1. PROJEKT
LENDA : Edukim Muzikor .
TEMA : Instrumentat muzikore popullore .
NENTEMAT :
a) Instumentat kordofone .
b) Instrumentat aerofone .
OBJEKTIVAT :
a) Të njohim instrumentet popullore kordofone dhe aerofone .
b) Të diskutojme mbi to dhe të krijojmë melodi të thjeshta me to .
2. Instrumentatmuzikor
Instrumentet muzikore tradicionale janë një nga pasuritë e rralla të kulturës shqiptare.
Mjeshtëria e punimit të veglave muzikore përbën një zeje të veçantë, në zejtarinë shqiptare.
Punimi i instrumenteve muzikore fillimisht bëhej vetë, nga çdo familje me mjete rrethanore si
p.sh. me gjethe, me barëra, me bimë të ndryshme, me brirë, me lëkurë kafshës , me gurë, me
hekur etj. Në gjysmën e dytë të shek. XIX dhe fillim shek.XX, filluan të hapen dyqanet e para
të punimit të veglave muzikore.
Zanafilla e veglave muzikore fillon me lahutën, instrument mijëravjeçar kordofon me një tel,
me të cilën malësorët shoqëruan këngët epike të Ciklit të Kreshnikëve.Nëpër kullota me
bagëti barinjtë kalonin kohën nën tingujt e ngrohtë të fyellit, i cili ka një përdorim shumë të
hershëm dhe lidhet me jetën baritore. Malësorët këngët dhe vallet i shoqëruan gjithashtu me
tingujt e ëmbël të çiftelisë. Tradita e përdorimit të këtyre instrumentave muzikor është ruajtur
brez pas brezi. Çdo vit në Kelmend në eventin kulturor që zhvillohet në gusht “Logu i
Bjeshkëve”, vallet dhe këngët shoqërohen me tingujt e këtyre instrumentave muzikor
tradicional.
3. LAHUTA
Lahuta është instrument muzikor kordofon.
Është ndër instrumentet më të vjetra dhe më
primitive në Evropë.
Trupi i lahutës punohet kryesisht prej drurit të
panjës, por mund të punohet edhe nga druri i
krekcit, manit, arrës e verrit. Pjesa e lugët e
lahutës mbulohet me lëkurë të tërhequr të edhit
(kecit), ndërsa harku i saj kryesisht punohet nga
degët e thanës me qime të bishtit të kalit. Edhe
bishti i lahutës (që dikush e quan edhe tel)
punohet duke tërhequr dyzet fije të bishtit të
kalit. Koka e lahutës në trojet shqiptare
kryesisht gdhendet në formë të kokës së dhisë
apo të kalit. Ka edhe lahuta që kanë në kokë të
gdhendur përkrenaren e Skënderbeut. Tingulli
prodhohet duke përshkuarme hark bishtin e
lahutës, ndërsa akordet ndërrohen duke prekur
bishtin me gishtat e dorës tjetër. Lahutari luan në
lahutë ulur këmbëkryq në tokë. Në Kosovë dhe
në trojet e Shqipërisë veriore me lahutë
këndohet eposi i kreshnikëve që i përket epikës
legjendare po edhe këngë epike historike. Edhe
epi më i njohur kombëtar Lahuta e Malcis e
Gjergj Fishtës po ashtu këndohet me lahutë.
4. BAKLLAMA
Bakllama është instrument muzikorë
kordofon. Ky instrument është përdorur
nga kolonët shqiptarë në Turqi në
gjysmëne dytë të shekullit XIX. Nga
këtaështë sjellë tek ne rrethviteve 20-
30 të shekullit XIX.
SHARKIA
Vegel muzikore popullore zakonisht me pese tela (2+1+2). Ka
kasen te punuar nga nje cope e vetme druri dhe bishtin e gjate
me 14 perde. Perdoren edhe tipa te tjere sharkie, deri me 12
tela dhe 22 perde. Tingujt e sharkise jane te thelle dhe
kumbues. Me sharkine shoqerohen ne menyre heterofonike nje
pjese e mire e kengeve lirike dhe epike, te kenduara nga burrat,
si dhe valle te ndryshme popullore. Shquhet si nje nder veglat
me komplekse, perdoret e vetme ose ne formacionet orkestrale
si vegel kryesore. Loja perqendrohet kryesisht mbi telin e pare,
dy te tjeret mbajne iso. Ne hyrjet dhe fundet e frazave
perfshihet edhe teli i trete, duke i dhene tonin nenbazal. Kjo
krijon nje nga efektet kadenciale me karakteristike te kesaj
vegle. Sharkia bashkohet me vegla te tjera zakonisht me
cifteline, fyellin, dajren dhe qemanen (violine). Sharkia 12 teleshe eshte perdorurne
formacione instrumentale me te gjera si vegel
udheheqese. Sharkia eshte e perhapur ne Tropoje,
Kukes, Diber, ndersa treva kryesore e saj eshte
Gjakova me rrethet. Gjendet edhe ne zonat e
Komunes se Pejes, Drenices, Prishtines, Prizrenit,
ne Podrime si dhe ne zonat e Hasit.
5. ÇIFTELIA
Është vegël muzikore popullore me dy tela, që i bie me pende.
Penda zakonisht nxirret nga lekura e trungut të qeshisë. Çiftelia
ka tri pjesë: kupa, kapaku dhe bishti, madhësitë dhe trajtat
ndryshojnë sipas krahinave. Bishti është i ndarë në 11 deri 13
perde. Zakonisht akordohet në kuart, përdoret gjithashtu edhe në sekonde, lart dhe poshtë,
kuinte, unison dhe septim. Loja përqëndrohet në telin e parë, teli i dytë përdoret si
mbështetje ritmike harmonike në trajtën e isos. Në repertorin e çiftelisë përfshihen kënge
trimërie epike-
lirike si dhe
është një
instrument që
shoqëron vallet.
CYLJA DYJARE
Vegel muzikore popullore e perbere nga dy tyta te gdhendura ne nje cope te vetme druri
(arre, panje, bushi, etj) me trajten e shkronjes “A”. Eshte nje zhvillim i metejshem i fyellit te
zakonshem me sqep dhe tingujt i nxjerr njesoj si ai duke i fryre, quhet ndryshe edhe fyell i
dyfishte. Shkon nga 25 cm deri ne 55 cm. Eshte vegel polifonike: tyta e dores se djathte ka 4
vrima siper dhe prapa 1, ndersa tyta tjeter ka vetem 3 vrima paralele me te tytes tjeter. E
para perdoret per te luajtur melodine, ndersa tjetra kontramelodine. Repertori i cyles dyjare
eshte i kufizuar, me tematika te thjeshta e te shkurtra kengesh e vallesh te njohura, si dhe me
tematika te mara nga vajtimet e grave. Perdoret kryesisht nga barinjte ne Kurveleshin e
Siperm dhe te Poshtem, ne Radhime (Vlore), Kardhiq (Girokaster).
Zbulimet arkeologjike ne territorin e Ilirise se Jugut japin te dhena per ekzistencen e saj qe ne
shekullin e V-VI para eres sone.
6. HARPA
Harpa është një instrument me tela muzikor i cili ka një
numër të strings individualë që kandidojnë në një kënd të
soundboard të saj, të cilat janë urë me gishta. Harpa kanë
qenë të njohur që nga antikiteti në Azi, Afrikë dhe Evropë,
që datojnë të paktën si fillim si 3500 pes. Instrument kishte
popullaritet të madh në Evropë gjatë Mesjetës dhe
Rilindjes, ku ajo evoluar në një shumëllojshmëri të gjerë të
varianteve me teknologjitë e reja, dhe u shpërndahet të
kolonive të Evropës, duke gjetur popullaritet të veçantë në
Amerikën Latine. Ndërsa disa anëtarë të lashtë të familjes
qestes shua në Lindjen e Afërt dhe Azisë Jugore,
pasardhësit e harpave të hershme janë luajtur ende në
Birmani dhe në Afrikën Sub-Sahariane, ndërsa variantet e
tjera kanë vdekur në Evropë dhe Azi janë ringjallur nga
muzikantë në modern epokë.
Harpa ndryshojnë globalisht në shumë mënyra. Në aspektin e madhësisë, shumë qeste më
të vogla mund të luhet në prehër, ndërsa qeste më të mëdha janë mjaft të rënda dhe pjesa
tjetër në dysheme. Harpa ndryshme mund të përdorë vargje zorrë ose najloni, ose prej
metali, apo ndonjë kombinim. Ndërsa të gjitha harpa keni një qafën, rezonator, dhe
vargjet, "kornizë harpave" kanë një shtyllë në fundin e tyre të gjatë për të mbështetur
strings, ndërsa "qeste hapura" të tilla si hark apo përkulet qeste, nuk e bëjnë. Harpa
moderne gjithashtu ndryshojnë në teknikat e përdorura për të zgjeruar gamën dhe
chromaticity të strings, të tilla si rregullimi shënim një varg-së në mes të performancës me
leva ose pedals që të modifikuar katran.
7. ZUMARJA
Eshte vegel frymor me gjuhez te njefishte.
Perbehet nga tri pjese: pipeza, trupi dhe
briri. Trupi i zumarjas behet prej kocke te
krahut te shapkes ose shqiponjes, prej
kallami ose gypi tjeter; pipeza behet me
kallama dhe briri (pjesa e fundit) nga briri i
lopes. Ne trupin e vegles hapen 4-6 vrima
paralele (homofonike), ndersa ne zumarjan
diafonike ne njerin gyp hapen 4-6 vrima dhe
ne tjetrin nje vrime. Gypi i dyte sherben per
te mbeshtetur melodine me iso. Perftohet
nje shkalle perkatesisht penta, hekza dhe heptakordale, si dhe shkalle te tjera qe i perkasin
gjinise tonale. Ne zumarja luhet duke i fryre vazhdimisht, prandaj kerkohet nje teknike e
vecante. Tingulli i zumarjas eshte i fuqishem, me timber theres dhe pak hundor.
Melodite qe luhen me zumarja jane zakonisht te kufizuare per shkak te
diapazonit te vogel. Jane melodi kengesh e vallesh, si dhe improvizime
te lira. Perdoret kryesisht ne krahinat veriore si ne Lezhe, Puke,
Shkoder, Mirdite, etj. Burimet historike deshmojne per
perdorimin e kesaj vegle qe ne shek. VII- VIII te eres sone.
8. FYELLI
Vegël muzikore popullore me frymë, e njohur
sidomos si vegla e barinjëve. Madhësia e fyellit
është 18-20 cm . Fyelli ndërtohet prej drurit të
bushit, të shtogut, të panjës, të arrës, por edhe
nga gypa metalike, sidomos prej tunxhi e
bronzi. Fyelli përdoret kryesisht nga burrat.
Repertori i fyelltarëve përbëhet nga motive të
mirënjohura kengësh dhe melodi baritore,
kengë lirike etj.
FLAUTI
Flauti quhet instrumenti i frymës, në të cilin tingulli formohet duke i fryrë me gojë
një hapjeje të vogël. Nga përplasja e valëzës së ajrit krijohen vorbulla, që shkaktojnë
dridhje të gypit të ajrit të instrumentit. Ndryshimet në regjistrin e tingullit të
prodhuar krijohen duke hapur dhe mbyllur vrimat, që gjenden përgjatë gypit. Në
varësi të pozicionit mbajtës të instrumentit dallojmë flautin e drejtë ose fyellin
(fyelli dhe flautin e tërthortë (flauto traverso), i cili del në shumë versione nëpër
qytetërime të ndryshme.
9. GAJDJA
Gajdja është një instrument muzikor që përbëhet nga
shakulli prej lëkure bagëtie të vogël, buçalla e isos dhe
pipa e notave. Gajdja tek shqiptarët është e lidhur
ngushtë me kultin e blegtorisë. Për këtë arsye, repertori i
gajdes përkon ngushtë me këtë sferë të jetës shqiptare.
Që në kohët e vjetra sipas Thalloczy : ilirët këndonin
këngë lufte të shoqëruara me fyej e gajde. Sot,
gjeografikisht gajdja gjendet e përhapur në Shqipërinë e
Jugut kryesisht në Toskëri, në rrethet e Beratit, Kuçovës,
Pogradecit, Gramshit, Devollit, Korçës, Librazhdit etj.
Përdoret si vegël solistike në pjesë të ndryshme,
kryesisht kaba, por edhe si vegël shoqëruese në
ansamble me vegla popullore kryesisht në funksion të melodisë dhe veçanërisht të iso-
pedalit. Si vegël popullore mjaft e përdorur dhe e përhapur, e gjejmë të ndërfuturedhe si “të
panjohur” në gjë a gjëzat.
10. FLETA
Eshte instrumenti me i vjeter ne
agjenden e instrumenteve popullore
Shqipetare . Me tingullin magjepes qe
leshon ky instrument i thjeshtë ,
radhitet e para tek instrumentet
frymore . Ne kohet e lashta kur
teknika dhe kushtet nuk ishin te mira ,
shqipetaret argtonin veten dhe te tjeret
me melodinë e fletes se dushkut . Me
shumë e perdornin barinjet ku melodia
jehonte bjeshk pas bjeshke , pasiqe
fleta ka nje tingull depertues . Me mirë bie fleta e ahut , pornese nuk gjendet mund
te zevendesohet edhe me fletë te tjera si te arres , lejthisë , mollës , qershisë etj .
KAVALLI
Instrument i vjeter , menjeher pas fletes , i shpikur
nga shqipetaret e koheve te lashta . Me tinguj të
permallshem dhe mallengjyes ze vend te rendesishem
ne sferen e muzikes folklorike . Ndertohet nga druri
dhe alumini .