1. PROJEKT SHKOLLOR
LËNDA: GJUHË SHQIPE
TEMA: AUTORËT SHQIPTARË MES NESH
NDRE MJEDA
PUNUAN: Rikardo Verri
Armando Ternova
Bernard Marku
Eraldo Gjoka
Meri Perizi
Migers Muleçka
2. QËLLIMET OBJEKTIVAT
Të nxitemi për t’u aktivizuar në
projekt.
Të aftësohemi për të punuar
me projekt.
Të krijojmë marrëdhënie
bashkëpunimi gjatë punës.
Të mësojmë të menaxhojmë
një veprimtari.
Të punojmë rreth
1) Jetës
2) Veprës
3) Artin e autorëve të
letërsisë shqiptare.
Të hulumtojmë rreth jetës dhe
veprës së tyre.
Duke studiuar jetën, veprën,
artin e këtyre shkrimtarëve,
njihemi me letërsinë shqipe.
Të identifikojmë veçoritë e
veprave të autorit.
Të vlerësojmë krijimtarinë e
tyre.
Të aftësohemi në paraqitjen e
punës.
METODAT
1. Kërkimi
2. Prezantimi
3. Puna me grup
3. BIOGRAFIA
Ndre Mjeda lindi ne Shkoder ne 20 nentore 1866.I ati quhej Jak Zefi dhe e ema Lucie Shtjefen Thaci.I
ati I la te vegjel ate dhe te vellane Lazrin,I cili me vone do te behej Argjpeshkev I permendur.I mbajti
,me punen e saj si rrobalarese e sherbyese neper dyert e botes e ema.
Ata jetonin ne nje jevevi,qe gjendet edhe sot ne SHKODER .Mesimet fillestare poeti I beri ne qytetin
e lindjes.Nga nj document qe ndodhet ne arkivin e Kryesise se kishes katolike te Shqiperise ,me seli
ne SHKODER,mesojme se Ndre Mjeda ishte nje nxenes shembullor,per te cilin mesuesi shenon se
“asht pajisun me nji talent jote zakonshem,studion me zell dhe eshte I vemendshem gjate ores se
mesimit”.Dokumenti eshte leshuar me 3 prill 1878.Duket se pikerisht per talentin dhe zgjuarsine e
tij Jezuitet e cuan Mjeden,qe ne moshe te re,te studioje jashte e te pergatitet si kuader e tyre.Ne
vitet 1879-1881 Mjeda ndjek nje kurs privat pedagogjie ne Spanje ne vitet 1881-1882 nje kurs
letersie ne Porta Coeli(Valencia).Ne vitet 1882-1883,ndjek nje kurs privat ne spanje ne vitet 1881-
1882 nje kurs letersie ne Porta Coeli(Valencia).Ne vitet 1882-1883,ndjek nje kurs privat letersie ne
Krajlenca,ne Kroaci,Kurse ne vitet 1884-1887 e gjejme student ne fakutetin e filozofise te
Unversitetit Gregorian te Romes. Vitet 1887-1891 ai do t`I kaloje si prefekt muzike ndihmes
pedagog ne kolegjin”Marco Girolamo Vida” ne qytetin Cremona te Italise .Ne vitet 1891-1895 ndjek
dhe kryen studimet ne Falkutetin e Teologjise ne degen e Krakovit(Poloni) te Universitetit Gregorian
te Romes.Ne vitet 1896-1898 e gjejme si “professor logjike e metafizike te pergjithshme” e si
biblotekar ne Fakultetin e Krajlevices.Pikerisht ne vitin 1898 ose nga fillimi I vitit 1899 ai duhet te
jete kthyer ne Shqiperi,mbasi ishte larguar vete nga Shoqata e Juzeitve, me te cilet kish hyre ne
konflikt.
4. Ky konflikt, here me hapur e here ne menyre te terthorte, do te vijoje gjithe jeten. Ai u caktua si prift
shekullar ne vig te mirdites(1899), ku qendroi deri ne vitin 1902. Ne vitin 1901, se bashku me te
vellane, Lazrin, themeloi ne Shkoder shoqerine “Agimi”, shoqeri me teper gjuhesore sesa letrare. Ne
vitin 1902 Mjeda pati shkruar per mirditasit nje Memorandum drejtuar konsullatava te huaja na
Shkoder, kunder Turqise. Per kete ai ra ne sy te Turqise, e cila do te gjeje rastin ta arrestoje me vone.
Ne Shtator te vitit 1902, Ndre mjeda mori pjese ne kongresin 13 Nderkombetar te Orientalisteve, ne
Hamburg. Ketu, ne gjuhen latine, mbajti ligjeraten:”Mbi shqiptimin e qiellzoreve ne dialekte te
ndryshme te gjuhes shqipe”.Pas kthimit nga Hamburgu ,autoritetet turke e arrestuan ne Shkoder
me 11 tetor 1902 dhe e nisen ne Andoll,ne internim.Nderhyrja energjike e abatit te fituar
protektoratin e kultit ne Shqiperi ,beri qe Mjeda te lirohet ne 20 tetor 1902.Nga vitet 1902 deri
1950,Mjeda sherbeu ne Dajc te Zadrimes ku hapi edhe nje shkoll shqipe.Ne vitin 1908 mori pjese ne
kongresin e Manastirin si perfaques I shoqerise “Agimi”.Ai qe pjestar I komisionit qe caktoi
alfabetin.Ne vitet 1920-1924 qe deputet I opozites ne Kuvendin Kombetar dhe ne Asamblene
Kushtetuese.Ne 24 dhjetor 1924,kur Zogu erdhi ne fuqi,ai u terhoq nga jeta politike
Nga viti 1930 e deri sa vdiq,me 1 gusht 1937,qe mesues I gjuhes e I letersise ne Kolegjin Saverian te
Jezuiteve ne Shkoder .Mjeda eshte nje figure e shumaneshme :mesues,gjuhetar,studiues I autoreve
tane te vjeter,(Budit e Bogdanit),perkthyes hulumtues I histories sone te lashte etj.E ne te gjitha keto
fusha ai u shqua per kulturen e tij te gjere,per eurdicionin e tij te rralle.Mjeda ishte poliglot, njihte
shume mire latinishten, greqishten, italishten, jermanishten, frengjishten, spanjishten, polonishten,
serbokroatishten.
5. VEPRA
• JUVENILIA
Vaji i bylbylit
I tretuni
• I mbetuni
• Shtegtari
• Vorri i Skanderbegut
• Mahmud Pasha në Mal të Zi
• Mustaf Pasha në Babunë
• Malli për atdhe
• Gjuha shqype
• Prendvera
• Vera
• Vjeshta
• Dimni
• POEMA TË TJERA
Lissus
Lirija
Scodra
• ANDRRA E JETËS
Trina
Zoga
Lokja
6. EPIKAEpika te Ndre Mjeda tregon për
dëshirën e njerëzve (dhe vetë autorit)
për një Shqipëri të larguar nga dora e
turqve, dhe të lirë. Por, përveç kësaj,
tregohet edhe për historinë e të
kaluarës (Lissus) dhe për gojëdhënat
(Scodra).
Por duhet të vëmë re se Ndre Mjeda
ka shkruar edhe në prozë, të cilat
MUND të përfshihen te Epika.
7. LIRIJA
Si shumë rilindës të tjerë, Mjeda shpresonte se çlirimi kombëtar do të sillte përmirësimin e gjendjes së
masave. Një mendim i tillë përshkon poemën e fuqishme "Liria" e shkruar në vitet 1910-1911, pra në
prag të shpalljes së pavarësisë.
O shqipe, o zogjt’ e maleve, kallzoni:
A shndrit rreze lirie n’ato maja;
Mbi bjesh’ t’thepisuna e n’ograja,
Ku del gurra e gjëmon përmallshëm kroni?
A keni ndie ndikund, kah fluturoni
Ndër shkrepa, me ushtue kangën e saj?
A keni ndie nji kangë të patravajë?
O shqipe, o zogjt’ e maleve, kallzoni!
“Lirim, lirim!” – bërtet gjithkah malsia.
A ka lirim ky dhé që na shkel kamba,
A veç t’mjerin e mblon anemban’ robnia?
Flutro shqipe, flutro kah çelet lama,
Sielliu maleve përreth që ka Shqipnia,
E vështroje ku i del lirimit ama.
Neper fusha ku rrjedh Misisipija
Ushtoj rrokull nji za si bubullima
Krisi nder male si kerset ushtima
Kur qiell e tokë turbullon duhija
Çon’ju sherbtoret e tokes, leni te shpija
Shjetnit e vangat; rrokni pushkët; vetima
Ju duk per së lergu, e po vjen lirija;
Washtingtoni na thrret. E djelmvet pika
Rrani tui hapun zjarm; hija e morrizit
Mujti kështjellat atnorë, mujti katedren
E fushë e male ushtoi; vojt Amerika
Mbas asi zani qi e pat thirrë; e Inglizit
Ja boi luani i Amerikës kulshedren
8. LIRIJA - VAZHDIM
U t’huej Inglizi; s’ka me dalë ushtori
Me i grahë bulkut si kaut me sjeçe të begut
S’ka m’u fikun nder të mjelluna puntori
Kur merr era per mëner o apa e zhegut
U kputne hekrat, e lirim malcori
Lirim deti kumbon e ja siellë bregut
Lirim pergjegjin qysh kah Labradori
E Virgjin’ja e New Jorgu, syni i tregut
Të lumtë, o Washington! U zhvillat qielli
U njom toka per mall me brohori
E mbi flamuj të zotnuem ndenji luani
Pushoi te drita qi shperndan si dielli
Lirimi tui britun në Filadelfi;
“Ameriken e zhgon Amerikani!
Ty të kjosha falë, o dritë, ama e mbrodhsmit
Ti dave terrin e egersis, e tine
E lakuemja e gjith dhenave latine
Ameriken e pshtove prei robnimit
Porsi vegim u mbuze, o prej nalcimit
E puthe token me ato rreze, e shkrine
Akllin e vjetër qi kish mbet’, e fshine
Vaj e padije e anëmiq të lirimit
E ndjeu toka njatë shend e u gëzue si fëmija
Qi i qeshet lokes kur ja reshë krahnorit;
E shpirt e zemer neper buz’ i shpraze;
Me nji të njyeme ma të bukur, pa tallaze
Shndriti deti najtë herë; prei katundarit
Nder Fusha e male mungulloi Lirija.
9. LIRIJA - VAZHDIM
Lirin e keni ju! Na hekra kemi.
Ne terr e niegull deri në ditt ma të vona;
Na pa emen kerkund, pa atdhe; na jemi
Sherbtorët e të huejve neper vende tona
Porsi berre qi bleu mishtari vemi
Mbas shkopit, të kalamenduna, ku s’dona
Ahte t’ankueshme neper buzë polemi
Vaj e mjerime qet këjo tokë e jona
E kot duhija e trimenis malcore
Neper fusha të molisuna plandosi
Si kokerr rrfeje prei nji reje lëshue
Çuditë prei peshës së nji pushtedës mizore,
Kot Dukagjini e Skanderbeg fatosi
Shpupurisin nder vorre eshtna të harrue
Por nuk u shuejt edhe, jo, shqiptaria:
Lodhun prej hekrash që mizori e njiti,
Lodhun prej terri ku robnimi e qiti,
Shpreson me e zgjue fluturim mënia.
E kqyre: Ndër male po përhapet shkëndija
E lirimit t’Atdheut; fshehtas shëtiti
Kasoll’ për kasoll’ rreth buneve e soditi
Frymë të re tue zbrazun për gjithkah, hija
E Skanderbegut. Që ndër djepa rritin
Nanat e Hotit djelmënin’ ushtore
E idhnim n’armikun nëpër gji iu qitin.
E nalt, ndër maja, bukuri mbretnore.
Hapi flatrat e mnershme qi pershndrisin
Me thoj t’harkuem Shqypeja arbënore.
10. Lirija - Koment
"Liria", poemthi epiko-lirik, sonet, i ndërtuar me tingëllima, me problematikë politiko-shoqërore është
vepra e Mjedës që ka ide të fuqishme. Në të ndihet jehona e kryengritjeve të malësorëve të Veriut më
1911, që tingëllon me forcë që në vargjet e para:"Lirim, lirim bërtet gjithkah Malcia" dhe vjen duke u
rritur nga një tingëllimë në tjetrën. Poeti frymëzohet nga lufta për pavarësi e amerikanëve kundër
kolonizatorëve anglezë, që ishin edhe pronarë tokash, dhe ua tregon shqiptarëve si shembull. Në
mbylljen e poemës, ku paralajmërohet shpërthimi i kryengritjes së përgjithshme shqiptare nëpërmjet
një mjeti të dashur për rilindasit, paraqitjes së hijes së Skënderbeut, që ngrihet nga varri. Poeti
thekson se heroi kombëtar shkon "Ksollë për ksollë". Në këtë poemth ka vargje që dëshmojnë për
afrimin e Mjedës me idetë demokratike. Kështu, ai pohon se kryengritësit mundën "kështjellat
atnore", gjejmë aluzione për shfrytëzimin e fshatarësisë (…s'ka me dalë ushtari me i grahë bulkut si
kaut me sjeçe t'begut"). Këto mund të dëshmojnë se Mjeda e sheh lirinë të fituar prej amerikanëve jo
vetëm në plan kombëtar, po edhe në plan shoqëror dhe shpreson se populli shqiptar do të shkundë
shfrytëzimin e egër bashkë me zgjedhën feudale.
Në këtë poemë shkrihen konçiziteti dhe forca shprehëse. Krahasimet dhe antitezat janë tronditëse
("lirinë e keni ju/ ne hekra kemi…", "Posi berra që bleu mishtari vemi"). Romantizmi ia ka lënë vendin
një realizmi ngjethës, një pasqyrim plot dramatizëm të gjendjes së atdheut.
Vargu është njëmbëdhjetërrokëshi, i cili krijon atmosferën e madhërishme, përdorimi i bartjeve i jep
dinamizëm stilit dhe shoqëron alternimin e ndjenjave dhe të mendimeve. Lloji i zgjedhur i organizimit
të vargut në tingëllima i disiplinon shpërthimet lirike. Gjuha është e pasur, megjithatë veçoritë
krahinore e vështirësojnë leximin e lirshëm.
11. LISSUS
Neper kodra të stolisuna me vneshta
Kû vilet àrit xhixhilloshin në dielli,
E, rrotull fushen tui kaditun, prilli
Edhè lulzote kur kish hîmun vjeshta;
Nder ullishta gjelbrore qi kah Kreshta
E terthotes të Merqîjës vîshin nji filli,
Kû Velja e rrëmbyeshme qi perket te qielli
Ambël me hyjzit mban kuvende te shpeshta,
Darsmore të Bahtit, t'Afërdites shkoshin,
Veshun me gunza e krahët e bardhë të shpervjelun,
Vashat e Ilirve me koshere në krye.
E ngrehshin valle dora-dora, e këndoshin
Kreshnikët e Ilirvet e anmiqt e ngelun:
Gadhnjyes Bardhyllin e Perdikën thye,
E pergjegjshin të mahnituna ndër mâje
E nepër lugje të grumullueme në hije
Të blijve të lulzuem, të lulishteve paskaje
Zânat e malit me nji kângë plot shije.
Me j' kângë qi fllade t'ambetuem nder plâje
Bishin të gjytetse, o kû ma nalt në shkambije,
Sogjetarë te patundshëm si murrâje,
Ruejshin Ilirsit per atdhè bâ flije.
E lundratari, kur per dèt kalote
N'at dritë të mallnjyshme qi shperdàate nata,
Ngrîhej e rrêmia permbì bark' e lëshote.
Ndalte e mahnitun at rrjedhë të prehtë si shpata
Vala e Drinit të madhnuem e "t'a gëzoj" thote
"Mâ së mbramit djalin qi ngiat deket pata".
Të falem, o Lesh, i lum për sà Madhnija
Shpërdau rreth teje miradina e hire,
E përdoroj me cen' e kujdes dija
E sâ mjeshtrave lulzuen në ket tok' Ilire.
Me rruga të drejta hijeshue, me shpija
Të nêlta si sukat qi të shikjojnë me smirë;
Me nërtesa t'ushtrîmeve kû fëmija
Vujshin, fatosat e nji kohës mâ të vshtirë.
E kqyrshe sqelen qi Sirakuzani
Ndertoi, e në dritë të venituna ti njifshe
Fytyren t'ânde me stolì të nji mbreti.
E lundra të hueja mbushë me rob qi bâni
Fitues Ilirsi, e, porsi fjetun, shifshe
Andrra fatosash, tui të perkundun deti
PATRIOTIKE
12. LISSUS - VAZHDIM
I lum për kështjellin qi mbi kodra ngrehej,
I pàlodhshem vigâ perkundra anmikut;
Kû hovi i të huejvet porsì qelqe thehej,
O si shkulmat e Drinit në frymë të denikut.
Kû shqypja ilire nepër ajr defrehej
Në gjiri të madhnueshem, e mje në breg të
Baltikut
Gadhnime të reja tui hartuemun, shgrehej
Prato vênde të pànjoftuna jetikut.
E fushët e sukat e ndërtesat të tuja,
Porsì grigjen barija i zgjuet, veshtote
Tui të pruemun das' e ndërlikime të hueja.
Por oh! mâ fort se kshtjellit hija të zhgote,
E prej hovit e resave të ndokuja
Me parzëm të hekurtë djelmenija të mprote.
Deh! ç'u perhap rreth maleve kushtrimi,
Qi ndër lugje mâ të mbshehuna persritte
Hova-hova tu' e shtue lehona, e thirrte
Kombin e Ilirve në fushatë nderimi.
Grishte prej mâjesh ku fillon agimi,
Kû vala e Drinit nepër lugje rrshitte,
Kû në borë t'amshueme bukurì pershndritte
Tui u zhdukun nën dèt qetas, prêndimi.
E i thirrshin nanat djelmnìs kreshnike,
E, dalë tui i prapun, krushqeve ju thoshin:
"Djelmt e Ilit", në kushtrim së bashkut vraponi:
Ecni me heshta, ecni me armë jetike,
Hova' ju kualve me at mënì qi të paret ju mësoshin
Per lulzimin e atdheut ju fton Agroni".
E u lëshuen si j' nieri të tanë. Si shprazen shinat
Rrmbyeshëm prej mâjesh nepër gryka e zbrisin
Bubulluesa teposhtë, e tui mbëlue dhènat,
Kësolla e ndertesa shpartallojnë e krisin:
O si lëshohen langojt kâmbë-shpejtë, nder brènat
E nêltë sà qiella të bregut të Tunës, e vrisnin
Per mbas drenave të frigueshem kur, krènat
Ngatrrue nder drriza tui dihatun jisin;
Ashtû kombet e Ilirve turra-turra
Ulen prej malesh fluturim pà e rrekë,
E presin rregjin grumullue nder curra,
E kur fatosi në patershanë tui prekë,
"Ç' detyrë" - tha - "kemi per atdhèn, o burra"?
Nji t'Ilirvet kje të gjegjunit: "Me dekë".
13. LISSUS - VAZHDIM
Jo kurr aq rrmbyeshëm nepër fusha rrodhi
Prej borës të maleve e frŷeme e prei stuhijet,
Rrotull tui ngrehun varg gjith farë baktijet,
E gjind e trèna qi nder shpija mbëloshi
Rrjedha shkumbues' e Drinit, porsì u hodhi,
Patërshanen nen dor' e zjerm prej mënijet,
Ushtrija e jonë mbas leprave Greqijet
Tui rroposun gjithshka perpara i ndodhi.
E flakë shkumuesa nepër shpija shkoshin,
E nepër dritë të tyne xhixhillim si shkëndija,
Patërshana të pergjakuna vetoshin.
E vàj e ankime per gjith anë granija,
Kur ahte e burrash e ulurima ushtoshin,
Nen tundrë të kualve tui i trusë Shqypnija.
Ktheni nder shpija, o djelm, sokola ktheni,
Me at dritë të shkelqyeshme qi ju suell trimnija;
Krahas me ju vjen nâmi e vjen lumnija
Qi perhapun gjith shekullit ja keni,
Me barkë t'ushtrueme per mbas prènash, eni
Me rrgjant ngarkuemun e mermerë e mija
lumësh e permêndesh qi ndërtoj Greqija,
E keqas gëzuejti deri sot Eleni.
Me brohorì ju pret per faqe të zbardhme
Nder sqele Iliri flamorët qi ndoqne
Zêmra të terhuzta nepër lamë nderimi.
E, timiam' e shêjte, i flijve timi
Perciell fatosat qi prei jetës u shkoqne
Tui i dhanë shpirtin atdheut e kohës pertardhme.
Këtû Amàzone ilire e bind natyret,
Fis i Hyjvet të Dodonës, Teuta mbretnote,
Kur Pinës ferishte, pvr hitì detyret,
Jeten mbretnore e rregjinìn e shtote,
E të nji mêndes kreshnike të gjitha zyret
Adrijatikut me kujdes ja trote,
E pà leje t'Ilirve, o 'j shêj pagtyret
Dètin shqyptàr i hueji s'e kalote.
E kur, ndërkrye per ushtrija e mndore
E mbretnìna të grabituna me dhune,
Ju turr Roma me e trembë me fjalë madhshtore,
Rrebtas e gjegji: "Jo mos prit shka lype".
E atëherna së parit kaperthyeshem xûne
Luftime e gjaqe Shqyptarët me shqype.
14. LISSUS - VAZHDIM
Por se fatmadhe, o Lesh, nji ditë do të mbërrîte
E mâ të lumin nder shokë bota do të thote,
Kur në nji kishë t'ande tempull të rij të përtrîte
Per lirimin e atdheut Shqypja kob-plote.
Si tallaze të peshtŷmuna do të vite
Prej fushës e malesh Shqyptarija, mote,
Të reja tui lypun per atdhè, të pershîte
Giûjas Permendsen qi mjet tejet vrote.
Atjè nanat shqyptare 'j ditë do të shkoshin
Me fëmijë per doret, e n'at zij qi paten,
Per atdhèn e vorfnuem do t'u betoshin.
Se ti do të shifshe, o Lesh, kur të delte shtegut
Të nji gjallimit kreshnik, e t'ulte shpaten,
E ti vorrin do të mbàjshe të Skanderbegut.
Porsì 'j luâ luftnave, kreshniku
U pshtet, molisun per atdhèn, e shgjeshi
Shpaten e mnèrshme qi pat frikë anmiku,
E nam t'amshueshem Shqyptarìs i reshi.
E prej sŷve n'at ças mbshehtas i piku
Nji lot ndër faqe, e, stolì qi s'zhdeshi,
Mbi kryq të përmbajtun, nder të dy duert kreshniku
Shqypen e ballit të mbramen her' e ndeshi.
Nuk e rrethuen fatosin n'ato të vshtira
Paranikët e Shqypnìs as djelmt e fisit,
Qi lumnì ju perftoj e dit mâ të lira.
Vetëm, si hije qi nper an' u ndrroshin,
Dalun prei fronesh të madhes fushë t'Elisit,
Fatosat e gjith kohnave lotoshin.
E nêlt prej qiellet fluturim qe zbritne
Tuba-tuba qiellorët, e nder duer kishin
Kryq e kunorë qi të dekunit i bishin,
E, si lterit të shugruem, prûjshëm ju avitne.
Pezull tu 'e bàjtun në shejtet duert e pritne,
E në hapsina të pàmatuna, kah ishin,
Fluturuene me têne e, kû vetë rrishin,
Së bashkut tuì kënduemun me nderim e njitne.
"Qe dishmuesin, o Zot", - këndoshin - "qi jeten
Per shejten fè, per Shqyptarìn e shkrini
E pà tundshme perherë shtyll' e mburoje.
Aj diq, o Zot, per mbas detyrës, por të shkreten
Atme ti rueja, qi dikuur pertrini,
Ti në qiell nder mprojsa të Shqyptarìs rreshtoje".
15. Koment - Lissus
Kjo pjesë është një ndër veprat e tij më kryesore.
Është e ndërtuar në bazë të tingëllimave, pra quhet sonet (4-4-3-3). Bashkë më Lirija
dhe Scodra, Ndre Mjeda arriti kulmin artistik. Në këto ka përdorur edhe
njëmbëdhjetërrokëshin.
Poezia patriotike merr hove të fuqishme në lirikat Lissus dhe Scodra. Kur lexojmë
pjesën, ne përfytyrojmë ilirët në Lezhë (Lissus; Lesh) si trima të mëdhenj. Krenaria e
paraardhësve tanë ilirë, pasqyrohen thellë me fuqi bindëse e sintetike në përgjigjen që
ata i japin Romës: Jo mos prit shka lype.
Në tingëllimat 10-12 shfaqet ndjenja e patriotizmit. Vdekja e Skënderbeut, edhe pse
s’është paraqitur në betejë, është paraqitur me madhështi.
Ndre Mjeda na çon në një botë fantastike, duke i dhënë kësaj pjese edhe patriotizmin .
Ai kërkon që të gjejë origjinën e ilirëve, por ai kërkon që edhe populli ynë të jetë sa më i
vjetër. Dhe, kjo e lidh me mendimin që një popull i lashtë duhet të jetë i lirë.
16. Scodra
O Tarabosh, i mnert, ndeja hyjnore,
Ku, e rrebt, rrufenat Fromboja farkote
E perzemruem’, gjyteteve mizore
Pshtjell’ me shtergata e bumbumllim’ i lshote
Andej mbi breshtat e mbi land’t pjellore
Qi rreze diellit për deshir s’pershkote
I soditshe gjarpnues neper fushore
Kulmin e Drinit me qeti kah shkote
E kuvendshe me te madhin e Ilirit
Ku t’lir si shqypet neper bjeshk, banoshin
Nipat e hyjvet ilirjak’ e t’robit
E n’at zemer u knaqshe pa fe kobit
E u knaqshit hyjzit qi tinzisht eshtoshin
Nper heshtime t’pamatuna t’ethirit
Prei krahinet ku i mujshem Labeati
Banon me shqype, e ku, perte, e Parthinit,
Kullot grigja e mrizon Autarijati,
Berret e lame neper ujra t’ Drinit:
Porsi cuna t’ nji shpis qe i fton i jati,
Avulluesa sinjoreve t’ Shkodrinit
Ju veshen Ilirsit me hiti, ku fati
I atmes ma t’lergum ja perkrahte fqinit.
E kndoshin çetat tui u zbrit, e ushtoshin
Fush’ e lugje t’ gjelbrueme e shena e prroje,
N’brohorije t’ushtris kur n’pun u lshoshin.
E ‘j popull i pa far’ rreth suket v’lote,
Porsi shemet e bletve neper zgjoje
Tui ngreh shka naten hyj mizuer do t’ rrxote.
O dishmitar i shekujve t’panjehun
Qi pershkove me sy gjind e ndohina
Si dhent blegtori kur, avit’ te trina,
Vezhgon vathin e vet e rri tu’ i njehun
Difto si motit, prej hyjnis i ngrehun
Per kto vënde lakmues e kto krahina
Rrani nder treve hijeshue n’çetina
E badra t’verdha me ata gjetht e prehun
Si nji popull me shpate i Armatisun
Ili fatbardh, Ili qi blegtoresha
Galateja perftoi e Polifemi
E kjene shkuesa prei Olimpit nisun
Bind fuqimadhi e Senton’ hyjnesha
E dasmor i gjith zotave polemi
Por qe prei shpellet, ku n’qeti banote
U çfaq tat’gjyshi Polifem, e drodhi
Rrotllen e synit qi mbi ball i ndodhi
Vetem, shkellxore porsi hana plote.
E i farmakuem prei mnijet terfullote
Si harusha per zogj, e nji shit’ zgjoshi
Nen maje t’madhit Tarabosh, e e hodhi
Kundra bindit damtuer qi kobe lshote
Fishklloi ajri per rreth, e bumbulluene
Rrethas permnershem malet, e, si zdapa,
Shkulmat e Drinit pezulli u çuene
E larg ushtonin lugjet e Peshtrikut
E, porsi t’shtueme prei fortun’s, permbrapa
Rrokolloheshin val’t e Adriatikut
PATRIOTIKE
17. Koment - Scodra
U botua së pari te “Kumbona e së Diellës” më 1939. Po këtë vit u botua si vëllim më
vete.
Kjo vepër i përkushtohet qytetit më të lashtë në Shqipëri, Shkodrës.
Kjo ka gjithsejt 11 tingëllima. Ajo nis nga një kohë shumë e lashtë nga paganizmi dhe
duke ardhur deri te miti i Rozafës.Edhe këtu kemi himnizimin mirëpo kësaj radhe
nëpërmjet legjendës.
Në poemë bëjnë pjesë hyjnitë Ilire dhe ato Greke, kemi ndeshjen e tyre përktësisht të
Kuqedrës greke dhe Polifemit ilir , ku ajo e para ëshë shkatërrues e çdo gjëje që gjenë
para ndërsa ai fundit pra Polifemi na paraqitet si mbrojtës i gjërave për të mos i
shkatërruar Kuqedra.Më në fund Polifemi mbytë kuqedrën dhe me gjakun e saj
përcakton kufijt e Shkodrës.
18. PATRIOTIZMI
Kur Mjeda nisi veprimtarinë e tij
letrare, Rilindja ndodhej në një fazë
ngritjeje. Shumë gjëra ato kohë i
dhanë një hov lëvizjes patriotike të
Rilindjes. Mjeda u lidh me këtë lëvizje
patriotike dhe letrare, siç e dëshmojnë
shkrimet e tij të para. Kjo duket te Vaji
i Bylbylit, një poemth patriotik, ku
bilbili simbolizon bilbilin shqiptar të
atyre kohëe, të mbyllur në kafaz nga
turqit.
19. VAJI I BYLBYLIT
Më 1887 Mjeda 21 vjeçar botoi "Vaji i bylbylit", një elegji që është njëkohësisht edhe
një këngë shprese. Në këtë poemth rinor, plot fluturime romantike, jepet dhembja
për fatin e kombit të robëruar dhe optimizmi për të ardhmen e tij.
Po shkrihet bora,
Dimni po shkon;
Bylbyl i vorfën,
Pse po gjimon?
Pushoi murlani
Me duhi t’vet;
Bylbyl i vorfën,
Çou mos rri shkret.
Gjith; fushët e malet
Blerim e mbëloj;
Livadhi e pema
Gjithkah lulzoj.
Ndër pyje e orgaja,
N’ma t’mirin vend,
Me rreze dielli
Po e gëzon gjith’kend.
E tuj gjimue
Shikon rreth e rreth
Nji prrue qi veret
Rrjedh nëpër gjeth.
A çil kafazi,
Bylbyl, flutro;
Ndër pyje e orgaja,
Bylbyl, shpejto.
Kerkush ma hovin
Atje s’ta pret,
Me zeher haejen
Kerkush s’ta qet.
Kafaz ke qiellin,
Epshin pengim,
E gjith ku t’rreshket
Shkon fluturim.
Nëpër lamije
Ke me gjet mel,
Për gjith’prendverën
Njajo buk t’del.
E kur t’zitë e di
Ndër prroje pi,
Te njato prroje
Qi ti vetë di.
Tash pa frigë çerdhen
E ban ndoj lis;
Nuk je si’i nieri
Qi nuk ka fis
E kur t’vin zhegu,
Kur dielli shkon,
Ti ke me këndue
Si ke zakon.
LIRIKA
20. VAJI I BYLBYLIT - VAZHDIM
Rreth e rreth gjindja
Me t’ndie rri;
Prej asi vendit
Dahen me zi.
A çilë kafazi,
Bylbyl, flutro;
Ndër pyje e ograja,
Bylbyl, shpejto.
Ndër tranfofille,
Ndër zamakë nga;
Ku qeshet kopshti,
Idhnim mos mba.
Po shkrihet bora,
Dimni po shkon;
Biylbyl i vorfën ,
Pse po gjimon?
21. Koment – Vaji i Bylbylit
Konflikti ndërmjet tij dhe urdhërit ku bënte pjesë, arriti në pikën më të lartë, pas dy
vjetësh, kur poeti i ri, që kishte mbaruar studimet dhe ishte dërguar të jepte mësim në
një shkollë të lartë fetare në Itali, detyrohet të largohet. Duke e ndier veten tashmë më
të lirë, ai iu kushtua me një zjarr të dyfishuar çështjes kombëtare dhe zhvilloi një
veprimtari të gjerë atdhetare e kulturore. Themeloi shoqërinë kulturore "Agimi". Mori
pjesë në një kongres gjuhësor lidhur me çështjë të shqipes në Hamburg. Ai shkroi për
mirditorët një memorandum, drejtuar përfaqësuesëve të fuqive të mëdha në Shkodër,
ku ankoheshin kundër qeverisë osmane. Poeti ngriti zërin me rastin e mbylljes së
shkollës së mesme shqipe në Korçë nëpërmjet një vjershe që është një kushtrim i hapur
etj. Kjo veprimtari nuk mund të mos i binte në sy qeverisë osmane, e cila më 1902 e
arrestoi poetin dhe gati sa nuk e internoi në Anadoll (ky rast i dhimbshëm i jetës së
Mjedës gjeti pasqyrimin poetik në poemthin "I tretuni").
22. LIRIKA
Në fondin e poezisë patriotike të
Mjedës, bëjnë pjesë edhe disa vjersha
lirike përmbledhur te Juvenilia dhe të
tjera, botuar gjetiu si Shqypes arbnore,
Andërr, Mahmut Pasha në Mal të Zi,
Vorri i Skanderbegut, Për një shkollë
shqype mbyllë prej Perandorisë
Otomane. Gjëja e përbashkët që bie në
sy në këto vjersha është urrejtja e
thellë për pushtuesin turk, nga njëra
anë, dhe, nga ana tjetër, besimi i
patundur i poetit për të ardhmen e
Shqipërisë. Ky besim shpërthen në një
vrull të papërmbajtshëm te njëra nga
vjershat më të fuqishme të Mjedës,
Për një shkollë shqype mbyllë prej
Perandorisë Otomane (Korçë, 1902).
23. GJUHA SHQYPE
Permbi zà qi leshon bylbyli
Gjuha shqype m’ shungullon
Permbi ere qi nep zymyli
Pa da zemren m’a ngushllon.
Nder komb’ tjere , nder dhena tjera
Ku e shkoj jeten tesh sa mot
Vec per ty m’rreh zèmra e mjera
E prej mallit derdhi lot.
Njikto gjuhe qi jam tui ndie
Jane te bukra me temel
Por prep kejo , si diell pa hije
per mue t’anave ju del.
Edhe zogu kerkon lisin
Mbi shpi t’arte ku rri me mbret
E shtegtari dishron fisin
Permbi vend qi s’asht i vet.
O Shqypni e mjera Shqypni
Plot me burra e trima plot
Ti’j dit’ishe , por lumnija
Qi ke pasun nuk à sot.
Nen njat toke qi t’a shkel kamba
Zan’ e t’mocmeve veshtro
Per bij t’tashem , porsi e ama
E t’korritunve, gjimo!
Nam e zà , qi kishe, t’treti
E vec turpi e marrja t’mbeloj
Per lumni vec kore t’mbeti
Qysh se fara e mire mbaroj.
Por gazmo nder gjith kto t’vshtira
Perse ende s’sharove kret
Dicka t’mbet nder ato t’mira
Mbas dymij e ma shume vjet.
T’ka mbet gjuha qi po ndihet
N’fush’ e n’mal qi ti zotnon
Gjith ‘ku hija e jote shtrihet
Ku shqyptari zàn’ e leshon.
Prei Tivarit e n’Preveze
Nji à gjuha e Kombi nji
Ku leshon dielli njato rreze
Qi vec tokae jote i di.
Ku n’breg t’Cemit rritet trimi
Me zbardhe, Shqype zanin tàand
E ku i drinit à bunimi
Qi shperndahet kand e kand.
Geg e Toske, malci, jallia
Jan nji komb m’u da s’duron
Fund e maje nji à Shqypnia
E nji gjuhe t’gjith na bashkon.
24. Gjuha Shqype - Vazhdim
Kjoft mallkue kush qet ngatrime
Nder kto vllazen shoq me shoq
Kush e dan me flek’ e shkrime
Ca natyra vet perpoq.
Kur nji burre u cue n Austri
E me sy gjithkund t’kerkoj
Gustav Meyer-i asht emni i tij
Emni i burrit qi t’madhnoj.
Porsi dielli tui flakue
Shperndan terin qi na mbelon
Njashtu Meyer-i tui kerkue
Kah ke dal po ta difton
Autori ne kete vjersh tregon per dashurine qe ka per gjuhen e vendit te tij ose gjuhen
meme. Ai e vecon gjuhen e tij ne krahasim me gjuhet e tjera. Dashuria per atedheun
dhe gjuhen tregohet shum qarte ne kete vjershe nga autori.Nje tjeter vecori e vendit
tone eshte se ky vend edhe pse ka vuajtur shum gjate pushtimeve ai e ka ruajtur me
shum fanatizem gjuhen e vendit te tij
25. I TRETUNI
Nuk kalon nji natë e n’andërr
porsi zgjandërr
e shof nanën këtu përbri;
me krye vjerrte, me lot për sy
rri tue shfry
njat idhnim që don me e gri
Ndejun m’duket prap te votra
ku me motra
n’dritë t’kandilit qepte e arnote
por njat gaz ka që i shndritte
kur goditte
petkat e djalit e shendote
Kqyr njat vend ku n’mbramje rrishe
kur nuk kishe
fije idhnimi nëpër ftyrë
e ngurron, si t’kenke gurit
e, pshtetë murit
lot’ i dalin rrkaje tuj kqyrë
“T’kishe dekë ma mirë, o i mjerë -
thotë sa herë, -
Afër nanës qe t’desh e t’ruejti;
t’kishe mbyllë me duer te mia
këtu te shpia
njata sy qe mordja shuejti
Afër vorrit tand nan-shkreta
porsi bleta
ishte sjellun tue gjimue
e n’at bar qe kishte qitë
për gjithë ditë
ndonji lule kish kerkue…”
…E mandej, si del nji krue
tue bumue
rreth e rreth prej brijes s’malit
rrkaj i ulen lot’ per rrudha
- Nuk asht udha
nanë, m’u idhnue per t’zeza t’djalit
Kur n’kët shekull n’drit’ e qite
kur e rrite
me njat mund qe nep hitia (kujdes i madh)
“Nji nanë tjetër, – thoshe, – ke,
bir n’kët dhe
nana jote a shqiptaria
Mend e zemër për të shkriji
e përtriji
nam e lavd kur t’i vijë dita”
Mbas fjalësh t’tua përherë shkova
e t’ndigjova:
shqiptarin’ nuk e korrita.
26. Koment – I tretuni
"I tretuni" dëshmon për një pjekuri më të madhe ideoartistike. Melankonia e "Vajit të
bylbylit" këtu është shndërruar në dhembje krenare, stoike, e cila shprehet më së miri
nëpërmjet paralelizmit me natyrën në shtrëngatë, që e hap poemthin.
Ky ka një subjekt të dhënë në forma lirike; fatin e një atdhetari shqiptar, të internuar
nga pushtuesit. Poeti do të ketë mendua se ky mund të kishte qenë edhe fati i tij. Në
këngën e parë që përshkruan ndarjen e të mërguarit me qytetin e lindjes, Shkodrën
dhe me atdheun, duken qartë elementët autobiografikë. Po Mjeda nuk mbeti në
shtjellimin e thjeshtë të një materiali jetësor; ai diti ta përgjithësojë e t'i japë vlerë
aktuale. Heroi i poemthit është një fshatar i varfër
27. TRINA
ANDRRA E JETES
Molla t’kputuna nji deget,
Dy qershija lidhe n’nji rrfane,
Ku fillojne kufijt e Geget,
Rrijne dy cika me nji nane.
Kreske e bre perzie me lisa
Rriten rrotull,me cetine,
Plepa t’but’ e qeparisa
Mbelojne e veshin at ledine.
S’ushton mali prej baktijet,
S’fryn murrlani me duhi;
Paq i kthellte prej Perendijet,
Paq prejnierit e qeti.
Gurra e lugut vec ushtonte
Si lahute me kenge kreshnike;
E nder peme bylbyli kendote
Valle darsmet e fisnike.
Ngreh,bylbyl, n’at hije valle,
Ushto, gurre trimneshe,n’shkambije;
Bulk i nates kungalle, qi talle
Neper gemba e per lamije,
Kendoni,kendoni. Vec prej stanit,
T’ardhmen Trina mbramje n’shpi,
Tui blegrue nji kij mbas zanit
T’deles nane keni me ndi.
Vec prei plehit gjel kokoti,
Me njat za qi s’ndrron kurr-here,
Ka me gjegje se a tui nderrue moti,
Se a tui cue nji tjetre ere.
U ndie nji za te shtegu:
Cice! Del se erdhi murgjina,
E mbrapa po vjen Trina
Me ‘j qingj te sykes ngryk.
28. TRINA - VAZHDIM
E duel me mjelce te burgu
Lokja, xuer vicin jashte,
E shega e lete, si kashte,
Tui kcyemun u berlyk.
U suell oborrit rrotull
Tu’ u hjedhe me bisht perpjete;
Deri sa plaka vete
Rrshane tu murgjina e coj.
Moli, tui kendue, lopen
Tui pritun vicin prore;
E tambli, bardh si bore,
Permbrenda mjecles ngufoj.
Mandej muer kijin pezull
E e vu me syken n’sane,
Sa cote tamblin ane
Zoga me xe do pak.
Muer edhe krande e cocla,
E Trinken muer per bri:
Ish lodhe: I dhimte nd’ije,
E kishte mollzat gjak.
Vuni do krande n’votre
E fryni n’zjerm qi ish ndale;
Thej pshesh me tambel vale,
E mbushi kupat plot.
Pshesha dhe kollomoqe
T’mire edhe per zotni
Kur don per rob e per shpi
Me I fal’i madhi Zot.
E hangri Zoga shishem,
Por Trina s’hangri gja,
As Lokja, qi ishte vra
Mbas cikes, nk hangri dot.
29. TRINA - VAZHDIM
Por tirte ndeje te votra,
Tui kqyre me zemer t plasun:
Tui nduk’at shllunge te rrasun
Ju mbushshin syt me lot.
Kur nji mbas nji prane zjetmit
U lodhne gjumit femija,
U cue e tdy si kija
Mbit’shtruemen I vendoj.
E tirte prepte votra
Pej tirte per xhulebleta
E I dukej keneta
Se ne shpella me dragoj
Tirshin dhe shtojzovallet
Tui luejte pa-mejun gishtat
Siellshin me pleq ferishtat
Noshta edhe femin e vet
E shkoj me I pa, tui pritun
Driten e pishes me dore:
Ngrykas si dy qiellore
Me krahe pa pulpa I gjet
30. Koment - Trina
Aty ku fillojne kufijte e Gegerise ne nje fshat, jetojne dy vajza me nje nene. Ato jane te
lidhura me t’emen ashtu si dy kokrra qershije te lidhura ne nje vesh , ato jane si dy molle
te keputuna nga nje dege. Dega nenkuptohet eshte e ema; qe I ka nxjerre ne jete. Ne
keto strofa perdoret shume metafora.
Keto vargje lidhen me nje bestytnite malesorve: Sipas ketij bestytnie, shtojzovallet kane
ne dore fatin e njerzve. Ato tjerrin penin e jetes se njerzve.Dhe neqoftese ky pe keputet
atehere ata vdesin. Te vihet re fillimi I menjehershem I kenges. Me pare Mjeda ka bere
vetem aluzione per semundjen e Trinkes.
31. ZOGA
Nper ograje po kendojne bylbylat
Si tu’u prralle me shoqi shojne;
Drandofilleve zymylat
T kandshem ere dhunti ju cojne
-E nalt n’qiell ma e bukur hana
Rreze t’paqta shkon tui shkri
Maje bjeshkve filllon zana
N’valle shoqeve m’u pri.
Lodhe prei vegesh prei rranjesh shpijet
Si u be nate, ndej Zoga n’votre
Ndej mu xe me dru dullijet
Qi kish ba neper mal, pa motre!
E kuvendte ma nane locen
Si pergjumshem,ndonji fjale
Deri sa bri votres gocen
E muer gjumi dal ka dale
Fjet bri votres: e kur shkendija
Shndritte at fetyr te patRAVEJE
Ejell prei qiellit ulet te shpija
Dukej faret fetyra e saje.
Here n’at gjume tui qeshun dukej
Si mu fale here doren cote
Here permallshem n’vedi strukej
E n’fytyre gjaku t’tan I velote
Ne keto vargje ka realizem ne figuren e Zoges. Ajo rritet, bie ne dashuri, martohet. E
largohet nga e ema ajo del nga I vorfni katund. Ketu ska egoizem. Eshte jeta qe ndjek
rrjedhen e saj dhe Zoga porsa e ka filluar jeten, ndersa Lokja po e mbaron. Dy rruge e dy
fate te ndryshme ne jete. Por lokja e Zoga sjane antagoniste. Mjeda si ve perballe Lokes
te bijen, Zogen. S’ia ve sepse s’e mohon. Ai madje e admiron, pikerisht per ate
stoicizmin e saj.
32. LOKJA
U shty vjeshta e krizantemi
Vetun vorreve lulzon
Lande e pyje gjithe sa kemi
Tue fry veri po i cungon
Ndrron prej dimnit landa veshen
E mban petk qe para pat
E n’ate muzg nji vegim heshtje
Lokes n’voter lehte iu qas
Permbi plaken krahet uli
Dhe n’gryke t’shuemen e shtrengoi
E buze te shpulpueme ne balle ia nguli
U ndal drita dhe ajo mbaroi
Autori ne kete vjershe pershkruan ambjentin ne te cilin ndodhet plaka duke nderruar jete . Natyra me ardhjen e
vjeshtes kishte marre ngjyra te erreta dhe era e kishte heqyr ate petk bukurie qe kishte pasur ai ambjent me perpara.
Ambjenti jashte ngjasonte shum edhe me ate qe po ndodhte brenda shtepise ku ndodhej nje plake e vetmuar qe po
nderronte jete. tregon per dashurine qe ka per gjuhen e vendit te tij ose gjuhen meme. Ai e vecon gjuhen e tij ne
krahasim me gjuhet e tjera. Dashuria per atedheun dhe gjuhen tregohet shum qarte ne kete vjershe nga autori.Nje
tjeter vecori e vendit tone eshte se ky vend edhe pse ka vuajtur shum gjate pushtimeve ai e ka ruajtur me shum
fanatizem gjuhen e vendit te tij
33. PRENDVERA
Jeni lodhë, dallëndysha t'shkreta,
Je molis'i ziu bylbyl;
Ah! pushoni n'streh'ku u gjeta,
Pusho n'kopshtë te njaj zymyl.
Mbi krahë t'uej prei dhenash tjera
Ju prendveren na pruet këtej;
Shlodhn' ju pra, dallëndysha t'mjera,
Rri, bylbyl, n'lulzim qi kthej.
Se qe'j prrue prei malit ulet
E t'tanë fushës ushqim i nep;
E nen borë po shperthejn' lulet
Porsi fëmië që zbulohen n'djep.
Fllad i let me vapë dashtnijet
Puthi pemen gemb për gemb;
U zgjue pema, e qe prei shijet
Buloj mbarë neper kopshtë tem.
Ndej' brië votres nieri myket:
Vrapo bulk, ku puna t'thrret;
Tui vrue fushen kau berlyket,
Lyp'm'u vue per lavrë t'vet.
Lloji I vargut: Jane vargje te shkurtra me rime
Strofat: Jane pese strofa me nga kater vargje
Rima: AB
Tema: Si cdo here pas nje dimri te ftohte e te acarte vjen pranvera mbushur me bukuri natyrore e me ardhjen e
pranveres gjallerohet gjithcka.
34. VERA
A zverdhe fusha, e nder grunore
Po velojne korracat porsi zogj;
Kendojne katuncat me malcore
Pa u kujtue si dielli I dogj.
Vec n’atare, porsi nji e tretun,
Zi ndka e n’ftyre terr
Korre nji cupe pa shoqventuet,
Me hie t’vet qi mbrapa e merr.
Tjera here ti vet’ treta
Korrshe, o bij’, me motra n’shend
Sivjet vetun tui korre t;gjeta
Pa nji motre, pa gazmend.
Kjan nji are qi muell nji dite
Perendija, e I dha shendet
U poq para e ka godite
E I ka bajte te shpija vet.
Lloji I vargut: Jane vargje te shkurtra me rime
Strofat: Jane kater strofa me nga kater vargje
Rima: AB
Tema: Sic e dime vera eshte stina me e nxehte e vitit dhe neve na nxihet lekura nga
ngrohtesia e rrezeve te diellit po ashtu vera na vjen me plot fruta te ndryshme
35. VJESHTA
Dhe ju po shkoni,
Bylbyla kshtu!
Po tretni k´ndynaj,
Dallndysha ju!
Dekën mendova
Se m´vjen kurdo;
Se m´leni vetun
S´mendova, jo.
Por, ma fort zemrën
Ma bren nji idhnim:
Çerdhet që i leni
Kujdesit t’im.
Ndoshta kur t´ktheni
Mue vorri m´mba.
E ju kërkoni
Çerdhen qi s´â!
Lloji I vargut: Jane vargje te shkurtra me rime
Strofat: Jane nga kater strofa me nga kater vargje
Rima: BA
Tema: Pas cdo gushti pervelues vjen vjeshta plot rreshje. E keshtu zogjte shtegtojne ne
vende te ngrohta per te gjetur strehim dhe ushqim. Autori shpreh hidherimin e tij se
zogjte lene folete e tyre dhe kur kthehen ato nuk gjenden aty per ta.
36. DIMNI
Neper fush e neper male
fryn murlani me stuhi
O murlan ti frymen ndale
Ndal ti akull mos me ngri
Mos m’a ngrini nji ket pik gjak
-Struku, struku i shkreti plak
Po del dimni me kose n’dore
Gjeth e bar i ka kosite
Qet balkoni pjalm e bore
E plak-shkreta tu merdhite
I thote vedit me za pak
Struku, struku, i shkreti plak.
Lloji I vargut: Jane vargje te shkurtra me rime
Strofat: Jane dy strofa me nga gjashte vargje
Rima: AB dhe AA
Tema: Sapo vjen dimri koha ftohet shume. Era fryn me te shpejte dhe merr me vete
gjithcka qe ka lene vjeshta.
37. MUSTAF PASHA NË BABUNË
E prane vallet nder male unjit
E ushtima e pushkave nder lugje mejti
Nder festa e t'kreme n'fushe n'malsi
Burrinimi u dejit
E djerr a toka krrut nder livadhe
Shkon kau ,e avllin qi del prei arave
Erton. e nepet per stine te madhe,
Per rreth t'kularve
Por m'zgjiedhe mberthye kularte pushojne
Vjerrun nen trena, e rri ngardh parmenda
E n'mal pa nieri berret firojne
O dridhen mbrenda
Vathit, ku unshem siellet ulkonja,
E rromon me kthetra dyert qi barija
dikur pertrini, sot hull e zonja
Pa burre te shpija
Mbas tejet Shqype burrat fluturune
Nder male t'jera , n'nji lugje t're
Gadhnjim o deken tuj lyp'u u leshuene
T'gjith per atdh
E luftojme rrebtas nen breshen plumbit
Qi karajfilet leshojne breshnat
Tkurren o shqype si rrjedha e lumut
Trima si zanat
E pasha ndenjun mbi thase tflorive
Nder valle jevgash n'lodre dudumash,
Tallet i knaqun prei zanit t'fqive,
Si qen mbas trumsh
O pjelle e keqe Odhuno kore
Qe shtojzovallet pa e dijt po kcejne
Me ty e zgerdhihen e'j kang mortore
Nen za shperthejne.
38. MUSTAF PASHA NË BABUNË
Ora e shqyptarit t'leshoj e fatosat
Qi ne lufte pa shkrepun ,shkrime n'marri,
Gjikim po lypin e theshem kosat
Shpirtna me mni,
Sjellin n'shpie t'ande. Qe Mehmet Begu,
Eshtna t'shpulpuemnun, mbi vorr tu cue,
dhun prei s'largut t'thote: "ktune a shtegu
Me fole me mue
Ktu t'prita c'mot:ktu do t'paqohet
Vaji i nji femnes qi n'mjerim leshova,
Pa faj shpyptari ktu do t'kjtohet
Ee hupes nuk shkova".
E prei gjith fushash bajnë valle t'menershme
Aret e livadhe qi'j dite grabite:
Sot vone ma t'rrebshem per faje t,hershme
Gjikimin prite .
E prei gjith fushash bajnë valle t'menershme
Aret e livadhe qi'j dite grabite:
Sot vone ma t'rrebshem per faje t,hershme
Gjikimin prite .
Del,mizuer, kendenaj,del; peri merzijet,
Zgaq i perbuzshem,Shqypnjja t'volli:
Ty shpina e detit, ty , vend robnijet
T'pret Anadolli.
39. Koment – Mustaf Pasha në Babunë
Duke u nisur nga një fakt historik, tradhtia e Mustafa Pashë Bushatlliut, poeti ka
tipizuar me forcë, duke e përshkruar "mbi thasë të florinjve, ndër valle jevgash"
figurën e feudalit të zvetënuar, anadollak, parazit, që është kurdoherë gati të bëjë flì
interesat e atdheut për të vetat. Vjersha merr kështu një kuptim të gjerë
përgjithësues, duke tingëlluar si akuzë e fuqishme kundër të ashtuquajturve
atdhetarë, përfaqësues të shtresave të larta, që përfitonin nga sakrificat e popullit.
Figurës së Mustafa Pashës poeti i kundërvë masën e fshatarësisë së ngriturnë këmbë
për mbrojtjen e atdheut, duke u bërë zëdhënës i urrejtjes së saj kundër feudalit
tradhtar.
40. I MBETUNI
Edhe shtaza po gazmohet,
Edhe bari mungullon;
N`shend natyra gjith po cohet,
Vec ti, i mjeri,po gjimon.
Kang`e valle tui bashkue
Shend prej gojet gjithkush qet;
Vec i vorfni tui dertue
Porsi i huej a n`gjinie t`vet.
Tui ankue per t`zeza t`veta
Per gjith dere tui lype kerset;
Per`te t`dhimtun kerkund s gjeta:
Porsi i huej a n`katund t`vet.
Lodh` e unshem,kur vjen nata,
N`prehen t`nanes me shkue kujton;
Edhe nana i diq e ngrata,
E kush t`vorfnin s`e ngushllon.
Bab`, oh!babe!sa here ndo`j trimit
Do me i thane tui derdhun lot;
Por per`tene a fjale trishtimit,
A nji fjale qe permend kot.
Per dhe t`vet dale n`ushtrie
Rrebte qendroi i jati e diq;
Sot i vorfni askund nji shpie,
Nji cope buk s e gjen nder miq.
Per dhe t`vet dale n`ushtrie
Rrebte qendroi i jati e diq;
Sot i vorfni askund nji shpie,
Nji cope buk s e gjen nder miq.
Ah!ti njome, o njome e mjera,
Dit` e nate qe po vajton:
Kund nder miq nuk t`cilet dera,
Kerkush vajin s t`a pajton.
Dit`e nate pa buk e shpie
Shkote i vorfni andej e kendej,
E prej t`pasunish zotnie
Nje fjale t`mire kerkush s ja kthej.
Ku ke baben me t`ndimue?
Ku ke nanen me derdhe lot?
Ty gjith robi t`ka harrue,
Kerkush s`do me t`dalun zot.
Tui rae bor, tui frye murrlani,
Mjet dy vorreve si`j lis,
Afer gropes qe vet`e bani,
Djali i vorfen u molis.
Afer nanes u shtrue me fjetun,
Afer babes kerkoi pushim;
Kurgja t`ngritin s ka me e gjetun,
T`xet e t`ftofte skan me pas ndrrim.
Me njata qe vec e doshin
Trupi i t`vocerrit pushoj;
E n`lumnie qe ata po gzoshin
Shpirti i njomes fluturoj.
41. Koment – I mbetuni
1 te gjithe jane te lumtur vec njeri esht vetmum
2 tan tu knu e tu vallzu fec i forni tu anku
3 tu anku per gjerat e keqija qi ka bere tu lype ne cdo dere por prap se prap asht ne vend vet
4 i lodhun e i uritur kur vjen nata , kujton femirin kur ka ken afer nanes por ajo nane i dic e kurkush se
ndihmon
5 babe t'kujtoj ty tu derdh lot por asht nji fjale qe permendi kot
6 per atshe tvet i jati doli ne lufte por dic , sot i varfri sot shpi nuk gjen e ner miq nji cope buk kush nuk
e gjen
7 ah mor ti qi dit e nat po vajton ne asnje mik nuk te hapet derae kerush vajin nuk ta ndakon dot
8 dite a nate rrugash i farfri andrj e kendej pret te pasunin por asnje fjale te mir kerkush sja thote
9 ke ke prinderit me tdihmu ,ty te gjithe te afermit t'kane harru e kerkush me te dalzot
10 ne ate te ftohte si nje peme midis dy vorreve te prinderve afer gropes qe vet e bani djali i shkrete u
varros
11 afernanes kerkoj me fjet,afer babes kerkoj pushim tani me asgje se gjen si i ftohti si i nxehti njesoj
jane
12 me njata qi e kan dasht trupipushoj e n'lumni qi ata po gezoshin shpirti i tij fluturoi.
Poezia eshte e shkruar me rime AB AB
42. Promovohet filmi dokumentar kushtuar Ndre Mjedës
Banorë të shumtë të bashkisë së Vaut të Dejës, kanë qënë pjesëmarrës të
një aktiviteti promovues të filmit dokumentar kushtuar Dom Ndre
Mjedës, i cili është realizuar nga grupi realizues, producent Dom Nikë
Ukgjini, me skenar të studiuesit të afërt në vite të Mjedës, Mentor Quku,
regjisorit Gjovalin Gjoni, si dhe të aktorit kryesor që luan Mjedën,
fotografit veteran shkodran Tonin Gega, i cili ka një ngjashmëri të
theksuar me Mjedën. Të pranishëm në këtë aktivitet të organizuar në
sallën e kulturës së Vaut të Dejës kanë qënë edhe drejtuesit e bashkisë së
këtij qyteti, intelektualë si dhe autoritete të tjera të kulturës dhe artit të
ardhur nga Shkodra dhe më gjërë. Në fjalën e tij të hapjes, producenti i
këtij dokumentari, Dom Nik Ukgjini, i cili përpos filmit dokumetar të Ndre
Mjedës është i njohur edhe për autorësinë edhe të pesë filmave të tjerë
dokumentarë tha se," ndjente kënaqësi që ai me grupin realizues arritën
të përfundojnë me sukses këtë dokumentar duke i dhënë mundësi
popullit shqiptar dhe më gjërë të kuptojnë më mirë se, kush ishte poeti
dhe kleriku Ndre Mjeda, të cilin e përjetësuan në një film dokumentar
kushtuar jetës dhe vepres së tij”.
43. Ekipi realizues i këtij dokumentari zgjodhi Vaun e Dejës për të bërë
promovimin e tij, edhe për faktin se poeti i njohur, krahas Shkodrës ku ai ka
lindur dhe është rritur, një pjesë të mirë të jetës së tij e ka kaluar edhe në
territorin e bashkisë së Vaut të Dejës, si në Mjedë dhe shumë fshatra për rreth
tij, por edhe në famullinë e Kuklit, ku ai ka shërbyer për disa vite. Sipas tij,
filmimet për realizimin e dokumentarit janë realizuar pikërisht në këto zona,
por njëkohësisht, një pjesë e tyre janë bërë të mundura të realizohen edhe
jashtë vendit, si në Chatenau des Alleux, pranë Lavalit në Francë, në Kraljevicë
të Dalmacisë ku ka përfunduar studimet filozofike, në Krakova të Polonisë, ku
përfundoi studimet teologjike etj. Për 42 minuta që përmbante edhe
minutazhi i këtij dukumentari, të pranishmit e shumtë e kanë ndjekur atë me
shumë interes, ndërkohë që organizatorët theksuan se ky film dokumetar,
shërben më së miri për transmetimin e ideve dhe vlerave kulturore atdhetare
dhe arsimore, tek brezat e rinj.