SlideShare ist ein Scribd-Unternehmen logo
1 von 2
ARDHJA E MIGJENIT NË LETËRSINË SHQIPE
Kur Millosh Gjergj Nikolla, me pseudonimin Migjeni, djali i ri nga Shkodra, i brishtë, elegant dhe serioz...
nisi të magjepsej nga arti i të shkruarit, letërsia shqipe kishte katërqind vjet që ekzistonte. Për të kuptuar
se ç'përfaqësonin këto vepra, mjafton të përmendim "Rrethimi i Shkodrës", të shkruar nga Marin Barleti,
që ndonëse botuar më 1504, lexohet me një frymë edhe sot. Midis shkrimtarëve që u shquan në këtë
periudhë ishin Pjetër Budi (1566-1622), Frang Bardhi (1606-1643) dhe Pjetër Bogdani(1625-1689),
personalitete të kulturës shqiptare e të asaj evropiane njëkohësisht.
Migjeni erdhi në kohën e zhgënjimit të madh
Migjeni shkroi dy vepra kryesore, "Vargjet e lira", në poezi, dhe "Novelat e qytetit të veriut", në prozë.
Asnjëra prej tyre nuk e pa dritën e botimit në gjallje të tij. Shqipëria sapo kishte dalë nga nata islamikoosmane. Dalja e saj, përmes një kaosi e anarkie të paparë, kishte qenë një ndër më të dhimbshmet në
historinë e shteteve. Kufinjtë e prerësipas një kirurgjie të pamëshirshme dhëmbnin ende. Gati gjysma e
shqiptarëve kishte mbetur jashtë tyre. Vendi ishte i varfër, i trishtë, gjysmë i rrënuar.
Vjeshtë në natyrë dhe vjeshtë ndër ftyrat tona
Me këtë varg ai nis vjershën e famshme "Vjeshta në parakalim".
Ngjyrën e verdhë lozin në vallen e fundme
(Dëshirë e marrë e gjetheve që një nga një vdesin),
Gëzimet, endjet tona, dëshirat e fundme
nëpër balta të vjeshtës një nga një po shkelin.
Dhe më poshtë:
Një lis pasqyrohet në lotin e qiellit,
Tundet dhe përgjaket në pasjon të viganit,
"Jetë! Jetë unë due! e frymë merr prej fellit,
si stuhi shkymë ajrin... por në fund ia nis vajit.
Përballë euforisë dhe vetëlavdatave prej të cilave po i merrej fryma artit shqiptar, Migjeni dhe
shkrimtarë të tjerë të kohës i parashtruan botës shqiptare një vizion të ri: sensin vetëkritik. Sfida e
Migjenit ka të bëjë me "malin që s'bëzan", pra me krejt mendësinë shqiptare, me idolet, kanunet, mitet,
komplekset e paragjykimet të shtresuara shekull pas shekulli...

O si nuk kam një grusht të fortë
ti bij mu në zemër malit që s'bëzanë
Kështu shkruan Migjeni në vjershën "Recital i malësorit".
Dhe fare i vetmuar midis këtij kori, lëshon një thirrje të re.
Mali hesht dhe në heshtje qesh e unë vuej e në vuejtje vdes.
Kështu Migjeni i Brishtë, djaloshi i krehur me kujdes, kërcënimi i të cilit do t'i bënte të shqyheshin gazit
banorët e maleve, goditi i pari atë që ngjante e paprekshme: tradicionalizmin mesjetar. Noli, Poradeci
dhe Migjeni ishin të tre, ndonëse në mënyra të ndryshme, shkrimtarë të tipit të ri. Ç'prej kohësh letërsia
shqipe kishte nevojë për ta. Letrat shqipe prisnin me ngut ardhjen e shkrimtarëve novatorë, ata që do të
thyenin rutinën, që do të zgjeronin venat e saj të ngushtuara, që do të shkatërronin klishetë parazitare,
që do u kthenin fjalëve lirinë e humbur.
Të tre shkrimtarët e mëdhenj të epokës mund t'i përfytyrojmë si të vendosur në tri zona: në zonën
qiellore, Poradecin, në një zonë mërgimi, një farë purgatori, Nolin, dhe në ferrin e ditëve të zakonshme,
Migjenin; të tre së bashku përbënin një gjeni të plotë.
Ditët e fundit...
Në dhjetor 1937, me vaporin që bënte rrugën Durrës-Bari, Migjeni u nis për t'u kuruar e ndoshta pastaj
edhe për të studiuar për letërsi në Itali. Nga kjo rrugë, ai nuk do të kthehej më. Në senatoriumin SanLuigji të Torinos kur e ndjen se ditët i ka të numëruara, gjithçka tek ai merr formë testamentiale. Në tre
rreshtat e fundit që shkroi, përpara se t'i fillonin krizat e të binte në koma, prej së cilës nuk do
përmendej më, për herë të parë në veprën e tij përmend emrin e Skënderbeut. Nuk dëshiron të vdesë
pa shkruar diçka për Heroin Kombëtar të popullit të vet. I shkroi, pra, ato tre rreshta në prozë (fjalët e
fundit ishin "s'flitet ma"), dhe ndoshta me një lehtësim të fundit nisi të shuhej, gjersa vdiq, fare i qetë,
siç dëshmojnë të gjithë, më 26 gusht 1938.
Vargu i Poradecit:
"Fluturoi dhe shtergu i fundit madhështor me shpirt të gjorë", do t'i shkonte kësaj vdekje tragjike, aq më
tepër që, sipas moshës, Migjeni duhej të vdiste vërtet i fundit.
“Unë djepi juej e ndoshta vorri juej”, kishte shkruar vite më parë Migjeni për veprat e tij. Ai e kishte
shpërthyer më në fund varrin dhe po vinte t'i sillte letërsisë shqipe kumtin e tij të veçantë, me të gjitha
vulat dhe peshën që i jepte rikthimi nga terri.

Weitere ähnliche Inhalte

Was ist angesagt?

Ndre Mjeda - 2015
Ndre Mjeda - 2015Ndre Mjeda - 2015
Ndre Mjeda - 2015Riku Verri
 
Aldo Elmazi Kultura dhe arti ne vitet 1920 1930
Aldo Elmazi Kultura dhe arti ne vitet 1920 1930Aldo Elmazi Kultura dhe arti ne vitet 1920 1930
Aldo Elmazi Kultura dhe arti ne vitet 1920 1930lira kuca
 
Naim Frasheri dhe vepra e tij
Naim Frasheri dhe vepra e tijNaim Frasheri dhe vepra e tij
Naim Frasheri dhe vepra e tijDiana Lamaj
 
Ura me tri harqe
Ura me tri harqeUra me tri harqe
Ura me tri harqeArdiPerla
 
Biografia e ismail kadares
Biografia e ismail kadaresBiografia e ismail kadares
Biografia e ismail kadaresActuallyican
 
Gjergj Fishta
Gjergj FishtaGjergj Fishta
Gjergj FishtaElio Mema
 
Gjergj fishta dhe "Lahuta e Malecis"
Gjergj fishta dhe "Lahuta e Malecis"Gjergj fishta dhe "Lahuta e Malecis"
Gjergj fishta dhe "Lahuta e Malecis"Matilda Gremi
 
shkrimtaret e brezit te humbur
shkrimtaret e brezit te humburshkrimtaret e brezit te humbur
shkrimtaret e brezit te humburFialdoMema
 

Was ist angesagt? (20)

Ndre Mjeda - 2015
Ndre Mjeda - 2015Ndre Mjeda - 2015
Ndre Mjeda - 2015
 
Aldo Elmazi Kultura dhe arti ne vitet 1920 1930
Aldo Elmazi Kultura dhe arti ne vitet 1920 1930Aldo Elmazi Kultura dhe arti ne vitet 1920 1930
Aldo Elmazi Kultura dhe arti ne vitet 1920 1930
 
Lasgush
LasgushLasgush
Lasgush
 
Pulebardha
PulebardhaPulebardha
Pulebardha
 
Jeronim dhe dritero
Jeronim dhe driteroJeronim dhe dritero
Jeronim dhe dritero
 
Faik konica
Faik konicaFaik konica
Faik konica
 
Naim Frasheri dhe vepra e tij
Naim Frasheri dhe vepra e tijNaim Frasheri dhe vepra e tij
Naim Frasheri dhe vepra e tij
 
Dritero Agolli.
Dritero Agolli.Dritero Agolli.
Dritero Agolli.
 
Ura me tri harqe
Ura me tri harqeUra me tri harqe
Ura me tri harqe
 
Ndre Mjeda
Ndre MjedaNdre Mjeda
Ndre Mjeda
 
Gjergj Fishta
Gjergj FishtaGjergj Fishta
Gjergj Fishta
 
Dritëro agolli
Dritëro agolliDritëro agolli
Dritëro agolli
 
Biografia e ismail kadares
Biografia e ismail kadaresBiografia e ismail kadares
Biografia e ismail kadares
 
Jeronim De Rada
Jeronim De RadaJeronim De Rada
Jeronim De Rada
 
Mrizi i Zanave
Mrizi i ZanaveMrizi i Zanave
Mrizi i Zanave
 
Gjergj Fishta
Gjergj FishtaGjergj Fishta
Gjergj Fishta
 
Gjergj fishta dhe "Lahuta e Malecis"
Gjergj fishta dhe "Lahuta e Malecis"Gjergj fishta dhe "Lahuta e Malecis"
Gjergj fishta dhe "Lahuta e Malecis"
 
Rubrika : Autorë
Rubrika : AutorëRubrika : Autorë
Rubrika : Autorë
 
shkrimtaret e brezit te humbur
shkrimtaret e brezit te humburshkrimtaret e brezit te humbur
shkrimtaret e brezit te humbur
 
Naim Frasheri
Naim FrasheriNaim Frasheri
Naim Frasheri
 

Andere mochten auch

Migjeni - Portret/Monografi
Migjeni - Portret/MonografiMigjeni - Portret/Monografi
Migjeni - Portret/MonografiKolipato Mutanto
 
Projekt letersi
Projekt letersiProjekt letersi
Projekt letersianndos
 
lasgush poradeci
lasgush poradecilasgush poradeci
lasgush poradeciornela rama
 
Gazeta e shkolles
Gazeta e shkollesGazeta e shkolles
Gazeta e shkollesIsmail Dama
 
Rilindja Kombetare Shqiptare
Rilindja Kombetare ShqiptareRilindja Kombetare Shqiptare
Rilindja Kombetare ShqiptareOlsi Sita
 
SI TE KRIJOJME GAZETEN E SHKOLLES ?!
SI TE KRIJOJME GAZETEN E SHKOLLES ?!SI TE KRIJOJME GAZETEN E SHKOLLES ?!
SI TE KRIJOJME GAZETEN E SHKOLLES ?!#MesueseAurela Elezaj
 
Muzika dhe instrumentet
Muzika dhe instrumentetMuzika dhe instrumentet
Muzika dhe instrumentetAn An
 

Andere mochten auch (12)

Migjeni - Portret/Monografi
Migjeni - Portret/MonografiMigjeni - Portret/Monografi
Migjeni - Portret/Monografi
 
Projekt letersi
Projekt letersiProjekt letersi
Projekt letersi
 
lasgush poradeci
lasgush poradecilasgush poradeci
lasgush poradeci
 
Projekt Letersi
Projekt LetersiProjekt Letersi
Projekt Letersi
 
Romantizmi
RomantizmiRomantizmi
Romantizmi
 
Gazeta e shkolles
Gazeta e shkollesGazeta e shkolles
Gazeta e shkolles
 
Muzika
MuzikaMuzika
Muzika
 
Rilindja Kombetare Shqiptare
Rilindja Kombetare ShqiptareRilindja Kombetare Shqiptare
Rilindja Kombetare Shqiptare
 
SI TE KRIJOJME GAZETEN E SHKOLLES ?!
SI TE KRIJOJME GAZETEN E SHKOLLES ?!SI TE KRIJOJME GAZETEN E SHKOLLES ?!
SI TE KRIJOJME GAZETEN E SHKOLLES ?!
 
ANALIZE ..."ZONJA BOVARI "
ANALIZE ..."ZONJA BOVARI "ANALIZE ..."ZONJA BOVARI "
ANALIZE ..."ZONJA BOVARI "
 
Muzika dhe instrumentet
Muzika dhe instrumentetMuzika dhe instrumentet
Muzika dhe instrumentet
 
Gazeta e shkolles
Gazeta e shkollesGazeta e shkolles
Gazeta e shkolles
 

Ähnlich wie Ardhja e migjenit në letërsinë shqipe

Letersia shqiptare e rilindjes Gjuhe Shqipe
Letersia shqiptare e rilindjes Gjuhe ShqipeLetersia shqiptare e rilindjes Gjuhe Shqipe
Letersia shqiptare e rilindjes Gjuhe ShqipeAjlinda Idrizi
 
PROJEKT: GJERGJ FISHTA DHE ” LAHUTA E MALCIS”
PROJEKT: GJERGJ FISHTA  DHE  ” LAHUTA E MALCIS” PROJEKT: GJERGJ FISHTA  DHE  ” LAHUTA E MALCIS”
PROJEKT: GJERGJ FISHTA DHE ” LAHUTA E MALCIS” #MesueseAurela Elezaj
 
Koment vepre (1)
Koment vepre (1)Koment vepre (1)
Koment vepre (1)pjetri
 
Letersia boterore e shekullit xx
Letersia boterore e shekullit xxLetersia boterore e shekullit xx
Letersia boterore e shekullit xxJozefKola
 
Vepra Komedia Hyjnore. Dante Aligeri
Vepra Komedia Hyjnore. Dante AligeriVepra Komedia Hyjnore. Dante Aligeri
Vepra Komedia Hyjnore. Dante AligeriErgi Nushi
 
Ernest Miller Hemingway - Mujasera Aliu, prof.
Ernest Miller Hemingway - Mujasera Aliu, prof.Ernest Miller Hemingway - Mujasera Aliu, prof.
Ernest Miller Hemingway - Mujasera Aliu, prof.Mujasera Aliu
 
Lin DELIJA - Punimi Perfundimtar
Lin DELIJA - Punimi PerfundimtarLin DELIJA - Punimi Perfundimtar
Lin DELIJA - Punimi PerfundimtarBujar Kapllani
 
Kufizimet e letersise gjate diktatures
Kufizimet e letersise gjate diktaturesKufizimet e letersise gjate diktatures
Kufizimet e letersise gjate diktaturesDarla Evangjeli
 
Gjenerali i ushtrise se vdekur
Gjenerali i ushtrise se vdekurGjenerali i ushtrise se vdekur
Gjenerali i ushtrise se vdekurDaniela Muhaj
 
SHKRIMTARET E BREZIT TË HUMBUR 9 PROJEKT
SHKRIMTARET E BREZIT TË HUMBUR 9 PROJEKTSHKRIMTARET E BREZIT TË HUMBUR 9 PROJEKT
SHKRIMTARET E BREZIT TË HUMBUR 9 PROJEKTgabrielakambo4
 
239072820 75876621-gui-de-maupassant-babo-miloni
239072820 75876621-gui-de-maupassant-babo-miloni239072820 75876621-gui-de-maupassant-babo-miloni
239072820 75876621-gui-de-maupassant-babo-milonitancela
 
Profili shumedimensional krijues i shkrimtarit Nijazi Ramadanit
Profili shumedimensional krijues i  shkrimtarit Nijazi RamadanitProfili shumedimensional krijues i  shkrimtarit Nijazi Ramadanit
Profili shumedimensional krijues i shkrimtarit Nijazi RamadanitNijazi Ramadani
 
Daniel Gazulli KANE GRI DOM NDRENE Poeti i ambelsires Dom Ndre Zadeja
Daniel Gazulli  KANE GRI DOM NDRENE Poeti i ambelsires Dom Ndre ZadejaDaniel Gazulli  KANE GRI DOM NDRENE Poeti i ambelsires Dom Ndre Zadeja
Daniel Gazulli KANE GRI DOM NDRENE Poeti i ambelsires Dom Ndre ZadejaMarjan DODAJ
 
Daniel azulli kane gri dom ndrene! - poeti i ambelsires, dom ndre zadeja
Daniel azulli   kane gri dom ndrene! - poeti i ambelsires, dom ndre zadejaDaniel azulli   kane gri dom ndrene! - poeti i ambelsires, dom ndre zadeja
Daniel azulli kane gri dom ndrene! - poeti i ambelsires, dom ndre zadejaMarjan DODAJ
 

Ähnlich wie Ardhja e migjenit në letërsinë shqipe (20)

Letersia shqiptare e rilindjes Gjuhe Shqipe
Letersia shqiptare e rilindjes Gjuhe ShqipeLetersia shqiptare e rilindjes Gjuhe Shqipe
Letersia shqiptare e rilindjes Gjuhe Shqipe
 
PROJEKT: GJERGJ FISHTA DHE ” LAHUTA E MALCIS”
PROJEKT: GJERGJ FISHTA  DHE  ” LAHUTA E MALCIS” PROJEKT: GJERGJ FISHTA  DHE  ” LAHUTA E MALCIS”
PROJEKT: GJERGJ FISHTA DHE ” LAHUTA E MALCIS”
 
Ismail kadare
Ismail kadareIsmail kadare
Ismail kadare
 
Koment vepre (1)
Koment vepre (1)Koment vepre (1)
Koment vepre (1)
 
Letersia boterore e shekullit xx
Letersia boterore e shekullit xxLetersia boterore e shekullit xx
Letersia boterore e shekullit xx
 
Vepra Komedia Hyjnore. Dante Aligeri
Vepra Komedia Hyjnore. Dante AligeriVepra Komedia Hyjnore. Dante Aligeri
Vepra Komedia Hyjnore. Dante Aligeri
 
Ernest Miller Hemingway - Mujasera Aliu, prof.
Ernest Miller Hemingway - Mujasera Aliu, prof.Ernest Miller Hemingway - Mujasera Aliu, prof.
Ernest Miller Hemingway - Mujasera Aliu, prof.
 
Lin DELIJA - Punimi Perfundimtar
Lin DELIJA - Punimi PerfundimtarLin DELIJA - Punimi Perfundimtar
Lin DELIJA - Punimi Perfundimtar
 
Kufizimet e letersise gjate diktatures
Kufizimet e letersise gjate diktaturesKufizimet e letersise gjate diktatures
Kufizimet e letersise gjate diktatures
 
Gjenerali i ushtrise se vdekur
Gjenerali i ushtrise se vdekurGjenerali i ushtrise se vdekur
Gjenerali i ushtrise se vdekur
 
SHKRIMTARET E BREZIT TË HUMBUR 9 PROJEKT
SHKRIMTARET E BREZIT TË HUMBUR 9 PROJEKTSHKRIMTARET E BREZIT TË HUMBUR 9 PROJEKT
SHKRIMTARET E BREZIT TË HUMBUR 9 PROJEKT
 
239072820 75876621-gui-de-maupassant-babo-miloni
239072820 75876621-gui-de-maupassant-babo-miloni239072820 75876621-gui-de-maupassant-babo-miloni
239072820 75876621-gui-de-maupassant-babo-miloni
 
Jeronim de rada
Jeronim de radaJeronim de rada
Jeronim de rada
 
Albert Kamy
Albert KamyAlbert Kamy
Albert Kamy
 
Albert kamy
Albert kamyAlbert kamy
Albert kamy
 
Letersi
LetersiLetersi
Letersi
 
Letersi
LetersiLetersi
Letersi
 
Profili shumedimensional krijues i shkrimtarit Nijazi Ramadanit
Profili shumedimensional krijues i  shkrimtarit Nijazi RamadanitProfili shumedimensional krijues i  shkrimtarit Nijazi Ramadanit
Profili shumedimensional krijues i shkrimtarit Nijazi Ramadanit
 
Daniel Gazulli KANE GRI DOM NDRENE Poeti i ambelsires Dom Ndre Zadeja
Daniel Gazulli  KANE GRI DOM NDRENE Poeti i ambelsires Dom Ndre ZadejaDaniel Gazulli  KANE GRI DOM NDRENE Poeti i ambelsires Dom Ndre Zadeja
Daniel Gazulli KANE GRI DOM NDRENE Poeti i ambelsires Dom Ndre Zadeja
 
Daniel azulli kane gri dom ndrene! - poeti i ambelsires, dom ndre zadeja
Daniel azulli   kane gri dom ndrene! - poeti i ambelsires, dom ndre zadejaDaniel azulli   kane gri dom ndrene! - poeti i ambelsires, dom ndre zadeja
Daniel azulli kane gri dom ndrene! - poeti i ambelsires, dom ndre zadeja
 

Mehr von sara7991

Pune laboratori fizike
Pune laboratori fizikePune laboratori fizike
Pune laboratori fizikesara7991
 
Guide turistike
Guide turistikeGuide turistike
Guide turistikesara7991
 
Guide turistike
Guide turistikeGuide turistike
Guide turistikesara7991
 
Pllakat tektonike
Pllakat tektonikePllakat tektonike
Pllakat tektonikesara7991
 
Flora dhe fauna
Flora dhe faunaFlora dhe fauna
Flora dhe faunasara7991
 
Disa lumenj te rendesishem ne bote
Disa lumenj te rendesishem ne boteDisa lumenj te rendesishem ne bote
Disa lumenj te rendesishem ne botesara7991
 
Mineralet e nentokes
Mineralet e nentokesMineralet e nentokes
Mineralet e nentokessara7991
 
Punë laboratori nr
Punë laboratori nrPunë laboratori nr
Punë laboratori nrsara7991
 
Muzeu oriental bratko
Muzeu oriental bratko Muzeu oriental bratko
Muzeu oriental bratko sara7991
 
Projekt.qytetari
Projekt.qytetari Projekt.qytetari
Projekt.qytetari sara7991
 
Balada e murimit
Balada e murimit Balada e murimit
Balada e murimit sara7991
 
Kontrata sociale e ruso
Kontrata sociale e ruso Kontrata sociale e ruso
Kontrata sociale e ruso sara7991
 
Informatika 1
Informatika 1 Informatika 1
Informatika 1 sara7991
 
Nje guidim ne nje vend arkeologjik
Nje guidim ne nje vend arkeologjik Nje guidim ne nje vend arkeologjik
Nje guidim ne nje vend arkeologjik sara7991
 
Nje guidim ne nje objekt kulti
Nje guidim ne nje objekt kulti Nje guidim ne nje objekt kulti
Nje guidim ne nje objekt kulti sara7991
 
Punw laboratory nr2
Punw laboratory nr2Punw laboratory nr2
Punw laboratory nr2sara7991
 
Divorci ne shoqerine shqiptare
Divorci ne shoqerine shqiptare Divorci ne shoqerine shqiptare
Divorci ne shoqerine shqiptare sara7991
 
Divorci ne shoqerine shqiptare
Divorci ne shoqerine shqiptare Divorci ne shoqerine shqiptare
Divorci ne shoqerine shqiptare sara7991
 

Mehr von sara7991 (20)

Pune laboratori fizike
Pune laboratori fizikePune laboratori fizike
Pune laboratori fizike
 
Guide turistike
Guide turistikeGuide turistike
Guide turistike
 
Guide turistike
Guide turistikeGuide turistike
Guide turistike
 
Pllakat tektonike
Pllakat tektonikePllakat tektonike
Pllakat tektonike
 
Flora dhe fauna
Flora dhe faunaFlora dhe fauna
Flora dhe fauna
 
Disa lumenj te rendesishem ne bote
Disa lumenj te rendesishem ne boteDisa lumenj te rendesishem ne bote
Disa lumenj te rendesishem ne bote
 
Mineralet e nentokes
Mineralet e nentokesMineralet e nentokes
Mineralet e nentokes
 
Punë laboratori nr
Punë laboratori nrPunë laboratori nr
Punë laboratori nr
 
Muzeu oriental bratko
Muzeu oriental bratko Muzeu oriental bratko
Muzeu oriental bratko
 
Projekt.qytetari
Projekt.qytetari Projekt.qytetari
Projekt.qytetari
 
Balada e murimit
Balada e murimit Balada e murimit
Balada e murimit
 
Kanceri
Kanceri Kanceri
Kanceri
 
Kontrata sociale e ruso
Kontrata sociale e ruso Kontrata sociale e ruso
Kontrata sociale e ruso
 
Cunami
Cunami Cunami
Cunami
 
Informatika 1
Informatika 1 Informatika 1
Informatika 1
 
Nje guidim ne nje vend arkeologjik
Nje guidim ne nje vend arkeologjik Nje guidim ne nje vend arkeologjik
Nje guidim ne nje vend arkeologjik
 
Nje guidim ne nje objekt kulti
Nje guidim ne nje objekt kulti Nje guidim ne nje objekt kulti
Nje guidim ne nje objekt kulti
 
Punw laboratory nr2
Punw laboratory nr2Punw laboratory nr2
Punw laboratory nr2
 
Divorci ne shoqerine shqiptare
Divorci ne shoqerine shqiptare Divorci ne shoqerine shqiptare
Divorci ne shoqerine shqiptare
 
Divorci ne shoqerine shqiptare
Divorci ne shoqerine shqiptare Divorci ne shoqerine shqiptare
Divorci ne shoqerine shqiptare
 

Ardhja e migjenit në letërsinë shqipe

  • 1. ARDHJA E MIGJENIT NË LETËRSINË SHQIPE Kur Millosh Gjergj Nikolla, me pseudonimin Migjeni, djali i ri nga Shkodra, i brishtë, elegant dhe serioz... nisi të magjepsej nga arti i të shkruarit, letërsia shqipe kishte katërqind vjet që ekzistonte. Për të kuptuar se ç'përfaqësonin këto vepra, mjafton të përmendim "Rrethimi i Shkodrës", të shkruar nga Marin Barleti, që ndonëse botuar më 1504, lexohet me një frymë edhe sot. Midis shkrimtarëve që u shquan në këtë periudhë ishin Pjetër Budi (1566-1622), Frang Bardhi (1606-1643) dhe Pjetër Bogdani(1625-1689), personalitete të kulturës shqiptare e të asaj evropiane njëkohësisht. Migjeni erdhi në kohën e zhgënjimit të madh Migjeni shkroi dy vepra kryesore, "Vargjet e lira", në poezi, dhe "Novelat e qytetit të veriut", në prozë. Asnjëra prej tyre nuk e pa dritën e botimit në gjallje të tij. Shqipëria sapo kishte dalë nga nata islamikoosmane. Dalja e saj, përmes një kaosi e anarkie të paparë, kishte qenë një ndër më të dhimbshmet në historinë e shteteve. Kufinjtë e prerësipas një kirurgjie të pamëshirshme dhëmbnin ende. Gati gjysma e shqiptarëve kishte mbetur jashtë tyre. Vendi ishte i varfër, i trishtë, gjysmë i rrënuar. Vjeshtë në natyrë dhe vjeshtë ndër ftyrat tona Me këtë varg ai nis vjershën e famshme "Vjeshta në parakalim". Ngjyrën e verdhë lozin në vallen e fundme (Dëshirë e marrë e gjetheve që një nga një vdesin), Gëzimet, endjet tona, dëshirat e fundme nëpër balta të vjeshtës një nga një po shkelin. Dhe më poshtë: Një lis pasqyrohet në lotin e qiellit, Tundet dhe përgjaket në pasjon të viganit, "Jetë! Jetë unë due! e frymë merr prej fellit, si stuhi shkymë ajrin... por në fund ia nis vajit. Përballë euforisë dhe vetëlavdatave prej të cilave po i merrej fryma artit shqiptar, Migjeni dhe shkrimtarë të tjerë të kohës i parashtruan botës shqiptare një vizion të ri: sensin vetëkritik. Sfida e Migjenit ka të bëjë me "malin që s'bëzan", pra me krejt mendësinë shqiptare, me idolet, kanunet, mitet, komplekset e paragjykimet të shtresuara shekull pas shekulli... O si nuk kam një grusht të fortë ti bij mu në zemër malit që s'bëzanë Kështu shkruan Migjeni në vjershën "Recital i malësorit". Dhe fare i vetmuar midis këtij kori, lëshon një thirrje të re.
  • 2. Mali hesht dhe në heshtje qesh e unë vuej e në vuejtje vdes. Kështu Migjeni i Brishtë, djaloshi i krehur me kujdes, kërcënimi i të cilit do t'i bënte të shqyheshin gazit banorët e maleve, goditi i pari atë që ngjante e paprekshme: tradicionalizmin mesjetar. Noli, Poradeci dhe Migjeni ishin të tre, ndonëse në mënyra të ndryshme, shkrimtarë të tipit të ri. Ç'prej kohësh letërsia shqipe kishte nevojë për ta. Letrat shqipe prisnin me ngut ardhjen e shkrimtarëve novatorë, ata që do të thyenin rutinën, që do të zgjeronin venat e saj të ngushtuara, që do të shkatërronin klishetë parazitare, që do u kthenin fjalëve lirinë e humbur. Të tre shkrimtarët e mëdhenj të epokës mund t'i përfytyrojmë si të vendosur në tri zona: në zonën qiellore, Poradecin, në një zonë mërgimi, një farë purgatori, Nolin, dhe në ferrin e ditëve të zakonshme, Migjenin; të tre së bashku përbënin një gjeni të plotë. Ditët e fundit... Në dhjetor 1937, me vaporin që bënte rrugën Durrës-Bari, Migjeni u nis për t'u kuruar e ndoshta pastaj edhe për të studiuar për letërsi në Itali. Nga kjo rrugë, ai nuk do të kthehej më. Në senatoriumin SanLuigji të Torinos kur e ndjen se ditët i ka të numëruara, gjithçka tek ai merr formë testamentiale. Në tre rreshtat e fundit që shkroi, përpara se t'i fillonin krizat e të binte në koma, prej së cilës nuk do përmendej më, për herë të parë në veprën e tij përmend emrin e Skënderbeut. Nuk dëshiron të vdesë pa shkruar diçka për Heroin Kombëtar të popullit të vet. I shkroi, pra, ato tre rreshta në prozë (fjalët e fundit ishin "s'flitet ma"), dhe ndoshta me një lehtësim të fundit nisi të shuhej, gjersa vdiq, fare i qetë, siç dëshmojnë të gjithë, më 26 gusht 1938. Vargu i Poradecit: "Fluturoi dhe shtergu i fundit madhështor me shpirt të gjorë", do t'i shkonte kësaj vdekje tragjike, aq më tepër që, sipas moshës, Migjeni duhej të vdiste vërtet i fundit. “Unë djepi juej e ndoshta vorri juej”, kishte shkruar vite më parë Migjeni për veprat e tij. Ai e kishte shpërthyer më në fund varrin dhe po vinte t'i sillte letërsisë shqipe kumtin e tij të veçantë, me të gjitha vulat dhe peshën që i jepte rikthimi nga terri.