SlideShare ist ein Scribd-Unternehmen logo
1 von 14
------------------------------------------ 1 -------------------------------------------
Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”
Lënda: Krimi i organizuar
Tema: Trafikimi i qenieve njerëzore
Profesori: Prof.Dr.Rexhep Gashi
Studenti:Endrit Rustemi
13-Jan-2016
------------------------------------------ 2 -------------------------------------------
Përmbajtja
Hyrje ..........................................................................................................................................
I. Trafikimi i qenieve njerëzore
1. Trafikimi i qenieve njerzore si formë e krimit të organizuar .........................................
2. Format kryesore të trafikimit të qenieve njerëzore ...........................................................
2.1. Punëne detyruar................................................................................................................
2.2. Trafikimi seksual ..................................................................................................................
2.3. Punaskllavëruese ...............................................................................................................
2.4. Skllavëriapërshkaktë borxhitmidispunëtorëve emigrantë .............................................
2.5. Robëriae pavullnetshmeshtëpiake....................................................................................
2.6. Punae detyruare fëmijës ...................................................................................................
2.7. Ushtarëtfëmijë ...................................................................................................................
2.8. Trafikimi seksual i fëmijëve .................................................................................................
3. Shkaqet e trafikimit ................................................................................................................
4. Pasojat e trafikimit .................................................................................................................
5. Taktikat e përdoruara nga ana e trafikantëve .....................................................................
II. Trafikimi i qenieve njerëzore në Kosovë
1. Kosova- lufta e saj kundër trafikimit të qenieve njerëzore............................................
2. Mekanizmat institucional ekzistues ..............................................................................
3. Mekanizmat ligjor ekzistues..........................................................................................
3.1. Dokumentetligjore ndërkombëtare .................................................................................
3.1.1 Konventae këshillittë evropëspërmasakundërtrafikimittë qenieve njerëzore ....
3.2. Dokumentetligjore të brendshme....................................................................................
3.2.1 Ligj për parandalimindhe luftimine trafikimitme njerëzdhe mbrojtjene viktimave
të trafikimit...........................................................................................................................
Bibliografia ............................................................................................................................................
------------------------------------------ 3 -------------------------------------------
HYRJE
Në këtë punim trajtohet dhe analizohet trafikimi i qenieve njerëzore si dukuri
neganive e cila është shfaqur në shoqëri dhe me të cilën përballet shoqëria.
Ky punim është i ndarë në dy kapituj, në kapitulin e parë trajtohet trafikimi i qenive
njerzore si forme e krimit të organizuar, format me të cilat ai shfaqet, mënyrat me të cilat
ai shfaqet, pasojat me të cilat përballen viktimat, pasojat te cilat ai i shkakton në shoqëri e
shumë gjëra të tjera. Kurse në kapitullin e dytë trajtohet trafikimi i qenieve njerëzore në
Republikën e Kosovës, cilët janë mekanizmat institucional si dhe flitet edhe për mekanizmat
ligjorë egzistues të cilët kontribojnë në luftën kundër trafikimin e qenieve njerzore.
Trafikimi i njerëzve është një kërcënim shumë-dimensional. Ai nuk kursen shtete
(është krim nacional dhe trans-nacional), shoqëri apo edhe individë.
Trafikimi i qenieve njerëzore, është pjesë e krimit të organizuar. Sipas ligjit për
parandalimin dhe luftimin e trafikimit me njerëz dhe mbrojtjen e viktimave të trafikimit
trafikimi me njerëz nënkupton – rekrutimi, transportimi, transferimi, strehimi ose pranimi i
personave, përfshirë shkëmbimin ose transferimin e kontrollit mbi këta persona, me anë të
kanosjes ose të përdorimit të forcës apo me forma të tjera të shtrëngimit, rrëmbimit,
mashtrimit, lajthimit, keqpërdorimit të pushtetit apo të keqpërdorimit të një pozite të
ndjeshme ose me anë të dhënies ose marrjes së pagesave apo përfitimeve për të arritur
pëlqimin e personit që ka kontroll mbi personin tjetër, me qëllim të shfrytëzimit.1
Trafikimi i qenieve njerëzore si fenomen negativ shoqërorë, si një fenomen i
dëmshëm në shoqëri si edhe si fenomen i rrezikshëm për funksionimin e suksesshëmtë
sistemit juridik, ekonomik, social si dhe të sistemeve të tjera, gjen bazë të volitshme për
zgjerim dhe zhvillim në shtetet të cilat gjenden në krizë politike, ekonomike, sociale dhe
juridike ose që janë në tranzicion.
Dëmet e paevitueshme që po i pësojnë shtetet nga format e ndryshme të zhvillimit
të trafikimit të qenieve njerëzore, e që në këto kushte bashkëkohore pasqyrohen në mënyrë
negative në funksionet thelbësore të jetës shoqërore,
31 korriku, është vendosur si Dita Ndërkombëtare kundër Trafikimit të Qënieve Njerëzore.
Në këtë ditë Organizata Ndërkombëtare për Migracionin, apelon për më shumë angazhim
kundër këtij fenomeni.
1 Ligji Nr. 04/L-218 PËR PARANDALIMIN DHE LUFTIMIN E TRAFIKIMIT ME NJERËZ DHE MBROJTJEN E VIKTIMAVE
TË TRAFIKIMIT
------------------------------------------ 4 -------------------------------------------
I. TRAFIKIMI I QENIEVE NJERËZORE
Meqë trafikimi me qenie njrëzore është një temë globale e cila nuk përfshinë vetëm
një rajon të caktuar apo një kontinent të caktuar, por ajo egziston gati në të gjithë botën, ku
më shumë e ku më pak, shumë institucione dhe organizat ndërkombëtare angazhohen që
të vetdisojnë njerëzit për rreziqet që sjell ky fenomen. Këto institucione dhe organizata
përmes projekteve të tyre mundohen që të shpjegojnë format me të cilat paraqitet ai tek
njerzit.
Nje ndërlidhje shumë të veqantë sa i përket formave të tafikimit të qënieve njerzore
mund të gjindët edhe ne ëeb-faqen e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara sipas së cilës
format kryesore të trafikimit të qenieve njerëzore përfshijnë:
1. Punën e detyruar
Studimet e fundit tregojnë se pjesa më e madhe e trafikimit të qenieve njerëzore në
botë merr formën e punës së detyruar. Organizata Botërore e Punës (ILO) vlerëson se nëntë
veta detyrohen të punojnë për çdo viktimë të trafikimit që i nënshtrohet prostitucionit të
detyruar. Puna e detyruar, e njohur edhe si robëri e pavullnetshme, mund të rezultojë kur
punëdhënësit e paskrupullt i shfrytëzojnë punëtorët që janë bërë të cenueshëm nga shkalla
e lartë e papunësisë, varfëria, krimi, diskriminimi, korrupsioni, konflikti politik, ose pranimi
kulturor i kësaj praktike. Imigrantët janë posaçërisht të cenueshëm, por edhe individët
mund të jenë të detyruar të punojnë në vendet e tyre. Viktimat femra të punës së detyruar
ose të punës skllavëruese, sidomos gratë dhe vajzat në robëri shtëpiake, shpesh
shfrytëzohen edhe seksualisht.
2. Trafikimi seksual
Trafikimi seksual përbën një pjesë të rëndësishme, të trafikimit të përgjithshëm të
qenieve njerëzore. Kur një i rritur shtrëngohet, detyrohet apo mashtrohet të merret me
prostitucion - ose mbahet në prostitucion përmes shtrëngimit - ai person është viktimë e
trafikimit. Të gjithë personat e përfshirë në rekrutimin, transportimin, strehimin, pranimin
ose marrjen e personit për këtë qëllim kanë kryer vepër penale të trafikimit. Trafikimi
seksual mund të ndodhë edhe brenda skllavërisë për shkak të borxhit, pasi gratë dhe vajzat
detyrohen të vazhdojnë të merren me prostitucion përmes përdorimit të “borxhit” të
paligjshëmqë është paraqitur gjatë transportimit, punësimit të tyre, apo madje edhe
“shitjes” së tyre të vrazhdë – të cilin shfrytëzuesit këmbëngulin se ato duhet ta paguajnë
para se të mund të jenë të lira. Është me rëndësi të kuptohet që pëlqimi fillestar i personit
për të marrë pjesë në prostitucion nuk është ligjërisht vendimtar: nëse janë mbajtur më pas
në shërbim përmes manipulimit psikologjik apo dhunës fizike.
------------------------------------------ 5 -------------------------------------------
3. Puna skllavëruese
Një formë e detyrimit ose shtrëngimit është përdorimi i detyrimit, ose i borxhit. Kjo
praktikë, që shpesh quhet “punë skllavëruese” ose “skllavëri për shkak të borxhit”, ka kohë
që është ndaluar sipas ligjit të SHBA-së - në spanjishte “peonage” [dënim me punë të
detyruar] - dhe Protokolli i Palermos kërkon që kjo praktikë të kriminalizohet si formë e
trafikimit të personave. Punëtorët në mbarë botën bien viktima të skllavërisë për shkak të
borxhit kur trafikantët ose rekrutuesit e shfrytëzojnë në mënyrë të paligjshme një borxh
fillestar që punëtori e kishte marrë si pjesë të kushteve të punësimit. Punëtorët gjithashtu
mund ta trashëgojnë borxhin në sistemet më tradicionale të punës skllavëruese. Në Azinë
Jugore, për shembull, vlerësohet se ka miliona viktima të trafikimit që punojnë për t’i paguar
borxhet e paraardhësve të tyre.
4. Skllavëria për shkak të borxhit midis punëtorëve emigrantë
Abuzimet e kontratave dhe kushtet e rrezikshme të punës për punëtorët emigrantë
nuk përbëjnë medoemos trafikim të qenieve njerëzore. Megjithatë, veshja e kostove dhe e
borxheve të paligjshme në këta punëtorë në vendin burimor, shpesh me ndihmën e
agjencive të punës dhe punëdhënësve në vendin e destinacionit, mund t’i kontribuojë një
situate të skllavërisë për shkak të borxhit. Ky është rasti edhe kur statusi i punëtorit në vend
është i lidhur me punëdhënësin, si punëtor mysafir në kontekst të punësimit të bazuar në
programet për punë të përkohshme.
5. Robëria e pavullnetshme shtëpiake
Një formë unike e punës së detyruar është robëria e pavullnetshme e punëtorëve
shtëpiakë, vendi i punës së të cilëve është joformal, që lidhet me banesat e tyre jozyrtare,
dhe që nuk ndahen shpesh me punëtorë të tjerë. Një mjedis i tillë, që shpesh i izolon
punëtorët shtëpiakë, është i favorshëm për shfrytëzim jokoncensual pasi autoritetet nuk
mund ta inspektojnë pronën private ashtu siç mund t’i inspektojnë vendet zyrtare të punës.
Hetuesit dhe ofruesit e shërbimeve raportojnë për shumë raste të sëmundjeve të
patrajtuara dhe, fatkeqësisht, për abuzime të shumta seksuale, që në disa raste mund të
jenë simptoma të një situate të robërisë së pavullnetshme.
6. Puna e detyruar e fëmijës
Shumica e organizatave ndërkombëtare dhe e ligjeve kombëtare pranojnë që fëmijët
ligjërisht mund të angazhohen në forma të caktuara të punës. Megjithatë, ekziston një
konsensus në rritje e sipër se format më të rënda të punës së fëmijës duhet të çrrënjosen.
Shitja dhe trafikimi i fëmijëve dhe mashtrimi i tyre në punë skllavëruese dhe punë të
detyruar janë ndër format më të rënda të punës së fëmijës, dhe këto janë forma të
trafikimit. Një fëmijë mund të jetë viktimë e trafikimit të qenieve njerëzore pavarësisht nga
vendndodhja e atij shfrytëzimi jokoncensual. Treguesit e punës së mundshme të detyruar të
fëmijës përfshijnë situatat në të cilat fëmija duket të jetë nën kujdesin e një anëtari, por jo
të familjes, i cili e detyron fëmijën të kryejë punë që i sjell përfitime financiare ndonjë
personi jashtë familjes së fëmijës dhe nuk i ofron fëmijës mundësinë e largimit. Reagimet
kundër trafikimit duhet t’i plotësojnë, e jo t’i zëvendësojnë, veprimet tradicionale kundër
punës së fëmijës, si rehabilitimi dhe arsimi. Megjithatë, kur fëmijët skllavërohen, abuzuesit e
------------------------------------------ 6 -------------------------------------------
tyre nuk duhet t’i shpëtojnë dënimit penal në bazë të përgjigjeve të kahershme
administrative ndaj praktikave të punës së fëmijës.
7. Ushtarët fëmijë
Shërbimi ushtarak i fëmijëve mund të jetë manifestim i trafikimit të qenieve
njerëzore ku ai përfshin rekrutimin e paligjshëmose shfrytëzimin e fëmijëve – përmes
dhunës, mashtrimit apo shtrëngimit – si luftëtarë ose për punë apo shfrytëzim seksual nga
forcat e armatosura. Autorë mund të jenë forcat qeveritare, organizatat paraushtarake, apo
grupet rebele. Shumë fëmijë janë rrëmbyer me forcë për t’u përdorur si luftëtarë. Të tjerët
janë detyruar në mënyrë të paligjshme të punojnë si derëtarë, kuzhinierë, roja, shërbëtorë,
lajmëtarë, ose spiunë. Vajzat e reja mund të detyrohen të martohen ose të kenë
marrëdhënie seksuale me luftëtarë meshkuj. Ushtarët fëmijë, djem e vajza, shpesh
abuzohen seksualisht dhe janë në rrezik të madh që të sëmuren nga sëmundjet seksualisht
të transmetueshme.
8. Trafikimi seksual i fëmijëve
Sipas UNICEF-it, rreth dy milionë fëmijë i nënshtrohen prostitucionit në tregtinë
globale të seksit komercial. Konventat dhe protokollet ndërkombëtare obligojnë
kriminalizimin e shfrytëzimit të fëmijëve për seks komercial. Përdorimi i fëmijëve në tregtinë
e seksit komercial është i ndaluar sipas ligjit të SHBA-së dhe Protokollit të Palermos, si dhe
nga legjislacioni në vende në mbarë botën. Nuk mund të ketë as përjashtime dhe as
racionalizime kulturore apo socioekonomike që e parandalojnë shpëtimin e fëmijëve nga
robëria seksuale. Trafikimi seksual ka pasoja shkatërruese për të miturit, duke përfshirë
edhe traumën e gjatë fizike dhe psikologjike, sëmundjen (duke përfshirë HIV/AIDS),
vartësinë nga droga, shtatzëninë e padëshiruar, mosushqimin, izolimin social, dhe vdekjen e
mundshme.
Kemi shumë ndarje tjera me të cilat mund të shpjegohet se si organizohet dhe si
funksionon trfikimi i qenieve njrëzore.Sipas një ndarje tjetër trafimimi me qenie njerëzore
në vetë përmban tre lloje trafiqesh. Ato janë :
1. Transporti i paligjshem i refugjateve dhe emigranteve - përfshin të gjithë ata
persona që udhëtojnë ilegalisht nga një shtet në shtetet e tjera për mbrojtje dhe azil,
për nevoja ekonomike, punësim, bashkim familjar, probleme shendetesore etj. Ky
lloj transporti I tyre behet në mënyrë ilegale dhe shumë të rrezikshme. Këta individ
ose persona bëhen obiekt I trafikimit nga trfikantët të cilët i’u marrin shuma të
mëdha parash me duke I genjyer se do ti dërgojmë në destinacionin e kërkuar. Gjatë
udhëtimit ka rreziqe të shumta e sidomos kur duhet të kalohet nëpër lumenjë, liqene
apo dete. Çdo vit vdesin qindra emigrant si pasojë e mbingarkimit të barkave ose
anijeve. Sidomos vdekje të shumta të emigrantëve kemi nga vendet e Afrikës Veriore
që përpiqen që në menyrë kalndestine të funten në Bashkimin Europian. Raste të
vdekjeve kemi pasur edhe nga vendet tjera. Në vitin 2009 në lumin Tisa që ndodhet
ne kufirin serbo-hungarez kanë humbur jetën 18 kosovarë të cilët ishimduke kaluar
------------------------------------------ 7 -------------------------------------------
lumin ilegalisht. Këta kosovarë qa qenë të mashtruar nga trafikantët, të cilët më
vonë ishin dënuar gjithë së bashku me 55 vite burg nga organet e gjyqësisë.
2. Trafiku i femrave - përfshin të gjitha vajzat dhe gratë që rekrutohen për shfrytezim
prostitucioni. Ndryshe nga trafiku I emigranteve te paligjshemqe përfundon me
mbërritjen në destinacion, trafiku I femrave fillon ketu dhe shfrytezimi I tyre mund te
vazhdoj me vite.
Disa nga mënyrat e rekrutimit nga ana e trafikantëve janë:
1. Mashtrimet për tu martuar dhe për të jetuar jashtë shtetit
2. Mashtrimet për sigurimpune e kushte jetese jashtë shtetit
3. Mashtrimet duke përdorur femra ndermjetese e me pagese
4. Rrëmbimet e përdhunimet si dhe kërcënimet për jetën e familjen e saj
5. Blerjet e fëmrave nga pjesetare te familjeve te tyre
6. Kompromentimet me anën e dhuratave, parave e duke krijuar detyrime te
tjera materiale.
3. Trafiku i femijeve - përfshin fëmijet të cilët trafikohen për tu përdorur si lypësa,
hajdutë xhepash, për abuzime seksuale, transplant organesh etj. Disa nga keta
fëmijë, sidomos vajzat shiten më vonë të trafikantet e femrave për shfrytezim
prostitucioni.
Trafikimi i fëmijëve shkaktohet prej mungesës së mjedisit mbrojtës për ta. Mjedisi
mbrojtës dhe efektiv fillon nga Qeveria, e cila ka fuqinë të krijojë ligjet e nevojshme
dhe strukturat për mbrojtjen e fëmijëve. Ky mjedis përfshin gjithashtu shtëpinë,
shkollën dhe komunitetin, ku të rriturit ndihmojnë fëmijët të zbatojnë të drejtat e
tyre si dhe të kenë dijen dhe aftesine të identifikojnë dhe ndihmojnë fëmijët në
nevojë.
SHKAQET E TRAFIKIMIT
Shkaqet e trafikimit jane te ndryshme dhe te shumëllojshme por ato që ndikojne
drejtpërdrejt ne trafikun e qenieve njerezore janë :
1. Faktoret ekonomike - zakonisht trafikimi me qenie njerëzore por në
përgjithësi krimi i organizuar shfaqet dhe zhvillohet në vendet nuk kanë nje ekonomi të
zhvilluar dhe si pasojë kane edhe papunsi të lartë. Personat në këto shtete gjithmonë
kanë synim që të largohen nga vendi I tyre që është pa prespektive për ta dhe të shkojnë
në ato vende ku ata e shohin të ardhmen. Kjo gjendje e brishtë shfrytëzohet nga
trafikantët e qenieve njerëzore të cilët duke I genjyer keta persona që ne të shumtën e
rasteve nuk kanë një shkollim adekuat minimal dhe jane lehtë të manipulueshtem .
Shkaqiet ekonomike janë faktorë i karaqitjes së shumë formave të kriminalitetit e
jo vetëm të krimit të organizuar apo vetëm të trafikimit me qenie njerëzore. Njerëzit të
cilët nuk kanë një qëndrueshmëri financiare gjithmonë kanë qenë obiekt i mundshëm i
------------------------------------------ 8 -------------------------------------------
trfikanteve të cilat mundohen që ti shfrytëzojnë në maksimum gjendjen e tyre për
përfitime persoanle të tyre shumëherë duke shkeluar dhe abuzuar me këta pësona ne
format më kriminale të mundshme.
2. Faktoret sociale - Viktimat vijnë nga shtresa të shoqërisë që janë të prekura nga
varfëria, problemet familiare, niveli i ulët i arsimit papunësia e shumë elemente tjera.
Zakonet që e motivojnë diskriminimin e vajzës dhe të guras krijojnë një ambient në të cilit
viktimat zakonisht kanë qënë më parë objekt të dhunës në familje apo dhunës seksuale.
Mjedise të tilla e bëjnë gratë dhe vajzat objekte të trafikimit dhe dëmton mundësitë për ri-
integrim në shoqëri, shpesh duke i rikthyer në ciklin e trafikut.
3. Faktoret politike - në paraqitjen e trafikimit të qenieve njerëzore një ndikimin të
madh kanë edhe zhvillimet dhe rrethanat politioko-sociale të cilat mund të krijojnë një
teren të përshtatshëm për trafikantët e që të zhvillojnë aktivitetin e tyre.
Gjendja jostabile që po kalojnë vendet e Ballkanit dhe shumë vende të Europës
Jug-Lindore kriojnë një hapsireë për zhvillimin e formave të ndryshme të kriminalitetit
dhe dhe si pasojë janë edhe migrimet e mëdha të popullsisë për në shtetet e Unionit
Europian. Këto zhvillime i shfrytëzojne trafikantët për përfitime materiale.
Shtetet që jane në fazën e tranzicionit zakonisht nuk kanë një zhvillim shumë
funksional dhe efektiv të pushtetit shtetëror. Kjo shoqërohet me mungesë të
bashkpunimit me shtetet fqijne pastaj mund të kete edhe mungesë të legjislacionit
adekuat ne këtë fushë të cilat reflektohen në efikasitetin e punës së organeve përgjegjëse
për luftimin e trafikimit ne qenie njerëzore.
PASOJAT E TRAFIKIMIT
Pasojat e trafikimit janë të ndryshme e të shumta. Në radhë të parë ato janë pasoja
mbi viktimën por edhe mbi shoqërinë në vendet/shtetet ku ndodh fenomeni i trafikimit,
pavarësisht mënyrave të ndryshme.
Për viktimat, pasoja e parë kryesore është shkelja e rëndë e të drejtave të njeriut. Viktimat
janë të ekspozuara çdo ditë ndaj shtrëngimit, abuzimit dhe dhunës. Viktimat janë të
ekspozuar ndaj rreziqeve të shumta e të ndryshme, ata përjetojnë dhunë fizike, shfrytëzim
seksual, abuzime psikologjike, kushte të këqija jetese, sëmundje të shumta të cilat dëmtojnë
dhe lenë pasoja mbi shëndetin e tyre fizik, mendor dhe riprodhues.
Poashtu, ato trajtohen shpesh si kriminele nga autoritetet në vendet e tranzitit dhe të
destinacionit për shkak të statusit të tyre te parregullt në këto vende, si dhe për shkak të
statusit të tyre si punëtore në të zezë apo si punëtore të seksit.
Pasojat janë po ashtu të rënda për shtetet/vendet e origjinës, tranzitit dhe destinacionit.
Një nga pasojat është rritja e emigrimit të parregullt në vendet e tranzitit dhe destinacionit.
Një pasojë tjetër është prezenca e organizatave kriminale të përfshira në shpërndarje droge,
vjedhje, shfrytëzim të
prostitucionit dhe forma të tjera dhune.
------------------------------------------ 9 -------------------------------------------
TAKTIKAT E PËRDORUARA NGA ANA E TRAFIKANTËVE
Taktikate përdoruranga trafikantëtpërt’i mbajturviktimatnë kontrolltë përhershëmjanë:
1. Frikësimi dhe terrorizimi:trafikantëti mbajnë viktimatnë frikë të vazhdueshme përjetëne vet
dhe të të afërmve te tyre.
2. Krijimi i kushteve të paparashikueshme dhe të pakontrollueshme të jetesës:trafikantëtu
ndryshojnë viktimavepaparalajmërimvendine banimit,ambientin,njerëzitme të cilëtkanë filluar
të mbështetene të besojnë,vetë identitetine tyre.Në këtë mënyrë unxjerrinjashtë përdorimit
strategjitë e kontrollitmbi situatëndhe i bëjnë të adaptojnëstrategjitë mbijetesës.
3. Eliminimi i të gjithamundësive përtë marrë vendime:trafikantëtnuki lenë viktimattë marrin
vendime,me qëlliminpërtë krijuarnjë ndjenjë që mirëqeniaose edhe vetëmbijetesae personit
varetnga dëshirae trafikantitdhe është gjithnjë në dorë të tij.
4. Gënjeshtradhe mashtrimi:përtë dëmtuarimazhinqë kanë te vetjadhe të kuptuarite botës
përreth.
5. Manipulimi emocional:Trafikantëtpërpiqentë manipulojnë ndjenjate viktimave,p.sh.,duke i
mbajturnë kontroll dhe partneritetintim, duke i bindurviktimatse i dashurojnë në mënyrëne tyre,
apo se puna dot’u japë mundësinëtë dërgojnë më shumëparanë shtëpi te pjesëtarëte familjes,do
t´i ndihmoje të plotësojnë ëndrrate aspiratate vetapërnjë jetë më të mirë.
Trafikimi ka karakter nacional po ka edhe karakter trans-nacional.
Në raste kur themi se ka karakter nënkuptojme se trafikimi i qenieve njerëzore zhvillohet
brenda kufinjëve të një shteti te caktuar.
Kurse kur themi se ka karakter trans-nacional apo ndërkombëtar nënkuptojmë se ai
zhvillohet në shtëte të ndryshme dhe në këtë rast për nga struktura ai ka disa elemente
shtesë që e karakterizojne si:
I. Vendi i origjinës (rekrutimi dhe eksportimi);
II. Vendi transit (transportimi);
III. Vendi i mbërritjes (importimi dhe pritja).
II. Trafikimi i qenieve njerëzore në Kosovë
1.Kosova- lufta e saj kundër trafikimit të qenieve njerëzore
Trafikimi me qenie njerëzore, në veçanti me femra dhe fëmijë, është një problem i
përgjithshëm i cili pasqyrohet edhe në Republikën e Kosovës. Ai paraqitet në forma të
ndryshme dhe ka për qëllim, që nëpërmjet formave të ndryshme të eksploatimit, të
shfrytëzojë viktimën për një profit sa më të madh.
Kosova është burim dhe destinacion për gra, fëmijë dhe disa burra që i nënshtrohen
trafikimit për seks dhe punë të detyruar. Shumica e viktimave të trafikimit për seks në
Kosovë janë femra, ndonëse viteve të mëparshme femrat nga Moldavia, Sllovakia, Shqipëria,
Serbia, Turqia dhe Polonia gjithashtu janë përballur me prostitucion të detyruar nga grupe
------------------------------------------ 10 ------------------------------------------
-
kriminale në Kosovë. Fëmijët nga Kosova dhe vendet fqinje, përfshirë Shqipërinë, i
nënshtroheshin lypjes së detyruar brenda vendit. Një numër i madh i vajzave të moshës 14-
17 vjeçare ishin viktima të trafikimit për qëllime seksuale. Trafikantët i mashtronin viktimat
duke u premtuar punësim si valltare dhe këngëtare në restorante dhe, në vend të kësaj, i
detyronin në trafikim për qëllime seksuale në banesa private. Trafikantët i detyrojnë
shtetasit e huaj të merreshin me prostitucion dhe punë të detyruar në mbarë Evropën.
Thuhej që trafikantët e shfrytëzonin regjimin pa viza për t’i dërguar viktimat edhe në
Evropë.
Qeveria e Kosovës nuk vepron tërësisht në pajtim me standardet minimale për
eliminimin e trafikimit; megjithatë, ajo është duke bërë përpjekje të mëdha për ta bërë këtë.
Shumica e viktimave të identifikuara së fundmi në Kosovë jane femra dhe vajza të
mitura të trafikuar brenda vendit, dhe forma kryesore e shfytezimit mbetet ajo per qëllimtë
ofrimit te sherbimeve seksuale / detyrim ne prostutcion.2
Lufta kundër trafikimit me qenie njerëzore, nuk duhet parë dhe kuptuar si një
përgjegjësi vetëm e Ministrisë së Punëve të Brendshme, dhe strukturave të saj, për këtë
arsye hartimi i Strategjisë, është realizuar përmes një sistemi të gjerë pjesëmarrjeje, që
përfshinë institucionet qendrore, shoqërinë civile, organizatat jo-qeveritare vendore dhe
ndërkombëtare që veprojnë në Kosovë, dhe partnerët ndërkombëtar.
2.Mekanizmat institucional ekzistues
Ekzistojnë disa institucione përgjegjëse per hartimin dhe zbatimin të politikave
shtetërore kundër trafikimit me qenie njerëzore.
Ministria e Punëve të Brendshme, e cila nëpërmjet Koordinatorit Nacional,
Sekretariatit dhe Drejtorise per Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore (DHTQNJ), punon
në parandalimin e krimit dhe veprave të trafikimit, mbrojtjen dhe ndihmen e viktimave të
trafikimit, ndjekjen, hetimin dhe arrestimin e kryerësve të krimit dhe prezantimin e fakteve
dhe provave në prokurori.
Këshilli Gjyqësor dhe Këshilli Prokurorial, janë institucionet përgjegjëse për ndjekjen
penale të trafikantëve, ndëshkimin adekuat të tyre, për trajtimin jo diskriminues të
viktimave të trafikimit para dhe gjatë gjykimit, për konfiskimin e pasurisë dhe aseteve të
fituara me anë të veprës penale të trafikimit. Ato garantojnë zbatimin e ligjshmerisë për
kompensimin e viktimave të trafikimit. Këto institucione janë përgjegjëse për të ofruar
sigurinë para, gjatë dhe pas procedurave penale dhe të ndërmarrin të gjitha masat e
nevojshme dhe të mundshme me qëllim të mbrojtjes së viktimës nga frikësimi, kërcënimet e
ndëshkimet dhe ndëshkimet e të dyshuarit-(ve) ose të bashkëpunëtorëve të tyre. Nëse
është e nevojshme, mbrojtja duhet të sigurohet për familjen ose miqtë e viktimës.3
2 Raporti i punës 6-mujore të SHTQNJ DKKO dhe regjioneve, për periudhën 6 mujore janar-qershor 2008.
3
Strategjia NacionaleKundër Trafikimitme Qenie Njerëzore dhe Plani i Veprimit 2011-2014, Qeveria e
Republikes se Kosoves, Ministria ePunëve të Brendshme
------------------------------------------ 11 ------------------------------------------
-
Ministria e Drejtësisë, e cila nëpërmjet Divizionit për Mbrojtje dhe Ndihmë
Viktimave (DMNV), ofron ndihmë juridike, mbrojtje dhe strehim për viktimat e trafikimit.
Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, e cila nëpërmjet strukturave të veta, që
aktualisht janë Departamenti i Mirëqenies Sociale, Departamenti i Punës dhe Punësimit,
Departamenti-Instituti për Politikë Sociale dhe Qendrat për Punë Sociale implementon
politikat dhe i ofron shërbimet për mbrojtjen dhe ri-integrimin afatgjatë për viktimat e
trafikimit.
Ministria e Arsimit, Shkencës dhe e Teknologjisë e cila luan një rol tejet të
rëndësishëm në fushën e parandalimit të trafikimit nëpërmjet edukimit, përmes të
planprogrameve mësimore, qasjes ndërprogramore dhe aktiviteteve të ndryshme
jashtëprogramore..
Ministria e Shendetesisë - luan nje rol të rëndesishëm në mbrojtjen e viktimave,
përkatesisht në ofrimin e shërbimeve shëndetësore dhe rehabilituese për viktimat e
trafikimit. Gjithashtu kjo ministri përmes trajnimeve dhe sesioneve informuese bën
vetëdijsimin e personelit mjeksor në rastet e trajtimit të vikitmave të trafikimit
3. Mekanizmat ligjor ekzistues
Sipas legjislacionit në fuqi4, shprehja “trafikim me njerëz” nënkupton rekrutim, transportim,
transferim, strehim ose pranim i personave me anë të kanosjes ose të përdorimit të forcës
apo me forma të tjera të shtrëngimit, rrëmbimit, mashtrimit, lajthimit, keqpërdorimit të
pushtetit apo të keqpërdorimit të një pozite të ndjeshme ose me anë të dhënies ose marrjes
së pagesave apo përfitimeve për të arritur pëlqimin e personit që ka kontroll mbi personin
tjetër, me qëllim të shfrytëzimit.
Baza ligjore e legjislacionit vendor, mbështetet në një sëre dokumentash dhe konventash
ndërkombëtare.
3.1. Dokumentet ligjore ndërkombëtare
Një sërë dokumentesh dhe konventash ndërkombëtare, përbëjnë bazën ligjore për hartimin
e një legjislacioni adekuat kundër trafikimit me qenie njerëzore dhe mbrojtjen e të drejtave
të njeriut në Kosovë.
1. “Konventa e Këshillit të Europës për masat kundër trafikimit të qenieve njerëzore” e
vitit 5005
2. Konventa e Kombeve të Bashkuara kundër krimit të organizuar nderkombëtare
3. Konventa për ndërshkimin e tregëtisë me njerëz dhe shgrytëzimin për
prostitucionnga të tjerët e vitit 1949 e miratuar nga Asambleja e Përgjithëshme.5
4. Deklarata universale mbi të drejtat e njeriut- e miratuar nga Kombet e Bashkuara.
4 Kodi penal I Kosovës
5 Prof.Dr.Rexhep Gashi, Krimi I organizuar (ligjerata tëautorizuar) fq.127
------------------------------------------ 12 ------------------------------------------
-
5. “Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe të Lirive
Fundamentale dhe Protokollet e saj”.
6. Rezoluta 1325 e Keshilit te Sigurimit,”Gruaja, Paqja dhe Siguria” .30 Tetor 2000.
7. Konventa mbi eliminimin e të gjitha formave të diskriminimit racor.
8. Konventa mbi eliminimin e të gjitha formave të diskriminimit ndaj grave (1981).
9. Konventa e KB për të Drejtat e Fëmijëve (1990).
10. Konventa kunder rrembimit te femijve 2004, Etj.
3.1.1 Konventa e këshillit të evropës për masa kundër trafikimit të
qenieve njerëzore
Konventae Këshillittë EvropëspërMasa kundërTrafikimittë Qenieve Njerëzore,e cilaka
hyrë në fuqi më 1 shkurt2008, ka përqëllimtë:
 parandalojë trafikimine qenieve njerëzore,
 mbrojë viktimate trafikimit,
 ndjekë penalishttrafikantët,dhe të
 nxisë bashkërendimine masave ne nivel kombëtarsi dhe bashkëpuniminndërkombëtar.
Konventazbatohetpër:
 të gjithaformate trafikimit,qofshinatokombëtare ose përtej kufijve,të lidhuraose jome
krimine organizuar,
 të gjithë viktimate trafikimit(gra,burradhe fëmijë),
 të gjithaformate shfrytëzimit(seksual,punëose shërbime të detyruara,skllavëri,heqjetë
organeve).
Trafikimi i qenieve njerëzore ështëfenomenmbarëbotëror,i cili nuknjehkufij.Përkëtë arsye
Konventaudrejtohettë gjithashteteve në botë dhe është e hapurpërtë gjithakëtoshtete.
Të gjithashtetetqë kanë nënshkruarKonventëne Këshillittë Evropësmonitorohenrregullisht
nga Grupi i Ekspertëve përMasatkundërTrafikimittë Qenieve Njerëzore (GRETA).Rolii GRETA-s
është të sigurojë zbatiminefektivtë dispozitave të Konventësdhe respektimine të drejtave të
viktimës.
3.2.Dokumentet ligjore të brendshme
1. Kushtetuta e Republikës së Kosovës, miratuar nga Kuvendi i Kosovës 15 Qesrhor
2008.
2. Kodi Penal i Kosoves, 03/L-002, date 22/12/2008.
3. Kodi i Procedures Penale 03/L-003, date 22/12/2008.
4. Ligji për parandalimin dhe luftimin e trafikimit me njerëz dhe mbrojtjen e viktimiave
të trafikimit, i miratuar nga Kuvendi i Kosovës në vitin 2013.
5. Ligji kundër korrupsionit
6. Ligji kundër diskriminimit
------------------------------------------ 13 ------------------------------------------
-
7. Ligji për parandalimin dhe luftimin e krimit kibernetik6
8. Ligji i Policise se Kosoves , 03/L-035, 04.06.2008.
9. Ligji i punes No. 03/L-212 Date 02/11/2010.
10. Ligji per barazi gjinore 2004/2, date 19/02/2004.
11. Ligj per dhenien e lejes se punes dhe punesimin e shtetasve te huaj ne Republiken e
Kosoves, 10/07/2009.
12. Ligj per perdorimin e substancave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursore,
15.08.2008.
13. Ligji per te huajt 2008, date 16/12/2008.
3.2.1 Ligjipër parandalimin dhe luftimin e trafikimit me njerëz dhe
mbrojtjen e viktimave të trafikimit
Ky ligj është miratuar në vitin 2013 në nga Kuvendi i Republikës së kosovës.
Sipas këtij ligji trafikimi me njerëz nënkupton – rekrutimi, transportimi, transferimi,
strehimi ose pranimi i personave, përfshirë shkëmbimin ose transferimin e kontrollit mbi
këta persona, me anë të kanosjes ose të përdorimit të forcës apo me forma të tjera të
shtrëngimit, rrëmbimit, mashtrimit, lajthimit, keqpërdorimit të pushtetit apo të
keqpërdorimit të një pozite të ndjeshme ose me anë të dhënies ose marrjes së pagesave
apo përfitimeve për të arritur pëlqimin e personit që ka kontroll mbi personin tjetër, me
qëllim të shfrytëzimit.
Qëllimi i këtij ligji është që autoriteteve kompetente vendore iu jepen të drejta,
obligime dhe përgjegjësi për parandalimin dhe luftimin e trafikimit të qenie njerëzore në të
gjitha format e tij si dhe mbrojtjen e viktimave të trafikuara.7
Fushëveprimi i këtij ligji përfshinë zbatimin e të gjitha dispoziatave të tij, për të gjitha
format e trafikimit me njerëz, qoftë kombëtar, ose trans-nacional dhe pavarësisht se a lidhet
a jo me krimin e organizuar, duke përfshirë veprat e kryera për qëllime të shfrytëzimit të
viktimave përderisa ato përmbajnë elementet e trafikimit me njerëz.
6 Prof.Dr.Rexhep Gashi, Krimi I organizuar (ligjerata tëautorizuar) fq.152
1. 7
Ligji Nr. 04/L-218 PËR PARANDALIMIN DHE LUFTIMIN E TRAFIKIMIT ME NJERËZ DHE MBROJTJEN E
VIKTIMAVE TË TRAFIKIMIT fq.1
------------------------------------------ 14 ------------------------------------------
-
BIBLIOGRAFIA
1. Krimi i Organizuar (Ligjerata të autorizuara) Prof.Dr.Rexhep Gashi
2. Ligji Nr. 04/L-218 PËR PARANDALIMIN DHE LUFTIMIN E TRAFIKIMIT ME
NJERËZ DHE MBROJTJEN E VIKTIMAVE TË TRAFIKIMIT
3. Strategjia Nacionale Kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore dhe Plani i
Veprimit 2011-2014
4. STRATEGJIA E LUFTËS KUNDËR TRAFIKIMIT ME NJERËZ DHE
MIGRIMIT ILEGAL NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË Shkup, mars 2006
5. Raporti mbi Trafikimin e Personave në Kosovë - Ambasada e Shteteve te
Bashkuara (20 qershor, 2014)
6. Doracak i ofruesve të shërbimeve për mbrojtjen e viktimave të trafikimit,
OSCE (Organizata për Sigurim dhe Bashkëpunim në Evropë) Qershor 2008
7. TRAFIKIMI I QENIEVE NJERËZORE & KALIMI KONTRABANDË I
MIGRUESVE, Zyrave e Kombeve të Bashkuara për Drogat dhe Krimin
(UNODC), shkurt 2010
Ëeb-faqe
http://albanian.pristina.usembassy.gov/key_reports/2010-raport-mbi-trafikimin-e-
personave-n-kosov/ka-sht-trafikimi-i-personave.html
1
https://sq.wikipedia.org/wiki/Trafikimi_i_f%C3%ABmij%C3%ABve_n%C3%AB_Kosov%C3%A
B

Weitere ähnliche Inhalte

Was ist angesagt?

Globalizmi pro dhe kunder
Globalizmi pro dhe kunderGlobalizmi pro dhe kunder
Globalizmi pro dhe kunderthe blue bee
 
Te drejtat e femijeve
Te drejtat e femijeveTe drejtat e femijeve
Te drejtat e femijeve22062002
 
Komunizmi vs demokracia
Komunizmi vs demokraciaKomunizmi vs demokracia
Komunizmi vs demokraciaErgi Nushi
 
Elementet kimik ne trupin tone projekt kimi
Elementet kimik ne trupin tone  projekt kimiElementet kimik ne trupin tone  projekt kimi
Elementet kimik ne trupin tone projekt kimiFacebook
 
Projekt: "Dhuna" ICLUB 2015 - Gjimnazi:"Sinan Tafaj"
Projekt: "Dhuna" ICLUB 2015 - Gjimnazi:"Sinan Tafaj"Projekt: "Dhuna" ICLUB 2015 - Gjimnazi:"Sinan Tafaj"
Projekt: "Dhuna" ICLUB 2015 - Gjimnazi:"Sinan Tafaj"Andi Metaliaj
 
Evolucioni historik i globalizmit
Evolucioni historik i globalizmitEvolucioni historik i globalizmit
Evolucioni historik i globalizmitAn An
 
Aksidentet rrugore
Aksidentet rrugoreAksidentet rrugore
Aksidentet rrugoreArlinda
 
Pastrimi i gjuhes shqipe
Pastrimi i gjuhes shqipePastrimi i gjuhes shqipe
Pastrimi i gjuhes shqipeolinuhi
 
Kontibuti i Shqipetareve ne mbrojtjen e hebrenjeve gjate luftes se 2 boterore
Kontibuti i Shqipetareve ne mbrojtjen e hebrenjeve  gjate luftes se 2 boteroreKontibuti i Shqipetareve ne mbrojtjen e hebrenjeve  gjate luftes se 2 boterore
Kontibuti i Shqipetareve ne mbrojtjen e hebrenjeve gjate luftes se 2 boteroreXheni Marku
 
Tregu i punes ne Shqiperi
Tregu i punes ne Shqiperi Tregu i punes ne Shqiperi
Tregu i punes ne Shqiperi Darla Evangjeli
 
Komunizmi ne Shqiperi
Komunizmi ne ShqiperiKomunizmi ne Shqiperi
Komunizmi ne ShqiperiDenis Lezo
 
Shqiperia dhe Bashkimi Europian
Shqiperia dhe Bashkimi EuropianShqiperia dhe Bashkimi Europian
Shqiperia dhe Bashkimi Europianolinuhi
 
Biodiversiteti
BiodiversitetiBiodiversiteti
BiodiversitetiArlinda
 
Ndikimi i mjedisit ne trupin e njeriut
Ndikimi i mjedisit ne trupin e njeriutNdikimi i mjedisit ne trupin e njeriut
Ndikimi i mjedisit ne trupin e njeriutmelissa cani
 
Futja e shqiperise ne BE
Futja e shqiperise ne BEFutja e shqiperise ne BE
Futja e shqiperise ne BEErgi Nushi
 

Was ist angesagt? (20)

Globalizmi pro dhe kunder
Globalizmi pro dhe kunderGlobalizmi pro dhe kunder
Globalizmi pro dhe kunder
 
Globalizmi
GlobalizmiGlobalizmi
Globalizmi
 
Te drejtat e femijeve
Te drejtat e femijeveTe drejtat e femijeve
Te drejtat e femijeve
 
E Drejta Romake
E Drejta Romake E Drejta Romake
E Drejta Romake
 
Komunizmi vs demokracia
Komunizmi vs demokraciaKomunizmi vs demokracia
Komunizmi vs demokracia
 
Elementet kimik ne trupin tone projekt kimi
Elementet kimik ne trupin tone  projekt kimiElementet kimik ne trupin tone  projekt kimi
Elementet kimik ne trupin tone projekt kimi
 
Projekt: "Dhuna" ICLUB 2015 - Gjimnazi:"Sinan Tafaj"
Projekt: "Dhuna" ICLUB 2015 - Gjimnazi:"Sinan Tafaj"Projekt: "Dhuna" ICLUB 2015 - Gjimnazi:"Sinan Tafaj"
Projekt: "Dhuna" ICLUB 2015 - Gjimnazi:"Sinan Tafaj"
 
Evolucioni historik i globalizmit
Evolucioni historik i globalizmitEvolucioni historik i globalizmit
Evolucioni historik i globalizmit
 
Ngrohja globale
Ngrohja globaleNgrohja globale
Ngrohja globale
 
Aksidentet rrugore
Aksidentet rrugoreAksidentet rrugore
Aksidentet rrugore
 
Pastrimi i gjuhes shqipe
Pastrimi i gjuhes shqipePastrimi i gjuhes shqipe
Pastrimi i gjuhes shqipe
 
Siguria rrugore
Siguria rrugoreSiguria rrugore
Siguria rrugore
 
Kontibuti i Shqipetareve ne mbrojtjen e hebrenjeve gjate luftes se 2 boterore
Kontibuti i Shqipetareve ne mbrojtjen e hebrenjeve  gjate luftes se 2 boteroreKontibuti i Shqipetareve ne mbrojtjen e hebrenjeve  gjate luftes se 2 boterore
Kontibuti i Shqipetareve ne mbrojtjen e hebrenjeve gjate luftes se 2 boterore
 
Tregu i punes ne Shqiperi
Tregu i punes ne Shqiperi Tregu i punes ne Shqiperi
Tregu i punes ne Shqiperi
 
Komunizmi ne Shqiperi
Komunizmi ne ShqiperiKomunizmi ne Shqiperi
Komunizmi ne Shqiperi
 
Kriminalistika
KriminalistikaKriminalistika
Kriminalistika
 
Shqiperia dhe Bashkimi Europian
Shqiperia dhe Bashkimi EuropianShqiperia dhe Bashkimi Europian
Shqiperia dhe Bashkimi Europian
 
Biodiversiteti
BiodiversitetiBiodiversiteti
Biodiversiteti
 
Ndikimi i mjedisit ne trupin e njeriut
Ndikimi i mjedisit ne trupin e njeriutNdikimi i mjedisit ne trupin e njeriut
Ndikimi i mjedisit ne trupin e njeriut
 
Futja e shqiperise ne BE
Futja e shqiperise ne BEFutja e shqiperise ne BE
Futja e shqiperise ne BE
 

Trafikimi i qenieve njerezore

  • 1. ------------------------------------------ 1 ------------------------------------------- Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” Lënda: Krimi i organizuar Tema: Trafikimi i qenieve njerëzore Profesori: Prof.Dr.Rexhep Gashi Studenti:Endrit Rustemi 13-Jan-2016
  • 2. ------------------------------------------ 2 ------------------------------------------- Përmbajtja Hyrje .......................................................................................................................................... I. Trafikimi i qenieve njerëzore 1. Trafikimi i qenieve njerzore si formë e krimit të organizuar ......................................... 2. Format kryesore të trafikimit të qenieve njerëzore ........................................................... 2.1. Punëne detyruar................................................................................................................ 2.2. Trafikimi seksual .................................................................................................................. 2.3. Punaskllavëruese ............................................................................................................... 2.4. Skllavëriapërshkaktë borxhitmidispunëtorëve emigrantë ............................................. 2.5. Robëriae pavullnetshmeshtëpiake.................................................................................... 2.6. Punae detyruare fëmijës ................................................................................................... 2.7. Ushtarëtfëmijë ................................................................................................................... 2.8. Trafikimi seksual i fëmijëve ................................................................................................. 3. Shkaqet e trafikimit ................................................................................................................ 4. Pasojat e trafikimit ................................................................................................................. 5. Taktikat e përdoruara nga ana e trafikantëve ..................................................................... II. Trafikimi i qenieve njerëzore në Kosovë 1. Kosova- lufta e saj kundër trafikimit të qenieve njerëzore............................................ 2. Mekanizmat institucional ekzistues .............................................................................. 3. Mekanizmat ligjor ekzistues.......................................................................................... 3.1. Dokumentetligjore ndërkombëtare ................................................................................. 3.1.1 Konventae këshillittë evropëspërmasakundërtrafikimittë qenieve njerëzore .... 3.2. Dokumentetligjore të brendshme.................................................................................... 3.2.1 Ligj për parandalimindhe luftimine trafikimitme njerëzdhe mbrojtjene viktimave të trafikimit........................................................................................................................... Bibliografia ............................................................................................................................................
  • 3. ------------------------------------------ 3 ------------------------------------------- HYRJE Në këtë punim trajtohet dhe analizohet trafikimi i qenieve njerëzore si dukuri neganive e cila është shfaqur në shoqëri dhe me të cilën përballet shoqëria. Ky punim është i ndarë në dy kapituj, në kapitulin e parë trajtohet trafikimi i qenive njerzore si forme e krimit të organizuar, format me të cilat ai shfaqet, mënyrat me të cilat ai shfaqet, pasojat me të cilat përballen viktimat, pasojat te cilat ai i shkakton në shoqëri e shumë gjëra të tjera. Kurse në kapitullin e dytë trajtohet trafikimi i qenieve njerëzore në Republikën e Kosovës, cilët janë mekanizmat institucional si dhe flitet edhe për mekanizmat ligjorë egzistues të cilët kontribojnë në luftën kundër trafikimin e qenieve njerzore. Trafikimi i njerëzve është një kërcënim shumë-dimensional. Ai nuk kursen shtete (është krim nacional dhe trans-nacional), shoqëri apo edhe individë. Trafikimi i qenieve njerëzore, është pjesë e krimit të organizuar. Sipas ligjit për parandalimin dhe luftimin e trafikimit me njerëz dhe mbrojtjen e viktimave të trafikimit trafikimi me njerëz nënkupton – rekrutimi, transportimi, transferimi, strehimi ose pranimi i personave, përfshirë shkëmbimin ose transferimin e kontrollit mbi këta persona, me anë të kanosjes ose të përdorimit të forcës apo me forma të tjera të shtrëngimit, rrëmbimit, mashtrimit, lajthimit, keqpërdorimit të pushtetit apo të keqpërdorimit të një pozite të ndjeshme ose me anë të dhënies ose marrjes së pagesave apo përfitimeve për të arritur pëlqimin e personit që ka kontroll mbi personin tjetër, me qëllim të shfrytëzimit.1 Trafikimi i qenieve njerëzore si fenomen negativ shoqërorë, si një fenomen i dëmshëm në shoqëri si edhe si fenomen i rrezikshëm për funksionimin e suksesshëmtë sistemit juridik, ekonomik, social si dhe të sistemeve të tjera, gjen bazë të volitshme për zgjerim dhe zhvillim në shtetet të cilat gjenden në krizë politike, ekonomike, sociale dhe juridike ose që janë në tranzicion. Dëmet e paevitueshme që po i pësojnë shtetet nga format e ndryshme të zhvillimit të trafikimit të qenieve njerëzore, e që në këto kushte bashkëkohore pasqyrohen në mënyrë negative në funksionet thelbësore të jetës shoqërore, 31 korriku, është vendosur si Dita Ndërkombëtare kundër Trafikimit të Qënieve Njerëzore. Në këtë ditë Organizata Ndërkombëtare për Migracionin, apelon për më shumë angazhim kundër këtij fenomeni. 1 Ligji Nr. 04/L-218 PËR PARANDALIMIN DHE LUFTIMIN E TRAFIKIMIT ME NJERËZ DHE MBROJTJEN E VIKTIMAVE TË TRAFIKIMIT
  • 4. ------------------------------------------ 4 ------------------------------------------- I. TRAFIKIMI I QENIEVE NJERËZORE Meqë trafikimi me qenie njrëzore është një temë globale e cila nuk përfshinë vetëm një rajon të caktuar apo një kontinent të caktuar, por ajo egziston gati në të gjithë botën, ku më shumë e ku më pak, shumë institucione dhe organizat ndërkombëtare angazhohen që të vetdisojnë njerëzit për rreziqet që sjell ky fenomen. Këto institucione dhe organizata përmes projekteve të tyre mundohen që të shpjegojnë format me të cilat paraqitet ai tek njerzit. Nje ndërlidhje shumë të veqantë sa i përket formave të tafikimit të qënieve njerzore mund të gjindët edhe ne ëeb-faqen e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara sipas së cilës format kryesore të trafikimit të qenieve njerëzore përfshijnë: 1. Punën e detyruar Studimet e fundit tregojnë se pjesa më e madhe e trafikimit të qenieve njerëzore në botë merr formën e punës së detyruar. Organizata Botërore e Punës (ILO) vlerëson se nëntë veta detyrohen të punojnë për çdo viktimë të trafikimit që i nënshtrohet prostitucionit të detyruar. Puna e detyruar, e njohur edhe si robëri e pavullnetshme, mund të rezultojë kur punëdhënësit e paskrupullt i shfrytëzojnë punëtorët që janë bërë të cenueshëm nga shkalla e lartë e papunësisë, varfëria, krimi, diskriminimi, korrupsioni, konflikti politik, ose pranimi kulturor i kësaj praktike. Imigrantët janë posaçërisht të cenueshëm, por edhe individët mund të jenë të detyruar të punojnë në vendet e tyre. Viktimat femra të punës së detyruar ose të punës skllavëruese, sidomos gratë dhe vajzat në robëri shtëpiake, shpesh shfrytëzohen edhe seksualisht. 2. Trafikimi seksual Trafikimi seksual përbën një pjesë të rëndësishme, të trafikimit të përgjithshëm të qenieve njerëzore. Kur një i rritur shtrëngohet, detyrohet apo mashtrohet të merret me prostitucion - ose mbahet në prostitucion përmes shtrëngimit - ai person është viktimë e trafikimit. Të gjithë personat e përfshirë në rekrutimin, transportimin, strehimin, pranimin ose marrjen e personit për këtë qëllim kanë kryer vepër penale të trafikimit. Trafikimi seksual mund të ndodhë edhe brenda skllavërisë për shkak të borxhit, pasi gratë dhe vajzat detyrohen të vazhdojnë të merren me prostitucion përmes përdorimit të “borxhit” të paligjshëmqë është paraqitur gjatë transportimit, punësimit të tyre, apo madje edhe “shitjes” së tyre të vrazhdë – të cilin shfrytëzuesit këmbëngulin se ato duhet ta paguajnë para se të mund të jenë të lira. Është me rëndësi të kuptohet që pëlqimi fillestar i personit për të marrë pjesë në prostitucion nuk është ligjërisht vendimtar: nëse janë mbajtur më pas në shërbim përmes manipulimit psikologjik apo dhunës fizike.
  • 5. ------------------------------------------ 5 ------------------------------------------- 3. Puna skllavëruese Një formë e detyrimit ose shtrëngimit është përdorimi i detyrimit, ose i borxhit. Kjo praktikë, që shpesh quhet “punë skllavëruese” ose “skllavëri për shkak të borxhit”, ka kohë që është ndaluar sipas ligjit të SHBA-së - në spanjishte “peonage” [dënim me punë të detyruar] - dhe Protokolli i Palermos kërkon që kjo praktikë të kriminalizohet si formë e trafikimit të personave. Punëtorët në mbarë botën bien viktima të skllavërisë për shkak të borxhit kur trafikantët ose rekrutuesit e shfrytëzojnë në mënyrë të paligjshme një borxh fillestar që punëtori e kishte marrë si pjesë të kushteve të punësimit. Punëtorët gjithashtu mund ta trashëgojnë borxhin në sistemet më tradicionale të punës skllavëruese. Në Azinë Jugore, për shembull, vlerësohet se ka miliona viktima të trafikimit që punojnë për t’i paguar borxhet e paraardhësve të tyre. 4. Skllavëria për shkak të borxhit midis punëtorëve emigrantë Abuzimet e kontratave dhe kushtet e rrezikshme të punës për punëtorët emigrantë nuk përbëjnë medoemos trafikim të qenieve njerëzore. Megjithatë, veshja e kostove dhe e borxheve të paligjshme në këta punëtorë në vendin burimor, shpesh me ndihmën e agjencive të punës dhe punëdhënësve në vendin e destinacionit, mund t’i kontribuojë një situate të skllavërisë për shkak të borxhit. Ky është rasti edhe kur statusi i punëtorit në vend është i lidhur me punëdhënësin, si punëtor mysafir në kontekst të punësimit të bazuar në programet për punë të përkohshme. 5. Robëria e pavullnetshme shtëpiake Një formë unike e punës së detyruar është robëria e pavullnetshme e punëtorëve shtëpiakë, vendi i punës së të cilëve është joformal, që lidhet me banesat e tyre jozyrtare, dhe që nuk ndahen shpesh me punëtorë të tjerë. Një mjedis i tillë, që shpesh i izolon punëtorët shtëpiakë, është i favorshëm për shfrytëzim jokoncensual pasi autoritetet nuk mund ta inspektojnë pronën private ashtu siç mund t’i inspektojnë vendet zyrtare të punës. Hetuesit dhe ofruesit e shërbimeve raportojnë për shumë raste të sëmundjeve të patrajtuara dhe, fatkeqësisht, për abuzime të shumta seksuale, që në disa raste mund të jenë simptoma të një situate të robërisë së pavullnetshme. 6. Puna e detyruar e fëmijës Shumica e organizatave ndërkombëtare dhe e ligjeve kombëtare pranojnë që fëmijët ligjërisht mund të angazhohen në forma të caktuara të punës. Megjithatë, ekziston një konsensus në rritje e sipër se format më të rënda të punës së fëmijës duhet të çrrënjosen. Shitja dhe trafikimi i fëmijëve dhe mashtrimi i tyre në punë skllavëruese dhe punë të detyruar janë ndër format më të rënda të punës së fëmijës, dhe këto janë forma të trafikimit. Një fëmijë mund të jetë viktimë e trafikimit të qenieve njerëzore pavarësisht nga vendndodhja e atij shfrytëzimi jokoncensual. Treguesit e punës së mundshme të detyruar të fëmijës përfshijnë situatat në të cilat fëmija duket të jetë nën kujdesin e një anëtari, por jo të familjes, i cili e detyron fëmijën të kryejë punë që i sjell përfitime financiare ndonjë personi jashtë familjes së fëmijës dhe nuk i ofron fëmijës mundësinë e largimit. Reagimet kundër trafikimit duhet t’i plotësojnë, e jo t’i zëvendësojnë, veprimet tradicionale kundër punës së fëmijës, si rehabilitimi dhe arsimi. Megjithatë, kur fëmijët skllavërohen, abuzuesit e
  • 6. ------------------------------------------ 6 ------------------------------------------- tyre nuk duhet t’i shpëtojnë dënimit penal në bazë të përgjigjeve të kahershme administrative ndaj praktikave të punës së fëmijës. 7. Ushtarët fëmijë Shërbimi ushtarak i fëmijëve mund të jetë manifestim i trafikimit të qenieve njerëzore ku ai përfshin rekrutimin e paligjshëmose shfrytëzimin e fëmijëve – përmes dhunës, mashtrimit apo shtrëngimit – si luftëtarë ose për punë apo shfrytëzim seksual nga forcat e armatosura. Autorë mund të jenë forcat qeveritare, organizatat paraushtarake, apo grupet rebele. Shumë fëmijë janë rrëmbyer me forcë për t’u përdorur si luftëtarë. Të tjerët janë detyruar në mënyrë të paligjshme të punojnë si derëtarë, kuzhinierë, roja, shërbëtorë, lajmëtarë, ose spiunë. Vajzat e reja mund të detyrohen të martohen ose të kenë marrëdhënie seksuale me luftëtarë meshkuj. Ushtarët fëmijë, djem e vajza, shpesh abuzohen seksualisht dhe janë në rrezik të madh që të sëmuren nga sëmundjet seksualisht të transmetueshme. 8. Trafikimi seksual i fëmijëve Sipas UNICEF-it, rreth dy milionë fëmijë i nënshtrohen prostitucionit në tregtinë globale të seksit komercial. Konventat dhe protokollet ndërkombëtare obligojnë kriminalizimin e shfrytëzimit të fëmijëve për seks komercial. Përdorimi i fëmijëve në tregtinë e seksit komercial është i ndaluar sipas ligjit të SHBA-së dhe Protokollit të Palermos, si dhe nga legjislacioni në vende në mbarë botën. Nuk mund të ketë as përjashtime dhe as racionalizime kulturore apo socioekonomike që e parandalojnë shpëtimin e fëmijëve nga robëria seksuale. Trafikimi seksual ka pasoja shkatërruese për të miturit, duke përfshirë edhe traumën e gjatë fizike dhe psikologjike, sëmundjen (duke përfshirë HIV/AIDS), vartësinë nga droga, shtatzëninë e padëshiruar, mosushqimin, izolimin social, dhe vdekjen e mundshme. Kemi shumë ndarje tjera me të cilat mund të shpjegohet se si organizohet dhe si funksionon trfikimi i qenieve njrëzore.Sipas një ndarje tjetër trafimimi me qenie njerëzore në vetë përmban tre lloje trafiqesh. Ato janë : 1. Transporti i paligjshem i refugjateve dhe emigranteve - përfshin të gjithë ata persona që udhëtojnë ilegalisht nga një shtet në shtetet e tjera për mbrojtje dhe azil, për nevoja ekonomike, punësim, bashkim familjar, probleme shendetesore etj. Ky lloj transporti I tyre behet në mënyrë ilegale dhe shumë të rrezikshme. Këta individ ose persona bëhen obiekt I trafikimit nga trfikantët të cilët i’u marrin shuma të mëdha parash me duke I genjyer se do ti dërgojmë në destinacionin e kërkuar. Gjatë udhëtimit ka rreziqe të shumta e sidomos kur duhet të kalohet nëpër lumenjë, liqene apo dete. Çdo vit vdesin qindra emigrant si pasojë e mbingarkimit të barkave ose anijeve. Sidomos vdekje të shumta të emigrantëve kemi nga vendet e Afrikës Veriore që përpiqen që në menyrë kalndestine të funten në Bashkimin Europian. Raste të vdekjeve kemi pasur edhe nga vendet tjera. Në vitin 2009 në lumin Tisa që ndodhet ne kufirin serbo-hungarez kanë humbur jetën 18 kosovarë të cilët ishimduke kaluar
  • 7. ------------------------------------------ 7 ------------------------------------------- lumin ilegalisht. Këta kosovarë qa qenë të mashtruar nga trafikantët, të cilët më vonë ishin dënuar gjithë së bashku me 55 vite burg nga organet e gjyqësisë. 2. Trafiku i femrave - përfshin të gjitha vajzat dhe gratë që rekrutohen për shfrytezim prostitucioni. Ndryshe nga trafiku I emigranteve te paligjshemqe përfundon me mbërritjen në destinacion, trafiku I femrave fillon ketu dhe shfrytezimi I tyre mund te vazhdoj me vite. Disa nga mënyrat e rekrutimit nga ana e trafikantëve janë: 1. Mashtrimet për tu martuar dhe për të jetuar jashtë shtetit 2. Mashtrimet për sigurimpune e kushte jetese jashtë shtetit 3. Mashtrimet duke përdorur femra ndermjetese e me pagese 4. Rrëmbimet e përdhunimet si dhe kërcënimet për jetën e familjen e saj 5. Blerjet e fëmrave nga pjesetare te familjeve te tyre 6. Kompromentimet me anën e dhuratave, parave e duke krijuar detyrime te tjera materiale. 3. Trafiku i femijeve - përfshin fëmijet të cilët trafikohen për tu përdorur si lypësa, hajdutë xhepash, për abuzime seksuale, transplant organesh etj. Disa nga keta fëmijë, sidomos vajzat shiten më vonë të trafikantet e femrave për shfrytezim prostitucioni. Trafikimi i fëmijëve shkaktohet prej mungesës së mjedisit mbrojtës për ta. Mjedisi mbrojtës dhe efektiv fillon nga Qeveria, e cila ka fuqinë të krijojë ligjet e nevojshme dhe strukturat për mbrojtjen e fëmijëve. Ky mjedis përfshin gjithashtu shtëpinë, shkollën dhe komunitetin, ku të rriturit ndihmojnë fëmijët të zbatojnë të drejtat e tyre si dhe të kenë dijen dhe aftesine të identifikojnë dhe ndihmojnë fëmijët në nevojë. SHKAQET E TRAFIKIMIT Shkaqet e trafikimit jane te ndryshme dhe te shumëllojshme por ato që ndikojne drejtpërdrejt ne trafikun e qenieve njerezore janë : 1. Faktoret ekonomike - zakonisht trafikimi me qenie njerëzore por në përgjithësi krimi i organizuar shfaqet dhe zhvillohet në vendet nuk kanë nje ekonomi të zhvilluar dhe si pasojë kane edhe papunsi të lartë. Personat në këto shtete gjithmonë kanë synim që të largohen nga vendi I tyre që është pa prespektive për ta dhe të shkojnë në ato vende ku ata e shohin të ardhmen. Kjo gjendje e brishtë shfrytëzohet nga trafikantët e qenieve njerëzore të cilët duke I genjyer keta persona që ne të shumtën e rasteve nuk kanë një shkollim adekuat minimal dhe jane lehtë të manipulueshtem . Shkaqiet ekonomike janë faktorë i karaqitjes së shumë formave të kriminalitetit e jo vetëm të krimit të organizuar apo vetëm të trafikimit me qenie njerëzore. Njerëzit të cilët nuk kanë një qëndrueshmëri financiare gjithmonë kanë qenë obiekt i mundshëm i
  • 8. ------------------------------------------ 8 ------------------------------------------- trfikanteve të cilat mundohen që ti shfrytëzojnë në maksimum gjendjen e tyre për përfitime persoanle të tyre shumëherë duke shkeluar dhe abuzuar me këta pësona ne format më kriminale të mundshme. 2. Faktoret sociale - Viktimat vijnë nga shtresa të shoqërisë që janë të prekura nga varfëria, problemet familiare, niveli i ulët i arsimit papunësia e shumë elemente tjera. Zakonet që e motivojnë diskriminimin e vajzës dhe të guras krijojnë një ambient në të cilit viktimat zakonisht kanë qënë më parë objekt të dhunës në familje apo dhunës seksuale. Mjedise të tilla e bëjnë gratë dhe vajzat objekte të trafikimit dhe dëmton mundësitë për ri- integrim në shoqëri, shpesh duke i rikthyer në ciklin e trafikut. 3. Faktoret politike - në paraqitjen e trafikimit të qenieve njerëzore një ndikimin të madh kanë edhe zhvillimet dhe rrethanat politioko-sociale të cilat mund të krijojnë një teren të përshtatshëm për trafikantët e që të zhvillojnë aktivitetin e tyre. Gjendja jostabile që po kalojnë vendet e Ballkanit dhe shumë vende të Europës Jug-Lindore kriojnë një hapsireë për zhvillimin e formave të ndryshme të kriminalitetit dhe dhe si pasojë janë edhe migrimet e mëdha të popullsisë për në shtetet e Unionit Europian. Këto zhvillime i shfrytëzojne trafikantët për përfitime materiale. Shtetet që jane në fazën e tranzicionit zakonisht nuk kanë një zhvillim shumë funksional dhe efektiv të pushtetit shtetëror. Kjo shoqërohet me mungesë të bashkpunimit me shtetet fqijne pastaj mund të kete edhe mungesë të legjislacionit adekuat ne këtë fushë të cilat reflektohen në efikasitetin e punës së organeve përgjegjëse për luftimin e trafikimit ne qenie njerëzore. PASOJAT E TRAFIKIMIT Pasojat e trafikimit janë të ndryshme e të shumta. Në radhë të parë ato janë pasoja mbi viktimën por edhe mbi shoqërinë në vendet/shtetet ku ndodh fenomeni i trafikimit, pavarësisht mënyrave të ndryshme. Për viktimat, pasoja e parë kryesore është shkelja e rëndë e të drejtave të njeriut. Viktimat janë të ekspozuara çdo ditë ndaj shtrëngimit, abuzimit dhe dhunës. Viktimat janë të ekspozuar ndaj rreziqeve të shumta e të ndryshme, ata përjetojnë dhunë fizike, shfrytëzim seksual, abuzime psikologjike, kushte të këqija jetese, sëmundje të shumta të cilat dëmtojnë dhe lenë pasoja mbi shëndetin e tyre fizik, mendor dhe riprodhues. Poashtu, ato trajtohen shpesh si kriminele nga autoritetet në vendet e tranzitit dhe të destinacionit për shkak të statusit të tyre te parregullt në këto vende, si dhe për shkak të statusit të tyre si punëtore në të zezë apo si punëtore të seksit. Pasojat janë po ashtu të rënda për shtetet/vendet e origjinës, tranzitit dhe destinacionit. Një nga pasojat është rritja e emigrimit të parregullt në vendet e tranzitit dhe destinacionit. Një pasojë tjetër është prezenca e organizatave kriminale të përfshira në shpërndarje droge, vjedhje, shfrytëzim të prostitucionit dhe forma të tjera dhune.
  • 9. ------------------------------------------ 9 ------------------------------------------- TAKTIKAT E PËRDORUARA NGA ANA E TRAFIKANTËVE Taktikate përdoruranga trafikantëtpërt’i mbajturviktimatnë kontrolltë përhershëmjanë: 1. Frikësimi dhe terrorizimi:trafikantëti mbajnë viktimatnë frikë të vazhdueshme përjetëne vet dhe të të afërmve te tyre. 2. Krijimi i kushteve të paparashikueshme dhe të pakontrollueshme të jetesës:trafikantëtu ndryshojnë viktimavepaparalajmërimvendine banimit,ambientin,njerëzitme të cilëtkanë filluar të mbështetene të besojnë,vetë identitetine tyre.Në këtë mënyrë unxjerrinjashtë përdorimit strategjitë e kontrollitmbi situatëndhe i bëjnë të adaptojnëstrategjitë mbijetesës. 3. Eliminimi i të gjithamundësive përtë marrë vendime:trafikantëtnuki lenë viktimattë marrin vendime,me qëlliminpërtë krijuarnjë ndjenjë që mirëqeniaose edhe vetëmbijetesae personit varetnga dëshirae trafikantitdhe është gjithnjë në dorë të tij. 4. Gënjeshtradhe mashtrimi:përtë dëmtuarimazhinqë kanë te vetjadhe të kuptuarite botës përreth. 5. Manipulimi emocional:Trafikantëtpërpiqentë manipulojnë ndjenjate viktimave,p.sh.,duke i mbajturnë kontroll dhe partneritetintim, duke i bindurviktimatse i dashurojnë në mënyrëne tyre, apo se puna dot’u japë mundësinëtë dërgojnë më shumëparanë shtëpi te pjesëtarëte familjes,do t´i ndihmoje të plotësojnë ëndrrate aspiratate vetapërnjë jetë më të mirë. Trafikimi ka karakter nacional po ka edhe karakter trans-nacional. Në raste kur themi se ka karakter nënkuptojme se trafikimi i qenieve njerëzore zhvillohet brenda kufinjëve të një shteti te caktuar. Kurse kur themi se ka karakter trans-nacional apo ndërkombëtar nënkuptojmë se ai zhvillohet në shtëte të ndryshme dhe në këtë rast për nga struktura ai ka disa elemente shtesë që e karakterizojne si: I. Vendi i origjinës (rekrutimi dhe eksportimi); II. Vendi transit (transportimi); III. Vendi i mbërritjes (importimi dhe pritja). II. Trafikimi i qenieve njerëzore në Kosovë 1.Kosova- lufta e saj kundër trafikimit të qenieve njerëzore Trafikimi me qenie njerëzore, në veçanti me femra dhe fëmijë, është një problem i përgjithshëm i cili pasqyrohet edhe në Republikën e Kosovës. Ai paraqitet në forma të ndryshme dhe ka për qëllim, që nëpërmjet formave të ndryshme të eksploatimit, të shfrytëzojë viktimën për një profit sa më të madh. Kosova është burim dhe destinacion për gra, fëmijë dhe disa burra që i nënshtrohen trafikimit për seks dhe punë të detyruar. Shumica e viktimave të trafikimit për seks në Kosovë janë femra, ndonëse viteve të mëparshme femrat nga Moldavia, Sllovakia, Shqipëria, Serbia, Turqia dhe Polonia gjithashtu janë përballur me prostitucion të detyruar nga grupe
  • 10. ------------------------------------------ 10 ------------------------------------------ - kriminale në Kosovë. Fëmijët nga Kosova dhe vendet fqinje, përfshirë Shqipërinë, i nënshtroheshin lypjes së detyruar brenda vendit. Një numër i madh i vajzave të moshës 14- 17 vjeçare ishin viktima të trafikimit për qëllime seksuale. Trafikantët i mashtronin viktimat duke u premtuar punësim si valltare dhe këngëtare në restorante dhe, në vend të kësaj, i detyronin në trafikim për qëllime seksuale në banesa private. Trafikantët i detyrojnë shtetasit e huaj të merreshin me prostitucion dhe punë të detyruar në mbarë Evropën. Thuhej që trafikantët e shfrytëzonin regjimin pa viza për t’i dërguar viktimat edhe në Evropë. Qeveria e Kosovës nuk vepron tërësisht në pajtim me standardet minimale për eliminimin e trafikimit; megjithatë, ajo është duke bërë përpjekje të mëdha për ta bërë këtë. Shumica e viktimave të identifikuara së fundmi në Kosovë jane femra dhe vajza të mitura të trafikuar brenda vendit, dhe forma kryesore e shfytezimit mbetet ajo per qëllimtë ofrimit te sherbimeve seksuale / detyrim ne prostutcion.2 Lufta kundër trafikimit me qenie njerëzore, nuk duhet parë dhe kuptuar si një përgjegjësi vetëm e Ministrisë së Punëve të Brendshme, dhe strukturave të saj, për këtë arsye hartimi i Strategjisë, është realizuar përmes një sistemi të gjerë pjesëmarrjeje, që përfshinë institucionet qendrore, shoqërinë civile, organizatat jo-qeveritare vendore dhe ndërkombëtare që veprojnë në Kosovë, dhe partnerët ndërkombëtar. 2.Mekanizmat institucional ekzistues Ekzistojnë disa institucione përgjegjëse per hartimin dhe zbatimin të politikave shtetërore kundër trafikimit me qenie njerëzore. Ministria e Punëve të Brendshme, e cila nëpërmjet Koordinatorit Nacional, Sekretariatit dhe Drejtorise per Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore (DHTQNJ), punon në parandalimin e krimit dhe veprave të trafikimit, mbrojtjen dhe ndihmen e viktimave të trafikimit, ndjekjen, hetimin dhe arrestimin e kryerësve të krimit dhe prezantimin e fakteve dhe provave në prokurori. Këshilli Gjyqësor dhe Këshilli Prokurorial, janë institucionet përgjegjëse për ndjekjen penale të trafikantëve, ndëshkimin adekuat të tyre, për trajtimin jo diskriminues të viktimave të trafikimit para dhe gjatë gjykimit, për konfiskimin e pasurisë dhe aseteve të fituara me anë të veprës penale të trafikimit. Ato garantojnë zbatimin e ligjshmerisë për kompensimin e viktimave të trafikimit. Këto institucione janë përgjegjëse për të ofruar sigurinë para, gjatë dhe pas procedurave penale dhe të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme dhe të mundshme me qëllim të mbrojtjes së viktimës nga frikësimi, kërcënimet e ndëshkimet dhe ndëshkimet e të dyshuarit-(ve) ose të bashkëpunëtorëve të tyre. Nëse është e nevojshme, mbrojtja duhet të sigurohet për familjen ose miqtë e viktimës.3 2 Raporti i punës 6-mujore të SHTQNJ DKKO dhe regjioneve, për periudhën 6 mujore janar-qershor 2008. 3 Strategjia NacionaleKundër Trafikimitme Qenie Njerëzore dhe Plani i Veprimit 2011-2014, Qeveria e Republikes se Kosoves, Ministria ePunëve të Brendshme
  • 11. ------------------------------------------ 11 ------------------------------------------ - Ministria e Drejtësisë, e cila nëpërmjet Divizionit për Mbrojtje dhe Ndihmë Viktimave (DMNV), ofron ndihmë juridike, mbrojtje dhe strehim për viktimat e trafikimit. Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, e cila nëpërmjet strukturave të veta, që aktualisht janë Departamenti i Mirëqenies Sociale, Departamenti i Punës dhe Punësimit, Departamenti-Instituti për Politikë Sociale dhe Qendrat për Punë Sociale implementon politikat dhe i ofron shërbimet për mbrojtjen dhe ri-integrimin afatgjatë për viktimat e trafikimit. Ministria e Arsimit, Shkencës dhe e Teknologjisë e cila luan një rol tejet të rëndësishëm në fushën e parandalimit të trafikimit nëpërmjet edukimit, përmes të planprogrameve mësimore, qasjes ndërprogramore dhe aktiviteteve të ndryshme jashtëprogramore.. Ministria e Shendetesisë - luan nje rol të rëndesishëm në mbrojtjen e viktimave, përkatesisht në ofrimin e shërbimeve shëndetësore dhe rehabilituese për viktimat e trafikimit. Gjithashtu kjo ministri përmes trajnimeve dhe sesioneve informuese bën vetëdijsimin e personelit mjeksor në rastet e trajtimit të vikitmave të trafikimit 3. Mekanizmat ligjor ekzistues Sipas legjislacionit në fuqi4, shprehja “trafikim me njerëz” nënkupton rekrutim, transportim, transferim, strehim ose pranim i personave me anë të kanosjes ose të përdorimit të forcës apo me forma të tjera të shtrëngimit, rrëmbimit, mashtrimit, lajthimit, keqpërdorimit të pushtetit apo të keqpërdorimit të një pozite të ndjeshme ose me anë të dhënies ose marrjes së pagesave apo përfitimeve për të arritur pëlqimin e personit që ka kontroll mbi personin tjetër, me qëllim të shfrytëzimit. Baza ligjore e legjislacionit vendor, mbështetet në një sëre dokumentash dhe konventash ndërkombëtare. 3.1. Dokumentet ligjore ndërkombëtare Një sërë dokumentesh dhe konventash ndërkombëtare, përbëjnë bazën ligjore për hartimin e një legjislacioni adekuat kundër trafikimit me qenie njerëzore dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut në Kosovë. 1. “Konventa e Këshillit të Europës për masat kundër trafikimit të qenieve njerëzore” e vitit 5005 2. Konventa e Kombeve të Bashkuara kundër krimit të organizuar nderkombëtare 3. Konventa për ndërshkimin e tregëtisë me njerëz dhe shgrytëzimin për prostitucionnga të tjerët e vitit 1949 e miratuar nga Asambleja e Përgjithëshme.5 4. Deklarata universale mbi të drejtat e njeriut- e miratuar nga Kombet e Bashkuara. 4 Kodi penal I Kosovës 5 Prof.Dr.Rexhep Gashi, Krimi I organizuar (ligjerata tëautorizuar) fq.127
  • 12. ------------------------------------------ 12 ------------------------------------------ - 5. “Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe të Lirive Fundamentale dhe Protokollet e saj”. 6. Rezoluta 1325 e Keshilit te Sigurimit,”Gruaja, Paqja dhe Siguria” .30 Tetor 2000. 7. Konventa mbi eliminimin e të gjitha formave të diskriminimit racor. 8. Konventa mbi eliminimin e të gjitha formave të diskriminimit ndaj grave (1981). 9. Konventa e KB për të Drejtat e Fëmijëve (1990). 10. Konventa kunder rrembimit te femijve 2004, Etj. 3.1.1 Konventa e këshillit të evropës për masa kundër trafikimit të qenieve njerëzore Konventae Këshillittë EvropëspërMasa kundërTrafikimittë Qenieve Njerëzore,e cilaka hyrë në fuqi më 1 shkurt2008, ka përqëllimtë:  parandalojë trafikimine qenieve njerëzore,  mbrojë viktimate trafikimit,  ndjekë penalishttrafikantët,dhe të  nxisë bashkërendimine masave ne nivel kombëtarsi dhe bashkëpuniminndërkombëtar. Konventazbatohetpër:  të gjithaformate trafikimit,qofshinatokombëtare ose përtej kufijve,të lidhuraose jome krimine organizuar,  të gjithë viktimate trafikimit(gra,burradhe fëmijë),  të gjithaformate shfrytëzimit(seksual,punëose shërbime të detyruara,skllavëri,heqjetë organeve). Trafikimi i qenieve njerëzore ështëfenomenmbarëbotëror,i cili nuknjehkufij.Përkëtë arsye Konventaudrejtohettë gjithashteteve në botë dhe është e hapurpërtë gjithakëtoshtete. Të gjithashtetetqë kanë nënshkruarKonventëne Këshillittë Evropësmonitorohenrregullisht nga Grupi i Ekspertëve përMasatkundërTrafikimittë Qenieve Njerëzore (GRETA).Rolii GRETA-s është të sigurojë zbatiminefektivtë dispozitave të Konventësdhe respektimine të drejtave të viktimës. 3.2.Dokumentet ligjore të brendshme 1. Kushtetuta e Republikës së Kosovës, miratuar nga Kuvendi i Kosovës 15 Qesrhor 2008. 2. Kodi Penal i Kosoves, 03/L-002, date 22/12/2008. 3. Kodi i Procedures Penale 03/L-003, date 22/12/2008. 4. Ligji për parandalimin dhe luftimin e trafikimit me njerëz dhe mbrojtjen e viktimiave të trafikimit, i miratuar nga Kuvendi i Kosovës në vitin 2013. 5. Ligji kundër korrupsionit 6. Ligji kundër diskriminimit
  • 13. ------------------------------------------ 13 ------------------------------------------ - 7. Ligji për parandalimin dhe luftimin e krimit kibernetik6 8. Ligji i Policise se Kosoves , 03/L-035, 04.06.2008. 9. Ligji i punes No. 03/L-212 Date 02/11/2010. 10. Ligji per barazi gjinore 2004/2, date 19/02/2004. 11. Ligj per dhenien e lejes se punes dhe punesimin e shtetasve te huaj ne Republiken e Kosoves, 10/07/2009. 12. Ligj per perdorimin e substancave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursore, 15.08.2008. 13. Ligji per te huajt 2008, date 16/12/2008. 3.2.1 Ligjipër parandalimin dhe luftimin e trafikimit me njerëz dhe mbrojtjen e viktimave të trafikimit Ky ligj është miratuar në vitin 2013 në nga Kuvendi i Republikës së kosovës. Sipas këtij ligji trafikimi me njerëz nënkupton – rekrutimi, transportimi, transferimi, strehimi ose pranimi i personave, përfshirë shkëmbimin ose transferimin e kontrollit mbi këta persona, me anë të kanosjes ose të përdorimit të forcës apo me forma të tjera të shtrëngimit, rrëmbimit, mashtrimit, lajthimit, keqpërdorimit të pushtetit apo të keqpërdorimit të një pozite të ndjeshme ose me anë të dhënies ose marrjes së pagesave apo përfitimeve për të arritur pëlqimin e personit që ka kontroll mbi personin tjetër, me qëllim të shfrytëzimit. Qëllimi i këtij ligji është që autoriteteve kompetente vendore iu jepen të drejta, obligime dhe përgjegjësi për parandalimin dhe luftimin e trafikimit të qenie njerëzore në të gjitha format e tij si dhe mbrojtjen e viktimave të trafikuara.7 Fushëveprimi i këtij ligji përfshinë zbatimin e të gjitha dispoziatave të tij, për të gjitha format e trafikimit me njerëz, qoftë kombëtar, ose trans-nacional dhe pavarësisht se a lidhet a jo me krimin e organizuar, duke përfshirë veprat e kryera për qëllime të shfrytëzimit të viktimave përderisa ato përmbajnë elementet e trafikimit me njerëz. 6 Prof.Dr.Rexhep Gashi, Krimi I organizuar (ligjerata tëautorizuar) fq.152 1. 7 Ligji Nr. 04/L-218 PËR PARANDALIMIN DHE LUFTIMIN E TRAFIKIMIT ME NJERËZ DHE MBROJTJEN E VIKTIMAVE TË TRAFIKIMIT fq.1
  • 14. ------------------------------------------ 14 ------------------------------------------ - BIBLIOGRAFIA 1. Krimi i Organizuar (Ligjerata të autorizuara) Prof.Dr.Rexhep Gashi 2. Ligji Nr. 04/L-218 PËR PARANDALIMIN DHE LUFTIMIN E TRAFIKIMIT ME NJERËZ DHE MBROJTJEN E VIKTIMAVE TË TRAFIKIMIT 3. Strategjia Nacionale Kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore dhe Plani i Veprimit 2011-2014 4. STRATEGJIA E LUFTËS KUNDËR TRAFIKIMIT ME NJERËZ DHE MIGRIMIT ILEGAL NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË Shkup, mars 2006 5. Raporti mbi Trafikimin e Personave në Kosovë - Ambasada e Shteteve te Bashkuara (20 qershor, 2014) 6. Doracak i ofruesve të shërbimeve për mbrojtjen e viktimave të trafikimit, OSCE (Organizata për Sigurim dhe Bashkëpunim në Evropë) Qershor 2008 7. TRAFIKIMI I QENIEVE NJERËZORE & KALIMI KONTRABANDË I MIGRUESVE, Zyrave e Kombeve të Bashkuara për Drogat dhe Krimin (UNODC), shkurt 2010 Ëeb-faqe http://albanian.pristina.usembassy.gov/key_reports/2010-raport-mbi-trafikimin-e- personave-n-kosov/ka-sht-trafikimi-i-personave.html 1 https://sq.wikipedia.org/wiki/Trafikimi_i_f%C3%ABmij%C3%ABve_n%C3%AB_Kosov%C3%A B