SlideShare ist ein Scribd-Unternehmen logo
1 von 10
Mentori:
Mr.Sc. Lulzime Lutfiu-
Kadriu
Punoi:
Elmedina Qazimi
Tetovë,
Tetorë 2013
Përmbajtja
1. Hyrja………………………………………………………………………………………..3
2.Bashkëpunimu në mes shkollës dhe familjes……………………………………….…4
3. Fushat e veprimit dhe përgjegjësitë…………………………………………………….4
4. Përse duhet të bashkëpunojnë mësimëdhënësit dhe prindërit ……………………..5
5. Bashkëpunimi me prindër ……………………………………………………………….6
6. Aktivitetet e prindërve…………………………………………………………………….6
7. Kushtet e nevojshme për bashkëpunim me prindër………………………………….7
8. Çka e vështirëson bashkëpunimin me prindër?......................................................7
9.Disa mendime për mundësitë e fillimit të bashkëpunimit me prindër………………. 8
10. Përfundimi………………………………………………………………………………..9
11. Literatura…..……………………………………………………………………………10
2
Hyrje
Shkolla dhe familja përbëjnë dy faktorë të rëndësishëm në edukimin dhe arsimimin
e brezit të ri. Megjithë ndryshimet midis këtyre dy faktorëve të edukimit, duhet theksohet
se shkolla ka një rol të rëndësishëm në përgatitjen e familjes për edukimin e fëmijës, dhe
kjo është një karakteristikë e saj. Raporti që krijohet ndërmjet shkollës dhe familjes varet
nga shumë faktorë. Rëndësi të madhe ka motivi që konsiston në dëshirën dhe
gatishmërinë për bashkëpunim që është në favor të edukimit të brezit të ri.
Duke u nisur nga praktika shkollore por edhe nga trajtimet e ndryshme shkencore
pedagogjike, mund të thuhet se është e pamundur të zhvillohet dhe të realizohet puna
edukative-arsimore pa bashkëpunim aktiv të familjes dhe shkollës. Në këtë funksion
logjika dhe arsyet e bashkëpunimit të shkollës me familjen shihen si unitet të
veprimtarisë praktike për qëllime të njëjta. Ky bashkëpunim duhet të mbështetet mbi baza
të disa objektivave reale dhe funksionale si që janë: nevoja për bashkëpunim, format për
bashkëpunim, format për arsimim pedagogjik të prindërve, masa për përmirësimin e
kushteve për punë në shkollë, masa për përmirësimin e suksesit të nxënësve.
Shikuar në këtë kontest raporti i shkollës dhe familjes është i kushtëzuar
reciprokisht dhe ky raport ka rëndësi parësore për afirmimin e shkollës.Në të vërtetë ky
raport implikon që familja me ndihmën e veprimtarisë edukative – arsimore të
pedagogjizohet,kurse ndikimi i familjes mbi shkollën reflektohet në shoqërimin e
familjes me shkollën.Bashkëpunimi në mes të shkollës dhe familjes do të jetë më i
frytshëm dhe do të garantojë sukses më të lartë nëse këto dy faktorë do të kuptojnë
pozitat e tyre si partnerë të barabartë në këmbimin e informatave dhe përvojave. Në të
njëjtën linjë duhet të jetë edhe bashkëpunimi i shkollës me bashkësinë e
prindërve.Shkolla i saktëson objektivat e aktiviteteve të përbashkëta. Gjat punës me
prindërit duhet pasur parasysh edhe vështirësitë me të cilat mund të ballafaqohemi si dhe
gjetjen e aktiviteteve dhe veprimeve të cilat do t`i tejkalojnë pengesat në këtë drejtim.Në
ktë drejtim duhet të studjohen edhe përvojat e shkollave euro-perëndimore.
 bashkëpunimi në mes shkollës dhe familjes do të thotë këmbim i informatave
dhe përvojave
 fushat e bashkëpunimit-përgjegjësitë,
 përse duhet bashkëpunuar?
 bashkëpunimi me prindër,
 kushtet e nevojshme për bashkëpunim,
 çka e vështirëson bashkëpunimin
 disa mendime për mundësitë e fillimit të bashkëpunimit,
 këshilla për të zhvilluar një bashkëpunim institucional,
 këshilli i prindërve.
Me këtë punim do të mundohemi që të paraqesim disa aktivitete me të cilat
mendojmë se mund të ndikojnë në bashkëpunimin e ngusht të shkollës më familjen.Më
poshtë do të paraqesim disa pyetje të cilat janë të trajtuara. Bashkëpunimi në mes të
shkollës dhe familjes duhet të organizohet në mënyrë që ai të jetë permanent dhe serioz.
Ky bashkëpunim nuk duhet të lejohet që të trajtohet si çështje vullneti dhe gadishmërie e
shkollës mësuesve dhe e prindërve. 1
1
http://www.naimfrasheri.org-Qasje të reja për bashkëpunim në mes të shkollës dhe familjes
3
Bashkëpunimi në mes familjes shkollës
Që nga momenti i shkuarjes së fëmijëve në shkollë, në mes të prindërve dhe
shkollës krijohet një lidhje reciproke e afatizuar (derisa fëmijët të shkojnë në shkollë,
d.m.th. deri në mbarim të shkollimit). Që nga ai moment njohja me njëri tjetrin dhe
informimi reciprok bëhen të domosdoshme. Në këtë kontekst fëmija bëhet urë lidhëse në
mes të këtyre dy faktorëve. Prindërit duan të dijnë se cili apo cila është mësuesi e djalit
apo vajzës së tyre. Mësuesit gjithashtu duan të dijnë se cilët janë prindërit e nxënësit.
Nevoja e prindërve për të ditur më shumë për përbërjen e klasës, për orarin e mësimit, për
shkollën etj. bëhet gjithnjë e më e theksuar, kurse pretendimi i shkollës për ti mbështetur
si duhet dhe sa duhet nxënësit e tyre i detyron ata që të grumbullojnë informata për
personalitetin e nxënësit, kushtet sociale etj. Për këtë qëllim, mësimdhënësit në fillim të
vitit shkollor organizojnë mbledhje prindore dhe i njoftojnë prindërit me qëllimet
kryesore të programit mësimor, tekstet mësimore dhe format e punës duke vënë theks të
veçantë në rëndësinë e bashkëpunimit, i ftojnë prindërit për bashkëpunim të ndërsjellë.
Çka do të thotë bashkëpunim?
Bashkëpunim në mes prindërve dhe shkollës do të thotë këmbim i
informatave dhe përvojave
Në këtë bashkëpunim që të dyja palët do të duhej të bisedojnë, ta dëgjojnë njëri-
tjetrin, ta njohin njëri-tjetrin dhe t’i kuptojnë e mbështesin synimet e njëri-tjetrit. Në
fushën e bashkëpunimit në mes të prindërve dhe mësuesve - shkollës me rëndësi të
madhe është njohja dhe respektimi i detyrimeve, të drejtave dhe të kompetencave të njëri-
tjetrit, gjegjësisht mospërzierja në kompetencat të njëri-tjetrit.
4
Përse duhet të bashkëpunojnë mësimdhënësit me prindërit ?
Prindërit dhe mësimdhënësit duhet të bashkëpunojnë për atë se:
- edhe prindërit edhe mësuesit pretendojnë dhe mundohen që fëmijët, gegjësisht
nxënësit e tyre t’i edukojnë dhe aftësojnë që të bëhen të zellshëm, të ndërgjegjshëm,
të aftë e të pavarur në jetë.
- prindërit dhe mësuesit edhe pse kanë përgjegjësi të ndryshme, edhe pse kryejnë
detyra të ndryshme, duhet ta mbështetsin njëri-tjetrin që t’i arrijnë qëllimet e
caktuara.
- shkolla përveç arsimimit të nxënësve, u ndihmon dhe i përkrah prindërit në edukimin
e fëmijëve të tyre.
- mësuesit për arritjen e qëllimeve edukativo-arsimore kanë nevojë për përkrahjen e
prindërve.
- me bashkëpunim të ndërsjellë ndihmohet integrimi i fëmijës në shkollë.
- fëmija duke ndjerë besimin në mes të prindërve dhe mësuesve lirohet nga konflikti i
lojalitetit.
- mësuesit dhe prindërit duke biseduar e bashkëpunuar, në marrëveshje reciproke i
shfrytëzojnë mundësitë për zhvillimin harmonik të personalitetit të nxënësit.
- si rezultat i bashkëpunimit të mirë edhe suksesi i nxënësve do të jetë më i mirë.
- si rezultat i bashkëpunimit të mirë që të tre faktorët do të jenë të kënaqur.
Bashkëpunimi i mirëfilltë në mes të prindërve dhe mësimdhënësve krijon vetëbesim
dhe besim të ndërsjellë te njëri-tjetri, vetëpërgjegjësi dhe përgjegjësi ndaj njëri-tjetrit,
respekt, tolerancë dhe mirëkuptim ndaj njëri-tjetrit, gatishmëri për zgjidhje të favorshme
për palët dhe kompromis Përmes bashkëpunimit shkolla- arsimtarët dhe prindërit arrijnë
ta flakin frikën, pasigurinë dhe paragjykimet ndaj njëri-tjetrit. Përmes bashkëpunimit,
mësimdhënësit dhe prindërit arrijnë të jenë më objektiv në vlerësim e situatave, në
vlerësimin e të arriturave të nxënësve etj. Duke bashkëpunuar me njëri tjetrin
5
mësimdhënësit dhe prindërit shtojnë komeptencën e tyre sociale dhe profesionale dhe
kontribuojnë në procesin e zhvillimit dhe përparimit të arsimit.2
Me rëndësi: Prindërit duhet ta perceptojnë dhe vlerësojnë veten si faktorë,
gjegjësisht persona të pazëvendësueshëm, sepse nga ana fëmijëve të tyre perceptohen dhe
vlerësohen si të tillë (më të rëndësishëm, më të dashur etj.). Mësuesit gjithashtu duhet ta
perceptojnë dhe vlerësojnë veten ekspertë, por jo të pazëvendësueshëm. Që të dy faktorët
suksesin e punës së tyre edukativo-arsimore duhet ta shohin në bashkëpunim të
ndërsjellë. Bashkëpunimi në mes të prindërve dhe mësuseve nuk duhet të trajtohet si
çështje vullneti dhe gatishmërie e mësuesve dhe prindërve të motivuar për bashkëpunim,
por si pjesë integrale e punës institucionale.
Bashkëpunimi me prindër
Format e ndryshme te bashkëpunimit me prindërit
 Fillimi
- një festë
- një projekt
- një lojë
- një pyetësor etj.
 Mbrëmje informative
 Aktivitete të përbashkëta të shkollës dhe të prindërve
 Arsimimi i prindërve
- Këshilli i prindërve Bashkëpunimi me prindërit
 Njohja
 Shkëmbimi i informacioneve
 Ruajtja e kontakteve
 Shfrytëzimi i dyanshëm i resurseve
Aktivitetet e prindërve
 Bashkëpunimi në ndonjë projekt
 Bashkëpunimi në ditët për vizita të prindërve
 Përkujdesja për detyrat e shtëpisë
 Organizimi i ditës së parë të shkollës
 Referate
 Festa me rastin e përfundimit të vitit shkollor
 Organizimi i mbrëmjeve me prindër
 Organizimi i mbledhjeve vjetore të prindërve
 Bashkëpjesëmarrja në aktivitetet sportive
 Përcjellja në rast ekskursionesh/ udhëtimesh shkollore
 Vizita në shkollë gjatë një jave / apo mëngjesi
 Grupet punuese për probleme aktuale
 Përpunimi i informacioneve
 Ndihma në përkujdesjen ndaj të rinjve me probleme të ndryshme
 Projekte, p.sh.: Shkolla përkrah shëndetin e nxënësve
 Bashkëpunimi për çështje publike
 Përpunimi i broshurave shkollore
 Fletë informative për prindër
2
Xh. Beluli,pedagog në Sh. F. „ Naim Frashëri“ Tetovë ( konsultime nga praktika shkollore ).
6
 Përgatitja e zgjedhjeve për zgjedhjen e përfaqësuesve nga ana e prindërve
 Sigurimi i rrugës për në shkollë
 Rregullimi i oborrit të shkollës etj.
Kushtet e nevojshme për bashkëpunimin me prindër
 Marrëveshje të qarta
 Ndarje të qarta të detyrave
 Kulturë e hapur dhe tolerante gjatë bisedave
 Bashkëpunim i vërtetë në mes të mësuesve dhe prindërve
 Grupi udhëheqet prej prindërve dhe dëshirohet një punë eficiente dhe me synime
të qarta
 Mbledhjet mbahen me një rend dite si dhe mbahet një proçesverbal
 Shkëmbim i rregullt i informacioneve prindër- arsimtarë
 Bashkëpunim konstruktiv
 Respekt i dyanshëm
 Kultura e komunikimit dhe e kritikës janë të domosdoshme
 Arsimtarët dhe prindërit janë të kënaqur me konceptin e përfaqësimit përmes
njerëzve të zgjedhur dhe nga kjo del një bashkëpunim plot besim
 Vlerësim i punës
 Këshillimi i prindërve dhe i arsimtarëve në fushën e bashkëpunimit
 Besim i ndërsjellë
 Akceptimi i grupit të prindërve
 Bashkëpunimi i prindërve është eficient vetëm nëse prapa tij qëndron deri diku
një profesionalizëm
 Bashkëpunimi i prindërve duhet të mbetet autonom
 Prindërit duhet që ta marrin me shumë seriozitet detyrën e tyre të edukatorit të
fëmijëve
Çka e vështirëson bashkëpunimin me prindërit
 Problemet e komunikimit
 Grupet e mëdha të prindërve
 Mbledhje kaotike
 Skepticizmi nga të dyja palët
 Frika nga përzierja në kompetenca
 Ndërrimi i shpeshtë i përfaqësuesve të prindërve
 Ngarkesa me punë e arsimtarëve dhe prindërve
 Definimi i pamjaftueshëm i kompetencave
 Rezistenca ndaj së resë
 Përvoja të këqija të arsimtarëve me prindërit
 Mendime të ndryshme për një qëllim të përbashkët
 Grupi i prindërve nuk merret seriozisht me bashkëpunimin
 Interesimi i vogël i prindërve
 Parashikime të gabuara
 Mungesa e përkrahjes financiare 3
3
Xh. Beluli,pedagog në Sh. F. „ Naim Frashëri“ Tetovë ( konsultime nga praktika shkollore ).
7
Disa mendime për mundësitë e fillimit të bashkëpunimit me prindër
 Të aktivizohen organizatat e prindërve që veç më ekzistojnë
 Të bëhen marrëveshje të qarta
 Të krijohen struktura të qarta
 Të punohet në grupe të vogla
 Të përpunohen informacione të përgjithshme për kuptimin dhe qëllimin e
bashkëpunimit me prindër
 Të rregullohen kompetencat dhe fushat e detyrave
 Të hartohet plan vjetor transparent
 Të zhvillohet propagandë
 Të kemi durim dhe besim në njëri tjetrin
 Të informohet personeli arsimor dhe drejtoria e shkollës
 Të përpunohet një koncept i përbashkët bashkëpunimi në mes të arsimtarëve dhe
prindërve
 Të zhvillohet politikë e kujdesshme informative
 Të kemi tolerancë
 Të bashkëpunohet së paku një vit
 Të bëhet një punë e kujdesshme paraprake
 Të merren persona kompetent nga ana e prindërve dhe arsimtarëve
 Koncepti për bashkëpunimin me prinder duhet të jetë i gatshëm dhe t`u shpërndahet
personave që bashkëpunojnë
 Të fillohet (të mos pritet gjatë)
Këshilli i prindërve
Këshilli i prindërve është organ që i bashkon prindërit e nxënësve të një shkolle. Ai
është një hallkë tjetër në mes nxënësve, arsimtarëve dhe udhëheqësisë së shkollës që
dëshiron të kontribuojë për t’i njohur zhvillimet, problemet dhe të bashkëveprojë për
zgjidhjen e tyre. Këshilli i prindërve është i hapur për iniciativa dhe për kritikë. Komentet
shqyrtohen dhe propozimet për zgjidhje të ndryshme përpunohen në grupe projektuese,
pastaj i dërgohen drejtorisë së shkollës. Këshilli i prindërve nuk ka ndikim në planin
mësimor, në format mësimore ose në mënyrën se si e bëjnë vlerësimin e nxënësve
arsimtarët.Kjo është në kompetencat e drejtorisë së shkollës dhe të Byros për Zhvillimin e
Arsimit. Megjithatë këshilli i prindërve mund të diskutojë rreth këtyre temave dhe të
ofrojë këshilla konstruktive. Shkolla jonë ka përvojë shumë të mirë në këtë drejtim. Kjo
mund të vërtetohet edhe me aktivitetet dhe punët të cilat janë kryer në shkollën tonë gjtë
tërë kohës sa ekziston shkolla. Këshilli i përindërve në shkollë punon sipas programës
vjetore të cilën e sjell vetë këshilli.
Përfundimi
8
Shkolla është organizatë me funksion specifik. Ajo ka për qëllim dhe detyrë të planifikojë
aktivitete që do të sjellin rezultate dhe sukses të lartë. Kjo do të thotë se qëllimi parësor
është suksesi i nxënësve.Niveli i këtyre rezultateve determinohet edhe nga faktorë të
mjedisit ku shkolla e zhvillon aktivitetin e saj. Me bashkëpunim kuptojmë partneritetin e
barabartë në këtë rast të shkollës dhe familjes. Ky bashkëpunim ka për qëllim arritjen e
susesit sa më të lartë në mësim,por ngërthenedhe tema dhe pyetje të tjera me rëndësi për
të dy palët.Në vazhdim do të paraqes konkluza të cilat drejtori i shkollës duhet t`i ketë
parasysh gjat bashkëpunimit me prindër.
1. Bashkëpunimi i shkollës dhe familjes është një çështje kyçe për zhvillimin e një
shkolle të mirë.Për bashkëpunim të tillë përgjegjës janë të gjithë personat kryesorë:
arsimtarët, nxënësit, drejtori, prindërit, shërbimi pedagogjik,administrata e
shkollës,etj.
2. Shkolla dhe familja janë të detyruar të bashkëpunojnë, sepse ata e kuptojnë rëndësinë
e bashkëpunimit. Ata e kuptojnë pozitën e tyre dhe e perceptojnë veten si faktorë të
barabartë në biseda. Obligimet dhe detyrat i kryejnë në bashkëpunim dhe respektim të
barabartë, duke mos u përzier në kompetencat e shkollës.
3. Bashkëpunimi i shkollës dhe familjes nuk duhet të trajtohet si çështje vullneti dhe
gadishmërie e mësuesve dhe prindërve të motivuar për bashkëpunim, por si pjesë
integrale e punës intucionale ku në qendër qëndron mirëqenia e fëmijës.
4. Familja më shumë duhet të fokusohet në detyrat edukative, kurse shkolla në detyrat
arsimore dhe sociale.
- familja- e drejta dhe detyrimi për: përkujdesje, edukim, shpenzime të jetës, arsimin
dhe përparësi në fushat : religjion, politikë, etikë, moral dhe vlerat personale.
Shkolla në këto fusha duhet ta akceptojë përparësinë e familjes dhe nuk guxon të
ndikojë në mënyrë të njëanëshme dhe dozë të tepruar mbi nxënësit.
- shkolla ka detyrim në: dhënien e njohurive dhe zhvillimin e shkathtësive, përkrahje
familjeve në edukimin e fëmijëve.
- Shkolla ka përparësi në fushat: mënyra e mësimdhënies,metodat e mësimdhënies
dhe zgjedhjen e temave sipas planprogramës mësimore
Familja duhet ta akceptojë përparësinë e shkollës-mësuesit në fushën e mësimdhënies
dhe lirinë në zgjedhjen e metodave në bazë të planit mësimor.
5. Familja e informon shkollën për aspekte familjare të cilat kanë ndikim në shkollë.
Shkolla e informon familjen mbi ndodhitë kryesore në raport me mësimin dhe
shkollën. Familja përkrahin shkollën në fushën e saj. Shkolla përkrah familjen në
fushën e tyre. Bashkëpunimi i mirëfilltë në mes shkollës dhe familjes krijon
vetëbesim dhe besim të ndërsjellë te njëri – tjetri, vetëpërgjegjësi dhe përgjegjësi ndaj
njëri tjetrit, respekt, tolerancë, mirëkuptim dhe gatishmëri për zgjidhje të favorshme
për palët dhe kompromis
Literatura
9
1. Gj. Kasapi, Pedagogjia Shkollore (Shkup, 2006)
2. John D. Shkolla dhe shoqëria ( përkthim shqip Plejad Tiranë 2003 ).
3.Xh. Beluli,pedagog në Sh. F. „ Naim Frashëri“ Tetovë ( konsultime nga praktika
shkollore ).
10

Weitere ähnliche Inhalte

Was ist angesagt?

Te drejtat dhe lirit e individit
Te drejtat dhe lirit e individit  Te drejtat dhe lirit e individit
Te drejtat dhe lirit e individit Egi Zenelaj
 
Sociologjia - SlideShare
Sociologjia - SlideShareSociologjia - SlideShare
Sociologjia - SlideShareDoniza Maliqi
 
Metodat e Hulumtimit Shkencor kollekiumi 2
Metodat e Hulumtimit Shkencor kollekiumi 2Metodat e Hulumtimit Shkencor kollekiumi 2
Metodat e Hulumtimit Shkencor kollekiumi 2ZuhdiHajzeri
 
Historia E Shtetit Dhe Së Drejtës
Historia E Shtetit Dhe Së DrejtësHistoria E Shtetit Dhe Së Drejtës
Historia E Shtetit Dhe Së DrejtësRefik Mustafa
 
Komunizmi ne shqiperi
Komunizmi ne shqiperiKomunizmi ne shqiperi
Komunizmi ne shqiperiElton Gjoka
 
Pyetësor për matjen e BULIZMIT ne shkolle
Pyetësor për matjen e BULIZMIT  ne shkolle Pyetësor për matjen e BULIZMIT  ne shkolle
Pyetësor për matjen e BULIZMIT ne shkolle Anida Ago
 
Metodologjia kerkimore shkencore, prof. dr. Ali Jakupi
Metodologjia kerkimore shkencore, prof. dr. Ali JakupiMetodologjia kerkimore shkencore, prof. dr. Ali Jakupi
Metodologjia kerkimore shkencore, prof. dr. Ali JakupiMenaxherat
 
Shqiperia dhe Bashkimi Europian
Shqiperia dhe Bashkimi EuropianShqiperia dhe Bashkimi Europian
Shqiperia dhe Bashkimi Europianolinuhi
 
Leter motivimi
Leter motivimi Leter motivimi
Leter motivimi Anida Ago
 
Dialektet e gjuhes shqipe dhe rendesia e tyre
Dialektet e gjuhes shqipe dhe rendesia e tyreDialektet e gjuhes shqipe dhe rendesia e tyre
Dialektet e gjuhes shqipe dhe rendesia e tyreKlevi Hoxha
 
Tema : Studim Rasti nxenes ne paaftesi ne te nxene
Tema :  Studim Rasti  nxenes ne paaftesi ne te nxene Tema :  Studim Rasti  nxenes ne paaftesi ne te nxene
Tema : Studim Rasti nxenes ne paaftesi ne te nxene #MesueseAurela Elezaj
 
Metodologjia e Hulumtimeve
Metodologjia e Hulumtimeve Metodologjia e Hulumtimeve
Metodologjia e Hulumtimeve Fitore ZEQIRI
 
Komunizmi ne Shqiperi
Komunizmi ne ShqiperiKomunizmi ne Shqiperi
Komunizmi ne ShqiperiDenis Lezo
 
METODOLOGJIA E MËSIMDHËNIES BASHKËKOHORE
METODOLOGJIA E MËSIMDHËNIES BASHKËKOHOREMETODOLOGJIA E MËSIMDHËNIES BASHKËKOHORE
METODOLOGJIA E MËSIMDHËNIES BASHKËKOHORE#MesueseAurela Elezaj
 
Struktura për hartimin e planit edukativ
Struktura për hartimin e planit edukativStruktura për hartimin e planit edukativ
Struktura për hartimin e planit edukativ#MesueseAurela Elezaj
 

Was ist angesagt? (20)

Bulizmi ne shkolle...!!!!
Bulizmi ne shkolle...!!!!Bulizmi ne shkolle...!!!!
Bulizmi ne shkolle...!!!!
 
Arsimi ne kohen e komunizmit
Arsimi ne kohen e komunizmitArsimi ne kohen e komunizmit
Arsimi ne kohen e komunizmit
 
Te drejtat dhe lirit e individit
Te drejtat dhe lirit e individit  Te drejtat dhe lirit e individit
Te drejtat dhe lirit e individit
 
E Drejta e Punës
E Drejta e PunësE Drejta e Punës
E Drejta e Punës
 
Sociologjia - SlideShare
Sociologjia - SlideShareSociologjia - SlideShare
Sociologjia - SlideShare
 
Metodat e Hulumtimit Shkencor kollekiumi 2
Metodat e Hulumtimit Shkencor kollekiumi 2Metodat e Hulumtimit Shkencor kollekiumi 2
Metodat e Hulumtimit Shkencor kollekiumi 2
 
Historia E Shtetit Dhe Së Drejtës
Historia E Shtetit Dhe Së DrejtësHistoria E Shtetit Dhe Së Drejtës
Historia E Shtetit Dhe Së Drejtës
 
Komunizmi ne shqiperi
Komunizmi ne shqiperiKomunizmi ne shqiperi
Komunizmi ne shqiperi
 
Pyetësor për matjen e BULIZMIT ne shkolle
Pyetësor për matjen e BULIZMIT  ne shkolle Pyetësor për matjen e BULIZMIT  ne shkolle
Pyetësor për matjen e BULIZMIT ne shkolle
 
Metodologjia kerkimore shkencore, prof. dr. Ali Jakupi
Metodologjia kerkimore shkencore, prof. dr. Ali JakupiMetodologjia kerkimore shkencore, prof. dr. Ali Jakupi
Metodologjia kerkimore shkencore, prof. dr. Ali Jakupi
 
Shqiperia dhe Bashkimi Europian
Shqiperia dhe Bashkimi EuropianShqiperia dhe Bashkimi Europian
Shqiperia dhe Bashkimi Europian
 
Leter motivimi
Leter motivimi Leter motivimi
Leter motivimi
 
Dialektet e gjuhes shqipe dhe rendesia e tyre
Dialektet e gjuhes shqipe dhe rendesia e tyreDialektet e gjuhes shqipe dhe rendesia e tyre
Dialektet e gjuhes shqipe dhe rendesia e tyre
 
Tema : Studim Rasti nxenes ne paaftesi ne te nxene
Tema :  Studim Rasti  nxenes ne paaftesi ne te nxene Tema :  Studim Rasti  nxenes ne paaftesi ne te nxene
Tema : Studim Rasti nxenes ne paaftesi ne te nxene
 
Burimet e Se Drejtes
Burimet e Se DrejtesBurimet e Se Drejtes
Burimet e Se Drejtes
 
Metodologjia e Hulumtimeve
Metodologjia e Hulumtimeve Metodologjia e Hulumtimeve
Metodologjia e Hulumtimeve
 
Komunizmi ne Shqiperi
Komunizmi ne ShqiperiKomunizmi ne Shqiperi
Komunizmi ne Shqiperi
 
METODOLOGJIA E MËSIMDHËNIES BASHKËKOHORE
METODOLOGJIA E MËSIMDHËNIES BASHKËKOHOREMETODOLOGJIA E MËSIMDHËNIES BASHKËKOHORE
METODOLOGJIA E MËSIMDHËNIES BASHKËKOHORE
 
Mjedisi
MjedisiMjedisi
Mjedisi
 
Struktura për hartimin e planit edukativ
Struktura për hartimin e planit edukativStruktura për hartimin e planit edukativ
Struktura për hartimin e planit edukativ
 

Ähnlich wie Punim seminarik

Portfolio nga Gentrit Kastrati
Portfolio nga Gentrit KastratiPortfolio nga Gentrit Kastrati
Portfolio nga Gentrit KastratiGentrit Kastrati
 
Portfolio nga gentrit kastrati
Portfolio nga gentrit kastratiPortfolio nga gentrit kastrati
Portfolio nga gentrit kastratiGentrit Kastrati
 
Policy brief al._pdf
Policy brief al._pdfPolicy brief al._pdf
Policy brief al._pdfBetim Ismajli
 
kl.III planifikim vjetor per bashkepunim me prinderit
kl.III planifikim vjetor per bashkepunim me prinderit kl.III planifikim vjetor per bashkepunim me prinderit
kl.III planifikim vjetor per bashkepunim me prinderit Zekirja Latifi
 
Gazeta e shkolles A.Z.CAJUPI
Gazeta e shkolles A.Z.CAJUPIGazeta e shkolles A.Z.CAJUPI
Gazeta e shkolles A.Z.CAJUPIMirsad
 
Gazetaeshkolles 140620062158-phpapp02
Gazetaeshkolles 140620062158-phpapp02Gazetaeshkolles 140620062158-phpapp02
Gazetaeshkolles 140620062158-phpapp02Arsela Vata
 
Drejtori si lider pedagogjik
Drejtori si lider pedagogjikDrejtori si lider pedagogjik
Drejtori si lider pedagogjikEdlira Ekmekciu
 
UDHËZUES PËR KRIJIMIN DHE FUNKSIONIMIN E QEVERISË SË NXËNËSVE
UDHËZUES PËR KRIJIMIN DHE FUNKSIONIMIN E QEVERISË SË  NXËNËSVEUDHËZUES PËR KRIJIMIN DHE FUNKSIONIMIN E QEVERISË SË  NXËNËSVE
UDHËZUES PËR KRIJIMIN DHE FUNKSIONIMIN E QEVERISË SË NXËNËSVEALB-AID Kukes
 
Shkolla dhe komuniteti dy sisteme të ndërvarura - Reflektim
Shkolla dhe komuniteti dy sisteme të ndërvarura - ReflektimShkolla dhe komuniteti dy sisteme të ndërvarura - Reflektim
Shkolla dhe komuniteti dy sisteme të ndërvarura - ReflektimAlush Kryeziu
 
Psikologji shkollore liber
Psikologji shkollore liberPsikologji shkollore liber
Psikologji shkollore liberLeonard Carcani
 
Psikologji shkollore liber
Psikologji shkollore liberPsikologji shkollore liber
Psikologji shkollore liberLeonard Carcani
 
Met ndervepruese mesimin_mat
Met ndervepruese mesimin_matMet ndervepruese mesimin_mat
Met ndervepruese mesimin_matSeadin Xhaferi
 
NJË SHKOLLË MIQËSORE PËR TË GJITHË....SHKOLLË KOMUNITARE
NJË SHKOLLË MIQËSORE PËR TË GJITHË....SHKOLLË KOMUNITARENJË SHKOLLË MIQËSORE PËR TË GJITHË....SHKOLLË KOMUNITARE
NJË SHKOLLË MIQËSORE PËR TË GJITHË....SHKOLLË KOMUNITARE#MesueseAurela Elezaj
 
Udhërrëfyes:Roli i prindërve në parandalimin dhe përbaljen me dhunën në shkola
Udhërrëfyes:Roli i prindërve në parandalimin dhe përbaljen me  dhunën në shkolaUdhërrëfyes:Roli i prindërve në parandalimin dhe përbaljen me  dhunën në shkola
Udhërrëfyes:Roli i prindërve në parandalimin dhe përbaljen me dhunën në shkolaFirst Children's Embassy in the World
 
Vizita studimore në skoci
Vizita studimore në skociVizita studimore në skoci
Vizita studimore në skociAlush Kryeziu
 
Rregullore e brendeshme e shkolles
Rregullore e brendeshme e shkollesRregullore e brendeshme e shkolles
Rregullore e brendeshme e shkollesEimeraj
 

Ähnlich wie Punim seminarik (20)

Portfolio nga Gentrit Kastrati
Portfolio nga Gentrit KastratiPortfolio nga Gentrit Kastrati
Portfolio nga Gentrit Kastrati
 
Portfolio nga gentrit kastrati
Portfolio nga gentrit kastratiPortfolio nga gentrit kastrati
Portfolio nga gentrit kastrati
 
Policy brief al._pdf
Policy brief al._pdfPolicy brief al._pdf
Policy brief al._pdf
 
ESE
ESEESE
ESE
 
kl.III planifikim vjetor per bashkepunim me prinderit
kl.III planifikim vjetor per bashkepunim me prinderit kl.III planifikim vjetor per bashkepunim me prinderit
kl.III planifikim vjetor per bashkepunim me prinderit
 
Tik
TikTik
Tik
 
Gazeta e shkolles A.Z.CAJUPI
Gazeta e shkolles A.Z.CAJUPIGazeta e shkolles A.Z.CAJUPI
Gazeta e shkolles A.Z.CAJUPI
 
Gazetaeshkolles 140620062158-phpapp02
Gazetaeshkolles 140620062158-phpapp02Gazetaeshkolles 140620062158-phpapp02
Gazetaeshkolles 140620062158-phpapp02
 
Gazeta e shkolles
Gazeta e shkollesGazeta e shkolles
Gazeta e shkolles
 
Drejtori si lider pedagogjik
Drejtori si lider pedagogjikDrejtori si lider pedagogjik
Drejtori si lider pedagogjik
 
UDHËZUES PËR KRIJIMIN DHE FUNKSIONIMIN E QEVERISË SË NXËNËSVE
UDHËZUES PËR KRIJIMIN DHE FUNKSIONIMIN E QEVERISË SË  NXËNËSVEUDHËZUES PËR KRIJIMIN DHE FUNKSIONIMIN E QEVERISË SË  NXËNËSVE
UDHËZUES PËR KRIJIMIN DHE FUNKSIONIMIN E QEVERISË SË NXËNËSVE
 
Shkolla dhe komuniteti dy sisteme të ndërvarura - Reflektim
Shkolla dhe komuniteti dy sisteme të ndërvarura - ReflektimShkolla dhe komuniteti dy sisteme të ndërvarura - Reflektim
Shkolla dhe komuniteti dy sisteme të ndërvarura - Reflektim
 
Psikologji shkollore liber
Psikologji shkollore liberPsikologji shkollore liber
Psikologji shkollore liber
 
Psikologji shkollore liber
Psikologji shkollore liberPsikologji shkollore liber
Psikologji shkollore liber
 
Met ndervepruese mesimin_mat
Met ndervepruese mesimin_matMet ndervepruese mesimin_mat
Met ndervepruese mesimin_mat
 
Ese
EseEse
Ese
 
NJË SHKOLLË MIQËSORE PËR TË GJITHË....SHKOLLË KOMUNITARE
NJË SHKOLLË MIQËSORE PËR TË GJITHË....SHKOLLË KOMUNITARENJË SHKOLLË MIQËSORE PËR TË GJITHË....SHKOLLË KOMUNITARE
NJË SHKOLLË MIQËSORE PËR TË GJITHË....SHKOLLË KOMUNITARE
 
Udhërrëfyes:Roli i prindërve në parandalimin dhe përbaljen me dhunën në shkola
Udhërrëfyes:Roli i prindërve në parandalimin dhe përbaljen me  dhunën në shkolaUdhërrëfyes:Roli i prindërve në parandalimin dhe përbaljen me  dhunën në shkola
Udhërrëfyes:Roli i prindërve në parandalimin dhe përbaljen me dhunën në shkola
 
Vizita studimore në skoci
Vizita studimore në skociVizita studimore në skoci
Vizita studimore në skoci
 
Rregullore e brendeshme e shkolles
Rregullore e brendeshme e shkollesRregullore e brendeshme e shkolles
Rregullore e brendeshme e shkolles
 

Mehr von Ramiz Ilazi

Punim seminarik-2
Punim seminarik-2Punim seminarik-2
Punim seminarik-2Ramiz Ilazi
 
Figurat simetriko qendrore ramiz_iljazi
Figurat simetriko qendrore ramiz_iljaziFigurat simetriko qendrore ramiz_iljazi
Figurat simetriko qendrore ramiz_iljaziRamiz Ilazi
 
Thyesat te shenuarit_dhe_leximi
Thyesat te shenuarit_dhe_leximiThyesat te shenuarit_dhe_leximi
Thyesat te shenuarit_dhe_leximiRamiz Ilazi
 
Kuizi 2014 per 7 mars
Kuizi 2014 per 7 marsKuizi 2014 per 7 mars
Kuizi 2014 per 7 marsRamiz Ilazi
 
Testi i arritshmerise 2014
Testi i arritshmerise 2014Testi i arritshmerise 2014
Testi i arritshmerise 2014Ramiz Ilazi
 
Indicet e ngjajshmërisë të trekëndëshave
Indicet e ngjajshmërisë të trekëndëshaveIndicet e ngjajshmërisë të trekëndëshave
Indicet e ngjajshmërisë të trekëndëshaveRamiz Ilazi
 
45 katrori dhe rrënja katrore
45 katrori dhe rrënja katrore45 katrori dhe rrënja katrore
45 katrori dhe rrënja katroreRamiz Ilazi
 
Diagonalet e shumekendeshit
Diagonalet e shumekendeshitDiagonalet e shumekendeshit
Diagonalet e shumekendeshitRamiz Ilazi
 
Bukurite e matematikes
Bukurite e matematikesBukurite e matematikes
Bukurite e matematikesRamiz Ilazi
 

Mehr von Ramiz Ilazi (10)

Punim seminarik-2
Punim seminarik-2Punim seminarik-2
Punim seminarik-2
 
Figurat simetriko qendrore ramiz_iljazi
Figurat simetriko qendrore ramiz_iljaziFigurat simetriko qendrore ramiz_iljazi
Figurat simetriko qendrore ramiz_iljazi
 
Thyesat te shenuarit_dhe_leximi
Thyesat te shenuarit_dhe_leximiThyesat te shenuarit_dhe_leximi
Thyesat te shenuarit_dhe_leximi
 
Kuizi 2014 per 7 mars
Kuizi 2014 per 7 marsKuizi 2014 per 7 mars
Kuizi 2014 per 7 mars
 
Testi i arritshmerise 2014
Testi i arritshmerise 2014Testi i arritshmerise 2014
Testi i arritshmerise 2014
 
Kuizi thyesat
Kuizi thyesatKuizi thyesat
Kuizi thyesat
 
Indicet e ngjajshmërisë të trekëndëshave
Indicet e ngjajshmërisë të trekëndëshaveIndicet e ngjajshmërisë të trekëndëshave
Indicet e ngjajshmërisë të trekëndëshave
 
45 katrori dhe rrënja katrore
45 katrori dhe rrënja katrore45 katrori dhe rrënja katrore
45 katrori dhe rrënja katrore
 
Diagonalet e shumekendeshit
Diagonalet e shumekendeshitDiagonalet e shumekendeshit
Diagonalet e shumekendeshit
 
Bukurite e matematikes
Bukurite e matematikesBukurite e matematikes
Bukurite e matematikes
 

Punim seminarik

  • 2. Përmbajtja 1. Hyrja………………………………………………………………………………………..3 2.Bashkëpunimu në mes shkollës dhe familjes……………………………………….…4 3. Fushat e veprimit dhe përgjegjësitë…………………………………………………….4 4. Përse duhet të bashkëpunojnë mësimëdhënësit dhe prindërit ……………………..5 5. Bashkëpunimi me prindër ……………………………………………………………….6 6. Aktivitetet e prindërve…………………………………………………………………….6 7. Kushtet e nevojshme për bashkëpunim me prindër………………………………….7 8. Çka e vështirëson bashkëpunimin me prindër?......................................................7 9.Disa mendime për mundësitë e fillimit të bashkëpunimit me prindër………………. 8 10. Përfundimi………………………………………………………………………………..9 11. Literatura…..……………………………………………………………………………10 2
  • 3. Hyrje Shkolla dhe familja përbëjnë dy faktorë të rëndësishëm në edukimin dhe arsimimin e brezit të ri. Megjithë ndryshimet midis këtyre dy faktorëve të edukimit, duhet theksohet se shkolla ka një rol të rëndësishëm në përgatitjen e familjes për edukimin e fëmijës, dhe kjo është një karakteristikë e saj. Raporti që krijohet ndërmjet shkollës dhe familjes varet nga shumë faktorë. Rëndësi të madhe ka motivi që konsiston në dëshirën dhe gatishmërinë për bashkëpunim që është në favor të edukimit të brezit të ri. Duke u nisur nga praktika shkollore por edhe nga trajtimet e ndryshme shkencore pedagogjike, mund të thuhet se është e pamundur të zhvillohet dhe të realizohet puna edukative-arsimore pa bashkëpunim aktiv të familjes dhe shkollës. Në këtë funksion logjika dhe arsyet e bashkëpunimit të shkollës me familjen shihen si unitet të veprimtarisë praktike për qëllime të njëjta. Ky bashkëpunim duhet të mbështetet mbi baza të disa objektivave reale dhe funksionale si që janë: nevoja për bashkëpunim, format për bashkëpunim, format për arsimim pedagogjik të prindërve, masa për përmirësimin e kushteve për punë në shkollë, masa për përmirësimin e suksesit të nxënësve. Shikuar në këtë kontest raporti i shkollës dhe familjes është i kushtëzuar reciprokisht dhe ky raport ka rëndësi parësore për afirmimin e shkollës.Në të vërtetë ky raport implikon që familja me ndihmën e veprimtarisë edukative – arsimore të pedagogjizohet,kurse ndikimi i familjes mbi shkollën reflektohet në shoqërimin e familjes me shkollën.Bashkëpunimi në mes të shkollës dhe familjes do të jetë më i frytshëm dhe do të garantojë sukses më të lartë nëse këto dy faktorë do të kuptojnë pozitat e tyre si partnerë të barabartë në këmbimin e informatave dhe përvojave. Në të njëjtën linjë duhet të jetë edhe bashkëpunimi i shkollës me bashkësinë e prindërve.Shkolla i saktëson objektivat e aktiviteteve të përbashkëta. Gjat punës me prindërit duhet pasur parasysh edhe vështirësitë me të cilat mund të ballafaqohemi si dhe gjetjen e aktiviteteve dhe veprimeve të cilat do t`i tejkalojnë pengesat në këtë drejtim.Në ktë drejtim duhet të studjohen edhe përvojat e shkollave euro-perëndimore.  bashkëpunimi në mes shkollës dhe familjes do të thotë këmbim i informatave dhe përvojave  fushat e bashkëpunimit-përgjegjësitë,  përse duhet bashkëpunuar?  bashkëpunimi me prindër,  kushtet e nevojshme për bashkëpunim,  çka e vështirëson bashkëpunimin  disa mendime për mundësitë e fillimit të bashkëpunimit,  këshilla për të zhvilluar një bashkëpunim institucional,  këshilli i prindërve. Me këtë punim do të mundohemi që të paraqesim disa aktivitete me të cilat mendojmë se mund të ndikojnë në bashkëpunimin e ngusht të shkollës më familjen.Më poshtë do të paraqesim disa pyetje të cilat janë të trajtuara. Bashkëpunimi në mes të shkollës dhe familjes duhet të organizohet në mënyrë që ai të jetë permanent dhe serioz. Ky bashkëpunim nuk duhet të lejohet që të trajtohet si çështje vullneti dhe gadishmërie e shkollës mësuesve dhe e prindërve. 1 1 http://www.naimfrasheri.org-Qasje të reja për bashkëpunim në mes të shkollës dhe familjes 3
  • 4. Bashkëpunimi në mes familjes shkollës Që nga momenti i shkuarjes së fëmijëve në shkollë, në mes të prindërve dhe shkollës krijohet një lidhje reciproke e afatizuar (derisa fëmijët të shkojnë në shkollë, d.m.th. deri në mbarim të shkollimit). Që nga ai moment njohja me njëri tjetrin dhe informimi reciprok bëhen të domosdoshme. Në këtë kontekst fëmija bëhet urë lidhëse në mes të këtyre dy faktorëve. Prindërit duan të dijnë se cili apo cila është mësuesi e djalit apo vajzës së tyre. Mësuesit gjithashtu duan të dijnë se cilët janë prindërit e nxënësit. Nevoja e prindërve për të ditur më shumë për përbërjen e klasës, për orarin e mësimit, për shkollën etj. bëhet gjithnjë e më e theksuar, kurse pretendimi i shkollës për ti mbështetur si duhet dhe sa duhet nxënësit e tyre i detyron ata që të grumbullojnë informata për personalitetin e nxënësit, kushtet sociale etj. Për këtë qëllim, mësimdhënësit në fillim të vitit shkollor organizojnë mbledhje prindore dhe i njoftojnë prindërit me qëllimet kryesore të programit mësimor, tekstet mësimore dhe format e punës duke vënë theks të veçantë në rëndësinë e bashkëpunimit, i ftojnë prindërit për bashkëpunim të ndërsjellë. Çka do të thotë bashkëpunim? Bashkëpunim në mes prindërve dhe shkollës do të thotë këmbim i informatave dhe përvojave Në këtë bashkëpunim që të dyja palët do të duhej të bisedojnë, ta dëgjojnë njëri- tjetrin, ta njohin njëri-tjetrin dhe t’i kuptojnë e mbështesin synimet e njëri-tjetrit. Në fushën e bashkëpunimit në mes të prindërve dhe mësuesve - shkollës me rëndësi të madhe është njohja dhe respektimi i detyrimeve, të drejtave dhe të kompetencave të njëri- tjetrit, gjegjësisht mospërzierja në kompetencat të njëri-tjetrit. 4
  • 5. Përse duhet të bashkëpunojnë mësimdhënësit me prindërit ? Prindërit dhe mësimdhënësit duhet të bashkëpunojnë për atë se: - edhe prindërit edhe mësuesit pretendojnë dhe mundohen që fëmijët, gegjësisht nxënësit e tyre t’i edukojnë dhe aftësojnë që të bëhen të zellshëm, të ndërgjegjshëm, të aftë e të pavarur në jetë. - prindërit dhe mësuesit edhe pse kanë përgjegjësi të ndryshme, edhe pse kryejnë detyra të ndryshme, duhet ta mbështetsin njëri-tjetrin që t’i arrijnë qëllimet e caktuara. - shkolla përveç arsimimit të nxënësve, u ndihmon dhe i përkrah prindërit në edukimin e fëmijëve të tyre. - mësuesit për arritjen e qëllimeve edukativo-arsimore kanë nevojë për përkrahjen e prindërve. - me bashkëpunim të ndërsjellë ndihmohet integrimi i fëmijës në shkollë. - fëmija duke ndjerë besimin në mes të prindërve dhe mësuesve lirohet nga konflikti i lojalitetit. - mësuesit dhe prindërit duke biseduar e bashkëpunuar, në marrëveshje reciproke i shfrytëzojnë mundësitë për zhvillimin harmonik të personalitetit të nxënësit. - si rezultat i bashkëpunimit të mirë edhe suksesi i nxënësve do të jetë më i mirë. - si rezultat i bashkëpunimit të mirë që të tre faktorët do të jenë të kënaqur. Bashkëpunimi i mirëfilltë në mes të prindërve dhe mësimdhënësve krijon vetëbesim dhe besim të ndërsjellë te njëri-tjetri, vetëpërgjegjësi dhe përgjegjësi ndaj njëri-tjetrit, respekt, tolerancë dhe mirëkuptim ndaj njëri-tjetrit, gatishmëri për zgjidhje të favorshme për palët dhe kompromis Përmes bashkëpunimit shkolla- arsimtarët dhe prindërit arrijnë ta flakin frikën, pasigurinë dhe paragjykimet ndaj njëri-tjetrit. Përmes bashkëpunimit, mësimdhënësit dhe prindërit arrijnë të jenë më objektiv në vlerësim e situatave, në vlerësimin e të arriturave të nxënësve etj. Duke bashkëpunuar me njëri tjetrin 5
  • 6. mësimdhënësit dhe prindërit shtojnë komeptencën e tyre sociale dhe profesionale dhe kontribuojnë në procesin e zhvillimit dhe përparimit të arsimit.2 Me rëndësi: Prindërit duhet ta perceptojnë dhe vlerësojnë veten si faktorë, gjegjësisht persona të pazëvendësueshëm, sepse nga ana fëmijëve të tyre perceptohen dhe vlerësohen si të tillë (më të rëndësishëm, më të dashur etj.). Mësuesit gjithashtu duhet ta perceptojnë dhe vlerësojnë veten ekspertë, por jo të pazëvendësueshëm. Që të dy faktorët suksesin e punës së tyre edukativo-arsimore duhet ta shohin në bashkëpunim të ndërsjellë. Bashkëpunimi në mes të prindërve dhe mësuseve nuk duhet të trajtohet si çështje vullneti dhe gatishmërie e mësuesve dhe prindërve të motivuar për bashkëpunim, por si pjesë integrale e punës institucionale. Bashkëpunimi me prindër Format e ndryshme te bashkëpunimit me prindërit  Fillimi - një festë - një projekt - një lojë - një pyetësor etj.  Mbrëmje informative  Aktivitete të përbashkëta të shkollës dhe të prindërve  Arsimimi i prindërve - Këshilli i prindërve Bashkëpunimi me prindërit  Njohja  Shkëmbimi i informacioneve  Ruajtja e kontakteve  Shfrytëzimi i dyanshëm i resurseve Aktivitetet e prindërve  Bashkëpunimi në ndonjë projekt  Bashkëpunimi në ditët për vizita të prindërve  Përkujdesja për detyrat e shtëpisë  Organizimi i ditës së parë të shkollës  Referate  Festa me rastin e përfundimit të vitit shkollor  Organizimi i mbrëmjeve me prindër  Organizimi i mbledhjeve vjetore të prindërve  Bashkëpjesëmarrja në aktivitetet sportive  Përcjellja në rast ekskursionesh/ udhëtimesh shkollore  Vizita në shkollë gjatë një jave / apo mëngjesi  Grupet punuese për probleme aktuale  Përpunimi i informacioneve  Ndihma në përkujdesjen ndaj të rinjve me probleme të ndryshme  Projekte, p.sh.: Shkolla përkrah shëndetin e nxënësve  Bashkëpunimi për çështje publike  Përpunimi i broshurave shkollore  Fletë informative për prindër 2 Xh. Beluli,pedagog në Sh. F. „ Naim Frashëri“ Tetovë ( konsultime nga praktika shkollore ). 6
  • 7.  Përgatitja e zgjedhjeve për zgjedhjen e përfaqësuesve nga ana e prindërve  Sigurimi i rrugës për në shkollë  Rregullimi i oborrit të shkollës etj. Kushtet e nevojshme për bashkëpunimin me prindër  Marrëveshje të qarta  Ndarje të qarta të detyrave  Kulturë e hapur dhe tolerante gjatë bisedave  Bashkëpunim i vërtetë në mes të mësuesve dhe prindërve  Grupi udhëheqet prej prindërve dhe dëshirohet një punë eficiente dhe me synime të qarta  Mbledhjet mbahen me një rend dite si dhe mbahet një proçesverbal  Shkëmbim i rregullt i informacioneve prindër- arsimtarë  Bashkëpunim konstruktiv  Respekt i dyanshëm  Kultura e komunikimit dhe e kritikës janë të domosdoshme  Arsimtarët dhe prindërit janë të kënaqur me konceptin e përfaqësimit përmes njerëzve të zgjedhur dhe nga kjo del një bashkëpunim plot besim  Vlerësim i punës  Këshillimi i prindërve dhe i arsimtarëve në fushën e bashkëpunimit  Besim i ndërsjellë  Akceptimi i grupit të prindërve  Bashkëpunimi i prindërve është eficient vetëm nëse prapa tij qëndron deri diku një profesionalizëm  Bashkëpunimi i prindërve duhet të mbetet autonom  Prindërit duhet që ta marrin me shumë seriozitet detyrën e tyre të edukatorit të fëmijëve Çka e vështirëson bashkëpunimin me prindërit  Problemet e komunikimit  Grupet e mëdha të prindërve  Mbledhje kaotike  Skepticizmi nga të dyja palët  Frika nga përzierja në kompetenca  Ndërrimi i shpeshtë i përfaqësuesve të prindërve  Ngarkesa me punë e arsimtarëve dhe prindërve  Definimi i pamjaftueshëm i kompetencave  Rezistenca ndaj së resë  Përvoja të këqija të arsimtarëve me prindërit  Mendime të ndryshme për një qëllim të përbashkët  Grupi i prindërve nuk merret seriozisht me bashkëpunimin  Interesimi i vogël i prindërve  Parashikime të gabuara  Mungesa e përkrahjes financiare 3 3 Xh. Beluli,pedagog në Sh. F. „ Naim Frashëri“ Tetovë ( konsultime nga praktika shkollore ). 7
  • 8. Disa mendime për mundësitë e fillimit të bashkëpunimit me prindër  Të aktivizohen organizatat e prindërve që veç më ekzistojnë  Të bëhen marrëveshje të qarta  Të krijohen struktura të qarta  Të punohet në grupe të vogla  Të përpunohen informacione të përgjithshme për kuptimin dhe qëllimin e bashkëpunimit me prindër  Të rregullohen kompetencat dhe fushat e detyrave  Të hartohet plan vjetor transparent  Të zhvillohet propagandë  Të kemi durim dhe besim në njëri tjetrin  Të informohet personeli arsimor dhe drejtoria e shkollës  Të përpunohet një koncept i përbashkët bashkëpunimi në mes të arsimtarëve dhe prindërve  Të zhvillohet politikë e kujdesshme informative  Të kemi tolerancë  Të bashkëpunohet së paku një vit  Të bëhet një punë e kujdesshme paraprake  Të merren persona kompetent nga ana e prindërve dhe arsimtarëve  Koncepti për bashkëpunimin me prinder duhet të jetë i gatshëm dhe t`u shpërndahet personave që bashkëpunojnë  Të fillohet (të mos pritet gjatë) Këshilli i prindërve Këshilli i prindërve është organ që i bashkon prindërit e nxënësve të një shkolle. Ai është një hallkë tjetër në mes nxënësve, arsimtarëve dhe udhëheqësisë së shkollës që dëshiron të kontribuojë për t’i njohur zhvillimet, problemet dhe të bashkëveprojë për zgjidhjen e tyre. Këshilli i prindërve është i hapur për iniciativa dhe për kritikë. Komentet shqyrtohen dhe propozimet për zgjidhje të ndryshme përpunohen në grupe projektuese, pastaj i dërgohen drejtorisë së shkollës. Këshilli i prindërve nuk ka ndikim në planin mësimor, në format mësimore ose në mënyrën se si e bëjnë vlerësimin e nxënësve arsimtarët.Kjo është në kompetencat e drejtorisë së shkollës dhe të Byros për Zhvillimin e Arsimit. Megjithatë këshilli i prindërve mund të diskutojë rreth këtyre temave dhe të ofrojë këshilla konstruktive. Shkolla jonë ka përvojë shumë të mirë në këtë drejtim. Kjo mund të vërtetohet edhe me aktivitetet dhe punët të cilat janë kryer në shkollën tonë gjtë tërë kohës sa ekziston shkolla. Këshilli i përindërve në shkollë punon sipas programës vjetore të cilën e sjell vetë këshilli. Përfundimi 8
  • 9. Shkolla është organizatë me funksion specifik. Ajo ka për qëllim dhe detyrë të planifikojë aktivitete që do të sjellin rezultate dhe sukses të lartë. Kjo do të thotë se qëllimi parësor është suksesi i nxënësve.Niveli i këtyre rezultateve determinohet edhe nga faktorë të mjedisit ku shkolla e zhvillon aktivitetin e saj. Me bashkëpunim kuptojmë partneritetin e barabartë në këtë rast të shkollës dhe familjes. Ky bashkëpunim ka për qëllim arritjen e susesit sa më të lartë në mësim,por ngërthenedhe tema dhe pyetje të tjera me rëndësi për të dy palët.Në vazhdim do të paraqes konkluza të cilat drejtori i shkollës duhet t`i ketë parasysh gjat bashkëpunimit me prindër. 1. Bashkëpunimi i shkollës dhe familjes është një çështje kyçe për zhvillimin e një shkolle të mirë.Për bashkëpunim të tillë përgjegjës janë të gjithë personat kryesorë: arsimtarët, nxënësit, drejtori, prindërit, shërbimi pedagogjik,administrata e shkollës,etj. 2. Shkolla dhe familja janë të detyruar të bashkëpunojnë, sepse ata e kuptojnë rëndësinë e bashkëpunimit. Ata e kuptojnë pozitën e tyre dhe e perceptojnë veten si faktorë të barabartë në biseda. Obligimet dhe detyrat i kryejnë në bashkëpunim dhe respektim të barabartë, duke mos u përzier në kompetencat e shkollës. 3. Bashkëpunimi i shkollës dhe familjes nuk duhet të trajtohet si çështje vullneti dhe gadishmërie e mësuesve dhe prindërve të motivuar për bashkëpunim, por si pjesë integrale e punës intucionale ku në qendër qëndron mirëqenia e fëmijës. 4. Familja më shumë duhet të fokusohet në detyrat edukative, kurse shkolla në detyrat arsimore dhe sociale. - familja- e drejta dhe detyrimi për: përkujdesje, edukim, shpenzime të jetës, arsimin dhe përparësi në fushat : religjion, politikë, etikë, moral dhe vlerat personale. Shkolla në këto fusha duhet ta akceptojë përparësinë e familjes dhe nuk guxon të ndikojë në mënyrë të njëanëshme dhe dozë të tepruar mbi nxënësit. - shkolla ka detyrim në: dhënien e njohurive dhe zhvillimin e shkathtësive, përkrahje familjeve në edukimin e fëmijëve. - Shkolla ka përparësi në fushat: mënyra e mësimdhënies,metodat e mësimdhënies dhe zgjedhjen e temave sipas planprogramës mësimore Familja duhet ta akceptojë përparësinë e shkollës-mësuesit në fushën e mësimdhënies dhe lirinë në zgjedhjen e metodave në bazë të planit mësimor. 5. Familja e informon shkollën për aspekte familjare të cilat kanë ndikim në shkollë. Shkolla e informon familjen mbi ndodhitë kryesore në raport me mësimin dhe shkollën. Familja përkrahin shkollën në fushën e saj. Shkolla përkrah familjen në fushën e tyre. Bashkëpunimi i mirëfilltë në mes shkollës dhe familjes krijon vetëbesim dhe besim të ndërsjellë te njëri – tjetri, vetëpërgjegjësi dhe përgjegjësi ndaj njëri tjetrit, respekt, tolerancë, mirëkuptim dhe gatishmëri për zgjidhje të favorshme për palët dhe kompromis Literatura 9
  • 10. 1. Gj. Kasapi, Pedagogjia Shkollore (Shkup, 2006) 2. John D. Shkolla dhe shoqëria ( përkthim shqip Plejad Tiranë 2003 ). 3.Xh. Beluli,pedagog në Sh. F. „ Naim Frashëri“ Tetovë ( konsultime nga praktika shkollore ). 10