Anzeige
Anzeige

Más contenido relacionado

Anzeige

Berati

  1. TEMA: QYTETI IM BERATI Lenda:Gjeografi 9 PUNOI:GERTA CALA PRANOI:ZAMIRA HODAJ
  2. OBJEKTIVAT: 1- Te njihemi me mire me relievin e vendlindjes sone:me male,pyje lumenj,bime bujqesore,perime e fruta te ndryshme. 2- Te njihemi me ngjarje historike,me zbulime arkeologjike,me monumentet natyrore dhe ato kulturore. 3 - Te nxjerrim ne pah identitetin e qytetit tone me tipare te vecanta dhe origjinalitetin e tij. 4- Te mesojme rrugen dhe perpjekjen e vendlindjes tone per te ecur perpara. 5- Eshte nje dritare e madhe per njohjen sa me mire te vendlindjes sone. 6- U vjen ne ndihme te gjithe njerezve per te njohur nga afer vendlindjen e tyre. 7- Te transmetojme ne breza dashurine dhe ndjenjen e te qenit krenar qe jane bij qe vendit ku ata jane lindur dhe rritur.
  3. Vendlindja jone Vendlindja jone. Cila eshte vendlindja jone? Fshati dhe qyteti ku kemi lindur,apo era e dimrit qe fershellen neper deget e lisave dhe ullinjve? Lumi I turbulllt mga shirat apo malli per shokun e klases qe na kap papritur? Lulja qe keput koken menjane per uje,apo ai guri I shtrembet qe s’mund ta harrojme? Jane te gjitha nga pak. Vendlindja eshte edhe flutura me krahet e bukur,edhe xixellonja qe leshon ate flake poshte barkut ne netet e majit. Vendlindja eshte djepi I gurte e femijerise sone. Eshte djepi ku kemi qeshur,ku kemi qare,ku jemi rritur me therrime, ku kemi folur gjuhen tone,ashtu sic thone rilindesit. Shume here jemi mesuar ta shikojme historine e nje populli si histori luftrash,betejash dhe gjaku. Jemi mesuar te numerojme te vraret e te plagosurit neper beteja. Iu kemi kenduar kenge shpatave,grykeve te te pushkeve,parmendave. Vendlindja s’eshte vetem histori por dhe gjeigrafi. Shikojme nje kreshte mali dhe ndihemi te perjetshem. Mbase dhe paksa xheloze. Sepse ajo kreshte mali mund te jete ne kete bote qe para pese milione vjetesh. Mbase dhe me pare.
  4. Theniet per Beratin • “Jam Onufri qe vij nga qyteti i shumëndritur i Beratit”- Onufri • “Berati është i bukur , për të qenë përjetësisht i bukur”- Shtraus • “Këto vlera, ky muze dhe qyteti i Beratit nuk ju përket vetëm juve por i perket gjithë njerëzimit” - Perez de Kuelar • “Kështjellë e bukur si kopshtet paraizorë– qytet i qeshur dhe i çiltër i Beratit”.- Evlia Çelebiu • Ata me kete thenie i kishin dhene vlerat maksimale qytetit tone te bukur. Por vlerat e tij sot jane edhe me te medha sepse Berati para 5 vitesh u fut ne UNESCO! Sot e gjithe bota e njeh qytetin tone si nje nga vendet turistike me te bukura ne bote. Çdo dite e me shume I shtohen vizitoret e ketij qyteti. Mijera qytetare te huaj kalojne nga qyteti yne dhe mbeten te mahnitur per ato qe shohin dhe fotografojne.
  5. Me se mund të vihet në Berat! • Në qytetin që numëron mbi 71 mijë banorë e që administron vlera të admirueshme ekoturistike, nuk duhet shumë investim, lodhje apo mundim për të qenë qoftë edhe një natë mysafir mes njerëzve mikpritës. Mjafton të zbrisni në Portin e Durrësit dhe pastaj do të përshkuani 92 km rrugë tokësore nëpërmjet Lushnjës drejt Beratit. Nga Porti i Vlorës rruga është edhe më e shkurtër, vetëm 81 km nga Vlora në Berat. Për të qenë më komodë dhe më pak shpenzues mund të shfrytëzohen mjetet e transportit publik, të cilët lidhin Beratin me gjithë Shqipërinë. Berati ka linja të rregullta autobusi dhe minibusi me Tiranën, Durrësin, Vlorën, Fierin, Kuçovën, Çorovodën, Gjirokastrën, Sarandën, Korçën etj. Lëvizja e autobusëve dhe minibusëve fillon në orën 04:30 dhe mbyllet në 17:00. Në çdo 30 minuta ka autobus për nisje dhe në çdo 15 minuta ka minibus për nisje, pa harruar shërbimin taksi që funksionon gjatë gjithë kohës. Një biletë autobusi për Tiranë kushton 300 lekë dhe një biletë minibusi kushton 350 lekë. Autobusët nisen nga qendra e qytetit, ndërsa minibusët nga sheshi para hotel "Turizmit".
  6. CESHTJET QE DO TE TRAJTOHEN: • CESHTJET QE DO TE TRAJTOHEN: • Pozita gjeografike • Qytetet fqinje me Beratin • Relievi dhe klima • Kuzhina tradicionale • Monumentet e natyres • Figurat historike te qytetit • Tiparet etnokulturore • Monumentet e kultures • Lagjet muzeale • Objektet e kultit • Jeta kulturore • Kanionet e Osumit
  7. POZITA GJEOGRAFIKE: • Rrethi i Beratit shtrihet në Krahinën Malore Qendrore e pjesërisht në Ultësirën Jugperëndimore të Shqipërisë, në koordinatat: gjerësi gjeografike: Veri 40 gradë 52'24”; Jug 40 gradë 29'30” (qyteti 40 gradë 41'06”); gjatësi gjeografike: Lindje 20 gradë 10'51”; Perëndim 19 gradë 44'30” (qyteti 19 gradë 56'40”). Rrethi mbulon një sipërfaqe prej 953,6 km katror (qyteti 1,6 km katror).
  8. NJE PAMJE FANTASTIKE NGA MANGALEMI DHE GORICA.
  9. QYTETET FQINJE ME BERATIN: Rrethi I Beratit,kufizohet nga gjashte rrethe te tjere,me te cilet ka lidhje e marredhenie te ndryshme historike ,shoqerore,familjare. Keta rrethe jane: • -Rrethi i Skraparit • -Rrethi i Lushnjes • -Rrethi i Gramshit • -Rrethi i Kucoves • -Rrethi i Tepelenes • -Rrethi i Lushnjes
  10. RELIEVI DHE KLIMA Klima Klima e rrethit është tipike mesdhetare, me temperaturë mesatare vjetore 15,9 gradë C. Temperatura mesatare e muajve më të ftohtë është 7,2 gradë C dhe ajo e muajve më të nxehtë 28,2 gradë C. Temperatura absolute më e ulët ka qenë –12,2 gradë C dhe ajo maksimale 47,1 gradë C. Sasia mesatare vjetore e rreshjeve është 928 mm, kryesisht në muajt e dimrit. Qyteti i Beratit është i ventiluar mirë dhe ajri është i pastër falë edhe gjelbërimit brenda qytetit dhe në kodrat që e rrethojnë. Tokat bujqësore janë kryesisht të hinjta-kafe, me shpërndarje: 36% në fushë, 38% në zonë kodrinore dhe 26% në zonë malore. Relievi Rethi I Beratit ka nje reliev te thyer. Ne te gershetohen te gjitha trajtat dhe format e ndryshme gjeografike. Relieve diku I lakuar dhe I rrumbullaket,diku I rrepiret dhe I thikte,mban brenda tij fushen e bute dhe te shtruar,kodrinen dhe malet hijerende.Qyteti I Beratit duket si nje guaske e mbyllur midis maleve te Tomorrit,Shpiragut dhe kodrinave qe e rrethojne nga te gjitha anet.
  11. KUZHINA TRADICIONALE BERATASE E ngrena dhe e pira e Beratit.. Nder ushqimet me te perdorshme e me te shijshme te beratsve mund te permendim: simiten shqiptare,cyrekun me qiqer,byrekun me pule,qumeshtorin,xhamuken,byekun e taves me djathe e me veze etj. Nder pijet me te njohura eshte rakia dhe boza. Në restorantet beratase serviret ushqim i traditës karakteristike beratase ku më i pëlqyeri është përsheshi me kaposh deti i cili shoqërohet me verë rrushi, prodhim i kantinave vendase. Gjellët karakteristike beratase janë edhe mish me kumbulla të thata, çorbë dasme, mish zogu me pilaf në saç etj.Produktet në restorantet e Beratit janë përgjithësisht BIO . Kjo ndihet në shijen e veçantë të tyre. Ju mund të shijoni specialitete vendase të përgatitura me mjeshtëri si byrekët me mish apo me djath, biftekët e mbushur me arra, turli me perime, tava me perime dhe mish e peshk, mish qengji ne zgarë te shoqëruar me garniturë nga perimet lokale, bulmetrat e freskët. Vera e shtëpisë ,apo e kantinave të qytetit dhe rakia artizanale,janë shoqërueset më të mira.Ëmbëlsirat tipike të Beratit janë kabuni me rrush të thatë, monblan,trigonat,revani me arra, bakllavaja , shëndetlia.
  12. Monumentet e natyres • Parku kombetar I Tomorrit • Ze nje siperfaqe prej 4 mije hektaresh. Ky park eshte shume I vizituar dhe ze vendin e dyte ne Shqiperi. Bukurite natyrore te ketij parku jane te dukshme ne cdo stine. • Vecorite gjeologjike: tokat jane te murrme pyjore dhe livadhore malore. Dimri I ashper dhe I ftohte dhe vera e fresket. Debora eshte nje dukuri e zakonshme e tij. • Mali I Tomorrit • Ka nje lartesi prej 2416m dhe ze vendin e dyte ne Shqiperi. ai ngrihet vetmitar në një rrafshinë pa fqinjë që ta rivalizojnë dhe zotëron kështu pamjen nga të gjitha pikat e horizontit. Kjo e bën atë madhështor, si e bëjnë të bukur livadhet malore, e të frikshëm majat e thepisura shkëmbore, humnerat e thella dhe stuhitë e befasishme. Tomorri eshte nje mal me flore shume te pasur, aty gjejme bime qe i takojne te gjitha ndarjeve,duke filluar me zonen e makjeve e duke mberritur te livadhet alpine.. Me bukurine e tij tronditese dhe befasuese,me majat e fshehura me se shumti mes resh,ka qene objekt soditjeje i shume piktoreve e poeteve,shqipetare dhe te huaj. Tomorri,ku aq bukur i kane kenduar Naimi e Cajupi eshte prezantuesi i pare ne Berat dhe kur e sheh nga larg te duket sikur te thote:”Miresevjen,une jam ketu e po te pres.” O ZOT!C’bukuri!C’arkitekture e rralle e natyres! Rralle se gjen ne bote nje mal te tille!
  13. Figurat historike te qytetit • Babë Dud Karbunara (Jorgji Karbunara) - mësues, nënshkrues I Deklarates se Shpalljes se Pavaresise • Ilias Bej Vrioni - nënshkrues i Deklaratës së Shpalljes së Pavarësisë Mehmet Ali Vrioni - politikan, nënkryetar i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit • Sami Bej Vrioni - nënshkrues i Deklaratës së Shpalljes së Pavarësisë • Taq Tutulani - avokat, nënshkrues i Deklaratës së Shpalljes së Pavarësisë • Vexhi Buharaja - orientalist, përkthyes • Sotir Kolea - publicist, folklorist, leksikograf Shpendi Sollaku - shkrimtar, poet, përkthyes e veprimtar per mbrojtjen e te Drejtave te Njeriut,lindur ne nje familje beratase.
  14. TIPARET ETNOKULTURORE • Qyteti I Beratit dhe fshatrat e tij shquhen per nje folklore te pasu. Ky folklore duket te kenget,vallet,dasmat,veshjet,festat e besimet popullore. • Këngët Berati është i njohur për këngën popullore qytetare. Kënga e qytetit është një përzierje mes traditës së kohës osmane të përforcuar edhe nga folklori i Shqipërisë së Mesme, dhe traditës polifonike e qytetare që vjen nga Toskëria, Shqipëria e Jugut. Kështu që kënga qytetare beratase është një lloj krejt i veçantë në muzikën popullore shqiptare. Kaseta e disqe mund të gjeni në dyqanet e shumta në qendër të qytetit. • Veshja Tradicionale Në zonën fushore mbanin veshje me brekushe për burrat dhe një pjesë kostumin me poture, kurse gratë mbanin linjë të gjatë dhe përparje e mbulesa koke të pambukta me shumë zbukurime. Veshja qytetare për burrat ishte kostumi me fustanellë, për gratë kostumi kishte zbukurime e qëndisje ari. Vallet janë kryesisht të tipit dyshe myzeqare, shoqëruar me këngë polifonike. Vallja qytetare beratase shoqërohet me saze.
  15. • Berati i dijetareve te medhenj, i penave te arta, si Babe Dude Karbunara, Nezim Frakulla, Sulejman Naibi, Vehxhi Buharaja.Berati i trimave, i lulekuqeve te lirise. Berati i Margarita e Kristaq Tutulanit, i Ajet Xhindoles, i shume bijve e bijave te tjere, qe per atdheun lirine dashuruan duke lene pas te gjitha dashurite. Qytet i kultures se lashte, ku nga gjiri i tij kane dale shume artiste te njohur te skenave tona. Kujtojme ish solisten e pare ne Ansamblin Shteteror te kengeve e Valleve Popullore, valltaren e talentuar Mediha Lubonja(Velcani), veteranen e kenges popullore Virgjini Mile, bilbili i kenges qytetare beratase Floresha Debinja, Hyrie Saraci, vellezerit Dhimiter e Kozma Dushi, Ludmilla Baballeku e shume te tjere, si dhe artistin e mirenjohur te humorit Sejfulla Myftari ose sic i therasin Cekja. Nuk ka shtepi jo vetem ne Berat, por ne gjithe Shqiperine ku te mos kete hyre humori i Cekes.
  16. MONUMENTET E KULTURES KALAJA Kalaja e Beratit eshte monumenti me I vjeter. Ka nje siperfaqe prej 9.6 ha. Ngrihet ne nje koder te larte 187m. Ndodhet në pjesën e sipërme të qytetit dhe ka mure të larta rrethues të ndara nga 24 kulla. Është ndërtuar me gurë gjigandë në formë katrori. Kështjella është ngritur sipas një plani trekëndësh. Sapo hyn në kështjellë majtas ndodhet Kisha e Shën Todrit me afreske të bukura të pikturuara nga piktori i famshëm shqiptar Onufri. Ajo i përket shekullit XVI, por është ndërtuar mbi themele edhe më të vjetra. Ura E Goricës Ura prej druri, e cila më vonë në shekullin XVIII u zëvendësua nga ajo prej guri, u ndërtua më 1780 nga Ahmet Kurt Pashai dhe u rindërtua më vonë në vitet 1920-1930. Eshtë e gjatë 129.3 m, e gjerë 5.3 m dhe me largësi harqesh prej 9 deri më 16.7 m. Ngrihet 10 m mbi nivelin e lumit dhe është një urë e bukur e përbërë nga shtatë harqe. Në brendësi të shtyllës së parë, deri në kohën e rikonstruksionit, ekzistonte një zgavër, një kamare e madhe e mbyllur me zgarrë hekuri, në të cilën, sipas legjendës, duhej që një vajzë të qendronte e mbyllur, e destinuar me vdekje nga uria si sakrificë për të qetësuar shpirtrat, të cilët kundërshtonin ndërtimin e urës. Në një tjetër shtyllë, gjatë restaurimit, u gjend një skulpturë prej druri, e cila përfaqësonte kokën e një gruaje.E ndërtuar mbi një bazament të fortë, e gjithë ura është e veshur plotësisht me gurë të gdhendur, të cilat mbahen mes tyre nga ganxha metalike. Ura është një ndër mirësitë e qytetit, e karakterizuar nga eleganca e gurit të bardhë e përdorur për ndërtim.
  17. LEGJENDA E KALASE SE BERATIT • Berati plake me nam Tomorri me jatagan • Cupe te vetme ka kalane Ne fije brinjet ia ndan • Tomorri me gjithe Shpirage Nga helmi dhe nga hataja • Dy male vellezer jane Gur e shkemb u be kalaja • Me kalane hodhen sevdane Tomorri koken te qielli • Bene sherr e ben hatane Shpiragu nga fshihet dielli • Me njeri-tjetrin u vrane Dite e nate qante Kalaja • Shpiragu bum me comange Osumi ,lotet e saja. • M’u ne bark I hapte plage. •
  18. Lagjet muzeale • Mangalemi dhe Gorrica. • Dy lagjet me karakteristike te qytetit. Shtepite e ndertuara njera mbi tjetren, qe asnje piktor s’do ti vendoste dot aq bukur, i kane dhene emrin Beratit : “Qytet i nje mbi nje dritareve”. Rrugicat e ketyre lagjeve jane te shtruara me kalldrem, ku mjeshtrit beratas punimin e gurit ua kane lene trashegim brezave me te rinj. Keshtu ne fillim te viteve 70-te shkrimtari yne i shquar Ismail Kadare, do te shkruante poezine ”Gureskalitesit e vegjel” kushtuar pioniereve beratas. Muret e shtepive jane te ndertuara me gure te skalitur ku shkelqejne nga bardhesia e gelqeres. Ajri i paster i pishave perreth, gjelberimi i tyre i perhershem, kodrat e veshura me fiq e ullinj, xhamite e bukura dhe te lashta ne qender te qytetit jane deshmija qe qytetaret beratas si gjithe qytetaret e tjere te Shqiperise jetojne ne harmoni me njeri tjetrin pa dallim feje.Mangalemi dhe Gorica, janë dy lagje të qytetit të Beratit që dallohen për harmoninë me terrenin në të cilën janë ndërtuar, duke shfrytëzuar mjeshtërisht gjuhën arkitektonike. Këto lagje së bashku me kështjellën, akoma të banuara, përbëjnë tre komplekset më karakteristike të qytetit.Kompleksi i lagjes « Mangalem » është gur i çmuar në artin e ndërtimeve, në të cilën kompozimi harmonik i shtëpive ka arritur një nivel të lartë. Ka formën e një piramide elegante që imiton siluetën e kodrës, në majën e së cilës është ngritur kështjella. Ky kompozim, kaq i madh në volum aq sa delikat në kompozimin e saj, karakterizohet nga një transparencë intesive për shkak të numrit të madh të dritareve, nga e cila merr emrin «qyteti i një mijë e një dritareve». Vizitorit i tërheqin vëmendjen rrugicat, të cilat edhe pse janë të «fshehura» kanë një bukuri të jashtëzakonshme. Shumë intime, me errësirën e tyre këto rrugica duket sikur sfumojnë godinat e lagjes. Rrugica si këto nuk mund të harrohen me lehtësi. • Gorica Gorica është lagjja përballë Mangalemit që nuk shikon kurrë diellin gjatë dimrit. Lagjet e tjera të qytetit janë në pjesën e djathtë të lumit Osum, ose përeth kodrave, konfiguracion, i cili i jep qytetit pamjen e një amfiteatri.
  19. OBJEKTET E KULTIT • Kisha e Shën Mari Vllahernes (shek.13 )-Është kisha më e vjetër ekzistuese në Berat . Kjo Kishë është restauruar në shek. 16 dhe afresket e saj janë pikturuar nga artisti Nikolla, djali i Onufrit. • Kisha e Shën Kollit ( Shek. 16) – Gërmimet arkeologjike kanë treguar se muret e kësaj Kishe janë ndërtuar në shekullin e 16. Brenda në Kishë gjendet një kapitol i përdorur për ritualet fetare i cili përbën një element të arkitekturës paleo -kristiane . • Kisha e Shën Kostandinit dhe Helenës – Kisha është një kapelë e cila përfundoi në vitin 1644. Ajo ka një tavan me elementë dekorativë dhe afresket e saj prezantojnë skena nga martirizimi i Krishtit. • Kisha e Shën Mitrit – Kisha është rindërtuar mbi rrënojat e një faltoreje te vjetër në shekullin 16-17. Sipas një mbishkrimi ,kisha është pikturuar në vitin 1607. • Kisha e Shën Todrit (Shek.11-16 ) – Kisha është ndërtuar në mesin e shekullit të 16 dhe u pikturua nga Onufri . Brenda kishës është gjetur një kopje e Epitafit te Gllavenicës ,një krijim arti i famshëm i vitit 1373. . • Xhamia e Kuqe -( Shek. 15 ) –Xhamia është një ndër më të vjetrat në Shqipëri .Në fillimet e saj u shërbeu karvaneve që vinin nga Lindja në drejtim te Perëndimit dhe më vonë u shërbeu garnizoneve Turke. • Xhamia e Beqareve – Ndërtuar në vitin 1827 me qëllimin për t’i shërbyer zejtarëve beqarë në qytet.Karakteristikë për këtë Xhami është aplikimi në fasadat e saj të pikturave që prezantojnë pamje nga qyteti. • Xhamia Mbret- Xhamia Mbret është një nga xhamitë më të rëndësishme në qytet .Ajo është pjesë e Qendrës Islamike dhe u ndërtua në fund të shekullit 15 nga Sulltan Bajaziti II. • Xhamia e Plumbit – (shek.16 ) .Xhamia më e bukur ndërtuar gjatë sundimit të Sulltan Suljeman Konunor (1520-1566) , periudhë në të cilën qyteti po kthehej në një qendër të rëndësishme nën Perandorinë Otomane. Kjo është xhamia më e madhe e këtij lloji në Shqipëri
  20. JETA KULTURORE • Jeta kulturore ne qytetin tone eshte e lamishme dhe kjo shprehet qarte ne institucionet qe jane perqendruar ne te. • MUZEU KOMBETAR “ONUFRI” • Ne mes te lagjes se Kalase gjendet muzeu”Onufri”,nje nga me te rendesishmit jo vetem per Beratin,por per te gjithe vendin. Ai ndodhet Brenda kishes se Shen Merise,te ndertuar ne vitin 1797.. ne muze jane vendosur ikonat e ikonografeve shqiptare dhe te piktoreve te famshem mesjetare,Onufrit dhe te birit,Nikolles. Ky muze eshte nga me te vizituarit si nga turistet vendas dhe nga at ate huaj. • MUZEU KOMBETAR ETNOGRAFIK • Eshte ndertuar ne vitin 1979,ne nje ndertese 250-vjecare dhe gjendet rruges per ne Kala. Ne katin e dyte jane rinderuar mjediset banuese ten je familjeje beratase,tipike mesjetare. Ajo ka dhomen e ndenjjes,te miqve,te gjumit,kuzhinen,banjen etj. Kati perdhes ka nje rruge tregu,si dhe disa materiale arkeologjike. • BIBLIOTEKA • Eshte ndertuar ne vitin 1968. Ajo ka marre emrin e perkthyesit te madh Vexhi Buharaja. Ne biblioteke sherbehet per lexuesit e vegjel,te rritur dhe lexuesin e gjuhes se huaj. Ne katin e dyte te ketij institucioni ndodhet nje sale ku sherbehen revistat dhe gazetat e dites. Biblioteka ka ne fondet e saj rreth 70 mije libra,nderto nje numer I madh revistash e gazetash te reja e te vjetra.
  21. KANIONET E OSUMIT • Disa të huaj kanë guxuar t’i quajnë “Koloradoja shqiptare”, dikush në mënyrë poetike “bukuri tronditëse”, dikush tjetër “vepër madhore dhe e papërsëritshme e natyrës”. Nuk e dimë se sa afër realitetit janë këto përcaktime, por dimë një gjë, që kanionet e Osumit janë me të vërtetë një mrekulli, një befasi, një shpërthim fantastik i natyrës.... • Kanionet e Osumit gjenden në sektorin Çorovodë – Hambull të luginës së Osumit, është rreth 13 km i gjatë, nga 4 deri në 35 m i gjerë, i thellë deri në 70-80 m, me shpate vertikale, përfund të cilëve rrjedh "lozonjar" Osumi, duke u "mburrur" me krijesën e vetë. Janë pikërisht ujërat e tij, që me forcën e tyre gërryerrëse dhe tretëse, kanë depërtuar ashtu ngadalë, por pa ndërprerje, në masën shkëmbore gëlqerore të strukturës antiklinale të Çorovodës, duke formuar kanionin me bukuri mbresëlënëse. • Ndërtuar për të të jetë një thesar i njerëzimit nëpërmjet mrekullisë krijuese të zotit më të madh të gjitha kohërave - natyrës, kanionet Osumit ju jap një përshtypje magjike në dyta e parë që ju shihni ato. Shpesh është mjaft e vështirë apo edhe e pamundur për të përshkruar ato emocione që ju përvojë duke parë dhe prekur dhe ndoshta është e pabesueshme por është e vërtetë se përjetuar këto emocione do të ndryshojë jetën tuaj. Pamja që ata ofrojnë, kur ju shikoni nga lart është me të vërtetë befasues, por përvoja kur ju jeni të vërtetë poshtë dhe të kesh një shëtitje që ju bën të mendoni se ju jeni pjesë e një përrallë, apo ndoshta ëndërruar. • Eshtë tepër e vështirë, herë e pamundur për të përshkruar ato emocione që përjeton duke i parë dhe prekur dhe ndoshta është e pabesueshme por është e vërtetë që takimi me to të ndryshon jetën. Pamja që të ofrojnë ato kur i sheh nga sipër është padiskutim marramendëse, por ajo cka ti prek kur futesh mes tyre dhe shëtit, të bën të mendosh se je në një përrallë, në një vend-eëndrrash... • Te ndertuara per te qene nje bukuri dhe thesar i mbare njerezimit, nepermjet mrekullise krijuese te mjeshtrit me te madh te koherave, natyres.
  22. Konkluzionet -Nga ky projekt nxorem se: • Qyteti yne,Berati ka nje histori te pasur kulture. Kishat ,xhamite ,lagjet dhe shume objeke te tjera jane deshmi te kesaj. Mbrojtja e tyre nga UNESCO eshte vule e vlerave te kesaj kulture. • Tomorri ka nje bukuri te jashtezakonshme,me bukurine e tij tronditese dhe befasuese,me majat e fshehura me se shumti mes resh,ka qene objekt vezhgimi e soditjeje I shume piktoreve e poeteve shqiptare e te huaj. • Ka nje reliev te thyer ku gershetohen te gjitha trajtat dhe format e ndryshme gjeografike. Berati duket si nje guaske e mbyllur midis maleve te Tomorrit,Shpiragut dhe kodrinave qe e rrethojne nga te gjitha anet. Me pak fjale,Berati eshte nje Betlehem I bardhe,si nje qytet I ndertuar me karton,si nje loder midis poezise dhe gjeometrise. Duket si nje qenie perrallore ,e cuditshme!
  23. Bibliografia • Per te relizuar kete projekt mbi qytetin tone te dashur,BERATIN,u mbeshtetem ne internet tek Wikipedia,Forumi shqiptar,Balkan web,etj. Gjithashtu tek :vendlindja ime Berati , Celesi I Beratit dhe shume te tjere.
  24. TE JEMI KRENARE QE KEMI NJE MREKULLI SI BERATI!
Anzeige