SlideShare ist ein Scribd-Unternehmen logo
1 von 9
Downloaden Sie, um offline zu lesen
BIZNESI NDËRKOMBËTAR
Dr. Besim Beqaj
Pyetje dhe përgjigje nga afatet e kaluara
Fakulteti
Ekonomik
Universiteti i Prishtinës
Fakulteti Ekonomik
Studenti: Faton Bajrami | Prof.: Dr. Besim Beqaj
2BIZNESI NDËRKOMBËTAR
1. Shpjego GATT-in?
 GATT është shkurtimi që përdoret gjerësisht për General Agreement on Tariffs and
Trade dhe ka qenë fillimisht krijuar nga Bretton Woods Conference si pjesë e një plani
me të gjerë për rimëkëmbjen ekonomike pas Luftës së Dytë Botërore. Qëllimi i kryesor i
GATT ishte të reduktonte barrierat në tregtinë ndërkombëtare. Kjo do të arrihej
nëpërmjet reduktimit të barrierave tarifore, kufizimeve sasiore dhe subvencionimeve në
tregti nëpërmjet një serie marrëveshjesh të ndryshme. GATT-i ishte vetëm një
marrëveshje dhe jo një organizatë. Fillimisht, GATT-i ishte menduar të shndërohej në një
organizatë ndërkombëtare si Banka Botërore apo FMN, duke u quajtur Organizata
Ndërkombëtare e Tregtisë (International Trade Organization), por marrëveshja
përkatëse nuk u ratifikua dhe kështu që GATT-i mbeti vetëm një marrëveshje.
Funksionet e GATT-it u zëvendësuan nga Organizata Botërore e Tregtisë - OBT (World
Trade Organization - WTO) e cila u themelua përmes një raundi negociatash në fillim të
viteve 1990.
2. Arsyet dhe qëllimet e Politikës Tregtare dhe të Investimeve?
 Politikat qeveritare janë të dizajnuara të rregullojnë, drejtojnë dhe mbrojnë
aktivitetet nacionale (kombëtare). Zbatimi i këtyre politikave është rezultat i
sovranitetit nacional, i cili i jep Qeverisë të drejtën të rregullon mjedisin e vendit dhe
të qytetetarëve të vet.
 Politika tregtare në nivel të vendeve – politika makroekonomike definon qasjen
shtetrore ndaj importeve, eksporteve dhe ndaj zhvillimeve tekniko teknologjike.
 Veprimet në kuadër të politikës së brendshme të shumicës së qeverive kanë si qëllim
rritjen e standardit të jetesës të qytetarëve, përmirësimin e kualitetit të jetës dhe të
arrihet punësimi i plotë (të mos këtë papunësi fare).
 Këto politika kane ndikim indirekt në tregtinë dhe investimet ndërkombëtare.
 Në mënyra shumë më direkte dhe në dobi të ndërrmarjeve të posaformuara, një
vend gjithashtu mund të nxisë transferin e teknologjisë nga jashtë ose të
përjashtojë industritë e huaja nga tregu i vendit.
 Zyrtarët qeveritarë gjithashtu mund të miratojnë rregullore mbi importin të cilat i
mbrojnë qytetarët.
 Qëllim kryesor i politikës të jashtme është siguria kombëtare.
 Politika shtetërore ka për qëllim rregullimin, nxitjen, drejtimin dhe mbrojtjen e
veprimtarive kombëtare.
 Veprimet politike: ruajtja e nivelit të standardit jetësor, punësimi, ngritja e
zhvillimeve ekonomike.
Studenti: Faton Bajrami | Prof.: Dr. Besim Beqaj
3BIZNESI NDËRKOMBËTAR
 Politika e zhvillimit synon transferin e teknologjisë, ngritjen e kapaciteteve vendore
për konkurim dhe nganjeherë përkrahjen e vendeve tjera për prodhimin e
produkteve të cilat do të importohen.
3. Shpjego teorinë e Merkanilizmit?
 Merkantilizmi (mesi i shekullit XVI) sugjeron që është në interesin më të mirë të çdo
vendi të mbajë suficitin tregtar, pra të eksportojë më shumë sesa të importojë, duke
avokuar ndërhyrjen qeveritare për të siguruar këtë suficit.
 Merkantilizmi e sheh tregtinë si një lojë ku vetëm njëra palë fiton.
4. Sfidat e OBT-së sot?
1) Problemet me pronësine intelektuale,
2) Liberalizimi i tarifave në bujqësi,
3) Roli i vendeve në zhvillim,
4) Rritja e politikave anti-dumping.
5. Shpjego teorinë e Hecscher – Ohlinit?
 Eli Heckscher (1919) dhe Bertil Ohlin (1933) – avantazhi krahasues i vendeve
përcaktohet nga ndryshimet në kushtet e faktorëve të prodhimit.
 Sa më shumë sasi të një faktori të prodhimit edhe avantazhi më i lartë, për shkak se
kostoja e faktorit të prodhimit është më e ulët.
 Hecscher - Ohlini parashikuan që:
- Eksportojnë mallërat që kanë përdorim intenziv të faktorëve të prodhimit;
- Importojnë mallërat që nuk mund të prodhohen në vend për shkak të mungesës së
faktorëve të prodhimit.
6. Çka janë Embargot dhe Sanksionet?
Embargot dhe Sanksionet janë veprime qeveritare që ndikojnë në fluksin e tregtisë së
lirë të mallërave dhe shërbimeve me prapavijë politike.
Sanksionet janë masa të veçanta shtërnguese të pjesshme, siç janë p.sh. anulimet e
financimit të tregtisë së teknologjisë së lartë, ndërsa, Embargot zakonisht janë më të
thella dhe ato ndalojnë tregtinë tërësisht. Embargot dhe sanksionet, pra siç e dimë kanë
qenë të vendosura ndaj Serbisë, për shkak të qëndrimeve të tyre në rajon.
Studenti: Faton Bajrami | Prof.: Dr. Besim Beqaj
4BIZNESI NDËRKOMBËTAR
7. Çka janë Kuotat dhe Tarifat?
Kuotat përfaqësojnë taksa të vendosura nga shteti në sasinë e një malli të veçantë që
importohet nga një vend tjetër në vendin përkatës.
Tarifat përfaqësojnë taksa të vendosura mbi mallërat e importit.
Karakteri mbrojtës i tarifës qëndron në faktin që ajo vendoset vetëm për mallërat e
importit.
8. Shpjego kompanitë tregtare të eksportit dhe kompanitë e menaxhimit të eksportit
(Ndërmjetësuesit ndërkombëtar)?
 Kompanitë e menaxhimit të eksportit (KME):
Një formë e ndërmjetësimit për firmat e angazhuara në biznes ndërkombëtar janë
edhe KME-të. Ato janë firma vendase që specializohen në realizimin e shërbimeve të
biznesit ndërkombëtar si agjentë ose si shpërndarës.
- KME si agjentë - Është përgjegjës për zhvillimin e biznesit të huaj, strategjitë e
shitjeve dhe vendosjen e kontakteve me jashtë. KME si agjentë shpresojnë që
klientët e tyre (firmat) të kenë shitje më shumë jashtë vendit, sepse mbi këtë
shitje zbatohet perqindja e komisionerit.
- KME si shpërndarës - Kur KME vepron si shpërndarës ajo blen produkte nga
firmat vendase dhe i shet jashtë, pra merr rrezikun mbi vete, duke shitur në
emër të vet, fiton më shumë sesa kur vepron si agjent, kjo ndodh, sepse rrezikun
e firmave vendase (klientëve), KME-ja e merr mbi vete. Firmat vendase në këtë
rast nuk fitojnë përvojë për biznesin ndërkombëtar.
 Kompanitë tregtare të eksportit (KTE):
Një formë e ndërmjetësimit për firmat e angazhuara në biznes ndërkombëtar janë
edhe KTE-të. KTE-të janë aktive për të bashkuar firmat bashkë, gjithashtu ato mund
të shesin produkte, mund të veprojnë si shpërndarës jashtë ose mund të ofrojnë
shërbime. Këto kompani luajnë rol unik në botën tregtare nëpërmjet eksportit-
importit, contertrade, investimit dhe prodhimit.
9. Lehtësuesit ndërkombëtarë?
Janë subjekte jashtë firmës, që i ndihmojnë firmat në angazhimin e tyre sa më të lehtë
në biznes ndërkombëtar nëpërmjet ofrimit të njohurive dhe informatave, mirëpo duke
mos marrur pjesë në mënyrë direkte.
Një ndër lehtësuesit ndërkombëtar janë edhe bankat dhe firmat e tjera të shërbimeve,
pastaj kompanitë e sigurimeve, pa të cilat nuk paramendohet biznesi ndërkombëtar,
lehtësues të tjerë mund të jenë edhe linjat shtetërore si dhe informatat e firmave tjera
të së njëjtës ide.
Studenti: Faton Bajrami | Prof.: Dr. Besim Beqaj
5BIZNESI NDËRKOMBËTAR
10. Çka janë Licenca dhe Franshiza?
 Licenca - Me licencë kuptojmë kur një firmë i lejon tjetrës firmë t’i përdor pronat e
veta intelektuale, siç janë patenta, marka, teknologjia, knoë-hoë në këmbim të një
kompenzimi të caktuar.
 Franshiza - Paraqet një strategji të hyrjes në biznes ndërkombëtar që paraqet
dhënien borxh të të drejtave të kompanisë një kompanie tjetër. Këto të drejta mund
të jenë: përdorimi i emrit të tij, përdorimi i teknikave të njëjta të prodhimit,
përdorimi i marketingut të njëjtë etj.
11. Dallimet mes Rikardos dhe Smithit?
 Teoria e avantazhit absolut (Adam Smith): Një vend ka avantazh absolut në
prodhimin e një produkti, atëherë kur mund ta prodhojë atë produkt në mënyrë më
efiçiente sesa vendet tjera që prodhojnë atë produkt. Sipas Smith-it, qeveria nuk
duhet të ndërhyjë në treg.
 Teoria e avantazhit krahasues (Rikardo): Rikardo pranon ndërhyrjen e shtetit në
ekonomi dhe sipas kësaj teorie, një vend duhet të prodhojë produktin që mund ta
prodhojë me efiçiencë më të lartë sesa vendet tjera, ndërsa ato produkte që kanë
efiçiencë më të ulët të prodhimit duhet të importohen. Sipas teorisë së Rikardos,
tregtia është një lojë me rezultate pozitive për të gjithë.
12. Krijimi dhe Devijimi i tregtisë?
Krijimi i tregtisë është shumë pozitiv në lëvizjen drejt tregtisë së lirë dhe si rrjedhojë
sjell edhe çmime të lira për konsumatorët brenda BE-së.
Devijimi i tregtisë i referohet situatave kur tregtia në mes vendeve të Unionit Doganor,
rritet në dëm të jo-anëtarëve, pasiqë kjo mundësohet nga statusi preferencial për
produktet e vendeve anëtare, edhe në vendet kur ato janë më të shtrenjta sesa
produktet e vendeve që nuk janë anëtare të UE. Kjo rezulton me ulje të efiçiencës
ekonomike dhe koordinim më të mirë të politikave.
13. Dimensionet e kulturës nga hofstede:
1. Distanca e pushtetit,
2. Shmangia e pasigurisë,
3. Individualizmi kundrejt kolektivizmit,
4. Maskuliniteti kundrejt feminitetit.
Studenti: Faton Bajrami | Prof.: Dr. Besim Beqaj
6BIZNESI NDËRKOMBËTAR
14. Teoria e re e tregtisë
Teoria e re e tregtisë sugjeron që aftësia e ndërmarrjeve për të përfituar nga ekonomitë
e shkallës (Ekonomitë e shkallës janë faktorët që bëjnë që kostoja mesatare e prodhimit
të një produkti të ulet me rritjen e volumit të prodhimit të tij), ka implikime të
rëndësishme për tregtinë ndërkombëtare. Vendet mund të specializohen në prodhimin
dhe eksportin e produkteve të caktuara, për shkak se tregu botëror në industri të
caktuara mund të përballojë vetëm një numër të vogël të ndërmarrjeve. Paul Krugman
ka fituar çmimin Nobel me punën që ka bërë rreth kësaj teorie.
15. Dallimi mes Bashkimit Doganor dhe Tregut të Përbashkët?
 BD (Bashkimi Doganor):
Si në ZTL edhe anëtarët e BD i heqin të gjitha barrierat për tregtinë e mallërave dhe
shërbimeve midis tyre. Tipar i BD që i dallon nga ZTL është që të gjithë anëtarët e
BD-së parashikojnë një politikë tregtare të përbashkët me joanëtarët. Pra, të gjithë
anëtarët e BD, p.sh. vendosin tarifa të përbashkëta për vendet joanëtare, pra që
importet nga joanëtarët janë subjekt i të njëjtave tarifa të çdo anëtari të këtij
bashkimi doganor (BD).
 TP (Tregu i Përbashkët):
Tregu i përbashkët është një hap më lartë së Bashkimi Doganor në aspektin e
integrimit ekonomik. Ashtu si BD-ja dhe edhe TP-ja nuk ka barriera tregtare midis
vendeve anëtare dhe këto vende anëtare të TP-së kanë një politikë tregtare të
përbashkët me vendet joanëtare. Gjithashtu, nëse ekonomitë e vendeve të
ndryshme integrohen mes veti në Tregun e Përbashkët (TP), ata mund t’i lëvizin
edhe faktorët e prodhimit midis tyre si: punën, kapitalin, teknologjinë, gjë që sjell
shfrytëzim më produktiv të faktorëve të prodhimit nëse ato lëvizin lirshëm.
16. Tregu i valutave “Forward”?
U mundëson pjesëmarrësve blerjen ose shitjen e valutave në datë dhe kurs të këmbimit
të specifikuar, pra ky këmbim i valutave në këtë treg bëhet në të ardhmen brenda 30,
90, 180 ditëve dhe duhet cekur se monedhat kryesore keëmbehen në këto tregje.
17. Motivet proaktive dhe reaktive të hyrjes së firmave në biznes ndërkombëtar?
Motivet Proaktive:
- Profiti,
- Produktet Unike,
- Avantazhi teknologjik,
- Informacioni ekskluziv,
- Përfitimet nga taksat,
- Ekonomitë e shkallës.
Studenti: Faton Bajrami | Prof.: Dr. Besim Beqaj
7BIZNESI NDËRKOMBËTAR
Motivet Reaktive:
- Presionet e konkurrencës,
- Mbiprodhimi,
- Mbikapaciteti,
- Ngopja e tregut,
- Qasja në porte dhe rrugë të rëndësishme.
18. Shpjego kufizimin e importeve dhe eksporteve?
Kufizimi i importeve:
Kur vendet nuk arrijnë në marrëveshje vullnetare për të rregulluar fluksin e tregtisë dhe
të investimeve, ato shpesh vendosin barriera në import si tarifa dhe kuota që janë taksa
mbi çmimet e produkteve të importuara dhe kufizime sasiore të importeve. Gjithashtu,
kufizimi i importit mund të bëhet edhe me barriera jotarifore siç janë: fushatat e
ndryshme për blerjen e poduktit vendor, vënies së theksit më shumë në projektet sesa
në përfitimin prej produkteve, nëpërmjet rëndimit të procedurave dhe inspektimeve të
importeve ëtj. Kufizimet e tilla mund të ndodhin edhe për futjen e investimeve dhe
tregtinë e shërbimeve. Qe të ruajnë pronësinë dhe zhvillimin e industrisë vendase
shumë qeveri vendosin kufizime të ndryshme për flukset e investimeve dhe të kapitalit
të investuar. Këtë e bëjnë agjensitë e seleksionimit të investimeve, pra duhet marrë leja
speciale prej tyre për projektet e investimeve. Kjo leje përmban edhe kushte të caktuara
që duhet t’i përmbahen investitorët, siç janë: numri i vendeve të punës që duhet të
krijohen, niveli i të ardhurave që mund të riatdhesohen, funksionet që do të kryhen nga
të huajt etj, dhe me vendosjen e kufizimeve të importit mund të themi se shtrenjtohen
çmimet në vend.
Kufizimi i eksporteve:
Përveç kufizimit të importeve, vendet kontrollojnë edhe eksportet e tyre. Arsyet për
këtë veprim janë të ndryshme: oferta e kufizuar në vend apo mungesa e ofertës në
vend, dëshira për ta mbajtur kapitalin në vend si dhe sigurimi kombëtar. Shumë vende
kufizojnë nxjerrjen jashtë të kapitalit të tyre, ndërsa qytetarët janë të interesuar ta
investojnë kapitalin jashtë ku niveli i sigurisë dhe i interesit është më i madh, dhe në
këtë luftë kompanitë fitojnë. Kjo masë i frenon edhe investitorët e huaj potencialë në
vend, sepse ata nuk investojnë në një vend ku është i kufizuar nxjerrja e kapitalit jashtë
vendit, pra ata nuk janë të sigurt për riatdhesimin e kapitalit të tyre që do ta investojnë
ne vend.
Studenti: Faton Bajrami | Prof.: Dr. Besim Beqaj
8BIZNESI NDËRKOMBËTAR
19. Shpjego nxitjen e eksporteve dhe importeve?
Nxitja e eksporteve:
Dëshira për ta rritur pjesëmarrjen në tregtinë dhe investimet ndërkombëtare ka çuar që
vendet të hartojnë programe të ndryshme për nxitje të saj. Këto programe bëhen për t’i
ndihmuar firmat vendase të zgjerohen, të neutralizojnë apo të kundërshtojnë përpjekjet
për eksportet e vendeve tjera. Qeveritë ndihmojnë në pajisjen me përparësi të firmave
që punojnë për eksport, u ofrojnë informacione me kosto më të ulët, pjesëmarrje në
ekspozita të ndryshme shtetërore me më pak shpenzime, u japin subvencione të
promocionit etj. Kur vendet kanë keqësim të bilancit tregtar (deficit të bilancit tregtar),
politikat tregtare të shtetit përqëndrohen në programe të eksporteve.
Nxitja e importeve:
Në fushën e tregtisë masat nxitëse të importit i zbatojnë vendet që kanë suficit të lartë
të bilancit tregtar. Ato shpresojnë që ta balancojnë këtë bilanc tregtar. Rast tipik është
“JETRO” - organizatë japoneze që në fillim u krijua për të nxitur importet nga jashtë,
ndërsa tash bën inkurajimin apo nxitjen e eksporteve.
Shumë vende janë duke përdorur masa për tërheqjen e IDH-ve në vend për të krijuar
rritjen ekonomike në vend. Stimulimet që përdoren për të tërhequr IDH-të në vend janë:
stimujt fiskal - zbritje për shpenzimet kapitale, përjashtimet nga taksat (tax holiday).
Stimujt financiar ofrojnë përparësi për investitorët e huaj si në sigurimin e tokës apo
ndërtesave, sigurojnë huatë dhe garancionet e tyre etj, dhe stimujt jofinanciar, si
mbrojtja speciale nga konkurrenca nëpërmjet tarifave, kuotave të importit si dhe u
bëjnë lehtësime duke investuar vetë vendi në infrastukturë. Duhet cekur se nxitja e IDH-
ve edhe e importeve në vend mund të bëjë disavantazh firmave vendase.
20. Shpjego Traktatin e Romës?
Traktati i Romës (1957) - nga ky traktat u forma në mënyrë legale Komuniteti Ekonomik
Evropian (KEE), shkurt KE, me themelues: Francën, Gjermaninë, Luksemburgun,
Belgjikën, Holandën dhe Italinë, ndërsa deri pas 30 viteve u integruan në të edhe 6
shtete tjera, ndërsa tani janë 15 anëtarë dhe shume shtete tjera presin të bëhen anëtare
të KE. Në këtë traktat parashikohej:
1. Formimi i ZTL, pra heqjen e pengesave tregtare mdis vendeve anëtare,
2. Formimi i BD, pra krijimi i tarifave të përbashkëta që do të aplikohen për vendet
joanëtare të KE-së,
3. Formimi i TP, pra heqja e barrierave tregtare dhe e barrierave për lëvizjen e
punës, kapitalit dhe teknologjisë,
4. Aplikimi i politikave të përbashkëta bujqësore ndërmjet vendeve anëtare. Ky
traktat bazohej në premisën që lëvizshmëria e mallërave, shërbimeve dhe të
kapitalit janë kushte të rëndësishme për lulëzimin e rajonit. Anëtarët themelues
të saj, e dinin që integrimi i suksesshëm ekonomik evropian do të krijonte një
fuqi ekonomike për të rivalizuar SHBA. Hapi i parë në këtë drejtim ishte formimi I
Studenti: Faton Bajrami | Prof.: Dr. Besim Beqaj
9BIZNESI NDËRKOMBËTAR
EFTA-së (Zona Evropiane e Tregtisë së Lirë) me pjesëmarrje të Anglisë,
Norvegjisë, Holandës, Austrisë, Finlandës, Portugalisë, Zvicrës; qëllimi i së cilës
ishte heqja e barrierave tregtare për vendet anëtare.
21. Efektet e investimeve për vendin pritës dhe vendin e origjinës?
IHD dhe vendi pritës:
 Përfitimet:
1. Efektet e transferit të resurseve,
2. Efektet në punësim,
3. Efektet në bilancin e pagesave,
4. Efektet në aftësinë konkurruese dhe rritje ekonomike.
 Kostot:
1. Efektet në konkurrencën brenda vendit,
2. Efektet në bilancin e pagesave,
3. Efektet në sovranitetin kombëtar.
IHD-të dhe vendi i origjinës:
 Përfitimet:
- Tregjet,
- Kapitali,
- Njohuritë,
- Efektet në GNP.
 Negative:
- Humbja e dominimit teknologjik,
- Papunësia.

Weitere ähnliche Inhalte

Was ist angesagt?

Vendimmarrja Menaxheriale- pyetje dhe pergjegjje
Vendimmarrja Menaxheriale- pyetje dhe pergjegjjeVendimmarrja Menaxheriale- pyetje dhe pergjegjje
Vendimmarrja Menaxheriale- pyetje dhe pergjegjje
Valmir Nuredini
 
Menaxhimi Financiar
Menaxhimi Financiar Menaxhimi Financiar
Menaxhimi Financiar
Menaxherat
 
Marketingu Nderkombetar - Ali Jakupi
Marketingu Nderkombetar - Ali JakupiMarketingu Nderkombetar - Ali Jakupi
Marketingu Nderkombetar - Ali Jakupi
Menaxherat
 
Menaxhmenti strategjik
Menaxhmenti strategjikMenaxhmenti strategjik
Menaxhmenti strategjik
coupletea
 
Njohuri Baze Marketing
Njohuri Baze MarketingNjohuri Baze Marketing
Njohuri Baze Marketing
Menaxherat
 
Elasticiteti i kerkese dhe i ofertes elasticiteti
Elasticiteti i kerkese dhe i ofertes  elasticitetiElasticiteti i kerkese dhe i ofertes  elasticiteti
Elasticiteti i kerkese dhe i ofertes elasticiteti
Menaxherat
 

Was ist angesagt? (20)

Vendimmarrja Menaxheriale- pyetje dhe pergjegjje
Vendimmarrja Menaxheriale- pyetje dhe pergjegjjeVendimmarrja Menaxheriale- pyetje dhe pergjegjje
Vendimmarrja Menaxheriale- pyetje dhe pergjegjje
 
Menaxhimi Financiar
Menaxhimi Financiar Menaxhimi Financiar
Menaxhimi Financiar
 
Marketingu Nderkombetar - Ali Jakupi
Marketingu Nderkombetar - Ali JakupiMarketingu Nderkombetar - Ali Jakupi
Marketingu Nderkombetar - Ali Jakupi
 
Produkti ( marketing )
Produkti ( marketing )Produkti ( marketing )
Produkti ( marketing )
 
Analiza e faktorëve të brendshëm
Analiza e faktorëve të brendshëmAnaliza e faktorëve të brendshëm
Analiza e faktorëve të brendshëm
 
biznesi vogel dhe i mesum - pytje nga provimi - besniku
biznesi vogel dhe i mesum - pytje nga provimi - besniku biznesi vogel dhe i mesum - pytje nga provimi - besniku
biznesi vogel dhe i mesum - pytje nga provimi - besniku
 
Menaxhimi i BVM-ve - Dr. Besnik Krasniqi (Pyetje dhe përgjigje)
Menaxhimi i BVM-ve - Dr. Besnik Krasniqi (Pyetje dhe përgjigje)Menaxhimi i BVM-ve - Dr. Besnik Krasniqi (Pyetje dhe përgjigje)
Menaxhimi i BVM-ve - Dr. Besnik Krasniqi (Pyetje dhe përgjigje)
 
MENAXHMENTI - Dr. Ymer Havolli (Sllajdet e ligjëratave)
MENAXHMENTI - Dr. Ymer Havolli (Sllajdet e ligjëratave)MENAXHMENTI - Dr. Ymer Havolli (Sllajdet e ligjëratave)
MENAXHMENTI - Dr. Ymer Havolli (Sllajdet e ligjëratave)
 
Menaxhimi i Dijes dhe Inovacionet - Dr. Ymer Havolli (Ligjërata të autorizuara)
Menaxhimi i Dijes dhe Inovacionet - Dr. Ymer Havolli (Ligjërata të autorizuara)Menaxhimi i Dijes dhe Inovacionet - Dr. Ymer Havolli (Ligjërata të autorizuara)
Menaxhimi i Dijes dhe Inovacionet - Dr. Ymer Havolli (Ligjërata të autorizuara)
 
MENAXHMENTI - Dr. Berim Ramosaj (Pyetje dhe përgjigje)
MENAXHMENTI - Dr. Berim Ramosaj (Pyetje dhe përgjigje)MENAXHMENTI - Dr. Berim Ramosaj (Pyetje dhe përgjigje)
MENAXHMENTI - Dr. Berim Ramosaj (Pyetje dhe përgjigje)
 
BAZAT E MENAXHIMIT
BAZAT E MENAXHIMITBAZAT E MENAXHIMIT
BAZAT E MENAXHIMIT
 
ETIKA NË BIZNES - Dr. Ymer Havolli (Pyetje dhe përgjigje)
ETIKA NË BIZNES - Dr. Ymer Havolli (Pyetje dhe përgjigje)ETIKA NË BIZNES - Dr. Ymer Havolli (Pyetje dhe përgjigje)
ETIKA NË BIZNES - Dr. Ymer Havolli (Pyetje dhe përgjigje)
 
Marketing - Përmbledhje
Marketing - PërmbledhjeMarketing - Përmbledhje
Marketing - Përmbledhje
 
Menaxhmenti strategjik
Menaxhmenti strategjikMenaxhmenti strategjik
Menaxhmenti strategjik
 
BIZNESI ELEKTRONIK - Dr. Mihane Berisha (Skriptë)
BIZNESI ELEKTRONIK - Dr. Mihane Berisha (Skriptë)BIZNESI ELEKTRONIK - Dr. Mihane Berisha (Skriptë)
BIZNESI ELEKTRONIK - Dr. Mihane Berisha (Skriptë)
 
Menaxhment - Permbledhje
Menaxhment - PermbledhjeMenaxhment - Permbledhje
Menaxhment - Permbledhje
 
7. kostot
7. kostot7. kostot
7. kostot
 
Menaxhimi i BVM-së (Sllajdet e ushtrimeve - Ass. Lura Rexhepi)
Menaxhimi i BVM-së (Sllajdet e ushtrimeve - Ass. Lura Rexhepi)Menaxhimi i BVM-së (Sllajdet e ushtrimeve - Ass. Lura Rexhepi)
Menaxhimi i BVM-së (Sllajdet e ushtrimeve - Ass. Lura Rexhepi)
 
Njohuri Baze Marketing
Njohuri Baze MarketingNjohuri Baze Marketing
Njohuri Baze Marketing
 
Elasticiteti i kerkese dhe i ofertes elasticiteti
Elasticiteti i kerkese dhe i ofertes  elasticitetiElasticiteti i kerkese dhe i ofertes  elasticiteti
Elasticiteti i kerkese dhe i ofertes elasticiteti
 

Ähnlich wie BIZNESI NDËRKOMBËTAR - Dr. Besim Beqaj (Pyetje dhe përgjigje)

2[1][1]. biz..
2[1][1]. biz..2[1][1]. biz..
2[1][1]. biz..
Menaxherat
 
Investimet E Huaja Direkte
Investimet E Huaja DirekteInvestimet E Huaja Direkte
Investimet E Huaja Direkte
Menaxherat
 
Punim seminaik (obt) nga lënda ; menaxhimi i resulseve njerzore
Punim seminaik (obt) nga lënda ; menaxhimi i resulseve njerzorePunim seminaik (obt) nga lënda ; menaxhimi i resulseve njerzore
Punim seminaik (obt) nga lënda ; menaxhimi i resulseve njerzore
fatlumhashani
 
Rreziku dhe sigurimi në ndërmarrësi
Rreziku dhe sigurimi në ndërmarrësiRreziku dhe sigurimi në ndërmarrësi
Rreziku dhe sigurimi në ndërmarrësi
Shpejtim Rudi
 
Roli I Marrëveshjeve të tregtisë se Lirë në zhvillimin ekonomik
Roli I Marrëveshjeve të tregtisë se Lirë në zhvillimin ekonomik Roli I Marrëveshjeve të tregtisë se Lirë në zhvillimin ekonomik
Roli I Marrëveshjeve të tregtisë se Lirë në zhvillimin ekonomik
Diana Rama
 
Klasifikimi kreditor 7
Klasifikimi kreditor 7Klasifikimi kreditor 7
Klasifikimi kreditor 7
Menaxherat
 
Integrimet Ekonomike Europiane
Integrimet Ekonomike EuropianeIntegrimet Ekonomike Europiane
Integrimet Ekonomike Europiane
Menaxherat
 

Ähnlich wie BIZNESI NDËRKOMBËTAR - Dr. Besim Beqaj (Pyetje dhe përgjigje) (20)

Institucionet dhe mjedisi i biznesit ndërkombëtar
Institucionet dhe mjedisi i biznesit ndërkombëtar Institucionet dhe mjedisi i biznesit ndërkombëtar
Institucionet dhe mjedisi i biznesit ndërkombëtar
 
Tregtia nderkombetare
Tregtia nderkombetareTregtia nderkombetare
Tregtia nderkombetare
 
Institucionet dhe mjedisi i biznesit nderkombetar
Institucionet dhe mjedisi i biznesit nderkombetarInstitucionet dhe mjedisi i biznesit nderkombetar
Institucionet dhe mjedisi i biznesit nderkombetar
 
2[1][1]. biz..
2[1][1]. biz..2[1][1]. biz..
2[1][1]. biz..
 
Investimet E Huaja Direkte
Investimet E Huaja DirekteInvestimet E Huaja Direkte
Investimet E Huaja Direkte
 
Biznesi nderkombetar
Biznesi nderkombetarBiznesi nderkombetar
Biznesi nderkombetar
 
Punim seminaik (obt) nga lënda ; menaxhimi i resulseve njerzore
Punim seminaik (obt) nga lënda ; menaxhimi i resulseve njerzorePunim seminaik (obt) nga lënda ; menaxhimi i resulseve njerzore
Punim seminaik (obt) nga lënda ; menaxhimi i resulseve njerzore
 
Tregtia nderkombetare dhe e drejta investive
Tregtia  nderkombetare dhe e drejta investiveTregtia  nderkombetare dhe e drejta investive
Tregtia nderkombetare dhe e drejta investive
 
Biznesi Nderkombetar dhe Globalizimi
Biznesi Nderkombetar dhe GlobalizimiBiznesi Nderkombetar dhe Globalizimi
Biznesi Nderkombetar dhe Globalizimi
 
Rreziku dhe sigurimi në ndërmarrësi
Rreziku dhe sigurimi në ndërmarrësiRreziku dhe sigurimi në ndërmarrësi
Rreziku dhe sigurimi në ndërmarrësi
 
1 Tema 1 Domosdoshmeri E Biznesit Nderkombetar
1 Tema 1 Domosdoshmeri E Biznesit Nderkombetar1 Tema 1 Domosdoshmeri E Biznesit Nderkombetar
1 Tema 1 Domosdoshmeri E Biznesit Nderkombetar
 
Roli I Marrëveshjeve të tregtisë se Lirë në zhvillimin ekonomik
Roli I Marrëveshjeve të tregtisë se Lirë në zhvillimin ekonomik Roli I Marrëveshjeve të tregtisë se Lirë në zhvillimin ekonomik
Roli I Marrëveshjeve të tregtisë se Lirë në zhvillimin ekonomik
 
Integrimi ekonomik nderkombetare
Integrimi  ekonomik nderkombetareIntegrimi  ekonomik nderkombetare
Integrimi ekonomik nderkombetare
 
Biznes nderkombetar Ligjerata -4
Biznes  nderkombetar Ligjerata -4Biznes  nderkombetar Ligjerata -4
Biznes nderkombetar Ligjerata -4
 
Biznes nderkombetar Ligjerata-4
Biznes  nderkombetar Ligjerata-4Biznes  nderkombetar Ligjerata-4
Biznes nderkombetar Ligjerata-4
 
Përgatitje për provim pranues në Fakultetin Ekonomik
Përgatitje për provim pranues në Fakultetin EkonomikPërgatitje për provim pranues në Fakultetin Ekonomik
Përgatitje për provim pranues në Fakultetin Ekonomik
 
Biznesi dhe Faktoret kryesor te tij
Biznesi dhe Faktoret kryesor te tijBiznesi dhe Faktoret kryesor te tij
Biznesi dhe Faktoret kryesor te tij
 
MAKROEKONOMIA - Pyetje dhe përgjigje
MAKROEKONOMIA - Pyetje dhe përgjigjeMAKROEKONOMIA - Pyetje dhe përgjigje
MAKROEKONOMIA - Pyetje dhe përgjigje
 
Klasifikimi kreditor 7
Klasifikimi kreditor 7Klasifikimi kreditor 7
Klasifikimi kreditor 7
 
Integrimet Ekonomike Europiane
Integrimet Ekonomike EuropianeIntegrimet Ekonomike Europiane
Integrimet Ekonomike Europiane
 

Mehr von fatonbajrami1

Mehr von fatonbajrami1 (20)

MENAXHMENTI FINANCIAR - Dr. Drita Konxheli (Provime)
MENAXHMENTI FINANCIAR - Dr. Drita Konxheli (Provime)MENAXHMENTI FINANCIAR - Dr. Drita Konxheli (Provime)
MENAXHMENTI FINANCIAR - Dr. Drita Konxheli (Provime)
 
MENAXHIMI I INOVACIONEVE - Dr. Besnik Krasniqi
MENAXHIMI I INOVACIONEVE - Dr. Besnik KrasniqiMENAXHIMI I INOVACIONEVE - Dr. Besnik Krasniqi
MENAXHIMI I INOVACIONEVE - Dr. Besnik Krasniqi
 
E - Marketingu - Dr. Hykmete Bajrami
E - Marketingu - Dr. Hykmete BajramiE - Marketingu - Dr. Hykmete Bajrami
E - Marketingu - Dr. Hykmete Bajrami
 
SJELLJA ORGANIZATIVE - Dr. Berim Ramosaj (Pyetjet e provimeve)
SJELLJA ORGANIZATIVE - Dr. Berim Ramosaj (Pyetjet e provimeve)SJELLJA ORGANIZATIVE - Dr. Berim Ramosaj (Pyetjet e provimeve)
SJELLJA ORGANIZATIVE - Dr. Berim Ramosaj (Pyetjet e provimeve)
 
KOMUNIKIM BIZNESI - Dr. Mrika Kotorri (Sllajdet e ligjëratave)
KOMUNIKIM BIZNESI - Dr. Mrika Kotorri (Sllajdet e ligjëratave)KOMUNIKIM BIZNESI - Dr. Mrika Kotorri (Sllajdet e ligjëratave)
KOMUNIKIM BIZNESI - Dr. Mrika Kotorri (Sllajdet e ligjëratave)
 
ETIKA NË BIZNES - Dr. Ejup Fejza (Sllajdet e ligjëratave)
ETIKA NË BIZNES - Dr. Ejup Fejza (Sllajdet e ligjëratave)ETIKA NË BIZNES - Dr. Ejup Fejza (Sllajdet e ligjëratave)
ETIKA NË BIZNES - Dr. Ejup Fejza (Sllajdet e ligjëratave)
 
Autoshkolla (Pyetje - përgjigje) 2017
Autoshkolla (Pyetje - përgjigje) 2017Autoshkolla (Pyetje - përgjigje) 2017
Autoshkolla (Pyetje - përgjigje) 2017
 
Abetarja e Vjetër Shqipe
Abetarja e Vjetër ShqipeAbetarja e Vjetër Shqipe
Abetarja e Vjetër Shqipe
 
ETIKA E BIZNESIT - Dr. Hysen Çela
ETIKA E BIZNESIT - Dr. Hysen ÇelaETIKA E BIZNESIT - Dr. Hysen Çela
ETIKA E BIZNESIT - Dr. Hysen Çela
 
MENAXHMENTI - Dr. Ymer Havolli (Provime të zgjidhura)
MENAXHMENTI - Dr. Ymer Havolli (Provime të zgjidhura)MENAXHMENTI - Dr. Ymer Havolli (Provime të zgjidhura)
MENAXHMENTI - Dr. Ymer Havolli (Provime të zgjidhura)
 
Të çmendur pas financës islamike
Të çmendur pas financës islamikeTë çmendur pas financës islamike
Të çmendur pas financës islamike
 
SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)
SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)
SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)
 
Menaxhimi i Marketingut - Philip Kotler
Menaxhimi i Marketingut - Philip KotlerMenaxhimi i Marketingut - Philip Kotler
Menaxhimi i Marketingut - Philip Kotler
 
INFORMATIKA NË BIZNES - Dr. Mihane Berisha (Provime të zgjidhura)
INFORMATIKA NË BIZNES - Dr. Mihane Berisha (Provime të zgjidhura)INFORMATIKA NË BIZNES - Dr. Mihane Berisha (Provime të zgjidhura)
INFORMATIKA NË BIZNES - Dr. Mihane Berisha (Provime të zgjidhura)
 
BIZNESI ELEKTRONIK - Dr. Mihane Berisha (Provime të zgjidhura)
BIZNESI ELEKTRONIK - Dr. Mihane Berisha (Provime të zgjidhura)BIZNESI ELEKTRONIK - Dr. Mihane Berisha (Provime të zgjidhura)
BIZNESI ELEKTRONIK - Dr. Mihane Berisha (Provime të zgjidhura)
 
MENAXHIMI I BURIMEVE NJERËZORE - Dr. Ymer Havolli (Pyetje dhe përgjigje)
MENAXHIMI I BURIMEVE NJERËZORE - Dr. Ymer Havolli (Pyetje dhe përgjigje)MENAXHIMI I BURIMEVE NJERËZORE - Dr. Ymer Havolli (Pyetje dhe përgjigje)
MENAXHIMI I BURIMEVE NJERËZORE - Dr. Ymer Havolli (Pyetje dhe përgjigje)
 
BIZNESI ELEKTRONIK - Dr. Mihane Berisha (Pyetje dhe përgjigje)
BIZNESI ELEKTRONIK - Dr. Mihane Berisha (Pyetje dhe përgjigje)BIZNESI ELEKTRONIK - Dr. Mihane Berisha (Pyetje dhe përgjigje)
BIZNESI ELEKTRONIK - Dr. Mihane Berisha (Pyetje dhe përgjigje)
 
NDËRMARRËSIA - Dr. Safet Merovci (Pyetje dhe përgjigje)
NDËRMARRËSIA - Dr. Safet Merovci (Pyetje dhe përgjigje)NDËRMARRËSIA - Dr. Safet Merovci (Pyetje dhe përgjigje)
NDËRMARRËSIA - Dr. Safet Merovci (Pyetje dhe përgjigje)
 
Menaxhimi i Burimeve Njerëzore - Dr. Ymer Havolli (Skriptë)
Menaxhimi i Burimeve Njerëzore - Dr. Ymer Havolli (Skriptë)Menaxhimi i Burimeve Njerëzore - Dr. Ymer Havolli (Skriptë)
Menaxhimi i Burimeve Njerëzore - Dr. Ymer Havolli (Skriptë)
 
Etika e Biznesit - Dr. Ymer Havolli
Etika e Biznesit - Dr. Ymer HavolliEtika e Biznesit - Dr. Ymer Havolli
Etika e Biznesit - Dr. Ymer Havolli
 

BIZNESI NDËRKOMBËTAR - Dr. Besim Beqaj (Pyetje dhe përgjigje)

  • 1. BIZNESI NDËRKOMBËTAR Dr. Besim Beqaj Pyetje dhe përgjigje nga afatet e kaluara Fakulteti Ekonomik Universiteti i Prishtinës Fakulteti Ekonomik
  • 2. Studenti: Faton Bajrami | Prof.: Dr. Besim Beqaj 2BIZNESI NDËRKOMBËTAR 1. Shpjego GATT-in?  GATT është shkurtimi që përdoret gjerësisht për General Agreement on Tariffs and Trade dhe ka qenë fillimisht krijuar nga Bretton Woods Conference si pjesë e një plani me të gjerë për rimëkëmbjen ekonomike pas Luftës së Dytë Botërore. Qëllimi i kryesor i GATT ishte të reduktonte barrierat në tregtinë ndërkombëtare. Kjo do të arrihej nëpërmjet reduktimit të barrierave tarifore, kufizimeve sasiore dhe subvencionimeve në tregti nëpërmjet një serie marrëveshjesh të ndryshme. GATT-i ishte vetëm një marrëveshje dhe jo një organizatë. Fillimisht, GATT-i ishte menduar të shndërohej në një organizatë ndërkombëtare si Banka Botërore apo FMN, duke u quajtur Organizata Ndërkombëtare e Tregtisë (International Trade Organization), por marrëveshja përkatëse nuk u ratifikua dhe kështu që GATT-i mbeti vetëm një marrëveshje. Funksionet e GATT-it u zëvendësuan nga Organizata Botërore e Tregtisë - OBT (World Trade Organization - WTO) e cila u themelua përmes një raundi negociatash në fillim të viteve 1990. 2. Arsyet dhe qëllimet e Politikës Tregtare dhe të Investimeve?  Politikat qeveritare janë të dizajnuara të rregullojnë, drejtojnë dhe mbrojnë aktivitetet nacionale (kombëtare). Zbatimi i këtyre politikave është rezultat i sovranitetit nacional, i cili i jep Qeverisë të drejtën të rregullon mjedisin e vendit dhe të qytetetarëve të vet.  Politika tregtare në nivel të vendeve – politika makroekonomike definon qasjen shtetrore ndaj importeve, eksporteve dhe ndaj zhvillimeve tekniko teknologjike.  Veprimet në kuadër të politikës së brendshme të shumicës së qeverive kanë si qëllim rritjen e standardit të jetesës të qytetarëve, përmirësimin e kualitetit të jetës dhe të arrihet punësimi i plotë (të mos këtë papunësi fare).  Këto politika kane ndikim indirekt në tregtinë dhe investimet ndërkombëtare.  Në mënyra shumë më direkte dhe në dobi të ndërrmarjeve të posaformuara, një vend gjithashtu mund të nxisë transferin e teknologjisë nga jashtë ose të përjashtojë industritë e huaja nga tregu i vendit.  Zyrtarët qeveritarë gjithashtu mund të miratojnë rregullore mbi importin të cilat i mbrojnë qytetarët.  Qëllim kryesor i politikës të jashtme është siguria kombëtare.  Politika shtetërore ka për qëllim rregullimin, nxitjen, drejtimin dhe mbrojtjen e veprimtarive kombëtare.  Veprimet politike: ruajtja e nivelit të standardit jetësor, punësimi, ngritja e zhvillimeve ekonomike.
  • 3. Studenti: Faton Bajrami | Prof.: Dr. Besim Beqaj 3BIZNESI NDËRKOMBËTAR  Politika e zhvillimit synon transferin e teknologjisë, ngritjen e kapaciteteve vendore për konkurim dhe nganjeherë përkrahjen e vendeve tjera për prodhimin e produkteve të cilat do të importohen. 3. Shpjego teorinë e Merkanilizmit?  Merkantilizmi (mesi i shekullit XVI) sugjeron që është në interesin më të mirë të çdo vendi të mbajë suficitin tregtar, pra të eksportojë më shumë sesa të importojë, duke avokuar ndërhyrjen qeveritare për të siguruar këtë suficit.  Merkantilizmi e sheh tregtinë si një lojë ku vetëm njëra palë fiton. 4. Sfidat e OBT-së sot? 1) Problemet me pronësine intelektuale, 2) Liberalizimi i tarifave në bujqësi, 3) Roli i vendeve në zhvillim, 4) Rritja e politikave anti-dumping. 5. Shpjego teorinë e Hecscher – Ohlinit?  Eli Heckscher (1919) dhe Bertil Ohlin (1933) – avantazhi krahasues i vendeve përcaktohet nga ndryshimet në kushtet e faktorëve të prodhimit.  Sa më shumë sasi të një faktori të prodhimit edhe avantazhi më i lartë, për shkak se kostoja e faktorit të prodhimit është më e ulët.  Hecscher - Ohlini parashikuan që: - Eksportojnë mallërat që kanë përdorim intenziv të faktorëve të prodhimit; - Importojnë mallërat që nuk mund të prodhohen në vend për shkak të mungesës së faktorëve të prodhimit. 6. Çka janë Embargot dhe Sanksionet? Embargot dhe Sanksionet janë veprime qeveritare që ndikojnë në fluksin e tregtisë së lirë të mallërave dhe shërbimeve me prapavijë politike. Sanksionet janë masa të veçanta shtërnguese të pjesshme, siç janë p.sh. anulimet e financimit të tregtisë së teknologjisë së lartë, ndërsa, Embargot zakonisht janë më të thella dhe ato ndalojnë tregtinë tërësisht. Embargot dhe sanksionet, pra siç e dimë kanë qenë të vendosura ndaj Serbisë, për shkak të qëndrimeve të tyre në rajon.
  • 4. Studenti: Faton Bajrami | Prof.: Dr. Besim Beqaj 4BIZNESI NDËRKOMBËTAR 7. Çka janë Kuotat dhe Tarifat? Kuotat përfaqësojnë taksa të vendosura nga shteti në sasinë e një malli të veçantë që importohet nga një vend tjetër në vendin përkatës. Tarifat përfaqësojnë taksa të vendosura mbi mallërat e importit. Karakteri mbrojtës i tarifës qëndron në faktin që ajo vendoset vetëm për mallërat e importit. 8. Shpjego kompanitë tregtare të eksportit dhe kompanitë e menaxhimit të eksportit (Ndërmjetësuesit ndërkombëtar)?  Kompanitë e menaxhimit të eksportit (KME): Një formë e ndërmjetësimit për firmat e angazhuara në biznes ndërkombëtar janë edhe KME-të. Ato janë firma vendase që specializohen në realizimin e shërbimeve të biznesit ndërkombëtar si agjentë ose si shpërndarës. - KME si agjentë - Është përgjegjës për zhvillimin e biznesit të huaj, strategjitë e shitjeve dhe vendosjen e kontakteve me jashtë. KME si agjentë shpresojnë që klientët e tyre (firmat) të kenë shitje më shumë jashtë vendit, sepse mbi këtë shitje zbatohet perqindja e komisionerit. - KME si shpërndarës - Kur KME vepron si shpërndarës ajo blen produkte nga firmat vendase dhe i shet jashtë, pra merr rrezikun mbi vete, duke shitur në emër të vet, fiton më shumë sesa kur vepron si agjent, kjo ndodh, sepse rrezikun e firmave vendase (klientëve), KME-ja e merr mbi vete. Firmat vendase në këtë rast nuk fitojnë përvojë për biznesin ndërkombëtar.  Kompanitë tregtare të eksportit (KTE): Një formë e ndërmjetësimit për firmat e angazhuara në biznes ndërkombëtar janë edhe KTE-të. KTE-të janë aktive për të bashkuar firmat bashkë, gjithashtu ato mund të shesin produkte, mund të veprojnë si shpërndarës jashtë ose mund të ofrojnë shërbime. Këto kompani luajnë rol unik në botën tregtare nëpërmjet eksportit- importit, contertrade, investimit dhe prodhimit. 9. Lehtësuesit ndërkombëtarë? Janë subjekte jashtë firmës, që i ndihmojnë firmat në angazhimin e tyre sa më të lehtë në biznes ndërkombëtar nëpërmjet ofrimit të njohurive dhe informatave, mirëpo duke mos marrur pjesë në mënyrë direkte. Një ndër lehtësuesit ndërkombëtar janë edhe bankat dhe firmat e tjera të shërbimeve, pastaj kompanitë e sigurimeve, pa të cilat nuk paramendohet biznesi ndërkombëtar, lehtësues të tjerë mund të jenë edhe linjat shtetërore si dhe informatat e firmave tjera të së njëjtës ide.
  • 5. Studenti: Faton Bajrami | Prof.: Dr. Besim Beqaj 5BIZNESI NDËRKOMBËTAR 10. Çka janë Licenca dhe Franshiza?  Licenca - Me licencë kuptojmë kur një firmë i lejon tjetrës firmë t’i përdor pronat e veta intelektuale, siç janë patenta, marka, teknologjia, knoë-hoë në këmbim të një kompenzimi të caktuar.  Franshiza - Paraqet një strategji të hyrjes në biznes ndërkombëtar që paraqet dhënien borxh të të drejtave të kompanisë një kompanie tjetër. Këto të drejta mund të jenë: përdorimi i emrit të tij, përdorimi i teknikave të njëjta të prodhimit, përdorimi i marketingut të njëjtë etj. 11. Dallimet mes Rikardos dhe Smithit?  Teoria e avantazhit absolut (Adam Smith): Një vend ka avantazh absolut në prodhimin e një produkti, atëherë kur mund ta prodhojë atë produkt në mënyrë më efiçiente sesa vendet tjera që prodhojnë atë produkt. Sipas Smith-it, qeveria nuk duhet të ndërhyjë në treg.  Teoria e avantazhit krahasues (Rikardo): Rikardo pranon ndërhyrjen e shtetit në ekonomi dhe sipas kësaj teorie, një vend duhet të prodhojë produktin që mund ta prodhojë me efiçiencë më të lartë sesa vendet tjera, ndërsa ato produkte që kanë efiçiencë më të ulët të prodhimit duhet të importohen. Sipas teorisë së Rikardos, tregtia është një lojë me rezultate pozitive për të gjithë. 12. Krijimi dhe Devijimi i tregtisë? Krijimi i tregtisë është shumë pozitiv në lëvizjen drejt tregtisë së lirë dhe si rrjedhojë sjell edhe çmime të lira për konsumatorët brenda BE-së. Devijimi i tregtisë i referohet situatave kur tregtia në mes vendeve të Unionit Doganor, rritet në dëm të jo-anëtarëve, pasiqë kjo mundësohet nga statusi preferencial për produktet e vendeve anëtare, edhe në vendet kur ato janë më të shtrenjta sesa produktet e vendeve që nuk janë anëtare të UE. Kjo rezulton me ulje të efiçiencës ekonomike dhe koordinim më të mirë të politikave. 13. Dimensionet e kulturës nga hofstede: 1. Distanca e pushtetit, 2. Shmangia e pasigurisë, 3. Individualizmi kundrejt kolektivizmit, 4. Maskuliniteti kundrejt feminitetit.
  • 6. Studenti: Faton Bajrami | Prof.: Dr. Besim Beqaj 6BIZNESI NDËRKOMBËTAR 14. Teoria e re e tregtisë Teoria e re e tregtisë sugjeron që aftësia e ndërmarrjeve për të përfituar nga ekonomitë e shkallës (Ekonomitë e shkallës janë faktorët që bëjnë që kostoja mesatare e prodhimit të një produkti të ulet me rritjen e volumit të prodhimit të tij), ka implikime të rëndësishme për tregtinë ndërkombëtare. Vendet mund të specializohen në prodhimin dhe eksportin e produkteve të caktuara, për shkak se tregu botëror në industri të caktuara mund të përballojë vetëm një numër të vogël të ndërmarrjeve. Paul Krugman ka fituar çmimin Nobel me punën që ka bërë rreth kësaj teorie. 15. Dallimi mes Bashkimit Doganor dhe Tregut të Përbashkët?  BD (Bashkimi Doganor): Si në ZTL edhe anëtarët e BD i heqin të gjitha barrierat për tregtinë e mallërave dhe shërbimeve midis tyre. Tipar i BD që i dallon nga ZTL është që të gjithë anëtarët e BD-së parashikojnë një politikë tregtare të përbashkët me joanëtarët. Pra, të gjithë anëtarët e BD, p.sh. vendosin tarifa të përbashkëta për vendet joanëtare, pra që importet nga joanëtarët janë subjekt i të njëjtave tarifa të çdo anëtari të këtij bashkimi doganor (BD).  TP (Tregu i Përbashkët): Tregu i përbashkët është një hap më lartë së Bashkimi Doganor në aspektin e integrimit ekonomik. Ashtu si BD-ja dhe edhe TP-ja nuk ka barriera tregtare midis vendeve anëtare dhe këto vende anëtare të TP-së kanë një politikë tregtare të përbashkët me vendet joanëtare. Gjithashtu, nëse ekonomitë e vendeve të ndryshme integrohen mes veti në Tregun e Përbashkët (TP), ata mund t’i lëvizin edhe faktorët e prodhimit midis tyre si: punën, kapitalin, teknologjinë, gjë që sjell shfrytëzim më produktiv të faktorëve të prodhimit nëse ato lëvizin lirshëm. 16. Tregu i valutave “Forward”? U mundëson pjesëmarrësve blerjen ose shitjen e valutave në datë dhe kurs të këmbimit të specifikuar, pra ky këmbim i valutave në këtë treg bëhet në të ardhmen brenda 30, 90, 180 ditëve dhe duhet cekur se monedhat kryesore keëmbehen në këto tregje. 17. Motivet proaktive dhe reaktive të hyrjes së firmave në biznes ndërkombëtar? Motivet Proaktive: - Profiti, - Produktet Unike, - Avantazhi teknologjik, - Informacioni ekskluziv, - Përfitimet nga taksat, - Ekonomitë e shkallës.
  • 7. Studenti: Faton Bajrami | Prof.: Dr. Besim Beqaj 7BIZNESI NDËRKOMBËTAR Motivet Reaktive: - Presionet e konkurrencës, - Mbiprodhimi, - Mbikapaciteti, - Ngopja e tregut, - Qasja në porte dhe rrugë të rëndësishme. 18. Shpjego kufizimin e importeve dhe eksporteve? Kufizimi i importeve: Kur vendet nuk arrijnë në marrëveshje vullnetare për të rregulluar fluksin e tregtisë dhe të investimeve, ato shpesh vendosin barriera në import si tarifa dhe kuota që janë taksa mbi çmimet e produkteve të importuara dhe kufizime sasiore të importeve. Gjithashtu, kufizimi i importit mund të bëhet edhe me barriera jotarifore siç janë: fushatat e ndryshme për blerjen e poduktit vendor, vënies së theksit më shumë në projektet sesa në përfitimin prej produkteve, nëpërmjet rëndimit të procedurave dhe inspektimeve të importeve ëtj. Kufizimet e tilla mund të ndodhin edhe për futjen e investimeve dhe tregtinë e shërbimeve. Qe të ruajnë pronësinë dhe zhvillimin e industrisë vendase shumë qeveri vendosin kufizime të ndryshme për flukset e investimeve dhe të kapitalit të investuar. Këtë e bëjnë agjensitë e seleksionimit të investimeve, pra duhet marrë leja speciale prej tyre për projektet e investimeve. Kjo leje përmban edhe kushte të caktuara që duhet t’i përmbahen investitorët, siç janë: numri i vendeve të punës që duhet të krijohen, niveli i të ardhurave që mund të riatdhesohen, funksionet që do të kryhen nga të huajt etj, dhe me vendosjen e kufizimeve të importit mund të themi se shtrenjtohen çmimet në vend. Kufizimi i eksporteve: Përveç kufizimit të importeve, vendet kontrollojnë edhe eksportet e tyre. Arsyet për këtë veprim janë të ndryshme: oferta e kufizuar në vend apo mungesa e ofertës në vend, dëshira për ta mbajtur kapitalin në vend si dhe sigurimi kombëtar. Shumë vende kufizojnë nxjerrjen jashtë të kapitalit të tyre, ndërsa qytetarët janë të interesuar ta investojnë kapitalin jashtë ku niveli i sigurisë dhe i interesit është më i madh, dhe në këtë luftë kompanitë fitojnë. Kjo masë i frenon edhe investitorët e huaj potencialë në vend, sepse ata nuk investojnë në një vend ku është i kufizuar nxjerrja e kapitalit jashtë vendit, pra ata nuk janë të sigurt për riatdhesimin e kapitalit të tyre që do ta investojnë ne vend.
  • 8. Studenti: Faton Bajrami | Prof.: Dr. Besim Beqaj 8BIZNESI NDËRKOMBËTAR 19. Shpjego nxitjen e eksporteve dhe importeve? Nxitja e eksporteve: Dëshira për ta rritur pjesëmarrjen në tregtinë dhe investimet ndërkombëtare ka çuar që vendet të hartojnë programe të ndryshme për nxitje të saj. Këto programe bëhen për t’i ndihmuar firmat vendase të zgjerohen, të neutralizojnë apo të kundërshtojnë përpjekjet për eksportet e vendeve tjera. Qeveritë ndihmojnë në pajisjen me përparësi të firmave që punojnë për eksport, u ofrojnë informacione me kosto më të ulët, pjesëmarrje në ekspozita të ndryshme shtetërore me më pak shpenzime, u japin subvencione të promocionit etj. Kur vendet kanë keqësim të bilancit tregtar (deficit të bilancit tregtar), politikat tregtare të shtetit përqëndrohen në programe të eksporteve. Nxitja e importeve: Në fushën e tregtisë masat nxitëse të importit i zbatojnë vendet që kanë suficit të lartë të bilancit tregtar. Ato shpresojnë që ta balancojnë këtë bilanc tregtar. Rast tipik është “JETRO” - organizatë japoneze që në fillim u krijua për të nxitur importet nga jashtë, ndërsa tash bën inkurajimin apo nxitjen e eksporteve. Shumë vende janë duke përdorur masa për tërheqjen e IDH-ve në vend për të krijuar rritjen ekonomike në vend. Stimulimet që përdoren për të tërhequr IDH-të në vend janë: stimujt fiskal - zbritje për shpenzimet kapitale, përjashtimet nga taksat (tax holiday). Stimujt financiar ofrojnë përparësi për investitorët e huaj si në sigurimin e tokës apo ndërtesave, sigurojnë huatë dhe garancionet e tyre etj, dhe stimujt jofinanciar, si mbrojtja speciale nga konkurrenca nëpërmjet tarifave, kuotave të importit si dhe u bëjnë lehtësime duke investuar vetë vendi në infrastukturë. Duhet cekur se nxitja e IDH- ve edhe e importeve në vend mund të bëjë disavantazh firmave vendase. 20. Shpjego Traktatin e Romës? Traktati i Romës (1957) - nga ky traktat u forma në mënyrë legale Komuniteti Ekonomik Evropian (KEE), shkurt KE, me themelues: Francën, Gjermaninë, Luksemburgun, Belgjikën, Holandën dhe Italinë, ndërsa deri pas 30 viteve u integruan në të edhe 6 shtete tjera, ndërsa tani janë 15 anëtarë dhe shume shtete tjera presin të bëhen anëtare të KE. Në këtë traktat parashikohej: 1. Formimi i ZTL, pra heqjen e pengesave tregtare mdis vendeve anëtare, 2. Formimi i BD, pra krijimi i tarifave të përbashkëta që do të aplikohen për vendet joanëtare të KE-së, 3. Formimi i TP, pra heqja e barrierave tregtare dhe e barrierave për lëvizjen e punës, kapitalit dhe teknologjisë, 4. Aplikimi i politikave të përbashkëta bujqësore ndërmjet vendeve anëtare. Ky traktat bazohej në premisën që lëvizshmëria e mallërave, shërbimeve dhe të kapitalit janë kushte të rëndësishme për lulëzimin e rajonit. Anëtarët themelues të saj, e dinin që integrimi i suksesshëm ekonomik evropian do të krijonte një fuqi ekonomike për të rivalizuar SHBA. Hapi i parë në këtë drejtim ishte formimi I
  • 9. Studenti: Faton Bajrami | Prof.: Dr. Besim Beqaj 9BIZNESI NDËRKOMBËTAR EFTA-së (Zona Evropiane e Tregtisë së Lirë) me pjesëmarrje të Anglisë, Norvegjisë, Holandës, Austrisë, Finlandës, Portugalisë, Zvicrës; qëllimi i së cilës ishte heqja e barrierave tregtare për vendet anëtare. 21. Efektet e investimeve për vendin pritës dhe vendin e origjinës? IHD dhe vendi pritës:  Përfitimet: 1. Efektet e transferit të resurseve, 2. Efektet në punësim, 3. Efektet në bilancin e pagesave, 4. Efektet në aftësinë konkurruese dhe rritje ekonomike.  Kostot: 1. Efektet në konkurrencën brenda vendit, 2. Efektet në bilancin e pagesave, 3. Efektet në sovranitetin kombëtar. IHD-të dhe vendi i origjinës:  Përfitimet: - Tregjet, - Kapitali, - Njohuritë, - Efektet në GNP.  Negative: - Humbja e dominimit teknologjik, - Papunësia.