Diese Präsentation wurde erfolgreich gemeldet.
Wir verwenden Ihre LinkedIn Profilangaben und Informationen zu Ihren Aktivitäten, um Anzeigen zu personalisieren und Ihnen relevantere Inhalte anzuzeigen. Sie können Ihre Anzeigeneinstellungen jederzeit ändern.

Partneriteti Publik-Privat dhe përvojat për Shqipërinë

PPP kanë ngjashmëri me proceset e privatizimeve në njëfarë mënyre. Megjithatë, PPP janë një natyrë që ndryshojnë për nga mbartja e rrisqeve fiskale[1], organizimi, financimi dhe përfitimi.

Nga përvoja botërore vërehet se nuk ka ndonjë rregull të përcaktuar se ku duhet të vendosen njësitë PPP. Këto njësi mund të bazohen në ministritë e qeverisë ose të krijohen si organe të pavarura. Kjo varet shumë nga organizimi i çdo vendi dhe shkalla e lirisë që qeveria dëshiron t'i japë këtyre njësive. Sidoqoftë, mund të vërehet se njësitë PPP në shumicë janë zhvilluar nën Ministrinë e Financave për shkak të implikimeve buxhetore të projekteve PPP.
Mesatarisht, njësitë PPP nuk kanë një numër të madh punonjësish. Sipas rezultateve të studimeve, madhësia më e zakonshme varion nga gjashtë deri në dhjetë persona, por disa vende (Malajzia dhe Republika e Koresë) kanë mbi 100 njerëz në njësinë e tyre PPP. Shumica e njësive PPP janë në masë të madhe me nëpunësa civilë me sistem të ngurtë pagash sipas shkallëve në sektorin publik dhe vetëm disa vende kanë sisteme që sigurojnë fleksibilitet më të madh pagash. Ndërkohë, një numër vendesh e organizojnë edhe nëpër shoqata dhe institute/qendra dhe që janë pjesë e kontraktimit sipas kodit të punës.

  • Als Erste(r) kommentieren

  • Gehören Sie zu den Ersten, denen das gefällt!

Partneriteti Publik-Privat dhe përvojat për Shqipërinë

  1. 1. PARTNERITETI PUBLIK PRIVAT DHE PËRVOJAT PËR SHQIPËRINË AURELA GJOKUTAJ PPP - përvoja në botë e organizimit të tyre dhe disa mendime për modelin e përshtatshëm për monitorimin e tyre në Shqipëri JANAR 2020 ALTAX TIRANE
  2. 2. PARTNERITETI PUBLIK PRIVAT DHE PËRVOJAT PËR SHQIPËRINË altax@altax.al 1 PARTNERITETI PUBLIK PRIVAT DHE PËRVOJAT PËR SHQIPËRINË PPP, përvoja në botë e organizimit të tyre dhe disa mendime për modelin e përshtatshëm për monitorimin e tyre në Shqipëri Studime Fiskale Shqiptare PARTNERTITETI PUBLIK PRIVAT PËR SHQIPËRINË Qendra ALTAX është një nismë studiuesish shqiptarë me synimin e një qasje të re në ndihmë të politikës fiskale dhe ekonomike shqiptare me qasje drejt politikës fiskale evropiane. Qëllimi kryesor është që të promovojë edukimin me sistemin fiskal dhe përshtatjen e tij sipas ambjentit ekonomik, të ndihmojë tatimpaguesit dhe palët e interesuara (studentët, ekspertët në terren, studiuesit) nëpërmjet ekspertizës të jenë të informuar mbi qasjen fiskale dhe klimën ekonomike. Nga ana tjetër bashkëpunimi me akademikë dhe ekspertë fiskale ndihmon për të zgjeruar dhe për të krijuar një audiencë të plotë në ndihmë të rritjes së kapaciteteve fiskale në Shqipëri dhe Kosovë. NE JU NDIHMOJMË TË PAGUANI TAKSAT! NE JU NDIHMOJMË TË MOS PAGUANI BAKSHISH PËR TAKSAT! Studime Fiskale Shqiptare PARTNERTITETI PUBLIK PRIVAT PËR SHQIPËRINË Nr. 2020/01/01 www.altax.al altax@altax.al Datë 08.01.2020
  3. 3. PARTNERITETI PUBLIK PRIVAT DHE PËRVOJAT PËR SHQIPËRINË altax@altax.al 2 Tiranë, Shqipëri © QENDRA ALTAX Studime Fiskale Shqiptare JANAR 2020 Përgatitja dhe shpërndarja nga Aurela GJOKUTAJ ALTAX CENTER PARTNERITETI PUBLIK PRIVAT DHE PËRVOJAT PËR SHQIPËRINË PPP, përvoja në botë e organizimit të tyre dhe disa mendime për modelin e përshtatshëm për monitorimin e tyre në Shqipëri Fjalë kyç: PPP, buxhet, investime, shoqeri, Shqipëri, ekonomi Klasifikimi JEL: D02, E60, H60 Dokumenti është përgatitur nga ekspertët e ALTAX, në serinë e përmbledhjeve tematike, me synimin që të kthehet në një burim diskutimi për gjithë të interesuarit, ose për ta përdorur në funksion të diskutimeve dhe analizave të politikave për shpërndarjen e barrës fiskale dhe zbatimin në praktikë në kuadër të politikës decentralizimit dhe forcimit të financave lokale. Autorësia është e © ALTAX. Cilido që do të përdorë të dhëna apo pjesë nga ky botim, është i detyruar të shënojë autorësinë si referencë në publikimet që do të përdorë. Dokumenti gjendet te faqja në internet www.altax.al Nëse keni kërkesa apo pyetje dërgojini te altax@altax.al
  4. 4. PARTNERITETI PUBLIK PRIVAT DHE PËRVOJAT PËR SHQIPËRINË altax@altax.al 3 Konsideratë (ALBANIAN) Qendra ALTAX është një nismë studiuesish dhe analistësh fiskalë shqiptarë me synimin e një qasje të re analize dhe diskutimi në ndihmë të politikës fiskale dhe ekonomike mbarëshqiptare me qasje drejt politikës fiskale dhe ekonomike evropiane. ALTAX është një qendër studimore fiskale dhe ekonomike dhe punon që të rritë mirëkuptimin e qeverisë dhe publikut për çështje të lidhura me ndershmërinë e sistemit ekonomik, fiskal ne shoqërinë civile ne Shqipëri, si dhe kryerjes së shërbimeve publike vendore dhe qendrore të duhura dhe të qëndrueshme. Një nga qëllimet tona kyçe është arritja e një sistemi tatimor më efikas dhe më pak kompleks për të gjithë. Komentet dhe rekomandimet tona për çështjet tatimore bëhen vetëm për të arritur këtë qëllim. Ne jemi një organizatë tërësisht apolitike. ALTAX përfaqëson interesat e taksapaguesve, si një qendër kërkimore të pavarur fiskale, në rolin e një komentatori të financave publike, politikës fiskale, ligjit tatimor, edukimit fiskal, politikave sociale dhe pabarazive sociale në shpërndarjen e mirëqenies duke vlerësuar zhvillimin e politikave me qëllim promovimin e zhvillimit në Shqipëri të krahasuara me vendet në rajon dhe botë. NE JU NDIHMOJMË TË PAGUANI TAKSAT! NE JU NDIHMOJMË TË MOS PAGUANI BAKSHISH PËR TAKSAT! Acknowledgment (ENGLISH) ALTAX CENTER is an Albanian think-tank initiative assisted by tax experts and fiscal and economy analysts, aiming at a new approach to Albanian-European fiscal and economic policy. The primary goal is to promote education and culture of communication, help and assist the taxpayers and interested parties (students, field experts, civil servants) with the proper technical expertise. On the other side, the cooperation with the academics and field experts helps to expand and create a comprehensive audience in help of increasing of young analysts’ capacities in Albania and Kosovo. One of our key goals is to achieve a more efficient and less complex tax system for all. Our comments and recommendations on tax issues are made solely in order to achieve this aim; we are an entirely apolitical organization. ALTAX represents the interest of taxpayer and is founded to help, increasing the knowledge and education about the implementation in the right way of fiscal policies and public finances management. We are organized and work based on the principle “Right from the start”. WE HELP YOU TO PAY TAXES! WE HELP YOU NOT TO PAY BRIBE FOR TAXES!
  5. 5. PARTNERITETI PUBLIK PRIVAT DHE PËRVOJAT PËR SHQIPËRINË altax@altax.al 4 Terma dhe sqarime APPP Agjensia për Partneritetin Privat-Publik KLSH Kontrolli i Lartë i Shtetit PBB Prodhimi i Brendshëm Bruto PMU Njësia e Monitorimit të Projektit PPP Partneriteti Privat-Publik
  6. 6. PARTNERITETI PUBLIK PRIVAT DHE PËRVOJAT PËR SHQIPËRINË altax@altax.al 5 PËRMBAJTJA Përmbledhje Faqe 6 1 Përvoja botërore për strukturat që janë të angazhuara me monitorimin e PPP (Evropë, Azi, Afrikë, Amerika e Jugut) Faqe 7 2 Një model mbi Metodologjitë e vlerësimit i përdorur në Peru, si rast për studim për Shqipërinë Faqe 9 3 Modeli i një institucioni të pavarur që mund të dizenjohet për Shqipërinë Faqe 12 Konkluzion Faqe 14 Përmbledhje
  7. 7. PARTNERITETI PUBLIK PRIVAT DHE PËRVOJAT PËR SHQIPËRINË altax@altax.al 6 PPP kanë ngjashmëri me proceset e privatizimeve në njëfarë mënyre. Megjithatë, PPP janë një natyrë që ndryshojnë për nga mbartja e rrisqeve fiskale1, organizimi, financimi dhe përfitimi. Nga përvoja botërore vërehet se nuk ka ndonjë rregull të përcaktuar se ku duhet të vendosen njësitë PPP. Këto njësi mund të bazohen në ministritë e qeverisë ose të krijohen si organe të pavarura. Kjo varet shumë nga organizimi i çdo vendi dhe shkalla e lirisë që qeveria dëshiron t'i japë këtyre njësive. Sidoqoftë, mund të vërehet se njësitë PPP në shumicë janë zhvilluar nën Ministrinë e Financave për shkak të implikimeve buxhetore të projekteve PPP. Mesatarisht, njësitë PPP nuk kanë një numër të madh punonjësish. Sipas rezultateve të studimeve, madhësia më e zakonshme varion nga gjashtë deri në dhjetë persona, por disa vende (Malajzia dhe Republika e Koresë) kanë mbi 100 njerëz në njësinë e tyre PPP. Shumica e njësive PPP janë në masë të madhe me nëpunësa civilë me sistem të ngurtë pagash sipas shkallëve në sektorin publik dhe vetëm disa vende kanë sisteme që sigurojnë fleksibilitet më të madh pagash. Ndërkohë, një numër vendesh e organizojnë edhe nëpër shoqata dhe institute/qendra dhe që janë pjesë e kontraktimit sipas kodit të punës. Burimi kryesor i financimit të njësive PPP është buxheti i qeverisë. Burime të tjera të financimit përfshijnë financimin nga tarifat e transaksionet e ngarkuara për agjencitë e tjera, përveç buxhetit të qeverisë. Në varësi të funksionit dhe numrit te stafit, një buxhet vjetor i njësive PPP varion nga rreth Euro 20,000 deri në Euro 2,000,000. Njësitë PPP mund të jenë përgjegjëse për një gamë të gjerë funksionesh, duke përfshirë: 1) hartimin e politikave, 2) standardizimin, 3) koordinimin, 4) ngritjen e kapaciteteve, 5) promovimin / shpërndarjen, 6) mbështetjen teknike dhe 7) kontrollin e tyre. 1 Rrisqet fiskale janë faktorë që mund të shkaktojnë rezultate fiskale që devijojnë nga pritshmëritë ose parashikimet
  8. 8. PARTNERITETI PUBLIK PRIVAT DHE PËRVOJAT PËR SHQIPËRINË altax@altax.al 7 1. Përvoja botërore për strukturat që janë të angazhuara me monitorimin e PPP Në Kroaci, Agjensia për Partneritetin Publik Privat (9 punonjës) u krijua në 2013. APPP miraton projektet e PPP të propozuara në nivel kombëtar dhe vendor. Funksionon me një Bord Drejtues, i cili zgjedh drejtorin e APPP. Financimi bëhet nga Buxheti i Shtetit. Kryetar i Bordit është zv.Kryeministri dhe anëtarë janë Ministri i fushës së mbulimit për ekonominë, Ministri i Financave, Ministri i Drejtësisë, Raportimi bëhet direkt në Këshillin e Ministrave. Fillimisht nën fushën e mbulimit të Ministrisë së Ekonomisë, Punës dhe Sipërmarjes në bashkëpunim me Ministrinë e Financës dhe Agjensinë e Prokurimeve Publike. Pjestarë të botës akademike dhe shoqërisë civile u përfshinë në proces si Komitet Këshillimor e konsultativ për të qartësuar publikun mbi proceset e vendimarrjes dhe zbatimit. Detyrat e APPP përmbajnë: - të miratojë propozimet e projektet për PPP. Pa aprovimin e APPP-së, një PPP nuk mund të lançohet; - të miratojë të gjitha ndryshimet në kontratat ekzistuese të PPP; - të publikojë informacion mbi projektet që synojnë të zbatohen si PPP; - të publikojë një listë të projekteve të miratuara PPP;
  9. 9. PARTNERITETI PUBLIK PRIVAT DHE PËRVOJAT PËR SHQIPËRINË altax@altax.al 8 - të këshillojë autoritetin prokurues për procedurën e prokurimit për zgjedhjen e partnerit privat; - të krijojë dhe azhornojë një regjistër të kontratave të PPP; - të monitorojë zbatimin e kontratave të PPP; - të studiojë dhe përshtatë praktikat e mira ndërkombëtare së bashku me zhvillimet e tjera lidhur me këtë fushë; - të propozojë ndryshime përkatëse në aktet dhe rregulloret ekzistuese për të zbatuar më tej praktikat më të mira në përgatitjen dhe zbatimin e projekteve të PPP; - të lëshojë udhëzime dhe shpjegime për përgatitjen, kontraktimin dhe zbatimin e projekteve PPP; dhe - të ofrojë programe edukative për PPP-të APPP ndërhyn në disa faza kryesore të një projekti PPP si: - Vlerësimi i projektit dhe faza e miratimit të një projekti nuk mund të kualifikohet si një PPP pa APPP që lëshon një aprovim; - Faza e para-tenderimit dhe tenderimit. APPP bashkëpunon me autoritetin e prokurimit në lidhje me zgjedhjen e procedurës së përzgjedhjes së partnerëve privatë; dhe - Faza e zbatimit. APPP nuk e mbikëqyr zbatimin e projekteve. Megjithatë, duke qenë përgjegjës për menaxhimin e regjistrit të projektit PPP, ajo mund të identifikojë shqetësimet dhe të drejtojë institucionet përkatëse, siç është KLSH, Tatimet ose Prokuroria e Shtetit me qëllim e informimit të devijimit nga praktika e mirë nga projektet në zbatim. Gjithashtu, mësimet e mësuara nga zbatimi i projekteve janë të inkorporuara në programet edukativo- arsimore të ofruara nga APPP. Portugalia një skemë të ngjashme agjensie të quajtur UTAP, e krijuar në 2012 si një entitet gjysmë autonome, nën autoritetin e Ministrisë së Financave. Fusha e veprimtarisë së UTAP është për projekte që i kushtojnë buxhetit deri te 25 milionë euro. Detyrat e UTAP janë: - Të ofrojë mbështetje teknike për ekipet e ndryshme të projektit dhe komitetet për zhvillimin, kontraktimin dhe monitorimin e PPP-ve (dhe projekteve të infrastrukturës që nuk janë domosdoshmërisht të definuara si PPP në legjislacion), - të monitorojë detyrimet financiare të PPP-ve në sektorin publik dhe të japë informacione në kohë reale në lidhje me veprimet në Thesar dhe me/nga Buxheti; - të publikojë një raport tremujor mbi detyrimet financiare dhe azhornime të tjera në kontratat - dhe t'i bëjë këto publikisht të disponueshme në websajtin e UTAP; - - të veprojë si pikë qendrore e informacionit mbi kontratat e PPP-së dhe të mbledhë, analizojë dhe të mbajë informacione ekonomike dhe financiare mbi PPP
  10. 10. PARTNERITETI PUBLIK PRIVAT DHE PËRVOJAT PËR SHQIPËRINË altax@altax.al 9 - të caktojë dhe, në disa raste, të udhëheqë ekipe dhe komitete te ndryshme gjatë gjithë ciklit të projektit; - të monitorojë dhe ofrojë mbështetje teknike për negociatat e menaxhimit të kontratave dhe çështje të tjera dhe, kur është e nevojshme, të marrë rolin e menaxherit të kontratës (në fazën e zbatimit); dhe - të përhapë përvojat me PPP dhe promovimin dhe ofrimin e trajnimit për PPP. Sistemi i PPP peruanka dhënë 19 projekte që nga fundi i vitit 2013, shumica e tyre në sektorët e transportit dhe të energjisë. Projektet tjera përfshijnë punimet e kanalizimeve dhe ujitjes, portet e aeroporteve, hekurudhat dhe spitalet. Investimet e bëra deri më tani arrijnë në rreth 10.5 miliardë dollarë. Të 31 Kontratat financohen me kontribute nga përdoruesit dhe investitorët tjerë, duke përfshirë garancitë qeveritare të lidhura me investimin ose mirëmbajtjen e projektit. Kili konsiderohet si një vend me praktika dhe projekte të suksesshme të PPP. Suksesi i Kilit me PPP-të është mbështetur nga një kornizë institucionale solide; procedura të zhvilluara mirë për të identifikuar, vlerësuar dhe tenderuar projekte; përpjekje të qarta për të siguruar ndarjen adekuate të rreziqeve në mes të sektorit publik dhe atij privat; dhe reforma solide për të siguruar disponibilitetin e financimit privat për projekte. Sidoqoftë, zbatimi i programit PPP nuk ka qenë pa probleme. Ka pasur një numër mjaft të madh të kontratave të rinegociuara; qeveria ka grumbulluar kontestime të konsiderueshme ndaj PPP-ve. Në Afrikën e Jugut, njësia përgjegjëse ka ndërtuar dhe zhvillon një sistem për vlerësimin e duhur të të gjitha projekteve kryesore PPP para një vendimi përfundimtar për projektet. Manuali i PPP-së nuk përshkruan në mënyrë të detajuar kërkesat e vlerësimit ekonomik, por jep informacion se çfarë duhet të arrijë një vlerësim ekonomik. Procedura përshkruan një analizë të duhur kosto-përfitim dhe është një pikënisje e mirë për zhvillimin e metodologjive për vlerësimin e ekspozimit të rriskut gjatë jetëgjatësisë së projekteve. Manuali i PPP-së jep detaje mbi përgatitjen e një matrice rrisku për projektin PPP, vlerëson koston e çdo rrisku (duke shumëzuar koston me gjasat e ndodhjes) duke përfshirë rreziqet që mbart qeveria dhe dizajnimin e një fluksi nominal të parasë për çdo rrisk, për të llogaritur një vlerë aktuale neto për projektin. Në Francë, është në funksion prej 2005 MAPPP (Misioni për të mbështetur partneritetet publike-private). Stafi perbehet nga 8 punonjes te brendshëm dhe 4 konsulente te jashtëm (financierë dhe trajnerë). Financimi bëhet nga buxheti i shtetit. MAPPP u krijua si një organ ekspertësh, përgjegjës për vlerësimin paraprak të projekteve PPP. U krijua nën autoritetin e drejtpërdrejtë të ministrit të ekonomisë dhe financës. Në vitin 2010, kryetari i MAPPP u kërkua të kryejë një rishikim / auditim të njësisë e cila konfirmoi rëndësinë e saj por dha edhe rekomandime për të përmirësuar qeverisjen dhe qëndrueshmërinë e saj. Kjo diktoi krijimin e
  11. 11. PARTNERITETI PUBLIK PRIVAT DHE PËRVOJAT PËR SHQIPËRINË altax@altax.al 10 MAPPP si një njësi në nivel kombëtar e atashuar pranë Drejtorisë së Thesarit në Ministrinë e Financave. MAPPP ka tri funksione kryesore - Vlerësimi i llogaritjeve paraprake te projekteve te përgatitura nga autoritetet prokuruese; - sigurimi i mbështetjes për subjektet e sektorit publik ne përgatitjen, negocimin dhe monitorimin e CP-ve; dhe - informimi dhe promovimi i CP-ve. Burimet e MAPPP-së janë ndarë në këto tre funksione në pjesë të përafërta të barabarta. Autoritetet franceze e kanë konsideruar të rëndësishme ndarjen e përgjegjësive nga analiza e vlerës së para / përballueshmëria dhe mbështetja për autoritetet e prokurimit. MAPPP nuk vepron si një autoritet prokurimi për projektet dhe nuk është e përfshirë në prokurim ose negociata për kontrata specifike PPP (menaxhimi i projekteve të PPP-së gjatë ciklit të projektit është përgjegjësi e ekipeve në ministritë e linjës, publike, institucionet e qeverisjes vendore, etj). MAPPP i kërkohet të japë një opinion (avis) në të gjitha vlerësimet paraprake të dorëzuara nga autoritetet publike të prokurimit që mendojnë për përdorimin e një PPP. Në Turqi nuk ka një njësi të centralizuar per PPP dhe përgjegjësitë për zhvillimin dhe menaxhimin e projekteve PPP shpërndahen midis dhënësve të ndryshëm (ministritë e linjës dhe entitetet shtetërore). Ndërsa ekziston një mekanizëm miratimi për shumicën e projekteve që përfshijnë Këshillin e Lartë të Planifikimit (HPC) kryesuar nga Kryeministri, kriteret për përzgjedhjen e tyre janë më pak të definuara. Projektet janë të qeverisura nga një grup ligjesh që adresojnë modele të caktuara (për shembull BOT) ose sektorë të caktuar (shëndetësi, arsim, infrastrukturë) dhe menaxhohen me përfshirjen e entiteteve të ndryshme. Në Belgjikë, një ndër institucionet që është i angazhuar direkt në projektet PPP është CIF (Celula e Informacionit Financiar). Historikisht, roli i CIF është fokusuar në mbështetjen, këshillimin, ekspertizën, dizajnin dhe implementimin e procedurave dhe mjeteve monitoruese. Në këtë kontekst, CIF kryen një mision analize buxhetore, kontabël, financiare dhe ligjore. CIF iu besua nga qeveria e Wallonias edhe misioni i ekspertizës të partneritetit publiko-privat. Në Bullgari, monitorimi i PPP realizohet nga Drejtoria e Politikave Ekonomike dhe Sociale brenda Administratës së Këshillit të Ministrave, duke ofruar udhëzime metodologjike për zbatimin e Ligjit të Koncesioneve. Ndihma Shtetërore dhe Drejtoria e Sektorit Real në Ministrinë e Financave ndihmon Ministrin e Financave me ekzekutimin e funksioneve te tij në fushën e koncesioneve e PPP.
  12. 12. PARTNERITETI PUBLIK PRIVAT DHE PËRVOJAT PËR SHQIPËRINË altax@altax.al 11 Në Çeki, Shoqata për Zhvillimin e Infrastrukturës (ARI) vepron si një think tank i sektorit privat në fushën e infrastrukturës publike, duke unifikuar pikëpamjet e furnizuesve kryesorë të projektit dhe të inxhinierisë, ndërtimit, administrimit dhe mirëmbajtjes, financimit dhe konsultimit. Në formën e diskutimeve, sugjerimeve dhe rekomandimeve të ekspertëve, ARI promovon në mënyrë proaktive planifikime të qarta, prokurime publike dhe rregulla transparente të menaxhimit të kontratave në përputhje me praktikat e mira ndërkombëtare të provuara. ARI promovon metoda alternative të prokurimit dhe financimit që mundëson zhvillimin afatgjatë të infrastrukturës publike të Republikës Çeke. Në Greqi funksioni për analizën dhe ndjekjen e PPP bëhet nga një sekretariat i veçantë. Në Estoni, këto funksione bëhen nga Qendra e prokurimit publik. Në Itali realizohen nga një Task Force teknike për PPP Në Kazakistan, realizohet nga Qendra për PPP. Në Maqedoninë e Veriut është një njësi brenda Ministrisë së Ekonomisë. Në Sllovaki realizohet nga Shoqata për PPP. Në Serbi funksionon një Komision ndërministerial i ngritur me Urdhër të KM. Përfaqësuesi nga Ministri e Ekonomisë dhe Zhvillimit Rajonal është edhe kryetari i Komisionit. Detyrat e Komisionit janë të natyrës së ngjashme me ato në Kroaci. Në Britaninë e Madhe, Maltë dhe Kosovë bëhen nga njësi brenda Thesarit apo Ministrisë së Financave. Në Britani realizohen edhe nga Qendra Forum për PPP, si një entitet privat. Në Spanjë funksionon si një Shoqatë Shtetërore për Transportin Rrugor. Në Rusi është krijuar një Qendër për zhvillimin e PPP dhe Qendra për projekte financiare nën autoritetin e Bankës për Zhvillimin Kombëtar të Rusisë.
  13. 13. PARTNERITETI PUBLIK PRIVAT DHE PËRVOJAT PËR SHQIPËRINË altax@altax.al 12 2. Një model mbi Metodologjitë e vlerësimit i përdorur në Peru, si rast për studim për Shqipërinë Ministria e Financave në shumicën e vendeve të botës që zbatojnë projekte me PPP përdorin një metodë dyplanëshe për vlerësimin e detyrimeve të kushtëzuara: - Një metodologji për llogaritjen e probabilitetit të parazgjedhur që rrjedh nga detyrimet kontingjente të qeverisë - Një metodologji për vlerësimin e ekspozimit të kredisë nga këto angazhime. Kjo qasje përdoret për të zhvilluar një model të bazuar në Excel për llogaritjen e probabilitetit të parazgjedhur lidhur me të ardhurat vjetore të garantuara minimale (IMAG) për projektet e rrugëve dhe modele të ngjashëm për ujësjellës-kanalizime, shëndetësi dhe edukim. Të dy modelet kanë një kuadër të ngjashëm dhe përfshijnë hapat e mëposhtëm: i) Identifikimin. Identifikimi i burimeve të rriskut, të cilat ndikojnë në probabilitetin e parazgjedhur (për shembull një rrisk do të ishte mungesa e trafikut për projektet e transportit ). ii) Modelimin. Zgjidhet një metodë për të modeluar sjelljen e variablave të rriskut që shkaktojnë detyrimet e kontigjencës. Mënyra më e zakonshme është procesi i lëvizjes Brownian2 iii) Integrimin. Përshtatja e modeleve të rriskut sipas angazhimeve dhe kushteve kontraktuale iv) Vlerësimin. Vlerësimi i probabilitetit të vonesës nëpërmjet simulimeve sipas modelit Monte Carlo3. 2 Lëvizja Brownian është lëvizja e rastësishme e grimcave pezull në një lëng (lëng ose gaz) që rezultojnë nga përplasja e tyre me molekulat e lëvizshme 3 Simulimi Monte Carlo prodhon shpërndarje te vlerave të mundshme të rezultateve. Duke përdorur shpërndarjet e probabilitetit, variablat mund të kenë probabilitete të ndryshme për rezultate të ndryshme.
  14. 14. PARTNERITETI PUBLIK PRIVAT DHE PËRVOJAT PËR SHQIPËRINË altax@altax.al 13 3. Modeli i një institucioni të pavarur që mund të dizenjohet për Shqipërinë 1. Qeveria mundet të marrë në konsideratë krijimin e një Agjensise për projektet infrastrukturore, të kryesuara nga profil i lartë politik pjesë e krahut qeverisës, Ministria e Financave, Ministria për Çështjet Ekonomike e Infrastrukturore, Ministria e Drejtësisë dhe përfaqësues të atashuar nga Pushteti vendor, bota ekonomike, media dhe akademike, si dhe disa nga institucionet e linjës përgjegjëse për zhvillimin e infrastrukturës dhe të hyrave fiskale. Agjensia duhet të sigurojë që të gjithë aktorët t'i përshtatin vendimet e tyre të infrastrukturës me strategjinë dhe objektivat e përgjithshme të qeverisë. Ajo duhet t'i japë prioritet projekteve dhe të veprojë si promotore e politikës për PPP për të kapërcyer inercionin burokratik. Duke ankoruar procesin në nivelin e lartë politik do të sigurohet legjitimiteti, vrulli dhe vëmendja e qeverisë, por edhe ndarja e qartë e rriskut (Shih Figura 4 te SHTOJCA për sqarimet mbi mënyrën e ndarjes se rriskut). 2. Qeveria duhet të ndërmarrë hapa për të forcuar kapacitetet brenda Agjensisë në lidhje me të gjitha fazat kryesore të prokurimit për PPP. Një theks i veçantë duhet të jetë në udhëheqjen e procesit në planifikimin, studimet e fizibilitetit dhe përgatitjen e ofertave në bashkëpunim të ngushtë me njësi të dedikuar buxhetore nga MF. Ky është një model i mirë që merret si shembull nga Britania. MF duhet të luajë një rol kyç në të gjitha fazat e projektit dhe të veprojë si një “portier” i Agjensisë për PPP për të mos pësuar “gola”. Të gjitha vendimet për investime në infrastrukturë, këto projekte PPP ose jo PPP, duhet t'i nënshtrohen shqyrtimit dhe miratimit fillestar nga MF . Kjo do të vendosë projekte PPP dhe jo-PPP në të njëjtën bazë nisje për të garuar. 3. Vlera e parasë duhet të jetë baza për të zgjedhur projektet. Plotësimi i hendekut të financimit nuk duhet të jetë në vetvete motivimi kryesor për përzgjedhjen e PPP-ve si një mënyrë e konkurimit. Vlerësimi i vlerës së parave duhet të bëhet si për vlerën absolute ashtu edhe për atë relative. Vlera absolute e parasë është shqetësuese edhe për publikun dhe opozitën, nëse një projekt përfaqëson vlerën e duhur të parasë për shoqërinë. Vlera relative e parasë ka të bëjë me vlerën relative të parave të ofruara nga mënyrat e ndryshme të prokurimit (tradicionale kundrejt PPP). Në vlerësimin e vlerës së parasë, agjensia duhet të marrë një qasje që merr parasysh vlerën aktuale të kostove dhe përfitimet e ardhshme. 4. Agjensia duhet të marrë në konsideratë përdorimin e konsulentëve për transaksione ndërkombëtare dhe për projekte me prioritet të lartë. Kjo do të sigurojë që projekt propozimet dhe studimet e fizibilitetit të bëhen me kualitetin dhe sofistikimin e kërkuar nga investitorët ndërkombëtarë.
  15. 15. PARTNERITETI PUBLIK PRIVAT DHE PËRVOJAT PËR SHQIPËRINË altax@altax.al 14 Elementët e mëposhtëm duhet të përfshihen në një ekzaminim të propozimeve për PPP dhe në këtë mënyrë tu tregojnë politikëbërësve, nëse është e vlefshme të shqyrtohet opsioni i PPP (Shih edhe Figure 6 te SHTOJCA). 1. Cilat janë shpenzimet e krahasueshme të (a) financimit (b) ndërtimit (c) operimit, të cilat duhen llogaritur gjatë tërë jetëgjatësisë së projektit, në secilën mënyrë alternative të prokurimit 2. A munden të përcaktohen qartë, të identifikohen dhe të maten rrisqet e projektit? 3. A mund të transferohen tipet e duhura të rriskut tek partneri privat për të siguruar vlerën e duhur të parasë? 4. A përfshin projekti ndonjë transferim të rrisqeve tek palët e tjera të interesit, duke përfshirë punëtorët dhe komunitetin lokal? 5. A është oreksi i rrezikut të partnerëve potencial privatë i mjaftueshëm për të shqyrtuar një PPP? 6. A kanë një historik pozitiv për ofrimin e shërbimeve të mira propozuesit potencial te sektorit privat? 7. Cila është niveli i mundshëm i konkurrencës në treg? Nëse mungon konkurrenca, a është tregu kundërshtues? A ka interes të mjaftueshëm në treg për të gjeneruar një konkurrencë të fortë, që do të sigurojë një vlerë maksimale të parasë? 8. Sa të mëdha janë të gjithë përfitimet nga kombinimi i ndërtimit dhe fazave operuese të një projekti? 9. Cilat janë rreziqet e dështimit të projektit krahasuar me PPP të ngjashme dhe cilat janë shpenzimet e autoritetit publik që lidhen me dështimet? 10. Cilat detyrime kontingjente janë të lidhura me projektin? A është projekti i mundshëm PPP i një madhësie të mjaftueshme për të justifikuar kostot e transaksionit? 11. A mundet që rrisqet, kostot dhe kompensimet të llogariten dhe menaxhohen nga sektori publik? 12. A mund të përcaktohet qartë produkti i dëshiruar ex ante (përpara)? 13. A është projekti i planifikuar në një mjedis politik apo të kërkesës dhe ofertës që ndryshon me shpejtësi? A duhet të përdoren asetet themelore për ta ofruar projektin në një zonë që do ti nënshtrohet një ndryshimi të shpejtë teknologjik? 14. Kush do të bëjë pagesat kontraktuale tek partneri i sektorit privat? 15. A mundet që disa ose të gjitha pagesat të vijnë nga pagesat e përdoruesve të fundit? Nëse tarifat e përdoruesve të fundit do të paguhen, do të nevojitet të jetë gjatë jetës së projektit për të siguruar që partneri privat gjeneron të ardhurat e nevojshme për të maksimizuar fitimin e tij?
  16. 16. PARTNERITETI PUBLIK PRIVAT DHE PËRVOJAT PËR SHQIPËRINË altax@altax.al 15 Në konkluzion, Madhësia e ekonomisë, kuantiteti i mundshëm i rrjedhës së marrëveshjeve dhe burimet e kufizuara të disponueshme, ndoshta do të diktojnë që një organizatë e veçantë me kostot e saj përgjegjëse nuk është e justifikuar. Kjo është në përputhje edhe me strategjinë e qeverisë për racionalizimin e subjekteve publike dhe kufizimin e shpenzimeve publike. Një reformim i strukturës egzistuese të Institutit të Transporteve (IT), duke e reformuar këtë institucion, si dhe nëse mundet që të ketë një Komitet të qartë brenda MIE (qenia brenda ARRSH krijon një pozicion që prish balancën e kontrollit, pasi ARRSH është politikë zbatues, ndërsa Njësia PPP është politikë orientues e kontrollues) është version i pranueshëm (shih Figure 2 te Shtojca) ku më së shumti, për arsye të problematikave me statusin e nëpunësit nevojitet një pjesëmarrje nga tregu i punës. Versioni referues është sqaruar në pikën 3. më lart. Një ekip specialist i ekspertëve të PPP mundet të krijohet brenda strukturës organizative të IT. Një strukturë horizontale organizative e njësisë së propozuar PPP mundet të jetë si modeli kroat apo francez. Ekipi special do të përbëhet nga ekspertë me profesione dhe eksperienca të paktën në fushat e së drejtës, ekonomisë, korporatave dhe analizave financiare dhe inxhinierike. Një version i dytë organizimi mund të jetë krijimi i një mekanizmi me dy nivele për monitorimin e performancës së projekteve PPP. Kjo strukturë mund të përbëhet nga Njësia e Monitorimit të Projekteve të PPP-ve (PPP PMU) në nivelin e ARRSH/IT; Njësia e Rishikimit të Performancës së PPP-ve në nivel Ministrie/Agjensie, sipas rastit (PPP MIE). Shih Tabela 7 te Shtojca. Roli dhe detyrat e saj duhet të kenë natyrë të ngjashme me sa përmenden më lart për shtetet që janë shtjelluar detyrat në specifika. Por, në mënyrë të përmbledhur mundet të jenë në këto role si më poshtë: (PMU) Plani i Zhvillimit të Konsoliduar dhe Prioritetet e Infrastrukturës Mundësitë dhe rrisqet e menaxhimit të financimit të zhvillimit të Infrastrukturës. Përkushtimi i Politikes dhe kuadër rregullator dhe institucional Procesi i zbatimit të PPP dhe transaksionet. (MIE)Informacion, Menaxhim, Vlerësime / Auditime Ex-post dhe Mbikëqyrje (shih Tabela 8) Versioni i tretë është ruajtja e një organizimi strukturor kështu si aktualisht funksionon monitorimi dhe vlerësimi i propozimeve për PPP duke shtuar vetëm një Komitet të Rriskut Fiskal/Financiar, sipas Figurës 5 te Shtojca. Analiza e Kontratave të PPP nga një Autoritet Financiar do të duhet të jenë lidhur me:
  17. 17. PARTNERITETI PUBLIK PRIVAT DHE PËRVOJAT PËR SHQIPËRINË altax@altax.al 16 - Kontrollin nëse asetet dhe kapaciteti financiar i ofertuesit përputhen me kërkesat e projektit - Të Sigurohet, që angazhimet e drejtpërdrejta dhe ato kontingjente të përshtaten në hapësirën fiskale të qeverisë (për shembull nëpërmjet një analize të qëndrueshmërisë së borxhit) - Kontrollon nëse kushtet e financimit te projektit (normat e interesit, tarifat etj.) janë të drejta, në varësi të objektivit, rrezikut dhe kohëzgjatjes së ripagimit; - Vlerëson nëse detyrimet e drejtpërdrejta dhe të kushtëzuara të ndërmarra për projektin janë të arsyeshme në krahasim me financimin tradicional - Sigurohet, që të kryhet alokimi i duhur i rriskut, në mënyrë që të minimizohen kostot fiskale për qeverinë. Në varësi të ekspertizës dhe kapacitetit të ekipit përgjegjës për analizën, shtrirja e analizave mund të tejkalojë analizën financiare dhe gjithashtu mund të konsiderohet edhe për: - Të konfirmuar realizueshmërinë e kërkesave teknike - Të shqyrtuar kohën e realizuar për periudhat e ndara për çdo fazë të projektit (për inxhinieri, ndërtim, etj.) për të siguruar që ato janë konsistente dhe realiste - Të siguruar besueshmërinë e parashikimeve të kërkesës dhe të ardhurave; - Të vlerësuar nëse detyrimet e qeverisë (p.sh. shpronësimet e tokës) mund të arrihen brenda kohës dhe kostos së specifikuar - Të kontrolluar efektin e projektit të ri mbi ndonjë projekt ekzistues; - Të rishikuar vlerësimet e kostos së tokës, kostot e ndryshimeve në shërbimet e lidhura me projektin dhe të sigurojë që masat lehtësuese mjedisore të mbështeten nga studime cilësore; - Të siguruar, që gjobat dhe zbritjet, si dhe aspektet e tjera të alokimit të rriskut të specifikuara në kontratat krijojnë stimujt e duhur për tu arritur suksesi; - Të kontrolluar klauzolat për vazhdimësinë e dispozitave të shërbimit në rastin e përfundimit të kontratës. Në thelb të çdo strukture mbetet, se kur projektet e PPP përfshijnë transferim të kufizuar të rriskut në sektorin privat, praktika e Eurostat dhe të një numri vendesh është që të klasifikojnë asetet e PPP si asete qeveritare.
  18. 18. PARTNERITETI PUBLIK PRIVAT DHE PËRVOJAT PËR SHQIPËRINË altax@altax.al 17 SHTOJCA
  19. 19. PARTNERITETI PUBLIK PRIVAT DHE PËRVOJAT PËR SHQIPËRINË altax@altax.al 18 SOE = Drejtues i operacioneve ekzekutive
  20. 20. PARTNERITETI PUBLIK PRIVAT DHE PËRVOJAT PËR SHQIPËRINË altax@altax.al 19
  21. 21. PARTNERITETI PUBLIK PRIVAT DHE PËRVOJAT PËR SHQIPËRINË altax@altax.al 20
  22. 22. PARTNERITETI PUBLIK PRIVAT DHE PËRVOJAT PËR SHQIPËRINË altax@altax.al 21 PARTNERITETI PUBLIK PRIVAT DHE PËRVOJAT PËR SHQIPËRINË Studime Fiskale Shqiptare PPP, përvoja në botë e organizimit të tyre dhe disa mendime për modelin e përshtatshëm për monitorimin e tyre në Shqipëri Nr. 2020/01/01 www.altax.al altax@altax.al Datë 08.01.2020

×