Punim seminarik menaxhimi i resurseve humane-rekrutimi
Teoria e shpenzimeve
1. UNIVERSITETI I PRISHTINËS
Fakulteti i Biznesit – Pejë
Departamenti – Administrim Biznesi
Punim Seminarik
Lënda:Ekonomia e Ndërmarrjes
Tema:Teoria e Shpenzimeve
Kandidati:
Mësimdhënësi:
Shpejtim Rudi
Prof.Mr.Sci.Fjolla Trakaniqi
Nr. Index: 160122011
Pejë, Mars 2012
2. Teoria e shpenzimeve
Permbajtja
•
•
•
•
•
•
•
•
•
•
1. Hyrje-Ekonomia e ndërmarrjes si shkencë
2.Si ndahet ekonomia e ndërmarrjes
3. Shpenzimet dhe menaxhimi i shpenzimeve.
(1 Kuptimi i shpenzimeve, 2. Llojet e shpenzimeve, 3. Raporti
ndërmjet shpenzimeve dhe efekteve, 4. Menaxhimi i shpenzimeve.)
4.Llojet e shpenzimeve
5. Katër shembuj dhe figura për Shpenzimet fikse dhe të
ndryshueshme.
6.Raporti ndërmjet shpenzimeve dhe efekteve
7.Faktorët intern që ndikojnë në rezultatet e afarizmit
8. Menaxhimi i shpenzimeve
9.Përfundimi
3. 1 Hyrje
Ekonomia e ndërmarrjes si shkencë
• Si shkencë, ekonomia e ndërmarrjes I studjon problemet
ekonomike të ndermarrjeve, hulumton faktorët e suksesit dhe
njofton për ligjshmëri edukative afariste . Si diciplinë mësimore,
ekonomia e ndërmarrjes na njofton me të ariturat e reja
shkencore në lëmin e vet,pranon njohuri të vërtetuara
shkencore dhe mëson për çdo gjë që është e rëndësishme për
ngritjen bahkëkohore të ekonomistëve. Ekonomia e
ndërmarrjes njëkohësisht është diciplinë teorike dhe
praktike.Rëndësia e saj teorike qëndron në atë se bën
përkrahjen e njohurive ekzistuese dhe tenton në zgjerimin e
mëtutjeshëm gjer në arritjen njohurive të reja ,kurse rëndësia
praktike në fakt niset nga problemet ekzistuese të ndërmarrjes
dhe se në praktikë bën mbikëqyrejn e rregullsisë së hipotezave
dhe njohurive,me këtë lidhshmëri dhe varshmëri të ndërsjellë të
teorisë dhe rëndësi praktike të ekonomis së ndërmarrjes.
4. 3 Si ndahet Ekonomia e Ndermarrjes ?
• Ekonomia e ndërmarrjes ndahet në disa pjesë edhe atë:
-Ekonomia e ndërmarjes së përgjithshme,-Ekonima e
ndërmarrjes së vecantë -Sipas veprimtarisë ekonomike të
prodhimit -Sipas funksioneve afariste -Sipas kriterit të
kombinimit etj. E pastaj na njofton se pagesat e faturave për
furnizim me lëndë të parë,materialin ndihmës,shpenzimet e
rrymës,telefonit,qirasë,etj,jane veprime te zakonshme të cdo
ndermarrje e cila zhvillon aktivitet ekonomik.Ndermarrja nuk
mund ti kryen asnjërën nga këto punë dhe shumë punë te
tjera të kësaj natyre nëse nuk ka mjete financiare.Secila
ndërmarrje ben shpenzime pa mar parasysh madhësinë apo
veprimtarinë të cilën e kryen.Me shpenzimet ballafaqohen
njëlloj edhe firmat të cilat realizojnë rezultate positive
financiare,ashtu edhe ato të cilat realizojnë rezultate
negative financiare. Çka në të vërtet paraqesin
shpenzimet ?
5. 4 Shpenzimet dhe menaxhimi i
shpenzimeve
• 1 Kuptimi i shpenzimeve .- Shpenzimet janë shprehje në para
të elementeve të harxhuara në procesin e punës që mundë të
kalkulohen në çmimin e efekteve të krijuara. Për këtë arsye ato
quhen edhe si të hyra afariste të kalkuluara. Në aspektin kuptimor
ato duhet të dallohen nga harxhimet, nga të dalat dhe nga dhëniet.
•
• Harxhimet – janë shprehje natyrale që tregon sa elemente të
ndryshme janë harxhuar në procesin e krijimit të efekteve shembull,
sasia e lëndëve të para dhe e materialit të harxhuar, orët e punës
etj.
•
• Të dalat – janë harxhimi i përfshirë në efektet e shitura për
shembull, vlera e blerjes së mallit tregtar të shitur ose shpenzimet e
prodhimit të produkteve dhe shërbimeve të shitura.
• Dhëniet – janë të gjitha daljet e materialit, prodhimeve ose
shërbimeve nga depoja, si dhe zvogëlimi i parasë në arkë ose në
llogarinë e bankës.
6. 5 Llojet e shpenzimeve .•
Klasifikimi themelor dhe më i rëndësishëm i shpenzimeve është
ndarja dhe kategorizimi i shpenzimeve sipas natyrës së tyre. Ky
klasifikim bazohet në prejardhjen e tyre sipas së cilës si lloje të
natyrshme ose themelore të shpenzimeve konsiderohen:
shpenzimet e lëndëve të para dhe materialit, shpenzimet e
shërbimeve, shpenzimet e amortizimit, shpenzimet e pagave bruto,
tatimet dhe kontributet pavarësisht nga rezultati i punës. Ndarja dhe
kategorizimi i shpenzimeve sipas funksioneve afariste në procesin e
punës nënkupton kategorizimin e shpenzimeve sipas asaj se cili
funksion i sistemit afarist i shkakton. Një klasifikim sipas këtij kriteri
është ndarja në: shpenzimet e menaxhmentit, shpenzimet e
furnizimit, prodhimit, shitjes, financimit, kontabilitetit dhe shpenzimet
e funsionit të përgjithshëm dhe të kuadrove.
7. • Shpenzimet sipas kohës së krijimit - Ndarja e shpenzimeve
sipas kohës së krijimit të tyre bëhet me qëllim që ndërmarrësi me
rastin e vendimarrjes afariste t’i dallojë qartazi shpenzimet që janë
krijuar në periudhën e mëhershmë nga shpenzimet që do të krijohen
në të ardhmen. Sipas këtij kriteri dallojmë: shpenzimet e
mëhershme(reale), shpenzimet e planifikuara(të ardhshme).
• Shpenzimet e mëhershme.- Shpenzimet e mëhershme quhen
edhe shpenzimet reale, ngase janë krijuar gjatë periudhës
paraprake llogaritare të afarizmit dhe përfshijnë të gjitha ato
shpenzime që i ka evidentuar shërbimi i kontabilitetit në periudhën e
shkuar llogaritare.
• Shpenzimet e planifikuara.- Shpenzimet e planifikuara janë
ato që ndërmarrësi i parashikon për ndonjë periudhë të ardhshme,
në pikëpamje kohore më të shkurtër ose më të gjatë, në shumën
totale, në strukturë ose sipas njësisë së prodhimit.
8. • Shpenzimet sipas vendit të krijimit të tyre .- Vendin e
krijimit të shpenzimeve përgjithësisht mund ta definojmë si vend në
të cilin është evidentuar krijimi i shpenzimeve të ndonjë elementi të
procesit të punës. Sipas këtij kriteri dallojmë: shpenzimet e
prodhimit, shpenzimet e administratës.
• Shpenzimet e prodhimit.- Shpenzimet e prodhimit krijohen në
ato reparte në të cilat zhvillohet procesi i prodhimit të efekteve,
andaj i quajmë shpenzime të repartit në të cilat përfshihen
shpenzimet e të gjitha elementeve të prodhimit të efekteve.
• Shpenzimet e administratës.- Shpenzimet e administratës
përfshijnë shpenzimet e atyre shërbimeve që veprojnë jashtë
repartit të prodhimit. Shpenzimet sipas mënyrës së llogaritjes në
çmimin e prodhimit Shpenzimet e ndërmarrësit janë rezultat i
realizimit të efektit, përkatësishtë prodhimit të caktuar. Mënyra e
llogaritjes së shpenzimeve në çmimin e efekteve të veta (prodhimet,
mallrat, shërbimet) është tejet e rëndësishme për ndërmarrësin,
ngase në këtë mënyrë shpenzimet shpërndahen sipas bartësve të
tyre. Sipas këtij kriteri dallojmë: shpenzimet e drejtpërdrejta,
shpenzimet totale.
9. • Shpenzimet direkte ose të drejtpërdrejta.- Shpenzimet
direkte ose të drejtpërdrejta janë ato shpenzime të veçanta që mund
të përcillen edhe që ekonomikisht është e arsyeshme të përcillen
drejtpërdrejt sipas efekteve që i shkaktojnë, përkatësisht llogariten
sipas kriterit të përcaktuar kundrejt njësisë së prodhimit.
• Shpenzimet totale indirekte ose të regjisë.- Shpenzimet
totale indirekte ose të regjisë janë ato shpenzime që është e
pamundur të përfshihen drejtpërdrejt sipas efekteve ose
ekonomikisht është e paarsyshme të përcillen drejtpërdrejt sipas
efekteve, ngase zakonisht bëhet fjalë për një numër të madh të
shpenzimeve të llojllojshme nga njëra anë dhe për shkak se sipas
rregullit kanë të bëjnë njëkohësisht me disa efekte. Shpenzimet
sipas shkallës së shfrytëzimit të kapaciteteve Me qëllim të
menaxhimit të shpenzimeve, është e nevojshme njohja e strukturës
së tyre e bazuar në shfytëzimin e kapaciteteve, ngase ekziston një
korrelacion thelbësor ndërmjet shpenzimeve dhe shfrytëzimit të
kapacitetit. Sipas këtij kriteri dallojmë: Shpenzime totale
fikse(TFC), Shpenzime totale variabile (TVC).
10. • Shpenzimet totale fikse(TFC).- Shpenzimet totale
fikse(TFC), janë ato shpenzime që nuk ndryshojnë brenda një afati
të shkurtër të veprimtarisë së ndërmarrësit, pa marrë parasysh se a
ndryshon niveli i shfrytëzimit të kapaciteteve.
• Shpenzime totale variabile (TVC).- Shpenzimet
totale variabël janë shpenzimet që ndryshojnë, variojnë në pajtim
me angazhimin e faktorëve variabël të prodhimit. I quajmë edhe
shpenzime të ndryshueshme ngase ndryshohen me ndryshimin e
vëllimit të prodhimit. Dallojmë dy lloje të shpenzimeve
variabël e këto janë: shpenzimet variabël
proporcionale, shpenzimet variabël joproporcionale.Ja
Katër shembuj dhe figura për Shpenzimet fikse dhe të
ndryshueshme.
11.
12.
13.
14.
15. • Shpenzimet sipas numrit të prodhimeve .- Shpenzimet
sipas numrit të prodhimeve i quajmë edhe shpenzime sipas sasisë
së efekteve. Ndarja e shpenzimeve sipas këtij kriteri është i
rëndësishëm ngase na e bënë të mundur një analizë të tërsishme të
të gjitha shpenzimeve sipas sasisë së efekteve, e kësisoj edhe
zotësinë e ndërmarrësit që t’i menaxhojë shpenzimet. Mbi bazën e
këtij kriteri dallojmë këto lloje të shpenzimeve: shpenzimet totale,
shpenzimet mesatare.
• Shpenzimet totale (TC).- Shpenzimet totale (TC) janë dhëniet
totale në para të nevojshme për prodhimin e sasisë së caktuar të
efekteve (Q). Shpenzimet totale përfshijnë të gjitha shpenzimet fikse
dhe variabël të periudhës së caktuar dhe kanë të bëjnë me të gjitha
efektet e kësaj periudhe. Mund ti shënojmë me këto simbole TC=
TFC + TVC.
• Shpenzimet mesatare.- Shpenzimet mesatare janë ato që kanë
të bëjnë me një njësi të efekteve dhe nxirren me pjestimin e
shpezimeve me sasitë e efekteve. Sipas njësisë së efekteve mund
të vështrohen shpenzimet fikse, shpenzimet variabël dhe
shpenzimet totale prandaj i dallojmë: shpenzimet mesatare fikse
(AFC), shpenzimet mesatare variabile (AVC), shpenzimet mesatare
totale (ATC).
16. 6 Raporti ndërmjet shpenzimeve
dhe efekteve •
Ndërmarrësia nënkupton përpjekjet e ndërmarrësit që me inicimin e
veprimtarisë ekonomike të realizojë rezultate sa më të mira afariste,
përkatësisht një fitim dhe dobi sa më të madhe. Fitimi është diferenca
ndërmjet të dalave totale dhe të hyrave totale në një cikël ose periudhë
llogaritare. Ndërmarrësi i realizon të hyrat e veta me shitjen e efekteve,
përkatësishtë të prodhimeve të veta në treg. Me këto të hyra ndërmarrësi do
të përpiqet t’i mbulojë shpenzimet e bëra për prodhimin e këtyre efekteve
dhe të realizojë një fitim sa më të madh. Për të realizuar këtë qëllim duhet të
përpiqet që nga njëra anë t’i Minimizojë shpenzimet dhe nga ana tjetër t’i
Maksimizojë të hyrat e kjo do të thotë se duhet të vendos një raport optimal
ndërmjet shpenzimeve dhe efekteve që do t’i realizojë në procesin e punës.
• Harmonizimi i shpenzimeve dhe i efekteve .-Çdo ndërmarrës
angazhohet që tregut t’i ofrojë prodhime dhe shërbime sa më atraktive dhe
cilësore me një afat sa më të gjatë të përdorimit, për të realizuar një çmim
dhe të hyra sa më të larta. Mirëpo, po këtë qëllim e kanë edhe ndërmarrësit
e tjerë, kështu që çmimi i shitjes së efekteve do të formohet nën ndikimin e
ofertës dhe kërkesës, që janë kritere dhe ndikime eksterne në formimin e
çmimit në të cilat ndërmarrësi nuk mund të ndikojë ose fare pak mund të
ndikojë.
17. 7 Faktorët intern që ndikojnë në
rezultatet e afarizmit
• Faktorët intern që ndikojnë në rezultatet e afarizmit
janë: minimizimi i shpenzimeve, - ndarja e shpenzimeve sipas
efekteve, harmonizimi kohor dhe planifikimi.
• Pika e mbulimit.- Pika e mbulimit (PM) është kriteri mbi bazën e
të cilit ndërmarrësi mund të merr vendime lidhur me prodhimin e
efekteve ngase bënë me dije për faktin se shpenzimet dhe të hyrat
janë të njëjta, përkatësisht kur rezultati (RF) është i barabartë më
zero. Me analizimin e kësaj pike mund të konkludohet se çfarë
ndikimesh negative në afarizëm mund të përballojë ndërmarrësi, e
që mos të punojë me humbje. Metoda e pikës së mbulimit si kriter
përbëhet nga bilanci dhe grafikoni i shpenzimeve totale (ShT) dhe i
të hyrave totale (HT), me ç’rast pikë e mbulimit është vendi në të
cilin takohen vijat e të hyrave dhe shpenzimeve, kurse rezultati
financiar është i barabartë me zero.
18. 8 Menaxhimi i shpenzimeve .•
Menaxhimi i shpenzimeve në kuptimin më të gjerë të fjalës nënkupton
përpjekjet që në kushte të caktuara të afarizmit, me zvogëlimin e
shpenzimeve, të realizojë rezultate më të mira afariste. Pra, me qëllim të
menaxhimit të shpenzimeve, përkatësisht që me shpenzime sa më të vogla
të realizohen sa më shumë efekte dhe një fitim sa më të madh, pa pasoja
negative afatgjate për afarizmin dhe pozitën në treg. Ekzistojnë modele të
ndryshme të menaxhimit të shpenzimeve: Modeli procesual i menaxhimit të
shpenzimeve presupozon se është e nevojshme që shpenzimet e prodhimit
të përcillen dhe vlerësohen duke ndjekur rrjedhën e prodhimit në faza, me
thjeshtësimin dhe shkurtimin e proceseve të caktuara të prodhimit.
• Menaxhimi i shpenzimeve .- Modeli ABC i menaxhimit të
shpenzimeve bazohet në përcjelljen dhe përzgjedhjen e aktiviteteve afariste
që krijojnë të hyra dhe harxhojnë resurse prodhuese dhe nënkupton
angazhimin e menaxhmentit për ti dalluar ato aktivitete që kanë ndikim më
të madh në krijimin e fitimit., dhe që aktivitetin e vet ta orientojë në
përparimin e këtyre aktiviteteve, dhe që me zvogëlimin e shpenzimeve
dhe/ose me rritjen e qarkullimit të efekteve të rritet fitimi. Modeli tradicional i
menaxhimit siç dihet edhe nga vetë emri i tij, është modeli më i vjetër i
menaxhimit të shpenzimeve. Bazohet në ndarjen tradicionale të
shpenzimeve në shpenzimet direkte, që përfshijnë vetëm shpenzimet
direkte të lëndëve të para, shpenzimet e punës së drejtpërdrejtë dhe
shpenzimet direkte të pasurisë afatgjatë (amortizimi) që është përdorë në
procesin e punës.
19. Analiza
•
Me analizen e bere nenkuptohet qe Ndermarrja nuk mund ti kryen
asnjërën nga këto punë dhe shumë punë te tjera të kësaj natyre
nëse nuk ka mjete financiare.Secila ndërmarrje ben shpenzime pa
mar parasysh madhësinë apo veprimtarinë të cilën e kryen.Me
shpenzimet ballafaqohen njëlloj edhe firmat të cilat realizojnë
rezultate positive financiare,ashtu edhe ato të cilat realizojnë
rezultate negative financiare. E persa I perket pyetjes se Çka në
të vërtet paraqesin shpenzimet ?
• Shpenzimet paraqesin te dalura te ndërmarrjes në formë të mjeteve
financiare.
20. Konkluzion
• Duke e studiuar kete shkence, pra ekonomin e
ndermarrjes,kam konkluduar se Lënda e ekonomisë së
ndërmarrjes afariste na ndihmon që më së miri ta përvetësojmë
bazën e ekonomisë, në realitet të njofton me problemet që
mund të hasim në afarizmin e ndermarrjes.Kjo ndikon që gjatë
studimeve më së miri ta kuptojmë problematikën e materies që
do të përpunohet edhe në disiplinat tjera ekonomike. Ekonomia
e ndërmarrjes është diciplinë shkencore-mësimore e cila I
studion problemet ekonomike të ndërmarrjes dhe sjelljet e tyre
ne tregun e brendshëm dhe atë ndërkombëtar
21. 9 Përfundimi
•
•
•
•
Punoi :studenti:Shpejtim Rudi
Drejtimi:Administrim Biznesi F.SH.A.B-Pejë
Literatura:
Lënda:Ekonomia e Ndërmarrjes.Prof.Mr.Sci.Fjolla
Trakaniqi.
• Njohurite e mia.
• Interneti etj.
•
Faleminderit.