SlideShare ist ein Scribd-Unternehmen logo
1 von 60
PUNIM DIPLOME                                                       Mustaf Ahmeti




     Parathënie


     Sipas definicionit klasik, me konstruktim kuptohet të paramenduarit e
     produkteve teknike dhe të dokumentuarit e rezultateve në formë të
     dokumentacionit të gatshëm për prodhim. Proceset të cilat tradicionalisht
     janë kryer vetëm nga koka dhe dora e konstruktorit, prej para disa kohe,
     mund të përkrahen me metodat dhe mjetet e informatikës. Integrimi i
     këtyre dy lëmive ka çuar deri te një lëmi e re e shkencës: Projektimi me
     ndihmen e kompjuterit (ang. Computer Aided Design-CAD).

     CAD-sistemet sot janë për shumë fusha aplikimi, instrumente me
     efikasitet të padiskutueshëm dhe madje shpesh edhe instrumente prej të
     cilave nuk mund të heqet dorë.

     Prandaj, përkrahja efikase nga ana e CAD-sistemeve për përshtatjen e
     konstruksioneve dhe ndërtimin e varianteve, po bëhet në masë të shtuar
     një teknologji kyçe për suksesin afatgjatë të ndërmarrjeve, shpesh madje
     edhe kriterium i mbijetesës së tyre.

     Dizajneri industrial është formues kondicional për proceset industriale të
     prodhimtarisë. Ai dallon nga konstruktori që aspektet artistike-estetike i
     sjell në dizajnimin e konstruksioneve të orientura kryesisht në mënyrë
     funksionale teknike. Dallon nga artisti i lirë, që duke respektuar kushtet
     ergonomike, teknike dhe ekonomike, formon në mënyrë industriale
     produkte të gatshme të shfrytëzueshme për njeriun.

     Në teorinë e dizajnit shpesh paraqitet mendimi se dizajni industrial është
     faktor “pajtimi“ në mes të kundërthënies dhe kërkesave, të cilat
     lajmërohen në kushtet e prodhimtarisë serike dhe kërkesave të tregut
     masiv. Nëse miratohet kjo teori, “pajtimi“ do të thotë se dizajni industrial
     konstituohet si metodë dhe praktikë dhe vepron në kushte objektive të

                                       1
PUNIM DIPLOME                                                       Mustaf Ahmeti


     prodhimtarisë dhe tregut përkatës dhe se në rrjedhën e vet përfundimtare,
     e kjo është prodhimtaria industriale dhe pajtimi harmonik, shpreh kërkesat
     si të prodhimtarisë ashtu edhe të tregut.

     Dizajneri industrial duhet të jetë kompetent, mjaft i arsimuar dhe me
     përvojë, që drejtpërdrejt të veprojë në të gjitha detyrat komplekse, çfarë
     parimisht mund të arrihet nëpërmes punës ekipore.

     Arsimimi për dizajnim inxhinierik është një çështje komplekse, sikurse
     çdonjëra prej pjesëve përbërëse të saj (dizajni inxhinierik dhe arsimimi) që
     është komplekse. Prandaj vlen që të hulumtohet përzierja komplekse e
     faktorëve që ndikojnë në çdonjërën prej këtyre pjesëve përbërëse. Kjo
     mund të duket reduktive, por pa njohuritë e elementeve nuk është e
     mundur të shqyrtohen raportet në mes tyre dhe të sintetizohet të kuptuarit
     më i tërësishëm.




     Ferizaj, më 18.6.2006




                                       2
PUNIM DIPLOME                                                         Mustaf Ahmeti




                              KAPITULLI I

        1. PROCESI I KONSTRUKTIMIT DHE SHFRYTËZIMI I
         KOMPJUTERIT NË PROCESIN E KONSTRUKTIMIT

                                   1.1. HYRJE

Në shumë fusha të projektimit dhe konstruktimit inxhinierik sot kompjuteri
plotëson një hapësirë të mirë ndërmjet konstruktorit dhe produktit, duke shërbyer
si instrument i fuqishëm i cili në mënyrë drastike shkurton kohën prej skicës deri
te realizimi i produktit.

Shfrytëzimi i kompjuterit në procesin e konstruktimit dhe zhvillimi i sistemeve për
modelimin e gjeometrive kanë mundësuar që një pjesë e madhe e informatave të
cilat janë rezultat i procesit të konstruktimit me ndihmën e kompjuterit, duhet
vënë në disponim të procesve që pasojnë.

Informacioni kryesor që kalon nëpër pjesën më të madhe të komponenteve të
prodhimit, është informacioni mbi formën e detalit. Forma e detalit dhe mënyra e
prezantimit të tij përmes kompjuterit, sot konsiderohen si bazë për integrimin e
konstruktimit, për analiza dhe përpunim në një sistem unik.

Rezultat i procesit të projektimit është përshkrimi strukturor, i cili zakonisht
paraqitet në formë të dokumentit, vizatimit ose planit. Kur është fjala për
projektimin e objekteve ose proceseve relativisht të thjeshta, nuk nevojitet
kurrfarë dokumenti, por modelin e formon vetë projektuesi.

                    1.2. Kompjuteri në sistemet prodhuese
Kompjuterët janë makina që përpunojnë të dhënat në drejtim të përfitimit të
informatave të caktuara. Varësisht nga natyra e të dhënave dhe tipi i informatave
të dëshiruara, janë zhvilluar kompjuterët me veti të ndyshme dhe për qëllime të
ndryshme. Sot kompjuterët kryejnë këto aktivitete [3]:

   •   mbledhin, ruajnë, azhurojnë dhe i dërgojnë të dhënat e nevojshme,
   •   bëjnë përpunimin e të dhënave,
   •   bëjnë llogaritjen, simulimin, analizën dhe optimizimin e proceseve të
       ndryshme,
                                         3
PUNIM DIPLOME                                                          Mustaf Ahmeti


   •   marrin pjesë në procesin e konstruktimit, përpunimit të dokumentacionit
       konstruktiv dhe vizatimit teknik,
   •   ndihmojnë në projektimin e proceseve teknologjike,
   •   marrin pjesë në përpunimin e programeve të dirigjimit të kompjuterëve të
       procesit, do të thotë kompjuterët të cilët dirigjojnë makinat dhe proceset e
       caktuara,
   •   mbledhin të dhëna mbi gjendjen e proceseve të prodhimit dhe dirigjojnë
       me to,
   •   sigurojnë komunikimin, do të thotë shkëmbejnë informata ndërmjet të
       gjitha elementeve të sistemit të prodhimit,
   •   lehtësojnë të gjitha funksionet e planifikimit dhe përcjelljes së gjendjes
       reale në procesin e prodhimit, etj.


Për këto dhe aplikime tjera janë zhvilluar një varg pajisjesh kopmpjuterike, të cilat
në masë të dukshme lehtësojnë punën e sistemit të prodhimit dhe dirigjimin e tij.
Aplikimi i kompjuterëve (të ashtuquajtura aplikacione) realizohen kryesisht sipas
renditjes vijuese [3]:


   •   përcjellja e afarizmit material-finaciar,
   •   planifikimi i prodhimit,materialit, komponenteve dhe ngarkueshmërisë së
       kapaciteteve, dirigjimi i prodhimit, përfundimi dhe inicimi i urdhërave të
       punës,
   •   dirigjimi me rezervat,
   •   dirigjimi i punës së makinave me dirigjim numerik për përpunimin e
       detaleve me gjeometri të komplikuar,
   •   dirigjimi i punës së makinave vegla, makinave matëse dhe robotëve,
   •   dirigjimi i proceseve prodhuese (para së gjithash në industrinë e procesit),
       realizimi i vizatimeve teknike,
   •   llogaritja e konstruksionit dhe analiza me metodën elementeve të fundme,
   •   konstruktimi i produktit me ndihmën e kompjuterit,
   •   simulimi dhe optimizimi i procesit, sistemit të prodhimit,
   •   planifikimi dhe projektimi i proceseve teknologjike,
   •   automatizimi i veprimtarive kreative me aplikimin e metodave të
       inteligjencies artificiale dhe sistemeve eksperte.

Duke shpejtuar njërën veprimtari, shkaktohet grumbullimi i punëve në
veprimtaritë fqinje. Po ashtu, paraqitet edhe problemi i komunikimit të sistemeve
të ndyshme kompjuterike të aplikuara në automatizimin e veprimtarive të veçanta
në sistemet prodhuese. Kështu është shtruar pyetja logjike:

Si të bëhet ndërlidhja e të gjitha këtyre aplikimeve të kompjuterit në sistemin e
prodhimit me qëllim të përfitimit të efekteve pozitive globale?

Viteve të fundit janë bërë hulumtime intensive në lëminë e integrimit të këtyre
aplikacioneve, dhe rezultat i tyre janë sistemet CAD/CAM .


                                          4
PUNIM DIPLOME                                                                 Mustaf Ahmeti


           1.3. Shfrytëzimi i kompjuterit në procesin e konstruktimit

Konstruktimi paraqet ndërlidhje funksionale të pjesëve me veti të definuara në
një sisistem unik.

Dy arsye themelore për aplikimin e kompjuterit në procesin e konstruktimit
janë:

•   që të rritet produktiviteti dhe cilësia e punës së konstruktorit (konstruktori fiton
    më lehtë parafytyrim vizuel për produktin, ndërlidhjen dhe pjesët e tij), e
    njëkohësisht reduktohet koha e nevojshme për sintezë, analizë dhe përpunim
    të dokumentacionit konstruktiv,

•   të formohet baza e të dhënave për proceset pasuese. Në procesin e definimit
    të konstruksionit (modelimi i formës, përcaktimi i përmasave, materialit,
    tolerancave etj.) krijohet pjesa më e madhe e bazës së të dhënave të
    nevojshme për analizën inxhinierike, planifikimin e procesit të përpunimit,
    montimin e dirigjuar nga kompjuteri, kontrollë, etj.

Grupi i parë i detyrave ka të bëjë me CAD-in, kurse i dyti me teknologjinë CAM
(fig.1.1.).




                  Fig. 1.1 Përkufizimi i fushave CAD/CAM në prodhimtari [3]

Elementet themelore të sistemit për projektim që ndihmohet nga kompjuteri (CAD
sistemi) janë:


                                             5
PUNIM DIPLOME                                                           Mustaf Ahmeti


   •    shfrytëzuesit (projektuesit, inxhinierët, vizatuesit teknik),
   •    pajisja llogaritëse (i ashtuquajturi harduer),
   •    programi (i ashtuquajturi softuer).

Këto tri komponente të sistemit llogaritës për projektim paraqesin tërësi të
pandashme. Pa cilëndo prej këtyre komponenteve nuk mund të kryhet kurrfarë
pune. Vetëm kuadrot e përgatitura, të pajisura me softuer dhe harduer përkatës,
mund të japin rezultate pozitive.

Sipas ISO "metodat dhe teknikat, të cilat mundësojnë përpunimin e të dhënave
deri dhe prej pajisjes grafike me ndihmën e kompjuterit, quhet grafika
kompjuterike" [3].

Duke shfrytëzuar grafikën kompjuterike interaktive në konstruktimin inxhinierik
arrihet:

    •   paraqitje vizuele e përkryer e objekteve ose tërësisë e cila konstruktohet,

    •   mundësia e shqyrtimit të konstruksioneve alternative në kohë relativisht të
        shkurtë, krahasuar me mënyrën konvencionale të konstruktimit,

    •   konstruktim të lehtë të pjesëve anësore, të cilat në mes veti bashkohen
        në prodhimtari,

    •   mundësi simulimi të lëvizjeve punuese, të tërësisë, e cila konstruktohet,

    •   mundësi të zgjidhjes së problemeve llogaritëse në mënyrë përkatëse dhe
        në kohë reale.



                1.4. Përparësitë dhe te metat e CAD-sistemeve


Për shkak të çmimit, CAD-i në fillim është futur në përdorim me tërë kapacitetin,
vetëm tek firmat e mëdha. Duke falënderuar uljen permanente të çmimit të
harduerit, projektimi më përkrahje të kompjuterit është bërë gjithnjë e më
interesant edhe për uzinat mesatare. Rreziku nga investimi i gabuar me futjen e
CAD-it në përdorim, gjithnjë është zvogëluar. Për të gjitha firmat, të ashtuquajtura
"Low-Cost-Systems" (sistemet me çmim të ulët), vijnë në konsiderim së paku si
zgjidhje e përkohshme.




                                         6
PUNIM DIPLOME                                                      Mustaf Ahmeti


Çka mund të pritet sot nga futja e CAD-sistemeve në përdorim?

Modelimi i gjeometrisë, eventualisht funksionit të produktit në kompjuter .
Varësisht nga CAD-sistemi, krijohen modele 2D ose edhe 3D të llojeve të
ndryshme


Çfarë përparësish sjell të modeluarit në kompjuter?

   •   Përkrahje gjatë realizimit të vizatimit. Nga modelet e memoruara në
       kompjuter, mund të realizohen lehtë vizatime të ndryshme.
       Elementet e veçanta të vizatimit mund të komponohen, mund të shtohen,
       zvogëlohen, zmadhohen, rrotullohen, fshihen dhe modifikohen.

       Vizatimet mund të realizohen më shpejt dhe me cilësi shumë të mirë.


   •   Shfrytëzimi i modeleve për lIogaritje shkencoro-teknike. Shumë me
       rëndesi janë p.sh. llogaritjet e fortësisë me ndihmën e FEM (Finite
       Element Method-metoda e elementëve të fundme). Një pjesë e të
       dhënave gjeometrike për llogaritjet me FEM- programe mund të bëjnë
       edhe optimalizimin e detaleve. Gjeometritë e optimalizuara mund të
       përvetësohen po ashtu në CAD-modele.

   •   Verifikimi i rrjedhshmërisë së lëvizjeve. Rjedhshmëria e lëvizjes mund
       të verifikohet në ekran me ndihmën e gjeometrive të memoruara. Në
       çështjet e mundësisë së të memoruarit dhe të ndeshjes gjatë
       rrjedhshmërisë së lëvizjes mund të jepet përgjigje qysh gjatë fazës së
       projektimit. Eksperimentet të cilat më parë ishin të domosdoshme dhe të
       shtrenjta, tani më janë të panevojshme.

   •   NC-programeri (NC-Numerical Control). Më parë është dashur që më
       ndihmën e vizatimeve ta ripërshkruaj gjeometrinë e detalit. Sot, është e
       mundur që nga CAD-modeli të merren drejtpërsëdrejti të dhënat
       gjeometrike, përveç kësaj, po ashtu lëvizjet dhe veglat përpunuese në
       procesin e prodhimit, mund të simulohen në ekran.

   •   Përkrahja e dokumentacionit. Të dhënat dhe vizatimet memorohen dhe
       janë në disponim në çdo kohë. Asnjë ide nuk humbet, pra e njëjta punë
       nuk ka nevojë të bëhet dy herë. përmes lidhjes në rrjetë të vendeve të
       punës, mbikëqyrësi i projektit ka mundësi të informohet mbi gjendjen
       aktuale të punimeve gjatë konstruktimit. CAD-i që në fillim duhet të
       shikohet si një CIM komponente e rëndësishme. Aftësia për integrim të
       CAD sistemeve në tërë ambientin e përpunimit elektronik të të dhënave
       është parakusht për shfrytëzim të plotë te potencialit racionalizues.



                                       7
PUNIM DIPLOME                                                          Mustaf Ahmeti


Përkundër përparësive të përmendura, futja e CAD-it në përdorim në shumë
ndërmarrje bëhet ngadalë dhe me ngurrim. Shkaqet për këtë janë si vijon:

   •   disa ndermarrje kanë përvojë të keqe me CAD-in. Disa CAD-sisteme janë
       reklamuar me shumë se sa ka qenë efektiviteti i tyre.

   •   sistemet 2D Low-Cost janë sot po aq efektive, ose ndoshta edhe më
       tepër sesa sistemet kompjuterike të para disa viteve. Për shumë firma
       është më e rëndësishme që të shtyhet futja e CAD-it, sepse çmimet e
       harduerit po ashtu po zbriten,

   •   numri i sistemeve që ofrohen në treg është marramendës. Shtrohet pyetja,
       cili CAD sistem është "më i miri" ?

   •   dokumentacioni për CAD-sistemin nganjëherë nuk është i mjaftueshëm. A
       janë ofertuesit çdoherë në gjendje që blerësit t’i rikualifikojnë dhe t’i kenë
       nën përkujdesje?

   •   a është e mundur që shpenzimet e CAD-it të çmohen, së paku për një
       periudhë afatmesme? A mund të shprehet kuantitativisht efekti i
       racionalizimit duke futur në përdorim CAD-in?

A është e mundur ndonjë analizë besnike e shpenzimeve/dobive?

   •   sa është i madh rreziku për të zgjedhur gabimisht ndonjë CAD-sistem?

   •   a është e mundur që një vendim i gabuar më vonë të korrigjohet dhe me
       çfarë shpenzimesh?

   •   po ashtu frika nga pasiguria e punëtorëve luan shpesh rol të madh. A do
       të mbyllen vende pune duke futur në përdorim CAD-in?


Futja e CAD-it, a do të sjellë ndërrime në hierarkinë e ndërmarrjes?


Ekziston vërshim marramendës i informatave lidhur me CAD-in (libra, botime në
revista, takime të ndryshme, panaire etj.).

Prandaj, është shumë vështirë që brenda një kohe të shkurtër të nxirren ato
informata të cilat janë më të rëndësishme.

Vështirësitë e lartpërmendura në masë të madhe mund të eliminohen përmes
rikualifikimit rrënjësor të personave që sjellin vendime. Një rikualifikim i mirë i
bashkëpunëtorëve në CAD qysh në fazën para sjelljes së vendimeve, ndihmon
që rreziqet të hetohen me kohë, dhe paraqet motivimin më të mirë për
shfrytëzimin e CAD-it në të ardhmen.

                                         8
PUNIM DIPLOME                                                          Mustaf Ahmeti


                        1.5. Racionalizimi i vepimtarive
                             përmes CAD-sistemeve

Një parakusht i rëndësishëm për racionalizimin e punës përmes CAD-sistemeve
është analiza e punëve zhvillimore në përgjithësi dhe në repartet e konstruktimit.
Në repartet e konstruktimit duhet të zgjidhen dhe ekzekutohen këto detyra,
respektivisht hapa të punës:


   •   Mbledhja dhe analizimi i të dhënave dhe informatave. Duke iu
       falendëruar aftësive komunikuese të vendeve të punës së CAD-
       sistemeve, bëhet e mundur ndihma gjatë përpunimit të infonnatave.
       Konstruktori mundet që nga vendi i vet i punës të komunikojë me
       bashkëpunëtorët tjerë, të shkëmbejë dokumentacionin, pjesërisht ta
       analizojë atë me ndihmën e programeve ndihmëse; do të thotë është e
       realizueshme njëlloj poste elektronike. Në të ardhmën është vështirë të
       paramendohet zhvillimi i produkteve të reja pa qenë i informuar mbi
       gjendjen aktuale të teknikës.


   •   Kërkimi dhe vlerësimi i mundësive të zgjidhjeve. Kërkimi i rrugëve të
       reja të zgjidhjeve është një veprimtari kreative, ku njeriu nuk mund të
       zëvendësohet. Poashtu, një përkrahje e drejtpërdrejtë e kreativitetit të
       njeriut nga sistemet për përpunim elektronik të të dhënave, nuk është e
       mundur .Si rezultat i të menduarit krijues, zakonisht gjenden më shumë
       a1temativa të zgjidhjës së problemit. Verifikimi i këtyre alternativave dhe të
       gjykuarit e funksionalitetit të tyre, në masë të gjerë mund të realizohet më
       ndihmën e CAD dhe sistemeve për përpunimin e të dhënave (simulimi i
       gjeometrisë dhe proceseve).


   •   Formësimi optimal i detaleve në pikëpamje të funksionalitetit dhe
       prodhueshmërisë. Le të përkujtojmë programet FEM(metoda e
       elementëve të fundme) të cilat janë në gjendje ti optimalizojnë gjeometritë.
       Mundësitë e shkëmbimit të të dhënave ndërmjet vendeve të punës sot e
       bëjnë të mundur që ekspertët e prodhimtarisë qysh në fazën e projektimit
       të produktit, të gjykojnë se a është koncipuar ai optimalisht në aspektin e
       prodhimtarisë.


   •   Nga koncepcioni i produktit të vlerësohen: ekonomiciteti, ergonomia,
       montimi dhe qëndrueshmëria. Për t’u arritur një efekt i lartë i racionalizimit
       te këto detyra, duhet qe së pari të krijohen banka voluminoze të të
       dhënave (të dhënat e materialit, listat e çmimeve raportet e
       eksperimenteve etj .). Për të gjykuar aspektet ergonomike të aplikimit të
       produktit, modelet CAD të produktit janë shumë me rëndësi.

                                         9
PUNIM DIPLOME                                                            Mustaf Ahmeti




   •   Respektimi i rregullave ligjore. Le të përkujtojmë p.sh. të drejtën e
       patentimit: nga një vend i punës së CAD-it mund të ketë çasje në bankat e
       të dhënave, në të cilat janë të memoruara rregullat ligjore. Konstruktori
       duhet t’i dijë produktet dhe zgjidhjet ekzistuese të problemeve të tij, të cilat
       janë të mbrojtura me të drejtën e patentimit.


   •   Prezentimi i rezultateve përfundimtare të punës së vizatimeve
       teknike. Te kjo veprimtari japin ndihmë të konsiderueshme gati të gjitha
       CAD-sistemet. Realisht puna e realizimit të vizatimit duhet të hulumtohet
       me më hollësi për përpilimin e reklamave, shfrytëzohen gjithnjë e më tepër
       CAD modelet 3D.Planifikimet e reja të prodhimtarisë përveç rrjedhave të
       materialit, të njohura që më parë, janë ne varshmëri rigoroze me rrjedhat e
       informatave.


                       2. RËNDËSIA E KONSTRUKTIMIT
                       GJATË ZHVILLIMIT TË PRODUKTIT

Brenda konstruktimit qëndron një potencial tjetër enorm për kursimin e kohës
dhe të shpenzimeve lidhur me shfrytëzimin dhe manipulimin më efikas të
konstruksioneve ekzistuese. Kjo ka të bëjë si me ndryshimet të cilat janë të
nevojshme në një konstruksion gjatë rrjedhës së zhvillimit të produktit, ashtu
edhe me shfrytëzimin e konstruksioneve themelore të njohura dhe të verifikuara
[3].

Konstruksioni përkundër përkrahjes nga CAD-i nuk ofron sot drejtpërdrejt një
rezultat i cili është optimal i arsyeshëm në lidhje me kërkesat shpesh
kundërthënse siç janë efektiviteti, besnikëria, cilësia, qëndrueshmëria, pamja,
shpenzimet, prodhueshmëria, etj.

Megjithatë, qëllimi është që modeli i krijuar tanimë në kompjuter, të lirohet nga
mangësitë dhe eventualisht të përmirësohet. Kjo realizohet përmes programeve
përkatëse të analizës dhe simulimit.

Tërë kjo punë kryhet me përkrahje të kompjuterit të quajtur Computer Aided
Engineering-CAE. Një mënyrë mjaft e përhapur që shfrytëzohet këtu bazohet në
metodën e elementeve të fundme-FEM.


Në fig.1.2. janë paraqitur hapat tipik të cilët duhet kaluar gjatë zhvillimit të
produktit dhe ndërrimeve të konstruksionit.




                                          10
PUNIM DIPLOME                                                                      Mustaf Ahmeti




            Fig. 1.2. Fazat e zhvillimit të produktit dhe ndërrimet e konstruksionit



             3. EFEKTI I RACIONALIZIMIT PËRMES FUTJES SË
                    CAD-SISTEMEVE NË PROJEKTIM

Që të mund të çmohet efekti i racionalizimit me futjen e CAD-sistemeve, duhet që
veprimtaritë e projektimit të analizohen rrënjësisht. Duhet të përcaktohet qartë,
se cilat veprimtari mund të ndihmohen nga CAD-sistemet dhe cilat jo [1,2].
Rekomandohet, që analiza të bëhet madje për secilin bashkëpunëtor veç e veç;
përmes kësaj mund të caktohet me saktësi, se kush mund të punoi me efektivitet
me CAD-sistemin. Rezultatet e analizës natyrisht janë të ndryshme, për çdo
projektues nga ndermarrja në ndermarrje.
                                              11
PUNIM DIPLOME                                                          Mustaf Ahmeti



Shembull 1:



   PUNËT PA REDUKTIM KOHOR                        PJESËMARRJA KOHORE
                                                  (SI SHEMBULL)
   Kërkimi i zgjidhjeve të reja teknike           15%
   Kontrollimi                                    5%
   Komunikimi me bashkëpunëtorët tjerë            10%
   Përpunimi literaturës profesionale (studimi)   6%
   Veprimtaritë që mund të shpejtohen
   Llogaritjet teknike                            8%
   Krijimi i vizatimit                            40%
   Kërkimi i informatave(bankave të të            4%
   dhënave)
   Përpilimi i listave të pjesëve                 5%
   Kërkimet në vizatimet që janë në dispozicion   3%
   Pëpunimi i raporteve të eksperimeneteve        4%
   laboratorike.



Veprimtarive të cilat mund të shpejtohen me aplikimin e CAD-sistemeve, iu
shoqërohen faktorë të caktuar të shpejtimit. Ekzistojnë vlera të përgjithshme
orientuese që mund të fitohen nga ofertuesit e CAD-sistemeve, respektivisht nga
literatura profesionale.


Supozimet:

Me aplikimin e CAD-sistemeve, vizatimet teknike mund të krijohen dy herë (2x)
më shpejtë, llogaritjet teknike mund të kryhen tetë herë (8x) më shpejtë.


Çka mund të nxjerret nga kjo analizë?

Krijimi i vizatimit në vend të 40% pjesëmarrje kohore, kërkon vetëm 20%. Tek
llogaritjet teknike kursehet 7% pjesëmarrja kohore. Prandaj, puna e përgjithshme
bie nga 100% në 73%; respektivisht për kohë të njëjtë mund të arrihet 27% më
shumë efektivitet.

Për të bërë çmuarjen e shpejtimit të punës përmes CAD-sitemit tek veprimtaritë
me redukim kohor, duhet që po ashtu këto veprimtari të hulumtohen më
saktësisht. Këtu mund të konstatohet, se ka po ashtu veprimtari, të cilat me CAD-
sisteme mund të kryhen jo më shpejt, por madje më ngadal. (thënë të vërtetën
kjo varet nga CAD-sistemi).



                                             12
PUNIM DIPLOME                                                             Mustaf Ahmeti



Shembull 2: Analiza e krijimit të vizatimit

                                                 FAKTORI I       PJESËMARR-
       VEPRIMTARITË           PJESËMARR        SHPEJTIMIT TË     JA KOHORE
                              JA KOHORE        VEPRIMTARIVE           E
                                                                 REDUKTUAR
    Vizatimi i objekteve të
     reja (pa dimensione         20%                 1              20%
         dhe vijëzim)
         Shfrytëzimi i
        përparësive të           20%               10-20           2%-1%
          përsëritjes
           Vizatimi i
          varianteve             20%           1-20 (varësisht    20%-1%
                                                 nga numri)
      Dimensionimi dhe
         mbishkrimi              15%                1-5           15%-3%
           Vijëzimi              5%                  5              1%
       Ndryshimet në
      vizatimet e vjetra         10%                1-5           10%-2%
      Veprimtaritë tjera         10%                 1              10%
                                100%                              80%-39%



Veprimtaritë duhet të definohen, që të mos e mbulojnë njëra tjetrën.




                                          13
PUNIM DIPLOME                                                           Mustaf Ahmeti




                                  KAPITULLI II



                           1.DIZAJNI INDUSTRIAL

                                    1.0. HYRJE

Termi dizajn është shumë i popullarizuar në përdorim dhe i referohet një
paraqitjeje estetike të një objekti. Ne shpesh flasim për rroba të dizajnuara dhe
vetura të dizajnuara bukur. Prandaj, përmban çdo veprimtari krijuese-formuese.
Dizajneri është një formues, me çfarë kuptohet dizajnimi ose shënimi.

Fjala dizajn rrjedh nga fjala latine designare, çka do të thotë: caktoj, emërtoj,
tregoj, konstruktoj, planifikoj, vizatoj, formoj, shpik, dizajnoj.

Dizajnimi inxhinierik i përgjigjet dizajnimit të pajisjeve, produkteve dhe sistemeve
të një natyre inxhinierike siç janë: motorat, makinat, veglat dhe instrumentet.

Dizajni industrial (vizatimi, projektimi, planifikimi, qëllimi, formimi, konstruktimi)
shtrihet në një mori disiplinash shtesë, të koordinuara për bashkëpunim
interdisiplinar.

Dizajnimi mund të nënkuptojë të gjitha proceset e konceptimit, sajimit, vizualitetit,
llogaritjeve, rafinimit dhe specifikim të detaleve të cilat përcaktojnë formën e një
produkti.

Dizajnimi në përgjithësi fillon me një nevojë ose kërkesë, ose në mënyrë
alternative me një ide. Ai përfundon me një komplet vizatimesh ose reprezentime
kompjuterike dhe informatave të tjera të cilat mundësojnë që produkti të mund të
prodhohet dhe të përdoret.

Këtu dizajni është i definuar si ”aktivitet total i nevojshëm për të furnizuar një
produkt apo proçes, t’i përshatet nevojës së tregut” .


                1.2. VEPRIMTARITË NË DIZAJNIN INDUSTRIAL

                                         14
PUNIM DIPLOME                                                              Mustaf Ahmeti




Dizajnimi industrial përfshinë të gjitha veprimtaritë, që synojnë një mjedis
(ambient) të organizuar në mënyrë të arsyeshme dhe dinjitoze për njerëzimin
(humane). Ato veprimtari çdoherë duhet të orientohen kah nevojat reale të
njerëzve, për të qenë të dobishme.

Punët (të arriturat) specifike të lëmisë të dizajnuesit industrial janë:
   • duke i marrë parasysh faktorët përcaktues të produktit, ta shpie paraqitjen
      e një produkti industrial në cilësi të pavarur të formës.

Ky veprim bën që të krijohen produkte, të cilat në shprehjen e tij formale i
përgjigjen organizimit të tij të brendshëm (programi i funksionit, vënia e cakut,
synimit, shfrytëzimit), që para se gjithashë nuk e marrin formën e saj nëpërmes
repertoarit formal dhe të vënë.

Të arriturat e realizueshme nga dizajnimi industrial për industri, janë:

Diferencimi ndaj konkurencës, nëpërmes cilësisë së formës, të bëhet identifikimi
më karakteristik dhe më i qartë i vetive të produktit dhe të pozicionimit më
pregnant në treg. Puna e kualifikuar e dizajnimit shpie në raste më të mira të
shitjes dhe në profilimin e cilësisë së uzinës (ndërmarrjes).

Shfrytëzuesit, puna e mirë dizajnuese i sjell: satisfaksion të nevojave themelore
estetike; identifikim personal e në këtë mënyrë edhe raporte më të afërta me
ambientin; shfrytëzim më të pasur dhe më të lartë të produktit me vlera
shfrytëzuese; përshtatje më të mirë të elementeve formuese(ndërtuese) dhe të
funksioneve ndaj njeriut, nëpërmes mundësisë së pasqyrimit dhe shërbimeve të
mirësjelljes.
                            1.3. DIZAJNIMI ME LAPS

Kur ka ndonjë problem për t’u zgjidhur, duke menduar me penë ose laps dhe një
letër dore, mundëson rendimente shumë më të larta se sa pa këto vegla.
Shumica e njerëzve kanë vërejtur se idetë më të mira duket se treten, prandaj
është e rëndësishme që ato ide të zihen shpejt, kur ato befas shfaqen. Truri
mund të jetë pranues si një njësi deponimi, por është shumë selektues dhe i
pabesueshëm, meqë lehtë harrohen. Lapsi dhe letra janë të pakrahasueshëme,
kur vie puna e shpejt tek zënia e ideve. Prandaj, është shumë me rëndësi që
vazhdimisht të jenë për dore veglat e vizatimit.

Të mendosh aktivisht për një problem të dizajnit industrial, bëhet në mendjen e
vetëdijshme; pas së cilës mendja e ndërdijes do të vazhdojë së punuari në
problemet e dizajnit, në qoftë se nuk janë gjetur zgjidhjet. Nënvetëdija do të
punoj rëndë, që të gjejë zgjidhje të vlerëshme pa vëmendje të shtuar të vetëdijes.
Zgjidhjet e arritura shpeshherë vijnë në situata të qeta, si p.sh. gjatë ngasjes së
veturës, duke shikuar TV-në, në shtrat, duke shetitur nëpër kopsht, etj. Në të
gjitha rastet e tilla një penë apo laps dhe një letër do të ndihmojnë të mbahen në
mend zgjidhjet.
Lapsi i ndihmon trurit gjithashtu për të qenë kreativ, sepse duke e shikuar atë që
                                         15
PUNIM DIPLOME                                                          Mustaf Ahmeti


e sheh syri, fillojnë proçeset bashkëshoqëruese dhe ide të reja vijnë në mendje.
Lëvizjet e duarve duke skicuar edhe mendjes i jepin kohë për të menduar në
nivel më thellë të zgjidhjes (solucionit), atëherë kur paraqitet vetëm puna
mendore. Përderisa lapsi është i thjeshtë dhe lëvizja e dorës shkon në mënyrë
reflektive, e tërë koha trunore mund t’i kushtohet zgjidhjes kreative të problemit.

Duke i përdorur veglat tjera, si tastaturën e kompjuterit ose miun, ose ndonjë
mjet për prerjen e modelit, do të thotë se një pjesë e madhe e trurit duhet të jetë i
mësuar që të koordinojë muskujtë e hollë që të kryhen gjërat siç duhen.

Në qoftë se një fjalë çelës, një vizatim, një pamje ose një ide është shënuar në
letër, idea tjetër(vijuese) menjëherë mund të përpunohet dhe të shënohet, e
kështu me radhë. Sa më të vogla që janë vizatimet dhe shënimet, aq më shpejt
dora mund t’u përgjigjet ideve vijuese. Sa më shumë ide që janë të skicuara në
letër, aq më shumë ide do të vijnë, kur idetë e dukshme do ta forcojnë të
menduarit që të kërcejnë në mes të shkallëve të reja, duke krijuar gjithnjë ide të
reja. Kjo është krejt ndryshe tek përdorimi i kompjuterit dhe është me vlerë të
rëndësishme në proçesin kreativ të dizajnerit industrial.

Dizajnerët më të njohur, p.sh. e fillojnë punën e tyre të konceptit në përgjithësi
duke bërë shumë skicime në letër dhe çdo fletë e mbushin komplet.
Kur një prodhim i ri është duke u zhvilluar, është jashtëzakonisht me rëndësi që
të skicohet shumë. Sa më i mirë që është cilësia e skicimit(dmth. proporcionet e
sakta dhe raportet në mes të pjesëve), aq më shumë ndihmë do të ketë syri,
duke e cytur(ngacmuar) trurin që të jetë sa më kreativ.


                        1. 4. DIZAJNI DHE KOMPJUTERI

Kompjuteri veçmë ka pasur ndikim të madh në dizajnin inxhinerik dhe ky ndikim
mund të pritet që të zgjerohet. Deri tani kontributet kryesore të kompjuterit kanë
qenë në shkallë detajesh ku përdorimi i tij po bëhet përherë i përgjithshëm. Në
uzina që prodhojnë një numër të madh dizajnesh, shpesh ndryshojnë vetëm pak
parametra në specifikacion, shumë prej punëve janë kryer nga kompjuterët.

Dizajni përmban kryesisht vendosjen se çfarë madhësie e formës, lamelë
standarde etj., do t’i takojnë specifikacionit me shpenzime më të ulëta duke
përcaktuar dimensionet kryesore. Kjo kryhet nga kompjuteri. Tani kompjuteri nuk
kryen vetëm llogaritjet, por, gjithashtu edhe parapërgatitjet e prodhimit, si dhe të
instruksioneve për makina që prodhojnë shumë pjesë.

Një aspekt i rëndësishëm komercial i këtyre zhvillimeve është shpejtësia dhe
besueshmëria me të cilat tenderët mund të bëhen dhe mund të ofrohen afatet e
shkurtëra të dorëzimit. Ka një numër të këtyre komponenteve kryesore të kryera
nga prodhues specialistë në një bazë të dizajnimit dhe të furnizimit, të cilat
trajtohen kështu: motorët elektrik, shndërrues të nxehtësisë, pompa etj.

Kompjuterët në këtë mënyrë janë përdorur për një kohë të gjatë në

                                         16
PUNIM DIPLOME                                                                          Mustaf Ahmeti


anijendërtimtari dhe dizajnim, në punishte ku ka shumë detale rutinore dhe
programe për prodhimtari të kontrolluara nga kompjuteri. Konstruktimi me
ndihmën e kompjuterit i produkteve po bëhet ligj çdokund. Por, puristi do të
kundërshtojë më tej që këto nuk janë dizajne dhe sigurisht jo dizajne
konceptuale. Kompjuterët ende nuk kanë arritur shkallë në të cilën ata mund të
kontribuojnë në procesin gjenial të dizajnit. Ndërkaq dizajneri modern e
shfrytëzon kompjuterin për kryerjen e llogaritjeve me të cilat udhëheq punën e tij.
P.sh. Metoda e elementeve të fundme në kohën e sotme, është mënyrë rutinore
e analizës së sforcimeve, përveç strukturave më të thjeshta ose më së paku të
rëndësishme në inxhinierinë mekanike.

Dizajnimi i një karoserie të veturës, mund të bëhet nga vizatimi i dizajnerit, nga
idea e tij e menduar fillestare, duke u bazuar në përvojën e tij, çfarë pastaj
analizohet. Në qoftë se është tepër fleksibile dhe e tejsforcuar, atëherë dizajneri
do të bëjë ndryshime, analizat do të përsëriten e kështu më tutje. Ka programe
në të cilat skicat automatikisht justifikohen që të takojnë kërkesat e nevojshme
dhe të minimizojnë punën, por këto janë kufizuar për ndryshime normale, të cilat
nuk e ndryshojnë planin standard.

Krahas analizës së sforcimeve, ka shumë fusha tjera të shkencës inxhinierike, ku
kompjuteri i sjell mbështetje të afërt brenda dizajnimit, ndryshime në mënyrë
iterative, kështu që ai shumë shpejt mund të kuptojë efektin e ndryshimeve (fig.1
& 2).

                                          IDEA


                                     SKICAT DHE
                                                                    Faktorët ndikues




                                    LLOGARITJET



          ITERACIONET                 VLERËSIMI


                                     ZGJIDHJA
                                  PËRFUNDIMTARE



               Fig. 1. Përceptimi tradicional dhe familjar i “sajuesit” të dizajnit
                                                                    Faktorët ndikues




                                      NJOHJA E
                                      NEVOJAVE
                                            17
PUNIM DIPLOME                                                             Mustaf Ahmeti




                                   DEFINIMI I
                                  PROBLEMIT
Faktorët ndikues
  Iteracionet




                                    SINTEZA



                                 ANALIZA DHE
                                 OPTIMALIZIMI



                                   VLERËSIMI



                                     TREGU




                                 Fig. 2. Procesi i dizajnit



Prandaj, është me rëndësi të shfrytëzohen kompjuterët arsyeshëm, vetëm
atëherë kur ato ofrojnë përparësi të qarta, e të përdoren vegla të tjera, kur ato
ofrojnë përparësi. Aq më tepër është me rëndësi të dihet se si të kombinohet
shfrytëzimi, të rritet kreativiteti, funksionaliteti, cilësia, vlera subjektive dhe bile
vlera neto.




                                            18
PUNIM DIPLOME                                                          Mustaf Ahmeti




                          KAPITULLI III

                   1. ROLI I DIZAJNERIT NË DIZAJNIN
                       E PRODUKTIT INDUSTRIAL

                                    1.0. HYRJE

Duke u bazuar në zhvillimin e të arriturave të sotme, në shumë fusha shkencore,
mund të konkludohet se njerëzimi ka hyrë në civilizimin industrial para dy
shekujve, respektivisht në zhvillimin ekonomik, i cili bazohet në prodhime
industriale serike dhe tregun masiv. Prej asaj kohe, prodhimet të cilat janë krijuar
nga zejtarët, i zëvendësojnë prodhimet të cilat realizohen në rrugë të
prodhimtarisë industriale, kurse diturinë e zejtarëve e kanë zëvendësuar
inxhinierët, dizajnerët, ekonomistët dhe ekspertët tjerë me arsimim të lartë.

Definitivisht, me themelimin e shkollës Verkbund (Ëerkbund, në vitin 1907) dhe
Bauhaus(në vitin 1919), e cila ka pasur për qëllim arkitekturën moderne, njëherit
konsiderohet si iniciatore e dizajnit industrial. Dizajneri fillon të punoj së bashku
me inxhinierë dhe ekspertë të tjerë, si partnerë të tij të afërt, në punën ekipore,
dhe kjo vazhdon deri në ditën e sotme.

Sipas mendimit të Ken Baynes, dizajni industrial si aktivitet kreativ paraqet
rezultat të drejtpërdrejt të specializimit në industri, kurse industria është bazë e
proporcionit të shoqërisë masovike[1].

                     1.1. ESENCA E DIZAJNIT INDUSTRIAL

Për t’a shprehur në këtë mënyrë vlerën dhe esencën e dizajnit industrial, është e
nevojshme që në mesin e caktuar shoqëror të sigurohen kushtet, e nga kjo
fillohet me supozimet themelore:

   •   Ekziston nevoja njerëzore për shfrytëzimin e dizajnit të mirë në
       hargjueshmëri masovike në shoqëri dhe në tërësi.
   •   Ekziston mundësia e invencionit për të nxjerrë në shesh prodhime të reja,
       duke shfrytëzuar zgjidhje të madhe të materialeve dhe metodave
       teknologjike.
   •   Vënia e klimës së dëshirueshme në shoqëri për punë të plotë kreative të
       dizajnit industrial në mesin prodhues dhe në tërësinë shoqërore.


                                         19
PUNIM DIPLOME                                                           Mustaf Ahmeti




                  1.2. PËRMBAJTJA E DIZAJNIT INDUSTRIAL
                           SI DISIPLINË KREATIVE


Kur flitet për përmbajtjen e dizajnit industrial duhet pasur kryesisht parasysh
pikëpamjet, që dizajni ndustrial si disiplinë kreative nuk ka asgjë të përbashkët
me zbukurimin artificial ose kryesisht me ndryshimin e formës dhe pamjes së
jashtme të produktit. Gjithashtu, nuk i përgjigjet realitet të vërtetë të dizajnit
industrial që përmbajtja e tij dhe cilësia të reduktohet vetëm në estetikë të
produktit.

Në këtë pikëpamje ekzistojnë jokuptueshmëri të shpeshta, të cilat e dëmtojnë
afirmimin e vlerës së vërtetë në fushën e dizajnit industrial dhe metodës së drejtë
të aplikimit dhe praktikimit të dizajnit në produkt.

Meqë dizajni industrial është i lidhur kryesisht për prodhimtarin serike dhe
prodhimin masiv dhe për tregun masiv, kjo duhet t’i plotësojë shumë kërkesa të
cilat gjenden në korelacionin e përbashkët dhe në varshmëri, shpesh në mes veti
plotësohen, ashtu që është vështirë të tërhiqet një paralele e ashpër në mes të
komponenteve të cilat e përbëjnë një produkt si të mirë për dizajn. Gjatë kësaj
njeriu me të gjitha format e tij fizike, psikike, sociale, materiale dhe forma tjera,
gjendet në mes të këtyre kërkesave dhe komponentet në te duhet të jenë të
përshtatura cilësisë së dizajnit të produktit.

Në këtë kuptim, dizajni industrial mund të konsiderohet si përzierje e shumë
faktorëve, të cilët janë të përfaqësuar në një prodhim në raporte dhe proporcione
të ndryshme të varura prej llojit të produktit.

Për këtë dizajni i mirë i produktit si vlerë dhe cilësi e caktuar nuk është konstant,
por variron i realizuar që të plotësoj synimet dhe kërkesat e përcaktuara si
prodhuese ashtu edhe të tregut.
Dizajni i mirë arrihet vetëm atëherë, nëse janë vënë kërkesat e përfaqësuara në
proporcion të drejtë.

Kërkesat themelore dhe komponentet e dizajnit industrial si cilësi të prodhimit
janë:

   •   Tekniko-teknologjike
   •   Ekonomike
   •   Ergonomike
   •   Estetike

Raportet e përafërta dhe përfaqësimi i elementeve formative (ekonomiciteti,
funksionaliteti, teknologjia, ergonomia, estetika) tek disa produkte industriale
(diagrami 1, 2 dhe 3):


                                         20
PUNIM DIPLOME                                          Mustaf Ahmeti




Diagrami 1.


                  Mjetet për punë(makinat vegëla)

                      40

                      20

                       0
                         Ekon Funk Tekn Erg Estet
                  Series 40 20 20 o15        5
                  1
Diagrami 2.


                                Mobiliet

                      40

                      20

                       0
                         Ekon Funk Tekn Erg Estet
                  Series 30 30 15 o10 25
                  1




Diagrami 3:


                Objektet e përdorshme prej xhami dhe
                              porcelani

                           50


                           0
                           Eko Fun Tek Erg Est
                    Series 20 15 10 5 50
                    1



                                  21
PUNIM DIPLOME                                                           Mustaf Ahmeti




Që të arrihet harmonia dhe proporcioni i drejtë në pikëpamje të përfaqësimit të të
gjitha kërkesave, dizajnin industrial si aktivitet kreativ e karakterizon
interdisiplinariteti gjatë rrjedhjes së koordinimit të plotë të të gjitha proceseve në
kuadër të sistemit organizativ të uzinës punuese dhe i ashtuquajturi mendim i
varur i pjesëmarrsve në punën ekipore, çfarë pamundëson çdo izolim dhe
parcialisht si zgjidhje të ngushtë profesionale të disa problemeve dhe detyrave
në tërësi.

                1.3. DEFINICIONI NDËRKOMBËTAR I DIZAJNIT

Në deceniet e fundit të shek. të kaluar, teoriticientët e dizajnit industrial në
shumë shtete të zhvilluara kanë ofruar kontribut të çmueshëm në bazë të
hulumtimeve vetanake dhe punës praktike në mesin e vet, që për së afërmi të
sqarojnë domethënien e saktë të dizajnit industrial, si disiplinë krijuese, e cila në
mënyrë të veçantë është bërë fenomen në kohën në të cilën jetojmë.

Megjithatë, me siguri mund të pranohet mendimi i Prof. Tomas Moldanit, ish
rektor në Shkollën e Lartë të Dizajnit në Ulm (Gjermani), i cili definicion është
përkrahur edhe nga ana e organizatës ndërkombëtare të dizajnerëve industrial
ICSID.

Ky definicion ka marrë aprovim ndërkombëtar dhe është pranuar edhe nga ana e
shumë teoriticientëve të dizajnit të shumë vendeve të botës.


       Definicioni sipas Prof. Tomas Moldanit është:

       “Dizajni industrial është disiplinë qëllimi i së cilës është që të
       përcaktojë cilësitë formative të lëndëve prodhuese industriale. Këto
       cilësi formative e kyçin edhe formën e jashtme, por, në rend të parë
       lidhen me elementet strukturale dhe funksionale dhe raportet të cilat
       një sistem i shndërron në tërësi koherente si nga pikëpamja e
       prodhuesit ashtu edhe e shfrytëzuesit. Dizajni industrial përmbledh të
       gjitha aspektet e rrethinës njerëzore të cilat janë të kushtëzuara me
       prodhimtarinë industriale”.


                          1.4. DIZAJNI INDUSTRIAL
                   SI AKTIVITET I EKIPIT MULTIDISIPLINAR

Në pikëpamje praktike dizajni industrial si aktivitet është pjesë e ekipit
multidisiplinar, i cili më së shpeshti është i përbërë prej ekspertëve për merketing,
inxhinierëve dhe dizajnerëve industrial. Për të punuar në një ekip të tillë, secili
ekspert duhet të jetë në gjendje për ta vlerësuar kontributin e të gjithë ekspertëve
tjerë, në atë mënyrë që asnjëra palë të mos dominojë në procesin e zhvillimit të
dizajnit të produktit.

                                         22
PUNIM DIPLOME                                                            Mustaf Ahmeti




Produkti i cili mund të kualifikohet si dizajn i mirë ofron kontribut të sigurt të
përparimit të ekonomisë, duke e ngritur eksportin dhe duke e ulur importin,
përparon produktivitetin e punës dhe drejtpërdrejt kontribuon që të rriten të
ardhurat nacionale të vendit. Gjithashtu dizajni industrial ka domethënie për
përparimin e kulturës së përgjithshme të njerzëve punues dhe të qytetarëve dhe
zhvillimin e humanitetit dhe raporteve në mesin punues, si një prej faktorëve të
kulturës së punës, posaçërisht në kushtet e drejtpërdrejta të punës.

Aplikimi i metodës dhe i praktikës së dizajnit industrial, si vepër krijuese të punës
zhvilluese-hulumtuese, rritë vlerën e materialit të futur dhe vet tregun e vlerës
prodhuese.

Si displinë krijuese dizajni industrial nuk mund të rangohet kryesisht në sferën e
ekonomisë, artit ose shkencës, sepse përmban shumë elemente të lidhura dhe
përmban këto dhe fusha tjera.

Për këtë trajtimi interdisiplinar dhe multidisiplinar i dizajnit industrial dhe vetë
procesit të zhvillimit të dizajnit të produktit, është i vetmi parim i rregullt. Një
trajtim i tillë kërkon prezencë integrale të shumë disiplinave shkencore dhe
aplikimin e punës shkencoro-hulumtuese në vetë procesin e zhvillimit të dizajnit
të produktit.

                           1.5. DIZAJNERI INDUSTRIAL

                    1.5.1. Dizajneri industrial si profesionist

Nëse konsiderohet dizajneri industrial si porfesionist në tërë angazhimin e tij në
procesin e zhvillimit të dizajnit të prodhimit dhe zhvillimin e prodhimtarisë në
tërësi, kontributi i tij përbëhet prej sintezës së përgjigjjeve të lartshënuara, e cila
do të krijohet në mes të tjerash nën konditat si:

   1. Kujdesi i tij, vlerësimi dhe rivlerësimi janë komplekse. Fjala është për
      hulumtim dhe gjetje të një strukture dhe forme të tillë, e cila do të ketë
      vlerën e vet të formës plastike dhe komunikative. Dizajneri ka përparësi
      ndaj ekspertëve tjerë në kuadër të punës ekipore, çfarë mund të vlerësojë
      të gjitha rrethanat nga largësia dhe maksimalisht të objektivizoj.
   2. Në hyrje të problemit as si teknik, as si ekonomist, psikolog ose
      esteticient. Detyra e tij është që të mendoj dhe të veproj nga pozita e
      ekspertit, por, si njeri dhe në emër të vet. Ideja e udhëheqjes në punën e
      dizajnerit duhet të jetë njeriu si shfrytëzues i produktit, sepse shpesh siç
      theksohet, tërë atë që dizajneri e krijon, i është dedikuar njeriut.

   3. Kuptimi i hulumtimit dhe të menduarit e dizajnerit, duhet të fokusohet në
      atë që nëpërmes të shumë mundësive tjera dhe teknike, të cilat i ka në
      dispozicion të kënaq nevojat e njerëzimit, kushtet e jetesës, të cilat duhet
      të jenë më të mira dhe më të rehatshme, si në kuptim nacional-intelektual,
      ashtu edhe estetik. Shumë shpesh për t’i plotësuar këto kushte dizajneri
                                          23
PUNIM DIPLOME                                                              Mustaf Ahmeti


       paraqet shfrytëzuesin e ardhshëm fizik, në shqyrtimet të cilat udhëhiqen
       në kuadër të ekipit kreativ gjatë procesit të zhvillimit të dizajnit të produktit.
       Ky është shkak më tepër për integrim dhe pjesëmarrje të përhershme të
       dizajnerit gjatë procesit të zhvillimit të produktit.

   4. Në pikëpamje të vet kreativitetit duhet të jetë në gjendje të krijojë zgjidhje
      harmonike, e cila do t’i kënaqë edhe pikëpamjet dhe ambiciet vetanake,
      ose edhe pikëpamjet dhe ambiciet vetanake, por edhe kërkesat, nevojat
      dhe kushtet e prodhimtarisë dhe tregut. Ajo çfarë paraqet ndryshim në
      mes të dizajnit të përkryer dhe atij i cili është i zakonshëm ose mesatar,
      është veçoria e sendërtimit të të menduarit dhe të kritikuarit, shëndritë
      sajimin dhe mendjen vezulluese, çfarë e karakterizon dizajnerin më të
      mirë.
      Kreativiteti nuk lajmërohet vetëm si shkak i të menduarit logjik, por ai
      kërkon intuitën, imagjinatën dhe talentin, pranë përvojës së domosdoshme
      profesionale.

Në mes të karakteristikave themelore të dizajnerit industrial, si profil i ekspertit,
duhet theksuar si në vijim:

   1. Dizajneri vëzhgon formën para se të krijohet, respektivisht deri sa është
      procesi i zhvillimit të produktit të ri akoma në fazën e definimit ideor të
      konceptit themelor.

   2. Kreativitet i dizajnerit do të thotë aftësi që me invencionin (sajimin)
      vetanak të vjen deri te propozimi dhe zgjidhja, e cila do të paraqet formë
      të re dhe identitet vizuel të produktit.

   3. Posedimi i imagjinatës, çfarë nënkupton, se është në gjendje duke iu
      falenderuar aftësive të veta për vizualizim veç në fazat e para të procesit
      të zhvillimit të dizajnit, që anëtarëve tjerë të ekipit t’iu demonstrojë
      karateristika themelore të konceptit të ri të dizajnit.

   4. Me arsimim dhe talent, dizajneri duhet të jetë në gjendje që të aplikojë,
      respektivisht të parasheh teknologjinë që ka në dispozicion në prodhimtari
      dhe të krijon produkt të atillë, i cili pa angazhim të madh dhe të
      jashtëzakonshëm të pajisjeve dhe mjeteve të punës, të prodhojë me
      sukses dhe në kuadër të aftësive ekzistuese tekniko-teknologjike dhe
      kadrovike të uzinës punuese.

   5. Sajimi i dizajnerit është i shprehur edhe në vetinë, se, është në gjendje që
      të parashikojë nevojën për ndryshim dhe përmirësim (për të mirë), në
      pikëpamje të disa vetive të produktit.

   6. Dizajneri është i aftësuar që në punën e tij të shfrytëzojë disa mjete të
      shprehjes, siç janë: ngjyra e formës, dimensionet etj., me qëllim të krijimit
      të produktit, i cili do të ketë vlerë estetike natyrale, dhe në këtë mënyrë të
      krijojë konceptin e formës, i cili do të jetë i veçantë, logjik dhe i
                                           24
PUNIM DIPLOME                                                           Mustaf Ahmeti


      kuptueshëm.
      Me qëllim të realizimit me sukses të të gjitha punëve dhe detyrave të
      punës, të cilat përcjellin dhe zgjidhen gjatë procesit të zhvillimit të dizajnit
      të produktit, dizajneri industrial duhet të posedoj dhe të shfrytëzoj me
      siguri shumë dituri, metoda dhe teknika të punës, si koncepte të metodave
      shkencore, ashtu që të jetë i aftë që praktikisht të shfrytëzoj të gjitha
      informacionet dhe të dhënat, para se ti afrohet punës konkrete për
      dizajnimin e produktit.

Për këtë, dizajneri industrial duhet të posedoj cilësitë vijuese:
          • Aftësinë e ofrimit të metodave - mendimin për hulumtim sistematik,
              vlerësim dhe mënjanim, programim dhe analizë të të gjithë
              faktorëve formativ të dizajnit, siç janë:

                o   Funksionaliteti
                o   Estetika
                o   Kërkesat e tregut
                o   Kërkesat ergonomike etj.

         •   Kulturën teknike - shkallë të mjaftueshme të diturisë teorike dhe
             përvojë të drejtpërdrejt praktike nga fushat e disiplinave tekniko-
             teknologjike. Gjatë kësaj duhet pasur parasysh, që materialet dhe
             procesi    i   prodhimtarisë     industriale  pranë     teknologjisë
             korresponduese, të krijojë bazë potenciale për çdo aktivitet
             imagjinues në dizajn.

         •   Njohje të shkencave organizative - fakti që dizajneri aktivisht të
             merrë pjesë dhe të veproj në kuadër të uzinës punuese, josh
             nevojën për të qenë i njohur me parimet themelore dhe kërkesat e
             organizimit të prodhimtarisë bashkëkohore. Kjo nënkupton njohjen
             e procesit në uzinën punuese, si funksion dhe aktivitet i vënë
             organizativ.

         •   Njohje të kushteve ekonomike - nuk ka kurrfarë dyshimi se në vetë
             konstituimin e produktit, në vetitë e tij tërësishme, është i
             parapërcaktuar fati i vet produktit. Qëllimi i dizajnit industrial si
             proces krijues është që të definojë produktin i cili do të siguroj
             pranim në treg pa investim të madh të mjeteve, çfarë një produkt i
             tillë duhet sipas çmimit të vet të shitjes, të mundësoj plasman të
             gjërë dhe të ardhura të kënaqshme për uzinën punuese.

         •   Aftësi kumunikimi - shkathtësia e orientimit, sqarimit dhe paraqitjes
             së problemit dhe zgjidhjes nëpërmes rrugës verbale dhe vizuele,
             siç janë skicat, ilustrimet, vizatimet, grafikët, modelet, maketat e të
             ngashme, kontribuon komunikimin më të suksesshëm të dizajnerit
             me anëtarët tjerë të ekipit me të cilët bashkëpunon, si dhe në
             kontaktet me organet udhëheqëse me rastin e sqarimeve të
                                         25
PUNIM DIPLOME                                                          Mustaf Ahmeti


              domosdoshme të ideve dhe projekteve, verifikimeve e të ngjashme.




                          KAPITULLI IV

                  1. ROLI I FAKTORËVE NË ARSIMIMIN
                       E DIZAJNERIT INXHINIERIK

                                    1. 0. HYRJE

Pikënisja jonë është modeli gjeneral i sistemit transformativ (fig. 1.). Nga ky
model i përgjithshëm mund të fitohen dy modele më specifike për elementet
kryesore përbërëse të arsimimit të dizajnit inxhinierik. Fig.2. paraqet sistemin
gjeneral, kurse fig. 3. paraqet procesin e mësimdhënies dhe të mësuarit.


                                  1.1. DIZAJNIMI

Dizajnimi i një sistemi (fig.1.) është një proces që duhet të fillojë me informata të
sjellura nga klientët lidhur me nevojat, kërkesat dhe detyrimet që ata ia caktojnë
sistemit (procesit dhe/ose produktit) për t’u dizajnuar. Dalja zakonisht duhet të
jetë përshkrim i plotë i sistemit të dizajnuar, kështu që ai mund të manufakturohet
dhe/ose të implementohet. Kjo, nën inxhinieringun konkurent duhet të përfshijë
një përshkrim të sistemit manufakturues (procesi dhe projektet ) të nevojshëm
për prodhim.




                                         26
PUNIM DIPLOME                                                                    Mustaf Ahmeti


                        Fig 1. Modeli gjeneral i procesit transformativ
Procesi i dizajnimit përfshin aplikimin e ciklit të përsëritur të hapave për zgjedhjen
e problemit që të arrihet progresi në transformimin e të hyrave të tëra. Ky
transformim është shkallë-shkallë përsëritës dhe rekursiv. Çdo hap i këtillë krijon
një masë të progresit në një pjesë të problemit dhe zgjedhjes së tij të propozuar.




                              Fig. 2. Modeli i procesit të dizajni




            Fig.3. Modeli i procesit të mësimdhënies dhe i të mësuarit për dizajnim



                         1.2. TEKNOLOGJIA E DIZAJNIMIT

Teknologjia e dizajnimit përbëhet nga zbatimi i një apo më shumë të atyre
parimeve të disponueshme, metodave (duke përfshirë gjykimin, intuitën dhe
kreativitetin) dhe veglave operuese (duke përfshirë të dhëna heuristike) në
çdonjërën pjesë të hapit. (Në këtë shkallë të diskutimit, procesi i dizajnit mund të

                                              27
PUNIM DIPLOME                                                          Mustaf Ahmeti


duket i shpërndar-kjo është e paramenduar dhe e pranuar).
Zbatimi i procesit të dizajnit është detyrë e operuesit të tij. Më e rëndësishmja e
këtyre operatorëve është njeriu-dizajneri inxhinierik.

Dizajneri ndonjëherë vepron (punon) vetëm, por më shpesh si anëtar i një ekipi
dizajnues, anëtarët e të cilit mund të jenë shumëdisciplinar (dmth. çdonjëri me
një kompetencë (ekspertizë) të ndryshme nga fusha relevante e problemit)
dhe/ose me një mori përgjegjësish të tjera në një uzinë (shoqëri), (dmth. duke
vepruar më shumë si këshilltar).

Çdo dizajner individual (ose anëtar këshillues i ekipit dizajnues) duhet të ketë
njëfarë shkalle (niveli) të njohurisë lidhur me sistemet e dizajnuara (parimet e
shkencave, mënyrat e efektit, e drejta patentuese, gjendja apo niveli i teknikës,
në përgjithësi dhe hollësitë e asortimentit të vogël të produkteve të çështjes
direkte) dhe lidhur me proceset dhe metodat e dizajnimit (në përgjithësi dhe në
mënyrë specifike të aplikueshme për një ndërmarrje dhe një paletë produkti).
Nëse këto dy aspekte të njohurisë janë gjerësisht të përvetësuara (nga njeriu),
ne këtë e quajmë ekspertizë e aplikueshme në atë asortiment të vogël të
produkteve, dhe aplikimi i tij kryesisht është intuitiv, duke përdorur ndjenjën,
mirëkuptimin e kështu edhe gjykimin.

Kreativiteti përbëhet prej krijimit të risisë dhe lidhjeve (lidhshmërive) (në
kontekstin e problemit) në mes elementeve të njohurive të tilla të përvetësuara.
Disa prej kushteve për kreativitet veçmë janë hulumtuar.

Në ekipe dizajnuese, ekspertiza individuale mund të ketë ndikim mbi problemin,
por disa faktorë të tjerë ndërhyjnë. Ekipet më së miri funksionojnë kur anëtarët i
besojnë njëri-tjetrit dhe kanë përafërsisht status të barabartë, prandaj është
shumë me rëndësi formimi i ekipit.

Përparimi në dizajnim (duke zgjedhur për problem dizajnimin) kërkon krijimin e
qëllimit (veprimit) të përbashkët brenda ekipit lidhur me problemin dhe mundësitë
e zgjedhjes së tij. Nëse formimi i ekipit është tepër i suksesshëm, mund të
krijohet një situatë (gjendje) e mendimit grupor, kur të metat në qëllimin/veprimin
e përbashkët më nuk përcaktohen (zbulohen) në mënyrë direkte.

Sidoqë dizajnimi është bërë nga një individ apo nga një ekip, njëfarë
sistematizimi (kodifikimi i njohurisë duke abstrahuar, kategorizuar, etj.), zakonisht
është i rëndësishëm. Kjo duhet të mbulojë natyrën e qëllimeve dhe njohurive të
përfshira në problemin dhe mënyrat e mundshme të modelimit të problemit dhe
situatës së tij. Shkenca e dizajnimit jep një bazë për një sistematizim të tillë.

Sistematizimi gjithashtu lejon një fushë (asortiment të veçantë të ekspertizës të
një dizajneri të caktuar) për t’u zgjeruar duke e bërë njohurinë të transferueshme
në produkte dhe procese tjera e veçanërisht për të zgjedhur probleme të reja-
inovacion.

Operatori i dytë kryesor i dizajnimit është sistemi teknik, kompleksiteti i veglave,
                                         28
PUNIM DIPLOME                                                           Mustaf Ahmeti


pajisjeve dhe mjeteve ndihmëse që dizajnerët mund të shfrytëzojnë për të bërë
hapa në procesin dizajnues. Kjo përfshin lapsa, makina vizatimi, CAD stacione
punuese, tavolina etj., në dispozicion për dizajnerët gjatë punës së tij.

Operatori i tretë kryesor është sistemi informativ. Ky përbëhet prej të dhënave,
modeleve shkencore dhe heuristike, tavolinave, katalogjeve, listave, librave
mësimore, etj., prej të cilave elementeve përkatëse mund të zgjidhen (dhe të
paraqiten) që të sillen (sigurohen) informata shtesë për dizajnim.

Një aspekt (më i dukshmi) i këtij sistemi informativ është seksioni i njohurisë i
lidhur(i afërt) me objektet, duke u marrë me fenomenin fizik, modeleve të tyre
matematikore etj., zakonisht eksplicite dhe dokumentuese. Posaçërisht janë të
rëndësishme këto pika të njohurive, të cilat shkencërisht janë hulumtuar dhe janë
abstrahuar-shkencat inxhinierike.

Në të shumtën e rasteve njohuria siç është prezentuar në shkencat inxhinierike,
nuk është e aplikueshme në mënyrë të drejtpërdrejt për dizajnim, por format e
ndryshme dhe aranzhimet e këtyre njohurive janë më shumë të aplikueshme.

Aspekti i dytë i rëndësishëm është seksioni i njohurive në raport me procedurat,
njohja e procesit të dizajnit, duke përfshirë teoritë dhe metodat e dizajnimit dhe
zhvillimin e njohjes së objektit; të përgjithësuara dhe të gjeneralizuara që të jenë
sa më të pavarura nga fusha e njohjes së objektit janë duke u aplikuar dhe
produktet të cilat janë duke u dizajnuar.

Për të aplikuar tek një problem i ri të dizajnit, procedurat e përgjithësuara duhet
të adaptohen ndaj rrethanave specifike, situatës së dizajnit.

Është e qartë që dizajnerët kanë nevojë që t’i koordinojnë këto dy aspekte të
njohurive dhe të informatave dhe t’i adaptojnë ato me gjendjen specifike të
dizajnit (ndërmarrja, grupi prodhues, problemet etj.), për të qenë në gjendje të
dizajnohet një sistem (një produkt).

Gjithashtu duhet të jetë e qartë se çdo dizajner (me vetëdije ose me nënvetëdije)
duhet të siguroj dhe në mënyrë progresive të përvetësoj disa prej këtyre
njohurive, gjatë arsimimit, dhe/ose gjatë përvojës në praktikë dhe në një
pikëpamje tjetër ose në mënyrë formale (me sqarim, dhe sipas mundësisë me
një bazë në teori) ose në mënyrë joformale duke përjetuar “përvojën”. Me anë të
këtij procesi të përvetësimit arrihet që dizajnerët zhvillojnë intuitën, ndjeshmërinë,
kreativitetin dhe gjykimin e tyre veçanërisht lidhur me llojet e produkteve që ata
janë duke i dizajnuar.
Gjatë dizajnimit individi do të thirret në njohurinë intuitive dhe në njohurin e
sistematizuar (që të dyja për njohuri për objektin dhe për njohurinë për procesin e
dizajnit), kur gjykimi i tij/saj drejton situatën përkatëse dhe ndeshet në atë kohë,
nevojiten intuita dhe metoda sistematike dhe nuk reprezentojnë një konflikt.
Kurdoherë që ndeshet një situatë e re, dizajnerët duhet të zbrapsen në një
aplikim të vetdijshme të një metode. Por, ata veçmë duhet të dijnë diçka lidhur
me atë metodë, që ta mundësojnë përdorimin e saj, çfarë nga dizajnerët
                                         29
PUNIM DIPLOME                                                           Mustaf Ahmeti


kërkohet që të jenë në gjendje që të mësojnë gjatë tërë jetës.
Opretaori i katërt dhe kryesor është sistemi i menaxhimit, duke menaxhuar
procesin e zhvillimit të produktit (duke përfshirë gjendjet ndërlidhëse të produktit),
prej të cilit dizajnimi është një pjesë vitale që të menaxhohet vet procesi i dizajnit
dhe të menaxhohet ndërmarrja.

Ky sistem është përgjegjës për sistemin e shpërblimit dhe të njohjes për
dizajnerët, dhe ndikon fuqishëm në motivimin e tyre, vullnetin ndaj punës
ekipore, bashkëpunimit me funksionet tjera të ndërmarrjeve, etj.

Ambienti në të cilin realizohet dizajnimi, gjithashtu ndikon në procesin e dizajnimit
dhe përfundimisht edhe në cilësinë e dizajnuar të produktit të ardhshëm.
Përshtatshmëria e cilësisë së produktit siç kuptohet nga konsumatori, rezulton
drejtpërsëdrejti nga kjo cilësi e dizajnuar, të lidhur me cilësinë e prodhimtarisë
dhe/ose implementimin e produktit.



                                   1.3. ARSIMIMI

Sistemi transformues “arsimimi” (mësimdhënia dhe mësimi) mund të analizohen
në mënyrë të thjeshtë. Arsimimi për dizajn inxhinierik natyrisht do të duhej të
mbulojë faktorët e procesit të dizajnit të paraqitur më lart.

Studentët hyjnë në procesin e arsimimit (fig.3.), me një shkallë të njohurive,
vetive, shkathtësive dhe qëndrimeve (pra jo me një shkallë prej tabula rasa) dhe
largohen me një shkallë tjetër (preferohet me gjendje më të mirë). Sikurse
studentët ashtu edhe fusha e temave që do të mësohen, luajnë një rol vital.

Përparimi i të mësuarit varet prej qështjes subjektive (njohurisë për objekt), fitimit
procedural dhe të metodave (njohuria e procesit) dhe një balansim i
përshtatshëm në mes të forcimit e shpjegimit teorik dhe relevancës
eksperimentale në lidhshmëri me praktikën.

Të mësuarit udhëheqet nga operatorët e vet dhe vetëm pjesërishëm varet nga
mësimdhënia (gjithashtu mund të bëhet jashtë një ambienti të mësimdhënies)
faktikisht në të shumtën e rasteve ndodh kështu.

“Shkolla” është e pandashme nga individi (mëmimdhënësi dhe studenti, që të dy
janë operatorë humanë të procesit), nga grupi (edukativ, industrial ose social),
mediat arsimore (prej shkumësit deri tek kompjuterët), sistemi informues (prej
njohjes lidhur me mësimdhënien dhe të mësuarit deri tek përmbajtja e bibliotekës
etj.), nga menaxhimi arsimor dhe nga ambienti (fizik, social, kulturor, ekonomik,
ekologjik etj.).

Në fakt, është gabim të mendohet që “ne kemi“ përvoja, në kuptim që qenia jonë
qëndron e vetme, përderisa lumi i përvojës rrjedh rreth nesh. Përvojat janë të
konstruktuara nga ne, aq sa ato na ndodhin neve:
                                         30
PUNIM DIPLOME                                                           Mustaf Ahmeti




   •   skemat e të kuptuarit dhe perspektivat që ne i fusim në përdorim, për të
       caktuar domethëniet e ndodhive, fundamentalisht pasqyrojnë se si ne i
       përjetojmë[3].

Mësimdhënia dhe/ose nxitja për të mësuar mbështetet nga teoritë dhe praktikat e
pedagogëve dhe didaktikëve, të cilët paraqesin teknolgjinë e procesit
arsimor[2,3].

Teoritë e tilla duhet të jenë ngusht të lidhura me psikologjinë dhe filozofinë.

Për mësimdhënien(nxitjen për të mësuar) e proceseve të dizajnit inxhinierik
preferohet që mësimdhënësi të posedojë bazën e nevojshme teorike (si në
njohurinë për objektin-shkencat inxhinierike, etj.- ashtu edhe njohuritë për
procesin e dizajnit-shkencën e dizajnit) dhe është një dizajner me përvojë
inxhinierike. Prandaj, mësimdhënësi i dizajnit duhet të ketë dy profesione:
inxhinier/dizajner inxhinierik dhe edukator/mësimdhënës.

Pedagogjia përbëhet nga forma e lashtë e përvojës (por në shumë raste ende të
përdorshme), ku studenti vështron mjeshtrin (mësimdhënësin) në një tubim të
vogël grupor dhe është i konfrontuar me situata (gradualisht më të vështira) të
cilat ai/ajo duhet t’i zgjedhë në mënyrë të pavaruar (por, nën mbikëqyerje
gradualisht të reduktuar).

Mësimdhënësi nuk duhet të jetë domosdo “mësimdhënës i mirë”, por është
kompetent në punën e tij/saj dhe nivelit të produktit.

Zhvillimi historik i fushës së produktit merret parasysh, por jo domosdo në
mënyrë të kodifikuar. Është vështirë që të strukturohet niveli i njohurisë që duhet
të përcjellet dhe të sigurohet një mbulesë e kënaqshme komplete. Kjo sqaron
nevojën për një përvojë (psh. në një zeje), e cila zakonisht kërkon një afat kohor
prej pesë viteve. Kjo gjithashtu tregon pse një inxhinieri të diplomuar i nevojiten
prej rreth pesë deri dhjetë vite që të bëhet i aftë dhe kompetent si dizajner
inxhinierik, si me respektin ndaj njohurive për objekt të rrethit të tij/saj të
prodhimtarisë, me respekt ndaj proceseve të dizajnit ashtu edhe me respekt ndaj
vetive ndërpersonale (punë ekipore, bashkëpunim, koordinim, tejprofersionale
etj.).

Brengosja për arsimimin formal (shkollimin), duhet që të reduktoj këtë
kohëzgjatje deri në pjekuri, çfarë tani është i mundur për dizajnerët inxhinierik, në
qoftë se të mësuarit e tyre bazohet në shkencat për dizajnim. Kjo vërteton
nevojën që mësimdhënësi për dizajn të jetë kompetent në të dy profesionet, pra
për dizajnim dhe për mësimdhënie.

Pedagogjia dhe didaktikat e arsimimit për dizajnin inxhinierik duhet të merret në
konsideratë dhe të koordinohet me të gjitha subjektet tjera(njohuria për objekt
dhe për progres).

                                         31
PUNIM DIPLOME                                                          Mustaf Ahmeti




                           1.4. PROFILI I DIZAJNERIT
                           INDUSTRIAL SI EKSPERT

Për punë në veprimtarinë e dizajnit duhet të angazhohen ekspertë të atillë, të
cilët do të jenë mjaft kompetent, që krahas arsimimit të domosdoshëm, me
përvojë dhe prirje për punë të tillë, shpesh me sukses të zgjidhin probleme të
ndërlikuara dhe detyra për prodhime të dizajnuara.

Kështu në kuadër të kreativitetit kaq kompleks dhe hyrjes në zgjidhjen e
problemeve të dizajnit, dizajneri industrial duhet që rrugës së arsimimit vetanak
shkencor, përvojës dhe talentit, që t’i integrojë këto funksione vijuese në dizajnin
e produktit, deri te i cili arrihet me punën ekipore të ekpertëve të specializimeve
të ndryshme:

   •    Fizike
   •    Organizative
   •    Ekonomike
   •    Teknike
   •    Psikike
   •    Estetike
   •    Sociale

Është vështirë për të definuar kufijtë e saktë në pikëpamje të përfaqësimit të
këtyre funksioneve në një produkt, dhe kufijtë deri tek të cilët sillen disa ekspertë
në kuadër të punës ekipore. Megjithatë, mund të thuhet se synimet dhe
përgjegjësitë e dizajnerit industrial si ekspert janë që në procesin e zhvillimit të
produktit të kujdeset për funksionet vijuese:

    •   Fizike
    •   Ekonomike
    •   Psikologjike
    •   Estetike
    •   Sociale




                                         32
PUNIM DIPLOME                                                      Mustaf Ahmeti




                         KAPITULLI V
                         1. HYRJE NË AutoCAD
AutoCAD-i është një program aplikativ që shërben në shumë lëmi, si në
makineri, ndërtimtari, arkitektur, gjeodezi dhe shumë lëmi tjera të teknikës dhe
dizajnit modern.

Ky program mundëson punë më të lehtë, të shpejt, precize si dhe arkivimin,
kërkimin (qasje të shpejtë) në dokumente të punuara më parë si dhe
kombinimin e punimeve në mënyrë të lehtë, gjë që na e lehtëson punën si dhe
shkurton kohën e punës.

 Ekzistojnë programe të ndryshme të dizajnimit, por më i përhapur është
AutoCAD 2000, 2002, 2004, 2006.

AutoCAD-i aktivizohet në disa mënyra, këtu do të përmendim disa prej tyre:
1. Aktivizimi përmes ikonës në desktop,
2. Aktivizimi përmes menys ngritse start-program-AutoCAD,
3. Aktivizimi përmes hapjes së ndonjë dokumenti të ruajtur në ndonjë folder.


                                        Mënyra e parë




                          Mënyra e tretë



                                                                  Mënyra e dytë




                           Fig. 1.1 Aktivizimi i AutoCAD-it

                                         33
PUNIM DIPLOME                                                                   Mustaf Ahmeti


Pas aktivizimit të autoCAD-it në monitor na paraqitet dritarja që do të shofim
në fig1.2


                                                       3. Fletë me kornizë




                                                  4. Magjistari




           1. Hapja e
           dokumenteve



                                            2. Fletë e re e punës



          Fig.1.2.Dritarja për hapje të ndonjë dokumenti (1) fletë e re e punës (2)
                                fletë me korniz (3) magjistari (4)

Pasi që kemi zgjedhur njërën nga mënyrat atëherë klikojmë mbi butonin OK dhe
na paraqitet dritarja e re e dialogut si në fig. 1.3.




                                 Klikojmë këtu për setimin e fletës së punës




                 Fig. 1.3 Zgjedhja e mënyrës së setimit të fletës së punë


                                             34
PUNIM DIPLOME                                                            Mustaf Ahmeti


Në këtë dritare përcaktohemi për quick setup dhe pastaj shypim butonin OK
ku na paraqitet dritarja si në fig.1.4.




                        Fig.1.4 Dritarja për zgjedhjen e njësive

Në këtë dritare përcaktohemi për njësit dhe pastaj e miratojmë me next, ku në
vazhdim paraqitet dritarja si në fig 1.5, ku në këtë dritare zgjedhim dimenzionet
e fletës së punës ku kemi mundësi të zgjedhim formatet A4=210x297,
A3=297x420,A2=420x594, A1=594x841, A0=841x1189, etj.




                  Fig.1.5. Zgjedhja e dimenzioneve të fletës së punës.

                                          35
PUNIM DIPLOME                                                                    Mustaf Ahmeti


Pas përcaktimit të njërit nga dimenzionet e lartëshenuara klikojmë finish dhe na
paraqitet dritarja si në fig.1.6.



                                                        Veglat për dimenzionim

                  Menytë       Veglat standarte         Ashensorët


                 Veglat pë vizatim Draiv


                  Veglat për modifikim                     Kursori
                           Sistemi                Dritarja e
                           kordinativ             komandave




                                 Fig 1.6 Dritarja e vizatimit

Në këtë dritare mund të rregullojmë veglat e punës të cilat na ndihmojnë në
punën e mëtutjeshme. Zakonisht kutit e veglave i radhisim në dritare të punës
në mënyrë që më lehtë t’i shfrytzojmë. Kjo bëhet përmes menys rrëshqitse
view pastaj në toolbars ku na paraqitet dritarja e dialogut si në fig.1.7.
Pasi që kemi klikuar në katrorët para opcioneve në dritaren e vizatimit paraqiten
kutit me veglat përkatëse.




           Fig.1.7 Zgjedhja e kutive të veglave përmes menys view pastaj toolbar.


                                             36
PUNIM DIPLOME                                           Mustaf Ahmeti


                      2. KUTITË E VEGLAVE
                2.1. KUTIA E VEGLAVE PËR VIZATIM DRAW

           Vizatimi i vijës line
           Vizatimi i drejtzës construction line
           Vizatimi i vijave paralele multilane
           Vizatimi i shumë vijave polyline
           Vizatimi i shumkëndshave polygon
           Vizatimi i drejtkëndshit rectangle
           Vizatimi i harkut     arc
           Vizatimi i rrethit circle
           Vizatimi i lakores spline
           Vizatimi i elipses ellipse
           Nxerrja e bllokut insert bllok
           Bërja e bllokut make blok
           Vizatimi i pikes point
           Kijzimi i vizatimit hatch
           Krijimi i regjioneve region
           Tekstet shumëradhshe multilane text




           2.2 VEGLAT PËR MODIFIKIM (NDRYSHIM) MODYFI

         Komanda për fshirje ERASE
         Komanda për kopjimin e objekteve COPY
         Komanda për pasqyrimin e objekteve MIRROR
         Komanda për kopjimin paralel të objekteve OFSSET
         Komanda për shumzimin dhe shpërndarjen e objekteve ARRAY
         Komanda për bartjen e objekteve MOVE
         Komanda për rrotullimin e objekteve ROTATE
         Komanda për zmadhimin apo zvoglimin e objekteve SCALE
         Komanda për zgjatjen e objekteve STRETCH
         Komanda për zgjatjen e vijave LENGTHEN
         Komanda për shkurtimin e vijave TRIM
         Komanda për vazhdimin e vijave EXTEND
         Komanda për këputjen e vijave BREAK
         Komanda për rrëzimin e teheve CHAMFER
         Komanda për rrumbullakimine teheve FILLET
         Komanda pë zbërthimin e objekteve EXPLODE



                                   37
PUNIM DIPLOME                                                    Mustaf Ahmeti


                        2.3.VEGLAT PËR KUOTIM
         Komanda për dimenzionim Linear dimension
         Komanda për dimenzionim paralel me objektet e pjerrëta Aligned dimension
         Kuotimi i pikave nga origjina e sistemit kordinativ Ordinate dimension
         Kuotimi I rrezeve të rrathëve Radius
         Kuotimi i diametrit të rrethit Diameter
         Kuotimi i këndeve Angular
         Kuotimi i shpejtë Quick
         Kuotimi paralel Basline
         Kuotimi serik Continue



         Shënimi i qendrës së rrethit Center Mark
         Ndryshimi i kuotimit Dimension edit
         Ndryshimi i tekstit të dimenzionimit Dimension Text Edit
         Freskimi i tekstit të dimensionit Dimension update



         Zgjedhja e stilit së kuotimit Dimension style control




                     2.4.KUTIA E VEGLAVE SOLIDS


       Vegla për vizatimin e kutis - box
       Vegla për vizatimin e sferës-sphere
       Vegla për vizatimin e cilindrit –cylinder
       Vegla për vizatimine konit - cone
       Vegla për vizatimin e pykës – vedge
       Vegla për vizatimin e torusit - torus
       Vegla për ngritje - extrude
       Vegla për krijimin e objekteve rrotulluse – revolve
       Vegla për prerje të objekteve – slice
       Vegla për nxjerrjen e prerjes tërthore – section
       Vegla për ndërhyrje - interfere
       Vegla për organizimin e vizatimit -setup drawing
       Vegla për organizimin e pamjes së vizatimit –setup view
       Vegla për organizimin e profilit - setup profil

                                     38
PUNIM DIPLOME                                            Mustaf Ahmeti


                2.5.KUTIA E VEGLAVE SOLIDS EDITING

        Vegla për bashkim - union
        Vegla për zbritje - substract
        Vegla për ndërhyrje - intersection
     Vegla për vazhdimin e faqeve - extrude faces
     Vegla për zhvendosjen e faqeve - move faces
        Vegla për shumfishimin e faqeve – offset faces
        Vegla për fshirjen e faqeve - delete faces
        Vegla për rrotullimin e faqeve – rotate faces
        Vegla për rrëzimin e teheve - taper faces
        Vegla për kopjimin e faqeve - copy faces
        Vegla për ngjyrosjen e faqeve –color faces
     Vegla për kopjimin e teheve - copy edges
        Vegla për ngjyrosjen e teheve – color edge
        Vegla për vulosje - imprint
        Vegla për pastrim - clea




                                39
PUNIM DIPLOME                                                          Mustaf Ahmeti




                          KAPITULLI VI
                           1. DIZAJNIMI I PISTONIT

                                    1.0. HYRJE

Pistoni është pjesa e cila bën lëvizjen drejtvizore reciproke në cilindër dhe
    kështu ndryshon vëllimin në cilindër. Në lidhje me të sipërfaqja e pistonit me
    të cilin ai prek cilindrin, duhet të jetë e përshtatur me sipërfaqen e cilindrit,
    ashtu që pistoni të ketë mundësi për lëvizje më të lehtë dhe të bëhet i
    pamundur kalimi i gazrave ose i lëngjeve ndërmjet sipërfaqeve kontaktuse.
    Pistoni ëshë i pajisur me mjete kontaktuse për mbyllje.

Pistonat zakonisht përgatiten prej hekurit të derdhur ose Çelikut të derdhur,
poashtu edhe nga Çeliku i shkrirë, me farkëtim ose shtypje. Ndonjëherë
përgatiten edhe nga bronzi (te pompat), e kur është në pyetje pesha edhe prej
aluminit të leguruar dhe magneziumit.

Pasi që konstruksioni i pistonit duhet ti përshtatet konstruksionit të cilindrit,
gjegjësisht makinës, ka shumë pistona me forma të ndryshme, që varet nga
destinacioni i tyre.

                           1.2. NDARJA E PISTONAVE

Pistonat kryesisht mund të ndahen në dy lloje bazë: të shkurtër dhe të gjatë.

Pistonat e shkurtër përdoren zakonisht për makina me veprim të dyfisht dmth.
për makina ku është i nevojshëm dhe i domosdoshëm përdorimi i levës pistonike
dhe kokës kryqëzore. Pasi te makinat e këtilla pistoni është i udhëhequr me
ndihmën e levës pistonike gjatësia e tij mund të zbres në dimensione të vogla,
çka do të thotë në gjatësinë që i nevojitet për kryerjen e puthitjes së mirë.

Pistoni i shkurtër është i përbërë prej kurorës, pllakës dhe mocos. Kurora
konstruktohet në atë mënyrë që në të mund të vendosen elementet për puthitje.
Si mjet për puthitje më së shumti përdoren unazat metalike (sidomos për
temperatura të larta), e ndonjëherë shtojca nga materialet e ndryshme mbyllëse.

                                         40
PUNIM DIPLOME                                                                 Mustaf Ahmeti


Kur si mjete mbyllse përdoren unazat metalike (zakonisht merren nga 2-5 copë),
kurora e pistonit përgatitet me kanale përkatëse për vendosjen e këtyre unazave.
Nëse mbyllja bëhet me material të butë,kurora konstruktohet në atë mënyrë që
që ky material të ketë mundësi përforcimi në të në mënyrë përkatëse.




          Fig. 1.1. Pistoni i shkurtër me pllakë të shpuar dhe me kanale për unaza

Mocoja bëhet ashtu që të realizohet lidhja e fortë dhë hermetike me levën.
Pllaka shërbenë për lidhjen e mocos dhe kurorës dhe për pranimin gjegjësisht
transmetimin e shtypjes, e ndonjëherë edhe për ftohje të pistonit me ujë nëse
kemi të bëjmë më motorra me djegie të mbrendshme me veprim të dyanshëm.

Në fig.1.1. është paraqitur konstruksioni i pistonit të shkurtër me pllakë të shpuar
dhe me kanale për unaza. Ky piston përgatitet me derdhje. Gjersia e pllakës
është e njejtë me atë të kurorës, po për këtë shkak e ka formën e jashtme të
thjesht (cilindër i shkurtë). Kapakët e cilindrit në këtë konstruksion të pistonit
kanë sipërfaqe të rrafshëta. Për të zvogluar peshën e tij përgatitet i zgavërt. Në
motora me djegie të mbrendshme dhe me veprim të dyfisht ky zgavrim shërben
për ftohje të pistonit me ujë që sillet nëpër levën pistonike.
Për të pasur mundësi që pas derdhjes nga zgavra të nxirret bërthama , në njërën
anë të pllakës punohen disa vrima, të cilat më vonë mbyllen me qepa të paisur
me fileto. Ndonjëherë bërthama nxirret nëpër vrimat në moco.




           Fig.1.2 Pistoni i shkurtër me pllakë të plotë dhe me kanale për unaza


                                            41
PUNIM DIPLOME                                                       Mustaf Ahmeti


Për të pasur mundësi për një arritje të lidhjes hermetike ndërmjet pistonit dhe
levës pistonike, në levën pistonike punohet një ntrashje konike speciale, kursyer
në moco është përgatitur vendi i thelluar konik përkatës, në të cilin mbështetet
ntrashja e levës.

Sipërfaqet prekse konike duhet të jenë të lëmuara. Përftonjësa e konit me aksin
zakonisht përfshijnë këndin prej 45 shkallësh.


Pas vendosjes së pistonit përforcohet me dado, e cila vendoset në fileton e
levës që të mos lirohet, dadoja sigurohet me një pykë të rrumbullakët të
vendosur në vrimën e shpuar nëpër dadon dhe levën (pas shtërngimit të
dados). Skajet e pykës më së shpeshti këputen. Pistonat e këtillë përdoren te
makinat me avull, motorat me djegie të mbrendshme, pompat, kompresorët dhe
makina të tjera.


Fig.1.2. paraqet pistonin me kanale për unaza të ndërtuara prej çeliku të shkrirë
me presion. Ka pllakën e plotë ( me trashësi më të vogël), e për këtë shkak
njëra sipërfaqe ballore e tij nuk është e rrafshët dhe si pasojë e kësaj është
forma e komplikuar e njërit kapak të cilindrit. Por pistoni i këtillë e ka peshën
më të vogël. Perforcimi i pistonit në levën pistonike bëhet me anën e filetos, e
sigurimi nga shlirimi- me anën e pykës së rrumbullakët, të vendosur në vrimën
që është e pregatitun në moco dhe levën pistonike (pas shtërngimit të pistonit).
Skajet e pykës zakonisht këputen pas vendosjes si dhe te pistoni që është
paraqitur në figurën 1.1.

Pistonat e këtillë përdoren në të gjitha llojet e makinave për të cilat përdoren
pistonat e zgavërt të paraqitur në fig. 1.2, pos kur kemi të bëjmë me ftohjen e
pistonit me ujë.

Fig.1.3 paraqet pistonin e shkurtër me unaza lëkure. Ai është i përbërë nga dy
pllaka nga hekuri i derdhur (1) dhe një unaze (prej hekuri të derdhur) (2).
Ndërmjet secilës pllakë qëndrojnë unazat e lëkurës për mbyllje. Pllakat dhe
unazat janë të shtërnguara me dado, e cila përforcon pistonin me levën
pistonike. Pistoni i këtillë shpeshhërë përdoret në pompat për ujë.

 Pistonat e gjatë zakonisht përdoren te makinat me veprimin të njëfisht, dmth.
makinat të cilat nuk kanë levë pistonike as kokë kryqëzore.Pasi te këto makina
pistoni nuk nxirret me anën e levës pistonike, ai duhet të jetë më gjatësi më të
madhe për të pasur mundësi udhëheqje të rregullët dhe transmetimin të
komponenteve tërthore në sipërfaqet e cilindrit.




                                       42
PUNIM DIPLOME                                                                       Mustaf Ahmeti




                            Fig.1. 3 Pistoni i shkurtër me unaza lëkure

Pistoni i gjatë është i përbërë prej pjesës cilindrike pllakës ballore dhe penit.

Pjesa cilindrike ka gjatësi të caktuar përshkakë të udhëheqjes së rregullët dhe
me qëllim të mbetjes së shtypjes specifike, si pasoj e veprimit të komponenteve
tërthore, në kufij të caktuar. Në të vehen edhe mjetet për mbyllje, si dhe aparati
për lubrifikim te sipërfaqes së cilindrit. Si mjete për mbyllje përdoren sikurse te
pistonat e shkurtër, unazat metalike (zakonisht 3-6 copë), të cilat vendosen në
anën e pllakës ballore: ndonjëher përdoren edhe mjetet prej materialit të
ndryshëm:të gazit ose lëngut në piston, ose anasjelltasë ,për transmetimin e
shtypjes së pistonit te gazi ose lëngu. Ajo zakonisht ka rrafsh e ndonjëherë
varsisht prej llojit të makinës edhe formë speciale. Kështu për shembull te
motorat me djegie të mbrendshme ajo mundë të jetë e groposur ( përshkak të
realizimit të hapsirës për djegie), mundet të jëtë e paisur me një dalje speciale-
breg ( për të drejtuar gazrat gjatë hyrjes në cilindër) etj.




Fig. 1.4 Pistoni i gjatë i motorrit me djegie të mbrendshme: 1-pjesa cilindrike,2-pllaka ballore, 3-
trashjet për përforcimin e pernit, 4-kanali për vendosjen e unazave mbyllëse, 5-kanali për unaza
lubrifikuse, 6-perni,7-vrima për bulon sigurie kundër qvendosjes aksiale të pernit, 8-pyka pa
pjerrtësi, 9-brinjët për forcim dhe ftohje.
                                                43
PUNIM DIPLOME                                                          Mustaf Ahmeti


Për të zvogluar trashësin e pllakës, e në këtë mënyrë edhe peshën e pistonit
dhe për të pasur mundësi zmadhimin e sipërfaqes kontaktuse me ajrin, për
shkak të ftofjes më të mirë, pllaka ose pjesa cilindrike e pistonit për motora me
djegie të mbrendshme është e paisur breda me brinjë, preni shërben për
lidhjen e pistonit me levën motorike. Ai lidhet në pjesën konike me përforcimin
përkatës, ashtu që në pjesën e mesme të tij në dorzë – mbështetet kushineta e
levës motorike.


Fig. 1. 4 paraqet pistonin e gjatë të motorit me djegie të mbrendshme. Përgatitja
e pistonit bëhet me anë të derdhjes së materialit. Në pjesën cilindrike (1), nga
skajet e pllakës ballore (2) qëndrojnë kanalet (4) për vendosjen e unazave
mbyllse,e në anën e kundërt kanali (5) për vendosjen e unazës lubrifikuse.

Në pjesën cilindrike jane të përgatitura vrimat me përforcimin përkatës (3) për
përforcimin e prenit(6), i cili lidh pistonin me levën motorike. Vrimat si dhe pjesët
përkatëse të prenit shpeshherë janë të përgatitura në forma konike ( të ndërtuara
me përftonjëse të njejta). Pjesa mesatare e prenit është cilindrike. Preni është i
siguruar prej çvendosjes aksiale me bulon (në fig. Është paraqitur vetëm vrima
për këtë bulon ) .(7) e sigurimi që të mos rrotullohet bëhet me anë të një pyke pa
pjerrtësi (8). Buloni 7 është i paisur me siguresë kundër shlirimit (në fig 4.nuk
është paraqitur). Në sipërfaqen e mbrendshme të ballit të pistonit janë të rgatitura
brinjët për përforcim dhe ftohje(9).


Në lidhje me zgjerimin më të madh përshkak nxitjes së pjesës së pistonit me
anën e pllakës ballore, kjo pjesë përgatitet në formë konike. Konstruksion të
posaçshëm paraqesin pistonat shumë të gjatë – plunzherët, të cilët dallohen nga
ata të shkurtër dhë të gjatë të shqyrtuar, sepse me sipërfaqet e veta nuk prekin
sipërfaqen e cilindrit, por mbështeten në materialin mbyllës të mbyllesit. Për
këtë arsye cilindrat mundë të jenë komora me forma të ndryshme. Në lidhje me
konstruksionin e këtillë plunzherët në pozitën e vetë të skajshme nuk zvoglojnë
vëllimin punonjës të cilindrit në një madhësi të njejtë, sikur ata të të
lartpërmendurit (pistonat e shkurtër dhe të gjatë). Për këtë shkak mund të
përdoren vetëm te makinat që punojnë me lëngje.


Gjatësia e këtyre pistonave në lidhje me diametër është tepër e madhe dhe nuk
janë të paisur me mjete mbyllëse: mjetet për mbyllje (materiali i butë ose
metalik) vendosen në mbyllës.

Në fig. 1.5 shihet plunzheri i pompës. Ky plunzher (1) është i përforcuar në levën
pistonike (2) dhe mbështetet në mbyllës (3) të komores (4).




                                         44
PUNIM DIPLOME                                                                Mustaf Ahmeti




          Fig.1.5 Pompa 1.Plunzheri 2.leva pistonike 3.mbyllësi 4.komora.




                Fig.1.6 Dimensionet e pistonit dhe parametrat për kalkulim




                                           45
PUNIM DIPLOME                                                                    Mustaf Ahmeti




Tab.1.1. Vlerat kufitare për llogaritjen e pistonave

                        Motorët otto                       Motorët dizel
     L1 / D             0.42-0.65                          0.60-1.0
     Lv /D              0.70-0.80                          0.80-1.25
     H/D                1.10-                              1.25-1.70
     h/D                0.10-0.15                          0.15-0.20
     b/D                0.05-0.07                          0.10-0.40
     d 0 /D             0.25-0.30                          0.30-0.40
     d v /D             0.65-0.75                          0.60-0.75



                       1.3. DIZAJNIMI I UNAZAVE PISTONIKE


Unazat pistonike ndryshe quhen edhe unaza elastike. Unazat elastike janë
detale të motorëve me djegie të mbrendshme, kompresorve etj., me formë të
thjeshtë por me ngarkesa të larta teknologjike dhe që paraqesin vështirsi për tu
prodhuar.

Qëllimi kryesor i këtyre unazave është sigurimi i ngjeshjes (komprimimit) që
arrihet nga krijimi i hermetizimit midis pistonit dhe cilindrit. Për të arritur këtë
unazat elastike duhet të përputhen mirë pas murit të cilindrit me një presion të
caktuar.

Sipas funksionit që ato kryejnë i ndajmë në unaza të ngjeshjes dhe unaza të
vajit (fig 1.7 ). Unazat e ngjeshjes kryesisht janë me seksion katërkëndshi
këndrejt, por hasim edhe seksione tjera varsisht nga dizajnimi.




               a                                  b                          c




                   d



                        Fig . 1.7. Seksioni i tërthort i unazave pistonike

Saktësia e përpunimit të unazave elastike ka kërkesa të posaqme. Lartësia H

                                               46
PUNIM DIPLOME                                                                       Mustaf Ahmeti


punohet me me shmangie mbrenda kufirit 0.01-0.03 mm , trashësia             t 0.1 –
0.2 mm, qarja e çelsit S punohet mbrenda kufijve 0.2 –0.3 mm ,kurse
shmangia nga rrafshësia dhe paraleliteti i dy ballëve duhet të jetë i tillë që kur
fashoja të lëshohet midis dy pllakave të rrafshëta të vendosura large njëra
tjetrës në përmasa B = H max +(0.04 – 0.05)mm të bien lirishtë nën veprimin e
forcës së tyre të rëndësës (fig .1.8 )




    Fig. 1.8 Skema e paisjes për kontrollin e rrafshësis dhe paralelitetit të unazave elastike



Ashpërsia e sipërfaqeve ballore është jo më e ulët se shkalla 7-8 (R a =1.6 –
0.8 mikron), kurse ashpërsia e sipërfaqeve cilindrike të jashtme nuk e kalon
shkallën 5-6 (R a =6.3 - 3.2 mikron).

Kërkesë e veçantë e unazave elastike është sigurimi i elasticitetit të caktuar.
Mënyra se si do të sigurohet ky elasticitet ndikon drejtpërdrejt në teknologjinë e
prodhimit të tyre.

Si material për unazat elastike përdoret kryesisht gizë e hirët e lidhur me
strukturë perlite. Lloji i materialit dhe struktura e tij ka ndikim shumë të madh në
sigurimin e kërkesave të mësipërme, prandaj për çdo derdhje bëhet kontrolli i
përbërjes kimike dhe kontrolli i mikrostrukturës së të gjitha unazave që janë
prodhuar gjatë një shkrirje të furrës. Në rast se analizat tregojnë që unazat e
prodhuara nuk kanë veti të caktuara, atëherë i gjithë prodhimi del i papër-
dorshëm dhe kthehen për rishkrirje.

Gjysëmprodhimi i unazave elastike mund të përfitohet me dy mënyra:

 a) me derdhje individuale
 b) me copa të cilat pastaj priten në unaza




                                               47
PUNIM DIPLOME                                                                   Mustaf Ahmeti




                                                  T
                                                8,59




                         a                        b                    c




    Fig. 1.9 .Forma e unazës pas derdhjes (a) pas heqjes së sektorit (b) dhe e mbyllur (c)



Gjatë derdhjes individuale, forma e perimetrit të unazës merret e tillë që pas
punimit mekanik dhe pasi të kemi hequr nga perimetri një sektor (fig .1.9) kur ta
mbyllim ajo të ketë formë rrethore. Kjo bënë që të sigurohet më mirë elasticiteti i
kërkuar.

Në derdhje individuale formimi kryhet me forma dheu në makinat formuse
duke përdorur modele metalike, ku në një kasë derdhen njëkosishtë disa unaza
(fig.1.10).

Kasat vendosen njëra mbi tjetrën në stivë, mbushja e formave me metal bëhet
nëpërmjet kanalit qendror vertikal dhe kanaleve ushqyese horizontale që lidhin
kanalin qëndror me qdo unazë. Për të orientuar unazat në operacionet e punimit
mekanik , meqë nuk kanë formë rrethore në mesin e sektorit që do të largohet
u lihet një kanal gjysëmrrethor K (fig. 1.9)

Kur unazat përfitohen nga lingota, derdhja e tyre bëhet me                   forma metalike
(konkile) ose më shpesh me derdhje centrifugale.

Kur unazat prodhohen prej cope, sigurimi i elasticitetit të kërkuar arrihet me anë
të fiksimit termik.




                                             48
PUNIM DIPLOME                                                                      Mustaf Ahmeti




                                           UA
                                           N ZA




                            KO N
                              LO A




                                            KA A U HQ S
                                              N LI S YE




                              KA E
                                S TA




                       Fig. 1.10. Forma e modelit të unazave gjatë derdhjes


                          1.4. UNAZAT PISTONIKE PËR VAJOSJE

 Edhe unazat pistonike për vajosje luajnë një rol të randësishëm në punën e
motorve, kompresorve, shërbejnë për vajosjen e mureve të cilindrit me çka
bëhet zvoglimi i forcave të fërkimit, ulja apo reduktimi i nxehtësis së krijuar
gjatë fërkimit.

Më poshtë në fig 1.11. do të paraqesim mënyrën konstruktive të unazave për
vajosje.




                                                  A
             A
            2,89




                   Fig 1.11. Paraqitja skematike e unazave pistonike për vajosje


                                                  49
PUNIM DIPLOME                                                                        Mustaf Ahmeti


Në fig.1.12. është paraqitur mënyra e vendosjes së unazës për vajosje



                                                                    PISTONI
        C R
         ILIND I




                                                                      U AZA PËR VAJO JE
                                                                       N            S




                                                               kanali për vajosje




                      Fig.1.12. Mënyra e vendosjes së unazës për vajosje


                                  1.5. LEVA MOTORIKE

Leva motorike është detal i makinave, i cili shërben për lidhjen e pistonit me
boshtin bërrylorë.
Leva motorike është e pregatitur prej çelikut të derdhur, çelikut të shkrirë Ç 50.
Ç60, kurse për ngarkesa me shpejtësi të mëdha edhe prej çelikut të leguruar e
ndonjëherë edhe nga duralumini.
Në fig 1.13. shihen dy konstruksione të levës motorike, janë të përbëra nga trupi,
koka e vogël, koka e madhe.
Trupi i levës mund të ketë forma të ndryshme. Forma e seksionit të tërthortë
mund të jetë e ndryshme, të paraqitura në fig 1.14.



           2                                        1                               3




                                                                                    3
                                                        1
               2




               Fig. 1.13. Leva motorike 1- trupi, 2- koka e madhe, 3- koka e vogël



                                               50
Tema perfundimisht
Tema perfundimisht
Tema perfundimisht
Tema perfundimisht
Tema perfundimisht
Tema perfundimisht
Tema perfundimisht
Tema perfundimisht
Tema perfundimisht
Tema perfundimisht

Weitere ähnliche Inhalte

Ähnlich wie Tema perfundimisht

Informatika e bzinesit java 13
Informatika e bzinesit   java 13Informatika e bzinesit   java 13
Informatika e bzinesit java 13coupletea
 
teknologjia informative / Ligjerata 9
teknologjia informative / Ligjerata 9teknologjia informative / Ligjerata 9
teknologjia informative / Ligjerata 9ilir 1122
 
Deyrat e portofolit te Tik me Zgjedhje 12 Semestri i 1
Deyrat e portofolit te Tik me Zgjedhje 12 Semestri i 1Deyrat e portofolit te Tik me Zgjedhje 12 Semestri i 1
Deyrat e portofolit te Tik me Zgjedhje 12 Semestri i 1Rexhino Kovaci
 
CIKLI I ZHVILLIMIT TE SOFTWARE (TIK 12)
CIKLI I ZHVILLIMIT TE SOFTWARE (TIK 12)CIKLI I ZHVILLIMIT TE SOFTWARE (TIK 12)
CIKLI I ZHVILLIMIT TE SOFTWARE (TIK 12)GERTAFERRO1
 
Deyrat e portofolit te Tik me Zgjedhje
Deyrat e portofolit te Tik me Zgjedhje Deyrat e portofolit te Tik me Zgjedhje
Deyrat e portofolit te Tik me Zgjedhje Rexhino Kovaci
 
Strategjia për IT-në e Doganës Shqiptare
Strategjia për IT-në e Doganës ShqiptareStrategjia për IT-në e Doganës Shqiptare
Strategjia për IT-në e Doganës ShqiptareDashamir Hoxha
 
Detyrë Kursi Inteligjenca Artificiale ne animim.docx
Detyrë Kursi Inteligjenca Artificiale ne animim.docxDetyrë Kursi Inteligjenca Artificiale ne animim.docx
Detyrë Kursi Inteligjenca Artificiale ne animim.docxIng Ardit Novruzi
 
UPT; Punim diplome ne powerpoint.pptx
UPT; Punim diplome ne powerpoint.pptxUPT; Punim diplome ne powerpoint.pptx
UPT; Punim diplome ne powerpoint.pptxDaciAzom
 
sim.ppt presentation for having an open
sim.ppt presentation  for having an opensim.ppt presentation  for having an open
sim.ppt presentation for having an openhbrovina231573
 
Projektimi i procesit Vehbi Ramaj
Projektimi i procesit Vehbi RamajProjektimi i procesit Vehbi Ramaj
Projektimi i procesit Vehbi RamajMenaxherat
 
Orientim Karriere ne IT, programim, data & design
Orientim Karriere ne IT, programim, data & designOrientim Karriere ne IT, programim, data & design
Orientim Karriere ne IT, programim, data & designtctal
 
Portofoli i tik me zgjedhje 3
Portofoli i tik me zgjedhje 3Portofoli i tik me zgjedhje 3
Portofoli i tik me zgjedhje 3Rexhino Kovaci
 
menaxhimi i operacioneve - vehbi rama
menaxhimi i operacioneve - vehbi rama menaxhimi i operacioneve - vehbi rama
menaxhimi i operacioneve - vehbi rama drilon emini
 
PROJEKTIMI I PROGRAMIT PËR MENAXHIM TË DOKUMENTACIONIT NË SHKOLLAT E MESME TË...
PROJEKTIMI I PROGRAMIT PËR MENAXHIM TË DOKUMENTACIONIT NË SHKOLLAT E MESME TË...PROJEKTIMI I PROGRAMIT PËR MENAXHIM TË DOKUMENTACIONIT NË SHKOLLAT E MESME TË...
PROJEKTIMI I PROGRAMIT PËR MENAXHIM TË DOKUMENTACIONIT NË SHKOLLAT E MESME TË...UBT - Higher Education Institution
 
Informatika ne biznes Pr. Mihane Berisha
Informatika ne biznes Pr. Mihane Berisha Informatika ne biznes Pr. Mihane Berisha
Informatika ne biznes Pr. Mihane Berisha Fidan Haliti
 

Ähnlich wie Tema perfundimisht (20)

Informatika e bzinesit java 13
Informatika e bzinesit   java 13Informatika e bzinesit   java 13
Informatika e bzinesit java 13
 
teknologjia informative / Ligjerata 9
teknologjia informative / Ligjerata 9teknologjia informative / Ligjerata 9
teknologjia informative / Ligjerata 9
 
Ligjerata 9
Ligjerata 9Ligjerata 9
Ligjerata 9
 
Deyrat e portofolit te Tik me Zgjedhje 12 Semestri i 1
Deyrat e portofolit te Tik me Zgjedhje 12 Semestri i 1Deyrat e portofolit te Tik me Zgjedhje 12 Semestri i 1
Deyrat e portofolit te Tik me Zgjedhje 12 Semestri i 1
 
CIKLI I ZHVILLIMIT TE SOFTWARE (TIK 12)
CIKLI I ZHVILLIMIT TE SOFTWARE (TIK 12)CIKLI I ZHVILLIMIT TE SOFTWARE (TIK 12)
CIKLI I ZHVILLIMIT TE SOFTWARE (TIK 12)
 
Deyrat e portofolit te Tik me Zgjedhje
Deyrat e portofolit te Tik me Zgjedhje Deyrat e portofolit te Tik me Zgjedhje
Deyrat e portofolit te Tik me Zgjedhje
 
Strategjia për IT-në e Doganës Shqiptare
Strategjia për IT-në e Doganës ShqiptareStrategjia për IT-në e Doganës Shqiptare
Strategjia për IT-në e Doganës Shqiptare
 
Detyrë Kursi Inteligjenca Artificiale ne animim.docx
Detyrë Kursi Inteligjenca Artificiale ne animim.docxDetyrë Kursi Inteligjenca Artificiale ne animim.docx
Detyrë Kursi Inteligjenca Artificiale ne animim.docx
 
Flyer_alb
Flyer_albFlyer_alb
Flyer_alb
 
UPT; Punim diplome ne powerpoint.pptx
UPT; Punim diplome ne powerpoint.pptxUPT; Punim diplome ne powerpoint.pptx
UPT; Punim diplome ne powerpoint.pptx
 
Si
SiSi
Si
 
Ligj mimoza luta
Ligj mimoza lutaLigj mimoza luta
Ligj mimoza luta
 
sim.ppt presentation for having an open
sim.ppt presentation  for having an opensim.ppt presentation  for having an open
sim.ppt presentation for having an open
 
Projektimi i procesit Vehbi Ramaj
Projektimi i procesit Vehbi RamajProjektimi i procesit Vehbi Ramaj
Projektimi i procesit Vehbi Ramaj
 
Ligjerata 5
Ligjerata 5Ligjerata 5
Ligjerata 5
 
Orientim Karriere ne IT, programim, data & design
Orientim Karriere ne IT, programim, data & designOrientim Karriere ne IT, programim, data & design
Orientim Karriere ne IT, programim, data & design
 
Portofoli i tik me zgjedhje 3
Portofoli i tik me zgjedhje 3Portofoli i tik me zgjedhje 3
Portofoli i tik me zgjedhje 3
 
menaxhimi i operacioneve - vehbi rama
menaxhimi i operacioneve - vehbi rama menaxhimi i operacioneve - vehbi rama
menaxhimi i operacioneve - vehbi rama
 
PROJEKTIMI I PROGRAMIT PËR MENAXHIM TË DOKUMENTACIONIT NË SHKOLLAT E MESME TË...
PROJEKTIMI I PROGRAMIT PËR MENAXHIM TË DOKUMENTACIONIT NË SHKOLLAT E MESME TË...PROJEKTIMI I PROGRAMIT PËR MENAXHIM TË DOKUMENTACIONIT NË SHKOLLAT E MESME TË...
PROJEKTIMI I PROGRAMIT PËR MENAXHIM TË DOKUMENTACIONIT NË SHKOLLAT E MESME TË...
 
Informatika ne biznes Pr. Mihane Berisha
Informatika ne biznes Pr. Mihane Berisha Informatika ne biznes Pr. Mihane Berisha
Informatika ne biznes Pr. Mihane Berisha
 

Mehr von Mustaf Ameti

Mbrojtja ne pune dhe perpunimi i metaleve
Mbrojtja ne pune dhe perpunimi i metaleveMbrojtja ne pune dhe perpunimi i metaleve
Mbrojtja ne pune dhe perpunimi i metaleveMustaf Ameti
 
Gazrat teknike dhe pajisjet nen presion
Gazrat teknike dhe pajisjet nen presionGazrat teknike dhe pajisjet nen presion
Gazrat teknike dhe pajisjet nen presionMustaf Ameti
 
Moduli 1 instalim i nxemjes qendrore
Moduli  1  instalim i nxemjes qendroreModuli  1  instalim i nxemjes qendrore
Moduli 1 instalim i nxemjes qendroreMustaf Ameti
 
Dinamika mjeteve transportuese det3
Dinamika mjeteve transportuese det3Dinamika mjeteve transportuese det3
Dinamika mjeteve transportuese det3Mustaf Ameti
 
Dinamika mjeteve transportuese det1
Dinamika mjeteve transportuese det1 Dinamika mjeteve transportuese det1
Dinamika mjeteve transportuese det1 Mustaf Ameti
 
Logaritja e mekanizmit për ngritje
Logaritja e mekanizmit për ngritjeLogaritja e mekanizmit për ngritje
Logaritja e mekanizmit për ngritjeMustaf Ameti
 
Seminari mjete transportuese
Seminari mjete transportueseSeminari mjete transportuese
Seminari mjete transportueseMustaf Ameti
 
Inovaconet teknologjike të sistemeve prodhuse
Inovaconet teknologjike të sistemeve prodhuseInovaconet teknologjike të sistemeve prodhuse
Inovaconet teknologjike të sistemeve prodhuseMustaf Ameti
 
Punim mbi organizimin e nje ndermarrje
Punim mbi organizimin e nje ndermarrjePunim mbi organizimin e nje ndermarrje
Punim mbi organizimin e nje ndermarrjeMustaf Ameti
 
Lendet djegese dhe mbrojtja ne pune
Lendet djegese dhe mbrojtja ne puneLendet djegese dhe mbrojtja ne pune
Lendet djegese dhe mbrojtja ne puneMustaf Ameti
 
Kapitulli ii mjetet mbrojtese
Kapitulli ii mjetet mbrojteseKapitulli ii mjetet mbrojtese
Kapitulli ii mjetet mbrojteseMustaf Ameti
 
Gazrat teknike dhe pajisjet nen presion
Gazrat teknike dhe pajisjet nen presionGazrat teknike dhe pajisjet nen presion
Gazrat teknike dhe pajisjet nen presionMustaf Ameti
 
Sistemi i ka priatave hapsinore përfundimtare
Sistemi i ka priatave hapsinore  përfundimtareSistemi i ka priatave hapsinore  përfundimtare
Sistemi i ka priatave hapsinore përfundimtareMustaf Ameti
 
Ndikimi i globalizmit në raportet e në mes të shoqëeisë dhe politikës (1)
Ndikimi i globalizmit në raportet e në mes të shoqëeisë dhe politikës (1)Ndikimi i globalizmit në raportet e në mes të shoqëeisë dhe politikës (1)
Ndikimi i globalizmit në raportet e në mes të shoqëeisë dhe politikës (1)Mustaf Ameti
 

Mehr von Mustaf Ameti (15)

Mbrojtja ne pune dhe perpunimi i metaleve
Mbrojtja ne pune dhe perpunimi i metaleveMbrojtja ne pune dhe perpunimi i metaleve
Mbrojtja ne pune dhe perpunimi i metaleve
 
Gazrat teknike dhe pajisjet nen presion
Gazrat teknike dhe pajisjet nen presionGazrat teknike dhe pajisjet nen presion
Gazrat teknike dhe pajisjet nen presion
 
Moduli 1 instalim i nxemjes qendrore
Moduli  1  instalim i nxemjes qendroreModuli  1  instalim i nxemjes qendrore
Moduli 1 instalim i nxemjes qendrore
 
Dinamika mjeteve transportuese det3
Dinamika mjeteve transportuese det3Dinamika mjeteve transportuese det3
Dinamika mjeteve transportuese det3
 
Dinamika mjeteve transportuese det1
Dinamika mjeteve transportuese det1 Dinamika mjeteve transportuese det1
Dinamika mjeteve transportuese det1
 
Logaritja e mekanizmit për ngritje
Logaritja e mekanizmit për ngritjeLogaritja e mekanizmit për ngritje
Logaritja e mekanizmit për ngritje
 
Seminari mjete transportuese
Seminari mjete transportueseSeminari mjete transportuese
Seminari mjete transportuese
 
Metodika 1
Metodika 1Metodika 1
Metodika 1
 
Inovaconet teknologjike të sistemeve prodhuse
Inovaconet teknologjike të sistemeve prodhuseInovaconet teknologjike të sistemeve prodhuse
Inovaconet teknologjike të sistemeve prodhuse
 
Punim mbi organizimin e nje ndermarrje
Punim mbi organizimin e nje ndermarrjePunim mbi organizimin e nje ndermarrje
Punim mbi organizimin e nje ndermarrje
 
Lendet djegese dhe mbrojtja ne pune
Lendet djegese dhe mbrojtja ne puneLendet djegese dhe mbrojtja ne pune
Lendet djegese dhe mbrojtja ne pune
 
Kapitulli ii mjetet mbrojtese
Kapitulli ii mjetet mbrojteseKapitulli ii mjetet mbrojtese
Kapitulli ii mjetet mbrojtese
 
Gazrat teknike dhe pajisjet nen presion
Gazrat teknike dhe pajisjet nen presionGazrat teknike dhe pajisjet nen presion
Gazrat teknike dhe pajisjet nen presion
 
Sistemi i ka priatave hapsinore përfundimtare
Sistemi i ka priatave hapsinore  përfundimtareSistemi i ka priatave hapsinore  përfundimtare
Sistemi i ka priatave hapsinore përfundimtare
 
Ndikimi i globalizmit në raportet e në mes të shoqëeisë dhe politikës (1)
Ndikimi i globalizmit në raportet e në mes të shoqëeisë dhe politikës (1)Ndikimi i globalizmit në raportet e në mes të shoqëeisë dhe politikës (1)
Ndikimi i globalizmit në raportet e në mes të shoqëeisë dhe politikës (1)
 

Tema perfundimisht

  • 1. PUNIM DIPLOME Mustaf Ahmeti Parathënie Sipas definicionit klasik, me konstruktim kuptohet të paramenduarit e produkteve teknike dhe të dokumentuarit e rezultateve në formë të dokumentacionit të gatshëm për prodhim. Proceset të cilat tradicionalisht janë kryer vetëm nga koka dhe dora e konstruktorit, prej para disa kohe, mund të përkrahen me metodat dhe mjetet e informatikës. Integrimi i këtyre dy lëmive ka çuar deri te një lëmi e re e shkencës: Projektimi me ndihmen e kompjuterit (ang. Computer Aided Design-CAD). CAD-sistemet sot janë për shumë fusha aplikimi, instrumente me efikasitet të padiskutueshëm dhe madje shpesh edhe instrumente prej të cilave nuk mund të heqet dorë. Prandaj, përkrahja efikase nga ana e CAD-sistemeve për përshtatjen e konstruksioneve dhe ndërtimin e varianteve, po bëhet në masë të shtuar një teknologji kyçe për suksesin afatgjatë të ndërmarrjeve, shpesh madje edhe kriterium i mbijetesës së tyre. Dizajneri industrial është formues kondicional për proceset industriale të prodhimtarisë. Ai dallon nga konstruktori që aspektet artistike-estetike i sjell në dizajnimin e konstruksioneve të orientura kryesisht në mënyrë funksionale teknike. Dallon nga artisti i lirë, që duke respektuar kushtet ergonomike, teknike dhe ekonomike, formon në mënyrë industriale produkte të gatshme të shfrytëzueshme për njeriun. Në teorinë e dizajnit shpesh paraqitet mendimi se dizajni industrial është faktor “pajtimi“ në mes të kundërthënies dhe kërkesave, të cilat lajmërohen në kushtet e prodhimtarisë serike dhe kërkesave të tregut masiv. Nëse miratohet kjo teori, “pajtimi“ do të thotë se dizajni industrial konstituohet si metodë dhe praktikë dhe vepron në kushte objektive të 1
  • 2. PUNIM DIPLOME Mustaf Ahmeti prodhimtarisë dhe tregut përkatës dhe se në rrjedhën e vet përfundimtare, e kjo është prodhimtaria industriale dhe pajtimi harmonik, shpreh kërkesat si të prodhimtarisë ashtu edhe të tregut. Dizajneri industrial duhet të jetë kompetent, mjaft i arsimuar dhe me përvojë, që drejtpërdrejt të veprojë në të gjitha detyrat komplekse, çfarë parimisht mund të arrihet nëpërmes punës ekipore. Arsimimi për dizajnim inxhinierik është një çështje komplekse, sikurse çdonjëra prej pjesëve përbërëse të saj (dizajni inxhinierik dhe arsimimi) që është komplekse. Prandaj vlen që të hulumtohet përzierja komplekse e faktorëve që ndikojnë në çdonjërën prej këtyre pjesëve përbërëse. Kjo mund të duket reduktive, por pa njohuritë e elementeve nuk është e mundur të shqyrtohen raportet në mes tyre dhe të sintetizohet të kuptuarit më i tërësishëm. Ferizaj, më 18.6.2006 2
  • 3. PUNIM DIPLOME Mustaf Ahmeti KAPITULLI I 1. PROCESI I KONSTRUKTIMIT DHE SHFRYTËZIMI I KOMPJUTERIT NË PROCESIN E KONSTRUKTIMIT 1.1. HYRJE Në shumë fusha të projektimit dhe konstruktimit inxhinierik sot kompjuteri plotëson një hapësirë të mirë ndërmjet konstruktorit dhe produktit, duke shërbyer si instrument i fuqishëm i cili në mënyrë drastike shkurton kohën prej skicës deri te realizimi i produktit. Shfrytëzimi i kompjuterit në procesin e konstruktimit dhe zhvillimi i sistemeve për modelimin e gjeometrive kanë mundësuar që një pjesë e madhe e informatave të cilat janë rezultat i procesit të konstruktimit me ndihmën e kompjuterit, duhet vënë në disponim të procesve që pasojnë. Informacioni kryesor që kalon nëpër pjesën më të madhe të komponenteve të prodhimit, është informacioni mbi formën e detalit. Forma e detalit dhe mënyra e prezantimit të tij përmes kompjuterit, sot konsiderohen si bazë për integrimin e konstruktimit, për analiza dhe përpunim në një sistem unik. Rezultat i procesit të projektimit është përshkrimi strukturor, i cili zakonisht paraqitet në formë të dokumentit, vizatimit ose planit. Kur është fjala për projektimin e objekteve ose proceseve relativisht të thjeshta, nuk nevojitet kurrfarë dokumenti, por modelin e formon vetë projektuesi. 1.2. Kompjuteri në sistemet prodhuese Kompjuterët janë makina që përpunojnë të dhënat në drejtim të përfitimit të informatave të caktuara. Varësisht nga natyra e të dhënave dhe tipi i informatave të dëshiruara, janë zhvilluar kompjuterët me veti të ndyshme dhe për qëllime të ndryshme. Sot kompjuterët kryejnë këto aktivitete [3]: • mbledhin, ruajnë, azhurojnë dhe i dërgojnë të dhënat e nevojshme, • bëjnë përpunimin e të dhënave, • bëjnë llogaritjen, simulimin, analizën dhe optimizimin e proceseve të ndryshme, 3
  • 4. PUNIM DIPLOME Mustaf Ahmeti • marrin pjesë në procesin e konstruktimit, përpunimit të dokumentacionit konstruktiv dhe vizatimit teknik, • ndihmojnë në projektimin e proceseve teknologjike, • marrin pjesë në përpunimin e programeve të dirigjimit të kompjuterëve të procesit, do të thotë kompjuterët të cilët dirigjojnë makinat dhe proceset e caktuara, • mbledhin të dhëna mbi gjendjen e proceseve të prodhimit dhe dirigjojnë me to, • sigurojnë komunikimin, do të thotë shkëmbejnë informata ndërmjet të gjitha elementeve të sistemit të prodhimit, • lehtësojnë të gjitha funksionet e planifikimit dhe përcjelljes së gjendjes reale në procesin e prodhimit, etj. Për këto dhe aplikime tjera janë zhvilluar një varg pajisjesh kopmpjuterike, të cilat në masë të dukshme lehtësojnë punën e sistemit të prodhimit dhe dirigjimin e tij. Aplikimi i kompjuterëve (të ashtuquajtura aplikacione) realizohen kryesisht sipas renditjes vijuese [3]: • përcjellja e afarizmit material-finaciar, • planifikimi i prodhimit,materialit, komponenteve dhe ngarkueshmërisë së kapaciteteve, dirigjimi i prodhimit, përfundimi dhe inicimi i urdhërave të punës, • dirigjimi me rezervat, • dirigjimi i punës së makinave me dirigjim numerik për përpunimin e detaleve me gjeometri të komplikuar, • dirigjimi i punës së makinave vegla, makinave matëse dhe robotëve, • dirigjimi i proceseve prodhuese (para së gjithash në industrinë e procesit), realizimi i vizatimeve teknike, • llogaritja e konstruksionit dhe analiza me metodën elementeve të fundme, • konstruktimi i produktit me ndihmën e kompjuterit, • simulimi dhe optimizimi i procesit, sistemit të prodhimit, • planifikimi dhe projektimi i proceseve teknologjike, • automatizimi i veprimtarive kreative me aplikimin e metodave të inteligjencies artificiale dhe sistemeve eksperte. Duke shpejtuar njërën veprimtari, shkaktohet grumbullimi i punëve në veprimtaritë fqinje. Po ashtu, paraqitet edhe problemi i komunikimit të sistemeve të ndyshme kompjuterike të aplikuara në automatizimin e veprimtarive të veçanta në sistemet prodhuese. Kështu është shtruar pyetja logjike: Si të bëhet ndërlidhja e të gjitha këtyre aplikimeve të kompjuterit në sistemin e prodhimit me qëllim të përfitimit të efekteve pozitive globale? Viteve të fundit janë bërë hulumtime intensive në lëminë e integrimit të këtyre aplikacioneve, dhe rezultat i tyre janë sistemet CAD/CAM . 4
  • 5. PUNIM DIPLOME Mustaf Ahmeti 1.3. Shfrytëzimi i kompjuterit në procesin e konstruktimit Konstruktimi paraqet ndërlidhje funksionale të pjesëve me veti të definuara në një sisistem unik. Dy arsye themelore për aplikimin e kompjuterit në procesin e konstruktimit janë: • që të rritet produktiviteti dhe cilësia e punës së konstruktorit (konstruktori fiton më lehtë parafytyrim vizuel për produktin, ndërlidhjen dhe pjesët e tij), e njëkohësisht reduktohet koha e nevojshme për sintezë, analizë dhe përpunim të dokumentacionit konstruktiv, • të formohet baza e të dhënave për proceset pasuese. Në procesin e definimit të konstruksionit (modelimi i formës, përcaktimi i përmasave, materialit, tolerancave etj.) krijohet pjesa më e madhe e bazës së të dhënave të nevojshme për analizën inxhinierike, planifikimin e procesit të përpunimit, montimin e dirigjuar nga kompjuteri, kontrollë, etj. Grupi i parë i detyrave ka të bëjë me CAD-in, kurse i dyti me teknologjinë CAM (fig.1.1.). Fig. 1.1 Përkufizimi i fushave CAD/CAM në prodhimtari [3] Elementet themelore të sistemit për projektim që ndihmohet nga kompjuteri (CAD sistemi) janë: 5
  • 6. PUNIM DIPLOME Mustaf Ahmeti • shfrytëzuesit (projektuesit, inxhinierët, vizatuesit teknik), • pajisja llogaritëse (i ashtuquajturi harduer), • programi (i ashtuquajturi softuer). Këto tri komponente të sistemit llogaritës për projektim paraqesin tërësi të pandashme. Pa cilëndo prej këtyre komponenteve nuk mund të kryhet kurrfarë pune. Vetëm kuadrot e përgatitura, të pajisura me softuer dhe harduer përkatës, mund të japin rezultate pozitive. Sipas ISO "metodat dhe teknikat, të cilat mundësojnë përpunimin e të dhënave deri dhe prej pajisjes grafike me ndihmën e kompjuterit, quhet grafika kompjuterike" [3]. Duke shfrytëzuar grafikën kompjuterike interaktive në konstruktimin inxhinierik arrihet: • paraqitje vizuele e përkryer e objekteve ose tërësisë e cila konstruktohet, • mundësia e shqyrtimit të konstruksioneve alternative në kohë relativisht të shkurtë, krahasuar me mënyrën konvencionale të konstruktimit, • konstruktim të lehtë të pjesëve anësore, të cilat në mes veti bashkohen në prodhimtari, • mundësi simulimi të lëvizjeve punuese, të tërësisë, e cila konstruktohet, • mundësi të zgjidhjes së problemeve llogaritëse në mënyrë përkatëse dhe në kohë reale. 1.4. Përparësitë dhe te metat e CAD-sistemeve Për shkak të çmimit, CAD-i në fillim është futur në përdorim me tërë kapacitetin, vetëm tek firmat e mëdha. Duke falënderuar uljen permanente të çmimit të harduerit, projektimi më përkrahje të kompjuterit është bërë gjithnjë e më interesant edhe për uzinat mesatare. Rreziku nga investimi i gabuar me futjen e CAD-it në përdorim, gjithnjë është zvogëluar. Për të gjitha firmat, të ashtuquajtura "Low-Cost-Systems" (sistemet me çmim të ulët), vijnë në konsiderim së paku si zgjidhje e përkohshme. 6
  • 7. PUNIM DIPLOME Mustaf Ahmeti Çka mund të pritet sot nga futja e CAD-sistemeve në përdorim? Modelimi i gjeometrisë, eventualisht funksionit të produktit në kompjuter . Varësisht nga CAD-sistemi, krijohen modele 2D ose edhe 3D të llojeve të ndryshme Çfarë përparësish sjell të modeluarit në kompjuter? • Përkrahje gjatë realizimit të vizatimit. Nga modelet e memoruara në kompjuter, mund të realizohen lehtë vizatime të ndryshme. Elementet e veçanta të vizatimit mund të komponohen, mund të shtohen, zvogëlohen, zmadhohen, rrotullohen, fshihen dhe modifikohen. Vizatimet mund të realizohen më shpejt dhe me cilësi shumë të mirë. • Shfrytëzimi i modeleve për lIogaritje shkencoro-teknike. Shumë me rëndesi janë p.sh. llogaritjet e fortësisë me ndihmën e FEM (Finite Element Method-metoda e elementëve të fundme). Një pjesë e të dhënave gjeometrike për llogaritjet me FEM- programe mund të bëjnë edhe optimalizimin e detaleve. Gjeometritë e optimalizuara mund të përvetësohen po ashtu në CAD-modele. • Verifikimi i rrjedhshmërisë së lëvizjeve. Rjedhshmëria e lëvizjes mund të verifikohet në ekran me ndihmën e gjeometrive të memoruara. Në çështjet e mundësisë së të memoruarit dhe të ndeshjes gjatë rrjedhshmërisë së lëvizjes mund të jepet përgjigje qysh gjatë fazës së projektimit. Eksperimentet të cilat më parë ishin të domosdoshme dhe të shtrenjta, tani më janë të panevojshme. • NC-programeri (NC-Numerical Control). Më parë është dashur që më ndihmën e vizatimeve ta ripërshkruaj gjeometrinë e detalit. Sot, është e mundur që nga CAD-modeli të merren drejtpërsëdrejti të dhënat gjeometrike, përveç kësaj, po ashtu lëvizjet dhe veglat përpunuese në procesin e prodhimit, mund të simulohen në ekran. • Përkrahja e dokumentacionit. Të dhënat dhe vizatimet memorohen dhe janë në disponim në çdo kohë. Asnjë ide nuk humbet, pra e njëjta punë nuk ka nevojë të bëhet dy herë. përmes lidhjes në rrjetë të vendeve të punës, mbikëqyrësi i projektit ka mundësi të informohet mbi gjendjen aktuale të punimeve gjatë konstruktimit. CAD-i që në fillim duhet të shikohet si një CIM komponente e rëndësishme. Aftësia për integrim të CAD sistemeve në tërë ambientin e përpunimit elektronik të të dhënave është parakusht për shfrytëzim të plotë te potencialit racionalizues. 7
  • 8. PUNIM DIPLOME Mustaf Ahmeti Përkundër përparësive të përmendura, futja e CAD-it në përdorim në shumë ndërmarrje bëhet ngadalë dhe me ngurrim. Shkaqet për këtë janë si vijon: • disa ndermarrje kanë përvojë të keqe me CAD-in. Disa CAD-sisteme janë reklamuar me shumë se sa ka qenë efektiviteti i tyre. • sistemet 2D Low-Cost janë sot po aq efektive, ose ndoshta edhe më tepër sesa sistemet kompjuterike të para disa viteve. Për shumë firma është më e rëndësishme që të shtyhet futja e CAD-it, sepse çmimet e harduerit po ashtu po zbriten, • numri i sistemeve që ofrohen në treg është marramendës. Shtrohet pyetja, cili CAD sistem është "më i miri" ? • dokumentacioni për CAD-sistemin nganjëherë nuk është i mjaftueshëm. A janë ofertuesit çdoherë në gjendje që blerësit t’i rikualifikojnë dhe t’i kenë nën përkujdesje? • a është e mundur që shpenzimet e CAD-it të çmohen, së paku për një periudhë afatmesme? A mund të shprehet kuantitativisht efekti i racionalizimit duke futur në përdorim CAD-in? A është e mundur ndonjë analizë besnike e shpenzimeve/dobive? • sa është i madh rreziku për të zgjedhur gabimisht ndonjë CAD-sistem? • a është e mundur që një vendim i gabuar më vonë të korrigjohet dhe me çfarë shpenzimesh? • po ashtu frika nga pasiguria e punëtorëve luan shpesh rol të madh. A do të mbyllen vende pune duke futur në përdorim CAD-in? Futja e CAD-it, a do të sjellë ndërrime në hierarkinë e ndërmarrjes? Ekziston vërshim marramendës i informatave lidhur me CAD-in (libra, botime në revista, takime të ndryshme, panaire etj.). Prandaj, është shumë vështirë që brenda një kohe të shkurtër të nxirren ato informata të cilat janë më të rëndësishme. Vështirësitë e lartpërmendura në masë të madhe mund të eliminohen përmes rikualifikimit rrënjësor të personave që sjellin vendime. Një rikualifikim i mirë i bashkëpunëtorëve në CAD qysh në fazën para sjelljes së vendimeve, ndihmon që rreziqet të hetohen me kohë, dhe paraqet motivimin më të mirë për shfrytëzimin e CAD-it në të ardhmen. 8
  • 9. PUNIM DIPLOME Mustaf Ahmeti 1.5. Racionalizimi i vepimtarive përmes CAD-sistemeve Një parakusht i rëndësishëm për racionalizimin e punës përmes CAD-sistemeve është analiza e punëve zhvillimore në përgjithësi dhe në repartet e konstruktimit. Në repartet e konstruktimit duhet të zgjidhen dhe ekzekutohen këto detyra, respektivisht hapa të punës: • Mbledhja dhe analizimi i të dhënave dhe informatave. Duke iu falendëruar aftësive komunikuese të vendeve të punës së CAD- sistemeve, bëhet e mundur ndihma gjatë përpunimit të infonnatave. Konstruktori mundet që nga vendi i vet i punës të komunikojë me bashkëpunëtorët tjerë, të shkëmbejë dokumentacionin, pjesërisht ta analizojë atë me ndihmën e programeve ndihmëse; do të thotë është e realizueshme njëlloj poste elektronike. Në të ardhmën është vështirë të paramendohet zhvillimi i produkteve të reja pa qenë i informuar mbi gjendjen aktuale të teknikës. • Kërkimi dhe vlerësimi i mundësive të zgjidhjeve. Kërkimi i rrugëve të reja të zgjidhjeve është një veprimtari kreative, ku njeriu nuk mund të zëvendësohet. Poashtu, një përkrahje e drejtpërdrejtë e kreativitetit të njeriut nga sistemet për përpunim elektronik të të dhënave, nuk është e mundur .Si rezultat i të menduarit krijues, zakonisht gjenden më shumë a1temativa të zgjidhjës së problemit. Verifikimi i këtyre alternativave dhe të gjykuarit e funksionalitetit të tyre, në masë të gjerë mund të realizohet më ndihmën e CAD dhe sistemeve për përpunimin e të dhënave (simulimi i gjeometrisë dhe proceseve). • Formësimi optimal i detaleve në pikëpamje të funksionalitetit dhe prodhueshmërisë. Le të përkujtojmë programet FEM(metoda e elementëve të fundme) të cilat janë në gjendje ti optimalizojnë gjeometritë. Mundësitë e shkëmbimit të të dhënave ndërmjet vendeve të punës sot e bëjnë të mundur që ekspertët e prodhimtarisë qysh në fazën e projektimit të produktit, të gjykojnë se a është koncipuar ai optimalisht në aspektin e prodhimtarisë. • Nga koncepcioni i produktit të vlerësohen: ekonomiciteti, ergonomia, montimi dhe qëndrueshmëria. Për t’u arritur një efekt i lartë i racionalizimit te këto detyra, duhet qe së pari të krijohen banka voluminoze të të dhënave (të dhënat e materialit, listat e çmimeve raportet e eksperimenteve etj .). Për të gjykuar aspektet ergonomike të aplikimit të produktit, modelet CAD të produktit janë shumë me rëndësi. 9
  • 10. PUNIM DIPLOME Mustaf Ahmeti • Respektimi i rregullave ligjore. Le të përkujtojmë p.sh. të drejtën e patentimit: nga një vend i punës së CAD-it mund të ketë çasje në bankat e të dhënave, në të cilat janë të memoruara rregullat ligjore. Konstruktori duhet t’i dijë produktet dhe zgjidhjet ekzistuese të problemeve të tij, të cilat janë të mbrojtura me të drejtën e patentimit. • Prezentimi i rezultateve përfundimtare të punës së vizatimeve teknike. Te kjo veprimtari japin ndihmë të konsiderueshme gati të gjitha CAD-sistemet. Realisht puna e realizimit të vizatimit duhet të hulumtohet me më hollësi për përpilimin e reklamave, shfrytëzohen gjithnjë e më tepër CAD modelet 3D.Planifikimet e reja të prodhimtarisë përveç rrjedhave të materialit, të njohura që më parë, janë ne varshmëri rigoroze me rrjedhat e informatave. 2. RËNDËSIA E KONSTRUKTIMIT GJATË ZHVILLIMIT TË PRODUKTIT Brenda konstruktimit qëndron një potencial tjetër enorm për kursimin e kohës dhe të shpenzimeve lidhur me shfrytëzimin dhe manipulimin më efikas të konstruksioneve ekzistuese. Kjo ka të bëjë si me ndryshimet të cilat janë të nevojshme në një konstruksion gjatë rrjedhës së zhvillimit të produktit, ashtu edhe me shfrytëzimin e konstruksioneve themelore të njohura dhe të verifikuara [3]. Konstruksioni përkundër përkrahjes nga CAD-i nuk ofron sot drejtpërdrejt një rezultat i cili është optimal i arsyeshëm në lidhje me kërkesat shpesh kundërthënse siç janë efektiviteti, besnikëria, cilësia, qëndrueshmëria, pamja, shpenzimet, prodhueshmëria, etj. Megjithatë, qëllimi është që modeli i krijuar tanimë në kompjuter, të lirohet nga mangësitë dhe eventualisht të përmirësohet. Kjo realizohet përmes programeve përkatëse të analizës dhe simulimit. Tërë kjo punë kryhet me përkrahje të kompjuterit të quajtur Computer Aided Engineering-CAE. Një mënyrë mjaft e përhapur që shfrytëzohet këtu bazohet në metodën e elementeve të fundme-FEM. Në fig.1.2. janë paraqitur hapat tipik të cilët duhet kaluar gjatë zhvillimit të produktit dhe ndërrimeve të konstruksionit. 10
  • 11. PUNIM DIPLOME Mustaf Ahmeti Fig. 1.2. Fazat e zhvillimit të produktit dhe ndërrimet e konstruksionit 3. EFEKTI I RACIONALIZIMIT PËRMES FUTJES SË CAD-SISTEMEVE NË PROJEKTIM Që të mund të çmohet efekti i racionalizimit me futjen e CAD-sistemeve, duhet që veprimtaritë e projektimit të analizohen rrënjësisht. Duhet të përcaktohet qartë, se cilat veprimtari mund të ndihmohen nga CAD-sistemet dhe cilat jo [1,2]. Rekomandohet, që analiza të bëhet madje për secilin bashkëpunëtor veç e veç; përmes kësaj mund të caktohet me saktësi, se kush mund të punoi me efektivitet me CAD-sistemin. Rezultatet e analizës natyrisht janë të ndryshme, për çdo projektues nga ndermarrja në ndermarrje. 11
  • 12. PUNIM DIPLOME Mustaf Ahmeti Shembull 1: PUNËT PA REDUKTIM KOHOR PJESËMARRJA KOHORE (SI SHEMBULL) Kërkimi i zgjidhjeve të reja teknike 15% Kontrollimi 5% Komunikimi me bashkëpunëtorët tjerë 10% Përpunimi literaturës profesionale (studimi) 6% Veprimtaritë që mund të shpejtohen Llogaritjet teknike 8% Krijimi i vizatimit 40% Kërkimi i informatave(bankave të të 4% dhënave) Përpilimi i listave të pjesëve 5% Kërkimet në vizatimet që janë në dispozicion 3% Pëpunimi i raporteve të eksperimeneteve 4% laboratorike. Veprimtarive të cilat mund të shpejtohen me aplikimin e CAD-sistemeve, iu shoqërohen faktorë të caktuar të shpejtimit. Ekzistojnë vlera të përgjithshme orientuese që mund të fitohen nga ofertuesit e CAD-sistemeve, respektivisht nga literatura profesionale. Supozimet: Me aplikimin e CAD-sistemeve, vizatimet teknike mund të krijohen dy herë (2x) më shpejtë, llogaritjet teknike mund të kryhen tetë herë (8x) më shpejtë. Çka mund të nxjerret nga kjo analizë? Krijimi i vizatimit në vend të 40% pjesëmarrje kohore, kërkon vetëm 20%. Tek llogaritjet teknike kursehet 7% pjesëmarrja kohore. Prandaj, puna e përgjithshme bie nga 100% në 73%; respektivisht për kohë të njëjtë mund të arrihet 27% më shumë efektivitet. Për të bërë çmuarjen e shpejtimit të punës përmes CAD-sitemit tek veprimtaritë me redukim kohor, duhet që po ashtu këto veprimtari të hulumtohen më saktësisht. Këtu mund të konstatohet, se ka po ashtu veprimtari, të cilat me CAD- sisteme mund të kryhen jo më shpejt, por madje më ngadal. (thënë të vërtetën kjo varet nga CAD-sistemi). 12
  • 13. PUNIM DIPLOME Mustaf Ahmeti Shembull 2: Analiza e krijimit të vizatimit FAKTORI I PJESËMARR- VEPRIMTARITË PJESËMARR SHPEJTIMIT TË JA KOHORE JA KOHORE VEPRIMTARIVE E REDUKTUAR Vizatimi i objekteve të reja (pa dimensione 20% 1 20% dhe vijëzim) Shfrytëzimi i përparësive të 20% 10-20 2%-1% përsëritjes Vizatimi i varianteve 20% 1-20 (varësisht 20%-1% nga numri) Dimensionimi dhe mbishkrimi 15% 1-5 15%-3% Vijëzimi 5% 5 1% Ndryshimet në vizatimet e vjetra 10% 1-5 10%-2% Veprimtaritë tjera 10% 1 10% 100% 80%-39% Veprimtaritë duhet të definohen, që të mos e mbulojnë njëra tjetrën. 13
  • 14. PUNIM DIPLOME Mustaf Ahmeti KAPITULLI II 1.DIZAJNI INDUSTRIAL 1.0. HYRJE Termi dizajn është shumë i popullarizuar në përdorim dhe i referohet një paraqitjeje estetike të një objekti. Ne shpesh flasim për rroba të dizajnuara dhe vetura të dizajnuara bukur. Prandaj, përmban çdo veprimtari krijuese-formuese. Dizajneri është një formues, me çfarë kuptohet dizajnimi ose shënimi. Fjala dizajn rrjedh nga fjala latine designare, çka do të thotë: caktoj, emërtoj, tregoj, konstruktoj, planifikoj, vizatoj, formoj, shpik, dizajnoj. Dizajnimi inxhinierik i përgjigjet dizajnimit të pajisjeve, produkteve dhe sistemeve të një natyre inxhinierike siç janë: motorat, makinat, veglat dhe instrumentet. Dizajni industrial (vizatimi, projektimi, planifikimi, qëllimi, formimi, konstruktimi) shtrihet në një mori disiplinash shtesë, të koordinuara për bashkëpunim interdisiplinar. Dizajnimi mund të nënkuptojë të gjitha proceset e konceptimit, sajimit, vizualitetit, llogaritjeve, rafinimit dhe specifikim të detaleve të cilat përcaktojnë formën e një produkti. Dizajnimi në përgjithësi fillon me një nevojë ose kërkesë, ose në mënyrë alternative me një ide. Ai përfundon me një komplet vizatimesh ose reprezentime kompjuterike dhe informatave të tjera të cilat mundësojnë që produkti të mund të prodhohet dhe të përdoret. Këtu dizajni është i definuar si ”aktivitet total i nevojshëm për të furnizuar një produkt apo proçes, t’i përshatet nevojës së tregut” . 1.2. VEPRIMTARITË NË DIZAJNIN INDUSTRIAL 14
  • 15. PUNIM DIPLOME Mustaf Ahmeti Dizajnimi industrial përfshinë të gjitha veprimtaritë, që synojnë një mjedis (ambient) të organizuar në mënyrë të arsyeshme dhe dinjitoze për njerëzimin (humane). Ato veprimtari çdoherë duhet të orientohen kah nevojat reale të njerëzve, për të qenë të dobishme. Punët (të arriturat) specifike të lëmisë të dizajnuesit industrial janë: • duke i marrë parasysh faktorët përcaktues të produktit, ta shpie paraqitjen e një produkti industrial në cilësi të pavarur të formës. Ky veprim bën që të krijohen produkte, të cilat në shprehjen e tij formale i përgjigjen organizimit të tij të brendshëm (programi i funksionit, vënia e cakut, synimit, shfrytëzimit), që para se gjithashë nuk e marrin formën e saj nëpërmes repertoarit formal dhe të vënë. Të arriturat e realizueshme nga dizajnimi industrial për industri, janë: Diferencimi ndaj konkurencës, nëpërmes cilësisë së formës, të bëhet identifikimi më karakteristik dhe më i qartë i vetive të produktit dhe të pozicionimit më pregnant në treg. Puna e kualifikuar e dizajnimit shpie në raste më të mira të shitjes dhe në profilimin e cilësisë së uzinës (ndërmarrjes). Shfrytëzuesit, puna e mirë dizajnuese i sjell: satisfaksion të nevojave themelore estetike; identifikim personal e në këtë mënyrë edhe raporte më të afërta me ambientin; shfrytëzim më të pasur dhe më të lartë të produktit me vlera shfrytëzuese; përshtatje më të mirë të elementeve formuese(ndërtuese) dhe të funksioneve ndaj njeriut, nëpërmes mundësisë së pasqyrimit dhe shërbimeve të mirësjelljes. 1.3. DIZAJNIMI ME LAPS Kur ka ndonjë problem për t’u zgjidhur, duke menduar me penë ose laps dhe një letër dore, mundëson rendimente shumë më të larta se sa pa këto vegla. Shumica e njerëzve kanë vërejtur se idetë më të mira duket se treten, prandaj është e rëndësishme që ato ide të zihen shpejt, kur ato befas shfaqen. Truri mund të jetë pranues si një njësi deponimi, por është shumë selektues dhe i pabesueshëm, meqë lehtë harrohen. Lapsi dhe letra janë të pakrahasueshëme, kur vie puna e shpejt tek zënia e ideve. Prandaj, është shumë me rëndësi që vazhdimisht të jenë për dore veglat e vizatimit. Të mendosh aktivisht për një problem të dizajnit industrial, bëhet në mendjen e vetëdijshme; pas së cilës mendja e ndërdijes do të vazhdojë së punuari në problemet e dizajnit, në qoftë se nuk janë gjetur zgjidhjet. Nënvetëdija do të punoj rëndë, që të gjejë zgjidhje të vlerëshme pa vëmendje të shtuar të vetëdijes. Zgjidhjet e arritura shpeshherë vijnë në situata të qeta, si p.sh. gjatë ngasjes së veturës, duke shikuar TV-në, në shtrat, duke shetitur nëpër kopsht, etj. Në të gjitha rastet e tilla një penë apo laps dhe një letër do të ndihmojnë të mbahen në mend zgjidhjet. Lapsi i ndihmon trurit gjithashtu për të qenë kreativ, sepse duke e shikuar atë që 15
  • 16. PUNIM DIPLOME Mustaf Ahmeti e sheh syri, fillojnë proçeset bashkëshoqëruese dhe ide të reja vijnë në mendje. Lëvizjet e duarve duke skicuar edhe mendjes i jepin kohë për të menduar në nivel më thellë të zgjidhjes (solucionit), atëherë kur paraqitet vetëm puna mendore. Përderisa lapsi është i thjeshtë dhe lëvizja e dorës shkon në mënyrë reflektive, e tërë koha trunore mund t’i kushtohet zgjidhjes kreative të problemit. Duke i përdorur veglat tjera, si tastaturën e kompjuterit ose miun, ose ndonjë mjet për prerjen e modelit, do të thotë se një pjesë e madhe e trurit duhet të jetë i mësuar që të koordinojë muskujtë e hollë që të kryhen gjërat siç duhen. Në qoftë se një fjalë çelës, një vizatim, një pamje ose një ide është shënuar në letër, idea tjetër(vijuese) menjëherë mund të përpunohet dhe të shënohet, e kështu me radhë. Sa më të vogla që janë vizatimet dhe shënimet, aq më shpejt dora mund t’u përgjigjet ideve vijuese. Sa më shumë ide që janë të skicuara në letër, aq më shumë ide do të vijnë, kur idetë e dukshme do ta forcojnë të menduarit që të kërcejnë në mes të shkallëve të reja, duke krijuar gjithnjë ide të reja. Kjo është krejt ndryshe tek përdorimi i kompjuterit dhe është me vlerë të rëndësishme në proçesin kreativ të dizajnerit industrial. Dizajnerët më të njohur, p.sh. e fillojnë punën e tyre të konceptit në përgjithësi duke bërë shumë skicime në letër dhe çdo fletë e mbushin komplet. Kur një prodhim i ri është duke u zhvilluar, është jashtëzakonisht me rëndësi që të skicohet shumë. Sa më i mirë që është cilësia e skicimit(dmth. proporcionet e sakta dhe raportet në mes të pjesëve), aq më shumë ndihmë do të ketë syri, duke e cytur(ngacmuar) trurin që të jetë sa më kreativ. 1. 4. DIZAJNI DHE KOMPJUTERI Kompjuteri veçmë ka pasur ndikim të madh në dizajnin inxhinerik dhe ky ndikim mund të pritet që të zgjerohet. Deri tani kontributet kryesore të kompjuterit kanë qenë në shkallë detajesh ku përdorimi i tij po bëhet përherë i përgjithshëm. Në uzina që prodhojnë një numër të madh dizajnesh, shpesh ndryshojnë vetëm pak parametra në specifikacion, shumë prej punëve janë kryer nga kompjuterët. Dizajni përmban kryesisht vendosjen se çfarë madhësie e formës, lamelë standarde etj., do t’i takojnë specifikacionit me shpenzime më të ulëta duke përcaktuar dimensionet kryesore. Kjo kryhet nga kompjuteri. Tani kompjuteri nuk kryen vetëm llogaritjet, por, gjithashtu edhe parapërgatitjet e prodhimit, si dhe të instruksioneve për makina që prodhojnë shumë pjesë. Një aspekt i rëndësishëm komercial i këtyre zhvillimeve është shpejtësia dhe besueshmëria me të cilat tenderët mund të bëhen dhe mund të ofrohen afatet e shkurtëra të dorëzimit. Ka një numër të këtyre komponenteve kryesore të kryera nga prodhues specialistë në një bazë të dizajnimit dhe të furnizimit, të cilat trajtohen kështu: motorët elektrik, shndërrues të nxehtësisë, pompa etj. Kompjuterët në këtë mënyrë janë përdorur për një kohë të gjatë në 16
  • 17. PUNIM DIPLOME Mustaf Ahmeti anijendërtimtari dhe dizajnim, në punishte ku ka shumë detale rutinore dhe programe për prodhimtari të kontrolluara nga kompjuteri. Konstruktimi me ndihmën e kompjuterit i produkteve po bëhet ligj çdokund. Por, puristi do të kundërshtojë më tej që këto nuk janë dizajne dhe sigurisht jo dizajne konceptuale. Kompjuterët ende nuk kanë arritur shkallë në të cilën ata mund të kontribuojnë në procesin gjenial të dizajnit. Ndërkaq dizajneri modern e shfrytëzon kompjuterin për kryerjen e llogaritjeve me të cilat udhëheq punën e tij. P.sh. Metoda e elementeve të fundme në kohën e sotme, është mënyrë rutinore e analizës së sforcimeve, përveç strukturave më të thjeshta ose më së paku të rëndësishme në inxhinierinë mekanike. Dizajnimi i një karoserie të veturës, mund të bëhet nga vizatimi i dizajnerit, nga idea e tij e menduar fillestare, duke u bazuar në përvojën e tij, çfarë pastaj analizohet. Në qoftë se është tepër fleksibile dhe e tejsforcuar, atëherë dizajneri do të bëjë ndryshime, analizat do të përsëriten e kështu më tutje. Ka programe në të cilat skicat automatikisht justifikohen që të takojnë kërkesat e nevojshme dhe të minimizojnë punën, por këto janë kufizuar për ndryshime normale, të cilat nuk e ndryshojnë planin standard. Krahas analizës së sforcimeve, ka shumë fusha tjera të shkencës inxhinierike, ku kompjuteri i sjell mbështetje të afërt brenda dizajnimit, ndryshime në mënyrë iterative, kështu që ai shumë shpejt mund të kuptojë efektin e ndryshimeve (fig.1 & 2). IDEA SKICAT DHE Faktorët ndikues LLOGARITJET ITERACIONET VLERËSIMI ZGJIDHJA PËRFUNDIMTARE Fig. 1. Përceptimi tradicional dhe familjar i “sajuesit” të dizajnit Faktorët ndikues NJOHJA E NEVOJAVE 17
  • 18. PUNIM DIPLOME Mustaf Ahmeti DEFINIMI I PROBLEMIT Faktorët ndikues Iteracionet SINTEZA ANALIZA DHE OPTIMALIZIMI VLERËSIMI TREGU Fig. 2. Procesi i dizajnit Prandaj, është me rëndësi të shfrytëzohen kompjuterët arsyeshëm, vetëm atëherë kur ato ofrojnë përparësi të qarta, e të përdoren vegla të tjera, kur ato ofrojnë përparësi. Aq më tepër është me rëndësi të dihet se si të kombinohet shfrytëzimi, të rritet kreativiteti, funksionaliteti, cilësia, vlera subjektive dhe bile vlera neto. 18
  • 19. PUNIM DIPLOME Mustaf Ahmeti KAPITULLI III 1. ROLI I DIZAJNERIT NË DIZAJNIN E PRODUKTIT INDUSTRIAL 1.0. HYRJE Duke u bazuar në zhvillimin e të arriturave të sotme, në shumë fusha shkencore, mund të konkludohet se njerëzimi ka hyrë në civilizimin industrial para dy shekujve, respektivisht në zhvillimin ekonomik, i cili bazohet në prodhime industriale serike dhe tregun masiv. Prej asaj kohe, prodhimet të cilat janë krijuar nga zejtarët, i zëvendësojnë prodhimet të cilat realizohen në rrugë të prodhimtarisë industriale, kurse diturinë e zejtarëve e kanë zëvendësuar inxhinierët, dizajnerët, ekonomistët dhe ekspertët tjerë me arsimim të lartë. Definitivisht, me themelimin e shkollës Verkbund (Ëerkbund, në vitin 1907) dhe Bauhaus(në vitin 1919), e cila ka pasur për qëllim arkitekturën moderne, njëherit konsiderohet si iniciatore e dizajnit industrial. Dizajneri fillon të punoj së bashku me inxhinierë dhe ekspertë të tjerë, si partnerë të tij të afërt, në punën ekipore, dhe kjo vazhdon deri në ditën e sotme. Sipas mendimit të Ken Baynes, dizajni industrial si aktivitet kreativ paraqet rezultat të drejtpërdrejt të specializimit në industri, kurse industria është bazë e proporcionit të shoqërisë masovike[1]. 1.1. ESENCA E DIZAJNIT INDUSTRIAL Për t’a shprehur në këtë mënyrë vlerën dhe esencën e dizajnit industrial, është e nevojshme që në mesin e caktuar shoqëror të sigurohen kushtet, e nga kjo fillohet me supozimet themelore: • Ekziston nevoja njerëzore për shfrytëzimin e dizajnit të mirë në hargjueshmëri masovike në shoqëri dhe në tërësi. • Ekziston mundësia e invencionit për të nxjerrë në shesh prodhime të reja, duke shfrytëzuar zgjidhje të madhe të materialeve dhe metodave teknologjike. • Vënia e klimës së dëshirueshme në shoqëri për punë të plotë kreative të dizajnit industrial në mesin prodhues dhe në tërësinë shoqërore. 19
  • 20. PUNIM DIPLOME Mustaf Ahmeti 1.2. PËRMBAJTJA E DIZAJNIT INDUSTRIAL SI DISIPLINË KREATIVE Kur flitet për përmbajtjen e dizajnit industrial duhet pasur kryesisht parasysh pikëpamjet, që dizajni ndustrial si disiplinë kreative nuk ka asgjë të përbashkët me zbukurimin artificial ose kryesisht me ndryshimin e formës dhe pamjes së jashtme të produktit. Gjithashtu, nuk i përgjigjet realitet të vërtetë të dizajnit industrial që përmbajtja e tij dhe cilësia të reduktohet vetëm në estetikë të produktit. Në këtë pikëpamje ekzistojnë jokuptueshmëri të shpeshta, të cilat e dëmtojnë afirmimin e vlerës së vërtetë në fushën e dizajnit industrial dhe metodës së drejtë të aplikimit dhe praktikimit të dizajnit në produkt. Meqë dizajni industrial është i lidhur kryesisht për prodhimtarin serike dhe prodhimin masiv dhe për tregun masiv, kjo duhet t’i plotësojë shumë kërkesa të cilat gjenden në korelacionin e përbashkët dhe në varshmëri, shpesh në mes veti plotësohen, ashtu që është vështirë të tërhiqet një paralele e ashpër në mes të komponenteve të cilat e përbëjnë një produkt si të mirë për dizajn. Gjatë kësaj njeriu me të gjitha format e tij fizike, psikike, sociale, materiale dhe forma tjera, gjendet në mes të këtyre kërkesave dhe komponentet në te duhet të jenë të përshtatura cilësisë së dizajnit të produktit. Në këtë kuptim, dizajni industrial mund të konsiderohet si përzierje e shumë faktorëve, të cilët janë të përfaqësuar në një prodhim në raporte dhe proporcione të ndryshme të varura prej llojit të produktit. Për këtë dizajni i mirë i produktit si vlerë dhe cilësi e caktuar nuk është konstant, por variron i realizuar që të plotësoj synimet dhe kërkesat e përcaktuara si prodhuese ashtu edhe të tregut. Dizajni i mirë arrihet vetëm atëherë, nëse janë vënë kërkesat e përfaqësuara në proporcion të drejtë. Kërkesat themelore dhe komponentet e dizajnit industrial si cilësi të prodhimit janë: • Tekniko-teknologjike • Ekonomike • Ergonomike • Estetike Raportet e përafërta dhe përfaqësimi i elementeve formative (ekonomiciteti, funksionaliteti, teknologjia, ergonomia, estetika) tek disa produkte industriale (diagrami 1, 2 dhe 3): 20
  • 21. PUNIM DIPLOME Mustaf Ahmeti Diagrami 1. Mjetet për punë(makinat vegëla) 40 20 0 Ekon Funk Tekn Erg Estet Series 40 20 20 o15 5 1 Diagrami 2. Mobiliet 40 20 0 Ekon Funk Tekn Erg Estet Series 30 30 15 o10 25 1 Diagrami 3: Objektet e përdorshme prej xhami dhe porcelani 50 0 Eko Fun Tek Erg Est Series 20 15 10 5 50 1 21
  • 22. PUNIM DIPLOME Mustaf Ahmeti Që të arrihet harmonia dhe proporcioni i drejtë në pikëpamje të përfaqësimit të të gjitha kërkesave, dizajnin industrial si aktivitet kreativ e karakterizon interdisiplinariteti gjatë rrjedhjes së koordinimit të plotë të të gjitha proceseve në kuadër të sistemit organizativ të uzinës punuese dhe i ashtuquajturi mendim i varur i pjesëmarrsve në punën ekipore, çfarë pamundëson çdo izolim dhe parcialisht si zgjidhje të ngushtë profesionale të disa problemeve dhe detyrave në tërësi. 1.3. DEFINICIONI NDËRKOMBËTAR I DIZAJNIT Në deceniet e fundit të shek. të kaluar, teoriticientët e dizajnit industrial në shumë shtete të zhvilluara kanë ofruar kontribut të çmueshëm në bazë të hulumtimeve vetanake dhe punës praktike në mesin e vet, që për së afërmi të sqarojnë domethënien e saktë të dizajnit industrial, si disiplinë krijuese, e cila në mënyrë të veçantë është bërë fenomen në kohën në të cilën jetojmë. Megjithatë, me siguri mund të pranohet mendimi i Prof. Tomas Moldanit, ish rektor në Shkollën e Lartë të Dizajnit në Ulm (Gjermani), i cili definicion është përkrahur edhe nga ana e organizatës ndërkombëtare të dizajnerëve industrial ICSID. Ky definicion ka marrë aprovim ndërkombëtar dhe është pranuar edhe nga ana e shumë teoriticientëve të dizajnit të shumë vendeve të botës. Definicioni sipas Prof. Tomas Moldanit është: “Dizajni industrial është disiplinë qëllimi i së cilës është që të përcaktojë cilësitë formative të lëndëve prodhuese industriale. Këto cilësi formative e kyçin edhe formën e jashtme, por, në rend të parë lidhen me elementet strukturale dhe funksionale dhe raportet të cilat një sistem i shndërron në tërësi koherente si nga pikëpamja e prodhuesit ashtu edhe e shfrytëzuesit. Dizajni industrial përmbledh të gjitha aspektet e rrethinës njerëzore të cilat janë të kushtëzuara me prodhimtarinë industriale”. 1.4. DIZAJNI INDUSTRIAL SI AKTIVITET I EKIPIT MULTIDISIPLINAR Në pikëpamje praktike dizajni industrial si aktivitet është pjesë e ekipit multidisiplinar, i cili më së shpeshti është i përbërë prej ekspertëve për merketing, inxhinierëve dhe dizajnerëve industrial. Për të punuar në një ekip të tillë, secili ekspert duhet të jetë në gjendje për ta vlerësuar kontributin e të gjithë ekspertëve tjerë, në atë mënyrë që asnjëra palë të mos dominojë në procesin e zhvillimit të dizajnit të produktit. 22
  • 23. PUNIM DIPLOME Mustaf Ahmeti Produkti i cili mund të kualifikohet si dizajn i mirë ofron kontribut të sigurt të përparimit të ekonomisë, duke e ngritur eksportin dhe duke e ulur importin, përparon produktivitetin e punës dhe drejtpërdrejt kontribuon që të rriten të ardhurat nacionale të vendit. Gjithashtu dizajni industrial ka domethënie për përparimin e kulturës së përgjithshme të njerzëve punues dhe të qytetarëve dhe zhvillimin e humanitetit dhe raporteve në mesin punues, si një prej faktorëve të kulturës së punës, posaçërisht në kushtet e drejtpërdrejta të punës. Aplikimi i metodës dhe i praktikës së dizajnit industrial, si vepër krijuese të punës zhvilluese-hulumtuese, rritë vlerën e materialit të futur dhe vet tregun e vlerës prodhuese. Si displinë krijuese dizajni industrial nuk mund të rangohet kryesisht në sferën e ekonomisë, artit ose shkencës, sepse përmban shumë elemente të lidhura dhe përmban këto dhe fusha tjera. Për këtë trajtimi interdisiplinar dhe multidisiplinar i dizajnit industrial dhe vetë procesit të zhvillimit të dizajnit të produktit, është i vetmi parim i rregullt. Një trajtim i tillë kërkon prezencë integrale të shumë disiplinave shkencore dhe aplikimin e punës shkencoro-hulumtuese në vetë procesin e zhvillimit të dizajnit të produktit. 1.5. DIZAJNERI INDUSTRIAL 1.5.1. Dizajneri industrial si profesionist Nëse konsiderohet dizajneri industrial si porfesionist në tërë angazhimin e tij në procesin e zhvillimit të dizajnit të prodhimit dhe zhvillimin e prodhimtarisë në tërësi, kontributi i tij përbëhet prej sintezës së përgjigjjeve të lartshënuara, e cila do të krijohet në mes të tjerash nën konditat si: 1. Kujdesi i tij, vlerësimi dhe rivlerësimi janë komplekse. Fjala është për hulumtim dhe gjetje të një strukture dhe forme të tillë, e cila do të ketë vlerën e vet të formës plastike dhe komunikative. Dizajneri ka përparësi ndaj ekspertëve tjerë në kuadër të punës ekipore, çfarë mund të vlerësojë të gjitha rrethanat nga largësia dhe maksimalisht të objektivizoj. 2. Në hyrje të problemit as si teknik, as si ekonomist, psikolog ose esteticient. Detyra e tij është që të mendoj dhe të veproj nga pozita e ekspertit, por, si njeri dhe në emër të vet. Ideja e udhëheqjes në punën e dizajnerit duhet të jetë njeriu si shfrytëzues i produktit, sepse shpesh siç theksohet, tërë atë që dizajneri e krijon, i është dedikuar njeriut. 3. Kuptimi i hulumtimit dhe të menduarit e dizajnerit, duhet të fokusohet në atë që nëpërmes të shumë mundësive tjera dhe teknike, të cilat i ka në dispozicion të kënaq nevojat e njerëzimit, kushtet e jetesës, të cilat duhet të jenë më të mira dhe më të rehatshme, si në kuptim nacional-intelektual, ashtu edhe estetik. Shumë shpesh për t’i plotësuar këto kushte dizajneri 23
  • 24. PUNIM DIPLOME Mustaf Ahmeti paraqet shfrytëzuesin e ardhshëm fizik, në shqyrtimet të cilat udhëhiqen në kuadër të ekipit kreativ gjatë procesit të zhvillimit të dizajnit të produktit. Ky është shkak më tepër për integrim dhe pjesëmarrje të përhershme të dizajnerit gjatë procesit të zhvillimit të produktit. 4. Në pikëpamje të vet kreativitetit duhet të jetë në gjendje të krijojë zgjidhje harmonike, e cila do t’i kënaqë edhe pikëpamjet dhe ambiciet vetanake, ose edhe pikëpamjet dhe ambiciet vetanake, por edhe kërkesat, nevojat dhe kushtet e prodhimtarisë dhe tregut. Ajo çfarë paraqet ndryshim në mes të dizajnit të përkryer dhe atij i cili është i zakonshëm ose mesatar, është veçoria e sendërtimit të të menduarit dhe të kritikuarit, shëndritë sajimin dhe mendjen vezulluese, çfarë e karakterizon dizajnerin më të mirë. Kreativiteti nuk lajmërohet vetëm si shkak i të menduarit logjik, por ai kërkon intuitën, imagjinatën dhe talentin, pranë përvojës së domosdoshme profesionale. Në mes të karakteristikave themelore të dizajnerit industrial, si profil i ekspertit, duhet theksuar si në vijim: 1. Dizajneri vëzhgon formën para se të krijohet, respektivisht deri sa është procesi i zhvillimit të produktit të ri akoma në fazën e definimit ideor të konceptit themelor. 2. Kreativitet i dizajnerit do të thotë aftësi që me invencionin (sajimin) vetanak të vjen deri te propozimi dhe zgjidhja, e cila do të paraqet formë të re dhe identitet vizuel të produktit. 3. Posedimi i imagjinatës, çfarë nënkupton, se është në gjendje duke iu falenderuar aftësive të veta për vizualizim veç në fazat e para të procesit të zhvillimit të dizajnit, që anëtarëve tjerë të ekipit t’iu demonstrojë karateristika themelore të konceptit të ri të dizajnit. 4. Me arsimim dhe talent, dizajneri duhet të jetë në gjendje që të aplikojë, respektivisht të parasheh teknologjinë që ka në dispozicion në prodhimtari dhe të krijon produkt të atillë, i cili pa angazhim të madh dhe të jashtëzakonshëm të pajisjeve dhe mjeteve të punës, të prodhojë me sukses dhe në kuadër të aftësive ekzistuese tekniko-teknologjike dhe kadrovike të uzinës punuese. 5. Sajimi i dizajnerit është i shprehur edhe në vetinë, se, është në gjendje që të parashikojë nevojën për ndryshim dhe përmirësim (për të mirë), në pikëpamje të disa vetive të produktit. 6. Dizajneri është i aftësuar që në punën e tij të shfrytëzojë disa mjete të shprehjes, siç janë: ngjyra e formës, dimensionet etj., me qëllim të krijimit të produktit, i cili do të ketë vlerë estetike natyrale, dhe në këtë mënyrë të krijojë konceptin e formës, i cili do të jetë i veçantë, logjik dhe i 24
  • 25. PUNIM DIPLOME Mustaf Ahmeti kuptueshëm. Me qëllim të realizimit me sukses të të gjitha punëve dhe detyrave të punës, të cilat përcjellin dhe zgjidhen gjatë procesit të zhvillimit të dizajnit të produktit, dizajneri industrial duhet të posedoj dhe të shfrytëzoj me siguri shumë dituri, metoda dhe teknika të punës, si koncepte të metodave shkencore, ashtu që të jetë i aftë që praktikisht të shfrytëzoj të gjitha informacionet dhe të dhënat, para se ti afrohet punës konkrete për dizajnimin e produktit. Për këtë, dizajneri industrial duhet të posedoj cilësitë vijuese: • Aftësinë e ofrimit të metodave - mendimin për hulumtim sistematik, vlerësim dhe mënjanim, programim dhe analizë të të gjithë faktorëve formativ të dizajnit, siç janë: o Funksionaliteti o Estetika o Kërkesat e tregut o Kërkesat ergonomike etj. • Kulturën teknike - shkallë të mjaftueshme të diturisë teorike dhe përvojë të drejtpërdrejt praktike nga fushat e disiplinave tekniko- teknologjike. Gjatë kësaj duhet pasur parasysh, që materialet dhe procesi i prodhimtarisë industriale pranë teknologjisë korresponduese, të krijojë bazë potenciale për çdo aktivitet imagjinues në dizajn. • Njohje të shkencave organizative - fakti që dizajneri aktivisht të merrë pjesë dhe të veproj në kuadër të uzinës punuese, josh nevojën për të qenë i njohur me parimet themelore dhe kërkesat e organizimit të prodhimtarisë bashkëkohore. Kjo nënkupton njohjen e procesit në uzinën punuese, si funksion dhe aktivitet i vënë organizativ. • Njohje të kushteve ekonomike - nuk ka kurrfarë dyshimi se në vetë konstituimin e produktit, në vetitë e tij tërësishme, është i parapërcaktuar fati i vet produktit. Qëllimi i dizajnit industrial si proces krijues është që të definojë produktin i cili do të siguroj pranim në treg pa investim të madh të mjeteve, çfarë një produkt i tillë duhet sipas çmimit të vet të shitjes, të mundësoj plasman të gjërë dhe të ardhura të kënaqshme për uzinën punuese. • Aftësi kumunikimi - shkathtësia e orientimit, sqarimit dhe paraqitjes së problemit dhe zgjidhjes nëpërmes rrugës verbale dhe vizuele, siç janë skicat, ilustrimet, vizatimet, grafikët, modelet, maketat e të ngashme, kontribuon komunikimin më të suksesshëm të dizajnerit me anëtarët tjerë të ekipit me të cilët bashkëpunon, si dhe në kontaktet me organet udhëheqëse me rastin e sqarimeve të 25
  • 26. PUNIM DIPLOME Mustaf Ahmeti domosdoshme të ideve dhe projekteve, verifikimeve e të ngjashme. KAPITULLI IV 1. ROLI I FAKTORËVE NË ARSIMIMIN E DIZAJNERIT INXHINIERIK 1. 0. HYRJE Pikënisja jonë është modeli gjeneral i sistemit transformativ (fig. 1.). Nga ky model i përgjithshëm mund të fitohen dy modele më specifike për elementet kryesore përbërëse të arsimimit të dizajnit inxhinierik. Fig.2. paraqet sistemin gjeneral, kurse fig. 3. paraqet procesin e mësimdhënies dhe të mësuarit. 1.1. DIZAJNIMI Dizajnimi i një sistemi (fig.1.) është një proces që duhet të fillojë me informata të sjellura nga klientët lidhur me nevojat, kërkesat dhe detyrimet që ata ia caktojnë sistemit (procesit dhe/ose produktit) për t’u dizajnuar. Dalja zakonisht duhet të jetë përshkrim i plotë i sistemit të dizajnuar, kështu që ai mund të manufakturohet dhe/ose të implementohet. Kjo, nën inxhinieringun konkurent duhet të përfshijë një përshkrim të sistemit manufakturues (procesi dhe projektet ) të nevojshëm për prodhim. 26
  • 27. PUNIM DIPLOME Mustaf Ahmeti Fig 1. Modeli gjeneral i procesit transformativ Procesi i dizajnimit përfshin aplikimin e ciklit të përsëritur të hapave për zgjedhjen e problemit që të arrihet progresi në transformimin e të hyrave të tëra. Ky transformim është shkallë-shkallë përsëritës dhe rekursiv. Çdo hap i këtillë krijon një masë të progresit në një pjesë të problemit dhe zgjedhjes së tij të propozuar. Fig. 2. Modeli i procesit të dizajni Fig.3. Modeli i procesit të mësimdhënies dhe i të mësuarit për dizajnim 1.2. TEKNOLOGJIA E DIZAJNIMIT Teknologjia e dizajnimit përbëhet nga zbatimi i një apo më shumë të atyre parimeve të disponueshme, metodave (duke përfshirë gjykimin, intuitën dhe kreativitetin) dhe veglave operuese (duke përfshirë të dhëna heuristike) në çdonjërën pjesë të hapit. (Në këtë shkallë të diskutimit, procesi i dizajnit mund të 27
  • 28. PUNIM DIPLOME Mustaf Ahmeti duket i shpërndar-kjo është e paramenduar dhe e pranuar). Zbatimi i procesit të dizajnit është detyrë e operuesit të tij. Më e rëndësishmja e këtyre operatorëve është njeriu-dizajneri inxhinierik. Dizajneri ndonjëherë vepron (punon) vetëm, por më shpesh si anëtar i një ekipi dizajnues, anëtarët e të cilit mund të jenë shumëdisciplinar (dmth. çdonjëri me një kompetencë (ekspertizë) të ndryshme nga fusha relevante e problemit) dhe/ose me një mori përgjegjësish të tjera në një uzinë (shoqëri), (dmth. duke vepruar më shumë si këshilltar). Çdo dizajner individual (ose anëtar këshillues i ekipit dizajnues) duhet të ketë njëfarë shkalle (niveli) të njohurisë lidhur me sistemet e dizajnuara (parimet e shkencave, mënyrat e efektit, e drejta patentuese, gjendja apo niveli i teknikës, në përgjithësi dhe hollësitë e asortimentit të vogël të produkteve të çështjes direkte) dhe lidhur me proceset dhe metodat e dizajnimit (në përgjithësi dhe në mënyrë specifike të aplikueshme për një ndërmarrje dhe një paletë produkti). Nëse këto dy aspekte të njohurisë janë gjerësisht të përvetësuara (nga njeriu), ne këtë e quajmë ekspertizë e aplikueshme në atë asortiment të vogël të produkteve, dhe aplikimi i tij kryesisht është intuitiv, duke përdorur ndjenjën, mirëkuptimin e kështu edhe gjykimin. Kreativiteti përbëhet prej krijimit të risisë dhe lidhjeve (lidhshmërive) (në kontekstin e problemit) në mes elementeve të njohurive të tilla të përvetësuara. Disa prej kushteve për kreativitet veçmë janë hulumtuar. Në ekipe dizajnuese, ekspertiza individuale mund të ketë ndikim mbi problemin, por disa faktorë të tjerë ndërhyjnë. Ekipet më së miri funksionojnë kur anëtarët i besojnë njëri-tjetrit dhe kanë përafërsisht status të barabartë, prandaj është shumë me rëndësi formimi i ekipit. Përparimi në dizajnim (duke zgjedhur për problem dizajnimin) kërkon krijimin e qëllimit (veprimit) të përbashkët brenda ekipit lidhur me problemin dhe mundësitë e zgjedhjes së tij. Nëse formimi i ekipit është tepër i suksesshëm, mund të krijohet një situatë (gjendje) e mendimit grupor, kur të metat në qëllimin/veprimin e përbashkët më nuk përcaktohen (zbulohen) në mënyrë direkte. Sidoqë dizajnimi është bërë nga një individ apo nga një ekip, njëfarë sistematizimi (kodifikimi i njohurisë duke abstrahuar, kategorizuar, etj.), zakonisht është i rëndësishëm. Kjo duhet të mbulojë natyrën e qëllimeve dhe njohurive të përfshira në problemin dhe mënyrat e mundshme të modelimit të problemit dhe situatës së tij. Shkenca e dizajnimit jep një bazë për një sistematizim të tillë. Sistematizimi gjithashtu lejon një fushë (asortiment të veçantë të ekspertizës të një dizajneri të caktuar) për t’u zgjeruar duke e bërë njohurinë të transferueshme në produkte dhe procese tjera e veçanërisht për të zgjedhur probleme të reja- inovacion. Operatori i dytë kryesor i dizajnimit është sistemi teknik, kompleksiteti i veglave, 28
  • 29. PUNIM DIPLOME Mustaf Ahmeti pajisjeve dhe mjeteve ndihmëse që dizajnerët mund të shfrytëzojnë për të bërë hapa në procesin dizajnues. Kjo përfshin lapsa, makina vizatimi, CAD stacione punuese, tavolina etj., në dispozicion për dizajnerët gjatë punës së tij. Operatori i tretë kryesor është sistemi informativ. Ky përbëhet prej të dhënave, modeleve shkencore dhe heuristike, tavolinave, katalogjeve, listave, librave mësimore, etj., prej të cilave elementeve përkatëse mund të zgjidhen (dhe të paraqiten) që të sillen (sigurohen) informata shtesë për dizajnim. Një aspekt (më i dukshmi) i këtij sistemi informativ është seksioni i njohurisë i lidhur(i afërt) me objektet, duke u marrë me fenomenin fizik, modeleve të tyre matematikore etj., zakonisht eksplicite dhe dokumentuese. Posaçërisht janë të rëndësishme këto pika të njohurive, të cilat shkencërisht janë hulumtuar dhe janë abstrahuar-shkencat inxhinierike. Në të shumtën e rasteve njohuria siç është prezentuar në shkencat inxhinierike, nuk është e aplikueshme në mënyrë të drejtpërdrejt për dizajnim, por format e ndryshme dhe aranzhimet e këtyre njohurive janë më shumë të aplikueshme. Aspekti i dytë i rëndësishëm është seksioni i njohurive në raport me procedurat, njohja e procesit të dizajnit, duke përfshirë teoritë dhe metodat e dizajnimit dhe zhvillimin e njohjes së objektit; të përgjithësuara dhe të gjeneralizuara që të jenë sa më të pavarura nga fusha e njohjes së objektit janë duke u aplikuar dhe produktet të cilat janë duke u dizajnuar. Për të aplikuar tek një problem i ri të dizajnit, procedurat e përgjithësuara duhet të adaptohen ndaj rrethanave specifike, situatës së dizajnit. Është e qartë që dizajnerët kanë nevojë që t’i koordinojnë këto dy aspekte të njohurive dhe të informatave dhe t’i adaptojnë ato me gjendjen specifike të dizajnit (ndërmarrja, grupi prodhues, problemet etj.), për të qenë në gjendje të dizajnohet një sistem (një produkt). Gjithashtu duhet të jetë e qartë se çdo dizajner (me vetëdije ose me nënvetëdije) duhet të siguroj dhe në mënyrë progresive të përvetësoj disa prej këtyre njohurive, gjatë arsimimit, dhe/ose gjatë përvojës në praktikë dhe në një pikëpamje tjetër ose në mënyrë formale (me sqarim, dhe sipas mundësisë me një bazë në teori) ose në mënyrë joformale duke përjetuar “përvojën”. Me anë të këtij procesi të përvetësimit arrihet që dizajnerët zhvillojnë intuitën, ndjeshmërinë, kreativitetin dhe gjykimin e tyre veçanërisht lidhur me llojet e produkteve që ata janë duke i dizajnuar. Gjatë dizajnimit individi do të thirret në njohurinë intuitive dhe në njohurin e sistematizuar (që të dyja për njohuri për objektin dhe për njohurinë për procesin e dizajnit), kur gjykimi i tij/saj drejton situatën përkatëse dhe ndeshet në atë kohë, nevojiten intuita dhe metoda sistematike dhe nuk reprezentojnë një konflikt. Kurdoherë që ndeshet një situatë e re, dizajnerët duhet të zbrapsen në një aplikim të vetdijshme të një metode. Por, ata veçmë duhet të dijnë diçka lidhur me atë metodë, që ta mundësojnë përdorimin e saj, çfarë nga dizajnerët 29
  • 30. PUNIM DIPLOME Mustaf Ahmeti kërkohet që të jenë në gjendje që të mësojnë gjatë tërë jetës. Opretaori i katërt dhe kryesor është sistemi i menaxhimit, duke menaxhuar procesin e zhvillimit të produktit (duke përfshirë gjendjet ndërlidhëse të produktit), prej të cilit dizajnimi është një pjesë vitale që të menaxhohet vet procesi i dizajnit dhe të menaxhohet ndërmarrja. Ky sistem është përgjegjës për sistemin e shpërblimit dhe të njohjes për dizajnerët, dhe ndikon fuqishëm në motivimin e tyre, vullnetin ndaj punës ekipore, bashkëpunimit me funksionet tjera të ndërmarrjeve, etj. Ambienti në të cilin realizohet dizajnimi, gjithashtu ndikon në procesin e dizajnimit dhe përfundimisht edhe në cilësinë e dizajnuar të produktit të ardhshëm. Përshtatshmëria e cilësisë së produktit siç kuptohet nga konsumatori, rezulton drejtpërsëdrejti nga kjo cilësi e dizajnuar, të lidhur me cilësinë e prodhimtarisë dhe/ose implementimin e produktit. 1.3. ARSIMIMI Sistemi transformues “arsimimi” (mësimdhënia dhe mësimi) mund të analizohen në mënyrë të thjeshtë. Arsimimi për dizajn inxhinierik natyrisht do të duhej të mbulojë faktorët e procesit të dizajnit të paraqitur më lart. Studentët hyjnë në procesin e arsimimit (fig.3.), me një shkallë të njohurive, vetive, shkathtësive dhe qëndrimeve (pra jo me një shkallë prej tabula rasa) dhe largohen me një shkallë tjetër (preferohet me gjendje më të mirë). Sikurse studentët ashtu edhe fusha e temave që do të mësohen, luajnë një rol vital. Përparimi i të mësuarit varet prej qështjes subjektive (njohurisë për objekt), fitimit procedural dhe të metodave (njohuria e procesit) dhe një balansim i përshtatshëm në mes të forcimit e shpjegimit teorik dhe relevancës eksperimentale në lidhshmëri me praktikën. Të mësuarit udhëheqet nga operatorët e vet dhe vetëm pjesërishëm varet nga mësimdhënia (gjithashtu mund të bëhet jashtë një ambienti të mësimdhënies) faktikisht në të shumtën e rasteve ndodh kështu. “Shkolla” është e pandashme nga individi (mëmimdhënësi dhe studenti, që të dy janë operatorë humanë të procesit), nga grupi (edukativ, industrial ose social), mediat arsimore (prej shkumësit deri tek kompjuterët), sistemi informues (prej njohjes lidhur me mësimdhënien dhe të mësuarit deri tek përmbajtja e bibliotekës etj.), nga menaxhimi arsimor dhe nga ambienti (fizik, social, kulturor, ekonomik, ekologjik etj.). Në fakt, është gabim të mendohet që “ne kemi“ përvoja, në kuptim që qenia jonë qëndron e vetme, përderisa lumi i përvojës rrjedh rreth nesh. Përvojat janë të konstruktuara nga ne, aq sa ato na ndodhin neve: 30
  • 31. PUNIM DIPLOME Mustaf Ahmeti • skemat e të kuptuarit dhe perspektivat që ne i fusim në përdorim, për të caktuar domethëniet e ndodhive, fundamentalisht pasqyrojnë se si ne i përjetojmë[3]. Mësimdhënia dhe/ose nxitja për të mësuar mbështetet nga teoritë dhe praktikat e pedagogëve dhe didaktikëve, të cilët paraqesin teknolgjinë e procesit arsimor[2,3]. Teoritë e tilla duhet të jenë ngusht të lidhura me psikologjinë dhe filozofinë. Për mësimdhënien(nxitjen për të mësuar) e proceseve të dizajnit inxhinierik preferohet që mësimdhënësi të posedojë bazën e nevojshme teorike (si në njohurinë për objektin-shkencat inxhinierike, etj.- ashtu edhe njohuritë për procesin e dizajnit-shkencën e dizajnit) dhe është një dizajner me përvojë inxhinierike. Prandaj, mësimdhënësi i dizajnit duhet të ketë dy profesione: inxhinier/dizajner inxhinierik dhe edukator/mësimdhënës. Pedagogjia përbëhet nga forma e lashtë e përvojës (por në shumë raste ende të përdorshme), ku studenti vështron mjeshtrin (mësimdhënësin) në një tubim të vogël grupor dhe është i konfrontuar me situata (gradualisht më të vështira) të cilat ai/ajo duhet t’i zgjedhë në mënyrë të pavaruar (por, nën mbikëqyerje gradualisht të reduktuar). Mësimdhënësi nuk duhet të jetë domosdo “mësimdhënës i mirë”, por është kompetent në punën e tij/saj dhe nivelit të produktit. Zhvillimi historik i fushës së produktit merret parasysh, por jo domosdo në mënyrë të kodifikuar. Është vështirë që të strukturohet niveli i njohurisë që duhet të përcjellet dhe të sigurohet një mbulesë e kënaqshme komplete. Kjo sqaron nevojën për një përvojë (psh. në një zeje), e cila zakonisht kërkon një afat kohor prej pesë viteve. Kjo gjithashtu tregon pse një inxhinieri të diplomuar i nevojiten prej rreth pesë deri dhjetë vite që të bëhet i aftë dhe kompetent si dizajner inxhinierik, si me respektin ndaj njohurive për objekt të rrethit të tij/saj të prodhimtarisë, me respekt ndaj proceseve të dizajnit ashtu edhe me respekt ndaj vetive ndërpersonale (punë ekipore, bashkëpunim, koordinim, tejprofersionale etj.). Brengosja për arsimimin formal (shkollimin), duhet që të reduktoj këtë kohëzgjatje deri në pjekuri, çfarë tani është i mundur për dizajnerët inxhinierik, në qoftë se të mësuarit e tyre bazohet në shkencat për dizajnim. Kjo vërteton nevojën që mësimdhënësi për dizajn të jetë kompetent në të dy profesionet, pra për dizajnim dhe për mësimdhënie. Pedagogjia dhe didaktikat e arsimimit për dizajnin inxhinierik duhet të merret në konsideratë dhe të koordinohet me të gjitha subjektet tjera(njohuria për objekt dhe për progres). 31
  • 32. PUNIM DIPLOME Mustaf Ahmeti 1.4. PROFILI I DIZAJNERIT INDUSTRIAL SI EKSPERT Për punë në veprimtarinë e dizajnit duhet të angazhohen ekspertë të atillë, të cilët do të jenë mjaft kompetent, që krahas arsimimit të domosdoshëm, me përvojë dhe prirje për punë të tillë, shpesh me sukses të zgjidhin probleme të ndërlikuara dhe detyra për prodhime të dizajnuara. Kështu në kuadër të kreativitetit kaq kompleks dhe hyrjes në zgjidhjen e problemeve të dizajnit, dizajneri industrial duhet që rrugës së arsimimit vetanak shkencor, përvojës dhe talentit, që t’i integrojë këto funksione vijuese në dizajnin e produktit, deri te i cili arrihet me punën ekipore të ekpertëve të specializimeve të ndryshme: • Fizike • Organizative • Ekonomike • Teknike • Psikike • Estetike • Sociale Është vështirë për të definuar kufijtë e saktë në pikëpamje të përfaqësimit të këtyre funksioneve në një produkt, dhe kufijtë deri tek të cilët sillen disa ekspertë në kuadër të punës ekipore. Megjithatë, mund të thuhet se synimet dhe përgjegjësitë e dizajnerit industrial si ekspert janë që në procesin e zhvillimit të produktit të kujdeset për funksionet vijuese: • Fizike • Ekonomike • Psikologjike • Estetike • Sociale 32
  • 33. PUNIM DIPLOME Mustaf Ahmeti KAPITULLI V 1. HYRJE NË AutoCAD AutoCAD-i është një program aplikativ që shërben në shumë lëmi, si në makineri, ndërtimtari, arkitektur, gjeodezi dhe shumë lëmi tjera të teknikës dhe dizajnit modern. Ky program mundëson punë më të lehtë, të shpejt, precize si dhe arkivimin, kërkimin (qasje të shpejtë) në dokumente të punuara më parë si dhe kombinimin e punimeve në mënyrë të lehtë, gjë që na e lehtëson punën si dhe shkurton kohën e punës. Ekzistojnë programe të ndryshme të dizajnimit, por më i përhapur është AutoCAD 2000, 2002, 2004, 2006. AutoCAD-i aktivizohet në disa mënyra, këtu do të përmendim disa prej tyre: 1. Aktivizimi përmes ikonës në desktop, 2. Aktivizimi përmes menys ngritse start-program-AutoCAD, 3. Aktivizimi përmes hapjes së ndonjë dokumenti të ruajtur në ndonjë folder. Mënyra e parë Mënyra e tretë Mënyra e dytë Fig. 1.1 Aktivizimi i AutoCAD-it 33
  • 34. PUNIM DIPLOME Mustaf Ahmeti Pas aktivizimit të autoCAD-it në monitor na paraqitet dritarja që do të shofim në fig1.2 3. Fletë me kornizë 4. Magjistari 1. Hapja e dokumenteve 2. Fletë e re e punës Fig.1.2.Dritarja për hapje të ndonjë dokumenti (1) fletë e re e punës (2) fletë me korniz (3) magjistari (4) Pasi që kemi zgjedhur njërën nga mënyrat atëherë klikojmë mbi butonin OK dhe na paraqitet dritarja e re e dialogut si në fig. 1.3. Klikojmë këtu për setimin e fletës së punës Fig. 1.3 Zgjedhja e mënyrës së setimit të fletës së punë 34
  • 35. PUNIM DIPLOME Mustaf Ahmeti Në këtë dritare përcaktohemi për quick setup dhe pastaj shypim butonin OK ku na paraqitet dritarja si në fig.1.4. Fig.1.4 Dritarja për zgjedhjen e njësive Në këtë dritare përcaktohemi për njësit dhe pastaj e miratojmë me next, ku në vazhdim paraqitet dritarja si në fig 1.5, ku në këtë dritare zgjedhim dimenzionet e fletës së punës ku kemi mundësi të zgjedhim formatet A4=210x297, A3=297x420,A2=420x594, A1=594x841, A0=841x1189, etj. Fig.1.5. Zgjedhja e dimenzioneve të fletës së punës. 35
  • 36. PUNIM DIPLOME Mustaf Ahmeti Pas përcaktimit të njërit nga dimenzionet e lartëshenuara klikojmë finish dhe na paraqitet dritarja si në fig.1.6. Veglat për dimenzionim Menytë Veglat standarte Ashensorët Veglat pë vizatim Draiv Veglat për modifikim Kursori Sistemi Dritarja e kordinativ komandave Fig 1.6 Dritarja e vizatimit Në këtë dritare mund të rregullojmë veglat e punës të cilat na ndihmojnë në punën e mëtutjeshme. Zakonisht kutit e veglave i radhisim në dritare të punës në mënyrë që më lehtë t’i shfrytzojmë. Kjo bëhet përmes menys rrëshqitse view pastaj në toolbars ku na paraqitet dritarja e dialogut si në fig.1.7. Pasi që kemi klikuar në katrorët para opcioneve në dritaren e vizatimit paraqiten kutit me veglat përkatëse. Fig.1.7 Zgjedhja e kutive të veglave përmes menys view pastaj toolbar. 36
  • 37. PUNIM DIPLOME Mustaf Ahmeti 2. KUTITË E VEGLAVE 2.1. KUTIA E VEGLAVE PËR VIZATIM DRAW Vizatimi i vijës line Vizatimi i drejtzës construction line Vizatimi i vijave paralele multilane Vizatimi i shumë vijave polyline Vizatimi i shumkëndshave polygon Vizatimi i drejtkëndshit rectangle Vizatimi i harkut arc Vizatimi i rrethit circle Vizatimi i lakores spline Vizatimi i elipses ellipse Nxerrja e bllokut insert bllok Bërja e bllokut make blok Vizatimi i pikes point Kijzimi i vizatimit hatch Krijimi i regjioneve region Tekstet shumëradhshe multilane text 2.2 VEGLAT PËR MODIFIKIM (NDRYSHIM) MODYFI Komanda për fshirje ERASE Komanda për kopjimin e objekteve COPY Komanda për pasqyrimin e objekteve MIRROR Komanda për kopjimin paralel të objekteve OFSSET Komanda për shumzimin dhe shpërndarjen e objekteve ARRAY Komanda për bartjen e objekteve MOVE Komanda për rrotullimin e objekteve ROTATE Komanda për zmadhimin apo zvoglimin e objekteve SCALE Komanda për zgjatjen e objekteve STRETCH Komanda për zgjatjen e vijave LENGTHEN Komanda për shkurtimin e vijave TRIM Komanda për vazhdimin e vijave EXTEND Komanda për këputjen e vijave BREAK Komanda për rrëzimin e teheve CHAMFER Komanda për rrumbullakimine teheve FILLET Komanda pë zbërthimin e objekteve EXPLODE 37
  • 38. PUNIM DIPLOME Mustaf Ahmeti 2.3.VEGLAT PËR KUOTIM Komanda për dimenzionim Linear dimension Komanda për dimenzionim paralel me objektet e pjerrëta Aligned dimension Kuotimi i pikave nga origjina e sistemit kordinativ Ordinate dimension Kuotimi I rrezeve të rrathëve Radius Kuotimi i diametrit të rrethit Diameter Kuotimi i këndeve Angular Kuotimi i shpejtë Quick Kuotimi paralel Basline Kuotimi serik Continue Shënimi i qendrës së rrethit Center Mark Ndryshimi i kuotimit Dimension edit Ndryshimi i tekstit të dimenzionimit Dimension Text Edit Freskimi i tekstit të dimensionit Dimension update Zgjedhja e stilit së kuotimit Dimension style control 2.4.KUTIA E VEGLAVE SOLIDS Vegla për vizatimin e kutis - box Vegla për vizatimin e sferës-sphere Vegla për vizatimin e cilindrit –cylinder Vegla për vizatimine konit - cone Vegla për vizatimin e pykës – vedge Vegla për vizatimin e torusit - torus Vegla për ngritje - extrude Vegla për krijimin e objekteve rrotulluse – revolve Vegla për prerje të objekteve – slice Vegla për nxjerrjen e prerjes tërthore – section Vegla për ndërhyrje - interfere Vegla për organizimin e vizatimit -setup drawing Vegla për organizimin e pamjes së vizatimit –setup view Vegla për organizimin e profilit - setup profil 38
  • 39. PUNIM DIPLOME Mustaf Ahmeti 2.5.KUTIA E VEGLAVE SOLIDS EDITING Vegla për bashkim - union Vegla për zbritje - substract Vegla për ndërhyrje - intersection Vegla për vazhdimin e faqeve - extrude faces Vegla për zhvendosjen e faqeve - move faces Vegla për shumfishimin e faqeve – offset faces Vegla për fshirjen e faqeve - delete faces Vegla për rrotullimin e faqeve – rotate faces Vegla për rrëzimin e teheve - taper faces Vegla për kopjimin e faqeve - copy faces Vegla për ngjyrosjen e faqeve –color faces Vegla për kopjimin e teheve - copy edges Vegla për ngjyrosjen e teheve – color edge Vegla për vulosje - imprint Vegla për pastrim - clea 39
  • 40. PUNIM DIPLOME Mustaf Ahmeti KAPITULLI VI 1. DIZAJNIMI I PISTONIT 1.0. HYRJE Pistoni është pjesa e cila bën lëvizjen drejtvizore reciproke në cilindër dhe kështu ndryshon vëllimin në cilindër. Në lidhje me të sipërfaqja e pistonit me të cilin ai prek cilindrin, duhet të jetë e përshtatur me sipërfaqen e cilindrit, ashtu që pistoni të ketë mundësi për lëvizje më të lehtë dhe të bëhet i pamundur kalimi i gazrave ose i lëngjeve ndërmjet sipërfaqeve kontaktuse. Pistoni ëshë i pajisur me mjete kontaktuse për mbyllje. Pistonat zakonisht përgatiten prej hekurit të derdhur ose Çelikut të derdhur, poashtu edhe nga Çeliku i shkrirë, me farkëtim ose shtypje. Ndonjëherë përgatiten edhe nga bronzi (te pompat), e kur është në pyetje pesha edhe prej aluminit të leguruar dhe magneziumit. Pasi që konstruksioni i pistonit duhet ti përshtatet konstruksionit të cilindrit, gjegjësisht makinës, ka shumë pistona me forma të ndryshme, që varet nga destinacioni i tyre. 1.2. NDARJA E PISTONAVE Pistonat kryesisht mund të ndahen në dy lloje bazë: të shkurtër dhe të gjatë. Pistonat e shkurtër përdoren zakonisht për makina me veprim të dyfisht dmth. për makina ku është i nevojshëm dhe i domosdoshëm përdorimi i levës pistonike dhe kokës kryqëzore. Pasi te makinat e këtilla pistoni është i udhëhequr me ndihmën e levës pistonike gjatësia e tij mund të zbres në dimensione të vogla, çka do të thotë në gjatësinë që i nevojitet për kryerjen e puthitjes së mirë. Pistoni i shkurtër është i përbërë prej kurorës, pllakës dhe mocos. Kurora konstruktohet në atë mënyrë që në të mund të vendosen elementet për puthitje. Si mjet për puthitje më së shumti përdoren unazat metalike (sidomos për temperatura të larta), e ndonjëherë shtojca nga materialet e ndryshme mbyllëse. 40
  • 41. PUNIM DIPLOME Mustaf Ahmeti Kur si mjete mbyllse përdoren unazat metalike (zakonisht merren nga 2-5 copë), kurora e pistonit përgatitet me kanale përkatëse për vendosjen e këtyre unazave. Nëse mbyllja bëhet me material të butë,kurora konstruktohet në atë mënyrë që që ky material të ketë mundësi përforcimi në të në mënyrë përkatëse. Fig. 1.1. Pistoni i shkurtër me pllakë të shpuar dhe me kanale për unaza Mocoja bëhet ashtu që të realizohet lidhja e fortë dhë hermetike me levën. Pllaka shërbenë për lidhjen e mocos dhe kurorës dhe për pranimin gjegjësisht transmetimin e shtypjes, e ndonjëherë edhe për ftohje të pistonit me ujë nëse kemi të bëjmë më motorra me djegie të mbrendshme me veprim të dyanshëm. Në fig.1.1. është paraqitur konstruksioni i pistonit të shkurtër me pllakë të shpuar dhe me kanale për unaza. Ky piston përgatitet me derdhje. Gjersia e pllakës është e njejtë me atë të kurorës, po për këtë shkak e ka formën e jashtme të thjesht (cilindër i shkurtë). Kapakët e cilindrit në këtë konstruksion të pistonit kanë sipërfaqe të rrafshëta. Për të zvogluar peshën e tij përgatitet i zgavërt. Në motora me djegie të mbrendshme dhe me veprim të dyfisht ky zgavrim shërben për ftohje të pistonit me ujë që sillet nëpër levën pistonike. Për të pasur mundësi që pas derdhjes nga zgavra të nxirret bërthama , në njërën anë të pllakës punohen disa vrima, të cilat më vonë mbyllen me qepa të paisur me fileto. Ndonjëherë bërthama nxirret nëpër vrimat në moco. Fig.1.2 Pistoni i shkurtër me pllakë të plotë dhe me kanale për unaza 41
  • 42. PUNIM DIPLOME Mustaf Ahmeti Për të pasur mundësi për një arritje të lidhjes hermetike ndërmjet pistonit dhe levës pistonike, në levën pistonike punohet një ntrashje konike speciale, kursyer në moco është përgatitur vendi i thelluar konik përkatës, në të cilin mbështetet ntrashja e levës. Sipërfaqet prekse konike duhet të jenë të lëmuara. Përftonjësa e konit me aksin zakonisht përfshijnë këndin prej 45 shkallësh. Pas vendosjes së pistonit përforcohet me dado, e cila vendoset në fileton e levës që të mos lirohet, dadoja sigurohet me një pykë të rrumbullakët të vendosur në vrimën e shpuar nëpër dadon dhe levën (pas shtërngimit të dados). Skajet e pykës më së shpeshti këputen. Pistonat e këtillë përdoren te makinat me avull, motorat me djegie të mbrendshme, pompat, kompresorët dhe makina të tjera. Fig.1.2. paraqet pistonin me kanale për unaza të ndërtuara prej çeliku të shkrirë me presion. Ka pllakën e plotë ( me trashësi më të vogël), e për këtë shkak njëra sipërfaqe ballore e tij nuk është e rrafshët dhe si pasojë e kësaj është forma e komplikuar e njërit kapak të cilindrit. Por pistoni i këtillë e ka peshën më të vogël. Perforcimi i pistonit në levën pistonike bëhet me anën e filetos, e sigurimi nga shlirimi- me anën e pykës së rrumbullakët, të vendosur në vrimën që është e pregatitun në moco dhe levën pistonike (pas shtërngimit të pistonit). Skajet e pykës zakonisht këputen pas vendosjes si dhe te pistoni që është paraqitur në figurën 1.1. Pistonat e këtillë përdoren në të gjitha llojet e makinave për të cilat përdoren pistonat e zgavërt të paraqitur në fig. 1.2, pos kur kemi të bëjmë me ftohjen e pistonit me ujë. Fig.1.3 paraqet pistonin e shkurtër me unaza lëkure. Ai është i përbërë nga dy pllaka nga hekuri i derdhur (1) dhe një unaze (prej hekuri të derdhur) (2). Ndërmjet secilës pllakë qëndrojnë unazat e lëkurës për mbyllje. Pllakat dhe unazat janë të shtërnguara me dado, e cila përforcon pistonin me levën pistonike. Pistoni i këtillë shpeshhërë përdoret në pompat për ujë. Pistonat e gjatë zakonisht përdoren te makinat me veprimin të njëfisht, dmth. makinat të cilat nuk kanë levë pistonike as kokë kryqëzore.Pasi te këto makina pistoni nuk nxirret me anën e levës pistonike, ai duhet të jetë më gjatësi më të madhe për të pasur mundësi udhëheqje të rregullët dhe transmetimin të komponenteve tërthore në sipërfaqet e cilindrit. 42
  • 43. PUNIM DIPLOME Mustaf Ahmeti Fig.1. 3 Pistoni i shkurtër me unaza lëkure Pistoni i gjatë është i përbërë prej pjesës cilindrike pllakës ballore dhe penit. Pjesa cilindrike ka gjatësi të caktuar përshkakë të udhëheqjes së rregullët dhe me qëllim të mbetjes së shtypjes specifike, si pasoj e veprimit të komponenteve tërthore, në kufij të caktuar. Në të vehen edhe mjetet për mbyllje, si dhe aparati për lubrifikim te sipërfaqes së cilindrit. Si mjete për mbyllje përdoren sikurse te pistonat e shkurtër, unazat metalike (zakonisht 3-6 copë), të cilat vendosen në anën e pllakës ballore: ndonjëher përdoren edhe mjetet prej materialit të ndryshëm:të gazit ose lëngut në piston, ose anasjelltasë ,për transmetimin e shtypjes së pistonit te gazi ose lëngu. Ajo zakonisht ka rrafsh e ndonjëherë varsisht prej llojit të makinës edhe formë speciale. Kështu për shembull te motorat me djegie të mbrendshme ajo mundë të jetë e groposur ( përshkak të realizimit të hapsirës për djegie), mundet të jëtë e paisur me një dalje speciale- breg ( për të drejtuar gazrat gjatë hyrjes në cilindër) etj. Fig. 1.4 Pistoni i gjatë i motorrit me djegie të mbrendshme: 1-pjesa cilindrike,2-pllaka ballore, 3- trashjet për përforcimin e pernit, 4-kanali për vendosjen e unazave mbyllëse, 5-kanali për unaza lubrifikuse, 6-perni,7-vrima për bulon sigurie kundër qvendosjes aksiale të pernit, 8-pyka pa pjerrtësi, 9-brinjët për forcim dhe ftohje. 43
  • 44. PUNIM DIPLOME Mustaf Ahmeti Për të zvogluar trashësin e pllakës, e në këtë mënyrë edhe peshën e pistonit dhe për të pasur mundësi zmadhimin e sipërfaqes kontaktuse me ajrin, për shkak të ftofjes më të mirë, pllaka ose pjesa cilindrike e pistonit për motora me djegie të mbrendshme është e paisur breda me brinjë, preni shërben për lidhjen e pistonit me levën motorike. Ai lidhet në pjesën konike me përforcimin përkatës, ashtu që në pjesën e mesme të tij në dorzë – mbështetet kushineta e levës motorike. Fig. 1. 4 paraqet pistonin e gjatë të motorit me djegie të mbrendshme. Përgatitja e pistonit bëhet me anë të derdhjes së materialit. Në pjesën cilindrike (1), nga skajet e pllakës ballore (2) qëndrojnë kanalet (4) për vendosjen e unazave mbyllse,e në anën e kundërt kanali (5) për vendosjen e unazës lubrifikuse. Në pjesën cilindrike jane të përgatitura vrimat me përforcimin përkatës (3) për përforcimin e prenit(6), i cili lidh pistonin me levën motorike. Vrimat si dhe pjesët përkatëse të prenit shpeshherë janë të përgatitura në forma konike ( të ndërtuara me përftonjëse të njejta). Pjesa mesatare e prenit është cilindrike. Preni është i siguruar prej çvendosjes aksiale me bulon (në fig. Është paraqitur vetëm vrima për këtë bulon ) .(7) e sigurimi që të mos rrotullohet bëhet me anë të një pyke pa pjerrtësi (8). Buloni 7 është i paisur me siguresë kundër shlirimit (në fig 4.nuk është paraqitur). Në sipërfaqen e mbrendshme të ballit të pistonit janë të rgatitura brinjët për përforcim dhe ftohje(9). Në lidhje me zgjerimin më të madh përshkak nxitjes së pjesës së pistonit me anën e pllakës ballore, kjo pjesë përgatitet në formë konike. Konstruksion të posaçshëm paraqesin pistonat shumë të gjatë – plunzherët, të cilët dallohen nga ata të shkurtër dhë të gjatë të shqyrtuar, sepse me sipërfaqet e veta nuk prekin sipërfaqen e cilindrit, por mbështeten në materialin mbyllës të mbyllesit. Për këtë arsye cilindrat mundë të jenë komora me forma të ndryshme. Në lidhje me konstruksionin e këtillë plunzherët në pozitën e vetë të skajshme nuk zvoglojnë vëllimin punonjës të cilindrit në një madhësi të njejtë, sikur ata të të lartpërmendurit (pistonat e shkurtër dhe të gjatë). Për këtë shkak mund të përdoren vetëm te makinat që punojnë me lëngje. Gjatësia e këtyre pistonave në lidhje me diametër është tepër e madhe dhe nuk janë të paisur me mjete mbyllëse: mjetet për mbyllje (materiali i butë ose metalik) vendosen në mbyllës. Në fig. 1.5 shihet plunzheri i pompës. Ky plunzher (1) është i përforcuar në levën pistonike (2) dhe mbështetet në mbyllës (3) të komores (4). 44
  • 45. PUNIM DIPLOME Mustaf Ahmeti Fig.1.5 Pompa 1.Plunzheri 2.leva pistonike 3.mbyllësi 4.komora. Fig.1.6 Dimensionet e pistonit dhe parametrat për kalkulim 45
  • 46. PUNIM DIPLOME Mustaf Ahmeti Tab.1.1. Vlerat kufitare për llogaritjen e pistonave Motorët otto Motorët dizel L1 / D 0.42-0.65 0.60-1.0 Lv /D 0.70-0.80 0.80-1.25 H/D 1.10- 1.25-1.70 h/D 0.10-0.15 0.15-0.20 b/D 0.05-0.07 0.10-0.40 d 0 /D 0.25-0.30 0.30-0.40 d v /D 0.65-0.75 0.60-0.75 1.3. DIZAJNIMI I UNAZAVE PISTONIKE Unazat pistonike ndryshe quhen edhe unaza elastike. Unazat elastike janë detale të motorëve me djegie të mbrendshme, kompresorve etj., me formë të thjeshtë por me ngarkesa të larta teknologjike dhe që paraqesin vështirsi për tu prodhuar. Qëllimi kryesor i këtyre unazave është sigurimi i ngjeshjes (komprimimit) që arrihet nga krijimi i hermetizimit midis pistonit dhe cilindrit. Për të arritur këtë unazat elastike duhet të përputhen mirë pas murit të cilindrit me një presion të caktuar. Sipas funksionit që ato kryejnë i ndajmë në unaza të ngjeshjes dhe unaza të vajit (fig 1.7 ). Unazat e ngjeshjes kryesisht janë me seksion katërkëndshi këndrejt, por hasim edhe seksione tjera varsisht nga dizajnimi. a b c d Fig . 1.7. Seksioni i tërthort i unazave pistonike Saktësia e përpunimit të unazave elastike ka kërkesa të posaqme. Lartësia H 46
  • 47. PUNIM DIPLOME Mustaf Ahmeti punohet me me shmangie mbrenda kufirit 0.01-0.03 mm , trashësia t 0.1 – 0.2 mm, qarja e çelsit S punohet mbrenda kufijve 0.2 –0.3 mm ,kurse shmangia nga rrafshësia dhe paraleliteti i dy ballëve duhet të jetë i tillë që kur fashoja të lëshohet midis dy pllakave të rrafshëta të vendosura large njëra tjetrës në përmasa B = H max +(0.04 – 0.05)mm të bien lirishtë nën veprimin e forcës së tyre të rëndësës (fig .1.8 ) Fig. 1.8 Skema e paisjes për kontrollin e rrafshësis dhe paralelitetit të unazave elastike Ashpërsia e sipërfaqeve ballore është jo më e ulët se shkalla 7-8 (R a =1.6 – 0.8 mikron), kurse ashpërsia e sipërfaqeve cilindrike të jashtme nuk e kalon shkallën 5-6 (R a =6.3 - 3.2 mikron). Kërkesë e veçantë e unazave elastike është sigurimi i elasticitetit të caktuar. Mënyra se si do të sigurohet ky elasticitet ndikon drejtpërdrejt në teknologjinë e prodhimit të tyre. Si material për unazat elastike përdoret kryesisht gizë e hirët e lidhur me strukturë perlite. Lloji i materialit dhe struktura e tij ka ndikim shumë të madh në sigurimin e kërkesave të mësipërme, prandaj për çdo derdhje bëhet kontrolli i përbërjes kimike dhe kontrolli i mikrostrukturës së të gjitha unazave që janë prodhuar gjatë një shkrirje të furrës. Në rast se analizat tregojnë që unazat e prodhuara nuk kanë veti të caktuara, atëherë i gjithë prodhimi del i papër- dorshëm dhe kthehen për rishkrirje. Gjysëmprodhimi i unazave elastike mund të përfitohet me dy mënyra: a) me derdhje individuale b) me copa të cilat pastaj priten në unaza 47
  • 48. PUNIM DIPLOME Mustaf Ahmeti T 8,59 a b c Fig. 1.9 .Forma e unazës pas derdhjes (a) pas heqjes së sektorit (b) dhe e mbyllur (c) Gjatë derdhjes individuale, forma e perimetrit të unazës merret e tillë që pas punimit mekanik dhe pasi të kemi hequr nga perimetri një sektor (fig .1.9) kur ta mbyllim ajo të ketë formë rrethore. Kjo bënë që të sigurohet më mirë elasticiteti i kërkuar. Në derdhje individuale formimi kryhet me forma dheu në makinat formuse duke përdorur modele metalike, ku në një kasë derdhen njëkosishtë disa unaza (fig.1.10). Kasat vendosen njëra mbi tjetrën në stivë, mbushja e formave me metal bëhet nëpërmjet kanalit qendror vertikal dhe kanaleve ushqyese horizontale që lidhin kanalin qëndror me qdo unazë. Për të orientuar unazat në operacionet e punimit mekanik , meqë nuk kanë formë rrethore në mesin e sektorit që do të largohet u lihet një kanal gjysëmrrethor K (fig. 1.9) Kur unazat përfitohen nga lingota, derdhja e tyre bëhet me forma metalike (konkile) ose më shpesh me derdhje centrifugale. Kur unazat prodhohen prej cope, sigurimi i elasticitetit të kërkuar arrihet me anë të fiksimit termik. 48
  • 49. PUNIM DIPLOME Mustaf Ahmeti UA N ZA KO N LO A KA A U HQ S N LI S YE KA E S TA Fig. 1.10. Forma e modelit të unazave gjatë derdhjes 1.4. UNAZAT PISTONIKE PËR VAJOSJE Edhe unazat pistonike për vajosje luajnë një rol të randësishëm në punën e motorve, kompresorve, shërbejnë për vajosjen e mureve të cilindrit me çka bëhet zvoglimi i forcave të fërkimit, ulja apo reduktimi i nxehtësis së krijuar gjatë fërkimit. Më poshtë në fig 1.11. do të paraqesim mënyrën konstruktive të unazave për vajosje. A A 2,89 Fig 1.11. Paraqitja skematike e unazave pistonike për vajosje 49
  • 50. PUNIM DIPLOME Mustaf Ahmeti Në fig.1.12. është paraqitur mënyra e vendosjes së unazës për vajosje PISTONI C R ILIND I U AZA PËR VAJO JE N S kanali për vajosje Fig.1.12. Mënyra e vendosjes së unazës për vajosje 1.5. LEVA MOTORIKE Leva motorike është detal i makinave, i cili shërben për lidhjen e pistonit me boshtin bërrylorë. Leva motorike është e pregatitur prej çelikut të derdhur, çelikut të shkrirë Ç 50. Ç60, kurse për ngarkesa me shpejtësi të mëdha edhe prej çelikut të leguruar e ndonjëherë edhe nga duralumini. Në fig 1.13. shihen dy konstruksione të levës motorike, janë të përbëra nga trupi, koka e vogël, koka e madhe. Trupi i levës mund të ketë forma të ndryshme. Forma e seksionit të tërthortë mund të jetë e ndryshme, të paraqitura në fig 1.14. 2 1 3 3 1 2 Fig. 1.13. Leva motorike 1- trupi, 2- koka e madhe, 3- koka e vogël 50