Kariesi i dhembeve dhe parandalimi i bazuar ne riskun e kariesit
1.
2. • Risku: eshte probabiliteti sasior i shfaqjes se nje dukurie
shendetesore tek individi ne nje periudhe te caktuar kohore.
• Faktoret riskante jane markues ose indikator risku.
• Faktor risku konsiderohen: ambiental dhe biologjike.
• Indikator risku: eshte faktor qe besohet se lidhet me
semundjen por nuk eshte demostruar ne studime afatgjate.
• Markues risku: eshte faktor qe rrit incidencen e semundjes.
• Faktoret qe ndryshohen nga nderhyrjet quhet te
modifikueshem.
• Faktoret qe nuk ndryshohen nga nderhyrjet quhen
determinant te pamodifikueshem.
• Faktoret dhe indikatoret e riskut kategorizohen ne grupe:
– Grupi pare: qe perfshine faktoret te pamodifikueshem,
kryesishte faktoret sociodemografik :mosha, gjinia, raca dhe
kombesia.
– Grupi dyte: perfshine ato qe kontrollohen nga vete individi si:
dieta, menyra e larjes se dhembeve etj.
– Grupi trete: perfshine ambientin ku jeton individi, kryesishte
perqendrimin e fluorureve ne ujin e pijshem te komunitetit.
3. • Kariesi i dhembeve eshte nje semundje multifaktoriale, qe
shkaktohet si pasoje e rritjes se virulences mikrobike dhe
proliferimit te strukturave mikrobiale ne pllaken dhembore.
• Ndikohet nga 4 faktore riskant: bakteriet, dhembi, dieta dhe
koha.
BAKTERIET
• Vetem pak lloje bakterie nga 300 specie jane implikuar ne
procesin karioz ato jane: Streptokoku Mutans, Streptokoku
Sobrinus, Laktobacilet dhe Aktinomices.
• Bakteriet kariogjene te pranishme ne pllaken dhembore
fermentojne sheqernat e dietes ne acide dhe ulin pH e
pllakes duke shkaktuar demineralizimin: i cili eshte proces qe
favorizon daljen e joneve te kalciumit dhe te fosforit dhe
nese zgjate per nje kohe te gjate krijone karies.
• Kariesi i dhembeve eshte nje semundje infektive e
transmetueshme ku transmetimi bakterial behet nga nena
tek femija dhe nga personi tek personi.
• Ky risk per karies mund te ulet nga modifikimi i dietes,
higjenes se gojes, nepermjet perdorimit te fluorideve dhe
stimulimit te peshtymes
4. DHEMBI
• Duhet vleresuar edhe morfologjia e siperfaqeve pertypese te
dhembit ne zhvillimin e kariesit.
• Dhemballet e sapodala kane morfologji okluzale, te shprehur
me tuberkula te thepisura dhe me fisura te thella qe jane
vende retentive per vendosjen e pllakes dhembore.
• Po ashtu duhet vleresuar edhe percaktimi i aktivitetit karioz
qe arrihet nepermjet studimeve afatgjata (longitudinale).
DIETA
• Sheqernat dhe karbohidratet e fermentueshme jane faktoret
etiologjike kryesor ne zhvillimin e kariesit.
• Karbohidratet e fermentueshme favorizojne fermentimin
bakterial duke ulur pH nga gjendja neutrale ne 5.0.
• P.sh : Saharoza sherben si substrat per sintezen bakteriale te
glukaneve te patretshme (polisaharideve ekstraqelizore) ne
pllaken dhembore, duke krijuar mundesi per ngjitjen e
bakterieve ne kete nivel.
• Bakteriet kariogjene metabolizojne sheqernat per te
prodhuar energjine e nevojshme per rritjen dhe riprodhimin
e tyre.
5. • Kur pH ulet ne 5.2 – 5.5 mjedisi i dhembit nuk eshte i ngopur
me jone kalciumi dhe fosfori, smalti fillon te demineralizohet.
• Kur dekalcifikimi arrin niveli smalt – dentin, dekalcifikimi acid
i dentines mund te progresoje dhe vete bakteriet mund te
invadojne proteinat e dentines dhe ti shkaterrojne ato
permes proteolizes.
• Sasia e sheqernave te konsumuara ndermjet vakteve te
ngrenies konsiderohet faktor kryesor ne zhvillimin e kariesit.
• Ngrenia ndermjet vakteve, stili i jetes, i te ngrenit dhe
praktikat e higjenes percaktojne rolin e dietes si faktore risku
per karies.
KOHA
• Koha eshte nje faktor madhor ne zhvillimin e kariesit.
• Kjo semudje mund te kaloje nga faza e hershme e zhvillimit,
deri ne formimin e zgavres karioze me humbje te struktures
dhembore.
• Qe kariesi te perparoje dhe te krijoje nje lezion te dukshem,
e me vone nje kavitet eshte i nevojshem faktori kohe.
6. • Gjykimi i riskut per karies behet duke u bazuar ne:
1. Historine e pacientin
2. Vezhgimin e dietes
3. Gjendjen e kariesit ne zgavren e gojes
4. Vleresimin e pershtymes
5. Perdorimin e fluorideve
HISTORIA E PACIENTIT
• Ka te beje me percaktimin e gjendjes shendetesore ne te
kaluaren dhe duke motivuar ate nese mund te ndryshoje
menyren e jeteses qe te reduktoje riskun per karies.
VEZHGIMI DIETES
• Bazohet ne monitorimin e marrjes se saj per 24 ore, duke
perfshire sasine e ushqimit te konsumuar, menyrat e
ngrenies, sheqernat dhe karbohidratet e fermentueshme
qe sherbejne si indikator per te percaktuar ne menyre te
sakte ku duhet te nderhyhet per ndryshimin e dietes.
7. GJENDJA E KARIESIT NE ZGAVREN E GOJES
• Percaktohet nga:
– Numri i dhembeve te prishur (prishjet e reja)
– Numri i dhembeve te mbushur (qe jane bere me pare)
– Numri i dhebeve te hequr (shkaqet e heqjes se tyre)
– Thellesia e prishjeve ne indet smalt/dentine.
PERDORIMI I FLUORUREVE
• Bazohet ne ne menyrat e marrjes se fluorit si nga uji i
pijshem, nga perdorimi i pastes se dhembeve me fluor, i
xheleve fluorike si dhe i shpelaresve te gojes.
VLERESIMI I PESHTYMES (HYPOSALIVACION)
• Per te percaktuar riskun per karies duhet vleresuar sasia e
peshtymes se pastimuluar.
Morfologjia e siperfaqet pertypese: Gropezat dhe fisura ne
dhemballet e sapo dala jane vende retentive per vendosjen e
pllakes dhembore duke favorizuar risk te shtuar per karies.
Ngarkesa bakteriale si tregues i riskut per karies: p.sh
vleresimi i Streptokokeve mutans ne pershtymen e
pastimuluar sherben si tregues i riskut per karies.
8. TESTIMI I NIVELIT TE SASISE SE PESHTYMES
• Roli i testimit te peshtymes ne vleresimin e rrezikut per
karies eshte shume e rendesishme, ku sasia e paket e
peshtymes dhe goje teper e thate ka te beje me semundje
kronike.
• Kserostomia, hipofunksioni i gjendres se peshtymes
shoqerohet me shtim te numrit te dhembeve te prishur.
• Niveli mesatar i qarkullimit te peshtymes eshte 0.4ml/min.
• Hipofunksioni i gjendres se peshtymes diagnostifikohet
ateher kur niveli i qarkullimit te peshtymes se pastimuluar
eshte me i ulet se 0.2ml/min.
• Kapaciteti buferik percaktohet me ane te analizave
kolorometrike te cilat tregojne pH e peshtymes kur ajo ka
kapacitet buferik:
– Te ulet (pH acid),
– Te moderuar (pH neutral)
– Te larte (pH bazik)
9. Strategjite preventive bazuar ne riskun e kariesit
• Strategjite e parandalimit te kariesit jane:
1. Kujdesi i zgavres se gojes
2. Perdorimi lokal ose i pergjithshem i kriperave te fluorit
3. Modifikimi Dietes
4. Perdorimi silanteve
KUJDESI I ZGAVRES SE GOJES
• Ka rendesi shume te madhe ne prevenimin e kariesit
• Duhet te behet eleminimi i pllakes dhembore nepermjet
furcimit te kujdesshem te dhembeve, perdorimit te flosit
per pastrimin e hapesirave nderdhembore si dhe
perdorimin e shpelarsave te gojes me permbajtje fluori.
• ADA rekomandon perdorimin e pastave terapeutike te
fluorit me perberje te : fluorur natriumit, monofluorfosfat
natriumit dhe fluorur staniumit qe ndikojne ne uljen e
prekshmerise se dhembeve nga kariesi ne mase 17 – 35% ku
limitojne demineralizimin e smaltit dhe nxisin procesin e
remineralizimit te indeve te forta te dhembeve.
10. • Si dhe disa pasta dhembesh me veti antibakteriale ne saje te
permbajtjes se triklosanit, ndikojne ne parandalimin e
inflamacionit te gingivave.
• Perdorimi i shpelarsave: me tretesire fluorur natriumi 0.05%
jane shume efikas kur perdoren tek femijet mbi moshen 5
vjec qe paraqesin rrezik te mesem dhe te larte te kariesit.
Goja duhet te shpelahet per 30 sekonda dhe nga ky trajtim
ndikon ne uljen e kariesit ne masen nga 30 – 50%.
PERDORIMI LOKAL DHE I PERGJITHSHEM I FLUORIT
• Xhelet Fluorike:
– Perdoren ne pacientet me rrezik te moderuar dhe te larte
te kariesit.
– GelKam dhe OmniGel: perdoren te individet me
hiperndjeshmeri dentinare, ne saje te depozitimit te
fluorfosfatit te staniumit ne brendi te tubulave dentinare.
– Per te ulur ndjeshmerin e rrenjeve te zbuluara perdoret
xhel qe permbane : 0.4% SnF2 si dhe xhel (dentine block).
– Pacienti duhet te mos e gelltise xhelin dhe te mos e
shpelaje gojen me uje menjehere mbas perdorimit te
xhelit.
11. • Varnishet fluorike: perdoren ne stadin sekondare te
prevenimit te kariesit per remineralizimin e prishjeve te
hershme.
• Shtesat e komponimeve fluorike qe perdoren nga vete
pacienti:
– Marrja e rregullt e fluorit ne ujin e pijshem ndikon ne
uljen e semundshmerise karioze ne masen nga 11 – 80%.
Sasia e fluorit ne ujin e pijshem
Mosha <0.3ppm 0,3 – 0.6 ppm >0.6ppm
Deri 6 muaj --- ---- ----
6muaj-3vjec 0.25mgF ---- ----
3 – 6 vjec 0.5mgF 0.25mgF ----
6 – 16 vjec 1.0mgF 0.5mgF ----
• Tabletat: duhet te pertypen per 30 sekonda te formojne nje
emulsion me peshtymen dhe te gelltiten ( ku fluori pastaj
perthithet ne rruge te pergjithshme te organizmit)
12. PERDORIMI I ANTIMIKROBIKEVE:
• Eshte nje metode ndihmese per prevenimin e kariesit.
• Perdoret Chlorhexidine gluconate per te ndikuar ne floren
mikrobike te gojes, por perdorimi i tij ka dhe ane negative si
ne ngjyrosjen e dhembeve ashtu dhe ne ndryshimin e shijes
se gojes.
• Perdorimi: shplahet goja dy here ne dite me 0.5 oz (oz=25ml)
per 30 sek per nje periudh kohore 30 dite cdo 3 muaj.
• Ksilitoli: eshte nje alkool me 5 atome karbon qe nuk
metabolizohet nga bakteriet acidformuese te pllakes
dhembore, dhe ndikon ne remineralizimin e smaltit te
demineralizuar per faktin se ai lidhet me jonet e kalciumit.
• Sorbitoli: eshte nje substance qe ndodhet me shume ne
fruta. Gjithashtu kemi edhe camcakezat me sorbitol dhe
ksilitol qe ndikojne ne rritjen e stimulimit te peshtymes dhe
ne pH e pllakes dhembore.
13. MODIFIKIMI DIETES
• Duhet te eleminohet perdorimi i karbohidrateve te
fermentueshme dhe ushqimveve te sheqerosura ndermjet
vakteve te ngrenies te cilat ulin pH e pllakes ne 5.5 per 30
minuta, si dhe te percaktohet marrja e rregullt te lendeve
ushqyese si proteina, vitamina dhe yndyrnave.
• Ushqimet antikariogjene: jane ato qe prevenojne aktivitetin
kariogjenik te produkteve acide.
• Ushqimet kariostatike: jane ato qe nuk metabolizohen nga
bakteriet e pllakes dhe nuk ndikojne ne pH e peshtymes.
PERDORIMI I SILANTEVE
• Eshte nje mase parandaluese shume e rendesishme qe
mbron siperfaqet e dhembeve nga prishjet.
• Molaret e pare te perhereshme duhet te silanohen ne
moshen 6-7vjec si dhe molaret e dyte te perhershem duhet
te silanohen menjeher ne moshen 12-13 vjec pas daljes se
tyre.
14. Prevencioni bazuar ne riskun e kariesit
• Risku i ulur i kariesit
– Fokusohet ne higjenen e gojes.
– Duhet vleresuar larja e dhembeve me pasta me fluor,
perdorimi i ujit te fluorizuar si dhe nje diete e
pershtatshme.
• Risku i moderuara i kariesit
– Cdo 6 muaj duhet te behet rivleresimi per nje higjene te
mire te gojes dhe nje diet te pershtatshme.
– Duhet te behet: aplikimi lokal i fluorureve, kontrolli i
pllakes dhembore pas larjes se dhembeve dhe perdorimi
i flosit te dhembeve.
• Risku i larte i kariesit
– Kur cdo individ ka me shume se 4 dhembe te prishur.
– Duhet te behet: Trajtimi profilaktik nepermjet
dekontaminimit te siperfaqeve dhembore nga germet
patogjene si dhe duhet te vleresohen faktore te tjere si :
dieta jo e pershtatshme dhe medikamentet qe
pakesojne fluksin e peshtymes.