• Teilen
  • E-Mail
  • Einbetten
  • Gefällt mir
  • Speichern
  • Privater Inhalt
Financat dhe e drejta financiare
 

Financat dhe e drejta financiare

on

  • 12,270 Views

 

Statistiken

Views

Gesamtviews
12,270
Views auf SlideShare
12,270
Views einbetten
0

Actions

Gefällt mir
4
Downloads
353
Kommentare
0

0 Einbettungen 0

No embeds

Zugänglichkeit

Kategorien

Details hochladen

Uploaded via as Microsoft Word

Benutzerrechte

© Alle Rechte vorbehalten

Report content

Als unangemessen gemeldet Als unangemessen melden
Als unangemessen melden

Wählen Sie Ihren Grund, warum Sie diese Präsentation als unangemessen melden.

Löschen
  • Full Name Full Name Comment goes here.
    Are you sure you want to
    Ihre Nachricht erscheint hier
    Processing...
Kommentar posten
Kommentar bearbeiten

    Financat dhe e drejta financiare Financat dhe e drejta financiare Document Transcript

    •  · TË HYRAT PUBLIKE Çka janë financat? Financat janë disiplinë shkencore e cila i studion dukuritë, marrëdhëniet dhe institucionet lidhur me krijimin, grumbullimin, shpërndarjen, rishpërndarjen, shpenzimin dhe udhëheqjen me mjete monetare, me qëllim të plotësimit të nevojave të përgjithshme shoqërore. Fjala financa rrjedh nga fjala “finis” që d.m.th. kufij, fund ose mbarim. Të hyrat publike Shteti në bazë të kushtetutës, ligjeve dhe në bazë të dispozitave tjera ligjore kryen një varg detyrash dhe funksionesh. Për kryerjen e këtyre detyrave, shtetit i janë të nevojshme mjete të caktuara financiare, e këto mjete financiare me të cilat shteti i plotëson nevojat publike quhen të hyra publike. Sistemi i të hyrave të shteteve të sotme ndryshon prej të hyrave të shteteve skllavopronare dhe feudale. Sistemet e të hyrave shtetërore përveç që kanë ngjashmëri kanë edhe ndryshime brenda të njejtit formacion. Sot, në botë nuk mund t’i hasim dy shtete që e kanë sistemin e të hyrave plotësisht të njejtë. Faktorët që ndikojnë në sistemin e të hyrave publike - Sistemi shoqëror- ekonomik, - Rregullimi politik, - Të ardhurat për frymë të popullsisë, - Struktura ekonomike, - Numri i banorëve, - Madhësia e territorit, - Lidhshmëria politike dhe ekonomike me vendet tjera etj. Format kryesore të të hyrave publike - Tatimet, - Kontributet, - Taksat dhe - Të hyrat tjera parafiskale. Karakteristkat e përbashkëta të të hyrave publike
    • Të hyrat publike shërbejnë për financimin e shpenzimeve publike; Të hyrat publike mblidhen në para; Tëhyrat publike janë pjesë e vlerës së krijuar rishtas, ato mblidhen nga burimet që përtërihen ekonomikisht.Ndarja e të hyrave publikeTë hyra origjinere dhe derivative, të hyra juridiko- publike dhe juridiko-private, të hyrat e rregullta dhe jotë rregullta, të hyrat nga popullsia dhe të hyrat nga personat juridik.Ndarja e të hyrave publike - të hyrat e kthyeshme dhe të pakthyeshme, të hyrat e njësive territoriale mëtë gjera dhe më të ngushta, të hyrat në para dhe të hyrat në natyrë.Të hyrat juridiko- publike dhe juridiko-privateTë hyrat juridiko- publike - janë ato të hyra të cilat shteti ose organet e tij në bazë të sovranitetit financiari mbledhin ose i arkëtojnë prej të ardhurave të qytetarve në formë të tatimit dhe të taksave.Të hyrat juridiko - private janë ato të cilat shteti i realizon në bazë të aktivitetit të vet ekonomik dhe prejpasurisë së vet.Të hyrat origjinere dhe të hyrat derivativeTë hyrat origjinere (burimore) - janë ato të hyra të cilat shteti i realizon në bazë të aktivitetit të vetekonomik ose në bazë të së drejtës së pronësisë. Shteti këto të hyra i realizon nga ndërmarrjetshtetërore ose nga pasuria shtetërore.Të hyrat derivative (të prejardhura) të shtetit - janë ato të hyra të cilat shteti i realizon në bazë tëpushtetit të tij sovran. Quhet të hyra derivative sepse nxirren dhe kanë prejardhje prej fuqisë ekonomiketë personave juridik dhe fizik.Të hyrat e rregullta dhe jo të rregulltaTë hyrat e rregullta mblidhen në mënyrë kontinuitive në intervale të caktuara kohe dhe nga burime qëekonomikisht përtërihen vazhdimisht. Përbëjnë pjesën më të madhe të të hyrave shtetërore.Të hyrat publike jo të rregullta mblidhen kohë pas kohe dhe rregullisht shërbjenë për mbulimin eshpenzimeve të jashtëzakonshme. Nuk mund të parashikohen.Të hyrat nga popullisa dhe të hyrat nga personat juridik
    • Të hyrat nga popullsia janë të hyrat që qytetarët i ndajnë nga të ardhurat e veta për mbulimin eshpenzimeve shtetërore.Të hyrat nga personat juridik janë ato të hyra që shteti i mbledh nga organizatat ekonomike si dhepersonat juridik.Të hyrat e kthyeshme dhe të pakthyeshmeTë hyrat e kthyeshme janë huat vullnetare dhe të detyrueshme.Të hyrat e pakthyeshme janë tatimet me të cilat financohen shpenzimet shtetërore.Të hyrat e njesive territoriale më të ngushta dhe më të gjeraTë hyrat me të cilat shteti i plotëson nevojat shtetërore, mund të paraqiten si të hyra të njësive më tëgjera territoriale dhe të hyra të njësive më të ngushta territoriale. Sistemi i ndarjes të të hyrave shtetroreme të cilat plotësohen nevojat shoqërore mund të rregullohet ashtu që secila njësi politiko-territoriale t’iketë të hyrat e veta ose që të hyrat t’i ketë vetëm një njësi politiko-territoriale.Të hyrat e destinuara dhe jo të destinuaraTë hyrat e destinuara janë ato për të cilat ëshët përcaktuar saktsisht se për çfarë do të shpenzohen.Të hyrat publike jo të destinuara janë ato që shërbejnë për financimin e të gjitha nevojave qëllimi ishpenzimit të tyre nuk është përcaktuar më parë.Të hyart në para dhe të hyrat në natyrëTë hyart në para janë ato që mblidhen dhe paguhen në para.Të hyart në natyrë janë ato që mblidhen dhe paguhen në mall.TATIMETTatimet janë burim kryesor i mbledhjes së të hyrave publike me të cilat shteti bashkëkohorë i plotëson tëdalat publike, e që janë në kompetencë të tij, pa marrë parasysh se a janë shtete të zhvilluara apo janështete në zhvillim.sot tatimet janë bërë të hyra të përhershme, të rregullta dhe të hyrat më të rëndësishme që mblidhen ngapersonat juridik dhe fizik, e që shërbjenë për financimin e të dalave të mëdha, të numërta e të
    • llojllojshme të shtetit. Sot ka shtete në botë, të cilat me anë të tatimit bëjnë rishpërndarjen e tëardhurave nacionale më shumë se 40%.Disa definicione të tatimeveTatimi është ajo pjesë të cilën qytetari ia jep shtetit, kështu që pjesën tjetër mund ta ketë në mënyrë tësigurt.Tatimi është çmimi që qytetari ia paguan shtetit për të kompenzuar pjesën e vet të çmimit kushtues tëshërbimeve publike të cilat do t’i shpenzojë.Tatimi është dhënie në para të cilat shteti i mbledh nga individët në bazë të sovranitetit te vet, pakundërshpërblim të drejtëpërdrejtë, me qëllim të mbulimit të ngarkimit publik.Tatimi është dhënie e detyrueshme pa të drejtë që të kërkoj kundërshpërblim.Prej të gjitha definicioneve do të japim një definicion më të përgjithshëm për tatimet: Tatimi është dhëniee detyrueshme në para, të një pjese të të ardhurave ose të pasurisë, shtetit për mbulimin e të dalave tëpërgjithshme shoqërore dhe pa kundërshpërblim të drejtëpërdrejtë.Karakteristikat e tatimitKarakteristikat kryesore të tatimeve janë:1.Tatimet janë të hyra derivative : me pagimin e tatimeve shteti realizon të hyra, që për atë shumë të tëhyrave i zvoglon të ardhurat e personave fizik dhe juridik. Shteti duke i tatuar subjektet ekonomikenjëkohësisht ua zvogëlon fuqinë ekonomike të tyre me qëllim që vetëvetës t’i krijojë fuqi ekonomike përmbulimin e të dalave publike.2. Tatimet janë të hyra të detyrueshme (të dhunshme) të shtetit : pagimi i tatimit është obligim ipërgjithshëm i cili nuk varet prej dëshirës së personave fizik dhe personave juridik, por bazohet nësovranitetin financiar të shtetit dhe forcën ligjore. Detyruesit tatimor janë të obligueshëm që të bëjnëpagesën e tatimit, e nëse nuk e paguajnë, atëherë bëhet arkëtimi në formë të dhunshme.3. Tatimet mblidhen për interesa publike : nga mjetet e mbledhura nga tatimet plotësohen të dalatshtetrore.4. Tatimet paraqesin dhënie pa kundërshpërblim të drejtëpërdrejtë : pagimi i tatimit nuk i jep të drejtëpersonit që e ka paguar që të kërkoj kundërshpërblim të drejtëpërdrejtë. Por, mungesa ekundërshpërblimit të drejtëpërdrejtë nuk d.m.th. që detyruesit tatimor nuk kanë kurrëfarë përfitimesh.5. Tatimet nuk e kanë karakterin e qëllimit të caktuar: qëllimet e tatimit sipas rregullit nuk përcaktohenpërpara. Të hyrat e shtetit të grumbulluara me anë të tatimeve derdhen në buxhet dhe shërbejnë përplotësimin e nevojave të përbashkëta6. Tatimet mblidhen në para: detyrimi tatimor në shtetet moderne caktohet në para dhe paguhet në mjetemonetare. Në raste të jashtëzakonshme dhe të ralla paguhet në formë natyrale ose me punë. Pagimi i
    • tatimit është definitiv dhe dhënie pa kthim, për dallim prej disa të hyrave të cilat nuk janë përfundimtaredhe kthehen p.sh. huatë.7. Tatimet nuk janë të lidhura me shtëtësinë: detyruesi tatimor nuk ka rëndësi se cilit shtet i takon.Detyrimi tatimor i ngarkon të gjith personat në territorin e shtetit dhe në bazë të sovranitetit financiar ingarkon me obligim tatimor pa marr parasysh se a janë shtetas të atij shteti apo jo. Tatimin e paguajnështetasit e vendit, mirëpo atë do ta paguajnë edhe shtetasit e huaj që: kanë pasuri, realizojnë të hyraose kanë trashëguar pasuri të patundshme etj.Qëllimet e tatimitTatimet janë njëra ndër formatë kryesore nëpërmjet të cilave shteti realizon të hyra. Prandaj, qëllimi itatimit është mbledhja e mjeteve financiare për shtetin dhe organet e tjera publike të cilat janë tënevojshme për financimin e funksioneve të tyre. Ky është qëllimi fiskal i tatimit. Botëkuptimet për tatiminnë periudha historike të ndryshme kanë ndryshuar, andaj edhe qëllimet e tatimit kanë ndryshuar mezhvillimin historik të shoqërisë.Tatimet janë bërë instrumente të politikës ekonomike me rëndësi shumë të madhe që ndikojnë në :-Politikën e çmimeve,-Në vëllimin dhe drejtimin e investimeve të rëndësishme për zhvillimin e ekonomisë nacionale,-Në barazimin e ofertës dhe të kërkesës,-Në kufizimin e shkallës së inflacionit dhe menjanimin e faktorëve të cilët e kanë shkaktuar prishjen eekuilibrit në treg,Në zvoglimin ose anulimin e të gjitha atyre pengesave që e vështirsojnë apo e bëjnë të pamundshmezhvillimin e shpejtë dhe të harmonizuar të ekonomisë,-Në pengimin ose lehtësimin e disa trendeve afatgjata të pavolitshme në ekonomi, ngritjen engadalëshme të produktivitetit në punë, në rënien e efikasitetit ekonomik, në zvogëlimin e eksportit dhenjëherit rritjen e importit etj.Klasifikimi i tatimeveKlasifikimi i tatimeve bëhet sipas kritereve të ndryshme të cilat gjatë zhvillimit historik të tatimit kanëndryshuar. Gjatë klasifikimit të tatimeve duhet bazuar në disa karakteristika kryesore të tatimit sipas tëcilave një grup i tatimeve ndryshon prej një grupi tjetër.Klasifikimi themelor i tatimeve:1.I drejtëpërdrejtë (direkt) dhe i zhdrejtë (indirekt),2.Kadastral dhe tarifor,3.Personal (subjekte) dhe real (objekte),4.I rregullt dhe i jashtëzakonshëm,5.I përgjithshëm dhe special,
    • 6.I supozuar dhe faktik,7.Sipas vlerës dhe specifik,8.Fundar dhe jofundar,9.Qëndror dhe lokal,10.Repartision dhe sipas kuotës,11.Themelor dhe plotësues,12.Në natyrë dhe në para,Tatimet direkte dhe tatimet indirekteTatimet direkte janë ato tatime të cilat paguhen përpara se të bëhet shpenzimi i të ardhurave (personalenga mardhëniet e punës, prodhuesit bujqësor individual, tregëtarët, autorët e veprave të ndryshme etj epaguajnë tatimin në momentin e realizimit të të ardhurave të tyre).Tatimet indirekte paguhen gjatë shpenzimit të të ardhurave (me rastin e blerjes së produkteve tëngarkuara me tatim të përfshirë në çmimin e produkteve).Tatimet kadastrale dhe tatimet tariforeKjo ndarje e tatimeve bëhet sipas mënyrës së mbledhes së tatimeve. Tatimet kadastrale: caktohen nëbazë të fakteve të regjistruara në librat kadastral, të cilat fakte mendohet se janë të sakta. Libratkadastral i shfrytëzojnë organet financiare për të caktuar obliguesin tatimor, bazën tatimore dhengarkesës tatimore. Të tatuarit në bazë të librave kadastral zbatohet në rastin e caktimit të tatimit nëpasuri, si dhe nga disa të hyra nga pasuria.Tatimet tarifore - caktohen në bazë të elementeve të caktuara në regjistrat e ashtuquajtur tarifa. Tarifatatimore është një pasqyrë e sistematizuar e objekteve tatimore dhe e normave tatimore e shprehur nëpërqindje ose në shumë absolute.Tatimet personale (subjekte) dhe reale (objekte)Kjo ndarje e tatimeve është bërë në bazë të mënyrës së caktimit të aftësisë tatimore.Tatimet personale: janë ato me ç’rast gjatë caktimit të oblimit tatimor merret parasysh fuqia ekonomike eobliguesit tatimor si dhe disa argumente që janë në lidhje të ngushtë në personalitetin e obliguesittatimor, siq janë : mosha e obliguesit tatimor, gjendja bashkëshortore, gjendja shëndetësore, numri ianëtarëve të familjes etj.
    • Tatimet reale (objekte) : janë ato te të cilat me rastin e caktimit të tatimit nuk merren parasysh rrethanatpersonale të obliguesit tatimor. Gjendja personale e detyruesit tatimor gjatë caktimit të këtij tatimi ështëe parëndësishme..Tatimet e rregullta dhe të jashtëzakonshmeKjo ndarje bëhet sipas afatit të ekzekutimit. Tatime të rregullta janë ato të cilat caktohen, mblidhen dhepaguhen rregullisht nga viti në vit dhe të cilat shërbejnë zakonisht për mbulimin e të dalave shtetërore tërregullta.Tatime të jashtëzakonshme janë ato tatime të cilat nuk janë të përhershme dhe sipas rregullit përdorenpër financimin e të dalave të jashtëzakonshme të shtetit. Por, shpesh shteti e aplikon obligimin e pagimittë tatimit edhe në rastet kur shteti nuk ka të dala të jashtëzakonshme, p.sh. e aplikon tatimin stabilizuesme të cilin dëshirohet që të pengohet inflacioni etj.Tatimet e përgjithshme dhe specialeKjo ndarje është bërë në bazë të qëllimit të caktuar paraprak për plotësimin e nevojave shtetërore.Tatimet e përgjithshme janë ato që shërbejnë për plotësimin e të gjitha apo një numri më të madh të tëdalave publike.Tatimet speciale janë me qëllim të caktuar, me ç’rast e tërë shuma e mledhur e tatimit ose një pjesë e tijështë saktsisht e destinuar për mbulimin e të dalave të caktuara, p.sh. luftë, tërmete etj.Tatimet e supozuara dhe faktikeKjo ndarje është bërë në bazë të lartësisë së bazës tatimore.Tatimet e supozuara te të cilat caktimi i obligimit tatimor bazohet në supozimin se obliguesi tatimor i karealizuar, respektivisht ka pasur mendësi që të realizojë të hyra të caktuara. P.sh. gjatë caktimit tëtatimit në bujqësi mund të caktohet përpara obligimi tatimor në bazë të kualitetit të tokës etj.Tatimet faktike janë ato te të cilat caktimi i obligimit tatimor bëhet në bazë të të hyrave faktike tërealizuara apo të fakteve të realizuara , të cilat janë me rëndësi gjatë caktimit të tatimit. P.sh. me këtotatime ngarkohen personat në mardhënie pune, personat me të ardhura nga e drejta e autorit,etj..Tatimet fundare dhe jofundareKjo ndarje është bërë në bazë të ndryshimeve të kualitetit të të hyrave, respektivisht të të ardhurave nëtë cilat caktohet tatimi.Tatimet fundare janë ato tatime që caktohen në të hyrat që realizohen nga pasuria (toka, ndërtesat,letrat me vlerë etj) si dhe nga të hyrat e sigurta dhe të përhershme të realizuara pa punën e obliguesittatimor.Tatimet jofundare janë ato lloje të tatimeve me të cilat tatohen të hyrat e realizuara me punën personalenga marrdhënia e punës ose nga kryerja e veprimtarisë së caktuar.
    • Tatimet qëndrore dhe lokaleKjo ndarje është bërë në bazë të asaj se kush e fut obligimin tatimor, dhe se cilës njësi politike-territoriale i takojnë të hyrat e mbledhura nga tatimi.Tatimet qëndrore janë ato të cilat i aplikojnë dhe mbledhin organet qendrore. Të dalat e mëdha përrealizimin e detyrave të mëdha shtetërore kanë bërë që numri më i madh i tatimeve të rregullohet medispozita ligjore të organeve qëndrore.Tatimet lokale janë ato të cilat zakonisht i fusin dhe i mbledhin organet e njësive të ngushta politiko-territoriale. Njësitë e ngushta politiko-territoriale për kryerjen më sukses të detyrave, në bazë tëdispozitave ligjore mund të rregullojnë vetë qështjen e disa llojeve të tatimeve, p.sh. për të stimuluarzejtarinë aplikonë lehtësi dhe lirime tatimore.Tatimet repartisione dhe sipas kuotësKjo ndarje është bërë në bazë të shpërndarjesë së ngarkesës tatimore. Tatimet repartisione më tepërjanë një mënyrë e veçantë e mbledhjes së tatimit se sa një lloj i veçant i tatimit. Te ky lloj i tatimit shtetipërpara me dispozita ligjore saktësisht e cakton shumën totale të mjeteve të cilat do t’i mbledh me anëtë tatimit. sot, në shtetet moderne ky lloj tatimi nuk aplikohet.Tatimi sipas kuotës është mënyrë e shpërndarjes së ngarkesës tatimore, ku me ligj shteti më parë epërcakton obligimin tatimor të obliguesit tatimor, i cakton format tatimore si dhe lartësinë e normëstatimore. Por, te ky tatim nuk dihet më parë shuma e tatimit e cila do të mblidhet.Tatimi themelor dhe plotësues. Të gjitha llojet e tatimeve nuk e kanë rëndësinë e njejtë. Disa lloje të tatimeve kanë pjesëmarrje më tëmadhe, ndërsa disa të tjera pjesëmarrje më të vogël në të hyrat e mbledhura nga tatimet. Tatimi në tëardhurat e personave juridik dhe fizik, tatimi në qarkullim janë llojet më të rëndësishme tëtatimeve,prandja quhen tatime themelore.Tatimet plotësuese përfshijnë të gjitha llojet e ndryshme të tatimeve të cilat ndoshta nuk kanë ndonjëefekt të madh financiar në sistemin tatimor, por megjithatë me ato tatime realizohen qëllime të caktuara.Qëllimi i këtyre tatimeve është me karakter plotësues,ndonëse mund të ndodh që ndonjëri prej këtyretatimeve plotësuese gradualisht të bëhet tatim themelor.Tatimet në natyrë dhe në paraKjo ndarje është bërë sipas mënyrës së realizimit të tatimit. Nëse tatimi realizohet në natyrë(prodhim)atëherë quhet tatim në natyrë. Ky lloj i tatimit sot është shumë i rrallë.Te sistemet tatimorebashkëkohore, karakteristikë e tyre është se tatimi paguhet në para, e ndonjëherë rrallë në natyrë.
    • Kufiri i ngarkesës tatimore. Problemi i kufirit të poshtëm dhe të epërm të ngarkesës tatimore mund të vështrohet si nga pikëpamjamë e gjerë, e përgjithshme shoqërore ashtu edhe nga pikëpamja individuale- nga pikëpamja e obliguesittatimor.Nga pikëpamja shoqërore kufiri i poshtëm i ngarkesës tatimore është i determinuar nga shpenzimet ecaktimit dhe arkëtimit të tatimit dhe mbledhjes së tatimit. Nëse shpenzimet e mbledhjes së tatimit janë tëbarabarta ose më të mëdha se shuma e mbledhjes së tatimit, atëherë ky lloj tatimi mund të arsyetohet nëraste të jashtëzakonshme, kur dëshirohet të arrihen qëllimet e caktuara të politikës shtetërore.Tatimet sintetike dhe analitikeKanë shumë ngjajshmëri me tatimet subjektive dhe objektive.Te tatimet sintetike përfshihen ato tatime me të cilat tatimohet fuqia e gjithëmbarëshme ekonomike eobliguesit tatimor. Po ashtu veprohet edhe me pasurinë e gjithëmbarshme të obliguesit tatimor.Tatimet analitike janë ato me të cilat tatimohet ndonjë e hyrë ose ndonjë pasuri pavarësisht se kush e karealizuar, dhe pavarësisht se a realizon të hyra të tjera obliguesi tatimor.Tatimet sipas vlerës dhe specifikeTe tatimet specifike obligimi tatimor caktohet në bazë të disa njësive matëse. Si bazë mund të merretgjatësia, pesha etj. Më shpesh te tatimet në qarkullim.Te tatimet sipas vlerës tatimi bëhet sipas vlerës së vërtetë ose vlerës së çmuar të objektit tatimor.TAKSATTaksat janë një instrument financiar me të cilin mbledhen të hyrat shtetërore. Taksat janë të njohuraqysh në shoqërinë skllavopronare në Romën dhe Athinën antike si dhe në shoqërinë feudale.Taksat janë një lloj specifik i të hyrave publike, të cilat i arkëton shteti dhe organet tjera juridiko- publikeprej personave juridik dhe fizik si kundërshpërblim për shërbimet që ua ofrojnë këto organe.Taksat janë formë e mbledhjes së të hyrave të shetetit që janë të njohura në shtetet skllavopronare dhenë shtetet feudale. Taksat në shtetet skllavopronare paguheshin taksat gjyqësore, taksat për hyrje nëvendet në tempuj pronar etj. Taksat janë të hyra monetare të shtetit. Me rastin e pagesës së taksësaplikohet parimi territorial. Janë të hyra derivative të shtetit.Karakteristikat e taksave - karakteristikë e parë e taksave është se paraqesin kundërvlerën -kundërshpërblimin për shërbimin e kryer nga ana e organeve shtetërore ose organeve tjera juridiko-publike. Karakterisitkë e dytë e taksave është se obliguesit e taksave vetë sipas dëshirës bëjnë pagesëse taksave dhe nxisin punën e organeve shtetërore. P.sh. qytetari paguan taksa për nxjerrjen edokumenteve: çertifikatën e lindjesë, letërnjoftimin, pasaportën me rastin e paraqitjesë së kërkesës.Mirëpo edhe pa paraqitjen e kërkesës qytetari nuk do të marrë dokumentet.Taksat ndryshojnë edhe prej kontributeve. Taksat paguhen për shërbimet e natyrës jo materiale(intelektuale), të cilat i kryejnë organet shtetërore administrative, gjyqësore, doganore, arsimore etj.
    • Më e rëndësishme gjatë shqyrtimit të taksave është caktimi i lartësisë së taksave. Lartësia e takaveduhet të caktohet në bazë të shpenzimeve reale,Klasifikimi i taksaveNë literaturën financiare klasifikimi i taksave bëhet sipas këtyre kritereve:1.Sipas organeve të cilat e caktojnë obligimin e pagimit të taksave dallojmë:a).Taksat që i përcaktojnë organet shtetërore qëndrore, p.sh. taksat federative, taksat shtetërore etj.b).Taksat të cilat i përcakton bashkësia e ngushtë politiko- territoriale, p.sh. taksat komunale, taksatlokale etj.2.Sipas organeve të cilat i kryejnë shërbimet e caktuara, e për të cilat është paraparë pagimi i taksësdallojmë:a).Taksat administrative të cilat paguhen për shërbimet e kryera nga organet dhe institucionetshtetërore. Këto taksa quhen taksa shtetërore.Në taksat administrative bëjnë pjesë:-Taksat konsulare, të cilat paguhen për shërbimet e organeve diplomatike dhe konsulare.-Taksat për qarkullimin e mjeteve motorike të huaja.-Taksat kadastrale.-Taksat për mbrojtëjen e patentave, liçencave, modeleve .b).Taksat gjyqësore, të cilat paguhen për procedurat e gjyqeve të rregullta, gjyqeve ekonomike etj.c).Taksa nëpunësish të cilat u janë paguar nëpunësve të caktuar për shërbimin e kryer, ndonëse kjotaksë sot shumë më rrallë shfrytëzohet.3.Sipas mënyrës së pagimit taksat i ndajmë në:a).Mënyrën indirekte të pagesës së taksës- kur obligimi taksor paguhet duke blerë dhe vulosur taksa dheformularët e taksës.b).Mënyrës direkte të pagesës së taksës - kur obligimi taksor paguhet në të holla të gatshme.4.Sipas kohës së pagimit taksat i dallojmë:a).Taksa që paguhen përpara, që sot praktikohet më tepër.b).Taksa që paguhen prapa, pasi që të jetë kryer shërbimi i organeve shtetërore dhe organeve tjera.5.Sipas faktit se a paguhet taksa për disa shërbime të organeve shtetërore dhe të organizatave tëautorizuara apo për një varg shërbimesh dallojmë:a).Taksën e posaçme,b).Taksën paushalle të cilat paguhen për të gjitha shërbimet së bashku të kryera prej organeveshtetërore të ndryshme e jo individuale.
    • 6.Sipas qëllimit të shpenzimit të mjeteve të mbledhura me anë të taksave dalljomë:a).Taksat që shërbejnë për plotësimin e nevojave të përgjithshme shoqërore.b).Taksat që qëllimi i shpenzimit të mejteve përpara është caktuar(taksa të destinuara).7.Taksat ndahen edhe në:a).Taksa të përgjithshme, të cilat janë të njejta për të gjitha llojet e shërbimeve të njejta, pa marrparasysh se cili organ bën arkëtimin e tyre.b).Taksa speciale të cilat janë të lidhura për institucionet e caktuara(gjykatat, shkollat etj).c).Taksa të ndryshueshme, të cilat nuk caktohen përpara, por prapa sipas llojit të punës së kryer, vlerës.KONTRIBUTETKontributet janë instrument financiar me rëndësi me të ciln mbledhen mjete për financimin e të dalaveshoqërore të caktuara. Karakterisitikat kryesore të kontributeve janë:1.Janë dhënie kryesisht në para, te të cilat ekziston dobia reale ose e mundëshme në formë tëkundërshpërblimit të cilin e kanë një rreth i ngushtë nga aktiviteti i shtetit.2.Shuma e obligueshme e pagimit të kontributeve varet drejtëpërdrejtë prej shpezimeve të cilat i bënështeti3.Kontributet e kanë cilësinë e obligueshme.4.Obligimi i pagimit të kontributeve nuk shkaktohet më kërkesat e obliguesve.Kontributet kanë ngjajshmëri me tatimet se të dy këto kategori janë të hyra publike, se obligime tëpersonave fizik dhe juridik me qëllim të caktuar. Ndryshimi i kontributeve nga tatimet qëndron në atë sekontributet i paguan kategoria e caktuar e personave fizik dhe juridik të cilët kanë dobi të drejtëpërdrejtëprej aktivitetit të organeve shtetërore. Obligimi i pagimit të kontributeve nuk e ka karakterin epërgjithshëm si te tatimet. Latrësia e obligimit të pagimit të kontributeve është në varëshmëri medobishmërinë që e ka obliguesi i kontributeve.Kontributet janë të ngjajshme me taksat se janë të hyra publike që i aplikon shoqëria. Ndryshimi ikontributeve prej taksave qëndron në atë se obligimin e pagimit të kontributeve nuk e nxisin obliguesit epagimit të kontributeve dhe se këta obligues kanë ndonjë dobi materiale nga aktiviteti i organeveshtetërore ose organeve tjera të autorizuara për kryerjen e atkivitetit të caktuar.Kontributet për plotësimin e nevojave të përbashkëta paguhen nga këto kategori:a). Prej të ardhurave të organizatave,b). Prej të ardhurave personale të punëtorëve,c). Prej të ardhurave personale nga kryerja e veprimtarisë së pavarur bujqësore,d). Prej të ardhurave personale nga kryerja e pavarur e veprimtarisë ekonomike ose joekonomike,
    • e). Prej pensioneve respektivisht prej shërbimeve monetare.. Të hyrat parafiskale duhet t’i kenë këto karakteristika:1. Qëllimi i shpenzimit të të hyrave parafiskale përpara është i caktuar (pra janë të destinuara).2. Oblimi i pagimit të të hyrave parafiskale nuk është i caktuar me dispozita të organeve shtetërore.3. Të hyrat parafiskale nuk janë të hyra buxhetore të organeve juridiko- publike.4. Obligimi i pagimit të të hyrave parafiskale ngarkon një rreth të caktuar të shfrytëzuesve të cilët janë tëlidhur me ndonjë interes të përbashkët ekonomik, social etj.PRINCIPET TATIMOREMe problemin e caktimit të parimeve financiare janë marrë shumë teoricienë financiar. Shteti duke embledhur tatimin, krijon të hyrat e nevojshme për mbulimin e numrit të madh të të dalave të tij. Në mesine shkrimtarëve të shumtë të cilët e kanë përpunuar problemin e parimeve tatimore janë edhe AdamSmithi dhe Adolph Vagneri.PARIMET TATIMORE TË SMITHITParimet e Smithit në literaturë janë të njohura si katër “ kanonet “ e Smithit, në të cilat duhet të bazohettatimi. Këto janë :Secili qytetar është i detyruar që shtetit ti’a paguajë tatimin për mbulimin e të dalave të tij dhe atë sipasaftësisë dhe mundësisë ekonomike.Obligimi tatimor duhet të jetë i rregulluar me ligj, shuma e tatimit, mënyra, pagesa, vendi i pagimit duhettë jenë të njohura për obliguesin tatimor.Tatimi duhet të mblidhet dhe të arkëtohet atëherë kur për obliguesin tatimor është më e përshtatshme,Shpenzimet e caktimit dhe mbledhjes së tatimit duhet të jenë sa më të vogla dmth. Shpenzimet eadministratës duhet të jenë sa më të vogla, në mënyrë që sa më shumë mjete të hyjnë ne arkënshtetërore.PARIMET E VAGNERITParimet tatimore më të numërta, të plota dhe më të sistematizuara i ka dhënë Adolf Vagneri. SipasVagnerit parimet tatimore janë :I. Principet financiaro-politike :1. Mjaftueshmëria e tatimit,2. Elasticiteti i tatimit.II. Principet ekonomiko-politike :
    • Zhgjedhja e burimit tatimor,Zgjedhja e llojeve të tatimit,III. Principet socialo-politike :Përgjithësia e tatimit,Barabarësia e tatimit.IV. Principet administrative-teknike :Caktimi i tatimit,Pagimi i volitshëm i tatimitMbledhja e lirë e tatimit.PRINCIPET FINANCIARO - POLITIKEKy parim kërkon që tatimet të jenë :Të mjaftueshmeTë përshtatshmePrincipi i mjaftueshmërisë - duhet kuptuar ashtu që me anë të mbledhjes së tatimit të grumbullohenmjete të cilat së bashku me të hyrat e tjera shtetërore do të bëjnë të mundur mbulimin e të gjitha tëdalave shtetërore të planifikuara.PRINCIPI I PËRSHTATSHMËRISË - ELASTICITETITMe principin e përshtatshmërisë duhet nënkuptuar mundësinë e sistemit tatimor që t’u përshtatet shpejtndryshimeve në lartësinë e të dalave të shtetit. Rritja e përhershme e të dalave të shtetit kërkon edherritjen e kërkesës për mjete monetare. Sipas këtij principi, lartësia e tatimit duhet të iu përshtatet tëdalave shtetërore.Principi i përshtatmërisë së sistemit tatimor sipas kërkeses për financimin e të dalave të rriturashtetërore mund të arrihet vetëm në kushtet dhe rastet relative stabile. Sistemi tatimor nuk mund të iupërshtatet kërkesave të rritura të jashtëzakonshme të të dalave shoqërore ( lufta, fatkeqësiveelementare etj).PRINCIPET EKONOMIKO-POLITIKE TË TATIMITPagimi i tatimit ka efekt të caktuar në zvogëlimin e fuqisë ekonomike dhe në
    • sjelljet e obliguesit tatimor. Andaj për t’u shfrytëzuar tatimet si instrument ipërshtatshëm i politikës ekonomike dhe për t’u realizuar qëllimet e caktuara të kësaj politike, në kuadrine këtij principi është e nevojshme të merren parasysh këto principe:1. Zgjedhja e burimit tatimor2. Zgjedhja e llojeve të tatimitZgjedhja e burimit tatimor- Si burim tatimor janë të hyrat ose të ardhurat ose pasuria e obliguesit tatimor.Nga aspekti i principit ekonomik të tatimit del se sipas rregullit duhet të tatohen vetëm ato burimetatimore të cilat pandërprerë përsëriten.Çështja e kufirit të ngarkesës tatimore, i cili kufi nuk duhet të tejkalohet nëse dëshirojmë që me caktimine tatimit të nxitet aktiviteti ekonomik i obliguesit tatimor dhe të realizohen rezultatet ekonomkie pozitive,në shkencën financiare ende është diskutabile, ende nuk është dhënë përgjegje adekuate.Zgjedhja e llojeve të tatimitZgjedhja e llojeve të tatimit d.m.th që të zgjedhen llojet më racionale të tatimit. Kjo d.m.th se me rastin eaplikimit të llojeve të tatimit në sistemin tatimor duhet pasur parasysh ndikimin e tatimit në procesin eprodhimit, të këmbimit të mallrave dhe në formimin e të ardhurave nacionale. Kjo sidoms është merëndësi për vendet në zhvillim, sepse nuk duhet shikuar vetëm se si të sigurohen mjetet financiare, mellojet e tatimit nuk duhet rrezikuar dhe penguar zhvillimin ekonomik të tyre.KRITERET SOCIALO - POLITIKENë grupin e kritereve socialo – politike bëjnë pjesë :Përgjithësia – Universaliteti i tatimitBarabaësia e tatimeve.Përgjithësia – universaliteti i tatimitTë tatuarit duhet të ketë karakter të përgjithshëm, për ndryshim nga kohët e mëparshme, kur nga pagesae tatimit janë përjashtuar aristrokracia. Sipas këtij principi të gjithë janë të obligueshëm të paguajnëtatim, pa marrë parasysh dallimet klasore, fetare, gjjinore, racore, gjuhësore,bashkëshortore, politke etj.Barabarësia e tatimitKy parim kërkon që barra tatimore duhet të jetë e ndarë në mënyrë të barabartë për të gjithë obliguesittatimor. Për barazinë në tatim flitet vetëm atëhere kur ajo realizohet prej vitit në vit me pagimin e
    • tatimeve të rregullta. Nëse në një sistem tatimor te tatimet e rregullta aplikohen përqindje proporcionaledhe here pas here aplikohen tatime jo të rregullta nuk mund të flitet për barabrësinëPRINCIPET ADMINISTRATIVE - TEKNIKENë këtë parim bëjnë pjesë :Caktimi i tatimitPagimi i volitshëm i tatimit (përshtatshmëria e pagimit të tatimit )Mbledhja e lire e tatimitCaktimii tatimitMe pagimin e tatimeve zvogëlohet fuqia ekonomike e obliguesve tatimor e kjo ndikon në zvogëlimin ekursimeve, investimeve, në plotësimin e nevojave shëndetësore etj. Me tatim mund të ndikohet edhe nëpozitën shoqërore të obliguesve tatimor. Për shkak të efekteve jashtëzakonisht të rëndësishme të tatimitnë jetën dhe punën e obliguesve tatimor, caktimi i tatimit duhet të jetë i drejtë.Përshtatshmëria e pagimit të tatimit (pagimi i volitshëmi tatimit )Përshtatshmëria e pagimit të tatimit paaraqet mundësinë e pagimit të tatimitatëhere kur për obliguesin tatimor është më e volitshme dhe kur ai ka mjetefinanciare. P.sh. për bujqit është shumë më e përshtatshme që obligimin e vet tatimor ta paguajë në fundtë vitit, më saktësisht në vjeshtë, kur me shitjen e produkteve bujqësore realizon të hyrat me të cilatmund të plotësojë obligimin tatimor, sesa në fillim të vitit.Mbledhja e lire e tatimitMbledhja e lirë e tatimeve d.m.th. që mbledhja e tatimeve të jetë sa më e lirë, sepse nga kjo varet shumae mjeteve të cilat do t’i mbesin shtetit për plotësimin e të dalave. Me tatim mbledhen mjete me të cilatfinancohen të dalat shtetërore në bazë të kushtetutës, ligjeve dhe dispozitave të tjera.EFEKTET E TATIMITPagimi i tatimit d.m.th marrja e një pjese të të ardhurave të obliguesit tatimor në dobi të shtetit dhe tëorganeve të tjera juridiko- publike. Tatimimi ia zvogëlon fuqinë blerëse obliguesit tatimor, andaj procesi itë tatuarit është shumë i ndërlikuar, i cili shkakton efekte të natyrës ekonomike, financiare, sociale,morale etj.
    • SISTEMI TATIMORSecili sistem tatimor është rezultat i zhvillimit historik, i ndikimeve të ndryshme nga jashtë, ikompromiseve të shumta. Duke i krahasuar sistemet tatimore të vendeve të ndryshme mund të vërehetlehtë se nuk ekzistojnë dy shtete në të cilat tatimi do të bëhej me aplikimin e formave të njejta tatimore,në të cilin tatimet e ndryshme do të kishin të njejtin vend, gjë që është e kuptueshme sepse sistemitatimor është rezultat i veprimit të faktorëve të ndryshëm.Sistemi tatimor i një vendi të zhvilluar industrial ndryshon nga sistemet tatimore të vendeve në zhvillim,sikuse edhe sistemi tatimor i vendeve kapitaliste ndryshor nga sistemi tatimor i vendeve socialiste.Ekzistojnë dy lloje të sistemit tatimor : sistemi tatimor monist dhe ai pluralist. Monizmi tatimor-d.m.th.aplikimi i vetëm një lloji të tatimit. Ideja për monizëm tatimor ka pasur shumë ithtar. Mendohet se kjo idepër herë të parë është shfaqur në Francë në shek.XVI. fiziokratët e kanë përkrahur monizimin tatimor.Qëndrimi i tillë i fiziokratëve është edhe i kuptueshëm sepse del nga mësimi i tyre se vetëm në bujqësimund të krijohet mbivlera.Sipas Adam Smithit elementet e sistemit tatimor janë:- Renta e tokës,- Kamata,- Të hyrat nga kapitali,- Të hyrat nga mëditjet.Sipas Shufrejt sistemi tatimor ndahet në:a) Tatimet direkte- Tatimi në pasuri,- Tatimi në të ardhura,- Tatimi në rendimente.b) Tatimet indirekte- Tatimi në konsum,- Për artikuj të nevojshëm për jetë,- Për artikuj luksoz.c) Tatimi në pasuri:- Tatimi në fitimet e rastit,- Tatimi në qarkullim të patundshmërive,- Tatimi në trashëgimi.
    • Tatimi në pasuriTe ky lloj i tatimit objekt tatimi është pasuria e obliguesit tatimor. Obligues të tatimit në pasuri janëpersonat fizikë dhe juridikë. Tatimi në pasuri paguhet në vlerën e pasurisë. Bazë e tatimit në pasuriështë vlera e zvogëluar për borxhet. Me rastin e caktimit të tatimit merren parasysh shumë lirime dhelehtësime.Tatimi në pasuri mund të jetë në dy forma:- Tatimi në pasuri,- Tatimi në të hyrat nga pasuria.Tatimi në të ardhuraTatimet në të ardhura e përbëjnë boshtin e sistemit tatimor gati të çdo shteti modern. Kjo është formëme të cilën tatohet fuqia ekonomike e obliguesit tatimor, e realizuar në një periudhë të caktuar kohore.Për ndryshim nga tatimi në pasuri, ku me rastin e tatimit gjithashtu i kushtohet kujdes cilësive tëcaktuara të obliguesit tatimor, te tatimi në të ardhura baza tatimore varet nga shuma monetare erealizuar brenda ndonjë kohe të caktuar.REZISTENCA NDAJ PAGIMIT TË TATIMITPagimi i tatimeve e zvogëlon fuqinë ekonomike të obliguesit tatimor dhe shkakton ndryshime në pozitëne tij shoqërore. Për këtë arsye lind edhe rezistenca e pagimit tatimit. Rezistenca e pagimit të tatimevedhe përpjekja që të evitohet ose të zbutet efekti i tij janë të pranishme në të gjitha sistemet tatimore.SHMANGIA NGA PAGIMI I TATIMEVEMe pagimin e tatimeve zvogëlohet forca ekonomike e obliguesit tatimor. Kjo shkakton rezistencën epagimit të tatimeve. Shmangia nga obligimi i pagimit të tatimeve varet prej shumë faktorëve, p.sh. ngastruktura arsimore e popullsisë, nga zhvillimi i vetëdijes, nga diciplina e obliguesve tatimor në kryerjen edetyrës qytetare, nga morali tatimor etj.Evazioni tatimor mund të jetë:1. Evazioni i paligjshëm tatimor,2. Evazioni tatimor i ligjshëm ose i lejueshëm.EVAZIONI TATIMOR I PALIGJSHËMDallojmë dy raste të evazionit të paligjshëm ose të palejueshëm tatimor:
    • 1. Fshehja e plotë e tatimit ose defraudacioni i tatimit2. Fshehja e pjesërishme e tatimit ose defraudacioni i pjesërishëm i tatimitNëse obliguesi tatimor nuk e paraqet të tërë shumën e të hyrave të realizuara, përkatësisht të ardhuratqë i nënshtrohen tatimit, nëse i fsheh faktet e caktuara relevante, ngjarjet ose veprimtaritë që shërbejnësi shkas për tatim, kemi të bëjmë me rastin e fshehjes së plotë ose totale të tatimit. P.sh. Obliguesitatimor kryen një veprimtari të caktuar ose ka njdonjë pasuri, por nuk paraqitet te organet financiare se ekryen atë veprimtari, e as nuk i paraqet të hyrat që i realizon prej saj, përkatësisht nuk e paraqet se kapasurifare.EVAZIONI TATIMOR I LIGJSHËMEvazinoi tatimor i ligjshëm paraqet dukurinë kur obliguesi tatimor nuk bie në kundërshtim me dispozitatligjore, andaj është fjala për evazioni të lejueshëm.Evazioni tatimor i ligjshëm paraqitet në raste të ndryshme.Evazioni tatimor mund të paraqitet për shkak të zbrazësive në ligj. Dispozitat ligjore jo të plota, joprecize, të parregulluara dhe kontradiktore për llojet e ndryshme të tatimit ia mundësojnë që më lehtë,madje edhe e nxisin obliguesin tatimor që t’i shmanget pagimit të tatimit në tërësi ose pjesërisht.