ْ َ ْ ِ
        “(Kjo e drejtë në trashëgim bëhet) pasi të kryhet
testamenti (vasijeti) që ka lënë dhe pasi të lahet borxhi...”,
                                                   (En-Nisa, 11)
        Rendi e shpërndarjes së pasurisë së të vdekurit bëhet
kështu:
    − I paguhet borxhi (nëse ka);
    − Ekzekutohet testamenti, dhe në fund,
    − Pasuria e mbetur e të vdekurit trashëgohet nga
        trashëgimtarët.




                            Testamenti
       Vëlla i nderuar, Islami nxit që të shkruash ose të lësh
testament, sepse vdekja mund të të vijë befasisht. Duhet të jesh
i kujdesshëm dhe i përgatitur, që gjithmonë të bësh vepra të
mira, të jesh i sjellshëm, të shkruash testament ashtu që
shpërblimet t’i kesh edhe pas vdekjes.

Ja një shembull si shkruhet një testament:

                       Testament:

               ‫بـسم ا الرحم ــن الرحيـم‬
                         ٰ

                                 25
Falënderimi      i    takon      vetëm     Allahut,
përshëndetjet dhe begatitë qofshin për të Dërguarin e
Allahut. Dëshmoj dhe deklaroj se nuk ka zot përveç
Allahut, i Cili nuk ka ortak e as rival. Dëshmoj dhe
deklaroj se Muhamedi është rob i Allahut dhe i
Dërguar i Tij. Dita e Kijametit do të ndodhë pa
dyshim dhe Zoti do t’i ringjallë të vdekurit.
       Ju lë testament, ashtu siç ka lënë testament
Ibrahimi a.s. dhe Jakubi a.s.: “Vërtet, Allahu ka
zgjedhur për ju këtë fe, dhe mos vdisni ndryshe,
përveçse muslimanë.” (El-Bekare, 132)
       Ju lë vasijet (testament) të jeni të devotshëm, të
falni namazin, të jepni zekatin, të agjëroni Ramazanin
dhe të kryeni Haxhin, kur të keni mundësi.
       Një të tretën e pasurisë sime e lë testament për
çështjet në vijim:
   − X euro                               (apo X parcelën
       , X objektin                              ) e lë për
       institucionet e Bashkësisë Islame apo për Xhami.
   − X euro                               (apo X parcelën
       , X objektin                        ) për jetimë dhe
       për të varfrit.
   − X euro                               (apo X parcelën
       , X objektin                   ) për ambulancë dhe
       për spital.


                            26
−   X euro                                    (apo X parcelën
       , X objektin                         ) për... etj. etj.
   −   Ju       lë      testament         për      X       personin
       , adresa                                        ,   nr. i tel:
       ;
   −   X euro              për X personin                           ,
       adresa              , nr. i tel:                      .
   −   Ju lë testament që ta kryeni haxhin (obligativ) për
       mua dhe umren;
   −   Ju lë testament që të ma kryeni kefaretin e
       ushqimit të 60 të varfërve, sepse e kam ngrënë dhe
       e kam prishur me qëllim një ditë të ramazanit.
       Ju bëj me dije dhe dëshmoj para Zotit se çdo
njeriu, i cili më ka bërë ndonjë të keqe, ia kam falur.
Shpresoj që edhe ai, të cilit i kam bërë ndonjë të
pahijshme, të më falë.
       Në fund ju lë testament të gjithëve që për
vdekjen time të bëheni të durueshëm dhe të pajtoheni
me caktimin e Allahut të Lartmadhëruar.
       Ky është testamenti im dhe “Kush e ndryshon
pasi që e dëgjon, mëkati është mbi ata që e kanë
ndryshuar. Vërtet Allahu dëgjon, është i Ditur.” (El-
Bekare, 181)



                     Testamentin e shkroi: ____________,
                               27
Data: _______________________,
                        Adresa: ____________________ .




Fusnotat:

1. Në teorinë juridike me termin “Testament” nënkuptohet urdhri i
njëanshëm i vullnetit të fundit, me të cilin një person bën ndarjen e pasurisë

                                     28
së tij për rast vdekjeje, gjegjësisht, me të cilin një person bën rend tjetër
trashëgimor nga ai i paraparë me ligj.
- Në traditën tonë, në vend të fjalës vasijet (testament), përdoret shprehja:
“E ka lënë me gojë” ose “ E ka lënë me fjalë”. Po ashtu përdoret edhe
shprehja “E ka lënë emanet” ose “E ka lënë emanetin e fundit të jetës”.
Fjala “Emanet” (besueshmëri) duhet të përdoret kur një njeri për së gjalli i
lë në besim (emanet) një njeriu tjetër një send për sa kohë të mungojë ai. E,
kur të kthehet, ajo që i është lënë në besë, i dorëzohet pronarit të tij, kurse
Vasijeti nuk është i këtillë. Kjo do të thotë se në vend të fjalës “Emanet”
duhet të përdoret fjala “Vasijet”.




                    LIBRAT E AUTORIT (Dr. Musli Vërbanit)

   1. “Besimi në Zotin”
   2. “Melaqet e Zotit”
   3. “Besimi në Librat e Zotit”

                                     29
4.  “Pejgamberët e Zotit”
  5.  “Besimi në Ditën e Kijametit”
  6.  “Besimi në Kaderin e Zotit”
  7.  “Tregime nga jeta e Muhamedit a.s.”
  8.  “Fikhu i Namazit”
  9.  “Fikhu i Zekatit”
  10. “Fikhu i Agjërimit”
  11. “Fikhu i Haxhit”
  12. “Emërtoni fëmijët tuaj me emra të bukur”
  13. “Dëshmorët e 9 Prillit në Rakoc dhe Lagje të Re”
  14. “Shkruaj, lexo dhe mëso shkronjat e Kur'anit
  15. “Nata e dhëndërisë”
  16. “Fadil Çaka – Komandant Sharri”
  17. “Dita e vdekjes dhe e varrimit”
  18. “(Pa)mundësia e përkthimit të Kur’anit”
  19. “Dëshiroj të jem ai që nuk duhet të jem”.
  20. “Texhvidi – Shkenca e të lexuarit (kënduarit) të përpiktë të
       Kur’anit”.
  21. “Texhvidi i muslimanit të vogël”.
  22. “Morali i muslimanit të vogël”.
  23. “Testamenti (Vasijeti)”.




                    PËRKTHIMET NGA GJUHA ARABE

1. “Këshilltari fisnik për djem dhe vajza” (nga autori Muhamed
Sajim);
2. “Islami dhe Politika” (nga autori Jusuf Kardavi);

                                30
3. “Mrekullitë numerike në Kur'anin Fisnik” (nga autori
Abdurrezak Nufel);
4. “Për Kushtetutën Islame” (Dr. Muhamed Sejid Ahmed El-
Musejer);
5. “Kryesore në terminologjinë e Hadithit” (nga autori Abduhu
Abas El-Velidi)
6. “Vlera e kohës” (nga autori Amër Halid);
7. “Vëllazëria muslimane” (nga autori Amër Halid);
8. “Vëllazëria në islam dhe zemra e shëndoshë” (nga autori Amër
Halid);
9. “Pendimi” (nga autori Amër Halid);
10. “Pasojat e mëkateve” (nga autori Amër Halid);
11. “Vendosmëria në rrugën e Allahut (nga Amër Halid);
12. “Mjetet e vendosmërisë në rrugën e Allahut (nga Amër Halid);
13. “Shkurtimi i thonjve në dritën e sunetit dhe mjekësisë” (nga
autorët Ebul Vefa Abdul Ahar dhe Jahja Nasir).
14. “101 Tregime për ta arritur kulminacionin e mirësisë dhe
përsosmërinë e devotshmërisë” (nga autori Muhamed Eminë
Xhundi).
15. “Fetavatë e Shaëravijut”.




                              31
PËRMBAJTA:

Hyrja..........................................................................................4
Testamenti (vasijeti)..................................................................7
Argumentet e ligjësimit të testamentit......................................8
  1. Argumenti nga Kur’ani.....................................................8
  2. Argumenti i Sunetit...........................................................9
  3. Argumenti i Ixhamit..........................................................9
  4. Argumenti logjik...............................................................9
Urtësia e testamentit................................................................10
Ruknet e testamentit................................................................11
Kushtet e testamentit...............................................................12
   - Kushtet e testamentlënësit..............................................13
   - Kushtet e sendit të lënë testament...................................14
   - Kushtet e testamentpranuesit (legatorit).........................15
Llojet e testamentit..................................................................16
  1. Testamenti vaxhib (i obliguar) .......................................16
  2. Testamenti haram (i ndaluar)..........................................17
   3. Testamenti mekruh (i urryer).........................................18
   4. Testamenti mubah (i lejuar)...........................................19
Kur shpallet i pavlefshëm testamenti?....................................21
Për cilat çështje lihet testamenti?............................................22
Ekzekutuesi i testamentit........................................................23
Vlefshmëria e testamentit........................................................24
Testamenti...............................................................................25
LIBRAT E AUTORIT (Dr. Musli Vërbanit)..........................29
PËRKTHIMET NGA GJUHA ARABE.................................30

                                              33
Donatorë:

              Haxhi Refet Neziri
              Haxhi Fikri Jusufi
              Haxhi Mustafë Ajruli

Autori falënderon donatorët dhe e lut Allahun t’i shpërblejë
                       me Xhenet.




                            34
Donatorë:

              Haxhi Refet Neziri
              Haxhi Fikri Jusufi
              Haxhi Mustafë Ajruli

Autori falënderon donatorët dhe e lut Allahun t’i shpërblejë
                       me Xhenet.




                            34
Donatorë:

              Haxhi Refet Neziri
              Haxhi Fikri Jusufi
              Haxhi Mustafë Ajruli

Autori falënderon donatorët dhe e lut Allahun t’i shpërblejë
                       me Xhenet.




                            34

Weitere ähnliche Inhalte

Was ist angesagt?

Fjalorth i Drejtësise
Fjalorth i DrejtësiseFjalorth i Drejtësise
Fjalorth i Drejtësise
Refik Mustafa
 
Dr. Musli Vërbani - Shkruaj, lexo dhe mëso shkronjat e Kur’anit
Dr. Musli Vërbani - Shkruaj, lexo dhe mëso shkronjat e Kur’anit Dr. Musli Vërbani - Shkruaj, lexo dhe mëso shkronjat e Kur’anit
Dr. Musli Vërbani - Shkruaj, lexo dhe mëso shkronjat e Kur’anit
Shkumbim Jakupi
 
Procedura paraprake, hetimi, ngritja e aktakuzes
Procedura paraprake, hetimi, ngritja e aktakuzesProcedura paraprake, hetimi, ngritja e aktakuzes
Procedura paraprake, hetimi, ngritja e aktakuzes
Durim Kërhanaj
 
Leksione e dr.administrative esi hasko
Leksione e dr.administrative esi haskoLeksione e dr.administrative esi hasko
Leksione e dr.administrative esi hasko
Esi Hasko
 
Koncepti i sw drejtws publike
Koncepti i sw drejtws publikeKoncepti i sw drejtws publike
Koncepti i sw drejtws publike
Dardan Krasniqi
 
Lidhja e kontrates shtese
Lidhja e kontrates   shteseLidhja e kontrates   shtese
Lidhja e kontrates shtese
Menaxherat
 
E Drejta Familjare Pyetje e Pergjigje
E Drejta Familjare   Pyetje e PergjigjeE Drejta Familjare   Pyetje e Pergjigje
E Drejta Familjare Pyetje e Pergjigje
Refik Mustafa
 
Etika Profesionale
Etika ProfesionaleEtika Profesionale
Etika Profesionale
dani
 
Procedure Penale - Masat për sigurimin e pranise së të pandehurit
Procedure Penale - Masat për sigurimin e pranise së të pandehurit Procedure Penale - Masat për sigurimin e pranise së të pandehurit
Procedure Penale - Masat për sigurimin e pranise së të pandehurit
Egzon Doli
 
Metodologji & Shkrim Ligjor - Pyetje & Përgjigje dhe Kërkese(Shembull)
Metodologji & Shkrim Ligjor - Pyetje & Përgjigje dhe Kërkese(Shembull)Metodologji & Shkrim Ligjor - Pyetje & Përgjigje dhe Kërkese(Shembull)
Metodologji & Shkrim Ligjor - Pyetje & Përgjigje dhe Kërkese(Shembull)
Refik Mustafa
 

Was ist angesagt? (20)

E drejta sendore provim
E drejta sendore provimE drejta sendore provim
E drejta sendore provim
 
Fjalorth i Drejtësise
Fjalorth i DrejtësiseFjalorth i Drejtësise
Fjalorth i Drejtësise
 
Si te bejme hulumtim
Si te bejme hulumtimSi te bejme hulumtim
Si te bejme hulumtim
 
E drejta trashegimore
E drejta trashegimoreE drejta trashegimore
E drejta trashegimore
 
Dr. Musli Vërbani - Shkruaj, lexo dhe mëso shkronjat e Kur’anit
Dr. Musli Vërbani - Shkruaj, lexo dhe mëso shkronjat e Kur’anit Dr. Musli Vërbani - Shkruaj, lexo dhe mëso shkronjat e Kur’anit
Dr. Musli Vërbani - Shkruaj, lexo dhe mëso shkronjat e Kur’anit
 
Procedura paraprake, hetimi, ngritja e aktakuzes
Procedura paraprake, hetimi, ngritja e aktakuzesProcedura paraprake, hetimi, ngritja e aktakuzes
Procedura paraprake, hetimi, ngritja e aktakuzes
 
E drejta familjare (permbledhje)
E drejta familjare (permbledhje)E drejta familjare (permbledhje)
E drejta familjare (permbledhje)
 
Leksione e dr.administrative esi hasko
Leksione e dr.administrative esi haskoLeksione e dr.administrative esi hasko
Leksione e dr.administrative esi hasko
 
E Drejta Romake
E Drejta Romake E Drejta Romake
E Drejta Romake
 
Burimet e të drejtes se be
Burimet e të drejtes se beBurimet e të drejtes se be
Burimet e të drejtes se be
 
E drejta romake
E drejta romakeE drejta romake
E drejta romake
 
Koncepti i sw drejtws publike
Koncepti i sw drejtws publikeKoncepti i sw drejtws publike
Koncepti i sw drejtws publike
 
Lidhja e kontrates shtese
Lidhja e kontrates   shteseLidhja e kontrates   shtese
Lidhja e kontrates shtese
 
E Drejta Familjare Pyetje e Pergjigje
E Drejta Familjare   Pyetje e PergjigjeE Drejta Familjare   Pyetje e Pergjigje
E Drejta Familjare Pyetje e Pergjigje
 
E Drejta Biznesore, Viti 1 - Dr. Armand Krasniqi (Sllajdet e ligjëratave)
E Drejta Biznesore, Viti 1 - Dr. Armand Krasniqi (Sllajdet e ligjëratave)E Drejta Biznesore, Viti 1 - Dr. Armand Krasniqi (Sllajdet e ligjëratave)
E Drejta Biznesore, Viti 1 - Dr. Armand Krasniqi (Sllajdet e ligjëratave)
 
Etika Profesionale
Etika ProfesionaleEtika Profesionale
Etika Profesionale
 
Procedure Penale - Masat për sigurimin e pranise së të pandehurit
Procedure Penale - Masat për sigurimin e pranise së të pandehurit Procedure Penale - Masat për sigurimin e pranise së të pandehurit
Procedure Penale - Masat për sigurimin e pranise së të pandehurit
 
Procedura Penale
Procedura PenaleProcedura Penale
Procedura Penale
 
Punet juridike
Punet    juridikePunet    juridike
Punet juridike
 
Metodologji & Shkrim Ligjor - Pyetje & Përgjigje dhe Kërkese(Shembull)
Metodologji & Shkrim Ligjor - Pyetje & Përgjigje dhe Kërkese(Shembull)Metodologji & Shkrim Ligjor - Pyetje & Përgjigje dhe Kërkese(Shembull)
Metodologji & Shkrim Ligjor - Pyetje & Përgjigje dhe Kërkese(Shembull)
 

Andere mochten auch

Dr. musli vërbani historiku i të drejtës trashëgimore
Dr. musli vërbani   historiku i të drejtës trashëgimoreDr. musli vërbani   historiku i të drejtës trashëgimore
Dr. musli vërbani historiku i të drejtës trashëgimore
Libra Islame
 
Dr. musli vërbani testamenti (vasijeti)
Dr. musli vërbani   testamenti (vasijeti)Dr. musli vërbani   testamenti (vasijeti)
Dr. musli vërbani testamenti (vasijeti)
Libra Islame
 
Shkenca e usuli fikhut dhe dobia e studimit të saj
Shkenca e usuli fikhut dhe dobia e studimit të sajShkenca e usuli fikhut dhe dobia e studimit të saj
Shkenca e usuli fikhut dhe dobia e studimit të saj
Shkumbim Jakupi
 
Dr.musli verbani vakëfi
Dr.musli verbani   vakëfiDr.musli verbani   vakëfi
Dr.musli verbani vakëfi
Libra Islame
 
Paraja dhe banka punim seminarik
Paraja dhe banka punim seminarikParaja dhe banka punim seminarik
Paraja dhe banka punim seminarik
Shpejtim Rudi
 
Dr. musli vërbani statuti i familjes (v.xh.)
Dr. musli vërbani    statuti i familjes (v.xh.)Dr. musli vërbani    statuti i familjes (v.xh.)
Dr. musli vërbani statuti i familjes (v.xh.)
Libra Islame
 
Universiteti i prishtinës
Universiteti i prishtinësUniversiteti i prishtinës
Universiteti i prishtinës
Jeton Bytyqi
 
Struktura e punimit te diplomes
Struktura e punimit te diplomesStruktura e punimit te diplomes
Struktura e punimit te diplomes
Xh MedicalTeam
 
E Drejta CIvile - Abdullah Aliu
E Drejta CIvile -  Abdullah AliuE Drejta CIvile -  Abdullah Aliu
E Drejta CIvile - Abdullah Aliu
Refik Mustafa
 
Udhezime per pune seminarike 2011
Udhezime per pune seminarike 2011Udhezime per pune seminarike 2011
Udhezime per pune seminarike 2011
Menaxherat
 

Andere mochten auch (15)

Dr. musli vërbani historiku i të drejtës trashëgimore
Dr. musli vërbani   historiku i të drejtës trashëgimoreDr. musli vërbani   historiku i të drejtës trashëgimore
Dr. musli vërbani historiku i të drejtës trashëgimore
 
Dr. musli vërbani testamenti (vasijeti)
Dr. musli vërbani   testamenti (vasijeti)Dr. musli vërbani   testamenti (vasijeti)
Dr. musli vërbani testamenti (vasijeti)
 
Kasuse mbi trashegimine esi hasko
Kasuse mbi trashegimine esi haskoKasuse mbi trashegimine esi hasko
Kasuse mbi trashegimine esi hasko
 
Shkenca e usuli fikhut dhe dobia e studimit të saj
Shkenca e usuli fikhut dhe dobia e studimit të sajShkenca e usuli fikhut dhe dobia e studimit të saj
Shkenca e usuli fikhut dhe dobia e studimit të saj
 
Dr.musli verbani vakëfi
Dr.musli verbani   vakëfiDr.musli verbani   vakëfi
Dr.musli verbani vakëfi
 
Ardian Elezi 15
Ardian Elezi 15Ardian Elezi 15
Ardian Elezi 15
 
Kuvendi komunal 2015
Kuvendi komunal 2015Kuvendi komunal 2015
Kuvendi komunal 2015
 
PUNIM SEMINARIK - TEMA : “TRAJTAT E PUSHTETIT SHTETËROR”
 PUNIM SEMINARIK - TEMA : “TRAJTAT E PUSHTETIT SHTETËROR” PUNIM SEMINARIK - TEMA : “TRAJTAT E PUSHTETIT SHTETËROR”
PUNIM SEMINARIK - TEMA : “TRAJTAT E PUSHTETIT SHTETËROR”
 
Paraja dhe banka punim seminarik
Paraja dhe banka punim seminarikParaja dhe banka punim seminarik
Paraja dhe banka punim seminarik
 
Punim seminarik - Hipoteka
Punim seminarik - Hipoteka Punim seminarik - Hipoteka
Punim seminarik - Hipoteka
 
Dr. musli vërbani statuti i familjes (v.xh.)
Dr. musli vërbani    statuti i familjes (v.xh.)Dr. musli vërbani    statuti i familjes (v.xh.)
Dr. musli vërbani statuti i familjes (v.xh.)
 
Universiteti i prishtinës
Universiteti i prishtinësUniversiteti i prishtinës
Universiteti i prishtinës
 
Struktura e punimit te diplomes
Struktura e punimit te diplomesStruktura e punimit te diplomes
Struktura e punimit te diplomes
 
E Drejta CIvile - Abdullah Aliu
E Drejta CIvile -  Abdullah AliuE Drejta CIvile -  Abdullah Aliu
E Drejta CIvile - Abdullah Aliu
 
Udhezime per pune seminarike 2011
Udhezime per pune seminarike 2011Udhezime per pune seminarike 2011
Udhezime per pune seminarike 2011
 

Ähnlich wie Dr. Musli Vërbani - Testamenti (vasijeti)

Dr. Musli Vërbani - 9. Fikhu i zekatit
Dr. Musli Vërbani - 9. Fikhu i zekatitDr. Musli Vërbani - 9. Fikhu i zekatit
Dr. Musli Vërbani - 9. Fikhu i zekatit
Shkumbim Jakupi
 
Mumin Shehu - Kur’ani dhe hadithi nxisin në dituri
Mumin Shehu - Kur’ani dhe hadithi nxisin në dituriMumin Shehu - Kur’ani dhe hadithi nxisin në dituri
Mumin Shehu - Kur’ani dhe hadithi nxisin në dituri
Shkumbim Jakupi
 
Dr. Musli Vërbani - 5. Dita e kijametit
Dr. Musli Vërbani - 5. Dita e kijametitDr. Musli Vërbani - 5. Dita e kijametit
Dr. Musli Vërbani - 5. Dita e kijametit
Shkumbim Jakupi
 
Dr. Vehbetu Zuhejli - Papërcaktori dhe përcaktori
Dr. Vehbetu Zuhejli - Papërcaktori dhe përcaktoriDr. Vehbetu Zuhejli - Papërcaktori dhe përcaktori
Dr. Vehbetu Zuhejli - Papërcaktori dhe përcaktori
Libra Islame
 
Dr. Vehbetu Zuhejli - Mekruhi
Dr. Vehbetu Zuhejli - MekruhiDr. Vehbetu Zuhejli - Mekruhi
Dr. Vehbetu Zuhejli - Mekruhi
Libra Islame
 
Dr. Vehbetu Zuhejli - Mekruhi
Dr. Vehbetu Zuhejli - MekruhiDr. Vehbetu Zuhejli - Mekruhi
Dr. Vehbetu Zuhejli - Mekruhi
Shkumbim Jakupi
 
Mumin shehu kur'ani dhe hadithi nxisin në dituri
Mumin shehu   kur'ani dhe hadithi nxisin në dituriMumin shehu   kur'ani dhe hadithi nxisin në dituri
Mumin shehu kur'ani dhe hadithi nxisin në dituri
Libra Islame
 
Dr. musli vërbani 9.fikhu i zekatit
Dr. musli vërbani   9.fikhu i zekatitDr. musli vërbani   9.fikhu i zekatit
Dr. musli vërbani 9.fikhu i zekatit
Libra Islame
 
Dr. Musli Vërbani - Kurbani
Dr. Musli Vërbani - KurbaniDr. Musli Vërbani - Kurbani
Dr. Musli Vërbani - Kurbani
Shkumbim Jakupi
 
Dr. musli vërbani ixhtihadi
Dr. musli vërbani   ixhtihadiDr. musli vërbani   ixhtihadi
Dr. musli vërbani ixhtihadi
Libra Islame
 

Ähnlich wie Dr. Musli Vërbani - Testamenti (vasijeti) (20)

Dr. Musli Vërbani - Bujaria
Dr. Musli Vërbani - BujariaDr. Musli Vërbani - Bujaria
Dr. Musli Vërbani - Bujaria
 
Një bashkëshortësi e mirë
Një bashkëshortësi e mirëNjë bashkëshortësi e mirë
Një bashkëshortësi e mirë
 
Një bashkëshortësi e mirë
Një bashkëshortësi e mirëNjë bashkëshortësi e mirë
Një bashkëshortësi e mirë
 
Dr. Musli Vërbani - 9. Fikhu i zekatit
Dr. Musli Vërbani - 9. Fikhu i zekatitDr. Musli Vërbani - 9. Fikhu i zekatit
Dr. Musli Vërbani - 9. Fikhu i zekatit
 
Kuburizmi – Adhurimi i Varreve
Kuburizmi – Adhurimi i VarreveKuburizmi – Adhurimi i Varreve
Kuburizmi – Adhurimi i Varreve
 
Mumin Shehu - Kur’ani dhe hadithi nxisin në dituri
Mumin Shehu - Kur’ani dhe hadithi nxisin në dituriMumin Shehu - Kur’ani dhe hadithi nxisin në dituri
Mumin Shehu - Kur’ani dhe hadithi nxisin në dituri
 
Dr. Musli Vërbani - 5. Dita e kijametit
Dr. Musli Vërbani - 5. Dita e kijametitDr. Musli Vërbani - 5. Dita e kijametit
Dr. Musli Vërbani - 5. Dita e kijametit
 
Dr. Vehbetu Zuhejli - Papërcaktori dhe përcaktori
Dr. Vehbetu Zuhejli - Papërcaktori dhe përcaktoriDr. Vehbetu Zuhejli - Papërcaktori dhe përcaktori
Dr. Vehbetu Zuhejli - Papërcaktori dhe përcaktori
 
Shpjegimi i sures EL-UÂKI’A
Shpjegimi i sures EL-UÂKI’AShpjegimi i sures EL-UÂKI’A
Shpjegimi i sures EL-UÂKI’A
 
Shpjegimi i sures EL-UÂKI’A
Shpjegimi i sures EL-UÂKI’AShpjegimi i sures EL-UÂKI’A
Shpjegimi i sures EL-UÂKI’A
 
Dr. Vehbetu Zuhejli - Mekruhi
Dr. Vehbetu Zuhejli - MekruhiDr. Vehbetu Zuhejli - Mekruhi
Dr. Vehbetu Zuhejli - Mekruhi
 
Dr. Vehbetu Zuhejli - Mekruhi
Dr. Vehbetu Zuhejli - MekruhiDr. Vehbetu Zuhejli - Mekruhi
Dr. Vehbetu Zuhejli - Mekruhi
 
Mumin shehu kur'ani dhe hadithi nxisin në dituri
Mumin shehu   kur'ani dhe hadithi nxisin në dituriMumin shehu   kur'ani dhe hadithi nxisin në dituri
Mumin shehu kur'ani dhe hadithi nxisin në dituri
 
Dr. musli vërbani 9.fikhu i zekatit
Dr. musli vërbani   9.fikhu i zekatitDr. musli vërbani   9.fikhu i zekatit
Dr. musli vërbani 9.fikhu i zekatit
 
Dr. Musli Vërbani - Kurbani
Dr. Musli Vërbani - KurbaniDr. Musli Vërbani - Kurbani
Dr. Musli Vërbani - Kurbani
 
16. objektivat e sheriatit dr. vehbetu zuhejli
16. objektivat e sheriatit  dr. vehbetu zuhejli 16. objektivat e sheriatit  dr. vehbetu zuhejli
16. objektivat e sheriatit dr. vehbetu zuhejli
 
16. objektivat e sheriatit dr. vehbetu zuhejli
16. objektivat e sheriatit  dr. vehbetu zuhejli 16. objektivat e sheriatit  dr. vehbetu zuhejli
16. objektivat e sheriatit dr. vehbetu zuhejli
 
Rregullat fikhore
Rregullat fikhoreRregullat fikhore
Rregullat fikhore
 
Rregullat fikhore
Rregullat fikhoreRregullat fikhore
Rregullat fikhore
 
Dr. musli vërbani ixhtihadi
Dr. musli vërbani   ixhtihadiDr. musli vërbani   ixhtihadi
Dr. musli vërbani ixhtihadi
 

Mehr von Shkumbim Jakupi

Dr. vehbetu zuhejli usuli fikhu islam, v, kijasi
Dr. vehbetu zuhejli   usuli fikhu islam, v, kijasiDr. vehbetu zuhejli   usuli fikhu islam, v, kijasi
Dr. vehbetu zuhejli usuli fikhu islam, v, kijasi
Shkumbim Jakupi
 
Muhamed muteveli shaëraviu lumturia dhe kryeneçësia
Muhamed muteveli shaëraviu   lumturia dhe kryeneçësiaMuhamed muteveli shaëraviu   lumturia dhe kryeneçësia
Muhamed muteveli shaëraviu lumturia dhe kryeneçësia
Shkumbim Jakupi
 
Muhamed muteveli esh shaëraviu - fillimi dhe mbarimi
Muhamed muteveli esh shaëraviu - fillimi dhe mbarimiMuhamed muteveli esh shaëraviu - fillimi dhe mbarimi
Muhamed muteveli esh shaëraviu - fillimi dhe mbarimi
Shkumbim Jakupi
 
Muhamed muteveli esh shaëraviu - dinamika dhe statika
Muhamed muteveli esh shaëraviu - dinamika dhe statikaMuhamed muteveli esh shaëraviu - dinamika dhe statika
Muhamed muteveli esh shaëraviu - dinamika dhe statika
Shkumbim Jakupi
 

Mehr von Shkumbim Jakupi (20)

18. pasimi dr. vehbetu zuhejli
18. pasimi  dr. vehbetu zuhejli 18. pasimi  dr. vehbetu zuhejli
18. pasimi dr. vehbetu zuhejli
 
17. ixhtihadi dr. vehbetu zuhejli
17. ixhtihadi  dr. vehbetu zuhejli 17. ixhtihadi  dr. vehbetu zuhejli
17. ixhtihadi dr. vehbetu zuhejli
 
14. shfuqizimi dr. vehbetu zuhejli
14. shfuqizimi  dr. vehbetu zuhejli 14. shfuqizimi  dr. vehbetu zuhejli
14. shfuqizimi dr. vehbetu zuhejli
 
13. masat ligjore dr. vehbetu zuhejli
13. masat ligjore  dr. vehbetu zuhejli 13. masat ligjore  dr. vehbetu zuhejli
13. masat ligjore dr. vehbetu zuhejli
 
12. istis'habi dr. vehbetu zuhejli
12. istis'habi  dr. vehbetu zuhejli 12. istis'habi  dr. vehbetu zuhejli
12. istis'habi dr. vehbetu zuhejli
 
11. medhhebi i sehabiut dr. vehbetu zuhejli
11. medhhebi i sehabiut  dr. vehbetu zuhejli 11. medhhebi i sehabiut  dr. vehbetu zuhejli
11. medhhebi i sehabiut dr. vehbetu zuhejli
 
10. ligji para nesh dr. vehbetu zuhejli
10. ligji para nesh  dr. vehbetu zuhejli 10. ligji para nesh  dr. vehbetu zuhejli
10. ligji para nesh dr. vehbetu zuhejli
 
9. tradita dr. vehbetu zuhejli
9. tradita  dr. vehbetu zuhejli 9. tradita  dr. vehbetu zuhejli
9. tradita dr. vehbetu zuhejli
 
8. parimi i interesit dr. vehbetu zuhejli
8. parimi i interesit  dr. vehbetu zuhejli 8. parimi i interesit  dr. vehbetu zuhejli
8. parimi i interesit dr. vehbetu zuhejli
 
7. istihsani dr. vehbetu zuhejli
7. istihsani  dr. vehbetu zuhejli 7. istihsani  dr. vehbetu zuhejli
7. istihsani dr. vehbetu zuhejli
 
6. kijasi dr. vehbetu zuhejli
6. kijasi  dr. vehbetu zuhejli 6. kijasi  dr. vehbetu zuhejli
6. kijasi dr. vehbetu zuhejli
 
5. ixhmai dr. vehbetu zuhejli
5. ixhmai  dr. vehbetu zuhejli 5. ixhmai  dr. vehbetu zuhejli
5. ixhmai dr. vehbetu zuhejli
 
4444 Salavate
4444 Salavate4444 Salavate
4444 Salavate
 
Alija Izetbegoviç - Islami ndërmjet lindjes dhe perëndimit
Alija Izetbegoviç - Islami ndërmjet lindjes dhe perëndimitAlija Izetbegoviç - Islami ndërmjet lindjes dhe perëndimit
Alija Izetbegoviç - Islami ndërmjet lindjes dhe perëndimit
 
Dr. Vehbetu Zuhejli - Istihsani
Dr. Vehbetu Zuhejli - IstihsaniDr. Vehbetu Zuhejli - Istihsani
Dr. Vehbetu Zuhejli - Istihsani
 
Muhamed Muteveli Esh-Shaëraviu - Këto llogariten furnizime
Muhamed Muteveli Esh-Shaëraviu - Këto llogariten furnizimeMuhamed Muteveli Esh-Shaëraviu - Këto llogariten furnizime
Muhamed Muteveli Esh-Shaëraviu - Këto llogariten furnizime
 
Dr. vehbetu zuhejli usuli fikhu islam, v, kijasi
Dr. vehbetu zuhejli   usuli fikhu islam, v, kijasiDr. vehbetu zuhejli   usuli fikhu islam, v, kijasi
Dr. vehbetu zuhejli usuli fikhu islam, v, kijasi
 
Muhamed muteveli shaëraviu lumturia dhe kryeneçësia
Muhamed muteveli shaëraviu   lumturia dhe kryeneçësiaMuhamed muteveli shaëraviu   lumturia dhe kryeneçësia
Muhamed muteveli shaëraviu lumturia dhe kryeneçësia
 
Muhamed muteveli esh shaëraviu - fillimi dhe mbarimi
Muhamed muteveli esh shaëraviu - fillimi dhe mbarimiMuhamed muteveli esh shaëraviu - fillimi dhe mbarimi
Muhamed muteveli esh shaëraviu - fillimi dhe mbarimi
 
Muhamed muteveli esh shaëraviu - dinamika dhe statika
Muhamed muteveli esh shaëraviu - dinamika dhe statikaMuhamed muteveli esh shaëraviu - dinamika dhe statika
Muhamed muteveli esh shaëraviu - dinamika dhe statika
 

Dr. Musli Vërbani - Testamenti (vasijeti)

  • 1. Dr. Musli Vërbani TESTAMENTI (VASIJETI) ‫الوصية‬
  • 3. Autor: Dr. Musli VËRBANI Titulli: TESTAMENTI (VASIJETI) Korrektura: Burim Bunjaku Radhitja kompjuterike, kopertina dhe dizajni grafik Mumin Shehu Botues: Autori Shtypi: “FokusPrint”, 2011
  • 4. Të drejtën e ribotimit e rezervon autori Hyrja Lexues të dashur, ky libër është libër që përmban shumë pak fjalë, por që është shumë i rëndësishëm për jetën tënde në botën tjetër. Me këtë punim modest jam munduar vetëm të vë në pah dhe të sqaroj këtë temë, që prej saj të përfitohet dhe të zbatohet. Në kohën e sodit, në viset tona, shumë pak dinë për testamentin, e shumë më pak, apo, për të mos thënë, fare nuk e zbatojnë atë. Këtë e konstatojmë nga shkaku se nuk dëgjojmë dhe nuk lexojmë se dikush ka lënë diçka testament, ndërsa në të kaluarën ky institucion ka qenë prezent dhe është praktikuar. Testamenti është i vjetër aq sa trashëgimia, edhe pse ka zëra se trashëgimia testamentare është paraqitur më vonë. Testamenti ekzistonte edhe te grekët edhe te romakët. Në disa epoka testamentin e shfrytëzonin për qëllime të këqija dhe për padrejtësi. Te romakët kryefamiljari kishte të drejtë që, nëpërmjet testmanetit, me pasurinë e tij të vepronte si të donte, t’i linte testament njeriut të huaj dhe t’ua ndalonte të drejtën e trashëgimisë fëmijëve të tij. Pastaj, më vonë, u ishte dhënë e drejta që fëmijët të trashëgonin një të katërtën e pasurisë, me kusht që fëmijët të ishin sjellë tepër mirë me prindërit e tyre. Tek arabët, në kohën e injorancës, vetëm për krekosje u linin testament të huajve, e të afërmit e vet i lënin të varfër. Mirëpo, më vonë, Islami përmirësoi dhe rregulloi destinimin e Vasijetit (testamentit) në mënyrë të drejtë. Në rend të parë ai 4
  • 5. detyroi që tërë pasuria t’u lihet Vasijet (testament) prindërve dhe të afërmve. Zoti i Lartmadhëruar thotë: “Kur ndonjërit prej jush i është afruar vdekja, nëse lë pasuri pas vete, testamenti (Vasijeti) për prindërit dhe për të afërmit u është bërë juve obligim, por ashtu siç është drejt. Për ata që janë të devotshëm kjo është detyrë që lypet kryer.” (El-Bekare, 180) Pastaj, në suretu En-Nisa, në mënyrë të detajuar, përcaktohet e drejta e trashëgimisë dhe Vasijeti ligjësohet, por duke paraparë dy kushte esenciale: 1. Që Vasijeti (testamenti) të mos jetë më i madhe se 1/3 e pasurisë, sepse Muhamedi s.a.v.s. i thotë Sead bin Vekasit: “Lëre Vasijet 1/3, sepse edhe 1/3 është shumë. Më mirë t’i lësh trashëgimtarët të pasur se sa t’i lësh të varfër, duke u kërkuar njerëzve lëmoshë.” 2. Që Vasijeti (testamenti) të mos u lihet trashëgimtarëve, ngase kjo është e ndaluar, sepse trashëgimtarët gëzojnë të drejtën e trashëgimisë (e jo të Vasijetit). Mirëpo, edhe Vasijetin mund ta gëzojë ndonjë trashëgimtar, nëse këtë ia lejojnë trashëgimtarët e tjerë. Edhe Vakëfi mund të lihet nëpërmjet testamentit, dhe kjo në atë mënyrë që të lihet testament vlera e një të tretës së pasurisë së paluajtshme, që pas vdekjes e merr emërtimin e vakëfit. Të gjithë muslimanët falen në drejtim të Qabesë, ndërsa themelet e Qabesë i ka ngritur Ibrahimi a.s., që e ka lënë vakëf. Edhe Omeri r.a. ka lënë vakëf parcelën e tij të Hajberit. Omeri r.a. e kishte pyetur Muhamedin a.s. se si të vepronte me pasurinë e tij, që të kishte shpërblim të vazhdueshëm tek 5
  • 6. Allahu. Muhamedi a.s. i propozoi që ta linte vakëf parcelën e tij. Kështu Omeri r.a. urdhëroi që vakëfi i tij të mos shitej, as të trashëgohej dhe as të dhurohej. Ky veprim i Omerit r.a. qe bërë shembull për ashabët që edhe ata të ndiqnin rrugën e tij. Kështu që, thuhet se, nuk pati asnjë nga sahabët e pasur që të mos kishte lënë vakëf. Muhamedi a.s. jo vetëm i kishte nxitur të tjerët që të linin vakëf, por edhe vetë ai i la vakëf shtatë bahçet e tij në Medinë. Lusim Zotin e Lartmadhëruar që të na bëjë nga ata që e pasojnë rrugën e Pejgamberit tonë, Muhamedit a.s., të Ibrahimit a.s. dhe sahabëve, që edhe ne të lëmë vasijet, që nëpërmjet vasijetit të shtohen vakëfet, e në botën tjetër të jemi në shoqëri me ta. 6
  • 7. Testamenti (vasijeti) ‫ – الو صية‬Vasijet gjuhësisht do të thotë këshillë dhe ِ porosi për të vepruar ose për të mos vepruar diçka. Mirëpo në sheriatin islam, dijetarët i japin përcaktimin tjetër, që përputhet me dispozitat e legjislacionit islam. Sipas tyre, Vasijet është: Veprim që bëhet detyrim për testamentpranuesin nga testamentlënësi, i cili lë pas vetes një të drejtë të tij.1 Testamenti dallon nga dhurata për faktin se testamentpranuesi e fiton të drejtën (e posedimit dhe shfrytëzimit) të atij testamenti vetëm pas vdekjes së testamentlënësit, kurse dhuratën mund ta shfrytëzojë personi të cilit i dhurohet diçka, që në momentin e dhurimit; gjithashtu testamenti, për dallim nga dhurata, është i vlefshëm deri në një të tretën e pasurisë së testamentlënësit; testamenti mund të jetë në sende të prekshme – konkrete dhe gjëra jo të prekshme, të cilat mund të shfrytëzohen, kurse dhurata vlen vetëm për çështje konkrete dhe të prekshme. Ka edhe një përkufizim tjetër për testamentin: “Të kërkuarit e një njeriu nga një njeri tjetër që të veprojë diçka në mungesë të tij, pas vdekjes së tij.” Kjo tregon se fukahenjtë kishin dhënë përkufizime të ndryshme për testamentin. 7
  • 8. Argumentet e ligjësimit të testamentit 1. Argumenti nga Kur’ani Zoti i Lartmadhëruar thotë: ‫ك ت بَ ع ل ي ك م إ ِ ذا ح ض ر أ َ ح د ك م ا ل م و ت إ ِ ن ت ر ك خ يرا‬ َْ َ َ َ ْ ُ ْ َ ْ ُ ُ َ َ َ َ َ َ ْ ُ ََْ ُِ ََ ّ َ ِ ُ ْ َ ْ ِ َ َِ ْ َ ‫ا ل و ص ي ة ل ل وا ل د ي ن وا ل‬ ‫ْ َ ِ ّ ُ ِ ْ َ ِ َ ْ ِ َ ْ ق ر بي ن با ل م ع رو ف ح قا ع لى‬ َ ِ ُّ ْ ‫ا ل م ت قي ن‬ “Kur ndonjërit prej jush i është afruar vdekja, nëse lë pasuri pas vete, testamenti (Vasijeti) për prindërit dhe për të afërmit u është bërë juve obligim, por ashtu siç është drejt. Për ata që janë të devotshëm kjo është detyrë që lypet kryer.” (El-Bekare, 180) Kështu ishte në fillim të Islamit (lënia testament për prindër dhe të afërm), pastaj ky ajet është shfuqizuar me ajetet e trashëgimisë në suretun Nisa, kurse për sa i përket ajetit të lartpërmendur, ka mbetur aktiv lidhur me lënien e Vasijetit për të tjerët, përveç trashëgimtarëve. Transmetohet nga Omeri r.a. se e kishte dëgjuar Pejgamberin s.a.v.s., duke thënë: “Vërtet Allahu ia ka dhënë secilit të drejtën e tij në trashëgimi, për këtë arsye nuk lejohet të lihet testament për trashëgimtarin.” Po ashtu në ajetin tjetër kur’anor, Zoti i Lartmadhëruar thotë: ... ‫... م ن ب ع د و ص ي ة يو صي ب ها أ َ و د ي ن‬ ٍ َْ ْ َ ِ ِ ُ ٍ ِّ َ ِ ْ َ ْ ِ “(Kjo e drejtë në trashëgim bëhet) pasi të kryhet testamenti (Vasijeti) që ka lënë dhe pasi të lahet borxhi...”, (En-Nisa, 11). 8
  • 9. 2. Argumenti i Sunetit Sead bin Vekasi shkon te Pejgamberi s.a.v.s., dhe i kërkoi që dy të tretat e pasurisë së tij të shpërndante (ta linte Vasijet), kurse një të tretën t’ia linte vetëm një vajze e cila e trashëgonte. Muhamedi a.s. këtë nuk ia lejoi. Pastaj ai i kërkoi që ta shpërndante (ta linte Vasijet) një të dytën, e Pejgamberi s.a.v.s. edhe këtë i refuzoi. E pastaj Muhamedi s.a.v.s., i thotë: “Një të tretën (mund ta lësh Vasijet), për shkak se është më mirë që pasardhësit t’i lësh me pasuri se sa të varfër e lypsa.” 3. Argumenti i Ixhamit Të gjithë dijetarët e Umetit janë deklaruar se testamenti (Vasijeti) është i lejuar. 4. Argumenti logjik Testamenti është prej veprave të mira dhe shton devotshmërinë ndaj Allahut. 9
  • 10. Urtësia e testamentit Testamenti ka rëndësi të veçantë fetare, morale dhe juridike. Sikurse çdo vepër e mirë, ashtu ka vlerë edhe testamenti, sepse prej tij arrihet dobia dhe e mira në këtë botë dhe shpërblimi në botën tjetër. Përmes testamentit, ndihmohen institucionet islame, institucionet bamirëse, plotësohen nevojat e nevojtarëve, mënjanohen vështirësitë e të dobëtëve. Për këtë arsye ligjësimi i testamentit është në interes të përgjithshëm të shoqërisë. Testamenti ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë edhe në zhvillimin ekonomik, në raportet e njerëzve në mes tyre në këtë botë, po ashtu edhe që të arrihet shpërblimi në Botën tjetër. Nëpërmjet testamentit, njeriu realizon punë të mira, të cilat nuk ka pasur rast t’i kryejë më herët. 10
  • 11. Ruknet e testamentit Të gjithë dijetarët janë të pajtimit se rukni i vetëm i testamentit është oferta dhe pranimi i ofertës. Praktikisht oferta bëhet në këtë mënyrë: “I kam lënë X pasuri (e shënon pasurinë) X personit (e shënon emrin e personit).” Ose shprehet: “Një të tretën e pasurisë sime, pas vdekjes sime, i lë testament filanit.” Kusht i pranimit të ofertës është vdekja e testamentlënësit (sepse testamenti ndryshon nga dhurata). Nëse testamentpranuesi e pranon (e merr në shfrytëzim) pasurinë-testamentin para se të vdesë testamentlënësi, veprimi i tillë është i pavlefshëm, me fjalë të tjera, pasuria i kthehet testamentlënësit, dhe ai (testamentpranuesi) duhet ta pranojë testamentin (pasurinë), vetëm pasi të vdesë testamentlënësi. Oferta e testamentit bëhet me një prej këtyre tri formave: 1. Me shkrim; 2. Nëpërmes deklaratës, d.m.th. me të shprehur; 3. Me shenja, në pamundësi të të shprehurit apo të të shkruarit. Njeriu që mund të flasë, nëse dëshiron, testamentin e shpreh duke e deklaruar me gojë, por, nëse dëshiron, e bën me shkrim. Për sa i përket memecit, ai, nëse di të shkruajë, nuk i vlen (lënia e testamentit) me shenja, por, nëse nuk di të shkruajë dhe 11
  • 12. nuk mund të flasë, atëherë testamentin e lë me shenja ose me simbole. Kushtet e testamentit Kushtet e testamentit ndahen në: 1. Kushtet e testamentlënësit. 2. Kushtet e sendit të lënë testament, dhe 3. Kushtet e testamentpranuesit (legatorit). 12
  • 13. - Kushtet e testamentlënësit Kushtet që duhet t’i plotësojë testamentlënësi, janë: 1. Të jetë i moshës madhore. Nuk është i vlefshëm testamenti i fëmijës. 2. Të jetë i mençur. Gjithashtu nuk pranohet testamenti i të dehurit, sepse rasti i tillë është i ngjashëm me të çmendurin dhe se i dehuri nuk mund ta kontrollojë atë që flet. 3. Të jetë pronar i sendit të lënë testament. Pronar i një pasurie është çdo njeri që është kompetent për të vepruar me atë pasuri, për ta shitur ose për ta dhuruar. Ky posedon të drejtën që atë send ta lërë testament, por gjithnjë duke pasur parasysh një të tretën e pronësisë së tij. 4. Të mos jetë i detyruar. Testamenti është e drejtë e vullnetit të lirë, prandaj i detyruari nuk e ka këtë të drejtë. Për këtë arsye, testamenti i të detyruarit është i pavlefshëm. 5. Të mos ketë borxh, i cili përfshin tërë pasurinë e tij. Borxhi ka përparësi ndaj testamentit dhe pasuria e borxhliut është e varur prej borxhit, që është e drejtë e atij të cilit i ka borxh. Nëse njeriu të cilit i ka borxh (borxhdhënësi) heq dorë nga ajo e drejtë (ia falë borxhin) dhe këtë ia lejon (borxhmarrësit i cili e lë testamentin), atëherë testamenti i tillë lejohet dhe 13
  • 14. zbatohet, në të kundërtën ai testament është i pavlefshëm. - Kushtet e sendit të lënë testament Kushtet e sendit të lënë testament janë: 1. Që të jetë prej sendeve të ngjashme që trashëgohen apo kontraktohen; 2. Që sendi të jetë në pronësi të testamentlënësit; 3. Që ai send apo ajo vlerë të jetë sa një e treta e pasurisë së testamentlënësit ose edhe më pak. Nëse trashëgimtarët e pranojnë atë që i vdekuri ka lënë testament më shumë se një të tretën e pasurisë së tij, atëherë bëhet e vlefshme edhe më shumë se një e treta; 4. Që të mos jetë për bërje mëkatesh. Testament mund të lihet pasuria e tundshme edhe ajo e patundshme. Prandaj, testament mund të jetë pasuria që shitet dhe blihet, dhe që shfrytëzohet. Lëndë e testamentit mund të jetë një plantacion, por mund të jenë edhe frutat e një plantacioni. Testament mund të lihet një shtëpi, një parcelë e të ngjashme. 14
  • 15. - Kushtet e testamentpranuesit (legatorit) Kushtet e testamentpranuesit janë: 1. Që të jetë i identifikuar (të dihet personi se kush është ai); 2. Që të jetë i pranishëm ose i gjallë. Nëse testamentpranuesi ka vdekur para se t’i lihet testamenti, atëherë testamenti i tillë është i pavlefshëm; 3. Që të mos e përdor për bërje mëkatesh; 4. Që të mos jetë sulmues ndaj Islamit; 5. Që testamentpranuesi (legatori) të mos jetë vrasës i testamentlënësit; 6. Që të mos jetë trashëgimtar i testamentlënësit. Muhamedi s.a.v.s., ka thënë: “Vërtet Allahu ia ka dhënë të drejtën secilit (në trashëgimi), për këtë arsye nuk ka testament për trashëgimtarin.” (Transmetojnë pesë koleksionistët, përpveç Nesaiut). 15
  • 16. Llojet e testamentit Testamenti mund të jetë: vaxhib, haram, mekruh dhe mustehab. 1. Testamenti vaxhib (i obliguar) Është testamenti që e lë personi për t’u realizuar e drejta e një personi që e meriton atë të drejtë. Si, fjala vjen, testamenti për larjen e borxhit personave të panjohur, sepse, nëse vdes (testamentlënësi), atëherë ata persona nuk mund ta realizojnë atë të drejtë, sepse kështu ka frikë se ata mund të futen në mëkate. Po ashtu vaxhib është testamenti ndaj të drejtave ndaj Allahut. P.sh.: − Kur njeriu nuk i ka kryer obligimet materiale ndaj Zotit të Lartmadhëruar. Si p.sh. nëse nuk e ka kryer obligimin e zekatit. Në këtë rast ai e ka për obligim të lërë testament që prej pasurisë së tij të jepet zekati (obligim të cilin nuk e ka kryer). − Ose p.sh., nëse nuk e ka kryer ndonjë kefaret (kompensim për shkeljen e ndonjë detyrimi në Sheriatin islam). Ai e ka detyrim të lërë testament që të kryhet kefareti (kompensimi), si p.sh., nëse e ka prishur dhe ka ngrënë me qëllim një ditë të ramazanit. Ai në 16
  • 17. këtë rast e ka obligim t’i agjërojë 60 ditë pandërprerë, ose t’i ushqejë 60 të varfër. E nëse e ka kapluar pleqëria dhe është para vdekjes, ai e ka obligim të lërë testament, që, nëse vdes, t’i kryhet kefareti (kompensimi), me fjalë të tjera, t’i ushqejë 60 të varfër. 2. Testamenti haram (i ndaluar) − E ndaluar – haram është t’i lësh testament trashëgimtarit. Si p.sh.: Nëse i lihet testament diçka djalit të madh apo fëmijëve të tjerë. Po ashtu është haram t’i lihet testament bashkëshortes (ngase edhe bashkëshortja është nga ato që trashëgojnë). − Nëse lihet testament më shumë se një e treta e pasurisë. Duhet ditur se, nëse këtë e pranojnë trashëgimtarët, atëherë ai testament realizohet, e nëse nuk e pranojnë, kthehet në kufirin e një të tretës së pasurisë së testamentlënësit, ndërsa ajo që është më shumë se 1/3, nuk i kryhet. − Nëse ndonjëri ka shumë fëmijë, ndërsa më të madhin dhe të dytin e ka martuar, kurse të tretin nuk e ka martuar, prandaj i lë testament në shumën e shpenzimeve të një martese, atëherë ai testament, për djalin më të vogël, është haram. Nëse ndonjëri ka bërë një gjë të tillë pa dije, çështja u lihet trashëgimtarëve, nëse ata e lejojnë, atëherë ai testament realizohet, e nëse jo, nuk realizohet. − Haram është testamenti nëse qëllimi i tij është që të dëmtohen trashëgimtarët. Zoti i Lartmadhëruar thotë: “(Kjo e drejtë në trashëgim bëhet) pasi të 17
  • 18. kryhet testamenti (Vasijeti) që ka lënë dhe pasi të lahet borxhi...”, (En-Nisa, 11) d.m.th. pa dëmtuar askënd. − Testamenti haram është testamenti që lihet për projekte me qëllim të realizimit të mëkateve të mëdha. 3. Testamenti mekruh (i urryer) Testamenti mekruh është testamenti i lënë për personat kriminelë apo mëkatarë të mëdhenj. Nëse lihet testament me qëllim që të largohet ndonjë person nga mëkatet dhe të drejtohet në rrugë të drejtë e të pendohet, në një rast të tillë testamenti nuk është mekruh. Testamenti nuk u lihet as personave që janë të njohur për shkapërderdhje të pasurisë dhe as personave amoralë. 18
  • 19. 4. Testamenti mubah (i lejuar) Pjesa e pasurisë e cila lihet testament e që nuk e kalon një të tretën, është mubah. Nëse një njeri ka shumë pasuri, mustehab është që të lërë testament diçka prej pasurisë, ngase do t’i vazhdojnë shpërblimet edhe pas vdekjes së tij. Kjo, për shkak se Muhamedi a.s. në hadith ka thënë: “Nëse vdes i biri i Ademit, i ndërpriten të gjitha shpërblimet, përveç në tri raste, që janë: sadakaja rrjedhëse, fëmija i mirë që lutet për të, dhe dituria prej së cilës ka dobi.” Duhet ditur se testamenti mustehab (i pëlqyer) është ai që është më pak se një e treta e pasurisë. Kjo nga thënia e Ibni Abasit, i cili ka thënë: “(Për çudi!) Njerëzit po e praktikojnë që të lënë testament një të katërtën e pasurisë, kurse Muhamedi s.a.v.s., i ka thënë Sead bin Vekasit: “Lëre testament një të tretën, edhe pse edhe një e treta e pasurisë është tepër.” Por, edhe lënia testament e një të pestës apo një të gjashtës, është e pëlqyeshme, e maksimumi i testamentit është një e treta. 19
  • 20. Nëse testamentlënësi nuk ka fare trashëgimtarë, mund ta lërë testament tërë pasurinë, për shkak se trashëgimtarët janë pengesë për të lënë testament më shumë së një të tretën. Është mustehab (e pëlqyer) që një pjesë e pasurisë të lihet testament, për shkak se Zoti i Lartmadhëruar ka thënë: ‫ك ت بَ ع ل ي ك م إ ِ ذا ح ض ر أ َ ح د ك م ا ل م و ت إ ِ ن ت ر ك خ يرا‬ َْ َ َ َ ْ ُ ْ َ ْ ُ ُ َ َ َ َ َ َ ْ ُ ََْ ُِ ‫ا ل و ص ي ة ل ل وا ل د ي ن وا ل َق ر بي ن با ل م ع رو ف ح قا ع لى‬ ََ ّ َ ِ ُ ْ َ ْ ِ َ َِ ْ ْ َ ِ َْ ِ َ ِْ ُ ِّ َ ْ َ ِ ُّ ْ ‫ا ل م ت قي ن‬ “Kur ndonjërit prej jush i është afruar vdekja, nëse lë pasuri pas vete, testamenti (Vasijeti) për prindërit dhe për të afërmit u është bërë juve obligim, por ashtu siç është drejt. Për ata që janë të devotshëm kjo është detyrë që lypet kryer.” (El-Bekare, 180) Më vonë është shfuqizuar dispozita e obligueshmërisë, e ka mbetur dispozita e mustehabit për ata që nuk trashëgojnë prej të vdekurit, kurse ata që trashëgojnë, nuk kanë të drejtë në testament. Ibn Omeri r.a. ka thënë: “Ajeti në fjalë është shfuqizuar me ajetet e trashëgimisë. Po ashtu edhe Muhamedi s.a.v.s., ka thënë: “Vërtet Allahu ia ka dhënë të drejtën secilit (në trashëgimi), për këtë arsye nuk ka testament për trashëgimtarin.” (Transmetojnë pesë koleksionistët, përpos Nesaiut). 20
  • 21. Kur shpallet i pavlefshëm testamenti? Testamenti shpallet i pavlefshëm në këto raste: 1. Nëse pasuria e lënë testament, shkatërrohet, humbet, prishet apo digjet, atëherë ai testament shpallet i pavlefshëm; 2. Nëse testamentpranuesi vdes para testamentlënësit, atëherë testamenti shpallet i pavlefshëm, ngase i vdekuri nuk mund as të pronësojë dhe as ta bëjë pranimin. Pas vdekjes ai testament kalon te trashëgimtarët; 3. Nëse testamentpranuesi e vret testamentlënësin; 4. Nëse testamentpranuesi e tradhton fenë; 5. Nëse testamentlënësi tërhiqet nga testamentlënia e tij. Një nga karakteristikat e testamentit është se testamentlënësi mund ta ndryshojë atë gjer në vdekje, dhe të hartojë testament të ri. 21
  • 22. Për cilat çështje lihet testamenti? Testamenti është mirë të lihet për çështjet në vijim: 1. Testamenti për nevojtarët prej të afërmve, për jetimët dhe të varfrit; 2. Testamenti për ndërtimin e xhamive e shkollave në të cilat mësohet hifzi i Kur’anit, për ndërtimin e institucioneve, si Bashkësitë Islame; 3. Testamenti për botimin e librave; 4. Testamenti për studentët dhe luftëtarët në rrugë të Allahut; 5. Testamenti për dituri dhe për hulumtime shkencore; 6. Testamenti për ambulanca dhe spitale; 7. Testamenti për kryerjen e Haxhit apo umres për testamentlënësin; 8. Testamenti për ujësjellës; 9. Testamenti për shlyerjen e borxheve të atyre që nuk kanë mundësi t’i paguajnë borxhet e tyre; 22
  • 23. 10. Testamenti për ndërtimin e jetimoreve. Ekzekutuesi i testamentit Ekzekutuesi i testamentit është personi të cilin trashëgimlënësi e përcakton në testament për t’u kujdesur që testamenti të realizohet në bazë të vullnetit të testamentlënësit. Është mirë që testamentlënësi të autorizojë një person, i cili e merr përsipër ndarjen e tërë pasurisë së tij (ndarjen e trashëgimisë, larjen e borxheve etj.), pastaj, pas kryerjes së të gjitha obligimeve, bën edhe ekzekutimin e testamentit. Por, nëse testamentlënësi nuk e autorizon personalisht askënd, atëherë ekzekutimin e testamentit e bëjnë trashëgimtarët, e nëse nuk ka trashëgimtarë, atëherë këtë e merr përsipër Qeveritari Islam. Nëse testamentit i ndryshohet destinimi apo nuk kryhet sipas porosisë, atëherë mëkati nuk bie mbi testamentlënësin, por mbi ekzekutuesin e testamentit. Zoti i Lartmadhëruar ka thënë: ‫ك ت بَ ع ل ي ك م إ ِ ذا ح ض ر أ َ ح د ك م ا ل م و ت إ ِ ن ت ر ك خ يرا‬ َْ َ َ َ ْ ُ ْ َ ْ ُ ُ َ َ َ َ َ َ ْ ُ ََْ ُِ 23
  • 24. ‫ا ل و ص ي ة ل ل وا ل د ي ن وا ل َق ر بي ن با ل م ع رو ف ح قا ع لى‬ ََ ّ َ ِ ُ ْ َ ْ ِ َ َِ ْ ْ َ ِ َْ ِ َ ِْ ُ ِّ َ ْ َ ِ ُّ ْ ‫ا ل م ت قي ن‬ “Dhe kush e ndryshon atë (testamentin) pasi që ta ketë dëgjuar atë, atëherë pa kurrfarë dyshimi mëkati për të është për ata të cilët e kanë ndryshuar (destinimin e tij). Vërtet Allahu dëgjon dhe është i Ditur.” (El-Bekare, 181) Vlefshmëria e testamentit Testamenti fuqizohet menjëherë pas vdekjes së testamentlënësit, sepse, për sa kohë që të jetojë ende, ai ka të drejtë ta anulojë. Për të qenë testamenti i vlefshëm, testamentlënësi duhet të mos jetë i ngarkuar me borxhe. Nëse është i ngarkuar me borxhe, të cilat kapin vlerën e tërë pasurisë që posedon, atëherë testamenti i tij është i pavlefshëm, e nëse borxhi i tij kap më shumë se dy të tretat e pasurisë së tij, atëherë vetëm një e treta e pasurisë së tij është e plotfuqishme për testament, e pjesa tjetër bëhet e pavlefshme. Mirëpo, nëse borxhlinjtë dhe trashëgimtarët ia falin edhe atë pjesë, atëherë fuqizohet testamenti. Vetëm pas shlyerjes së borxhit, lind çështja e testamentit. Nëse testamenti e kalon shumën e borxhit, ai testament nuk plotësohet, veçse së pari shlyhet borxhi, e nëse 24
  • 25. pas larjes së borxhit mbetet diçka prej pasurisë, atëherë plotësohet ajo pjesë e testamentit. Zoti i Lartmadhëruar ka thënë: ... ‫... م ن ب ع د و ص ي ة يو صي ب ها أ َ و د ي ن‬ ٍ َْ ْ َ ِ ِ ُ ٍ ِّ َ ِ ْ َ ْ ِ “(Kjo e drejtë në trashëgim bëhet) pasi të kryhet testamenti (vasijeti) që ka lënë dhe pasi të lahet borxhi...”, (En-Nisa, 11) Rendi e shpërndarjes së pasurisë së të vdekurit bëhet kështu: − I paguhet borxhi (nëse ka); − Ekzekutohet testamenti, dhe në fund, − Pasuria e mbetur e të vdekurit trashëgohet nga trashëgimtarët. Testamenti Vëlla i nderuar, Islami nxit që të shkruash ose të lësh testament, sepse vdekja mund të të vijë befasisht. Duhet të jesh i kujdesshëm dhe i përgatitur, që gjithmonë të bësh vepra të mira, të jesh i sjellshëm, të shkruash testament ashtu që shpërblimet t’i kesh edhe pas vdekjes. Ja një shembull si shkruhet një testament: Testament: ‫بـسم ا الرحم ــن الرحيـم‬ ٰ 25
  • 26. Falënderimi i takon vetëm Allahut, përshëndetjet dhe begatitë qofshin për të Dërguarin e Allahut. Dëshmoj dhe deklaroj se nuk ka zot përveç Allahut, i Cili nuk ka ortak e as rival. Dëshmoj dhe deklaroj se Muhamedi është rob i Allahut dhe i Dërguar i Tij. Dita e Kijametit do të ndodhë pa dyshim dhe Zoti do t’i ringjallë të vdekurit. Ju lë testament, ashtu siç ka lënë testament Ibrahimi a.s. dhe Jakubi a.s.: “Vërtet, Allahu ka zgjedhur për ju këtë fe, dhe mos vdisni ndryshe, përveçse muslimanë.” (El-Bekare, 132) Ju lë vasijet (testament) të jeni të devotshëm, të falni namazin, të jepni zekatin, të agjëroni Ramazanin dhe të kryeni Haxhin, kur të keni mundësi. Një të tretën e pasurisë sime e lë testament për çështjet në vijim: − X euro (apo X parcelën , X objektin ) e lë për institucionet e Bashkësisë Islame apo për Xhami. − X euro (apo X parcelën , X objektin ) për jetimë dhe për të varfrit. − X euro (apo X parcelën , X objektin ) për ambulancë dhe për spital. 26
  • 27. X euro (apo X parcelën , X objektin ) për... etj. etj. − Ju lë testament për X personin , adresa , nr. i tel: ; − X euro për X personin , adresa , nr. i tel: . − Ju lë testament që ta kryeni haxhin (obligativ) për mua dhe umren; − Ju lë testament që të ma kryeni kefaretin e ushqimit të 60 të varfërve, sepse e kam ngrënë dhe e kam prishur me qëllim një ditë të ramazanit. Ju bëj me dije dhe dëshmoj para Zotit se çdo njeriu, i cili më ka bërë ndonjë të keqe, ia kam falur. Shpresoj që edhe ai, të cilit i kam bërë ndonjë të pahijshme, të më falë. Në fund ju lë testament të gjithëve që për vdekjen time të bëheni të durueshëm dhe të pajtoheni me caktimin e Allahut të Lartmadhëruar. Ky është testamenti im dhe “Kush e ndryshon pasi që e dëgjon, mëkati është mbi ata që e kanë ndryshuar. Vërtet Allahu dëgjon, është i Ditur.” (El- Bekare, 181) Testamentin e shkroi: ____________, 27
  • 28. Data: _______________________, Adresa: ____________________ . Fusnotat: 1. Në teorinë juridike me termin “Testament” nënkuptohet urdhri i njëanshëm i vullnetit të fundit, me të cilin një person bën ndarjen e pasurisë 28
  • 29. së tij për rast vdekjeje, gjegjësisht, me të cilin një person bën rend tjetër trashëgimor nga ai i paraparë me ligj. - Në traditën tonë, në vend të fjalës vasijet (testament), përdoret shprehja: “E ka lënë me gojë” ose “ E ka lënë me fjalë”. Po ashtu përdoret edhe shprehja “E ka lënë emanet” ose “E ka lënë emanetin e fundit të jetës”. Fjala “Emanet” (besueshmëri) duhet të përdoret kur një njeri për së gjalli i lë në besim (emanet) një njeriu tjetër një send për sa kohë të mungojë ai. E, kur të kthehet, ajo që i është lënë në besë, i dorëzohet pronarit të tij, kurse Vasijeti nuk është i këtillë. Kjo do të thotë se në vend të fjalës “Emanet” duhet të përdoret fjala “Vasijet”. LIBRAT E AUTORIT (Dr. Musli Vërbanit) 1. “Besimi në Zotin” 2. “Melaqet e Zotit” 3. “Besimi në Librat e Zotit” 29
  • 30. 4. “Pejgamberët e Zotit” 5. “Besimi në Ditën e Kijametit” 6. “Besimi në Kaderin e Zotit” 7. “Tregime nga jeta e Muhamedit a.s.” 8. “Fikhu i Namazit” 9. “Fikhu i Zekatit” 10. “Fikhu i Agjërimit” 11. “Fikhu i Haxhit” 12. “Emërtoni fëmijët tuaj me emra të bukur” 13. “Dëshmorët e 9 Prillit në Rakoc dhe Lagje të Re” 14. “Shkruaj, lexo dhe mëso shkronjat e Kur'anit 15. “Nata e dhëndërisë” 16. “Fadil Çaka – Komandant Sharri” 17. “Dita e vdekjes dhe e varrimit” 18. “(Pa)mundësia e përkthimit të Kur’anit” 19. “Dëshiroj të jem ai që nuk duhet të jem”. 20. “Texhvidi – Shkenca e të lexuarit (kënduarit) të përpiktë të Kur’anit”. 21. “Texhvidi i muslimanit të vogël”. 22. “Morali i muslimanit të vogël”. 23. “Testamenti (Vasijeti)”. PËRKTHIMET NGA GJUHA ARABE 1. “Këshilltari fisnik për djem dhe vajza” (nga autori Muhamed Sajim); 2. “Islami dhe Politika” (nga autori Jusuf Kardavi); 30
  • 31. 3. “Mrekullitë numerike në Kur'anin Fisnik” (nga autori Abdurrezak Nufel); 4. “Për Kushtetutën Islame” (Dr. Muhamed Sejid Ahmed El- Musejer); 5. “Kryesore në terminologjinë e Hadithit” (nga autori Abduhu Abas El-Velidi) 6. “Vlera e kohës” (nga autori Amër Halid); 7. “Vëllazëria muslimane” (nga autori Amër Halid); 8. “Vëllazëria në islam dhe zemra e shëndoshë” (nga autori Amër Halid); 9. “Pendimi” (nga autori Amër Halid); 10. “Pasojat e mëkateve” (nga autori Amër Halid); 11. “Vendosmëria në rrugën e Allahut (nga Amër Halid); 12. “Mjetet e vendosmërisë në rrugën e Allahut (nga Amër Halid); 13. “Shkurtimi i thonjve në dritën e sunetit dhe mjekësisë” (nga autorët Ebul Vefa Abdul Ahar dhe Jahja Nasir). 14. “101 Tregime për ta arritur kulminacionin e mirësisë dhe përsosmërinë e devotshmërisë” (nga autori Muhamed Eminë Xhundi). 15. “Fetavatë e Shaëravijut”. 31
  • 32.
  • 33. PËRMBAJTA: Hyrja..........................................................................................4 Testamenti (vasijeti)..................................................................7 Argumentet e ligjësimit të testamentit......................................8 1. Argumenti nga Kur’ani.....................................................8 2. Argumenti i Sunetit...........................................................9 3. Argumenti i Ixhamit..........................................................9 4. Argumenti logjik...............................................................9 Urtësia e testamentit................................................................10 Ruknet e testamentit................................................................11 Kushtet e testamentit...............................................................12 - Kushtet e testamentlënësit..............................................13 - Kushtet e sendit të lënë testament...................................14 - Kushtet e testamentpranuesit (legatorit).........................15 Llojet e testamentit..................................................................16 1. Testamenti vaxhib (i obliguar) .......................................16 2. Testamenti haram (i ndaluar)..........................................17 3. Testamenti mekruh (i urryer).........................................18 4. Testamenti mubah (i lejuar)...........................................19 Kur shpallet i pavlefshëm testamenti?....................................21 Për cilat çështje lihet testamenti?............................................22 Ekzekutuesi i testamentit........................................................23 Vlefshmëria e testamentit........................................................24 Testamenti...............................................................................25 LIBRAT E AUTORIT (Dr. Musli Vërbanit)..........................29 PËRKTHIMET NGA GJUHA ARABE.................................30 33
  • 34. Donatorë: Haxhi Refet Neziri Haxhi Fikri Jusufi Haxhi Mustafë Ajruli Autori falënderon donatorët dhe e lut Allahun t’i shpërblejë me Xhenet. 34
  • 35. Donatorë: Haxhi Refet Neziri Haxhi Fikri Jusufi Haxhi Mustafë Ajruli Autori falënderon donatorët dhe e lut Allahun t’i shpërblejë me Xhenet. 34
  • 36. Donatorë: Haxhi Refet Neziri Haxhi Fikri Jusufi Haxhi Mustafë Ajruli Autori falënderon donatorët dhe e lut Allahun t’i shpërblejë me Xhenet. 34