Diese Präsentation wurde erfolgreich gemeldet.
Wir verwenden Ihre LinkedIn Profilangaben und Informationen zu Ihren Aktivitäten, um Anzeigen zu personalisieren und Ihnen relevantere Inhalte anzuzeigen. Sie können Ihre Anzeigeneinstellungen jederzeit ändern.
Tregu, marrëdhëniet e punës
dhe lidhja midis informalitetit,
konkurueshmërisë, produktivitetit
dhe pagës minimale në indus...
TREGU, MARRËDHËNIET
E PUNËS DHE LIDHJA
MIDIS INFORMALITETIT,
KONKURUESHMËRISË,
PRODUKTIVITETIT DHE
PAGËS MINIMALE
NË INDUS...
TREGU, MARRËDHËNIET E PUNËS DHE LIDHJA MIDIS INFORMALITETIT,
KONKURUESHMËRISË, PRODUKTIVITETIT DHE PAGËS MINIMALE NË
INDUS...
RRETH STATUSIT TË STUDIMIT
Ky raport studimor është përgatitur për qëllime të projektit “Promovimi i të drejtave
të punës ...
PËRMBAJTJA E LËNDËS
Hyrje
1	 Ecuria e ekonomisë dhe tregut të industrisë nxjerrëse dhe investimeve
2	 Tregu i punës, forma...
RAPORT STUDIMOR
5
PËRMBLEDHJE
Analiza e sektorit të industrisë nxjerrëse e parë nën optikën e zhvillimit të tregut të
punë...
SHKURTESA
AFP	 Arsimi dhe Formimi Profesional
BB	 Banka Botërore
BE	 Bashkimi Europian
PBB	 Prodhimi i Brendshëm Bruto
IHD...
RAPORT STUDIMOR
7
HYRJE
Shqipëria tashmë ndodhet në një fazë vendimtare të reflektimit mbi gjendjen aktuale
të tregut të p...
TREGU, MARRËDHËNIET E PUNËS DHE LIDHJA MIDIS INFORMALITETIT, KONKURUESHMËRISË,
PRODUKTIVITETIT DHE PAGËS MINIMALE NË INDUS...
RAPORT STUDIMOR
9
BURIMET E INFORMACIONIT, METODOLOGJIA DHE SHTRIRJA
Gjatë procesit të hartimit të studimit janë shfrytëzu...
1.	 ECURIA E EKONOMISË DHE SEKTORIT TË INDUSTRISË
NXJERRËSE. PESHA DHE RËNDËSIA E INVESTIMEVE TË
HUAJA
Treguesi i prodhimi...
RAPORT STUDIMOR
11
Kriza financiare ka treguar se sa e rëndësishme është fokusimi në politika që kanë
si synim një rritje ...
TREGU, MARRËDHËNIET E PUNËS DHE LIDHJA MIDIS INFORMALITETIT, KONKURUESHMËRISË,
PRODUKTIVITETIT DHE PAGËS MINIMALE NË INDUS...
RAPORT STUDIMOR
13
dhe investimeve. Duke u mbështetur edhe në prioritetet e Qeverisë Shqiptare për
përthithjen e IHD, veça...
TREGU, MARRËDHËNIET E PUNËS DHE LIDHJA MIDIS INFORMALITETIT, KONKURUESHMËRISË,
PRODUKTIVITETIT DHE PAGËS MINIMALE NË INDUS...
RAPORT STUDIMOR
15
Përgjatë viteve të fundit ka pasur edhe probleme që ende mbeten për tu adresuar.
Për shembull, subjekte...
TREGU, MARRËDHËNIET E PUNËS DHE LIDHJA MIDIS INFORMALITETIT, KONKURUESHMËRISË,
PRODUKTIVITETIT DHE PAGËS MINIMALE NË INDUS...
RAPORT STUDIMOR
17
2.	 TREGU I PUNËS, FORMALITETI DHE RREGULLAT NË
SEKTOR
Popullsia në moshë pune në Shqipëri ka ardhur në...
TREGU, MARRËDHËNIET E PUNËS DHE LIDHJA MIDIS INFORMALITETIT, KONKURUESHMËRISË,
PRODUKTIVITETIT DHE PAGËS MINIMALE NË INDUS...
RAPORT STUDIMOR
19
shërbime të tjera të lidhura me të ardhurat që burojnë nga punësimi në sektorin e
industrisë së nxjerrj...
TREGU, MARRËDHËNIET E PUNËS DHE LIDHJA MIDIS INFORMALITETIT, KONKURUESHMËRISË,
PRODUKTIVITETIT DHE PAGËS MINIMALE NË INDUS...
RAPORT STUDIMOR
21
Ndërsa, problem tjetër i identifikuar si pengesë për formalitetin në treg është mungesa
e kapaciteteve ...
TREGU, MARRËDHËNIET E PUNËS DHE LIDHJA MIDIS INFORMALITETIT, KONKURUESHMËRISË,
PRODUKTIVITETIT DHE PAGËS MINIMALE NË INDUS...
RAPORT STUDIMOR
23
3.	 MARËDHËNIET E PUNËS DHE ORGANIZIMI I PUNONJËSVE
PËR MBROJTJEN E TË DREJTAVE
Në kushtet e një ambjen...
TREGU, MARRËDHËNIET E PUNËS DHE LIDHJA MIDIS INFORMALITETIT, KONKURUESHMËRISË,
PRODUKTIVITETIT DHE PAGËS MINIMALE NË INDUS...
RAPORT STUDIMOR
25
Kuadri ligjor ekzistues ka parashikuar përfaqësim në çështjet e shëndetit dhe të
sigurisë në vendin e p...
TREGU, MARRËDHËNIET E PUNËS DHE LIDHJA MIDIS INFORMALITETIT, KONKURUESHMËRISË,
PRODUKTIVITETIT DHE PAGËS MINIMALE NË INDUS...
RAPORT STUDIMOR
27
SHPENZIMET E AKTIVITETIT
Vitet 1 deri 4
Euro
Ndërsa, sipas skenarit, u rritën të ardhurat me një rritje...
TREGU, MARRËDHËNIET E PUNËS DHE LIDHJA MIDIS INFORMALITETIT, KONKURUESHMËRISË,
PRODUKTIVITETIT DHE PAGËS MINIMALE NË INDUS...
RAPORT STUDIMOR
29
Nisur nga llogaritja për të ardhurat duke përfshirë edhe shpenzimet (ku në mënyrë të
detajuar u trajtua...
TREGU, MARRËDHËNIET E PUNËS DHE LIDHJA MIDIS INFORMALITETIT, KONKURUESHMËRISË,
PRODUKTIVITETIT DHE PAGËS MINIMALE NË INDUS...
RAPORT STUDIMOR
31
a.	 Kontratë kolektive në bazë industrie10
. Këto kontrata lidhen ose në nivel
kombëtar, ose në nivel n...
TREGU, MARRËDHËNIET E PUNËS DHE LIDHJA MIDIS INFORMALITETIT, KONKURUESHMËRISË,
PRODUKTIVITETIT DHE PAGËS MINIMALE NË INDUS...
RAPORT STUDIMOR
33
Gjatë kësaj periudhe, të gjithë punëtorët nuk do të punojnë, por rast pas
rasti, nëse Beralb sh.a. do t...
TREGU, MARRËDHËNIET E PUNËS DHE LIDHJA MIDIS INFORMALITETIT, KONKURUESHMËRISË,
PRODUKTIVITETIT DHE PAGËS MINIMALE NË INDUS...
RAPORT STUDIMOR
35
4.	 ORIENTIME PËR KUFIZIMIN E EKONOMISË INFORMALE
DHE PUNËSIMIT
Në vitin 2015 përqindja e punësimit inf...
TREGU, MARRËDHËNIET E PUNËS DHE LIDHJA MIDIS INFORMALITETIT, KONKURUESHMËRISË,
PRODUKTIVITETIT DHE PAGËS MINIMALE NË INDUS...
RAPORT STUDIMOR
37
Pjesëmarrja në prokurimin publik është e lidhur me publikimin e plotë të informacionit
të pagave dhe ta...
TREGU, MARRËDHËNIET E PUNËS DHE LIDHJA MIDIS INFORMALITETIT, KONKURUESHMËRISË,
PRODUKTIVITETIT DHE PAGËS MINIMALE NË INDUS...
RAPORT STUDIMOR
39
më lart se aktualisht për periudhën afatmesme.
Marrëveshja e heshtur mes punëdhënësit dhe punëmarrësit,...
TREGU, MARRËDHËNIET E PUNËS DHE LIDHJA MIDIS INFORMALITETIT, KONKURUESHMËRISË,
PRODUKTIVITETIT DHE PAGËS MINIMALE NË INDUS...
RAPORT STUDIMOR
41
5.	 ELASTICITETI I PAGËS MINIMALE DHE PËRMIRËSIMI I
KUSHTEVE TË JETESËS SË PUNONJËSVE TË SEKTORIT
Punon...
TREGU, MARRËDHËNIET E PUNËS DHE LIDHJA MIDIS INFORMALITETIT, KONKURUESHMËRISË,
PRODUKTIVITETIT DHE PAGËS MINIMALE NË INDUS...
RAPORT STUDIMOR
43
Paga minimale në vendet e BE
Sot në vendet e BE-së nuk ka një politikë të unifikuar duke qenë se për pa...
TREGU, MARRËDHËNIET E PUNËS DHE LIDHJA MIDIS INFORMALITETIT, KONKURUESHMËRISË,
PRODUKTIVITETIT DHE PAGËS MINIMALE NË INDUS...
RAPORT STUDIMOR
45
vitin 2015 në nivelin 2.200 Euro dhe me një rritje prej 28.2% në 2016;
-	 punëmarrësi rumun i industris...
TREGU, MARRËDHËNIET E PUNËS DHE LIDHJA  MIDIS INFORMALITETIT, KONKURUESHMËRISË, PRODUKTIVITETIT DHE  PAGËS MINIMALE NË IND...
TREGU, MARRËDHËNIET E PUNËS DHE LIDHJA  MIDIS INFORMALITETIT, KONKURUESHMËRISË, PRODUKTIVITETIT DHE  PAGËS MINIMALE NË IND...
TREGU, MARRËDHËNIET E PUNËS DHE LIDHJA  MIDIS INFORMALITETIT, KONKURUESHMËRISË, PRODUKTIVITETIT DHE  PAGËS MINIMALE NË IND...
TREGU, MARRËDHËNIET E PUNËS DHE LIDHJA  MIDIS INFORMALITETIT, KONKURUESHMËRISË, PRODUKTIVITETIT DHE  PAGËS MINIMALE NË IND...
TREGU, MARRËDHËNIET E PUNËS DHE LIDHJA  MIDIS INFORMALITETIT, KONKURUESHMËRISË, PRODUKTIVITETIT DHE  PAGËS MINIMALE NË IND...
TREGU, MARRËDHËNIET E PUNËS DHE LIDHJA  MIDIS INFORMALITETIT, KONKURUESHMËRISË, PRODUKTIVITETIT DHE  PAGËS MINIMALE NË IND...
TREGU, MARRËDHËNIET E PUNËS DHE LIDHJA  MIDIS INFORMALITETIT, KONKURUESHMËRISË, PRODUKTIVITETIT DHE  PAGËS MINIMALE NË IND...
TREGU, MARRËDHËNIET E PUNËS DHE LIDHJA  MIDIS INFORMALITETIT, KONKURUESHMËRISË, PRODUKTIVITETIT DHE  PAGËS MINIMALE NË IND...
TREGU, MARRËDHËNIET E PUNËS DHE LIDHJA  MIDIS INFORMALITETIT, KONKURUESHMËRISË, PRODUKTIVITETIT DHE  PAGËS MINIMALE NË IND...
TREGU, MARRËDHËNIET E PUNËS DHE LIDHJA  MIDIS INFORMALITETIT, KONKURUESHMËRISË, PRODUKTIVITETIT DHE  PAGËS MINIMALE NË IND...
TREGU, MARRËDHËNIET E PUNËS DHE LIDHJA  MIDIS INFORMALITETIT, KONKURUESHMËRISË, PRODUKTIVITETIT DHE  PAGËS MINIMALE NË IND...
TREGU, MARRËDHËNIET E PUNËS DHE LIDHJA  MIDIS INFORMALITETIT, KONKURUESHMËRISË, PRODUKTIVITETIT DHE  PAGËS MINIMALE NË IND...
TREGU, MARRËDHËNIET E PUNËS DHE LIDHJA  MIDIS INFORMALITETIT, KONKURUESHMËRISË, PRODUKTIVITETIT DHE  PAGËS MINIMALE NË IND...
TREGU, MARRËDHËNIET E PUNËS DHE LIDHJA  MIDIS INFORMALITETIT, KONKURUESHMËRISË, PRODUKTIVITETIT DHE  PAGËS MINIMALE NË IND...
TREGU, MARRËDHËNIET E PUNËS DHE LIDHJA  MIDIS INFORMALITETIT, KONKURUESHMËRISË, PRODUKTIVITETIT DHE  PAGËS MINIMALE NË IND...
TREGU, MARRËDHËNIET E PUNËS DHE LIDHJA  MIDIS INFORMALITETIT, KONKURUESHMËRISË, PRODUKTIVITETIT DHE  PAGËS MINIMALE NË IND...
Nächste SlideShare
Wird geladen in …5
×

TREGU, MARRËDHËNIET E PUNËS DHE LIDHJA MIDIS INFORMALITETIT, KONKURUESHMËRISË, PRODUKTIVITETIT DHE PAGËS MINIMALE NË INDUSTRINË NXJERRËSE NË SHQIPËRI, 2018

Analiza e sektorit të industrisë nxjerrëse e parë nën optikën e zhvillimit të tregut të punës dhe formalizimit të tij përcillet në këtë studim me synimin për tu bërë një vlerë e shtuar për transaparencë në debatin mbi formalizimin dhe forcimin e kulturës së dialogut midis punëdhënsit, punëmarrësit të përfaqësuar në organizata dhe institucioneve publike.

Një nga synimet që kërkohet të arrijë studimi është mundësimi për politikëbërësit dhe administrata, studiuesit dhe kërkuesit, analistët, media, si dhe qytetarët për të parë se si shpërndahet përgjegjësia e dialogut social dhe si realizohet pushteti që votuesi i ka dhënë politikës në gjithë këto vite të fundit.

Qëllimi kryesor i studimit është:

- promovimi i forcimit të kulturës së dialogut social dypalësh dhe tripalësh duke ndikuar në përmirësimin dhe rritjen e autonomisë së Partnerëve Socialë.
- rritja e kapaciteteve të organizatave sindikale për të monitorurar dhe rritur zbatueshmërinë e standardeve të punës dhe rritjes së pagës minimale që të shërbejë si një faktor që ka potencialin për të rritur legjitimitetin e kauzës sindikale
- argumentimi i formalizimit të punës nëpërmjet identifikimit, adresimit dhe dhënies së mendimeve për zgjidhjen e integruar të problematikave që shoqërojnë punësimin dhe prezantimin e mekanizmave për formalizimin e tregut .

Kjo mënyrë prezantimi jep mundësinë për të vazhduar më tej konsolidimin e marëdhënieve të punës, si dhe fuqizimit të luftës ndaj informalitetit dhe ngushtimit të evazionit duke forcuar konsolidimin e buxhetit dhe zërit buxhetor për shpenzimet publike sociale të kryera në kuadër të transparencës së financave publike.

  • Loggen Sie sich ein, um Kommentare anzuzeigen.

TREGU, MARRËDHËNIET E PUNËS DHE LIDHJA MIDIS INFORMALITETIT, KONKURUESHMËRISË, PRODUKTIVITETIT DHE PAGËS MINIMALE NË INDUSTRINË NXJERRËSE NË SHQIPËRI, 2018

  1. 1. Tregu, marrëdhëniet e punës dhe lidhja midis informalitetit, konkurueshmërisë, produktivitetit dhe pagës minimale në industrinë nxjerrëse në Shqipëri RAPORT STUDIMOR
  2. 2. TREGU, MARRËDHËNIET E PUNËS DHE LIDHJA MIDIS INFORMALITETIT, KONKURUESHMËRISË, PRODUKTIVITETIT DHE PAGËS MINIMALE NË INDUSTRINË NXJERRËSE NË SHQIPËRI Raport Studimor
  3. 3. TREGU, MARRËDHËNIET E PUNËS DHE LIDHJA MIDIS INFORMALITETIT, KONKURUESHMËRISË, PRODUKTIVITETIT DHE PAGËS MINIMALE NË INDUSTRINË NXJERRËSE NË SHQIPËRI Raport Studimor Ky publikim është pjesë e projektit “Promovimi i të drejtave të punës dhe mbështetje për sindikatat” zbatuar nga Qendra për Marrëdhënie Pune dhe Dialog Social (CLRSD). Autorë: Eduart GJOKUTAJ, Admir MALAJ, Artur PAPAJANI, Arian HOXHA, Edison HOXHA Prill - Tetor 2017 Gjetjet, komentet dhe përfundimet e këtij studimi përfaqësojnë vetëm mendimin dhe vlerësimin e autorëve të këtij studimi dhe në asnjë mënyrë nuk përfaqësojnë mendimet apo opinionet e Olof Palme International Center dhe Ambasadës Suedeze. ©Të gjitha të drejtat të rezervuara. Përmbajtja e këtij studimi mund të përdoret apo kopjohet lirisht prej përdoruesve, por jo për qëllime fitimprurëse, me kusht që çdo riprodhim i tillë të shoqërohet me njohjen e “Qendrës për të Drejtat në Pune” si burim.
  4. 4. RRETH STATUSIT TË STUDIMIT Ky raport studimor është përgatitur për qëllime të projektit “Promovimi i të drejtave të punës dhe mbështetje për sindikatat” zbatuar nga Qendra për Marrëdhënie Pune dhe Dialog Social (Qendra). Teksti i studimit bazohet mbi vlerësime dhe supozime të referuara në informacione zyrtare dhe publikime të lidhura me objektin e studimit duke pasqyruar një pozicion, i cili prezanton frymën dhe qasjen e Qendrës, pa synuar të përshtasë informacione të burimeve referuese. Pjesë të raportit studimor janë përgatitur nga kontribute të nxjerra nga analiza të sektorëve dhe që janë përshkruar me detaje në këtë tekst. Në respektim të përmbajtjes së raportit studimor, nuk ka asnjë pjesë që të dalë në kundërshtim me politikat dhe qëllimin mbi të cilën është organizuar Qendra, apo të flasë në emër të palëve të interesit të përmendura në raport. Të dhënat e përfshira dhe që janë pjesë e studimit nuk përmbajnë huazime apo tekste që përkojnë me botime të tjera, duke ofruar gjetje autentike. Përmbajtja e dokumentacionit të raportit studimor është e verifikuar me kujdes, e analizuar për gabime të natyrave të ndryshme apo për ndonjë gabim të çdo lloji. As autorët, por as edhe Qendra nuk mban përgjegjësi nëse teksti kuptohet sikur është duke folur në emër të palëve të tjera, të funksioneve apo detyrave që mbulohen dhe janë fushë përgjegjësie e institucioneve shtetërore duke mbajtur përgjegjësi vetëm për çfarë është pjesë e analizës dhe gjetjeve të konkluduara nga vetë autorët. Ky status duhet të vlejë për çdo pjesë të këtij studimi, i cili konceptohet si një dokument integral dhe duhet lexuar si i tillë. Studimi iu nënshtrua një procesi konsultimi me përfaqësues nga akademia, ekspertë të ekonomisë, financave, minierave, naftës, sindikatave dhe dy konfederatave sindikale, organizatave të punëdhënësve dhe institucioneve qendrore publike.
  5. 5. PËRMBAJTJA E LËNDËS Hyrje 1 Ecuria e ekonomisë dhe tregut të industrisë nxjerrëse dhe investimeve 2 Tregu i punës, formaliteti dhe rregullat në sektor 3 Marëdhëniet e punës dhe organizimi i punonjësve 4 Orientime për kufizimin e ekonomisë informale dhe punësimit 5 Elasticiteti i pagës minimale dhe përmirësimi i kushteve të jetesës 6 Forcimi i dialogut social mes palëve Rekomandime Shtojca
  6. 6. RAPORT STUDIMOR 5 PËRMBLEDHJE Analiza e sektorit të industrisë nxjerrëse e parë nën optikën e zhvillimit të tregut të punës dhe formalizimit të tij përcillet në këtë studim me synimin për tu bërë një vlerë e shtuar për transparencë në debatin mbi formalizimin dhe forcimin e kulturës së dialogut midis punëdhënësit dhe punëmarrësit të përfaqësuar në organizata dhe institucione publike. Një nga synimet që kërkohet të arrijë studimi është mundësimi për politikëbërësit dhe administratën publike, studiuesit dhe kërkuesit, analistët, media, si dhe qytetarët për të parë se si shpërndahet përgjegjësia e dialogut social dhe si realizohet pushteti që votuesi i ka dhënë politikës në gjithë këto vite të fundit. Qëllimi kryesor i studimit është: - Promovimi i forcimit të kulturës së dialogut social dypalësh dhe trepalësh duke ndikuar në përmirësimin dhe rritjen e autonomisë së Partnerëve Socialë. - Rritja e kapaciteteve të organizatave sindikale për të monitoruar dhe rritur zbatueshmërinë e standardeve të punës dhe rritjes së pagës minimale që të shërbejë si një faktor që ka potencialin për të rritur legjitimitetin e kauzës sindikale. - Argumentimi i formalizimit të punës nëpërmjet identifikimit, adresimit dhe dhënies së mendimeve për zgjidhjen e integruar të problematikave që shoqërojnë punësimin dhe prezantimin e mekanizmave për formalizimin e tregut. Kjo mënyrë prezantimi jep mundësinë për të vazhduar më tej konsolidimin e marëdhënieve të punës, si dhe fuqizimin e luftës ndaj informalitetit dhe ngushtimit të evazionit duke forcuar konsolidimin e buxhetit dhe zërit buxhetor për shpenzimet publike sociale të kryera në kuadër të transparencës së financave publike. Fjalëkyç: Puna, ekonomia, sindikatat, tregu, informaliteti, industria nxjerrëse, paga minimale
  7. 7. SHKURTESA AFP Arsimi dhe Formimi Profesional BB Banka Botërore BE Bashkimi Europian PBB Prodhimi i Brendshëm Bruto IHD Investimet e Huaja Direkte ILO Organizata Ndërkombëtare e Punës INSTAT Instituti i Statistikave KKP Këshilli Kombëtar i Punës KP Kodi i Punës MEI Ministria e Energjisë dhe Industrisë MMSR Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë NVM Ndërmarrje të Vogla dhe të Mesme SHKP Shërbimi Kombëtar i Punësimit
  8. 8. RAPORT STUDIMOR 7 HYRJE Shqipëria tashmë ndodhet në një fazë vendimtare të reflektimit mbi gjendjen aktuale të tregut të punës dhe të marëdhënieve të lidhura me të duke synuar një potencial të kapitalit njerëzor të vlefshëm. Studimet nga Banka Botërore tregojnë se informaliteti në tregun e punës është sa 48% e tregut në tërësi. Ky vlerësim (edhe pse mund të ketë rezerva për të) është argumenti më i madh që vendoset përballë diskutimit të rritjes së pagës minimale, si dhe thithjes së investimeve të huaja në sektor. Efekti që ka fuqia punëtore e kualifikuar në debatin për zgjerimin e tregut të punës nëpërmjet forcimit të kapaciteteve, rritjes së rolit të sindikatave të punonjësve, por edhe ballafaqimit me rregullat institucionale janë modeli më i mirë për komunikimin mes palëve. Por, situata e tregut formal të punës duket se ka probleme që duhet të adresohen. Në bazë të anketave të bëra nga ILO, specifikisht për Shqipërinë, është vënë re se punësimi informal është më së shumti në aktivitete të shitjes së tregtisë me pakicë (41%), ndërtimit (19%) dhe shërbimit (19%). lndividët privatë dhe të njohurit e tyre (anëtarët e familjes, miqtë, etj.) janë burimi kryesor i punësimit informal. Një nga pengesat kryesore për kalimin nga punësimi informal në atë formal, është mungesa e aftësive të duhura. Masat aktive të tregut të punës duhet të udhëhiqen sipas qasjeve më të lehta fillimisht drejt përmirësimit të aftësive për të mundësuar hyrjen e punëkërkuesve në tregun formal të punës. Punët publike duhet të përdoren për të zhvilluar aftësitë e veçanta të kërkuara në tregun formal të punës. Studimi është realizuar nga një koordinator, në bashkautorësi me katër autorë të tjerë, ekspertë për tregun dhe marrëdhëniet e punës si dhe sistemin fiskal. Studimi është organizuar sipas një procesi të bazuar mbi shërbime që konsistojnë në grumbullimin, përpunimin dhe analizën e të dhënave dhe nga persona të tjerë.
  9. 9. TREGU, MARRËDHËNIET E PUNËS DHE LIDHJA MIDIS INFORMALITETIT, KONKURUESHMËRISË, PRODUKTIVITETIT DHE PAGËS MINIMALE NË INDUSTRINË NXJERRËSE NË SHQIPËRI 8 REZULTATET DHE PRITSHMËRITË Në këtë studim prezantohet një panoramë e ekonomisë në tërësinë e saj, si dhe industrisë nxjerrëse si sektor specifik i ekonomisë duke i vendosur përballë zhvillimet e tregut të punës, marëdhëniet e punës dhe të organizatave të punës. Rezultatet e pritshme synojnë që studimi: - Të paraqesë një historik të shkurtër të tregut dhe investimeve në ekonomi dhe sektor; - Të paraqesë mënyrën se si janë marëdhëniet e punës dhe organizimi i punonjësve për mbrotjen e të drejtave dhe respektimit të kushteve të punës; - Të realizojë një krahasim midis viteve në raport me ndikimet e politikës për kufizimin e ekonomisë dhe punësimit informal nëpërmjet koordinimit midis sindikatave dhe institucioneve publike; - Të ndërgjegjësojë gjithë të interesuarit në lidhje me uljen e informalitetit, elasticitetin e pagës minimale dhe përmirësimit të kushteve të jetesës së punonjësve të sektorit - Të forcojë dialogun social mes palëve që kanë të njëjtin fokus (punëdhënës, punëmarrës, organizata dhe institucione publike) dhe të ndikojë në jetën e përditshme, ekonomi si dhe ndaj investitorëve të huaj.
  10. 10. RAPORT STUDIMOR 9 BURIMET E INFORMACIONIT, METODOLOGJIA DHE SHTRIRJA Gjatë procesit të hartimit të studimit janë shfrytëzuar informacione dhe statistika zyrtare nga studime të kryera nga organizata vendase dhe të huaja për punësimin dhe luftën ndaj informalitetit, si: Instituti i Statistikave, Banka e Shqipërisë, sindikatat e punonjësve në Shqipëri, organizata të industrisë dhe organizatat për transparencë, si dhe Ministria e Financave, por dhe studime dhe publikime të kryera nga Fondi Monetar, Banka Botërore, Organizata Ndërkombëtare e Punës. Ky studim do të përqendrohet në analizën ekonomike dhe sociale të sektorit të industrisë nxjerrëse dhe zonat ku operon kjo industri. Metodologjia Metodologjia për hartimin e këtij studimi mbështetet mbi të dhënat e publikuara për sektorin përgjatë periudhës 2007 -2016, duke zbatuar mbledhjen dhe përpunimin e treguesve dhe komente mbi faktet, si dhe duke synuar propozimin e disa alternativave për përmirësimin e nivelit të tregut formal dhe rolit të organizatave të punës, nëpërmjet qasjeve direkte në procesin e vendimmarrjeve dhe politikave. Monitorimi dhe vlerësimi Suksesi i studimit në arritjen e objektivave të tij do të matet nëpërmjet këtyre indikatorëve: - Forcimi i interesit me organizimin në vijimësi të prezantimit në auditore edukative dhe bashkëpunim me studiuesit për adresimin e koordinuar të konkluzioneve; - Niveli i interesit për bankën e ideve që do të publikohet on-line pas përfundimit të studimit; - Opinioni dhe prania e aktiviteteve të studimit në media
  11. 11. 1. ECURIA E EKONOMISË DHE SEKTORIT TË INDUSTRISË NXJERRËSE. PESHA DHE RËNDËSIA E INVESTIMEVE TË HUAJA Treguesi i prodhimit të brendshëm bruto përgjatë 10 viteve të fundit ka patur një rritje në vlerë absolute me 72%, ku nga 882.8 miliard lekë1 në vitin 2006, ka arritur në një nivel të vlerësuar prej 1.51 triliard lekë2 në 2016. Nisur nga konteksti ekonomik dhe fiskal që ka shoqëruar ekonominë përgjatë gjithë dekadës së fundit, bie në sy se vijon një rritje ekonomike poshtë kapaciteteve dhe rezervave të performimit potencial të ekonomisë vendase. Përjashtim nga kjo situate, në fakt, është industria nxjerrëse, e cila ka rritur kapacitetet e saj të punës dhe qarkullimit. Në tremujorin e 4t të vitit 2016, industria nxjerrëse pati një ndikim në rritjen e PBB-së së vendit me 0.61%, duke përbërë një risi edhe si një promotor i zhvillimit ekonomik të vendit për vitin 2016. Pesha e industrisë nxjerrëse në PBB ka qenë midis 2.5% në vitin 2009 deri 3.2% në vitin 2016. Nëse analiza krahasuese midis peshës së punës sipas sektorëve ekonomikë me peshën e sektorit ekonomik do të zgjerohet, duke tentuar që të bëhet krahasim midis tendencës së rritjes së tregut të punës me tendencën e rritjes ekonomike, duket që rritja ekonomike për vitet 2013 – 2015, në një nivel prej 5.8%, ka ndikuar në tregun e punës me një rritje prej 9.57%. Kjo rritje e tregut të punës ka qëndruar në nivele të njëjta në këto vite. Shqipëria ka patur një rritje të shpejtë në Evropë para krizës globale financiare, me rritje mesatare vjetore reale te 5.8%. Kjo rritje ekonomike natyrshëm ka dhënë efektet e saj në rritjen mesatare të të ardhurave për frymë me të paktën 44% për harkun kohor të 10 viteve të fundit (2007 -2016). Kjo normë pozitive e rritjes u ruajt gjithashtu edhe gjatë krizës ekonomike ndërkombëtare. 1 Banka e Shqipërisë 2 Ministria e Financave
  12. 12. RAPORT STUDIMOR 11 Kriza financiare ka treguar se sa e rëndësishme është fokusimi në politika që kanë si synim një rritje të qëndrueshme dhe afatgjatë ekonomike, të mbështetur në burime të sigurta rritjeje. Modeli ekonomik shqiptar i shumë viteve u bazua në dy burime: remitancat dhe bumi në ndërtime, që sidoqoftë ishte e qartë se nuk do të kishin efekt afatgjatë. Ndërkohë që, burimet e sigurta të rritjes si industria nxjerrëse dhe ekonomia e bazuar te optimalizimi i saj nga burimet natyrore, mbeten ende të pashfrytëzuara në mënyrë të përshtatshme dhe të paadresuara me politika zhvillimi afatgjata. Megjithatë, norma mesatare e rritjes për më shumë se gjysmën e kohëzgjatjes së krizës, për nga instrumentet monetare dhe fiskale, u shfrytëzua për të mbajtur ritmin e rritjes ekonomike, ndërkohë që reformat strukturore në ekonomi nuk u materializuan. Rritja e PBB-së ishte 2 përqind në vitin 2014 e shoqëruar nga një rritje e konsumit dhe investimeve private. Rritja në vitin 2015 ishte në 2.7% përqind dhe në vitin 2016 arriti të jetë 3.6%, pavarësisht se ende nuk janë publikuar llogaritjet përfundimtare. Rritja ekonomike mesatare (sipas grafikut më lart) për periudhën 2007 – 2016 është 3.43%. Shqipëria gjatë vitit 2016 pati inflacionin më të ulët në 15 vite, ku çmimet u rritën me vetëm 1.3 për qind.
  13. 13. TREGU, MARRËDHËNIET E PUNËS DHE LIDHJA MIDIS INFORMALITETIT, KONKURUESHMËRISË, PRODUKTIVITETIT DHE PAGËS MINIMALE NË INDUSTRINË NXJERRËSE NË SHQIPËRI 12 Në këtë kontekst të ekonomisë shqiptare një vend me rëndësi të posaçme mban sektori i industrisë nxjerrëse3 . Arsyeja në fokusimin te industria nxjerrëse është e lidhur me rritjen e interesit të investimeve vendase dhe kryesisht të huaja për të patur një përpunim të produkteve të burimeve minerare në vend. Administrimi i duhur i të ardhurave nga industria e naftës, gazit dhe minierave është një potencial i jashtëzakonshëm për t’i larguar njerëzit nga varfëria dhe për të kontribuar në zhvillimin e qëndrueshëm të zonave ku nxirren burimet natyrore, por edhe për ekonominë e vendit në tërësi. Këto industri krijojnë vende pune direkte dhe indirekte, transferim të teknologjisë dhe njohurive, si dhe gjenerojnë të ardhura të konsiderueshme. Këto përfitime i japin qeverisë një bazë financiare për zhvillimin e infrastrukturës dhe ofrimin e shërbimeve sociale. Industritë nxjerrëse dhe sektori i naftës në veçanti janë të njohura për gjenerimin e përfitimit të lartë ekonomik4 . Ky sektor ka mbajtur një peshë të stabilizuar dhe në rritje, dhe përgjatë 8 viteve të fundit është ruajtur një nivel kontributi mbi 5% e PBB-së. Në vitin 2016 vlerësohet se kontributi i sektorit në PBB arrin te 3.2% e PBB-së. Performanca e sektorit është ndikuar nga konjuktura e çmimeve të bursave dhe ofertave prej tregjeve ndërkombëtare. Duke ju referuar faktit se industria nxjerrëse në masën prej më shumë se 90% të prodhimeve të saj i eksporton, nga analiza krahasuese e të dhënave të peshës së industrisë në PBB, vërehet një rritje më shumë se mesatarja në vitet 2012 dhe 2013, ku ndikimi kryesor vjen për arsyen se çmimet e produkteve minerare të industrisë nxjerrëse për eksport ishin më të larta. Investimet e Huaja Direkte po luajnë një rol kyç në procesin e integrimit ekonomik të vendit. Përfitimi i efekteve nga investimet nuk vjen automatikisht, por ndikohet nga realizimi i disa kushteve specifike që rregullohen nga qeveria shqiptare si vend pritës. Investimet e huaja direkte (IHD) kanë sjellë kapital të nevojshëm, rritje të produktivitetit të ekonomisë nëpërmjet transferimit të njohurive (know-how) dhe teknologjisë së avancuar, duke ndikuar në hapjen e tregut të punës dhe duke rritur konkurrueshmërinë e ekonomisë. Rritja e IHD është objektiv kyç për zhvillimin ekonomik të vendit dhe prioritet strategjik i gjithë qeverive. Duke konsideruar këtë rol kyç, përthithja e këtyre investimeve kërkon politika dhe strategji të mirëpërcaktuara, përmirësime të vazhdueshme në kuadrin ligjor dhe institucional, stabilitet dhe rritje ekonomike të qëndrueshme, përmirësim dhe modernizim të infrastrukturës si dhe përmirësime në klimën e mjedisit të biznesit 3 Industria nxjerrëse përfshin sektorin që nxjerr dhe përpunon pasuritë minerare, si pjesë e burimeve natyrore 4 diferenca midis vlerës së shitjes dhe kostos së prodhimit
  14. 14. RAPORT STUDIMOR 13 dhe investimeve. Duke u mbështetur edhe në prioritetet e Qeverisë Shqiptare për përthithjen e IHD, veçanërisht në sektorët strategjikë të shpallur, tashmë është e dukshme hyrja e investitorëve të rinj në sektorin e industrisë nxjerrëse, por edhe në shfrytëzimin e burimeve të tjera natyrore të vendit. IHD në total kanë patur një ndikim direkt në ekonomi me të paktën 8.3% të PBB-së gjatë vitit 2016, ku afër 16% të totalit e zinte vetëm sektori i industrisë nxjerrëse. Eksportet kryesore të Shqipërisë drejtohen prej mbi 10 vite tashmë drejt vendeve të BE dhe vendeve të rajonit (Turqi), si dhe drejt vendeve aziatike (Indi dhe Kinë). Vit pas viti, përgjatë periudhës 2007 – 2016, eksportet minerare në terma absolute janë rritur dukshëm drejt Italisë, Indisë, Kinës, Spanjës, si dhe Kosovës. Eksportet nga sektori nxjerrës u rritën ndjeshëm përgjatë viteve 2008 – 2013, duke arritur nga 25% deri në 39% të totalit të eksporteve në vitin 2014. Në vitin 2015 eksportet u ulën në nivelin 24% të totalit të eksporteve duke mbetur në të njëjtin nivel me (24.6% të totalit të eksporteve) në vitin 2016. Historikisht, pesha kryesore në eksportet e industrisë nxjerrëse mbahet nga nafta bruto. Në 10 vitet e fundit, 2007 – 2016 raporti mes eksporteve nga nafta ndaj eksporteve të industrisë nxjerrëse gjithsej është 3: 1 (pesha e eksporteve të naftës bruto gjithsej është sa 64% deri 75% e totalit). Ulja e çmimeve të eksportit të naftës dhe mineraleve metalike kryesore në dy vitet e fundit me 20% – 50%, ka ndikuar direkt në ekonominë e vendit dhe financat publike, nëpërmjet uljes së të ardhurave fiskale, por edhe ndikimit në politikat në ndihmë të punonjësve në nevojë të industrisë nxjerrëse dhe familjeve të tyre. Sektori i industrisë nxjerrëse Zonat minerare ku shtrihen edhe aktivitetet dhe fuqia punëtore që është e angazhuar në nxjerrjen dhe përpunimin e mineraleve, shtrihen në pothuajse gjithë Shqipërinë. Zonat më kryesore shtrihen si më poshtë: Vendburimet e kromit janë të shtrira në gjithë veriun (përjashtuar Malësinë e Madhe) dhe zonën lindore (përjashtuar Devoll – Kolonjë). Vendburimet e bakrit janë të shtrira në zonën Pukë – Mirditë – Kukës, si dhe në Korçë. Vendburimet e hekur – nikel janë në zonën Has – Kukës, Librazhd – Pogradec dhe Devoll. Vendburime të mineraleve ndërtimore janë të përhapur në gjithë vendin, por kryesisht aktivitetet janë në pjesën e ultësirës, në jug, në verilindje dhe në zonën Elbasan dhe Korçë. Vendburimet e qymyreve janë në Korçë dhe Kolonjë. Vendburimet e bitumeve, zhavorreve dhe rërave bituminoze janë në Vlorë, Fier dhe Mallakastër. Vendburimet e kuarcit janë në Kukës, Mat, Librazhd, Pogradec, ndërsa bazaltet janë në Mirditë. Aktiviteti minerar deri më fund të vitit 2016 është i shtrirë në shfrytëzimin e tre grupimeve të llojeve minerale metalore, përkatësisht: minerali i kromit, minerali i bakrit dhe mineralet e hekur – nikelit dhe nikelit silikat.
  15. 15. TREGU, MARRËDHËNIET E PUNËS DHE LIDHJA MIDIS INFORMALITETIT, KONKURUESHMËRISË, PRODUKTIVITETIT DHE PAGËS MINIMALE NË INDUSTRINË NXJERRËSE NË SHQIPËRI 14 Periudha mbi dy dekada 1995 – 2016, është karakterizuar, në përgjithësi, me një aktivitet të pakët në industrinë e nxjerrjes dhe përpunimit të mineraleve. Në pothuajse gjithë nënsektorët e industrisë minerare, si në krom, bakër, hekur – nikel dhe nikel – silic, si dhe qymyrgure, u realizuan vlera të ulta prodhimi. Shumë miniera kanë kaluar në konservim e mbyllje dhe prej vitesh galeritë e braktisura përbëjnë rrezik edhe për jetën e banorëve të zonave. Të gjitha minierat e kromit u janë dhënë në përdorim subjekteve private, por mungesa e kërkesave në tregun Botëror dhe çmimet e ulta të ofruara në vitet e fundit, i kanë detyruar subjektet të ulin ose ndalojnë prodhimin. Dy vitet e fundit janë realizuar shifrat më të ulta në prodhimin dhe eksportin e kromit, kjo edhe për shkak të prodhimeve me cilësi të dobët të mineralit për arsye të ndryshme. Ndërkohë, minierat e bakrit me përjashtim të Munellës, minierat e hekur – nikel dhe nikel – silic në Librazhd, Pogradec dhe Devoll, si dhe minierat e qymyrgurit vazhdojnë të jenë të mbyllura. Të ulta kanë qenë edhe ritmet e prodhimit të gurëve gëlqerorë, argjilave, gipsit. Ndërsa shfrytëzimi i gëlqerorëve dhe ranorëve për prodhimin e gurëve dekorativë po ecën mirë, edhe pse historiku i tyre filloi pas vitit 2004. Megjithatë, sektori minerar në periudhën 2007 -2016, pra në dhjetë vitet e fundit, nëse do t’i referohemi treguesve të prodhimit dhe treguesve të tjerë, është karakterizuar nga: - Rritja e prodhimit të mineraleve të kromit dhe hekur – nikelit, si dhe rritja e numrit të lejeve minerare të shfrytëzimit në to; - Nga viti 2010, pas hyrjes në fuqi të Ligjit Minerar të Shqipërisë, Nr.10 304, datë 15.07.2010, kemi një ndarje të lejeve minerare, te shfrytëzimit dhe të kërkim – zbulimit; - Në shfrytëzimin e mineralit të kromit janë aktive 264 (257 mineral kromi, 1 nikel – sulfur + krom dhe 6 kromi) leje shfrytëzimi; - Për mineralin e bakrit janë aktive 13 leje minerare shfrytëzimi; - Për mineralin e hekur – nikel dhe nikel – silic, aktualisht janë aktive 28 leje minerare shfrytëzimi; - Masivi ultrabazik i Bulqizës ka numrin më të madh të lejeve të shfrytëzimit në krom, me 123 leje. Në këtë masiv janë lokalizuar rreth 47 % e të gjitha lejeve, çka flet për potencialin e madh krommbajtës të këtij masivi, krahasuar me masivët e tjerë ultrabazikë, pavarësisht periudhës 50-vjeçare të shfrytëzimit të mineralit të kromit në të. - Funksionimi i disa fabrikave të pasurimit të mineralit të kromit të varfër në Bulqizë, Kalimash, Perollaj, Burrel, Rrushbull dhe Elbasan me një kapacitet përpunues gjithsej 750 mijë tonë në vit. Nëse përfshihet dhe fabrika e pasurimit të bakrit në Fushë Arrës, me kapacitet përpunues 600 mijë tonë mineral në vit, atëherë kapaciteti përpunues në vend për këto minerale arrin te 1.35 milion tonë minerale.
  16. 16. RAPORT STUDIMOR 15 Përgjatë viteve të fundit ka pasur edhe probleme që ende mbeten për tu adresuar. Për shembull, subjektet që zotërojnë leje minerare për shfrytëzimin e mineraleve të bitumit, zhavorrit bituminoz dhe rërave bituminoze po punojnë nën kapacitet e parashikuara, kjo për shkak të mungesës së shitjeve në tregun vendas dhe të huaj. Disa subjekte janë në proces gjyqësor me pronarët e sipërfaqeve të tokave. Ekzistojnë edhe subjekte të cilat nuk kanë punuar sepse e kanë të lidhur prodhimin me ndërtimin e fabrikës së përpunimit të rërës bituminoze. Renta minerare e paguar nga eksporti i këtyre mineraleve është sa 0.8% e të ardhurave tatimore të buxhetit, ndërkohë që kontributi i sektorit në buxhet dhe ekonomi lidhet edhe me efektin në punësim, në kontratat me subjektet e tjera për punime dhe shërbime, si dhe në mbajtjen e një pjese të pushtetit lokal nëpërmjet pagesës së taksave lokale. *Përhapja gjeografike e veprimtarisë së sektorit minerar metalik dhe jometalik gjendet te Shtojca në një hartë me shtrirjen e zonave minerare, sipas numrit të lejeve për zonë. Sektori i naftës dhe gazit në Shqipëri ka një rol të rëndësishëm në historinë e vendit dhe potencialisht një të ardhme të ndritshme edhe më të rëndësishme. Prodhimi i naftës arriti kulmin në vitet 70’ në rreth 40 mijë fuçi në ditë (TBD) duke rënë në në rreth 6 TBD (nga 2000). Në të kundërt, gjatë dekadës së fundit prodhimi është ringritur në mënyrë të konsiderueshme, pothuajse në katërfishim në raport me dekadën e kaluar duke mbajtur një mesatare ditore për rreth 22 TBD 5 . Prodhimi aktual i Shqipërisë (rreth 20 TBD) nuk mbulon konsumin e brendshëm, kështu që eksportet neto6 të naftës janë negative. Megjithatë, disa vende në Evropën kontinentale janë eksportues neto pozitivë të naftës dhe nëse Shqipëria zhvillon potencialin e saj ajo mund të bëhet një eksportues neto pozitiv dhe një nga prodhuesit më të rëndësishëm në rajon, me rezervat që ka dhe që janë vetëm prapa Rumanisë në Ballkan, dhe Italisë në BE (Norvegjia, Britania e Madhe dhe Danimarka janë prodhues të mëdha në det të hapur, në Detin e Veriut). Zonat naftëmbajtëse, ku janë nënshkruar edhe marrëveshje midis shoqërive prodhuese dhe shtetit shtrihen në zonën e Fierit, Vlorës, Beratit, Elbasanit, Delvinës si dhe në bllokun verior të vendit që ende nuk kanë një aktivitet të zhvilluar prodhimi. Brenda industrisë nxjerrëse përfshihet edhe përpunimi i naftës, i cili shtrihet në zonat e Ballshit, Fierit dhe vitin e fundit edhe në Balldre të Elbasanit. Prodhimi i naftës bruto në vitin 2016 është në nivelin e 1 milion tonë. Ndërkohë, viti 2015 është ndër vitet më të mirë të prodhimit në 10 viteve fundit, me 1,28 milion tonë. 5 ekuivalente e një volumi vjetor mbi 1 milion ton në vit 6 Eksportet neto i referohen vlerës së eksporteve totale të një vendi minus vlerën e importeve totale. Eksportet neto janë negative, kur një vend importon një sasi më të madhe të mallrave sesa eksporton
  17. 17. TREGU, MARRËDHËNIET E PUNËS DHE LIDHJA MIDIS INFORMALITETIT, KONKURUESHMËRISË, PRODUKTIVITETIT DHE PAGËS MINIMALE NË INDUSTRINË NXJERRËSE NË SHQIPËRI 16 Vlera e tregut të naftës së prodhuar arrin deri në 325 milionë USD bazuar në çmimet mesatare vjetore të shitjeve në eksport. Nafta e prodhuar nga shoqëritë private të naftës përfaqëson rreth 96% të totalit të naftës së prodhuar. Bankers Petroleum që operon në fushën e naftës në Patos – Marinzë, prodhon deri 90% të naftës bruto në vend. Gjatë dy viteve të fundit nuk ka patur prodhim të gazit natyror nga vendburimet e vendit. Me futjen e investitorëve të rinj në treg, pritet që edhe tregu i gazit natyror të zhvillojë më tej prodhimin për eksport, si dhe rritje modeste të tregut të punës. Nga viti 2010 deri në vitin 2016 të dyja rafineritë së bashku përpunuan mbi 900 mijë tonë naftë bruto në total. Kjo sasi është mjaft e ulët krahasuar me kapacitetin vjetor përpunues të rafinerive. Rafineria e Ballshit prodhon naftë 10 ppm për tregun vendas dhe naftë “virgin” për eksport. Ndërsa rafineria e Fierit prodhon kryesisht bitum dhe qymyr kokës. Rafineria e Ballshit ka ndërprerë veprimtarinë e saj në rafinerinë e Ballshit që nga qershori i vitit 2015 deri në Tetor të vitit 2016, duke akumuluar shumë borxhe, detyrime për pagat e papaguara të punonjësve për disa muaj rrjesht. Kontributi i sektorit të naftës dhe gazit në Buxhetin e Shtetit përllogaritet sa 3% të prodhimit të brendshëm, por ndikimi negativ i dy viteve të fundit ka ndikuar në masën 0.3% të prodhimit të brendshëm. *Shtrirja e zonave të nxjerrjes së naftës dhe gazit, janë të vendosura sipas blloqeve të dhëna operatorëve dhe mund të shihen te Shtojca. Në industrinë nxjerrëse, në vitet e fundit (2014 – 2016), janë shtuar edhe hyrjet nga investimet në projektin trans Adriatik për transportin e gazit nëpër pjesën jugore të vendit. Ky projekt është në fazën e zbatimit dhe pritet që përfitimi ekonomik të rritet me të paktën 376 milion euro për vitin 2016 së bashku me përfitime në punësim për mbi 1 mijë punëmarrës, që lidhen me ndërtimin dhe mirëmbajtjen e tubacioneve të gazit. Nëpërmjet këtij projekti u iniciua edhe krijimi i një kompanie (AlbGaz sh.a.), e cila do të kryejë funksionet e operatorit të kombinuar të gazit natyror, që natyrisht do të lidhet me interesat ekonomike të vendit në këtë sektor të rigjallëruar, por edhe me interesat për tregun e punës që do të angazhohet për riaktivizimin e prodhimit dhe monitorimit të tregtimit të gazit natyror.
  18. 18. RAPORT STUDIMOR 17 2. TREGU I PUNËS, FORMALITETI DHE RREGULLAT NË SEKTOR Popullsia në moshë pune në Shqipëri ka ardhur në rënie duke ndikuar natyrshëm në pakësimin e numrit potencial të personave të disponueshëm për tregun e punës. Ndryshimi i popullsisë në moshë pune sipas gjinive është më pak për femrat me 1.1% dhe më shumë, me 3.4% për meshkujt. Ky ndryshim i popullsisë në moshë pune shpjegohet me rënien e numrit të popullsisë nga viti në vit për të paktën mesatarisht me 0.004 % në 16 vitet e fundit (2001 – 2016). Përsa i përket potencialit gjithsej të tregut të punës, sipas numrit të regjistruar të popullsisë në moshë pune, ka një shtim mesatar gjithsej të saj përgjatë periudhës 2007 -2016 me vetëm 1.2%. Ndërkohë, forcat punëtore për periudhën 2007 – 2016 kanë patur një rënie mesatare me 5.9%. PBB, TREGU I PUNËS DHE PJESËMARRJA E FORCAVE TË PUNËS, 2007 - 2016
  19. 19. TREGU, MARRËDHËNIET E PUNËS DHE LIDHJA MIDIS INFORMALITETIT, KONKURUESHMËRISË, PRODUKTIVITETIT DHE PAGËS MINIMALE NË INDUSTRINË NXJERRËSE NË SHQIPËRI 18 Tregu i punës ka patur lëvizjet e tij me ngritje dhe ulje përgjatë periudhës 2007 -2016, si përsa i përket pjesës që i përket punësimit, po ashtu edhe asaj të papunësisë. Në gjithë këtë periudhë të studiuar, por edhe përpara saj, vërehet se pjesëmarrja e popullsisë së aftë për punë nuk ka një lidhje dhe reflektim me rritjen apo ngadalësimin e rritjes së ekonomisë përgjatë gjithë periudhës. Kur lëvizja e tregut të punës sipas sektorëve të ekonomisë krahasohet për një periudhë 5 vjeçare, duket se pesha e bujqësisë, ndërtimit dhe industrisë nxjerrëse kanë ardhur në rënie dhe kanë patur rritje prodhimi, tregtia dhe shërbimet si dhe shërbimet sociale. Një panoramë e tillë e tregut të punës është një tregues domethënës, i cili pasqyron situatën ende jo të stabilizuar të ekonomisë shqiptare, e cila reflektohet në lëvizjet e tregut të punës aspak simetrike me tendencën e rritjes ekonomike. Ende mbetet problematike disbalanca midis peshës që kanë sektorët në rritjen ekonomike dhe asaj në tregun e punës. Burimi: INSTAT Tregu i punës së industrisë nxjerrëse Sipas të dhënave statistikore nga INSTAT, si dhe nga Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore (AKBN), pushteti vendor, por edhe nga kompanitë kryesore që dominojnë tregun e punës, në fund të vitit 2016 industria nxjerrëse ka një treg pune të përbërë nga 8.400 punonjës formalë. Nëse shikojmë për zonat kryesore ku është i shtrirë operimi i sektorit të industrisë nxjerrëse, shikohet se ato përbëjnë gjithsej sa 5% - 6% të tregut të punës dhe shumë më pak në nivel qarku (2 % - 3%). Megjithatë, nëse përfshihen si shërbime të lidhura me industrinë edhe shërbimet e transportit, tregtisë, eksportit, si dhe aktivitete dhe
  20. 20. RAPORT STUDIMOR 19 shërbime të tjera të lidhura me të ardhurat që burojnë nga punësimi në sektorin e industrisë së nxjerrjes, pjesëmarrja e forcave të punës duket se dyfishohet në raport me nivelin e pjesëmarrjes si më lart. Nga të dhënat nga AKBN, si edhe nga kompania publike AlbPetrol sh.a., sektorët e kërkimit dhe prodhimit të naftës në 2016 kishin mesatarisht rreth 3.300 punonjës, ku Albpetrol përfaqësonte punëdhënësin më të madh me 60% të të punësuarve në sektorin nxjerrjes së naftës e gazit. Nëse numri aktual i punonjësve të naftës e gazit krahasohet me atë të dy dekadave më përpara, shikohet se numri i punonjësve është ulur me të paktën 6 herë, që tregon për një ndryshim total të tregut të punës për sektorin e naftës dhe gazit. Gjatë viteve 2009 - 2016, numri i punonjësve në sektor u zvogëlua me 19%. Rënia e fuqisë punëtore në sektorin e nxjerrjes së naftës kryesisht vjen si pasojë e transferimit të operacioneve të prodhimit nga Albpetrol sh.a tek shoqëritë private të naftës. Operatorët privatë nuk kanë arritur të përfshijnë fuqinë punëtore të larguar nga puna gjatë këtyre transferimeve, apo të kenë ndikuar në rritjen e punësimit direkt. Nga të dhënat e INSTAT, AKBN, por edhe nga Shërbimi Gjeologjik Shqiptar dhe pushtetit vendor, në lidhje me punësimin formal të sektorit minerar, në fund të vitit 2016 janë të regjistruar të paktën 5.100 punonjës. Punësimi në këtë sektor ka patur rritje pavarësisht rënies së prodhimit me rreth 34% krahasuar me vitin 2015. Nën – sektori i kromit dhe ai guror punësuan përkatësisht rreth 68% dhe 28% të forcës punëtore në sektorin minerar në vitin 2016. Në vitin 2016, në nxjerrjen e kromit u punësuan të paktën 3,400 punonjës ose rreth 65% e totalit të të punësuarve në sektorin minerar. Prodhuesit më të mëdhenj të kromit (me 39% të prodhimit) kishin të punësuar 1,100 ose 33% të totalit të të punësuarve në sektorin e kromit, ku vetëm Albchrome punëson 640 punonjës ose 19% të totalit të të punësuarve në sektorin e kromit. Numri i të punësuarve në krom është rritur vazhdimisht gjatë pesë viteve të fundit, pavarësisht luhatjeve në sasinë e prodhuar. Të licensuarit në zonën e Bulqizës punësuan rreth 69% të fuqisë punëtore në sektorin e kromit. Në fund të vitit 2016, numri i punonjësve në aktivitetin e bakrit është 40 punonjës. Numri ka rënë me 10 herë krahasuar me 5 vite më parë. Në nxjerrjen e nikelit janë të punësuar vetëm 120 punonjës. Ndërsa aktivitetet për nxjerrjen e materialeve të ndërtimit (minerale jometalike) regjistrojnë në fund të vitit 2016 një numër prej 1,500 punonjësish. Situata e tregut formal të punës duket se ka probleme që duhet të adresohen. Anketat e bëra nga ILO gjatë dy viteve të fundit, specifikisht për Shqipërinë, kanë treguar se punësimi informal është më së shumti në aktivitete të shitjes së tregtisë me pakicë (41%), ndërtimit (19%) dhe shërbimit (19%). lndividët privatë dhe të njohurit e tyre (anëtarët e familjes, miqtë, etj.) janë burimi kryesor i punësimit informal. Natyrisht, që punësimi informal për industrinë nxjerrëse është pjesë e kësaj situate.
  21. 21. TREGU, MARRËDHËNIET E PUNËS DHE LIDHJA MIDIS INFORMALITETIT, KONKURUESHMËRISË, PRODUKTIVITETIT DHE PAGËS MINIMALE NË INDUSTRINË NXJERRËSE NË SHQIPËRI 20 Faktori kryesor, i cili duhet të ishte tashmë në procesin e ndarjes me të kaluarën historike të ambjentit ekonomik dhe shoqëror, është ekonomia informale, e cila përbëhet nga një treg informal i punës. Vlerësimet e kryera nga studime të ILO, të Bankës Botërore, si dhe studime nga organizata të tjera, që janë të angazhuara në studimin e ekonomisë dhe informalitetit, tregojnë se niveli i informalitetit në tregun e punës të sektorit jobujqësor vijon të jetë i lartë edhe në 2016. Përsa i përket pjesës së informalitetit në sektorin e industrisë nxjerrëse, vlerësimet e kryera sipas të dhënave zyrtare tregojnë një nivel mesatar të informalitetit deri në 23% të tregut të punës për sektorin. Niveli më i lartë i informalitetit lidhet me zonat minerare, ndërsa për zonat ku operohet për nxjerrjen dhe përpunimin e naftës dhe gazit, informaliteti është më poshtë se niveli i sektorit. Informaliteti në sektorin minerar është më shumë i përhapur në formën e mosdeklarimit të fuqisë punëtore. Nisur nga fakti i mosdeklarimit të gjithë aktivitetit ekonomik të operatorëve në këto zona, si rrjedhojë nuk bëhet as deklarimi i plotë i vlerës së punës, që përfshin numër punonjësish të padeklaruar në organet tatimore dhe të paregjistruar në skemën e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore. Informaliteti shprehet gjithashtu edhe në mosdeklarimin e pagës reale për gjithë punonjësit sipas kategorisë që ata kanë nënshkruar kontratën. Në këtë formë të shfaqjes së informalitetit përfshihen zakonisht punonjësit e industrisë së nxjerrjes dhe përpunimit të naftës dhe gazit. Gjithashtu, në këtë sektor ka edhe informalitet të lidhur me dypunësime nga punonjës të sektorit publik, që kryejnë shërbime dhe operojnë në këtë sektor në mënyrë informale. Punonjësit që janë pjesë e tregut informal të punës janë gjithashtu edhe jashtë fokusit të sindikatave. Mospërfshirja e tyre në sindikata është një mënyrë heshtjeje e dyanshme. Nga njëra anë punonjësit informalë janë shumë pak të motivuar të bëhen pjesë e sindikatave, për sa kohë ata nuk kanë një punë të qëndrueshme. Nga ana tjetër sindikatat nuk kanë arritur ende të sfidojnë problemet dhe mënyrat e shfaqjes së informalitetit edhe pse e prezantojnë në takimet me institucionet e shtetit, si një problem kryesor për tregun e punës. Numri i kontribuesve që derdhin kuotat mbetet në kufijtë e jo më shumë se 15% e antarëve të regjistruar nga sindikatat, që flet për një tregues indirekt edhe të informalitetit në sektor. Për sa kohë problemi i informalitetit lidhet edhe problemin e korruptimit të dyanshëm të vullneteve, të sektorit privat dhe publik në realizimin e misioneve të tyre, problemi i informalitetit do të vijojë të jetë ende i pangacmuar seriozisht dhe të mos ndihet i kërcënuar nga formaliteti.
  22. 22. RAPORT STUDIMOR 21 Ndërsa, problem tjetër i identifikuar si pengesë për formalitetin në treg është mungesa e kapaciteteve të mjaftueshme të operatorëve privatë shqiptarë që të përballen me të gjithë paketën e angazhimeve për të drejtat e punonjësve. Në industrinë nxjerrëse, rritja e burimeve të brendshme të bizneseve (kapitaleve dhe likuiditeteve në qarkullim) është e rëndësishme për të mundësuar një përfshirje të kapaciteteve njerëzore më të gjerë dhe më efektive. Ndërthurja e kapitalit me punën do të jenë edhe formula më e mirë për zgjerimin e ekonomisë dhe kapaciteteve të industrisë nxjerrëse. Si mund t’i adresojë qeveria problemet e punës informale? Edhe pse Këshilli Kombëtar i Punës ka në kalendar një herë në vit adresimin e problematikave të lidhura me tregun e punës të industrisë nxjerrëse, përfshirë edhe sigurinë në punë, ende nuk ka një zgjidhje të paktën të atyre problematikave të adresuara tashmë lidhur me informalitetin, sigurinë në punë, si dhe trajtimin e sëmundjeve profesionale. Një mënyrë për të inkurajuar konsumatorët dhe bizneset të përdorin punën e deklaruar është reduktimi i tatimit mbi vlerën e shtuar (TVSH) për mallra të caktuara ku puna e padeklaruar është më e përhapur p.sh. një ulje e TVSH apo një politikë më elastike për TVSH mbi produktet minerare, e kufizuar në kohë dhe e lidhur me treguesit e konjukturave të çmimeve, do të ketë vlerën e uljes së kostove për biznesin me të paktën deri në 10% në rastin e një përgjysmimi të normës së TVSH-së. Një ide e bazuar te politika fiskale që duhet studiuar në detajet e efekteve dhe pritshmërive do të ishte shpallja e zonave minerare si zona të lira ekonomike për ta bërë edhe më të thjeshtë dhe më ndihmëse për nënsektorin minerar. Janë pikërisht këto zona që përmbi dy dekada nuk është arritur që të vihen nën kontroll nga asnjë qeveri, duke u lënë në dorë të informalitetit në pjesën më të madhe të tyre. Karakteristika mbizotëruese e shfrytëzimit tradicional për këto dy dekada të fundit është shkalla e vogël e bizneseve formale. Numri më i madh i aktiviteteve në zonat minerare kryhet nëpërmjet individëve, të cilët konkurojnë bizneset formale, për të cilët sfida është rritja e produktivitetit dhe reduktimi i konkurencës së pandershme dhe informalitetit në tregun e punës. Një nga pengesat kryesore për kalimin nga punësimi informal në atë formal është mungesa e aftësive të duhura për nevojat e industrisë dhe teknologjisë në përdorim. Masat aktive të tregut të punës duhet të udhëhiqen sipas qasjeve më të lehta, fillimisht drejt përmirësimit të aftësive për të mundësuar punëkërkuesit për të hyrë në tregun formal të punës. Punët publike duhet të përdoren për të zhvilluar aftësitë e veçanta të kërkuara në tregun formal të punës. Është e nevojshme që në përpjekjet për të krijuar një grup të stimujve pozitivë për të lëvizur nga informaliteti në formalitet të jepen si mundësi të përkohshme nga qeveria kalimi vullnetar nga puna e padeklaruar në aktivitetet formale, duke e zbatuar në praktikë në një mënyrë që është tërheqëse për bizneset informale, pa kosto shtesë dhe pa rreziqe sanksionesh.
  23. 23. TREGU, MARRËDHËNIET E PUNËS DHE LIDHJA MIDIS INFORMALITETIT, KONKURUESHMËRISË, PRODUKTIVITETIT DHE PAGËS MINIMALE NË INDUSTRINË NXJERRËSE NË SHQIPËRI 22 Një adresim të shqetësimit lidhur me përfitimin nga fondet e punësimit, të cilat janë shumëfishuar në këto dy vite të fundit, është orientimi i grupeve të bizneseve dhe punonjësve të rinj, të cilët mund të përfshihen në fushat prioritare për zbatimin e fondit të nxitjes së punësimit. Edhe pse çdo biznes, person juridik ose fizik, ka të drejtë të aplikojë dhe përfitojë nga programet e Fondit të Nxitjes së Punësimit, prania e informalitetit në zonat minerare, si dhe mungesa e informimit në kohë për të përfituar nga fondet e ka bërë jo të pranishme sa duhet këtë mekanizëm nxitjeje për sektorin. Projektet e reja të nxitjes së punësimit ende nuk kanë arritur një ndikim të dukshëm në numrin e punëkërkuesve të papunë apo sigurimin e profesionalitetit, për t’i dhënë prioritet subjekteve private të industrisë nxjerrëse, që janë mundësitë më të mëdha për forcat punëtore të zonave minerare për punësim të qëndrueshëm me një ndikim më të madh social – ekonomik. Të rinjtë, që duhet të hyjnë për herë të parë në tregun e punës dhe të rinjtë e sapo diplomuar, ende nuk konsiderohen si pjesë e vëmendjes së fondeve për nxitje punësimi. Shqipëria zbaton grupe politikash për të kryer rolin e rregullatorit e tregut të punës. Ndërkohë, politikat që kanë të bëjnë me pagesën e papunësisë dhe ndihmën ekonomike, janë pjesë që merren nga Buxheti i Shtetit në një nivel të paktën 1.2 përqind të PBB, ose sa 4.1 përqind e gjithë shpenzimeve të Buxhetit. Në krahasimin e objektivave strategjikë numerikë, vlerorë dhe kualitativë, llogaritjet nga zhvillimi real i tregut tregojnë mospërmbushje të plotë të tyre, si për uljen e papunësisë, po ashtu edhe me rritjen e tregut të punës. Format e tjera të zgjedhura, gjithashtu nuk e kanë dhënë efektin e pritshëm duke qenë argument për një përzgjedhje më efektive të programeve zbatuese në përshtatje me nevojat dhe kërkesat e tregut të punës.
  24. 24. RAPORT STUDIMOR 23 3. MARËDHËNIET E PUNËS DHE ORGANIZIMI I PUNONJËSVE PËR MBROJTJEN E TË DREJTAVE Në kushtet e një ambjenti ekonomik e social, si dhe një kulture dialogu, ende nën standartet e vendeve të zhvilluara, shteti me qytetarin dhe punonjësin duhet të jenë pjesë e respektimit të kuadrit rregullator të detyrueshëm por të pazbatueshëm. Marrëdhëniet e punës së punonjësve të sektorit privat rregullohen nga Kodi i Punës dhe dispozitat në zbatim të tij. Kuvendi ka miratuar disa ndryshime dhe plotësime të Kodit të Punës, që hynë në zbatim në mes të vitit 2016. Ndryshimet përfshijnë kushtet e reja minimale të sigurisë dhe shëndetit në vendin e punës, masat e domosdoshme që duhet të merren nga punëdhënësi për mbrojtjen e mjedisit të punës nga ndotja e ajrit, lëndët kimike, radioaktiviteti, zhurmat dhe dridhjet, si dhe çdo element të ngjashëm që është i dëmshëm për jetën dhe shëndetin e punëmarrësit, kërkesat minimale të mbrojtjes së punëtorëve nga rreziku i ambienteve shpërthyese, numrin e punëmarrësve për plotësimin e detyrimit dhe kushtet higjieno – sanitare që duhet të plotësojë vendi i posaçëm për ngrënie, punët e lehta dhe vendosja e rregullave të veçanta për kohëzgjatjen maksimale dhe kushtet e kryerjes së punës për punëmarrësit madhorë, mbi 18 vjeç, listën joshteruese të faktorëve, proceseve dhe kushteve të punës që dëmtojnë sigurinë ose shëndetin e nënës dhe/ose të fëmijës, si dhe rregulla të veçanta për kushtet e punës për gratë shtatzëna, gratë që sapo kanë lindur dhe ato me fëmijë në gji, si dhe një pagesë më të ulët se paga minimale në shkallë vendi për rastet e mësimit të profesionit në sistemin e arsimit dhe formimit profesional në formën e dyfishtë (sistemi Dual). Në kontekstin e të drejtave të punonjësve, përgjatë gjithë periudhës së dekadës së fundit këto janë strukturuar gjithnjë e më shumë brenda organizimeve të punonjësve (sindikatave), sipas specialiteteve apo profesioneve më kryesore, si dhe nevojës për të garantuar përmbushjen e të drejtave dhe detyrimeve që jua jep baza ligjore në Shqipëri. Marëdhëniet e punës janë të varura nga kushtet e tregut të punës dhe si të tilla përcjellin të njëjtat siptoma që kalon edhe ekonomia, mbi të cilën ato vendosen. Është fakt, që sindikatat shqiptare kanë shtuar veprimet e tyre për të kërkuar dhe treguar se janë partnerë në forcimin e marëdhënieve të punës, përsa i takon të
  25. 25. TREGU, MARRËDHËNIET E PUNËS DHE LIDHJA MIDIS INFORMALITETIT, KONKURUESHMËRISË, PRODUKTIVITETIT DHE PAGËS MINIMALE NË INDUSTRINË NXJERRËSE NË SHQIPËRI 24 drejtave që kërkojnë punonjësit shqiptarë dhe forcimit të zbatimit të rregullave që duhet të garantojnë qeveritë, pavarësisht rotacioneve të tyre. Në këtë ambjent, edhe sindikatat e punonjësve të industrisë nxjerrëse7 kanë krijuar prej vitesh dialogun për të arritur kushtet e punës dhe pagës, të përshtatshme për kontributin që punonjësit e sektorit të industrisë nxjerrëse i japin ekonomisë. Sindikatat kanë arritur që të monitorojnë dhe dialogojnë me punëdhënësit më të mëdhenj në vend, të sektorit privat dhe publik lidhur me evidentimin e respektimit të të drejtave të punonjësve sipas kontratave kolektive dhe individuale. Pikat e trajnimit dhe informimit për punonjësit, lidhur me rregullat për shëndetin dhe sigurinë në punë, janë tashmë në ecurinë e tyre normale duke arritur përditë të formalizojnë norma dhe praktika të reja në tregun e punës. MARËDHËNIET E PUNËS DHE DIALOGU MES PALËVE Marëdhëniet e punës, të cilat shprehen me kushte pune më të mira nga sa ekzistojnë në treg, por edhe me përqasjen e kushteve të punës së industrisë në vendet me standarte të larta të zbatimit të të drejtave të punonjësve, kanë kaluar në një proces të përmirësimeve të tyre. Kushtet e punës, gjithsesi kanë kaluar nëpër procese tranzicioni të industries, shumë të ndryshme nga vendet e tjera të rajonit apo ato të BE-së. Industria nxjerrëse8 shqiptare ka kaluar ndryshime të dukshme ligjore, strukturore që kanë çuar në fuqizimin, formalizimin dhe hyrjen në tregun jashtë vendit. Sipas zhvillimeve të industrisë, si dhe specifikisht sipas procesit të zhvillimit nga secili segment, ka ecur përpara edhe tregu i punës dhe kushtet e tij. Nisur nga intervista të kryera nga organizata të specializuara në vend dhe nga publikime të bazuara mbi praktikat e zbatuara në vend, por edhe nga informacione të mbledhura nga studiuesit e këtij dokumenti, të cilët kërkuan të mbeten anonimë, si dhe nga partnerë socialë konstatuam se ekziston pak informacion në dispozicion nga raste të mëparshme studimore apo raporte të lidhura me tregun e punës dhe sindikatat për industrinë nxjerrëse. Po ashtu edhe sindikatat për këtë sektor nuk kanë publikime të rregullta rreth punës së tyre, strategji apo dialog me institucionet e shtetit të lidhura me këtë industri. Kushtetuta e Shqipërisë dhe Kodi i Punës garantojnë të drejtat e punonjësve dhe lirinë për tu organizuar në sindikata për mbrojtjen e të drejtave të tyre. Nëpërmjet organizimit të punonjësve në sindikata, sipas rregullave të ILO-s, kuadrit ligjor për sindikatat dhe sipas acquis communautaires të Bashkimit Europian, është konfirmuar vullneti dhe puna e kryer nga institucionet e vendit për të arritur përqasje për një sasi parimesh sipas acquis. Megjithatë, rregullimi i marëdhënieve të punës është në proces përshtatjeje dhe përqasjeje me këtë kuadër ligjor të BE. 7 Sindikata e Pavarur e Minatorëve Sindikata e Përpunuesve të Naftës 8 hidrokarburet dhe mineralet metalike dhe jo
  26. 26. RAPORT STUDIMOR 25 Kuadri ligjor ekzistues ka parashikuar përfaqësim në çështjet e shëndetit dhe të sigurisë në vendin e punës siç përcaktohet në ligjin “Për sigurinë dhe shëndetin në punë”. Ligji parashikon se nëse në një ndërmarrje janë të paktën 50 të punësuar të përhershëm, duhet të krijohet një këshill për shëndetin dhe sigurinë (Këshilli i Sigurisë dhe Shëndetit në Punë). Roli i Këshillit, si organi kryesor mbrojtës për punëmarrësit në fushën e shëndetit dhe sigurisë në vendet e mëdha të punës, është të kontribuojë për mbrojtjen e shëndetit fizik dhe mendor dhe sigurinë e punëmarrësve, si dhe për përmirësimin e kushteve të tyre të punës. Këshilli është një organ konsultativ. Megjithatë, në praktikë, përmbushja e kësaj kërkese ligjore nuk ka qenë e kënaqshme. Gjerësisht, ngritja dhe emërimi i përfaqësuesve në këshillat respektive ka qenë formale dhe fiktive dhe këto detyrime janë përmbushur deri në një shkallë të caktuar vetëm në zonën e Tiranës dhe Durrësit, ku ka qenë i pranishëm bashkëpunimi i ngushtë me Inspektoratin Shtetëror të Punës dhe Shërbimeve Shoqërore (ISHPSH). Dobësitë e ISHPSH janë të dukshme kur rezulton se vetëm 49% e minatorëve në sektorin minerar mbahen nga punëdhënësi gjithmonë ose shpesh të informuar mbi rreziqet për shëndetin dhe sigurinë në vendin e punës. Raporte të ndryshme të organizatave të shoqërisë civile dhe media kanë vënë në pah kushtet e papërshtatshme të punës në sektorë si: nafta dhe sektori minerar, duke evidentuar raste flagrante të mosrespektimit të të drejtave të punëmarrësve, të tilla si: mospagimi i kontributeve të detyrueshme shoqërore, mospagimi për punë jashtë orarit apo pushimit javor. Sa është me vend rritja e pagës minimale për tu zbatuar në industrinë nxjerrëse? Punëtorët aktualë dhe ish-minatorët, që janë në pension kapin një numër prej 8.000 vetë. Duhet theksuar që profesioni i minatorëve është ndër më të vështirët sepse minatorët në përgjithësi e kanë jetëgjatësinë më të shkurtër sesa qytetarët e tjerë. Një nga kërkesat më kryesore të sindikatave është paga minimale e punëtorëve aktualë të minierës, që kërkohet të jetë së paku 70 mijë lekë në muaj. Mbi këtë pagë, kërkohet të parashikohet shpërblimi për vjetërsi në punë. Për rastet e aksidenteve nëntokë, ose ato të invaliditetit të plotë minatorët kërkojnë pension familjar për bashkëshorten, kur nuk është e punësuar, apo fëmijët e mitur deri në moshën 18 vjeç. Një kërkesë tjetër është rritja e pensionit në minimalisht 30 mijë lekë dhe ulje të viteve të punës nëntokë, mbi të cilat llogaritet dalja në pension.
  27. 27. TREGU, MARRËDHËNIET E PUNËS DHE LIDHJA MIDIS INFORMALITETIT, KONKURUESHMËRISË, PRODUKTIVITETIT DHE PAGËS MINIMALE NË INDUSTRINË NXJERRËSE NË SHQIPËRI 26 A janë ekonomike/të realizueshme kërkesat për rritjen e pagës minimale me këto nivele? Për të sqaruar koston e një kërkese të tillë, prezantojmë rastin e një shoqërie prodhimi minerare (krom), që prodhon një sasi minerali për eksport nga 7.000 ton në vit deri 8.000 tonë. Prodhimi i mineralit (nxjerrja dhe transportimi) është llogaritur në nivele prodhimi të një shoqërie mesatare (me kapital vendas apo të huaj). Çmimi i shitjes i referohet nivelit të bursës të tregut për një vit më parë si dhe nivelit të çmimit aktual të shitjes në tregjet ndërkomëbtare. Megjithatë çmimet e shitjes konsiderohen se nuk mund të ulen poshtë këtyre niveleve. PARASHIKIMI I TË ARDHURAVE Nisur nga sasia e prodhimit dhe çmimi i shitjes, llogaritjet tregojnë se e ardhura që mundet të realizohet mund të rritet me 64% më shumë në fund të vitit të 4’ të rastit të marrë në shqyrtim, duke e krahasuar me vitin e parë. Rritja e të ardhurave ndikohet si nga rritja e çmimit të shitjes me 43.8%, por edhe nga rritja e sasisë së prodhuar të mineralit me 14.3%, si rrjedhojë e investimeve kapitale dhe përmirësimit të kapaciteteve njerëzore, nëpërmjet zbatimit të politikave të trajnimit dhe mbajtjes në punë të punonjësve me më shumë përvojë dhe me produktivitet. Gjithashtu, janë përfshirë në këtë rast edhe të ardhura që shoqëria i regjistron në të ardhurat e saj, të cilat vijnë nga gjendet e likuiditeteve në llogaritë bankare, apo dhe të ardhura nga një kurs këmbimi në favor të lekut në raport me dollarin amerikan.
  28. 28. RAPORT STUDIMOR 27 SHPENZIMET E AKTIVITETIT Vitet 1 deri 4 Euro Ndërsa, sipas skenarit, u rritën të ardhurat me një rritje edhe të shpenzimeve direkte, vlera e punës rritet në fund të vitit të 4t me 5.3%, vetëm si efekt i rritjes së pagës minimale. Ndërkohë, si reagim i rritjes së kostos nga paga minimal, janë ulur kostot e administratës dhe ato që lidhen me shitjen. Në fillim të vitit të parë kostot e lëvizshme përbëjnë 84% të shpenzimeve dhe kostot fikse 16%. Në vitin e fundit, kostot e lëvizshme përbëjnë 89% të shpenzimeve dhe ka një ulje të kostove fikse9 , të cilat kuptohen si një ulje barre e taksave nga Qeveria, ulje e pagave të administratës në reagim të rritjes së pagës minimale, si dhe administrim më të mirë të shpenzimeve fikse mujore. 9 Kostot fikse përfshijnë taksat, qiratë, pagat dhe shpenzime të tjera fikse mujore
  29. 29. TREGU, MARRËDHËNIET E PUNËS DHE LIDHJA MIDIS INFORMALITETIT, KONKURUESHMËRISË, PRODUKTIVITETIT DHE PAGËS MINIMALE NË INDUSTRINË NXJERRËSE NË SHQIPËRI 28 Në detajimin e shpenzimeve të pagave në tabelën më poshtë mund të vërehet, se rritjet e pagës minimale përbëjnë arsye për reagim nga administratori i shoqërisë, që të ulë pagat e administratës me qëllim minimizimin e kostove. Megjithatë, ulja e pagave të administratës bëhet deri në nivelet e pranueshme me pagat e mesme dhe të larta në tregun konkurues, si dhe produktivitetin. Shpenzimet e shoqërisë për punëtorët me paga minimale përbëjnë 60%. Nëse përfshijmë edhe pagat e mesme atëherë, shpenzimet e punëtorisë dhe teknikëve arrijnë sa 75% e totalit të shpenzimeve për paga. Shpenzimet e administratës përbëjnë 25% të totalit të shpenzimeve për paga e kontribute. Nga tabela mund të shikohet se rritja e pagave minimale shoqërohet me një rritje prej 9% në vitin 2017, pasuar nga një rritje prej 36% në vitin 2019, krahasuar me vitin 2017 (kategoria e punëtorëve te prodhimit dhe mirëmbajtjes) dhe një rritje tjetër deri në nivelin 70.000 lekë/muaj pagë minimale për sektorin (318% rritje krahasuar me vitin 2017) , duke ndjekur logjikën e propozimit maksimal të sindikatave. Reagimi i parë ekonomik i administratorit është ulja e numrit të punëtorëve, të cilët në vitin 2019 kanë një reduktim me gati 45%. Ndërkohë edhe reduktim të stafit administrativ. Kështu, nga efekti i rritjes së pagës minimale në vitin e parë (rritja me 36%) shpenzimet rriten me 21.3% (shkurtime vende pune 8%) dhe në vitin e dytë shpenzimet rriten me 63.6% (shkurtimet e punonjësve janë me 40%). Në vitin e fundit, shpenzimet kanë një reduktim pasi janë kryer shkurtimet e fundit të vendeve të punës (arrijnë në 45% krahasuar me vitin fillestar, para rritjes së pagës minimale). Ndërsa, shpenzimet për administratën janë reduktuar me 49%. PERSONELI Vitet 1 deri 4 Euro
  30. 30. RAPORT STUDIMOR 29 Nisur nga llogaritja për të ardhurat duke përfshirë edhe shpenzimet (ku në mënyrë të detajuar u trajtuan shpenzimet për pagat dhe kontributet), mund të konkludohet (shih tabelën më poshtë) se në rast se: - Rritet paga minimale deri në kufijtë maksimalë që propozon sindikata; - Rritet prodhimi si rezultat i kërkesës në treg; - Shkurtohen shpenzimet fikse, por edhe një politikë nxitëse për taksat, shoqëria do të ruajë qëndrueshmërinë e biznesit. Madje në skenarin me çmimin e bursës në nivelet e shembullit, fitimi maksimalizohet. Por edhe me ruajtjen e një çmimi shitje në nivelet mesatarë të 10 viteve të fundit, shoqëria mbetet përsëri produktive dhe konkuruese në treg edhe pse investimet kapitale nuk parashikohen të jenë në nivelet që mund të nevojiten nga konkurenca e tregut. TË ARDHURAT DHE SHPENZIMET
  31. 31. TREGU, MARRËDHËNIET E PUNËS DHE LIDHJA MIDIS INFORMALITETIT, KONKURUESHMËRISË, PRODUKTIVITETIT DHE PAGËS MINIMALE NË INDUSTRINË NXJERRËSE NË SHQIPËRI 30 Në analizën e fitimit shihet se nëse paga minimale rritet, edhe pse shoqërohet me pakësim të numrit të punonjësve, shoqëria arrin të ruajë produktivitetin dhe konkurencën në treg duke patur mundësi edhe për realizimin e investimeve kapitale. Ndërkohë, ajo që mbetet për t’u koordinuar me institucionet publike, shoqërinë civile dhe sindikatat, është trajtimi dhe rikuperimi i punonjësve që mbeten pa punë duke adresuar problematikat që mbart ky grup punonjësish, si dhe qasjen për t’i rikthyer në tregun e punës me aftësi dhe përgatitje më të lartë të aftësive të tyre, si dhe koordinim me sektorin për riintegrim të tyre, duke mbajtur një pjesë të kostos edhe institucionet publike. Kontratat kolektive për industrinë dhe në nivel biznesi BE-ja në progres-raportin e saj të fundit paraqet në mënyrë të përmbledhur faktin që dialogu social dypalësh, pra kontratat kolektive ndërmjet punëmarrësve dhe punëdhënësve në Shqipëri nuk janë shumë të zhvilluara. Kontratat kolektive dhe ato individuale janë pjesa që formaton dhe përmbledh marrëdhëniet e punës midis palëve duke patur referencë gjithë bazën ligjore që lidhet me të drejtat dhe detyrimet në marëdhënien e punës. Situata e formalizimit të marëdhënieve mes palëve është dialogu më i gjatë dhe ende i pambyllur midis palëve pjesëmarrëse, për arsyet që lidhen me ambjentin real ekonomik dhe social. Tregues tipik është vazhdimësia prej mbi dy dekada e tripartitizmit, i cili ka nevojë për transformim, pasi konsiderohet si një mekanizëm që nuk ka më vend me zhvillimet e fundit në tregun e punës dhe ekonomi. Përsa i përket mbulimit të kontratave, ekzistojnë shifra të ndryshme. Ministria përgjegjëse për Punën llogarit në këtë rast mbulimin me kontrata në masën prej 45 për qind, ndërkohë që studime të tjera e llogaritin mbështetjen me kontrata në masën prej 23 për qind. Kontratat kolektive, si modele aktuale komunikimi të drejtash dhe detyrimesh midis palëve funksionojnë në dy nivele:
  32. 32. RAPORT STUDIMOR 31 a. Kontratë kolektive në bazë industrie10 . Këto kontrata lidhen ose në nivel kombëtar, ose në nivel ndërmarrje/shoqërie. Këto rregullojnë pagën minimale, dëmshpërblimet në rast pushimi nga puna, orët jashtë orarit, kohëzgjatjen e kontratës dhe aktivitetin e lirë të sindikatave, më shumë në nivelin e përgjithshëm, i cili përfshin të gjitha ndërmarrjet përkatëse. Këtu bëjnë përjashtim administrata dhe ndërmarrjet shtetërore tashmë të privatizuara, por që kanë mbetur monopol, si p.sh. në fushën e energjisë. Në këtë rast lidhen kontrata ndërmjet ministrisë përgjegjëse/pronarëve të monopoleve dhe sindikatave përkatëse të degëve në nivel kombëtar, të cilat kanë njëkohësisht funksionin e kontratave kolektive të nivelit të parë. b. Kontrata kolektive në nivel biznesi. Sektorët rregullatorë janë të njëjtët si në sektorin e industrive, por gjithsesi të përshtatur për biznesin përkatës. Partnerë kontraktues në këtë rast janë pronarët/punëdhësit menaxhuesit dhe organizatat përkatëse sindikale të punëmarrësit. Nëse në një biznes ekziston më shumë se një sindikatë, atëherë sindikata që vendos për kontratat kolektive është ajo që ka më shumë anëtarë. Natyrisht, si te kontrata kolektive në bazë industrie, po ashtu edhe këtu bashkohen shumë sindikata, në mënyrë që të negociohet dhe nënshkruhet një kontratë kolektive me punëdhënësit. Kontratat kolektive në nivel industrie mund të mbyllin boshllëqet që ekzistojnë në Shqipëri nga mungesa e kontratave kolektive në nivel biznesi. Kjo duhet parë si mundësi e mirë, në mënyrë të veçantë për sindikatat e industrisë, që duke zbatuar një politikë të mençur dhe duke treguar një interes të lartë bashkëpunimi, të fitojnë anëtarë të rinj dhe të ushtrojnë ndikim (social) politik. Në ndryshim nga vende të tjera në Ballkanin Perëndimor, kontrata kolektive në nivel biznesi nuk luan patjetër një rol dominant. Por, megjithë kontratat dhe problematikat që i kanë shoqëruar ato mbetet problemi më i madh adresimi për zbatimin dhe zgjidhjen e situatave të rënduara të industrisë nxjerrëse. Edhe pse kontratat në nën-sektorin e nxjerrjes së naftës dhe gazit tashmë janë një realitet, rastet e sëmundjeve profesionale në zonat naftëmbajtëse dhe sidomos tek naftëtarët janë shumë të larta, fakt që e bëri të domosdoshëm ndër të tjera miratimin e statusit. Po kështu, edhe në kontratat e punës në nënsektorin minerar nuk zbatohen në mënyrë të plotë marëdhëniet e punës të dakortësuara mes punëdhënësve dhe punëmarrësve. Vetëm 24% e punonjësve në sektorin minerar kompensohen rregullisht me pushim ose pagë kur kryejnë orë shtesë. 10 njihet ndryshe ligjërisht edhe si kontratë kolektive në nivel dege profesioni
  33. 33. TREGU, MARRËDHËNIET E PUNËS DHE LIDHJA MIDIS INFORMALITETIT, KONKURUESHMËRISË, PRODUKTIVITETIT DHE PAGËS MINIMALE NË INDUSTRINË NXJERRËSE NË SHQIPËRI 32 Në lidhje me zbatimin e sigurisë në punë, veçanërisht në miniera situata është larg të qenurit në zbatim korrekt të kushteve të kontratave mes palëve. Afër 58% e punonjësve në sektorin minerar kanë pësuar apo kanë qenë dëshmitar të një aksidenti në vendin e punës gjatë 12 muajve të fundit. Në këtë kontekst, sindikatat duhet që të mos kërkojnë vetëm rregulla më të mira, të përshtatura nga qeveria dhe nga biznesi/politika, por njëkohësisht ta prezantojnë veten në publik e më gjerë me argumentet dhe tonin e duhur komunikues që të zgjerojnë dukshëm në këtë mënyrë edhe bazën e rekrutimit për anëtarë të rinj të sindikatës. Ekziston një numër i madh shoqatash11 në sektorët e industrisë që mbulojnë pjesërisht degët përkatëse dhe që mbahen më shumë nga cilësitë e presidentit të tyre sesa nga pjekuria e sektorit përkatës për t’u përfaqësuar nga një shoqatë. Kjo larmi dhe paqartësia lidhur me to, se kush përfaqëson kë, ua bën të vështirë sindikatave që të gjejnë partnerët e duhur për të bashkëpunuar për dialogun social në nivel industrie (si në qarqe dhe industri, po ashtu edhe në nivel kombëtar). Në këtë kuadër, shoqatat shqiptare të biznesit/industrisë sillen më shumë si frenuese të reformave, sepse ato nuk rrezatojnë asnjë lloj detyrimi për modernizim, jo vetëm për Shoqërinë Shqiptare në përgjithësi, por edhe për sindikatat në mënyrë të veçantë. Megjithë copëzimin e madh, duket sikur shoqatat shqiptare të biznesit dhe industrisë arrijnë të bëjnë më shumë lobim te suksesshëm se sa sindikatat. Kjo lidhet sigurisht me pabarazinë e përgjithshme ndërmjet kapitalit dhe punës, ashtu siç i gjen në të gjithë botën dhe që nuk është nevoja të sqarohen më shumë këtu. Rasti i arritjes së zbatimit të Marrëveshjes së Punës, pas këmbënguljes së Sindikatës Një rast i tillë është në komunikimin midis qeverisë dhe kompanisë Beralb sh.a. (nxjerrje dhe përpunim të mineraleve metalike). Në tremujorin e fundit 2015, Beralb sh.a. njoftoi vendiminpër të pezulluar veprimtaritë e tij për një periudhë të paktën 1 vjeçare derisa tregu i bakrit të rikuperohej. Qeveria akordoi një periudhë pezullimi deri në Maj 2017. Pas një insistimi të sindikatave dhe në një komunikim intensiv me Ministrinë e Energjisë dhe Industrisë, shoqëria Beralb sh.a., firmosi marrëveshje me Bashkimin e Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë, Sindikatën e punëtorëve në Fabrikën e Pasurimit të Bakrit në Fushë Arrëz, Sindikatën e punëtorëve në Minierën Munellë. Marrëveshja e arritur është treguesi më i qartë se aty ku ka sindikata të konsoliduara dhe serioze marrëveshjet arrihen. 11 Shoqata e Naftëtarëve Shoqata e Intelektualëve të Naftës
  34. 34. RAPORT STUDIMOR 33 Gjatë kësaj periudhe, të gjithë punëtorët nuk do të punojnë, por rast pas rasti, nëse Beralb sh.a. do të ketë nevojë për të kryer punime të ndryshme mirëmbajtje në objektet e saj (punime që për nga natyra janë të përkohshme dhe/ose lidhen me konservimin dhe rehabilitimin e objekteve minerare), punëtorët që do thirren kanë detyrimin që të paraqiten në datën dhe për periudhën e kërkuar nga shoqëria. Këta punëtorë, për ditët e punës, do të paguhen sipas pagesës normale të aplikuar deri më tani për pozicionin e tyre të punës, (ndërsa për ditët që qëndrojnë në shtëpi, do të paguhen proporcionalisht duke marrë si referencë pagën mujore të përcaktuar. Beralb sh.a., në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi, do t’u paguajë punëtorëve me të cilët ndërpritet marrëdhënia e punës, shpërblimin përkatës për vjetërsinë në punë. Shpërblimi i vjetërsisë do të llogaritet duke marrë si referencë mesataren e pagës për gjithë periudhën e vjetërsisë. Gjatë kohëzgjatjes së kësaj marrëveshje, nëse me kërkesë të vetë punëmarrësit dhe në marrëveshje me punëdhënësin, kërkohet ndërprerja e marrëdhënies së punës, organizata sindikale nuk do të bëhet pengesë për zbatimin e kësaj marrëveshjeje individuale. Me fillimin e punës me kapacitet të plotë në Minierën e Munellës dhe Fabrikën e Pasurimit të Bakrit Fushë-Arrëz, Beralb sh.a. në cilësinë e punëdhënësit, do të marrë në punë sipas nevojës, fillimisht punonjësit, emrat e të cilave janë përcaktuar në listën bashkëngjitur kësaj marrëveshjeje, dhe vetëm më pas punëtorë të rinj. Fakt mbetet, se në industrinë nxjerrëse, konfederatat e sindikatave kanë më shumë pushtet kundrejt sindikatave të degëve. Megjithëse kontratat kolektive lidhen në nivel biznesi (sipas rastit, në nivel industrie) dhe normalisht përfaqësitë sindikaliste të bizneseve (të paktën në kompanitë e mëdha) përcaktojnë sindikatën e industrisë së tyre përkatëse (sidomos kjo e përforcuar edhe nëpërmjet mënyrës së tërheqjes së kontributeve të anëtarësimit). Duket se pesha anon nga konfederatat. Kjo ndodh, natyrisht, edhe për shkak të ndërhyrjes së konfederatave në pasurinë e sindikatave. Zbatimi i dobët i strategjive politike (si në sektorin e politikave industriale, ashtu edhe për politikën sociale), si dhe mungesa e adresimit të duhur të ideve të vazhdueshme nga sindikatat për fusha të politikës që lidhen direkt me funksionin e tyre politiko- shoqëror, ia bën Qeverisë shumë të lehtë që të vendosë të zbatojë idetë e saj tek partnerët socialë. Një ndikim ka, në këtë mes edhe tripartitizmi, ku sindikatat shfaqin mangësi, që ndikojnë edhe për një pozicion shumë të dobët te sindikatës si palë e kontratës kolektive, sepse një mënyrë veprimi jo në bazë të një strategjie, bën gjithmonë që të tregohen më pak apo më shumë vulnerabël ndaj argumentave të palës kundërshtare.
  35. 35. TREGU, MARRËDHËNIET E PUNËS DHE LIDHJA MIDIS INFORMALITETIT, KONKURUESHMËRISË, PRODUKTIVITETIT DHE PAGËS MINIMALE NË INDUSTRINË NXJERRËSE NË SHQIPËRI 34 Grupet e punëmarrësve janë zakonisht të përfaqësuar shumë dobët në strukturat e anëtarësisë dhe në ato drejtuese të sindikatave, por që gjithsesi paraqesin një potencial të madh. Për momentin që po kalon Shqipëria vlen të thuhet se po ndodh një garë midis përpjekjeve (të ngadalta) të sindikatave për reforma dhe procesit të humbjes së rëndësisë së tyre. Momentalisht ende nuk mund të parashikohet se kush do ta fitojë këtë garë.
  36. 36. RAPORT STUDIMOR 35 4. ORIENTIME PËR KUFIZIMIN E EKONOMISË INFORMALE DHE PUNËSIMIT Në vitin 2015 përqindja e punësimit informal në sektorin jo-bujqësor është 34,1% 12 . Krahasuar me vitin 2014, punësimi informal në sektorin jo-bujqësor ka rënë me 5,3 pikë përqindje. Çfarë e shtyn biznesin të vijojë të jetë pjesë e tregut informal të punës? Barra fiskale për punëdhënësit dhe punëmarrësit mbetet një nga arsyet kryesore për nivelin veçanërisht të lartë të informalitetit në mesin e personave të vetëpunësuar13 . Kjo barrë nuk është vetëm prej normave fiskale, por edhe pesha nga administrimi dhe korrupsioni së bashku. Një barrë fiskale e lartë në formën e taksave mbi pagat dhe kontributet e sigurimeve shoqërore është një postulat i njohur, i cili mund të ketë pasoja serioze në konkurrencën e një biznesi. Kjo është arsyeja pse shumë punëdhënës të sektorit të industrisë nxjerrëse preferojnë të paguajnë një sasi të caktuar të pagave me zarf ose të veprojnë tërësisht në informalitet. Kjo mënyrë operimi potencialisht mund të shtrembërojë konkurrencën në treg duke qenë se ata punëdhënës, që nuk paguajnë taksa kanë një avantazh të padrejtë konkurues mbi bizneset që janë në përputhje me rregullat. Ulja e tatimit mbi pagat dhe kontributet e sigurimeve shoqërore është provuar në disa raste që mund të rrisë pajtueshmërinë dhe si rezultat të ardhurat prej taksave potencialisht mund të rriten. Megjithatë, studimet e kryera në këtë drejtim konkludojnë se vetëm ulja e taksave të punës e pashoqëruar me reforma është një formulë e paplotësuar. Reforma fiskale, e cila shoqërohet me reformën e tregut të punës dhe reformat e tjera për ekonominë dhe tregun financiar duhet të përfshijnë edhe formulën e masave të mundshme stimuluese fiskale, sidomos për bizneset e vogla dhe të mesme të sektorit të industrisë. 12 Studimet nga Banka Botërore e tregojnë informalitetin në tregun e punës sa 48% e tregut në tërësi. Ky vlerësim është argumenti më i madh që venndoset përballë diskutimit të rritjes së pagës minimale. 13 Rezultat edhe nga anketimet e kryera për studimin e informalitetit në tregun e punës
  37. 37. TREGU, MARRËDHËNIET E PUNËS DHE LIDHJA MIDIS INFORMALITETIT, KONKURUESHMËRISË, PRODUKTIVITETIT DHE PAGËS MINIMALE NË INDUSTRINË NXJERRËSE NË SHQIPËRI 36 Është gjithashtu e rëndësishme, për të lehtësuar pajtueshmërinë, që të rishikohen dhe thjeshtohen kërkesat ligjore dhe administrative, të tilla si regjistrimi dhe licencimi. Në fakt, kostot e pajtueshmërisë me rregullat (në aspektin e kohës, parave dhe ekspertizës), veçanërisht për bizneset e reja tentojnë përherë të mbeten të pandryshuara. Por, kërkesa është që të ulen. Në morinë e strategjive dhe programeve të operimit për të luftuar informalitetin shikon gjithnjë angazhime dhe detyra institucionale nga më të ndryshmet. Vit për vit, përsëritje të angazhimit ndaj informalitetit dhe në fund të shumë viteve ai nuk ka luajtur nga vendi. Informaliteti vijon ende të jetë me një peshë që i merr frymën tregut formal. Edhe pse janë konsumuar me mijëra orë pune nga secila palë në proces, si dhe pse janë arritur edhe suksese në detyra të ndryshme, lufta është në një qark të pambyllur ende dhe që më shumë duket si një angazhim për të bërë sa kërkohet sesa të zbatohet si një pjesë e domosdoshme e veprimeve të përditshme. Skema specifike, me shënjestër të qartë në tregun informal duhet të jenë të stiluara të tilla për t’i lejuar punëtorët informalë dhe punëdhënësit e tyre që të hyjnë në formalitet. Individëve dhe bizneseve mund t’u jepet një periudhë e caktuar kohore, gjatë së cilës ata mund të hyjnë në ekonominë formale pa sanksione. Administrimi i këtyre masave duhet të jetë aq i thjeshtë sa të jetë i mundur për t’u zbatuar ashtu si është parashkruar, duke shmangur burokracinë e panevojshme dhe rregullat e tepruara në zbatim. Një numër i politikave drejt reduktimit të punësimit informal tashmë janë futur në Shqipëri dhe janë duke u zbatuar, si orientime që vlejnë të provohen për ngushtimin e hendekut mes formalitetit dhe informalitetit. Ndër kryesoret prej tyre renditen ato fiskale, të tilla si: Në sektorin privat, një sistem pagash referuese është i pranishëm si opozitë e pagave që anashkalojnë sistemin bankar dhe u jepen punonjësve me zarf. Pagesat e pagave, të kërkuara nga organi tatimor duhet të kanalizohen gjithnjë nëpërmjet sistemit bankar për të kufizuar pagesat informale të holla. Megjithatë, situata pak ka ndryshuar në këtë drejtim. Kontributet e sigurimeve shoqërore janë në nivele të moderuara duke pësuar ulje të pagesës në dekadën e fundit. Pjesa kontributive e punëdhënësit bashkë me atë të punëmarrësit është ulur nga 41.9% në 32.9% dhe më tej në 27.9%, për ta bërë pagesën më tërheqëse, veçanërisht për punëdhënësit. Të ardhurat personale janë tashmë për më shumë se 65% të tyre (pagat) në taksim progresiv dhe tatimi mbi fitimin është rritur në një normë që arrin te 15% e fitimit bruto. Procedurat e regjistrimit të biznesit janë duke u thjeshtuar, duke i dhënë bizneseve të vogla dhe të mesme aftësinë për të regjistruar aktivitetin brenda vetëm 24 orëve.
  38. 38. RAPORT STUDIMOR 37 Pjesëmarrja në prokurimin publik është e lidhur me publikimin e plotë të informacionit të pagave dhe taksave pagesave nga kompanitë që kontribuojnë. Për më tepër, regjistrimi i detyrueshëm i të vetëpunësuarve është në fuqi. Një sistem pagash referuese është i pranishëm si opozitë e pagave që anashkalojnë sistemin bankar dhe u jepen punonjësve me zarf. Pagesat e pagave, të kërkuara nga organi tatimor duhet të kanalizohen gjithnjë nëpërmjet sistemit bankar për të kufizuar pagesat informale të holla. Realiteti i jetës sindikale ka treguar qartë se sindikatat ende nuk luajnë ndonjë rol të rëndësishëm në shoqërinë shqiptare. Këtë pohim nuk e ndryshon as fakti që në disa ndërmarrje të veçanta të industrisë ose në disa degë të sektorit publik, sindikatat përkatëse kanë një farë peshe si partnerë në kontratat kolektive. Ne pyetëm shoqata të punëdhënësve, mediat, ministrinë përgjegjëse, një ndërmarrje të madhe dhe tre ekspertë pranë sindikatave, për opinionin e tyre në lidhje me perceptimin e sindikatave në publik, për të krijuar një tablo të përgjithshme mbi sindikatat në Shqipëri si aktorë socialë. Ndërthurja e politikave të lidhura direkt me luftën ndaj informalitetit me politikat për zhvillimin e jetës dhe aktivitetit të sindikatave, pavarësisht traditës që karakterizon sot jetën sindikale dhe që ka nevojë të ndryshohet si një politikë e shtuar në drejtim të luftës ndaj informalitetit është jetësimi më efektiv për t’u konsideruar si një politikë që i kundërvihet rutinës së trashëguar. Ndër politikat dhe orientimet më kryesore përmendim: (a) zgjidhja e kontradiktave midis sindikatave, (b) angazhimi më i madh i grave, (c) rritje e prezencës së sindikatave pranë biznesit, (d) forcimi i komunikimit dhe dialogut midis anëtarëve dhe drejtuesve të sindikatave, (e) ideimi i strategjive për zgjidhjen e problemeve social – ekonomike, (f) dialogu me të gjitha palët për rritjen e pagës minimale dhe përcaktimi i minimumit jetik, (g) pjesëmarrje aktive në proceset vendimmarrëse të legjislacionit, (h) largimi nga ndikimi direkt dhe indirekt i partive politike të mëdha, (i) garantimi i fondeve të nevojshme për jetën dhe edukimin sindikal, (j) hapja ndaj të rinjve dhe freskimi i drejtimit të sindikatave.
  39. 39. TREGU, MARRËDHËNIET E PUNËS DHE LIDHJA MIDIS INFORMALITETIT, KONKURUESHMËRISË, PRODUKTIVITETIT DHE PAGËS MINIMALE NË INDUSTRINË NXJERRËSE NË SHQIPËRI 38 Punësimi në vetvete dhe politikat që hartohen dhe zbatohen për rritjen e tij nuk janë të shkëputura nga ekonomia. Madje, lidhja e politikave te punësimit është e pazgjidhshme nga politikat ekonomiko – fiskale si dhe sociale që hartohen nga qeveritë. Por, nëse teoria është referenca për praktikën, çfarë thonë statistikat? Ndikimin në rritjen e punësimit e ka dhënë industria përpunuese14 me 27,4%, aktivitetet e shërbimeve me 14,8% të tregut dhe sektori i ndërtimit me 14,6 %. Puna informale për dy vitet e fundit, hyri në një proces formalizimi, që megjithatë duhet të shprehë potencial të plotë. Sektori i industrisë nxjerrëse tashmë ndodhet në një fazë vendimtare të reflektimit mbi gjendjen aktuale të tregut të punës, duke patur potencial me një kapital njerëzor të vlefshëm, por të vështirë për t’u integruar në tregun e punës. Një pjesë e konsiderueshme e punëkërkuesve u përkasin moshave të reja. Arsyeja qëndron brenda rezistencës së informalitetit dhe ende një kulture të vakët institucionale dhe edukate të burimeve njerëzore. Nëse shikojmë vendet e reja të punës, duke i krahasuar me realitetin e investimeve kapitale në industri (vendase dhe të huaja), situata e investimeve duket se ka shkuar në drejtim të teknologjisë dhe realizimit të shërbimeve, sesa në drejtim të hapjes apo forcimit të fondit për punonjësit. Një tjetër drejtim i administrimit të punës në luftë ndaj informalitetit dhe evazionit është aspekti mjaft i rëndësishëm në formalizimin e fuqisë punëtore dhe raportimi real i pagave që përfitojnë punonjësit e sektorit privat. Megjithë rritjen me 5% deri 10% të numrit të punonjësve për çdo vit, duke arritur një raport të sektorit publik me sektorin privat (jobujqesor) në 1 : 4, për institucionet shtetërore mbetet ende hapësirë e pambushur, me synimin që ky raport të ndryshojë të paktën me 1 njësi 14 ku përfshihen fasonet dhe industria nxjerrëse
  40. 40. RAPORT STUDIMOR 39 më lart se aktualisht për periudhën afatmesme. Marrëveshja e heshtur mes punëdhënësit dhe punëmarrësit, që kanë rolin kryesor për përmbushjen e standardeve për fshehjen e punësimit ose të ardhurave nga punësimi, nisur nga interesa momenti të ndryshme nga njëri tjetri, por që konvergojnë në një moment të caktuar, dëmtojnë më tej zbatimin e standarteve dhe në të gjitha rastet, pala më e dëmtuar nga këto marrëveshje është punëmarrësi. Ndryshimet e fundit të miratuara në Kodin e Punës gjithashtu përfshijnë detyrimin për kontratën e shkruar të punës, ndërsa më parë ka qenë fakultative. Kontrata e punës mund të lidhej dhe ndryshohej me gojë ose me shkrim. Ndryshimi ligjor ka hyrë në fuqi në qershor të vitit 2016 dhe pritet të përmirësojë situatën e formalizimit të marrëdhënieve të punësimit dhe njëhershëm përmbushjen e standardeve të punës. Përveç informalitetit që është faktori më i rrezikshëm që cënon zbatimin e përshtatshëm të legjislacionit të punës dhe të gjitha standardet njëherësh, por edhe pozitën e punëmarrësit në të gjitha drejtimet ka edhe faktorë të tjerë të natyrës ekonomike, sociale dhe kulturore. Ndër këta faktorë përmedim nivelin e papunësisë, karakteristikat e sistemit të sigurimeve shoqërore dhe nivelin e ndërgjegjësimit të punëmarrësve, por analiza jonë tregon se kjo priret të ndryshojë në varësi të sektorit të punësimit. Niveli i papunësisë ka një ndikim të madh në përputhshmërinë me standardet e punës, pasi niveli i lartë i papunësisë, sjell që punëmarrësit të kenë pak hapësirë për të bërë rezistencë ndaj punëdhënësit. Një punëmarrës më lehtësisht pranon të angazhohet në mënyrë informale në një punë apo të nënshkruajë një kontratë që ka kushte të devijuara të punës sesa ta humbë atë mundësi punësimi. Nga ana tjetër, në fushën e sigurisë sociale, punëmarrësit në Shqipëri kontribuojnë në një sistem sigurimesh shoqërore dhe shëndetësore që është pak ose aspak motivues, pasi përfitimet që shohin nga këto skema jo vetëm nuk janë të kënaqshme, por janë edhe të paparashikuara madje edhe të pasigurta. Kështu edhe personat që nuk kontribuojnë në skemën e sigurimeve shëndetësore apo kontribuojnë pak, porse edhe ata që paguajnë në përputhje me paga të larta, dallohen shumë pak në trajtim në rast se i duhet t’i drejtohen shërbimit shëndetësor. Për më tepër kontribuesit e sigurimeve shoqërore kontribuojnë në një skemë që është objekt ndryshimi të vazhdueshëm dhe ndikon në pasigurinë e tyre për të parashikuar përfitimet për moshën e pensionit nga skema apo për përfitime të tjera. Ndërkohë në perspektivën e punëdhënësve, gjetjet tregojnë se përsa i përket standardeve që lidhen me pagesa si standardi i pagës apo sigurimeve shoqërore, palët janë më të tentuara që t’i shkelin ato. Kjo ndodh edhe sepse motivimi i tyre për të paguar taksa është i ulët për shkak se shumë biznese të tjera janë ende informale, por edhe për shkak se përfitimet që shohin nga pagimi i taksave dhe kontributeve është demotivues.
  41. 41. TREGU, MARRËDHËNIET E PUNËS DHE LIDHJA MIDIS INFORMALITETIT, KONKURUESHMËRISË, PRODUKTIVITETIT DHE PAGËS MINIMALE NË INDUSTRINË NXJERRËSE NË SHQIPËRI 40 Rast tregues për efektin regresiv nga politika fiskale të pastudiuara, 2016 Me qëllim zvogëlimin e shkallës së lartë të informalitetit dhe përmirësimin e situatës së deklarimeve të pagës, në vitin 2005 u ndryshua legjislacioni tatimor, i cili edhe për shkeljen e mosdeklarimit të punonjësve dhe për mosdeklarimin e pagës reale parashikoi sanksione shumë të larta15 . Kjo masë legjislative, e marrë jo mbi bazën e një vlerësimi adekuat të faktorëve dhe situatës, për një kohë shumë të shkurtër solli rritje të numrit të deklarimeve, por kjo nuk zgjati për sa kohë që ishte një masë e papërshtatshme. Si pasojë, shumë pak biznese ishin subjekt i këtij sanksioni, pasi të tjera biznese shkurtuan personelin duke mos përballuar presionin apo përfituan lehtësim duke paguar ryshfete. Ky ndryshim ligjor krijoi më shumë hapësira për korrupsion, i hoqi mundësinë e punësimit shumë punëmarrësve dhe vuri në vështirësi serioze për vazhdimin e aktivitetit shumë aktivitete biznesore. Edhe nga pikëpamja e rëndësisë së shkeljes dhe dëmit ekonomik të shkaktuar, masa e sanksionit nuk ishte në përputhje me parimin e proporcionalitetit, ndaj edhe situata vetëm u përkeqësua dhe si pasojë lindi nevoja e rishqyrtimit të këtyre elementëve nga ana e qeverisë e cila ka miratuar ndryshime të tjera në ligj. Rritja e respektimit të standardeve ndikohet edhe nga shembulli apo presioni i pranisë ndërkombëtare në tregun e brendshëm. Edhe për shkak të një ndërgjegjeje më të lartë përkundrejt zbatimit të ligjeve, shoqëritë e huaja kanë një predispozicion të lartë për respektimin e standardeve të punës duke ndikuar në ndërgjegjësimin e punëmarrësve dhe emancipimin e tregut të punës. Ndërkohë, përveç arsyeve të tjera që lidhen me shmagien e ngarkesave fiskale, faktori më demotivues për punëdhënësit, përsa i përket deklarimit me saktësi të marrëdhënieve të punës apo elementëve realë të saj, ka qenë një praktikë shpesh e padrejtë e ndjekur nga sistemi gjyqësor shqiptar, që edhe në rast të largimit të punonjësve për arsye të justifikuara dhe në përputhje me procedurën e zgjidhjes së kontratës, kanë vendosur për shuma ekstreme dëmshpërblimi në ngarkim të punëdhënësit. 15 Këto sansksione u ulën me Vendim të Gjykatës Kushtetuese në 2016, pas ankesave të biznesit si shumë ekstreme
  42. 42. RAPORT STUDIMOR 41 5. ELASTICITETI I PAGËS MINIMALE DHE PËRMIRËSIMI I KUSHTEVE TË JETESËS SË PUNONJËSVE TË SEKTORIT Punonjësit me paga të ulta nuk u prekën nga tatimi progresiv mbi të ardhurat, i cili hyri në zbatim në vitin 2014. Por, ata tashmë kanë hyrë në vitin e pestë me të njëjtën pagë minimale, sepse niveli i pagës minimale zyrtare në vend ka mbetur në të njëjtin nivel. Por, nëse ky nivel ngec, atëherë edhe sistemi privat ndalon së ecuri përpara me pagat. Arsyeja kryesore pse sistemi i pagave në sektorin privat i referohet sektorit publik për pagën minimale është ngushtësisht e lidhur me kulturën dhe tregun ende larg të qenit një format zbatues korrekt i normave të etikës të të bërit biznes. Nga ana tjetër, sektori privat gjendet në vijimësi përpara vendimeve të papritura të administratës, si dhe efekteve që vijnë prej një tregu ende të pastrukturuar dhe jo konkurues. Deri në fund të tremujorit i 2017, paga minimale zyrtare, e përcaktuar nga Këshilli i Ministrave, është 22,000 lekë si për sektorin publik dhe privat. Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë është bërë iniciatore, përmes bashkëpunimit me pedagogë të ekonomisë, duke hartuar një studim sa shkencor aq edhe pragmatik, që hap një debat të rëndësishëm dhe vendos në tavolinën e qeverisë kërkesën e argumentuar për rritje të pagës minimale duke “përplasur” kështu këtë të fundit me sipërmarrjet. Në reagim edhe të dialogut mes qeverisë dhe sindikatave, në buxhetin e vitit 2017, u planifikua një rritje e pagës minimale për herë të parë pas 4 vitesh në nivelin 36%, apo nëse e llogaritim si një rritje mesatare për këtë periudhë, rritja mesatare e pagës minimale duhet të ishte 9%. Burimi: Instat
  43. 43. TREGU, MARRËDHËNIET E PUNËS DHE LIDHJA MIDIS INFORMALITETIT, KONKURUESHMËRISË, PRODUKTIVITETIT DHE PAGËS MINIMALE NË INDUSTRINË NXJERRËSE NË SHQIPËRI 42 Rritja e pagës minimale në këto nivele në historikun pas viteve ’90, - në vitin 1993 me 159% (ishte 925 lekë, u bë 2.400 lekë); - në vitin 1998 me 31,8% (ishte 4.400 lekë, u bë 5.800 lekë); - në vitin 2002 me 24% (ishte 7.580 lekë, u bë 9.400 lekë); - në vitin 2008 me 21.4% (ishte 14.000 lekë, u bë 17.000 lekë). Rritjet që i janë bërë pagës minimale nuk janë bazuar në studime të mirëfillta16 , referuar disa aspekteve ekonomike apo sociale që duhen marrë në konsideratë. Në një raport të fundit të FMN (viti 2016) rekomandohet që procesi i caktimit të pagës minimale duhet të depolitizohet dhe kalibrimi i pagës minimale duhet të akomodojë grupe të caktuar vulnerabël apo sektorë të veçantë. Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë, në një studim të prezantuar në 2016 propozon rritje të pagës minimale në nivelet 30% - 50%. Paga minimale është paga më e ulët orare, ditore apo mujore që punëdhënësit, mund t’iu japin të punësuarve, për t’i patur ata në marrëdhënie pune ligjore. Studimi “Efektet e rritjes së pagës minimale në Ekonominë Shqiptare” ka marrë në konsideratë zhvillimin ekonomik, pagën minimale, tregun e punës dhe del në përfundimin e domosdoshmërisë së rritjes së pagës minimale në mënyrë ritmike. Në studim argumentohet se për përcaktimin e pagës minimale detyrimisht duhet të merret parasysh plotësimi i nevojave themelore, pra përcaktimi i “shportës së mallrave dhe shërbimeve”, që konsiderohen si më të domosdoshmet për plotësimin e nevojave jetike të punonjësve. Mallrat dhe shërbimet e shportës vazhdimisht duhet të vlerësohen me çmimin aktual të tregut. Referuar draftit në fjalë, kjo rritje për aq kohë sa nuk dëmton artificialisht koston e punës dhe çmimin e krahut të punës, ndikon direkt në punësimin e punonjësve nëpërmjet hapjes së vendeve të reja të punës, në rishpërndarjen më të gjerë dhe më të drejtë të të ardhurave dhe të produktit shoqëror, si dhe në ruajtjen dhe harmonizimin e nivelit të qëndrueshëm të çmimeve. Po ashtu, argument tjetër, është ndikimi direkt që sjell rritja e të ardhurave në familjet e varfëra, i cili pasohet me rritje të konsumit, si rrjedhojë edhe me rritjen e GDP-së së vendit. 16 Partnerët socialë në mënyrë të vazhdueshme i kanë kërkuar qeverisë të përcaktojë minimumin jetik në vend, pasi ndikon në vlerësimin e saktë të pagës minimale duke marrë në konsideratë kushtet e ndry- shueshme ekonomike dhe sociale, si: rritja e çmimeve, ndryshimi në standardin e jetesës apo në rritjen ekonomike dhe produktiviteti. Në një përllogaritje për vitin 2015, minimumi jetik për frymë në Shqipëri sipas metodës absolute rezulton të jetë 16,000 lekë në muaj (7,089 lekë në muaj për shpenzimet ushqi- more dhe 8,913 lekë në muaj për shpenzimet joushqimore). Megjithatë, është e nevojshme që detyrimi për llogaritjen e minimumit jetik të përcaktohet me ligj dhe indeksimi i pagës minimale të bëhët në bazë të këtij treguesi.
  44. 44. RAPORT STUDIMOR 43 Paga minimale në vendet e BE Sot në vendet e BE-së nuk ka një politikë të unifikuar duke qenë se për pagën minimale, praktikat mbi të dhe ndryshueshmërinë, vendimet merren në nivel kombëtar. Paga minimale në disa nga vendet e BE-së është e përcaktuar me ligj, ndërkohë në disa të tjera jo, ose jo për të gjitha profesionet. Vihet re veçanërisht se vendet, të cilat nuk e zbatojnë një parim detyrues të pagës minimale janë vendet nordike dhe vende si Austria, Qipro dhe Italia (kjo e fundit është shembull i veçuar nga vendet e Mesdheut në të cilat zbatohen përgjithësisht politika të ngjashme). Shtete që zbatojnë legjislacionin mbi përcaktimin e pagës minimale janë: Belgjikë, Bullgari, Kroaci, Republika Çeke, Estoni, Francë, Gjermani, Greqi, Hungari, Irlandë, Letoni, Lituani, Luksemburg, Maltë, Holandë, Poloni, Portugali, Rumani, Sllovaki, Slloveni, Spanjë dhe Mbretëri e Bashkuar. Shtete që nuk kanë një mekanizëm ligjor për përcaktimin e pagës minimale janë: Austri, Danimarkë, Finlandë, Itali, Qipro dhe Suedi. Rritja e pagës minimale do të ndryshojë edhe standardin kombëtar të jetesës. Edhe pse në Shqipëri nuk ka një minimum të standardit të jetesës (dhe kjo është një çështje tjetër), ne po flasim për standardin jo zyrtar të jetesës. Industria nxjerrëse: Çfarë ndodh kur rritet paga minimale? Për rritjen e pagës minimale, vendimi nuk mundet të jetë i lidhur vetëm me politikën kombëtare të rritjes së pagave, që në mjaft vende vendoset nga qeveritë si një nxitje për formalizim dhe rritje të të ardhurave për punëmarrësit. Ndikimet e çmimeve të shitjes së produkteve minerare në tregun ndërkombëtar, produktiviteti i sektorit i lidhur me investimet kapitale dhe kapacitetet janë pjesët më kryesore që merren në konsideratë për politikën e rritjes së pagës në sektor. Në kushtet kur elementët e kostos në vendet e përfshira në këtë studim kanë një krahasueshmëri që dallon për jo më shumë se 4% deri 8%, shihet se konkurenca për fuqinë punëtore është ngushtësisht e lidhur me koston e të bërit biznes dhe me teknologjinë. Në vendet ku janë kryer investime kapitale dhe ka një politikë të taksimit në funksion të lehtësimit të investimeve, shihet se ka një pagë minimale më të lartë se vendet që nuk zbatojnë një politikë të tillë nxitje dhe investimesh. Në tabelën më poshtë, nisur nga llogaritjet mesatare të elementëve të kostos shihet se pagat janë elementi që kushton nga 20% deri 24% të çmimit të shitjes. Ndërsa, elementë të tjerë të rëndësishëm të kostos së prodhimit janë energjia elektrike që kushton nga 21% deri 27% të çmimit të shitjes. Por edhe transporti i brendshëm dhe ai ndërkombëtar mban një peshë në koston e prodhimit nga 18% deri 20%.
  45. 45. TREGU, MARRËDHËNIET E PUNËS DHE LIDHJA MIDIS INFORMALITETIT, KONKURUESHMËRISË, PRODUKTIVITETIT DHE PAGËS MINIMALE NË INDUSTRINË NXJERRËSE NË SHQIPËRI 44 Po kështu edhe fitimi para në këtë industri ka norma mbi mesataren e ekonomisë në tërësi, duke patur një normë që varion nga 10% deri 12%. Në nivel që mban peshë është edhe barra e taksimit të sektorit që varion nga 11% deri në 15%. Për të parë më analitikisht, po analizojmë pagën minimale të krahasueshme me rajonin. Vlera e punëtorisë, që përfshihet në sektorin e industrisë nxjerrëse në mbi 75% të saj përbëhet nga vlera e punës së punonjësve me pagë minimale dhe mesatare17 . Paga minimale në sektorin e industrisë nxjerrëse në vendet e rajonit18 , në një përllogaritje që rezulton si mesatare19 , është në nivele të cilat e nxjerrin punëmarrësin shqiptar me përfitim page orare dhe pagesë për ton produkt më të ulët se punëmarrësit në vendet e rajonit që kanë industri nxjerrëse (kryesisht miniera). Më konkretisht, krahasimet e detajuara sipas elementëve të kostos e shikojmë në tabelë. Burimi: WI Foundation, TE, statistika zyrtare Nëse krahasohet paga minimale dhe elementët e tjerë të kostos së 1 ton prodhimi të mineralit të kromit (çmim ndërkombëtar shitje mesatar në dy vitet e fundit) mundet që ndryshimi më i madh fillon me nivelin e pagave të industrisë nxjerrëse. Në vitin 2015 - 2016 një punëmarrës në sektorin e industrisë nxjerrëse, i cili ka punuar me orar të plotë dhe me minimumin bazë të pagës, që do të thotë një kosto e punës prej 1 Euro në orë ka arritur të ketë një pagë vjetore prej 2,030 Euro ose 18% për qind më pak se standardi i minimumit jetik (jo-zyrtare) për një familje me katër persona, në sektorin jo bujqësor. Për të njëjtën industri, - punëmarrësi kroat i industrisë së naftës merr një pagë minimale vjetore për vitin 2015 në nivelin 4.900 Euro dhe me një rritje prej 6.1% në 2016 - punëmarrësi serb i industrisë minerare merr një pagë minimale vjetore për 17 Paga mesatare në vendet e rajonit është 40% deri 45% më e lartë se paga minimale 18 krahasimi bëhet kryesisht për minierat, pasi prodhim nafte dhe gazi ka ngjashmëri vetëm me Kroacinë 19 Nuk përfshihen politika specifike diferencimi page për arsye moshe
  46. 46. RAPORT STUDIMOR 45 vitin 2015 në nivelin 2.200 Euro dhe me një rritje prej 28.2% në 2016; - punëmarrësi rumun i industrisë minerare dhe të naftës merr një pagë minimale vjetore për vitin 2015 në nivelin 3.300 Euro dhe me një rritje prej 16.4% në 2016; - punëmarrësi bullgar i industrisë minerare merr një pagë minimale vjetore për vitin 2015 në nivelin 2.580 Euro dhe me një rritje prej 9.3% në 2016; - punëmarrësi maqedonas i industrisë minerare merr një pagë minimale vjetore për vitin 2015 në nivelin 2.340 Euro dhe ashtu si edhe në Shqipëri nuk ka rritje në 2016; - punëmarrësi kosovar i industrisë minerare merr një pagë minimale vjetore për vitin 2015 në nivelin 2.040 Euro dhe me një rritje prej 23.5% në 2016; Rritja e konsiderueshme e pagës minimale në Shqipëri do t’u jepte punëtorëve më shumë kohë për përmiresim të aftesive dhe rritje të produktivitetit. Ndikimi direkt i rritjes së pagës do të nxiste përmirësimin në drejtimin cilësor në punën e tyre, rritjen e kapacitetit dhe mundësitë për lëvizje nga vendi i punës dhe në këtë mënyrë do të përmirësohej produktiviteti i sektorit. Por, si kundërefekt direkt nga kjo do të vinte veprimi që punëdhënësi, në kërkim të rritjes së produktivitetit në funksion të kostos do të shkurtonte disa vende pune, pasi do të kishte një rritje të kostos që nuk përballohet dot nga biznesi, i cili ndodhet përpara faktit të kryerjes së investimeve kapitale nga njera anë, por edhe përballimit të rritjes së kostos së transportit dhe energjisë, si pasojë e liberalizimit të saj. Edhe pse një pjesë e tyre (rreth 35%) bëjnë edhe punë të dyta, të ardhurat shtesë mbulojnë në shumë raste pamundësi të anëtarëve të tjerë të familjes për të punuar. Me rritjen e pagës minimale, bizneset që përballen me kosto më të lartë nuk mund të mbajnë të njëjtin nivel fitimi thjesht duke rritur çmimet, pavarësisht kërkesës për prodhimet e tyre. Ndërsa rritja e pagës minimale do të rrisë kërkesën për këto produkte nëpërmjet forcimit të cilësisë dhe përdorimit efektiv të teknologjisë, në vetvete ajo nuk do të ndikojë një rritje të barabartë të kërkesës për të gjitha produktet e shërbimet. Megjithatë, mbetet për t’u dhënë përgjigje të plota pyetjeve mbi dinamikat e pabarazisë. Efikasiteti i politikave të pagave minimale, si një iniciativë antivarfëri varet nga fakti, se cilat familje janë përfituese nga rritja e të ardhurave dhe cilat familje duhet të paguajnë për këto të ardhura më të larta. Por, ndikimet e përjetuara nga punonjësit me paga minimale janë të papërfillshme dhe për këtë arsye ata nuk janë kategoria e punonjësve që u duhet të paguajnë. Por janë konsumatorët që paguajnë për rritjen e kostove të punës përmes rritjes së padukshme të çmimeve të mallrave dhe shërbimeve të prodhuara nga punëtorët me paga të ulta.

×