SlideShare a Scribd company logo
1 of 3
Ese Argumentuese 
Tema: Dhuna në Televizon 
Dhuna në vetvete mbetet një nga fenomenet më të të shëmtuara , paralizuese e që gjithnjë mban 
vulën e zezë për çdo shoqëri . Është bërë gati normale të dëgjojmë çdo ditë në edicionet e 
lajmeve kronikën e zezë ,e cila është bërë pjesë e rëndësishmë e këtyrë edicioneve ,si dhe debatet 
e shumta nëpër studiot televizive .Megjithatë mendoni për pak çaste sa e tmerrshme dhe e 
papranueshme është kur akte të tilla shpalosen dhe dalin në televizon në mes të ditës . 
Televizioni është mjeti më i përhapur i komunikimit publik. Televizioni ka rol të padiskutueshëm 
në formimin e opinioneve qytetare te të rriturit dhe ndikim shumë të rëndësishëm në ngjizjen e 
karakterit te fëmijët dhe adoleshentët . Ndjekja e televizionit mbetet mënyra kryesore e argëtimit 
për shumicën e shtresave tëpopullsisë. Është vërejtur se, në shoqërinë pasive të programeve që 
servirin transmetuesit televizivë, komuniteti harxhon sot rreth 30% të kohës së vet aktive. 
Sidomos te fëmijët,në kushtet e mungesës së formave të tjera të zbavitjes, veprimtaria kryesore e 
ditës mbetet ndjekja e programeve televizive, si në mënyrë individuale ashtu edhe kolektive, apo 
më saktë familjare. 
Sot programet televizive janë të shumëllojshme. Larmia e tyre ndryshon nga stacioni në stacion 
dhe nga ora në orë. Nga të gjithë pranohet me shqetësim “rreziku mediatik”,në lidhje me trysninë 
që shkakton televizioni kryesisht te fëmijët, nëpërmjet teprimit me skena dhune të pajustifikuar 
dhe pamjeve e sekuencave erotike të papërshtatshme për moshën. Nuk duhen lënë mënjanë edhe 
shqetësimet lidhur me elemente të tjera me efekte dëmtuese te të vegjlit, si p.sh. përdorimi i 
fjalorit vulgar dhe të tjera të ngjashme me këtë. Në një studim të KKRT-së për respektimin e 
normave etiko-morale nga transmentuesit tv,dilte se rreth 90% e të anketuarve mendonin se 
teprohet me dhunën dhe seksin në ekranet televizive .Komunikimi vulgar ,dhuna dhe skenat e 
tepruara erotike në ekranet tona përcillen edhe nga ato grupmosha ,që me ligj duhet të mbrohen 
prej tyre dhe si rrjedhim kërcënohet zhvillimi fizik , mendor dhe moral i fërmijëve . 
Ndërkaq një nga çështjet më shqetësuese në lidhje me këtë problem është padyshim mënyra se si 
dhuna e shfaqur në televizion përmes programeve apo reklamave ndikon në psikologjinë e një të 
mituri . Përzgjedhja e një të mituri nuk është e rastësishme për aq kohë sa ata mbeten një nga
grupet më të pambrojtura e që nuk kanë arritur maturimin e duhur të arsyetimit objektiv në lidhje 
me atë që është apo jo e përshtatëshme për tu parë prej tyre . Fëmijët që shohin së tepërmi skena 
dhune ,janë më tepër të prirur ta shohin dhunën si një mundësi për të zgjidhur problem e tyre .Po 
kështu është tepër e qartë mënyra se si një i mitur e portetizon heroin e tij . Nuk është e vështirë 
të imagjinosh një fëmijë duke imituar heroin e tij të preferuar në skena filmash të dhunshëm 
,qofshin këta të fundit edhe vizatimor . Jo pak hërë , skena të tilla provokojnë frikë , pasiguri dhe 
ankth tek të vegjëlit , të cilët shpesh kanë nevojën e një psikologu .Nga ana tjetër nuk janë të 
pakta rastet kur fëmijët shfrytëzohen nga emisionë të shumta si dëshmi e problemeve ekonomike 
e sociale me të cilat njëra apo tjetra familje përballet . 
Le të ndalemi në një program të suksesshëm, “Me zemër të hapur”, të transmetuar nga “News 
24”, në datën 21. 09. 2007. Aty trajtohet problemi i një familjeje të ndarë, në mes të saj qëndron 
një fëmijë i mitur, për të cilin kujdeset babai i tij. Në këtë emision, ku pretendohet të 
minimizohen disa probleme sociale e familjare, përdoret figura e fëmijës e pambrojtur nga 
opinioni publik. Fëmija, në një foto të zmadhuar nga i ati, përdoret në formë presioni psikologjik. 
Pothuajse në të gjitha mediat elektronike janë transmetuar pamjet e një të riu,teksa i vë flakën 
vetes në Parkun “Rinia”, në mes të Tiranës. Transmetimi i këtyrepamjeve makabre, ndikon 
negativisht te shikuesit, tepër negativisht tek fëmijëtdhe adoleshentët dhe janë vërtet tronditëse 
për familjarët e viktimës . 
Shpesh se cili nga ne dëgjon dhe informohet në lidhje me shifrat dhe shkallën e kriminalitetit në 
rritje apo të dhunës së ushtruar mes adoleshentëve në shkolla . Më së fundmi dëgjuam lajmin 
shokues kur një adoleshent qëlloi me armë për vdekje një bashkëmoshatar për motive banale .Siç 
mund ta shohim , shoqëria jonë shpesh si mënyra për të zgjidhur problemet e tyre preferonë 
dhunën ,e cila shkon deri aty sa merr edhe jetë të pafajshme . 
Po, është e vërtetë që prindërit kanë një rol tepër dominant në të gjithë këtë situatë me të cilën ne 
,familjet e shoqëria jonë përballet çdo ditë . Secili prej nesh do të mund të thoshte se fëmijët kanë 
prindër e ata kanë përgjegjësinë të kujdesen për mirëqënien e tyre fizike , morale e shoqërore që 
lidhet me problemin e shtruar më sipër . 
Por, unë do të thosha vijeni veten në pozitën e një prindi në ditët e sotme ,mendoni pak sa 
dinamike dhe e vrullëshme është bërë një ditë e zakonshme e tyre . Për tësiguruar një jetë më të 
mirë , e për të plotësuar nevojat që jeta familjare ose jo të kerkon me detyrimin më të madh për ti 
plotësuar ,ata shkojnë në punët e tyre me të cilat i lidh profesioni që në orët e para të mëngjesit
,për tu kthyer në orët e vona të mbasdites . E në qoftëse e mendon arrin ta kuptosh mjaft mirë se 
sa e vështirë është të kesh nën kontroll situatën e fëmijës tënd në çdo moment të ditës . Prandaj , 
do të doja të mos i gjykonim më shumë ata se sa institucionet kopetente ,që kanë 
përgjegjshmërinë për sigurinë fizike , morale e shoqërore të fëmijëve përpara ekranit të 
televizorit , e ku shpesh herë transmentojnë programe të papërshtatëshme për shkak të fitime 
më të mëdha ,shikueshmërisë më të lartë apo interesave të tjera të tyre . 
Të gjitha çështjet e trajtuara më sipër dëshmojnë se në median tonë elektronike, nuk zbatohen me 
përpikëri kërkesat e ligjit për respektimin e të drejtave të fëmijëve, rregullat dhe normat etike e 
morale, që shërbejnë për t’i mbrojtur ata nga rastet e keqpërdorimit të dhunës, të cënimit të 
personalitetit, të formimit e të edukimit të cunguar, me pasoja të rënda për sot, e sidomos për 
nesër.

More Related Content

Viewers also liked

Vepra Komedia Hyjnore. Dante Aligeri
Vepra Komedia Hyjnore. Dante AligeriVepra Komedia Hyjnore. Dante Aligeri
Vepra Komedia Hyjnore. Dante AligeriErgi Nushi
 
Barazia gjinore dhe diskriminimi
Barazia gjinore dhe diskriminimiBarazia gjinore dhe diskriminimi
Barazia gjinore dhe diskriminimielvakastrati
 
Ndotja e mjedisit dhe ndikimi i saj në biodiversitet
Ndotja e mjedisit dhe ndikimi i saj në biodiversitet Ndotja e mjedisit dhe ndikimi i saj në biodiversitet
Ndotja e mjedisit dhe ndikimi i saj në biodiversitet Darla Evangjeli
 
Teoria e strukturave sociale
Teoria e strukturave socialeTeoria e strukturave sociale
Teoria e strukturave socialeJana511
 
Shkenca e matematikes Biografi te matematikaneve te shquar
Shkenca e matematikes Biografi te matematikaneve te shquarShkenca e matematikes Biografi te matematikaneve te shquar
Shkenca e matematikes Biografi te matematikaneve te shquarDiana Lamaj
 
Efektiviteti i nderhyrjes se hershme te femijet me Sindromen Down
Efektiviteti i nderhyrjes se hershme te femijet me Sindromen DownEfektiviteti i nderhyrjes se hershme te femijet me Sindromen Down
Efektiviteti i nderhyrjes se hershme te femijet me Sindromen DownAnida Ago
 

Viewers also liked (16)

Ese
EseEse
Ese
 
Vepra Komedia Hyjnore. Dante Aligeri
Vepra Komedia Hyjnore. Dante AligeriVepra Komedia Hyjnore. Dante Aligeri
Vepra Komedia Hyjnore. Dante Aligeri
 
Ndotja e ujit
Ndotja e ujitNdotja e ujit
Ndotja e ujit
 
Vetevrasja
VetevrasjaVetevrasja
Vetevrasja
 
Barazia gjinore dhe diskriminimi
Barazia gjinore dhe diskriminimiBarazia gjinore dhe diskriminimi
Barazia gjinore dhe diskriminimi
 
Ndotja e mjedisit dhe ndikimi i saj në biodiversitet
Ndotja e mjedisit dhe ndikimi i saj në biodiversitet Ndotja e mjedisit dhe ndikimi i saj në biodiversitet
Ndotja e mjedisit dhe ndikimi i saj në biodiversitet
 
Aksidentet në rrugë
Aksidentet në rrugëAksidentet në rrugë
Aksidentet në rrugë
 
Alo 116 raport tematik dhuna tek femijet vajza ne shqiperi nentor 2013
Alo 116 raport tematik dhuna tek femijet vajza ne shqiperi nentor 2013Alo 116 raport tematik dhuna tek femijet vajza ne shqiperi nentor 2013
Alo 116 raport tematik dhuna tek femijet vajza ne shqiperi nentor 2013
 
Më shumë se TOP SECRET
Më shumë se TOP SECRETMë shumë se TOP SECRET
Më shumë se TOP SECRET
 
Në vorbullat e jetës
Në vorbullat e jetësNë vorbullat e jetës
Në vorbullat e jetës
 
Teoria e strukturave sociale
Teoria e strukturave socialeTeoria e strukturave sociale
Teoria e strukturave sociale
 
Alo 116 bullizmi, raport analitik janar qershor 2012
Alo 116 bullizmi, raport analitik janar qershor 2012Alo 116 bullizmi, raport analitik janar qershor 2012
Alo 116 bullizmi, raport analitik janar qershor 2012
 
Ese
EseEse
Ese
 
Shkenca e matematikes Biografi te matematikaneve te shquar
Shkenca e matematikes Biografi te matematikaneve te shquarShkenca e matematikes Biografi te matematikaneve te shquar
Shkenca e matematikes Biografi te matematikaneve te shquar
 
Citate per arsimin
Citate per arsimin Citate per arsimin
Citate per arsimin
 
Efektiviteti i nderhyrjes se hershme te femijet me Sindromen Down
Efektiviteti i nderhyrjes se hershme te femijet me Sindromen DownEfektiviteti i nderhyrjes se hershme te femijet me Sindromen Down
Efektiviteti i nderhyrjes se hershme te femijet me Sindromen Down
 

Ese argumentuese Dhuna ne televizion

  • 1. Ese Argumentuese Tema: Dhuna në Televizon Dhuna në vetvete mbetet një nga fenomenet më të të shëmtuara , paralizuese e që gjithnjë mban vulën e zezë për çdo shoqëri . Është bërë gati normale të dëgjojmë çdo ditë në edicionet e lajmeve kronikën e zezë ,e cila është bërë pjesë e rëndësishmë e këtyrë edicioneve ,si dhe debatet e shumta nëpër studiot televizive .Megjithatë mendoni për pak çaste sa e tmerrshme dhe e papranueshme është kur akte të tilla shpalosen dhe dalin në televizon në mes të ditës . Televizioni është mjeti më i përhapur i komunikimit publik. Televizioni ka rol të padiskutueshëm në formimin e opinioneve qytetare te të rriturit dhe ndikim shumë të rëndësishëm në ngjizjen e karakterit te fëmijët dhe adoleshentët . Ndjekja e televizionit mbetet mënyra kryesore e argëtimit për shumicën e shtresave tëpopullsisë. Është vërejtur se, në shoqërinë pasive të programeve që servirin transmetuesit televizivë, komuniteti harxhon sot rreth 30% të kohës së vet aktive. Sidomos te fëmijët,në kushtet e mungesës së formave të tjera të zbavitjes, veprimtaria kryesore e ditës mbetet ndjekja e programeve televizive, si në mënyrë individuale ashtu edhe kolektive, apo më saktë familjare. Sot programet televizive janë të shumëllojshme. Larmia e tyre ndryshon nga stacioni në stacion dhe nga ora në orë. Nga të gjithë pranohet me shqetësim “rreziku mediatik”,në lidhje me trysninë që shkakton televizioni kryesisht te fëmijët, nëpërmjet teprimit me skena dhune të pajustifikuar dhe pamjeve e sekuencave erotike të papërshtatshme për moshën. Nuk duhen lënë mënjanë edhe shqetësimet lidhur me elemente të tjera me efekte dëmtuese te të vegjlit, si p.sh. përdorimi i fjalorit vulgar dhe të tjera të ngjashme me këtë. Në një studim të KKRT-së për respektimin e normave etiko-morale nga transmentuesit tv,dilte se rreth 90% e të anketuarve mendonin se teprohet me dhunën dhe seksin në ekranet televizive .Komunikimi vulgar ,dhuna dhe skenat e tepruara erotike në ekranet tona përcillen edhe nga ato grupmosha ,që me ligj duhet të mbrohen prej tyre dhe si rrjedhim kërcënohet zhvillimi fizik , mendor dhe moral i fërmijëve . Ndërkaq një nga çështjet më shqetësuese në lidhje me këtë problem është padyshim mënyra se si dhuna e shfaqur në televizion përmes programeve apo reklamave ndikon në psikologjinë e një të mituri . Përzgjedhja e një të mituri nuk është e rastësishme për aq kohë sa ata mbeten një nga
  • 2. grupet më të pambrojtura e që nuk kanë arritur maturimin e duhur të arsyetimit objektiv në lidhje me atë që është apo jo e përshtatëshme për tu parë prej tyre . Fëmijët që shohin së tepërmi skena dhune ,janë më tepër të prirur ta shohin dhunën si një mundësi për të zgjidhur problem e tyre .Po kështu është tepër e qartë mënyra se si një i mitur e portetizon heroin e tij . Nuk është e vështirë të imagjinosh një fëmijë duke imituar heroin e tij të preferuar në skena filmash të dhunshëm ,qofshin këta të fundit edhe vizatimor . Jo pak hërë , skena të tilla provokojnë frikë , pasiguri dhe ankth tek të vegjëlit , të cilët shpesh kanë nevojën e një psikologu .Nga ana tjetër nuk janë të pakta rastet kur fëmijët shfrytëzohen nga emisionë të shumta si dëshmi e problemeve ekonomike e sociale me të cilat njëra apo tjetra familje përballet . Le të ndalemi në një program të suksesshëm, “Me zemër të hapur”, të transmetuar nga “News 24”, në datën 21. 09. 2007. Aty trajtohet problemi i një familjeje të ndarë, në mes të saj qëndron një fëmijë i mitur, për të cilin kujdeset babai i tij. Në këtë emision, ku pretendohet të minimizohen disa probleme sociale e familjare, përdoret figura e fëmijës e pambrojtur nga opinioni publik. Fëmija, në një foto të zmadhuar nga i ati, përdoret në formë presioni psikologjik. Pothuajse në të gjitha mediat elektronike janë transmetuar pamjet e një të riu,teksa i vë flakën vetes në Parkun “Rinia”, në mes të Tiranës. Transmetimi i këtyrepamjeve makabre, ndikon negativisht te shikuesit, tepër negativisht tek fëmijëtdhe adoleshentët dhe janë vërtet tronditëse për familjarët e viktimës . Shpesh se cili nga ne dëgjon dhe informohet në lidhje me shifrat dhe shkallën e kriminalitetit në rritje apo të dhunës së ushtruar mes adoleshentëve në shkolla . Më së fundmi dëgjuam lajmin shokues kur një adoleshent qëlloi me armë për vdekje një bashkëmoshatar për motive banale .Siç mund ta shohim , shoqëria jonë shpesh si mënyra për të zgjidhur problemet e tyre preferonë dhunën ,e cila shkon deri aty sa merr edhe jetë të pafajshme . Po, është e vërtetë që prindërit kanë një rol tepër dominant në të gjithë këtë situatë me të cilën ne ,familjet e shoqëria jonë përballet çdo ditë . Secili prej nesh do të mund të thoshte se fëmijët kanë prindër e ata kanë përgjegjësinë të kujdesen për mirëqënien e tyre fizike , morale e shoqërore që lidhet me problemin e shtruar më sipër . Por, unë do të thosha vijeni veten në pozitën e një prindi në ditët e sotme ,mendoni pak sa dinamike dhe e vrullëshme është bërë një ditë e zakonshme e tyre . Për tësiguruar një jetë më të mirë , e për të plotësuar nevojat që jeta familjare ose jo të kerkon me detyrimin më të madh për ti plotësuar ,ata shkojnë në punët e tyre me të cilat i lidh profesioni që në orët e para të mëngjesit
  • 3. ,për tu kthyer në orët e vona të mbasdites . E në qoftëse e mendon arrin ta kuptosh mjaft mirë se sa e vështirë është të kesh nën kontroll situatën e fëmijës tënd në çdo moment të ditës . Prandaj , do të doja të mos i gjykonim më shumë ata se sa institucionet kopetente ,që kanë përgjegjshmërinë për sigurinë fizike , morale e shoqërore të fëmijëve përpara ekranit të televizorit , e ku shpesh herë transmentojnë programe të papërshtatëshme për shkak të fitime më të mëdha ,shikueshmërisë më të lartë apo interesave të tjera të tyre . Të gjitha çështjet e trajtuara më sipër dëshmojnë se në median tonë elektronike, nuk zbatohen me përpikëri kërkesat e ligjit për respektimin e të drejtave të fëmijëve, rregullat dhe normat etike e morale, që shërbejnë për t’i mbrojtur ata nga rastet e keqpërdorimit të dhunës, të cënimit të personalitetit, të formimit e të edukimit të cunguar, me pasoja të rënda për sot, e sidomos për nesër.