SlideShare a Scribd company logo
1 of 21
Download to read offline
RAPORT
VJETOR
2019
QENDRA
MAQEDONASE
PËR BASHKËPUNIM
NDËRKOMBËTAR
Nikola Parapunov 41а
P. fah 55, 1060 Shkupi
Теl.: 02/3065-381
Fax: 02/3065-298
mcms@mcms.mk
www.mcms.mk
QENDRA MAQEDONASE PËR
BASHKËPUNIM NDËRKOMBËTAR
VIZIONI DHE MISIONI
Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar (MCMS) është organizatë e shoqërisë
civile që beson në paqe, harmoni dhe prosperitet të njerëzve në Maqedoni, në Ballkan dhe
globalisht.
MCMS e bazon vizionin në parimet universale të shoqërisë civile dhe demokracinë
pjesëmarrëse, sundimin e të drejtës, zhvillimin e barabartë dhe të qëndrueshëm, jo dhunën,
respektin dhe ndërvarësinë dhe diversitetin kulturor.
Misioni i MCMS është të udhëheqë ndryshime me zgjidhje të reja dhe alternative të
problemeve shoqërore, që ndikojnë ndaj aktorëve tjerë dhe të cilët janë inkuadruar në rrjedhat
kryesore.
QËLLIMET AFATGJATE
»» Shoqëri civile e rrënjosur dhe me ndikim;
»» Sundimi i drejt dhe lufta kundër korrupsionit;
»» Inkluzioni social dhe kohezioni;
»» Proces i mbështetur euro-integrues;
»» Gatishmëri për sfidat migruese;
»» MCMS, organizatë e pavarur dhe me kredibilitet – ndërlidhës i heshtur por i dukshëm;
»» MCMS është organizatë atraktive dhe novatore.	
AKTIVITETET DHE METODAT
MCMS aktivitetet i realizon përmes:
»» Avokimit (informimi, ndërgjegjësimi, edukimi, krijimi dhe ndikimi mbi politikat, vëzhgimi dhe
kërkimi i përgjegjësisë);
»» Mbështetja zhvillimore (kapacitete dhe infrastruktura);
»» Mbështetja sociale - humanitare.
Metodat organizative janë udhëheqja dhe zbatimi.
»
Këtë vit MCMS u fokusua në fuqizimin e shoqërisë civile në vend duke
krijuar organizata më të fuqishme, të cilat do ta forcojnë lidhjen me
qytetarët dhe në këtë mënyrë do ta rrënjosin shoqërinë civile. Organizatat
e fuqishme dhe me kredibilitet janë një nga mënyrat që të fuqizohet
besimi në opinion, që do t’i motivojë dhe mobilizojë qytetarët të
ndërmarrin më shumë aktivitete, jo vetëm për përmirësimin e jetës në
komunitetin e tyre më të ngushtë, por edhe më gjerë, në nivel kombëtar.
MCMS vazhdoi të kontribuojë në debatin për sundimin e drejt duke ofruar
argumente nga hulumtimet e veta për korrupsionin, për transparencën
dhe llogaridhënien, por edhe për tema lidhur me ciklet zgjedhore të cilat
ishin aktuale këtë vit.
MCMS zbatoi 33 projekte për të cilat buxheti i përgjithshëm kishte
vlerën prej rreth 87 milionë denarë. Filloi faza e re nga programi “Civika
mobilitas”. U zgjidhën 35 grantistët e ri dhe u organizuan pesë evenimente
për tema aktuale. Programi e kremtoi ditëlindjen e vet të 10-të. U përgatit
Raporti për ambientin mundësues për zhvillimin e shoqërisë civile në
Maqedoni 2018, si pjesë e programit Qendra resurse kombëtare për
organizatat qytetare. U realizuan nëntë trajnime për 155 pjesëmarrës dhe
katër debate për tema të rëndësishme për organizimin qytetar.
Zyra për mbështetje iu përgjigj 315 kërkesave të OQ, ndërsa u realizua 14
vizita në Qendrën resurse mobile dhe 186 evenimente të OQ të tjera në
zyrat e qendrave resurse në Shkup, Shtip dhe Gostivar. Konferenca për
reforma të financimit shtetëror për OQ, që ishte pjesë e programit Shoqëri
civile e qëndrueshme – Financimi shtetëror për OQ, e ktheu shpresën se
punët do të lëvizin në drejtimin e duhur, për fat të keq, ngjarjet që vijuan,
përsëri e vendosën temën në plan të dytë. Shtatë organizata fituan grante
për transparencë, u realizua hulumtimi për praktikat e vetë rregullimit
te rrjetet e OQ dhe u organizuan trajnime për menaxhim financiar dhe
transparencë dhe për lidership.
Forumi për politika publike – Plotësimi i premtimeve për zgjerimin e BE: 30
vjet qeverisje e mirë dhe reforma anti-korrupsioni në Evropën Qendrore
dhe Lindore e vendosi rajonin në Shkup, ku fokusi i diskutimit ishte lufta
kundër korrupsionit. Krahas kësaj, nga programi Rrjeti regjional për anti-
korrupsion u ndanë gjashtë grante të vogla për anti-korrupsion, ndërsa u
punua edhe në hulumtimin e fenomenit të shtetit të kapur. Ekipi I projektit
për vëzhgimin e reformave anti-korrupsionit e përgatiti raportin paralel
për zbatim dhe revizion të Konventës të OKB-ve kundër korrupsionit
(UNKAK) në Maqedoni dhe disa publikime tjera.
Është eliminuar edhe keqpërdorimi I punës së fëmijëve në 30 raste si pjesë
e projektit Mekanizmat për mbështetje të prodhuesve të duhanit. Pati
edhe komunikim intensiv me prodhuesit e duhanit, të cilët kanë kërkuar
ndihmë ose informata. MCMS ndërtoi ose rikonstruoi fusha me lodra për
fëmijë në katër shkolla fillore në mjediset rurale. U organizua I pesti me
radhë “Me origjinë nga Maqedonia”, ku këtë vit morën pjesë nëntë të rinj
nga diaspora.
MCMS, bashkë me organizatat tjera qytetare ishte mjaft aktive në procesin
e ndryshimit të Ligjit për parandalimin e korrupsionit, si dhe në zgjedhjen
e përbërjes së re të Komisionit shtetëror për parandalimin e korrupsionit.
MESAZHNGAUDHËHEQËSIA
Aleksandar
Krzhallovski
Drejtor i parë ekzekutiv
Gonce
Jakovleska
Drejtor ekzekutiv
SHOQËRI CIVILE
E RRËNJOSUR
DHE ME
NDIKIM
“Në fillim të fazës paraprake të Civika mobilitas, shoqëria
civile ishte e vendosur si dru me kurorë të madhe, por me
rrënjë të dobëta. Sot, kjo situatë ka ndryshuar mjaft, falë
Civika mobilitas dhe insistimit të saj që të përtërihen lidhjet
e organizatave qytetare me qytetarët, që kontribuojë rrënjët
e këtij druri të jenë më të thella, ndërsa shoqërisë civile të
bëhet aktor i rëndësishëm në ndryshimin e shoqërisë. Këtu
shoh sukses të Civika mobilitas në këtë dekadë të ekzistimit”,
tha Ibrahim Mehmeti nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim
dhe Bashkëpunim (SDC), në Takimin për rrjetëzim që u
mbajt në nëntor të vitit 2019.
Pjesëmarrja e ministres për Punë dhe Politikë Sociale, Mila
Carovska, në një nga debatet, në vete e thekson rolin
e komunitetit të Civika mobilitas dhe të sektorit civil në
dialogun me institucionet. Ajo bisedoi me pjesëmarrësit,
mes tjerash edhe për çështjen e financimit shtetëror, për të
cilën, organizatat qytetare presin se do të zbatohet sipas
metodologjisë së re, më transparente, por nuk i fshehu as
pritjet për rritjen e vlerës, që sipas tyre, në vitet e ardhshme
duhet të jetë rreth 30 milionë euro.
Organizatat qytetare e pyetën ministren Carovska nëse
ka ndryshime në mënyrën e financimit të organizative
invalidore, çfarë bën Ministria për Punë dhe Politikë Sociale
për vendosjen e besimit në sistemin e udhëheqjes me
rast, gjegjësisht si do ta ndryshojë raportin në trajtimin e
shfrytëzueseve, për decentralizimin në sferën sociale, por
gjithashtu edhe për çështjen e emigrimit, mjedisit jetësor etj.
Një pjesë e debatit ishte edhe lidhur me funksionimin e
Këshillit për bashkëpunim me organizatat qytetare. Në
pyetjet e shumta të pranishmëve u përgjigj Zoran Ilievski,
anëtar i Këshillit.
Gjatë Takimit treditor për rrjetëzim, 97 përfaqësues të
organizatave qytetare si dhe një pjesë e komunitetit
të Civika mobilitas, punuan në rritjen e bashkëpunimit
të ndërsjellë, gjetjen e prioriteteve të përbashkëta
dhe vendosjen e themeleve për veprim të ardhshëm
të bashkuar. Ata punuan në avancimin e shkathtësive
komunikuese përmes të mësuarit të veglave të reja dhe
interesante, e po ashtu i vizualizuan arritjet e tyre në 10 vitet
e fundit dhe në këtë mënyrë e prezantuan fuqinë kolektive
të cilën e kanë ndërtuar përmes aksioneve individuale.
Në vitin 2019 u ndanë 35 grantet e para për shoqatat
dhe fondacionet. Ekipi i projektit organizoi forum
kombëtar dhe dy forume tematike. Po ashtu, u
organizua edhe festivali i parë dhe takimi i parë për
rrjetëzim ku shënua 10 vjetori nga ekzistimi i Civika
mobilitas. U trajnuan dhe u zgjodhën mentorët e
ardhshëm të një pjese të grantistëve institucional.
PROGRAMI PËR MBËSHTETJE
TË SHOQËRISË CIVILE “CIVIKA
MOBILITAS”
QËLLIMI: Arritja e ndryshimeve shoqërore në
Maqedoni, të cilat janë të nxitura nga sektori I fuqishëm
civil, qytetarët aktiv dhe bashkëpunimi i mirë me
pushtetin, që rezulton me udhëheqje më transparente,
më llogaridhënëse dhe sociale-inkluzive në nivel
qendror dhe lokal.
»
CIVIKA MOBILITAS KREMTOI NJË DEKADË NGA EKZISTIMI
Në nëntë trajnime u trajnuan 115 përfaqësues të
organizatave qytetare, ndërsa ekipi i QRQ organizoi
katër debate me 208 pjesëmarrës, u organizuan 14 vizita
në Qendrën resurse mobile në komuna të ndryshme, u
ndanë tetë grante partneriteti për zhvillim organizativ,
u përgatitën dhe u distribuan 40 pasqyra javore dhe 12
raporte mujore nga vëzhgimi i ENER. Zyra për mbështetje
iu përgjigj 315 kërkesave. Krahas kësaj, u përgatit Raporti
për ambientin mundësues për shoqërinë civile për vitin
2018, Analiza për punën e Këshillit për bashkëpunim me
shoqërinë civile, si dhe Analiza krahasuese për financimin
shtetëror të organizatave qytetare.
PROGRAM QENDRA
RESURSE KOMBËTARE E
ORGANIZATAVE QYTETARE
QËLLIMI: Shërbime të siguruara të kapaciteteve të
organizatave qytetare, që ata të jenë aktorë të pavarur
efektiv dhe llogaridhënës dhe kontribut drejt ambientit
që është i volitshëm për shoqërinë civile
»
“Trendi i besimit në shoqërinë civile bie që nga viti 2013, por
bie edhe te aktorët tjerë në shoqëri. Është interesante se
sektori civil ka besim më të lartë nga partitë politike. Nga
ana tjetër, qëndrim dominues te qytetarët është se partitë
politike i shfrytëzojnë organizatat qytetare kur kanë interes,
e kur jo, i akuzojnë se janë të afërta me anën tjetër. Prandaj
dëshirojmë ta ngremë këtë çështje për bashkëpunimin tonë
me partitë politike dhe si qytetarët e shohin këtë”, tha Emina
Nuredinoska nga MCMS gjatë debatit “Politikisht aktive, të
pavarura nga partitë – organizatat qytetare në interes të
opinionit” që u mbajt më 21 shkurt 2019.
Gordan Georgiev, profesor universitar, foli për raportet
mes partive politike dhe organizatat qytetare, si dhe për
revitalizimin e suksesshëm të shoqatave pas Revolucionit
të larmë. Në të ardhmen pret se do të zvogëlohet vëllimi
i partive, se ato to të bëhen më të lëvizshme, më pak
klienteliste, si rezultat i aderimit drejt BE-së. Ai përmendi
edhe se nevojitet që Parlamenti ta ketë rolin e agorës ose
“lëmin”, ku organizatat qytetare do të debatojnë me partitë
politike që të shmanget etiketimi, deri te i cili mund të vihet
nëse kjo bëhet në selinë e partive.
Katerina Haxhi-Miceva Evans, nga Qendra Evropiane për të
Drejtë Jofitimprurëse, i përcolli praktikat nga BE-ja, ku vetë
shtetet duhet t’i rregullojnë këto çështje, ndërsa më shpesh
përkufizimet janë lidhur me financimin e partive politike nga
ana e organizatave qytetare. Faktori që mund të ndikojë në
kufizimet e organizatave qytetare në kryerjen e aktiviteteve
politike në disa nga vendet është nëse organizata ka status
të organizatës me karakter publik, për të cilat ekzistojnë
kufizime më të mëdha në kryerjen e aktiviteteve politike.
Irena Ivanova nga Delegacioni i BE, foli për bashkimin e
interesave të organizatave qytetare dhe të folurit me zë të
bashkuar, pasi që politizimi është më i lehtë në shoqërinë
e fragmentuar. “Zgjidhja e problemit qëndron në atë që
tani na ndodh. Ndoshta nuk është me dinamikën që e
dëshirojmë dhe nuk është me rezultatet që i presim, por
shoh vetëdije më të lartë të organizatave qytetare se ata
janë pjesa më aktive në shoqëri, që duhet t’i zhvendos
kufijtë dhe ta modernizojnë shoqërinë tonë”, shtoi ajo.
ORGANIZATAT TË BASHKUARA DHE ME TRANSPARENCË DERI TE POLITIZIMI MË
I VOGËL
Këtë vit u mbajt konferenca për reformimin e sistemit
për financim shtetëror të OQ, u përgatit pasqyra e
sistemeve të financimit shtetëror në vendet nga rajoni,
u ndanë shtatë grante për transparencë, ndërsa gjithsej
37 përfaqësues të organizatave qytetare morën pjesë në
trajnimet për menaxhim financiar dhe transparencë dhe
lidership, ndërsa 200 shikues e ndoqën vebinarin me
temën “Llogaridhënia ndaj shfrytëzuesve”. U realizua
hulumtimi për praktikat e vetë rregullimit te rrjetet
e OQ dhe u përgatit Raporti për transparencë dhe
llogaridhënie të organizatave qytetare.
PROGRAM
SHOQËRI CIVILE E
QËNDRUESHME
QËLLIMI: Organizata qytetare efikase, transparente
dhe llogaridhënëse të cilat veprojnë në ambient të
mbështetur financiar
»
Kryeministri Zoran Zaev në konferencën “Reformë e
sistemit për financim shtetëror të organizatave qytetare”,
e organizuar nga MCMS, e dëshmoi vullnetin politik për
përmirësimin e modelit të financimit shtetëror. Ai theksoi
se me presionin e organizatave qytetare dhe opinionit për
punë transparente të Qeverisë dhe institucioneve në vitin
2018, ka kursim prej rreth 100 milionë euro në buxhetin e
shtetit.
Boris Koprivnikar, ish ministër i Administratës publike dhe
nënkryetar i Qeverisë të Republikës së Sllovenisë (2014-
2018), e ndau modelin e tij të financimit shtetëror. Ai iu
përgjigj pyetjes më të shpeshtë: pse organizatat qytetare
të financohen nga buxheti i shtetit? “Organizatat e rrisin
kontributin shoqëror, i mbështesin shërbimet publike dhe
janë korrigjues të vendimeve politike. Kjo do të thotë se
financimi nuk kuptohet si donacion, por si pagesë për
shërbimet e mira të cilat i kryejnë OQ”, tha Koprivnikar.
Jonut Sibian, drejtor i fondacionit rumun për zhvillimin e
shoqërisë civile foli për nevojën e institucionit të çliruar
nga ndikimi politik, si dhe për rëndësinë e financimit
komplementar lokal që e zvogëlon presionin mbi shtetin.
Ai theksoi se gjysmën e shërbimeve sociale shtetërore i
realizojnë organizatat qytetare që është kursim i madh për
shtetin.
Ministrja e drejtësisë, Renata Deskoska, u përqendrua në
rolin e Ministrisë rreth kësaj çështjeje, duke marrë parasysh
se është institucion përgjegjës për zbatimin e Ligjit për
shoqatat dhe fondacionet dhe e vërtetoi të qenit të hapur
të Qeverisë për të bashkëpunuar. Sipas saj, ekziston
vullnet politik, ndërsa qëndrueshmëria e sektorit civil
krahas mbështetjes të drejtpërdrejtë financiare varet edhe
nga mbështetja indirekte, gjegjësisht përmirësimi edhe i
segmenteve tjera nga korniza ligjore dhe tatimore. Për Irena
Ivanova, nga Delegacioni i BE, organizatat tashmë duhet të
mendojnë për shkallën e ardhshme në proces, gjegjësisht
vendosjen e kritereve për cilësi dhe standardizim.
“Ajo që neve na intereson më shumë është se si
mekanizmat shtetëror për shpërndarjen e mjeteve nuk do
të ndikojë në integritetin e organizatave qytetare, ndërsa
njëkohësisht ta sigurojnë qëndrueshmërinë tonë”, tha Fani
Karanfillova-Panovska, kryetare e Këshillit për bashkëpunim
me dhe për zhvillimin e sektorit civil.
Emina Nuredinoska nga MCMS i ndau të dhënat për
periudhën prej vitit 2006 deri më 2019, me çka shihet qartë
rritja e mjeteve dhe përmirësimi i klimës për organizatat
qytetare, edhe pse ato mbeten të ulëta në krahasim me
praktikat regjionale.
FINANCIMI SHTETËROR I OQ ËSHTË INVESTIM I CILI KTHEHET SHUMËFISH
SUNDIMI I
DREJT DHE
LUFTA KUNDËR
KORRUPSIONIT
“Ne e kemi të domosdoshme ballafaqimin sistemor me
korrupsionin dhe vendosjen e sistemit të ri të vlerave, për
çka parakusht është vullneti qartë i shprehur i faktorëve
politik relevant në shtet”, theksoi kryetari Pendarovski në
forumin regjional “Plotësimi i premtimit për zgjerimin e BE:
30 vjet udhëheqje e mirë dhe reformat anti-korrupsionit në
Evropën Qendrore dhe Lindore”, të organizuar nga Rrjeti
regjional për zhvillim dhe integritet në Evropën Juglindore
(SELDI) dhe Platforma e organizatave qytetare për luftë
kundër korrupsionit. Sipas tij reformat e domosdoshme në
sferën e sundimit të drejtës dhe shtetit të së drejtës nuk
duhet t’i bëjmë që t’i kënaqim kriteret për anëtarësim në BE,
por që ta kthejmë besimin e qytetarëve në institucion dhe
në shtetin e tyre.
Në këtë eveniment morën pjesë mbi 100 përfaqësues të
organizatave qytetare dhe nga institucionet shtetërore të
Maqedonisë dhe nga vendet nga rajoni, ndërsa mbështetje
sektorit civil në luftën kundër korrupsionit i dha ministrja e
Mbrojtjes Radmilla Shekerinska.
Ekspertët nga SELDI e prezantuan Raportin për vlerësim
të korrupsionit në Maqedoninë. Sipas raportit, 29,4% të
qytetarëve janë ekspozuar ndaj presionit korruptues, ndërsa
kjo e projektuar në popullatë do të thotë 490.038 qytetarë.
Nga ana tjetër, korrupsioni mbetet i padënuar pasi që në
vitin 2018 vetëm 92 persona janë dënuar për keqpërdorim
të pozitës zyrtare ose mit marrje, që e sjell efikasitetin
e institucioneve në 0,02% të rasteve të zbuluara dhe të
përfunduara me aktgjykim. Edhe një statistikë negative
tregon se katër nga pesë qytetarë (84%) presin që në të
ardhmen të rritet presioni mbi korrupsionin.
Diskutimi për reformat në legjislacion dëshmoi se
ndryshimet në këtë fushë ndodhin në mënyrë dinamike
në të gjitha vendet e Ballkanit. Përfaqësuesit e trupave
anti-korrupsionit nga rajoni i ndanë përvojat e tyre të
deritanishme nga puna dhe i prezantuan sfidat e ardhshme.
E përbashkët për të gjithë ata është nevoja nga ndërtimi
i kapaciteteve të tyre, mungesa e bashkëpunimit me
institucionet kompetente, mungesa e pavarësisë, si dhe fakti
që konflikti i interesave te korrupsioni i lartë nuk pengohet.
Evenimenti shërbeu që të hapen çështjet e vazhdimit
të zgjerimit të BE-së, me përmbushjen e reformave për
sundimin e të drejtës në Ballkanin Perëndimor. Po ashtu,
u shqyrtuan edhe korrupsioni dhe shteti i zënë si sfidë
kryesore për vendet e Ballkanit Perëndimor.
Partnerët punua në zbatimin e rrethit të parë të Sistemit
për vëzhgimin e korrupsionit SVK), në hulumtimin e
shtetit të kapur përmes metodologjisë MACPI State
Capture, në përgatitjen e dokumenteve tematike dhe
të përzgjedhjes së grantisëve të vegjël. Gjetjet nga
hulumtimi ishin ndarë në forumin për politikat publike
në Shkup.
PROGRAM RRJETI
REGJIONAL PËR ANTI-
KORRUPSION
QËLLIMI: Ndikim i rritur i shoqërisë civile në proceset
publike të vendimmarrjes dhe reformave në Ballkanin
Perëndimor në fushën e sundimit të drejtë dhe
parandalimin e korrupsionit përmes avokimit, monitorimit
të politikave dhe mbikëqyrjes.
»
RRITET REZISTENCA NDAJ KORRUPSIONIT, POR GJITHASHTU EDHE PESIMIZMI
U botuan tre publikime nga fusha e sundimit të drejtë
dhe luftës kundër korrupsionit, u përgatit raporti paralel
për zbatim dhe auditi i Konventës së Kombeve të
Bashkuara kundër korrupsionit (UNCAC) në Maqedoni,
Raporti për harmonizimin e legjislacionit maqedonas
me rekomandimet e Komisionit Evropian dhe raportet
e GREKO dhe përgatitja dhe organizimi i konferencës
përfundimtare.
PROEKT VËZHGIMI I
REFORMAVE ANTI-
KORRUPSIONIT
QËLLIMI: Avancimi i efikasitetit të organizatave
qytetare në reformat anti-korrupsionit lidhur me
integrimet në BE, përmes monitorimit të zbatimit të
Konventës së Kombeve të Bashkuara për luftë kundër
korrupsionit (UNCAC).(UNCAC).
»
Njohuritë e dispozitave të Konventës së KB-ve për luftën
kundër korrupsionit (UNCAC) janë në nivel të ulët te
palët e prekura, ndërsa përfshirja në procesin e zbatimit
dhe revizioni është i pjesshëm. Ky është përfundimi i
përgjithshëm në Forumin për reforma anti-korrupsionit
që e organizoi MCMS dhe Rrjeti Ballkanik për Zhvillimin e
Shoqërisë Civile (BCSDN) më 18 qershor 2019.
Në Raportin në hije për procesin e dytë të revizionit
dhe zbatimin e UNCAC në Maqedoni gjithashtu është
konstatuar se institucionet shtetërore nuk janë tërësisht
transparente, ndërsa ekziston edhe zbatimi ko konsekuent
i rregullativave të vendit. Raporti ka të bëjë me zbatimin e
kapitullit 2 (masat parandaluese) dhe kapitullin 5 (kthimi i
pronës).
Matias Huter nga Koalicioni UNCAC u përqendrua te
masat të cilat i kanë në dispozicion organizatat qytetare
për kryerjen e presionit mbi shtetet për parandalimin dhe
represionin e korrupsionit. “Koalicioni numëron më shumë
se 350 organizata qytetare prej më shumë se 100 shteteve,
të cilat janë përkushtuar avancimit të ratifikimit, zbatimit dhe
vëzhgimit të Konventës”, tha ai.
Pexha Xhurasheviq nga Transparensi Interneshenëll BeH i
prezantoi përvojat e Bosnjës dhe Hercegovinës, Shqipërisë,
Kroacisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut në zbatimin
e UNCAC dhe procesin e revizionit. Këqyrje në praktikat më
të mira dhe leksionet e mësuara në këto shtete përmban
Studimi me pasqyrë krahasuese të përfshirjes së shoqërisë
civile në procesin e revizionit të UNCAC.
Organizatat qytetare, përmes Raportit në hije u
rekomandon institucioneve që ta aplikojnë në mënyrë
konsekuente Ligjin për parandalimin e korrupsionit dhe
konfliktin e interesave, si dhe sigurimin e pavarësisë së plotë,
të çliruar nga ndikimet politike të KSHPK. Po ashtu, rëndësi
të veçantë gjatë zbatimit të reformave në sistemin gjyqësor
që të sigurohet procedurë për vërtetimin e integritetit të
gjykatësve. Integriteti, mendojnë ata është parakusht për
zvogëlimin e korrupsionit dhe prandaj duhet të parashihet
në më shumë fusha, si një nga masat themelore anti-
korrupsionit.
Në pjesën hyrëse folën Oliver Ristovski, zëvendësministri
i Drejtësisë, Vladimir Georgiev, anëtar i Komisionit
Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit dhe Frek Janmat,
udhëheqës i sektorit të Delegacionit të BE.
FORUMI PËR REFORMA ANTI-KORRUPSIONIT
KOHEZIONI
SOCIAL
DHE ULJA E
VARFËRISË
Gjatë vitit të kaluar MCMS ndërtoi katër fusha lojërash për
fëmijë në “Rampo Levkata” në Prilep; në shkollën periferike
“NIkolla Karev” në f. Aldanci, Komuna e Krushevës; në
“Gjorçe Petrov” në f. Ropotovë, Komuna e Dollnenit; si
dhe në shkollën periferike “Vëllezërit Milladinovci” në f.
Sopotnicë, Komuna e Demir Hisarit.
Fëmijët nga këto komunitete ku kultivohet duhani, kanë në
dispozicion rekuizite nga më të ndryshmet: kolovajza, lodra
në susta, rrëshqitëse, kulla, ura dinamike dhe karusel.
Mishe Milloshevski, udhëheqës i departamentit për ZHEL
në Demir Hisar, sqaroi se në lagjen e minatorëve bë fshatin
Sopotnicë ka 62 fëmijë të moshës prej dy deri në 10 vjet të
cilët e shfrytëzojnë fushën me lodra.
“Kur filluam të punojmë me projektin, njerëzit ishin skeptik
pasi që mendonin se fjala është për ndonjë marketing
parazgjedhor. Por, për dhjetë ditë projekti u realizua dhe
fusha me lodra menjëherë filloi të përdoret në kënaqësi të
madhe të banirëve”, theksoi Milloshevski.
Nxënësit e SHF “Rampo Levkata” në Prilep karash fushës
me lodra, fituan edhe kënd me ulëse ku do të mund
të shoqërohen, por edhe të mbajnë një pjesë të orëve
mësimore. Drejtoresha e shkollës, Menka Axhioska, tha se ka
dallim të madh nga gjendja paraprake, kur në oborr kishte
vetëm bar të rritur dhe mjaft sipërfaqe e pashfrytëzuar, në
krahasim me infrastrukturën e rregulluar të re.
MCMS tashmë 12 vjet punon në përmirësimin e kushteve
për realizimin e mësimit. Aktivitetet e deritanishme
u orientuan para së gjithash drejt përmirësimit të
infrastrukturës në shkolla. Falë këtyre aktiviteteve, janë
përmirësuar kushtet për mësim të mbi 5000 nxënësve
dhe të mbi 650 arsimtarëve. Pothuaj të gjitha shkollat janë
mjedise rurale dhe të gjitha janë ballafaquar me probleme
me dritare dhe dyer të vjetra, nyje sanitare në gjendje të
keqe., gjendje e keqe e dyshemeve dhe kulmeve, lagështi,
izolim i keq etj. Pas intervenimeve, shkollat kanë ndërtesa
mirë të izoluara që mund të lavdërohen me kursime
në shpenzimin e energjisë për ngrohje, mirëmbajtja e
higjienës është më e lehtë dhe vetë kushtet higjienike janë
përmirësuar, ndërsa falë eliminimit të lagështisë edhe fëmijët
dhe arsimtarët mësojnë në mjedis më të shëndetshëm.
Mbështetja për këto aktivitete është siguruar nga kompanitë
që e blejnë dhe përpunojnë duhanin dhe është pjesë
e programeve të tyre për përgjegjësi shoqërore ndaj
komuniteteve.
Në katër shkolla fillore të komuniteteve lokale ku
kryesisht kultivohet duhani oriental u ndërtuan
fusha lojërash për fëmijë.
PROEKT
MODERNIZIMI I
ARSIMIT
QËLLIMI: Përmirësimi i kushteve për ndjekjen e
mësimit në shkollë
»
AKTIVITETET NË AMBIENT TË HAPUR JANË PJESË INTEGRALE E MËSIMIT NË
SHKOLLË
Novacioni dhe kreativiteti e shënuan konkursin e pestë
për filloristët nga Komuna e Krivogashtanit dhe Krushevës
me titull “Aroma e duhanit që i ngjyros lojërat e fëmijëve”.
Evenimentin e organizoi MCMS, Komuna e Krivogashtanit
dhe shkollat fillore “Mançu Matak” nga Krivogashtani, “Jonçe
Smugreski” nga Obrshani, “Strasho Punxhur” nga Konjara e
Vogël dhe për herë të parë “Nikolla Karev” nga Komuna e
Krushevës.
Nxënësit e moshës prej 6 deri 14 vjet i prezantuan veprat
e tyre artistike prej materialeve të ricikluara, të cilat
përdoren në prodhimin e duhanit dhe në këtë mënyrë e
ngritën vetëdijen te popullata për zvogëlimin e punës së
fëmijëve dhe për riciklimin e materialit të mbeturinave
gjatë përpunimit të duhanit. Përveç kësaj, përgatitën shfaqe
dramatike dhe recituan poezi autorësh të ndryshëm në këtë
temë.
Ivana Karavilloska, nxënëse e klasës së pestë, tha se për çdo
vjet merr pjesë në këtë konkurs bashkë me shoqen e saj
Elena, por kësaj radhe për herë të parë kanë punuar në një
novacion – makinë për largimin e rërës nga duhani gjatë
përgatitjes së tij për radhitje. “Është shumë interesante kur
shohim se si materialet e duhanit fitojnë jetë dhe pjesët të
cilat i kemi përbërë fillojnë të lëvizin”, shtoi ajo.
Profesoresha Elena Kadinska, tha se është e lumtur që
fëmijët që në moshë të vogël kanë gjasa që kreativitetin
dhe dashurinë e tyre ndaj shkencave natyrore ta orientojnë
drejt novacioneve me rastet e këtilla që u jepen.
Krahas pjesës ekspozuese, 40 nxënës i matën forcat në
katër loja me pajisje të ricikluar, të cilat vetë i përpunuan,
siç janë topat nga penjtë e duhanit dhe kosh të punuar
prej pëlhure ku paketohet duhani. Arsimtari i edukatës
fizike Pece Apostolloski, iniciator i kësaj ideje, tha se kjo
paraqet mundësi shumë të mirë për fëmijët nga rajoni
që të njoftohen dhe të shoqërohen. “Shpresojmë se me
mbështetjen e MCMS-së ky eveniment do të shndërrohet
edhe në garë tradicionale sportive, që do të zgjatë më
gjatë dhe do t’i motivojë fëmijët që ta zhvillojnë frymën
sportive dhe në këtë mënyrë do ta transmetojnë mesazhin
për jo inkuadrim në përpunimin e duhanit”, theksoi ai.
Këshilltari për arsim nga Komuna e Krivogashtanit, Dejan
Kiselloski, pas përfundimit të manifestimit deklaroi se
evenimentet e këtilla janë të mirëseardhura, sepse e
promovojnë bashkëpunimin e komunave dhe shkollave
nga rajoni. Në këtë eveniment morën pjesë përfaqësues t[ë
shoqatave të duhanit, blerësit e duhanit, pushteti lokal nga
Krivogashtani dhe Krusheva, prindër, nxënës dhe arsimtarë.
Është eliminuar keqpërdorimi i punës së fëmijëve në 30
raste. Operatoret bashkë me teknikët në terren në tre
kompanitë e duhanit vizituan 1.619 prodhues të duhanit.
Gjatë gjithë vitit, gjithsej 1.090 prodhues të duhanit ose
punëtorë te ata kanë kërkuar ndihmë ose informatë
nga operatoret , prej të cilëve 239 janë paraqitur
në SOS linjën pa pagesë, 141 e kanë vizituar zyrën
në Krivogashtan, ndërsa 710 fermerë pyetjet i kanë
parashtruar gjatë vizitave në terren. Projekti u zbatua
në 31 fshatra nga Komuna e Krivogashtanit, Dollnenit,
Krushevës dhe Prilepit, si edhe në vetë qytetet Krushevë
dhe Prilep.
PROEKT MEKANIZMAT
PËR MBËSHTETJE TË
PRODHUESVE TË DUHANIT
QËLLIMI: Еliminimi i punës së fëmijëve dhe krijimi i
mekanizmave për mbështetje të prodhuesve të duhanit
dhe angazhimi i punëtorëve te ata
»
MATERIALET E DUHANIT FITUAN JETË PËRMES NOVACIONEVE TË FËMIJËVE
NGA KRIVOGASHTANI
Nikol, Erin, Kejli, Evan, Marija, Stefani, Anastasia, Dona
dhe Luka e përfunduan qëndrimin tre javor në atdheun e
paraardhësve të tyre. Më 18 korrik 2019, në evenimentin
përmbyllës, ata rrëfyen për një pjesë të përshtypjeve dhe
përjetimeve të tyre.
“Për herë të fundit në Maqedoni isha në vitin 2013”, thotë
Stefani Taskova, e cila jeto në Melburn, Australi. Ajo është e
kënaqur që pati mundësi praktikën ta realizojë në kabinetin
e Edmond Ademit, ministër pa resor, përgjegjës për çështje
të diasporës. “Është mjaft e rëndësishme që të mbahen
lidhjet me diasporën”, tha ajo dhe shtoi se që si e vogël e do
Maqedoninë dhe se këtu ndjehet si në shtëpi.
Edhe për Dona Todorovska e cila jeton në Çikago, në
SHBA, “Me origjinë nga Maqedonia” është përvojë e
shkëlqyeshme. “Do të kisha dashur më shpesh të qëndroj
këtu”, thotë ajo. Kjo studente e financave praktikën e kreu në
“Efekt plus” – kompani kontabiliteti dhe auditi.
Edhe për pjesëmarrësit tjerë praktika ishte e dizajnuar që të
jetë në përputhje me qëllimet e tyre akademike, karrierën
e tyre ose interesimet e përgjithshme. Organizatat të
cilat i hapën dyert për pjesëmarrësit e “Me origjinë nga
Maqedonia” ishin edhe Biznes akceleratori i Universitetit
“Shën Qirili dhe Metodi”, kompania Euro BPO, organizatat:
Instituti për demokraci “Societas Civilis”, Shkup, Asociacioni
Maqedonas i Juristëve të Rinj, Qendra për Psikoterapi dhe
Edukim dhe Qendra për Fëmijët në Rrugë në Shuto Orizari.
Gjatë fundjavave ata e vizituan rrethinën e Shkupit, e
vizituan Ohrin dhe ishin pjesë e Dasmës së sivjetme të
Galiçnikut.
Edicioni i pestë me radhë “Me origjinë nga Maqedonia”
mundësoi që nëntë të rinj t’i hulumtojnë më mirë rrënjët e
tyre. Projekti është menduar dhe zhvilluar nga Pitër Dalas,
anëtar i Këshillit të Diasporës së Bashkuar Maqedonase
(DBM), i cili ka lindur në SHBA, ndërsa prejardhje nga
Gjevgjelia dhe nga Maqedonia e Egjeut. “Përsëri arritëm
në afrimin e të rinjve drejt rrënjëve të tyre”, tha ai në
evenimentin përmbyllës.
Në evenimentin përfundimtar, përveç nëntë të rinjve nga
SHBA, Kanadaja dhe Australia, morën pjesë edhe një
pjese e pjesëmarrësve nga vitet paraprake, ministri Ademi,
ambasadorja e SHBA në Republikën e Maqedonisë së
Veriut Kejt Meri Brns, përfaqësues të familjeve nikoqire dhe
përfaqësues të tjerë të organizatave dhe institucioneve.
Nëntë të rinjve me origjinë nga Maqedonia të cilët
jetojnë në SHBA, Australi dhe Kanada iu mundësua që
të mësojnë më shumë për origjinën e tyre përmes punës
praktike dhe qëndrimit në Maqedoni. “Me origjinë nga
Maqedonia” u realizua për herë të pestë me radhë, ndërsa
deri më tani 33 të rinj maqedonas të cilët kanë lindur dhe
jetojnë jashtë shtetit kishin mundësi që të njoftohen me
prejardhjen e tyre kulturore dhe të vendosin kontakte dhe
miqësi mes tyre dhe moshatarëve të tyre në Maqedoni.
Aktivitetet janë pjesë e projektit “Me origjinë nga
Maqedonia 2019”, që për herë të pestë e zbatoi MCMS
dhe Diaspora e Bashkuar Maqedonase (DBM). Qëndrimi
studimor u realizua prej 28 qershor deri më 19 korrik.
PROEKT INICIATIVA
TË VOGLA
ZHVILLIMORE
QËLLIMI: Krijimi i bazës për aktivitetet e OQ dhe
komunat për avokim të bazuar mbi fakte, qëndrueshmëri
financiare, bashkëpunim dhe zhvillim të qëndrueshëm
»
“ËSHTË MJAFT E RËNDËSISHME QË TË MBAHEN LIDHJET ME DIASPORËN”
PARTNERITETE,
MARRËDHËNIET
ME OPINIONIN
DHE MBËSHTETJA
MARRËDHËNIET ME AKTORËT
Në vitin 2019, bashkëpunimi me organizatat e vendit dhe të huaja, ministritë dhe
institucionet shtetërore ishte realizuar në suaza të programeve të rregullta të MCMS.
Përfaqësues të MCMS morën pjesë në disa sesione konsultative të organizuara nga
Qeveria dhe ministritë, ndërsa përfaqësues të Qeverisë mirën pjesë në evenimentet
e MCMS. Bashkëpunim i këtillë ekzistonte edhe me një pjesë të pushtetit lokal. Te
sektori afarist, bashkëpunimi është më intensiv me Filip Moris (Philip Morris , Sokotab
dhe Alijans uan Maqedoni (Alliance One) me të cilët MCMS tashmë 12 vjet punon në
rinovimin e shkollave.
Bashkëpunëtorët morën pjesë në evenimente në vend, në rajon dhe më gjerë.
MBËSHTETJA – MCMS E QËNDRUESHME
»
QASJA DREJT BURIMEVE TË
FINANCIMIT
MCMS përgatiti dhe dorëzoi 9 koncepte,
fletëparaqitje për projekte ose aplikacione me të cilat
shprehet interesim për pjesëmarrje në thirrje për
ofrimin e shërbimeve. Dy janë miratuar, derisa shtatë
janë refuzuar.
VULLNETARIZMI
MCMS vazhdoi me aktivitetet për lidhjen e sektorit
civil me akademinë përmes vullnetarizmit dhe punës
praktike. Gjatë vitit 2019, u paraqitën 15 vullnetarë të
interesuar, ndërsa shtatë prej tyre nga disa muaj ishin
pjesë e MCMS.
Vullnetarët patën mundësi që përmes përfshirjes në
zbatimin e aktiviteteve të ndryshme të projekteve
në suaza të departamentit për Shoqëri civile dhe
sundimin e drejt drejtpërdrejtë të njoftohen me
punën e MCMS dhe gjendjen me shoqërinë civile
dhe rrjedhat politike në shtet.
MARRËDHËNIET ME OPINIONIN
MCMS rregullisht informoi për aktivitetet e veta
përmes më shumë kanaleve për informim. Në vitin
2019 u publikuan 12 numra të e-buletinit të MCMS.
U përgatit edhe u publikua Raporti vjetor për punë
për vitin 2018, ndërsa ueb-faqja e MCMS është
tërësisht funksionale dhe vazhdimisht azhurnohet.
Një pjesë e përmbajtjeve publikohen edhe në
mediat tjera sociale duke mundësuar në këtë mënyrë
dukshmëri më të madhe për punën e MCMS.
Në vitin 2019 ueb faqja ka pasur 38.450 vizita, ku
vizitorët kanë shfletuar 88.474 artikuj.
MCMS rregullisht komunikoi me mediat përmes
kumtesave, kontakteve të drejtpërdrejta gjatë
prezantimeve dhe promovimeve.
Kontaktet rezultuan me 428 shkrime. Pjesa më e
madhe prej tyre kishin të bëjnë me hulumtimet lidhur
me zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare.
KËSHILLI I MCMS
»» Aleksandar Zarkov (LOE)
»» Boban Mitevski (KOM)
»» Vanço Stojanov (Komuna e Vasilevës)
»» Viktor Arnaudovski (BNJVL)
»» German Fillkov (CGK)
»» Dragan Sekullovski (SHGM)
»» Elena Koçoska (Polio plus)
»» Irsal Jakupi (BIM)
»» Lulzim Haziri (ADI)
»» Marija Ackovski
»» Marko Troshanovski (IDSCS)
»» Nazim Rashidi (Diverziti media)
»» Nikica Kusinikova (Konekt)
»» Rizvan Sulejmani (KD i MCMS)
»» Samet Skenderi (InSok)
»» Sanja Vasiq (Telma)
»» Sasho Klekovski
»» Sonja Stefanovska-Trajanoska (UNDP)
»» Toni Zatkovski (Komuna e Krivogashtanit)
KËSHILLI DREJTUES
»» Rizvan Sulejmani, kryesues, doktor i
shkencave politike, drejtor i Institutit për
Studime Politike dhe Ndërkulturore në
Shkup
»» Elena Koçovska, zëvendës-kryetare, Polio
plus
»» Samet Skenderi, anëtar i HDZR “Meseçina”
- Gostivar
»» Naser Selmani, kryetar i Shoqatës së
Gazetarëve të Maqedonisë
»» Goran Mihajllovski, redaktor i internet
portalit “Dëshiroj të them”
»» Boban Mitevski, Kisha Ortodokse
Maqedonase
»» Sanja Vasiq, redaktore në televizionin
nacional Telma dhe korrespondente e
Zërit të Amerikës
ORGANIZATA
Këshilli i MCMS mbajti një mbledhje, ku u miratua Raporti vjetor për punën e MCMS
për vitin 2018 dhe raporti financiar dhe Raporti i auditit dhe u bë zgjedhja e auditit të
pavarur të MCMS për periudhën janar 2019 deri në dhjetor 2022.
Këshilli drejtues mbajti pesë mbledhje.
»
BORDI I DREJTORËVE
Drejtor i parë ekzekutiv
Aleksandar Kërzhallovski
akr@mcms.mk
Drejtor ekzekutiv
Gonce Jakovleska
gjk@mcms.mk
GRUPI PËR SHOQËRI
CIVILE
Emina Nuredinoska
enr@mcms.mk
Valentina Atanasovska
vat@mcms.mk
Jasmina Ristovska
jrs@mcms.mk
Snezhana Kamillovska Trpovska
skt@mcms.mk
Aleksandra Savevska
asv@mcms.mk
Valentina Çiçeva
vch@mcms.mk
Simona Ognenovska
sog@mcms.mk
Darko Dimov
ddm@mcms.mk
Jasmina Çaushoska
jch@mcms.mk
Sara Mustafa
sms@mcms.mk
Aleksandar Kostadinov
aks@mcms.mk
Jelmaz Dervishi
jdr@mcms.mk
Nastaha Ivanoska
niv@mcms.mk
Fanija Ivanovska
fiv@mcms.mk
Aleksandra Siljanovska
asl@mcms.mk
Blinera Rexhepi
brd@mcms.mk
GRUPI PËR ZHVILLIM
LOKAL
Goran Stamatoski
gst@mcms.mk
GRUPI PËR INFORMATA
Boris Ristovski
brs@mcms.mk
GRUPI ADMINISTRATIV
Milka Bozhinovska Miova	
mmv@mcms.mk
Adis Rahiq
arh@mcms.mk
Borçe Jakimovski	
bjk@mcms.mk
Danilo Mitov
dmv@mcms.mk
PERSONELI – ZYRA
EKZEKUTIVE
Në fund të vitit 2019 në MCMS punuan 25 bashkëpunëtorë. Më pak se gjysma e
të punësuarve (11) kanë marrëdhënie pune në kohë të pacaktuar. Gjatë vitit 2019,
individualisht ose në grup, bashkëpunëtorët kanë vizituar 13 trajnime. Në tetor të
gjithë të punësuarit morën pjesë në punëtorinë dyditëshe kushtuar çështjeve të
brendshme organizative, që u mbajt në Bansko, Republika e Bullgarisë.
»
TË HYRAT 2019 2018
DONACIONE DHE GRANTE
Bashkimi Evropian 37.908 40.205
Agjencia Zvicer. për Zhvill. dhe Bashkëpunim 22.025 33.743
USAID 0 8.380
Ambasada Britanike 0 1.295
Kompanitë e duhanit 5.602 7.399
Donatorë tjerë 2.720 2.621
Gjithsej donacione dhe grante 68.256 93.642
TË ARDHURA VETANAKE
Fondacioni Zhvillimor Maq. për Ndërmarrje 2.169 2.209
NIRAS (Civika mobilitas) 12.155 9.655
Të ardhura tjera vetanake 381 270
Gjithsej të ardhura vetanake 14.705 12.133
Int. dhe dallime pozitive të kursit 2.280 1.789
TË ARDHURA TË JASHTËZAKONSHME 525 1.087
GJITHSEJ TË HYRA 85.766 108.651
SHPENZIME 2019 2018
SHPENZIME BAMIRËSE
Civika mobilitas (PCM) 26.305 47.613
Qendra resurse kombëtare (NRC) 5.003 5.510
Financimi shtetëror i OQ (DFG) 5.249 4.961
SHC e rrënjosur dhe dinamike (VDG) 0 4.629
Rrjeti regjional për anti-korrupsion (RMA) 12.470 10.671
Sundimi I drejt dhe anti-korrupsioni (DVK) 1.729 2.441
Inkluzioni social dhe kohezioni (SIK) 6.456 7.889
Shpenzime për projekte të përfunduara 0 2.791
Gjithsej shpenzime bamirëse 57.212 86.505
SHPENZIME OPERATIVE
Rroga dhe kompensime për personelin 20.004 19.398
Shpenzime tjera operative 9.769 10.697
Gjithsej shpenzime operative 29.773 30.095
GJITHSJE SHPENZIME 86.985 116.600
BILANCI para tatimit -1.219 -7.949
Tatim mbi tepr. e të hyrave mbi shpenzimet 165 0
BILANCI -1.384 -7.949
BILNACI I GJENDJES 2019 2018
MJETE
Mjete të përhershme
Mjete themelore 8.090 10.442
Investime jo materiale 960 960
Fondi për banim 3.210 4.120
Gjithsej mjete të përhershme 12.261 15.522
Mjete qarkulluese
Mjete në të holla 1.654 5.793
Avance 45 39
Kërkesa nga blerësit 6.771 2.468
Kërkesa financiare afatshkurta 92.475 73.170
Kërkesa tjera 14.987 15.765
Gjithsej mjete qarkulluese 115.932 97.236
GJITHSEJ MJETE 128.193 112.757
OBLIGIME DHE FONDE
Obligime afatshkurta
Obligime ndaj furnitorëve 2.305 738
Obligime thera afatshkurta 3.824 665
Gjithsej obligime afatshkurta 6.129 1.403
Kufizime kohore afatshkurta 16.544 0
Të hyra të pranuara për vitet e ardhshme 15.858 20.308
Gjithsej obligime 38.531 21.711
Fonde dhe rezerva
Fonde 91.046 98.995
Dallimi të ardh./shpenz. në periudhës aktuale -1.384 -7.949
Gjithsej fonde dhe rezerva 89.662 91.046
GJITHSEJ OBLIGIME DHE FONDE 128.193 112.757
RAPORTI FINANCIAR
»
Botues:
Qendra Maqedonase për
Bashkëpunim Ndërkombëtar
(MCMS)
Adresa e botuesit:
rr. “Nikolla Parapunov” 41a
F. Postar 55, 1060 Shkup,
Republika e Maqedonisë
Kontakt:
Tel.: 02/3065-381;
faksi: 02/3065-298
e-mail: mcms@mcms.mk
www.mcms.mk
Drejtori i parë ekzekutiv:
Aleksandar Kërzhallovski
Drejtori ekzekutiv:
Gonce Jakovleska
Redaktor përgjegjës:
Gonce Jakovleska
Përgatitja:
Aleksandra Siljanovska
Fotografitë:
Foto arkiva e MCMS
Dizajni grafik:
Boris Ristovski

More Related Content

Similar to MCMS Raport Vjetor 2019

ENDRA MAQEDONASE PËR BASHKËPUNIM NDËRKOMBËTAR Raport Vjetor 2022
ENDRA MAQEDONASE PËR BASHKËPUNIM NDËRKOMBËTAR Raport Vjetor 2022ENDRA MAQEDONASE PËR BASHKËPUNIM NDËRKOMBËTAR Raport Vjetor 2022
ENDRA MAQEDONASE PËR BASHKËPUNIM NDËRKOMBËTAR Raport Vjetor 2022МЦМС | MCIC
 
Doracak për mekanizmat për bashkëpunim të NJVL me organizatat qytetare
Doracak për mekanizmat për bashkëpunim të NJVL me organizatat qytetareDoracak për mekanizmat për bashkëpunim të NJVL me organizatat qytetare
Doracak për mekanizmat për bashkëpunim të NJVL me organizatat qytetareМЦМС | MCIC
 
S T R A T E G J I A E R I N I S E
S T R A T E G J I A  E  R I N I S ES T R A T E G J I A  E  R I N I S E
S T R A T E G J I A E R I N I S EParlamenti Rinor
 
Hulumtimi - A janë të rinjtë prioritet në programet politike.pdf
Hulumtimi - A janë të rinjtë prioritet në programet politike.pdfHulumtimi - A janë të rinjtë prioritet në programet politike.pdf
Hulumtimi - A janë të rinjtë prioritet në programet politike.pdfAvdyl Gashi
 
TREGU, MARRËDHËNIET E PUNËS DHE LIDHJA MIDIS INFORMALITETIT, KONKURUESHMËRIS...
TREGU, MARRËDHËNIET E PUNËS DHE LIDHJA  MIDIS INFORMALITETIT, KONKURUESHMËRIS...TREGU, MARRËDHËNIET E PUNËS DHE LIDHJA  MIDIS INFORMALITETIT, KONKURUESHMËRIS...
TREGU, MARRËDHËNIET E PUNËS DHE LIDHJA MIDIS INFORMALITETIT, KONKURUESHMËRIS...ALTAX Consulting
 
NEEDS ASSESSMENT OF YOUNG PEOPLE IN PRIZREN MUNICIPALITY VLERËSIM MBI NEVOJAT...
NEEDS ASSESSMENT OF YOUNG PEOPLE IN PRIZREN MUNICIPALITY VLERËSIM MBI NEVOJAT...NEEDS ASSESSMENT OF YOUNG PEOPLE IN PRIZREN MUNICIPALITY VLERËSIM MBI NEVOJAT...
NEEDS ASSESSMENT OF YOUNG PEOPLE IN PRIZREN MUNICIPALITY VLERËSIM MBI NEVOJAT...NGO THY
 
Publikimi final draft 17.12.2018
Publikimi final draft 17.12.2018Publikimi final draft 17.12.2018
Publikimi final draft 17.12.2018Dardan Aliu
 
Mirëqenia Sociale në komunën e Pejës
Mirëqenia Sociale në komunën e PejësMirëqenia Sociale në komunën e Pejës
Mirëqenia Sociale në komunën e PejësAlbesian Neziri
 
Marrëdhëniet me publikun
Marrëdhëniet me publikun Marrëdhëniet me publikun
Marrëdhëniet me publikun Metamorphosis
 
4 stinët e kostos së qeverisjes
4 stinët e kostos së qeverisjes4 stinët e kostos së qeverisjes
4 stinët e kostos së qeverisjesALTAX Consulting
 
Titulli i projektit per prezantim ne power point
Titulli i projektit  per prezantim ne power  pointTitulli i projektit  per prezantim ne power  point
Titulli i projektit per prezantim ne power pointDjbesjan Balliu
 
Tranzicioni shqiptar
Tranzicioni shqiptarTranzicioni shqiptar
Tranzicioni shqiptarali lacej
 
Ekonomia Qarkore në Kosovë
Ekonomia Qarkore në KosovëEkonomia Qarkore në Kosovë
Ekonomia Qarkore në KosovëAnnea Hapciu
 
Презентација на спроведени активности и резултати во рамките на МЕК алб.
Презентација на спроведени активности и резултати во рамките на МЕК алб.Презентација на спроведени активности и резултати во рамките на МЕК алб.
Презентација на спроведени активности и резултати во рамките на МЕК алб.Проект МЕК
 
Reintegrimi i ish te denuarve
Reintegrimi i ish te denuarveReintegrimi i ish te denuarve
Reintegrimi i ish te denuarveEvis Fico
 

Similar to MCMS Raport Vjetor 2019 (20)

MCMS Raport Vjetor 2021
MCMS Raport Vjetor 2021MCMS Raport Vjetor 2021
MCMS Raport Vjetor 2021
 
ENDRA MAQEDONASE PËR BASHKËPUNIM NDËRKOMBËTAR Raport Vjetor 2022
ENDRA MAQEDONASE PËR BASHKËPUNIM NDËRKOMBËTAR Raport Vjetor 2022ENDRA MAQEDONASE PËR BASHKËPUNIM NDËRKOMBËTAR Raport Vjetor 2022
ENDRA MAQEDONASE PËR BASHKËPUNIM NDËRKOMBËTAR Raport Vjetor 2022
 
Doracak për mekanizmat për bashkëpunim të NJVL me organizatat qytetare
Doracak për mekanizmat për bashkëpunim të NJVL me organizatat qytetareDoracak për mekanizmat për bashkëpunim të NJVL me organizatat qytetare
Doracak për mekanizmat për bashkëpunim të NJVL me organizatat qytetare
 
Shenjë se mundet
Shenjë se mundetShenjë se mundet
Shenjë se mundet
 
Strategjia e rinise
Strategjia e riniseStrategjia e rinise
Strategjia e rinise
 
S T R A T E G J I A E R I N I S E
S T R A T E G J I A  E  R I N I S ES T R A T E G J I A  E  R I N I S E
S T R A T E G J I A E R I N I S E
 
Hulumtimi - A janë të rinjtë prioritet në programet politike.pdf
Hulumtimi - A janë të rinjtë prioritet në programet politike.pdfHulumtimi - A janë të rinjtë prioritet në programet politike.pdf
Hulumtimi - A janë të rinjtë prioritet në programet politike.pdf
 
TREGU, MARRËDHËNIET E PUNËS DHE LIDHJA MIDIS INFORMALITETIT, KONKURUESHMËRIS...
TREGU, MARRËDHËNIET E PUNËS DHE LIDHJA  MIDIS INFORMALITETIT, KONKURUESHMËRIS...TREGU, MARRËDHËNIET E PUNËS DHE LIDHJA  MIDIS INFORMALITETIT, KONKURUESHMËRIS...
TREGU, MARRËDHËNIET E PUNËS DHE LIDHJA MIDIS INFORMALITETIT, KONKURUESHMËRIS...
 
CCOSLA Project. Taining Module
CCOSLA Project. Taining ModuleCCOSLA Project. Taining Module
CCOSLA Project. Taining Module
 
NEEDS ASSESSMENT OF YOUNG PEOPLE IN PRIZREN MUNICIPALITY VLERËSIM MBI NEVOJAT...
NEEDS ASSESSMENT OF YOUNG PEOPLE IN PRIZREN MUNICIPALITY VLERËSIM MBI NEVOJAT...NEEDS ASSESSMENT OF YOUNG PEOPLE IN PRIZREN MUNICIPALITY VLERËSIM MBI NEVOJAT...
NEEDS ASSESSMENT OF YOUNG PEOPLE IN PRIZREN MUNICIPALITY VLERËSIM MBI NEVOJAT...
 
Publikimi final draft 17.12.2018
Publikimi final draft 17.12.2018Publikimi final draft 17.12.2018
Publikimi final draft 17.12.2018
 
Mirëqenia Sociale në komunën e Pejës
Mirëqenia Sociale në komunën e PejësMirëqenia Sociale në komunën e Pejës
Mirëqenia Sociale në komunën e Pejës
 
Marrëdhëniet me publikun
Marrëdhëniet me publikun Marrëdhëniet me publikun
Marrëdhëniet me publikun
 
Besimi ne Мaqedoni
Besimi ne МaqedoniBesimi ne Мaqedoni
Besimi ne Мaqedoni
 
4 stinët e kostos së qeverisjes
4 stinët e kostos së qeverisjes4 stinët e kostos së qeverisjes
4 stinët e kostos së qeverisjes
 
Titulli i projektit per prezantim ne power point
Titulli i projektit  per prezantim ne power  pointTitulli i projektit  per prezantim ne power  point
Titulli i projektit per prezantim ne power point
 
Tranzicioni shqiptar
Tranzicioni shqiptarTranzicioni shqiptar
Tranzicioni shqiptar
 
Ekonomia Qarkore në Kosovë
Ekonomia Qarkore në KosovëEkonomia Qarkore në Kosovë
Ekonomia Qarkore në Kosovë
 
Презентација на спроведени активности и резултати во рамките на МЕК алб.
Презентација на спроведени активности и резултати во рамките на МЕК алб.Презентација на спроведени активности и резултати во рамките на МЕК алб.
Презентација на спроведени активности и резултати во рамките на МЕК алб.
 
Reintegrimi i ish te denuarve
Reintegrimi i ish te denuarveReintegrimi i ish te denuarve
Reintegrimi i ish te denuarve
 

More from МЦМС | MCIC

Постигнувањата на грантистите на Цивiка мобилитас: Мали грантови I дел
Постигнувањата на грантистите на Цивiка мобилитас: Мали грантови I делПостигнувањата на грантистите на Цивiка мобилитас: Мали грантови I дел
Постигнувањата на грантистите на Цивiка мобилитас: Мали грантови I делМЦМС | MCIC
 
Постигнувањата на грантистите на Цивiка мобилитас: Институционални грантови
Постигнувањата на грантистите на Цивiка мобилитас: Институционални грантовиПостигнувањата на грантистите на Цивiка мобилитас: Институционални грантови
Постигнувањата на грантистите на Цивiка мобилитас: Институционални грантовиМЦМС | MCIC
 
Macedonian Center for International Cooperation - Annual Report 2022
Macedonian Center for International Cooperation - Annual Report 2022Macedonian Center for International Cooperation - Annual Report 2022
Macedonian Center for International Cooperation - Annual Report 2022МЦМС | MCIC
 
Македонски центар за меѓународна соработка - Годишен извештај 2022
Македонски центар за меѓународна соработка - Годишен извештај 2022Македонски центар за меѓународна соработка - Годишен извештај 2022
Македонски центар за меѓународна соработка - Годишен извештај 2022МЦМС | MCIC
 
Годишен извештај 2021 - МЦМС
Годишен извештај 2021 - МЦМСГодишен извештај 2021 - МЦМС
Годишен извештај 2021 - МЦМСМЦМС | MCIC
 
Годишен извештај 2020 - МЦМС
Годишен извештај 2020 - МЦМСГодишен извештај 2020 - МЦМС
Годишен извештај 2020 - МЦМСМЦМС | MCIC
 
Видливост на граѓанските организации - 3
Видливост на граѓанските организации - 3Видливост на граѓанските организации - 3
Видливост на граѓанските организации - 3МЦМС | MCIC
 
Видливост на граѓанските организации - 2
Видливост на граѓанските организации - 2Видливост на граѓанските организации - 2
Видливост на граѓанските организации - 2МЦМС | MCIC
 
Вклучување на конституенти во ГО
Вклучување на конституенти во ГОВклучување на конституенти во ГО
Вклучување на конституенти во ГОМЦМС | MCIC
 
Видливост на граѓанските организации - 1
Видливост на граѓанските организации - 1Видливост на граѓанските организации - 1
Видливост на граѓанските организации - 1МЦМС | MCIC
 
Транспарентност на граѓански организации 4
Транспарентност на граѓански организации 4Транспарентност на граѓански организации 4
Транспарентност на граѓански организации 4МЦМС | MCIC
 
Транспарентност на граѓански организации 3
Транспарентност на граѓански организации 3Транспарентност на граѓански организации 3
Транспарентност на граѓански организации 3МЦМС | MCIC
 
Транспарентност на граѓански организации 2
Транспарентност на граѓански организации 2Транспарентност на граѓански организации 2
Транспарентност на граѓански организации 2МЦМС | MCIC
 
Транспарентност на граѓански организации 1
Транспарентност на граѓански организации 1Транспарентност на граѓански организации 1
Транспарентност на граѓански организации 1МЦМС | MCIC
 
Транспарентност на граѓански организации 8
Транспарентност на граѓански организации 8Транспарентност на граѓански организации 8
Транспарентност на граѓански организации 8МЦМС | MCIC
 
Транспарентност на граѓански организации 7
Транспарентност на граѓански организации 7Транспарентност на граѓански организации 7
Транспарентност на граѓански организации 7МЦМС | MCIC
 
Транспарентност на граѓански организации 6
Транспарентност на граѓански организации 6Транспарентност на граѓански организации 6
Транспарентност на граѓански организации 6МЦМС | MCIC
 
Транспарентност на граѓански организации 5
Транспарентност на граѓански организации 5Транспарентност на граѓански организации 5
Транспарентност на граѓански организации 5МЦМС | MCIC
 

More from МЦМС | MCIC (20)

Постигнувањата на грантистите на Цивiка мобилитас: Мали грантови I дел
Постигнувањата на грантистите на Цивiка мобилитас: Мали грантови I делПостигнувањата на грантистите на Цивiка мобилитас: Мали грантови I дел
Постигнувањата на грантистите на Цивiка мобилитас: Мали грантови I дел
 
Постигнувањата на грантистите на Цивiка мобилитас: Институционални грантови
Постигнувањата на грантистите на Цивiка мобилитас: Институционални грантовиПостигнувањата на грантистите на Цивiка мобилитас: Институционални грантови
Постигнувањата на грантистите на Цивiка мобилитас: Институционални грантови
 
Macedonian Center for International Cooperation - Annual Report 2022
Macedonian Center for International Cooperation - Annual Report 2022Macedonian Center for International Cooperation - Annual Report 2022
Macedonian Center for International Cooperation - Annual Report 2022
 
Македонски центар за меѓународна соработка - Годишен извештај 2022
Македонски центар за меѓународна соработка - Годишен извештај 2022Македонски центар за меѓународна соработка - Годишен извештај 2022
Македонски центар за меѓународна соработка - Годишен извештај 2022
 
MCIC Annual Report 2021
MCIC Annual Report 2021MCIC Annual Report 2021
MCIC Annual Report 2021
 
Годишен извештај 2021 - МЦМС
Годишен извештај 2021 - МЦМСГодишен извештај 2021 - МЦМС
Годишен извештај 2021 - МЦМС
 
MCIC Annual Report 2020
MCIC Annual Report 2020MCIC Annual Report 2020
MCIC Annual Report 2020
 
Годишен извештај 2020 - МЦМС
Годишен извештај 2020 - МЦМСГодишен извештај 2020 - МЦМС
Годишен извештај 2020 - МЦМС
 
Видливост на граѓанските организации - 3
Видливост на граѓанските организации - 3Видливост на граѓанските организации - 3
Видливост на граѓанските организации - 3
 
Видливост на граѓанските организации - 2
Видливост на граѓанските организации - 2Видливост на граѓанските организации - 2
Видливост на граѓанските организации - 2
 
Вклучување на конституенти во ГО
Вклучување на конституенти во ГОВклучување на конституенти во ГО
Вклучување на конституенти во ГО
 
Видливост на граѓанските организации - 1
Видливост на граѓанските организации - 1Видливост на граѓанските организации - 1
Видливост на граѓанските организации - 1
 
Транспарентност на граѓански организации 4
Транспарентност на граѓански организации 4Транспарентност на граѓански организации 4
Транспарентност на граѓански организации 4
 
Транспарентност на граѓански организации 3
Транспарентност на граѓански организации 3Транспарентност на граѓански организации 3
Транспарентност на граѓански организации 3
 
Транспарентност на граѓански организации 2
Транспарентност на граѓански организации 2Транспарентност на граѓански организации 2
Транспарентност на граѓански организации 2
 
Транспарентност на граѓански организации 1
Транспарентност на граѓански организации 1Транспарентност на граѓански организации 1
Транспарентност на граѓански организации 1
 
Транспарентност на граѓански организации 8
Транспарентност на граѓански организации 8Транспарентност на граѓански организации 8
Транспарентност на граѓански организации 8
 
Транспарентност на граѓански организации 7
Транспарентност на граѓански организации 7Транспарентност на граѓански организации 7
Транспарентност на граѓански организации 7
 
Транспарентност на граѓански организации 6
Транспарентност на граѓански организации 6Транспарентност на граѓански организации 6
Транспарентност на граѓански организации 6
 
Транспарентност на граѓански организации 5
Транспарентност на граѓански организации 5Транспарентност на граѓански организации 5
Транспарентност на граѓански организации 5
 

MCMS Raport Vjetor 2019

  • 1. RAPORT VJETOR 2019 QENDRA MAQEDONASE PËR BASHKËPUNIM NDËRKOMBËTAR Nikola Parapunov 41а P. fah 55, 1060 Shkupi Теl.: 02/3065-381 Fax: 02/3065-298 mcms@mcms.mk www.mcms.mk
  • 2. QENDRA MAQEDONASE PËR BASHKËPUNIM NDËRKOMBËTAR VIZIONI DHE MISIONI Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar (MCMS) është organizatë e shoqërisë civile që beson në paqe, harmoni dhe prosperitet të njerëzve në Maqedoni, në Ballkan dhe globalisht. MCMS e bazon vizionin në parimet universale të shoqërisë civile dhe demokracinë pjesëmarrëse, sundimin e të drejtës, zhvillimin e barabartë dhe të qëndrueshëm, jo dhunën, respektin dhe ndërvarësinë dhe diversitetin kulturor. Misioni i MCMS është të udhëheqë ndryshime me zgjidhje të reja dhe alternative të problemeve shoqërore, që ndikojnë ndaj aktorëve tjerë dhe të cilët janë inkuadruar në rrjedhat kryesore. QËLLIMET AFATGJATE »» Shoqëri civile e rrënjosur dhe me ndikim; »» Sundimi i drejt dhe lufta kundër korrupsionit; »» Inkluzioni social dhe kohezioni; »» Proces i mbështetur euro-integrues; »» Gatishmëri për sfidat migruese; »» MCMS, organizatë e pavarur dhe me kredibilitet – ndërlidhës i heshtur por i dukshëm; »» MCMS është organizatë atraktive dhe novatore. AKTIVITETET DHE METODAT MCMS aktivitetet i realizon përmes: »» Avokimit (informimi, ndërgjegjësimi, edukimi, krijimi dhe ndikimi mbi politikat, vëzhgimi dhe kërkimi i përgjegjësisë); »» Mbështetja zhvillimore (kapacitete dhe infrastruktura); »» Mbështetja sociale - humanitare. Metodat organizative janë udhëheqja dhe zbatimi. »
  • 3. Këtë vit MCMS u fokusua në fuqizimin e shoqërisë civile në vend duke krijuar organizata më të fuqishme, të cilat do ta forcojnë lidhjen me qytetarët dhe në këtë mënyrë do ta rrënjosin shoqërinë civile. Organizatat e fuqishme dhe me kredibilitet janë një nga mënyrat që të fuqizohet besimi në opinion, që do t’i motivojë dhe mobilizojë qytetarët të ndërmarrin më shumë aktivitete, jo vetëm për përmirësimin e jetës në komunitetin e tyre më të ngushtë, por edhe më gjerë, në nivel kombëtar. MCMS vazhdoi të kontribuojë në debatin për sundimin e drejt duke ofruar argumente nga hulumtimet e veta për korrupsionin, për transparencën dhe llogaridhënien, por edhe për tema lidhur me ciklet zgjedhore të cilat ishin aktuale këtë vit. MCMS zbatoi 33 projekte për të cilat buxheti i përgjithshëm kishte vlerën prej rreth 87 milionë denarë. Filloi faza e re nga programi “Civika mobilitas”. U zgjidhën 35 grantistët e ri dhe u organizuan pesë evenimente për tema aktuale. Programi e kremtoi ditëlindjen e vet të 10-të. U përgatit Raporti për ambientin mundësues për zhvillimin e shoqërisë civile në Maqedoni 2018, si pjesë e programit Qendra resurse kombëtare për organizatat qytetare. U realizuan nëntë trajnime për 155 pjesëmarrës dhe katër debate për tema të rëndësishme për organizimin qytetar. Zyra për mbështetje iu përgjigj 315 kërkesave të OQ, ndërsa u realizua 14 vizita në Qendrën resurse mobile dhe 186 evenimente të OQ të tjera në zyrat e qendrave resurse në Shkup, Shtip dhe Gostivar. Konferenca për reforma të financimit shtetëror për OQ, që ishte pjesë e programit Shoqëri civile e qëndrueshme – Financimi shtetëror për OQ, e ktheu shpresën se punët do të lëvizin në drejtimin e duhur, për fat të keq, ngjarjet që vijuan, përsëri e vendosën temën në plan të dytë. Shtatë organizata fituan grante për transparencë, u realizua hulumtimi për praktikat e vetë rregullimit te rrjetet e OQ dhe u organizuan trajnime për menaxhim financiar dhe transparencë dhe për lidership. Forumi për politika publike – Plotësimi i premtimeve për zgjerimin e BE: 30 vjet qeverisje e mirë dhe reforma anti-korrupsioni në Evropën Qendrore dhe Lindore e vendosi rajonin në Shkup, ku fokusi i diskutimit ishte lufta kundër korrupsionit. Krahas kësaj, nga programi Rrjeti regjional për anti- korrupsion u ndanë gjashtë grante të vogla për anti-korrupsion, ndërsa u punua edhe në hulumtimin e fenomenit të shtetit të kapur. Ekipi I projektit për vëzhgimin e reformave anti-korrupsionit e përgatiti raportin paralel për zbatim dhe revizion të Konventës të OKB-ve kundër korrupsionit (UNKAK) në Maqedoni dhe disa publikime tjera. Është eliminuar edhe keqpërdorimi I punës së fëmijëve në 30 raste si pjesë e projektit Mekanizmat për mbështetje të prodhuesve të duhanit. Pati edhe komunikim intensiv me prodhuesit e duhanit, të cilët kanë kërkuar ndihmë ose informata. MCMS ndërtoi ose rikonstruoi fusha me lodra për fëmijë në katër shkolla fillore në mjediset rurale. U organizua I pesti me radhë “Me origjinë nga Maqedonia”, ku këtë vit morën pjesë nëntë të rinj nga diaspora. MCMS, bashkë me organizatat tjera qytetare ishte mjaft aktive në procesin e ndryshimit të Ligjit për parandalimin e korrupsionit, si dhe në zgjedhjen e përbërjes së re të Komisionit shtetëror për parandalimin e korrupsionit. MESAZHNGAUDHËHEQËSIA Aleksandar Krzhallovski Drejtor i parë ekzekutiv Gonce Jakovleska Drejtor ekzekutiv
  • 5. “Në fillim të fazës paraprake të Civika mobilitas, shoqëria civile ishte e vendosur si dru me kurorë të madhe, por me rrënjë të dobëta. Sot, kjo situatë ka ndryshuar mjaft, falë Civika mobilitas dhe insistimit të saj që të përtërihen lidhjet e organizatave qytetare me qytetarët, që kontribuojë rrënjët e këtij druri të jenë më të thella, ndërsa shoqërisë civile të bëhet aktor i rëndësishëm në ndryshimin e shoqërisë. Këtu shoh sukses të Civika mobilitas në këtë dekadë të ekzistimit”, tha Ibrahim Mehmeti nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), në Takimin për rrjetëzim që u mbajt në nëntor të vitit 2019. Pjesëmarrja e ministres për Punë dhe Politikë Sociale, Mila Carovska, në një nga debatet, në vete e thekson rolin e komunitetit të Civika mobilitas dhe të sektorit civil në dialogun me institucionet. Ajo bisedoi me pjesëmarrësit, mes tjerash edhe për çështjen e financimit shtetëror, për të cilën, organizatat qytetare presin se do të zbatohet sipas metodologjisë së re, më transparente, por nuk i fshehu as pritjet për rritjen e vlerës, që sipas tyre, në vitet e ardhshme duhet të jetë rreth 30 milionë euro. Organizatat qytetare e pyetën ministren Carovska nëse ka ndryshime në mënyrën e financimit të organizative invalidore, çfarë bën Ministria për Punë dhe Politikë Sociale për vendosjen e besimit në sistemin e udhëheqjes me rast, gjegjësisht si do ta ndryshojë raportin në trajtimin e shfrytëzueseve, për decentralizimin në sferën sociale, por gjithashtu edhe për çështjen e emigrimit, mjedisit jetësor etj. Një pjesë e debatit ishte edhe lidhur me funksionimin e Këshillit për bashkëpunim me organizatat qytetare. Në pyetjet e shumta të pranishmëve u përgjigj Zoran Ilievski, anëtar i Këshillit. Gjatë Takimit treditor për rrjetëzim, 97 përfaqësues të organizatave qytetare si dhe një pjesë e komunitetit të Civika mobilitas, punuan në rritjen e bashkëpunimit të ndërsjellë, gjetjen e prioriteteve të përbashkëta dhe vendosjen e themeleve për veprim të ardhshëm të bashkuar. Ata punuan në avancimin e shkathtësive komunikuese përmes të mësuarit të veglave të reja dhe interesante, e po ashtu i vizualizuan arritjet e tyre në 10 vitet e fundit dhe në këtë mënyrë e prezantuan fuqinë kolektive të cilën e kanë ndërtuar përmes aksioneve individuale. Në vitin 2019 u ndanë 35 grantet e para për shoqatat dhe fondacionet. Ekipi i projektit organizoi forum kombëtar dhe dy forume tematike. Po ashtu, u organizua edhe festivali i parë dhe takimi i parë për rrjetëzim ku shënua 10 vjetori nga ekzistimi i Civika mobilitas. U trajnuan dhe u zgjodhën mentorët e ardhshëm të një pjese të grantistëve institucional. PROGRAMI PËR MBËSHTETJE TË SHOQËRISË CIVILE “CIVIKA MOBILITAS” QËLLIMI: Arritja e ndryshimeve shoqërore në Maqedoni, të cilat janë të nxitura nga sektori I fuqishëm civil, qytetarët aktiv dhe bashkëpunimi i mirë me pushtetin, që rezulton me udhëheqje më transparente, më llogaridhënëse dhe sociale-inkluzive në nivel qendror dhe lokal. » CIVIKA MOBILITAS KREMTOI NJË DEKADË NGA EKZISTIMI
  • 6. Në nëntë trajnime u trajnuan 115 përfaqësues të organizatave qytetare, ndërsa ekipi i QRQ organizoi katër debate me 208 pjesëmarrës, u organizuan 14 vizita në Qendrën resurse mobile në komuna të ndryshme, u ndanë tetë grante partneriteti për zhvillim organizativ, u përgatitën dhe u distribuan 40 pasqyra javore dhe 12 raporte mujore nga vëzhgimi i ENER. Zyra për mbështetje iu përgjigj 315 kërkesave. Krahas kësaj, u përgatit Raporti për ambientin mundësues për shoqërinë civile për vitin 2018, Analiza për punën e Këshillit për bashkëpunim me shoqërinë civile, si dhe Analiza krahasuese për financimin shtetëror të organizatave qytetare. PROGRAM QENDRA RESURSE KOMBËTARE E ORGANIZATAVE QYTETARE QËLLIMI: Shërbime të siguruara të kapaciteteve të organizatave qytetare, që ata të jenë aktorë të pavarur efektiv dhe llogaridhënës dhe kontribut drejt ambientit që është i volitshëm për shoqërinë civile » “Trendi i besimit në shoqërinë civile bie që nga viti 2013, por bie edhe te aktorët tjerë në shoqëri. Është interesante se sektori civil ka besim më të lartë nga partitë politike. Nga ana tjetër, qëndrim dominues te qytetarët është se partitë politike i shfrytëzojnë organizatat qytetare kur kanë interes, e kur jo, i akuzojnë se janë të afërta me anën tjetër. Prandaj dëshirojmë ta ngremë këtë çështje për bashkëpunimin tonë me partitë politike dhe si qytetarët e shohin këtë”, tha Emina Nuredinoska nga MCMS gjatë debatit “Politikisht aktive, të pavarura nga partitë – organizatat qytetare në interes të opinionit” që u mbajt më 21 shkurt 2019. Gordan Georgiev, profesor universitar, foli për raportet mes partive politike dhe organizatat qytetare, si dhe për revitalizimin e suksesshëm të shoqatave pas Revolucionit të larmë. Në të ardhmen pret se do të zvogëlohet vëllimi i partive, se ato to të bëhen më të lëvizshme, më pak klienteliste, si rezultat i aderimit drejt BE-së. Ai përmendi edhe se nevojitet që Parlamenti ta ketë rolin e agorës ose “lëmin”, ku organizatat qytetare do të debatojnë me partitë politike që të shmanget etiketimi, deri te i cili mund të vihet nëse kjo bëhet në selinë e partive. Katerina Haxhi-Miceva Evans, nga Qendra Evropiane për të Drejtë Jofitimprurëse, i përcolli praktikat nga BE-ja, ku vetë shtetet duhet t’i rregullojnë këto çështje, ndërsa më shpesh përkufizimet janë lidhur me financimin e partive politike nga ana e organizatave qytetare. Faktori që mund të ndikojë në kufizimet e organizatave qytetare në kryerjen e aktiviteteve politike në disa nga vendet është nëse organizata ka status të organizatës me karakter publik, për të cilat ekzistojnë kufizime më të mëdha në kryerjen e aktiviteteve politike. Irena Ivanova nga Delegacioni i BE, foli për bashkimin e interesave të organizatave qytetare dhe të folurit me zë të bashkuar, pasi që politizimi është më i lehtë në shoqërinë e fragmentuar. “Zgjidhja e problemit qëndron në atë që tani na ndodh. Ndoshta nuk është me dinamikën që e dëshirojmë dhe nuk është me rezultatet që i presim, por shoh vetëdije më të lartë të organizatave qytetare se ata janë pjesa më aktive në shoqëri, që duhet t’i zhvendos kufijtë dhe ta modernizojnë shoqërinë tonë”, shtoi ajo. ORGANIZATAT TË BASHKUARA DHE ME TRANSPARENCË DERI TE POLITIZIMI MË I VOGËL
  • 7. Këtë vit u mbajt konferenca për reformimin e sistemit për financim shtetëror të OQ, u përgatit pasqyra e sistemeve të financimit shtetëror në vendet nga rajoni, u ndanë shtatë grante për transparencë, ndërsa gjithsej 37 përfaqësues të organizatave qytetare morën pjesë në trajnimet për menaxhim financiar dhe transparencë dhe lidership, ndërsa 200 shikues e ndoqën vebinarin me temën “Llogaridhënia ndaj shfrytëzuesve”. U realizua hulumtimi për praktikat e vetë rregullimit te rrjetet e OQ dhe u përgatit Raporti për transparencë dhe llogaridhënie të organizatave qytetare. PROGRAM SHOQËRI CIVILE E QËNDRUESHME QËLLIMI: Organizata qytetare efikase, transparente dhe llogaridhënëse të cilat veprojnë në ambient të mbështetur financiar » Kryeministri Zoran Zaev në konferencën “Reformë e sistemit për financim shtetëror të organizatave qytetare”, e organizuar nga MCMS, e dëshmoi vullnetin politik për përmirësimin e modelit të financimit shtetëror. Ai theksoi se me presionin e organizatave qytetare dhe opinionit për punë transparente të Qeverisë dhe institucioneve në vitin 2018, ka kursim prej rreth 100 milionë euro në buxhetin e shtetit. Boris Koprivnikar, ish ministër i Administratës publike dhe nënkryetar i Qeverisë të Republikës së Sllovenisë (2014- 2018), e ndau modelin e tij të financimit shtetëror. Ai iu përgjigj pyetjes më të shpeshtë: pse organizatat qytetare të financohen nga buxheti i shtetit? “Organizatat e rrisin kontributin shoqëror, i mbështesin shërbimet publike dhe janë korrigjues të vendimeve politike. Kjo do të thotë se financimi nuk kuptohet si donacion, por si pagesë për shërbimet e mira të cilat i kryejnë OQ”, tha Koprivnikar. Jonut Sibian, drejtor i fondacionit rumun për zhvillimin e shoqërisë civile foli për nevojën e institucionit të çliruar nga ndikimi politik, si dhe për rëndësinë e financimit komplementar lokal që e zvogëlon presionin mbi shtetin. Ai theksoi se gjysmën e shërbimeve sociale shtetërore i realizojnë organizatat qytetare që është kursim i madh për shtetin. Ministrja e drejtësisë, Renata Deskoska, u përqendrua në rolin e Ministrisë rreth kësaj çështjeje, duke marrë parasysh se është institucion përgjegjës për zbatimin e Ligjit për shoqatat dhe fondacionet dhe e vërtetoi të qenit të hapur të Qeverisë për të bashkëpunuar. Sipas saj, ekziston vullnet politik, ndërsa qëndrueshmëria e sektorit civil krahas mbështetjes të drejtpërdrejtë financiare varet edhe nga mbështetja indirekte, gjegjësisht përmirësimi edhe i segmenteve tjera nga korniza ligjore dhe tatimore. Për Irena Ivanova, nga Delegacioni i BE, organizatat tashmë duhet të mendojnë për shkallën e ardhshme në proces, gjegjësisht vendosjen e kritereve për cilësi dhe standardizim. “Ajo që neve na intereson më shumë është se si mekanizmat shtetëror për shpërndarjen e mjeteve nuk do të ndikojë në integritetin e organizatave qytetare, ndërsa njëkohësisht ta sigurojnë qëndrueshmërinë tonë”, tha Fani Karanfillova-Panovska, kryetare e Këshillit për bashkëpunim me dhe për zhvillimin e sektorit civil. Emina Nuredinoska nga MCMS i ndau të dhënat për periudhën prej vitit 2006 deri më 2019, me çka shihet qartë rritja e mjeteve dhe përmirësimi i klimës për organizatat qytetare, edhe pse ato mbeten të ulëta në krahasim me praktikat regjionale. FINANCIMI SHTETËROR I OQ ËSHTË INVESTIM I CILI KTHEHET SHUMËFISH
  • 8. SUNDIMI I DREJT DHE LUFTA KUNDËR KORRUPSIONIT
  • 9. “Ne e kemi të domosdoshme ballafaqimin sistemor me korrupsionin dhe vendosjen e sistemit të ri të vlerave, për çka parakusht është vullneti qartë i shprehur i faktorëve politik relevant në shtet”, theksoi kryetari Pendarovski në forumin regjional “Plotësimi i premtimit për zgjerimin e BE: 30 vjet udhëheqje e mirë dhe reformat anti-korrupsionit në Evropën Qendrore dhe Lindore”, të organizuar nga Rrjeti regjional për zhvillim dhe integritet në Evropën Juglindore (SELDI) dhe Platforma e organizatave qytetare për luftë kundër korrupsionit. Sipas tij reformat e domosdoshme në sferën e sundimit të drejtës dhe shtetit të së drejtës nuk duhet t’i bëjmë që t’i kënaqim kriteret për anëtarësim në BE, por që ta kthejmë besimin e qytetarëve në institucion dhe në shtetin e tyre. Në këtë eveniment morën pjesë mbi 100 përfaqësues të organizatave qytetare dhe nga institucionet shtetërore të Maqedonisë dhe nga vendet nga rajoni, ndërsa mbështetje sektorit civil në luftën kundër korrupsionit i dha ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska. Ekspertët nga SELDI e prezantuan Raportin për vlerësim të korrupsionit në Maqedoninë. Sipas raportit, 29,4% të qytetarëve janë ekspozuar ndaj presionit korruptues, ndërsa kjo e projektuar në popullatë do të thotë 490.038 qytetarë. Nga ana tjetër, korrupsioni mbetet i padënuar pasi që në vitin 2018 vetëm 92 persona janë dënuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare ose mit marrje, që e sjell efikasitetin e institucioneve në 0,02% të rasteve të zbuluara dhe të përfunduara me aktgjykim. Edhe një statistikë negative tregon se katër nga pesë qytetarë (84%) presin që në të ardhmen të rritet presioni mbi korrupsionin. Diskutimi për reformat në legjislacion dëshmoi se ndryshimet në këtë fushë ndodhin në mënyrë dinamike në të gjitha vendet e Ballkanit. Përfaqësuesit e trupave anti-korrupsionit nga rajoni i ndanë përvojat e tyre të deritanishme nga puna dhe i prezantuan sfidat e ardhshme. E përbashkët për të gjithë ata është nevoja nga ndërtimi i kapaciteteve të tyre, mungesa e bashkëpunimit me institucionet kompetente, mungesa e pavarësisë, si dhe fakti që konflikti i interesave te korrupsioni i lartë nuk pengohet. Evenimenti shërbeu që të hapen çështjet e vazhdimit të zgjerimit të BE-së, me përmbushjen e reformave për sundimin e të drejtës në Ballkanin Perëndimor. Po ashtu, u shqyrtuan edhe korrupsioni dhe shteti i zënë si sfidë kryesore për vendet e Ballkanit Perëndimor. Partnerët punua në zbatimin e rrethit të parë të Sistemit për vëzhgimin e korrupsionit SVK), në hulumtimin e shtetit të kapur përmes metodologjisë MACPI State Capture, në përgatitjen e dokumenteve tematike dhe të përzgjedhjes së grantisëve të vegjël. Gjetjet nga hulumtimi ishin ndarë në forumin për politikat publike në Shkup. PROGRAM RRJETI REGJIONAL PËR ANTI- KORRUPSION QËLLIMI: Ndikim i rritur i shoqërisë civile në proceset publike të vendimmarrjes dhe reformave në Ballkanin Perëndimor në fushën e sundimit të drejtë dhe parandalimin e korrupsionit përmes avokimit, monitorimit të politikave dhe mbikëqyrjes. » RRITET REZISTENCA NDAJ KORRUPSIONIT, POR GJITHASHTU EDHE PESIMIZMI
  • 10. U botuan tre publikime nga fusha e sundimit të drejtë dhe luftës kundër korrupsionit, u përgatit raporti paralel për zbatim dhe auditi i Konventës së Kombeve të Bashkuara kundër korrupsionit (UNCAC) në Maqedoni, Raporti për harmonizimin e legjislacionit maqedonas me rekomandimet e Komisionit Evropian dhe raportet e GREKO dhe përgatitja dhe organizimi i konferencës përfundimtare. PROEKT VËZHGIMI I REFORMAVE ANTI- KORRUPSIONIT QËLLIMI: Avancimi i efikasitetit të organizatave qytetare në reformat anti-korrupsionit lidhur me integrimet në BE, përmes monitorimit të zbatimit të Konventës së Kombeve të Bashkuara për luftë kundër korrupsionit (UNCAC).(UNCAC). » Njohuritë e dispozitave të Konventës së KB-ve për luftën kundër korrupsionit (UNCAC) janë në nivel të ulët te palët e prekura, ndërsa përfshirja në procesin e zbatimit dhe revizioni është i pjesshëm. Ky është përfundimi i përgjithshëm në Forumin për reforma anti-korrupsionit që e organizoi MCMS dhe Rrjeti Ballkanik për Zhvillimin e Shoqërisë Civile (BCSDN) më 18 qershor 2019. Në Raportin në hije për procesin e dytë të revizionit dhe zbatimin e UNCAC në Maqedoni gjithashtu është konstatuar se institucionet shtetërore nuk janë tërësisht transparente, ndërsa ekziston edhe zbatimi ko konsekuent i rregullativave të vendit. Raporti ka të bëjë me zbatimin e kapitullit 2 (masat parandaluese) dhe kapitullin 5 (kthimi i pronës). Matias Huter nga Koalicioni UNCAC u përqendrua te masat të cilat i kanë në dispozicion organizatat qytetare për kryerjen e presionit mbi shtetet për parandalimin dhe represionin e korrupsionit. “Koalicioni numëron më shumë se 350 organizata qytetare prej më shumë se 100 shteteve, të cilat janë përkushtuar avancimit të ratifikimit, zbatimit dhe vëzhgimit të Konventës”, tha ai. Pexha Xhurasheviq nga Transparensi Interneshenëll BeH i prezantoi përvojat e Bosnjës dhe Hercegovinës, Shqipërisë, Kroacisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut në zbatimin e UNCAC dhe procesin e revizionit. Këqyrje në praktikat më të mira dhe leksionet e mësuara në këto shtete përmban Studimi me pasqyrë krahasuese të përfshirjes së shoqërisë civile në procesin e revizionit të UNCAC. Organizatat qytetare, përmes Raportit në hije u rekomandon institucioneve që ta aplikojnë në mënyrë konsekuente Ligjin për parandalimin e korrupsionit dhe konfliktin e interesave, si dhe sigurimin e pavarësisë së plotë, të çliruar nga ndikimet politike të KSHPK. Po ashtu, rëndësi të veçantë gjatë zbatimit të reformave në sistemin gjyqësor që të sigurohet procedurë për vërtetimin e integritetit të gjykatësve. Integriteti, mendojnë ata është parakusht për zvogëlimin e korrupsionit dhe prandaj duhet të parashihet në më shumë fusha, si një nga masat themelore anti- korrupsionit. Në pjesën hyrëse folën Oliver Ristovski, zëvendësministri i Drejtësisë, Vladimir Georgiev, anëtar i Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit dhe Frek Janmat, udhëheqës i sektorit të Delegacionit të BE. FORUMI PËR REFORMA ANTI-KORRUPSIONIT
  • 12. Gjatë vitit të kaluar MCMS ndërtoi katër fusha lojërash për fëmijë në “Rampo Levkata” në Prilep; në shkollën periferike “NIkolla Karev” në f. Aldanci, Komuna e Krushevës; në “Gjorçe Petrov” në f. Ropotovë, Komuna e Dollnenit; si dhe në shkollën periferike “Vëllezërit Milladinovci” në f. Sopotnicë, Komuna e Demir Hisarit. Fëmijët nga këto komunitete ku kultivohet duhani, kanë në dispozicion rekuizite nga më të ndryshmet: kolovajza, lodra në susta, rrëshqitëse, kulla, ura dinamike dhe karusel. Mishe Milloshevski, udhëheqës i departamentit për ZHEL në Demir Hisar, sqaroi se në lagjen e minatorëve bë fshatin Sopotnicë ka 62 fëmijë të moshës prej dy deri në 10 vjet të cilët e shfrytëzojnë fushën me lodra. “Kur filluam të punojmë me projektin, njerëzit ishin skeptik pasi që mendonin se fjala është për ndonjë marketing parazgjedhor. Por, për dhjetë ditë projekti u realizua dhe fusha me lodra menjëherë filloi të përdoret në kënaqësi të madhe të banirëve”, theksoi Milloshevski. Nxënësit e SHF “Rampo Levkata” në Prilep karash fushës me lodra, fituan edhe kënd me ulëse ku do të mund të shoqërohen, por edhe të mbajnë një pjesë të orëve mësimore. Drejtoresha e shkollës, Menka Axhioska, tha se ka dallim të madh nga gjendja paraprake, kur në oborr kishte vetëm bar të rritur dhe mjaft sipërfaqe e pashfrytëzuar, në krahasim me infrastrukturën e rregulluar të re. MCMS tashmë 12 vjet punon në përmirësimin e kushteve për realizimin e mësimit. Aktivitetet e deritanishme u orientuan para së gjithash drejt përmirësimit të infrastrukturës në shkolla. Falë këtyre aktiviteteve, janë përmirësuar kushtet për mësim të mbi 5000 nxënësve dhe të mbi 650 arsimtarëve. Pothuaj të gjitha shkollat janë mjedise rurale dhe të gjitha janë ballafaquar me probleme me dritare dhe dyer të vjetra, nyje sanitare në gjendje të keqe., gjendje e keqe e dyshemeve dhe kulmeve, lagështi, izolim i keq etj. Pas intervenimeve, shkollat kanë ndërtesa mirë të izoluara që mund të lavdërohen me kursime në shpenzimin e energjisë për ngrohje, mirëmbajtja e higjienës është më e lehtë dhe vetë kushtet higjienike janë përmirësuar, ndërsa falë eliminimit të lagështisë edhe fëmijët dhe arsimtarët mësojnë në mjedis më të shëndetshëm. Mbështetja për këto aktivitete është siguruar nga kompanitë që e blejnë dhe përpunojnë duhanin dhe është pjesë e programeve të tyre për përgjegjësi shoqërore ndaj komuniteteve. Në katër shkolla fillore të komuniteteve lokale ku kryesisht kultivohet duhani oriental u ndërtuan fusha lojërash për fëmijë. PROEKT MODERNIZIMI I ARSIMIT QËLLIMI: Përmirësimi i kushteve për ndjekjen e mësimit në shkollë » AKTIVITETET NË AMBIENT TË HAPUR JANË PJESË INTEGRALE E MËSIMIT NË SHKOLLË
  • 13. Novacioni dhe kreativiteti e shënuan konkursin e pestë për filloristët nga Komuna e Krivogashtanit dhe Krushevës me titull “Aroma e duhanit që i ngjyros lojërat e fëmijëve”. Evenimentin e organizoi MCMS, Komuna e Krivogashtanit dhe shkollat fillore “Mançu Matak” nga Krivogashtani, “Jonçe Smugreski” nga Obrshani, “Strasho Punxhur” nga Konjara e Vogël dhe për herë të parë “Nikolla Karev” nga Komuna e Krushevës. Nxënësit e moshës prej 6 deri 14 vjet i prezantuan veprat e tyre artistike prej materialeve të ricikluara, të cilat përdoren në prodhimin e duhanit dhe në këtë mënyrë e ngritën vetëdijen te popullata për zvogëlimin e punës së fëmijëve dhe për riciklimin e materialit të mbeturinave gjatë përpunimit të duhanit. Përveç kësaj, përgatitën shfaqe dramatike dhe recituan poezi autorësh të ndryshëm në këtë temë. Ivana Karavilloska, nxënëse e klasës së pestë, tha se për çdo vjet merr pjesë në këtë konkurs bashkë me shoqen e saj Elena, por kësaj radhe për herë të parë kanë punuar në një novacion – makinë për largimin e rërës nga duhani gjatë përgatitjes së tij për radhitje. “Është shumë interesante kur shohim se si materialet e duhanit fitojnë jetë dhe pjesët të cilat i kemi përbërë fillojnë të lëvizin”, shtoi ajo. Profesoresha Elena Kadinska, tha se është e lumtur që fëmijët që në moshë të vogël kanë gjasa që kreativitetin dhe dashurinë e tyre ndaj shkencave natyrore ta orientojnë drejt novacioneve me rastet e këtilla që u jepen. Krahas pjesës ekspozuese, 40 nxënës i matën forcat në katër loja me pajisje të ricikluar, të cilat vetë i përpunuan, siç janë topat nga penjtë e duhanit dhe kosh të punuar prej pëlhure ku paketohet duhani. Arsimtari i edukatës fizike Pece Apostolloski, iniciator i kësaj ideje, tha se kjo paraqet mundësi shumë të mirë për fëmijët nga rajoni që të njoftohen dhe të shoqërohen. “Shpresojmë se me mbështetjen e MCMS-së ky eveniment do të shndërrohet edhe në garë tradicionale sportive, që do të zgjatë më gjatë dhe do t’i motivojë fëmijët që ta zhvillojnë frymën sportive dhe në këtë mënyrë do ta transmetojnë mesazhin për jo inkuadrim në përpunimin e duhanit”, theksoi ai. Këshilltari për arsim nga Komuna e Krivogashtanit, Dejan Kiselloski, pas përfundimit të manifestimit deklaroi se evenimentet e këtilla janë të mirëseardhura, sepse e promovojnë bashkëpunimin e komunave dhe shkollave nga rajoni. Në këtë eveniment morën pjesë përfaqësues t[ë shoqatave të duhanit, blerësit e duhanit, pushteti lokal nga Krivogashtani dhe Krusheva, prindër, nxënës dhe arsimtarë. Është eliminuar keqpërdorimi i punës së fëmijëve në 30 raste. Operatoret bashkë me teknikët në terren në tre kompanitë e duhanit vizituan 1.619 prodhues të duhanit. Gjatë gjithë vitit, gjithsej 1.090 prodhues të duhanit ose punëtorë te ata kanë kërkuar ndihmë ose informatë nga operatoret , prej të cilëve 239 janë paraqitur në SOS linjën pa pagesë, 141 e kanë vizituar zyrën në Krivogashtan, ndërsa 710 fermerë pyetjet i kanë parashtruar gjatë vizitave në terren. Projekti u zbatua në 31 fshatra nga Komuna e Krivogashtanit, Dollnenit, Krushevës dhe Prilepit, si edhe në vetë qytetet Krushevë dhe Prilep. PROEKT MEKANIZMAT PËR MBËSHTETJE TË PRODHUESVE TË DUHANIT QËLLIMI: Еliminimi i punës së fëmijëve dhe krijimi i mekanizmave për mbështetje të prodhuesve të duhanit dhe angazhimi i punëtorëve te ata » MATERIALET E DUHANIT FITUAN JETË PËRMES NOVACIONEVE TË FËMIJËVE NGA KRIVOGASHTANI
  • 14. Nikol, Erin, Kejli, Evan, Marija, Stefani, Anastasia, Dona dhe Luka e përfunduan qëndrimin tre javor në atdheun e paraardhësve të tyre. Më 18 korrik 2019, në evenimentin përmbyllës, ata rrëfyen për një pjesë të përshtypjeve dhe përjetimeve të tyre. “Për herë të fundit në Maqedoni isha në vitin 2013”, thotë Stefani Taskova, e cila jeto në Melburn, Australi. Ajo është e kënaqur që pati mundësi praktikën ta realizojë në kabinetin e Edmond Ademit, ministër pa resor, përgjegjës për çështje të diasporës. “Është mjaft e rëndësishme që të mbahen lidhjet me diasporën”, tha ajo dhe shtoi se që si e vogël e do Maqedoninë dhe se këtu ndjehet si në shtëpi. Edhe për Dona Todorovska e cila jeton në Çikago, në SHBA, “Me origjinë nga Maqedonia” është përvojë e shkëlqyeshme. “Do të kisha dashur më shpesh të qëndroj këtu”, thotë ajo. Kjo studente e financave praktikën e kreu në “Efekt plus” – kompani kontabiliteti dhe auditi. Edhe për pjesëmarrësit tjerë praktika ishte e dizajnuar që të jetë në përputhje me qëllimet e tyre akademike, karrierën e tyre ose interesimet e përgjithshme. Organizatat të cilat i hapën dyert për pjesëmarrësit e “Me origjinë nga Maqedonia” ishin edhe Biznes akceleratori i Universitetit “Shën Qirili dhe Metodi”, kompania Euro BPO, organizatat: Instituti për demokraci “Societas Civilis”, Shkup, Asociacioni Maqedonas i Juristëve të Rinj, Qendra për Psikoterapi dhe Edukim dhe Qendra për Fëmijët në Rrugë në Shuto Orizari. Gjatë fundjavave ata e vizituan rrethinën e Shkupit, e vizituan Ohrin dhe ishin pjesë e Dasmës së sivjetme të Galiçnikut. Edicioni i pestë me radhë “Me origjinë nga Maqedonia” mundësoi që nëntë të rinj t’i hulumtojnë më mirë rrënjët e tyre. Projekti është menduar dhe zhvilluar nga Pitër Dalas, anëtar i Këshillit të Diasporës së Bashkuar Maqedonase (DBM), i cili ka lindur në SHBA, ndërsa prejardhje nga Gjevgjelia dhe nga Maqedonia e Egjeut. “Përsëri arritëm në afrimin e të rinjve drejt rrënjëve të tyre”, tha ai në evenimentin përmbyllës. Në evenimentin përfundimtar, përveç nëntë të rinjve nga SHBA, Kanadaja dhe Australia, morën pjesë edhe një pjese e pjesëmarrësve nga vitet paraprake, ministri Ademi, ambasadorja e SHBA në Republikën e Maqedonisë së Veriut Kejt Meri Brns, përfaqësues të familjeve nikoqire dhe përfaqësues të tjerë të organizatave dhe institucioneve. Nëntë të rinjve me origjinë nga Maqedonia të cilët jetojnë në SHBA, Australi dhe Kanada iu mundësua që të mësojnë më shumë për origjinën e tyre përmes punës praktike dhe qëndrimit në Maqedoni. “Me origjinë nga Maqedonia” u realizua për herë të pestë me radhë, ndërsa deri më tani 33 të rinj maqedonas të cilët kanë lindur dhe jetojnë jashtë shtetit kishin mundësi që të njoftohen me prejardhjen e tyre kulturore dhe të vendosin kontakte dhe miqësi mes tyre dhe moshatarëve të tyre në Maqedoni. Aktivitetet janë pjesë e projektit “Me origjinë nga Maqedonia 2019”, që për herë të pestë e zbatoi MCMS dhe Diaspora e Bashkuar Maqedonase (DBM). Qëndrimi studimor u realizua prej 28 qershor deri më 19 korrik. PROEKT INICIATIVA TË VOGLA ZHVILLIMORE QËLLIMI: Krijimi i bazës për aktivitetet e OQ dhe komunat për avokim të bazuar mbi fakte, qëndrueshmëri financiare, bashkëpunim dhe zhvillim të qëndrueshëm » “ËSHTË MJAFT E RËNDËSISHME QË TË MBAHEN LIDHJET ME DIASPORËN”
  • 16. MARRËDHËNIET ME AKTORËT Në vitin 2019, bashkëpunimi me organizatat e vendit dhe të huaja, ministritë dhe institucionet shtetërore ishte realizuar në suaza të programeve të rregullta të MCMS. Përfaqësues të MCMS morën pjesë në disa sesione konsultative të organizuara nga Qeveria dhe ministritë, ndërsa përfaqësues të Qeverisë mirën pjesë në evenimentet e MCMS. Bashkëpunim i këtillë ekzistonte edhe me një pjesë të pushtetit lokal. Te sektori afarist, bashkëpunimi është më intensiv me Filip Moris (Philip Morris , Sokotab dhe Alijans uan Maqedoni (Alliance One) me të cilët MCMS tashmë 12 vjet punon në rinovimin e shkollave. Bashkëpunëtorët morën pjesë në evenimente në vend, në rajon dhe më gjerë. MBËSHTETJA – MCMS E QËNDRUESHME » QASJA DREJT BURIMEVE TË FINANCIMIT MCMS përgatiti dhe dorëzoi 9 koncepte, fletëparaqitje për projekte ose aplikacione me të cilat shprehet interesim për pjesëmarrje në thirrje për ofrimin e shërbimeve. Dy janë miratuar, derisa shtatë janë refuzuar. VULLNETARIZMI MCMS vazhdoi me aktivitetet për lidhjen e sektorit civil me akademinë përmes vullnetarizmit dhe punës praktike. Gjatë vitit 2019, u paraqitën 15 vullnetarë të interesuar, ndërsa shtatë prej tyre nga disa muaj ishin pjesë e MCMS. Vullnetarët patën mundësi që përmes përfshirjes në zbatimin e aktiviteteve të ndryshme të projekteve në suaza të departamentit për Shoqëri civile dhe sundimin e drejt drejtpërdrejtë të njoftohen me punën e MCMS dhe gjendjen me shoqërinë civile dhe rrjedhat politike në shtet. MARRËDHËNIET ME OPINIONIN MCMS rregullisht informoi për aktivitetet e veta përmes më shumë kanaleve për informim. Në vitin 2019 u publikuan 12 numra të e-buletinit të MCMS. U përgatit edhe u publikua Raporti vjetor për punë për vitin 2018, ndërsa ueb-faqja e MCMS është tërësisht funksionale dhe vazhdimisht azhurnohet. Një pjesë e përmbajtjeve publikohen edhe në mediat tjera sociale duke mundësuar në këtë mënyrë dukshmëri më të madhe për punën e MCMS. Në vitin 2019 ueb faqja ka pasur 38.450 vizita, ku vizitorët kanë shfletuar 88.474 artikuj. MCMS rregullisht komunikoi me mediat përmes kumtesave, kontakteve të drejtpërdrejta gjatë prezantimeve dhe promovimeve. Kontaktet rezultuan me 428 shkrime. Pjesa më e madhe prej tyre kishin të bëjnë me hulumtimet lidhur me zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare.
  • 17. KËSHILLI I MCMS »» Aleksandar Zarkov (LOE) »» Boban Mitevski (KOM) »» Vanço Stojanov (Komuna e Vasilevës) »» Viktor Arnaudovski (BNJVL) »» German Fillkov (CGK) »» Dragan Sekullovski (SHGM) »» Elena Koçoska (Polio plus) »» Irsal Jakupi (BIM) »» Lulzim Haziri (ADI) »» Marija Ackovski »» Marko Troshanovski (IDSCS) »» Nazim Rashidi (Diverziti media) »» Nikica Kusinikova (Konekt) »» Rizvan Sulejmani (KD i MCMS) »» Samet Skenderi (InSok) »» Sanja Vasiq (Telma) »» Sasho Klekovski »» Sonja Stefanovska-Trajanoska (UNDP) »» Toni Zatkovski (Komuna e Krivogashtanit) KËSHILLI DREJTUES »» Rizvan Sulejmani, kryesues, doktor i shkencave politike, drejtor i Institutit për Studime Politike dhe Ndërkulturore në Shkup »» Elena Koçovska, zëvendës-kryetare, Polio plus »» Samet Skenderi, anëtar i HDZR “Meseçina” - Gostivar »» Naser Selmani, kryetar i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë »» Goran Mihajllovski, redaktor i internet portalit “Dëshiroj të them” »» Boban Mitevski, Kisha Ortodokse Maqedonase »» Sanja Vasiq, redaktore në televizionin nacional Telma dhe korrespondente e Zërit të Amerikës ORGANIZATA Këshilli i MCMS mbajti një mbledhje, ku u miratua Raporti vjetor për punën e MCMS për vitin 2018 dhe raporti financiar dhe Raporti i auditit dhe u bë zgjedhja e auditit të pavarur të MCMS për periudhën janar 2019 deri në dhjetor 2022. Këshilli drejtues mbajti pesë mbledhje. »
  • 18. BORDI I DREJTORËVE Drejtor i parë ekzekutiv Aleksandar Kërzhallovski akr@mcms.mk Drejtor ekzekutiv Gonce Jakovleska gjk@mcms.mk GRUPI PËR SHOQËRI CIVILE Emina Nuredinoska enr@mcms.mk Valentina Atanasovska vat@mcms.mk Jasmina Ristovska jrs@mcms.mk Snezhana Kamillovska Trpovska skt@mcms.mk Aleksandra Savevska asv@mcms.mk Valentina Çiçeva vch@mcms.mk Simona Ognenovska sog@mcms.mk Darko Dimov ddm@mcms.mk Jasmina Çaushoska jch@mcms.mk Sara Mustafa sms@mcms.mk Aleksandar Kostadinov aks@mcms.mk Jelmaz Dervishi jdr@mcms.mk Nastaha Ivanoska niv@mcms.mk Fanija Ivanovska fiv@mcms.mk Aleksandra Siljanovska asl@mcms.mk Blinera Rexhepi brd@mcms.mk GRUPI PËR ZHVILLIM LOKAL Goran Stamatoski gst@mcms.mk GRUPI PËR INFORMATA Boris Ristovski brs@mcms.mk GRUPI ADMINISTRATIV Milka Bozhinovska Miova mmv@mcms.mk Adis Rahiq arh@mcms.mk Borçe Jakimovski bjk@mcms.mk Danilo Mitov dmv@mcms.mk PERSONELI – ZYRA EKZEKUTIVE Në fund të vitit 2019 në MCMS punuan 25 bashkëpunëtorë. Më pak se gjysma e të punësuarve (11) kanë marrëdhënie pune në kohë të pacaktuar. Gjatë vitit 2019, individualisht ose në grup, bashkëpunëtorët kanë vizituar 13 trajnime. Në tetor të gjithë të punësuarit morën pjesë në punëtorinë dyditëshe kushtuar çështjeve të brendshme organizative, që u mbajt në Bansko, Republika e Bullgarisë. »
  • 19.
  • 20. TË HYRAT 2019 2018 DONACIONE DHE GRANTE Bashkimi Evropian 37.908 40.205 Agjencia Zvicer. për Zhvill. dhe Bashkëpunim 22.025 33.743 USAID 0 8.380 Ambasada Britanike 0 1.295 Kompanitë e duhanit 5.602 7.399 Donatorë tjerë 2.720 2.621 Gjithsej donacione dhe grante 68.256 93.642 TË ARDHURA VETANAKE Fondacioni Zhvillimor Maq. për Ndërmarrje 2.169 2.209 NIRAS (Civika mobilitas) 12.155 9.655 Të ardhura tjera vetanake 381 270 Gjithsej të ardhura vetanake 14.705 12.133 Int. dhe dallime pozitive të kursit 2.280 1.789 TË ARDHURA TË JASHTËZAKONSHME 525 1.087 GJITHSEJ TË HYRA 85.766 108.651 SHPENZIME 2019 2018 SHPENZIME BAMIRËSE Civika mobilitas (PCM) 26.305 47.613 Qendra resurse kombëtare (NRC) 5.003 5.510 Financimi shtetëror i OQ (DFG) 5.249 4.961 SHC e rrënjosur dhe dinamike (VDG) 0 4.629 Rrjeti regjional për anti-korrupsion (RMA) 12.470 10.671 Sundimi I drejt dhe anti-korrupsioni (DVK) 1.729 2.441 Inkluzioni social dhe kohezioni (SIK) 6.456 7.889 Shpenzime për projekte të përfunduara 0 2.791 Gjithsej shpenzime bamirëse 57.212 86.505 SHPENZIME OPERATIVE Rroga dhe kompensime për personelin 20.004 19.398 Shpenzime tjera operative 9.769 10.697 Gjithsej shpenzime operative 29.773 30.095 GJITHSJE SHPENZIME 86.985 116.600 BILANCI para tatimit -1.219 -7.949 Tatim mbi tepr. e të hyrave mbi shpenzimet 165 0 BILANCI -1.384 -7.949 BILNACI I GJENDJES 2019 2018 MJETE Mjete të përhershme Mjete themelore 8.090 10.442 Investime jo materiale 960 960 Fondi për banim 3.210 4.120 Gjithsej mjete të përhershme 12.261 15.522 Mjete qarkulluese Mjete në të holla 1.654 5.793 Avance 45 39 Kërkesa nga blerësit 6.771 2.468 Kërkesa financiare afatshkurta 92.475 73.170 Kërkesa tjera 14.987 15.765 Gjithsej mjete qarkulluese 115.932 97.236 GJITHSEJ MJETE 128.193 112.757 OBLIGIME DHE FONDE Obligime afatshkurta Obligime ndaj furnitorëve 2.305 738 Obligime thera afatshkurta 3.824 665 Gjithsej obligime afatshkurta 6.129 1.403 Kufizime kohore afatshkurta 16.544 0 Të hyra të pranuara për vitet e ardhshme 15.858 20.308 Gjithsej obligime 38.531 21.711 Fonde dhe rezerva Fonde 91.046 98.995 Dallimi të ardh./shpenz. në periudhës aktuale -1.384 -7.949 Gjithsej fonde dhe rezerva 89.662 91.046 GJITHSEJ OBLIGIME DHE FONDE 128.193 112.757 RAPORTI FINANCIAR »
  • 21. Botues: Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar (MCMS) Adresa e botuesit: rr. “Nikolla Parapunov” 41a F. Postar 55, 1060 Shkup, Republika e Maqedonisë Kontakt: Tel.: 02/3065-381; faksi: 02/3065-298 e-mail: mcms@mcms.mk www.mcms.mk Drejtori i parë ekzekutiv: Aleksandar Kërzhallovski Drejtori ekzekutiv: Gonce Jakovleska Redaktor përgjegjës: Gonce Jakovleska Përgatitja: Aleksandra Siljanovska Fotografitë: Foto arkiva e MCMS Dizajni grafik: Boris Ristovski