1. Remzi Limani: Artisti me vlera të dëshmuara krijuese
Krijuesi ynë respektiv, Shefqet Emini, i cili tashmë vepron dhe jeton në Holandë -
nuk është artist i rastit, por, në fakt, ai është një prej artistëve të kultivuar dhe i
formuar si duhet, ngase, rrugëtimi i tij drejt botës së artit të vërtetë ishte një
udhëtim studioz, i ngritur mbi themelet e mirëfillta dhe bazat e shëndosha për të
krijuar një art të pranueshëm dhe të arrirë në të gjitha pikëpamjet…
Jo rastësisht, Shefqet Eminin e njoha viteve të tetëdhjeta, atëbotë kur ishte
student i Akademisë së Arteve në Universitetin e Prishtinës. Që nga ajo kohë, krijuesi
ynë, Emini, nga dashuria për të bukurën, me xhelozi prej artisti, ishte i pasionuar në
fushën e pikturës, saktësisht në portretin figurativ; duke e fokusuar atë në plan të
parë. Pra, formulimet figurative - studioze ndër më të ndryshmet në shumë fusha të
arteve figurative deri te skulptura e në veçanti të portretit artistik, Shefqeti bëri
shumë hapa për të arrutur aty ku eshtë sot.
Në fillim të karrierës së tij, ai e kultivonte portretin tradicional, ku vlerat
artistike dhe figurative ishin në suazat dhe normat akademike. Mirëpo, krijuesi në
fjalë, me punën e tij studioze dhe të pandërprerë - sikur donte të kalonte nëpër të
gjitha fazat për të arritur deri tek mjeshtëria dhe përsosuria artistike në profesionin e
tij. Në formulimet e tija paraprake në fushën e portretit, në telajo kryesisht
dominonin imazhet e modeleve të përzgjedhura, të cilat në sfondin i pikturës
inkorporoheshin me një prapavi të rëndomt… Në këtë kontekst, z. Emini, filloi të
hulumtoj dhe materializoj edhe hapësirën e një tërësie figurative duke e begatuar
sfondin e portreteve me gamën e të mbylltës së bashku me dritëhijet e shprehura
me të cilat vepra e tij natyrshëm mori edhe një dimension duke u veshur me të
duhurën artistike dhe vlerat e një qasjeje figurative Rembrantiane.
Pra, krijuesi ynë respektiv, Shefqet Emini, i cili tashmë vepron dhe jeton në
Holandë - nuk është artist i rastit, por, në fakt, ai është një prej artistëve të kultivuar
dhe i formuar si duhet, ngase, rrugëtimi i tij drejt botës së artit të vërtetë ishte një
udhëtim studioz, i ngritur mbi themelet e mirëfillta dhe bazat e shëndosha për të
krijuar një art të pranueshëm dhe të arrirë në të gjitha pikëpamjet… Pra, faza e
tashme e krijimtarisë së tij, pa asnjë dyshim, me të drejtë mund të quhet krijimtari
artistikisht e pjekur dhe e kultivuar si duhet. Portretet të cilët tani Shefqeti i krijon
me pasion dhe mjeshtëri prej artisti, bëjnë pjesë në kultivimin dhe paraqitjen e
imazheve nga të gjitha shtresat shoqërore, gjinishë dhe moshave të ndryshme. Nga
këto shtjellime dhe studime figurative, ai nxjerrë në pah momentin psikologjik dhe
social të njeriut dhe kohës së tij - si element kryesor dhe i rëndësishëm për të
zbuluar dhe prekur shpirtin e individit të paraqitur në veprat e tij. Tani, qasja e
formulimeve artistike dhe të shprehurit figurativ në veprat e Shefqetit, në vetvete
ngërthejnë frymën ekspresive, të një guximi dhe fuqie krijuese e cila na dëshmon
dorën e sigurtë prej një artistiti të merituar.
2. Koloriti i begatë, me nuancat e ndezura që nga e kuqja, e kaltra, e verdha,
okeri por edhe e zeza dhe paleta e përpunuar e toneve të ngrohta, veprën e artistit e
fuqizojnë dhe estetikisht e bëjnë të kapshme për mendjen dhe syrin e çdo individi.
Së këndejmi, Shefqet Emini, me të njejtën frymë i qaset edhe peizaxhit dhe vizatimit
ekspresiv duke e dëshmuar kontinuitetin e një gjuhe dhe shprehje figurate të një arti
modern. Ai dhe vepra e tij në ekspozitat kolektive si dhe ato personale u prezantuan
në shumë galeri të njohura gjithandej botës së qytetëruar. Ai ekspozoi në: Suedi,
Danimarkë, Austri, Norvegji, Gjermani, Itali, Angli, Spanjë, Portugali, Egjipt, Kinë,
Turqi, Francë, Belgjikë, Rumani, Maqedoni, Kroaci, Bosnje, Kosovë dhe Shqipëri.
Dhe, më në fund, duhet të themi se Shefqet Emini, tashmë është një artist i cili
posedon dhe flet me gjuhën e tij figurative të një fryme ndryshe nga të tjerët dhe
nga e kaluara e tij dhe koha kur u njohëm me të.
Biografia: Shefqet Avdush Emini (1957), i lindur në Davidovc të Kosovës.
Shkollën Fillore dhe atë të mesmen i mbaroi në vendlindje. Më pastaj u diplomua në
Akademinë e Arteve (Dega e pikturës) në Universitetin e Prishtinës. Pas mbarimit të
studimeve, fillimisht punoi si arsimtar i artit figurativ në shkollën e mesme të
qytezës, Shtime dhe në shkollën e mesme të qytetit Ferizaj. Tani, mbi dhjetë vite
jeton dhe vepron në Holandë, duke u marrë aktivisht me artet figurative si artist i
dëshmuar dhe i pranuar nga komuniteti artistikdhe publiku i gjërë i shtetit të
Holandës. Gjatë qëndrimit të tij në shtetin e luleve, ai pati një numër të
konsiderueshëm të ekspozitave personale si dhe ato kolektive në shumë shtete dhe
galeri të njohura botërore. Po ashtu, për punën e tij krijuese. Shefqeti u shpërblye
me çmime dhe mirënjohje nga asociacione të ndrushme kulturore dhe artistike nga
vende të ndryshme.
Artisti Shefqet Emini
Shefqet Emini, është anëtarë i disa galerive, fondacioneve dhe asociacioneve
artistike siç janë:
- President i Fondacionit “Zef Kolombi” – Ferizaj
3. - Anëtarë i Shoqatës së Artistëve Figuratvë të Kosovës
- AIDA, 1994
- Foundation Art Centre, 2003
- Foundation Symboise Sittard, 2003
- RKD, 2002
- Gallery Tornby, Denmark, 2010
- Apeiron Art Plus Gallery, Istanbull, 2010
Nga Remzi Limani